ARKIVI:
18 Maj 2024

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?

Shkrime relevante

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

“Lufta dhe paqa“ Tolstojiane, versioni kosovarë

Nga: Agim Vuniqi ___ Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor (edhe pse...

Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

Nga: Eedlira Ruzi TIRANË, 17 maj /ATSH/ Më 17 maj të vitit...

Rreth organizmit të ngjarjes “Shije Lezhe n’ Prishtinë”

Prishtinë, 16 maj 2024 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin nga “Hina” apo Ibrahim Kelmendi?
Vazhdon nga numri i kaluar “Përshëndetjet dhe falenderimet e Gjeneral Rrahim Ademit, reagimi i Sefedin Krasniqit dhe letra (t) e Ullmar Qvickut” botuar në Drini.us, 22 Dhjetor 2021
Nga Arkiva ime- Ditari
Një shpjegim:
Shkrimet me interses, i kam nxjerrë nga shkruesi i komputerit tim dhe kisha shumë vështirësi me i përshkrua benikërisht.
Unë zgjodha pjesë nga to. Shpresoj se nuk e kam humbur kontinuitetin por s`kisha mundës tjetër pasi që të dhëtat që i kam, portalet tashmë i kanë hequr ose janë janë mbyllur .

Për I. Kemendin, vazhdim, D. Rexhepi.”Shqiptari.eu”, 2 mars 2016

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin nga “Hina” apo Ibrahim Kelmendi? Shqiptari.eu, 18 mars, 2016
Sefedin Krasniqi
”Interesant ! Ka disa ditë që kërkoj këtë emër qysh se ka filluar ”Shqiptari.eu të publikoi shkrimin e parë për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit. Sot ia mora pak inat veti se si nuk më kujtohej emri i gazetares Diana Rexhepi !? E nisa një shkrim dhe e braktisa pikërisht pse s`me kujtohej emri i saj dhe e ngatrroja me gazetaren Violeta Rexhepagiq. Ndoshta pse edhe ajo ka punua një kohë në Zagreb. Për tu siguruar, i bëra një telefonatë një mikut tim, gazetar me shumë përvojë. Nuk mu përgjigj. Asnjëherë s`e kam takuar gazetaren Diana Rexhepin. As nuk kam pasur të bëj me të asgjë. Por që ditën e pare që “Shqiptari.eu botoi shkrimin e pare që e ceka më lartë, mu kujtua një detal në investigimet e mia. Mu kujtua rrëfimi I një bashkëbiseduesi, I cili katër vjet më pare më pati folur hollësisht për një ngjarje të ndodhur në Tiranë në kohën e luftës. Emrin e bashkëbiseduesit nuk mund t`ia them për një arësye që ma ka thënë ai vetë. Nuk është punë frike as nga ana ime as nga ana e tij. ”Ishim shumë veta në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë. Dëgjonim lajmet nga nga fushëbetejat e Kosovës. Konstatuam se përveç fitoreve, një lajm që e kishim dhënë doli pak gabim dhe hallin e kishim a duhët të përmirësohet a jo. Papritmas ra zilja e telefonit. Njëri që ishte më i shkathët nga ne, e kapi dhe u përgjigj. Duke folur e shikonte Bacën (”Bacë” e thirrnin kol. Ahmet Krasniqin, ndërh. ime). Në një moment i tha që telefonata ishte për të. E mori telefonin Baca dhe dikush i bënte shumë presion t`ia akordonte një intervistë. Baca u mundua t`ia shpjegonte se ishte vonë, ishte natë por personi insistonte me çdo kusht. Dikur, Baca pranoi. Në rregull i tha, veç të përgatitem e po vi. E caktuam edhe vendtakimin. Ne ishim bërë sy e vesh. Por kur Baca pranoi ftesën neve na pushtoi një frikë e madhe I thamë Bacë, kush është çfarë do ? Baca tha Diana Rexhepi dhe po kërkon një intervistë ekskluzive për agjencinë ”Hina”. Ata njiheshin nga Zagrebi dhe Baca as që mendonte se mund të jetë ndonjë kuth. Kundërshtuam të gjithë. Jo Bacë, nuk është koha tash të dalësh në qytet sepse është rrezik. Ai me këmbëngulje donte ta realizoi premtimin. Kur vërejti se asnjëri nga të pranishmit nuk pajtohej me idenë se duhët të mbahet ai premtim, ndërroi mendjen. Mirë tha ai, si t`ia bëjmë tash? Morëm vendim ta kontaktojmë Dianën. I propozuam të na bashkohej ajo neve. Pranoi. Nuk vonoi dhe erdhi. Ndejti aq gjatë sa u bë tepër vonë dhe nuk ishte në gjendje më të shkonte. I bemë një vend në Ministri dhe fjet aty… më duket në ballkon, pasi bënte nxehtë”.

Për Ibrahim Kelmendin-Epilog, Diana Rexhepi. ”Shqiptari.eu”, 2 mars 2016

Nga përmbajtja e letrës që i paska dërgua Ibrahim Kelmendit, Diana paska treguar një lloj afeksioni (ideologjik) ndaj tij dhe po them vetëmeveti, nga kush ka mundur të jetë Diana Rexhepi e porositur për at intervistë aq ekskluzive dhe në pikë të natës ? Pse me aq ngulm paska dashur Diana Rexhepi ta nxjerrë nga Ministria kolonel Ahmet Krasniqin në pikë të natës ? E di që shpesh gazetarët luftojnë për një ekskluzivitet. E di që agjencitë ku punojnë bëjnë presion ndaj tyre që të bëjnë gjithëçka për një lajm apo foto që kushton shtrenjtë. Ndoshta edhe ”Hina” ka bërë presion mbi gazetaren Diana Rexhepi …!
Do të kisha pasur dëshirë të ia bëjë këtë pyetje Diana Rexhepit: A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin nga ”Hina” apo Ibrahim Kelmendi ?”
Është një koment i Xhafer Lecit:
”Ibrahim Kelmendi është i dyshuari numër një, i sigurimeve të huaja dhe përçarësi më i madh që ka njohur ndonjëherë mërgata jonë”.
Diana Rexhepi kishte publikua në ”Shqiptari.eu”, më 2 mars 2016 një shkrim me titull:
”Për Ibrahim Kelmendin- EPILOG”
(Pjesë të shkëputura)
I dashuri Ibrahim Kelmendi. Rrugët tona këtu po ndahen. Misioni ynë i përbashkët këtu merr fund. Ndër disa të tjerë ke qenë inspirimi imi, kurajim, që të angazhohem më thellë, më këmbëngulës në mision me titull punues- Kosova e Pavarur. Ke qenë inspirim imi në Gjenevë, Minhen, Vjenë, Pragë, në Prishtinë, në Kosovë … ama jo edhe në Shqipëri ku konceptet tona ishin jo të ngjashme, gjegjësisht tejet të ndryshme. Shtetin e Shqipërisë asnjëherë nuk e kam përjetuar si shtetin. Asnjëherë.

A ishte porositur …. vazhdim, ”Shqiptari.eu”, 18 mars 2016

Vrasësi është vrasës pa marrë parasysh nga cila pozitë apo qëllim e bën vrasjen. Këtu përjashtohet kategoria e atyre dike në situatë të mbrojtjes të jetës së vetë, të familjes apo të dikujt që drejtëpërdrejtë është i cenuar me vdekje prej dikujt. Dhe pikërisht këtu dhe në këtë koncept ndahen kahjet dhe/apo rrugët tona, e jotja dhe e imja, i dashur Ibrahim Kelmendi.
….
Rrnofsh dhe Lamtumirë i dashur Ibrahim Kelmendi.
Diana Rexhepi
Sefedin Krasniqi, më 25 mars 2016 publikon një ”reagim” (Polemikë- Heroi dhe guru nuk janë njësoj) me titull:
”Lista e porositësve të vrasjes së kolonelit! Një polemikë dhe pse përmendet Milaim Zeka këtë vrasje?
E nderuara zonja Diana Rexhepi,
Letrën tuaj Ibrahim Kelmendit e kam lexuar rastësisht, sepse faqen e tij nuk e përcjell. Për këtë kam arësye të fortë. Sidoqoftë, as për të mirë as për të keq, rrugët e mia me t`Ibrahimit s`janë kryqëzuar kurrë, prandaj nuk kanë nevojë të ndahen sikur rrugët tuaja.
Letra jote ishte shumë prekëse, sepse, Ju zonjë e nderuar, Ibrahim Kelmendin e kishit ditur për Guru. Mirë ke bërë që i je kthyer heroit tënd- Abesë. Heroi dhe Guru nuk janë njësoj.
…..
Në vazhdën e përgatitjes për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, në Tiranë dhe për së vdekuri, për ta arsyetuar këtë vrasje nga një dorë mizore, ka shkuar aq lag dhe ka sajuar një luftë në mes të Fehmi Lladrovcit dhe Ahmet Krasniqit ”e zhvilluar” për Kazermën ”Kanjiza” në Gospiq ku Ahmet Krasniqi ka qenë komandant. Këtë propagandë të mjerë e ka shprëndarë shpesh nëpër faqe të internetit (I. Kelmendi, ndërh. ime). Por sipas dëshmisë së Dr. Drazhen Jerkovic, atë kazermë Ahmet Krasniqi ua kishte dorëzuar forcave kroate, gjegjësisht Shtabit të Krizës për Likë.
http://computer.sq.cosmotopic.org/4 …. (Këtë artikull e kam përkthyer unë dhe e kam origjinalin në kroatisht).
Në këtë dëshmi shumë të pistë i ka ndihmua Bedri Islami, i cili është bazuar në dëshminë e një komandari mizevir të quajtura Mensur Kosumi ”komandar”, për pak kohë i UÇK-së i Shtabit të Cicavicës me seli në Zhilivodë-vendlindjen e Ahmetit. Për më shumë lexoni këtu përgjigjen time dhënë treshes (crna trojkes): http://mbasiq.facebook.com/notes/s….

A ishte porositur … ”Shqiptari.eu”, 18 mars 2016

Gjatë një debati që e përmenda më lartë, Ibrahim Kelmendi ka deklaruar se ”ditën kur të zbulohet vrasësi i Ahmet Krasniqit, do t`ia bëjë tapi tokën e babës” në shenjë shpërblimi.
Në debatin në fjalë mori pjesë direkt edhe Milaim Zeka. Me Ibrahim Kelmendin patën ndërrua fjalë të rënda.


Nuk e di kush qenke ti Ibrahim Kelmendi! Flet hapur per ndarje parash, D. Rexhepi. ”Shqiptari.eu”, 1 prill 2016

Unë, si mbarë opinioni e kemi ditur se Xhavit Haliti e ka pasur nofkën ”Zeka” dhe kemi menduar se Millosheviqi e ka ngatërruar nofkën e Xhavit Halitit me mbiemrin e Milaimit. Megjithate, edhe sot e gjithë ditën ka ndonjë njeri (me emër e mbiemër në qeverinë Bukoshi dhe ka pasur post të lartë që ngreh dyshimet ndaj Milaim Zekës. Kjo nuk do të thotë që edhe unë ngre dyshime mbi Milaim Zekën. ”

Vijon/ SHQIPTARI.EU
(Dy komente të Xhafer Lecit):
Xhafer Leci, 2 mars 2016, 11:55
”Sikur të ishte gjallë Aziz Zhilivoda- Krasniqi, Ibrahim Kelmendit për një fjalë do ja kishte shkep një pumb në ballë. Ibrahim Faqeziu, shkruan në librat e tij paqavuar pa vlerë, sikur ta dije kush e ka vra Ahmet Krasniqin, do t`ia falja edhe hisen e babës… !”
Intervistën e Drazhen Jerkovicit për Ahmet Krasniqin, e mora nga faqja e fb. të Ahmet Krasniqit

https://m.facebook.com/277283315635816/photos/a.652036558160488/737115256319284/?type=3&locale2=it_IT

Lista e porositësve të vrasjes së kolonelit ! Një polemikë dhe pse përmendet Milaim Zeka …? Sefedin Krasniqi, ”Shqiptari.eu”, 25 mars 2016

Lista e porositësve …. vazhdimi i dytë, Sef. Krasniqi. Shqiptari.eu, 25 mars 2016

Lista e porositësve …. vazhd. tretë, Sef Krasniqi, Shqiptari.eu, 25 mars 2016

P. S. E kam të vështirë ta përfundoj dhe as tash nuk munda ta kryej e vazhdoj pas festave.

Malmö, 22 dhjetor 2021

__________

  • Portali Drini nuk mbane përgjegjësi për përmbajtjen e këtij shkrimi dhe shkrimeve të tjera të kësaj natyre, pasi nuk e njef vërtetësinë e natyrës së dëshmive që ofrohen këtu për persona të caktuar. Përgjegjësia, morale dhe ligjore që mund të jetë e lidhur me këtë shkrim e shkrime të tjera, është vetëm personale.

K O M E N T E

16 KOMENTE

  1. Nje nate para vrasjes Gjenerali A Krasniqi c’armatoset me urdhet te F.Klosit dhe F.Nanos .Keto te dy dijne me emer e mbiemet dorasit e pabese .Dhante Zoti ka ardh momenti te zbulohet gjithcka ! Na le pa fryme miku Sinan. Te lumte pena ! Durimi , puna holomutuese e juaj u shperblefte me te verteta ! Te verteten mund t’a vrasesh sic rrezohet dikush nga nje plumb , kthehesh ne kufome ,por ndricimin e se vertetes ,mesazhin qe ajo do te percjelle pas dekadash e dekadash nuk mund t’a erresosh kurre.

  2. Eshte thene shume her te na, Mos iu gezo te keqes se ligjet e
    natyres te provojn me te keqen! Ibrahim kelmendi paska pase shpreh
    gezim per vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit Aq sa vrastarit do ia falte
    token e Babes ! Eh tash le tja fale token e babes vrastarit te vellaut te
    tij ( Qerim Kelmendit ) Gezimi per vrasjen e Kolonelit iu kthye dhe
    le ta gjene vrastarin e le ta shperblej me toke te babes Ibrahim Kelmendi !

  3. E Ju them Bajram Kabashi se do te mbani pergjegjesi per kete shkrime. E te kishit qene burra e qe nuk jeni asnjeni preju juve ketu, moti, jo tash por moti kishit inicu dhe eshte dasht te iniconi, pasi mereni me kesi nje ceshtje dhe rast teper serioz, te iniconi ne te dy shtete Shqiperi dhe Kosove hetime dhe me te gjitha emra qe permenden ketu. Dhe me radhe ku ne kesi konteksti permendet emri im. Nga ketij te mjere, e qe eshte nje grua e profilit cfare ishte Ksantipa, nga ky mjerani nuk pres asgje sepse eshte… teper mjeran. Impotent ne mendje dhe ne shpirt. Por ju Bajram Kabashi… ju si profesionist gazetar, e kryeredaktor, e dini shume mire cka domethane me botu kesi tekste me kesi lloj teme e me kesi peshe, e nuk keni kosnsultu as mar deklarate nga askend qe permendet ketu, me radhe as nga une. Dhe me kete akt joprofesionist do te e mbani dhe ballafaqoheni me pergjegjesi per botim te teksteve qe kane kesi peshe. E me kaq lehtesi i keni botu. Do te e mbani pergjegjesine. Mbrame ju kam shkru kete porosi: Eksiston nje nivel te Dinjitetit nder cilin nuk shkohet, zbritet. Ngase me nuk kategorizohet si Dinjitet. Si duket, nuk e keni kuptu kete porosi apo nuk keni dasht te e kuptoni kete porosi. Njesoi. Edhe nje here po ju them Bajram Kabashi se do te mbani pergjegjesi e me te gjitha konsekuenca. Mbajeni ne mend kete. Mbajeni ne mend.

    • Përshëndetje, Diana Rexhepi … Une jam ithtar i madh i asaj që secilit ti jepet fjala e shprehjes së mendimit të lirë publik, por që ajo fjalë duhet të jetë e përgjegjshme dhe e bazueme në fakte. Në Drini secili autor është përgjegjës për faktet apo shpifjet e mundshme që i përdorë në sajimin e shkrimit të vet. Edhe une. Por une skam pse të përgjigjem për tjetrin, megjithëse mund t’ia tërheq vërejtjen për korrektësi dhe gjuhë të bazueme në fakte. Sinan Kastrati e ka pasur të hapun Drinin për shprehjen e mendimeve të tij me kusht që ai të bartë përgjegjësinë për përmbajtjen e shkrimit të vet. Sikurse kushdo tjetër, pa përjashtim.
      Sot kisha mëdyshje që t’ia botoja këtë shkrim, madje në fund të shkrimit pasi i shkrova Sinanit e bëra një distancim të duhun nga përmbajtja e shkrimit që une se njof fare. Mos kujto që Ibrahim Kelmendi si lexon shkrimet e tilla, por e kam vërejtur se ai konsideron se nuk duhet ti përgjigjet askujt që mendon se nuk sjell fakte në shkrime. Pra po ai Ibrahim që i përgjigjet me ëndje tjetrit. Për shembull Albin Kurtit për deklaratën e djeshme.
      Diana, une i kam shkrue Sinanit se është e pahijshme dhe jashtë cdo logjike profesionale dhe më qesin në pozitë shumë të keqe nëse cilido autor i Drinit shkruan kundër autorit tjetër të Drinit. Mua më shumë po më vjen keq që po më akuzon për gjëra që nuk e kanë asnjë lidhje me mua e që une skam asnjë dijeni.
      Nëse vazhdojnë debatet në mes të autorëve që shkruajnë për Drinin me njëri-tjetrin, më vije keq por do të detyrohem ti shlyej debatet madje edhe tekstet. Une e kam ftyrën celë se vërejtjen e kam bërë me kohe.
      Sidoqoftë, të kërkoj falje Diana Rexhepi …!

      • Zotri kryeredaktor Kabashi. a) tekstet e mija nuk do te mundeni te i fshini sepse me nuk do te jene ne kete portal. Mundeni, dhe ju pergzoj nese i fshini ato te kalueme te botuara. b) Ibrahim Kelmendi nuk pergjigjet sepse ai eshte lojtar, e me shqipetaret, gjegjesisht ja u njef lojen e ndyre te shqiptareve. Une aty nuk jam e trajnume sepse nuk kam lujt lojen me shqipetaret. Aty jam amatore, si duket. Jam e trajnume dhe kam lujt lojen me serbet, se me ata ishim ne Lufte, me serb luftojsha e jo me shqipetaret. Me serbet shkathet,e me gjakeftohesi kam lujt lojen. Shkathet. c) Si duket kam pas iluzione per shqipetaret se nuk lujne loje te ndyte, jo keshtu. Ibra pi njef ma mire shqipetaret, si qe u deshmuam. d) Te fala ketij Ukes te nemun te bjeshkeve jo te nemuna, me informat se ne ate seli ku ishte koloneli Ahmet Krasniqi nuk kishte ballkon. Krasniqi ka qene zotri i madh, shume fisnik, dhe me dha dhome kryesore ne perdhese. c (q e fort) Nuk kam punu kurre per agjencionin HINA, por atehere per HRT. d) Ate nate nuk ishte ne seli zotriu “minhauzen” Seff Sefedin apo Selfi apo sidoqofte e pat emra, e me mbiemrin Krasniqi. Ishin 6 truproje dhe nje oficer qe nuk do te ja them emrin. Pergzime, mbaresi dhe keto thanie simulare si i thot Ibra ne fund te postimeve. E kuptohen kjart. Ju, si dhe ata lojtar te “shkathet” qe pushkatohen ne mes vehti i kuptoni kjart.

  4. Keto shkrime qe po i kthen ne mundesi te rileximit I ndershmi
    Sinan Kastrati Ndihet borgjeli karrshi miqeve e dashamirve te Tij kombetar
    Dhe flet veq sahi . Sikur te kishte ndertim njeriu dhe pasterti e
    rrespekt per kafen qe e ka pi Per konakun ne terase qe iu ka mundesu
    Ish dashte me u kujtu dhe per shkrim me falenderu ! Por zoja ,
    po perpiqet me shite kurum ne koncertin e kulufegjive qe veq dam kan sjelle
    per shqiptari ! I nderuar Bajram , Po me vjen keq me te thane nje
    te vertet qe e kam verejt te Ti ! Ti i nderuar nganjeher po i rrepekton
    njerzit qe nuk e meritojne rrespektin tuaj Se jan bukepermyst si Psh
    kjo Diana Rexhepi ! Ti i nderuar Bajram ,mue mu ke drejtu duke me thene Se ki rrespekt te larte Per Diana Rexhepin
    Spaske per kan me pase rrespekt i nderuar Bajram !
    Urime Festat Ty e dashamirve Sinanit ,Rites , E Magjun Thaqit Gjakoves!

  5. Për Sinan Kastratin mund të them, aq sa e njoh nga shkrimet e tij, se ai në radhë të parë është një njeri i ndershëm dhe një atdhetar i madh, i cili e don vendin e popullin e vet dhe lufton kundër padrejtësive. Shpeshherë kam menduar se Kosova ka nevojë për njerëz si Sinan Kastrati. Faleminderit dhe Zoti të pastë gjithmonë në mbrojtje i nderuar Sinan! Respekt!

    • Reagim kundër komentit të zonjës Diana Rexhepi në shkrimin tim të radhës, me titull: “A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021

      Nga Ditari im

      Z. Diana Rexhepi reagoi me një ”koment” kundër artikullit tim të lartëshënuar ”A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin nga “Hina” apo Ibrahim Kelmendi”?

      Zonjë, reagimi bëhet për tu mbrojtur ose për të sulmuar, por duhet të tregosh fakte e të dhëna për ngjarjen, kohën, vendin dhe ”akterët”, njerëzit.
      Unë i kam paraqitur ato që ti dhe të tjerët i kanë thënë. Janë këtu, prandaj sado që mundohesh ti mohosh, duke kërcënuar, ato janë shkrua me shkronja të zeza, në fletë të bardhë dhe nuk mund ti heq as unë e as ti edhe sikur të “përmbyset toka”.
      Unë jam shërbye me ato që dikur, jo larg në vite edhe ti ke komentua me shumë të tjerë, për e kundër.

      Po shkoj sipas radhës, datës dhe vitit:
      1. “Për Ibrahim Kelmendin-Epilog, Diana Rexhepi”. Shqiptari.eu”, 2 mars 2016
      Gjetjet nga ky shkrim “Për Ibrahim Kelmendin-Epilog, Diana Rexhepi” janë nga faqja 1 deri në 10-të.
      Shkrimi yt, Dianë ka zënë faqen e dytë dhe të tretë,
      Në fund të faqes së tretë dhe në fillim të faqes së katërt, fillojnë komentet. Komentuesi i pare ka emrin ”Mal Uka”, është (sigurisht) ky që komenton rregullisht edhe tash.
      Pas Mal Ukës, komenton ti, Diana Rexhepi.
      Komentuesi i katërt është Qendrim Hoxha.
      Përsëri je ti, Diana Rexhepi që komenton dhe i drejtohesh Sefedin Krasniqit. Jemi në fillim të faqes së pestë.
      Në faqen gjashtë, komentojnë: Qendrim Hoxha dhe Sefedin Krasniqi, deri në mes të faqes shtatë (7) dhe këtu mbarojnë edhe komentet.

      Shkrimi i dytë që unë e kam marrë në shqyrtim është:
      2. “A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin nga “Hina” apo Ibrahim Kelmendi”. Shqiptari.eu, 18 mars, 2016 me autor Sefedin Krasniqi, faqe 1-6
      Ky shkrim ka vetëm një koment. Është Xhafer Leci, faqe 3 dhe këtu mbaron.

      3. A ishte porositur intervista nga Ibrahim Kelmendi dhe pse (2), Shqiptari.eu, 26 mars 2016, pjesa e dytë.
      Autor është Sefedin Krasniqi
      Ka këta nëntituj:
      Heroj dhe guru nuk janë njësoj (2)
      Takimi në natën e 19 shtatorit 1990 dhe lehja e qenëve
      Kush kujt i kërkoi takim ?
      Në fund të artikullit, fq. 3 nga 7, shkruan/ Vijon/ Shqiptari. Eu
      Ky shkrim i Sefedinit, ka gjithësejt tre komente:
      ”mali”, ”dini” dhe ”besi”.

      4. ”Lista e porositësve të vrasjes së kolonelit! Një polemikë dhe pse përmendet Milaim Zeka këtë vrasje? Shqiptari.eu, 25 mars 2016, Sefedin Krasniqi
      Artikulli ka këta nëntituj:
      Polemikë- Heroj dhe guru nuk janë mjësoj
      Dy fjalë për Ibrahimin
      Debat me akuza e ofendime të rënda
      Pse përmendet Milaim Zeka në këtë vrasje?
      Ka dy komente dhe të dy komentet janë shkruar nga Xhafer Leci

      5. “Nuk e di kush qenke ti Ibrahim Kelmendi! Flet hapur per ndarje parash”. Diana Rexhepi, ”Shqiptari.eu”, Debate, 29 mars 2016.
      *Prononcim si rezolutë ndaj Ibrahim Kelmendit
      Diana Rexhepi
      Në fund të artikullit thua: /Vijon/
      Ky artikull ka vetëm një koment dhe ai qenkam unë (Sinan Kastrati)
      Komenti mban datën 30 mars 2016, ora 06:12

      ”Dianë, të përshëndes !
      Më në fund e the ate që duhet thënë. “Më mire vonë se kurrë”.
      Dianë, njeriu i mirë dallohet nga i keqi për ”sende të vogla”. Të dytë gabojnë. Edhe i miri edhe njeriu i keq dhe të dytë mund të hetohen (mirren vesh, zbulohen, të dalin në gazetë …) sikurse rasti juaj, Dianë dhe i Ibrahim Kelmendit por dallimi në mes të mirit dhe të keqit (Dianës dhe Ibrahimit), këtu dallohen dhe marrin kahen (drejtimin) e duhur. Të mirit nuk i vie keq pse është hetua nga të tjerët, por pse ka GABUA ndëra të keqit, nuk i vie keq pse ka GABUA por pse është marrë vesh nga të gjithë që ka gabua e më nuk mund të bëjë më të KËQIA që edhe ashtu ka bërë mjatë të këqia” (fundi i citatit).

      6. ”Vrasja e shekullit! Polemikë me Sefedin Krasniqin- Heroj dhe guru nuk janë njësoj” Shqiptari.eu, 26 mars 2016, Debate
      Ështê njê debat i shkurtër dhe ka dy nëntituj të vegjël, ku i drejtohesh Sefedin Krasniqit me ”Zotëri, përsëri po ma përmendni edhe pse nuk ju njoh ….”
      Ka gjithësejt pesë (5) komente:
      ”Mal Uka”, ”Thaqi/Gjakova”, Arif Molliqi, Sefedin Krasniqi (”Plotësim … harrova ta them se nga ata që i ke përmendur, vetëm Budha është cilësuar ”GURU”) dhe përsëri: sefedin Krasniqi.

      E nderuara zonja Diana Rexhepi,
      Kush ishte Kolonel Ahmet Krasniqi ndoshta duhet t’i lëmë edhe kroatët të flasin dhe të tregojnë, të vërtetën e tyre:

      Hrvoje Dominiq, AP & Reuter, gazeta ‘Globus’’
      Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftës në Qeverinë e Kroacisë për Gospiç dhe shef i Shtabit të krizës nga viti 1991 deri 1993, në inervistën për ‘’Globus’’, zbulon të vërtetat e fshehta.
      Këto janë faktet e mia e ti, po pate, paqraqiti !
      Unë do të heq kapelën dhe do të bie në gjunj para fakteve.
      Natën e mirë !
      Sinan Kastrati, Suedi
      Malmö, 23 dhjetor 2021 (ora 23:55)

  6. Përshëndetje të gjithëve … Në vecanti i përshëndes Sinan Kastratin dhe Diana Rexhepin.
    Të nderuar autor që shkruani për portalin Drini,
    Ju lutem që të më mirëkuptoni dhe nga tash e tutje në asnjë shkrim mos ta përmendni njëri-tjetrin, pasi nuk ka gazetë të shtypun apo media online kund në botë që i lejon autorët e të njejtit portal (apo cfarëdo media tjetër që të jetë ajo), që të grinden me njëri-tjetrin. Këtu tashmë nuk është më me rëndësi se kush ka apo s’ka të drejtë. Thjeshtë, nuk do të lejoj më asnjë koment ku po komentoj tash apo shkrim ku një autor i Drinit shkruan apo e përmend për të keq tjetrin këtu. Apo komente fyese për cilindo autor të shkrimeve që botohen në Drini.

    Une e dij që nuk mund të gjenden media të tjera që lejojnë zënka të ngjashme, e nëse ka atëhere urdhëroni dhe gjeni si dhe nisjani të shpreheni atje.

    Pres të më mirëkuptoni e nëse keni dicka që duhet thënë gjithsesi, ju lutem drejtohuni tjetërkund: Njoftoni propkuroritë apo policitë e vendeve të caktuara.

    Gjithë të mirat prej meje:

    Gjergj – Bajram Kabashi

  7. Me kete Fakt duhet te jetoj deri ne fund te jetes sime: Me shume me cmuan serbet si kundershtare ne Lufte pa kompromis me ta, se sa shqipetart per cilit kam luftu pa kompromis me serb. Nuk kam kerku asgje per vehti prej shqipetareve. Se per Obligim nuk kerkohet asgje, Obligimi nenkuptohet. Por kesi shamje, fymje, dhe si Kryeveper ate se “Mos me pas pru une UCK ne Kosove, Serbia nuk e kish sulmu Kosoven por Rugova kish ndreq punet qe Serbia mos me i prek shqipetaret. E mos me i pas sfidu une serbet nuk e kishin vra serbet as Adem Jasharin dhe tere familen e Tij…”.E gjitha keto, nuk kam prit e as andrru qe do te me ndodhe. Rrnofshit shqipe kudo qe jeni. Rrnofshit.

  8. I nderuaar Bajram Kabashi, Dihet qe secili njeri qe shpreh mendimin
    per gabime mbane pergjeegjesi Vehtanake ! Redaksija dhe ju si
    kryeredaktor eshte e mjaftueshmee ojo qe e kini shkru Se Autori i
    shkrimit mbane pergjegjesine ! Keshtu kur dikush sado but shprehe kundershtim
    karrshi mendimit te sai Ajo turret dhe veht kaperthuret se fjalet fyese
    i ka stil te edukates pa kurrnje element shqiptarije!
    Mua me qujti Mal i nemun i bjeshkve te pa nemuna
    Dua ti tham Se emnin e Kam Mal e krenarine kombetare e kam
    bjeshke qe ska force bote qe ma luhate !
    Mendoj qe secili autor shkrimi per lexuesin duhet te kete synim
    me parim moralo-edukativ !
    kjo eshte vlere kombetare qe nga qellimi i tille nuk rrjedhin marre !

    • Mal, ashtu kam thënë …Secili e bartë përgjegjësinë për shkrimet e veta. Askujt nuk ia mbaj anën e as “mrehi brinat”, por duhet të jemi të kujdeshëm që mos ta shndërrojmë Drinin në arenë ku secili grindet me secilin. Une i vlerëoj të gjithë, edhe ty që komenton por ndihma më e madhe që mund të ma japësh ti mue e une ty e tjetrit është që mos të krijojmë ngaterresa me shkrimet tona, pasi duhet të shkojmë përpara e të mos mbesim në baltën e gjallë të tyre. Edhe Diana sot i shpaloj disa kujtime për Ahmet Krasniqin, por me atë pak redaktim që ia bëra shkrimit të saj shkrimi tashmë merret vetëm me kujtimet me Ahmet Krasniqin e jo me të tjerët.
      Kërkoj mirëkuptim, Mal Uka …

      • I nderruar Bajram,Per Sygjerimet tuaja e kan mirekuptimin e pa
        luhatshem! Qe sa e lexova shkrimin e Dianes Kujtim Per Ahmet
        Krasniqin Dhe aty ajo i pershkruan ndjenjat e sai per
        rrespektin qe kishte ndaj Kolonelit Ne ate skjarim nuk gjeta
        verejtje Por Kur ajo e Permend Sefedin Krasniqin me nje
        perbuzje e damton vehtevehten Se pse Dihet qe Familjart
        ekolonel Krasniqit e kan dhimbjen e madhe dhe plagen e pa
        sherueme Keshtu edhe Nese Sefedini Apo edhe Sinan Kastrati
        kan shprehe ndonje pike dyshimi Duhet jo me i ofendu por
        me i sqaru dhe me mirekuptim me u rrespektu Se thuhe se
        Kur hupe malli Humbet edhe shpirti Ketu jo malli po ka humbe njeri
        dhe shpirtit si jet vend me u permend !KU me e dijte se cfar
        informatash iu jan ofrue e servue familjarve Andaj Diana Rexhepi
        komunikimin me njerz duhet ta ndertoj me rrespekt e jo me
        ofendime ! Edhe me ty fjalet e para i pat ofenduese dhe
        ta tha lamtumiren Dje ! Kush ngutet thuhet se…..nuk po e shkruej
        fjalen !

        • Mal Uka, pershendetje!
          Po shkruaj nga telefoni e mund edhe te beje gabime.
          Te njoh si komentues kur shkruanim ne Bota Sot e portale te tjera.
          Edhe une komentoja me ”Nofka” sepse ndiqeshim nga sherbimet e meshefta.
          Ti e din qe une dhëndérr i Kol. Ahmet Krasniqit. E vërteta eshte se Ahmeti nuk kishte motra, ka vetem nje vëlla (nga baba Hajriz), Behxhetin e gruan time e kishte si moter etj.
          Asgjë nuk e vë ne dyshim ato qe paska shkruajtur Diana per Ahmetin dhe guximi i saj me ka pelqye. …. Histori tjeter kjo eshte.
          Nuk kam pasur e nuk kam qellim ta ofendoj nje zonje shqptare qe e ka humbur rinine e saj jasht vendlindjes e familjes- Shkupit. Ka emocione te forta kur e kujton nenen e vdekur apo shoket e miqt e vrare. Ka te drejte, plotesisht.
          Prandaj, une athere dhe tash i kerkoj falje: Dianë më fal por edhe sikur te ma falesh Stambollin, edhe une dua ta them ate qe e di. Ato qe une i kam shkruajtur, prap ketkoj falje, nuk i kam qpik por ato jane te shkruara.
          Ahmetin, une e njoh si mik ndersa dikush tjeter e njeh si shok shkolle, si ish ushtar i Ahmetit, si bashkeluftetar etj.
          Ahmeti, ma merr mendja mua, me ka besua dhe kudo qe ka shkua qe nga dita e pare, Pranveren e vitit 1998, kur eshte propozua per Minister Lufte nga nje grup oficersh si nje ushtaraket me te zotet ne ish APJ-ne, ai me ka pyetur mua, pra MUA. E them publikisht MUA dhe ka dashur mendimin tim dhe, me ka lutur qe te flas me Milazim (Hasan) Krasniqin, ish Zevendes Kryetat i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, Ibrahim Rugova ishte Kryetar por Milazimi i kryente te gjitha punet dhe ishte i afert me Ibrahim Rugoven, ne Kryesine e LDK-se.
          Ai me ka ftua edhe ne ”Marreveshjen e Oskos”, ne Oslo, maj 1998.
          E pra, edhe une i kam thy dhâmbet dhe kam shku ”apanga” per Kosoven dhe kam te drejte ta them mendimin por jo duke e ofendua Dianen.
          …..
          Vijon
          Sinan Kastrati,
          Malmö, 24 dhjetor 2021 (15:25)

          • Ju falemnderit të gjithëve që shkruani e komentoni këtu, duke ua shprehur respektin tim më të thellë njerëzor për mënyrën si reflektoni dhe debatoni në mënyrën me të cilën këmbejnë mendime njerëzit e vërtetë. Të falemnderit Diana Rexhepi, ty Mal Uka dhe Sinan Kastratit, të cilin e kam njohur qyshkur ishte studentë pak para meje në UP, por me të cilën shpreh keqardhje që nuk më është dhënë mundësia që ta kontaktoj.
            Të kërkosh falje është më se Njerëzore dhe Falje kërkojnë shpirtërat e mëdhenj. Kërkimfalja përndryshe qëndron në thelb të filosofisë popullore Shqiptare dhe as Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk e pranon dhe e sanksionin fyerjen.

            Ju falemnderit të treve.

            Gj.- B. Kabashi

  9. Kerkoj ndjese nga Ju zotri Mal Uka per ato fjale qe i shkruva per Juve “Uka i nemun i bjeshkve jo te nemuna”. U ndjeva e fyeme me ate qe e permendet ballkon apo ngjajshem. Sidoqofte, nuk eshte me rendesi a te fyen dikush apo jo, sa me rendesi eshte qe te e mos e perceptosh e me radhe perjetosh dicka, ckadoqofte, si fymje. Rashe ne guacke tersisht personale te perjetimit tim.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu