Kreu Blog Faqe 1452

O shqiptarë! Jeni të dënuar të bëni zgjedhje, Robërinë apo Lirinë

0
Aurel Dasareti, specialist i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA
Çfarë të keqe ka shqiptaria kur ne arrijmë të krijojmë sharlatanë të tillë si klouni nudist dhe t’i adhurojmë?
Është armiku i përbashkët i kombit tonë, ata egërsira barbare që ndaj nesh kanë kryer shumë masakra dhe gjenocide, që ngjallin mendimet e vdekjes dhe tmerrit, të vrasjeve groteske e të frikshme, që me të vërtetë mund të na mësojnë: Të ndërgjegjësohemi, të praktikojmë solidaritet dhe atdhedashuri, dhembshuri dhe tolerancë vëllazërore, lidhjen e ngushtë mes nesh kudo që gjendemi – vëllezërve dhe motrave të një gjaku e të një gjuhe, bashkimin e fortë dhe të pandashëm, unitetin e pathyeshëm kombëtar.

Tradhtari i stërzgjatur e ka thirrë për vizitë «pune» në Tiranë çetnikun Vuçiç dhe atë lepurin e FYROM-it, që ta vizatojnë «Ballkanin e hapur». 

Bashkojuni Protestave Kombëtare në Tiranë, pavarësisht se cila parti politike i organizon, pavarësisht përkatësisë partiake apo mbështetës të tyre. 
 
Aureli
_________

I dashur Aurel,

Kjo është Thirrje-Pamflet, drejtuar gjithë shqiptarëve me vetëdije të lartë kombëtare, për t’u ngritur më këmbë dhe për ta shporrur Ramën një herë e mirë  nga skena politike, sepse, ashtu si kryetradhtari Enver Hoxha në vitet 1945-1948, kur, faktikisht, vendin tonë e pati shndërruar  në kololni të serbosllavizmit, edhe kryetradhtari Rama po kërkon të realizojë të  njëjtën  gjë. Aq më tepër që ka tetë vjet që po e shpopullon Shqipërinë me ritme të frikshme.
Eshref Ymeri
Kaliforni, 19 dhjetor 2021
___________

Përshëndetje i dashur z Eshref,

Si gjithmonë letrat e Tua, atdhetarit të pathyeshëm dhe intelektualit të shkëlqyeshëm, i  lexoj me dëshirën më të madhe. Kam mësuar shumë prej tyre…

Fatkeqësisht shqiptarët (një numër i konsiderueshëm) nuk janë njerëz serioz. Nëse nuk “ndryshojnë trurin” urgjentisht, që ta shohin se nga u vjen rreziku i vërtetë për jetën e tyre dhe të pasardhësve, shumë shpejt do të jenë një nga popujt që u zhdukën.  

Syri që sheh ndikon në atë që ndodh.

Përderisa kemi tradhtarë vendas, deri atëherë do të kemi zotërinj të huaj. Dhe, mbesim shërbëtorët e zotërinjve.  

PS: Një koleg nga Australia, ndryshe bashkënxënës në klasën e parë të shkollës fillore, më tha: “Aurel, pse je kaq i përkushtuar për Shqipërinë, një vend ku nuk ke lindur, nuk jeton dhe nuk ke të afërm?!” Përgjigja ime ishte se dashuria për kombin shqiptar dhe atdheun e gjyshërve të mi qëndron në gjenetikën time…

Shëndet të pashtershëm dhe respekt të veçantë për Ty.

Aurel Dasareti

Pavlera dhe vlera nuk janë Një!

0
Raif Gashi, shkrimtar, Prishtinë
Një analizë, ndashta pa analizim të pëlqyer por tejet evident në përditëshmërinë kombëtare, për disa vlersime në letërsi që vijnë, sa të pasakta aq më shumë neveritëse.
Të dëgjoshë duke thënë për një “poet-e” nga Kosova në Shqipëri, apo nga Shqipëria në Kosovë, se ky apo kjo poet-e është mbret-resh e poezisë, më qonë me vjell.
Nuk e di këta far vlerësuesish a lexojnë ndonjë libër ndonjëherë, apo vlersojnë vetëm nga pamja e poetit-es.
Neveritëse dhe skajmërisht është turp të quhet pavlera vlerë. Kjo po ndodh vetë te në shoqërinë shiptare.
Deri kur shtrohet pyetja do kënaqim të tjerët me gënjeshtra e veten e mbushim mashtrim duke thënë ja unë po i bëjë vlersim kritik këtij e atij ‘ poet-es”me vlera të larat, e që në realitet nuk ka asgjë të përbashkët me poezinë dhe poetikën, aq më pak me pjesët tjera të letërsisë.
Kështu nuk ngritet cilsia e letësisë, pra me të pa verteta, me mosdije, e më e keqja është se kaherë edhe paraja është bë cilësuese dhe vlerësuese e poetikës dhe letësisë në përgjithësi.
Këtu nuk është fjala për studiusit e mirëfillt të letësisë që mjerisht, e fatkeqësisht janë shumë pak.
Edhe përkundër cilësisë së tyre, ata nuk ftohën thua se askund në asnjë vend vlerësues.
Nuk mund të jetë vlerësues i asgjëje një politikan, e aq më pak për poetikën dhe letërsinë.
“Politikanët po të kishin lexuar nuk do të ishin bë politikan”.
E keqe tjetër janë daljet e librit pa kurrfar korrekture, lekturimi gjuhësor, e pjesës dermuese të librave u mungon redaktimi i mirëfillt dhe i drejt profesional, sepse këtu flet, korigjon, lekturon dhe redakton vetëm paraja.
Përkthim joprofesional i “poetikës”, nga ata që nuk duhet të ishin aty, por paraja këtu përseri është përkthyesja kryesore. Afrimi i poetikës dhe kulturës së një shoqërie në një shoqëri tjeter, përpos gjuhës duhët të ketë vlera të larta letrare.
Shoqërisë tjetër duhët të i afrohën vlerat e jo kermat, ato vlera duhët të zgjidhën nga grupe studiusish me vlera të larta të lëmisë gjegjëse, e jo nëpër mes ketyre sharllatanëve komercial t’ua afrojmë kërdinë poetike tjeterkujt, një pasqyrim jo të drejt, pra.
Pra, shqiptarët me këto sjellje po e gënjejnë botën me vlerat shqiptare, duke ju afruar llomin e letrave shqipe, edhe ashtu kur i shtohen pëkthimet skandaloze, kjo merr emerimin e krimit dhe kalon në vepër kriminale që duhët të i thuhet stop me ligj shtetror, një herë e përgjithmon.
Më ka ra të dëgjoj dhe të njoh shumë “poet-e” që besoj as alfabetin mirë nuk e dinë e le më të shkruajnë, për ndonjë maje letërsie, çfar kanë dëshirë të i cilësojnë të tjerët.
U bë autoudha për Shqipëri dhe turrë në takime, edhe ata për te ne në Kosovë, ftuar e paftuar, picillua e cullakue e drejt nëpër “revista letrare”, e takime të poetikës, thuase pa asnjë vlerë të letërsisë.
Për fund nëse nuk keni muzë poetike, nëse nuk keni shpirt poetik, nëse nuk jeni të lindur me gjenin e poetit-es mos i hyni kësaj zeje se le më që u bënët horë ju, por e bënët horë edhe letërsinë shqipe dhe në përgjithësi shkrimin si gjini e të bukurës.
Edhe ju që po ju bëni lavdin të keqes mosni se njësoj jeni mëkatar, pa marr parasysh sa e trashin xhepin apo …
Letërsia do vetëm lexim dhe shpirt të lindur për shkrim.
Shkruar nga Raif Gashi
Prishtinë, datë 19 dhjetor 2018

Dëshmi mbi autoktoninë shqiptare në regjionin e Moravës së Emërme, analizë librit të Feri Arifit

0

Ramadan Musliu* 

Në qasjen gjeohistorike ndaj vendbanimeve të regjionit të Moravës së Epërme, Feri Arifi, e vazhdon edhe me librin e ri që trajton disa vendbanime kufitare me këtë regjion: Begracën, Komogllavën, Mirosalën, Zllatarin, Sojevën dhe Pojatishtën. Autori me një metodologji tashmë, jo vetëm të përvetësuar, por edhe të avancuar më tutje, si një qasje individuale ndaj një problematike gjegjëse, vë nën optikën e vet gjeohistorike një areal të gjerë, fshatrat që kanë një shtrirje jo tipike, ato që si njësi administrative i takojnë komunës që ndahen nga regjioni i Moravës së Epërme, të cilit i takojnë gjeografikisht, gjykuar sipas rrjedhës së lumenjve që derdhën në lumin Morava. Disa prej këtyre fshatrave kanë pasur edhe funksione metastatike, duke ndikuar me popullatën e tyre, me pjesën që ka lëvizur, të krijohen vendbanime të reja nga popullata autoktone. Edhe në këtë studim autori bën një trajtim multidisiplinar, ku gërshetohen qasjet historiografike, gjeografike, onomastike, socio-politike, etnokulturore, etj. në mënyrë që objekti i trajtimit, vendbanimet përkatëse të vështrohen në shumë plane, por edhe në shumë perspektiva studimore. Feri Arifi, tashmë është dëshmuar si hulumtues tereni, si identifikues i shenjave të së kaluarës, objekteve të trashëgimisë: varrezave të vjetra e të reja, kishave dhe objekteve të tjera sakrale që nga më të vjetrat, ndodhitë historike, të mbetura ende gjallë në mbamendjen e popullatës, strukturën demografike të popullatës, etnike, numerike dhe kontinuitetin historik, por në të njëjtën kohë ai bën një evidentim të elementeve reale, konfiguracionin e trenit, duke identifikuar shenjat e hapësirës, toponiminë, hidrografinë, objektet arkitektonike, si kundër edhe aspektet e trashëgimisë shpirtërore, etj.

Me trajtimin e të kaluarës dhe të sotmes së këtyre vendbanimeve, autori sikur bën edhe një qasje kritike në raport me autorët e hershëm, duke reviduar një varg të tërë falsifikimesh. Përmes fakteve të gjetura dhe të identifikuara në terren vjen deri te konstatimet shumë interesante, çfarë janë ato mbi praninë e hershme shqiptare në këto troje si zotër të vetëm të kësaj hapësire, por që historiografia serbe dhe shkolla gjeoanatropologjike, e themeluar nga J. Cvijiq, normalisht e mbështetur mbi skemat nacional-historike, është munduar ta mohojë praninë e popullatës indigjene, shqiptarëve etnikë që nga periudha dardane e këndej, duke e lidhur territorin dardan me principatën tribale të Rashkës. Madje gjatë trajtimit të strukturës demografike të popullatës së këtyre trojeve autori merret drejtpërdrejtë me falsifikimet e akademikut serb, Atanasije Urosheviq, i cili në librin e tij të njohur “Gornja Morava i Izmornik-naselja i stanovništvo”, (1934), i cili synon të mohojë autoktonitetin e popullatës së këtyre viseve, ku pohon se janë të ardhur kryesisht nga territori i Lumës, përkatësisht me shumicë nga fshati Topojan i Lumës. Sistemin e vet të argumentacionit, me të cilin ai thyen një falsifikat të madh, është hulumtimi paralel dhe në tri rrafshe të problemit: 1) Gjenealogjia familjare e shqiptarëve dhe e “rajës” së deklaruar si serb. Autori përfundon se ndarja e tyre fillon në një pikë të njëjtë, aty ku ndërpritet gjenealogjia e shqiptarëve të besimit islam, tek i pari i tyre ortodoks, i cili ruan gjuhën, por ndërron fenë. Kurse te serbët trungu gjenealogjik ndërpritet tek i pari i tyre shqiptar ortodoks, i cili ruan fenë, por ndërron gjuhën, duke u asimiluar nga presioni religjioz, kryesisht bullgar, në etni sllave. Në identifikimin e kontinuitetit gjenealogjik hasen qëndrime të kundërta të të dy popullatave. Pohimet e të intervistuarve janë vetëm gojore. Shqiptarët, duke mbuluar gjurmët e trashëgimisë ortodokse, nga frika e lidhjeve të mundshme me serbët e tashëm, heqin dorë nga pjesa serbe nuk pranon më shumë pos që ekziston ajo lidhje dhe se me asimilimin përmes gjuhës së fesë ka përfunduar një proces. Termi i imponuar nga akademiku serb për shqiptarët e besimit islam, që kanë konvertuar nga ortodoksia, si “poarbanašeni srbi”, term që ka pësuar ndryshime, duke u shndërruar në term – etiketë, “arnautaši”, nuk është asgjë tjetër pos fshehje e elementit autokton shqiptar, shqiptarëve të konvertuar në islam nga ortodoksia që kanë banuar këto troje që nga parahistoria. Historiografia serbe, gjithnjë në shërbim të politikës, veçanërisht shkolla gjeonatropologjike, si derivat i shkollës nacional -historike serbe, të themeluar nga autori i Načertanies, Ilija Garashanin, një pjesë të madhe të shqiptarëve i ka trajtuar si “arnautaš”, pra kinse “serb të islamizuar”, kurse pjesa tjetër na qenka e ardhur, siç thonë ata, si një lum i dalë nga shtrati i tyre etnik e që ka nevojë për restrikcion, çështje që solli deri te zbrazja etnike e Kosovës.

Feri Arifi, nuk merret më shumë me problemin e arnautashëve sepse ai vetëm do të dëshmojë fakte, të gjejë elemente që japin një pasqyrë tjetër, atë të evidentimit të popullatës autoktone në të gjitha periudhat e historiografisë. Ai s’nguron që duhet lënë për qinterpretime të ardhshme, të cilën duhet ta bëjnë institucionet tona shkencore. 2. Si problem krucial, të cilit i jep zgjidhje shkencore është ai i antroponimisë pseudo-sllave, ngase çdo emër bilblik, me një shtresim të paktë sllav, trajtohej kinse me burimësi sllave e me këtë përjashtohej elementi autokton etnik shqiptar. Gjatë hulumtimit në teren, duke shikuar edhe praktikat e popujve të tjerë, por duke u mbështetur edhe në traditën kishtare kristiane të pagëzimit, identifikon emërtimin e dyfishtë të popullatës: emri kalendarik, që është emër i pagëzimit në kishë përmes ritualit përkatës, dhe emrin etnik, atë që e ka mbajtur tradicionalisht nëpër të gjitha periudhat e historisë. Emri kalendarik është përdorur në regjistrat, përkatësisht në defterët kadastralë kryesisht otomane dhe kriosobulat, të shpeshtën e rasteve të falsifikuara, në veçanti gjatë periudhës së vonshme sie stara Serbisë për sllavizmin e popullatës jo sllave. Të përkujtojmë se administrata e periudhës së sundimit otoman i ishte besuar kishës, praktike që është ndjekur deri vonë. Regjistrat krishtarë, kryesisht të hartuar nga priftërinjtë bullgar, për shkak se këto territore gjatë asaj periudhe i takonin juridiksionit kishtar bullgar, japin vetëm pasqyrën e emrave kalendarikë, ashtu siç ishin vënë gjatë pagëzimit, e jo emrat etnikë, ata që i përdornin në komunikimin e përditshëm. Kësaj i ndihmon edhe fakti se te këta mungon sufiksi karakteristik sllav me “ić” e “vić” emrave familjar. 3. Si çështje e argumentuar dhe e fiksuar gjatë hulumtimit e që ka peshë të pakontestueshme, është mungesa e varreve sllave, bullgare dhe serbe, në të gjitha fshatrat e hulumtuara. Të gjitha varret dhe mbishkrimet në gurët mbivarrorë janë të shekullit XX dhe pjesa më e madhe e periudhës pas kolonizimit. Për pasojë, nuk mund të ketë kisha serbe dhe përgjithësisht sllave në një hapësirë ku nuk ka sllavë. Madje, përfundon autori, të gjitha varret serbe të periudhës së kolonizimit janë vendosur në vendet e shenjta shqiptare, nëpër tumat dhe varrezat e vjetra ilire, duke bllokuar dhunshëm mundësinë e hulumtimit praktik të terrenit, të cilat sot janë të bllokuara qoftë si territore të mbrojtura dhe me status special pothuajse eksterritorial. Feri Arifi, duke u marrë me këtë çështje ai jep vetëm nxitje që ky problem të shtrihet nga historiografia shqiptare, duke hapur një hulli të mundshme interpretimi. Autori edhe me librin më të ri afron fakte dhe dëshmi mbi gjendjen e këtyre fshatrave në hershmëri, duke gjykuar sipas mbetjeve të llojeve të ndryshme. Për zhvillimet historike, sociale, kulturore dhe etnike. Duke u marrë me një realitet dhe duke e vështruar atë nën një dritë tjetër, heq pluhurin e spekulimeve rreth autoktonisë së shqiptarëve, të cilët janë të pranishëm në të gjitha periudhat, sjellë dëshmi mbi ndryshimet politike që sjellin okupatorët, që janë të natyrave të ndryshme, që nga ato religjioze, kulturore e politike. Thënë shkurt, edhe libër më i ri është në hullinë e hapur: vështrimi nga prizmi gjeohistorik i arealit të gjerë të fshatrave të një pjese të territorit që gjeografikisht definohet si regjion i Moravës së Epërme, duke sjellë një qasje shumë interesante dhe produktive, gjithsesi origjinal, me të cilën thyhen shumë paragjykime të historiografisë serbe dhe të historiografisë shqiptare, këndej dhe andej kufirit, që janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të kësaj shkolle.

__________________

  • Kritiku letrar dhe shkrimtari Ramadan Musliu ka vdekur vitin e kaluar pasi ishte infektuar me Covid19.

Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë sipas historiografisë serbe

0

Nga Dr. Qazim Namani, Prishtinë

Raportet e Mustafa Pashë Bushatliut me Rusinë gjatë viteve 1826-1832 sipas historiografisë serbe

Pas vendimit të sulltan Mahmutit II, për reforma ushtarake në Perandorinë Osmane me16 korrik 1826, ku shuhen formacionet e jeniçerëve në tërë perandorinë, u shfaqen mospajtime në mesin e shumë pashallëqeve, dhe filluar kryengritje kundër P. Osmane. Në kohën e këtyre reformave, në Shqipërinë e veriut si vezir i madh, njihej Mustafa Pasha nga Shkodra, i cili u deklarua kundër reformave në P. Osmane. Mustafa Pasha, kërkoj lidhje dhe përkrahje të pashallarëve në Bosnjë, dhe ofrimin me Rusinë. Mustafa Pasha kërkojë të lidhet edhe me Millosh Obrenoviqin.

Faksimile nga literatura serbe

Mustafa Pasha, kishte fituar bindjen se Sulltan Mahmuti II, ishte armik më i madh për te se sa Rusia. Në këtë rast ai kërkonte, dhe priste përkrahjen e Rusisë, nëpërmjet Millosh Obrenoviqit. Në këtë mënyrë Mustafa pasha, e parashihte edhe pavarësinë e Shqipërisë. Në fillim të luftës roso-turke Millosh Obrenoviqi doli kundër Rusisë, dhe ju bashkua ushtrisë turke, në një betejë kundër Rusisë, por më vonë vepronte sipas udhëzimeve ruse. Gjatë zhvillimit të luftërave Ruso-Turke në vitin 1828, sulltan Mahmuti II urdhëroj që Mustafa Pasha, të merr pjesë me ushtrinë e tij përkrah pashallarëve tjerë kundër ushtrisë ruse, dhe si dhuratë për këtë Mustafa Pasha, do të fitonte të drejtën të shtrinte sundimin e tij në Dukagjin, Elbasan, Dibër, Ohër dhe Tërgovishtë. Ky vendim i Sulltanit nuk shkonte në favor të Rusisë, dhe përmes Millosh Obrenoviqit, Rusia ia bëri me dije Mustafa Pashës që mos të merr pjesë në këtë luftë, në përkrahje nga ana e Rusisë për të qëndruar udhëheqës i tërë Shqipërisë. Kjo ofertë e Rusisë i pëlqeu Mustafa Pashës por e pranojë me shumë kujdes, sepse nuk dëshironte, ti ndërpriste raportet me sulltanin. Ai vendosi që herën tjetër, ti vonoje trupat e tij, për në frontin ruso-turk, me arsyetimin para sulltanit, se ushtria e tij nuk është e përgatitur, që gjatë stinës së dimrit, të shkoj në front, por se ai do të merr pjesë në Pranverë. Kështu që Mustafa Pasha, duke i dërguar trupat e tij me ndërprerje, ja mundësoi gjeneralit rus Dibicit të hyjë me ushtrinë e tij në Bullgari. Për këtë arsye ushtria turke, pësojë humbje të mëdha kundër ushtrisë ruse.

Faksimile nga literatura serbe

Në këtë kohë u arrit pajtimi në mes Reshit Pashës së Rumelisë dhe Mustafa pashës, për luftë kundër reformave në P. Osmane. Në këto rrethana kërkojë nga Reshit Pasha, që të marrë pjesë në rebelimin, për të ndërprerë pjesëmarrjen me trupat e tij në luftën e përmendur, me qëllim që reformat të mbesin pa u realizuar. Në ushtrinë e Mustafa Pashës u përfshinë edhe shqiptarët e Plavës dhe Gusisë, me kapedanin e atyre viseve Gjyl Begun.

Mustafa Pasha, me padurim e priste paqen në mes të Rusisë dhe Turqisë, duke menduar se Rusia do ti kërkojë Turqisë autonomi për shqiptarët. Mirëpo në konferencën e paqes, ruset fare nuk e përmenden autonominë e Shqipërisë nën udhëheqjen e Mustafa Pashës. Ishte e ditur se knez Milloshi nuk arriti ta bëjë kërkesën e Mustafa Pashës te cari rus Nikolla. Në këtë konferencë nuk u arrit kurrfarë dobie në favor të Mustafa Pashës dhe shqiptarëve, vetëm sa që Rusia e kishte shfrytëzuar politikën e tij, në luftë kundër Turqisë. Për këtë Mustafa Pasha ishte zhgënjyer dhe ndier keq, kështu që ai është kthyer me 20.000 ushtarët e tij kundër Carigradit. Mustafa Pasha me këto masa donte ta detyronte Rusinë që të merr qëndrim në favor të tij. Në Cargrad filloi paniku, por Mustafa Pasha nuk hezitojë në qëndrimet e tij. Vetë gjeneral Dibic e lajmëroi Mustafa Pashën që ai do të jete shkaktar i kryengritjes, nëse edhe më tutje me trupat e tij, do të jetë kundër Carigradit, ndërsa gjenerali rus Gezmar mori urdhër që ta ndal ushtrinë e Mustafa Pashës me 4 tetor 1829 kur ushtria ruse sulmoi ushtrinë shqiptare në rrethinën e Arnaut Kalesit dhe e shkatërroi atë.

Faksimile nga literatura serbe

Në këtë gjendje Mustafa Pasha e humbi guximin për beteja tjera, dhe pas dështimit të parë dhe u detyrua që të kthehet në Shkodër. Kështu përfundoi dyfytyrësia politike e Mustafa Pashës dhe Rusisë, dhe dështim i Mustafa Pashës. Ky ishte shkaku që Mustafa Pashës ju shuan shpresat për të krijuar marrëdhënie miqësore në të ardhmen me Rusinë.

Të pagjetunit , poezi nga Shqipe Bytyqi

0
Shqipe Bytyqi, Saint Gallen, Zvicër
„TË PAGJETUNIT“
Poezi
(Viktimave të Gjenocidit në Kosovë)
I avitet dorasi viktimës
pa u skuq as një fije
Është vrasje për s’dyt’
për tokën, ujin, grimcat e ajrit,
për genin me gurin mocanik
jo për t’pashpresët
me kompleksin e Stokholmit
jo për parametrat, tokës time kurdisun
Fanitet një imazh i trisht qelekalaje
një horizont, plot mbetje eshtnash
I kërkoj, i rendis me sy
formoj një skelet
gjej një të vram‘
edhe një tjetër…
Iu vendos numra
te kafkat e shpueme
te gishtat e premë
te gjenitalet e gjymtueme
M’duhet t’shpejtoj
1653 të pagjetun janë,
ashtu u thonë… „të pagjetun“
M’duhet ti gjej
ti vë n’gjumë
s’e nuk gjetën paqen
as nën tokë, as në qiell
se nuk i lan t’kalojnë lumit të Akerontit
ndaj rënkojnë shpirtnat
kërkojnë eshtnat e tyne
poligoneve
asfalteve shtrue
gropave, natën mbulue
M’duhet ti rehatoj
para se eskadronët e vdekjes
me diafragmat e tyne t’përdala
në emën të s‘ardhmes
të dreqit a t’birit
t’vijnë e të fishkullojnë
tokës time
lavdinë e territ
M’duhet ti gjej…
ShB, 2021

Nesër në protestën kombëtare në Tiranë edhe qindra shqiptarë nga Lugina e Preshevës kundër Vuçiqit dhe “Otvoreni Ballkan”

0

Bernë, Kryeministri Rama do ta pres më 20 dhe 21 Dhjetor në Tiranë, presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin Zoran Zaev. Ata do të mbërrijnë në Tiranë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Ndërkohë, më herët, ish-kryeministri Berisha do ta paralajmëronte publikisht Vuçiçin me protesta masive në rrugë nëse vinte në Tiranë, qe ne mesin e mijëra protestuesve ne Tirane. Neser ne kryeqytetin shqiptar do jenë edhe qindra shqiptare te Lugines se Preshevës (te diskriminuar ne Serbi) te cilet studiojne dhe punojne apo qe kan ikur nga regjimi serbe dhe jane strehuar ne Shqiperi, shkruan nga Tirana korrespondenti i gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Iniciativa “Ballkan i hapur”, që përfshin Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch nisma për krijimin e Open Balkan ose njohur ndryshe si Mini-Schengen është propozuar për herë të parë nga ish-kryeministri i Shqipërisë. Neser ne Tirane dhe qindra shqiptarer nga Lugina e Presheves kunder Vucicit dhe “Otvoreni Ballkan” qe tentohet ta fusin edhe shqiperine me vendet Sllave.

“Mini Schengeni” i Ballkanit u gatua mes Rames dhe Vucicit në Gjenevë

Planet për krijimin e Open Balkan u deklaruan për herë të parë në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë. Por, sipas gazetarit nderkombëtar ne Zvicër “Mini Schengeni” i Ballkanit u gatua mes Rames dhe Vucicit mu në Gjenevë gjate Formumit Boteror Ekonomik (WEF) nmë 8 nentor të vitit 2019.

Gazeta Le Canton27.ch, ka alarmuar për “Ballkanin e Hapur” apo marrëveshjen e nënshkruar nga Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiq në Shkup nuk kate beje aq për lëvizjen e lirë të mallrave por për lëvizjen e lirë të sllavëve në detin shqiptar dhe trafikun e lirë të drogës.

Rreth “Ovotreni ballkan” kane shkruar edhe mediat tejra zvicerane. Keshtu sipas Gazetës “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ) se synimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për qarkullim të lirë të mallrave dhe personave, ka ngjallur mosbesim në rajon, “derisa Serbia ta pranojë Kosovën, nuk do të përfitojë nga ”Ballkan i hapur”, transmeton gazeta zviceraner ne shqip Le Canton27.ch

Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë sllave, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha paralajmëroi protesta masive kundër Vuçiçit, ky i fundit pritet të mbërrijë më 20 dhe 21 Dhjetor në Tiranë.

“Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Millosheviç, mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, ka thëne z.Berisha

Edi Rama pas kthimit nga Gjeneva, ne Ohër pyeti kush e gjeti ket emer «Mini Schengen, qe mua nuk me konvenon»? E kujtojme Edi Ramën se autor ishte, gazetar nderkombëtar ne Gjeneve i cili ishte i vetmi gazetar shqiptar qe ndoqi perseafërmi Formumin Boteror Ekonomik, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Disa kete ide te Rames dhe Vucicit e quajni si “Jugoslalvi” cka gabohen, sepse as Rama e as Vucic s’mund t’i fus me ne at «YU» sllovenet dhe kroatet, meqë ata njehere e kane henger. Nese mashtrohen, do mashtrohen shqiptaret me projektin e Vucic-Rama. E quajtem “mini Schengen” sepse ky i ashtuqujatur “Shengeni i vogel” i Ballkanit perendimor, eshte plani i Beogradit dhe Moskës per te krijuar Serbine e madhe, ka shkruar gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Qindra shqiptare nga Lugkina e Prehsves neser ne Tirane në potesten kunder Vuccit dhe “Orvereni Ballkan. Ja per cka ata protestojne?

Ne njefare menyre kryeministri Edi Rama di bashekideatore me Vucicin po e rehabiliton Serbinë në opinionin ndërkombëtar, duke e mbështetur idenë e Beogradit per formimit të një shteti nejhre te vdekur, ate të “Jugosllavisë”. Projekti i nisur nga Edi Rama dhe Alesksander Vucic nuk ndiomojnë integrimet proveropiane, perkundrazi do të izolojë edhe më shumë Kosovën, ta defaktorizojë ekonomikisht dhe ta dobësojë në marrëveshjen finale me Serbinë ne dialgun e Bruksleit te nisur me 19 prill 2013.

Ish-kryeministri Berisha do ta paralajmëronte publikisht Vuçiçin me protesta masive në rrugë nëse vinte në Tiranë, qe ne mesin e mijëra protestuesve ne Tirane. Neser ne kryeqyteti shqiptar do jene edhe qindra shqiptare te Lugines se Preshevës (te diskriminuar ne Serbi) te cilet studiojne dhe punojne apo qe kani ikur nga regjimi serbe dhe jane strehuar ne Shqiperi, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Shqiptaret nga Lugina e Presheves kryesisht studente ne Shiperi, neser ne Tiranë kane per cka te protestojne duke i nisur nga ceshtja e mosnjohjes se diplomave (qe kishin premtuar qe dhjete vite Rama Vucic) simbolet kombëtare, mungesa e librave shqip, ferja e shptareve me zhargonin e Miloshevicit si “siptari” nga ministart dhe mediat e Vucicit, ‘Pasivizimi i adresave’ të vendbanimit në Medvegjë dhe Bujanoc, mos perfshirja e Luginës së Preshevës ne procesin e dialogut ne Bruksel etj.. shkruan nga Tirana korrespondenti i gazetës zvicerane Le Canton27.ch
Rama e Thaçi e vazhdojnë komplotin për kufijtë në Gjenevë të Zvicrës

Hokuspokus mit Kosovos Grenze | Tages-Anzeiger

Pse partizanët italian e vranë Benito Musolinin ?

0

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Konferenca e Jaltës ishte një takim diplomatik të krerëve aleate Franklin D. Roosevelt (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), Winston Churchill (Mbretëria e Bashkuar) dhe Josif Stalin (BRSS) i cili u mbajt në vendpushimin krimeas të Jaltës, prej 4 deri më 11 shkurt 1945. Ky ishte takimi i dytë nga tre takimet aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Temat e konferencës ishin kryesisht ndarja e Gjermanisë si dhe që dhe rusët e donin ndarjen e Italisë dhe kontrollin mbi Japonië

A kishte Italia partizanë ?

Fëmijët në lëvizjen partizane italiane. Lufta guerile në Itali. Patriotët italianë luajtën një rol të rëndësishëm në luftën kundër skllevërve fashistë në Itali. Veprimtaria e tyre është bërë veçanërisht aktive që nga vera e vitit 1944 nën ndikimin e fitoreve të mëdha të Forcave të Armatosura Sovjetike dhe ushtrive të Aleatëve Perëndimorë. Kjo u lehtësua edhe nga forcimi i pozitave të forcave përparimtare në vetë Italinë. Gjatë kësaj periudhe, numri i partizanëve u rrit ndjeshëm. Pra, nëse në shkurt – mars 1944 në Italinë Veriore kishte 20-30 mijë prej tyre, atëherë deri më 15 qershor – tashmë 82 mijë (768). Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve sovjetikë që ikën nga kampet naziste luftuan në radhët e tyre. (https://m-eng.ru/sq/plumbing/deti-v-italyanskom-partizanskom-dvizhenii-partizanskaya-voina-v-italii.html )
Pra partizanët në Itali u krijuan shumë vonë, gati në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Ku ishte qëllimi ? Do e lexojmë më poshtë.
Konferenca e Jaltës ( 1945 ) : A e keni ditur që Çerçili, Ruzvellti dhe Stalini në Krime , morën vendim unanim në fund të 1944 dhe shkurt 1945 në Krime se: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet qeverive respektive që t`i shfarosin, shpërngulin ose deportojnë në ato vende që kërkohet” ?

MILANo, 29 Prill 1945 (UP) – Patriotët italianë ekzekutuan Benito Musolinin të shtunën dhe të dielën një turmë ulëritës po godet me shkelma dhe pështyjë mbi eshtrat e tij të shtrirë në qendër të këtij qyteti ku lindi fashizmi italian.
Fytyra e Musolinit mbart një ulërimë përçmuese. Ai vdiq duke bërtitur “Jo! Jo!” ndaj një skuadre pushkatimi që mori jetën e tij dhe të zonjës së tij, pranë fshatit Dongo në liqenin e Komos pranë kufirit me Zvicrën në orën 16:10.
Trupi u dërgua me kamion në Milano dhe u hodh në sheshin e qytetit.
Një plumb depërtoi kokën tullac të Musolinit përmes ballit të majtë dhe kaloi tërësisht përmes tij, duke shqyer një pjesë të kafkës sipër dhe pas veshit të djathtë.
Truri që e futi Italinë fashiste në luftë derdhet në pisllëkun e një parcele të poshtër në qendër të Milanos.

Së bashku me Musolinin, Patriotët vranë zonjën e tij, Claretta Petacci, dhe 16 fashistë të tjerë, shumë prej tyre anëtarë të kabinetit të tij.
Trupat e të gjithëve u sollën në Milano, ku trupat e Ushtrisë së Pestë Amerikane hynë të dielën. Një turmë prej më shumë se 5000 personash u vendos menjëherë mbi kufomat duke shënuar fundin përfundimtar të fashizmit, i cili e çoi Italinë drejt shkatërrimit të saj. (Mussolini, mistress executed by firing squadBy JAMES E. ROPER, United Press Staff Writer) Mussolini is executed by Italian partisans. By Deseret News Apr 30, 2014, 5:52pm MDTCody Carlson, For the Deseret News

Siç vërtetohet më vonë, Duçja nuk shkoi i qetë drejt vdekjes. Ai besoi deri në momentin e fundit tek magjia e dokumenteve që dispononte dhe presioni që mund t’u bënte me to Aleatëve. Por, si çdo aferë që përfshin brenda saj me të njëjtin probabilitet suksesin dhe dështimin, edhe kjo e fundit e diktatorit italian, nuk i solli atij përfundimin e pritur. Në vend të marrëveshjes, Musolini mori një plumb pistolete dhe më pas qëndroi i varur kokëposhtë për disa ditë me radhë në një shesh në periferi të Milanos. Vdekja e tij e cila u konsiderua për vite me radhë si hakmarrje e ligjshme e italianëve , thënë si duhet që të mos ndahet Italia
Pra Mussolini u ekzekutua nga partizanët e vonshëm italian, vetëm e vetëm që të shpëtojë Italia nga ndarja, dhe që rusët mos të fusin hundët në Adriatikun, Tirrenin dhe mesdheun e nxehtë .
Fahri Xharra,19.02.21
GJAKOV
REFERENCAT
http://www.zemrashqiptare.net/news/50092/fahri-xharra-vendime-e-jaltes-dhe-shqiptaret.html
https://yesterday.uktv.co.uk/forbidden-history/article/how-did-mussolini-really-die/
https://www.history.com/news/mussolinis-final-hours
https://www.nationalww2museum.org/death-of-mussolini
https://www.upi.com/Archives/1945/04/29/Mussolini-mistress-executed-by-firing-squad/7511360114334/
https://allthatsinteresting.com/benito-mussolini-death
https://www.megainteresting.com/arts-culture/article/the-execution-of-benito-mussolini-il-duce-921576829151
https://historydaily.org/benito-mussolini-facts-stories-trivia

Kujtime të trishtuara: një letër e vitit 1998 dhe një fotografi e viteve 1970-ta

0

Gani Ademi, Zeqir Gërvalla, Esad Mekuli …. Bota e Re, Prishtinë

Sinan Kastrati, Suedi

Ka një vit që po mundohem me e grumbullua materialin, shkrimet e shkapërderdhura nëpër gazeta, revista e portale por nuk po mundem me i gjetut të gjithat. Vullent nuk kam. Dëshira për punë çdo ditë e më shumë po më humb.
I kisha dhënë vetit detyrë që së pakut librin e parë për Turjakën ta botoj. Kjo është edhe dëshirë imja e obligim ndaj të parëve të mi turjakas përgjithësisht dhe Famuljes së Ali Agës, në veçanti.

Dhe një falenderim nga një i/e panjohur

Dhe mu kujtua profesor Hasan Mekuli i cili shkrimete e shkapërderdhura, nuk i mblodhi kurrë. Ishte ndër ata që e mbajti të gjallë, i dha jetë e gjak Katedrës së Albanalogjisë e më vonë, asaj të Letërsisë Shqipe në Fakuklteti Falozofiak të Univerzitetit të Prishtinës.
Duke shikua në DITARIN TIM, gjeta një letër nga miku im, tash i ndjerë, Sadri Ahmeti.
Baca Sadri ishte në Suedi, më 1998 dhe ishte dy herë mysafir në Konakun tim, në Halmstad. Ai ishte një piktor i mirë e një shkrimtar i madh.

Një letër- këshillë e Arifit

Ai para se të ndaheshim, në librin e kujtimeve të mysafirëve më kishte shkruajtur:
”Kësaj mbrëmje në Halmstad të Suedisë së largët, të shirave dhe mjegullave, të jetës gri, të ftohtë dhe të zbehtë midis vendasve që ngjajnë më shumë në butafori- e ndjeva vehten midisë ngrohtësisë së familjes suaj sikur në odat e bukura të papërsëritshme të Kosovës që është njëkohësisht edhe treva më e rrallë e fisit më të hishëm të botës.

Me Gani Ademin, Prishtinë, 2016
Ndër bisedat me Z. Sinan Kastratin e ndjeva vehten si në shi poezije të livadheve tona.
Mikëpritja e një intelektuali të nivelit të lakmueshëm, të mbush me dritë dashurie për jetën.

Letra e Sadri Ahmetit, Halmstad, 11. 09. 199&

Ndjeva respekt nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij, tek të cilët pash të ardhmen e bukur të Kosovës.
Përshëndetje vllaznore
Sadri Ahmeti
(nënshkrimi)
Lagja V. Shanto, Rruga Irfan Tomini
Pallati komercial H 1
00355-42 444 51, Tiranë”.
Zonja Hanë, gruaja e Zeqir Gërvallës ma kishte dërgua një fotografi të viteve 1970 (?) të bacës Zeqë, në vendin e punës, në ”Bota e Re”, aty ku punoi derisa sa i largoi pushteti serb nga puna.
Në Fotografi shihen (dhe njihen):
Gani Ademi, ish puntor admnistrate, Zeqir Gërvalla dhe Esad Mekuli, poeti i madh Kosovar.
Duke shfletua disa libra, gjeta edhe disa firma të panjohura në faqet e para, pas kopertinave:
Me respekt
Si
T 20. 07. 2021 dhe
”Mirënjohje për Sinanin”, në librin ”Dostojevski, Shënime nga Bodrumi”, Klasikë botërrë.
Dhe të tretën, një letër (SMS) nga miku, pasi ia kisha dërgua vegzën e një shkrimi ”17 Nëntori, dita e çlirimit të Tiranës dhe Nëntori, djali im.
”Shoq, të gjitha rrëfimet tuaja po i lexoj me një frymë. Por do isha i gëzuar që një ditë ti lexoj si tërësi brenda një libri …
Kështu nuk do ti harroj …
Kalofsh mire!
Arif Molliqaj”.
Mbrëmje e mërzitshme me kujtime të trishtuara.

Vazhdon

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 19 dhjetor 2021

Deri kur do të tolerohet BIK-u ta mohoj Gjuhën Shqipe?!

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Në këto ditë dimri, kur janë shpeshtuar rastet e vdekjeve dhe ceremonitë mortore, na bie ta shohim mjerimin e hoxhollarëve, që para një mase,që shkon për t’i përcjellë të ndjerët, mohojnë Gjuhën Shqipe në prani të pjesëmarrësve që të gjithë shqiptarë. Në vend që të dëgjohen fjalët përshëndetëse shqipe në çastet e fundit të ndarjes nga i vdekuri, në të shumtën e kohës dëgjohet të flitet në gjuhën e huaj (arabe), gjë të cilën nuk e bën asnjë popull, madje as që do ta bënte populli arab në gjuhën shqipe, kur i drejtohet popullit të vet! Pos kësaj sheh të jenë mbuluar edhe arkivolet me simbole e ngjyrash të huaja, thuase ato na mungojnë neve! Këto përpjekje djallëzore kanë për qëllim që shqiptarin ta nxjerrin nga shtrati nacional dhe ta bashkojnë me atë të huajin me të cilin nuk na lidhi, as gjuhë, as komb, e as identitet kombëtar, jo vetëm tash por edhe në lashtësi.

Kur i sheh këto pamje, pos që vjen keq për të vdekurit dhe ata që kanë dhembje për humbjen e më të dashurve, të vjen keq edhe nga vetëvetja, që je i pranishëm në një ambient, ku të gjithë janë shqiptarë dhe para të gjithëve mohohet gjuha jonë e lashtë e cila është përndjekur brez pas brezi, nga qarqereligjioze e shtetërore antishqiptare, e sot hapur përndiqet e mohohet edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës, me misionarët e saj në terren. BIK-u është një organizatë e pa regjistruar në institucionet e Kosovës, dhe si e tillë me mohimin që i bën gjuhës shqipe bën dëm të pa llogaritshëm.

Përballë kësaj dukurie, vazhduan dhe vazhdojnë të heshtin, në radhë të parë institucionet kompetenete të shtetit, shoqëria civile,… duke vazhduar të mos merren me këtë dukuri mohuese të Gjuhës Shqipe e cila është e mbrojtur edhe me ligj. Por faji nuk mbetët vetëm te institucionet e sipërpërmendura, por edhe të populli i cili tashmë nuk i takon shekujve paraprakë, kur ishte 99 për qind analfabet.Përgjegjës janë edhe institucionet arsimore, shkollore dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës që heshin para një mohimi të tillë. Me një fjalë të gjithë jemi përgjegjës, kush më shumë e kush më pak.

Misionarët religjiozë (hoxhollarët) të cilët nën urdhërat e BIK-ut iu drejtohen të pranishmëve nëpër ceremonitë fetare në gjuhë të huaj, në secilin shtet serioz do të gjobiteshin për mohimin e gjuhës zyrtare, por kjo nuk ndodhë në vendin tonë! Gjuha Shqipe është pjesë e identitetit tonë, që e ruajtëm me fanatizëm ndër shekuj, ndaj kemi obligim ta ruajmë dhe kultivojmë ashtu siç na ka hije.

Raporti i ri përforcon nevojën për vigjilencë të vazhdueshme kundër dezinformimit në internet të Iranit

0
Gjatë viteve të fundit, ka pasur raporte të shumta se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit (MOIS) ka përdorur prej kohësh mediat sociale për të përhapur narrativa të favorshme për interesat e veta, por kohët e fundit, ky fenomen është tejkaluar nga përdorimi i bot-ëve dhe llogarive të rreme në rrjete sociale për të përhapur dizinformim rreth aktivistëve të opozitës vendase, shpesh duke u shtirur si pjesëtarë të grupeve më të spikatura që bëjntë thirrje për ndryshim regjimi.

Përhapja e kësaj praktike ka çuar në mbylljen e mijëra llogarive nga Facebook, Twitter dhe Instagram – një trend që u identifikua për herë të parë publikisht në 2014-ën dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Raportet e shpeshta për mbyllje të tilla nënvizojnë faktin se nevojitet vigjilencë e vazhdueshme për të luftuar dizinformimin në mediat sociale, veçanërisht në një kohë kur hakerat e lidhur me shtetin iranian raportohet se kanë zgjeruar vazhdimisht fushën e aftësitve të tyre dhe kanë rritur koordinimin.

Në fakt, ky koordinim dhe avancim pa dyshim ka ndihmuar që ritmi i shtimit të llogarive të rreme dhe faqeve mashtruese në përgjithësi ta tejkalojë ritmin e mbylljeve të tyre. Në gusht 2018, Facebook raportoi se kishte mbyllur 652 faqe, grupe dhe llogari të përfshira në përhapjen e propagandës dhe dizinformimit në emër të regjimit iranian. Qindra të tjera si këto u mbyllën janarin që pasoi, dhe 513 të tjera u mbyllën në mars 2019. Menjëherë pas kësaj, Twitter rezultoi të ishte një burim potencialisht më i madh shqetësimi, pasi 2,800 llogari të mbështetura nga Irani u mbyllën për aktivitet mashtrues në maj, dhe muajin në vijim u mbyllën edhe 4,779 të tjera.

Rreth kohës kur po njoftoheshin këto mbyllje të njëpasnjëshme, firmat e sigurisë kibernetike po ndanin gjithashtu raporte me mediat globale në lidhje me aktivitetin e koordinuar joautentik në përgjithësi, dhe kontributet në rritje të Iranit në këtë fushë, në veçanti. Disa nga këto raporte shkruanin qartë se Facebook dhe Twitter me shumë mundësi do ta kishin të vështirë për t’i identifikuar llogaritë dhe postimet e dyshimta aq shpejt sa të mund ta ndalonin zgjerimin e tyre. Raporte të tjera vinin në dukje një sërë taktikash që me sa dukje po përdorte regjimi, të cilat shkonin përtej thjesht përhapjes së dizinformimit.

Një firmë e quajtur FireEye raportoi në qershor 2019 se disa llogari iraniane shtireshin si politikanë amerikanë me qëllim që të promovonin politika dhe narrativa të favorshme për regjimin. Taktika të tilla ishin krijuar më parë si një mjet me të cilin Teherani shpifte për aktivistët e opozitës, veçanërisht ata të lidhur me grupin kryesor pro-demokratik të vendit, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK) dhe koalicionin e saj mëmë, Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit.

Iranian Lobbyist’s Arrest Should Lead To Broader Efforts To Counter Iran’s Covert Influence

Një letër e hapur e publikuar nga një ish-agjent i regjimit iranian në fillim të vitit ndihmoi në zbulimin e shkallës së madhe të një aspekti tjetër të fushatës dizinformuese të regjimit.

Letra në fjalë ishte shkruar nga Hadi Sani-Kani, të cilin, pasi ishte larguar nga MEK, e afruan menjëherë operativët e inteligjencës iraniane dhe e stimuluan për të marrë pjesë në një fushatë të gjerë dizinformimi që kishte në shënjestër në mënyrë specifike atë organizatë.

Sani-Kani shpjegonte me hollësi strukturën e operacioneve të MOIS, pagesën që merrnin operativët për shkrimin e artikujve dhe dhënien e intervistave në media bazuar në narrativat e përcaktuara nga eprorët e tyre, si dhe mënyrat me të cilat rrjeti i tij bashkëpunonte me -“reporterë miqësorë” dhe akademikë për të krijuar një lloj qarku të mbyllur feedback-u midis përmbajtjeve të prodhuara nga regjimi dhe publikimeve e transmetimeve të palëve të treta.

Natyrisht, mediat sociale luanin një rol në atë qark, dhe letra e Sani-Kanit tregonte se çdo personi që rekrutohej për operacione propagandistike i kërkohej të mbante të paktën një llogari në Facebook dhe një në Instagram, përmes të cilave ata ndanin artikujt e tyre si dhe versione të shkurtuara të të njëjtave narrativa. Secili prej operativëve të rrjetit duhej të prodhonte të paktën 12 artikuj në muaj, me përmbajtje të pafavorshme për lëvizjen opozitare, ose konkluzione shkurajuese për politikat që mund ta kishin mbështetur atë.

Analizat e sigurisë kibernetike e kanë shtjelluar më tej rrëfimin e Sani-Kanit duke identifikuar një numër të madh faqesh interneti të rreme që regjimi iranian përpiqej t’i përdorte për t’u dhënë hije legjitimiteti narrativave të tij të brendshme. Në qershor 2021, kërcënimi i paraqitur nga faqe të tilla u nënvizua kur qeveria amerikane sekuestroi rreth tre duzina domene interneti për shkak të rolit të tyre në përhapjen e “dizinformatave iraniane”. Sigurisht, shumica e faqeve në fjalë thjesht migruan në serverë të tjerë, por heqja e tyre nga domenet amerikane mund ta ketë bërë më pak të mundshme që ato të merren seriozisht si media legjitime lajmesh dhe të përdoren si burime nga reporterë të palëve të treta.

Teherani vetëm sa është bërë më i guximshëm në praktikën e llogarive të rreme, siç dëshmohet nga krijimi i një llogarie në Twitter në janar 2021, e cila kishte marrë identitetin e përfaqësueses së NCRI-së në SHBA, Soona Samsami, dhe postoi një deklaratë ku i nxiste iranianët të mblidheshin në Shtëpinë e Bardhë ose Kapitol. Llogaria në fjalë u mbyll menjëherë nga Twitter pasi u raportua nga vetë NCRI, por po të marrim parasysh historitë e kohëve të fundit, ajo do të rezultojë të jetë vetëm njëra nga qindra, apo edhe mijëra, llogaritë e rreme që Teherani u përpoq të përdorte gjatë vitit të fundit.

Prandaj, mesazhi kryesor që ndajnë bashkë firmat e sigurisë kibernetike, Hadi Sani-Kani dhe NCRI mbetet po aq i rëndësishëm sa ç’ka qenë gjithmonë: nevojitet vigjilencë e vazhdueshme për të mos e lejuar dizinformimin online të Iranit të bëjë edhe më shumë dëme sesa ka bërë deri tani.