Kreu Blog Faqe 1454

Libra të Jusuf Buxhovit për ShFMU “Naim Frashëri” të Banjës së Malishevës

0
LIBRA TË SHKRIMTARIT DHE HISTORIANIT JUSUF BUXHOVI PËR SHFMU “NAIM FRASHËRI” TË BANJËS
Në kuadër të veprimtarisë donatore prej 2.500 librave dedikuar shkollave të Kosovës, SHFMU “Naim Frashëri” të Banjës së Malishevës iu dhuruan 50 libra të autorit Jusuf Buxhovi. Drejtori i shkollës Metë Krasniqi, falëndëroi autorin dhe donatorin, farmacistin Milaim Abdullahu për këtë dhuratë të çmueshme. Me këtë rast, autorit iu dorëzua Mirënjohja nga shkolla “Naim Frashëri” e Banjës.

Një Kryeministër, si Albin Kurti …!

1
Shkruan :Refiqe R.Hamiti, Prishtinë
Albin Kurti po i then muret që e ndante Amerikën me Albin Kurtin dhe po na e ftoh gjakun,që po e mbani të vluar kot,ju portale dhe analista që zoti e dinë se bashkëpuntorë të kujt jeni?
Tha se Amerika dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën gjithmonë.
E tash partit e tjera pas Vetvendosjes për të pasur marrëdhënie të mira me Amerikën duhet të qetësohen, të mos shkruajn më shkarravina shpifse dhe kërcënuese, dhe duhet të ndryshojn taktikat , (jo strategjinë), e planeve të tyre jetëshkurta.
Po mos të ishin gjithë ata tender të shumtë deri në miliarda,serbët dhe ata kriminelët serb që hynën në listen e zezë amerikane nuk do të kishin jetëgjatsi për dy dekada pas luftes në kriminalizimin e ri kosovar.
Ish-pushtetarët tanë i mbajtën gjallë bandat në veri të Mitrovicës duke i ushqyer me miliarda ,ajo ma e keqja është se këtë veprimtari jetëgjatë deri sot, e kanë zhvillue në bashkëpunim me ish-komandantat e disa zonave të luftës në Kosovën .
Me kalimin e kohës, edhe pse vonë populli e kuptoi dhe u bind që symbyllurazi dhe veshët në lesh , më nuk funksionon, nga shpifjet dhe shantazhet,duke u pasuruar dita-ditës veç vet , s’duhet të përdoret më aspak UÇK e Adem Jashari, Shkëlzen dhe Luan Haradinaj, e as Ibrahim Rugova, prandaj me disa veprime konkrete populli u distancua nga dashnia famkeqe për komandantat e pasluftës , dhe u bë mik më njeriun e shqiptarëve siç bënë me Rugovën , që sot për sot mendja e ndritur e tij po merr përmasa të larta në mbarë botën Albin Kurti, pas njeriut që solli paqe dhe pavarësi për Kosovën Ibrahim Rugova.
Njerëzit e Kosovës, elita politike e Bashkësis Evropiane dhe Amerika po pyesin se si Albin Kurti ndryshoi?
Kujt i ka shkuar mendja që nga një njeri i “quem pesh, problematik,rrebel,nxitës protestash,xhamathyes,” do t’i përmirësojë sjelljet e veta dhe në fund do të bëhet mik i mirë i Amerikës.
Neve e dimë që intelegjenca amerikane bashkë me presidentët e saj, që nga koha e Reganit, i ka hulumtuar bindshëm të gjithë fazat e zhvillimeve në Kosovë.
Amerika nuk i do lajkatarët, dyftyrësinë kulturore, ateizmin fetar, dashurinë e verbër dhe të pakushtëzuar, mashtruesit,hajnat ,të korruptuarit ,dashnorët…Të tillë ishin liderët dhe prijësit e këtij vendi që nga vdekja e Presidentit të moderuar shqiptar Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova nuk e aktroi dashurinë, as nuk e fshehu kurrë zemërimin ndaj padrejtësive.
Albin Kurti nuk e aktroi dashurinë,as nuk e fshehur kurrë zemërimin ndaj padrejtësive.
Bëhej edhe rrebel kur i diktonte mashrimet. Shumëherë është treguar naive. Por, ende nuk e ka mashtruar e tradhtuar askend (veç Kimete Berishen sipas saj) askend tjetër pra !
Amerika ua dha shansën e II-të politikanave!
Shfrytëzojeni ju analista dhe ish-komandanta!
Me kujdes të lart!
Miliona herë në mbar shqiptarin përsëritne me zë të lartë: Rugova është hero i Kosovës, po hero i gjallë po bëhet edhe Albin Kurti!
Po të ishte gjallë sot Rugova, çka do të bënte kur do ta dëgjonte Albin Kurtin duke e mbrojtë Kosovën me zemër,me fuqi dhe me trimri, pa iu dridh qerpiku për mos me e implementue asocacionin në Kosovë?
E tha asocacioni nuk është problem i imi.
Dikush do të shkruante këtu se po të ishte gjallë Ibrahim Rugova , Albin Kurti s’do të bëhej Kryeminister.
Unë them se po.
Rugova po të ishte gjallë, kur do e kish dëgju Albin Kurtin duke qëllu tavolinen me dorë dhe duke thënë jo asociacionit serb, do të ishte ngrit në këmbë, do ti kishte hap krahët dhe do ta kishte përqafuar heroin !
Duke i thënë: Ti i duhesh Kosovës e jo ata që e përtypen si përshesh deri sot.
Pak ditë më parë kur lexova disa analiza të pavlera, ku “eliten politike “, dikur e kishin pyetur se kush ishin vrasësit e ministrit të Mbrojtjes Ahmet Krasniqit, Tahir Zemës, Enver Malokut, atentator i Sabri Hamitit, studiuesit, kritikut, shkrimtarit e politikanit Sabri Hamiti, mik i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova dhe për dhjetëra vrasje, plagosje dhe dhunë ndaj bashkëpunëtorëve, veprimtarëve shqiptarëve që ishin mbështetës të presidentit Rugova!?
Përgjigjja ishte: Heshtja e mbytur…
Ne i kemi vrarë edhe për së dyti bashkëpuntorët dhe veprmtarët, mbështetsit e Ibrahim Rugovës qe 22 vjet.
Ibrahim Rugova s’do të kishte heshtë kurrë.
Rugova kurrë nuk tha se ishte luftëtarë, kurrë nuk u krahasua me Akilin, Aleksandrin e Madh, Pirron apo Skënderbeun!
Ngjajshëm po vepron edhe Albin Kurti.
Rugova e dinte misionin e tij,e dinte se ishte fytyra tjetër e Skënderbeut, ai ishte në rrugën e humanizmit evropian dhe e kishte kuptuar se shqiptarëve u duhej një fytyrë tjetër në Evropë, sepse edhe Evropa kishte ndërruar fytyrë po i thoshte lamtumirë Mesjetës!
Albin Kurti,sot e dinë misonin e tij,e dinë se ishte fytyra tjetër e Rugovës, Albini është në rrugën e thell me e mbrojtë Kosovën nga coptimi,me e mbrojtë Kosovën nga OpenBallkani, me e mbrojtë Kosovën nga paramilitarët shqiptar që bashkëpunojnë ditë dhe natë me kriminel serb dhe me e mbrojtë Kosovën nga pasiguria që po vjen nga lindja Ruse.
Por, për dallim nga kundërshtarët e tij, Ibrahim Rugova kurrë nuk e nënçmoi Skënderbeun dhe traditën luftarake shqiptare, siç bëni ju politikanët e sotit , të cilët edhe sot e përbuzin Ibrahim Rugovën, siç po e përbuzni Albin Kurtin edhe pse fitorja e tij kalon 50%.
Rugova përkundrazi e afirmonte gjithnjë, si kryeheroin shqiptar, si shpëtimtarin e Evropës dhe kulturës perëndimore.
Si njohës i shkëlqyer i semiotikës, Rugova nuk mund të shkiste në gabime tragjike politike, ideologjike apo marrëzi të tjera, të dashunis socrealiste, nga të cilat ndjenja kaploheni edhe sot!
Kurti përkundrazi e ka një të met të madhe ,jo të ngjajshme me durimin e madh që kishte Ibrahim Rugova .
Po debaton shumë me kundërshtarët e tij shqiptar.
Veti jo e mirë.
Çdo njeri i qet,i urt dhe fjalë pak e ka një “veksh”, fitorje- thoshte Rugova.
Heshtja e tij rrezatonte si diamant, “i mbyste”, kundërshtarët e tij me heshtje.
Albin Kurti don këshilla jo nga unë ,por nga këshilltarët e tij.
Sepse, “Eliten politike” të PDK ,LDK dhe AAK do ti kisha bërë me vdekë pa i ndjerë emocionet e tij. Bash si Rugova që i bënte me vdekë kundërshtarët emocionalisht.
Kundërshtarët e Ibrahim Rugovës vdiqën nga emocionet e pakuptuara të atij heroi që kurrë më nuk do të përsëritet!
PS
Albin mos i shpreh emocionet sepse
gomari e ka bishtin mbrapa…
Bash si populli edhe ata i dinë gabimet e tyre ,(në mos i dishin Amerika, që këta po thirren në këtë emër, po ju tregon) sepse baba ua kish pas lënë trashigim edhe dheun “ner këmbë”.
Besnik bëhu por besë nuk ke nevojë ti zësh askujt, pa pasur prova të mëdha besnikërie të tjetrit ndaj nesh!
Albin, kujdes!
Ti je mjaft i ngritur intelektualisht dhe më mirë se kryeministrat e tjerë e njef Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ajo duhet të jetë Libër mbi secilin Libër tjetër për ty …!
Mjafton të thirresh me ngulm në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si kompromisin më të madh për shpalljen e shtetit multietnik të Kosovës.
Pikërisht shteti i tillë multietnik nuk lejon privilegje të tjera extra, qoftë nga pakica 3-4 % serbe a nga ndonjë pakicë tjetër, sidomos të “pykave” serbomëdha të menduara nga shteti i Serbisë për ta zhbërë shtetësinë e Kosovës.
Arsyetoje qëndrimin tënd kushtetues se asociacioni i komunave serbe në Kosovë nuk duhet ta rrezikoj në asnjë mënyrë shtetin e Kosovës, gjë që duhet shpjeguar të gjithë atyre që kanë kontribuar për Kosovën si shtet, sidomos SHBA-ve së cilës gjithashtu nuk duhet ti konvenoj një shtet tjetër “serb” brenda shtetit të Kosovës që përmes Pakos Ahtisari ua njeh të gjitha të drejtat serbëve vendës, madje më shumë e më mirë se cilësdo pakicë kombëtare në Europë.

Le Gaulois (1927) / Çfarë mendonte Francesco Crispi për Shqipërinë ?

0

Francesco Crispi (1818 – 1901)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Dhjetor 2021

 “Le Gaulois” ka botuar, të premten e 18 shkurtit 1927, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me marrëdhënien speciale të Francesco Crispi-t me Shqipërinë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Crispi dhe Shqipëria

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Është e natyrshme që gazetat përpiqen të shpjegojnë dhe justifikojnë qëndrimin e Italisë ndaj Shqipërisë. Thonë se interesi që ka qeveria e Romës për situatën dhe fatin e ardhshëm të vendit të shqiptarëve (Skipétars) nuk daton nga dita e djeshme dhe citojnë fjalët e thëna më shumë se një herë nga Crispi, fjalë që përcaktojnë sigurisht linjën që Italia duhet të ndjekë në çështjen shqiptare.

Crispi u interesua për fatin e Shqipërisë edhe për një arsye tjetër, atë personale. Diktatori i parë italian i kohëve moderne, sepse edhe Crispi ishte diktator, por i një lloji të ndryshëm nga z. Musolini dhe diktatura e të cilit u shemb pas fatkeqësisë në Adoua (Abisini – Etiopie), ishte me origjinë shqiptare dhe me sa duket mburrej për këtë. Familja e tij kishte emigruar në shekullin e pesëmbëdhjetë nga Shqipëria dhe ishte vendosur në Siçili. Duke folur për Shqipërinë, Crispi një herë tha këto fjalë :

“Ne kemi për detyrë të shmangim, ose të paktën të ruhemi nga çdo ndikim i huaj në këtë vend. Paprekshmëria e Shqipërisë duhet të vihet në krye të politikës sonë të jashtme. Neglizhimi i kësaj pike do të ishte ngritja e një pengese të pakapërcyeshme për të ardhmen tonë në Adriatik.”

Në ditarin e tij, Shqipëria përmendet në një bisedë që ka pasur më 26 tetor me Domenico Farini-n, asokohe President i Senatit :

“Në 1887, tha Crispi, ne ishim kundër që Austria të merrte Bosnjën dhe Hercegovinën. E parashtrova këtë mendim, në emër të qeverisë italiane, ndaj Derby-t dhe Bismarck-ut. Këta, në një marrëveshje që më bëri përshtypje të mrekullueshme, u përgjigjën : “Merreni Shqipërinë”. Sigurisht, unë u përgjigja : “Çfarë të bëjmë me të?” Dhe Derby shtoi : “Është gjithmonë një garanci”. Dhe Bismarck-u shprehu këtë mendim : “Nëse nuk ju pëlqen Shqipëria, merrni një tokë tjetër turke në Adriatik.”

Crispi vazhdon në ditarin e tij: “Më ishte i qartë kuptimi i fjalëve të dy shtetarëve, të cilët kishin motivuar refuzimin tim për t’i dhënë Austrisë Bosnje-Hercegovinën nga pikëpamja e mbrojtjes ushtarake të Italisë. Kufijtë tanë lindorë janë të hapur ndaj pushtimit të armikut dhe nëse ne përforcojmë Austrinë me territor të ri, do të përballojmë dëmin.”

***

Duke komentuar këtë deklaratë dhe opinionin e shprehur nga Derby dhe Bismarck-u, gazetat italiane thonë se nëse Crispi nuk e kishte realisht në programin e tij politik aneksimin e Shqipërisë në Itali, ai nuk do të pranonte që territori të binte nën dominimin e një fuqie tjetër. Në një nga shkrimet e tij të datës 1 maj 1900, ai shprehu idenë e tij për këtë temë :

“Kohët e fundit, tha ai, pohohet me shumë lehtësi se diplomacia vjeneze po mediton për pushtimin e Shqipërisë. Ky pohim është më i veçanti. Shqipëria nuk është sllave; është një komb me personalitetin e tij, me një gjuhë dhe zakone që të kujtojnë origjinën e tij pellazge. Në këto kushte, do të kuptonte se duke pranuar një zotim të gjatë dhe të lashtë, do të pranohej që Shqipëria të shpallte pavarësinë e saj, por do të ishte një gabim shumë i rëndë ta inkorporoje atë në vendet sllave të Evropës. Pranimi për aneksimin e Shqipërisë në Austri nuk do të ishte një avantazh për këtë perandori, dhe do të ishte një dëm i pallogaritshëm për Italinë, e cila do të shihte kështu fshirjen dhe përgjithmonë të çdo gjurmë të influencës së saj mbi Adriatik.”

Dhe z. Crispi shton :

“Një ofendim i tillë ndaj arsyeve tona, të drejtave tona, të mbështetura në një traditë të lavdishme, nuk do të ndodhë. Miqësia e ngushtë dhe e përzemërt, e kultivuar gjatë pesë shekujve, e sjell Shqipërinë shumë më afër nesh sesa me Perandorinë Austriake, ku aneksimi i saj vetëm sa do të rriste mosmarrëveshjet racore dhe konfuzionin e gjuhëve.”

***

Pas Crispi-t, ishin Markezi i San Giuliano-s dhe Konti Guicciardini ata që u kujdesën shumë për Shqipërinë. Këta dy ministra – të keqkuptuar nga kryetarët e këshillit të asaj kohe që nuk kuptonin asgjë nga politika e jashtme – (flet kështu l’Idea Colaniale) bënë çmos për të rinovuar marrëdhëniet e dikurshme me Shqipërinë dhe për të vazhduar programin e Crispi-t. Gazetat italiane shtojnë se këta dy ministra me Crispi-n ishin pararendësit e depërtimit italian në Shqipëri, promotorët dhe vazhduesit e politikës shqiptare që Italia inauguroi në 1890 dhe që zoti Mussolini po zbaton sot duke miratuar paralajmërimin tradicional : “Mbani sytë nga Shqipëria”.

Robert Charlet

 * Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-gaulois-1927-cfare-mendonte-francesco-crispi-per-shqiperine/

Kuvendi i Kosovës miratoi Buxhetin e Shtetit për vitin 2022

0

-Buxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro – më i larti që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë/

 PRISHTINË, 17 Dhjetor 2021

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 65 vota për, u miratua Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2022.

Ky ligj siguron qëndrueshmëri të financave publike, ringjallje të ekonomisë e orientim drejt prodhimit vendor, përkrahje të punësimit e fuqizim të grave, dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e rritje të mirëqenies qytetare.

Buxheti i Shtetit për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro, njëherit buxheti më i lartë që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë.

Me buxhetin e vitit 2022, 20 milionë euro janë ndarë për skemën e punësimit të garantuar për të rinj, 45 milionë euro për shtesat për lehonat dhe fëmijë, dhe 35 milionë euro për skemat sociale e pensionale.  Kurse sa i përket investimeve, 40 milionë euro janë ndarë për prodhuesit vendorë, 40 milionë euro për ringritjen e ndërmarrjeve publike dhe mbi 700 milionë euro për sektorin e arsimit, shëndetësisë, kulturës, infrastrukturës e sigurisë.

Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!

0

Florim Zeqa

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës dhe instrument i përfitimit personal, thënja e së vërtetës është pak më tepër se akt heroik. Kur disave ua thua të vërtetën me fakte dhe argumente bëhesh armik i tyre, ndërsa kur i mashtron me gënjeshtra pa asnjë argument të besojnë bindshëm dhe bëhesh hero i tyre!

E vërteta dhe gënjeshtra, dy pole të kundërta

E vërteta dhe gënjeshtra edhe pse janë dy anë të kundërta, i përfaqësojnë dy anët e së njëjtës medalje! Ana e kundërt e së vërtetës është gënjeshtra, e cila përcaktohet si thënia me qëllim e të pavërtetës.

Ngatërrimi i së vërtetës me gënjeshtrën dhe i dijes me forcën, e ka fuqizuar injorancën!

Njerëzit me dinjitet janë njerëz të guximshëm dhe të drejtë, e thonë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është dhe si duhet të jetë.

E vërteta është gjëja më e bukur që del nga goja e njeriut, shpërfaqë sinqeritetin dhe pastërtinë e shpirtit të njeriut, realitetin dhe lumturinë e njeriut të lirë.Gënjeshtra shpërfaqë hipokrizinë e njeriut dhe është gjëja më e shëmtuar që mund të del nga goja e një qenje njerëzore.

Gënjeshtrat janë të llojeve të ndryshme; dikush gënjen prej frikës, dikush për të shpëtuar dikë, por më e keqja është gënjeshtra për të mashtruar dikë!

Gënjeshtra është veti e njerëzve pa dinjitet, të cilët e ndërrojnë maskën e fytyrës ashtu siq ju shkon për shtati interesit të tyre personal.

Dallimi mes gënjeshtrës dhe të vërtetës qëndron në kohë. Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta, kurse e vërta e ka jetëgjatësinë në kujtesën njerëzore.

E vërteta udhërrefyese për njerëzit e drejtë dhe të sinqertë

Sa herë që e themë të vërtetën dhe e godas mirë cakun, militantët partiak qohen pesh, më sulmojnë me sharje e fyerje, ofendime dhe kërcënime thuajse ua kam zënë diellin, ngushtuar frymëmarrjen apo ngulfatur shpirtin për së gjalli!

Disave mjafton t’ua kritikosh liderin partiak, pa ua a bërë asnjë të keqe bëhesh armik i tyre!

Pse?

Sepse tek lideri e shohin zotin e tyre, e shohin të ardhmen e tyre, e shohin interesin dhe realizimin e aspiratave personale dhe biznesore familjare.

Disa duke mos i lexuar deri në fund apo duke mos e kuptuar përmbajtjen e shkrimeve të mia, gjykojnë me paragjykime, më hedhin nga një subjekt tek tjetri, duke pretenduar se unë bëjë shkrime me porosi, për hatër të këtij apo atij subjekti politik!

Këtë e bëjnë karkalecat dhe matrapazët që janë mësuar të kalojnë nga njëri subjekt politik në tjetrin për të lëpirë ndonjë “asht” të fëlliqur dhe ata që janë mësuar t’u shërbejnë liderëve partiakë dhe grupeve të interesit për një lëmoshë të vogël.

Por këtë assesi nuk e bëjnë atdhetarët dhe ata që i kanë idealet e formësuara në trurin e tyre!

Pasi ideologët dhe atdhetarët nuk mashtrohen lehtë dhe nuk blihen me para si vezët në treg, por i qëndrojnë besnik idealit të tyre deri në frymën e fundit. Tek idealistët dhe njërëzit e formësuar me edukatë të shëndoshë dhe parime të forta, mashtrimi dhe gënjeshtra nuk kanë vend.

Kjo është arsyeja pse liderët mashtrues qëndrojnë largë tyre!

Por mashtruesit e gjejnë gjithnjë derën hapur tek lakmitarët dhe servilët e mësuar të ju shërbejnë të gjitha pushteteve pa dallim uniformave të pushtetarëve dhe ngjyrave të “ylberit politik”.

Unë i përkas atij grupi të njërëzve që e duan të vërtetën më shumë se çdo pasuri dhe luftojnë për të pa ndalur, që e thonë të vërtetën pa asnjë hezitim dhe pa frikë nga ndëshkimi dhe pasojat e atij ndëshkimi.

Përjetësisht në shërbim të qytetarëve të vendit tim

Jam nga ata që vazhdimisht e kërkojë ndryshimin i cili ende nuk shihet në horizont.

Arsyeja pse i kritikojë pa dallim klasën aktuale politike, pozitë dhe opozitë është fakti se pushtetin e kanë vijë ndarëse e jo çasjen ndaj shtetit dhe qytetarëve.

Pra, klasa politike e pasluftës dallon vetëm nga ngjyrat partiake, për arsye se çasjen e qeverisjes e kanë të njëjtë.

Përgjatë rrugëtimit tim 12 vjeçar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës kam pasur mbështetje të vazhdueshme të qytetarëve në kërkesat e mia për ndryshime politike, por njëkohësiht kam hasur edhe në shumë pengesa.

Kam përjetuar sharje dhe fyerje, ofendime dhe kërcënime të llojeve të ndryshme, por, për asnjë moment nuk jam dëshpruar dhe as nuk jam ndalur nga qëllimi im fisnik për ndryshime substanciale dhe përmbajtësore në vendin tim.

Nuk jam ndalur sepse i besoj idelait tim dhe jo vetëm, u besojë njerëzve të sinqertë dhe atdhedashës të vendit tim.

Andaj, sikurse deri më tani edhe në të ardhmen, me tërë qenjen time do të angazhohem për për ndryshimin substancial dhe përmbajtësorë përmes një Alternative të Re politike, me gjakë të pastër kombëtar, me njerëz të guximshëm dhe atdhetarë që janë të gatshëm të punojnë për shtet dhe komb, qoftë nevoja edhe pa asnjë kompensim material nga shteti, derisa ta bëjmë Republikën e Kosovës shtet demokratik dhe ligjor në kuptimin e plotë të fjalës, ku qytetari ndëshkon pushtetin kur e keqëpëdor shtetin, e shteti e ndëshkon qytetarin kur e shkelë ligjin pa privilegje dhe diskriminime personale, ku qytetari e ndjenë veten të lirë dhe barabartë në shoqëri, ku politikanët në majat e shtetit do të ndjehen zyrtarë të thjesht në shërbim të qytetarëve.

Në fund u mbetët lexuesve ta gjejnë përgjigjen e ngritur në titullin e shkrimit; Pse e vërteta vret më shumë sesa gënjeshtra?!

Shembulli i një ushtaraku me vetëdije të lartë kombëtare

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Në numrin e sotëm (17 dhjetor 2021) të portalit “Drini”, lexova Esenë e publicistit dhe të diplomatit Nesip Kaçi, kushtuar Kolonelit Dilaver Goxhaj, me pseudonimin Shpëtim Golemi.
Kolonel Dilaver Goxhaj përfaqëson nderin dhe dinjitetin e ushtarakut shqiptar me moral të lartë kombëtar. Ai, si bir i një familjeje me tradita të kahershme atdhetarie nga krahina e Kurveleshit, e njohur si vatër e lavdishme e heroizmit të të parëve tanë, iu përgjigj thirrjes së gjakut për t’iu gjendur në krah vëllezërve tanë dardanë në betejën e tyre vendimtare kundër barbarisë së egër serbosllave, duke pasur si mbështetje të fuqishme aviacionin e NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit. Kolonel Dilaver Goxhaj u rreshtua vullnetarisht në radhët e Ushtrisë së Lavdishme që populli dardan nxori nga radhët e veta. Sepse atdheu amë u mjaftua vetëm me strehimin e të shpërngulurve me dhunë nga barbaria gjakatare serbe. Në atë periudhë vendimtare për fatet e Dardanisë, populli i saj po arrinte në zgrip të shfarosjes dhe të shpërnguljes përfundimtare. Gazetari i talentuar dhe trim, Bajram Kabashi, veteran i gazetës “Rilindja”, në librin me titull “Rilindja, përkushtim dhe trishtim”, përmend hakërrimin e një polic-banditi serb, i cili, në ditët e para të marsit të vitit 1999, pra, para fillimit të bombardimeve të NATO-s, e pati kërcënuar:
“Kuptoje mirë ti…, kur të bëhen dy javë, nuk do të ketë më shqiptarë në këtë vend”.
Para do kohësh, në një letërkëmbim në internet, miku im, kolonel Dilaver Goxhaj, me shkruante se asokohe, në Veri të Shqipërisë, ndodheshin 400 tanke, të cilët mund të përdoreshin në mbrojtje të popullit të Dardanisë, duke i hedhur në mësymje kundër bishave serbosllave. Por një hap i tillë nuk u ndërmor. Domosdo, ishte e pamundur të ndërmerrej ai hap se në krye të qeverisë ishte Fatos Nano, një njeri pa moral kombëtar, një tradhtar i vëllezërve tanë dardanë, i cili nga Lisbona pati deklaruar se kryeqyteti i tyre na qenkej Beogradi, kurse në Kretë pati bërë pazare kundër tyre me kryekriminelin Millosheviç. Ishte pikërisht tradhtari Fatos Nano ai që pati dhënë urdhër për mbylljen e qendrave stërvitore të ushtrisë dardane në Veriun e Shqipërisë.
Mendoj se rrëfimet mjaft interesante të Kolonel Dilaver Goxhajt për publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë dhe mbështetjen e fuqishme që dhanë populli dardan dhe të gjithë vullnetarët e ardhur nga trojet tona etnike dhe nga Diaspora, janë fort emocionuese dhe thellësisht mbresëlënëse. Ato, së bashku edhe me kujtime të tjera të Kolonelit-hero Dilver Goxhaj, përbëjnë një enciklopedi të vërtetë të epopesë së lavdishme të popullit dardan dhe të Ushtrisë së tij, duke pasur mbëshetjen e fuqishme të Aleancës Veriatlantike, në përballjen me fashizmin më gjakatar serbosllav të viteve të fundit të shek. XX. Kjo për arsye se Kolonel Dilaver Goxhaj jo vetëm që ka marrë pjesë drejtpërdrejt në llogoret e betejave të zhvilluara, por ka pasë kryer edhe detyrën e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë. Veç kësaj, si specialist i anglishtes, ai ka pasë kryer me shumë sukses edhe detyrën e ndërlidhësit me pilotët e aviacionit të NATO-s për saktësinë e shinjestrimit të objekteve ushtarake serbesllave në territorin e Dardanisë.
Në rrëfimet e veta për publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi, Kolonel Dilaver Goxhaj përmend edhe Hashim Thaçin në llogoret e luftimeve. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi se Hashim Thaçi paskej qenë një kryetradhtar me damkë i popullit dardan. Në një njoftim që jepej në internet para një viti, thuhej:
“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë oficer hulumtues për çështje të Ballkanit” (Citohet sipas: “Ish-shefi i shërbimit sekret francez: Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje”. Faqja e internetit “Lajm”. 09 dhjetor 2020).
Faktet flasin vetë: Koloneli Dilaver Goxhaj mbetet një ushtarak i lartë, i nderuar dhe i respektuar për mbarë kombin shqiptar, kurse Hashim Thaçi dergjet në burgun e Hagës, me vulën e krimit dhe të tradhtisë në ballë.
Dihet me kohë që Franca ka qenë dhe është mikesha e hershme e Serbisë dhe e Rusisë, e dy kështjellave tradicionalisht armiqësore të kombit shqiptar, dhe nuk do as mend as kuvend që rekrutimi i Thaçit si agjent në shërbim të Francës, është bërë për llogari të serbosllavizmit, çka Thaçi e dëshmoi me vendimet thellësisht tradhtare që pati marrë vetëm në interes të Beogardit.
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka deklaruar publikisht për bashkëpunimin e ngushtë të Thaçit me shërbimin sekret francez dhe UDB-në për ndarjen e Veriut të Mitrovicës: Ai shkruan:
“Pyetni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun se si ndodhi pastrimi etnik: dëbimi i koordinuar i 15.000 shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës me 2 edhe 3 shkurt 2000?” (Citohet sipas: “Trondit ish-agjenti i SHIK-ut: Ja akuzat për tradhti që e presin Hashim Thaçin në Kosovë”. Faqja e internetit e gazetës “Bota Sot”. 27 shkurt 2021).
Duke e njohur mirë karakterin burrëror dhe brumosjen thellësisht atdhetare të formatit nacionalist të Kolonel Dilaver Goxhajt, kryetradhtari Hashim Thaçi nuk mund të mos manifestonte një qëndrim shumë të ulët ndaj tij: ai nuk i lidhi pension Kolonelit-hero Dilaver Goxhaj, ashtu siç u lidhi shumë e shumë të tjerëve, dhe as nuk i akordoi medaljen që meritonte. Veç kësaj, me sa kam dijeni, Koloneli i Nderuar nuk është vlerësuar as në atheun amë me një dekoratë të lartë.
E përgëzoj dhe e falënderoj përzemërsisht publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi për Esenë që i ka kushtuar Kolonelit Dilaver Goxhaj, këtij specialisti të rrallë në lëmin e artit ushtarak shqiptar. Publicistin dhe diplomatin Nesip Kaçi e kujtoj me respekt që në vitet ’60, kur bashkë kemi qenë student në Universitetin e Tiranës.
Kaliforni, 17 dhjetor 2021

Kronikë nga komuniteti shqiptaro-amerikan: 20-vite krijimtari letrare në Amerikë

0

Nga: Frank Shkreli

Ky vit shënoi 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Festimet e këtij përvjetori kishin filluar në shtator me ekspozitën e librit dhe kulmuan me një tubim të qindra anëtarëve dhe dashamirësve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan, javën e kaluar në vend-tubimin e ri të komunitetit tonë, në “Qendrën Kulturore Shqiptare “Illyria” në New York, sallë e auditorium realizuar me ndihmën e Këshilltarit të qytetit të Nju Jork-ut, Z. Mark Gjonaj, për tu përdorur nga komuniteti shqiptaro-amerikan, pikërisht për takime dhe festime të tilla kulturore, këtu në hapësirën e tre-shtetëshit, Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konetikët.

Një grup pjesëmarrsish në 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Për të shënuar këtë 20-vjetor të rëndësishëm për jetën kulturore dhe artistike të komunitetit shqiptar në Nju Jork me rrethe, në shtator u organizua ekspozita e librit, “20 vite krijimtari letrare në SHBA”, në zyrën e përkohëshme të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”, shtetin Konetikët. Pikërisht në qytetin Stamford, ku u promovuan me atë rast, monografia voluminoze në dy vëllime “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2001-2011)” dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (2012-2021)”, si dhe “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë (Autorë dhe vepra)”. Në shtator, u  prezantuan gjithashtu të gjithë numrat e revistës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, PENA si dhe botimet nga Shtëpia Botuese “Adriatic Press”, përfshir botimet e autorëve anëtarë të Shoqatës.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka mbledhur rreth vetes elitën letrare dhe publicistike, shkrimtarë e poetë të komunitetit shqiptaro-amerikanë dhe më gjerë të diasporës shqiptare, ndërsa vazhdon të tërheq gjithnjë e më shumë anëtarë të rinjë.  Ky fakt ishte i qartë nga pjesëmarrja e madhe e kësaj elite kulturore në tubimin e madh kulminor, në Qendrën Kulturore Shqiptare “Illyria”, në New York , të veprimtarive të organizuara, gjatë këtij viti, për të festuar 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës, një ngjarje kjo me rëndësi të madhe artistike dhe kulturore për komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork me rrethe. Kishin ardhur shkrimtarë e artistë shqiptarë edhe nga Kandaja e Meksika. Ndër mysafirët special i cili me pjesëmarrjen tij lartësoi dhe nderoi këtë tubim, ishte shkrimtari disident dhe simboli i qëndresës anti-komuniste, Z. Visar Zhiti, anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, si dhe poeti dhe shkrimtari Gjekë Marinaj, themelues i parë dhe aktualisht President Nderi i Shoqatës.

Programin e shpalosi Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve -Shqiptaro-Amerikan, Z. Mhill Velaj duke përshëndetur të ftuarit, ndërsa paraqiti folësit e rastit, Presidentin aktual, Z. Adnan Mehmeti, Z. Gjekë Marinaj, Kryetarin e parë të Shoqatës, Këshilltarin shqiptar-amerikan të qytetit të New Yorkut, Z. Mark Gjonaj, Kryetarin e “Vatrës”, Z. Elmi Berisha, Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në New York, Z. Frymëzim Isufaj, autori Thanas Gjika nga Bostoni e të tjerë.  Do të ishte një shkrim i gjatë po të reflektoja fjalimet e të gjithëve me këtë rast, por desha vetëm të pasqyroj, të pakën pjesërisht fjalën e Poetit dhe Shkrimtarit disident dhe të vuajturin e burgjeve të Enver Hoxhës, (Ja dhe linku i fjalimit të plotë të Z. Zhiti)  LETËRSIA SI HAPËSIRË DHE LIRI, SI GJUHË DHE IDENTITET, POR DHE SI MISION… – Dielli | The Sun (gazetadielli.com). Zoti Zhiti foli në përgjithësi, “Diasporën e Letrave”, për letërsinë shqipe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thenë se, “Po bëhet gjithnjë e më e pranishme letërsia e diasporës, zbulime prej saj e prodhimet e reja, ku është ruajtur gjuha dhe identiteti, shpirti kombëtar duke qenë dhe mbetur një urë e gjallë mes atdheut dhe botës. Pra duke shtuar botë…”, ka theksuar ndër të tjera, Z. Zhiti, duke folur specifikisht për kontributin e diasporës shqiptaro-amerikane në letërsinë shqipe:

“Hijerëndë dhe me rëndësi është diaspora shqiptare në SHBA, letërsia e saj, që nisi me korifejtë, Faik Bej Konica (Domenik) dhe Imzot Fan Noli, të cilët krijuan dhe një “Vatër” shekullore shqiptare me “Diellin” shqiptar shekullor.  Këtu do të vinin pinolli i Frashërllinjve, shkrimtari Mit’hat Frashëri, emblema e intelektualit patriot, po edhe Stavro Skëndi, bashkëpunëtor i tij, gjuhëtar dhe historian, të cilët përndiqeshin nga regjimi komunist në atdhe dhe vdiqën të dy në Nju Jork.  Erdhi dhe filozofi dhe shkrimtari Isuf Luzaj, i përndjekur që nga lufta, dhe historian Ago Agaj, i dënuar me vdekje në atdhe, plot të tjerë dhe së fundmi është botuar memuaristika e Kol Bibë Mirakaj”.

Nga pjesëmarrja në 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë mbajtur të djelën që kaloi në Nju Jork

“Për në SHBA do të arratisej pasi të dilte nga burgu poeti, kritiku letrar, filozofi Arshi Pipa, duke marrë me vete dhe “Librin e Burgut”, ato sonete infernale që i botoi në 1959 në Romë, me rëndësi të jashtëzakonshme. Pas tij do vinte, edhe ai i arratisur me të dalë nga burgu, shkrimtari e publicist Sami Repishti. Do të arratisej dhe shkrimtari, me baba të pushkatuar, Bilal Xhaferri, poeti i ofshamës çame. Për këtu u arratis, më pëlqen të them, me kalin e tij metaforik, me flatra, me Pegasin, poeti Gjekë Marinaj”.

Këtu do të thosha se lëvrohet një letërsi dhe nga radhët e reja e brezit të pas ‘90. Rëndësi të parë, sipas meje këtu ka dhe ruajtja e gjuhës amë, jo vetëm pse është jona, por gjuhën shqipe shkencëtarët e gjuhësisë e vendosin në 10 –11 gjuhët më të rëndësishme në botë, antike, rrënjëse, pra është pasuri, jo vetëm jona, por ne jemi të parët që e kemi për detyrë ta ruajmë e ta gjallërojmë.

“Gjuha është Atdhe. Bëhet letërsi këtu, shtoj me ngazëllim, dhe s’ka rëndësi në janë a jo antarë të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë. Patjetër s’mund të rri pa përmendur bashkëvuajtësit e mi, miqtë e burgut, këtu nisën romanet e tyre Dine Dine, Hasan Bajo, shkruajnë tregime Memisha Gjonzeneli, kujtimet infernale Kaso Hoxha, sintezat e mendimit Lekë Mirakaj. Do të vazhdonte poezitë e burgut Pëllumb Lamaj, edhe Ilir Spata, edhe i përndjekuri, i biri i Isuf Luzajt, Dalani.  Ndërkaq edhe krahu tjetër, komandantë të burgjeve apo oficerë të Sigurismit të shtetit do të shkruanin kujtimet e tyre. etj.  Këtu erdhën shkrimtarë të njohur si Naum Prifti e Betim Muço e do të vazhdonin të shkruanin suksesshëm shkrimtarë si Roland Gjoza, Ardian Vehbiu, eseist e gjuhëtar modern ndërkohë, historiani dhe monografisti i rëndësishëm Ilir Ikonomi, studiuesi i arkivave dhe historian Agron Alibali, etj”.

“Romane do të shkruanin Albana Lifshing, Mirela Kanini, etj, poezi Ilirjana Sulkuqi, Rajmonda Moisiu, Bajame Hoxha – Çeliku, Yllka Filipi, tregime në dy kohë e në dy vendet tona Muç Xhepa, kritikë letrare e studime do të ndiqja nga Mërgim Korça, Minella Aleksi, Gëzim Basha, Ernest Nasto, etj, e gazetarí nga Alfons Grishaj, Klajd Kapinova, Valentin Lumaj, Qemal Agaj, Merita McCormack, etj, etj. Nërkaq ka autorë që krahas shqipes, shkruajnë dhe në gjuhën e madhe angleze, duke rrokur një lexues të madh. Dua të kujtoj shkrimatren dhe përkthyesen e talentuar Ani Gjika, e vlerësuar dhe me çmime, bijë e studiuesit Thanas Gjika dhe e poetes Julia Gjika, etj, etj.  I sigurtë që ka dhe të tjerë, ndjesë që kam përmenduar aq emra”.

Presidenti I Shoqatës Adnan Mehmeti, majtas, dhe Mhill Velaj, Kryetari I Shoqatës

“Pas shoqatave, instituteve, akademive kulturore shqiptare këtu, arritje do të jetë Katedra e parë e Albanalogjisë në Universitetin DePaul në Çicago, ngritjen e së cilës e la në testament Hidai Bregu, një shëmbull i patriotit, i atdhetarit të kulturës, të gjuhës amë dhe letrave shqipe, drejtimin e së cilës do ta merrte shkrimtari Gazmend Kapllani.  Në Universitetin e Michigan-it poeti dhe studiuesi i ri, përkthyesi Lisandri Kola do të arrijë të japë leksione të letërsisë shqipe të ekzilit, një aspekt me interes, i gjerë dhe përfaqësues. Institucione mbeten dhe gazeta “Dielli”, që me Sokol Paja tani, në vazhdim të gazetarit Dalip Greca, po edhe gazeta “Illyria” e Vehbi Bajramit, me gazetar Ruben Avxhiu, po i lënë më hapësirë letërsisë dhe kritikës letrare, ndërkaq që mbajnë të ndezur gjuhën e shkruar.”

“Ndërsa “Zëri i Amerikës” shqip me gazetarët e saj profesionistë, këtu kemi njërin nga drejtuesit e dikurshëm, Fran Shkreli dhe tani me drejtorin e Euro-Azisë, Elez Biberaj, evulojnë po aq sa mendimin politik, edhe informacionin rrethanor, në gjuhën e folur amë. Po kështu dhe televizione lokale e gazeta shoqatash të përkohshme, etj, librat shkollorë, mësuesit e shkollat në gjuhën shqipe, qendrat kulturore, vendet e kulteve, kishat me meshat shqip, xhamitë e teqeja e Detroitit, ku mblidhen shqiptarë, janë një ndihmesë e pazëvendësueshme për bashkësi, gjuhë dhe identitet”.

“Të zhvillohet teatri, sidomos me të rinjtë. Filmi shqiptar do të ndihmonte shumë. Përurimi i tij, ja dhe në këtë skenë, këtu kemi dhe regjisorin Bujar Alimani, me shumë çmime në Europë, të bashkohemi për të parë dhe diskutuar një film të tij.

Autori me poetin dhe shkrimtarin disident, Z. Visar Me poetin dhe shkrimtarin dhe bashkvendasin tim Zhiti, simbol i qendresës antikomuniste nga Malësia e Madhe, Z. Gjekë Marinaj, themelues i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan edhe ky i arratisur nga komunizmi.

Lipset të bëhet dhe ajo që përmbushi studiuesi Luan Topçiu në Rumani ose të botohet e përkthyer ajo histori e letërsisë, edhe shqip edhe anglisht. Fillon nga njohja që të shkohet dhe në një reviste serioze e me nivel artistik. Kushtet janë. Të shfrytëzohen mundësitë”, porositi Visar Zhiti me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Me të drejtë Z. Zhiti tha disa herë gjatë fjalimit të tij se përveç emrave që ai përmendi si pjesëtarë të “letërsisë së diasporës” ka edhe emra të tjerë. Vetëm në librin e Presidentit Adnan Mehmeti, “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë: Autorë dhe Vepra”, botuar me rastin e 20-vjetorit të themelimit të kësaj shoqate janë të renditur më shumë se 100-autorëve kontribues.  Ky libër i autorit Adnan Mehmeti, me profile të shkurtëra të antarëve të Shoqatës, më bëri që të këthehesha në historinë e gjysëm shekullit të kaluar të diasporës shqiptare të asaj kohe, kur revista Shejzat e Ernest Koliqit kishte botuar në vitin 1969, pothuaj një libër identik me këtë të Shoqatës së sotme (Shikoni foton më poshtë), me autor Karl Gurakuqin. Në librin e Gurakuqit, “Nepër Vullajt e “Shejzavet”, botuar në Romë. renditen profilet e 115 shkrimtarëve dhe poetëve që kontribonin me shkrimet e tyre – shkrimtarë e poetë të arratisur nga komunizmi — por edhe autorë arbëreshë, që bashkpunonin në atë kohë me revistën Shëjzat të Ernest Koliqit.

Një grup pjesëmarrsish në 20-vjetorin e themelimit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë

Me këtë rast, dua të uroj “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”, për 20-vjetorin e themelimit të saj, por dua gjithashtu të kujtoj brezat e kaluar të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë nga të gjitha trojet tona, të arratisur nga komunizmi i Enver Hoxhës, por që shumë prej të cilëve ende janë të anashkaluar, të përjashtuar dhe të harruar nga bota e jonë shqiptare.  Ndonëse ata kurrë nuk patën Shoqatën e tyre, në listën librit të autorit Karl Gurakuqi (“Në Vulljat e Shëjzavet”, ku pasqyrohen emrat dhe veprat e shkrimtarëve të diasporës shqiptare të asaj kohe, përfshihen edhe emrat e disa shkrimtarëve më të mëdhej të letërsisë shqipe.  Karl Gurakuqi thotë në atë libër se Ernest Koliqi mblodhi rreth vetes më të mirët intelektualë të diasporës shqiptare. “Nuk ka ngjarë ndonji herë që në shtypin tonë, qoftë brenda në Shqipëri, qoftë jashtë Atdheut, që një revistë të ketë pasur nji numër kaq të madh bashkpuntorësh. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, në këtë 20-vjetor të themelimit, ka shembuj që të ndjekë  shumë nga këta shkrimtarë e poetë të diasporës së vjetër shqiptare – duke mos i harruar ata, shumë prej të cilëve ende janë të njollosur me epitetet më të shëmtuara që nga koha e komunizmit. Ata meritojnë më shumë prej nesh, por të pakën t’I kujtojmë nga koha në kohë!

Urime 20-vjetori i themelimit të “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”!

Diana Rexhepi: Mirënjohje e përjetshme për historianin dr. Hakif Bajrami, profesorin që më frymëzoj për luftë të pakushtëzueme për Pavarësinë e Kosovës

2

Diana Rexhepi, gazetare nga Zagrebi

I dashur Profesor Hakif Bajrami,

Fjalët që i them këtu për ty janë të pakta dhe më mungojnë për ta thënë e përshkrue nga nga kjo distancë kohe se çfarë ndikim keni pasë në krijimin e mënyrës së të menduarit, lidhjes dhe përkushtimit ndaj filozofisë, historisë, gjuhës latine, e qe lidhet në thelb të shtresës fillestare me filozofi greke, kur ishit profesor i yni, Profesor i im, në Gjimnazin e Prishtinës.

Ju dhe profesorët Skender Gashi, Jahja Kokaj dhe Shaqir Shaqiri si dhe babi im, ishit dhe ende jeni, dritë, shkëlqim shndritës në tunelin e errët të jetës çfarë e kam pasë, ndoshta të paracaktueme nga Zoti.

Por Ju dhe profesorët që i përmenda, së bashku me babain tim Vehbi Rexhepin, ishit dhe mbeteni ende shkas dhe shkak që të mos gjunjëzohem ndaj jetës me mision të rëndë, e për një femen shqiptare edhe pak më shumë të rëndë në këte shtet ku jetoj dhe prej nga kam luftue për kombin nga i cili rrjedh si dhe për pavarësi të pakushtëzume të Kosovës.

Kurrë nuk e kam harrue Profesorin tim të dashur Hakif Bajrami se si na mësonte, si na trimëronte e frymëzonte, i cili asnjë herë nuk hoqi dorë nga qëndrimi i tij i palëkundshëm që ne që ishim nga qyteti të mos i diskriminonim nxënësit që ishin nga fshatrat, pra që kurrë të mos i diskriminonim ata të fshatrave, e sidomos të tregoheshim të mirësjellshëm me ata që ishin të Drenicës. Këtë këshillë të tij tejet njerëzore e edukative kurrë nuk e kam harrue. Ai qëndrimi i Juaj në milimikron ishte i njejt me atë të babit tim, gjë që e shënoj, drejtoj dhe diktoj kahjen e jetës sime këtu në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë.

Të mos harroj se kush jam e nga ka jam dhe çka është misioni im në jetë. Më kujtohet mjaft mirë se si përgjat atyre katër viteve në gjimnaz e kam pasur Njësh në sjellje, por Ju dhe profesorët qe i përmenda i ndanit këto kategori, edhepse ju kam shkaktue edhe kokëdhimbje me sjelljet e mija.

Megjithëse ishim ndër Gjimnazet më të forta në atë atë kohë, e si me thanë do persona relevant këtu në Zagreb, e pikërisht për shkak se ai gjimnazi kishte profesorë sikurse Ju, Skender Gashi, Jahja Kokaj, Shqip Shaqiri. Na keni ligjëru disa lëndë: Histori, Gjuhë Latine dhe Filozofi. Kuptohet që isha më e mirë në Filozofi, e vetmja në klasë e kam pasë notën 5 (pesëshe) në Filozofi tek Ju. Ishte privilegj i madh, shumë i madh të kishe notën 5, e te Ju, sidomos në Filozofi.

E mbaj në mend që na keni nxitë të mendonim, që të ishim mendimtarë, dhe e mbaj në mend që kah fundi i orës shumë herë keni thënë: “Diana Rexhepi, ngritu në këmbë dhe filozofo!

E mbaj në mend se nuk keni bërë dallime në mes të nxënësve, mashkujve dhe femnave. Sikurse as profesori i gjuhes shqipe Skender Gashi , i doktoruar te kroatisti i madh Prof.dr Radoslav Katičić.

Me vonë, pasi isha gazetarja e parë që bëri intervistë me Adem Demaçin sa pati dalë nga dera e burgut Gradiška ne Kroaci, tema që na keni ligjëru, filozofët e shkollave të ndryshme filozofike dhe periudhave greke të filozofëve që na keni ligjëru, që kërkuat prej nesh me këmbëngulje të jemi mendimtar, të jemi sokratistë, e aty ishit mu si babi im, asi tema kam bisedue pastaj me orë, me muj e me vite me të dashurin shkok timin Adem Demaçi. Dhe ia kam përmendë që këtë dashni dhe mënyrën e të menduarit, Ethosit Filozofik dhe jetësor e kam mësuar dhe trashëgu nga babi, por dhe mësuar dhe vetëdijësuar Ethos pikërisht nga Ju. Po, disa nga ju, babi im e Ju personalisht, pastaj prof Skender Gashi, prof dr Jahja Kokaj, prof dr. Shaqip Shaqiri, Adem Demaçi dhe shoku im më i ngushtë Bekim Berisha Abei ishit dhe mbeteni Raison de Vivre të shqiptarizmit tim, anipse nuk jam ku ta dij se çfarë patrioteje.

Rrnofsh, Profesor dr Hakif Bajrami!

Ju falemnderit…

Ju Falemnderit për Vetëdijësimin që e mbollët tek une e që më vonë u shpëfaq në luftën time të paepur që Kosova, pa asnjë kompromis të ndahet nga Jugosllavia dhe Serbia dhe të jetë shtet i pavarur.

Me nderime, mirënjohje, dashni, respekt e Falemnderim prej meje …

Ju përqafoj, i dashuri Profesor Hakif Bajrami !

Përse nʋk ʋrrestohet Panajot Barka, që është ɑntı-shqıptɑrı më ı mɑdh që spıʋnoı për Grekʋn dhe jeton ı ‘lʋmtʋr’ në Shqıpërı?

0
Mɑrın Memɑ, gazetar hulumtues, Tiranë
  • Sigurisht që dikujt i kujtohet se si në vıtın e mbrɑpshtë të 1997 Panajot Barka është fıksʋɑr me kɑllɑsh në sʋp, në jʋgʋn e Shqıpërısë, kʋ ʋ ʋlë flɑmʋrı shqıptɑr dhe ʋ ngrıt ɑı grek.

Edhe pse të gjıthë ı bëjnë pyetje vetes sı kɑ mʋndësı që një personɑzh ı tıllë ı jepet kohë televızıve, ende nʋk dıhen ɑrsyet e sɑktɑ Pɑnɑjot Bɑrkɑ është ı njohʋr për veprımtɑrınë e tıj të egër kʋndër Shqıpërısë, ı mbështetʋr në mënyrë të hɑpʋr dhe të drejtpërdrejtë ngɑ shtetı grek.

Kʋdo që qɑrqe të Greqısë kɑnë tentʋɑr në mënyrë të vɑzhdʋeshme për të fʋtʋr hʋndët në pʋnët e Shqıpërısë, të gjıthɑ rɑstet kɑnë pɑsʋr të përbɑshkët një emër dhe ɑı është ɑntıshqıptɑrı Pɑnɑjot Bɑrkɑ. Është ngʋlıtʋr thellë në memorıen e shqıptɑrëve ımɑzhı ı tʋrpıt të Bɑrkës, ı cılı në vıtın e mbrɑpshtë të 1997 është fıksʋɑr me kɑllɑsh në sʋp, në jʋgʋn e Shqıpërısë, kʋ ʋ ʋlë flɑmʋrı shqıptɑr dhe ʋ ngrıt ɑı grek.

_________

  • Olsi Jazexhi shkon edhe një hap më tej me Anti-Shqiptarizmin e tij … Pothuaj të gjitha tv-ët shqiptare atij ia japin fjalën për ta mohuar hapur historinë dhe kulturën kombëtare shqiptare.

Kolonel Dilaver Goxhaj – Shpëtim Golemi i UÇK-së 

3

Shkruan: Nesip Kaçi

  • Publicist dhe diplomat

Në luftën e Kosovës mori pjesë, si asnjë herë në historinë tonë kombëtare, i gjithë kombi shqiptar, përfshi edhe diasporën dhe trevat e banuara me shqiptarë jashtë Republikës së Shqipërisë. Populli shqiptar i Kosovës luftoi me heroizëm gjatë kësaj lufte dy-vjeçare. Në këtë luftë mori pjesë vullnetarisht dhe ushraraku profesionist nga Republika e Shqipërisë koloneli, Dilaver Goxhaj, i njohur gjatë asaj lufte me pseudonimin Shpëtim Golemi. Ai e njihte në detaje ushtrinë e ish-Jugosllavisë, llojet e forcave, përbërjen dhe armatimet e tyre, taktikat dhe strategjitë e saj. Ai ka kryer Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila përgatiste oficera madhorë për komandim brigade e më lartë, ka punuar 13 vjet oficer i diplomuar dhe 10 vjet pedagog e shef katedre në departamentin e Mbrojtjes Kundërajrore dhe Aviacionit, anëtar i Këshillit Shkencor të ushtrisë për taktikën dhe strategjinë. Ka ushqyer dashuri të zjarrtë për kombin shqiptar.

Shpëtim Golemi rrjedh nga një familje që ka luftuar brez pas brezi kundër pushtuesve të huaj, otomanë, serbë, grekë, fashizmit italian dhe nazizmit gjerman etj. Ai u angazhua vullnetarisht në UÇK, duke hyrë e luftuar brënda në Kosovë gjatë 120 ditëve për çlirimin e saj përkrah vëllezërve kosovarë. Pushteti i ndërgjegjes patriotike dhe atdhetare dhe motivet e dashurisë për Kosovën e bënë atë që të lëjë familjen, nënën, gruan dhe fëmijtë dhe t’i bashkëngjitet luftës për çlirimin e Kosovës martire. Kolonelit Shpëtim Golemi, këtij ushtaraku të kompletuar, kur filluan bombardimet e aviacionit të NATO-s, krahas detyrave të tjera, iu ngarkua të mbante edhe detyrën e bashkëveprimit të forcave të UCK-së të Kosovës me aviacionin e NATO-s. Atje shkëmbeu përvojat taktike e strategjike ushtarake si një ushtarak i ushtrisë së Shqipërisë, si me shqiptarët e Kosovës, ashtu dhe me strukturat e aviacionit të NATO-s.

Mund të themi me plot gojën se koloneli Shpëtim Golemi luftoi si trimat në një llogore përkrah vëllezërve të tij në Kosovë dhe armiku nuk ia pa kurrë shpinën. Është rasti të themi se ai ka nderuar jo vetëm veten dhe familjen por edhe Gjirokastrën dhe krejt Shqipërinë. Jam përpjekur të jepja ndihmesën time në këtë luftë, thotë me modesti Shpëtimi. Ai, midis të tjerave, ka qënë shok lufte, në një llogore me kolonel Bislim Zyrapin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Fatmir Limën, Ekrem Rexhën (komandant Drinin), etj. etj. Ai sëbashku me kolonel Bislim Zyrapin dhe kolonel Ekrem Rexhën, janë edhe planizuesit e Operacionit “Shigjeta”, i cili u zhvillua që nga 26 maj deri 10 qershor 1999, kur drejtuan forcat vullnetare të UCK-së, të ardhura nga e gjithë diaspora shqiptare dhe trojet e tjera tona në Ballkan e të grumbulluara në Shqipëri, duke sulmuar në drejtimin Mali i Pashtrikut- Pirane- Suharekë dhe Koshare-Gjakovë.

Kur e pyeta komandant Shpëtimin të më thoshte diçka nga lufta e tij në Kosovë, ai më tregoi për heroizmin e kosovarëve në luftë dhe atdhetarizmin e tyre të pashoq dhe çuditërisht, asgjë për veten e tij! Po për komandant Drinin (dëshmorin Ekrem Rexha), ç’mund të më thuash ? Shpëtimi, pasi fshiu lotët që i përshkuan fytyrën, më tha se me të më lidhi një miqësi e sinqertë, me të kam qënë në një llogore në shumë luftime, ai ishte një intelektual i emancipuar. Komandant Drini kishte kryer shkolla të larta ushtarake dhe akademi si asnjë koleg tjetër shqiptar i Kosovës në UÇK. Ai ishte ndër kuadrot e para ushtarake të Kosovës, që iu përgjigj thirrjes së Nënës Kosovë dhe erdhi e formoi një nga formacionet më të mëdha të UÇK-së. Komandant Drini ishte një ushtarak i kompletuar, poliglot dhe orator. Veç kësaj me komandant Drinin, rastësia na kishte miqësuar edhe familjet tona gjatë luftës. Ishte djali im që në prill të vitit 1999 e kërkoi dhe e gjeti familjen e komandant Drinit në Fushë – Arëz dhe e sistemoi në Tiranë.

Ndërsa për Bislim Zyrapin, komandant Shpëtimi, thotë se ai bën pjesë në racën e trimave të zgjuar. Bislimi erdhi të luftonte në Kosovë që në ditët e para të UÇK-së. Ai ishte trim i çartur dhe rradhë lindin të tillë burra. Komandant Bislim Zyrapi ka qënë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së prej qershorit 1998 deri më 28 prill 1999, kur erdhi në Shqipëri për të drejtuar operacionin “Shigjeta”. Në vazhdim, komandant Shpëtim Golemi më tha se kur më pyesin se ç’farë të ka mbetur në mendje më shumë nga lufta në Kosovë, unë iu përgjigjem se Lufta në Rrethim e Brigadës 121 “Ismet Jashari- Kumanova”, do të jetë një shkollë e madhe për ushtrinë e Kosovës dhe popullin e saj. Forcat e kësaj zone e sidomos të kësaj brigade mundën t’i qendronin dhe përballuan një kundërshtar shumë më të fuqishëm e më të madh në numër, forca e mjete. Kjo brigadë dhe kjo popullsi e zonës së Maleve të Berishës kanë mbuluar veten me lavdi të merituar. Kjo brigadë qëndroi shumë lartë në kryerjen e detyrave që iu ngarkuan nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Kësaj brigade që mbante emrin e komandantit të saj dëshmor Ismet Jashari-Kumanova, vështirë se mund t’i gjëndet shoqe në tërë luftën çlirimtare të Kosovës, po të kemi parasysh se fronti ku ajo shpalosi mbrojtjen ishte tepër i shtrirë dhe në një terren shumë të thyer në të cilin kalonin vijat mbrojtëse të saj, masa e madhe e ushtrisë së rregulltë armike të cilën ajo përballoi për një periudhë kohore tepër të gjatë prej 260 ditësh, prej 26 shtatorit 1998 deri më 12 qershor 1999. Mbrojtja në rrethim 9 mujor, një luftë e gjatë pa financat e nevojshme, një mbrojtje me luftime të përditsme 24 orëshe me tri ndëresa, 30% në front, 30% e gatshme, 30 % pushim, në një zonë malore të populluar e mbështetur pothuajse tërësisht në forcat e veta, me një mbrojtje pozicionale aktive në një luftë guerile, rast i paprecedent për të cilën mund të themi se është një risi në artin luftarak.

Ajo mbrojti dhe ruajti të gjitha institucionet drejtuese të luftës dhe popullsinë e 37 fshatrave. Njëkohësisht kjo brigadë, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Shtabit të Përgjithshëm, shfrytëzoi me mjeshrëri të rallë armëpushimin e njëanshëm të tetorit 1998, për të siguruar rezerva materjale dhe ushqimore për një kohë të gjatë lufte në rrethim, të cilat të menaxhuara me mjeshtëri nga i palodhuri dhe i shumëkujdesuri Idriz Hyseni (ekonomat i Shtabit të Përgjithshëm), bëri që kjo brigadë të realizojë detyrën, si dhe shpëtoi gjithë atë popullsi nga uria, kur në malet e Berishës u grumbulluan rreth 150.000 fëmijë, gra, burra, të moshuar në muajt mars-prill 1999, të shpërngulur nga Drenica, Suhareka, Llapusha e Malisheva gjatë atyre 12 ditëve të para të operacionit famkeq serb “ Patkoi”. Atë luftë që pashë e jetova, thotë zoti Shpëtim Golemi, gjatë operacionit barbar serb kundër brigadës 121 “Kumanova” dhe popullsisë së asaj zone, është vështirë ta imagjinosh dhe e dhimbshme ta përshkruash, atje pashë se ç’farë është uria masive në ato kushte të tmerrshme në të cilat ndodheshin luftëtarët dhe i gjithë ai popull në rrethim, në mes të shiut e dëborës, në temperatura nën zero, të mbuluar me plastmase apo batanie, pa pasur as racionin e plotë, sepse ushqimet nuk ishin të mjaftueshme…

Si do që u zhvilluan ngjarjet, vuajtjet e tmerret që solli lufta, duhet theksuar se brigada 121 ”Kumanova” mbrojti Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, Radion Kosova e Lirë, Agjensinë Kosova-Press, Logjistikën bazë për municione dhe për ushqim të luftëtarëve dhe të popullsisë qindramijshe të zhvendosur në Malet e Berishës, Qendrën e Bashkëveprimit Luftarak midis UÇK-së të Kosovës dhe Aviacionit Luftarak të NATO-s, Spitalin Qendror të UÇK-së me 23 ambulanca, ku mjekohej populli dhe luftëtarët që plagoseshin në luftë. Brigada 121”Kumanova” në tetor 1998 u kompletua po thuaj me 800 luftëtarë dhe tre muajt e fundit arriti në rreth 1300 luftëtarë, e ndarë në katër batalione. Rendimin e luftimit e ndërtoi në një skalion të fortifikuar me tre vija mbrojtëse të fortifikuara me kanale kundra-tanke, në rezervë kishte dy kompani si dhe disa grupe vullnetare nga popullsia civile. Çdo luftëtar ishte i pajisur me armë krahu gjysëm automatike, me kallashnikov, Unçester-Magnum 300 etj., 10 mitrolozë të rëndë, 4 mitrolozë 12,7 mm, 10 snajperë, 4 mortaja, 40 mina kundra-tank, artileri të kohës etj. U mbajtën në punë 9 mullinj me ujë, që bluanin 24 orë pandërprerje, si dhe 35 shtëpi-kuzhinë, ku punonin me radhë të gjitha gratë e 35 fshatrave, përveç tre kuzhinave të menaxhuara nga luftëtarët, funksiononin edhe tre rrobaqepsi.

Furnizimin e brigadës e bënin nënat, motrat dhe të moshuarit e të gjitha fshatrave. Kjo brigadë pati 74 dëshmorë, nga të cilët 25% të vrarë nga zjarri i artilerisë serbe dhe 75% u vranë në luftime të drejtpërdrejta gjatë kundërsulmeve dhe sulmeve kundër ushtrisë serbe. Në mjekësi në frontin e maleve të Berishës shërbyen 85 mjekë dhe infermjerë, prej tyre 37 mjekë në një popullsi që në periudhën mars-prill 1999 arriti rreth 150.000 vetë, Në këtë front ka patur dhe qindra lindje fëmijsh. Të gjitha plagosjet u përballuan nga personeli i saj mjekësor pa asnjë vdekje. Në brigadën 121 pjesëmarrja në luftë e grave dhe e vajzave shqiptare ishte masive. Ashtu si në gjithë Kosovën, edhe në malësinë e Berishës dhe Llapushës, gratë dhe vajzat e këtyre fshatrave, luftuan krah për krah me vëllezërit dhe burrat e tyre, duke përfshirë edhe luftën me armë.

Unë, më tregon kolonel Shpëtim Golemi, kam qënë në Malet e Berishës dhe rreth këtyre maleve, kudo që na çoi lufta. Fashistët serbe gjatë operacionit të verës 1998 i kishin kthyer fshatrat e asaj malësie pothuajse në një shkretëtirë. Kaloje një fshat, dy, tre …dhjetë dhe kudo syri të zinte vetëm gërmadha. Por kam qënë atje edhe para një muaji, kur pashë se ato fshatra ishin rindërtuar të gjitha,dhe sa ndërtesa të bukura, m’a do mëndia se në këtë punë ka ndihmuar edhe bashkësia ndërkombëtare. Lufta çlirimtare e Kosovës u përkrah vendosmërisht gjatë luftës dhe pas luftës nga e gjithë bota demokratike, e cila i doli asaj në mbrojtje dhe e ndihmoi shumë. Brigada 121”Ismet Jashari-Kumanova” u mat dhe ia doli të përballonte ushtrinë e rregulltë serbe. Luftëtarët e kësaj brigade ishin ushtarë të luftës dhe jo të kazermës. Të gjithë ne oficerët e karjerës nuk na ndante prej tyre asgjë, hanim ushqim njësoj, luftonim në rrethim bashkë dhe në krah të tyre, nuk ekzistonte asnjë keqkuptim. Gjatë kësaj lufte në rrethim na u vranë 74 vetë, një numër ky tepër i vogël po të kemi parasysh kohëzgjatjen 8 muaj e gjysëm të luftimeve të përditshme. Një meritë e veçantë e brigadës 121 “Kumanova” ishte se ajo nuk e lejoi artilerinë armike, serbe, t’i afrohej frontit tonë në Malet e Berishës, por meritë të veçantë kanë brigadat e tjera simotra dhe veçanërisht Batalioni Autonom i Shtabit të Përgjithshëm nën komandën e Jetullah Qarrit, (sot dëshmor), i cili bënte mbrojtjen e përparuar të këtij brezi mbrojtjeje në rrethim, duke kapur drejtime e lartësi sunduese dhe qafat për të shmangur afrimin e artilerisë armike si dhe befasinë e sulmit të armikut.

Ky Batalion Autonom si dhe forca të caktuara të brigadave fqinje të UÇK-së e sulmonin artilerinë serbe kryesisht natën sipas taktikës së luftës partizane. Mbrojtja pozicionale aktive kombinohej me mbrojtjen e manovrueshme, mbrojtja e Brigadës 121 ishte e përherëshme dhe e manovrueshme. Karakteri i luftimeve të brigadës 121, nuk formonte një front të rregullt, por kombinonte luftën kundër armikut, përmes lëvizjeve të vazhdueshme midis pozicioneve mbrojtëse dhe vijave të ndarjes me zonat e pushtuara. Repartet e Batalionit Autonom dhe brigadave fqinje të UÇK-së, siç e përshkruam pak më lartë, iu përmbajtën luftimeve që nuk formonin një front të rregullt, rast tipik unik në historinë e luftës guerile shqiptare, i huazuar prej taktikave dhe strategjisë së Skënderbeut. Si rjedhojë e kësaj strategjie malet e Berishës prej shtatorit 1998 dhe deri në fund të luftës mbetën e vetmja zonë e gjerë, e banuar, e lirë. Kjo u arrit me luftë prej brigadës 121”Kumanova”, Batalionit Autonom të Shtabit të Përgjithshëm dhe i disa nënreparteve të brigadave fqinje, e ideuar kryesisht prej kolonel Bislim Zyrapit. Duke patur një vijë kaq të gjatë mbrojtjeje, prej 33 kilometër, brigada 121 e kishte të vështirë t’ia dilte e vetme kësaj detyre. Këtu qendron mënçuria e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që zgjodhi këtë rajon strategjik për të vendosur përfundimisht këtu institucionet drejtuese të luftës. Kjo përzgjedhje tepër e zgjuar bënte të mundur tërheqjen në çdo drejtim, sepse nuk ka asnjë pengesë ujore të një madhësie të pakalueshme, mund të tërhiqeshe dhe të dilej në çdo rrethanë. Veç kësaj armiku e ka tepër të vështirë të përdorë teknikën e rrëndë luftarake në formacion të rregullt luftimi dhe mbrojtja jonë e kishte më të lehtë t’i kundëvihej kësaj teknike ushtarake të armikut.

Siç dihet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ka qendruar nën mbrojtje të brigadës 121 “Kumanova” në malet e Berishës, ose rreth tyre, duke lëvizur herë në Kleçkë e herë në Divjakë. Vetëm prej 25 gushtit deri më 25 shtator 1998 Shtabi i Përgjithshëm ka qënë bartur në Drenicë. Por prej 26 shtatorit 1998 ai u rivendos përfundimisht në malet e Berishës, në Fshatin e Ri dhe Lladroc dhe prej janarit 1999 nuk ka lëvizur më nga Divjaka, deri sa u zhvendos përfundimisht në Prishtinë më 24 qershor 1999. Gjithkush mund të pyesë : Pse iu dha një vijë mbrojtjeje kaq e gjatë brigadës 121 “Kumanova” ? Së pari, malet e Berishës janë çelsi natyror i gjithë territorit të Kosovës. Kush zotëron këtë territor me rëndësi strategjike, ka në hyqëm gjithë Kosovën. Me humbjen e këtij territori Kosova do ndahej në dy pjesë pa asnjë lidhje me njera tjetrën dhe do t’i jepte armikut serb mundësinë ta shpartallonte krejt UÇK-në, kështu që rimarrja e atij territori nga UÇK-ja do të ishte e pamundur. Së dyti, forca e rrezistencës së këtij pozicioni fatlum të Kosovës qendron jo vetëm në aftësinë mbrojtëse të lartë të të gjitha drejtimeve, por edhe në atë se armiku është i detyruar të sulmojë nga poshtë-lartë, që nuk është e favorshme për të. Së treti, armiku serb për ta pushtuar këtë terren, do t’i duhej të angazhonte njëherësh shumë forca këmbësorie, të cilat do t’i tërhiqte nga zona të tjera që do mbeteshin zbuluar, dhe kjo do t’i jepte mundësi njësive dhe formacioneve të UÇK-së ta sulmonte armikun serb në shpinë dhe që kështu ndodhi. Për të plotësuar me sukses detyrat e saj luftarake brigada 121 u mbështet vazhdimisht jo vetëm në popullsinë e 37 qendrave të banuara, por edhe në ato jashtë këtij rrethimi, duke mbajtur lidhje të ngushta me popullin për çdo veprim luftarak.

Të mos harojmë se në zonat e mbrojtura nga UÇK-ja kishin ardhur gjatë kohës së luftës afro 800.000 qytetarë. UÇK-ja numëronte 19.800 luftëtarë brenda në Kosovë, ndërsa Serbia kishte në Kosovë 141 mijë trupa , nga këto : 60 mijë trupa ushtarake, 12.000 trupa të policisë, 6 mijë paramilitarë e kriminelë, 63 mijë civilë serbë të armatosur. Armiku serb mendoi se do ta mposhte këtë brigadë me një mësymje të shpejtë dhe të furishme, sikundër tentoi më datën 31 mars 1999, kur e rrethoi me 15.000 forca, por atëhere ishte vonë për armikun. Ato ditë brigada 121 qe përforcuar edhe me po thuaj 4000 luftëtarë të tjerë ku përfshihej gjithë zona e dytë operative dhe një pjesë e zonës së parë operative. Armiku pandehu se tërheqja e organizuar e gjithë forcave të Zonës së Dytë operative drejt maleve të Berishës, gjatë gjysmës së dytë të 31 marsit ishte panik dhe kujtoi se do ta kishte të lehtë ta shuante Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Dështimi i atij rrethimi dhe i asaj goditjeje të furishme të armikut, nga pikëpamja ushtarake, donte të thoshte humbje e gjithë operacionit serb “Patkoi”.

Duhet thënë se Kosova u çlirua nga bashkëveprimi luftarak midis UÇK-së dhe aviacionit të NATO-s. Këtë bashkëveprim e mbajti Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, për të cilin Komandanti i Përgjithshëm i NATO-s Uesli Klark u shpreh : Bashkëveprimi më i mirë luftarak në historinë 50 vjeçare të NATO-s.

Natyrisht që liria e Kosovës erdhi me gjak e sakrifica të mëdha. Sipas “Radio e Lirë”, (që financohet nga Kongresi amerikan) e datës 8 maj 2018, jepen këto të dhëna : Numëri i njerëzve të vrarë gjatë luftës në Kosovë është gjithsej : 13.518. Prej tyre, shqiptarë: 12.452, nga të cilët 2131 ish-pjesëtarë të UÇK-së, 8662 civilë shqiptarë: fëmijë, gra, të moshuar etj. Të zhdukur deri prill 2018 janë 1658 persona.