




Nga Shefqet DIBRANI
Kritikë letrare
Mirela Duka Xoxi, “365 DITË AUTISTE”, tregime, botoi Sh.B. “FAIK KONICA”, tregime, Prishtinë 2020, faqe 88. ISBN 978-9951-06-820-8
Rrëfimet e Mirela Duka Xoxit, (parë kryesisht nga këndvështrimi letrar), janë tregime artistike të realizuara mbi njohjet profesionale. Rastet e caktuara ngrihen në nivel letrar e artistik në shërbim të lexuesit, profesionistëve, po sidomos të pedagogëve nga kjo fushë, prandaj do të ishte mirë që ky libër të futej në programet për edukim, si doracak shërbyes dhe i vyeshëm, veçanërisht për shkollat përkatëse që trajtojnë fëmijët me aftësi të kufizuara, me theks të veçantë, për atë kategori që është e prekur nga autizmi.
Nëse tregimet e Mirela Duka Xoxit, i shkëpusim nga motivi mbi autizmin, si dukuri, si problematikë sociale, do të shohim me sa mjeshtri ajo iu ka qasur dy fenomeneve, të cilat sado në pamje identike në esencë janë të kundërta. Autorja me përkujdesje shkruan për rastin duke mos u thelluar në të, pasi është fokusuar mbi emocionin që prodhon veprimi nga personat e prekur nga kjo sindromë.
Gjatë leximit të këtyre tregimeve, sa interesante po aq domethënëse, lexuesi përveç që do të mësojë për natyrën e fëmijëve, temperamentin dhe sjelljen e tyre, do të ndeshet me forma të shumta psikologjike, të papërsëritshme të emocionit që shfaqin këta fëmijë nëpër tregimet e bukura dhe përjetuese të Mirela Duka Xoxit…
Kontakti i parë me këtë kategori fëmijësh, manifestohet me raste të rënda, me reagime të pa imagjinuara për një pedagoge që nis punën për herë të parë. Jo rastësisht kjo ngjarje është vendosur në tregimin e parë dhe që ka ndodhur në ditën e parë të punës. Ky moment shpjegon sfidën e autores, e cila për të ndërtuar rrëfimin si tregimtare e shkathët, nuk synon të shpjegojë ngjarjen si rast i rëndomtë, por të transmetojë emocionin deri tek lexuesi. Përpjekja e autores ka të bëjë me bartjen e emocionit, natyrisht për të vetëdijësuar secilin lexues, si duhet të sillet me këtë kategori. Përvoja profesionale është transmetimi më i saktë i emocionit, që manifestohet në forma të shumta dhe përsëritet nga rasti e çasti.
Autizmi është çrregullim shëndetësor mjaft i përhapur, i cili manifestohet me anomalitë në komunikimin gjuhësor dhe krijon vështirësi të tjera në komunikim dhe ndërsjellje, ka sqaruar autorja qysh në “Prolog”, duke shfaqur misionin e saj: “Sa herë jam pranë këtyre fëmijëve mendoj nënat e tyre. Jam vetë nënë. Ëndërroj të ardhmen e fëmijëve të mi plot dritë. Ndërsa ëndrrat e tyre për fëmijët autistë janë kaq të thjeshta, njerëzore. Të mund të flasin gjuhën e nënës së pari nënat duhet të mësojnë gjuhën e fëmijëve të tyre…”, (faqe 15). Duke i afruar kaq pranë këto dy tabllo autorja dëshiron të shpjegojë sa më thjesht një realitet të përjetuar, sepse edhe ajo është e bindur se për të mësuar gjuhën e fëmijëve të prekur nga autizmi është “Pothuaj e pamundur… “, pastaj “Ato nëna, që i ndjekin ëndrrat e tyre me sakrifica të përditshme dhe të jashtëzakonshme, i kalojnë kufijtë e legjendës…” Autizmi, sipas saj është “legjendë – enigmë e ditëve tona”, (po aty, faqe 15).
“Dita e parë e punës”, për Sarandën, protagonistja e tregimeve, do të nisë me pyetjen drejtuar vetes “A do të mundesha të depërtoja në psikologjinë e tyre?!”, (faqe 17), dhe i gëzohet pa masë rastit kur aty takon Albanin, i cili ishte shqiptar, që në vetvete ngërthen një mesazh tjetër, përtej asaj ndjenjës së thjeshtë, duke thënë se “autizmi”, si çrregullim nuk i përjashton as shqiptarët, prandaj trajtimi i personazhit me nacionalitet shqiptar nuk është rastësi. Më shumë është pedagogji, edukatë! Në rrëfimet e më vonshme do të ndeshim edhe Ivanin, për të cilin vetëm nga një detaj i vogël kuptojmë se ai është kroat. “Ivani ishte shtrirë në krevat. Me telefonin në duar dëgjonte muzikë kroate”, (faqe 46).
Kur i trajton këto dy personazhe, autorja ka në fokus anën emocionale dhe shpirtërore të fëmijëve, duke dhënë mesazhin universal se “autizmi”, i prek edhe popujt e Ballkanit. Të hasmëruar në mes vetes, ndërsa fëmijët e tyre të prekur nga kjo sindromë jetojnë në harmoni në klasën e përzier në aspektin nacional, gjinor e konfeksional në zemër të shtetit helvetik (Zvicër).
Përsonazhet e tregimeve janë: Heidi, Gloria, (përmes së cilës shpjegohet eksotimi, sjellje tepër e rrallë dhe e veçantë, me tipare dalluese duke ngjallur habi, sidomos kur dalin nga kontrolli). Pastaj janë Ivani, kroat, Albani, shqiptar, Samueli e ndonjë personazh më periferik, duke mos harruar Sarandën, Flavien, Kola, e ndonjë tjetër, nga personeli pedagogjik i institucionit përkatës. Mosha e fëmijëve në këto tregime është 12-14 vjeç. Gjendja shëndetësore, tashmë e ditur, të prekur me autizëm dhe përveç kufizimeve shëndetësore, kjo periudhë lidhet me kohën e pubertetit e cila duket të jetë më e rënda për këtë kategori. Aspekti psikologjik i tyre shpjegon se “Vetëdija për këto veprime nuk ekziston tek këta fëmijë”, pastaj “ata nuk mund ta konceptojnë ndjenjën e turpit”, (faqe 24).
Energji, përkushtime të mëdha, qasje profesionale, nerva të shumta, durim të madh, epitete këto që dalin nga rrëfimet, të cilat i zotëronte Saranda, në cilësinë e një pedagogeje në fushën e autizmit. Përkushtimi i saj është në kornizat e humanizmit dhe njerëzores dhe kjo dukuri shpjegohet edhe përmes reagimeve të të tjerëve, veçanërisht rasti i një të panjohuri, mirësjellja e tij njerëzore, si dhe dhurata pa dashur të lë emër dhe shënime, e bëjnë emocional tregimin. (Shih tregimin “Gjesti human i të panjohurit”, faqe 28-30), për të cilët autorja ndjehet e mrekulluar, pasi “ende ekzistojnë njerëz me zemër të madhe e shpirtë të dlirtë-pastër”, (faqe 30).
Në tregimin “Gjendja kritike e Flavies”, autorja nuk shpjegon se çfarë ndodhi pastaj me shëndetin e saj?! E rëndësishme për të ka qenë për të përshkruar anën psikologjike të veprimit të fëmijëve me autizëm, përkatësisht regimi emocinal i tyre në raste të caktuara, që manifestohen si çrregullime nga ajo rregullësi që kanë.
Natyrisht figurat letraredhe ato stilistike janë përbërës të rrëfimit në tregimet e Mirela Duka Xoxit, veçmas tematika e trajtuar në këto rrëfime ka qëllim vetëdijësimi. Kurdoherë veprimi i egër, jashtë çdo kontrolli në situata të ndryshme përshkruhet me nota të buta me shprehje humane, e pasi të kalohet kriza ndërtohet epiteti, si edukatë, por është edhe njohje letrare, që nuk ka qëllim për të shëmtuar edhe më tej këtë kategori, përkundrazi ka qëllim edukues e afirmativ, për aq sa lejojnë rrethanat dhe niveli shoqëror i tyre. Lodrat, ngjyrat e rrobave, sendet elektronike, topat e ndryshëm, kukullat, pastaj prirjet profesionale siç janë, vizatimi, pikturimi, sporti, noti, artizanati, shëtitja dhe lodrat e tjera janë mjete të domosdoshme për t’i qetësuar shpirtërat e tyre të rrebeluar. Edhe njohja psikike është domosdoshmëri, sepse pa u futur në botën e tyre psikologjike, suksesi është i pa mundshëm. Kur të futesh në psikologjinë e tyre, atëherë në ta manifestohen porosi për t’i tejkaluar personeli hidhërimet e tyre. Kjo tabllo shfaqet më saktë në tregimin, “Mesazhi i fëmijëve”, (faqe 36-37).
Ndjenja e dashurisë dhe përkushtimi amëror i kanë krijuar autores mundësi për të pasur sukses, pasi çdo veprim dhe reagim i fëmijëve atë e kanë motivuar për ta fituar betejën, ashtu siç shihet edhe në tregime, me kalimin e kohës format e përjetimit dhe të veprimit shpjegohen si rutinë e jo si hamendje, ose si drojë për të vepruar. Sepse fëmijët e tregimeve të saj mërrolen, fytyrat e tyre ngrysen, pamja u zymtësohet dhe në mimikë duken të vrenjtur kur nuk iu përshtatet diçka, ose nuk iu funksionon ndonjë lojë apo mjetet eletronike të internetit, dhe pasi t’iu zgjidhet problemi që i ka nevrikosur a dëshpëruar, ata hapen si qielli pas shirave të mëdha. Kështu i kishte ndodhur Samuelit në tregimin, “Dita e dytë në Montfaucon“, (faqe 42-45).
Në këto tregime, nuk ka shpëtuar pa u trajtuar raporti i prindërve me fëmijët e tyre. Janë prindërit shqiptarë, është e ëma e Glorias, por në një mënyrë mahnitëse trajtohen prindërit e Ivanit, të cilët kishin shkuar për të vizituar të birin e tyre në kamping, pasi për disa ditë atyre u kishte munguar Ivani, dhe pasi kishin parë trajtimin që ua bënte fëmijëve stafi pedagogjik vendosën Ivanin ta linin me shokë deri në fund të kampingut, pasi edhe ata vërejtën kënaqësinë e Ivanit. Tregimi “Vizita e prindërve të Ivanit”, (faqe 51-52), dhe pickimin që ia kishte bërë Heidit grerëza, krijojnë një tabllo morale të edukatës prindërore, veçmas kur Nëna e Heidit, për t’i qetësuar punonjëset iu tregon se Heidi “është pickuar dhe herë të tjera, madje në buzë e sy”, kishte thënë ajo dhe “Këto fjalë të saj na qetësuan shpirtërisht”, (faqe 52), rrëfen autorja e tregimit! Ndërsa ka edhe pak nota qortimi për prindërit e Samit (Samuelit), të cilët “si shpeshherë, nuk kanë shkruar asgjë”, (faqe 79).
Tregimi “Surpriza për Albanin”, (faqe 55-57), për nga ndërtimi i subjektit është tregim i këndshëm. Ai kishte ditën e fundit në këtë klasë dhe shoqet dhe shokët e klasës dëshironin ta suprizonin atë. Por atë ditë ai sëmuret, ndërsa autorja më shumë merret me anën edukativo morale të së ëmës, për të shpjeguar kujdesin dhe edukatën edhe të saj, e pastaj si e përjetoi surprizën atë pasdite Albani, mund të shijohet nga leximi i tregimit.
“Koncert i fundvitit”, (faqe 58-59), rrëfen reagimin emocional të Heidit, e cila kur hap perdet e skenës dhe nuk sheh prezencën e prindërve në sallë i riktheht programit që ishte përgatitur për tu shfaqur. “Për fat të mirë prindërit ishin ulur në fund të sallës… Them për fat pasi vitin e shkuar ajo sapo pa prindërit në sallë zbriti e nuk u kthye më në skenë”. Sado që ky detaj është i bukur, paraqet një shkarje, pasi këto tregime zhvillohen në vetëm 365 ditë, që kapin një vit kalendarik, e jo edhe të një viti më parë siç shprehet autorja, e cila sigurisht rrëfimin e ka dëgjuar nga Kola, kolegu i punës?!
Përtej emocioneve, në një tregim tjetër, i cili është goxha mistik, rrëfen për parandjenjën si dukuri e telepatisë apo si dukuri hyjnore, dhe këtë e ka realizuar në tregimin “Parandjenjat e Heidit dhe të Ivanit”, (faqe 60-63), e para për rrobat që do t’i dhurohen ndërsa Ivani për vizitën që Stivi do t’ia bëjë klasës ku ishte ai. Dukuria mistike si bestytni, ose dukuria e telepatisë si fenomen, nuk mund të mos besohen pasi eksperienca njerëzore ka dhënë prova bindëse për këto mrekulli hyjnore të cilat rrëfehen edhe në tregimin e këtij libri.
Mirela Duka Xoxi, në librin e saj ka sjellë vetëm disa momente pikante, të mjaftueshme për t’i trajtuar si raste specifike të rralla, që janë strukturuar si rrëfim letrar, kushtuar fëmijëve të moshës 12-14 vjeç, të prekur nga autizmi. Libri është mirë të lexohet si nevojë për të pasur njohuritë elementare me këtë kategori të shoqërisë njerëzore, për të ditur si të sillemi me ta dhe nëse kemi mundësi, pse jo edhe tua lehtësojmë jetën atyre, familjarëve dhe personelit pedagogjik të cilët merren me ta.
Disa nga karakeristikat kryesore që i shfaqen këtyre fëmijëve janë: belbëzimet, ulërimat deri në çierrje, gjestikulacioni, mimika e shpërfytyruar, ritmika e lëvizjeve, veprimet e pa kontrolluara, si dhe format e çrregullimeve empatike, etj.Rikthimi i fëmijëve në realitetin e tyre përshkruhet me nota të buta, me shprehje elekuente si: “M’u bë sikur dielli, qielli, ajri, toka, detet, oqeanet, po vallëzonin valsin e tyre hyjnor dhe ajo po vallëzonte bashkë me ta”, (faqe 61). Po ashtu autorja, fëmijët i trajton me epitetin: flutura, zogj, pëllumba, engjëj, që shprehin përkushtimin letrar. Tregimet e Mirela Duka Xoxit, janë të paanshme që shprehin qëndrim qytetar e profesional njëkohësisht, një lloj ndërthurje e prirjes krijuese me përvojën profesionale, sprovë e madhe që i ka shërbyer për t’i shkruar këto tregime të cilat iu kushtohen fëmijëve me nevoja të veçanta.
Kjo kategori, në qetësinë e tyre janë të butë, bëjnë lëvizje më të kontrolluara, dhurojnë dashuri, kryejnë ndonjë veprimtari. Por gjendja e tyre emocionale mund të ndryshojë në pak sekonda, ajo gjendje kthehet përmbys, lëvizjet dhe veprimet e tyre nuk kanë atë ritmikën e rëndomtë, ata acarohen tejmase, të tjerëve ky çrregullim iu manifestohet përmes pikëllimit që shprehet me gërvishtje, përplasje të kokës për muri, ose grushtimi i vetvetes, prandaj duhet aftësi, durim dhe afinitet për t’i qetësuar, duhet njohur mirë psikologjinë e tyre, dëshirën për një send a lojë, për një gjë e cila ata i kthen në normalitet, madje me të njëjten shpejtësi sikur kanë dalur nga vetvetja. Këto veprime, këto emocione zbërthehen nga tregimi në tregim, dhe jo vetëm kaq, por duke u ngritur rrëfimi në nivelin e tregimit letrar, autoren e bëjnë shkrimtare të mirë realizuar.
Në përgjithësi, tregimet e këtij libri janë të shkurtra, të sakta në përshkrimin e detajit dhe shëmbëllyes në interpretimin letrar, veçmas të emocionit si dukuri psikologjike, me synim për të ngritur rrëfimin e përjetuar në nivel të tregimit letrar, gjë që autorja e ka realizuar me shumë sukses.
St. Gallen, 18.12.2021.
Prof. Adem Breznica, historian
Investimet e riinvestimet në asfalte, trotuare e ndriçime solare, në pronat publike e private, përmes së cilave qeverisjet komunale e kanë “arsyetuar” konsumimin e pjesës më të madhe të taksave, në këto 20 vitet e shkuara, nuk sollën zgjidhjen e problemeve bazike përballë qytetarëve: heqjen e pengesave të furnizimit me ujë të pijshëm dhe evitimin e bllokimit të tubave të ujërave të zeza.
Kjo, për faktin se deri më tani qytetarët nuk janë konsideruar si taksapagues ndaj të cilëve administrata ka detyrime reverzibile, por si klientelë e konsumatorë të cilët janë të obliguar të paguajnë edhe për “menaxhimin” e shërbimeve publike.
Megjithatë, problemit të furnizimit me ujë të pijshëm për dy fshatrat më të mëdha të Fushë Kosovës, Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe, si dhe lagjes 28 të qytetit, duket se i është gjetur zgjidhja afatgjate.
Me iniciativën dhe këmbënguljen e disa deputetëve të mazhorancës, veçanërisht deputetes së listës GUXO, Jeta Statovci, në projektbuxhetin e Qeverisë për vitin e ardhshëm është paraparë një pako prej 300.000 eurosh për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit edhe për Komunën e Fushë Kosovës.
Ky investim kapital në këto pjesë të Fushë Kosovës bëhet pas më shumë se 40 vjetësh, qysh prej kur ishte shtrirë rrjeti i ujësjellësit, si domosdoshmëri e përditshme e qytetarëve të kësaj ane, veçmas për Bardhin e Madh.
Gjarpërimi i Lumit Drenica rrëzë këtij fshati nënkupton se ky rrafsh ka rezerva të mjaftueshme të ujërave nëntokësorë.
Mirëpo, hapja e Mihjes Sipërfaqësore të Thëngjillit në skajin tjetër të Bardhit të Madh (1963), është argumenti tjetër që nënvizon fatin e ujërave nëntokësore, respektivisht pakësimin e ujërave të puseve (bunareve) në këtë rrafsh, gjë e cila asokohe kishte determinuar që Bardhi i Madh të jetë fshati i parë në këtë regjion që do të përfitonte nga shtrirja e ujësjellësit.
Megjithatë, rritja dhe thellimi i gropës së thëngjillit në afërsi gjithnjë e më të madhe me fshatin, bëri që Bardhit të Madh t’i rëndohej gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm përmes alternativës tradicionale të puseve (shterrja e puseve në masën 70%), duke e bërë rrjetin e ujësjellësit të pamjaftueshëm për banorët në rritje e sipër.
Ndryshimi i trajektores së mihjes së eskavatorëve gjigantë në drejtim të Hades e Sibovcit, sidomos në periudhën e Pasluftës, bëri që benefitet prej 5 milionë eurosh nga Ligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore (05/L-44) të shkojnë ekskluzivisht vetëm për Obiliqin, duke e anashkaluar tërësisht Fushë Kosovën, pavarësisht se 4 fshatra të kësaj komune (Bardh i Madh, Graboc i Ulët, Lismir, Kuzmin), përveç ambientalisht, janë të atakuar drejtpërsëdrejti edhe fizikisht duke ua marrë e shtetëzuar fshatarëve tokat bujqësore, qoftë për mihje qoftë për deponimin e dheut.
Sido që të jetë, futja e Fushë Kosovës në Zonën e Rrezikuar Mjedisore përmes një ligji të ri, të ngjashëm me atë të Obiliqit, ka qenë premtim elektoral i zgjedhjeve të 17 tetorit e 14 nëntorit 2021, në kuadër të ndihmës në terren që zyrtarë të Qeverisë Kurti 2 i jepnin kandidatit të LVV-GUXO, z. Enver Bajqinca, për fitimin e qeverisjes në këtë komunë.
Tashmë, kur ndarja e fondit qeveritar për ujësjellësin në këtë komunë është bërë realitet (madje edhe për fshatin e kryetarit aktual z. Burim Berisha, pavarësisht humbjes së kësaj komune nga të preferuarit e koalicionit në pushtet), e që ishte premtim elektoral nëse kandidati i LVV-GUXO do të fitonte, jep sinjal të mirë për banorët e Fushë Kosovës se komuna e tyre është në shënjestrën e investimeve kapitale të Qeverisë Kurti 2, e cila nuk hakmerret por ka vullnetin për të respektuar premtimet e veta, ashtu sikundër dhe verdiktin paksa më ndryshe të qytetarëve fushëkosovarë.
Përndryshe, të premten, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2022, të propozuar nga Qeveria Kurti 2, në kuadër të të cilit përfshihen edhe projekte renovuese, rehabilituese si dhe zgjerim i infrastrukturës primare të ujësjellësit e kanalizimit, mbi e në dëm të të cilave, nga qeverisjet lokale, janë bërë investime terciare, e të cilat në rastin e parë të intervenimeve bazike në ujësjellës, do të kenë nevojë për riinvestime, por që kësaj radhe do të jenë me rend dhe të qëndrueshme.
Përfitues i projektit bazik për ujësjellësin, në lartësinë e 300.000 eurove, nga buxheti qendror do të jetë edhe Komuna e Fushë Kosovës, duke e fokusuar Bardhin e Madh.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Dhjetor 2021
“L’Économiste français” ka botuar, të shtunën e 9 qershorit 1917, në faqen n°16, një shkrim në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë në Gjirokastër nga qeveria italiane, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Italia shpall pavarësinë e Shqipërisë.

Romë, 6 qershor. — Qeveria italiane sapo ka shpallur pavarësinë e Shqipërisë me aktin e mëposhtëm të datës 3 qershor në Gjirokastër :
“Të gjithë popullatës shqiptare.
Sot 3 qershor 1917, në përvjetorin e lumtur të lirive statutore italiane, ne, lejtënant-gjeneral Giacinto Ferrero, komandant i organit të pushtimit (sundimit) italian në Shqipëri, me urdhër të qeverisë së mbretit Viktor Emanuel II shpallim solemnisht unitetin dhe pavarësinë e gjithë Shqipërisë nën kujdesin dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë.
Me këtë akt, ju, shqiptarët, do të keni institucione, milici, gjykata dhe shkolla të lira të drejtuara nga qytetarët shqiptarë. Ju do të jeni në gjendje të administroni pronat tuaja dhe produktin e punës suaj, për përfitimin tuaj dhe për mirëqenien gjithnjë e më të madhe të vendit tuaj.
Shqiptarë, kudo që jeni, ose tashmë të lirë në trojet tuaja, ose të arratisur në botë, ose ende të nënshtruar ndaj sundimit të huaj plot premtime, por në të vërtetë të dhunshëm dhe grabitës, ju që, nga një racë shumë e lashtë dhe fisnike, keni kujtime dhe traditat shekullore qe ju lidhin me qyteterimin romak e venecian, ju qe njihni bashkësinë e interesave italo-shqiptare mbi detin që njëkohësisht na ndan dhe bashkon, bashkohuni të gjithë, ju njerëz të vullnetit të mirë që keni besim në fatet e atdheut tuaj të dashur. Vraponi të gjithë nën hijen e flamurit italian dhe atij shqiptar, të betoheni për besim të përjetshëm në atë që sapo është shpallur sot në emër të qeverisë italiane për Shqipërinë e pavarur me miqësinë dhe nën mbrojtjen e Italisë.”
* Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).
Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin për terrorizmin, thotë se shqetësim për Shqipërinë mbetën të kthyerit nga Iraku dhe Siria.
Sipas DASH, simpatizantët e ISIS po përpiqen që të radikalizojnë të rinj shqiptarë.
Në tetor, një grua me katër fëmijë u riatdhesua nga Siria dhe DASH thotë se Shqipëria po vazhdon riatdhesimet.
Gjithashtu autoritetet kanë ndërtuar një plan kombëtar për marrjen, akomodimin dhe deradikalizimin e të kthyerve nga kampet në Siri.
Shqetësim tjetër për terrorizmin janë aktivitete kundër muxhahedinëve që janë strehuar në vendin tonë, që financohen direkt nga Irani.
Raporti i DASH nënvizon se në dhjetor të vitit të kaluar është ndaluar një person me dyshimin se do të kryente akte terroriste kundër hebrenjve.
Në një rast tjetër, një gjykatë në Tiranë ka dënuar një person të dyshuar për të njëjtin krim, me 3 vite heqje lirie.
Kurse në korrik 2020, një agjent i financuar nga Irani është deklaruar “i padëshiruar” nga qeveria shqiptare dhe është dëbuar.
Muxhahedinët iranianë që ndodhen në vendin tonë janë strehuar në kampin Ashraf 3, në Manëz të Durrësit, ku jetojnë për rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë konsideruar edhe opozita në mërgim e Iranit.
Ata janë pranuar nga shteti shqiptar pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinët e parë, ndërsa kryeministri Edi Rama ra dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë, nga 2.800 që ishin në “Kampin liria”, në Irak.

nga Fahri Xharra, Gjakovë
Stipçeviqi në vitin 1900 thoshte : Nënat arbanase u këndonin shqip fëmijëve që në djep, Shime Deshpali shkon më largë: “ Derisa fëmijët e botës lindin duke qarë, arabanasët e Zarës lindin duke kënduar
Zgjimi i ndjenjës kombëtare ndërshqiptare, ndjenjë kjo shumë e brishtë e aspak bindëse deri më sot , kërkon ngritjen e ndërgjegjës tek institucionet mbarëshqiptare qe më seriozisht të merren me problemet e kombit .(FXh)/
Fshatin Arbënesh (Arbanas), sot lagje periferike e Zarës (Zadar) në Kroaci, e themeluan malësorët shqiptarë prej katundeve shestanase të Krajës (trevë malore në jugperëndim të liqenit të Shkodrës, rrethi i Tivarit, sot Mali i Zi). Nën mbikëqyrjen e arqipeshkvit Vicko Zmajeviq, prej 1726-1733, u shpërngulën nga këto anë, në valë të ndryshme, rreth 450 banorë, të cilët zunë vend afër Zarës (Zadrës) dhe krijuan fshatin Arbënesh (Arbanas). Ata shumë shpejt u shtuan: më 1853 ishin 900, 1868 – 1600, 1880 – 2000, 1893 rreth 2500, 1910 – 3087; shumica e bashkëshortëve kishin mbi 4-5 fëmijë, por jo rrallë edhe 15-20 e më tepër (në kohën ndërmjet dy luftërave botërore); disa familje kishin 50 e më shumë anëtarë. Më 1790 Arbëneshi kishte 74 shtëpi, 1810 – 164, 1880 – 326 dhe më 1900 – 384 shtëpi.
Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinqerisht të iu them që nuk e di përgjigjën . Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut ? Ikën nga turku , këtë e dimë por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit ? pastaj më lartë lexuam që «disa « nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë . Pse mu në Krajinë ? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo? – Aty lindën shumë burra arbëresh me të cilët krenohet civilizimi jo vetëm në Kroaci por në mbarë Europën; gjurmët tyre janë në të gjitha lëmit e artit dhe muzikës (Fahri Xharra: https://gazetadielli.dreamhosters.com/arbanasi-ne-zare-fshati-shqiptar-ne-kroaci/
.Për derisa Stipçeviqi në vitin 1900 thoshte: Nënat Arbanase u këndonin në gjuhën shqipe djemve në djep !, Shime Deshpali shkon edhe më largë: “derisa te gjithe fëmijët në botë lindin duke qarë , arbanaset ( e Zarës ) lindin duke kënduar “.
Pra, familja Deshpali nga Arbanasi ka lënë gjurmë të thella në muzikë .
Shime Deshpali- (Arbanasi, 16. II. 1897 — Zarë, 16. I. 1981). Shime Deshpali, muzikant dhe shkrimtar. Gjatë kohës ( 1915-1918 ) ishte në luftë, dhe pas kthimit në Zarë e vazhdoi shkollimin për muzikë.Ishte shumë aktiv në organizimin e jetës muzikore në Hvar, Rab, Pag dhe Blato na Korčuli. Përveq tjerash , i mbeti e pambaruar opera Vana. Gjashtë këngët e tija korale i ka në përmbledhjen: Këngë shqiptare (Prishtinë 1973) . Ka shkruar këngë dhe tregime në të folmen e Arbanasve të Zares.
Me 1966 në Prishtinë e ka botuar “Tregime Arbëneshe” pastaj “Agimet e parabrasnjet të Arbëneshit “(Këngë, Prishtinë1968) dhe “E vërteta ( këngë, Prishtinë 1972 )
Maja Deshpali – (e bija e Shimes) ,e lindur në vitin 1942, violiniste dhe pedagoge muzikore. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, kurse Akademinë Muzikore në Zagreb në klasen e Prof.Ivana Pinkave-s.
Paul Deshpali ( i biri i Shimes ) . Dirigjent, muzikant dhe akademik, i lindur në vitin 1934 në u Blatu na Korčuli. U rrit në një familje te njohur muzikantësh së bashku me të vëllaun Valterin dhe të motrën Majan.
Foto e hersheme e familjes Deshpali : Shime ( babai ) dhe fëmijtë: Maja dhe Pauli, violinë, Valteri me violonçello. Gjakovë, 30.09 2015

Valteri Deshpali ( i biri i Shimes) lindi në Zagreb në v.1947, (Valter Despalj comes from a prominent family of musicians from Zadar (Croatia). He started learning the cello in Zadar and then went on to study at the Zagreb Music Academy and at the Julliard School of Music in New York. He recieved further training in Moscow and also in master courses with Pablo Casals, Paul Olefsky, Pierre Fournier and Andre Navarra.)
Ishte profesor në University of Massachusetts , dhe në Australian National University’ ka mbajtur kurse master në Austri , Gjermani, Finland , Kinë ‘ ishta anëtar jurie në “Tchaikowsky” të Moskës,në “J. S. Bach” – Leipsig dhe në “Scheveningen”- Hollandë.
Por Arbanasi i Zarës si qendër e civilizur i ka dhënë Kroacisë dhe botës shumë emra. Si zakonisht si popull i madh që jemi, nga ne dalin dhe rriten koka të mëdha që e trondisin vendin po aty të mërguar. Nga një fshat, fshat i banuar dhe i gjallëruar nga shqiptarët e rrethit të gjerë të Shkodres – Arbanasi kanë bërë krenari në Kroaci: prof.dr.sc. Hrvoje Mazija, professor emeritus. Pavle Deshpali, dirigjent, kompozitor, Valter Deshpali, profesor i muzikes ne Akademinë e Zagrebit: mons. Simeone Duca (Šime Duka)- një kohë edhe sekretar i arkivit të Vatikanit, dhe ndihmëtar i madh i Zarës dhe Arbanasit: Giuseppe–Pino Gjergja, lojtar dhe trajner i basketit: Josip Gjergja politikan dhe diplomat kroat:këngëtarët: Mladen Grdović, Tomislav Ivčić, Vedran Ivčić, dr Ratimir Kalmeta (gjeografi i njohur kroat, dhe më i madhi i shkencave të gjeografisë kroate, gjuhëtar, pedagog dhe publicist), Bozhidar Kalmeta (politikan kryetar i Zarës dhe ministër në qeverinë kroate), Bernard Kotlar kantautor, Hrvoje Macanović, babai i gazetarisë së sportit kroat, msgr. Ivan Prenđa – i 68-ti kryepeshkop i kryepeshkopatës së Zarës, Dushko Mateshiq, Ivica Mateshiq (diplomat ushtarak në Romë, Prishtinë Shkup), dr. Kruno Kërstiç (sociolog, redaktor i enciklopedisë kroate, autor i fjalorit të folmes së shqiptarëve të Zarës, dr. Aleksandar Stipčević – profesor emeritus , albanolog, dhe të tjerë e të tjerë nga jeta kulturore, politike gjuhësore dhe katolike-fetare të Kroacisë.
Vetëm civilizimi e çon popullin shqiptar përpara !

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb
Kur u krijua Serbia nga turqit dhe dhe rusët ? – DRINI.us
Knjaz Miloš Obrenović shpall, më 1830: ”Nga dje, vëllezër serb, edhe ne u bëmë komb”. Që do të thotë se megjithëse kanë eksistue si popull i vogël, në mungesë të formacionit shtetëror nuk kishin mundur të zgjeroheshin territorialisht në hapësirat e të tjerëve, ashtu sikurse që dëshironte ti zgjeronte e përhapte Carevina e Rusisë.
Falemnderit Zotit që ju, “shqipe” më në fund e kuptuat se serbët dhe turqit janë aleat të ngushtë historik, se janë si një çorapë që e kthen kur ta mbathësh në cilën anë të duash. Çkado që të ndodhë, ata kanë me qenë bashk. E ju…? Vetëm servilosuni para turqëve dhe dëmtojeni vetën. Hajt, hajt vazhdoni tu servilosuni turqëve. Po ju blejnë me pare turqit, kryesisht po i blejnë politikanët tuaj që po i korruptojnë, duke iu ndërtuar xhami pas xhmije, në çdo kënd. Ia nisët edhe nëpër oborre të shtëpive me ndërtu xhami “tuajat” personale!
Serbët që nuk e kanë pritur gjithë këtë shfytyrim të shqiptarëve, të lumtur e të gëzuar pa masë vetëm po i fërkojne duartë.
Dhe po çuditeni , pastaj , pse Otto von Bismarck ne Kongres te Belinit 1878., kur e pyesin: “Çka të bëjmë me shqiptarët” , ai ndalet pak dhe i afrohet personit ngat vehtes dhe e pyt, me zë të ulët: “Kush janë ata?”
Se keni qenë pjesë e Perandorisë Osmane, u jeni dorëzuar turqëve pas vdekjes së Gjergj Kastriotit. E kështu me radhë turqit ia dorëzojnë Serbisë Kosovën dhe Sanxhakun. E ju nisjani pastaj vajtimit: “Ooo, ne të shkretët, shih se çka na bënë “fuqitë e mëdha”, ndërsa ne “jemi kombi më i lashtë këtu.”
Kombi “më i lashtë” që edhe në vitin 2020/2021 e lejon Turqinë neoosmane që t’ia nisë ndërtimit të xhamisë stërmadhe në Prishtinë, më të madhes në Ballkan tashpërtash, ku afër 40 milionë euro i jep “gratis” para të taksapaguesve turq përmes Dyianetit, paraktikisht vet Qeveria e Turqisë.
Po a? Ju qenkeni pasardhësit e pellazgëve dhe ilirëve, a? Ju që po islamizoheni Sot?Vazhdoni mandej me vajtimet monotone, me të cilat gurin e drunin mundeni “me e shti në gjynah” , me vajtimet e në manire: “O Insh’Allah, Allahi na bon çaren!”.
E për Gjergj Kastriotin, tjetri thotë: “Allahi e marroftë se ai serb ka qenë …!”. Vazhdoni , veç vazhdoni, se ai “allahu i juj” nime ua ka ba dhe po ua bënë çaren, ashtu siç e meritoni. Dhe mos të gaboi dikush e me thanë: “Por, Tuqia ishte shteti i parë që na e njohu pavarësinë!”. Ka qenë marrëveshje në mes amerikanëve që erdhën me ju shpëtue, marrëveshje e amerikanëve dhe e turqëve , që Turqia me ju njoftë si shtet e para, e që i bie: “Po, pranojmë që Kosova të jetë shtet”, por kuptohet se kërkuan prej amerikanëve diçka. E mandej, Amerika e njohu Kosovën e dyta, e njohu shtetin e Kosovës.
Sa e njohu SHBA Kosovën, ju përsëri me turqit … Thuajse do të guxonte Turqia ta njihte Kosovën pa urdhërin e SHBA-ve. E vjen turku Erdogan pastaj dhe n’midis të Kosovës, në Prizren e historisë Shqiptare ku thotë: “Turqia është Kosovë, e Kosova është Turqi”.
Shpërthejnë duartrokitjet dhe brohoritjet e gëzimit. Duartrokiti , aq sa mundi, Hashim Thaçi, kurse Edi Rama buzëqeshet …!

Në midis Kosovës Erdogani thotë: “Kosova është Turqi!”.
Edhe Serbia thoshte dhe thotë ende se “Kosova është Serbi!”

Milosheviq-i në Gazimestan, kur Kosovën e pati shndërruar plotësisht në Serbi …
E pse mos me thanë serbi, ana e brendshme e çorapes së turqëve: “Kosova është Serbi?!” Eshtë e njejta gjë. Turqi. Serbi … E njejta çorapë që mund ta mbathësh mbarë e mbrapsht!
Athua, “Kur do te mbusheni me mend …?”
Dhe a do të mbusheni mend ndonjëherë Ju Shqiptarët ?
Nuk është ky Fonomen tek ju që jeni të mbushun apo të zbrazët (bosh) nga mendja. Jo! Ju jeni gjumashët (të fjetunit) e Heraklitit!
Ose si me tha ndryshe , mua, më 1991 një person i njohur në qarqet politike dhe filozofike kroate, I.S., më tha: “Këta t’uajt assesi nuk duan të lindin. Fëmiut në barkun e Nanës i vjen koha e lindjes pas 9 muajsh për me dalë përjashta në jetë nga mitra, për me lindë nga barku i Nanës …”
E shqiptarët kanë mbetur në atë “kanal”, nuk duan assesi me lindë, refuzojnë të Lindin si komb …!?”.

“Babën e mbaj mend pak. Kam qenë trevjeçar kur ai ka vdekë. Ai ka qenë 51 vjeç. Ka vdekë nga kanceri në lukth. Në Shkup, pasi që e kanë operu’, mjekët i kanë thënë vëllait tim të madh, Fazliut, se baba i ka edhe pak muaj jetë. Kur erdhi në shtëpi, në kullë, sot objekt i trashëgimisë kulturore, lëngonte në shtrat dhe unë hyja nganjëherë aty, në dhomën e tij. Ai donte të më merrte pranë vetes për përqafim, e unë largohesha. E di një moment, ishte mbrëmje, iu bëra merak në pullat e një xhamadani të zi. Atëherë fëmijët kanë luajtë shumë me pulla. Ia lavdova ato pulla dhe më kujtohet që ai e mori një brisk dhe i këputi të gjitha pullat e m’i dha. Kur zbriste nga kulla, duke kaluar oborrit m’i lëmonte flokët. E mbaj mend, po ashtu, se kur ka vdekë, të gjithë kanë qenë në vaje. Hallat më kanë thirrë me e përqafu’ për herën e fundit dhe më pas më kujtohet se si njerëzit morën udhën kah varrezat. Krejt rrugica, prej kullës e deri në kthesën e parë, ishte e mbushur me njerëz, kryesisht me plisa të bardhë. Ishte shkurti i vitit 1959.”
Lotët e parë dhe të vetmit gjatë kësaj interviste, shkrimtari Xhevat Syla i derdh në këtë pjesë, kur e kujton Hazir Ukë Sylën, babain e tij. Vetëm ata që janë rritur pa baba e kuptojnë mirë dhimbjen që edhe sot, një burrë në dekadën e gjashtë të jetës së tij, e përjeton dhe rezonon kur flet për familjen e tij, për një territor ku jeta do të ishte më e pamëshirshme. Pos Xhevat Sylës, të cilin unë e quaj axha Xhevat, prej respektit, por më shumë prej dashurisë dhe njohjes që e kemi prej vitesh, edhe një motër e tij atëherë gjashtë-muajshe do të jetonte po ashtu pa kujtuar asgjë prej figurës së babait. Fjalët e mira që ai thotë se i ka dëgjuar tërë jetën për babain e tij, për atë punëtor të madh që e krijoi një familje të fuqishme dhe mbajti stoik një kullë në Istog, e kanë ushqyer që ai të jetë gjatë gjithë jetës një njeri i përmbajtur, me edukatë, i kujdesshëm deri në detaje.

Xhevat Syla, pa pritesë, trishtimin dhe dhimbjen e ka kthyer gjithmonë në poezi, në vjershë. Sot, Syla është një prej shkrimtarëve të rrallë ende gjallë që shkruan e kultivon letërsi për fëmijë. Ai është një prej vrapuesve më të mirë në maratonën e shkrimtarëve të cilët më të vegjëlve iu dhanë plot libra e personazhe, për t’u rritur më bukur e më hareshëm. Disa shkrimtarë i mori sëmundja, e disave thjesht u përfundoi ora e jetës, por sot Xhevat Sylës i mungojnë shokët e tij të botës letrare: Vehbi Kikaj, Agim Deva, Qamil Batalli, Rifat Kukaj, Teki Dërvishi, Arif Demolli, Ymer Elshani, Abdullah Konushevci, Rrahman Dedaj, Gani Xhafolli, Hasan Hasani, Zejnullah Halili, Odhise Grillo, Bedri Dedja, Skënder Hasko e të tjerë. Vazhdimisht më tregon sa shumë ndihet i varfëruar pa këta njerëz, pa takimet me ta, të cilat nuk janë të njëjta si takimet me njerëzit që nuk janë poetë, shkrimtarë.

*
Xhevat Syla ka vite që shkruan letërsi për fëmijë e të rinj, anipse e ka provuar veten edhe në letërsinë për të rritur, por duket se gjithmonë më shumë është pëlqyer për elegancën që e ka sjellë me poezitë për fëmijë. Fëmijëria është periudhë që gjithmonë të mbetet në kujtesë, thotë ai, dhe kohë e cila të shoqëron gjatë gjithë jetës.
“Nuk e kam pasë fëmijërinë as të rëndë, e as të lehtë. Kemi qenë familje e madhe, me tetë fëmijë, katër motra e katër vëllezër. Unë, si djali më i vogël, e kam gëzu’ kujdesin dhe dashurinë e të gjithëve. Ndoshta edhe për faktin se kisha mbetë i ri pa babë, edhe kam qenë i rrethuar me shumë dashuri. Më së shumti më kanë gëzuar ardhjet e vëllaut Fazliut nga Prishtina, si dhe rastet kur ai, si nxënës i fillores, më merrte tek ai në Prishtinë. Jam lindur e rritur në Istog. Kur isha 7 vjeç e disa muaj u regjistrova në shkollë, pra isha bukur i pjekur për moshën, dhe e gjeta veten shumë mirë në rrethin shkollor. Në Istog e kemi pasur një shtëpi të madhe, një kullë prej guri, tre katëshe, në të cilën një kohë kemi jetu’ me axhën por më vonë ai u nda nga ne, meqë mendonte të shkonte në Turqi, ku i kishte miqtë e tij, krejt të afërmit e gruas, të cilët ishin shpërngulur atje kur pushteti serb ua kishte hapur dyert dhe ua kishte krijuar situatën të merrnin atë udhë. Ai qëndroi një kohë të shkurtër në Stamboll dhe erdhi për të mos u kthyer më kurrë atje.Nuk i kishte pëlqyer fare jeta në Turqi.”
Ngacmimin e parë për të shkruar, Xhevat Syla e pati si 10 vjeçar, në klasën e tretë të fillores. Vjersha e parë e kishte për personazh lejlekun, ky shpend që do ta frymëzonte axhën Xhevat të shkruante e të çlironte nga vetja një mbushje emocionesh.

“Ishte syri i pranverës, fillimi i stinës. Jo larg shtëpisë në Istog, kanë qenë disa lisa. Aty, në ata lisa, pikërisht në majat e tyre disa lejlekë kishin ndërtuar çerdhet. Atë ditë moti ishte i ngrohtë, e unë tek shihja këto pamje, u mbusha disi, e pata një ngacmim për të shkruar. Shkrova një vjershë për lejlekun. Vjersha më pëlqeu dhe ua lexova familjarëve, të cilëve po ashtu u pëlqeu. Vëllau i madh, Fazli Syla, erdhi nga Prishtina, ku ishte profesor dhe u mahnit me atë poezi. Më pas, ai ma dha atë që unë e quaj kushtimisht mësimin e parë nga teoria e letërsisë: më tregoi si shkruhet vjersha, si vargnohet, si rimohen vargjet, si përdoret figuraciomi, metrika dhe mjetet e tjera, duke m’i marrë shembuj rilindësit, por edhe Migjenin. Nuk e kam harruar kurrë atë mësim. Vëllau, pa më thënë gjë, ma mori poezinë me vete. Një pasdite, në Istog, vëllau tjetër, Xhaferi, katër vjet para meje, kthehet nga shkolla me revistën “Shëndeti” në dorë, e cila e ka pasë edhe faqen e fëmijëve në fund, ku botoheshin krijime letrare të fillestarëve. Aty ishte botuar poezia ime për lejlekun. Shpesh e mendoj edhe sot se si nuk më është hapur koka prej gëzimit kur pashë vjershën time të botuar. Ishte një gëzim i papërshkrueshëm. Dola t’ua tregoj edhe në kojshi, edhe te fëmijët e axhës. Kjo ishte një shtytje për mua që të vazhdoj të shkruaj. Më pas nisa të botoja vjershat edhe në “Pioneri”, edhe te “Rilindja” e të “Zëri i rinisë” – te faqet e fëmijëve, botoja edhe në revistat për fëmijë që dilnin në Shkup (Gëzimi, Fatosi), e madje edhe ne “Flakën e vëllazërimit”, ku u bëra i rregullt me shkrime, me vjersha, por edhe me tregime. Në qytezën e Istogut, që i vogël njihesha si njëfarë shkrimtari” vazhdon e më rrëfen shkrimtari Xhevat Syla.
Prej të gjithë familjarëve, Xhevat Syla më shpesh përmend vëllaun, Fazli Sylën, si dhe nënën e tij, Fatimen. Kjo dyshe duket se e ka ndihmuar atë në vazhdimin e lëvrimit të letërsisë, anipse Xhevati do të rritej me një shpirt artistik, i cili do ta përplaste nga një fushë e artit në tjetrën.
“Vëllau i madh, Fazliu, i cili ndërroi jetë para pak muajsh, ka qenë profesor i letërsisë, intelektual, por është kujdesë për neve shumë. Unë kur kam lindur, ai veç ka qenë duke jetuar në Prishtinë. Më ka sjellë libra vazhdimisht. Librat i kam pasë një dashuri të madhe. Ka pasur një shkrim të bukur, sidomos kur shkruante me stilografin e tij Pelikan. Që në fëmijëri jam përpjekur t’ia imitoj shkrimin. Nana ka qenë një mrekulli, një njeri shumë i urtë, shumë e dashur. Nuk mbaj mend ta kem hidhëruar ndonjëherë. Ka qenë amvise, por ka qenë një rrëfyese e mrekullueshme e përrallave, e këtë e ka reflektuar më pas edhe tek unë. I dëgjoja me vëmendje përrallat dhe më pas edhe unë vetë u bëra një tregues i përrallave. Prej nanës i kam mësu’ edhe shkronjat e para. Nana e ka shfrytëzu’ atë dhunti me rrëfy’ përralla për me na qetësu, me na mbajtë afër vetes. Nana, me origjinë nga Jabllanica e Vogël e Pejës, ka qenë dominantja në shpërthimin tim, në frymëzimet e mia. Kur i përfundoja vjershat, asaj ia tregoja të parës dhe merrja një vlerësim nga ajo, por edhe e dija që shpirti i saj shkrihej nga gëzimi duke i dëgjuar apo kur i shihte vjershat të botuara. Ka qenë nxitëse e madhe dhe besoj zemra e saj bëhej mal prej lumturisë kur më shihte duke shkruar e duke u formuar. Na ka rritë me shumë durim e dashuri. Kam qenë 40 vjeçar kur më ka vdekë nana, e jam mërzitë si t’isha 4 vjeç. Ka qenë personi që ndoshta më së shumti e kam dashtë në jetë” vazhdon Xhevat Syla.
NËNA
Tik-tak i zemrës të është,
Mendje që t’ndjek në çdo hap,
Nëna është zemër e shtëpisë –
Mall që djeg kur je larg.
Sa këngë poetët i kënduan,
Po cili varg ia zë dashurinë?
Fjalë s’ka as figurë që shpreh
Zemrën që për ty drithërin.

Xhevat Syla, shkrimtari që librin e parë e botoi si maturant, deri sot ka publikuar gjashtë libra me studime për letërsinë për fëmijë, rreth tetë libra me krijimtari letrare, një libër me tregime, ndërsa është laureat i disa çmimeve të cilat e kanë njohur kontributin e tij në letërsinë për fëmijë, jo vetëm si shkrimtar por edhe si profesor e studiues i thuktë i saj. Në Panairin e Librit në Tiranë, në një prej edicioneve, ai mori çmimin shkrimtar i vitit në letërsinë për fëmijë, ndërsa në Kosovë e pranoi çmimin ‘Ymer Elshani’.
“Syri i pranverës”, “Hyrje në vjeshtë”, “Zilja e fëmijërisë” – tregime për fëmijë, “Mbreti nga Qerreti”, “Vel vjeshte”, “Arti i porosisë: vepra letrare e Vehbi Kikajt”, “Kuvendim poetik”, “Vjersha e humbur”, “Harmonika e Atdheut – Poezia e Xhevat Beqarajt”, “Universi i mirësisë” – jeta dhe vepra letrare e Ymer Elshanit – janë këta vetëm disa prej titujve që mbajnë vulën e dorës së Xhevat Sylës, shkrimtarit i cili për më tepër edhe doktoroi e magjistroi në fushën e letërsisë për fëmijë.
VEL VJESHTE
Sapo vilen pemët,
Gjethet i rrok mërzia:
Zverdhen, nxihen, bien
Lagshtës nëpër bar;
Fryn murrlan i egër,
Fushat – si tepsia;
Pyllit dalin n’gjah
Gjahtar’t me zagarë…
Vjeshta ecën fushës,
Bryma i prin n’çdo hap;
Lulet zënë murr’tisen –
Humbin aq shumë ngjyra,
Drunjtë i jepen gjumit,
Mjegullat kthehen prapë,
Me velin e vjeshtës
Vishet gjithë natyra.
Xhevat Syla ishte djalosh i ri plot jetë. Dikur, si fëmijë, kishte një zë të mirë, dhe për një kohë edhe këndonte sidomos kur gjendej në bahçen e shtëpisë. Këndonte këngë të repertorit që asokohe vinte prej Radio Prishtinës. Ato këngë, Syla i dinte përmendsh, dhe bile dikur mendonte se do të bëhej këngëtar. Në periudhë puberteti, zëri i poetit do të trashej shumë, ndaj më bukur dhe më qartë do të shprehej në letërsi sesa në këngë.
Shtojmë këtu edhe artin figurativ, të cilin shkrimtari për fëmijë edhe sot shpesh e praktikon. Ai thotë se rrethanat e jetës dhe të punës u servuan të tilla, se përndryshe ai do të donte t’i vijonte studimet edhe në pikturë, krahas letërsisë.
“Provohesha si i vogël në vizatime, ka qenë portreti i Skënderbeut të cilin e pata realizu’ në disa forma. Po flasim për kohën rreth viteve 1967-69, atëherë i pata vizatu’ edhe Marksin, Engelsin e Leninin, por edhe portrete të të afërmëve të mi. Potretet i doja shumë, por edhe peizazhet. Kam qenë më i dobët në punën me ngjyra. Ka ndodhë që në një orë të artit figurativ, profesori e ka marrë punimin tim dhe e ka treguar si shembull se qysh vizatohet, e në orën tjetër e ka marrë si shembull se qysh nuk duhet ngjyrosur. Më vonë, me ndihmën e mësimdhënësit të artit, e mësova më mirë ngjyrosjen, planin e parë, të dytë, u bëra piktor më i mirë. Kam pasë shumë piktura, dy më janë djegë gjatë luftës në Istog, sepse nuk i pata marrë me vete meqë iu pëlqenin atyre që ngelën të jetojnë aty” tregon Xhevat Syla.
Në qiellin artistik të Xhevat Sylës, mes reve të tjera, njëra do të pikonte më shumë. Shoqe kishte, por reja e letërsisë gjithmonë ishte më e fortë, më kaltëroshe, dallohej.
Për letërsinë për fëmijë, Xhevat Syla thotë se është fusha ku janë fillimet e të gjithë shkrimtarëve, paçka se dikush largohet e dikush ngel brenda saj.
“Janë të paktë shkrimtarët që kanë mbetë përjetshëm të përkushtuar vetëm krijimtarisë në letërsinë për fëmijë, por ndoshta mund të themi që ata janë edhe më të mirët. Ymer Elshani ka shkruar vetëm poezi për fëmijë, Xhevat Beqaraj nuk ka shkruar madje as tregime e as roman, është i mrekullueshëm vetëm në poezi. Agim Deva është provuar edhe në poezinë për të rritur, edhe në roman, por vokacion kryesor e ka pasë poezinë për fëmijë. Vehbi Kikaj, po ashtu është marrë vetëm me letërsi për fëmijë, ku ka shkëlqyer. Po ashtu Abdullah Thaçi e të tjerë. Edhe te unë, pak a shumë e njëjta situatë. Jam provuar me libra dhe me shkrime në periodikun letrar edhe me tregime e me poezi për të rritur, por më ka mbetë gjithmonë e fuqishme dashuria për letërsinë për fëmijë, përkatësisht për poezinë për fëmijë”, pohon Xhevat Syla.
*
Tre fëmijët e shkrimtarit Xhevat Syla kanë qenë gjithmonë një oqean ku vetë ai, poeti, ka pirë ujë dhe ka marrë jetë e forcë për të shkruar. Dafina, vajza e vogël e shkrimtarit, shkruan po ashtu, i pëlqen edhe t’i interpretojë krijimet e penës së saj.
“Të kesh baba shkrimtar dhe të rritesh në frymën e artistit, padyshim që është fat për mua. Pse fat? Sepse, qysh në fëmijëri krijon bazën e perceptimit të botës me ngjyra, të zhvillimit më tepër të anës emocionale, pastaj të mësimit të drejtshkrimit, pasionit për të lexuar dhe eksploruar në vazhdimësi gjëra, gjithnjë duke pasur në vete versionin më të mirë, para së gjithash, atë të të qenit njeri.” më thotë Dafina.
“Si fëmijë mbaj mend përrallën “Kësulëkuqja”. Babi, sapo kthehej nga puna, më rrëmbente me përqafime, me shumë ngrohtësi, pa përtesë, çdo ditë, duke ma rrëfyer përrallën më të dashur për mua me aq mjeshtëri, më krijonte ndjesinë vizuale me protagonistët e përrallës, më të qartë se sa të një filmi vizatimor” thotë ajo.
Dafina i ka dedikuar babait të saj një poezi, me aq sa mund të portretizohet një baba plot sakrifica, të shprehet në disa rreshta.
BAB’,
Ti Bab’ ke emër,
je oqean i thellë i intelektit
rrallë kush si ti
mund të shikojë me sytë e Detit.
Modest nga natyra,
human nga shpirti
me tipare artisti.
Jo vetëm poet,
me një gamë të gjerë të dijes dhe shkrimit,
krenare t’i përjetoj
meritat e tua të ngadhënjimit.
Je forca ime, fjala ime e parë,
ndonjëherë kur të kam zhgënjyer kam qarë.
Dafina,
tani nuk është lule që qan,
ajo buzëqesh kur ti buzëqesh.
E lumtur që të kam në jetë,
të përballoj çdo sfidë që mund të më presë.
Nuk dua t’ia dal vetë,
ti je një Baba i vertetë.
Më edukove të jem e sinqertë, modeste,
të respektoj tjetrin,
por kjo botë e egër si duket
ka humbur sensin.
Se fëmijët e shkrimtarit janë ndikuar shumë prej tij, tregon edhe Blerta Syla Surroi, vajza tjetër e shkrimtarit. Ajo është motra e madhe e Dafinës dhe Mirakut. Poezi, vjersha, frymëzuar prej të treve, Xhevat Syla ka shkruar me bollëk.
“Babi, duke pasur pasione të ndryshme, ka ndikuar shumë në rritjen dhe formimin tim si artiste. Kishte talent edhe për vizatim, edhe për aktrim. Ka disa fotografi me kostume të ndryshme, i transformuar plotësisht në role, e unë si fëmijë shpesh i shikoja dhe humbesha në fantazi e imagjinatë. Duke pasur babi këtë pasion, ne ishim vizitorë të rregullt të teatrit dhe të galerisë së arteve” rrëfen Blerta kur flasim për babain e saj, shkrimtarin e vargjeve të njoma për fëmijë, Xhevat Sylën.
“Si fëmijë, kisha fatin e mirë që të mos ngarendja për kërkimin e lektyrave shkollore, i kisha të gjitha në shtëpi. Në shtëpinë tonë të vogël e të stërmbushur me libra, shpesh duhej hequr libra që gjendeshin edhe mbi tavolinën e bukës, për t’iu bërë vend pjatave me ushqim. Falë babit, jo vetëm librat për fëmijë por edhe autorët e tyre i njihja nga afër. Një nga librat e tij që më lidh emocionalisht është “Mbreti nga Qerreti”. Është një libër me poezi, i shkruar me shumë dashuri për nipat e tij. Pas jo shumë viteve, Deti, nipi i madh, shihet se ka pasion leximin e shkrimin. Ai është vetëm 9 vjeç, por diskutimi i tyre për gramatikën e stilistikën është i jashtëzakonshëm” përfundon Blerta.


“Unë nuk kam mundur t`i shpëtoj dashurisë për fëmijët e mi, dhe kam shumë poezi edhe për Mirakun, edhe për Blertën, edhe për Dafinën. Jam martuar bukur i ri dhe fëmijët kanë ardhë në jetë bukur herët, unë jam përpjekë me u kujdesë edhe për zhvillimin e tyre, sado që ata i kanë marrë rrugët dhe drejtimet e jetës. Më kujtohet, për shembull, djalin, Mirakun, kur e pashë në festën e Abetares, më erdhi frymëzimi për vjershën “Mirakut në Festën e Abetares”. Në një poezi tjetër, e krahasoj veten me kangurin i cili e mban në gji fëmiun e vet, dhe unë e kam ndje nevojën të jem si kanguri që nuk e largon nga gjiri asnjëherë krijesën e tij” më thotë Xhevat Syla.
MIRAKUT NË FESTËN E ABETARES
Ti, Miri, i mësove shkronjat,
Mbarimin e Abetares feston.
Kuptim tjetër t’kanë tash lojërat,
Jeta derte të tjera t’dikton.
Kokën – si çantën me libra,
Gjithnjë e më plot do ta kesh;
Me nxënie në t’jetës mynxyra
Më i fortë përditë do të jesh.

“Askund nuk jam ndi ma mirë se në poezinë për fëmijë, dhe kjo dashuri më ka bërë që të merrem edhe me studimin e saj. Letërsia për fëmijë i ka specifikat e veta, duhet kujdes, duhet të merret parasysh se i dedikohet një grupmoshe që ka një shkallë të caktuar të zhvillimit intelektual, ka nevojë të kënaqet por edhe të mësojë dhe të edukohet. Kohëve të fundit është edhe poezia, përkatësisht letërsa për moshën adoleshente, e cila po ashtu i ka kërkesat specifike.”
Xhevat Syla është njëri prej shkrimtarëve që e ka organizuar dhe mbajtur gjallë Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë, i cili që prej vitit 2000 e deri sot ka udhëtuar në tërë Kosovën, për të qenë më afër fëmijëve, me emrat e poetëve më të dashur për fëmijët e Kosovës.

“Karvanin e ka nisë Agim Deva në vitin 2000, dhe natyrisht që ne të gjithë iu bashkuam në këtë ide. Me të, natën e ditën jemi shoqëru’, i kam ndihmuar shumë në organizim. Agimi na la në vitin 2009 dhe meqë ai ka dashtë që Karvani me vazhdu’ ngase ishte mirëpritur aq mirë nga fëmijët dhe jo vetëm ata, unë i mora përsipër punët e organizimit. Fati i keq bëri që një pjesë e shkrimtarëve të Karvanit të na lënë, dhe jam varfëru’ edhe unë, por edhe letërsia për fëmijë me ikjen e tyre” tregon Syla. Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë çdo vit udhëton drejt shkollave fillore për të dhuruar libra, por edhe për t’i përqafuar më të vegjlit, për t’i inkurajuar talentet e reja për krijimtari. Një numër i konsiderueshëm i gjeneratave në Kosovë në një moment a tjetrin janë gjendur para këtij Karvani dhe shkrimtarëve që me shumë zell e me pafajësi fëmiu nuk hezitonin të rrugëtonin kilometrat e Kosovës po edhe në trevat e tjera shqiptare për të qenë më afër e për të mbjellë te fëmijët e vegjël një kulturë leximi e dashurie për librin.
Syla, siç e shpjegoi edhe vajza e tij Blerta, si i ri në Istog ishte edhe aktor, kishte luajtur në disa shfaqje e drama.
“Te drama “Cuca e Maleve” e kam pasur rolin e priftit Don Marku, ka qenë rol jashtëzakonisht bukur i realizuar. Unë isha me flokë të gjata, të zeza, ka qenë mrekulli. Bartja e flokëve të gjata m’u lejua në shkollë vetëm për shkak të këtij roli. Mirëpo, sapo u dha shfaqja, të nesërmen drejtori i shkollës më ftoi në zyre, më uroi për rolin dhe më tha që menjëherë të shkoja te berberi për t’i shkurtuar flokët. Kisha po ashtu rolin kryesor në dramën e Fadil Paçramit “Lagjja e varfër”, por luajta edhe në drama të tjera. Njerëzit pas çdo shfaqjeje më këshillonin që të regjistrohesha për studime veç në aktrim, askund tjetër. Nuk shkova në aktrim, por e vazhdova jetën me letërsi dhe duke e sprovuar veten ndonjëherë rrallë edhe në art figurativ. Gjithmonë edhe kam lexuar shumë. Më kujtohet, në një rast, vëllau Fazliu m’i solli 10 libra në Istog dhe mes tyre ishte edhe romani “I huaji” i Albert Kamysë. Unë isha në klasën e pestë ose të gjashtë fillore dhe e lexova edhe atë libër. Librin e kam rilexu’ edhe dy herë gjatë jetës, por asnjëherë me kënaqësinë e atij leximi të parë. Personazhet dhe ngjarjet kanë ngelë në kujtesën time nga ai lexim, sado që librin e kam kuptuar më mirë më vonë” tregon Xhevat Syla.

Axha Xhevat më thotë të mos e harroj Vehbi Kikajn, një shkrimtar i mrekullueshëm, i cili vdiq i ri, 44 vjeçar, por i cili e nxiti shumë shkrimtarin në vitet e para të karrierës së tij. Madje, pikërisht Kikaj kishte qenë ai që i kishte thënë Sylës se ka ardhur koha të botonte edhe libër me poezi për fëmijë. I kishte thënë: tani ke botuar mjaft vjersha sa të bësh një libër.
Xhevat Syla ka ende plot vite para vetes, për të jetuar e për të shkruar e për të na sjellë më shumë libra. Kosovës, sot më shumë se kurrë i duhet letërsia për fëmijë, letërsia ndoshta si më shpëtimtarja e kësaj moshe të cilën shpesh e harrojmë ose e godasim keq, ne të rriturit.

Syla sot është profesor i letërsisë për fëmijë, me një tregim jetësor ku vijnë në pah “Rilindja”, revistat, redaktorët, dikur pak edhe politika, librat shkollorë në të cilët ai vazhdimisht e jep dijen e tij, shokët e shoqet e botës letrare, disa gjallë e disa në kujtime.
Në vitet 1975-1978 punoi kryetar i rinisë në komunën e Istogut, ku kontribuoi shumë në ngjalljen dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore. Në vitet 1979-1981 ka punuar kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re” dhe ka udhëheqë Komisionin për kulturë në rininë e Kosovës, ndërkaq në vitin 1982 ishte kryetar i rinisë së Kosovës. Që nga viti 1984 e deri në vitin 1998 punoi kryeredaktor i Entit të Teksteve dhe të Mjeteve Mësimore të Kosovës, ndërsa tani punon redaktor në Shtëpinë botuese Libri shkollor dhe është profesor universiteti.
Si gjithmonë, në fund duhet shijuar vetëm mendja e shkrimtarit dhe vjershat e tij, për neve që jemi fatlumë t’i lexojmë e shijojmë këto krijime.
(Ky tekst është botuar me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe subvencioneve kulturore vjetore nga kjo Komunë)

Bajram Sefaj, shkrimtar
“Vel vjeshte”, përmbledhje poezish për fëmijë e autorit Xhevat Syla. E botoi Libri shkollor, Prishtinë – 2009.
Kënaqësi leximi, rilexim nostalgjik
Poezi që të pushton!
Nuk mund të mohohet se ishte krejt i pa ndikim (i pa influencë) vendimi i gjykatës përkatëse, ngre nga organizatorët e Panairit tradicional të librit, edicionit të tij të dymbëdhjetë që (le të përkujtojmë) u zhvillua në Tiranë, prej datës dymbëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë të muajit nëntor të këtij viti, kur midis veprave të shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë të publikuara në interval kohe midis dy panaireve, juria e të urtëve, pra, veçoi dhe me çmimi gjegjës nderoi pikërisht këtë vepër me të re të Xhevat Sylës. Por edhe të mos ishte ky shpërblim, edhe po të mos i kishim të njohura fjalët e motivacionit të jurisë që ia ndau shpërblimin, është shumë e vërtetë se, vështirë se do të mund ndodhte (jo në asnjë mënyrë nuk mund të ndodhte) që të kapërcehet pa u lexuar “Vel vjeshte”, pa u lexuar ky libër i mirë dhe tejet i realizuar i krijuesit të vyer, jo vetëm për fëmijë, Xhevat Syla.
Kureshtja (“Mësuese e dashur/ të t’them më duhet:/ Fjala kureshtje/ Me rr nuk shkruhet/), për të lexuar këtë vëllim poezish grishet që në titullin e tij “Vel vjeshte”.Por, kjo “pëlhurë e tejdukshme” nuk mbulon vetëm motive me vjeshtë. Të gjitha shtatëdhjetë e katër poezitë e përmbledhura, si të mbështjella në shami me qëndisma prej xhevahiresh, janë interesante, si tema, si motive (me diell) si realizime të spikatura..
Por, midis atij veli bakllavaje, midis kapakëve të këtij vëllimi serioz, lexuesi nazik, mund të gjejë edhe me të ëmblat midis tyre. Le të veçohen vetëm disa nga ato, ndonëse është punë e vështirë kjo, kur të gjitha, pa përjashtim, të gjitha janë të shkëlqyera, janë fruta të ëmbël të një peme, si magjike të ishte. Vargje antologjike dhe perla ndër perla të poezisë për fëmijë, të këtij autori të dëshmuar dhe tashmë të njohur në tërë hapësirën etnike shqiptare, mbëltohen gjithandej prandaj edhe mund të gjenden duke filluar nga cikli i parë kur “Gjethet e i rrok mërzia”, ose (ç’do të bënim?) “Sikur mos të ishin numrat”, apo atëherë kur “Zemra që për ty drithërin” , mbase kur gjendemi në “Çerdhe ku çel dashuria apo pak gramatikë” – (Unë ulem në bankën e parë/, Ti ulesh në bankën pas meje/, Ai ulet në bankën e fundit/, Ajo rri në një bankë pas teje/, Ne të gjithë kemi përpara mësuesen/, – Ju na thotë, – jeni ardhmëria/ Ata që na i hapën shkollat e dinin/, Ato janë çerdhe ku çel dashuria/), për të ardhur deri të “Plagë që duhet shëruar”, kur dimë se “Atdheu është vetë dashuria” – (Atdheu është lisi, guri, hëna, dielli në qafëmali…/Atdheu është vetë dashuria/ që vasha ia fal një djali/).
Jo vetëm në një, veç e veç, por që në të gjithë gjashtë ciklet e lartë shënuar që sajojnë këtë libër poezish, shfaqet një mozaik temash, ngjarjesh historike, personalitetesh historike; aty është nena, “Gjyshja ime Perl Bak” – (Sikur të kishte ditur shkrim-leximin,/ Ah, sikur shkronjat t’i dinte gjyshja ime,/ Do të ishte, së paku, një Perl Bak/, Po, po asgjë më pak!/”). Aty është Viti i Ri, biblioteka e mendjes, Laka, Kopshti Miraku, Miri, Rita, Nita, Lena, Liza, Mona Liza e dytë, Venlindja, Skendërbeu, Prishtina, Shtëpia e djegur, Shtëpa e re, Shqipëria, Kosova, Dëshmori, Pavarësia, Guraja, Cuca e pavarësisë dhe – Zejnullah Halili, Odhise Grilo, Rifat Kukaj, Qamil Batalli, Agim Deva… Shkrimtrët për fëmijë shokë miq të penës, mendjes dhe të vargut poetik për femja, të autorit, Plagë që duhet shëruar.”Fëmijë, të dashur fëmijë, / Gjithë ajo që shkruajmë për ju, / Në bendi ka – dashuri”.
Ky shkrim i vocërr mbërthye në mbresë të thellë nuk kishte tjetër qëllim pos të ndahet gëzimi me ata lexues që akoma nuk e kanë lexuar këtë përmbledhje e pastaj, pastaj të ndahet edhe kënaqësia me ta, mbasi ta kenë lexuar!
VEL VJESHTE
Sapo vilen pemët,
Gjethet i rrok mërzia:
Zverdhen, nxihen, bien
Lagshtës nëpër bar;
Fryn murrlan i egër,
Fushat – si tepsia;
Pyllit dalin n’gjah
Gjahtar’t me zagarë…
Vjeshta ecën fushës,
Bryma i prin n’çdo hap;
Lulet zënë murr’tisen –
Humbin aq shumë ngjyra,
Drunjtë i jepen gjumit,
Mjegullat kthehen prapë,
Me velin e vjeshtës
Vishet gjithë natyra.
__________
À Gaillard, le 09 decémbre 2009