Të pagjetunit , poezi nga Shqipe Bytyqi

Shkrime relevante

Krerët e UÇK-së para verdiktit, historia para tyre

Basri Beka, Prishtinë ___ Nesër shpallet verdikti për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të...

Nuk është vetëm imami Irfan Salihu, “historinë” e interpretojnë si serbë dhe turqë edhe imamë të tjerë

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Irfan Salihu është vetëm një emër që...

Më 11 shtator 2001 nga terroristë të Al-Kaedës, në mesin e atyre që e humbën jetën ishin edhe tre djem të kombit shqiptar: Rrok...

Elizabeta Mrijaj ___ Gjenerata ime, gjenerata e mijëvjeçarëve, është ndër gjeneratat e fundit...

Kristianofobia, sipas Elizabeta Mrijajt

Elizabeta Mrijaj _____ KRISTIANOFOBIA ____ PARAGJYKIMI PËR TË CILIN NE SHQIPTARËT FLASIM PAK! ____ Me shekuj, të...

Mirë se u ktheve në mëmëdhe, Mbretëreshë Teuta!

Blerim Nika, Zvicër ___ Sot, mbi “Rânën e Hèdhun”, në Shëngjin, u inaugurua...

Shpërndaj

Shqipe Bytyqi, Saint Gallen, Zvicër
„TË PAGJETUNIT“
Poezi
(Viktimave të Gjenocidit në Kosovë)
I avitet dorasi viktimës
pa u skuq as një fije
Është vrasje për s’dyt’
për tokën, ujin, grimcat e ajrit,
për genin me gurin mocanik
jo për t’pashpresët
me kompleksin e Stokholmit
jo për parametrat, tokës time kurdisun
Fanitet një imazh i trisht qelekalaje
një horizont, plot mbetje eshtnash
I kërkoj, i rendis me sy
formoj një skelet
gjej një të vram‘
edhe një tjetër…
Iu vendos numra
te kafkat e shpueme
te gishtat e premë
te gjenitalet e gjymtueme
M’duhet t’shpejtoj
1653 të pagjetun janë,
ashtu u thonë… „të pagjetun“
M’duhet ti gjej
ti vë n’gjumë
s’e nuk gjetën paqen
as nën tokë, as në qiell
se nuk i lan t’kalojnë lumit të Akerontit
ndaj rënkojnë shpirtnat
kërkojnë eshtnat e tyne
poligoneve
asfalteve shtrue
gropave, natën mbulue
M’duhet ti rehatoj
para se eskadronët e vdekjes
me diafragmat e tyne t’përdala
në emën të s‘ardhmes
të dreqit a t’birit
t’vijnë e të fishkullojnë
tokës time
lavdinë e territ
M’duhet ti gjej…
ShB, 2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu