Kreu Blog Faqe 143

Gëzuar Kuban Bajramin diabetik…!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

(Lirim Gashi, Prizren)

Mikja ime shqiptare nga Ferizaji Ashkalik, e cila së fundmi ishte martuar me një afrikan të fuqishëm, muskuloz dhe plot energji, m’u ankua sot në mëngjes se martesa e saj kishte shkaktuar bujë të madhe në Kosovë. Sipas saj, shumica e burrave kosovarë, ende kanë mbetur primitivë, racistë, xhelozë dhe të mbushur me komplekse inferioriteti e pasigurie seksuale.
Unë iu përgjigja se martesa e saj nuk kishte shkaktuar vetëm bujë, por edhe një shpërthim të vërtetë vullkanik në zonën e saj intime. Sepse ajo trekëndëshit të saj magjik ia kishte dhuruar copën afrikane më të gjatë, më të zjarrtë dhe më pasionante, nga mishi dejet dhe arteriet, të cilën burri mesatar kosovar rrallë arrin t’ia ofrojë.
Pse?
Sepse panteri afrikan i derdh asaj pesë herë më shumë lëng të bardhë, pasion, energji dhe jetë në vrimë, sesa “bubreci” kosovar.
Kjo grua shqiptaro-kosovare nuk e kishte bërë thjesht një martesë — ajo e kishte nisur një revolucion të vogël kulturor në Ballkan.
Sepse në Kosovë, burri mesatar ende mendon se kulmi i romantikës është ta hapë frigoriferin me shkelma, të gërhasë natën si derri i Radojkit të Rambos dhe ta pyesë gruan:
“Fisnike, a është buka gati?”
Dhe sapo e sheh një grua shqiptare të buzëqeshur që ecën pranë një afrikani muskuloz, si një pantere e bardhë në savanën e zezë, patriarkati kosovar fillon të dridhet si gardh i vjetër në stuhi.
Njëri thotë:
“Kjo është tradhti kombëtare!”
Tjetri pyet:
“Pse nuk e zgjodhi një shqiptar?”
Por problemi i vërtetë nuk është kombësia.
Problemi i vërtetë është se kjo grua e kuptoi një të vërtetë të madhe:
Trekëndëshi magjik nuk ushqehet me patriotizëm Facebook-u, me konferenca shtypi apo me fotografi makiatoje nga kafenetë e tymosura të Prishtinës.
Ai kërkon energji.
Kërkon ritëm.
Kërkon pasion.
Kërkon lëvizje të ngadalta e të shpejta, disiplinë dhe qëndrueshmëri.
Dhe kërkon një burrë që nuk lodhet pas tri minutash si modemi i internetit të vitit 2004.
Ndërkohë që burrat shqiptarë digjeshin në rrjetet sociale, nga xhelozia, si qebapat në dasmat e rriqrave të Malishevës, mbretëresha shqiptaro-afrikane e vazhdonte jetën e saj me qetësi, me krenari dhe me vetëbesim — si një ministre e lumturisë intime.
Sepse ndryshe nga politikanët kosovarë, të cilët për 25 vjet nuk arritën ta kënaqnin popullin me ujë, bukë, energji elektrike dhe drejtësi, ajo arriti ta bëjë të lumtur Republikën e Trekëndëshit të saj Magjik me efikasitet afrikan dhe me vizion strategjik kinez.
Dhe ndërsa patriotët lokalë mbanin ligjërata për “nderin kombëtar”, afrikani heroik e vazhdonte misionin e tij humanitar në territorin e Republikës së Trekëndëshit Magjik të kosovarës së bukur, me përkushtim olimpik, me ritëm tropikal dhe me disiplinë ushtarake.
Prandaj:
Lavdi dashurisë pa kufij.
Lavdi grave që zgjedhin lumturinë përpara paragjykimeve.
Dhe një minutë heshtje për egon e burrit shqiptar, që shembet më shpejt se interneti i Kosovës sapo dëgjon fjalët:
“Afrikani muskuloz.”
Në Kosovën tonë ku njerëzit zemërohen më shumë nga lumturia e fqinjit sesa nga faturat e energjisë elektrike, mbretëresha shqiptaro-afrikane e Ferizajt vendosi t’ua japë të gjithëve një mësim të thjeshtë:
Dashuria nuk pyet për racë, flamur, fis, parti apo grup familjar në Viber.
Ajo pyet vetëm:
“A e trajton mirë zemrën dhe Republikën e Trekëndëshit Magjik?”
Prandaj, me rastin e Bajramit, kjo heroinë diplomatike e erotikës ndërkontinentale ua uron festën të gjithë myslimanëve — shqiptarë e joshqiptarë — me paqe, dashuri dhe tension të ulët të gjakut, sepse xhelozia e dëmton zemrën më shumë se bakllavaja.
Gëzuar Bajramin!
Uroj që sofrat tuaja të jenë plot, zemrat të mbeten të buta dhe burrat të mos kaplohen nga paniku sa herë që e shohin një afrikan të sjellshëm dhe muskuloz duke pirë makiato në Prishtinë.
Sepse, siç do të thoshte edhe Eprahim Kishoni po ta kishte kaluar një fundjavë në Kosovë:
“Në Ballkan, njerëzit e falin korrupsionin më lehtë sesa lumturinë e fqinjit.”
Ndërkohë që patriotët e Facebook-ut vazhdojnë ta mbrojnë kombin nga divani, heroi afrikan e vazhdon misionin e tij me qetësi kolosale, me ritëm tropikal dhe me përkushtimin e një mekaniku gjerman që monton motor Mercedesi.
Ndërsa gratë shqiptare buzëqeshin në heshtje si diplomate të NATO-s që njohin një sekret shtetëror.
Edhe një herë:
Gëzuar Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë — shqiptarë, turq, boshnjakë, romë, ashkali, goranë, afrikanë, aziatikë dhe të gjithë njerëzve që e kuptojnë se Zoti nuk i krijoi njerëzit për t’u urryer, por për të qeshur me budallallëkun njerëzor dhe për ta dashur njëri-tjetrin pa kufij emocionalë.
Lavdi bakllavasë.
Lavdi qebapit.
Lavdi dashurisë pa kufij.
Dhe një minutë heshtje për egon ballkanike, që rrëzohet më shpejt se interneti sapo dëgjon fjalët:
“Ai është afrikan… dhe shumë i sjellshëm.”
Lavdi Krishtit afrikan dhe urimet më të përzemërta në këtë ditë të shenjtë myslimano-kristiano-afro-ballkanike.
Rroftë Ibrahim-Miran Karagjorgjeviçi.

Një mikpritje joshqiptare…, një rreptësi e ftohtë institucionale!

1

Nëna : “Zoti i pshtoft ata që na pshtun e na kthyen në shtëpi”; Mixha Isë: “Zoti e Amerika, se kurrë nuk e kishim pa Tomocin me sy”

Gëzuar Bajramin, të gjithë atyre që e festojnë në mbarë globin, e që e njohin shqiptarinë!
(KUJTIME NGA NËNA)
Atë ditë ishte Bajram, më tregonte Nëna, prill 1999!
Në oborr ishim duke prerë kurbanin, sipas adetit fetar, shtatë hisenik. Mishin e vendosnim në sini (sofër) në 7 pjesë …
Erdhi dikush te dera e oborrit, tha me të madhe: ikni se po vinë shkijet (çetnikët) …
Shpejt e shpejt, hipëm në traktor, ata çka ishim aty dhe u nisëm për Kaliçan, më vonë në Jabllanicë, pastaj me shumë vuajtje maleve me borë të Rozhajës e më pastaj arritëm te Nëna Shqipëri!
Mishi i kurbanit mbeti nëpër sofrat e Dukagjinit …
Rrugës pati të plagosur e të vrarë …
Këtë vend Shqipesh, nuk e ndihmuan as “dovtë”, lutjet arabçe të nënës time, as lutjet e imamëve e hoxhenicave …
Këtë vend Shqipesh e ndihmuan për tu çliruar 721 aeroplan të kryçalive amerikan e kryçalive katolik europian me 66 aeroplan, si dhe Turqisë me 22 aeroplanë!
Dhe Nëna ime e ndjerë, besimtare e devotshme, shpesh më thoshte:
“Zoti i pshtoft e kurrë mos i harroft, ata që na pshtun e na kthyen në shtëpi” …
Mixha Isë thoshte: “Zoti e Amerika, se kurrë nuk e kishim pa Tomocin me sy”…
E djemt e vajzat e UÇK-së, të ndihmuar nga Shqipëria, bënë punën e tyre, siç është më së miri …
Mos të harrojmë, ndihmën jetike të përsonaliteteve Izraelite…
Urime, mileti i Dardanisë, mos harroni kurrë vitin, 1999!
Lutuni, t’mos përsëritet historia, se Bajramat vinë e shkojnë …
Gëzuar🥂

Shqiptari, kurban…!

0
SHQIPTARI KURBAN!
Si ka mundësi t’i thotë vetit shqiptar një shqipfolës i cili merr xhaminë e Sulltan Mehmetit dhe, bashkëngjitur me të, ua uron Bajramin gjithë shqiptarëve të besimit islam?
Me xhaminë dhe ideologjinë që ka vrarë e prerë shqiptarë njësoj si kurbanët e sotëm! Pastaj të njëjtit kanë fytyrë të dalin para pasqyrës, të rregullohen e të shkojnë për vizita duke uruar tutje festën e Sulltan Mehmetit!
Si ka mundësi pastaj që shqiptarë të besimit të krishterë ta urojnë festën e sulltanit me pikërisht të njëjtat pamje: xhamitë e sulltanëve osmanlinj që kanë prerë e grirë shqiptarë, duke ua imponuar dhunshëm pikërisht këtë festë dhe ideologji!
Çfarë justifikimi është ai për marrëzinë tuaj, se gjoja duke uruar Bajramin ju po i respektoni shqiptarët e besimit islam?
Me urime të tilla ndoshta ju u futeni në prapanicë atyre, por ata kurrë nuk kanë për t’ju marrë seriozisht, dhe përveç kësaj, ju po e tradhtoni kauzën tonë të rikthimit. Kur them “ju”, e kam fjalën për disa katolikë anadollakë që lëre që s’ia kanë idenë se çka është Bajrami ose Sulltani, por madje nuk e njohin as vetë Jezu Krishtin sa duhet.
Unë nuk ua ndaloj që të bëni e të festoni çfarë të dëshironi, por ama kam të drejtë t’ju largoj nga sytë e mi dhe këtë e bëj me kënaqësinë më të madhe.
Kemi ne shqiptarët mjaft festa tona të cilat mund t’i festojmë. Madje edhe festat e krishtera i festojmë në gjuhën shqipe. Çfarë respekti është ai kur ia uron vëllaut e motrës tënde një festë që ju është imponuar me dhunë dhe e cila madje nuk është as shqip?
Me urime të tilla, ju zonja dhe zotërinj po e pranoni tendencën e tjetërsimit të kombit shqiptar, dhe me këtë nuk do të pajtohem me juve. Madje, nga sot nuk do t’ju konsideroj hiç më ndryshe se vetë haxhiqamilët e islamit politik.
Që të mos keqkuptohem, nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë në jetë radikal ndaj shqiptarëve, pavarësisht besimit të tyre, por Bajrami nuk është shqip dhe kurrë i tillë nuk do të bëhet. Dhe këtë fakt nuk e ndryshojnë as politikanët shqipfolës që i nënshtrohen islamit politik, e madje as të krishterët anadollakë që lakohen si ura për t’ju hyrë në qejf një ideologjie e cila nuk të konsideron as si qenie njerëzore.
Koha është e reflektimit e jo e tjetërsimit.
Koha është e zgjimit e jo e vazhdimit të poshtërimit.
Koha është e rikthimit e jo e vetëvrasjes kombëtare.
Më 27 maj 2026

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës iu duhet një status i veçant dhe i qëndrueshëm politik

0

Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë

Më 25 dhe 26 maj 2026, në Serbi, në Luginë të Preshevës dhe në Kosovë qëndruan Kongresmenët Amerikanë: Keith Self  dhe Suhas Subramanyam.

Në Serbi erdhën dhe u interesuan për të drejtat e pakicës kombëtare shqiptare.

Më 26 maj 2026, në Preshevë qëndruan dy Kongresmen Amerikanë: Keith Self,  dhe Suhas Subramanyam dhe u pritën në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga z. Enkel Rexhepi, kryetar, nga z. Shaip Kamberi, deputet popullor ne Parlamentin e Serbisë dhe nga z. Ragmi Mustafa, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës.

Në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kongresmenët në takim  u njoftuan mbi çështjet diskriminuese për Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në Republikën e Serbisë, duke filluar me Pasivizimin e adresave të Shqiptarëve, me mosnjohjen e diplomave të diplomuarëve në Universitetin e Prishtinës, me mospërfaqësimin e Shqiptarëve në institucione republikane, edhepse është nënshkruar një marrëveshje, e cila tashti nuk zbatohet nga Serbia, me varfërimin dhe moszhvillimin e komunave Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, të cilat janë më të varfura në Serbi dhe me të ardhura personale më të ulëta në Serbi, ndërsa komuna e Stari Gradit në Beogradit I ka shumë fish më të larta. Edhe brenda rrethit të Pçinjës, komuna e Preshevës dhe Bujanovcit i kanë të ardhurat më të ulëta.

Bujanovci

Pasta u cekën mungesa e investimeve, bllokimi I mjeteve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, mbi centralizimin e shtetit në çdo institucion sidomos në arsimin fillor dhe të mesëm, ku për organet qeverisëse të shkollave vendos Ministria e Arsimit të Republikës së Serbisë. Pra, u tha se moszbatimi I Planit 7 Pikësh dhe I Planit Aksional për integrimin e Shqiptarëve janë diskriminues dhe dëshmi të forta që Serbia nuk po I zbaton këto Plane, të nënshkruara për zbatim.

Poashtu Kongresistëëve iu rrëfya personalisht edhe Teuta Fazliu, shqiptare e pasivizuar nga Bujanoci, e cila rastin e saj e paska dërguar në Gjykatën e Strazburgut.

Nga ky takim, Shqiptarët mbeten të shpresojnë se Kongresistët do ta detyrojnë Qeverinë e Serbisë të ndalojë diskriminimin e Shqiptarëve, në të gjitha këto fusha të cekura më lartë.

Kjo është një dëshmi se klasa politike e Luginës së Preshevës ka marrë përsipër që sëbashku me Kongresmenët e SHBA-së ta çoje deri në fund çështjen e Shqiptarëve të Luginës, në zgjidhje fatlume për ta.

Poashtu, Kongresmenët u pritën nga znj. Ardita Sinani, kryetare e komunës së Preshevës  dhe z. Arbër Pajaziti, kryetar i komunës së Bujanocit.

Mirëpo edhepse shpresojmë se këto çështje do të zgjidhem me SHBA-në, Kongresmenët Keith Self,  dhe Suhas Subramanyam dhe klasën tonë politike, kërkohet që këtë vullnet ta shpreh edhe Qeveria e Serbisë që në të ardhmenë mos të ketë diskriminim ndaj Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Medvegja

Ndoshta është që më së miri, pos theksimit të çështjeve diskriminuese është dashur, nga klasa jonë politike të kërkohet që në fund të bisedimeve në mes Qeverisë së Serbisë, SHBA-së apo Ndërkombëtarëve dhe Luginës së Preshevës, të nënshkruhet një marrëveshje për NJË STATUS POLITIK I VEÇANTË DHE I QËNDRUESHËM me Qeverinë e Serbisë, i cili do të ketë mbështetje kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Serbisë, sepse përndryshe qeveritë dhe politikanët ndërrohen, sigurisht që edhe qasja ndërron dhe ndryshon ndaj këtij diskriminimi dhe çështjeve të pazgjidhura për pakicen shqiptare në Serbi. Sipas mendimit tim është dashur që kjo kërkesë të shtrohet para Kongresistëve Amerikanë.

Presheva

Apo të kërkohen zgjidhja të tjera, më e mirja është që çështja ë Shqiptarëve me Serbinë  të zgjidhet në mënyrë demokratike sipas një marrëveshjeje përfundimtare, duke e zbatur Referendumin e 1 e 2 marsit 1992.

Fushata n’Bajram!

0

Florim Zeqa

Ditën e Bajramit hapet fushata,

burra edhe gra n’hapë për vota,

politikanët shpërndajnë dhurata,

pare pak e fjalë të thata.

Populli ua kthen më lërvdata,

partia ime është më e mira,

lideri im Bajraktari.

Krejt bota më ne po bajnë seri,

anipse punë s’po na kryejnë,

tri herë n’vjet zgjedhje po mbajmë,

Edhe në këto zgjedhje dikush do të delë i pari,

përseri dilemë mbetet,

a do të zgjedhet Kryetari,

kreu i shtetit, Bajraktari.

Askush s’i bashkon dot partitë tona,

të cilat për shtet nuk e kanë hallin.

por si të arrijnë deri tek ‘grazhdi’.

Me pushtet të pasurohen,

për jetë e mot,

e djalë pas djali.

Politikanët nuk e kanë problem,

pse popullin tri herë n’vjet e maltretojnë,

nën mashtrim votën me ia marrë.

Me votën e popullit,

të pasurohen,

popullin e varfërojnë,

dhe në fund,

shtetin e bëjnë hallakamë!

Kthjellu popull,

votën mos me ua dhanë,

atyre që janë hileqar,

interesgjinj e lakmitar.

Në vend të fëmijve,

të rriturit u gëzuan për Kurban Bajram,

nga politikanët morën sadakanë!

Pas këtij Bajrami,

të pasurit shtojnë pasurinë,

të varrfërit thellojnë varfërinë.

Për Bajram u therën shumë Kurban,

për zgjedhje nuk duam asnjë Kurban,

duam paqe e dashuri vëllazërore.

Zgjedhje pas zgjedhjeve deri në pambarim,

nuk është as fillimi dhe as fundi i lojës djallëzore,

mashtrimet e politikanëve vazhdojnë,

pa ndryshime dhe pa mirëqenje qytetare.

Në fund, nuk po di,

a me ju thanë:

për hajr Bajrami në fushatë!

apo për hajr fushata n’Bajram!

Mos u dorëzo,

qëndro i fortë popullim im!

Ditë të mira kanë me ardhë!

P.S: Të gjithë vëllezërve dhe besimit islam, gëzuar dhe me fat Festa e Kurban Bajramit. Shëndet dhe mbarësi në të gjitha familjet shqiptare!

Të gjithë kandidatëve të partive politike pa dallim, suksese dhe mbarësi në garën zgjedhore!

Popullit mendjekthjellëti dhe maturi ditën e zgjedhjeve!

Florim Zeqa, 27.05.2026

“Ti mundesh …”

0

Në foto është sopranoja Ermonela Jaho

Luan Rama, Paris

Poezi

“Ti mundesh …”
Sopranos Ermonela Jaho
Ti mundesh,
kështu të thoshte ati yt
dhe ti shkoje në shtegtimin e dhimbshëm
duke lënë pas udhët e trishta të Shqipërisë,
ti mundesh, dëgjoje përsëri zërin e atit
në netët e vetmisë
dhe ecje në rrugë mërgimi
mes sfidash dhe zhgënjimesh
e megjithatë, shkallë më shkallë
ti ngjiteshe në skenat e Italisë,
në botën që pulsonte Verdi, Puçini, Donizetti, Bellini
dhe zemra jote hapej që zëri të shpërthente
në vibrato dhe njëmijë ngjyra
në kujtesën tënde të tokës dhe gjakut
në udhët e botës.
Të pashë në “Batterfly” tek drithëroje në skenën e fundit
oh “ç’vdekje” e bukur në atë “apné” të gjatë
si peshkatarët e perlave
zhytur në ujrat e kaltra të Oqeanisë,
oh ç’vdekje” e magjithshme para fëmijës…
Ti mundesh kudo bija ime,
në Metropolitan, në Covent Garden, Orange e La Scala
plot hire në Teatro Real,
ti këndoje “Traviata”-n me duart e hapura nga dhimbja e madhe
kur nëna të kish vdekur një natë më parë,
këndoje dhe bije në honet e zisë
për ta mbajtur gjallë mbi kordat e tua
ku ngjizej dhimbja dhe dashuria.
Dhe shpirti yt thoshte:
“E shikon nënë, unë po këndoj për ty”
dhe kërkoje të shihje sytë e saj në mjegullën e pafund
e dije që ajo lumturohej me ty
edhe pse e vdekur
përrallë e moçme e qumështit dhe mëkimit
përrallë e rizgjimit.
Në Londrën e hirtë,
atë janar të ftohtë në “Covent Garden”
shpirti yt klithte arjet më të bukura të botës
dhe publiku shihte fytyrën e sublimes
dhe trupin tënd që hepohej
gati të binte në humbëtirë,
ç’spektakël i dhimbshëm e magjik
të shihje trupin e përhumbur
dhe dorën që mbahej pas siparit,
dorën që rrahu skenën si të prekte një talisman të shenjtë,
Po, ti munde gjithçka në këtë botë këngësh e magjish,
ti martire, ngjizmë e madhe e dashurisë…
____
Tu peux…
Pour la soprano Ermonela Jaho
Tu peux…
c’est ce que ton père t’a dit
et tu es partie pour un voyage douloureux
laissant derrière les tristes routes d’Albanie,
Tu peux disait ton père de nouveau…
dans tes nuits solitaires
marchant sur le chemin de l’exil
au milieu des vents, des défis et des déceptions
pourtant, marche après marche
tu as gravi les scènes de l’Italie,
dans le monde qui a fait vibrer Verdi, Puccini, Donizetti
et ton cœur s’est ouvert pour que la voix puisse exploser
en vibrato et mille couleurs
avec la mémoire de la terre et du sang
sur les routes du monde.
Je t’ai vue dans “Butterfly”
Oh, “quelle belle mort” dans le dernier air
cette longue “apnée”
comme les pêcheurs de perles des eaux bleues de l’Océanie,
“Oh, quelle mort” devant l’enfant…
Tu peux ma fille, te disait dans la brise ton père
et tu montais les escaliers du Metropolitan, de Covent Garden,
au théâtre d’Orange et à La Scala
pleine de grâce au Teatro Real,
tu as chanté “La Traviata” les mains ouvertes dans une grande douleur
quand ta mère était morte la nuit précédente,
tu chantais et tombais dans les abîmes du deuil
pour la garder en vie sur tes cordes vocales
où la souffrance et l’amour sont conçus.
Et ton âme disait :
Regarde, maman, je chante pour toi,
essayant de voir ses yeux dans le brouillard sans fin
Je savais qu’elle était heureuse de toi
même si elle était morte
un vieux conte de lait et de chagrin
un conte de renaissance.
Cet janvier froid à Covent Garden
dans le Londre gris
ton âme a chanté les plus beaux airs du monde,
le public a vu le visage de la beauté sublime
où ton corps était en train de tomber
sur le point de s’écrouler,
quel spectacle douloureux et magique
voir ton corps dans le dernier souffle
et ta main tenue derrière le rideau,
ta main qui battait le plancher
comme si elle touchait un talisman sacré,
Oui, tu pouvais tout faire
dans ce monde d’opéra et de magie,
toi martyre,
grande incarnation de l’amour…

Kur Presidenti i Republikës bëhet Haxhi

0

Shfaqja publike e Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Haxh, brenda një rituali fetar të strukturuar dhe me ngarkesë të plotë fetare, përbën një provokim kushtetues në kuptimin më të thellë të fjalës, pasi shfaqet si cënim i hapur i parimit të laicitetit dhe mënyrës së përfaqësimit simbolik të shtetit prej Kryetarit të Shtetit.

Në një republikë kushtetuese, Presidenti nuk është individ privat që qëndron paralel me funksionin e tij institucional. Ai është figura që mishëron unitetin e popullit dhe unitaritetin e shtetit përtej dallimeve politike, shoqërore dhe fetare.

Pikërisht për këtë arsye, ai nuk përfaqëson vetëm veten, por një hapësirë të përbashkët ku asnjë qytetar nuk duhet të ndihet i përjashtuar për shkak të bindjeve të tij.

Laiciteti i shtetit, i sanksionuar në Kushtetutë, nuk është një formulë neutrale deklarative, por një parim strukturor që organizon marrëdhënien midis pushtetit publik dhe fesë. Ai nuk kërkon vetëm mosndërhyrje të fesë në shtet, por edhe mosidentifikim të shtetit me asnjë formë fetare në hapësirën e përfaqësimit të tij.

Në këtë kuptim, neni 10 i Kushtetutës dhe neni 86 i saj, që e përcakton Presidentin si përfaqësues të unitetit të popullit, funksionojnë si pjesë të një tërësie të vetme normative: garantimit të neutralitetit simbolik të shtetit. Haxhi nuk është një ngjarje neutrale kulturore, por një ritual i strukturuar fetar i Islamit, një nga pesë shtyllat e tij, ku përmes riteve të standardizuara në Mekë shprehet devocioni dhe barazia e besimtarëve përpara Zotit. Është një akt me densitet të lartë fetar, ku forma dhe kuptimi nuk mund të ndahen pa e zbrazur vetë përmbajtjen e tij.

Pyetja kushtetuese lind pikërisht në këtë pikë: çfarë ndodh kur figura e Kryetarit të Shtetit që përfaqëson shtetin laik jo vetëm shfaqet, por edhe bëhet bartës i besimit brenda një hapësire të tillë simbolike fetare?

Në të drejtën kushtetuese moderne, veçanërisht në traditat që i kushtojnë rëndësi neutralitetit shtetëror, nuk është vetëm qëllimi subjektiv i aktit ai që ka rëndësi, por edhe efekti i tij objektiv në hapësirën publike. Presidenti nuk është thjesht individ biologjik, por trup institucional i ekspozuar, ku çdo gjest, prani dhe shfaqje prodhon kuptim shtetëror. Këtu lind edhe provokim kushtetues, i cili nuk është një kategori juridike e mbyllur, por mënyrë analitike për të përshkruar momentin kur Kushtetuta nuk respektohet.

Sepse Kushtetuta nuk është vetëm tekst normativ; ajo është edhe rend simbolik. Dhe ky rend kërkon që pushteti publik të mos prodhojë identifikim fetar në asnjë formë të dukshme përfaqësimi. Kur ky kufi bëhet i paqartë, edhe pa një akt të shprehur juridik të ndaluar, atëherë nuk kemi thjesht debat interpretimi, por një zhvendosje të ngadaltë të kuptimit të vetë neutralitetit. Në këtë kuptim, problemi nuk është besimi i Presidentit, as e drejta e tij për të marrë pjesë në një ritual fetar si qytetar. Problemi është kur ky besim shfaqet përmes Kryetarit të Shtetit dhe fillon të lexohet si shenjë e shtetit. Sepse në atë moment, shteti bëhet i diskutueshëm në simbolikën e tij.

Nga ky moment, çështja nuk mbetet e izoluar. Nëse sot normalizohet kjo formë e shfaqjes simbolike fetare në figurën e Presidentit te Republikës, atëherë nuk kemi të bëjme me një rast, por krijojmë precedent. Dhe në logjikën e shtetit kushtetues, precedenti nuk është thjesht përsëritje, por transformim i standardit të normë. Nëse ky kufi relativizohet për një formë të caktuar besimi, atëherë hapet shtegu që në të ardhmen të kemi shfaqje të ngjashme simbolike edhe në raport me forma të tjera besimi.

Kësisoj, një President mund të perceptohet si i mangët në përfaqësim nëse nuk shfaqet simbolikisht afër një tradite të caktuar fetare, ose mund të gjendet nën presion për të prodhuar ekuilibra të dukshmërisë fetare për hir të një neutraliteti të keqkuptuar si simetri simbolike.

Në një zhvillim të tillë, neutraliteti shtetëror humbet përmbajtje. Ai pushon së qeni përjashtim i identifikimit fetar dhe fillon të bëhet administrim i tij.

Shteti nuk qëndron më jashtë simbolikës fetare, por fillon ta menaxhojë atë përmes figurës së vet më të lartë, Presidentit të Republikës. Dhe kjo është zhvendosja më e heshtur, por edhe më e thellë dhe më e demshme: nga shtet laik në shtet simbolikisht fetar.

Në fund, çështja nuk është nëse Presidenti mund të jetë besimtar apo të marrë pjesë në Haxh. Çështja është çfarë ndodh me kuptimin e institucionit të Presidentit kur kufiri midis përfaqësimit shtetëror dhe simbolikës fetare shkelet në hapësirën publike.

Sepse një republikë kushtetuese nuk rrezikohet vetëm nga shkelja e normave të saj, por edhe nga ndryshimi i mënyrës se si ato kuptohen e zbatohen.

Në këto kushte dhe pas një provokimi të tillë kushtetues, shtetëror, etik, qytetar dhe politik, çfarë i mbetet të bëjë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, është të nisë menjëherë procesin e shkarkimit të Haxhi Bajram Begajt nga detyra e Presidentit të Republikës.

Sepse Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e ka detyrim kushtetues të mbrojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të mbrojë laicitetin dhe nderin e shtetit.

Drini

Nga Presidenca në Pelegrinazh – Kush po e përfaqëson shtetin shqiptar?

2
Kur Presidenti i një shteti laik shfaqet në arenën ndërkombëtare i mbështjellë me petkun ceremonial të një feje të caktuar, pyetja nuk është më personale — por shtetërore, kushtetuese dhe kombëtare.
Bajram Begaj nuk është një qytetar i zakonshëm që ka zgjedhur të kryejë një rit fetar privat. Ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ai përfaqëson një shtet që mbi themelet e veta kushtetuese ka ndarjen e fesë nga shteti dhe që historikisht është mburrur me harmoninë fetare, jo me identifikimin shtetëror me Lindjen teokratike.
Por çfarë pamë?
Një president shqiptar i veshur me petkun simbolik arab, në një spektakël publik të transmetuar në rrjete e media, sikur Shqipëria të ishte ndonjë provincë shpirtërore e Lindjes dhe jo një komb europian me identitetin e vet historik e kulturor.
Dhe ironia bëhet edhe më therëse kur kujton se në Shqipëri e Kosovë shpesh heshtet përballë përdhosjes së simboleve kombëtare, relativizohet trashëgimia iliro-arbërore, ndërsa promovohen me krenari rituale e simbole që nuk kanë asnjë lidhje me trungun historik shqiptar.
Sot nuk kemi vetëm një pelegrinazh fetar. Kemi një sinjal politik. Një fotografi simbolike. Një mesazh të rrezikshëm për brezat: se përfaqësimi shtetëror shqiptar po zhvendoset gradualisht nga identiteti kombëtar drejt identiteteve fetare e orientale.
Dhe pikërisht këtu lind alarmi.
Sepse shtetet nuk rrëzohen vetëm me luftë. Ato zbehen edhe përmes transformimit kulturor, përmes relativizimit të identitetit dhe përmes heshtjes së elitave intelektuale e politike.
Sot presidenti shfaqet me “ihram”. Nesër ndoshta do të kemi diplomaci që flet më shumë në emër të botëve fetare sesa të interesit kombëtar shqiptar. Dhe pasnesër mund të zgjohemi në një shoqëri ku kombi konsiderohet dytësor, ndërsa ideologjitë fetare primare.
Askush nuk ka të drejtë t’ia mohojë askujt besimin. Por askush nuk ka të drejtë as ta shndërrojë simbolikën shtetërore në demonstrim publik fetar, sidomos në një rajon ku ndikimet ideologjike dhe financimet e huaja fetare kanë depërtuar thellë në politikë, arsim, kulturë e media.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për import identitetesh. Nuk kanë nevojë të duken arabë për të qenë besimtarë. Dhe aq më pak presidenti i Shqipërisë ka nevojë të fotografohet si figurë ceremoniale orientale për të dëshmuar spiritualitetin e tij.
Sepse Presidenti i Shqipërisë duhet të mishërojë mbi të gjitha: dinjitetin kombëtar, neutralitetin shtetëror dhe fytyrën europiane të kombit shqiptar.
Ndryshe, rrezikojmë që një ditë të mos kuptojmë më: ku mbaron feja dhe ku fillon shteti.

Gjykata Speciale dhe miti i Këshillit të Sigurimit: a u frikësua Kosova nga një tribunal që ndoshta nuk do të ekzistonte?

0
A u shmang një Tribunal i OKB-së apo u krijua një paradoks juridik?
Pak tema në Kosovën e pasluftës vazhdojnë të prodhojnë po aq debat, dyshime dhe ndarje sa mënyra e themelimit të Gjykatës Speciale. Edhe sot, pas shumë vitesh, pyetja nuk është shuar: a ishte kjo një domosdoshmëri juridike, apo një kompromis politik i imponuar nën presion ndërkombëtar?
Një nga arsyetimet më të përmendura në atë kohë, i artikuluar edhe nga Hashim Thaçi dhe i mbështetur publikisht nga Blerim Shala, ishte se nëse Kosova nuk do ta votonte vetë Gjykatën Speciale, çështja mund të përfundonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe aty do të krijohej një tribunal ndërkombëtar edhe më i rëndë për Kosovën.
Në shikim të parë ky argument tingëllonte bindës: Kosova të pranonte një zgjidhje që e kontrollonte pjesërisht vetë, në vend të një mekanizmi krejtësisht të imponuar nga jashtë. Mirëpo, kur argumentohet nga këndvështrimi i së drejtës ndërkombëtare dhe realiteteve gjeopolitike të kohës, lindin disa pyetje serioze.
Së pari, Kosova nuk ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara. Këshilli i Sigurimit vepron mbi bazën e Kartës së OKB-së dhe vendimet e tij varen nga ekuilibri politik ndërmjet fuqive të mëdha. Pikërisht këtu lind dilema: si do të krijohej një tribunal i ri për Kosovën kur ekzistonte tashmë një mekanizëm ndërkombëtar për krimet e ish-Jugosllavisë?
Tribunali i Hagës kishte përfunduar pjesën kryesore të mandatit të vet. Ai ishte krijuar pikërisht për luftërat e ish-Jugosllavisë, përfshirë Kosovën. Kishte zhvilluar hetime, procese dhe gjykime ndaj serbëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. Natyrshëm shtrohet pyetja: çfarë boshllëku juridik mbeti që kërkonte një mekanizëm të dytë?
Në teori, argumenti i Thaçit dhe Shalës ishte se raporti i Dick Marty-t mund të nxiste një mekanizëm të ri ndërkombëtar. Por në praktikë, një tribunal i ri do të kërkonte rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Kjo do të nënkuptonte votat dhe moskundërshtimin e anëtarëve të përhershëm me të drejtë vetoje.
Dhe këtu lind paradoksi politik.
Shumica e shteteve që kishin mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999 – veçanërisht Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe partnerët kryesorë perëndimorë – kishin investuar politikisht dhe ushtarakisht në legjitimitetin e ndërhyrjes në Kosovë. Vështirë të imagjinohet se të njëjtat fuqi do të mbështesnin një tribunal që potencialisht do të interpretohej si delegjitimim i ndërhyrjes së tyre ose si rihapje e të gjithë narrativës së luftës.
Nga ana tjetër, edhe Rusia kishte mekanizmin e vetos dhe e kishte përdorur shpesh Kosovën si terren për kundërshtime politike. Prandaj pretendimi se një tribunal i tillë ishte pothuajse i pashmangshëm mbetet më shumë argument politik sesa një domosdoshmëri juridike e provuar.
Ka edhe një dimension tjetër që rrallë trajtohet mjaftueshëm.
Pas luftës, Kosova nuk ishte një territor pa administrim ndërkombëtar. Ajo ishte nën administrimin e UNMIK-ut, me praninë e KFOR-it për siguri dhe më vonë me misionin e EULEX-it në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.
Nëse ekzistonin dyshime serioze për krime, lind pyetja e natyrshme: pse nuk u trajtuan ato brenda mekanizmave ekzistues ndërkombëtarë që kishin mandat dhe kompetenca në Kosovë? Nëse UNMIK-u, EULEX-i dhe strukturat ndërkombëtare të drejtësisë kishin kontroll të drejtpërdrejtë për vite me radhë, a nuk nënkupton krijimi i një strukture të re një pranim indirekt të dështimit të tyre?
Ndoshta pyetja më e vështirë nuk është juridike, por historike:
A u krijua Gjykata Speciale për të prodhuar drejtësi shtesë, apo për të prodhuar besim politik ndërkombëtar?
Drejtësia duhet të jetë universale, jo etnike; duhet të jetë e balancuar, jo e perceptuar si selektive; duhet të mbyllë plagët, jo të krijojë bindjen se historia po rihapet vazhdimisht.
Prandaj debati mbi Gjykatën Speciale nuk mbaron me aktgjykime. Ai vazhdon të jetojë në pyetjen që ende e ndan shoqërinë kosovare:
A u mbrojt shteti duke e votuar atë, apo shteti pranoi të kufizonte vetveten nga frika e një skenari që ndoshta nuk ishte aq i pashmangshëm sa u paraqit?