Rama kërcënoi deputetët e PS të mos flisnin më për ish-kryespiunin Visho Lika, më pas dekoroi ushtarin e Berishës në fshehtësi dhe në fund e bëri ambasador
Edi Rama është peng i një sekreti të tmerrshëm, të cilin e dinë një rreth i ngushtë njerëzish, përfshirë ushtarin e Sali Berishës, Visho Ajazi Lika dhe njerëzit e shërbimeve të huaja. Ende nuk dihet se cili është ky sekret, nëse ka të bëjë me lidhjet e Ramës me bosët e drogës dhe krimit, me ndonjë skandal seksual, lidhje me ndonjë sekt të dyshimtë, me ndonjë skandal financiar etj.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Por sjelljet në raport me ish-kreun e spiunazhit Visho Ajazi Likën konfirmojnë se kryeministri po shantazhohet nga një dosje e llahtarshme. Për të gjithë mosbesuesit, po listojmë disa fakte të thjeshta që tregojnë se Edi Rama është peng i Visho Likës, të cilit Berisha i besoi drejtimin e SHISH dhe kryerjen e përgjimeve masive për llogari të tij.
Sapo erdhi në pushtet, Edi Rama urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli me anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për të kontrolluar veprimtarinë e Visho Ajazi Likës në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ky vendim erdhi pas të dhënave se Visho punonte vetëm për padronin e tij, Sali Berishën, duke përgjuar dhe survejuar të gjithë kundërshtarët dhe bashkëpunëtorët e dyshimtë të Berishës. Me urdhër të Berishës u përgjuan edhe ambasadorët, e huaj në Tiranë, krerët e policisë, gazetarë etj. Për Berishën u përgjua mbi 800 herë Ilir Meta, ndërsa Edi Rama është përgjuar duke folur me njerëz të krimit. Ish-kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho tha: “Dua të konfirmoj se Komisioni do të shqyrtojë dhe vendosë për kontrollin parlamentar të SHISH nga një grup deputetesh që do të caktojë Komisioni”.
Me lejen e Ramës, grupi i kontrollit hyri në zyrat e SHISH, hapi dokumentet dhe zbuloi gjëra tronditëse. Grupi i kontrollit hartoi një raport për veprimtarinë e Visho Likës në shërbim të Berishës. Anëtarët e Komisionit të Sigurisë shqyrtuan analizuan dhe miratuan raportin e grupit të kontrollit të veprimtarisë së SHISH. Raporti shkoi në tavolinën e Ramës. Në raport ishin konfirmuar përgjimet për llogari të Berishës. Në këto kushte, deputetit i propozuan kryeministrit Edi Rama, që t’i kërkonte Presidentit shkarkimin e Visho Likës nga detyra.
Kur pritej që Rama të kërkonte shkarkimin e ushtarit të Berishës në krye të SHISH, ai kërcënoi anëtarët e Komisionit të Sigurisë që të mos flisnin më për Visho Likës. Rama i kërkoi ish-deputetit, Piro Lutaj, që kishte qenë pjesë e grupit të kontrollit, që mos ta përmendte më emrin e Visho Ajazi Lika. Deputetët janë habitur nga kthesa e Ramës dhe urdhrit i tij për t’u mos u marrë më me kreun e SHISH. Pas urdhrit të Ramës, raporti për shkeljet në SHISH u arkivua.
Nuk dihet se më çfarë e shantazhi Visho Lika, por disa muaj më vonë Edi Rama e dekoroi në fshehtësi kreun e SHISH. Larg syve të medias, Rama i dha medaljen e mirënjohjes kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit, për rezultatet në luftën antiterror. Interesant ishte fakti se ka qenë vetë kryeministri, që i ka dorëzuar medaljen kreut të shërbimit, Visho Ajazi Likës dhe gjithashtu ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike. Kjo duket se ka ardhur pasi do bënte bujë një veprim i tillë, për shkak të përplasjeve.
Një vit më parë, Edi Rama, befasoi sërish dhe la me gojë hapur deputetët e tij. Edi Rama propozoi që Visho Ajazi Lika, më parë zëvendësministër i Berishë, të bëhej ambasador i Shqipërisë në NATO. Propozimi i Ramës për emërimin e Vishos ambasador u dekretua nga Ilir Meta, edhe pse vetë Meta ishte përgjuar mbi 800 herë gjatë kohës kur qeveriste me Ramën. Berisha reagoi i alarmuar nga këto lëvizje, gjë që tregon se muajt e fundit, Visho Lika kishte nisur t’i dilte nga kontrolli. Berisha dha alarmin se Rama po kapte SHISH duke i shkarkuar ushtarin e tij, por mbylli gojës kur mësoj se Rama e bëri ambasador. Sot SHISH është pa drejtues, pasi Ilir Meta nuk dekreton propozimin e Ramës për kreun e ri./Pamfleti
Dr.Nuri Bexheti,profesor universiteti duke u deklaruar PRO BALLKANIT TË HAPUR, dëshmoi se është profan në histori ose kuisling i vërtetë!
Si është e mundur Nuri Bexheti të ligjeroi lëndën e historisë para studentëve dhe mos të njohë fatkeqësitë që u ka shkaktuar Serbia që nga Kryengritja e Parë Serbe 1804 e deri në Luftën e fundit 1998/1999!
Cila është fytyra e Serbis së vërtetë…?!
1. Përderisa shqiptarët përkrahnin Kryengritjen e Parë Serbe më 1804, sipas autorit Miodrag Popoviq, luftëtarët serbë të udhëhequr nga Petar Karagjorgjeviq që ishte kelmendas, “për të arritur lirinë e tyre,ata në emër të saj vrasin, therrin, heqin koka,djegin faltoret e qytetet myslimane,fëmijët i presin me thikë etj.
2. Lidhur me politikën apo qëndrimin e Millosh Obrenoviqit ndaj dëbimit me dhunë të shqiptarëve nga Serbia gjatë Kryengritjes së Dytë Serbe (1815-1830), duhet shtuar një fakt interesant!
-Derisa në letërkëmbim Miloshi thoshte që “Shqiptarëve t’u paguhen shtëpitë edhe mbi vlerën reale, në të njëjtën kohë urdhëronte që për t’i detyruar ata që të shpërngulen nga Serbia të përdorej edhe ushtria dhe t’u digjen fshatrat. Kjo u bë realitet në vitin 1834, kur pjesa më e madhe e Serbisë perëndimore u pastrue nga shqiptarët.
Vetëm nga Pashallëku i Beogradit u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë, që po të merrej parasysh shtimi mesatar i saj, tani do të arrinte mbi 1.000.000 shqiptarë që do të flitnin shqip vetëm në qytetin e Beogradit me rrethinë, pa llogaritur këtu shqiptarët ortodoksë, të cilët pushteti serb i barazonte me serbë.
3. Në prag të luftërave serbo-turke 1876-1878, kreu i Serbisë Milan Obrenoviq, lëshoi këtë proklamatë: “Urdhërojmë që sa më shumë të kontaktohet me shqiptarët dhe të kihet kujdes që të mos u bëhet asnjë e keqe shqiptarëve dhe në asnjë vend të mos u shkaktohet ndonjë e ligë, derisa ata nuk sillen keq dhe armiqësisht kundër ushtrisë sonë. Pra, në qoftë se ata paraqiten si miq ndaj nesh, edhe ne duhet të tregohem miq ndaj tyre. Shtëpitë,familjet dhe pasuritë e tyre të jenë të sigurta e sidomos në ato raste kur ata dorëzohen. Me sa mundësi të keni dërgoni njerëzit tanë për t’ua komunikuar shqiptarëve këto qëndrime”.
Në anën tjetër, ushtarëve serbë u kishin shpërndarë proklamata,ku thuhej:“Sa më pakë që të ketë shqiptarë në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni ju, aq më i madh do të jetë suksesi për atdheun tonë”.
Me depërtimin e ushtrisë serbe në Sanxhakun Shqiptar të Nishit,u bënë masakra dhe dëbime të tmerrshme të shqiptarëve!
U masakruan mbi 70.000 shqiptarë dhe u dëbuan mbi 350.000 shqiptarë nga trojet e tyre etnike!
Serbia okupoi 11.000 kilometra katrorë tokë shqiptare të Sanxhakut të Nishit!
4. Mbreti serb Petri, më 18 tetor 1912, iu drejtue popullit serb me një manifest me të cilin tregonte, se: “Unë në emër të Zotit e kam urdhëruar ushtrinë time që të niset në luftën e shenjtë për liri. Ushtria ime, përveç të krishterëve do të gjejë edhe shqiptarët, të krishterë e myslimanë, me të cilët populli ynë jeton qe 1.300 vjet, duke ndarë me ta të mirën e të keqen. Ne, të gjithë atyre ua sjellim lirinë, vëllazërimin, barazinë në çdo gjë me serbët. Serbia jonë do të sjellë edhe atje paqen dhe përparimin e dëshiruar, ashtu si ua ka sjellë këtë edhe rretheve të çliruara më 1877/1878: atje jetojnë qytetarët e lirë, të përparuar, të vetëdijshëm, të kënaqur.Atë jetë do ta krijojmë edhe në brigjet e Llapit,të Sitnicës,të Ibrit,të Drinit,të Vardarit. “
Përveç manifestit të mbretit Petri, në Serbi ishte e pranishme kudo parulla: “T’ia marrë hakun disfatës së Kosovës dhe të çlirojë vëllezërit e robëruar”. Kjo parullë qe kthyer në flamur të agresorit serb me domethënien që populli shqiptar të shuhej për “shkak” të disfatës së pësuar nga forcat ballkanike , e jo vetëm serbe , në Betejën e Kosovës më 1389.
General Bozidar Jankovic (1849-1920), Serbian army officer, Commander of the Serbian Third Army during the First Balkan War (1912-1913) between the Balkan League and the Ottoman Empire. Date: 1912-1913
Në foto: Božidar Janković (Bozidar Jankovic – 1849-1920), duke i udhëhequr maskrat ndaj civilëve shqiptarë në krahinën e Lumës … Emri i këtij gjenrali mizor serbë i është imponuar edhe hanit të Elezit për dhjetëvite pushtim serbo-jugosllav, duke e quajtur: Gjeneral Jankoviq. A e vëreni dinakërinë dhe cinizmin mizor serb kur përmes këtij këtij gjenerali kur e sulojnë Merdarin (Podujevë), pasi me kohë e kishin vra e ndjekur popullin nga Kurshumlia, iu drejtohet shqiptarëve, thuajse ata ishin “muslimanë”: “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut,…”
Gjenerali serb Božidar Janković
Që në ditën që ushtritë serbe sulmojnë Merdarin,gjenerali serb Bozhidar Jankoviq, komandant i ushtrive serbe, do t’i drejtojë shqiptarëve një proklamatë në të cilën thuhej, se: “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut, që për 500 vjet bashkërisht ka rënduar dy popuj. Nuk vijmë ndryshe pos për të çliru vendin tonë të përbashkët dhe premtojmë se shqiptarët, po qe se nuk do t’ia kthejnë pushkën serbit, do të munden me ruajt fenë dhe zakonet si i ka pasur Shqipnia prej Leke e këndej”.
Komentimi i kësaj Proklamate do të ishte i tepërt. Shqiptarët e dinin se çka fshihej pas kësaj thirrje “vëllazërore”.
Kryeministri serb Nikolla Pashiq dhe shovinistët e tjerë serb, me qëllim që të justifikonin planet e tyre ekspansioniste kundrejtë Shqipërisë, u mohonin shqiptarëve çdo aftësi për të formuar shtet më vete, duke i quajtur ata “FIS I EGËR”, kurse tokat shqiptare që kishin ndërmend t’i aneksonin i quanin toka serbe!
Mbi 120.000 shqiptarë serbët i masakruan dhe 300.000 shqiptar i dëbuan nga trojet etnike shqiptare!
5. Ishin të pashlyera në kujtesën shqiptare mizorit e bëra të pushtuesve serb ndaj popullsisë shqiptare!
Komanda ushtarake serbe në shtator të vitit 1918, përmes avionit, shpërndanë në viset shqiptare thirrje, duke i ftuar shqiptarët që ushtrin serbe t’a presin si çlirimtare, përndryshe nuk nguronin t’ua përkujtojn ngjarjet e tmerrshme të së kaluarës…! Pra i ftonte shqiptarët për kapitullim!
Që nga depërtimi i ushtrive frenge dhe atyre serbe të kamufluara në fund të vitit 1918 dhe në fillim të vitit 1919, mbi 40.000 shqiptar u ekzekutuan dhe me qindra mijëra u dëbuan!
6.Populli Shqiptar në ish-Jugosllavi nuk do të hidhej në kryengritje e në luftë të armatosur,në qoftë se nuk di përse merr pjesë në të dhe cilat janë perspektivat e luftës së tij !
Kosova gjatë luftës i kishte të gjitha organet partiake dhe shtetërore sikurse njësitë tjera të federatës jugosllave.
Shovenistët serb dhe jugosllav nuk mund të toleronin tretmanin e barabartë të Kosovës me njësit tjera federative.
Në emër të luftës kundër forcave reakcionare,më 8 Shkurt 1945 në Kosovë u vendosë administrimi ushtarak. Deri më 8.VII.1945, brenda gjashtë muajsh, u ekzekutuan 86.000 shqiptarë dhe filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi!
7. Pushteti serb,përmes renegatëve shqiptarë në tetor-nëntor të vitit 1988,u premtoi dhe u siguroi shqiptarëve se me ndryshimet kushtetuese shqiptarët nuk humbin asgjë,përkundrazi,autonomia pasurohet,begatohet!
Fjala e lirë e shqiptarëve,u vra me plumba,liritë u shtypën me çizmen e ushtrisë dhe policisë serbe.
Vetëm gjatë viteve 1998/1999, u masakruan 14.000 shqiptar, u dhunuan 20.000 femra shqiptare, u debuan mbi 1.000.000 shqiptarë.
Reperacionet e luftës kapin shumen e 25 miliard Euro.
Z.profesor Nuri Bexheti!
Këto ngjarje të hidhura historike që kanë të bëjnë me pushtuesit serbë, ngjarje që i përjetuan dardanët që nga vitit 1804,janë realitet i hidhur!
Çdo dardan dhe dardane të moshës 18 vjeçare duhet të posedojnë njohuri mesatare mbi gjenocidin 200 vjeçar serb!
Si është e mundur ti besoni Serbisë çetniko-fashiste e cila ende nuk i kërkon falje Republikës së Kosovës, për dëmet, fatkeqësit dhe krimet që u ka shkaktuar dardanëve përgjatë dy shekujve?!
Si është e mundur ti besoni një kryeministri shqiptar Edi Rama i cili kriminelin Aleksander Vuçiq e quan mik!
Si është e mundur ti besoni Kryeministrit Rama i cili për hater të Vuçiqit e mbulon SHTATOREN E KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI…!
Dr.Nuri Bexheti,e korite titullin shkencor dhe dinjitetin kombëtar…!
Ti me shokët e tu që i besoni Ballkanit të Hapur, që nuk mësuat nga Historia,jeni të shkretë,jeni të mallkuar,jeni shokë të Esat Pashë Toptanit dhe të Toptanëve tjerë shqipfolës…!
Mbi dallgët tunduese të koncertit të paharrueshëm (premierë) të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe të Valleve “Shota” të Prishtinës, në fundvjeshtën e vitit të parë në liri.
Kolanat e rubrikave gjegjëse të gazetave të ditës, shtypit të shkruar, por edhe në minutat e rezervuara për ngjarje të mëdha kulturore të medieve tona elektronike, sigurisht se, ndërkohë, duhet të jenë mbushur me shkrime, reportazhe, storie filmike, me fotoreportazhe dhe me sajesa të tjera plot lëvdata e fjalë të mira, sa të zgjedhura me shije, kushtuar koncertit (premierë) të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, që u shfaq ditën e martë të datës tetëmbëdhjetë të muajit nëntor, në skenën e TKK-së. Por, ja se shpresoj (unë), ka ngelur bosh edhe një grimë hapësirë për një buqetë fjalësh mbrese të pashlyeshme që, si një grusht xhevahiresh i hedh në letër, në emër të të gjithë vizitorëve atë mbrëmje gjendeshin aty, që ishin dyndur në sallë, kur nuk ishte e zonja për të bërë vend për gjithë, sa shumë që ishin.
Pikat e shiut të imtë që, nuk do të vonojë (parashikohej) e do të shndërroheshin në flokë të bardhë dëbore në (këtë) fundvjeshtë, (na) ishin gërshetuar me gjashtë pika të rënda (sa të mallkuara që ishin) që nuk dihej se nga kishin shtegtuar dhe nëpër cilën rrugë të fshehtë kishin ardhur për të (na) e nxirë qiellin, tani në prag të përvjetorit të parë të proklamimit të pavarësisë dhe të sovranitetit të shtetit tonë, që është më i riu, ndaj edhe me vitali, në botë. Sa mirë i rri ky emër, o zot i Madh! (Impulset e para se, drejtpërsëdrejti jemi në prag të këtij përvjetori të parë, të kësaj ditëlindjeje të madhe e të mbarë, i marrim në Tiranën e ditëve të Panairit të Njëmbëdhjetë të Librit, kur atje, udhëheqja e galerisë së vogël në hapësirë, por të madhe në vepër “Zenit”, anës së majtë të rrjedhës së lumthit Lana, ishte në (krye)valën e përgatitjeve intensive të një ekspozite ekskluzive të arteve pamore, me autorë kosovarë kushtuar kësaj ditëlindjeje të shtrenjtë, sa të shenjtë. Ishte ky një gjest bujar (sado i imët e simbolik qoftë) dhe jashtëzakonisht i mirë e vëllazëror. Aferim!).
Bashkë me shkundjen e ombrellave, si për t’i trembur Gjashtë Pikat (kur ngjanin në gjashtë djaj të zinj, më parë se ato të shiut paralajmëtar të dimrit në prag), publiku me nxitim mbushi sallën, duke lënë jashtë (të ngrihen, të mërdhijnë, të asgjësohen krejt dhe bashkë me Katër Pikat e qeverisë sonë të re, që si shigjeta të rrufeshme (raketore), dërgonte atje ku duhej porosinë, kundërpërgjigjen e paluhatshme të kombit tonë, mbështjellë në shami të bardhë mëndafshi: Jo! Dhe, vetëm Jo! Kosova është një. Është e pandarë. Kurrë më! Për jetë të jetëve.
Publiku dyndej në sallë, me ndjesinë se të ligat ia fali natës vjeshtëvonë, dhe me terë qenien e shpirtin iu dha koncertit premierë të “Shotës”. Ky program artistik thua se ishte sajuar për atë natë të bekuar, kur gjashtë pikat duhej të shkrinin dhe të tretnin fare.
Vetë akti i ngritjes se siparit, kur në sfond qilimash shkëlqente mbishkrimi “Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve”, i derdhjes se gurgullimës së muzikës sonë shumëngjyrëshe popullore, kur sitet e pjesëtohet në mijëra e milion grimca të kristalta tingujsh tek burojnë telash çiftelie dhe instrumentesh të tjera (tona) të larmishme muzikore burimore. Atëherë, sakaq e përnjëherë, salla e TKK-së u shndërrua në det të paanë… Buçiti kënga. U hodh vallja. U kallen duartrokitjet. Shpalosja e programit filloi…
Nisi me vallen Malli, me motive të përpunuara nga koreografi ynë, aq sa i njohur aq edhe i dashur e i respektuar, Xhemali Berisha. Kishte diçka simbolike (të pashmangshme) në vetë titullin e asaj valleje. Pas afro njëzet vjetësh të jetës në mërgim, larg këngës e valles, më mirë të thuhet i ndarë me zor nga to, (kur i do aq shumë, më shumë se jetën vetë) Xhemali Berisha (lus korrektorët të kenë kujdes e të mos e shënojnë emrin e tij me një shkronjë “ j” të tepërt se atëherë e pat puna (ime!) dhe gëzimi eventual i Xhemës, për këtë letërshkëndijë!), Xhemaliu ynë, përsëri ishte aty, midis tingujsh muzikorë. Aty ku e ka vendin. Në botën magjike të tij. Midis vashash dhe djemsh hapimët dhe krahëlehtë… Ishte në skenë. Në Teatër. Nën vrushkujt e dritës së reflektorëve… Ishte në Prishtinën e rinisë dhe të gëzimeve djaloshare. Ishte në Kosovën e lirë. Të pavarur. Sovrane.
Duartrokitjet jo vetëm që ishin frenetike, por ato ishin të pambarim ishin shoqëruese dhe nuk pushonin as kur kënga apo vallja fillonte, as kur ato përfundonin, as… kurrë. As kur shkrihej kënga, “Kur me del në derë”- (Faik Guraziu), as kur “Me shikjon me buzë në gaz”-(Myrvete Bajrami-Haziri), as kur skenën e tund zëri burrëror i Riza Bytyqit, tek ia thek këngës emblemë të tij, “Unë ty të kam dashtë”, as kur Violetë Kukaj, ka një lutje të thjeshtë e të qartë kur thotë:”Ma fal atë buzëqeshje”…
Duartrokitjet jo vetëm që nuk prajnë, nuk meken për asnjë çast të vetëm, por ato bëhen gjithnjë e më të vrullshme, shungulluese, mund të thuhet, kur në skenë ngjiten valltarë e valltare për të rrëfyer “kallëzimin”, me motive krutane, realizuar nga koreografi, mysafir nga Shqipëria, Fehmi Shaqiri, artist i merituar… Ovacionet e publikut të ngazëllyer nuk pushojnë, as atëherë, kur nis seria e interpretimeve në duet: Selvie Marteti, së pari këndon bashkë me Faik Guraziun, këngën e njohur dhe të admiruar “O ma ke gishtin vashë (o) për unazë”, e herën e dytë, bashkë me Ismet Bogujevcin, “O moj Line”, as kur dueti Bytyqi, Bajrami-Haziri ia thotë këngës së njohur popullore “Një lule në Gostivar”… Tashti vjen pika kulminante e programit të koncertit premierë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”. Në skenë ngjitet vallja “Suita Kosovare”, (lexo shqip: përcjellje!), koreografi e re e mjeshtrit Xhemali, që, le të përsëdytet, pas afro njëzet e më shumë vjetësh pauze, prapë gjendet në mesin e ansamblit (të tij!) me valltarë e valltare profesioniste. Që ajo koreografi doli e mirë, mirë e me korrektësi e realizuar, u pa nga duartrokitjet e paprera të publikut në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Koreografi i talentuar, pas një shkëputjeje aq të gjatë, doli faqebardhë dhe ngadhënjyes, duke e pasuruar kështu opusin e tij edhe me realizimin tejet korrekt e një valleje të re. Kjo dëshmon, e mbush shpresë dhe optimizëm, publikun e gjerë që, më për së afërmi e njeh këtë krijues të spikatur të kësaj fushe, se ai është në formë të mirë, ka kondicion dhe, si ngaherë, energji dhe kreativitet, që bën,jo vetëm të shpresohet, por edhe të besohet se nga “duart” e tij të vyera, në të ardhmen e afërt, në ditët që vijnë, do të dalin edhe shumë vepra të tjera të mira, më të mira dhe gjithnjë më të goditura.
Fill pas këngës “Delja rudë”, në interpretim të Selvete Tërstenës, me paraqitjen, së pari solo, të vogëlushes Marigona Juniku, flautiste me talent premtues dhe menjëherë më pas edhe bashkë me dy moshataret e saj, po ashtu instrumentiste, Arta Pregadini dhe Ilire Avdiu, me daljen në skenë edhe të prof. Fahri Beqirit, udhëheqës artistik i këtij ansambli, koncerti premierë i “Shotës” u shndërrua në manifestim. Në festë të madhe muzikore, kulturore. Profesori hetoi momentin e duhur, si pedagog shumëvjeçar që është, kur duhet të dilte në skenë e të bashkohej me të “bijat” e tij vogëlushe (kur,veç pak, fare pak, ishin më të mëdha se instrumentet muzikore në të cilat loznin!) dhe t’u japë atyre krahun e ndihmës prindërore, t’ua trembë e tretë krejt frikën që, në raste të këtilla, mbërthen edhe muziktarë dhe artistë edhe me përvojë të gjatë, madje, le më çupëlinat, siç ishin ato, bukuria vetë. Çastet sa prof. F. Beqiri ishte në skenë, kur njëherazi ishte edhe dirigjent i zjarrtë, i gjallë, sharmant dhe dinamik, ishin momentet më të këndshme dhe më vitale të koncertit, njëmend premierë të Ansamblit “Shota”. Atëherë ra edhe rrebeshi më i madh i duartrokitjeve, si të ishin të pandalura kurrë. Pas paraqitjes së sërishme të I. Bogujevcit me melodinë “Këngë për Dibrën” dhe të Trio(s) instrumentale, koncertit të madh dhe të hijshëm në solemnitetin e tij solemn, po i avitej fundi. Kjo do të ndodhë sapo në skenë të shfaqej vallja me titull të qëlluar dhe aq gjegjës për çastin e dhënë, “Festa e lirisë”, vepër kjo, e koreografit F. Shaqiri nga Shqipëria. Ishte e tëra. Finalja logjike e kësaj feste të (për)njëmendtë kulturore. Mjeshtrit (sajuesit) e saj, dy koreografët (F. Shaqiri dhe Xh. Berisha) bashkë me udhëheqësin artistik (F. Beqiri) dhe koreopetitori (Nazmi Demaj), kur bashkë me valltarë e valltare u ngjitën në skenë humbën midis buqeta lulesh dhe dallgësh si të detit të trazuar duartrokitjesh, gëzimit dhe entuziazmit.
Në pamundësi që akëcilit veç e veç, t’i urojmë sukses dhe gjithë të mirat, që kënaqët zemrat tona, si të zhuritura përherë, për vallen dhe melosin tonë të kulluar folklorik, kur bëmë vetëm një përjashtim të vogël dhe duke ia shtrënguar dorën fort, kryevalltarit Besnik Grajqevci, veçse arritëm t’i themi se ylli që shndritë më së shumti, shihet prej (më) së largu, në ajër ndihej një si uratë kolektive, kur jehonte, si kor i madh, nga i gjithë publiku në sallë: jeta (na) u bëftë këngë e hapi valle! Në Kosovën tonë të lirë, të pavarur dhe sovrane…
Shënim në paranteza.
(Në atë koncert të madh, gjatë gjithë rrjedhës se tij, si lumë shkëmbor, me shkrepa të thepisura valësh, pse o Zot!, krahas gëzimit dhe përjetimit të thellë, hetohej edhe një tundim i thellë. Fitohej përshtypja se gjithë publikut në sallë, përpos lotëve në sy, i ishte riguar edhe thellësi e zemrës, më lot të brendshëm. Pse? A thua pse rosat e veta të njoma, për herë të parë i shihte të udhëhequra nga koreografët shqiptarë e jo koreografë të tjerë, joshqiptarë e të tjerë, kush e di tash kush ishin ata. Tash valltarë e valltare luanin të lirë, të gëzuar. Apo ndoshta bëhej fjalë për mallëngjimin, përmallimin e ardhjes se sërishme të Xhemës në mesin tonë, kur me një koncert edhe më të madh e solemn se sa ç’ishte ky, do të shënohet ditëlindja e parë e Republikës, Shtatëmbëdhjetë shkurti që vjen, festë kjo jona kombëtare, kur do ta festojmë solemnisht e bashkërisht, apo ndoshta ishin të gjitha së bashku, kush e di!).
Nga: Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*
(Dokument autentik i paraqitur në Kuvendin Themelues)
“Kriza e thellë shoqëror, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash e sa kohë, para bashkësisë shumëkombëshe hapi dilema që kanë të bëjnë me ekzistencën e saj të mëtutjeshme. Në opsion tashmë janë shumë programe dhe projekte të nduarndurta që mëtojnë të fitojnë legjitimimet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Jugosllavinë duhet kuptuar si interes të secilit që jeton në të, pra, edhe të popullatës së Kosovës, e cila ruan të drejtën e saj që lirisht të vendosë për fatin e vet.
Fakti se kriza e thellë dhe e gjithanshme që po rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese, dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit njëpartiak, ne të nënshkruarit, morëm nismën që të themelojmë:
Lidhjen Demokratiket të Kosovës,
Si Parti për veprim shoqëror-politik e kulturor të të gjithë atyre që aprovojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe intencat e saj.
1
Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pa kriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.
Kosova, përkundër potencialeve të veta njerëzore dhe natyrore, është pjesa ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. LDK vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeve të investimeve, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituar të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë – varësisht nga aftësitë; angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare dhe të tjera.
LDK angazhohet për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe angazhohet për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.
2
LDK angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plot juridike e politike të qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht përkatësisë kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik, që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës.
LDK angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve politike të ndryshme;
LDK angazhohet për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut dhe të qytetarit; angazhohet për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për heqjen e çfarëdo censure të fshehur; angazhohet për gjyqet e pavarura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve.
LDK angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në Federatë, duke e kuptuar Federatën si bashkësi të subjekteve të barabarta, si bashkësi të qytetarëve dhe të kombeve të barabarta. Pra,angazhohet për një federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve dhe të republikave dhe të krahinave në sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votës së lirë.
LDK do të angazhohet për një shoqëri demokratike, në bazë të traditës më të mirë të qytetërimit njerëzor.
LDK do të angazhohet për zgjerimin e kanaleve demokratike institucionale, drejt ri afirmimit dhe afirmimit të mëtutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të pozitës së saj kushtetuese si njësi e barabartë e federatës.
LDK angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror, politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre, që në marrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojnë format e konstituimit politik dhe juridik që do të afirmonin barazinë e tyre.
3
E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë fatkeqësi e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovës, në Jugosllavi dhe në botë.
Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të:
-se shqiptarët, serbët,malazezët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht Kosovën e kanë të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;
-se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe lumturisë së popujve;
-se shumësia e kulturave dhe e traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
-se bashkëpunimi e miqësia e popujve janë të pandashme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektin e kulturave dhe të traditave, të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.
LDK do të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:
-kundër çdo privilegje ose diskriminimi kombëtar;
-kundër konceptet mbi popujt autoktonë dhe shteformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;
-kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit;
-kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare.
LDK përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Angazhohet për zhvillimin e gjithanshëm kulturor të të gjithëve, për arsim të plotë në gjuhën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; angazhohet për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë;angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore, historike dhe për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare; për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen.
Në këtë drejtim duhet zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe në Jugosllavi.
4
LDK përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve që çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terme diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. LDK është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudovlerave për t’u mbyllur problemet e vërteta, është kundër gjendjeve dhe masave të jashtëzakonshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra për dialog konstruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese, që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.
5
LDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit të natyrës dhe të resurseve natyrore. Asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t’i shfrytëzojë ato që duhet t’u takojnë edhe gjeneratave të tjera.
Në Prishtinë,
Më 23 dhjetor 1989.
Jusuf Buxhovi (Nënshkrimi)
…
* Ky dokument, i mbështetur mbi sugjerimet e akademik Gazmend Zajmit, profesor Fehmi Aganit dhe Ajri Begut dhe me korrigjimet që iu bënë pak para fillimit të Kuvendit, u paraqit në Kuvendin Themelues, i aprovuar njëzërit nga të pranishmit. Dokumenti autentik që gjendet në arkivin personal te autorit bashkë me të tjerët nga themelimi, i paraqitur në librin “Kthesa historike” 1, ka rëndësi ngaqë menjëherë pas aprovimit, në opinion iu nënshtrua përpjekjeve të shumta për t’u falsifikuar. Këso falsifikime, që pastaj u shpërndanë nën firmën e LDK-së, pati në Gjermani dhe Zvicër, mbi të cilat u mbështetën shumë nga shpifjet partisë dhe programit të saj, me ç’rast fjala “barazi në federatë” u zëvendësua me “autonomi” madje edhe nën Serbinë! Këto dhe falsifikime të ngjashme me të cilat u përcoll veprimtaria e pandalshme e LDK-së, shkuan deri aty saqë u lansua edhe shpifja se “programi i përkthyer, me kërkesa autonomiste, u soll nga Serbia”!
Vazhdon nga shkrimi “Mbresa, mallë e kujtime të hidhura” publikuar në Drini.us më 21 Dhjetor 2021
Në një shkrim timin të mëhershëm për Bislim Zyrapin, pati reagime se unë gjoja po i nxis me porosi, ”njerëz” të shitur që të shkruajnë e të më mbështesin mua e të shkruajnë kundër tyre.
”Dy pa shpirt, e (dhjetë) një pa krye”! Drini.us 1 Dhjetor 2021
Bislim Zyrapi e Mahir Hasanaj
Edhe njëherë për Bislim Zyrapin, spiunin e UDB-së
”Dyfytyrësia e Bislim Zyrapit dhe e Hashim Thaçit”, Drini.us, 25 Nëntor 2021, në rubrikën “Dossier”.
Bislim Zyrapi e Mahir Hasanaj ishin dy ish kadetët e Kolonel Agim Mehmetit
Pas publikimit tim për të lartë të përmendurit (larg qofshin, HashimThaçit, Bislim Zyrapit e Mahir Hasanaj, plot. imi), një ish gazetare me emrin Diana Rexhepi nga Zagrebi, reagoi shumë keq kundër meje. Ajo në rubrikën “Komente” përfundi “Dyfytyrësia e Bislim Zyrapit dhe e Hashim Thaçit” Drini.us, 25 Nëntor 2021 shkroi:
Diana Rexhepi 25 Nëntor 2021 Në 1:53 pm
”Aha… hmm. perseri ky zotri Kastrati me te imagjinuara “teorije zavjere” e ne manire te nje doon kishoti i cili… keshtu her pas here e mban ne dore shpaten dhe ne imagjinate lufton me armiq te imagjinuar dhe flet me ta derisa e valon disi ate shpate neper ajr ja nepr toke tu i kerku ndonjehere dhe skranje per me pas me kend dhe kah kujt/ckafit te e drejton shpaten Peresi Kastrati qe deklaroi ketu: “Ti je e dyshuar per vrasje te Ahmet Krasniqit” e tash me te njeten manire donkihotike drejtoi gishtin, shpaten kah Bislim Zyrapi. Te mos komentoj shume, sepse nuk e dij cka permban Kartonin mjeksor te ketij zotriut Kastrati, por… por… Bislim Zyrapin ne kete kontekst edhe keshtu…. E sikur kur takohen dy plake nga mahalla dhe flasin thashe e thame, e njo njezet here te ndryshuara, te percjellura neper 20 goja te atyre qe percjellin dofare lajme apo dofare ndodhi ne mahalle dhe cdokush tjeter si, tjeter version me do shtesa ekstra. Dhe ne fund qe… Kastrati, e si plake gjyse e shurdhuar, pertej tarabe oborit te shpise po degjon versionn e plakes kojshikes dhe menjehere e percjelle tutje, ne kete rast ketu. Dhe e permend qe e njef Rrahim Ademin. Dhe asgje me teper per Rrrahim Ademin se sa qe e njef Rrahim Ademin. Dhe perseri ne rrethe e ne rotullime pallavrash, pallavra… Ndoshta kish qene zbavitse kjo e ketij… Sinani nese kish eksistu rubrika: Thash e thame dhe ketu te ipet hapsira Kastratit dhe imagjinates te Tij. Te e them shkurt: Nuk je kompetent e as i denje qe vetem te ia permend emrin Bislim Zyrapit, e le mo qe te thuash nje fjale, nje germe qe e permban emri i Bislim Zyrapit”.
Por nuk vonoi e reagoi vëllai i Kolonel Mehmetit, Bajrami
Bajram Mehmeti 25 Nëntor 2021 Në 10:05 pm
“Diana Rexhepi, Duke lexuar rastësisht në Facebook hasa edhe në shkrimin e Zotëri Kastratit dhe natyrisht edhe në reagimin tënd. Nuk jam i sigurt nëse je gazetare por në këtë rast kjo gjë ka pak rëndësi. Pa dashur që të futem në debate të tepërta, unë po të informoj se çdo gjë që e thotë Zotëri Kastrati në lidhje me Bislim Zyrapin, e që zotëri Kastrati i referohet shkrimit tim, është e vërtetë. Përndryshe, po të njoftoj se unë jam Bajram Rrustem Mehmeti nga fshati Botushë, komuna e Gjakovës, vëllau i tani të ndjerit Agim Mehmeti. Mbrotja nga kushdo qoftë, edhe në mënyrë të tërthortë, e Bislim Zyrapit për veprimtarinë antikombëtate të Zyrapit në Ushtrinë Jugosllave do të duhej të konsiderohej si bashkësolidarizim me atë veprimtari. Zonja Rexhepi, ne shkrimin tënd, ndoshta pa qenë e informuar drejtë, duke mbrojtur njeriun e lig, Bislim Zyrapin, mua personalisht por edhe familjes time Mehmeti, na trazove plaget dhe na ripërkujtove pasojat e vuajtjeve të shkaktuara nga veprimtaria udbeske e Bislim Zyrapit”.
Diana nuk ishte e kënaqur me përgjigjen, reagimin e Bajramit dhe e quajti si “amatore, po tregon se ky koment i Juaji eshte i porositun”.
Diana Rexhepi 26 Nëntor 2021 Në 12:59 am
“Nuk e komentova kete shkrim ne Facebook por vetëm këtu. Pra geneshtra e Juaj zotri, e amatore, po tregon se ky koment i Juaji eshte i porositun”.
Bajramit iu desh edhe njëherë ta ”bind” Dianën:
Bajram Mehmeti 26 Nëntor 2021 Në 9:11 am
”Përgjegjja ime e postuar ne FB:
Duke lexuar këtë shkrim, në të cilin permendej edhe emri im dhe familjes sime, reagova në thënjet e një Zonje me emrin Diana Rexhepi e cila në komentin e saj shkruan se Zotëri Kastrati nuk e thotë të vërteten për Zyrapin. Ndersa unë replikova duke thënë se Zotëri Kastrati në lidhje me shkrimin tim për Zyrapin e thotë ate që është e vërtetë. Pas reagimit tim, shkruan prapë kjo Zonja Rexhepi dhe thotë se paskam gënjyer dhe se shkrimi qenka i porositur. Është e drejtë e saj që kjo Zonjë të mendojë çfarë të dojë, mirëpo për lexuesit e mundshëm do ta sjellë në këtë profil ate qe e shkrova në faqen DRINI.us. Saktësoj se në atë faqe hyra nga profili i Bislim Hoxhes. E sa për atë që ajo thotë se shkrimi im qenka i porositur mund ti them, pa modesti, kësaj Zonje, se unë nuk jam person që shkruaj sipas porosive, nuk shitem dhe nuk blihem dhe se gjithmonë e kam thënë vetëm të vërteten pavarësisht se ajo mund ti dhemb dikujt shumë”.
Reagova edhe unë:
Sinan Kastrati 26 Nëntor 2021 Në 10:02 am
”Reagim me shkas.
Pas disa reagimeve që ende po vazhdojnë, e pash të arsyeshme edhe unë të reagoj, një reagim ndryshe nga ai i Dianës si për nga gjuha ashtu edhe për nga përmbajtja.
Do të shkruaj qysh flas që Diana ta kuptoj sepse, si duket ajo ka nevojë me ia dërgua një ABETARE.
Dje, pas publikimit “Dyfytyrësia e Bislim Zyrapit dhe e Hashim Thaçit” në Drini.us në rubrikën “Dossier”, dt. 25 Nëntor 2021, autor isha unë, Sinan Kastrati, ende pa u tharë ngjyra, reagoi Diana Rexhepi.
Lexues të nderuar të Drinit, ka disa vjet që bashkëpunoj me Revistën Drini prandaj edhe jam i detyruar të jap disa shpjegime në lidhje me reagimin e kësaj zonje ”të hekurt” e të ”pamposhtur”.
Nëse lexuesi i ndershëm ia ”lshon ni sy” edhe njëherë shkrimit tim do të bindet se me asnjë fjalë pos fakteve që janë të njohura për lexuesin shqiptar të Drinit dhe gazetave e revistave tjera, nuk e kam ngarkua Bislim Zyrapin, përkundrazi, nuk i kam thënë të gjitha, ato që i di.
Dritëro Agolli, iu thonte studentëve të gazetarisë, në UT, ku edhe ai ligjëronte një lëndë të gazetarisë dhe një kohë ishte gazetar më i njohur i ”Zërit të popullit”: ”Mos e merr lapsin me shkruajt, nëse të mungon fakti”.
Diana më quan Don Kishot (”doon kishoti i cili… keshtu her pas here e mban ne dore shpaten dhe ne imagjinate lufton me armiq te imagjinuar dhe flet me ta derisa e valon disi ate shpate neper ajr ja nepr toke tu i kerku ndonjehere dhe skranje per me pas me kend dhe kah kujt/ckafit te e drejton shpaten”, me një shqipe të bastarduar.
Dhe vazhdon “Ti je e dyshuar per vrasje te Ahmet Krasniqit” e tash me te njeten manire donkihotike drejtoi gishtin, shpaten kah Bislim Zyrapi. Te mos komentoj shume, sepse nuk e dij cka permban Kartonin mjeksor te ketij zotriut Kastrati”.
Dianë, do të turpërohesha po të flisja e shkruaja kështu si ti ”por… por… Bislim Zyrapin në këtë kontekst edhe kështu…. E sikur kur takohen dy plake nga mahalla dhe flasin thashe e thame, e njo njezet here te ndryshuara, te percjellura neper 20 goja te atyre qe percjellin dofare lajme apo dofare ndodhi ne mahalle dhe cdokush tjeter si, tjeter version me do shtesa ekstra”,
Dhe Diana e mbyll me ”Sinani nese kish eksistu rubrika: Thash e thame dhe ketu te ipet hapsira Kastratit dhe imagjinates te Tij. Te e them shkurt: Nuk je kompetent e as i denje qe vetem te ia permend emrin Bislim Zyrapit, e le mo qe te thuash nje fjale, nje germe qe e permban emri i Bislim Zyrapit”.
Dianë, unë ato që i kam thënë, nuk ia hjeku as edhe një presje, është punë e jote a të pëlqen ty a jo.
Emrat e ushtarakëve që i kam përmendur, nëse ata e lexojnë shkrimin tim dhe reagimin tënd, do të përgjigjen ty, me ”shpatën e Aliut e gjuhën e kadiut”.
Dianë, populli e ka një fjalë të urtë, ”Ma i mirë âsht sherri i sabahit se hajri i akshami”, përndryshe ppo mos të ishe kështu, nuk do të ishe zgjua natën të ”reagosh”, po mos të kishe siklet por do të pritshe deri në mëngjes e pastaj, ”dita e re, nafaka e re”.
Edhe plakat, gjyshet, thonin ”Po s`pate pasqyrë, … shikou me një kalenicë ”me ujë” e kqyre vehten” (kërkoj falje nga lexuesit por kjo vlen vetëm për dianat)
Unë kam bisedua, disa herë me Kolonel Agim Mehmetin dhe nuk besoj që ka pasur burrë më të urtë e ushtarak më të zotin.
Edhe me Major Nazif Ramabajën, edhe tash flasim e bashkëpunojmë. Ai jeton në Suedi dhe është e drejtë imja nëse e interpretoj një shkrim të dikujt. Përgjegjësia është individuale.
Me Familjen e Agim Mehmetit, i kam rrallua bisedat për mos me thënë i kam ndërprerë kontaktet. Vetëm kur ka vdekur Koloneli iu kam shprehur ngushllime. Nr. e telef. të Bajram Mehmetit, vëlla i Agimit, gjithashtu kadet në Akademinë Ushtarake, deri sa përjashtohet, nuk e kam pasur, ma ka dërgua Saim (Saim Lush Alija i Belegut) Tahiraj. Dianë, asnjëherë dhe kurrë nuk do të bija në nivelin tënd e ta porosisja dikend të shkruaj kundër teje, as Bajram Mehmetin.
-JO!
Edhe me Miftar Zybën kam bisedua, herën e fundit para 2 vjetëve dhe mu ka lutur që kur të shkoj në Kosovë, ta vizitoj në Prizren, ku punonte dhe jeton-te.
Me Rrahim Ademin nuk kam bisedua por di shumë gjëra që mi ka thënë ish shoku më i mirë i klasës së Rrahim Ademit dhe (stër)nipi, Dr. Shukri Gërgjaliu, mjek nga Studima e Ultë e Vushtrrisë.
Dëshirë e Gjeneral Ademit ka qenë me ardhur në Kosovë e me e ndihmua TMK-në, tash FSK-në por, ka pasur disa kërkesa, kushte ti quaj dhe ia ka thënë Sylejman Selimit kur ishte Komandant i ish TMK-së.
Shukriu, punonte si mjek vullnetar në ish TMK-në në Mitrovicë dhe krenohej se po e ndihmon ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Shkukriu ka shërbye si mjek gjatë kohës së luftës. Ka qenë edhe dëshmitar në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë kur gjykohej Sllobodan Millošević.
Është ndër miqt më të mirë që kam. Ai pra më ka tregua për bisedat që kishte me Gjen. Ademin dhe ish udhëheqjen e ish TMK-së
Personat që i kam përmend, përveç Kolonelëve Ahmet Krasniqi dhe Agim Mehmeti, janë gjallë, shëndosh e mirë, si mollat e Tetovës.
Dianë, karakteri yt, është i ngjashëm me personazhet e Floberit, (”Madame Bovary”, Gustave Flaubert) dhe të Thomas Mann, “E mashtruemja” një roman më pakë i njohur në krahasim me “Buddenbrooks”.
Madam Bovari, e kujton vdekjen e rrethuar nga dashnorët me lule në duar duke qajtur, e ajo vdes në një një rrugicë me baltë në një lagjeje varfnjakësh. Kënga e një lypsi dhe era dërmuese e … e shoqrojnë ”Zonjën Bovari” në minutat e fundit të jetës, pa lule e dashnor.
E mashtruemja, është një plakë që e dashuron një djalë të ri.
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 26 nëntor 2021 (ora 10:01).
Pastaj në ”vallen” tonë u futën edhe Redaksia e Drinit dhe një komentues tjetër, Mal Uka:
Drini.us 26 Nëntor 2021 Në 11:09 am
”Një përgjigje e domosdoshme e Redaksisë së Drinit,
Natyrisht se nuk po i pergjigjemi Sinan Kastratit e as atyre që e përmendin emrin e tij, por Redaksia e Drinit vazhdon të shprehë pakënaqësinë dhe mospajtimin e saj me këdo që reagon ndaj cilitdo autor shkrimesh këtu, duke përdorur një gjuhë që nuk përkon me shkrimin, apo që merret me autorin e jo me shkrimin dhe përmbajtjen e tij. Një shkrim i këtij apo atij, i kësaj apo asaj, mund e duhet kritikuar me gjuhën e bazuar në fakte dhe dëshmi të kundërta, që gjithsesi duhet ta plotësojnë atë shkrim, e jo për motive të tjera.
Drini nuk dëshiron që të keqpërdoret hapësira e komenteve për gjëra që mund të sjellin grindje e ngatërresa të padobishme dhe joproduktive.
Me respekt e nderime për të gjithë ata që shkruajnë dhe e lexojnë Drinin.
Redaksia e Drinit”.
Maratonën e vazhdova, përsëri unë:
Sinan Kastrati 26 Nëntor 2021 Në 12:00 pm
”Një përgjigje e domosdoshme dhe një reagim edhe më i domosdoshëm
E nderuara Redaksi e Drinit,
Reagimi im i sodit ishte i domosdoshëm. E shkrujta për ta mbrojtur integritetin tim personal e intelektual nga sulmet e pandërprera të Diana Rexhepit.
Historia e reagimeve e polemikave deri në sharje e ofendime të Dianës kundër meje kanë fillua kur unë reagova ndaj saj, për Kolonel Ahmet Krasniqin dhe mënjëherë kërkova falje.
Mendova se ajo u ”pajtua”, por jo. Ajo filloj përsëri me të vjetrën dhe dje arriti majën duke më quajtur edhe të cmendur ”Te mos komentoj shume, sepse nuk e dij cka permban Kartonin mjeksor te ketij zotriut Kastrati, por… ”.
Fjala më e lehtë e saj ishte të më quaj ”doon kishoti” që mirrem me thash e thëne ”E sikur kur takohen dy plake nga mahalla dhe flasin thashe e thame, e njo njezet here te ndryshuara, te percjellura neper 20 goja te atyre qe percjellin dofare lajme apo dofare ndodhi ne mahalle” etj.
Komenti i saj është ende në faqen e komenteve dhe mund të lexohet e komentohet nga të gjithë, edhe nga përgjegjësi i Redaksisë së Drinit.
Unë përsëri kërkoj falje për fjalorin e gjuhën që kam përdor kundër Dianës sot. Në fjalinë e fundit ”Dianë, karakteri yt, është i ngjashëm me personazhet e Floberit … dhe të Thomas Mann”, ndoshta nuk është dashur të thuhet ose, të thuhën pakë më ndryshe por ajo s`u ndal edhe kur kërkova falje.
Foto nga gjimnazi ”Mosha Pijade” në Vushtri vitet 1979-ta.:n Rrahim Ademi, majtas, Fehmiu, djathtas e Shukriu, ulur.
Po e mbyll me Dianën me shpresë se emri im, nuk i del përpara më asaj si cung para derës së shtëpisë.
Ditën!
Sinani, Suedi.
”Mal Uka 26 Nëntor 2021 Në 4:35 pm
Te nderuar lexues te ketyre shkrimeve qe i nxiti
Diana Rexhepi ! Ne nje koment ma heret iu kam drejtue
Kesai gazetarje tue i thane :Mos na trego neve per
Kosove e kosovarë, se je larg prej Kosovës, kulturës dhe
traditës!
Na ne Kosove njifem dhe qysh ne rini lidhjet
miqesore i kemi kriju me parime te shnosha kombetare
dhe nuk skuqemi e nuk na vjen marre ! Krejt femnat e
gjenerates time, qe ateher kan studiju. Te gjithat kan
kriju familje dhe kan trashigimtarë e shumë perparimtar
Lexova qe shkruan se Ti e paske pas formue HDZ në Kroaci.
Edhe paske pase shkue neper takime ne Gjermani
Tek neve thuhet se budalla trimnin e ka pa kajare
dhe vehtes i ban zarare !Sinanit po i thue shko te mjeku.
Kjo është fyerje, Diana!?
^^^^^^^^
Por për hir të të së vërtetës, unë ia dërgova shkrimet e mia Dr. Shkukri Gërgjaliut e ai kishte bisedua dhe ia kishte dërgua Gjeneral Rrahim Ademit. Pasi i kishte lexua Gjenerali, më kishte falenderua (mua) dhe kishte pasur dëshirë që kur të vie në Kosovë, bashkë me Dr. Shukriun të takohemi e të ham edhe një drekë a darkë e të shmallemi.
Letra dhe biedat e mia dhe të Gjeneralit me Dr. Shukriun, sipas Dr. Shukriut
Unë:- Shukri, lajmerohu se kam disa pyetje para se ta publikoj shkrimin per ty, per gjen. Rrahim Ademin dhe per vete.Sinani
Dikush nga familja e Shukriut: -Shukriu o tu marre terapi ne spital. Telefonin e ka lon se o i lodhun shum kur te knellet te thrret.
Unë:- A e gjete foton me Gjeneralin?
Shukriu: -Jo prit pak ma qon dikush”
Shkrimin për sot po e mbylli me bisedat e Dr. Shukriut me Gjeneral Rrahim Ademin
Shukriu: -Pershendetje, si jeni? Sod ^jam pak ma mire: ia shkrova ni mesazh Gjeneralit shkurt i thash se po shkruen per Ty, Sinan Kastrati. Gjeneral Rrahim Ademi gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) nuk ka pas shanse me ardh ngase ka pasur një aktakuzë nga Haga e pas lufte nuk i janë plotësue kerkesat!
Tung te fala!
Shukriu
Unë:- Shkruaj Gjeneralit dhe me shkruaj edhe mua, përgjigjet e Gjeneralit. Fotografinë me Gjeneralin, si nxënës në Vushtrri që ma premtove, nuk e gjete?
Sinani
P. S.
Pyete gjeneralin nese pranon me bisedua me mua.
Nese PO, jipja nr e telef dhe adresen:
sinan.kastrati@hotmail.com
Shukriu: -Kur e gjej fotografinë, ta qoj!
Letra e Gjeneralit, Shukriut: – I nderuari shok, nip, doktor Shukriu ! Ne jemi mirë të gjithë. Unë dhe shoqja tani jemi të angazhuar rreth promivimit te librit ,,VETËM E VËRTETA,,
-Thuej Sinanit (në Suedi, ndërh. imja): Kur Rrahimi ka luftua kundër APJ-së e Serbisë, më 1986, ata e ato kanë britur ”Rrnoft Jugosllavia e kur erdhi koha me e mbrojtur Kosovën, kanë ikur si lepujt e janë mëshefur nëpër lluga.
Përcillja këtë letër e këto fjalë (Sinanit, po aty)!. Edhe Fazlija më ka shkruajt. Thuaj: -Pa tjetër duhet me gjetur një kohë me të gjithë, në një drekë.
Të fala të gjithëve !
Rrahim Ademi
Shukriu: – Pra kur ka kohë Rrahimi, se tash ka shumë angazhime bashkë me Aniten, ka qef me hëngër një drekë bashk me ty e asaj psikopates trgoj çka tha Gjenerali!
Poashtu tha: -Thuej Sinanit ta merr edhe librin ”Samo istina”, ka shumë sene të mira që lidhen të rëndësishme!
Unë: – Shukri, pershendetje
Nuk e kuptova sa duhet letren qe ta paska dergua Rrahim Ademi ty
A mos e ka keqkuptua?
Shukri, të dëshiroj shërim të shpejtë!
Sinani
Shukriu: -Pershendetje!
Fjala është për ata deshmitarë (Bislimin dhe Mahirin) që e kanë dërgue në burg në Sarajevë pese vjet e ty, me iu thënnë atyre!
Perndryshe me ty e tjerë don me hëngër një drekë bashk kur të ketë kohë e të jetë më i lirë!
Dhe ma kishte dërgua një fotografi, si nxënës nga Gjimnazi “Mosha Pijade” në Vushtrri, vitet 70- ta. Shukriu është i ulur, Fehmiu dhjathtas e Rrahimi majtas, në këmbë!
P. S. Kur e fillova për Bislimin, ishte 1 dhjetori, (“Dy pa shpirt, e (dhjetë) një pa krye!”, Drini.us 1 Dhjetor 2021, për Bislim Zyrapin e Mahir Hasanaj) dita kur është formua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene (1 dhjetor 1018), sot, rastësia tjetër: 22 dhjetori ishte Dita e APJ-së, ditë të cilën e shkeli me çizmet ushtarake, ushtaraku- Gjenerali Rrahim Ademi, Kolon- Agim Mehmeti, Ahemt Krasniqi, Tahir Zema etj.
Në numrin tjetër, të dhënat që i gjeta, nga Sefedin Krasniqi, të publikuara më 18 mars 2016 në “Shqiptari.eu” që edhe ”reagova” kundër Diana Rexhepit por u tërhoqa, duke I kërkuar falje, nesër do ti publikoj.
Për më shumë, nesër.
Nga Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Rruga e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe dokumentet partiake (nga idetë e deri te formulimet programore) pa mëdyshje lidhet edhe me rolin e disa personaliteteve të kohës, ndër të cilët gjithsesi duhet përmendur profesor Fehmi Aganin, akademik Gazmend Zajmin dhe historianin Zekeria Cana.
Kjo treshe intelektuale, u kyç në nismën për hartimin e programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në përputhje me konceptin e kërkesave: liri, demokraci dhe barazi, që njëherësh shfaqej edhe platformë e ndryshimeve që kishin përfshirë vendet e ish diktaturës komuniste në rrugën e tyre kah bota perëndimore. Në rrethanat e ish Jugosllavisë, kur tranzicioni, nga udhëheqja e Beogradit kamuflohej me pretendimet që Jugosllavia e Titos të transformohej në një shtet unitar nën mbikëqyrjen e Serbisë, që praktikisht ia hapte rrugën afrisë kah Lindja, formulimet për liri, demokraci dhe barazi nga një parti politike nga shqiptarët e Kosovës, që kishin humbur autonominë dhe statusin e njësisë federative që e kishin me kushtetutën e vitit 1974, kishin rëndësi të veçantë. Meqë me anën e tyre mund të arriheshin dy parametra historik: shkëputja nga ideologjia komuniste, ku ata ishin futur me dhunë nga viti 1944 e këndej, si dhe çlirimi nga tutela e Serbisë, ku ishin rikthyer dhunshëm më 23 mars 1989, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, që nga shqiptarët, me të drejtë, përjetohej një ripushtim tjetër mbas atij të vitit 1944.
Kështu, në parametrat e këtij misioni historik, akademik Gazmend Zajmi, ishte referencë e çfarëdo formulimi të kërkesave kushtetuese, siç ishte formula se “Kosova duhet të ketë statusin e subjektit të barabartë në federatën e Jugosllavisë”, që do të zërë vendin në programin e LDK-së. Sepse, sipas akademik Zajmit avansimi i pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë, pra barazimi i plotë me njësitë tjera jashtë statutit dual që e kishte, përjashtonte çfarëdo lidhjeje me Serbinë, siç linte të hapur mundësinë që juridikisht pozita e subjektit të barabartë të fitonte edhe legjitimitet politik dhe ndërkombëtar njëherësh, jashtë anatemës së “rrënimit të Jugosllavisë”, që e lansonte Serbia. Mbi këtë koncept akademik Zajmi u angazhua që këtij procesi t’i përgatitej edhe infrastruktura e legjitimitetit demokratik siç ishte Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, Kushtetuta e Kaçanikut dhe Referendumi për Pavarësi i shtatorit 1991.
Profesor Fehmi Agani, nuk ishte i druajtur si akademik Gazmend Zajmi, që kërkonte të mbetje përherë i pavërejtur. Përkundrazi, “profesori” siç e thërrisnin të gjithë, gëzonte një autorit thuajse në të gjitha qarqet intelektuale dhe shkencore. Afërsia e tij që të bashkëbisedojë me të gjithë, prirja që të dëgjojë me vëmendje dhe të këshillojë me mençuri, ia kishin krijuar oreolin e një autoriteti, që ishte i pakapërcyeshëm në rrethanat kur nga sjellja intelektuale dhe mençuria varej ajo me qenë ose mos me qenë. Andaj, ishte e natyrshme që edhe themelimi i partisë së re ta përfshinte profesor Aganin, ku ai punoi me përkushtim jo vetëm në fazën e themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, por edhe në atë transformimit të saj nga një parti në Lëvizje Kombëtare, çfarë në të vërtetë do të bëhet pas dy-tre muajve me mbi 700 mijë anëtarë. Me mençurinë që t’u qaset problemeve edhe më të rënda, me aftësinë politike që t’i bashkojë të gjithë, madje edhe kundërshtarët e deridjeshëm, me durimin që të majtën ekstreme ta inkorporojë në lëvizje si dhe këshillat “rebeluesve” që kërkonin me çdo kusht luftë të parakohshme për t’iu kundërvënë represionit serb, që do të kishte pasoja fatale në ato rrethana pa miq nga jashtë dhe mbështetje ndërkombëtare, profesor Agani u bë dorë e djathtë e presidentit Rugova. Përkundër përpjekjeve të grupeve të ndryshme që nuk e donin këtë nga shkaku i fuqisë dhe shkathtësisë së tij politike, Agani mori përsipër çështjet kyçe politike dhe diplomatike, nga shteti paralel e deri te misionet diplomatike çfarë ishin bisedimet për arsimin me Beogradin dhe të tjerat që dolën në pah pas Dejtonit dhe daljes në skenë të UÇK-së në vitin 1987, kur rezistenca e armatosur duhej të kthehej në mjet të politikës , siç ndodhi në Rambuje.
Natyrisht se profesor Agani, nuk ia doli të përjetojë çlirimin e Kosovës. U vra nga forcat serbe gjatë kohës së fushatës së bombardimeve. Me siguri se me profesor Aganin, rrjedha e shumë ngjarjeve politike gjatë protektoratit dhe veçmas procesi i shpalljes së shtetit të pavarur do të ishte edhe më i kompletuar. Madje, edhe LDK-ja në rrethanat e pluralizmit politik çarë solli protektorati ndërkombëtar, do ta ruante kursin dhe drejtpeshimin politik, që e humbi mbas vdekjes së Rugovës. Por, puna dhe vepra e tij, mbesin në oltarin e historisë së LDK-së, po edhe të shtetformimit në përgjithësi si vlera të përhershme.
Edhe profesor Zekeria Cana pati merita të mëdha për themelimin e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”. Si pjesëtar i grupit nismëtar, profesor Cana, u angazhua me përkushtim që të jetë sa më përfshirës në planin intelektual, ndonëse në të njëjtën kohë kryente edhe punën e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore që ishte themeluar kohë më parë dhe po vepronte me të madhe për mbledhjen e të dhënave që regjimi serb ushtronte ndaj shqiptarëve, jo vetëm me masat e aparhejdit, po edhe me instalimin e regjimit policor-ushtarak në Kosovës, që po ia përgatiste hapësirën fushatës së spastrimit etnik të Kosovës në përputhje me programet hegjemoniste të së kaluarës, që Millosheviqi kishte filluar t’i jetësonte.
O zot ! i thash vetit duke lundruar virtualisht nëpër bregdetin kroat, po kush janë ata që pa fije fytyre e mohojnë trashëgimin lire tek shqiptarët ? Kush mundohet të na i shkëpus lidhjet tona stërgjyshore , është vetëm në anën e djallit ; të djallit të madh mohues dhe mashtrues të historisë sonë të lashtë.
Unë nuk e gjeta Lumbardhën , ajo ishte aty , ajo ishte që nga koha e Bronzit dhe e Hekurit; zoti e di, ndoshta e me siguri edhe më herët .
Gjatë historisë këtu kanë gjetur strehim popujt e ndryshëm me kultura të ndryshme. Në bazë të hulumtimeve të reja na del që banorët e parë ishin yllirët ( ilirët) që jetonin këtu që gjatë kohës së Bronzit dhe asaj të hekurit… Sot mund të gjeni shumë toponime gjeografike në tokat shqiptare me e emrin Lumbardhë.
(Throughout its history, Lumbarda was a region combining various nations and cultures. Based on current research, the first inhabitants were the Illyrians, ruling the island during the Bronze and Iron Age. Their artifacts can be found in the graves and strategic stone stacks, concentrated primarily on the western areas of Lumbarda. Today you can find many geographical toponyms with the name Lumbardhë in Albania and Kosovo. )
Faktet dhe artefaktet ilire gjinden kudo në Lumbarda dhe në rrethinen e saj .
“ Psephizma Lumbardhe” ruhet në Muzeun Arkeologjik të Zagrebit .Aty shkruhen në detaje të gjitha çështjet e kolonizimit të kolonizimit nga grekët në marrëveshje me përfaqësuesit e ilirë local , Pilit dhe të birit Dazit . (establishing the settlement on the basis of a prior agreement with the representatives of the local Illyrii, Pil and his son Daz. )
Pra Psefizma, është dokumenti më i vjetër i ndarjes së regjionit në parcela. Dokumenti është i shek..4 -3 BC kushihet marrëveshja në mes të grekëve romak dhe Pilit dhe të birit të tij Diazit- ilirët lokal. (Lumbarda Psephisma, the Oldest Document about the Division of Land Parcels in Croatia from the Beginning of the 4th or 3rd Century BC”.)
Por, kolonizimi grek ishte fillimi i përfundimit të epokës ilire në ishullin Korçulla, ngase ajo ra në duar të romakëve pas sulmit romak të Oktavianit në vitin 35 pr Kr.
Shekujt në pyetje , mileniumet përgjigjen për emrin shqip të një qytetëse që ende quhet Lumbardha ( Lumbardha ) në ishullin Korçulla të Kroacisë .
Lumbarda ka histori të lashtë , por ne shqiptarët nuk do të kemi kohë ta shijojmë atë pjesëz të saj që na bën të krenohemi me gjuhën; trashëgimi e pamohueshme .
Referencat që na orientojnë: -J. J. Wilkes/The Journal of Hellenic Studies, Vol. 123, (2003), pp. 251-253-Jstor Archives -Miljenko Šolarić & Nikola Solaić (University of Zagreb) (December 2009). “Lumbarda Psephisma, the Oldest Document about the Division of Land Parcels in Croatia from the Beginning of the 4th or 3rd Century BC”. Cartography and Geoinformation. Croatian Cartographic Society. 8 (12). Retrieved 2012-02-27. – KORCULA – HISTORICAL SURVEY -Wilkes, J. J. The Illyrians, 1992, p. 120, ISBN 0-631-19807-5,Page 160 -Studi sulla grecità di occidente By Lorenzo Braccesi -An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation by Mogens Herman Hansen, 2005, Index
Foto: Ish-prokurori special, Sylë Hoxha dhe ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi
Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) ka suspenduar dy agjentë të saj, të cilët dyshohet se kanë dhënë dëshmi të rrejshme në një proces gjyqësor kundër anëtarëve të organizatës “Syri i Popullit”.
Burime brenda autoriteteve shtetërore të sigurisë, kanë bërë të ditur se dy zyrtarët e inteligjencës kosovare, të përfshirë në skandalin e AKI-së dhe Prokurorisë të cilin e zbuloi Paparaci rreth dy muaj më parë, janë ndëshkuar me suspendim nga puna.
Dy agjentët e AKI-së kanë dhënë deklarata të rrejshme në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të organizatës së ashtuquajtur “Syri i Popullit”, zbuloi shkrimi hulumtues i Paparacit.
Ky hulumtim zbuloi sesi ish-prokurori special, Sylë Hoxha dhe ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi kanë prodhuar dëshmitarë fiktivë për të dhënë dëshmi të pambështetura në një proces gjyqësor. Viktima do të ishin të akuzuarit e rastit “Syri i Popullit”.
Hoxha, në një marrëveshje gojore në janar të vitit 2018 me Gashin, kanë përfshirë dy agjentë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në këtë skandal.
Ish-prokurori, tash në pension, dhe ish-kryespiuni i Kosovës ishin marrë vesh gojarisht që AKI t’i pajisë me identitete të rrejshme dy zyrtarët të cilët kishin vëzhguar Sadri Ramabajën në restaurantin Panorama në Zllatar më datë 11 mars 2017.
Me ato identitete ishin prezantuar në gjykatë si dy qytetarë të thjeshtë – njëri cigareshitës, e tjetri i papunë. Në janar të vitit 2018, ata kishin dëshmuar rrejshëm kundër Ramabajës dhe të tjerëve në gjykatë.
Këto dëshmi mbi të cilat është mbështetur aktakuza janë përdorur më vonë nga ish-presidenti Thaçi për të akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, për lidhje me terrorizmin, përkatësisht organizatën “Syri i Popullit”.
Ndërkaq, Prokurori i Shtetit paralajmëroi hetimin e skandalit të ish-prokurorit Hoxha dhe ish-shefit të AKI-së Gashi, të dyshuar për “rekrutimin” e dy agjentëve të AKI-së për dhënien e dëshmive të rrejshme në procesin gjyqësor ndaj Ramabajës dhe të tjerëve.
Në një deklaratë për media, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Prokurori i Shtetit thanë se do të ketë reagime ligjore ndaj skandalit të publikuar në mediumin online Paparaci.
“Prokurori i Shtetit siguron opinionin se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me pretendimet e paraqitura sot në media, dhe çfarëdo shkelje eventuale do të këtë reagime ligjore”, tha KPK-ja.
Organi kryesor i akuzës tha se nuk do të lejojë cenimin e integritetit të sistemit prokurorial.
Protagonisti i skandalit, Driton Gashi është fshehur prapa skandalit.
Rreth dy muaj pas publikimit të hulumtimit që implikon atë në prodhimin e dy dëshmitarëve fiktivë për të dhënë dëshmi të rrejshme në gjykatë, ish-shefi i AKI-së ka heshtur.
Në një intervistë për Klan Kosovën në ditën e publikimit të aferës, Hoxha tha se “këto punë nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”. Tha se ka kryer procedurën e përcaktuar si prokuror, sikurse në çdo lëndë tjetër.
“Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd e kam zhvilluar procedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet. Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, deklaroi ai.
Dy agjentët e AKI-së, tashmë të suspenduar nga puna, ishin dëshmitarë gjyqin skandaloz të “pjesëtarëve” të të ashtuquajturit “Syri i Popullit”. Një ndër viktimat e mëdha të atij gjyqi të montuar ishte edhe intelektuali i njohur Sadri Ramabaja.
***
Gjithçka që duhet të dini për reagimet ndaj skandalit të Prokurorisë dhe AKI-së
Zbulimi i skandalit më të madh të përfshirjes së AKI-së dhe Prokurorisë, ka tronditur Kosovën të premten. Kryeprokurori i Shtetit ftoi një mbledhje urgjente. Prokuroria nisi hetimet për aferën e publikuar në mediumin online Paparaci. Ministrja e Drejtësisë bëri thirrje për mbajtje para përgjegjësisë penale të njërit prej protagonistëve të aferës. Skandali u cilësua si “krim shtetëror” dhe “megaskandal” nga juristët.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi mblodhi të premten në mesditë krerët e Prokurorit të Shtetit dhe përgjegjësit e pretenduar të një skandali të madh në të cilën u përfshi prokuroria, AKI-ja dhe organe të tjera të sistemit juridik.
Ky hulumtim zbuloi sesi ish-prokurori special, Sylë Hoxha dhe ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi kanë prodhuar dëshmitarë fiktivë për të dhënë dëshmi të pambështetura në një proces gjyqësor. Viktima do të ishin të akuzuarit e rastit “Syri i Popullit”.
Hoxha, në një marrëveshje gojore në janar të vitit 2018 me Gashin, kanë përfshirë dy agjentë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës në këtë skandal.
Ish-prokurori, tash në pension, dhe ish-kryespiuni i Kosovës ishin marrë vesh gojarisht që AKI t’i pajisë me identitete të rrejshme dy zyrtarët të cilët kishin vëzhguar Sadri Ramabajën në restaurantin Panorama në Zllatar më datë 11 mars 2017.
Me ato identitete ishin prezantuar në gjykatë si dy qytetarë të thjeshtë – njëri cigareshitës, e tjetri i papunë. Në janar të vitit 2018, ata kishin dëshmuar rrejshëm kundër Ramabajës dhe të tjerëve në gjykatë.
Këto dëshmi mbi të cilat është mbështetur aktakuza janë përdorur më vonë nga ish-presidenti Thaçi për të akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurti dhe kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, për lidhje me terrorizmin, përkatësisht organizatën “Syri i Popullit”.
Prokuroria nis hetimet
Prokurori i Shtetit paralajmëroi hetimin e skandalit të ish-prokurorit Hoxha dhe ish-shefit të AKI-së Gashi, të dyshuar për “rekrutimin” e dy agjentëve të AKI-së për dhënien e dëshmive të rrejshme në procesin gjyqësor ndaj Ramabajës dhe të tjerëve.
Në një deklaratë për media të premten në mbrëmje, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Prokurori i Shtetit tha se do të ketë reagime ligjore ndaj skandalit të publikuar në mediumin online Paparaci.
“Prokurori i Shtetit siguron opinionin se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me pretendimet e paraqitura sot në media, dhe çfarëdo shkelje eventuale do të këtë reagime ligjore”, tha KPK-ja.
Organi kryesor i akuzës tha se nuk do të lejojë cenimin e integritetit të sistemit prokurorial.
Tri ditë pas publikimit të hulumtimit që implikon atë në prodhimin e dy dëshmitarëve fiktivë për të dhënë dëshmi të rrejshme në gjykatë, ish-shefi i AKI-së ka heshtur.
Në një intervistë për Klan Kosovën, Hoxha tha se “këto punë nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”. Tha se ka kryer procedurën e përcaktuar si prokuror, sikurse në çdo lëndë tjetër.
“Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd e kam zhvilluar proicedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet. Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, deklaroi ai.
Ministrja ndërhyn në punën e prokurorisë, kërkon mbajtjen e Hoxhës para përgjegjësisë penale
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje që të ftohet para përgjegjësisë penale ish-prokurori special, Sylë Hoxha, në një reagim pasditen e së premtes.
Haxhiu, ndërhyu në punën e prokurorisë. Duke iu referuar zbulimit të skandalit, ajo tha se është koha që ish-prokurori special të mbajë përgjegjësi penale për veprimet e tij.
“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit. Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale”, u shpreh Haxhiu.
Ndërkaq, zëvendësi i saj, Blerim Sallahu i cilësoi “kriminalë” prokurorët e shtetit.
“Në vend të ndjekjes së kriminelëve, ditëve të fundit, por jo vetëm, po dëshmohet që vet prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale. Është nevojë urgjente që kjo situatë të ndryshojë”, tha Sallahu në një reagim në Facebook.
Në një kundërpërgjigje ndaj deklaratës së zëvendësministrit, Këshilli Prokurorial i Kosovës kërcënoi qeverinë me ndërprerje të bashkëpunimit në rast se nuk distancohet nga komentet e Sallahut.
Sadri Ramabaja reagon ndaj “krimit shtetëror” – juristët e cilësojnë “megaskandal”
Sadri Ramabaja, ndaj të cilit dëshmuan rrejshëm në gjykatë dy agjentë të AKI-së, ka thënë se “po fillon zbërthimi i krimit shtetëror” pas publikimit të skandalit të premten.
Rambaja tha se regjisori real i skandalit “është në krye të Republikës”.
“Në fjalën time të mbrojtjes pata potencuar se rasti ndaj meje është tërësisht i montuar dhe se regjisori real është në krye të Republikës. Fatkeqësisht, ai dhe krerët e SHIK-ut, tok me lakejt e tyre me emrat Sylë Hoxha, Driton Gashi, për 20 vite e kishin mbajtur Republikën peng”, tha Ramabaja.
Ndërkaq, zbulimi i Paparacit u cilësua si afera më e madhe e nxjerrë në pah në Kosovën e pasluftës nga juristi, Arianit Koci.
“Gjyqësinë, sigurinë dhe inteligjencën e kam fah. Kam shumë informacione. Prandaj, nëse ky lajm është i vërtetë – e deri tash nuk ka reaguar askush zyrtarisht – lirisht mund të them që Vehbi Kajtazi me portalin Paparaci, e ka zbuluar skandallin më të madh në Kosovën e pasluftës”, u shpreh Koci.
Koci vijoi se “thjesht, si duket, nuk ka fare siguri juridike për qytetarin e Kosovës”.
Redaktori në gazetën zvicerane “Tages Anzeiger”, Enver Robelli tha se do “të ishte krim shtetëror” nëse vërtetohet zbulimi i Paparacit.
Robelli tha se vërtetësia e hulumtimit do të nënkuptonte se brenda AKI-së “ka zyrtarë potencialisht kriminalë që çojnë në burg qytetarë me dëshmi të rrejshme”.
“Nëse është e vërtetë që dy punëtorë të AKI-së kanë dhënë dëshmi të rrejshme në një proces gjyqësor, kjo duhet të shkaktojë një termet politik dhe gjyqësor në Kosovë”, tha Robelli. “Ky do të ishte Krim shtetëror”.
Paparaci, publikoi të shtunën serinë e dytë të shkrimit hulumtues mbi skandalin e Prokurorisë dhe AKI-së.
Shkrimi u mbështet në dëshmitë e dy dëshmitarëve fiktivë të koduar A2, A3 në gjykatë dhe raportit që ata si agjentë të AKI-së i kishin dërguar Kryeprokurorit të Shtetit.
Transkriptet e deklaratave të tyre në gjykatë, tregojnë se dëshmitë e pjesëtarëve të Agjencisë së Kosovës për inteligjencë në rastin e “Syrit të Popullit” tejkalojnë shumëfish raportin zyrtar që Agjencia i kishte dorëzuar kryeprokurorit të Shtetit.
Këto dëshmi e konfirmojnë se dy dëshmitarët e prezantuar, njëri cigareshitës e tjetri i papunë, janë autor të raportit që i ishte dorëzuar kryeprokurorit, Lumezi. /Paparaci
Në foto: Pamje nga masakrat e ushtrisë së Serbisë në krahinën e Lumës, në Kukës, në vitin 1913 …
Nga: Xhildinho Ozuni
Genocidi ndaj shqiptarëve ka qënë, është dhe mbetet strategjia e serbëve në shekuj. Vetëm duke i shpërngulur me forcë, duke i djegur dhe vrarë është munduar të realizohet ëndrra dhe aspirata e serbëve: krijimi i zonave të pastra etnike në Kosovë (pra të populluara vetëm me serbë).
Në librin “Masakra e Gjilanit”¹, Dr. Skënder Demaliaj citon letrën e një ushtaraku serb drejtuar familjes së tij për ofensivën e vitit 1913 në veri , i cili shkruan:”… Nuk kam kohë të shkruaj gjatë, por mund të them se këtu po bëhen gjëra të tmerrshme. Jam i tmerruar dhe pyes gjithnjë se si njerëzit mund të jenë kaq barbarë për të kryer të tilla mizori… Nuk ka veçse kufoma, pluhur dhe hi”.
Skena të tilla makabre ka parasysh edhe Edith Durham në librin “Brenga e Ballkanit”² , kur shkruan: “Një oficer serb qeshte me cinizëm, duke më rrëfyer se si ushtarët e tij i shponin me bajoneta gratë e fëmijët shqiptarë në Lumë (1912–1913). Serbët ishin aq të sigurtë për mbështetjen e Antantës, saqë talleshin me raportet që konsujt europianë bënin kundër tyre”. Një komandant serb për sulmin në Veri (1920) shkruan: “Menjëherë ndërmorëm një sulm duke mos kursyer askënd dhe asgjë. Robët menjëherë i vramë, bagëtitë i morëm, fshtarat i dogjëm me radhë dhe në shumë vende nuk kursyem as gratë, as fëmijët”. Genocidi serb, i pohuar nga vetë ata, nuk njohu kufi.
Në vitet 1913–1915 janë masakruar në Kosovë 3000 shqiptarë midis tyre, gra e fëmijë më tepër se 2000.
Në fshatin Qerret në Bytyç u vranë barbarisht në vjeshtën e vitit 1915 nga 3 familje 33 persona. Shfarosje e vërtetë!!! Sikur të mos mjaftonte vrasja e tyre, serbët u vunë zjarrin shtëpive, duke i djegur kufomat. Një vajzë 7 vjeçe që mundi të largohet, kur u kthye të nesërmen për të ngrënë diçka se kishte uri, u vra barbarisht. Me bukën në majë të bajonetës, pa e ditur se e priste vdekja u ça në gjoks e në gojë nga ushtarët serbë.
Kjo ishte dhe politika dhe doktrina filozofike e shovinistëve serbë ndaj shqiptarëve.
A nuk ndodhi kështu edhe para 20 viteve në Drenicë, Rahovec, Deçan e tjerë?! Familje të tëra u asgjësuan: të rritur, gra, fëmijë, pleq. 50 persona u masakruan në familjen Jashari!!!
Me dhjetra herë pushtuesit serb — vunë baste: e ka djalë apo vajzë kjo grua shqiptare fëmijën në bark dhe e çanë me bajonetë për të mësuar çfarë ishte ai!!! ¹
Një oficer i lartë serb mori emrin “Sava Batarja” se ai me batare pushkësh ekzekutonte të gjithë ata shqiptarë që nuk pranonin të ndërronin fenë. Oficerë të tillë përgjegjës për akte të tilla sadiste, kishin paturpësinë të lavdëroheshin. Pikërisht se është toleruar nga Komuniteti Ndërkombëtar, dhuna dhe terrori i serbëve ndaj shqiptarëve nuk është ndërprerë.
E nuk kishte si të mos ngrinte zërin në parlament Luigj Gurakuqi duke deklaruar: “Përpara këtyre mizorive pak fjalë mjaftojnë sepse në këto raste duhet të flasë zemra e jo goja”. Duke kujtuar historinë e dhimbshme vite më parë, duke analizuar ngjarjet tragjike në Kosovë me realizëm; duke parashikuar me shpresë e besim të ardhmen, është e pamundur të mos ndikohet në rritjen e vetëdijes kombëtare tek çdo shqiptar, kudo që ndodhet.
Përpara të bërit një marrëveshje në çfardolloj aspekti me Serbinë, ne pikësëpari duhet ta detyrojmë shtetin serb të kërkojë falje për të gjitha masakrat genocidiale ndaj shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës, Luginës e Sanxhakut.
Së dyti, këto marrëveshjet që bëhen me Serbinë janë tradhëtare nëse nuk i jepet zë popullit shqiptar, së paku me anë të një referendumi popullor. Një marrëveshje me Serbinë, që injoron në mënyrë të padrejtë Kosovën, është një marrëveshje që dëmton interesin kombëtar dhe duhet të klasifikohet tradhëti kombëtare.
*Referenca: ¹ “Masakra e Gjilanit” — Tiranë, 1998 ²
“Brenga e Ballkanit”, Edith Durham — libër i përkthyer në shqip; Tiranë, 2009
Me këtë fjalë kushtuar librit “Syrigana” të autorit Jashar Alia, Tubimit përurues i dëshiroj punë të mbarë, atmosferë krijuese dhe frymë kombëtare!
Në fillim të kësaj fjale të shkurtër vlen të theksohet se Jashar Alia, tashmë, për opinionin, është emër i njohur i radhëve të Lëvizjes sonë kombëtare. Veprimtar i devotshëm atdhetar, i dënuar me burg shumëvjeçar si anëtar aktiv i organizatave ilegale politike, aktivist i dalluar i organizimeve politike, kulturore dhe humanitare në Zvicër, veteran i luftës së UÇK-së , Jashar Alia, pas librit me kujtime me titull “Nga fëmijëria deri te liria”, botuar në vitin 2013, kësaj radhe vjen me monografinë “Syrigana”, botuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, Prishtinë, 2021.
Objekt studimor i librit “Syrigana” është fshati Syriganë (dikur Sërmogërlla, Suhogërlla), një fshat kodrinor-malor rrëzë maleve të Moknës, pjesë përbërëse e trevës së Drenicës, i cili, i ndarë në dy pjesë nga Lumi Gujafç, u takon dy komunave, Burimit dhe Skënderajt, si dhe dy trevave të Kosovës, Rrafshit të Dukagjinit dhe Rrafshit të Kosovës. Sipas autorit, fshati Syriganë, si vendbanim i vjetër antik, iliro-dardan, është i lashtë mbi tetë mijë vjet dhe llogaritet ndër lokalitetet më të pasura arkeologjike të Kosovës. Mbështetur në dokumentet arkeologjike dhe historike të kohës, në gjurmët e ekzistimit të xeherores së plumbit dhe sermës (argjendit), të ujësjellësit, të kishave dhe të fortesave vërtetohet se Syrigana, si vend gjeostrategjik dhe gjeopolitik, dikur kishte statusin e qytetit, nahijes dhe selisë së trevës së Drenicës. Vend i ndodhur në kryqëzimin e dy rrugëve të rëndësishme, sipas autorit, Syrigana, seli e Drenicës, gjatë tërë historisë ka qenë arenë e luftërash dhe vatër e qëndresës së armatosur kundër pushtimit dhe sundimit romak, bizantin, sllav, turk dhe gjatë dyqind viteve të fundit, deri në luftën fitimtare të UÇK-së, në luftë për liri dhe ekzistencë, edhe kundër gjenocidit dhe etnocidit të pushtuesit serb. Vëllimi i librit, struktura e lëndës dhe rezultatet e arritura dëshmojnë qartë se për hartimin e kësaj monografie autori ka bërë një punë kërkimore me përkushtim të madh. Mbështetur në një literaturë të zgjedhur shkencore të autorëve të huaj dhe të atyre shqiptarë, në materiale arkivore, në legjenda, në epikën historike popullore dhe në kujtime të individëve nga terreni, përmes një metodologjie objektive shkencore dhe krijuese, autori ia ka dalë ta rrumbullakojë bukur një vështrim panoramik, një tërësi rrëfimi dhe një lëndë të begatshme historike për fshatin Syriganë dhe më gjerë.
Monografia “Syrigana” është e ngjeshur me lëndë të bollshme, ndërsa struktura metodologjike saj është realizuar me këtë përmbajtje të detajuar: parathënia, katër kapituj kryesor dhe literatura. Në kapitullin e parë (fq.11-42)) autori trajton shtrirjen gjeografike të fshatit, sipërfaqen, morfologjinë, mikrotoponimet, trashëgiminë arkeologjike, etj. Në kapitullin e dytë (fq.43-81) trajtohet prejardhja e banorëve të Syriganës, lagjet e fshatit, gjenealogjia e familjeve, popullsia, shtimi dhe migrimet e popullsisë, ekonomia, pemëtaria, blegtoria dhe klima. Përmbajtjen e kapitullit të tretë (fq.83-154), për korrektësi, po e japim të plotë: Qyteti i Gurit – Sukagërë – Syriganë, Lashtësia e Syriganës, Syrigana vendbanim parahistorik, Syrigana trevë iliro-dardane, Syrigana gjatë sundimit romak, Syrigana gjatë sundimit bizantin, Rënia e Drenicës nën sundimin serb dhe shkatërrimi i Qytetit të Gurit, Prejardhja e toponimit Qyteti i Gurit, Rëndësia e Fortifikatës së Syriganës dhe lidhshmëria me fortifikatat tjera të Kllopotnikut (Drenicës), Syrigana gjatë pushtimit osman, Beteja e Kosovës (Dardanisë) 1389 dhe pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë betejë, Pagëzimi i Kllopotnikut me emrin Drenica, Qyteti Sukagërë para se të shpallet Nahije (Komunë), Syrigana nahije (komunë) e Sanxhakut Shkodrës, Ziameti i Suhogërllës (Syriganës), Antroponimia në Nahijen e Sukagërës – Suhogërllës, Rrënimi i fundit i qytetit dhe fortifikatës Sukagërë, Lufta austro – osmane (1683 – 1690), Dokumentet austriake për trevat e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, Kalimi masiv i shqiptarëve nga krishterimi në fenë islame, Regjioni i Drenicës pa seli administrative, Organizimi në bajraqe, Drenicasit kundër vendosjes së kazasë në Vërboc dhe djegia e godinës qeveritare (prill 1890 – janar 1891) Në kapitullin e katërt (fq.161-270) trajtohet Syrigana e viteve 60-ta – shek. XX, popullsia, numri i kryefamiljarëve dhe i anëtarëve në familjeve, lagjet e fshatit, arsimi, shkollat, shëndetësia, standardi, banimi, ekonomia, mjetet e punës, sporti, veglat muzikore, ritet dhe festat familjare, rezistenca ndaj pushtuesit, figurat e shquara të fshatit, fshati pas Luftës së Dytë Botërore, kontributi i syriganasve në ngjarjet e zhvilluara nga Demonstratat e vitit 1981 deri në luftën çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, etj. Libri përfundon më shënimet për literaturën dhe me emrat e dëshmitarëve gojorë nga terreni.
Monografia “Syrigana” e autorit Jashar Alia është një kontribut i çmuar me vlera njohëse dhe edukative ndaj si realizim i tërësishëm denjësisht e plotëson kuadrin studimor të zhvillimit historik të fshatrave dhe të qyteteve të atdheut tonë. Lënda e saj, e shkruar me dashuri dhe me përkushtim, me gjuhë të pastër dhe me fjali të rrjedhshme, është e afërt, e drejtpërdrejt dhe komunikuese me lexuesit e të gjitha moshave dhe të gjitha kategorive. Si histori qëndrese tetëmijë vjeçare e një vendbanimi, vepra në shqyrtim, është fare e natyrshme që te lexuesi të nxisë emocione dhe të ngjallë ndjenjën e krenarisë supreme. Libri meriton të lexohet me vëmendje dhe me seriozitetin që i takon sa për përmbajtjen po aq për porosinë dhe qortimin që ua drejton lexuesve dhe studiuesve të ditëve tona. Ngjarjet e historisë nuk guxojnë të harrohen, sepse harresa ka tagër të lartë: një popull që harron i përsëritet historia.
Monografia “Syrigana”, ky monument qëndrese, me motiv atdhedashurinë, aq sa nderon vendlindjen e autorit, po aq nderon autorin e librit.
Me këtë rast, autorit Jashar Alia i uroj shëndet dhe suksese të reja në lëmin e krijimtarisë, ndërsa librit monografik i uroj udhëtim të mbarë drejt lexuesit.
Ju falem nderit!
Kadri Rexha
*
Fjalë përshëndetëse e lexuar në Tubimin përurues kushtuar veprave të autorëve Jashar Alia, Fitim Fitimi dhe Agim Sylejmani, mbajtur më 19.12.2021 në Jona/Rapperswil (SG) nën organizimin e Pikës Obërsee – St. Gallen të Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër