Kur kundërshtari politik nuk shihej si rival, por si pengesë që duhej eliminuar
Jonuz Mazreku, Myderriz Xhevat Kryeziu dhe Kolonel Fetah Bekolli në misionin e emanicipimit dhe pajtimit çlirimtar
Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Jonuz Mazrekun e njoh nga koha historike e pajtimit të hasmërive shqiptare më 1990/91. Ky personalitet, ndonse i ri nga fillimi i pajtimeve e deri sot nuk u dal në këtë mision human, por sikurse bleta krijoi harmoni në mes njerzëve të fateve të ndryshme. Rrjedh nga një familje e etëshme për dije dhe mu për këtë faktor është gjithëmonë në lëvizje, në çarkullim duke iu gjetur çdo nevojtari, të cilin për një moment i mungon arsyeja. Së këndejmi, Jonuz Mazreku e ka të shkolluar arsyën.Së bashku me Myderriz Xhevat Kryeziun, Myderriz Fetah Bejollin janë një trinom, të cilët si një rrënjë katrore punuan dhe punojnë që Kosovën ta nxierrin nga vargojtë e grëminave kundërshtare dhe shtrojnë rrugë e ura të reja, lirojnë energji masive popullore dhe mbesin shembull gjeneratash.
Jonuz Mazreku ka keyer shkollën e mësuesisë (Shkolla Normale) e cila e zbuti konfliktin e gjeneratave në lëminë e analfabetizmit, përkatësisht e shtrojnë për zgjidhje konfliktin e sistemeve ekonomiko shoqërore në të cilat ora e historsë ka rrah më ngadal se kudo tjetër në Evropë. Në rend të parë shkolla e mësuesisë e solli në rend dite, për zgjidhje çështjën e barazimit të gjinive, sepse fjalës mësues iu avit edhe akronimi mësuese. Kështu, lufta për barazi gjinore u bë objekt studimi jo eksperimental, por çështje substanciale popullore që femra të barazohët me mashkullin edhe në përfaqsimin parlamentar, gja që në sistemin kapitalist, mungonte një synim i tillë. Së këndejmi, nuk dihet që këtë çështje a e ka siellë në zgjidhje Rrevolucioni i më 1917 apo ndërtimi i Murit Berlinit më 1961.
Në bazë të analizave të mia, del se më 1990 bjen fama e Rrevolucionit, por njëherit bjen edhe militarizimi ekstrem i murit, ndërsa komunizmi zvoglohët në intenzitetin ideologjik. Kështu, lufta në mes sistemeve, kalon në plan të dytë, por rreziku nga arsenali i armiqësive mbetët si një relikt që ka shansë të përdorët për ruajtje edhe me arsenalin ushtarak (nuklear), fakt ky që po manifestohët edhe sot në planetin tonë. Ky realitet, jo vetëm që ishte bërë problem për mësuesit, por njëherit mbetët çështje e paspjegueshme sepse mësuesi që ia jep kahjet jetësore nxënsit, nepër libra nuk ka spjegim.
Në anën tjetër në dekadën e fundit të shekullit XX, Jonuz Mazreku Myderriz Xhevati dhe Myderriz Fetahu do të gjindën në elitën e pajtimtarëve të drejtuar nga Profesor Anton Qeta, si burr pleqnar i piekur para kohe. Nuk ka fakte se ajo gjeneratë e re ka dijtë se do të fillojë lufta edhe në Kosovë, fakt ky që Anton Qeta dhe Hakif Bajrami do ta thonë në disa tubime që ishte shumë vështirë t` i pajtojë të hasmuarit. Megjithë atë edhe këta të Shtabit të ngushtë të Anton Qetës nuk e dinin se kur do të fillon lufta. Por, kur u botua Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, më 1991, atëherë vetëm sa kishte filluar “përshpëritja”, për luftën çlirimtare, realitet ky që gjenerata e Jonuz Mazrekut e nuhati me kohë dhe ishte pa shkëputje në LËVIZJËN E PAJTIMIT.Kuptohët se kjo LËVIZJE mbaroi me sukses të atillë sa që asnjëherë nuk kishte ngja një fenomen i tillë, sepse edhe më parë ka pasë LËVIZJE të tilla ndërshqiptare.
Tash si profesor i historisë Jonuz Mazreku nuk do të hamendet. Që nga ditët e para të dukjës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të rreshtohët në luftën e armatosur për t` ia thyer okupatorit obskurantist dhëmbën ngadal por sigurt, realitet ai që ndodhi më 1998/99 në ballafaqimin frontal historik, prej të cilit UÇK doli fituese, kuptohët e përkrahur fuqishën nga Aleanca Veriatllantike (NATO), dhe sidomos nga Presidenti i SHBA-ve Bill KLINTON.Në këto rrethana Profesor Jonuz Mazreku do të veprojë në Zonën e Malishevës e sidomos trevën e KLEÇKËS, aty ku komandonte Gjeneral Fatmir Limaj –ÇELIKU ku këmba e aramikut nuk mundi për të depërtuar kurrë. E vërteta lufta e UÇK dhe NATO-s kundër ushtrisë Jugosllave (Serbe), ka qenë një parathënje e Luftës Botërore për 78 ditë, luftë ajo që u kurorëzua më 10 qershor 1999 me kapitullimin e Ushtrisë jugosllave dhe me çlirimin definitiv të Kosovës, për çka në atë mision rinia dhe i tërë kombi shqiptar e kaloi provimin e shekullit me sukses të lartë historik.
Ushtar në luftë dhe prap pajtimtar
Shumë agjentë të okupatorit serbian në Kosovë do të provojnë ta spjegojnë se NATO gjatë luftës ka përdor bomba me uranium të varfëruar. Kjo akuzë ishte një orvatje që të ulët vlera e fenomenit UÇK në tërë globin. E verteta lufta për liri në Kosovë nuk ishte luft nukleare, nuk ishte luftë për okupim të trevave të huaja por ishte një prishje e pleqërive që ishin bërë në dëm të kombit shqiptar në Berlin më 1878, në Londër më 1913, në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946. Në fakt edhe Konfrenca e Rambujes më 1999 kur të lexohët dokumenti me kujdes, nuk del se e shlyente de jure padrejtësinë e së kaluarës ndaj shqiptarëve. Mbi të gjitha, lufta e UÇK-ës do mbetët si një yll polar për popujtë e robëruar se si luftohët për përmirësimin e gabimeve nga e kaluara.
Disa opservime për fenomenin UÇK
Duka hulumtuar fenomenin UÇK jo vetëm te Jonuz Mazreku por edhe të gjithë ushtarët tjerë. Në bazë të opservimeve të mia historike kam vrejtur se kanë hyrë në UÇK me një siguri filozoffi ekliptike dhe me një mendësi të lartë:
1.Të gjithë e kishin bindjën se ose do të vdesin duke luftuar pët të drejtën kombëtare pa kurrfar ideologjie;
2.Ose do të fitojnë me një siguri të induktivo deduktive,, aq më parë se e kanë dituar se kanë kundërshtarë të brendëshëm, të cilët me pasivitetin e tyre drejtë për drejtë i shkonin në ndihmë okupatorit;
- A është fjala në në këtë siguri te te ushtarët e UÇK-ës temocionet, kur e kanë njohur fuqinë ushtarake të okupatorit, të cilin sa më shumë që e studion, aq më tepër e vrenë se fitore apsolute do të ketë, aq më parë kur një ushtrie të vogël, me armatim jo të formatit lartë i erdhi në ndihmë NATO. Por, mjerishtë te saboterët e brendëshëm të luftës ende kishte dymendësi, të mos themi refuzim total për luftë të drejtë;
- Së këndejmi ,ardhja në pushtet së bashku me njerëzit indiferent shënon rrezikun më të lartë për një shoqëri ta dalur nga robëria. E kjo dukuri ndodhëte jo për shkak të pajtimit me saboterët, por për shkak se populli gjatë proceseve demokratike (zgjedhjeve-hb) ende nuk kishte vetëdie të konceptuar drejtë se çka ka ngja, edhe pse ushtarët e parë të NATO-s u pritën me një entuziazëm të paparë në histori.E vërteta këtë fenomen mund ta spejgojnë vetëm oficerët e lartë ushtarak si Komandant Çeliku (Fatmir) Lima e Kolonel Myderriz Fetah Makolli etj.
- Mu për këtë, civilizimi jonë duhet ta programojë një politikë në rrethanat e paqës që edhe humbja e pushtetit mund të ndodhë, por elieminimi i çlirimit mbetët apsolut i pamundur. Mu për këtë, edhe sot ÇLIRIMTARËT kanë mbetë kategoria më e sigurtë në shtetin e Kosovës.Madje ka edhe zëra se këta të UÇK-ës nuk i friksohën as arsenalit atomik, nëse do ta posedonte okupatori. Mu për këtë fenomen të karakterit të luftetarit të UÇK-ës, hulumtuesit e luftës së tyre kanë krijuar si shkenctarë një koncept se kjo kategori e luftetarëve nuk u frikësoohët sot as tipave kriminal të pushteteve që eventualisht do ta kishte fuqinë e Hanibalit, Fridih Barbarosës, Napoleonit, Bizmarkut, Sulltanëve apo carëve “katër detrave- Rusi), apo Hitlerit dhe krijuesit e arseanlit atomik pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe shtrohet pyetja këtu ku është rroli i shkollës humanitare që çdo despot ta zbres nga “bregu”, në rrafshinë për të jetuar si njeriu i rendomt, fatmirësisht për kombin shqiptar po mbetën në histori edhe një risi e posaçme e shqiptarëve, siç ishte ruajtja e hebrejëve gjatë Luftës Dytë botërore. Pra nuk ka shansë teorike që Ushtari Jonuz Mazreku i edukuar për mësues të shndërrohët pas luftës në luftë totalitare për pozitën e thënun simbolikisht pushtet pa ligje. Në sistemët totalitare pati thënë Adem Demaçi, asnjë prijës komunist nuk ka zbritur nga froni pa vdekur. Ndërsa në sistemin kapiatlist prijësi nuk largohet nga froni pa u detyruar me frocën e votës. Pra zbritja nga froni në mënyrë “humane” i takon si zbulim sistemit kapitalist.Por, prap mendoi se këto sisteme e kanë zgjidhur çështjën e vetvëndosjës dhe të barazisë gjinore dhe njerëzore në proces, e jo me rrevolucion.
A i hanë rrevolucioni bijtë dhe bijat e vet (a)?
Fjala shkollë noramle në pedagogjinë shqiptare ishte, është dhe mbetët testament ihistorik i luftës së paeprur për arsimim të popullit, për rilindje dhe bashkim kombëtar. Është kështu, sepse kjo shkollë shenjëtrore prodhonte mësues. E fjala mësues i afrohet obkejtivit më të dashur nominativ NËNË. Pra, mësuesi-mësuesja është NËNË e rikrijuar, që i ka vlerë, ka vepra, që i ka hie vendi,krenari fjala, lumturi jeta, që mbetët një adhurim të nxënsit si vepër monumantale, e pavdeksisë.
Ja se çka i tha Nim Frashëri, SEVASTI Kristo Dako (Çiriazit) me rastin e diplomimit në Stamboll: “Motrë, punë ma të mirë dhe me të dobishme nuk munt të bësh për Shqipërinë përveç se asaj që kini ndër ment të bani bashkë me vëllanë t` ënd edhe mikun t` im të dashur, Gjerasim, (edhe e pushtoj t` im vëlla); por edhe unë dëshëronj të shtoj vetëm dy fjalë. Paskëtej nisin detyrat e tua ma të mëdha, edhe, ndë qofsh besnike, ke për të bërë, ma të madha të vepra për atdhënë. Pengime dhe trazime edhe të mëdha do të kini në këtë udhë që kini nisur. Si një Shqiptare trime të gjitha i ke për të kapërcyer. Të gjitha ato çupa (vajza-hb) e gra që do vijnë nën jijën tënde i frymzo me ideallë të nalta e të vërteta, të të harrijmë një qytetrim të vërtetë, edhe kështu t` a bëjmë edhe brezin tonë të pushtojë gjithë ato virtuta dashurije, vllazërije, atdhetarije dhe bashkimi që karakterizonin kohërat e Skenderbeut”!
Sot tri germat UÇK kanë peshë civilizuese, dhe në një mënyrë janë shndërruar në fjalë popullore, janë skalitur në HYMNIN të shkollës në luftë për çlirim, në shkollë të Naimit dhe homerizmit tij. E vërteta, Hymni i kësaj shkolle është ftesë për çdo njeri liridashës, parndaj germat UÇK janë bërë sinonim të brohoritët me zemër: Rrnoftë Kombi, Rrënoftë Atdheu, Rrënoftë Republika e Kosovës, rrënoftë dashuria në mes njerëzve, kombeve, racave, rreligjioneve dhe civilizimeve, ashtu si Lufta e UÇK-ës. E për shqiptarë: le të na prinë amaneti i Skenderbeut dhe i UÇK-ës me Adem Jasharin në ball faktor ky që e zbulon diagnozën e ardhmërisë, e zbulon dashurinë për atdheun, e zbulon dëmin e urrejtjës, e zbulon rrugën se si thyhën dhe bëhën copë e grimë, prangat e robërisë.Prandaj, jeta e jetuar e luftetarëve të rënë do i përngjanë thënjës gjeniale të mësuesit Papa Kristo Negovani kur shprhet pa frikë dhe me besnikëri: “Nëse me vrani, ruane xhakun tim, dhe me te e shkruani gjuhën shqipe”. E sot tërë Kosova është e mbushuar me përmendore të heronjëve të rënë për liri, përmendore ato që shkelqejnë rreze dielli, xhak ai me të cilin do të hapim univerzitete të reja, gjithëmonë në dobi të njeriut aktiv dhe në luftë për dituri.
Si çdo komb në botë edhe ne iu kemi borq Rilindasëve, për luftën intelektule që e kanë bërë, për shkrimet dhe përmbajtjën e tyre ku në rend të parë është estetikë letrare, por njeriu i rendomtë, vendlindja, toka, uji, ajri dhe njerëzit, sidomos nënat tona heroina, familja dhe respekti për çdo gjë që shpie në progres mbetët amanet.Pra shkolla e Hasan Prishtinë është bërë obligim klasik për çdo qytetar në trevat e shqiptarëve.
Lufta e UÇK-ës dhe shokëve të Jonuz Mazrekut, për shtetin e Kosovës mbetët datë themeltare sepse lidhet me varrimin e Mësuesit Halit Geci (1998),që lidhet me kthimin e Skenderbeut në Krujë, lidhet me datlindjën e Adem Jasharit, lidhet me varimin e mësuesit i cili e nxiti përmes varrimit, daljën në skenë të UÇK-ës, e cila do të mbetët në histori si NEO LUFTË, sepse ushtarët e saj ishin dhe do të mbesin një lapidar që ia ka trasuar rrugën bashkimit kombëtar në një Shqipëri Etnike, ashtu si e ligjeruan: Naimi, Samiu, Vaso Pasha, Ndre Mjeda, Migjeni, Fan Noli, Asdreni, Fishta, Esat Mekulli, Adem Demaçi dhe mbi të gjithë, të gjithë mësuesit e shkollave normale sidomos në Shqipërinë Kontinnetale në: Kosovë, Maqdoni, Malësi e Madhe, Preshevë dhe diasporë.
Tre pajtimtarë për 35 vjetë pa shkëputje në misonin e pajtimit të hasmërive
Pas një periudhe gati 20 vjeqare Jonuz Mazreku dhe Feta Bekolli më 10 qershor 1998 në fshatin Dragobil do ta veshin uniformën e UÇK-ës në njësitin “Çeliku” , Brigada122. Jonuzi e kisahte gradën Komandant skuadre e pastaj, komandant togu.Ky personalitet pas çlirimit do të punojë për 8 vjet drejtor në shkollën “IBRAHIM MAZREKU’.ndërsa myderriz fetah bekolli e kishte gradën ushtarake Kolonel.
Tani Xhevat Kryeziu, Fetah Bekolli dhe Jonuz Mazreku janë ende në misonin e pajtimve.Drejtësia e tyre është sinqeriteti por ndiekja në një masë e neneve të kodifikuara të Kanunit Lekë Dukagjinit, u jep forcë dhe besnikëri më të maddhe. Tani shtrohet pyetja qfar i duhët shoqërisë sonë ky ligj mesjetar (Kanuni). I duhet sepse ka mbetë si relikt kur shqiptarët nuk e pranonin ligjin e okupatorit, dhe vetëm përmes Ligjit të tyre i sheronin plagët dhe hasmëritë.
Në saje të kësaj shkolle këtu ora e historisë ka rrahur më ngadal se kudo në Evropë-me fajet e saj. Ndërsa sot në saj të lidhjeve komnikative-informatave që janë bërë fuqi prodhuese, afër 15 milionë shqiptarë janë të lidhur dhe kanë për shembull jete veprimtarinë civilizuese: Alfabetin kombëtar, kanë një literaturë që u afrohet majeve të letersisë botërore, shkollojnë dhe përparojnë gjenerata , pa i harruar kurrë luftërat tona, adetet dhe zakonet që përbëjnë në brendinë e tyre harmoni dhe humanizëm. Dhe të sherbeish në këtë mision si Jonuz Mazreku me shokë gati se është bërë një hymn kombëtar që bartë tërë godinën shoqërore shqiptare kah bashkimi kombëtar, për një Shqipëri ashtu si e donin Abdyl, Naim e Sami Frashëri, Jeronim De Rada, Luigj Gurakuqi, Papa Kristo Negovani, Bajram Curri e Hasan Prishtina, për të zbritë të gjithë në vallën patriotike te Adem Demaçi, Adem Jashari e Adrian Krasniqi me UÇK-ën në ball.
Më 25 maj 2026
Zoja Lohaj Konjufca – Kur matematika bëhet formulë e ndryshimit shoqëror
Nga Isuf Bajraktari
Ka njerëz që i përshtaten rrethanave dhe ka të tjerë që përpiqen t’i ndryshojnë ato. Zoja Lohaj Konjufca i përket kësaj kategorie të dytë. Intelektuale, profesoreshë e matematikës, aktiviste qytetare, sipërmarrëse dhe nënë e përkushtuar, ajo është ndër ato gra që kanë zgjedhur të mos jenë spektatore të problemeve shoqërore, por pjesë e zgjidhjes së tyre.
E lindur në Ferizaj në vitin 1977, me prejardhje nga fshati Mirash, Zoja vjen nga një familje me traditë të njohur arsimore dhe intelektuale. Rrënjët e familjes Lohaj lidhen me Shkodrën, ndërsa brez pas brezi ajo është dalluar për kontribut në arsim, shkencë, teknologji dhe sipërmarrje.
Në këtë traditë spikat figura e Mulla Rexhep Lohajt, i njohur si një ndër pionierët e hershëm të arsimit shqip në Mirash. Në një kohë kur dija ishte mision dhe jo privilegj, ai shërbeu si mësues në mejtepin e fshatit, duke u bërë ndër përçuesit e parë të shkronjës shqipe dhe të vlerave të arsimit për brezat e rinj.
E frymëzuar nga këto vlera, Zoja ndoqi rrugën e dijes, arsimit dhe angazhimit qytetar. Nga kontributi për refugjatët gjatë luftës, te angazhimi në mbështetje të pavarësisë së Kosovës dhe kauza për përmirësimin e kushteve në arsim, ajo ka zgjedhur vazhdimisht të jetë në anën e veprimit.
“Kur sheh padrejtësi, nuk ke të drejtë të heshtësh. Nëse nuk mund ta ndryshosh të gjithë botën, ndrysho të paktën realitetin përreth teje”, thotë ajo.
Përveç profesionit, ajo është e lidhur ngushtë me biznesin familjar “Elita” në Ferizaj dhe me vlerat e familjes. Si nënë, profesoreshë dhe sipërmarrëse, ajo përfaqëson modelin e gruas që ndërton, kontribuon dhe frymëzon.
Për Zojën, Kosova ndërtohet me qytetarë aktivë, arsim cilësor dhe përgjegjësi publike. Ajo beson se çdo brez duhet të lërë pas një vepër konkrete që e bën vendin më të mirë sesa e gjeti.
“Vepra konkrete” nuk është vetëm slogani i saj. Është historia e saj.
Udhëpërshkruesit perëndimorë për Ballkanin osman

Mali i Zi njëzet vjet pas pavarësisë, Shqiptarët e Malit të Zi në mes kontributit historik dhe pritshmërive të papërmbushura

Nga Frank Shkreli
- NJË SHTET I RI ME PLAGË TË VJETRA: MALI I ZI NË 20-VJETORIN E PAVARËSISË — SHQIPTARËT NË MAL TË ZI MES KONTRIBUTIT HISTORIK DHE PRITSHMËRIVE TË PAPËRMBUSHURA
Shpallja e pavarësisë së Malit të Zi me 21 maj 2006, ishte një nga momentet më të rëndësishme politike në historinë moderne të rajonit të Ballkanit Perendimor. Në atë referendum historic 20-vjet më pare , shqiptarët luajtën një rol vendimtar, duke mbështetur, masivisht, projektin e shtetit të pavarur malazez. Vota e shqiptarëve në trevat e Ulqinit, Malësisë, Anës së Malit, Plavë-Gucisë e të tjera, është konsideruar dhe konsiderohet gjithnjë nga vërejtës të jashtëm dhe të brendshëm, si gjëja kyçe që përcaktoi rezultatin përfundimtar në favor të pavarësisë së Malit të Zi nga Serbia.
Por, pavarësia e Malit të Zi nuk ishte vetëm rezultat i një procesi të brendshëm politik. Ajo u mbështet fuqishëm edhe nga diaspora shqiptaro-amerikane nga ato troje, me arsyetimin dhe bindjen në atë kohë, se Mali i Zi, shtet i pavarur nga Serbia do të ishte një vend më i mirë për shqiptarët dhe për të drejtat e tyre. Mërgata shqiptare në Amerikë, për dekada kishte ndërtuar ura komunikimi mes shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe institucioneve më të larta federale dhe shtetërore amerikane, si asnjë herë më parë në historinë e këtij komuniteti. Mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me prejardhje nga Malësia, Ulqini, Kraja, Plavë-Guci e tjera, luajti rol të rëndësishëm politik, diplomatik dhe ekonomik për disa dekada të fund shekullit të kaluar. Përmes organizatave siç ishte Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), aktivistët shqiptarë në Amerikë arritën të sensibilizojnë politikën amerikane për gjëndjen e vështirë të shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare, përfshirë shqiptarët në Mal të Zi duke argumentuar për të drejtën e qytetarëve, përfshir shqiptarët autoktonë në atë vend, për vetvendosje. Në këtë kontekst, vizita e Kongresmenit amerikan Eliot Engel në atë vend, në Korrik, 2005 së bashku me përfaqsues të NAAC-ut, kishte simbolikë dhe peshë të veçantë politike. Kongresisti Engel, njëri prej zërave më të fuqishëm pro-shqiptar në Kongresin Amerikan dhe kryetar i Grupit të Çeshtjeve Shqiptare në legjislativin amerikan, mbështeti publikisht procesin demokratik dhe të drejtën e Malit të Zi për të vendosur mbi pavarësinë dhe të ardhmen e vet politike. Ajo vizitë u pa, në atë kohë, si një sinjal i qartë se komunitetit shqiptaro-amerikan kishte fituar ndikim real në qarqet e larta vendimarrëse në Washingtonin zyrtar. Eliot Engel dhe grupi i ligjvenësve të tjerë amerikanë, përfshir Grupin e antarëve të Kongresit që merrej me çeshtjet shqiptare, kanë mbështetur, fuqimisht. integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos, avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.
Përveç dimensionit politik, diaspora shqiptare, sidomos, ajo nga trevat shqiptare nën Malin e Zi, kontriboi fuqishëm edhe në fushën ekonomike duke financuar projekte të ndryshëm si rrugë, shkolla e tjera në trojet nga vinin, origjinalisht. Investimet e mergimtarëve në infrastruturë, arsim, kulturë dhe biznes, ndihmuan dukshëm zhvillimin e zonave shqiptare në Mal të Zi, në një periudhë tranzicioni shumë të vështirë ekonomike për to. Në shumë raste, diaspora zevendësoi mungesësn e investimeve shtetërore në ato krahina të banuara nga shqiptarët, që fatkeqsisht, vazhdodn edhe sot.
Prandaj, sot dy dekada pas shpallljes së pavarësisë të Malit të Zi, mbetet pyetja thelbësore që pret ende përgjigje të plotë dhe të kënaqshme: A janë realizuar pritshmëritë e shqiptarëve, megjithë mbështetjen e tyre për pavarësinë e atij vendi, 20-vite më parë?
Përgjigjja është e ndërlikuar. Nga njëra anë, me pavarësinë e vendit, mund të thuhet se shqiptarët kanë fituar deri diku, më shumë hapësirë demokratike dhe institucionale, në krahasim me periudhën, para pavarësisë. Gjuha shqipe përdoret, zyrtarisht, në komunat shqiptare. Shqiptarët janë pjesë e Parlamentit dhe qeverive malazeze, ndërsa themelimi i komunës së plotë të Tuzit në vitin 2018 – që ishte temë kryesore në bisedimet me zyrtarët e lartë malazezë gjatë vizitës së delegacionit të NACC-ut në Korrik të viti 2005 — është konsideruar si një fitore historike politike për Malësinë. Po ashtu edhe orientimi euroatlantik i Malit të Zi dhe antarësimi i Podgoricës në NATO, megjithse kundërshtohej nga një pjesë e popullsisë serbe në vend, janë parë si një garanci për stabilitet dhe përmirësim të gjëndjes së komuniteteve të pakicave, veçanërisht, shqiptarëve. Por nga ana tjetër, shumë nga pritshmëritë ekonomike dhe institucionale — por jo vetëm — mbeten të pa realizuara. Krahinat shqiptare vazhdojnë të përballen me emigrim masiv të të rinjve, me një mungesë të dukshme të investimeve strategjike, papunësi të theksuar, zhvillim të ngadalshëm ekonomik dhe asmilim në zonat me shumicë shqiptare. Shqiptarët shpesh ankohen për përfaqsim jo proporcional në adminstratë, në polici dhe në sistemin gjyqësor. Probleme të pazgjidhura mbeten edhe çështjet e pronave, urbanizimit dhe zhvillimit të qendrueshëm, sidomos në komunën e Ulqinit.
Një faktor tjetër që ka ndikuar negativisht dhe që nuk ndihmon përmirësimin e gjëndjes politike dhe ekonomike të komunitetit shqiptar atje, është edhe fragmentarizimi politik i vet shqiptarëve në Mal të Zi, një plagë e rëndë kjo, fatkeqsisht, në jetën politike shqiptare kudo. Ndarjet, përçarjet dhe rivalitetet mes partive politike shqiptare shpesh kanë dobësuar fuqinë negociuese të shqiptarëve gjatë viteve, përballë qeverive qendrore në Podgoricë. Megjithatë, pavarsisht zhgënjimeve dhe sfidave politike dhe ekonomike të kaluara dhe aktuale, shqiptarët mbeten një faktor i rendësishëm shtetformues dhe pro-perëndimor në Mal të Zi. Ata duhet të jenë krenarë se kontributi i tyre në procesin e pavarësisë së atij vendi 20-vjet më parë, ishte historik, ndërsa roli i diasporës shqiptaro-amerikane fund shekullin e kaluar, në përgjithsi, mbetet një nga kapitujt më domethënës të angazhimit shqiptar — me mbështetjen e pa kursyer të miqëve amerikanë në Washington — në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi Preshevë kudo tjetër.
Në 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi, rikujtimi i këtij kontributi nuk është vetëm një reflektim historik. Por është edhe një kujtesë se stabiliteti dhe demokracia ndërtohen mbi partneritet të vërtetë, si dhe barazi e rerspekt të ndërsjelltë. Dhe pikërisht, kjo pikë, pas dy dekadash pavarësi, vazhdon të mbetet sfida më e madhe e shtetit malazez në raport me shqiptarët në atë vend, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e objektivave politike, ekonomike dhe institucionale mbeten ende të papërmbushura. Si rrjedhim, sa u përket shqiptarëve, mbetet për tu parë nëse pavarësia e Malit të Zi — e shpallur para dy dekadave — ishte vërtetë një fitore historike edhe për ta, apo një projekt i papërfunduar?
***
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA/NAAC) i përbërë nga miku i madh i shqiptarëve, Kongresisti amerikan, tani i ndjeri Eliot Engel, nga Drejtori Ekzekutiv i (KKSHA/NAAC) Frank Shkreli, disa anëtarë të bordit drejtues si Harry Bajraktari, dhe përfaqsues të komunitetit nga Nju Jorku dhe Detroiti, vizituan Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi nga data 2 deri me 10 Korrik, 2005. Frank Shkreli: Zëri i Diasporës dhe fuqia e Washingtonit, roli i Eliot Engel, Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAA C) dhe lobimi për Kosovën | Gazeta Telegraf Në Mal të Zi, delegacioni ka vizituar Ulqinin, Tuzin dhe Podgoricën për të parë nga afër gjendjen e shqiptarëve në atë vend, për të dëgjuar ankesat e udhëheqsve të komuniteit shqiptar atje dhe për të takuar udhëheqsit më të lartë të shtetit malazez në Podgoricë, përfshir Presidentin e vendit, Gjukanoviç me qëllim për tu paraqitur atyre ankesave e shqiptarëve në Mal të Zi, duke theksuar shqetsimin amerikan mbi gjëndjen e të drejtave themelore të shqiptarëve të Mal të Zi.
Si është e mundur që Shqipëria të rikthehet tek të njëjtat figura, që vetë koha i ka konsumuar?

Kur Ganimete Musliu Fillon t’i Besojë Rrenës së Vet

Neutraliteti kushtetues i shtetit nuk negociohet !








