Kreu Blog Faqe 138

Tre subjekte politike në Mal të Zi bashkohen, shpallet zyrtarisht Forumi Shqiptar

0
Në sallën e Këshillit Komunal të Tuzit u shpall zyrtarisht këtë të shtunë bashkimi i tre subjekteve politike shqiptare në një subjekt të vetëm, Forumi Shqiptar, një lëvizje që u prezantua si nisja e një kapitulli të ri politik për shqiptarët në Mal të Zi.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, së bashku me aleatët e tij politikë, të cilët prezantuan projektin e ri politik dhe objektivat e këtij bashkimi.

Përfaqësuesit e Forumit Shqiptar e cilësuan këtë si një marrëveshje historike, duke theksuar se ua kishin borxh brezave të ardhshëm këtë bashkim politik.

Sipas tyre, bashkëpunimi i deritanishëm në formën e koalicionit ka funksionuar shkëlqyeshëm, duke sjellë forcim të përfaqësimit shqiptar si në qeverinë e Malit të Zi, ashtu edhe në nivelet drejtuese dhe vendimmarrëse.

“Për të gjithë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi, ky bashkim ka një domethënie të veçantë. Ne kemi funksionuar deri më tani si koalicione të ndryshme dhe me shumë sukses. Pikërisht përmes këtij bashkëpunimi kemi arritur disa nga rezultatet më historike që kanë pasur shqiptarët në Mal të Zi.

Megjithatë, kemi parë nevojën që të shkojmë një hap më tej dhe të ndërtojmë një subjekt të vetëm politik, jo vetëm për sot, por edhe për gjeneratat e ardhshme, si një garanci për unitetin shqiptar. Ky është subjekti i vetëm politik shqiptar në Mal të Zi që përfaqëson shqiptarët në të gjitha zonat ku ata jetojnë, pasi ne jemi të pranishëm në disa komuna dhe jemi adresa e parë politike e shqiptarëve.

Përgjegjësia jonë politike dhe vullneti i drejtuesve ishte që të krijonim një subjekt të fortë politik shqiptar për të ardhmen, në mënyrë që shqiptarët në Mal të Zi të përfaqësohen edhe më mirë“, u shpreh Gjeloshaj.

I pyetur nëse edhe politika shqiptare duhet të bashkohet, ai u përgjigj:

“Absolutisht. Ne si shqiptarë, kudo që jemi, shpesh na vjen ndër mend ajo fjala se nuk jemi unikë dhe nuk jemi të bashkuar. Madje, për fat të keq, kjo është përsëritur shpesh ndër vite. Por ne kemi vendosur të dëshmojmë të kundërtën.

Kemi nisur në Tuz dhe po përcjellim një mesazh për të gjithë shqiptarët: asnjë proces nuk mund të bëhet vetëm. Pa unitet, pa unifikim dhe pa strategji të përbashkët, është shumë më e vështirë të realizohen objektivat.

Kjo vlen edhe për Shqipërinë, sidomos sot në procesin e integrimit europian. Sa më unikë të jemi, aq më i fortë bëhet përfaqësimi ynë dhe aq më të shpejta bëhen proceset që lidhen me të ardhmen europiane të shqiptarëve kudo që jetojnë.”

______

Bashkimi i tre subjekteve në një të vetëm, Forumi shqiptar, shënon ngjarje madhore për shqiptarët e Malit të Zi. Ky vëndim vizionar është shembull frymëzues se ka ende idealizëm në politikë; tejkalimi i dallimeve partiake për diçka më të madhe se subjekti apo individi: e mira e përbashkët kombëtare. Dhe për këtë duhet shprehur mirënjohje të veçantë drejtuesëve politikë të Forumit shqiptarë, me në krye me z. Nik Gjeloshaj.
Na u priftë e mbara! 🇦🇱

Serbia jo vetëm okupatore e Kosovës, por ushtroi apatheid ndaj shqiptarëve

Fotoja e shkrepur nga Hazir Reka

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Apatheidi 1990-1999

“Nuk mundemi më ta durojmë okupimin serbian në “ilegalitet. Serbia e ka shtetin, ambasadat, ushtrinë, policinë, mjetet informative, për t` i mbuluar me propogandë të rreme, palgët tona dyshekullore. Ajo po mendon ende se ka fuqi të na shfarosë. E këtë bota Perendimore ka filluar ta kuptojë në detaje, përmes shkrimeve tona objektive. Ne do ta bëjmë luftën e drejtë. Ne, do ta bëjmë shtetin e Kosovës funksional”!

Pas Konferencës Londrës,   ADEM DEMA 1992

Ka kohë që flitet për një marrëveshje shqiptaro- serbe me përmasa gjithëpërfshirëse. Ky rreshtim është i drejtë. Por, marrëveshja shqiptaro serbe e ka për obligim shqyrtimin dyshekullor të gjenocidit serbian ndaj shqiptarëve. Pra së pari problemi shtrohet me një ELABORAT (Libër i bardhë) që duhet t` i përmban të gjitha dëmet që i janë siellë popullt shqiptar nga spastrimi i Sanxhakut Nishit më 1877, e deri te gjenocidi me permasa biblike në Kosovë, më 1998/99. Si pasojë e dhunës shtetërore, nga Kosova (1999) u dëbuan mbi një milion shqiptar. Ndërsa, pasuria e tyre u plaqkitë deri në imtësi. Lidhur me këtë, kur i dëgjon disa drejtues politik shqiptarë sot, në filozofemat e tyre mediokër prej kameleonësh shkojnë deri te ndrrimi i territoreve, prandaj habitet njeriu për cektësinë e tyre në informata dhe dituri shumë deficitare. Këta politikanë kanë zkonishtë MENTALITET FEUDALI. Asgjë për ta nuk është, kur Serbia dhe Maqedonia bënin pazare për Debelldenë, ndërsa toka ishte e shqiptarëve; asgjë për ta nuk është Çakori e Kulla den baba den vise të Kosovës; asgjë për ta nuk është nëse ia falim ala Ahmetzogolli Serbisë, Veriun e Kosovës, sidomos Leposaviqin, të cilin Kosovës ia “paska dhuruar Rankoviqi”!

Unë shkruaj në bazë të dokuemnteve shtetërore jugosllave se: KQ. LKJ. Këshilli Ekzekutiv Federativ, LKS, Këshilli Ekzkeutiv i Serbisë, duke u njohtuar se KS OKB më 1960 do ta aprovojë RREZOLUTËN mbi dekolonizimin e Botës, çarqet serbiane nxituan më 1958, dhe i ndryhsuan kufijtë në mes Kosovës dhe Serbisë (A KQ LKJ,viti 1958, dokumente konficenciale). Ky ndryshim kishte për synim që popullsia e Komunës Leposaviqit në tërësi ishte serbe dhe do ta zvoglojë përqindjen e popullsisë shqiptare në Kosovë. Madje, kjo ndërmarrje kriminale pati shkuar aq larg sa që me rastin e regjistrimit të popullsië do të pasojë urdhëri i Dushan Mugoshës (Sekretar i Lidjës komunistëve të Kosovës) që: “rrezultati përfundimtar i regjistrimit duhet të jetë (më 1961), 12 përqindë serbo-malazezë më tepër, ndërsa 8 përqindë shqiptarë, më pak”. Çka i thonë këtij realiteti, Serbia në çdo etapë historike gjatë dy shekujve të fundit në saje të përkrahjes së diplomacisë evropiane, ka luajtë sikurse macja me miun me shqiptarë.

Askush nga Fuqitë Evropiane nuk është brengosë se çka po ndodhë brenda Jugosllavisë me shqiptarë. Filozofia politike evropiane, do të shprehët Vllada Dapçeviq ishte me: “çdo kusht Ballkani duhet të çlirohet nga Islami”. Pra nuk llogaritej krimi, por luftohej viktima. E, në bazë të kritetreve që janë përdorë në caktimin e dëmeve të Luftës Dytë Botëroere, del se Serbia për dëmet që u ka bërë  shqiptarëve, borgji është mbi 150 miliardë dollarë. Këto kërkesa me referenca Shteti i Kosovës, deshti dikush ose jo, duhet deponuar në KS OKB dhe në Sekretarinë e BE, kudo që ka nevojë edhe pse ende nuk jemi antarësuar në OKB. E pastaj, duhet të ulen palët e Republikës Kosovës dhe Republikës Serbisë, për një marrëveshje gjithë përfshirëse. Nëse krimet serbe deri në gjenocid,nuk i përimtësojmë, përmes reparacioneve, atëherë politika serbe përmes çështjeve të detalit, do të na mbajë siç po na mban.

Ndërsa botës civilizuar duhet t` i argumentojmë se:  Shqiptarët e Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX-të, nuk kishin rrugë tjetër, vetëm se t` i rrokin armen dhe të luftojmë për liri. Në fund të luftës sonë, po edhe  tërë njerëzimit,NATO ia shtoi veti famën dhe e shëndërroi në një organizëm ushtarak edhe në vepër filantropi, që e respekton të pambrojturin, i del krah atij dhe ia siguron një jetë të dinitetëshme, për të mbetur ndërgjegje dhe shembull edhe në rrafshin e humanizimit. Pra  ai institucion doli të ishte NATO. E vërteta, NATO është organizatë ushtarke, ofenzive, por në rastin e Kosovës, ky institucion u bë kulmi i sigurisë së një populli që agresori serb e kishte në plan ta shfarosë nga trojet e veta. Pra sulmi i NATO mbi agresorin serbian dëshmoi se ma nuk ka popull pa të drejtë në jetë dhe në liri të çliriruar, me një vrejtëje, se i shtypuri dhe i shfrytzuari i deridejshëm nuk guxon të sillet sikurse shtypësi si agresor me rastin e çlirimit dhe krijimit të shtetit funksional.

Rusia e mban peng Serbinë e jo Kosovën!

Analiza e thellë ahknecore për rëndësinë historike të UÇK-ës nuk është bërë për faktin se shumë qendra të duqisë edhe sot e luftojnë fenomenin UÇK. Por atë që e posedon Rusia sot në Botë, atë provon ta posedojë Serbia në Ballkan. Prandaj Serbia nuk ka pushuar kurrë për të thurë dhe shpërndarë intriga nepër botë, në të cilën politikë i indihmojnë edhe disa shqipfolës, që tani janë “konvertuar” me detyra speciale A e kanë të dy palë (Rusia dhe Serbia)t këtë smundje gjenetike, apo  e kanë të “shkolluar”, faktet flasin për primaritetin e faktorit imperialist rus, sepse Serbia ka probleme me vetvetën, sepse më nuk ka popuj të pambrojtur; ma nuk ka okupator që dhunën ndaj të shtypurve e mbanë në “ILEGALITET” dhe sillet si të dojë. Lidhur me këtë, nuk ka popull në Ballkan që do ta ketë shfrytëzuar RRELIGJIONIN për ambicje politike imperiale, se sa që e ka përdorë Serbia në çdo etapë historike. Ky realitet, shoqërohet nepër etapa me një velo të zezë, që Serbia përmes kishës e joshi përktrahjen e shteteve kryesore të Evropës, sidomos pas 15 janarit 1877, kur Wjena dhe Peterburgu arrijtën Marrëveshje sekrete në Peterburg, në mënyrë që pas debaklit të ushtrisë Osamne (gjatë vitit 1877) t` i sigurohën Serbisë edhe mbi 10 000 kilomatra katrorë siperfaqe të shqiptarëve. Ato treva të okupaurar të Sanxhakut Nishit, e morën vulën se i takojnë Serbisë në Kongresin e  Berlinit më 1878. Jo vetëm kaq, faktorët e fuqive evropiane, mëtej, më 1912 ia shtuan Serbisë, Malit Zi, Bullgarisë dhe Greqisë fuqinë, në mënyrë që më lehtë ta okupojë tërë Vilajetin e Kosovës dhe vilajetin e Manstirit. Më 1918, faktorit evropian dhe Ballkanik, Serbia ia shtoi faktorin shumë domethënës sllavë. Serbisë në zgjërimin e saj në Perendim do t` i ndihmojnë me vetëdie: Kroatët dhe Sllovenët, të cilët më 1929 u konvertuan në jugosllavë. Këtë faktor të “jugosllavizimit integral dhe homogjen”, politika serbiane e adaptoi në luftë  komuniste nacionale më 1941-1945, në mënyrë që  në një perspektivë dominuese, por që më në fund u kthye në fuqi ushkatërake, duke metastazuar në plagë  të pasherueshme me mjete dhune kundër atyre që i kishin ndihmuar të themelojnë Peandori jugosllave, e që u shpërbën në formën më të përgjakur, duke u gjakosë sllavët në mes veti, me që rast shënohet konflikti më i egër pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Lidhur me këtë, lufta e shqiptarëve, vetëm mund ta kishte elemntin dhe simbolin e një lufte të drejtë, për të cilën pritej luftë frontale në çdo kohë, sidomos pas Konferecës Paqësore të Parisit më 1946, me që rast iu pranua Serbisë supremacioni, që e kishte shënuar në Berlin(1878), në Londër (1913), në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946.

Serbët janë mësuar me rrena të arsenalit të trilogjisë së APARTEJDIT të përfitojnë në trambulinologjinë infantile të eutanazisë, me një patologji insufiente si që është: Darka e fundit; Draka e Kosovës; Darka e Lamës; Darka e Robërisë, të përfitojnë dhe drejtojnë pushtetin me folklor, por edhe me mjete ushtarke dhe policore, të cilat i shndërrojnë realitetin në lex kreamtorium (ligj hirit që djeg e përvlon mortin në çdo pllëmë ku jeton i pushtuari). Madje pushtuesi e detyron ta detyrojë rë pishtuasin se detyrën e ka prej qiellit, dhe në këtë planimetri duhet patjetër të ketë besim se nuk ka ku të shkojë përtej robërisë klasike.

Derisa partitë politike në Kosovë po hargjojnë kohë në konfrontime në mes veti Serbia po e zgjëron platformën e aparthejdit ndaj shqiptarëve Pra kush po i ndihmon Serbisë nazifashiste terthorazi?

Pas diktaturës kushtetuese më 24 mars 1989, Serbia neofashiste ia filloi sielljës së ligjeve raciste, sa që segregacioni racial shihej dhe perceptohej në të gjitha institucionet në Kosovë. Këtë fakt e dinin institucionet si: KS OKB, OSBE, dhe sidomos të NATO-s, që mbeti fuqi ushtarke pa konkurencë, pas shembjës së komunizmit në disa shteteve hibride federale. Pohimet se Kosova do të serbizohet, menjëherë pas grusht shtetit më 23 mars 1989,dualën se ishin të sakta. Ja argumenti. E vërteta, serbizimi në bazë të: “Programit Jugosllavë për Kosovën 1988”, të cilin e kishte aprovuar Kuvendi Federativ, i mbeti i tëri Serbisë në kompetencë. Faktet flasin vet:

1.Në Radiotelevizionin e Prishtinës, do të vihen masat e dhunëshme. Të gjithë punëtorët shqiptarë do të largohen nga puna. Do të sillen drejtues që ishin personifikim i rregjimit xhakatar. Drejtuesit ishin: Petar Jakshiq, Nikolla Sariq, Miodrag Rexhiq, Zdenka Morina. Këtij organi që do të bëhet i përherëshëm pas një viti do t` i shtohen: Millomir Kovaqeviq, Shakir Makus, Nexhair Murat (turq), Radmilla Nikiq, Dushan Simiq, Kristë Gegaj, Muhamwed Ustaibo, Jonuz Alija.

2.Në xehroren “Kishinicë-Novo Berdë” do të emrohet këta udhëheqës: Sllavko Kisiq, Trajan Pançevski, Sllobodan Pavlloviq, Nenad Peshiq.

  1. Në fabrikën “Amortizer” emrohen: Aleksandër Gërgoviq, Zdravko Budimir, Ramadan Abdullah, Bogosav Shupiq.
  2. Në Shtëpinë e shëndetit: Luben Stoshiq, Sllobodan Popara, Dr Sllobodan Novoviq, Beçir Nexhmendini, Milivoje Todorovski.5.

Enti për mbrojtje shëndertësore: Komnen Tmushiq, Dr Ruzhdija Radonçiq, Mille Vuksanoviq.

  1. Në Organizatën “Tregtia e Kosovës” do të emrohen: Radman Millosavleviq, Bogdan Kecman, Radivoje Stojçiq, Toma Vukadinoviq.
  2. Sipermarrja “Plastika”: Ing Shefko Duratoviq, Nebojsha Mitroviq, Ing Drago Samarxhiq.
  3. Enti i gjeodezisë dhe fotogrametrisë: Millosh Bogavac, Branko Stoliq, Borisav Radeviq, Vojisllav Tomiq, Xhumret Mehmeti.
  4. Sipermarrja “Investmetal” drrejtor: Millan Sharenac, antar drejtues: Izet Zejneloviq, Ruzhdija Krieshtenac, Deniq Millorad, Josip Ivanoviq, Boshko Budimiroviq.
  5. “EXIMKOS” drejtohej nga: Branisllav Vujinoviq. Antarë drejtues: Nebojsha Radkoviq, Zhivko Stojanoviq, Dragan Milloviq, Vitimir Bajraktaroviq.

11.Sipermarrja “Metal” drejtohej nga: Trajan Matjeviq. Ndihmësit e tij ishin: Bora Vuksanoviq, Predrag Dabiq, Dragan Caniq.

  1. Sipermarrja “Marketing” drejtohej nga: Marko Koprivica. Ndihmësit e tij ishin: Ivan Kostiq dhe Lubica Neshiq.
  2. Organizata “Meting” drejtohej nga Dushan Budimir. Ndihmësit e tij ishin: Drago Samarxhiq,Snezhana Radisavleviq, Dragolub Millutinoviq.

14.Organizata “IBER LEPENC” drejtohej nga: Momçillo Mijatoviq, I ndihmonin: Vojo Shqepanoviq, Vlladimir Bozhoviq, Millan Grubishiq, Hasan Pomak.

  1. Organizata “BORO E RAMIZI” drejtohej nga: Lubomiq Vujoviq, i ndihmonin Predrag Llazziq, Jadranka Mitroviq, Zoran Kosovac, Millorad Jevtiq, Nebojsha Mihajlloviq.

16.Biblioteka Univerziatre Popullore drejtohej nga Sllobodan Kostiq, Bozhinka Zdravkoviq, Rdamilla Kralaiq, Zoran Stanishiq, Jordan Kisiq.

17.Sipermaja “Slloga” drejtohej nga Dragisha Vukaçeviq, ndihmësit e tij ishin:Predrag Drashkoviq, Veselin Millojeviq, Zvonimir Steviq, Sllobodan Andrejeviq, Alija Sadiku.

  1. Sipermarrja “GËRMIA” drejtohej nga Branisllav Kujunxhiq, Ndihmësit e tij ishin: Sllobodan Dimitrijeviq, Svetozar Tasiq, Lubomir Radulloviq, Ramadan Deshiq.
  2. Sipermarrja “DARDANIA” drejtohej nga: Bozhidar Markoviq. Në shtabin e tij të dhunëshëm punonin edhe Zoran Markoviq, Jovica Filipoviq, Vlladimir Grkoviq.
  3. Në Entin e Kosovës për përparimin e Arsimit dhe Edukimit drejtor i dhënshëm ishte caktuar Miodrag Gjuriq, e ndihmonin Velo Terzoja dhe Shaqir Uka.
  4. Në Institutin e Historisë Kosovës ishte caktuar drejtor i dhënshëm Dr. Sreten Martinoviq. Në shtabin e tij ishin edhe Dr Dara Varga (një shoviniste që në Hotelin Bozhur kishte kërkuar “Kokë shqiptari me hangër”), Velko G. Snezhana Haxhibulliq, Millorad Filipoviq.
  5. Në “Energoinvest” drejtor i dhunëshëm ishte caktuar Tomisllav Todoroviq, Svetozar Xhokiq, Srxhan Vasiq, Sinisha Janiçieviq, Muhamed Berisha, Radoica Stankoviq.
  6. Organizata e Kosovës për çështje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, drejtor i dhunshëm ishte ckatuar Vlladimir Dimiq, ndihmës të tij ishin: Hurshen Zajmi, Vehibe Karahoda, Milla Androviq, Nikolla Perazanin. Këtij ekipi do t` i bashkangjitën edhe Zoran Sekulliq, Sllavisha Mihajlloviq, Gordana Gjergjeviq, Dragomir Gjurgjeviq, Shahi Sagati.
  7. Bashkësia e Kosovës për sigurimin social dhe invalidor e drejtonte Rade Zvicer (sekretar), Mirosllav Simiq, Milladin Bovan, Doktor Raiçiq, Esad Muhoviq, Mika Popoviq. Këtë staf të dhunshëm e ndihmonin edhe Stojan Stankoviq, Sveta Jakshiq, Vlladimir Dimiq, Hurshen Zajmi, Dushan Vuçiniq, Iliaz Berisha.
  8. Klinikën ORL e drejtonte dhunshëm Prof Dr Dragolub Nikollovski, asis. Dr Rada Trajkoviq, Misha Saviq, Sofija Radosavleviq.
  9. Klinikën Neuropsikiatrike e drejtonte Dr Vojisllav Trajkoviq, Dr Dragan Kralajiq, Dr Selatin Kajkush. 27.Klinikën e Dermatologjisë e drejtonte Prof Dr Momir Krxhiq, prim. Dr. Lluka Shurbatoviq, Zagorka Drpaçeviq.
  10. Qendra Diagnostike drejtohej nga prof Dr. Millan Dragojeviq, Dijana Miriq, prof Dr Nebojsha Mitiq, Bllagoje Cvetkoviq.
  11. Instituti për Anatomi Patologjike drejtohej nga prof dr Ana Lluban, me dr. Nebojsha Mitiq, Bllagoje Cvetkoviq.
  12. Klinika e Pneumologjisë (gjoksit) drejtohej nga prof dr Branosllav Rosiq, me ndihmpsit dr, Sofija Naranxhiq, prof dr Xhevait Nurboja, Stojana Stevanoviq.
  13. Klinika e Syrit drejtohej nga prof dr Sofina Biga, me ndihmësit dr Dushica Zhoriq, prof dr Konstandin Janev, pof dr Aleksander Kujunxhiq, se Divna Stamatoviq, Novica Gjorgjeviq.
  14. Klinika e fëmijëve drejtohej nga prof Dr Duzhica Zvicer, asi Dr M. Periq, dr. J. Putica.
  15. Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë drejtohej nga Prof dr Lubomir Ristiq, me ndihmësit Dr Branisllav Petroviq, dr Aleksander Andrejeviq, Ranko Gjokiq.
  16. Dekanati i Fakultetit Medicinës drejtohej nga Tomisllav Gjikiq, Millovan Gjokiq, Aleksander Kujunxhiq.
  17. Njësia e Punës Bashkuar Vera Llaziq, Vukashin Andriq, Sllobodan Ivanoviq, Gordana Shubariq, Selatin Kajkush, Drgan Krallajiq.
  18. Orgniazata e PB –Instituti për Fiziologji Klinike drejtohej nga prof dr Sreten Pavlloviq, Mirjana Miriq, Nebojsha Mitiq.
  19. Organizata e punës (ZSL) Fakulteti i Medicënës- Vera Aleksiq, Milutin Pavlloviq, Zoran Jovanoviq, Spasoje Arsiq.
  20. Fakulteti i Medicinës OPB Instituti- prof dr Svetisllav Dorçanin, ass. Dr Zdravko Vitosheviq, ass dr. Zorica Babiq, Bratolub Petroviq.
  21. Klinika Ingterne drejtohej nga Prof dr Vera Perishiq, Sllaavenko Milenkoviq, Veselin Trajkoviq, Hilmi Rexhepi, Smiliq Lilana.
  22. Fakulteti i Medicinës-Seksioni i Stomatologjisë drejtohej nga prof dr Lubisha Shqepanoviq, prodekan, Millovan Knezheviq, doc dr. Millan Zhivkoviq, ass dr. Meliha Poreshqi, ass dr. Branko Mihajlloviq.
  23. OPB Instituti për Fiziologji, drejtor Radmilla Shagoviq, ndihmësit ishin Dragica Radoviq, Enfeli Lumezi, Zvezdan Mihajlloviq.
  24. Sherbimi teknik i Fakultetit Medicinës drejtor Mileta Radoviq, me ndihmësit Jovica Marinkoviq, Dobrilla Veliçkoviq, Milisav Jelliq.
  25. Klinika Infektive drejtohej nga Prof dr Stevan Balosheviq, Dr Cveta Vuçiq, Dr Rade Kantiq, Dragan Kostuiq. Klinka për Radiologji drejtohej prej prof dr Radomiq Babiq.

44.Univerziteti i Prishtinës Rektor Dr Radivoje Papoviq, Dr Misha Doshliq, dr Stanoje Dogangjiq, me organin e përkohëshëm: dr Lubomir Shqepanoviq, Dr Vlladeta Vukotiq, Drago Samarxhiq, dr Dragosllav Pejqinoviq.

  1. Fakulteti Filologjik dekan dr Borisav Vukortiq, dr Nikolla Cvbetkoviq, Dr Marinko Vojoviq, org, përkohëshëm dr Mirosllav Vukotiq, Millorad Jelliq, Nikolla Novakoviq.

46.Fakulteti Filozofik   dekan Dr Radivoje Vulliq, dr Zoran Gjorgjeviq (më parë asistent në Institutin e Historisë), org përkohëshëm ishte dr Radenko Krul, dr Millovan Obradoviq (Prof ordinar në Institutin e Historisë më parë), Dragosllav Vuçkoviq.

  1. Fakulteti i Kulturës fizike dekan dr Mirosllav Mekiq, dr Sllobodan Stankoviq, org përkohëshëm Tihomir Millosavleviq, dr Nikolla Gllasnoviq, Miodrag Bigiq.
  2. Fakulteti i Shkencave Natyrore dekan Dr Sllobodan Gligorijeviq,dr Gojko Saviq, dr Katica Kosanoviq, org, përkohëshëm dr. Pavle Vasiq, dr Stojan Dekiq, Sllavica Tomanoviq.
  3. Fakulteti i arteve dekan prof Zoran Karalljiq, Zoran Jovanoviq, org i përkohëshëm Hilmija Qatoviq, Misha Aleksiq, Angjellko Karferiq.
  4. Fakulteti i Ndertimtarisë dhe Arkitekturës dekan Vukomir Saviq, Dr Milivoje Beshaqareviq, org. përkohëshëm ishte dr. Nedelko Xhelatoviq, Sllobodan Qolliq.
  5. Fakulteti Elektronik dekan dr. Qemal Doliqanin, dr Sllobodan Bojeviq, dr Branisllav Miriq, mr. Branko Babiq, Voja Rashiq.
  6. Fakulteti i Bujqësisë dekan dr Branisllav Brkiq, dr Bozhidar Jaçinac, org përkohëshëm dr Vojisllav Saviq, Bozhidar Llaziq, Sllobodan Mariq.
  7. Fakulteti Ekonomik dekan dr Radosllav Angjellkoviq, prof dr Sllavenko Saviq, org. përkohëshëm dr Petar Petroviq, dr. Muris Haxhibulliq, Millorad Vujoviq.
  8. Fakulteti i Makinerisë dekan dr Vladimir Raiçeviq, dr Svetozar Gjekiq, org. i përkohëshëm mr. Zllatibor Lekiq, doc dr Mirosllav Todiq, Ivan Nikqeviq.
  9. Fakultetini Drejtësisë dekan dr Mirko Petrunoviq, dr Toma Vinish, org. përkohëshëm dr Millovan Markoviq, dr Zoran Isailoviq, mr. Gjorgje Nikoliq.

56.Organizata e veçant finansiare (TKM) drejtor Bozhidar Kosiq, organ. I përkohëshëm Ranko Kitiq, Ognjen Milenkoviq, Stanoje Sekulliq.

  1. Sipermarrja farmacuetike “FARMED” drrejtor Luba Vasiq, Lubomir Cvbetkoviq, org përkohëshëm Lubiko Todoroviq, Svetisllav Koastiq, Rade Sojeviq.
  2. Qendra “GËZIMI YNË” drejtor Billkica Bojaniq, org përkoh. Nikolla Arsiq, Zhivota Llaziq, Drita Leka. 59. KOSOVA FILMI drejtor Boshko Drobnjak, orga përkoh. Lubinko Deda, Radunko Bullaiq, Uglesha Vujoviq.
  3. Sipermarrja “KOSOVA DRVO” drejtor Senad Plakiq, org përkoh. Sllobodan Bojaniq, Zeqo Feroviq, Rade Sheshlija.

61.Orgabizata “TREGU” drejtor Sllobodan Vujoviq, me org. përkohëshëm Vlladimir Vukanoviq, Latif Bytyqi, Biserka Joksimoviq.

  1. “HORTIKULTURA” drejtor Jelisaveta Janiqijeviq, org. përkohëshëm Dragan bojaniq, Zoran Llakiçeviq, Miodrag Milishiq, Mile Rashkoviq.
  2. “HIGJENOTEKNIKA” drejtor Zhivko Vasiq, organ i përkohëshëm Dragan Bojaniq, Zoran Llakiçeviq, Miodrag Milishiq, Milica Radenkoviq.
  3. “Komunikacioni Urban” drejtor Spasije Ristiq, organ i përkohëshëm Irgan Gashi, Fuad Zejneloviq, Novica Sekulliq.
  4. “URGENS” drejtor Petko Vrlikapa, organ i përkohëshëm Dragomir Bojoviq, Zoran Llakiqeviq, Miodrag Malishiq, Miliq Rashkoviq.
  5. “FAZITA” drejtor Zoran Timiteviq, organ i përkohëshëm Jakup Pomak, Llazar Begenishiq, Sllobodan Mitroviq.
  6. “RILINDJA” drejtor Predrag Arsiq, organ i përkohëshëm Radenko Knezheviq, Mihajllo Stanojeviq, Jorgovanka Milojeviq.
  7. Enti Krahinor për botimin e teksteve, drejtor Branko Paunoviq, Radomir Vitkoviq, (zavendës), Nikolla Novakoviq, Zylfikar Kurteshi.
  8. Stacioni i Veterinarisë drejtor Dragan Ristiq, organ i përkohëshëm Vitimir Filipoviq, Dragica Grubanoviq, Velimir Rzniq.
  9. Kryqi i kUq-Prishtinë, drejtor Bogdan Kecman, organ i përkohëshëm Millovan Petroviq, Gordana Boriçiq, Dragutin Millojeviq.
  10. Bashkësia Kulturoarsimore e Kosovës drejtor Velimir Kaliçanin, organ i përkohëshëm Miodrag Brzakoviq, Dragan Gjuriq, Murat Ajvazi, historian nga Hajkobilla (shqipfolës?).
  11. Organizata “INZHINIERING” , drejtor Spasoje Cvetkoviq, org. përkohëshëm Sllobodan Gruberniniviq, Bozhidar Janiçieviq, Olgica Gjuroviq.
  12. Ndërmarrja “EKSPORT-IMPORT” drejtor Lubica Neshiq, (e pushoi punën).
  13. Teatri Popullor i Kosovës, drejtor Mirko Zhariq, organ i përkohëshëm Millorad Roganoviq, Lilana Tomiq, Mirolub Saviq, Miomir Radojkoviq, Ankica Milenkoviq.
  14. Sipermarrja e Ortopedisë “RUDO” drejtor Dragaan Vukadinoviq, org. përkohëshëm Millan Vijiviq, Mirko Zoriq, Rodolub Todoroviq.
  15. Organizata :KOSOVA TURIST” , drejtor Ivan Ivanoviq, org. pprkohëshëm Nenad Stojkoviq, Radivoje Perunoviq, Vera Petkoviq.
  16. Organizata “KOSOVA HIDRITEKNIKA”, drejtor Budimir Saviq, organ i përkohëshëm Borko Filipoviq, Krunisllav Iliq, Cvetko Guxhiq, Isak Gei.
  17. Organizata “AUTO-PRISHTINA” , drejtor Zoran Nikolliq, org. përkohëshëm Zhelimir Gapiq, Sllobodan Kitiq, Millorad Stamenkoviq.
  18. Organizata “NAPREDAK” drejtor Dragaan Turnjanin, org. përkohëshëm Radosh Iliq, Nebojsha Dabiq, Radovaan Vujoviq.
  19. ARKIVI I KOSOVËS, drejtor Radmilla Popoviq, organ i përkohëshëm Dobrilla Jankoviq, Vllastimir Mitroviq, Jugosllav Gjorgjeviq.
  20. Organizata “BATLLAVA” drejtor Zoran Filipoviq, org. përkohëshëm Velizar Gjuroviq, Gordan Grujiq, Ranko Petroviq, Novica Borozan, Radovan Vujoviq.
  21. INVEST UNIJA, drejtor Ollgica Mitroviq, Stevan Kostiq.
  22. Organizata tregtare “VOÇAR” drejtor Svetisllav M. Lubaniq, organi i përkohëshëm Borivoje Vuksanoviq, Llazar Begenishiq, Jovica Jovanoviq, Radivoje Grbiq.
  23. Organizata punuese “PUT” drejtor Lubisha Stojkoviq, org. përkoh. Mirko Pavlloviq, Voja Stojanoviq, Rdaivoje Vujoviq, Zvonimir Markoviq.
  24. Bashkësia Univerzitare e Punës, drejtor Ranko Gjokiq, org. përkoh. Sava Shqepanoviq, Natasha Nuk, Ruzhica Simiq.
  25. BVI për punësim, drejtor Bora Vuksanoviq, org. përkoh. Sava Shqepanoviq, Krsta vujoviq, Dragan Vuksanoviq, Radomir Dimiq.

Në këto institucione para 23 marsit 1989 drejtues të tyre rreth 96% ishin shqiptarë. Tani (më 1990) të gjitha (86 institucionet e Kosovës, drejtohën nga serbët, shumica e të cilëve ishin analfabet klasik.).

Në lidhje me këtë rrezulton se shumica prej tyre ishin siellur nga Serbia dhe Mali i Zi në numër prej 392 funksionarësh. Prej tyre vetëm 5 ishin të ashtuquajtur melez edhe në familje. Ndërsa struktuara drejtuese deri më 1990, në Kosovë ishte relativisht ashtu si ishte struktura e popullsisë. Kjo do të thot se të gjithë shqiptarët u përjashtuan nga puna. Shtrohet pyetja kur në Kosovë dendësia e popullsisë ishte 205 banorë në një kilometër katror, në Serbi dendësia e popullsisë ishte 104 banorë në një kilometër katror, dhe, prap propogandohet se duhet të sillën në Kosovë sllavë, dhe u sollën. A nuk është ky apartejtë i pakicës serbe mbi shumicën apsolute shqiptare. Aq më bindëshëm është aparthejdë, kur më 1991 u bë regjistrimi i popullsisë dhe shqiptarët nuk dualën në regjistrim. Ndërsa nga regjistrimi, ku regjistruesit ishin të gjithë serbë dhe malazezë, doli se në Kosovë ishin 193 214 serbianë që e kishin vendëbanimin në Kosovë. E ku janë ata 250 000 serbian të përfolur nepër intervista nga serbët për njëzetë vite. Madje, edhe në Tribunalin e Hagës, prijësi neofashist i Serbisë S. Millosheviq ngriti numrin e të shpërngulurve nga Kosova në 400 000 serbë, por që duhej të ktheheshin në Kosovë. Askush në Tribunal nuk e dinte, ose nuk donte ta dinë se numri i sipërtheksuar ishte nga pazari Millosheviq-Tuxhman në Dedinje më 1990. E kur dihet se struktura e popullsisë në Kosovë më 1991 ishte 87 përqindë shqiptare, 7 përqindë serbo-malezeze, e të tjerët 6 përqindë. Kështu çështja e apartejdit serbian në Kosovë, shkencorisht (matematikishit) u vërtetua.

   Apatrhejdi nepër Komuna

Apart-hejdi nepër KOMUNA ishte edhe më i egër. Nepër koridoret e komunave shpërtheu një fenomen ku patjetër duhej dituri shkrimin çirilicë.Ndërsa komunikimi mund të bërej vetëm në serbishte. Edhe më konkretisht, disa shqiptarë të shkolluar gjetën “punë” duke iu bërë lutje dhe kërkesa nevojtarëve shqiptar për pushtetit kolonial, sepse masa e gjërë nuk  e dinte serbishtën. Ishte ashtu sepse në Kosovë nuk mbeti asgjë e pa serbizuar. E Jan Smiti i Kosovës u bë njëfar Zoran Angjellkovuiqi. Ai me disa krimnelë të tjerë sundonte në Kosovë me zjarr, thikë dhe autoblinda me topa të kalibrit mesëm.Dhe prap nuk u intervistua nga asnjë hetuesi, sepse Serbia duhej siëas BE-s të mbetej në Ballkan faktor strategjik që nuk është me Rusinë. Por realiteti edhe sot (2026) është ndryshe, sepse Serbia ka mbetur territorialisht dhe politikisht koloni ruse.

Në bazë të argumenteve dihet se serbët  më 1877 e serbizuan 714 katunde dhe 6 qytete në tërësi në Sanxhakun e Nishit, duke i dëmtuar shqiptarët për 40 miliardë dollarë; më 1912-1914 serbët provuan ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, duke i deportuar mbi 500 000 shqiptarë me 395 anije e trena evropian në Anadoll dhe duke dëmtuar këtë popull për 15 milardë dollarë; Më  1918-1941, serbët provuan ta kolonizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, duke i bërë TRI konventa me Turqinë, por duke provuar që në tërësi ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, njëherit duke dëmtuar shqiptarinë me 30 miliardë dollarë; Më 1941-1945 serbët provuan ta “kualifikojnë Kosovën se kinse ka qenë në anën e fashizmit, duke e dëmtuar me vënjën e diktaturës ushtarake  më 8 shkurt 1945, dhe duke e dëmtuar për 4 miliradë dollarë. (Shiqo, ZEKERIA REXHA, Rregulloret mbi dëmet e luftës në Arkivin e Republikës Kosovës në origjinal. Në dosje janë 12 rregullore Federative dhe të Kosovës, se si janë llogaritë dëmet).Në realitet, Republika e Kosovës pas çlirimit nuk ka provuar ende t` i llogaritë dëmët e luftës 1997/99, sepse pushtetarët janë orientuar pas foteleve dhe funksioneve. Por as institucionet e formuara dhe rasformuarara dhe prapa të formuara vetëm po sillën në rreth.

Më 1945-1966, serbo-malazezët provuan ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë me Marrëveshjën Xhentelmene më 1953 përmes së cilës deri më 1966 i deportuan 415 235 shqiptarë, duke e dëmtuar këtë popull me 19 miliardë dollarë;

Më 1981-1999 serbët provuan ta serbizojnë Kosovën përmes “Platfomës politike për Kosovën 1981” dhe “Programin jugosllav për Kosovën 1988”,, duke e dëmtuar shqiptarinë për 32 miliardë dollarë. Faktet se çka ndodhi me shqiptarë në të gjitha periudhat është i njohur. Në valën e parë (1877) u serbizaun plotësisht 714 katunde dhe 6 qytete; në valën e dytë (1912-1914) u serbizuan 182 katunde dhe u largian mbi 500 000 shqiptarë në Anadolli; në valën e tretë (1918-1941) u larguan 215000 shqiptarë në Anadolli nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku i Jeni Pazarit; në valën e katërt (1945-1966) u larguan nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku 415000 shqiptarë dhe boshnjakë; në valën e pestë (1981-1999) u larguan nga Kosova me dhunë të paparë mbi 1 000 000 shqiptarë. E sot prap serbët po kërcnohen se duhet të themelojnë një republikë serbe në Kosovë, së cilës “duhet t` i takojnë resurset më të njohura ekonimike”. Kush do ta pranojë këtë aparthejdë, nga shqiptarët dhe kush po bënë opstrukcione me bojkotimin e Parlamentiti, shqiptarët duhët mirë të mendojnë. Po, si po vrehet ata të jashtëmit që po vijnë për ta pleqëruar çështjen, si duket janë të pavendosur. Po flitët se pavendosmërinë e tyre e donë serbiani, në mënyrë që çështjen shqiptare po e shfrytzën edhe Opozita politike shqiptare në Kosovë në luftë për pushtet. E kush është më i dëmshëm, le të mendon populli me kokë të vet.

Çka pritët nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026

I tërë suksesi i këtyre zgjedhjeve protet nga përqidja e pjesëmarrjës; nga përqindja që do ta fitojë Vetvendosja; nga rrezultati që ishte në zgjedhjet e kaluara. Mbështetur në antarësi Vetvendosja është fituese e sigurt. Por niveli i rritjës së përqindjës së fitorës duhet të jetë së pakut edhe 6% më i lartë se sa që ishte në zgjedhjet e kaluara. Të shohim,  Kosovës i priftë e mbara.

Lidhur me këtë mendoi se në votime të 7 qershorit 2026 duhët të dalin nja 75 deri në 80% të zgjedhësve. Atëherë melodia e bojkotimit në votim kudo do të i kthehet në dobi të popullit. Pra, sipas hulumtimeve të mia më 8 qershor 2026 do të festojë Vetëvendosja, sepse populli po e dëshmon qe pesë vite aftësinë e saj. Por Serbia,në anën tjetër së pakut edhe për një shekull do të luftojë për ta ruajtuar Kosovën si vend të pasigurtë, në mënyrë që askush në vendin e “PASIGURTË” mos të INVESTOJË. Pikërisht në këtë lëmi të investimeve Qeveria e Albin Kurtit duhët përqëndruar tërë arsenalin intelektual, e ai nuk mungon.

Post scriptum: Me Albin Kurtin më askush nuk mund të luaj nepër të ashtuquajturat bisedime, të cilat janë shndërruar në njëfar rreligjioni hibrid diplomatik.Në fakt bisedime bilaterale mund të ndodhin por “Çështja e Kosovës”, më nuk ekziston, de jure sidomos nga 17 shkurti 2008.

Llogarisni sa na ka mbajtur Serbia në maje të thikës me akuzat për: Kontra rrevolucion, për separatizëm, për iridentizëm, për fundamentalizëm, për terrorizëm, e sidomos për përdorimin e bombave me uranium të varfruar, për transplantim të organeve njerzore “nepër shtëpia katundi”!!! Mjfat kemi durua, mjaftë jemi aakuzuar pa asnjë faj. Nuk duam më të hecim nepër rreth të that.Zgjedhjet e 7 qershorit 2026 le ta shkëpusin epokën e vujatjeve nga epoka e demokracisë me miqë shumë si: SHBA dhe BE me grancion të NATO-s.

Më 30 maj 2026

Pjella e së keqës

0
NJËRIU NGA PADITURIA ËSHTË PJELLË E SË KEQËS
Shqipja jote është dallgë – dallgë, ku kodra dhe fushat këmbejnë njëra – tjetrën, pasta gugatje në media; si kafshë nuk do të ishte tigër, një ari mizash.
Shkaku i shpërthimit të sëmundjes apo të paktën si një paraprijës i menjëhershëm i sulmit që i nisur menjëherë pas kandidimit për “Kuvendin e Kosovës”. Te idetë e pamjaftueshme të këtij tipi ndeshen sidomos në fushën e mediave e ekspreriencave e të ndjenjave suksuale.
Për këtë do të jap një shembull të nxjërrë nga vrojtimet e mia: rasti i kandidatit për deputet e qorton Kurtin, sepse, ndërsa ky vetë nuk merrej me kurimin e trurit të tij të sëmurë. Ai se në çfarë shkalle kandidati e përdorë të menduarit, shëndërrimi i euros në dinar të shkajut, gënjeshtrat e tij në media dhe për metoden e veprimeve të grupit të tij, tregon se sa vërtetë është Homo sapiens. Megjithatë, është e pa mundur që të ndaletë në një konstatim të tillë. Ne duhet të përpiqemi për të kuptuar shkaqet e kësaj dukurie negative për shoqërinë shqiptare, për të mos rënë në gabime, duke menduar se gatishmeria e “depuetetit të ardhshën” për mashtrimin është pjesë e natyrës së tij, të cilën asgjë nuk mundet ta ndryshojë.
Deputeti i ardhshëm, për nga origjina e tij, është antërë e një kopeje politikanësh analfabetësh kronik. Veprimet e tij janë të përcaktuara nga motivet (shtysa) instiktive për të ndjekur pas oligarkun e PDYKYS për t’u ndodhur në një kontakt të ngushtë me kopen që e rrethojnë atë. Përderisa është i ngjashëm me kopen e politikanëve të “korruptuar”. E mira dhe e keqja, e vërteta dhe gënjeshtra, të gjitha këto përcaktohen nga kopeja. Megjithatë këta, gjithsesi, nuk janë vetëm kope delesh të opozites. Kandidati është gjithashtu edhe servilë, i pajisur me pavetëdije, është vetë natyra e tij, të cilat për nga vetë natyra nuk është i pavarur.
Gjendja e pacienit të PYDYKYS është diçka e komplikuar ajo e kandidatit, ngjallë edhe më shumë mendime të tjera të ndryeshme. Por dy gjëra të papritura para zgjedhjeve na bëhen të qarta qysh tani. Është jashtë çdo dyshimi pasioni i shtypur në rastin e Kryeziut i cili është i armiqësuar kundrejt Kurtit. Meqë ky agrisivitet i tij, i ka rrënjët në fazën sadiste, shprehur dukshëm te ky kandidat etj., atij i mjafton edhe njëfarë uljeje në drejtim fazës urale të zhvillimit, që vihet re edhe te zhurmuesit e partive opozitare.
Cili je ti! Asgjë kurrë nuk arrin kështu me deformimet tuaja në media, siç je; t’i përherë injoron çdo gjë kur nuk i kupton gjërat. Kur ti sheh diçka të shkruar në frymën kombëtare; fillimisht këtë e deformojnë sytë e tu dhe organet e shqisave. Pastaj ideologjia e jote, politika, shoqëria, xhamitë; e pastaj i deformon ato. Për fatë të mirë kam më shume miqë e dashamirë nga Drenica se sa injorantë e rimohues të… Është diçka që ti e bënë si në gjumë ashtu e dhe zgjuar: në fillim shpik dhe fantazon për njeriun me të cilën keni të bëni, pastaj e gjykon dhe e adhuron.
Në këtë mënyrë t’i do ta mëson shenjën e parë që e ke dhe i ke disa nga sëmundjet më të përhapura mendore, mes tyre mitomania. Megjithatë, MBIUNI sillet sikur të mos ketë zhvillim të diturisë, sikur për të është i njohur pasioni agresiv me formulën gojore të vërtetë dhe në të gjith karakterin e tij efektiv, dhe marrëdhëniet me Unin i ka të atilla, sikur të nisej pikërisht nga kjo hipotezë. Sjellja e tij, duke mos e njohur vetes kurrfarë mëkati, është i detyruar, nga ana tjetër, të provojë ndjenien dhe të mbajë një përgjegjësi, të cilën nuk mund t’ja shpjegojë vetes.
Çfarë lloj egoizmi, mendon ti, çfarë lloj egoizmi të mos mendosh se dëshmon jo vetëm, por edhe për familjen e të tjerëve që nuk janë me opozitën, që, e plagos, ofendon, shkaktonë dhimbje nuk e ndien vetëm ti, por e përçon më tej, të shumfishuar, me të gjitha pasojat.
Unë të korrigjoj: e tashmja dhe e ardhmja të janë ampotuar tek Ju, kanë mbetur ende vetëm gjurmët e politikës opozitare 20 vjeçare, ekzistenca e përfituar, ato ankohen gjithmonë sa herë ti zotnia i paknaqur që shfaqesh si shpëtimtari i situatave, ato ankohen gjithmonë sa herë ti, qoftë edhe një çast të vetëm, e harron dhimbjen e Mitrovicen e Isa Boletinit, nën shkja e shkina, sjellja e juaj ngrin në çastin kur ti e sheh që Mitrovica mbetet pjesë e pandare e Dardanisë.
Me siguri do ta pyesish veten ndonjëherë opozita përse pikërisht në Albinin dhe fillimish ti u zemërove shumë, u tërbove, do t’i kishe dashur që ti bërtisje, ta shaje, t’a shtroje në dru dhe e gjithë partija e VV-së, të ishin fajtorë, një për një, mirpo gjatë vitetve një pyetje sa vite dhe korkon përgjigje: çfarë dimë ne në të vërtetë për Albinin që ne e duam dhe mendojmë që do të fiton 70%.
Larg qoftë! Nuk kthehet nata e prontos dhe e opozites, se iku përgjithmonë!
Në këtë shkrim jam përpjekur të tregoj se përgjigje për këtë pyetje të tregoj se përgjigje për këtë mund të jepet vetëm atëherë kur do të bëhet një ndarje e qartë midis politikës autoritare e disa oligarkeve opozitar dhe asaj politike kombëtare dhe midis udhëzimeve për shpëtim e Mitrovicës dhe kurimit të shpirtërave të këqinjë.
Kush nga ne vërtetë e di?
Nga kush këto krijesa u shfaqën.

Ukgjini për vizitën e Kryemnistrit Kurti në Institutin Albanologjik të Prishtinës, dhe eksponatet e mbledhura më shumë mundime prej meje dikur

Dom Nikë Ukgjini

Shkodër, më 30 maj 2026

++ PËR TË QESHUR E PËR TË QARË! ++

Vizita e Kryeministrit në detyrë Kurti e datës 29 maj në Institutin Albanologjike, Prishtinë, më zgjoj ndjenja tallje më gjithë historinë e tij që kur ishte Institut i mirefillt nga viti 1977!

Për ta kuptuar më mirë së vizita e Kurtit, vërtet është për qeshur e për të qarë, do citoja më këtë rast vetëm disa fragmente marrë,  nga gazeta KOHA- dhe  pa patur nevojë që unë të flas si dëshmitar i ngjarjeve: (Gazeta KOHA (26 nëntor 2025 08:00)

Kulturë – KOHA (Prishtinë).

“Tash e sa vjet Instituti Albanologjik i Prishtinës punon nën një tavan ku kërkimi shkencor përditë përballet me betejën me lagështinë. Sa herë që reshjet marrin intensitet, kulmi i objektit nis t’i dorëzohet ujit, që depërton nëpër pllakat e tavanit e përfundon në dysheme” …”Kova e kavanoza poshtë pikave të ujit janë bërë pamje e zakonshme e Institutit, një ritëm absurd i ditës së punonjësve që ndërrojnë enët sa herë që pikat fillojnë të shpejtohen”.

“Salla e eksponateve, dikur hapësira kryesore e prezantimit të trashëgimisë materiale, është boshatisur thuajse plotësisht: vitrinat janë të hapura, dyshemeja e zhveshur, e në disa vende shihen kova të vendosura për të mbledhur pikat. Trashëgimia materiale që ka përbërë muzeun etnologjik të Institutit është bartur për një kohë të pacaktuar në bufenë e institucionit”…

Për ndryshe, muzeu etnografik më 86 % të materialeve,  janë  dhuruar nga unë , më një listë protokollare të vitit 2001.Dhe fotografit e realizuar nga unë, ( qershor 2024),  dëshmojnë shumë saktë, së tani në çfarë gjendje kanë vojtë eksponatet e mbledhura më shumë mundime e  djersë në trevat shqiptare në Mal të Zi, deri sa isha famullitar në Plavë e Guci (1982 -1995).

Dhe se fundmi, si për çudi, nga koha e drejtorit të fundit prof. Hysen Matoshit, Ministrja, Arsimit e Shkencë…nuk  arriti ta zgjedh (miratoj) drejtorin e rregullte të këtij Institucioni të rëndësishëm shkencor.

Nuk dua ta besojë, por një studiues nga Prishtina, më shkroi: “Dom Nikë, i ka marrë uji institutet tona në të gjitha aspektet”! ! Prandaj, tani, më duket së Albin Kurti, vjen e qanë më lot krokodili!

Eh, ditët e rinisë…!

0
Një fotografi, një jetë, një dëshmi
Këtë fotografi ma gjeti vajza ime, Vesa Muji, në shtëpinë e prindërve në Pejë dhe ma dhuroi për 68-vjetorin e lindjes sime.
Kur e shikoj, nuk shoh vetëm një djalosh të ri të viteve të ABBA-s dhe Boney M. Nuk shoh vetëm flokët e gjata dhe ëndrrat e rinisë.
Shoh fillimin e një rruge.
Një rruge që do të më çonte në burg, në tortura, në sprova mes jetës dhe vdekjes.
Vizatimet e mia janë kapitujt që mungojnë në këtë fotografi.
Ato tregojnë qelinë, urinë, hetuesinë, vetminë, pritjen dhe shpresën.
Por tregojnë edhe dashurinë.
Dashurinë e Fetijes, e cila, kur errësira dukej pa fund, më tha:
“Nëse më merr për grua, të pres edhe njëzet vjet.”
Dhe më priti.
Prandaj kjo fotografi nuk është vetëm kujtim rinie.
Ajo është faqja e parë e një historie që kaloi nëpër burg, nëpër luftë, nëpër liri dhe nëpër familje.
Sot, kur kanë kaluar lindja, rinia, burgu, lufta, çlirimi dhe vitet e familjes, e shikoj këtë fotografi me mirënjohje.
Sepse ajo më kujton jo vetëm atë që kam qenë.
Por edhe atë që kam arritur të mbetem.
Sak Muji
68-vjetori i lindjes
smuji’26

Greqia nuk i njef arvanitasit si minoritet etnik, pavarësisht se pak veta që e quajnë vetën grekë në Shqipëri njihen si të tillë

0

Nga: Zef Bushati

Në Greqi, shteti nuk i njeh Arvanitasit si minoritet etnik. Nëse grekët njihen si minoritet etnik në Shqipëri, atëherë me të njëjtin standard europian duhet të njihen edhe Arvanitasit në Greqi. Të drejtat e identitetit, gjuhës dhe kulturës nuk mund të jenë privilegj për njërën palë dhe të mohohen për tjetrën. Duhet të zbatohen “Parimet Europiane të Barazisë, Reciprocitetit dhe të Drejtave të Njeriut” për të gjithë, pa dallim. Pozicioni zyrtar Grek është se Arvanitasit konsiderohen pjesë e kombit grek, me një histori të veçantë kulturore, gjuhësore dhe fetare, por jo një minoritet etnik. Arvanitasit janë pasardhës të popullsive shqipfolëse që u vendosën në pjesë të ndryshme të Greqisë gjatë Mesjetës. Ata kanë folur tradicionalisht gjuhën arvanitase (një dialekt i vjetër i shqipes), por sot kjo gjuhë është në rrezik zhdukjeje për shkak të asimilimit dhe mungesës së përdorimit ndër brezat e rinj. Sipas organizatave dhe studiuesve që merren me të drejtat e pakicave, Arvanitasit nuk gëzojnë njohje zyrtare si minoritet, arsim publik në gjuhën arvanitase, përdorim zyrtar të gjuhës së tyre në administratë, mbrojtje të veçantë institucionale për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës. Nga ana tjetër, shumë Arvanitas e identifikojnë veten si ortodoksë grekë dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Greqisë moderne, veçanërisht gjatë luftës për Pavarësi. Çështja nuk është nëse Arvanitasit nuk kanë të drejta si qytetarë grekë ? Ata i kanë të njëjtat të drejta civile dhe politike si çdo qytetar tjetër, por arvanitasve duhet tu njihen të drejta specifike, si “minoritet me identitet dhe trashëgimi gjuhësore të veçantë”. Në këtë aspekt, Greqia nuk i njeh Arvanitasit si minoritet dhe nuk zbaton politika të posaçme për mbrojtjen, shkollimin, dhe ushtrimin e gjuhës dhe kulturës Arvanitase. 🇦🇱 🤝 🇬🇷

Për Dakën tonë, Nanen Hajrije Muji dhe për 11 fëmijët e saj, në kujtim të ditëlindjes sime të 68

1
Për Dakën tonë, Hajrije Muji, dhe për 11 fëmijët e saj
Sot, në 68-vjetorin tim, zemra më kthehet te rrënja ime, te dera jonë, te Dakja jonë, te lokemadhja Hajrije Muji, që na lindi, na rriti, na mbajti bashkë dhe na bekoi me duart e saj të arta.
Unë jam Saku, biri juaj, biri i Dukajve të Rugovës, ai që jeta e nxori përkohësisht nga burgu i Nishit të zi, në vitet 1981–1990, por kurrë nuk e nxori nga zemra e familjes, e nënës, e Rugovës dhe e kombit.
Pas burgut erdhi mërgimi, Zvicra, shërimi, jeta e re, familja ime nga viti 1991 e deri sot.
Por asnjë largësi nuk ma shkulën rrënjën.
Dakë e dashur, sot ti 92-vjeçare ende na pret te dera, me nga një gjamper të punuar me kerrabza, me ato duar që kanë mbajtë bukën, lotin, durimin dhe bekimin e një nëne rugovase.
Bacaloku ynë Mehmet, që nga viti 2021 është në amshim, por shpirti i tij rri mbi këtë familje si dritë e butë, si hije e mirë, si shtyllë që nuk rrëzohet.
Ne jemi fëmijët tuaj:
Servetja, unë Saku, Ramizi, Agimi, Fidajetja, Drita, Zoja, Hilmiu, Shpresa, Ramë dhe Vetoni.
Njëmbëdhjetë degë prej një trungu.
Njëmbëdhjetë jetë prej një dere.
Njëmbëdhjetë zemra që e dinë se çka do të thotë nënë.
Nga Vetoni më i vogli, që për ty Dakë mbetet gjithmonë djalë i vogël, deri te motrat e vëllezërit më të mëdhenj, secili prej nesh e mban në shpirt një copë të dorës sate, një fjalë të Mehmetit, një kujtim të shtëpisë, një dritë të Rugovës.
Unë sot nuk festoj vetëm vitet e mia.
Festoj juve.
Festoj Dakën.
Festoj bacalokun Mehmet.
Festoj familjen tonë.
Festoj rrënjën që nuk thahet.
Sepse njeriu mund të shkojë larg, mund të burgoset, mund të mërgojë, mund të vuajë, mund të ndërtojë jetë të re në dhe të huaj, por kur ka një nënë si Dakja dhe një familje si kjo, ai nuk humb kurrë.
Faleminderit për çdo urim, për çdo përqafim, për çdo lot gëzimi dhe për çdo kujtim.
Ju dua sa vetë jetën.
Sak Muji
smuji’26

Shqipëria përballë një momenti historik në Ballkan, një ambasador i duhur në kohën e duhur për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në Tiranë

Nga Frank Shkreli

Ditën e mërkurë, me 20 maj, 2025, Gjenerali në pension, Eric Wendt doli para Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Punët e Jashtme në një seancë dëgjimore konfirmimi, ndër disa prej emërimeve të tjera, edhe për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Gjatë dëshmisë së tij, Z. Wendt theksoi disa përparësi kryesore për marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por dhe gjëndjen në rajon.  052026_Wendt_Testimony_d02fee0e-7cea-4cfb-accd-d5dda9bf7bff.pdf Në ditët dhe javët e ardhëshme pritet miratimi i emrimit të Gjeneralit në pension, Eric Wendt nga dhoma e plotë e Senatit të Shteteve të Bashkuara.

Emërimi i Eric Wendt si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri nuk duket të jetë një zhvillim rutinë diplomatik. Në pamje të parë mund të duket si një rotacion normal në përfaqësimin amerikan në Tiranë, por në thelb ai emërim përmban një mesazh shumë më të thellë për Shqipërinë, për rajonin e Ballkanit dhe për mënyrën se si Uashingtoni po e lexon klimën gjeopolitike të rajonit, në këtë moment të historisë.

Fakti që SHBA zgjedhin një gjeneral me përvojë në strukturat e NATO-s dhe operacionet strategjike ndërkombëtare, për një vend si Shqipëria, tregon se Ballkani nuk po trajtohet më vetëm si një çështje diplomatike apo politike, por edhe si pjesë e drejtpërdrejtë e arkitekturës së sigurisë euro-atlantike. Në këtë kuptim, emërimi i gjeneralit Wendt nuk është thjesht personal. Ai është edhe politik, njëkohsisht.  Dëshmia e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë e bëri të qartë këtë orientim. Gjuha e përdorur nuk ishte ajo tradicionale e diplomacisë klasike, e fokusuar vetëm te marrëdhëniet bilaterale apo bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve. Ndërkohë, theksi u vendos te stabiliteti rajonal, bashkrendimi me NATO-n, partneriteti strategjik dhe menaxhimi i sfidave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ky është një tregues i qartë se SHBA po e shikon rajonin përmes prizmit të sigurisë euro-atlantike.  Mirëpo, në thelb, Amerika nuk po ndryshon objektivin e saj në Ballkan. Që prej viteve ’90, politika amerikane ka pasur tri shtylla kryesore: ruajtjen e stabilitetit, integrimin euro-atlantik të rajonit dhe parandalimin e ndikimeve destabilizuese nga aktorë të jashtëm. Frank Shkreli: Kujdes nga politika Putiniste në Ballkan!  | Gazeta Telegraf  Por ajo që po ndryshon sot është mënyra e zbatimit të kësaj politike.

Në vend të diplomacisë tradicionale, po forcohet ajo që mund të quhet “diplomaci e sigurisë” — një model ku ambasadori nuk është vetëm negociator politik midis paë[ve, por edhe menaxher i stabilitetit strategjik. Pikërisht këtu hyn rëndësia e Shqipërisë. Për Uashingtonin, Shqipëria nuk shihet më vetëm si aleate besnike politike e NATO-s. Ajo po trajtohet gjithnjë e më shumë si një nyje operative në Adriatik dhe Ballkan. Investimet në infrastrukturën ushtarake, roli i bazës së Kuçovës dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, tregojnë se Tirana ka fituar peshë të re në llogaritjet strategjike të aleancës.  Kjo shpjegon edhe arsyen pse një figurë me profil ushtarak – ndryshe nga një diplomat/e e karrierës të Shërbimit të Jashtëm amerikan — konsiderohet sot më e përshtatshme për të përfaqësuar SHBA-në në Shqipëri.

Por mesazhi i këtij emërimi nuk ndalet, krejtsisht, te politika e jashtme dhe e sigurisë.  Ky emërim ka edhe një dimension të qartë të brendshëm për klasën politike shqiptare. Kur Uashingtoni dërgon një gjeneral në Tiranë, ai po sinjalizon se stabiliteti institucional i Shqipërisë, konsiderohet tashmë pjesë e sigurisë rajonale. Në këtë kuptim, krizat politike, polarizimi ekstrem politik, dobësimi i institucioneve apo konfliktet e zgjatura të brendshme nuk shihen më, thjesht, si probleme të politikës shqiptare, por edhe si faktorë që mund të ndikojnë arkitekturën e sigurisë në Ballkan dhe më gjërë.  Besoj se mesazhi tjetër për klasën politike aktuale shqiptare është i nënkuptuar, por i fortë: stabiliteti institucional dhe funksionimi normal i shtetit shqiptar janë prioritete strategjike edhe për Shtetet e Bashkuara. Kjo, natyrisht, lidhet drejtpërdrejt edhe me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe forcimin e institucioneve të sigurisë. Për SHBA-në, këto nuk janë më, vetëm, çështje të demokracisë funksionale, por  edhe komponentë të sigurisë kombëtare dhe rajonale.

Në rajon, emërimi i Gjeneralit Eric Wendt dërgon një tjetër sinjal të rëndësishëm. E ai mesazh është se Amerika nuk po tërhiqet nga Ballkani. Përkundrazi, SHBA po rrit fokusin e saj strategjik në një kohë kur tensionet globale janë shtuar, lufta në Ukrainë ka ndryshuar arkitekturën e sigurisë europiane dhe ndikimi rus apo kinez vazhdon të mbetet faktor kërcënimi për paqën dhe sigurinë në rajon. Frank SHKRELI/ Kujdes Ballkanin! | Gazeta Telegraf  Ndërsa, Kosova, Bosna dhe marrëdhëniet Kosovë–Serbi, mbeten pika të ndjeshme të këtij ekuacioni politik  dhe sigurie strategjike euro-atlantike. Prandaj SHBA duket se në këtë moment të historisë, po zgjedhin një qasje më operative, më të lidhur me NATO-n dhe më të orientuar drejt parandalimit të krizave, sesa menaxhimit të tyre pasi të kenë shpërthyer krizat.  Në fund, emërimi i Eric Wendt duhet lexuar, pra, si një shenjë e kohës në të cilën po po hyn Ballkani dhe Evropa.  Një kohë, ku kufiri mes diplomacisë dhe sigurisë bëhet gjithnjë e më i paqartë dhe ku stabiliteti politik në Shqipëri shihet si pjesë e drejtpërdrejtë e strategjisë ushtarake dhe gjeopolitike të Perëndimit. Dhe kjo ndoshta është risia më e madhe që sjell ky emërim i Gjeneralit në pension Eric Wendt si ambasador i ardhëshëm i Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Deutschland und Serbien: Die erzählung zweier unterschiedlicher historischer wege

(në gjermanisht dhe shqip)
Von den Trümmern des Krieges zur moralischen Verantwortung, von der Demokratie zum Nationalismus, von der Selbstkritik zur Selbstviktimisierung.
In der modernen Menschheitsgeschichte gibt es nur wenige so bedeutende Beispiele wie das Deutschlands. Nur wenige Nationen sind so tief in den Abgrund der Barbarei gefallen und ebenso wenige sind mit einer derart entschlossenen Kraft wieder in Richtung demokratischer Zivilisation aufgestiegen.
Als der Zweite Weltkrieg endete, erbte Deutschland nicht nur zerstörte Städte, eine ruinierte Wirtschaft und Millionen von Opfern. Es erbte etwas weitaus Schwerwiegenderes: die moralische Last einer der größten Tragödien der Menschheitsgeschichte.
In diesem historischen Moment standen die Deutschen vor zwei Wegen:
dem Weg der Verleugnung oder dem Weg der Anerkennung.
Sie entschieden sich für den schwierigeren Weg.
Sie entschieden sich, der Wahrheit nicht auszuweichen.
Sie entschieden sich, sich nicht hinter nationalen Mythen zu verstecken.
Sie entschieden sich, Verbrechen nicht in Heldentum umzudeuten.
Stattdessen bauten sie die neue Republik auf drei grundlegenden Säulen auf:
Demokratie, Rechtsstaatlichkeit und historische Verantwortung.
Aus dieser politischen Philosophie entstand das „deutsche Wirtschaftswunder“.
Innerhalb weniger Jahrzehnte wurde ein zerstörtes Land zur stärksten Wirtschaft Europas und zum zentralen Motor der europäischen Integration.
Gemeinsam mit Frankreich und anderen europäischen Partnern wurde Deutschland zu einem der wichtigsten Architekten der Europäischen Union.
Doch seine Stärke beruhte nicht nur auf Industrie, Universitäten oder Technologie.
Sie beruhte auf etwas Seltenem: einer Kultur der Verantwortung.
Der symbolische Höhepunkt dieser Kultur ereignete sich 1970, als sich Bundeskanzler Willy Brandt vor dem Denkmal der Opfer des jüdischen Ghettos in Warschau in Stille niederkniete.
In dieser Geste lag mehr moralische Kraft als in tausenden diplomatischen Erklärungen.
Er zeigte, dass ein Volk seine Würde nicht verliert, wenn es Schuld eingesteht – im Gegenteil, es gewinnt sie dadurch.
Dies war der Moment, in dem sich Deutschland zu einer nicht nur wirtschaftlichen, sondern auch moralischen Autorität zu wandeln begann.
Die folgenden Jahrzehnte waren nicht frei von Herausforderungen.
Die Globalisierung veränderte die Weltwirtschaft, und der internationale Wettbewerb verschärfte sich.
Um die Wettbewerbsfähigkeit zu sichern, führte die Regierung von Gerhard Schröder die als „Agenda 2010“ bekannten Reformen durch.
Diese modernisierten die Wirtschaft und halfen, die Arbeitslosigkeit zu senken.
Doch jede Reform hat auch ihren Preis.
Ein Teil der Gesellschaft verspürte eine Schwächung der sozialen Sicherheit.
Arbeiter und Mittelschicht fühlten sich weniger geschützt, während die Sozialdemokratie einen Teil ihrer historischen Identität verlor.
Dies war nicht nur ein deutsches Problem, sondern ein Symptom einer breiteren europäischen Krise: Wie kann soziale Gerechtigkeit in einer zunehmend globalisierten und wettbewerbsorientierten Wirtschaft erhalten werden?
Später kam die Flüchtlingskrise.
Der Krieg in Syrien und andere Konflikte zwangen Millionen Menschen, ihre Heimat zu verlassen.
In diesem Moment entschied sich Bundeskanzlerin Angela Merkel für den Weg des Humanismus.
Deutschland öffnete seine Türen für Hunderttausende Flüchtlinge, die Sicherheit und Hoffnung suchten.
Doch mit der Solidarität kamen auch Herausforderungen.
Die Integration erforderte enorme Ressourcen, während die Sozialsysteme unter Druck gerieten.
Es stellte sich eine grundlegende Frage: Trug Deutschland eine Last, die ganz Europa hätte teilen müssen?
Oft zeigte sich, dass europäische Solidarität in Worten stärker war als in Taten.
Einige Staaten profitierten von der Europäischen Union, vermieden jedoch deren Verantwortung.
Ein weiteres Beispiel deutschen Idealismus war die Energiepolitik.
Deutschland investierte stark in Solar- und Windenergie und beschloss, schrittweise aus der Kernenergie auszusteigen.
Doch geopolitische Krisen zeigten, dass Energieabhängigkeit erhebliche Schwächen erzeugt.
Die Krise nach dem Krieg in der Ukraine machte deutlich, dass ökologische Ideale mit strategischer Sicherheit in Einklang gebracht werden müssen.
Dennoch blieb Deutschland einem grundlegenden Prinzip treu: die Zukunft zu gestalten, statt Gefangener der Vergangenheit zu bleiben.
Und genau hier beginnt der Vergleich mit Serbien.
Nicht der Vergleich zwischen Völkern, sondern zwischen politischen Kulturen.
Nach 1945 baute Deutschland seine Identität auf der Frage auf: „Was haben wir falsch gemacht?“
Nach den 1990er-Jahren hingegen setzte ein Teil der serbischen politischen Elite die Frage fort: „Wie können wir rechtfertigen, was geschehen ist?“
Das ist der grundlegende Unterschied.
Deutschland errichtete Gedenkmuseen der Erinnerung.
In Serbien hingegen wurden weiterhin Narrative der Selbstviktimisierung aufgebaut.
Deutschland bildete Generationen über die Verbrechen der Vergangenheit aus.
In Serbien wurden oft Debatten über deren Leugnung oder Relativierung fortgesetzt.
Deutschland verstand, dass Patriotismus nicht im Verbergen der Wahrheit besteht, sondern im Mut, sie zu akzeptieren.
Deshalb genießt es heute internationalen Respekt.
Nicht weil es unschuldig war, sondern weil es den Mut hatte, über seine Schuld nicht zu lügen.
Aus psychologischer Sicht reifen Nationen, wenn sie lernen, sich selbst im Spiegel zu betrachten.
Aus soziologischer Sicht entwickeln sich Gesellschaften, wenn sie Institutionen aufbauen, die stärker sind als Mythen.
Aus wirtschaftlicher Sicht entsteht Entwicklung durch Stabilität, Bildung, Arbeit und Innovation.
Aus ethischer Sicht entspringt Würde der Verantwortung.
Aus moralischer Sicht misst sich Größe nicht an militärischen Siegen, sondern an der Fähigkeit, aus Tragödien zu lernen.
Europa hat ein vitales Interesse daran, dass Deutschland stark bleibt.
Nicht weil es eine Hegemonie braucht, sondern weil es eine Säule der Stabilität benötigt.
Ein schwaches Deutschland würde ein geschwächtes Europa bedeuten.
Ein Deutschland, das unter der Last der Solidarität ermüdet, würde eine brüchigere Europäische Union bedeuten.
Und ein Deutschland, das das Vertrauen in die Demokratie verliert, wäre ein Verlust für den gesamten Kontinent.
Deshalb ist es nicht die Aufgabe Europas, Deutschland auszunutzen, sondern es zu unterstützen.
Denn das europäische Projekt wurde nicht auf der Idee aufgebaut, dass eine Nation die Last aller trägt, sondern dass alle gemeinsam die Last von Freiheit, Demokratie und Frieden tragen.
Und wenn uns die Geschichte Deutschlands etwas lehrt, dann dies:
Eine Nation wird nicht groß, indem sie die Vergangenheit vergisst, sondern indem sie den Mut hat, sie zu akzeptieren, die Weisheit, aus ihr zu lernen, und den Willen, sie in ein Fundament der Zukunft zu verwandeln.
GJERMANIA DHE SERBIA: RRËFIMI I DY RRUGËVE TË NDRYSHME HISTORIKE
Autor: Lirim Gashi
(në shqip dhe gjermanisht)
Nga rrënojat e luftës drejt përgjegjësisë morale, nga demokracia drejt nacionalizmit, nga vetëkritika drejt vetëviktimizimit.
Në historinë moderne të njerëzimit ekzistojnë pak shembuj kaq domethënës sa ai i Gjermanisë. Pak kombe kanë rënë aq thellë në humnerën e barbarisë dhe po aq pak janë ngritur me një vendosmëri kaq të fuqishme drejt qytetërimit demokratik.
Kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore, Gjermania nuk trashëgoi vetëm qytete të shkatërruara, ekonomi të rrënuar dhe miliona viktima. Ajo trashëgoi diçka shumë më të rëndë: barrën morale të një prej tragjedive më të mëdha të historisë njerëzore.
Në atë moment historik, gjermanët kishin përpara dy rrugë:
rrugën e mohimit ose rrugën e pranimit.
Ata zgjodhën rrugën më të vështirë.
Zgjodhën të mos i shmangeshin së vërtetës.
Zgjodhën të mos fshiheshin pas miteve kombëtare.
Zgjodhën të mos i shndërronin krimet në heroizëm.
Përkundrazi, e ndërtuan republikën e re mbi tri shtylla themelore:
demokracinë, shtetin e së drejtës dhe përgjegjësinë historike.
Nga kjo filozofi politike lindi “mrekullia gjermane”.
Brenda pak dekadash, një vend i shkatërruar u shndërrua në ekonominë më të fuqishme të Evropës dhe në motorin kryesor të integrimit evropian.
Së bashku me Francën dhe partnerët e tjerë evropianë, Gjermania u bë një nga arkitektet kryesore të Bashkimit Evropian.
Por fuqia e saj nuk buronte vetëm nga industria, universitetet apo teknologjia.
Ajo buronte nga diçka më e rrallë: nga kultura e përgjegjësisë.
Kulmi simbolik i kësaj kulture ndodhi në vitin 1970, kur kancelari Willy Brandt, para monumentit të viktimave të getos hebraike në Varshavë, u gjunjëzua në heshtje.
Në atë gjunjëzim kishte më shumë forcë morale sesa në mijëra deklarata diplomatike.
Ai tregoi se një komb nuk e humb dinjitetin kur pranon fajin — përkundrazi, e fiton atë.
Ky ishte momenti kur Gjermania filloi të shndërrohej jo vetëm në një fuqi ekonomike, por edhe në një autoritet moral.
Dekadat që pasuan nuk ishin pa sfida.
Globalizimi e ndryshoi ekonominë botërore, ndërsa konkurrenca ndërkombëtare u ashpërsua.
Për të ruajtur konkurrueshmërinë, qeveria e Gerhard Schröderit ndërmori reformat e njohura si “Agenda 2010”.
Ato modernizuan ekonominë dhe ndihmuan në uljen e papunësisë.
Por çdo reformë ka edhe koston e saj.
Një pjesë e shoqërisë ndjeu dobësim të sigurisë sociale.
Punëtorët dhe shtresa e mesme u ndjenë më pak të mbrojtur, ndërsa socialdemokracia humbi një pjesë të identitetit të saj historik.
Ky nuk ishte vetëm një problem gjerman, por një simptomë e një krize më të gjerë evropiane: si të ruhet drejtësia sociale në një ekonomi globale gjithnjë e më konkurruese.
Më pas erdhi kriza e refugjatëve.
Lufta në Siri dhe konfliktet e tjera detyruan miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.
Në atë moment, kancelarja Angela Merkel zgjodhi rrugën e humanizmit.
Gjermania hapi dyert për qindra mijëra refugjatë që kërkonin siguri dhe shpresë.
Por bashkë me solidaritetin erdhën edhe sfidat.
Integrimi kërkoi burime të mëdha, ndërsa sistemet sociale u vunë nën presion.
Lindi një pyetje thelbësore: A po e mbante Gjermania një barrë që duhej ta ndante e gjithë Evropa?
Shpesh u pa se solidariteti evropian ishte më i fortë në fjalë sesa në vepra.
Disa shtete përfitonin nga Bashkimi Evropian, por shmangnin përgjegjësitë e tij.
Një tjetër shembull i idealizmit gjerman ishte politika energjetike.
Gjermania investoi fuqishëm në energjinë diellore dhe të erës dhe vendosi të largohej gradualisht nga energjia bërthamore.
Por krizat gjeopolitike treguan se varësia energjetike krijon dobësi serioze.
Kriza pas luftës në Ukrainë e bëri të qartë se idealet ekologjike duhet të balancohen me sigurinë strategjike.
Megjithatë, Gjermania mbeti besnike ndaj një parimi themelor: të eksperimentojë me të ardhmen, jo të mbetet peng i së kaluarës.
Dhe pikërisht këtu fillon krahasimi me Serbinë.
Jo krahasimi midis popujve, por midis kulturave politike.
Pas vitit 1945, Gjermania ndërtoi identitetin e saj mbi pyetjen: “Çfarë kemi bërë gabim?”
Ndërsa pas viteve 1990, një pjesë e elitës politike serbe vazhdoi të pyesë: “Si mund ta justifikojmë atë që ndodhi?”
Ky është dallimi thelbësor.
Gjermania ndërtoi muze të kujtesës.
Ndërsa në Serbi vazhduan të ndërtohen narrativa të vetëviktimizimit.
Gjermania edukoi breza të tërë mbi krimet e së kaluarës.
Ndërsa në Serbi shpesh vijuan debatet mbi mohimin ose relativizimin e tyre.
Gjermania kuptoi se patriotizmi nuk është fshehja e së vërtetës, por guximi për ta pranuar atë.
Prandaj sot ajo gëzon respekt ndërkombëtar.
Jo sepse ishte e pafajshme, por sepse pati guximin të mos gënjejë për fajet e saj.
Nga këndvështrimi psikologjik, kombet piqen kur arrijnë të shohin veten në pasqyrë.
Nga këndvështrimi sociologjik, shoqëritë përparojnë kur ndërtojnë institucione më të forta se mitet.
Nga këndvështrimi ekonomik, zhvillimi vjen nga stabiliteti, arsimi, puna dhe inovacioni.
Nga këndvështrimi etik, dinjiteti buron nga përgjegjësia.
Nga këndvështrimi moral, madhështia nuk matet me fitore ushtarake, por me aftësinë për të mësuar nga tragjeditë.
Evropa ka interes jetik që Gjermania të mbetet e fortë.
Jo sepse i duhet një hegjemoni, por sepse i duhet një shtyllë stabiliteti.
Një Gjermani e dobët do të thoshte një Evropë e dobësuar.
Një Gjermani e lodhur nga barra e solidaritetit do të thoshte një Bashkim Evropian më i brishtë.
Dhe një Gjermani që humb besimin në demokraci do të ishte humbje për gjithë kontinentin.
Prandaj detyra e Evropës nuk është ta shfrytëzojë Gjermaninë, por ta mbështesë atë.
Sepse projekti evropian nuk u ndërtua mbi idenë që një komb të mbajë barrën e të gjithëve, por që të gjithë së bashku të mbajnë barrën e lirisë, demokracisë dhe paqes.
Dhe nëse historia e Gjermanisë na mëson diçka, është kjo:
Një komb nuk bëhet i madh duke e harruar të kaluarën, por duke pasur guximin ta pranojë atë, mençurinë për të mësuar prej saj dhe vullnetin për ta kthyer në themel të së ardhmes.

Përkujtesë historikë, Nju Jork, 30 prill 1990, koha kur luftonim për liri, demokraci dhe miqësi me SHBA-të

0
Përkujtesë historikë, Nju Jork, 30 prill 1990
KUR LUFTONIM PËR LIRI, DEMOKRACI DHE MIQËSI ME SHBA-të…
Çaste të paharrueshme nga manifestimi “Liri dhe Demokraci për Kosovën”, organizuar nga Lidhja Shqiptaro-amerikane – bartëse e të gjitha veprimtarive që lidheshin me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në nivelet më të larta amerikane, e ku morën pjesë një numri i madh intelektualësh nga Kosova, shum prej tyre të kyqur tashmë në lëvizjen kombëtare që kishte marrë përsipër çlirimin nga pushtimi serb si dhe vendosjen e saj në binarët e pandalshëm të shtetësisë.