Teuta Elshani





Në foto: Prof. Bardhyl Qaushi, Prof. Anton Çetta, historiani Zekeria Cana, poeti Din Mehmeti dhe pas tyre është pedagogu Ymer Neziri

Nga: Niq Krasniqi, Vjenë
Institucionet fetare duhet ta shpallin të Shenjtë Pajtorin Anton, ndërsa institucionet shtetërore Pajtimin Kombëtar duhet ta ngrehin në institucion.

Anton Çetta, Zkeria Cana e të tjerë gjatë fushatës së pajtimit të gjaqeve.
Dhe në të dyja këto drejtime të ligjërohet dhe kultivohet kultura e pajtimit dhe bashkimit për të mirën e përbashkët, si vlera e virtyte njerëzore në themelet e qytetërimit tonë dhe si primesa të bashkëveprimit ndërnjerëzor, ndëretnik dhe ndërkombëtar.
VIII.
Profesor Anton Çetta, si një Shenjtor ishte i përkrahur e shoqëruar hap pas hapi nga “apostujt” e tij, akademik Mark Krasniqi, profesor Zekirija Cana, dom Lush Gjergji, mulla Xhevat Kryeziu, shkrimtarët Azem Shkreli e Ramiz Kelmendi, avokati Bajram Kelmendi, profesor Niman Alimusaj, Luljeta Pula e deri te nismëtarët e kësaj lëvizje gjithëpopullore, rininë pejane në krye me Havë Shalën, Myrvete Dreshajn, Nurije Zekajn dhe profesorin e tyre Riza Krasniqi.

Për udhëheqësit e Institutit Albanologjik të Kosovës, oborri i këtij institucioni nuk është vend adekuat për shtatoren e Anton Çettës!? …
Misionari Anton Çetta dhe “apostujt” e tij ishin të përkrahur nga gjithë shtresat e popullit e posaqërisht nga intelektualët e artistët, në mesin e të cilëve duhet shquar artisten Shkurte Fejza dhe intelektualët Sali Cacaj e Lala Meridith Vula, që u përkujdesën për dokumentimin e këtij Misioni.
Institucionet tona duhet të nderojnë këta “Apostuj” të Pajtimit me dekorata shtetërore “Misionar i Pajtimit”, ashtu që pajtimi të ngrihet në nivelin institucional dhe si i tillë të ngjizet në shoqërinë tonë.
E mbi të gjitha, institucionet tona duhet të dekorojnë të gjithë, pajtimtarët, para së gjithash ATA QË FALEN, mijëra gjaqe e ngatërresa, si bartës të dekoratës “Ambasador i Pajtimit Kombëtar”, si nderim për ATO FAMILJE, gjeneratë pas gjenerate.
Kosova dhe shqiptarët duhet t’i njoh(in) dhe t’i nderoj(n)ë vlerat që ka(në)!
Monografia mbi Veprimtarinë e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Gjenevë, libër që kujton përpjekjet dhe sakrificën e brezave në ruajtjen e Gjuhës dhe Kulturës Sonë
Shqiptarët edhe pse populli më i lashtë i Gadishullit Ballkanik, asnjëherë nuk janë ndjerë të qetë në trojet e veta të mileniumeve.
Ata mbi pesë shekuj kanë provuar shtypjen dhe mohimin e të drejtave të tyre elementare nga Perandoria Otomane.
Me gjithë pengesat dhe trysnitë e vazhdueshme të armiqve ata më 28 Nëntor të vitit1912, arrijnë që në Valonë (Vlora e sotme)të krijojnë shtetin e tyre.
Kur tamam nisi vënia e themeleve të këtij shteti njëfarë Mbretërie Serbe e degjeneruar dhe e udhëhequr nga kriminelë ordiner fillon pushtimin e tokave pellasgo-ilire.
Kjo farë Mbretërie detyrë vetes ia kishte dhënë shfarosjen e shqiptarëve dhe popullimin e trojeve të tyre me sllavë.
Politikë e ngjashme zbatohet edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetëm në vitin 1945,nga çetnikë e partizanë serbo-malazezë u vranë dhe masakruan mbi 55-mijë shqiptarë etnik.
Ata të pa status dhe të drejta në tokat e tyre, dhe të ekspozuar përpara një gjenocidi që nuk e njeh historia, detyrohen të migrojnë në të gjitha vendet e globit.
Shpresa dhe këmbëngulja e tyre që një ditë do ta ribëjnë Shqipërinë Natyrale, edhe pse në dhé të huaji i shtynë që me zellin më të madh të punojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të tyre.
Nëse në një vend ishin edhe dhjetë shqiptarë të mërguar bënin përpjekje për hapjen e ndonjë shoqërie apo klubi kulturor.
Këtë e dëshmojnë edhe dhjetëra klube e shoqata të krijuara nga shqiptarët në Amerikë, Evropë, Azi, Afrikë e deri në Zelandë të Re, gjatë dy shekujve të kaluar.
Në prag të shekullit të njëzetenjë një fat si ky do t’u imponohet prapë shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës Lindore dhe atyre të Malit të Zi.
Ata nën dhunë dhe represion degdisën nëpër botë. Kurse shumica e atyre që Atdheun vendosin ta mbrojë edhe me kokë vriten dhe masakrohen nga regjimi kriminal i Serbisë.
Intelektualë dhe Atdhetarë të shpërndarë në të gjitha anët e botës sikur kujtojnë thënien emblematike të rilindësit tanë Papa Kristo Negovani, ”Shkronjat e bëjnë kombin të quhet komb, po të mos kemi shkronjat shqip, dituria e kombeve të tjera do të na mbysë, nuk do të dëgjohet më fjala shqiptar e shqip”
Shqiptarët të shpërndarë në Evropën Perëndimore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi e Zelandë të Re, kanë jetësuar porosinë e Negovanit, duke hapur Shkolla Shqipe të Mësimit Plotësues në të gjitha vendet, ku jetojnë dhe veprojnë.
Kuptohet që një punë e tillë kërkonte kohë e angazhim, por duhet të jemi të sinqertë që tani rrethanat për të vepruar ishin shumë më të lehta dhe më të favorshme, se ato në të cilat vepronin gjeneratat përpara nesh.
Të përndjekurit e viteve të 80-ta, përcilleshin çdo hapë nga UDB-ja jugosllave dhe zagarët e saj.
Më 17 janar të vitit 1982 në Unterguppenbach të Gjermanisë,me një atentat nga më të pistët UDB-ja jugosllave organizatë tipike terroriste vret tre ideologët e Lëvizjes sonë për çlirimin e viseve shqiptare Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe bashkëveprimtarin e tyre Kadri Zeka.
Kurse më 5 maj të vitit 1985 në krye të detyrës në burgun e Beogradit,mbytet me tortura shtazarake Zija Shemsiu, dhe burgoset bashkëveprimtari i tij Sami Kurteshi,i cili vuan vite të shumta burgimi në kazamatet jugosllave.
Përkundër dhunës dhe terrorit edhe pse në kushte tepër të rënda si në Zvicër, Gjermani, Belgjikë etj,u krijuan klube dhe shoqata të cilat fuqishëm kundërshtuan okupimin e Kosovës nga sllavo-komunistët.
Me çlirimin Kosovës dhe demokratizimin e shtetit tonë amë Shqipërisë, disa intelektualë e mësimdhënës të fushave të ndryshme kanë nisur punën në shkrimin e librave dhe monografive.
Nëpërmjet këtyre librave plotësohen arkivat e shtetit tonë, dhe brezat në ardhje mësojnë të vërtetën mbi sakrificën e atyre që vepruan jashtë atdheut, pa takuar prindër e fëmijë të tyre për vite e dekada.
Pas një pune gati dyvjeçare dritën e botimit e sheh edhe monografia “Shkolla Shqipe në Gjenevë” e autorit Agim Demir Paçarizi.
Libri është shtypur katër-pesë ditë para ndërrimit të moteve në Shtëpinë Botuese “Lena-Grafik” të Prishtinës.
Abas Fejzullahu, veteran i Arsimit në Kosovë dhe Diasporë, duke e pasur në duar dorëshkrimin e këtij libri para se të botohet thotë ”Kjo monografi është hartuar ex-novo pa u kopjuar asgjë nga ato më të hershmet.
Sipas, z. Fejzullahu gjithçka në këtë monografi është pasqyruar në mënyrë të drejtë dhe reale.
Madje,ai përshtypjet e tij rreth këtij libri i shpreh edhe nëpërmjet një artikulli mjaft përmbajtjesor në gazeta e portale si: “Voice of Albanians” të krijuesve të njohur Skënder dhe Elida Buçpapaj, në “Bota Sot” “Shkodër.net” etj.
Vlerësim kritikë kësaj monografie i bën edhe Jusuf M. Bytyçi. Ai punën e Paçarizit e cilëson si një vlerë të veçantë për brezat si në Kosovë ashtu dhe Diasporë.
Po ashtu lexuesi me të marrë në duar librin do të bindet për punën serioze të pedagogut të shumë brezave Agim Demir Paçarizi.
Paçarizi si në Kosovë ashtu edhe në mërgim punën e mësimdhënësit e ka kryer me dashuri dhe përkushtim të madh, gati dyzetvjet.
Në këtë monografi me diku 15-të kapituj e nënkapituj përfshihen të gjithë ata që kontribuuan qoftë në organizim, mësimdhënie apo edhe dhënie donacionesh, në dobi të kësaj shkolle.
Iniciativa për çeljen e një shkolle të pavarur me mësim në gjuhën shqipe në Gjenevë, doli në pranverë të vitit 1987,nga mërgimtarët e hershëm si: Xhafer Shatri, Kadri Abdullahu, Shyqeri Ukshini, Adem Islami, Sami Tusha, Jakup Halimi, Selman Kllokoqi, Ejup Ahmeti, Elfi Agushi, Sami Dërmaku, Aqif Januzi, Ilaz Bajrami, Sabit Hajdini, Muharrem Zymeri, Gafurr Çalaj, Ymer Cacaj, Miftar Abdullahu, Muhabi Latifi, Avdi Veseli, Enver e Rabije Abdullahu etj.
Ky grup iniciues nën udhëheqjen e z. Xhafer Shatri, organizoi një mbledhje në banesën e veprimtarit të njohur të këtij kantoni Selman Kllokoqi.
Pas këtij takimiu caktua grupi punues prej 8 vetave, që detyrë kishte regjistrimin e saktë të fëmijëve tanë mërgimtarë dhe moshën e tyre, me të drejtë të përfshirjes në shkollën me mësim plotësues në gjuhën shqipe.
Me të përfunduar regjistrimi si nevojë urgjente u shfaq gjetja e pikave ku mund të zhvillohej ky mësim.
Adresë e parë e përkrahjes rreth këtij problemi mjaft serioz do të jetë “Centre Social Protestant” në Gjenevë.
Në këtë qendër më tepër të karakterit bamirës, mërgimtarët tanë do ta kenë edhe përkrahjen e parezervë të mikut tonë të madh Ueli Leuenberger.
Ai plot pesëdhjetë vjet ishte kryeprotagonist i organizimeve tona në Zvicër. Veç kësaj Leuenberger, u shqua si mbrojtës i çështjes shqiptare edhe në Parlamentin e Zvicrës.
Të gjithë i dimë reagimet e tij të fuqishme kundër grupeve ksenofobe. Ato me postim afishesh në vende publike i etiketonin dhe fyenin shqiptarët me lloj-lloj termash përçmues.
Qëllimi ishte që të pengohet vendosja e tyre në Zvicër. Dyshohet që këto grupe ekstremistësh ishin të manipuluara nga lobi serbë, që jepte shuma të majme të hollash për t’i diskredituar shqiptarët, e përndjekur me dhunë nga regjimi fashist i Serbisë.
Leuenberger luftëtar i pakompromis në mbrojtjen e të drejtavedhe lirive të popujve të shtypur jo që mbërrin me fitua këtë betejë, por më 14 maj të vitit 1996, në zemër të Gjenevës, hap Universitetin Popullor Shqiptar.

Prej këtij momenti mërgimtarët shqiptarë të të gjitha viseve tona janë me një qendër të rëndësishme kulturore, ku mund t’i zhvillojnë të gjitha aktivitetet e tyre.
Ambientet e kësaj qendre krijojnë mundësi për punë cilësore dhe hapje të pikave të tjera të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, në të gjitha komunat e Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.
Pikërisht më 1996, edhe shkolla me mësim plotësues në Gjuhën shqipe do ta ketë kulmin e arritjeve të saj.
Nëpërmjet një konkursi të rregullt të shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës, të datës 10 gusht 1996, të gjithë mësimdhënësit e shkollës me mësim plotësues në Gjuhën shqipe në Zvicër, përzgjidhen me kualifikime përkatëse.

Po ashtu në krye të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri” të Gjenevës do të jetë profesori i diplomuar i pedagogjisë z. Nehat Rexhepi.

Ndërkaq, arka e këtij Asociacioni Arsimor ku kohë pas kohe kontribuonin me mjete prindërit si:Nehat Fera, Halil Halili, Xhafer Shatri, Muharrem Lutfiu, Zijadin Abdullahu, Shaban Limani, Sami Arifi, Miftar Abdullahu, Hevzi Kryeziu, Kadri Abdullahu, Qamil Aliti, Avdi Veseli, Azem Azemi, Ali Hetemi, Dalip Hajdini, Kadri Ajeti, Islam Demiri, Ismet Kadriu, Muhabi Latifi, Muhamet Ajeti, Nazmi Jashari, Nebih Bllaca, etj menaxhohet në mënyrë të përpiktë dhe profesionale nga atdhetari i njohur Jakup Halimi.
Bashkëpunimi i Shkollës së Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, edhe gjatë kësaj periudhe me Departamentin e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Gjenevës, ishte në nivel të duhur.

Këtë e dëshmon edhe ky vërtetim i nxënëses Shqipe Agushi, ku shihet bartja e notës nga Mësimi Plotësues i Gjuhës shqipe, në atë të rregullt në Gjuhën frënge.
Edhe pse puna zhvillohej në baza vullnetare bartës të aktivitetit në shumë fusha janë mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle.
Sidomos një grup nxënësish prej dhjetë vetave të prirë nga koreografi ynë i mirënjohur Xhemali Berisha, me paraqitet e tyre të shkëlqyera do ta begatojnë shumëllojshmërinë kulturore jo vetëm brenda komunitetit tonë, por në tërë Republikën dhe Kantonin e Gjenevës.
Punën e prezantueses së programeve dhe deklamimin e vargjeve më me vlera të autorëve tanë do ta bëjë vite me radhë nxënësja shembullore e kësaj shkolle Artë Hevzi Kryeziu.
I entuziazmuar nga suksesi i mësimdhënësve dhe fëmijëve tanë në Diasporë, Dr. Ibrahim Rugova, president i Republikës së Kosovës,në një nga mbledhjet e mbajtura në Prishtinë, publikisht e pati falënderuar ministrin e Arsimit në ekzil, prof. dr. Muhamet Bicaj.
Ai në bashkëpunim më kryetarët e LAPSH-it, në vendet e Perëndimit, pati arritur nivel të kënaqshëm të mbarëvajtjes së këtij mësimi.
Në anën tjetër aktivitetin jashtë shkollor të gjithë nxënësit e shkollës shqipe, me prirje në futboll e zhvillonin në Klubin Futbollistik F.C. ”Kosova” të Gjenevës, krenari jona e përhershme.
Paçarizi duke qenë në rrjedhën e këtyre zhvillimeve arrin që me dokumente e shifra të regjistrojë çdo gjë, që ka të bëjë me shkollën e mësimit plotësues të Gjuhës shqipe në Gjenevë.
Libri me rreth 260 faqe përfshin edhe autobiografitë e pjesës dërmuese të mësimdhënësve.
Me kusht që të iket prej çdo censure dhe lëshimi të rastësishëm jetëshkrimet janë të shkruara nga vetë mësuesit e shkollës së mësimit plotësues të Gjuhës shqipe, në Republikën dhe Kantonin e Gjenevës.
Sipas z. Paçarizi kjo monografi do të ishte edhe më e vëllimshme sikur thirrjes për bashkëpunim t’i përgjigjeshin edhe disa nga ish-mësuesit e kësaj shkolle.
Ata edhe pse të kontaktuar nga ai pa dhënë asnjë sqarim kanë refuzuar bashkëpunimin.
Megjithatë, ai s’është dekurajuar në asnjë mënyrë, por ka vazhduar me projektin e veprës deri në realizimin e saj.
Kapitull në vete në këtë libër është edhe bashkëpunimi i kësaj shkolle me Departamentin për Arsim Shkencë e Kulturë të Gjenevës.
Paçarizi duke shprehur mirënjohje të lartë ndaj autoriteteve dhe institucioneve të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, përmend emra të shumtë personalitetesh dhe individësh që janë krah i fuqishëm i shkollës shqipe.
Mirëpo, në një shkrim si ky është e pamundur të theksohen, sepse lista e tyre është shumë e gjatë.
Duhet potencuar që Shkolla me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe në Gjenevë, është nga të parat në Zvicër, që ndihmohet financiarisht nga Departamenti i Arsimit të kësaj Republike dhe Kantoni.
Gjatë rrugëtimit tridhjetëvjeçar kjo shkollë është ndeshur edhe me vështirësi të shumta.
Atëherë kur është menduar ngritja e nivelit të saj ka pasur rënie drastike të numrit të nxënësve, dhe dorëheqje nga puna të mësimdhënësve të kualifikuar.
Ata që për vite të tëra kanë punuar vullnetarisht tani për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë mundur ta vazhdojnë këtë mision të shenjtë. Disa edhe kanë pasur detyrime ndaj vendit të tyre të rregullt të punës.
Deri tek kjo mbase ka ardhur edhe si pasojë e mosinteresimit të qeverive tona në Kosovë e Shqipëri, të cilat përveç premtimeve pak kanë arritur të bëjnë në dobi të këtij mësimi.
Vendet e tjera si Italia, Spanja, Portugalia etj, këtë mësim e kanë dukshëm më të avancuar.
Komunitetet e këtyre vendeve me qëndrim në Zvicër, janë të mbështetura drejtpërsëdrejti si me kuadro ashtu edhe me mjete nga qeveritë e tyre.
Shkolla me Mësim Plotësues në Gjuhën shqipe në Gjenevë, pa u analizuar asnjëherë shkaqet ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet sidomos pas vitit 2000.
Në mënyrë që të mos vije deri te mbyllja e saj, angazhohen disa individë si: Agim Paçarizi, Faruk Osmani, Albanë Krasniqi-Malaj, Januz Salihu, Faruk Bllaca, Drita Veshi, Avdyl Hamza, Rasim Zeqiri, Hajrush Sadiku, Qemajl Neziri, Ali Mehmeti, Mirishahe Limani-Hiler, Idriz Zeqiraj, Jakup Emini, Rifat Haxhiaj, Fadil Avdiu, Ismet Kurteshi, Nexhmedin Ilazi, Nasuf Nuhiu, etj.
Kjo çetë e tërë arsimdashësish me të gjitha mjetet vihet në ruajtjen dhe vazhdimin e këtij mësimi.
Me të konsoliduar kryesia ata angazhojnë disa mësues e mësuese edhe pse jo të gjithë me përgatitje adekuate në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë.
Në këtë drejtim dallohen edhe ish-nxënësit e kësaj shkolle Gëzim Nexmedin Ilazi, Aulona Lila-Bislimi dhe Liburn Mehmetaj.
Ata në kohë krize nga më të rëndat udhëheqin Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” të Gjenevës.
Gjithashtu në kryesitë e më hershme të kësaj shoqate kanë kontribuar edhe ish-nxënëset e kësaj shkolle Artë Hevzi Kryeziu, Arjetë Adem Çerkini, Valdete Abdullahu-Sopi, Xhevrie Faruk Osmani, Vjosa Gërvalla etj.
Kurse ndihmë të rregullt në xhirollogaritë e kësaj shkolle kanë ndarë vëllezërit, Azem e Ajet Hyseni, pronarë të ndërmarrjes “Hyseni Constructions SA” me vendndodhje në Gjenevë.
Në rast festash e jubilesh të ndryshme kanë ndihmuar edhe mërgimtarët tanë si:Milazim Maliqi, Krist Veseli, Arsim Hyseni, Besnik Ajeti etj.
Të gjithë të interesuarve u sugjerojmë leximin e kësaj Monografie, sepse në te gjithçka është trajtuar objektivisht dhe me korrektësi.
Monografia përmban edhe parathënien në gjuhët: shqip, frëngjisht dhe gjermanisht.
Po ashtu lexuesi brenda kopertinave të librit do t’i gjejë edhe disa rreshta mbi jetën dhe veprën e autorit Agim D. Paçarizi.
Krijuesit të kësaj monografie i dëshirojmë nxjerrjen në dritë edhe të ndonjë libri tjetër të kësaj natyre, sepse vetëm kështu plotësohen vakuumet në shumë disiplina të gjuhës dhe historisë sonë, sa të dhimbshme aq edhe krenare!

Fahri Xharra, Gjakovë
Seriali i ri “ Kush janë arbëreshët e Italisë ? “ – do të mundohem të japi shënime për pjesën e gjakut tonë që iu deshtë dy herë të ndërron vendbanimin; së pari nga Morea që ishte vendlindja e tyre dhe së dyti pas qindra vitesh edhe nga Sicilia, vend banimi dhe vendlindja e gjeneratave shekullore që të mërgojnë në Amerikë. Shkaqet e migrimit janë të ndryshme, unë po e ceku vetëm varfërinë e skajshme që e kishte kapluar at vend. Që nga viti 1861 e deri në vitin 1985 mbi 29 italian janë larguar; për numrin e arbëreshëve të ikur në shkrimet tjera.
Por Interesi i treguar nga komunitetet e Shteteve të Bashkuara dhe Argjentinës ishte i fortë. Nëse për arbëreshët në Argjentinë ka ende një linjë të drejtpërdrejtë me të afërmit e tyre në Itali, për ata në Shtetet e Bashkuara gjithçka bëhet më komplekse. Megjithatë, intensiteti me të cilin arbëreshë amerikanë përpiqen të ripërcaktojnë historitë e tyre familjare është befasues.
Raporti i fundit në këtë drejtim është nga Mike Langiano, familja e të cilit emigroi nga Maschito në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ja kontributi i tij:
“Unë jam një nga njerëzit këtu në Shtetet e Bashkuara që është një pasardhës i banorëve të shumtë të Maschitos që emigruan në Shtetet e Bashkuara në fund të viteve 1800 deri në fillim të viteve 1900. Me gjasë, një numër i madh njerëzish nga atje emigruan në Shtetet e Bashkuara, Brazil dhe Argjentinë rreth asaj kohe. Unë besoj se shumica e pasardhësve të këtyre emigrantëve tani në Shtetet e Bashkuara nuk janë në dijeni të historisë së popullit tonë […]. Unë jam 60 vjeç dhe sapo kam filluar të mësoj këtë histori tani, duke bërë kërkime gjenealogjike të paraardhësve të mi Langiano. (www.jemi.it/index.php / notizie-per-gli-emigrati-arbereshe/in-america/1464-emigrati-arbereshe-negli-usa-alla-riscoperta- )
Si gjithmonë , ikje nga dhuna ,ikje nga pushtimet, ikje nga varfëria . Arbëreshët e New Orleansit (USA) nuk ikën nga Sicilia në mënyrë të organizuar. Fillimi ishte nga më të guximshmit , aventuristët të cilëve më vonë iu bashkëngjitën edhe familjarët dhe kështu fshati Kontessa Entellina ishte më shumë në Amerikë se sa në vendlindje. New Orleansi mbetet shtëpia me përqendrim më të madh të Abreshëve në Amerikë. E njohur ishte se arbëreshët e gjenin punën lehtë , ishin punëtor të vyeshëm. E njohur është French Market.
Në vitin 1886 , një grup arbëreshësh e formuan shoqaten“Societa Italiana de Beneficenza Contessa Entellina”- një organizatë për ndihmë reciproke vëllazërore.
Interesante që në vitin 1920 ishin diku mbi 2o mijë Arbëreshë në New Orleans , më shumë se ata që mbeten në Sicili.
Contessa Entellina ( Shqip : Kundisa, Sicil” Cuntissa ) sot është një komunë e vogël me 2 184 banorë , pra në province e Palermos ,në Sicili, në jugun e Italisë .Një fshat me lartësi mbidetare afër bjeshkëve të quajtura Brinjat. Popullata është e ritit lindor ortodoks dhe sot e gjithë ditë flasin shqip, i veshin rrobat tradicionale shqiptare të përcjellura nga muzika dhe kuzhina e trashëguar nga vendlindja.
Fillimi i këtij vendi është diku nga viti 1450 , i cili i strehoi të dëbuarit nga turku nga tokat e Shqipërisë së sotme , si dhe nga Morea jugore,
Duhet cekur se së këtu ishte qyteti i vjetër Entella , ku edhe sot gjendet dokumentimi arkeologjik.
Në shtypin amerikan shkruan se “Contessa Entellino “ një orë larg Palermos është fshat tipik në të gjitha pikëpamjet , i banuar 500 vjet më parë nga të ikurit prej turqve Otoman. Vetveten e quajnë “Arbëreshë” dhe flasin shqip. (http://contessaentellina.tumblr.com/”)
“ Këtu në New Orleans , arbëreshët nuk kishin priftin e tyre- “papa “ si e quanin ata. Vinin kohë pas koha nga anët tjera të Amerikës.. Derisa Sicilianët ishin matriarkal , arbëreshët udhëhiqeshin nga burri .
“Në vend lindje e përshkruajnë vetë vetëm si Arbëreshë, dhe nuk do të përgjigjet kurrë: “Io Sono Italiano”( Unë jam Italian)- por ““U nam Geg” ( un jamë Gegë )- thot Joseph Schiro, kryetari i shoqatës dhe stërnipi i priftit arbëresh i ardhur si 16 vjeçar në New Orleans , i cili flet rrjedhshëm në arbërisht . Mbi 400 vjet arbëreshët qëndruan në Sicili , dhe që nga mesi i shekullit 19-të filluan të vijnë New Orleans.
“ Ishte viti 1921 kur me anijen Pocahontas arrijta si 16 vjeçar. familja e jonë ishte fisnike ““Nobili Albanesi dei duche de Piroti – Albanian nobles, dukes of Epirus. We come from a line of dukes. It goes all the way back, you see.” (by Dalt Wonk, Dixie Newspaper N.O., 1983 ).
Pra ishin familje fisnike shqiptare i dukëve Epirotas të Epirit.
‘We don’t want Turks. They’re enemies.”
“I asked him to put a hat like Skanderberg on him and have it be a Skanderberg picture. The Albanian hero.”
Me 04.01.2022
Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq

Eshref Ymeri
Në një njoftim më të fundit nga Tirana, thuhet:
“Ambasadorja franceze në Shqipëri, Barsacq, ka kritikuar ndërhyrjet e ambasadorëve në politikat e brendshme të Shqipërisë. Në një intervistë për “Euronews”, ajo ka dhënë një mesazh të fortë, duke theksuar se shqiptarët vendosin vetë dhe nuk duhet që ambasadorët të vendosin për ta. Për deklaratat e kolegëve të saj, Barsacq u shpreh se duhet pasur parasysh që të zbatohet Konventa e Vjenës” (Citohet sipas: “Ambasadorja franceze kundër Yuri Kim, Barsacq: Ambasadorët s’kanë pse të vendosin për shqiptarët”. Kanali tv “Syri”. 03 janar 2022).
Perëndimi evropian e ka ditur me kohë se cila është psikologjia e politikanëve shqiptarë, e ka njohur mirë natyrën e tyre servile dhe mercenare, për shkak të së cilës ata nuk ushqejnë kurrfarë respekti për popullin e vet, por ama janë gati orë e çast që të shndërrohen në rrogozë shembullorë dhe në lepitka të zellshme të të huajve. Populli shqiptar, po ashtu, i njeh mirë politikanët e vet se nga gjiri i tij kanë dalë. Por e keqja është se vetë populli shqiptar, tradicionalisht, të huajin e ka respektuar dhe vazhdon ta respektojë më shumë se vetveten. Prandaj, gjatë shekujve, jo më kot, është krijuar në gjuhën shqipe ajo e famshmja fjalë e urtë:
“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.
Pra, shqiptari mikun, të huajin e ka bërë zot shtëpie për shkak të mikpritjes së tij jashtë normave të etikës së komunikimit me të. Një qytetar i nderuar kosovar, me banim në Zvicër, shkruan:
“… a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).
Duke e ngritur kaq lart kultin e të huajit dhe duke shpërfillur kultin e vetvetes, populli shqiptar ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë nga gjiri i vet politikanë pa kurrfarë dinjiteti kombëtar. Nënkuptohet që politikanët tanë, pa kurrfarë dinjiteti para të huajve, nuk mund të fitonin dot respektin e Perëndimit evropian. Për rrjedhojë, në heshtje, nuk mund ta gëzonin, nuk mund ta gëzojnë dhe nuk kanë për ta gëzuar kurrë respektin e diplomatëve të huaj. Sepse servilin, mercenarin, të huajt e përbuzin në heshtje, por e shfrytëzojnë vetëm për interesat e tyre dhe vetëm kaq.
Ambasadorja franceze meriton një falënderim të thellë nga të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare, për shuplakën e merituar që i ka dhënë tërthorazi elitës së rreme të politikës shqiptare pa shtyllë kurrizore, të kësaj tufe servilësh të pështirë të diplomatëve perëndimorë, mes të cilëve ambasadorja Yuri Kim ka arritur deri atje, sa t’i lejojë vetes të shndërrohet në një kujdestare të pasionuar të “kopshtit” të politikanucëve shqiptarë. Kjo është edhe arsyeja që asaj, në Tiranë, i kanë ngjitur nofkën“Teto Kimetja”.
Kaliforni, 03 janar 2022
_______
Ambasadorja franceze: Shqipëria dhe RMV nuk mund të ndahen në procesin integrues | Euronews Albania
Nga Arbën Xhaferi, 2007
Skemat politike shpesh depërtojnë lehtë në botëkuptimet e njerëzve, qofshin ata të zakonshëm apo njohës të mirë të rrethanave, dhe vështirë çrrënjosen. Tanimë, çdo analist që zhvillon teorinë për pasojat e konflikteve në Gadishullin Ilirik niset nga premisa, tashmë e aksiomatizuar për ekzistencën e një aleance të natyrshme mes Serbisë dhe Greqisë, si dhe ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë. Ata që janë të prirur për patetikë nuk hezitojnë t’i shtojnë brengat e njerëzve, duke pohuar se këto fërkime mund të shkaktojnë pasoja të pariparueshme për strukturat veri-atlantike, meqë Turqia dhe Greqia qenkan anëtare të NATO-s. Por, shikuar nga një kënd realist, i liruar nga skemat paragjykuese, ekziston një aleancë paradoksale mes politikës greke, serbe dhe turke, që i ka rrënjët më të thella sesa mendohet.
Politika dhe propaganda serbe, dhe ajo greke në vazhdimësi, e përsërisin dhe e ndërtojnë tezën për shqiptarët si element jo luajal, si mish i huaj në organizmin evropian. Kjo teori mbështetet mbi premisën e përkatësisë fetare dhe mendësisë totalitare, në kuadër të së cilës çdo gjë kundrohet nga këndi polarizues, manikeik, bardhë dhe zi, ku shqiptarët paraqiten si element i huaj, si myslimanë, që asesi nuk mund të jenë elementë integrativ në sistemin e vlerave evropiane. Kjo propagandë, e përshkuar me imputime neveritëse është intensifikuar deri në paroksizëm pas aktit terrorist të 11 shtatorit të vitit 2001. Sipas njohësve të rrethanave dhe të fenomeneve të tilla, por edhe sipas pohimeve të liderëve të partive politike serbe apo greke ( bie fjala si V. Shesheli) për këtë qëllim janë destinuar me miliona dollarë. Me këto para financohen incidentet e llojeve të ndryshme, prononcime apo ngjarje që vërtetojnë këtë pohim. Segmentet e caktuara të institucioneve greke apo serbe formojnë opinionin, për gjoja të rrezikut që i kanoset qytetërimit perëndimor, nga islamizmi fondamental në përgjithësi, dhe i shqiptarëve në veçanti. Nga ana tjetër, segmente të caktuara të shoqërisë apo i shtetit turk, me, apo pa vetëdije, japin argumente, ose thënë më mirë demonstrojnë tezën se shqiptarët janë pjesë e pashkëputur e qytetërimit osman. Këto ditë, sipas lajmit që dha kanali televiziv shqiptar “Top-Channel”, në Librazhd, autoritetet fetare të kësaj ane së bashku me segmente të caktuara turke kanë organizuar synetimin kolektiv të më se 200 fëmijëve shqiptarë, sipas traditës turke. Kamera e “Top-Channel-it” na ofroi pamje nga kjo ngjarje bizare, ku fëmijët të veshur me rroba prej satenit të bardhë, me kapuça në trajtë të fesit ku shkruhej “Mashallah”, valëvitnin herë flamujt të shtetit turk, dhe herë ato shqiptar. Natyrisht se askujt nuk duhet t’i pengojë aspekti fetar i kësaj ngjarje beninje, por konotacionet politike dhe efektet që ato krijojnë në opinionin e jashtëm dhe atë të brendshëm. Ç’është e vërteta, kjo ngjarje politiko-fetare nuk është aksidentale, por tashmë e shndërruar në traditë. Kohë më parë në muajin e Ramazanit, strukturat e tilla organizonin iftare kolektive në sheshet e qyteteve, që dikur ishin të sunduar nga Perandoria Osmane. Këto projekte që kontrabandohen përmes petkut fetar krijojnë një varg problemesh brenda për brenda komunitetit shqiptar, por edhe në raportet shtetërore, apo kombëtare të shqiptarëve me kontekstin evropian. Me këto organizime, financuesit e këtyre manifestimeve, aspak religjioze, sikur dërgojnë mesazhin për pretendimet kulturore-qytetëruese të shtetit modern turk në hapësirat e dikurshme të Perandorisë Osmane. Këto manifestime dhe heshtja jonë krijojnë pretekstin që edhe të tjerët, grekët, apo serbët të organizojnë pagëzimin e një numri të ngjashëm të fëmijëve ortodoksë shqiptarë, që në duart e tyre do të valëvitin flamurin grek, apo serb. Nëse do të ndodhte kjo, reagimi ynë do të ishte i rreptë dhe i arsyeshëm, që do të hapte debatet publike që do të krijonin pistat e kontradiktave të pariparueshme fetare, kombëtare dhe shoqërore në përgjithësi.
Tashmë në opinionin shqiptar është krijuar ideja fikse se grekët dhe serbët janë të ligë, ndërkaq turqit janë të mirë. Nëse ky pohim do të ishte i saktë, atëherë shqiptarët nuk do të ishin në këto telashe që nuk dihet sesi do të përfundojnë.
Ky paragjykim, që është shtrirë në të gjitha hapësirat shqiptare, madje edhe te pjesëtarët e të gjitha besimeve fetare, buron nga pohimi se sundimi osman dhe islamizimi i shqiptarëve e ndërpreu procesin e asimilimit të tyre. Mirëpo, ky pohim nënkupton se fjala asimilim ka vlerë parciale, ngaqë dedikohet vetëm për rastet kur shqiptarët asimilohen nga sllavët, grekët apo italianët, dhe jo nga turqit. Pra, në mënyrë të pavetëdijshme bëhet selektimi i asimilimit, duke e ndarë atë në të mirë dhe në të ligë.
Shikuar historikisht sebët dhe grekët kanë atakuar trupin tonë duke tentuar ti shfarosin shqiptarët. Ndërkaq politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin), identitetin kombëtar shqiptar. Të gjitha këto tentativa kanë qenë antishqiptare pavarësisht nga format që janë zbatuar në periudha të dukshme.
Tashmë, është bërë proverbial konstatimi i presidentit të dikurshëm të Turqisë z. Demirel, i cili në takim me homologun e tij, me gjasë z. Mejdani, ka pohuar se presidenti real i shqiptarëve qenka ai vetë, ngaqë në Turqi jetuakan pesë milionë shqiptarë. Sipas kësaj logjike, në vazhdimësi imponohet bindja se paska asimilime pozitive dhe negative. Të bëhesh turk qenka mirë, ndërkaq të bëhesh grek, serb, apo italian qenka mëkat. Në vijë të këtij konstatimi duhet analizuar fakti pse në Turqi, gjatë krizës kosovare, nga pesë milionë shqiptarët nuk u krijua një lobi që do ta detyronte shtetin turk, në emër të stabilitetit të brendshëm të angazhohet, madje edhe të implikohet më konkretisht në krizën jugosllave duke u dalë zot shqiptarëve.
Të gjithë shqiptarët, sidomos përfaqësuesit politik, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, sot e gjithë kohën e përdorin frazën “populli vëlla turk”. Kjo shprehje intime do ta arsyetonte veten nëse do të kishte efekte pozitive për mirëqenien e shqiptarëve, por fatkeqësisht bie ndesh, jo vetëm me origjinën e dy popujve, por edhe me realitetin e hidhur historik. Para disa kohësh pata nderin ta takoja një këshilltar me ndikim në qeverinë turke dhe u përpoqa t’i shpjegoja disa shqetësime të shqiptarëve lidhur me paragjykimet që kanë dëmtuar vazhdimisht interesin tonë kombëtar. Pas një elaborimi të gjatë dhe të sinqertë nga ana ime, ai sërish e përsëriti si vlerë paragjykimi që vinte ndesh me realitetin. “Ne, juve, boshnjakët dhe kurdët nuk ju trajtojmë si arabët, apo iranianët, por ju ndiejmë shumë të afërt me ne. Për ne, ju jeni akraba ( kushërinj)”. Këtë konstatim ai e tha me një patetizëm mëshirëplotë. Me një akrobacion retorik, i prirur nga bindja se të jesh turk është bekim hyjnor, këshilltari qeveritar turk me ndikim e ricikloi pa dilema idenë se shqiptarët janë pjesë e idiomës turke, se ata nuk janë popull (milet) si popujt e tjerë, arabët, iranianët, grekët, serbët, bullgarët etj. Në mënyrë të pavetëdijshme, sa elegante, aq edhe brutale, ai e suspendoi identitetin shqiptar, që me aq sakrifica është mbrojtur gjatë furtunave historike.
Trajtimi i shqiptarëve si akraba të turqve, dhe jo si milet, ka pasur pasoja katastrofale për interesat e shqiptarëve gjatë sundimit osman, veçmas gjatë shpërbërjes së kësaj perandorie. Tashmë është vërtetuar katërcipërisht se mos trajtimi i shqiptarëve si popull lë pasoja të rënda, jo vetëm në fushën politike, në kohën kur formoheshin shtetet ballkanike, por edhe në fushën arsimore, kur autoritetet osmane ndalonin hapjen e shkollave shqipe duke orientuar shqiptarët që të edukohen në shkollat greke, apo sllave.
Meqë kohët e fundit bëri bujë kërkesa e kryeministrit shqiptar Berisha për rishikim të historisë, e shoh të udhës ta përqendroj vëmendjen e analistëve, për pasojat e marrëveshjeve, kryesisht turko-ruse ( sllave) për interesin e shqiptarëve, apo të myslimanëve të asaj kohe. Pas një vargu humbjesh të betejave me rusët, Perandoria Osmane ua jepte të drejtën për autonomi sllavëve që kishte një klauzolë të veçantë që shpjegon shkakun e shpërnguljes së shqiptarëve në Turqinë e sotme. Kur iu dha autonomia serbëve, njëherësh u ndalua e drejta e myslimanëve që të jetojnë në këtë shtettë krishterë. Kjo klauzolë shpjegon pastrimin gradual etnik shqiptar nga zonat e pushtuara nga serbët, fillimisht nga pashallëku i Beogradit, pastaj, me zgjerimin e territorit serb në jug nga rrethi i Nishit, dhe përfundimisht nga Kosova dhe Maqedonia, natyrisht edhe të boshnjakëve nga Bosnja, Sanxhaku etj. Këtë parim, prijësi legjendar i Turqisë moderne Kemal Ataturku e shndërroi në parim obligues: në Turqi ka vetëm turq dhe jashtë Turqisë nuk ka turq. Mirëpo, zhvillimet historike treguan se ky pohim nuk ishte i saktë, por përkundrazi në Turqi paska shumë jo turq, si dhe jashtë Turqisë shumë turq.
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, vështirësitë në krijimin e shtetit shqiptar dhe cungimi i tij ishte pasojë e mohimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.
Ideologët turq të këtij klasifikimi ishin logjikisht dhe moralisht koherent. Duke na trajtuar si arkaba të turqve, ata nuk shihnin asgjë të keqe nga shpërngulja jonë në Turqi, meqë pas humbjes së luftërave në Rumeli për ta ishte e natyrshme që popullin e vet ta tërhiqte në shtetin ku ata qeverisnin. Kulmi i këtij parimi, që lejonte pastrimin etnik, u arrit në Marrëveshjen e Lozanës, kur Turqia dhe Greqia u pajtuan që të këmbejnë popullatën greke nga Turqia Perëndimore dhe popullatën turke apo myslimane, rrjedhimisht edhe të çamëve nga Greqia në Turqi. Marrëveshje të këtilla Turqia bëri edhe me Jugosllavinë e parë, por edhe me atë të Titos për shpërnguljen e shqiptarëve dhe boshnjakëve nga trojet e tyre etnike. Pra, përfaqësuesit e “popullit vëlla turk” duke na trajtuar si akraba u pajtuan, madje dhe hartuan projektin për spastrimin e Rumelisë, të Gadishullit Ilirik nga popullata autoktone, të islamizuar nga vetë ata. Kjo mendësi ndikoi në dobësimin politik, ekonomik, ushtarak dhe demografik të popullit shqiptar, kështu që sot e kësaj dite i ndiejmë pasojat e këtyre vlerësimeve të gabueshme.
Këto paragjykime dhe botëkuptimet perandorake turke, meapo pa vetëdije, lënë pasoja negative për interesin shqiptar, madje edhe në kontekstin aktual ku vendoset përfundimisht fati i kombit shqiptar. Në Kosovë kontributin e vet për vendosjen e paqes e jep edhe kontingjenti i ushtarëve turq. Shqiptarët ndiejnë obligimin që të falënderohen për impenjimet e tyre për vendosjen e rendit dhe të sigurisë, por e kanë të vështirë të kuptojnë përpjekjet e tyre për turqizim, asimilim të popullatës myslimane sllavisht-folëse, apo shqip-folëse. Me këtë politikë, ata mund të arrijnë vetëm një objektiv: zvogëlimin e përqindjes vetëm të popullatës shqiptare, që në parim nuk do të ishte në favor të “popullit vëlla turk”.
Një popull që nuk arrin t’i zbërthejë paragjykimet e veta, po ashtu nuk do të arrijë t’i kuptojë gabimet dhe përsëritjen e tyre. Gabimet e tilla ndikojnë që të mos përkufizohet qartë dhe përfundimisht identiteti kombëtar.
Marrë nga:
www.zemrashqiptare.net

Nga: Frank Shkreli
Radio Vatikani në gjuhën shqipe njoftoi se me 2 Janar, 2020 ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare, Motra Marie Kaleta – murgesha shqiptare e cila me dëshminë e saj për vuajtjet gjatë komunizmit – bëri të përlotej edhe Papa Françeskun në vizitën e tij në Shqipëri, në Shtator të vitit 2014. Ajo ndërroi jetë këto ditë, por dëshmia e sajë jeton!
Mesha dhe ceremonia e varrimit u kryesuan nga Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, Kryeipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit, së bashku me Ipeshkvin e Sapës, imzot Simon Kulli, me Ipeshkvin e Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta, si edhe me meshtarë e rregulltarë të tjerë. Tashmë, motra imcake, që nuk reshti së dhëni dëshminë e saj të krishterë, pushon tek Varrezat e Rrmajit, nga ku vijon t’u flasë të gjithë atyre që duan të mësojnë nga jeta e saj, thuhet në njoftimin e Radio Vatikanit. Motra Marie Kaleta, është një nga dëshmitarët e fundit të qëndresës së klerit e të besimtarëve katolikë gjatë komunizmit. Populli i dioqezës së Sapës, sidomos besimtarët e famullisë së Shën Nikollit në Pistull, e përcollën si i ka hije një qëndrestarjeje dhe dëshmitarjeje të krimeve të komunizmit.

KUSH ISHTE MOTËR MARIA KALETA:
Ajo i përkiste Urdhërit të Murgeshave Stigmatine – e cila së bashku me Kardinalin e sotëm shqiptar, Ernest Simonin, e bëri të përlotej Papën Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2014. Maria Kaleta ka lindur më 10 nëntor 1929, në Nënshat të Zadrimës, Shkodër, nga prindërit Engjëll e Shuke Kaleta. Së bashku me prindërit, u zhvendos më vonë në fshatin Pistull, ku shkolla vendore mban sot edhe emrin e Marie Kaletës. Emri i saj, në mos për dëshminë personale — sado që edhe ajo është një dëshmi e fuqishme — është i lidhur me dëshmitë e martirizimit të klerit katolik gjatë komunizmit, pasi motër Kaleta, apo halla Marie, siç e quanin të gjithë për respekt, ishte e mbesa e dom Ndoc Sumës, i lum martir, viktimë e komunizmit. Në moshën 10-vjeçare, ajo hyri në Kuvendin e Motrave Stigmatine në Nënshat të Zadrimës e pas një viti, pasi i bindi të gjithë për dëshirën e patundur të saj për t’u bërë murgeshë, pavarësisht nga mosha e njomë, më 11 dhjetor të vitit 1940 e çuan në Kuvendin e Stigmatineve në Shkodër. Aty jetoi 7 vite, deri më 1946, kur komunistët e sapoardhur në pushtet në Shqipëri, i nxorrën motrat nga Kuvendi, sepse Zoti ishte për ta tepër i rrezikshëm duke ia mbyllur edhe Perëndisë portat e Shqipërisë, mendonin ata, një herë e përgjithmonë. Por jo edhe portat e zemrës.
Marie Kaleta ndërroi jetë, por jeton dëshmia e saj e krishterë
Sipas Radio Vatikanit, murgesha shqiptare Marie Kaleta edhe nën regjimin komunist vazhdoi të mbetej motër stigmatime duke fshehur fenë dhe besimin e saj në të vetmin Zot, të cilin e Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës e kishte shpallur ilegal në Shqipëri, duke u mbështetur tek ata pak njerëz që e mbrojtën dhe nuk e paditën as nuk e dorëzuan tek xhelatët e regjimit komunist. Ja edhe dëshmia e Marie Kaletës – rrëfimi i të cilës, për vuajtjet e Kishës Katolike Shqiptare në kohën e komunizmit — që përloti Papën Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri në Shtator të vitit 2014, sipas Radio Vatikanit në gjuhën shqipe:
“Zoti me mbajti me një fe aq të gjallë saqë më shtynte t’ua dhuroja edhe të tjerëve duke pagëzu, jo vetëm fëmijtë e fshatit, por edhe të gjithë ata të cilët më kanë ardhë në derë kur kisha sigurinë se, nuk do të më padisnin. Ka shumë ngjarje që më kanë shoqëru përgjatë këtyre viteve kur publikisht ishte e ndaluar të shfaqje besimin. Me thjeshtësinë e zemrës po ju tregoj një ngjarje. Isha tuj u kthy për në shpi nga puna e kooperativës. Gjatë rrugës dëgjoj një zâ që më thërriste. Një grua me një fëmijë në krah më arriti me vrapin e saj. Kërkesa e saj ishte më i pagëzu foshnjën, që mbante në krah. Nga frika, pasi që e dija se ajo ishte gruaja e një komunisti, i them se nuk kam me ça ta pagëzoj, pasi që jemi në mes të rrugës. Ajo, nga dëshira e madhe që kishte, më thotë se kanali përbri ka ujë. Unë i them se nuk kam me ça ta nxjerr atë ujë. Ajo vazhdonte të më lutej për pagëzimin e vajzës. Unë, duke pa fenë e saj, hoqa opangën prej llastiku që kisha veshë. Me ‘të nxora ujë prej kanalit dhe e pagëzova. Falë njohjes së meshtarëve kam pasë fatin të mbaj në një komodinë të Shenjtnueshmin Sakrament, kështu për raste të njerzve të sëmurë që dergjeshin në shtratin e vdekjes. Kam kryer shërbimet e fesë, nuk e di se si, në fakt sot kur e mendoj, më duket e pabesueshme, si kemi duru ato vuajtje të tmerrshme, por them me plot bindje se i madhi Zot na ka dhanë forcën, durimin dhe shpresën. Ashtu sikurse me egjrën e shëmbëlltyrës Zoti “priti” pjekjen e plotë para se ta shkulte nga gruni. Edhe pse koha qe e gjatë dhe puna e kooperativës tepër e vështirë, prapseprap Zoti atyre që i thërret ua jep forcën e vet. Në fakt, në fund ai m’i shpërbleu të gjitha vuajtjet e mia edhe këtu në tokë. Mbas sa viteve të regjimit u rihap Kisha e unë pata fatin me u gjetë si rregulltare, fat të cilin për sa vite e dëshirova sikurse të gjithë meshtarët e murgeshat e vendit tonë”.
Në një bisedё në vitin 2012 me Dom David Xhuxha, Drejtor i programit shqip të Radio Vatikanit ,motёr Maria Kaleta ka rrёfyer jetёn e saj, ka folur për vuajtjet e besimtarёve, tё klerit katolik dhe tё motrave rregulltare nën regjimin e egër komunist të Enver Hoxhës. Ishte shoqe me martiren të Lumen Marija Tuci, që ka vdekur nga torturat më të tmerrshme në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, duke u bërë kështu e vetmja femër që renditet në mesin e 40-të martirëve të parë të Kishës Katolike Shqiptare. Sipas Radio Vatikanit, kjo dëshmi e murgeshës Marie Kaletës për vuajtjet e Kishës dhe të mbarë popullit shqiptar nën regjimin komunist, është një thesar i përbashkët, tejet i çmuar, për kujtesën e përhershme që, “të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”, sikur pat porositur Shën Gjon Pali II gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1993. Porosia e Papa Gjon Palit të II në atë kohë, “që të mos harrohet e kaluara”, si dhe dëshmia e murgeshës shqiptare stigmatine, motër Marie Kaleta, e cila me rrëfimin e saj për vuajtjet e Kishës dhe të popullit shqiptar nën komunizëm, e përloti edhe vetë Papen Françeskun në Katedralen e Shën Palit në Tiranë më 2014 – janë një këmbanë që ende bie – në veshë të shurdhër — për të zgjuar ndërgjegjen morale dhe njerëzore të klasës politike, “post-komuniste” shqiptare, por edhe tek përfaqsuesit e demorkacive perndimore në Tiranë, të cilët refuzojnë të promovojnë një qeverisje dhe një shoqëri më tolerante për Shqipërinë dhe për shqiptarët pa dallim.
Murgesha Marie Kaleta në lutje
Siç dihet, edhe sot tre dekada pas shembjes së Murit të Berlinit — ndryshe nga vendet e tjera të Evropës ish-komuniste – Shqipëria refuzon të dënojë zyrtarisht krimet e komunizmit enverist dhe refuzon gjithnjë të përballet me të kaluarën e errët të asaj periudhe. Siç e kam venë në duklje shpeshëherë në të kaluarën, diplomatët perëndimorë në Tiranë — me heshtjen e tyre në lidhje me këtë çeshtje — vazhdojnë të kenë një njollë të zezë në fytyrat e tyre, për vetën dhe për vendet që ata përfaqësojnë.
Vura re në portalin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftimin me një ekzaltim krenar e të papërmbajtur, “Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori”. “Arritje e jashtzakonshme”?!, mos u tallni! Shqipëria nuk kishte as një shtet konkurent, asnjë vend pra nga zona gjeografike që përfaqëson Shqipëria në Këshillin e Sigurimit për dy vitet e arddhëshme, që të ishte i interesuar për atë “arritje të jashtzakonshme”. Pasi vetëm Shqipëria ishte e interesuar nga zona e Evropës jug-lindore, nuk kishte se sit ë mos votohej, por ky është një subjekt për një shkrim tjetër, ndoshta.
“Arritje e jashtzakonshme”, për Shqipërinë do të ishte njohja zyrtare e krimeve të komunizmit në Shqipëri dhe përballja me ndërgjegjësi morale me të kaluarën komuniste, ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste, sot anëtare të Bashkimit Evrpian dhe NATO-s, ashtuqë të mos harrohet e kaluara, siç ka porositur edhe Papa Gjon Pali II në vizitën e tij në Shqipëri, më 1993. Normalisht, edhe në politikën e jashtme dhe në diplomaci do duhej të kishte përgjegjësi dhe ndërgjegjësim moral dhe etik.
Të falënderojmë për dëshminë tënde të gjallë, Motra Marie – Pushofsh në paqe!

Murgesha shqiptare Marie Kaleta me Papa Françeskun, Shqipëri, 2014, dëshmia e të cilës për sakrificat e saja gjatë regjimit të egër komunist shqiptar, përlotën edhe udhëheqsin e Kishës Universale Katolike. Papa Françesku i ka dhënë motër Maria Kaletës, medaljen e “Kryqit për Kishën e Papën” (Pro Ecclesia et Pontefice).
Nga Atdhe Geci
Të paktë janë ata njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin çam ose arbanit. – Aristidh Kola
Kombi ynë ka nxjerrë atdhetarë e burra shteti tē pushkēs dhe tē penēs. Të dheut tonë janë tre kolosët e Rilindjes Kombëtare; Abdyli, Naimi dhe Sami Frashëri. Shqipëria u bē e shquar nga puna dhe pērpjekjet vetmohuese të dhjetëra e qindra patriotëve shqiptarë. Ata punuan pēr ndriçimin dhe ndērgjegjēsimin e shqiptarve ndaj detyrēs pēr atdheun. Rilindësit e thonin me zë: Atdheu ynë duhet mbrojtur e zhvilluar në çdo cep të tij. Evropës duhet t´ia themi hapur, ne jemi këtu dhe, jemi gjallë dhe, atdheu ynë është,- Shqipëria.
Çamëria shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë tek nëna në Shqipëri, në udhën për në Çamëri! Shkruante mësuesi dhe patrioti çam Musa Demi, në ditarin e tij, i rënë me tërë familjen kundër forcave shtetërore të Greqisë. Kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjet më radhë.
Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka nën pushtim një teritor sa një Shqipëri, 23 mijë e 500 qind kilometra katrorë tokë dhe det, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri është udha në gjuhën e nënës dhe mision i shenjtë për çdo shqiptar. Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në Egzil, po angazhohet për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që e lejon demokracia euro–atlantike. Në Evropë aktualisht nuk ka një popull të dytë si populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa Shqipëria nga Greqia dhe Serbia.

Epiri pellazgjik – Çamëria, është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, më parë ( Ilirik ), pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet jetë njerëzore. Shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-iliro shqiptar.
Çamëria Shqipëri është mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar. Shkëputja e Çamërisë nga Greqia, pa pranimin nga Greqia nuk është e lehtë. Bashkimi i Shqipërisë, me pjesët e pushtuara të atdheut në një bashkështet shqiptar, është i domosdoshëm. Pas rënies së Festim Latos, Udhëtarët e Pavarësisë së Çamërisë nuk do të ndalen për asnjë çmim.
Kombi ynë përherë ka ditë të nxjerrë atdhëtarë dhe prijësa për mbrojtjen dhe lirinë e atdheut. Udha nëpër të cilën do të vemi në Çamëri është përplotë eshtra çamësh të rënë, përplotë eshtra fëmijësh të prerë, përplotë eshtra nënash të dhunuara, përplotë varre monumentesh të përvetësuara e të ndryshuara. Festim Lato, Heroi i Çamërisë, është i pari çam i rënë pas një shekulli burg dhe gjenocid të Greqisë ndaj Epirit të Çamërisë. Vrasja e Festimi Latos në Holandë me 17. 07. 2019, është humbje e rëndë për Republikën e Çamërisë të shpallur në egzil me 30 tetor 2016, nga Kuvendi gjithëshqiptarë çamë dhe arvanitë. Festimi u vra si të gjithë heronjtë e Rilindjes sonë Kombëtare.
Unë e ndjej dhimbjen për vrasjen e Festimit, por, misioni dhe detyrat për pavarësimin e Çamërisë i tejkalon dhimbjet e një të rëni. Pas vrasjes së Festim Latos, Heroit të Çamërisë, heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës për Shqipërinë deri në Prevezë është e pakuptimtë. Shteti shqiptar e ka në Kushtetutë mbrojtjen e tërë teritorit të saj. Kërkesa e shqiptarëve për Shqipërinë deri në Prevezë duhet të hapet.
Teritori i Shqipërisë i quajtur Çamëri i është dhënë në shërbim të paqes Greqisë me protokollin e ashtuquajtur, „Protokoll i Firencës“ i mbajtur në Firencë të Italisë me 16 dhjetor 1913 nga 6 fuqitë e kohës. Asnjë çast, asnjë përpjekje në histori nuk guxon të jetë harruese.

Vrasja e Festimi Latos në Holandë është humbje e rëndë për Republikën e Çamërisë
Lufta për Çlirimin e Çamërisë dhe përtej saj do të jetë beteja jonë më e shenjtë në të ardhshmen. Këtë betejë të pakryer për Çamërinë dhe Krahinën e Mollës së Kuqe, na e lanë të pakryer, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, rexhimi Komunist i Enver Hoxhës dhe Lufta e Konsultuar e Kosovës në vitin 1999 dhe shumë faktorë të tjerë. Unë kujtoj se standardet e kohës sonë, ligjet e tregut, bizneset, marrëdhëniet kulturore, kërkesat dhe dëshmitë e pareshtura, rritja e cilësisë së demokracisë, akualisht janë e vetmja mundësi historike që në Çamëri të hiqet „Ligji i luftës“ që mban nën pranga dhe në burg zhvillimin kulturor, ekonomik, e arsimorë e kombëtar të Epirit shqiptar, Çamërisë.
Mërgata 3 milionshe shqiptare në Evropë, Amerikë dhe Australi, si dhe çamërit dhe arvanitët brenda në Greqi, do të gjejnë forcë e mençuri për t´i dalë zot vendit të tyre, Çamërisë. Shpallja e Republikës së Çamërisë në egzil nga Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë është një meritë e arritur, e që ndiqet me zili nga shoqatat dhe partitë çame në Shqipëri dhe Kosovë. Por, koha do të jetë antologu më i mirë për ta ndriçuar udhën e së ardhmes sonë në një Bashkështet shqiptar.
Rizënia e gjuhës shqipe në Çamëri dhe gjithandej Greqisë dhe zgjimi kombëtar i çamëve dhe arvanitëve, i vëllëzërve të një gjaku, i thërrasin sot guximshëm Evropës dhe intelektualëve të saj për ta lexuar drejtë e mbarë çështjen shqiptare, autoktoninë e tyre në Çamëri e më gjerë.
Poeti Asio, në librin „Athina e zezë“, shkruan; „Epirin e ilirisë e lindi dheu i Pellazgjisë, i barabartë me perënditë“. Prandaj, nuk falet tokë e perëndisë! Çamëria, merret! Çamëria s´lypet! Shqipëria deri në Prevezë është detyrë dhe qëllim kombëtar për gjithësecilin shqiptarë. Në këtë etapë të zhvillimeve politike në Ballkan e më gjerë rreth Çamërisë e për Çamërinë, ky do të ishte dokumenti strategjik dhe pragmatik për Çlirimin e Çamërisë nga prangat e Shtetit të Greqisë; Kjo platformë kulturore, politike dhe ushtarake është orientimi dhe udha e veprimit për ta bërë Çamërinë të Pavarur.

1. Njohja e Gjenocidit nga Shteti i Greqisë ndaj popullsisë çame prej vitit 1912 – 1945 e këtej.
2 . Njohja e teritorit të Çamërisë nga Greqia prej 23 mijë e 5 qind kolometrave katrorë sipërfaqe tokë, det dhe ujëra.
3 . Lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë në tërë teritorin e saj e në More.
4 . Heqja e „Ligjit të luftës“ me Shqipërinë.
5 . Legalizimi i gjuhës shqipe në tërë Greqinë si gjuhë zyrtare.
6 . Hapja e shkollave shqipe dhe kthimi i çamëve në pronat e tyre.
7 . Lejimi i festave kombëtare.
8 . Marrëdhëniet kulturore të Çamërisë me pjesët e tjera të atdheut.
9 . Njohja Republikës së Çamërisë nga Republika e Greqisë.
10 . Rikthimi i 3 milion çamëve të dëbuar nga tokat e tyre stërgjyshore.
11 . Dëmshpërblimi për viktimat e gjenocidit ndaj popullsisë çame si dhe dëmshpërblimin për pushtimin dhe shfrytëzimin e pasurive të Çamërisë në vlerë prej 950 miliard euro.
Kjo Platformë kulturore e Politike e Republikës së Çamërisë për Lëvizjen Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë tani për tani është e mjaftueshme në veprimtarinë e saj. Çamëria është palca e Atdheut dhe e kombit shqiptar. Çamëria është etni shqiptare që nga pellazgët, ilirët, epiri e këtej. Çamëria është e pandashme nga Shqipëria dhe Atdheu i saj etnik e natyror. Vetëm në këtë mynyrë mund të ndërtohet paqja midis Republikës së Çamërisë, dhe Republikës së Greqisë. Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e saj sa Shqipëria.
Është dëshmuar shkencërisht se, shqiptarët janë të vetmit trashëgimtarë të gjuhës dhe të gjakut pellazgo-ilir. Prandaj, kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë herët a vonë do të jetë në Prevezë dhe më përtej, aty ku ka qenë për 15 mijë vjet më radhë. Aktualisht, Shqipëria në Greqi ka të pushtuar një teritor prej 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë, dhe mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë. Çamëria Shqipëri mbetet mision i shenjtë për gjithsecilin shqiptar.
Atdhe Geci – Hoteli “Sheraton”,
Firencë, 23 gusht, 2016
Dortmund – 2022

shkruan: Fahri Xharra
Gjyshi i Karagjorgje Petroviqit, udhëheqësit të Kryengritjes së parë serbe , ka qenë Shqiptar dhe se ai është quajtur Gjin Marash Kelmendi, thuhet në librin “Karagjorgjeviqët- historia e mëshefur” Autorët e librit janë Milorad Boshnjak,gazetar dhe Slobodan Obrenoviqi ,inxhinier, i cili është pasardhësi i drejtpërdrejt i Jakob Obrenoviqit ,djali i axhës së Knezit Serb Milosh Obrenoviqit , ( Obrenoviqët,nipat e Karagjorgjeviqëve). Libri është i bazuar në “ Glasnik Zemaljskog muzeja Bosne i Hercegovine” ,1910, numër 22 që e tregon ardhjen e Këlmendasve, dhe të familjës së Karagjorgjeviqëve nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Novi Pazarit, rreth vitit 1737. Autorët Boshnjaki dhe Obrenoviqi thirrën gjithashtu në veprat e Andrija Luburiqit ,1937, ku thot se Kelmendët e kremtonin dhe e mbanin Shën Klimentin (Këlmendin),të cilin e mbanin edhe Karagjorgjeviqët. Autorët theksojnë që i biri Aleksandri dhe nipi Petri e nderruan më vonë të shenjtin e tyre. Autorët theksojnë se edhe Kral Petri e dinte prejardhjen e tij prej shqiptari, por e din edhe Mbreti i Serbisë në megrim, Aleksandri i sotit.
Letrari dhe kryetari i Akademisë së shkencave dhe arteve të Duklës(Malit të Zi), Jevrem Bërkoviqi e vërteton të njejtën për perkatësinë shqiptare të Karagjorgjeviqëve dhe shton se Akademia Serbe “SANU” gjithmonë e mohon këtë por nuk mundet ta dokumenton. Egzistojnë bile edhe thënjë se Karagjorgje iu fliste shqip bashkëluftëtarëve të tij në Peshter në Kryengritjen e parë Serbe 1804 ,kundër turqëve,ose që fliste shqip në familje dhe se serbishten nuk e dinte mirë.
Me këtë kryengritje filluan themelet e shtetit serb.
Edhe shkrimtarja amerikane Ana Di Leilo, e vërteton prejardhjen shqiptare të Karagjorgjeviqëve,në librin e saj :”Lufta e Kosovës”.
Të kthehemi pas , Vladimir Çoroviq ,një historian serb shkruan:” Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe,por e përzier, e përbërë nga Serbët ,Helenët dhe Arbanasit(Shqiptarët). Qëllimi tij ishte që të pushton Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë Bizantine. Car ,dhe si i tillë ,sundimtar i Balkanit dhe i serbëve të tij(?)( në atë kohë serbët ishin në pakicë , e Car Dushani- arbanas ortodoks.)” . Ndërsa studjuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin , por jo serbët” ( Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe,flet ndryshe dhe e gënjen historinë ndryshe.
Serbia duhet të heshtë gjithashtu , sepse themelet e shkrimit të tyre vijnë gjithashtu nga një shqipëtar ( për ne, shka) ; themeluesi i alfabetit të tyre ishte Vuk Karaxhiqi, i cili i kishte rrënjët në Vasojeviqët e ata nga Kelmendët.
Viti 1804, viti tërbimit turk mbi Beogradin. Çka është nënçmuese për Serbët për tu përmendur ky vit si dhe këtë tërbim turk?
Qëllimi i shkrimit nuk është që të kërkoj vëllazëri prej gjaku prej Serbëve ; larg e shumë largë nga ajo ; por që serbët të mbyllin gojën dhe se të iu rikujtojmë shqiptarët janë ata që i formuan si shtet dhe si komb …Historia punon me fakte dhe dokumenta ,me gjurma tekstesh të cilat së bashku vendosën në një tërësi koherente dhe e cila e prodhon të Vërtetën .
Qëllimi i sintagmës i krishteri në ushtrinë turke,pra nuk është në ate që të zbulon por në atë që të mëshehë dhe të heshtë prejardhjen kombëtare të Kondo Bimbashit. Petrit Imami në librin e tij “ Serbët dhe Shqiptarët gjatë shekujve” thot që Kondo Bimbashi ishte komandant i çetës së Epirotëve,në ushtrinë turke të kohës, një shqiptar ortodoks i Epirit.Edhe historianit serb më proserbi i së “vërtetës serbe” ,Vladimir Stojançeviqit ,në librin e tij,ku shqiptarët nga urrejtja i quan Arbanas e jo Albanac thot:”se në mesin e kryengritësve ishte edhe Kondo Bimbashi, shqiptari ortodoks i kufirit të Toskërisë dhe Epirit.
Kush ishte Kondo Bimbashi pra? Në natën në mest të 5 dhe 6 gushtit 1804 pas një lufteje të përgjakshme e shpëtuan Kalanë e Beogradit nga turqit ,pra ky ishte nga fillimi i kryengritjes së parë Serbe.
Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.
Kryengritjen e përmendur jo vetëm që e udhoqën shqiptarët por e ndihmuan edhe shqiptarët që iknin nga ushtria turke edhe shqiptarët e Kelmendit, Grudës dhe Shoshit. Shënimet flasin se edhe shqiptarët e Toplicës dhe të Nishit e ndihmuan kryengritjen serbe,kurse Vuk Karaxhiqi duke u bazuar në traditën popullore ( cilën ,shqiptare apo serbe?) e ka të shënuar edhe këngën epike për Jani Kondon ( Kondo Bimbashin) ,me prejardhje Arnaute dhe e ngritë atë edhe më lartë se mitin serb Kraleviq Markon.

Vuk Karaxhiq i fisit Vasojeviq të Malit të Zi, që kishte prejardhje Kelmendase
Këshu serbët, në vend se t`i korigjojnë padrejtësitë historike ose të forcojnë të vërtetën univerzale paraqitën me figurën e shqiptarit si armik të përherëshëm,një armiqësi e ngulur aq shumë në mendjen e tyre sa që iu është e pamundur të mëndojnë diçka tjetër apo diçka ndryshe. Është interesant rasti i Jani Kondos dhe logjika serbe e urrejtjës shkonë aq largë që meqenëse Shqiptarët janë armiqë të serbëve kurse Kondo mik i tyre ; Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo ,para dy shekujsh ishte ai që ishte ,sipas mentalitetit serb,kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurr, ose sikur mos t`ë kishte bër atë që e ka bër ,sepse serbët “ më lehtë e kishin pasur ti mbetëshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin- armikun ,çlirimtarin e Beogradit“

Kondoja nuk përmendet nga shqiptarët por as nga serbët sepse ishte shqiptar.
Pllaka e vetme ku përmendet Kondo në Beograd, shënimi i një rrugëje; ai s`është për krenarinë e serbëve . Në pllakë shkruan: “ Kondo Bimbashi, I krishteri në ushtrinë turke ,në kohën e rrethimit të Beogradit në vitin 1806(?). Në momentin vendimtar ka kaluar në anën e serbëve dhe më të vetët i ka hapur Kapitë e Beogradit.
Serbët është mirë të heshtin se e kaluara e tyre nuk është se si e thonë dhe e tregojnë ata ,por ashtu se si ka qenë; nuk duam te jemi vëllezër me ta por të iu bëjmë të dijtur ( edhe pse e dijnë fort mirë) se familjet e Lekiqëve,Nikiqëve dhe Daciçëve janë shqiptarë ortodoks.
Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës ,Malit të Zi ,Serbisë dhe Maqedonisë,na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije falë shkizmës. Mirëpo , a e merituan ata këtë veçim? Kush ishte shkaku që ata mbetën të shkarë nga trungu shqipëtar? Dhe me kalimin e kohës ata (por jo të gjithë) e gjetën vehten diku tjetër, me të njejtën fe por me një gjuhë tjetër. Ndërrime shumë të mëdha ndodhën në kombin tonë. Pse ata (shkijet- shqiptarët ortodoks , të viseve të përmendura më lartë)) me lehtë e kishin për të jetuar nëse e flasin një gjuhë tjetër se sa të ishin ortodoks dhe të flisnin shqip? Kush e favorizoj këtë gjendje ? Dhe, kush përfitoi nga kjo? Nëse e përcjellim me vëmendje historinë e përtëhuajsimit tonë ,në këtë rast të shqiptarëve ortodoks, do të shofim se një rol të madh e luante fakti pse të tanët nuk e krijuan më herët dhe shumë më herët Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare .Një pyetje së cilës duhet dhënë përgjegje heret a vonë.
Deri me ardhjën e turkut e gjerë në shekullin XV-të,nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfillët serb.
Dëshira dhe instikti i të mbijetuarit më tepër si ortodoks se sa si shqiptar, u favorizua shumë me ardhjen e turkut, sepse ne nje moment historik, gjate kohes se ‘clirimtareve’ otoman, popullata jone, ka pasur vetem dy mundesi: te mbetet ortodoks, ose te sllavizohet ose te islamizohet, ‘turqizohet’ , qe kinse te shpetoj nga sllavizimi.(f.m.).Lindi një marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanlijëve : “ Ose Turk ose Ortodoks”. Për katolikët nuk kishte vend. Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend ,në ato rrethana të reja. Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…..
Shqiptarët ishin gjithmonë halë në sy për pushtuesit sllav dhe osman .Në fillim ndarës e më vonë në bashkëpunim i kushtëzonin shqiptarët që të kalojnë në serb-ortodoks ose në musliman-turk . Metodat ishin nga më të ndryshmet , nga ato të dhunës e të vrasjeve e deri në ato të joshjeve të posteve dhe të pasurisë.Historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që nga romakët me perandorë , te sllavët me Cara dhe Krala,te turqit me vezirë , pashallarë e sadri azema.
Pra si thashë edhe më lartë , me ardhjen e turkut u hapën dy dyer të ikjes ,dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë. Njëra nëpërmjet ortodoksizmit në shkije e më vonë në Serb ; e tjetra nëpërmjet muslimanizimit ,në muslimanë e vonë turqë. Në arën tonë të historisë është lëvruar shumë,është lëvruar që nga parmenda ,pllugu i tërhekur me buaj e deri te mjetet më moderne e lëvrimit; lëvruesit e kanë mbjellur farën e tyre në tokën tonë sipas dëshirës së tyre dhe ne kemi “dalur” ashtu si e kanë dëshiruar ata. (030112 )
Fryti historik i kohës së caktuar ka qenë gjithmonë i klonuar sipas dëshirës së të tjerëve e aspak e as një fije nuk i ka ngjarë të vërtetës.Historia ,e më këte edhe e vërteta është mëshefur.
Pra rrethanat favorizuese për ikjen e shqiptarëve ortodoks nga trungu i tyre ishte turku dhe menquria e popave të kishës serbe, të cilë ishin promotorët e krijimit të shtetit serb. Zatën ,edhe sot sikur Kisha Serbe të pranonte të vërtetën historike të tyre ,gjërat kishin për të shkuar në rrjedhën e saj natyrore.
Serbia duhet ose të heshtë ose të pranon të vërtetën e krijuesve të shtetit të tyre .

Post Sriptum : A e dinin Gjergj Marash Kelmendi , Jani Kondo dhe të gjithë shqiptarët tjerë që luftuan kundër osmanëve, e dëshira dhe guximi i tyre i tyre ishte të çlirohen nga turku, se me luftën e tyre po e krijojnë një shtet të ri armiqsor shekullor ndaj shqiptarëve? Gjin Marash Kelmendi ( Karagjorgje) dhe Jani Kondo dhe të gjithë të tjerët, bile edhe ata që nga kokat e tyre u bë Çelekulla nga turqit as që dinin serbisht , as që dinin as shkrim e lexim. Këto janë fakte që mund t`i gjeni ne librat serbe.
Deri në Beograd, deri në Pashallykun e Beogradit flitej vetëm turqisht dhe shqip. Serbët ish aq pak në numër që mbaheshin në disa kisha shqiptare të uzurpuara nga rusët dhe të mbrojtura nga turqit. Nëse në vitin 1830 ishin vetëm 40-50 mijë serbë ( shënim nga Vaso Çubriloviqit ), unë as kësaj shifre nuk i besoj.
Të shikojmë dhe të mendojmë pse Austria e mori Vuk Karaxhiqin 5 vjet në Vjenë që të krijon alfabetin serb, pse nuk e mori ndonjë serb ? Pse kryengritjet i kryen shqiptarët? ku ishin serbët që nuk luftuan për vendin e tyre? Pra nuk kishte Serbi , ku sipas Car Dushanit kishte vetëm ortodoksi. Po këta ortodoks kush ishin? Serb, jo që jo !
I lus njerëzit e historisë që ti japin rëndësi kësaj teme, dhe të shkruhet sa më shumë për këto mashtrime që na janë bër. Vetëm libri dhe e vërteta faktografike e “vret “ serbët dhe rrenat e tyre.
E kishim një mik të Madh , hebreun austriak Leo Freundlich i cili thoshte: “Serbëve, armiku më i madh iu është e vërteta “
Gjakovë, me 03.12.2022
Prof. Dr. Pirro Prifti
Nuk është ndonjë risi të shkruash se polargohen shumë njerëz nga Shqipëria. Nuk është risi të shkruash se po largohen familje të tëra nga Shqipëria.
Nuk është risi të shkruash se fajin e ka politika,
Risi është të shkruash se përse mungon dashuria për atdheun tek të rinjtë, përse mungon dashuria për familjen të cilës do ti mungojë një pjestar i ri i larguar.
Risi është të shkruash e tu bësh thirrje të rinjve, studentëve, të diplomuarve, që të qëndrojnë në Shqipëri të punojnë dhe të jetojnë këtu, sepse në një sistem demokratik të mirëfilltë hapësirat janë të shumta për të punuar dhe jetuar, dhe për tu paguar më mirë, këtu.
Dhe për këtë duhen njerëz të rinj, drejtues të rinj por me eksperiencë, specialist të rinj të cilët së bashku me profesionistët e vjetër e me eksperiencë do të mundosojnë që Shqipëria të kalojë tranzicionin e zgjatur, dhe të hyjë në botën e shteteve të zhvilluara.
Të dhënat statistikore i kemi. Jemi nga shtetet me arsimimin e më të mirë të popullsisë në Ballkan, por me mundësi page dhe jetese më të ulët
Pa i hyrë shumë statistikave dihet se popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2021 rezulton 2.829.741 banorë, duke pësuar një rënie me 0,6 %, krahasuar me 1 Janar 2020.
Në vitin 2020, numri i emigrantëve ishte 23.854 persona, 45,6 % më pak krahasuar me vitin 2019.
Numri i imigrantëve ishte 7.170 persona, 65,5 % më pak krahasuar me një vit më pare.
Rritja më e madhe e popullsise u shënua në Tiranë (+ 0,7 %), ndjekur nga Durrësi (+ 0,5 %).
Në të kundërt, uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Gjirokastër (- 2,3 %), Berat (- 2,1 %) dhe Dibër (- 1,9 %)(Press release (Professional design) (instat.gov.al).
Nga viti 2011 deri më 2020, janë larguar nga vendi rreth 600 mijë persona por kanë ardhur rreth 400.000 mijë (shumica nga të dy esktremet shkojnë e vijnë).
Ndërsa nga viti 2001 në 2011 ishin larguar në emigrim 481 mijë persona, por përgjatë dekadës së tretë 2011-2020 numri i emigrantëve u rrit me 25%.
Sipas iNSTAT numri i emigrantëve që jetojnë jashtë vendit arriti në 1,6 milionë persona në vitin 2020 në krahasim me 1.08 milionë që ishin nga rezultatet e censit të vitit 2011, ose rreth 600 mijë persona më shumë.
Një studim i fundit i profesorëve ilir Gëdeshi dhe Rusell King tregon se emigrimi ka prekur të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, që nga elitat e deri te grupet më të varfra e më të margjinalizuara dhe ka tërhequr njerëz nga të gjitha rajonet e vendit.
Gjatë 10-vjeçarit të fundit janë larguar nga vendi 6,6% e familjeve, gjithsej 49,500 të tilla, ndërsa në vitet 2001-2011 ishin larguar 4.4% e njësive familjare.
Pjesa dërrmuese e personave që emigrojnë janë të rinj, ndërsa 14% e tyre ishin me arsim të lartë. Largimi i burrave ishte 200% më i lartë se ai i grave. Emigracioni i dekadës së fundit ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të shtresës së mesme edhe nga ana e formimit arsimor.
Sipas të dhënave të anketës, nga të larguarit, 54% e tyre kishin një diplomë të arsimit të mesëm, profesional ose të përgjithshëm, ose një diplomë të studimeve të larta. (INSTAT: Nga Shqipëria janë larguar 600 mijë persona që nga 2011 – Lapsi.al).
Çdo vit, afro 10% e numrit të studentëve, sipas autoriteteve zyrtare zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Sipas disa sondazheve konstatohet se 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.
Gati 14% e emigrantëve gjatë periudhës 2011-2019 ishin me arsim të lartë. Pra nga 600.000 të larguar nga 2011-2020, janë larguar rreth rreth 80.000 të rinj)
Sipas një ankete të realizuar tek maturantët, vihet re se rreth 20% e tyre duan të studiojnë jashtë vendit dhe një pjesë tjetër rreth 40 mendojnë që mund të studiojnë për një specializim jashtë vendit pasi të përfundjnë studimet universitare në Shqipëri” (Shqipëri, “rrjedhja e trurit”, shqetësim për largimin e të rinjve (zeriamerikes.com).
Shkaqet e largimimit të familjeve dhe të adultëve emoshave të vjetra janë të shumta dhe nihen si:
– varfëria,
-vështirësitë ekonomike,
-shërbim i keq dhe i pamjaftueshëm shëndetësor në Shqipëri, përfshi harxhime e mëdha për mjekime, rryshfetet,
-shërbime jo të mjaftueshme, të mangëta, dhe të gabuara në zonat rural edhe ato jashtë Tiranës,
– mungesa e funksionimit të zbatimit të ligjit, sidomos për të `paprekshmit`.
Ndërsa për të rinjtë shkaqet janë:
– dëshira për të vazhduar shkollën e lartë apo specializimet në vënd të huaj për shkak të universiteteve e shkollave më cilësore
-për të fituar më shumë, pra për të marrë rroga të larta
-kurioziteti për jetën e natës, dhe jetën në vëndet perëndimore.
Sidoqoftë shumë të vërteta në vëndet perëndimore të rinjtë nuk i dinë. Harrojnë se aty do të punojnë si `skllevër`, sepse janë të huaj, nuk do të kenë shumë pushime, do të kenë mall për vëndlindjen e tyre dhe për prindërit dhe të afërmit.
E vërteta e hidhur është se përqindja më e madhe e të burgosurve në vëndet perëndimore në raport me popullatën e emigruar në këto vënde si itali, Greqi, Angli , France, Belgjikë, Holandë e Gjermani, është nga shqiptarët. Dhe kjo tregon se shumë pak shqiptarë sidomos ata të zonave rurale të larguara nga Shqipëria bien pre e krimit të organizuar në këto vënde perëndimore, pikërisht sepse gënjehen që mund të pasurohen me shpejt se të tjerët që punojnë.
Një anë tjetër është se shumë pak shqiptarë arrijnë `majat` në këto vënde nëpërmjet punës dhe shkollës.
Efekt negativ për largimin e të rinjve nga Shqipëria është dhe futja në Shqipëri e shoqatave që vijnë në emër të bashkëpunimit me universitetet apo institucionet publike, dhe kërkojnë gjithashtu në emër të trainimeve, pagës së lartë që të shkojnë në vënd të huaj.
Një nga difektet e shumta të shtetit është dhe mungesa e plotë e kontrollit nga ana e e tij duke lejuar heshturazi largimin e rinisë.
Një nga ndërhyrjet që mund të bënte shteti do të ishte edhe taksimi i këtyre shoqatave për çdo student apo të diplomuar, ose specialist që do të largohet. Sepse Të diplomuarit, studentët, specialistët sidomos ata që janë diplomuar në universitete publike kanë detyrime ndaj vëndit të tyre sepse janë harxhuar, para, fonde, laboratore, pedagogë, trainime dhe praktika, për të diplomuar studentët.
Kështu që shoqatat dhe vëndet e huaja që marrin të rinjtë tanë duhet të paguajnë nëpërmjet realizmit të kontratave të punës edhe duke përfshirë shtetin shqiptar.
Shteti shqiptar duhet urgjentisht të ndalojë largimin e të rinjve jo duke ushtraur dhunë por duke përmirësuar:
-infrastrukturën dhe urbanizmin e shpejtë të vëndit
– duke i bërë funksionale bashkitë dhe prefekturat e vëndit të cilat kanë shumë vënde të lira pune, e për këtë qëllim duhet të hapi një `zë` të ri në buxhetet e Bashkive, fonde të veçanta të cilat do tju duhet bashkive për të punësuar specialistë të ndryshëm dhe duke i paguar mirë, por edhe duke i u siguruar shtëpi, kopësht e çerdhë për familjet nëpërmjet kontratave 3 -5 vjeçare.
– duke rritur pagat e punonjësve dhe specialistëve në mënyrë domethënëse (100%); si dhe duke përmbysur raportin e pagave në favor të punonjësve dhe specialistëve në prodhim dhe jo në favor të administratës, në mënyrë që puna të jetë më inspiruese ajo në prodhim dhe jo dyndja në administratë e individëve.
– duke ju mundësuar të diplomuarve të rinj të punojnë jo vetëm në Tiranë e Durrës por në çdo bashki sidomos ata të rinj që vijnë nga rrethet duhet të punojnë me kontratë të paktën 5 vjet në vëndlindjen e tyre me rroga të veçanta që do të dalin nga buxheti përpunuar i Bashkive (`zë` i ri si më sipër).
– Nxjerrja e një VKM që detyron ministrat, kryetarët e Bashkive, Kryeministrin, Presidentin që të mbajnë këshilltarë me eksperiencë pune mbi 20 vjet, dhe që të jenë të profilit përkatës.
-Nxjerrja e një VKM ku anëtarët e Bordeve të mos janë anëtarë më shumë se në një Bord.
Sigurisht ka shumë probleme, por e rëndësishme është që rinia të mos largohet ose të pakën të minimizohet emigracioni.
Shqipëria ka nevojë jo për grindje politike por për atdhedashuri dhe punë.
Rini mos u largoni, parajsa është këtu në Shqipëri.
Perëndimi i ngjan me tepër një Klubi nate, por kur të vijë mëngjezi do të shikoni realitetin e zymtë.