Kreu Blog Faqe 1447

Për librin e Jusuf Buxhovit: “Kthesa historike I. Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së (2)

0
Nga: Shefqet Dibrani
Jusuf Buxhovi: “KTHESA HISTORIKE I. – Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, publicistikë historike, botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë 2008, faqe 352. ISBN 978-9951-06-225-1
PRELUD PËR NJË EPOKË TË RE, (ose për barazi, demokraci dhe Perëndim)
KAPITULLI 1
Libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, është ndërtuar mbi dy segmente kohore, ku njëra pa tjetrën nuk mund ta bënin tërësinë e një “Epoke më të madhe”, të asaj epoke që përshpejtoi rënien e diktaturës komuniste në Evropën Juglindore, e më pas edhe në krijimin e hartës së re të Evropës postkomuniste. Dhe pjesa e dytë, ose “Epoka e LDK-së”, që janë nëntë vite të cilat kanë bërë Epokën e Madhe?!…
Në pjesën e parë, aty ku bëhet fjalë për “Vitet e Gjermanisë”, do të lexojmë rrëfime të bukura për ngjarje të rëndësishme, dhe do të njihemi edhe më mirë me rolin e Gjermanisë, dhe me ndikimin e saj në shpërbërjen e Jugosllavisë, në njërën anë, dhe në anën tjetër edhe për ndikimin e drejtpërdrejt të Gjermanisë, tek shqiptarët e Kosovës, për ta marrë përsipër fatin e vet, dhe përgjithësisht për t’i drejtuar ata kah Evropa.
“Por, cila do të duhej të ishte ajo forcë që merrte përsipër këto procese, kur dihej se klasa politike e Kosovës, të shumtën ishte vetë shpenzuar dhe vetë komprometuar gjatë viteve të mundimshme të të ashtuquajturit diferencim politik kur Beogradit i ishin bërë aq shumë koncesione pikërisht në planin politik, madje edhe aty ku ajo kishte shumë atu të mos bënte kompromise vdekjeprurëse?”, (faqe 15). Ky citim që theksuam më parë më duket se është një pyetje logjike që autori ia ka shtruar vetës para atyre sfidave. Sfida këto që e kishin vënë atë në sprovë, bashkë me elitën intelektuale të asaj kohe, pra, para një përgjegjësie kombëtare “të jesh apo të mos jesh”?!
Ishin hezitime apo dilema për elitën intelektuale që të vihej në ballë të proceseve, për të ndërtuar “Epokën” që nuk do të përsëritet kurrë më. Por, në kohën kur disa i kishte mbuluar letargjia e robërisë dhe qe besa më shumë nostalgjia e jugosllavizmit për një bashkëjetesë me serbet siç bënte e vepronte Veton Surroi bashkë me Shkëlzen Maliqin, – Jusuf Buxhovi, mendonte se ishin “vetëm intelektualët e pavarur, kryesisht ata që gjatë viteve të fundit kishin marrë përsipër barrën e kundërvënies propagandës serbe rreth mitit të Kosovës”, (faqe 15), ku do ta dominojnë të drejtën historike në të cilën lidheshin serbet, me të drejtën faktike, ose siç e thekson autori si “e drejtë jetësore apo etnike”, mbi të cilat mbështetej elita intelektuale e Kosovës.
Kjo elitë intelektuale, në të cilën rolin e vet të pashmangshëm e kishte autori i këtyre librave, i mbështetur në fillimet e tija nga publicisti gjerman Horst Wesseler, i cili “do të vijë në Prishtinë me sugjerimin gjerman për themelimin e një partie politike shqiptare që do të udhëhiqej nga shkrimtarët, por edhe intelektualët tjerë”, (faqe 17), ku padyshim kësaj ideje të publicistit Wesseler, i paraprijnë, ose e kanë sforcuar edhe gazeta konzervative “Die Welt”, radioja “Westdeutsche Rundfunk” e Köln-it, e sidomos gazetari e analisti i njohur Viktor Meier, i cili më shumë se kushdo tjetër do të luaj rolin e tij pozitiv në zhvillimet e asaj kohe në Kosovë dhe përgjithësisht në Jugosllavi.
Jo vetëm kaq, por edhe politikaj e personalitete të tjera të Gjermanisë siç ishin: Wili Brant, Franc Jozef Shtraus, Hrost Emke, Herbert Verner, Rajner Maria Fasbinder, nobelisti Heinrich Böll, e shkrimtari i madh Günter Grass, do të luajnë rolin e tyre në ndryshimin e kufijve në Evropë dhe në Ballkan, dhe kush më shumë e kush më pak do të zgjojnë vetëdijen gjermane se “shqiptarët kanë një besim historik te gjermanët…”, (faqe 35).
S’ka dyshim se gjatë kohës së luftërave të ftohta, ka pas hamendje e dilema, madje ka ekzistuar një mendim “për një dominim të Beogradit mbi Shqipërinë”, qoftë ky dominim politik, kulturor a ekonomik, (faqe 44). E, në përpjekje për të zgjedhur një formulë magjike, qoftë për ta shpëtuar Shqipërinë nga diktatura primitive komuniste, e qoftë për t’i reformuar e drejtuar shqiptarët kah Evropa, Helmut Schmidt do të mbahet mend si njëri nga personalitetet e para gjermane që do ta vizitoj Shqipërinë komuniste, me shpresë se do ta joshte diktatorin Enver Hoxha për reforma në sistemin politik dhe ekonomik të vendit. Veprimet e Schmidt, më duken se kanë pasur ngjashmëri me veprimet e kancelarit gjerman Helmut Kohl i cili ka qenë i ndikuar nga filozofia udhëheqëse e Konrad Adenauer, i cili gjatë tërë karrierës së tij udhëheqëse, si kancelar i Gjermanisë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, “fitoren e paqes do ta shohë të lidhur ngushtë me zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik nga brenda dhe në bashkëveprim me Aleancën Veriatlantike nga jashtë”, (faqe 63).
Në këtë prizëm edhe Helmut Kohl si Helmut Schmidt, “e ka parë Shqipërinë në përputhje me zhvillimet e kohës, gjithnjë duke u përpjekur ta animoj e edhe ta kthejë, së pari në një interes europerendimorë e pastaj gjerman”, (faqe 64), kurse Wili Branti, “pasi do ta fitoj postin e kancelarit gjerman, në vitin 1972, do të promovojë doktrinën e pajtimeve historike me anën e pranimit të realiteteve të vendosura në lindje pas Luftës së Dytë Botërore”, (faqe 63). Shikuar në retrospektivë, e bazuar në ngjarjet që kanë ndodhur, do të bindemi se gjermanët vazhdimisht janë interesuar për shqiptarët, dhe qasja e tyre ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi ka qen tejet pozitive. Më duket se edhe njëri nga synimet e autorit përgjatë këtij libri, ka qenë për të dëshmuar interesimin e madh gjerman për t’i zhvilluar proceset demokratike në Kosovë, për ta zhvilluar e demokratizuar Shqipërinë dhe për t’i orientuar përgjithësisht shqiptarët kah Perëndimi.
Karshi këtyre zhvillimeve dhe ngjarjeve të tjera të shumta në këtë libër “prelud për hyrje në demokraci” do të gjejmë edhe “habinë e Vladimir Bakariçit për Kosovën”, kurse qëndrimi i tij parimor për Kosovën, do të rikthehet në kujtesën tonë i freskët dhe i qartë, sepse Vladimir Bakariç, do të mbetet ndër politikanët e rrallë kroat që ka pasur një qëndrim konstruktiv për zhvillimet politike në Kosovën, qysh në vitet e tetëdhjeta të shekullit që më parë ia kemi kthyer shpinën, (faqe 80 – 84).
Përmes këtij libri të Jusuf Buxhovit, mund të kuptojmë më mirë ato kohëra, dhe mund të besojmë se gjermanët ishin faktor shumë i rëndësishëm për të gjitha zhvillimet politike në Evropë, veçmas për shthurjen dhe shkatërrimin e Jugosllavisë. Ndoshta, pikërisht këtu qëndron alibia e “pranimit të realiteteve historike me Gjermaninë Lindore”, siç ka vepruar Wili Branti, ndoshta edhe pse në këto rrëmuja dhe rrëmete kishte personalitete gjermane që kanë rënë në grackat serbe, si ajo e Heinrich Böll, në mbrojtje të ultranacionalistit serb Dobrica Qosiq, (faqe 90-111), por gjithsesi zhvillimet e më vonshme do ta kenë davaritur mjegullën edhe para syve të tij, (është fjala për Heinrich Böll), dhe të shumëkujt.
Të gjitha shkrimet, për “Vitet e Gjermanisë”, mund të lexohen si tregime të mira dhe të pranueshme, por është meritë e autorit për mënyrën e rrëfimit dhe të trajtimit të çështjeve që janë përfshirë në këtë kapitull.
St. Gallen, 23 dhjetor 2021.
Shefqet DIBRANI

Përkrahësit e “Ballkanit të Hapur”, janë përkrahësit e “Brukselit të Mbyllur” e të kthimit vullnetar në burgun serbosllav!

0
Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
Kushdo që e përkrah Ballkanin e Hapur le ta dijë që po e përkrah jo vetëm Brukselin e Mbyllur për Kosovën, por edhe kthimin vullnetar në burgun Serbosllav, ku çelësat për hapjen dhe mbylljen e dyerve të qelive i mbajnë në xhepa dhe duar Vuçiqi dhe Putini.
Disa mijëra shqipfolës të verbër, dashakeq, shurdh-memecë, kriminelë dhe tradhtarë, po shtirën se kinse nuk po e kuptojnë që Ballkan Open është një “Kazamat i Tmerrshëm Serb” për kombin shqiptar.
Sepse Serbia kurrë s’ka qenë e interesuar për integrim në BE, e aq më pak për integrim në NATO, por vetëm për fondet e Brukselit dhe investimet e vendeve anëtare.
Prandaj Serbia këtë vit të vështirë të karakterizuar nga kriza energjetike dhe pandemia globale, po e mbyll me 5 miliardë investime të huaja, që janë 60% të investimeve të përgjithshme të vendeve të BE-së, Rusisë, Turqisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.
Po e ripërsëris :
Ballkani i Hapur është Bruksel i Mbyllur për Kosovën dhe për të gjitha shtetet që i bashkangjiten.
Sepse është iniciuar dhe krijuar nga Serbia dhe Rusia pikërisht për këtë qëllim.
Pra për t’i mbajtur sa më larg BE-së sidomos Kosovën dhe Bosnjën e Hercegovinën, por edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Pra të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, malazezët, boshnjakët dhe maqedonasit.
Sepse sidomos ndaj shqiptarëve dhe malazezëve dhe natyrisht ndaj shteteve të tyre të brishta Serbia ka aspirata territoriale, klerofashiste, hegjemoniste, eksploatuese dhe gllabëruese.
Shtrohet pyetja :
Kush është ai shqipfolës që beson se mund të ketë qëllime të mira, humane dhe fisnike, një Serbi të cilën po të mos e ndalnin bombat e NATO-s, do ta shkulte me rrënjë nga trojet e tij etnike popullin e vetëm autokton në Ballkan ?
Kush është ai pis milet i poshtër, pos Edi Rames, Bexhet Pacollit, Avdullah Kotit, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut, Driton Selmanajt, Shkëlzen Maliqit dhe Ibrahim Kelmendit që i beson një Serbie të tillë?
Një Serbie që e ka shfrytëzuar rastin sa kanë qenë tradhtarët Thaçi, Pacolli, Mustafa dhe Avdullah Koti në pushtet për të lobuar e pa penguar për çnjohjen e Kosovës.
Që e ka bërë këtë madje edhe me lekët e taksapaguesve të Kosovës, përmes Dhurata Hoxhes në Uashington, ku kryetar ishte rusofili Trump dhe në Bruksel ku vallen e djallit e udhëheqin partitë e ekstremit të djathtë, që janë tradicionalisht besnike ndaj politikës klerofashiste dhe hegjemoniste serbe dhe ruse.
Kush është ai shqipfolës, që mund t’i beson një Serbie që s’ka ndryshuar fare, s’ka kërkuar falje, nuk e ka zbardhur fatin e të pagjeturve, nuk na i ka kthyer kufomat nga varrezat kolektive dhe nuk ka paguar dëmshpërblim?
Kush është ai shqipfolës që mund t’i beson një Serbie që e rrëzoi me ndihmën e popave klerofashist dhe tradhtarit Dritan Abazoviq partinë e Milo Gjukanoviqit, garantën e vetme të një Mali të Zi pro evropian, demokratik dhe multietnik?
Kush është ai shqipfolës që mund t’i beson një Serbie e cila e krijoi “Listen Serbe” prej kriminelëve të luftës dhe paqes nga Veriu i Kosovës, të cilët i aboloi (fali) krimineli dhe tradhtari Hashim Thaçi, për t’ia mundësuar Vuçiqit marrjen peng të Veriut, Kuvendit dhe shtetit, respektivisht për t’ia mundësuar atij bosnizimin, defunksionalizimin dhe ripushtimin e Kosovës?
Kush është ai shqipfolës që i beson një Serbie e cila vazhdimisht provokon dhe shkakton trazira në Veri të Kosovës, pra në të njëjtin veri të cilin e ka kthyer në Eldorado të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të armëve dhe drogës?
Ja unë ju them kush është ai shqiptar :
Ai shqiptar është një kriminel dhe tradhtar që urgjentisht duhet varur në litar.

Si do të duket Shqipëria pas “martesës” me Serbinë ?

0

Fahri Xharra, Gjakovë

I tërë stabiliteti i Ballkanit perëndimor lidhet sot me rolin dhe përceptimin e politikës serbe, e cila me udhëheqjen e  Aleksandër Vuçiqit, si diçka tashmë kinse të « refomuar », por në realitet pa dyshim se rruga  e saj nuk dallon nga e kaluara, dhe asgjë nuk ka të veqantë në historinë e një populli bezdisës dhe luftënxitës. – këte udhëheqja shqiptare nuk po e vëren .
“Prandaj, me çfarë logjike duhet t’u besohet njerëzve të tillë sot, kur një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kasapit të Ballkanit, që dha urdhër për shkakëtimin e këtyre krimeve në Kosovë, ishte vetë Aleksandër Vuçiq, i cili sot inicon projektin e « Ballkanit të hapur », që më parë dëshiron të bëjë tregëtinë e lirë të mallrave se të inicojë të bëjë lëvizjen e lirë të njerëzëve.- shkruan shkruan Dedë Preqi në Zemren Shqiptare “

Përkundër të gjitha të këqiajve që populli shqiptar i ka pëjetuar prej Serbisë që nga viti 1800 e këndej , simpatia për serbët është shumë e madhe tek populli shqiptar i Shqipërisë. Këte e them me bindje duke e lexuar historinë dhe të kaluarën tonë në burimet serbe dhe shqiptare.

“Spiunët dhe diplomatët rusë janë përfshirë për thuajse një dekadë për të shprëndarë propagandë dhe nxitur trazira në Maqedoni si pjesë e përpjekjeve të gjëra të Kremlinit për të rritur ndikimin e tij përgjatë vendeve të ish-Jugosllavisë dhe për të pamundësuar anëtarësimin e tyre në NATO si dhe për t’i shkëputur ato nga ndikimi perëndimor, shkruan e përditshmja britanike “The Guardian”. Të gjeturat e këtyre dokumenteve tregojnë për përpjekjet e inteligjencës serbe për të mbështetur “nacionalistët prorusë dhe antiperëndimorë në Maqedoni”. “Aktivitetet inteligjente të Moskës janë kryer nga ambasada ruse në Shkup, nga tre agjentë të Shërbimit të Jashtëm Inteligjent si dhe nga stacioni i tyre në Beograd, por edhe nga katër spiunë të agjencisë inteligjente ushtarake ruse me bazën e saj në Sofia të Bullgarisë.Në një nga këto dokumente sekrete thuhet se agjentët rusë kanë punuar për të rekrutuar pjesëtarë të ushtrisë së Maqedonisë dhe ministrin e Brendshëm, me qëllim të krijimit të një ‘mase kritike të individëve të stërvitur ushtarak, të cilët në momente dhe situata të rëndësishme politike do të ishin të përdorshëm për interesat ruse’. “ Ja , pra kjo është Maqedonia e Zaevit !

Në Shqipëri shpërthejnë skandalet si ky i fundit. Pas skandalit të sotëm me të dhënat private të shqiptarëve ku janë publikuar pagat e mbi 637 mijë punonjësve në publik e privat, krahas së cilës tregohet edhe numri i kartës së identiteti dhe vendi ku ata punojnë, ka reaguar edhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Këta të fundit i bëjnë thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private. Por ato po qarkullojnë .
Jeni shtet i NATO-s, nuk jeni shtet që iu beson bota.!

Eshtë një mrekulli e madhe që i shpëtuam gllabërimit të fqinjëve, jo ps e deshem ne , por deshti Europa dhe Amerika, që të ngelim se paku si fosilet e një populli të lashtë.

Tani me Ballkanin e Hapur ç`po ndodhë dhe ç`do të ndodhë : një gjë është e sigurt që bujqit shqiptar do të shesin lirëshëm kastraveca dhe bostan nëpër Serbi, kurse Serbët me parat ruse do e blejnë bregdetine Adriatikut, pa e llogaritur edhe spionazhin serb që do të futet në të gjitha poret e thelbësore të Shqipërisë.
Deri sa ( po flas vetëm pas LDB ) ne shqiptarët e Kosovës ishim sharrëxhitë e Beogradit, të iu rikujtoj poezinë e Esad Mekulit “Sharrëxhiu”, kushtuar shqiptarëve që punonin si puntorë krahu, të poshtëruar e të fyer, në Beograd :

“Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij.

Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shokë, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta? O vëlla me sharrë në krah Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sqetull Me sharrën e stërlashtë mbi krah dhe sëpatën e mprehtë të rrasun në shokë.

Ne dimë që jemi të llojit që nuk kemi çka të ekportojmë në Serbi ,” përveq farërave të kungullit” ( kështu e thoshin gjermanët dikur ), dhe duke e ditur varfërinë ekstreme që e kemi, a mos po e këthejmë epokën e sharraxhiut shqiptar nëpër Serbi ?
Mos qoftë kurrë ashtu si po e shoh unë, por parajsë me Serbinë nuk ka.
A mos ky tentim për një konfederatë me Serbinë të cilën e ëndërronte Enveri, por ra Stalini e na shpëtoi.

Më 23.12.2021

Dijetari dhe plaku i urtë Muzli Isuf Sahiti

0

Plaku plisbardhë Muzli Sahiti në bashkëbisedim me drejtorin e Entit Pedagogjik të Kosovës Z. Halim Hysenin, dhe Prend Buzhalen e Mikel Gojanin, më rastin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të LASH-it për regjionin e Pejës, në shkollën “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, në vitin 1991.

(Foto e bërë nga Idriz Dushi).

Shkruan: Selman Etemi

Në këtë tubim, e që kishte për temë organizimin e mësimit në nivelin Institucional, morën pjesë: kryetari i LASH-it të Kosovës Z. Rexhep Osmani, të gjithë kryetarët dhe kryesitë e katër komunave (Pejës, Deçanit, Klinës dhe Istogut. Në këtë tubim fjala e plisbardhit ishte shumë bindëse dhe emocionuese. I cili evokoi mendjembajtje për shkollimin e shqiptarëve me plot vuajtje edhe në kohërat e kaluara, e, që sunduesi i njejt pengonte arsimimin e shqiptarëve. Fjalët e plakut mendjemprehtë kohë të gjatë diskutoheshin (edhe në Prishtinë) si shembull për inspirim dhe këmbëngulje që t’i shtyjmë proceset dhe organizimet përpara, që shkolla shqipe të mbijetonte sidomos në vitet e nëntëdhjeta, e cila edhe u realizua përballë atij pushteti.

Si kryetar i LASH-it në Klinë që isha, por edhe drejtor i shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë, plakun e urtë e kisha këshillëdhënës gati për çdo situatë të vështirësisë. Edhe në aktivitetin e nivelit të bashkësisë lokale të Grabanicës e kishta krahun më të sigurtë dhe ndihmës. Këshilla e tij na ishte shumë domethënëse dhe trimëruese për aktivitetet në vazhdim, si për ne në shkollë por edhe në nivele të tjera.

Edhe disa fjalë kujtese dhe respekti për Muzli Sahitin nga Grabanica e Klinës

Një ndër shumë familje të këtij mesi, e kemi edhe familjen vlerëmadhe të Uksahitëve, e cila njihet si më e vjetra e kësaj ane, dhe më e dëshmuara për sakrificë, bukëdhënjë dhe tipike tradicionale shqiptare, vlerë kjo e bartur nëpër shumë gjenerata. Nga kjo familje kemi edhe shumë pasardhës që e dëshmojnë këtë të

thënë. Nga shumë burra të kësaj vatre bujare, po veçojmë plakun e urtë e skajshmërisht të dëshmuar nëpër kohë dhe rrethanë, Muzli Sahitin, portreti i të cilit gjatë do jetojë në kujtesën e shumë bashkëkombasve. U lind në vietet më të vështira për kombin dhe trojet shqiptare (1920), dhe e mbylli epokën e vet të lavdishme po ashtu kur kombi i tij përjetonte ditët më të rënda (1998), por që e fitoi lirinë e shumëpritur një vit më vonë.

Këtë herë nuk do thellohem shumë në portretizimin e figurës dhe të bëmave të Muzliut, por po veçoj pak nga kujtimet e mia, që kishin lidhshmërinë përgjatë jetës së përbashkët që e kishim –ai burrë me nam e unë një fëmijë dhe bashëmoshatar i fëmijëve të tij (atëherë).

Edhe për mua, sikur shumë të tjerë të këtij mesi, kujtimet për Muzliun gjithmonë më janë të freskëta, se, u rrita jetim prej moshës 12 vjeçare, dhe ishte i pari që na e hapi derën në mbrëmjen e 29 dhjetorit të vitit 1969 kur na vdiq babai.

Mëqë me shtëpi ishim afër, përgjatë gjithë kohës na u bë këshillëdhënës për t’a vazhduar jetën, ne si tërësi familjare, e të gjithë ne, vëllezër e motra (shtatë) ishim të vegjël por dhe në një varfëri pothuaj të skajshme.

Udhërrëfimet e tij na u bënë binar sigurie për të ecur përpara. Këshillat nga ai na ishin të pandara dhe të përditshme. Interesohej edhe për vijimin tonë në mësime. Na pyeste edhe për paisje mësimore. Na udhëzonte si të punohet dhe të kujdesemi për të mirat dhe produktet kopshtare. Pra, kujdesej sikur të ishim pjesë e familjes së tij.

Edhe unë si fëmijë që isha, e ndjeja veten si pjesëtar i kësaj bashkësie familjare, dhe rrita e jonë na ishte e përbashkët me Kadriun, Isën, Sahitin, Halilin e Shaipin, -shpeshherë nënë Nepa na ushqente sikur fëmijët e vetë. Pra, magjja e kësaj familje na ishte edhe e jona.

Si në shkollim të mesëm, ashtu edhe gjatë stidimeve, interesohej dhe më pyeste për mirëvajttjen e atyre proceseve. Edhe punësimi im në procesin edukativ dhe arsimor e gëzoi shumë. Gjithmonë thoshte, se vetem kuadri ynë na shpëton nga kjo gjendje që me shekuj po na sakatosë edhe kombëtarisht.

Në kullën e tij, shpeshherë na fliste për raste dhe përiudha të ndryshme nëpër të cilat kombi ynë kishte kaluar. Na fiste për “kohën e otkupit”, “tepricave”, për kolonizimin e tokave shqiptare, për “Aksionin e armëve”, Por, na fliste (si të ri që ishim) edhe për syqeltësinë që duhet ta kishim, se historia mund edhe të përsëritet për ne shqiptarët.

I pathyeshëm në ideal dhe i pakompromis përballë okupuesit

Muzliun e kishim të veçantin e këtij mesi. Ishte gojartë në çdo bisedë dhe shumë mendjemprehtë në ide dhe parashikime pasuese për verpim. Nacionalist i dëshmuar përballë rrethanave të kohës dhe filozof i përkryer në të shprehurit e qëndrimeve, pavarësisht nivelit të bisedës. Na ishte odatar i një niveli të lartë dhe bindës në të shprehur, pavarësisht qëlllimit tematik dhe përbërjes strukturore. Pra, plaku i urtë e teper vigjilent, na ishte figurë paraprirëse në bashkësinë lokale të Grabanicës, dhe thuaja pararojë ballafaquese me çdo gjë që ndërlidhej për këtë mes.

Mund të thuhet se, çdo e mirë në nivel të kësaj bashkësisë lokale, por edhe më gjerë, ndërlidhet me emrin dhe veprën e këij burri, që pas vetes la veç të mira për brezat në vijim.

Shquhej për burrni, mençuri, besnikëri, mirësi e bujari, virtyte këto që e kompletuan këtë ikonë të fjalës dhe figurës tipike të një shqiptari model për atdheun dhe kombin e vet.

E kishim dijetarin e pa krahasueshëm ndër shumë kuvende dhe log burrash.

Oratoria e tij gjithmonë ishte bindëse dhe e argumentuar e assesi e diskutueshme.

E drejta për komb dhe lirinë e tij, ishte synimi kryesor, të cilin e dëshmonte në vepër por dhe e mbjellte tek te tjerët.

Ishte arsimdashës dhe këtë e demonstronte në çdo rast, ku përpjekje bënte që arsimimi i të rinjëve dhe të rejave shqiptare të jetë në nivelin sa më të lartë, se këtu e shihte daljen nga ngulfatja sunduese shekullore.

Na ishte autodidakt (pjesërisht) por i formuar në nivelin më të lartë të mundshëm, dhe zotëronte një filozofi mahnitëse dhe të pakapshme për shumë të tjerë.

I arsyetonte demonstratat studentore të vitit 1981, edhe përkundër shumë zërave të tjerë, që ato i kualifikonin kinse jo produktive, dhe këtë e bënte me plot vizionaritetin që e kishte. Pra, ngjarjet e pranverës 1981 i kualifikonte si një e mirë dhe këndellje për një mobilizim të realizimit të aspiratave shekullore.

Edhe ngjarjet e viteve të 90-ta e shpërfaqen qendrueshmërinë e pathyshme prej një nacionalisti stoik. Ishte digë e pathyeshme nëpër shumë ngjarje, e sidomos atyre organizimeve në nivel të BL të Grabanicës, e gjithsesi ishte pjesëmarrës edhe në tubimet protestuese por dhe mobilizuese lidhur për mos hjekjen e emrit Azem Bejta, të shkollës në Grabanicë, e që synimi i atij pushteti kishte fillu që prej vitit 1987. Pra, Muzliun, bashkë edhe me shumë të tjerë, e kishim çdoherë krah të fortë që ky emërtim i Shkollës të mbrohej.

Dhe, mund të konstatohet se, ishte i veçanti në mbrojtjen e emrit të shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë. Në çdo tubim, si prind por dhe si qytetar i atij mesi, shpërfaqte qëndrimet bindëse, se kërkesat shovene e sidomos ato antishqiptare të mos realizohen e jetësohen assesi. Të njejtën këmbëngulje e reflektoi edhe ndaj shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë, më rastin e mbajtjes së një tubimi të prindërve shqiptarë për mos ndryshim të emrin, ku fjalimi i tij u duartrokit nga pjesëmerrësit e shumtë. Një ditë më parë, kur unë, bashkë me Ramadan Krasniqin (profesor në sh.m. “Luigj Gurakuqi” dhe figurë qendrore e rezistencës) dhe Zenun Zeqën (kryetar i parë legjitim i KK të Klinës) bënim organizimin që të nesërmen të demonstrohet në Klinë, por dhe më pastaj do të organizohet edhe një tubim i prindërve, i cili do të mbahej po ashtu në Klinë, na tha: “Me emër të Zotit nesër do të jam aty, do t’ju tregojmë qafirave se kot e kanë të na i përdhosin dhe shuajnë vlerat tona kombëtare”.

Përkrahës i së mirës dhe kundërshtues ndaj çdo gjëje antishqiptare

Në çdo kohë dhe rast, ishte i pandalshëm dhe ngritëte zërin kundër padrejtësive që na bëhëshin si komb. Qortonte publikisht edhe lojalistët e atij pushteti, të cilët aty – këtu përpiqëshin të i realizojnë qëllimet dhe synimet pushtetare të atëhershme. Siç dëshmonin edhe bashkëkohanikët e tij, i tillë ishte gjatë gjithë jetës, pra edhe kur ishte në moshë të re.

Këmbëngulës dhe kundërshtues e kishim në mosndryshimin e amandamenteve kushtetutare të Kosovës. Zëri më bindës ishte, kur mbaheshin tubime nga aktivistë, se kinse asgjë s’humbet për autonominë. Këtë e paraqiste sikur njohësi më i mirë i jurispodencës, me fakte bindëse, e këtë ia miratonte e gjithë pjesëmarrja në ato tubime, pos disa sërbëve, të cilët në atë kohë jetonin në Grabanicë e Dollovë.

Fjalimi i tij i zjarrtë, me rastin e përkrahjes së Grevës së Minatorëve të Trepçës e pati dridhë edhe faktorin politik të kohës, të cilët përpiqeshin ta ndalonin masën e popullit që donin të marshonin nga Grabanica për në Klinë.

Edhe aksioni për përkrahje dhe ndihmë minatorëve të Trepçës, Muzliun e kishte si gjithherë të zëshëm dhe me plot gatishmëri. Tha: “Mëqe s’po mund të jemi me ta atje thellë në zgafellë, ndihma materiale dhe solidarizimi na është më e vogla që po e bëjmë për ta”.

Pra, jo vtetëm që ishte përkrahës i çdo organizimi kundërshtues ndaj pushtetit sundues serbosllav, por e kishim një ndër më të përgatiturit dhe të guximshmin që ngriste zërin në vendin dhe kohën e duhur.

Helmimin e nxënësve shqiparë, të cilin e bënte okupatori, e quante si masakër kundër të rinjëve të kombit, por ishte stoik dhe i bindur, se edhe kësaj sprove do ia dalim, “kot e kanë, se s’mund të na zhdukin”, thoshte plaku, edhe pse me zemërthyerje i përjetonte tek vetja.

Edhe rastet me të rinjët shqiptarë, e që ktheheshin në arkivole nga armata jugosllave e mundonin shumë. Mori pjesë në shumë tubime anë e kënd Kosovës për varrosjen e tyre, dhe e preknin thellë në shpirt.

Aksionin “Familja ndihmon Familjen” për anën e Mitrovicës (vitet e 90-ta) e përkrahu dhe ishte njëri nga organizatorët dhe kontributdhënësit. Ishte kjo anë e Dardanisë e prekur më së shumti me largimin e punëtorëve shqiptarë dhunshëm nga puna.

Ishte nga të parët që e përkrahu dhe e ndihmoi mobilizimin edhe të armatosur në nivel të fshatit dhe më gjerë, në vitet e 90-ta. Kontributi i këtij burri reflektoi vlerë të madhe edhe në Luftën Çlirimtare, se me atë armatim të cilin e kishte, u luftua për çlirim.

Gjatë viteve të nëntëdhjeta, kur bënim rojë çdo natë, na thoshte, “syqeltësia dhe gatishmëria por dhe flijimi për atdhe është gjëja më e shejtë për njeriun”. Këtë na e thoshte, ndonjëherë kur hynim që të ngrohemi apo pushuar në odën e tij.

E pa mundur është që me kaq hapësirë të përfshihen të gjitha të bëmat e këtij burri fisnik e me plot vlera kombëtare, por krenohemi me fatin që e patëm. E patëm vlerëmadh dhe me një intelegjencë të mprehtë e shumëdimensionale. Këto vlera na i la trashëngim, se pasardhësit e Tij sot na janë begati e çmuar kombëtare.

Përjetësisht mirënjohës dhe respekt të pa fund emrit dhe veprës burrnore e kombëtare të Muzli Isuf Sahitit!

Albin Kurti dje e kapërceu vijen e kuqe, sërish po e komprometon popullin tonë me shpifjen: “popull me shumicë myslimane”

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
KM KURTI DJE KAPËRCEU VINË E KUQE
A foli KM Kurti në ceremoninë festive të shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Medresesë Alaudin në Prishtinë si mysafir zyrtar, si mysliman apo si mysliman simulant, për t’ua shpaguar mbi 100 mijë vota që mori nga islamistët në zgjedhjet parlamentare (kryesisht nga islamistët në Emigracion)?
Për momentin, nuk e di përgjigjen. Ndoshta është më i përafërt spekulimi, se foli si mashtrues, meqë ata që e njohin, thonë se Kurti nuk është fare mysliman ose të paktën nuk e praktikon fare Islamin. Që do të thotë, sipas përcaktimeve fundamentale, kushtëzuese, ai që nuk praktikon, ta zemë pesë lutjet ditore (arabisht salat, turqisht namaz), nuk është mysliman!
[1]
Të gëzon fakti që në atë mes slamisto-erdoganist guxoi të thotë “pas pushtimit të Kosovës nga osmanët”, meqë as myslimanët, – islamistët dhe erdoganistët jo se jo, – nuk i quajnë pushtimet osmane pushtime, por mision hyjnor për përhapje të Islamit.
[2]
Ai që shprehet se shkollimi islam në medrese “përbashkon frymën fetare islame me dijet shkencore dhe filozofike”, siç foli dje KM Kurti, ose është mashtrues, ose injorant. Religjionet janë armike kryesore e dijeve shkencore!
[3]
“Leximi si fjalë urdhërore, si fjalë që hap tekstin e Kuranit, – ka broçkullis KM Kurti [na minuta e 5 e videos të mëposhtë afishuar], – dhe këshilla e Mohamedit për të kërkuar dije deri në fund t’botës”, janë mashtrimet spekuluese më të përhapura, kryesisht në Europë, ku religjionet tashmë diskualifikohen si “mall i skaduar”. Lexo është shqipërim mashtrues i urdhrit ikra, arabisht إقْرَ, meqë shqipërimi i sakt është recito. Ky lloj falsifikimi ka ndodh për shkak se Mohamedi, i cili këmbësoronte rreth 24 km që ngujohej me ditë të tera për meditim në shpellën e Malit Hira, më 2 shkurt 610 (?) ka ëndërruar të jetë vizituar në shpellë nga engjëlli Xhibril, i cili e paskësh urdhëruar Mohamedin: ikra / إقْرَ / recito! Bile, ka ëndërruar ta ketë urdhëruar tre herë dhe pastaj e ka shtrenguar në fyt deri në ngulfatje, që i ka shkaktuar zgjimin nga gjumi, siç ndodh rëndom në ëndërrime, të zgjohe kur të ndodh dhunë apo fatkeqësi. Dhe pasi është zgjuar, është llahtaris, sa ka tentuar edhe ta vras veten…
[4]
Recito (Lexo), nuk është fjala e parë në tekstin e Kuranti, siç ka dezinformuar KM Kurti. Fjala/fjalia e parë e tekstit të Kuranit është: “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.” (kapitulli / surja e parë, ajeti i parë). Ndërsa kapitulli (surja) 96 e Kuranit fillon me fjalën ikra / إقْرَ / recito (e falsifikuar në lexo).
[5]
Edhe “këshilla e Mohamedit për të kërkuar dije deri në fund t’botës” është dezionfomim i sajuar për nevoja propagandistike, afirmative, glorifikuese, te “profetit” Mohamed. Sipas legjendave (haditheve), Mohamedi ka ëndërruar më 2 shkurt 610, prandaj është konvertuar në religjionin që ai duhet ta ketë sajuar, dhe me atë rast qenkësh porosit të kërkonte dije deri në fund të botës. Po të ishte e vërtet, ai do përpiqej të kërkonte dije për vetën e tij, e jo të mos mësonte as shkrim-lexim gjatë gjithë jetës, bile as gjatë 22 vjetëve të fundit të jetës, kur po e praktikonte Islamin (nënshtrimin). Thuhet se bashkëshortja e tij, Hatixheja, zotëronte mirë shkrim-leximin, meqë xhaxhain Varaka e kishte misionar kristian, dhe ai ia kishte mësuar shkrim-leximin.
[6]
Shpesh shpërdorohet pjesëmarrja e medresantëve në Luftën çlirimtare. KM Kurti kësaj radhe foli për 87 medresantë, nga ata 14 të martirizuar. Për ata që nuk janë informuar, rëndom në Kosovë medresantë janë bërë edhe ata që nuk kanë qenë myslimanë, sepse shfrytëzonin mundësinë për arsimim në kushte më të volitshme. Medresantët kishin mundësi strehimi në konvikte të BIK-ut dhe të merrnin bursa. Këtë privilegjë nuk e kishin bashkëmoshatarët e tyre që frekuentonin gjimnazin dhe shkolla të tjera profesionale. Myslimanët marrin pjesë vetëm në lufta hallall, që parashihen në Kuran. Ato janë lufta xhihadiste (të shenjta) për të imponuar me dhunë Islamin. Të tjera lufta çlirimtare nga pushtuesit apo kundër skllavërisë, diskualifikohen haram (të ndaluara) dhe ato diskualifikohen edhe si blasfemike, të cilat do të ndëshkohen me djegie të “përjetshme” në xhehnem (ferr). Ata luftëtarë e martirë (shehid në arabisht), nuk kanë qenë myslimanë, sipas normave bazike islame!
[7]
Është blasfemi kombëtare të gënjehet, sidomos në nivelin e përgjegjësisë si kryeministër: “Megjithëse Islami erdhe si komponentë e osmanizmit të këtyre trevave ballkanike, shqiptarët gjeten rrugë autentike për ta pranuar ketë fe, duke e përshtat ate me kulturën dhe tradita e tyre.”
Islami nuk erdhi, por Islamin e sollen dhe e imponuan me dhunë fizike, juridike, pushtuesit osman. Gjatë viteve 610-622, Mohamedi ka misionarua paqësisht religjionin e tij. Për dymbëdhjetë vjet mezi ia ka dalë të konverton rreth 90 veta. Bile shumica nga ata ishin skllevër që i ka ble me pasuri të Bashkëshortes. Vetëm kur zuri të praktikonte dhunën si emigrant në Medina, u rrit në mënyrë të vrullshme numri i të konvertuarave në Islam.
Edhe Krishterimi, të cilin e sajoj mashtruesi Saulus/Paulus (“shën Pali”), deri sa nuk kishte kapacitete luftarake, nga viti 49 deri në vitin 380, kishte vetëm disa celula të vogla, klandestine, meqë sundimtarët romakë nuk e toleronin. Pra, gjatë rreth 340 vjetëve mundi të bind një përqindje të vogël (njeriu i parë në Europë, i konvertuar në vitin 49 nga vet mashtrusi Paulus, ishte Lydia makedone). Kur vet perandori romak u konvertua në Krishterim, ai e imponoi si religjion të vetëm zyrtar të Republikës së Romës; aty e tutje u imponua me dhunë fizike fashistoide. Kështu i qe imponua Europës mesjeta e errët 1000-vjeçare, siç karakterizohej sundimi kristian në gjuhën diskualifikuese të rilindasëve iluministë evropianë.
[8]
Duhet me qenë tifoz idepolitik i Çubrilloviqit, me ose pa vetëdije, për ta broçkullis gënjeshtrën komprometuese: “Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta ruajnë islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte e vështirë sikur ta mbaje një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi.”
E para, nuk jemi popull me shumicë myslimane. Në Kosovë Islamin e praktikojnë vetëm rreth 25 mijë veta, prandaj vetëm ata janë myslimanë. Për hir të simpatisë, mund të gënjej veten dhe të tjerët se jam japonez, por nuk jam dhe nuk më krijohet mundësia as kulturore e as juridike të konvertohem në japonez. Vetëm idiotët shqipfolës mashtrojnë vetën dhe “allahun” e tyre, me deklarime e simulime të gënjeshtërta, se janë myslimanë! Bile edhe qenkëshin shumicë!
E dyta, jo vetëm në dekadat e fundit, por nga vitin 1913, kur na ka pushtuar Mbretëria e Serbisë, nuk e kemi pas të ndaluar me besua e praktikar Islamin. Përkundrazi, kryeideologët qubrilloviqianë e propagandonin, favorizonin, sponsorizonin, sepse kjo ishte taktika më efektive për të na prezantuar si “mish i huja” në Europën kristinae. Fatkeqësisht edhe KM Kurti, me këtë fjalim, e me fjalime të mëhershme, të ngjashme me këtë, po e komprometon serish popullin tonë me shpifjen: “popull me shumicë myslimane”.
E vërteta e hidhur është se “gjatë këtyre dekadave të fundit” nuk kemi qenë aspak konseguentë në luftimin e merituar të islamistëve agresivë fashistoidë, që morën guximin, – të manipuluar e të financuar kryesisht nga shërbimet serbe dhe ruse, sipas dyshimeve logjike, – për ta damkos popullin tonë e për ta komprometuar Shtetin e Kosovës, si të ishim republikë islamike.
[9]
Vetëm kryeministër shqiptar nuk je, nëse predikon: “Besimi, forma kyqe e fesë, sherben si direktivë në çdo hap të jetës. (…) Teologjia është formë e edukimit të lutjes dhe përgjithësisht e kërkesës për me qenë më i mirë.”
Uroj, sidomos ata kurtianë që besonin dhe ende besojnë se Kurti është ateist, socialdemokrat, – dhe jo ky origjinali, siç ka fol kësaj radhe e në shumë ceremoni islame më herët, – të ndërgjegjësohen për të kuptuar se Kurti nuk ka bindje autentike ideopolitike, kombëtare hiç se hiç, por vetëm i simulon ato për ta komplotuar sa më rëndë Shtetin e Kosovës. Kjo tashmë po duket edhe me arrogancën, në dukje sovraniste, që po manifeston kundër Shqipërisë, BE-së, USA-ve!
***
ps!
Albin Kurtit dje nuk iu kujtua se në vitin 1951, në kohën kur u themelua Medreseja Alauddin, ishte periudha famëkeqe e dhunës së Titos dhe Rankoviqit ndaj shqiptarëve, që nuk e lejonin asnjë shkollë fillore apo të mesme në gjuhën shqipe. Medresaja e Prishtinës në këtë kontekst e pasonte Medresen e Madhe të “Mbretit Aleksander” në Shkup, të themeluar dhjetëvjetsha më herët me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve për në viset e kurdëve e armenëve në Turqi.
Kuadrot e këtyre medreseve andaj ishin spiun të shtetit, qoftë atij mbretëror apo atij të Titos dhe Rankoviqit.
Fragmente nga fjala e KM Kurti në ceremoninë për hir të 70-vjetorit të Medresesë Alaudin në Prishtinë (22.12.2021):

Bisedë Burrash, prozë urbane …

0

Bajram Sefaj, shkrimtar 

 BB (bisedë burrash) 

Letrat, letrat, letrat, nr.___, faqe___ 

 prozë urbane  

(f r a g m e n t) 

Rrëfimit i prinë anekdota. Një i moshuar, shumë i rrëzuar, furishëm hyn në barnatore dhe farmacistes se re shtalb, me një palë sy blerosh, si të maces se llastuar, i drejtohet: ma jepni një gjysmë viagre!  

Farmacistja së re, gjimadhe, belhollë e faqekuqe, veç sa nuk çahej shëndeti, ia kthen: Qenke zotëri plak. Azgan qenke! 

Si e inatosur, krejt e mërdhezur, me rrëmbim e rrufeshëm, ngjet shkallët. Shkon më lartë se që duhej për të mbërri barin e kërkuar në raft. Si të nisej drejt qiellit të shtatë! 

Më shumë për inat e mos durim, se që i thoshte qejfi atë çast të vetmuar, bythët e rrumbullakët e mish fortë, që mezi ia zënin zap një palë brekë sa grima, minimallka sa për adet, dane, gaqice, slip, quillote, boxers, caleçons, a si djallin i quajnë ato, të rinjtë tani, të rinjtë e sodit, në gjuhë të sodit. Lirisht mund të thuhet se, më parë i shkundi se që i tundi bythët.  

– Ja gjysmë e viagra, por si ta llogaris çmimin tani, egër e me pezëm në buzët që i dridheshin nga mëria, i drejtohet plakushit beter! 

– Llogarite si të duash, ia kthen plaku dhe hallin ia qanë me përtesë, tamam sikur në buzë t’i varej një dënesë peshërëndë: gjysmë (0/50) viagre me duhet sa për të ma lehtësuar një çik të pshurren  (urinimin), e jo për tjetër, harroje atë punë, se nuk është punë që e bëjnë të moshuarit! 

Me buzëqeshje vaji, me zë të mekur, shkrumb nga lakmia: ju të rinjtë, grahni! Sikur denjoi të thoshte, deri sa jeni të ri e nepsi ju vlon, jepni pa pushim seksit, kur të lumtë ju, nuk keni nevojë për viagra as dorë tjetër ndihme! 

Me ilaç në dorë i moshuari doli nga barnatorja më e pasur e qytetit  dhe hallin në trup: si ta pi sa më parë atë gjysmë ilaçi që urinimin e radhës t’ia bënte më të lirshëm, aman! 

Por, në anën tjetër, edhe farmacistja e bukur, kur çaste më parë, lirisht mund të thuhej se nuk ishte gjithaq e sjellshme, për të mos thënë paksa arrogante, ndoq me sy plakushin derisa nuk i humbi të bërryli i parë të rrugës. Fjalë e tij me eshkë porosie mbi to, i jehuan thekshëm e pika të imta kristalore lotësh ia brumosen sytë e saj të shkruar… 

*                              

(Vërehet se, desh pshurrësh se qeshuri. E vë dorën mbi gojë, sikur do të frenosh të hedhes glasa mbi këtë që lexon. Por nuk është bash ashtu. Po të gjurmosh e të gërvishtësh pak më thellë se që është cipa rreth trutharit,më parë duhej hedhur në pus të madh dhe të pafund dhimbje e gjëme, për njeriun kur është vetëm vdekatar, vetëm vdekatar, kur as viagra dhe zbuloi njeriun ynë nga Gostivari, zotëri F. Murati, kur as viagrat dhe as barërat, kokrrat dhe ilaçet e krejt botës nuk të shpëtojnë nga gropa! Pa çaraveshje, aman. Pa zdeshje  dhëmbët si gomarët në Pukë, në shi a në diell, krejt një. Këtu situata është serioze, për të mos thënë dramatike, edhe më keq, tragjike. Kallëzimi për gjysmë viager, nuk është tjetër veçse një pretekst!).   

 

Bisedë burrash vazhdon… 

Për punë pelash, sigurisht. Me një prelud, gjithsesi! 

Ju kujtohet, madje shumë mirë ju kujtohet, sidomos atyre të gjeneratave të mëhershme,  melodia fort e popullarizuar, “Moja kobila Suzi, (Pela ime, Suzi!), në interpretim të mrekullueshëm të këngëtarit të njohur, Stjepan Xhimi Staniq, kroat dhe, “Rexha i Nënës në grazhd të kalit” në interpretim, po aq, mahnitës të rapsodit legjendar, Dervish Shaqa, shqiptar! 

Ndalemi bashkë e, mbi ketë pikë, meditojmë, nëse duhet edhe kacafytemi e debatojmë deri në përleshje të hidhur, madje. Por, pa e quar deri të e keqja (luaj e mos u nxeh!), pa fije mëdyshjeje, të gjithë, absolutisht të gjithë, jo vetëm në lugun e Ballkanit shkëmbor (brengë e madhe e shtatë Evropave!), por mbarë hapësira planetare (e Planetit tonë Tokë!), të gjithë banorët e familjes se madhe njerëzore, pa dallim feje, ngjyre lëkure e moshe, kanë nga një Pelë, nga një Kobillë, nga një Atki  … apo si i thonë asaj, në polifoninë e melodisë shumëzërëshe në botë! 

* 

Bisedë burrash vazhdon… 

Për punë pelash, sigurisht! 

Ngjarje e kallëzimit pasues (vijues) është aq reale sa të bëhet se pëlcet nga vërtetësi hiri! 

Ne një kohë e në një vakt, jo aq të moçëm e të harruar nga historia, jo se jo, por as nga bashkudhëtarët e asaj epoke, e rrëfejnë aq shpesh, sot e gjithë-ditën, në raste të shumta… Sa here që diçka gazmore u pikë nder mend nga periudhë e kaluar dhe shumë e hidhur komuniste! 

Edhe andejpari, paska pasur gazmore, a?  

Jo, nga andej gjithmonë, (jo vijnë, ato gjithmonë janë aty!), marroqe, habitore, ogurzeza, çnjerëzore!  

Por, nejse, ja se ndodhë, si ndodhi… 

Një mesdite, kur vakti i drekës po avitej, kur zorrët ne bark nisën t’i kërcasin, si në kor të zhabave, në buçallën e themeleve të TOB (Teatrit të Operë dhe Baletit, në Prishtinë!), një politi(qen)kani të lartë në hierarkinë (atëbotë) krahinore, papritmas i pikë ideja, shpejt e shpejt, për ngut e urgjencë, të merr rrugë për në Prizren! 

Ashtu e lypte puna e ngutshme! Nga se atje peshku, po e zëmë, gatuhet mirë, (si ia thonë fjalës andej nga i bie Shqipëria natyrale). Atje zihen e përzhitën, gjellët e përgatitën specialitetet më të mira kulinare në mbarë Kosovën, gjithnjë e përherë, martire.  

Llogariste i gjori, të mbajë një mbledhje, në çfarëdo niveli komunal, qoftë edhe të një kolektivi më të skajshëm, të përziejë një buçkurish fjalim, çfarë do qoftë e, shpejt e shpejt, te gjuhej ngultas në detin e çullit…, që ndërkohë zihej e përzihej nergut për të në kuzhinën e restorantit (jugosllav) në Landovicën legjendare të dy heronjve. 

Landovicë, (frymëmarrje e thellë deri në qiell!), a i pa, oj, dy trima, dy heroj…!  

Jo, ore ç’mut heronjsh, kush po të pyet për atë punë, por atje, midis hardhish fletëmëdha të rrushit të ëmbël e verës bojëgjake, me të vërtetë zihej e piqej mirë, qoftë edhe bashkim vëllazërimi  i stisur dhe, kryekreje i imponuar! 

Në rrugë (jemi) për në Prizren.  

Për një çast politi(qeni)cienit, plak matuf, i ngjau se rruga u zgjat si shumë, si e pasosur të ishte. Papritmas e me zë të lartë plot ethe, iu dredh vozitësit të ri, të cilin, bënte be në Parti e Bashkim e Vëllazërim, se e shihte për herë të parë: po ti çun, prej nga je, sa kohë punon të na, në Komitet?! 

Shoferit të ri, në stazh provues pune, veçse pika sa nuk e godit në zëmër. Ec e fshije brymën e djersëve që ia vërshuan ballin e ngushtë. 

Ec e shkoqi duart nga timoni kur kishte të lidhura për të si me kllapat e burgut të egër të Burrelit, Alkatrazit a të Semanit, njësoj! 

Shoferi i ri, stazhier hesapi, ishte aq i kujdesshëm, sa përpiqej që as mizën, se më pulën a macen t’i shkelte, hiç se hiç, pa ia nda shikim xhadesë për asnjë çast, pa shikuar as djathtas as majtas, veç drejt, kur papritmas e preu si me thikë në fyt pyetja e pa pritur fare e politikanit matuf: a i sheh ato pela të bukura si i janë qepur kullose në shpat?  

– Po, i shoh, tha shoferi i ri, pa i parë fare, duke pritur në hall së çka do të pjellë nga kjo pyetje (u tremb kur si shigjetë nëpër mëndë i flakëroi mendimi se do t’i thoshte se më mirë do të ishte, po të ishe bari pelash, se shofer në Komitet! 

Por, jo!  

Nuk doli ashtu si pritej. Funksionari i lartë, pasi që shoferin e pyeti se a ka stazh pune si shofer, e përsëdyti pyetjen, tashti direkt: a i sheh ato pela si janë mallua shpatit. Po, tha me ngut shoferi i ri dhe, me plotë shqetësim e dridhje priti vazhdimin, në pritje se çka fshihej pas kësaj pyetje me drojën e provokimit. Eh, psherëtiu funksionari “shtetëror”, sikur të bekuarat të ishin me afër malit, e na (të dy) me afër tyre, mirë do të ishte…! 

Shoferi i ri, i stepur, krejtësisht i shtangur, si meit të ishte,  sakaq u shkri, si të dilte nga një anestezion i fortë, dhe me një lehtësi, më parë se e shikoi, e mati me sy, funksionarin.  

Edhe ky, ua paska hatrin pelave, a?  

Po i yni qenka shejtani, tha në vete, dhe, si t’ia hiqte dikush me dorë perden e trashë të dergjës se drojës dhe etheve që e mundonin deri në atë çast. 

Aty e andej, shoferit i pushuan të dridhmat e trupit. I ikën të dridhurat e duarve, si shkarpa në ujë…  

Makinës ia ndërroi marshin, e bëri fërtele. Tanimë nuk ishte ajo makinë e plogësht që ecte ngadalë e me droje, sikur brenda të kishte tabutin e një xhenazeje e jo trupin e funksionarit të shendosh, si një derr, ka a buall! 

I gëzuar që shoferi mori krah të ri dhe se rruga deri në Prizren, shkurtohej më të shpejt, i frikësuar nga fugimi i shpejt, ia hodhi shoferit: si je mbërthye ti (mbas pelave!), nuk do të ndalesh në Prizren, as në Kukës, do të mbërrish në Tiranë! 

Edhe atje do të mbërrijmë një ditë, me kësmet zotit! Ditë e madhe festë do të jetë – bloi në vete shoferi! 

!?! 

Kur fytyra e funksionarit të lartë, atëbotë krahinor, u ngrys shumë, u bë mavi si qielli para një stuhie të frikshme, shoferi e ngrëni gjuhën dhëmb, veçse nuk e këputi në rrënjë: e pat puna ime! Si mi piu sorra mëndet e thash se do të mbërrijmë edhe në Kukës e Tiranë! 

Kuku! 

Kishte të drejtë i gjori shofer i ri e i papërvoje! 

Asokohe më parë mund të shkoje në hënë apo në ndonjë planet tjetër, akoma të pazbuluar, se të shkoje në Kukës e në Tiranë.  

Kuku, kuku për mua të mjerin, bloi shoferi i ri, që sapo bënte ditët e para të punës në Komitet. Po si mi rrufiti sorra mëndet. Pse fola.. Pse nuk hezitova. Nuk mendova. Po ky djall funksionari, ky derr i majmur, ndoshta deshi të me provokoi, të vë në peshojë devotshmërinë time, besimin në bashkim vëllazërimin e stisur jugosllav.  

Kuku, për mua të mjerin, çka me gjet në ditën e sodit! 

Derisa shoferi po maste e çmaste, derisa në mendje i ëndeshin mjegulla endacake e të zeza futë, për atë fjale të kobshme që i kishte ikur goje, makinën e ngiste si i fantaksur të ishte. Jo vetëm shenjat e komunikacionit që nuk i shihte dhe i kalonte lehtësisht pa i vërejtur fare, kur vetëm pas një kohe relativisht të shkurtër, u gjenden në qendër të Prizreni. 

– E tash, shok…, tuta ia kishte thare pështymën në gojë, nuk dinte si ta pagëzonte. 

– Tash mirë boll, ia ktheu shkurt funksionari dhe duke ia hedhur dorën në krah, priti e i tha: qenke djalë i zoti, duke e porositur të gjejë parking dhe ta pres këtu! 

Me gjasë ishte e kënaqur që kishte mbërri në Prizren, para kohës se paraparë madje!  Sikur menjëherë kishte nuhatur erën specave dollma e specialiteteve të shumta të skarës! 

Shoferi i çlirua krejt kur i shkoi mendja se edhe në Kukës e në Tiranë, sigurisht se ka pela, vetëm se atje mbase janë më hanëme se këto tonat në Kosovën martire, ia bëri vetës qejfin shoferi dhe ndrydhi marshin e makinës, më shume se që duhej aty ku ishte!    

E çka u bë në takimin me aktivin e Komunistëve të komunës mbi Lumbardhë, kush e merr atë merak!  

Shoferin e ri aq më pak…! 

I ngrenë e i pirë, gjithandej duke lëshuar ere të këqija, duhma të renda qepesh e hurdhash të mbytura, në mesnatë, mbërrijnë në Prishtinë. 

Nesër në mëngjes lajmërohu te sekretaria ime. 

Të pres në zyrë! 

Kuku, klithi në vete shoferi i ri e, gjithë natën e lume, nuk shtiu gjumë në sy!                                          

 

Skilja e vjetër, me strategji të re!

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Teatri me Ballkanin e Hapur (Open Ballkan) mbajtur në Tiranë dhe i shoqëruar me kundërshtimin e fuqishëm të liderit demokrat, Salih Berisha, nxori në sypërfaqe edhe një çështje tejet të rëndësishme. Me këtë rast, u pa qartë se Serbia në fushën diplomatike po luan me lojën e strategjive afatshkurtëra dhe aftagjata . Kësaj here, me Ballkanin e Hapur, në stilin e skilës së vjetër po përdorë naivizmat e Ramës dhe Zajevit, si gjoja kundërshti Evropës, (që po i shkojnë shumë për shtati Serbisë), me ç’rast por përpiqet t’i mashtrojë edhe të tjerët, me të vetmin qëllim që të krijojë një zonë interesi, ku do të dominojë ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Nëse këtë do ta arrinte, asaj më nuk do t’i interesojë fare BE-ja dhe në këtë mënyrë do të pres deri në ndonjë krizë të BE-së dhe lëvizjeje të ndonjë zone interesi, kur mendon ta zbres ndikimin rus në Ballkan,e mëpastaj me një të hapur të gojës, me ndihmen e Rusisë, do t’i gëlltiste më të vegjlit në Zonën e Re, të cilët edhe ashtu kanë marrë krye dhe po i boshatisin trojet e veta.

Dëshminë e një eksperimenti të tillë, por me strategji afatshkurtër, po e sjell Serbia, nëpërmjet Republikës Serbe, ku po matet pulsi i BE-së dhe reagimet e fuqive të mëdha. Nëse një strategji e tillë do të jetësohej, viktima e parë do të ishte Kosova e cila tash për tash me të drejtë po kundërshton këtë nismë djallëzore, që nuk është fare në interesin e saj.

Ndaj nuk është fare çudi se reagimi i Kosovës, mes tjerash, po iu dhemb shumë protaganistëve të kësaj ideje, sepse rruga për në këtë zonë për Serbinë kalon nëpërmjet vendit tonë , pikë shumë e rëndësishme gjeostrategjike.

Me rastin e 32 vjetorit të themelimit të LDK-ës

0
Nga Shefqet Dibrani
(Me rastin e 32 Vjetorit të themelimit të LDK-së)
Jusuf Buxhovi, “KTHESA HISTORIKE 1”, Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së, kujtime, botoi Sh.B. “FAIK KONICA”, Prishtinë 2008, faqe 352. ISBN 978-9951-06-225-1.
PËRCAKTUES I NDRYSHIMEVE TË MËDHA POLITIKE
Jusuf Buxhovi, gazetar, publicist, shkrimtar dhe historian, është figura më qëndrore për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Përveç librave të historiografisë, trilogjia “KTHESA HISTORIKE”, është dokumenti më origjinal, në të cilat janë shpjeguar zhvillimet shoqërore e politike të viteve të nëntëdhjeta. Kjo lëvizje politike, është organizatë e papërseritshme kombëtare, që i ndryshoi konceptet ideologjike në vitet e nëntëdhjeta, në të cilat, Jusuf Buxhovi, bashkë me Elitën Intelektuale, arritën me sukses të mobilizojnë dhe të emancipojnë spektrin politik, duke iu dhënë proceseve kahe demokratike, në të cilat shqiptarët e Kosovës, do të shndërrohen në avangardë të ndryshimeve në tërë kampin e Lindjes. Shqiptarët e Kosovës, u bënë popull largëpamës, vizionar duke pasur rolin prijetar në tërë hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi. Kjo lëvizje e cila mori hov, pa shmangshëm ndikoi edhe në ndryshimet politike në Shqipëri, vend ky që po dilte nga diktatura e egër komuniste.
Jusuf Buxhovi, në fushën politike dhe në zhvillimin e proceseve të atyre viteve e ka ndikimin e pashmangshëm. Pikërisht me emrin e tij lidhen epokat që ndryshuan Kosovën. Ky konstatim nuk është i panjohur, por pse hezitojmë ta pranojmë është çështje krejtësisht tjetër. Paradoksi i mentalitetit shqiptarë shkon deri atje, sa intelektuali duhet të vdes dhe të mos jetojë në mesin tonë, që pastaj për t’ia pranuar meritat. Të paktën Jusuf Buxhovi, meriton ta përjetojë vlerësimin për angazhimin e tij, nga shoqëria dhe komuniteti politik, për të gjallë të tij.
Në shkatërrimin e Jugosllavisë, drejtpërdrejt ka ndikuar Kosova, dhe në ndryshimet e koncepteve politike në këto hapësira rol themelor, rol specifik, dhe rol të veçantë, pa dyshim ka luajtur Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse strukturat e tanishme politike të LDK-së, duhet ta pranojnë, edhe rolin dhe ndikimin e Jusuf Buxhovit në këto procese, (madje qysh në embrionin e tyre), si ideator e qoftë si kreator i atyre proceseve, të cilat pashmangshëm ndikuan në të gjitha zhvillimet e më pastajme në Kosovë dhe përgjithësisht në hapësirën shqiptare në ish Jugosllavi.
Këto elemente, ku më shumë e ku më pak, shfaqen në tërë historiografinë krijuese, veçmas në librin e parë të trilogjisë “KTHESA HISTORIKE”, përkatësisht te libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, në të cilin autori sjell argumente konkrete për zhvillimet e asaj kohe. Pastaj Jusuf Buxhovi, ka vazhduar me libra studimor nga fusha e historiografisë, dhe në saje të tij, janë vendosur edhe konturet e shkencës së historisë kosovare.
Nga libri “Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-së”, del në pah roli i madh i autorit, në krijimin, themelimin dhe zhvillimin e LDK-së, dhe jo vetëm të LDK-së. Këtë pohim, nuk besoj se mund ta mohojnë as “Kolona e Pestë që ka pushtuar pa meritueshëm LDK-në ?!”, të cilët e kanë devijuar angazhimet historike të LDK-së, madje nuk kanë hezituar për ta shembur edhe “Epokën e Madhe të LDK-së”, epokë për të cilën ka shkruar me kompetencë Jusuf Buxhovi.
Për fat të mirë, kjo Kolonë e Pestë, nuk arriti as të tjetërsojë LDK-në në “LIDHJA?!” Kurse ardhësit me mision, (edhe përmes shantazhit dhe diferencimeve klasike), kanë arritur për t’i eliminuar tërësisht Themeluesit e LDK-së, dhe quditërisht kanë fobi edhe kundër gjithë Elitës Intelektuale, të cilëve nuk ua pranojnë meritat. E gjitha po ndodhë, para syve tanë, para syve të botës dhe krejtsisht sipas recetave të një kohë tashmë të harruar.
Askush nuk mundet me mohuar se LDK-ja, ishte strumbullari i lëvizjeve të mëdha ku do t’i bie edhe merita për shembjen e epokës së errët të komunizmit jugosllav, pra edhe në hapësirën tonë, përkatësisht LDK-së i bie merita specifike pse e trandi marksizëm – leninizmin dhe stalinizmin shqiptar, ku pa asnjë mëdyshje, “Epoka e LDK-së”, ishte vendimtare për kahen e Kosovës drejt proceseve Euro-Amerikane, pa të cilën vendi ynë, Kosova jonë, kurrë nuk do të vinte në të tashmen e ëndërruar. Ndërsa, Jusuf Buxhovi, i mësuar të bëjë “Epoka të mira”, me studimet në fushën e historiografisë, është bërë historiani i parë, i cili bëri “Epokën e Historisë Shkencore”, ashtu sikurse në fushën e politikës që mban vulën për Ndryshime të Mëdha Politike e Strategjike!…
Siç e kemi theksuar më lartë, Jusuf Buxhovi, për vite të tëra ka jetuar në Gjermaninë Federale, në cilësinë e korrospondentit të akredituar nga gazeta “RILINDJA”, prandaj ka pasur fatin e kontakteve me Elitën e Politikës Evropiane dhe asaj botërore, e cila ka ndikuar në formimin e personalitetit të tij politik, dhe me kalimin e kohës veprimtaria e tij politike është bërë ndikuese, veçmas brenda LDK-së, ndërsa krijimtaria letrare e historiografike e pëlqyeshme dhe e pranueshme edhe më tej!
“Njohja e meritave”, është kod i demokracisë politike dhe institucionale, prandaj është edhe obligim i shoqërisë, t’ia njoh meritat dhe ta pranojë kontributin e Jusuf Buxhovit, në fushën e letërsisë e të historiografisë, shkencës dhe përgjithësisht në ndryshimet e mëdha politike. Pranimi i meritave “Si ideolog!” është domosdoshmëri qytetare, pasi ndikimi i tij në ndryshimet e mëdha gjeostrategjike ishte ndikues dhe përcaktues, sikurse edhe në ndryshimet e koncepteve ideologjike, për ta orientuar Kosovën drejt vlerave Euro-Atlantike!
Mund të përfundojmë se të gjitha ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë, e kanë një datë historike që lidhet me themelimin e LDK-së, më “23 dhjetor 1989”, por ajo datë historike mban edhe nënshkrimin e Jusuf Buxhovit!
St. Gallen, 23.12.2021.

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?

16

Sinan Kastrati, Suedi

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin nga “Hina” apo Ibrahim Kelmendi?
Vazhdon nga numri i kaluar “Përshëndetjet dhe falenderimet e Gjeneral Rrahim Ademit, reagimi i Sefedin Krasniqit dhe letra (t) e Ullmar Qvickut” botuar në Drini.us, 22 Dhjetor 2021
Nga Arkiva ime- Ditari
Një shpjegim:
Shkrimet me interses, i kam nxjerrë nga shkruesi i komputerit tim dhe kisha shumë vështirësi me i përshkrua benikërisht.
Unë zgjodha pjesë nga to. Shpresoj se nuk e kam humbur kontinuitetin por s`kisha mundës tjetër pasi që të dhëtat që i kam, portalet tashmë i kanë hequr ose janë janë mbyllur .

Për I. Kemendin, vazhdim, D. Rexhepi.”Shqiptari.eu”, 2 mars 2016

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin nga “Hina” apo Ibrahim Kelmendi? Shqiptari.eu, 18 mars, 2016
Sefedin Krasniqi
”Interesant ! Ka disa ditë që kërkoj këtë emër qysh se ka filluar ”Shqiptari.eu të publikoi shkrimin e parë për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit. Sot ia mora pak inat veti se si nuk më kujtohej emri i gazetares Diana Rexhepi !? E nisa një shkrim dhe e braktisa pikërisht pse s`me kujtohej emri i saj dhe e ngatrroja me gazetaren Violeta Rexhepagiq. Ndoshta pse edhe ajo ka punua një kohë në Zagreb. Për tu siguruar, i bëra një telefonatë një mikut tim, gazetar me shumë përvojë. Nuk mu përgjigj. Asnjëherë s`e kam takuar gazetaren Diana Rexhepin. As nuk kam pasur të bëj me të asgjë. Por që ditën e pare që “Shqiptari.eu botoi shkrimin e pare që e ceka më lartë, mu kujtua një detal në investigimet e mia. Mu kujtua rrëfimi I një bashkëbiseduesi, I cili katër vjet më pare më pati folur hollësisht për një ngjarje të ndodhur në Tiranë në kohën e luftës. Emrin e bashkëbiseduesit nuk mund t`ia them për një arësye që ma ka thënë ai vetë. Nuk është punë frike as nga ana ime as nga ana e tij. ”Ishim shumë veta në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë. Dëgjonim lajmet nga nga fushëbetejat e Kosovës. Konstatuam se përveç fitoreve, një lajm që e kishim dhënë doli pak gabim dhe hallin e kishim a duhët të përmirësohet a jo. Papritmas ra zilja e telefonit. Njëri që ishte më i shkathët nga ne, e kapi dhe u përgjigj. Duke folur e shikonte Bacën (”Bacë” e thirrnin kol. Ahmet Krasniqin, ndërh. ime). Në një moment i tha që telefonata ishte për të. E mori telefonin Baca dhe dikush i bënte shumë presion t`ia akordonte një intervistë. Baca u mundua t`ia shpjegonte se ishte vonë, ishte natë por personi insistonte me çdo kusht. Dikur, Baca pranoi. Në rregull i tha, veç të përgatitem e po vi. E caktuam edhe vendtakimin. Ne ishim bërë sy e vesh. Por kur Baca pranoi ftesën neve na pushtoi një frikë e madhe I thamë Bacë, kush është çfarë do ? Baca tha Diana Rexhepi dhe po kërkon një intervistë ekskluzive për agjencinë ”Hina”. Ata njiheshin nga Zagrebi dhe Baca as që mendonte se mund të jetë ndonjë kuth. Kundërshtuam të gjithë. Jo Bacë, nuk është koha tash të dalësh në qytet sepse është rrezik. Ai me këmbëngulje donte ta realizoi premtimin. Kur vërejti se asnjëri nga të pranishmit nuk pajtohej me idenë se duhët të mbahet ai premtim, ndërroi mendjen. Mirë tha ai, si t`ia bëjmë tash? Morëm vendim ta kontaktojmë Dianën. I propozuam të na bashkohej ajo neve. Pranoi. Nuk vonoi dhe erdhi. Ndejti aq gjatë sa u bë tepër vonë dhe nuk ishte në gjendje më të shkonte. I bemë një vend në Ministri dhe fjet aty… më duket në ballkon, pasi bënte nxehtë”.

Për Ibrahim Kelmendin-Epilog, Diana Rexhepi. ”Shqiptari.eu”, 2 mars 2016

Nga përmbajtja e letrës që i paska dërgua Ibrahim Kelmendit, Diana paska treguar një lloj afeksioni (ideologjik) ndaj tij dhe po them vetëmeveti, nga kush ka mundur të jetë Diana Rexhepi e porositur për at intervistë aq ekskluzive dhe në pikë të natës ? Pse me aq ngulm paska dashur Diana Rexhepi ta nxjerrë nga Ministria kolonel Ahmet Krasniqin në pikë të natës ? E di që shpesh gazetarët luftojnë për një ekskluzivitet. E di që agjencitë ku punojnë bëjnë presion ndaj tyre që të bëjnë gjithëçka për një lajm apo foto që kushton shtrenjtë. Ndoshta edhe ”Hina” ka bërë presion mbi gazetaren Diana Rexhepi …!
Do të kisha pasur dëshirë të ia bëjë këtë pyetje Diana Rexhepit: A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin nga ”Hina” apo Ibrahim Kelmendi ?”
Është një koment i Xhafer Lecit:
”Ibrahim Kelmendi është i dyshuari numër një, i sigurimeve të huaja dhe përçarësi më i madh që ka njohur ndonjëherë mërgata jonë”.
Diana Rexhepi kishte publikua në ”Shqiptari.eu”, më 2 mars 2016 një shkrim me titull:
”Për Ibrahim Kelmendin- EPILOG”
(Pjesë të shkëputura)
I dashuri Ibrahim Kelmendi. Rrugët tona këtu po ndahen. Misioni ynë i përbashkët këtu merr fund. Ndër disa të tjerë ke qenë inspirimi imi, kurajim, që të angazhohem më thellë, më këmbëngulës në mision me titull punues- Kosova e Pavarur. Ke qenë inspirim imi në Gjenevë, Minhen, Vjenë, Pragë, në Prishtinë, në Kosovë … ama jo edhe në Shqipëri ku konceptet tona ishin jo të ngjashme, gjegjësisht tejet të ndryshme. Shtetin e Shqipërisë asnjëherë nuk e kam përjetuar si shtetin. Asnjëherë.

A ishte porositur …. vazhdim, ”Shqiptari.eu”, 18 mars 2016

Vrasësi është vrasës pa marrë parasysh nga cila pozitë apo qëllim e bën vrasjen. Këtu përjashtohet kategoria e atyre dike në situatë të mbrojtjes të jetës së vetë, të familjes apo të dikujt që drejtëpërdrejtë është i cenuar me vdekje prej dikujt. Dhe pikërisht këtu dhe në këtë koncept ndahen kahjet dhe/apo rrugët tona, e jotja dhe e imja, i dashur Ibrahim Kelmendi.
….
Rrnofsh dhe Lamtumirë i dashur Ibrahim Kelmendi.
Diana Rexhepi
Sefedin Krasniqi, më 25 mars 2016 publikon një ”reagim” (Polemikë- Heroi dhe guru nuk janë njësoj) me titull:
”Lista e porositësve të vrasjes së kolonelit! Një polemikë dhe pse përmendet Milaim Zeka këtë vrasje?
E nderuara zonja Diana Rexhepi,
Letrën tuaj Ibrahim Kelmendit e kam lexuar rastësisht, sepse faqen e tij nuk e përcjell. Për këtë kam arësye të fortë. Sidoqoftë, as për të mirë as për të keq, rrugët e mia me t`Ibrahimit s`janë kryqëzuar kurrë, prandaj nuk kanë nevojë të ndahen sikur rrugët tuaja.
Letra jote ishte shumë prekëse, sepse, Ju zonjë e nderuar, Ibrahim Kelmendin e kishit ditur për Guru. Mirë ke bërë që i je kthyer heroit tënd- Abesë. Heroi dhe Guru nuk janë njësoj.
…..
Në vazhdën e përgatitjes për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, në Tiranë dhe për së vdekuri, për ta arsyetuar këtë vrasje nga një dorë mizore, ka shkuar aq lag dhe ka sajuar një luftë në mes të Fehmi Lladrovcit dhe Ahmet Krasniqit ”e zhvilluar” për Kazermën ”Kanjiza” në Gospiq ku Ahmet Krasniqi ka qenë komandant. Këtë propagandë të mjerë e ka shprëndarë shpesh nëpër faqe të internetit (I. Kelmendi, ndërh. ime). Por sipas dëshmisë së Dr. Drazhen Jerkovic, atë kazermë Ahmet Krasniqi ua kishte dorëzuar forcave kroate, gjegjësisht Shtabit të Krizës për Likë.
http://computer.sq.cosmotopic.org/4 …. (Këtë artikull e kam përkthyer unë dhe e kam origjinalin në kroatisht).
Në këtë dëshmi shumë të pistë i ka ndihmua Bedri Islami, i cili është bazuar në dëshminë e një komandari mizevir të quajtura Mensur Kosumi ”komandar”, për pak kohë i UÇK-së i Shtabit të Cicavicës me seli në Zhilivodë-vendlindjen e Ahmetit. Për më shumë lexoni këtu përgjigjen time dhënë treshes (crna trojkes): http://mbasiq.facebook.com/notes/s….

A ishte porositur … ”Shqiptari.eu”, 18 mars 2016

Gjatë një debati që e përmenda më lartë, Ibrahim Kelmendi ka deklaruar se ”ditën kur të zbulohet vrasësi i Ahmet Krasniqit, do t`ia bëjë tapi tokën e babës” në shenjë shpërblimi.
Në debatin në fjalë mori pjesë direkt edhe Milaim Zeka. Me Ibrahim Kelmendin patën ndërrua fjalë të rënda.


Nuk e di kush qenke ti Ibrahim Kelmendi! Flet hapur per ndarje parash, D. Rexhepi. ”Shqiptari.eu”, 1 prill 2016

Unë, si mbarë opinioni e kemi ditur se Xhavit Haliti e ka pasur nofkën ”Zeka” dhe kemi menduar se Millosheviqi e ka ngatërruar nofkën e Xhavit Halitit me mbiemrin e Milaimit. Megjithate, edhe sot e gjithë ditën ka ndonjë njeri (me emër e mbiemër në qeverinë Bukoshi dhe ka pasur post të lartë që ngreh dyshimet ndaj Milaim Zekës. Kjo nuk do të thotë që edhe unë ngre dyshime mbi Milaim Zekën. ”

Vijon/ SHQIPTARI.EU
(Dy komente të Xhafer Lecit):
Xhafer Leci, 2 mars 2016, 11:55
”Sikur të ishte gjallë Aziz Zhilivoda- Krasniqi, Ibrahim Kelmendit për një fjalë do ja kishte shkep një pumb në ballë. Ibrahim Faqeziu, shkruan në librat e tij paqavuar pa vlerë, sikur ta dije kush e ka vra Ahmet Krasniqin, do t`ia falja edhe hisen e babës… !”
Intervistën e Drazhen Jerkovicit për Ahmet Krasniqin, e mora nga faqja e fb. të Ahmet Krasniqit

https://m.facebook.com/277283315635816/photos/a.652036558160488/737115256319284/?type=3&locale2=it_IT

Lista e porositësve të vrasjes së kolonelit ! Një polemikë dhe pse përmendet Milaim Zeka …? Sefedin Krasniqi, ”Shqiptari.eu”, 25 mars 2016

Lista e porositësve …. vazhdimi i dytë, Sef. Krasniqi. Shqiptari.eu, 25 mars 2016

Lista e porositësve …. vazhd. tretë, Sef Krasniqi, Shqiptari.eu, 25 mars 2016

P. S. E kam të vështirë ta përfundoj dhe as tash nuk munda ta kryej e vazhdoj pas festave.

Malmö, 22 dhjetor 2021

__________

  • Portali Drini nuk mbane përgjegjësi për përmbajtjen e këtij shkrimi dhe shkrimeve të tjera të kësaj natyre, pasi nuk e njef vërtetësinë e natyrës së dëshmive që ofrohen këtu për persona të caktuar. Përgjegjësia, morale dhe ligjore që mund të jetë e lidhur me këtë shkrim e shkrime të tjera, është vetëm personale.

Shoqëri e prishur njerëzore!

0
Nga: Ndoc Bushgjoka, Tropojë
Shoqëri njerëzore e prishur.
“Perëndimi nuk duhet t’i gëzohet rënjes së komunizmit”. – pat thënë Papa Gjon Pali nga mezi i viteve nëntëdhjetë.
E besoni apo jo, që Papa Gjon Pali, i cilesuar si armiku me i madh i komunizmit, të shihte mjerimin e perëndimit demokratik në epokën e postkomunizmit.
Koha e sotme i jep te drejte Gjon Palit.
Perëndimi kapitalist paska qënë i tmerruar nga komunizmi.
Liritë, të drejtat, politikat sociale, lirinë e shtypit, lirinë e mendimit, Europen e bashkuar etj etj, të gjitha, perëndimi i paska bërë nga frika e komunizmit, e aspak nga shpirtmadhesia apo “demokracia” së saj.
Se Amerika jo vetëm që nuk eksporton demokraci, por përkundrazi shpërndan kolonializëm, demokraturë, varfëri e mjerim.
Ndiej keqardhje dhe ndihem me faj që kam besuar e kam propaganduar të ashtuquajturën ” demokraci” amerikane e jam entusiazmuar për miqësine shqiptaro – amerikane.
Që nga viti 1990 e deri me sot, ” miqësia” me Amerikën ka rezultuar një katastrofë e tillë që as pesimistët më gjakftohtë nuk mund ta merrnin me mend.
Tani qeshim verdhë për të mos qarë e lebetitur, me ato idiotizmat tona për ” kombin më proamerikan”, etj.
Sot perëndimi po ngushton përditë liritë dhe të drejtat e qytetarëve të saj, po varfëron masat, po kthehet pas në fundshekullin e XIX. e fillimin e shekullit t XX.
Pse ndodh kjo?
Sepse kapitalizmi nuk i ka frikë komunizmit. Sipas tyre komunizmi është diskredituar, rrëzuar, mbytur, dhe nuk ka më asnjë probabilitet që të ringjallet.
Pastaj, kush ka nostalgji për komunizmin le të nihet me komunizmin e Hoxhës në Shqipëri, ku në krahasim me të edhe skëterra do të duket parajsë. Dhe kanë të drejtë. Sepse po të ishte Marksi aso kohe gjallë dhe të vinte në Shqiperi, jetën do ta mbyllte ne Spaç.
Pas viteve nëntëdhjetë, disa burra, deshen të dinin opinionin e Beqir Ndout për gabimet e Enver Hoxhës.
Beqiri ka qënë nje nga anëtarët e parë të organizatave komuniste shqiptare, dhe i denuar nga Hoxha, i cili, ndryshe nga “grupet” e tjera, për të nuk gjeti dot nje akuze konkrete. Ndoshta u denua thjesht se ishte nga Veriu dhe shok i ngushte i Fadil Hoxhës.
Kur e pyetën, Beqir Ndou, burrë i urtë, ndenji pak pa u pergjigjur. Ata që e nxisnin te fliste kunder Hoxhës ishin katundarë nga zona e tij. Kishin brohoritur në kupë të qiellit “parti- enver”, dhe tani vinin të pyesnin për gabimet e Hoxhes.
– Enveri, o burra, – foli Beqiri ngadalë, – deshi ta hidhtë gurapeshin përtej Marksit.
( Gurapeshi ishte një gur si tip gjylje, dhe përdorej në lojrat popullore kush e hidhte më larg).
Shqiptarët jo pak here vuajnë nga marrezia e madheshtisë. Dhe Hoxha ka qënë ekzemplar i kësaj shfaqje të shëmtuar.
” Në mos lindtë mendja e keqe në një shoqëri të prishur, njeriut i pshtiret e keqja prej natyre,” – ka shkruar Dyma Ati.
Shqiperia i plotëson të dy kushtet e kësaj thënje edhe dje edhe sot.
Në do ndokush te diskreditoje nje ide, le ta provojë atë ne Shqiperi.
Edhe mbreteria, edhe socializmi, edhe demokracia, e kane provuar këtë.
Pse ndodh kjo?
Thjesht se ne i kemi lënë idetë në duart e batakqinjve. I tillë ishte Zogolli, tragjiko-komiku i vrasjeve, urisë dhe tradhëtisë.
Mashtrues, tiran – oriental, thellësisht tragjik, ishte Hoxha.
Dhe nje bandit delenxhi na rezultoi i fundit.
Këto ndodhën sepse ligjet ata delenxhinj e përbindsha i përdoren si mburojë për vete e si çomangë në kokën e popullit.
Sot duhet të gjithë, nga femija e deri te më plaku, të ngrihen e ti marrin nga dora ligjet e mbrapshta të shtazërise molokut antinjeri, e pastaj të bëjnë ligje e kushtetutë për njerëzit.
Kushtetuta e qytetarëve duhet të ketë të sanksionuar të drejta e liri për qytetarër dhe detyra, shtërngesa e penalitete për pushtetaret.
Asnjë që do lirinë, të mirën e Atdheut, të sotmen dhe të ardhmen, nuk kupton dhe s’është dakort me ligjet mbrojtëse ndaj pushtetarëve dhe ligjet shtërnguese ndaj popullit.
Askush nuk u ka bere lutje pushtetareve që të hypin në ato poste.
Vetë i kane kërkuar . Kanë bërë me mijera lutje e përgjërime.