Kreu Blog Faqe 1433

Krahu i gjatë terrorist i Iranit në Gjermani u përjashtua nga bordi i grupit islamik

0

Një organizatë islamike në Gjermani ka hequr Qendrën Islamike të Hamburgut nga bordi i saj i drejtorëve për mbështetjen e Qasem Soleimanit dhe akuzat se qendra është ‘krahu i gjatë terrorist’ i Iranit në Evropë.

Këshilli Shura i Hamburgut, një shoqatë e organizatave muslimane që përfaqëson rreth 40 komunitete të xhamive dhe institucione të tjera islamike në qytet, e bëri këtë veprim pasi burimet e inteligjencës gjermane konfirmuan lidhjet me liderin e Iranit Ali Khamenei si dhe me Hezbollahun, të cilët të dy janë të përcaktuar si entitete terroriste nga SHBA dhe BE.

Sipas një raporti të së përditshmes gjermane Die Welt, kreu i ri i bordit ekzekutiv Shura, Fatih Yildiz, tha se bordi i tyre i drejtorëve u ristrukturua në nëntor dhe Qendra Islamike e Hamburgut nuk përfaqësohet më. Megjithatë, qendra, e njohur me shkurtesën gjermane IZH për Islamische Zentrum Hamburg dhe Xhamia e saj Blu nuk është përjashtuar plotësisht nga Këshilli Shura.

Sipas një raporti të vitit 2021 nga Philipp Wolden, redaktori menaxhues i Die Welt Hamburg, IZH është ‘qendra më e rëndësishme e propagandës’ e Iranit në Evropë dhe dërgon autobusë me aktivistë pro-iranianë dhe pro-Hezbollah në Berlin për të marrë pjesë në konferencën vjetore. tubimet e Kudsit.

Në korrik, Zyra Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës gjeti gjithashtu prova se kreu i IZH, Mohammad Hadi Mofatteh, është vetë anëtar i Gardës Revolucionare.

Gjermani- Unioni Demokratik i Krishterë (CDU) bën thirrje për mbylljen e qendrës iraniane të spiunazhit dhe inteligjencës – Iran Probe

Dhëmbët e diktaturës neokomuniste të kryetradhëtarit Rama

8

Prof.dr. Eshref Ymeri

“Sot Shqipëria është ngrysur si një Serbi e dytë”

(Sonila Meço, moderatore e emisionit “Task Force” të kanalit “Syri Televizion”)

Ngjarjet e ditës së djeshme, 08 janar 2022, para selisë së Partisë Demokratike, vërtetuan pa mëdyshjen më të vogël se kryetradhtari i kombit shqiptar Rama, doli me letra të hapura para opinionit publik dhe vërtetoi konkretisht se në vendin tonë ai ka instaluar diktaturën e modelit serbosllavist. Domosdo që puna do të vinte deri në këtë pikë, përderisa Ramën, si kryeargatin e serbosllavizmit, Vuçiçi kishte kohë që e trajtonte sikur të ishte dhëndër i Beogradit.
Në të njëjtën kohë, ngjarjet e ditës së djeshme dëshmuan edhe për një gjë tjetër, për çka është folur shpesh e më shpesh, sidomos që prej shtatorit që kaloi. Eunuku politik i Ramës që prej natës së 17 majit 2017, me emrin Lulzim Basha, doli nga lëkura e vet dhe u shfaq në mjetet e informimit masiv ështu siç është në të vërtetë – një gjallesë dykëmbëshe pa shtyllë kurrizore, që merr dhe mundohet të zbatojë urdhra nga kushdoqoftë kundër vendit tonë, si detyrë kryesore kjo në ushtrimin e zejes së tradhtisë. Ngjarjet në fjalë nxorën në pah zellin e Bashës, si eunuk politik i Ramës, për zhbërjen shkallë-shkallë të pluralizmit përmes shpërbërjes së pandalshme të opozitës në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2013.
Mbarë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare nuk mund të mos e kenë vënë re ecurinë e qëndrimeve tradhtare të Bashës, të cilat, në lidhje me tri çështje themelore me rëndësi kombëtare, kanë qenë në sinkron të plotë me qëndrimet e Ramës, si kryeargat i Beogradit.
Së pari, Basha ka heshtur si mumje para qeverisjes tradhare të Ramës, i cili, me politikën antikombëtare që ka ndjekur gjatë viteve të ushtrimit të pushtetit, ka bërë që Shqipëria, për shkak të varfërisë që ai ka mbjellë anë e kënd, të shpopullohet në mënyrë të frikshme. Kështu, në një informacion të Institutit të Statistikave, të botuar vitin e kaluar, thuhet se “…nga viti 2011 deri në vitin 2020 janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona… Anketa ka zbuluar se kushtet ekonomike, duke përfshirë varfërinë, papunësinë, të ardhurat e ulëta nga punësimi, kushtet e vështira të jetesës, mbrojtja e kufizuar sociale dhe borxhet janë faktorët kryesorë për emigrantët shqiptarë. Përveç këtyre faktorëve bazë, një tjetër shtysë është e ardhmja e fëmijëve. Përveç tyre, ka edhe faktorë të tjerë, si mangësitë dhe cilësia e ulët e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, strehimi, konfliktet dhe siguria fizike që shkaktojnë stres të vazhdueshëm psikologjik, përfshi cilësinë e ulët të arsimit” (Citohet sipas: “Mbi 600 mijë veta nga 2011-2020 janë lërguar nga Shqipëria”. Faqja e internetit “Ina”. 08 shkurt 2021).
Së dyti, Basha, si eunuk politik i Ramës, s’është bërë i gjallë dhe të thotë një fjalë të vetme për veprën tradhtare të Ramës, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, me mbështetjen e fuqishme të kryemafiozit politik dhe financiar Soros, pati përkrahur planin ogurzi për ndarjen e Dardanisë.
Së treti, Basha ka mbështeur në heshtje nismën e kriminelit Vuçiç dhe të Ramës për të ashtuquajturin projekt për Ballkanin e Hapur, i cili s’përfaqëson gjë tjetër, veçse një plan djallëzor për kolonizimin ekonomik të Shqipërisë nga serbosllavizmi.
Në këto kushte, vetvetiu lind një pyetje normale. Si shpjegohen dhe ku e kanë burimin këto tre qëndrime tradhtare të Bashës, të sinkronizuara plotësisht me qëndrimet antikombëtare, deri në tradhti, të Ramës? A duhet menduar se qëndrime të tilla e kanë burimin vetëm te “krushqia” e fshehtë që Rama lidhi me Bashën natën e 17 majit 2017? Apo mos ka edhe ndonjë burim tjetër?
Dihet që UNMIK-u, i instaluar në Dardani pas përfundimit të luftës, është një strukturë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila, faktikisht, ka përkrahur dhe vazhdon të përkrahë në heshtje interesat e Serbisë. Dihet që Basha, si përkthyes, ka qenë i punësuar në strukturat e UNMIKU-ut. Atëherë kush na siguron se Basha nuk ka qenë i peshkuar në UNMIK dhe i rekrutuar me kohë nga shërbimi sekret serb si agjent i Beogradit?
Lexuesit e ndershëm, për të cilët është e shtrenjtë Çështja Kombëtare Shqiptare, le të lexojnë me vëmendje informacionin me titull “Lulzim Basha ndjehet i turpëruar që zhduku filmimet e masakrës serbe në Krushë, ku u vranë 240 shqiptarë të Kosovës?!”, të botuar në faqen e internetit “Alpe News”. 22 dhjetor 2019.
Në atë informacion thuhet:
“Milaim Bellanica ka rrëfyer kohë më parë për Insajder, një ndër mediat më serioze në rajon, një fakt të frikshëm, që përfshin kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ai thotë se i ka dorëzuar këtij të fundit filmimet e rralla të masakrës së Krushës, ku 240 shqiptarë u masakruan nga serbët. Basha atëherë ishte përkthyes i UNMIK-ut…
Autor i zhdukjes së këtij materiali filmik kompromentues për serbët është Lulzim Basha…
“Fakti që përfituesit nga zhdukja e kësaj prove të masakrës në Kosovë janë serbët, të bën të dyshosh se Lulzim Basha ua ka shitur serbëve pamjet filmike të Bellanicës, që përmbanin vrasjen e 240 burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm në Krushë nga serbët.
Fakti që papritur përkthyesi i UNMIK u bë milioner dhe hyri në politikë duke deklaruar se ka 1 milionë euro pasuri, tregon qartë se paratë janë nxjerrë nga shitja e këtyre filmimeve, të cilat janë përvetësuar nga serbët dhe janë zhdukur.
Së pari, Lulzim Basha duhet të përgjigjet se ku kanë përfunduar këto përgjime, kujt ia dha ato dhe përse nuk u bënë asnjëherë publike.
Së dyti, përse Lulzim Basha nuk e ka përmendur këtë fakt asnjëherë publikisht?
Së treti, Lulzim Basha duhet të përgjigjet nëse ka përfituar materialisht nga ato përgjime, duke i shitur?
Kjo, për faktin se, Lulzim Basha është një ndër të paktët politikanë shqiptarë, që ka deklaruar se hyri i pasur në politikë, me mbi 1 milionë euro në pasuri. Pasuri kjo, që gjithmonë ka ngritur pikëpyetje, pasi deri atëherë ai kishte punuar fillimisht si kamerier, dhe më pas si përkthyes. Vështirë në fakt, se një kameriero-përkthyes, mund të vinte një pasuri të tillë me rrogë”.
Mendoj se pas masakrimit që iu bë demokratëve ditën e djeshme para selisë së tyre nga shteti i kriminalizuar që ka ngritur kryetradhtari Rama, në bashkëpunim të ngushtë, por të fshehtë, me eunukun e tij politik Basha, krahu i demokratëve të Profesor Berishës, të cilët përbëjnë shumicën absolute të demokratëve në mbarë vendin, duhet të heqin dorë përfundimisht nga selia e hekurishteve dhe e kovaçanës së eunukut Basha dhe, me ndihmën e biznesmenëve dashamirës të tyre, të vendosen në një seli tjetër, për t’u marrë seriozisht me riorganizimin e partisë dhe me përgatitjen për zhvillimin e kuvendit zgjedhor të 22 marsit. Selia e tanishme, ku eunuku Basha dhe rrethi i lepitkave të tij, si Gaz Bardhi, Ervis Salianji, Grida Duma e të tjerë, fshihen prapa hekurishteve dhe kovaçanës të eunukut Basha, duhet të shihet me neveri nga demokratët e krahut të Profesor Berishës, pasi që prej ditës së djeshme ajo është ndotur rëndë përfundimisht prej bujkrobërve socialistë të Ramës, si seli e dytë e partisë së tij neokomuniste.

Kaliforni, 09 janar 2022

  • Sonila Meço, moderatore e emisionit “Task Force” të kanalit “Syri Televizion”

Propaganda autoritare dhe «njeriu fëmijë» në optikën e akademik Artan Fugës

0

Shkruan: Halim EMËRLLAHU

Hyrje

Vepra e Profesor Artan Fugës “Njeriu fëmijë – Teknikat e propagandës autoritare’’, paraqet një punim shkencor, origjinal dhe shumë profesional sociologjik, filozofik e politik. Ajo ngërthen në vete përmbajtje sociologjike e filozofike të ndërtuar me një metodologji bashkëkohore, që u jep kuptim shkencor fushave shoqërore me njohuri epistemologjike, por edhe të filozofisë politike e sociologjisë bashkëhore për teoritë politike. Ky studim i profesor Artan Fugës shtjellon në përpikmëri dhe me dioptrinë shkencore sociologjike e të filozofisë politike zanafillën e konceptimit të teknikave rreth propagandës autoritare, se si liderët politik përdorin teknikat e propagandës autoritare për ta mbajtur pushtetin.
Profesor Fuga ka shtjelluar rrjedhat ideologjike e historike, politike me përmbajtje socio-filozofike, rreth teknikave propaganduese autoritare e sidomos politikat e totalitarizmit e autoritarizmit për gjatë shek XX, që këto politika ishin dominuese në Evropë dhe në Ballkan. Kjo periudhë kohore e studimit shkencor të kohës moderne të shek XX ishte jashtëzakonisht e komplikuar ,e mbushur me urrejtje raciste, ideologjike, kulturore e politike. Profesor Fuga në këtë vepër shkencore shtjellon teoritë shkencore të autorëve më eminentë rreth propagandës autoritare, duke filluar nga Edward Bernays, Claude Levy-Straus, Hannah Arend, Walter Lippman, Robert K. Merton, Eric From, Teodor Adorno etj.
Në studimin e këtyre filozofëve e gjejmë edhe studimin e teknikave të propagandës autoritare, totalitare të ideologjisë marksiste-leniniste edhe në Shqipëri.

Propaganda me paraqitje kokëposhtë e realitetit

Nga ky studim i profesor Fugës analizohen teoritë dhe rrjedhat ideologjike të propagandës politike të sistemeve politike si: autoritare, komuniste, totalitare etj. Konceptualisht ideologjitë propaganduese, propaganda përgjithësisht kanë fuqi të madhe dhe ndikuese mbi ndërgjegjjen individuale e kolektive të njerëzve, madje shumë më të madhe se sa sistemet tjera.
Me këtë forcë ideologjike ka zotëruar propaganda e regjimit ideologjik totalitarë. Ajo ishte e natyrës manipuluese dhe I përkiste si e tillë regjimit politik totalitar, e të atillë e ka përjetur edhe Shqipëria. Kjo ideologji historike e propagandës totalitare sunduse në Shqipëri zgjati disa dekada. Ky system politik totalitarë nisi ideologjin e tij menjëherë pas largimit të ushtrisë imperialiste e hegjemoniste naziste nga Shqipëria, në vitin 1944 dhe vazhdoj deri në vitin 1990, kur Shqipëria, e fundit nga vendet komuniste në Evropë, e hapi horizontin e një shoqërie të bazuar në ideologjin e pluralizmit politik, e bazuar në lirinë e ndërgjegjes individuale kolektive dhe ekonomisë së tregut të lirë. Keqkuptimi në Perëndim për Lindjen dhe keqkuptimi në Lindje për Perëndimin, vijen nga propaganda komuniste e totalitare tutje. Ja çka kishte bërë propaganda! Ajo kishte sjell keqkuptime e kishte krijuar edhe mes vetë shqiptarëve ndasira. Dihet se shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, kanë jetuar të izoluar gati krejtësisht prej njëri-tjetërit. Fundja, Kosova ishte e pushtuar.
Vepra e Profesor Fugës na tregon në mënyrë të argumentuar rrjedhat e kësaj idologjie politike pas vitit 1948, ku Jugosllavia dhe Shqipëria nuk kishin pothuaj as një lëvizje njerëzore midis tyre. Shqiptarët e Kosovës deri në vitin 1990 kanë arritur të marrin informacione mbi Shqipërinë vetëm nga mediat zyrtare, e kryesisht nga Televizioni shqiptar dhe Radio Tirana. Shqiptarët e Kosovës e kishin ëndërr bashkimin e Kosovës me Shqipërinë në aspekt të realitetit social, ekonomik, politik, kulturor. Pas viteve ‘90-ta nisi procesi i demokratizimit dhe u liberalizuan kufijtë mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë., sidoqoftë lëvizja e kosovarëve në drejtim të Shqipërisë vazhdonte të kishte ndeshtrashat e veta.
Por, më në fund, me një kujdesë të shtuar, shqiptarët e Kosovës udhëtonin drejt Shqipërisë së ëndrrave të tyre; ata ishin të gatshëm të paguanin çmim të rëndë vetë e vetëm që ta shihnin Shqipërinë. Shqipëria e pa zhvilluar, e izoluar, rrugët e pa shtruar, me gropa, qytetet me ndërtesa me shumë katshe të pafasaduara, me shkallare të rrënuara… Pytja shtrohej ku është Shqipëria e idealeve tona? Kishte prej tyre që thoshin se ne kemi mbajtur me vite burg në Jugosllavinë e Titos sepse e propagandonin Shqipërinë sipas parafëtyrimit që kishte dhënë Radio Tirana, por po shohim se paska qenë thjesht një ”ëndërrim radiofonik” dhe i mbajtur vite të tëra burg për një ëndërr radiofonike.
“Propaganda përdor metafora për ta paraqitur shoqërinë, shtetin, partin, grupin e deputetëve, si struktura kolektive ku elementi individual nuk ka vend karshi veprimit kolektiv” kishte funksionuar. Propaganda autoritariste e krahason politikanin që ka postin më të lartë në qeverisje me parullën e prijësve kombëtarë, dhe propaganda në fushata elektorale edhe tash në shek XXI dhe në shek. e kaluar, liderin politik të një partie e ka krahasuar me figura më të larta historike të kombit krahasuar, madje edhe me atë të Skëndërbeut!

Origjina të përkufizimit të propagandës

Vepra e profesor Artan Fugës zbret tek origjina e përkufizimit të propagandës, duke e shtjelluar termin e propagandës të bazuar në argumentet shkencore të autorit amerikan Edward Bernays, i cili njihet si pioner i kërkimeve shkencore në këtë fushë. Profesor Fuga sjell shembuj ilustrues të shumtë nga libri i këtij autori – “Porpaganda”, që gjithësesi mbetet si një libër i famshëm ‘’. Bernays paraqet në fund të viteve 20 të shek XX fenomenin e propagandës, meqë ai kishte studiuar shumë afër propagandën e lëvizjeve fashiste, naziste, bolshevike, që si qëllim kishin një strategji dhe përpjekje për ta përhapur një doktrinë ose një ideologji të caktuar.
Edward Bernays shkruan se, propaganda është mekanizmi nëpërmjet të cilit idetë janë të përhapura në një shkallë të madhe; në kuptimin e gjerë ajo është një përpjekje e organizuar për të përhapur një besim apo një doktrinë të veçantë. Propaganda është një ideologji e një mekanizëmi rreshtimi, që për qëllim ka integrimin e masave të gjëra rreth subjekteve politike, shtetit dhe organizatave dhe grupeve të ndryshme shoqërore me orientime të ideologjive të ndryshme. Berneys në lidhje me ketë shkruan tutje : ‘’Janë pakicat intelegjente, të cilat kanë paqartësisht nevojë të bëjnë propagandë në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike’’.
Nga ky studim Beneys konkludon se propaganda është betejë idesh, që shihet thjesht si një teknikë që kishte si qëllim vetëm përhapjen e disa ideve abstrakte.
Edward Benays e ka meritën se dallon propagandën e mirë nga propaganda e keqe.
Propaganda për Edward Bernays është me natyrë politike, morale, fetare, etj, por ajo ka qëllime komerciale kur merr formën e reklamës.
Profesor Fuga vazhdon rreth konceptit të propagandës, duke pohuar se ajo ka lidhje shumë të ndërlikuar me informimin në përgjithësi dhe kryesisht me informimin masiv. Do të ishte gabim të mendohej se atje ku ka propagandë, nuk ka informim masiv dhe ku ka informim masiv nuk ka propagandë; rrjedhimisht propaganda ma shumë është keqinformim se sa dezinformim.
Propaganda ka ndodhur madje vazhdon të ndodhë të mbështetet në një mashtrim të madhë, në një gënjeshtër të madhe, por kjo aktualja ua kalon kohërave të kaluara, kur mjetet e informimit nuk ishin të zhvilluar sikur sot.
Porfesor Fuga nëlibrin e tij shtjellon edhe teoritë sociologjike të komunikimit masiv të Robert K. Merton-it, i cili që nga mesi i shekullit të kaluar, theksonte se është e pamundur që sistemi i mediave masive t’i japë informacione publikut, nëse ato nuk përputhen me inteersat e pronarëve të mediave, si edhe nëse ato informacione vijnë në kundërshtim me vlerat që mbajnë në këmbë modelin institucional të shoqërisë.
Po ashtu në libër kemi edhe një vështrim tjetër antropologjik mbi propagandën të analizuar nga profesor Fuga e të bazuar në teoritë thelbësore nga antropologu i njohur francez i shekullit të njëzetë Claude Levy-Strauss. Afrimi me konceptet e tij shkencore u realizua pasi u konstatua se përmbajtja ideore e propagandës totalitare në Shqipëri është përpjekur të ndërtoj një sistem idesh, bindjesh ideologjike, tenknikash manipulimi, edukimi, indoktrinimi.
Propaganda totalitare në Shqipëri përpunoi një mekanizëm shpjegues të shoqërisë, duke u nisur nga modelet e jetës së njeriut në familje. Këtu ka ndodhur një proces i familjarizimit të shoqërisë . De fakto është paraqitur shoqëria si një famlije e madhe dhe kjo është përdorur si mekanizëm për ta bërë propagandën e pranueshme dhe të përvetësueshme nga masat. Po ashtu sikurse njeriu përjeton marrëdhëniet në jetën e përditshme me familjen e vet, pikërisht në atë mënyrë i propozohet ta mendojë edhe vendin e tij në shoqëri e marrëdhënie me shtetin e me pushtetin. Dhe si mund të jetë e mundur të ketë sukses manipulim i tillë ? Habia e fillimit ishte zbehur kur kemi hasur në një ide me forcë të veçantë shpjeguese, e cila ishte përpunuar edhe nga autori Claude Levy- Straus i cili shkruan: ‘’Mënyra sesi njeriu mendon, është projektimi i marrëdhënieve të tij me botën dhe njerëzit’’.
Brenda teknikave manipuluese të propagandës totalitare ndodh edhe një proces i dytë, i cili kuptohet shumë qartë nëse adoptohet një përqasje antropologjike. Dhe ky proces i dytë, sipas Claude Levy Straus, vihet re edhe në shoqëritë parahistorike të bazuara në komunikimin oral.

Vështrimi antropologjik mbi propagandën

Propaganda totalitare e plotëson antopologjizmin me antropomorfizimin e sistemit politik me pjesë të ndryshme të sistemit politik si ushtria, policia, partia në pushtet, organizat e quajtura e masave. Në shoqëritë orale të tipit klanik, propaganda totalitare e shpjegonte të kaluarën historike të kombit sipas politikës në fuqi.
Vepra e Artan Fugos na mëson njohjen e propagandës totalitare në Shqipëri. Shqipëria si një vend i vogël dhe me një numër mjaft të kufizuar popullsie, ishte shumë e përshtatshme për eksperimentim. Vendet e vogla në territor dhe me një numër popullësie të kufizuar shërbejn edhe si laboratorë sundimi e sprove të dukurive shoqërore. Shqipëtarët brenda territorit të shtetit të Shqipërisë, aty në dekadën e fundit të regjimit totalitar, ishin në rreth tre milon e gjysmë, por ajo që nuk duhet harruar se Shqipëria e kohës po shihet si vendi amë i gjithë shqiptarëve në Ballkan me një numër të madh të popullsis që arrinte atëherë diku midis shtatë e tetë milion njerëzve, dmth pa llogaritur numrin e shqiptarëve që kanë emigruar e integruar në shtetet e tjera si në Itali, Greqi Turqi etj. E kjo ishte pasoj e propagandës totalitare mbi shqiptarët e Shqipërisë e që përhapej si valë e nxehtë edhe në vende tjera të Ballkanit. Sot tek shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës – që kanë emigruar në Londër, Boston e në shumë vende tjera, vërehet zhgënjimi ndaj dogmave të propagandës totalitare.
Shqipëria në anën tjetër ka zgjedhur kurdoherë për aleatë fuqi të mëdha botërore jashtë kontinentit evropian. Deri në fillim të shek XX, shqiptarët mbeten në suazën e Portës së lartë dhe u ndanë prej saj me mbështetjen e Austro-Hungarisë vetem në vitin 1912, kur themelohet shteti i pavarur i shqiptarëve. Por pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria ishte kërcënuar nga presionet e Jugosllavisë së Titos, rrjedhimisht Enver Hoxha bëhet aleati më besnik i Stalinit që e drejtonte me dorën më të hekurt Bashkimin Sovjetik, ndërkaq pas shkëputjes nga BRSS-ja, diku nga fundi i viteve ‘60-ta, Shqipëria totalitare u bë aleate e Kinës Popullore. Propaganda totalitare e mediave shqiptare për këtë periudhë nuk mungoi të ishte zgjatim në Evropë i propagandës maoiste.
Profesor Fuga pohon në këtë vepër shkencore se, shoqëria shqiptare e viteve +40-të të shek të kaluar, në aspektin fetar ishte një shoqëri me shumicë fetare muslimane, por pa përjashtuar edhe identitetet tjera fetare që s’kanë munguar si: komuniteti fetar katolik, ortodoks dhe grupe tjera fetare hebrenjsh, protestantësh, bektashi,njtë… Sidoqoftë edhe këto grupe shoqërore ishin pjesë e propagandës totalitare. Kjo taktikë totalitare ndaj identiteteve fetare është studjuar pak ose fare : Ndërkaq kanë munguar fare studimet mbi ndikimet e propagandës totlitare staliniste mbi popullësitë me tradita fetare islame në Evropë.
Nga këndvështrimi i Hannah Arendt konstatohet se ka një llojë ndikimi të ndërsjellë midis totlaitarizmit dhe miltarizimit të shoqërisë si nga Gjermania fashiste ashtu edhe nga Bashkimi Sovjetik, që ishin organizuar në operacione luftarake, sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në rastin e shqiptarve, jo vetëm që kemi të bëjmë me një model shoqëror politik të totalitarizmit që sundoi 40 vjet, i pa njohur gjatë luftës, por kemi të bëjmë me propagandë totalitare në kohë paqeje.
Kur analizohet ky diskurs politik i propagandës totalitare në shoqërin shqiptare nën autoritetin Stalinist, atëherë venerojmë se sa shumë ka ndikuar në ndryshimin e evoluimit të shoqërisë shqiptare. Pushteti totalitare e ka fut Shqipërinë në Traktatin e Varshavës. Shqipëria kishte strehuar një bazë ushtarake, pikërisht në zonën që kontrollonte kanalin Otrantës. Pas prishjes së Enver Hoxhës me Hrushovin, që de faktotensionet kishin filluar të ndjeheshin që pas vdekjes së Stalinit, në vitit 1953, e që shpërthyen hapur në vitin 1961, dy vendet kishin ndërprer marrëdhëniet diplomatike me njëri-tjetrin.
Nga pozicioni ideologjik i njejtë, edhe pas vitit 1960 , u thellua propaganda totalitare e Shqipërisë kundër modelit kapitalist, demokracisë liberale perëndimore, por edhe kundër modelit të socializmit burokratik diktatorial të vendeve të lindjes.

Profesor Fuga në këtë vepër shkencore filozofike e sociologjike analizon edhe problemet fetare në Shqipëri për gjatë sistemit totalitar. Përpara pushtimit nga Perandoria Osmane, popullësia shqiptare i përkiste fesë krishtere. Territori shqiptarë ishte ndarë mes influencave të Kishës së Romës dhe Kishës së Bizantit. Pushteti i Perandorisë Osmane filloi ta imponojë konvertimin e popullatën shqiptare në fenë islame, natyrisht me metoda dhune, shtrëngim ekonomik, blatimi i privilegjeve për princrit dhe fisnikët lokal etj.
Popullësia shqiptare gradualisht arrin në shek XIX pothuajse e ndarë tërësisht, në njërën anë një shumicë e theksuar që ishte konvertuar në islam, kurse pjesa tjetër e popullsisë kishte vazhduar të ruaj identitetin fetarë të krishter.
Pavarësisht ndarjes së popullsisë shqiptare në identitete të ndryshme fetare, si tërësi popullsia ishte monoteiste, Zotin e kishin të përbashkët. Nëdrkaq, gjaët sistemit totalitar komunist, do të shohmi se si propaganda totalitare në shekullin XX e shpalli Shqiprinë shtet ateist !
Profesor Fuga në ketë punim shkencor i kushton rëndësi të madhe kulturës së Rilndjes Kombëtare. Sidomos në gjysmën e shekullit XIX vullneti dhe dëshira e Kombit shqiptarë ishte për ta fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane, edhe pse shumica e popullsisë ishte me identitet të fesë islame, vullneti për çështje kombëtare ishte i madh.
Filozofia e Rilindjës kombëtare tek shqiptarët, kishte qëllimin jo vetëm të pavarësisë por edhe unifikimin e kombit shqiptar. Ideja e çështjes së Rilindjes kombëtare tek shqiptarët ishte që gjithqka tjetër: jeta individuale, shoqërore, fetare duhet ti nënshtrohen interesave kombëtare, me qëllim të ruajtjes së identitetit kombëtar.
Liria e individit duhet të shkrihet në lirin e interesave të Rilindjes kombëtare. Është me interes kombëtar të venerohet se si kultura, pavarësisht besimeve të ndryshme identitare fetare, tradita kanunore, zakunore partriarkale dhe ideologjia politike e Rilindjes kombëtare të shekullit XIX, nuk e kanë zhdukur a eleminuar njëra-tjetren. Shqiptarët nga pikëpamja e identitetit të besimeve fetare nuk u ndanë në myslimanë dhe të krishterë ; ata nuk i ka ndarë ndërgjegja e tyre në përkatësin kombëtare të ndryshme.
E gjithë bota intelektuale shqiptare, burrat e këtij shteti janë thirrur në formulën e poetit shqiptar Pashko Vasa, i cili në shekullin XIX e afishoi përmes poezisë tsë tij se ‘’Feja e shqiptarit është shqiptaria’’. Kombi shqiptar dhe shteti nuk ka njohur një luftë fetare mes komuniteteve që e përbëjnë.
Nëse shikojmë mediat e viteve 1967-1968, pikërisht për gjatë kësaj periudhe feja në Shqipëri e pëson një goditje shumë të rëndë. Institucionet fetare ishin mbyllur pa përjashtim dhe kleri fetarë ishte detyruar të ndërpresë çfarëdolloj aktiviteti e ceremonie fetare në rrugen legale në institucionet e kultit fetarë. Padyshim se një pjesë e madhe e klerit fetarë u burgosën, u persekutuan, u fyen publikisht dhe janë dënuar edhe me vdekje.
Arsyeja kryesore e propagandës autoritare të kësaj Ideologjie ishte se ‘’Feja është opium për popullin’’. Kjo ishte ideologjia e idesë marksiste për ketë problem ; propaganda theksonte se feja po e idealizon dhe po ngjall ë shpresën për një botë qiellore ,e në anën tjetër, po përbuzë realitetin tokësor.

IKJA NGA LIRIA

Profesor Fuga në këtë vepër konstruktive për shoqërinë shqiptare trajton edhe teoritë e Eric Fromit, sidomos në kapitullin ‘’Ikja nga Liria’’.
Aty sjell argumente të mjaftueshme se përse njerzit i nënshtrohen propagandës totalitare, duke pohuar se frika ishte elementi qenësor që zotërooi arsyen. Por, duket e pamundur ti shpjegosh rastet e lëvizjes totalitare , psh ardhjen e nazizmit në pushtet përmes rrugëve legale, pra nëpërmjet votës.
Lëvizjet politike totalitare kanë bërë për vete shumë masa e turma njerëzish duke i mobilizuar ato në rrugë dhe sheshe, sikur që ishte rasti i fashizmit italian, por edhe duke i mobilizuar edhe në shumë beteja të përgjakshme me forcat republikane, sikur që është rasti i frankizmit në Spanjë. Po ashtu kur shqyrtojmë edhe rastin e pushtetarëve në regjimet totalitare në vendet komuniste si ish Bashkimi Sovjetik dhe në vendet e tjera të Evropës Lindore. Kjo duket si e pabesueshme se si dia shtresa të caktuara shoqërore sillen dhe paraqiten sikur vetë kanë dashur të privohen nga liria. At’herë na vënë në dyshim se njeriu është ngritur kundër lirisë së vetë ! Ky fenomen sjell në pikëpyetje edhe formulimin e Zhan Zhak Rusoit mbi atë se ‘’njeriu lind i lirë’’.
Me këtë formulim ai ka dashtë të tregojë se, pririja për të qenë politikisht i lirë, është për të vendosur vetë për fatin e tij, se ajo është shtysë natyrore e njeriut, atë ia garanton e drejta natyrore. Po ashtu edhe ikja nga realiteti, nga këndvështrimi i Hannah Arend, ku thotë se propaganda totalitare është manipuluese, për ta fshehur realitetin e krijuar nga sistemi totalitar. Regjimet totalitare për aq kohë sa janë në pushtet komandojnë masat dhe qëndrojnë deri në fund në fuqi dhe në mbështetje të masave. Studimi filozofik të H. Arendt mbështetet të arsyetim të saj për shoqërinë e masave, kurse në shoqëritë moderne e postmodernizuese, si pasojë e saj, e transformimeve, e të ardhurave nga industrializimi etj. individi fillon të humbasë lidhjet me grupet e mëparshme të integrimit të vetë social. Me këtë bazë analiza e Hannah Arendt ka arritë ta shpjegojë faktin se propaganda totalitare ka fuqi t’u kundërvihet fakteve, realitetit që nuk është në përputhje me ideologjitë e saj.
Totalitarizmi si ideologji nuk kënaqej nëse përballë fakteve të kundërta, tutje pretendonte se papunësia nuk ekziston, se ai do ti zhdukte edhe anët pozitive të papunësisë si pjesë e propagandës totalitare.
Libri shkencor i profesor Fugës ‘’Njeriu Fëmijë’’, trajton edhe studimin e filozofit Eric Fromit ‘’Ikja nga Liria’’. Aty mësojmë mbi qasjen e E. Fromit për ikjen nga Liria. Ai nuk sheh individin e izoluar, anonim nga pikëpamja e statusit të tij social, si një bartës e mbështetës i pushtetit totalitar. Eric From mbështet tek analiza e rastit, ai pohon arsyet pse kishte ndikim propaganda naziste tek shtresa e ulët e klasave të mesme në Gjermaninë e viteve 30-ta.
E. Fromi u shprehej se ‘’Nazizmi është problem psikologjik, por faktorët psikologjik në vetëvete duhet të kuptuar si të formësuar nga faktorët socio-ekonomikë; nazizmi është një problem ekonomik dhe politik, por mbivendosja e tij mbi një popull të tërë duhet kuptuar në një rrafsh psikologjik’’. Në ketë rrash Eric Fromi ka veçuar sjelljen me prirje sado-mazohiste të individëve, që u bënë pjesë e krizës tek shtresat e ulëta dhe të mesme, që solli kriza ekonomike të thella e me pasoja financiare.
Psikologjia e ndjekësit të ideologjisë e propagandës totaliltare është bërë dhunuese, që i bjen se individi vetëdhunohet, por edhe dhunon. Në këtë rast njeriu ‘’iku nga liria’’ se, në bazë të studimit të E. Fromit, brenda psikologjisë së tij, flinte një vetëdëshire për t’u vetëndëshkuar, vetë-kërcënuar, vetë-izoluar etj.
Studimi tjetër i profesor Fugës është edhe pikëpamja tjetër nga Analiza Teodor Adornos se si ajo e analizon propagandën naziste e fashiste në vitet 30 të shekullit të kaluar, në kuadër të një shoqërie demokratike, siç ishin Shtetet e Bashkuar të Amerikës në dekadat e para të shekullit XX. Teodor Adorno ju përket atyre mendimtarëve që kuptojnë ndkimin e propagandës totalitare jo vetëm nga presioni psikologjik, por edhe nga lëvizjet e ushtruara nga pushteti totalitar. Teodor Adorno thotë se regjimet totalitare i heqin njeriut liritë politike, i rrezikojnë qenien dhe jetën individuale dhe atëherë nuk ka hapësirë që të ketë lidhje për interesa apo bashkëjetesë të arsyeshme midis individit dhe shtetit. Pa lirin politike nuk mund të ketë interes dhe zhvillim ekonomik e as material. Adorno thotë se, me zhvillimin teknologjik e të mbështetur tek logjika shkencore, njeriu nuk ka mundësi të sillet në mënyrë të pa arsyshme e të pa argumentushme.

Ora për nacionalizmin progresiv po bie!

0
Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
“Shtëpia e Lirisë”, si e cilësojnë disa “demokratë të shpifur” selinë e PD-së, për fat të keq, në sy të opinionit, sot u shndërrua në vend krimi, rrjedhimisht në “Varrin e lirisë”.
E djathta shqiptare (PD), aq sa ajo mund të cilësohet, sa edhe e majta shqiptare (PS), po aq sa mund të cilësohet e majtë, u vunë tërësisht nën kontrollin e oligokratëve që ka kohë që koketojnë me Beogradin dhe Athinën në dëm të interesit të Kombit!
Kjo që ndodhi sot me PD dhe emblemën e saj, nëse nuk ndërgjegjësohemi shpejt, mund të ndodhë pa humbur shumë kohë, edhe me PS dhe selinë e saj, meqë sot publikisht u inaugurua dhuna ilegale e opozitës reale, por edhe dhuna legale e shtetit.
Pamjet që opinioni publik pati rastin t’i përcjellë shpërfaqin shqeto mjerimin tonë politik. Prandaj, dita e sotme vete në histori si ditë turpi për politikën shqiptare.
Sot e tutje, qytetarët sa herë kalojnë para selisë së PD-së, lirsht mund të venë një tufë lulesh e të bëjnë homazh për vdekjen, jo vetëm të PD-së. Ndërkaq ky ndërgjegjësim do t’i bëjë të qartë secilit prej nesh se, po sot, u inaugurua diktatura autoritariste e Njëshit!
Çasti historik kërkon rikompozim të pozicionit qytetar. Shqipërisë politike i duhet, si vet buka e uji, një forcë reale opozitare që në esencë do të udhëhiqej nga filozofia e nacionalizmit progresiv.

“Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946”, një libër me vlera të veçanta

Nga Jusuf BUXHOVI
Historiografi
NJË LIBËR ME VLERA TË VEÇANTA
* Romeo Gurakuqi: “Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946”, boti “Jozef”, Tiranë, 2018.
Studimi i Romeo Gurakuqit “Shqipëria dhe tokat e lirueme 1939-1946”, në përpjekjet për të ndriçuar njërën ndër ngjarjet më domethënëse të kthesave historike nëpër të cilat kaloi bota shqiptare në fillim të shekullit të kaluar, ku lufta antifashiste, në njërën anë, anuloi realitetet politike që solli ardhja e fashizmit dhe, në tjetrën anë, ideologjia komuniste përcaktoi fatin shtetëror dhe politik të Shqipërisë po edhe të shqiptarëve jashtë kufijve të saj shtetëror (në Jugosllavinë titiste) në kuadër të diktaturës komuniste. Studimi i Gurakuqit, në këtë kontekst fiton kredibilitet shkencor ngaqë thyen kornizat e dy stereotipeve që historiografisë institucionale shqiptare që për mbi gjysmë shekulli ia kanë përcaktuar kriteret si dhe metodologjinë bashkë me limitet e trajtimit. I pari, është ai ideologjik, i mbështetur mbi diktaturën komuniste si rend shoqëror që për gjysmë shekulli Shqipërinë e mbajti në kuadër të sistemit komunist, të njohur si botë lindore në raport me botën e lirë perëndimore, ku bipolariteti blokist e bëri pjesë të “luftës së ftohtë” pasojat e së cilës dihen. Ndërsa kriteri i dytë, gjithnjë i lidhur me të parin, ndikoi që parja e luftës antifashiste në Shqipëri si pjesë e Frontit të Përgjithshëm Antifashist botëror nga viti 1941-1945, të shihet vetëm në planin global, pra në atë rrethin botëror të konfrontimit të Fuqive të Boshtit me të tjerat, ku bënin pjesë SHBA-të bashkë me Bashkimin Sovjetik, një front jashtë skemave ideologjie ndonëse me rivalitet fillimisht të fshehur e më vonë edhe të hapur pasi që Stalini “hisen” nga fronti antifashist, me mashtrimin e “ e të drejtës së popujve për vetëvendosje” pas fitores antifashiste, e ktheu në “të drejtë” të “deklarimit përbrenda sistemit ideologjik” që BRSS-së i mundësuan hegjemoni mbi shtetet e sistemi komunist në përmasa botërore. Ky kundrim, jo vetëm që anashkaloi realitetet që solli lufta e dytë botërore (shkatërrimin e Jugosllavisë së Versajës, e cilësuar deri në vitin 1940 nga vetë Kominterna “si burg popujsh që duhet të shkatërrohet”) dhe krijimin e shtetit të pavarur kroat dhe bashkimit të një pjese të tokave të okupuara shqiptare nga Serbia në vitin 1912 në kuadër të “Shqipërisë së Madhe” nën ombrellën e imperisë italiane të Musolinit, por në përputhje me sferat e reja të interesit, që vendosi fronti antifashist botëror (kryesisht SHBA-të, BRSS-ja dhe Britania e Madhe) në Jaltë dhe konferencën e Parisit më 1945, riktheu Jugosllavinë, por tash si federatë që Tito e themeloi në vitin 1943,me çka u përcaktua edhe fati i Kosovës për të vazhduar robërinë në rrethanat e një shteti sllavo-komunist, paçka që vetë komunistët shqiptarë të Kosovës, në Bujan, në konferencën e KNÇ-së, nga 31 dhjetori 1943 deri më 2 janar 1944 aprovuan një rezolutë ku shprehej QENDRIM (por jo ndonjë vendim decidiv, siç thuhet) për të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje, që kondicionalisht duhej të shqyrtohej pasi që të ketë përfunduar lufta antifashist dhe me kusht që në Shqipëri dhe Jugosllavi të fitojë fronti antifashist.
Mbi këto dy kritere kemi edhe patologjinë e historiografisë institucionale shqiptare dhe pasojat e saj që në njëfarë forme vazhdojnë edhe sot e githëditën, ngaqë lufta nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi u pasqyrua si një “çlirim”, ndërsa vendosja e rendit komunist – fitore e madhe e revolucionit popullore, që solli në pushtet luftën e klasave, që për pasojë pati edhe diferencimin shoqëror-politik të luftës dhe të pasluftës mbi anatemën, në njërën anë të “çlirimtarëve”, pra komunistëve pushtetarë dhe në tjetrën anë, atë të “klasës reaksionare”, “kuislingëve”, bashkëpunëtorëve të fashizmit, e të tjera, që u futën në kategorinë e “kundërrevolucionarëve” dhe u gjykuan me ligjet e revolucionit në format ma brutale, nga likuidimi, burgosjet si dhe mbajtjen nën anatemën e përjetshme të “armiqve” që përfshiu ata dhe familjet e tyre!
Anatema e “kuislingëve” dhe “bashkëpunëtorëve të fashizmit” pati pasoja të rënda edhe për Kosovën, ngaqë në bashkëpunim dhe marrëveshje të ngushtë midis komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë veçmas nga shtatori i vitit 1944 kur u kërkua që aradhet partizane shqiptare dhe jugosllave bashkarisht të “çlirojnë” Kosovën nga forcat fashite dhe ato patriotike që përthekonte Qeveria e Shqipërisë e formuar në tetor 1943, përcaktoi fatin nën Jugosllavinë e Titos, ku rendi komunist i hapte dyert rikthimit të projekteve antishqiptare të hegjemonizmit serb nga memorandumet e njohura (atij të Çubrilloviqit nga viti 1938 dhe të vitit 1944). Në këtë kohë, në emër të “luftës kundër kundërrevolucionit”, që u bë nën vendosjen e administratës ushtarake në janar të vitit 1945, praktikisht filloi gjenocidi i tretë me radhë ndaj shqiptarëve me pasoja të rënda, ngaqë nga armët e partizanëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë, në frontet e Sremit, në masakrën e Tivari dhe në luftimet e Drenicës dhe gjetiu, gjetën vdekjen mbi 55 mijë shqiptarë, të gjithë të anatemuar si “kundërrevolucionarë”! Anatemë, kjo që për fat të keq, nga historiografia ideologjike në Tiranë dhe Prishtinë në botimin dyvëllimësh të “Historisë së Popullit Shqiptarë” (1953 të ribotuar në Prishtinë më 1969), për mbi një gjysmë shekulli, u trajtua si “fitore komunistëve ndaj kuislingëve dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit”, ndërsa përpjekja e forcave patriotike në luftë kundër ripushtimit sllavo-komunist të Kosovës , siç ishte NDSH-ja dhe të tjerët të shkapërderdhura në pritje të intervenimit anglo-amerikan, u quajtën “kundërrevolucionar” dhe u likuiduan në mënyrë më brutale.
Studimi i Gurakuqit, në një opus voluminoz, paraqet anamnezën e këtij zhvillimi historik dhe pasojat shoqërore-politike, duke nxjerrë në pah raportet jashtë kundrimit bardh-zi. Pasqyrimi i kësaj problematike mbi kriteret objektive-shkencore, doemos inkorporon edhe qasjen e rishqyrtimit po edhe të rishkrimit të historisë nga kjo kohë, që në njëfarë mënyre, paraqet edhe gurthemelin e vendosje së gjithëmbarshme të kësaj problematike në opusin e rishqyrtimit dhe të rishkrimit të historisë në kohë dhe në hapësirë.
Edhe pse studimi i Romeo Gurakuqit meriton një trajtim të gjithanshëm, ku secili kapitull dhe secila etapë që merr në shqyrtim autori, mund të diskutohen nga pikëpamja e plotësimit po edhe të ridefinimeve që janë edhe të natyrshme, megjithatë, mund të thuhet se autori me këtë libër tashmë ka vu në dioptrinë e pakapërcyeshme të rishqyrtimit tematik të çështjeve disa, siç janë Fronti Antifashist botëror në planin global dhe po ashtu, atë të realiteteve që solli lufta antifashiste në planin shqiptar, veçmas pas rrënimit të Jugosllavisë së Versajës, jo vetëm në planin shtetëror, po edhe në atë të pasojave të tyre, siç ishte lufta civile si dhe zhvillimet pas përfundimit të saj kur çlirimi mori kuptimin e diktaturës dhe të represionit e ku vendosja e komunizmit në Shqipëri nuk shihet si fitore, por si një ndërprerje e një evolucioni historik të një populli, edhe ashtu të penguar në rrugën e zhvillimit.
Në fund të kësaj pamje të shkurtër të këtij studimi të rëndësishëm dhe, për nga qasja serioze të vetmit deri më tani në historiografinë tonë, duhet theksuar se në kapitullin XXXIII, i kushtohet hapësirë bukur e madhe edhe Kosovës, mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, 1943-1945, ku përqendrimi bie të bashkimi i tokave të liruara nga viti 1941 si dhe shfaqjes së Shtetit Shqiptar të nëntorit të vitit 1943, për të vazhduar pastaj me luftën antifashiste në Kosovë, si pjesë e luftës antifashiste të Jugosllavisë , ndonëse me tretman “autonom”, që do të përfundojë me pajtimin ideologjik të komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllav që ato që u thanë në Bujan në vitin 1943/44, rreth vetëvendosjes të kthehen në “vetëvendosje ideologjike”, pra që Kosova të mbetet nën Serbi si provincë!
Trajtimi i kësaj problematike nga autori, përcillet edhe me disa lapsuse dhe mangësui nga mungesa e dokumenteve autentike të LNÇ-së nga arkivat e Kosovës dhe ato të Jugosllavisë si dhe të disa autorëve meritorë jugosllav (Dedijerit), po edhe të atyre nga Kosova (Dr Ali Hadri e të tjerë),që pasqyrojnë evolucionin politik të frontit antifashist në Kosovë nga korniza jugosllave, siç ishte deri në mbledhjen e Sharit të tetorit të vitit 1943, kur do të ndryshohet emërtimi Këshillat Antifashiste të Kosovës e Metohisë në Këshillat Antifashiste të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, emërtime këto që do të pasqyrohen edhe në gjithë organizimin (atë të aradheve partizane si dhe të strukturës partiake). Ndryshimi i emërtimit nga Kosovë e Metohi (Kosmet) në Kosovë e Rrafsh të Dukagjinit, nuk është formal, por esencial, meqë ndryshon diskursin nga ai i trajtimit hegjemonist serbomadh, ku Kosova dhe Metohia shihen pjesë e historisë shpirtërore dhe kishtare serbe, ndërsa ai Kosovë dhe Rrafsh i Dukagjinit, që do të anulohet në Konferencën e Prizrenit në korrik 1945 për t’u kthyer në Kosmet, do të përcjell edhe aspektin politik, kur Kosova, si provincë do të aneksohet nga Serbia si Kosmet, emërtim ky që do të mbetet në fuqi deri në vitin 1968 kur me amendamentet kushtetuese kthehet emërtimi Kosovë, që do ta ketë edhe me ndryshimet kushtetuese të vitit 1974, e që, në vitin 1989, Millosheviqi me dhunë do ta kthejë Kosovë e Metohi (Kosmet), emërtim ky që edhe sot e gjithëditën, ndonëse Kosova është shpallur shtet i pavarur më 2008, vazhdon të mbahet në Kushtetutën e Serbisë.

Kur do të mbushemi mend?

2

Afrim Musliu, Suedi

Para 7-8 viteve, një mik i mirë suedez më tha se në zgjedhjet e radhës do ta voton partinë e ekstremit të djathtë (SD), si shenjë e ngritjes së vetullës partive tjera të cilat janë treguar tepër gjenerozë me politikën e migracionit. Vazhdoi duke më thënë se e din që SD janë vetëm një grumbull idiotësh e që nuk dijnë me qeverisë me Suedinë e që kurrë nuk do të pajtohej me një qeverisje të tyre, mirëpo rritja e tyre to t’i frikësojë partitë tjera e do t’i detyrojë të ndërrojnë qëndrim. Natyrisht se kështu edhe ndodhi, ku rritja e tyre detyroi që qeveria suedeze të mbyllë kufijtë e t’i ashpërsojë ligjet për migracion si dhe shumë ligje të tjera. Sot, Suedia ka një qeveri socialdemokrate, e cila e ka shkëputë çdo marrëdhënie me ekstremin e majtë dhe të gjelbërtit, të cilët poashtu janë ekstrem i majtë në petkun e gjelbërt. Poashtu, Suedia sot ka një qeveri socialdemokrate që qeverisë me buxhet të partive borgjeze.

Edhe në Kosovë ndodhi e njejta më 14 shkurt 2021, ku votuesit dolën masovikisht në mbështetje të Vetëvendosjes, me qëllim që t’i detyrojnë subjektet tjera që të reformohen e të ndryshojnë qëndrim. Që të mos sillen si pronarë të Kosovës, e as si patrinë të ati populli. Votuesit e dinin shumë mirë se po e votojnë një subjekt idiotësh ekstremë e destruktivë që nuk dijnë të qeverisin, mirëpo këtë e panë si mënyrën e vetme për t’i detyruar subjektet tjera të reformohen e regjenerohen. Sot, përveç AAK-së, të gjitha subjektet tjera parlamentare janë reformuar e janë regjeneruar. Posaqërisht LDK-ja!

Mirëpo, çka është ka ndodhë me qeverisjen e vendit? Me këtë keqqeverisje Kosova jo vetëm se ka humbur shumë në politikën e jashtme, mirëpo vendi është ka shkon drejt humnerës. Sidomos në aspektin ekonomik. Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret se si ta luftojnë krizën ekonomike. Krizën energjetike të cilën e shkaktuan këta vetë duke mos qenë vigjilentë e ta sigirojnë me kohë, kjo qeveri mundohet që inkompetencën e tyre ta mbulojnë me gjuhë populliste duke akuzuar qeveritë e kaluara e duke shpifë shantazhe. Njetë sikurse edhe Enver Hoxha që 40 vite e sundoi Shqipërinë me diktaturën më të egër komuniste duke akuzuar mbretin Ahmet Zogu për shkatërrimin e Shqipërisë gjatë 17 viteve mbretëri. Të ndalosh serverët që prodhojnë kriptovaluta, gjë që do të jetë e ardhmja globale, është me t’vërtetë totalisht e pakuptimtë.

Prodhimi i kriptovalutave është një industri moderne, e cila në Kosovë i ka punësuar afro 30 000 të rinjë e që fitojnë mes 700-1000 €uro pagë mujore. Shteti i Kosovës me këtë vendim jo vetëm se i lenë pa punë afro 30 000 të rinjë, por edhe humbë të hyra në buxhetin e shtetit edhe nga tatimi në paga të 30 000 tashmë të papunë, por edhe afro 53 milionë €uro nga tatimi në fitim nga kriptovalutat, e që simbas një kalkulimi nga një mik e profesor univerzitar, qarkullimi vjetor nga kriptovalutat është 576 milionë €uro. Siç e shihni, prodhimi i kriptovalutave ëshzë industri e madhe e cila sjellë në qarkullim shumë para në vend dhe e cila punëson dhjetra mijëra të rinjë, e që buxhetit të shtetit i sjellin dhjetra miliona €uro fitim për çdo vit.

Të ndalohet një industri aq e madhe për shkak se kjo qeveri idiotësh nuk e kanë siguruar energjinë elektrike me kohë, është një shenjë që kjo qeveri duhet të ikë sa më parë nga pushteti, e vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse inkompetenca e kësaj qeverie do ta shpie atë vend në humnerë, edhe brenda, por besa edhe në arenën ndërkombëtare.

Përse nuk u bë asnjë meshë përkujtimore për 139 vjetorin e lindjes së Theofan S. Nolit, kryepeshkopit të parë shqiptar?

Askush nga mediat shqiptare dhe aq me pak kosovare nuk u kujtua ta përkujtonte ditëlindjen e Kryepeshkopit te Parë të Kishës Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë , të Madhit Theofan S. Noli (Mavromati) , lindur me 6 Janar 1882 në Qytezë, pra 139 vite më parë.
Një gabim i rëndë i takon Klerikëve te KOASH dhe Administratës se KOASH, Sinodit të KOASH, dhe të gjithe klerikëve e të tjerëve që predikojnë në shqip në Kishat tona të nderuara Orthodokse Autoqefale.
Madje Peshkopi i Gjirokastres në Kishat e qytetit te Gjirokastres ka harruar të predikoj në shqip dhe kjo përbën nje karshillek ndaj parimeve te Kishes Autoqefale Orthodokse te Shqipërisë, sepse pavarësisht që në këto Kisha mund të predikohet në greqisht për shkak të greqishtfolësve të asaj zone, por e kane detyrim që të predikojnë në shqip Meshën e nderuar të përditeshme.

Çfarë po ndodhë me klerikët tanë Orthodoksë të nderuar të Shqipërisë?

I ka zëne gjumi?
KOASH nuk ka filluar në 1992, por KOASH u themelua në Kongresin e Beratit më 10-13 shtator 1921, dhe ne Kongresin e Korçës u zgjodh FAN NOLI DREJTUES I KOASH, pavarësisht se TOMOS u miratua në 1937, e kjo nuk do të thotë që të harrohet historia e orthodoksisë shqiptare dhe e gjithë Shqipërisë.
KOASH duhet doemos të bëjë një meshë përkujtimore për Fan Nolin e Madh.
Z. Miron Çako, komenti juaj si me poshte per Fan Nolin nuk ju nderon:
Jo. Duhet nderoje specifikisht ditlindjen dhe dit vdekjen e krijuesit te Kishes Autoqefale Orthodokse te Shqioerise Noli e beri Krishtin te flase shqip.
Justifikimi qe thoni eshte mungese respekti per klerikun e famahem shqiptar.
Paja mohuar vlerat Fortlumturise se tij Anastas, eshte detyra juaj se pari dhe detyra e klerikeve te tjere shqiptare qe ti kujronit Fortlumturise se tij qe Fan Noli mbetet keijuesi dhe themeluesi i Auroqefalise.
Heshtja juaj eshte nje turp per kleriket qe perfaqesojne komunitetin orthodoks shqiptar, dhe nje turp qe lejohet te prexikohet vetem ne greqiaht ne Gjirokaster duke shkelur rregullat e KOASH.Kur vjen puna per nje Hero te Autoqefalise si Fan Noli, ja vlen te ndryshohen. Ne fund te fundit, ashti si ndryshuhat Statutin e KOASH dhe ne vend te fjales shqiptar vendoset Shqiperi, ashtu ndryshoni dhe vendosni ne kalendarin orthodoks nje vend per Fan Nolin dhe beni nje meshe perkujtimore.
Po keshtu harruat edhe vjet 500 vjetorin e Shenjtores shqiptare She Angjelina Arianiti të bënit nje meshe perkujtimore
Si jeni katandisur keshtu mor të nderuar klerikë te sotem shqiptare. Asnje martirë , hero shenjtor i mesjetes dhe asnjë nga ata te propozuar nga ne ne PROMEMORIA nuk keni nderuar dhe as e keni marre parasysh.
Mos harroni se KOASH i Shqipërisë nuk është dhe nuk mund të jetë shtojcë e Kishës Ortodokse të Greqisë.
Kan være et bilde av 1 person

Ohri, qyteti i dritës


Fahri Xharra, Gjakovë

SHQIPËRIA , HISTORI

“ Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve, e cila ndoshta kishte mundur të paraqes mundësinë që shqiptarët të kenë jetuar në lokalitetet e përmendura që para ardhjes së Sllavëve.” (Bogumil Hrabak “Širenje arbanaških stočara po ravnicama i slovenski ratari srednjovekovne Albanije”Burimi): “Stanovništvo slovenskog porijekla u Albaniji” – Zbornik radova sa međunarodnog naučnog skupa održanog na Cetinju 21, 22. i 23. juna 1990. godine) Nga ky paragraf i cekur shihet se sa sllavët , janë plagjiatorë të historisë dhe okupatorë të një toke të huaj , ,por në shkrimet e tyre nuk e kanë të mundëshme që t`ikin krejtësisht e të mos e tregojnë të vërtetën.


“ Jemi te Ohri dhe historia e tij shqiptare , por e stërvjedhur nga ardhacakët.Në antikitet (shënime sllave) qyteti njihej me emrin e vjetër “Lychnidus” që ndoshta do të thoshte “ qyteti i dritës” ose “ guri i çmuar që lëshon dritë”. Por pas vitit 879 psK nuk quhej më Lychnidos , por sipas sllavëve Ohrid,që ndoshta rrjedhë nga fjala sllave “ “vo hrid “ me kuptimin “ në breg” sepse qyteti i vjetër ishte në maje të bregores buzë liqenit”.
E shifni , një rrenë tjetër e zakonshme sllave me qëllim të humbjes së çdo përgjurmje shqiptare .
Por është e pamundur!
Banorët e hareshëm të regjionit të gjerë të Liqenit të Ohrit (Bogumil Hrabak… Disa emërtime gjeografike si Nishi , Shtipi ,Ohri iu erdhën Sllavëve nga goja e arbanasve…) ishin Dasaratët dhe Enkelejt ( fise Ilire).
Zbulimet në vazhdimësi tregojnë që qyteti banohej edhe nga Filip i II-të i Maqedonisë (Origjina ilire e Aleksandrit të Madh
Më lartë kemi sjellë origjinat familjare të Filipit II dhe Olimpisë që vijnë nga fiset ilire. Filipi ishte djali i Euridikës, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve.
Filipi ishte lindur nga një nënë ilire dhe Olimpia nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, shkencërisht, Aleksandri i Madh është Ilir (Shqiptar), duke patur parasysh se logjika na shpie se nëna është ajo që përcakton babain e fëmijës. Aleksandri ishte djali i ilirit Filip, nipit të Lynkestëve dhe ilires Olimpia, bijë e fisit ilir të Epirotëve.
Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet me anë të dialektit gegë të gjuhës shqipe: Mer+iam+un=MER-JAM-UN. Sot shumica e popullit shqiptar në Maqedoni ende thonë: MEJR JAM UN, që në gjuhës standarde është: MIRË JAM UNË.
Aleksandri ishte mbajtës i Përkrenares Dybrirëshe të Cjapit, që e kishte traditë dhe trashëgim nga Kryeperëndia e Olimpit të Pellazgëve – Zeusi. Më vonë këtë Përkrenare do ta mbante Pirro i Epirit dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë.


Aleksandri greqishten e mësoi në rini nga Aristoteli. )(.Përgjat pushtimeve Romake kah fundi shek III -të dhe fillimi i atij të II-të ( prK) përmendeshin Dasaratët dhe regjioni Dasaratia.
Zbulimet tregojnë që “Fortifikata e Samuilit” ishte mbindërtuar mbi një kështjellë të mëherëshme që datonte nga shek IV ( prK).
Edhe studjuesi aspak i drejtë për qështjen shqiptare J.J. Wilkes në librin e tij “The Illyrians, 1992,” shkruan” ,”the Illyrian Enchelei, the ‘eel-men’, whose name points to a location near Lake Ohrid” ( Enkelejt Ilirian , “njerëzit- njalë”, përputhet me lokacionin afër Liqenit të Ohrit).
Bullgarët , rreth vitit 867 e pushtuan Ohrin, dhe Ohri ishte qendër e fortë dhe krteqytet i Imperatorisë Bullgare . Prej vitit 990 e deri në vitin 1018 ,Ohri ishte qendër edhe e Patriarkati Bullgar. Historia e shënoi këtë epokë si epokë bullgare ,por ata aty e gjetën Ohrin dhe aty është ende.
Shkrimi është kryesisht për Kështjellën e “Samuilit” dhe sipas bullgarëve kjo kështjellë u zgjodh nga Cari Samuil i Bullgarisë si kryeqytet i tij, por aojo ishte aty eshe më herët para ardhjes së sllavëve,Kështjella është edhe vetë historia e Ohrit prej shek .IV prK e deri në ditët e sotit.
Edhe Kalaja e Prizrenit ishte Ilire ,pastaj sllave , pastaj turke dhe sot është e Kosovës . Historia e jonë është e papërfunduar, ajo “rrëshqet” si njala.
Pra “ Kështjella e Samuilit” përmendet edhe nga Livy në vitin 209 prK e kjo gjatë mbretërimit të Filipit të II-të Maqedonisë. Pyetje , amos e gjeti Samuili të gatshme?
Kështjella e “Samuilit”
“Pamja e sotme e kështjellës dhe madhësia e saj sipas të gjitha gjasave u formuan në shekullin IV psK” shkruan në shënimet për këtë margaritar historik. Pra Samuili e gjeti të gatshme ,500 vjet pas. ” Teknika e ndërtimit është “opus mixtum” – tulla të shtrira në tre dhe katër rende dhe lidhura me llaç gëlqeror. Kjo kështjellë e kishte rolin e madh në mbrojtje dhe sipas shënimeve historike Theodorik Amali ,Mbreti i ostrogotëve në vitin 479 në fushatën e tij okupuese të Maqedonisë dhe Epirit ishte i pasuksesshëm në robërimin e Lychnidus-it , sepse ishte i ndërtuar fortë dhe kishte burime të mbrendshme të ujit, mbrenda mureve.


Kështjella , mvarësisht prej rrethanave historike ishte gjithnjë në fokus ,dhe shkatërrohej dhe rindërtohej në vazhdimësi. Përndryshe hapësira sipërfaqësore ka mbetur e njejtë që nga koha e antikuitetit.
pas vdekjes së Samulit më 1014 ,Kështjella u muarr nga Mbreti Bizantin Basili i II-të. Në shek. e 14-të gjysma e dytë e këtij shekulli pra, shënohet me një përforcim dhe rindërtim i Kështjellës në kohën e bujshme të familjes shqiptare të Andrea Gropës e cila ishte mbretëruese e regjionit të Ohrit. Pra historia nuk e ndalet e as nuk mëshifet e aq më pak të vidhet.
Edhe turqit e patën pushtuar Ohrin dhe njësitet ushtarake ishin vendosur mbrenda kështjellës , e cila në atë kohë e mori një emër tjetër. Xheladin -Beu (1880) ndërroi ,meremetoi edhe ai diçka dhe e bëri Sarajin mbrenda saj.Në vitin 1934 ,mbreti Aleksandër i ish Jugosllavisë ,edhe ai çapuriti diçka këndej pari për ti lënë gjurmët e tija. Por origjina nuk i humbi kurrë.
Në kuadrin e hulumtimeve të vazhdueshme (2001-2002) mbrenda kështjellës janë gjetur varreza të vjetra , maskat e arta të varrosjes si dhe dorëzat e arta , që janë unike vetëm për këto anë e që datojnë që nga shek 6-5 -të para Krishtit.
Pra një histori e vjedhur nga ardhacakët , të cilët nuk kanë mundësi t`a mëshehin krejtësisht hajninë e tyre.
Për të dëshmuar se kjo anë ishte ortodokse shqiptare ja edhe dis shënime;Autorët 2. Shukarova, Aneta; Mitko B. Panov, Dragi Georgiev, Krste Bitovski, Academician Ivan Katardziev, Vanche Stojchev, Novica Veljanovski, Todor Chepreganov (2008) dhe Todor Cepreganov në librin e tyre ”History of the Macedonian People” (20011) ndër tjerash shkruajnë :” Kryepeshkopi i Ohrit , Dorotej në vitin 1466 me të gjithë priftërinjt e tjerë u dërgua në Stamboll , sepse gjatë luftës së Skënderbeut kishin treguar antiosmanizëm” .
Të njejtën e thot edhe ” Srpsko arheološko društvo (1951), Starinar, Beograd: Arheološki institut”: ”Sulltani pas vdekjes sëSkënderbeut , i shpërnguli një numër të madh të banorëve të Ohrit si dhe kryepeshkopin Dorotej”
Vallë, Kisha e Shën Naumit a nuk ishte ortodokse shqiptare ?Maskat e arta të varrosjës që u gjetën në Trebenishtë -Ohër Maskat e arta të varrosjës që u gjetën në Trebenishtë -Ohër
Kemi ende të flasim për Ohrin , qytetin e dritës. Shpesh e kam thënë se historia e jonë edhe nëse është zhdukur mbi dhe , ajo me krenarinë e saj qëndron nën te.
Kemi mrekullira të ruajtura të cilat vetëm se e dokumentojnë autoktoninë tonë në këto toka. Historia e ynë është e artë , është e praruar dhe i ka bërë ballë mijëravjeqarëve ; edhe pse është zhbërë, por ishte edhe e mençur dhe me dinakri qëndronte ndër dhe duke pritur momentin që të çfaqët dhe ta tregon vetvetën.


Dy mijë e pasqind vjet pas, u gjetën maskat e arta të pavdekshme të engjujve për të cilët ishin bërë. Mrekullia së cilës vështirë e kemi të ia vemë çmimin u gjetë në fshatin Trebenishtë .në rrugën Kërçovë- Ohër: Varrezat Antike nga mileniumi i parë i para Krishtit ,të mbushura me ari , argjend dhe dhurata tjera të ndryshme të varrosjes.
Ishte 39 Shtatori 2002 kur u gjet maska e artë e pestë me rend në një kohë më pak se një shekull.( Maska e parë ishte zbuluar para 94 vjetësh) . Shenjë e gjallë e një toke me pasuri të madhe arkeologjike në Europë.
” Mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën , se me ate çka do të gjejnë do të iu rritet krenaria , e mandej e kemi vështirë të qeverisim me `ta”- thoshin turqit në vazhdimësi. Pika arkeologjike Gorenci-Trebenishtë që daton nga shekulli 6 -të prK u zbulua për herë të parë më 1918.
U gjet nekropoli, gjëja më interesante arkeologjike e Epokës së Hekurit në këto anë. U gjetën 12 varret mbretërore, e tërë dinastia e varrosur në atë vend.
Historia e maskave të arta në nekropolin e Trbenishtës ( 10 km nga Ohri) e kanë traditën e tyre të gjatë.
Maskat e para të arta u gjetën në kohën e sundimir bullgar të Maqedonisë(1918) . Nnjë vjet pas erdhi Mbretëria SKS, ku një pjësë e rrethinës së Ohrit me 22 fashtra iu dha (?) Shqipërisë . Në vitet 1930 – 1934 , arkeologu serbe H. Vuliç , e vazhdoi zbulimin e tij me ç`rast i gjeti edhe 6 varre tjera në të njëjtin vend, dhe e tëra që u gjet aty shkoi në Muzeumin Kombëtar të Serbisë.
Të shtojmë edhe një herë që banorët e parë regjionit të Ohrit ishin fiset Ilire të Enkelejve dhe Desaratëve.
“Mos i lejoni shqiptarët të shkollohen, mos i lejoni shqiptarët të gjurmojnë nëntokën e tyre se pastaj na behën të rrezikshëm.”

Me 08.01.2022

Kriptomania apo fundi i iluzioneve për ndryshim!

0

 Florim Zeqa

Arsyeja pse njerëzit e ndershëm, me ndërgjegje të pastër dhe të guximshëm nuk mund ta gjejnë vetën në asnjërën nga partitë aktuale politike në Kosovë, është fakti se, të gjitha partitë politike, kush më shumë e kush tjetër më pak janë të financuara apo të lidhura me kompanitë e inkriminuara, janë të kontrolluara nga nëntokat kriminale dhe luftojnë vetëm për pushtet dhe privilegje personale, për të përfituar benefite për veti dhe klanet mafioze e jo për t’iu shërbyer qytetarëve.

Liderët e shantazhuar partiak, rrezik për shtetin

Partitë e konsumuara politike nën drejtimin e liderëve të shantazhuar partiak, shtetin e Kosovës e kanë shndërruar në objekt pasurimi, ndërsa qytetarët i kanë shndërruar në skllevër dhe shërbëtor të tyre.

Të gjitha partitë politike pa dallim, pushtet dhe opozitë vetëm thirren në demokraci, por asgjë nuk kanë të përbashkët me vlerat demokratike, etikën dhe moralin njerëzorë.

Si pasojë e kësaj situate, partitë shtetndërtuese u shndërruan në rrënuese të shtetit, partitë e dala nga lufta u shndërruan në shkelëset më të mëdha të vlerave të luftës dhe gjakut të dëshmorëve.

Pasi në krye të shtetit çdo herë erdhën njerëzit e pamoralshëm, pa etikë dhe pa trashëgimi të pastër kombëtare dhe pa trung të shëndoshë familjarë, pa histori të mirëfilltë dhe pa integritet personal, të cilët shumë shpejtë i harruan idealet mbi të cilat u ngriten në karrierë politike, duke u shndërruar në kusarë të tërbuar pas pushtetit dhe pasurimit të paligjshëm.

Politikanët e tërbuar pas pushtetit kanë hyrë në vallen e keqpërdoruesve të çdo gjëjë e gjithçkaje në Kosovë, duke i barazuar atdhetarët më tradhtarët, çlirimtarët më dezertorët, njerëzit e ndershëm me keqbërësit, kriminelët me viktimat.

Ata që nuk iu nënstruan të keqës edhe në rrethanat më të vështira, të periudhës së luftës dhe pasluftës, 23 vjet më pas u kanë mbetur vetëm dy rrugë; rezistenca ndaj të keqës ose të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre!

Për fatin e keq, shumica e popullatës në Kosovë, në vend të rezistencës e kanë zgjedhur rrugën më të lehtë, atë të dorëzimit dhe nënshtrimit karrshi të keqës dhe antivlerave, kurse pjesa tjetër largimin, për ta braktisur përgjthmonë vendin e tyre pa i menduar pasojat e mëvonshme!

Largimin e popullatës shqiptare nga Kosova e dëshiron vetëm Serbia dhe vasalët e saj. Largimi i shqiptarëve nga Kosova ishte objektiv i planeve gjenocidiale dhe shfarosëse të Akademisë dhe Kishës serbe përgjatë dy shekujve të fundit.

Dëbimi i 1 milion shqiptarëve gjatë luftës, me ndërhyrjen e forcave të NATO-s ju kthye bumerang Serbisë. Mirëpo, klasa aktuale politike e Kosovës me keq-qeverisje dhe abuzim të pushtetit është duke ia realizuar në plotni planet fashiste të Serbisë.

Kusarët e pangopshëm politik, pa dallim, pushtet dhe opozitë duke menduar vetëm për veten dhe familjarët e tyre, militantët partiak dhe vartësit e tyre morbid, me padrejtësi e nepotizëm, ua vranë çdo shpresë qytetarëve për jetë të dinjitetshme në Kosovë.

Sipas analizave, pas 17 shkurtit 2008 e deri më sot, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Kosova drejt vendeve evro-perëndimore në kërkim të një jete më të mirë. Prej tyre, mbi 100 mijë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës!

Nëse vazhdohet vetëm edhe për 4-5 vitet e ardhshme me këtë klasë politike në pushtet dhe në opozitë, do të kemi gjithnjë e më pak shtet, tkurrje territoriale dhe zvogëlim të popullatës shqiptare në Kosovë.

Nuk duhet lejuar që fati i shtetit dhe qytetarëve të mbetet në duart e politikanëve të tërbuar pas pushtetit, këtyre “Sheikëve” të trullosur pas pasurive qindra milionëshe e miliardëshe.

Pavarësisht faktit se ‘Qeveria Kurti’ nuk mban përgjegjësi direkte për dështimet e qeverive paraprake, për mos ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, reduktimet dhe mungesa  e furnizimit të rregullt me energji elektrike e fundvitit edhe pas investimeve dhjetëra milionëshe në “!?”, e dëshmoi, se edhe këta janë duke e ndjekur rrugën e njëjtë të pasurimit nga shteti, jo përmes vjedhjes në mënyrë klasike sikurse pararëndësit e tyre, por, përmes hajnisë së sofistifikuar apo “Kriptohajnisë”, gjegjësisht të shndërrimit të parave në kriptovaluta “BITCOIN”!

Përderisa prapa “industrisë” së kriptovalutave në Kosovë qëndrojnë të fortët e politikës dhe mafio-oligarkët ekonomik, koston e prodhimit të tyre e paguajnë taksapaguesit e varfër kosovarë.

Përderisa deri dje, tenderomania ishte burimi kryesor i pasurimit të elites politike, tani e tutje do të jetë kriptomania instrument i shpërlarjes së parave të pista të politikanëve të inkriminuar dhe mafio-oligarkëve ekonomik nëpër të ashtuquajturat “Miniera” të kriptovalutave!

“Qeveria e Dritës” apo Qeveria Kurti 2 me rritjen më të “madhe” ekonomike në rajon dhe më gjërë e riktheu Kosovën në kohën e territ energjetik të pasluftës, me reduktime të gjata nën “simfoninë” zhurmshme të gjeneratorëve dhe furnizimin e qytetarëve me qirinjë dhe llampa vajguri sikurse pas luftës së dytë botërore!

Interesi personal e ka dëmtuar interesin e përgjithshëm

Dominimi i personales në raport me interesin e përgjithshëm e ka rrënuar në themel bërthamën tonë shoqërore dhe kombëtare-familjen.

Ngulitja në mendjen e qytetarëve për largim nga vendi si i vetmi shpëtim nga rrënuesit e shtetit, e ka bërë akoma më të pashpresë dhe të pasigurtë të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Vërtetë, Republika e Kosovës është shndërruar në shtet pa përspektivë, ku rrënohet çdo

vlerë dhe çdo shpresë për ardhmëri në këtë vend, por, largimi nga vendi nuk është zgjidhja, por e kundërta e saj.

Politikanët e papërgjegjshëm, e të gjitha llojeve e ngjyrave janë përgjegjësit kryesor të mungesës së zhvillimit ekonomik, pabarazisë qytetare dhe drejtësisë selektive, ku të fortët e politikës gjithmonë ngadhnjejnë mbi ligjin dhe drejtësinë!

Politikanët e papërgjegjshëm janë bërë rrënuesit e shtetit, kurse qytetarët me përkrahje ndaj tyre, janë kthyer në rrënues e të ardhmes së tyre!

Alternativa e Re politike e vetmja shpresë për ndryshim

Ju bëjë thirrje shpirtërore të gjithë qytetarëve, vëllëzërve dhe motrave shqiptare të vendit tim, mos i besoni tutje kësaj klase politike, mos besoni në ato që i thonë, por shiqoni veprimet e tyre, shiqoni pasuritë e tyre të paligjshme, shiqoni jetën e tyre prej “Sheikëve” në Kosovën e varfër, shiqoni si janë shkëputur tërësisht politikanët nga interesat e popullit dhe shtetit.

Vetëm lindja e një Alternative të Re politike do ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe do ta shpëtojë nga përbindëshat politikë. Sa më parë që të bashkohemi rrethë Alternativës së Re politike, aq më e afërt do të jetë dita e kthesës së madhe dhe e ndryshimeve pozitive në vendin tonë.

Të bashkohemi në Alternativën e Re, në ADN-në politike të shqiptarëve të Kosovës, për ta dërguar sa më shpejtë në muzeun historik këtë klasë të konsumuar politike në pushtet dhe opozitë, për t’ia kthyer përfundimisht shpresën dhe dinjitetin qytetarit në vendin e bekuar nga Zoti-Republikën e Kosovës.

Me Alternativën e Re politike do ta mbyllim një herë e përgjithmonë kapitullin e keq-qeverisjes, të abuzimit me paratë e shtetit, do ta mbyllim pabarazinë dhe diskriminimin e qytetarëve në baza partiake, do t’i japim fund nepotizmit dhe punësimeve partiake nëpër institucionet shtetërore dhe publike.

Mallkimi i Zotit rëntë mbi thyerësit e shpresave të shqiptarëve të Kosovës!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

Ja kush janë arbëreshët e Argjentinës

1

Fahri XHARRA, Gjakovë

Ja pse dalin në rrugë, në rrugët e Buenos Airesit, shqiptarët e Argjentines , sepse duan të tregojnë që janë gjallë , që frymojnë shqip . I shihni në foto , me veshje kombëtare, me flamur kombëtar , me flamurin e Skënderbeut.
“Në këtë festë njofton Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, Hirësia e Tij, Aleksandro Greco, kan marrë pjesë dhjetra familje arbëreshe, të veshura me kostumet e tyre folklorike, duke u lutur, kënduar dhe kërcyer, së bashku me grupe të tjera në këtë festë nga Shoqëria “Miqtë e Kolektivitetit”, dhe një grupi i Baletit Shqiptar…”
Ata nuk dolën në rrugë të imitojnë Kishën, por ata i treguan Argjentinës që janë kush janë dhe me dëshira 600 vjeçare : ‘Rroftë Atdheu ynë i dashur! Zoti i bekoftë të gjithë heronjtë e kombit tonë që u sakrifikuan për lirinë e drejtësinë e kombit tonë!!! Rroft Iliria e Shenjt! Rroft Dardania Sacra!!! Rroft Shqipria dhe Historia jonë Pellazgo – Ilire! Une jam krenar per ty , Flamuri Kuq e Zi më i bukur në botë! Kuq e zi jan ngjyrat tona, në flamur jeton Shqiponja, kokën lart e shum krenar, i themi botës, se jemi Shqiptar! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian një nga shtetet më të vjetra në këtë planet që askush s’mund të na hup farën Shqiptare!”

Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, Hirësia e Tij, Aleksandro Greco

E kemi një ndryshim, këtyre iu prinë Alejandro Greco , Arkipeshkvi shqiptar ( me origjinë nga arbëreshet e Italisë ) , i cili krahas lutjeve të tija nga feja që i takon , “ gjematit’ i tregon se kush janë, nga kanë ardhur dhe cili ishte atdheu i tyre i pare dhe pse dhe kur kanë ikur nga Arbëria
Sociedad Albanesa de Berisso(Berisha), ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”,( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro.
Në katundin Berisso(Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata e cila ka një popullsi prej rreth 95 mijë banorë ( regjistrimi i vitit 2001), thuhet se jeton edhe një komunitet mjaft i gjerë Arbëreshë. Ku rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut, që u shpërngulën në Argjentinë shekuj më parë. ( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).
Aktualisht, ata janë në Argjentinë, aq shumë sa që Shoqëria Shqiptare e Berishos – Sociedad Albanesa de Berisso, ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”, e cila është një Shoqëri, që ruajtur deri në ditët e sotme traditën arbereshe, sipas rrjetit social Facebook, ka kremtuar festën e “Kurorëzimit të Mbretëreshës” së saj të re.

Më 07.01.2022