Kreu Blog Faqe 1436

“Serbia tjetër” po promovohet – Serbia e vjetër po rehabilitohet!

0

Ali Sh. Mehmeti, Gjenevë

Prapë më duhet të shkruaj për “Serbinë Tjetër” që me këmbëngulje vazhdon të financohet nga “Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur” – KFOS, që këmbëngul në promovimin e “Serbisë tjetër” që nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar asnjëherë për shqiptarët. 

Gjersa “Serbia tjetër 1” kishte për kryepersonazh intelektualin e njohur, ish kryebashkiakun e Beogradit, arkitektin Bogdan Bogdanoviq, libri që doli para pak ditësh “Serbia Tjetër 2” ka për kryepersonazh politikanin serb Millosh Miniq, ish kryetar të Serbisë (1957-62) dhe ministër i punëve të jashtme të Jugosllavisë (1972-78).  

Gjersa botimi i parë, jo që nuk e ka merituar Bogdan Bogdanoviqi të shkruhet për të por problemi që e ngrita ishte titulli i librit, i cili ishte ideuar dhe promovuar nga pjesëmarrësit e “klubit beogradas” i cili në pranverën e vitit 1992 mbante takime ku mbaheshin fjalimet që kundërshtonin politikën e Millosheviqit. Edhe pse fare pak për situatën në Kosovë, por sepse dyshonin në mundësitë e Serbisë për të realizuar planin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, pas rrënimit të Bashkimit Sovjetik. Në këtë klub ishte edhe Bogdan Bogdanoviqi. Për më shumë: https://kosovapress.com/pas-asaj-serbe-tani-edhe-serbia-tjeter-e-shqiptareve/ 

Ndërsa Millosh Miniqi nuk i takon fare këtij klubi, madje lirisht mund të thuhet se nuk i takon fare as Serbisë, por Jugosllavisë komuniste, sikur pasues besnik i Titos, të cilit i mbeti besnik në të gjitha situatat: në raportin mes çetnikëve serb dhe partizanëve serb gjatë LDB (madje ishte prokuror në procesin gjyqësor kundër Drazha Mihajlloviqit), gjatë krizës së Informbyrosë me Stalinin, në Plenumin e Brioneve ku u dënua Aeksandër Rankoviqi, gjatë demonstratave të vitit 1968 dhe lëvizjes serbe për liberalizim në vitin 1972 me Llatinka Peroviqin. Gjatë viteve ’90 asnjëherë nuk u prononcua publikisht, gjer në vitin 1999, por pasi Serbia i humbi të gjitha luftërat.    

Ky “rrënim kualitativ” nga Bogdanoviqi te Miniqi dhe paralajmërimi se as libri i tretë nuk do ta ketë për personazh dike nga “klubi beogradas”, nuk do më befasonte nëse libri “Serbia Tjetër 10” do ta ketë për personazh Sheshelin apo Millosheviqin?  

Për të qenë i qartë, për cilindo personazh që shkruhet, çoftë ai edhe Dimitrije Tucoviqi, librit nuk i takon titulli “Serbia Tjetër”, sepse shqiptarët nuk njohin Serbi tjetër, prej themelimit të saj gjer me sot. Ky titull është djallëzor dhe shërben vetëm për rehabilitimin e Serbisë, apo ndoshta edhe për promovimin e “Ballkanit të hapur” ?! 

Me 04.01.2022.  

Peter Marki-Zay do të sfidojë Viktor Orban në vitin 2022

0
Lirim Gashi, Prishtinë
(Nuk e keni idenë sa do të ishte e mirëseardhur fitorja e këtij njeriu për shqiptarët e Kosovës )
Ai është shpresa e opozitës hungareze kundër Orbanit.
Shpresa politike konservatore Péter Marki-Zay fiton balotazhin e parazgjedhjeve. Ai është planifikuar të garojë kundër Orbanit si kandidati kryesor i gjashtë partive në prill 2022.
Këtë fundjavë përfunduan zgjedhjet e përbashkëta të hapura paraprake të gjashtë partive të opozitës hungareze. Ato kanë shansin e tyre të fundit kundër Viktor Orbanit, i cili ka qeverisur Hungarinë si Kryeministër për njëmbëdhjetë vjet dhe e ka ndryshuar rrënjësisht si në aspektin, politik, ashtu edhe në aspektin social dhe mediatik.
Péter Marki-Zay quhet njeriu që do ta sfidoi partia e krahut të djathtë Jobbik me ndihmën e lëvizes liberale “Momentum” dhe të majtës së gjelbër “Dialogu për Hungarinë”, po i mbanë gjallë shpresat e hungarezve për fitoren e shumëpritur të opozitës në zgjedhjet parlamentare të prill 2022.
Të dielën në mbrëmje ai fitoi balotazhin me 56.7 për qind të votave. Kundërshtarja e tij, kandidatja socialdemokrate Klára Dobrev, arriti në 43.3 për qind sipas rezultatit përfundimtar zyrtar.
Márki-Zay, 49 vjeç, ka doktoruar në ekonomi dhe ka jetuar në Kanada për një kohë të gjatë. Por ai nuk shihet vetëm si një i ardhur politik jashtë vendit. Që nga viti 2018 ai ka qenë kryebashkiak i qytetit jugor hungarez të Hódmezövásárhely, i cili ishte një bastion i Fidesz për një kohë të gjatë, ku ai ishte gjithashtu në gjendje të fitonte falë një aleance gjithë-opozitare.
Së bashku me “Lëvizjen për një Hungari për të gjithë” ai përfaqëson pozicione që do ta vendosin politikën hungareze në qendër.
Márki-Zay flet për besimin e tij të krishterë, ka shtatë fëmijë dhe ide liberale tregu pas Orbanit.
Por shumë votues të majtë kanë rizbuluar një besim në ndryshimin në politikën hungareze nëpërmjet tij: Marki-Zay përfaqëson largimin nga ping-pong-u i polarizuar midis të djathtës së Viktor Orban dhe të majtës së Ferenc Gyurcsány, apo nga dy dekadat e fundit të diskursit të vendosur politik hungarez.
Pas raundit të parë parazgjedhor në shtator, Márki-Zay zbarkoi në vendin e tretë me rreth 20 përqind të votave, pas kryetarit të bashkisë së Budapestit, Gergely Karacsony (27 përqind). Kjo është një nga arsyet pse kampi i opozitës së majtë u godit papritur kur Karacsony njoftoi se do të hiqte dorë nga vendi i tij në balotazh në favor të Márki-Zay.
Nënkryetari i PE përgëzon fituesin e përkohshëm
Nënkryetarja e PE Klára Dobrev u mund në balotazhin e zgjedhjeve.
Kundërshtarja e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve, Klára Dobrev, gjithashtu 49 vjeçe, e uroi atë në konferencën e saj për shtyp të dielën në mbrëmje. Ajo është nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe ka qenë për “Koalicionin Demokratik” (DK) të Ferenc Gyurcsány. Kreu i partisë është edhe bashkëshorti i Dobrevit.
Edhe pse Dobrev doli fituese në raundin e parë të zgjedhjeve me 35 për qind të votave, shumë votues nuk i besuan asaj për të sfiduar Orbanin.
Për më shumë, Dobrev përfaqëson gjithashtu Gyurcsány, i cili sundoi Hungarinë nga viti 2004 deri në 2009, kur ai ishte kryeministër i partisë socialiste MSZP, dhe që konsiderohet nga shumë hungarezë si një sinonim për korrupsionin dhe gënjeshtrat. Gyurcsány u fajësua veçanërisht për një regjistrim të një takimi të brendshëm të grupit parlamentar në verën e vitit 2006: në të ai pranoi se kishte gënjyer votuesit për vite me radhë.
Personazhi i “Gënjeshtarit Gyurcsány” është një aktor kryesor në propagandën e qeverisë Fidesz. Edhe tani, gjatë fushatës paraprake, kandidatë si Karacsony dhe Dobrev u portretizuan në postera gjigantë si kukullat e Gyurcsány-t, dhe nën çadrat e votimit u mblodhën nënshkrime për një fushatë “Stop Gyurcsány”.
Këto fushata tregojnë fuqinë dhe burimet financiare të partisë Fidesz edhe në zgjedhjet paraprake. Aleanca e opozitës duhet të armatoset kundër kësaj; Orbán gjithashtu do të japë gjithçka në fushatën zgjedhore për t’u rizgjedhur.
Dallimet ishin të hapura tashmë në fund të raundit të dytë parazgjedhor, mosmarrëveshjet u emërtuan më qartë, talljet dhe sulmet nuk munguan në duelet televizive mes Marki-Zay dhe Dobrev javën e kaluar. Por të dielën në mbrëmje, politikanë të ndryshëm theksuan rëndësinë e vazhdimit të shfaqjes së unitetit të fortë. Klára Dobrev gjithashtu qëndron pas Márki-Zay, i cili e mundi atë.
Pra ndodhi një mobilizim i suksesshëm dhe një kulturë e forcuar e debatit politik.
Në të njëjtën kohë, muajt e fundit të fushatës paraprake u ofruan partive opozitare në Hungari një platformë për debat demokratik që nuk kishte ekzistuar për një kohë të gjatë. Vlerësimi i audiencës në duelin televiziv të kandidatëve kryesorë në kanalin televiziv RTL Klub ishte po aq i lartë sa herën e fundit.

Pata dashur ta ndërroja emrin, që të ndikoja të ndalej turri i pagëzimit të fëmijëve me emra të kulturave të huaja, arabe e turke

0

Nga Xhemal Ahmeti

(Jon Leka)

Abu Xhemal Bin Iliri i Vodovodit

Emrat dhe njerëzit

Nga tmerri dhe frika se do humben vektorët, bartësit e gjallë të shenjave të një identiteti të mrekullueshëm siç e konsideroj unë kulturën shqiptare dikur u përpoqa të ndrroj emrin – si apel që të ndalet turri i pagëzimit të fëmijëve me emra të dy kulturave komplet tjera, të largëta e të huaja për shqiptarët, atë arabe dhe atë turke. Sot plotë të rinj quhen Abu, Ebu, Kadaif, Elif, Xhebrail, El Deve e të llojit. Ndërkaq flasin shqip – ashtu si prindët, gjyshët dhe gjithë tjerët e tyre. Ky akulturim onomastik ndodhi për shkak të ideologjisë religjioze të prindëve të tyre, të cilët përjetuan një trushpëlarje radikale (dhe me asistencë materiale) nga imamët e paguar nga agjencitë e ndryshme fanatike të Katarit, Turqisë, Saudisë e nga gjithandej. Çka tash? Pësuam akulturim, regres, u humb kultura shqiptare? Jo. Se ne Xhemalat, Hashimat, Kadriat, Gjonët, Samuelët, Gjokët, Stefanët, Hebibët dhe Xhymshitët jemi që nga atëherë, atë herën e parë kur ua  kthyem … çdo pushtuesi sapo na hapte derën për “vizitë”. Pra ky proces ka qenë përherë e sa jemi si gjuhë e etni. Shqiptarët mbijetuan. Herë me dhunë fizike e herë me atë psiqike na marrin nëpër këmbë për të na tjetërsuar, kjo është historia jonë, si e plotë tjerëve të globit. Asht i dobët jemi në përballim, mirëpo siç duket tepër i fortë për mbijetim. Madje nga përvoja e di se ka Xhemalë që janë shumë më patriotë se Ilirë e të ngjashme (Ha).

Ne duhet të reagojmë ndaj këtyre dukurive sidomos kur e dijmë se janë ekspedita të pështyra agjencish që nuk na duan të mirën (prandaj maqedonët, serbët kanqen kot se besojnë kështu ta ruajnë shumicën nacionale përballë shumicave fetare e jo kombëtare), mirëpo kjo nuk duhet të na japë të drejtën t’i linçojmë njerëzit e së njejtës kulturë apo t’i përjashtojmë ata se pse quhen Denis, Habib, Mikel apo Xhemaludin. Nëse ai thotë se megjithatë është shqiptar ne tjerët fatit i qofshim falë dhe le t’ia japim një flamur dhuratë. Me përjashtimin e tyre vetëm se ua rrisim xhematin atyre që paguhen për tjetërsime kriminele të llojit. Po edhe nëse dikush nga ne vendos ta ndrrojë identitetin le ta ruajmë qoftë edhe si të huaj – se nga gjuha s’ka ku ikë.

Kriteri fetar, kriza e identitetit dhe heshtja e “të urtëve”

0

Nga: Nuhi Ismajli, Gjilan, më 2013

Në shek. XV-XVI, kur shqiptarët u cenuan ashpër nga pushtimi osman, urtia shqiptare aktivizoi vetëdijen për besën ose besimin fetar të krishterë të vendësve, besimin e vjetër të vendit, në raport me besimin tjetër, të pushtuesve, dhe vetëdijen për vlerën e vendit e të lirisë, si dhe obligimin për mbrojtjen e jetës e të dinjitetit të popullit dhe të vendit. Urtia shqiptare e asaj kohe, kundër rrënimeve që sillte pushtimi osman, gjeti e frymëzoi heroizmin shqiptar, i cili shërben si një shembull i shkëlqyer i heroizmit, dinjitetit, identitetit e urtisë njerëzore e kombëtare të të gjitha kohërave. Urtia shqiptare e shek. XV-XVI, rrënimeve të pushtimit osman iu kundërvu edhe përmes krijimit të veprave monumentale kombëtare, në latinisht, në gjuhën universale të shkencës e të kulturës së asaj kohe, për të përjetësuar heroizmin shqiptar të kohës e për ta lënë atë si një mësim të rëndësishëm për brezat, si dhe për ta bërë të njohur në botë lavdinë shqiptare. Ajo kërkoi e gjeti ato vlera të nevojshme kombëtare të kohës, si respekti për besën, si quhej atëherë besimi i krishterë, respekti për heroizmin kombëtar në luftë për lirinë e vendit e të popullit, si dhe respekti për heronjtë e kryeheroin kombëtar (Skënderbeun),  të cilat i ngriti në kulte.

Në rrethanat e mëpastajme të pushtimit osman, urtia shqiptare kërkoi ato vlera, të cilat synim kishin arritjen e lirisë dhe mënjanimin e pasojave që sillte robëria. Ajo këmbëngulte në ato vlera, të cilat i kundërviheshin pushtuesit, prandaj edhe në shek XVI-XVII e tutje, u vazhdua me kultin e besimit të krishterë, si besim i vjetër, i vendit e si kundërvënie ndaj besimit të pushtuesit, por edhe si burim i frymëzimit të vlerave të identitetit kombëtar. Besimi i krishterë, siç dihet, njeh kombet, gjuhët, karakteret, veçantitë e kulturave dhe mirëpret avancimin e tyre dhe jo nënshtrimin ndaj universales dhe asimilimin e tyre. Prandaj, të frymëzuar e të edukuar edhe nga pikëpamjet biblike për gjuhët, filozofët shqiptarë, në atë kohë të rrezikimit të vlerave të identitetit kombëtar, e ngrenë në kult gjuhën shqipe, shkrimin dhe krijimin shqip, arsimin kombëtar, çlirimin njerëzor e kombëtar, kultin për heronjtë e natyrën kombëtare etj. Në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, veçmas në gjysmën e dytë të shek. XIX, në kohën e zgjimit nga letargjia dhe të kthjellimit nga dehja e “të mirave” të pushtuesit të një pjese të shqiptarëve, urtia shqiptare drejtoi shikimin nga e kaluara për të marrë mësimin nga kultet e së kaluarës e për t’i ringjallur ato, si kultin e lirisë së atdheut, kultin e heroizmit e të heroit kombëtar, kultin e dashurisë dhe të përkushtimit ndaj gjuhës kombëtare, kultin e arsimin kombëtar shqip, kultin për natyrën e atdheut etj., por kërkoi e gjeti edhe vlera të tjera, të cilat i kërkonin rrethanat kombëtare, ndër të cilat edhe idenë dhe idealin e unitetit të nevojshëm kombëtar dhe të tejkalimit të ndasive të ndryshme kombëtare, si p.sh. të ndasive fetare. Kështu, duke parë rrezikun e përçarjes fetare ndërmjet shqiptarëve, shqipton fuqishëm idenë dhe idealin e unitetit kombëtar. Pas Luftës së Dytë Botërore, mendimi shqiptar është përqendruar mbi idetë dhe porositë kombëtare të së kaluarës, veçmas atyre të rilindësve, të cilat i ka studiuar,  interpretuar, vlerësuar dhe afirmuar si vlerat më të rëndësishme për edukimin kombëtar. Kjo është një vlerë e madhe kombëtare, pasi përmes saj është afirmuar filozofia kombëtare e rilindësve, e cila është e vetmja filozofi e denjë për historinë e përjetshme të shqiptarëve.

Në kohën tonë jemi në një situatë paradoksale. Ky mendim me taban kombëtar nuk ndihet i gjallë. Veç tek-tuk, aty-këtu, ndonjë intelektual, ngre zërin sa për të shprehur habinë për rrezikimin e identitetit kombëtar shqiptar, si dhe për vështirësitë serioze për t’u marrë me të. Gjendja e identitetit shqiptar sot është në një situatë tejet absurde, sepse identiteti shqiptar  sot nuk është i rrezikuar vetëm nga tendencat dhe rrethanat e sotme mbizotëruese botërore (globale) dhe nga nevojat ekzistenciale të shqiptarëve, por edhe nga tendenca antishqiptare brenda vetë botës shqiptare dhe nga subjekte “shqiptare”, të cilat flasin “si shqiptarë” dhe në emër të shqiptarëve. Kështu, tani gjithnjë e më shumë individë iu bashkohen disa “studiuesve” e “krijuesve” të dikurshëm, të cilët mohonin vlerat e së kaluarës shqiptare, por, ç’është edhe më keq, individëve të tillë sot iu bashkohen edhe institucione e parti politike, të cilat mohojnë tipare e vlera qenësore të kombit shqiptar dhe i mveshin atij tipare të cilat e zhbëjnë atë.

Ç’t’i thuhet kësaj situate kur “shqiptarët” duan dhe luftojnë për ndarje të shqiptarëve në pikëpamje fetare?! Ç’t’i thuhet kësaj situate kur vlera dhe figura të mëdha kombëtare mohohen e përdhosen për shkak të përkatësisë tjetër fetare?! Ç’t’i thuhet kësaj situate kur shqiptari, i deklaruar si shqiptar, vëlla shpall të huajin, kurse të mosdashur dhe jovëlla vëllanë e vet?!

Ç’t’i thuash kësaj situate kur institucionet kryesore të vendit (të Kosovës, po edhe të Shqipërisë), deklarojnë se kanë strategji të njëjtë me ata që dihet se synojnë pushtimin e shqiptarit e asimilimin e tij dhe kur, sipas kërkesave të tyre antishqiptare, duan ta ndryshojnë edhe arsimin kombëtar shqip?! E të tjera, e të tjera absurditete, ndër më të çuditshmet, të cilat mund t’i bien mbi kokë vetëm ndonjë mëkatari të madh! Po, shih absurdin mbi absurde! Edhe në një situatë të tillë mendimi shqiptar po hesht! Po fle! Ka rënë në gjumë! Apo në komë?

Nuk po bëjnë zë as ata që veprat kryesore të tyre ua kanë kushtuar rilindësve dhe që përplot entuziazëm kanë përhapur idetë dhe idealet e tyre! Jo! Po heshtin! Kanë ndërruar ideologjinë?!

Marrë nga:

www.zemrashqiptare.net

Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale

Nga Dr. Qazim Namani, Arkelogji/Trashëgimi Kulturore, Prishtinë

  • Prishtina në fillim të viteve shtatëdhjeta të shekullit XX

Historia e qytetit të Prishtinës dhe kultura materiale

Prishtina shtrihet në mes të përroit të vegjël Prishtinës, Vellushës dhe Matiqanit, që rrjedhin nga kodrinat xehetarie në anën perëndimore  të malësisë së Galabit. Në anën jugore dhe perëndimore Prishtina kufizohet me toka pjellore të fushës së Kosovës. Lartësia mbidetare sillet prej 585m , 640, 670 dhe rreth 700 m lartësi në disa lagje të qytetit.

Studimet shkencore për etimologjinë e emrit Prishtina ende nuk e kanë dhënë një përfundim të qëndrueshëm, por shumë studiues emrin e Prishtinës (Pristina castra) e shpjegojnë nga gjuhët e lashta indoevropiane, që ka kuptimin i lashtë, i fazës fillestare, diçka e vjetër.

Territori i qytetit të Prishtinës ishte i banuar që para 7000 viteve. Gjatë punimeve të rastit në qytet janë hasur gjurmë të qytetërimit që nga kultura e neolitit të vjetër: Kompleksi i spitalit të Prishtinës, Glladnica te Graçanica. Kultura e neolitit të ri: te tjerrtorja, Bërrnica, Matiqani.[1]

Kultura materiale e bronzit: Fusha e Badocit, Bërrnica e Poshtme, Kolovica, Grashtica, Keqekolla. Periudha e hekurit: Badoc, Matiçan, Tauk-Bahçe, Shkolla normale. Periudha romake: Ulpiana, Grashtica, Siqeva, Keqekolla, Periudha Bizantine- mesjeta e hershme: Matiqani.

Nëpër qytetin e Prishtinës kanë kaluar shumë rrugë të rëndësishme, rrugët që vinin nga Bosna, rruga Naissus-Lissus, nga Scupi etj.

Sipas Tabula Peutingeriana stacioni rrugor Viciano i rrugës Naissus-Lissus ka qenë ndërmjet fshatrave Uglar dhe Çakllavicë në afërsi të Prishtinës.[2]

Diku rreth 7 km në jug-lindje të Prishtinës gjendet qyteti i madh antik Ulpiana. Si duket Ulpiana e rrënuar dhe e plaçkitur në mesjetën e hershme ia lëshon rëndësinë Prishtinës si lokalitet në afërsi të saj. Tokat pjellore në Fushën e Kosovës dhe trevat minerare në malësinë e Gallapit ndikuan në përparimin dhe zhvillimin e këtij vendbanimi.

Shkrimet e para deri me tani të publikuara për Prishtinën si toponim janë nga një dokument të kinezit kroat Mutimirit të vitit 892, ku thuhet se me pallat ka qenë edhe Prishtina si shpatë-mbajtës.[3]

Nga literatura dhe dokumentet tjera arkivore, Prishtina përmendet nga kontaktet e para raguzane me Prishtinën që i gjejmë të shënuara në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit XIII. Në këtë kohë bujari raguzan me origjinë shqiptare Gregorius Marini de Petrana (1253-1280) emërohet konsull në Bërskovë. Për të arritur në Bërskovë Gregorius M. De Petrana kalon ndër vende tjera edhe nëpër Prishtinë.[4]

Në një dokument të lëshuar nga Prishtina në vitin 1325, ju kërkohet targa e Shën Mitrit dubrovnikasve.[5]

Për Prishtinës ka shkruar edhe perandori bizantin Johan Kontaguzeni në vitin 1342, i cili një atë kohë ka dhënë disa të dhëna të rëndësishme për lokalitetin.[6]

Sipas shkrimeve të Johan Kontakuzenit thuhet se në Prishtinë ka pasur pallat me oda të mëdha, për tubime shtetërore, për procese gjyqësore, për solemnitete dhe gostitje.[7] Prishtina e kishte edhe kalanë, të cilën e kishte rrënuar Sulltan Mutati I gjatë rrethimit të qytetit në vitin 1389.[8]

Këtë e pohon edhe Evlija Çelebiu në vitin 1662 kur shkruan se kalanë e Prishtinës të ndërtuar nga mbreti Millutin e rrënoi Sulltan Murati I pas hyrjes në Prishtinë.[9] Sipas burimeve serbe pallatin e ka ndërtuar mbreti Millutini në mes të sahat kullës së sotme dhe xhamisë së çarshisë.[10] Një qytetar gjatë bartjes së dheut pas hapjes së një themeli afër entit të statistikës dhe xhamisë së gurit (çarshisë), nga ky vend kishte bartur edhe disa gurë të mermertë. Gurët kanë plastikë gurore dhe të rrethuara me kanelyra dhe sipas ekspertëve janë të punuar në periudhën antike. Se a janë bartur nga Ulpiana apo ndonjë lokalitet tjetër mundë të vërtetohet vetëm pas vëzhgimit të gërmimeve për ndërtime në atë hapësirë. Bazuar nga të dhënat e cekura më lartë për vendin e ekzistimit  të kalasë ndërmjet sahat kullës dhe xhamisë së çarshisë, mundë të pohojmë se këto të dhëna janë të vonshme pas ndërtimit të xhamisë dhe sahat kullës. Këtu kur bëhet fjalë për xhaminë e çarshisë duhet pasur parasysh Xhamin e Llukaqit që ishte e ndërtuar te teatri, afër çarshisë së mbuluar të Prishtinës.

Sido që të jetë për vendin ku thuhet se ka ekzistuar kështjella e qytetit dëshmojnë edhe këta gurë të zbuluar që lënë të kuptohet se Prishtina e kishte kështjellën e saj që nga periudha romake apo bizantine e hershme. Kjo mbetet të vërtetohet vetëm pas gërmimeve arkeologjike në këtë lokalitet.

Po ashtu gjatë bartjes së dheut nga ndërtimet në Prishtinë gjatë vitit 1997, është gjetur një bazament shtylle në të cilin janë të skalitura pranë njëri tjetrit simboli i kultit të diellit dhe kryqi. Vërehet se ky guri i punuar me llaç gëlqeror dhe i përzier edhe me qeramikë të bluar është ka edhe shenja të djegies çka lenë të kuptohet se kemi të bëjmë me një shtyllë të ndonjë objekti të kultit që përveç kryqit ka edhe simbole astrale të periudhës së paganizmit e i cili edhe është djegur. Vend gjetja e këtij guri nuk dihet por është gjetur i hedhur në greminën e hapur nga fabrika e tjegullave në Prishtinë. Gjetje e këtij guri është edhe një dëshmi tjetër për të besuar se Prishtina ishte vendbanim para mesjetar.

Gurë i mermerit i gjetura në Prishtinë në vitin 1996 nga Qazim Namani, guri është zbuluar gjatë gërmimit të një themeli afër Entit të Statistikës dhe xhamisë së Çarshisë. 

Prishtina gjatë mesjetës u bë seli e rëndësishme. Para betejës së Kosovës Prishtina ishte bërë kryeqytet i provincës dhe si i tillë mbeti edhe shumë kohë pas kësaj beteje.[11]

Përveç ndërtimeve në Prishtinë në afërsi  ndërtohet mbi themele të një kishe  më të hershme, manastiri i Graçanicës, si monument i kulturës me rëndësi të veçantë.

Shihet se Prishtina me rrethinë në atë kohë kishte shumë monumente, dhe prania e këtyre monumenteve të kulturës siç është manastiri i Graçanicës, për nga vlerat artistike hynë në krijimtarinë më të përsosur të Evropës dhe Botës.[12]

Për zhvillimin e Prishtinës flasin edhe faktet e  vendosjes së tregtarëve të huaj edhe nga Dubrovniku në vitin 1387. Po këtë vit qytetari  nga Dubrovniku, Marko Zvizdic, i cili jetonte në Artanë, me vullnetin e tij me 9 nëntor 1387 ka dhënë 5 dukatë për mirëmbajtjen e kishës së Shën Marisë në Prishtinë. Kjo tregon se Prishtina ishte qendër e zhvilluar tregtare edhe para betejës së Kosovës.[13] Përveç kishës së Zojës Mëri, në vitin 1421 në regjistra të këshillit të vogël raguzan, përmendet edhe një kishë tjetër pa emër.[14]

Zejet e vjetra në çarshinë e Prishtinës

Në Prishtinë në vitin 1426 e kishte edhe konsullatën dubrovnikase.[15] Në Prishtinë, në shekujt XIV dhe XV, vepronin një numër i madh i tregtarëve dubrovnikas, të cilët bënin tregti me qytetet më të zhvilluara në rajon.[16] Tregtarët dubrovnukas, gjenovas, hebrejë etj kryesisht merreshim me metale fisnike si ari argjend dhe gllamë. Pas pushtimit osman, në Prishtinë u ndërtuan disa objekte sakrale dhe profane të stilit oriental si xhami, hamame, teqe, tyrbe, shtëpi qytetare etj. Sipas regjistrimit të sanxhakut të Vushtrrisë nga viti 1477, Prishtina në këtë kohë i kishte 9 mëhallë, të cilat sipas emrave tregojnë se kishte vetëm popullsi të krishterë.[17]

Gjatë shekullit XV në kazanë e Prishtinës përfshiheshin disa xeherore të njohura për kohën. Në këtë kohë nga Prishtina kanë dalë edhe dijetar të shquar si Mesihi Prishtina i cili me veprat tij “MesihiDivani” edhe pse  e shkruar me vjersha në gjuhën turke ka vlera të mëdha letrare dhe historike. Mesehi Prishtina vdes në Bosnje në vitin 1512.[18] Në shekullin e XV Prishtina i kishte gjithsejtë 20 lagje.

Sipas Shtjëfën Gasprit (1671), relator shqiptar, Prishtina ishte një ndër qytetet kryesore të Kosovës. Në Prishtinë ishte qendra administrative e xehetarisë së Kosovës dhe e krahinës xehetarë të Artanës (Novobërdës).[19]

Gjatë mesjetës së vonë, në Prishtinë, kanë qëndruar dhe kanë shkruar shumë personalitete të njohura të kohës si; Jovan Kontaguzeni, mbreti hungarez Vlladisllavi II, Pjetër Bogdani, Haxhi Kallfa, Evlija Çelebiu etj. Pjetër Bogdani me origjinë shqiptare, kryeipeshkvi i Shkupit dhe Sofjes i  raporton Vatikanit që Prishtina kishte 3000 shtëpi. Evlija Çelebiu shkruante në atë kohë për 2600 shtëpi të mëdha dhe të bukura duke  veçuar sarajin e Allaj Begut dhe pallatin e gjyqit, dy hamamet e mëdha, mikpritjen dhe kulturën qytetare.[20] Në Prishtinë ka 11 hane, ndër të cilët më me i njohuri në atë kohë ishte hani i Haxhi Beut.

Bazuar në të dhënat në vitin 1689 që i jep Coronelli në “Iliricum”dhe në “Corso delli fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia” në vitin 1689 Prishtina i kishte 4000 shtëpi. Në këtë kohë Prishtina i kishte 360 fshatra dhe një numër i tyre ishte djegur.[21]

Qyteti ka dy banja, njëra është banja e Fatihut në treg, e tjetra është banja e vjetër. Në një qoshe të banjës së Fatihut ekziston një shenjë, për këtë arsye kjo banjë quhet si e shenjtë dhe vizitohet shumë. Në Prishtinë ka 3000 dyqane që janë pak për këtë qytet, këtu ka rrush dhe dardha shumë të mira shkruajnë udhëpërshkruesit që e vizituan Prishtinën në shekullin e XVII.[22]

Në vitin 1690 me ardhjen e osmanëve dhe tatarëve, pësoi rëndë krejt vendi, veçanërisht ai i rrethit të Prishtinës. Atje shumë katunde mbetën shkretë, shumicën e tyre i dogjën dhe i zhdukën turqit dhe tatarët.[23]

Prishtina u dobësua gjatë luftës Austro-turke, kur Prishtina ishte bërë qendër e shtabit të gjeneralit austriak Pikolominit. Në mbarim të luftës austro-turke 1689-1690 trupat osmane dhe tatare hynë në Prishtinë dhe e bënë një hakmarrje të madhe ndaj shqiptarëve. Siç ka shkruar më vonë Gjergj Bogdani nipi i argjipeshkvit Pjetër Bogdani, edhe pse Pjetër Bogdani kishte vdekur dhe ishte varrosur, ai u zhvarros nga osmanët dhe u hodh si ushqim qenesh në mes të sheshit të Prishtinës.[24] Prishtinën gjatë shekujve XVIII dhe XIX e kanë sunduar Gjinollët.

Pas vrasjes së Maliq Pash Gjinollit më 1809, njëra nga odat e tij u bë muze. Muzeu i familjes feudale Gjinolli me origjinë shqiptare ishte institucion kulturor mjaftë interesant dhe i ngjashëm me ato të oborreve feudale nëpër shtetet e Evropës, i cili është shkatërruar në kohën e luftërave Ballkanike me 1912.[25] Koleksioni muzeor i familjes Gjinolli ka pasur një numër të konsiderueshëm të eksponateve me rëndësi historike dhe etnografike në mesin e tyre ka qenë edhe gijotina e Jashar Pashës.

Prishtinën e përmend edhe Feliks De Bozhur, sipas të cilit me 1812, Prishtina kishte dy panaire, të vjeshtës dhe të pranverës, ku merrnin pjesë shumë tregtarë nga lindja dhe perëndimi.

Në vitin 1822 rreth 3000 shqiptarë nga Kosova bënë përpjekje që të shkojnë në Stamboll për të kërkuar dorëheqjen e Maliq pashë Gjinollit i cili në atë kohë njihej si tiranik dhe e sundonte Prishtinën.[26]

Në Prishtinë ishin të zhvilluara shumë zeje të lashta e ndër to ishte edhe  zeja e hasrave.[27] Përveç këtyre zejeve ishin të njohura edhe zejet e lëkur punuesve, kazangjijëve, punimi i enëve shtëpiake nga argjila dhe metalet, orë ndreqës, shportagji, qadragji, Farkatar, këpucëtar, jograngji punimet e veshjeve tradicionale etj.

Prishtinës sot i mungon muzeu i qytetit, gjatë ndërtimeve në qytet nuk janë përcjellë gërmimet për hapjen e themeleve nga institucionet kompetente, andaj si rezultat i kësaj gjendje shumë eksponate të lëvizshme janë hidhur në gremina dhe janë mbuluar me dhe e mbeturina. Në vitin 1997 në greminën e fabrikës së tjegullave ku hidhej dheu gjatë gërmimeve në qytet janë gjetur edhe enë të emaluara me argentius-gllama.

Foto nga zejtaria në Prishtinë

Reformat në Perandorinë Osmane filluan në vitin 1892 dhe komisioni i ri i reformave përbëhej  nga persona të njohur dhe të respektuar me përkatësi shqiptare. Nga Prishtina ishte Danish Beu i cili më vonë u bë ministër i punëve të brendshme të Perandorisë .[28]

Në gjysmës e parë të korrikut të vitit 1844, ushtria turke në krye me serasqerin valiun e Rumelisë dhe Omer Pashën hynë në Prishtinë për ta shuar kryengritjen e shqiptarëve. Selia e serasqerit u bë Prishtina. Kryengritësit u tërhoqën në malet e Prishtinës. Omer Pasha i kishte deklaruar konsullit anglez se 7000 shqiptar kryengritës ishin tërhequr në malet afër Prishtinës. Osmanët bënin regjistrimin e myslimanëve të Prishtinës të cilët refuzonin të jepnin rekrut për nizam. Më 8 mars 1845 konsulli anglez në Selanik njoftoi se shqiptarët e rrethinës së Prishtinës nuk do të japin rekrut pa forcë. Nga plaçka që bënë ushtarët osman gjatë shuarjes së kësaj kryengritje u pasuruan shumë.[29]

Konsulli austriak shkruan se kryengritësit shqiptar e pushtuan Prishtinën në Pranverën e vitit 1844. Prishtina ra në duar të kryengritësve në mars të vitit 1844, kur Abdyrrahman Pasha i Prishtinës u largua në Prizren te miku i vet Izet Mehmet Pasha. Izet Pasha i kishte dhënë 6000 njerëz për ta kthyer Andyrrahman Pashën në Prishtinë, por kryengritësit e ndalën këtë sulm dhe e mbanin në kontroll Prishtinën.[30]

Në Prishtinë, në qershor e gusht të vitit 1837 çdo ditë vdisnin nga mortaja 80-140 persona.[31]

Në vitin 1846 Maliq beu vendosi që të gjithë kryetarët e familjeve shqiptare katolike ti dërgoi në një vend të rrethuar në Prishtinë. Ë gjithë të burgosurit i futen në pranga të rënda në duar dhe në këmbë, me një zinxhirë të rëndë për mjedisi dhe të lidhur për një këmbe. Kjo ishte një peshë prej 40 okësh turke, përafërsisht 5o kg. Jashar Pasha i Prishtinës këta të burgosur i mbylli në një burg edhe më të rëndë dhe urdhëroi që në burg të lëshohet edhe uji. Këta të burgosur nga Prishtina u transferuan në Shkup dhe përmes Selanikut u dërguan në Azi të vogël.[32]

Në Prishtinë janë kultivuar, lojëra fisnike në fushën e quajtur Poteçishtë. Këto gara janë organizuar çdo vit të ngjashme me hallkën e Sinjit-vetëm me një dallim në vend të hallkës është përdorur dorëza, të cilën kalorësit e kanë pasur për detyrë ta qëllojnë me shpatë, shigjetë ose topuz. Në Prishtinë  janë mbajtur edhe bejlege (dyluftime) të ndryshme. Prishtinën e kapluan dy zjarre të mëdha më 1859 dhe 1863. Sipas banorit Gamer, Prishtina është qyteti më i madh që gjendet mes Selanikut dhe Sarajevës.

Në vitin 1874 selia e Vilajetit të Kosovës kalon në Prishtinë dhe 3 vite më vonë filloi të botohet revista në gjuhën turke “Kosova”.[33]

Në Prishtinë në vitin 1887 u hap konsullata serbe, dhe në vitin 1890 u vra konsulli serb Lluka Marinkoviq.[34] Sipas Cvijiqit, Prishtina në fillim të shekullit XX kishte 4000 shtëpi.[35]

Prishtina, foto e vitit 1914

Përgjatë shekullit XIX, në qytetin e Prishtinës, ishin përhapur disa epidemi, dhe në burimet e shkruara janë dokumentuar epidemitë e Lisë, Lules, Tifos dhe shumë tjera, si epidemitë nga më të rrezikshme të kohës, të cilat ju morën jetën e shumë qytetarëve. Ne vitin 1890 ne burgun e Prishtinës për shkak te epidemisë një repart i burgut ishte shndërruar në spital, ku trajtoheshin të infektuarit. Nga Prishtina në 1896, u kërkuan vaksina kundër infektimit me sëmundjen e Lisë. Në vitin 1903, me kërkesën e ndihmës Prokurorit te Përgjithshëm ne spitalin e Prishtinës ishte dërguar aparati avullues për trajtimin e Lisë.

Për epidemitë në Prishtinë ka shkruar edhe Branisllav Nushiqi, që ishte konsull serbë në fund të shekullit XIX në Prishtinë. Ndër tjera ai shkruan se pas dëbimit të hebrenjve nga Rusia, nga të cilët50 shtëpi erdhën në Prishtinë, dhe për çudi brenda dy viteve të gjithë vdiqën nga epidemitë. Në Prishtinë në atë kohë jetonin 305 hebrenj.[36]

Shekulli XX e gjeti Prishtinën të varfër dhe pa ndonjë ekonomi të qëndrueshme, sidomos gjendja u vështirësua kur forcat e ushtrisë serbe, hynë në Prishtinë, në luftërat ballkanike. Ushtria serbe prej kufirit e deri në Prishtinë, lanë rreth 5000 shqiptar të vrarë.

Xhamia e Jashar pashës dhe Kulla e Sahatit në Prishtinë, në kohën e hyrjes së ushtrisë serbe në Prishtinë, gjatë vitit 1912-1913

Prishtina pësoj shumë ndryshime edhe pas Luftës së Dytë Botërore, objektet më të rëndësishme në bërthamën e qytetit të vjetër u rrënuan.

Në këtë rast nuk u kursyen as objektet e kultit, ku r u rrënua Kisha atolike e Stakajve dhe Xhamia e Llokaqit, e cila ndodhej para hyrjes së çarshisë. Kjo xhami ndryshe edhe njihej me emrin Xhamia e Çarshisë.

Çarshia e mbyllur e Prishtinës dhe Xhamia e “Jonuz Efendi Moflezi”(Xhamia e Llokaqit) e ndërtuar në vitin 1551 dhe e rrënuar në vitin 1954

Prishtina e kishte edhe çarshinë e vjetër të mbuluar. Nga monumentet publike në Prishtinë, veçohet objekti ku është sot Muzeu i Kosovës, objekti ku është vendosur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hamami i Madh, Kulla e Sahatit, Kompleksi i Emin Gjikut etj. Nga objektet sakrale veçohet xhamia e Çarshisë, Xhamia e madhe, Xhamija e Jashar Pashës etj. Në Prishtinë ekziston Teqja e Prishtinës dhe Kisha evangjeliste. Në periferi të Prishtinës , në fshatin Shkabaj ekziston tyrbja e vogël dhe në fshatin Mazgit është tyrbja e sulltan Muratit. Prishtina u shkatërrua shumë gjatë luftës ballkanike, kur forcat serbe hynë në qytet.

Shtëpi qytetare të shekullit XIX në qytetin e Prishtinës

Xhamia e çarshisë (Gurit) në Prishtinë, është ndërtuar në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV. Këtë xhami e ndërtoi Sulltan Bajaziti në shenjë të fitores së forcave osmane kundër koalicionit ballkanik në vitin 1389. Ky objekt është ndër monumentet më të vjetra të kulturës[37]. Xhamia gjendej mbi çarshinë e vjetër të mbuluar të Prishtinës, andaj edhe e mori emrin “Xhamia e Çarshisë”[38].

Gjatë shekujve në këtë xhami u bënë ndërhyrje restauruese dhe u kryen punime dhe riparime që e ndryshuan pamjen origjinale të saj. Karakteristikë e kësaj xhamie janë kupola me gjerësi prej 10 m dhe minarja të ndërtuara prej gurit, që i mbijetuan kohës përreth 600 vjet. Kjo xhami quhet edhe “Tash Xhamia” që në përkthim do të thotë “Xhamia e Gurit”.[39]

Xhamia e Jashar Pashës në Prishtinë, ka hyrë në mbrojtje të shtetit në kuadër të kompleksit të Çarshisë së vjetër ku bënin pjesë: Xhamia e Jashar Pashës, Shatërvani i vjetër, Ndërtesa e Divizionit dhe Sahat Kulla me nr. v. E. K. 02. 278/67[40].

Xhamia e Jashar Pashës është objekt me arritje i arkitekturës islame. Nuk kemi të dhëna të sakta për kohën e ndërtimit të saj, megjithatë vetë stili i ndërtimit të saj, kupola, minarja dhe dekorimet e brendshme, të shtyjnë të mendohet se objekti është ndërtuar në shek. XVI, apo më herët.

Ylli gjashtëcepësh në xhaminë e Jashar Pashës në Prishtinë

Shkrimi i  emrit të Jashar Pashës në portalin e kësaj xhamie në vitin 1835-1836, lehtë mund të kuptohet për një konservim apo rikonstruktim në këtë kohë. Ndërhyrjet e mëvonshme, vërehen në kupolë, minaret dhe mure. Konservim në një pjesë të minares është bërë gjatë viteve 1976-1979[41]. Jashar Mehmet Pasha, ishte feudal i pasur dhe guvernator i Shkupit në vitin 1842. Porta origjinale e kësaj xhamie është shkatërruar për ta zgjeruar rrugën. Ndërtesa sot gjendet në gjendje të keqe dhe është rrezikuar nga çarjet dhe lagështia[42].

Kohët e fundit Xhamia e Gurit ka hyrë në vitin e katërtë të renovimit ku janë dëmtuar shtresa të rëndësishme historike, ndërsa Xhamia e Jashar Pashës ka filluar të restaurohet në vitin 2014 me financimin e OJQ turke Tika

Tyrbja-Teqeja e Shehlerëve në Prishtinë, Kjo tyrbe është e njohur sipas Sheh Mehmet Hafëz Efendisë, pronar i objektit. Tyrbja është një objekt i vogël që ndodhet pranë Kullës së Sahatit. Sheh Mehmeti i varrosur në këtë tyrbe njihet si njeri me shumë autoritet në qytetin e lindjes së tij Prishtinën.

Sheh Mehmeti është njeriu që bëri propagandë në baza fetare për të mos u shpërngulur popullata e qytetit në Turqi. Teqeja e Sheh Mehmetit thuhet se është ndërtuar diku rreth viteve 1925-1929, ndërsa për tyrben nuk dihet data e saktë e ndërtimit[43].

Tarikati i Sheh Mehmet Hafëz Efendisë ka qenë kaderinj, ai vdiq në vitin 1947. Në objektin e teqesë ndodhet edhe biblioteka e Sheh Mehmetit me libra të vjetër deri 700 vjeçar, të shkruara në gjuhën arabe, turke, perse dhe frënge, si dhe dorëshkrime, që ende nuk janë studiuar[44].

Familja e Sheh Mehmetit në oborr e kishte në oborr një Dud të moçëm të njohur si Dud-shami ose Sham –dudi, i sjellë nga Siria para rreth 200 vjetësh. Nga ky Dud  i njohur si Dud-ilaçi (ilaçi i manit) ku nga frytet e tij përgatitet një lëng shërues dhe thuhet se nuk gjendet askund në Gadishullin Ballkanik. Lëngu i përgatitur jepej falas për qytetarët që e kërkonin për shërimin e gojës, të fytit dhe të lukthit[45].

Sylejman Kylqe shkruan se në telegramin e 29 mars 1910 është organizuar kryengritja prej 2000 vetë nga populli i kazave të Prishtinës dhe Vushtrrisë dhe i okupuan rrugët e Llapit dhe Gallapit duke i ftuar popullatën të ju bashkoheshin. Kryengritja ishte bërë për heqjen e taksës së otrovës (taks në administratën osmane).[46]

Në telegramin e datës 19 prill 1910 njoftohet se para kryengritjes së Llapit dhe Gallapit, Jahja Efendiu nga Prishtina në dyqanin e Kafexhi Rifatit i ka varur në qafë një fletë kalendari pulës që një shqiptar po e sillte për ta shitur në tregun e Prishtinës, duke kërkuar taksë prej tij. Çallak Mahmudit nga lagjja e Prishtinës ramazanije i ka marrë për taks otrove një kokërr nga 8 kokrra vezë, dhe se ka gënjyer një shqiptar për tu kthyer në fshat, duke i thënë se do ti merren 9 grosh e gjuamë taksë për mjekër. Kjo gënjeshtër kështu është përhapur në popull.[47]

Pas hapjes së fjalëve se do të merret taks nga pulat dhe për mjekër, është organizuar tubimi i fshatrave në luginën e fshatit Dyz, Llap dhe kulinë dhe ka filluar lufta me Shefki Pashën.[48]

Prishtina e fotografuar prej lagjës së Arbërisë

Me 21 maj 1910 erdhi Mahmud Shefqet Pasha , ministër i luftës i Turqisë i cili filloi mbledhjen e armëve në popull. Me 30 maj 1910 pasi u krye kontrolli mbi popullatën e Vushtrrisë, Prishtinës dhe Drenicës, nga komanda e trup armatës së posaçme u përgatit një detashment i përbërë nga 8 batalioneve dhe filloi kontrollimin e rajoneve Llap e Gallap. Mahmud Shefqet Pasha me 30 mars 1910 njoftoi se sasia e armëve të mbledhura ka arritur shumën 8000 dhe parashikonte që sasia e armëve që do të mblidhet në prefekturën e Prishtinës do të kaloj numrin 15.000 armë.[49]

Prishtina u pushtua nga serbet më 12 tetor 1912.[50] Gjatë rrugës deri në Prishtinë ushtria serbe i kishte vrarë dhe plagosur 1448 shqiptar. Një gazetar danez në atë kohë raportoi nga Shkupi se në Prishtinë ishin vrarë edhe 5000 shqiptar pas pushtimit të qytetit.[51]

Pas pushtimit të Prishtinës nga armata serbe në vitin 1913, argjipeshkvi Mjeda bëri ankesë se 1200 besimtarë të tijë ishin konvertuar me dhunë në ortodoksë. Në maj të vitit 1913 komandanti serb i zonës së Prishtinës e informonte me mburrje Beogradin se 195 shqiptarë mysliman ishin konvertuar në Prishtinë.[52]

Prishtina, tani rruga e UÇK

Në fillim të vitit 1913 u bë regjistrimi i popullatës dhe në Prishtinë nuk regjistrohet asnjë shqiptar. Në vitin 1915 një gazetar rus kishte raportuar se gjysma e popullatës ishte shqiptare. Në vitin 1916 sipas regjistrimit bullgar në Prishtinë u regjistruan 11.486 shqiptar.[53]

Në muajin shkurt të vitit 1914 Qeveria Serbe e nxori dekretligjin për rregullimin e rajoneve të porsaçliruara, kështu për vendosje të kolonëve serb Nikolla Pashiqi i bleu 3000 hektar tokë afër Prishtinës.[54]

Në fshatrat e kolonizuara u dëbuan shqiptarët dhe përveç këtyre serbet ndërtuan edhe fshatra të reja për kolon serb dhe i emërtuan sipas mitologjisë serbe. Në afërsi të Prishtinës themelohet Çakllavica, Devet Jugoviqi etj. Pas luftës së dytë botërore.

Në mes dy luftërave, nuk kishte ndonjë zhvillim të hovshëm. Në Prishtinë dhe rrethinë u vendosën shumë kolonë, u përvetësuan tërësisht objektet e kultit ortodoks dhe filloi shpërngulja e popullatës shqiptare për Turqi. U ndërtuan objekte për pushtetarë serbë dhe argëtim të tyre. Shumë shtëpi qytetare shqiptare u bënë prona të serbëve kolon. U ndërtua ndërtesa e sotme e Unionit në vitin 1927, sipas stilit barok perëndimor, e cila përdorej si hotel për argëtimin e pushtetarëve nga garda ushtarake muzikore e Mbretërisë SKS[55].

Kisha katolike e “Stakajve” në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1927 dhe e rrënuar në vitin 1957

Si pas shumë qytetarëve të Prishtinës që përjetuan dhunën në atë kohë, në pjesën e prapme të këtij objekti, torturoheshin për vdekje shqiptarët.

Prishtina u bë qendër administrative e Kosovës në vitin 1947, dhe u zhvillua me një dinamikë të shpejtë duke mos i ruajtur objektet tradicionale të periudhës osmane. Sot Prishtina si qytet urban i kësaj periudhe ka ndryshuar plotësisht, në përjashtim të disa rrugëve të ngushta, ku kanë mbetur disa ndërtesa të rralla me vlerë arkitektonike të periudhës osmane.[56]

Eduard Kardeli duke i pranuar shfaqjet e nacionalizmit serb pas luftës së dytë botërore tha në vitet gjashtëdhjeta: Edhe shokët tanë të partisë u përfshinë në persekutimet shoviniste ndaj shqiptarëve, grave dhe fëmijëve të tyre.[57]

Urrejtja ndaj shqiptarëve në Prishtinë u arrit në atë pikë, saqë në vitin 1992 në Grand Hotel u u var një shkrim i poshtër “për kroat, shqiptar dhe qen ndalohet hyrja”.[58]

Shtëpi e vjeter qytetare në Lagjen Biklia të Prishtinës

Në traditën qytetare për vlerat e artit, dhe dekorimet e brendshme në shtëpitë qytetare, por edhe në fshatra të komunës së Prishtinës, ishin të njohur mjeshtrit shqiptar, që lanë vepra të çmuara të traditës tonë popullore. Në gdhendjet e drurit, ashtu sikurse në gurë dhe pëlhurë, mjeshtri popullore shqiptarë, arriti të realizoj vepra të përsosura për kohën. Kryesitë në gdhendje hasim simbolet astrale, që i përdorën popujt e lashtë që nga periudhat e hershme të historisë. Zakonisht është skalitur ylligjashtëcepësh, pastaj tetë cepash, hëna, dielli, gjarpri dhe dekorime me motive bimore.

Dekorimet në dru te shtëpitë qytetare në Prishtinë

Në Prishtinë, pas Luftës së Dytë Botërore, filloi të ndërtohet infrastruktura institucionale dhe urbane, me moton e ndërtimit të një qyteti me pamje urbane. Me planin urban të qytetit të vitit 1953, u rrënuan lagje të tëra së bashku me çarshinë e vjetër, duke e shkatërruar arkitekturën popullore shqiptare të periudhës turke.

Në këtë periudhë, shumë pak shtëpi qytetare arritën të shpëtojnë nga planet e qëllimshme urbane, të përpunuara në Beograd. Me këtë plan u rrënua kisha katolike e Prishtinës, Xhamia e Llokaqit, Sinagoga e hebrenjve etj. Në vend të xhamisë u ndërtua Teatri i  Kosovës sipas arkitekturës dhe modelit sllavo-rus. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945, filloi edhe rrënimi i varrezave të vjetra të qytetit.

Dy vite pas luftës, në kompleksin e varrezave, filloi të gërmohet dheu dhe me vagonë të dërgohet në tjegulloren e Shkupit. Në vitin 1947 u hartua plani që në këtë lokalitet të ndërtohet tjegullorja e Prishtinës . Punëtorët që kanë punuar në atë kohë, mbanin mend se gjatë gërmimit kanë hasur në varreza. Gërmimet i filluan edhe nën kompleksin e varrezave te shkolla e sotme fillore “Asim Vokshi” në qytet tej urës së gurit mbi hekurudhë në rrugën Prishtinë-Podujevë. Faza e rrënimit të varrezave shqiptare në Prishtinë ka vazhduar edhe në vitet shtatëdhjeta, në kohën kurë ndërtohet tjegullorja e re e qytetit. Më kujtohet që si fëmijë i kemi parë buldozerët kur rrokullisën në oborrin e sotëm të tjegullores, disa dhjetëra varreza të vjetra me epitafe të shkruara në gjuhën osmane. Aty ishte edhe një varr i punuar shumë mirë me një kapak të rëndë prej metali. Prej këtyre varrezave, vetëm një familje arriti të zhvarrosë të afërmit e vetë atë kohë. Gërmimet i udhëhiqte një student shqiptar nga Maqedonia, që studionte në fak. e makinerisë. Edhe gjatë viteve të nëntëdhjeta, në greminën e gërmimeve të kësaj tjegulloreje u shembën afër 100 varreza të shqiptarëve nga kompleksi i  varrezave të sotme të qytetit.

Foto të vjetra nga Prishtina

Sipas Shaip Berilës, katër lagjet e Prishtinës së vjetër i kishin edhe varrezat e veta. Varrezat ishin përmbi varosh, te oxhaku i fabrikës së tjegullave, te Xhamia e Llapit dhe….këto varreza u rrafshuan dhe këto toka ju dhanë serbëve, por atë kohë askush nuk guxonte as të pyeste pse po bëhej kjo thotë Berila.[59] Po ashtu edhe parku i sotëm i qytetit të Prishtinës ishte kompleks i varrezave të shqiptarëve, e sidomos atyre që ishin shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit. Varreza të sheshta janë hasur edhe te “Fusha e Pajtimit”, afër bunarit të hajratit.

Në Prishtinë janë dy lokalitete me varreza të hebrejëve , varret e vjetra në Tauk Bahqe në madhësi 10 ari në të cilën janë varrosur 800 hebrej të varrosur që nga vitet 1850. Në varrezat e reja janë varrosur 200 hebrej prej vitit 1922.[60]

Sinagoga që mendohet se është bartur në hyrje të kompleksit“Emin Gjiku

Varrezat hebreje në Touk bahçe

Pllaka të hebrenjve me mbishkrim të zbuluar në lagjen Tophane, foto nga Arsim Mehmeti

Fatin e varrezave të vjetra të Prishtinës, e përjetuan shumë lokalitete dhe qytete të Kosovës. Lokalitetet me kulturë materiale jo sllave, u kolonizuan me kolon të sjellë nga Serbia, të cilët ndërtuan objekte banimi mbi kulturat e qytetërimit dhe civilizimeve më të hershme në këto troje. Pas pushtimit të Kosovës, kolonët u vendosen në tërë territorin e saj, në rrethin e Prishtinës përveç qytetit, kolon u vendosen edhe në Graqanicë. Bërrnicë, Bardhosh, ku u përvetësuan varrezat, pronat, shtëpitë e banimit dhe objektet e kultit. Në Berrnicë, u përvetësuan varrezat e hershme të shqiptarëve, që sipas popullatës vendore ishin të shqiptarëve, u morën  gurë varresh, pjesërisht u falsifikuan dhe me to serbët krijuan mitin për Nëntë Jugoviqët.[61] Këta gurë janë të publikuar edhe në librin e Dragan Cukiçit dhe Milan Ivanoviqit të botuar nga Enti për Përmendore të Kulturës së qytetit të Prishtinës në vitin 1996.[62] Përshkrimi i autorëve është shumë i dyshimtë, prandaj kjo çështje mbetet të studiohet nga ekspertët eminent të kësaj fushe. Popullata autoktone shqiptare e fshatrave për rreth, ka ruajtur të dhënat se raja e Kolovicës dhe e Bërrnicës, të cilët kishin jetuar edhe gjatë sundimit osman në këto fshatra, janë shqiptar, të fisit Krasniqe dhe vëllazëri me shqiptarët e fshatit Makoc e Llukar.[63]

Prishtina, pas Luftës së Dytë Botërore, e fitoi funksionin e qytetit të rëndësishëm ekonomik dhe administrativo-politik, që i krijuan bazë materiale solide. Madhësia e qytetit matej me shkallën e inkuadrimit, numrin e kuadrove, specialistëve, shkencëtarëve, politikanëve dhe profesioneve të lira intelektuale.[64]

[1] Dragan Cukic “Kosovo znamenitosti i lepote”, Prishtinë, 1971, fq. 31

[2] Emil Çershkov, Rimski put Naissus-Scupi i stanica Viciano, Glasnik Muzeja  Kosova i Metohija, Prishtina, 1961, fq.130

[3] Kosova dikur dhe sot, Beograd, 1973, fq.853

[4] Jahja Drançolli, raguzanët në Prishtinë gjatë shekujve XIV-XV, Vjetari nr.XVIII-XIX, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 1984, fq.10

[5] Kosova dikur dhe sot, Beograd, 1973, fq.856

[6] Po aty fq. 856

[7] Kosova dikur dhe sot, Beograd, 1973, fq.856

[8] Bibloteka Kombëtare, “Vendbanimet Ilire dhe Shqiptare”, Bibliografi: Vepra të shekullit XVI-XVIII, Tiranë, 1972

[9] Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV,XVIdheXVII, Prishtinë 1982, fq248

[10] Po aty fq,855

[11] Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV,XVIdheXVII, Prishtinë 1982, fq.243

[12] Grup Autorësh, “Monografi për Prishtinën”, Beograd, 1965

[13] Desanka Kovacevic-Kojic, “Istorijski Casopis”, knj.XXII, Beograd, 1975, fq.46

[14] Prof.Dr. Jahja Drançolli, Krishterimi ndër Shqiptarë-Simpozium Ndërkombëtar-Tiranë, 16-19

  Nëntor 1999, Seksioni i Historisë dhe Arkeologjisë.

[15] Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV,XVI dhe XVII, Prishtinë. 1982, fq.243

[16] Desanka Kovaceviq-Kojiq. “Istorijski casopis”, Beograd,knj,XXII, 1975, fq.49,50

[17] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, Zagreb 1992, fq.132

[18] Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV,XVI dhe XVII, Prishtinë. 1982, fq.245

[19] Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV,XVI dhe XVII, Prishtinë. 1982, fq.248

[20] Evlija  Celebi, “Shqipëria 350 vjet më parë” Tiranë, ribotim 2003, fq,118

[21] Skender Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV,XVI dhe XVII, Prishtinë. 1982, fq.249

[22] Po, aty, fq. 118

[23] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, Zagreb 1992, fq. 140

[24] Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë 1998, fq.163

[25] Vasilije Kozarac, “Gllasnik Muzeja Kosova i Metohije”, Prishtinë 1956.

[26] Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë 1998, fq.189

[27] Vidosava Milosavljeviq, “Pristinske Asurdzije”, Gllasnik Muzeja Kosova i Metohija, Prishtina, 1964, fq. 586

[28] Sylejman Kylqe, Shqipëria në Historinë Osmane, Tiranë 2004, fq. 219

[29] Aleksander Matkovski, Kryengritja e Dervish Carës, Shkup 1985, fq.181

[30] Arkivi I Zarës, Letër e datës 22.V.1844 shkruar nga vicekonzulli austriak Balarini në Shkodër, që ja

  dërgon Stefano Doimit në Kotor.

[31] Vlladimir Stojanoviq, Velike epidemije, Leskovaqki zbornik, XIII, Leskovc 1973, fq.16

[32] Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, Zagreb 1992, fq. 191,192

[33] Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë 1998, fq.200

[34] Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë 1998, fq.239

[35] Grup Autorësh, “KOSOVA”, Beograd, 1973 fq. 858-860

[36] Branisllav Nushiqi, “Kosova” perkthyer nga Rrahim Sadiku, Prishtinw 2015, fq, 100, 101, 102

[37] Arkivi i IKMM (Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve) , në Prishtinë

[38] IKS/ESI, Iniciativa e Kosovës për Stabilitet/European /stability Iniciative “Një e ardhme për të kaluarën e

    Prishtinës”, Prishtinë, 2006, fq.11

[39] Arkivi i IKMM në Prishtinë

[40] Arkivi i IKMM, në Prishtinë,  „Lista e Monumenteve të kulturës në mbrojtje të shtetit para vitit 1991”.

[41] ARKIVI i IKMM, Prishtinë

[42] Iniciativa Kosovare për stabilitet, „Një e ardhme për të kaluarën e Prishtinës”

[43] Sanije Gashi, “Prishtina e fëmijërisë sime”, Prishtinë, 2013, fq. 45

[44] Po aty, fq. 45

[45] Po aty, fq. 46

[46] Sylejman Kylqe, Shqipria në Historinë Osmane, Tiranë 2004, fq.198,199

[47] Sylejman Kylqe, Shqipria në Historinë Osmane, Tiranë 2004, fq. 199, 200

[48]  Sylejman Kylqe, Shqipria në Historinë Osmane, Tiranë 2004, fq. 209

[49]  Sylejman Kylqe, Shqipria në Historinë Osmane, Tiranë 2004, fq. 201, 202

[50]  Stefan Karastefanovi, Kosova, Shkup 2007, fq 123

[51] Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë 1998, fq.265

[52] Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë 1998, fq.266

[53] Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë 1998, fq.267

[54] Noel Malkolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë 1998, fq.290,291

[55] SKS- Serbo-Kroato-Slovene

[56] Organizata Joqeveritare Suedeze, CHWB (Trashëgimia Kulturore pa kufij), “Trashëgimia e

   Prishtinës”, Prishtinë, 2008, fq.21

[57]  Stefan Karastefanovi, Kosova, Shkup 2007, fq 169

[58] Stefan Karastefanovi, Kosova, Shkup 2007, fq.200

[59] Gazeta e përditshme “Zëri”, Prishtinë, 30 Dhjetor, 2006

[60] Çedomir Prilinçeviq, Punim Maxhistrature, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1985 fq.29 

[61] Raif Berisha, i lindur më 1938 në fshatin Siqevë, Komuna e Prishtinës

[62] Dr. Dragan Cukic & Milan Ivanovic, “Stari nadgrobni spomenici i crkva na srpskom groblju u

  Gornoj Brnici kod Prishtine”, Zavod za zastitu spomenika kulture grada Pristine, Prishtinë, 1996, fq.

   12

[63] Ibrahim Namani, i lindur në vitin 1909, në fshatin Prapashticë, komuna e Prishtinës.

[64] Dr. Qazim Lleshi, “Qytetet e Kosovës”-Studim Urbanologjik”, Prishtinë, 1977 fq. 293, 294

Irani dënohet në një gjykatë kanadeze për rrëzimin e avionit

0

Të gjithë 176 personat në bord humbën jetën raporton “BBC”. Familjarët ngritën një padi civile kundër Iranit dhe zyrtarëve të tjerë që ata mendojnë që janë fajtor për ngjarjen. Nuk është akoma e qartë sesi do ti merren këto para qeverisë së Iranit. Avokati i familjarëve Mark Arnold deklaroi që skuadra e tij do të kërkonte të sekuestronte asetet iraniane në Kanada dhe jashtë saj, të cilat mund të përfshijnë dhe cisternat e naftës.

Kjo është hera e parë që familjarët e viktimave kompensohen dhe që autoritetet iraniane nuk u mbrojtën në gjyq sipas “CBC”. Vitin e kaluar një raport i qeverisë kanadeze tha se Irani ishte plotësisht fajtor për rrëzimin e avionit. Në fillimi Irani e mohoji përgjegjësinë mbi ngjarjen që ndodhi në 8 janar 2020. Ndërsa provat po mblidheshin Forcat Ajrore të Gardës Revolucionare thanë se një njësi e mbrojtjes ajrore kishte ngatërruar avionin me një raketë amerikane.

Kur u ndërtua Albanella ?

1

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Albanella e vendosur në brigjet e pasura me drunj ulliri u themelua nga shqiptarët e ikur prej qytetit Paestum në shek e 11-të; qyteza është e ndërtuar mu aty e fshehur nga syri i pushtuesve. Gjetjet arkeologjike gjenden në Muzeun Arkeologjik të Postumit si dhe në muzeun arkeologjik të Napolit.

Është për çudi se si grekët gjejnë kohë për të vizituar të gjitha skutat e “tyre” në botë , vetëm e vetëm që të trashin “të vërtetën “ e tyre për historinë që e ka përvetësuar bota.
Në vitin 1996 Albanella u vizitua nga delegacioni i qytetit binjak në Greqi Thrakomakedones (Nel 1996 a suggello del gemellaggio con il paese greco Thrakomakedones, in occasione della visita della delegazione greca ad Albanella, nella centrale Piazza Cavalieri di Vittorio Veneto, accanto ad una fontana in pietra finemente lavorata, è stata posta una targa scolpita su pietra e di fianco piantato un albero di ulivo che a tutt’oggi cresce rigoglioso.
Ja , shikoni në hartën e postuar se ku gjendet qyteti binjak i Albanelles , Thrakomakedonia. Po Thrakomakedonia cila ishte dikur ?

Të japim edhe disa shënime për qytetësen e Albanellës , shikoni stemën e saj 

Stema e Albanelles i paraqet dy trupa qiparisi me dy yje të cilat e paraqesin dhimbjen e madhe të ikjes nga dy qytete antike , atij te Pestumit dhe Kapaqios të shkatërruara nga sulmet saracene të shek 11-të pas Kr. Nëse e përqendrojmë vëmendjen në stemë shohim kurorën me gjethe ulliri dhe bungu ( lisi ); simbolikë kjo pellazge , si dhe yjet pellazge.
Te shkojmë më tutje. Kudo që kërkon gjen vetëm grek e romak , askund dhe thuaje nuk kane ekzistuar as pellazget e as iliret ?

Pestumi , cili ishte ?Pestumi ishte qytet i “vjetër “ grek i kohës se “ Magna Graecia “ në Italinë jugore i ndërtuar rreth viteve 600 deri 450 para Kr.
Sipas Strabonit , qyteti ishte themeluar si Poseidonia ( Zoti i detërave )rreth viteve 600 pr.Kr.


Pyetja ime cilët ishin ndërtuesit e vërtetë të Poseidonias ?Pse , pas sulmit te saraceneve ne shek e 11-të , banoret qe ikën ia vunë emrin qytetëses se re Albanella ?

Ka shumë gjëra , dhe janë aq shumë sa që edhe sikur të punonim me përkushtim për zbardhjen e tyre do të na duheshin dekada të tëra ; lëre më qe nuk lëvizim dot nga vendi sepse na u është ndalur ora historike.

Me 04.01.2022

Çamëria, mision mbarëkombëtar

0

Nga: Atdhe Geci

REPUBLIKA E ÇAMËRISË, MISION

Republika e Çamërisë, e shpallur më 30 tetor, 2016, në Hagë të Hollandës, u lind 15 mijë vjet pas qytetërimit pellazg, 5 mijë vjet pas Diskut të Festos, dhe Gurit të Lemnit, 2 mijë e 500 vjet pas Mbretërisë së Pirros, dhe rreth 600 vjet pas Princit të Arbrit dhe Mbretit të Epirit, të hyjshmit, – Gjergj Katriotit-Skënderbeut. Në këtë udhë të gjatë qytetërimi, Epiri i Ilirisë-Çamëria, pati mijëvjeçarë të shkëlqyer të kulturimit; artit, shkencës dhe filozofisë. Por, udhës së vështirë nëpër epoka, Epiri pellazgo-iliro-shqiptar, përjetoi lufta dhe gjenocide të rënda nga fqinjët tanë; një gjenocid nga Perandoria Romake, një gjenocid nga Perandoria Osmane dhe 3 gjenocide nga shteti grek e ai serb. Të gjitha këto gjenocide të bëra nga fqinjët kurrë të padënuara.

Epiri i Ilirisë, Çamëria shqiptare, jo pa të drejtë quhet folea e gjithë qytetërimit Evropian e botëror. Çamëria pellazgo-shqiptare, njihet për figura të shquara shqiptarësh që i  dhanë vepra të çmuara vetes dhe kontribuan në qytetërimin gjithëbotërorRepublika e Çamërisë shtrihet në 23 mijë e 500 kilometra katrorë, sipërfaqe tokë, ujra dhe det, dhe ka mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë e që janë pjesë e Shqipërisë së pushtuar nga Greqia. Në Lëvizjen Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë, kontributi i nismëtarit, Festim Lato, është i veçantë dhe i jashtëzakonshëm. Festim Lato bashkë Atdhe Gecin, Ali Aliun e Ahmet Xhanin janë Nismëtarët për Shpalljen e Republikës së Çamërisë.

Kam patur vullnet, durim e guxim shprehej Lato që, unë dhe bashkëpatriotët e mi t´ia heqim rrasën e vorrit, dhe t´ia hapim të gjitha dyert dhe dritaret një çështjeje të burgosur nëpër arkiva dhe katakombe të shtetit gjenocidist të Greqisë. Nuk qe e lehtë të hapet çështja çame dhe t´i jepet udhë e adresë një çështjeje siç është Çamëria dhe gjenocidi i bërë i Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve.

Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë është lëvizje dhe trokitje e përhershme për të drejtën mbi ekzistencën e çamëve dhe arvanitëve në trojet e tyre stërgjyshore. Heshtja kaq e gjatë mbi një vullkan të fjetur siç çshtë Çamëria, është për të ardhur keq. Gjenocidi i bërë grek mbi Çamërinë është me plot dëshmi dhe fakte. Dorëzimi i Dosjes Çame me 11 shkurt, 2016 në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, është një shpresë më shumë për çamët dhe për Çamërinë.

Pranimi i Dosjes çame nga  Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, me 11 shkurt, 2016 kundër gjenocidit të Greqisë ndaj çamëve dhe arvanitëve gjatë viteve 1913-1945 shënon kthesë dhe nismë të rëndësishme historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Gjuha shqipe në Çamëri është gjuhë e parë e njërëzimit. Ajo ruhet dhe zhvillohet në kushte të shtetrrethimit të Greqisë. Çamët dhe as arvanitët nuk heqin dorë nga gjuha pellazgo shqipe. A. G. (Rrustem Geci)

Dino Çiço e Bejo Kërma , ç’i vanë kadiut brënda!

0

Nga Dilaver Goxhaj, Tiranë

Dino Çiço i Parë dhe nipi i tij, Dino Çiço i Riu, janë emra të njohur dhe me kontribute
atdhetare, qytetare dhe shoqërore. Aq i vërtetë është ky fakt, saqë pikërisht për këto
kontribute, tw dy ata janë shpallur “Qytetar Nderi” të qytetit të Gjirokastrës.
Familja Çiço është një nga 105 fiset dhe mbiemrat e lashtë gjirokastritë. Historia
atdhetare dhe shpirti qytetar i fisit Çiço ka dy momente kontributesh të përsëritura
historike: në vitin 1900 kur Dino Çiço u përfshi në lëvizjen antiosmane për pavarësi
kombëtare, dhe në vitin 1940 kur pasardhësit e tij u përfshinë pa asnjë rezervë në luftën
antifashiste.
Shtëpia e Çiçojve është njëkohësisht pallat dhe kështjellë prej guri, vendosur në faqen
veriore të lagjes Hazmurat. Shtëpia është ndërtuar nga stërgjyshi dhe ndoshta i përket
fundit të shekullit të 17-të, ose fillimit të shekullit të 18-të. Shtëpia pwrfshihet në listën e
monumenteve të kulturës dhe paraqitet edhe sot në gjendje më të mirë
Dino Çiço i Parë është bërë i njohur për dy bëma të tij, ajo e tentimit të tij për të vrarë
Kadiun e Gjirokastrës, Rakip Çanon, dhe përpjekja e tij për ndërtimin e një avjoni. Për
këtë të dytën kanë shkruar edhe Enver Hoxha edhe Kadareja. Por Dino Çiçua i Parë në
popull njihet për rastin e parë, për të cilin ekziston dhe këndohet edhe sot një këngë e
bukur.
Dino Mehdi Çiço, Dinoja i Parë, lindi në 26 gusht të vitit 1863 dhe u nda nga jeta në
moshën 77-vjeçare në 31 mars të vitit 1939, duke përjetuar dhe marrë pjesë
drejtpërsëdrejti në disa prej ngjarjeve më të shënuara të historisë kombëtare si
p.sh.Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Më pas, në periudhën e kryengritjeve antiosmane, ai
ka ngritur çetën e tij të luftëtarëve gjirokastritë, çetë e cila u radhit përkrah çetave të
tjera të Gjirokastrës dhe Labërisë në luftën kundër pushtetit turk. Gjatë periudhës para
shpalljes së pavarësisë, Dino Çiço u dënua tri herë “fermali” (turqisht: shkelës ligji) nga
autoritetet e Perandorisë.
Ekzistencën e çetës kryengritëse të Dino Çiços na e dëshmon
një letër e Hasan Xhikut, ku shkruhet: “Mora urdhër nga Ismail Qemali që të takohem
me çetat e Çerçiz Topullit, Dino Çiços, Vasiarit dhe S. Musait në Manastirin e Cepos”.
Dino Çiço, së bashku me shumë luftëtarë të tjerë gjirokastritë dhe labë, luftuan dhe
bënë rezistencë me armë te “Pesë Puset” në Janinë për të ruajtur tërësinë territoriale të
shtetit të porsakrijuar shqiptar, në 1913-14, gjë që përjetësohet edhe në këngët
popullore:
Dino Çiço kapedani
si s’u trwmbe nga junani.
Ajo ishte koha më e vështirë për Qeverinë e Vlorës, të cilën populli e ka fiksuar në
këngë:
Janina çerek Stambolli,
Kije mëndjen nga Moskovi,
Greku te Gjoli të dolli,
Artë e Prevezë ç’t’i mori.
Në familjen e Dinos së Parë me 8 fëmijë, tre fëmijë vdiqën në kohë të ndryshme: i pari u
vra aksidentalisht, një vajzë vdiq nga një epidemi e “gripit spanjoll”, ndërsa i treti Njiazi
Çiço, ish-themelues i grupit komunist të Gjirokastrës, kushëri i dytë dhe bashkëluftëtar i
Bedri Spahiut dhe bashkëluftëtar i dëshmorit Astrit Toto, u zhduk pa lënë gjurmë në
kampet naziste të përqwndrimit. Gruaja e Dinos, Adileja, ishte nga fisi Çeno i Palortosë;
djali i vëllait të saj, Musa Çeno, ka rwnw dëshmor në Luftën Nacionalçlirimtare.
Historia për të cilën flasim nis me arrestimin dhe burgimin pa asnjë shkak të Dino Çiços
dhe dy miqtë të tjerë të tij prej kadiut Rakip Çano: Kanan Hirua, Bejo Kërma një patriot e
luftëtar nga Progonati i Kurveleshit dhe Ali Delua, një mik i vjetër i Dinos nga Kallarati i
Kurveleshit. Kënga popullore e përjetëson kështu dënimin pa faj të Dino Çiços:
Dino Çiço more djalë,
S’ta bënë mirë davanë,
Duhet hedhur Rakip Çanë,
Jakup Bimbash budallanë.
Të katërt i mbyllën në “hapsanat me shtatë penxhere” të kalasë së Gjirokastrës. Atje u
njohën edhe me kaçakun tjetër Medin Abaz Ruka nga Salaria, i cili kishte vrarë kadiun
e Libohovës ngaqë ky i fundit mundohej me zell tw pengonte veprimtarinw e klubeve
patritike tewJaninës, Gjirokastrës, Kurveleshit etj.
Ata u miqësuan me njeri-tjetrin dhe vendosën të arratiseshin nga burgu dhe sw pari të
merrnin hak ndaj kadiut Rakip Çano.
Për realizimin e këtij vendimi, nëna e Dinos mundi të fuste brenda burgut bashkë me
ushqimet edhe disa sende për të mundësuar arratisjen e tyre nga burgu: një litar dhe
një sharrë për të prerë hekurat e dritares së qelisë. Dhe ia arritën qëllimit.
Sipas rrëfimit nga Dino Çiço i Dytë (nipi i Dinos së Parë): I pari zbriti me litar Kanan
Hirua, i dyti Bejo Kërma, i treti Ali Delua, i katërti Medini dhe i fundit u lëshua vetë
Dinoja. Gjatë zbritjes së tij, Dinos I këputet litari:
Dinos i shkoi litari,
Në këmbë ra kapedani.
Litari u këput dhe Dino u rrëzua në tokë përfund mureve të kalasë. Vetëm hapja si
parashutë në ajër e fustanellës me “100 palë” e shpëtoi atë nga vdekja.
Veprimi parë që ndërmorrën pasi dolën nga burgu, të katër shokët shkuan të vrisnin
kadiun Rakip Çanon. Por kur shkuan në shtëpi, nuk e gjetën. Aty gjetën vetëm gratë e
shtëpisë. Në këto rrethana, ata rrëmbyen të gjitha paratë që gjetën. Dhe ja sesi e ka
përjetësuar populli këtë ngjarje:
Natënë pa dalë hëna
Dino Çiço, Bejo Kërma
Medin zemëra me gjëmba
Ç’i vanë kadiut brënda.
I vanë drejt e në zonja
Zonjat’ në këmbë u ngrenë:
Ulu Dino të pish kafenë!
Jo moj zonjë se s’ta kam ngenë,
se më pret Bejua më derë
me nja pesë a gjshtë të tjerë,
po tregomë çekmexhenë
me 300 lira monedhë!
Çekmexheja ishte sirtari (kasaforta) ku kadi-efendiu mbante paratë dhe florinjtë. Me
këto 300 lira, këta kaçakë financuan ndërtimin e dy shtëpive për dy familje të fukarenjve
të Gjirokastrës, shtëpinë e Ali Dekos në Hazmurat dhe të Zeman Tenës në
Palorto. Keqdashësit, të shiturit dhe kundërshtarët e Dinos e të kaçakëve, u përpoqën
ta interpretonin ngjarjen si një grabitje të rëndomtë e të arratisurve nga burgu.
Por akti bamirës për ndërtimin e shtëpive të dy fukarenjve dhe pasuria e madhe që
kishte Dino Çiço, në tokë bujqësore, kullota, 3 mullinj dhe mijëra kokë bagëti të imta,
bëri që populli të krijonte përsëri këngë për të përjetësuar bëmat e Dinos:
Dino Çiço o lule,
më tre mijë dhën plle,
Kur shkoje për Sarone, (kullota në Konispol)
Mushk e kuqe salltane,
Stani yt porsi teqe.
Patrioti Mehdin Abaz Ruka, nga Salaria, mbasi doli nga burgu u arratis ngaqë kërkohej
nga koshadhet turke. Gjatë kohës në arrati u rrethua disa herë.
Turqija lëshon ferman,
kërkon Medin dhe Barjam.
Salari gjer në Dilan
u mbush pëllëmb me nizam,
Komandant Sinan Islam.
O more Sinan Islami
Ç’ faj të pat’ Mejdin Abazi,
kofshë më kofshë ta mbajti …
Më në fund Medin Abaz Ruka u rrethua te gropat në qafën e Kreshës, në Dilan të
Nivicës, nga 300 ushtarë turq të komanduar nga oficeri Sinan Islami, nga fshati Dukaj i
Tepelenës. Medini i kwrkoi dyluftim Sinanit, dhe ai e pranoi. Medini duke mos dashur
qw ta vriste, e qëlloi në drejtim të këmbëve, sikundër thotë edhe një varg i këngës:
Kofshë më kofshë ta mbajti.
Ndërsa Sinani e qëllon per vdekje Medinin. Oficeri mori shtatë plagë në të dy këmbët,
ndërsa Mehdiut ju thyen të dyja duart. Megjithatë, nuk pranoi të dorëzohej, por u hodh
nga buza e Dilanit, poshtë në humnerë. Atje osmanët shkuan i morën kokën dhe ia
çuan në Janinë, ndërsa trupin ia dorëzuan mëmws së tij në Salari. Dhe ajo u përgjegj:
“Kam për hakë trima të tjerë!”
Ndërsa oficerin Sinan Islami e çuan në Tepelenë me vig për ta mjekuar.
Tatwpjet rrugës Dilanit,
Vjen vigu Sinan Islamit
Dhe kok’ e Mejdin Abazit.
E Golëmja, Saliheja, e ëma e Mediut, u vesh si burrë dhe shkoi në Tepelenë, në
shtëpinë e oficerit Sinan Islami dhe e ftoi për kafe e atje ta vriste, por ai nuk pranoi. Ajo
e qëlloi por nuk e vrau dot, veçse e plagosi rëndë.
Ç’ zemër pate moj e mjerë
Çave mes për mes asqerë
Dhe puthe kokën e prerë
Sinanit i dhe kafenë
Pije se nuk është me helm!
Salihe grua golëme
Zemër e çfarë zemër nëne!
Një histori më të hollësishme mund ta gjeni te libri: ” Salarija ne legjenda- histori dhe
tradita”, me autor Hasan Dalani.
Këngwn e interpreton kwngwtarja prej Labovws sw Kryqit, Persa Miha, me titull: Ç’i
vanë kadiut brenda!: https://youtu.be/_8JXzPS1hSY?t=17
Ndërsa miku dhe bashkëluftëtari i Dino Çiços, Ali Delua nga Kallarati, u vra pabesisht
vite më pas në Dukat të Vlorës, dhe populli historinë e tij e përjetësoi kështu në këngë:
Atje në Qishë të Bardhë,
Ali Delua Lule djalë,
Bëre poshtë për në stan,
Deshe ujë, e ujë s’të dhanë
Ua shpove qentë me kamë.
Ali Delo Kallarati,
Djalë mos shko nga Dukati,
Se do të vrasë Murati.
Dhe kështu ndodhi vërtetë.
________ // _____

Kryqëzimi Ilirik për këtë dhe

0
Studim letrar nga Shefqet Dibrani

Prend Buzhala, “ANI I ILIRISHTEVE”, poezi, botoi “LENA”, Prishtinë 2020, faqe 248. ISBN 978-9951-27-195-0.

ANI I ILIRISHTEVE

O Zot, sa gjatë
Nuk paskam shënuar asgjë ilirishte
E tash më duhet të zbres
Në nëntokën e thellë të Ditës së Kujtimeve
Për t’i parë gjurmët e gjakut të Asaj Dite Epoke
Gjurmë që e kanë vizatuar rrethin e Kufirit
Dikush kishte hedhur pështymë andej…

Vargjet janë marrë nga cikli: “Libri i hyrjes” ose “ANI I ILIRISHTES”, të Prend Buzhales, kurse prefiksi “ANI”, është simboli më figurativ, (përqëndruar brenda kësaj vepre lirike), i cili në mënyrë tejet të figurshme ka shprehur anën konvencionale të saj.

Shih ky shënim
paska ardhur nga ani i tokës
Nga Ani i Këngës
E gjithçka për një çast
u bë pjesë e atij ani

Faqe 7-8.

 

Tashmë shihet se prefiksi “ANI” përfaqëson “simbol Ilir”, dhe bashkë me figura të tjera stilistike krijojnë mendim figurativ, më meditativ e kualitativ, “Dhe së andejmi erdhi e rilindi tani”, (po aty, faqe 8), po ashtu edhe në këtë kohë e në këtë libër si “Çast I-Lirik”, i rrallë dhe i vetëm brenda poezisë së sotme shqipe. Po ashtu edhe sintagma “Çast I-Lirik”, ka krijuar nënkuptimin metaforik të kësaj lirike, përmes së cilës janë ringjallur Heronjtë Epik të kohës Ilire, ose siç shprehet vet autori: “Baltën që ma hodhën në fytyrë për 500 vjet./ Lëkurën e plasur për një shekull./ U bëra Njeriu Më i Pafytyrë Me Vetveten./ Më i gjymtuari në trup e në shpirt”, (faqe 9). Edhe gjuha e poezisë, që është gjuhë ilirishte që flitej nga ilirët, përbën një sintaksë të rrallë në poezinë e Prend Buzhales, me fjalë e togfjalësha të krijuar, nuk e kemi hasur diku tjetër, aq më pak në poezi, prandaj e kanë bërë këtë lirikë poetike, të rrallë si strukturë gjuhësore, të veçantë si mendim figurativ dhe unikate në aspektin e mitologjisë së saj.

Në poezinë “Kuvendarët Ilirë me veshje asketike”, poeti flet edhe për “Kanunin e Jetës”, (faqe 11), vetëm si varg, përkatësisht si shprehje, është me interes, ndërsa brenda poezive Kanunet tjerë janë mirësjellur si kode zakonore që kanë origjinën nga ajo kohë. Pra pse të mos materializohet dhe kodifikohet si “Kanuni mitoligjik iliro-shqiptar”. Kornizat ndodhen brenda këtij libri, pastaj studiues të gjuhësisë e historiografisë, etnografisë, kulturografisë, arkeoligjisë dhe fushave të tjera do të jepnin ndihmesë profesionale për tu hartuar, “Fjalori i mitologjisë shqiptare”, të paktën t’i kemi shënimet e përmbledhura, të sistemuara e të grumbulluara për ata “588 të Martirizuarit e Dardanisë dhe të Ilirisë”, (faqe 178), të cilët i ka përmendur autori.

Kjo lëndë poetike e shtruar kështu, dëshmon afinitetin e poetit për ndërtimet strukturore e gjuhësore, kurse sintaksa e poezisë ka determinuar rregulla të reja gjuhësore. Mënyra se si poeti i lidhë fjalët dhe ndërton vargun, përkatësisht fjalitë, e ka bërë poezinë të veçme e të dallueshme dhe me fuqi të lartë të shprehjes I-Lirike.

Aty je, me gjânat ma të pashprehshme,
Aty të merr për dore I Padallueshmi.
Aty bâhesh vetë Forca, aty bâhesh vetë Çliruesi.
Aty ku ne bijmë për të mbramën herë,
Aty vjen e na merr I Tejetnalti.

Poezia “ORËT E SHQIPNISË”, faqe 15.

Ilirishtja njihet si paraardhëse e gjuhës shqipe. Kurse, sipas autorit, “Qendra e Botës ishin liria dhe Iliria”, (faqe 132), ndërsa në mënyrë hipotetike ne mund të shprehemi se “Gjuha e Ilirëve është edhe Gjuha e Zotit?!”

Poezia tingëllon ëmbël dhe është shkruar me pasion të lartë. Ky fluturim I-Lirik, riktheht në lashtësi, dhe nga atje, si në baladat homerike, vjen në të tashmën, për t’i dhënë letërsisë shqipe këtë libër të rrallë. Për t’i dhënë shoqërisë mesazh se “Ky Dhé e ka të ngërthyer brenda vetes fshehtësinë e të gjitha kohëve”, dhe sipas tij, “Koha, jashtë Dheut amë, jashtë Tokës at”, nuk janë asgjë më shumë se sa “Kumtet e Mia që ua kam dërguar këtyre urtakëve nëpër kohë”, është shprehur poeti për Veten e Tij, në poezinë “FIJET E PADUKSHME TË ATDHEUT AMË”, (faqe 16-17).

Kur jemi tek figurat letrare dhe stilistike, nuk kemi se si t’iu shmangemi pa i permendur “nelogjizmat, fjalët më pak të përdorshme dhe krahinarizmat”, të përdorur mjaftë dendur brenda këtij libri I-Lirik. Ndërsa ne do të sherbehemi vetëm me disa shembuj sa për ilustrim të këtij mendimi sa kritik, po aq me primesa të një studimi letrar.

NEOLOGJIZMA DHE FJALË MË PAK TË PËRDORSHME:

Prend Buzhala, shquhet për njohje të mira në mjaftë fusha të studimeve letrare. Ka një përgatitje dhe përvojë profesionale e cila tashmë e karakterizon gamën e tij krijuese. Në këtë plan ne po i përmendim disa shprehje që mund të karakterizohen si neologjizma, fjalë e fjalëformime të reja, si dhe rikthimin e disa shprehjeve, të cilat mendojmë si hasen më rrallë në shkrimet e sotme letrare. Psh.: Këndejpragu, Përtejpragu, Kufipragu, Shndërrim – Shpërndrrim, Barkë-qenie-amshimi, Para-qenies, Krijim-ndërtuese, Botëskllavërimi – Botëshkokëzimi, Kësobotshme, Ajgëtohet, Farëdhembjet, Fitmen, Hënëpjellorive, Lindkrijuese, Mbivarror, Namatisje, Orëbardhë, Pavdirë, Përtejkohë, Pilastra, Stilobate, Sylynjar, Shkëndijëzimet, Tejetlarti, Tejetnalti, Tejetshêjti, Tejlibër, Tjetërfarshëm, Tjetërsojshëm, Yjelindjeve, Zotynë (Zot’ Ynë), etj.

KRAHINARIZMA:

Tek krahinarizmat, nuk e shohim të rasyeshme të lëshohim thellë, pasi gjysma e librit është i shkruar sipas liturgjisë së krishtere e cila denbabadem e ka përdorur Dialektin e Gegërishtes, prandaj e folmja arkaike e këtij dialekti është në përputhje të plotë me krahinarizmat, përkatësisht me shprehjet krahinore e lokale. Psh.: Ashtni, Boborima, Gjarpni, Hangër, Harmoqi (dru i vjetër), Kqyrë, Parathënshme, Patenzonin (Patën zërin), Shej, Shejtë, Shpi, Shpirtor, T’huejtë, Tenalt etj.

SIMBOLI I GJARPËRIT, GURIT, ORËS DHE ORMIRËS:

Simboli i Gjarpërit tek Ilirët është i njohur, letërsia dhe historiografia jonë po ashtu e kanë trajtuar mirë kultin e gjarpërit tek ilirët. Por “Simboli i Gjarpërit”, në poezinë e Prend Buzhales, vjen si rifreskim me modalitete të veçanta, që lidhet me “Mbjelljen e drunjëve” dhe “Gjrapni ishte i Pari i Fisit”, prandaj “Luftëtari Ilir u shndërrue në gjarpën”, ndërsa “Gjarpni Shêj i Shërimit”, kurse sipas poetit: “Hyji i tha Moizeut:/ Punoje Gjarpnin Helmues e qite në Shtyllë si Shêj;/ atë njeri që e ka hangër Gjarpni,/ veç ta kqyrë atë në Shej e ka me shpëtue”, (faqe 30). Pra siç shihet nga këto pak vargje që cituam, në mënyrë mjaftë karakteristike është ndërtuar “Simboli i Gjarpërit”, dhe mbase ngjashëm Prend Buzhala e ka ndërtuar edhe “Simbolin e Gurit”, ku bashkë me simbolin e “Ora-s” dhe atë të “Orëmirës”, në këtë libër poetik vijnë si frymë e formë krejtsisht e re.

SINONIME E TOPONIME:

Prend Puzhala, ka trajtuar me kujdesin e shtuar sinonimet të cilat bashkë me disa toponime të rralla dhe të braktisura, ka ndërtuar imazhin karakteristik të kësaj poezie. Ta zëmë poeti ka arritur të krijoj sinonime të shumta, si: Nga Arbdhé në Shqipdhé, Arb Dhé – At Dhé, alban-arban, arbën-arbër, Arbëngjyshi – Ilirgjyshi, Arbëni tek Arbëri, ani i ilirishteve, ama arbërishteje, Shqipni e Lahutës – Shqiptar i Shpirtnuem, Anëkoha – Anëdheu, Ati i parë – Ati i Mbramë, Dies-it të Dritës, Enjti – Enius, Shqypja te Shqipja, Formula e Pagëzimit te Shpirti i Shenjtë i Lirisë, Iliri te Dardani, Ilit – Ilir, Krishtlindja në Rilindje etj. etj.

Ndërsa disa toponime për shumë kë janë të panjohura, psh.: Albanopolis, Apollonia, Butrint, Bylis, Orikum, Delmium, Hadrianopole, Ohër, Naisus, Nikaia, Foinike, Scodra, Skodrinon, Shkodër, Scupi e disa toponime të tjera të cilat as ne nuk arritëm t’i veçojmë e regjestrojmë. Por përmes vargjeve poeti na jep një pasqyrë më të plotë për Tempujt, dhe Apostujt Ilirik të shtrirë në hapësirën Ilirike, siç janë: Pagëzimoret e Sarandës e Scupit, Katedralet e Naisusit, Ulpianës, Perzerendit dhe në Sonatina Dordanica, ose qyteti i Onhezmit, Skelës, Sarandës dhe ai në Treport të Vlorës, në Vendenis të Llapit etj.

Poeti kur përmend “Viset e Skënderbeut”, i ka rreshtuar disa sish, në mesin e të cilave në po përmendim: Çermenika, Elbasani, Krahina t’Epirit, Krahinat t’Arbënit, Kurbini, Mati, Ohri, Shkupi, Tamadheja, Ulpiana, Vlora, etj.

Në libër janë të ndertuara edhe një vistër i tërë me “FIGURA DHE KODEKSE TË MITOLOGJISË”, pastaj autori është marrë me tempuj ilirik dhe ka shkruar edhe për “APOSTUJ / DISHEPUJ DHE ORAKUJ MITOLOGJIK”, që janë dy kapituj të veçantë, të cilët meritojnë një studim ndryshe dhe më shterues. E në pa mundësi për ta bërë këtë, ne në këtë studimin nuk do të flasim gjatë, sepse e kemi parë më të arsyeshme, kësaj qasje t’ia bashkëngjesim një “SHTOJCË SPECIALE”, bukur e kompletuar me figura dhe kodekstet e këtij libri monumental. Tempujt e caktuar, Apostuj, Dishepuj e Orakuj Ilirik, janë të shumtë dhe janë përdorur aq dendur sa nuk mund të perthekohen me pak fjalë.

Edhe pse lista në fjalë është mjaftë e gjatë, ne jemi të vetëdijshëm se nuk është listë shteruese. Sigurisht, janë këto arsye pse ne kemi shprehur mendimin se Kultura Jonë dhe Historiografia Shqiptare, do të duhej ta hartonte sa më parë “Fjalorin e Mitologjisë Shqiptare”. Libri “ANI I ILIRISHTEVE” i Prend Buzhales, është një ndihmesë e madhe në këtë plan, sepse siç thotë poeti: “Kanuni ka pengun, pengu pleqninë e pleqnia drejtësinë”, (faqe 217), dhe nëse ne si popull dhe si komb nuk dëshirojmë, e as nuk do të lejojm që edhe “Tetëqind vite (të tjera) luftë Thika (do) të endet Pas Shpine”, (faqe 126), duhet t’i përvishemi punës për të hartuar, fjalorin – enciklopedinë e mitologjisë shqiptare.

MITI I MUROSJES:

Si të themi, të gjitha këto që i kemi shkruar, nuk kemi pretenduar të shpikim gjë të re, përveçse: “Duke kërkuar Dashurinë dhe Të vërtetën,/ Ishte një kërkim i vazhdueshëm i vetvetes”, (faqe 107). Andaj “VAJTOJCAT E ILIRISË”, janë katër poezi dhe bashkë me poezinë “MALLKIMI I VAJTOJCAVE TË ILIRISË”, (duke iu shmangur prefiksit (i-), përbëjnë perla të rralla lirike.

Duke gërmuar në dhe,
Ti arkeologe e re,
Në një sarkofag të moçëm
E ke gjetur një lotore ilire,
Ende me lotët e patharë.

Faqe 89.

E kësaj natyre, si strukturë, si varg lirik është edhe poezia “KOBI I BUKURISË SË ROZAFËS”, (faqe 109), e cila, falë motivit mitologjik arrinë “Legjenden për Rozafën”, ta kthej në një trajtë tjetër, me çasje ndryshe, karshi atyre që i kemi lexuar:

Ndërto ditën e shemb natën,
Dita i kishte ndërtuesit e saj,
e nata mbeste pa dëshmitarë,
e puna zgjaste një vit e një shekull.

Kjo mënyrë e përthyerjes së mendimit, tejkalon vargun e thurur për legjendë, kështu si është ndërtuar, ky varg merrë trajtë mitologjike me një bestytni të rrallë e cila ka jetuar e bashkjetuar, dhe krejt ndryshe është rrëfyer ose kallxue gjerë në ditët e sotme.

E shembej ajo që ndërtohej.
Ç’ndodhi me besimin midis vëllezërish
për ta krijuar e themeluar një brez të ri njerëzor,
për ta përfunduar veprën e nisur?

Për ta dëshmuar ndodhinë, autori nxjerr dëshmitarët e saktë – Gurët, të cilët e panë ndodhinë, panë tragjedinë dhe panë forcën e gruas për tu sakrifikuar, vetëm e vetëm për të vazhduar jeta, për tu ndërtuar kalaja, për tu zgjeruar legjenda të cilën këtu në këtë poezi e gjejm të trajtuar, të parë nga aspekti mitologjik, dhe kjo s’ka se si të mos pranohet kur duhej të ndodhte vdekja për t’i dhënë fuqi zërit, britmës dhe gjëmës së gruas e cila gjallë murosej në Kalanë e Rozafës, për të vazhduar Jeta, për tu ngritur Rozafa e cila mbeti legjend për mot e sot.

Dëshmitarë mbet secili gur
që ruan një rrëfim të përgjakur,
që pëshpërit e jehon: Rozafë, Rozafë…
E zëri i saj jehon deri në fund të kohëve.
Vetëm vdekja mundet t’i jepte fuqi zërit.

Poezia “KOBI I BUKURISË SË ROZAFËS”, (faqe 109),

Më pas janë edhe katër nënëpoezi që përmbushin mendimin mitik e mitologjik përkitazi me Murimin e Gruas në Muret e Kalasë së Rozafës, e cila për ta ruajtur mitin mbi besën për mënyrën e vdekjes së saj, poeti arrinë të ndertoj një tjetër aspekt mitik të kësaj legjende: “Ajo besonte përtej jetës e vdekjes së saj”, pra siç e theksuam, ky motiv kalon legjenden dhe shndërrohet në mit, prandaj “Posa Dëshmitari dukej,/ mjegulla zgjohej nga Liqeni, nga Buna e nga deti:/ i trembeshin të vërtetës:/ le të mbetet gjithçka mister”, (faqe 110).

Në këtë qasje “I-Lirike”, na paraqitet “Hyjnesha Sentonë” dhe “Taraboshi i Hyjnueshëm”, figura mitologjike për të trajtuar Mitin mbi Rozafën, në një formë krejtësisht të re, nga ato që kemi pas fat t’i lexojmë gjerë më sot. Pra vetëm Miti i Rozafës, i trajtuar në këtë libër (faqe 109-114), mund të hap një kapitull studimi, parë nga aspekti mitologjik i figurës së Gruas së Bestytme, e cila i dha jetë sakrificës së vet duke u shndërruar në legjendë, dhe më këtë u shndërrua edhe në Mit, që nga Ilirishtja e hershme e gjerë në Shqipen e sotme të Prend Buzhales.

GJYKIMI SHPIRTNUER:

Prend Buzhala, ka predikuar vlerë, metodologji kjo e ndikuar nga mitologjia dhe liturgjia e krishter. Gjykimi shpirtor “mos me dashtë me u pendue/ e mos me dashtë me e kuptue t’vërtetën,/ janë gjykime ma të rënda se dhimbjet e se sprovat”, (faqe 28), këtë metamorfozë filozofike e gjemë edhe si “Ora e Shpisë”, në kohën kur “S’kem me pas as orë”. Ky ligjerim poetik, po më shumë filozofik, si dukuri a si ves, nga lashtësia zbërthehet edhe në të tashmën e veseve të këqia, ose vesin e tashëm e arsyeton si bestytni që paska qenë dhe paska egzistuar edhe në kohërat e lashta: “Dora e keqe ia fut zjarmin shpisë s’vet, ia fut fitmen…/ Për me ja marrë gruen tjetrit, bashkëluftëtarit të vet,/ Davidi i Librit t’Shejtë, a nuk mëkatnoi edhe mâ/ kur e çoi atë luftar me u vra gjithqysh në betejë?/… / lakmia për gruen e shokut ma të ngushtë të armëve!/ Qe ku i çon sot lakmia ata që duen me u ungjë n’fron/ me hijen e anmikut mbi krye”, (faqe 29).

Kjo kauzë, e shndërron poetin në mbrojtës dhe përhapës të zjarrtë të kësaj ideje, të cilën mëton ta ndërtojë si doktrinë mbi Gjuhën Ilire, duke sugjeruar “Mëso, dhe e di cila është e ardhmja”! Pra edhe sintgma “I-Lirik”, ka këtë synim që tashmë është shndërruar si Apostulli i Lirisë, i së vërtetës shqiptare, atëherë kur, “Letrat e dëshmitë u dogjën/ Dhe kaq e kaq ardhacakëve barbarë iu bënë konak/ e të nesërmën ardhacakët thanë: kjo është toka ime,/ këta janë tempujt e mi, ky është qyteti im,/ e të pasnesërmen e marrin tapinë prej perandorit/ Edhe Ti e humbe kokën nëpër lojëra fati,/ humbe Dardaninë, e nëpër Vota Suscepta Decennalia…”, (faqe 38).

Është mendimi më i saktë i idesë kombëtare, të cilën Prend Buzhala e ka modifikuar si frymë e re, dhe ai beson se: “Në Arbëri nuk ka Tokë Ferri, ka vetëm Tokë zemrash”, (faqe 34), andaj porositë: “Ta riktheni emrin e humbur”, (faqe 41), kjo sintagmë bënë thirrje, (poetike), për ta rikthyer në përdorim emrin e dikurshëm të Dardanisë. Ndërsa në Çastin I-Lirik 5, “BRIGJEVE TË LUMENJVE DARDAN”, (faqe 42-43), mund të lexohet edhe si një listë e gjatë e koncesioneve, edhe të sotme, nëpër bisedat e stërzgjatura, nëpër kancelaritë e mëdha, pa permendur askund “Besëlidhjen Ilirishte” që e tha Populli, (faqe 44).

EPIKLEZA OSE LUTJA E SFORCUAR:

Në poezinë “EPIKLEZË PËR MBRETRESHËN TEUTË”, (faqe 121), poeti ka futur në përdorim epitetin si figurë stilistike për të sforcuar thirrjen tek Zotat, duke bërë lutjen në nivelin e lartësive të mundshme. Ky Epitat ose Lutja e Sforcuar, ka të bëjë me lartimin, përkatësisht lartësimin e gruas gjerë në përmasa zenitore. Dhe ky respekt ndaj gruas, ky epitet që predikohej në kohën e Ilirve, si duket ishte kod i respektimit të gruas, për ndryshe nuk do të kishim as Mbretëreshë Teutë, ndërsa madhështia gjendet në vargjet e poetit:

Kur themi: Bukuri,
është njësoj si të themi mbretëreshë,
Njësoj si të themi urti, luftëtare e qëndresë.
Njësoj si të themi një familje e një mbretëri.
Njësoj siç janë tri motra: Teuta, Diteuta, Triteuta.

Njësoj dëgjohet I Pari,
si dëgjohet Këshilli i të Urtëve,
Njësoj, siç luftëtarët i shkojnë pas Skerdilaidit,
Njësoj, siç ligjëron shpirti i bashkimit
me Dyrrahun e Apolloninë.
Njësoj, siç iu bashkua Epiri Mbretërisë së Ilirisë,
Njësoj, siç i drejton garnizonet ilire Dhimitër Fari.
Teuta te Polemi, Teuta te Teutana:
mbretëresha te Mbretëria,
si e quanin Të Parët ilirikë Mbretëreshën,
polemin e mbretërinë.

Faqe 121-122.

Këtë motiv, parë në aspektin mitologjik, poeti e ka zhvilluar e zgjeruar edhe në poezitë vijuese: “1. Koha e mbretëreshës së Deteve”, “2. Koha e vetmisë së Ilirisë”, “3. Koha e Epiklezës për mbretëreshën”. Në këto poezi, siç e kemi theksuam edhe më parë, vargu i ilirishteve tingëllon ëmbël, dhe krejt ndryshe nga ajo që kemi parë në poezinë e sotme shqipe.

KALENDARI KOZMIK I AUTORIT ILIR

Kështu shkruante ai autori ilir.
Në fund, ai përfundonte
se Plaku ende endet këndej:

“Gjyshi shkruan:
‘Te unë mëngjesi nuk âsht i nji dite,
as muzgu nuk âsht i nji nate.
Âsht nji Mëngjes Tjetër, Mëngjes Alternativ,
ashtu si janë edhe Koha, Nata e Dita ime.
Këndej Nata âsht Nji Ditë e Përsosun,
kurse Agu âsht Vëlla që e ndihmon Rrokullimin.”

Mu duk se po e dëgjoj
zërin e Plakut të Gjithmonshëm
me Kalendarin e tij Kozmik.

Faqe 140.

Këto vargje janë shkruar me pasion, sa lirik po aq poetik, dhe duke i vënë fjalës “lirikë”, prefiksin “i” përpara, me një vizë ndarëse, poeti, jo rastësisht e ka duplifikuar shprehjen, nga lirike në i-lirike. Gjithsesi shprehja I-Lirike, e shndërron vargun në mision të një kauze, dhe qëllimi i vetëm është t’i shërbej Kauzës Kombëtare, si diskurs patriotik e filozofik, është tërsia dhe qenësia e veprës “ANI I ILIRISHTEVE”, poezi këto me ndijim të thellë filozofik dhe si shprehje artistike sforcon më mirë raportin autor-lexues dhe: , (faqe 141).

Poezia përjetohet si perceptim i brendshëm i asaj që është realizuar në vepër, d.m.th. Prend Buzhala, jo vetëm se ka materializuar idenë për të sëndertuar motivin, por ai, (të prafrazojmë), thotë: Më keni borxhe për këto vargjet! Dhe, Ai vetëm dhuron e vazhdon të dhuroj vargje të reja – libra të tjerë, e ne si lexues vetëm bëjmë sehir para artit të tij?!

“ANI I ILIRISHTEVE”, për nga motivi dhe struktura, duket të jetë e llojit brenda letërsisë shqipe. Tërësia tematike, po sidomos struktura e tekstit dhe thellësia e njohjes së mitologjisë dhe liturgjisë kishtare, të bënë me dyshuar sikur po lexon “KOMEDINË HYJNORE” të Dante Aligerit.

Ja një mbishkrim memec i varrit të Justusit
a Njeriut të Drejtë Ilir:
Mjeri unë për ju, çka do të hiqni për dy mijë vjet!
Mjera bota çka do të shoh mbi ju!
Mjeri qielli që s’do të ketë më lot për ju!

Nëpër secilin Vend Hyjnor Ilir
Të vdekurit duan ta ruajnë shenjtërinë e vet për ne,
E, Kori i Vajtoreve klith:
ç’faj duhet të paguajmë për Të parët Tanë?
Dhe kërkojnë një vendbanim në zemrat e njerëzve.

Faqe 67.

Pastaj:

Si na le kështu, o Zot,
Në dorën e atyre që na dhunojnë,
E dhimbjen ilirike askush nuk e shikon!

Askund ngushëllim nuk gjeti Iliria
Përpos në lotore…

Faqe 68-69.

STRUKTURA E LIBRIT:

Struktura e librit është e veçantë, dhe përbëhet nga tre cikle me tematikë të ngjashme: 1. Libri i hyrjes ose “ANI I ILIRISHTEVE”; 2. Libri i çasteve i-lirike ose “ILIRISHTET E MIA” dhe 3. Libri i daljes ose “ORATORIO NË KORIN E ILIRISHTEVE”.

Ndoshta është rast i mirë, që për një çast të rikthehemi tek sintagma “ANI”. Nëse theksi vendoset mbi shkronjën “i”, ndërsa zbutet theksi mbi shkronjën “a”, ka mundësi të derivohet si shprehje fonetike më me kuptim, probaliteti i nocionit “ani” është derivat midis rastësisë dhe mundësisë, dhe ka marrë kontacionin e një figure mitologjike, e sajuar si nevojë për të ndërtuar simbolin, sa karakteristik po aq problematik në interpretimin e saktë, si nocion gjuhësor, dhe për të mësuar drejt kuptimin e saj.

Fjalori biblik, (N.Prela), Fjalori i Gjuhës Shqipe, (M. Elezi), Fjalorët e A. Dhrimos, (shqip e gjermanisht), fjalorët e Gjuhës së Sotme Shqipe nga ASHASH, pastaj fjalorët mitologjik dhe ai i latinishtes, dhe disa fjalorë të tjerë që trajtojnë aspekte filozofike, gjuhësore dhe lingustike, nuk sjellin ndonjë sqarim të pranueshëm. Pra, duke mos dashur të lëshohem në interpretime jo profesionale, mendojmë se vet autori e ka pasur për borxh, ta shpjegojë kuptimin e vërtetë të shprehjes “ani”, veçmas për të mos patur interpretim formal dhe jo profesional.

Natyrisht shpjegimet e tilla janë domosdoshmëri, këtë e ndeshim tek poetët arbëresh, ata fjalët e rralla i shpjegojnë përfundi poezisë. Tek libri “ANI I ILIRISHTEVE”, jo vetëm shprehja “Ani”, por Prend Buzhala e ka pasur për borxh edhe një varg figurash të tjera mitologjike, toponime dhe shprehje figurative t’i shpjegonte në fund të secilit tekst, dhe kjo do të lehtësonte kuptimin e saj dhe do të shërbente krejt në funksion të poezisë së tij.

LIRIKA POETIKE:

Poezia e Prend Buzhallës është lirikë poetike, ndërsa ky libër hone – hone është prozë poetike, veçanërisht për shkak të vargut të saj të gjatë, kurse në disa raste edhe si strukturë është prozë e kultivuar poetike, kjo vërehet në poezinë: “Doracak për leximin e kalendarit kozmik të një autori ilir”, (faqe 12-14). Kjo copëz proze, diku më thell, brenda këtij libri e ndeshim të ristrukturuar edhe në formë të poezisë.

Pastaj proza poetike janë edhe: “Fijet e padukshme të Atdheut Amë”, (faqe 16-17), “Dera e Yjeve”, (faqe 118-120) dhe ajo “Vetmia e perëndeshës ilire të bukurisë”, (faqe 126-128), etj. Në pjesën 4. të prozës së fundit poetike që cituam, poeti ka shkruar: “Arkeologia kishte shkuar në Bregun e Ujit të Madh të depërtonte te vetmia e statujës, por edhe vetë u shndërrua në statujë vetmie”, (faqe 228). Kjo prozë I-Lirike na mundëson të merremi me motivin e saj, por s’kemi se si t’i shmangemi tërësisë, sidomos aspektit historik dhe anës tematike, poentë në të cilën ka investuar autori. Megjithatë ne po sjellim lirikën e saj duke iu shmangur prefiksit (i) para.

PLAGA E STRUKUR RREZEVE

Nga ilirishtet e lashta na vijnë fragmente tingujsh
me qetësi të gurtë,
me këngë lyrash të copëtuara,
si statuja antike e Nuses së Diellit.
Nusja i fshihet diellit qe tremijë vjet,
Plagë e strukur e rrezeve.
Tingujt e lyrës vdesin në muzg
dhe ringjallen në ag.

Faqe 224.

Poezia, është e shkruar vetëm pjesërisht në gjuhë letrare, por jo tërsisht, ndërsa gjuha e përdorur ka element biblik e leturgjik që nuk i përshtat standardit letrar të gjuhës shqipe, por falë prehtësisë poetike, Prend Buzhala ka sajuar lirika të përsosura e të pëlqyeshme të cilat janë të realizuar brenda Ilirishteve të shumta të këtij libri.

KUR ARRIN NJË MAL
TA NGRESH SIPËR RESH

Kur e zbulon se një det e çon peshë,
dhe kur hy në ujë nuk dallgëzohet,
kur arrin që një mal ta ngresh sipër resh
dhe asnjë fije bari nuk hepohet,

atëherë dije, ti je ai që si diell botën ndriçon,
ti je ai që lëviz si ajri hapësirave, kur nuk zhurmon.

Faqe 225.

Përveç “Republika e Ulpianës” dhe “Republika e Dardanisë” , brenda librit është trajtuar Princesa Jerinë, Dy Kullat e Jerinës, Kështjella e Jerinës, Pusi i Jerinës, në Pogragjë të Klinës, ajo në Smirë, Venedisi në Gllamnik, Runik,“Vrapuesja e Prizrenit” në Therandë, “Sirenat e Dyrrahut”; “Dea e Butrintit ose Ormira e Dheut”, Medianë, Ulpianë, Deae Dard, Deae Dardanicae dhe Dërsteniku. Pastaj janë tajtuar vajet për ilirët, në kohën kur miti për Rozafën, artikulohet si “Kob i bukurisë”, në kohën kur “Shembësit vallëzojnë natën”, etj. Pra një mori aspektesh figurative që përbëjnë këtë vepër me vlerë, e të rrallë.

ZOTAT E ILIRISHTES DHE MBROJTJA E SHPIRTIT:

Edhe kështu si është, komunikimi i saj nuk është aq i kollajshëm, pasi ka simbole, toponime dhe Zotat e Ilirishtes, të cilët nuk lexohen aq lehtë, thjeshtë dhe shpejt?! Pa ekuivokë është lirikë e rafinuar që i destinohet një kategorie e cila merret me studimet letrare dhe aspekte të tjera gjuhësore, në të cilat duket se autori ka punuar për të nxjerr një tekst poetik mjaftë specifik, i rrallë, dhe vështirë i përsëritshëm. Gjithsesi poezia e këtij libri është: “Kryqëzim për këtë Dhé”, në të cilin “loti ruhet si relikt kujtese”, sidomos “Kur je nisur tinëz,/ aty diku e ke bërë një gropë të thellë,/ aty për t’ia rrëfyer të gjitha,/ aty për t’i lënë amanetet e braktisjes:/ aty një varr e ruan për ty,/ kur më nuk je ndër të gjallët”, (faqe 223).

Prend Buzhala, ka qenë i vetëdijëshëm, prandaj edhe nëpërmes gjuhës poetike e ka sjellë lashtësinë, përkatësisht ilirishten e vjetër gjerë në ditët e tashme. E këtë e thonë vargjet e poezisë “MBROJTJA E SHPIRTIT”, (faqe 221).

Shqipni domethanë: besë e burrni, djersë e gjak
Domethanë: flijim djemsh, i plangut e i shpisë.
Domethanë: Shqipni e Lahutës, Shqiptar i Shpirtnuem.
Domethanë: nga anëkoha e anëdheu
vjen Ati i Parë e Ati i Mbramë,
Domethanë: guri në mal kthehet në vullkan.
Domethanë: këngë e kënduar me frymë të idhnisë.

Faqe 221.

Metafora, simbolika, alegria, epiteti, parabolla, etj. janë figura letrare e disa stilistike, të cilat sforcojnë vargun tematik të kësaj poezie, përplot elemente tragjike dhe flijimi, prandaj antika ilire ka prodhuar kaq figura mitologjike, të cilat rrallë dhe askund nuk hasen kaq shumë, veçmas brenda një libri poetik, (e ndoshta me ndonjë rishikim), ky liber do të duhej të përfshihej si tekst i detyrueshëm universitar, qoftë për shkencat e filologjisë ose ato të historisë, veçanërisht për leksikun e pasur që ka vargu i saj.

Libri “Ani i ilirishteve”, i Prend Buzhales, është vepër e rrallë artistike, dhe ndër më të rrallat, nëse jo e vetmja e këtij motivi I-Lirik. Disi më dukej se gjatë leximit, u nisa kësaj udhe pa nxjerrë gjë në krye, sado që këshilla e poetit më thoshte, “Kthim nuk ka”, andaj “Mbahu për toke, çohu për toke”, sepse sipas kanunit kurrë “Amaneti s’lihet në rrugë”:

AMANETI S’LIHET NË RRUGË

Kot e kanë doracakët botnorë të historisë
me e shpjegue e kundrue udhëtimin tand.
Nisesh udhës e kurrgjà nuk nxjerr në krye,
nëse mendon me u kthye.
Kthim nuk ka.
Mbahu për toke, çohu për toke.
Shtegu a kapërcyelli, mbas kanunit,
âsht udha e verbët që andej të qiti.
Amaneti s’lehet në rrugë: kush âsht burrë
amanetin ia kryen ditën e dekës edhe hasmit.
Flet me të vdekunit e natës,
kuvendon me heshtimin e të tjerëve.

Faqe 229.

Përkushtimet I-Lirike shprehin shumëllojshmërinë e botkuptimit mitologjik, që të vë përpara sfides, të vazhdoj apo të heq dorë. Vazhdimi ka domosdoshmërinë e njohjes së literaturës, biblike, liturgjike e kishtare, po ashtu duhen njohje edhe në teoritë e letërsisë, gjë që lënda nuk është krejtësisht e sfidueshme. Ajo që e shpëton lexuesin, sidomos interpretuesit, është dualizmi si interpretim, ku në të njëjetn kohë përkushtimi “(i)lirike”, mund të shndërrohet vetëm në lirikë e rëndomtë.

APOSTULLI NGA ÇABIQI:

Përmbledhja me poezi “ANI I ILIRISHTEVE” është “Postulat Hyjnor”, autori i saj është Prendi, Apostull nga Çabiqi, afër Klinës në zemër të Dardanisë, që dhuron këto përkushtime (i)-lirike… kurse vepra është përmbyllur me këtë falënderim dhe me vargun e fundit AMEN!…

Faleminderit, Kosovë, që nuk vdes kurrë!
E gjallë për Teutat dardane e për Gjergjin e Arbërisë,
të sotmin e të nesërmin.
Jasharist, liria ligjëron për gjakimet,
e di cili është Qëllimi Ynë Më i Lartë.
ilirisht ilirëzon
arbënisht arbëron
kosovon Kosova
shqipërisht shqipëron
përgjithmonë jetës
përgjithmonë
amen

Faqe 234.

PËRFUNDIM:

“ANI I ILIRISHTEVE”, i Prend Buzhales, është vepër e papërseritshme në poezinë e sotme shqipe. Me historinë e saj biblike, me Apostujt dhe ikonografinë e kohës ilire, është nismë e mbar për tu hartuar “Fjalori i mitologjisë shqiptare”, kur dihet se veprat e tilla janë të rralla, autorët e gjallë që njohin këto periudha edhe më të paktë.

Pa dyshim ky refleksion letrar, me karakter të liturgjisë kishtare, ka prodhuar një filozofi me etikë të lartë kombëtare, vrgjet kanë estetikë artistike, e vlefshme për sistemin edukativo-arsimor, prandaj, si libër, do të duhej të futej doracak për studime, (të paktën si literaturë e preferuar), sidomos në fushën e studimeve ilire dhe atyre gjuhësore e filologjike.

Siç e kemi potencuar, estetika dhe poetika, e shprehjes letrare dhe artistike është magjike, ajo shpreh plagën e durimit dhe ekzistimit, mbase nocioni më i mirë i urtësisë, mençurisë, i afrisë, i bashkimit, i vlerës, i dijës, i sakrificës dhe më në fund edhe i ngadhnjimit…

LAJTHITJE HYJNORE

Po e bëj një lajthitje njerëzore
pse po lutem si do Hyji:
pse po i fal vrasësit e mi,
vrasësit e fëmijëve me vajin në buzë.
Para Hyjit po i fal edhe vrasësit e pleqve
që ranë te pragu i shtëpisë:
ranë sikur të ndërtonin me eshtrat e tyre
ashtninë e Truallit, Qenies; Fjalës dhe Shpirtit,
sikur po ndërtonin shtëpi të reja –
me sytë e tyre të djegur bënin dritare.
Po i fal vrasësit e nënave e të shtatzënave,
po i fal vrasësit e foshnjave në gji të nënës,
po i fal vrasësit e më të dashurve e të burgosurve.
E shpallën lutjen, atë sofër të përbashkët
të shpirtit e të rënkimit njerëzor.
E mbeta njëmijë vjet në Shkretëtirë
duke e shkruar Besëlidhjen e Vjetër, Tha Populli.
Mbeta, tha Populli, brigjeve të lumenjve dardanë
duke e shndërruar vdekjen në jetë.
Edhe një lajthitje e bëra
tek kërkova të falen dëbuesit e njerëzve nga vatrat,
dëbuesit e Bukës së Përditshme, bukës së jetës,
dëbuesit e fëmijëve të palindur,
dëbuesit e njerëzve që i kanë humbur të gjitha
pos shpresës dhe lirisë në zemër,
dëbuesit e të nëpërkëmburve e refugjatëve,
dëbuesit e të pangushëlluarve e të të pafatëve.
Kërkova të falen
Edhe dëbuesit e Nënave të Mëshirshme
(i kanë dëbuar, O Zot, si ta dëbonin
Shën Mërinë nga tempujt e nga grigja hyjnore,
si u dëbua tempulli Jezuit në Dardani e Arbëri),
thash, le të falen dëbuesit e thirrjeve të të plagosurit,
të vetëharruarve durimmëdhenj
për t’i dhuruar plagën e durimit

Faqe 230-231.

Plaga e DURIMIT, bëhet nocion i suksesit, i urtësisë e mençurisë, i afrisë ndërnjerëzore dhe i bashkimit kombëtar, si vlerë e vetëdijes, sakrificë kjo për ngadhnjim dhe rikthim të gjithanshëm… të gjitha, të gjitha janë përkushtim i vlerës Hyjnore, andaj O Zot… bekoje këtë Hyj’ dhe shpalle këtë Libër të Shenjtë, dhe detyroje secilin ta lexojë para se të bëhet Hiq, të mos shkojë atje ku nuk flitet më, të mos braktisë këtë Fé, këtë Dhé, e këtë Bot’ Ilirishte pa i ditur të gjitha!…

St. Gallen, Dhjetor 2021 – Janar 2022.
Shefqet DIBRANI


SHTOJCË:

I. FIGURA DHE KODEKSE TË MITOLOGJISË:

Në librin “Ani i Ilirishteve”, ka aq shumë figura nga mitologjia shqiptare të cilat kanë edhe kodeksin e vet letrar. Ne nuk po merremi me shpjegime dhe interpretime, por kemi krijuar një syth tërë, të veçantë dhe me interes për t’u studiuar, andaj po sjellim një listë, të rreshtuara sipas alfabetit, ku ka shprehje, nocione e mendime nga të shumta të cilët për ne kanë thënë shum:

Akademia e Pleqve,
Akti Tagjik,
Ama e Brinjës,
Ama e Dashurisë,
Ama e Zhvirgjërimit të Shenjtë,
Antistrofa e teatrit të vetmisë,
Atdhe i Ri,
Atdhe i Tjetërfarshëm,

Atdhe i Tjetërsojshëm,
Atdheut i sjellim dobi,
Àtmes e shpijet,
Banorë të Diellit,
Bariut të Mirë,
Barku i Frytit,
Barku i urrejtjes,
Besëlidhja e Moçme Ilirishte,
Besimi i Vërtetë,
Beslidhja e Vjetër,
Bota e Arbrit ruhet e pavdirë,
Bota e Bardhë e Parajsore,
Braktisja e Vetvetes,
Bregu i Ujit të Madh,
Brinja e Plagosshme e Dashurisë,
Briri i Kaut,
Buka e Përditshme, (Nënave të Mëshirshme/ I kanë dëbuar, O Zot, si ta dëbonin/ Shën Mërinë nga tempujt e nga grigja hyjnore,/ si u dëbua tempulli i Jezuit në Dardani e Arbëri),
Buzagim,
Buzëmuzg,
Buzmi Bujar,
Çelja e Syrit,
Dalje e hyrje,
Dashuria ndaj Librit që e bart Shpirtin Tonë (Ma i pari mëkat anshtë vetë të banem turk),
Dashuria në Derën e Hyrjes,
Dera e Hapur e Shtëpisë,
Dera e Hyjit,
Dera e Yjeve,
Dëshmitari i Historisë,
Diell i Ri,
Dielli i Zgjuar në Ag,
Dioqeza mesjetare e Arbanumi-t,
Disku Diellor,
Disku ilir i Diellit,
Dishepull hyjnor motesh,
Dita e Enjte,
Dita e Mesharit,
Dita e Njeriut,
Dita e Shpërbërë,
Dita e Tmerrit,
Dita e Vdekjes,
Dita e Zemërimit,
Dita e Zotit,
Djallit të mallëkuom,
Dodonë në Teatrin e Apolonisë,
Dodonë në Teatrin e Butrintit,
Dora e Historisë,
Dora e Hyjit,
Dora e Keqe në Shpi,
Dora e Kohës,
Dorëshkrimin Tonë të ruajtur në Arkë,
Drita e Hyjit,
Drita në Skenë,
Dy Gur,
Dy Koka Gjarpri,
Dyerve të Lashta,
Dyshimi Derën e Daljes,
Dyshues i Madh,
Dhembjet e Shtatit,
Dheu Dardan i Kosovës,
Dheu i Telasheve,
Dheu i Të Parëve,
Dheu Ilir,
Dhjetë Urdhërimet,
Enën e Pikave të Gjakut,
Enjti i Hyjnive Ilire,
Epifani për Shenjtorët Ilir,
Epifanitë e Dëshmitarit nëpër Histori,
Epikleza e Hyjnisë Apolon në Dodonë,
Epistolat e Bekimit,
Faltoret e Vajtimeve,
Familjes së Perëndisë,
Farën e Moçme,
Fati e Tejfati,
Fati i Keq,
Festë Bekimi,
Festën e Zotit,
Fëmijën e Paemër,
Figura e Gruas,
Fjala e Braktisur,
Fjala e Jetës,
Fjala e Pathënë,
Fjalë me Shêj,
Fjalës së Drejtësisë,
Fjalës së Pathënë,
Fjalës së Peshueme;
Fjalët e Hyjit,
Flaka e Fjalës,
Flakën e Gjergjit,
Fletën e Besën e Burrnisë,
Fletën e Vatrës,
Fletën e Zhgënjimit,
Fletëshpatoren: Idealin,
Fletët e Jetës,
Floku i Argjendtë,
Formula e Fjalës,
Fryma e Brendshme,
Fryma e Idhnisë,
Fundi i Historisë,
Fundi i Njeriut,
Fuqitë e Errësirës,
Germa e Shejtë,
Germën Tënde Ilirike,
Grigjën e Të Pafajshmëve,
Gruaja e Murosur në Mermer,
Grueja me u futë në gjak,
Gurët e Dëshmisë,
Gurët e Shenjtë,
Guri i Bardhë,
Guri i Huaj,
Guri i Rrëmbyer,
Guri i Rrënojës,
Guri i Rrokullisjes,
Guri Im,
Guri Krijues,
Guri mbivarror ilir,
Guri me Pamjen e një Qyteti,
Guri Që Del Jashtë Rendit,
Guri Që Humb,
Gjëma e Motit,
Gjëmtëtar, (kësheta, vajtore),
Gjyqin e Kallmetit,
Heshtja e Gjatë,
Heshtja e Ndëgjimin,
Hiri i Dashurisë,
Humbjen e Madhe,
Hyji i kalorësve,
Hyjninë e Kujtesës,
Hyrjet e Mëdha,
I dënuari i Perëndisë,
Kalorësit Dardan,
Kanka e Simonit profet,
Kanka e Zonjës – Antifona e Botës së Arbrit,
Kanka e Zonjës Shën Mëri,
Kanun Kundër Shnjerëzimit,
Kanun Tjetër,
Kanuni i Faljes dhe i Lirimit nga të gjitha detyrimet,
Kanuni i Jetës,
Kanunin Konstandinit – qysh me u ringjallë prej së dékuni me Besë,
Kanunin me Detyrimet e Lirisë,
Kasnecëve të Qiellit,
Katazisi i Zbutjes së Shtazëve të Egra,
Kavijen e Jetës e të Mendjes,
Kënga e Lashtë,
Kënga e Moçme,
Këshilli i Të Drejtëve,
Këshilli i të Urtëve,
Kështjellën e Jetës,
Koha e Errët,
Koha e Grindjeve të Mëdha,
Koha e Ligësisë,
Koha e Prishur,
Koha e Sprovës,
Koka e Albanopolit,
Koka e Mbretëreshës,
Kombet e Sëmuara,
Komunikimi Shpirtëror,
Konstantini i Madh ilir,
Kopshti i Dashurisë,
Kori i Engjëjve,
Kremtet e Luleve,
Krenët e Kanunit,
Krishtlindjet e vitit 1622,
Kronika e Gjakut,
Kronika e Lindjes,
Kronika e Martesave,
Kronika e Vdekjes,
Kryqëzimi për këtë Dhé,
Kryqi Antik,
Kryqi i Bartur,
Kryqi i Përmbysur,
Kryqi I Shenjëdëshpërimit,
Kujtesa e Re,
Kujtim të Historisë pa skllavëri,
Kulmi i Shpisë,
Kurora e Dasmës së Nuses,
Kurora e Jetës,
Kuvende Kombesh,
Kuvendi i Madh i Dukagjinit,
Kuvendi i Pleqve,
Kuvêndi i Të Drejtëve,
Kuvendi i Zadrimes,
Kuvêndi Madhështor,
Kuvêndin Tand të Bekuem,
Lajmëtarët e Sakrificës,
Lamën e Diellit Krishtlindjeve,
Laudato për Shenjtorët Ilirë,
Lavdia e Hyjit,
Legjenda e Besës,
Legjenda e Tokës së Premtueme,
Legjioni i Dymbëdhjetë me emrin Rrufeja,
Legjioni i Dyzet Shenjtorëve,
Legjioni i Shenjtorëve,
Letër më 15 shtator 1621,
Libri i Botës Sanë të Dashtun, (Njeri i Bukës, Kripës dhe Zemrës),
Libri i Kalendarit,
Libri i Papërfunduem,
Likini Imperator,
Lindi edhe E keqja,
Lindkrijuesi i Diellit,
Lisi i Shenjtë,
Loja e Madhe e Teatrit të Intrigës,
Lotët e Princit,
Loti i Mortit,
Loti Kozmik,
Lotore ilire,
Lotore lotët e vajzës,
Luftëtar i nekropoleve,
Lutjet e Mortjes,
Maestro i Kallnorit,
Maja e Malit,
Maje të Malit të Vetmisë,
Mali i Shenjtë,
Malin e Shpellën,
Malit nd’Arbënë,
Maska e Lavia-s
Mbledhja ma të Shenjtë,
Mbretëri i gënjeshtrës,
Mbretërinë e Hyjit,
Mbreti i Syrit të Hyjit,
Mbrojtja e Shpirtit,
Me e lirue Të Vërtetën e Mbyllun at,
Mësimi i Braktisjes së Robit,
Mësimi i Kushtueshëm,
Mësimi i Madh i Fatit,
Mësimi i Madh i Gëzimit,
Mësimi i Madh i Zhdukjes,
Mësimi i Zhdukjes,
Mësimi për Jetën,
Mësimi për Lutjen,
Misteri i Kuq,
Mjeshtri i Kohës,
Mjeshtri i Madh Ilir,
Mjeshtri Ilir,
Mos me i bâ lak Fjalës e Të Vërtetës,
Motra e Kalorësit,
Mozaiku i Madh Hyjnor,
Mozaiku i Madh i Shpirtit të Qenies,
Mrekullibërësi i Francës,
Muaji i Zjarrit,
Muzën e Kujtesës,
Nd’Arbënë të pagëzuem,
Nekropolet e Moçme,
Ngrehinat e Shenjta,
Nuses së Diellit,
Nuset e Dheut,
Njeriu i Brendshëm,
Njeriu i Shenjtë,
Njeriu i Shpirtnuem,
Njeriu Kryengritës,
Njeriu në Jetë,
Njeriu në Lëvizje,
Njeriu Qenie,
Njohjen e Kohës,
Odeonin e Apolonisë,
Ora e Dijes,
Ora e Engjëllit,
Ora E Fundit,
Ora e Ilirisë,
Ora e Kurdisur,
Ora e Madhe e Shpresës së Plagosur,
Ora e Madhe,
Ora e Maleve,
Ora e Mirë e Jetës së Vrerosur,
Ora e Mirë,
Ora e Muzave të Jetës,
Ora e Muzave të Kohës,
Ora e Pajtimit,
Ora e Paqes,
Ora e Shortit,
Ora e Shpisë,
Ora e Urtisë,
Oratio-t e thiorrmave ilirike të Dardania sacra-s,
Orëbardhë,
Orëmira e Arbënisë,
Orëmirë e Zanafillës së Shikmit,
Para Të Keqes Gjunjëzohen turmat pa Perëndi e pa kombësi,
Paria e vendit,
Parzma e Artë,
Pasardhësi cinik i arbanëve,
Pema Magjike,
Perëndeshës së Bukurisë,
Pergamenat Ilire,
Pergamenë e Gjallë,
Personazhet e Intrigës,
Pesë udhëtarë që të rrethojnë në barkë,
Për Atme e për Punë,
Përtejkohë,
Pikat e Prerjes së Dritës me Terrin,
Plaku i Fisit,
Plaku i Katundit,
Plaku i Pengut,
Plaku i Urtë Ilir,
Plaku Ilir,
Plaku Mjekerrbardhë,
Plaku,
Pleqnari i Lekës,
Pleqnari Ilir,
Pleqtë e Flamurit,
Pleqtë e Kanusë,
Princi i Ri i Kështjellës,
Qengji i Flijimit,
Qenia e Tejdukshme,
Qyteti i Albanëve Gjyteti i Parë i Yni,
Qyteti i Shpirtit të Albanit të Moçëm,
Republika e Ulpianës,
Republika Ulpianorum,
Rikthimi te ti Zotynë!
Rituali i Turturave,
Role të vetvetes,
Rrethi i Diellit,
Rrobat e Së Mirës,
Rruga e Bardhë e ekzodit,
Rruga e Drejtë,
Sirena e Dyrrahut,
Skenë e Proskenë,
Skenës së Botës,
Syri i Bukurisë,
Syri i Epshit,
Syri i Ëmbëlsisë,
Syri i Keq,
Syri i Lig,
Sytë e Albanopolit,
Shêjat e Vetvetes,
Shekulli i Zi,
Shembëlla e Përshpirtshme,
Shembja e Arenës,
Shenja e Meduzës,
Shenja të Moçme të Besimit,
Shenjtëria dhe Liria,
Shenjtorët Ilirë,
Shenjtori dhe Luftëtari – Bariu dhe Ëndërrimtari,
Shenjtori i Ulpianës,
Shenjtori Ilir,
Sheshi i Nderit,
Shkëlqimi Ilirik,
Shkrimet e Moçme,
Shkrimi është Andrrim,
Shkulmet e Lumturisë,
Shpata e Thyer,
Shpëtimi i Shpirtit,
Shpirti i Kohës,
Shpirti Luftarak,
Shqetësimeve të Mëdha,
Shqiptari i Qëndrueshëm,
Shtatë Paradigma të Flisë së Pëjetshme,
Shtetin nuk e dëmtojmë,
Shtëpi tjetër të Shpirtit,
Shtiu pleqtë nd’Arbënë,
T’parit t’Vendit,
Ta zhdukësh librin – domethënë ta zhdukësh Atdheun, (Djegë biblioteka, libra, arkat e dorëshkrimeve, dëshmive, tapive),
Takonin të vërtetën,
Teatri i Madh,
Teatri madhështor i absurdit,
Teatri me Korin e Orëmirave,
Tehu i Thikës,
Tejlibër i Shêjtë, (Tejetshêjtë),
Tempulli i Jezuit në Dardani e Arbëri,
Teologët që e braktisën Jezusin,
Të Padukshmen në Kohë,
Të Parit (Ecën Gjurmëve të Të Parit, Majën e Të Parit, Burimi i Të Parit, Urata e Të parit, Urimit të Të Parit/ Në emën të Atit e të Birit/ e Të Shpirtit Shenjt),
Të Vërtetën Tande,
Tokën e Shenjtë të Ilionit nga Dardania,
Tokën Ilire në Tokë të Shenjtë,
Tragjedia e Re,
Thirrja e Jetës,
Thirrja e Përcjellja e Shpirtit Hyjnor,
Thirrjen e presin tridhjetëmijë luftëtarë,
Ujë arbëror të Drinit,
Ujët e Madh,
Uji dhe Gjaku i sakramenteve,
Ulpia Ratiaria,
Ulpia Serdica,
Ungjijtë për Secilën Kohë e Përtejkohë,
Universin tënd të Durimit,
Universin tënd të Qëndresës,
Uratës së Flijimit,
Urtak i Kanunit të Lekës,
Vajtimi i Germave,
Valltaret Ilire,
Varret e Të Parëve,
Varri i Luftëtarit,
Vatra e Zjarrit,
Vdekjen e Perëndisë,
Vendi i Shënjuar,
Vepra e Njeriut mbi Dhé,
Vepra e Përsosur e Ndërtimit,
Vepra e Sakramenteve,
Veprën Teme Së Shkruomit Shenjtë,
Veshi i Të Madhit,
Vetmia e Madhe,
Vetveten e Vërtetë,
Vijën e Armikut,
Vijën e Kërcënimit,
Vrapuese e Pri-Therandës; Prizerandës, Prizrenit,
Vrasja e priftërinjve në Malin e Shenjtë,
Ylli i Mbrëmjes,
Ylli i Mëngjesit,
Ylli në Horizont,
Ylli Rrëzëllitës,
Zani i Urtë,
Zemrën e Pastër,
Zonja e Ëndrrës,
Zonja e Shtëpisë,
Zoti i Ushtrive,
Zoti i Vendit,
Zoti i Zjarrit dhe i Luftërave.

II. APOSTUJT / DISHEPUJ DHE ORAKUJ MITOLOGJIK:

Poeti Prend Buzhala, në librin “Ani i Ilirishteve”, ka radhitur një farg figurash mitologjike të kohës ilire- Ka përmendur apostuj, dishepuj dhe orakuj të shumtë. Ky mozaik e figurave nga mitologjia shqiptare e ka zbukuruar mozaikun e veprës poetiek. Edhe në këtë rast po i radhisim disa nga këto figura mitologjike, emrat e të të cilave i gjem në librin “AINI I ILIRISHTEVE”.

588 të Martirizuarit e Dardanisë dhe të Ilirisë,
Abeli,
Adea – vajzë,
Agatoni, (me motrat Agape, Irenë e Hjone,
Agenor (i pari emër ilir),
Agenori e Adea qenë vendosur në Shtëpinë e re të Galaktikës,
Agrikola Ndjekësi i Madh,
Aikiditi nip i Pirrit,
Amorfa e Artë,
Antigonea (Krah Shqiponje),
Bato,
Besimin në Jezusin e Kryqëzuar,
Dardi,
Dellit këtij Mbreti të Syrit të hyjit.
Deum laudamus,
Dhimitër Fari,
Epidamn,
Epiklezë për mbretëreshën Teutë,
Faltore e Asklepit,
Faltore të Minerves,
Filipin Severin e Hermetin,
Fiset enkeleje,
Fjalët e Besojmës,
Fuqia e Zemrës,
Hapësirat e Isterit,
Heshtja e Shenjtë,
Hieronymit,
Hyji i emrit të lashtë të D(r)itës,
Hyji i Venës e të Pijës,
Hyji Medaur,
Hyjnesha Dardane,
Hyjnesha e Mbretit të Qiellit,
Hyri Hyjnor,
Iliri i Lashtë,
Ilirit të parë,
Imzot Pjetri,
Ipeshkvi Kuirinin që u martirizua në Panoni,
Ipeshkvin Venance të Salonës së Dalmacisë,
Irineun e Sirmit,
Isterit – Yllit, dëshmitar i djegies së qyteteve ilire,
Kalorësit Dardan,
Kalorësit e Kaltër,
Kalorësit e Labeatëve,
Kalorësit e Taulantëve,
Kanistra e Flijimeve,
Kori i Apostujve,
Krushkapari,
Kryeorakulli i Dardanisë,
Lazri,
Ligjërimi ilirik,
Likinos, dyzet ushtarë i mbyti në ujërat e Liqenit, ata u bënë dyzet shenjtorë të Sebastisë,
Likofronit,
Lisi i Shenjtë,
Longari,
Magu i Moçëm Ilir,
Maksimin,
Mana e Sa,
Maria e Shenjtë,
Martesa e Shenjtë,
Mbretëresha e Bletëve miti i flijimit,
Mbretëresha e Deteve,
Mbretëresha e Luleve,
Mbretëresha Teutë,
Mbreti Agron,
Mbreti David,
Mbreti Gent,
Meneptolemin,
Mikpritje të Hyjit,
Mjalti i Priftëreshës Sate të Madhe,
Mjeshtre Qiellore,
Mjeshtri Ilir i Instumenteve,
Monuni,
Motrat Agape, Irenë e Hjone tri gra të krishtera,
Muzikantët e partinëve,
Nikollë Leka, Famullitar,
Orakulli i Dodonës,
Orakulli i Zotit,
Orë e Rrëfimeve Diellore të Dashurisë,
Pali i Dukagjinëve,
Pali i Nolës,
Pemën e Jetës e të zanafillës sonë,
Perandori Antonin,
Polemi i Dheut Tim,
Portat me Kulla,
Preimion-in,
Priftëresha e Madhe,
Princat e Japodëve,
Prokulin,
Rojat e fjalës,
Skamandri,
Skerdilaidi,
Shenjtë,
Shën Anthin,
Shën Asti nga Durrësi,
Shën Donati i Butrintit,
Shën Eleiterin papë,
Shën Flori,
Shën Gërguri,
Shën Gjera,
Shën Gjergjit,
Shën Gjëri,
Shën Jeronimin e Emërshenjtin e Ilirisë,
Shën Lauri,
Shën Luli, princeps officci, veteran i ushtrisë iliro-romake,
Shën Martini,
Shën Mateu,
Shën Mërisë së Matit,
Shën Pali,
Shën Pjetri,
Shën Terinin,
Shën Vlashin ipeshkëv i Sebastes,
Shtatë të përndjekurit e Romës,
Tempujt e Ilit,
Tempujt e Rrënuar të Polemit,
Teuta te Polemi,
Teuta te Teutana,
Teuta, Diteuta, Triteuta,
Tri Virgjëresha të Ringjalljes,
Thesprotisë epirote,
Uilli i Detit,
Urtaku Ilir,
Ushtar ilir, Doctor maximus që i dha Evropës Fjalën e Librit të Shenjt,
Valltaret e autariatëve,
Zonja e Fjalës Madhërishme.
Zonja e Madhe,
Zonja e Shtëpisë së Jetës,

St. Gallen, Dhjetor 2021 – Janar 2022.
Shefqet Dibrani