









shkruajnë: Dr. Mhill Gecaj dhe Fahri Xharra
Sot pata kënaqësinë te isha ne Gjakovën Dardane në promovimin e librit me dy vëllime te autorit Pjetër Meta me titull “Nikaj Merturi nga lashtësia deri sot.”
Një aktivitet i organizuar mjaft mire nga Shoqata Nikaj Mertur dhe Dega e saj ne Dardani dhe kryesine dhe kryetarin Krist Mula , ne bashkëpunim me Pallatin e Kultures ne Gjakove dhe nen kujdesin e Asambleistit te kuvendit Komunal, djalit të Nikaj Merturit Nik Hiseni
Ne ketë promovim merrnin pjese personalitete te artit kultures, studiues, historian, gjuhëtar dhe filolog dhe akademik te shumte nga trevat Shqiptare, deputet dhe pinjoll nga familje te madha qe kane lenë gjurme ne historinë e kombit Shqiptar.
Këtu u mbajtën shume kumtesa me shume vlera siç ishte ajo e profesor Fahri Xharra, si dhe ajo e nipit të Idriz Seferit e shume e shume te tjerë. ( shkruan Dr Mhill Gecaj )
Kumtesa ime
Të dashur vëllezër nikaj merturas!
Të nderuar pjesëmarrës!
I nderuari zotëri Pjetër Meta!
Sot është një ditë fort e mirë në jetën time. Them është një ditë fort e mirë, se një vëllai im dhe i shumë të tjerëve nikaj-merturas në Gjakovë dhe në Kosovë na ka thirr në një kuvend jo të zakonshëm, ky është një kuvend vëllezërish, ku flitet për gjërat ton atë shenjta dhe të hershme. Në këtë kuvend flitet për gjërat e shenjta që na bashkojnë. Promovimi i librit dy vëllimesh i studiuesit të aftë dhe të zellshëm nikaj-merturas Pjetër Meta, është një ngjarje që mbahet mend për shumë arsye, të cilat unë do të mundohem t’i them në këto shënime të shkurtra për libin dy vëllimesh.

Kam qenë në dijeni shumë më herët, se një libër i tillë po shkruhet. Studiuesi dhe hulumtuesi Pjetër Meta ka shkelur të gjithë trevat shqiptare që më herët për të prekur rrënjët, burimet, udhëtimet, ngulmimet, familjet nikaj-merturase nëpër kohë të ndryshme, për të sjellë një produkt kaq të rëndësishëm siç është libri “Nikaj-Merturi nga lashtësia deri sot”. E kam pritur këtë libër të rëndësishëm dhe informues, që ai të vijë në dorën e lexuesit shqiptar, pasi është një libër valorizues në shumë rrafshe të rëndësishme dhe jetike të studimeve historike, mitologjike, etnologjike, etnografike, etnopsikologjike, por dhe të fushave të tjera, pra është një libër i cili në kontekstin e këtyre fushave në rang kombëtar merr vlera të mëdha.
Nikaj-Merturi në këtë libër zbulohet si një lis i madh dhe me rrënjë të thella në trollin e bjeshkëve të afër- alpeve të larta të veriut të Shqipërisë, por një lis me degë të mëdha mbi truall, në rrënjët e të cilit, por dhe në degët e të cilit gjejnë vend- origjinën e tyre qindra familje në gjithë Shqipërinë dhe Kosovën, në rrënjët dhe degët e të cilit gjej veten dhe unë Fahri Xharra.

Hulumtuesi dhe studiuesi Pjetër Meta më kthen mua shekuj e kohë më parë në vend-origjinën e të parëve të mijë, dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe fëmijët e mijë. Kjo më emocionon për shumë arsye, jo vetëm pse unë lidhem në origjinë me Qokajt e Nikaj- Merturit, por në historinë e familjes time është shtuar një kapitull i rëndësishëm, dhe ajo e Nikaj Merturit, histori e cila është reflektuar në masën dhe në sensin e duhur në këtë libër po kaq të veçantë.
Këtë çështje, pra ai i “kthimit tek rrënjët”, përbën nyjën më të rëndësishme dhe më fondamentale në historinë e hershme dhe atë moderne të popujve, mbi argumentet e të cilëve zhvillohet dhe sot debati global për fondamentet e popujve, që fatkeqësisht akoma në Ballkan vijojnë plagë të thella të lënguese.

Pjetër Metaj dhe Fahri Xharra
Libri “Nikaj Merturi nga lashtësia deri sot” ka në domenin e tij rrënjët.
Një aspekt përtej historisë, në fillimin e vet, në librin e studiuesit Pjetër Meta, ka të bëjë me jetë- vazhdimin e jetës në Nikaj Mertur nga nikaj- merturasit. Nikaj- Merturi, që nga nikaj-merturasi i parë, për të cilin studiuesi ka opinionin e tij burimorë, se kush është dhe si ka ardhur në Nikaj- Mertur, lidhet me burimet e mbijetesës së nikaj-merturasve në një terren absolutisht të vështirë për të jetuar, ku banorët autoktonë të këtyre trojeve kanë jetuar për shekuj të tërë, madje dhe në ditët e sotme.
Unë kam dakordësi të shumta me Pjetër Metën për çështje fondamentale të historisë sonë kombëtare. Një nga këto fondamente lidhet me besimin që ka mbijetuar në Nikaj- Mertur që nga nikaj- merturasi i parë që ka zbritur në këtë mjedis të ashpër dhe i vështirë për të rregulluar jetën. Në këtë argument, vlerë merr dhe opinioni definitiv i studiuesit Pjetër Meta, se nikaj- merturasit e parë që erdhën në Nikaj- Merturin e sotëm u larguan nga vendbanimi i tyre i parë për shkakun e mos- pranimit të ndërrimit të besimit të tyre .Kjo është një sakrificë biblike, e shenjtë dhe që meriton të jetë një fakt mbijetese po kaq biblike.

Libri i Pjetër Metës ka një strukturë gati enciklopedike në çështjet që studiuesi kërkon të debatojë, të argumentojë dhe të kërkojë bashkëpunim me çdo studiues tjetër që do të merret me historinë e Nikaj-Merturit. Si në historitë e shumë popujve të sakrifikuar nga fatet e historisë dhe Nikaj Merturi ka humbur shumë gjëra nga kronika e tij jetësore në këtë jetë-vazhdim, por stili, gjetjet, natyra receptive, vendosja e fakteve në marrëdhënie me njëri- tjetrin, zbërthimi i simbolikave që kanë mbetur nga gollet e errëta të historisë, përmbush një lloj definimi tash më për historisë, se sido që ngjarjet historike sillen pamëshirshëm me popujt konvencionet nuk mund t’i zhdukin plotësisht.

Në Nikaj Mertur ka një konvencion të begatë shenjash, etnopsikologjie, kulture sendërtare, ornamentariteti, kulture shpirtërore, që krijojnë një lidhje të qëndrueshme të jetës së nikaj- merturasve në një kod jetik, i cili i ka dakordësuar dhe i ka bërë bashkë në këtë mbijetesë banorët e kësaj treve. Në hapësirën e Nikaj Merturit nëpër kohë ka pasur një numër të konsiderueshëm kishash, ashtu siç ka pasur një botë nikaj-merturase ritesh, dokesh, ditësh të shënuara, të cilat lidhen fort me fondamentin e tyre të besimit, çfarë përmbush mendimin e Pjetër Metës, por dhe timin, se nikaj- merturasit pranuan të vetë-degdisen vetëm për të mos ndryshuar besimin e tyre.
Në këtë kontekst, në këtë profil të historisë së Nikaj Merturit, ka një deltë të madhe mesazhesh që Nikaj Merturi ka përcjellë dhe ka mbartur në historinë e tij, çka bën krenarë çdo nikaj- merturas, çdo familje dhe individ që ka origjinë nga kjo krahinë me një mbijetesë gati biblike. Libri i studiuesit Pjetër Meta është një atlas i mrekullueshëm ritesh, zakonesh, mitesh, kultesh, festash, ditësh të shënuara, që përcjellin në të gjithë historinë e nikaj- merturasve jetën, kulturën, trashëgiminë dhe mbijetesën e Nikaj Merturit.
Nikaj Merturi ka bërë luftëra kundër pushtuesve të shumtë që kanë sulmuar Nikaj Merturin por dhe trojet shqiptare; Nikaj- Merturi ka nxjerrë figura brilante të krahinës por dhe kombëtare, të cilët iu bëjnë nder dhe kombeve të mëdha e jo më kombit shqiptar; Nikaj Merturi ka mbetur endej djepi i krijimit më të rëndësishëm të kulturës origjinale kombëtare shqiptare, i Ciklit të Kreshnikëve, në thelbin e të cilit shfaqet qartë raporti dhe lidhja e fortë me tokën dhe vatanin.
Në Librin “Nikaj Merturi nga lashtësia deri sot” ka një lëndë të rëndësishme gjenealogjike.
Pjetër Meta ka hulumtuar shumë në burimet e njohura për Nikaj Merturin, por angazhimi delikat i tij për të sjellë në këtë libër i skemave gjenealogjike familjesh, fisesh, fshatrash dhe rrjedhash të tjera të Nikaj Merturit në Nikaj Mertur, viset e tjera në Shqipëri ku kanë shtegtuar nikaj- merturasit nëpër kohë, po ashtu i fshatrave të Nikaj Merturit në Kosovë, ku bën pjesë dhe rrjedha gjenealogjike e familjes sime Xharra, është një punë sa hulumtuese po aq dhe shkencore. Unë e përgëzoj për këtë punë të lodhshme, por kjo punë në këtë libër është një element bazik fakti dhe argumenti.
Në hapësirën librin një vend të rëndësishëm zë zëri i njerëzve, personaliteteve të dijes, luftëtarë, artistë, të rënë, shkrimtarë, pra personazhe të jetës në Nikaj Mertur. Kjo qasje ndihmon për të dimensionuar historinë dhe aktualitetin e Nikaj Merturit, ku spikasin dhe personazhe të tillë si Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Gërvallët, Elez Isufi, Kurtpalët dhe figura të njohura të kulturës. Kjo qasje e bën jetësorë librin studimorë të autorit, por fort e rëndësishme më duket mundësia e çdo nikaj- merturasi, kudo që ai ndodhet, që përveç një informacioni të gjerësishëm për historinë e kësaj krahine, i mundëson atij të mësojë nga vjen në spiralen gjenealogjike.
Përfundimisht:
Faleminderit i nderuari Pjetër Meta për dëshirën dhe vullnetin për t’i bërë të njohur me njëri- tjetrin nikaj- merturasit. Ju e keni shpluhurosur mjaft mirë historinë dhe nderimi për punën tuaj do të shtohet ditë pas dite.
Të uroj shëndet dhe punë të tjera si kjo i nderuari Pjetër Meta!
Gjakovë, më 15. 12. 2021
Fahri Dahri, studiues i çështjes çame, Itali
Mendjeve dhe forcave intelektuale, u ka ardhur koha që të veprojnë, të ngrihen në nivelin e mbrojtjes së vendit dhe shoqërisë. Nuk mundet të ecet vetëm me gjykimin se “do të zgjidhet ngërçi dhe politika do të reflektojë” në ndërrimin e drejtimit të gabuar 30 vjeçar. Sigurisht e dëshironim këtë korigjim si shoqëri në tërësi. Pjesa koshiente e një pjesë intelektualësh, si vrojtues të sinqertë, të paanshëm partiak, dijet e tyre ia kushtojnë projekteve, veprave, veprimeve më të mira që shkojnë në shërbim të atdheut dhe shoqërisë në tërësi dhe jo gërrmërreve politike të partive gjatë 30 viteve. Po. Dihet se “gërrmërret” janë perfeksionuar nga partitë politike, madje janë edhe të suksesëshme tek një numur njerëzish që janë përfitues moralë, materialë dhe pushtetshmëri mesjetare prej tyre. Mjaft intelektualë kanë ngritur zërin fort se politika e ndjekur nuk është ajo që duhet. Dhe këto zëra janë dëgjuar gjatë këtyre viteve, tek shtypi dhe mediat kryesisht jashtë vendit, siç janë: “Fjala e Lirë”, “www.drini.us”, “Zemra shqiptare”, “Fjala”, “Bashkimi i Shqipërisë”, “Bota Sot”, etj. dhe pak të tilla brenda vendit si: Gazeta “Nacional”, “Gazeta Bulevard”, Gazeta, “Shqiptarja.com”, Gazeta “Dita”, Gazeta “Tema” e ndonjë tjetër.
U ndala tek mediat, se zërat e disa intelektualëve, të pa rrjeshtuar nëpër 127 e ca partitë politike, nuk janë subjekte për burim të ardhurash, nuk u sigurojnë “para” dhe pushtet. Shërbim jo i drejtë, mohues i të vërtetave dhe dhënie jetë të pa vërtetave, shpifjeve, kamuflimeve. Dëm i madh për të sotmen dhe të ardhmen.
Profesor Fatmir Terziu me të drejtë flet për krizën e karakteret. I trajton ato me qendrimet e mbajtura nga palët partiake edhe gjatë këtyre ditëve.
E vërteta dihet që çdo e tërë, përbëhet nga të veçantat, ashtu si dhe çdo grupim plotësohet nga individë. Në këtë këndvështrim, karakteri individual dhe ai në grup, në aktualitetin e sotëm është tronditur shumë. Aq shumë saqë po krijon përçarje, mosmarrëveshje, aspak urtësi, por kundërshti dhe forcë. Dihet: Kur arësyeja arratiset, boshllëku plotësohet nga pa arësyeja dhe jetësohet forca, brutaliteti.
Nuk janë shumë larg vitet e vringëllimit dhe goditjet e armëve në trupat e bijve dhe bijave tona, kur politika i përdori për kapriçot e saj. Një çerek shekulli më parë, trojet e “Hades-it” shqiptar u mbushën me trupat e të rinjëve tanë, me ata trupa që ranë për të mos ardhur tek ne diktatura, vëllavrasja, Uni, ndarja jug-veri, për zhdukjen e ambicjeve marrosëse të zaptimit me “patjetër” të pushtetit, me synim të përfitimeve të padrejta personale dhe grupazheve që babëzia i krijon. Sot ata prehen nën dhé, por fëmijët e ish moshatarëve të tyre, të mbi tridhjetave duhet t’u shërbejë sublimi i tyre, jo që të jenë në krah të grupimeve politike të dala nga furrat e ndarjeve klasore, por të bashkohen me idealet e vërteta që gjenden tek parimet e demokracisë.
Ky mision duhet të prijë Fressh-istët dhe FRPD-istët. Të hiqen “ombrellat” që përpëliten të ruajnë “pashallëkun” e krijuar nëpërmjet demagogjive, propagandës, frikës dhe forcës. Të ndalen skuthat (fsheharakët), ithtarët e vijimësisë së zhurmave tridhjetvjeçare. Të largohemi njëherë e mirë nga fara e gremit 77 vjeçar, të zgjedhim për të mbjellë farat e sistemit të demokracisë. Zhvillimet politike aktuale, krahas përplasjeve, kanë krijuar (me dashje, pa dashje) momentin e shumëkërkuar për të shpëtuar nga “rrëmujat dhe rrumpallat”, për t’u shkëputur nga kularët e rëndë, qafëvendosur nga të brendshmit dhe të jashtëmit, një rëndesë e pa merituar, pa argument e përdorur me djallëzi vrastare ndaj kombit. Moment historik për shporrjen e së keqes, ligësisë dhe “pashallëkun” e pashallarëve pa taban.
Fatkeqësisht ka humbur ekuilibri. Ka marrë udhë ligësia edhe brenda lloit. Karakteri tek çdo individ nënkupton veçoritë intelektuale dhe morale, sjelljet e tij. Veçori këto që shprehen dhe vërtetohen në punë, në jetën e përditshme, kudo ku jetohet, veprohet dhe qëndrohet. Përvoja nuk na i vërteton, ndaj lind domosdoshmëria e shembjes të së keqes dhe rindërtimi me elemente të rinj në mendime dhe veprime.
Çdo profesionist, çdo specialist, në çdo rast kur i shërben të pavërtetës, kthehet në injorant, lëpirës kockash, neveritës i të sotmes dhe të së ardhmes. Ky është vlerësimi që merret nga shoqëria.
Shtjellimi i krizës së karakterit në shkrimin e Profesorit, është një thirtje intelektuale e nivelit të lartë llogjik, gjykues dhe analizues, të cilën duhet ta ndalin, jo vetëm palët (brenda lloit), por shteti sëpari, përfshi shoqërinë.
Shkëpus thelbin e shkrimit të z. Fatmir Terziu (sipas gjykimit tim):
“Është kriza e karakterit. E shohim. E dëgjojmë. E besojmë?! Këtë më duket se ende nuk e kuptojmë. Nuk e kuptojmë edhe pse asgjë nuk flet më thellë për krizën e karakterit, sesa fraza, “Unë identifikohem si …”.
Kjo thirrje duhet të trokasë fort në çdo individ të përfshirë në këtë krizë karakteri, sëpari drejtuesit e tyre, të cilët duhet t’i kthehen urtësisë, mënçurisë, që nuk u nungon, por do vullnet, mirëkuptim, shkëputje nga e keqja vetëkrijuese, vetëdashëse, dhe mbi të gjitha të largojnë egon, të respektojnë jetën e të tjerëve. Mprehja e shpatave është dëm për të gjithë.
“T’i bashkohemi thirrjes së profesorit, të ulen shpatat egoiste, të vendoset urtësia, të largohen inatet, kapriçioziteti, urrejtjet sedërzeza”. Kjo është ajo që nderon dhe patjetër ndihmon në shpejtimin e demokracisë. Kujdes moshat e reja: jo vetëm të ruhen, por ta luftojnë molepsjen e madhështisë, t’i mposhtin dëngëlat, ato tregojnë mendjelehtësi që çojnë në liliputë të mjeruar (qesharakë, zvoglim në përmasa shumëdrejtimshe).
Të jemi të sigurtë se shumica e cilësuar shqiptare, shpreh keqardhje që klasa politike nuk ka arritur të “piqet”. Veset, sedrat klanore, mbuluan dritën; hijet dhe errësirat, ndikuan në zbehtësinë dhe verbimin e politikës. Nuk u arrit të kapeshin shanset e arta të historisë, në vitin e 1990. Ai shans u keqpërdor për interesa të përkohshme, por në dëm të mbarë shoqërisë.
Besojmë në urtësitë, shpresojmë largimin nga “shpatat”, zgjidhja kërkohet tek toleranca dhe e vërteta. E nesërmja të mos na turpërojë nga mllefi i sotëm. Të rinjtë, të përfitojnë nga përvojat që i kemi me shumicë. T’i drejtohemi me plit vellnet dhe besim teorive dhe praktikave demokratike. Tridhjet vite trancizion, vërtetë rënduan shumë për një brezni, por nëse shërbejnë si shembull i keq dhe ndalet vazhdimësia, për popullin janë cifla uji që shkëputen gjatë vlimit për transformim e materialeve ushqyes për t’u dhënë jetë jetëve.
Tridhjet vitet që shkuan, klasa politike shqiptare, vit pas viti dhuroi vetëm zhgënjime të thella. Në këto kushte ka humbur besimi. Ndaj, kthesa duhet të kërkohet tek shembujt më pozitivë, duke injoruar plotësisht dhe tërësisht rrugëndjekjen klanore e konfliktuale, një shëmbëlltirë e shëmtuar, pavlerë, neveritëse.
Shpresojmë tek urtësia.
Më 15.12.2021
Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Dhjetor 2021
“L’Opinion nationale” ka botuar, të mërkurën e 28 nëntorit 1860, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një dekret të veçantë që u lejonte asokohe shqiptarëve të Italisë të praktikonin fenë e tyre, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Shkruajnë nga Torino, 23 Nëntor, në gazetën “Siècle – Shekulli” :
“Unë gjej në Fletoren Zyrtare të Siçilisë një dekret, të datës 12 tetor në Napoli, që nuk e di pse, doli në fletën zyrtare vetëm në nëntor; Më duket se meriton vëmendjen tuaj, sepse dëshmon përkushtimin e pushtetit diktatorial ndaj të gjithëve. – Husson.”
Këtu është teksti i dekretit të cilit i referohet korrespondenti :
“Duke pasur parasysh se liria e ndërgjegjes e sapo fituar u garantohet të gjithë qytetarëve të shtetit kushtetues të mbretërisë italiane;
E lexuar dhe shqyrtuar tuma e Benediktit XIV, e titulluar “Etsi pastoralis”;
Në sajë të fuqive që i përkasin diktaturës së ishullit të Siçilisë në çështjet kishtare,
Dekreton :
Artikull unik. Ekzekuatura mbretërore e dhënë në tumën “Etsi pastoralis” të Benediktit XIV, e cila pushon së qeni në fuqi në Siçili, shpallet e pavlefshme.
Greko-shqiptarët, të cilët në të gjitha luftërat kundër tiranisë kanë treguar guximin e tyre, do të gëzojnë liri të plotë për ushtrimin e plotë të adhurimit (kultit) ortodoks lindor.
Urdhëron që ky ligj, i pajisur me vulën kombëtare, të botohet në mënyrën e zakonshme dhe të futet në koleksionin e akteve të qeverisë, për t’u respektuar nga kush mund t’i referohet.
Napoli, 12 tetor 1860.
Diktatori, GARIBALDI.
Sekretari i Shtetit, CRISPI.”
Dimë se një numër i caktuar fisesh shqiptare, prej shumë vitesh, janë vendosur si në shtetin e Napolit ashtu edhe në ishullin e Siçilisë, ku një lokalitet fqinj i Palermos mori, për shkak të vendosjes së tyre, emrin Rrafshi i Grekëve (Piana dei Greci). Ata kanë ruajtur gjuhën, zakonet dhe veshjet e tyre kombëtare; por duket se atyre nuk u lejohej të mbanin (praktikonin) fenë e tyre. Pikërisht këtë e korrigjoi dekreti diktatorial që sapo lexuam.
Nga: Shefqet Dibrani
Asllan Bisha, “NË SAFARI”, novela, botoi “ART CLUB”, Ulqin 2017, faqe 138. ISBN 978-9940-638-34-4
Sa herë shkojë për verime në Ulqin, kam parasysh se atje takoj miq dhe të njohur, kryesisht shkrimtarë të kësaj ane të cilët kanë mbetur në margjina të asaj që i thuhet krijimtari e gjithëmbarshme e letërsisë shqipe.
Pa dyshim Asllan Bisha është njëri ndër ta, krijues i cili tërë veprimtarinë e ka të lidhur me Ulqinin dhe zonën përreth. Qoftë si ekzistencë sociale, por edhe si veprimtari krijuese, tematika ka të bëjë me detin, kufirin, Malësinë dhe me qytetin e Ulqinit. Edhe motivet e tregimeve, të novelave dhe prozës së gjatë, janë me motive nga deti, nga zona kufitare e Ana Malit, ndërsa mbijetesa është lajtmotivi esencial i mbiekzistencës kulturore dhe intelektuale e këtij shkrimtari.
Hiq librin e parë me tregime “Valët e detit”, i botuar nga “Rilindja” në Prishtinë, 1986, “Net peshkimi”, tregime për fëmijë, Podgoricë 1988, dhe “Nusja e detarit”, ribotim me tregime, nga “Toena” në Tiranë, në vitin 2000, të gjithë libat tjerë (17 sish), janë të botuar nga “Art Club”, asociacion ky që mban gjallë jetën kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi. Libri “Në Safari”, përbëhet nga nëntë novela, kryesisht të shkurtëra dhe me tematikë të ndryshme.KUR KËNDON QERLEKU
Novela “KUR KËNDON QERLEKU”, bazohet në një gojdhënë e përfolur në këto anë. Sipas saj paska jetuar një plak me emrin Beqir, kurse ngjarja zhvillohet në brigjet e Barbanës dhe ka të bëjë me jetën e atyshme, edhe pse jeta e tyre ishte lidhur pashmangshëm me atë lum, ripërtrirja e familjës kishte rëndësi jetike. Ndonëse novela zhvillohet si anektodë, ajo ka një mesazh moralizues për shoqërinë.
Beqirit i kishte vdekur gruaja, nusja e të birit ishte ajo që kujdesej për të dhe shtëpinë, ndërsa i biri punonte në fushë nga mëngjesi gjer në mbrëmje. Me kalimin e kohës plaku vëren se nusja e të birit kishte ndryshuar. Ajo po mallkonte lopët, delet dhe dukej mjaftë e mërzitur. Plaku për një çast mendoi se ndoshta ai ishte bërë barrë e familjes, prandaj kishte dal Bregut të Bunës. Aty vërejti se “Dy qerlekë që kishin afruar gushat, ledhatonin njëri-tjetrin”, kjo pamje magjike do t’ia zgjidh enigmen plakut, i cili merakosej për nusën e djalit. Atij i kujtohej edhe vetja, jeta që i kishte ikur pa e shijuar si duhej, andaj tha: “Eh, more bir, e harrove nusën! Rinia duhet jetuar dhe shijuar. Çdo gjë në botë është e krijuar me dashuri!” – qeshi me vete, duke menduar se si të gjente mënyrën për ta këshilluar djalin?
Në vazhdim, biseda bëhet më artistike, e matur dhe me mesazh këshillues. Po, a fle me nusën? – i buzëqeshi plaku të birit dhe vazhdoi t’ia kujtoj se “Vera është e gjatë…”. Ndonëse i ati nuk kishte folur kurrë këso gjëra me të birin, kësaj radhe e këshilloi atë t’i “lëshonte qetë më herët në kullotë. Është gjyna kishte thënë ai. Janë lodhur, ndërsa unë po shkojë me dhentë (delet) në ograjë”. Djali e kuptoi këshillën e t’Et. I ndal qetë, madje e qortoi vetën pse ashtu e kishte harruar nusën?!
Sakaq ajo ia solli drekën, ai e ledhatoi duke e lënë për mbrëmje për t’ia vakur ujin. Nusja u ndje më mirë, ajo edhe me plakun u soll më kujdesshëm sepse priste me padurim mbrëmjen dhe burrin kur ti kthehej. Për qiftin e ri, ajo natë ishte e lumtur, fjetën më gjatë, të nesermën edhe nusja ishte më e qetë dhe plakut i shërbeu si ma mirë!
“Kur këndojnë qerlekët – të gjithë janë më të gëzuar, – tha plaku!…”
Beqiri e priti ditën e lumtur, për të cilën kishte ëndrruar gjatë… Nusja, u lindi nipa dhe mbesa, familja u shtua dhe gëzimi mbusholloi, ashtu siç mbushullon pranvera!…MARIA
Novela “Maria”, trajton fatin e një vajze e cila flijon dashurinë e saj për kodin moral të familjes. Ajo ishte mbesa e Tonin Skutarit, me origjinë nga Shkodra, e cila bashkë me Toninin ishte vendosur në Kotorr për të ushtruar zejen e tyre si argjentar. Për një kohë të shkurtër, dyqani i tij u bë me emër i njohuri në tërë Kotorrin. Ai bënte stoli edhe për kishat e qytetit, mbase kjo e bëri të njohur edhe në qytetin Raguza dhe në Venedik, madje edhe në Vatikan. Pas tridhjetë vitesh, Tonin Skutari u emërua fisnik i Kotorrit.
E vajza e Toninit, Maria kishte rënë në dashuri me inxhinierin austriak nga Tiroli, i cili ishte në krye të projektit rrugor që po ndërtohej në ato anë. E ëma i kishte thënë së bijes se “Tani je bijë fisniku. S’guxon ta turpërosh, ta rrënosh titullin e fisnikut. Ti do të fejohesh me parinë e Kotorrit, të Raguzës, të Romës”.
Dashuria e Marias me Albertin, inxhinierin nga Austria mori dhenë. Në tërë qytetin e Kotorrit flitej për çiftin më simpatik në qytetin buzë detit Adriatik. Lajmi i erdh i papritur Toninit, babait të Maries. Madje ai e bëri veten fajtor pse e shtyri fejesën e saj në derën e fisnikut në Raguzë. E këtë e arsyetonte se Raguza është përballë qytetit të Kotorrit, ndërsa ky djal është larg, fliste me unin e tij Tonin Skutari.
Këtë e bisedoi me të shoqën dhe ashtu shpejt e shpejt organizuan një udhëtim për në Raguzë, siç thanë ende pa rënë në dashuri të thellë me austriakun, se pastaj do të bëhet vonë. E ëma bisedoi gjatë me Marien për ta bindur se i ati është i vrazhdët por ka të drejtë pasi jeta atë e ka bërë të tillë, kështu që dalngadal e ëma e bindi Marien për të hequr dorë nga dashuria e saj me austriakun.
Pasi blen dhuratat e shumta dhe udhëtimi për në Raguzë shkoi mbar, ata u vendosën në një hotel për të vazhduar ceremania e fejesës dhe të martesës përnjëherë. E gjendur në këto rrethana, Maria e luti të ëmën një letër t’ia dorëzonte Albertit në të cilën shkruhej.Albert i dashur,
unë theva zemrën time, për të mos thyer fjalën e prindit. Ky është fati im. Ti paç fat në jetë.
MariaMaria u martua me fisnikun e Raguzës dhe vazhdoi jetën e saj të re atje. Prindërit u kthyen në Kotorr. Edhe letra i arriti Albertit, inxhinierit austriak. Ai u shqetësua shumë për fatin e Maries, por siç e përshkruan edhe autori, Alberti ishte me kulturë dhe karakter të qëndrueshëm. Më pas ai hartoi planin e ri të rrugës që po ndërtonte e cila ngjitej për në Kotorr, ku edhe sot dallohet shkronja e madhe e emrit “M”. Tashmë kanë kaluar më shumë se dy shekuj dhe legjenda jeton, siç jeton edhe rruga që e ndertoi inxhinier Alberti, dhe po aq rron edhe legjenda për dashurinë e tij për Marien.
KAPIDANI
Kapidan Davidi nga Ulqini kishte një jetë nëpër detra. Si autodidakt kishte nisur lundrimin si muço i anijes për të arritur në nivelin e kapidanit të anijes. Ai ishte lodhur dhe mërzitur nëpër detra prandaj kishte vendosur ta braktiste detin, ta shiste anijen dhe të kthehej në shtëpi me përvoja të mëdha dhe me përjetime të shumta nëpër detra.
Atyre ditëve u paraqit një tregtar i cili ishte i interesuar ta blinte anijen e kapidan Davidit, i cili pas një fatkeqësie në Grykë të Otrantos, kishtevendosur ta shiste anijen, dhe ndjente veten me fat që kishte shpëtuar por… në atë fatkeqësi valët kishin marrë muço Skënderin. Pas gjysëm ore bisedë ata i shtrin dorën duke i uruar fat njëri-tjetrit.
Kapidani u kthye në velorën e tij duke urdhëruar ekipin që për dy orë të braktisnin anijen, pasi do të vinte pronari i ri. Edhe ai mblodhi plaçkat e tij, ndërsa rrobat e Skënderit do t’mi japni mua me lot në sy, iu tha atyre kapidan Davidi.
Në rrëfimin e kësaj novele ka legjenda e mite të shkurtëra që lidhen me detin dhe me lutjet që duhet të shkonin në vesh të Bindit, Zotit të detit ilir. Kur mbërritën në tokën e Ulqinit, kapidani iu kërkoi falje për ndonjë qëndrim të ashpër, por iu tha ju e dini vendimin tim, unë do të lë detin përgjithmonë, ndërsa ju vazhdoni lundrimin me anije të tjera. “Paçi fat e Det të mbarë!”, kështu kapidani bëri lutjet detare për shokët e tij.
Xhavidi – emri në velore Davidi – dhe kapidan Xhavidi, para se të shkonte në shtëpinë e tij, bashkë me shokët shkoi te nëna e Skënderit, që e rrëmbyen valët e detit në Grykën e Otrantos. Nëna e Skënderit hapi portën, kur nuk pa të birin u dridh e tëra, andaj pyeti: “Kapidan, ku e kam Skënderin?” Furtuna na zuri në det e valët përpinë atë, mezi tha ai. Qofshi vetë dhe u shkreh në vaj. Erdhen edhe fqinjët, detarët tjerë shpjegonin rastin dhe vendimin e kapidanit, që nuk do të lundronte më në det. Do të kthehem në Gjerana, aty do të bëjë shtëpinë tha kapidan Xhavidi.
Shtëpia e tij ngrehu kokën, kopshti me plot pemë që u mbollën sipas dëshirës së kapidanit. E vetëm një javë pasi i kreu punët, kapidan Xhavidit iu sëmurë djali Agimi, ai bëri çmos që ta shëronte, por sëmundja e keqe e mori. Kapidan Xhavidi, pas një muaji u kthye me djalin në arkivol.
Të gjithë u tronditën për fatin e kapidanit, lajmi u përhap gjithandej. “Të nesërmen në oborrin e kapidanit shkoi edhe nëna e detar Skënderit”.
“Qëndro kapidan”, e ngushëlloi ajo.
– Po qëndroj, por më rëndë e pata në det atë natë kur dëgjoja Skënderin kur më thoshte:
“Mos më lë, kapidan! Të lutëm, mos më lë! Mos më lësho!”GJAHTARI
Novela rrëfen për fatin e Gjeto Leka nga Kelmendi, i cili jetonte në Malësi, ku jeta ishte më e rëndë për t’u jetuar se kudo tjetër, sidomos dimrave të cilët në Bjeshkët e Nemuna, ishin të ashpër, por kur vera merrte e thatë si gjatë atij viti, dimri s’kishte si të pritej.
Gjeto Leka kishte filluar të mendonte për familjen dhe në mendjen e tij kishte vendosur për ta braktisur bjeshkën. Ishin këto arsye pse ai ftoi bashkëfshatarët e tij të cilët u mblodhën një të diele pas meshës. Vetëm prifti nuk kishte ardhur, pasi ai mendonte se fshatarët nuk mund të jetonin pa Bjeshkën, prandaj vetëm pesë shtëpi qëndruan me priftin, të tjerët bashkë me Gjeto Lekën, i cili iu printe vendosën ta lënin bjeshkën. Ata morën familjarët dhe gjënë e gjallë, bashkë me plaçkat që iu nevojiteshin. Karvani kishte mësyrë Shkodrën e cila as që dukej gjëkundi.
Të mërkurën mbërritën në Shkodër, se ashtu e kishte planifikuar kryeplaku. Ata shitën gjënë e gjallë lirë, dhe me ato para blenë gjëra të nevojshme për jetesë dhe vegla me të cilat do të punonin.
Plaku kishte paguar njeriun për t’i dërguar në Ambull buzë liqenit të Shasit, një vend i pabanuar dhe tokë e askujt. Ata u vendosën në mes fshatrave Fraskanjet, Shtodrit dhe Shasit. Kasollët e tyre u ngritën njëra pas tjetrës dhe Ambulli mori jetë, aty gjallërihej. Natyrisht shasjanët u shqetësuan për ardhjen e mysafirëve të pa ftuar, por kryeplaku i Shasit i qetësoi, iu tha se ata kanë ardhur nga halli. Dimri erdhi shpejt, dhe vetëm Gjeto Leka kishte blerë tokë, Arën e Madhe, nga beu i Shkodrës.
Shtodrolët u habitën kur kuptuan se ardhacaku kishte blerë Arën e Madhe, po më shumë u shqetësua gjahtar Idrizi, i cili mu ato ditë kishte gjuajtur rosat dhe patat e egra, pasi ara ishte e beut të Shkodrës, kurse Gjeto Leka kishte qit fjalë se askush nuk guxon ta shkelte arën e tij, pra as gjahtar Idrizi.
Dimri erdh dhe gjahtar Idrizi, gjuante rosat dhe patat në Arën e Madhe, andaj Sokol Marku, i çoi fjalë gjuetar Idrizit: “Ara e Madhe është e imja… mos shkel më arën time. Rosat dhe patat lëri të qeta. Unë mallin tim e mbroj nëse lypet edhe me armë”. Lulja, e shoqja e Sokol Markut, e luti të shoqin me butësi, “na kanë pritur mirë, kemi ardh në vend të tyre, lëre gjuetarin se rosat nuk ta hanë Arën e Madhe”. Por Sokol Marku ishte i vendosur për ta mbrojtur pronën e vet, në anën tjetër gjuetari kishte frigë se “jabanxhisë i shihet sherri”.
Gjuetar Idrizi, vendosi të zgjohej herët kur Sokol Marku të ishte në gjumë dhe ashtu veproi. Por dikush i çoi fjalë Sokol Markut se gjuetari zgjohet herët dhe vret rosat e egra në livadhin e tij. Do ta zë mendoi ai. I tregoi të shoqës, ajo e luti me përgjërim, por Sokol Marku ishte i vendosur për ta zënë gjuetarin në arën e tij.
Në një natë të ftohtë ai përgjëroi gjuetarin nëse ai do të futej në arën e tij. Ai gjithçka mendonte, edhe fjalët e Lulës e ngacmonin, e kur të ftohtit e madh e kishte mbërthyer, pa siluetën e gjahtarit që po vinte. Por ishin fjalët e së shoqës që e binden Sokolin të hiqte dorë nga veprimi, por vazhdoi të vëzhgonte se çfarë bënte gjuetari. Kur pa se ai hoqi çorapet e leshit dhe u fut zbathur në ujin e ftohtë akull, u fut edhe në arën e tij, por Sokol Marku, tash nuk u besonte as syve të tij. “Ky paska hall të madh”, mendoi ai. Pa gjahtarin kur rrëzoi pesë rosa dhe Sokoli e pa kur ai hoqi pantollonat dhe deri në brez u fut në ujë për t’i marrë rosat. U tranditë nga kjo pamje Sokol Marku, ashtu i ngrirë u kthye në kasollën e tij. Lulja e priste e shqetësuar! E zure e pyeti ajo? “Prit të ngrohem” iu përgjigj Sokoli. Ai rrëfeu i lemerisur tërë ngjarjen që pa.
Të nesërmen Sokol Marku i çoi fjalë Idrizit, gjahtarit plak. “Gjuaj rosa e pata në Arën e Madhe, n’daç ditën e n’daç natën”… por “Ruaje shëndetin o burrë!…”DOKTOR LUANI
Novela për Doktor Luanin, duket si një ngjarje reale, si një ndodhi e mundshme, ndërsa në horizont dukej vullneti i studentit të ri për ta përmbushur dëshirën e babait, për t’ia realizuar ëndrrën atij, e bënë edhe më të vendosur, pavarësisht vështirësive që i dolën në kohën e studimeve. Ai e dinte se jo vetëm babai, por edhe fshatarët tjerë prisnin të kishin një doktor nga katundi i tyre. Motivi për ta gëzuar babain, e bëri më të vendosur për t’i përfunduar studimet.
Pas përfundimit të provimeve, Luani mori linjën e autobusit nga kryeqyteti për në Tivar dhe nga aty autobusin për Ulqin. Sapo mbërriti në shtëpi, i ati e pyeti hë? Diplomova iu gjegj Luani dhe gëzimi ishte i madh për të dyja palët, por babi nuk mund të mos shprehte gëzimin e tij. “Ma zbardhe fytyrën” i tha të birit. Atë mbrëmje pat festë në familjen e Doktor Luanit.
Të nesërmen u paraqit në komunë dhe në shtëpinë e shëndetit. Drejtori e priti me gëzim, ai i tregoi se tash kemi nevojë për mjek. Luani përgatiti dokumentet dhe që ishte ngjarje e kënaqshme. U detyrua të kthehej në Universitet, në Sarajevë, kurse vajtja e kthimi plotësohen me ndodhi të reja. Pasi rregulloi dr. Luani librezën, u paraqit në punë në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin për ta zëvendësuar dr. Petritin i cili kishte shkuar në pushim.
Dita e parë e punës shoqërohej me emocione dhe njëkohësisht edhe me përgjegjësi profesionale. Ajo rrodhi ashtu si diti, por dr. Luani do të përballet me një pacient të infektuar nga një e huaj me të cilën kishte pasur marrdhënie seksuale. Pasi u konsultua me të, dr. Luani e këshilloi pacientin për të vazhduar në Tivar, tek specialisti, pasi nuk kam përvojë sa duhet i tha doktori pacientit të tij. Ndërsa ai insistonte që ta shoqëronet dr. Luani për tek specialisti dhe ashtu u bë. Doktori porositi autoambulancën, dhe bashkë me pacientin vajtën tek specialisti. Pacienti nuk qetësohej pasi e dinte se edhe gruaja e tij tashmë ishte e infektuar nga ai. Doktor Luani, i kërkoi pacientit që ta dëgjonte këshillën e tij dhe të mos bënte asnjë veprim, pasi edhe sëmundja por edhe veprimet e turpshme kalojnë vetëm me durim dhe maturi, dhe ashtu u bë. Pacienti iu nënshtrua këshillave të mjekut. Dhe ashtu mbërritën me autoambulancë te specialisti në Tvar. Pasi u ekzaminua infeksioni, specialisti e sugjeroi dr. Luanin se edhe gruaja e pacientit duhet t’i nënshtrohej mjekimit. Pacienti e rregulloi me gran të cilës i kërkoi falje për gabimin që kishte bërë duke i premtuar se më nuk do ta përseriste.
Dr. Luani, në ditën e parë të punës shënoi në kronikë, se ndihmoi një pacient. Ai kujtoi edhe zonjushën gjermane që e kishte pickuar meduza e cila më nuk u paraqit tek dr. Luani. Sigurisht… në kronikën e asaj dite shënoi dr. Luani se profesioni që ka zgjedhur ai do ta bëjë edhe më të lumtur!NË SAFARI
“Safari” është emri i një kafeneje në Plazhin e Zallit, që lidhej me emrin e “Shkretirës Safari në Afrikë”, kurse ngjarja vendoset në kohën e sistemit komunist, kur kishte përgjime të shumta. Profesori përcillej nga sigurimi i shtetit, ai këtë e dinte. Në një nga ato ditët e veres, ai u ndesh me një zonjë nga Praga dhe nën dyshimin se ajo ishte agjente për ta përcjellë profesorin, ai deshti të largohej për të mos u ngatërruar edhe me shtetin. Ndërsa Hana, zonja nga Praga ishte e vendosur që atë ditë te Plazhi në Zall t’i kalonte ato qaste në shoqërim me profesorin. Më pas dyshimet u tejkaluan kurse takimi në “Safari”, mbetet kujtim i rrallë për Profesorin dhe zonjën nga Praga.
TAKIMI I PAPRITUR
Ngjarja zhvillohet në kafe “Rumia”, aty ku Sylë Mani shkonte përherë të luante shah. Pasi shkeli në kafene të gjithë e pritën me respekt, ai kishte punuar tërë jetën mësimdhënës, prandaj e thërrisnin Profesor. Nga ana tjetër e tavolinës u dëgjua zëri i Agronit për një lojë shahu. Profesori ishte në formë, andaj të gjithë me kureshtje përcillnin këtë lojë shahu të cilën pa vështirësi e fitoi profesor Sylë Mani.
Pas pak, në kafe “Rumini” hyri edhe Hetuesi i cili ia prishi dëshirën Profesorit, e kjo ndikoi për ta humbur ai lojën e tretë nga Agroni.
Vite më parë, Hetuesi, bashkë me shefin e policisë e kishin kontrolluar shtëpinë e Profesorit por nuk kishin gjetur materialet e kërkuara gjë që ishin zemëruar, prandaj nuk kishin dëshmi për ta dënuar Profesorin, i cili asnjëherë nuk mësoi se kush e kishte denoncuar, pse diku në Ditën e Flamurit më 28 Nëntor, në zyrën e tij ishte ngritur nga një gotë “Konjak Skënderbe”.
Tash Sylë Mani ishte gjetur gju më gju me Hetuesin të cilit edhe tani ia kishte frikën. Por Hetuesi theu heshtjen duke i grishur të pranishmit me nga një pije. Madje i luti ata t’mos ia refuzojnë pijen pasi siç tha ai kishte një rast të veçantë. “Dola në pension” u shpreh ai, andaj mos ma refuzoni pijen. Ndërsa Profesori si me inat porositi “Konjak Skënderbe” dhe pasi ngritën dollitë, Hetuesi e luti Profesorin të bisedonin diçka “unë e ti” u shpreh ai. Ishte e kaluar ia ktheu Profesori! Por, Hetuesi ishte i vendosur të flsisnin në katër sy, andaj dolën në një tavolinë tjetër.
Ata porositën edhe pije të tjera, Hetuesi nisi i qetë rrëfimin duke u shfajësuar për rastin, pasi siç tha ai nuk kishte qenë fajtor. Juve ju kanë raportuar te Kryeshefi ata me të cilët ju rrinit çdo ditë. Unë bëra punën time tha pos tjerash Hetuesi. Më rëndë e kisha unë kur të erdhëm të kontrollonim në shtëpinë tuaj në Katërkollë se sa ju vet.
Në takimin e papritur të dy i shtrënguan duart dhe u ndanë si miq, ndërsa Profesori kujtonte Mësuesin Veteran i cili shtirej si mik i tij. Eh tha Profesori “Besnik banu, por besë mos nxen”.DASHURI BUZË BARBANËS
Ngjarja vendoset në Barbanë, vend buzë kufirit me Shqipërinë. Mësuesit, e fejuara i kishte mbetur në anën e majtë të Barbanës. Sistemi kumunist e kishte edukuar vajzën që të mos iu besojë premtimeve të Mësuesit, që ishte i fejueri i saj dhe kishte mbetur në anën e djathtë të Barbanës.
Një nga ditët e atyre takimeve nga distanca ku në mes kishin vijën kufitare ajo i tregoi Mësuesit se nuk mund të kalonte kufirin pasi e kishin kërcënuar me burgosjen e vëllezërve. Unë nuk do të fejohem por ti mos më prit i kishte thënë preras ajo. Dhe Mësuesi i shqetësuar për fatin e tij që nuk e zgjidhte dot, ai në kafenen e fshatit kishte akuzuar Stalinin për prishjen e raporteve brenda Kampit Socialist.
Xixi, një raportues i rregullt i cili qëlloi aty, e raportoi rastin në polici. Të nesërmen Mësuesi ishte ftuar në polici dhe atje e akuzuan për prishje të rendit, të cilin Mësuesi e mohoi pasi pranoi se kishte shprehur mllefin kundër Stalinit që mi prishi punët edhe me të fejuarën. Por për fatin e tij, zëvendësi në polici e kishte njohur mirë Mësuesin, kishte respekt për të dhe ai e mësoi si të deklarohej, por të kishte kujdes nga Xixi, për të cilin edhe vet zyrtari policor kishte frikën se mund ta shkarkonte edhe atë. Prandaj kujdes i tha Mësuesit!
Në vjeshtën e atij viti, atëherë kur filloi viti shkollor dhe shqetësimi i Mësuesit për të fejuarën shtohej. Atyre ditëve në një dasmë, pasi ngriti disa gota, përsëri shprazi dufin e tij. Pas një kohe Mësuesin e ftuan në hetuesi. Aty ia thanë datën, vendin dhe kohën kur kishte folur me të fejuarën mëtanë kufirit në Barbanë. Mësuesi u zu ngusht nga saktësia e informimit që kishte hetuesi. Pastaj Hetuesi i kërkoi Mësuesit vigjilencë dhe bashkëpunim për të raportuar në polici. Por ai nuk pranoi duke dal mjaftë i brengosur nga ajo zyrë u ndal në kafenen e parë. Aty pari kaloi Xixi, kundër të cilit shprazi mllefin e tij. Në atë rast, Mësuesi mori vendim që të ikte mëtanë Barbanës, tek e fejuara e tij. Ai e dashuraonte atë dhe mendonte se do të gjejë punë dhe do të jetonte me të dashurën e tij.
Pas disa peripecive, kaloi perroin dhe u gjend në tokën e ëndërruar. Kur iu afrua rojeve kërkoi togerin i cili pas pak erdhi. Atë e morën në pyetje dhe të gjithë e shikonin me dyshim. E dërguan në kampin e Lushnjes, por mbajti mend porositë e kosovarit, sa më pak të flasësh më mirë e ke. Mos i besoni askujt dhe mos denonco njeri i kishte thënë ai.
Pasi i dhanë lajmin se ishte emëruar mësues në Malësi, po atë ditë Hetuesi i tregoi se e fejuara e tij ishte martuar dhe nuk dihej se ku ishte transferuar. Pastaj ia dhanë një shoqërues i cili do ta përcillte Mësuesin deri në detyrën e re. Këtë udhëtim ai shfrytëzoi për të ikur dhe për tu kthyer në vendlindjen e tij.
Kur arriti në shtëpinë e vet, vëllai dhe kunata e pritën me ngrohtësi duke u ndjerë keq për fatin e Mësuesit, i cili ua shpjegoi peripecitë e tij, burgun dhe se të fejuarën nuk e kishte takuar.
Vetëm në “Vjeshtën e parë ‘93” në Barbanë shpërtheu ahengu dhe refreni i këngës “Për mua paska qenë kismet. Me qenë ti e tjetër kujt…”. Ishin dallgët e jetës, edhe pas tridhjet e tre vjetësh, rrëfehej se dashuria buzë Barbanës është kthyer në legjendë!SKËNDERI
Skënderi është një personazh tragjik. Vjeshta e atij viti në Valdanos përfundoi me shirat në Vjeshtën e parë që i bie muaji shtator. Era e madhe që fryu një ditë më parë kishte lënë gjurmët e veta me fuqinë rrënuese, këtë e vërejti edhe profesori kur ditën e premte, pas orëve të mësimit kaloi nga Rana. Pasi pa gjithë atë shkatërrim, profesori u ul në kafe për të kundruar më mirë detin i kredhur në mendime, kur përpara tij u paraqit Skënderi, të cilin fillimisht Profesori nuk e njohu.
Ai e luti Profesorin të mos ia prishte qejfin, të merrte një pije nga ai pasi kishte më shumë se tridhjetë vjetë pa u parë. Skënderi kishte emigruar në Gjermani por kujtimet i kishte lënë në vendlindje. Edhe pse Skënderi fliste për jetën e tij, për jetën në dhe të huaj, Profesori përseri nuk mundi të zgjidhte enigmën. Dikur Profesorit iu kujtua Skënderi, ai notuesi i pashoq, me trup sportisti që kërcente nga shkëmbinjtë sikur të ishte shqiponjë, i cili tashmë kishte ndryshuar shumë.
Pasi Profesori kujtoi të kaluarën e largët dhe sukseset e Skënderit e pyeti atë si je. Nëse nuk gabohem ti ke qenë i martuar me Ursulla, atë gjermanen bukuroshe sykaltër. Mjaftoi kjo pyetje e Profesorit, për ta tronditur Skënderin për t’ia prekur plagën nga e cila tashmë ishte rrënuar i tëri. Ai porositi edhe një birrë pastaj rrëfeu tërë historinë e vet. I zemëruar por edhe i thyer tërësisht. Ai i tregoi shokut të tij të rinisë për kohën e mirë dhe sukseset e shumta në Gjermani. Punova në cirk, fëmijët u rritën, u shkolluan dhe nisën jetën e tyre të pavarur, pastaj unë u pensionova nga puna në cirk, këtu filloi e keqja ime tha Skënderi. Vetmia më shtohej, fëmijët më mungonin, andaj fillova të konsumojë birrën, e cila është e mirë por më shtoi mbipeshë.
Ai tregoi se Ursulla e kishte braktisur, pasi kishte gjetur një doktor. Skënderi i thyer kishte lënë testamentin tek noteri për gjysmën e pasurisë së tij për Suzanën dhe djalin. Pastaj iu kishte lënë edhe një pusullë fëmijve. “Ursulla më tradhtoi, ju jeni fëmijët e mi dhe kurdo që të doni më vizitoni. Unë u ktheva për në vendlindje”. Pas një kohe Profesori dhe Skënderi u ndan, të dytë ndjeheshin të lumtur që u rinjohën. Lanë takimin për të nesërmen.
Të nesërmen, pas orarit të mësimit, Profesori kthehej kah Rana ku kishin lënë takimin e radhës. Sakaq u dëgjua zëri i Muezinit i cili lajmëronte: “Sot vdiq Skënderi, artisti ynë i dikurshëm… Varrimi bëhet sot pasdite në ora katër”, përfundoi lajmi kumbues.
Kështu në ora katër të asaj dite e përcollën Skënderin në varrezat e Callakut, në Pinjesh. Profesori: Skënderi nuk vdiq. Atë e vrau ikja e Ursulles me doktorin!…MENDIM PËRMBYLLËS
Novelat e Asllan Bishës, përveç që kanë tematikë detin dhe jetën në zonën kufitare, shprehin dashurin e pafundme për Ana Malin, krahin kjo që zdirgjet deri në Ulqin. Pastaj në të gjitha rrëfimet në prozën e shkurtër dhe romanet e këtij autori do të ndeshemi me motivin e përndjekjes, përcjelljes dhe shatazhimit që bënte pushteti dhe diktatura komuniste. Roli i Mësuesi ose i Profesorit, kurdoherë është moralizues, profesion të cilin e ka ushtruar vet autori deri sa ka dalur në pension: Po ashtu vërehet se në të gjitha rrëfimet letrare të këtij autori përfundimet janë pozitive, të zgjidhshme dhe tejet moralizuese. Motivi i jetës, paqës dhe harmonisë është strumbullari tematik i prozës së shkrimtarit Asllan Bisha.
St. Gallen, 14.12.2021.
Shefqet Dibrani

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë
Naiviteti i gazetarëve të Kosovës është aq i madh sa të bën të vjellësh. Temat që i zgjedhin për publik janë aq fëminore sa të bejnë ose të qeshish ose të qashë për shtjellimet e tyre, të cilat janë aq të bastardhuara nga një urrejtje satanike për dikend që nuk e duan.100 herë e kam shkruar që jam apartiak, nuk jam lakmitar i shkrimit me pagesë, nuk e lejoj vetën që të lakohem në kronikat e zeza. Ne në Kosovë kemi aq shumë për të folur për të sotmen dhe të ardhmen e saj sa që rodi i yt është totalisht i pa aftë të ballafaqohet me to .

“Kabineti i Kurtit paska pirë shampanjë dhe paskan hangër biftek të 17 eurove.! – paske thënë ti o Parim Olluri.
Ne në Gjakovë i kemi do fjalë të urta që i përdorim kur dikuash flet pakryp: Na i marrsh të ligat ! Ka edhe shumë të tjera.E dini mor “gazetar” që shkrimet i juaja janë të përcjelluar anë e kënd Europës dhe më larg? e dini se sa qesharak janë debatet e juaja , sa mua më kishte ardhur turp që emri im të figuron pas një postimi të ngjajshëm me këte që e citova më lartë.Kur thua në një darkë d.th. rast i vetëm , nuk e ceke herave tjera se sa shtrenjt hanë Kryeministri. Shikoni edhe demokracia e shkrimit i ka kufinjtë e saj, duhet respektuar etika e vetvetës si gazetar, etika e kombit dhe e e shtetit. Shkruaj nëse gjenë ndonjë lajm më senzacional , e jo për biftekun e 17 eurove.Por ti nuk guxon të shkruash ate që duhet !Shko edhe ti e haje një biftek të 20 eurovo dhe shamapnjë sado të shtrenjt që të jetë, ma fakturon mua, të lutem.Mos bre se u bëm gazi i botës ! Serbia po tallet me ne !Përshendetje nga Gjakova
Më 14.12. 2021
Prishtinë, 14 dhjetor 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që udhëhiqej nga kryetari i Grupit Parlamentar, z. Taulant Balla.
Pjesë e delegacionit ishin znj. Anila Denaj, zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar të PS në Kuvendin e Shqipërisë, z. Arben Pëllumbi, kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, znj. Gerta Duraku, deputete e Qarkut të Kukësit, z. Benet Beci, deputet i Qarkut të Shkodrës, z. Alqi Bllako, deputet i Qarkut të Tiranës dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.
Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve, në veçanti në politikën e jashtme të të dyja shteteve, ishin tema kryesore e takimit.
Duke theksuar stabilitetin institucional në të dy shtetet, si rezultat i udhëheqjes nga qeveri që kanë shumicën në parlament, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, z. Taulant Balla, tha se duhet të shfrytëzohet ky moment për angazhim edhe më të madh të deputetëve në intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.
Roli i deputetit nuk është vetëm miratimi i ligjeve, por edhe angazhimi për promovimin dhe mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare, theksoi z. Balla. Ai tha se resurset dhe përvoja e deputetëve shqiptarë do të jenë në shërbim të lobimit dhe mbrojtjes së interesit të Kosovës në organizatat dhe forumet ndërkombëtare.
Kryeministri Kurti u shpreh i nderuar për vizitën e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe u pajtua se ka shumë mundësi bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve.
Në kohën e krizës energjetike që ka përfshirë Evropën dhe rajonin, kryeministri Kurti vuri theksin sidomos te bashkërendimi i politikave energjetike. Bashkërendim politikash nevojiten edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, tha ai dhe shtoi se blerja e objekteve dhe vendosja e ambasadave në ambiente të përbashkëta do të kursente buxhetet dhe do të lehtësonte bashkëpunimin.
Në takim ishin të pranishëm edhe udhëheqësja e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes” në Kuvendin e Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Kusari dhe deputeti z. Gani Krasniqi.

Nga: Frank Shkreli
Pasi unë kam shkruar në të kaluarën për vlerat fetare dhe kontributet kombëtare të Dom Zefit – të cilin e kam konsideruar këshilltar dhe besnik timin sa ishte gjallë — këtë kronikë sot po e përgatisë bazuar në materialet që pati mirësinë të m’i dërgonte Dom Nikë Ukgjini, koordinatori dhe motorri, si të thuash, jo vetëm i këtij projekti të rëndësishëm dhe me vlerë, por edhe autor i shumë nismave dhe projekteve të tjera të karakterit kombëtar e fetar. Disa prej veprave që ekzistojnë sot, falë angazhimit personal të Dom Nikë Ukgjinit, përfshijnë Qendrën e Poetit Dom Ndre Mjeda në Kukël, të vitit 2014. Dom Nika është angazhuar gjithashtu edhe për restaurimin e dy kishave mesjetare të shek. XIII, me gjurmë të afreskeve të cilat gjendeshin në gjendje të mjerueshme. Pastaj, Kishën në Balldren të Lezhës e ka përfunduar në vitin 2019 dhe atë të Pllanës në vitin 2020. Të gjitha këto dhe të tjera vepra, Dom Nika i ka realizuar pa asnjë ndihmë nga shteti shqiptar, por kuptohet janë mundësuar me ndihmën e donatorëve privatë, jashta dhe brenda vendit. Ndër planet e ardhëshëme të Dom Nikës përfshihet një përkujtimore, që siç njofton ai, është në përfundim e sipër, kushtuar gazullorëve gjatë shekujve, në Dajç të Zadrimës, duke filluar nga figurat e rëndësishme të periudhës së Gjergj Kastrioit, Gjon e Pal Gazulli, diplomatë të Skënderbeut, e deri të Gjon Gazulli i varur nga mbreti Zog në vitin 1927 e deri tek gjuhëtari Dom Nikollë Gazulli, i pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, në famullinë e Shkrelit, në vitin 1946. Ndër planet e ardhëshme të Dom Nikës dhe bashkpuntorëve të tij, përfshihet edhe restaurimi e rindërtimi i Kishës dhe i qelës së Kuvendit të Arbërit.
Sa u përket nismave të Dom Nikës dhe mbështetësve të tij në fushën e rinovimeve të objekteve fetaro-kulturoro-kombëtare — të rëndësishme për fenë dhe për historinë e Kombit shqiptar — një prej këtyre, pa dyshim, duhet të jetë vepra më e fundit që ai koordinoi, i nxitur sipas tij, nga disa intelektualë të diasporës – e që është vendosja e bustit të Dom Zef Oroshit në Lezhën legjendare, të hënën që kaloi. Fatkeqësisht, qeveria dhe shteti shqiptar, këto tre dekada, jo vetëm që nuk i ka ndihmuar, por në të kundërtën, ka penguar shpesh restaurimin ose rindërtimin e monumenteve të tilla. Por, megjithë vështirsitë gjatë procesit të miratimit të vendosjes së bustit të Mons. Oroshit në Lezhë, më në fund, i dashuri dhe i respektuari i gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan, Mons. Zef Oroshi, pas 69 viteve të arratisjes së tij nga Shqipëria, përjetësohet në atdheun e vetë që aq shumë e ka dashur.
Pa pasur mundësi që në një shkrim si ky të pasqyrohen të gjitha kumtesat që u mbajtën me këtë rast të inaugurimit të bustit të Mons. Dr. Zef Oroshit në Lezhë, po përmendi disa. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu i cili përshëndeti përgjithësisht të pranishmit e shumtë. Fjalën kryesore e mbajti Dom Nikë Ukgjini, ndërsa folën gjithashtu edhe Vitor Gjikola dhe Leonora Laçi. Kishin dërguar letra urimi edhe përfaqsues të mërgatës, përfshir Z. Elmi Berisha, Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork edhe urimin nga Z. Ndue Oroshi, Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve shqiptarë, “Trojet e Arbrit “, nga diaspora. Edhe përfaqsuesi diplomatik i Vatikanit në Shqipëri, i nderuari Luigi Bonazzi, nuk mungoi me urimet e tija me rastin e inugurimit të bustit të Mons. Dr. Zef Oroshit në Lezhë.
Ndërkohë, Dom Nikë Ukgjini me rastin e zbulimit të bustit të Mons. Zef Oroshit në Lezhë me 13 dhjetor 2021, (që u mbulua nga media vendase dhe nga Zëri i Amerikës, Nderohet monsinjor Zef Oroshi, themeluesi i kishës “Zoja e Shkodrës” (zeriamerikes.com),ndër të tjera, tha se, sot në 109 vjetorin e lindjes, së Mons. Zef Oroshit, si do të ishte ndryshe, veçse një gëzim për të gjithë, kur pas 32 viteve të kalimit të tij në Amshim në qytetin e New Yorkut, nëpërmjet bustit në bronx, përjetësohet në atdheun e tij të dashur, pikërisht, në qytetin e Besëlidhjes në Lezhë, kleriku, intelektuali e atdhetari, Mons. Dr. Zef Oroshi.
“Nuk është lehtë sot të flitet para kësaj përkujtimoreje, kur kemi parasysh jetën dhe veprën e tij që e kaloi përplot trazira shpirtërorë e fizike” u shpreh Dom Ukgjini dhe shtoi. “Jeta e mundimshme e tij si dhe shumë klerikëve katolikë, kishte filluar që nga koha e kthimit të tij si meshtar i ri nga Roma, në vitin 1940, në Shqipëri, me pas, arratisja e detyrueshme në vitin 1952, për në Jugosllavi, për shkak se mortja e zezë e kishte kapluar gjithë Shqipërinë e në veçanti me persekutimet e klerit katolik në mënyrë të pa mëshirëshme. Gjatë qëndrimit në mes refugjatëve në Itali, nga viti 1954-1960, edhe pse tani e kishte lirinë fizike, brengosjen e mbante në zëmër për Shqipërinë e robëruar nga bolshevizmi komunist. Po kështu shqetësimet dhe dhimbja shpirtërore e përcollën jetën e tij edhe gjatë veprimtarisë në mes emigrantëve shqiptare në Amerikë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, për t’i mbajtur shqiptarët të bashkuar dhe të mbrojtur nga asimilimi, Oroshi, do zhvillonte aktivitete të shumta, fetare, kulturore e atdhetare, në Kishë dhe në tribuna të ndryshme kudoqë shqiptarët bashkoheshin. Edhe pse qe i vëzhguar nga sigurimi i shtetit ateist shqiptar, ai kundër sistemit komunist fliste shpesh me mikun e tij Fan Nolin dhe shkruante kudo në shtypin e diasporës shqiptare në SHBA dhe Europë. Forca, madhështia dhe serioziteti i fjalës së tij, dituria e gjerë dhe e thellë, bënte që ai të gëzonte gjithnjë respektin dhe admirimin e thellë nga të gjithë shqiptaret, pa dallim besimi e ndarje politike”, ka thenë Dom Nikë Ukgjini.
“Ngritja e këtij busti”, u tha të pranishëmve, intelektuali i Lezhës, Vitor Gjikola, “është vlerësim dhe homazh për klerikët e familjet e tyre, që përjetuan kalvarin dramatik të burgimeve, internimeve e persekutimeve, pa fund. Nderim për jetë veprës së Monsinjor Zef Oroshit, klerikut, atdhetarit e dijetarit të shquar! Zoti e bekoftë veprën e tij! Respekt e mirënjohje për familiarët e tij, për qëndresën e tyre heroike ndaj dhunës e persekucionit të diktaturës komuniste”, u shpreh Vitor Gjikola, duke falënderuar Bashkinë e Lezhës dhe biznesmenin Martin Lleshi, që bënë të mundur ngritjen e bustit.
Dom Nika falënderoi me këtë rast të gjithë ata që bënë të mundur realizimin e këtij projekti, përfshir, “Kryetarin Bashkisë së Lezhës, një dashamirësi i thekshëm i kulturës, z. Pjerin Ndreu”, siç tha ai, “për dhënien e lejës së ndërtimit; prefektin fjalëmirë, Gjokë Jaku; pronarin e Restorantit Milenium, vullnetmirin, Martin Lleshi; biografin e Oroshit, atdhetarin, Tomë Mrijaj nga Nju Jorku; skulptorin e bustit Sadik Spahia, dhe ata që e mundësuan gjithë këtë vepër, shtoi Ukgjini. Dy djemtë e vëllezërve të Mons. Oroshit: Gjon e Nikollë Prendi me djemtë e nipat e tyre. Ta gëzojmë këtë vepër më vlera kombëtare, përfundoi përshëndetjen e rastit, Ukgjini në zbulimin e bustit të Dom Zef Oroshit në Lezhë, të henën që kaloi.
Një falënderim i veçantë për këtë vepër të shklqyeshme prej të gjithë neve — brenda dhe jashtë Shqipërisë — që e kemi njohur dhe bashkpunuar për vite me Mons. Zef Oroshin – i shkon, sidomos, Dom Nikë Ukgjinit të palodhëshëm, siç u shpreh edhe intelektuali Z. Gjikola, “për përkushtimin e lartë të tij, si për çdo punë që ai merr për sipër dhe i shkëlqen!”
Ad multos Annos, Dom Nikë Ukgjini. Zoti të faltë jetë e shëndet!
URIM DHE PËRSHËNDETJE ME RASTIN E
VENDOSJES SË BUSTIT TË MONSINJOR DR. ZEF OROSHIT
NË LEZHËN E GJERGJ KASTRIOTIT
Nga Frank Shkreli
I dashur Dom Nikë Ukgjini dhe pjesëmarrës të respektuar në këtë ngjarje historike për të nderuar Mons. Dr Zef Oroshin i shpallur si, “I denjë për t’u përmendur për punë të mira…”, nga Papa Pali VI –24 Janar, 1974.
Me pa mundësi t’i përgjigjem pozitivisht ftesës së Dom Nikës, ju dërgoj të gjithë ju urimet dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta për këtë akt fetar dhe kombëtar – për nderimin që po i bëni dhe për respektin që po tregoni ndaj një të madhi të diasporës shqiptare dhe kombit shqiptar – Mons. Dr Zef Oroshit. Me vendosjen e bustit të tij në Lezhën e besës së Kastriotit, ju po nderoni një shqiptar dhe klerik të madh, por po nderoni edhe veten. U lumtë për realizimin e kësaj vepre fetaro-kombëtare.
Mons. Dr Zef Oroshi, gjatë gjithë jetës së tij në mërgim por edhe në Atdhe — prej ku u detyrua të arratisej nga murtaja komuniste që e ndiqte hap pas hapi për ta kapur të gjallë ose të vdekur. Megjithëkëte, ai i qëndroi besnik të Madhit Zot, Kishës Katolike Shqiptare, Atdheut tonë të dashur Shqipërisë, si dhe idealeve dhe parimeve të shënjta të lirisë dhe demokracisë.
Lajmi për Vendosjen e bustit të Monsinjor Dr. Zef Oroshit në Lezhë sjellë kënaqësi të madhe — jo vetëm për Famullinë Zoja e Këshillit të Mirë që ai ka themeluar në Nju Jork, (sot Kisha Zoja e Shkodrës) – por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, pa dallim feje a krahine.
Me respekt dhe admirim për të gjithë ju, po dërgoj urimet dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, si një ish-bashkpuntor i ngusht i të dashurit tonë të përbashkët, Mons. Dr. Zef Oroshit, këshilltar dhe besnik i imi ndër vite. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij në Atdhe, të cilin e donte aq shumë por dhe këtu në mërgim – në Amerikën tonë të dashur — ku Dom Zefi kaloi një pjesë të madhe të jetës së tij. U lumtë dhe Zoti u bekoftë të gjithëve!
Përzemërsisht,
Frank Shkreli
Fotot nga ceremonia




