Kreu Blog Faqe 146

Lidershipi i shantazhuar nga Hashimi rrënoi LDK-në, Vjosa dhe Donika bënë ndryshimin e domosdoshëm

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
      Pranimi “unanimisht”, realisht, është relativ. Prodhimi i pakënaqësive, tashmë, u manifestua hapur nga nostalgjikët e  atyre që e përzunë Vjosë Oamanin dhe Donikë Gërvallen.
     Por, sa kanë të drejtë kontestuesit e grupimit kundërshtarë të kthimit të Vjosë Osmanit në LDK si dhe kryesimit të listës garuese dhe të propozimit të 19 kandidatëve për deputetë nga Lista e Vjosës?
     Përgjigja e saktë është: Zëro (o) të drejtë!
     Këtë e argumentojmë me fakte:
     Në manaxhimin e LDK-së, krahas Isa Mustafës, hisedar ishte edhe Hashim Thaçi, me SHIK-asit e PDK-së, i cili rekomandonte edhe emërimin e disa ministrave të LDK-së.
     Çmontimi i rugovizmit filloi me mbylljen e Aktivave. Nga 53 Aktiva në një komunë të nivelit të tretë, u reduktuan në 4 Nëndegë. LDK-Qendër shpërfilli bashkëpunimin me bazën partiake. Përjashtimi i debatit demokratik dhe mohimi i votës së fshehtë, degradoi LDK-në, deri në degjenerim, duke e sjellur nga 47 % të lënë në epokën e Rugovës, e zbriti në 9.8 % dhe jo 12 %, siç proklamohet falsifikueshëm, sepse pjesë e garës ishte edhe Pacolli, me disa partiza minore.
     Bojkotuesit e sotëm të Këshillit Përbashkues të LDK-së, janë ata që koordinuan me PDK-në, respektivisht, PAN-in, për t´ia vazhduar mandatin e kryetarit të LDK-së Isa Mustafës dy herë radhazi me aklamacion, votim të hapur.
     Në Kuvendin e 8-të “Zgjedhor”, këta kundërshtarë të sotëm ishin në sallën kuvendore, kur Vjosa kërkoi debat demokratik dhe votim të fshehtë. Në vend që të dilnin në mbrojte, deri në ndërprerjen e Kuvdendit, të pakënaqurit e sotëm, “heshtën si peshqit”, për dramën me protagoniste Dr. Vjosë Osmani, atëbotë, vajzë 33 vjeçare!
     Lidershipi i ri, i kryesuar nga Lumir Abdixhiku, ngjalli shpresën e ngritjes në afro 18 %, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. LVV shtoi ngritjen e pritshme, sepse populli i Kosovës refuzoi kthimin në pushtet të “komandantëve” të cilët gjykatat vendore dhe ndërkombëtare i penalizuan për vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës, si dhe hajninë industriale. Dhe, mbi të gjitha, makro-kontrabandën, pothuaj se, zyrtare, i shkaktuan miliarda euro humbje shtetit.
     Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Albin Kurti i ofroi bashkëqeverisje LDK-së, duke refuzuar PAN-in e kriminalizuar. Por, klani i Mustafës brenda kryesisë, në konspiracion me PDK-në, pengoi koalicionin.
     Qeveria Kurti, për ta bindur Evropën dhe botën se asgjë e keqe nuk vjen nga hapja e urës së bllokuar mbi Lumin Ibër, prej një çerek-shekulli, vendosi ndërtimin e dy urave paralele, me atë të bllokuaren.
     Firma e tenderuar filloi punimet me tre ndërresa, non-stop-, nga frika e ndalimit të punës, sepse reagoi Serbia dhe BE-ja.
Për çudë, reagimit iu bashkua edhe shefja e Grupit parlamentar të LDK-së dhe PDK-ja, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese -ndalimin e punimeve-, si ndërtim një burimor! Ky veprim sabotues irritoi shqiptarët, sepse nuk kishte kohë dhe mundësi, për t`u marrë me tenderime përzgjedhëse.
     Fati i mirë, Komandanti i KFOR-it tha se “urat i bashkojnë njerëzit”. Kjo mjaftoi që ndërresa e tretë të reduktohet dhe puna të vazhdojë pa frikën e ndërprerjes. Albin Kurti sfidoi dhe turpëroi Serbinë dhe burokracinë e BE-së. Ndërtoi dy ura, njëherësh, duke e shumëzuar me zëro (o) Urën e gjigante të harkuar të Evropës, të mbyllur për qëllime të poshtra e kriminale ndarëse! Dhe, vërtet, asgjë nuk ndodhi.
     Caktimi i datës të zgjedhjeve më 28 dhjetor 2025, nga presidentja Vjosë Osmani, pas konsultimit me subjektet politike, ngjalli reagime sa idioteske aq edhe të turpshme nga opozita. Kjo ishte një armiqësi e hapur kundër shtetasëve në mërgim. Akuzuan Presidenten pse favorizoi Mërgatën shqiptare, për të qenë e pranishme në votime, duke favorizuar edhe LVV. Sipas tyre, kjo u mundëson mërgimtarëve të votojnë me shumicë për LVV! Opozita “nuk çanë kokën” për rrugëtimet e kushtueshme dhe të mundimshme të mërgimtarëve dhe humbjen e ditëve të punës së tyre. E gjithë kjo torturë e mëri e opozitës ndaj Mërgatës, reflektohet në votimin kundër, hakmarrës.
     Ministria e Jashtme dhe e Diasporës, për lehtësi votimi, hapi disa pika shtesë, përveç Ambasadave dhe Konsullatave, në disa shtete me të mëdha. P.sh. në Gjermani 10 pika votimi. Arsyetimi ishte njerëzor, për të shkurtuar distancën që kanë me përfaqësitë diplomatike. Republika e Bavarisë ka një Konsullatë në Mynih. Kjo mbulon edhe Republikën e Thüringenit, me 450 km. largësi, por ardhje dhe kthim janë 900 km. Edhe disa qytete tjera të Bavarisë i ndajnë nga 200 deri në 600 km., dy rrugëtimet. Vetëm po të konkurronte familjari apo daja, do ta bënin këtë sakrificë rrugëtuese të largët votuesit.
     Ishin pikërisht të pakënaqurit e tanishëm, për kthimin e Vjosë Osmanit në LDK, ata që e dërguan në Gjykatën Kushtetuese mos pranimin e hapjes të pikave shtesë për votim në Evropë dhe botë! Dihet mirëfilli se mërgimtarët kanë qenë me Ibrahim Rugovën dhe LDK-në e tij. Por, qasja kaq e vrazhdët ndaj tyre, pakëson simpatinë dhe anëtarësinë në LDK.
                                                                       – V i j o n –

“Koshare …” e Milazim Marajt, një libër që e plotëson një të vërtetë të madhe historike për luftën e UÇK-ës

1
Gjergj – Bajram Kabashi, Prishtinë
____
Librin “Koshare emër i lakuar” të Milazim Marajt, aktivistit të njohur të çështjes kombëtare, e lexova për nja tre-katër ditë, pasi me 8 maj 2026 e kisha dhuratë prej autorit. Nuk më ndodhë shpesh që një libër ta lexoj ashtu pandërpre, por libri “Koshare emër i lakuar” , sado që voluminoz, më tërhoqi vëmendjen me përmbajtjen e tij dhe më zgjoi kurreshtjen që ta lexoja librin e parë për Betejën e Koshares, për arsyen se Maraj, një komandant i njohur i luftës, e kishte bërë përshkrimin e gjithë morisë së atyre ngjarjeve krenare e të hidhura të luftës , që nga 9 prilli e deri më 21 qershor 1999.
Ishte një rrëfim i gjerë dhe i gjatë për luftën në librin mbi 400 faqesh, ku jipet një pasqyrë tjetër e saj , bazuar në ngjarjet dhe disiplinës ushtarake.
“Më datën 10 prill, e shtunë, rreth orës 14:00, në repartin famëkeq të Koshares valonte flamuri ynë kuq e zi”, rrëfen Milazim Maraj për thyerjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
Libri për Kosharan dhe betejën e njohur të saj për liri, është i shkruar ditëpërditë në formë ditari, duke mos lënë anash as detajet më të vogla të asaj lufte heroike. Në libër përshkruhen ngjarjet me aq thellësi dhe ngrohtësi komunikimi, sa njeriut nuk i heqet nga mendja fakti se a ishte Milazim Maraj një ushtar i thjeshtë dhe i vendosur për lirinë e vendit të tij, apo një komandant i aftë që vëmendjen ia kishte mësuar jeta dhe fakti se kishte një jetë të bujshme qëndrese që nga koha rinore.
“Koshare emër i lakuar” është një libër që i thyen stereoptipet për luftën çlirimtare, libër që sado me vonesë (sëfundmi është botuar në vitin 2023 nga Shtëpia Botuese “Faik Konica e Prishtinës”), tregon se lufta për liri nuk është çështje rrahagjoksie, por çështje fakti dhe dëshmie.
Po të mos ishte shkruar ky libër për luftën, literatura për ngjarjet e ndërlidhura me UÇK-ën, do të ishte e mangët dhe e pa plotë, prandaj Milazim Maraj i jep përmbajtje e kuptim asaj lufte duke dëshmuar për të si një ndër protagonistët kryesor të saj.
Komandantët e Luftës së Koshares, nuk janë ata që i nxisin ushtarët t’a mësyjnë ushtarin armik në pozicionet e tij, por janë të parët që prijnë në betejë. Në këtë mënyrë, ata, e dhanë shembullin më të mirë të luftës për liri dhe drejtpërdrejtë i nxitën dhe frymëzuan ushtarët e tjerë që ta kuptonin se janë luftëtarë të Atdheut dhe se askush nuk i shfrytëzon për arritjen e qëllimeve e synimeve për lirinë e vendit.
Ky libër, andaj, na rikthen në kohë, duke treguar me gjuhë të qartë për kundërthënjet e kohës, ku pa NATO-n do të ishte e pamundur që të thyhej Kufini i mallkuem nga koha  pushtimit të Kosovës, ku luftëtarët trima dhe të zgjuar e thyejnë Kufinin në Koshare, duke e rrëzuar dhe shkelur me këmbë Gurin e mallkuar të tij.
Autori si një luftëtar me moral të lartë që u jep zemër të tjerëve, komenton edhe për ngjarjet e kohës, për qëndrimin e dyzuar të Shqipërisë, e cila në një anë shtiret si neutrale, apo qysh e citon autori një gjeneral shqiptar të kohës “nuk duan të kenë punë me Serbinë”. Tash e donte a nuk dëshironte ai që të kishte punë me Serbinë nuk ka si të dihet, por dihet mirë se mbarë UÇK-ëja, e sidomos ushtarët e saj nga Beteja e Koshares, donin të kishin punë me Serbinë, duke e shporrur Ushtrinë pushtuese Serbe (ish-APJ-ën) nga mbarë territori i Kosovës që vazhdonte ta mbante të okupuar për pothuaj një shekull të plotë prej vitit 1912.
Në realitet, Ushtria e Serbisë (“APJ”) në atë kufi i kishte stacionionuar të gjitha njësitë elite të saj , më shumë se kudo tjetër. Aty për herën e parë Ushtria e Serbisë luftonte në një front me një ushtri tjetër, mjaft të disciplinuar dhe motivuar, UÇK-ën. Milazim Maraj jo vetëm si një komandant (ishte zëvendës-komandant i asaj beteje), por edhe si një kronikan i zellshëm dhe serioz, tregon për ndodhitë e secilës ditë. Flet dhe rrëfen se ky apo këta ushtarë u plagosen e vranë në luftë me ushtrinë pushtuese serbe, tregon se disa ushtarë kishin ardh nga motive të thjeshta atdhetare në Koshare pa kaluar në trajnimin e duhur ushtarak etj.
Kështu, nga koha kur flamuri kombëtar shqiptar ngritet mbi Karakollen e Koshares.
Dhe ndjenja e triumfit dhe kënaqësisë së një njeriu që pothuaj i ka shkuar gjysma e jetës nën robërinë serbe, është e kuptueshme, kur thotë: “Në këtë vend, shqiptarët shkelën Marrëveshjen e Ambasadorëve  të vitit 1912 dhe bënë një marrëveshje për të shkelur mosmarrëveshjet e shqiptarëve të viteve 1941/45 dhe 1998/99”.
Nga vëzhgimi dha analiza e asaj që e shkruan Milazim Maraj, e kupton se përvojat e tij jetësore si një ndër shqiptarët aq të ndjekur nga pushtimi, ndihmon që ai t’u jep zemër dhe t’i trimëron në mënyrë shumë të natyrshme ushtarët që kishin ardhur për të luftuar në Betejën e Koshares, me një sjellje të mirë dhe pedagogjinë e domosdoshme. Madje, ai tregohet korrekt edhe me ata që dëshpërohen dhe vendosin të largohen nga beteja, apo që pasi i vret ndërgjegja kthehen sërish për të luftuar me shokët e tjerë.
Por, vërehet hapur se është kundër atyre që përhapin thashetheme dhe flasin “për pabarazinë”  dhe “kotësinë” në luftë me Ushtrinë e Serbisë.
Kjo është Luftë Speciale ndaj vetvetës, thotë, qysh do të kishte thënë secili epror e ushtar tjetër.
Beteja e Koshares dhe mbajtja e pikës më strategjike si Rrasa e Koshares në këtë luftë, debatet se luftëtarët e rënë për liri duhen varrosur në Vorret e Koshares, vendin për të cilin luftuan, flasin për qartësinë e këtyre komandantëve, ku ishte edhe Milazim Maraj.
Recensionet për librin e njerëzve që ishin pjesë e asaj lufte, si Anton Quni dhe Prof. Dr. Bahri Gashi, i japin kuptim të plotë mendimit për librin e Milazim Marajt “Koshare emër i lakuar”, pasi ata ishin aty dhe e dinin se çka shkruajnë. Andaj, ky libër me një materie aq të pasur ku defilojnë emra njerëzish dhe ngjarjesh nga dita në ditë, është jo vetëm një kronikë e pazëvendësushme e historisë së luftës së asaj kohe, por ka mundësi të shndërrohet edhe në një roman historik-dokumentar, pasi në të nuk ka asgjë të shpifur dhe të pavërtetë , por vetëm fakte e dëshmi për një luftë të madhe atdhetare, ku trimat e vërtetë në luftën e pabarabartë me Ushtrinë e Serbisë që në atë kohë ishte ushtria e pestë më e madhe në Europë, nuk kërkonin gjë tjetër përpos ndihmën e NATO-s nga qielli në bombardimin e caqeve ushtarake e policore serbe, pasi në tokë punët i kryenin vet këta luftëtarë të paepur.
Në këtë vështrim, ky libër lirisht mund të bëhet bazë e mirë për një film për Betejën e Koshares.
Kur Serbia pushtuese ka shkruar libra e libra bazuar në shpifjet e saj të njohura për këtë betejë të madhe, duke u munduar si gjithnjë që t’a përvetësonte atë dhe të paraqitej qysh dinte ajo historikisht “si viktimë”, atëhere pse të mos thuhet e vërteta e vetme për te nga ana e shqiptarëve të Kosovës, sidomos të atyre që luftuan aty si Milazim Maraj.
Parandjenjat e autorit se paslufta do të sjellë gjëra të paparashikueshme dhe se në skenë do të dalin njerëzit që nuk ishin pjesë e luftës faktike të asaj kohe, fatkeqësisht dalin të sakta.
Dëshmohet se ata që ishin paralufte, sipas asaj logjike të mbrapsht, nuk duhej të ishin paslufte, në mënyrë që t’u lëshohet rrugë e vend atyre që praktikisht nuk kishin kontribuar për vendin me vepër.
Atentati ndaj tij me 29 qershor 2001, ku plagoset rëndë në rrugën Istog – Banjë, e shpërfaqë hapur synimin dhe qëllimin antishqiptar të dikujt, që për fatin tonë të keq as sot e kësaj dite nuk është zbuluar.

Si u bë që shqiptarët krenarë të shndërrohen në kombin më të shtypur dhe të druajtur të Ballkanit, siç janë sot?

Engjëll Gishti, historian

NJE POPULL QE VRET VETVETEN!

Ne dokumentet europiane te kohes se Perandorise turke, shqiptaret paraqiten si forca kryesore e Perandorise. Ato theksojne se ne shekuj, kudo ku Perandoria turke kishte probleme, nga Austria e deri ne Jemen, nga Adriatiku e matane Persisë, dergonte shqiptaret: ata ishin te vetmit qe i zgjidhnin cdo problem Perandorise.

Ne kohen e Faik Konices (nje shekull me heret) keto kujtime ishin shume me te fresketa, ndaj edhe ai flet gjate per kete fenomen. Madje ai thekson se gratë e Egjiptit, per te vene femijte ne gjume, i trembnin duke u thene: “fli se vjen arnauti!”; ashtu sikur tek ne femijte trembeshin me fuguren e gogolit!

Ne keto dokumenta nuk permenden ne kete lloj pershkrimi popujt e tjere te Ballkanit qe sot jane dukshem (sidomos ne hapsire gjeografike) me te medhenj se shqiptaret! Madje theksohet se elemente te popujve te tjere (midis tyre edhe serbet), filluan te visheshin si shqiptare e hiqeshin si shqiptare per te gezuar nje autoritet me te madh. Fitoret e ketyre luftrave nga ushtrite shqiptare, benin qe shpesh komandantet shqiptare te shnderoheshin ne administratore te pjeseve te medha te Perandorise si ne Liban, Siri, Palestine, Egjypt, Bullgari (Ismail Qemali), Beograd e deri ne Hungari ku gjithashtu sundonte nje shqiptar deri ne ditet e pavaresise se tyre! Po si u be qe ky popull kaq i fuqishem e vital perfundoi ne popullin me te shtypur e me te druajtur te Ballkanit, siç eshte sot? Te gjithe ne e dime shume mire se kur shqiptaret kishin nje shtet si ai i Ali Pashes apo Mustafa Bushatit, greket apo serbet nuk kishin nje fshat te lire: vetem malazezet (shqiptaret e sllavizuar) kishin nje krahine gjysem autonome sic ne kishim Mirditen, Himaren, Sulin, etj; pra edhe keta “ishuj” autonomie ishin vetem ne zonen shqiptare pikerisht per shkak te autoritetit te madh qe gezonin shqiptaret!

Keto autonomi dhe privilegje per popullin tone (taksa minimale te shekujve te pare) i jepnin veziret e medhenj shqiptare, shpesh kryeministra te Perandorise!. Po si ndodhi atehere ky transformim i madh i kesaj race? Padyshim se arsyeja e pare ishte loja fetare! Le te kujtojme se cila ishte vepra e Kozma Etoliatit: te kthente shqiptaret ortodokse ne greke! Mallkoi gjuhen shqipe, ndertoi shkolla greke dhe zevendesoi prifterinjte shqiptare me ata greke! Keshtu filloi nje proces i madh helenizimi ne Jug e ne Greqi!

Ne njohim me mire historine ne kete pjese te vendit tone sepse tosket e dokumentuan me shume kete fenomen, por edhe me i eger ndodhi i njejti fenomen ne Maqedonine e Veriut, Kosove e Mal te Zi! Ne e dime shume mire dhe e kemi te dokumentuar se deri nga vitet 1950 ne kishim ende shqiptare ortodokse ne Kosove e Mal te Zi: ku jane ata sot?

Natyrisht ata nderuan identitet! Madje edhe shume shqiptare muslimane nderuan identitet: edhe ata u bene turq apo boshnjake! Po perse ndodhi ky fenomen? Natyrisht dhuna e eger e fqinjeve eshte arsyea kryesore; para ceshtjes se mbijeteses apo vdekjes, njeriu detyrohet shpesh te nderroje edhe identitet! Po a eshte kjo arsyea e vetme? Natyrisht qe jo! Psh, kush i detyroi dhe i shtypi shqiptaret e Greqise (arvanitasit) te cilet nga maxhorance shume e fuqishme e vendit, u kthyen ne minorance dhe u asimiluan pothuaj deri ne zhdukje?

Eshte e çuditshme te studjosh sjelljen e shqiptareve nga pikepamja e antropologjise sociale! Ne keto shekuj te fundit, ne shqiptaret, kemi treguar se kemi qene te afte te benim luftra te medha e t’i fitonim ato, por po ashtu kemi treguar qarte se pas luftes, kur ulemi ne tavoline… per te drejtuar vendin… zihemi aq fort mes nesh, sa vrasin njeri – tjetrin. Kjo ndodhi me shtetin (pashallekun) e pare autonom shqiptar ate te Ismail pashe Velabishtit, me shtetin e Kurt pashes, Ali pashes e Bushatet; kjo ndodhi ne Greqine e viteve 1830 ku arvanitasit e ndare ne fraksione shpesh vrane njeri – tjetrin ne luften per pushtet; kjo ndodhi pas shpalljes se pavaresise me 1912; kjo ndodhi ne kohen e Zogut; kjo ndodhi pergjate Luftes se II dhe ne krejt kohen komuniste; kjo ndodhi pas Levizjes se Dhjetorit ne Shqiperine politike; kjo ndodhi pas Luftes Clirimtare ne Kosove; kjo ndodh sot e kesaj dite mes shqiptareve! Me pak fjale jemi nje komb qe vret vetveten!

Po pse na ndodh ky fenomen? A na mjafton te themi se ne jemi nje komb qe nuk dime te duam njeri – tjetrin sikurse ben cdo komb? Une nuk e besoj: historia na meson! Eshte jashtezakonisht interesant te kujtojme se i vetmi moment historik kur nuk ndodhi ky fenomen eshte ai i Lidhjes se Prizrenit! Perse? Dokumentat na thone se per tre vite, shteti i Lidhjes se Prizrenit ishte shteti me i qete i Europes! I gjithe kombi i bashkuar: nuk pati ndarje ne fraksione qe luftonin njeri – tjetrin, perkundrazi, pati nje bashkim te admirueshem per kohen! Si shpjegohet ky fenomen?

Kete duhej te na e kish treguar historia jone, por Akademyket tane as qe kane bere nje analize kaq te shkurter, e jo me te bejne pyetjen, apo aq me teper, te gjejne pergjigjen! Eshte e vetmi moment historik kur vendin tone nuk e sundoi nje despot, por nje klase aristokrate, mjaftueshem e kulturuar dhe demokratike per kohen; eshte shkendija e pare e ndertimit te nje shteti demokratik nder shqiptare!

Ne ende nuk i kemi dhene rolin e vertete ketij fakti historik te jashtezakonshem, sepse deri me sot historine tone e kane shkruar vetem historianet komuniste te tipit Pellumb Xhufi; por faktet jane aty, kokeforte e te pamohueshem!

Si të ndalet ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet brenda Kosovës?

0

Gani Mehmeti

Jemi të informuar se ndërhyrja e Serbisë, në krye me kryetarin e saj, Aleksandër Vuçiq, në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 është shumë e madhe.

Lidhur me këtë, para disa ditësh kishte edhe të arrestuar në Kosovë. Ndërhyrja serbe është shtrirë përmes Listës Serbe, që është dorë e zgjatur e Vuçiqit. Dhe, për deri sa kjo është kështu, do duhej të merrej diçka në ndalimin e kësaj partie në zgjedhjet në Kosovë, e cila është një armike e Republikës dhe e Pavarësisë së Kosovës me të gjitha veprimet dhe me deklarimet e saj. Mendoj, se  ka fakte të mjaftueshme për verifikimin e saj si një parti armiqësore në Kosovë.

Për këtë, organet përkatëse do duhej të ndërmerrnin masa, fillimisht me tërheqje vërejtjeje, se, nëse nuk pushojnë së vepruari në kundërshtim të Pavarësisë së Kosovës, do të shpallej parti armike, me  çkja do të mund t’i ndërpritej aktiviteti brenda Kosovës dhe do të përjashtohej nga pjesëmarrja në zgjedhje.

Pas vërejtjes së bërë ndaj kësaj partie, duke iu drejtuar edhe Vuçiqit, se me mospushimin e aktiviteteve armiqësore ndaj Kosovës, do duhej ndaluar nga institucionet përkatëse veprimi i Listës Serbe. Vuçiqi do të mendonte se si të vepronte kur do të shihte rrezikun e largimit nga zgjedhjet, do t’i mbetej të zgjidhte si të vepronte: të ndërhyjë në zgjedhjet brenda Kosovës e të largohet nga zgjedhjet Lista Serbe, apo të mos ndërhyjë dhe të vazhdojë e të mbetet në zgjedhje kjo listë.

Nuk besoj se në botë ka një shtet që lejon aktivitetin armiqësor të një partie, prandaj edhe Kosova do duhej ta ndalonte Listën Serbe në pjesërrmajen e saj në zgjedhje.

Nuk e them këtë pse kërkoj largimin e një partie, vetëm pse është serbe, nga zgjedhjet. Jo, këtë e them pse këtu përzihet dhe ka ndikim Serbia. Këtë e them, pse kjo listë është kundër Republikës së Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën shtet të saj.  Edhe vetëm si qytetar, kur vepron në kundërshtim me interesat shtetërore, dënohet e të mos flasim kur një parti deklarohet edhe vepron kundër shtetit, nuk e marr me mend se si i lejohet puna e saj.

Këtu është fjala për ndalimin e Serbisë në ndërhyrjet e zgjedhjeve në Kosovë.

Alarmi që Shqiptarët nuk duan ta shohin dhe problemi kur feja financohet, promovohet dhe përdoret nga të huajt për ndikim në identitetin shqiptar

0

Albert Zadrima

Nuk është problemi tek një djalë që reciton Kuranin. Problemi fillon kur feja kthehet në instrument politik, kur financohet, promovohet dhe përdoret nga qarqe të huaja për të ndërtuar ndikim mbi identitetin shqiptar.🇦🇱 Shqiptari nuk ka qenë kurrë problem për botën si besimtar. Problemi nis kur dikush përpiqet ta shkëpusë shqiptarin nga kombi dhe ta lidhë me projekte ideologjike që vijnë nga Lindja, nga Ankaraja, nga qarqe arabe apo nga organizata që nuk investojnë për shpirtin e njeriut, por për ndikim politik e kulturor. Kur një “recitues” ngrihet në piedestal politik, kur fotografohet me liderë që kanë axhendë neo-otomane, kur sponsorizohet në mënyrë të organizuar, kur lëviz nga një rrjet islamik në tjetrin me financime të errëta, atëherë pyetja nuk është më “sa bukur e lexon Kuranin”, por: ➖Kush po investon mbi të dhe pse? Feja është besim. Radikalizmi është projekt pushteti. Amerika nuk e ndalon dikë rastësisht në kufi. Sidomos jo dikë me vizë të rregullt. SHBA ka mekanizma sigurie që shpesh shohin më larg sesa ne duam të shohim. Dhe kjo duhet të na bëjë të reflektojmë, jo të viktimizohemi menjëherë. ♦️Pyetja ime është tjetër: Ku janë institucionet shqiptare? Ku janë shërbimet informative? Ku janë hetimet mbi financimet fetare? Kush kontrollon milionat që hyjnë në Ballkan për “edukim fetar”? Kush kontrollon imamët, fondacionet, sponsorizimet, trajnimet dhe lidhjet ideologjike? Sepse kombet nuk rrëzohen gjithmonë me tanke. Shpesh rrëzohen me propagandë, me financime dhe me indoktrinim gradual. “Feja që të largon nga kombi, nuk të afron me Zotin.” “Radikalizmi nuk fillon me armë. Fillon kur mendja pushon së bëri pyetje.” “Kur politika hyn në faltore, Zoti del nga dera.” “Çdo ekstremizëm fetar është urrejtje e maskuar si devotshmëri.” Shqiptarët kanë mbijetuar sepse e kanë vendosur kombin mbi sektin. Prandaj kemi jetuar bashkë. Prandaj kemi shpëtuar. Në momentin që importojmë konfliktet fetare të Lindjes së Mesme në trojet shqiptare, ne nuk po forcojmë fenë. Po dobësojmë kombin. 🔰Unë shqetësohem për këto fenomene jo sepse jam kundër fesë. Përkundrazi. Por sepse historia ka treguar se çdo radikalizëm, islamik, ortodoks, katolik apo ideologjik, kur kthehet në projekt politik, bëhet rrezik për kombin. ➖Shqiptari duhet të jetë besimtar në Zot. Jo ushtar i axhendave të huaja.

Burgu i Prishtinës, Sot muze – kujtimi im nga vitet e tmerrit 1981 – 1990

(isha Sylë Mujaj)
Falënderim i veçantë i drejtohet të riut Dritan Shala, i cili me ndjenjë të lartë përgjegjësie, respekt dhe emocion riktheu në kujtesë një pjesë të dhimbshme të historisë sonë kombëtare.
Burgu i Prishtinës, sot muze, nuk përfaqëson vetëm një ndërtesë me mure të vjetra.
Për mua dhe për qindra të përsekutuar politikë shqiptarë, ai mbetet vendi ku u shkruan me dhimbje, gjak, lot dhe qëndresë vitet më të rënda të jetës sonë.
Në këto kthina të tmerrshme hetuesie dhe burgu, unë qëndrova nga 26 marsi 1981 deri në shtator të po atij viti.
Aty nisi kalvari im si i burgosur politik shqiptar.
Aty dëgjoheshin britma, kërcënime, goditje, fyerje dhe pyetje të pafundme nga hetuesit e regjimit jugosllavo-serb.
Më pas u transferova në Burgun e Mitrovicës, ku qëndrova deri më 9 nëntor 1981.
Mëngjesi i 9 nëntorit 1981 mbetet i paharrueshëm. Ishte një acar i madh, rreth minus 15 gradë Celsius.
Njësitet speciale serbe, me maska në fytyrë, na nxorën jashtë, na zhveshën nga rrobat dhe, pa ushqim, të lodhur e të poshtëruar, na rrahën me kërbaç dhe na përgatitën për transport drejt një ferri tjetër.
Me cinizëm na thoshin:“Idete bez povratka” — shkoni pa kthim.
Prej aty na transportuan në Burgun e Nishit, ku filloi periudha më e rëndë e viteve të burgimit.
Aty qëndrova 7 vite e 6 muaj nën sistemin famëkeq të mbikëqyrjes së rëndë:“Grupah Pojačanih Nadzora”.
Për regjimin nuk konsiderohesha më njeri.
Isha vetëm një numër:Matiçni broj 712.
Por pas atij numri qëndronte një shqiptar, një bir i Kosovës, një njeri që nuk pranoi të hiqte dorë nga ideali i lirisë.
Muret e burgut, prangat, qelitë e ftohta, rrobat e leckosura, kokat e qethura në mënyrë çnjerëzore, izolimet, torturat dhe uria nuk kishin për qëllim vetëm ndëshkimin tonë.
Synimi ishte thyerja e shpirtit tonë. Megjithatë, shpirti shqiptar nuk u thye.
Më 15 prill 1990, pas viteve të rënda të burgimit, na nxorën në rrugë me rroba pune të leckosura, të lodhur, të dobësuar dhe të rraskapitur fizikisht, duke na thënë:“Idete kući” — shkoni në shtëpi.
Por ne nuk dolëm të mposhtur.
Dolëm me plagë, por me dinjitet.
Dolëm me trup të lodhur, por me shpirt të pathyeshëm.
Sot, kur ky burg është shndërruar në muze, brezat e rinj duhet të dinë se liria e Kosovës nuk erdhi rastësisht.
Ajo u pagua me rini të humbur, me familje të shkatërruara, me lot nënash, me pranga, me qeli, me dhunë dhe me vite të tëra burgimi.
Vizatimet që shoqërojnë këtë kujtim nuk janë vetëm art.
Ato janë dëshmi emocionale të asaj kohe.
Duart pas grilave, fytyrat e lodhura, prangat dhe errësira e qelive flasin më shumë se shumë fjalë.
Këto janë kujtimet e mia, por edhe të një brezi të tërë të përsekutuarish politikë shqiptarë.
Prandaj, falënderoj Dritan Shalën, i cili me ndjenjë rinore dhe respekt për historinë, e riktheu këtë kujtim aty ku duhet të jetë: në ndërgjegjen e popullit tonë.
Burgu i Prishtinës sot është muze.
Por për ne ai mbetet plagë, dëshmi dhe amanet.
Lavdi të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë që nuk u përkulën kurrë.
EPILOG QË KËRKON PËRGJIGJE
Në fund mbetet një pyetje e madhe, sa me dhimbje aq edhe me krenari, drejtuar të gjithë të përsekutuarve politikë shqiptarë dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë — SHBPK:
Kush tjetër, pos Shoqatës sonë, mund t’i udhëheqë dhe t’i mbrojë kujtimet, plagët dhe të vërtetat e përsekutimeve tona?
Kush tjetër, pos nesh vetë, mund të bëhet Ciceron i asaj kohe të errët dhe t’u tregojë brezave se cilat ishin plagët tona dhe cilat mbetën ende të hapura?
Kush tjetër i njeh vizatimet tona të dhimbjes?
Kush i njeh prangat, qelitë, numrat, britmat dhe heshtjen tonë?
Ato nuk janë vetëm vizatime.
Janë autobiografia e shpirtit tonë të burgosur.
Ato i njeh vetëm Shoqata jonë.Shtëpia jonë.
Shtëpia që duhet të mbrojë të drejtat tona morale, historike dhe autoriale të vuajtjeve dhe përsekutimeve që kaluam në burgjet jugosllavo-serbe.
Sepse askush tjetër nuk mund ta tregojë më mirë dhimbjen tonë sesa ata që e jetuan atë.
Dhe askush nuk ka të drejtë ta harrojë atë histori.
Prandaj, vetë përsekutimet tona kërkojnë një përgjigje të denjë dhe institucionale.
Përgjigje kërkojnë plagët tona, kujtimet tona, vizatimet tona dhe e gjithë historia jonë, e shkruar përmes burgut, torturës dhe sakrificës.
Ne, ish-të përsekutuarit politikë të Kosovës, vazhdojmë të presim me dhimbje dhe përgjegjësi që askush të mos i trajtojë vuajtjet tona, vizatimet tona dhe dëshmitë tona pa përfshirjen e Shoqatës së të Burgosurve Politikë — SHBPK-së dhe pa praninë tonë si dëshmitarë të gjallë të asaj periudhe.
Sepse ato vizatime nuk janë thjesht elemente dekorative.
Ato përfaqësojnë plagë të hapura të historisë sonë kombëtare.
Ato janë dëshmi të kujtimeve tona nga burgjet e Prishtinës, Mitrovicës, Nishit dhe nga i gjithë represioni jugosllavo-serb që përjetuam vetëm pse besuam dhe kërkuam lirinë e Kosovës.
Në emër të të gjithë ish-të përsekutuarve politikë të Kosovës, kërkojmë respekt moral, njerëzor dhe historik për çdo dëshmi të vuajtjeve tona.
Shoqata SHBPK mbetet institucioni ynë moral dhe historik.
Ajo duhet të mbetet mbrojtëse e kujtesës sonë kolektive dhe e të drejtave tona autoriale mbi vuajtjet dhe përsekutimet që kemi përjetuar.
Sepse ne nuk përfaqësojmë vetëm numra burgjesh.
Ne jemi historia e gjallë e qëndresës shqiptare.
Ju lutemi — dëgjojeni zërin e ish-të burgosurve politikë të Kosovës.
Në emër të ish-të përsekutuarve politikë të Kosovës
Sak Muji
Smuji’26

Gjiri i Nënës

0

Sak Muji, Zvucër – Rugovë

GJIRI I NËNES

Poezi për recitim — Radio Klina

Gjiri i nënës nuk është

vetëm qumësht,

nuk është vetëm

ushqim për fëmijën e

porsalindur.

 

Është burimi i parë i

jetës,

është ngrohtësia e

parë,

është streha e parë,

është dashuria e parë

që njeriu e merr

para se të mësojë të

flasë.

 

Kur fëmija lind,

nuk e njeh botën,

nuk i njeh rrugët,

nuk i njeh emrat,

por e njeh nënën.

 

E njeh aromën e saj,

kraharorin e saj,

rrahjen e zemrës së saj,

dhe qetësohet aty ku

fillon jeta:

te gjiri i nënës.

 

Gjiri i nënës është më

shumë se ushqim.

Është ilaç.

Është imunitet.

Është forcë.

Është bekim.

 

Është ajo bardhësi e

shenjtë

që rrjedh nga dashuria

e nënës

për ta rritur fëmijën me

trup të fortë

e me shpirt të ngrohtë.

 

Mua nëna ime

nuk ma ndau gjirin për

dy vite.

 

Ajo më dha qumësht,

por bashkë me

qumështin më dha jetë.

Më dha qëndresë.

Më dha shëndet.

Më dha imunitet.

Më dha forcë

burrërore.

 

Më dha atë dashuri

që njeriu e mban në

gjak

edhe kur rritet,

edhe kur bëhet burrë,

edhe kur thinjat i

afrohen ballit.

Dhe sot, edhe i rritur,

unë e dua gjirin e

nënës.

 

Jo vetëm si trup,

por si simbol të jetës.

 

E dua si kujtim të

bardhë,

si burim të parë

dashurie,

si vendin ku njeriu për

herë të parë

mëson se çka është

siguria,

çka është ngrohtësia,

çka është nëna.

 

Sepse gjiri i nënës

nuk harrohet kurrë.

 

Ai mbetet në shpirt

si kënga e parë e jetës,

si lutja e parë pa fjalë,

si drita e parë

që fëmija e merr nga

kraharori i nënës.

 

Nuk ka askund si gjiri i

nënës.

Nuk ka ushqim më të

pastër.

Nuk ka dashuri më të

thellë.

Nuk ka mbrojtje më të

madhe.

 

Nuk ka vend më të

butë

ku fëmija e vendos

buzën,

zemrën, frymën dhe

besimin.

 

Gjiri i nënës është

tempull.

Është altar.

Është burim.

Është poezi.

Është fillimi i njeriut.

 

Prandaj, kur flas për

gjirin e nënës,

flas me respekt.

Flas me mall.

Flas me mirënjohje.

 

Flas për nënën time,

për çdo nënë,

për çdo fëmijë

që është rritur me

qumësht,

me përqafim,

me net pa gjumë,

me duar të buta

dhe me zemër të

madhe.

 

O nënë,

gjiri yt ishte buka ime e

parë,

uji im i parë,

qetësia ime e parë,

mburoja ime e parë.

 

Nga aty mora forcën

për t’u rritur,

për të ecur,

për të qëndruar,

për të dashur jetën.

 

Edhe sot,

kur e kujtoj atë kohë,

e kuptoj se njeriu nuk

rritet vetëm me

qumësht.

Rritet me dashuri.

Rritet me sakrificë.

Rritet me frymën e

nënës.

Rritet me atë gjoks të

shenjtë

ku fëmija pi jo vetëm

ushqim,

por edhe jetë.

 

Gjiri i nënës është

poezia e parë e njeriut.

Është kënga e parë e

shpirtit.

Është dashuria që nuk

vdes kurrë.

Me respekt për nënën

time

dhe për të gjitha nënat e

botës,

Sak Muji

Amerika zbarkon në Luginë të Preshevës !

0
Ka çaste në historinë e një populli që nuk maten vetëm me një vizitë apo një takim diplomatik, por me peshën morale dhe politike që ato bartin për breza të tërë. Java që vjen është pikërisht një moment i tillë për Luginën e Preshevës.
Për herë të parë në histori, një delegacion zyrtar i Kongresit të SHBA-së, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, do të vizitojë Luginën e Preshevës. Kjo s’ka se si të mos më rikujtoj kohën e vizitës së parë kongresionale në Kosovë në Maj 1990 në krye me asokohe Kongresistin Lantos dhe DioGuardi!
Kjo nuk erdhi rastësisht. Është rezultat i pothuajse dy dekadave punë të pandalshme, takimeve të shumta në Washington DC, letrave nga kongresistë e senatorë amerikanë, brifingjeve në Senat, rezolutave dhe angazhimit të vazhdueshëm për ta ngritur zërin e shqiptarëve të Luginës aty ku merren vendimet më të rëndësishme në botë. Isha vetëm 20 vjeçar kur fillova angazhimin për Luginën nën lidershipin e Joe e Shirley DioGuardit duke aranzhuar takimet e para në Gjilan.
Sot, ajo punë po merr formë konkrete në trojet tona.
Një falënderim i veçantë shkon për miqtë tanë të jashtëzakonshëm në Texas — veçanërisht z. Gino Mulliqi, z. Ceka, z. Smajli, z. Mehmeti, z. Tafilaj, z. Haliti, z. Vranici (Albanians for America) dhe shumë të tjerë — që me përkushtim, sinqeritet dhe dashuri për çështjen kombëtare ndihmuan që kauza jonë për Luginën të bëhet edhe kauzë e z. Self — dhe, kjo vizitë historike të bëhet realitet.
Nën patronatin e Kryetares së Preshevës, znj. Ardita Sinani, Lugina tashmë po vishet me billborde mirëseardhjeje për delegacionin kongresional amerikan. Këto nuk janë vetëm billborde — janë simbol i shpresës, dinjitetit dhe i faktit se Lugina nuk është më e harruar.
Historia po troket në Preshevë!
Dhe këtë herë, ajo po vjen direkt nga Capitol Hill, kupola e demokracisë botërore, në Washington, DC. 🇺🇸 🇦🇱

Gazeta britanike (1930) / Aksidenti që për pak sa nuk i kushtoi jetën At Gjergj Fishtës, poetit kombëtar të Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Maj 2026 

Nottingham and Midland Catholic News” ka botuar, të shtunën e 14 qershorit 1930, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth një aksidenti që mund ti kishte kushtuar jetën At Gjergj Fishtës, poetit tonë kombëtar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Poeti kombëtar i Shqipërisë

Prifti françeskan që i shpëtoi për pak vdekjes

Burimi : Nottingham and Midland Catholic News, e shtunë, 14 qershor 1930, faqe n°3.

Burimi : Nottingham and Midland Catholic News, e shtunë, 14 qershor 1930, faqe n°3.

(Nga korrespondenti ynë)

Vjenë, e hënë

At Gjergj Fishta, poeti kombëtar i Shqipërisë dhe një figurë shumë e nderuar nga populli shqiptar, kohët e fundit pësoi një aksident që për pak sa nuk i kushtoi jetën.

Sipas raportimeve, prifti i shquar françeskan po mbante një fjalim gjatë ceremonisë së inaugurimit të një fabrike çimentoje.

Pas fjalimit, Prefekti i Shkodrës vuri në punë motorët dhe të ftuarit u ftuan të vizitonin fabrikën. Pikërisht gjatë këtij inspektimi, zhguni françeskan i priftit u kap në një rrotë të dhëmbëzuar të makinerisë. Makineria e tërhoqi priftin me një forcë të jashtëzakonshme. Të pranishmit u pushtuan nga frika, pasi për një çast menduan se prifti i tyre i dashur do të shtypej për vdekje.

Me gjakftohtësi, At Fishta u hodh përdhe, ndërsa dy oficerë shqiptarë arritën ta çlironin nga kapja e rrotës së dhëmbëzuar.

Prifti u dërgua menjëherë në Spitalin Shtetëror, ku u konstatua se kishte pësuar një plagë të gjatë në kofshë, por kishte shpëtuar pa lëndime serioze.

Kosova, shteti i vetëm ku populli plaket nga varfëria, ndërsa Presidentja rinohet nga trajtimet estetike

1
Atë që Albin Kurti e bën për forcimin e shtetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, Vjosa Osmani duket se e bën për korrigjimin e konturave të fytyrës dhe për dobësimin strategjik të trupit të saj — natyrisht me një përkushtim “patriotik” që financohet nga xhepi i popullit.
Sepse në Kosovë ekziston një formë tepër e veçantë e sakrificës shtetërore:
Populli e shtrëngon rripin që presidentja e shtetit të mund ta shtrijë dhe tendosë lëkurën prej Prishtinës deri në Fushë-Krujë.
Ndërsa qytetari i numëron centët për bukë, Vjosa Osmani i numëron kaloritë para pasqyrës. Dhe kështu krijohet ekuilibri ynë demokratik: populli dobësohet nga varfëria, ndërsa presidentja nga trajtimet estetike.
Në fund, shteti ecën përpara — vetëm se askush nuk është më i sigurt nëse po ndërtohen institucionet apo po rindërtohen mollëzat e fytyrës së presidentes.
Ndoshta historianët e së ardhmes do ta kenë të vështirë ta kuptojnë epokën tonë politike. Ata do t’i hapin arkivat shtetërore, do t’i analizojnë fotografitë zyrtare dhe do të mbesin të hutuar: si është e mundur që një shtet i tërë të ketë investuar më shumë në konturat e fytyrës së presidentes sesa në konturat e ekonomisë?
Nga aspekti anatomik, fenomeni është pothuajse revolucionar. Zakonisht fytyra e politikanit plaket paralelisht me zhgënjimin e popullit. Por këtu kemi të bëjmë me një mrekulli moderne kosovare: sa më shumë që rrudhet realiteti, aq më shumë tendoset lëkura e presidentes. Sikur graviteti fizik të vlejë vetëm për qytetarët, ndërsa për presidenten të ekzistojë një marrëveshje sekrete me ligjet e kozmosit.
Edhe estetika e këtij transformimi është interesante. Në filozofinë klasike greke bukuria lidhej me harmoninë mes shpirtit dhe karakterit. Në Kosovën moderne, megjithatë, bukuria politike matet me numrin e filtrave në fotografi dhe me elasticitetin e nofullës gjatë buzëqeshjeve protokollare.
Prandaj Vjosa Osmani ngjan me ato ndërtesat komuniste që renovoheshin vetëm nga fasada: nga jashtë bojë e re, ndriçim modern dhe flamuj; nga brenda ende era e lagështisë, tubat e ndryshkur dhe ashensori që bllokohet mes kateve.
Nga aspekti historik, ajo përfaqëson evolucionin perfekt të politikanit kosovar. Dikur liderët tanë dilnin para popullit me plagë lufte; sot dalin me trajtime dermatologjike. Dikur krenaria politike matej me sakrificën personale; sot me shkëlqimin e mollëzave të faqeve të presidentes, nën reflektorët televizivë.
Në të kaluarën, politikanët komunistë hapnin fabrika. Sot politikanët tanë “demokratë” hapin klinika estetike në imagjinatën kolektive të popullit.
Nga aspekti filozofik, ajo mishëron triumfin e formës mbi përmbajtjen. Platoni do të pësonte krizë nervore po ta shihte këtë realitet. Sepse sipas tij shtetin duhet ta udhëhiqnin filozofët; ndërsa tek ne duket sikur filozofinë e ka zëvendësuar dermatologjia estetike.
Madje edhe Sokrati, po të jetonte në Kosovë, ndoshta nuk do ta pyeste veten: “Çfarë është e vërteta?”, por: “Cila klinikë e bën këtë lifting?”
Nga aspekti politik, fenomeni bëhet edhe më interesant. Në demokracitë normale politikanët përpiqen ta përmirësojnë imazhin e shtetit. Tek ne, ndonjëherë duket sikur shteti ekziston vetëm për ta përmirësuar imazhin e politikanit.
Kabineti i presidentes sillet si ekip marketingu i një kremi kundër rrudhave: çdo dalje publike është e ndriçuar, çdo fjali e pudrosur, çdo buzëqeshje e kuruar me kujdes kirurgjik.
Nga aspekti gjeostrategjik, kjo është ndoshta arma më moderne e presidentes. Sepse Albin Kurti investon në armatim, ndërsa Vjosa Osmani investon në fotografi ceremoniale.
Nga ana tjetër Serbia prodhon dronë, Kroacia autostrada, ndërsa ne prodhojmë imazhe presidenciale me ndriçim hollywoodian.
Në rast konflikti me Serbinë, ndoshta nuk do të dërgojmë më ushtarë në fushëbeteja, por ekipe fotografësh dhe estetësh personal të presidentes.
Nga aspekti taktik, Vjosa Osmani e ka kuptuar një sekret të madh të politikës moderne: në Kosovë kujtesa e popullit është më e shkurtër se reklamat në YouTube. Prandaj mjafton një fotosesion i ri, një fjalim me tone patriotike dhe dy-tri poza solemne pranë flamurit, që skandalet e djeshme të treten si akullorja në korrikun e Prizrenit.
Nga aspekti etik dhe moral, tragjikomedia bëhet pothuajse metafizike. Populli vazhdon të dëgjojë ligjërata mbi sakrificën kombëtare nga njerëz që “sakrificën” e përjetojnë kryesisht si lodhje nga protokolli shtetëror dhe nga udhëtimet me business-class.
Dhe kështu krijohet paradoksi ynë kombëtar: qytetari plaket duke pritur reforma, ndërsa politika vazhdimisht rinohet nga intervenimet estetike.
Në fund mbetet vetëm pyetja ekzistenciale e Kosovës moderne: A po ndërtojmë shtet funksional apo po prodhojmë një katalog estetik me elemente patriotike?
Sepse një ditë historianët mund të shkruajnë:
“Kosova ishte ndoshta i vetmi vend në Ballkan ku propaganda politike kishte më shumë botoks sesa ide.”