Kreu Blog Faqe 1446

“Shpikja” e Gjinushit të Akademisë, 146 milionë lekë për 3 ditë qira e relaks në hotel “Plaza”; kafja e mëngjesit 220 Euro (dokument)

0

Një vit më parë, “profesorët” e kësaj akademie, harxhuan 50 milionë lekë për “studimin shkencor” që udhëzonte shqiptarët se si lanin duart, të mbanin maskat dhe të ruanin distancën fizike për t’u mbrojtur nga “Covid 19”

Fakti që po publikojmë, tregon se Akademia e Shkencave, institucioni i tjetërsuar në “azil” vegjetimi të një grupi familjarësh e shokësh të moshës së tretë, vërtetë nuk bën studime shkencore, por di të bëjë “shpikje” aferash korrupsioni me fondet financiare.

Bëhet fjalë, për pagesat që Akademia e Shkencave, ka kryer në datën 17 dhjetor 2021 për llogari të hotel “Plaza”-Tiranë, si shpenzime për 3 takime me kafe pritje-përcjellje, bankete, fjetje e qira sallash në këtë hotel luksoz.

Mos u çuditni, por pagesat janë bërë me një faturë të vetme, me të njëjtin urdhër, numër e preventiv, të firmosur nga kryetari i shkencëtarëve të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, i cili ka paguar 4 fatura me vlerë totale 146 milionë lekë me TVSH për hotel “Plaza”, tre nga të cilat janë me të njëjtën vlerë.

 

FATURA E PARË/ Pagesë 43.7 milionë lekë të vjetra pa TVSH për “The Hotel Plaza” Tiranë, me objekt “Shpenzim për pritje, akomodim, qira ambjentesh”, kryer me Urdhër “Extra” nr. 56, datë 6.11.2021 e Faturë datë 30.11.21 dhe likujduar më 17.12.2021 nga Thesari i Shtetit.

FATURA E DYTË/ Pagesë 43.7 milionë lekë të vjetra pa TVSH për “The Hotel Plaza” Tiranë, me objekt “Shpenzim për materiale e shërbime speciale”, kryer me Urdhër “Extra” nr. 56, datë 6.11.2021 e Faturë datë 30.11.21 dhe likujduar më 17.12.2021 nga Thesari i Shtetit.

FATURA E TRETË/ Pagesë 43.7 milionë lekë të vjetra pa TVSH për “The Hotel Plaza” Tiranë, me objekt “Shpenzim për qira ambjentesh”, kryer me Urdhër  nr. 56, datë 6.11.2021 e Faturë datë 30.11.21 dhe likujduar më 17.12.2021 nga Thesari i Shtetit.

FATURA E KATËRT/ Pagesë 261 mijë  lekë të vjetra pa TVSH për “The Hotel Plaza” Tiranë, me objekt “Shpenzim pritje-përcjellje”, kryer me Urdhër nr. 56, datë 6.11.2021 e Faturë datë 30.11.2021 dhe likujduar më 17.12.2021 nga Thesari i Shtetit.

Fjetjet, darkat dhe banketet e dimë se çfarë janë, por nuk kuptojmë se çfarë janë “materialet e shërbimet speciale” që paskan kushtuar afro 44 milionë lekë të vjetra pa TVSH, kur dihet që në hotel Plaza, “shërbime speciale” janë vetëm kazinoja dhe suitat e qejfit për ministra, deputetë e bosë të mafies, sic ishin Françesco Zummo e Fabio Petruzella të “Cosa Nostra” më 17 qershor 2021, për të pastruar 18 milionë Euro me Rezart Taçin.

Saktësojmë, se pagesa e faturës së katërt me vlerë 261 mijë lekë të vjetra, është bërë për shpenzime për kafe në 3 mëngjese, që sipas llogarisë rezulton sa 60% e pagës mujore të një polici.

Po kështu, kujtojmë se 1 vit më parë, “profesorët” e kësaj akademie, harxhuan 50 milionë lekë të ndara me njeri-tjetrin, për “studimin shkencor” që udhëzonte shqiptarët se si lanin duart, të mbanin maskat dhe distancën fizike për t’u mbrojtur nga “Covid 19”./Pamfleti

Politika e Serbisë, historikisht mbështetet në mashtrime

1

Pamje nga shpërnuljet e dhunshme të shqiptarëve për në Turqi, të nxitura dhe mbështetura edhe nga mashtrimet njohura serbe .

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

POLITIKA QË MBËSHTETET NË MASHTRIME RRENËN E KA PISTË TË PERSPEKTIVËS

Në themelet e kësaj “shkolle të mashtrimeve” ndër të parët janë serbianët, sepse i zbatonin dinakëritë vieneze dhe ruse me përpikëri, sidomos gjatë shekulit XIX-të. Lidhur me këtë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX kur u krijuan kombet në Ballkan, populli serbian do të themelojë shkollën në të cilën do të mësohet se rrena për ta plasuar në opnion “është malli më profitabil, që mund të prodhohet dhe të cilin tregu, për shkak të injorancës do ta konsumojë pa asnjë dilemë”.

Panta Sreçkoviq, drejtuesi i “shkollës së rrenëve” serbe

Këtë shkollë, që u kultivua në Katedrën e Historisë, do ta drejtojë Panta Sreçkoviq.

Mësimet e tij mund të përmblidhën në qëndrimin e tij autorial: “Historia duhet të mbështetet në këngët me lahutë. Sidomos këngët që i kanë tubuar Dositej Obradoviq dhe Vuk Karaxhiq. Jo vetëm në këngë popullore, por shkrimeve të historisë duhet dhuruar ngjyrën e lavdisë për kombin serbian, se i ka hie të jetë një Piemont i Ballkanit, ku ai pastaj duhet ta ketë fjalën kryesore.

E për ta pasë fjalën kryesore, kombi serbian, tani për tani nuk ka HAPSIRË JETËSORE të atillë që do të imponojë histori, të cilën Europa pa dilemë do ta respektojë. E ajo hapësirë jetësore nuk do të ndërtohet duke u orientuar kah Perëndimi (Bosnja), sepse do të reagojë Wjena, por ekskluzivisht rreshtimi serbian duhet të drejtohet kah viset e Aranautllëkut (Sanxhaku i Nishit), pra kah Vilajeti i Kosovës.

E kur ushtria serbiane të shtrihet këmbëryq në Fushën e Kosovës, duhet t` i ndajmë detyrat.

Një detyrë ushtria serbe do ta marrë për marrshim kah Durrësi, për të dalur në Detin Adriatik.

Detyrën tjetër, ushtria serbe duhet ta marrë për të dalë në Limanin e Selanikut. Për fat të keq, këto dy porte prej para Erës së Re i disponojnë Ilirët- Arbanasit-Shqiptarët. Të dy portet (deklaron më 1876) kanë qenë një kohë koloni tregtare Greke, por jo nën sovranitetin e tyre. E këtë mentalitet serbët e kanë shumë të vështirë ta thyejnë dhe ta përvetësojnë. Kjo për faktin se te dy portet sot ( edhe më 1893, shton ai), janë nën jurisdikcionin e Perandorisë Osmane, në shkatërrim. Ky profesor e PREFERONTE RRENËN që duhet përseritet së pakur PESË herë. Ajo pastaj do ta marr dheun dhe dikur duhet të bëhet e vertetë”.

Dositej Obradović , (1742. – 1811.)

Dimitrije Obradović, më vonë është quajtur Dositej, është filosof serb , arsimdashës, reformator dhe shkrimtari më i madh serb i shekullit të XVIII-të. Ka lindur në vitin më  1739. ose 1742 në Čakovu, në pjesën rumune të Banatit të Austrisë së atëhershme dhe ka vdekur më  28 mars të vitit 1811 në Beograd.

Në prnicipatën Serbe vepronte edhe shkolla e Illarion Ruvarcit, që preferonte dhe i përmbahej parimit që: “historia duhet të shkruhet vetëm me fakte dhe me objektivitet, çka, si dhe pse ka ndodhë”. Këtë shkollë e përkrahën: Svetozar Markoviq, Dimitrije Tucoviq, Dushan Popoviq, Dragisha Llapçeviq, Kosta Novakoviq, Velko Vllahoviq, Millosh Miniq, Vesna Peshiq, Sima Çirkoviq etj.

Vuk Karaxhiq

Detyrën shkollore që e predikonte Illarion Ruvarac, serbianët duhej ta realizonin duke u mbështetë në shkollën Austro Hungareze, sepse të njejtën gjë e aspiron Bullgaria, e cila prapa e ka Rusinë, e cila është e madhe, sepse ka TEPËR hapësirë jetësore. E sa i takon Greqisë, Serbia nuk ka pengesa për ta nënshkruar një KONKORDAT me Kishën Helene, sepse është pjesë e saj. Madje, rrënjët e Kishës sonë janë në Hilandar, mësonte Ruvarac. Kjo duhet të ndodhë aq më parë kur Aranautët sot po bredhin prej një Beslidhje në tjetrën, dhe në kontinuitet po çkallmohen nga arma e Stambollit. Dhe është e natyrshme që armës shqiptare ne serbianët duhet t` i ndihmojmë; se në fund ata armë do të mbesin në duartë e atyre që për Evropën nuk është kurrfar mëkati për t` i denuar, sepse shumica apslute e Arnautëve janë të rreligjionit islam. E sot ta ndash fatin e kombit, nga fati i rreligjionit është sikurse ta ndukish thonin nga mishi që e furnizon me gjallëri”.

Rrena serbian për “shpërnguljën” e vitit 1690

Spjegimi i shkollës kundershtare serbe ndaj Panta Sreçkoviqit, që e drejtonte Illarion Ruvarac, mund ta ilustrojmë me shpërnguljën e vitit 1690.

Për këtë shpërngulje Jovan Tomiq, në studimin “O Arnautima”, Beogrda 1913, shkruan: ”Cilindo libër të historisë ta hapish në Serbi, përshkruhet e ashtuquajtura “dyndja e madhe që ka ndodhë më 1690 nga Kosova. Ky konstatim është një e pavertetë, të cilën e kanë plasuar në literaturë kallugjerët. Dhe tash ai shkrim është përciellë nga libri në libër. Por dokumenetet e kohës argumentojnë se shpërngulja ka qenë jo nga Kosova, por nga Arnautllëku (Sanxhaku i Nishit) i cili atëbotë ishte i tëri i banuar me Aranutë. Ndërsa, numri i shpërnguljes së popullsisë nuk ishte i asaj permase që përshkruhet nga kallugjerët, sepse nuk kishte popullsi. Katundet, thjeshtë i kishin nga pesë e deri në 12 shtëpi, më së shumti. Lidhur me këtë, një pjesë e Arnautëve që nuk pranoi fare të konvertohet në islam, është vëndosë andej Drinës në lokalitetet Hertkovci dhe Nikinci e gjetiu, e të cilët me kohë janë konvertuar jo në aspektin rreligjioz, por në aspektin kombëtar, në sllavë. Herë thonë jemi kroatë, herë thonë jemi serbian. Ndërsa, më 1690, serbianët u shpërndan në disa zona, andej Danubit dhe Drinës. Por numri i tyre memzi arrin në 2500 frymë”.
Rrena e dytë serbe që ka të bëjë me mbulimin e programeve të Beogradit për t` i mbuluar programet kriminale, ka të bëjë me OKUPIMIN e KOSOVËS më 1912, kinse në Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Dibër, popullsia është deklaruar se ka origjinë serbe dhe në familje flasin serbisht”.

Rrena e tretë serbe ka të bëjë me konstatimin se: “Nga Shqipëria Bregdetare, e okupuar nga Italia fashiste (1939), në Kosovë më 1941, janë kolonizuar me dhjetëra mijëra shqiptarë. Ndërsa janë larguar me mija familje serbe”. E kur të studiohen dokumentet e kohës, rezulton se në Kosovë, në maj të vitit 1941 erdhën nga Shqipëria 120 intelektualë, krejtë me qëllim për të hapur shkolla dhe administratë në gjuhën shqipe. Është e vërtetë, se kur kapitulloi Jugosllavia, të gjithë ata sllavë që kishin bërë mizori mbi shqiptarë (1918-1941) për katër netë do të largohen nga Kosova dhe do të stacionohen nja 30 kilometra andej kufirit të kohës Kongresit Berlinit.

Ata, e dinin përgjegjësinë e tyre, dhe me që shteti i tyre kishte kapitulluar, nuk kishin rrugë tjetër, vetëm se të shkojnë kah kishin ardhur. E vërteta, disa bellogardista, dhe vrasës ordinerë do të organizohen menjëherë në njësitet çetnike, dhe për çdo ditë do të kërcnohen se: “ Do të kthehemi dhe Llapi, Morava, Sitnica, Ibri dhe Drini, nga dy muaj do të bartin koka dhe plisa të shqiptarëve”.
Rrena vijuese serbe është se më 1949-1953 nga Shqipëria ishin arratisë në Jugosllavi me dhjeta mijëra emigrantë. Ata janë instaluar në Kosovë, ku kanë qëndruar një kohë, dhe pastaj përmes Nishit dhe Gerumit (afer Trieshtës) janë larguar në Perendim. Po të studiohen me themel grupet e diverzantëve që “mësynin për ta çliruar Shqipërinë 1949-1955”, rezulton hapur se ata dikush po i dezorientonte që nga fillimi. Së pari, mund të thuhet parimisht, ata ishin “patriotë”. Por patrotizmi i tyre shkonte deri aty sa që me metoda feudale provonin ta kryejnë një punë që nuk kryhej dot. Së dyti, ata kurrë nuk i pyetën patronët e tyre Perendimor, se a duhet të shkojmë së pari ta çlirojmë Kosovën dhe një pjesë të Maqedpnisë e të Malit Zi nga robëria jugosllave, apo shkak i tërë Çështjes shqiptare, qenka komunizmi që e kishte kapluar një pjesë jo të vogël të Globit. E për ta ngushtuar çështjen, diverzantët shqiptarë mësonin nga instruktorët e tyre se shkaku i të gjitha të këqiave në trevat e tyre na ishte Enver Hoxha. Ky mësim ishte vetvrasës nga rrënjët, sepse Enver Hoxha ishte promovuar në një luftë të pabarbartë: kundër nazifashistëve dhe atyre kuislingëve që u shërbyen me besnikëri.

Lidhur me konstatimin e lartëshënuar, qysh më 12 shtator 1944 duke i njohur siperfaqësisht dredhitë jugoslalve, Enver Hoxha do t` i dërgoj dy DIVIZIONE në Kosovë. Por faktet flasin se ishte tepër vonë, sepse Tito-Rankoviq-Gjillas atëherë i kishin futur në Kosovë, katër divizione serbe, ndërsa në anën tjetër përmes MOBILIZIMIT e kishin larguar tërë djalërinë shqiptare nga Kosova.

Në lidhje me këtë LETRA e Enver Hoxhës dërguar V.J. Stalinit më 2 shtator 1949 i zbulon të gjitha mundësitë e mashtrimit, por atëherë çdo gjë ishte vonë. Në lidhje me këtë, duhet lexuar edhe Abaz Ermenjin, kur thot se: ‘Na tradhtuan oficerët e CIA në përgjithësi, sepse të mobilizuarit e tyre i vrante Enver Hoxha gati të gjithë. Por ata që i regrutonte MI6, shumica shpëtonin. E vërteta qëndron këtu se Kim Filbi provonte si agjent i dyfisht të hapë kundërthënje në mes CIA-s dhe MI6, dhe këtë makiavelizëm A. Ermenji nuk e kuptonte dot. Filbi me ekipin e tij prej pesë agjentëve edhe pas Luftës Dytë Botërore provonin të shpërthejë një luftë psikologjike, së cilës duhet paguar haraq deri në pafundësi. E për ta shpëtuar Kosovën, Enveri do të duhej ta ndëgjonte Koço Tashkon dhe Sejfulla Maleshovën, të cilët qysh më 1942 shkruan se: “Luftën në Kosovë dhe Çamëri duhet ta drejtojë Shtabi i Përgjithëshëm i UNÇSH dhe PKSH”.


Enver Hoxha në thellësi nuk e njihte Kosovën dhe shqiptarët në te, sepse si shqiptar shumë i besonte Dushanit dhe Miladinit, të cilët ashtu si kam thënë në Novi Sad, më 1979: “Enveri është dashtë t` i përzenë (largojë) dy malazezët nga Shqipëria (Miladinin dhe Mugoshën), pas Konferencës Pezës, (shtator 1942)”. Kjo për faktin sa këta përhapin lajme se: “Shqiptarët e Kosovës janë tokë me fashizmin italian dhe nazizmin gjerman”. Enveri duhej përmes Ramadan Çitakut, Elhami Nimanit, Koço Tashkos, Sejfullah Maleshovës, të marrë qëndrim, që: Shqiptarëve dyfish të robëruar (Kosovës dhe Maqedoni) duhet t` u hapet perspektiva me vepra e jo me premtime, sepse ata kanë përvojë, se si paria e tyre është tradhtuar disa herë, e që ishin në luftë çlirimtare, më shumë se çdo cep i Shqipërisë Etnike. Prandaj, tani është kohë lufte dhe mu tash duhet zbardhur PERSPEKTIVA e Kosovës dhe Çamërisë, ashtu si po ua zbardhni perspektivën popujeve të Jugosllavisë titistët. E vërteta, me ata popujë po kanë shumë më tepër probleme, sepse lufta QYTETARE atje (në Serbi, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnje) është në kulm, e në viset shqiptare luftë të tillë po thuej se nuk ka, po u zbardhet ardhmëria. Po tani shtrohet edhe një pyetje principiele: Balli Kombëtar dhe Legaliteti, pse nuk luftonin për këtë çështje edhe pse e pati dërguar një Brigadë (Balli) për të luftuar kinse kundër mësymjeve sllave, në viset shqiptare. Kjo Brigadë ishte e orientuar më tepër të hakmirert për GJENOCIDIN çetnik-serbiano-malazez në BIHOR, sesa të përhapë idenë e çlirimit të Kosovës, në të cilën ide duhej INVESTUAR dituri politike me perspektivë popullore përmanete.

Miladin Popoviqi pas lajmit për Marrëveshjen e Mukjes: “Skipëri etniçka, j… ti majku”

Avanturat kush kend po e rrenë më tepër me premtime e pas vitit 1945

Është me shumë interes shkencor dhe politik një letër e Abas Ermenjit drejtuar MecLeanit në maj 1949, ku thot: Këta njerëz si diverzantë, po i dërgojmë në varr, sepse dikush pa na mashtron në interes të grekëve dhe jugosllavëve. Nuk çlirohet vendi me Ismail Vërlacin e Alush Leshnakun e më shumë të tjerë që kokën e kanë të mykur me feudalizëm”.

Shtrohet pyetja, si u gjetë kjo letër në Arkivat e Titos më 1951, është për të thënë se në pikë të ditës, për mërgatën politike shqiptare: “Dielli po bënë terrë”. Ata nuk e dinin më se për kend po punonin. Kjo praktikë do të vazhdojë deri më 1954, për t` u lidhë jugosllavët me agjentët e vjetër shqiptarë, të cilët më me një dinakëri makiaveliste e regrutuan Panajot Plakun, që të arratiset në Jugosllavi më 1957, atëherë kur Kosova ishte e rraskapitur nga shpronësimi, shpërngulja, aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit.
Por, nuk kishte më teori se pushteti i Tiranës do të përmbyset, e dikush provonte ta rrëzoj me nga 8 deri në 10 diverzantë, të cilët vriteshin si minjët, aq më parë kur Shqipëria ishte bërë antare e Paktit Varshavës dhe e OKB-s (1955). Këtë realitet, Enver Hoxha nuk e kishte dhuratë, por e meritonte populli shqiptar, sepse populli ishte lodhur me tradhtitë dhe injorimet oridenere në Berlin (1878), Londër (1913) dhe Versaj (1919) ku ishte coptuar dhe dezintegruar deri në ekstrem.

Prandaj, ata që kërkojnë të bëjmë analiza krahasimesh në mes Titos dhe Enverit, duke eksperimentuar me shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë dhe për realitetin në përgjithësi, është kërkesë apsurde shkencore. E vërteta, i kuptoj ata që mirren me letersi, sepse drejtimet letrare ata i marrin kur jetojnë mbi to si të shenjta, edhe pse bje fjala romani historik nuk është pa mite dhe trillime stilistike. Por, historiani duhet të rezonojë i qetë dhe pa emocione, të nxjerr plagën në opinion, krejtë me qellim që mos të përseritet e kaluara e hidhur.
Sot, dihet se KOMUNIZMI ishte shumë i keq dhe mizor, sespe të gjithë duhej të ishin të varfur (proletarë). Plus, kur t` i shtohet këtij realiteti friga e njeriut të nderëshem nga hija e vet, atëherë mozaiku i dhunës dhe padrejtësisë kuptohet lakuriq. E për këtë kam një mendim special: Shumë kemi udhtuar, rruga ishte plotë vuajtje dhe më e gjatë, vonë e kuptuam se silleshim në rreth të thatë.
Ndërsa të gjithë në KAPITALIZMËM ishim (jemi) keq, sepse të gjithë duhet të jemi të pasur, sa që vllaut me ia marrë bukën nga goja, quhet dhe është “ekonmi e tregut”. Plus fajdexhitë dhe vrasësit e paguar në të dy sietemet, janë pyetje që historianin e mirëfillët e mundon kah tutje në ardhmëri. E cili do të jetë ai sietem, që do të na shpëtojë, tregon fakti se asnjë KONCERN (pakt) politik nuk ka mundur deri më sot për t` i qëndruar kohës. E koha nuk vdes, e vdekja dhe lindja janë në luftë. Po koha nuk vdes dhe do të fitojë. Shikonie Kinën sa me sukes po u reziston presioneve, sa që me teknologji, po ka në disa lëmi përparësi. Por, në këtë shtet, kanceri po bren, sepse nuk ka kapital, sepse ka shtypje të miliona popujve dhe miliona familjeve kineze që nuk janë të kënaçura, por duhet t` i këndojnë “sulltanit kuq”.
Shumë lexues të mi, me shkruajnë: “Pse nuk e kritikoi Enverizmin; pse e ke kritikuar Kurt Vallthajmin etj”?

Po u përgjigjem jo me prapavi. I kam lexuar gati 99% të biografive të atyre që u arratisën nga viset shqiptare, pas viteve 1944/45. Sidomos të ata kulmorët, vërehet se gjatë jetës i ndërruan gjatë karrierës tyre TRE “gazdallarët” ( ZOTËRINJËT) në vend: Punuan për Zogollin (të cilin anglezët nuk e donin në fron, sepse ishte antigrek dhe projugosllav, me pak investim kaloi në proitalianizëm fashist, të cilët ia hangrën edhe fronin edhe pushtetin. Por edhe pse Mbreti Zog dhe Viktor Emanuelli u PAJTUAN në Aleksandri, pas lufte, sepse e kishin të njetin fat, ata mbetën në istikamet e tyre si të mundur-H.B); politikanët ‘kulmor’ punuan për Viktor Emanuellin dhe Musolinin, sepse ishin vartës prej tyre si: Sh. Verlaci (merni me mend djali i Sh. Verlacit, Ismail Verlaci aspironte ta drejtojë Shqipërinë dhe ishte bërë instruktor i diverzantëve. E oficerët anglez e dinin nga fillimi me kend kanë punë, por oficerët amerikan dokumentet flasin se nuk e dinin në kend po investojnë.); Politikanët “kulmor” shqiptarë punuan për REGJENCËN. Dhe në fund nuk dinin kujtë t` i besojnë, sepse nuk i besonin as hijes së vet, sepse instruktorët e tyre anglo ameriaknë dhe më vonë jugosllavë, po u jepnin para vetëm sa për ta mbajtur rregjimin e Tiranës në gjendje mobile, sepse kjo atmosferë u nevojitej, si eksperimentim-manoverër. Po, sot ka mjaftë literaturë të ngjyrosur, madje edhe më e fortë e ngjyrosur se ajo komuniste, sa i takon shtrembërimit të së vetetës.

E për interes të REALITETIT po e japim në opinion një ofertë që ua bëri Mbreti i shqiptarëve Ahmet Zogu i Parë britanikëve, ofertë ajo që nuk pati asnjë efekt në Mbretërinë e Bashkuar. Oferta e Mbretit Zog më 1942 ishte se: “Më i sillnii 250 000 Hebrejë në Shqipëri, ua garantoi se do t` ua japi 350 000 hektarë tokë dhe lëvizje të lirë për ndermarrësi”.

Ata së pari e pyetën institucionin komptent pranë Dinastisë Karagjorgjeviqe, që jetonte me para të Trepçës në luks dhe pa frikë, në Londër. Përgjegja prej tyre ishte se: “Jemi në pazar me grekun për ndarjen e Shqipërisë dhe Zogu për neve është person NON GRATA”. Anglezëve, si antikomunist, nuk u mbeti asgjë tjetër që së pari mos ta hapin Frontin e Dytë, në Ballkan më 1943/4, por në Sicili.

Së dyti, provonin me nga 8 diverzantë (1949-1954) ta përmbysin pushtetin legjitim dhe legal në Tiranë, bile pa e ditur KURRË askush, se kush do të jetë në FRONIN SHQIPTAR: Ballistët, Legaliteti, apo Liberalët. Fakti, se do të ishte një demokrat në krye të shtetit, është mjaftë nga anglezët. Por mos të harrojmë se anglezi nuk mund të jetonte pa ideologji koloniale, edhe pse ishin shumë më korrekt atëherë se amerikanët. Po mbi të gjitha, me kohë ata që kishin para SPONZORI më shumë, amerikanët e muarën primatin ngadal por sigurt. Por as kjo nuk bëri punë, sepse botën e kishte lodhë egersia e eksploatimit dhe komunizmi: “ishte në mësim dhe nuk e kishte dhënë asnjë provim të perspektivës ende. Pra në komunizëm, gjallërohej me premtime”. E kur e japi provimin, komunistët u bënë edhe më të fortë, më të ditur, atëherë për ata që mendonin se: “me nga 8 vetë mirret pushteti”, sefaja e tyre u pa se është e kotë dhe shumica syrësh ia mësynë Amerikës. Madje, krijuan edhe shkolla speciale dhe e dinin mirë ku do të bjerë plumbi i parë i atij Matjanit, për të cilin thonin se “nuk e merr dot plumbi”. Jo more, e dinin se e merr plumbi, por tri herë e lejuan të zbarkoi “me dituri perfekte”.

Por cilin LIDER shqiptar e kanë preferuar PERENDIMORËT, nuk ka përgjegje. Edhe më konkretisht: Mitahit Frashërin, autoritet eminecë nuk e donin dhe e helmosen, për çka mundi të dijë vetëm Vasil Andoni. Por, ky njeri edhe pse jetoi gjatë, nuk i shkrepi goja kurrë. E kjo do të thot se edhe vet “ishte afër aktit makabër….”, do të shkruaj Regjinard Hibert drejtuar MacLainit më 1950. E pse për këto “errësira” historike të dijnë gjithnjë jugosllavët dhe grekët së pari, është pyetje e pyetjeve. Lexoni më në thellsi dokumentet që sot janë publike në fondet: MI6 dhe CIA-s. Por leximin dhe hulumtimin duhet ta bëjnë profesionistët e jo entuziastët dhe ata që palojnë ende luftë qytetare. E Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk ka qenë luftë qytetare, si kanë deshirë ta nominojnë jugosllavët dhe grekët LUFTËN TONË TË DREJTË, e që u ÇLIRUAM, si të vetmit në Evropë me armët tona, me doket dhe zakonet tona. Çka ka ndodhë pas aporvimit të Kushtetutës Shqipërisë, pas largimit të nazistëve, është temë që donë objektivizim dhe profesionalizëm historik, jo sociologji dhe politikologji perfide.

Xhafer Deva
E një pyetje që e mundon hulumtuesin është: Pse kundërshtarët e komunizmit në Shqipërinë Bregdetare, arrratiseshin shumë lehtë në Jugosllavi, dhe marrja e tyre në pyetje në Nish, ka mbetë si një njollë e pashlyer. Por njolla është edhe më e zezë pse shkonin në Greqi dhe pse pranonin instruksionet e Shtabit të Kretës. Ky realitet mund të spjegohet, se është cektësi e tyre politike, ose atrofi e mendjes tyre e prirur për mizori sikurse Xhafer Deva, i cili në vend se në Kosovë (1943/44, të luftonte për t` i mbrojtur kufijtë e saj, organizoi RREGJIMNET famëkeq me emrin “Kosova” për t` i masakruar komunistët në Tiranë, detyrë kjo që i nevojitej Shmit Huberit, Drazha Mihajloviqit, Titos dhe Herman Nojenbaherit.
Lidhur me këtë që u tha më lartë, mjafton ta prezantojmë një “detal” që është përseritë edhe pas 29 nëntorit 1944. Millovan Gjillas ishte i njohur si provokator. Shumë gjëra i shprehte si “për mahi”, por ato e kishin qëllimin e vet. Një ditë nëntori 1947, do t` i afrohet Aleksander Rankoviqit me këto fjalë: “Ti imperialisti i ri i Dinastisë, kend do ta dërgosh për kryetar në Shqipëri, pasi që Gjeneral Kupreshanin të zbret në Korçë”? Aleksander Rankoviqi pa një djallëzim i përgjigjet: Djalin e Cena Beg Kryeziut që është arratisë e që quhet Tati Kosova”. Në këtë nye të pjekjes së politikës, Enver Hoxha mësoi si vonë se kush janë sllavët, sidomos serbianët. E, më ka rënë “rasti” t` i lexojë telegramet e: Amery-s, Smiley-t, McLeanit atje, ata meritat e luftës për fitore të partizanëve, bije fjala ia japin Brigadës (Divizionit) Parë partizan, të komanduar nga Mehmet Shehu. Lidhur me këtë, bie fjala në Kosovë, deri pas Konferencës Bujanit 31 XII 1943 dhe 1-2 janar 1944, thonin se nuk kishte luftë antifashiste, thënje kjo që i ka kushtuar shqiptarisë shumë shtrenjtë. Vijmë më afër. Perendimorët e ndihmuan UÇK-ën sepse luftonte. Madje LDK e bërën DYTËSORE, për një kohë shumë të shkurtë. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, misonet anglo-amerikane disi me padëshirë u ndihmuan partizanëve të UNÇSH së Enverit, sespe luftonin përnjëmend. E misionarët anglo-amerikanë, ekskluzivisht kishin ardhur në Shqipëri, për t` i ndihmuar: Zogistet, Ballistët, liberalët. Por kur e panë se zogistet për një vit e “shemben vetëm një urë katundi”, u vrejtë se ajo ishte lufta e tyre e tëra, kundër gjermanëve. Por, në anën tjetër, përfaqsuesi anglez që ishte në Bujan, (P. Kemp) lajmëronte se: “Kosova po i afrohet objektivit për ta luftuar fashizmin seriozisht. Këtyre luftëtarëve u duhet ndihma. Kanë Shtab Kryesor ushtarak antifashist, kanë çeta e aradha që falë terrenit kanë përparësi mbi çdo ushtri nazizte”.
Tani për të satën herë po u përgjigjem atyre se kush është Kurt Valdhajmi: As që më intereson biografia e tij e plotë. Por Valdhajm ishte zëdhënës i Aramtës “E”, e komanduar nga Gjenerali Fon Ler, i pushkatura në Slloveni nga partizanët. E Shtabi i Armatës “E” u vendos në Mitrovicë më 14 tetor 1944, në shtëpinë e Andreja Garallajit. Dokumentet gjermane thonë se oficeri Ler ia vrau edhe qenin Garalljit. Ndërsa, terheqjen e Shtabit të Armatës më elite “E” nga Selaniku në Mitrovicë drejtë Sarajevës e ndihmonin njësitet SPECIALE: Njësia “Llanger” e siguronte rrugën anësore Prishtinë- Perpellac; Njësia “Bredov” e siguronte rrugën anësore Prishtinë-Gjilan; Njësia “Skenderbeg” e siguronte rrugën anësore Prishtinë-Pejë-Rozhajë; Njësia “SHOLLC” e siguronte hekurudhën Shkup-Fushë Kosovë-Mitrovicë-Rashkë-Kralevë, drejtë Sarajevës. Gjenerali Fol Ler, Kurt Valdhajm, Xhafer Deva, Rexhep Mitrovica dhe Komandanti i xhandarmërisë Qarkut Mitrovicës me disa të tjerë, ishin në Prishtinë më 23 tetor 1944. Në kampin e Prishtinës (ku është Rektorati sot) janë pushkatura 92 patriotë shqiptarë, nga Shkodra, Kuksi, Lezha dhe Tirana. Këta 92 patriotë ishin marrë PENG për mos me i sulmuar askush ushtrinë naziste në tërhiekje. Dhe i stacionuan në Prishtinë. Prej tyre 32 ishin student, por asnjeri prej tyre nuk kishte marrë armë në dorë. Prej tyre, me rastin e PUSHKATIMIT, një ka shpëtuar dhe e ka botuar deklaratën etij në “RILINDJA”.

Valdhajmin e kam pyetur pse e ke mshefë biografinë, sepse t` i vrasish 92 shqiptarë që nuk ishin nga Kosova, për mua si hulumtues (kushdo qoftë) nuk është punë që duhet të heshtet. E shtrohet pyetja, si u sollën nazistët më 24 prill 1941 ndaj popullsisë ekskluzivisht shqiptare në Prapashticë, Keçekollë dhe Nishefc. Nga GJASHTË MUAJ me mija burra të anës Gallapit janë ekzekutuar ose janë burgosë në Vranjë dhe Nish. Pyetne popullin gjithëandej. Edhe më kjartë pse Amerikanët e shpallën Kurt Valldhajmin PERSON NON GRATA, mjafton, sepse dokumentet e CIA-s u bërën publike.

E vërteta, Armata “E” i ka si ditar 52 fletore. Prej tyre 2 janë regjister të emrave. Aty Kurt Valdhajm përmendet jo më pak se 73 herë.

Çështja është shumë e thellë dhe duhet të më kurseni, por analfabetët kanë filluar të krijojnë OPINIONE dhe po provojnë të bëhen debatues të barabartë. Ani le të debatojnë, por argatin serbianit që ma ka shfarosë familjën më 1921 as nuk ia kam bërë, nuk ia bëjë e as që do ta ia fali kurrë, sepse NËNËN e GJYSHËS ma kanë djegë në zjarr. Lexone doktoranturën time e mbrojtur më 15 janar 1979 dhe e botuar dy vite më vonë pa asnjë ndryshim.

E më ju që përgojoni, ia pafshi “hajrin” Kralit, Titos e Milloshit, me të cilin keni ndejtë kokë me kokë. Pa pati nevojë ua prezantojë edhe fotografitë.

E vërteta, nuk ka hulumtues që ka bërë kërkesë të hulumtojë në Arkivë, e që e kam REFUZUAR. Faktet janë të shkruara. Por të kërkosh dokumente në origjinal për t` i studiuar pa prezencën e arkivistit, është më se naivitet dhe injorancë e pafalëshme.

Hasan Prishtina

E rasti tjetër: Shikoni se çka shkruhej për Hasan Prishtinën deri më 1983, kinse paska mbajtë fjalim në Parlamantin Osman më 28 XI 1912. E Hasani nga 6 nëntori 1912, ishte i burgosur në Beogrda deri më 31 mars 1913. Po, ju, soji i juaj përhapnin lajme se “Adem Demaçi ka pasë televizion në burg”!! O mjerim, o kohë e marrinave të kafeneve dhe pianecave fluid.
Dy fjalë për shkrimin e gazetarës Diana Rexhepi që vjen nga një familje patriotike
Kur e fillova punën si profesor në Gjimnazin e Prishtinës më 1969, dikush i kishte pasë ndarë nxënsit në: “qytetarë dhe katundarë’. Dhe jo vetëm kaq. Në klasën e katërt ishin SHTATË paralele serbe e TRI shqiptare. Mendova, këtu të punojë unë? Vështirë  se do ta plaku muajin. Ia filluam me disa shokë, me drejtorin Fazli Syla në krye nga zeroja, për ta ndryshuar realitetin e hidhur. Vitin tjetër shkollor, e përmirësuam strukturën e pranimit të nxënsve në përqindje të barabartë: shqiptar 50% dhe serebët me turq 50%. Vitin pasues, shifra shqiptare, pa ua bërë ndonjë padrejtësi serbëve hypi në 62% shqiptarë. Mëtej, kur u kërkua që shifra të jetë 74% alarmoi Komiteti i LKJ-ës. E ne, disa arsimtarë (nja 5 profesorë) këtë e pritnim, që ata të “sulmojnë” të parët. Pra donim ballafaqim. Ua përkujtuam se nxënës shqiptarë po lajmërohen mbi 300 dhe sa po refuzohen gjysma; ua përkujtuam se sa serbian po lajmërohen bje fjala 80 dhe sa po refuzohen-asnjë. Plus disa komitetli, po sillnin nxënës nga Serbia. Na thanë se këtë realitet po e “dikton pozita e arsimtarëve serbian, se po mbesin pa normë”. Këtu ne i vumë istikamet dhe më 1975 paralelet shqiptare ishin 9; e paralelet serbe 3, paralelja turke 1. Ky ishte realiteti. Pra, nuk fitohet lufta për një vit, e as me grupe që pyesin çfar do të fitojë në “fund të korrurave”. Por, lidhur me këtë do “patriotizëm” të poltronizmit të diverzantëve shqiptarë, do të më thot R. Hibert, se ata së pari pyetnin: “Sa fitojmë sot. Nuk mendonin për nesër fare” (1942-1944), por edhe më 1949-1954..
**
I lexoi dokumentet që i kanë lënë nepër arkiva misionarët anglezë dhe amerikanë, të cilët zbarkuan në Shqipëri, për ta luftuar nazifashizmin (1943/4). Më vonë po këta, gati të gjithë do të aktivizohen për ta rrëzuar pushtetin në Tranë më 1949-1954. E rruga e tyre, argumentojnë dokumenetet, realisht ishte një AVANTURË, së cilës mund t` i besonin vetëm ata që ishin të mësuar për t` u bërë tregtar flamujsh. Asnjeri prej tyre, nuk donte të mësojë se një popull–një shtet i njomë me shumë probleme dhe shumë padituri, më 2 dhjetor 1945 i kishte mbajtur zgjedhjet parlamentare. Se nga ai Parlament kishte nxjerr një Asamble Kushtetuese, e cila më 14 mars 1946 e nxorri Kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë. Madje, aventurierët britanik dhe amerikanë tash (1947) e dinin fare mirë se komunistët ishin shumë më të vendosur dhe shumë më tepër seriozë dhe patriotë, se sa bje fjala: Ballistët, Legalistet dhe Indipendenet, së bashku (Këtë e thonë ata, dhe unë vetëm ua përshkruaj-H.B.).

Fakti, derisa në Perendim po debatoinin se kush mund të ishte i “pari në katund” në Tiranë, jugosllavët në Shkup , më 1949 ,  zgjodhën një pianec Kryetar Qeverie (Apostol Tanefin dhe shumë ministra që vepronin vetëm çka u thot UDB-a e Titos dhe Rankoviqit). Lidhur me këtë, dëmi më i madh që i është shkaktuar Shqipërisë është arratisja e shqiptarëve nga Shqipëria Bregdetare në Jugosllavi. Ndërsa, shqiptarët nën robërinë jugosllave (1947-1953) së pari detyroheshin të konvertohen në “turq”, pa e ditur asnjë fjalë turke, e pastaj kur e ndrronin letërnjohtimin, titistët i detyronin të shpërngulen në Anadoll. Po, kur dikush nga Forein Ofisi ose Stejdepartamenti Ameriakn, i akuzonte jugosllavët se: “po i shpërngulni shqiptarë në Turqi”, përgjigja ishte se jo: “nga Shqipëria po vijnë Albanecë në Jugosllavi”.

Dhe numrin e tyre titistët e ngritën kinse janë 200 000 veta, për të grabitë para nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar. E verteta, numri i tyre i sakt jipet më 1983 nga SPB e Kosovës. Është fjala për 3211 persona, të cilët më 1983 kishin mbetur vetëm 84, e prej tyre kishte që e kishin pranuar shtetësinë jugosllave, të tjerët ia kishin mbathë Perrndimit.

Në kartën e të shpërngulurve nga Kosova, do të luaj POKER makineria neofashiste e Millosheviqit. E vërteta, ai do të propogandojë më 1986 për mijëra shqiptarë të ardhur nga Shqipëris (1949-1954) po edhe për 200 000 serbët e “shpërngulur nga Kosova 1966-1989”. E kur u bë regjistrimi i popullsisë në Kosovë më 1991 doli se në këtë trevë ishin jo më shumë me të gjithë të kolonizuarit 192000 serbian. Pra kjo popullsi ishte këtu, dhe faktikisht sipas dokumenteve të SPB së Kosovës nga viti 1966 e deri më 1989 ishin shpërngulë nga Kosova 28000 serbo-malazezë, të gjithë ish nëpunës dhe punëtor të milicisë dhe UDB-ës.

Në propogandën e rrenave serbe, kjo shifer vinte nga shkolla e Panta Sreçkoviqit, i cili në shekullin XIX mësonte se: “është patriotike me rrejtë, dhe mbi ato rrenë duhet për ta shkruar historinë, sepse dikush pastaj si i panjohur i beson”, si në rastin e EMIGRANTËVE politik shqiptarë deri më 1954. Ata emigrantë, kur vinin në kontak me oficerë të lartë nga Perendimi, mendonin se SERIOZISHT, pozita e tyre do të përfundojë me marrje të pushtetit në Tiranë, sepse një dukuri e tillë kishte ndodhë më 1924 nga mercenarët e Ahmet Zogollit. Po më 1949-1955, nuk ishte më koha e Ceno Begut (agjent i jugosllavëve) dhe Shefqet Verlacit (agjent i italaianëve 1924) e mbi të dy palët qëndronte Ahmet Bej Zogolli, e mbi të gjithë Nikolla Pashiqi.

Politika kush do ta drejtojë luftën antifashiste në Kosovës 1942-1945

Gjatë Luftës Antifashiste treva shqiptare (Shqipëria Bregdetare dhe Shqipëria Kontinetale) e që Londra ishte fajtore pse ishin coptuar, në Forein Ofisse, nuk mund të largoheshin nga ato bindje se Qeveria e tyre nuk kishte vepruar drejtë. Së dyti, është zhvilluar luftë shumë e ashpër në mes PKJ dhe PKSH se kush do ta drejtojë luftën antifashiste në Kosovë. E vërteta, është gabim i pafalshëm pse PKSH nuk këmbënguli për ta drejtuar LUFTËN ANTIFASHISTE NË KOSOVË, e që kishte ftesa për një drejtim të Luftës edhe nga disa komunista sllavë. Por, në anën tjetër, sikur Enver Hoxha mos ta pranonte direktivën e Bllazho Jovanoviqit në dhjetor 1942: PKSH do ta humbaste në tërësi ndihmën nga aleatët Perendimor, sepse Bllazho më shumë merrte instruksione nga ata se sa që ky i jepte PKSH si i “deleguar i Kominternit”. Asgjë nuk ndihmoi fjala e Bllazho Jovanoviqit, se PKSH-ën, nëpërrmejt PKJ e njohu Kominterni, sepse edhe ashtu Kominterni ishte në shkatërrim e sipër.

Në vijim, S. V. Tempo shkoi në Shqipëri (mars 1943), jo për ndihmë por për ta destabilizuar tërë luftën, për të plasuar intriga. Në vijim, edhe më shumë do të prishin punë Velimir Stojniqi dhe Njazi Dizdareviq në prill 1944. E duke e vrejtur këtë luftë të ulët, Enver Hoxha në korrik 1944 do ta filloi punën me Shtabin e Aleatëve në Bari, ku komandonte nënkoloneli Filip Lik, të shkoi një Delegacion. Në Bari shkuan: Kolonel Bedri Spahiu (përfaqsonte veriun e Shqipërisë), Kolonel Ramadan Çitaku (përfaqsonte Kosovën), dhe majori Frederik Nosi (përfaqsonte Jugun e Shqipërisë). Kështu shkruajnë stenografet e Shtabit. Delegacioni pas shumë debatesh, arrijti një marrëvsehje KOMPROMISI, më 24 gusht 1944. Në Marrëveshje thuhet: grupacionet shqiptare që ende nuk e kanë shkrep asnjë plumb ndaj okupatorit, mos të nxitën në luftën qytetare; e si kundër vlerë ndihma për Shtabin e Përgjitgëshëm të UNÇSH do të jetë e drejtpërdrejtë. Ky realitet, nuk e kënaqi Shatbin e Përgjithshëm të UNÇSH dhe më 26 gusht 1944 në Vis do të shkojnë: Koçi Xoxe, Ramadan Çitaku dhe Bedri Spahiu. Aty, pas një debati të gjërë, do të arrihet marrëveshja që: “Kosova t` i takoi Shqipërisë, me kusht që rendi shoqëror dhe politik të jet socialist”.

PO, mos të harrojmë se Koço Tashko në tetor 1942 kërkonte që PKJ mos të ketë asnjë kompetencë organizative të luftës antifashiste në Kosovë, por kjo trevë të konsiderohet EKSKLUZIVISHT çështje e Shtabit Përgjithshëm të UNÇSh-ës.

Avanturat shqiptare për interesa të padronëve cilëtdo çofshin

Çështjes shqiptare i kanë hapur plagë dhe bindje te aleatët, siellja e Qeverisë Rexhep Mitrovica dhe Ministrit Xhafer Deva, që përmes “Regjimentit Kosova” ta “pastrojnë Shqipërinë nga komunistët” (Aksioni janar- 4 shkurt 1944), që kulmoi me mizori nga Peja-Gjakova-Shkodra e deri në Tiranë, me mizori të papara. Lidhur me këto dukuri të ulta nazifashiste TRESHJA: Ruzvellt, Stalin dhe Cherchill, kishin vendosë: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazizmin, të lejohet e drejta që të zhvendosen, ose të shkatërrohen fare”. Këtë “uvertyrë” të TRESHËS së madhe e shfrytzoi Vasa Çubrilloviq, dhe më 3 nëntor 1944, doli me atë Elaboratin: “Shqiptarët duhet të shfarosën deri sa të zgjasin operacinet e luftës”. E në bazë të këtij realiteti, Tito më 8 shkurt 1945 vendosë diktaturë ushtarke në Kosovë. Diktaturë ushtarake Tito vendosi edhe në: Baranjë dhe Baçkë të Vojvodinës për të shfarosë gjermanë dhe hungarezë. Kurse, në një pjesë të Istrës (Kroaci) për të shfarosë italianë.

Akademiku serb Vaso Čubrilović , i njohur për elaboratet për shfarosjen e shqiptarëve

Avantura e Senatorit Papen 1946

Për ta kuptuaar realitetin drejtë, duhet hulumtuar në detale në FO, sidomos DOSJET e: Gjeneralit Dejvis (19 XI 1943 etj), Xhulian Emeri, Devid Smail, Bill Makllin, për “Konsensusin II” dhe “Stratrgjia anglo amerikane” nga 3 janari 1943 e deri më 3 janarë 1953.Mbi të gjitha duhet studiuar mirë Dosjen e Gjenralit Uillson kur thot: “Mos e shqetsoni Abas Kupin”. E për Abazin Kim, Fillbi thot: “Ishte një kopuk”.
Sot, anti Enveristët nuk e dijnë se njeriu i Sigurimit të Enver Hoxhës, po i mbante fjalim Ahmet Zogut kur u varros! Hec e bjeri në fije kësaj politike, atëherë, kush me kend ishte. Lexonie me kujdes Nasho Jorgaçin, por mos i merrni emrat se janë ata në romanin më të përsosur shqiptar. Aty me një brutalitet të sinqert, përshkruhet e verteta mbi mergatën shqiptare. E ai mjerim i mergatës i ka siguruar Enverit paksa siguri të tepruar, se:“Dielli mbi pushtetin e tij, kurrë nuk përendon”. E këtë realitet, populli, pak nga dashuria, më shumë nga friga dhe hipokrizia, e ngriti në KULT. Prandaj, sot antienveristët, që rrijnë nepër kafene, disi po japin detyra nga pozicioni. Mos jepni detyra “të shtëpisë” askujt, se vet e keni krijuar atë sistem dhe vet jeni fajtor për moskontrollimin dhe fajet e tij. Sa i përket Perëndimit, ai ishte i pamëshirshëm ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithëmonë. Pra në të gjitha kohërat, sepse t` i dërgosh 52 grupe të shpërndara si DIVERZANTË për ta rrëzuar një pushtet, i cili kishte informata se ku do të zbarkojë seicili grup i parashutistëve, me nga 8 diverzantë, ishte një vetëvrasje klasike. E atyre që mësyheshin me hy në tokën e “tyre”, përmes detit, apo tokës, u ishte prerë “kmisha” që në hapin e parë. Nuk është vetëm Kim Filbi në pyetje, por janë edhe nja GJASHTË Informatorë të rangut që e kryejnë të njetën punë të Tij. Madje, disa ishin më të shpejtë se Fillbi. Bje fjala: Beçir Maloku, kishte ardhur special i porositur nga UDB-a, pa e ditur K. Fillbi, për ta vrarë Fadil Hoxhën. Rrinte në Vrnjaçka Bajë, dhe e priste urdhërin titist. Por, Enver Hoxha e mori vesh, këtë avnaturë dhe i tregoi Bie Vokshit. E kjo heroinë do t` i tregoi Fadilit, dhe detyra e “shekullit” mbeti e pakryer.

Senatori ameriakan Papen ( me orientim progrek) do ta prezantojë një Rezolutë për aneksimin grek të Korçës, Gjirokastrës dhe Serandës, më 1946. Për këtë rezolutë do të reagojnë, me qëllim pengimi shumë patriotë shqiptarë, një nder ta edhe Fan Noli. Ishte e kotë. Rezoluta doli në Senatin e SHBA-ve dhe u votua njëzëri. Por, ZBATIMIN e pengoi Presidenti TRUMAN, sepse nuk e nënshkroi. Respekt për te më 1946, sikurse për Ruzvelltin në Versaj më 1919.
Avantura e dytë, sipas dokumenteve ruse, për dëmtimin e dy anijeve britanike në Adriatik (1946), ishte se në aksion ka marrë pjesë avanturisti Ivanov dhe dy oficer të Shtabit të Peka Dapçeviqit, të cilët me urdhëra të Millovan Gjillasit, kishin gisht në Tragjedinë e Tivarit më 31 mars 1945.

Me këtë tragjedi Shqipëria Bregdetare (ajo që u projektua nga Gjashtë Fuqitë Europiane të hasmuar në ekstrem në mes veti më 1914-1918, mbeti në hasmëri me Britaninë deri me sot. E kjo për faktin se britanikët janë këmbëngulës që targjedia ka ndodhë në “oborrin shqiptar”, pra përgjegjësia është “në besë të shqiptarëve”. Nuk duan britanikët as të flasin, se nga cila minierë e kripës e morën arin shqiptarë, që e kishin mshefë nazistët gjerman.

E vërteta, nazistët e muarën TREZORIN shqiptar nga Roma, një javë pasi që kapitulloi Italia. Tani shtrohet pyetja: a kanë kërkuar leje anijet britanike të hyjnë në ato zona ku kanë mundur të mbesin të minuara edhe nga italinët, apo gjermanët. E ky realitet nuk do të dihet kurrë, edhe pse një historian shqiptar ia ka “kthyer pushkën veti”!. E faktet e shkruara flasin se “minimin e kanë bërë si paralajmërim oficerët e Kupreshaninit, me tre inxhinjerë rus”.
Avantura e tretë i përket gjenralit Kupreshanin për zbarkim me një divizion jugosllavë në Korçë më 1947. Kjo ndërmarrje titiste nuk ishte pa pelqimin e TRE avnaturierëve britanik, të cilët provonin që Luftën qytetare në Greqi ta kthejnë për 180 shkallë ndryshe, dhe çështja të zgjidhet sikurse dëshironin Zervasistët. Tani shtrohet pyetja: pse “zbarkim në Korçë”. E zbarkimi kishte të bëjë me faktin se Koçi Xoxe ishte korçarë dhe u kishte lëshuar sinjale se janë të lirë në veprimin konfidencial me shifrën:“Albanian FRAIE”.

Enver Hoxha me Koçi Xoxe

Avantura e katërtë, përkon me faktin se në këtë kohë (1947) do të vije deri te njohja në mes Koçi Xoxit dhe Apostol Tanefit (i qujtur “Pianeci”). Dokumenetet jugsollave vërtetojnë se këta avanturierë kohë pas kohe ishin nepër Dukagjin në ‘shtetitje’. Natën e kalonin në një bujtinë në Prizren, ku zakonisht u rezervoheshin nga dy lavire serbiane nga Rashka dhe Vrnjaçka Baja.
Avantura e pestë, ishte ajo, që Fadil Hoxha të bëjë atentat ndaj Gjoka Pajkoviqit dhe Dushan Mugoshës, të cilët ishin ekspozuar me urdhëra mizor ndaj shqiptarëve, për t` u bërë “turq” sidomos më 1947-1949. Këtë orinetim të tipit Avni Rrustemi, e mënjanoj një i afërt i patriotit Qazim Komoni, duke i thënë Fadilit: “Enveri ndoshta është me Titon. E mos koftë Enveri, atëherë dikush pranë tij është me siguri. Ai me Koçin (më 1945 dhe 1946) ia kanë dorëzuar Titos: Bedri Pejanin, Halim Spahinë, Qazim Komonin, Fuad Dibrën, e shumë të tjerë, do të dorëzon edhe Ty!”.
Avantura e gjashtë, ka të bëjë me shkuarjen e Fadil Hoxhës dhe Zekeria Rexhës te Enver Hoxha për të kërkuar mësues dhe një shtypshkronjë. Por edhe për t’u ankuar ndaj mizorive që po bënin udbashët e Gjoka Pajkoviqit dhe Dushan Mugoshës ndaj shqiptarëve. Çështja e shtypshkronjës u zgjidhë menjëherë, sepse Zekeria Rexha e kishte të njohur se ku gjindej një aparaturë për bërjen e gazetave (që duhej të botohej në te : RILINDJA, etj).

E Fadil Hoxha dhe Zekeria Rexha i kërkuan Enver Hoxhës për t` i dërguar në Kosovë 300 MËSUESË. Lidhur me këtë, Ministri i arsimit Sejfullah Maleshova (Lame Kodra), për tri ditë i tuboi mësuesit e kërkuar dhe ata u bënë THEMELI I SHKOLLËS SHQIPTARE në tokat e okupuara nga Jugosllavia titiste. E vërteta, këtë fakt të pas Luftës më 1945, disa shkrolagji e përziejnë me Ernest Koliqin, i cili kinse më 1941 i paska siellë mësuesit e parë në Kosovë”. Asgjë këtu s’ka të vërtetë. Në maj 1941 në Kosovë erdhën Bedri Pejani me Rexhep Mitrovicën me 120 intelektualë, prej të cilëve mbi gjysma u punësuan në administratë. Bedri Pejani në stilin e Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit hapën shkolla kudo që kishin mundësi. Madje 85% e mësuesëve nepër Zonën e okupimit gjerman të Kosovës ishin hoxhollarë, të cilët as nuk e dinin Alfabetin shqip. Por ngadal e mësuan dhe u bënë mësuesit e parë shumë të mirë për kohën. Në zonën e okupimit italian situata ishte paksa më ndryshe dhe mësimi ishte i rregullt shqip, në 88% të shkollave.

Në zonën e okupimit nga Bullgaria, mësimi shqip, ishte çështje partiaike, por ielgale.

E lidhur me ankesën e Fadil Hoxhës dhe Zekeria Rexhës, te Enveri për mizoritë serbe në Kosovë, kur u kthyen, Fadili e gjeti në TAVOLINË raportin: “ÇKA KISHTE FOLË NË TIRANË, PIKË PËR PIKË me Enver Hoxhën”. Fadili për këtë spiunim,gjithëmonë e akuzonte Koçi Xoxin, por jo Enver Hoxhën. Për këtë ka folë edhe patrioti Hysen Terpeza.

Avantura e shtatë ka të bëjë me qeverinë Marionetë Apostol Tanefi, e themeluar në Shkup, me urdhër të Titos, për t` u kthyer në Tiranë, për ta nxjerur Xoxen nga burgu dhe për ta vrarë Enverin. E çka ka këtu më tepër se avanturë? E Apostoli subvencionohej nga Tito. Por Tito zubvencionohej nga anglo amerikanët. Kurse Tanefi sipas porosive të Titos, duhej të luftojë në tri fronte: kundër Enverit; kundër mergatës shqiptare dhe kundër orientimeve anglo amerikane.

E këtu pushon dreqi në “avanturën shqiptare” pas 14 marsit 1946 kur Shqipëria e fiton Kushtetutën.

Avantura e tetë ka të bëjë më vitin 1965. Jugoslavët ( Tito, Rankoviq dhe Stefanoviq kishin bërë plan ta vrasin Adem Demaçin, duke e transferuar nga burgu i Nishit në një burg të Beogradit. Rrugës ( në tren) do t` u thuhet udbashëve shqiptarë që duhej ta trasferonin (Nazmi Kursanit dhe Jusuf Kelemdit), se po provoi me HIKË Adem Demaçi, ai duhet të ekzekutohet, pa asnjë paralajmërim. E për këtë paln Jusuf Kelemdi (që shoqërohej me te si një shkrimtar) do t` i tregoi Esat Mekulit. E Esat Mekuli që kishte konsiderata ndaj Ademit, menjëherë do t` i tregoi Fadil Hoxhës. E Fadili do të ankohet te Vllaadimir Bakariqi. Ky i fundit e pengoi atentatin mbi Demaçin, si avenaturën udbeske.
Avantura vijuese serbiane ishte “Libri i Kaltërt” 1976. Ky ‘libër” synonte rrëzimin e Kushtetutës dhe centralizimin e pushtetit në Jugosllavi. Kjo avanturë u përseritë më 1986, me Memorandumin e Akademisë Serbe, ku akuzat ndaj sistemit zgjëroheshin deri në përmbysje të shtetit, në shkatërrim. E vërteta, më 1987 serbianët do ta nisin një avnturë, të cilën pak kush e kuptonte. Fjala është për “shetinë” e eshtrave të Princ Llazarit nepër Jugosllavi.

Prej kësaj avnature, më 1988 Kuvendi i Jugosllavisë nxorri “PROGRAMIN JUGOSLLAV PËR KOSOVËN”. Ky Program, në realitet ishte IN MEMORIAMI i Jugosllavisë titiste, e cila u shpall inekzistente nga Badinteri më 4 korrik 1992.
Por,sot askush nuk e hulumton faktin se çfar dëmesh u ka siellë popujve të Jugosllavisë Marrëveshja Millosheviq–Tuxhman më 1991. Dëmi peshoi në shkallën më tragjike sidomos në Kosovë në përgjithësi, dhe ndaj shqiptarëve në veçanti.

Kjo për faktin se Millosheviqi mendonte se do t` i vejë shqiptarët para aktit të kryer, për ta përseritë shembullin e shfarosjes që kishte ngjarë në Sanxhakun e Nishit më 1877. Kurse, Franjo Tuxhmani mendonte se me “mallin shqiptarë, do t` i ndërroi KRUNDËT ME MIELLL”. E dokumentet sekrete dëshmojnë se këta dy politikanë ishin marrë vesh që nga Knini dhe Sremi të trasferohen rreth 400 000 serbë në Kosovë.

Por, kur dihet se në një kilometër katror në Kosovë ishin 205 banorë, në Serbi 78 banorë, atëherë domethënja e Marrëveshjes nuk do koment. Me këtë shifër që vet e kishte akorduar me Tuxhamnin, S. Millosheviqi do të manipulojë edhe në Tribunalin e Hagës më 2002. Por, askush nga deshmitarët nuk ia përkujtoi regjistrimin e vitt 1991 kur shqiptarët nuk kishin dalë fare në regjistrim.

Aleksander Vuçiq  dhe Edi Rama

Avantura më e freskët është kjo e MINI Shengenit (Ballkani i Hapur). Për këtë kam shkruar në detaje dhe mendoi ende se është fjla për një KOMPLOT serbian që Edi Rama kur ta kuptoi (e nuk po e kupton ende), do të jetë vetëm një germadhë dhe një njollë e zezë në ndasitë shqiptare.
Konkuluza: Demtimi i shqiptarëve pa marrë parasush se shumë prijës ende kanë mentalitet bajraktari edhe sot, sepse asnjëherë nuk mendojnë se një ditë duhet të largohen. E atëherë nëse pyesin vetën çka kemi bërë për kombin, kombi do të u përgjigjet: çka keni bërë keni bërë për veti, në shumë etapa jeni vu në sherbim të avanturierëve dhe mediokriteteve që kanë menduar vetëm për koloni e jo për liri dhe demokraci, në botë, sepse kishin dhe kanë ende fuqi.

Më 24 dhjetor 2021

Sllobodan Milosheviq dhe shkrimtari Dobrica Qosiq

“Gënjeshtra, është virtyti më i mirë i popullit serb”, sipas shkrimtarit Dobrica Qosiq

“Gënjeshtra është virtyti më i mirë i popullit serb. Ne gënjejmë për të mashtruar veten për të ngushëlluar të tjerët, ne gënjejmë për të kërkuar ndjesë, falje, ne gënjejmë për të luftuar kundër frikës,  gënjejmë për të fshehur mjerimin tonë. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit tonë dhe me të vërtetojm Inteligjencën tonë. Ne gënjejmë me imagjinatë dhe në mënyrë kreative…”

  • Citim nga romani “Deobe”(”Ndarjet”),1961., i shpërblyer me  çmimin e revistës javore serbe të Beogradit NIN .

Një përjetim i hidhur që nuk ëmbëlsohet dot

0

Uk Bardhi, Shkodër

(nga Ulku Bardh) 

Ese 

Një varrë që ka zënë kore, por nuk thahet, dhemb njësoj sikur ishte e hapur..! 

Si gjithmonë, tranzicionet kur ndodhin ato shkaktojnë tektonizëm social dhe kapital,..zatën kështu ndodhi edhe te ne. Këtu, në Ballkanin e trazuar, nuk është toka e trazuar nga tërmetet që ndodhin, por është mentaliteti i banorëve të tij i trazuar madje edhe i harbuar që rri gjithnë në stres. Këtu, periudha e tranzicionit zgjati shumë dhe u bë pa transparencën e duhur… duke u mbajtur peng i klaneve mafioze të cilat klane i kishin shtrirë këmbët e oktapodit (tetëkëmbëshit) gjithandej në aparatin shtetëror, ata kontrollonin ekonominë, gjyqësorin, pushtetin lokal, nëntokën urbane… bankat….dhe, shumë sfera tjera jetike për popullin ishin në duart e përgjakura të “klanit pronto”….që shfaqej edhe aty ku e kur nuk e prisje ti, tamam sikurse një fantazmë, papritmas, që del nga toka si vullkan e bie nga qielli si një rrufe!  

Lulëzuan bizniset e zeza, gufoi ekonomia e tregut të murmë, u formuan madje u lejuan të regjishtrohen kompani të dyshimta dhe shoqata “në emër të bamirësisë”, që kryen veprime shumë të dëmshme për shtetin dhe popullin që jeton këtu, misionarë të huaj veshur me petkun e engjëllit, që në dritë të buzëqeshnin a në errësirë të ngjeshnin…! Kapitali dhe paraja u koncentruan në duart e disa individëve të cilët përmes rrjetit të marimangës; noter-përmbarues-gjyqtar-pushtetar…i shumëfishuan paratë duke i marrë si kredi nga banka me kamata bankare dhe duke ua dhënë, “hua”, me fajde dhjetëfishe hallexhinjve madje dhe biznismenëve të vegjël dhe atyre të mesëm… gjithmonë të realizuar me sukses këtë marifet përmes mashave të tyre të cilët për një përqindje të caktuar për shërbimin që u bënin, oligarkëve pronarë të sistemeve piramidale,… sepse mashat jetonin bashkë e ndodheshin mes popullit veç, ata mund ta dinin gjendjen e atij individi të njohur apo të panjohur për momentin, gjë që nuk kishte aspak rëndësi për atë që e kapte karemin e peshkut fatkeq… me pasoja të pandreqshme për fagjorët, duke i lënë kështu edhe pa kapitain e trashëguar, pa atë të fituar vetë me djersën e ballit, pa shtëpi, pa banesë, pa lokal të pronës familjare….madje dhe të zhytur edhe në borxhe që rriteshin me hapin e progresiont matematik dhe bëhej xhindi përbindësh…. Shtrohet pyetja, a jemi të denjë ne për të menaxhuar me shtet dhe popull…, a jemi të denjë ne për liderë e udhëheqës apo jemi shndërruar në ushunjëz(shushunjë, silikë…) që thith gjakun e tjetrit,… babëzi që zhvat pasurinë e tjetrit, mbllaçitës që ha si dorë e zgjatur e misionit të tradhëtisë, vazalë të përjargur të armiqve tanë, për çka ?!…As vetë nuk e dimë se për çka dhe pse jemi në këtë gjendje si rend-pushtet dhe përse jemi në këtë hall si rend individual e social, pra si burim njerëzor..!? 

Por, jeta e ka kështu, dikush ngrihet mbi humbjen e tjetrit…, shkel mbi kufoma e nuk përlyhet, dhe dikush e përballon humbjen por me pasoja për ekonominë familjare e personale si dhe me pasoja psikologjike madje dhe psikike si në planin personal si në atë familjar megjithatë mbetet apo ngrihet në këmbë për të filluar nga e para e mbara. Por ama ka dikush që s’e përballon dot atë, pas shkatërrimit ekonomik pason ai psikik dhe përfundon me prishje të mendjes dhe humbje të familjes, oh, sa keq, shumë keq! Por haku i huaj që mbështetet te drejtësia hyjnore edhe pse vonon por nuk harron, dhe vetë zullumi e zë zullumqarin…por kur dhe si? Atë vetë apo shkon e del deri te brezi i tretë..?!? Më rrëqethet trupi tek ia dëgjoj rrëfimin e zymtë një shokut tim, të cilit dhimbja e shpirtit i lexohet në sytë e tij bojë qielli, herë-herë i vërehet dhe pika e lotit që do ta tradhëtonte por burrëria e tij prej malsori s’e lë të bie faqeve të burrit, duke e shtyrë atë për të buzqesur a buzëqeshja ia kthen prapë pikën e lotit pusit të thellë të zemëbardhësë së tij, ashtu siç vërehen mjegullat e zeza në qiellin e kthjellët që e mbanë shiun e tërbuar, rrënimë,… por është Dielli ai që ua vë frerin atyre…Ndonëse, ky miku im, është asket i mendimit të hollë filozofik por, edhe atë e kapi rrota e mullirit të prishur pra, ç’e do,  kjo është jeta të cilën ne vazhdojmë për ta jetuar me të mirat dhe të këqijat e saja..?!  

..?!  

-Sikurse te shumë të tjerë, totë ai, edhe pasuria ime materiale dhe intelektuale e trashëguar nga të parët e mi si dhe ajo e fituar nga vetë unë, duke e mbledhur, për afër 40 vjetë, ”si kamba qelbin”,… m’u zhbë,..edhe atë, për një kohë të shkurtër… sepse m’u zhvat nga hileqarë, ngatrestarë e fajdexhinj të shpirtit të lënduar, që u treguan skajshmërisht të paskrupullt…që nuk ditën të thuan boll më se e mjelëm këtë njeri të cilit edhe shpirtin po t’ia kërkosh, veç për fjalën e dhënë, ai ta jep pa i bërë pët qerpiku…!? Duke më lanë kështu në qiell të hapur, në kulm të dimrit. 

Por edhe nga shokë që u dhash bukë kur kishin e kur s’ patën e që prapëseprapë më prenë në besë, në të shumtën e rasteve, atëherë kur unë kisha nevojë për besatarë, ashtu siç ka nevojë syri për dritën..!  

Më prenë në besë në darka solemne, të shtruara hyjnisht me dorën time, me bardhësinë e zemrës së vrarë dhe çiltërsinë e shpirtit të lënduar…!?  

Dhe, çuditërisht por kuptueshëm, mua, pranë më mbeti besnike vetëm familja ime e ngushtë dhe, të cilët, për hir të së vërtetës, me thënë se kanë marrë rrugën e duhur të jetës. Gjithsesi se, edhe librat e mi,… më përkrahin pa mëdyshje, por të pafatët, akoma rrinë në terr e s’dalin dot në dritë të botimit sepse paratë, që mund t’i nxirrnin nga ky burg i kohës se “shokëve” shkuan te fajdexhinjtë e pashpirtë, te këta mjeranë, që kuptimin e emrit libër e shohin si një diçka(pengesë) që atyre ua ndal tagjinë dhe ujemin?! 

Dhe, unë, nuk dua të largohem, nga kjo botë e rrenave dhe marifeteve, i ngulfatur nga gajlja e borxhit mbi borxh, me zhgënjimin tim, malcues, nga shoqëria moderne,  që është e bëshme në trup porse është tejet e zbrazët në shpirt, sa për të mos thënë e pashpirt..!!!  

Ah… nuk më lë vertikalja ime të dorëzohem… tamam si ai që vdes për fjalën e thënë dhe ngrihet nga varri po për fjalën e dhënë. Ndonse më kanë përla baticat dhe zbaticat e një deti të çartun në dallgë të mëdha më duhet të bëhem zgalem, për vetveten dhe familjen time, dashtë e pa dashtë…! 

Atje…, matanë bregut, në një kodër shullani, po reflekton një rasë guri, shkëlqimi i saj në dritën e diellit ma tregon rrugën se kah duhet për të dalur prej këtij deti që të lagë, e të shkojë atje në përqafim e ngrohtë të tokës së thatë, pa makar, edhe si ujem i saj..! 

Dhe tani, me keqardhje të thellë për popullin tim që është në këtë gjendje, por edhe për të dy shtetet e mia sepse, shteti si term nuk ka faj, ai është kuptimor dhe nuk bën keq por, është politika e keqe si dhe menaxhimi shumë i keq i atyre që udhëheqin me shtetin, në fakt, ata disponojnë me pasurinë e shtetit-Atdhe, me popullin dhe vlerat e të mirave materiale e intelektuale të tij. I zhgënjyer, skajshmërisht, tani po e kuptoj qartë përse shumë të rinj…dhe jo vetëm,…këndej e andej Drinit, po e lënë Kosovën dhe Shqipërinë por dhe vendet tjera ku jetojnë shqiptarë dhe ia mësynë perëndimit, së pari për të shpëtuar nga ferri i këtushëm,…e pastaj pse jo, dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë e një të ardhme më të bardhë për ata vetë dhe familjen e tyre…! 

 © Ulku 

Refleksione nga këndvështrimi i pedagogut shkollor dhe krijuesit për fëmijë

0

Shkruan: Syrja Etemi, Tetovë

REFLEKSIONE NGA DY KËNDVËSHTRIME: PEDAGOGUT SHKOLLOR DHE
KRIJUESIT PËR FËMIJË

Në këtë publikim do të pretendoj të jap opinionin tim vizavi dilemave dhe persiatjeve mjaft komplekse që kanë të bëjnë përkitazi me gjendjen e krijimtarisë dhe letërsisë për fëmijë, në këtë rast – vetëm duke u bazuar në përvojën time në cilësinë e pedagogut apo punëtorit shumëvjeçar arsimor, por, që, njëkohësisht edhe në pozitën e krijuesit që, rëndom i përkushtohet me kënaqësi të veçantë edhe krijimtarisë artistike dedikuar kësaj kategorie apo moshe, sa të ndjeshme e sensitive, aq edhe fluente dhe delikate, sepse, “ata janë të vegjël me trup, por shpirtin e kanë shumë të madh”.

Nga pozita e pedoagogut shkollor , përveç aktiviteteve të tjera të parapara në programet tona të punës, me vite të tëra kam përcjellë dhe po përcjelli, përveç tjerash, edhe prezencën e krijimtarisë apo Librit për fëmijë në shkollë. Fëmijët e moshës shkollore (fillore), përveç tekstit mësimor, ata në kuadër të programit të gjuhës amtare, në kuadër të sferës apo fushës programore nga letërsia, ezaurojnë edhe lektyra shkollore apo pjesë të ndryshme, qoftë nga letërsia kombëtare, qoftë nga ajo ndërkombëtare. Kjo është një sferë e veçantë për të cilën duhet diskutuar në qarqe dhe instanca më të larta institucionale, qoftë nga MASH-i, BZHA, Universitetet etj. , qoftë nga forume të ndryshme, si,: Lidhja e Arsimtarëve shqiptarë, Këshillat e prindërve, Shoqatat e Krijuesve apo Poetëve, Shoqatat e botuesve Shqiptarë, etj.Në këtë shtjellë të gjithëmbarshme , patjetër të përmendim edhe përdorimin e literaturës ndihmëse për fëmijë, siç janë revistat dhe publikimet tjera për këtë kategori fëmijësh.
Mos ta rëndojmë këtë eveniment apo shënim gjegjës me ankesa dhe pesimizëm të beftë, por një gjë është e sigurt dhe indikative: në shkollat tona fillore shumë pak i kushtohet rëndësi leximit apo publikimit të librit për fëmijë. Fakt ky që determinon një mobilizim shumë më serioz të të gjithë subjektëve të ndërlidhur me punën edukative dhe arsimore të kësaj kategorie fëmijësh, duke filluar nga familja (ku libri, të thuash është lënë në harresë), nga shkolla fillore: cikli klasor, dm.th. mësuesja apo mësuesi, madje edhe mësimdhënësit ( jo vetëm ata të gjuhës dhe letërsisë, por edhe të tjerët) e, gjithësesi, duke mos abstrahuar apo veçuar këtu edhe bibliotekat shkollore e nacionale, madje shtypin periodik, mediat e shkruara dhe elektronike e k.m.r.
Nga pozita e krijuesit për fëmijë, duhet të bëj një intro dhe retrospektivë imanente, ku do t’i përmendi disa praktika të punës dhe aktiviteteve organizative të jetës sonë publike – kulturore ndër vite, që, në fokus e kanë moshën për të cilën flasim. Përderisa më herët hapësirat për të promovuar krijimet artistike ishin më të ngushtuara, por përkushtimi i shoqërisë dhe mekanizmave institucionalë të shtetit ishte më i theksuar dhe më i përgjegjshëm. Për nevojat edukative, në vitet 90-ta botoheshin disa revista mujore për fëmijë: “Fatosi”, “Gëzimi”, Shtojca për fëmijë e gazetës “Flaka…” – “Shkollari”, nga Kosova depërtonte “Rilindja për fëmijë” “Pionieri”, etj. Nxënësi, që nga kl. I (parë) binte në kontakt me revistën, madje me librin për fëmijë, autorët që krijojnë për ta, madje edhe vet fëmijët e shihnin veten në këto publikime. Përveç kësaj, me ndihmën e mësuesit, në shkolla depërtonte edhe libri që, për fokus kishte përmbajtje, tema e motive të përceptueshme dhe qasëse për moshën e caktuar të nxënësve të tij. Nëpër shkolla funksiononin grupet letrare, funksiononte “Gazeta e murit”; organizoheshin promovime dhe portrete krijuesish për fëmijë, organizoheshin takime me poetë që shkruanin për shkollarë apo fëmijë, e, shumë e shumë evenimente tjera të rëndësishme për përhapjen e fjalës së shkruar poetike, librit për fëmijë e revistave dedikuar kësaj kategorie.
Zhvillimi i teknologjisë në raport me librin?
Gjithnjë – në trend me ndryshimet në sfera të ndryshme të jetës që mbajnë vulën e globalizimit, neve shqiptarëve të kësaj pjese të globit, ky zhvillim maramendës i teknologjisë bashkëkohore, sikur na gjeti të përgjumur dhe, nuk arritëm të mbajmë ritmin e duhur në hapërimin e këtij zhvillimi kaq frapant. Depërtoi interneti në çdo segment të jetës, në çdo sferë të shoqërisë,e, me këtë edhe në letërsi e mediume, e ku nuk u penetrua… Ne mbetëm këtu ku jemi. Nuk ditëm të luajmë rolin tonë me fëmijët – në menaxhimin e këtyre megainformacioneve karshi afiniteteve përceptive të tyre, qoftë në shtëpi, qoftë në institucionet arsimore të të gjitha niveleve. Me të vërtetë fëmija apo i riu aty gjen “gjithçka” virtuele, por asgjë – të ngrohtë e fizike e emocionale. Kështu, tani neve s’na ka mbetur tjetër, por vetëm ta “vajtojmë” situatën. E, kujit t’i ankohemi për gabimet e devijimet tona që ne vet nuk kemi ditur të veprojmë? E kaluara nuk mund të ndreqet, thonë njerëzit që “ kanë grisur një këmishë më tepër”.
Disa porosi në lidhje me faktorët e involvuar në edukimin e fëmijëve?
Le të ngel ky shkrim edhe një apel tek të gjithë faktorët e involvuar në edukimin e arsimimin e fëmijëve:
1.Para se të hyjë fëmija në shkollë, Ju prindër, tregoniu ndonjë përrallë “engjëllit” tuaj të shpirtit; larg nga kontakti me manuale el.; Lëreni fëmijën tuja të luajë me libra e ilustrime , lapsa e fletore. Derisa të mësojë të lexojë vet, lexoji ti ndonjë tregim të shkurtër apo ndonjë përrallë. Kushtoi pak kohë fëmijës për të mësuar germat e para, në mënyrë që kur të vete në klasë të parë, të jetë i parapërgatitur.
2.Ti mësues që mban epitetin më të nderuar e respektuar në shoqëri, mos u bën rob i administratës së stërngarkuar pedagogjike, por gjej kohë dhe përkushtim më të madh për përvetësimin e leximit me të kuptuar- e leximit të krijimeve të zgjedhura për fëmijë. Ti duhet të nxitësh tek ata dashurinë për lexim, dashurinë për librin; Ti duhet të shprushësh imagjinatën e vrullshme fëmijërore, sepse secili fëmijë është poet në vete; Ti duhet tu sugjerosh e rekomandosh për lexim librin më interesant; Ti duhet tu sugjerosh, por, bashkë me ta të shikoni nga YouTube apo nga ndonjë medium tjetër, përrallat e zgjedhura shqipe, por edhe ato të huaja – të përkthyera në shqip; Ti duhet, bashkë me nxënësit e tu të përcjellësh shfaqje teatrore për fëmijë; Ti duhet sa më shpesh të vizitosh bashkë me nxënësit e tu bibliotekën shkollore, por edhe ato të qytetit, se, fundja, fëmija më shumë mëson përmes shembullit…
3.Ju përgjegjës të institucioneve arsimore e kulturore: Bëni detyrën tuaj me nder e kompetencë, e mos i ngatërroni “reqatët”! Mbështetni materialisht e financiarisht përpjekjet e prindërve dhe mësuesve për një qasje më profesionale dhe më të lehtë të fëmijëve dhe nxënësve karshi librit e, krijoni mundësi më të favorshme për shoqërim e miqësim me librin. Lëreni politikën të bëjë punën e vet… Ju mos i shndërroni institucionet arsimore e kulturore në servis të politikës kapriçoze ditore, por bëni të kundërtën: atë vënie në funksion të shoqërisë e qytetarëve, sepse ata Ju paguajnë juve. Krejt kjo “sakrificë” e sotme dhe ky investim në libër e lexim, nesër do të na shpërblehet me një begati e prosperitet brezash, sepse, kush nuk mendon për ardhmërinë, nuk mund edhe ta ketë atë.

Libraria NOBEL e Shkupit nuk mundi të mbijetonte, se shqiptarët e Maqedonisë janë duke u zhvendosur në universin kulturor të botës arabe!

0
Prof. Blerim Latifi, filozof nga Prishtina 
Kur e lexova lajmin për mbylljen e librarisë “Nobel” në Shkup, gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte thënia e Brodsky-t se ka krime më të këqija se djegia e librave, e njëri prej tyre është kur nuk lexohen ato.
Ishte një befasi e këndshme për mua kur e vizitova këtë librari, disa javë më parë, pas ftesës së pronarit të saj, Latif Mustafa. Latifi ka studiuar filozofi tek ne në Departamentin e Filozofisë dhe më erdhi shumë mirë kur, pas shumë vitesh, e pashë se pasioni i tij për botën e librit ishte po aq i madh, sa në kohën kur ishte student. Dhe kjo më se miri shihej në librarinë e tij. Mënyra se si libraria ishte organizuar, sistematizimi plot shije i librave, vetë përzgjedhja e titujve, flisninin qartë për dashurinë dhe vizionin e Latifit për botën e librit. Brenda librarisë së tij të krijohej ndjenja se kishe hyrë në një librari të Parisit apo të Londrës. Por, gjithë kohën sa po e shijoja atë kënaqësi intelektuale brenda saj, nuk më hiqej nga mendja një parandjenjë e keqe se kjo librari do ta kishte të vështirë të mbijetonte gjatë.
Prej nga më vinte ajo parandjenjë?
Pikë së pari nga rrethina brenda të cilës ndodhej libraria. Një rrethinë e dominuar nga një mentalitet esencialisht oriental. Libraria “Nobel” i ngjante një luleje të bukur që është e dënuar të thahet shpejt, ngase është mbjellur në një tokë të papërshtatshme për të. Ajo u mbyll, sepse lexuesi i saj në Maqedoninë Veriore nuk ekziston. Fjala është për lexuesin shqiptar të literaturës shqipe dhe asaj perëndimore.
Po pse nuk ekziston ky lexues?
Sepse është duke ndodhur një gjamë e madhe kulturore tek shqiptarët e Maqedonisë: ata janë duke u zhvendosur në një univers tjetër kulturor, në të cilin nuk ekziston as interesimi më minimal as për kanonin e vlerave kulturore të Civilizimit perëndimor dhe as për kanonin e kulturës kombëtare shqiptare. Ata janë duke u zhvendosur në universin kulturor të botës arabe. Dhe gjatë kësaj zhvendosje ata janë duke u shndërruar nga një komunitet etnik në një komunitet religjioz. Diçka që u kishte ndodhur shumë dekada më herët bashkëatdhetarëve të tyre të besimit ortodoks. Latifi me librarinë e tij donte të ecte në drejtimin e kundërt të kësaj rryme të shkombëtarizimit të shqiptarëve të Maqedonisë, por duke qenë i vetëm në këtë ecje, nuk kishte si të ndodhte ndryshe me përpjekjen e tij.

Kisha midis dy kullave të lavdishme në Prekaz

0
Prof. Blerim Latifi, filozof nga Prishtina
Pamja që shikoni në fotografi, një kalimtari të rastit që nuk e njeh vendin, nuk i thotë ndonjë gjë të veçantë. Një arë, një grumbull therrash në krye të saj dhe kaq. Dikund rreth 300 metra larg prej tyre ndodhet kulla e Tahir Mehës, njeriut që luftoi me policinë speciale jugosllave në vitin 1981, në një betejë titanike prej tetë orësh.
Dikund rreth 1 kilometër prej tyre ndodhen kullat e Jasharajve. Emri i vendit është: Arat e Kishës. Pjesa e mbuluar me therra është vendi i saktë i kishës, themelet e të cilës ekzistonin deri në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Këtu asnjëherë nuk është dukur ndonjë arkeolog për t’i nxjerrë në dritë ato gjurmë që kanë mbetur prej tyre.
Toponimi nuk ekziston në asnjë data bazë institucionale.Ekziston vetëm në kujtesën popullore të banorëve të Prekazit, pasardhësve të Prenkës nga Kuçi.

Përcaktues i ndryshimeve të mëdha politike: “KTHESA HISTORIKE 1”, Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së e Jusuf Buxhovit

0

Nga Shefqet DIBRANI

PËRCAKTUES I NDRYSHIMEVE TË MËDHA POLITIKE

Jusuf Buxhovi, “KTHESA HISTORIKE 1”, Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së, publicistikë historiografike, botoi Sh.B. “FAIK KONICA”, Prishtinë 2008, faqe 352. ISBN 978-9951-06-225-1

Jusuf Buxhovi, gazetar, publicist, shkrimtar dhe historian, është figura më qëndrore për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përveç librave të historiografisë, trilogjia “KTHESA HISTORIKE”, është dokumenti më origjinal, në të cilat janë shpjeguar zhvillimet shoqërore e politike të viteve të nëntëdhjeta. Kjo lëvizje politike, është organizatë e papërseritshme kombëtare, që i ndryshoi konceptet ideologjike në vitet e nëntëdhjeta, në të cilat, Jusuf Buxhovi, bashkë me Elitën Intelektuale, arritën me sukses të mobilizojnë dhe të emancipojnë spektrin politik, duke iu dhënë proceseve kahe demokratike, në të cilat shqiptarët e Kosovës, do të shndërrohen në avangardë të ndryshimeve në tërë kampin e Lindjes. Shqiptarët e Kosovës, u bënë popull largëpamës, vizionar duke pasur rolin prijetar në tërë hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi. Kjo lëvizje e cila mori hov, pa shmangshëm ndikoi edhe në ndryshimet politike në Shqipëri, vend ky që po dilte nga diktatura e egër komuniste.
Jusuf Buxhovi, në fushën politike dhe në zhvillimin e proceseve të atyre viteve e ka ndikimin e pashmangshëm. Pikërisht me emrin e tij lidhen epokat që ndryshuan Kosovën. Ky konstatim nuk është i panjohur, por pse hezitojmë ta pranojmë është çështje krejtësisht tjetër. Paradoksi i mentalitetit shqiptarë shkon deri atje, sa intelektuali duhet të vdes dhe të mos jetojë në mesin tonë, që pastaj për t’ia pranuar meritat. Të paktën Jusuf Buxhovi, meriton ta përjetojë vlerësimin për angazhimin e tij, nga shoqëria dhe komuniteti politik, për të gjallë të tij.
Në shkatërrimin e Jugosllavisë, drejtpërdrejt ka ndikuar Kosova, dhe në ndryshimet e koncepteve politike në këto hapësira rol themelor, rol specifik, dhe rol të veçantë, pa dyshim ka luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse strukturat e tanishme politike të LDK-së, duhet ta pranojnë, edhe rolin dhe ndikimin e Jusuf Buxhovit në këto procese, (madje qysh në embrionin e tyre), si ideator e qoftë si kreator i atyre proceseve, të cilat pashmangshëm ndikuan në të gjitha zhvillimet e më pastajme në Kosovë dhe përgjithësisht në hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi.
Këto elemente, ku më shumë e ku më pak, shfaqen në tërë historiografinë krijuese, veçmas në librin e parë të trilogjisë “KTHESA HISTORIKE”, përkatësisht te libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, në të cilin autori sjell argumente konkrete për zhvillimet e asaj kohe. Pastaj Jusuf Buxhovi, ka vazhduar me libra studimor nga fusha e historiografisë, dhe në saje të tij, janë vendosur edhe konturet e shkencës së historisë kosovare.
Nga libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, del në pah roli i madh i autorit, në krijimin, themelimin dhe zhvillimin e LDK-së, dhe jo vetëm të LDK-së. Këtë pohim, nuk besoj se mund ta mohojnë as “Kolona e Pestë që ka pushtuar pa meritueshëm LDK-në?!”, të cilët e kanë devijuar angazhimet historike të LDK-së, madje nuk kanë hezituar për ta shembur edhe “Epokën e Madhe të LDK-së”, epokë për të cilën ka shkruar me kompetencë Jusuf Buxhovi.
Për fat të mirë, kjo Kolonë e Pestë, nuk arriti as të tjetërsojë LDK-në në “LIDHJA?!” Kurse ardhësit me mision, (edhe përmes shantazhit dhe diferencimeve klasike), kanë arritur për t’i eliminuar tërësisht Themeluesit e LDK-së, dhe quditërisht kanë fobi edhe kundër gjithë Elitës Intelektuale, të cilëve nuk ua pranojnë meritat. E gjitha po ndodhë, para syve tanë, para syve të botës dhe krejtsisht sipas recetave të një kohë tashmë të harruar.
Askush nuk mundet me mohuar se LDK-ja, ishte strumbullari i lëvizjeve të mëdha ku do t’i bie edhe merita për shembjen e epokës së errët të komunizmit jugosllav, pra edhe në hapësirën tonë, përkatësisht LDK-së i bie merita specifike pse e trandi marksizëm – leninizmin dhe stalinizmin shqiptar, ku pa asnjë mëdyshje, “Epoka e LDK-së”, ishte vendimtare për kahen e Kosovës drejt proceseve Euro-Amerikane, pa të cilën vendi ynë, Kosova jonë, kurrë nuk do të vinte në të tashmen e ëndërruar. Ndërsa, Jusuf Buxhovi, i mësuar të bëjë “Epoka të mira”, me studimet në fushën e historiografisë, është bërë historiani i parë, i cili bëri “Epokën e Historisë Shkencore”, ashtu sikurse në fushën e politikës që mban vulën për Ndryshime të Mëdha Politike e Strategjike!…
Siç e kemi theksuar më lartë, Jusuf Buxhovi, për vite të tëra ka jetuar në Gjermaninë Federale, në cilësinë e korrospondentit të akredituar nga gazeta “RILINDJA”, prandaj ka pasur fatin e kontakteve me Elitën e Politikës Evropiane dhe asaj botërore, e cila ka ndikuar në formimin e personalitetit të tij politik, dhe me kalimin e kohës veprimtaria e tij politike është bërë ndikuese, veçmas brenda LDK-së, ndërsa krijimtaria letrare e historiografike e pëlqyeshme dhe e pranueshme edhe më tej!
“Njohja e meritave”, është kod i demokracisë politike dhe institucionale, prandaj është edhe obligim i shoqërisë, t’ia njoh meritat dhe ta pranojë kontributin e Jusuf Buxhovit, në fushën e letërsisë e të historiografisë, shkencës dhe përgjithësisht në ndryshimet e mëdha politike. Pranimi i meritave “Si ideolog!” është domosdoshmëri qytetare, pasi ndikimi i tij në ndryshimet e mëdha gjeostrategjike ishte ndikues dhe përcaktues, sikurse edhe në ndryshimet e koncepteve ideologjike, për ta orientuar Kosovën drejt vlerave Euro-Atlantike!
Mund të përfundojmë se të gjitha ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë, e kanë një datë historike që lidhet me themelimin e LDK-së, më “23 dhjetor 1989”, por ajo datë historike mban edhe nënshkrimin e Jusuf Buxhovit!

Pjesa e I

PRELUD PËR NJË EPOKË TË RE, (ose për barazi, demokraci dhe Perëndim)

Libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, është ndërtuar mbi dy segmente kohore, ku njëra pa tjetrën nuk mund ta bënin tërësinë e një “Epoke më të Madhe”, të asaj epoke që përshpejtoi rënien e diktaturës komuniste në Evropën Juglindore, e më pas edhe në krijimin e hartës së re të Evropës postkomuniste. Dhe pjesa e dytë, ose “Epoka e LDK-së”, janë trajtuar ato nëntë vite të cilat kanë bërë Epokën e Madhe?!…

***
Në pjesën e parë, aty ku bëhet fjalë për “Vitet e Gjermanisë”, do të lexojmë rrëfime të bukura për ngjarje të rëndësishme, dhe do të njihemi edhe më mirë me rolin e Gjermanisë, dhe me ndikimin e saj në shpërbërjen e Jugosllavisë, në njërën anë, dhe në anën tjetër edhe për ndikimin e drejtpërdrejt të Gjermanisë, tek shqiptarët e Kosovës, për ta marrë përsipër fatin e vet, dhe përgjithësisht për t’i drejtuar ata dhe Kosovën kah Evropa. “Por, cila do të duhej të ishte ajo forcë që merrte përsipër këto procese, kur dihej se klasa politike e Kosovës, të shumtën ishte vetë shpenzuar dhe vetë komprometuar gjatë viteve të mundimshme të të ashtuquajturit diferencim politik kur Beogradit i ishin bërë aq shumë koncesione pikërisht në planin politik, madje edhe aty ku ajo kishte shumë atu të mos bënte kompromise vdekjeprurëse?”, (faqe 15). Ky citim që theksuam më parë më duket se është një pyetje logjike që autori ia ka shtruar vetës para atyre sfidave. Sfida këto që e kishin vënë atë në sprovë, bashkë me Elitën Intelektuale të asaj kohe, pra, para një përgjegjësie kombëtare “të jesh apo të mos jesh”?!
Ishin hezitime apo dilema për Elitën Intelektuale që të vihej në ballë të proceseve, për të ndërtuar “Epokën” që nuk do të përsëritet kurrë më. Por, në kohën kur disa i kishte mbuluar letargjia e robërisë dhe qe besa më shumë nostalgjia e jugosllavizmit për një bashkëjetesë me serbet siç bënte e vepronte Veton Surroi bashkë me Shkëlzen Maliqin, – Jusuf Buxhovi, mendonte se ishin “vetëm intelektualët e pavarur, kryesisht ata që gjatë viteve të fundit kishin marrë përsipër barrën e kundërvënies propagandës serbe rreth mitit të Kosovës”, (faqe 15), ku do ta dominojnë të drejtën historike në të cilën lidheshin serbet, me të drejtën faktike, ose siç e thekson autori si “e drejtë jetësore apo etnike”, mbi të cilat mbështetej Elita Intelektuale e Kosovës.
Kjo Elitë Intelektuale, në të cilën rolin e vet të pashmangshëm e kishte autori i këtyre librave, ishte mbështetur në fillimet e tija nga publicisti gjerman Horst Wesseler, i cili “do të vijë në Prishtinë me sugjerimin gjerman për themelimin e një partie politike shqiptare që do të udhëhiqej nga shkrimtarët, por edhe intelektualët tjerë”, (faqe 17), ku padyshim kësaj ideje të publicistit Horst Wesseler, i paraprijnë, ose e kanë sforcuar edhe gazeta konzervative “Die Welt”, radioja “Westdeutsche Rundfunk” e Köln-it, e sidomos gazetari e analisti i njohur Viktor Meier, i cili më shumë se kushdo tjetër do të luaj rolin e tij pozitiv në zhvillimet e asaj kohe në Kosovë dhe përgjithësisht në Jugosllavi.
Jo vetëm kaq, por edhe politikaj e personalitete të tjera të Gjermanisë siç ishin: Wili Brant, Franc Jozef Shtraus, Hrost Emke, Herbert Verner, Rajner Maria Fasbinder, nobelisti Heinrich Böll, e shkrimtari i madh Günter Grass, do të luajnë rolin e tyre në ndryshimin e kufijve në Evropë dhe në Ballkan, dhe kush më shumë e kush më pak do të zgjojnë vetëdijen gjermane se “shqiptarët kanë një besim historik te gjermanët…”, (faqe 35).
S’ka dyshim se gjatë kohës së luftërave të ftohta, ka pas hamendje e dilema, madje ka ekzistuar një mendim “për një dominim të Beogradit mbi Shqipërinë”, qoftë ky dominim politik, kulturor a ekonomik, (faqe 44). E, në përpjekje për të zgjedhur një formulë magjike, qoftë për ta shpëtuar Shqipërinë nga diktatura primitive komuniste, e qoftë për t’i reformuar e drejtuar shqiptarët kah Evropa, Helmut Schmidt do të mbahet mend si njëri nga personalitetet e para gjermane që do ta vizitojë Shqipërinë komuniste, me shpresë se do ta joshte diktatorin Enver Hoxha për reforma në sistemin politik dhe ekonomik të vendit. Veprimet e Helmut Schmidt, më duken se kanë pasur ngjashmëri me veprimet e kancelarit gjerman Helmut Kohl i cili ka qenë i ndikuar nga filozofia udhëheqëse e Konrad Adenauer, i cili gjatë tërë karrierës së tij udhëheqëse, si kancelar i Gjermanisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, “fitoren e paqes do ta shohë të lidhur ngushtë me zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik nga brenda dhe në bashkëveprim me Aleancën Veriatlantike nga jashtë”, (faqe 63).
Në këtë prizëm edhe Helmut Kohl si Helmut Schmidt, “e ka parë Shqipërinë në përputhje me zhvillimet e kohës, gjithnjë duke u përpjekur ta animoj e edhe ta kthejë, së pari në një interes europerendimorë e pastaj gjerman”, (faqe 64), kurse Wili Brant, “pasi do ta fitoj postin e kancelarit gjerman, në vitin 1972, do të promovojë doktrinën e pajtimeve historike me anën e pranimit të realiteteve të vendosura në lindje pas Luftës së Dytë Botërore”, (faqe 63). Shikuar në retrospektivë, e bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur, do të bindemi se gjermanët vazhdimisht janë interesuar për shqiptarët, dhe qasja e tyre ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi ka qenë tejet pozitive. Më duket se edhe njëri nga synimet e autorit përgjatë këtij libri, ka qenë për të dëshmuar interesimin e madh gjerman për t’i zhvilluar proceset demokratike në Kosovë, për ta zhvilluar e demokratizuar Shqipërinë dhe për t’i orientuar përgjithësisht shqiptarët kah Perëndimi.
Karshi këtyre zhvillimeve dhe ngjarjeve të tjera të shumta në këtë libër “prelud për hyrje në demokraci” do të gjejmë edhe “habinë e Vladimir Bakariçit për Kosovën”, kurse qëndrimi i tij parimor për Kosovën, do të rikthehet në kujtesën tonë i freskët dhe i qartë, sepse Vladimir Bakariç, do të mbetet ndër politikanët e rrallë kroat që ka pasur një qëndrim konstruktiv për zhvillimet politike në Kosovën, qysh në vitet e tetëdhjeta të shekullit që para pak vitesh ia kemi kthyer shpinën, (faqe 80 – 84).
Përmes këtij libri të Jusuf Buxhovit, mund të kuptojmë më mirë ato kohëra, dhe mund të besojmë se gjermanët ishin faktor shumë i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet politike në Evropë, veçmas për shthurjen dhe shkatërrimin e Jugosllavisë. Ndoshta, pikërisht këtu qëndron alibia e “pranimit të realiteteve historike me Gjermaninë Lindore”, siç ka vepruar Wili Brant, ndoshta edhe pse në këto rrëmuja dhe rrëmete kishte personalitete gjermane që kanë rënë në grackat serbe, si ajo e Heinrich Böll, në mbrojtje të ultranacionalistit serb Dobrica Qosiq, (faqe 90-111), por gjithsesi zhvillimet e më vonshme do ta kenë davaritur mjegullën edhe para syve të tij, (është fjala për Heinrich Böll), dhe të shumëkujt si ai.
Të gjitha shkrimet, për “Vitet e Gjermanisë”, mund të lexohen si tregime të mira dhe të pranueshme, por është meritë e autorit për mënyrën e rrëfimit dhe të trajtimit të ngjarjeve që janë përfshirë në këtë kapitull.

Pjesa e II

KTHESA HISTORIKE DHE EPOKA E MADHE E LDK-së

Në pjesë e dytë, tek shënimi: “Kapitulli – Epokë”, autori flet për “Rolin e LDK-së” në rrënimin e infrastrukturës së Lidhjes së Komunistëve të Kosovës që do të ndikoj drejtpërdrejt edhe në shthurjen e Jugosllavisë. Në këto rrethana përveç lirisë që kërkonte Kosova, ajo paralelisht duhej që në këtë proces të dëshmonte “pozicionimin e shqiptarëve kah Evropa”, ku, kronologjia e ngjarjeve dhe ndodhitë e shumta janë jo vetëm një faktor ndikues, por një indikator i procesit demokratik, që ndikoi në ndryshimin e mentalitetit dhe kthimin e shqiptarëve jo vetëm kah Evropa, po më shumë kah Amerika e qytetëruar.
Koha e konflikteve intelektuale ose “Shpallja e luftës nga shkrimtarët serbë”, (faqe 125 – 153), në të cilën autori është protagonist i këtyre ngjarjeve, Jusuf Buxhovi mjaftë qartë i ka shpjeguar konfliktet e asaj kohe në mes të shkrimtarëve serb dhe shkrimtarëve shqiptar nga Kosova. Për vete kam lexuar diçka, ashtu të shkëputura a parafrazuara në shtypin e asaj kohe, edhe zjarrminë e konfliktit të asaj kohe e mbaj mend mirë, por nuk më kujtohet nëse e kam lexuar fjalimin e poetit serb Millan Komneniq, që paska qenë një pamflet kaq ultranacionalist, kaq fyes dhe kaq poshtërues nuk ma thoshte as tashti mendja. Jusuf Buxhovi, ka bërë mirë që i ka sjell fjalimet e Millan Komneniqit dhe të Aleksandër Petrovit që janë mbajtur kundër 5-6 shkrimtarëve shqiptarë në konferencën e Beogradit, në të cilën pala shqiptare pat triumfuar plotësisht.
Por një indikacion shqetësues përmes librit të Jusuf Buxhovit mund të kuptohet kur ai duke dashtë të jap detaje më konkrete për këto ngjarje dhe “në pamundësi që të siguron tekstet integrale nga ato që i kishte gjiruar Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, ngaqë Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, pas luftës, e dal prej saj nuk kishte dëshiruar të ruajë kurrfarë trashëgimie dhe dokumentacioni të Shoqatës së mëparshme dhe për këtë madje ishte mburrur”, (faqe 133), dhe nuk dihet nëse dikush nga shkrimtarët e “dal nga lufta?!”, paskan dashur t’i mbrojnë “vëllezërit shkrimtar nga Serbia”, apo këtë gjë e kanë bërë nga mosdija e tyre. (Por, nuk arrita të kuptoj nga cili mision, nga cila pozitë, a nga cila vetëdije është nisur Sekretari i Shoqatës Milazim Krasniqi, për t’ua dorëzuar pa rezistencë Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës atyre të “dal nga lufta?”. Megjithatë sekretari i gjeratëhershëm mr. Milazim Krasniqi, që deri në prag të luftës shquhej si puthadorë i dr. Ibrahim Rugovës, si askush tjetër, më pas do të dallohet për mohimin dhe degradimin e çdo veprimi demokratik të LDK-së, po sidomos të kryetarit të saj dr. Ibrahim Rugova. Ndoshta kjo është bërë, për t’ia humbur të gjitha gjurmët e rezistencës intelektuale që bënte atëherë dr. Ibrahim Rugova, apo ky njeri ishte në mision të shantazhimit të shtetformimit demokratik të Kosovës?!… Gjithsesi, humbja dhe asgjësimi i dokumenteve me rëndësi të veçantë, është një krim morbid, që do të duhej të procedohej në gjyqësorin e Kosovës. “vërejtje e sh.d.”) Pavarësisht nga rrethanat, faktet që i sjell Jusuf Buxhovi, mjaftojnë për t’i njohur ato rrethana, dhe për t’i kuptuar e dalluar “sivëllazërinë proletare” të shkrimtarëve nacionalist serb dhe partizanëve analfabet në Kosovë.
Jusuf Buxhovi, si askush tjetër e ka pranuar publikisht involvimin, nxitjen dhe ndihmën e pakursyer amerikane për themelimin e LDK-së, duke e theksuar se pa ndihmën e tyre zor se do të ishte realizuar e masivizuar koncepti demokratik e properëndimor i kësaj lëvizjeje. Në anën tjetër ndihma amerikane ka vazhduar për tokë e për ajër, ajo ndihmë nuk ka munguar kurrë, kurse në vitet e pasluftës, po dëgjojmë refrenin e militantëve të PDK-së se Kosovën e çliruam NE(?!), kurse në anën tjetër Udhëheqja në Mision e LDK-së – Kolona e Pestë, duke e parë vetën se më nuk janë partner i besueshëm i amerikanëve, në vend se ti meremetojnë defektet, ata po i kritikojnë diplomatët amerikan, për deklarata private e qëndrime individuale, duke e zbehur Rolin e LDK-së në shtetformimin e Kosovës, dhe kjo ka të bëjë kryesisht pas ardhejs në krye të LDK-së, të Isa Mustafës, i cili më shumë është promovuar sikur të ishte Bossi i “Kolonës së Pestë”, me qëllime antiamerikane, aventurë të cilën po e vazhdojnë të gjithë pasardhësit e tij gjerë më sot?!…
Me <“Apeli 215” dhe gjakderdhja e marsit>, Beogradi kishte kuptuar se “shkrimtarët shqiptarë jo vetëm që nuk do të ndiqnin kursin e kreut politik të Kosovës…, por fjala ishte për një qëndrim të pa kompromis intelektual i cili nuk përfillte diktatin ditor të politikës”, (faqe 154). Mendoj se me këtë temë Jusuf Buxhovi ua ka hequr maskën “liderëve autonomistë në krye me Azem Vllasin”, (faqe 162), dhe jo vetëm me Vllasin?!, (vërejtje e imja), por kohëve të fundit e kemi rastin konkret me “Kolonën e Pestë në LDK”, të cilët po shtiren si engjëj të demokracisë dhe reformator të pa kompromis?!
Jo vetëm “ideja e themelimit”, por edhe domosdoshmëria e krijimit të një partie politike ripërsëritet edhe nga publicisti dhe analisti i njohur gjerman Viktor Meier, i cili ia shpjegonte Jusuf Buxhovit pse është e nevojshme që sa më shpejt të ndodh kjo, (faqe 166 – 167), ashtu siç kishte ndikuar më parë edhe Horst Wesseler për themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut (faqe 168), ndërsa Viktor Meier, (kjo është e ditur), vjen në Kosovë me sugjerimin e Hans Dietrih Gensher, në atë kohë Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, i cili do të bëhet ndikuesi dhe diktuesi kryesor për themelimin e LDK-së, ku Jusuf Buxhovi bashkë me Xhemajl Mustafën dhe tre devijantët e njohur Mehmet Kraja, Ibrahim Berisha, e më vonë edhe Milazim Krasnqi, do të bartin barrën e themelimit të LDK-së. Edhe pse Jusuf Buxhovi, disa emra nuk i përmend e citon, për lexuesin e kujdesshëm merret vesh se qysh në atë kohë do të shihen hezitimet dhe dilemat e tyre (faqe 179; f. 226), po sidomos në faqën 210, në pasusin e fundit shpjegohen mjaftë mirë.
Për pjesën ekonomike që do të futet në programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi do të konsultohet me Ajri Begun, ekonomist i njohur dhe për shumë vite ishte Guvernator i Bankës së Kosovës, (faqe 208), (Ajri Begu është bashkëshorti i Flora Brovinës), të cilën edhe dr. Ibrahim Rugova e ka respektuar, por më vonë edhe ajo, bashkë me disa themelues të tjerë të LDK-së, do të marrin kahe devijante në dëm të LDK-së dhe madje edhe të Kosovës.
Se, LDK-ja kishte bërë shtrirje dhe ushtronte edhe ndikimin e saj në themelimin e partive politike te shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë s’ka asnjë dyshim, sepse programi nacional i LDK-së kishte edhe shumë e shumë vlera të tjera që i kanë takuar asaj kohe, të cilat edhe sot e kësaj dite nuk janë implementuar, por tani përmes këtij libri, për shumë kë, duket si një freskim për trutë e shpëlara nga shpifjet dhe intrigat e bëra vite e vite me radhë, i plasojnë si tolorancë dhe demokaci.
Edhe pagëzimi i partisë “Lidhja Demokratike e Kosovës”, vjen nga vet Jusuf Buxhovi, kurse në çështjet e programit dhe të statutit të partisë kanë punuar akademikët Gazmend Zajmi dhe Fehmi Agani, kurse versioni final i këtyre dokumenteve është kontrolluar dhe korrigjuar vazhdimisht nga gjermani Horst Wesseler dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Beograd, Warren Zimmermann, e ndonjë tjetër, por ripublikimi në libër i versionit origjinal të “Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, (faqe 212 – 216), dhe sqarimi i autorit se këtij versioni iu paskan imputuar fjalë e anekse të caktuara, qet në pah edhe njëherë turbulencat dhe komplotet e shumta që i ka sfiduar kjo parti, falë udhëheqësit të saj vizionar dr. Ibrahim Rugova.
Për vrojtuesit e mirë, ka qenë e ditur, por tani vet autori si protagonisti kryesor i atyre ngjarjeve e ka shpjeguar se barra kryesore për përgatitjen e programit, të statutit dhe dokumentacionit përcjellës, konsultimeve dhe amputimeve, për të gjitha çështjet deri në çastin sublim ka qenë vet Autori, i cili e ka dhënë edhe propozimin që “kuvendi themelues të mbahej të shtunën më 23 dhjetor në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës në ora 11:00”, (faqe 217). Nuk mund të them gjë, por të shtrojë pyetje publike gjithësesi mundem: “Përcaktimi i mbajtjes së kuvendit themelues të LDK-së, ishte rastësi apo u bë qëllimisht në Natën e Krishtlindjeve, tamam ashtu siç thuhet, se në këtë natë u bë “Rilindja e Jezu Krishtit”, kjo natë do të mbetet e bekuar për “Rilindjen e Kosovës Evropiane”!…”
Me ngjarjet në “Barakën e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës”, lidhet e gjithë Historia Demokratike e Kosovës, sepse në te janë zhvilluar dhe mbajtur kuvendet, mbledhjet dhe takimet më të rëndësishme politike e diplomatike, nga ku rridhnin ide e iniciativa për ta shpërbërë Lidhjen Komuniste të Kosovës, dhe për t’i sfiduar strukturat paralele, forcat ushtarake e paramilitare të Serbisë. Por, për çudinë e të gjithave, paslufta do ta shpërblej “Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës”, me zhdukjen e gjurmëve të saj, pastaj u zhbë edhe gazeta e famshme “RILINDJA” e cila luajti një rol të madh në të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, po ashtu këtë fat të zhbërjes e provoi edhe Radio Televizioni i Prishtinës (RTP), të cilit ia tjetërsuan dhe përvetësuan pasurinë, në emër të krijimeve të reja… dhe në kuadër të këtyre shpërbërjeve ka pësuar e po pëson ndryshim radikal edhe vet LDK-ja, (e cila tashmë nga “Kolona e Pestë”, të cilës po i prinë pasardhësi i Isa Mustafës, dr. Lumir Abdixhiku), të cilët LDK-në e kanë tjetërsuar në “LIDHJA”, sllogan që citohet më me ëndje, dhe duke iu shmangur tërësisht kursit të saj demokratik të ndjekur për dy dekada me radhë nga vet dr. Ibrahim Rugova dhe Elita Intelektuale e Kosovës, tashmë veteran e themelues, të harruar dhe të braktisur.
Deri sa në demokraci çdo gjë rinovohet për “ti shërbyer të ardhmes, duke ruajtur e konservuar të kaluarën”, komunizmi ka si synim shkatërrimin e të tërës dhe mbi gërmadhat e së kaluarës për t’u hedhur themelet e reja, për t’u nisur gjithmonë historia nga zeroja absolute. Si duket ky mallkim komunist, Kosovës, më nuk i erdhi nga Serbia, ky mallkim erdh nga struktura të caktuara për t’ia humbur Kosovës traditën institucionale, po më shumë më duket për t’i fshehur gjurmët e një veprimi kobzi, që si rrufeja ra kudo dhe shkretoi shumëçka në Kosovë. D.m.th. atë që nuk e arriti Serbia në vitin 1990, e bënë struktura komuniste që zbritën nga mali bashkë me oportunistët demokrat, dhe strukturat e BIA-s serbe në udhëheqjen e LDK-së, Kosovën e futën në fusnotë.
Po çka është fusnota dhe ku vihet ajo, ndoshta mund të pyet dikush? Fusnota zakonisht vendoset te një fjalë a fjali, te një nocion a koncept, ku sqarohet dilema a dyshimi i ngritur e i shtruar më sipër. Tani “fusnota politike për Kosovën”, nuk sqaron dilema, por hap dilema, përkitazi me çlirimin, përkitazi me të gjitha aktet juridike e kushtetuese që i ka marrë Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës. E kjo është e gjysma e së keqes, kur kuptojmë se ka tendenca që e ardhmja e Kosovës të kthehet kah Lindja, duke bërë përpjekje për t’ia kthyer shpinën Perëndimit. Kurse vet programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, fal Jusuf Buxhovit ishte i bazuar në trilogjinë, përkatësisht në trekëndëshin strategjik: “Barazi, Demokraci dhe Perëndim”.
Po ashtu ngjarjet e Dy Korrikut dhe Shtatë Shtatorit janë produkt i LDK-së, ngjarje këto për të cilat Jusuf Buxhovi, jo vetëm që ka sjell argumente, por flet me fakte duke e argumentuar se ishte meritë e LDK-së. Edhe këtu ka rol të madh ndikimi gjerman dhe kontrollimi amerikan që do ta bëjnë LDK-në dhe dr. Ibrahim Rugovën të pagabueshme, që bashkërisht me Elitën Intelektuale do ti qojnë proceset përpara. Ndonëse, jo pak dr. Ibrahim Rugova është kritikuar e madje edhe akuzuar për veprime krye më vete, kurse në libër dëshmohet e kundërta, dëshmohet ajo që e dëshironte dhe i besonte Kosova, se dr. Ibrahim Rugova nuk punonte e as vepronte pa u konsultuar me amerikanët.
Gjithsesi në të gjitha zhvillimet e Kosovës, nxitja dhe ndikimi gjerman ka qenë evident, por siç shihet edhe nga libri, me kalimin e kohës gjermanët sa herë kanë ardhur në Kosovë janë shoqëruar me amerikanët. Unë nuk dua të spekuloj, pasi autor është gjallë, por më duket se gjermanët çështjen e Kosovës e kundronin në bashkëpunim të ngushtë me amerikanët në njërën anë, dhe në anën tjetër sikur edhe ata e dinin se ne shqiptarët ndjeheshim më të sigurt me prezencën e amerikanëve në përpilimin dhe hartimin e çdo dokumenti dhe në marrjen e çdo veprimi, politik e diplomatik. Autori nuk ka folur aq gjatë, por në libër potencohet se me kalimin e kohës, në zhvillimet politike e diplomatike janë inkuadruar edhe britanikët si partner dhe aleat të Amerikës.
Ndoshta njëra nga temat më interesante e cila është trajtuar me mjaftë ngrohtësi e emocione është “Vizita në SHBA dhe promovimi i Rugovës lider shqiptar”, ku secili lexues mund ta kuptojë ndikimin dhe bashkëpunimin e mirë që kishte dr. Ibrahim Rugova me amerikanët, dhe do t’i përjetoj ato emocione edhe tashti pas kaq e kaq vitesh.
Refreni i dr. Ibrahim Rugovës, para ambasadorit amerikan Konak se “Nuk jemi vetëm”, (faqe 254), kur e kishte fjalën për listën e delegacionit kosovarë që do të udhëtonte për në Amerikë, jep për të kuptuar prizmin e një vizionari i cili dinte të afronte dhe t’i qetësonte kundërshtarët e papërmirësueshëm në njërën anë, kurse në anën tjetër shihet edhe elementi human i një lideri popullor, që shikuar nga distanca kohore, në një retrospektivë për atë kohë, mund të interpretohet:

⦁ Për një frymë tolerante dhe mjaftë demokratike që po e instalonte LDK-ja në atë kohë.
⦁ Për përpjekjen gjithëpërfshirëse, duke mos përjashtuar e anashkaluar asnjë shtresë qytetare.
⦁ Për humanizmin e dr. Ibrahim Rugovës për ta ndarë suksesin edhe me të tjerët.
⦁ Ndoshta këtu mund të futet edhe qëllimi i mirë i Jusuf Buxhovit, (qoftë ky sugjerim i ardhur nga dr. Ali Aliu), për t’i dal hakut edhe akademik Rexhep Qosjes!

Pasi, shkrimi “Dilema: Rugova apo Qosja?…”, i ka qartësuar edhe shumë dilema të asaj kohë që për vite të tëra kanë qarkulluar gojë më gojë, edhe në Prishtinë por edhe kudo në Kosovë, se gjoja LDK-ja e ka refuzuar edhe Rexhep Qosjen, por edhe Adem Demaçin, përkundrazi në libër del e kundërta.
Jusuf Buxhovi, jo pak ka ditur të krijoj edhe situata humori dhe sarkazmi, ta zëmë kur e përshkruan udhëtimin e gjatë me aeroplan përmbi Oqeanin Pacifik, ai shkruan: “Rugova kishte dremitur në ulësen e shtrirë, por si do të thotë të nesërmen, më shumë ishte marrë me shqetësimin e asaj që ofronte ky takim, se sa me mundimin e fluturimit të gjatë që nuk kishte dashur ta pranonte se ju kishte frikësuar bukur shumë”, (faqe 256 – 257). Sarkazmin që e ka modifikuar Jusuf Buxhovi në këtë pasus, që e cituam më parë, se Ibrahim Rugova nuk paska dashur ta pranonte se qenka frikësuar nga udhëtimi i gjatë, është po aq e saktë, aq sa ka qenë frika për vdekjen e tij reale, që nuk e pat hall kurrë Ibrahim Rugova?! Ai, pra Rugova, e pati hall dhe shkoi me shqetësimin e madh, pasi e dinte se as LDK-në dhe as Kosovën nuk po i linte në duar të sigurta. Kjo sarkazëm, (të cilën e interpretova edhe unë me mënyrën time), ka të bëjë vetëm me të vërtetën për gjendjes reale në Partinë e tij LDK, dhe në Kosovë.
Trajtimi i Ibrahim Rugovës si burrështeti, është një segment, madje ndër më të veçantit e atij udhëtimi, i cili edhe tani mund të përjetohet mirë dhe me emocione, në anën tjetër takimi me gazetarin e “The New York Time”, Dejvid Bajder, lotët e tij për Ylfete Humollin, janë përshkruar me mjaftë ndjenjë dhe emocione, e ku autori nuk ka harruar të shpjegojë, në fund të atij rrëfimi, për devijimin e tij, kur vite më vonë, po ky gazetar, te e njëjta gazetë do ta mbroj “Serbinë nga trysnia ndërkombëtare?!”, gjë që edhe vet Jusuf Buxhovi, shprehë habinë e tij për këso ndryshimesh radikale, të një personaliteti me emër e nam siç ishte Dejvid Bajder. Në kuadër të këtij udhëtimi është trajtuar në mënyrë profesionale edhe “Shou amerikan me përcjelljen e dr. Ibrahim Rugovës” si dhe “Premtimet dhe kërcënimet e Robert Dolit”, në takimin që kishin pasur në zyrën e tij, Ibrahim Rugova e Jusuf Buxhovi në njërën anë, dhe Peshkopi serb dhe Dobrica Qosiq nga pala serbe.
Autori, përkatësisht Jusuf Buxhovi, nuk ka lënë pa prekur edhe përpjekjet e dr, Ibrahim Rugovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta demokratizuar Shqipërinë e udhëhequr nga komunisti Ramiz Alia, si dhe përpjekjet për të mos krijuar hendek në mes Adem Demaçit dhe LDK-së, i cili jo pak lëvizjes Demokratike në Kosovë i ka shkaktuar dëme dhe përçarje, ashtu sikurse që flet me kompetencë edhe për grupet marksiste – leniniste në diasporë që ishin të kontrolluara nga Tirana.
Edhe vet LDK-ja, por edhe vet autori sikur kanë pasur mëshirë dhe kanë treguar humanizëm të tepruar, ndonëse as në libër nuk i ka shpëtuar vlerësimi i saktë se kur “LPK të lëshoj <aleancën> dhe t’i kthehet rrugës së saj të njohur të veprimit, ku vendin e armikut të saj të deriatëhershëm – Serbisë, dukej se më shumë e kishte zënë lufta kundër LDK-së dhe autoritetit të saj jashtë dhe brenda”, (faqe 315), do të nisin eliminime dhe qërim hesapesh në mes vete?! Ndoshta ishin këto indikacione për t’i vetëdijesuar politikanët e rinj, me të cilët në “Kuvendin e parë të LDK-së”, do të kalohet një sfidë e madhe pa u “pushtuar kalaja nga brenda?!”, sepse në listën prej 110 vetave do të kalojnë të gjithë themeluesit e LDK-së, kurse me t’u kthyer autori i librit në shtëpinë e tij, do ta gjej urimin e ambasadës amerikane ku thuhej: “Urime edhe për një fitore tuaj të madhe kundër komunistëve!”, (faqe 317). Ndoshta, për shumë kë, ky urim duket absurd, por për njohësit e asaj kohe mund të përjetohet më dhembshëm, kur dihen sfidat dhe fitorja e LDK-së karshi kurtheve e intrigave të njëpasnjëshme që i bëheshin Ibrahim Rugovës, për të dështuar Ai dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Libri mbyllet me shkrimin emblematik “Rugova midis ikonës dhe realitetit”, në të cilin përshkruhet, jo vetëm një takim i rëndomtë me mikun dhe prijësin e tij shpirtëror, por nuancat e përjetimit të asaj gjendje shpirtërore që në ato kohë mund t’i kishte “Ikona e pavarësisë së Kosovës”, i cili me të drejt “druhej nga hakmarrja komuniste”, (faqe 346), dhe tentativa e përmbysësve që shpërndahej gjithandej, në të cilën sikur edhe vet autori kishte rënë, në çastin kur po largohej nga takimi me të, madje në një përfytyrim halucinacionesh atij “i dukej se fjalët për mallkimin e shpirtit dhe atë të hakmarrjes komuniste, nga ajo e sojit stalinist, i’u kishin vu pas dhe po e ndiqnin nga të gjitha anët…”, (faqe 347).

PËRFUNDIM:

Jo vetëm për “Trilogjinë publicistike”, por veçmas për rolin e tij në Themelimin e LDK-së, Jusuf Buxhovit duhet t’i pranohen meritat, veçmas për angazhimet në atë kohë, ndërsa puna e tanishme letrare, publicistike dhe historiografike, kaq produktive dhe kaq voluminoze, është epitafi më kuptimplotë për Kosovën, dhe pavarësisht nga injorimet(?!) që i bëhen atij dhe Elitës Intelektuale, vepra e tyre ka pasur peshë historike dhe do të ketë suksese të mira dhe të paharrueshme.
Rëndësia e trilogjisë “KTHESA HISTORIKE”, edhe nëse nuk është trajtuar aq sa e ka merituar, është tek e vërteta, se në këtë trilogji është thënë e VËRTETEA E MADHE për LDK-në dhe për Kosovën. Në anën tjetër, duhet të shpresojmë se fati i veprës së mirë, njihet e shijohet pas dekadave të tëra, (jo në kohën e autorit), veçmas kur ka rrëmuja e rrëmete si tek NE, dhe veçmas kur misione të caktuara kanë tendenca për ti përmbysur të gjitha vlerat që e kanë bërë “Epokën e Vet”.
Nga kjo që trajtuam, besoj, më së paku i ka hije shoqërisë sonë demokratike të sillet me kaq mospërfillje, jo vetëm me protagonistët e “Epokës së LDK-së”, por edhe me Jusuf Buxhovin, i cili me punën e tij e ka bërë veten të njohur. Jusuf Buxhovi, është personalitet i cili e ka bërë në disa vëllime edhe “HISTORINË E KOSOVËS”, ashtu siç e ka bërë në kohërat më të errëta “Epokën e Madhe të LDK-së”!…

23-24 dhjetor 2021.

Parlamenti Rinor i Kosovës ishte zë i fuqishëm i ndërgjegjësimit tonë kombëtar

Një jetë plotë art dhe elegancë aristokrate e Pal Deshpalit

0

Pal Deshpali (1934-2021), me atë objekt miniatural magjik (thupër) në dorë!  

Nga: Bajram Sefaj, shkrimtar

Me rastin e vdekjes se Paul Deshpalit 

Një jetë plotë art dhe elegancë aristokrate 

  • Përpjekje rikujtimi të një takimi mbresëlënës. 

Nuk me kujtohet mirë se, cili  ishte më radhë por, nga ana tjetër, shumë mirë më kujtohet se bënte (ishte) Verë. Ishte Dubrovniku. Ishin ditët verore të Lojërat Verore të Dubrovnikut, Ishte Straduni legjendar, në qendër të qytetit. Aty ishte selia e shtabit organizativ e Festivalit, e veshur me flamujt shumëngjyrësh të shumë vendeve të botës që, me programet e tyre (muzikë, dramë, folklor) merrnin pjesë në të. Vlen të thuhet se, ishin ditët më të kthjellëta e me diell të fortë mesdhetar… Ishin ditët më të lavdishme të këtij manifestimi të gjatë kulturor (10 korrik – 25 gusht) që, për dyzet e pesë ditë, nuk prante së reshturi (reshuri) ditë natë arti planetar, në shumë skena të këtij qyteti, kur edhe pjesët më të skajshme të tij ishin të  mbushura me ritmet dhe dallgët e tij. Ishin vjetët kur ky manifestim zinte majat më të larta. Vlen-të theksohet se edhe Kosova, ma kaçikun e saj, ishte e pranishme gati-gati në të gjitha programet e këtyre Lojërave në Verë. Atë verë kishte qëlluar që praninë e Kosovës  e përfaqësonte  Orkestra Simfonike e RTV të Prishtinës me dirigjentin e ri dhe shumë  premtues,  Tomorr  Berisha. 

Pa pardon (kjo me kujtohet shumë mirë), gati-gati kam përplasur dyert e Drejtorisë së Lojërave dhe, pothuaj se me arrogancë, e kam kërkuar z. Deshpal që sapo ishte kthyer nga SHBA-të,  pas një qëndrimi  të gjatë dhe pune të vyeshme, si dirigjent me famë botërore që ishte. 

-Dua ta takoj Pal Deshpalin, thashë, kur ata të Drejtorisë, si në kor të ishin, njëzëri kërcyen e me “përmirësuan”: Aha, zasigurno trazite gospon Pavla Despalja. Ne, thash unë, ne trazim nikakvoga Pavla, trazim gospodina Pal Deshpala. Ata mbetën të nemitur. Mua as që me bënte për habinë e çudise së tyre! 

 

Nuk vonoj shumë dhe, më në fud, u takuam e me Palin. U morëm ne ngyk vëllazërisht, thuese njiheshi që njëmijë vjet, anipse ishte hera e parë, pa e pasë idenë së, mjerisht, ky ishte edhe takimi ynë i fundit në jetë! Besnikërisht ia tregova krejt „historinë“ e ngjarjes në Derjtori. -Mirë ke berë, me tha me jë buzëqeshje të lehtë tumirje dhe, papritas fare,  shkëpti nga buzët një cigarillos kubaneze që sa e kishte ndezë. (Me besoni, një javë ditë bëra, të djegi atë cigare karaktristike she shummë të shrenjtë, besoj!). Në lidhje me çfarë temash kemi biseduar, nuk mbaj mëndë. Mirë me kujtohet se, me atë rast, k shprehur një pezëm bukur të thellë ndaj kompozitore, në të parin rend, por edhe përgjithësisht ndaj ndjerëve të artit dhe të kulturës në Kosovë, ndaj  indiferencës së tyre këmbëngulëse ndaj atyre afro njëqind veprave muzikore që, baba i tij Shime Deshpali i kishte shkruar ndërkohë.(Mesa mbaj mend, asokohe, maestro Shime Deshpali, hala ishte gjallë, jetonte e krijonte, në Zarën e tij arbëreshe. 

Me të kthyer nga Dubrovniku në Prishtinë, me gëzim (po shkoj në punë!) sa i kisha mbresat e freskëta dhe notesin plot shënime të bollshme, u ula dhe pos shkrimeve të tjera, “bardha” edhe “intervistën”  me Pal (Paul) Deshpalin. Tekstin nga kjo bisedë rasti ia dërgova “Fjalës” së Ali Sutajt dhe, pas gati një muaj e kusur, kur tanimë kisha humbë çdo shpresë se teksti do të shoh dritën e botimit, Aliu, ai mjeshtër i madh i fjalës se shkruar gazetareske, (kur ishte edhe nun i javores “Fjala”,  me befasoj, këndshëm me befasoj, kur tekstit tim modest,  të shoqëruar (ilustruar) edhe me një fotografi të bukur të Palit, ia kishte kushtuar (falë) një faqe cep me cep të gazetës. Eh, sikur ta gjeja sot atë tekst e t’ia, ofroje ndonjë gazete apo portali të miqve të mi, të riprodhohej me rastin e vdekjes së këtij krijuesi të madh, nuk do ta jepja për mall dynjaje!  

Eh, …! 

(Gaillard, 24/12/2021) 

Disa kujtime dhe takime me Kolonelin Ahmet Krasniqi, para se te vritej në Tiranë

0

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Nuk ekzistojnë fjalët që mund te e pershruaajne shpirtin aq te paster cfare kishte Koloneli Ahmet Krasniqi. Pse ai mu me cmont dhe më mbicmonte sipas mendimit tim, ate duheje ta pyesnim e ai nuk ekziston më. Këtu do të përkujtoj se isha si pjese e familes te tij, isha shume here me te, isha musafir ne shtepi te tij, në familjen e tij në Rovinj. Me trajtonin si pjese te famijes. Kemi qene te lidhur si familiaret, ka pas ate liri e te me thrret ne telefon dhe ne ora 1 te mengjesit. Qe edhe e bente ndonje here. Nuk ishte njeri pa konsiderat por thjeshtë thirri dhe tha: “Duhesh me na ndihmu, ti mundesh me na ndihmu, ti mundesh. Je e afte me na ndihmu.”.

Kur e pyta: Cka u bë, ku je tash? Më tha: Nuk mundem me të kallzu ku jam, kujtoje Dudajevin. E une disi … i thash: O Krasniq, cfare Dudajev , vec nese je ne Kosove ne kete moment mundet me të ndodhe rasti si me Dudajev”. Tu mos më shkue mendja qe mas do kohe do te ndodhe pikërishte nje gjë e tillë , mirëpo jo ne Kosove, por në Shqiperi… disa muj ma vone. Ishte i vetmi njeri qe rrinte me ore e me dite me mue kur u vra Abei im. E  sillej  me mu si ndaj femiut te vet. Me aq mbeshtetje, e nuk kalonte ate vije si bejne nepër të pame te vdekjes së dikujt. Me merrte me vete ne natyre, pishim kafe, ndijsha ate mbeshtetje te tij… nganjehere me ore pa fol asgje, e truproja e tij, diku 4 veta rijshin anash.

Ate shtator, muajin shtator 1989, nuk e harroj kurrë. Sepse erdhen në shpejtesi ekipi i HRT-se, kur u vra Azem Hajdari. Ekipin e udheheqte gazetari Goran Rotim. Falemnderit Zotit qe ai ishte udheheqes i ekipit se une nuk kisha mujt as 10 perqind të punës ta kryeja, reportazhes, bisedimeve të shumëta me persona të njohur dhe qytetarë te rendomtë, me hy ne televizion shqiptar qe e zaptuan kryengritesit, e ai, Rotim i beri te gjitha keto. Une vetëm perktheja. Koloneli Krasniqi nuk gjindej ne Tirane atehere per momentin. Ne mes tjerash, vetem mu, vetem mu me pranoi Sali Berisha nga të gjithë ata gazetarë, në seli. Jam dërmu edhe ma shume, kur e kam pa se si dukej. Nje pikë të mardhe në sy. Sytë tërësisht të përgjakun. Nje pjesë e bisedës nuk më kujtohet… u dërmova kur e vërejta si dukej.

Sali Berisha më tha qe do te kete impikime të rënda për Kosovën ky akt i vrasjes te Azem Hajdarit.

E une kisha nevoje ta takoja Ahmet Krasniqin.

Dikush me lajmëroi që Krasniqi është kthye (me duket Halil Bicaj, nuk jam e sigurtë, apo Agim Haziri). E thirra ne telefonin mobil. Menjehere nisi vozitësin dhe nje truproje dhe një njeri, nuk me kujtohet emri i tij, dhe nga hoteli “Miniri” me derguan ne seli te tij, nje shtepi ne nje lagje jo aq afer qendres te Tiranes. Te dyt u gezum qe u pam. Ishin 6-7 truroje qe kcejshin ne kembe, edhe kur lehte qeni diku. Por jo te veshur ne uniformë. Ishte edhe nje oficer, nuk ia them emrin, i poshtër dul e ne Zagreb, kur nje here u pam në një perkujtimore mledhje perkujtimore per Bekim Fehmiun, i thash: Ti je kon ate nat atje por nuk je sjell mire daj meje. Ai tha, citim. “Jebiga, s’kom ditë atëhere kush je!”. I njejti ai oficer mohoi ne kafe Dubrovnik qe ishte ate nate ne seli te Krasiqit, mohoi para Albi Kurtit qe ishte ato dite ne Zagreb e mbajti do ligjërata ne fakultet për mardhenie nderkombetare. Mohoi qe ishte atje, me kembengulje mohoi.

Sikurse qe Martin Berishaj poashtu mohon para Albin Kurtit se ai ishte ai qe ma percjell kercnimin nga Thaci (Agim Ceku) me 15 maj 1999 ., ne kafe te hotelit “Miniri” diku ne ora 10 para dreke. Nuk kam kuptu pse te dytë mohuan këto ngjarje, nuk e kam kuptue. Per Martin Berishaj tash kuptoj pse mohoi , por per kete oficer… as sot nuk kam kuptu pse ka mohu ate qe ishte ate nate ne seli te Ahmet Krasniqi. Ndihej nje atmosfere zilie dhe ne ate seli ate nate ne Tirane, me 19. shtator 1998. E dijsha une. Krasniqi, jo! Aq ishte i perqendrum ne bisede me mu, ma tregoi gjirimin e betimit te UCK-se, betimin para Tij, Kraniqit, dhe Tahir Zemaj. Dhe tha disi.. si femij i gezum, tha: “U Bashkuam”. Thash. Me emrin UCK? Ai tha: Ti e ke zgjedh ate emen. I thash: Jo une, Krasniq i dashur, Abei im e zgjedhi kur filluam ne HRT me 4 tetor 1997. Sidoqofte ate nate NUK ishte aty ky qe dul nga askund Post Festum, Sefedin, Seff, Selfi apo si mo kishte emra e emron vehten ai qe paraqitej masnej si Inkvizitor, Inspektor. Kurre askund me Ahmet Krasniqin kur isha nuk e kam taku, as ne Tirane, as ne Zagreb, as ne Rovinj. Kurre. Kjo shqifje, “Ka flejt ne ballkon” eshte pshtymje edhe ne Ahmet Krasniqin e qe ishte aq person fisnik, aq i but, si ndaj femiut te vet, por edhe me nderim ndaj meje. Fjeta ne dhome ne perdhese. Ata te gjithe shkuan nalt. ne kat te shtepise. Dhe Krasniqi me ta. Ishte nje dhome anash, ne perdhese. Aty flejti nje person qe ishte si prezentus per do pune admiistrative, dhe per media…dicka.. nuk dij. Por e dij qe folshim deri diku afer 4 mengjes. U zgjuam heret. 7 e gjys. Pinim kafe, e Ahmet Krasiqi me shiqonte gjate e vemendje disi si prindi.

E pyetia Pse po mbahesh per bark? I thash: Me dhem shume, me dite me dhemb. Ai tha: Krejt e ki prej merzis per Abejen, kurgjo serioze nuk asht. E me shiqonte pa fjale, pallten mbi supe, jo te veshun, e me tha. Hajt po hajme nje drek une e ti sot. Te thirri kah 3 apo kater ora. E shoferi dhe ai i njejti percjelles me prunen ne Miniri. Por Rotim kerkoi qe te gjirojme me intenzitet neper lagje, neprer konferenca shtypi, Fatos Nano. dhe kerkoi te i shukim mobitela te gjithe. U pergaditke per Live Stream ate nate, sepse ne medgjes me 21., kishim avion kthimi ne Zagreb. Shume materiale per perkthim. Shkuam Live Stream ne Motrishta diku pas ores 22 ne mbramje. E heret ne mengjes ne avion per Zagreb.

Nuk u pash me Ahmet Krasniqin per ate dreke. Por as ne anderr me trishtuese nuk me ka ra ne mend qe mund te dodh dicka e tille edhepse.. Berisha me paralajmrroi kurr isha te ai ne seli qe do ndodhin skenare te zeza. Por kesi nje gje… as ne anderr me te keqe, edhepse nepr rruge te Tirranes ishin shume te armatosur, ne uniforma, e te gjithe me maska. Trishtushem. Ne nje moment ate dite, dy kamerman HRT dhe Goran afrohen nje grupi te ushtarve te armatosun me maska ne fetyre. Gorani me tha: “Rexhepi, prevodi samo ono što ja pitam i što oni odgovaraju. Ti ne postavljaj svoja pitanja”. (Diana përktheje vetëm atë që pyes une dhe cka pergjigjen ata”. Ti mos bënë pyetje). Nga theksi si flisnin ishin te Shqipërise, por trishtushem.. trishtushem. Pak koment mu kan pre kur pash gjithe ato skena neper rruge te Tiranes edhepse isha ne Tirane ne fror 1997., kur u rrzu Berisha, isha me staf te Arbnorit por nuk jam frigu, aspak. Jo ne Tirane. Ama ne jug nuk kam hi. Une jo. Ibra po. Une nuk kam guxu.

Por ne Tirane nuk jam frikësue edhepse ishte gjendje lufte, por disi… nuk jam frigu, sepse nje vit perpara isha gati dy muj ne vere 1996., dhe nga gjitha biseda me staf te Arbnorit ata parashikuan nje kësi skenari. Dhe atë shkurt të vitit 1997., me tha njeni nga stafi i Arbnorit: Mbaroi me neve, tash nje vjet do te fillon Lufta ne Kosove.

Ti kthehem asaj me Ahmet Krasniqin. Kur degjuam ne HRT që është vra, ishte një atmosferë zymtë. Une, nuk isha ne gjendje të flas… e as me Roren. Rija e shtangume. E Rora pergaditi vet kete lajm dhe aty e ate atmosfere te zymt, te gjithe ne redaksi ishin me fytyra të zymta, aty tha nje analisti i njohur: Ubijen je pogrešni Krasniqi.

***

Masanej, disa here isha ne Rovinj. Ishin të vramë e thyem shpirtnisht gruja dhe femijët e Krasniqit. Teuata, sidomos. E une nuk dijsha cka te i them. Cka? Cka te i them, kush e pse e bëri kete. E dij vetem qe ajo truproja qe ishte me te ate nate qe e vrane, ate informate e dij, qe i ulin ne toke (cfare trima a?) e personi i maskum me theks te Shqipenise e gjuan në atë moment me allti Krasniqin. Dicka nga kjo me spjegoi Bici (Halil Bicaj) ne maj 1999., sepse isha gjatë në Tiranë, pritja Ibrahim Rugoven e qe kerkonte nga shteti shqipetar nje garance sigurimi.

Rugova kishte qenë në Vatikan, sa më kujtohet. Por Shqiperia nuk ia dha e as që i premtoi sigurim, dhe ndodhe ne nderkohe derisa pritsha Rugoven, ndodh kjo: Nana me vdes, mas dy dite kercnim i Thacin , të cilin Martini mundoi te kamufloi me kinse kercënim nga Agim Ceku, e me  vone kur i thash se ishte kercnim nga Thaci e jo nga Ceku me te cilin deshte me bo interviste, per ate si teme kryesore dhe qon Večernji List, per interviste me Cekun, por nuk e mora ate interviste.

E bëra intervistën me Afrim Shurecin , e qe ai tekst ngriti pluhun te madh tek të gjithe, e te “rogneristat” vecanërisht, edhe te disa te FARK-ut nga Lufta në Koshare. Pluhun i madh. Nga kjo distance kohe, per mu ishte fenomeni i Letrës – Lakmus , pikerisht për prapavijën kush me kend dhe kush kundër kujt apo gjithe kundër gjithëve e në mes veti. E nga zilia?  Emri i Ahmet Krasniqit nuk mund të njolloset kurrë.

Une jam e trajnume për Luftë me serbë, jo me shqiptarë! Atë lojë dij me lujt me shkathtësi, jo lojra të ndyta dhe rrena, shtimje (podmetanje) të shqipetarëve. Atë lojë nuk e kam trajnu e as mësu, sepse nuk kam andrru se shqipetarët ishin aq lojtarë të fëlliqët me njëri-tjetrin ndërsa në Lufte me serbë janë servil dhe fshihen në birën e miut.

 Përshëndetje …, sikur kishte me thanë Abei im,  Bekim Berisha!