Kreu Blog Faqe 1455

Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane…

0

PRISHTINË, 17 Dhjetor 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu sot mbajti fjalimin vjetor në Kuvendin e Republikës së Kosovës. “Ne jemi të lumtur që mund të themi që Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane, si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pranë nesh”, theksoi mes tjerash Presidentja Osmani – Sadriu.

FJALIMI VJETOR I PRESIDENTES OSMANI NË KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, 
Shumë i nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca 
I nderuar kryeministër Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar
Të nderuar përfaqësues të vendeve tona mike, shkëlqesi ambasadorë
Të nderuar përfaqësues të medieve;
Të nderuar gjithë ju të pranishëm;

Jam shumë e lumtur që sot në cilësinë e Presidentes së Republikës, t’ju drejtohem nga foltorja e tempullit të demokracisë në përmbylljen e këtij viti, i cili ishte jashtëzakonisht sfidues, sidomos nga pandemia e cila po na përcjell prej dy vjetësh, por njëkohësisht edhe t’ju uroj një vit të mbarë 2022 me dëshirat më të mira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për të gjithë ju të pranishëm, për familjet dhe miqtë tuaj, si dhe për mërgatën tonë të dashur!

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Pas zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, përfaqësuesit tuaj të zgjedhur, duke e respektuar vullnetin tuaj të qartë dhe duke dhënë edhe një herë shembullin e mirë të funksionimit të demokracisë, më dhanë besimin që të udhëheqë me institucionin më të lartë në vend . Gjej rastin që sot, në prag ndërrimit të motmoteve, t’ju falënderoj edhe një herë për këtë besim dhe t’ju siguroj se, sikurse deri më tani, do të jem në funksion të ruajtjes së interesit të qytetarëve të Republikës dhe të interesave të shtetit tonë të dashur.

Të nderuar deputetë!

Viti që po e lëmë pas, ashtu sikurse edhe ai paraprak, ishte me të vërtetë sfidues për ne, por edhe për gjithë njerëzimin, për shkak të pandemisë Covid-19 dhe pasojat që la si tek shëndeti i qytetarëve ashtu edhe tek ekonomia jonë. Pandemia i ka sfiduar jetët tona, duke ndryshuar mbase përjetësisht edhe mënyrën tonë të jetesës. Prandaj, në këtë moment, kur sytë tanë janë orientuar fuqishëm nga shpresa për një të ardhme më të mirë, dua që së bashku me ju t’i kujtojmë të gjithë bashkëqytetarët tanë, të cilët e humbën jetën si rrjedhojë e infektimit me këtë virus; t’u shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, por edhe t’ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që dhanë ndihmesën e tyre, në cilëndo formë qoftë, për ta sfiduar pandeminë. Dua t’ua shpreh respektin e thellë të qytetarëve të Kosovës sidomos personelit shëndetësor, të cilët na e dhanë shembullin se vetëmohimi dhe përkushtimi për të mirën e përbashkët është gjithmonë i mundur.
Pandemia, krahas ndryshimeve klimatike, krizave humanitare e problemeve gjithnjë e më të shumta globale, na dëshmon se shoqëritë tona janë gjithnjë e më të ekspozuara ndaj sfidave kolektive. Asnjë vend, sado i madh qoftë, nuk është i sigurt dhe nuk mund ta bëjë betejën i vetëm. Na duhet përkushtim global për të luftuar pandeminë e për të mbrojtur ambientin ku jetojmë, sikurse edhe në përballje me plot kërcënime të tjera.

Si presidente e vendit kam bashkëpunuar me institucionet tona në vend në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në vaksina efektive e të sigurta, për t’u mbrojtur nga ky virus. Para së gjithash falë përkushtimit të mantelbardhëve, falë punës së institucioneve si dhe gatishmërisë së qytetarëve tanë për t’u vaksinuar, sot Kosova radhitet ndër vendet më të suksesshme në luftimin e pandemisë për shkak të përqindjes së vaksinimit. Për këtë qëllim, nga dita e parë e mandatit tim i jam përkushtuar bashkërendimit të veprimeve për menaxhim të pandemisë, si dhe kam komunikuar me qytetarët rreth rëndësisë së vaksinimit si dhe me stafin mjekësor, të cilët kanë dëshmuar përkushtim e sakrificë për ta mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve tanë. Po ashtu, kam komunikuar vazhdimisht edhe me krerët e shteteve aleate për të kërkuar mbështetje me donacione vaksinash. Padyshim që ndihma më e madhe na erdhi nga miku e aleati i përhershëm i Kosovës, Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Presidenti Biden, të cilit i jemi mirënjohës për miqësinë e treguar, duke ju përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë për një donacion prej gjysmë milion vaksinash. Njëkohësisht, vendet e Bashkimit Evropian e shumë shtete të tjera mike, na qëndruan pranë në momentet e vështira të pandemisë, duke ofruar përkrahjen e nevojshme nëpërmjet donacioneve e vaksinave e të pajisjeve mjekësore. Prandaj, duke i falënderuar qytetarët për vetëdijen e treguar, i lus ata që të vazhdojnë me vaksinimin, përfshirë edhe marrjen e dozës së tretë, apo siç njihet doza përforcuese, e cila është e vetmja mënyrë për të parandaluar valë të re të infektimeve e cila do ta afektonte negativisht si shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe ekonominë tonë.

Sikurse edhe shumë herë gjatë historisë sonë, edhe gjatë këtij viti të brishtë ne dëshmuam se në kohët më të vështira, ne gjejmë forcë për të qëndruar së bashku, duke krijuar kohezion mendimesh e veprimesh për të mirën e Republikës. Së bashku, ne dëshmuam se kujdesi ndaj njerëzve tanë dhe humaniteti janë vlerat që na bashkojnë, brenda dhe jashtë institucioneve.

Të dashur qytetarë!
Të nderuar deputetë!

Si Presidente dhe  udhëheqëse e politikës së jashtme jam angazhuar që të mbroj dhe të shtyj përpara interesat e Kosovës, të bëj rienergjizimin e aleancave me shtetet mike, si dhe të trasoj rrugën për krijimin e aleancave të reja. Gjatë kësaj periudhe, kam iniciuar praktikën e koordinimit të rregullt ndërinstitucional me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës në funksion të adresimit të sfidave dhe promovimit të qëllimeve të përbashkëta në politikën e jashtme. Për këtë dua të falënderoj për bashkëpunim kryetarin e Kuvendit, kryeministrin e qeverisë së Kosovës dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme.

Kosova është me fat të mirë të ketë miq anë e mbanë botës. Ata që kanë qëndruar me ne në ditët më të vështira, por të cilët me po kaq ngulm dhe përkushtim po na qëndrojnë pranë dhe tani drejt konsolidimit të shtetësisë sonë dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës sonë.

Ne jemi të lumtur që mund të themi që Kosova është projekti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane e evropiane, si dhe i të gjithë atyre që u rreshtuan pranë nesh. Prandaj, në vizitat e mija të realizuara këtë vit, përveç se kam shprehur mirënjohjen e palëkundur të qytetarëve tanë për aleancat që i kemi dhe për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë, jam përkushtuar për të ngritur nivelin e shkëmbimit bilateral me vendet të cilat i kam vizituar, qoftë sa i përket raporteve politike e diplomatike e deri te ato të tregtisë, sigurisë, shëndetësisë, arsimit, turizmit, agjendës së gjelbër, teknologjisë informative e inovacionit, por dhe shumë fusha të tjera në interes të qytetarëve tanë.

Gjatë një viti, në kuadër të përpjekjeve për forcim dhe thellim të raporteve dypalëshe me shtetet tjera, kam takuar dhjetëra krerë shtetërorë, në vizita bilaterale e në forume multilaterale. Gjatë këtyre takimeve me shtete njohëse e jonjohëse, kam shtyrë përpara forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, thellimin e aleancave, shtimin e njohjeve dhe mbështetjen për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë, sepse ajo këtë vit, më shumë se kurrë, e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme. Prandaj, pata nderin që me krenari të prezantoj vendin tonë si  një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden.

Po ashtu, vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin Euro-Atlantik. Jemi të bindur se vetëm me integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe në NATO, projekti i Evropës së Bashkuar do të jetë më pranë realizimit të plotë. Ky qëndrim dhe kjo aspiratë e jona është shprehur dhe konfirmuar në çdo takim të realizuar qoftë në vizitën në Bruksel, në takimet me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, e udhëheqës të tjerë të kësaj aleance, me kryetaren Komisionit Evropian dhe takimet me liderët tjerë evropianë, të cilët e kanë vizituar Kosovën gjatë këtij viti. Kosova është fuqishëm e përkushtuar për të realizuar objektivat në rrugëtimin tonë euro-atlantik, sepse ne nuk kemi e nuk kemi pasur asnjëherë orientim tjetër, e këtë po e dëshmojmë edhe nëpërmjet reformave konkrete. Megjithatë, vonesa disavjeçare në procesin e liberalizimit të vizave po dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe kredibilitetin e BE-së. Prandaj po punojmë pareshtur me shtetet anëtare, në veçanti me ato që kanë dyshime, që ky proces të përmbyllet suksesshëm sa më shpejt.

Nga vizitat si dhe takimet bilaterale në shtete si Gjermania, Zvicra, Austria, Shqipëria, Turqia, Estonia, Belgjika, Portugalia, Kanadaja, Japonia e deri tek komunikimi i drejtpërdrejt telefonik me zëvendespresidenten e SHBA e takime me zyrtarë të tjerë amerikanë, komunikimi me presidentin e Izraelit e shumë liderë të tjerë, si dhe takime të shumta në forume rajonale e ndërkombëtare, kam shtyrë përpara fuqizimin e aleancave në interes të Kosovës, duke qartësuar njëkohësisht qëndrimin tonë lidhur me zhvillimet e brendshme, ato rajonale si dhe globale.

Për të avancuar bashkëpunimin rajonal të bazuar në parime të shëndosha të trajtimit të barabartë dhe në shërbim të agjendës për integrim në BE kam takuar liderët e shteteve të rajonit si në kuadër të procesit Brdo-Brijuni ashtu edhe dhe në kuadër të procesit të SEECP në Turqi. Kosova është partner i besueshëm i vendeve të rajonit dhe kundërshtar i vendosur i ndikimit rus dhe nismave destabilizuese të Serbisë. Dhe kjo është dëshmuar edhe me kërkesën drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme për deklarimin si persona non-grata të dy zyrtareve rus të cilët rrezikonin sigurinë tonë kombëtare. Gjithashtu, në funksion të konsolidimit të qëndrimit të shteteve të rajonit kundrejt rreziqeve me të cilat ballafaqohemi, jam takuar shumë herë me presidentin shqiptar, presidentin slloven, atë kroat, malazez, maqedonas dhe boshnjak. Zëri ynë i përbashkët dhe veprimet tona të koordinuara janë e vetmja rrugë përpara.

E këto biseda po konkretizohen gjithnjë e më shumë edhe me vizitat e liderëve në Kosovë. Vetëm në muajin e fundit, Kosova është vizituar nga presidenti i Shqipërisë, presidenti Slloven, kryeministri kroat, presidenti i Maqedonisë së Veriut, e javën tjetër do të presim në vizitë zyrtare presidentin Kroat, së shpejti do të mirëpresim edhe presidentin e Letonisë dhe udhëheqës të tjerë botërorë. Kosova çdo ditë e më shumë do të shndërrohet në vend nikoqir të vizitave të nivelit të lartë, sepse tashmë rajoni dhe bota po e kupton se vendi ynë është një partner serioz, i gatshëm për t’u ballafaquar me sfida, dhe i pjekur për të kontribuar në projekte rajonale e ndërkombëtare.

Në forume të shumta ndërkombëtare, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pjesëmarrja në diskutimin për Kosovën në Këshillin të Sigurimit, Kongrese e forume të shumta në Kanada, në Berlin, në Antalia e në shumë vende të tjera, zëri i Kosovës është dëgjuar qartë e pa ekuivokë, ndërkaq miqësitë vetëm sa janë thelluar.

Duke e kuptuar rëndësinë e shkëmbimeve tregtare për përafrimin e interesave tona strategjike, jam angazhuar që të mbaj takime dhe diskutime me përfaqësuesit e disa prej bizneseve më të mëdha e më të suksesshme si në Zvicër, Gjermani, Japoni,  Austri, Portugali, Turqi e shumë vende të tjera me ç‘rast jam fokusuar në përçimin e mesazhit se Kosova është një vend i sigurt për investitorët dhe një partner i besueshëm për të bërë biznes.

Nisur nga këto vizita, takime e komunikime, mund t’ju konfirmoj  se Kosova ka miq dhe aleatë të rinj e të vjetër në secilin kontinent, që janë të palëkundur në mbështetjen që na ofrojnë në rrugëtimin tonë të drejtë të qenit anëtar me të drejta të të plota e barabarta në komunitetin ndërkombëtar.

Dhe e gjitha kjo ka ndodhur përkundër një starti jashtëzakonisht sfidues. Duke aplikuar një politikë të jashtme tërësisht pasive e të çakorduar në të kaluarën, e fatkeqësisht duke pranuar edhe moratoriumin që cenonte rendin tonë kushtetues dhe të drejtën për konsolidimin për subjektivitetin tonë ndërkombëtar, jo vetëm se u dëmtuan interesat tona strategjike, por realisht edhe ishin fikur dritat e politikës sonë të jashtme. Tani këto drita jo vetëm që janë të ndezura, por po punohet pareshtur që Kosovën ta kthejmë mbarë e të ecim përpara ashtu siç e meritojnë qytetarët tanë.

Për të arritur objektivat e politikës së jashtme, Kosovës i duhet një shërbim i jashtëm me diplomatë profesionistë që me nder e me përkushtim i shërbejnë Republikës sonë. Në këtë drejtim, reforma në shërbimin e jashtëm është e domosdoshme dhe hapat që i kemi ndërmarrë po sigurojnë ngritje të kualitetit, meritokracisë e integritetit në këtë shërbim. Kam dekretuar për ambasadorë emra profesionistësh kredibilë të cilët do t`i shërbejnë Kosovës e interesit të saj në ballafaqim me sfida të shumta. Për herë të parë në Kosovë, kemi bërë të mundur që nga të gjithë shefat e misioneve, ¾ të jenë  diplomatë karriere, ndërkaq vetëm ¼ të emëruar sipas çelësit politik, përderisa në të kaluarën numrat ishin të kundërt ku, në kundërshtim me ligjin, numri i të emëruarve politikë arrinte deri në 75%.

Të dashur qytetarë,

Si Presidente e vendit, e shoh dialogun me Serbinë si mjet të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë. Kosova do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në këtë proces duke ofruar propozime konkrete të cilat mbrojnë interesat e vendit tonë, që kanë në qendër të vëmendjes qytetarët tanë si dhe kontribuojnë në paqe e stabilitet afatgjatë në të gjithë rajonin. Për fat të keq, nuk e shohim këtë gatishmëri tek Serbia. Në fakt, qëllimet e tyre mbesin të njëjta përherë, sado që strategjitë mund t’u ndryshojnë. Serbia ka pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës dhe këtë nuk e fshehë as në retorikë e as në veprime. Duke shërbyer si trampolinë e interesave ruse në rajon, Serbia ka për qëllim të destabilizojë shtetet e tjera të rajonit, përfshirë Kosovën, duke përdorë logjikën e shekullit të kaluar.
Prandaj, rajoni ynë ka nevojë për intensifikim të vëmendjes amerikane e evropiane, në mënyrë që të neutralizohet ndikimi i mëtejmë agresor ruso-serb në Ballkan.

Sa i përket dialogut ndërkaq, ai nuk mund të ketë sukses nëqoftëse nuk nxjerrim mësime nga gabimet e së kaluarës. Nga gabimet e së kaluarës duhet të mësojmë edhe ne, por edhe miqtë tanë në BE që e lehtësojnë këtë proces:

Së pari, dialogu nuk është dhe nuk do të lejojmë asnjëherë që të shndërrohet në dialog për statusin, për territorin, për funksionalitetin e brendshëm e për rendin kushtetues të vendit tonë. Idetë që kishin për synim ndarjet territoriale në vija etnike dhe aventurat e tjera të rrezikshme nuk do të përsëriten më në vendin tonë. Statusi i Kosovës është vendosur njëherë e përgjithmonë, në përputhje me vullnetin e popullit të saj, nëpërmjet shpalljes së pavarësisë së vitit 2008, e konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si një akt në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

E dyta,  idetë e shekullit të kaluar, që kanë për qëllim segregimin e jo integrimin, që kanë për qëllim ndarjet etnike e jo multietnicitetin, nuk janë as në të mirën e Kosovës e as të rajonit. Në fakt, siç dëshmon historia, idetë e tilla krijojnë konflikte të reja e do të krijonin po ashtu jofunksionalitet në vend se të kontribuonin në paqe. Prandaj, me tërë atë që po ndodhë së fundmi në Bosnje e Hercegovinë, është e pakuptueshme se si ende ka zëra që shtyjnë përpara ide që në Kosovë thjeshtë do ta krijonin krizën e njëjtë si në Bosnje e Hercegovinë apo kriza të ngjashme me ato të krijuara nga Rusia në Ukrainë e në Moldavi. Prandaj i ftoj të gjithë që të punojmë bashkërisht për të refuzuar idetë e shekullit të kaluar e të ecim përpara me ide të shekullit 21, ide që janë në frymën evropiane dhe që synojnë integrimin, harmoninë e bashkëjetesën.  Shoqëritë dhe shtetet më të suksesshme në botë janë ato që kanë përqafuar vlerat e diversitetit dhe integrimit të të gjithëve pa dallim. Kosova synon pikërisht këtë.

E treta, në dialog duhet të ketë trajtim të barabartë të palëve. Prandaj të akuzohet Kosova si palë kinse penguese e destruktive është njëanshmëri që lëndon kredibilitetin e procesit të dialogut. Të akuzohet Kosova për destruktivitet në një kohë kur Serbia dëshmon me veprime të hapura synimin për cenimin e integritetit tonë territorial, mbështetjen e strukturave ilegale e grupeve trans-nacionale të krimit, shtyrjen përpara të interesave ruse në rajon, nuk zbaton shumicën e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, mbanë peng mbi 1.600 qytetarë tanë në varreza masive, nuk tregon gatishmëri për kërkimfalje e as drejtësi dhe nuk pranon peshën historike të luftërave që i ka shkaktuar në Ballkan; përderisa ajo vazhdon të shkelë të drejtat themelore të qytetarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sidomos nëpërmjet spastrimit të heshtur etnik me pasivizim të adresave; e shumë e shumë veprime destruktive. Pra. të akuzohet tani Kosova për destruktivitet është jo vetëm njëanshmëri, por akomodimi i një Serbie të tillë cfarë e paraqita dhe cfarë është realiteti është gabim që do t’i kushtojë shumë rajonit tonë e gjithë Evropës. Historia na mëson, se akomodimi i autokratëve asnjëherë nuk sjell më shumë paqe, por më shumë luftëra e vuajtje. Prandaj, të mësojmë nga historia. Sepse, përkrahja dhe inkurajimi i autokratëve, është dekurajimi më i madh ndaj demokracisë në kohën kur demokracia anekënd botës po rrezikohet nga tendencat autoritare në rritje e nga kampanja të dezinformimit me qëllime dashakeqe.

E fundit dhe më e rëndësishmja sa i përket dialogut: dialogu mund të ketë sukses nëse përmbyllet duke pasur në qendër të vetmen zgjidhje e cila sjellë paqe në rajon, e ajo është njohja reciproke, duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës sonë, si dhe të drejtat dhe interesat e qytetarëve tanë.
Prandaj, Serbia duhet të heqë dorë nga tendencat destabilizuese në veri, nga presioni ndaj qytetarëve serbë të Kosovës, si dhe nga  përkrahja e strukturave ilegale, sikurse edhe të heqë dorë nga politikat agresive ndaj fqinjëve të saj. Kjo do të krijonte kushte të favorshme për të shtyrë përpara suksesshëm si procesin e dialogut ashtu edhe zhvillimin ekonomik të rajonit tonë. Poashtu, do të dëshmohej se vlerat fundamentale, sidomos ato të sundimit të ligjit, janë vlerat orientuese të rajonit tonë.

Sa i përket sundimit të ligjit, Kosova ka dëshmuar vendosmëri për ta luftuar krimin e organizuar dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në gjithë territorin e saj, kurdo që vlerëson se jeta e qytetarëve tanë po rrezikohet për shkak të aktiviteteve të tilla kriminale. Aksionet e policisë, në çdo cep të vendit tonë janë të pashmangshme për ta mbrojtur jetën dhe dinjitetin e shtetasve tanë. Policia jonë nuk i targeton etnitë, por celulat e krimit. E, në luftimin e krimit të gjithë duhet të jemi të pakompromis.

Mbrojtja e shtetit nga kërcënimet e brendshme, rajonale dhe globale nuk është vetëm e nevojshme, por është detyrim i shenjtë i çdo burri dhe çdo gruaje që i shërben shtetit. Krimi i organizuar transnacional dhe korrupsioni shkojnë dorë për dore ashtu si edhe pastrimi i parave, terrorizmi, trafikimi i armëve, narkotikëve dhe, fatkeqësisht, trafikimi i njerëzve. Prandaj, institucionet e sigurisë do të vazhdojnë ta kenë jo vetëm përkrahjen e qytetarëve të vendit, por edhe të institucioneve në luftimin e këtyre dukurive negative. Policia e Kosovës sot gëzon besimin dhe respektin e qytetarëve tanë ngaqë e luftojnë krimin dhe i mbrojnë lagjet dhe familjet tona. E krahas kësaj, agjencitë e zbatimit të ligjit vazhdojnë të luajnë rol kritik në sigurinë tonë kombëtare. Ato meritojnë mbështetjen tonë teksa po reformohen dhe po rigjallërohen çdo ditë. Kemi emëruar profesionistë me integritet në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë të cilët po sigurohen që besnikëria ndaj Republikës sonë e askujt tjetër, disiplina, guximi dhe integriteti të jenë në qendër të çdo vendimi dhe operacioni që ndërmerr ose për të cilin informon Agjencia jonë e Inteligjencës.

Por, krimi luftohet në mënyrë shumë më efektive kur ka bashkëpunim ndërkufitar në këtë drejtim. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare të zbatimit të ligjit është jetik për ne. Kundërshtuesit e këtij procesi duhet ta kuptojnë se kundërshtimi ndaj anëtarësimit të Kosovës është i barabartë me mbështetjen për organizatat kriminale transnacionale.

Të vetëdijshëm se sundimi i ligjit është sfidë e gjithë këtyre viteve, që nga fillimi i mandatit kam ngulmuar që beteja për rend e ligj jo vetëm të mbetet një nga synimet tona kryesore, por e kam trajtuar atë si parakusht, si parakusht për demokraci të qëndrueshme dhe zhvillim të gjithmbarshëm socio-ekonomik. Prandaj, kam insistuar që procesi i vetingut të jetë përpjekja më serioze deri më tani për reforma në sistemin e drejtësisë dhe do të vazhdoj ta përkrahë atë fuqishëm. Vetingu i vazhdueshëm, i bërë me kritere objektive dhe ekspertizë profesionale, i kontribuon integritetit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si dhe forcon besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Që ta nderojmë Republikën tonë dhe të jemi besnikë ndaj saj, duhet të pranojmë kolektivisht se reformat, sado të dhimbshme për dikë, janë rruga drejt konsolidimit tonë si shtet.

Që nga fillimi i mandatit tim si presidente, kam punuar që të ruhet e të përforcohet integriteti i institucioneve të vendit, prandaj edhe çdo emërim e kam bërë duke pasur parasysh vetëm e vetëm këtë parim. Për këtë qëllim, kam bashkëpunuar me secilin institucion dhe kam adresuar secilën brengë të qytetarëve tanë. Zyrën e Presidentes e kemi shndërruar në zyrë të hapur e transparente për të gjithë qytetarët. Institucioni që drejtoj është shpallur si institucioni më transparent në rajon, ndërkaq këtë përkushtim për transparencë të plotë karshi publikut, jo vetëm ndaj atyre që bëjnë kërkesa, gjatë këtij muaji do ta dërgojmë në një nivel tjetër, ku në mënyrë proaktive do të publikojmë shpenzimet e mia dhe të kabinetit tim, natyrisht të gjitha shpenzimet zyrtare, por edhe shpenzimet e viteve paraprake, ku dëshmohet që përderisa shpenzimet tona janë shumëfish më të vogla, puna jonë për vendin është shumëfish më e madhe.

Të dashur qytetarë!

Kosova po konsolidohet çdo ditë si shtet e po e zgjeron rolin e saj si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Nisur nga kompetencat e mia si komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës kemi punuar bashkë që FSK-ja të zhvillohet në ruajtëse të paqes së brendshme e në faktor të rëndësishëm për ruajtjen e paqes globale. Ajo është dëshmuar si partner i besueshëm e i rëndësishëm i ushtrisë më të fuqishme në botë, asaj të SHBA-ve, dhe partnerëve të tjerë brenda aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e njerëzimit, atë të NATO-s. Për herë të parë në historinë e forcave tona, trupat tanë zbarkuan në një mision paqeruajtës ndërkombëtar, në Kuvajt, së bashku me ushtrinë amerikane dhe ka validuar kapacitetet e saj të këmbësorisë në nivel kompanie, gjatë ushtrimit më të madh të organizuar pas Luftës së Dytë Botërore “Defender Europe 21”, duke e bërë edhe më të dukshëm kështu e më funksional partneritetin tonë me vendet aleate e duke e ridëshmuar orientimin tonë strategjik. Në anën tjetër, ne jemi shndërruar në vend të besueshëm për partnerët, ngase duke i strehuar refugjatët afganë, në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n, ne kemi dëshmuar se jo vetëm jemi partnerë, por edhe mund të japim kontribut të rëndësishëm në trajtimin e krizave globale. Por mbi të gjitha, si ish-refugjatë vet, kemi dëshmuar shpirtin tonë solidarë dhe ashtu siç u gjinden pranë nesh shumë shtete në vitin 1998-99, ne sot po tregojmë se nuk u mbyllim derën atyre që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në këtë drejtim, gjatë këtij viti kam autorizuar edhe zbarkimin e parë të FSK-së jashtë vendit, pra atë në Kuvajt, si dhe operacionin humanitar gjatë zjarreve të stinës së verës në Shqipëri. Ushtria jonë është e gatshme të jetë pjesë e operacioneve tjera paqeruajtëse dhe ushtarake jashtë vendit, së bashku me Ushtrinë amerikan edhe ushtritë tjera aleate në vatrat e krizës nëpër botë. Me Shtetet e Bashkuara po zhvillojmë diskutimet për intensifikim të bashkëpunimit edhe më të ngushtë bilateral ushtarak por edhe në çdo vizitë jashtë vendit kam iniciuar thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Së fundi, në krye të Ushtrisë së Kosovës kam emëruar gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, i cili sjell me vete përvojë dhe përgatitje profesionale të gjatë dhe i bën nderë ushtrisë tonë, duke mbrojtur namin dhe trashëgiminë e familjes së lavdishme Jashari si dhe te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, e në të njëjtën kohë duke e shtyrë FSK-në përpara drejt sukseseve të reja, si ushtri që në të ardhmen e afërt e ka vendin në NATO.

Përderisa punojmë në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse ndaj rreziqeve që vijnë nga jashtë, ne po ashtu duhet ta kuptojmë që një ndër rreziqet më të mëdha që i kanoset një shoqërie është injorimi i dukurive negative të cilat rrënjosin pabarazinë e shpeshherë përfundojnë edhe me humbje jetësh.

Prandaj, fuqizimi, garantimi i të drejtave të barabarta dhe promovimi i të arriturave e sukseseve të grave dhe vajzave tona ka qenë dhe mbetet një prej angazhimeve të mia kryesore. Përgjatë këtij viti, gratë dhe vajzat tona vazhduan ta lartësojnë e nderojnë Republikën tonë në rrafshin rajonal, si dhe atë ndërkombëtar. Jam shumë krenare me arritjen e secilës prej tyre. E mbi të gjitha, jam shpresëplotë, sepse atyre po u jepet mundësia që të shërbejnë si shembulli më i mirë edhe për çdo vajzë e grua tjetër në Kosovë, duke u dëshmuar atyre se ëndrrat bëhen realitet.

Por, është kaq e dhimbshme që disave u prehen ëndrrat në gjysmë e disave u prehen krahët në fluturim e sipër. Paralel me pandeminë COVID-19, edhe Kosova u bë viktimë e pandemisë së dhunës mbi bazë gjinore. Në vitin 2021 numri i rasteve të dhunës mbi bazë gjinore është rritur ndjeshëm ndërkaq vrasjet e aktet mizore kundër grave kanë vazhduar. Janë shumë jetë të humbura, të cilat janë viktima jo vetëm të dhunës së partnerëve të tyre, por janë edhe viktima të mangësive tona si shoqëri për të ngritur nivelin e vetëdijes individuale e kolektive deri në atë pikë ku çdokush e ka të qartë se çdo jetë ka peshë të barabartë, e ku askush e për asnjë motiv, nuk ka të drejtë t’ia cenoj dikujt të drejtën në jetë.

Andaj, është imperativë që të gjithë ne të përkrahim strategjinë kombëtare kundër dhunës mbi bazë gjinore e cila është udhëhequr nga fryma e Konventës së Stambollit, konventë kjo që na bëri bashkë të gjithëve, pa dallim partie, gjinie a etnie, në votimin unanim të saj në mandatin e kaluar. Njëkohësisht, pres përkrahjen tuaj në procesin e harmonizimit të të gjitha ligjeve përkatëse me dispozitat e ligjit për barazinë gjinore, për të garantuar vendin e duhur për gratë tona në institucionet publike dhe në rolet vendimmarrëse.

Për të ndalur epideminë e dhunës mbi baza gjinore, duhet të angazhohemi që të rriten dënimet minimale kundrejt dhunuesve. Viktimat e dhunës në familje përjetojnë akte të vazhdueshme të terrorit, pra jo vetëm një herë, për to çdo ditë është terror, prandaj edhe niveli i dënimeve aktuale, po flas për dënimet minimale,  duhet të rritet duke i barasvlerësuar ato me aktet e terrorizmit. Ajo që i ndodhi Marigona Osmanit e shumë grave të tjera nuk është asgjë më pak, sepse ato përjetuan terror më shumë se sa një herë. Ato sot do të duhej të ishin në mesin e të dashurve të tyre, duke bërë plane për realizim të dëshirave për vitin e ri. Dështimi për mbrojtjen e tyre është ndër dështimet më të mëdha në historinë e shoqërisë sonë. E përderisa Kosova është terrorizuar nga akte të tilla, në sistemin tonë gjyqësor ka raste kur gratë e vajzat ndonëse viktima, fajësohen për dhunën ndaj tyre, teksa moralizohet në emër të “nderit” për ta arsyetuar dhunën. Një gjuhë e tillë është e papranueshme për shoqërinë tonë, por mbi të gjitha për njerëzit që punojnë në sistemin tonë të drejtësisë. Le t’i lexojnë këto vendime të gjithë ata që ende kanë dyshime për domosdoshmërinë e vetingut në sistemin e drejtësisë, si parakusht për rritje të integritetit.

Gratë dhe vajzat, sikurse edhe çdo qytetarë i vendit tonë, duhet dhe do ta kenë vendin e merituar në shoqëri dhe të drejtat e garantuara për një jetë të dinjitetshme dhe mundësi të barabarta. Prandaj në dhjetëra aktivitete së bashku me shumë prej jush, kemi dhënë mbështetje institucionale e në raste të caktuara edhe financiare, në mënyrë që projektet që synojnë barazinë gjinore të ecin përpara suksesshëm.

Krahas kësaj,  Kosova pasurinë më të madhe i ka fëmijët dhe rininë e saj. Si Presidente angazhohem që t’ju krijojmë mundësinë dhe hapësirën e duhur për të përparuar dhe zhvilluar në një mjedis të sigurt dhe të shëndosh në mënyrë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Gjatë këtij viti kam hapur Presidencën ndaj grupeve të ndryshme rinore dhe fëmijëve nga komunitete të ndryshme duke synuar ngritjen e vetëdijes për kauza të rëndësishme, sidomos për fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijë nga grupe të margjinalizuara e fëmijë që po ballafaqohen me beteja shëndetësore në një moshë shumë të re. Ata më së shumti kanë nevojë për përkrahjen tonë, në mënyrë që të kenë mundësi t`i ofrojnë shtetit e shoqërisë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.

Si Presidente e vendit ju siguroj se nuk do të ndalem së angazhuari që ta ndërtojmë bashkërisht një shoqëri të hapur për të gjithë dhe të barabartë. Andaj, mesazhi im për çdo fëmijë, e sidomos ata me nevoja të veçanta, është se të gjithë në një mënyrë ose tjetër ballafaqohemi me kufizime të ndryshme në jetë, porse, do të punojmë fort së bashku për ta shndërruar çdo sfidë në një mundësi të re, në një rast për të arritur gjithnjë diçka më shumë. Do të vazhdojë të angazhohem që të gjithë të trajtohen barabartë, e mbi të gjitha të kenë qasje të plotë në të drejta e në shërbime.

Po ashtu, po punojmë që të shtyjmë tek të rinjtë vlerat e aktivizimit qytetar, vullnetarizmit dhe kontributit në komunitet si themele të një shoqërie të shëndoshë e demokratike. Padyshim se te rinjtë tanë ende ballafaqohen me sfida që moshatarët e tyre në Evropë nuk i hasin. Përkundër këtyre barrierave, shumë të rinj tanë janë kampionë olimpik në sport e në shkencë, janë superyje në fushën e muzikës dhe artit, janë udhëheqës të ndryshimit, si dhe mbeten disa nga mendjet më inovative në rajon e përtej.

E përderisa e kuptojmë se potenciali ynë njerëzor është drejtimi ku duhet të investohet, dua poashtu të theksoj se ekonomia jonë ecë përpara vetëm me një popullatë të shëndoshë. Prandaj jetesa në një ambient të pastër është parakusht themelor për të arritur këtë. Fillimisht si Kryetare e Kuvendit, e po ashtu edhe prej ditës së parë si Presidente, kam prioritizuar angazhimin për promovimin e agjendës së gjelbër në vend, sepse jam e bindur se politikat e gjelbra dhe mbrojtja e mjedisit janë mbi të gjitha garanci për mbrojtjen e shëndetit tonë.

Duke besuar fuqishëm në rëndësinë e gjithpërfshirjes dhe komunikimit të hapur për një të ardhme të ndërtuar rreth konceptit për zhvillim të qëndrueshëm, kam realizuar takime të rregullta konsultative rreth këtyre temave me përfaqësues të shoqërisë civile, komunitetin e biznesit, partnerët rajonal e ndërkombëtar, kam marr pjesë në cdo diskutim të drejtpërdrejt për të ngritur vetëdijen tonë kolektive për rëndësinë e promovimit dhe përqafimit të konceptit zhvillimor të bazuar në politika të gjelbra.
Të dashur pjesëtarë të komuniteteve që jetoni në Kosovë!

Secili komunitet jep një kontribut të rëndësishëm për diversitetin shoqëror në Republikën e Kosovës, dhe si Presidente do të mbështesë të gjitha nismat që bëjnë të njohur dhe promovojnë diversitetin e tillë shoqëror si vlerë. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete në  Presidencë, që mblidhet aktivisht dhe në takimin e fundit këtë javë, si dhe në komunikimet e rregullta që kam me partitë, shoqërinë civile si dhe me pjesëtarë të komuniteteve dua t’i siguroj se Kosova nuk synon vetëm tolerancën, por edhe vlerësimin e diversitetit kulturor e etnik në të cilën jetojmë. Në këtë drejtim, integrimi i diversitetit kërkon dialog dhe pjesëmarrje mes institucioneve dhe pjesëtarëve të komuniteteve i cili duhet të vazhdojë e të intensifikohet. Në njërën anë, institucionet publike do të vazhdojnë me punën dhe përpjekjet që të krijojnë kushtet ku pjesëtarët e të gjitha komuniteteve kanë mundësinë që të jenë anëtarë me të drejta të plota dhe aktiv në shoqëri. Secili prej nesh duhet të refuzojmë ndarjen mbi linja etnike, dhe duhet të inkurajojmë një kulturë politike që mundëson gjithsecilit të shpreh, ruaj dhe zhvilloj lirisht identitetin etnik, kulturor, gjuhësor ose fetar. Nga ana e tyre, pjesëtarët e komuniteteve duhet t’i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës, por edhe të respektojnë detyrimet e tyre si qytetarë të Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë, pjesëtarët e komuniteteve do të jenë në gjendje të gëzojnë interesat e tyre individuale duke kontribuar njëkohësisht edhe në të mirën e përbashkët të shoqërisë dhe të shtetit tonë.

Të nderuar deputetë,
Të dashur qytetarë të Kosovës!

Kosova është vend i qytetarëve të saj, në të cilin ndryshimet politike, kulturore e religjioze përbëjnë shtysë për kohezion nacional, sikur që diversiteti i mendimeve përbën thelbin e botëkuptimit tonë për vlerat e përbashkëta. Si pjesë e diversitetit kulturor perëndimor, ndërkaq, ne jemi të përkushtuar që t’i shërbejmë vendit dhe ta respektojmë vullnetin e qytetarëve tanë e ta bëjmë të mundur realizimin e ëndrrave të tyre, në vendin e tyre. E, ëndrrat e qytetarëve tanë sot janë të lidhura me zhvillim të përshpejtuar ekonomik, social e kulturor. Por, historia jonë, është e lidhur ngushtë edhe me mërgatën shqiptare, e cila e ka mbajtur gjallë jetën në vitet ’90 dhe po e mban të pashkëputur lidhjen dhe dorën e ndihmës edhe sot, më shumë se 20 vjet pas. Prandaj, edhe sot këtu para jush dua t’i falënderoj nga zemra për këtë kontribut. Mirëpo, historia jonë po ashtu është e lidhur edhe me miqtë tanë, të cilëve u jemi përjetësisht mirënjohës, sepse vazhdojnë të qëndrojnë krah nesh në synimet tona për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin e shpejtë në strukturat euroatlantike.

Të dashur bashkëqytetarë!

Ne po hyjmë në vitin 2022 me shikim kah e ardhmja. Përpara do ta kemi një vit tjetër në të cilin do të mund të përballemi me sfida e vështirësi, do të kemi shumë angazhime, por pa dyshim edhe shumë momente për të festuar.

Jemi të vetëdijshëm se detyrë parësore është ta mposhtim pandeminë, e bashkë me të edhe pasigurinë e pashpresën. Por, edhe që ta krijojmë solidaritetin e nevojshëm për parimet themelore mbi të cilat është krijuar e qëndron shteti ynë. Në një shoqëri si kjo e jona, solidariteti është baza e çdo gjëje.

Kosova jonë po përjeton një etapë të veçantë, atë të bashkëpunimit, koordinimit, e të mirëkuptimit ndërinstitucional në nivele që nuk i kemi parë kurrë më herët. Kjo vetëm sa e shtynë Kosovën përpara. Duke filluar nga koordinimi për politikë të jashtme e deri te çështjet që kanë të bëjnë me pandeminë, të gjitha këto janë interesa të qytetarëve tanë që kanë të bëjnë me mirëqenien e tyre dhe mbesin në qendër të çdo politike e vendimi që e shtyjmë përpara.

Uroj që viti i ardhshëm të jetë vit i krijimit të kohezionit më të madh nacional, që institucionet dhe partitë politike të gjejnë përkushtimin dhe veprimin e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit, që pikëpamjet e ndryshme, dallimet ideologjike ose politike, të trajtohen si spektër mundësish për zhvillim dhe jo për ndasi e për thellim krizash. Unë do të vazhdoj të punoj për ruajtjen e unitetit të qytetarëve dhe krijimin e një ambienti të shëndoshë, në të cilin ndërveprimi mes nesh si dhe bashkëpunimi në çështje madhore për qytetarët e vendit jo vetëm të jetë i mundur, por të shndërrohet në parim të pakapërcyeshëm për gjithsecilin prej nesh. Sikur e kam thënë në fjalimin tim inaugurues si Presidente e vendit: ne jemi tepër pak për të qenë të ndarë. Ne duhet të kujtojmë vazhdimisht se vlerat mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë bazohen mbi harmoninë e ndërsjellë.

Si Presidente e juaja, si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës në çdo hap e çdo veprim timin, asnjëherë nuk harroj se roli dhe misioni im burojnë nga vullneti qytetar.

Në fund, më lejoni që edhe një herë t’ua shpreh mirënjohjen time dhe falënderimin tim të thellë për besimin tuaj dhe t’ju dëshiroj shëndet e mirëqenie të gjithë juve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Ju faleminderit shumë!

Perla e re e mashtrimit – Lekë Dukagjini, qenka “ serb “!

0


Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Lekë  Dukagjini -serb ! Për ditë e më shumë me ndihmën tonë të heshtjes  ose të zhurmave tona antishqiptare heronjtë e së kaluarës shqiptare po na dalin se “ishin” serb . Livadhi do kositur mixho se vijnë të tjerët e e lëvrojnë ; dhe e pat trashëgimia .
“Lekë Dukagjini , trim i madh serb i cili ka jetuar në fund të shekullit 14 ,  ka rënë heroikisht në Luftën e Kosovës. Ai mbeti historikisht i shënuar si luftarak i madh por edhe si ligjvënës ,  i cili me ligjet e veta i ka udhëhequr të gjitha fiset serbe të Shqipërisë së sotme si dhe ato të pjesës veriore të Malit të Zi, dhe ka bër që serbët gjatë shekujve të mbesin simbol i rezistencës kundër turkut.Ai ishte shumë i ndikuar me Ligjet e Dushanit ,gjatë shkrimit të Kanunit të tij. Lekë Dukagjini ishte i biri i Dukës ,dhe ishte baba i dy djemve  – Nikollës dhe Pavlit të Bardhë nga të cilët rrodhen shumë fise , dhe ndër to Palbardhët (Бјелопавлићи )”- shkruan   Petar kaleziq -i  .(Петар Калезић ,директни потомак Леке Дукађина  (Канон Леке Дукађина,Издавач ,Школа гусала Сандић , Београд, 2014 , www.skolagusalasandic.rs )
Pra na shkoi edhe  Lekë Dukagjini ! E mjerë historia shqiptare !
Shqiptarët janë falsifikuesit e historisë -shkruan Kaleziq ( qenka trashëgimtari i drejtperdrejt i Lekë Dukagjinit, директни потомак Леке Дукађина   ) sepse ata mundohen të na bindin që Lekë Dukagjini dhe Gjurahgj Kastriot Skenderbeg paskan qenë shqipttar e jo serb. Në të njejtën mënyrë , sipas tij falsifikohet edhe prejardhja e shqiptarëve nga Ilirët, dhe me këte mundohen t`i bëjnë për veti  tokat e Ilirisë .
(Фалсификовање историје. Фалсификатори исто ри је Албанаца покушавају да протуре тезу да су Лека Дукађин и Ђурађ Кастриот Скендербег били Албан ци, а не Срби. На сличан начин се фалси фи кује порекло Албанаца да су они наводно Илири, чиме сматрају да имају право да својатају оне об ласти на којима су Илири живели. Они су, наводно,
старо седеоци Балкана, који су у миру живели на својој земљи. А онда су из неких туђих простора дошли насилници и отели им земљу. Пошто сила не
може постати право, они траже да им се њихова земља врати и да им се призна сувереност на оном делу који су већ успели да “поврате”. )
Në anën tjetër , serbët gjatë historisë së tyre paskan qenë  të  quajtur Ilir, dhe se shteti i Car Dushanit qenka quajtur “Magnum Illyricum или Велика Илирија” ( Iliria e Madhe ). Përndryshe shqiptarët qenka sjellur nga Azerbajxhani dhe Dagestani  si shërbëtor dhe mercenar të arabëve , ne dillim të shek të 11-të .
(Са друге стране, Срби су током своје историје на –
зивани Илирима, а српска држава цара Душана називана је од стране народа са Запада Magnum  Illyricum или Велика Илирија. Истраживања руских историчара Артамонова,
Плет њеве и других, као и бројне старе мапе пока зу -ју да су нека албанска племена између 8. и 9. века,била потиснута са своје првобитне територије наобали Каспијског мора (у данашњем Азербејџану иДагестану) од стране Арапа и доспели су у Јужну
Италију. Тамо су се водиле огорчене борбе између Нормана, Византинаца и Арапа. Албанци су дове дени као помоћна војска једног од арапских кали .фата.)
Bravo Kaleziq, bravo serbografia; ne shqiptarët kemi vendosur të shkojmë ose përtej Kaspikut ose në Arabi .
Për shqiptarët mohues  një shpjegim:
“Leke Dukagjini është figura e dytë  arbërore e shekullit te XV-te pas Skënderbeut, qe u mundua dhe e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes se Heroit Kombëtar. Për studiuesit, me trashëgiminë e tij te “Kanunit”, ai gjykohet si një figure e plotësuar e Arbërisë Mesjetare, qe ka luftuar per identitet
Duhet thëne se, deri me sot, nuk mjaftojnë dokumentet për te treguar fytyrën e vërtete te Leke Dukagjinit. Ai ishte bashkëkohës i Skënderbeut dhe si për një koincidence dhe ai u be i njohur, si Skënderbeu, kur mori ne zotërim, principatën qe i la trashëgim i  ati. Pal Dukagjini, i ati i tij, vdiq ne vitin 1446. Me qendër ne Lezhe, Principata e Dukagjineve, përfshinte Zadrimën, zonat ne veri dhe verilindje te Shkodres, qe sot janë te mbytura nga uji i Drinit dhe shtrihej me një kryeqendër te dyte, me qytetin e Ulpianës, dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit. Referuar autorit te monografisë, Çobani, Leka kishte marre një kulture te gjithanshme, qe ne atë kohe i shkonte për shtat frymës humaniste te Rilindjes Evropiane dhe ne qytete te tilla si ne Venecia, Raguze apo Shkodër.
Duke iu kthyer kohës se tij, kontakti i pare me Skënderbeun i familjes, ka qene ne Lidhjen e Lezhës me 1444 me Palin, te atin e Lekes. Emri i familjes, qëndron pak ne kronika sepse, me vone historia duket se është e fokusuar vetme ne figurën e Skënderbeut, qe ne atë kohe, kishte një kontakt shume te madh, me Oborret me ne zë te Evropës dhe emri i tij ishte tepër i lakuar nga te gjithë.
“Leke Dukagjini ishte princi me i fuqishëm shqiptar pas Skënderbeut dhe me me autoritet, prandaj u be pre e intrigave te politikes veneciane (dhe te historianeve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës se Larte, krejt afër pragut te shtëpisë se vet dhe u bashkua realisht me rezistence e shqiptareve, duke i shpallur lufte Perandorisë Osmane (1463). Pas këtij viti, venecianet pushuan se përfoluri Leke Dukagjinin”, thotë Tonin Çobani, ne një nga studimet e tij, kushtuar pak kohe me pare Dukagjinit te Ri. )

Dëshmi nga libri “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit” : Arrestime, maltretime, vrasje

0

MSc. Adem Lushaj, Deçan

Dëshmi për krimet serbe të kryera në Deçan

(Pjesë e shkëputur nga libri “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”!)

17 dhjetor 1998

Trupat civile ndërkombëtare, nuk kishin qenë pengesë për ndërmarrjen e ofensives serbe ndaj fshatrave Gllogjan, Shaptej, Dubravë dhe Gramaqel, më 17 dhjetor 1998. Banorët e këtyre fshatrave ishin detyruar të gjejnë strehim në fshatrat dhe qytetin e Gjakovës. Pas tri ditësh, popullata ishte kthyer, ngase kishte reaguar bashkësia ndërkombëtare. Gjatë kësaj ofensive ishin vrarë dy të rinj nga Gjakova, të cilit nuk i kishin mbushur as 18 vite.
Gjatë kësaj ofensive kishte shumë të arrestuar dhe të maltertuar. Njëri nga ta ishte Ali (Rrustem) Sadrijaj, i lindur më 25 mars 1962, në Dubravë të Deçanit.
“Ishte 17 dhjetori i vitit 1998. Forcat serbe ndërmorën një ofesnivë ndaj fshatrave Gllogjan, Shaptej, Gramaqel dhe Dubravë. Kishim mësy rrugën për në Gjakovë, me qëllim të shmangies së të keqes që e prisnim nga ta. Në ikje e sipër, sapo mbërritëm në Gramaqel, erdhën automjete me forca serbe, ku na morën 18 persona. Fillimisht na mbështeten për muri, duke na thënë se do të hakmerremi 3 me 1, pasi që (sipas tyre), dikush i kishte vrarë disa serb. Njëri nga policët tha se këta do i vrasim diku tjetër, gjë që na hipën në një kamion duke na goditur me shkelma dhe me çkado që kishin në dorë. Pasi hipëm në kamion, na dërguan në SPB (Sekretariati i Punëve të Brendshme) në Gjakovë. Aty u shtuan maltertimet fizike dhe psikike. Në çdo dy orë na merrnin në pyetje dhe na maltretonin. Dikur, me ndërhyrjen ndërkombëtare na liruan”, – ka deklaruar Aliu në dëshminë e dhënë më 19 gusht 1999.
Njëjtin fat e kishte përjetuar edhe Bajram (Halil) Selfijaj, i lindur me 24 korrik 1950 në Gramaqel. Në dëshminë e dhënë më 5 gusht 1999, Halili ka rrëfyer:
“Më 17 dhjetor 1998, gjendesha në shtëpinë time së bashku me familjen. Papritmas na vjen lajmi se kanë hy në fshatin tonë, forca të shumta serbe. Të gjithë e morëm rrugën e largimit nga fshati. Mirëpo, nuk mujtëm të iknim ngase na zunë forcat serbe. Na urdhëruan që burrat të ndaheshim nga gratë. Pasi që na ndanë, na hypen në kamionë dhe na dërguan në stacionin e policisë në Gjakovë. Na pyetën për vdekjen e disa paramilitarëve, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë. Askush nuk kishte përgjigje. Të irrituar nga heshtja jonë, na rrahën me shkopinj gome dhe shufra hekuri. Na mbajtën atje deri në mesnatë duke na torturuar në çdo mënyrë të mundshme. Në mesnatë, na liruan. Me gjasë ndikuan zyrtarët e OSBE-së që të na lirojnë dhe të na shpëtojmë nga duart e tyre”.
Hazir (Latif) Kasumaj, i lindur me 16 nëntor 1960 në Gramaçel, ka treguar për barbarizmin serbo-sllavë që e kishte përjetuar së bashku me të vëllain dhe disa banorë tjerë të Gramaçelit.
“Më 17 dhjetor 1998, derisa situata po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme, unë isha konsultuar me zyrën lokale të OSCE, ku zyrtarët ndërkombëtarë na sygjeruan që të mos largoheshim nga shtëpia, për asnjë mënyrë. Këtë ditë, në shtëpinë time erdhën policë, ushtarë dhe paramilitarë serbë, dhe me pyetën: “Ku është Amerika”? Më morën bashkë me të vëllain, Musën dhe disa bashkëvendës, Bajram Selfijaj, Gani Selfiaj dhe Driton Vishaj, duke na dërguan në Hereq. Aty na rreshtuan dhe na mbështetën për një muri, me qëllim të ekzekutimit. Por, fati ynë ishte kur njëri nga përgjegjësit kërkoj që të na dërgojnë në zyrën e SPB në Gjakovë. Në SPB të Gjakovës, na torturuan për 24 orë. Autorë të kësaj dhune ishin, Dragosllav Stojanoviç nga Dubrava, Rada Radullovic nga Ratishi, një boshnjak me mbiemrin Gjevriq, si dhe disa mercenarë rusë”- ka thënë Hazir Kasumaj në dëshminë e dhënë më 9 gusht 1999.


Torturës së egër serbo-sllave nuk i kishte shpëtuar as Smajl (Rexhep) Mushkolaj, i lindur me 6 korrik 1955 nga Gramaçeli. Smajli kishte bërë përpjekje që të largohet sa më shpejtë në drejtim të Gjakovës, por nuk kishte arritur që t’u shmanget forcave të shumta që kishin mësye fshatin e tij. “Më 17 dhjetor të vitit 1998, unë dhe disa bashkëfshatarë, u larguam nga fshati nga frika e sulmeve të njëpasnjëshme të forcave serbe. Ishim duke udhëtuar me traktor, kur në fshatin Dujak të komunës së Gjakovës, na ndalën serbët, duke na ndarë nga familjet tona. Na rreshtuan dhe mbështetën për një muri. Na kërcënuan se do na vrisnin, por njëherë na rrahën brutalisht. Më pas na futën në një kamion dhe na dërguan në SPB të Gjakovës. Aty na mbajtën deri në ora 22.30. Pos meje, torturat e egra serbe i kishin përjetuar edhe Bajram Sejfijaj, Zenun Sejfijaj, Gani Sejfijaj, Dritan Sejfijaj, Lanë Mataj, Brahë Beqiraj dhe Ali Sadrijaj”- ka treguar Smajli në dëshminë e dhënë më 9 gusht 1999.

Akademik Hakif Bajrami: Letër publike atyre që janë nostalgjik për titizmin!

29

Akademik Prof dr Hakif Bajrami, Prishtinë

PREJ PRROIT TË INFEKTUAR KURRË NUK MUND TË SHIHET HUMNERA NË BREG

( Me rastin e aktualizimit se kush ishte Tito ndaj Shqiptarëve 1941-1980. Çfar pasojash lë pas debati i tillë?)

  • Letër publike të gjithë atyre që kanë nostaligji për titizmin!

Për ta kuptuar se çfarë dobie apo dëmi i ka siellë ndonjë kombi ndonjë personalitet, zakonisht numrohen të arriturat ose të paariturat e njëanëshme. Është edhe një fushë  tjetër, që zakonisht nuk preferohet që mund të quhet krahasime epokash, e cila mirret me çështhje që janë thelbësore për një shoqëri njerëzore. Për fenomenin e parë dihet se Kosova dhe shqiptarët si popull i robëruar në Jugosllavi gjatë rregjimit të Titos ishin populli më i prapambetur ekonomikisht në Europë. Dhe ky fenomen, nuk ishte i çudtëshëm, sepse në atë pozitë kishin qenë edhe në kohën e pushtimit të Turqisë osmane, deri më 1912, pastaj edhe në kohën e Mbretërisë së Serbisë (Kralevinës), deri më 1941.

Megjithatë, dallimet janë si mali e bregu në disa fusha, pa e llogaritë rrethanën në cilën gjindeshin shqitarët 1918-1980. Derisa Mbretëria Serbe përmes shpronësimit, shpërnguljës dhe shfarosjës si politikë parafashiste, i shpërnguli 240 000 shqiptarë pa kthim në Anadoll e 25000 në Shqipëri, me shansë për t` u kthyer, Tito 1949-1966 i shpërnguli 415,000 shqiptarë në Anadoll dhe vetëm nja 257 në Shqipëri, të cilët po të kthehshin, do të kalbeshin në burgjet e tij, ose do të përfundonin në varre.

Po, e dij që titistët do të më quajnë ENVERIST, por nuk brengosem për etiketën e tillë që mund të më vihet, pasi kur një ditë do t`ua botoj të zezat dhe hajnitë e tyre, koha e totalitarizimit komunist do të mbetet model për ndertimin e një shoqërie: pa drogë, pa hajni të skajshme, me nepotizëm të kohës së Kralevinës, dhe çdo e zezë tjetër e kësaj bote.

Vetëm më 1971-1987, Beogradi për shqiptarët e robëruar i hapi 750 000 dosje. Ndërsa Shqipëria pësoi më 1997 pesë herë më shumë në humbje njerëzore se sa në Luftën e Dytë Botërore. Hulumtonie edhe kohën 1945-1992. Kësaj radhe nuk do të shprushi më tepër. E posedoj dokuemntin e Komisonit shtetëror federativ për deformimet (1945-1965) dhe aty cilësohen intelektualët shqiptarë si më të rrezishmit në shtet.

Sa i takon kolonizimit të Kosovës, Krali i solli 11000 familje. Dhe aty kah viti 1938 nxorri edhe Ligjin që 0,40 ari tokë duhet t’i ketë shqiptari, kruse serbi mund t`i ketë jo ma shumë se 45 hektarë, plus male e deri te ndonjë minierë sikurse Nikolla Pashiqi që e përvetësoi me të birin edhe një përqindje jo të ulët në Trepçë. Tito provoi n` anën tjetër të gjithë shqiptarët t`i “civilizoj”, duke ua grabitë tërë pasurinë për nevoja të kolektivave (kooperativave bujqësore), duke bërë plane “civilizuese” që në koperativa djali shqiptar të martohet me vajzën serbe, ndërsa vajza shqiptare të martohet me djalin serbian, dhe kështu të krijohet “kombi socialist jugosllavë”.

I ngjashëm me veprimin e Kral Aleksandrit, kur Serbët, Kroatët dhe Sllovenët u quajtën fise të të njëjtit popull, e pastaj nga viti 1929 ua humbi emrin dhe “kulturën”, për ta krijuar kombin e “civilizuar” ‘jugosllavë-serbian’. Në këtë fushatë Krali ishte i siguartë, sepse: malazezëve më 1918 ua humbi shtetin, dinastinë dhe kombin, kurse më 1929 serbëve, kroatëve dhe sllovenëve ua humbi emrin e kombit dhe perspektivën që të shkrihen si dylli në serbë, prej të cilit dyll pastaj popat duhej të bënin MYSHEME për mbështjelljen e vrarëve jugosllave 1989-1999.

Tito dhe Ranković në Glamoč, gusht 1942

Nuk është e çuditëshme që edhe pas të gjitha mizorive ndaj popullit shqiptar, dikush të gjindet e të provojë për ta reahabilituar jo vetëmm Titon ( që dikur ua ka hudhë ndonjë kockë në gojë) , por edhe një sistem gjakatar titist, ku shqiptarët kanë pësuar në çdo lëmi, (përveç shkollimit që e solli Fadil Hoxha dhe rrethanat e pas Luftës Antifashiste-H.B). ‘ “Dhurata” e Kralit për shqiptarët është 152.000 vite burg” ndërsa “dhurata” e Titos është 777 856 vjetë burgje, me 750 000 dosje personale, që ishin ndër mizoritë më të egra në Europë, duke montuar procese vazhdimisht, duke vëndosë pesë herë diktaturë ushtrake vetëm në Kosovë, duke i vrarë nëpër eshallonet e vdekjes më 1945-1949 mbi 49 000 shqiptarë pa gjurmë, në të gjitha anët e Jugosllavisë federative.

Lidhur me këtë po i numrojmë me radhë të zezat e ideuara, folura dhe të bëra me urdhërin e Titos dhe Shtabit tij, me të vetmin qëllim që të mbetet faraon në “Belli Dvor” të Beogradit, në cilësinë e Kralit mizantrop, aty ku natë e ditë serbianët neofashit ia ruajnë varrin edhe sot. Ja faktet se çka i solli Kosovës (Shqiptarëve që ishin nën robëri të tij), ku Adem Demaçi zë vendin e parë në Europë dhe më gjerë duke kaluar 28 vjet në burgje për mendimin ndryshe dhe për të drejta kombëtare.

J B Tito 1949-1966, ( i njoh detajisht dokumentet) i themeloi TRI qendra shipunazhi dhe kontrashpunazhi kundër shqiptarëve: në Kretë , ku subneciononte edhe Ahmet Zogolli, në Nish ku subvenciononte edhe një sherbim perendimor dhe në Gerum , ku subvenciononte agjentë kundër të gjithë shqiptarëve vetëm një agjenturë Perëndimore . E para qendër spiniazhi antishqiptar pra ishte në ujdhesën KRETA. Në këtë qendër bënin plane agjentët e UDB-ës dhe Zogollit kundër Fadil Hoxhës dhe Enver Hoxhës.

Në Kretë të Greqisë, agjentet e Ahmet Zogut i përpiluan tri plane për ta rrëzuar qeverinë e Tiranës, me kusht që kurrë mos ta përmendin Shqipërinë Kontinetale. Qendra e DYTË agjeneturore antishqiptare ishte në Nish. Këtu, me dallim prej qendrës së parë, ishin disa specialsitë serbo-malazezë të specializuar për Shqipërinë. Ata e kishin për detyrë për t` i përpunuar të gjithë EMIGRANTËT e arratisur nga Shqipëria në Jugosllavi gjatë viteve 1949-1954. Në bazë të atyre fakteve që emigrantët tradhtarë kanë shkruar dhe nënshkruar me dorë të vet deshminë, rezulton se ata nuk kishin asnjë llojë kundershtimi pse Kosova ishte e robëruar, por theksi kryesore i tyre ishte IDEOLOGJIA e mundur në luftë 1939-1944.

Tito e Rankoviq … Rankoviqi prej njeriut të dytë të ish-Jugosllavisë u bë armik i shtetit në të ashtuquajturën periudha e liberalizmit politik.

E këtu pushon kanceri i çështjes së tyre, pse u arratisën nga Atdheu, pa i përjashtuar edhe disa padrejtësi që i bënin komunistët, kuptohet me fajin e kreut politik dhe shtetëror, sepse ishin në rrjedha ose organizatorë. Me këtë, pushteti i Tiranës duket se ka qenë ekuivalent ideologjik me kundërshtarët, dhe asgjë tjetër. Këtë konstaim e vërteton qëndrimi i Legalitetit, Ballit, Agrarit, Lidhjes Prizrenit (Deri te Lidhja e Tretë e Prizrenit, por JO, Lidhja Kosovare) , që koketuan me agjenturat jugosllave dhe dy shërbime agjenturre në GERUM afër Trieshtës, krejtë me pasojë që në Tiranë të vendoset një pushtet TOTALITAR, por i djathtë. Pra, në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me çështje të DREJTË patriotike, që të lëvizet problemi i Shqipërisë Kontinentale (Kosova me trojet nën Maqedoninë dhe Çamëria, t` i takojnë Shqipërtisë, ashtu si duhet të jetë drejtësia.

1.J B Tito më 1940 e kishte miratuar propozimin që Kosova të ndërtohet në federatën e ardhëshme, si çdo REPUBLIKË tjetër. Por, e degradoi Kosovën në çdo nivel nga viti 1941, kur kishte mundësi të ndryshojë çdo gjë. Akti i gradimit të Kosovës ndodhi në Zagreb në tetor 1940, kur KQ PKJ e kishte pranuar qëndrimin që Kosova në pushtetin majtisë jugosllav ta ketë tretmanin e Republikës socialsite sovjetike. Për këtë, më 1941 flasin dokuemnetet që posedohen . Tito as që provoi kurrë ta pranonte se minatorët shqiptarë dhe liçanë më 30 korrik 1941 i shpallën luftë Rajhut Tretë, e për ta marrë këtë datë si fillim të kryengritjës. Nga ky aksion u themelua: “Çeta e minatorëve”, e cila komplet hyri në Brigadën e Parë Proletatre. Tito nuk donte që Kosova të ketë datë fillestare të luftës antifashite – datë të fillimit të kryengritjes për Kosovë, sepse e konsideronte dhe do të ishte themel i Republikps Kosovës, si çdo republikë tjetër. Pra, Tito, frikësohej prej shovinizmit Serbian dhe malazezë, të cilëve u ka qëndruar prapa, për ta fitaur karrikën e faraonit në Beograd.

2.Më 1942 Tito nuk e zyrtarizoi kurrë themelimin e Shtabit Kryesor të UNÇ dhe Aradhave Partizane të Kosovës, themluar më 20 tetor 1942 me komandant Fadil Hoxhën. Këtë fakt nuk e pranoi sepse qysh në shkurt 1942, Emin Duraku (pjesa e fjalimit tij është shkatërruar-H.B.) do ta shkruaj atë pjesën ku Rezoluta e Bujanit I dha shkëlqim dhe provim antifashit popullor Kosovës, pra jo vetëm politik, KANÇK u dëshmua edhe para historisë. Dihet se Emin Durakun e qitën në pritë Pavle Joviqeviqi dhe Mita Milkoviqi dhe kurrë atenatin kundër tij nuk e zbardhën, mësa atë ndaj Haki Tahës dhe Miladinit, që i pushkatuan në të njetën ditë; Haki Taha pushkatohet në ora 09:00 ndërsa Miladini në ora 11:00 . Shtrohet pyetja: si mundet njeriu i vrarë në ora 09:00 ta vrasi tjetrin në ora 11:00, pra në të njejtën ditë më 13 mars 1945.

3. Po, J. B. Tito e dërgoi Svetozar Vukmanoviq Tempon në Kosovë në fund të vitit 1942, jo për të ndihmuar, por për të provokuar dhe degraduar çdo synim antifasihist, për t` u avansuar Tempo, në një kritizer mafioz, qoftë edhe me faktin se Shtabi Kryesor u UNÇ dhe AP të Kosovës u pranua, por atij i përgatiti pusi në çdo anë, që e tregon realiteti i mëvonshëm. Faktet janë ma të forat se bjeshka!

4. J. B. Tito nuk e pranon kërkesën e Miladin Popoviqit që Lufta Antifashite në Kosovë të drejtohet nga Shatbi i Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar i Shqipërisë nga viti 1942.

5. Tito në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it nuk i ftoi shqiptarët, edhe pse e kishte kërkesën nga malazezi Mitar Bakiq (zasto AVNOJ u formiranju ne obraça se Albancima, koji treba da budu ravnopravni u novu federaciiju?!).

6.J. B. Titio përmes Millovan Gjilasit, me rezigancion i hodhi të gjitha vedimet Konferencës Nacioanlçlirimtare të mbajtur në Bujan më 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944. Lidhur me këtë, J. B. Tito në vazhdimësi të thuash gjatë gjithë jetës e mbajti NËN HETIME Fadil Hoxhën, sepse më 12 janar 1944 të gjitha dokumentet (në gjuhën shqipe ) të Konferencës Bujnait ia dërgoi Enver HOXHËS për APROVIM. Ndërsa të njejtat dokumente në gjuhën serbishte ia dërgoi J. B. Titos për NJOFTIM. Pra, hapur del se Konferenca e Bujanit e konsideronte Luftën Antifashiste Naconalçlirimtare të Kosovë si pjesë integrale të Shqipërisë Bregdetare, për faktin se Shqiptarët më në fund e dinin se janë populli i TRETË në Jugosllavi për kah numri. Lidhur me këtë realitet, Tito, Millovan Gjillas dhe Aleksander Rankoviq, u dakorduan që Kuvendi i Bujanit mos të ketë të drejtë të aporovojë ligje, mos të ketë të drejtë të emrojë gjykatës, mos të ketë të drejtë ekzekutive, me letrën që e nënshkroi M. Gjillasi më 28 mars 1944. Duke mësuar për këtë, Enver Hoxha në gusht 1944 do ta dërgojë një delegacion për bisedime me Shatbin e J. B. Titos në Vis. Në delegacion ishin: Koçi Xoxe, Ramdan Çitaku, Bedri Spahiu, me ç’rast më 26 gisht 1944 u arrit pëlqimi që: “Nëse Shqipëria Bregdetare ndërton sistem shoqëroro ekonomik socialsit, Kosova, do t` i takojë Shqipërisë; Nëse Shqipëria Bregdetare ndërton sistem monarkist, Kosova do t` i takojë Jugosllavisë socialiste”.

7. J. B. Tito e linçoi Delegacionin e Shqipërisë në Vis më 26 gusht 1944, duke shtruar premtime e duke përgatitë më 2 shtator 1944 DEGRADIMIN e Shtabit Kryesor të UNÇ DHE AP të Kosovës, në Shtab Operativ, me të njetin koamndant (Fadil Hoxhën) për ta kompromituar para popullit tij, se nuk po i plotëson premtimet para shqiptarëve për t`u bashkur me Shqipërinë Bregdetare-H.B.) , në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë, e pastaj nën Shtabin Kryesor të Serbisë, aty ku e synonte patroni i tij Aleksander Rankoviq.
Duke u përpiekur që Degradimin e Shtabit Kryesor të Kosovës (Antifashist) , mos ta devalvojë dhe për ta penguar degradimin e luftës antifashiste, Enver HOXHA më 12 shtator 1944 do t` i drejtoi DY BRIGADA shqiptare për t` u dalë në ndhmë shqiptarëve të robëruar. Dokumentet sekrete që i posedonte Vlladimir Dedier ( i posedoi edhe unë), vërtetojnë se Tito tri herë jep urdhër që Brigadat shqiptare të Shqipërisë Bregdetare të LARGOHEN nga Kosova dhe çetniko-komunistet serbian, me tri divizione serbe, dy brigada malazeze dhe një maqedone, të sillen si Trima (DAI) nepër trevat shqiptare më 1945, sepse donte t`i shfarosë shqiptarët: “deri sa të zgjatë përfundimi i Luftës Dytë Botërore”. Kjo për faktin se Ruzvellt, Stalin dhe ÇERÇILL, kishin marrë vendim se: “Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazizimin, kemi të drejtë t` i zhvendosin e shkatërrojmë”. A nuk ishte zbulim sadist i Titos, kur më 10 prill 1945 i tha delegacionit shqiptar: “ JU 90 % keni qenë me fashizmin, por tash ua japim shansën të luftoni”. Kjo thënje e zbulon qëllimin e tij për tragjeditë dhe masakrat e mëdha ndaj shqiptarëve në Drenicë, Gjilan, Llap, Ferizaj, Deçan, Tivar, Dubrovnik, Trogir dhe Vershac.

8.Po, J. B. Tito i tha edhe Forein Offisit dhe drejtpërdrejtë Cherchillit në Bari të Italisë, në takimin e parë, kur i dezinformoi, se: “Kosova dhe Trepça duhet ta kenë të njetin fat. Trepça ia përkujtoi se është aset i Londrës nga viti 1927”, për çka Londra nuk duhet të lejohet të ketë punë me Tiranën nëse Kosova i takon Shqipërisë, e caktoi fatin e Kosovës. Dhe për këtë fakt, J. B. Tito iu falenderuar Cherchillit TRI herë, se: “Trepça është aset i juaj deri më 2050”. Kjo do të thot se Tito ishte i informuar, për çdo gjë.

9. Për ta forcuar pozitën e vet në Serbi, J. B. Tito më 21 XI 1944 i AMESTOI çetnikët në Kryesi të AVNOJ-it dhe të gjithë u bënë “partizanë” për t`iu vërsulë shqiptarëve në vend që ta luftojnë fashizmin në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni, pasi që Serbinë e çliroi Armata e Kuqe, ndërsa Maqedonin Ushtria e konvertuar e Bullgarisë. Kështu, Tito pas çlirmit të Beogradit më 20 tetor 1944, do të vendosë dërgimin e TRI divizioneve serbe në Kosovë, për ta bërë vendin më të militarizuar në Ballkan për interesa çetnike serbe. Për ta mbuluar këtë atentat në Kosovë e solli edhe një brigadë Maqedone dhe dy brigada malazeze, të cilat nuk lanë gja të zezë pa bërë ndaj shqiptarëve. Kundër atyre mizorive reagojnë Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. Posedohen reagimet në origjinal. Posedohen dokumentet e kohës me shenja sekrete dhe ato dokumente i kam botuar në tri vazhdime në VJETAR të Arkivit Kosovës më 1986, 1987 dhe 1988 në 1014 faqe, në origjinal.

10. Më 10 janar 1945 do të reagoj Fadil Hoxha kunder mizorive që po ushtronin divizionet sllave në Kosovë , sikurse të ishin ushtria e Kralit; më 14 janar 1945 do të reagojë Miladin Popoviqi, se repartet e divizioneve sllave në Kosovë po ushtrojnë terror të paparë (dok. gjindet në A. KQ LKJ), në vijim do të reagojë sërsih Fadil Hoxha më 19 janar 1945 në formë shumë më të ashpër se sa më 10 janar. Por J. B. Tito në vend se të jep urdhër për siellje në bazë të konventave të luftës, ai më 8 shkurt 1945, pa asnjë shkak e vendosë Dikaturën ushtarake në Kosovë, duke i sjellë kriminelët më sadistë në Kosovë që të komandojnë me krimet si: Velimir Stojniqin e kompaninë e tij, mu si guvenrator, për ta vrarë mizorisht Krahinën më kombëtare shqiptare, për ta bërë shkrum e hi Drenicën e Shaban Pollazhës, deri më 20 shkurt 1945, kohë kjo, kur as Fadil Hoxha e as Miladin Popoviqi nuk ishin në Kosovë, sepse kishin shkuar në Beograd për t`u ankuar ndaj vëndosjës së Diktaturës ushtarake më 8 shkurt 1945.

11. J B. Tito nuk e pranoi në Beogard as Fadil Hoxhën e as Miladin Popoviqin më 19 shkurt 1945, kur shkuan të ANKOHEN se diktatura ushtarke është vënë pa nevojë në Kosovë. Por Tito e lejoi që Milovan Gjilasi të kërcënohet kur hynë në zyrën e tij, duke i thënë Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun, Serbia një pjesë e Mali i Zi një pjesë”. Kjo ndodhi pa e llogaritë se Fadil Hoxha ishte aty. Bile, Milovan Gjillasi as që e kishte përshëndetë Fadil Hoxhën në atë takim. (posedohet shkrimi i Fadil Hoxhës për këtë takim-H. B.). Madje, Milovan Gjillasi aty klithi: E kemi një Elaborat të Vasa Çubrilloviqit nga 3 nëntori 1944 dhe do të sillemi sipas porosive të tij. As Fadili e as Miladini nuk e dinin se kush është Vasa Çubrilloviqi.

12. J. B. Tito provoi ta destabilizojë Luftën Antifashite edhe në Shqipëri përmes Svetozar Vukmanoviq Tempos, Velimir Stiojniqit, Njazi Dizdareviqit, Zllatiqit etj. Planet e tij i prishi gjithmonë Enver Hoxha, duke i zhveshur me fakte e duke i dërguar dy Divizone shqiptare ma në fund në Kosovë, më 12 shtator 1944, pa e pyetur fare Titon. E këto divizone de fakto e kanë shpëtuar popullin shqiptarë nga shfarosja: “deri sa të zgjatë lufta” si mësonte Çubrillobiqi më 3 nëntor 1944. Lexo në AVIIB, K. 1222 ku thuhet se në Llap kanë mbetë në fund të nëntorit 1944 vetëm katër (4) plaka, kur Spasoje Gjakoviqi -OZN-a në vend të hapjes së shkollave i hapi jo më pak se 36 burgje mizore nepër Kosovë, prej të cilave rrallë kush doli i gjallë. (Posedohen edhe emrat e të vrarëve pa gjyq. Ja një fakt, vetëm në Pejë u shënua fenomeni ma i ndytë NEOFASHIST, ku një patriot që quhej Sadik UKELLA, u pushkatua në prani të nxënësve. Nxënësit ishin detyruar ta shohin pushkatimin nga afërisa!? Për mizoritë e Spasoje Gjakoviqit, Dushan Mugoshës… nga viti 1986 e deri më 1988 i kam botuar në origjinal 1047 faqe dokumente në “VJETRAR”, organ i Arkivit Kosovës.

13. J B Tito provoi ta vë popullin shqiptar në mes kullës dhe çekanit, duke e detyraur t`i ndërtojë për nevoja të kolonsitëve 10 000 shtëpi, me hangari (punë të detyruar “vullnetare”) më 1945. (Posedohet dokuemneti ku me një rast fshatari shpërthen :“hajt murroj, hajt murroj, se vjen koha prap i rrxojë!). Në lidhje me këtë krim kolonial për t`i vënë shqiptarët në mjegulla, më 6 mars 1945, Tito e aprovon “Ligjin për moskthimin e kolonistëve në Kosovë”, legalisht. Po ilegalisht, çka bëri? Ja përgjegja nr 14.

14. Por, J. B.Tito më 1 prill 1945, ILEGALISHTË në Polit- Byro të PKJ , vendosi: “Të gjithë Kolonistët sllavë duke llogaritë edhe bellogardistët rus, duhet të kthehen në Kosovë”. E vërteta, nuk u kthyen 11000 familje, por numri i tyre arijti në 24000 familje koloniste me të kaluar krimiale çetnike. Ja ky është TTITIZMI TREDIMEZIONAL: Në lartësi shumë i egër, në gjërësi antishqiptar, në largësi me prapavi që shqiptarët në Jugosllavi mos të ketë fare: të shfarosen ashtu si nënshkroi me Fuad Kyprilinë më 1953 në Split. (Posedohen dokuemnetet, 11 progreme të cilat i kam botura më 1995).

15. Tito më 9 prill 1945 e pranoi Delegacionin shqiptar në Beograd prej 24 përfaqësusve, delegacion ky që kryesohej nga Mehmet Hoxha (kryetar i KNÇ të KOSOVËS) me përkthyes Dushan Mugosha. Fjalinë e parë që ua tha shqiptarëve, ishte: “Ju 90% keni qenë me fashizmin. Ju keni themeluar Divizon “Sknderbeg” për t’i varë partizanët e mij- “Jebem van Skenderbega – Ua çkërdhefsha Skederbeun”!). (Posedohen dokuemnetet, e që vërtetojnë se Enver Hoxha i kishte dërguar Titos letër që Shqiptarët e Kosovës janë populli më patriot në Ballkan, prandaj, largë duart e çetnikëve ndaj tyre. Unë (Enveri) e di se si po sillet një pjesë e serbëve dhe malazezëve që i drejton Spasoje Gjakoviqi, Dushan Mugosha, Pera Brajeviqi, Sava Derleviqi, e që prapa tij qëndron Gjillasi (Xhida) dhe Aleksander Rankoviqi (Leka) me Vela Stojniqin si agjentator diplomatik. Ta dini se ai popull nuk është JETIM”-(AVIIB Telegramsko Odeljenje, K 1114/45! “DOSJET E: Njazi Dizdareviqit dhe JOSIP GJERGJËS! ).

16. Tito e bekoi oficerin çetnik Serbian (Mashan Gjuroviq) kur nga Përpellaci i porositi ushtarët “partizan” që ishin konvertuar nga çetnikët, që: “Kur të hyni në Kosovë, VRANI Aranutë dhe Gjermanë”. Dhe ato njësi vranë aq sa paten fuqi, duke mos lënë njeri të gjallë deri në Prishtinë. Folni nostalgjik shqiptarë të titizmit, tregoni cili njeri ka jetuar në Llap deri në prill 1945? Përpos Selim Obarnça dhe Selim Ajeti me dhjetë partizanë?!(Posedohet dokuemneti në origjianl). Pra një krahinë ka mbetë vetëm në 4 plaka. Dhe kur këtë fakt ia kam prezantuar Sinan Hasanit, atij, i kanë dalë lotët. Nuk e di pse?

17. Reagimin e Fadil Hoxhës: “Njësitet tona partizane, të ardhura nga Serbia, Maqedonia dhe Mali I Zi, po sillen ndaj shqiptarëve sikurse ushtria e Kralit”, është vulë me dyll, përtej së cilës nuk ka çka të bisedohet. Këtë ankesë Tito e priti shumë indiferentë, edhe pse këtë ia tha Koça Popoviqi. Fadil Hoxha rastësishtë shpëtoi prej dërgimit ambasador në Turqi, (më 1946), sepse kërcënohej: ose nga plumbi si Miladini, por nuk guxuan sepse i druanin kryengritjes popullore, faktë ky që ua tha Halim SPAHIJA në Beograd. Nuk guxuan ta vrisnin Fadilin, sepse i druninin edhe Enver Hoxhës dhe ndikimit tij në popull. (posedohen dokumentet).

18. Reagimi i Miladin Popoviqit: “Sjellja e njësive tona ushtarke nuk përkon me parimin e proklamuar nacionalçlirimtar ndaj shqitarëve”, shihet se është kaluar çdo masë e keqësjelljës ndaj shqiptarëve. Për një njeri të kërkuar të cilin e akuzojnë kolonistët, edhe atë ndoshta pa fakte, por me qëllim me ia grabitë pronën, malltretohet i tërë fshati, pa u verifikuar asgjë”. Për këtë edhe bënë atentate agjentët e OZN-ës mbi Miladinin më 13 mars 1945 në ora 11, duke ia mveshë Haki Tahës , që ishte pushkatuar në ora 9 në të njetën ditë. E vërteta, Miladini nuk është pa gjynahe, por ishte ma i mirë ndër më mizorët. Madje, J. B. Tito, kurrë nuk e vërtetoi pse Haki Taha u vra në ora 9 më 13 mars 1945, kurse Miladini në ora 11, më 13 mars 1945. (posedohen telegramet që i ka firmos Spasoje Gjakoviq dhe Dushan Mugosha). Si është e mundur që njeriu i vararë në ora 09:00, ta vras njeriun tjeter në ora 11:00, në të njetën ditë, muaj dhe vit?

19. Tito provoi me gjysmë të vërteta të mbante qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë duke përgatitë zbarkimin e Gjeneral Kupreshaninit në Korçë, me tërë arsenalin e Divizionit tij, më 1947.

20. Tito nga viti 1949, organizoi Qeveri marionete në Shkup me shifrën “Ahmet Zogolli II” (Apostol Teanefi e kompani). Pastaj në vijim 52 agjentura jugosllave porvuan duke qenë të ndihmuara edhe nga jashtë (UDB+KOS), për ta ndryshuar pushtetin në Tiarnë.Madje Tito provoi ta nxirrte Koçi Xoxen nga burgue me desant. Të gjitha qendrat a agjenturave në: Nish, në Kretë dhe Gerum, afër Trieshtës, dështuan më 1955, kur Shqipëria u bë antare e OKB dhe e Paktit Varshavës. “Mësyja Tiranës Tito” pati thënë Vllada Dapçeviq nga Burgu i rëndë.

21. J. B.Tito me Fuad Kyprili më 5 mars 1953, përmes Paktit Jugosllavi + Greqi + Turqi, arriti ta përpliloj Marrëveshjen Xhentelemenë në Split. Rezultati i komplotit ku Jugosllavia SHET (SHISTE) SHQIPTAR, por jo tokën dhe pronën e tyre; Turqia BLENË shqiptarë dhe i vendosë në viset kurde, armene etj. Është fakti për 415 000 shqiptarë të shpërngulur si pasojë e dhunës së shtetit titist, në Anadoll, që sot po shkrihen ngadal në gjenratën e tretë, dhe ma nuk ndihen se janë shqiptarë, sepse nuk e kanë asnjë të drejtë kombëtare. Në pazarin e shekullit, ku “ratifikohet” konventa e vitit 1938, pa pyetur asnjë institucion shtetëror. Pra, Tito, ishte një diktator i kuq, sulltan me sheshir (posedohen dokumentet). Tito shkoi edhe në largë. Provoi ta ndaj Shqipërinë me Greqinë në Lumin Skumbim. Kurse viset e robëruara shqiptare t`i spastrojë me ndihmën e Xhelal Bajarit dhe Ismet Ynenit,e ndonjë Menderesi apo Hulusi Kejnani, duke i vëndosë shqiptarët e deportuar përballë Kurdëve në vilajetin MYSH. Këtë pazar që e kishte bërë Millan Stojadinoviqi më 11 gusht 1938, në Stamboll, e që Tito e realizoi plotësisht. Lexonie vetëm gazetën “Nova Makedonija”1955-1957, ku janë botuar emrat e të shpërngulurve shqiptarë, për tri vite. Posedohen me mija dokumente tjera plotësuese.

22.Tito nuk e përfilli reagimin e Fadil Hoxhës dhe Ismet Shaqirit, të cilët shkuan fatkeqsishtë në Split më 1953 duke i thënë se :“Shqiptarët nuk kanë lidhje me Turqinë dhe se shpërngulja shqiptare duhet të NDALET, qoftë edhe me ushtri, sepse shqiptarët e kanë vendin e dytë me regrutë në Aramatë”. Ishte e kotë, sepse Tito bëhej se nuk dinë asgjë për atë Pazar. Pra, Tito ishte një burrështetas i sukseshëm për serbosllavë. Por ishte një kasap klasik ndaj shqiptarëve. Shtrohet pyetja: A nuk dinte Tito për “Aksionin e armëve 1955/1956?. E ka ditur në detaje dhe i tërë aksioni është përcjellë me telegrame dhe raporte javore. (Posedohet dokuemneti origjinal).

23. Tito e injoroi Plenumin e KK të LKJ për Kosovë që u mbajtë më 1954, për ta penguar shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Por jo, Tito ia hapi rrugën Shtabit të Aleksander Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit, të cilët e nxitën Llazar Kolishevskin që publikisht të thot: “Le të shkojnë Aranutët, atje ku duhet”. Me këtë Kolishevski e sllavizoi totalisht ish Vilajetin e Mansitirit. Bile edhe Shkupin, qyteti më i madh shqiptarë në Ballkan (deri më 1963). Jo vetëm kaq. Lazar Kolishevski edhe ndertesën e Kongresit Alfabetit Shqiptar (1908), e vuri në ankand të shembjës për një kohë. Lexo për këtë tragjedi raportin në: “Pasoshko odelenje” MPJ të RFPJ-ës, ku në një pashport hyjnë 147 persona., për ta bërë kështu sidomos Shkupin qytet sllavë, e që ishte deri më 1962, qyteti ma i madhë shqiptarë me numër të banorëve. Këtë realitet e ka përciellë J. B. Tito për dhjetë vite (1957-1967).  Hulumtoni dokumentet sekrete ushtarake dhe ato të regrutimit në Maqedoni 1950-1966.).
Me leje të Titos më 1949 themelohet i ashtuquajtyuri SHTABI I RANKOVIQIT. Dokumentet e këtij Shtabi i posedeonte V Dedier, e prej të cilit i kam FOTOKOPJUAR gati të gjitha. Shtabin e A Rankoviqit për t` i shfarosë shqiptarët e përbënin: Aleksander Rankoviq, Kryetar, (ishte nënkyetar I KEF J), Krste Cervekovski (nënkryetar Shatbi), Svetisllav Stefanoviq (lexone vetëm Raportin e tij më 1965 në 80 faqe dhe do të bindeni se shqiptarët kanë shpëtuar rastësisht), Vojkan Llukiq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukqeviq, P. Iviçeviq. Ky Shtab e kishte përpliuar Programit special. Ai program tërë Shqipërinë Kontinentale e ndante në dy pjesë:

Zona “A” ishte ajo në Lindje të hekurishtës-Mitrovicë-Vushtrri. Fushë Kosovë-Ferizaj-Kaçanik-Shkup.

Zona “B” ishte ajo pjesë në Perendim të hekurudhës dhe përfshinte Rrafshin e Dukagjinit, Tetovën, Gostivarin, Dibrën e deri në Prespë , Manstir e Gjevgjeli.

Këto zona shqiptare duhej me të gjitha mjetet, ata shqiptarë që ishin musliman me i shpërngulë në Anadolli, kurse ata që ishin ortodoks, më i sllavizuar të gjithë (Lexone: B. Sinadinovski, Hasan Prishtina, Shkup 2008). E kur të kryhet kjo “detyrë kombëtare jugoslalve”, pasonte operacioni (Jugosllavi, Greqi), për ndarjen e Shqipërisë Bregdetare. Kjo zonë mbante shifrën “C”. Në detyrën e parë (në Zonat “A” dhe “B” fjalën kryesore e kanë Jugosllavia dhe Turqia; ndërsa në detyrën “C”, fjalën kryesore e kanë Jugosllavia dhe Greqia , duke pasur përkahjen e dy agjenturave Perendimore. Këto plane u “futën në FRIGORIFER” pas pranimit të Shqipërisë Bregdeatre në OKB dhe në Paktin Ushtarak të Varashvës më 1955.

24.Tito e dinte fare mirë pasojen e aksionit të armëve (kundër shqiptarëve, e që shqiptarët nuk i kishin) si dhe kurdisjen e Procesit Prizrenit përmes TRE dervishëve agjentë të Aleksander Rankoviqit, që ishin nga: Rahoveci, Prizreni dhe Gjakova. (Posedohet dokuemngtaciioni. Vlerësimi politik dhe gjyqësor i Procesit Prizrenit në shkurt 1968, ku ishte edhe Stefan Doronjski ). Tito përmes LLukiqit dhe Stefanoviqit e aprovoi Progarmin special “METLLA” (FSHESA), për ta shfarosë shqiptarizmin në tërësi. Bile shfarosjen e ndau si tham më lartë në dy Zona: Zona e Kosovës dhe Zone e Dukagjinigt, me nënzona: Shkup-Tetovë-Gostivar-Dibër. Tito ishte i njohutuar për torturat që i shkkatoheshin: Njazi Malokut dhe Sedat Didës etj., si viktima të Procesit Prizrenit. (Lexo “Procesi I Prizrenit 1956 dhe Rekonstuktimin e Procesit Prizrenit më 1968, sekret shtetëror politik dhe ushtark përgjithëmonë-(posedohetn dokumentet detale). Ku jeni historianë , akademikë dhe të tjerë me tituj që as samari i magarit Nastradinit nuk ua bartë diturinë e juej ZERO. Pse heshtëtni? Ku i keni gradat dhe për kur po i ruani? Mos po dini që flliqëritë titiste t`i zbulojnë serbët , e ju pastaj t’i merrni të gatshme? E Kur ua ofrova dokuemntet në Institutin e Historisë, ju filluat me përgojime. Ku jeni JU të qeverive KUKULLA të BE, që nuk i finansoni botimet shkencore të dokuementeve, kush po ju pengon tani!? Kështu punojnë vetëm tadhtarët, duke mos finansuar shkencën e mirfillët. Si është e mundur që dy historian që e kanë mohuar UÇK-ën dhe luftën e saj të drejtë, sot mrizojnë në Akademi dhe i adhuroni, madje nën firmën e tyre, BE , finason flliqësira që i fyen dhe denigron të gjithë shqiptarët e sidomos FEMRËN shqiptare . Deri kur të krekoseni me nga një gjysëm libri, disi po djersiteni nepër televizione të mercenarëve. Nuk jetohet para fytyrës kombit me një “gjysëm mushkrie më”.

25. Tito është përgjegjësi kryesor i liferimit të Panjot Plakut në Jugosllvi, kur nuk pati suksese ta realizoi Planin “Ahmet Zogolli 2” (Apostol Tanefit më 1949) provoi me planin “Ahmet Zogolli 3” (Panajot Plaku 1957), i cili gjithashtu dështoi me turp të plotë më 1966, duke bërë vetëvrasje. Lidhur me këtë duhet të thksojmë se më 1958 pati reaguar Presdiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë në OKB ndaj mizorive serbe që i përrdorin enkas për shqiptarë në Jugosllavi (posedohet reagimi i Presidiumit K. P. Shqipërisë dhe reagimi jugosllav). E ky reagim ndodhi, duke e pasë Shqipëria informatën se: Në NJU JORK (OKB) po përgatitej RREZOLUTA për DEKOLONIZIMIN E BOTËS (e aprovuar më 1960). Këtë rezolutë e kishte “nuhatë” Shtabi i Tito-Rankoviq dhe (UDB-KOS), dhe në një front politik do të nxitojnë ilegalisht që ta mbajnë një Plenum të KQ LKJ-ës, për t`i promovuar disa të drejta për pakicat në RFPJ. Është fakt se konkluzat e këtij Plenumi (1959) nuk i dinte populli. Por, ato Tito i DISTRIBUOI në të gjitha kancalaritë e Perendimit. Dhe ata erdhën në përfudnim se: “vetëqeverisja dhe mosinkudrimi në këtë shtet janë kulmi i të arriturave jugosllave”. As që përmendet pozita e shqiptarëve, të cilët kishin zhvillim ekonomik sa 31% e mesatares jugoslave dhe ishin popull që jetonte si lepuri në therrë. (Burimi: Banka Ndërkombëtare për zhvillim, sekret, vetëm për përdorim intern, e ku thuhet hapur, se: “ Pa e pasë Kosova tretmanin e republikës, nuk ka dalje të saj nga prapambeturia”. (Analizë ekonomiko politike e bërë në 412 faqe më 1978, Nju Jork, Beograd).

Tito në gjueti me Rankoviqin e të tjerë …

26. Tito pranoj kërkesën e Aleksander Rankoviqit për t`i mbyllë shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Kosovë më 1958, me motive se nuk ka kaudro. Reagoi fuqishëm Fadil Hoxha, Ali Hadri, Salih Nushi dhe Hasan Mekuli , po më 1958 në Shkollën Normale në Prishtinë.

27. Po, Tito provoj pra, ILEGALISHT me një plenum të LKJ më 1959, të neutarlizoj përpiekjen e “Lidhjes Kosovare” se në Kosovë pakica kombëtare shqiptare po fiton të drejta të pakicave duke hapur Shkollën e Lartë Pedagogjkike dhe fakultet (1959/60) . Por, mos të harrojmë se katër vite më parë, Tito e kishte shuar Institutin Albanologjik; kishte provar ta destabilizojë Shqipërinë e Enver Hoxhës, përmes Panjajot Plaku (ministër i mbrojtjes, i cili u arratis në Jugosllavi më 1957).(Posedohet Dosja e tij si dhuratë që më njoftoi Fadil Hoxha më 1980).

28. J B Tito më 1965, e kishte siellë në Vrnjaçka Banjë Beqir Malokun, krejtë me qëllim për ta VRARË FADIL HOXHËN. Kjo për faktin se Fadili me të gjitha mjetet donte ta rrisë numrin e studentëve shqiptar në Prishtinë. Ky orientim i Fadilit e kishte tmerruar Shtabin e Rankoviqit, i themeluar me leje të Titos më 1949, për t`i shpërngulur të gjithë shqiptarët në Anadolli. Ky skenar argumentohet katerçipërisht se Tito më 1953 e lidhi Marrëveshjen XHENTELMENE me Fuat KYPRILI-un në Split, me qëllim që kur ta shfarosë shqiptarinë në Jugosllavi, ta fillojë luftën politike për ndarjen e Shqipërisë.

29. Tito e organizoj Plenumin e Brioneve , pasiqë përmes Budimir Llonçarit e kuptoj se në Ukrainë kur ishin në vizitë, gjeneralët serbian e quanin Aleksander Rankoviqin “ Druzhe Predsedniçe” (1965). Ky ishte sinjali që pas aferës me Gjillasin, të pasonte ajo me Rankoviqin (1966), pastaj me Mika Tripallon etj (1971), pastaj me Jovankën (1976 lidhur me Librin e Kaltërt, që i suprimonte krahinat).
Në realitet, J. B. Tito i ka “dashtë” shqiptarët për aq sa i janë nevojitur për ta dobësuar fuqinë serbiane në politikë, diplomaci, ekonomi, ushtri dhe polici. E fuqia shqiptare ishte minore, por në momentet e krizave 1966-1981, ishte një kualitet për t`u shënuar.

30. Tito më 20 III 1967, do ta ftojë strukturën ma të lartë të Partisë dhe shtetit në Beograd. Aty do ta shtrojë pyetjen, pasi që në Kosovë ishte kërkuar statusi i Republikës me këtë fjali: “Deri në çfarë mase ka shkuar KËRKESA e SHQIPTARËVE PËR REPUBLIKË”? Përgjigjen e kërkonte për ta futur Fadil Hoxhën në syrvejim dhe kompromitim para popullit tij, që për dy muaj më 1967 e kishte premtuar Republikën. Këto fakte janë botuar edhe në gazeta. Dokumnetet janë të pamëshirshme.

31. Tito është ai që I DERGOI tanket për t`i shekelë me dhëmbëzorë rininë dhe popullin shqiptar të Kosovës më 27 XI 1968 në Prishtinë, dhe prap i akuzonte oficerët se: “keni lëvizë pa lejën time”. E këtë “akuzë” e bënte për përdorim të jashtëm. Por, kush nga oficerët në Shkup, prej kah lëvizën tanket drejtë Prishtinës, ka lëshuar urdhër të përdoret ushtria, përpos Tito si një saditë antishqiptar.
Është e vërtetë se LIGJI KUSHTEUES nga shkurti 1969 dhe KUSHTETUTA e Kosovës e vitit 1974, janë produkt i sielljës AGRESIVE por patriotike të Fadil Hoxhës, me kërkesat etij legale dhe legjitime. E kam para sysh sielljen shumë të ashpër në Sarajevë më 1974 kur furishëm sikur kur don të sulmojë çdo gjë (me siguri se vinte nga ndo një mbledhje ku hahej pasuli me kokërr) , duke thenë: “Ose Kushtetitë, ose unë nuk kam mundësi të dali para popullit e të arsyetojë pozicionet Rankoviqiste”. Gazmend Zajmit i shkojnë lotët, Hajredin Hoxha mbetet i shtanguar, Kurtesh Salihu i shtërngon dhëmbët tmerrësisht e të friguar, unë në anën tjetër, qeshi nga gëzimi si pjesëmarrës në një “simopizium” si e kishin emruar, ”për Kushtetutën”. E kroatët qeshin, maqedonët zgërdhiheshin, malazezët mrrolen, disa kroatë serbianë krekosen me sllovenë, sepse taktizojnë me tragjedinë e Kosovës. E pyetja e pyetjeve : pse Tito nuk e nënshkruan Kushtetutën 1974 fare. E posedoi dokuemnetin kur Tito përmes Vladimir Bakariqit e “këshillonte Fadil Hoxhën mos ta hap në Prishtinë fakultete nacionaliste, por vetëm shkolla të larata politeknike”. Fadil i Përgjigjet: “Të jeni të sigurtë, se do t`i hapi fakultetet e shkencave shoqërore, sepse pa shkenca shoqërore nuk ka progres te asnjë popull. Shoku Bakariq: Po mendoni se shqiptarët hanë bari, si keni lëshuar barcoleta qe tri dekada (?); Shqiptarët fare mirë e dijnë se si sillen Kroatët, Serbët, Sllovenët, madje Maqedonët, e mos të flasim për Malazezët për afirmimin e tyre. Koha e nizamëve ka shkuar në muzeum”.

32. E posedoi stenogarmin e përfolur të “Intervistës së Titos me oficerë të lartë në Dedinje më 1979”. Nuk kam pasë shansë që ta vërtetoi a është falso, edhe pse në dy vazhdime e botova në “ZËRI” , një pjesë dhe e ndaloi Kryeradekatri nga frika apo animi titist, nuk e di. Tito e dinte se si po sillen oficerët sllavë ndaj ushtarëve shqiptarë edhe para vitit 1981, ku për çdo vit kishte “vetëvrasje” dhe arkivolet me kufoma nuk lejohej të hapen as prej familiarëve. Tito si Komandant suprem kurrë nuk e ngriti asnjë akuzë ndaj oficerëve shovinist dhe vrasës. Ajo që është thenë në intervistë (1979) është realiste dhe e vizaton sjelljen e Titos publikisht dhe tinzisht. E vërteta, një mik arkivist hungarez, gjatë hulumtimeve, ku ai ishte arkivist, me thoshte se: “Tito i ka tri fytyra morale dhe politike ndaj shqiptarëve: Një për të shitë mend, një për të u duke se është i drejtë (në esencë ishte tiranë) dhe një që dëshmon se dy të parat i ka falso”!. Nuk i besoja, deri sa ma tregoi dokumentin se ishte dënuar 36% në rrogë, pse nuk i kishte larguar dokumentet që flasin se ndaj shqiptarëve duhet zbatuar presion, në mënyrë që të shpërngulën”. Dokumentet ishin nga data 24 maj 1950 e deri më 24 maj 1962.

33. J B. Tito madje, nuk u pajtua me hapjen shkallës Tretë në Katedrën e Historisë në Prishtinë më 1972. Por në saje të Prof. DR. Bogumil Hrabakut (Çek me kombësi) ajo u hap. Madje, Bogumil Hrabakut përmes Mahmut Bakallit titistët iu kërcënuan se: “Nuk guxojnë të botohet steongramet e Kongresit Themlues të PKJ për Serbi më 15 maj 1945, ku thuhet se: “ Për një ushtar tonë i kemi vrarë 300 regrutë shqiptarë në Tivar”. B. Hrabak nuk u pajtua kurrë me atë presion. Dokumnetin e botoi integral dhe pas disa muajsh u detyrua të dorëhiqet nga organizmi i Studimeve pasuniverziatre, duke e maskuar me “shkaqe” tjera. Madje, ai nga inati më vonë provoi t`i botoj shumë dokuemnete serbiane, të cilat i shkonin për shtati politikës çetnike, por mbeti i vetmuar. Do të thot se Bogumil Hrabak, provoi të na hakmirret. Por, ZOGU kishte flutuar….

Madje për t` iu hy në “skrop” serbëve, Tito me Mahmut Bakallin më 1975, e burgosën Adem Demaçin, pa bërë asnjë veprim politik. Lidhur me këtë, meqë asnjë gjykatës shqiptar nga Prishtina nuk donte ta gjykojë Adem Demaçin, Mahmut Bakalli i solli një grup prokurorësh, gjykatësish e deri te daktillografi nga Prizreni. Kuptohte se ky denim e kishte një ekvivalecë, që J B. Tito ia kishte premtuar Mahmut Bakallit. E ajo “ekvivalencë” ishte se Mahmuti mund të avansohej në Ministër i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë. Por, premtimi nuk u realizua, sespse J B Tito me Jovankën më 1976 ishin në luftë: a do ta trashëgoi Titon ndonjë serbian (Nikolla Lubiçiqi me Jovankën), apo do ta trashëgoi një slloven (Stane Dollanc që vinte nga nëntoka udbeske dhe politike e LKJ-ës).

Mos të harrojmë se jemi në kohën kur (1975) Shqipëria si i vetmi vend në Evropë nuk u pajtua me Marrëvesjen e Helsinku, me të cilën “garantohej” mosndryshimi i kufijëve. E kur kufijtë në: BRSS, në SFRJ, në Çekosllovaki u bën cop e grimë, a nuk i jep ky argument të DREJTË ENVER HOXHËS, se pa “ndryshimin e kufijëve të Federatës jugosllave; pa çlirimin e Shqipëtarëve nën pushtetin TITISTO serbian, nuk ka paqe në Ballka”). (shiqo: Korespodenca Enver Hoxha –Leo Fraindlling, 1949/50, në KEF J)/1952; Dosja “ALBANIJA 1965-1983” në DASIPB/83, i paklasifikuar f. 1-118.)

34. Më 1978 Tito lejoi që të burgoset prof Sadullah Brestofci, pa bërë asnjë faj me referatin e tij për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit . Ai shpëtoi falë Fadil Hoxhës dhe historianëve në Komisionin e Historisë.

35. Lexues të nderuar i merrni shkrimet e botura dhe mësoni nga viti 1981-1999 sa ushtarë dhe sa civilë shqiptarë vriteshin për çdo vit nga bandat ushtarake të Gjeneral Graçaninit dhe ato të UDB-ës të drejtuara nga Stane Dollanci dhe hienat e tij. Po, titistë ishin ata që e sollën Kosovën buzë varrit dhe shqiptarët me gjenocid buzë shfarosjes, sikurse vepruan në Sanxhakun e Nishit më 1877.

A nuk është gjenocid shpërngulja me detyrim i NJË MILION SHQIPTARËVE NGA KOSOVA më 1989 – 1999, në fund të shekullit XX, ku Shtabi i S. Millosehviqit planifikonte ta FESTOJË më 28 VI 1999, shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavinë e Zhablakut. Këtë plan e shkatërroi copa copa USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, Ushtria e ADEM DEMAÇIT. Po, NATO intervenoi më 24 mars 1999 deri më 10 qershor 1999. Por faktet tregojnë se ky intevenim ishte më tepër argumet që “UÇK mos të bëhet MODEL për çlirimin e 94 Kosovave” që janë edhe sot, vetëm në Evropë. Me gjithë këtë, shqiptarët u janë mirënjohës SHBA, Turqisë dhe Anglisë, për angazhimin ushtark shumë të drejtë, ku historianët mund të flasin edhe për premisa ‘humanitare’.

Po, sot e din tërë bota se çka la Tito parapa si jashtë (mosinkudrimin e plagosur nga masoneria rreligjioze) dhe si i shkuan punët në katrahurën e tij të quajtur Jugosllavi, në fund të shekullit, pikërisht pse neofashizmin serbian nuk e luftoi kurrë sinqerisht dhe me kohë me ia shtypë kokën, por e toleroi se i duhej për pushtet; por e ruajti (ia ruajtën) karrigën deri në vdekje. Këtij mozaiku nuk i shpëtojnë edhe ata funksionarë kroatë, sllovenë, maqedonë, malazezë e sidomos boshnjakë që fshiheshin pas peshës shoviniste serbiane për interesa të tyre persoanle-karrieriste. Se janë konvertuar më vonë në “demokratë”, kurrë nuk është vonë, sepse humnera nuk dallohet nga prroni, por as nuk rrafshohet nga bregu. Titizmin e njoh burimisht, sepse  posedojë dokumenetet e kohës të vjelura nëpër arkivat e tyre.

Tani, po e shënoi një citat nga Programi i Çlirimit Kombëtar të LRBSH që e drejtonte Adem DEMAÇI: ”Me amikun do të sillemi paqësisht, duke i përdorë të gjitha metodat e kundershtimit qytetar për çlirim. Por kur e shohim se armiku nuk po ndryshon kurs, atëherë ne do t’i rrokum armet, për t`i çliruar trojet e robëruara shqiptare. Nuk ka rëndësi a na ndihmon LINDJA apo PERENDIMI. Me rëndësi është se lufta jonë është e DREJTË”, pra lufta jonë nuk është ideologjike. (Nga Programi i LRBSH, viti 1963/64, autor Adem Demaçi)

Më duhet të them më në fund se autokritika duhet ta përfshijë çdo kend sepse jemi lagur nga pak duke toleruar e besa edhe lavduar atë sistem totalitar (1945-1992) që është rregjisturar në rriedhat e historisë. Ne të robëruarit, nuk kishim rrugë tjeter për t’u larguar nga “këneta“ e analfabetizmit dhe prapambeturisë ekonomike.

Po koha e ha kashtën, thot populli. E kush ka hangër kashtë, dosjet janë. Ato një ditë do të akuzojnë shumë egërsishtë të gjithë titistët.Të gjithë atyre që “ngjesin bishta” sot odave e kafeneve, me botimin e dosjeve do t` u mbyllet zejtaria që e kanë shndërruar në industri profitabile politike, dhe gojtari “demokrate”, që ngadal dhe me arguemnetet e tyre po myket për brenda nga infektimi që quhet nepotizëm dhe KORRUPSION “demokratik”.

Po një fakt duhet ta them: se po të dalin në zgjedhje nja 78% e elektoratit, situat politike dhe ekonomike do të ishte ndryshe, gojtaria e patriotëve të kafetneve do të mbyllej. Kështu, si është sutuata sot, deri sa të dali në zgjedhje vetëm ANTARËSIA e partive, do ta kemi të njejtën situatë.

Është fakt se titistët kanë vrarë civilë dhe ushtarë shqiptar nga viti 1981 e deri më 1999. Por, është argument dëshmues se më 1983 LKJ-ën titistët e kthyen në PARTI NAZIFASHISTE sepse brenda saj i krijuan brigadat dhe batalonet ushtarake me vra shqiptarë në Kosovë. Këtu mbaron çdo logjikë njerëzore dhe me këtë fillon të duket poltika titiste që ishte nga etnogjeneza një MONSTRUM siu generisë makiavelist.

Titistët, madje ia kaluan Ilija Grashaninit, sepse më 1988 e krijuan dokuemetin e quajtur: “PROGRAMI JUGOSLLAV PËR KOSOVËN” si kopje e Memoraandumit të Akademisë Serbiane nga vitit 1986.

Krejtë në fund, gjeneralët e Titos i dëbuan jashtë Kosovës, në fund të shekullit afro 1 000 000 shqiptarë. A nuk është ky fakt neofashizëm i gjeneralëve të Titos dhe udbashëve të tij, realitet-PO! Madje, pse “Programi …” u botua me 1988. U botua për ta shënuar dhjetë vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (manifestuar në Prishtinë më 1978), për t` u ZBULUAR çdo synim imperialist serbian, për të treguar se Serbia asnjë ide të Lidhjës Shqiptare nuk do ta lejojë të bërët realitet. Pra, dhejtë vjetë titistët kishin punuar në këtë program neofashist, që u shfaq më 1988, si detyre e të gjithë jugosllavëve, “për ta serbizuar Kosovën”.

E sot, kur: Sllovenët, Kroatës, Maqedonët, Malazezët, Boshnjakët NUK MUNDËN TË JETOJNË ME SERBË, atëherë si mundën shqiptarët që jetojnë në një trevë kompakte me 92% të popullsië shqiptarë. E pranimi i realitetit në BE është fare larg, për faktin se vetëm Republikën e Kosovës, në Europë është vendi më i IZOLUAR.

Pra mizoritë titiste nuk mund të injorohën me asgjë, sepse ishim populli më i persekutuar në Jugoslavi 1944-1999.

Më 15 XII 2021

Aparteidi në Maqedoninë e Veriut vazhdon me përmasa gjenocidi ndaj shqiptarëve

0
Shkruan: Xhemil Zeqiri
Kopenhagë: 14 Dhjetor 2021
Repuplika e Maqedonisë është themeluar më 29 Nëntor të vitit 1943 në Jajcë. Pa dyshim që kjo Repuplikë u themelua në dëm të shqiptarëve etnikë në këtë hapësirë shumicë shqiptare.
Pas Luftës së Dytë BotëroresShqiptarët dhe tokat e tyre në ish-Jugosllavi u ndanë nē 3 pjesē:
Në Maqedoni
Në Mal të Zi
Në Kosovë.
Disa vite më vonë Kosovën e ricopëtuan, i morën dhe 3 komuna: Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën, e cila sot quhet Kosova Lindore.
Repuplikën e Maqedonisë serbët e kanë përdorë si “epruvetë”, duke e elaboruar për shpernguljen e shqiptarëve në Turqi. Pra, dhuna dhe terrori fizik dhe psiqik ndaj shqiptarëve, në njeren anë, bëhej pēr t’i realizuar ca marrveshje të fshehta me Turqinë, ku shqiptarëve, si të vetmen mundësi “mbijetesë” u kishin lënë shpērngulen në Turqi.
Prej Shkupit zemërthyer i rregullonin dokumentat, ato të ashtuquajturat “visika”, me të cilat i detironin të ndërronin identitetin kombētar, duke u imponuar qëb të deklaroheshin turq, se vetëm në këtë mënyrë u thoshnin se pranoheshin nga Turqia dhe, sipas disa raporteve të kohês, mbi 350.000 shqiptarē janë shpërngulur familjarisht në Turqi.
Pas vitit 1991, pas shpërbërjes së federatès jugosllave, edhe Maqedonia u pavarsua nga kjo Federatë famēkeqe.
Si i perjetuan shqiptaret ndryshimet e ashtuquajtura “demokratike”?
Gjatë sistemit socialist në Jugosllavi, shqiptarët kishin shumë të drejta, të cilat ua garantonte Kushtetuta e Jugosllavisë, por, sa herë ata kërkonin që të respektoheshin ato të drejta, gjithnjë perfundonin nëpër Gjykata, nga të cilat merrnin dënime të rënda.
Me ardhjen e sistemit të kësaj “demokracie”, fillimisht shqiptarët menduan se u liruan disi tē shijojnë “lirinë individuale”, por, kjo liri “gaforreje” nuk zgjati aq shumë, vetëm derisa sa u pavarësua Republika e Maqedonsë.
Menjëherë filluan ndjekjet dhe diskriminmet, izolimet dhe persekutimet e intelektualëve dhe veprimtarëve politikë.
Ka shumë keqtrajtime, por këtu do të përpiqem të përmend veç disa prej tyre:
Rasti i themelimit të Universitetit të Tetovës, pati dhe viktimë.
Pastaj, 194 viktimat e dy fatkeqëisve ajrore që ndodhën në Republikën e Maqedonisë më vitin 1993. Pjesa dërmuese e atyre 194 viktimave ishin shqiptarë.
Fatkeqësia e parë ajrore, ndodhi më 5 Mars, 1993, në Shkup, ku një Aeroplan i tipit “Foker 100”, i Avio-kompanisë “Palair Macedonia”, u rrëzua menjëherë pas fluturimit nga aeroporti “Petrovec”. Në këtë tragjedi humbën jetën 89 shqiptarë.
Në këto situata shqiptarët çdoherë trajtoheshin dhe vazhdojnë të trajtohen si pakicë (edhe pse janë popullsia etnike më e madhe në Maqedoni), por jo si minoritet. Theksoj, se minoritet quhet kur flasin gjuhë tjetër, por nuk jetojnë në të njëjtën shtrirje territorial, ndërsa shqiptarët ndodhen në të njëjtën shtrirje territorial, pranda duhet dhe janë pakicë, njësoj si pakica maqedone, dhe kjo si pasojë e politikës kundër-shqiptare e instaluar në sistem dhe në Kushtetutën Maqedone dhe, natyrisht, si të mos jemi minoritet kur në Kuvendin e R.M, për një deputetë shqiptar, duhet të votojnë gjer më 22.000 votues, ndërsa për njē deputetë maqedon mjafton të votojnë 3000 votues!
Si rrjedhojë e këtij diskriminimi kushtetues, shqiptarët në vitin 1991 kishin vetëm 23 deputetë.
Organizatat e të Burgosurve Politikë u munduan që të ndrishojnë këtë diskriminim, por ishte e kotë. U përdorën të gjitha mundësitē e mjeteve demokratike, dhe me në fund, më 14 Shkurt 2001, u organizua në Tetovë një protestë nga “Shoqata e të Burgosurve Politikë” dhe “Shoqata e Grave në Maqedoni”, me ç’rast ndëhyri policia me forcë, ndaj protestuesve paqësorë.
E kësaj radhe përgjigjia erdhi nga kalaja e Tetovës; aty krisën pushkët e lirisë nën drejtimin e Komandantit trim, Baci Izair Samiu, me emblemën e famshme: Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Kjo bëri që të filloi peëleshja mes Ushtrisë së Maqedonisë dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Kjo luftë çlirimtare e pa barabartë, por që kishte mbështetjen gjithēpopullore të shqiptarëve në Maqedoni e më gjerë, pati përparime marramendëse gjatë zhvillimeve të luftimeve. Por, kur kryengritësit arritēn nē katundin Haraçinë, iu afruan 10 km Aeroportit të Shkupit, i cili shpejt mund të binte nën kontrollin e UÇK-sē, atëhere menjëherë ndērhyri faktori ndērkombtar me kërkesë urgjente që tē ndalej lufta.
Disa politikanë të partive politike dhe krerët e UÇK-së filluan bisedimet me Qeverinë e Maqedonisë. Si rezultat i këtyre bisedimeve u arrit ajo e quajtura Marrëveshja e Ohrit, më 13 Gusht 2001.
Kjo Marrëveshje, ndonëse nuk plotësonte asesi kërkesat popullore, UÇK-ja i pranoi ato pika të disfavorshme për ne shqiptarët dhe e ndërpreu luftën e saj të drejtë çlirimtare. Kjo për të vetmen arsye se Ushtrinë çlirimatere kombëtare nuk e përfaqësoi në ato bisedime udhëdheqja politike e UÇK -re, por u autoriazua nga Ali Ahmeti Arbër Xhaferri, partia e të cilit ishte pjemarrëse në Qeverinë e Maqedonisë kundër së cilës luftoi UÇK -ja(!)
Fatkeqësia për shqiptarët në Maqedoni nisi, së pari, me njohjen e shtetit të Maqedonisë nga Republika e Shqipërisë më 1993, pa asnjë kusht; së dyti, me ndërhyrjen e Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, përçhate partia e vetme shqiptare në Maqedoni, ajo e Prosperitetit Demokratik, duke dërguar Shaban Memijan dhe, me ndihmwn e tij dhe nismën e grupit përçarës së Arbër Xhaferrit, nga Partia e Prosperitetit Demokratik del Partia demokratike Shqiptare me në krye Arbër Xhaferrin. Dihet që, me krijimine pluralizmit politik në kushtete të qenit të pushtuar, përçahet populli, prandaj, si rrjedhojë e kësaj përçarjeje domosdossmërisht do të lindëte dhe lindi Ushtria Çlirimtare kombëtare. Dhe, së fundi, Marrëveshja e Ohrit solli ndalimin e dhunës dhe e terrorit psikologjik e fizik ndaj shqiptarëve. Marrëveshja e Ohrit, duke qenë se UÇK-ja autorizoi ta përfaqësonte kundërshtari i saj politik, natyrisht që do të sillte dhe solli gabimin fatal, duke pranuar lëshimet e rënda politike në disfafor të shqiptarëve.
E gjithë kjo urrejtje dhe terror psikologjik ka ardhur duke u shtuar edhe më tepër jo vetëm pse Enciklopedia e Maqedonisë i dskriminon dhe i fyen shqiptarët në mënyrën më të poshtër, pore edhe për faktin se pas Marrëveshjes së Ohrit janë kryer veprime terroriste kundër shqiptarëve nga institucionet e diktaturës së Maqedonisë. Për këtë po japim disa argumenta bindës për lexuesit:
Rasti i Burhedin Nuhiut, i burgosur në vit 2002, me burgim të përjetshëm pa asnjë provë!
Rasti “Sopot” ka të bëjë me ekspozim të minës në fshatin Sopot në mars të 2003-s. Për këtë rast u dënuan 11 banorë me gjithsej 156 vite burg. Dhe, çuditërisht, të akuzuarit pas shumë vitesh u shpallën të pafajshëm!
Vrasja e shqiptarëve në Gostivar, dy të rinjt shqiptarë u vranë nga një polic maqedonas dhe ai nuk u ndëshkua!
Rasti i fshatit Brodec, mw 7 nëntor të 2007, në aksionin policor “Stuhia malore” ku mbetën të vrarë 6 persona, ndërsa 13 persona të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me gjyq. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi, ndërroi jetë në burg.
Rasti i Harun Aliut, Komandant “Kushtrimi”, i cili u vra më 12 Maj të vitit 2010 në afërsi të Radushës, por dyshimet janë se ekzekutimi i tij është bërë në një lokacion tjetër. Bashkë me të, në pritën e organizuar, kanë rënë edhe Shaban Zenuni nga Merova, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahu.
Rasti Alfa, I cili ka ndodhur në prill të vitit 2010. Për këtë vrasje u dënuan Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi me burgim të përjetshëm, ndërsa me nëntë vite burg u dënua Ramadan Shaqiri, me akuzën si bashkëpunëtor në krim, kurse, me burg të përjetshëm u dënua edhe Almir Dropljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun.
Rasti “Monstra”, ku u dënuan me burg të përjetshëm në vitin2012, nën akuzën, se kanë kryer vrasje të pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, gjashtë shqiptarët Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta.
Një autobus me nxënës shqiptarë të shkollës së mesme të Kumanovës është sulmuar me gurë në vitin 2012, në fshatin Lubograd, në Maqedoni. Në incident janë lënduar dy nxënëse të shkollës së mesme të Kumanovës.
Tragjedia e Llaskarcës, në të cilën humbën jetën 16 banorë të Gostivarit. Dy vite pas aksidentit ende po zhvillohet proces gjyqësor, në të cilin janë të akuzuar gjashtë persona dhe ende zgjat gjetja e përgjegjësisë dhe errethanave prej të cilave u shkaktua tragjedia.
Nën presionin e këtyre tragjedive, natyrisht që pjestarët e UÇK-së, duke i ndjekur këto zhvillime diskriminuese të inskenuara nga institucionet shtetërore maqedone, kudër etnisë shqiptare me përmasa genocidale, nuk mund të rrinin duarkryq.
Dhe, si fillim ata e sulmuan një stacion policor maqedon, por që nuk pat asnjë të vdekur, për faktin se, nuk ishte qellimi i tyre për të vrarë policë në shenjë hakmarrjeje, por sulmi kish për qëllim t’i tërhiqte institucioneve të larat maqedone vemendjen, sipas motos: Bëni kujdes! Ndalni dhunës, ndaj shqiptarëve në Maqedoni! Prandaj u mjaftuan me çarmatosjen e policëve dhe u larguan.
Kryengritësit pritën disa muaj, por, për fat të keq, nuk pati asnjë reagim pozitiv nga qeveria djathtiste e Nikolla Grujevskit?!
Pra, pjestarët e UÇK-re, që zhvilluan luftimet e vitit 2001, duke qenë pret të gjitha trojeve shqiptare, në hapësirën e Ilirikut (Ballkanit), u mblodhën legalisht në “Lagjen e Trimave”, në Kumanovë, lagje e banuar krejtësisht me shqiptarë, për të diskutuar për rrjedhat e mëtejshme politike në drejtim të zabatimit të marrëveshjeve të miratuara dhe të pranuara nga institucionet shtetërore maqedone.
Kjo mbledhje u imponua për faktin, se partitë shqiptare në këtë Repulikë kanë hequr dorë nga kërkesat për të drejtat e shqiptarëve në M.V; ato prej kohësh ishin shnëdrruar nën rrogoz në vegla të pushtetit kundër-shqiptar.
Mirëpo, më 9 Maj 2015 Qeveria djathtiste e Nikolla Grujevskit, pa paralajmërim, kur ish-ushtarët e mbledhur në Kumanovë për të diskuatuar çështjet e mundësive se si të vihen në rrugën e zgjidhjes të drejtat e shqiptarwve dhe, ndërkohë që pas një diskutimi të gjatë kishin rënë për të pushuar (ishin në gjumë), sulmohen nga policia dhe disa forca të caktuara të ushtrisë maqedone, pa paralajmërim.
Kjo vërtetoi faktin se pjesëtaret e UÇK-së. të njohur tashmë si “Grupi i Kumanovws”, ishin futur në kurth me tradhëti; pikërisht nga vasalët shqiptarë të pushtetit të Gruevskit.
Pjemarrësit në atë takim, (“Grupi i Kumanovws”), duke qenë se u sulmuan befasisht, natyrisht, duke mos e ditur se nga kush sulmoheshin dhe pse sulmoheshin, vendosën të vetëmbroheshin, por me armë tē lehta që I patën marrë për siguri dhe jo për të sulmuar institucionet shtetërore.
Aty, në atë betejë të pabarabartë, e cila zgjati 2 ditë, u vranë disa pjestarë të atij grupi (ish-pjestarë të UÇK-së). Me ndrhyrjen nga jashtë, konflikti u ndërpre.
Grupi i Kumanovës u dorezua me shpresë se do të vazhdonin negociatat…
Mirëpo, Gjykata themelore e Shkupit i ka dënuar me gjithsejt 746 vite burg pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”, të akuzuar, kinse “për terrorizëm”, për ato ngjarje 9 dhe 10 majit të vitit 2015, edhe pse atë inskenim gjoja terrorist e kishin inskenuar vetë.
Për veprën “terrorizëm” u akuzuar gjithsejt 37 persona:
7 prej tyre u dënuan me burg të përjetshëm,
13 prej tyre me nga 40 vjet burg,
6 prej tyre me nga 20 vjet burg etj…
Ndërsa, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, vriten në polici, pa gjyq. Pra, konflikti i e 9 dhe 10 Majit të vitit 2015, në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, padyshim që solli edhe disa ndryshime që dukeshin si pozitive. Qeveria e djathtë fashiste e orintuar nga Beogradi ra; natyrisht, me zgjedhje/, sepse, shqiptarët votuan partinë Social Demokrate, e orientuar pro-evropiane, që shpresonin përmisimin në jetën e përditshme. Me të marrë pushtetin Partia e Zoran Zajevit e orientoi MV drejt perëndimit dhe NATO-s; ajo kishte dhe ka ambicie edhe për anëtarsim në BE, por, terrorin me dhunēn sistematike ndaj shqiptarëve, si duket, nuk ēshtē nē gjendje që ta ndalojē.
Natyrisht, kjo politikē u ndëshkua nga votuesit shqiptarë në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte të vitit 2021, ku Kryeministri i vendit u detyrua të jepte dorëheqjen, por pastaj u pendua dhe u rikthye perseri si Kryeministër!
Tani, shtohet pyetja:
Pasiqē, asnjë raport apo rast kriminal kundër shqiptarëve nuk po hetohet seriozisht nga ato Shteti i MV, krime të cilat unē i permenda disa prej tyre, mendoj se do të ishte mirë që edhe Qeveria e Kosovës të ndërhyjë pranë institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë për një hetim të këtyre krimeve shtetërore maqedone kundër shqiptarëve. Kētu, nē veçanti do té theksoja vrasjet me pabesi të Komandant “Telit” (Lefter Koxhaj), tē Komandant Harun Aliut, tw “Kushtrimit” dhe vrasjet e Beg Rizës dhe Mirsad Ndrecajt qe u vranë pa gjyq edhe pse ishin dorëzuar.
Diplomacia/dk

Si ramë kaq poshtë !

0

Gjokë Dabaj

Gjëja e parë që më ra në sy (dhe s’kish si të mos i binte në sy secilit prej nesh, se prandaj i kemi sytë), ishin pamjet e flamujvet në sfondin e samitit dyshtetesh: Republika e Shqipërisë-Republika e Kosovës. Po mblidheshin për të bashkëbiseduar qeveritë e dy shtetevet të të njëjtit komb, por flamujt e tyre ishin aq të ndryshëm, sa vetëvetiu fanitej pyetja: A kanë përkthyes të përshtatshëm?! A i zotërojnë përkthyesit të dyja gjuhët e këtyre dy shteteve, flamujt e të cilëvet janë kaq të ndyshëm?!

Një flamur sërb, një flamur malazias, një flamur rus, është më i ngjashëm me flamurin e Republikës së Shqipërisë, sesa flamuri i Republikës së Kosovës!

Si arritëm deri këtu?! Si mundi të vijë dikush që nga Ylli polar dhe të na thotë: Ky është flamuri juaj!?.

Me flokë të shprishur, me sy pa ngjyrë, me një fytyrë të mbufatur, u ul në tryezën tonë dhe na tha: Ky është simboli juaj dhe… Dhe ç’ndodhi pastaj?! Pastaj mori Çmimin Nobel!

Po ne ku ishim?! Ku ishim ne?! Ku ishte Shkodra?! Të çohej e t’u thoshte, Evropës, OKB-së: Ky nuk është flamuri i shqiptarëvet!

Të rimblidheshin minatorët e Trepçës dhe t’u dërgonin notë proteste, Evropës, SHBA-së: T’ua nisnin në pako nga një prej atyre flamujve që i kanë përdorur në protestat e tyre të dikurshme dhe t’u thoshin: Flamuri ynë është ky!

Të rimblidheshin luftëtarët e UÇK-së dhe t’ua dërgonin, Evropës, SHBA-së dhe OKB-së nja 4 a 5 flamuj nga ata që kanë shpuar plumbat e sërbëvet!

Të mblidheshin nga 5 apo 10 shqiptarë të kthjellët… Në mos më shumë, të paktën nga 5 apo 10! Në Bajram-Curr, Berat, Bulqizë, Burrel, Cërrik, Çorovodë, Deçan, Dibër, Durrës, Elbasan, Ersekë, Ferizaj, Fier, Fushë-Arrës, Gostivar, Gramsh, Gjakovë, Gjilan, Gjirokastër, Istog, Kavajë, Kërçovë, Klinë, Krujë, Konispol, Kumanovë, Laç, Lezhë, Lushnjë, Malishevë, Manastir, Mitrovicë, Pejë, Peshkopi, Peqin, Përmet, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Prrenjas, Rahovec, Rrëshen, Rrogozhinë, Sarandë, Strugë, Suharekë, Shkodër, Shkup, Tepelenë, Tetovë, Tiranë, Viti, Vlorë, Vushtrri.

Të mblidheshin nga 5 apo 10 shqiptarë, në këta 54 qytete, dhe t’ua çonin nga një letër përkujtuese, OKB-së, BE-së, SHBA-së e në fund edhe Komisionit të Çmimevet Nobel në Helsinki: Ky nuk është flamuri i shqiptarëvet! Flamuri i shqiptarëvet është ky, që ne po jua dërgojmë në pako!.. Prandaj, atë të atij finlandezit çojeni atje ku ju pranohet!

T’ua çonin edhe shtetevet anëtare të OKB-së në adresat e parlamentevet të tyre: Francës, Rusisë, Mbretërisë së Bashkuar, Spanjës, Italisë, Kinës, Bjellorusisë, Ukrainës, Rumanisë, Japonisë, Sërbisë, Bullgarisë, Zelandë së Re, Indisë, Afrikës së Jugut, Argjentinës, Kroacisë, Bullgarisë: Ky nuk është flamuri ynë! Le ta mbajë për vete ai që ta pëlqejë!

Po të vepronim kështu, ata mund edhe të talleshin me ne. Mund të thoshin: Ç’është ky komb që po na ankohet për flamurin e vet?!. Do të talleshin, por jo më shumë se ç’po tallen tash dhe jo më shumë se ç’do të tallen në të ardhshmen!

Komb pa vetëdije! Komb pa sedër! Komb që s’është në gjendje të vendosë vetë as për një copë pëlhurë të qëndisur sipas qejfit të vet, le më për gjëra më të mëdha!

Si ramë kaq poshtë?! Apo mos kemi qenë gjithmonë gjethurina që i çon era nga të fryjë dhe që i shkel kush të dojë?!

Po dua t’ia uroj Republikës së Kosovës Ditën e Flamurit, po si t’ia uroj?! Ditën e cilit flamur t’i uroj Kosovës?!

27 nëntor 2021.

Masakrat serbe në Lumë, memoriali për ushtarët serbë i vitit 1939 në Tiranë dhe largimi i memorialit për masakrat ndaj shqiptarëve në Kukës?!

0

Prof. Dr. Qazim Namani, Prishtinë

Ushtria e tretë serbe që në fund të vitit 1912 e pushtoi Shqipërinë planifikonte të dilte në detin Adriatik, për ta plotësuar platformën e saj strategjike të hartuar sipas projekteve pansllaviste. Ushtria serbe për pushtimin e Shqipërisë së sotme u komandua nga gjenerali Božidar Janković .

Ushtria serbe por sa e kaloje kufirin e Kosovës së sotme dhe hyri në zonëve Lumës, atje hasi në rezistencë të shqiptarëve. Bazuar në burimet e kohës dhe shtypin ndërkombëtar, ushtria serbe bëri masakra të mëdha ndaj popullatës civile në atë zonë. Raportet e kohës dëshmojnë për vrasjen e shumë fëmijëve, pleqve, grave dhe për djegien e 27 fshatrave në Zonën e Lumës.

Ushtarët serbë qëndruan në Lumë, dhe nuk tërhiqeshin , shqiptarët në shtator të vitit 1913 u ngritën në kryengritje, por ushtria serbe e shfrytëzojë këtë rast që edhe njëherë të hakmerret duke bërë krime mizore ndaj popullatës së Lumës.
Sipas shkrimeve të Dimitrije Tucoviqit, ushtria serbe vrau me qindra banorë dhe dogji disa fshatra në Lumë.

Gjenerali serb Božidar Janković (7 dhjetor 1849 – 7 korrik 1920), udhëheqësi i masakrave dhe terrorit të Serbisë në Lumë të Shqipërisë dhe jo vetëm, ushtrija gjenocidale e të cilit ka memorial në varrezat e Sharrës në Tiranë, por që në Kukës të Shqipërisë, përgjat kësaj kohe, pushteti “rilindas” e largoi memorialin kushtuar viktimava shqiptare të ushtrisë së këtij gjenerali “të paftuar” pushtues, për hirë të faktit se ky memorial i ka prekur zemrat dhe shpirtin e udhëheqjes paqësore të Serbisë së “Open Ballkan” në Beograd, të cilët nuk duan përhapje të “urejtjes ndaj Serbisë dhe ushtrisë së saj të lavdishme”, madje as në Kukës …

Për të gjitha këto krime të kryera nga ushtria serbe ndaj popullit shqiptarë, Serbia kurrë nuk është paditur në gjykatën ndërkombëtare, por përkundrazi krimet e kryera janë fshehur për qytetarët shqiptar dhe opinionin ndërkombëtar. Madje nga shqiptarët u nderuan vetëm ushtarët serbë!
Për çudi nga mos njohja e krimeve, dhe terrorit që bëri ushtria serbe ndaj popullit shqiptar gjatë luftërave ballkanike, në varrezën e Sharrës në Tiranë, në vitin 1939 është ngritur një memorial kushtuar 522 ushtarëve serbë të “Brigadës së Moravës” që vdiqën gjatë viteve 1912-1913 në Shqipëri!
Vërtet është e pa kuptimtë që në Tiranë të ngrihet memorial për 522 ushtarët serbë pa u ngritur asnjë memorial për dhjetëra mijëra shqiptarë të vrarë dhe qindra mijëra tjerë të shpërngulur prej ushtrisë serbe gjatë këtyre luftërave!

Elez Hani, fotografuar nga ajri …

General Božidar Janković (Bozidar Jankovic  – 1849-1920), Serbian army officer, Commander of the Serbian Third Army during the First Balkan War (1912-1913) between the Balkan League and the Ottoman Empire. Date: 1912-1913

Đeneral Janković (Kështu quhej Hani i Elezit (Elez Hani) në kufi me Shkupin, deri sa u Lirua Kosova në vitin 1999 nga NATO . Pra Serbia e kishte emërtuar në emrin e heroit të vet, gjeneralit famëzi që bëri masakra të mëdha ndaj popullsisë civile në Lumë. Për befasinë e cilitdo shqiptarë në varrezat e Sharrës në Tiranë ekziston ende memoriali kushtuar ushtarëve pushtues serbë (i vitit 1939), por megjithatë pushteti i “Rilindjes” së “Open Ballkan-it” të Serbisë , e largoj para një kohe memorialin kushtuar masakrave serbe të ushtrisë së Serbisë ndaj aq shumë civilëve shqiptarë të Lumës, të komanduara nga srpski Đeneral Božidar Janković!?

Administrata serbe, pasi i bëri gjithë këto krime dhe e kolonizojë Kosovën, përveç ndryshimit të strukturës së popullatës, ku solli kolon në tokat e shqiptarëve, bëri dhe ndryshimin e toponimeve të vendbanimeve. Administrata serbe, Hanit të Elezit, në kufirin e sotëm me Maqedoninë ja vuri emrin e gjenerali Bozidar Jankoviçit, duke pagëzuar Gjeneral Jankovic, ndërsa fshatin e kolonizuar me serbë afër Ferizajtë e pagëzojë më emrin e çetnikut serbë Vojisllav Tankosiqit, që i bëri krimet më të rënda ndaj popullatës shqiptare. Emërtime të ngjashme u vunë në të gjitha trevat shqiptare të pushtuara nga serbët.
Ushtarët serbë gjatë këtij rrugëtimi të përgjakshëm nëpër trevat shqiptare vranë dhe masakruan me mijëra shqiptarë të pafajshëm, dhe i bënë shkrumb e hi qindra vendbanime shqiptare në Kosovë e Shqipëri.
Foto 1. Të dhëna për masakrat e “Brigadës se Moravës” në Dibër, dhe gjatë rrjedhës së lumit të Drinit te Zi. Foto 2. Në një fshat te Lumes për dy ore burgosen 500 shqiptar. Foto 3. Masakrat kundër fisit të Krasniqes në Lumë. Foto 4. Ushtria serbe, vetëm në këto vise, i rrahu për vdekje dhe mbyti më shumë se 700 gra dhe fëmijë, Foto 5, Gazeta të ndryshme njoftojnë për masakrat serbe në trojet shqiptare. Foto 6, Në varrezat e Sharrës, afër Tiranës, memorial i ngritur në vitin 1939, kushtuar ushtarëve serbë të vrarë në Shqipëri. Ushtarët i takojnë Batalionit të Dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës, nga Shumadija, të cilët kryen masakra ndaj shqiptarëve, në Kosove, Shkup, Dibër, dhe rrjedhës se lumit te Drinit te Zi (Shih foton 1). Gjatë viteve 1912-1913, u kryen masakrat çnjerëzore të ushtrisë serbe ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fqazim.namani%2Fposts%2F4644288368932619&show_text=true&width=500

Rexhep Shahu, Tiranë

Askush, asnje media e Tiranes nuk reagoi pse e zhduken memorialin ne nderim te viktimave serbe ne Kukes dhe u be keshtu deshira serbe…
Ky memorial, kjo Murane, ky gur varri u ngrit tre vjet me pare ne qytetin e Kukesit ne kujtim te mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne nentor 1913.
U inagurua ne Kukes me 14 dhjetor 2018.

 

Kastriot Dervishi: Në mes të Tiranës ndodhet një memorial për ushtarët serbë (FOTO)

 

Studiuesi Kastriot Dervishi nga Tirana, kah pjesa e dytë e gushtit 2019 e publikoi një foto të marre në varrezat e Sharrës ku tregohet një memorial i vitit 1939 kushtuar ushtarëve serbë të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913, vite që njihen për masakrat ç’njerëzore të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve.

“Kjo fotografi që sihkoni është një memorial kushtuar 522 ushtarëvë të vrarë në Shqipëri në vitet 1912-1913. Është fotografuar prej meje para një jave. Ndodhet në varrezën e Sharrës në Tiranë. Duhet të jetë ndërtuar në vitin 1939 pas pushtimit fashist të Shqipërisë, në një kohë kur marrëdhëniet midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin të mira.

Është i çuditshëm fakti se si ka mundësi të jetë treguar kaq kujdes për këtë memorial nga regjimi komunist, sepse ky regjim shkatërrues dhe varrezat i zhduku nga faqja e dheut. Memoriali si duket është zhvendosur me kujdes nga vendi i dikushrëm (ndoshta Varri i Bamit) te varrezat e reja në Sharrë, në kohën kur këto varreza janë hapur në fundin e viteve ’50 apo fillimin e viteve ’60.

Ushtarët i takojnë Batalionit të dytë të Këmbësorisë së Brigadës së Moravës dhe janë nga qyteti serb i Shumadijes. Ushtria serbe pasi pushtoi në atë kohë territorin shqiptar bëri masakra të shumtta mbi popullsinë shqipëtare, dogji dhe vodhi pasurinë e shqiptarëve. Për të gjitha këto dhe historinë e të dy vendeve, ky memorial është i papranueshëm të qëndrojë jo në Tiranë, por as në Shqipëri, sepse është nderim i krimit dhe i masakrave serbe” shkruan Dervishi.

FOTO:

Delegacion i lartë nga Bashkësia Islame e Turqisë (Dijanet) i kryesuar nga kryetari, prof. dr. Ali Erbash, pritet nga Naim Tërnava, i pari i BIK-ut, tek Hani i Elezit në kufi.

Një delegacion nga Diyaneti i Turqisë po qëndron në Kosovë – Rtv Ahireti

Nga: Gjergj Kabashi

Diyaneti është i afërt me Qeverinë e Turqisë dhe ka për qëllim përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset që dikur ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane, paraardhësja e Turqisë së sotshme neoosmane.

Dyianeti me TIKA-n në terrenet e “vilajeteve osmane-arnaute” duke derdhur para e bërë investime të pandërprera religjioze islamike me parat e taksapaguesve të Turqisë (përpos shumë meremetimeve e ndërtimeve të xhamive), e ka marrë për obligim panturk e paislamik edhe ndërtimin e plotë të asaj që qysh tash po e quajnë  “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, në vlerën prej afër 40 milionë eurosh.

Xhami të ngjashme tepër të mëdha Turqia neoosmane i ka ndërtuar edhe në Tiranë dhe Shkup, me synimin e qëllimin që viseve shqiptare tu jep pamje (imazh) të vendeve islamike.

Cili popull tjetër Sot ia ndërton e meremeton objektet e kultit popullit tjetër, sikurse që po ia meremeton e ndërton Vëllau Turk, vëllait të tij “Arnaut”?!

“Mos të lashtë zoti pa vëlla …”, sidomos pa kësi vëllai, qysh e kanë “Arnautët” vëllain turk e arab, që as nuk ua ka bërë nëna e as babai por që megjithatë e “kanë Vëlla!”

Ilir Meta me grekun Anastas Janullatos, pushtuesin e KOASH-it të Fan Stilian Nolit me ndihmën e drejtpërdrejt të politikës shqiptare që nga fillimi i pluralizmit politik në Shqipëri.

Politika e përulur shqiptare kurrë nuk ka guxuar të thellohej në deklaratat e udhëheqësve të lartë shtetëror të Greqisë se në marrëdhënjet me Shqipërinë dy çështje Greqia i ka si përparësi dhe iu kushton rëndësi më të madhe, çështjes së minoriteit grek dhe asaj të Anastas Janullatosit. Me përmendjen publike të “çështjes së Janullatosit”, Greqia nuk e ka fshehur synimin e saj që përmes tij ti greqizoj shqiptarët ortodoksë, pasi ata mendojnë se ortodoksët nuk mund të jenë të tjerë, përpos grekë. Kjo mënyrë shoveniste e të gjykuarit është e pranishme në Greqi qe pothuaj 200 vite. 

Ja arsyetimi i Presidentit Ilir Meta për ti dhënë shtetësinë shqiptare Janullatosit:

Meta: Pse “e bëra” shqiptar Kryepeshkopin Janullatos – Saranda City

Pyetje e Drini-t …

  • A mundet dikush të jep përgjigje se a ka ndonjë popull tjetër në Gadishullin Ilirik (Ballkan) udhëheqje shtetërore sikurse që kanë shqiptarët, e cila megjithëse e ka gojën të mbushur përplot me fraza të pakuptimta “demokratike”, natën e ditën, pandërpre, punon dhe angazhohet si të ishte një kolonë e pestë (e vërtetë) e armikut turko-osman, grek dhe serbë , për të vazhduar me asimilimin e kombit shqiptarë?
  • Që meremeton e ndërton xhami për armikun me para dhe nën mbikqyrjen e tij …?
  • Që ngre përmendore e memoriale të ushtarëve pushtues të Greqisë në vendin e vet …?
  • Që u ngre përmendore (memoriale) ushtarëve pushtues serbë, që e masakruan Lumën dhe i bënë një varg masakrash dhe gjonocidesh ndaj civilëve të pa mbrojtur shqiptarë?
  • A ky qenka “Open Ballkan” (dmth., Serbia, Greqia e Turqia e hapur dhe e ulur “këmbëkryq” në vendin tonë, të cilat i shfrytëzojnë si “timon-ier udhëheqësit tonë”, për qëllimet e tyre ?!! 
  • Vetshembjen që është duke na ndodhur (edhe për shkak të mungesës së institucioneve të mirëfillta shkencore në Shqipëri dhe Kosovë), Sot nuk e lejon asnjë komb tjetër në glob. Madje nuk e lejojnë as kombet më të vogla se Shqiptarët, malazezët e maqedonasit. Kjo do të thotë që “ne” jemi në fazën përfundimtare të procesit të asimilimit kombëtar, ose jemi kombi (populli) më barbar e vetvrasës, në hapësirën e Gadishullit Ilirik.
  • Cili vend ballkanik ka kryeministra (të shkurtër apo të gjatë!) që e ndajnë popullin e vet në bazë të përkatësisë religjioze në Prishtinë, njejt sikurse që këshillonte autori i “depërtimit të thellë strategjik të Turqisë …”, Davutogllu nga Ankaraja?! …
  • Ndoshta “ne” jemi populli i vetëm që na djeg e përvëlon malli për armiqët, që e merr  malli vazhdimisht për dhunën, zullumet, masakrat dhe gjenocidet e ushtruara ndaj nesh, pasi ndryshe nuk mund të shpjegohet gjendja dhe sjellja jonë e përgjithshme ?!                                                                                                                                                                                                                                                                                      Post Scriptum!                                                                                                                                                                                                                                             
  • Kjo Dosje historike dhe aktuale është përgatitur nga shkrimet e Qazim Namanit, Rexhep Shahut, Kastriot Dervishit dhe Gjergj – Bajram Kabashit.

Përurohet Busti i Mons. Dr. Zef Oroshit në Lezhë

0

Nga Lezha: Nora Laçi, shkrimtare

I nderuar kryetar i Bashkisë Lezhë z. Pjerin Ndreu,
Të nderuar klerikë e të ftuar,
Të nderuar familjar,

Sot përpara nesh qendron stoik një bust që ka një domethënie të madhe për të, për historinë e Shqipërisë dhe për historinë e krishërimit ndër shqiptar, ka domëthënie për familjen dhe të gjithë që e kanë njohur mons.dr.Zef Oroshin themeluesin e kishës së parë katolike shqiptare në SHBA. Bashkia Lezhë ka nderuar figurën e tij, por së pari ka nderuar vehten sepse një personalitet i këtyre përmasave është vlerë e shtuar për historinë e një vendi.
Veprimtaria e tij është e njohur në komunitetin shqiptar në SHBA, bashkëpunimet e tij me klerikë të feve të tjera kanë qenë pjesë e punës së tij të përditshme. Largpamësia e tij kalon lokacionet, ai afroi shqiptarët pa dallim.
Fryma e tij karizmatike, vuajtjet dhe fisnikëria e shpirtit të tij, kontaktet e shpeshta me senatorët dhe kongresmenët amerikanë antikomunistë me peshë asokohe, bënë që mons. Oroshi të admirohej shumë në diasporën shqiptare në SHBA, sepse kishte arritur të krijonte lidhje të forta me ta.
Por kush ishte mons.Oroshi ?!
I lindur në nëntorin e 1912 në Kaftall të Mirditës. Mësimet e para i merr në Shkodër ndërsa studimet e larta filozofike e teologjike i ndjek në universitetin Urbaniano të Propagandës Fide në Romë përgjatë viteve 1936-1940. Dom Zefi u shugurua meshtar në Romë në vitin 1940. Shërbeu si ndihmës dhe sekretar i Abatit të Mirditës mons.Frano Gjinit si dhe ishte famulltar në kishën e Shen Nikollës në Spac. Pas 2 vitesh shërbim në Abacinë e Oroshit u vendos famulltar në kishën e Shen Magdalenes në Ungrej.
Rrjedhojat e ngjarjeve me fitoren e komunizmit në Shqipëri lëkundi themelet e kishës katolike duke parë përsekucionin e vëllezërve të tij klerikë, rradha shumë shpejt i erdhi dhe atij. Teksa jepte meshë në Ungrej në fillim të viteve 50’ u rrethua nga sigurimi i shtetit por ia doli të arratisej dhe të shpëtonte duke dal fillimisht në Kosovë e më pas për të vazhduar rrugëtimin që kishte nisur pranë gjirit të komunitetit shqiptar në SHBA.

Duke shfletuar sot librat që janë botuar për veprimtarinë e tij ne njihemi me qindra letra dhe telegrame, dokumente, foto, artikuj dhe mesazhe derguar qindra klerikëve, ipeshkvijve dhe Kardinalit të New York-ut asokohe, mesojmë, se prelati mirditas shqiptar, respektohej gjerësisht edhe nga meshtarët amerikanë, që për të ishin vëllezërit e tij në Krishtin. Është meritë e biografit të tij z.Tomë Mrijaj që ka vënë në pah veprimtarinë e tij përmes disa botimeve mjaft serioze.
Përveç kësaj, ai ka rendur sa në një shtet të Europës në një tjetër, në vitet tranzitore të mërgatës, duke ndjekur hap pas hapi sistemimin e emigrantëve shqiptarë, që u vendosën pastaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mes të viteve ‘60.
Ai mbështeti fuqishëm komunitetin shqiptar, pavarësisht besimit fetar.
Monsinjori, ishte një shkenctarë, enciklopedik, njihet shumë mirë traditat dhe zakonet shqiptare, studime të thella gjuhësorë e kulturorë etj.
Studiuesi i albanologjisë mons dr. Zef Oroshi, ka studime hulumtuese të ndërthurur mjeshtërisht me kujtime të përjetuara, për bashkëkohësin dhe mikun e tij të ngushtë, Fortlumturinë e Tij imzot Fan Stilian Nolin.
Ai ka një veprimtari të pasur dhe të ngjeshur intelektuale, në fushën e studimeve dhe publiçistikës shqiptare.
Mirditori inteligjent, për shumë dekada, ka botuar me qindra artikuj cilësorë, hulumtime me profile të ndryshme në shtypin e kohës së diasporës, duke u mirëpritur me shumë interes nga redaksitë e organeve të ndryshme të shtypit si dhe nga albanalogët e shumtë, profesorë të huaj dhe shqiptarë, që kishin studiuar në universitetet më të famshme të Europës Perëndimore.
Së pari falenderojmë biografin z.Tomë Mrijaja i cili ka njohur opinionin mbarë kombëtar me veprimtarinë e mons.dr.Zef Oroshit, z.Vikor Gjikolaj Kryetari i Klubit Letrar “Ndoc Gjetja” që ka bërë kërkesen për tu vënë busti, falenderojmë për këtë punë Bashkinë e Lezhës që e ka miratura, një falenderim të veçantë e meriton skulptori Sadik Spahija për punën e tij, po ashtu dr.dom Nikë Ukgjinin që ka bashkëpunuar ngushtë me Bashkinë e Lezhës për gjithçka. Nuk mund të lë pa përshëndetur dy djemt e vëllezërve të monsinjorit z.Gjon Prendi dhe Nikoll Prendi me djemt e nipat e tyre.
Çdo gur, që është hedhur mbi personalitetin e tij, ka formuar një kështjellë monumentale, që nuk mund të rrëzohet dot.

Ju faleminderit !

Dihet

0

Uk Bardhi, Shkodër

DIHET  

(çka mund të pritej tjetër nga masakruesit e çamëve…)   

ese  

Dihet… për shumë masakra të bëra si dhe për ekzekutuesit që e kryen krimin… por edhe  për porositësit dhe mbështetësit e tyre…bie fjala,… si Napoleon Zerva dhe shteti i Heladës.  

Por çka mund të pritet tjetër prej një dobiçi-monstrum si ky dhe shumë të tjerë të tillë që nuk e kanë të pastër gjenin e vet… Por nga ana tjetër, veprimet e tij me shokë, janë fytyra e vërtetë e shtetit të Greqisë e cila pavarësinë e fitoi me gjakun e çamëve dhe arvanitëve,.. pra shqiptarëve si një popull unik dhe autokton, por me dy fe, që rranë për të vetin atdhe, por që u mohuan jo vetëm nga të tjerët por pjesërisht edhe nga ne të mjerët…?! Dhe të mos flasim më për nënën(njerkë) Shqipëri…që kurrë problemin çam dhe arvanit nuk e nxori në pari..?! 

Deklarata e kriminelit, Napoleon Zerva, që thuhet se e patën shënuar para se të vdiste, është jo vetëm rrënqethëse por edhe iracionale…tejet çnjerzore e mizore…që flet jo vetëm për një fobi ndaj shqiptarëve të konfesionit musliman që janë çamët por të konsideruar si shqiptarë sepse, me siguri, shqiptarët e krishterë të rritit orthodoks(arvanitët ose alvaniki) i konsideronte si grekë!? Por tregon dhe politikën gjenocidale të shteti grek ndaj shqiptarëve. Si dëshmi të kesaj që u tha më lart, pra të ksaj të keqe çnjerzore te bame ndaj popllit tonë që jeton ne tokat e veta shekullore që sot i administron shteti i Greqisë, po e jap, këtu më poshtë, shënimin e atij krimineli, të thënë me gojen e vet, para se të vdiste! Sipas z. Jetnor Hoxhallari. 

…”Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pasi lash rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha, ulurima fëmijësh, nuse e gra nudo që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur e të shpuar me bajonetë. Gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtërat helenë” – Napoleon Zerva. 

Këso masakra ka pasur edhe në: Shqipërinë Londineze, Kosovë, Iliridë, Luginë të Preshevës, Sanxhak, Mal të Zi në teritoret e banuara me shqiptarë, madje më herët edhe në Bosnjë ku kishte shqiptarë të cilët tani janë asimiluar si dhe në Serbi në tokat e pushtuara shqiptare pas Kongresit të Belinit…! 

Është koha,…bile e vonuar, që shqiptarët t’i thirrin arsyes kombëtare dhe të kapen fort për shqiptarizmin, këto dy gjëra shumë të rëndësishme dhe madje të domosdoshme për palcën shqiptare e cila e mba boshtin kurrizor vertikal në udhëtimin drejt Perëndimit, atje ku demokracia e josh dhe Atin Diell ta kalojë natën. 

 © Ulku Bardh 

Me rastin e 105 Vjetorit të lindjes së Esad Mekulit

0

Nga Shefqet DIBRANI

QËNDRESA SI LAJTMOTIV DHE SI IDEAL

Esad Mekuli, „DRITA QË NUK SHUHET“, poezi, botoi Shtëpia Botuese „RILINDJA“, Prishtinë 1989, faqe 96.

Esad MEKULI është doajen i letërsisë bashkëkohore shqiptare, njëra ndër figurat më të spikatura të letërsisë bashkëkohore, me theks të veçant i asaj të krijuar në Kosovë. Ishte dhe do të mbetet poeti, shkencëtari e veprimtari i mirënjohur, i respektuar nga të gjithë.

Meritat e tij si pionier i letërsisë sonë të re është e pakrahasueshme, ai ishte edhe përkthyes i zellshëm, ishte shkencëtar i mirë dhe popullarizues i devotshëm i letërsisë shqipe dhe, më në fund, si kryeredaktor i revistës së parë letrare „Jeta e re“, do të luaj rol me rëndsi në zhvillimet e mëtutjeshme të kulturës dhe letërsisë në Kosovë. Ai dhe vetëm ai, është dhe mbeti simboli që diti të përgatis gjenerata të tëra shkrimtarësh. Në këtë plan kontributet e tij janë të pakontestueshme, sepse ai i dha shumë kombit tonë, dhe bëri shumë për letërsinë bashkëkohore shqipe, veçmas siç theksuam më lartë të asaj që është krijuar në Kosovë.

Ky doajen i letërsisë sonë bashkëkohore me pietet është nderuar dhe madje është konsideruar edhe si „baba, edhe si pedagog i shquar i letërsisë sonë bashkëkohore“, por edhe si poeti më popullor te shqiptarët në Kosovë dhe viset tjera jashtë Shqipërisë.

Ky nderim i takon, në radhë të parë, për meritat krijuese, kulturore dhe shoqërore si dhe për angazhimin e tij deri në çastet e fundit të jetës së tij. Ai është poeti shqiptar më i lexuar dhe më i dashur në Kosovë. Të gjitha potencialet dhe energjitë krijuese Esad Mekuli i shpenzoi për ta çuar më përpara letërsinë shqiptare në Kosovë.

Filloi të krijojë në gjuhën serbishte, duke bërë zikzake, nëpër labirinthet e jetës së tij të dhembshme, plot me vuajtje e sakrifica, duke ju shmangur me kujdes baticave e zbaticave, fryrjeve e shpërthimeve të erërave shoviniste, sidomos ndaj letërsisë dhe përgjithësisht ndaj kulturës sonë kombëtare. Esad Mekuli, me gjakftohtësi i tejkaloi të gjitha vështërsit, duke iu rezistuar me tër forcën krijuese akteve vandaliste të pseudoshkencëtarëve sllavë, që bënin në dëm të letërsisë e të kulturës sonë, ai me një kulturë të pashoqe i tejkaloi të gjitha vështërsit. Me këtë rast mund të konkludojm se Esad Mekuli qëndroi në ballë të rezistencës paqësore aktive dhe njëherit ndikoi shumë në vetëdijen e popullit tonë, për të mbajtur, zhvilluar dhe emancipuar letërsinë tonë deri në ditët e sotme.

Uni i tij ishte një unë kolektiv: nëpërmjet tij jehoi zëri i masës popullore. A shkroi, me angazhim dhe plot arsye për kulturën, të tashmen dhe të ardhmen, duke i theksuar në mënyrë shumë të qartë dhe besnike aspiratat dhe idealet e popullit të vet.

Poezia:

Esad Mekuli si poet, filloi me angazhimin social mes viteve 1930-1940. Poezia e tij padyshim afron tabllo të bukura të përshkrimit të ambientit fshatar shqiptar, njëherit ajo në fillimet e poezisë bashkëkohore në Jugosllavi, shërbeu më shumë si shembull, por edhe si tekst i drejtpërdrejt poetik. Në këtë mënyrë ndikimin e poezisë së Esad Mekulit në poezinë e viteve ’50 dhe ’60, e gjejmë në formë nuancash, po më shumë si shembull poetik krijues. Edhe pse në këtë kohë, Esad Mekuli drejtonte revistën më me ndikim në atë kohë, „Jetën e re“, ku shfaqeshin dhe afirmoheshin poetë të rinjë, ai nuk imponoi tematikën dhe shprehjen e tij poetike përmes formës institucionale. Përkundrazi, ai vet do të ndikohet nga poetët që përgatiste, kurse në poezitë e më vonshme do të lë shënimet sipas poetit a poetës X-Y, duke e zhvilluar atë mendim krijues edhe më tej. Ai gjithmonë tregoi interesim për shumëllojshmërinë tematike, motivore e poetike duke mos u përpjekur për uniformizmin dhe utilitarizmin e letërsisë.

Poezia e Esad Mekulit e përmbledhur në librin „DRITA QË NUK SHUHET“ kap një gamë prurëse ku janë zgjedhur e sigurisht edhe përpunuar (shumë krijime të hershme), bile disa të tjera i sjellë të paprekura për të rikujtuar ngjarje e zhvillime politike të kohërave edhe më të errëta. Libri ndahet në 4 cikle: „Nga përvoja“, „E djeshme, e sotme, e nesërme“, „Drita që nuk shuhet“ dhe cikli „Këngë pleqërisë“.

Pikpamjet e tij kishin për qëllim të nxisnin dhe forconin letërsinë e re që krijohej, çfarë më vonë u bë realitet. Ato pikëpamje ishin të matura dhe të qëlluara, sepse ishin rezultat i përvojës së tij letrare dhe i njohjës së letërsisë dhe teorisë së saj. Pra, përveç vetëdijës së përgjithshme historike mbi letërsinë, mbas luftës Esad Mekuli e zgjeron dhe e pasuron formimin e vet në mënyrë më të qëndrueshme dhe me vetëdijeni ndikoi mbi letërsinë kombëtare shqiptare. Kjo pikëpamje ndiqet edhe në librin më të ri, mbase Esad Mekuli i mbetet besnik konceptit të tij. Ky koncept vehet edhe në ballë të librit si poezi kredo:

Jam dëshmitarë,unë-që në vetmizërin e ngushëllimitdëgjojnë furtunë(i sharëdhepërherëmëkatar!)

Poeza: „Dëshmitar“ faqe 7.

Sigurisht nga përvoja e tij, qoftë intelektuale, politike apo krijuese ai do të shkruaj poezinë „Porosia“, në të cilën do ti lë amanetet për të gjithë:

Prashkruaje punoqë të mos turpërohesh…lufto për të vërtetënmos u mbështet në të paaftet,lajkatarët –në ata të pakurruzë.

Poezia e Esad Mekulit çdo herë është aktuale. Për konkretizim, këtu po rikujtojm katër vargje të poezisë „A asht fajtor Shqiptari“, të shkruar në vitin 1938, aktualiteti i së cilës ndihet edhe sot:

A asht fajtor Shqiptari pse, si të tjerët, po dontë jetojë si Njeri në të vetat sot e përjetë?A asht fajtor pse përkundër dhunës qindronnën qiellin e Kosovës loke, në trollin e të parëve të vet!

Populli ynë i talentuar me një durim dhe mirëkuptim ndër veti, ruajti breza dhe gjenerata të tëra, i shkolloi dhe arriti të qëndroj. Brutaliteti i shfrenuar i shovenstëve serbë nuk mund të jetë i pashterrshëm, ashtu siç nuk është e pashterrshme dashuria për liri. Shovenizmi serb së fundi, i thyer, do tërhiqet si ulurimë përbindshi të plagosur, duke lënë pas llahtarinë shkatrrimtare mbi kulturën tonë kombëtare, e cila pastaj do të ngritet si një fidan i ri në kopshtin e bukur pranveror! Pra tamam ashtu siç do të ringritet figura dhe personaliteti i Esad Mekulit, si poet dhe si njeri!

Prandaj themi se qëndresa dhe durimi i popullit tonë paralajmëron fundin e pashmangshëm të stuhisë së shfrenuar serbe. Kurse, qëndresa si lajtmotiv dhe si ideal e përshkon fund e krye të gjithë veprën poetike të poetit Esad Mekuli, ashtu siç e përshkoi ajo tërë jetën e Esad Mekulit si njeri.

SHËNIME PËR AUTORIN:

Esad Mekuli (1916-1993). Lindi në Plavë dhe vdiq në Prishtinë. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Pejë, Prizren e Sarajevë..Studimet i vazhdoi në Beograd, Zagreb e Itali. Kreu Fakultetin e Vetrinarisë në Beograd, specializoi në Zagreb dhe doktoroi në Beograd. Punoi në repartin parazitologjik në Institutin Veterinar në Prishtinë, të cilin e udhëhoqi deri në vitin 1960. Ka botuar dy libra shkencor në këtë fushë. Gjatë vitit 1945-46 udhëhoqi gazetën “Rilindja”, kurse nga viti 1949 e derisa u pensionua ishte kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re” si dhe Kryetar i parë i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Veprat letrare:

“Për ty” 1955,“Dita e re” 1966,“Avsha Ada” 1971,“Vjersha” 1973,“Brigje” 1981,“Rini e kuqe” 1983,“Drita që nuk shuhet” 1989.