Kreu Blog Faqe 1435

Autostrada e turpit, izolimit të qëllimshëm dhe shuarjes afatgjate te Gjakovës !

1

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Atëherë kur na i ndanë tokat (Kongresi i Berlinit , Konferenca e Londrës ) At Gjergj Fishta pati th ën ë ; “ Na e morën Gjakovën , Dibrën e Manastirin … “ ,ishte tragjedi   se u shkëputën edhe tri  qendra te mëdha te Shqiptarisë . Por çdo fatkeqësi e ka edhe fatin e saj ; kështu mendonin optimistët . Mendohej që se paku nga këto tri qytete sa do ku do ,  të mbetet fara e shqiptarisë në tokat e shkëputura Sllavët e vetëdijshëm për ketë , e ndjenin rrezikun e “helmimit” nga këto qendra ( kuptohet me, malësitë e tyre ) dhe pikë së pari e filluan “ hajken’ ( serb, ndjekjen ) e kokave që vlenin. Atë, qe nuk kishte mundur ta bënte as Turqia  ( jo ,pse nuk donte ) për qindra vjet , për as një shekull e arritën serbët. Metodat e zhdukjeve, sllavizimeve, turqizimeve , dhunime të identiteteve u përdoren vazhdimisht.

Gjakova e ngjanë Dibrës edhe në një – qëllimi sllav i paralizimit te këtyre qyteteve në mënyrë ekonomike , ndërtimi i nyejve te forta rrugore duke i  lëne anash kaluar këto dy qendra të dhimbjes dhe krenarisë kombëtare.
Nyejt rrugore dhe degëzimet e bëjnë që te mos jesh kurrë  vetëm as ekonomikisht.  Të jesh i fortë ekonomikisht, përveç krenarisë kombëtare e ke edhe Jo-në  tende ekonomike
Dhe u bë, se ç’u bë . Filloi dhuna ndaj intelektualëve dhe dhuna ekonomike dhe pastaj migrimi . Sa dibranë dhe rrethinës te Dibrës jetojnë sot neper bote.  Po në Amerikë?

Pak histori nga qëndrimi serb-jugosllav ndaj Gjakovës : “Hekurudha Fushë Kosovë – Pejë, në gjatësi 81 km,  është përuruar më 12 korrik 1936, kurse hekurudha Metohi/Klinë/ – Prizren në maj 1960.” ; dhe Gjakova u përjashtua . Qëllimi ?
Në vitet e 70-ta  Armata Jugosllave për nevoja të veta strategjike -ushtarake e ndërtoi magjistralen “ Shkup- Prishtinë – Pejë duke   përjashtuar Gjakovën nga rrjeti modern rrugor . E vetmja lidhje dhe më e shkurta ishte kyçja sekundare ne magjistralen e përmendur  Gjakovë – Kramovik nja 30 km  rrugë e dorës së dytë.
Tani , sot , në këtë kohë ç’po ndodhë; po ndërtohet Autostrada moderne Shkup-Prishtinë- Pejë . Fitore !
Këtu fillon e keçja tjetër se Gjakova po izolohet edhe më shumë .Mu aty në kyçjen e Gjakovës për Prishtinë , autostrada e përmendur ikë edhe më shumë ( shikoni foton e sipërme ) Pse ?
Dikush thotë :  “Bëhet fjalë për trasenë nga Mleqani e deri në dalje të Kijevës, por devijim  po kontestohet nga qytetarët, nga Ministria e Bujqësisë dhe ekspertë të ekonomisë. Ky devijim po ngrit pyetje të vazhdueshme se a po bëhet në dëm të planit zhvillimor bujqësor vetëm e vetëm për të përfituar disa persona të cilët, edhe një muaj para se qeveria ta shpallte shpronësimin e tokave kah kalon devijimi, kanë blerë parcela nga pronarët serbë.” Kjo zhvendosje e rrugës është arsyetuar para deputetëve nga ministri i infrastrukturës, Fehmi Mujota. “Me propozimin e kompanisë projektuese dhe aprovimin e grupit teknik nga ish-Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, tani Ministria e Infrastrukturës, është miratuar varianti i devijimit të rrugës së segmentit në gjatësi prej 2750 metra në llotin 3”, thoshte ai, më 16 maj 2013 në kuvend.
Sipas ministrit, ndër arsyet për devijim kanë qenë pamundësia e zgjidhjes teknike të kalimit të rrugës së re nëpër Kijevë, për arsye se aty ndodhen objektet e ndërtuara shumë afër rrugës ekzistuese; rruga ekzistuese e ka gjerësinë vetëm 7 metra të asfaltuar, ndërsa në të dy anët e saj ka vetëm nga 1.5 metra bankina, që do të thotë gjithsej 10 metra, ndërsa rruga e re, sipas tij ka gjerësinë prej 26.20 metra. “
Ku mbeti Gjakova ?
Dikund lexova : “Autostrada fillon në Vermicë, vjen deri në Therandë, aty kthehet për Malishevë dhe del në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë. Autostradat kudo në botë ndërtohen për lidhjen e qyteteve të mëdha. Në Kosovë, qyteti më i madh dhe kryeqyteti është Prishtina. Pas tij vjen Prizreni. Autostrada Vermicë – Malishevë e bën ndarjen e Prizrenit me Prishtinën. Si? Në Therandë ajo devijohet për Malishevë për t’u futur në magjistralen Prishtinë – Pejë. Gjatësia e këtij devijimi (deri në Prishtinë) është 28 km. Secili qytetar dhe biznes nga Prizreni, me logjikën ekonomike, nuk ka kurrfarë arsye të futet në autostradë dhe të shpenzoj 28 km më tepër (aq më pak nëse autostrada bëhet me pagesë), prandaj vazhdojnë ta shfrytëzojnë rrugën e vjetër për në Prishtinë, pa pagesë. Në rastet ekstreme, prizrenasit dhe therandasit kur u bie rruga për në Prishtinë, do ta shfrytëzojnë autostradën Vermicë – Malishevë – Prishtinë nëse i kanë të ardhurat për kokë banori të Norvegjisë, naftën e Arabisë Saudite dhe kohë të tepërt. Asnjërën nuk e kanë. Çfarë lidhjesh krijon autostrada me qytetet tjera të mëdha të Kosovës? Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qytetet si Gjakova dhe Peja. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfarë, e disa më largpamës dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë. Ç’është e vërteta, autostrada Vermicë – Malishevë – Prishtinë i sjell dëme të pallogaritshme Gjakovës, Deçanit, Pejës, Istogut, Klinës, Gllogovcit (Drenasit) dhe Skenderajt, ose gjysmës së Kosovës. Të gjitha këto qytete për të udhëtuar në Prishtinë, Shkup, Luginë të Preshevës dhe tutje, shfrytëzojnë magjistralen Prishtinë – Pejë, ose aty ku po synohet të zbrazet autostrada. Paramendoni tash kësaj t’i shtohet ngarkesa e të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria nga autostrada Durrës – Kukës – Morinë se çka bëhet në Arllat, Komoran e deri në Prishtinë. Bëhet “lamë thiu” krejt, edhe sikur të ketë hapësirë për ndërtimin e dhjetëra korsive të autostradës me gjerësi të përgjithshme deri në 100 metra, dhe dihet se kjo është vetëm mundësi imagjinare edhe sikur t’i kemi në dispozicion 10 miliardë € vetëm për këtë qëllim. Kosova është vend me hapësirë tokësore të vogël dhe sipërfaqe të pamjaftueshme të tokës bujqësore. ( nga- http://gazetakritika.net ) (011215)

Autostrada nuk kalon nëpër rrafshin e Dukagjinit ose qyteti si Gjakova. Dikush do të mendonte se vlera e kësaj autostrade për ato qytete është kurrfarë, e disa më largpamës dobinë e shohin diku prej mesit të Kosovës deri në Prishtinë.

Mrekullia tjetër është vazhdimi i autostradës nga Prizreni në Landovicë . Ku ishte qëllimi i saj ? Sikur të vazhdohej deri në Gjakovë ( rruga aktuale Landovicë- Gjakovë 22 km) e kishte një kuptim. Por jo , aty nuk ishte qëllimi.
Për të shkuar në Prishtinë nga Gjakova në Prizren, nga aty ishim kyçë në Autostradën Ibrahim Rugova . Pse të futemi në rreth, në dalje të Landovicës dhe prej aty të bëjmë disa kilometra më shumë dhe prapë të arrijmë në AS “ Ibrahim Rugova.?
Pse të harxhohen milionat për asgjë ? Sepse një ari ishte shitur 3 euro, dhe duhej të shumëfishohej. Marre!

Me 06.01.2022

Çfarë e lidhë Reformacionin protestant me fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe?

0

Nga Blerim Latifi, Prishtinë

Pse vetëm nëntë vite pas vdekjes së Martin Luterit, botohet përkthimi i parë në shqip i shkrimeve të shenjta, Meshari i Gjon Buzukut ( si sot 467 vjet më parë)?

Teksti në vazhdim është shkruar tre muaj më parë

1.

E pranova me kënaqësi ftesën e pastorit dhe mikut tim Femi Cakolli që të marrë pjesë dhe të mbaj një fjalë të shkurtër në promovimin e librit “Reformacioni protestant” të autorëve amerikanë James Bell dhe Tracy Macon Sumner.

Është kënaqësi të shohim se si një libër, që na sjell një pasqyrë të thuktë të historisë së Reformacionit protestant, më në fund e kemi edhe në gjuhën shqipe.

Mbase me këtë mund të mbushet sadopak vakumi i madh i njohurive që, tradicionalisht dhe fatkeqësisht, ekziston në sistemin tonë edukativ mbi lëvizjen e madhe historike të këtij reformacioni.

Se cilët janë faktorët që e kanë determinuar këtë vakum dhe këtë mungesë njohurish, kjo është një çështje e rëndësishme për t’u diskutuar, por sot unë nuk e gjej të udhës që të ndalem në trajtimin e saj.

Megjithatë në fund të fjalës time, do t’i kthehem kësaj çështje, në funksion të vlerësimit të rëndësisë që ka botimi në shqip i këtij libri.

Unë vij nga fusha e filozofisë dhe e shkencave sociale, kështu që edhe perspektiva nga e cila unë e gjykoj peshën dhe rëndësinë e botimit të këtij libri në gjuhën shqipe, është perspektivë e këtyre shkencave.

Ngjarjet historike të shekullit të 16, të cilat ne sot i përmbledhim nën emrin “Reformacioni protestant”, kanë një rëndësi tejet të madhe në analizat shkencore që bëhen në kuadrin e shkencave sociale, shkencave historike, dhe në debatet themelore të filozofisë moderne.

Në epiqendër të shkencave sociale është debati shkencor mbi modernitetin, mbi natyrën dhe karakterin e tij, dhe sigurisht mbi faktorët që e determinuan shfaqjen e tij.

Ekziston një bindje, pothuajse konsensuale, midis studiuesve të shkencave sociale dhe historike se Reformacioni protestant përbën në mos faktorin kryesor, njërin ndër dy tre faktorët vendimtarë që kushtëzuan shfaqjen e modernitetit, si një epokë e re në historinë e njerëzimit, epokë gjatë të cilës ndodhën ndryshime rrënjësore në të gjitha fushat e jetës njerëzore.

Rrjedhimet e këtyre ndryshimeve përbëjnë botën në të cilën ne sot jetojmë.

Natyrisht, këto ndryshime nuk do të ishin të munduara pa frymën e emancipimit të shpirtit njerëzor, të cilin e mundësoi Reformacioni protestant.

Njëra nga tezat më të famshme në shpjegimet sociologjike të modernitetit është teza e sociologut të njohur gjerman, Maks Veber, i cili, padyshim, është njëri ndër shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohëve në fushën e shkencave sociale.

Veberi në veprën e tij tanimë klasike “ Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit”, shtron tezën se kapitalizmi modern, i cili u ka dhënë formë të gjitha segmenteve tjera të shoqërisë moderne, e ka bazën në etikën protestante të punës.

Për shekuj me rradhë puna ka qenë njëra ndër veprimtaritë më të nënçmuara njerëzore. Ajo është parë si një veprimtari e lidhur me vuajtjen dhe skllavërinë. Njëlloj mallkimi që bie mbi njeriun.

Nuk është e rastësishme pse edhe fjala shqipe “punë” e ka këtë konotacion pezhorativ. Ajo vjen nga fjala e greqishtes së vjetër “ponein”, e që ka kuptim e vuajtjes, të mundimit, të lodhjes. Edhe sot na ka mbetur shprehia që kur e shohim dikë duke punuar e pysim : A u lodhe?

Në etikën protestante, shkruan Veber, ky qëndrim ndaj punës ndryshon radikalisht, nga një qëndrim për punën si një mallkim, në qëndrimin për punën si një bekim e virtyt.

Ky transformim shpie në lindjen e kapitalizmit racional, në të cilin akumulimi i kapitalit nuk bazohet në format tradicionale të pasurimit, siç kanë qenë lufta, pushtimi, grabitjet e plaçkitjet, por në veprimtarinë e lirë prodhuese. Në etikën protestante të punës e vetmja pasuri e ligjshme është ajo që është produkt i punës. Xhon Loku dhe Adam Smith, njëri themelues i liberalizmit politik dhe tjetri themelues i liberalizmit ekonomik, pikëpamjet e tyre mbi shoqërinë moderne i mbështesin pikërisht mbi këtë koncepcion protestant mbi etikën e punës.

Më tutje Veber shpjegon se duke hequr ndërmjetësimin sakramental të Kishës midis Zotit dhe njeriut, Reformacioni protestant hapi shtegun për për dy procese fundamentale që e karakterizojnë gjithë modernitetin: racionalizimin e botës dhe sekularizimin e shoqërisë.

Me racionalizimin e botës i hapet shtegu lulëzimit të diturive dhe shkencave moderne, falë të cilave njerëzimit sot ka arritur në transformime të tilla teknologjike, të cilat epokat paramoderne nuk kanë qenë në gjendje as t’i imagjinojnë.

Ndërkaq, me sekularizimin e shoqërisë bëhet i mundur zhvillimi i të gjitha institucioneve politike moderne të bazuara mbi idetë e lirisë dhe të demokracisë.

Të gjitha liritë, rreth të cilave diskuton dhe polemizon mendimi modern, e kanë zanafillën e tyre në lirinë fetare. Dhe kjo liri fetare zanafillën e saj e ka në Reformacionin protestant. Duke hequr ndërmjetësimin sakramental të Kishës midis Zotit dhe njeriut, Reformacioni protestant heq njëkohësisht ndërmjetësimin midis njeriut dhe shkrimeve të shenjta.

Sola scriptura, është njëra nga parimet e famshme protestante.

Çka nënkupton ky parim?

Mundësinë e leximit të lirë të shkrimeve të shenjta. Nuk ka të vërteta të gatshme e përfundimtare. Nuk ka autoritete që e mbajnë monopolin mbi të vërtetat dhe leximin e shkrimeve të shenjta.Secili njeri fiton të drejtën t’u qaset atyre në liri të plotë, pa ndihmën e ndërmjetësuesve.

Kanti, më shumë se dy shekuj pas Luterit, shkruan se parulla e Iluminizmit është Sapere aude!, Kij guxim të dish!, Kij guxim të mendosh dhe ta përdorësh arsyen tënde në mënyrë të pavaur, pa ndihmën e autoriteteve të jashtme!

Sapere Aude e Kantit në fakt është shprehje filozofike e principit të Sola Scriptura të protestantizmit, sepse edhe ky princip na fton që të guxojmë ta lexojmë në mënyrë të pavarur shkrimin e shenjtë, pa ndihmën e ndonjë autoriteti paternalist.

Por nëse nuk kemi asnjë autoritet paternalist që na udhëzon se si t’i lexojmë dhe kuptojmë të vërtetat e shkrimeve të shenjta, atëherë nga çfarë duhet të nisemi?

Në cilën instancë duhet ta mbështesim përpjekjen dhe kërkimin tonë?

Është e qartë se na mbetet vetëm një rrugë : arsyeja.

Me Luterin, shkruan Heinrich Heine, poeti i madh gjerman, inteligjencës njerëzore i njihet e drejta për t’i shpjeguar dhe interpretuar shkrimet e shenjta. Por jo vetëm kaq. Arsyeja gradualisht bëhet gjykatësi suprem në të gjitha kontraversat dhe mosmarrëveshjet religjioze.

Kështu liria spirituale shndërrohet në liri të mendimit dhe liria e mendimit shërben si pikënisja e vetë Iluminizmit- revolucionit më të madh intelektual që ka njohur njerëzimi në historinë e tij.

Pa e kuptuar thelbin e heqjes së ndërmjetësimit sakramental të kishës, nuk mund ta kuptojmë as thelbin e vetë filozofisë moderne.

Nga Bacon dhe Dekarti e deri tek Kanti e Hegeli, filozofia moderne karakterizohet nga kërkimi i lirë i diturive më të larta dhe i vetë Absolutit. Midis filozofit dhe Zotit nuk qëndron më asnjë instancë ndërmjetësuese dhe udhëzuese. Rruga për tek Zoti duhet të gjendet vetë, duke ndjekur vetëm dritën e arsyes.

Heine argumenton se e gjithë filozofia gjermane, përfshirë pjesën më të rëndësishme të saj, Idealizmin gjerman, është rrjedhojë e Protestantizmit, ndërsa revolucioni intelektual të cilin e bën Idealizmi gjerman, është më dramatik se edhe vetë revolucioni politik i francezëve i vitit 1789.

2.

Principi i Sola Scriptura ka pasur edhe një rrjedhojë tjetër revolucionare në shoqërinë moderne.

Cila është kjo rrjedhojë?

E drejta e njerëzve për ta lexuar në gjuhën e tyre shkrimin e shenjtë. Dihet se Luteri i pari i hyri punës për ta përkthyer Biblën në gjuhën gjermane. Me vendosjen e kësaj të drejte, rrjedhimet tjera janë të mënjehershme : duke e lexuar në gjuhën e tyre etnike shkrimin e shenjtë, njerëzit nisin t’i japin formë praktikave kombëtare në ushtrimin e besimit të tyre. Kështu merr jetë e drejta që secili komb të mund ta ushtrojë besimin në gjuhën e tij. Kështu ne jemi vetëm një hap larg nga epoka e kombeve.

Kisha Katolike, e cila në fillim ju kundërvu ashpër Reformacionit protestant, e pa dobinë praktike të përkthimit të shkrimeve të shenjta në gjuhët etnike të besimtarëve të saj.

Në Ballkan, si pasojë e invadimit osman, katolicizmi rrezikohej të zhdukej krejtësisht, prandaj si një masë mbrojtëse kundër këtij rreziku, Kisha Katolike nisi përkthimin e shkrimeve të shenjta në gjuhën etnike të katolikëve të Ballkanit, të cilët në shumicën e tyre ishin shqiptarë etnikë.

Kështu lindi literatura e parë e shkruar në gjuhën shqipe, e cila do të shërbente më pas si themel për ngritjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Nuk është e rastësishme që vetëm nëntë vite pas vdekjes së Martin Luterit, botohet përkthimi i parë në shqip i shkrimeve të shenjta, Meshari i Gjon Buzukut, i cili më pas u pasua nga veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit, Pjetër Mazrekut, Andrea e Pjetër Bogdanit, e shumë të tjerëve.

Po e theksoj këtë gjë, për të dhënë idenë se literatura e hershme e shkruar në gjuhën shqipe, nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit të ideve të përhapura nga Reformacioni protestant.

Ne sot polemizojmë me emocione se kush ka kontribuar më shumë në lëvizjen e Rilindjes Kombëtare Shqiptare të shekullit të XIX, shqiptarët muslimanë, shqiptarët katolikë apo ata ortodoksë.

Dhe në këto polemika e harrojmë një fakt tejet të rëndësishëm : Protestantët kanë qenë të parët që kanë nisur iniciativat konkrete në letrarizimin modern të gjuhës shqipe, letrarizim që përbën fazën e parë në procesin historik të formimit modern të ndërgjegjës kombëtare shqiptare.

Dhe këto iniciativa nisin qysh në vitin 1816 kur në Vjenë ndodhi një takim midis Robert Pinkerton, përfaqësues i British and Foreign Bible Society dhe disa shqiptarëve që jetonin aty.

Në këtë takim u hodh ideja e përkthimit në shqip të shkrimeve të shenjta. Në vitet dhe dekadat në vazhdim kjo ide u materializua konkretisht dhe kështu zuri fill ideja e madhe kombëtariste shqiptare, baza mbi të cilën qëndron i gjithë identiteti kombëtar shqiptar : Shqiptarizimi i ushtrimit të besimit fetar. Kjo ide natyrshëm buron nga principi luterian i leximit të shkrimeve të shenjta në gjuhën kombëtare.

Në këtë kontekst, Rilindja Kombëtare Shqiptare nuk mund të kuptohet pa kontributin fillestar dhe tejet të rëndësishëm të misionarëve protestantë ( të huaj dhe shqiptarë). E këtij të kuptuari sigurisht i ndihmon shumë edhe ky libër shumë i vlefshëm, të cilin po e promovojmë sot.

Gërsherë nga gjunjët

0
Përkthyes : Lirim Gashi
Ana e tjetër e medaljes e përshkruar nga një gazetar norvegjez që është tifoz i Trumpit, ose më mirë të them që e meriton epitetin Ilir Migrena norvegjez. 
Huazuar nga gazeta norvegjeze Aftenposten
Njolla në bishtin e aeroplanit.
Nga: Erling Marthinsen, 5 janar 2022, ora 13:59.
Ushtarët e Gardës Kombëtare u vendosën për të mbrojtur sundimtarët nga populli i Uashington D.C., respektivisht për t’i izoluar ata në emër të Joe Biden.
Christina Pletten është një komentuese e gazetës Aftenposten dhe ka shkruar se sa e rrezikshme është për SHBA-në dhe pjesën tjetër të botës që SHBA-ja kërcënohet nga përpjekjet për grusht shteti nga mbështetësit e Trump.
Arsyeja sigurisht është se nesër do të kalojë një vit nga “Stuhia në Kapitol”. Pletten beson se ky ishte një paralajmërim i rrezikut.
Po cila është e vërteta në lidhje me dy milionë njerëzit të cilëve nuk iu desh të mbronin kufirin në vitin e parë të Bidenit si president?
Sepse kufijtë janë hapur gjerësisht.
Njolla shtron pyetjen:
Çfarë ndodh me fuqinë më të fortë ushtarake në botë kur demokracia amerikane të shembet?
Edhe këtu demokracia barazohet me demokracinë sociale. Një shumicë konservatore është me përkufizim jodemokratike, sepse histeria klimatike, transfertat sociale dhe një ekonomi e shkatërruar si dhe kufijtë e hapur janë qartësisht të nevojshme për t’u quajtur demokraci.
Ajo shqetësohet për disa nga gjeneralët në pension që shkruan një artikull në Washington Post para Krishtlindjeve. Ata kanë frikë se një grusht shteti mund të ketë sukses herën tjetër, në 2024.
Në prag të përvjetorit të parë të kryengritjes vdekjeprurëse në Kapitol, ne – të gjithë ne ish-zyrtarë të lartë ushtarakë – jemi gjithnjë e më të shqetësuar për pasojat e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 dhe potencialin për kaos vdekjeprurës në ushtrinë tonë që do të rrezikonte seriozisht të gjithë amerikanët.
Shkurtimisht: Mendimi për një grusht shteti të suksesshëm herën tjetër na ftoh deri në kockë.
Është e vështirë të besohet se 6 janari paraqitet si një tentativë grusht shteti. Mediat flasin për pesë të vdekur, por i vetmi që në të vërtetë vdiq në të ashtuquajturën stuhi në Kapitol ishte një mbështetës i Trump, i cili u qëllua për vdekje nga një roje sigurie e pazbuluar.
Gjeneralët theksojnë se tashmë ka shenja të përçarjes brenda ushtrisë. Ata kanë frikë se seksione të ushtrisë mund të refuzojnë të njohin një president të zgjedhur si “komandant të përgjithshëm” nëse besojnë se zgjedhjet janë “vjedhur”.
Ushtarët zakonisht janë mjaft besnikë. Por pas dëshpërimit në Afganistan, ku trembëdhjetë ushtarë amerikanë u vranë në një incident që patjetër duhej të ishte parandaluar, ushtarët po humbasin besimin te udhëheqësit e tyre.
Trajtimi i oficerit të Marinës SEAL është një shembull tjetër. USA kërcënon heronjtë më të rëndësishëm ushtarakë me shkatërrim personal nëse nuk vaksinohen.
Spoti përshkruan bisedat telefonike pothuajse të pabesë të shefit të mbrojtjes Milley me Kinën si diçka heroike. Një shef mbrojtjeje që thyen urdhrat e presidentit dhe dëshiron, një grusht shteti. Gjenerali i një vlere të vërtetë për paratë e tij e kishte ngritur çështjen me presidentin dhe kishte dhënë dorëheqjen kur ai ishte i pakënaqur me situatën.
Por Milley merret kryesisht me “zemërimin e bardhë” dhe teorinë e racave kritike. Strategjia ushtarake dhe gjeopolitika nuk janë me interes për gjeneralët e zgjuar. Ushtarët transeksualë mund të kujdesen për këtë.
Tre ditë para sulmit në Kongres, dhjetë ish-ministra të mbrojtjes i shkruan një letër Washington Post. Të pranishëm ishin dy ministrat e vetë-emëruar nga Trump, Jim Mattis dhe Mark Esper.
“Përpjekjet për të përfshirë forcat e armatosura në zgjidhjen e konflikteve për zgjedhjet do të na çojnë në një peizazh të rrezikshëm, të paligjshëm dhe antikushtetues”, thuhej në letër.
Nuk ishte Trump ai që mori Uashington D.C. i mbushur me ushtarë ishte pasardhësi i tij Biden. Ishin demokratët ata që mbështetën turmën BLM që po shkatërronte qytetet në Shtetet e Bashkuara. Trump i ofroi ndihmë Gardës Kombëtare për të mbrojtur civilët e pafajshëm. Guvernatorët dhe kryebashkiakët demokratë do të “dobësonin policinë”.
Trump nuk ishte një president lufte, përkundrazi.
Pastaj është aty mashtrimi elektoral. Një shumicë e republikanëve mbështesin pretendimin e Donald Trump se zgjedhjet janë vjedhur, thotë Pletten. Epo: çfarë ndodhi në 2016?
Po çka ndodhi në lidhje me pretendimet për ndihmën elektorale që Rusia i dha Trumpit ?
Nuk jam i sigurt nëse ka pasur mashtrime zgjedhore, por provat janë të shumta. Dhe nuk ka dyshim se Big Tech ndikoi zgjedhjet në favor të demokratëve, ose se sistemi zgjedhor po hapet ndaj mashtrimeve të mundshme, veçanërisht ndaj votës postare dhe mungesës së një kërkese për identifikim të sigurt.
Gjithçka lejohet në të majtë. Të djathtët portretizohen si tiranë jodemokratikë kur provojnë diçka të ngjashme. Politika është një lojë e pistë. Por kush janë më të këqijtë? Gjithnjë e më shumë amerikanë po kuptojnë se regjimi i Bidenit është një fatkeqësi për vendin, kështu që besimi në terren po bie.
Një sondazh i ri tregon se 40 për qind e republikanëve dhe të pavarurve mendojnë se është e justifikuar përdorimi i dhunës kundër shtetit në disa raste.
Kjo nuk duhet të tronditë Pletten. A ka dëgjuar ajo nga John Locke? A e ka lexuar ajo kushtetutën? A e njeh ajo konceptin e kontratës sociale? Sigurisht, kur shteti bëhet tirani, është i justifikuar përdorimi i forcës kundër shtetit. Kjo është një garë skish për fëmijë për këdo që ka njohurinë më të vogël të historisë ose filozofisë.
Në fakt, 40 për qind është një përqindje zhgënjyese e ulët, duhet të ishte afër 100 për qind. Ky është shpesh rasti kur njerëzit nënshtrohen për një kohë të gjatë.
Për fat të mirë, institucionet e vendit janë ende të forta. Udhëheqësit ushtarakë janë treguar të jenë vigjilentë dhe të përgjegjshëm. Shpresojmë që kjo të jetë e mjaftueshme për të mbajtur demokracinë së bashku në testet e ardhshme të stresit.
Duhet të qeshësh apo të qash? Për cilat institucione po flet? Universitetet kanë rënë në kulturën e braktisjes dhe studentët qesharakë thërrasin për zona të sigurta kur dikush shpreh një mendim me të cilin nuk janë dakord.
Ushtria udhëhiqet nga gjeneralë të padobishëm që nuk dinë asgjë për luftën, por janë gjithnjë e më të indoktrinuar në korrektësinë politike. Njolla përdor fjalën “vigjilentë” për këta gjeneralë. Ajo gjithashtu mund ta përdorte fjalën “të zgjuar”.
Atëherë duhet të shpresojmë që aleatët e SHBA-së, përfshirë autoritetet norvegjeze, do të distancohen më qartë nga tentativat për grusht shteti. Sepse një situatë e tillë nuk është vetëm një kërcënim për Shtetet e Bashkuara, por një rrezik për të gjithë botën.
Njolla nuk arrin të kuptojë se aleatët e Shteteve të Bashkuara varen nga Shtetet e Bashkuara dhe jo anasjelltas. Shtetet e Bashkuara i kanë mbajtur të sigurt evropianët dembelë dhe të llastuar që nga viti 1945. Si falënderim, ata fitojnë përsëri përbuzjen dhe urrejtjen.
Në Norvegji kemi qeveri që pas gati dy vitesh me të ashtuquajturën krizë shëndetësore, nuk arrinë t’i zgjerojë kapacitetet e sistemit të kujdesit shëndetësor. Ajo nuk është në gjendje të menaxhojë furnizimin tonë me energji, të cilin paraardhësit tanë e ndërtuan dhe e paguanin shumëfish.
Nuk ka asnjë kontroll mbi kufijtë tanë, ekonomia e klasës punëtore është nën presionin e ndihmave, emigracionit, mbeturinave të qeverisë, mashtrimeve dhe histerisë klimatike dhe një numri të paparë vendesh pune për një shtet që bën më shumë dëm sesa mirë. Ne “normalët” paguajmë festën, por nuk na lejohet të jemi aty.
Por Pletten lejohet të bashkohet me partinë sepse ajo ndjek narrativën dhe është besnike ndaj pushtetit. Gjithashtu, ajo ndoshta ka shumë kohë të lirë, pasi më së shumti e shkruan një koment në javë.
Shtetet e Bashkuara mund të bëhen një vend i rrezikshëm

Qytetarët duan zgjidhje, jo prolongim të problemeve me Serbinë!

0

Florim Zeqa 

Si pasojë e tjetërsimit të luftës çlirimtare në njërën anë dhe intervenimit ushtarak të NATO-s në ndërprerjen e “konfliktit” të armatosur në anën tjetër, edhe gati 23 vjet pas çlirimit dhe 14 vjet pas pavarësimit, Kosova ka mbetur ende e mbështjellur nga vargonjët serbosllav në veri dhe brendi të vendit.

Ndërhyrja e NATO-s na e solli lirinë, por edhe ndarjen njëkohësisht

Edhe pse jemi shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga mëse 114 shtete, edhe pse e kemi ushtrinë në transformim e sipër (FSK-në), ajo ende nuk është forcë e armatosur e gatshme që t’i mbron kufijtë e jashtëm të Kosovës. Edhe pas 23 viteve, KFOR-i është mbrojtësi faktik i lirisë, sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendit tonë!

Ndërhyrja e NATO-s na e solli lirinë, por edhe ndarjen njëkohësisht. Sikurse vendosja e forcave paqeruajtëse të KFOR-it ruso-francez mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë që nuk ishte e rastësishme, nuk ishte i rastësishëm as fillimi i dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel në vitin 2011!

Fillimi i dialogut pas pavarësisë, vrastar për shtetin e Kosovës

Dialogu fillimisht e dëmtoi shtetin tonë më heqjen e emrit “Republikë” dhe vendosjen e fusnotës pas emrit ndërkombëtar KOSOVO*! Por e keqja nuk përfundoj me kaq, si produkt i presionit politik ndërkombëtar ndaj liderëve shtetërorë të Kosovës, dialogu e prodhojë ndarjen e qytetit të Mitrovicës në dy pjesë; në Mitrovicën Veriore dhe atë Jugore si edhe Asociacionin e komunave serbe në veri të vendit apo Zajednicën serbe.

Për fatin e keq, këto dy realitete të hidhura (ndarja e Mitrovicës dhe Zajednica) janë ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me votat e shumicës së deputetëve shqiptarë!

Edhe pse Albin Kurti nuk është përgjegjës për njërën dhe as për tjetrën, janë dy realitete të krijuara dhe të pakthyera të cilat nuk mund t’i ndryshojë. Përderisa njëra (Asociacioni) është marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar nga dy kryeministra të Kosovës dhe e miratuar në Parlament, tjetra (ndarja e Mitrovicës) është ratifikuar dhe përligjur nga brenda (nga shteti i Kosovës) dhe nga jashtë (nga bashkësia ndërkombëtare).

Vetë dhurimi i 8200 hektarëve tokë Malit të Zi nën premtimin e BE-së në mashtrim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ua ka lënë “shtegun hapur” ndërkombëtarëve (BE-së) për kushtin e radhës për liberalizim. Kësisoji, Kosova rrezikohet me kushtëzime të reja për liberalizimin e vizave nga bashkësia ndërkombëtare!

Në fillim të këtij viti pritet të ndodhë diçka ngjashëm si me demarkacionin me Malin e Zi, por me presion më të madh ndërkombëtar dhe përmasa më të mëdha territoriale, me premtimin e njëjtë se në fund do të arrihet liberalizimi i vizave, anëtarësimi i Kosovës në BE dhe OKB, UNESCO dhe INTERPOL!

Pra, sfidë e mundimshme dhe e pakapërcyeshme për Albin Kurtin do të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Pozicionimi i Albin Kurtit përballë dialogut më shumë ka të bëjë me konsistencën në mbajtjen e pushtetit sesa të zgjidhjes së problemeve me Serbinë!

Kushti i radhës mund të jetë akoma më i dhimbshëm, që Kosova ta bëjë marrëveshjen e imponuar dhe planifikuar nga Beogradi dhe Brukseli, nga e cila Kosova do të dalë e dëmtuar për dhjetra mijëra kilometra katrorë, me humbjen e resurseve natyrore, pasurive kryesore nëntokësore (‘Trepça’, Ujmani, etj.), si dhe ndarjen e sovranitetit të shtetit të mbetur në disa pjesë; në Kosovën shqiptare (me Prishtinën e zgjeruar me komunat shqiptare), atë serbe (AKS-në e zgjeruar me enklavat, kishat dhe manastiret serbe në brendi), si dhe pjesën turke (pjesën e Prizrenit të erdoganizuar me mbetjet turkofile gjithandej Kosovës)!

Ky nuk është defetizëm, por rrezik real nga i cili kanoset sovraniteti i Republikës së Kosovës nga armiqtë shekullorë (Serbia dhe Turqia).

Albin Kurti n’teh të shpatës

Sikur Albin Kurti arrinë që t’ia heqë kompetencat ekzekutive Asociacionit të komunave serbe në veri, sikur arrinë t’ua heqë ex-territorialitetin Kishave dhe Manastireve serbe dhe pronat t’ua kthejë pronarëve legjitim (komunave dhe qytetarëve), sikur arrinë ta zhbëjë decentralizimin etnik dhe zhbërjen e komunave një-etnike serbe, nëse arrinë t’i kthejë mbi 3 mijë hektarë të falura Maqedonisë dhe mbi 8200 hektarë të dhuruara Malit të Zi, atëherë Albin Kurtin, jo kryeministër të përjetshëm, por do ta bëjmë mbret të të gjithë shqiptarëve.

Mirëpo, Albin Kurti për gjëra që s’bëhen dot nuk guxon t’i mbajë peng 1 milion e 500 mijë banorët e mbetur në Kosovë, por duhet të veprojë me urgjencë për mbylljen e kapitullit me Serbinë në mënyrën më të mirë të mundshme. Albin Kurti sikur më qëllim po harron dhe po i refuzon përgjegjësitë e marrura më 14 shkurt 2021 nga votat e qytetarëve.

Qytetarët presin nga Albin Kurti që paralelisht zgjidhjes së problemeve të brendshme socio-ekonomike, ta përmbyllë edhe dialogun me Serbinë, problem nga i cili Kosova është mbetur peng i zhvillimit ekonomik, i liberalizimit të vizave dhe mirëqenjes qytetare në përgjithësi.

Mirëpo siq po shihet qartë kjo situatë nuk është duke e penguar aspak Albin Kurtin e akomoduar mirë në pushtetin qendror. Në vend që të përkushtohet në zgjidhjen e problemit kyq të Kosovës me Serbinë, është fokusuar në betejen politike përreth pushtetit lokal.

Albin Kurti është duke ecur n’teh të shpatës, duke u munduar të prolongoj zgjidhjen përfundimtare me Serbinë dhe mbetjen në pushtet pa e bërë asnjë veprim që përmirëson sigurinë dhe mirëqenjen e qytetarëve!

Siq dihet dialogu me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi na i rrëzoi disa kryeministria, andaj fare lehtë mund të ndodhë që shkaku i dialogut dhe demarkacionit me Serbinë të rrëshqasë nga “tehu i shpatës” edhe Albin Kurti, kryeministri me legjitimitetin më të madh qytetarë nga paslufta e këndej!

Rënja e Qeverisë me legjitimitetin më të madh nuk do të jetë në të mirën e shtetit dhe qytetarëve, sikurse që nuk do të jetë në të mirën e askujt prolongimi i dialogut, gjegjësisht zgjidhjes përfundimtare me Serbinë! Andaj, i nderuari kreministër i vendit tim, Albin Kurti, puno dhe vepro pa u ndalur për të mbrojtur atë që është e mundur të mbrohet në këto rrethana kohore. Ndryshe, prolongimi i çështjes së veriut të Kosovës, i hapur në dialogun e Brukselit mund t’na kushtojë akoma më shumë në të ardhmen me ndryshimin e rrethanave gjeopollitike në botë!

Rama dhe atavizmi i tij politik

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Rama asnjëherë nuk ka qenë një njeri i vetëmjaftueshëm. Ai gjithmonë ka pasur nevojë për një armik ose për një skllav për të arritur vetëvlerësimin. Por kjo nuk është gjë tjetër, përveçse kompleks inferioriteti. Por po të marrim parasysh përcaktimin “tip kriminal” që e ka përpunuar psikiatri i shquar italian Çezare Lombrozo (Cesare Lombroso – 1835-1909), atëherë mund të themi se ai i përshtatet Ramës pothuajse në një mënyrë ideale.
Sipas Lombrozos, veçoria e parë e “tipit kriminal”, është aftësia për të hyrë “nga porta kryesore”, për t’iu përshtatur natyrshëm gjendjes shpirtërore të çdolloj grupi. Dhe në këtë mes kemi të bëjmë gjithashtu me tipare të tilla si pabesia, fryma e dyshimit, ndjenja e hakmarrjes, ruajtja e inatit, mungesa e plotë e shpirtmadhësisë, egoizmi i skajshëm, etja për pushtet dhe fodullia e neveritshme, egërsia, pedantizmi (që gjithçka të bëhet ashtu siç i teket atij), natyra gënjeshtare, mbizotërimi i interesave materialopushtetore në një formë nga më të vrazhdat, natyra ziliqare, ndryshimet e menjëhershme dhe të furishme të gjendjes shpirtërore, prej “keqardhjes” së zjarrtë deri në distrofi dhe natyrë hakmarrëse inatçore, hiperseksualiteti, tipare këto që nuk zhduken madje edhe me ardhjen e pleqërisë dhe që shoqërohen me arrogancën në rritje me kalimin e moshës.
Veçoria e dytë e “tipit kriminal”, sipas Lombrozos, është mungesa e bashkëpërjetimit, domethënë e mundësisë për ta vënë veten mendërisht dhe emocionalisht në vendin e tjetrit, mungesa e aftësisë për keqardhje, shpërfillja ndaj ndjenjave të tjetrit.
Kur Rama kishte një vit e gjysmë që kishte ardhur në krye të qeverisë, në njërën nga faqet e internetit qe botuar informacioni në vijim:
“Hatire Piciri, 86 vjeçe, sot ndodhet ne burg, se nuk kishte mundësi të paguante energjinë elektrike! Kjo Nënë jeton e vetme dhe nuk ka mundesi të paguajë energjinë, se lekët që merr nga pensioni nuk i dalin per ilaçe! Deri këtu ka arritur qeveria, sa të futë në burg te moshuarit dhe t’u heqë oksigjenin femijëve!” (Citohet sipas: “Hatire Piciri, 86 vjeçe, me 28 shkurt 2015 është futur në burg, se nuk kishte mundesi të paguante energjinë elektrike!”. Faqja e internetit “gazetashqipëriajonë”. 22 janar 2016).
Disa muaj më vonë pas kësaj ngjarjeje të turpshme për Ramën, publiku i gjerë u njoh me një tjetër ngjarje, shumë më të rëndë, madje të kobshme, si më poshtë:
“Pasi e lanë prej muajsh në terr, duke i ndërprerë energjinë elektrike, sepse nuk kishte mundësi të paguante, sot është ndarë nga jeta. Bëhet fjalë për një të moshuar 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës. Barbulla Pepa jetonte e vetme në kushte të varfërisë ekstreme. Fqinjët e saj e kanë gjetur të vdekur në shtëpinë tejet të vjetër dhe pa kushtet më minimale. Po fqinjët kanë hapur dyert për mort për nënë Barbullën. Rreth një muaj e gjysmë më parë, përmes medias, ajo i bëri apel OSHEE-së t’i rilidhte energjinë, sepse nuk kishte mundësi ta paguante, por thirrjet e 91-vjeçares ranë në vesh të shurdhët” (Citohet sipas: “OSHEE i ndërpreu energjinë elektrike, vdes nga të ftohtit e moshuara”. Faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 11 dhjetor 2015).
Pra, atë plakë të gjorë OSHEE-ja nuk e mëshiroi, sepse zbatoi urdhrin që lëshoi Rama për ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht nga rrjedhojat tragjike që mund të vinin më pas. Vdekja e asaj plake të mjerë sigurisht që nuk e ka rënduar aspak ndërgjegjen e Ramës, sepse në qenien e tij është krejtësisht e huaj ndjenja e keqardhjes.
Veçoria e tretë e “tipit kriminal”, – thekson Lombrozo, – është atavizmi psikologjik – shfaqja e tipareve më negative të pararendësve primitivë – dhe, në rastin konkret të Ramës, është atavizmi i të menduarit, një atavizëm ky prej çekisti mendjengushtë, një atavizëm i të menduarit totalitar, prostalinist, proenverist.
Veç kësaj, situatën e rëndon edhe më shumë fakti që Rama ka zgjedhur rreth vetes njerëz të formimit të tij psikologjik. Pa dyshim që një pjesë e deputetëve të tillë formim ka. Po ashtu, ai ka krijuar armatën e analistucëve, e gazetarucëve dhe të publicistucëve, të cilëve, si qenie të zhveshura nga çdolloj tipari njerëzor, u shtohet jeta kur zejen e zvarranikut para kryepushtetarit, pavarësisht se ç’krahu të politikës i përket ai, e ushtrojnë me aq pasion të papërmbajtur. Formimi i tyre psikologjik prej zvarranikësh të pështirë, është shpalosur më së miri në sulmet e egra që kanë ndërmarrë muajt e fundit kundër Profesor Berishës, duke dalë në mbrojtje të Bashës, të cilin Rama e pati shndërruar në “eunukun” e vet politik natën e 17-18 majit 2017. Pra, pas ngjarjeve që pasuan pas vendimit që “eunuku” politik Basha mori më 09 shtator kundër Profesor Berishës, armata e lartpërmendur nxori në pah tërë duhmën e plehut ku ajo vegjeton në zvarritjen e saj para Ramës.
Krejt periudha e qeverisjes së Ramës do të shënohet në historinë e mbarë kombit shqiptar, si periudha e “turpit të Shqipërisë”, si koha e dështimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Të gjitha vitet e qeverisjes së Ramës, janë vitet e turpit të “bujkrobërve” të tij socialistë, janë vitet e turpit të popullit shqiptar, janë vitet e heshtjes së turpshme, janë vitet e turpit të inteligjencies shqiptare, e cila, në shumicën e vet, është tërhequr zvarrë para këtij njeriu pa kurrfarë vlere.

Kaliforni, 05 janar 2022

Aleksander Bllok: Mos vërtet erdh’ e shkoi shpejt dashuria? (Video)

0
ALEKSANDËR BLLOK: MOS VËRTET ERDH’ E SHKOI SHPEJT E SHPEJT DASHURIA?
Ti nuk erdhe tek unë aq fort e gëzuar
Dhe as unë s’u bëra kalorës fisnik
Që të rrish të rënkosh rrotull vatrës së shuar,
Që të vish të vallzosh afër flakës q’u fik.
Mos vërtet erdh e shkoi shpejt e shpejt dashuria?
Mos vërtet jam sëmurë, i dobët dhe plak?
Jo! Në shpirt xixëllojnë të fundmet shkëndija,
Kë thëngjij të një zjarri që djeg e përflak!
Përktheu: Petraq Kolevica
Përgatitur nga: Vera Xerxa, Londër

Problemet globale do të rezultojnë me ndryshime cilësore në politikën globale

1
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
Po bëhen përgatitjet për rrëzimin e Vuçiqit në Serbi dhe Orbanit në Hungari.
(në shqip, gjermanisht dhe kroatisht)
Pritet dobësimi i ekstremit të djathtë në Evropë dhe kthimi i partive socialdemokrate, ekologjike dhe liberale në të gjitha vendet kryesore të Bashkimit Evropian.
Kjo plejadë e re politike do të këputë çdo dhëmb nga politika hegjemoniste serbe dhe ruse dhe do ta përplas atë për muri së bashku me fytyrën e derrit.
Mos harroni se është shumë e rëndësishme se kush është në pushtet në çdo vend të madh në Bashkimin Evropian dhe në Ballkan.
Ne gjatë gjithë kohës  kemi pësuar disfata në politikën e jashtme jo vetëm për shkak të paaftësisë së diplomatëve tanë amatorë për të mbrojtur interesat tona në mbarë botën, por edhe për shkak të bashkëpunimit të ngushtë të rusofilit Trump me partitë e ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën dhe, në veçanti, për shkak të afërsisë së tij me Vuçiq.
Vuçiq nuk do të kishte guxuar kurrë të drejtonte një fushatë kaq të hapur ndërkombëtare për tërheqjen e njohjes së Kosovës pa marrë fshehurazi dritën jeshile nga administrata Trump.
Pa mbështetjen e administratës Trump, ai kurrë nuk do të kishte pasur një bashkëpunim kaq të frytshëm me Orban dhe liderët e partive të ekstremit të djathtë në të gjithë Evropën.
Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti dhe Dritan Abazovic nuk do të kishin tradhtuar kurrë kaq lehtë interesat kombëtare dhe shtetërore pa mbështetjen e administratës Trump.
Ata mund të kenë rënë në grackën e këtij konstelacioni të pafat politik në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, sepse besojnë se çdo iniciativë e Shtëpisë së Bardhë për të adresuar problemet e Kosovës me Serbinë është e mirë për ne.
Në të vërtetë, Trump po heq gjithnjë e më shumë maskën e tradhtisë që kreu ndaj Uashingtonit dhe Brukselit gjatë mandatit të tij.
Së fundi, përmes lavdërimit dhe mbështetjes së hapur për Orbanin, të cilit i uroi me gjithë zemër fitore në zgjedhjet parlamentare në Hungari në prill 2022.
Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Brukselit nuk kanë qenë kurrë aq të dobëta sa në mandatin pro-rus të Trump.
Po kështu, roli dhe ndikimi i SHBA-së në politikën botërore nuk ka qenë kurrë më i dobët se sa në mandatin pro-rus të Trump.
Sepse Rusia solli në pushtet Trumpin pro-rus me agresion të paprecedentë kibernetik dhe mediatik dhe, natyrisht, e bëri ndihmën e saj të kushtëzuar nga kthimi i Amerikës në shtëpi, respektivisht nga humbja e hegjemonisë globale.
Sigurisht, Putini e shantazhoi paraprakisht me dokumente që vërtetojnë marrëdhëniet e pista të miliarderit Trump me ish-Bashkimin Sovjetik, të cilat i kanë shkaktuar miliarda dëme Deutsche Bank dhe kanë dëmtuar masivisht imazhin e saj.
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga roli i policit global, që filloi në epokën e Obamës, doli të ishte një lëvizje e pamenduar në shahun diplomatik global.
Biden zbatoi vendimin e mëparshëm të Trump për t’u tërhequr nga Afganistani vetëm sepse presioni nga shumica e amerikanëve për të shkurtuar shpenzimet ushtarake çon në një politikë elektorale që korrespondon me këtë realitet, sepse demokratët varen edhe nga votat e tyre.
Në fakt, për Shtetet e Bashkuara, nuk ka shumë dallim midis Rusisë dhe Kinës.
Ato janë aleate në përpjekjet e tyre të përbashkëta për të minuar prioritetet politike, diplomatike, ushtarake, ekonomike, energjetike dhe tregtare të Amerikës.
Për fat të keq, Rusia dhe Kina kanë gjetur aleatët e tyre më besnikë në partitë evropiane të ekstremit të djathtë dhe të majtë.
Sepse Kina kërcënon hegjemoninë e SHBA në ekonomi, industri dhe tregti, ndërsa Rusia kërcënon hegjemoninë e SHBA në politikë, diplomaci, energji dhe ushtri.
Fatkeqësisht, Trump ka lënë pasoja të mëdha në shoqërinë amerikane, të cilën e grisi dhe e solli në prag të luftës civile, dhe në veçanti, pasoja të pashlyeshme për Partinë Republikane, të cilën e dëmtoi, ndau, gjymtoi dhe radikalizoi.
Mbi të gjitha, Partia Republikane duhet t’u kthehet vlerave tradicionale, përndryshe besueshmëria e SHBA-së në politikën e jashtme globale do të varet gjithmonë nga konfigurimi politik në pushtet.
Pra po flasim për një fenomen të ri që nuk është parë kurrë në histori.
Po flasim për një fenomen të ri që dëshmon se lufta speciale që po bën Rusia në botë dhe Serbia në Ballkan dhe në Evropë është shumë më e rrezikshme sesa beson logjika.
Kur po shkruaja hollësisht se sa të rrezikshme janë shërbimet inteligjente serbe për rajonin, disa miq që e quajnë veten intelektualë më kritikuan për ekzagjerim.
Kur përshkrova problemet globale të klimës dhe lidhjen e tyre specifike me rritjen e konsumit dhe prodhimin e produkteve të panevojshme që jo vetëm rrezikojnë shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve, por gjithashtu ndotin dhe helmojnë pafundësisht ajrin, ujin dhe tokën, pashë zgjidhjen në rritjen e detyruar të kualitetit profesional në politikën globale.
Pra, jo në ndryshime vullnetare, por në ndryshime të detyruara, sepse rritja e prodhimit dhe rritja e konsumit të produkteve të panevojshme e kthyen botën në Titanik.
Fatkeqësisht, si gjithmonë, pasojat reale konfirmuan parashikimin tim.
Dhe jo sepse jam Nostradamus, por sepse kam përdorur trurin tim në analiza.
Nga ana tjetër, Uashingtoni dhe Brukseli, për fat të mirë, duhet të rrisin bashkëpunimin e tyre në të gjitha fushat për të mbrojtur veten nga konkurrenca ekonomike, industriale dhe tregtare e Kinës, si dhe nga presioni politik, diplomatik, energjetik dhe ushtarak i Rusisë.
Megjithatë, Kosova duhet të ndryshojë politikën e saj të jashtme nga një breshkë në një tren japonez dhe nuk mund të presë gjithmonë mëshirë nga aleatët besnikë.
Sepse gjithmonë ka zhvillime të papritura që duhen trajtuar urgjentisht.
***
DRINGENDE GLOBALE PROBLEME FÜHREN ZU OBLIGATORISCHEN QUALITÄTSÄNDERUNGEN IN DER GLOBALEN POLITIK
Verfasser : Lirim Gashi
Der Sturz von Vucic in Serbien und Orban in Ungarn wird vorbereitet.
Es wird eine Schwächung der extremen Rechten in Europa und die Rückkehr sozialdemokratischer, ökologischer und liberaler Parteien in alle wichtigen Länder der Europäischen Union erwartet.
Diese neue politische Konstellation wird jeden Zahn aus der Politik von Großserbien und Großrussland reißen und mit dem Schweinemaul gegen die Wand schlagen.
Denken Sie daran, dass es sehr wichtig ist, wer in jedem größeren Land der Europäischen Union und auf dem Balkan an der Macht ist.
Wir alle haben die ganze Zeit über Niederlagen in der Außenpolitik erlitten, nicht nur wegen der Unfähigkeit unserer Amateurdiplomaten, unsere Interessen weltweit zu verteidigen, sondern auch wegen der engen Zusammenarbeit des Russophilen Trump mit rechtsextremen Parteien in ganz Europa und insbesondere, wegen seiner Nähe zu Vucic.
Vucic hätte es nie gewagt, eine so offene internationale Kampagne für den Widerruf der Anerkennung des Kosovo zu führen, ohne heimlich grünes Licht von der Trump-Administration zu erhalten.
Ohne die Unterstützung der Trump-Administration hätte er nie eine so fruchtbare Zusammenarbeit mit Orban und den Führern rechtsextremer Parteien in ganz Europa gehabt.
Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti und Dritan Abazovic hätten ohne die Unterstützung der Trump-Administration nie so leicht nationale und staatliche Interessen verraten.
Sie sind vielleicht in die Falle dieser unglücklichen politischen Konstellation in den Vereinigten Staaten und in Europa geraten, weil sie glauben, dass jede Initiative des Weißen Hauses, die Probleme des Kosovo und Serbiens anzugehen, gut für uns ist.
Tatsächlich entfernt Trump zunehmend die Maske des Verrats, die er während seiner Amtszeit gegen Washington und Brüssel begangen hat.
Schließlich durch offenes Lob und Unterstützung für Orban, dem er von ganzem Herzen den Sieg bei den Parlamentswahlen in Ungarn im April 2022 wünschte.
Die Beziehungen zwischen Washington und Brüssel waren noch nie so schwach wie in Trumps pro-russischem Mandat.
Ebenso waren die Rolle und der Einfluss der USA in der Weltpolitik nie schwächer als in Trumps pro-russischem Mandat.
Denn Russland hat den prorussischen Trump mit beispielloser Cyber- und Medienaggression an die Macht gebracht und seine Hilfe natürlich von der Rückkehr Amerikas in die Heimat bzw. vom Verlust der globalen Hegemonie abhängig gemacht.
Natürlich hat Putin ihn im Vorfeld mit Dokumenten erpresst, die die schmutzigen Beziehungen des Milliardärs Trump zur ehemaligen Sowjetunion belegen, die der Deutschen Bank Milliardenschäden und ihrem Image massiv geschadet haben.
Der Rückzug der Vereinigten Staaten von der Rolle des globalen Polizisten, der in der Obama-Ära begann, erwies sich als rücksichtsloser Schachzug im globalen diplomatischen Schach.
Biden setzte Trumps bisherige Entscheidung, sich aus Afghanistan zurückzuziehen, nur deshalb um, weil der Druck der meisten Amerikaner, die Militärausgaben zu kürzen, zu einer dieser Realität entsprechenden Wahlpolitik führt, weil auch die Demokraten auf ihre Stimmen angewiesen sind.
Tatsächlich gibt es für die Vereinigten Staaten keinen großen Unterschied zwischen Russland und China.
Sie sind Verbündete in ihren gemeinsamen Bemühungen, Amerikas politische, diplomatische, militärische, wirtschaftliche, Energie- und Handelsprioritäten zu untergraben.
Leider haben Russland und China in rechtsextremen und linken europäischen Parteien ihre treuesten Verbündeten gefunden.
Weil China die US-Hegemonie in Wirtschaft, Industrie und Handel bedroht, während Russland die US-Hegemonie in Politik, Diplomatie, Energie und Militär bedroht.
Leider hat Trump große Folgen in der amerikanischen Gesellschaft hinterlassen, die er zerriss und an den Rand eines Bürgerkriegs gebracht hat, und insbesondere unauslöschliche Folgen für die Republikanische Partei, die er beschädigt, gespalten, verstümmelt und radikalisiert hat.
Die Republikanische Partei muss vor allem zu traditionellen Werten zurückkehren, sonst wird die Glaubwürdigkeit der USA in der globalen Außenpolitik immer von der politischen Macht abhängen.
Wir sprechen also über ein neues Phänomen, das es in der Geschichte noch nie gegeben hat.
Wir sprechen also von einem neuen Phänomen, das beweist, dass der Sonderkrieg, den Russland in der Welt und Serbien auf dem Balkan und in Europa führt, viel gefährlicher ist, als die Logik glaubt.
Als ich ausführlich darüber schrieb, wie gefährlich die serbischen Geheimdienste für die Region sind, kritisierten mich einige Freunde, die sich Intellektuelle nennen, wegen Übertreibung.
Als ich die globalen Klimaprobleme und ihren spezifischen Zusammenhang mit erhöhtem Konsum und der Herstellung unnötiger Produkte beschrieb, die nicht nur die Gesundheit von Mensch, Tier und Pflanze gefährden, sondern auch Luft, Wasser und Böden endlos verschmutzen und vergiften, sah ich die Lösung an einem positiven Wandel der Weltpolitik der notfalls erzwungenen werden muss.
Also nicht im freiwilligen Wandel, sondern im erzwungenen Wandel, denn gesteigerte Produktion und vermehrter Konsum unnötiger Produkte machten die Welt zum Titanic.
Leider bestätigten die wirklichen Konsequenzen wie immer meine Vorhersage.
Und das nicht, weil ich Nostradamus bin, sondern weil ich mein Gehirn bei der Analyse benutzt habe.
Andererseits müssen Washington und Brüssel glücklicherweise in allen Bereichen ihre Zusammenarbeit verstärken, um sich vor Chinas wirtschaftlicher, industrieller und handelspolitischer Konkurrenz sowie vor dem politischen, diplomatischen, energetischen und militärischen Druck Russlands zu schützen.
Kosovo muss jedoch seine Außenpolitik von einer Schildkröte auf einen japanischen Zug umstellen und kann nicht immer Gnade von loyalen Verbündeten erwarten.
Denn es gibt immer wieder unerwartete Entwicklungen, die dringend angegangen werden müssen.
***
HITNI GLOBALNI PROBLEMI VODE DO PRISILNIH PROMJENA KVALITETE U GLOBALNOJ POLITICI
Autor : Lirim Gashi
U tijeku su pripreme za rušenje Vučića u Srbiji i Orbana u Mađarskoj.
Očekuje se slabljenje krajnje desnice u Europi i povratak socijaldemokratskih, ekoloških i liberalnih stranaka u sve važne zemlje Europske unije.
Ova nova politička konstelacija će ugrabiti svaki zub velikosrpske i velikoruske politike i udariti je za zid zajedno sa svinjskom glavom.
Zapamtite da je vrlo važno tko je na vlasti u svakoj većoj zemlji u Europskoj uniji i na Balkanu.
Pretrpjeli smo sve poraze u vanjskoj politici ne samo zbog nesposobnosti naših diplomata amatera da brane naše interese diljem svijeta, već i zbog bliske suradnje rusofila Trumpa s krajnjim desnim strankama diljem Europe, posebno zbog bliske suradnje Trumpove administracije sa Vučićem.
Vučić se nikada ne bi usudio voditi tako otvorenu međunarodnu kampanju za povlačenje priznanja Kosova, a da nije potajno dobio zeleno svjetlo Trumpove administracije.
Bez potpore Trumpove administracije, nikada ne bi imao tako plodnu suradnju s Orbanom i čelnicima krajnje desnih stranaka diljem Europe.
Edi Rama, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti i Dritan Abazović nikada ne bi tako lako izdali nacionalne i državne interese bez podrške Trumpove administracije.
Možda su upali u zamku ove nesretne političke konstelacije u Sjedinjenim Državama i Europi, vjerujući da je svaka inicijativa Bijele kuće za rješavanje problema Kosova i Srbije dobra za nas.
Doista, Trump sve više skida masku izdaje koju je tijekom svog mandata počinio protiv Washingtona i Bruxellesa.
Konačno, kroz otvorenu pohvalu i podršku Orbanu, kojemu je svim srcem želio pobijediti na parlamentarnim izborima u Mađarskoj u travnju 2022.
Odnosi između Washingtona i Bruxellesa nikada nisu bili slabiji nego u Trumpovom proruskom mandatu.
Isto tako, uloga i utjecaj SAD-a u svjetskoj politici nikada nije bio slabiji nego u Trumpovom proruskom mandatu.
Jer Rusija je dovela proruskog Trumpa na vlast neviđenom cyber i medijskom agresijom i, naravno, uvjetovala svoju pomoć povratkom Amerike kući ili gubitkom globalne nadmoći.
Naravno, Putin ga je unaprijed ucijenio kroz dokumente koji dokazuju prljave odnose milijardera Trumpa s bivšim Sovjetskim Savezom, poslove koji su Deutsche Bank oštetili za milijarde eura i masovno narušili njezin imidž.
Povlačenje SAD-a iz uloge globalnog policajca, koje je počelo u Obaminoj eri, nije se pokazalo dobrim potezom u globalnom diplomatskom šahu.
Biden je samo proveo Trumpovu prethodnu odluku o povlačenju iz Afganistana, jer pritisak većine Amerikanaca na smanjenje vojnih izdataka dovodi do izborne politike koja odgovara ovoj stvarnosti, jer čak i demokrati ovise o njihovim glasovima.
Zapravo, nema velike razlike između Rusije i Kine za Sjedinjene Države.
Oni su saveznici u svojim zajedničkim naporima da potkopaju američke političke, diplomatske, vojne, ekonomske, energetske i trgovinske prioritete.
Nažalost, Rusija i Kina su svoje najodanije saveznike našle u krajnje desnim i lijevim europskim strankama.
Jer Kina ugrožava američki ekonomski, industrijski i trgovinski primat, dok Rusija prijeti američkom političkom, diplomatskom, energetskom i vojnom primatu.
Nažalost, Trump je ostavio velike posljedice na američko društvo koje je rastrgao i doveo na rub građanskog rata, a posebice je ostavio neizbrisive posljedice na Republikansku Stranku koju je oštetio, podijelio, osakatio i radikalizirao kao niko prije njega u američkoj povijesti.
Što je najvažnije, Republikanska Stranka mora se vratiti tradicionalnim vrijednostima, inače će kredibilitet SAD-a u globalnoj vanjskoj politici uvijek ovisiti o političkoj konfiguraciji moći.
Dakle, govorimo o novom fenomenu kakav nikada nije viđen u povijesti.
Govorimo o fenomenu, koji dokazuje da je specijalni rat koji vodi Rusija u svijetu i Srbija na Balkanu i Europi puno opasniji nego što shvaća zdrav ljudski razum.
Kad sam detaljno pisao koliko je opasan za regiju specijalni rat srpskih tajnih službi, neki prijatelji koji sebe nazivaju intelektualcima kritizirali su me zbog pretjerivanja.
Kada sam opisao globalne klimatske probleme i njihovu specifičnu povezanost s povećanom potrošnjom i proizvodnjom nepotrebnih proizvoda koji ne samo da ugrožavaju zdravlje ljudi, životinja i biljaka, nego i beskrajno zagađuju i truju zrak, vodu i tlo, globalno rješenje sam vidio u prisilnim kvalitativnim promjenama u svjetskoj politici.
Dakle, ne u dobrovoljnim promjenama, već u prisilnim promjenama, jer su povećana proizvodnja i povećana potrošnja nepotrebnih proizvoda od svijeta napravili Titanic.
Nažalost, kao i uvijek, stvarne posljedice potvrdile su moje predviđanje.
I to ne zato što sam Nostradamus, već zato što sam koristio svoj mozak u analizi.
S druge strane, Washington i Bruxelles, srećom, trebaju pojačati suradnju na svim područjima kako bi se zaštitili od ekonomske, industrijske i trgovačke konkurencije Kine, kao i od političkog diplomatskog, energetskog i vojnog pritiska Rusije.
Međutim, Kosovo mora promijeniti svoju vanjsku politiku iz kornjače u japanski vlak i ne može očekivati uvijek ​​milost od lojalnih saveznika.
Jer uvijek postoje neočekivani razvoji koji se moraju hitno riješiti.

Arbëreshet e famshme të Kilit

2

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Jemi pra në një shtet të Amerikës Jugore apo Amerikes latine – Çili , shtet pra i krijuar pas kolonizimit spanjoll ne shek.16 –t , aty ku jetonin Inkasit e vjetër, popullsi autoktone.
Si çdo kund në botë edhe këtu kemi arbëresh të Italisë të cilët i dinë dhe i njohin rrënjët e tyre. Numrin e saktë të tyre nuk e di.

Interesant me kombin tonë se sa të frytshëm jemi nëpër botë.
Kësaj rradhe do të flas për katër arbëreshe të famshme në boten e kulturës së Çilit.

1. Sesilja Boloco e lindur në Maj, 1965, aktore, Mis Universi 1987 e Çilit dhe botes. Cecilia Bolocco (born Cecilia Carolina Bolocco Fonck on May 19, 1965) is a Chilean actress, TV Host ,and beauty queen who was crowned Miss Universo Chile 1987 and Miss Universe 1987.
Artiste kileane, moderatorë në TV dhe e kurorëzuar Miss Universo Chile 1987 and Miss Universe 1987.

2. Diana Catalina Bolocco Fonck ( e lindur 30 July 1977) gazetare Çileane, dhe motra e e Cecilia Boloccos, Miss Universe 1987.[1]
E lindur në Satiago tëKilit , e martuar me Enzo Bolocco Cintolesi, pasardhës Italian-Arbëreshë
Bolocco was born in Santiago, Chile, to businessman Enzo Bolocco Cintolesi, of Italian-Arbëreshë descent,[2] and Rose Marie Fonck Assler, of German descent.[3] She attended primary and secondary school at Santiago College.[4] Her siblings are: Cecilia, John Paul, Veronica, and Rodrigo (1986).

3.Klaudia Peres, 1974 me para-ardhes arbëresh eshte artiste, baletane dhe tv-starClaudia Marcela Conserva Pérez (born 12 January 1974, Santiago) is a Chilean actress, model and television presenter of Arbëreshëancestors. She studied ballet and worked in publicity and TV programs when she was a child and in 1990 she won Miss 17.[1] She met her husband Juan Carlos Valdivia in Extra Jóvenes (Chilevisión). They have two children. ( I ka dy djem )

4.Maria Soledad Onetto ( e lindur në Santiago of Chile, July 27, 1976), tv-sat, gazetare- prejardhje arbëreshe nga Italia.
Maria është figurë televizive, gazetare dhe moderatorë në TV. E martuar për një arbëresh të Italisë, Rodrigo Alonso
Maria Soledad Onetto (Santiago of Chile, July 27, 1976) is a Chilean TV presenter. She is a journalism graduate from the Pontifical Catholic University of Chile, news reader and TV host Chile. She is married to Rodrigo Alonso.] Onetto is Arbëreshë descent.

Me 05.01.2022

Dosja e Çamërisë në Hagë, fragment nga libri i Atdhe Gecit, “Çamëria, Kthim në histori – mision”

0

Atdhe Geci (Rrustem Geci)

DOSJA ÇAMËRISË NË HAGË 

Fragment nga libri i Atdhe Gecit, “Çamëria, Kthim në histori – mision”.

Me 11 shkurt, 2016 Prokuroria Ndërkombëtare e Gjykatës së Hagës për Krime Kundër Njerëzimit e pranoi për trajtim Dosjen çame kundër Gjenocidit të bërë të Greqisë ndaj çamëve të Çamërisë. Ky akt historik për Çamërinë e Atdheun tonë u shoqërua nga një numër i madh patriotësh nga Çamëria dhe trojet e tjera shqiptare. Dosjen e Çamërisë, kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve të Çamërisë, në katër pika dhe në tri gjuhë, anglisht, gjermanish dhe frengjisht. Dosjen came në prokurori me 11.02.2016 në Prokurinë Ndërkombëtare në Hagë e dorëzuan, Festim Lato dhe Koço Danaj. 

Pranimi me shkrim i dosjes çame për trajtim të mëtejmë u konfirmua nga ana e Prokurorisë Ndërkombëtare të Gjykatës së Hagës për Krime kundër Njerëzimit me 17 maj 2016. Përmbajtja e  dosjeve.

1. Dosja I, të njihet gjenocidi grek nga Greqia ndaj shqiptarëve etnikë të Çamërisë.

2. Dosja II, të heqet shtetrrethimi ushtarak ndaj Çamërisë nga ushtria greke, dhe kthimi i 1 milion çamëve dhe arvanitëve të dëbuar nga trojet e tyre stërgjyshore.

3. Dosja III, dëmshpërblimi për plagët dhe për pronat e çamëve për 100 vjet të shfrytëzuara nga Republika e Greqisë. 4. Dosja IV, lirimin e 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë sipërfaqe ujëra dhe det të Çamërisë nga shteti i Greqisë. Me këtë rast, Sali Bollati u prononcua; Historia u përket njerëzve veprimtarë, atyre që bëjnë luftë të pakompromis për çështje të atdheut. –Prandaj, është një çast historik dhe një ditë e mbarë, që Dosja çame mori udhën e duhur u shpreh Lato, Bollati dhe Koço Danaj.

Pas pranimit të Dosjes çame  në Prokurorinë Ndërkombëtare në Hagë, të gjithë të pranishmit  u shkrehën në lot gëzimi dhe në përqafime. Është interesant të thuhet se udhëtimit të kësaj dhimbjeje  iu deshën 72 vjet rrugëtim, që Dosja çame kundër gjenocidit të bërë grek ndaj popullit të Çamërisë më në fund të arrijë në Hagë, në Institucionin më përgjegjës të Drejtësisë Ndërkombëtare.

Me këtë akt të dorëzimit të dosjes çame, shpresa e Çamërisë kurrë s´ka qenë më reale, që çamët të fitojnë pavarësinë dhe të kthehen në tokat e tyre stërgjyshore.

Jam e përlotur nga gëzimi u shpreh një nënë çame e ardhur nga Janina, se pas 72 vjet të gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, po zbardhë dita edhe për Shqipërinë e Poshtme – Çamërinë shqiptare. Uroj, u shpreh Qemal Kryeziu, mësues në Hagen, që Gjygji Ndërkombëtar i Hagës, të jetë në dobinë historike të Bashkimit të Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, këtë akt historik, e përshëndeti, shkrimtari, Atdhe Geci.

Atdhe Geci – Hagë, 11 shkurt, 2016

Radiocorriere (1955) / Dokumentari për shqiptarët e Kalabrisë : Për kë biente kambana e Sant’Adriano-s?

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Janar 2022

 “Radiocorriere” ka botuar, me 19 mars 1955, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me një dokumentar asokohe mbi shqiptarët e Kalabrisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Për kë biente kambana?

Një dokumentar nga Antonio Federici mbi shqiptarët e Kalabrisë

Kisha mijëravjeçare e Sant’Adriano-s, tashmë gjysmë e rrënuar, ndodhet në Kalabri, pranë San Demetrio Corone, pra në zemër të rajonit shqiptar. Sipas një legjende të lashtë, kambana e Sant’Adrianos kishte një tingull, në kohë të tjera, që dëgjohej nga të gjithë shqiptarët, edhe përtej Adriatikut, në atdhe.

Sot ky tingull është shumë i dobët: shqiptarët e Kalabrisë ende rezistojnë, rreth Sant’Adrianos, në përpjekje për të ruajtur traditat e tyre, zakonet e tyre të lashta, por “përparimi” përparon dhe nuhat mbetjet e fundit të jetës së mirëfilltë dhe të vrazhdë shqiptare. Ndoshta është afër koha kur edhe kambana e Sant’Adrianos do të heshtë përgjithmonë.

Në fotot e mësipërme, nga e majta: kostumet e komuniteteve me origjinë shqiptare në Castrovillari dhe Lungro (Cosenza) – Majtas: Kisha e Sant’Adriano-s. – Djathtas: Vajza nga Lungro me kostumin e saj tradicional (Fotografi të Bruno Stefani-t)

 *  Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, linku i burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1955-dokumentari-per-shqiptaret-e-kalabrise-per-ke-biente-kambana-e-sant-adriano-s/.