Kreu Blog Faqe 1432

Me 15 janar 2022, nga ora 19:30, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocitit në Kosovë, Shqiptarët ti ndezin qirinjt për viktimat

0

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 Genève
E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Njoftim

Me rastin e ditës së përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ fton të gjithë shqiptarët që më 15 janar 2022 duke filluar nga ora 19:30 të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Në sheshin „Skënderbeu“ në Prishtinë, aktivistët e Qendrës do të bëjnë ndezjen e qirinjve. Ftohen qytetarët e Prishtinës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet.
Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshin e qyteteve të tyre.
Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre.
Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Lusim qytetarët që dalin në shesh që të kenë parasysh masat kundër pandemisë Covid-19 duke mbajtur distancën e duhur.
Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit!
Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre.
Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Pllaka nga Liqeni Dispilio – Kostur (Kastoria – Greqi ) e vjetër 7500 vjet

nga: Fahri Xharra

Edhe pse arkeologjia konvencionale pretendon se shkrimi nuk u shpik nga 3000 deri në 4000 BC në Sumeria, një artefakt u gjet më shumë se një dekadë më parë në Greqinë veriore që bie ndesh me këtë besim.
Pllaka Dispilio u zbulua nga një profesor i arkeologjisë prehistorike, George Hourmouziadis, në vitin 1993 në një vendbanim liqenor neolitik në Maqedoninë greke afër qytetit të Kosturit .

Një grup njerëzish e kishin pushtuar vendbanimin 7,000 deri në 8,000 vjet më parë dhe pllaka Dispilio ishte një nga artefaktet e shumta që u gjetën në zonë.Megjithatë, rëndësia e tabelës qëndron në faktin se ajo ka një tekst të panjohur të shkruar mbi të që shkon më larg se 5000 para Krishtit.panjohur të shkruar mbi të që shkon më larg se 5000 para Krishtit.

Pllaka prej druri është datuar duke përdorur metodën C12 që është bërë në vitin 5260 para Krishtit, duke e bërë atë dukshëm më të vjetër se sistemi i shkrimit të përdorur nga sumerët.
Teksti në tabelë përfshin një lloj shkrimi të gdhendur që ndoshta përbëhet nga një formë shkrimi që paraekzistonte shkrimi linear B i përdorur nga grekët mikenas.
Profesor Hourmouziadis ka sugjeruar se ky lloj shkrimi, i cili ende nuk është deshifruar, mund të jetë çdo formë komunikimi duke përfshirë simbolet që përfaqësojnë numërimin e zotërimeve.


Dekodimi i tabletës është një përpjekje pothuajse e pamundur, nëse nuk gjendet një gur i ri Rosetta.
Sipas Ancient Origins, në momentin që tableti u hoq nga mjedisi i tij origjinal pas zbulimit të tij, kontakti me oksigjenin filloi procesin e përkeqësimit.
Tableta tani është nën ruajtje.


Është mbresëlënëse të mendosh se pllaka prej druri kishte qëndruar në fund të liqenit për 7500 vjet.

The prehistoric settlement of Dispilio, Kosturi- Kastoria, Greece.

Tek e fundit edhe ky vend i takon Kultures së Vinëes kur nuk kishte as grek e as sllav këndej pari. Ja harta e shtrirjes se saj
Ja shkrimi i Kultures së Nën Danubit, ndoshta më i ri se ky i Kosturit


Referencat për t`u lexuar
https://greekcitytimes.com/tag/dispilio-tablet/

The Oldest Known Written Text Discovered In Greece — Greek City Times


https://www.ancient-origins.net/ancient-writings-ancient-places-europe/dispilio-tablet-oldest-known-written-text-00913
-Gimbutas, Marija (1974). The Goddesses and Gods of Old Europe: 6500 to 3500 BCE: Myths and Cult Images (2nd ed.). Berkeley: University of California Press
-Winn, Shan M (1981). Pre-writing in Southeastern Europe: The Sign System of the Vinča Culture ca. 4000 BCE. Calgary: Western Publishers
– https://greekreporter.com/2012/07/16/7270-year-old-tablet-found-in-kastoria-calls-into-question-history-of-writing/
– https://archaeologynewsnetwork.blogspot.com/2012/07/prehistorc-tablet-calls-into-question.html#.UlXYBSRmx8E

Më 10.01.2022

I mërzitur dhe i trishtuar, poezi nga Mikhail Lermontov

0
Mikhail Jurjevitsj Lermontov
I mërzitur dhe i trishtuar
I mërzitur dhe i trishtuar
dhe s’kam kujt dorën t’ia shtrij në një çast të trazimit tim shpirtëror
Dëshira!…ç’ dobi të dëshiroj më kot dhe përgjithmonë?…
Dhe vitet kalojnë – gjithë vitet më të mira!
Të dashurosh! … por kend? …për kohë të shkurtër nuk ia vlen mund
Të dashurosh përgjithmonë është e pamundur.
Mbase t’ shikoj përbrenda? –
E kaluara nuk ka lënë gjurmë:
Dhe gëzimi, e mundimi, gjithçka është e parëndësishme atje…
Çfarë pasionesh? – pas t’ gjithave herët a vonë vuajtja e tyre e ëmbël zhduket kur arsyeja flet;
Dhe jeta, kur e shikon përreth me gjakftohtësi , –
Një shaka e marrë dhe e zbrazët…
Përktheu nga anglishtja: Vera Xerxa
Londër 08 janar 2022
______
Pak shënime për poetin rus Lermontov
Mikhail Jurjevitsj Lermontov ishte një shkrimtar romantik rus, poet dhe piktor, ndonjë herë i quajtur si “poet i “Kaukazit”. Pas vdekjes së Aleksander Pushkinit ai është vlerësuar si  poeti me i rëndësishëm rus dhe ndikimi i tij në literaturën ruse ndihet ende, qoftë në prozë apo në poezi. 

Nga “poetika” turke e pushtimit

Fragment

Tani për ç’i përket “qortimit” të dytë, lidhur me qytetërimin “e ri”, madje “më të përparuar”, që turqit u dhuruakëshin viseve të pushtuara.

Nëse nuk besohet dëshmia e bashkëkohësve arbër për pesë bijtë e Vlash Muzakës – Bogdan, Gjin, Kostandin, Theodor dhe Joan – që Turahan-beu i masakroi duke ua thyer eshtrat me çekan ose për tetë komandantët e Skënderbeut – Moisiu i Dibrës, Vladan (Vlash) Gjurica, Muzakë Komneni, Gjin Muzaka, Gjon Perlati, Nikollë Berisha, Gjergj Kuka dhe Gjin Maneshi – që Mehmeti II i rropi të gjallë pak nga pak duke ua zgjatur agoninë e të rrjepurit dy javë , ja ku janë vetë dëshmuesit jo thjesht proturq, por mirëfilli turq: kronikanët osmanë.

Le të lexohen ata dhe të dallohet sheshit urrejtja dhe armiqësia e egër me të cilën flasin për arbërit. Të lexohen ata dhe të dallohet sheshit karakteri shkatërrimtar i luftërave të tyre pushtuese: djegia sistematike e të mbjellave, rrënimi i kështjellave, shkretimi i krahinave, shpopullimi i vendit dhe tërheqja në male e atyre që donin të mbeteshin gjallë. Të lexohen ata dhe të dallohet sheshit grabitja e krahinave, e gjësë së gjallë, marrja e arbërve skllevër dhe shitja e tyre si plaçkë tregu. Të lexohen ata dhe të dallohen sheshit jo vetëm detraktimet që përdorin për Skënderbeun, duke e quajtur “tradhtar”, “intrigant” ose “bukëshkalë”, por edhe sharjet më të ndyra që përdorin kundër një populli që luftonte për të mbrojtur lirinë e vet.

Le të lexohen edhe vetëm bejtet e Enveriut, bashkëkohës i Skënderbeut tonë, dhe të dallohen sheshit “trimëritë” e turqve selgjukë të Ajdin-oglluit gjatë shtypjes së arbërve me hekur e zjarr, ose qoftë edhe vetëm avazi poetik: “Kur hyri viti tetëqind e pesëdhjetë e katër/ Murati shkoi tek arbërit për të derdhur gjak/ Dhe, si ktheu s’andejmi bëri dasmën/ E të birit që e martoi…” .

Por për qytetërimin “e ri” dhe “më të përparuar”, që turqit osmanë sjellkëshin në viset e pushtuara, nuk është pa interes të kujtohet hareja e kronikanëve qejflinj osmanë për “çunat” dhe “vajzat e virgjëra” të popullsive vendase të rrëmbyer përdhunshëm, – nën hekur dhe zjarr, – me të cilët turqit mbushin haremet e dëfrimeve të tyre të mbrapshta, që lexuesve t’u shpalosen para syve disa nga tablotë më të refuzueshme të këtij farë “qytetërimi”.

Ja dëshmia e Hoxhës Sadeddin, që nuk harronte të shënonte ndër përfundimet e fushatës turke të vitit 1382: “Luftëtarët shtinë në duar nga popullsia arbëre [Arnavud ţaifesi] vajza dhe çuna tërheqës me fytyra të freskëta dhe të pashembullt në bukuri e hijeshi. Çdo luftëtar mori nga një hyri të tillë me fytyrë të bukur që të ledhatonte zemrën…” . (Hūrī quhen vajzat “përjetësisht të virgjëra”, që popullojnë “parajsën muslimane”.)

Ose përshkrimi i kronikanit Bitlisi për rezultatet e fushatës në Arbëri të ushtrive të komanduara nga Sinan-pasha më 1431-1432: “Ata zunë aq çuna e vajza, saqë çdo djalë me shtat të argjendtë dhe çdo vajzë me fytyrë si hëna u shit deri në katër ose pesëqind akçe…” . Po kështu theksimi i të njëjtit Hoxhë qejfli për “fitoren” turke të po atij viti në Arbëri: “Aq shumë çuna e vajza nazike me fytyrë të bukur si hëna ranë në duart e fitimtarëve sa që kampi u shndërrua në një vend gëzimi e hareje, në një parajsë të vërtetë. Kampi i ushtrisë u mbush me vajza të bukura plot naze si hyritë. Ushtarët fitimtarë u paraqitën me një plaçkë të pallogaritshme përpara selisë së sulltanit madhështor dhe i dhuruan Portës së Lumtur djem me trup të shëndoshë dhe vajza të bukura, që ishin të denjë për të shërbyer pranë oborrit shtetëror. Haremi i nderuar i shahut bujar u mbush plot me vajza të këndshme, bardhoshe, që kundërmonin si jasemini…”.

Qysh në pushtimin e Moresë, më 1458, kronikani vetjak i Mehmetit II Tursun-be nuk mungonte të vinte re: “Luftëtarët e dashuruar nga fati i mirë u ngarkuan me trofe të pasura, në veçanti çdo trup mori dy shpirtra nga takimi me robër të bukur: çunakë me tipare engjëllore dhe vajza të bukura si hyri…” . Po për Morenë: “Dhe sidomos çdo shatorre e kishte hyrjen të zbukuruar athua se ishte pazar skllevërish për çuna të lezetshëm dhe vajza të këndshme marrë në robëri…” . Madje ka raste kur vetë kronikani nuk e mohon “hisen” e vet: “Padishahu fatlum ktheu në ishullin e Mitilenës edhe i ndau robërit tri grupesh […] Nga ndarja e këtij dhurimi një skllav me tipare engjëllore, një skllave e bukur si hyri dhe një rob i takuan këtij autori të përunjët…”.

Po ai ia ka shtuar elementet tablosë duke përshkruar rrethimin e kështjellës së Mitrovicës dhe qëndresën e trimave të ngujuar brenda:

“Ushtarët islamikë shtrëngonin në gji dhe puthnin çunat e tyre të këndshëm dhe vajzat e tyre të këndshme përballë të pafeve, ndërsa këta angullinin si qen, sikurse është thënë:

“Unë gjahtar trim luanësh, do të bëj qejf përballë teje me gazelën,

Ti ktheje fytyrën ndaj qiellit, rival, dhe angulli sa të duash si qen” .

  • Nga relatimet e tij të dy fushatave të Mehmetit II në Arbëri, gjatë të cilave kronikani e shoqëronte.

Zjarrvënësi

1

Martin Shkodra

Fytyra e tij me sy dinak, e hajthme si koka e një kobre, fsheh intuitën dhe objektivat që e përbëjnë figurën jetësore të një udhëheqësi publik në Shqipëri në bërthamën e së cilës figurë, kurrë nuk mund të sigurohemi deri në fund se nuk ka pasur, qyshkur, dhe deri më sot “direktiva dhe urdhra” që përkojnë me “kujdesie dhe shërbime” të caktuara, në favor të tjetërkujt. Për 30 vjet, një kardiolog finok e misterioz, Sali Ramë Berisha, nuk i shqitet dot vendit të tij. E tmerrshme për shqiptarët: nuk i gjendet dot krahasimi veçse me Neronin, nëse, i kemi parasysh pasionet dhe çmenduritë ! I ka këto cilësi!
Po, i ka këto cilësi! Ama, ai është edhe një “arnautë” që për pushtet, e lë kokën! Në përkufizimin psikologjik dhe të mentalitetit, ai ka ndjekur një ideologji fisnore që shpjegohet me pasione autoritare, dhe me lukuni për pushtet, qoftë duke i shërbyer edhe djallit”! Po Berisha, është mjek me pasion, ka qenë komunistë, tani është dhe demokratë, prandaj ndoshta specifika e fisit nuk është një fakt krahasues për figurën e tij. Atëherë, mos është një Esat Pashë?

Dyshime – përshkrime !

Në shpjegimin më të errët, gjë që nuk mund ta shmangim, Sali Berisha doli nga naftalina në vitet e 90-ta dhe erdhi në krye të një rryme antikomuniste në Shqipëri s’i rezultat i rënies së bllokut komunist. Falë një pranie të hershme të shqiptarëve në Amerikë dhe të një lobi të fuqishëm veriorë dhe kosovarë atje, ai u pa s’i i pranueshëm, gjykoj esëll edhe nga qarqet e larta amerikane – përshirë edhe segmente amerikane të sigurisë. Ndoshta për shkak të komunizmit ortodoks shqiptarë dhe raporteve historike jo të mira të Tiranës zyrtare me perëndimin, një veriorë si Sali Berisha u pranua në perëndim, në këmbim me “dënimin e jugorëve” që ishin përfaqësuar për 50 vite nga Enver Hoxha.
Askujt nuk i ra ndërmend të merrej me të kaluarën e Berishës dhe as me përkatësinë e tij familjare, një “rreth vicioz” që shërbimet komuniste, përfshirë edhe ato serbo jugosllave, e kishin atribut të shkollës r agjenturore për t’i futur në zinxhirët agjenturorë, bashkëpunëtorët e tyre. Më shpejt se çdo pritje e mundëshme, Sali Berisha që u gjend në krye të partisë antikomuniste “Partia Demokratike” e Shqipërisë, tregoi hapur se përbënë njeriu e duhur në vend të duhur: ai, erdhi në pushtet në 1992 me rreth 500 protesta: tubime, demonstrata, incidente, kallje, sabotazhe, plagosje, vrasje etj.
Ky, qe hapi i parë berishian në politikë. Shqipëria e rrënuar nga komunizmi dhe bipolariteti, totalisht e papërgatitur dhe e papërvojë për të hyrë në transicionin demokratik, u ndodh përballë skenarit rumun të Bukureshtit. Paralelisht, milionat e markave vërshuan me thasë në Tiranë nga dy linja: ajo jugosllave dhe ajo greke për gatimin të një përplasje civile. Komunistët me familjet e tyre, morën arratinë drejt Greqisë dhe perëndimit. Salihu me demokratët e tij, nisi ngrohjen e gjymtyrëve përballë dy brigjeve të ngushta të Lanës dhe përballë Kosovës së pushtuar. Pak hakmarrje komuniste, se nuk kishte më shumë nevojë për objektivat e tij, Sali Berisha donte pushtet të pakufizuar për shtet, dhe donte dollar për lek. Por lekëve, s’u dihej prejardhja! Ndërsa vendosi me elokuencë një “mur” kundrejt çështjes së Kosovës duke i dhënë sinjale Milosheviqit se mund të vazhdonte më tutje, ai u hapi rrugë të madhe korrupsionit, tregtisë me armë dhe agjendave islamike etj.
UDB-ja dhe Asfalia, u ulën këmbëkryq në Tiranë. Tek i dëboi po nga Tirana grupet e para kosovare që ishin përgatitur për një rezistencë eventuale përmes një marrëveshje të fshehtë Alia – Rugova, të parin e futi në burg kurse të dytin e mbajti në distancë politike duke ia lënë të hapur, sa për sy e faqe, një shteg transit në Rinas. Pas instalimit të një pushteti me figura që s’u dihej aspak e kaluara, mjaftonte që ata të kishin mbajtur burg në regjimin e Enver Hoxhës, qoftë edhe si shërbëtorë të jugosllavëve apo s’i shërbëtorë të dreqit e të birit, e qoftë edhe si dhunues ordinerë.
Hap mbas hapi, Berisha e nxiti një konflikt të çuditshëm me shtëpinë që e kishte sjellë në pushtet: me “Shtëpinë e bardhë” të Uashingtonit. Pse e bëri këtë, kurrë s’u mor vesh qartësisht! Në kontekst, duke lënë vazhdimisht në publik figurën e dashur të një luftëtari të denjë të komunizmit, demokrati i maleve të larta të Tropojës në fshehtësi e takoi kriptoserbin Momir Bulatoviq (në Podgoricë) për një pakt shpëtimi të shemrës së tij në Beograd, Slobodan Milosheviq nga humbja politike dhe e luftës.
Miliona barela të naftës, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj Beogradit, shpërthyen kufirin te Hani i Hotit, dhe në pika të tjera kufitare me “RFJ”-në.
Shoku delikat dhe me biografi të panjohur, Sali Ramë Berisha, presidenti i Shqipërisë pastaj, i hapi rrugë një skeme piramidale – skemë kjo tipike agjenturore. Miliona e miliona marka, sidomos në relacionin Beograd-Prishtinë, e futën në mënyrë mashtruese qytetarin e Shqipërisë në një rrugë njëkahshe. Pastaj, ndodhi ajo që duhej të ndodhte patjetër në fillim të marsit të vitit 1997: një kryengritje sociale që qoi në përplasje qytetare. Për pak ditë pushteti ra, kufijtë u zhveshën, institucionet u zhbënë dhe populli shpërtheu me pushtetin e Sali Ramë Berishës. Ky, u përpoq ta godiste jugun e vendit me gardistë, me agjentë të SHISH-it dhe me ushtarë e aeroplanë.
Për fat, situata, ndonëse me pasoja të rënda, nuk përfundoi sipas qëllimeve të diskutueshme të Berishës dhe, vartësve të tij.

Oktapodi

E çuditshme se si pas kësaj çmendurie, Berisha nuk përfundoi në pranga. Përkundrazi, përgjatë dekadës së parë të shekullit të ri, ai erdhi përsëri në pushtet. Njëmijë e një të zeza, s’i me Gërdecin për shembull, pushteti i tij ia bëri Shqipërisë s’i t’ishte fjala për një shtet të huaj dhe veç s’i i huaj, edhe me dëshirën për t’ia bërë varrin!
Sali Ramë Berisha, sot më 8 tetor 2022, doli në mes të Tiranës dhe e shtoi në biografinë e tij edhe një zjarr të ndezur, pas shumë e shumë të tjerëve, duke mbajtur herë pas here fjalime që falë mjeteve radiodifuzive, shpërndaheshin për qejf të tij direkt në sytë dhe veshët e shqiptarëve. Deri sa ai ngrohej përpara “shtëpisë së tij” siç thoshte, askush nuk po ndalet t’ia ndërtoj “një mur” alkatrazi këtij zjarrvënësi që, më shumë se çdo gjë tjetër, dëshiron djegien e Shqipërisë.


Ky objektiv i tij, tani nuk ka tjetër shpjegim. Se për interes të kujt nuk duhet shkrirje e madhe mëndësh, veç për interes të Shqipërisë, në asnjë mënyrë. Në qoftë gjykimi im ndryshe apo i gabuar, marka e kërthizës sonë historike na i kujton bijtë bastard të cilët, i kanë namet dhe varret në oborret e “shtëpive” të sulltanëve, të krajlave etj. A duhet numëruar ata ? Pastaj, pse të jem unë i gabuar me një figurë si Sali Ramë Berisha, ndërsa që pas tij shkojnë qe plotë 30 vite horra të dëshmuar e me plotë pasione mbi zjarrin që e djeg vendin dhe shtetin ?

Përfundim

Kryezjarrvënësi, doli edhe sot s’i shumë herë tjera në mes të Tiranës, nja 300 – 400 metra lart shtëpisë së tij familjare, dhe kërkonte të vendosej në “shtëpinë partiake”, qoftë edhe duke ia vënë zjarrin asaj! Dhe për ndezje të zjarreve të reja të ardhshme. Për ndezjen e gjithë Shqipërisë.

________

  • Mendimet e shprehura në këtë shkrim nuk i pasqyrojnë mendimet e redaksisë së Drinit, andaj janë mendime krejt personale të autorir të tij. 

Ka ardhur koha për një politikë të re, me një klasë të re politike …!?

0

Nga: Prof. Dr. Kujtim Çako

Pse shkaterim te Imazhit „Shqiperine e duam si Europa „?? ! !

1) Nje pyetje sa retorike, me pergjigje qe e jepe sovrani . Njekohesisht eshte dhe aq pakuptim per shqiptaret , sepse situatat i krijojne vete me vete pergjegjesin qyterare dhe te ardhmen e kane vete ne dore.

Ne cdo proteste perseriten skena „djegje, shkaterrime apo demtime „. Per kete nuk pergjigjet as demtuesi dhe shteti mbyll syte dhe zevendeson demin me taksat , me parat e popullit riparon gjithcka .

Skena barbare apo nje levizje „Çartiste „. Skenat e protestes se date 8. 1.2022 jane te denueshme nga opinioni publik Kombetar dhe shtypi nderkombetar. Ka thjesht nje zgjidhje me kete rast SHQUP sic u muarr duhet t`i kthehet pronarit me destinacionin e meparshem, Ministrise se Mbrojtjes si proseduese dhe perdoruese prej mbi 60 vjet.

Çudi paradoksale ! Çorroditje politike ! Njerez qe mentaliteti dhe veprimi i tyre nuk i pergjigjet realitetit ! Njerez qe nuk protestojne per nevojat jetike , per varferin, per jetese nen minimumin jetik , pra te ardhurat mujore nuk plotesojne nevojat e domosdoshme . Ne kete vend vihet dore mbi pronen e tjetrit dhe deri ne tjetresim pronesie . Behen amnisti ne fushen e tatimeve dhe taksave te pa arketuara dhe behen perpjekje per „ Amnisti kapitali „ku legalizihet kapitali kriminal i krijuar ne rruge jo ligjore , por kontrabande, trafiku droge apo transfera parash te dyshimta dhe pa deklarim orgjine.

Qytetari shqiptar ka te drejten e madhe legjitime te pyese :

Ku eshte shteti juridik i se drejtes ?

Pse nuk funksionon sistemi i drejtesise apo SPAK ?

Pse papunesia dhe emigrimii shqiptareve eshte larte ?

Pse nuk ka analiza te Buxhetit duhet para tere publikut popullit dhe zonave elektorale ?

Ku shkojne dhe si perdoren , si shpenzohen te ardhurat nga tatim -taksat ?

Pse Diaspora me nje kapacitet te larte elektoral nuk ka akoma e drejten e votimit dhe e perfaqesimit elektoral ? Kjo ka nje kapacitet te larte si ntelektual dhe financiar , ku vetem remitancat kapin shifren rreth 1,2 miliard euro ne vit.

Nëse nga nje llogaritje teorike votat e diaspores prej rreth 1,6 milion shqiptare te administruar prej tyre do te cojne ne nje konfigurimi te ri te Parlamentit dhe pushteti do te ndryshoi. Brezit te ri dhe shoqerise civile nuk ju degjohet zeri i tyre, vetem politika i degjon per diten e votimit dhe premton , por asgje nuk realizon. Sa here pergatitet Shqiperia per Integrim ne Europe ne institucione nderkobetare menjehere plasin papritur demostrime force me ure zjarri , molotove apo demtiem te objekteve publike deri ne godina te Tempullit te popullit e Demokracise , te Parlamentit .

Kulti i individit , organizim levizje dhe proteste ne emer te individit te njerit apo tjetrit politikan eshte nje rrezik per demokracine ne Shqiperi. Politika 30 vjecare nuk solli ate qe populli kerkoi me nderrimin e sistemit poltiko-ekonomiko-shoqeror nga socializmi ne kapitalizem ne menyre paqesore nen siglen dhe objektivin „E duam Shqiperine si Europa „. Cdo perdorim dhune ka kosto politike, ekonomike dhe sociale ne dem te Shqiperise dhe Shqiptareve. Shoqeria civile po faktorizohet gradualisht duke vene ne qender te vemdjen :“ Ribashkimin e trojeve shqiptare“. Nje konference me kete teme organizohet ne Londer nga Organizata „Krahet e Shqipes „me lobing te fuqishem kombetar ne tere trojet shqiptare dhe nderkombetar si ne Britani e Madhe , Itali, Suedi , USA e Kanada etj.

Lokacioni i zhvillimit te konferences ka si qellim sensibilizimin dhe lobimin per ceshtjen shqiptare : „Ne Londer filloi coptimi , ne Londer fillon ribashkimi „ Si perfundim nga nje trajtese e shkurter arrihet ne nje perfundim paraprak : E ardhemja i perket brezit te politikaneve te rinj dhe , nje klase e re poltike qe Shqiperia te behet .

  • Model i flamurit të qershorit 1912 mendohet është përdorur edhe nga Isa Boletini „Ylli i bardhë i Davidit“ simbolizonte luftën e përbashkët të myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve shqiptarë për pavarësi

Ekspozita e krijimeve artistike të studentëve të rinj nga Theranda

Grupi i stedenteve te artit, autore të ekspozitës.

Fadil Bytyçi

  • Mbresa kulturore

Një shkëndi shpresë për një avancim kulturorë, ishte kjo ekspozitë e 7 vajzave krijuese dhe djaloshit të vetem, student të Akademisë së Artëve të Universitetit të Prishtinës.

Zonjusha Drenojeta Berisha,(artiste e pavarur)organizatore e kësaj ekspozite, në hapje të saj u shpreh për nevojen e mbështetjes së vlerave të mirëfillta artistike të krijuesve të rinjë, si një formë më sublime e orjentimit kulturor europjanë. Ndërsa donatori dhe udhëheqësi i galeridë së arteve në Qendren Rinore “Fellbah” në Therandë,prof.Refki Gallapeni tha se ideja ishte, “bërja bashk e artisteve të rinjë të kësaj treve në funksion të ngjalljes së jetes kulturore edhe në provincë siq quhen qytete e vogla,nganjeher”.
Duke u nisur nga opinion i akademikut francez Rene Yg (në parathënjen e edicionit të Muzeut të Luvrit në Paris), se “arti është një ndër shprehjet më karakteristike të kultures dhe pasqyrim i aktivitetit të gjinisë njerëzore që ofron të bukuren humane” të bie ndermend edhe thënja e Aristotelit se “nuk ka vlerë knaqësia material e kësaj gjinie pa atë shpirtërore të cilën gjë e përmbushë vetem artit”.
Nisur nga kjo, në hapsirat e Qendres Rinore të “Fellbahut” në Therandë, sot patem rastin ta shijojmë të bukuren humane për të përmbushur knaqësinë tonë shpirtërore, sihariq ky jo i shpesht në mjedisin tonë.

Era Baralija

Ekspozita e titulluar “labyrinth” në vete përmban vepra të artisteve të rinjë të cilët kërkojnë përkrahje për të sjellë frymë kulturore europjanë në mesin tone, në kohën kur antivlerat dhe shundi e kiqi ka mbështjellë çdo pore të jetes. Përmbajtja e larmyshme tematike, teknikat e ndryshme të krijimeve dhe motivet paraqesin një labyrinth brenda të cilat rrezaton e bukura humane, u shpreh profesori i artit Refki Gallapeni. Ndërkaq, Skender Bushtrakaj duke folur para artistëve dhe dashamirëve të vlerave të artit kërkoj që të rinjët të mbështetn në “ëndrrat e tyre të cilat i duan dhe që perms tyre nderojnë secilin nga ne, në këndin kulturor”.

Drenojeta Berisha

Në këtë ekspozitë , me punimet e tyre przantohen artistet e rinjë si Era Baralija,Arjeta Binaku,Besarta Malokaj,Bleona Aliaj,Granita Gollopeni,Jehon Gallapeni,Jona Ahmeti dhe Ornela Bajraktari.
“Jemi dëshmitarë se një re e zezë valvitet furishem mbi qenjen tonë kombëtare duke promovuar kultura të tilla që gjithnjë e më shumë dëmtojnë rrënjtë tona kulturore që na lidhin me horizontin kulturorë europjane.Në këtë formë ,ne i japim goditje asaj reje për të kthjelluar mendjet e mykura që punojnë me pasion për ti shkëputur këto rrënjë dhe përmes akulturizimit tonë të godasin palcen kurrizore të kombit. Vjazat e reja,artiste ,sot dëshmuan me veprat e tyre vlerat e mirëfillëta që manifestojnë emocion,u shpreh prof.Gallapeni.
Ne vequam artisten e re, Era Baralia e cila në projeksionet e saja artistike kapërcen dimenzionin nacional përkah vlera duke reflektuar një krijimtari që lirëshem mund të thuhet se qëndron në dimenzionin e vlerave europjane.
Ajo është vetem 20 vjeqare, student e Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës, në vitin e tretë. Në një bisedë spontane të lenë përshtypjen e një vajze të qetë, modern dhe jokonvencionale që e karakterizon modestia,qiltërsia dhe edukata.
Në kohën e një tendence degraduese brenda shqiptare ku zbehet gjithnjë e më shumë universi kulturor kombëtarë në favor të atij orjental, Era ka përqafuar krijimtarinë artistike që kulturalisht i takon universit përendimorë. Fahu i saj krijues brenda departamentit të arteve vizuale –specializimi grafik, reflekton të bukuren humane të një shoqërie e cila po goditet përdit pamëshireshem nga antivlerat dhe në përgjithësi akulurizimi i saj. Në bisedë me Eren,kuptova dashurinë e saj për artin si një obsesion pozitiv që të bën të ndjehesh optimist,e në veqanti kur sheh veprat e saja të ekspozuara në galerinë e Qendres Rinore “Fellbah” në Suharekë.

Maja e thate e gjilperës

“Nuk mund të imagjinoj jeten jasht orbites së artit,dashuria për këtë fushë më ka bërë që të mos mendoj fare për ate nëse do muj të siguroj mbijetesen brenda një shoqërie që po degradon kulturalisht. Dikush duhet të sakrifikoj për ta ndal këtë trend negative”thot ajo. Duke folur në këtë fush,Era do të shprehet më pas se “ Ne, të rinjët duhet të jemi ata që sfidat ti tejkalojmë për të qenë pjesë e kultures europjane edhe pse dallgët që na godasin gjithnjë e më shumë po bëhen të ashpra” . Ajo ka vetbesim se e bukura do të triomfoj mbi të shëmtuaren. Ky optimizem bazohet në energjinë dhe talentin rinorë që po sfidon vështirësit. Institucionet nuk kan një përkushtim thelbësor për të stimuluar krijimtarinë artistke në Kosovë, por jemi ne, thot Era,” që dashuria për profesionin na bënë optimis drejt arritjeve të qëllimeve tona. Këtë më së miri e shprehim përmes veprave tona të cilat plotsojnë korpusin e krijimeve artistike të fushave të ndryshme”. Duke folur për mundësin që këtë pasion ta avancoj,Era do të vë në spikamë vetiniciativen e artistëve më profile që reflektojnë vlera për ta mundur sterilitetin moral dhe emocional që kohëve të fundit po bëhët gjithnjë e më shumë i pranishem në mesin tonë. Ajo nuk fshehë knaqësinë që numri i madh i vizitorëve të ekspozites së tyre “është tregues se publikut sa më shpesh duhet ofruar vlera të cilat e pasurojnë shpirtin njerëzor”.Orjenitimi i rinisë sonë drejt krijimtarisë së vlerave kulturore,shfrytzimi i zhvillimit të teknologjise,përçapja me fushat tjera ekonomike ,integrimi në rrjedhat e zhvillimit të botes modern,ngushtonë fusheprimin e qarqeve dekadente që me veprime meskine përpiqen ta kthejnë rroten historike mbrapa, shprehet një visitor i rastit duke folur për këtë ekspozitë.

Refki Gallapeni

Ekspozita i dedikohet kryetarit të artistëve të qytetit të Fellbahut të Gjermanisë,Knut Matzen i cili para ca ditesh kishte ndrruar jetë.
Ky artist ishte mik i madh i artistëve të Therandës i cili kishte dhënë kontribut të çmuar në lobimin e tij në komunë e Fellbahut të Gjeramnisë e cila menjëher pas luftes kishte ndarë mjete për ngritjen e Qendres Rinore”Shtëpia e Fellbahut” në Therandë. Organizatorja e kësa ekspozite Drenojeta Berisha duke folur për këtë ekspozitë tha se qëllimi i saj është shpalosja e vlerave të krijimtarisë artistike të studenteve tanë e me këtë ta nderojmë mikun ton nga gjermania, artistin e devotëshem i cili asnjherë nuk pushoi së përkrahuri,artistet e Therandës, komunë kjo e binjakzuar me komunën e Fellbahut.

Grupi i stedenteve të artit, autore të ekspozitës .

Si përfundim mund të thuhet se këto të reja,përmes veprave të tyre krijuese janë fytyra e vertetë e orjentimit tonë në kontekstin kulturorë e kombëtare me trungun europjan dhe një shkputje poziztive nga mentaliteti mesjetar, ku ideologjia religjioze kërkon sterilitetn kulturorë , si një qëllim antikomobëtar dhe antieuropjan.

  • Autori është profesor i gjuhës Latine dhe Historisë, në Asociation Loyola-Gymnasium në Prizren.

E di Italia se arbëreshët e ribashkuan Italinë në vitin 1860 ? Atyre duhet t`iu bëhet e ditur …!

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre aktive e dhanë një kontribut të madh në lëvizjet kombëtare në Europën e shek.XIX-të ,pjesëmarrje e cila mund të quhet edhe fenomen historik i kohës i një rëndësijeje të veçantë që e radhit atë në popujt heroik. Të kthehemi tek Revolucioni i Greqisë -1821 , pastaj në luftën për pavarësinë e Rumanisë , formësimin e Serbisë dhe të Malit të Zi . Por sot e kemi fjalën për një çlirim dhe bashkimin tjetër të madh – të Italisë.
Pas Skënderbeut shek XV-të shqiptarët gjetën strehim në tokat e Italisë . ata u shpërndanë nga Abruzio e deri në Siçili. Aty u gjenden edhe të parët tjerë pasardhësit e Ilirëve.
Shqiptarët me Lëvizjen e Garibaldit të vitit 1860 e çuan Italinë në bashkimin dhe pavarësimin e saj. Atdheu i dytë i arbëreshëve në vitet 1844 dhe 1848 u ballafaqua me kryengritjet e mëdha, në të cilat shqiptarët ishin pjesë e rëndësishme e betejave të përgjakshme dhe si të tillë edhe u burgosën edhe u persekutuan ,u pushkatuan dhe u varën me thirrjen në gojë : “Rroftë liria, rroftë Italia”.
Tirania e Burbonëve i nxiti në luftë kundër tyre është arbëreshët si Paskuale Bafa dhe Xhuzepe Albanezi, te cilët u ndodhën edhe në qeverinë e shpallur të Republikës së Napolit -1799.
* Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë në Nicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:
“Anita ime e dashur… Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Ky popull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vriten me thirrjen “Rroftë Republika”. Vetëm një orë nga jeta jonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna ime që më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!…”
E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për të hyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolo u duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeri prej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt së shoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;
– Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar më shumë. ( nga Arbëreshët dhe Bashkimi i Italisë) *
“Në vitin 1859 nisi lufta e dytë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë. Kësaj here doli në skenën e historisë Xhuzepe Garibaldi, udhëheqësi legjendar i luftërave për liri të popujve të robëruar. Ai erdhi në Itali pas një përvoje të pasur luftarake dhe u vu në shërbim të shtetit të Piemontit për të përgatitur fushatën kundër pushtuesve austriakë. Garibaldi, i kthyer tanimë në një figurë simbol, do të ngjallte shpresat e italianëve për çlirim e bashkim dhe qindra patriotë do të viheshin nën urdhrat e tij. Heroi legjendar zuri të përgatitej për luftën e madhe që e priste. Sipas strategjisë së tij, kjo do të ishte një luftë globale, që do të përfshinte gjithë Italinë e copëzuar. Për këtë, ai filloi të përgatitet duke ideuar një fushatë ushtarake, që do të niste me zbarkimin e një ekspedite në brigjet e Sicilisë. Në projektimin dhe realizimin e kësaj ndërmarrjeje të madhe historike do të luanin një rol të rëndësishëm revolucionari italian, Roselino Pilo dhe ai arbëresh, Françesko Krispi.” (Arjan Th. Kallço)
Në kronikën e kohës është regjistruar dhe një fakt tjetër kuptimplotë: vajza arbëreshe nga Piana, Xhovana Peta, do të shkonte në Palermo me flamurin italian fshehur në gji dhe do ta valëviste pas fitores së kryengritjes në qiellin e lirë të kryeqendrës së Sicilisë.
Siç dihet, me betejën e Kasertos, më 2 tetor 1860 mori fund fushata e lavdishme e Garibaldit, që hodhi themelet e pavarësisë dhe bashkimit të Italisë. S’ka dyshim se bilanci i kontributit arbëresh në këtë ngjarje të madhe historike për fatin e Italisë është i padiskutueshëm dhe i admirueshëm. Këta pasardhës të Skënderbeut, jo vetëm nderuan emrin e tij dhe të atdheut të origjinës, por treguan me prova dashurinë dhe besnikërinë e tyre proverbiale ndaj popullit dhe tokës mikpritëse. “Gjatë Risorxhimentos, – shkruan historiani Cezaro Lambrozo, – arbëreshët e Italisë dhanë luftëtarë trima, derdhën gjak, bënë sakrifica të panumërta, manifestuan virtyte të larta, u treguan qytetarë të denjë të atdheut të tyre të dytë”.
**Mungesa e delegacionit të Serbisë më rastin e festimeve për 150 vjetorin e Bashkimit të Italisë, sigurisht që nuk do të vihet re nga vetë italianët. Nga ana tjetër, prania e dy delegacioneve me zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Shqipëria do të shihet si diçka e natyrshme jo vetëm se tani shqiptarët kanë dy shtete por sepse i natyrshëm ka qenë edhe kontributi i shqiptarëve ndër vite për Bashkimin e Italisë.**
(Kontributi i shqiptarëve në bashkimin e Italisë ,Ilirian Dahri2011 )
Vetë Heroi i dy botëve e kujton këtë fakt në kujtimet e tij: “Nga asnjë vend tjetër i botës nuk mund t’ia dilnim me sukses në marshimin tonë, përveç se nga Hora e Shqiptarëve”. Pra që në fillimet e tij Xhuzepe Garibaldi u mbështet tek arbëreshët të cilët më pas do ti cilësonte trima.

Xhuzepe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiq në ishullin Caprera më 2 qershor 1882, revolucionar dhe luftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë. (2013.10 )

Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtë rast iu tha ushtarëve:
– Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekin pas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime të gjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdheun le të më ndjekë pas.

Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijë vullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre.

Me 09.01.2022

Libri “Udhëtim në të shkuarën” i Zenun Çelajt, mini-enciklopedi historie e jete

0

Flaka SurroiNuk e kam as dyshimin më të vogël se libri i Zenun Çelajt ka mundur të ishte shumë më i vëllimshëm, për shkak se rrëfime do të ketë pasur shumë më shumë. E megjithatë, ne miqtë e tij, jemi më se të lumtur që ia dolëm ta bindnim që bile një pjesë të atyre copëzave të jetës t’i ndante me ne në këtë formë

Zenun Çelaj vendosi që kronologjinë e jetës së tij personale e profesionale ta ndërtonte mbi 37 rrëfime, që në një formë shumë autentike e pasqyrojnë jetën e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, me theks të veçantë në Mal të Zi e Kosovë. Para se të tërhiqej nga puna aktive më 31 dhjetor 2020, na gëzoi me dhuratën që na e bëri: librin “Udhëtim në të shkuarën”, këtë mini-enciklopedi të begatë historie e jete

Nuk e di po qe se ka qenë e enjte dita kur u lind Zenun Çelaj, porse jemi mbledhur të enjten për ta përuruar, një vit pas botimit, librin që pata nderin ta redaktoja.Në kohën kur së bashku me Zenunin punonim në Këshillin për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, kurrë nuk më kishte shkuar në mendje që ndonjëherë do të merresha me libra, e aq më pak që të më binte hise ta redaktoja librin e doajenit të gazetarisë kosovare. Njeriut që ia përkushtoi 60 vjet të jetës së tij fjalës së shkruar. Jo për kot kanë thënë se jeta është përplot befasi.

E falënderoj shoqatën e intelektualëve “Jakova” që na ka mbledhur që së bashku ta shënojmë botimin e librit “Udhëtim në të shkuarën”, ngjarje e cila vjet nuk mundi të mbahej për shkak të pandemisë. Dhe mbase edhe qyteti i përzgjedhur, Gjakova, do të jetë më i qëlluari, marrë parasysh se Zenuni është edhe nxënës e edhe dhëndër Gjakove, duke qenë malësor dhe kosovar njëkohësisht.

Jeta intensive dhe interesante e dëftuar me mjeshtri

Vetë formulimi i kësaj fjalie mbase më së miri e përshkruan jetën intensive dhe interesante të Zenunit, të cilën ky me mjeshtërinë e zanatit të cilin e kultivoi gjashtë dekada, na e dëftoi me një gjuhë të pastër e të bukur në këto qindra faqe të përmbledhura në një botim. Nuk e kam as dyshimin më të vogël se libri ka mundur të ishte shumë më i vëllimshëm, për shkak se rrëfime do të ketë pasur shumë më shumë. E megjithatë, ne miqtë e tij, jemi më se të lumtur që ia dolëm ta bindnim që bile një pjesë të atyre copëzave të jetës t’i ndante me ne në këtë formë.

Zenuni vendosi që kronologjinë e jetës së tij personale e profesionale ta ndërtonte mbi 37 rrëfime, që në një formë shumë autentike e pasqyrojnë jetën e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, me theks të veçantë në Mal të Zi e Kosovë. Nëpërmjet fëmijërisë së tij, Zenuni na tregon se të ishe shqiptar në Mal të Zi e të kishe synime për një perspektivë sado të vogël, duheshe asimiluar. Ishte të mos kishe mundësi shkollimi përtej fillores në gjuhën amtare dhe për më tepër të duroje që të të deformohej mbiemri me prapashtesë sllave. Që përherë të shikoheshe si dikush i rendit të dytë, dhe t’i nënshtroheshe presionit të padurueshëm të organeve të sigurimit që do të të shikonin me automatizëm si armik dhe irredentist, për shkak se kufiri me Shqipërinë ishte aq afër.

Me përshkrime shumë të bukura dhe aspak patetike, flet për Bjeshkët e Nemuna, që ai i quan bjeshkë të bekuara me bukuritë dhe me të gjitha të mirat që natyra i prodhon, pavarësisht kushteve të rënda jetësore të barinjve e bujqve – profesioneve të vetme që, pos cubërisë, mund t’i zgjidhje atëbotë në atë trevë.

Shtegtimi sikur ta shikoje një serial filmik

Të ishe fëmijë i Malësisë me një ëndërr për të ardhmen, nënkuptonte se duhej dyndur në Kosovë për të marrë nxënien e nevojshme për t’u formuar madje edhe për mësues. Dhe kjo kishte qenë ëndrra e Zenunit – të bëhej mësues e të kthehej në Vuthaj.

Shtegtimi i tij për ta kryer Normalen, ishte sikur ta shikoje një serial filmik në shumë vazhdime. Nisja e parë për në Pejë, heqja dorë për shkak të kushteve financiare, e më pas kthimi për shkak të trysnisë shumë të mençur nga vëllai i madh, ia hapi rrugën tutje për në Gjakovë, Prizren e më pas përfundimisht edhe në Prishtinë. E megjithatë, nuk ishte kjo një ndërmarrje e lehtë. Shpesh pa ushqim e pa para, me miq solidarë, e edhe me të tillë që shtireshin miq e në të vërtetë ishin bashkëpunëtorë të policisë, me incidente spontane që thuajse e çuan në përjashtim nga shkolla – Zenuni ia doli ta mbante ritmin e mësimit dhe të vizitave në shtëpi, gjatë gjysmëvjetorëve.

Dhe mbase në njërin nga episodet më të bukura dhe më përshkruese, sado të frikshme dhe intensive, Zenuni tregon për shtegtimin e tij 90-kilometrësh, këmbë nëpër mal, për të shkuar në shtëpi. Pa dyshim, sakrificë që fëmijët e lindur në qytete nuk e kanë përjetuar, por vetëm e kanë dëgjuar nëpër përralla e rrëfime. Përshkrimi fantastik i gjithë ngjarjes dhe natyrës që e rrethonte, thjesht të bën pjesë të ngjarjes teksa e lexon.

Fati i gazetarit dhe një pjesë që s’përshkruhet

Kalimi në Prishtinë nënkuptoi edhe shfaqjen e një rasti të ri, të paëndërruar dhe të paparafytyruar – të të shndërruarit në gazetar, një profesion i cili i doli përpara pasi që e kishte luajtur rolin pikërisht të një gazetari në një shfaqje të organizuar nga normalistët. Në kohën kur kërkoheshin praktikantë edhe për “Rilindje”, do të ishte kujdestari tij, Demush Shala, ai i cili do t’ia paraqiste emrin. Dhe ky do të ishte fati profesional i Zenunit. Të cilin e ndihmuan shokët e tij Nehat Islami dhe Gani Spahiu, të cilët në emër tijin, pa e ditur ky vetë, ia kishin paraqitur lutjen për punësim pas kalimit të suksesshëm të praktikës. Më 1960 u bë gazetar. Dhe, ende është gazetar, ani pse në pension.

Gazetaria ia ofroi mundësinë e të qenit dëshmitar i ngjarjeve që do ta shënonin historinë bashkëkohore kosovare, pjesë të së cilës do ta përjetonim bashkë, duke punuar në Këshill e më pas edhe në KOHË.

Pas përfundimit të studimeve dhe pas mbajtjes së Plenumit të Brioneve, do të ishte dëshmitar okular i demonstratave të 1968-s, e më pas edhe kërkesave të hapura për Kosovën Republikë – të cilat me shumë detaje i përshkruan në libër. E me detaje edhe më të thukëta, e sjell kujtesën e debateve të instancave politike për keqtrajtimet që u ishin bërë shqiptarëve nga UDBA – praktikë e cila ndërroi formë e emër, por nuk u ndal në asnjë çast deri në përfundimin e luftës së Kosovës më 1999.

Zenuni do të ishte edhe dëshmitar e kronist i demonstratave të 1981-tës dhe, për shkak të komenteve që u cilësuan të mos ishin në linjë me politikën zyrtare, do t’i ndalohej shkrimi në gazetë për një kohë. Po të njëjtën gjë do ta përjetonte më 1988 e 1989, për shkak se atëherë u arrit pika e vlimit e protestave kundër lëvizjes shoviniste, që çoi te shuarja e autonomisë dhe në fund te lufta. Porse para saj, do të ishte dëshmitar i rrallë i grevës historike së minatorëve të “Trepçës” në shkurt të 1989-s, për të cilën gjë do të burgosej e akuzohej për nxitje të veprimtarisë armiqësore. Nga burgimin 15- vjeçar do të shpëtonte falë mungesës së dëshmive dhe përkrahjes së kolegëve dëshmitarë. Porse do të mbetej pa punë. Formalisht, për shkak se të gjithë të papunët e asaj kohe kishim mjaft punë për të bërë.

Fundi i 1989-s do ta gjente të angazhuar në themelimin e LDK-së dhe të KMLDNJ-së. Edhe pse themelues i së parës, shpejt do të tërhiqej prej aty, kurse në Këshill do të ushtronte detyrën e lodhshme të sekretarit. Dhe ishte mu ashtu siç e thotë fjala: ruajtësi i sekretit. Vetëm Zenuni, prej të gjithë atyre anëtarëve të kryesisë së Këshillit, e dinte se ku ishin kopjet e dosjeve me dëshmitë për shkeljen e të drejtave të njeriut, pasi origjinalet na i kishte marrë Policia me një bastisje klasike.

Me gjithë pengesat që i bëheshin, Zenuni qe dëshmitar edhe i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, ngjarje që njësoj e përshkruan si nëpër filma, dhe përfundimisht, i vetmi gazetar që përcolli shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990. Versione për ngjarjen kemi dëgjuar mjaft, porse rrëfimi i Zenunit është i veçantë. Është i gazetarit që raporton, kësaj radhe edhe me emocion.

Me “Rilindjen” e mbyllur, gazetarët vazhduan ta botonin “Bujkun”, derisa edhe ajo gazetë nuk u ndalua. Ditë më ditë, me mundësitë që i kishin, përcillnin ngjarjet në terren, kurse Zenuni, tashmë sekretar i Këshillit, kishte edhe detyra të tjera në terren – të shkonte për të negociuar me Policinë lirimin e shtetrrethimit në Prekaz të ulët, si pjesëtar i delegacionit të “Alternativës shqiptare”. Atëherë kishte ndodhur sulmi i parë kundër Jasharëve, një episod që nuk përmendet shpesh dhe për të cilin nuk është se dihet shumë në opinion. Dokumentimin që ia bën Zenuni ngjarjes në këtë libër është mbresëlënës.

Për punën në Këshill nuk flet aq sa do të duhej – dhe kjo me siguri është për shkak të modestisë, edhe pse puna e tij ka qenë kolosale. Në verë të 1992-tës, së bashku me mikun e tij Ibrahim Osmani e përjetuan njërën nga episodet më të shëmtuara që ka mundur t’u kushtonte me jetën. Pas keqtrajtimit shtazarak në stacionin e Policisë në Pejë ia dolën të ktheheshin disi nëpër shtëpitë e tyre, porse në gjendje të tillë që as nuk mund të qëndronin në këmbë, as nuk mund të uleshin e as të shtriheshin. Kjo është pjesë e asaj që Zenuni nuk e përshkruan në libër – këtë e përshkruaj unë, që e tmerruar, ua kisha parë shpinat e shputat e nxira nga pendrekët.

Ditari i luftës si pikënisje e “Udhëtimit…”

Pjesën e dytë të librit, Zenuni e ka rezervuar për ditarin e tij të luftës. Në fakt, ky ditar kishte qenë pikënisja kryesore e insistimit tonë që përmbajtja të zgjerohej edhe më, ashtu që të përgatitej ky libër. Ditari është rrëqethës. Është narracion në veten e parë, i njeriut që vuan pse nuk ka liri, pse ka frikë, edhe për vete, por më shumë djalin ushtar në front, si dhe për të gjithë të tjerët me të cilët ndau muajt e ngujimit.

Shumë prej nesh me siguri kishim pasur çfarë të shkruanim për ditët e luftës, dhe shembulli i Zenunit do të duhej të na dëshmonte se është punë që bëhet. Për më tepër, është punë që duhet bërë, për t’i lënë të shkruara kujtimet tona për ata që, fatmirësisht, nuk ishin aty kur në Kosovë mbërriti kulmi i represionit.

Udhëtimi në të shkuarën përmbyllet me një notë proteste për ofendimin më të madh që ka përjetuar kur një, atëherë deputet kishte ngritur kallëzim penal kundër tij me akuzën se Zenuni paskësh qenë bashkëpunëtor i UDB-së. Veprimi skizofrenik i ish-deputetit erdhi derisa ishim në redaksi, e me Zenunin na ndante një derë. Për gjithë këta vjet që e njoh, kurrë nuk e kisha parë më të hidhëruar dhe të nervozuar. Ishte i vendosur që ta çonte deputetin në gjyq për shpifje, për shkak se këtë që e thoshte Nait Hasani ishte nonsens dhe rrenë e madhe. Procedura gjyqësore ende vazhdon. Mos u mërzit Zenun, edhe nja dhjetë vjet e presim aktgjykimin dhe rrugës ta festojmë ditëlindjen e 91-të.

Po e përfundoj këtë paraqitje me pjesë të fjalimit që ia kisha kushtuar kur kishim vendosur t’ia ndanim mirënjohjen “Rexhai Surroi” për vepër jetësore: “Më kishte pyetur po qe se isha e sigurt se do të duhej angazhuar një 70-vjeçar në punë. Natyrisht se isha e sigurt. Zenuni vinte te ne, pasi që ua kishte pjekur zanatin gazetarëve të disa brezave, përfshirë edhe Vetonin. Vinte një njeri me energjinë e një 30-vjeçari; me pjekurinë e një 50-vjeçari, me kthjelltësinë dhe çiltërsinë e pamatshme dhe një sens humori të lindur e të rafinuar me përvojën jetësore të mbledhur me kohën. Ishim marrë vesh që në çastin kur do ta vlerësonte, do të tërhiqej. Porse kishte mbase nevojë për një shtytje, prandaj u ulëm sërish dhe u morëm vesh: që tërheqja taktike të ndodhte kur do t’i mbushte 80 vjet. Por, jam e sigurt se Zenuni nuk do të ndalet në prillin e ardhshëm. Edhe pse nuk më ka premtuar, megjithatë e besoj se e ka marrë parasysh lutjen time prej botueseje që ta shkruajë një libër, që lehtë mund të shndërrohet në enciklopedinë e historisë bashkëkohore të Kosovës. Enciklopedi e liruar prej rrenave, mashtrimeve dhe iluzioneve – e mbështetur mbi fakte dhe mësime nga jeta”.

Zenuni u tërhoq nga puna aktive më 31 dhjetor 2020, porse para se të tërhiqej na gëzoi me dhuratën që na e bëri: këtë mini-enciklopedi të begatë historie e jete.

  • Fjalë e lexuar në promovimin e librit të Zenun Çelajt, “Udhëtim në të shkuarën”, më 21 tetor të vitit 2021, në Gjakovë.

Tempo (1973) / Ibrahim Kodra, një jetë për të treguar

0

Nga Aurenc Bebja (Francë)

Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85

“Tempo” ka botuar, me 2 dhjetor 1973, në faqen n°85, një shkrim për piktorin e shquar shqiptar Ibrahim Kodrën, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Kodra, një jetë për të treguar

 Burimi : Tempo, 2 dhjetor 1973, f.85

Kur Ibrahim Kodra mbërriti në Milano në vitin 1944 dhe organizoi atelienë e tij të parë, ai ishte 26 vjeç. Por tashmë një jetë për të treguar. Ashtu si ajo e përrallave me mbretër, mbretëresha, njerka, por edhe mundime, vuajtje, heqje dorë. Dhe si në të gjitha përrallat, një fund i lumtur. Sepse Kodra tani është një piktor i njohur.

I lindur në Shqipëri në vitin 1918, ai mbetet jetim. Njerka nuk e do atë. Ai largohet. Por tashmë ai fillon të pikturojë. Një portret i tij i shfaqur në një vitrinë vihet re nga një zyrtar i oborrit mbretëror, i cili flet për të me mbretëreshën. Ai shkon në oborrin mbretëror dhe ftohet të qëndrojë atje për të studiuar me nipin e mbretit Zog. Ndoqi një shkollë arti dhe fitoi një bursë për të studiuar në Itali. Fati i tij u vulos. Ai nuk do të lëvizë më nga Italia. “Në Shqipëri jam shumë i dashur dhe i njohur – thotë Kodra. – Shpresoj të kthehem.”

Studio e tij është e zhveshur dhe modeste. Atij i pëlqen të presë këdo që shfaqet në derën e tij. Të rinjtë janë mbledhur rreth këmbalecit dhe diskutojnë: është puna e tij e fundit që po përfundon për ekspozitat që do të mbajë pranverën e ardhshme në Milano.

Tani ai ka një ekspozitë në “Qendrën e arteve” në Saronno: të gjithë prodhimin (veprën) e tij më të fundit, 30 telajo që kanë si temë njeriun dhe lirinë. “Kodra është primitivi i një qytetërimi të ri”, shkruante Paul Eluard për të në vitin 1947. “Me pikturën time – thotë Kodra – përpiqem mbi të gjitha të realizoj masën (matjen) relative që ka të bëjë me perceptimin e njeriut në hapësirë, duke e vendosur, si në Rilindje, njeriun në qendër të Universit”.

Në foto: Kodra përfundon një “Homazh për Bertolt Brecht”.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/tempo-1973-ibrahim-kodra-nje-jete-per-te-treguar/.