Kreu Blog Faqe 1457

Likuidimet e parisë së Shestanit dhe 75-vjetori i vrasjes së Lekë Macit Përkolaj

0

Nail Draga, Ulqin

  • Dosja: Krimet e komunizmit

(75-vjetori i vrasjës së Lekë Macit Përkolaj)

Si në asnjë zonë e banuar me popullsi shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore(1941-1944), zona e Shestanit në veri-perëndim të Krajës kishte status neutral e udhëhequr nga Komiteti i Shestanit, në mbrojtje të popullsisë vendase, me qeverisje lokale, por me të përfunduar lufta e vendosjës së pushtetit të komunistëve, paria e zonës u burgos dhe u dënua me pushkatim duke i trajtuar ata si armiq të pushtetit dhe të ideologjisë komuniste

Ndër personalitetet më të njohura në Shestan në shek.XX, bën pjesë Lekë Maci Përkolaj(1890-1046), i cili ka lindur në vitin 1890 në Ndrekaj(sllavisht Karanikiq) në Shestanin Poshtë, në veri-perëndim të Krajës. Në sajë të kushteve të pavolitshme sociale, si shumë bashkëmoshatar të tij, mori rrugën e emigrimit në moshën 18 vjeçare, duke u vendosur në Stambollë, ku ma parë këtu ishte vendosur vëllau i tij Kola. Duhet cekur se në këtë kohë vendi me i preferuar për emigrimin e shqiptarëve ishte Stambolla, vend ku ishin vendosur më parë edhe shumë banorë nga Shestani e tërë krahina e Krajës. Pas një kohe filloi të punojë në ambasadën e Francës në Stambollë. Por, pas pesë viteve sa punoj aty Leka, në sajë të transferimit të ambasaorit francez në Tiranë(Shqipëri) ai e mori Lekën me vete, duke qenë pjesë e stafit të ambasadës. Leka dallohej me punë e korrektësi në shërbim, ndërsa përveç gjuhës shqipe e serbishte njihte edhe gjuhën franceze e ate spanjolle. Këtu punoi deri në vitin 1939, koha kur filloi Lufta e Dytë Botërore,kur Gjermania e pushtoi Francën, ndërsa ambasadori francez u largua nga Tirana dhe u vendos në Egjipt. Aty i ofroi mundësi edhe Lekës të jenë së bashku, por Leka e refuzoi sepse kishte vendosur të ishte pranë familjes dhe në vitin 1940, pas shumë viteve u rikthy në vendlindje në Shestan(Krajë).

Zona neutrale dhe Komiteti i Shestanit

Pas sulmit të Gjermanisë ndaj Mbretërisë së Jugosllavisë në prill 1941 dhe shkatërrimit të saj, populli i Shestanit në sajë të përvojës së hidhur nga e kaluara prej çetnikëve malazezo-serbë të njohur si “bjellashi” nga viti 1918-1929 të cilët vranë, djegën dhe plaçkitën popullsinë vendase vendosën të organizohen në vetëmbrojtje, me qëllim që mos të përsëriten vuajtjet e tyre ma herët.
Pikërisht nga përvoja e hidhur nga e kaluara populli i Shestanit, por edhe nga Muriqi e Ljarja në një tubim vendosën të shkojnë në Shkodër për të prezantuar shqetësimet e tyre, ku pushteti iu dha armë për mbrojtje e po ashtu u mbeshet idea për formimin e Zonës Neutrale të Shestanit, që u formu në fillim të vitit 1942, ku kryetar i së cilës u zgjodh Lekë Maci Përkolaj. Në kuadër të Komitetit të Shestanit çdo katund kishte përfaqësuesin e vet: 1.Lekë Përkolaj, kryetar, 2.Jakov Vresku, prif-sekretar, 3.Gjon Gjokmarkaj(Bardhaj-Gurrzë), 4.Maci Nikpalaj(Pecaj), 5.Gjon Malaj(Gjuraç), 6.Haxhi Murati(Muriq), 7.Isuf Osmani(Bes) dhe 8.Lekë Nilaj(Ljare).
Kemi të bëjmë me periudhën 1941-1944, kohë e cila dëshmoi se statusi i zonës neutrale ka qenë pozitiv për Shestatin me qeverisje autonome lokale, sepse qytetarët nuk kanë qenë të rrezikuar nga gjendja e luftës e cila ishte në viset tjera, pa prani të fashistëve apo të partizanëve ku populli lëvizte lirishëm, kanë shkuar për tregti në Shkodër, e Tivar për furnizime me ushqime e çështje të tjera të nevojshme. Për të parën herë u hapën shkollat në gjuhën shqipe, në Dedaj mësues ishte Gjergj Vata ndërsa në Muriq Qazim Kraja. Ishte koha e lirisë së munguar dhe të shpalosjës së identitetit kombëtar shqiptar.

Vula e Komitetit dhe nënshkrimi i kryetarit Lekë Përkolaj

Në rrethan të tilla shoqërore, me 10 prill 1942 një delegacion i Komitetit të Shestanit shkon për vizitë në Tiranë të ministri i Punëve të Brendshme Maliq Bushati dhe i paraqesin Memorandumin nga paria dhe kleri i Famullisë së Ljarës dhe Shestanit i nënshkruar nga 13 persona që ishin paria e këtyre fshatrave. Kemi të bëjmë me kërkesa të ligjshme të popullsisë shqiptare të kësaj zone, të drejta të mohuara nga viti 1878, kur kjo zonë në sajë të vendimeve të Kongresit të Berlinit iu dhurua Malit të Zi. Në këtë Memorandum prej tetë pikash në mes tjerash kërkohet edhe bashkimi me Shqipërinë(VI).

Një burrë i Shestanit, në veshje kombetare …

Ndonëse gjatë Luftës së Dytë Botërore nga komunistët për të përfituar mbeshteje popullore kundër pushtuesëve theksohej se si të përfundoj lufta do të lejohet deklarimi i lirë i qytetarëve se me cilin vend do të bashkohën. Madje një ide e tillë garantohej edhe nga Karta e Atlantikut, por realiteti dëshmoj të kundërtën sepse të gjithë ata që kërkonin realizimin e idesë së tillë akuzoheshin dhe janë ndjekur si armiq të pushtetit komunist.

Burgosja dhe dënimi

Se pushtetit të ri i pëngonin personat me autoritët e në veçanti paria e Komitetit të Shestanit u dëshmu me 29.6.1945, ku OZN-a arrestoi fillimisht kryetarin e Komitetit, Lekë Perkoliqin, e dy shestanas tjerë prej Gjuraçit , Vuk Pjetër Malaj dhe Gjon Zef Malaj anëtar të Komitetit dhe i dërguan në burgun e Cetinës. Ndërsa pas disa ditësh OZN-a përsëri në Shestan arrestoi dhe i dërgoi në burgun e Cetinës edhe katër shestanas të tjerë. Të gjithë këta u mbajtën në qeli e u torturuan plot katër muaj, duke u munduar t’i bëjnë të pranonin se kanë punuar për shkëputjen e Shestanit nga Jugosllavia dhe bashkimin e tij me Shqipërinë.
Ndonëse pushteti i ri ishe civil dhe udhëhiqej nga komunistët, realisht drejtohej nga policia politike, përkatësisht sigurimi i shtetit OZNA(UDBA). Ishte pikërisht UDBA e cila kishte përgatitur aktpadinë për prokurorin publik të qarkut kundër Lekë Macit Përkolaj dhe të akuzuarëve të tjerë(nr.197/133, 31.X.1945). Pas dëgjimit të të pandehurve dhe shumë dëshmitarëve të rrejshëm, në mesin e të cilëve shquhej shqiptari Vasi Pjetrit Macit, gjegjësisht Vasilije Llukiq, i cili veten nuk e konsideronte shqiptar, më 26 maj 1946 Gjykata Popullore e Rrethit në Cetinë shpalli aktgjykimin me të cilin Lekë Perkolaj, Gjon dhe Vuk Malaj u dënuan me vdekje, ndërsa Kolë Nrekoviqi me 20 vjet burg, Palë Margjonoviqi me një vit burg, Pjetër Gjokgjuriqi me 18 muaj burg, ndërsa Gjon Vuçetiqi u lirua nga aktakuza.

Populli ishte në mbrojtje të Lekës

Duke marrë parasysh se kishte të drejtë në ankesë në këtë aktvendim, djali i Lekës Zefi për të paraqitur ankesën mbledh 280 nënshkrime nga shestanas, ljaras e muriqas e shestanas që jetojshin në Tivar dhe përgatitet për ta dërguar në gjyq në Cetinë e ata me tutje në Gjykatën Supreme në Beograd. Por, një ditë para se Zefi të shkojë në Cetinë, nga komiteti i Tivarit e ftojnë dhe e kërcënojnë se ke vepruar gabim sepse nuk duhet të mbrohet një trathtar i popullit. Ishte ky një kërcënim, ku me pas ia morën lutjen, por, Zefi kishte pasur kopje të lutjës dhe një ditë më pas shkon në gjyq në Cetinë, duke i treguar gjyqtarit për ngjarjën e ndodhur. Nga gjyqi i Cetinës lutja është dërguar në Beograd, e ata më pas e kanë dërguar në Komitet të Tivarit për të vërtetuar nënshkrimet e qytetarëve. Me të ardhë kërkesa nga Beogradi, nga komiteti i Tivarit angazhohen nga UDBA, dhe bashkëpuntorët e tyre vendas, duke friguar popullin dhe kërkuar nënshkrimin nga ana e tyre për të dënuar Lekën, ku arritën të mbledhin vetëm 20 nënshkrime(!?). Ishte kjo një dëshmi se populli ishte në mbrojtje të Lekës, se ai nuk kishte bërë krime por ka mbrojtë popullin si në Shestan dhe me gjerë. Por, gabimi i tij ishte se ka qenë shqiptar, demokrat e antikomunist dhe ndikoi në zgjimin e vetëdijës kombëtare shqiptare në këtë zonë, që ishte e pa pranueshme për pushtetin e ri.
Dhe nga një gjyq i tillë politik i dirigjuar nga OZNA në bashkëpunim me pushtetin komunist të instaluar, gjyqi la në fuqi vendimin për vdekje të cilin e realizoi me 16.9.1946, duke i pushkatuar të tre në Cetinë në vendin Bjellashka Papratina. Ishte ky vendi i kobshëm për shqiptarët sepse dy ditë më parë aty ishte pushkatuar dom Nikollë Tusha, prifti i kishës së Shën Zefit në Ulqin.

Lekë Maci Përkolaj

Rivarrimi pas 56 viteve

Ndonëse ka pasur nisma edhe më parë në lidhje mbi rivarrimin e Lekë Macit në vendlindje, deri më rënien e sistemit komunist ishte e pamundur! Por, në sajë të kërkesës së familjarëve me së fundit pas 56 viteve, pikërisht në vjeshtë të vitit 2002, u realizua rivarrimi në vendlindje në varrezat e kishës së Tuçilës në Gjuraç!

Pasojat për popullsinë e Shestanit

Vendosja e pushtetit të komunistëve në këtë mjedis dëshmoi se populli u ballafaqu me një realitet të ri të imponuar.

Shkolla shqipe e hapur në vitin 1941-44 u mbyll, duke u hapur në gjuhën serbe, njëjtë si në kohën e mbretnisë jugosllave. Se propaganda politike ishte kundër identitetit të shqiptarëve u dëshmu edhe në sajë të regjistrimit të popullsisë të mbajtur më 1948. Të dhënat e publikuara se në Shestan nga popullsia e përgjithshme prej 1461 banorëve si shqiptar janë deklaruar vetëm 6 persona, ndërsa të tjerët malazez, është dëshmi e politikës shkombëtarizuese, kundër shqiptarëve në Mal të Zi e dirigjuar nga pushteti komunist! Dhe një politikë e tillë me pas pati efektet e veta negative sepse popullsia shqiptare u asimilu në heshtje duke u deklaruar si malazeze apo kroate kryesisht në Tivar.

Pikërisht duke marrë parasysh një qendrim të tillë të pushtetit deri më tash nuk kemi dëgjuar se ndonjë person nga Shestani është shkolluar apo ka bërë emër në profesionin e tij. Ndërsa e kundërta ka ndodhë me shqiptarët në pjesën tjetër të Krajës, ku është zhvilluar arsimi në gjuhën shqipe. Nuk ka dilemë se eliminimi i parisë së Komitetit të Shestanit kishte këtë mision, ku pushteti ia ka arritur qëllimit, ku të dhënat e prezantuara në vitet më pas e dëshmojnë një konstatim të tillë!

Përfundim

Gjatë LDB (1941-1944) Shestani ishte me status të veçantë që drejtohej nga Komiteti i zonës neutrale duke qenë rast i veçantë, në viset shqiptare.

Roli i tij ishte mbrojtja e popullsisë vendore nga sulmet e ndryshme serbo-malazeze e cila nga e kaluara ka pasur përvojë të hidhur nga viti 1918-1929, si dhe mos lejimin e pranisë së çetnikëve e partizanëve në këtë mjedis. Pikërisht ky status dhe qeverisja autonome nuk është pritur mirë nga komunistët të cilët këtu nuk kanë pasur mbështetjen e tyre ideologjike. Andaj pas përfundimit të luftës u realizua plani djallëzor i tyre për të eliminuar udhëheqësit e Komitetit të Shestanit, ku pasi i burgosën iu organizuan procesin gjyqësor politik duke i dënuar me pushkatim si armiq të pushtetit komunist. Eliminimi i parisë së Shestanit pati pasoja të mëdha për popullsinë vendore që u dëshmu sidomos në procesin e asimilimit kombëtar.

(Dhjetor 2021)

Sekretarja e Jashtme britanike: Nuk do të lejojmë Iranin të prodhojë armë bërthamore

0

G7 paralajmërim të fortë për Iranin

Kryediplomatja britanike paralajmëroi gjithashtu Iranin se bisedimet për çështjen bërthamore i ofrojnë shansin e fundit për të arritur një zgjidhje.

“Është shansi i fundit dhe ata duhet medoemos të veprojnë. Nuk do të lejojmë Iranin të prodhojë armë bërthamore ndaj është jetike që të vijë në tryezë e të tregojë seriozitet në negociata”, tha zonja Truss.

Hakerat iranianë abuzojnë me “Slack” për spiunazhin kibernetik

0

STUdiuesit BM pretendojnë se një ekuipazh i lidhur me iranian i quajtur meddywater ka qenë duke u përpjekur për të shmangur zbulimin duke përdorur “Slack” për të kontrolluar malware e tyre. Besohet të jetë hera e parë që një veshje e dyshuar për hacking të mbështetur nga shteti është parë duke përdorur një teknikë të tillë.

Në mars, hakerët që besohet se ishin spiun kibernetikë iranianë gjetën një përdorim të ri për aplikacionin e mesazheve në vendin e punës Slack. Ata hynë në një linjë ajrore aziatike dhe kishin instaluar një derë të pasme. Për të fshehur komunikimet e tyre me atë malware, ata u lidhën me aplikacionin Slack dhe dërguan komanda mbi mjetin. Pse? Kështu që sistemet e sigurisë së TI-së do të mendonin se është trafik legjitim dhe nuk do të zbulohej ose bllokohej.

Kjo është sipas IBM, e cila po publikon kërkime këtë të mërkurë mbi atë ekip hakerimi, të quajtur MuddyWater. Divizioni i kërkimit për sigurinë kibernetike të gjigantit të teknologjisë X-Force tha se shikoi prapambetjen e MuddyWater, të quajtur Aclip, duke zbuluar se po përdorte ndërfaqe programimi të aplikacionit Slack për komunikime. API të tilla vendosin rregullat e nevojshme për të kombinuar aplikacione të tjera, të tilla si futja e postimeve të një kanali social në një grup Slack. Grupi MuddyWater krijoi një hapësirë ​​pune dhe kanale Slack nga të cilat ata mund të merrnin informacione të sistemit, të tilla si skedarët e kërkuar dhe pamjet e ekranit që ata po përpiqeshin t’i hiqnin nga rrjeti. Ata gjithashtu mund të përdorin kanalet Slack për të postuar komanda në derën e pasme.

Sa i përket asaj që ata po përpiqeshin të bënin, IBM gjeti prova se të dhënat e pasagjerëve të linjës ajrore ishin në shënjestër, duke gjetur një nga serverët e sulmuesve që përmbante skedarë me emra duke përfshirë “menaxhimin e rezervimit”. Përdorimi i Slack ishte pjesë e një operacioni të pacientit, në të cilin hakerat ishin në rrjetin e linjës ajrore për më shumë se një vit e gjysmë, sipas IBM.

Slack nuk i ishte përgjigjur një kërkese të Forbes për koment, por i kishte thënë IBM: “Ne hetuam dhe mbyllëm menjëherë hapësirat e punës të raportuara Slack si shkelje të kushteve tona të shërbimit. Ne konfirmuam se Slack nuk ishte komprometuar në asnjë mënyrë si pjesë e këtij incidenti dhe asnjë të dhënë e klientit të Slack nuk ishte ekspozuar ose në rrezik. Ne jemi të përkushtuar për të parandaluar keqpërdorimin e platformës sonë dhe marrim masa kundër kujtdo që shkel kushtet tona të shërbimit.”

Ndërsa ky duket të jetë përdorimi i parë i Slack nga shteti komb për operacione të tilla spiunazhi, nuk është hera e parë që aplikacioni përdoret për komunikime me dyer të pasme. Në vitin 2018, u zbulua një i quajtur SlackShell dhe vitin e ardhshëm u shfaqën dy të tjerë.

Nick Rossmann, drejtuesi i inteligjencës globale të kërcënimeve në IBM X-Force, tha se Slack nuk ishte në asnjë mënyrë komprometuar, ai thjesht ndihmoi spiunët dixhitalë “në zgjatjen e fshehtësisë së funksionimit të tyre”.

“Ndërsa teknika nuk është e re, X-Force nuk sheh shpesh aktorë kërcënimi që përdorin Slack për komunikim [komandimi dhe kontrolli],” tha Rossman për Forbes.

“Për organizatat që përdorin shumë Slack, mund të jetë e vështirë për to të dallojnë trafikun legjitim të rrjetit Slack me trafikun e rrjetit të krijuar nga kjo derë e pasme, prandaj ne donim të rrisim ndërgjegjësimin për këtë mjet.

“Ne nuk jemi në dijeni të shteteve të tjera kombëtare që e përdorin atë, por është e mundur. Shumë grupe kanë përdorur “teknikën” e përdorimit të platformave legjitime, si GitHub, Twitter, shërbimet e ruajtjes së cloud si OneDrive, ose infrastrukturën cloud.”

Rossman tha se incidenti ishte një kujtesë e mirë se organizatat duhej të shqyrtonin më me kujdes përdorimin e tyre të mjeteve si Slack për çdo trafik të mundshëm me qëllim të keq. “Industria ka kaluar duke u përpjekur të ndalojë kundërshtarët të hyjnë, ka të bëjë me atë se sa shpejt i ndaloni ata të marrin të dhënat tuaja dhe sa shpejt i nxirrni ata jashtë”, shtoi ai.

Ishte gjithashtu një shenjë e sofistikimit në rritje të Iranit në spiunazhin kibernetik, tha ai. “Irani është një operator kibernetik i zgjuar dhe megjithëse operacionet e tij kibernetike shpesh krahasohen me aftësitë e Rusisë dhe Kinës, do të ishte gabim të nënvlerësohej rritja e kundërshtarëve të sponsorizuar nga Irani.”

MuddyWater, për shembull, ka qenë i lidhur më parë me sulme ransomware dhe në vitet e fundit, Irani ka treguar një prirje për përdorimin e rrjeteve sociale si Facebook dhe LinkedIn në përpjekje për të zhvilluar marrëdhënie me objektivat e qeverisë amerikane për të mbledhur të dhëna prej tyre dhe për të infektuar rrjetet e punëdhënësve. Hakerët iranianë janë akuzuar gjithashtu për përpjekje për të depërtuar në rrjetet e furnizimit me ujë në Izrael dhe në nëntor, dy u akuzuan për një operacion dezinformimi dhe hakerimi duke u përpjekur të ndikonin në zgjedhjet e 2020.

Dhe të martën, kompania e sigurisë kibernetike Mandiant pretendoi se hakerët iranianë, së bashku me aktorët kinezë të spiunazhit, kanë nisur sulme nëpërmjet një cenueshmërie të përhapur në mjetin e regjistrimit Log4j, i cili ka prekur shumë nga shitësit më të mëdhenj të teknologjisë në botë, nga Amazon në Cisco.

Tmerret e vitit 1914, kur ushtria e Greqisë nuk la fshat pa masakruar, djegur e shkrumuar në mbarë Shqipërinë e sotshme jugore

0
Lexoni më hollësisht për masakrat çnjerzore nga ana e ushtrise greke mbi popullsinë civile në jugun e Shqipërisë (kryesisht gra, pleq edhe fëmijë) dhe dëshmitë nga Kosta Papa Tomorri , U.S.A botuar më 1917.
Autor: Justin Godart
Ngjarjet e kobshme të 1914 na vijnë edhe përmes tregimeve të autorit Kosta Papa Tomorri, i cili i ka parë me sytë e tij disa nga masakrat e lartpërmendura. Ja si shkruan ai midis të tjerave në librin e tij me titull “Barbaritë Greke Në Shqipëri”, botuar në USA 1917:
“…Andartet bene pergatitje per ofensiven kunder Kelcyres dhe Cepanit e cila nisi diten e Hene, 29 Maj, 1914. Plani i ofensives u be kesisoje: Fjorgakaqi, Jorgollaqi, Qiro Vaso, ne Mican do ti binin Backes. Kapedan Farmaqi ne Malind do ti binte Koprenckes. Sotir Bubuna ne Sevran, do t’i binte Qafes se Rogut.Kapedan Niko Aristidhi dhe trupat e Kocifaqit ne Qarishte, do t’i binin Muzhakes. Ne ofensive do te merrnin pjese dhe Kapedan Psaroj, Papa Jani, Kapedan Zerva, Kapedan Kollovoj, trupat e Karaxhajt me gjithe topa. Ofensiva zuri ne oren 2 ne mengjes ne Qarishte.
Dyfeku u ndez ne te tere vijen, topi nga Brezhdani po bombardonte pa pushim Kelcyren, topi nga Micani po bombardonte Backen. Ne pyllin e Qarishtes u perleshen trup me trup andarte dhe shqipetaret, ku u vrane 4 andarte dhe 4 u plagosen. Shqiptaret u terhoqen pas disa ore luftimesh te pergjakshme kjo fale epersis numerike te armikut dhe armeve te renda te cilat zotronte. Atehere andartet hyne ne Backe, duke i vene zjarrin gjithe fshatit, me vone hyne ne Corovode duke e djegur dhe ate. Trupat gjakatare andarte te cilat ishin ne Sevran , hyne ne fshatin Rog duke e djegur dhe ate plotesishte, pasi dogjen Rogun barbaret dogjen edhe fshatrat Muzhake dhe Cepan. Trupat andarte te Qarrishtes dogjen ne shenje hakmarrje ndaj rezistences se armatosur te skrapalinjve fshatin Prishte.
Bandat e shovinistve greke hyne dhe ne fshatrat Turbohove, pasi masakruan 7-8 pleq dhe femije te cilet nuk kishin mundur dote te largoheshin, andartet dogjen gati te gjithe fshatin, masakra dhe djegje pati dhe ne Vlushe si dhe ne fshatin Gjerbes. Placka qe zune andartet ne keto fshatra nuk kishte te numeruar. 300 barre me kuanj dhe karroca i derguan ne Janine. Me mijra krere gje te gjalle shkuan ne Greqi. Ne Backe u theren 30 gra dhe foshnje, te cilet nuk harriten te shkonin ne Zhepove. 15 gra me djep ne krahe i zune dhe i theren me gjithe foshnjet qe kishin. Shqiptaret u demoralizuan se nga nje ane kishin andartet kurse nga ana tjeter bandat esadiste te cilat zune Beratin.
Shume banore te zones se Skraparit shkuan “muhaxhire” ne Berat dhe rrethinat e tije, por dhe atje mundoheshin nga bandat esadiste, shume nga keta persona vdiqen nga mosushqyerja dhe kushtet e keqija, por ata qe mbijetuan vendosen qe te ktheheshin. Mbi 400 femijë u kthyen ne Skrapare, te cilet rane ne pabesin e andarteve…(vijon)
Masakrat e bandave e ushtrisë greke në jugun e Shqipërisë. Këto masakra patën si pikësynimin zbatimin në terren të platformes famëkeqe “Megali Idhea”, projektuar nga Jani Koleti në vitin 1844.
Kjo platformë ishte në sinkron me platformën tjetër antishqiptare, “Naçertania” të ideuar nga serbi Ilia Garashanini të po këtij viti, te cilat synonin zhdukjen përfundimtare të kombit shqiptar.
Kan være et bilde av kart og tekst
Të gjitha fshatrat me pikë të zezë në këtë hartë në Shqipërinë e sotshme jugore janë të shkatërruara, shumë banorë të masakruar e të djegur nga andartët grekë në vitin 1914 . 

Dhembja është njerëzore

0

Shefqet Dibrani

Kritikë letrare

Hasan Qyqalla & Mustafë Krasniqi, ”LEGJENDA E DHEMBJES SË HESHTUR”, monografi, botoi “SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIK E KOSOVËS”, Prishtinë 2017, ISBN: 978-9951-497-74-9. (Familja Salihaj: Evokime, përjetime, burgosje, gjakime – rrëfejnë motër e vëlla…)

PROLOG

Avdyl Dura: I njohur si luftëtar kundër pushtuesve serbë e bullgarë. Ai u vra më 28 qershor, në fshatin Rakaj, në luftimet disaorëshe me forcat serbe. Ishte komandant i çetave kaçake të kësaj ane. Po ashtu Avdyl Dura, nga viti 1926-1937 ishte kryetar i komunës së Sllatinës, kjo komunë përfshinte 20 fshatra, në mesin e tyre edhe fshatin Duraj. Për ata që kanë lexuar libra të historisë, sigurisht e kanë hasur edhe emrin e Avdyl Durajt, nga fshati Duraj në Kaçanik.

Të jesh poet e të mos shkruash një varg për heronjtë nuk e ke kryer misionin që ka poezia! Disa nga heronjtë e këtij libri i kam të njohur nga aktivitetet në Zvicër, në demonstrata e sakrifica të shumta.

Pastaj erdhi lufta dhe ata shkuan për ta çliruar atdheun. U bënë ushtar të UÇK-së, luftëtar dhe Heronjtë e lirisë sonë. E sot në paqe nëse hezitojmë e heqim dorë nga ideali i tyre nuk do t’i shërbejmë të sotmes e as të nesërmes. Ata kanë shkuar në luftë, na sollën lirinë, por vet u flijuan për lirinë që ne e gëzojmë! Parë nga ky prizëm: Sa hyjnore, sa fisnike dhe sa stoike ishte qëndresa e Vëllezërve Salihaj. Për mua si autor librash dhe kritik letrar, është gjëja më e paktë që mund të bëja për sakrificën e kësaj familje, të përkujtojmë dhembjen dhe tërë tragjedinë e ndodhur në Familjen Salihaj, me të cilën u njoha, kryesisht përmes kësaj monografie.

MOTRA…

Xhevë Salihajn, e kam njohur më 6 gusht 2018, në Kosovë, aty afër vendlindjes sime, në Orllan të Podujevës, në një orë letrare me krijuesit e shumtë nga diaspora. Zonjë, plot gaz, plot hare, me një entuziazëm për t’ia pasur zilinë. Në dorë mbante një libër, dhe diçka tragjike fshihej nën atë ngazëllim?! Sikur dridhej, trishtohej nga ato ngjarje të cilat tashmë ndrydheshin në atë libër. As që më ka vajtur mendja se brenda librit mund të ishte gjithë ajo tragjedi familjare, gjithë ajo sakrificë, gjithë ai flijim.

Kur Xheves, ia kërkova atë libër, mu duk sikur iu përzien ndjenjat, sikur iu shfaq një dashuri e mbytur në tragjedi. Në sytë, në mimikën, dhe tërë nuri i saj, u mbulua me refleksion të një trishtimi të cilin aty për aty nuk arrita për ta kuptuar, gjithësesi reagimi i saj ishte mbresëlënës. Asnjëherë nuk kisha menduar se një grua mund të shfaqej aq e hareshme, kurse në duar mbante tërë tragjedinë familjare, në zemër, po ashtu kishte dhembje të cilën nuk e shprehte. Ajo kishte trishtim sa nuk përshkruhet me fjalë. Xhevushja, emri i saj përkëdhelës, mu përfytyrua si ato Heroinat e Legjendave që kishin sfiduar tragjeditë e mëdha. Njashtu edhe tragjedia e familjes së saj, shpaloset në brendësinë e kësaj monografie monumentale.

MONOGRAFIA

Vetëm me pak kujdes të shtuar është dashur me dal edhe më në nivel, nëse dëshirojmë për t’ua respektuar sakrificën atyre që bënë e dhanë shumë për Kosovën. Ne librin po e trajtojmë si dhembje artistike, si art i flijimit, sakrificë kjo për Atdheun e cila sublimohet me Lirinë e Kosovës. Familja Salihaj, është flijuar për Liri, ajo e ka kryer misionin e saj. Të rënët gjithësesi. Rrëfimet në monografi janë përjetime reale dhe racionale që pasqyrojnë dramën e familjes ku do të dëshmohet tmerri që ka përjetuar Familja Salihaj, dhe duket si një tabelë rrëfyese për në ferr, atje në fshatin Duraj të Kaçanikut.

Lexuesi ndoshta do të hamendet pse Familja Salihaj, mban edhe mbiemrin Zenuni?! Këtë gjë autorët e kanë shtjelluar me kujdesë, madje edhe arsyet, dëshmi kjo për një formë tjetër të dhunës mbi këtë familje. Këtë e thonë, fotografitë dhe dokumentet e prezantuara, ato janë dëshmi, fakte dhe dhembje trishtuese njëkohësisht. Pa asnjë dyshim, Familja Salihaj, ka përjetuar tragjedi, ndër të rrallat në Kaçanik dhe rrethinë. Edhe monografia e vërteton këtë, libri i kushtohet këtyre masakrave, tragjedisë së përjetuar, dhunës sistematike dhe shkatërrimit në masë të qenies njerëzore dhe të shkatërrimeve edhe të anës materiale, madje në përmasa të pa para, të paparashikueshme, të padëgjuara. Rrëfimi si i tillë t’i ngath mishrat të fut tmerrin, por edhe të bënë krenar kjo rezistencë dhe sakrificë, në anën tjetër edhe përpjekja për të jetuar e gjallëruar është sfidë, është përpjekje e rrallë, sidomos kur dihet se në shtëpinë e tyre kanë mbetur aq shumë jetima!

Protagonisti i monografisë është Reshat Salihaj, veprimtar i LPK-së dhe aktivist i Fondit “Vendlindja Thërret”, kryesisht në Kantonin Vaud, përkatësisht në pjesën e Zvicrës frankofone. Një jetë e tërë në shërbim të kauzës kombëtare, që si sakrificë dhe si tragjedi shkon disa dekada përtej kohës që flitet në këtë monografi. Duke lexuar me kujdes këtë libër, na shfaqet edhe enigma për vrasjen e komandantit Agron Bajrami – Zefi, e cila mbetet mister, bashkë me vargun e gjatë të vrasjeve enigmatike?!

Si tërësi, monografia sjell rrëfime rrëqethëse, dëshmi për jetën dhe përpjekjen e Familjes Salihaj, për sakrificat, qofshin ato sociale apo në rrafshin politik. Me interes është shpjegimi për arrestime politike që kanë ndodhur gjatë vitit 1991 dhe 1994, në Ferizaj dhe Kaçanik, rrëfim që do të mbetet i bukur dhe i realizuar mirë.

Pa mëdyshje sakrifica e gjithmbarshme e Familjes Salihaj, është shembull flijimi dhe sakrifikimi, e cila, si familje, ka kaluar nëpër purgatorin e dhunës serbe, për më shumë se një shekull. Kjo familje vazhdimisht ka rezistuar duke u bërë e njohur në tërë zonën, prandaj, një studim e trajtim edhe më i thellë, edhe më përfshirës është domosdoshmëri, është kulturë dhe është obligim profesional.

HISTORIKU

PJESA E PARË, në këtë kapitull të monografisë, autorët kanë bërë përshkrim historik për fshatin Duraj, i cili shtrihet rreth 15 km në veriperëndim të Kaçanikut. Pastaj kanë folur për shtrirjen gjeostrategjike të fshatit, për trungun familjarë të kësaj familje e cila më parë ishte e njohur me emrin Duraj, ashtu siç emërtohej fshati i tyre. Në vazhdim autorët i kanë përshkruar përndjekjet politike, kanë folur për dhunën sistematike që ushtronte pushteti serb mbi këtë familje, pasi kjo familje ekonomikisht qëndronte mirë. Kurse në paragrafin e tretë të këtij shkrimi flitet edhevpër përfshirjen e djemve të saj në Luftën e Kosovës gjatë vitit 1998-1998, dhe për kontributin e tyre në radhët e UÇK-së.

Në shkrimin “Kush ishte Avdyl Duraj, (1893-28.06.1948)”, përshkruhet tërë sakrifica e Avdyl Zenunit, i njohur në popull si Avdyl Duraj. “Mirëpo, përndjekja e kësaj familjeje vazhdon edhe më vonë. Kështu, në vitin 1981 burgoset dhe dënohet me 15 vjet burg veprimtari Adem Salihaj”, (po aty faqe 14).

Mjaftë me interes, (parë nga aspekti historik), është një “Deklaratë akuzuese për Avdyl Durën”, e dhënë më 20 qershor 1945, por bashkë me dokumente të tjera arikvore nga kjo periudhë, qartë dëshmohet roli dhe rëndësia politike e atdhetare e Avdyl Durës, të cilin rapsodet popullor e kanë vënë në këngë.

Për liri luftën s’e ndalën-

Bashkë me shokë e gjithë mahallën

Me Ramë Bekën e Avdyl Durën,

Trojet tona do të mburrën!

Faqe 16.

RRËFIME TRONDITËSE

PJESA E DYTË, e monografisë i kushtohet veprimtarit Reshat Ilaz Salihaj, duke përshkruar hollësisht jetën dhe kalvarin e tërë veprimtarisë së tij patriotike në shërbim të kauzës kombëtare, shpjegohen një vistër perpjekjesh dhe sfida të pa imagjinuara. Arratisje, dhembje e lot… dhe ngadhnjim. Reshat Salihaj ishte bashkëthemelues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, (KMDLNJ), për bashkësinë lokale Elezaj e Doganaj, ku për një kohë të gjatë ishte veprimtar i këtij këshilli dhe njihej si aktivist i mirë dhe kishte bashkëvepruar me figurat e njohura të kësaj ane si: “Bajrush Xhamajli, Elmi Reçica, Ekrem Jashari, Milaim Jashari, të gjithë nga Ferizaj, pastaj Berat Luzha, Hysen Shurdhani, Ismail Raka, Agim Bajrami, Remzi Elezi, etj., nga komuna e Kaçanikut”, (faqe 23). Vlen të theksohet se Reshat Salihaj, ishte anëtarë i grupit letrar “Fazli Grajçevci” në Elezaj, pastaj veprimtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, veprimtar i Fondit “Vendlindja Therret”, dhe më vonë edhe bashkorganizator dhe ushtar i UÇK-së.

Në fillim të vitit 1999, Reshat Salihaj, kthehet në Zvicër, kuptohet me lejen e komandantit të UÇK-së, dhe përsëri në muajin Prill 1999, rikthehet në frontin e luftës bashkë me shumë rekrut të rinjë. Gjatë kësaj kohe ai do të përballojë vrasjen e katër familjarëve të tij. Pas luftës, falë tij dhe familjarëve të tjerë që kishin mbetur gjallë, ai do të kujdeset për jetimat e mbetur dhe do të bëjë edhe meremetimin e shtëpive dhe ngritjen e të rejave mbi gërmadhat e djegura gjatë luftës. Edhe ky kapitull plotësohet me dokumente, faksimile dhe shumë fotografi të tjera që përbëjnë një dosje të tërë faktografike e dokumentuese.

PJESA E TRETË, e monografisë përfshinë biografi, kujtime, rrëfime nga lufta, dhe nis me kujtime për fshatin heroik, Duraj! Këto kujtime janë mbresa emocionale, përjetime që rrëfehen me ndjeshmëri për fatin e tij dhe të të gjithë atyre që kanë bashkëvepruar me Reshatin. Ndër më përjetuese më duket se janë rrëfimet për Babain e tij Ilaz Salihun dhe ai për Nënën, Azemine Topojani Salihaj. Po ashtu rrëfime emocionale dhe tejet përjetuese janë rrëfimet e Reshatit për të vëllain Sabri Salihaj, të cilin e kishte bashkudhëtarin më të mirë dhe bashkëluftëtar në Luftën e Kosovës. Sabriu u vra nga forcat serbe, më 13 prill 1999, në lagjen e Cakëve të fshatit Vatë, (faqe 104).

Kujtimet e Reshatit për vëllain, Kemajlin, janë hallkë tjetër e kalvarit familjar, e vuajtjeve dhe sakrificave që ka pësuar kjo familje. Edhe Kemajli është vrarë më 13 Prill 1999. Rrëfimet dhe kujtimet e Reshatit për kunatën e tij, Lumnijen, janë aq përjetuese sa nuk bëhet më, “ajo është vrarë më 28 mars 1999, kur forcat serbe e mitraluan fshatin Duraj dhe shtëpinë tonë. Në sallonin e shtëpisë bie një predhë e kalibrit 12.55 mm, e cila e qëllon Lumën”, (faqe 110). Pa dyshim, kujtimet e Reshatit për vëllain, Bekimin, janë shumë të dhimbshme. Ai është gjetur i vrarë në vendin e punës më 25 shkurt 1998. Edhe kujtimet e Reshatit për vëllain tjetër, Izahirin, janë përjetuese, rrëfime këto që të ngathin mishrat, sidomos për vrasjet që ka përjetuar kjo familje. “Më 13 prill të vitit 1999, në fshatin Vatë, te lagjja e Cakëve, së bashku me dy vëllezërit, Sabriun e Kemajlin e dhjetëra shqiptarë të tjerë, nga forcat serbe është vrarë Izahir Salihaj”, (faqe 114).

Dy fjalë për vëllain, Samiun, i cili është krah i fortë i Familjes Salihaj, ai jeton në Zvicër, dhe kujtime të tjera të Reshat Ilaz Salihajt, janë një histori e dhembshme, është një kalvar i papërshkruar nëpër të cilin ka kaluar vet Ai dhe kjo familje, prandaj ai ka të drejt kur shtron pyetjen: “A thua, deri ku do të arrijë fatkeqësia e familjes dhe e popullit tim”, (faqe 122). Pastaj autorët i kanë përfshirë edhe kujtimet e Nexharisë, bashkëshortja e Sabriut dhe kujtimet e motrave Kimete Salihaj, (1976), dhe “Kujtimet e motrës Xhevushe për vëllezërit për luftën” (1977), janë rrëfimet më tronditëse dhe më të përjetuarat.

RRËFIMI I XHEVUSHËS

Ja si e përshkruar Xhevushja momentin kur do të shtrëngohet t’ia jap lajmin nënës së vet. “U afrova afër nënës me kujdes të veçantë që disi t’i tregoja e ta ngushëlloja për djemtë e vrarë. Posa iu afrova, parandjenja e kobshme thuajse e kishte munduar, nxori ofshamën me gjysmë shpirti dhe më tha: – Oj bijë, më trego drejt se çka ka ndodhë me djemtë, ku ishin ata? Pyetje që të fuste në dhe për së gjalli. Si mund t’i ikësh e të mos i tregosh një nëne për fatin e djemve të saj?! – Nënë! Mbahu e fortë! Nënë! Dy djemtë tuaj dhe vëllezërit e mi kanë shkuar nga kjo jetë, ata i gjetëm të vrarë; Sabriun dhe Kemajlin. Pas këtij kobi kishim edhe një shpresë, se Izahiri ka shpëtuar”, (faqe 147-148). Në rrëfimin e saj, Xhevushja shpjegon se “Kjo shpresë u tretë shpejt. I pash katër persona, të cilët bartnin me batanije, tre të plagosur dhe njëri ishte i vrarë! I vrari ishte vëllai im i vogël, Izahiri, 17-vjeçar. Atëherë nuk u përmbajta dhe bërtita: – Oh, edhe Izahirin! Ah, e mjera unë për vëllezërit e mi!”, (faqe 148), dhe ofshamë më të rënd e përjetuar vështirë se mund të lexohet diku, e pa tu mbushur sytë me lot.

Siç pohon Xhevushja, në rrëfimin e saj “Atë ditë të kobshme në mesin e 15 të vrarëve ishin edhe Sabriu, Kemajli dhe Izahir Salihaj, Jakup dhe Ilir Caka, Shiqeri Halili, Elezi dhe dy të tjerë të fshatit Lamaj, të cilëve nuk ua mësova emrat. Vëllezërit e mi plumbat i kishin marrë në gjoks, kurse Izahirin pas shpine. Të nesërmen. Në ora 13:30, u organizua varrimi i të vrarëve në fshatin Vatë, pikërisht në lagjen e Cakëve”, (faqe 149). Me rrëfimin “Zaimi – në radhët e UÇK-së”, përmbyllet pjesa e tretë e kësaj monografie, e cila është më tronditësja brenda monografisë, për ngjarjen në Familjen Salihaj në Duraj të Kaçanikut.

PJESA E KATËRT, përbëhet nga materiale publike “Shtypi i kohës për përndjekjet e familjës Salihaj”, ku në njëzet faqet vijuese ka vetëm faksimile të prezantuara, artikuj të gazetave që kanë shkruar rreth Familjes Salihaj, artikuj që pasqyrojnë rrëfime të trishtëta për përndjekjet e shumta, vrasjet dhe pasojat e dhunës.

PJESA E PESTË, përbëhet nga “Shkrime autoriale për familjen Salihaj”. Kjo pjesë nis me rrëfimin e Adem Salihajt, intelektual dhe funksionar i lartë politik në nivel Kosove dhe për disa mandate edhe Kryetar i Komunës në Ferizaj. Ademi, është familjar i afërt me Ilaz Salihaj dhe me të bijtë e Ilazit të përfshirë në këtë monografi. Pastaj ka shkrime nga Berat Luzha, Ramadan Pllana, Zarije Zenuni – Bajrami, Kjani Sallahu, Ismajl Prushi, Afrim Mustafa, Imer Tifeku, Fehmi Ajvazi, ku bashkë me fotografi të shumta që lidhen me historikun e Familjes Salihaj përbëjnë një dokumentar të tërë faktografik. Këto shënime e dokumente nga aktakuza e ngritur kundër një grupi veprimtarësh nga Kaçaniku, në mesin e tyre edhe kundër Reshat Salihajt, kanë kompletuar edhe më tej monografinë në fjalë. Me rubrikën “Shtojcë e librit”, dhe me shënimin e Reshatit, përmbyllet kalvari i rrëfimeve për tragjedinë në Familjen Salihaj të cilën autorët Hasan Qyqalla dhe Mustafë Krasniqi, me të drejt e kanë pagëzuar “LEGJENDA E DHEMBJES SË HESHTUR”, por kjo tragjedi nuk heshtet(?!), pasi rrëfimet e përfshira lëshojnë britma, klithma dhe ulërima shurdhëruese.

EPILOG:

Monografia kushtuar Familjes Salihaj, është një vepër që i kushtohet sakrificës së një krahine të tërë dhe flijimit dhe vetëmohimit të brezave dhe gjeneratave të tëra. Monografia është dokument origjinal, dhe është i shkruar në zhanrin e rrëfimit, ku familjarët e gjallë kanë rrëfyer për sfidat e tyre jetësore. Përveç Reshatit, duket se meritë e madhe i takon Xhevushes (Xhevë Salihaj), se mbase veç motra mund të rrëfej dhembjen kështu me kaq zell për vëllezërit e vet, duke mos e mohuar kontributin e askujt, monografia është strukturuar si enciklopedi më vete, në të cilën janë përfshirë tërë anëtarët e tjerë të familjes, farefisi i gjerë, me një fjalë një krahinë e tërë, të cilët ose përmes të cilëve janë ndërtuar rrëfimet në mënyrën më origjinale. Rrëfime e rrëfim në vete, përjetime dhe sfida të shumta, thjesht dhe qartë, pa i kërkuar askujt ndihmë dhe llogari. Gjithësesi plotësohet maksima e njohur: Ata që kanë dhënë nuk dinë të kërkojnë lëmoshë dhe nuk janë NJERËZ të prirur për tu ankuar.

LAVDI, Familjes Salihaj nga fshati DURAJ në Kaçanik!

St. Gallen, 15.12.2021.

Pse ishte e qëllimshme ndarja e Partisë Progresive Serbe nga Partia Radikale Serbe?

0
Lirim Gashi, Prishtinë
(në shqip, kroatisht dhe gjermanisht) 
Kur Vuçiç u largua nga Partia Radikale Serbe me një shumicë të madhe anëtarësh kyç dhe themeloi Partinë Progresive Serbe, ai mori shuma të mëdha parash nga shërbimet sekrete të disa vendeve kyçe euroatlantike për fushatën zgjedhore.
Në fakt, ndarja e Partisë Progresive Serbe nga Partia Radikale Serbe ishte e qëllimshme.
Sepse ata që i dhanë mbështetje financiare dhe logjistike Vuçiqit, e përfytyruan atë lëvizje nga njëra anë si një kurth populist, ose si një grep për votat e popullit serb dhe nga ana tjetër si një ndryshim të kursit politik dhe ideologjik të kësaj Partie të madhe popullore, prej atij klerofashist dhe rusofil, në atë pro evropian dhe pro amerikan.
Sepse Partia Radikale Serbe, edhe pse fitoi zgjedhjet parlamentare të Serbisë dy herë radhazi, nuk erdhi kurrë në pushtet pa mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit.
Kjo është arsyeja pse Vuçiqit i duhej akti i kthimit nga djalli (Zaul) te engjëlli (Paul) për të mashtruar diplomatët kryesorë nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Fatkeqësisht, ky mashtrim pati sukses sepse Partia Progresive Serbe u bë një kurth për diplomatët euroatlantikë që ndihmuan Vuçiqin në financa dhe logjistikë.
Sepse Partia Përparimtare Serbe ndryshoi vetëm emrin, taktikën dhe strategjinë e veprimit, por jo edhe ideologjinë, qasjen dhe përmbajtjen. Ajo mbeti Parti Radikale Serbe në këto tre elemente kyçe.
Në këmbim, Vuçiq u premtoi atyre njohjen e Kosovës deri në vitin 2017.
Nga ana tjetër, ai ra dakord me Rusinë që me fondet nga Brukseli që çdo vend i meriton për integrim, ta forcojë vendin ekonomikisht dhe ushtarakisht, duke e bërë sërish lider të Ballkanit Perëndimor.
Jo vetëm kaq, por ai i premtoi Putinit se do të bënte gjithçka të mundshme dhe të pamundur që Serbia të mos bëhet kurrë anëtare e plotë e BE-së, veçanërisht e NATO-s.
Jo vetëm kaq, por duke e mbajtur peng Kosovën përmes veriut të saj, Bosnjën përmes Republika Srpska, si dhe Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore përmes Kishës Klero-Fashiste Serbe, ai arriti të sigurojë që këto dy të fundit t’i mbajë larg nga anëtarësimi i plotë në BE, dhe për shkak të Kosovës edhe Shqipërinë.
Balkan Open është vërtetë provë e kësaj që po them.
Sepse “Ballkani i Hapur” është në të vërtetë “Bruksel i Mbyllur”.
Vuçiq, i cili imiton Millosheviçin dhe Putinin në politikën e brendshme dhe Titon në politikën e jashtme, i ka përsosur aq shumë aktrimin demagogjik (mashtrimin) dhe gënjeshtrat e Dobrica Qosiqit, saqë i ka futur në xhep të gjithë liderët ballkanikë, përfshirë Erdoganin dhe Orbanin.
Nga ana tjetër, ai futi në xhep të gjithë liderët e partive evropiane të ekstremit të djathtë që lobojnë pafund për interesat e Serbisë.
Por kjo nuk është e gjitha.
Me ndihmën e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, ai e ktheu Grenellin dhe shumë ish-zyrtarë të tjerë të administratës Trump në lojtarë të tij.
Nga ana tjetër, duke imituar Titon në politikën e jashtme, ai ringjalli nga hiri Feniksin, pra Lëvizjen e të Paangazhuarve, e cila shpërdoron lobimin ndërkombëtar për interesat klero-fashiste dhe hegjemoniste të politikës serbe.
Dëshmi për këtë është Samiti i Lëvizjes së të Paangazhuarve i mbajtur një muaj më parë në Beograd.
Kur kësaj i shtohet fakti që Vuçiq ka mbështetjen e heshtur të Macronit, qeverive të pesë vendeve që nuk e njohën Kosovën dhe Kinës, atëherë në këtë mënyrë rrumbullakoset fuqia e vërtetë e Qeverisë së Vuçiqit.
Megjithatë, nuk do të kalojë shumë kohë dhe loja e tij djallëzore do të deshifrohet edhe nga politikanët më idiotikë të Bruksel-it dhe Uashington-it.
Ju garantoj që nuk i keni dëgjuar dhe lexuar kurrë më parë këto që po ju them.
Por gjithashtu ju garantoj në vërtetësinë e tyre.
Ju uroj shëndet dhe që së shpejti të bindeni në vërtetësinë e tyre.
*******
OVDJE IMATE PO PRVI PUT POTPUNO RAZOTKRIVANJE VUČIĆEVE PREVARE
Kada je Vučić napustio Srpsku Radikalnu Stranku s velikom većinom ključnih članova i osnovao Srpsku Naprednu Stranku, dobio je velike svote novca od tajnih službi nekoliko ključnih euroatlantskih zemalja za predizbornu kampanju.
Zapravo, odvajanje Srpske Napredne Stranke od Srpske Radikalne Stranke bilo je namjerno.
Zato što su oni koji su Vučiću davali financijsku i logističku podršku, taj pokret zamišljali s jedne strane kao populističku zamku, ili kao udicu za glasove srpskog naroda, a s druge strane kao promjenu političkog i ideološkog tijeka ove velike narodne stranke, od klerofašističkog i rusofilskog, do proeuropskog i proameričkog.
Jer Srpska Sadikalna Stranka, iako je dvaput zaredom pobijedila na srbijanskim parlamentarnim izborima, nikada nije došla na vlast bez podrške Washingtona i Bruxellesa.
Zato je Vučiću trebao čin pretvaranja od đavla (Zaula) do anđela (Paula) kako bi prevario vrhunske diplomate iz Bruxellesa i Washingtona.
Nažalost, ova podvala je uspjela jer je Srpska Napredna Stranka postala zamka za euroatlantske diplomate koji su pomagali Vučiću u financijama i logistici.
Jer Srpska Napredna Stranka promijenila je samo naziv, taktiku i strategiju djelovanja, ali ne i ideologiju, pristup i sadržaj. U ova tri ključna elementa ostala je Srpska Radikalna Stranka.
Zauzvrat im je Vučić obećao priznanje Kosova do 2017. godine.
S druge strane, dogovorio se s Rusijom da će državu ekonomski i vojno ojačati sredstvima iz Bruxellesa koja svaka zemlja zaslužuje za integraciju, čime je ponovno postala lider zapadnog Balkana.
I ne samo to, nego je obećao Putinu da će učiniti sve što je moguće i nemoguće da Srbija nikada ne postane punopravna članica EU, pogotovo NATO-a.
I ne samo to, nego je držanjem Kosova kao taoca preko njenog sjevera, Bosne preko Republike Srpske, kao i Crne Gore i Sjeverne Makedonije preko Srpske Klerofašističke Crkve, uspio da potonje dvije drži daleko od punopravnog članstva u EU, a zbog Kosova i Albaniju.
Balkan Open je zaista dokaz onoga što govorim.
Jer “Otvoreni Balkan” je zapravo “Zatvoreni Bruxelles”.
Vučić, koji imitira Miloševića i Putina u unutrašnjoj politici, a Tita u vanjskoj, toliko je usavršio demagoško djelovanje i laži Dobrice Ćosića da je strpao u džep sve balkanske lidere, uključujući Erdogana i Orbana.
S druge strane, strpao je u džep sve čelnike krajnje desnih europskih stranaka koji beskrajno lobiraju za interese Srbije.
Ali to nije sve.
Uz pomoć Hashima Thacija i Edija Rame pretvorio je Grenella i mnoge druge bivše dužnosnike Trumpove administracije u svoje igrače.
S druge strane, oponašajući Tita u vanjskoj politici, iz pepela je uskrsnuo Feniks, odnosno Pokret Nesvrstanih, koji zlorabi međunarodno lobiranje za klerofašističke i hegemonističke interese srpske politike.
Dokaz tome je Samit Pokreta Nesvrstanih održan prije mjesec dana u Beogradu.
Kad se tome doda da Vučić ima prešutnu podršku Macrona, vlada pet zemalja koje nisu priznale Kosovo i Kine, onda se zaokružuje prava moć Vučićeve Vlade.
Međutim, neće proći dugo prije nego što će njegovu đavolsku igru ​​dešifrirati čak i najidiotskiji političari u Bruxellesu i Washingtonu.
Jamčim vam da nikada niste čuli ili pročitali ovo što vam govorim.
Ali jamčim vam i za autentičnost mojih argumenata.
Želim vam zdravlje i da se uskoro uvjerite u njihovu autentičnost.
********
HIER HABEN SIE ZUM ERSTEN MAL EINE VOLLSTÄNDIGE OFFENLEGUNG VON VUCICS BETRUG
Als Vucic die Serbische Radikale Partei mit großer Mehrheit an Schlüsselmitgliedern verließ und die Serbische Fortschrittspartei gründete, erhielt er von den Geheimdiensten mehrerer wichtiger euroatlantischer Länder hohe Geldsummen für den Wahlkampf.
Tatsächlich war die Trennung der Serbischen Fortschrittspartei von der Serbischen Radikalen Partei beabsichtigt.
Denn diejenigen, die Vučić finanziell und logistisch unterstützten, stellten sich die Handlung einerseits als populistische Falle für serbische Wähler und andererseits als Umwandlung dieser Volkspartei, von Klerofaschisten und Russophilen bis hin zu proeuropäischen und proamerikanischen.
Denn die Serbische Radikale Partei gewann zwar zweimal in Folge die serbischen Parlamentswahlen, kam aber ohne die Unterstützung Washingtons und Brüssels nie an die Macht.
Deshalb brauchte Vučić die Verwandlung vom Teufel (Zaul) zum Engel (Paul), um Spitzendiplomaten aus Brüssel und Washington zu täuschen.
Leider war dieser Täuschung erfolgreich, weil die Serbische Fortschrittspartei zu einer Falle für euro-atlantische Diplomaten wurde, die Vučić in Finanzen und Logistik halfen.
Denn die Serbische Fortschrittspartei änderte nur den Namen, die Taktik und die Handlungsstrategie, nicht aber die Ideologie, Herangehensweise und Inhalte. Die neue Partei blieb Serbische Radikale Partei bei diesen drei Schlüsselelementen.
Im Gegenzug versprach Vučić ihnen die Anerkennung des Kosovo bis 2017.
Andererseits vereinbarte er mit Russland, das Land mit den Mitteln aus Brüssel, die jedem Land für die Integration zustehen, wirtschaftlich und militärisch zu stärken und es damit wieder zum Führer des Westbalkans zu machen.
Darüber hinaus versprach er Putin, alles Mögliche und Unmögliche zu tun, damit Serbien nie Vollmitglied der EU, insbesondere der NATO, werde.
Nicht nur das, sondern indem er den Kosovo durch seinen Norden, Bosnien durch die Republika Srpska sowie Montenegro und Nordmazedonien durch die serbische Klerofaschistische Kirche als Geiseln hielt, gelang es ihm, die beiden letzteren von der Vollmitgliedschaft in der EU fernzuhalten, und wegen des Kosovo auch Albanien.
Die Balkan Open ist wirklich ein Beweis für das, was ich sage.
Denn der “Offene Balkan” ist eigentlich das “geschlossene Brüssel”.
Vučić, der in der Innenpolitik Milošević und Putin nachahmt, und in der Außenpolitik Tito, hat die demagogischen Handlungen und Lügen von Dobrica Ćosić so perfektioniert, dass er alle Balkan-Führer in die Tasche gesteckt hat, darunter auch Erdogan und Orban.
Auf der anderen Seite steckte er alle Führer der rechtsextremen europäischen Parteien in die Tasche, die sich endlos für die Interessen Serbiens einsetzen.
Aber das ist nicht alles.
Mit Hilfe von Hashim Thaci und Edi Rama machte er Grenell und viele andere ehemalige Funktionäre der Trump-Administration zu seinen Spielern.
Andererseits, Tito in der Außenpolitik nachahmend, hat er den Phönix aus der Asche auferweckt, also die Blockfreiheitsbewegung, die internationale Lobbyarbeit für die klerikal-faschistischen und hegemonialen Interessen der serbischen Politik missbraucht.
Ein Beweis dafür ist der Gipfel der Blockfreien Bewegung, der vor einem Monat in Belgrad stattfand.
Wenn man hinzufügt, dass Vučić die stillschweigende Unterstützung von Macron hat, der Regierungen von fünf Ländern, die Kosovo nicht anerkannt haben und China, dann wird die wahre Macht von Vučićs Regierung abgerundet.
Es wird jedoch nicht lange dauern, bis sein teuflisches Spiel selbst von den idiotischsten Politikern in Brüssel und Washington entschlüsselt wird.
Ich garantiere Ihnen, dass Sie noch nie gehört oder gelesen haben, was ich Ihnen sage.
Aber ich garantiere Ihnen auch die Authentizität meiner Argumente.
Ich wünsche Ihnen Gesundheit und dass Sie bald von der Authentizität meiner Argumente überzeugt werden.

Ramush e Nasim Haradinaj: “A i kushton fukarasë më shtrenjë kripa, se sa zingjinit sheqeri”?

0

Ramush dhe Nasim Haradinaj …

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

  • Vetëm ju “i keni blerë” 420 hektarë tokë …, a nuk është e tepërt bre Ramush e Nasim Haradinaj?

Nuk e kisha ndërmend të shkruaj më për komandantët e as për polikë e politikanë sepse jam lodhur por dje pasi lexova dy, tre artikuj për Ramuash Haradinajn, nga vetë Ramushi, ish komandant i Dukagjinit dhe një për Xhavit Halitin, nuk më zuri vendi vend (”B… vend” pop.) dhe pas disa muajve, përsëri sikur u këndella dhe po i them edhe unë dy-tre fjalë.
Ramushi flet për Familjen Musaj: “Nuk shkova për t’u vrarë me Musajt, por për të biseduar”.
Nuk i shkohet burrit të botës në shtëpi, natën me një çetë cubash o Ramush. Lidhu dikun, o me Kanun o në Ligjet e Kosovës (atherë ish të RSFJ-së, UNMIK-ut). Kur ta rrethosh shtëpinë dikujt, ajo është e shenjtë dhe çdo njëri do të mbrohej e do të luftonte siq edhe bëri Familja Musa.
Ju keni e keni sulmua Familjen Musaj dhe ai është mbrojtur me të drejtë dhe me të gjitha doket e zakonet shqiptare, e drejta është në anën e Familjes Musa.
Ramush, kosin e prish uji e ”burrin”, huji. Ty Ramush, kajta për ”burrë-ni”, për pasuri e për pushtet të ka qorrua.
(“Haradinaj flet për vrasjen e familjes Musaj”, Bota Sot, 7 JANAR 2019
“Sipas tij, nxitja e tensioneve mes dy familjeve është bërë me skenar të krijuar jashtë Kosovës.
Ai ka thënë se ka shkuar tek shtëpia e familjes Musaj – për të sqaruar gjithçka. “Nuk shkova për t’u vrarë me Musajt, por për të biseduar”)
Kjo kajtë e kjo lakmi për pasuri shihet edhe më vonë se ti u bëre milioner. Ke shtëpi- Kala në Prishtinë, shtepi tjetër në Marigonë, lagje e Prshtinës dhe qindra hektarë tokë që dihen.
Dhe ato që “nuk dihen”.
Për ato që ”nuk dihen”, më së miri flet letra e Adem Grabovcit për etjen dhe pangopësinë tënde

Ramush e Daut Haradinaj …

”Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali ka publikuar një letër të Adem Grabovict i cili ia kishte shkruar kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,Ramush Haradinaj. Në këtë letër të publikuar Grabovci ia përmend Haradinaj pasuritë milionëshe. Aty thuhet se, ka uzur puar në emër të Iuftës shtëpi dhe banesa.
“Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale”, thuhet në letrën e publikuar nga Driton Tali, shkruan gazeta “Botsot”.
”DeI Ietra e Adem Grabovcit për Ramush Haradinaj: l përmend Pasuritë dhe ViIIat në Monte-CarIo dhe Dubai”, admin June 22, 2021

Deklarimi i pasurisë së Nasim Haradinajt

Nasim Haradinaj dhe “Liria ka emër” …

“Haradinaj tregon se si e bleu shtëpinë në lagjen më të shtrenjtë të Prishtinës”
”Po, kam ble në ‘’Marigona’’, e paguaj kredinë kadal-dalë në Raiffeisen. Por i kam të hyrat e qirasë, që fatmirësisht po ma mundësojnë jo veç me pagu atë, por edhe me ta qit një kafe ty nëse du”.
“Plasshin prej inati – plasshi, plasshi, plasshi”!
O Ramusho, ti së pakut tregon çka ke në bark:
“Plasshin prej inati – plasshi, plasshi, plasshi”!

Është e pabesueshme që vetëm Familja Haradinaj, Ramushi, Dauti, Nasimi të keni tokë mbi 400 hektarë tokë.
Dhe ka të tillë që i dalin në krah Ramushit …

Xhavit Haliti: ”Edhe 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë!”
“Duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës, jo me një problemin e një are. Një arë e paska marrë, hajde ja paskemi falë. Jo 200 po 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë. Nëse e krahasojmë kontributin, po them kështu, po flasim me merita. Atë se ka paguar askush me rrogë për të luftuar për Kosovën, i ka pasë ato merita të veta. Nuk besoj që duhet me falë nëse e ka shkelë ligjin nëse nuk e ka shkelë ligjin, s’kemi çka debatojmë për këtë”.

Xhavit Haliti, patrioti që i ka vetëm 2-3 milionë euro …

Sa poshtë kemi rënë.
“Komandantët” kur është në pyetja hajnia, vjedhjet dhe vrasjet (e pazbuluar), e mbrojnë shoqi-shoin, sepse ata në këtë mënyrë e mbrojnë vetvehten.
Ramush, ti deshe të bëheshe edhe “president” dhe kjo s`ka kurrfarë behane sepse je kryetar partie dhe çdo parti dëshiron të vije në pushtet dhe ta mbaj pushtetin.
Po ti, Ramush deshe ti blesh votat ose ti marrës hua ato, apo s`është kështu?
”Nëse m’i japin votat për president, ua kthej edhe unë”
Ramush, a skuqesh së pakut tash për ato që i ke thënë publikisht në gazeta dhe në televizion?

Dhe ende ka të tillë, si ti e që të përkrahin ty dhe ende ti do të mbetesh në pushtet por, mos harro se populli nu khan barë e nuk harron.

Malmö, 16 dhjetor 2021

Nëse nuk zgjohemi shpejt e ti ndalojmë disa “çështje”, si kjo e shamisë Muslimane, brenda një dekade do shndërrohemi në Avganistanin e Europës!

0

Mevi Rafuna, Mitrovicë

  • Reagim ndaj nismës për ta dëmtuar laicitetin e shkollës për bartjen e shamisë nga minoret

Duke pasur parasysh ngulfatjen tonë shoqërore,degradimin e të gjitha vlerave dhe mykjen institucionale, më duket që ne pjesa e paktë që i shohim gjërat objektivisht ngjajmë si të humbur në hapsirë dhe në kohë. Personalisht së pari si njeri, së dyti si grua dhe së treti si shqiptare, tendencat e shumta për t’i dhënë kahje tjetër kësaj shoqërie duke e ngulfatur atë përfundimisht më duken shqetësuese. Hiç më larg kur deputetët e Kuvendit të Kosovës( Institucion ky që u krijua me sakrificat e shumta përgjatë historisë,të cilat dihen botërisht por mjerisht u shkelën dhe u përbuzën nga një grup i caktuar, për egon e tyre për pushtet). Kur lexoj se në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm një por një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të Kosovës,propozojnë ndryshime të neneve të cilat nëse tingëllojnë që thirren në “emrin e të drejtave të njeriut” mjerisht kanë prapavi tendencioze sa i përket laicitetit institucional dhe shoqëror.

Dude Balje, që tashmë e mori për ta luejt rolin e propagandistes së islamit politik, ka nisë të angazhohet me ngulm për futjen e Shamisë si shenjë dhe simbolikë e identifikimit religjioz-panislamik nëpër shkollat e Kosovës. Edhe përmes kësaj fotoje , ajo e aktron rolin e një gruaje Muslimane … 

Këto ditë dëgjuam deputeten minoritare Duda Balje e cila ” konstaton se neni 3.pika 1.13 e udhëzimit Administrativ të MASHT-it 06/2014 është i paligjshëm dhe antikushtetues”. Dhe këkesa e kësaj është që ky nen të ndryshohet sepse është në kundërshti me të ‘drejtat e njeriut’ ,për shkak se vajzave minore iu ndalohet bartja e shamisë nëpër shkolla. Deputetja në fjalë thirret në emrin e islamit, duke harruar që në Kosovë ka edhe religjione të tjera, e mbi të gjitha është shtet laik. Por shqetësuese më duket tendenca e vazhdueshme e deputetes në fjalë për ta instaluar shaminë në institucionet shkollore. Kur dihet se sa e kemi vuajtur ne si shumicë si shqiptarë, që të kemi shkolla laike. Ata pushtuesit otoman që ishin islamik s’na lanë me shekuj të kemi shkolla në gjuhën tonë. Deputetja në fjalë mund të flas për minoritetin e saj por jo ta marrë të drejtën që në këtë thes ta fus edhe femrën shqiptare. Gjyshet tona bënë ç’mos që t’i largojnë shamitë dhe dimijat të cilat përveç që nuk kishin të bëjnë asgjë me kulturën dhe kombin tonë ishin tmerrësisht joestetike duke ja u shëmtuar bukurinë. Këtu është ndoshta një 10 % që pas lufte përqafuan rrymat radikale. Ky grupacion i çuditshëm të cilin nuk dyshoj që e përkrah deputetja në fjalë në “emrin e të drejtave të njeriut”tentojnë që ta ndryshojnë bazamentin e kësaj shoqërie. Nga ky grupacion kemi manifestime e tyre duke filluar nga veshja,meshkujt me trefertal të parruar e të pakrehur, femrat me shami ( madje kam pa edhe vajzat e vogla), këta as nuk të përshëndesin e as nuk ta japin dorën dhe qasja e tyre të kujton kohët e prapambeturisë shpellare. Duke e ditur që nuk veprojnë të vetëm që armiqtë e këtij shteti derdhin mjete financiare, vetëm që këta të përfaqësojnë rrymat e tyre radikale për të dëmtuar rënd shoqërinë dhe karakterin kulturor dhe kombëtar. Madje çmimi për vënien e shamisë shkon prej 300 $ e lartë, ndërsa ato që e menifestojnë këtë duke u futur me këmbëngulje në institucione shtetërore paguen dhe më shumë. Dhe më thoni kush jeni ju që kemi marrë turr të na shtërembëroni, të na shëmtoni kur dihet se sa rëndë e kemi pagu të qenurit nën sundimin islam ottoman dhe megjithatë mbijetuam. Ju që i mbushët kampet e Sirisë me mugjahedinë duke vra e masakru fëmijë të pafajshëm atje nën emrin e ideologjisë së juaj të çmendur. Kam pa gra nga Kosova që kishin shkuar atje si luftetare dhe kur ju kishte vdekur burri apo partneri ato kishin lind fëmijë të tjerë me nga dy apo tre e më shumë partner.

Ju thirreni në “emrin e të drejtave të njeriut” dhe të ‘demokracisë’ deri sa ta shtrini ndikimin tuaj më pas njihni vetëm Sheriatin.. Dhe cila është ajo fe që e degradon njeriun nga qenësia e tij.

Për këtë fajtor janë të gjithë, duke filluar nga BIK- u me Naim Tërrnavën në krye, i cili jo vetëm që nuk i pengoi këto rryma në fillim por në heshtje i miratoi të gjitha.

Indonezia ndalon detyrimin e nxënësve për veshjen e rrobave fetare

Këtu po ashtu fajet i kanë të gjitha partitë politike që hapur dhe fshehur flirtuan me islamistët, madje edhe duke futur brenda radhëve partiake vetes grupacione të tilla, që shpesh u ngjitën deri në rangun e deputetëve “të populit!”.

Shembujt e PDK-së, LVV-së  etj., flasin mjaft për këtë që e them.

Këtu fajtor janë të gjithë akademikët të cilët asnjëherë nuk shkruan për rrezikun që i kanoset shtetit dhe kombit shqiptar nga këto grupe. Dhe ku e marrin guximin këto grupe të flasin në emrin e zotit, të kërcënojnë në emrin e zotit dhe të vrasin në emrin e zotit?

Nëse ata pak shqiptarë nuk zgjohen, nuk është çudi që brenda një dekade do shndërrohemi në Avganistanin e Europës!

Kjo do të ishte zhbërja përfundimtare e kombit shqiptar, prandaj është detyrë e secilit shqiptar e shqiptare, që qysh tash jo vetëm ti del të keqës përpara, por ta mposhtin atë me të gjitha mënyrat dhe metodat e mundshme.

Recension për librin me poezi ”Si ta ndaloj kohën” të Ymrije Beqirit

0

Nga: Hysen Ibrahimi

Suedi, Förslöv, 16.12.2021

POEZIA E YMRIJE BEQIRIT GJURMON BËRTHAMËN E RËNDËSISË SË NGJARJES QË AKTUALIZON SËRISH KUJTIME PËR TI MOS I MBULUAR KOHA

Sot doli nga shtypi, vepra dymbëdhjetë e titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi), e autores Ymrije Beqiri. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Marrë në përgjithësi, kritika letrare për krijuesit, poetët, karakterizohet me opinionet tona ndaj vlerave të mirëfillta që botohen në ditët e sotme, sidomos nga ne mërgimtarët krijues që jemi në kontakt me poezinë e huaj. Por duhet thënë se egziston edhe e vërteta tjetër se krahasimet e vlerave poetike të botës perëndimore me botimet e vlerave poetike të botës shqiptare, janë në një vijë të vlerave letrare, artistike, krijuese në përgjithësi, ashtu siç është edhe krijimtaria poetike e poetes znj. Ymrije Beqiri. Pse mbrenda këtyre vlerave si dhe pse vlerësimi ynë është objektiv me ndërgjegjshmëri, të cilave kritika letrare me të drejtë po u’a hapë dyer të gjitha veprave ashtu sikurse në rastin e librit të titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi)?

Sepse janë duke krijuar kënaqësinë e diktueshme nëpër botën tonë shqiptare kudo që ndodhet. Libri i titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi), i autorës Ymrije Beqiri, është libri i saj i dymbëdhjetë, libër ky që më bëri shumë përshtypje, sepse është shkruar me ambicje dhe orientim të lartë letrar, dhe me dedikim për të gjithë lexuesit, kur autorja pohon vlerat letrare për t’i qëndruar çdo herë lexuesit besnik, sikurse në veprat e saj të mëhershme siç janë;
NË KUFIJTË E HARRESËS; NA BASHKOI POZIA (bashkautore); ANTOLOGJI TË DASHUROSH NUK ËSHTË MËKAT (bashkautore); NDRYSHE ËNDËRROVA; GJURMËT E NJË LUANESHE; KOHA E EKLIPSIT; PËRTEJ MALLIT TIM; NA BASHKOI POZIA, 5, (bashkautore); NËPËR SHKRONJA DO SHËTIS; ME VARGUN PIKTUROJ; NA BASHKOI POEZIA RRETH FLAMURIT“, 9;
Në poezinë e poetës Beqiri, shofim se ka poezi me tematikë që ju drejtohet në mënyrë indirekte një numri të përcaktuar personazhesh, që don të thot se poetja s’ka ambicje te shtojë numrin pa nevojë, që pastaj poezia e saj të dal e zbehtë, apo thënë ndryshe t’a varfëroj poezinë në strukturë. Shumë herë, ajo len pezull për të menduar lexuesi, apo edhe për ta ideuar idenë e autorës, gjë që në këtë rast poezia e poetes Ymrije Beqiri, shndërrohet si një poezi shumë tërheqëse. Apo, mund të themi edhe këtë se poezia e poetes Beqiri, është e lidhur ngusht me idenë e botës së personazheve, me natyrën, dëshmorët, për jetën, për prindërit, miqsinë, fëmijët, që kanë mesazh edukativ, kulturor e letrar.
Derisa në shumicën e veprave të saj në fushën poetike, gjejmë poezi si:
DASHURI NË KOHË PANDEMIE, SI TA NDALOJ KOHËN, PËR NJË DIJETAR, VETËM PËR TY, RRUGËTIMI I HEROIT, MOS M’I VRIT ËNDRRAT, NJË GOTË VERË, etj, krijojnë ambient të ngrohur duke kujtuar kohë që kanë reflektuar përkujtime të paharruara.
Ambicjet e poetes Ymrije Beqiri, orientohen në një mënyrë lineare, të të krijuarit poezi dhe në të njejtën kohë duke i rradhitur ngjarjet me gjuhën letrare njëra pas tjetrës duke e krijuar një mozaik të bukur poetik. Edhe në këtë libër poetja dominon me shkëlqim në fushën e krijimtarisë poetike jo vetëm për kah vlera, por edhe për kah vet mendimi dhe ideja që poetja ka ideuar të gjitha poezitë në librin e saj.
Më në fund mund të konstatojmë se poetja Beqiri, me librin e titulluar ”Si ta ndaloj kohën” (Poezi), shënon suksesin e radhës në fushën e letërsisë poetike dhe dëshmon se vargu është ”lërues” shumë serioz në poezinë e cila gjurmon bërthamën e rëndësisë së ngjarjes, që aktualizon sërish kujtime për ti mos i mbuluar koha, por gjithherë përmes poezisë dhe me poezi të kujtohen dhe të bëhen të gjalla sërish.

Kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!

0

Florim Zeqa

Ne shqiptarët, përvqese nuk ishim të zotët ta fitojmë luftën kundër Serbisë, e rrezikojmë ta humbim edhe paqen, bashkë me këtë edhe shtetin me luftën e ashpër kundër njëri-tjetrit, duke i shpallur heronjët e paqenë dhe duke i imagjinuar tradhtarët inekzistent!

Qeverisjet e reja me mentalitet të vjetër

Kosova ka nevojë për një qeverisje realiste e jo populliste, për një qeverisje të mirë e jo disfatiste. Kosova ka nevojë për një kryemistër që punon shumë e flet pak, për një kryeministër që mbanë premtimet dhe nuk mashtron qytetarët.

Ardhja në pushtet me premtime megalomane për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe përfundimi me punë të vogla pa e bërë asnjë përmirësim të jetës së qytetarëve, jo vetëm dështim, paraqet abuzim dhe mashtrim me qytetarët.

Ndarja e partive nuk e ndali kapjen e shtetit

Ndarja e partive politike në grupe të interesit apo më mirë të themi largimi i një politikani apo grupi të interesit nga një parti dhe bashkangjitja partisë tjetër, nuk e nënkupton ç’kapjen dhe as ndarjen e “shapit nga sheqeri”, për shkak se të njëjtit edhe nga taborri tjetër janë pjesë e kapjes së shtetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deri më sot ndarja e partive politike, gjegjësisht, nismat e dala nga partitë ekzistuese nuk e ndihmuan ndryshimin politik, përkundrazi i zgjatin jetën korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë.

Për shkak se të gjitha bordet dhe agjensionet, kompanitë fitimprurëse publike dhe ato private, të gjitha janë të kapura ose janë prona të familjareve të politikanëve të nivelit të lartë.

Në vendin tonë nuk ka inistitucion publik apo privat që nuk është i kontrolluar nga të fortët e politikës, ku të gjithë së bashku ushqehen nga mafio-oligarkët ekonomik.

Prapa kompanive private qëndrojnë të fortët e politikës

Prapa privatizimit të egër dhe jo lojal qendrojnë të fortët e politikës të cilët i kanë përvetësuar të gjitha pasuritë shtetërore dhe publike, tokat bujqësore dhe pronat e kompanive të dikurshme publike, të cilat sot i kanë kthyer në biznese familjare.

Prapa çdo burimi financiar, filluar nga kompanitë fitimprurëse, terminalet doganore, qendrat e homologimit të automjeteve, hidrocentralet, gurëthyesit, hotelet dhe restoranet luksoze, hipermerkatet dhe qendrat e mëdha tregëtare qëndrojnë politikanët dhe oligarkët ekonomik.

Meqë është kështu, elektorati kosovarë nuk guxon të ndahet e përçahet për interesa të kësaj klase politike të korruptuar, e aq më pak për individ dhe grupe të interesit, për shkak se, ata që e akuzojnë njëri-tjetrin më së shumti gjatë fushatave zgjedhore, përseri bëhen në qeverisjen e vendit.

Shtrirja e korrupsionit në të gjitha partitë politike

Në të gjitha partitë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, ka politikan të korruptuar dhe inkriminuar, ka kapës dhe uzurpatorë të pronave publike dhe tokave bujqësore, pra, ka hajdut të vegjël ordinerë dhe “bossa” të mëdhenjë.

Asnjë politikan, qoftë i vogël apo i madh nuk ka të drejtë shesë moral për ç’kapjen e shtetit pa i tërhequr familjarët e vet të punësuar jashtëligjshëm në institucionet e shtetit, përkatësisht në krye të kompanive publike, nëpër Ambasada apo Konsullata jashtë shtetit.

Meqë është kështu, asnjë liderë partiak nuk ka të drejtë të thirret në ç’kapjen e shtetit pa i luftuar brenda partisë së tij shkelësit e ligjit dhe bartësit e dukurive negative.

Thirrje për mbështetësit e partive politike

Në fund i kam edhe dy fjalë për mbështetësit e partive politike, të cilët e akuzojnë njëri-tjetrin për (mos) mbështetjen e një lideri apo politikani të caktuar.

Sikurse deri më tani, do të jemë i pavarur në analizat e mia politike, duke mos i dhënë mbështetje asnjërit nga subjektet politike, për arsyen e thjeshtë, ata që punojnë kundër interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit tim nuk e meritojnë mbështetjen time.

“Do të pranojë të lagem në shi e në borë, e të ngrijë nga acari, por asesi të futem nën çatinë e këtyre partive të dështuara politike” (F.Z.).

Ndjehem krenarë që kam qenë anëtarë LDK-së rugoviane, por edhe më i lumtur që nuk jam mbështetës i grupeve të interesit brenda apo jashtë LDK-së post-rugoviane

Ngase askush nga politikanët nuk po punon për ç’kapje reale, por vetëm për kapje të re të shtetit! Vajë halli e mjerë mileti, kapë njëri e “ç’kapë” tjetri, më i zi i riu se i vjetri!

Tashmë po vërehet qartë se dryshimin politik në Kosovë nuk vjen nga kjo klasë politike, nuk do të vjen dot as nga figurat Sorosiane që hyrën në politikë me mentalitetin e vjetër për t’u pasuruar dhe sunduar siq sunduan pararëndësit e tyre përgjatë dy dekadave të fundit.

Por ndryshimi vjen nga një klasë e re politike përmes një Alternative të Re politike. Vetëm Alternativa Re politike do ta nxjerrë Kosovën nga humnera dhe do t’i shpëtojë qytetarët nga varfëria dhe denigrimi social.