Kreu Blog Faqe 1450

OKB-ja miraton Rezolutën e 68 të Iranit për të Drejtat e Njeriut

0

Pasi abuzimet përshpejtohen nën udhëheqjen e Raisi

Aambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë të re të premten që dënon abuzimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut në Iran. Është rezoluta e 68-të e këtij lloji dhe vjen në një kohë kur shumë nga çështjet përkatëse po përshkallëzohen si rezultat i pasigurisë në rritje të regjimit klerikal dhe përpjekjeve të tij për të kompensuar duke konsoliduar pushtetin dhe duke mbyllur radhët.

Në qershor, Ebrahim Raisi u konfirmua si presidenti i ri i regjimit nga lideri suprem Ali Khamenei. Raisi kishte shërbyer më parë për më shumë se dy vjet si shef i gjyqësorit, bazuar gjithashtu në emërimin e Khameneit. Gjatë asaj kohe, ai mbikëqyri aspektet kryesore të një goditjeje ndaj mospajtimit të shkaktuar nga protestat mbarëkombëtare në nëntor 2019. Angazhimi i tij për atë goditje nuk ishte befasi për shkak të historisë së tij dhe ngjitja e tij në presidencë kishte premtuar një rritje të abuzimeve të të drejtave të njeriut në të gjithë rajonin.

Kush është Ebrahim Raisi, një kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe një xhelat në masakrën e vitit 1988 Ky fakt është konfirmuar nga tendencat alarmante që shfaqen në statistikat në lidhje me ekzekutimet e të burgosurve dhe shqetësime të tjera kryesore të theksuara nga rezoluta e fundit e OKB-së.

Edhe pse ajo rezolutë i referohet pak rolit të Raisit në përshpejtimin e abuzimit të dënimit me vdekje, Rezistenca Iraniane ka gjurmuar statistikat që tregojnë se si është përkeqësuar situata e të drejtave të njeriut që kur Raisi mori detyrën. Një ditë përpara miratimit të rezolutës së OKB-së, Rezistenca Iraniane raportoi se të paktën 31 të burgosur ishin ekzekutuar që nga fillimi i muajit kalendarik iranian më 22 nëntor. Për më tepër, të paktën gjashtë të burgosur u ekzekutuan pak përpara publikimit të raportit, më Vetëm 15 dhjetor.

Raportet e mëparshme nga Iran Human Rights Monitor treguan se numri mesatar i ekzekutimeve mujore ishte rritur ndjeshëm pas emërimit të Raisit në presidencë. Në pesë muajt para këtij zhvillimi, mesatarja ishte afërsisht 26.6, dhe në pesë muajt në vijim u vlerësua në 35.6. Shifrat e disponueshme të ekzekutimeve janë vetëm vlerësime dhe se numri i vërtetë i ekzekutimeve ka të ngjarë të jetë më i lartë.

Kjo do të thotë se gjyqësori i regjimit ka një histori të gjatë të ekzekutimit të dënimeve me vdekje pa i pranuar ato zyrtarisht. Prandaj, vlerësimet vjetore varen nga puna e rrjeteve të shumta të aktivistëve dhe banorëve të burgjeve iraniane, të cilët natyrisht janë të kufizuar në aftësinë e tyre për të zhvilluar një pamje gjithëpërfshirëse të sjelljes së regjimit ndaj të burgosurve.

Për fat të mirë për ta, mjetet në dispozicion të rrjeteve aktiviste janë zgjeruar vitet e fundit dhe kjo ka ndihmuar për të sjellë vëmendje më të madhe ndërkombëtare për çështje të caktuara. Kjo prirje ishte e dukshme nga rezoluta e OKB-së, e cila i referohej “akteve të tmerrshme të kryera nga rojet e burgut në burgun Evin” – akte që u bënë të dukshme nga publikimi i pamjeve të vëzhgimit nga burgu, të cilat ishin marrë nga hakerat.

Ganimete Musliu, … që pret ta pikturojmë!

0
Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
Për me ba një veprim të mbrapsht siç bëri sot deputetja e PDK Ganimete Musliu, sigurisht duhet me pas një siklet të madh.
Veprimi shpirtëror i shfaqur sot para gjithë botës është një veprim i egërsirës, që pak pa ndordh përshfaq shkelmat e fundit.
Po të kishte Ganimetja paqe shpirtërore sot aspak nuk do të ishte egërsuar.
Paqja shpirtërore shfaqet vetëm pasi të shkulet me rrënjë egoizmi.
Kur ka zjarrmi shpirtërore njeriu qohet peshë bash si sot Ganja,që nuk mundi kurrsesi ta menaxhojë gjendjen e varfër shpirtërore që e ka.
Gruaja e vërtetë është ajo që i qëndron fjalës, jo ajo që ka një fjalë në zemër, e një tjetër në gjuhë. Injoranca e saj sot ia njohi vlerën dijes (ministrit Faton Pecit) ashtu siç ia di vlerën i verbëri një guri diamanti.
Edhe reagimi i saj ishte i padirigjuar ,shkurt shqip i’u ftoh gjaku deri në palc.
Ata që gabojnë mos me e quajt të vërteten e korrupsionit të vërtet ,do të bien që të gjithë në pusin e pasigurisë së tyre. Ganimetja, nuk mund ta quaj thjesht Faton Pecin shërbëtor të Qenies së Epërme njerëzore, Fatoni si ministër është aty me punue dhe me “paqllais”, mykun që ka mbi si dramë e mrekullueshme e jetës,së zhvatsve të shtetit.
Të gjitha llojet e pritshmërive që e ka ndërmend me i ndërrmarr Qeveria Kurti për me e zhduk të keqen në këtë vend , shkaktojnë probleme , problemet shumëfishohen veç te ata që është duke u këndue turreci te veshi.
Shumëkush duhet të pranojë se përgjegjësit individuale, të familjes dhe të komunitetit janë detyrime njerëzore -institucionaliste, e jo të presësh (nga grupi i krijuar famoz-mafioz dikur) se çfarëdo të ndodh me unin tënd sepse çfarëdo që të të ndodh, pranoje. Çfarëdo që të largohet nga xhepi , pranoje. Përfitimet që ishin si rrjedhojë e qasjeve të gabuara shtetrore-institucionaliste ndaj komunitetit dhe shtetit, nuk munden me u largue nga fakti se mendja jote mbetet gjithmonë e qet, në qoftë se nuk ke ndërrmarr hapa të gabuar.
Nuk pranohen “allashverishet “, ashtu siç i
pranojmë udhët e ndryshme ashtu si lumenjtë e ndryshëm që rendin drejt të njëjtit oqean.
Shkaku i haresë, edhe shkaku i mjerimit që po rishfaqet , e ka këtë pushtet që Ganja me partin e vet dhe ata të LDK të arrestuar më herët ,të jenë miku i vetes së tyre, sikundër që janë edhe armiku i vetës së tyre
PS
Nëse rruga e karrierës tënde Ganimete Musliu është e mirë, edhe fytyra jote do të ishte e mirë, po ashtu edhe jeta, edhe gjithçka tjetër.Të gjitha veprimet tua,sot për sot janë jehona jopozitive.
Nëse ia qet pikën vetës tënde, si femër ,e të bëhesh gjithnjë e më e qetë, më paqësore, më e dobishme, këto janë shenja që dëshmojnë se ti je duke u rritur edhe pse i ke kogja do vjet ,adolishenca të ka rrokë,përthekue përpara.
Juve Ganimete deputete gjithçka që flakë prej vetes, po rikthehet tek ti.
Rrugaqëria e thënë është mbrojtje e krimit që po të ngjall rrugaqërin tënde, e jo institucionalisten.
A do ta dish sekretin e jetës tënde Ganimete Musliu ?
Gjithmonë në shërbim të dikujt ,e jo të unit tënd andaj prano këshilla zonjë!
Nëse dëshiron të kesh çdo gjë, mos dëshiro asgjë. Gjithçka do të rend drejt teje pa moto dhe fushë . Gota me ujë ,nuk është kurë, e as shprehje mllefi.
E tashmja jote nuk do të shlyhet e as nuk ikën kurrë. Është gjithmonë këtu. Si një telajo e zezë , që pret ta pikturojmë.
Ganimete ti po varesh nga gjërat që vijnë prej së jashtmi. Gjërat e jashtme nuk të bëjnë kurrë të lumtur.

Mbresa, mallë e kujtime të hidhura

0

Libri, ”Aisbergu … ”, dhuratë nga Sadri Ahmeti-Vuthjani

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar ”Letrat e miqëve të moçëm”, Drini.us, 20 Dhjetor 2021
Pas 22 vjetëve e gjysëm, fillovat ë lexoja librin ”Aisbergu i preludit të katastrofës”, poemë
Tiranë 1993
Dhe s`u takuam më Sadri Ahmetin e as nuk hëngrëm speca turrshi me mazë e me gjizë por fjalët e Sadriut ende më tingëllojnë në vesh.
”Një grua e gjymtuar flet përçart
Ja po e zëmë
se shumica e serbëve janë të mirë
sllovenët askujt s`i kan detyrime
Kroatët kryengritës preferojnë lirinë
Malazezët rendin mbas të par
pa i heq sytë prej Ulqinit e Tivarit
Maqedonët i ndan lumi i Vardarit
Shqiptarët vdesin për troje dhe për për një fjalëgoje ….”


Dhe nuk mund të ndahesha nga poema gjersa sytë më ngelën te një artikull:
”Tmerr! Sadik Blakaj: Vrasësi i Gërvallajve dhe Kadri Zekës është Ibrahim Kelmendi”, publikuar më 5 prill 2016, Shqiptari.eu
Ja çfarë shkruan Sadik Blakaj për vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
1.- Deklaratë nr …
Shkeruar nga Sadik Blakaj, me 31-08-2007
Njoftim publik kombit shqiptarë!
Unë Sadik Blakaj me profesion mësues nga fshati Lluga Komuna e Burimit-Istogu me banim të përkohshëm në Francë deklaroj publikisht për opinionin e gjerë shqiptarë se Ibrahim Kelmendi bashkë me UDB-në serbe dhe disa shqipfolës ka dorë në vrasjen e vëllezërve Gërrvalla dhe Kadri Zeka. Ibrahim Kelmendi, i cili bashkë me udb-ën organizuan dhe ekzekutuan vëllëzërit Gërvalla dhe Kadri Zeka. Lajmin për vrasjen e vëllezëve Gërrvalla e kam marrë nga Ibrahim Kelmendi ku më telefonoi dhe më thase udb-a i vrau Gërrvallajt dhe Kadri Zekën. Ibrahim Kelmendi ka pasur lidhje organizative në organizatën e sajuar nga udb-eja Fronti i Kuq Popullor me spiunin e fëlliqur të ish udb-ës serbe Islam Blakaj i cili ka punuar për udb-en serben ë vdekje. Islam Blakaj ish puntor i sigurimit social në Prishtinë i cili duket se ka qenë shef i organizatës famoze të sajuar nga udb-eja me emrin Fronti i Kuq Popullor.

Thaçi në Euronews: Kam qenë larg nga frontet e luftës, Koha.net 13 shkurt 2014

Fatkeqësisht Ibrahim Kelmendi më ka futur në këto lojna të ndyra edhe mua dhe mi dha lidhjet me njerëzit e udb-ës jashtë në perëndim dhe në Kosovë. Burgosja e Hysen Gegës ka qenë lojë e Ibrahim Kelmendit. Dyshimet e Jusuf Gërvallës se Ibrahim Kelmendi mund të jetë një njeri i udb-ës kanë qenë të sakta si dhe dyshimi se udhëheqësi i organizatës së tij në Kosovë mund të jetë një njeri i UDB-ës me mbiemrin Blakaj kanë qenë plotësisht të sakta. Fjala është për Islam Blakajn.
Andaj nuk qëndron se vrasësi i Gërrvallajve dhe Kadri Zekës është Rezili i Suharekës por Ibrahim Kelmendi i Llabijanit”
Edhe nga Arkiva ime, nuk mund të ndahesha edhe pse kisha premtua se do të publikoj edhe letra falenderimi nga Gjenerali Rrahim Ademi dhe Ullmar Kvick, albaolog dhe përktyes e mik i shqiptarëve nga Suedia.
Nga 30 permat, sonte shfletova vetëm një pjesë nga letrat-kujtime të një perme nga viti 1992.

Adem Demaçi: Pranoj të jem kryetar i konfedetës ballkanike

Stylolaps, kujtim dhe nevojë për të shkruar të kaluarën

Një pjesë e Arkivës në Suedi, 1992-2021

Vazhdon

Malmö, 21 dhjetor 2021

Komiteti ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” mban mbledhjen e tretë

0

Në mbledhjen e tretë të Komiteti ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” u prezantua procesi për ndërhyrjet emergjente në këtë kompleks memorial, si dhe u miratua përbërja e Komisionit të Ekspertëve.Në hapje të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Republikës është duke e trajtuar me prioritet të lartë dhe kujdes të veçantë projektin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.Duke veçuar veprimet konkrete të deritanishme, kryeministri tha se me ndihmën e inxhinierëve dhe profesorëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit dhe javën që vjen po nisim ndërhyrjet e para emergjente. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë dhe tani po themelojmë Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështje pronësore brenda kompleksit dhe në fillim të vitit të ardhshëm në agjendën tonë dhe të këtij komiteti do të jetë master-plani për kompleksin memorial, tha kryeministri Kurti.

Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda Kompleksit janë detyrat ligjore të këtij Komiteti, por njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari, tha ai.Si Kryeministër i Republikës u zotua për të bërë më të mirën e mundshme, bashkë me qeverinë, që në afatin më optimal të nisin punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Gjatë prezantimit të procesit të hartimit të planeve për ndërhyrjet emergjente, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani tha se tashmë kanë hartuar planin për ndërhyrjet emergjente i cili do të sigurojë mënjanimin e rrezikut të dëmtimit të mëtejmë por edhe do të ruajë integritetin e ndërtesave dhe vlerave të trashëgimisë kulturore që ato kanë.

Në këtë mbledhje po ashtu iu urua mirëseardhje z. Fadil Nura, i cili si Kryetar i Komunës së Skenderajt i bashkohet përbërjes së Komitetit, ndërsa z. Bekim Jashari do të vazhdojë të jetë anëtar i Komitetit, nga tani e tutje si përfaqësues i familjes Jashari.

 

 Fjala e plotë e Kryeministrit në mbledhjen e tretë të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Të nderuar anëtarë të Komitetit ndër-ministror për Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz,

Të nderuar pjesëtarë të medias,

Qytetarë të respektuar,

Zonja dhe Zotërinj,

Mirëdita dhe mirë se erdhët në mbledhjet e tretë të Komitetit për Kompleksin Memorial Adem Jashari.

Nga themelimi i këtij komiteti kemi ecur me hapa të sigurt dhe veprime konkrete. Kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit, tani po nisim ndërhyrjet emergjente. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë, tani po e themelojmë Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështjet pronësore brenda kompleksit, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm fokusi ynë do të jetë projekti i madh, pra master-plani për kompleksin memorial.

Gjatë mbledhjes së kaluar kemi miratuar raportin përfundimtar të vlerësimit të gjendjes fizike të ndërtesave brenda kompleksit. Raporti është hartuar nga inxhinierët dhe profesorët e Fakultetit të Ndërtimtarisë, ndërkaq kjo është hera e parë që është realizuar një vlerësim i tillë profesional. Pas konstatimit të gjendjes kemi ndërmarrë hapat e nevojshme. Javën që vjen nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e kompleksit. Për detajet e veprimeve të fazës emergjente do të flasë zëvendësministrja e Kulturës,  Rinisë dhe Sportit ndërsa bashkë do të vendosim për veprimet në vijim.

Në përputhje me vendimin e mbledhjes së kaluar, sot do të diskutojmë dhe vendosim për themelimin e Komisionit të Ekspertëve. Nga lista e gjerë e miratuar në këtë Komitet, tani kemi nëntë emra ekspertësh, vendorë dhe të jashtëm. Në momentin e themelimit, Komisioni do të jetë krahu profesional i Komitetit, duke u siguruar që puna dhe vendimmarrja jonë bëhet në përputhje me të gjitha standardet profesionale, ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e trajtuar me prioritet të lartë dhe kujdes të veçantë këtë proces. Ne i kemi mobilizuar të gjitha kapacitetet tona dhe në këtë rrugëtim nuk do të kursejmë asgjë nga vetja jonë. Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda Kompleksit janë detyrat ligjore të këtij Komiteti, por njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari. Si Kryeministër i Republikës zotohem që bashkë me qeverinë tonë do të bëjmë më të mirën e mundshme që në afatin më optimal të nisin punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Më lejoni në fund që në emër të të gjithë anëtarëve t’ju uroj mirëseardhje z. Fadil Nura, i cili si kryetar i ri i komunës së Skenderajt i bashkohet përbërjes së Komitetit, ndërkaq z. Bekim Jashari do të vazhdojë të jetë anëtar i Komitetit, nga tani e tutje si përfaqësues i familjes Jashari.

Duke ju falënderuar të gjithëve për punën dhe përkushtimin deri tani, ju ftoj që të vazhdojmë në këtë frymë edhe më tutje, sidomos tani që me nisjen e një viti të ri, Komiteti do të ketë në agjendë master planin për kompleksin memorial. Viti 2022 do të jetë vendimtar për të siguruar ecuri pozitive, andaj edhe nevoja për mobilizim e angazhim maksimal.

 Ju faleminderit.

Darka e gabuar e Elbasanit

1

Fahri Xharra, Gjakovë

Vetëm i titulli i romanit të Kadaresë, më shkoi për shtati për shkrimin tim, detajet tjera janë të një darke të gabuar me Vuçiqin dhe Zaevin në Elbasan

“Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister , është subjekti i romanit të Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.”

Edhe kjo ishte një darkë e pazakontë me një ( dy )njeri të pazakontë të cilin nuk e do as Europa e as Amerika.
Në të vërtete ky është njeri i zakontë me të kaluarën e tij që të rrënqeth, por edhe të frikëson me të tashmen e tij.

Aleksi kishte ardhur në një vend të besës për deri sa vet është i pa besë.

Politika i ka rrënjët e thella, vështirë që qytetari ta kuptojë, por çka sheh syri e flet goja.

Lidhja me Serbinë është vetëm sensi antiperëndimor i shqiptarëve. Edhe Enveri ishte antiperëndimor dhe të vetmin aleat e kishte Serbinë, por historikisht e pagoi shumë shtrenjtë, jo ai dhe bastardët rreth tij por populli i vuajtur shqiptar.
Eh, ruajna zot mëndët e kresë kur të marrim hap të gabuar !

Një mik më shkroi deri sa unë djersitesha duke zgjedhur fjalët për këtë darkë të gabuar: “”Nëse një udhëheqës shqiptar vazhdon me zbrazë probleme të huaja në Shqiptari, siç po veprohet tani (në të vërtetë pak a shumë edhe të tjerët deri tash u janë zvarritur e lëpirë atyre që kanë plane me të shkatërrua si komb), atëherë ai udhëheqës është i gabuar Nuk ka popull europian (madje as botëror), që ikën nga historia e popullit të vet dhe i nënshtrohet tjetrit që para njëqind , më pak apo më shumë vitesh, apo edhe shekujsh, ka qenë pushtuesi i të parëve të vet.
Nuk duhet ti përkasësh asnjë partie, që tashmë ta gjykosh antishqiptarizmen e sotme shqiptare… … A din dikush me më kallxue se kah po shkon populli Shqiptar dhe si ia ka qitë «terezinë»: Ta mbrojë kulturën dhe historinë e vet apo të derdhet në wc-et serbe, greke apo neoosmane turkomëdha? (BK)
Si bisedohet me dikën i cili Masakrën  e Reçakut e quan trillim amerikan?  Pos kësaj bëjnë edhe film për të mohuar krimet e tyre.
A nuk është  një grusht i rëndë për 78 ditshin e NATO-s ?
Si bisedohet me ” mysafirin” që s’ le gjë pa folur kundër Kosovës dhe shqiptarëve të saj nëpër kancelaritë e botës
Çfarë fytyre te kemi ndaj dashamirëve të ditëve të vështira, kur ky i tthirrurii hoqi me dhjeta njohje politike të Kosovës.?

A e duan shqiptarët vetveten ? Me duket që jo.
Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë serbe që bëhen ditë dhe natë rreth Kosovës i kanë ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kemi drojën ndonjë të lige që mund të përgatitet. Armatosja e Serbisë dhe stacionimi i tyre në kufi të Kosovës nuk është sa për sy e faqe. “ … Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy borërave… O Zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin…” “…Unë, Gjon Nikollë Kazazi i biri i Pjetrit, dëshmoj për mynxyrën që na ka rënë mbi kokë dhe rrezikun të mbesim të shkëputur nga bota…

“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhrave”, Murtaja ishte pjellë e strategjisë. “Tek e fundit, sëmundje ka pasur dhe gjithmonë do të ketë, pse t`ua vëmë veshin gjithaq kur ato vijnë nga i madhi që mendon për të gjitha?“ Pushtuesit e dinin mire që krahas çkombëtarimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të prekin edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i tyre dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…” ( J.B.Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit.1982). “Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme

… Vuçiqi na paska ber thirrje shqiptarëve: “ Serbinë shiheni si shtëpinë e dytë, kam respekt për ju!” Po mirë e ka , ta ndiejmë veten si te daja sepse historianët shqiptar që 20 vjet e thonë që Skënderbeu “ e kishte nënën serbe”

Më 21.12.2021

Pse, pse ky popull kaq i vogël e lindi kaq shumë tradhtar !?

3
Ilir Canhasi, Suedi
* Ripostim me shkas!
Ndoshta në një periodë kaq të shkurtër kohore me një zhvillim të marramendshëm të shpejtë të ngjarjeve ishte e pamundur që çdo figurë politike të mos gabonte, por gabimet e tyre dallonin në ato të mëdha që ishin te kobshme për të ardhmen e vendit dhe gabime të vogla e të mundshme për riparim.
Historia na tregon disa herë që qeveritë shqiptare u ngritën me ndihmen e Serbisë.
Ishte qeveria e Esat Pashës, qeveria e Ahmet Zogut dhe në fund kishim Enver Hoxhën që morri në dorë udhëheqjen Shqipërisë me ndihmën e Serbisë.
Ishte Ahmet Zogu që me ndihmën e Serbisë i shpallë luftë të pa mëshirë ndaj figurave të mëdha në popull siç ishin Bajram Curri, Azem Bejta, Hasan Prishtina e shumë të tjerë.
Dhe në fund kishim Enver Hoxhën që me ndihmën e komunistëve serbë morri pushtetin në Shqipëri.
Luftërat vëllavrasëse gjatë 1912-1945:
Kishim tri luftëra vëllavrasëse
Lufta e parë 1914-1915 grushtshteti islamik proturk në krye me Haxhi Qamilin “ duam babën”
Lufta e dyte 1924 grushtshteti kundër qeverisë së Ahmet Zogut
dhe
Lufta e tretë 1944, Enver Hoxha me njësitet shqiptare dhe serbe sulmojnë forcat reaksionare siç ishin Ballistët, Zogistët, SS-Skenderbeg.
Për lexuesin shqiptarë është e qartë kur lexon për programet antishqiptare të akademikëve serbë si ” Naçertanja” e Ilia Garashaninit dhe “Shpërngulja e Shqiptarëve” (Iselevanje Arnauta) e Vasa Çubrilloviqit por është e pa kuptueshme qëndrimet e komunistëve shqiptarë nga Shqipëria.
Hyrja e brigadave të Shqipërisë në Kosovë ishte mashtrimi më i madh në historinë e Kosovës.
Nga frika që kishin për tu përballur me forcat balliste, zogiste dhe të SS-ve shqiptare, Tito dhe komunistët serbo/jugosllav dhanë urdhër dy brigadave shqiptare të Shqipërisë të nisen për në Kosovë për të mashtruar popullin se ne jemi këtu që t’ju mbrojmë nga gjermanët fashistë.
Me fotografi të Titos dhe Enverit dhe me dy flamurët atë shqiptar dhe jugosllav, pasi luftuan disa ditë me vëllezërit e tyre shqiptarë dhe forca të pakta gjermane morrën qytetin e Gjakovës, duke valëvitur flamurin shqiptar dhe pa KURRFARË PARALAJMËRIMESH SE PAS TYRE DO TË VININ ARADHAT PARTIZANE SERBO/JUGOSLLAVE.
Këtë poshtërim na solli Enver Hoxha, Ramiz Alia, Reiz Malile e të tjerë.
Dy gjenocide serbe dhe një gjenocid të përbashkët nga serbo-shqiptarët komunist.
Kishim dy gjenocide të bëra më herët nga serbët mbi popullsinë shqiptare, atë të vitit 1877-8 dhe të vitit 1912, por që gjenocidi i tretë ndaj popullit shqiptarë të ndihmohet edhe nga vetë komunistët shqiptarë të nisur së pari nga Enver Hoxha me bashkëpunëtorët e tij e pastaj të ndiqet edhe nga komunistët shqiptarë të Kosovës siç ishte Fadil Hoxha me bashkëpunëtorët e tij kurrë se kisha besuar që kjo mund të ndodhte.
Gjenocidi i tretë mbi popullin shqiptarë të Kosovës filloi kur Tito pranoi ofertën e Çubrilloviqit për vrasjen e 200.000 gjermanëve dhe 50.000 shqiptarëve.
Urdhri për mobilizimin e mijëra shqiptarëve për ti dërguar në front erdhi nga shtabi suprem i armatës Jugosllave dhe e zbatuan shtabet e divizioneve V e VI të UNÇ të Shqipërisë.
15.000 mijë shqiptarë vdesin në frontin e Sremit.
Komandant Shaban Haxhia nga Tropoja tregon:
“Mbasi kishim hyrë brenda kufijve të Serbisë, na ngujuan në trena të mbyllur dhe 48 orë na mbajtën në çelës. Nuk dinim se ku ishim e shka po bahet me ne…Na dukej vetja rob lufte…pa ushqim.
Po na vinte një vdekje e ngadalshme. Ma në fund, na përplasen në Banatë në duart e oficerëve serbë. Qëllimin e kuptuam, kur na përpiu një tifo dhe na hallakatën nëpër repartet serbe në luftime. Shtabin tonë shqiptarë na e hoqën dhe e kthyn për në Kosovë…”
Komandanti e përfundon me fjalët tronditëse:
“U kthyem pa ushtri në Kosovë. Pyetjet se ku i lamë djemtë tanë, ishin tepër rënduese për ne….”
Ndërsa në vrasjen e Shaban Polluzhës me 8000 luftëtarë të tij në Drenicë, Ramiz Alia duke lëvduar punën e partizanëve jugosllav raporton:
“ Kjo lëvizje ka qenë dhe ka përfshi në gjirin e saj një pjesë të mirë burrash 7000-8000 të armatosur. Lëvizja e këtyre reaksionarëve u shua disi nga veprimi i disa brigadave të Kosmetit dhe disa brigadave jugosllave të ardhura për këtë punë. Tashti gjenden akoma grupe të vogla bandash nga 20-30 vetë…”
Në një raport të Reiz Maliles, zëvendës komisar politik i Divizionit V dërguar komandantit suprem Enver Hoxhës shkruan:
“ Partizanët shqiptarë janë duke ndjekur dhe asgjësuar bandat reaksionare kosovare, nē njē sulm ku morri pjesë edhe Divuzioni VI asgjēsuam 68 reaksionarë kosovarë”.
Brigadat shqiptare përveç vrasjeve bënin spastrimin e terrenit nga përkrahësit dhe tē familjeve të tyre, burgosjes së tyre, të gjithë dezertorët e kapur janë dorëzuar te shtabi operativ i Kosmetit, ku ata pushkatoheshin ose dërgoheshin si njësi plotësuese partizane në frontin e Sremit, ku gjenin VDEKJEN E PASHMANGSHME SI PARAROJË PËR PASTRIMIN E TERRENIT NGA MINAT.
Nga të dhënat jugosllave del se nga Divizionet shqiptare partizanëve jugosllavë u janë dorëzuar mbi dy mijë shqiptarë që ishin dorëzuar te ta, ku këta së bashku me 13.000 ushtarë të tjerë shqiptarë të mobilizuar me dhunë i dërgojnë në grupe të vogla në frontin e Triestës, ku shumica e tyre u vranë gjatë rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Mali i Zi.
Dhe masakra më e madhe ndodhi në Tivar ku u vranë qëllimisht mbi 4000 mijë shqiptarë dhe 400 shqiptarë në një depo të Shibenikut kur atë do ta marrë flaka.
Pas këtyre vrasjeve, burgosjeve, shpërnguljeve të shqiptarëve nga komunistët serbë dhe shqiptarë nga frika udhëheqësit shqiptarë të Kosovës njëherit nënshkrues të marrëveshjes së Bujanit ( Mehmet Hoxha kryetar, Fadil Hoxha mësues, Ali Shukriu, Hajdar Dushi etj) ndryshuan qëndrimet e tyre 100% kur votuan pro rezolutës për bashkim të popullit shqiptarë me serbinë mbajtur në kuvendin e Prizrenit me 1945.
Mehmet Hoxha:
“Që Kosova dhe rrafshi i Dukagjinit t’i bashkohen Serbisë Federale, nuk e frikëson popullin shqiptarë, por e forcon dhe i jep siguri se do të ketë të njëjtat të drejta me popujt e tjerë”.
Xhavid Nimani:
“Është dëshirë e masave mē tē gjëra të Kosovës e të rrafshit të Dukagjinit që të bashkohen me Serbinë Federale”.
Memorandumi i Çubrilloviqit
Në radhë të parë është e nevojshme që për shpërnguljen e Shqiptarëve, të bëjmë për vete klerin dhe njerezit me ndikim, me para ose me shtrëngim…
Dr. Vasa Çubrilloviq 1937
Statistikat tona të viteve 1921-1931, tregojnë se politikën tonë të kolonizimit e mundi pjellorja e grave shqiptare.
A ka tentime që edhe sot Shqipëria me liderët e saj të përzihen në punët e brendshme të Kosovës?
Po…

Në vigjilie të 32 vjetorit të themelimit të LDK-së (4)

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Këshilli nismëtar për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
1.Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe gazetar
2.Dr. Zekeria Cana, historian
3.Milazim Krasniqi, shkrimtar
4.Ajri Begu, ekonomist, shkrimtar
5.Dr. Ibrahim Rugova, studiues i letërsisë
6.Bujar Bukoshi, mjek
7.Fehmi Agani, profesor
8.Ibrahim Berisha, gazetar
9.Mehmet Kraja, shkrimtar dhe gazetar
10.Ali Aliu, kritik letrar
11. Dr. Zenel Kelmendi, mjek
12.Ramiz Kelmendi, shkrimtar
13. Akademik Idriz Ajeti
14.Akademik Dërvish Rozhaja
15.Akademik Mark Krasniqi
16.Profesor Anton Çetta
17.Zenun Çelaj, gazetar
18.Mustafa Radoniqi, avokat
19.Basei Çapriqi, shkrimtar
20.Xhemail Mustafa, gazetar
21. Jusuf Bajraktari, historian
22 Hysen Matoshi, gazetar
23. Neshet Nushi, ndërmarrësë
(Renditja në listë sipas nënshkrimeve).
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.

Le Courrier des Balkans: Një pllakë përkujtimore për lavdinë e Erdoganit që nuk i rri mirë Tiranës

0

Revista franceze Courrier des Balkans, i ka kushtuar një artikull memorialit për grushtin e shtetit në Turqi të ngritur në Tiranë dhe debateve të lindura prej tij.

Në një artikull të dt.3 shtator 2018 me titull “SHQIPËRI: Një pllakë përkujtimore për lavdinë e ERDOĞANit që nuk i rri mire Tiranes” revista shkruan për reagimet në vend, vendimin e bashkisë Tiranë, reagimet negative nga publiku si dhe cënimin e normave të BE nga disa nisma ekonomike turko-shqiptare.

Courrier des Balkans është një revistë franceze e specializuar që lexohet nga politikanët, diplomatët e studjuesit e interesuar per Europën Juglindore

“Ky është një memorial i diskutueshëm: që nga korriku i kaluar, një pllakë në Parkun e Tiranës mban emrat e 251 viktimave të grushtit të shtetit të dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi. Një iniciativë e kritikuar nga shumë banorë të kryeqytetit shqiptar, të cilët denoncojnë ndërhyrjen në politikën e brendshme turke dhe lidhjet e ngushta midis kryeministrit Edi Rama dhe ‘Sulltanit’, Rexhep Tajip Erdogan”, shkruan revista.

Memoriali

Shkrimi i plotë:
Që nga korriku i kaluar, një pllakë përkujtimore e vendisur në afërsi të liqenit artificial të parkut të madh të Tiranës, per nder te qytetarëve turq të vrarë në mbrojtje të regjimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, ka ngjallur polemikë ne Tirane.

Në një pllakë betoni, janë gdhendur emrat e 251 personave që u vrane ndërsa po përpiqeshin të mposhtin përpjekjen për grusht shteti, më 15 korrik 2016. Rruga që të çon në memorial u riemërua nga bashkia e Tiranes “Rruga e Dëshmorëve të 15 korrikut”, si dhe parku ku është ngritur memoriali i vogël me ndihmën financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila mban emrin e “Parkut të Demokracisë së 15 korrikut”.

Një nismë e pakuptueshme për disa banorë të Tiranës, te vendosur t’a heqin sa më shpejt këtë memorial. Sipas tyre, bashkia ndërhyn me këtë monument në një çështje të politikës së brendshme turke. “Ky memorial nuk na përket neve!” Thone disa kalimtare qe po shetisnin në park.
Më 13 gusht, u bë një kërkesë për të hequr memorialin dhe për të hequr emertimet e reja nga rruga dhe parku. Në një peticion në internet, grushti i shteti i dështuar në Turqi përshkruhet si “një ngjarje që nuk ka asnjë rëndësi historike, kulturore apo shpirtërore për qytetarët e Tiranës”.

Më 30 gusht rreth orës 6 të mëngjesit, një person ende i paidentifikuar, por i kërkuar në mënyrë aktive nga policia, dëmtoi monumentin. Dhe kjo nuk është hera e parë që bëhen përpjekje për të sulmuar pllakën e diskutueshme, të cilën policia po e monitoron 24 orë në ditë. “Përse duhet një memorial ne vendin tone i një grushti shteti i mbetur ne tentative në Turqi? Ne nuk kemi asnjë lidhje me flamujt turq që valeviten në rrugët tona! Zoti na ruaj nga një çmenduri e tillë. Vetëm qeveria jonë ishte në gjendje te beje nje gje te tille!” Shprehet e indinjuar Fatma, një grua në të pesëdhjetat.

“Kini kujdes, mos luani me identitetin tonë, ne nuk jemi më një provincë e Perandorisë Osmane! Memoriali u financua nga një fondacion turk dhe një OJQ e mbështetur nga qeveria turke. Por kur Erdogan nuk do te jete më president, pasardhësi i tij ka të ngjarë të vërë në dyshim këtë memorial. Ai do të kërkojë të hiqet, dhe pastaj, çfarë do të bëjmë ne? Cfarë figure do të bëjë Shqipëria?”, vazhdon gazetari Ilir Yzeiri.

“Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-Turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, madje asnjë zemërim.” Thote gazetari tjeter Blendi Salaj qe eshtë gjithashtu shumë kritik: “77,000 persona të arrestuar zyrtarisht, 143 gazetarë në burg, 7,000 të arrestuar ushtarakë, përfshirë 58 gjeneralë. 151 persona u dënuan me burgim të përjetshëm, 130,000 njerëz të pushkatuar përfshirë 6000 akademikë… Ky është vlerësimi tjetër i 15 korrikut 2016 në Turqi. Sidoqoftë, këtu nuk ka ndjenja anti-turke, edhe pse pesë shekuj nen Perandorinë osmane kanë lënë kujtime të hidhura. Një monument kushtuar Atatürkut ose miqësise shqiptaro-Turke nuk do të shkaktonte ndonjë polemikë, asnjë zemërim. Nga ana tjetër, nuk kam gjetur askënd që të paraqesë argumente logjike dhe racionale në favor të këtij monumenti… Shqiptarët nuk duan të regjistrohen politikisht pa dijeninë e tyre.”

Polemika publike rreth kësaj pllake përkujtimore shtron pyetje në lidhje me ligjshmërinë e instalimit të saj. Në të vërtetë, vendimi për të nderuar këtë ngjarje në historinë e Turqisë është marrë në fshehtësi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret shqiptare. Asnjë konsultim publik nuk u krye dhe qytetarët e Tiranës nuk patën mundësinë për të komentuar projektin.

As kryebashkiaku e as qeveria nuk kanë njoftuar publikisht përurimin e monumentit, të cilin mediat i kanë mësuar përmes një deklarate për shtyp dhe fotografive të transmetuara nga Ambasada Turke. Qeveria e Edi Ramës dhe bashkia e Tiranës bejne shurdh memecin duke mos dhënë asnjë shpjegim për zgjedhjen e vendosjes së kësaj pllake përkujtimore në park: nuk dihet se kush mori vendimin për ta ngritur atë, mbi cilën bazën juridike dhe cila procedurë u ndoq!

Per opoziten shqiptare ky memorial përfaqëson “një shkelje të sovranitetit kombëtar dhe një mungesë dinjiteti të shtetit shqiptar”. Shumë intelektualë u shprehen se nuk na takon ne te perfshihemi ne nje çeshtje te brendshme politike të Turqisë, një veprim i rastësishëm që synon të tërhiqte më shumë investime turke në Shqipëri. Në fakt, Turqia është gjithnjë e më e pranishme ekonomikisht në vend, megjithëse në raste, siç ështe ai i aeroportit te Vlores, ose ai i kompanisë Air Albania, shkel rregullat evropiane.

Në ndjekjen e të ashtuquajturve “puçistë”, qeveria turke gjithashtu u ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur autoriteteve shqiptare që të marrin masa kundër institucioneve të lidhura me rrjetin e Imamit Fethullah Gulen, por këto kërkesa deri më tani janë refuzuar, megjithë marrëdhëniet e mira që mbizotërojnë midis Presidentit turk dhe Kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi, në Kosovë, disa mësues të Gylenistëve u arrestuan dhe u internuan në Turqi, në shkelje flagrante të ligjeve të këtij vendi.

360grade.al

_________

  • Ky shkrim i botuar në shtypin francez është i para disa vitesh dhe e pasqyron natyrën e ligë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe indiferencën e tij të njohur ndaj kombit shqiptar dhe historisë së tij. A e vëreni se si i zbrazë problemet e huaja dhe ngatërresat e brendshme të kombeve të tjera në Shqipëri dhe Shqiptari?
  • Kohë më parë në Kukës u zhduk Memoriali kushtuer mbi 2000 viktimave të masakrës së ushtrisë së Serbisë i vitit 2018, që e përkujtonte vrasjen e shqiptarëve të krahinës së Lumes etj. E gjithë kjo tashmë po shihet se u bë për ti dhënë legjitimitet pushtimit serbë të viseve shqiptare dhe për ta shprehur të kotë fliijimin e Shqiptarëve për Liri e Pavarësi.
  • Edhe mbrëmë afër restaurantit ku darkoi Presiedenti Aleksander Vuçiq u mbulua statuja e Adem Jasharit?!
  • O tempora, o mores!
  • Kah po ikë Edi Rama? Nëse nuk është shqiptar dhe nuk ndihet se është shqiptar, ky duhet të largohet nga detyra e Kryeministrit të Shqipërisë pasi tashmë është e qartë se ky nuk e përfaqëson fare asnjë interes shqiptar dhe se gënjeshrat për sjelljen moderne e të qytetëruar të tij nuk shiten askund më, janë krejt të pakuptimta dhe antishqiptare.

Në vigjilie të 32 vjetorit të themelimit të LDK-së : Viktor Majeri, Kristine Von Kohl dhe Paul Lendvai (3)

0
Nga: Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Rruga e themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” si dhe pasqyrimi i gjendjes në Kosovë para, gjatë dhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës nga Serbia më 23 mars 1989, kur ajo praktikisht, brenda një shekulli, edhe u ripushtua për herë të katërt nga Beogradi, pa mëdyshje se lidhet edhe me rolin e disa publicistëve të njohur të medieve të fuqishme evropiane, ndër të cilët gjithsesi duhet përmendur publicistin e njohur gjerman Viktor Majer, asokohe korrespodent i gazetës së njohur gjermane “Frankfuter Allgemeine”, Kristine von Kohl, publiciste dhe korrespodente e disa gazetave evropiane nga Beogradi , ndër të cilat dalluar “Die Presse” të Vjenës si dhe redaktore e revistës “Balkan anders” të Vjenës si dhe publicistin dhe moderatorin e njohur të televizionit austriak ORF 1, Paul Lendvaj, njëherësh autor i shumë librave publicistikë.
Kjo treshe e publicistëve eminentë evropianë nga hapësira gjuhësore gjermane, me një përkushtim të veçantë përcolli gjendjen në Kosovë dhe në përgjithësi në hapësirat e ish Jugosllavisë nga shpërthimi i demonstratave të vitit 1968 që për moto kishin kërkesën për Republikën e Kosovës, që u dinamizua në demonstratat e vitit 1981 dhe, si e tillë, me modifikimin e avancimit të pozitës kushtetuese në federatën jugosllave gjeti vend edhe në programin nismëtar të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” deri në çastin e evoluimit të saj në kërkesë për shtet të pavarur pas Konferencës së Hagës së gushtit 1991 kur Jugosllavia u vu në binarët e shpërbërjes. Në këtë treshe, gjithsesi Viktor Majeri, me angazhimin e tij shfaqet i veçantë, meqë krahas anamnezës që ia bëri krizës së Jugosllavisë me librin “Si u shpërbë Jugosllavia”, në çastet vendimtare ai inkurajoi drejtpërdrejt “grupin” e gazetarëve të “Rilindjes” që t’i hynin punës dhe këtë e bëri me shkrime në gazetën FAZ ose me kontakte të drejtpërdrejta me disa prej tyre.
Viktor Majeri prej vitesh do të bëjë të njohur gjendjen e shqiptarëve në ish Jugosllavi si dhe planet e Beogradit që nëpërmes rrënimit të autonomisë së Kosovës të vitit 1974, të marrë përsipër timonin e një Jugosllavie unitariste, që pas vdekjes së Titos, hap pas hapi, vendin do ta kthente në taborin sovjetik në përputhje me doktrinën e Breezhjevit rreth sovranitetit të kufizuar të vendeve komuniste. Me shkrimet e tij analitike nga viti 1981 e këndej, veçmas me ato nga 23 marsi i vitit 1989, kur Beogradi rrënoi me dhunë autonominë e Kosovës, Viktor Majer, duke e quajtur veprimin e Millosheviqit puç kundër Jugosllavisë evropiane, drejtpërdrejt do të alarmojë opinionin botëror me rrezikun që po i kërcënohej. Madje, ai ishe nder ata që ngulmonin se demonstratat e vitit 1981, sado që ishin të drejta nga ana e shqiptarëve dhe se edhe ata kishin arsye që të shpallnin opsionin e tyre për barazi në federatë, vlerësonte se në forma të ndryshme, u dirigjuan nga forcat serbe dhe ato ruse që kërkonin shkas për ndezjen e fitilit Jugosllavisë së Titos, pikërisht nga shkaku pse Kosova si njësi e barabartë federative ruante balancimet që ajo të mbetej kah perëndimi, pra të parandalonte rikthimin sovjetik të humbur nga viti 1949. Po ashtu, me anën e lidhjeve me disa intelektualë të Kosovës (kryesisht gazetarë të “Rilindjes”), Majer do të angazhohet që si kundërpërgjigje Beogradit që ia kishte arritur të rrënonte autonominë e Kosovës sipas planit të saj perfid nga viti 1981, të dilet me themelimin e një partie politike, që do të formulonte kërkesat fillimisht për Republikën e Kosovës, ndërsa pas Deklaratës së 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut dhe veçmas pas konferencës së Hagës të gushtit të vitit 1992 kur Komisioni i Badinterit shpalli federatën jugosllave në shpërbërje, kërkoi që Kosova të luftojë për statusin e njësisë së pavarur, pra të shtetit që ka të drejtë të vendos për fatin e vet si njësitë tjera federative. Me të njëjtin përkushtim Viktor Majeri vazhdoi ta këshillojë dhe ndihmojë dr. Rugovën dhe intelektualët tjerë në rrethanat para dhe pas Dejtonit, si dhe ato gjatë dhe pas Rambujesë, duke kërkuar që si pozicion të mbrohet Kushtetua e Kaçanikut si shprehje e vullnetit demokratik të shqiptarëve. Në dy librat e tij “Si u shpërbë Jugosllavia” 1992 dhe “Trashëgimia e Jugosllavisë”, 2020, Majeri e ritheksoi të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur që buron nga kushtetua e vitit 1947 kur ishte pjesë e tetëshes federative, pa marrë parasysh statusin dual. Po në këtë gazetë, në gusht të vitit 1989 paralajmëroi formimin e partisë nga intelektualët shqiptarë që do ta marrin përgjegjësinë politike për vendin. Një javë pa u themelua LDK-ja, në FAZ “zbuloi” edhe emrin e partisë si dhe kryetarin e mundshëm (Rugovën) si të përzgjedhur amerikan.
Kristine von Kohl, gazetare e “Die Presses” së njohur të Vjenës, po ashtu, ishte shumë e angazhuar në pasqyrimin e zhvillimeve që morën kah rrënimi i Jugosllavisë pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 me ç’rast, sipas diktatit të Beogradit, politikës jugosllave iu imponua procesi i diferencimit të shqiptarëve. Kristine von Kohl, ishte një zë i fuqishëm që denoncoi Platformën e Komitetit Qendror të LKJ-së të aprovuar në maj të vitit 1981 me ç’rast demonstratat e studentëve të Prishtinës të 11 marsit, ato të 2 dhe 4 prillit u kualifikuan si përpjekje kundërrevolucionare për rrënimin e rendit kushtetues të Jugosllavisë me çka filloi fushata shumëvjeçare e represionit ndaj të rinjve, studentëve dhe intelektualëve të Kosovës, që kishte për qëllim që t’i detyronte që të hiqnin dorë nga pozita kushtetuese e vitit 1974 dhe kërkesa për avancimin e saj e mëtutjeshme. Kristine von Kohl, në rrethanat kur u rrënua autonomia e Kosovës me dhunë nga Beogradi, u angazhua që në Kosovë të themelohet Komiteti për të drejtat dhe liritë e njeriut, që do të merrej me mbledhjen e të dhënave për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Me vizitat e saj të shpeshta në Kosovë, deri sa nuk do të shpallet persona non grata nga regjimi i Beogradit, inkurajoi intelektualët shqiptarë që të themelonin një parti politike, siç ndodhi në të vërtetë me “Lidhjen Demokratike të Kosovës”, të cilën, për vite, nga Vjena e afirmoi kauzën e saj të rezistencë institucionale paqësore. Kristine von Kohl, në fushën e publicistikës, me disa vepra trajtoj krizën në ish Jugosllavi si dhe pasojat që solli shpërbërja e saj. Ndër këto libra gjithsesi dallohen “Jugosllavia” (1990),”Kosova – nyja e gordosë” (1992), “Shqipëria” (1999), “Ballkani – stabilitet ose kaos në Europë” (2000). Së fundi ishte kryeredaktore e revisët “Balkan anders”.
Një zë tjetër i fuqishëm nga Vjena, padyshim se ishte edhe i Paul Lendvait, publicist, autor i shumë veprave politike që trajtojnë rrethanat në diktaturave komuniste, redaktor dhe moderator i Televizionit të Austrisë (ORF1), i cili, në debatet televizive, u dha hapësirë intelektualëve të Kosovës të pasqyronin gjendjen para, gjatë dhe pas rrënimit të autonomisë së Kosovës. Lendvai, po ashtu, u tregua i zellshëm që opinioni austriak të njihet me shkaktarët e krizës në ish Jugosllavi (regjimin hegjemonist të Beogradit) si dhe inspiruesit e tyre kryesorë: intelektualët nga radhët e Akademisë Serbe të Shkencave si dhe ato të çarqeve të Kishës Ortodokse Serbe që u vunë në krye të indoktrinimit që solli të lufta e armatës jugosllave kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe së fundit Kosovës. Dy emisione speciale, Lendvai ia kushtoi themelimit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, me ç’rast në studio solli intelektualë eminentë austriakë, sllovenë dhe shqiptarë, të cilët shfaqjen e kësaj partie në jetën politike e vlerësuan si një kthesë të rëndësishme historike, meqë për herë të parë në krye të një lëvizjeje politike viheshin intelektualët e njohur me koncepte perëndimore, të cilët, me kërkesën për liri dhe barazi, i hapnin rrugë të pandalshme shtetësisë së Kosovës. Për Lendvain, shfaqja e LDK-së si parti politike e shqiptarëve kishte rëndësi historike ngaqë kërkesa për liri, barazi dhe demokraci shënonte largimin përfundimtar nga konceptet e irredentizmit ideologjike të bashkimit me Shqipërinë, që përfaqësonte nga ilegalja shqiptare.

Fjalim patetik i presidentes dhe ndarja e LDK-së!

0

Florim Zeqa  

Fjalimi i ashtuquajtur vjetor apo i fundvitit i presidentes Osamani në Kuvendin e Kosovës i shpërfaqi disa të vërteta të hidhura. Me fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës presidentja e dëshmoi adoleshencën dhe papjekurinë politike, e dëshmoi lojalitetin dhe profilizimin e gabuar politik.

Vjosa nuk foli si presidente por si militante partiake e LVV-së

Është paradoksale për një Juriste të diplomuar të qëndroj për 16 vjet nëpër zyrat politike dhe kancelaritë e shtetit dhe të mos mesojë asgjë nga politika!

E tillë është Vjosa Osmani e cila nuk mesoi asgjë gjersa ishte shërbëtore dhe këshilltare e presidentit Sejdiu, nuk mësoi asgjë nga politika as si këshilltare dhe avokate e Isa Mustafës në kohën e VLAN-it dhe as si pjesëmarrëse e shumë forumeve politike vendore dhe ndërkombetare!

Por siq duket ka mësuar diçka nga mësimet e Albin Kurtit!

Është e habitshme sesi me kaq zell dhe përkushtim i zbaton urdhërat e Albin Kurtit për të sulmuar miqtë dhe shpëtimtarët e qenjes sonë kombëtare-SHBA duke i akuzuar për cenim të sovranitetit të shtetit tonë!

Deklarata e presidentes së shtetit “Marrëveshja e Washingtonit ka cënuar rendin kushtetues të Kosovës, gjegjësisht “pranimi i moratoriumit në Washington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës”, përveqse skandaloze është edhe tepër e dëmshme për marrëdhënjet e Kosovës me Amerikën!

Republika e Kosovës shtet i lirë dhe i pavarur, përveqse është projekti më i suksesshëm i politikës amerikane, është arritja më e madhe e shqiptarëve në 100 vjetshin e fundit.

Pa rezistencën aktive paqësore të viteve të ’90-ta dhe pa luftën çlirimtare në njërën anë dhe pa ndihmëm dhe përkrahjen e SHBA-ve në anën tjetër, jo vetëm që nuk do të kishim liri e shtet, nuk do të kishim as institucione shtetërore, as qeveri, as parlament dhe as presidencë!

Reagim i shpejtë dhe i qartë i ambasadës amerikane

Vetëm pak minuta pas fjalimit të presidentes në Kuvend, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë doli me një përgjigje ndaj zonjes Vjosa Osmani; “SHBA-të do të punojnë me Kosovën dhe Serbinë për të implementuar zotimet që këto dy shtete kanë dhënë kur kanë nënshkruar Marrëveshjen e Washingtonit në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë të gatshme për të mbështetur punën përpara një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë”!

Seanca e bojkotit dhe ndarjes

 Në rrethana normale seanca (e jashtëzakonshme) e 17 dhjetorit duhej të ishte seancë festive në Kuvendin e Kosovës, seancë në të cilën mbajti fjalimin e fundvitit e para e shtetit dhe e dyta për faktin se në këtë seancë u votua buxheti i shtetit për vitin 2022.

Fatkeqësisht, edhe në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit u përseritën inatet partiake nga e kaluara dhe dëshmua situata ‘konfliktuoze” e ndarjeve të brendshme në LDK, ku gjysma e deputetëve e bojkotuan dhe gjysma tjetër e dëgjuan fjalimin e presidentes!

Në këtë moment lindin dy pyetje logjike;

A e meritoi presidentja bojkotin e opozitës në Kuvend?

Cilat janë arsyet e ndarjes së LDK-se rreth këtij bojkoti?

Çka të mbjellësh edhe e korrë

Po fillojmë me përgjgjen e parë. Historia e bojkotit të seancave në Kuvendin e Kosovës daton më hyrjen e LVV-së në legjislaturën e Kuvendit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010. Për ata që e kanë të freskët memorien duhet t’u kujtohet fare mirë kur LVV si parti opozitare për afro 10 vjet rresht jo vetëm që ka bojkotuar seancat, ka sabotuar dhe pamundësuar me të gjitha format antidemokratike mbajtjen e seancave të Kuvendit, duke e kthyer Sallën e Parlamentit në amfiteatër gladiatorësh me hudhje të mjeteve të forta ndaj oponentëve politik, me gas lotësjellës e tym molotovi brenda, ndërsa nga jashtë me flakë dhe demolim të objektit të Qeverisë së Kosovës!

Krejt çka ndodhi në seancën e fundit të parlamentit për vitin që po e lëmë pas ishte një revansh i keq politik i partive opozitare ndaj LVV-së në trajtën dhe formën e njëjtë të bojkotit politik.

E veçanta e kësaj ‘tragjikomedie’ ishte presidentja e cila e humbi shkëlqimin e saj me fjalimin patetik dhe anti-amerikan në Kuvend!

LDK “as me t’shkurtën e as me t’gjatin”

Sikurse 9 muaj më parë në seancën e zgjedhjes së presidentes, edhe në fjalimin vjetor të Vjosa Osmanit, LDK u shpërfaq siq është më së keqi, e paunifikuar dhe pakonsoliduar, e ndarë në dysh mes Vjosa Osmanit dhe pasuesit të Isa Mustafës! Edhe pas 9 muajve kryetari i ri Lumir Abdixhiku nuk arriti t’i tejkaloj ndarjet e brendshme në LDK!

Sikurse që nuk jam mbështetës i ndarjes, nuk jam mbështetës as i bojkotit në Kuvend. Por jam ithtarë i formave unifikuese të subjekteve politike në Kuvend, qofshin ato për miratim të ligjeve apo e kundër tyre.

Eksponentët e LDK-së ndarjen e fundit mund ta arsyetojnë siq e arsyetuan ndarjen e para 9 muajve në Kuvend me ‘demokraci të brendshme’, por kjo nuk justifikohet me deklarata, pasi realiteti po ua thotë të kundërtën!

Një fjalë e moçme popullore e thotë “mazraku në thes nuk hynë”! Ndarja e thellë e LDK-së është realitet i hidhur i cili nuk mund të fshihet me fjalë të bukura dhe as me unitet të improvizuar siq po e praktikon kryetari aktual.

Për shkak se gjysma e kryesisë, gjysma e deputetëve në Kuvend dhe gjysma e kryetarëve dhe kryesive të degëve të LDK-së, për të mos ua treguar deri në fund historinë e ‘Gomarit të Buridanit’, kanë mbetur “as me Hatën e as me Fatën”, “as me t’shkurtën e as me t’gjatin”!

Përfundimisht ka ardhur koha e vetëdijësimit të themeltarëve të LDK-së, për të filluar procesin e ribërjes së LDK-së jo në formën berishiane por në atë rugoviane, të mobilizimit dhe riorganizimit të bazës elektorale pa e prejudikuar liderin e ardhshëm të partisë, i cili natyrshëm duhet të vie si produkt i vullnetit të elektoratit të LDK-së.