Kreu Blog Faqe 1430

Kryeministri Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të FSK-së

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi regjimentin e parë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “NewBorn”, në Gjilan.

Në fjalimin para pjesëtarëve të regjimentit, kryeministri Kurti u shpreh i nderuar dhe krenar për  vizitën dhe shtoi se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri.

Ai tha se këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.

Kjo, siç u tha ushtarëve kryeministri, e shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve, që me moral të lartë dhe me përkushtim intensiv, si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt, të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë, sa që sikur një.

Në vitin që lamë pas, FSK-ja tregoi profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë.Një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, ishte pjesëmarrja në “Defender Europe ‘21”, ku  treguat gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve, tha kryeministri Kurti. Ai shprehu bindjen se sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’i gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar ministër i Mbrojtjes, z.Armend Mehaj,

I nderuar zëvendëskomandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Major, Enver Cikaqi,

I nderuar Komandant i Regjimentit të Parë të Komandës së Forcave Tokësore, Nënkolonel Albert Kuçi,

Është kënaqësi të jem këtu në kazermën tuaj, në mesin e juve ushtarakëve të përkushtuar për t’ju takuar dhe për të parë për së afërmi punën tuaj,

Ju, Ushtria e Kosovës jeni edhe ëndrra edhe amaneti i brezave ndër vite, që sakrifikuan të vlefshmen për të shtrenjtën, dhanë jetën për lirinë.

Ju, me shërbimin tuaj fisnik, përgatiteni çdo ditë ta mbroni atdheun. S’kam sesi mos të ndihem i nderuar dhe krenar dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri.

Këmbësoria, si degë më e vjetër e ushtrisë, dëshmon që teknologjia dhe pajisjet ushtarake, sado të sofistikuara dhe precize, nuk mund ta zëvendësojnë vrullin dhe fuqinë e luftarakut të zot.

Kjo e shton përgjegjësinë e udhëheqësve tuaj dhe secilit prej juve, që me moral të lartë dhe me përkushtim intensiv, si dhe me punë ekipore dhe stërvitje të rregullt, të veproni bashkë, shumë bashkë, aq bashkë, sa që sikur një.

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë rritet me kapacitetet e saj, duke dëshmuar, që është gati për përgjegjësitë e reja dhe për detyra edhe më të mëdha.

Në vitin që lamë pas, FSK-ja sërish ka treguar profesionalizëm të lartë, përkushtim në shërbim të paqes e sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe jashtë, si dhe, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe të gjithë ata që kanë nevojë.

Një ndër sukseset më të larta të vitit 2021, është pjesëmarrja në “Defender Europe ‘21”, ku ju treguat gatishmërinë, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë me ushtarakët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pjesëmarrja në ushtrimin ndërkombëtar dhe validimi i suksesshëm i kompanisë tuaj, është testament i arritjeve, të cilët na bëni çdo ditë krenarë të gjithë neve.

Sfida e radhës, “Defender Europe ‘23”, do t’ju gjejë edhe më mirë, edhe më të përgatitur.

Unë jam i sigurt në suksesin tuaj edhe në këtë ushtrim. Prapë do të tregoni që Ushtria e Kosovës, është ushtria e disiplinuar, e trajnuar mirë dhe ushtri e sukseseve.

Këtë do ta arrini me punë të përbashkët ekipore, duke mësuar nga njëri-tjetri dhe nga udhëheqësit tuaj ushtarakë.

Mbi të gjitha, këtë do ta arrini me zell dhe me motiv, për ta lartësuar vendin, shtetin dhe popullin tonë.

Ngritja e Ushtrisë është detyrë e jona e përbashkët. Qeveria e Republikës së Kosovës e merr me shumë përkushtim modernizimin e Ushtrisë, si në pajisje dhe armatim, ashtu dhe kushtet e shërbimit, si dhe në ofrimin e mundësive, ku ju mund të tregoni shkathtësitë e juaja ushtarake.

Arritja e qëllimeve tona shtetërore dhe kombëtare, kërkon shumë punë, disiplinë dhe bashkëveprim. Ushtria këtë e kultivon më së shumti. Ju këtë e tregoni më së miri.

Ju faleminderit dhe urime e gëzuar viti 2022!

SPECIALE/ Në Kosovë mbërrin Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier

0
-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu pranoi letrat kredenciale nga Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier/
-Ambasadori i ri i emëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më Kosovë, Jeffrey M. Hovenier në Dhjetor 2021 është pritur në takim në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA nga Kryetari Elmi Berisha/
-Në 5 Qershor 2022 bëhen 26 vjet nga dita historike e të mërkurës së 5 Qershorit 1996 kur u bë hapja në Prishtinë e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta, të parit nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë dhe që shtetin kosovar e ka njohur që në ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë para 14 viteve në 17 Shkurtin historik 2008/
Gazeta DIELLI / portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 10 Janar 2022/ Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier ka mbërritur në kryeqytetin Prishtinë dhe sot mori zyrtarisht detyrën. Hovenier është nominuar për Ambasador në Kosovë në muajin Korrik 2021 nga Presidenti Amerikan, Joe Biden. Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar më 28 Dhjetor 2021 se Hovenier është betuar si Ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë para Nënsekretares Amerikane e Shtetit për Çështje Politike, Victoria Nuland. Ambasadori i ri i emëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më Kosovë, Jeffrey M. Hovenier në Dhjetor 2021 është pritur në takim në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA nga Kryetari Elmi Berisha.
Sot në Prishtinë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka pranuar letrat kredenciale nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Jeffrey M. Hovenier.
Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje Ambasadorit Hovnier, i cili sipas saj është shumë i afërt me Republikën e Kosovës, sepse ka shërbyer këtu më herët dhe i kupton shumë mirë dinamikat në vendin tonë.
“Kosova sot është shumë ndryshe nga Kosova të cilën e kujton ambasadori Hovenier, sepse ka ecur përpara, mirëpo një gjë ka qëndruar konsistente gjatë gjithë kësaj kohe, kjo është marrëdhënia dhe partneriteti e miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne jemi rritur e zhvilluar si vend, si dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë sepse jemi të bekuar të kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Ajo ka thënë se roli i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë është thelbësor, për të garantuar që marrëdhënia jonë do të vazhdojë të lulëzojë. “Kam kënaqësinë e veçantë të hap këtë kapitull të ri të bashkëpunimit dhe Partneritetit me Ambasadorin Hovenier. Në këtë kapitull të ri të bashkëpunimit shpresoj të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe të shtyjmë përpara në rajon e në rrafshin ndërkombëtar idealet dhe vlerat demokratike në të cilat ne besojmë bashkërisht”, ka theksuar Presidentja.
Sipas Presidentes Osmani pavarësisht sa i madh apo i vogël mund të jetë një shtet, të gjithë mund të japin kontribut të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë.
“Vendi ynë, Republika e Kosovës beson dhe i promovon vlerat të cilat i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy popujt tanë besojnë në liritë demokratike dhe ne jemi të vendosur t’i mbrojmë ato gjithmonë meqenëse i kemi fituar me shumë mund e sakrificë. Kam besim të plotë se duke punuar ngushtë me ju zotëri Ambasador ne mund të arrijmë qëllimet tona të përbashkëta. Dua t’ju siguroj se nuk do të gjeni asnjëherë aleat më të përkushtuar dhe më besnik sesa Republika e Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.
Pas takimit dhe konferencës së përbashkët, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier, kanë vendosur kurorë lulesh te Shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Presidentja Osmani ka thënë se si themeltar i shtetit të Kosovës Presidenti historik Rugova diti të ndërtojë jo vetëm hapat drejt shtetit tonë të pavarur dhe sovran, por të ndërtojë miqësi të sinqerta, miqësi të forta të cilat i kanë rezistuar kohës dhe do të vazhdojnë të ujiten dhe të lulëzojnë edhe më tej nga ana e gjithsecilit prej nesh.
“Në nderim të këtij njeriu të madh të kombit tonë, i cili dha shumë për Kosovën e pavarur dhe sovrane, dhe për miqësitë që ne sot i gëzojmë së bashku me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deshëm që sot si simbolikë e kësaj miqësie të fortë ta vendosim këtë kurorë këtu së bashku”, ka thënë Presidentja Osmani.
Ambasadori Amerikan në Kosovës, Jeffrey M. Hovenier, vizitën te Shtatorja e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova e paralajmëroi pasi dorëzoi letrat kredenciale te Presidentja Vjosa Osmani, duke u shprehur se “e kam ndier se ky është veprim që si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet ta bëjë për këtë personalitet në historinë e Kosovës”.
“Kam nderin të jem këtu për ta njohur kontributin dhe historinë e Presidentit Rugova. Desha ta bëj këtë në ditën time të parë si Ambasador i SHBA në Kosovë. Për shkak të respektit për Presidentin Rugova, atë çfarë ai ka përfaqësuar. Pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambujesë”, citohet Ambasadori i SHBA, Hovenier.
Në 5 Qershor 2022 bëhen 26 vjet nga dita historike e të mërkurës së 5 Qershorit 1996 kur u bë hapja në Prishtinë e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – vendit të miqësisë së përjetshme dhe raporteve të veçanta, të parit nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë dhe që shtetin kosovar e ka njohur që në ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë para 14 viteve në 17 Shkurtin historik 2008.
Më parë, në 12 Janar 1996, Presidenti historik Ibrahim Rugova përshëndeste paralajmërimin e atëherë Ndihmës-Sekretarit të Shtetit të SHBA, Riçard Hollbruk, për hapjen e një Zyre Amerikane në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. “Ky është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe tregon kujdesin e vazhdueshëm Amerikan për gjendjen në Kosovë dhe çështjen e Kosovës”, theksonte Rugova dhe shfaqëte shpresën se edhe vende të tjera, nga Evropa, do të hapnin zyra në Kosovë.
Fillimisht, Zyrtari i USIA-as (Agjencia Informative Amerikane), Majkëll Mekllellën (Michael McClellan) në 22 Maj 1996 ka mbërritur në Prishtinë për të udhëhequr punët në hapjen e Zyrës së këtij shërbimi.
Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë në 5 Qershor 1996 u bë nga Nënsekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum. Në hapjen solemne ishte edhe Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova bashkë me familjen.
Gazeta e rezistencës “Bujku” e ditës së enjte të 6 Qershorit 1996 në ballinë shkruante:
Dje në Prishtinë u hap Zyra e Agjencisë Informative Amerikane
“Jemi zotuar për të ardhem dhe lirinë tuaj”
-tha ambasadori Xhon Kornbllum, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, i cili zyrtarisht e hapi zyrën, duke shtuar se kjo është një provë e interesimit të vazhdueshëm amerikan e një kontribut për nxitjen e dialogut. – Dr. Ibrahim Rugova: “Kjo është ditë historike për Kosovën”.
Raportimi vijonte në faqen 2, ku botohej e plotë deklarata që e kisha marrë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova:
“Deklaratë e Presidentit Rugova
Ditë historike për Kosovën
Në deklaratën e tij me rastin e hapjes së Zyrës së USIS në Prishtinë, presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, tha se kjo është një ditë historike për Kosovën, për çështjen madhore të Kosovës, për popullin e Kosovës, për një zgjidhje paqësore dhe politike të çështjes së Kosovës në bazë të vullnetit politik të popullit. Falënderoj SHBA-të, presidentin Klinton, nënpresidentin Al Gor, sekretarin e Shtetit Kristofer, Kongresin Amerikan dhe të gjithë miqtë tanë në SHBA për këtë dhuratë të madhe për Kosovën dhe për rajonin në përgjithësi.”
Në faqen e parë botohej edhe raportimi me mbititull “Kryetari i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova priti Xhon Kornbllumin” dhe me titull e nëntitull: “SHBA-të do të angazhohen për të drejtat e popullit të Kosovës – tha Kornbllum duke ia përcjellë kryetarit Rugova zotimin e presidentit amerikan Bill Klinton.
E në faqen 3 të gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që dilte nga 18 Janari 1991 me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi dhe sfidonte ndalimin e dhunëshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, atëherë të vetmen të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë, me titullin dhe nëntitullin
“Flamur i shpresës për Kosovën
(Kronikë e viteve që i paraprinë hapjes së Zyrës Amerikane në Prishtinë)”, shkruaja mes tjerash:
“Amerika në Kosovë, nga kjo e mërkurë, është e pranishme edhe me Zyrën e USIA-s.
Kjo për Kosovën ka shumë rëndësi e domethënie, prandaj shpesh quhet përfaqësi e mision diplomatik. Kështu, prezenca amerikane në Kosovë mori një formë institucionale dhe vlerësohet se kjo është shumë e rëndësishme për njohjen dhe afirmimin edhe më të madh të çëshjtes së Kosovës.
Flamuri amerikan, i shtetit më të fuqishëm në botë, vendit mik, dashamirës e përkrahës të shqiptarëve, prej dje valon në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, i ngritur lart e solemnisht në selinë e Zyrës së USIA-s, në një godinë të bukur të lagjes së Dragodanit, duke sjellë mesazhet më të mira të aspiratave të zgjidhjes e të paqes për Kosovën e rajonin.
Zyra e USIA-s në Prishtinë shënon edhe një hap përpara në konkretizimin e interesimit të vazhdueshëm amerikan për Kosovën dhe të pranisë së SHBA-ve në këtë zonë të rrezikshme të konflikteve politike dhe jo vetëm politike në Evropën Jugore….
Flamuri amerikan në Prishtinë, që valon prej dje, është flamur i shpresës për Kosovën. Deri tash të gjithë flamujt e vendeve të huaja janë ngritur si flamuj të okupatorëve.”
Në ceremoninë festive të hapjes së Zyrës Amerikane në Kosovë, në 5 Qershor 1996, isha edhe për të raportuar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, korrespondent i cilës isha që nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë. Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës ishte festë për kosovarët dhe u përjetua si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen, raportoja atëherë nga Prishtina në Tiranë…
Pas 24 vjetëve – në 4 Korrik 2020, raportoja për Gazetën DIELLI të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, se Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe Zonja Alison Kosnett, ishin nikoqirë të pritjes për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, kur u zhvillua edhe ceremonia e përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
E në 1 Korrik 2009 Prishtina ndau truall për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, ndërsa në 5 Maj 2015 u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit.
Ndërsa, në mëngjesin e pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 të ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën e popullin e saj, kam raportuar edhe se, forcat serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, kishin djegur edhe zyrat që ndodheshin në një shtëpizë shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën Amerikane në Prishtinë.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë (USOP) filloi të punojë në shtator të vitit 1999.
USOP përfaqësonte Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID), Departamentin për Drejtësi dhe Departamentin për Mbrojtje.
Më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, para 13 viteve, Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë në 8 Prill 2008, ndërsa, po atë vit historik, në 18 Korrik, Tina Kaidanoë është betuar si ambasadore e parë Amerikane për Republikën e Kosovës.
Pak ditë pasi u konfirmua nga Departamenti Amerikan i Shtetit si ambasadore Kaidanoë solli letrat kredenciale të emërimit e pritur në takim në 25 Korrik 2008 atëherë nga Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Ndërkohë, ushtarët amerikanë mbështesin KFOR-in qe 23 vjet. Trupat amerikanë kontribuojnë në misionin e NATO-KFOR-it për të garantuar mjedis të qetë e të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Në 17 Maj 2021 është prezantar projekti për sheshin dhe shtatoren e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden në fshatin Sojevë të Ferizajt, pranë Kampit Ushtarak Amerikan “Bondsteel” në Kosovë.
Tradicionalisht në Kosovë festohet 4 Korriku, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës…
Në Prishtinë – kryeqytetin e Kosovës janë ngritur tre shtatore të personaliteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është edhe Bulevardi me emrin e Presidentit Amerikan George Bush, te Katedralja Shën Nëna Terezë.
Në 1 Nëntor 2009 është përuruar Shtatorja e Presidentit Amerikan Bill Clinton në bulevardin me emrin e tij.
Në 12 Qershor 2019 në festimet e 20 vjetorit të lirisë së Kosovës u bë edhe përurimi i Shtatores së Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj.
Shtatorja e Senatorit Amerikan Bob Dole është përuruar në sheshin me emrin e tij në 30 Gusht 2020 në 30 vjetorin e vizitës historike në Kosovë të delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

A po shndërrohen shkollat në Maqedoni në kampe terrori?

0
Shkruan: Emira Selimi

Në Maqedoninë e Veriut është situatë e rrezikshme t’i dërgojmë fëmijët nëpër shkolla! Prindërit i dërgojnë fëmijët t’i arsimojnë dhe edukojnë, por nuk ka informacion se fēmijën po ja dorëzon një personi që fëmijën ia hipnotizon, devijon dhe për gjëra jo të duhura dhe të rrezikshme ju flet nëpër orët mësimore.

Është absurde dhe e palejueshme që të tolerohet një pedagog të flet gjëra jo normale në prezencën e fëmijëve. Si psh: Është e lejuar të luftohet në emër të Zotit në vendet arabe, sipas ligjit fetar një jobesimtarit duhet t’i prehet koka, të studijohet juridiku është haram, femrat nuk kanë tē drejtë të ju flasin gjinisë së kundër me dorē.

Poashtu duke mos neglizhuar dhe ofendimet e shumë figurave të shquara kombētare si, “Skëndërbeu ka qënë tradhtar, dhe agjent i Vatikanit!” “Nënë Tereza është indiane dhe jo shqiptare dhe është haram të krenoheni me këto”, dhe shumë shumë skandale të tjera të tmerrshme që as nuk mund të paramendohen por që në fakt ndodhin….

Pastaj çfarë po ndodhë me shqiptarët e Maqedonisë, a ende jeni duke pyetur, ku shkollat gati sa nuk na janë shëndrruar në kampe terrori…

Vetëm diçka e duhur na mbeti, që ka nxënës aq të zgjuar që këto tragjedi nuk ngurojnë aspak t’i paraqesin dhe bojkotojnë! Mbroni fëmijët tuaj.

Pushteti makiavelist!

0

Dilaver Goxhaj, Tiranë 

“Dialog në ferr Makiaveli kundër Monteskiesë”

Nga Maurice JOLY (Le ta krahasojmë me pushtetin kapitalist në Republikën e Shqipërië gjatë 30 viteve 1991-1921)

MAKIAVELI: Monteskie, po marr hipotezën më të vështirë për mua, një shtet që është republikë. Po marrr një republikë pasi, në një formë të tillë qeverisjeje, do të hasja në një farë qëndrese, në pamje të parë të pakapërcyeshme, përsa i përket ideve, praktikave dhe ligjeve. A jeni kundër kësaj hipoteze?

MONTESKIE: Jo, këtu keni të drejtë; po të paktën do të më jepni të drejtë t’ju them se një ndërmarrje e tillë është tejet e vështirë në shoqëritë politike bashkëkohore, ashtu sic janë organizuar ato sot.

MAKIAVELI: E përse? A nuk janë edhe këto shoqëri ashtu si dhe ato të djeshmet, të cënueshme nga ndarjet në fraksione? A nuk ka gjithkund element të luftës civile, të përçarjes partiake, të pretendimeve?

MONTESKIE: Mundet, por, një ndryshim i pushtetit nuk do të çonte në ndryshim të institucioneve. Një pretendues i dhunshëm do ta trondiste shtetin; pushteti shkon në duar të njerëzve të tjerë, por vetëm kaq; e drejta publike dhe thelbi i institucioneve mbeten të paprekura. Kjo ka rëndësi për mua.

MAKIAVELI: Pra, ju e pranoni për një çast se një ndërmarrje e armatosur kundër pushtetit është e mundur?

MONTESKIE: Po.

MAKIAVELI: E zëmë se për momentin kam shpërbërë çdo lloj pushteti tjetër përvec atij timit. Jam në atë situatë ligjore që romakët e kishin pagëzuar me një fjalë aq të bukur dhe të fuqishme: DIKTATURË. Kjo do të thotë se hë për hë, mund të bëj çfarë të dua, se jam ligjvënës, ekzekutiv, gjykatës dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Kijeni parasysh këtë. Jam në pikën ku kam triumfuar për shkak të një përçarjeje, domethënë që kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një çarjeje të thellë të brendshme.. Në sipërfaqe do të jetë një mish-mash idesh, opinionesh, influencash dhe rrymash të kundërta, si në çdo shtet ku liria është zgjidhur nga zinxhirët.

Do të ketë një mori elementësh politikë të të gjitha llojeve, pjesë të partive dikur të sukseshme por sot të mposhtura, ambicie të shfrenuara, lakmi të zjarrta, urrejtje të fuqishme, terror kudo, njerëz me gjithfarë opinionesh dhe doktrinash, do të ketë nga ata që duan rivendosjen e një regjimi të vjetër, demagogë, anarkistë, utopistë, të gjithë duke punuar për shkatërrimin e rendit të vendosur. Ç’përfundim del në një situatë të tillë? Dy gjëra. E para, që vendi ka nevojë për paqe dhe nuk do të ndaloj askënd që do të mund të sjellë atë; e dyta, që në mes të kësaj përçarjeje të madhe partriake, nuk ka asnjë forcë reale, ose më saktë, ka vetëm një, dhe ai është populli. Unë do të mbështetesha te populli ashtu si Cezari, si Neroni madje, kjo është ABC-ja e çdo uzurpatori të pushtetit. Është forca e verbër që të jep mundësinë të bësh gjithçka pa u ndëshkuar, është autoriteti, është emri që mbulon cdo gjë. Aty do të shihet sesa i bëhet vonë popullit për trillet ligjore dhe garancitë kushtetuese që mbroni ju. Zaptuesi i një pushteti është në një situatë të ngjashme me atë të një pushtuesi. ai është i dënuar që të bëjë cdo gjë nga e para, të shpërbëjë shtetin, të shkatërrojë vendin, të ndryshojë praktikat. Qëllimi është ai, por hë për hë, ai duhet arritur në mënyra të tërthorta, me mjete anësore, me manovra të shkathta dhe me sa më pak dhunë që të jetë e mundur. Pra, unë nuk do t’i shkatërroja institucionet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por do t’i godisja një nga një me mënyra të padukshme, të cilat do ta shpërbënin të gjithë mekanizmin. Kështu do të godisja dora-dorës organizimin e gjyqësorit, votimet, shtypin, lirinë individuale, arsimin. Përmbi ligjet ekzistuese do të vendosja një legjislacion krejt të ri, i cili, pa e shfuqizuar haptazi të parin, në fillim do ta mbulonte, pastaj do ta shfuqizonte krejtësisht.

Këto janë pikpamje të përgjithshme.

MOMTESKIE: Ja, e morët pushtetin, por shteti ka gjithë ato probleme. Më duket një mendësi foshnjarake.

MAKIAVELI: Kështu mendoni? Ju nuk e njihni pushtetin. Do të bëja një kushtetutë tjetër dhe kaq. MONTESKIE: Dhe mendoni se kjo nuk do të jetë e veshtirë?

MAKIAVELI: E ku do të qëndronte vështirësia? Për momentin nuk do të kishte asnjë vullnet, asnjë forcë tjetër përveç simes dhe, nga ana tjetër, do të kishte si bazë të veprimit tim elementin popullor.

MONTESKIE: Kjo është e vërtetë, por, nga sa më thatë, ma merr mendja se kushtetuta juaj nuk do të jetë një monument i lirisë.

MAKIAVELI: Nuk do të ecja aq shpejt. Pak më parë po u thoja se popujt janë si individët, se ata i bën më shumë për vete aparenca sesa realiteti i gjërave; ky është një rregull i politikës që unë do ta ndiqja me vemendje..

MONTESKIE: Ja ku po u them se nuk u besoj aspak.

MAKIAVELI: Ju, me siguri do të më flisnit për parimet e ndarjes së pushteteve, për lirinë fjalës dhe të shtypit, për lirinë e besimit, për lirinë individuale, për të drejtën e tubimit, për barazinë para ligjit, për mosprekjen e pronës dhe të banesës, për të drejtën e peticionit, për zgjedhjen e lirë të punës, për masën e dënimit sipas shkeljes; mjaftojnë këto apo duhet të të radhis të tjera?

MONTESKIE: Më duket se mjaftojnë më pak se kaq, për ta vënë qeverisjen tuaj në pozitë të vështirë Makiavel.

MAKIAVELI: Këtu gaboheni dhe kjo është aq e vërtetë, saqë unë nuk kam asnjë vështirësi për t’i shpallur këto parime; madje, do t’i ktheja dhe në bazë të kushtetutës sime.

MONTESKIE: Por, nëse i vini këto parime në themel të kshtetutës suaj, si do t’ja bënit për të mos i zbatuar?

MAKIAVELI: Ah! Kujdes, unë thash se do t’i shpallja ato parime, por nuk thashë se do t’i shkruaja, e as do t’i përcaktoja shprehimisht.

MONTESKIE: Si do ta arrinit këtë?

MAKIAVELI: Nuk do të bëja asnjë parashtrim. MONTESKIE: Nuk arrij ta kuptoj se si mund të arrihet një dredhi e tillë.

MAKIAVELI: Por, nëse nuk i përmend fare, jap përshtypjen se i miratoj, ndërsa në fakt nuk miratoj asnjërën; kjo do të më lejonte më vonë që t’i fshija të gjitha, duke përjashtuar ato që do t’i gjykoja si të rrezikshme. Popujt shqetësohen më shumë për të drejtat civile, Monteskie, ato nuk do t’i prekja dhe kësisoj, një pjesë e programit tim do të ishte krejtësisht e përmbushur.

MONTESKIE: Po me të drejtat politike?

MAKIAVELI: Te vepra ime “Princi” kam shkruar këtë sentencë: “Të qeverisurit do të jenë gjithmonë të kënaqur me kryeministrin, për sa kohë që ai nuk do t’ua prekë as pasurinë e as nderin dhe, në këtë pikë mbeten për t’u luftuar vetëm pretendimet e një numuri të vogël të pakënaqurish, të cilët do të munden shumë lehtë.” Kjo është edhe përgjigje për pyetjen tuaj, Monteskie.

SHËNIM: Nxjerrë prej librit të Maurice Joly “Filozofia e pushtetit në kapitalizëm”, Tiranë, 2009, f.70-77

Elegji për Beckin

0

Me Beckin në oborrin para shtëpisë në Turkakë më 1972

 Sinan Kastrati, Suedi

Becki, qeni im e shoku i fëninisë 

Becki e Hachi

U zgjova si ”zakonisht”, pas orës pesë të mëngjesit.

Kafen turke me ëmbëlsirën e shishme e fillova ditën e re, ditën e parë të mësimit për gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor 2022 (VT-2022).

Pastaj, hëngra pakëz ushqim me lâng e speca të djegstë që kisha marrë në Turjakë. Nuk munda të ngihem nga kollitja e specit, bre fare dalshin, nema dhe u zgjova nga sofra.

Pas gjithë atyre ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë, dhe tash, në Shqipëri, të shtunën më 8 janar 2022, më nuk po i dëgjoj as lajmet e televizioneve partika e atyre ”shtetërore” shqiptare, të Edi Ramës dhe të Hashim Thaçit.

Është e gërditshme ta dëgjosh Edin e ndikuar nga droga kur ”me njërin sy shikon nga mushka e me tjetrin nga krushka” duke folur për ”pajtimin” e siç thotë ai të ”ky kufomave politike” (të Lulzim Bashës e Salih Berishës, vr. imja) dhe kur sheh Hashimin duke ”shpallur pavarësinë” e Kosovës dhe pamjet e RTK-së e Hashimit, me Biden (Joe Biden USA:s president) përfundi fotografisë së George Washington-t.

Të vjen me vjell e pshtyrë

Dhe hapa TV-në programin e 4-tërt sudez dhe desha ti shikoj lajmet e ditës. TV-4-ra (katërshi) ka disa programe, të lajmeve, filmave, fakteve etj.

Sapo hapa,  doli fotografia e qenit, dëgjova zërin e ”Hachi-t” dhe të Parkerit.

Nuk desha ta ndërroj kanalin e as të dëgjoj lajme por për të tretën here fillova ta shikoj filmin ndër më të mirët që kam shikua ndonjëherë, ”Hachiko,– En vän för livet” fili në suedisht, ”Hachi, shoku i jetës”, me Richard Gere në rrolin kryesor, të Parker Wilson.

Ngjarja:

Parker Wilson jeton në një qytet të vogël me gruan, vajzën dhe qenin Hachi. Parker punon si professor në një qytet tjetër dhe çdo ditë udhton me tren për në punë dhe anasjelltas. Kur Parker Wilson (Richard Gere) përfundon punën dhe këthehet me tren, para stacionit të trenit e pret i ulur Hachi (Hachiko), shoku i pandashëm.

Një ditë në orën e mësimit, në ligjëratë me studentët, Parker vdes në klasë ndërsa Hachi pret më shumë se ditëve të tjera trenin e orës 5 të pasdrekes por i zoti (ta quaj kështu, pronarin e qenit) nuk këthehet. Parker kishte vdekur por Hachi shkon dhe e pret në kohën kur duhej të këthehej Parker nga puna me tren. Ai pret deri sa zbresin të gjithë udhtarët por jo më i dashuri. Udhtarët dhe përsoneli që punonin afër stacionit, njihnin Hachin, e ushqenin me ushqim, sugjuk të nxehtë, ujë të ftohtë dhe i flisnin fjalë të ëmbëla…

Pas disa vjetëve, që kishte vdekur Parker, gruaja e Parker-it, Cate (Joan Allen) shkon me e vizitua varrin e burrit, sipas zakonit.

Te stacioni i trenit ajo e sheh Hachin, te vendi i tij, mbi disa gurë (murë i rrethuar me lule brenda). Ajo rrin disa minuta me Hachin por Hachi, pret trenin tjetër…

Një mbremje, Hachi, përsëri shkon te stacioni i trenit dhe aty i mbyll sytë përgjithmonë.

Tash kur Hachi mbyll sytë e fle, në dremitje e sipër, si në ëndërr, vjen Parker dhe takohet me Hachin. Parker e Hachi, me mish e me shpirt gëzohen e trupat e të dyve bashkohn dhe (shkojnë, fluturojnë, në qiell, “himlen”).

Pamjet në film shoqërohen se si Hachi e përqafon Parkerin e të lumtur siq kishin qenë dikur, këthehen në shtepi.

Filmi përfundon por edhe shikuesi, ende pa ra perdet merr vesh se kjo ishte një ngjarje e vërtetë.

Hachi kishte lindur më 10 tetor 1923, pasi kishte vdekur i zoti (pronari ”Hidesaburo Uenos död 1925) më 1925, Hichi e kishte pritur 10 vjet te stacioni i trenit, shokun më të mirë të jetës (të dashur, perm. imi).

Hachi vdes (në gjuh. shqipe themi: ka cof, ngordh për shtazë) më 8 mars 1934, por e vërteta tjetër është se Hachi ka ngordhut më 1935.

Një foto me një përmendore të Hachit shihet në përfundim të filmit te stacioni i trenit e TV-ja paraqet emrat e aktorëve, regjisorëv, fotografëve që të shumtën e herave, nuk i shikoj.

Becki, “Hachi” shqiptar i Turjakës dhe Musli Alia i Damanekit

Filmi më këtheu mbrapa kur unë e kisha shokun më të mirë në jetë, qenin tim e çobanin Beckin. Qysh si klysh kur vëllai i madh, Laha e kishte marrë në Rahovec, ende pa i hapur sytë, e mora dhe e futa nën sqetull e hyra në shtëpi, aty ku nëna e ngratë e dhezte zjemin, gatunte bukët e na zinte gjellëra. Nëna nuk më bërtiti sepse ajo ishte e urtë, si melaqe.

Pastaj Beckin e qova në ahurin e buallicave. Aty ia rregullova një vend ku mund të flinte. Shpejt edhe ballicat (buallicat) u mësuan me antarin e ri të familjes së tyre.

Po edhe ato nuk ishin shumë, 3 copa, 1 që kur ishim ndarë nga vëllezërit e babës, me kishkun e vogël dhe po at vit baba e Zeqa, vëllai i dytë shkuan me punua në Beograd, si puntor krahu dhe me paratë e fituara blemë Seishtën e Nezir Cufës dhe 2 ballica të tjera, “Arushën”, kështu e quaja unë dhe “Kalinën”.

Becki me mua vinte çdo ditë, kur unë i lëshoja ballicat, që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Ama edhe unë e doja Beckin. Bukën që ma mushte jangjikunnë (çantën) nëna Nazë, unë e haja bashkë me Beckin dhe pjesën e Beckit, prap e ia lija Beckit.

Kur fillova të shkoj në shkollë, në klasën e gjashtë, pasi kisha pushua dy vjet të plota, Becki nuk më linte vetë, ai më shoqëronte rrugës dhe vinte pas meje deri në shkollë, në Lubizdhë, 3, 5 km larg shtëpisë sime në Turjakë. Nuk donte të ndahej nga unë. Nganjëherë “i bërtisja” të këthehej posa e kalonim lumin Mirusha dhe livadhet, Jarugat, Vakafin e Lubizhdës pasi që shumë rrugaç e gjuanin me gurë ose me ndonjë shtagë dhe i gjori Beck, menxi që pshtonte. Becki e ulte bishtin përtoke dhe si me pritesë këthehej duke me shikua mos jam bërë pishman.

Edhe si çoban, kur e lija Beckin të mi ruaj ballicat e vetë shkoja të marrë bukë e bostan te shtëoija, çobanët e Damanekit, shkonin te Becki dhe ma rrihnin sepse ata e dinin se Becki nuk largohet nga ballicat pa shkua unë dhe atyre iu pëlqente që Becki qante (lihte) por nuk largohej, ndërsa ata si kllounë e sadist e sulmonin me mjete të forta të ngratin Beck. Disa herë e kam gjetur Beckin të plagosur e të gjakosur nga rrugaçët, çobanë të Damanekit.

Becki edhe nga ujku disa herë ishte sulmua, kur ai iu kishte afrua ballicavte të mia. Becki duke mendua se ujku është qen, ishin zënë. Kur e dëgjova se si më kërkonet ndihmën time, unë vrapoja me shtagë por ujku kishte ikur. Vrapova me një shtagë shkoze që ta ndihmoj Beckin por ishte vonë. Veshët i piknin gjak e ai afrohej afër meje sikur kërkonte që të ia jipja ndihmën e pare. Kryet ia merrja dhe qitja në prehër dhe i shikoja plagët e Beckit.

Herën e fundit, ato që mbaj mend për Beckin është se Musli Alia, një kushëri nga  Damanekit e kishte paralizua Beckin në pjesën e poshtme të trupit. E kishte rreh me një hu gardhi deri sa kishte mbetur i shtrirë për tokë Becki por ai nuk kishte cof. Tash, Becki i ngrihte këmbët zhagë kur ecte vetëm sa me e marrë bukën.

Kur shkoja nga Prishtina, të shtunave, më priste te dyert e oborrit i gëzuar që më pa.

Beckin ishte i sulmuar edhe nga bishat e malit edhe nga bishat-nerëz.

Unë iu kam folur fëmijëve të mi për Beckin. Becki arriti ta shoh edhe fëmiun tim të parë, Mimozën. Shkuam në ara me mbledh pasul e Beckin e lash të ma ruaj Mimozën. Mimoza, tash është grua e nënë e 4 fëmijëve por Beckin nuk e pau, ama dëgjoi shumë tregime për Beckin.

Po kush nuk e njohu Beckin në vetet 1970-ta?

Të gjithë çobanët e Bublit, Damanekit, Panorcit e Turjakës e njohën Beckin. Beckin e njohën, e panë dhe ia lëmuan shpinën e kryet edhe shokët e klasës sime, ata që e filluam klasën e gjashtë, po ata që e përfunduam klasën e tetë, gjenerata e parë e shkollës fillore ”Migjeni” në Lubizhdë, më 1970/1971.

Tre nga ata shokë klase kanë vdekur e janë vrarë, Fatmir Hamit Krasniqi i Damanekit, mjek, Ismet Ali Byqyqi, profesor i anglishtes dhe Behram Syla nga Lubizhda.

Edhe Becki im ka cof. Më fal Beck që të ofendova por kështu ne themi, ka “cof”.

Becki im, nuk kishte dashnore sepse nuk kishte asnjë kudër në katundin e Turjakës e Becki nuk la trashëgimtar.

Unë Beckin nuk e mora në kryeqytet.

Dhe kurrë nuk shkruajta një elegji për Beckin tim sikur Agolli për pleqt e

“Elegji për qenin”

Vazhdon

Mitet dhe gënjeshtrat serbe të shpërndara dhe të pranuara..!

Nga: Abas Fejzullahi

Gënjeshtra të shumta të shkruara e shpërndara në tërë botën, rreth Mitit serb për Kosovën si djep i Serbisë !

Por, e vërteta qëndron tërsisht ndryshe, për këtë, ka mjaft të dhëna e dëshmi se :

Serbët janë ardhacak në Kosovë, pas pushtimeve Serbe dhe Malazeze dhe kryerjes së shfarosjeve në masë të shqiptarëve, kanë bërë dëbime e shpërngulje me dhunë e kryer spastrime etike, është bërë popullëzimi(kolonizimi) me djepa mbi shpinë, me fëmijë kopila serb e malazez, që i kanë sjellur nga Serbia e Mali i Zi dhe i kanë përkundur në shtëpitë e shqiptarëve të vrarë e të djegur edhe për së gjalli të mbijetuarit nga lufta pushtuese e ushtrisë Serbe dhe Malazeze. Kopilave të sjellur nga Serbia e Mali i Zi, tue i përkundur në shtëpitë e shqiptarëve të vrarë, djegur e dëbuar gjatë luftërave pushtuese e pas pushtimeve, vazhdimisht i kanë mashtruar, gënyer se shtëpi,ara, fusha, kullosa e male janë të tyre por që vazhdimisht duhet pasur kujdes për ti ruajtur ato nga shqiptarët që i kanë përshkruar si plaçkitës, hajna, dhunues e vrasës!

Gënjeshtra e madhe e përsëritur qe më tepër se 600 vite është dëshmi se Gënjeshtra për Serbët është pasuri e trashëgimi kryesore nacionale dhe këte e përserisin në vazhdimsi për të bindur veten e tyre dhe të tjerët se edhe Betejen e Kosovës më 1389 që e kanë humbur e festojn si fitore.Këtë gënjeshtër e përsërisin ende sot e kësaj dite kryesisht KOS dhe Shteti Serb!

Organizimi i Tubimit më 28 qershor 1989 nga KOS dhe Shteti Serb me emrin Jugosllavi që drejtohej nga Serbia, zyrtarisht quhej MITINGU NË GAZIMESTAN afër Prishtinës në Kosovën e pushtuar nga Serbia.

Dy vite më parë në tërë Kosovën organizoheshin dhe mbaheshin tubime serbe që quheshin mitingje, ku me falimet e tyre euforike të zjarrta e me ndjenja nacional shoveniste serbo-çetnike, mbanin fjalime popa e politikaj udhëheqës e pushtetar serb, aktor, shkrimtar, fotgraf e gazetar që shkruanin e propogandonin për rrezikimin e serbëve në Kosovë,se janë të frikësuar e kërcënuar nga nacionalistët dhe iridentistët shqiptarë dhe po shpërngulen për në Serbi për të gjetur siguri!

Të njëjtat tubime e fjalime pastaj filluan ti organizonin e mbanin në tërë Jugosllavinë Federative, për të jetësuar Serbinë e bashkuar(unike) siq e quanin për të fshehur qëllimun kryesor për krijimin e Serbisë së Madhe. 

 « Desimir Jeftiqi kryetar i Qeverisë serbe, duke folur në akademinë solemne  në Beograd, më 26 qershor 1989, vlerësoi se”miti i Kosovës është më i fuqishëm se e vërteta historike”. Për Zhika Radojloviqin, një ndër kuadrot udhëheqëse serbe, kjo është ”lufta për historinë botërore ». [1]

Më, 28 qershor 1989 në manifestimin e organizuar në Gazimestan fjalën kryesore e kishte Sllobodan Millosheviqi. Sipas disa vlerësimeve, në këtë manifestim përkujtimor kushtuar 600 vjetorit të Betejes së Kosovës që festohej nga serbët si fitore, ndërsa e vërteta historike dëshmon se ka qenë humbje. Sipas disa të dhënave të Mikel Ndrecës ishin të pranishëm midis 700.000 deri në 800.000 pjesëmarrës kryesisht serbë nga të gjitha viset e Jugosllavisë dhe  kurbeti, ndërsa në disa mjete të lajmërimeve përmendet edhe numri prej 1.5 milion pjesëmarrës.

Në Mitingun e Gazimestanit mori pjesë e tërë udhëheqja partiake dhe shtetërore e Serbisë, delegacionet nga republikat dhe krahinat Jugosllave, përfaqësuesit e APJ, gjenerali Velko Kadijeviq etj, dhe rreth 50 diplomat të huaj, Ambasadori i SHBA-së Warren Zimmermann dhe Ambasadorët e Komunitetit Europian që takoheshin rregullish, morën të njejtin vendim që të mos marrin pjesë, shkruan mes tjerash në vijim në librin e tij BURIMET E NJË KATASTROVE” fq.20 Warren Zimmermann:

« … Shumë shpejt pas kësaj apoteoze të nacionalizmit serb dëgjova një fjalë nga miqtë serb gazetar, se Milosheviçi ishte zemruar në mua. Më than se ai mendonte që unë e kisha organizuar bojkotimin nga Perëndimorët, duke e shfaqur veten kështu si antiserb. Milosheviçi kishte mundësi të merrte dëshmi se kjo nuk ishte e vërtetë, me që policia sekrete serbe do t’i kishte parë regjistrimet e bëra nga spiunazhi jugosllav për bisedimet e mia telefonike me kolegët diplomatë. Megjithate Milosheviçi nuk pranoi të takohej me mua derisa m’u bë afër një vit qëndrimi në këtë vend. »[2]

Nga fjalimi i Sllobodan Millosheviqit ku mes tjerash mund të veçohen dy gjëra me shumë rëndësi që dëshmojnë më vonë pasojat tragjike nga luftërat e shkaktuar po nga vet ai :

  1. « Trimëria e Kosovës tani qe 6 shekuj e frymëzon krijimtarinë tonë, e ushqen krenarinë tonë dhe nuk lejon të harrojmë se dikur kemi qenë ushtri e madhe e guximshme dhe krenare, njëra nga të rrallat, edhe pse humbi, mbeti e pamposhtur. »
  2.    « Gjashtë shekuj më vonë, pikërisht sot, përsëri jemi në beteja. Nuk janë këto beteja të armatosura edhe pse as të tilla nuk përjashtohen ».[3]

 « Mirpo fjalimi i Millosheviqit në Gazimestan i mbolli mbi 260.000 varre në hapësirën e ish Jugosllavisë. Sepse, vetëm dy vjet pas këtij fjalimi në Gazimestan, shpërtheu lufta e përgjakshme në Jugosllavi. Në gazimestan serbia e humbi edhe një betej. »[4]

Sipas sjelljeve të popave dhe udhëheqësve të Serbisë edhe tani po sillen njësoj si në kohën e Millosheviqit që sjelli gjakderdhje dhe tragjedi në hapësirat e Ballkanit s’është për t’u habitur se janë pasardhës të tij dhe me të njejtën melodi këndojnë edhe këngët e njejta që bëjnë thirrje për pushtime dhe shfarosjen e shqiptarëve dhe boshnjakëve… dhe bashkësia ndërkombëtare e BE bënë se gjëja s’po sheh e s’po ndien si në të kaluarën!

Përmes gënjeshtrave dhe propogandës Serbia që ka shpërndar nëpër botë ka pasur përkrahje nga disa shtete të  Europës perëndimore (sidomos në Francë, Britanin e Madhe dhe në Amerikë) gjatë Luftës së Parë Botërore. Serbia paraqitet si një vend i përkushtuar për liri e moralitet, siç e thekson një ekspert amerikan mbi Kosovën Thomas A. Emmert:

Faksimil i faqeve 232-233 nga libri Serbia Hyjnore[5]

Qëndron ende një e vërtet e hidhur që në botë shumë pakë studiues e din të vërtetën për të gjitha llojet e shfarosjeve që Serbia i ka kryer në Ballkan ndaj popujve tjerë jo serb në përgjithësi po edhe ndaj shqiptarëve, sepse i ka fshhur ato me të gjitha mjetet e mundshme në veçanti përmes shkrimeve dhe botimeve të artikujve dhe librave me plotë gënjeshtra dhe shpifje dhe shpërndarjen e tyre përmes përfaqësive diplomatike dhe formave tjera në tërë botën..!

Kudo në botë ku bëhet ndonjë luftë,në lajmet botërore përmes fotografive dhe filmimeve nga gazetarët e ndryshëm nga terreni i luftimeve apo edhe pas kryerjes së luftimeve gjatë armëpushimeve mbledhin të dhëna dhe lajmrërojn lexuesit e shikuesit përmes gazetave dhe televizoneve të ndryshme institucionale dhe private  për pasojat dhe tmerret e luftërave dhe shfarosjeve të kryera!

Mirpo krimet më të rënda dhe shumëllojshmëria e shfarosjeve në masë shpeshëherë ka ndodhur gjatë marrëveshjeve për armëpushim siç ka ndodhur në Bosnje dhe Kosovë ku Serbia shfarosjet e planifikuara i ka kryera gjetë armëpushimit dhe është kujdesur për fshehjen e tyre tue shkatrruar gjurmët e krimit apo fshehur ato..në mënyra nga më të ndryshme!

Për llojet e sharosjeve (gjenocideve) në vazhdimsi që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve pas përfundimit të luftërave të bëra dhe gjatë ushtrimit të pushtetit pas pushtimit,në veçanti që nga viti 1878-1999 shumë pakë është bërë e ditur në botë sepse shumë nga këto shfarosje janë kryer pas përfundimit të luftërave pushtuese serbe, gjatë jetësimit të pushtetit në mënyrë të heshtur e të fshehura nga vet pushteti:

Nga shpërnguljet e detyrueshme të popullates gjatë viteve 1998-1999

Disa prej mënyrave dhe llojeve të shfarosjeve në heshtje me plane dhe programe afatgjata

  1. Marrja e tokave nga shqiptarët dhe dhënia si dhuratë ardhacakëve serbo malazez,
  2. Tatimi – taksa për pasuritë e palëvizëshme dhe të lëvizëshme,
  3. Marrja e drithit nga hambarët e mielli nga maxhja…Kërcënimet përmes URISË për nënshtrim,
  4. Detyrmi me dhunë e kushtëzime i ndërrimit të besimit- Fesë.
  5. Pengesat dhe ndalimi i shkolimit në gjuhën amëtare,
  6. Dëmtimi i varrezave,
  7. Shpërnguljet e detyrueshme,
  8. Pengesat në punë dhe marrja e të drejtës për të punuar,
  9. Largimi nga vendet e punës me dhunë,
  10. Keqtrajtimet, burgosjet, plagosjet, hslmimet  dhe vrasjet gjatë: Kundërshtimeve (demostratave) gjatë shpalljes së Gjendjes së jashtëzakonëshme – shtetërrethimit dhe aksionit për mbledhjen e armëve,
  11. Gjykime dhe dënime të sajuara për vepra të pa bëra…etj.,
  12. Keqtrajtimet dhe vrasjet gjatë shërbimit ushtarak etj.                                                10 Dimëror (Janar) 2022 

Përgatitur  nga Abas  Fajzullahi

[1] Mikel Ndreca, 87 Vjet terror dhe gjenocid shtetëror (1912-1999) faqe 262

[2] Po aty

[3] Nga fjalimi i Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan, 28 qershor 1989.

[4] Mikel Ndreca, 87 vjet terror dhe gjenocit shtetror (1912-1999), faqe 262

[5] Branimir Anzuloviq, Sebia Hyjnore nga miti te gjenocidi, faqe 232&233

 

Rëndësia e KNÇ në Bujan për përhapjen e antifashizmit në Shqipërinë kontinentale (31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944)

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

RËNDËSIA E KNÇ NË BUJANI PËR PËRHAPJEN E ANTIFASHIZMIT NË SHQIPËRINË KONTINENTALE

31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944

  • Me rastin e 78 vjetorit të dërgimit të dokumneteve të KANÇ të Kosovës në Shtabin e Përgjithshëm Antifashist të Shqipërisë për APROVIM (12 janar 1944) dhe hyrjës së dy brigadave të Shqipërisë në luftë për çlirimin e Kosovës (12 shtator 1944)

Argumentet historike

Konferenca Antifashiste Nacionalçlirimtare u mbajtë në BUJAN në kohën e duhur dhe në vendin e sigurtë. Aty ishte edhe përfaqsuesi anglez Zotëri Rderik BEJLI. Pas konferencës, Bejli do të shkruaj:  “Lëvizja Antifashiste është e vetmja forcë që e lufton nazifashizmin në Kosovë…”. Deri sa në Buajn flitej e palnifikohej se si të luftohet okupatori dhe si të sigurohet çlrimi dhe bashkimi shqiptar, në Kuvendin e Lidhjës Dytë të Prizrenit (17 shtator 1943) flitej dhe manifestohej se si “jemi çliruar dhe si është krijuar Shqipëria!!!”. Në Prizren ishte përfaqsuesi nazifashist Shmit Huberi, që po e humbaste luftën. Madje, aty u krijua një fotamoganë se edhe Qarku i Mitrovicës i është bashkuar Shqipërisë. Se nuk ishte ashtu duhet shiquar DOSJA: “ Pajazit Boletini” kur më 3 prill 1944 shkoi me tre komandantë xhandarmërie në Beograd te Millan Nediqi, për t` i kërkuar rrogat. Rroga nuk iu dha sepse nuk ishte në vendin e punës për katër mauj, sepse kishte shkuar në Shqipërinë Bregdetare për t` i ndiekë komunistat, me që rast në Tiranë më 4 shkurt 1944 u masakruan mija patriotë.

E ata që e kritikojnë Nacionalçlirimtarën, po ua përkujtojë se çfar VENDIMI mori tresha e madhe: Ruzvellt, Stalin, Cherchill, që po e FITONTE LUFTËN, për ata popuj që cilësohen se kanë bashkëpunuar me nazifaashizmin: “ Ata popujë që janë ekspozuar duke i ndihmuar nazifashizmit, duhet të dënohen dhe mundësisht të tarsferohen në një vend tjetër”. Serbët që i kishin aleatët në Londër dhe Msokë, posa e kuptuan këtë qëndrim, filluan t` i ferkojnë duartë. Dhe, çka ndodhë, për 20 ditë Vasa Çubrilloviqi (më 3 nëntor 1944) e shkruan elaboratin: “Likidimi i pakicës shqiptare në Jugosllavi”. E kur më vonë u ndanë sferat e intreresit në Ballkan (Jalltë të Krikesë më 12 mars 1945), Chechilli do ta shkruaj në pako të cigarës përqindjen e ndikimit, të cilën Stalini e nënshkruan me njëherë. Aty, nuk figuron Shqipëria fare. Shqipërinë e futi  në “hise” Mollotovi më vonë. E pse nuk figuron, sepse Cerchili më 1916 e humbi luftën në ÇANAKALA, dhe dha dorheqje. Ai i mbajti në mend se çfarë lufte kanë bërë shqiptarët si ushtarë të Mustafa Kemail-Ataturkut, kundër Flotës tij dhe inatin nuk e kishte depnonuar në muze, por e shpalosi për mejdani në Jalltë. Donte ta shuaj Shqipërinë fare. Prandaj, se sot Anglinë e kemi mike, kjo nuk do të thot se i kemi pasë mardhënjet e mira gjithëherë me te. Shiqone vetëm AFEREN e anijeve në Korfuz më 1946. Shiqone fatin e TREZORIT (Arit) shqiptar për një gjysmë shekulli. Shiqoni dokumentet në ANW se si nazistët në Prapsashticë i detyrojnë serbët të vejnë KRYQA me gelqere mbi shtëpai, në mënyrë që kur të bombardojnë avionët shtëpitë shqiptare që ua tregoi Radovani, xhylet të bien vetëm mbi shtëpitë e shqiptarëve, më 3-5 maj 1941. Pra, populli i Radovanit ishte me nazista. Kurse populli i Mustafë Hoxhës ishte kundër okupimit serbian dhe çdo okupimi tjetër.

Xhafer Deva

Më 1942 pas shumë kërkesave të shqiptarëve (Ferat Draga) që t` i bashkohen Zonës së okupoimit Italian, Hitleri vendosi, ashtu si pajtohej Xhafer Deva: “Shqiptarët e Kraiskomandaturës Mitrovicës, transferohen në Zonën Italiane. Trepça (Mitrovica, Llapi, Vushtrria) mbetet zonë e interesit Gjerman, në pushtetin e Milan Nediqit, që është lojal ndaj Rajhut”.  E ju që nuk jeni ekspert të historisë, shkruani, por mos ia ktheni PUSHKËN VETI. Musolini dhe Hitleri i kanë ndarë trojet shqiptare në Wjenë, në maj-qershor 1941, por  e kanë humbë luftën dhe janë denuar!

E fituesi i luftës e shkruan historinë, pastaj. E po mos të ishin ato batalone, aradha, brigada dhe eshallone (që një u masakrua në Tivar në  mars-prill 1945, nga malazezët), shqiptari në Kosovë nuk do të kishte. Hulumtoni dokumentet për Shaban Polluzhën. Ia kurdisën rastin që të kthehet, sepse 25 burra i masakroi Spasoje Gjakoviqi dhe kufomat i futi nën akull në lumin Drenica. E kur e mori këtë lajm, Shabani dhe Miftar Llausha si patriotë, nuk kishin moral të shkojnë në Srem, e pas shpine t` i vritet popullki duarthatë. E lufta e Shaban Polluzhës, në anën tjetër te sperbët spjegohej para Aleatëve, Anglezë, Amerikanë dhe Rusë: “Ja shqiptarët po na rrezistojnë, se po provojnë taa kthejnë Hitlerin në pushtet”. Këto trillime kanë vazhduar në forma të ndryshme, deri më 10 qershor 1999.

**

-PKJ në luftë speciale për defaktorizimin e Luftës antifashite në Kosovë, më qëllim që ta riokupojë duke kërkuar llogari në vend që të japi llogari për mizoritë sllave ndaj shqiptarëve, ia kaloi kralevinës me dhunë të paparë. PKJ nuk ka lërë mjet defaktorizues pa përdorur, për ta akuzuar popullin shqiptar të Kosovës se po bashkpunonte me nazifashizmin, sidomos nga 12 janari 1944. Në këtë drejtim duke synuar ta realizojë programin e saj anticivilizues, më 8 shkurt 1945, KQ PKJ dhe Shtabi Suprem i APNÇ të Jugosllavisë, vëndosën diktaturë ushtarke në Kosovë, në mënyrë që t` i realizojnë defaktorizimet një nga një: defaktorizimin ushtrak (8 shkurt 1945), defaktorizimin politik (31 mars 1945) dhe defaktorizimin parlamentar (10 qershor 1945). Kjo politikë neokoloniale u bë për faktin se Konferenca NÇ e Kosovës më 2 janar 1944 u rreshtua që të veprojë si një faktor i fuqishëm antifashist, madje duke kërkuar, që Kosova të bashkohet me Shqipërinë Bregdetare. Ta shtojellojmë çështjën në aspketin analitik dhe eksplikativ, nga këndi i filozofisë së historisë, e ku argumentet flasin vet.

Treva shqiptare e Kosovës gjatë shekullit XIX-të, kur u krijuan kombet, kudo nepër Evropë, pra edhe në Ballkan, ishte treva më kryengritëse për çlirimin kombëtar nga robëria osmane. Mjerisht, me vendimet e Kongresit Berlinit (1878), me krijimin e Çështjës së MUAHAXHERËVE ( 1877, popullsia shqiptare e 714 katundeve të Sanxhakut Nishit dhe Pirotit u detyrua të shpërngulet nga vatrat e veta për 28 DITË-hb), popullsia e Shqipërisë Kontinentale (Vilajeti i Kosovës dhe Vilajeti i Manstirit), krijuan bindje të thellë se Gjashtë Fuqitë Evropiane janë kah i tradhtojnë në çdo hap, duke e coptuar Shqipërinë Etnike të katër vilajeteve. Prandaj, me Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881); me Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899), me Kuvendin Kombëtar në Ferizaj (korrik 1908), me Kongresin e Alfabetit në Manstir ( nëntor 1908); me Kryengritjet e mëdha shqiptare në tërë Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Shkodrës  (1910-1912), i treguan botës politike dhe diplomatike, të Gjashtë Fuqive (Anglisë, Francës, Rusisë; Gjermanisë, Austro-Hungarisë dhe Italisë), se janë kryefjala dhe kallxuesi i shqiptarizmit. E pikërishtë për këtë flamurtarizëm kombëtar, edhe pse u çliruam me armet tona, (duke luftuar okupatorin turk mars-gusht 1912); edhe pse Qeveria e Qamil Pashës e pati shprehur pajtimin se e: “pranon Autoniminë dhe Pavarësinë e Shqipërisë”, në Konferencën e Londrës (1913), Çështja shqiptare u gjetë para “ksapit”, duke i coptuar trevat më atdhetare shqiptare. E vërteta, në Londër u pranua një autonimi e Shqipërisë, nën syzerenitetin e sulltanit, por e coptuar që në dokuemntet sekrete serbe quhet  Shqipëria Bregdetare. Kjo do të thot se Shqipëria Kontinnetale mbeti e okupuar, pikërishtë përmes rrenave serbe se : “Popullsia e Pejës, Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës, flasin serbisht në familje dhe serbianë e ndiejnë vetën”. E tragjedi është kjo rrenë, por më tragjedi është se Gjashtë përfaqsuesit e Fuqive evropiane u besuan.

E vërteta, nga kjo kohë (1912) gjysma e kombit shqiptar do të përjetojë një golgotë ndër më të egrat në Evropë. Në trevat shqiptare filloi të likuidohet çdo ide për shkollim, për emnacipim kombëtar dhe kulturor. Kjo luftë është “vizatuar” në dhjeta elaborate dhe programe serbe, për shfarosjen totale të mbi gjysmës së kombit shqiptare.  Qysh në fillim të vitit 1913, filloi likudimi i personaliteteve shqiptare, filloi grabitja e tokave më të mira dhe siellja e 64583 kolonistëve sllavë, të cilët jetonin seicili si guvernator, seicili i armatosur dhe të përciellur me xhandarë dhe ushtri serbo-malazeze.

Nga 23 fonde arkivore, ku është mbetë çështja shqiptare e lyer me xhak të njomë të nënave, fëmijëve dhe burrave të tyre, mjafton të plasohet veprimatria e Punisha Raçiqit, Tomë Popoviqit dhe kapos së tyre Mihajllo Ceroviqit (komesar për Jug i emruar nga Beogradi). Citoi dokumentin serb: “Këta e kishin dorën shumë të lehtë. Me thika, zjarr dhe pushkë e topa i kanë djegur me qinda fshatra shqiptare, të cilat po u përngjajnë zjarreve të  NETËVE të Bengalit, kah digjen”. Kjo politikë është bërë me program si:

1). Programi për likudimin e Kaçakëve më 1920-1924; Programi për luftimin e shqiptarëve 1927-1940; Programi për ndarjën e Shqipërisë Bregdetare 1939; Programi për Serbinë integrale dhe homogjene 1941. Rezultati i këtyre programeve është 311255 vjetë burgje për shqiptarë 1912-1941, 382 fshatra të bombarduara, 255000 shqiptarë të shpërngulur në Anadoll (bile të obligur me Konventë Jugosllavo Turke nga vitit 1938), me 381012 hektarë toka të shqiptarëve, që ua grabitën: kolonistët,xhandarët, policët, oficerët e pensionur, tagermabledhsit, pylltarët, mësuesitë, nëpunësitë, mafia tregtare,bellorusët, Crnorukashët, SRNAO, ORJUNA e deri te ZBORI fashsit i Lotiqit,  me 24000 familje të planifikuara për kolonizim (janë kolonizuar 11892 në Kosovë dhe 7811 familej sllave në Maqedoni).

Koha e Luftës Dytë Botërore 1941-1945

Pas okupimit të Mbretërisë Jugosllave në prill 1941 nga Gjermania naziste, TA FTOSH të ngritet Shqiptaria e Kosovës në luftë kundër nazifashizmit e për ta ruajtur Jugosllavinë,  që i kishte ngritur KAMPET E PËRQËNDRIMIT në Nish, Leskofc dhe Nikshiq 1919-1924, special për shqiptarë të Kosovës; atëherë kur e tërë treva shqiptare ishte një KAMP përqëndrimi 1939-1941; pra ta ftoish në luftë për ta luftuar  Nazifashizmin Gjermano-italian, për të luftuar për krijimin e një qfardo qoftë Jgosllavie, ka QENË e barabartë sikurse ta FTOISH POPULLIN HEBREJ (JAHUDITË ) më 1944/45: “Ejani e luftoni  për ta shpëtuar Hitlerin”. 

Megjithë këtë, antifashizmi në radhët e popullit shqiptar në Kosovë dhe Maqedoni e Mal të Zi,  më 6 prill 1941- 2 janar 1944, në fillim ishte një rreshtim  i pastër politik antifashist majtist, që shpërthente kryesishtë nga përkushtimi kryengritës i shqiptarëve. Por, pjesa dërmuese e antifashistëve shqiptarë do të regrutohën nga komunistët shqiptarë që erdhën nga shkollat e Mbretërisë shqiptare. Lidhur me këtë, duke u frigësuar për kthimin e pushtetit sllavë,  për komunistët shqiptarë në Kosovë më 1941/2, të lidhur me profkat politike pas qerrës së PKJ-ës, për një kohë do të mbesin të izoluar gati tërësisht nga populli shqiptar. Ky fenomen vinte nga shkaqet jo pse ndryshuan sllavët, që po kërcnoheshin sërish, kur popullit shqiptar prap i thuhej: “ Kur të kthehemi, sërish lumenjët: Llapi, Sitnica dhe Drini do të bartin nga dy muaj plisa të shqiptarëve”. E në anën tjetër okupatori i ri, lejoi një frymëmarrje tjetër për shqiptarë: lejoi administratë dhe shkolla  ashtu si ishin mundësitë shqipe. Ndërsa, metodat e dy pushteteve (kralit dhe Hitlerit) mizore, të dya, do të tregohet shumë shpejtë se nuk kishin dallime, por që me të cilat populli ishte mësuar. Prandaj, çdo çmim populli ishte i gatëshëm ta paguaj, dhe, mos të kthehën ma në pushtet kolonistët-parafashistët të mercenarëve, fajdexhive dhe rentierëve sllavë të Beogradit (1918-1941), që nuk kishin lënë mjet mizor pa përdorur, me të vetmin qëllim që Kosova të sllavizohet si Toplica më 1877/8.

Lidhur me këtë, edhe ndaj okupatorit të ri (nazifashist) shqiptarët qysh në prill-maj 1941 krijuan një mosbesim, mu nga shkaku se çetnikët dhe oficerët serbë, përgatitën disa kurtha politike të cilat u kthyen në tragjedi, prap për shqiptarë. E fjala është se në Malësinë e Gallapit, tri fshatra: Prapashtica, Nishefci dhe Keqekolla u kthyen në germadha duke u bombarduar nga avionët gjerman. Ky bombardim ndodhi për faktin se çetniku Bozhidar, që e kishte masakruar këtë trevë më 1921, prap kishte gjetë mënyrë t` i sulmojë shqiptarët përmes ushtarve të Vermahtit në fund të prilit 1941.

Pikërishtë të gjetur para kullës dhe çekanit, nga 5 maji 1941, kur shqiptarët e panë se kolonistëve nga nazistët gjrermanë u ishte thënë që në kulmet e shtëpive të tyre të vejnë kryqe, në mënyrë që të bombardohen vetëm shtëpitë shqiptare, çështja u bë shumë e kuptuar se okupatori i ri, nuk ka dallim nga ai i vjetri (1918-1941), po nuk ka dallim edhe nga ai para (1912) tij. Dhe ashtu ndodhi. Por jo vetëm bombardimi, i tri fashatrave të Gallapit, por INTERNIMI i të gjithë burrave shqiptarë nga kjo trevë në kampin e Vrajës dhe të Nishit, dhe, tragjedia që u perjetua për gjatë tërë verës, KRIJOI te kjo popullsi dhe jo vetëm kendej një BINDJE se okupatori nuk ka ndryshim, ka vetëm taktizim. E kur t` i shtohet këtij realiteti fakti se shqiptarët e trevave: Të Llapit, Vushtrisë dhe Mitroviocës me Sanxhak, ishin UNANIMISHTË, që t` i BASHKOHEN  Zonës okupuese Italiane, e  jo të mbesin nën pushtetin kuislling të Millan Nediqit (1941-1944), pushteti i Herman Nojbaherit në pajtim me Zyrën e Hitlerit, me qëllim që ta shuajnë organizimin e shqiptarëve t` i bashkohen Shqipërisë nën italianët, do të pajtohet që kjo popullsi të DEPORTOHET me dhunë në Zonën Italiane, dhe pronat e tyre t` i grabisin sërish kolonistët sllavë. Edhe ky faktor ishte një dëshmi plus, se pozita koloniale e shqiptarëve nuk kishte ndryshuar, edhe pse kishin të drejtë ta valojnë Flamurin Kombëtar, sidomos në dasma dhe festa kombëtare. E ndryshimi, u krijua bindja, mund të ndodhë vetëm nëse luftohen të dy okupatorët njësoj: ai serbian në rend të parë;  paralel me te edhe ai nazifashist. Por që të luftohet kundër dy forcave okupatore ishte utopi tipike, posaqërisht kur disa shqipfolës prap ishin gjetur në prehër të okupatorit të ri, e që i kishin grimcuar disa funksionte  kuisllingësh. Pra ta filloish luftën në TRI FRONTE, duhet ta hapish edhe frontin e katërt, sepse i pari ishte i hapur, i dyti duhej të hapej e i treti për t` i fituar dy frontet e para, duhej të përgatitej me kujdes duke i respektuar  zakonet popullore, që ishin fronti i katërt. Pra, asgjë në këtë kaos nuk dihej, çdo gjë kuptohej, se populli shqiptar duhet të rreshtohet e jo të mjegullohet në Koalicionin antifashits, krejtë me qëllim që ta fitojë të drejtën në ardhmëri të grantuar. Po kush të grantojë, kur komunistët nuk kishin asnjë autoritet në popull. E fjalëve u kishte dalë boja. E për ta fituar atë ardhmëri, disi me vështersi  do të themelohen këshillat ilegale nacionalçlirimtare, do të themlohet qeta e para, batalonet, brigadat, dhe kah fundi i luftës edhe divizionet shqiptare të Kosovës.

 Që këto forca të kryejnë detyrat kombëtare me sukese: të luftojnë forcat çetnike (koloniste ku kishte edhe komunistë; që ta luftojnë apartin e okupatorit, dhe ta luftojnë kiuslllingun shqiptar, që nuk ishin pak, duhej të luftohën edhe organizatat, “vetëm sa për të vdekur me fytyrë”. 

Që ta bindnin popullin shqiptar të Kosovës se vërtetë me luftën antifashiste do të ÇLIROHEN, komunistët jo vetëm shqiptar i kishin dy referenca mbështetëse. Mbështetja e parë, ishte në Rezolutën e Kongresit KATËRT të PKJ-ës mbajtur në DREZDEN në tetor 1928. Aty hapur ishte qëndrimi se Kosova duhet të i bashkangjitet (bashkohet) Shqipërisë. Mbështeja e dytë, për aspiratat e shqiptarëve të Shqipërisë Kontinentale, që të çlirohen dhe bashkohen me Shqipërinë Bregdetare, ishte që Jugosllavia të ndërtohet në principin FEDERETATIV Republikan, ku Kosova do të ishte njëra ndër REPUBLIKAT e saj, vendim ky rezolutiv i Konferencës PESTË të PKJ-ës, mbajtur në Zagreb në tetor 1940. Lidhur me këto qënrime të drejta të PKJ-ës, antifashistët shqiptarë, pasi që e kishin themleuar Shtabin e Përkohëshem Kryesor të APNÇ të Kosovës më 20 tetor 1942; pasi që i njejti Shtab ishte kthyer në Shtab Kryesor të AP NÇ, më 15 prill 1943, duke i drejtur në luftë disa çeta, batalone, e sidomos pas Konsultës së Komitretit Krahinor të PKJ-ës për Kosovë në shkurt 1942, ku Emin Duraku shpalosi mbështetjen në Rezolutën e Kongresit PKJ-ës (në Drezden më 1928); ku pas Konsultës së Komitetit Krahinor të PKJ-ës mbajtur në malet e  Sharit, 3-6 nëntor 1843, do të mirret vendimi që të THEMELOHET KËSHILLI NACIONALÇLIRIMTAR për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit. E shprehur në gjuhën popullore, kjo do të thot që Kosova ta ketë PARLAMENTIN E VET LEGJITIM dhe përmes tij të aprovojë ligje. Aty do të mirrëshin vendimet me të cilat kënaqeshin ASPIRATAT e shqiptarëve të robëruar, për çlirim dhe bashkim nacional.

Nëse analizohet tërë dokumentacioni i Kominternit (1919-1943), del se kjo organizatë kishte qëndrim të drejtë ndaj rrugës së bashkimit të Shqipëtarëve dhe ndaj Shqipërisë Etnike, duke i anatemaur të gjitha Konferencat e ashtuquejtura të paqës (1878, 1913, 1919).Prandaj PKJ, si natare e Kominternit nuk kishte mandat tjetër përpos të marrë qëndrim në Kongresin e saj në Drezden  (1928) që Kosova t` i bashkohet Shqipërisë, ku  fjalën kryesore në atë bashkim do ta kishte Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës.

E vërteta, pas vitit 1935 KQ PKJ kishte ndryshuar STRATEGJINË për zgjidhjen e çështjes nacionale në Mbretërinë Jugosllave. Nga ajo kohë, në vend të shkatrrimit të Jugosllavisë, dhe themelimit të shteteve (partive) nacionale, do të propogandohet RUAJTJA e Jugosllavisë, por që përbrenda saj të themlohen partitë komuniste nacionale dhe adekvat me to, edhe republikat federative, ku Kosova do të ishte njëra ndër ato REPUBLIKA. E ky qëndrim u bë realitet më 1940, duke u lidhë Komiteti Krahinor i PKJ-ës për Kosomet drejtë për drejtë me KQ PKJ-ën, pa asnjë lidhje me komitetet tjera komuniste krahinore. Aty (më 1940 në Zagreb) u la në favor edhe idea e avansimit të Kosovës në Republikë sovjetike, të cilën do ta përkrahin të gjitha komitetet tjera.

Begatimi i Kosovës me këshilla ilegale më të avansuara politikisht, në të gjitha viset  gjatë vitit 1943, kapitullimi i Iatlisë fashiste në fillim të shtatorit 1943, i nxitën antifashistët e Kosovës që t` i hyjnë punës për ta themluar KËSHILLIN NACIONALÇLIRIMTAR (PARLAMENTIT KOSOVËS.

Në konsultën e Sharrit, do të ndahen detyrat për t` i kandiduar DELEGATËT e Konferencës. Fadil Hoxha mori për detyrë aktivitetin e zgjedhjës së DELEGATËVE në RRAFSHIN E KOSOVËS. Ndërsa,  Xhavit Nimani dhe Ismet Shaqiri në Rrafshin e Dukagjinti. Kandidimet u kryen me sukes dhe në Konferncën NÇ nga 62 delgatë që ishin caktuar në kushte shumë delikate të luftës, do të marrrin pjesë 49 delegatë me autorizime të plota, nga bazat. Prej 49 delgatëve 31 nuk ishin antar të asnjë partie, por ishin në kuadër të Frontit Antifashist Naciolançlirimtar.

Fadil Hoxha                                                                     Enver Hoxha

Kush e siguroi Konferencën dhe çfar simbolike kishte

Para se të ideohet dhe organizohet mbajtëja e Konferencës Këshillit Nacional Çlirimtar të Kosovës, do të mendohet se si duhet mbrojtur dhe siguruar mabjatja e saj. Në fillim u caktua se sigurimin e Konferencës do ta kryej Aradha Partizane “Bajram Curri”. Propozimin për këtë nderë që do ta kishte Aradha, doli nga kush tjetër pos nga  Fadil Hoxha, që ishte Koamandat i Shtabit Kryesor të Aradhave Nacional Çlirimtare të Kosovës. Dhe, pasi që u pranua se Konferenca do të mbahet në Bujani, për sigurimin e saj u shtua edhe Aradhë Partizane “Perlat Rexhepi”-që ishte e Shqipërisë Bregdetare. Pas dhjetë ditë të qëndrimit në fuqi, që këto dy aradha ta kryejnë sigurimin e Konferencës, në këto rrethana  erdhi deri te një takim në mes Fadil Hoxhës dhe Sadik Bekteshit në prani të Xheladin Hanës dhe Hajdar Beg Dushit, afër burimit të Valbonës. Aty u muar vendimi që të dy aradhat të shkrihen në një ARADHTË të përbashkët me emrin “CURRI-REXHEPI”. Kjo do të thot se Konferenca do të rreshtohet FUQISHËM në vendim për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë Bregdetare, e që simbolizonte edhe bashkimi i aradhave në një: “CURRI-REXHEPI”. Dhe ashtu ndodhi.

Fakti se pas mbarimit të Konferencës, më 12 janar 1944, Fadil Hoxha ia dërgon tërë dokuemnetacionin  e saj Enver Hoxhës për t` i vënë në KQ PKSH dhe Shtabin e Përgjishëm të Aradhave Partiznae Nacional Çlirimtare PËR APROVIM, dëshmon se jo vetëm Fadili por edhe të gjithë pjesëmarrësit ishin të bindur se do të ndodhë BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË BREGDETARE. Ky bashkim spejgohej me faktin e shkrirjës së Aradhës “Bajram Curri” dhe Aradhës “Perlat Rexhepi” në një Aradhë “CURRI-REXHEPI”, se jo vetëm që synohej bashkimi, por ai konsiderohej si çështje e kryer, sepse po luftohej kundër një okupatori dhe për një çlirim definitiv të Kosovës nga çdo zgjedhë e huaj.     

Konferenca e KANÇ e mbajtur në Bujan (31 XII 1943-1,2 janar 1944) dhe me Rezolutën që e solli, e bëri një dallim substancial dhe i dhuroi popullit Shqiptar një SH P R E S Ë, se përmes luftës antifashiste do të krijojë SH A N S Ë N HISTORIKE, për t` u bashkuar Kosova me Shqipërinë. Pra, shqiptarët nuk e kishin hallin te sistemi shoqëror, sepse Konferenca ishte e Frontit Popullor Antifashist,  për bashkim kombëtar, e jo për çështje ideologjike e partiake.

 Ja teksti I Rezolutës:  “K O S O V A e RAFSHI I D U K A GJ I N I T  është krahinë e banueme në shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë ashtu edhe sot, dëshiron të bashkohet me Shqipëninë. Prandaj e ndiejmë për detyrë t` I tregojmë rrugën e drejtë që duhet të ndjekë populli shqiptar për t` I realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme, pra, që populli shqiptar i Kosovës dhe i Rrafshit Dukagjinit të bashkohet me Shqipërinë, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjakatar e rrogëtarëve të tij, sepse kjo asht e vetmja rrugë pëpr ta fitue lirine, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi të VETËVENDOSIN mbi fatin e vet me të drejtën e vetëvendosjes deri në SHKËPUTJE. Garanci për këtë është Ushtria Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë dhe Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipënisë, me të cilën ngushtësisht është e lidhur. Përveq këtyne, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenjë: Bashkimi Sovjetik, Anglia dhe Amerika, Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe ajo e Teheranit”.

Fadil Hoxha me ekipin e tij, do ta përgatitë tërë materilain e aprovuar të Konferncës dhe më 12 janar 1944 do t` ia DËRGOJË KQ PKSH dhe Shtabit Përgjithëshem në emër të Enver Hoxhës për A P R O V I M. I njejti dokumentacion në gjuhën serbishte do të i dërgohet KQ PKJ dhe Shtabit Suprem të APNÇ të Jugosllavisë, për N J O H T I M. Pra, materialet e Konferencë për APROVIM ishin për Enverin , kurse për NJOHTIM ishin për Titon. Edhe ky fakt zbulohet për herë të parë, e meritën për këtë rreshtim e kishte Fadil Hoxha.

Millovan Gjillasi

Përgjigjet KQ PKJ dhe Shtabi Suprem i Jugosllavisë më 28 III 1944

Për Dokumentet e Konferencës NÇ të Kosovës, KQ PKJ dhe Shtabi Suprem i APNÇ të Jugosllavisë , përgjigje do të japi Millovan Gjillasi, më 28 mars 1944. Në përgjigje përgënjështrohet shprehja “NJOFTIM”, sepse jugosllavët e konsideronin Kosovën si “pjesë të Jugosllavisë”, ashtu si e kishin vijëzuar në Konferencën e V-të të KQ PKJ mbajtur në Zagreb më 1940, kuptohet duke mjegulluar çështjen e REPUBLIKËS. Së dyti, kreut komunist jugosllavë nuk i pëlqente shpërehja vetvendosje deri në shkëputje, e aq më parë nuk u pëlqente shprehja se “populli shqiptar i Kosovës ka dëshirë t` i bashkohet Shqipërisë”. Këtë tog fjalësh nja dy ditë do ta diskutojnë krerët e partisë komuniste jugosllave dhe do të vijnë në përfundim se përgjigja do të ishte: “KNÇ i Kosovës nuk ka të drejtë të prodhojë ligje; nuk ka të drejtë të prejudikojë shkëputje nga Jugosllavia”. Ky ishte qëndrimi esencial që iu tha drejtuesëve antifashist të Kosovës në letrën e M. Gjilasit, i cili aspironte që Kosovën ta kthej në një “hambar drithi për Malin e Zi”. (Dokumnetet sekrete të KQ PKJ, 1944. K.4/5-0-12/45).

Tito dhe Rankoviqi

Përgjigjet KQ PKSH dhe SHTABI i Përgjithshëm më 12 maj 1944

Përgjigja nga KQ PKSH dhe Shtabi i Përgjithëshëm i APNÇ të Shqipërisë erdhi për Komitetin Krahinor dhe Shtabin Kryesor të APNÇ të Kosmetit më 12 maj 1944. Këto institucione antifashiste shqiptare, të gjitha dokuemnetet e KNÇ të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit i APROVUAN UNANIMISHT. E vërteta, shprehjet “Aprovim”-Shqipëri dhe : njohtim”-Jugosllavi u bërën “operacion plastik”-u falisifikaun më vonë  nga A. Rankoviqi dhe K. Xoxe më 1947. Dinakëria e Rankoviqit në “operacion”  doli me  një propozim që Fadil Hoxha të futët NËN HETIME, ndërsa çështja “aprovim” dhe “njohtim”,  të futën në frigoriferin politik, sepse po u hapën, duhet të dihet se “nga një kashtë i nxjerr gjashtë”, se çështja e Kosovës do të aktualizohet, fakt ky që e kërkonte Enver Hoxha edhe në korrespodencën e tij brilante me mikun ma të madh të drejtësisë në Ballkan, me mikun e Shqiptarisë, i cili më 1913 i tregoi botës të gjitha mizoritë sllave ndaj shqiptarëve, sidomos në Vilajetin e Kosovës. E vërtera korespodenca e Enver Hoxha – Leo Fraindlling, është mbajtur në mësheftësi nga Koçi Xoxe dhe A. Rankoviq, sepse ishte destinuar për Tiranë përmes postës Beogradit. (Korespedenaca në origjinal ishte në KQ PKJ –KQ LKJ deri më 1979, e që thuhet këtu për herë të parë-hb).  

Në rrethnat që po i krijonin jugosllavët, lidhur me fatin e Kosovës, nuk kishin asnjë infrmatë as Fadil Hoxha e as Enver Hoxha. Që të dyve u është thënë nga shkenctarët e Kosovës për këto pazare mesikne jugosllave, që zhvilloheshin prapa shpinës tyre, dhe i pari ka shprehur në një masë simpati publike (Fadili), e i dyti (Enveri)  nuk ka heshtë sepse me kohë e ka pasë të njohur, prandaj nuk ka besuar se po i thuhet e vërteta. E të vërtetën sot  e zbulojnë dokumentet nga Mbledhja e KNÇ të Kosometit (para dreke), ndërsa pas dreke Konsulta e KK të PKJ për Kosmet , e mbajtur në KOLOSIAN më 18 VI 1944. Në këtë tubim konstitucional dhe politik, Këshilli Nacionalçlirimtar dhe Komiteti Krahinor e PKJ-ës për Kosmet do ta APROVOJNË çdo “germë” që e kishte shprehur dhe sugjeruar Milovan Gjillasi në Letrën e tij historike dhe tragjike, për ardhmërinë e Kosovës më 28 mars 1944. Kuptohet, se për këto vendime  në Kolosian më 18 qershor 1944, do të njihet Enver Hoxha, përmes Ramdan Çitakut.

Duke i kuptuar makinacionet jugosllave, Enver Hoxha do të mobilizohet  dhe me tërë aftësinë e tij në KQ PKSH dhe Shtab të Përgjithshëm, gjithnjë duke u maskuar që çështjen e konfliktit ta kuptojë seriozisht Sveozar V. Tempo, D. Mugosha, e së pakut edhe M. Popoviqi, për të cilin kishte një respekt të shkolluar prej komunisti. E Vërteta, Enver Hoxha do ta njohtojë Miladin Popoviqin për përgatitjen dhe nisjën e Delegacionit shqiptar për Vis ( më 12 gusht 1944), për t` u takuar me Titon, dhe shtabin e tij politiko-ushtark,  që gjindej në ujdhësn e Bregdetit Kroat. Aty pas një debati dyditor, më 26 gushtë 1944, do të mirret vendim politiko-konstitucional me shumë domethënje strategjike dhe politike për fatin e Kosovës se: “Nëse Shqipëria ndërton sistem socalsit pas çlirimit, Kosova do t` i TAKOJË Shqipërisë Bregdetare; Nëse Shqipëria pas çlirimit, ndërton sietem kapitalist, Kosova do të mbetet të mbajë REFERENDUM se a do të shkojë me Jugoslavinë Socialsite apo me Shqipërinë kapitaliste”. (Koleksioni i Eduard Kardelit 1944/45-01/5-X+Y).

Milan Nedić , në mes …

LUFTA E SERBO-MALAZEZËVE PËR DEFAKTORIZIM TË ANTIFASHIZMIT NË KOSOVËS 1944-1945

Jugosllavët kishin zgjedhur defaktorizimin  e KANÇ të Kosovë,si i vetmi mjet që kjo trevë shqiptare të mbetet në duar të mafisë politike komuniste  sllave, gjithnjë duke akuzuar popullin shqiptar se po kolaboron me fashizmin. E kolaboracioni ka qenë antishqiptar, fakt ky që nuk ishte më i dobti në Kosovë; fakt ky që dëshmohet me realitetin se Qeveria Kuisllinge e Beogradit ( Millan Nediqit) më 1941-1944 ishte qeveri më stabile profashiste në Evropë. Dhe, deri sa në Tiarnë ndrroheshin qeveritë njera pas tjtrës  7 qeveri, 1939-1944), në Serbi pozita e kuisllingëve ishte shumë stabile, madje qysh më 1942 e kishin njohtuar Zyrën e Hitlerit se “Serbia është pastruar nga Hebrenjët”.

 Lidhur me Marrëveshjen e Visit më 26 gusht 1944, posa ishte bërë e njohur Marrëveshja në mes Titos, Rankoviqit, Gjilashit, Kadredlit, Bakariqit me një anë, dhe Koçi Xoxës, Ramdan Çitakut dhe Bedri Spahiut në VIS, për rreshtimin e Kosovës, pas çlirimit, duke iu bashkuar Shqipërisë Bregfetare, i pari do të reagojë A. Rankoviqi, ndërsa  pas dy ditësh edhe Milovan Gjillasi, duke e pyetur Titon se: “sa do të vlejë kjo marrëveshje jugo-shqiptare”? Tito thot: Kjo Marrëveshje do të ketë vlerë nominale deri sa të largohet Delegacioni shqiptar nga ujdhesa”. Dhe Tito, do të mbetet në potezin e intrigave, ndaj shqiptarëve deri në vdekje. Çka do të ndërmerr mëtutje dihet: intriga dhe shantazhe politike ndër ma të ultat, sa që për ta vënë çështjen e Kosovës në rend të dytë më 1947, do ta përgatitë edhe një DESANT Ushtark në Korçë, të cilin do ta drejtonte Gjerali Kupreshanin, kinse në atë qytet shqiptar, do të hyjnë grekët. E Enver Hoxha, hapur u tha grekëve dhe jugosllavëve më 6 nëntor 1947: PROVONI, por divizionin do ta gjejë fati i anijeve që vet i keni fundos në Korfuz. Tash është zaman tjetër” !

Faktorët që janë në favor të Dinastisë serbiano kroato sllovene për ta penguar

bashkimin kombëtar të shqiptarëve

J. B. Tito me V. Cherchillin në Bari të Italisë

I

Defaktorizimin J. B. Tito kur u takua me V. Cherchillin në Bari të Italisë, po thuej se i përdori ato “fakte” që i kishte lansuar kreu i Dinastisë Karagjorgjeviqëve në Londër (1941-1944), në zyrët relevante të Forein Ofissit.  Në ato reagime me shkrim thuhej: “Shqiptarët e Kosovës nuk janë të një mendimi dhe origjine me ata të Shqipërisë Bregdetare. Ky dallim shprehet së pari me faktin se më 1921 kur Hasan Prishtina (lider i shqiptarëve të Shqipërisë Kontinenatle) si iridentistë i përbetuar  nga Kosova NUK MUNDI TË QËNDRONTE NË PUSHTET (në krye të Qeverisë Tiranës)  AS PËR NJË JAVË DHE U DETYRUA TË DORËHIQET. Fakti tjetër është se shqiptarët e Kosovës të drejtuar nga Ceno Begu, nuk u pajtuan me qeverinë prokomuniste të Fan Stilin Nolit”.

“Elementi i dytë, shkruajnë zyrtarët e Dianstisë Karagjorgje, se Shqipëria Bregdetare dhe Kosova nuk janë të një rreshtimi politik dhe etnik, e që është rasti i Ahmet Zogollit (qershor-dhetor 1924), kur ai ishte njeriu më i urrejtur nga pjesa dërmuese e popullit shqiptar të Kosovës. Pra mosdurimi qëndron në të dy anët.  Në rastin e parë, shqiptarët e  Shqipërisë Bregdetare e urrenin atë të Shqipërisë Kontinentale (Hasanin). Në rastin e dytë, shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale e URRENIN atë të Shqipërisë Bregdetare( Zogollin, me përjashtim të  familjës Crno Begut). Të dy rastet “i tregonin Kragjorgjeviqëve në Londër “dëshminë”, se po u bashkuan shqiptarët e këtyre dy trevave shqiptare, do të kemi LUFTË QYTETARE. E që të mos kemi luftë qytetare në mes shqiptarëve , më së miri është t` i ndajmë, të jetojnë të ndarë, duke u përpiekur gjithëmonë që shqiptarët e Kosovës t` i ASIMILOJMË ose t` i shpërngulim në Anadolli. E që ta kryejmë këtë detyrë hyjnore serbe, dhe miqësore me Londrën, më së miri është t` i mbajmë të ndarë me intriga, politikë përçarëse, pra,edhe duke kurdisur atentate mbi liderët e të dy anëve. Kjo politikë që duhet të shndërrohet në rreligjion serb, duhet përcillet me KOLONIZIM të Kosovës, së pari e pastaj të viseve që i disponojmë si Dinasti”. Ky qëndrim i shërben edhe çdo misioni anglez që ia mësynë viseve të Kosovës sidomos.

Hasan Prishtina

“Kulmi i kësaj politike mbetët, thuhej në Londër nga agjentët e Dinastisë serbe, është  fakti i tretë se më 1927 kemi bërë kontratë me Londërn për shfrytëzimin e Trepçës, krejtë me qëllim që në Shoqatën e Kombeve t` i NEUTRALIZOJMË peticionet e Hasan Prishtinës dhe KMKK, ku ky fenomen i ankesave ka arritur më 5 maj 1930 me paraqitjën e PREMEMORJËS së TRE PRIFTËRINJËVE SHQIPTAR: Shjefën Kurti, Gjon Bizaku dhe Luigj Gashi, për POZITËN KOLONIALE TË SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI”.

II.

Faktorët që janë rrezik për interesat e Dianstisë Karagjorgjeviqe e që i bashkojnë shqiptarët

Vet fakti se Italia e okupoi një pjesë të madhe të Shqipërisë Etnike  më 1941, shqiptarët shumë shpjetë u harmonizuan me mundësinë se bashkimi kombëtar qenka i mundur dhe bshkimi qenka  i natyrëshëm, por që mund të bërët edhe me mjetet dhe forma negative sepse çdo okupim është okupim. Në lidhje me këtë në Tiranë gjatë viteve 1941-1943 pati edhe disa ministra  nga Kosova ( Iliaz Agushu, Qazim Bllaca..). Madje vizita e Mustafa Krujës në Kosovë më 1942, edhe pse M. Kruja ishte kryeqeveritar kuislling, rëndësia historike e asaj vizite ishte me vlerë për psikologjinë e shqiptarëve, që nuk mendonin fare se përfaqsues i cilës ideologji është, por e kuptuan se po i viziton Kryeministri që vinte nga Tirana, fakt ky që shqiptarët e robëruar e kishin krijuar bindjen se nuk mund të ndodhë kurrë një ngjarje e till se: “Jugosllavia kishte ngulitur bindje te ta se është shtet i pamposhtur”. Edhe më fuqishëm me këtë bashkim dhe këtë vizitë, populli kishte krijuar bindje të fuqishme se: “Tirana  është gjithmonë GARANCION për Kosovën shqiptare, pa marrë para sysh rrethanat”.

Fakti tjetër se kur kapitulloi Italia (7 shtator 1943) dhe u vëndos pushteti nazist gjerman, në Tiranë Kryeministër u zgjodhë Rexhep Mitrovica, ndërsa MP Brendëshme u zgjodh profashisti me namë kriminale Xhafer Deva, por që tregon se BASHKIMI kombëtar është zgjidhje e vetme racionale për zgjidhjën e Çështjës shqiptare, në të cilën kishin marrë pjesë në coptim po disa shtete që tash po i bashkonin copat e saj.

Në këto plagë të hapura, Konferenca e KNÇ e Bujanit ( që i mbaroi punimet më 2 janar 1944) ishte një tubim dhe një luftë faktike për të u treguar EPËRSIA E LANÇ-ës për ta realizuar të drejtën për bashkim te të gjitha viseve shqiptare në një shtet. Ndryshe, pa një premtim të bashkimit kombëtar, pa një shkëputje “laserike” me robërinë sllave, askush nga populli (masa) nuk besonte në luftën e përbashkët antifashiste, kur dihej se çfarë kishin bërë sllavët ndaj shqiptarisë për dy shekuj me radhë.   

III

Thikë pas shpine idesë bashkimit kombëtar ia futën komunistët shqiptarë, në Kosovë, sepse jo vetëm  që themeluan njësi të përbashkëta partizane me sllavët,  ata publikuan se luftojmë kundër nazifashizmit dhe tradhtarëve, e kur u tradhtuan vet, atëherë çka të thuhet, ishte tepër vonë.

IV

Kulmi i diverzionit jugosllav në rreshtimin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, është përpiekja që monedha shqiptare  të shkrihet në dinar evolutivisht. Së dyti, ishte përpiluar palni që një divizion jugsllav të zbres në Korçë, për ta e traspalntuar sovranitetin e Shqipërisë në sovranitet të kufizuar dhe të kontrolluar ushtrakisht, sidomos nga viti 1947 nga Jugosllavia.

Në vjim Rezoluta e Informbyros (1948) shënon një hap më largë  nga idea e bashkimit, sepse Jugoslavia filloi të krijojë kombësi turke nga shqitarët, filloi të aktivizojë shpërngujën në Anadoll, me çka vërtetoi Marrëveshja Xhentelmene më 1953 (Tito-Kyprili), për mos me pushuar intrigat ma  kurrë deri në ditët e sotëme.

Tito së pari e defaktorizoi ushtrakisht Shtabin Kryesor antifashist të Kosovës duke e kthyer në Shtab Operativ më 2 shtator 1944.

Për t` ua plotësuar kërkesat Rankoviqit dhe Gjilasit, J, B. Tito më 2 shtator 1944, (tetë ditë pas marrëvshjes në Vis-hb) do ta DEGRADOJË Shtabin Kryesor të Aradhave Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës në Shtab Operativ, në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë, e mëtej si do ta diktojë situata. E “situata” e sajoi mundësinë që Shatbi Opeativ i APNÇ të Kosmetit të plasohet në Shtabin Kryesor të Serbisë, po atë ditë kur Tito dhe Shtabi i tij SUPREM, po përgatiteshin të vëndosen në Beogradin e çliruar më 20 tetor 1944.(Edhe këto fakte thuhen për herë të parë!).

Enver Hoxha për ta amortizuar “atentatin” ndaj Kosovës, që e bëri Tito më 2 shtator 1944, duke e degraduar Shtabin Kryesor të AP NÇ të Kosovës, do të merr vendim për t` i nisur DY BRIGADA (DIVIZIONE) për t` i ndihmuar vllazërit shqiptar që të çlirohen me armet e veta, pa ndihmën e askujt.Në këto rretahana të krijimit të “fushës së minuar nga jugosllavët në Kosovë”, si thot Enver Hoxha , atëherë më 1944, historikisht dhe politikisht, del një aksiomë se drejtuesi i ANTIFASHIZMIT NË SHQIPËRINË BREGDETARE- Enver Hoxha, do të reagojë në nivel racional: pa e pyetur Tition dhe Shtabin e tij politiko ushtrak dhe konstitucional, dhe më 12 shtator 1944 do t` i nis dy BRIGADA (DIVIZIONE) Partizane SHQIPTARE që të hyjnë në KOSOVË dhe atje ta marrin tërë situatën në duar, duke mos lejuar mizori të partizano-çetnikëve sllavë. Këto brigada partizane shqiptare, historikisht e kanë SHËPTUAR popullin shqiptar të Kosovës, nga një kasaphane e re, që po e përgadisnin çetnikët( të cilët Tito i AMESTOI më 21 XI 1944) dhe partizanët, shumica të konveruar nga kuisllingët sllavë.

Si përgjigje për hyrjen e DY BRIGADAVE SHQIPTARE NË KOSOVË, Tito-Rankoviq-Gjillas- gjeneral Mihajllo Apostollski, do të dërgojnë në Kosovë: tri divizione serbe, dy brigada malezeze dhe një brigadë maqedone, të cilat si i quan Fadil Hoxha më 9,dhe 19 janar 1945 dhe Miladin Popoviqi më 14 janar 1945: “Po silleshin sikurse ushtria e KRALIT, dhe po e kthenin çdo gjë që ishte premtuar popullit shqiptar të Kosovës në tragjedi –në vrasje masive që ndodhën në: Ferizaj, Gjilan, Llap, Drenicë, Dukagjin-kudo”. ( Reagimet posedohet dhe disa prej tyre janë botuar më 1987 në “VJETARI” të Arkivit shtetëror të Kosovës). E vërteta, për dy brigadat shqiptare, për mos me u kuptuar se kanë hyrë në Kosovë pa lejën e Shtabit Suprem jugosllavë, Tito do të dërgojë letër që të hyjnë disa njësi të vogla shqiptare, me qellim që të pengohet çdo viktimë e pafajshme, në kushte të luftës”. E këtë letër e palsoi në Arkivë, dhe çka të thuhet, kur Brigadat shqiptare ishin në Rrethinën e Gjilanit.

Si të shfarosën shqiptarët deri sa të zgjasin opercaionet ushtarake ishte brengë e

titistëve sllavë. 

Mbi cilat baza silleshin mizorisht partizanët jugosllavë ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk i shkëputemi kronologjisë. Për ta plotësuar rreshtimin e Rankoviqit dhe Gjilasit që Kosova të “gëlltitet sërish”, nga Vllada Zeqeviq (pop me profesion), i cili më vonë u bë ministri i parë i PUNËVE të Brendëshme të Jugisllavisë, do të autorizojet Prof dr Vasa Çubrilloviq, të sajojë një program për çështje e shqiptarëve në Jugosllavi, duke u fokusuar në Kosovë. Kuptohet se mjeshtri i vjetër i kurdisjës së mizorive nazifashiste, për një afat rekord, më 3 nëntor 1944, do të ua palsojë Rankoviqit-Gjilasit-V. Zeqeviqit elaboratin: “Likudimin e pakicës shqiptare në Jugosllavi derisa të zgjasin operacionet ushtrake”. Këtë kohë Vasa Çubrilloviqi e zgjodhi nga fakti se deri sa të zgjasin operacionet marramendëse të aleatëve kunder Rajhut TRETË, nuk do të dihet fare nga askush se çka ka ngja me shqiptarë në Shqipërinë Kontinentale (Kosovës sidomos). Dhe bota e civilizuar me këtë do të qitej para aktit kryer. E nëse pyetë ndokush se ku mbeti Kosova, përgjigja do të ishte sipas  M.Gjilasit: “Në Kosovë nuk ka shqiptarë”!!. Ja edhe njëherë se sa vlejnë BRIGADAT  nga Shqipëria e ENVER HOXHËS, që u instaluan në Kosovë;  ja edhe një herë se Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë që u ÇLIRUA ME FORCAT E VETA; i vetmi popull në Evropë që i ka strahuar HEBRENJËT, pa asnjë interes, por në saje të BESËS dhe lirisë që duhet të jetë pronë e të gjithëve. Këto fakte ua kam thënë Jugosllavëve në prezencë të shkenctarëve të Luftës Dytë Botëre, nga mbar bota, më 1977 dhe më 1983, se:  “Brigadat e Shqipërisë kanë hyrë në Kosovë më 12 shtator 1944, pa NIÇAH, por me rezultat se KURORA ka qenë gjeniale, për një popull të tërë, ku nga viti 1918-1941 është bërë krim kundër njerzimit, madje edhe është provuar GJENOCIDI duke e detyruar të shpërngulen në Turqi, në saje të Konventës Jugo-Turke më 1933-1938; madje më 1941-1945, në viset gjithë shqiptare nuk pati luftë qytetare, si në Sebi e gjetiu, ku nuk pati gjenocid siç pati në BIHORIN SHQIPTAR të Sanxhakut, ku herë çetnikët e herë paryizanët e  Titos, bërën mizori të papara; ku mbi 9548 shqiptarë e boshnjakë u zhdukën për disa javë”. (AVIIB. K. “XXXX”/jnara ’43).

Lexo edhe kërcnimin e Mashan Gjuroviqit (çetnik) ndaj shqiptarëve, ku po të hynte në Kosovë, shqiptarët do të i gjente i njejti fat. E vërteta, duhet të thuhet se çka nuk guxuan të ndërmarrin çetnikët e bërën dhe e tejkaluan partizanët e Titos, duke i vrarë pa ligj e pa gjyqe mbi 49000 shqiptar etnikë, deri më 1949.

 Silljet kriminale ndaj shqiptarëve Tito i siguroi në takimin me V. Cerchillin në Bari të Italisë

Josp Broz Tito, pas takimit në Bari të Italisë me  Cerchillin (shtator ?1944) ku Cherchilli shpërtehu se: “Për çështjen e Trepçës kam kontratën me Jugosllavinë nga viti 1927 e deri më …, nuk dua të kam punë me Tiranën, sepse nuk dihet se si do të sillen. Pra  Trepça (lexo Kosova) duhet të mbesin KONTRATË angleze- jugosllave”. Më këtë pozicionim të Cerchillit për Trepçën dhe për Dinastinë Karagjorgjeviqe, si mundësi e  kthimit të mbretit Petar Karagjorgjeviq në fron, përkundër vendimit të AVNOJ-it  të dytë, të cilin e finanson MI 6+SOE, përjashtohet çdo teori që Kosova t` i takojë Shqipërisë (Lexo: Sherbimet e mshefta në Shqipëri dhe Kosovë 1943-1944). Dhe, Titos nuk i mbeti rrugë tjetër diplomatike kur e dinte se aty do të saktësohet çdo gjë. Prandaj, më 21 nëntor 1944 në Kryesi të AVNOJ-it do të shprethej si reja se : “Amnestohet të gjitha njësitet ÇETNIKE që kanë luftuar në anën e nazifashizmit dhe kundër UNÇ dhe AP të Jugoslavisë”. Me këtë Tito dëshmoi publikisht se për interes të FOTELËS në Beograd, është i gatëshëm të gërmyset para serbëve dhe anglezëve që ishin në të njetat valë, sepse Londra e finasonte Dianstinë e tyre, pa asnjë dielmë, duke menduar se ato hargjime do të nxjerr për një vit nga xehet e Kosovës, sidomos nga Trepça dhe ekstarktivat e saj.

Për ta lehtësuar riokupimin e Kosovës, në anën tjetër,  djalëria shqiptare nxirret nga Kosova dhe dergohet në frontet tjera. E vërteta, për ta defaktorzuar Kosovën në çdo apsekt me urgjencë, do të lëshohet nga Shtabi Suprem i Jugosllavisë thirrja për MOBILIZIM të shqiptarëve, në kaudër të FRONTIT POPULLOR me moton: “Çdo gjë për Frontin, çdo gjë për çlirim”-(Sve za front, sve za slobodu!).  Kështu për një kohë rekorede (25 ditë) në Kosovë do të MOBILIZOHET e tërë djalëria shqiptare, e cila ishte e PRIVUAR që të ketë çfardo armatimi në duar, sepse i frigoheshin bumerangut. E për ta forcuar pozitën në Beograd, Tito për t` i knaqë serbët do të orientohet që t` ua sigurojë Kosovën, duke vëndosur edhe diktaturë ushtrake, në mënyrë që pastaj të sillen si e kishin zakon-me mizori të papara, sidomso ndaj civilëve duarthatë shqiptarë.

Si u vëndos diktatura ushtarke në Kosovë më 8 II 1945

Pavle Joviqevit dhe Pera Brajevqit më 26 XII 1944, drejtuan kërkesë Shtabit Suprem të Jugosllavisë, që të vëndoset Diktatura ushtarke në Kosovë, pa dienin e udhëheqësve politik dhe ushtrak të Kosovës (Miladinit dhe Fadilit). Kërkesa e tyre do të shqyrtohet seriozisht nga Tito dhe pa asnjë fakt nga 3 e deri  më 8 shkurt 1945, kur do të aplikohet diktatura ushtarke. Drejtues i Shtabit Ushtark do të emrohet Sava Derleviq ( një oficer kralevine, i cili kishte përvojë se si duhet sillet një institucion ushtrak kur atë e kërkon Institucioni më i lartë). Kuptohet se i tërë ekipi i tij ishte i përbërë prej oficerëve që më parë ishin ballafaquar me luftën e shqiptarëve, për të u çliruar nga pabarazia dhe padrejtësitë  koloniale.

Në rrethna të Diktaturës ushtarke nga 8 shkurti 1945, me skenar të Shtabit Suprem (regjisor paraqitet Tito-hb) tërë djalëria shqiptare në Jugosllavi  jo vetëm e Kosovës, do të ndahet në dy fronte. Pjesa e parë prej 27000 regrutëve shqiptarë, do të planifikohet të largohet nga Kosova, me destiancion për Fronit i Sremit. Kurse në në njetën kohë do të instalohen në Kosovë, divizionet dhe brigadat sllave. Pjesa e dytë prej 18500 regrutëve shqiptarë, do të planifikohet të largohet nga Kosova për nevoja të Frontit të Adriatikut. Të dy kontigjentet, do të ndahen në nga TRI ESHALLONE, të cilave në çdo krijim të rrethanave të volitëshme u përgatitje një ATENTAT KOLEKTIV. Rasti i parë për ta zabtuar këtë ATENTAT kolektiv, u provua pas ngarkimit të DIVIZIONIT kundër  Shaban Haxhis në tren, në vijën Kushumli-Nish. Aty parashihej që vagonat e trenit, në dalje  të Prekupës  të shkëputën nga lokomotiva dhe të ndodhë përplasja aksidentale. Por, planifikimin e atentatit kolektiv, do ta hetojë oficeri Efendia nga Gjakova, duke e  neutralizuar oficerin çetnik, që ishte duke e çmotuar apartin lidhës të vagonave me lokomotivën,  me që rast  20 vagonat do të mbetëshin pa busollë drejtimi; do të përplasëshin në një humnerë aty afër Nishit (5 kilomtra).

Tragjedia vijuese u ekzekutua në Frontin e Adrikatikut, ndaj regrutëve shqiptarë, duke filluar nga hyrja në Shqipërinë Bregdetare, duke synuar  të montojnë intrigën “që shqiptarët kanë bërë diverzion ndaj shqiptarëve”, sepse të njejtin skenar e kishin realizuar në Tetovë( Magazina e duhanit) dhe Gostivar (Vrapçishtë). Por ploja e vërtetë mbi NJË eshalloni shqiptare në Tivar, do të fillojë duke e kaluar Lumin BUNA. Pastaj kulmi i krimit  u arrit në kasaphanën e Tivarit (31 mars-1 prill 1945), për të mbetur një pjesë e regrutëve që të SHKRUMOHEN  duke marrshuar pastaj, në një depo baruti afër Dubrovnikut, për t` u mbytur në det në vijim afër Trogirit nja 79 regrutë. Merrëni me mend, regrutët futën të flejnë në deponë e barotit dhe kuptohet të gjithë u shndërruan në karbon pas dhjetë minuatsh, sepse çetnikët malazezë ua futën një gacë brenda.

Kur mbaroi skenari i DEFAKTORIZIMIT Ushtark të Kosovës, Tito do të fillojë realizimi i  pjesës dytë për defaktorizimin POLITIK të Kosovës. Aq më parë, ky skenar ishte i nevojshëm për duetin Rankoviq-Gjilas, sepse Miladin Popoviqi dhe Fadil Hoxha, të befasuar dhe të pakënaçur me vënjën e diktaturës ushtarke (8 shkurt 1945), do të shkojnë në Beograd më 19 shkurt 1945, për t` u ANKUAR drejtë për drejtë te Josip Broz Tito. Por dinakëria e Titos do t`i shmanget takimit dhe përfaqsuesit politik dhe ushtark (Miladinin dhe Fadilin), do t` i pranojë Millovan Gjilasi, për faktin se Miladini ishte malazezë dhe Rankoviqin e “nënçmonte si njeri të pashkollë dhe të palogjikë civilizuese”. Shkurt, Miladini gjatë rrugës i kishte rrëfyer Fadilit se Rankoviqi është nga natyra njeri i dajakut-stupcit, se është polici më i mirë i Titos. Dhe me të hyrë në zyrën e Millovan Gjilsi (19 shkurt 1945) i drejtohet Miladinit, pa e nxënë në gojë Fadilin, pa i përshëndetë fare, që do të thot se ishte përgtitë skenari konfliktuoz: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën sikurse kemi për ta darë Sanxhakun, në mes Serbisë dhe Malit Zi”. (E ndan më 29 mars 1945 dhe sot ku është ajo krahinë shqiptare?). Aty për aty, Miladini do të reagojë se: “NDARJA e KOSOVËS nuk vjen në konsiderim, se Kosova nuk është Sanxhak, se nga Kosova 56000 luftetarë shqiptarë janë unifrmuar në Ushtrinë Antifashiste të Titos , se do të kemi probleme pastaj me Enverin-Shqipërinë”. Sipas kujtimeve të Fadil Hoxhës, Millovan Gjilasi ma nuk do të folë dhe duke bërë me dorë do ta na largojë nga zyrja. Miladini do të stresohet dhe pas dy orëve do të kërkojë ndihmë mjeksore, që do të thot se do të smuret nga nënçmimi dhe poshtrimi. Dhe pas këtij incidenti politik, tërë procedurën e reagimit kundër vëndosjes së Diktaturës ushtrake në Kosovë, do ta merrë Fadil Hoxha. Ajo procedurë është botuar në librin tim: Riokupimi i Kosovës nga Jugoslalvia Federative 1944-1999, Prishtinë 2017).

Vladimir Bakariqit

Në vijim, më 20 shkurt 1945, sipas Vladimir Bakariqit do të mirret një qëndrim ndaj të politikanëve të Kosovës. Miladini do të planifikohet të dërgohet AMBASADOR në Poloni. Kurse Fadil Hoxha, do të planifikohet të dërgohet ambasador në Turqi. Meqë Miladinin  E VRANë më 13 mars 1945, Fadilin nuk do të guxojnë ta vrasin për shkak të mundësisë, që populli do të reagojë pa ndonjë planifikim. Por do ta syrvejojnë dhe do të mbetet nën hetime deri në Plenumin e Broneve më 1966. (Raport i Komisionit shtetëror jugosllav për hulumtimin e deformimeve të UDB-ës, më 1966, posedohet).

Dueti Rankoviq-Gjillas përplasën se si ta defaktorizojnë Kosovën politikisht më 28 mars 1945

Por DEFAKTORIZIMI politik i Kosovës do të oragnizohet të ndodhë më 31 mars 1945, në Konferencën e Tretë të PKJ për Kosmet. Për çudi, drejtues të partisë në Kosovë, Millovan Gjilasi me aporovim të Titos do ta sjellë nja katundar që quhej Gjoka Pajkoviq, e i cili do të bëjë skenare dhe do të zbatojë çdo mizori në Kosovë deri sa Millovan Gjillasi u burgos, për t` ia lëshuar pozitën prap një anlafabeti –Dushan Mugishës (1955/56-65. Një vit Tito ishte në dyemndësi se si ta ndrrojë deri sa e mori pelqimin e Rankoviqit. E vërteta më 31 mars 1945, arbitrimin se kush sa fiton në Kosovë do ta “peshojë” J. B. Tito. Bile, pas kësaj date do të lindë një ankedotë partiake: A. Rankoviqi në Kosovë e mori livadhin (e përvetësoi politikisht Serbia Kosovën), kurse Gjillasi e mori sanën dhe otavën ( e solli Gjoka Pajkoviqin për sekretar të partisë deri më 1956, kur aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit e kishin gjakosë tërë popullin shqiptar, plus ishte filluar shpërngulja masive në Turqi, plus ishin siellë 3896 nëpunës të lartë malazezë në UDB dhe administratë e arsim fillor dhe të mesëm-hb).

Defaktorizimi parlamemtar i Kosovës 9 prill 1945

Në fillim të prillit Dushan Mugosha do të organizojë në kuadër të Komitetit Shqiptar, që një delgacion të “parisë” shqiptare që ta vizitojë J. B. Titon në Beograd. Nuk ishte fjala te vizita Titos, por nga 9-12 prill 1945, po mbahej   Kuvendi  i ASNOS-it (Kuvendi i Serbisë, i cili nuk ishte tubaur kurrë nga vitit 1941 sepse Serbia ishte në luftë qytetare, dhe nuk kishte vend që nuk do ta kontrollonin njësitet çetnike të Drazha Mihajloviqit dhe pushteti kuislling i Millan Nediiqit 1941-1944. E vërteta, në nëntor 1944 do të mbahet Mbledhja e Dytë e VASNOS-it, por aty nuk do të flitet asnjë fajlë për Kosovën. (Për këtë do të referohem më vonë edhe një herë!-hb). Delegacionin shqiptar në prill 1945, do ta përbëjnë 24 persona që kishin  autoritet në popull. Këtij autoriteti popullor do të i prijë kush tjetër përpos MEHMET HOXHA ( i cili nga misionarët anglez më 1943/4 ishte cilsuar si një MERCENARË i pafytyrë, sepse nga ata që kishin ardhur të punojnë për interesa të çlirimit të shqipatrëve, ky tip kërkonte para-Dejvis dhe Rdrerik Bejli), që zyrtarisht ishte ende Kryetar i Këshillit Nacioanlçlirimtar të Kosovës. Me që delegacioni nuk ‘dinte serbisht’, përkthyes do të vetëmerohet Dushan Mugosha. Ndërsa sigurimin e delegacionit do ta kryej Sasoje Gjakoviqi (shef i OZN-ës, për Kosovë).

  1. B. Tito e pret Delegazionin e Kosovës më 10 prill 1945 duke iu drejtuar Mehmet Hoxhës ndër të tjera se: “ Ju 90 % keni qenë me fashizmin, se Divizioni “Skenderbeg” ka qenë i formuar për të luftuar kundër partizanëve të mi”. Dusahn Mugosha do të ia përkthen Titos se këta (shqiptarët) po pajtohen me juve plotësisht’. Por aty për aty, sepse e kuptonte serbishtën, do të reagojë ashpër patrioti Halim Spahia me këto fjalë duke iu drejtuar Dushan Mugoshës: “Pse po e rreni Marshlain se ne po pajtohemi. E nuk pajtohemi fare se 90% kemi qenë me fashizmin, se nuk pajtohemi që Divizioni “Skederbeg”, ka luftuar kundër partizanëve të Marshalit, sepse i tërë STAFI komandues ka qenë gjerman, sepse mbi 80% të regrutëve kanë DEZERTUAR që në start. Se në Operaconin “Dargufengegenger” në vijat e para të frontit kanë qenë çetnikët e Moshan Gjuroviqit dhe Drazha Mihajloviqit, sepse ai operacion është zhvilluar në token e Malit Zi, është zhvilluar nën koamndën e oficerëve çetnik të Malit Zi, se aty kanë pasë gisht edhe disa “partizanë” sllavë, që më 1941-1943 kanë qenë me çetnik, e tash në Kosovë, pas AMNESTIMIT më 21 XI 1944, janë bërë si DAHIJËT E BEOGRDADIT, përkatësisht si kolonistët e Punisha Raçiqit-janë bërë partizanë. Ata, njëri ndër ta, është tani  Shefi i OZN-s, Spasoje Gjaoviqi, i cili për çdo natë nepër Kosovë organizon pushkatime pa ligj e pa gjyq”. E vërteta, Halim Spahia, nuk e dinte se pranë tyre ishte Spasoje Gjakoviqi, kuptohet në një paradhomë dhe i dëgjonte të gjitha kundërshtimet e Halim Spahisë (i pushkatuar më vonë me oranizim të Gjakoviqit), i cili nuk ishte i vetmi kundershtues. Kundershtimet e Qamil Luzhës dhe Mehmet Krilevës aty në vijim, mund të lexohet në librin tim: “Kosova prej Buajnit në Kaçanik”, Prishtinë 1997.

Në këto rrethana do të krijohet një atmosferë sa që J. B. Titio do të zbehet (siaps Qanmil Luzhës duke e shiquar Dushanin-hb), dhe në një momnet do të filloj të buzqeshë duke shtuar: “Të gjithë popujt në Jugosllavi kanë bërë kuamri me okupatorin, duksh më shumë e dikush më pak”. Prap do të raegojë Halim Spahija, duke thënë: “Zotëri Marshal, para disa ditësh e kam lexuar dokuemntin zyrat ku u thuhet njësie sllave që po hynin në Kosovë: “Vrani Aranutë dhe Gjermanë, e gjermanët pas 20 nëntorit 1944 e patën lëshuar Kosovën. Në Kosovë gjermanë nuk kishte por ajo urdhëresë ka pasë të bëjë vetëm me vrasjen e shqiptarëve, si gjithëherë”. Tash Halimi do të flasi serbsiht, me gabime por pa përkthyes,sepse nuk i besointe Dushan Mugoshës. Pas daljës së Delegacionit të Kosovës nga pritja te Tito, ordinansi i Sava Dërleviqit do të kërkojë nga oficeri kujdestar i Titos që Halimi dhe dy reaguesit tejrë (Q. Luzha dhe M. Krileva)të izolohen. Por, ai nuk do të pajtohet. Do t` i drejtohet Spasoje Gjakoviqit me këto fjalë: “Kur të shkoni në Kosovë… Atje mundeni të kryeni punë. Këta ende kanë punë në ASNOS nesër, për t` u pajtuar që Kosova me dëshirë don t` i bashkohet Serbisë Federale”!

     Çka tha Mehmet Hoxha në VASNOS më 10 prill 1945

Në rrethanat që i përshkruam më parë, duhet për hirë të OBJEKTIVITETIT të kthehmi për disa mauj prapa. E vërteta, (posedohet dokumentacioni në origjinal-hb) më 9-12 nëntor 1944 në Beograd do të mbahet Mbledhja e Këshillit të Madh Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë. Seanca e Parë solemne mbahet më 9 nëntor 1944. Ndërsa mbledhja e parë mbahet më 10 nëntor; mbledhja e dytë mbahet më 11 nënor, mbledhja e tretë mbahet më 12 nëntor 1944.  Tërë dokuemntacioni është hulumtuar dhe i përgjigjet qindë për qindë botimit me titull: “Zasedanje Velike Antifashistiçke Narodnoosllobodillaçke  Skupshtine  Srbije 9-12 novembar 1944, Beograd,stenogtafske beleshke; pa datë botimi). Në dokumentacionin e hulumtuar dhe në publikim, në asnjë vend NUK PËRMENDET KOSOVA.  Aty ishte Josip Broz Tito me tërë ekipin e KQ PKJ. Aty ishin përfaqsuesit e të gjitha republikave dhe të Vojvodinës, por nuk ishte asnjë përfaqsues i Kosovës, qoftë shqiptar, apo ndonjë kolonistë sllavë, të cilët për nevoja të ditës ishin bërë “komunista”.Por mbi të gjitha duhet të thuhet se Kosova ende nuk ishte “pjesë e Serbisë”, prandaj nuk përmendet në dokumente fare.

Në Kuvendin  Antifashist të Çlirimit Popullor të Serbisë, mbajtur në Beograd nga 7-9 prill 1945, pasi që e ANEKSOJË VOJVODINËN dhe GJYSMËN E SANXHAKUT, të cilën Krahinë historike e kishin ndarë me Malin e Zi, Kryesuesi i Senacës do t` ia jep fjalën Dushna Mugoshës. Ky  monstrum politik (D. Mugosha), pa asnjë autorizim prej ndonnjë forumi të Kosovës, do ta mbajë një fjalim përshëndetës dhjetë minutësh në gjuhën serbishte. Aty, me fjalimin e tij kishte për qëllim që ta vejë në KURTHË politike Mehmet Hoxhën, i cili foli në Beograd në gjuhën shqipe, për herë të parë dhe të fundit në një formu, të tillë, në histiori. Ky gjest që Mehmeti të lejohet të flasi shqip e kishte koston e vet historike tradhtatre, me prapavi deri sa të kryhet puna e statusit Kosovës. Ja fjala e Mhemet Hoxhës në tërësi pa asnjë ndërhyrje gjuhësore:

 “Shokë e shoqe, jam shum i lumtun që më asht dhanë rasti që të gjindem në kët Asamble tuej, në të cilën zgjidhën çeshtje shum të randësishme, dhe ti përfaqesojë popujt e Kosovës dhe të Metohisë. (Aplauz).Jam i sigurt se ju intereson të ndigjoni mbi gjendjen që mbretnon në Koosvë dhe Metohi dhe unë do tua shprehi ne disa fjalë.

Popullsia shqiptare e Kosoves dhe e Metohis nuk ka mujtë që të japi shumë në luften e tashme dhe per arsye sepse, me gjithse perfaqson shumicen dermuese në Kosovë dhe Metohi, ka qenë gjithhere e shtyupun dhe e keqperdorun nga ish regjimet e Jugosllavis. Reakcjoni, i cili ishte në sherbim të okupatorit, ka pasë për qellim që në Koosvë dhe Metohi të krijojë kasaphane, ku populli shqiptar do të luftonte kunder srbve dhe malazezeve në Kosovë e Metohi. Ai në kete deri diku ja ka dalë. Nji pjesë e popullit shqiptar ne Kosovë dhe Metohi  ka qenë në rrugë të gabueshme siç kane qene edhe disa popuj të tjerë të Jugosllavis, nuk ka mujtë që të çmojë randsin e luftes nacional çlirimatte, por së bashku me fashistat ka krye disa krime kunder popujve të tjerë në Koosvë e Metohis. Por fakti se  nji numer i të rijve –shqiptar nga Kosova e Metohija –së abshku me vllaznit serbë dhe malazezë-ka luftue kunder okupatorit dhe fakti se shumë familje serbe dhe malazeze kanë gjatë strehim në Kosovë e Metohi asht provë se shqiptarët janë disi në rrugë të drejtë dhe se janë për afrimin e popujve të Kosoves dhe të Metohis. Bijtë ma të mirë të popullit të Kosovës dhe të Metohis ja kanë dalë që ta shkatrrojnë atë jaz, të cilin e kishte krijue reakcioni në mes të popujve tone, dhe të nisëm në luftën e përbashkët kundër fashizmit. Sot gjendja në Kosovë e Metohi asht mjaftë e mirë dhe neve do të përpiqemi që edhe ate shka ka mbetë nga fashizmi ta likuidojmë sa ma shpejte. (apllauz i furishëm).

Deshira të cilen e shprehi shoku Mugosha: që Kosova dhe Metohija ti bashkohen Serbise Federale, nuk e frgson popullin shqiptar të Kosovës e Metohis, por e forcon dhe i jepë sigurim se do të kete – po ato të drejta me popujt e tejrë të Koosvës dhe të Metohis. (Duartrokitje të furishëme). Deshira e popullit shqiptar nga Kosova dhe Metohija që ti bashkohet Serbis  Fedreale nuk ka për qellim që ti forcojë apetitet e ish klikes imperialiste të Serbis por ta forcojë Serbin si nji njisi perparimtare demokratike, ku janë të garntueme të drejtat e të gjithë popujve të sajë, ku të gjithë do të tarjtohen barabar. Ne popullsija shqiptare nga Kosova dhe Metohija, që kemi dhanë pak në fillim, tash duhet të mbajmë barren ma të madhe në luftë kunder fashizmit. Edhe në kete detyrë do ta përmbushim, do ta pembushin tue e derdhë gjakun dhe tue ba të gjitha sakrificat që ti shlirojmë viset ende të paçlirume të Jugosllavisë dhe keshtu te krijojme Jugisllavin Fedreative  Demokratike sa ma të fort me në Krye Marshlin Tito.

Neve shqiptaret nga Kosova dhe Metohija, gjindemi në Jugosllavin Federative Demokratike barabar me të gjithë popujt, vllaznisht dhe barabarisht, edhe prandaj nuk do të na dhimbet kurgja per arritjen e ketij qellimi.

Unë i deshiroj kesaj asambleje historike sukses ma të madh dhe i uroje punen. Rrnoftë Asambleja antifashite e çlirimit kombetar të Serbis”. (Apllauz i furishm dhe i gjagtë).

 Fjalimi e Mehmet Hoxhës do ta perkthej Duashn Muagisha, i cili në serbishte botohet pas fjalmit shqip, si ankes fjalës së Mehemt Hoxhsë. (Shiqo: Zasedanje Antifashistiçek Supshtine Narodonog Osllobogjenja Srbije 7-9 prill 1945, Beograd, f. 12/3, Mbledhjen e drejtojnë: Kryetari Dr Sinisha Stankoviq dhe nënkryetari i parë Aleksander Rankoviq, që të dy nga Beogradi).    

Me fjalimin e lartëcekur Dushan Mugosha përmes Mehmet Hoxhës pa asnjë autorizim ia dorëzon Sebisë Kosovën  përmes fjalimit në ASNOS me dëshirë, ta shpallë trevë të saj integrale. Të shohim se çka ndodhë më tutje, me qëllim që titistët t`i forcojnë pozitat . Më 15 maj 1945, do të mbahet në Beograd Kongresi i parë i PKJ për Serbi. Aty Dushan Mugosha do të diskutojë se në: “Kosovë nuk ka mundësi të aplikohet gjuha shqipe”. Ky ishte një paralarjmrim se çka do të pasojë mëtej me statusin e Kosovës. Lidhur me këtë, e pyes Fadil Hoxhën më 1998: A tradhtuat apo u tardhtuat më 1945. Fadili: Jo, u tradhtuam. Tash nga kjo distancë se si u tradhtuam duket më mirë dhe më objektivisht. Por, ia ka vlejtë të sillemi ashtu sikurse “po pajtohemi”. Në esencë, ka qenë një realitet tjetër. Tash jam me Adem Demaçin dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

E atëherë, më 1945 duke e futur organizatën e partisë Komuniste të Kosovës nën “syzerenintetin” e PK të Serbisë, me komoditet Dushan Mugosha, Gjoka Pakjkoviqi dhe Spasoje Gjakoviqi do ta ftojnë Kuvendin e TRETË të Këshillit Popullor të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjnit me 10 korrik 1945 në Prizren.(Kuvedni i parë i Këshillit është mabjtur në Bujan më 31 XII 1943, i Dyti në Kolosian më 18 VI 1944 dhe i Treti në Prizren më 10 VII 1945). Në këtë Kuvend do të “aprpvohet” Rezoluta që ishte përpiluar në Beograd që “Kosova t` i bashkohet Serbisë fedreale”. Pas aneksimit të Kosovës nga Serbia federale, do të pasojë de jure hekja e Diktaturës ushtarake në Kosovë. Në lidhje me këtë, de fakto, diktatura ushtarake kurrë nuk është menjanuar  deri më 10 VI 1999. Në vijim po e siellim  tekstin  që botohet për herë të parë, që duhet të botohet pa ndërhyrje gjuhësore:

ME RASTIN E HEQJËS PUSHTETIT USHTARAK NË KOSOVË”

‘Vendimi për heqjen e pushtetit Ushtark, që ka qenë deri tash si nji instancë ma i naltë e pushtetit në Kosomet përfaqson nji njohje pozitive të punës s` onë deri tash dhe të gjendjës politike të sotshme në këtë krahinë, pika ma e madhe asht që tash përfaqsonë nji  periudhë të punës shumë të gjallë politike arsimore ndër masat e gjana popullore, pozitës së masave të varfuna punonjëse të qytetit dhe të katundit.

Me gjithë që para disa muajve , me nji herë ,bas lirimit të kësaj krahine, banditat tradhatre të ballistëve, të ëçetnikëve, të udhequna prej Ferhat Dragës, Shaban Palluzhës, Adem Osmanit, Zhika Markoviqit  dhe hyzmeqarëve të tjer fashista, me nji pjesë të katundarëvet të mashturem na mesyen dhe e veshtersuen seriozishtë pozitën t` onë në Kosmet, prap se parap të gjitha këto nuk i ndihmuen realizmit të planeve të tyne kriminale nuk e penguen fitoren t` onë.

Vendimi për HEQJEN e pushtetit Ushtrak përfaqson nji  dokuementë të suksesevet t` ona, nji grushtë të mirë të gjithë anmiqëvet t` ona. Ai duhet t` a baj të mundun dhe t` a shpejtësoj forcimin e fuqivet t` ona forcmimin e vlaznimit t` onë, zzhvillimin e të gjitha punëve t` ona , në t` ardhëshëmenin e ma të mirë popullit të Kosmetit”. ( 28. AVIIB. K. 168/11/9/1411).

Përfundim

Duke hulumtuar dokumentet e pas vitit 1944, populli shqiptar, sidomos pas aplikimit të Diktaturës ushtarke (8 shkurt 1945), “nacionalçlirimtarja” e përbashkët me sllavë, që e drejtuan komunistët, ishte një tradhti e radhës, prandaj  populli do të shpërthejnë në një histori në vargje:

Titulli:  Krali e Tita janë besatue!

“Terri syve po më ranohet,

Dhuna e sllavit ma  nuk durohet.

Djemtë e ri se lëshoni Kosovën,

Do t` i mani mall trojet që i dogjën.

Çëndroni burra se nuk jemi të lirë,

Na ka lidhë Tita,sikur krali me sinxhirë.

Ka hy Sava (Dërleviqi) shpi për shpi,

Po vret pleq e po therë fëmi

Gratë shtatzana po i ngul në singi”. (….)

(Vargjet janë të pas 8 shkurtit 1945.)

Pushteti neofashist (Titist)  menjëherë pas largimit të nazifashistëve, do të merr vednim për ndërtimin e 10 000 shtëpive për dahijët (kolonistët) e ri sllavë më 1 prill 1945, në Polit Byro të KQ PKJ. Megjithë vuajtjet shqiptare, ata që ishin të detyruara të bëjnë hangari do të shpërthejnë: “Hajt murroj, hajt murroj ( i drejtohet kaut!), Se vjen koha e prap i rrëxoj”!

Kur flitet e shkruhet për antifashizmin në Kosovë, patjtër duhet patur para sysh se në fund të luftës në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe Aradhave Partizane të Kosovës ishin 56000 luftëtarë. Në fushat e luftës ranë për çlirim, i cili u kthye në riokupim 6824 viktima lufte.

Së këndjemi, Antifashizmi në Kosovë duhet të objektivizohet me argumente, sepse në te janë përzier gishtërinjët e çetniko-komunistëve  sllavë, të kolaboracionistëve shqiptarë dhe agjenturave tjera.(lexo detalisht:  NICHOLAS BETHELL, OPERACIONI SHQIPTAR I CIA-as dhe MI6-it 1949-1953, biseda me pjesëmarrës të një MISIONI të TRADHTUAR, botim “Artini”  Prishtinë 2021, f.439).                                                                                                

Prishtinë, më 11. 01. 2022 

I kujt është Rexho Mulliqi?

FOTO : Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi dhe biri i tyre Leonardi. Vitet 1970-ta
Nga: Ilaz Aliu, Lyon, Francë
_____
Edhe sikur Rexho Mulliqi, të ngritej nga varri, e të vetëdeklarohej i pakombësi, përsëri arti i tij, e bën atë shqiptar, dhe pjesë e fryt të kulturës tonë.
Kur gjatë një vizite në Tiranë e kishin pyetur se çfarë kombësie i takon, ai ishte përgjigjur shkurt : “Pyeteni muzikën time”.
Kompozitorin Rexho Mulliqi, për së gjalli e ndoqën, izoluan, burgosen, heshtën e anatemuan. Pas vdekjes, kombe e institucione, u përpoqën ta “përvetësojnë” e bëjnë pjesë të kulturës së tyre.
Serbët thonë se ai ishte jugosllav-serb, ndaj është i tyre. Boshnjakë thonë ishte boshnjak me origjinë, ndaj është pjesë e këtij kombi. Malazezët mendojnë se u takon kulturës së tyre, pasi ka lindë në rrethin e Plavës, maqedonasit lavdërohen më faktin që talenti i tij u zbulua gjatë shkollimit në Shkup, kurse shqiptarët e dinë, e duan dhe e respektojnë si kompozitor shqiptar. Mbi këto polemika qëndron një fakt i fuqishëm: Çdo gjë që Rexho Mulliqi krijoi, ishte shqiptare.
E bija (me gruan e parë) tenton që të i’a ndërron babait identitetin.
E bija e Rexho Mulliqit, Vesna Mulliq, thotë se babai i saj nuk mund të quhet kompozitor shqiptar. Madje, kërkon t’i respektohet emri dhe të mos shkruhet Rexho Mulliqi, por Rexho Mulliq.
“Ai është Rexho Mulliq dhe nuk ka nevojë të shkruhet Rexho Mulliqi”, thotë vajza e vetme e kompozitorit me nam nga martesa e parë e tij. “Ai nuk është kompozitor shqiptar”, reagon Vesna Mulliq, në pyetjen se si duhet referuar njërit prej krijuesve më në zë të muzikës shqipe. “Kurrë nuk është deklaruar shqiptar e as që ka mundur të deklarohej ashtu”, shton ajo.
Vajza e tij Vesna me gruan e parë, mund të flas për vete se çfarë përkatësie kombëtare ka, por nuk mundet të thotë se çfarë ka pas dhe si asht ndje kompozitori shqiptar Rexho Milliqi, apo Rexhep Mullaj. Përkundër që ajo ka pas privilegje për shkak të babait të saj, dhe asht pranua të punoj në korin e RTP, dhe si gazetare ku ka shkruar për muzikën, ajo edhe sot refuzon ti jep partiturat e babait Filharmonisë së Kosovës.
Identiteti, origjina e Rexho Mulliqit:
Rexho Mulliqi u lind me 18 mars të vitit 1923 në Guci, Plavë, vdiq më 25 shkurt 1982 në Prishtinë, ishte një kompozitor shqiptar. Mbiemrin e mori nga fisi Mula, Mulaj, Mulaku, Muliqi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar Medresenë e Shkupit, deri në vitin 1941, pastaj u vendos në Prishtinë. Për shkaqe politike, u përndoq dhe u burgos, duke vuajtur dënimin në Goli Otok. Rexhep Mulliqi është njëri ndër krijuesit e traditës muzikore profesioniste në Kosovë. Ai është ndër të parët krijues të këngës korale, si autor i simfonisë së parë shqiptare në Kosovë, i së dytës në muzikën e gjithëmbarshme shqiptare, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në anën tjetër, Rexho Mulliqi bëri një muzikë që ishte dhe mbeti thellësisht shqiptare, në të gjithë përbërësit e saj.
Ai thoshte:” Muzika të cilën e krijoj, është rrëfimi im, por edhe i popullit tim, është apoteozë e nënqiellit të këtij vendi dhe e njerëzve të tij, këngë e maleve hijerëndë, e luginave të gjelbra, e lumenjve me zhurmë, rrëfim i legjendës së të kaluarës dhe këngë e agimit të diellit…”.
Në fillim e thërrisnin Rexhep Mullaj, Rexho Mulliq, Rexhep Mulliqi, kurse ai vetë, në të shumtën e rasteve, ka nënshkruar si Rexhep Mullaj. Megjithatë, ai mbeti i njohur te ne si Rexho Mulliqi.
Nexhmija Pagarusha nuk do të ishte ajo që u bë pa mbështetjen e jashtëzakonshme të bashkëshortit, Rexho Mulliqit që është një nga gjenitë e muzikës shqipe.
Gjeneratat e reja, e njohin më tepër si autor të këngës së popullarizuar “Baresha”. Mirëpo ai krijoi vepra shumë më të mëdha e më komplekse se “Baresha”.
Sot, mund të supozojmë se inspirimi krijues për “Bareshën” , mbështetej në dy burime: Zërin brilant të Nexhmije Pagarushës, dhe natyrën magjepse të vendlindjes së kompozitorit.
Pas vdekjes së Mulliqit, posaçërisht gjatë luftës, në Kosovë filluan të zhduken dëshmitë e punës së tij. Në Prishtinë u zhdukë busta origjinale e kompozitorit, punuar nga i ndjeri Agim Cafëderbasha, pronë e Shoqatës së Kompozitorëve.
Dikush u përpoq të fshijë gjurmët krijuese të Mulliqit në Kosovë. Janë zhdukur të gjitha partiturat origjinale të kompozitorit në Prishtinë.
Ka artistë që për së gjalli gjithnjë u identifikuan si shqiptar, mirëpo ju mungoi krijimtaria. Rexho Mulliqi, e bëri të kundërtën: Nuk eksponoi shumë kombin e tij, mirëpo punoi, e krijoi – shqip.
Nga fëmijëria barte një plagë të thellë. Ishte gati foshnje, kur në derë të shtëpisë së lindjes, i kishin vrarë të atin. Fqinjët joshqiptarë, i kishin thëne “…babanë ta vranë shqiptarët”, kurse pushteti kishte sulmuar shtëpinë më pretekst se aty fshiheshin kaçakët shqiptarë. Rexhoja u rritë, jetoj e vdiq më këtë enigmë në zemër.
Mulliqi mbetet kompozitori më i madh që ka dhënë Kosova, dhe njëri ndër krijuesit më të mëdhenj të muzikës artistike në botën shqiptare. Me Çeskë Zadenë, i cili priu në këtë fushë, janë dy etërit e simfonisë shqiptare.

Homazh në gjashtëmbëdhjetëvjetorin e kalimit në amshim të Imzot Mark Sopit

0

Lekë Mrijaj, Klinë

Unë e konsideroj veten time shumë me fat, që kam pasë rastin të njihem personalisht për së afërmi me një Bari të Denjë Shpirtëror të Kishës Katolike Shqiptare të Kosovës siq ishte imzot Mark Sopi. Ai, përveqse ishte një pasardhës i Martirëve të Karadakut, me konkret e them nga këndveshtrimi im, se ishte edhe një Dishepull i vertetë dhe tejët i kompletuar i Kishës Katolike Shqiptare, Atdheut dhe Kulturës sonë mbarëkombëtare. Pra imzot Marku ishte një udhëheqës shpirtëror e famullitar i ish bashkësisë së Famullisë sime “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan të Klinës, e me vonë Ipeshkëv i denjë i Ipeshkvisë së Kosovës pas imzot Pjetër Bogdanit, imzot Lazër Mjedës e imzot Nikë Prelës.


Imzot Mark Sopi, gjatë periudhave të ndryshme ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e vetëdijes shpirtërore, kombëtare, humanitare, kulturore e në sherbim të ndermjetësimit të faljeve të gjaqeve në vitet ‘90-ta në Kosovë, pra kudo qe ka vepruar si në Kosovë poashtu edhe në Shqipëri, ai, mbetët një sinonim i mirë shpirtëror për besimtarët dhe brezat e meshtarëve e pasardhësit e tij të ipeshkvinjëve në Dioçezën e Kosovës: Prishtinë-Prizren.


Gjatë atyre viteve të veprimtarisë së tij ashtu si në famullinë tonë poashtu më vonë kur me njē Dekret të posaqem ishte Lauruar nga Papa Gjon Pali II-tē (Papa Karol Vojtila) për Ipeshkëv të Kosovës. Ai, ka shpërndarë Deshmit Ungjillore të Apostujve si rreze të përndritshme në mendjet e gjithë grigjës së tij në shumë segmente si në historiografi, gjuhë, etnografi, teologji morale e shpirtërore sidomos reflektoj shumë në kohën e errësirës apo ideologjisë famkeqe të cilët e mohonin edhe Zotin. Kontributi i tij ishte i pashmangshëm edhe në vitet e okupimit, luftës dhe pas luftës së fundit në Kosovë. Ishte edhe një projekt ideator i veniës e bekimit të gurthemelit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.


Imzot Mark Sopi e senzibilizoi edhe më shumë çeshtjën e Kosovës duke vënë lidhje të drejtpërdrejta me shtetet e tjera të Evropës e botës ashtu edhe me Vatikanin, i cili është një shtet me ndikim të fuqishëm dhe i pranueshëm në botë.

Me 18 maj 2005 në Kongresin Amerikan, në seancën dëgjimore veq tjerash kishte thënë: „Është e rëndësishme që Feja të jetë e ndarë nga politikat ditore, dhe është e pa pranueshme përfshirja e eksponentëve fetarë në ushtrimet e politikave të shtetit, bashkë me Liderët e politikës“ njëkohësisht ka shtuar duke thenë se: “Kisha shqiptare katolike në Kosovë, u bë shtëpia e mbrojtjes për qindra familje shqiptare myslimane të cilët u ndien si në shtëpinë e tyre, me gjithë fëmijë”.


Krejt në fund të këtij shkrimi homazh në kuadër të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të kalimit në amshim, mund të themi me konkret se nëse me vëmendje lexohen letrat e dëshmitë e kohës sa ishte gjallë imzot Mark Sopi, atëherë pa hezitim mund të themi lirisht se: Imzot Mark Sopi, ishte një prift e Bari i denjë i Kishës katolike në Kosovë i cili kreu me ndërgjegje e dinjitet misionin e vet baritor, kombëtar e të Samaritanit të Mirë deri në kalimin e tij në amshim pra ishte edhe një ambasador e avokat mbrojtes e përfaqësues jo vetëm i klerit katolik në Kosovë dhe i grigjës së tij i Kishës Katolike, por i mbarë shqiptarëve pa dallim feje i cili edhe do të mbetët në mbamendjën tonē për kontributin që ka dhënë për çlirimin, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës dhe për virtytet e larta shpirtërore, kulturore, njerëzore e kombëtare.

Plisi dhe përjetësia shqiptare

0

nga: Fahri Xharra, Gjakovë

1
Plisi dhe përjetësia shqiptare
Si mendoni or të uruar ,që ne ti mëshojmë shqelm historisë sonë 10 mijë vjeçare? Mos !
Si mendoni or të urryer që ne do të kthehemi në kohën ku nuk guxonim të mendonim shqip ?Jo
Si mendoni që të shkëputemi nga e kaluara e jonë dhe ta zëvendësojmë me diçka që juve ju kanë urdhëruar?
Si mendoni që heqim plisin nga kokat tona , nga zemrat tona e ta zëvendësojmë me terlekun arab ?
Ore, jeni ne veti ?
Se kush jeni po e shohim , pak fshehtas po qëndrojnë ata që me ndihmën a askushëve po iu ndërrojnë mendjen; të gjitha po shihen. Nuk keni mbështetje , te jeni të sigurt se zëri i juaj po shteret si fatamorganat e Saharës.
E keni një etje e cila kurrë nuk do të shuhet dhe se sa më thellë të futeni “ uji” i juaj largohet.


Ta heqim plisin e pse ? Sepse dikujt iu ka tekur që të na tjetërsojë .
Ta fshehim plisin e ta marrim terlikun arab , të arabizohemi . Jo !
Dielli ynë rrezaton me masë nuk kemi as halucinacione e as fatamorgana ‘; Jemi të vetëdijshëm në atë që duam.
E dini ju bukëshkalët e kombit se fjalët e juaja janë broçkulla të provuara nga të parët e juaj , shumë e shumë më herët. Të kotë e keni !
“Shqiptaret trashëgojnë nga Pellazgo-Iliret një numër te madh simbolesh si shenje e një vazhdimësie natyrale e te njëjtit popull dhe gjaku.
Studimi i kujdesshëm i ornamentikës ka treguar se simbolet kanë patur përveç funksioni dekorativ edhe funksionin simbolik.

Studimi mbi ornamentikën, siç kane bere studjuesit G. Wilke, F. Adam…av, Scheltema ete tjerë kane kërkuar domethënien me te thelle simbolike.
Keto simbole janë: dielli, hëna, spiralja, spiralja e dyfishte, ai i zjarrit, svastika, shenja (S), kryqi, gjysma e hënës, shenja (X), gjarpri, një pjesë e mire e kafshëve, simbolet funerale dhe shume te tjera akoma…
Një nga këto simbole është dhe Plisi- qeleshja i/e cili/a ka patur një rol praktik , ku Pellazgo-Iliret e vendosnin poshtë helmetës për mos patur kontakt te drejtpërdrejte me kokën. Ndërsa ne kohe paqeje, për tu mbrojtur nga shiu dhe i ftohti, meqenëse ishte e punuar me lesh deleje te ngjeshur, ku shiu dhe e ftohti nuk depërtonin.
Me vone plisi-qeleshja do të shoqëroje Pellazgo-Iliret dhe me pash shqiptaret e sotëm ne festat, martesat dhe ne ditën e përditshme duke u i cili/e cila, u kthyer ne një pjese e pa ndare e folklorit tone popullor.


Plisi-qeleshja, është paraqitur ne ikonografi te ndryshme, si ne afreske, monedha, skulptura dhe te tjera. Këto lloj ikonografish do ti paraqes me poshtë, te cilat dëshmojnë provën e plisit-qeleshes si një protagonist, qysh ne historinë me te hershme te stërgjysheve tanë.”( Anastas Gjergji )
Legjenda thotë se, Plisi-qeleshja, simbolizon gjysmën e veze hyjnore, nga e cila veze doli Perëndia qe krijoj çdo gjë, me pak fjalë krijoj jetën. Është mjaft interesante te vëzhgosh se si p.sh. nusja kur hynë për here te pare ne shtëpi te dhëndrit, asaj, i duhet te ulet ne një Plis-qeleshe te kthyer mbrapsht dhe ta vendose një Plis-qeleshe tjetër ne koke. Ne ketë traditë kulturore Shqiptare, me ritin e nuses,ne shqiptaret, nuk bëjmë gjë tjetër, se shprehim një skene te gjenezës, pra, siç perëndia doli nga veza hyjnore, apo veza e botëve, dhe solli jetën, ashtu edhe nusja “del nga veza” dhe sjell jetën ne atë shtëpi ku martohet.100516

Plisi-qeleshja, nuk është tipar dallues vetëm i veshjes së meshkujve. Ai/ajo është mbajtur edhe nga femrat. Plisi-qeleshja shfaqet në dy bustet e Helenes së Trojës. Kësaj i bëjnë lidhje me lindjen e Helenës prej Zeusit të shndërruar në mjellmë dhe Ledës së bukur. Nga ky bashkim lindën katër binjakë: dy meshkuj e dy femra- Kastori dhe Polluksi (njihen edhe si Dioskurët) dhe Helena e Klitemnestra. Shenja e qeleshes ne kokën e dy binjakëve meshkuj dhe të Helenës është tipari i tyre hyjnor, prejardhja e tyre nga Zeusi, ky është shpjegimi i bërë zakonisht, duke qenë se binjakët lindën nga dy vezë.

Sidoqoftë, qeleshja shqiptare është një shenjë dalluese e trashëgimisë kulturore antike pellazgjike, që shqiptarët e kanë ruajtur më një besnikëri të habitshme.

E ti më thua ta hjeki ?

Kurrë !

Me 10.01.2022