Kreu Blog Faqe 1456

Gjithmonë ka supe e gjokse për grada e dekorata turpi

0

Reshep Shahu, shkrimtar nga Tirana

(Bashkia e Kukesit zhduk memorialin e kujteses ne nderim te 2400 kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne nentor 1913)

Tre vjet me pare, ne 2018, Bashkia e Kukesit ndertoi nje memorial te vogel e modest veshur me gure te zinj si pllanga gjaku ne nderim te mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne 1913. Si keshilltar i atehershem i kryetarit te bashkise Kukes per art e kulture, jam propozuesi e ideuesi zyrtar i atij memoriali qe e konsideroja dhe e konsideroj si nje gur varri per kuksianet e masakruar prej serbeve. Me propozimin tim, me urdher zyrtar te kryetarit te bashkise date 10 shtator 2018, drejtorite perkatese te bashkise e projektuan, e zbatuan dhe punonjesit e bashkise e ndertuan memorialin prane Kulles se mikpritjes, ne cep te lulishtes kryesore, buze shetitores qe ta shihnin njerzit.
Tre vjet me vone, ne nentor 2021, pasi ai memorial shqetesoi struktura te ndryshme dhe kujtesen serbe, autoritetet aktuale te Bashkise Kukes e ka shkule dhe zhduke memorialin.
Memoriali i kujteses i ngritur ne 105 vjetorin e masakres serbe nga bashkia e atehershme, u shkul e zhduk nga bashkia Kukes ne 108 vjetorin e masakres. Keshtu i nderoi dhe kujtoi sivjet te masakruarit nga Serbia bashkia Kukes ne 108 vjetorin masakrimit te tyre.
Ne vend qe autoritetet te shkonin te vendosnin nje kurore te ai memorial, ata e rrafshuan dhe zhduken. Nderim i bukur eshte me e zhduke gurin mbi varrin e tyre.
Bashkia Kukes e ka rrafshue vendin ku ka qene memoriali me zhduke çdo gjurmë dhe me mire nuk do ta kishte bere kete punë as Serbia as zyrtarët e punonjësit serbe po të vinin vete. Duhet lavdrue Bashkia e Kukesit për këtë skandal, turp e poshtërim që i ka bere atij guri varri dhe gjithe te gjalleve te Kukesit e Lumes.

Memoriali i zhdukur ka qene nje memorial kujtese, nje gur varri, nuk ka qene lapidar, as permendore, as bust as shtatore. Nuk ka qene memorial per qendresen e kuksianeve apo lumjaneve, por ka qene nje shenje ne nderim te atyre 2 mije e sa kuksianeve qe i masakroi ushtria serbe ne 1913. Lapidaret e qendreses e trimerise jane per vitin 1912.
U shemb, u zhduk memoriali – guri i varrit qe na kujtonte rreth 2400 te masakruarit nga Serbia. Pune e madhe, asgje nuk eshte. Thjeshte nje skandal banal. Jane vra e jane zhduke 2400 njerez 108 vjet me pare ne Lume nga Serbia e nuk eshte bere nami, e po u beka nami se u zhduk guri i varrit te tyre. Kukesi e Luma ka mbijetue edhe pse ia masakruan mbi 2 mije njerez, femije, gra, pleq, burra e gra sic e pershkruan tmerrin Dimitrije Tuceviqi. Ka patur, ka e do te kete gjithmone prishes e vjedhes varresh, edhe rrehes varresh…
Gjithmone ka patur, ka e do te kete supe e gjokse per grada e dekorata turpi.
Vaso Çubrilloviqi arkitekti i shfarosjes se shqiptareve shkruante ne platformen e tij se ne Tirane Serbia i zgjidh punet me pare. Ne Kukes nuk e di se si i zgjidh, por shkrimin e Tuceviqit ne anglisht e shkulen urgjent dhe heshten te gjithe…
Veprat e tilla si memoriali i zhdukur, nuk i gjykojne dot estetikisht lloj lloj amatori, çobani e analfabeti qe ka nje telefon celular ne dore dhe shkruan ne fb marrezite e veta, pohon injorancen e vet duke hyre ne terma se cfare ishte ajo veper si e pse ishte, pa dite asgje. Te gjithe tregojne budallakine e tyre, flasin per gjerat qe nuk i dine ose qe i dine me keq, ju vjen turp per cfare jane por duan te hyjne ne fushen e dhenies se mendve, ne fushen e shkrimit e dijes, nuk u mjafton me shite kokoshka a banane…


Grumbull guresh, i paskan thene. Grumbull guresh jane gjithe ndertesat, pallatet jane grumbull tullash, malet jane grumbull guresh. Po, edhe memoriali ishte grumbull guresh.
Rrenuesit e shkaterruesit e kane bere mrekullisht punen e tyre, mbase presin se mos ju vjen ndonje dekorate apo ndonje pare nga Serbia. 900 kuksiane kane qene xhandare te Serbise dhe kane marre xhixha e dukata nga Serbia. Dikush me shume e dikush me pak, por ne themelet e shumekujt ka xhixha serbe.
Memoriali jo kaba, jo kercites, jo bucites por i perunjur, i ulte 3 meter në kujtim të mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne 1913 nuk ka qenë lapidar si ata që ngriheshin dikur sa më të lartë ne kohen e diktatures, me ia ba qejfin diktatures. Jo. Memoriali është konceptuar, menduar e ndërtuar si një gur varri. Nuk është lapidar i menduar e ndërtuar keq, është grumbull gurësh të zi të ngjitur mbi një masë betoni për me ndertue një gur varri.


Jam ideuesi e propozuesi zyrtar i këtij memoriali sepse kam qenë 13 muaj këshilltar i kryetarit të bashkisë Bashkim Shehu. Atëherë mendoja te ngjisim 2400 gurë të zi te vegjel në atë memorial si pllanga gjaku të 2400 kuksianeve të masakruar. Por edhe aq gurë të zi sa u vunë aty e jepnin efektin.
Ata dijetare që diskutojnë per memorialin e vogel me peshe te madhe sepse u ngrit pas 105 vitesh mungese, jo i keq, jo i mire, nuk i ka ndalur askush ta bënin një memorial të tillë, nese ishte i zi, ta benin nje te bardhe apo te kuq, ta benin nje qe mund ti pelqente edhe Serbise apo spiunave serbe apo ish zyrtareve te diktatures qe udheheqin e duan ta udheheqin edhe sot jeten kulturore e politike te vendit e te Kukesit, por këto pune me ngrite vepra te tilla, me lane akte kujtese duan punë e jo fjalë, duan koqe e jo llogje.
Guri i varrit në kujtim të mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nuk gjykohet a është i bukur apo i shëmtuar, guri i varrit sido që të jetë është gur varri dhe nuk gjykohet nga bukuria nje gur varri. Marrja persiper nga analfabetet estetike te gjykojne shemtine ose bukurine eshte vrasese. Liria ua ka rrite shume veshet disave. Edhe thundrat. Per inate jashte memorialit pa lidhje me memorialin jane gati me ia vu dinamitin edhe truallit ku ka qene memoriali. Nuk i bihet memorialit me fjale as nuk goditet toka e memorialit me thuper pse kane inat ish kryetarin e bashkise apo mua, apo pse i mundon ndonje histori e vjeter familjare me pseudonime, me xhixha serbe, apo pse shkollimi i manget e sakat nuk u jep mundesine te gjykojne per estetiken dhe te dine kush e cfare eshte e bukur dhe kush e cfare e shemtuar. Ne kete rast vlen ajo thenia brilante e Dritero Agollit “sa di ti di bytha ime”…


Ai memorial ka qene i projektuar e ndertuar nga Bashkia me urdher ligjor te kryetarit te bashkise. Projektimi e ndertimi i tij eshte bere nga punonjesit e bashkise. Kryetari i bashkise nuk merr leje per objekte te bashkise, ai jep leje, firmos leje dhe urdheri i tij per ndertimin e memorialit eshte leja dhe cdo gje. Betonin per ate memorial e ka dhurue kompania Vega e zotit Zylfi Oruçi 3 metër kub beton. Pllakat e mermerit qe jane perdore per ate memorial dhe deshmitarin e vogel ngjitur memorialit jane blere tek firma e Vesel Lacit me rreth 75 mije leke te reja ose shtateqindepesedhjetemije leke te vjetra. Guret e zinj nuk jane blere, jane mbledhur andej kendej edhe ne Kosove nga punonjesit e bashkise. Pllaka e vogel e zeze ne memorial eshte dhurue nga Sef Bajraktari ne Tirane. Shkrimi mbi ate pllake eshte pague prej meje reth 7 mije leke te reja ose 70 mije leke te vjetra. Dy pllakat e verdha qe nuk jane metal por plastike per keto gjera, me shkrimin e Dimitrije Tuceviqit, Masakrimi ne Lume, ne shqip e anglisht jane prodhuar ne Tirane ne Kombinat dhe jane paguar prej meje. Njera pllake, ajo qe ishte ne anglisht, u hoq, u zhduk, u shkul disa kohe pasi u vune dhe e kam prodhue per se dyti pllaken ne anglisht dhe e kam pague vete. Edhe pllaken e vockel ne fund te deshmitarit e kam shkrue ne Tirane. Tri pllakat ne total me shkrimin e Tuceviqit dhe shkrimi ne pllaken e memorialit bashke me pllaken e vockel kane kushtuar rreth 300 mije leke te vjetra te cilat nuk i kam marre asnjehere nga Bashkia megjithese ia pata kerkue sekretarit te pergjithshem Bujar Mucmates dhe shefit te llogarise, Safet Miftarit, por u nderruan pushtetet dhe mbeta pa i marre.


Ata qe mendojne se me ate memorial eshte vjedhe e eshte bere nami e kane mendjen vete vetem te vjedhja dhe kujtojne se te gjithe bejne sic ata mendojne, kujtojne se te gjithe vjedhin sic ata lakmojne. E nese jane zyrtare aktuale mbase duan te fshehin vjedhjet e tyre.
Ata që mburren se kanë ide, le ti zhvillojnë. Por shtrerpat e të sherrmit nuk pjellin as ide as vepra te mira. Ata jane shkaterrimtare, rrenues. 28 vjet demokraci askush nuk pengoi askend me nderue te masakruarit qe na i ka masakrue Serbia ne 1913. Kur u nderuan, kur u ngrit nje memorial jo i persosur, jo i perkryer, filluan shume veta te peshtyjne ne qiell.
Nese ishte memorial i keq, ta benin nje me te mire, nese ishte i vogel, ta benin nje me te madh, nese ishte i shemtuar, ta benin nje te bukur, nese ate memorial nuk e donin ata, ta benit nje qe e donin ata, por me ate nuk kishin asnje pune, pasi ka hapsira boshe e te shkreta qyteti i Kukesit me ngrite edhe mijera vepra te vogla arti.
Asgje nuk i pelqen gjithkujt, por te gjithe jemi te denuar ta pranojme edhe tjetrin, edhe punet e tjetrit, edhe mendimet e tjetrit, edhe veprat e tjetrit. E kur nuk e pranojme e durojme tjetrin, atehere bejme ate qe don Serbia, rrafshojme kujtesen qe te mos shqetesohet Serbia, sic ka bere bashkia Kukes.
Memoriali i të masakruarve nga ushtria serbe i shembur nga Bashkia Kukës është marre nga une si model pothuaj i ngjashem me memorialin Trinity Site National Historic Landmark që ka ngrite Amerika në vendin ku eshte provuar bomba e pare atomike qe ka tha e shkretue vendin sic ushtaria serbe thau, shoi e masakroi Lumen e rajonin e Kukesit ne nentor 1913 kur i masakroi 2400 njerez, femije, gra, pleq, burra e gra. Pra memoriali qe rrafshoi bashkia Kukes është një memorial i ngjashem me gure te zi, atje te nxire nga thirri i bombes atomike e ketu nga dhimbja e gjaku i derdhur i 2400 kuksianeve qe i mohon bashkia Kukes per hater te Serbise se mos zemerohet Serbia. Atje ne Amerike ky lloj memoriali vleresohet shume, ne Kukes e gjykojnë çibante e çobante a vlen apo jo, a eshte e mire apo jo. Ky model a jernek memoriali që për hir të së vërtetës e kam marre ne linqet qe me dergoi Qazim Rudi, një intelektual i angazhuar e dashamir ekselent i Kukesit qe eshte gjithmone i gatshem me nderue e ndihmue Kukesin, nuk eshte jernek shkine sic e duan rrenuesit e Kukesit e ish zyrtaret vendas e jabanxhij te diktatures ne Kukes qe kujtojne se kane mend e se kane qene te rendesishem…
Pasi mora pelqimin e kryetarit te Bashkise e kam diskutuar modelin qe zgjodha me disa njerez te dijshem ne Tirane e me asnje çoban ne Kukes. Jam pajtuar se pari me mikun tim Izet Durakun qe ben ky memorial. Izeti njehere mendoi ta ndertonim ne formen e lapsit 6 kendesh, qe te pohojme se eshte shkruar ajo tragjedi ne kujtesen e historise dhe vazhdon te shkruhet. Ai bashke me Shefqet Hoxhën, dy njerzit me të ditur të fushës së letrave, albanologjise e estetikes nga Kukesi që njoh unë e pranuan kete memorial. Teksti i pllakes se memorialit qe e gjykojne sot çobane te ndryshem eshte bere nga Izet Duraku dhe profesori i gjuhësisë Shefqet Hoxha. Nuk ka të gjalle në Kukës që dinë më shumë e me mire se ata të dy se ku duhet me germe te madhe a te vogel dhe kjo nuk eshte pune spurdhjakesh, magazinieresh a shitesish kokoshkash. Deshmitari qe eshte ne krah te memorialit mbi te cilin eshte vendosur ne shqip dhe anglisht shkrimi i Dimitrije Tuceviqit Masakrimi ne Lume eshte ide e Izet Durakut dhe jam shume entuziast per kete gjetje te tij.
Kur është inagurue ky memorial në 105 vjetorin e masakrimit të kuksianeve kanë ligjerue Prof Shefqet Hoxha, Fejzulla Xhabri, Izet Duraku, Sulejman Dida etj., me te diturit e Kukesit per keto pune, ata qe kane studjue.
Para memorialit qe u inagurue ate dite kam ligjerue unë, kam rrëfye historinë e tij dhe kam falenderue gjithë politikanet kuksiane qe per turpin e tyre kane mungue atë ditë ne kete ceremoni kujtese te 2400 te masakruarve nga Serbia.
Duke shalue inate me kryetarin e bashkisë Bashkim Shehun dhe me mua ndoshta, ata munguan ate dite ne inagurim ne ceremoni.
Kush nuk eshte i zoti me ndreqe, prish. Edhe aftesia me prishe eshte e vleresuar. Te pakten eshte nje menyre me hy e me mbete ne histori. Kush nuk hy ne histori si ndertues hyn si shkaterrues, e rendesishme me hy ne histori edhe me turp e per turp. Prishja e zhdukja e memorialit te kujteses ne Kukes eshte skandali me i rende politik qe ka ndodhe, eshte atentati me i rende kunder kujteses.
Guri i varrit eshte gur varri. Mund te jete gur i zakonshem, gur qe gjendet ne rruge, mund te jete mermer, mund te jete granit, mund te jete gur i zi si gjak i mpiksur i atyre njerzve qe masakroi Serbia.
Por prishesit e gurit te varrit, prishesit e varreve i urrejne varret e atyre qe ka masakruar Serbia. Sepse ne nuk duhet te kemi te masakruar, mendojne ata, ne duhet te jemi masakrues te serbeve, ne duhet te rrejme veten se vetem kemi masakruar serbe, ne kemi ba namin, e kemi farue Serbine, por vec 2400 te masakruar i kemi qe na i ka masakrue Serbia ne Kukes si hakmarrje ne nentor 1913.
Ata qe prishin guret e varreve e varret kane me vete edhe ata qe heshtin kur kryhet ky krim. Heshtja eshte bashkefajesi. Kjo me ka trishtuar ne fakt, mungesa e solidaritetit intelektual pasi turma dihet se eshte e verber. Ky eshte i vetmi trishtim real qe kam.
Jane knaqe duke e prishe memorialin se u eshte duke sikur jane te rrezue ish kreyetarin e bashkise qe e ka miratue e ngrite ate veper, sikur jane te me rrezue edhe mua, sikur jane te me rrafshue edhe mua qe kam propozue, negocue dhe nxite ndertimin e saj.
Edhe ata qe kane heshte jane knaqe qe po zhduket ai memorial kujtese sepse pervecse ai memorial u kujton se Serbia na ka masakrue 2400 njerez e ne nuk duhet ti harrojme jo per te ngjalle urrjetje por per te mos na u perserite, per te mos harrue, jane knaqe edhe se po zhdukin kujtesen per mua e njerzit qe e ngriten ate memorial kujtese. Ndryshe si eshte e mundur qe asnje shok, asnje mik, asnje njeri nga ata qe me jane sjelle te afert e as nga ata qe me jane sjelle si pordha neper breke nuk me tha asnjehere se nuk ben kjo veper, eshte e shemtuar kjo veper. Si heshten dhe e duruan tre vjet ate veper. Ata qe lumturohen dhe duartrokasin zhdukjen e memorialit kane inate jo me memorialin por me ish kryetarin e bashkise. Kane inate se ndonjerin nuk e ka marre ne pune, ndonjerit nuk ia ka marre ndonje te aferm ne pune, nuk ia ka marre nusen e vellait ne pune, ndonjerit nuk i ka dhene leje ndertimi per lavazh, ndonjerit nuk i ka dhene fonde, ndonjerit nuk i ka dhene leje taksie…. Pra lumturohen se u shemb memoriali se kujtojne se po shembin ish kryetarin me duart e kryetarit aktual. Te vegjel, bubrreca. minoritare te nje lloji te vecante qe kane me mbête te huaj gjithmone ne Kukes.
Une nuk zhdukem se une e shkruaj historine e tyre te turpit. Ata e bejne historine e turpit une ua perjetesoj ne liber. Ai memorial, shume foto te tij, fjalet per te, jane botuar ne librin tim ne njemije kopje dhe eshte shperndare ne gjithe boten. Ai memorial eshte ne dhjetra e qindara foto, video, emisione, kenge.
Enderroj qe kur te ikin çibanet ta ringre aty ku ka qene ate memorial ashtu sic ishte me fondet e mia. Ai memorial nuk kushton me shume se 1200 euro per tu ngrite. Endrra mbetet, endrrat nuk i shkul dot bashkia.
Serbia ka bere dhe ben perpjekje kolosale qe te zhduke gjurmet e krimeve te veta. Ka angazhuar gjithmone resurse njerzore e mjete te medha financiare qe te paraqitet ne opinionin publik boteror e rajonal si viktime e jo si agresore e xhelate. Sidomos ne raport me shqiptaret ajo ka synuar fort qe te mos shfaqet pushtuese, dhunuese, agresore por viktime.
Per kete ajo ka bere te pamunduren qe te mos permenden askund viktimat e saj, viktimat qe ka shkaktuar ajo kunder shqiptareve e te tjereve ne rajonin e Ballkanit.
Serbia eshte e lumtur qe te degjoje shqiptaret e kenget e tyre se e kemi shkepe Serbine, se e kemi munde Serbine, se i kemi vra 12 mije ushtare serbe ne Lume. E bile shqiptaret qe jane tellalle te mire te Serbise e kane rrite shifren 12 mije ne 18 mije. Pra sikur lumjanet kane vrare 18 mije serbe ne 1912. Lexoni librin e Sali Onuzit per betejen e Lumes te 1912 qe te beheni esell te gjithe ju qe i skuqni telat e ciftelive me trimerite e rreme…
Serbet nuk duan kurre te flitet per masakrat qe kane bere ndaj shqiptareve. Shqiptaret, sidomos ata me patriotet, ose patriotet e hamamit, ashtu sic don Serbia, nuk duan te flitet per masakrat serbe ne Lume e ne Kukes, nuk duan ti pranojne masakrat serbe, nuk duan ta pranojne se serbet kane pre ne qafe ne Topojan e Perbreg mbi nje mije vete e ne gjithe fshatrat e Kukesit mbi 2400 kuksiane i ka masakrue ne 1913 duke marre hak per 1912 ku ushtria serbe u shpartallue ne Lume.
Te huajt, por edhe vete serbet qe e kane pa dhe e kane shkrue ate masaker e kane shpalle ate genocid serb ne Lume, kane alarmue boten per cfare po ndodhte.


Shkrimi i Dimitrie Tuceviqit i atyre diteve te 1913 eshte akuza me e rende kunder Serbise. Shqiptaret bij spiunash patriote te Serbise e urrejne dhe duan ta zhdukin edhe shkrimin i Tuceviqit me titull Masakrimi ne Lume, shkrim qe eshte shume i botuar e i perhapur ne shqip, anglisht e serbisht, shkrim qe i poshtron serbet por edhe i ben me turp shqiptaret qe shiten trima dhe qe mendojne se kane bere namin ne lufte.
Kush e ndihmon Serbine qe te zhduken gjurmet e masakrave serbe, te zhduken e te mos permenden te masakruarit prej saj, te mos mbetet askund asnje gjurme, te mos ngrihet as te mos mbetet asnje gur varri per te masakruarit prej saj, i ben Serbise nje sherbim te madh.
23 nentor 2021

***

Me poshte vijon fjala ime diten e inagurimit te memorialit te kujteses qe sot e kane zhduke.

REXHEP SHAHU

MONUMENTI I MARTIRËVE TË LUMËS

(Kush e mban kryet pas nga e kaluara iu qorroftë njëri sy, kush e harron të kaluarën iu qorrofshin të dy sytë – thoshte shkrimtari i madh rus Aleksander Solzhenicin.)

Faleminderit të gjithëve që keni ardhë këtu.
Faleminderit të gjithve që mungojnë. Deputetëve, politikanëve dhe të mëdhejve që mungojnë se nuk e kanë konsideruar të madhe këtë ngjarje. Mungesa e politikanëve e deputetëve dhe e gjithkujt që shitet njeri i angazhuar, në këtë ceremoni, verteton se nuk janë politikanë as deputete dhe as njerëz të angazhuar edhe pse marrin rroga e benefice si të tillë. Ngjarje të tilla si e sotmja, ndertime e inaugurime veprash të tilla si ky memorial kujtese e nderimi për martirët, që kanë të bëjnë me kujtesën kombëtare, me shpirtin tonë, janë para së gjithash politike dhe shumë politike.
Ky monoment me gurë të zij është i ndërtuar me pllanga gjaku të mbi dy mijë lumjanëve të masakruar para 105 vjetëve prej ushtrisë së Mbretërisë Serbe.
Është hera e parë që ne nuk na vjen turp me pohue se ne na kanë masakrue, na kanë shkatërrue, na kanë djegë por kemi ngelë gjithmonë duke u mburrë se kemi lanë nam.
Ky memorial që është një antiserbizëm pa fjalë, flet më shumë se një mijë fjalë a libra kundër Serbisë, si busti dhe shtëpia e Havzi Nelës flet sa një mijë fjalë a pallavra nëpër kafe kundër komunizmit dhe enverizmit.
Këto gurë të zinj, si pllanga gjaku të këtij Monumenti kujtese, janë mbledhë nga ana e anës për me ndërtue një gur vorri te kryet e sejcilit shqiptar të masakruar prej ushtrisë serbe në Lumë 105 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1913.
105 vjet ka munguar ky gur te kryet e rreth dy mijë martirëve të Lumës për fajin tonë, për frikën tonë dhe kemi shaluar telat e çiftelisë e kemi luftuar në këngë. Ka munguar ky nderim, ky memorial sepse shpesh litari serb i lënë jashtë vende vende ka kërcënuar ndokënd dhe i ka kujtuar ndokujt ndonjë lugë çorbe të prishur serbe ngrënë nga paraardhës të hershëm kohëve të pushtimeve serbe.
Ka lapidarë që përkujton masakrat ndaj martirëve në Pobreg e në Topojan në dy fshatrat që u faruan e shuan pothuaj komplet në vjeshtë 1913, por në qendër të qytetit, në qendër të bashkisë u ndërtua sivjet në 105 vjetorin e masakrave serbe ndaj martirëve.
Martirë të masakruar ka në shumë zona e fshatra të Kukësit por jo si në Topojan e Përbreg për hir të të cilëve ky monument vihet në qytetin e Kukësit.
Duke besuar se gjithë shqiptarëve, përveç peshqve, u vjen mirë që u ngrit kjo vepër e vogël modeste, si një njeri i përfshirë që në krye në ndërtimin e saj, ndjej se duhet ta falenderoj kryetarin e bashkisë Bashkim Shehu për vendimin e prerë pa mëdyshje për ndërtimin e kesaj vepre që është e vogël në dukje por e madhe në histori.
Duhen falenderuar punonjësit e bashkisë të cilët e kanë ndërtuar këtë vepër, arkitekti Edrion Laçi, drejtori i shërbimeve Sabajet Cengu, gjithë punonjësit, shoferët e specialistët që kanë gjetë e sjellë gurët e zij nga ana e anës, që e kanë ndërtuar e kuruar veprën, sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bujar Muçmata për angazhimin, mbykqyrjen e ndjekjen të punimeve deri në detaje, Sef Bajraktarin që ka dhurue pllakën e granit që është vendosur të Memoriali i Martirëve të Lumës.
Këtë vepër e ka ndërtuar bashkia Kukës me punonjësit e specialistët e saj. Betoni është bërë dhuratë nga firma Vega e zotit Zylfi Oruçi 3 metër kub beton. Memoriali ka kushtuar në total 1200 (njëmijëedyqind) euro.
Kjo vepër është njëlloj madhështore kundër masakruesve serbë të 1913 siç janë madhështore kundër komunizmit sllav dhe enverizmit ndërtimi i bustit dhe shtëpisë së poetit martir Havzi Nela.
Anti shovinistë serbë e antikomunistë me fjalë e pallavra ka plot kafeneve e zyrave të partive e shoqatave fantazma gjobvënëse, por me vepra si ky monument kujtese dhe si busti e shtëpia e Havzi Nelës nuk pati këto 28 vite postdiktaturë në Kukës. Ka mijëra punë të vogla pa bërë, por janë tri punë të mëdha që mbeten në histori.
Me ndërtimin e kësaj vepre ndoshta iu prish qejfi Serbisë së vjetër dhe komunistëve të vjetër që simpatizojnë Serbinë që nga themelimi prej serbëve të partise komuniste të Shqipërisë.
Falenderoj mikun tim Izet Duraku me të cilin kemi konsultuar dhe vendosur për çdo detaj të kësaj vepre modeste, falenderoj profesor Shefqet Hoxhën dekanin e Lumës, përsonin që ka bërë më shumë se çdo i gjallë tjetër për trashëgiminë shpirtërore të Lumës e të Qarkut të Kukësit, që kujdeset për çdo gjë që i jep vlerë dhe emër Kukësit, falenderoj disa intelektualë e akademikë të njohur të Tiranës që u përfshinë në konsultime me ne për këtë memorial të vogël me peshë të madhe në histori.
Ky memorial peshon në histori më shumë se gjithë malet e urrejtjes serbe ndaj shqiptarëve, ndaj kuksianëve e lumjanëve, peshon mijëra herë më tepër edhe se urrejtja e ndonjë bir a nip spiuni serb, bir a nip enveristi kundër Lumës e lumjanëve, urrejtje të cilës nuk ia ul flakët përcëlluese as shpallja e Serbisë në listën e vendeve mike apo aleate strategjike…
Ky monument kujtese është i veçantë.
Deshmitari i asaj kohe, siç e quan Izeti monumentin e vogël mbi të cilin është vendosur shkrimi i Dimitrije Tucoviqit, krahas monumentit me gurë të zij, dëshmon se për dy orë në Topojan u prenë 500 shpirta. Deshmitari spjegon shqip e anglisht për krimin e shëmtuar serb para 105 vjetëve. Ne vetëm duhet ta lexojmë dëshminë e deshmitarit dhe të mos vjellim urrejtje që helmon edhe peshqit në liqen, helmon edhe enveristët deri në Amerikë. Ja cfarë shkruhet në pllakën e Deshmitarit në krah të Memorialit:
“… Kur trupat serbe e shkatërruan këtë fshat, në fshat nuk kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhër ta djegin fshatin dhe gjithçka që gjejnë në të ta vënë nën thikë, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët “të gjithë a?”, kot e njoftuan disa herë komandantin se në fshat, përpos grave e fëmijëve, nuk ishte askush tjetër. “Të gjithë!”, kjo ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiqit, i cili punonte në marrëveshje me nënkolonelin Miliqeviq.

Ushtria serbe dhe masakrat e kryera në Lumë gjatë viteve 1912/1913. Raportet e kohës dëshmojnë për vrasjen e shumë fëmijëve, pleqve, grave dhe për djegien e 27 fshatrave në Zonën e Lumës, nga ana e ushtrisë serbe që komendohej nga gjenerali Bozidar Jankoviç

Të shtënat i rrëzonin gratë që i mbanin foshnjet në gjinj; skaj nënave të vdekura qanin fëmijët e tyre të vegjël që rastësisht kishin shpëtuar nga plumbat: trupat e malësoreve të bukura, belholla si bredhat, përdridheshin si krimbat në fushë; gratë lindnin nga frika. Për dy orë u vranë 500 shpirtra.
Therja u ndal kur një pjesë e oficerëve bënë protestë energjike, duke e pranuar: se shqiptarët e “egjër” ushtarët tanë të zënë robër i çarmatosin dhe i lëshojnë, kurse ushtria jonë e “kulturuar” e shekullit XX po i vret fëmijët e tyre! Por, vonë. U bë vetëm ajo që ende mund të bëhej: kufomat u futën në shtëpi e shtëpitë u dogjën – që krimit t’i fshihej gjurma…”
Ne nuk kemi pse marrim leje askund për ta vendosë këtë monument të munguar kujtese e nderimi për martirët sepse e kemi detyrë të shenjtë që të nderojmë ata martirë që i ka pre në plumba e bajoneta ushtria mizore serbe.
As nuk kemi kujt pse t’i kërkojmë ndjesë ndonjë frymori të gjallë që turpshëm i rëndon tokës dhe shënon gjurmë shëmtimi ngado që ecën me hapat dhe hijen e tij.
Ky monument do të mbetet si një punë shumë serioze e bashkisë Kukës krahas bustit dhe shtëpisë së poetit martir Havzi Nela që nuk u ka pëlqyër spiunave dhe enveristëve.
U kërkoj ndjesë gjithë atyre që nuk janë dakort me ne që nderojmë martirët që shpesh quhen viktima.
U kërkoj ndjesë gjithë atyre që nuk dinë çfarë është ploja serbe e 1913 kundër Lumës. Le të mësojnë, le të lexojnë. Le ta dinë se këto gurë të zij janë gurë të nximë prej dhimbjes.
Vështirë të mos gjendet familje a fis në Lumë e Kukës që të mos jetë prekë nga ploja serbe. Askush nuk fton askeënd të nxisë e mbjellë urrejtje për holokaustin e parë në Europë ai i ushtrisë serbe kundër kuksianëve, por askush nuk fton as nxit askënd të harrojë.
Harrimi është mëkat, nderimi ndaj martirëve është detyrim madhor.

Lumjanët duke luftuar me ushtrinë pushtuese të Serbisë …

(Fjala e plotë në ceremoninë e inaugurimit të Memorialit të Martirëve të Lumës në Kukës, me 14 dhjetor 2018)

 

Lufta mes Pompeut e Çezarit ishte një luftë në familje, Pompeu kishte për grua të bijën e Çezarit

0
Nga: Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese, Romë
Farsaglia apo Zadrima
( Pjesë nga libri “Skutat e shpirtit Zadrimor”)
Lufta mes Pompeut e Cezarit ishte një luftë në familje. Pompeu kishte për grua të bijën e Çezarit .
Senati ishtë në mërgim në Epir dhe kishte konfirmuar mbështetjen e tijë për Pompeun. Appio konsulton orakullin e Delfit për të parë fatin e luftës , por merr një profeci të pakuptueshme. Në Itali Çezari pasi kishte qetësuar një revoltë të ushtarëve , marshon drejt Brindizit për të kapërcyer adriatikun, për t’u përplasur me Pompeun . Para se e gjithë ushtria të kalonte Adriatikun shpërthen një stuhi, dhe shumica e ushtrisë ngeli në në Itali me Antonin . Çezari provon t’i dërgojë vetë mesazhin togerit të tijë por për pak sa nuk mbytet në det. Pompeu ishte fortifikuar shumë mirë në Durrës dhe për një moment fiton mbi forcat e Çezarit…Janë këto pjesë të marra nga Wikipedia e Farsaglias.
Ku ndodhej Farsaglia ? Sipas wikipedias ajo ndodhet në Greqinë e sotme. Sipas shkrimeve të ipezhgëvive të vjetër dhe këtu përmend Bizzin , i cili na thotë se Farsalia e vjetër është Zadrima e sotme. Në Zadrimë thotë se u bë një luftë e tmerrshme ndërmjet Çezarit dhe Pompeut.Këtë shkruan edhe Violeta Marashi gazetarja e dioçezës së Sapës. Që Zadrima në antikitet quhej Farsalia.
Duke lënë mënjanë atë që shkruan Wikipedia kërkojmë të mbështesim tezën e Kishës së Sapës që Zadrima në antikitet quhej edhe Farsalia.
Në veshjet Zadrimore shquhen çorapet e kuqe . Në gojëdhënat popullore të zadrimës thuhet se dikur kanë qenë bërë dy luftëra të mëdha e të tmerrshme . Njëra luftë është bërë qysh se nuk mbahet mend thonë zadrimorët, ku gjaku shkoj deri në koc të këmbës dhe lufta tjetër ajo mes Skënderbeut dhe Venezianëve për mos dorëzimin e Danjës, këtyre të fundit. Pra me çorapet e kuqe Zadrima përkujton këto luftëra :e para është e Farsaljes e dyta e ushtrisë së Skënderbeut.
Çezari dhe Pompeu
Gjithmonë në mbështetje të tezës që Zadrima -Sapa duhet të jetë quajtur Farsalia. Durrësi nga Lezha është pak km si nga deti , si nga ana tokësore, edhe në një ditë mund të zhvendosej ushtria në krahasim me Farsaljen afër Larisës ku zhvendosjes së e ushtrisë do i duheshin javë. Pozicioni gjegrafik i Zadrimës do ishte një kurth perfekt për një ushtri. Për këtë nuk mund të themi se nuk egzistonte një Farsalia tjetër ku ushtria e Çezarit ndoqi atë të Pompeut , sepse Pompeu kishte fshehur gruan e tij në Lesbo.
Çezari kishte ardhur edhe herë të tjera në Lezhë ( Shëngjin), atëherë kur Pirustët bënë kryengritje dhe nuk mund të themi që Çezari nuk kishte vizituar edhe Zadrimën, si një fushë e begatë , e cila ndodhej jo shumë larg detit, prandaj strategjia e tij ndaj Pompeut për t’a tërhequr në një kurth natyral kishte përparësi.
Gjatë tërheqjes Çezari vizitoj Trojën, vendlindjen e Etërve të tijë, Dardan, Pellazg.
Cilën Trojë vizitoj Çezari, Lezhën e vjetër që shumë thonë se ishte Troja apo Trojen në Turqi?
Bota sot njeh Farsaljan afër Larisës , por populli thotë se lufta e ashpër u bë në Farsalian mes Lezhës e Shkodrës që sot quhet Zadrimë.

Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës

0

Foto 2. Oxhaku në shtëpinë e Fazli Ballës

Dr. Qazim Namani (djathtas) dhe Mr. sc Emin Sallahu (majtas)

Oxhaku në shtëpinë e fortifikuar të Fazli Bllatës

Nga Dr. Qazim Namani & Mr. sc Emin Sallahu

Shtëpia e Fazli Bllatës gjendet në fshatin Rashan, të komunës së Mitrovicës. Kjo shtëpi e ndërtuar me një teknikë të lartë të ndërtimit në një kodrinë piktoreske që shtrihet diku rreth 500m në anën e djathtë prej shkollës së fshatit pasqyron vlerat etno-kulturore të rajonit.

Shtëpia është ndërtuar në mes të dy luftërave botërore, e cila i ka ruajtur tiparet e fazës fillestare të ndërtimit. Objekti është ndërtuar në dy kate, ku në katin e parë ishte shtëpia e zjarrit me oxhak, ndërsa në katin e dytë po ashtu kthina e pritjes me oxhak të punuar me ornamente monumentale nga mjeshtër vendor. Lidhja në mes të kateve bëhej përmes shkallëve të brendshme. Muret e shtëpisë ishin punuar me gurë të gdhendur rrethanor, dhe në disa kënde e kishte edhe sistemin mbrojtës të frëngjive.

Arkitektura dhe stili i ndërtimit të kësaj shtëpi tregon më së miri për kulturën e banimit dhe aftësitë e mjeshtrit shqiptar për të realizuar vepra të artit siç paraqiten në oxhakun e kthinës së kësaj shtëpie në katin e sipërm.

Foto 1. Shtëpia e fortifikuar e Fazli Bllatës

Guri i oxhakut i punuar në vitin 1934, tregon më së miri për traditën e skalitjes së gurëve nga mjeshtër popullorë të kësaj ane. Motivet e skalitura në këtë gurë janë të punuara në mënyrë   përsosur ku kemi paraqitjet simetrike të figurave dhe simboleve me domethënie që i japin kuptim të plotë gjendjes politike, sociale dhe ekonomike për popullatën shqiptare në mes të dy luftërave botërore.

Siç shihet poshtë në të dy anët e gurit të skalitur paraqiten brinjët e cjapit si simbol i lashtë te popullata iliro-dardane. Sipër gurit ku ndizej vatra në të dy anët është skalitur ena e ushqimit dhe simbolet e lashta astrale të hënës dhe diellit, që tregojnë mikpritjen dhe bujarinë e familjeve shqiptare.

Në pjesën qendrore të gurit është skalitur ylli gjashtëcepësh, duke u plotësuar në mes të brinjëve më yllin pesëcepësh, ndërsa në qendër të bashkimit të dy trekëndëshave barabrinjës është paraqitur rozeta si simbol i diellit.

Në mes të dy simboleve të yllit gjashtëcepësh është shkruar numri i datës, muajit dhe vitit të punimit të gurit, ndërsa poshtë këtij shkrimi po ashtu janë skalitur dy yje pesëcepëshe, brenda rrethit, që paraqesin fazat e para të lëvizjes komuniste në këto anë. Mbi përshkrim janë skalitur dy katrore që peshojnë në brinjë, ndërsa mbi këta dy katrorë prapë janë skalitur dy yje pesëcepëshe po ashtu të mbyllura në rreth. Paraqitja e katrorit  në gur përfaqëson tokën, vendin në besim, ku në rastin konkret në mënyrë figurative shprehet rreziku i humbjes së tokës që përkon me atë periudhë kohore të kolonizimit. Në të dy anët e këtyre dy yjeve pesëcepëshe është skalitur nga një katërkëndësh dhe nga një rozetë në lëvizje në drejtim të kundërt të akrepave të orës. Edhe pse rozetat paraqiten në drejtim të kundërt me akrepa të orës, këtu katërkëndëshi na paraqitet në formë të rregullt, që simbolizon shpresën e unitetit, bashkimit të fiseve që na paraqiten të punuara sipër dy katërkëndëshave.

Foto 3. Skalitja e simboleve dhe figurave në mënyrë simetrike në oxhakun e shtëpisë

Lëvizja e rozetës në drejtim të kundërt me akrepat e orës tregon në mënyrë figurative për gjendjen e vështirë dhe pa perspektivë për jetë  të popullatës shqiptare gjatë këtyre viteve të sundimit nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, periudhë kjo që karakterizohet me fazat e kolonizimit të tokave shqiptare me serbë, torturave, burgosjes, vrasjes dhe shpërnguljes më dhunë të popullatës shqiptare për në Turqi. Në pjesën e sipërme të gurit është punuar rozeta duke i bashkuar dy trekëndëshat barabrinjës, katrorëve të plotësuar dhe trekëndëshave tjerë mes brinjëve me lulen e jetës në mes,  të cilat paraqesin bashkimin  e dymbëdhjetë fiseve shqiptare brenda një rrethi që simbolizon kultin e diellit.

Foto 4. Paraqitja e bashkimit të dymbëdhjetë fiseve shqiptare te vatra në shtëpinë e Fazli Balës

Me realizimin e veprave të tilla dëshmohet se mjeshtri i jonë i traditës popullore edhe pse në kushte shumë të vështira në vazhdimësi ka treguar aftësitë e tij për ta paraqitur gjendjen shpirtërore dhe emocionale ndaj vuajtjeve të popullit në përgjithësi, përmes simboleve astrale, htonike dhe gjeometrike që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, duke i realizuar në veprat e artit aplikativ në tekstil, dru dhe skalitjes në gurë.

Anti – Shqiptare! Pse e zhduken memorialin në nderim të viktimave serbe në Kukës dhe u bë kështu dëshira serbe …?!

0

Rexhep Shahu, Tiranë

Askush, asnje media e Tiranes nuk reagoi pse e zhduken memorialin ne nderim te viktimave serbe ne Kukes dhe u be keshtu deshira serbe…
Ky memorial, kjo Murane, ky gur varri u ngrit tre vjet me pare ne qytetin e Kukesit ne kujtim te mbi 2 mije kuksianeve te masakruar nga ushtria serbe ne nentor 1913.
U inagurua ne Kukes me 14 dhjetor 2018.
Para pak ditesh u shemb, u rrafshua, u zhduk nga administrata aktuale e bashkise Kukes.
Anash memorialit eshte deshmitari, siper te cilit eshte e shkruar nje pllake te cilen mund ta lexoni. Jane fragmente shqip anglisht nga shkrimi i tmerrshem Masakrimi ne Lume i shkruar nga serbi me i madh proshqiptar Dimitrije Tuceviq ne ato dite te krimeve serbe.
Patriotat e medhej e zhduken kete shenje, kete gur varri, kete kujtese. Kjo gje, i intereson shume Serbise e cila nuk deshiron te kete gjurme te krimeve serbe ndaj shqiptareve pasi ajo don te shfaqet si viktime. Krimet serbe ne Lume jane holokausti i pare ne Europe i njohur e deshmuar e shkruar nga autore boterore.
Asnje shqiptar mik i serbeve nuk i zhduk dot ato krime edhe pse e zhdukin nje memorial i cili tashme eshte ne memorie e ne kujtese, ne fotografi e ne histori.
Vaso Cubrilloviqi akademiku serb qe ka bere dekalogun apo traktatet e shfarosjes e zhdukjes se shqiptareve, librin Shperngulja e shqiptareve, te cilen e kam botuar une per here te pare, thote ne liber se ne Tirane Serbia punet i zgjidh me pare.
Ndoshta edhe heshtjen e politikes ne Tirane per zhdukjen e Memorialit ne kujtim te mbi 2 mije viktimave serbe ne Kukes serbet e kane blere me pare.
Po heshtja e mediave te Tiranes eshte uleritese.
Une jam ne nje fare mase propozues e inicues i ndertimit te asaj vepre. Luftova qe te ndertohej dhe u ndertua. Nuk mbaj pergjegjesi per krimet qe ndodhin, nuk kam fuqi ti ndaloj krimet e shemtuara si shembja e Memorialit, por kam fuqi ta bej te pavdekshme ne libra ate memorial dhe krimin e shembjes e te zhdukjes se tij.
Edhe heshtjen e mediave te Tiranes.
Kukesi eshte pasaporta morale e shqiptareve, familja kuksiane se pari e beri te njohur Shqiperine ne bote me shume se cdo gje.
Ne kohen e luftes per Kosoven Kukesi u be me i famshem se Uashingtoni, do te thoshte Sadako Ogata.
Dy emra nga bota shqiptare njohu bota, Kosova dhe Kukesi.
Shembeni kete madheshti nese keni koqe ju jarana te serbeve.

Teksti i intervistës për esperanton në TV SCAN , më 4 dhjetor 2021

Të ftuar: Juri Andoni,gjimnazist i “Partizanit”, 15 vjeç, antari më i ri i Shoqatës Esperantiste Shqiptare
Bardhyl Selimi, pensionist, 76 vjeç, sekretar i Shoqatës Esperantiste Shqiptare
Drejtuese e emisionii “I pazakonti”: Jenida Vladi.

Jenida e hap emisionin duke përshëndetur në esperantisht “Salutojn al ĉiuj. Vi estas sekvanta la elsendon “La eksterordinara” (Tungjatjeta të gjithëve. Po ndiqni emisionin “I pazakonti”.
Pastaj ajo vazhdon: Më kuptuat? Besoj se jo. Sapo fola në gjuhën më të pazakontë në botë, në esperantisht. E pazakontë, jo pse është e vështirë, përkundrazi është shumë e thjeshtë, sepse nuk ka asnjë fjalë të re. E pazakontë për misionin e saj, për një botë pa dasi etnike, ku të flitet kudo një gjuhë e përbashkët, pra, njerëzit të mirren vesh nga pozita të barabarta. Është krijuar nga një mjek okulist polak më 1887 dhe ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Edhe në Shqipëri! Edhe në çdo moshë! Esperanto do të thotë “njeriu që shpreson”, për një botë më të drejtë, më paqësore, më miqësore. Sot do shihni që atë e flasin njerëzit e çdo moshe.
Ndërkohë paraqitet Bardhyli duke treguar si u njoh me esperanton”
“Ishte dhjetor 1961, pra 60 vjet më parë. Po kaloja në trotuarin pranë shtëpisë së kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë aty ku sot është kafe “UFO”. Në murin e saj lexoj lajmërimin: “Kurs i gjuhës ndërkombëtare Esperanto. Ora 10. Ҫdo të dielë”
Kaq! U bëra kureshtar.
Menjëherë në ekran del Juri që paraqitet në esperantisht:
“Saluton! Mi estas Juri, mi loĝas en Tirana, mi estas 15 jara”
(Tungjatjeta. Unë jam Juri, banoj në Tiranë. Jam 15 vjeç)
Pastaj dalin drejtuesja Jenida dhe Bardhyli, ku Jenida propozon që, së bashku, të shqiptojnë shprehjen “Vi estas ekster ordinara” (Ju jeni i jashtëzakonshëm). Kështu bëjnë të dy.

Në vazhdim, paraqitet Juri duke shëtitur në parkun e kryeqytetit. Drejtuesja sqaron se ai e shfrytëzoi periudhën e pandemisë për ta mësuar gjuhën e rrallë të “njeriut që shpreson”. Ai nuk e kish menduar se është i vetmi 15 vjeçar në Shqipëri, që e flet këtë gjuhë.
Ajo e pyet Jurin:
-A e mendon se je njëriu më i pazakontë ndër gjimnazistët në Shqipëri, nga që, krahas gjuhëve të tjera,e flet edhe këtë gjuhë të rrallë?
– Jo, përgjigjet Juri.
– Ҫfarë është për ty Esperanto?
– Për mua Esperanto është një mënyrë shumë e thjeshtë komunikimi që i përbashkon njerëzit, i bën ata ta quajnë njëri-tjetrin vëllezër e motra. Ky ka qenë edhe synimi i krijuesit të saj.
– Gjatë pandemisë shokët dhe shoqet e tua shikonin filma ose lexonin libra, kurse ti mësove Esperanton. Si ndodhi kjo?
– Që 11 vjeç, kisha dëgjuar emrin e gjuhës, por nuk mendoja të interesohsha për të. Përgjithsisht kam prirje ndaj gjuhëve, në gjurmët e gjyshit tim që fliste katër gjuhë. Në verën 2020 u njoha me një aplikacion për esperanton, por ende nuk vendosja ta mësoja atë duke mbajtur një qendrim skeptik si të tjerët. Në vjeshtë 2020 kushërira ime më foli për një ish profesorin e saj në universitet dhe më dha librin e tij të esperantos. Profesori më shkroi dhe më tregoi më shumë hollësi për gjuhën. Ende nuk po vendosja pse duhet ta mësoja gjuhën, ndonëse, sikurse thashë, kisha prirje. E pyeta profesorin: përse na duhet esperantoja? Ai më tha se, veç të tjerash, (misioni i saj përbashkues), ajo të ndihmon të mësosh më lehtë gjuhët e tjera etnike (frëngjisht, gjermanisht, italisht etj), pasi ajo është bazuar në to.
– Si vazhdove më tej?
-Mbaja shënime nga interneti dhe librat, profesori më dërgonte me email detyra, që i zgjidhja çdo javë.
-E bënte me pasion këtë punë profesori? Apo donte të kishte një pasardhës?
-Po. Shoqata esperantiste shqiptare nuk është e madhe dhe anëtarët e saj janë të moshuar. Profesori është përpjekur ta mbajë gjallë atë.
– Po pastaj?
-Profesori më ka dhuruar disa libra në esperantisht, edhe nga autorë shqiptarë. Me poema, përralla, novela. Një ndër ta ishte “Arneja –Vikingu i gogël” Ai më propozoi ta përktheja. Punova gjatë verës 2021 se mendova kështu do ecja përpara me gjuhën. Përdora edhe fjalorin në internet dhe arrita ta përfundoj përkthimin në vjeshtë 2021.
– Si ndihesh tani që ke përkthyer në një gjuhë të rrallë një libër, kur, po të dalim këtu rrotull e të pyesim, besoj askush nuk ka dijeni për esperanton.
-Asnjëherë nuk jam ndier më krenar se tani! Edhe vetë habitem qysh arrita ta përkthej këtë libër.
– Ti ke marrë pjesë edhe në konferenca virtuale ndërkombëtare esperantistësh?
– Vetëm në dy konferenca. Njëra zhvillohej në Zagreb, kushtuar një përkthyeseje esperantiste kroate. Më ftoi zonja Marija Belosheviç. Unë fola për përvojën time të përkthimit me “Arnenë-vikingun e vogël”.
– Kishte moshatarë të tu në konferencë?
– Jo, vetëm unë isha në moshë të re. Të tjerët ishin të rritur dhe seriozë.
– Më bëj një paraqitje të vetes në esperantisht!
– Saluton! Mi estas Juri. Mi loĝas en Tirana. Mi estas 15 jara. (Tungjatjeta. Unë jam Juri. Banoj në Tiranë. Jam 15 vjeç)
– Të them të drejtën, nuk kuptova asgjë…Si e sheh të ardhmen tënde? Ҫfarë dëshiron të bëhesh? A mendon që Esperanto do të shërbejë për diçka?
– Ende nuk e kam të qartë çfarë do të bëhem. Mbase bëhem poliglot si gjyshi im.
– Ҫfarë mund t’u thuash bashkëmoshatarëve të tu?
– Mund t’u them që të ndjekin pasionin e tyre. Kështu mund të fitojnë profesionin e dëshiruar nga ata vetë dhe jo të imponuar.
-Jo me zor..
Juri vazhdon: Profesor Bardhyli më ka ndihmuar shumë dhe më ka bërë shumë dhurata me libra. Ai është tepër aktiv dhe shërben si model edhe për mua.
Në ekran paraqitet Bardhyli, ulur në tryezë duke pirë çaj. Jenida sqaron se Bardhyli është 76 vjeç dhe ka dhënë 40 vjet matematikë në të gjitha ciklet e shkollës. Nga prapa, vjen Juri me librin e tij në dorë. Takohet me profesorin dhe i dorëzon librin. Profesori e pranon me kënaqësi.
Jenida lajmëron se tani do dëgjoni një dialog në esperantisht midis atyre të dyve.
⦁ Hola Juri! (Tung Juri)
⦁ Saluton profesoro! (Tungjatjeta profesor)
⦁ Kiel vi fartas? (Si je)
⦁ Bonege, dankon. (Shumë mirë, falemnderit!)
⦁ Kiom da lecionhoroj vi havis hodiaŭ en la lernejo? (Sa orë mësimi kishe sot ën shkollë)
⦁ Ĉiutage ni havas sep horoj. (Ҫdo ditë kemi shtatë orë)

Jenida ndërhyn.
⦁ Profesor, jam shumë me fat që ju kam juve sot këtu!
⦁ Unë jam më shumë me fat se ju. Ju jeni në fillim të jetës dhe do takoni shumë njerëz. Ndërsa unë jam i moshuar dhe meraku ynë është që punën tonë ta vazhdojnë të rinjtë si Juri. Pas dy javësh Juri do mbajë një ligjëratë me bashkënxënësit në gjimnaz dhe do shpërndajë metoda të esperantos. Shpresojmë se ai do gjejë ithtarë, kureshtarë të esperantos. Shoqata jonë tashmë është mplakur. Si kudo në Europë. Ju kam sqaruar në një letër pse Esperanto nuk përqafohet masivisht nga njerëzit, arsye psikologjike, politike, nacionaliste etj.
⦁ Ju jeni 76 vjeç, përveç se keni dhënë matematikë , keni qenë redaktor në gazetën “Zëri i Popullit”, jeni marrë me esperanton. Ҫfarë ju shtyu në këtë fushë? Si u njohët me këtë gjuhë? Më duket se kjo ka ndodhur 60 vjet më parë.
⦁ Pikërisht në dhjetor, si tani të vitit 1961. Ishte një e dielë e bukur. Po kaloja në trotuarin pranë ish Shtëpisë së Kulturës “Ali Kelmendi” aty ku sot është kafe UFO. Në murin e saj lexoj një lajmërim “Kurs i gjuhës ndërkombëtare Esperanto. Ҫdo të dielë, ora 10”
Në atë shtëpi kulture zhvilloheshin kurse muzike, vallëzimi, kishte edhe mjedise për kurse, mbledhje. U ngjita në katin e dytë. Në dhomën, ku zhvillohej kursi, takoj një burrë të moshuar. Ishte ingjinieri Ҫefo Fico, i biri i ish Ministrit të jashtëm të Mbretit Zog, Rauf Ficos. Dukej pak i sëmurë, fliste me vështirësi. Por ne e dëgjonim, çdo të dielë, një orë. Metoda e mësimit ishte një broshurë sa pëllëmba e dorës, me rreth 40 fletë. Broshura quhej “Ҫelësi i Gjuhës Esperanto”. Mësova më vonë se broshura të ngjashme ishin shkruar në të gjitha gjuhët e Europës. Në shqip e kish sjellë zoti Fico. Vetë ai, student në Itali në vitet 20 të shekullit XX, kish fituar një konkurs në Esperanto dhe kish fituar një biletë për udhëtim falas nëpër tërë Italinë!. Broshura përmbante 16 rregullat gramatikore dhe një fjalorth rrënjësh minimum.
⦁ Ҫfarë ju tërhoqi drejt esperantos?
⦁ Jo vetëm kureshtia. Unë kisha prirje për shkencat e sakta, matematikë, fizikë. Esperanto kishte një strukturë gramatikore pa përjashtime, përvetësohej lehtë. Aq lehtë sa, brenda tre muajsh, isha në gjendje të korrespondoja me esperantistë të huaj në nivelin elementar, natyrisht. Por korrespondenca atëhere ishte e vështirë, pasi mbikqyrej, ndonëse ishte e dobishme, përfitoje më shumë se në orën e mësimit. Më parë korrespondonim në rusisht me moshatarë nga ish Kampi Socialist. Shoqata jo qeveritare nuk lejoheshin.
⦁ Ҫfarë ndodhi pastaj?
⦁ Pritëm vitin 1991 kur formuan Shoqatën Esperantiste Shqiptare. U formuan edhe degët nw Durrës, Shkodër, Pogradec..
⦁ Vendosëm të ngrinim kurse, se përmes tyre do shtohej numri i shqiptarëve esperantistë. U afruan me dëshirë të rinjtë dhe studentët.
⦁ Vërtet kishte interes te të rinjtë?
⦁ Kishte, sepse atëhere Shqipëria praktikisht ishte e izoluar nga Europa, për shkak të mosliberalizimit të vizave. Të rinjtë e shihnin esperanton si një mënyrë për të “çarë” në botë. Në 2010, kur e fituam liberalizimin e vizave, interesimi ra. Mbetën vetëm ata të apasionuarit.
⦁ Në universitet u ngritën dy kurse të mëdha, po ashtu në gjimnaze, në shkollën pedagogjike, ekonomike, të gjuhëve të huaja, në shkolla fillore. Në fund të vitit bëhej një provim për nivelin elementar.
Pastaj kaluam në një fazë të re. Në atë të përkthimit të letërsisë shqipe në esperantisht dhe anasjellas. Janë gjashtë romane të Ismail Kadaresë të përkthyera, dy romane të Fatos Kongolit edhe të botuara, po ashtu novela të Ylljet Aliçkës, poema të Luljeta Lleshanakut.
⦁ Vërtet?
⦁ Po. Në fakt këtë punë e kish nisur para nesh Cuk Simoni nga Shkodra, përkthyesi i Pinokios së Pirandelos..Në vitin 1929 ai botoi një histori të Skënderbeut drejt në esperantisht. Libri i tij në Europë shërbeu shumë kohë si “pasaportë” e Shqipërisë te esperantistët. Një kopje të librit ma dërgoi një mik nga Britania dhe unë u mrekullova nga përmbajtja dhe cilësia gjuhësore. E përktheva në shqip dhe e botova.
⦁ Profesor, a pëlqehen këto libra, a shiten nëpër librari?
⦁ Këto libra janë në bibliotekat kombëtare të Tiranës e Prishtinës, edhe gjetkë. Jashtë pelqehen, ndonëse tirazhi është i vogël, në krahasim me gjuhët kombëtare që mbështeten nga shteti. Gjithçka bëhet mbi baza vullnetare.
⦁ Ju jepnit mësime, kishit edhe detyrime të tjera, çfarë ju mbajti mbërthyer pas esperantos?
⦁ Më mbajti pasioni, misioni përbashkues i Esperantos. Ideja e brendëshme e saj është mirëkuptimi njerëzor. Gjatë promovimit të librit me poezi “Bota është një pejsazh me ngjyra të shndrritshme” të Eqerem Bashës në Bibliotekën Kombëtare të Prishtinës, ishte i pranishëm edhe zoti Adem Demaçi. Pasi dëgjoi bisedat tona me esperantistët e të huaj, i mrekulluar ai më tha: kisha kohë që e ëndërroja një gjuhë të tillë asnjanëse, që i vë popujt në pozita të barabarta! Këtë e thosj Demaçi vizionar! Ngjashëm ndodhi dikur më Ghandin, mendimtarin dhe udhëheqësin indian. Kur një esperantist zviceran i foli për thelbin e esperantos, ai u entuziasmua aq shumë sa e luti atë ta shoqëronte një muaj dhe t’I mësonte këtë gjuhë të veçantë.
Gjuhët kombëtare të vendeve të mëdha sidomos, ndikojnë kulturalisht nganjëhere edhe për keq në gjuhët e vendeve të vogla. Madje edhe Gjermania e madhe nuk po e përballon dot trysnine e anglishtes, ndërsa Franca po nxjerr ligje pas ligjesh për ta mbrojtur frëngjishten..Esperanto luan një rol mbrojtës.
⦁ Esperanto do të thotë “njeriu që shpreson” Ҫfarë shpreson ai?
⦁ Shpreson një botë më të mirë, në mirëkuptim, në mirëqenie, pa luftra.
⦁ Esperanto është e përhapur në gjithë botën, në 125 shtete..
⦁ Po, ne kemi një adresar me emrat dhe telefonat e klubeve esperantiste në qytetet kryesore. Esperantistët kanë një prirje solidariteti për njëri-tjetrin. Te ata mund të bujsh disa ditë, mjafton që të jesh i tillë.
⦁ Si i thonë në esperantisht “Ju jeni i pazakontë!”
⦁ Vi estas eksterordinara!
⦁ Ta themi bashkë: 1.2.3!
⦁ Vi estas eksterordinara!
⦁ Ankaŭ vi estas ekster ordinara!
E zbardhi intervistën Bardhyl Selimi, 13 dhjetor 2021

La teksto de la intervjuo en TV SCAN, la 4-an de decembro 2021 pri Esperanto
(https://youtu.be/ZVSTr4XyT7Q)

Invititaj: Juri Andoni, gimnaziano de “Partizani”, 15 jara, la plej juna membro de la Albana Esperantista Asocio
Bardhyl Selimi, sekretario de la Albana Esperantista Asocio, 76 jara.
La prezentistino de la elsendo “La eksterordinara”, Jerina Vladi

*

Jenida malfermas la elsendon salutante en Esperanto: “Salutojn al ĉiuj. Vi estas sekvanta la elsendon “La eksterordinara”
Tuj poste ŝi daŭrigas: Ĉu vi komprenis min? Mi kredas ke ne. Fakte mi ĵus parolis en la plej eksterordinara lingvo enmonde, en Esperanto. Eksterordinara, ne ĉar ĝi estas malfacila, kontraŭe, ĝi estas tre facila, ĉar ĝi disponas neniun novan vorton. Ĝi estas eksterordinara pro ties misio, por mondo sen etnaj diskrimacioj, kie ĉie oni parolu komunan lingvon, do, la homoj interkompreniĝadu je egalaj pozicioj. Ĝi estas kreita de pola okulisto en la jaro 1887 kaj transvivis ĝis hodiaŭ. Ankaŭ en Albanio! Ankaŭ en ĉiu aĝo! Esperanto signifas “homo esperanta”, por mondo pli justa, pli pacema, pli amikema. Hodiaŭ vi vidos ke tion parolas homoj de ĉiuj aĝoj.
Dume aperas Bardhyl rakontante kiel li konariĝis kun Esperanto.
“ Estis decembro 1961, do 60 jaroj antaŭe. Mi estas irante preter la domkulturo “Ali Kelmendi” en Tirana, tie kie hodiaŭ estas la kafejo UFO. Sur ties muro mi legis la anoncon: :Kurso de la internacia lingvo Esperanto. Je deka oro. Ĉiun dimanĉon”. Tiom! Mi ege scivolemiĝis.
Tuj sur la ekrano aperas Juri kiu sin prezentas en Esperanto:
“Saluton! Mi estas Juri, mi loĝas en Tirana, mi estas 15 jara”
Poste aperas la prezentistino Jenida kaj Bardhyl, kie Jenida proponas ke ambaŭ prononcu kune la frazon
“Vi estas eksterordinara” Tiel ili ja faras
Tuj sekve, aperas Juri promenante en la ĉefurba parko. La prezentistino klarigas ke li pasigis la pandemian periodon por eklerni la raran lingvon de la “homo esperanta”. Li ne estis pensinta ke fakte li estas la sola 15 jarulo nuntempe en Albanio, parolanta ĉi tiun lingvon.
Ŝi demandas al Juri:
– Ĉu vi pensas ke vi estas la plej neordinara homo inter la gimnazianoj en Albanio, ĉar, preter aliaj lingvoj parolas ankaŭ ĉi tiun raran lingvon?
– Ne, respondas Juri.
– Kio estas Esperanto por vi?
– Por mi Esperanto estas maniero tre simpla de komunikado kiu kunigas la homojn, igas ilin konsideri unu la alian kiel gefratoj. Ĉi tio ja estis ankaŭ la celo de ties kreinto.
– Dum la pandemio viaj geamikoj spektis filmojn aŭ legis librojn, dum vi lernis esperanton. Kiel tio okazis?
– Ekde kiam mi estis 11 jarulo, mi aŭdis pri la nomo de la lingvo envorte, sed mi ne pensis ke iam mi interesiĝus pri ĝi. Ĝenerale mi emas al la lingvoj, sur la spuroj de mia avo parolinta kvar lingvojn. Somere de 2020 mi konatiĝis kun aplikaĵo pri Esperanto, sed ankoraŭ mi ne decidis eklerni ĝin, sintenante skeptika kiel la aliaj homoj. Aŭtune de 2020 mia kuzino parolis pri eksa ties profesoro en la universitato kaj donis ties lernolibron de Esperanto. Profesoro mem alskribis min kaj rakontis detale pri la lingvo. Mi ankoraŭ ne decidis kial mi devus lerni tiun lingvon, kvankam, kiel mi jam diris, mi emis al la lingvoj. Mi demandis profesoron: kial estas bezonata Esperanto? Li klarigis ke kromalie (ties kuniga misio), ĝi helpas por eklerni pli facile aliajn etnajn lingvojn (francan, germanan, italan ka), ĉar ĝi estas bazita sur ili.
– Kiel vi daŭrigis?
– Mi notis el interreto kaj libroj, la profesoro sendis al mi hejmtaskojn kiujn mi solvis ĉiusemajne.
– Ĉu la profesoro faris tiun laboron pasie? Aŭ li strebis posteulon?
– Jes. La esperantista asocio estas jam malmultnombra kaj maljuniĝinta. La profesoro klopodis vivteni ĝin.
– Kaj poste?
– La profesoro donacis al mi kelkajn librojn en Esperanto, verkitaj ankaŭ de albanaj aŭtoroj. Kun poeziaĵoj, fabuloj, noveloj. Inter ili estis ankaŭ “Arne- la eta vikingo”. Li proponis al mi traduki ĝin. Mi laboris dum la somero 2021, ĉar mi pensis ke tiamaniere mi progresus en la lingvo. Mi uzadis la vortaron en interreto kaj sukcesis fintraduki ĝin aŭtune 2021.
– Kiel vi sentas vin nun post la traduko de libro en rara lingvo, ĉar se ni demandus la homojn ĉirkaŭe, certe neniu scius ion pri Esperanto.
– Mi neniam min sentis pli fiera ol nun! Ankaŭ mi mem miras kiel mi sukcesis traduki tiun libron!
– Vi jam partoprenis ankaŭ en internaciaj virtualaj konferencoj de esperantistoj?
– Nur en du konferencoj. Unu okazis en Zagrebo, dediĉite al kroata esperantista tradukistino. Min invitis sinjorino Marija Beloŝeviĉ. Mi parolis pri mia sperto de tradukado kun “Arne- la eta vikingo”.
– Ĉu estis en la konferenco samaĝuloj viaj?
– Ne, nur mi estis tiel juna. La ceteraj estis plenkreskuloj kaj seriozaj.
– Mi petas, prezentu vin en Esperanto!
– Saluton! Mi estas Juri. Mi loĝas en Tirana. Mi estas 15 jara.
– La veron dirante, mi komprenis nenion!..Kiel vi vidas vian estonton? Kion vi deziras fariĝi? Ĉu vi pensas ke Esperanto utilos al vi?
– Mi ankoraŭ ne havas klara kion mi fariĝos. Probable mi fariĝos poligloto kiel mia avo.
– Kion vi dirus al viaj samaĝuloj?
– Mi povas diri al ili ke ili sekvu sian pasion. Tiel ili akiros la deziratan profesion memstare kaj ne altrude.
– Ne perforte…

Juri daŭrigas: Profesoro Bardhyl helpis min multe kaj donacis multajn librojn. LI estas tre aktiva kaj servas kiel modelo ankaŭ por mi!

Sur la ekrano aperas Bardhyl, sidanta kaj teumanta. Jenida klarigas ke Bardhyl estas 76 jara kaj instruis 40 jarojn matematikon en ĉiuj cikloj de la lernejoj. Malantaŭ li aperas Juri alvenante kun sia libro enmane. Li renkontas profesoron kaj enmanigas al li la libron. La profesoro akceptas ĝin plezure.
Jenida anoncas ke nun la spektantoj aŭkultos dialogon inter ambaŭ ili en Esperanto.
⦁ Hola Juri!
⦁ Saluton profesoro!
⦁ Kiel vi fartas?
⦁ Bonege, dankon.
⦁ Kiom da lecionhoroj vi havis hodiaŭ en la lernejo?
⦁ Ĉiutage ni havas sep horojn.

Jenida intervenas.

⦁ Profesoro, mi estas tre bonŝanca ke vi estas hodiaŭ ĉi tie!
⦁ Mi estas pli bonŝanca ol vi. Vi estas en la vivokomenco kaj renkontos multajn homojn. Dum mi estas maljuna kaj mia zorgo estas ke nian laboron daŭrigu la junuloj kiel Juri. Post du semajnoj, Juri prelegos antaŭ siaj samklasanoj en la gimnazio kaj disdonos al ili lernolibrojn de Esperanto. Mi esperas ke li trovos disĉiplojn, scivolemulojn pri Esperanto. Nia asocio jam maljuniĝis. Kiel ĉie en Eŭropo. Mi jam estas klariginta vin en mia letero kial Esperanto ne estas ĉirkaŭbrakita amase de la homoj, estas psikologiaj, politikaj, nacionalistaj ka kialoj.
⦁ Vi estas 76 jara, krom la instruado de matematiko vi estis iam redaktoro en la ĵurnalo “La Voĉo de la Popolo”, kaj okupiĝis per Esperanto. Kio motivigis vin al tio? Kiel vi konatiĝis kun ĉi tiu lingvo? Ŝajne, vi konatiĝis kun tiu lingvo 60 jarojn antaŭe?
⦁ Ĝuste tiel, decembre 1961. Estis bela dimanĉo. Mi preteriris sur la trotuaro apud la eksa urba domkulturo “Ali Kelmendi”, tie kie hodiaŭ estas la kafejo UFO. Sur ties muro mi legis ls anoncon “Kurso de la internacia lingvo Esperanto. Ĉiun dimancon je la deka horo”
En tiu domo oni okazigis muzik kaj danckursojn, estis ankaŭ ejoj por lernokursoj, kunvenoj. Mi supreniris al la dua etaĝo. En la ĉambro kie okazis la lernokurso, mi renkontis aĝulan viron. Estis la inĝeniero Ĉefo Fico, la filo de la eksa ministro de la eksteraj aferoj de la reĝo Zog la Unua, Rauf Fico. Li aspektis iom malsana, parolis malfacile. Sed ni aŭskultis lin, ĉiun dimanĉon, unu horon. La metodo de la lingvo estis tiom granda kiom la homa manplato, kun ĉirkaŭ 40 folioj. La broŝuro nomiĝis “Ŝlosilo de Esperanto”. Pli malfrue mi eksciis ke similaj broŝuroj ekzistis en diversaj lingvo de Eŭropo. En la albanan ĝin tradukis Ĉefo Fico. Li mem, estante studento en Italio dum la jaroj 1920, venkis konkurson pri Esperanto kaj tiel akiris trajnbileton por travojaĝi la tutan landon! La broŝuro entenis 16 gramatikajn regulojn kaj radikvortareton je minimuma vortokvanto.
⦁ Kio vin motivigis al Esperanto?
⦁ Ne nur scivolemo. Mi emis al la ekzaktaj sciencoj, matematiko, fiziko. Esperanto posedis gramatikan strukturon sen esceptoj, kio facile asimiliĝis. Tiel facile kiel, ene de tri monatoj, mi kapablis korespondi kun fremdaj esperantistoj je elementa nivelo, nature. Sed
la korespondo tiamtempe estis malfacila, ĉar oni surveis ĝin, kvankam ĝi estis utila, dank’a ĝi vi profitus pli multe ol dum la lecionhoro. Antaŭe ni korespondis en la rusa kun niaj samaĝuloj el landoj de la eksa Socialista Tendaro. Neregistaraj asocioj estis malpermesataj.
⦁ Kio okazis poste?
⦁ Ni atendis la jaron 1991 kiam ni fondis la Albanan Esperantistan Asocion. Formiĝis ankaŭ ties branĉoj en Durrës, Shkodër, Pogradec, ka.
Ni decidis starigi lernokursojn, ĉar tra ili pliiĝus la nombro de albanoj esperantistaj. Alproksimiĝis dezire la gejunuloj kaj gestudentoj.
⦁ Ĉu vere ekzistis intereso ĉe la gejunuloj?
⦁ Jes, ekzistis, ĉar tiamtempe Albanio praktike estis izolita lando disde Eŭropo, pro neliberaliziĝo de la vizoj. La gejunuloj vidis ĉe Esperanto vojon por “eskapi” en la mondon.
En la jaro 2010, kiam albanoj akiris la rajton de la libera moviĝo tra Eŭropo, la intereso falis. Restis nur la pasiiĝintoj. Ni starigis en la universitato du grandajn lernokursojn, same en la gimnazioj, en la pedagogia mezlernejo, en la fremdlingva mezlernejo, en la ekonomia mezlernejo, ankaŭ en la elementaj lernejoj. Je la kursofino okazis ekzameno pri la elementa nivelo.
Poste ni transpasis al nova fazo. En la tradukado de la albana literaturo al Esperanto kaj inverse. Estas jam ses romanoj de Ismail Kadare tradukitaj, du romanoj de Fatos Kongoli eldonitaj, samtiel noveloj de Ylljet Aliĉka, poemoj de Luljeta LLeshanaku.
⦁ Ĉu vere?
⦁ Jes, ja. Fakte ĉi tiun laboron inicis antaŭ ni Cuk Simoni el Shkodër, la tradukinto de Pinokio de Pirandelo. En la jaro 1929 li eldonis historian de Skanderbeg tute en Esperanto. Lia libro en Eŭropo servis kiel ia “pasporto” pri Albanio por la esperantistoj. Ekzempleron de la libro alsendis min brita amiko esperantista kaj mi raviĝis pro la enhavo kaj lingva kvalito. Mi enalbanigis ĝin kaj eldonis ĝin.
⦁ Profesoro, ĉu oni ŝatas ĉi tiujn librojn, ĉu ili vendiĝas en la librovendejoj?
⦁ Ĉi tiuj libroj estas jam en la naciaj bibliotekoj de Tirana kaj Prishtina, kaj aliloke. Oni ŝatas ilin eksterlande, kvankam la librokvanto estas malgranda, kompare al la eldonaĵoj en la naciaj lingvoj, subtenataj de la ŝtato. Ĉio fariĝas volontule.
⦁ Vi instruis, vi havis ankaŭ aliajn obligojn, kio tenis vin alkroĉite al Esperanto?
⦁ Min tenis la pasio, la kuniga misio de Esperanto. La interna ideo ĝia estas la homa bonkompreniĝado. Dum la promociado de la libro kun poeziaĵoj “La mondo estas pejzaĝo kun brilaj koloroj” de Eqerem Basha en la nacia biblioteko de Prishtina, ĉeestis ankaŭ sinjoro Adem Demaĉi. Aŭskultinte niajn konversaciojn kun la fremdaj esperantistoj, tre ravita, li diris:
Mi delonge revadis pri tia lingvo neŭtrala, kio metas la homojn en egalaj pozicioj! Tion diris Demaĉi, homo vizionulo!
Simile okazis iamtempe ankaŭ al Ghandi, granda sciulo kaj gvidanto hindia. Kiam svisa esperantisto parolis al li pri la esenco de Esperanto, Ghandi tiel entuziasmiĝis kiel li petis la svison akompani lin dum unu monato kaj instrui al li esperanton, tiun apartan lingvon.
La naciaj lingvoj aparte tiuj de grandaj landoj, influas kulture iamtempe ankaŭ negative al la lingvoj de la malgrandaj landoj. Eĉ la granda Germanio ne povas kunfronti la premon de la angla, dum Francio lanĉas apartajn leĝojn por protekti sian lingvon.
Esperanto ludas ĉiaspekte protektan rolon.
⦁ Esperanto signifas “homo esperanta”. Kion esperas li?
⦁ Li esperas pri mondo pli bona, en bonkompreniĝado, en prospero, sen militoj.
⦁ Esperanto estas disvastiĝinta en 125 landoj, preskaŭ en la tuta mondo…
⦁ Jes, ni disponas pri adresaro kaj telefonlibro de la esperantistaj klubejoj en la ĉefaj urboj.
Esperantistoj karakteriziĝas de solidareco unu al la alia. Vi povas tranokti ĉe iliaj hejmoj senpage, se vi estas mem esperantisto.
⦁ Kiel oni diras en Esperanto “Ju jeni i pazakontë! (Vi estas eksterordinara)?
⦁ Vi estas eksterordinara!
⦁ Ni diru tion kune: 1,2,3!

⦁ Vi estas eksterordinara!
⦁ Ankaŭ vi estas eksterordinara!

(https://youtu.be/ZVSTr4XyT7Q)

Surpaperigis Bardhyl Selimi, 14-an de decembro 2021

Demokrati i orëve të para, Viktor Martini

0
NË FOTO: Viktor Martini, Sotir Pani, Thanas Gjika, Zef Boka dhe Kolec Traboini. Fotografia është bërë në Boston, në restorantin “Pier For” të shqiptaro-amerikanit Anthony Athanas.
Kolec P. Traboini, Tiranë
Se çfarë e kush është demokracia e sotme më mirë se askush e di Viktor Martini, i biri i Zef Martin Zogut nga Hoti, babai i tij ka vdekur në burgun komunist të Burrelit. Djemt e Zef Martinit thuaje u burgosen të gjithë. Ndaj tyre u tregua një dhunë e shtypje e pamëshirshme. Këtë fat pati edhe Viktori, që 16 vjeçar të shkojë në burgun famkeq të Burrelit ku i kishte vdekur i ati. Viktori ishte ndër organizatorët kryesore të rrezimit të bustit të Stalinit në mes të Shkodrës. U arrestua dhe ndaj tij u përdorën gjithçfarë torturash. Me daljen nga burgu ai u bë nisiator për të krijuar shoqatën e të burgosurve politike në Shkodër.
Po duke qenë i persekutuar aq rëndë a pa ndonjë ditë të mirë Viktor Martini nën demokracinë që kinse erdhi? Asnjë ditë. Veç tmerr e persekutim në vazhdim, sa u detyrua të shkonte të jetonte në Amerikë.
Kjo sepse kinse demokratët sapo morën pushtetin i vunë hurin të burgosurve politikë dhe afruan rreth vetes spiunë dhe agjentë të Sigurimit të Shtetit, duke i bërë deputetë e ministra dhe duke i mbush institucionet e shtetit me ish agjentë, të cilët i shërbenin atij, të parit te vendit, por edhe ai i kishte nën zap sepse i kontrollonte nga që kishte në dorë tërë dosjet e Ministrisë së Brendshme të Diktaturës Hoxhiste.
Përtej kësaj nisën të përçajnë shoqatat, këtë fat pati edhe shoqata e të burgosurve politikë ku një palë e kundërshtonin ish komunistin me 25 vjet teser partie dhe disa të tjerë, mjaftonte ti daroviste pushteti dhe e mbyllnin gojën duke thirrur “Hosanna Baraba!”
Kur Lideri qe edhe sot i bejne Hosanna u duk në Boston për të marrë një dekoratën të premtuar në Boston University, një grup shqiptarësh demokratë, ndër të cilët edhe Vitor Martini e kundërshtuan dhe kështu Lideri u kthye nga Bostoni duar bosh, se në momentin e fundit Këshilli Universitar e pezulloi dhënien e dekoratës.
Viktor Martini gjithëherë ka qenë aktiv për demokracinë dhe zëri i tij është dëgjuar përherë si zë kritik, i veçantë, i vërtetë e i pa kompromis me ata që ja kanë me hile demokracise dhe e shfrytëzojnë pushtetin për përfitime vetiake dhe të familjes në kurriz të popullit. Por zëri i Vitor Martinit nuk dëgjohet në Mediat dhe Televizionet qëndrore në Tiranë, ku përrallet politika e hajdutëve, se Televizionet i kanë blerë Liderët i Foltoreve Politike, që me gjithë këto shpenzime për Puçin politik në PD, tregojnë se kanë miliona të fshehura. Po pse SPAKU nuk ndjek paratë sipas mësimeve të martirit italian të Drejtesisë Xhiovani Falkone? Mos presin tua nxjerrë gështenjat nga zjarri Amerika dhe të mos prishin qejf me korrupsionin, pjesë e të cilit, mesa duken bathët, janë edhe ata?!
Kolec P. Traboini
11 dhjetor 2021

Politikë, me rrymë !?

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Qysh bre po e bani politikë çdo gjë?
Në fund edhe rryma u politizua. A e keni harrue çlirimin; as televizion, as ujë, as shtepi, e kemi jetue të lirë, me vullnet të madh për punë, shkollim, standard e jetë. Si jetuam ditëve, muajve e viteve të fillim mileniumit të tretë?
Me mungesë rryme, transporti, ushqimi; po me një vullnet të çeliktë e siguri, se do vijnë ditë të mira për popullin e shumëvuajtur të Kosovës. E mbani mend në kohën sa ishte ministër Çeku, “tri dritë e tri terr”?
 I mbani mend keqpërdorimet në KEK, tenderat milionëshe, për kriminelët ekonomikë e politikë. Po nuk ja zë askujt për të madhe se nuk i kemi ne fajet po zoti ynë. Na dha tokën, më të mirë në botë, kërthizën e planetit, me bjeshkë, fusha e dete, me diell shi e bereqet. Na dha bukurinë me të madhe në planet, po nuk na dha mend. Dhe për ketë arsye, mund dhe ta urrejmë zotin. Po zoti nuk ka faj, qe ne ishim të tillë. Ai tha:”Të gjitha të mirat, qe nuk ua dhash i lejova për mbarë njerëzinë, prandaj, po si morët, nuk është faji im, po i juaj”!
Dhe në fakt, ne ishim egoistë, veta e parë njejës; asesi ti pranonin mirësitë e tjetër kujt. Ishim të tillë ne çdo kohë të ecjes nëpër histori! Prandaj edhe Skenderbeu, kur ishte kthyer në Krujë kishte thirrur princat duke u thënë:”Të gjithë ju do të jeni princa dhe me tutje, ndersa unë do të jem prijësi juaj”!
Luftë për të parin, luftë për elitë, luftë për ta penguar të menqurin, të ndershmin. Luftë, luftë deri në humbje kolektive.
E dini ju, se përveç dreqit, se keqes po i ndihmon dhe armiku, përmes nesh, duke u bërë ne argat të dreqit e armikut.
Nuk është vetem Kosova jonë e vogël problemi, po edhe Shqipëria e mbarë teritoret ku jetojmë ne. Politizimi i rrymes është ndoshta politizimi më jo domethënës i mosfunksuonimit të shtetit. Kemi dhenë për 20 vite rrymë falas, xehe falas, tokë falas, privatizue falas e çdo gjë falas sikur të ishte shteti jonë, “okus pokus”! Deri kur kështu?
Akoma nuk ka ngritje çmimi, akoma nuk ka temperatura të ulëta, ndërsa ne luajmë filma, sikur, Sali Berisha, andej kufirit. Nuk qajmë bythën, as për fukarenj, as për të mbërdhirë e as për të ngrirë, po për pushtet. Për ta rrëxuar një qeveri e për të ardhur një tjetër. Përse ndihmohen të varfërit nga fonde të dyshimta, kur politikanët kanë miliona e miliona para të vjedhura nga ky popull? A keni degjuar, qe një politikan, biznesmen apo hoxhë u ka ndertue shtepi fukarenjëve? Të gjithë këta kanë mjaft, për ti nxjerrur një numër bukur të madh nga skamja e skajshme! Po, jo, politikanët kanë nevojë për pozita, për të qeverisë në mënyrën më të poshtër, kanë nevojë për dashnore pa lesh nëpër këmbë, kanë nevojë për xhipa, villa e pasuri prrallore!
Kosova, paskësh qenë vendi më i pasur në rruzullin tokësor, sepse, po të mos ishte do të falimentonte për këto vite të pas lufte, duke pasë parasysh gjithë hajnitë qe ishin bërë në kurrizin e saj!
Ne do të nxehemi, me batanije apo pa to, ne do të dalim në pranëverë, po ju zhurmaxhinj, mos i friksoni fukarenjët. Zhurmën, qe bëni, e keni vetëm, sa për ta rrëxuar qeverinë e pastaj të bëni mut, siq e keni bërë deri me tani. As kjo qeveri nuk është krejtësisht e përkryer, sepse ministrat, zëvendës ministrat, këshilltarët, bordet e kryetarët, janë po ata, qe ishin edhe më parë, nga ky brum i Kosovës. Të përpiqemi se bashku ti ndryshojmë gjerat, ta sjellim edhe sasinë e rrymës, qe na mungon, ti ndihmojmë të pa kamurit, të ecim bashkë. Na presin shumë punë. Pa ndihmën e gjithë neve dhe gjithë partive, nuk mund ti përmbushim detyrat, qe i kemi parashtruar veti, kemi para nesh detyra të rënda!
Përfaqësuesit e BE-së do ti kemi në anën e Serbisë, ngjarjet e nivelit global, mund të ndikojnë keq, nese ne nuk jemi të bashkuar. Krizat globale gjithandej globit në këtë kohë të pandemisë, domosdo do të ndikojnë edhe në Kosovë, prandaj ti përballojmë ato me dinjitet, jo me grindje!

Kur u krijua Serbia nga turqit dhe dhe rusët ?

0

shkruan Fahri Xharra

“Ne jemi dy popuj vëllezër që kemi luftuar së bashku dhe kemi lënë gjurmë në histori. Gjurmët e historisë sonë shekullore vërehen edhe në ditët e sotme, shumë gjurmë të përbashkëta të historisë nga veriu në jug të Shqipërisë, që shprehin qartë se marrëdhëniet Shqipëri-Turqi kanë qenë tradicionalisht të mira dhe miqësore”, tha Zonja Golemi
Vërtetë që kemi luftuar së bashku porse kundër njëri tjetrit dhe nga ana e jonë me humbje të mëdha
Doja të bëja një lidhje të dashurisë osmane me ne dhe me serbët
Përderi sa në vitin 1830 Serbisë së pa qenë kurrë, iu pranua statusi kombit nga Sulltani Mahmudi i II ( na Tašmajdanu je održana svečanost povodom dodjeljivanja hatišerifa Srbiji, od strane sultana Mahmuda II, kojim je priznata kao vazalna kneževina. ) në Manastir po at vit u krye Masakra e Madhe, ku 191 vite me pare, perkatesisht me 1830, pushteti osman, vrau afer 1000 dhe i arrestoi 400 deri ne 500 shqiptar ne Manastir. Keta te vrare dhe te arrestuar nuk ishin njerez te thjesht, ishin elita e kohes.
Kjo ngjarje duhet perkujtuar nga se nëraport me numrin e pupullatës qe kishin trojet shqiptare të asaj kohe, është e barabart me 12 mijë veta që i vrau Serbia per dy vite;
Kjo ngjarje duhet perkujtuar sepse vrasja e kesaj elite njerzish shtyu per 100 vite krijimin e elites shtetformuese, duke ber qe te gjithe fqinjet tane Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia te fitojne pavarsine para nesh dhe te zgjerohen ne dem te teritoreve tona.
Pra një pyetje për Rektoren Bogadani, ku e sheh ti ndihmë vëllazërore?
Për Kohen që po flasim :sipas Vasa Çubriloviqit Srbia nuk ka mundur të ketë më shumë se 50 000 derin 60 000 banorë ( U tom trenutku prema podacima V. Čubrilovića Srbija nije mogla imati više od 50.000 – 60.000 stanovnika.” („Istorija srpskog naroda, Četvrta knjiga, tom I, Srbi u XVIII veku”, Beograd 1986, str. 321).
Edhe kjo është një rrenë serbe në atë kishte vetëm shqiptar ortodoks e katolik. J a se si Otomanet e rriten Serbinë duke i marrë tokat shqiptare. Që nga gjysma e dytë e shekullit XIV kur osmanet e pushtuan Ballkanin, SRBIJA JE 1740. BILA PRAZNA – Serbia ishte e zbrazët shkruan(„Istorija srpskog naroda, Četvrta knjiga, tom I, Srbi u XVIII veku) nuk kishte serb. Nuk ishte zbraztë se kishte dardan,ajo pjesë ishte Dardani , plotë me dardan të cilët u konvertuan në islam.


SRBIJA JE 1740. BILA PRAZNA , shkruhet se në vitin 1740 Serbia ishte zbrazët. Një rrenë hsitorike. Aso Kohe nuk kishte serb dhe se ajo pjesë ishte Dardani , por kishte Dardan. Serbë e sotëm e harrojnë që Kryengritjet kundër Turqve i bën shqiptarët. Shikoni flamurin dhe veshjet shqiptare, bile e dhe fustanellat.

Shikoni , në Gusht 1830 u krye “masakra e Manastirit “ kurse në Dhjetor i të njëjtit vit serbet u pranuan nga ana turke nga Sulltani Mahmudi i II –të.


Referencat:
-https://bizniscg.me/2020/12/13/knez-milos-obrenovic-prije-190-godina-svecano-proglasio-da-srpski-narod-postoji/
-https://alb-spirit.com/2021/12/15/ambasadori-turk-ne-shkoder-poshteroi-shqiptaret-prandaj-reagimet-te-duhej-te-ishin-te-ashpra-dhe-te-shumta
-https://www.botasot.info/opinione/1723909/prof-dr-suzana-golemi-ne-mes-te-shkoder-loces-krenohet-me-500-vjet-roberimi-turk/
-https://telegrafi.com/masakra-e-manastirit-kur-otomanet-vetem-ne-nje-dite-vrane-1000-shqiptare/

Fahri Xharra,16.12.21
Gjakovë

A lehtësohet hapja e negociatave me BE, nga konflikti Rusi – Ukrainë?

0

Ushtarët e Ukrainës , duke bërë roje në kufi me Rusinë

Prof. Prirro Prifti, Tiranë

Hapja e negociatave për Shqipërinë si hapi i parë drejt integrimit në BE prej kohësh është vonuar megjithë plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë, dhe tani mendohet se takimi i përfaqësuesve të BE për të miratuar një datë të përcaktuar mund të bëhet në fund të dhjetorit ose në janar të 2022.
Odisea kohore e e vonimit të negociatave nuk ka lidhje vetëm me përmbushjen e kushteve te BE nga ana e Shqiperise por ka lidhje ashtu siç është përmëndur shpesh edhe nga problemet brënda BE midis shteteve të ndryshme. Një nga shtetet që kanë penguar hapjen e negociatave ka qënë Franca politika e të cilës ka mbetur e njëjtë ndaj Shqipërisë e shqipëtarëve që nga Konferenca e Ambasadorëve në vitet e largëta të fillim shekullit, pra në vitin 1913 e deri më sot.
Argumenti është se politika franceze ka luajtur rol të madh në përkrahjen e shteteve sllave dhe të Greqisë duke anashkaluar si përherë çështjen shqiptare sa herë që ajo është ngritur me forcë qoftë nga rilindasit e hershëm shqiptarë qoftë edhe pas luftës së dytë botërore apo dhe më pas , pas viteve `90 në kohën kur u formua BE.
Po kështu si Franca e cila ka patur dhe ka lidhje të ngushta me Serbinë dhe Rusinë, edhe vënde të tjera të BE janë simpatizante të sllavëve, por për Shqipërinë nuk kanë patur ndonjë element favorizues ndoshta nga që gjithmonë Shqipëria dhe shqiptarët janë parë me syrin religjioz si myslimanë.
Me përfshirjen e SHBA përsa i përket rritjes së rolit të faktorit shqiptar duke çliruar Kosovën në vitin 1999 me luftën 3 mujorëshe me Sërbinë, SHBA në gjeopolitikën e saj për të penguar ekspansionin rus në Ballkan ka ngritur dy baza ushtarake një një Kosovë në Ferizaj dhe në Shqipëri në Kuçovë.
Për këtë arësye krahas indiferentizmit të BE për të përfshirë Shqipërinë nësa më parë në BE, SHBA përkrahu dhe nismën e Ballkanit të hapur pikërisht me qëllim që të zbusë dhe të afrojë qëndrimet e Serbisë me Kosovën, por edhe për të krijuar mundësi të afrimit sa më të madh të faktorit shqiptar i cili sot përbëhet nga dy shtete por me mëndësi të ndryshme bashkëpunimi dhe ide politike të ndryshme. idea e integrimit të Shqipërisë në BE e iniciuar që nga koha e rrëzimit të diktaturrës dhe e kërkuar nga populli shqiptar nën parrullën simbolike `E duam Shqipërinë si Europa` është një aspiratë dhe ide 30 vjeçare, e cila edhe sot e kësaj dite nuk është realizuar megjithë transformimet e mëdha në Shqipëri.
Rezistenca e disa shteteve të BE sidomos nga Franca e cila nuk e ka dashur Shqipërinë të integruar brënda BE jo para vitit 2033, është gjithashtu e lidhur me afërsinë e Francës me vëndet slave dhe me Greqinë ; sidomos kjo e3 fundit gjithmonë ka nxjerrë pretekste nga më të çuditshmet për të mbajtur larga Shqipërinë nga BE, sepse po të integrohet zyrtarisht Shqipëria në BE atëhere edhe Shqipëria do të ketë të drejtën e ligjëshme ti kërkojë Greqisë të drejtat e shqiptarëve dhe arvanitasve në Greqi për të folur e shkruar gjuhën shqip, për të detyruar Greqinë që të nënëshkruajë marëveshjen e OKB për Minoritetet, për të hequr ligjin e luftës etj.
Gjithashtu problem i madh ka qënë Kosova e cila megjithëse i ka përmbushur kushtet që i ka vendosur B.E., për rregullimin e kufijve me Malin e Zi, dhe për demokratizimin e e jetës në Kosove, akoma nuk i ka lejuar Kosovës `heqjen e vizave`. Gjithashtu Akoma tre vënde të BE si Spanja Greqia dhe Qipro, te treja vëndet kanë probleme qoftë me minoritetet qoftë me barazinë dhe të drejtat e njeriut, nuk e kanë njohur Kosovën.
Sigurisht një opsion i artë po i del Shqipërisë , ndoshta dhe Kosovës me konfliktin Ruso-Ukrainas, në të cilin Rusia pretendon se në Ukraine ka minoritet të madhe rus sidomos në krahinën e Denieprit dhe të Zaporozhes, si dhe në mos zbatimin nga ana e Ukrainës të Marëveshjes së Minskut, duke grumbulluar ushtri në Kufirin më Ukrainën.
Takimi online e Presidentit Biden me Putin pavarëisht që mbeti një takim i përfunduar dhe po kërkohet një takim i dytë për sqarimin e fgjeopolitikave të SHBA dhe Rusisë në Europë, kishte një anë pozitive sepse Rusia me sa duket do ti hapë vëndin zyrtarisht SHBA në Ballkan me kusht që Ukraina të mbetet e pa-angazhuar e pa futur në NATO, si dhe pretendimi për të bërë marëveshje për armatimin e rrezikshëm bërthamor, ku Rusa ka një arsenal të barabartë me SHBA.
Pikat kryesore të takimit Biden-Putin të cilat ka shkaktuar edhe një lehtësim dhe hapje të rrugës të Francës për të afruar dhe lehtësuar hapjen e Negociataveme Shqipërinë, janë në shkrimin e znj. — Katie Rogers ne neëyourk times te 7 dhjetor për takimin Biden-Putin u paraqit kjo video conference e përmbledhur në pesë pika kryesore të bisedës, (https://ëëë.nytimes.com/live/2021/12/07/ëorld/biden-putin#here-are-five-takeaëays-from-the-biden-putin-call).
Sepse fati i Ukrainës mbetet ende në balance nëse Rusia nuk lëshon pe në gjeopolitikën e vet për Ballkanin.
Videokonferenca e liderëve nuk e zgjidhi krizën përgjatë kufijve të Ukrainës dhe as Kremlini dhe as Shtëpia e Bardhë nuk raportuan përparim të konsiderueshëm. Putini qëndron i palëkundur.
Është e paqartë nëse kërcënimet e zotit Biden do ta pengojnë liderin rus të pushtojë Ukrainën. Por zoti Putin nuk ishte pajtues. Një lexim i takimit në Kremlin tha se zoti Putin fajësoi Perëndimin për tensionet, për të cilin ai tha se po krijonte aftësinë e tij ushtarake në dhe rreth Ukrainës. Dhe zoti Putin kërkoi garanci ligjore që NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes drejt kufijve të Rusisë ose nuk do të vendoste sisteme armësh sulmuese në Ukrainë.
Një tubacion i madh energjie nga Rusia në Gjermani përballet me rrezik të ri.
Administrata e Biden dhe Kongresi kanë qenë në mosmarrëveshje për një tubacion të ri midis Rusisë dhe Gjermanisë që kritikët thonë se është një përfitim i papranueshëm politik dhe ekonomik për Moskën. Tani është në rrezik, sidoqoftë Biden ka nevojë për aleatët e tij.
Menjëherë pas përfundimit të takimit me zotin Putin, zoti Biden foli me telefon me liderët e Francës, Gjermanisë, italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, mbështetja e të cilëve, sipas zyrtarëve amerikanë, do të jetë vendimtare për frenimin e liderit rus. Kremlini e quajti bisedën “të ndershme dhe biznesore”.
Një këshilltar i zotit Putin, Yuri V. Ushakov, u tha më vonë gazetarëve se zoti Biden përmendi sakrificën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se të dy udhëheqësit madje bënin shaka dhe “shkëmbime të komplimente.” “Presidenti Biden i tha presidentit Putin drejtpërdrejt se nëse Rusia pushton më tej Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë do të përgjigjen me masa të forta ekonomike”.
Lehtësimi i afrimit të Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE , lidhet me presionin e që SHBA po i bën Rusisë për Ukrainën duke krijuar një hapësirë për gjeopolitikën amerikanë në Ballkan dhe sidomnos për faktorin shqiptar, duke lehtësuar kundërshtimin e Francës dhe të aleatëve të saj ndaj integrimit të Shqipërisë në BE.
Kjo është një sukses për Shqipërinë me të cilën gjeopolitika e SHBA po jep rezultatet e saj konkrete në drejtim të njohjes së faktorit shqiptar në Ballkan, dhe kthimit të Ballkanit një oaz paqeje dhe prosperiteti.

Shqipëria: Një shembull tragjik i dështimit të demokracisë

1

Nga Frank Shkreli

 

A e patë funeralin e demokracisë shqiptare të martën? A e shikuat paradën e 6 ambasadorëve , 6 vendeve më demokratike perëndimore, aleate të Shqipërisë duke shkuar tek selia e Partisë Demokratike në Tiranë?

Nuk dua të merrem më me subjektin e ndërhyrjeve të ndërkombëtareëve në punët që nuk u takojnë, sepse kam reaguar dyzina herë me shkrimet e mia modeste gjatë viteve të fundit.  Frank Shkreli: Diktatura më e rrezikshme, është ajo që, paraqitet me maskën e demokracisë! | Gazeta Telegraf  Për këtë, fajin e ka kryesisht klasa politike shqiptare e dështuar, por edhe ndërkombëtarët duhen ta dinë më mirë rolin e tyre. Se një shfaqje e tillë si kjo e ditës së martë, nuk është diplomatike, se i kalon të gjitha vijat e kuqe, se vërtetë përben një shkelje flagrante dhe është një ndërhyrje, e paskrupullët, në punët e brendshme të një partie. Unë shpesh e kam shprehur përbuzjen time ndaj klasës politike shqiptare, të periudhës, gjoja “post-komuniste” të këtyre tre dekadave të fundit, pa dallim partie.  Por, në saj të lirisë së fjalës që gëzoj si shtetas amerikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kam kritikuar, me arsye besoj unë, shpesh edhe sjelljet e diplomatëve të huaj në Tiranë, përfshirë ambasadoren amerikane atje.

“Parada e 6 ambasadorëve përendimorë duke shkuar tek selia e PD ,të ftuar ose jo ishte gjithashtu e papranueshme dhe e njëanshme.  Kjo shkel të gjitha normat diplomatike!”

Prandaj në këtë vijë, dua të them edhe kësaj here, se vizita e djeshme e diplomatëve përendimorë , të ftuar ose jo  në selinë e Partisë Demokratike ishte gjithashtu e papranueshme dhe e njëanshme.  Kjo shkel të gjitha normat diplomatike! Në sytë e një personi si unë që jetoj në Amerikë, një akt i tillë si ai që u luajt në kryeqednrën e Partisë Demokratike të Shqipërisë ditën e martë më bindi se ju të nderuar diplomatë, përfaqësues të Amerikës dhe të Evropës në kryeqytetin e Shqipërisë, jeni në përplasje dhe në konflikt të drejt për drejt me realitetin politik me të cilin pëballet vendi ku ju shërbeni  në Shqipëri.

Një shfaqje e tillë nga ana e juaj nuk ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri, kredibilitetin tuaj si ndërmjetës të paanshëm midis palëve, jo se jo, ndërsa  në radhët e shqiptarëve, qoftë përkrahësve të opozitës, qoftë edhe të pozitës keni humbur besueshmërinë plotësisht. Kur humb kredibilitetin, ke humb çdo gjë, thotë një fjalë e vjetër. “Nëqoftëse humb pasurinë, nuk ke humbur asgjë; nëqoftëse humb shëndetin, ke humbur diçka; por nëqoftëse humb karakterin, ke humbur gjithçka.”  Woodrow Wilson

Prandaj të nderuar diplomatë, një thënje tjetër, autori i të cilës nuk po më kujtohet tani për tani, por thotë përafërsisht: Kur njerëzit nuk kanë asgjë për të humbur, pasi kanë humbur çdo gjë, ata vërtetë e humbasin…Shumë shqiptarë, fatkeqësisht, po e “humbasin” dhe me përbuzje ndaj zhvillimeve të këtyre viteve në vendin e lindjes, kryesisht për arsye të mosaftësisë qeverisëse dhe konflikteve midis liderëve të tyre, por edhe për shkak të sjelljeve të ndërkombëtareve ndaj kësaj klase politike, shqiptarëve nuk u ka mbetur tjetër alterantivë veçse të largohen nga dheu i të parëve.

“Një shfaqje e tillë nuk ndihmon zhvillimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri, kredibilitetin tuaj si ndërmjetës të paanshëm midis palëve, ndërsa  në radhët e shqiptarëve, qoftë përkrahësve të opozitës, qoftë edhe të pozitës keni humbur besueshmërinë plotësisht. Kur humb kredibilitetin, ke humb çdo gjë, thotë një fjalë e vjetër.”

Ambasadorët e vendeve mike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve shkuan dje për të shprehur “ngushëllimet” e rastit,  një gozhdë tjetër në arkivolin e demokracisë së vdekur në Shqipëri, sado e brishtë që ishte. Duket ambasadorët shkuan dhe dolën prej andej pas një ore e pak minuta, duke mos bërë as një deklaratë se kush i ftoi, se pse ishin aty, për çfarë u fol dhe kush ishte objektivi i takimit. Aq, sa për transparencën e diplomatëve përendimorë në Tiranë, duke ngritur një shkallë më lartë mosbesimin e shqiptarëve ndaj sjelljeve të diplomatëve të huaj dhe marrëdhënive të tyre me përfaqësuesit e kësaj klase politike të dështuar, e cila dita ditës po zbraz atë vend, duke detyruar arratisjen e shqiptarëve nga atdheu i tyre si në kohën e komunizmit, por me të vetmin ndryshim se tani numri i të larguarve arrin në qindra mijëra shqiptarë. Shqiptarët me të cilët unë bisedoj, më thonë se shumë prej tyre janë të bindur se perëndimorët kanë arritur në përfundimin e të pranuarit të Shqipërisë , jo si një demokraci e vërtetë, por si një shtet autoritar,  erdoganist ose putinist.
Ky takim i ambasadorëve në selinë e PD-së, ashtu si edhe të tjera takime të kësaj natyre në të kaluarën me politikanët shqiptarë, kaloi pa asnjë koment.  Sidomos në këtë periudhë krize të madhe politike në Shqipëri, shqiptarët duan të dinë se ç’po ndodhë në vendin e tyre, dhe për kë po bien këmbanat, gjë që më kujtoi atë frazën anglisht, “For Whom the bell tolls”,  që i referohet kambanës së kishës që bie kur vdes një njeri, por për të cilin nuk duhet të jemi aq kuriozë se kush është njeriu i vdekur. Shqiptarët duan të dinë nëse kjo kambanë po bie për të paralajmëruar “vdekjen” e demokracisë në Shqipëri, apo të ndonjë personi.  Por, ama, sipas predikuesit anglez të shekullit XVI,  “No man is an island, entire of itself; every man is a piece of the Continent, a part of the main… Any man’s death diminishes me, for i am involved in mankind. Any therefore never send to know for whom the bell tolls; it tolls for thee.”

Që pak a shumë diplomatët perëndimorë duhet ta dinë domethënien e kësaj: Mos pyet se për ke bie kambana, mos pyet se kush ka “vdekur”, sepse kambana bie edhe për ty, pasi edhe ju jeni pjesë e kësaj bote që e quajmë njerëzim, ashtuqë kur “vdes” dikush ose diçka, siç është demokracia, edhe një pjesë e juaja vdes, edhe e demokracisë tuaj. Ky është shpjegimi i kësaj thënjeje pra, se nëqoftëse vdes demokracia shqiptare, pa dyshim se do vdes edhe një pjesë e demokracisë në vendin që ju përfaqësoni në Republikën e Shqipërisë.

Atëherë, në minimum, nëqoftëse nuk mund të ndihmoni në zhvillimin e një demokracie të vërtetë në Shqipëri, atëherë të paktën mos e pengoni një gjë të tillë.

Demokracia nuk pret për shqiptarët, të nderuar diplomatë.

Demokracia e vërtetë në Shqipëri u lodh duke pritur për 30-vjet. E destinuar të dështonte që nga fillimi, fatkeqësisht, pasi demokracia e vërtetë, nuk ka asgjë të përbashkët me trashëgiminë enveriste , zhduke kundërshtarin që mbrohet edhe sot nga kjo klasë politike e cila refuzon të distancohet nga krimet e regjimit komunist, përballë heshtjeve arrogante të ndërkombëtarëve ndaj atyre krimeve. Shikoni pak më imësisht atë të kaluar dhe do të zbuloni shumë shpejt se pse Shqipëria gjëndet në situatën në të cilën është sot.