Kreu Blog Faqe 1431

Një pjesë e panoramës se çfarë përfaqëson sot Rusia në ofensivën e saj anti-NATO e anti-BE

0

Putin. Foto: Alexander Zemlianichenko, AP/NTB

Prof. Dr. Enver Bytyçi, Tiranë

Ofensiva ruse dhe fati ballkanik e ai i shqiptarëve!

Rusia është në ofensivë. Pasi pushtoi Abkhazinë, Osetinë e Jugut dhe Krimenë e Ukrainës tashmë dëshiron të hyjë me forca ushtarake në këtë vend. Së paku kërcënon se do ta bëjë këtë. Serbinë e shpalli edhe zyrtarisht si zonë të ndikimit të saj. Kremlini kundërshton ashpër politikat e NATO-e e të BE-së në lindjen evropiane, sidomos në vendet tradicionale aleate të saj ose ish-sovjetike. Por një lajm që kaloi pa u vënë re ishte gjithashtu interesant. Pas tërheqjes së trupave franceze nga Mali në Afrikë, aty janë stacionuar trupat ushtarake ruse. Rreth 3000 trupa ushtarake shkuan nga Moska në Kazakistan dhe shumë më tepër se kaq janë stacionuar në Bjellorusi.

Kjo është vetëm një pjesë e panoramës së asaj çfarë përfaqëson sot Rusia në ofensivën e saj anti-NATO e anti-BE. Më shumë se kaq do të shohim në të ardhmen. Ajo që brengos është prania ruse në rajonin tonë. Në këtë rajon Moska ka hyrë gjithmonë përmes derës së Beogradit dhe Banja Lukës. Udhëheqësit serbë duan të hapin edhe një dritare tjetër për rusët e vonuar e në përpjekje për të fituar kohën e humbur. Kjo dritare do të ishte krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Serbët e Kosovës në këtë rast nuk do të kishin interes për integrime në shtet dhe institucionet e tij. Ndërsa ndihma financiare e parashikuar në projektin e nënshkruar për këtë Asociacion do të vinte kryesisht nga Moska me fotografinë e Vladimir Putin, i cili edhe sot proklamohet nga serbët si “shpëtimtar” i Serbisë?!!

Ndërkaq ne shohim se rajoni jeton një atmosferë pasigurie, teatri të dhunshëm dhe konfliktesh. Strumbullari është Rusia dhe aleati i saj Serbia. Askush nuk po shqetësohet në masën e duhur për këto lidhje, të cilat rrezikojnë seriozisht edhe popujt, kombet dhe shtetet ballkanike anëtare të NATO-s ose që tentojnë të bëhen pjesë e BE-së. Veçmas Edi Rama dhe kreu i ekzekutivit të Maqedonisë së Veriut flenë të qetë. Ata kanë marrë përsipër bashkëpunimin me Serbinë përmes Open Balkan. Por pa menduar se ky instrument i pakontrolluar nga Evropa dhe SHBA-të lehtësisht kthehet në urë lidhjeje midis Rusisë e Serbisë me ndikim dhe shtrirje të influencave dhe aktiviteteve kriminale në vendet ballkanike me vokacion dhe qëndrime anti-ruse.

Nga një anë formalisht kemi një situatë rrethimi e shtrëngimi të Serbisë për t’u shkëput nga ndikimi rus. Ajo është e rrethuar nga vende anëtare të NATO-s e të BE-së. Nga ana tjetër paradoksalisht krijohen organizma që favorizojnë prezencën e Moskës në rajonin tonë. Nuk është rastësi pse diplomacia ruse qëndron “indiferente” ndaj Ballkanit të Hapur. Nuk është për t’u neglizhuar fakti që Serbia e përmes saj Republika Srpska në BH armatosen nga Kremlini! Po ndërkohë nuk mund të nënvleftësohen flirtimet e disa vendeve të BE-së në lindje me Rusinë e Vladimir Putin. Sidomos flirtimet bullgare të viteve të fundit. Por edhe ato hungareze.

Pikërisht në kushte të tilla të disfavorshme është bërë palë me Beogradin gjithashtu kryeministri i Shqipërisë, ndërkohë që autoritetet e Kosovës e të Malit të Zi, presidenti i Maqedonisë së Veriut apo dy përfaqësuesit jo serbë në presidencën boshnjake i kundërshtojnë fort këto zhvillime në favor të Serbisë e të Rusisë. Rrethimi formal i Beogradit me kordonin e vendeve aleatë të Brukselit dhe Uashingtonit çmontohet nga bashkëpunimet dhe flirtet e disa autoriteteve dhe politikanëve ballkanikë e shqiptarë me autoritetet serbe, aleatë të deklaruar të Moskës, si dhe me vetë Moskën.

Dhe për fat të keq, nuk ka shumë shpresë se kjo situatë do të ndryshojë. Përdorimi i qeverisë shqiptare për qëllime financiare përmes trafikut të drogës është një nga pengesat kryesore të vendosjes së traut të Kalimashit përballë Rusisë dhe Serbisë. Shndërrimi i Shqipërisë në një Panama të shekullit XX, si prodhuese, poseduese dhe trafikuese e drogave të ndryshme është strategji e gabuar jo vetëm për zhvillimin e vendit, por edhe për refuzimin e influencës dhe ndikimit lindor, sidomos atij rus në rajonin tonë.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë shansin të bëhen barrikadë e këtij ndikimi. Jo thjesht se ne jemi populli me pro-amerikan dhe pro-evropian në botë. Por se interesat tona janë jetike në lidhje me Perëndimin e jo me Lindjen. Lindja shqiptarëve u ka sjellë vazhdimisht fatkeqësi! Ndërkohë që në Perëndim kanë ndikuar faktorë e aktorë të caktuar për rritjen e pasojave të kësaj fatkeqësie. Por nëse institucionet e Shqipërisë e të Kosovës dhe partitë politike e aktorët shqiptarë në Ballkan bëhen bashkë me një qëndrim të vetëm, nuk do të ketë shans që dikush të cenojë ardhmërinë tonë.

Sa kohë që Shqipëria do të qëndrojë nën pushtetin e drogës, sa kohë që në Kosovë nuk do të përfundojë procesi i konsolidimit të institucioneve në luftë me korrupsionin, sa kohë që shtetin kosovar do ta kërcënojë Asociacioni serb i Komunave, sa kohë që në Maqedoninë e Veriut politikanët do të jenë të ndarë sipas grazhdit ku hanë, sa kohë që politika shqiptare në Mal të Zi do të prodhojë Abazoviçë, që bashkëpunojnë me partitë pro-serbe e pro-ruse, aq kohë ne nuk mund të bashkohemi dhe pozicioni e kontributi ynë euro-atlantik do të jetë i brishtë. Ky pozicion euro-atlantik mund të reklamohet si butaforik, por jo substancial. Një shtet e një komb që nuk i përmbahet rregullave të sistemit demokratik të qeverisjes, nuk mund të bëhet e të jetë faktor në ndonjë hapësirë të caktuar gjeopolitike. Kjo duhet thënë edhe për ne shqiptarët në Ballkan!

Shengelaya, aktorja e njohur per interpretimin e rolit te Zanes në filmin “Furtuna”, të vitit 1959

0
Nga: Saimir Kadiu, Tiranë
Kinemaja e Madhe Ruse
ARIADNA SHENGELAYA, aristokratja e kinemase ruse dhe sovjetike mbush 85 vjeç…
Per publikun shqiptar, Shengelaya eshte e njohur per interpretimin e rolit te Zanes ne filmin “Furtuna”, te vitit 1959, ne nje bashkepunim sovjeto-shqiptar me regji te Juri Ozerov dhe Kristaq Dhamo, ku ajo interpreton krahas Mario Ashikut (ne rolin e Benit).
Ky ishte roli i fundit qe nje aktore e huaj luante ne nje film shqiptar per nje periudhe 30 vjeçare, deri me 1990.
Por per fat te kinemase sone ishte interpretimi i nje aktoreje shume te famshme te kinemase sovjetike, nga me te medhajat e saj.
Ariadna Shengelaya (nee Shprink) lindi me 13 janar 1937 ne Tashkent. Babai i saj, Vsevolod E. Shprink (1900-1965),me origjine ebraike nga Danimarka,ishte nje shkencetar, economist dhe perkthyes i njohur ( por si i tille vuajti disa vite ne kampet e Stalinit).
Ariadna Shprink ndryshoi mbiemrin ne Shengelaya duke u bere pjese e familjes me te madhe gjeorgjiane te kinemase. Vjehrri i saj ishte Nikolai Shengelaya, nje regjizor i famshem i gjenerates se tij, ndersa e vjehrra Nato Vachnadze, nje yll i kinemase gjeorgjiane. Te dy djemte e tyre Eldar dhe Georgy u ben regjizore te njohur. Eldar u martua me Ariadnen kurse Georgy me aktoren e njohur Sofiko Chiaureli.
Ariadna Shengelaya, interpretuesja e 33 filmave gjate viteve 1957-1997, ( ku shkelqen ne rolin e Tatyana Larina ne filmin Evgeny Onegin, 1958) konsiderohet nje nga aktoret me te famshme dhe me te bukura te kinemase sovjetike.
Kan være et bilde av 3 personer og folk som står

Terrorizmi i regjimit të Iranit në 2021

0

Përveç kësaj, gjatë dekadave të fundit, terrorizmi i regjimit ka destabilizuar shumë qeveri në rajon, ndërsa ka marrë mijëra jetë të shtetasve të huaj.

Regjimi minon shoqërinë civile, rrezikon paqen dhe sigurinë dhe kërcënon zhvillimin social dhe ekonomik. Shembujt mund të shihen në vende si Iraku, Siria dhe Jemeni. Për shkak të ndërhyrjes së regjimit, këto vende tani po vuajnë nga shumë vështirësi, më e rëndësishmja, mungesa e sigurisë.

Terrorizmi i regjimit ka një histori të gjatë. Duhet të ndahet në dy pjesë për të pasur një vizion më të qartë të veprimeve të regjimit.

E para janë aktet e mëparshme terroriste të regjimit tani nën hetim në gjykata të ndryshme. Dhe e dyta janë operacionet terroriste të regjimit në 2021.

Janë katër raste aktive në këtë drejtim, të cilat kanë bërë bujë:

Rasti i parë lidhet me gjyqin e Assadollah Assadi, një diplomat i lartë me bazë në Vjenë. Ai u urdhërua të bombardonte Samitin vjetor “Irani i Lirë” të mbajtur nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) në Paris në vitin 2018. Shërbimet e sigurisë gjermane, belge dhe franceze arrestuan Assadin dhe tre bashkëpunëtorët e tij, Amir Saadouni, Nasimeh Naami , dhe Mehrdad Arefani. Të tre u dënuan dhe morën nga 15 deri në 20 vjet burg.

Rasti i dytë ka të bëjë me vrasjen e doktor Kazem Rajavit më 24 prill 1990, pranë shtëpisë së tij në Coppet të Zvicrës. Një skuadër goditëse prej 13 anëtarësh e porositur nga ministri i atëhershëm i Inteligjencës iranian, Ali Fallahian, kreu sulmin. Në një vendim të datës 23 shtator 2021, Krimineli Federal i Zvicrës urdhëroi Prokurorin Federal që ta ndiqte këtë çështje si krim kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Rasti i tretë është gjykimi i një shtetasi libanez dhe një ish-diplomati i lartë iranian në ambasadën e regjimit në Oslo të akuzuar për përfshirje në vrasjen e botuesit norvegjez William Nygaard. Shërbimi Kombëtar i Hetimit Kriminal Norvegjez ka hetuar tentativën për vrasjen e William Nygaard për 12 vjet që kur ajo rifilloi në 2009. Nygaard u vu në shënjestër në 1993 nga disa fanatikë për botimin e romanit të Salman Rushdie.

Rasti i katërt është një procedim në një gjykatë në Stamboll në lidhje me vrasjen e Massoud Molavi në Ankara në vitin 2019. Vrasja ishte planifikuar dhe kryer nga ambasada iraniane. Edhe pse autorët u arratisën, Mohammad Reza Naserzadeh, një diplomat iranian, u përcaktua si bashkëpunëtor në këtë rast dhe aktualisht, gjykata po heton atentatin.

Fakti është se në çdo rast, ambasadat e regjimit iranian, stafi i tyre dhe ambasadorët kanë luajtur një rol të spikatur në këto atentate.

ttps://iranprobe.com/…/terrorizmi-i-regjimit-te…/

Varroset Ajshe Veseli në Broboniq të Mitrovicës, nëna e Kadri Veselit ; ja video që e tregon ceremoninë e varrimit

0

Nëna e Kadri Veselit, Ajshe Veseli, vdiq të premten në moshën 93-vjeçare. Sot më 10 janar 2022 varrin e nënës, – kujtimit më të thellë jetësor të çdo njeriu, e vizitoj edhe Kadri Veseli, që tashmë gjëndet në Burgun e Hagës.

Disa nga të parët e PDK-ës sot, partisë që priu në islamizimin e Kosovës Shqiptare

 Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i ka vizituar varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës ku është varrosur nëna e tij.

Veselit për këtë shkak edhe i është lejuar nga Gjykata Speciale vizita në familjen e tij në Kosovë.

Ai fillimisht mbërriti në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët.

Nëna e Veselit vdiq të premten.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur rreth orës 14:00 në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë.

Ai po shoqërohet nga forca të EULEXI-t, ndërsa askush nuk po lejohet të afrohet 50 metra afër shtëpisë së tij.

Mësohet se më parë Veseli ka vizituar varrezat në fshatin Broboniq e pastaj ka mbërritur në Mitrovicë.

***

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Para shtëpisë janë parë bashkëshortja e Veselit, Violeta Veseli dhe fëmijët.

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar, atij i vdiq nëna, Ajshe Veseli.

Image

Masa të rrepta të sigurisë

Eskorta e Kadri Veselit rrugës për Mitrovicë

Makina të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë parë duke shkuar në drejtim të Mitrovicës.

Në pamjet e siguruara nga media eskorta në të cilën besohet se është ish kryetari i kuvendit, Kadri Veseli u pa në fshatin Smrekonicë.

Image

Eskorta në të cilën besohet se është ish kryetari i kuvendit

Kujtojmë se ditë më parë, Veselit i ka vdekur nëna, e që kjo është edhe arsyeja e ardhjes së tij në Kosovë nga qendra e paraburgimit në Hagë.

***

Ka arritur në Kosovë ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli është liruar përkohësisht nga Haga dhe ka arritur në Kosovë, ku fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh.

Sipas burimeve, Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.

Veseli gjithë kohën është i shoqëruar nga disa vetura të EULEX-it.

Ajshe Veseli ndërroi jetë në moshën 93 vjeçare.

______

  • Kadri Veseli sot më 10 janar 2022 ishte liruar nga Gjykata Speciale e Hagës pas vdekjes së Nënës së tij Ajshe Veseli dhe e vizitoj edhe varrin e saj në Broboniq të Mitrovicës. Kadri Veseli ishte në krye të SHIK-ut si dhe për shumë vite ka qenë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Thonë se çështja e ceremonisë së varrimit është çështje ekluzive botëkuptimore dhe fetare që kryesisht i takon familjes së caktuar, por në rastet e këtilla nuk është krejt kështu, pasi kemi të bëjmë me një personalitet që iu imponua Kosovës për hirë të angazhimeve të tij, apo i meritoj disa detyra të rëndësisë së madhe kombëtare. Do të thotë se Kadri Veseli ka qenë njeri me ndikim të madh në Kosovën e para dhe pas luftës.
  • Por, me çfarë ndikimi …?                                                                                           
  • Në bazë të fotove e pamjeve që dalin nga videot, del se ai nuk paska pasur asnjë ndikim të njëmendt kombëtar as në familjen e tij. Ti varrosësh të dy prindërit me ceremoni të thuash arabe, është e dhimbshme dhe tragjike për mbarë kombin, pasi në këtë mënyrë edhe nga ai që se pret, vazhdon zhbërja dhe dhe zbehja e traditave të mirëfillta kombëtare, qoftë edhe në raste varrimesh si këto. 

Luigj Çekaj dhe libri i dhimbjes së tij

0

Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Nju Jork duke përshnëdetur pjesëmarrësit.

Nga: Frank Shkreli

LUIGJ ÇEKAJ DHE LIBRI I TIJ I DHIMBJES

       “Unë vij nga Shkodra” (Në 1-vjetorin e kalimit të tij në amshim)

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (SHSHSHA) organizoi takim letrar për veprën e Poetit dhe shkrimtarir Luigj Çekaj, (Postmortem), me rastin e 1-vjetorit të kalimit të tij në amshim. Takimi u mbajt me 9 Janar, 2022, në Qëndrën Nënë Tereza, pranë Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut. Sipas Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, takimi në kujtim të ndjerit Luigj Çekaj, mbahet në kuadër të nismës së Shoqatës për, siç thuhet, “dinamizimin e veprimtarive me qëllim të afirmimit të vlerave letrare të shkrimtarëve shqiptarë që punojnë dhe krijojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”  Ndër folësit, në këtë takim, i ftuar nga (SHSHSHA) të fliste për vlerat personale dhe artistike të poetit/shkrimtarit Luigj Çekaj, ishte edhe autori i këtij shkrimi — bashkvendas i tij me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe — i cili, e kujtoi poetin me këto fjalë:

Përshëndetjet e rastit…

Ishte, pikërisht, në këtë ditë të 9 Janarit, 2021, në këtë kishë, “Zoja e Shkodrës”, ku u celebrua mesha për shpirt të dashurit tonë, kolegut dhe mikut të shumë shqiptarëve që e kanë njohur atë gjatë viteve e dekadave — të ndjerit poet e shkrimtar, Luigj Çekaj.  Me të ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të 1990-ave, Luigj Çekaj, si edhe shumë shqiptarë të tjerë para dhe pas tij, ishte i lidhur me këtë qëndër, me këtë kishë, jo vetëm si antar dhe besimtar që frekventonte cermonitë fetare, por edhe si shkrimtar e poet dhe për disa vite si redaktor i organit të Lidhjes Katolike Shqiptaro- Amerikane, revistës “Jeta Katolike Shqiptare”.  Me këtë rast, me mall kujtoj fillimet e mia gazetareske me këtë revistë, në kohën e Mons. Dr. Zef Oroshit, në fillim të 1970-ave.  Duket se, pjesën më të madhe të veprimtarisë së saj, revista e “Jeta Katolike Shqiptare”, është drejtuar nga përfaqsues të fisit të Shkrelit, përfshir Mark Koliqi Shkreli, i cili për një kohë të gjatë tashti vazhdon si kryeredaktor i saj.

Para do kohe kam shkruar një artikull të gjatë për Luigj Çekaj, kështuqë nuk dëshiroj të zgjatem – duke mos dashur të testoj as durimin tuaj — jo se nuk e meriton Luigj Çekaj — por dua që edhe të tjerët të kenë mundësi të flasin për Luigjin, sidomos për vlerat poetike të tij, një fushë në të cilën unë jam i mangët.

Luigj Çekaj me origjinë ishte nga Shkreli i Malësisë së Madhe të mbi-Shkodrës nga fshati Bzhetë, nga rrjedhë edhe familja ime. “Në Shkrel, te shtëpia e prindërve të mi”, është një ndër poezitë e Luigjit, dedikuar vendlindjes. Atje ku, “Te muri, në vend të lahutës, bimë vjerrëse varen. Atje ku piqej buka, tani zogu ndjen uri.”

Kur Luigji ka qenë në moshën 3 vjeçare, në vitin 1953, babai i tij Kolë Çekaj, për t’i shpëtuar dënimit të sigurt me vdekje nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ishte arratisur në Jugosllavi, ku ka qëndruar për disa vite.  Për një kohë, edhe në shtëpinë e familjes time në fshatin Amull. Me Luigjin ishim moshatar.  Më kujtohet kur babai i Luigjit, Kolë Gjoka, në shtëpinë tonë më përkëdhelte duke shprehur mallin për djalin e tij Luigjin, ndërsa më thoshte “e kam lenë një djal sa ti në Shqipëri, e më ka marrë malli shumë për të”.  Sidoqoftë, i ati i Luigjit, eventualisht, vendoset në Amerikë, ndërsa Luigj i vogël, në moshën 2-3 vjeçare njolloset nga regjimi komunist shqiptar me etiketimin absurd të një të prekuri politik. Vet Luigji, me nënën dhe motrën do të jetonin nën tmerin e persekutimit, burgosjes dhe diskriminimit nga diktatura komuniste.

Luigji, gjithmonë e ka pasur pasion letersinë, por mundësia për të botuar ju dha vetëm pas shembjes së Murit të Berlinit.  Fillimisht, (1991-1993) ai ka kontribuar si redaktor i poezisë në gazetën e pavaruar “Besa” në Shkodër. Pastaj, ai si shumë të tjerë, do të vinte këtu në Nju Jork si emigrant politik, duke realizuar, “Endërrën që u zgjat sa jeta…nga Shqipëria në Amerikë më kishte zgjatur rrugëtimi rreth 40 vjet, pa ndërprerje…”, ka shkruar Luigji në librin e tij, ‘Unë vij nga Shkodra’, atje, “ku kam provuar thikën e luftës së klasave”, në brinjë.

Bashkshortja e të ndjerit Luigj Çekaj dhe djali Terenc Çekaj duke pranuar dekoratën postmortëm në emër të dashurit të tyre nga Nën-Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Dr. Pashko Camaj

Vendoset në Bronx të Nju Jorkut, ku duke filluar nga 1994 gjëndet pranë dhe bashkpunon me mediat e diasporës, ndërsa ishte i angazhuar edhe me punë të tjera për të mbajtur gjallë familjen. Më vonë i bashkohet revistës, “Jeta Katolike”, organ i Kishës Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale, Nju Jork.

Përveç këtij aktiviteti Luigji ka botuar disa vepra me poezi, por edhe librin me prozë, “Unë vij nga Shkodra”, nga ku ka përmbledhur mbresat dhe kujtimet e tij nga jeta dhe takimet e shumta në Shqipëri dhe Amerikë — përfshir një numër personalitetesh si Dom Pjetër Popaj, Dr. Rexhep Krasniqi, Profesor Peter Prifti, Dr Agim Lekën, Z. Tonin Mirakaj, e të tjerë shqiptaro-amerikanë të rëndomtë që kishte takuar në jetën e përditëshme.

Titulli i librit, “Unë vij nga Shkodra”, mund të përcjell idenë se është një vepër kushtuar vet autorit, por në të vërtetë është një libër, kryesisht, për të tjerët, kushtuar personave dhe personaliteteve me të cilët është takuar gjatë jetës së tij, ose me të cilët kishte punuar, përpara dhe pas shpërnguljes së tij në Amerikë. Ndonëse jetoi në Amerikë për tre dekada dhe megjithëse u largua nga Shkodra, “I pezmatuar”, sipas fjalëve të tij — Luigji nuk harroi kurrë se nga vinte.

Thuhej dikur për Luigj Gurakuqin se, “Ku ish Luigji, ish përfaqësue Shkodra”.  Edhe për Luigjin tonë mund të thuhet se ku ishte Luigj Çekaj, ai aty përfaqësonte dhe mbronte Shkodrën. Megjithë vuajtjet e tija dhe të familjes, ai ishte krenar për Shkodrën dhe për Shqipërinë, atje ku kishte kujtimet e tija.

 “Shqipëri, asgjë në botë veç nënës,
Nuk kam dashur më shumë se ty.”, shprehet ai.

Vërtetë, i tillë ishte poeti e shkrimtari Luigj Çekaj, kurrë nuk nuk e humbi dashurinë për Shqipërinë — nuk ankohej për vuajtjet dhe kalvarin e gjatë nëpër të cilin kishte kaluar ai dhe familja e tij nën regjimin diktatorial të Enver Hoxhës. As nuk qahej për ndonjë dhembje shpirtërore ose shëndetësore, as për sëmundjen që më në fund i mori jetën para kohe, në moshën 70-vjeçare, në Nju Jork.

Në Nju Jork, Luigj Çekaj është shquar dhe vlerësuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan në përgjithësi, por në veçanti, nga komuniteti i intelektualëve shqiptaro-amerikanë, si një kontribues i vyer ndaj kulturës shqiptare këtu në Amerikë dhe më gjerë.

Luigj Çekaj simpatizohej nga të gjithë, pa dallim, me të cilët ai vinte në kontakt: respektohej për sjelljet e tija prej një zotërije të vërtetë, për fisnikërinë e natyrës së tij prej malësori, si dhe për njerëzinë dhe çiltërinë e përzemërt, duke bërë shumë miq këtu në Shtetet e Bashkuara, shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe të tjerë.

Vini re folësit sot këtu, të renditur në programin e kujtesës për Luigj Çekajn, por edhe pjesëmarrësit në sallë — përfaqsues nga të gjitha trojet shqiptare, duke filluar nga Presheva,  Kosova, Malësia e Madhe e deri në Vlorë.

Luigji ishte në harmoni të plotë me të gjithë, pa dallim krahine, feje, ose profesioni. Prandaj edhe respektohej dhe nderohej nga të gjithë, sepse ashtu i trajtonte të gjithë: me respektin dhe me nderimin që meritonin njerëzit me të cilët punonte e bashkpunonte. Veti të rralla këto, por jo të pa dëgjuara për bashkvendas tanë, të atyre anëve.

Luigji fliste dhe shkruante për të tjerët.  Shkrimet e tija dallohen për dashurinë dhe për respektin e tij për njeriun, për të tjerët, por edhe në shenjë mirënjohjeje, për ata që e kishin ndihmuar, sidomos, në fillim kur, si të gjithë ne, edhe ai ishte përballur me vështirsitë e adaptimit në këtë vend.

Me prozë dhe me poezi dedikuar të tjerëve, ai i ngritë shqiptarët por edhe të tjerët, që ai ka takua gjatë jetës, sidomos ata që ka njohur dhe me të cilët është takuar këtu në Shtetet e Bashkuara, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, por që kanë lenë mbresa të forta njerëzore dhe atdhetare tek poeti Çekaj.

Duke lexuar librin, “Unë vij nga Shkodra”, të Luigj Çekaj, njeriu pyet veten, sa shumë shokë paska pasur.  Fjala e urtë, “Trimi i mirë me shumë shokë”, i përshtatet shumë Luigjit.

Lajmi, një vit më parë, se Luigji ishte ndarë prej nesh, përgjithmonë, erdhi në kulmin e përhapjes së mjeruar të COVID-19.  Mungesën e tij nuk e ndjejmë hiç më pak sot se një vit më parë. Shkuarja e parakohëshme në amshim e poetit dhe shkrimtarit, Luigj Çekaj, mjeroi familjen e vet në radhë të parë, të afërmit e tij, por varfëroi edhe shumë dashamirës të letërsisë dhe kulturës shqiptare.

Komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork ka humbur një aktivist dhe mbështetës të papritueshëm, ndërkohë që bota e jonë shqiptare këtu në Amerikë, mbeti pa një organizator dhe frymëzues aktivitetesh, në favor të lartësimit të gjuhës dhe kulturës kombëtare në këtë vend të bekuar, ku të gjithë gjetëm strehim dhe mundësi për të ushtruar dhe zhvilluar talentet tona që na ka falë Perëndia.

Me jetën plot vuajtje të rënda dhe me veprat e tija të vlerësuara nga intelektualët e dalluar shqiptaro-amerikanë me të cilët bashkëpunoi ngusht pas vendosjes së tij në Amerikë, Luigj Çekaj si njeri, si poet e shkrimtar, nderoi veten dhe familjen e tij të ngushtë, fisin e origjinës dhe më gjerë.  Shkodra dhe Shkreli janë krenarë me ‘të, ndërsa komuniteti shqiptaro-amerikan është përgjithmonë mirënjohës për kontributin e tij të vyer që ka dhënë për vitet sa jetoi dhe punoi në gjirin e komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara.

Me jetën dhe veprimarinë e Luigjit, është krenare, sidomos, familja e ngushtë e Luigjit, bashkshortja Violeta dhe fëmijt e tyre, ashtu si edhe rrethi më i gjerë familjar. Por, jemi krenarë edhe ne që kemi pasur fatin ta njohim, sado pak, Luigjin dhe familjen.  Jemi krenarë për të — se megjithë travajët, mundimet dhe sakrificat e tija edhe të familjes së tij nën regjimin diktatorial çnjerëzor komunist të Enver Hoxhës, Luigj Çekaj nuk humbi asnjëherë dashurinë për Shkodrën dhe Shkrelin, as nuk ndërpreu kurrë veprimtarinë e tij për forcimin dhe lartësimin e vlerave të vërteta të malësorit, të shqiptarit dhe të Atdheut –Shqipëri!

Me ndiesi miqësije vëllazërore për të dhe familjen e tij, në këtë 1-vjetor të ndarjes së tij prej nesh — Luigji pastë dritë në amshim! Familjes së ngushtë dhe më të gjerë, dashamirësve, miqëve dhe kolegëve të tij të shumtë u dhashtë Zoti forcë.  I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij.

________

  • Fotot e mësipërme nga aktiviteti në Qendrën “Nënë Tereza”, Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”, janë marrë nga Facebook e Gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra.      

Shqipëria në vitet 30, libër i Lazër Radit

0

Lazër Radi

Shqipëria në vitet 30

(Një libër tjetër, i huazuar nga shoku im, Ing. Fisnik Kruja. Përgatitur nga i biri i Lazër Radit, Jozefi.)

E kam takuar edhe vetë Lazër Radin në Tiranë, kur zhvillohej gjyqi i bllokmenëve dhe  në vitin e mbrapshtë 1997,  në zyrat e Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, që atëhere drejtohej nga Hazir Shala. Biseduam pak në këmbë. Më kanë mbetur në mendje dy thënie të tij:

  • Duke parë si dalin në gjyq bllokmenët, me kostume dhe kollare, m’u kujtua vetja me shokë, kur na nxorën në gjyq. Nga që na i kishin marrë rripat e pantallonave, tërë kohën i mbanim ato me dorë, që mos të na binin poshtë…
  • Disa kohë më kanë përdorur si përkthyes të librave të ndryshme edhe mësimorë nga gjuhët sllave. E di që ndjehesha disi i lumtur, se në vend të punoja me kazëm, merresha me një punë intelektuale.

Haziri, atë ditë, më përmendi fjalën e urtë popullore ” Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë”. E kishte fjalën për udheheqjen e atëhershme që nuk diti ta kontrollonte gjendjen politike në vend.

Duke shfletuar librin në fjalë, mëson shumë për atë dhjetëvjeçar “të artë” ku lulëzoi mendimi pluralist dhe kulturor shqiptar, sidomos në dy qendrat, Shkodër dhe Korçë, por edhe në Gjirokastër dhe Elbasan. Autori sjell kujtimet e një djaloshi Kosovar, të përzënë nga vendlindja, Prizreni, që nisi të studiojë me etje në shtetin amë, në gjimnazin e Tiranës dhe atë të Shkodrës dhe të përfshihet në lëvizjen rinore dhe kulturore të kohës. Duket si një libër historie, i shkruar me shumë objektivitet. Sa keq që këto shënime nuk janë shfrytëzuar nga historianët! Edhe përshkrimi që ai u bën krijuesve letrarë, analistëve të gazetave, filozofëve të njohur, është plot vërtetësi.

Lazër Radi e vlerëson shumë ndihmesën që dha mërgata shqiptare dhe shtypi i saj për zgjimin kulturor shqiptar. Ndër të tjera, ai shkruan (faqe 33):

“Brezat pasardhës duhet t’u jenë tejet dashamirë atij shtypi që u zhvillue jashtë truallit shqiptar, ndaj atyre botimeve që s’reshtën, prej Stambollit e Bukureshtit, prej Kalabrisë e Athinës, prej Sofies e Bostonit, prej Kajros dhe Brukselit. Ishte ky shtyp që, me mund dhe sakrifica të mëdha, u përhap si rrathët në ujë, kudo që gjendeshin shqiptarët, prej një kontinenti në tjetrin, prej Europës në Amërikë, prej brigjeve të Danubit në rrjedhën e Nilit.. Në faqet e këtij shtypi gjen jo vetëm informacion dhe letërsi por edhe rrahje mendimesh për probleme të rëndësishme të kulturës shqiptare, dëshira e flaktë e një alfabeti të përbashkët, e një gjuhe të përbashkët letrare, probleme të arsimit kombëtar, debate për libra shkollorë, duke i quejtë ata të domosdoshëm për kapërcimin prej robërisë së gjatë në dritën e lirisë kombëtare”

Të bën përshtypje njohja e thellë e shkrimtarëve dhe poetëve të viteve 30. Ja se çfarë shkruan Lazri, fjala vjen, për Milosh Gjergj Nikollën (faqe 135):

“Duke i marrë në bllok të gjitha shkrimet e letërsisë shqipe e duke i krahasue, a mund të gjejmë një tjetër shkrimtar të ri shqiptar, që t’ia ketë qarë hallet të vorfënve e të emargjinumeve, siç ndodhte me Migjenin? Sigurisht që jo! A nuk e meritonte ai të përmendej e të citohej për këtë gjë?  Sigurisht që po! Për çudi, ata që mbushnin gazetat e s’reshtnin së shqetësuemi, s’e kishin gjetë me vend as me e përmendë shkarazi..”

Sa bukur dhe përmbledhazi shprehet ai për Gjergj Fishtën (faqe 138)

“Fishta mund të quhet njeriu i letërsisë së madhe dhe i letërsisë së vogël, i epikës dhe i lirikës, i letërsisë serioze dhe i  humorit të hollë plot ironi e sarkazëm. Mund të vlerësohet si shkrimtar fenomenal, sepse është e vështirë me u gjetë një talent i tillë ,që të shkëlqejë çkado që prekte mendja dhe penda e tij. Atë Gjergj Fishta ishte ‘Mbreti Mida’ i mbarë kulturës shqiptare”.

Me shumë vlerësim shprehet Lazri edhe për Ernest Koliqin (faqe 139):

“Koliqi mbetet magjistar i fjalës dhe i frazës. Kjo mjeshtri e manipulimit të fjalës, kjo renditje kaq e bukur dhe harmonike e frazës, diti me e kthye në muzikë e me lindë prej saj simfoninë koliqiane.”

Në kinematë e Tiranës, në pushimet ndërmjet dy pjesëve të filmit, shfaqeshin pjesë të shkurtëra teatrale, kryesisht komike. Aktorët që luanin ishin zakonisht ata të ardhur nga Shkodra, si Mihal Popi, Mustafa Budini, Matish Prennushi, e shoqja e tij e fundit, Nusha Kodheli.

Lazër Radi nuk mund të entuziasmohesh nga pjesëmarrja e kësaj gruaje, për herë të pare, në shfaqjet teatrore. Pasi edhe në Shkodrën me tradita, rolin e femrave e loznin djem të rinj.

Ai shkruan (faqe 180)

“Nusha Kodheli duhet të konsiderohet pionjerja e teatrit shqiptar. Pa marrë parasysh fjalët dhe thashethemet, ajo iu përkushtue teatrit dhe luajti pjesë mjaft të bukura e të rëndësishme përkrah aktorëve që shkelqenin në ato skena të vogla të komedisë shqiptare”

Autorit i bënte përshtypje pëtrdallimi që bëhej ndaj njerëzve edhe në varrime. Kishte parë një varrim madhështor në Shkodër me pjesëmarrje dhe nderime të mëdha për një person që, duke qenë në poste drejtuese, urrehej nga populli dhe një varrim të thjeshtë të një qytetari të thjeshtë. Ai shpërthen duke thënë (faqe192):

“ Pse ndodh që në jetë njerëzit nderojnë pikërisht ata që i shtypin, i shfrytëzojnë dhe i keqtrajtojnë? Pse me të vërtetë paska popuj që, sa më keq t’i trajtosh, aq më shumë të nderojnë e të respektojnë? Këta janë popuj koti, popuj pa personalitet, të destinuem, sikurse shkruan Noli në poezinë e tij të famshme ‘Moisiu’: Skllevër, bij skllevërish, s’meritoni- se liri s’doni!”

A nuk ka ndodhur kështu edhe më vonë te ne? Kur qanin dhe shkulnin flokët me rastin e vdekjes së diktatorit?

Si shumë të rinj të kohës, edhe Lazri hipnotizohej nga idetë e revolucionit, internacionalizmit, vëllazërimit me popujt e tjerë. Kjo ushqehej me broshurat që vinin në Shkodër edhe nga Mali i Zi, që flisnin  për organizimin e grupve komuniste, për çështjet e besimeve fetare, për jetën “e lumtur” në Bashkimin Sovjetik, për organizimin e rinisë në grupet e Komsomolit, për projektet e organizimit të kolkozeve dhe sovkozeve, për luftën e klasave dhe atë kundër kulakëve etj. Lazri e njihte serbishten dhe merrej me përkthimin e këtyre materialeve. Nisën të vinë edhe vetë të rinj malazezë në Shkodër për të bërë propagandë.

Por, sado të bukura dukeshin idetë internacionaliste, sado madhështore dukej ideja  që të gjithë janë vëllezër që luftojnë për të njëjtin ideal, për të mirën e përbashkët të njerëzimit që vuante dhe shfrytëzohej pa mëshirë prej kapitalizmit dhe kapitalistët, Lazri nuk mund të mos e pyeste veten (faqe 212):

“Po, a kanë ideale sllavët? Ata gjithçka e shfrytëzojnë në funksion të ekspansionit dhe qëllimeve të tyre! Jo! Me ta nuk ka as ideale, as liri!”

I kujtohej vargu fishtian “N’mëni të shoqi-shoqit na jem le..”

Dhe vazhdonte të arsyetonte:

“Me këtë internacionalizëm proletar që na propozojnë, a thue vallë t’i kenë ndryshue pikëpamjet e tyre për ne, shqiptarët? A mund të ketë ndryshue ndopak shpirti i tyre ekspansiv? A thue të jena ba vërtet aq ‘internacionalistë’ sa me na konsiderue vërtet vëllezër e shokë në këtë luftë të përbashkët?

Jo, absolutisht jo! Nuk e besoja!”

Prandaj Lazri, në pranverë 1936,  merr një vendim të rëndësishëm të jetës, të shkëputet nga grupi edukativ me motivacionin (faqe216):

“Unë dhe familja ime jemi detyrue me u largue me dhunë nga Kosova. E pra, ishin politika shoviniste serbe dhe taktikat e tyre që na kishin dëbue, duke na kthyer në muhaxhirë të përjetshëm. Si familja ime, janë mija familje kosovarë që çdo ditë masakrohen dhe përzihen sistematikisht prej trojeve të tyre..Kjo që po ju kallzoj, s’ka ndodhë as një qind  e as dyqind vjet të shkueme, por para katër pesë vjetësh. Sipas meje, kjo është një demagogji sllave e përpunueme hollë..Në rrugën tonë na jena nisë me mendime të sinqerta e me ideale të pastra, por unë s’besoj se serbo-malazezët kanë po këto ideale internacionaliste! Ata kanë veç ideale shoviniste. Këtë diversion të internacionalizmit ata po e përdorin me na shkaktue edhe një përçamje tjetër të madhe, si të mos ishin të mjafta këto që kemi.”

Mu kujtuan shënimet e Zef Malës, njërit nga ithtarët e shquar të komunizmit në Shqipëri. Edhe ai punoi me mish e me shpirt për t’i vënë në jetë mësimet e komunizmit. Por u zhgënjye keqas dhe, kur ishte në burgun enverist, i kërkonte popullit shqiptar falje për atë që kishte bërë..

Interesante është ajo që Lazri tregon për Fejzi Alizotin, që në vitin 1941 ishte emëruar Komisar i Jashtëzakonshëm për tokat shqiptare të çlirueme nga Jugosllavia. E kish pyetur atë se deri ku do i kërkonte kufijtë e Shqipërisë (faqe 270):

“Posi, me gjithë qejf!- dhe nisi me shpalosë para meje një hartë të madhe. Aty pashë  se një vijë e kuqe dhe e trashë e shënonte kufirin përtej Nishit e deri afër Beogradit! Kur unë shpreha habinë, ai më tha se ka parë deri atje njerëz me plisa të bardhë..  Mandej më sqaroi se diplomacia e do të kërkosh shumë dhe pastaj, duke bërë lëshime, të mbërrish deri te kufijtë e vërtetë të Shqipërisë”.

Libri “Shqipnia në vitet 30” përmban më shumë se 470 faqe dhe është plot fakte dhe vlerësime për letërsinë, politikën, gazetarinë dhe jetën kulturore shqiptare atë kohë.

Duke iu kthyer Migjenit ai shkruan (faqe 336):

“ Eh sa thjesht identifikohej Milloshi me hallexhinjtë. Në veprën e tij gjetën vend hallet e punëtorëve, të fshatarëve, lypsarëve, fëmijëve të uritur, shkollarëve të varfër, malësorëve heroikë, pristitutave të braktisura. Meritë e MIgjenit ishte futja e vargut të lirë në poezinë shqipe. Vargu i lirë i tij ishte si të thuash një protestë kundrejt poezisë klasike me vargje të numrueme e të rrokjezueme, megjithse midis poezive të Migjenit, gjen edhe poezi të thurrura bukur në formën tradicionale. Një prej klasikëve, ku ai respekton metrikën, ritmin e rimat eshte  tingëllimi ‘Sonet pranveruer’.”

Më tërhoqi edhe ajo çka thotë Lazër Radi për një ikonë të grave shqiptare, Musine Kokalarin, që në vitet e regjimit komunist u burgos dhe u internua deri sa vdiq nga kanceri dhe u varros vetëm nga punonjësi i komunales, atje në Rreshen.(faqe 376):

“Qysh në rininë e saj, Musineja qe dalluar si vajzë e formuar dhe e pjekur. Erudicioni i saj ishte i thellë e i plotë, talenti i saj i fisëm dhe i padiskutueshëm, aftësia e saj intelektuale e jashtëzakontë. Hapësira e veprimit të saj niste nga letërsia, gazetaria, filozofia dhe përfundonte te politika. Ishte, si rrallë kush ndër moshataret e saj, grua e veprimit dhe e arsyes.  Edhe pse ishim pothuaj moshatarë, më ndodhte ta ndjeja veten- nxanës e dishepull i saj. Ndonëse kishte lexue e studiue, si pak gra  të asaj kohe, prap se prap, ndjehej e pakënaqur me çka kishte arritë. Për çdo gjë të re që mësonte shpërthente në esklamacione duke manifestue atë çudinë e ëmbël dhe gëzimin e saj të pafajshëm. Të çuditesh për gjithë gjërat që mëson dhe t’u gëzohesh si fëmijë atyne, është me të vërtetë lumtuni. Këtë virtut të mrekullueshëm, Musineja e kishte të lindun, e kishte në gjak”

Në kuadrin e modernizimit të jetës shoqërore, në pragun e 25-vjetorit të pavarësisë, u arrit të ngrihej radiostacini i Tiranës. Autori na jep të plotë Fjalimin e Mbretit Zog i Parë me këtë rast faqe 410):

“Të dashtun shqiptarë!

Në këtë cast të lumtun që po festojmë përvjetorin e pavarësisë sonë, ndjej një kënaqësi të veçantë që mundem me ju drejtue urimet si dhe ndjesinat e përzemërta të miat dhe të kombit gjithë bijve të racës shqiptare  brenda, jashtë dhe tej kufijve të atdheut tonë.

Tue inaugurue stacionin radiofonik të Tiranës e quej të tepërt me theksue randësinë që ky përmban për zhvillimin dhe vllaznimin e racës shqiptare.

Me këtë rast, dëshiroj me ju drejtue një porosi, si kryetari suprem i juaj: kudo që të jinni, u shtrini dorën vllazërore njani-tjetrit, tue iu kushtue me një vullnet të papremun punës e përparimit, se s’mjafton fitimi i pavarëisë së atdheut, por, ne duhet me u përpjekë pa pra për vllaznimin e të gjithë shqiptarëve dhe për konsolidimin e lulzimin e lirisë.

Me këto ndjenja ju dërgoj shprehjet e dashurisë sime të thellë”

Në fund, Lazër Radi flet edhe për fillimet e letërsisë të ashtuquajtur e “Realizmit Socialist” (faqe 463):

“Në këtë atmosferë kontradikstash, dy qendrat ma nevralgjike të kulturës shqiptare, Shkodra dhe Korça u ndodhën nën tehun e ideve komuniste të mbështetuna njëra nga Beogradi dhe tjetra prej Athines..pa lanë jashtë vëmendjes se një pjesë aktive e kundërshtarëev të mbretit, i kishte marrë direktivat drejtpërdrejt nga Moska dhe Kominterni. Nën ndikimin e kësaj rryme do të lindte në formën jo fort të natyrshme edhe ajo letërsia sociale. Në fakt, letërsia e kësaj periudhe ishte një trajtë ‘instantane’ e fotografimit të çasteve të gjalla të kësaj periudhe.. Pikërisht kjo letërsi që kishte natyrë të tillë kritike ndaj realitett u quejt edhe ‘letërsia e realizmit kritik’ po edhe socialist ma vonë”.

Nga: Bardhyl Selimi, 10 janar 2022

Shtëpia parisiene e malazezes Branka Bogavac, derëhapur për Kadaretë!

0

Nga: Bajram SEFAJ, shkrimtar

  • Fisnikëria e një malazezje në Paris 

Fragment shkëputur nga libri monografik “Përballë kolosit”, (Faik Konica – 2021). 

Dera e shtëpisë parisiene e familjes së Brankës, ku jeton me bashkëshortin francez dhe fëmijët, që nga vitit 1964, ishte kurdoherë e në çdo vakt, e hapur, një lugë me tepër për familjen e njohur Kadare (nga Shqipëria fqinje, përjetë e mot në marrëdhënie të këqija më Serbinë hegjemoniste).

Shumë vjet më vonë, në një intervistë, enkas për lexuesin shqiptar, ndër (shumë) të tjera, zonjës Branka ia shtroj edhe këtë pyetje, jo edhe aq e këndshme: A keni pasur telash për shkak të kësaj miqësie me shkrimtarin e njohur shqiptar, kur dihet se ishte i afërt edhe me krijuesin e njohur serb, Danillo Kishin?

Ja përgjigjja e saj autentike!
– E qëlluar! Ata që ma zunë për të madhe këtë miqësi, janë nga radhët e nacionalistëve (mjerisht, nga nacionalizmi vuan edhe Shqipëria si edhe Evropa vetë!), të cilët nuk i kishin lexuar fare intervistat e mia me Kadarénë, por edhe nga ata që kishin pasur rastin t’i lexonin ato. Nga ato intervista shihet mirë se shkrimtari i njohur Kadaré, është edhe humanist i thekur, ngase, për shembull, lidhur me çështjen e Kosovës, kërkon pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve, gjë që është akt trimërie dhe moral i lartë, sidomos kur ekstremistët, nga të dyja anët, duan luftë. Kadaré nuk kishte miqësi vetëm me Danillo Kishin, por edhe me ndonjë shkrimtar tjetër serb. Ëndërroj që veprat e Kadarésë, sa më shpjet që të jetë e mundur, të përkthen dhe të lexohen edhe në serbisht! Fqinjët duhet të mirëkuptohen dhe të çmohen mes vete, si dikur, në kohën e Mark Milanit, kur kishin jo vetëm etikë të ngjashme, por edhe miqësi.

Çifti Kadare   

(I pranishëm në të gjitha botimet e bisedave në Paris…)

Në të gjitha botimet, “Biseda në Paris”, pra edhe në këtë të shtëpisë së mirënjohur botuese, Onufri nga Tirana, për lexuesin shqiptar, kudo qoftë ai, sjell në shqip, një përzgjidhje të librit të vëllimshëm (410 faqe) të Branka Bogavac, ku përfshihen njëzet shkrimtarë eminentë botërorë, midis të cilëve është edhe Ismail Kadare.

Parathënien e këtij libri (përkthyer me korrektësi të pashoqe, nga serbishtja në shqip nga Nikolla Sudar, që jeton e krijon në Tiranë), e shkruan mikja parisiene e Brankës, zonja Helena Kadaré, bashkëshorte dhe bashkudhëtare e Ismailit, kur edhe vetë është shkrimtare shqiptare, ndër më të shquarat në letërsinë më të re shqipe!

Helena për Brankën…          

Pasi shfleton anë e përtej, duke vënë në pah anët e mira dhe epërsitë e tij, pasi i ngre portretin e mikes saj (Branka) “shtatlartë dhe e drejtë, si katedrale!” (shih ti njëherë, krahasimin gjenial!), parathënien e librit “Biseda në Paris” (në gjuhën shqipe, Onufri, Tiranë – 2007), Helena Gushi Kadare, e përmbyll kështu: “Dhe thëniet e mençura të këtyre krenave të artit ndjekin njëra-tjetrën në faqet e mrekullueshme të këtij libri të pangjashëm me asnjë tjetër, që gazetarja malazeze ka ditur t’i qëmtojë e t’i paraqesë me aq mjeshtëri. Ndodh rrallë që një libër, që sapo e ke mbaruar së lexuari, ke dëshirën e papërballueshme ta rinisësh përsëri nga e para. Me librin e Branka Bogavacit ndodh pikërisht një gjë e tillë”.

  1. Bogavac: Ëndërroj që Kadare të përkthehet në s/kroatisht!

(fragment nga një bisedë e gjatë)

– Libri juaj “Biseda në Paris” u prit me interesim dhe ngrohtë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Ndonjë fjalë me tepër për veten dhe për punën tuaj të derisotme?

– Branka Bogavac: Në publik jam e njohur pas bisedave me shkrimtarët dhe artistët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë, në mesin e të cilëve janë: Borhesi, Umberto Eko, Ismail Kadaré, Mario Vargas Llosa, Margaritë Dyrras…, nobelistët – Çeslav Milosh, Klod Simon, Nadin Gordimer, Toni Morison, Eli Vizel, Orhan Pamuk…, politikanët: Mihail Gorbaçov, Mishel Rokar…, regjisorë të filmit: Sergej Paraxhanov, Andrej Konçalovski, Kërzhistov Kishlovski…., piktorë: Dado, Staniq, Veliçkoviq…, aktorë: Rade Sherbexhija, Kristina Janda (fituese e Palmës së Artë për rolin femëror në Kanë). Një numër i madh i këtyre bisedave dhe intervistave, deri më tash, i kam përmbledhur dhe i kam botuar në madje në shtatë vëllime.

– Libri juaj, prej afro pesëqind faqesh, është kontakti i parë i drejtpërdrejtë

me publikun lexues shqiptar. Si ndodhi botimi i këtij libri në Tiranë?

– Bashkëshortja e Ismailit, Helena, me njohu me botuesin e Kadaresë, z. Bujar Hudhrin, me të cilin edhe ndërruam disa fjalë në rusisht. Ai më la përshtypje të një njeriu të mirë dhe korrekt. Që të kem besim tek ai, mjaftonte edhe fakti se ishte botues ekskluziv në gjuhën shqipe i veprës së Kadaresë. Ai mori librin tim dhe tha se do ta lexonte, asgjë më shumë. Kur, papritmas, një zotëri nga Tirana me bën telefonatë në Paris dhe me thotë se është duke e përkthyer librin tim. Ishte ky Nikolla Sudar, publicist dhe përkthyes i njohur shqiptar, me të cilin, fill pastaj, përmes letërkëmbimit u shoqëruam. Sipas mendimit të Helena Kadarésë, e cila edhe ka shkruar parathënien e librit tim në shqip, përkthimi nga serbishtja në shqip, është tejet korrekt, gati-gati i përkryer. I jam mirënjohës Bujar Hudhrit që, me botimin e librit tim, në një edicion të shkëlqyer, më ka bërë një surprizë të këndshme dhe të paharruar.

Të them se unë krenohem me miqësinë që kam më Helenën dhe Ismail Kadarénë. Në shtëpinë e tyre ndihem si në timen, në Mal të Zi. Ngrohtësia dhe drejtpërdrejtshmëria janë tipike tonat, ballkanase. Por mos harroni: Kadarénë, si shkrimtar të njohur, nuk është aq lehtë ta takosh dhe nga ai të marrësh intervistë! Unë kisha fat, ndoshta edhe privilegj dhe mirëkuptim “ballanik”. Në kohë të vështira, zëri i një shkrimtari dhe humanisti aq të madh, paraqiste melhem në plagë. E, tash do t’ju rrëfej se si ndodhi afria jonë profesionale dhe miqësore. Me Ismail Kadarénë jam njohur në mënyrë jo të zakontë. Kur Kadaré kishte braktisur Shqipërinë, në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, me thirri redaktori i revistës “Mlad Borec” nga Shkupi dhe me luti të bëja një bisedë me Ismailin. Përmes shtypit e dija se Kadaréa tashmë gjendej në Paris. Por, para kësaj, gjersa realizova një intervistë me piktorin e njohur slloven, Zoran Mushiq, ai me entuziazëm të madh me foli për Kadarénë dhe me tha se veprat e tij gjithsesi duhen lexuar. Ashtu edhe bëra. Derisa Kadaré ishte azilant (midis azilit dhe ekzilit) u hodha në leximin e veprave të tij me kënaqësinë më të madhe, duke zbuluar një botë fantastike të një shkrimtari të madh ballkanas. Pas tre-katër muajsh leximi intensiv, me të vërtetë ndodhi befasia: duke dalë nga metroja, vetëm disa metra larg shtëpisë sime, para vetes pashë Kadarénë. Nuk është gjë e thjeshtë (as e lehtë) t’i drejtohesh njeriut, ashtu në rrugë, por ky është fati i njerëzve të famshëm, ata njerëzit i njohin, mahniten me veprat e tyre, prandaj edhe mund t’i lejojnë vetes t’u drejtohen. Iu paraqita Kadarésë, gjë të cilën, me skofiaritet ai e pranoi, ani pse nga natyra është shumë i matur… Pas një copë rruge bashkë, e ftova në shtëpinë time për një kafe, kjo është veçoria jonë ballkanase, t’i ofrohet mikpritja një të huaji. Që atë mbrëmje, hiç më larg, kisha nderin që të pranoja çiftin bashkëshortor Kadaré. Më gëzoi fakti se Kadaré kishte besim tek unë. Sigurisht se shkrimtari i madh, qysh në shikim të parë, mund të vlerësojë dikë. Megjithatë, ishte një guxim i madh të shkohet (vihet) në shtëpinë e një malaziaseje, të panjohur për të. Lidhëm miqësi të menjëhershme, ngase na lidhnin shumë gjëra të përbashkëta, sidomos shikimi i ngjashëm mbi shumë gjëra, mbi botën dhe jetën. Ishim të afërt, si të ishim nga i njëjti vend, por edhe nuk është për t’u habitur, kur dihet se Tiranën, nga Mali i Zi e ndajnë jo me shumë se dyqind kilometra rrugë. Pastaj bisedat u shpeshtuan dhe, mund të them se, kështu lindi një miqësi e mrekullueshme në mes meje dhe Helenës. Kështu edhe ndodhën bisedat letrare me Kadarénë dhe të shoqen. Intervistat më të i kam botuar gjithandej në shtypin ditor dhe në periodikun e ish (ex-Jugosllavisë): Bile një bisedë imja e gjatë me Helenën, është botuar, në shtatë vazhdime, te gazeta ditore “Pobjeda” e Podgoricës. Kadareja përherë më ka dalë në ndihmë dhe pozitivisht u është përgjigjur kërkesave të mia për intervista. Ai është njeri që dëshiron që situata midis serbëve dhe shqiptarëve të zgjidhte një herë e mirë, në mënyrë paqësore. Ai kurdoherë është i gatshëm për dialog. Sigurisht se publiku shqiptar e di, por të shtoj me këtë rast se Kadaré është tejet i njohur dhe i popullarizuar në opinionin lexues francez. Dëshmia më e mirë për këtë është pjesëmarrja masive e lexuesve në çdo paraqitje të tij para publikut francez. Por, dëshmi edhe më e madhe se kjo është fakti se botuesi i tij ekskluziv francez (Fayard), përpos në gjuhën frënge, veprën e tij madhore letrare, e ka botuar madje në dymbëdhjetë vëllime, edhe në gjuhën shqipe. Kur është fjala për çmimin Nobel, unë gjithnjë besoj në të. Ai është akoma i ri dhe ka kohë. As Borhesi, as Umberto Eko, as Marsel Prusti, nuk e kanë marrë atë shpërblim, e fama e tyre e tejkalon famën e shumë e shumë nobelistëve.
– Një pyetje jo edhe aq e këndshme: A keni pasur telash për shkak të kësaj miqësie me shkrimtarin e njohur shqiptar, kur dihet se ishte i afërt edhe me krijuesin e madh serb, Danillo Kishin?
– E qëlluar! Ata që ma zunë për të madhe këtë miqësi, janë nga radhët e nacionalistëve (mjerisht, nga nacionalizmi vuan edhe Shqipëria si edhe Evropa vetë!), të cilët nuk i kishin lexuar fare intervistat e mia me Kadarenë, por edhe nga ata që kishin pasur rastin t’i lexonin ato. Nga ato intervista shihet mirë se shkrimtari i madh Kadaré është edhe humanist i madh ngase, për shembull, lidhur me çështjen e Kosovës, kërkon pajtim midis serbëve dhe shqiptarëve, gjë që është akt trimërie dhe moral i lartë, sidomos kur ekstremistët, nga të dyja anët, duan luftë. Kadaré nuk kishte miqësi vetëm me Danillo Kishin, por edhe me ndonjë shkrimtar tjetër serb. Ëndërroj që veprat e Kadarésë, sa më shpjet që të jetë e mundur, të përkthen dhe të lexohen edhe në serbisht, si dhe të atyre autorëve që shkruajnë në gjuhën serbe! Fqinjët duhet të mirëkuptohen dhe të çmohen mes vete, si dikur në kohën e Mark Milanit, kur kishin jo vetëm etikë të ngjashme, por edhe miqësi.
– Në fund, një pyetje, që duket si e pashmangshme: Ç’jeni duke punuar tani, në këtë çast?
– Aktualisht jam duke përgatitur një libër në gjuhën ruse. Fjala është për një përmbledhje bisedash dhe intervistash ekskluzivisht me shkrimtarët dhe artistët e ndryshëm rusë, të cilët, pos në Paris, i kam takuar në Moskë dhe në Shën Petersburg. Zaten kam dhjetëra biseda e intervista akoma të pabotuara. Në një libër të ardhshëm do të shohin dritën e botimit edhe ato, bashkë me të gjithë krijuesit ballkanas, për të cilët fola më lart. Dëshiroj që këtë bisedë ta përfundoj me një riprodhim të shkurtër, shkëputur nga një prej bisedave me të, ku më së miri shihet se sa i saktë ishte një parashikim gati-gati, magjistar i tij. “Unë jam shkrimtar i atdheut tim, Siujdhesës Ballkanike, i Evropës. Me gjithë gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur midis serbëve dhe shqiptarëve, mendoj se tash e ardhmja është më e rëndësishmja. Asnjë krim nga e kaluara historike nuk duhet të jetë arsyetim që ngatërresa të vazhdojë. Jam i bindur se të gjithë do të ishin të lumtur që një lloj paqeje të arrihet midis këtyre dy kombeve, kur do të ishin të kënaqur edhe intelektualët edhe njerëzit e rëndomtë, madje edhe vetë politikanët, që sot sikur janë të verbër. Jam po ashtu i bindur se edhe ata, një ditë, do të thonë: si ishte e mundur të kemi qenë aq të hasmuar njëri me tjetrin? Ëndërroj që të vijë ai çast hyjnor. Është për nder të dy kombeve të ndërpresin armiqësinë dhe t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit. Nuk është kjo as romantizëm, as moralizim, as sentimentalizëm, as çfarëdo kalkulimi politik. Jam i bindur që një gjë e tillë është e mundshme dhe se do të ishte një lehtësim që të zhduken demonët, që demonë të mos këtë më. Jam i bindur se ajo ditë do të vijë!”.
Post scriptum: Se sa, ne ballkanasit, jemi të afërt me njëri-tjetrin, më së miri dëshmon edhe miqësia jonë, Bajram i dashur. Ju kujtoj nga Parisi, nga Cannes…, kur shoqëroheshim duke mekur nostalgjinë tonë, si edhe unë vetë, edhe ju, vështirë e keni përjetuar eksodin, por, në anën tjetër, keni mësuar shumë, keni shkruar dhe keni ëndërruar për vendin tuaj, për mirëkuptimin midis popujsh. Edhe të tjerët le të ndjekin rrugën tonë!

Gazeta Rilindja, më 2 gusht 2001.

Etimologjia e emrit të lashtë që flet Shqip

0


nga: Kasam Shaqirvela, shkrimtar, Shkodër

Shumë herë kam lexuar në postim-shkrimet këtu në Fb, interpretime nga më të ndryshmet..për shumë fjalë të vjetra dhe emra antikë.. dhe përpjekjet e tyre të ngathta në formë shtërzimesh për të thënë diçka duke mos treguar gjë..dhe jo vetëm…! Bile për fjalën “Odise” që do ta shpjegoj etimologjikish këtu më poshtë e kam dëgjuar varijantin, madje përçudnues, e kam dëgjuar me veshët e mi në zyrën time nga një klient i kombësisë sllave, i cili në gjendje gjysmë të dehur më thot: – edhe emri Odise është i joni(и името Oдисе е наше), dehja e tij nuk e di se nga buronte apo vinte si vetëkënaqësi ose nga pirje rakie…?! Mbase mund të ishte një provokim i vockël ndaj meje sepse, ai kishte njohuri që unë merrem me etimologji dhe pellazgologji një kohë bukur të gjatë, mbase nuk e di nga i vinte, “cassus belli”(shkas për luftë)! Unë vetëm buzëqesha jo se isha i qetë por, nuk i dhash përgjigje sepse doja që të mos merrem me të drejtuarit e “brinave të dashit”, bririn nuk mund ta drejtosh sepse natyra e ka krijur të shtrembër.?!
Dhe ja, sot, vendosa ta shpjegoj këtë emër, duke e nxjerrë nga një libër i imi i botuar para dy viteve, meqë u bë shkak një shkrim i një studiuesi të respektuar nga unë, që e prekte këtë temë në shkrimin e tij të cilin shkrim unë e lexova me vënendje dhe më nxiti pozitivisht ta bëjë këtë shkrim-shpjegim timin modest…!
Sllavët në përgjithësi, kurse në veçanti serbët dhe sllavomaqedonët(të vetëquajtur ashtu që nga viti 1945 e këndej)..duke haruar se sipas vetë burimeve historike sllave ata vijnë në Gadishullin Ilirik në tokat e iliro-dardanëve në shekullin e VII-të e më vonë në Erën e Re. Ndërkaq nëse e marrim emrin, ODISE, nga ngjarja e Luftës së Trojës, nga vetë vepra e Homerit me të njëjtin emër, luftë e cila ka ndodhur, gjithmonë sipas burimeve të historianëve antikë, në shekullin e XII-të, para Erës së Re pra, atëhetë, na del se paska gjuhë të folur të ndonjë populli në botë i cili lind në rruzullin tokësor dy mijë vjet pas gjuhës së vet…!? dhe kjo mund të na flasë mbase për këtë “popull të zgjedhur nga perëndia”..???!!!
Sllavomaqedonët e shpjegojnë emrin ODISE(odi-se=odi sega) që në përkthimin shqip bën: shko-tani si dhe varianti odi-si(shko! , ik!, ec!) pra urdhërorja: -ik!, -largohu! Dhe ata që i njohin pak gjuhët sllave e dinë mirë se udhës sllavët i thuan put-serbët, pat-maqedonët e veriut, p(ë)t-bullgarët por pa e shkruar fjalën ë..
Emri Odise(Uliks), sipas analizave studimore të mia, ai, në kohën kur është krijuar dhe zbatuar në popullatën që e ka folur atë gjuhë.. ka qenë në formën e tij origjinale ODHESI, ku me kalimin e kohës bie nga përdorimi shkronja h kuptohet nga ata të huaj që nuk e flitshin gjuhën e origjinës, si dhe bëhet alternacioni apo ndërrimi i vendeve të shkronjave E me I(për shkaqe që këtu nuk janë temë diskutimi tani), pra ky emër me kalimin e kohës kthehet në formën ODISE siç e dëgjojmë dhe shkruajmë edhe ne sot…!
Pra, shpjegimi emrit, Odise(Uliks),.. i trajtuar më gjerësisht nga unë, në dy librat e mi: “Fjalor etimologjik i fjalëve të vjetra”, etimologji dhe “Gjuha shqipe çelësi i artë që i hap dyert e mbyllura
të gjuhëve botërore“, gjuhësi-etimologj,.. i del nga emri i origjinës:ODHESI(ODHES-I;(odhes=i udhës+ i=ishte) e që do të thotë në shqipen e sotme, stërmbesën e pellazgjishtes që ishte gjuha e origjinës se, ky njeri ishte i udhës, njeriu udhëheqës, njeriu që udhëhiqte të tjerët. Mbase ky emër mund t’i jetë dhënë në moshën madhore atij, si emër-tipar identifikues veprimit të tij., si për shembull ashtu siç e kemi te emri, Herkul e që iu dha Herakle-ut(herak-le=i lindur herët) emërtim me tipar tregues të aftësisë së tij qëkur e uli-harkun(herk=hark-ul= ul), ai i ri por i fuqishëm, e tërhoqi harkun e fortë që nuk mund ta tërhiqte asnjë princ a mbret i asaj kohe. Ngjarje që gjithmonë shpjegohen sipas mitologjisë, por kuptimi fizik u del vetëm e vetëm me gjuhën shqipe…, fjalët e origjinës tregojnë apo na japin kuptimin fizik të veprimit të njeriut ose të fenomenit natyror.
Edhe sot e gjithë ditën, në të folmen gege, që paraqet bazën e emërtimeve dhe shpjegimeve të emrave dhe fjalëve të vjetra, e gjejmë të gjallë, në katundet e Tetovës, që gravitojnë në Malësinë e Sharrit, të përdoret fjala, odhë për fjalën udhë. Nga kjo del që emri Odise, Odhise, Udhesi është më tepër se shqip! Kështu si kjo i kemi fjalët e vjetra bok për bukë, oj për ujë
Edhe një të dhënë për ata që duan të dinë më shumë.., fjala, “oda”, e portugalishtes do të thotë udha në gjuhën shqipe. Pra shumë fjalë të origjinës, fjalë embrione apo fjalë-çelës të pellazgjishtes së lashtë janë formuese të shumë fjalëve në gjuhët e ndryshme, jo vetëm të faliljes indoevropiane por dhe më gjerë..!
Të shpalosuara dhe të shpjeguara etimologjikisht këto dhe fjalë si dhe shumë emra të vjetër e fjalë të tjera mund t’i gjeni nëpër shumë libra, leksikone e fjalorë të ndyshëm ,.. por gjithashtu mund t’i gjeni të elaboruara gjerësisht edhe te librat e shënuar si referenca në këtë shkrim.

© Kasam VELA

Lidhhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër, në faqen e një libri

0

Nga: Nexhmije Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues, Zvicër

Këto ditë doli nga shtypi një libër me interes të madh, për historinë e shkollës shqipe të të mërguarve jashtë atdheut “ 30 vjet shkollë shqipe e mësimit plotësues në Zvicër”. Ai është me format të madh, me një vëllim prej 200 faqesh, me ilustrime të pasura dhe me një dokumentacion të denjë për t’u pasur në konsideratë.
Duke lexuar me vëmendje këtë libër dhe duke qenë e pranishme dhe duke kontribuar në ngjarjet që përshkruhen që nga zanafilla e tyre, mund të them me bindje se është një nga dhuratat më të bukura që i bëhet Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ në Zvicër në tridhjetë vjetorin e krijimit të saj (20 shtator 1990) si dhe të gjithë komunitetit shqiptar në Zvicër. Një libër i tillë vlerëson kontributin dhe mbarëvajtjen e shkollave shqipe të mësimit plotësues në Zvicër, ku ka një diasporë të re shqiptare që është e shpërndarë në çdo cep të truallit zviceran e që përshkruhen bukur në këto faqe.
Duke ndjekur evoluimin e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër mund të them pa drojë se është shumë pak dhe e pamundur të përshkruhet vetëm në një libër. Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” e nisi veprimtarinë e saj pikërisht duke pasur qëllimin kryesore të programit dhe statusit të saj ruajtjen e gjuhës, traditës dhe kulturës të komunitetit shqiptar në Zvicër.
Në vitin shkollor 1990 -1991 numri i mësimdhënësve shqiptarë arriti rreth 100, ndërsa numri i nxënësve që mësonte shqip i kalonte 6000. Organizimin e mësimit shqip fillimisht e ndihmoi Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga dr Ibrahim Rugova. Mësimi plotësues organizohej në 14 shtete evropiane. Përgjegjës për shkollat shqipe jashtë atdheut ishte Meriman Braha, kontributi i tij qe një vlerë e madhe.
Pas mbarimit të luftës në Kosovë të gjithë i kthyem sytë nga shteti i ri i Kosovës, ne shpresuam që ky mësim të institucionalizohet që çdo fëmijë shqiptar të mësojë gjuhën amtare, të ruaj traditën dhe kulturën e prindërve të tij në shkollën ku mëson, gjatë shkollimit të tij krahas gjuhës së vendit pritës. Kjo kërkesë e vetme e mërgimtarëve nuk u përmbush nga pushtetarët e atdheut, mos zyrtarizmi i shkollës shqipe është e pa drejtë dhe e pa arsyeshme.
Botimi i parë i librit “ 30 vjet Shkolla shqipe e mësimit plotësues në Zvicër” është i ndarë në tre kapituj ose pjesë. Paraprihet me një parathënie dhe katër fjalë përshëndetëse, në fund ka një përmbledhje të shkruar në katër gjuhë: gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe anglisht.
Në pjesën e parë Nexhat Maloku, kryetar i LAPSH, përshkruan historinë e shkollës shqipe dhe rrugën e formimit të saj nën organizimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri”. Pason sythi me Këshillat kantonalë të LAPSH (15) secili kryetar është autor i tekstit për gjendjen e shkollave të mësimit shqip dhe paralel janë mësuesit/et të cilët në supet e tyre mbajnë një përvojë të pasur e të përkushtuar. Mbyllet me një varg fotografish nga aktivitetet e lira jashtëshkollore por që janë pjesë shkollës.
Kapitulli i dytë përbën anën tjetër vitale të kësaj faqeje të historisë së arsimit shqip jashtë atdheut. Pjesën më interesante këtu e përbën sythi: – Intervista me prindër, nxënës e mësues lidhur me mësimin plotësues në Zvicër (7).- Bashkëpunimi i LAPSH- me shoqata tjera dhe artistë shqiptarë që veprojnë në Zvicër.- Aktivistë dhe mbështetës financiar të LAPSH-së. Autorët na bëjnë të ditur edhe për bashkëpunimin e LAPSH-ës me shkollën zvicerane dhe me pedagogët vendas.
Një interes të veçantë në ketë libër jubilar përbën Kapitulli i tretë që janë përfshirë ligjërata që trajtojnë probleme dhe projekte lidhur me mësimin plotësues të gjuhës shqipe me autor nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia V dhe Zvicra si: – Rëndësia e mësimit plotësues për zhvillimin identitar dhe gjuhësor të nxënësve shqiptarë e parë nga pikëpamja e sistemit arsimor të shtetit të prejardhjes, Prof. Nuhi Gashi. -Historia, kuptimi dhe arritjet e mësimit në gjuhën e prejardhjes nga këndvështrimi i sistemit arsimor zviceran, Prof Markus Truniger. – Pasqyrë e projekteve kërkimore lidhur me komunitetin shqiptar në Zvicër nga Dr. dr. Basil Schader, Dr. dr. Naxhi Selimi dhe Dr Shpresa Jashari. – Diglosia ( dialektet – gjuhë standarde shqipe si shkallë e kalimit në dygjuhësinë e plot vlershme shqip – gjuhë e huaj Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj. Bilinguizmi (dygjuhësia) i nxënësve të mësimit plotësues si realitet, sfidë dhe mundësi, Prof. Nexhmije Mehmetaj. Bashkëpunimi mes MASH-së, LAPSH-së dhe shkollës së lartë pedagogjike të Cyrihut një histori e suksesshme, Prof Dr. dr. Basil Schader.
Një vend i veçantë për sa i përket ndihmës zvicerane në fushën e arsimit shqip zë albanologu Prof. Dr. dr Basil Schader. Pa ndihmën e tij as ky libër nuk do të ishte shkruar. Duke e mbyllur dua të falënderoj për iniciativën dhe materializimin e projektit në përkujdesjen me profesionalizëm për konceptin dhe formulimin e kësaj dëshmie të gjallë që do t’u ngelet brezave për të kujtuar dëshirën dhe punën e palodhur që është bërë nga anëtarët e LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër.

  • Libri është botuar nga shtëpia botuese ”Lena Grafik” Prishtinë.

Gjenevë, 10.01. 2022 

Tradhtia shpërtheu nga çdo pore e jetës së Lul Bravës

3

Nga Aurel Dasareti

Tradhtia kombëtare është një pilulë e hidhur për t’u gëlltitur, por asgjë nuk është më e keqe se kur të fusin shantazhin në fyt.

***

O i pabesë! Ti mendon se je më i miri kur e krahason veten me veten. Besimi është thelbi i kuriozitetit. Besimi jep kurajë dhe dëshirë për të shkuar në një udhëtim zbulimi në botën e të tjerëve.
I përkdheluri i ”babait” logjikon kështu: Unë jam një nga qeniet më unike, më të papërgjegjshme, më gënjeshtare, më mashtruese dhe më problematike që kanë jetuar ndonjëherë në të gjithë planetin tokë, ndoshta edhe në univers. Papërgjegjësia dhe idiotësia është pjesë e padukshmërisë sime, sido ta kthesh atë, është një mohim. Por për kë mund të jem përgjegjës dhe pse duhet të jem kur ju kokëtulë refuzoni të më shihni?
Kush i shmanget punës, sakrificave, rreziqeve, që shoqëria, thënë më mirë, Kombi dhe Vendi duhet të përballojë, është burracak. Por jo më pak burracak, mashtrues, servil e shpirtrob është ai që sakrifikon parimet e besueshmërisë për interesa materiale, pra ai që për shembull, është i gatshëm të lerë në dorë të pushtet-mbajtësit edhe vendimin më të thjeshtë duke u zvarritur si krimb përpara tij. Të sakrifikosh ndjenjën e së vërtetës, ndershmërisë intelektuale, krenarinë (po të kishe ndonjë krenari), respektimit të ligjit dhe solidaritetit ndaj bashkëkombësve fëmijët e të cilëve vdesin nga varfëria ekstreme, është tradhti.
Kur në luftën e interesave e parullave, e vërteta rrezikon të zhvlerësohet, shfytyrohet e dhunohet njëlloj si individi, detyra jonë është t`i kundërvihemi dhe të shpëtojmë të vërtetën, apo synimin për të arritur atë, nëse me të vërtetë jemi burra e jo burracak, jo shpirtskllav. Kushdo që hyn në një pozicion politik dhe merr përsipër detyra të rëndësishme, nuk duhet të ndihet më i lirë dhe të bëjë çfarë të dojë me pronën shoqërore duke e trajtuar atë sikur ta ketë lindur nëna e tij, por vetëm më i ngarkuar me përgjegjësi. Ata që e kanë ngarkuar, kanë edhe të drejtën legjitime për ta shkarkuar.
Kjo vlen edhe për ata 6-7 shpirtrobër që godinën e përbashkët të një partie politike opozitare e kanë shndërruar në “bunker” në të cilin “punojnë” si roje disa kriminelë dhe terroristë profesional. Dhe, këta shpirtskllav e kalojnë kohën kot atje; i janë ngjitur për prapanice dylber gaztorit dhe Lul Bravës, i cili nga ana e tij, me arsye të plotë, pasi nuk është vetëm ai që e di, vuan nga çrregullimi i rëndë i personalitetit dhe çrregullimi i stresit posttraumatik.
Krahasimi i paarsyeshëm i fajit duke barazuar viktimën me xhelatin, që e bëjnë disa “gazetarë” servil të paguar nga regjimi i nudistit të stërzgjatur, megjithëse kryhet me “qëllime të mira”, është në kundërshtim me natyrën njerëzore. Kjo u jep të ligjve më shumë motivim për të kryer të keqen e radhës. Kjo çon në fanatizëm, terror dhe luftë vëllavrasëse.
Fashizmi dhe bolshevizmi (diktatura e proletariatit) janë vëllezër të kundërt, por gjithnjë vëllezër; kur rritet njëri, plehëron tokën për tjetrin dhe e lind atë.

***

Unë Lul Brava humba sepse nuk fitova

Jam një humbës i sëmurë keq
I përkëdheluri i “babait” që u shndërrova në dreq
një budalla që akoma pretendon
se ndonjëherë do të fiton.
Mos më besoni më mua
unë do t’i tregoj të gjitha çka doja
nuk e kam më atë bunker me brava
ku mund të jetoja.
Koka ime e çmendur
trupin ma ka dendur
përshkohet me vështirësi nga drita
ky ishte shkaku pse nuk shndrita.
Se nuk telefonoj askënd, më besoni
nuk jam më ai hajni
jam pak i lodhur
mos qani.
Kur të luteni për t`u bërë trim
mbajeni mend emrin tim
do të hyjë në histori
për të gjithë ata që bëjnë orgji.

______

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike