Brengosja e opozitës kriminale për punëtorët që i plaçkiti për dy dekada me radhë
Rreth solidarizimit panturk e panislamik të shqiptarëve të Kosovës e myslimanëve të Bosnjes, që sipas Nexhmedin Spahiut u dashka ta kenë me Turqinë!

SPAHILLËK m. hist.1. Shërbimi spahiut dhe të drejtat e tij; sistemi i sundimit të spahinjve. E drejta e spahillëkut. Heqja e sistemit të spahillëkut.
2. Të ardhurat që nxirrte spahiu duke u marrë të dhjetën fshatarëve; e dhjeta dhe taksa të tjera që u merreshin me detyrim fshatarëve nga bejlerët. U kërkonin spahillëkun. Bejlerëve iu prenë spahillëqet.
3. Prona e tokës (timari), mbi të cilin ushtronte të drejtat e tij një spahi. Të ardhurat nga një spahillëk.
12 dhjetor 1912 : Austria për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë
ALEATI JONË KRYESOR I ASAJ KOHE ISHTE AUSTRIA
Një gjë të tillë e ka pohuar edhe historjana e njohur Elena Kocaqi.
K. Shala.
PAVARËSIA SHQIPTARE NË REVISTËN AUSTRIAKE

Rreziku nga iluzioni i “forcës” së liderëve tonë!
Florim Zeqa
Qëllimi i lobimit serb nëpër qëndrat e mëdha botërore, për qëllim e ka zhbëjen e shtetit të Kosovës, përkatësisht zhbërjen e procesit të njohjeve të Kosovës e jo të eleminimit të këtij apo atij lideri shtetërorë apo partiak.
Kosova e 17 shkurtit projekt ndërkombëtar
Vendosja e forcave ruso-franceze mbi Urën e lumit Ibër në Mitrovicë 22 vite më parë, përveq ndarjes së qytetit në dysh, e shkaktoj ndarjen e pjesës veriore nga ajo jugore, ndarje kjo e planifikuar dhe e dakorduar mes gjeneralëve të NATO-s dhe atyre të Ushtrisë Serbe në Kumanovë.
Nga ajo kohë e deri më sot, kjo ndarje mbeti “mollë sherri” mes serbëve dhe shqiptarëve në aspektin praktik, por edhe ‘konflikt interesi’ mes interesave të dy fuqive të mëdha botërore (SHBA-ve dhe Rusisë).
Sikurse njohja ndërkombëtare e Kosovës, siq e parapëlqejë ta quaj 17 shkurtin e vitit 2008, edhe proceset e mëpastajme të njohjeve, më shumë janë produkt i ndërkombëtarëve (SHBA-ve) sesa sukses i diplomacisë kosovare.
Pas ri-shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, të orkestruar nga bashkësia ndërkombëtare, radha i erdhi dialogut të Brukselit mes Serbisë (si shtet i pavarur) dhe Kosovës (me fusnotë*) si njësi territoriale e administruar nga forcat paqëruajtëse ndërkombëtare në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila e nuk e njeh Kosovën shtet…!
Dialogun nuk e deshëm, por as nuk mund ta largojmë
Procesi i dialogut me Serbinë nuk erdhi si dëshirë e jona, por si kërksesë e bashkësisë ndërkombëtare, e cila nuk dëshiron të largohet nga Kosova pa e arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Prandaj, duhet të tregohemi të kujdesshëm me ruajtjen e raporteve të shkëlqyera me miqët tonë, e në vçanti me sponsorizuesin kryesorë të lirisë dhe pavarësisë tonë-Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit numër 1, mbase edhe të vetëm të shqiptarëve në rrethanat aktuale ndërkombëtare.
Askush nga drejtuesit shtetërorë apo partiak nuk guxon ta krijojë iluzionin e prezencës së përhershme ndërkombëtare në Kosovë. Arroganca e paarsyeshme dhe moskoordinimi i veprimeve të liderëve shtetërorë dhe partiakë me SHBA-të dhe shtetet e fuqishme të BE-së mund të çojë në veprime të njëanshme, përkatësisht me “prerjen e rrobave” të shtetit tonë dhe tërheqjen ushtarake nga Kosova!
SHBA garantuese e lirisë sonë
Sikurse që e mirëpritëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s e cila e solli lirinë tonë, duhet ta mirëpresim ndihmën e SHBA-ve në përmbylljen e dialogut me Serbinë për t’i dhënë fund një herë e mirë kapitullit të armiqësive dhe luftrave të gjata shqiptaro-serbe në ballkan.
Paragjykimi më i absurd i krijuar nga një pjesë e qytetarëve të vendit, kinse për frikën që e ka Serbia ndaj liderëve aktual shtetërorë apo atyre partiakë, është iluzioni më i keq dhe më i rrezikshëm për shqiptarët e Kosovës.
Këto hipoteza mund të jenë të lansuara nga vet Serbia për t’i neutralizuar më lehtë dhe për t’i vënë në gjumë të thellë dimërorë forcat progresive në Kosovës. Bindja e krijuar nga një hipotezë e tillë e lansuar nga Serbia, bënë që qytetarët e Kosovës të jetojnë në iluzionin e forcës së liderit e jo të forcës reale të mbrojtjes nga Serbia që është KFOR-i dhe trupat e NATO-s në Kosovë.
Në momentumin kohor dhe strategjik në të cilin ndodhet Kosova, ruajtja dhe frocimi i marrëdhënjeve me SHBA-në dhe me miqtë evropian është thelbësore dhe fundamentale, ngase Kosova ndodhet në udhëkryqin më të madh të saj nga paslufta e deri në ditët e sotme.
Serbia nuk ua ka frikën politikanëve kosovarë, por SHBA-së!
Dashtë Zoti të mos na bie me e provue forcën e liderëve tonë!
Për disa bashkëkombës që ende jetojnë në tymnajën e nostalgjisë qorre të stalinizmit hoxhist
Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia
-Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Donika Gërvalla në Londër në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor: Serbia ka nisur fushatë sistematike për destabilizimin e rajonit.
LONDËR, 13 Dhjetor 2021/ Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, ka marrë pjesë sot në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe, organizuar nga sekretarja Liz Truss dhe ministri Wendy Morton.
Shefja e diplomacisë kosovare duke falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme, ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane, me theks të veçantë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gërvalla ka thënë se përkundër progresit që është bërë që nga formimi i qeverise së re, Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia.
Shefja e diplomacisë ka vënë në pah se Serbia para pak javësh ka dërguar automjete të blinduara, trupa dhe aeroplanë luftarakë në kufirin me Kosovën.
Megjithatë kryediplomatja kosovare ka thënë se Kosova nuk është e vetmja që po kërcënohet por që ka një përshkallëzim të retorikës nga Serbia, edhe ndaj disa vendeve tjera të rajonit.
Gërvalla e ka quajtur gënjeshtër të pastër edhe qëndrimin e ministrit serb Vulin, rreth masakrës së Reçakut.
Më poshtë e gjeni të plotë fjalimin e ministres Gërvalla.
E nderuara Sekretare Truss,
Të dashur kolegë,
Të nderuar shkëlqesi dhe mysafirë,
Jam me të vërtetë e nderuar të marr pjesë në këtë takim si e ftuar e Mbretërisë së Bashkuar, e cila u bë shpëtimtare e popullit tim në çastin më të errët të historisë sonë; këtë nuk do ta harrojmë kurrë.
Jemi mbledhur këtu sot në një çast tejet vendimtar.
Vendi im, Kosova, ka bërë një kthesë të madhe pas zgjedhjeve në fillim të këtij viti, duke u bërë udhëheqëse e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan. Që kur mori detyrën qeveria e re, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1,401 raste që ndërlidhen me krime serioze, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne jemi tejet të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe jemi duke e riorganizuar vendin tonë sipas mënyrës evropiane. Këtë vit kemi parë një rritje rekorde prej 10%, si dhe rritje të deklarimeve tatimore e të të hyrave doganore. Si qeveri kemi një shkallë të jashtëzakonshme miratimi.
Kur përmendim këto zhvillime optimiste, nuk mund të mbyllim sytë ndaj realitetit në lëmenj të tjerë.
Fqinji ynë verior, Serbia, e ka kërcënuar vendin tonë me luftë para pak javësh, duke dërguar automjete të blinduara, trupa dhe bile edhe aeroplanë luftarakë në kufirin tonë, ndërsa ambasadori rus në Serbi iu bashkëngjit trupave dhe e mirëpriti këtë akt agresioni.
Kosova nuk është e vetmja që kërcënohet. Kemi të bëjmë me një përshkallëzim sistematik të retorikës, ku si shembuj të freskët mund të përmendim lëvdimin zyrtar që iu bë kriminelëve të luftës si Ratko Mladiq nga një aleat i afërt i Presidentit Vuçiq, Ministri Vulin, dhe gënjeshtrën e tij e pastër vetëm pak ditë më parë në lidhje me njërën prej masakrave më mizore në Kosovë, masakrën e Reçakut, e cila kishte nxitur një ndryshim të shpejtë në qëndrimin e Perëndimit karshi Kosovës.
E gjithë kjo nuk po ndodh rastësisht. Udhëheqësia aktuale serbe po e rrit në mënyrë sistematike propagandën dhe gjuhën e urrejtjes në kuadër të programit të qeverisë për ta sulmuar Perëndimin dhe NATO-n për ndërhyrjen humanitare dhe për ta barrikaduar Serbinë prapa një qasjeje agresive, përsëri, kundër fqinjëve të saj.
Në këtë drejtim, Qeveria e Serbisë e ka miratuar edhe zyrtarisht një strategji e cila përdor një version të riformuluar të ideologjisë së “Serbisë së Madhe” e cila çoi në katastrofë në Ballkan në vitet e 1990-ta. Në vitin 2021 një zyrtar qeveritar thërret për “Botën Serbe” dhe sërish nacionalizmi serb thotë që të gjithë serbët e rajonit duhet të jetojnë nën sundimin serb, siç tha z. Vulin në verën e këtij viti në prani të z. Vuçiq.
Nacionalistët serbë po e kërcënojnë Kosovën me luftë, po provokojnë ndarje në Bosnje dhe Hercegovinë, siç bënë edhe në vitin 1991, si dhe po përpiqen të destabilizojnë së brendshmi edhe vendet e tjera. Këto nuk janë incidente të veçuara; ato janë pjesë e një fushate sistematike për destabilizimin e rajonit, e ndërmarrë nga Rusia dhe përfaqësuesja e saj Serbia. Vetëm para disa javësh u detyruam të largonim nga vendi ynë dy diplomatë rusë për shkak se përbënin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.
Kemi arritur në një fazë që është shumë më e rrezikshme nga sa janë të vetëdijshëm ose të gatshëm ta shohin disa, të paktën në BE. Por nevojitet veprim i shpejtë e i menjëhershëm, si dhe komunikim i qartë me ata që po e kërcënojnë paqen jo vetëm në Ukrainë, por edhe në rajonin tonë.
Po deshëm ta shpëtojmë paqen duhet të veprojmë me mençuri dhe shpejt. Mbretëria e Bashkuara padyshim që do të jetë në anën tonë në këtë betejë për stabilitetit dhe paqe. Dhe për këtë jemi vërtet mirënjohës. Nëse jemi të suksesshëm, do të vazhdojmë me atë që duhet të jetë preokupimi ynë kryesor: bashkëpunimi për të mirën e vendeve tona dhe të qytetarëve tanë.
Faleminderit shumë.
Kryeministri Kurti mori pjesë në promovimin e albumit “Përvjetori i 40-të i pranverës 1981”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e albumit “Përvjetori i 40-të i pranverës, 1981 – 2021”, me autorë Sylë Mujaj dhe Hydajet Hyseni.
Kur e shënojmë 40 vjetorin e pranverës ‘81, padyshim se aq sa duhet t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes atë vit të lavdishëm, në të njëjtën kohë kemi për detyrë që me këso botimesh sikurse ky që po promovojmë sot, t’ua bartim një trashëgimi të vlefshme edhe atyre që kanë lindur shumë më pas, por ndonëse nuk i kanë ato sfida të asaj kohe, nuk është se nuk i kanë disa rreziqe, që nuk janë aq të reja, tha Kryeministri Kurti në ceremoninë e organizuar në Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës, në Prishtinë.

Prandaj kur rreziqet nuk mplaken, nuk do të duhej që as qëndresa, rezistenca dhe organizimi ynë të mplaket, shtoi ai.
Nëpërmjet këtij albumi, si një dritare, ai tha se shpreson që sa më shumë njerëz ta kuptojnë, se çka ka ndodhur prapa grilave të dritares së burgut.

Duke përmendur ish të burgosurit e pranishëm në ceremoni, Kryeministri tha se të gjithë ata, ndonëse ishin të burgosur në kohë të ndryshme e burgje të ndryshme, ishin për idealin e njëjtë, i cili bartet edhe më mirë te brezat e ri, atëherë kur botohet krijimtari artistike, që ndonëse ishin të ndaluara jashtë, ja që bëheshin në burg.

“Për brezat e ri sot, besoj që vlera e madhe është jo vetëm në aspektin e dijes historike dhe të vetëdijes kombëtare, por edhe në aspektin e një lloj edukimi estetik”, tha ai.

Kryeministri theksoi se beson që arsimimi duhet të jetë edhe edukim, ndërkaq edukimi nuk duhet të jetë vetëm etik, por edhe estetik. Pra, edhe edukim me vlera morale, por edhe edukim me vlera artistike.

Ai shtoi se të dyja këto kanë qenë të lidhura ngusht, si te askush tjetër, pikërisht te të burgosurit politik dhe në këtë kuptim ne nuk jemi sot të vetëdijshëm se sa shumë u kemi borxh atyre.
Nuk duhet harruar asnjëherë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur një plejadë të gjatë e të gjerë të të ish burgosurve politik, që i kanë paraprirë edhe mendërisht, edhe shpirtërisht, edhe fizikisht, drejt zhvillimit e ndërtimit të saj dhe drejt realizimit të çlirimit të Kosovës në qershorin e vitit 1999, tha kryeministri.

“Dhe gjakosjen jo vetëm për liri, por edhe për ushtrinë për liri, e shohim në këto vizatime të shumta, në këto poezi e në këto këngë, ku bëhet kushtrimi, bëhet thirrja për rezistencë të gjithmbarshme popullore drejt lirisë kolektive”, tha ai.
![]()
Në shoqërinë shqiptare nuk ka vend për dezertorët
Prof. Dr. Suzana Golemi në mes të Shkoder loces, krenohet me 500 vjet robërimi turk

Fahri Xharra, Gjakovë
Nuk di se ç`të them në këtë garë të madhe që po zhvillohet në mes serbëve dhe turqve se e kujt është Shkodra? Deri sa serbët e mbajnë si kryeqytet të tyre që para Krishtit, turqit krenohen me atë se si i paskan mbrojtur trojet shqiptare. Një histori e ringjallur mu në sallat e Univeristetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër nën udhëheqjen e Rekotores Suzana Golemi , e cial pas fjalimit të të Ambasadorit turk , kjo “e nderuar “ ia plotëson fjalimin e tij me fjalë edhe më vëllazërore.
Bukur shumë ! Më habit fakti që kjo rektore apo ky Univeristet nuk e organizoi asnjë herë ndonjë përballje me historianët serb, në mënyrë që një herë e përgjithmonë të “spastrohen hesapet “ me apetite terbe për vjedhje të historisë. E mira e fundit nga Suzana erdhi një shtrembërim i historisë jo më largë se 500 vjet,. Si duket që kjo Pr.Dr. nuk e ka të lexuar as “Rrethimin e Shkodrës “ të Marin Barletit.
Dhe shtiret sikur nuk din asgjë për masakrat dhe gjenocidin ndaj Shkodrës e të një varg qytetesh shqiptare nga ana e Sulltan Mehmet – Fatihut, shkatërruesit të Shkodrës deri në themel dhe kolonizimin e saj me popuj nga Perandoria Osmane e atëhershme.
Të mu asaj Shkodre, që njihet si kryeqytet i kulturës shqiptare, ku për fat të keq edhe Myftiu i qytetit, Muhamet Sytari po ashtu i thur lavde pushtimit turk-osman, përderisa në fillim të nëntorit të vitit 2016 pati reaguar si jo-shqiptar pas arrestimeve për dyshimet për planifikim të akteve terroriste në qytetin verior, që çuan në anulimin e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit. Në atë kohë, Muhamet Sytari shprehimisht pati thënë: Të paudhët (dmth., policia e shtetit) qëllimisht provokuan myslimanët!
Të vazhdojmë me analizën e deklaratës antishqiptare të Suzana Golemit.
‘Edhe pse autori ishte prift, Marin Barleti na rrëfen ngjarjet e rrethimit të Shkodrës si rrallë kush deri më tash. Madje ky botim është informacioni i vetëm dhe autentik i këtyre ngjarjeve deri më tash. Në libër prezantohen të dhëna të mjaftueshme për rrethimin e këtij qyteti nga Perandoria Osmane, municionet e përdorura, luftimet, vrasjet, krimet dhe heroizmin e shkodraneve në mbrojtje të Kalasë së Rozafatit. Ajo u mbrojt me dinjitet, sakrificë e ndjenjë fetare dhe kombëtare. Ajo ishte kështjellë e pamposhtuar e krenarisë kombëtare, ku nuk mundi ta pushtojë as sulltani ma famëkeq i kohës më ushtrinë dhe artilerinë ma të madhe të kohës. Ajo iu dorëzua Perandorisë nga ana e Venedikut në sajë të marrëveshjes së arritur në janar të vitit 1479. Pasojat e dorëzimit të Shkodrës, janë të njohura për opinionin, sepse me dorëzimin e saj së bashku me venedikasit u largua edhe paria e Shkodrës, ku llogaritet se në drejtim të Venedikut shkoj edhe pjesa dërrmuese e popullsisë së qytetit. Me heroizmin e treguar Shkodra mbeti lavdia e shqiptarëve dhe pengesa e osmanlinjëve në drejtim të Perëndimit.”

Më duket që rektorja, mos i qoftë falë kurrë ky takim nuk e paska lexuar as :
Krimet e Mehmet Fatihut në Shqipëri nga Mihael Kritopulos (1410 –1470 )
Ekzaltimi fetar i një lufte që perceptohej si luftë e shenjtë kundër të pafeve, kur Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh, që shërbenin si legjitimim e përligjje e pushtimeve.Në librin “Kronikat e Tursun Beut”, vijnë dëshmi të panjohura nga kronikani i Sulltan Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë.
Këtu më poshtë janë të plotë kapitujt për Shqipërinë, si shfaqet areali shqiptar në sytë e shkrimtarit turk, shërbëtorit dhe udhëpërshkruesit besnik të Sulltanit, Tursun Beu, ku përveç luftës, erotika dhe simbolizmi seksual është nënteksti pas çdo pushtimi dhe nënshtrimi të vendeve, popujve, mbretërve, kështjellave dhe qyteteve.

Fushata e sundimtarit Baba i Pushtimit në trojet etnike të Shqipërisë, nënshtrimi i rebelëve vendës dhe ndërtimi i fortesës së Elbasanit.
Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466), flamujt-emblema të pushtimit – u vunë në lëvizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të Sulltanit shtrinë hijen e tyre mbi fushën e qytetit të Manastirit, aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët – të prirë prej fitores – për t’iu bashkuar ushtrisë perandorake, si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen në det dhe, si dallgët e detit që venë e përplasen, u derdhën mbi Shqipëri. “Kasneci i gjendjes bëri të mbërrijë në veshët e mëkatarëve të pafe jehona e kërcënimit: “Omilingona! Futuni nëpër shtëpi që të mos ju shkelë Solomoni me trupat e tij! (Kurani 27:18)”.
“Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra.”
Pra, e lexuam një pjesëz të shkruar dhe të parë nga sytë e shkrimtarit turk, shërbëtorit dhe udhëpërshkruesit besnik të Sulltanit, Tursun Beu, “ku përveç luftës, erotika dhe simbolizmi seksual është nënteksti pas çdo pushtimi dhe nënshtrimi të vendeve, popujve, mbretërve, kështjellave dhe qyteteve.”
Tursun Beu shkruante: “Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.T’i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë.” ( shqiptari.eu )
Për krimet e Mehmet Fatihut në Shqipërinë e kohës , i gjetëm edhe shkrime tjera, kronika tjera të të njejtës kohë të tmerrit kur Perandoria Osmane ngriti male me kufoma shqiptarësh. Një dëshmitar i rrënimit të Perandorisë Bizantine nga turqit , ishte pra Mikael Kritobulos. Për te dihet shumë pak. Sipas të gjitha gjasava kishte lindur në ishullin Imbros të Egjeut. Shumë pak kohë pas rënjës së Konstantinopolit , ai e kishte vizituar qytetin e rrënuar.
Për ne i rëndësishëm është librit i tij i tretë historik “ Historia e Mehmet Pushtuesit “(Author : Michael Byzantine Critobulus (Μιχαήλ Κριτοβούλος 1410 to 1470), “History of Mehmed the Conqueror” ) , në të cilën gjër e gjat përshkruhet tmerri i ushtrisë së sulltanit në pushtimin e Shqipërisë .
Për tu cekur është se historiani Kritopulos shqiptarët i quante Ilir . (When speaking of the Ottoman campaigns in the Peloponnese and the Illyria /lbanian resistance against them he identifies them consistently with the Albanians as Illyrians as he describes the utter destruction Mehmet made in the area ..)

Credit Flavio Sheholli
E moj Zonja Suzana Golemi që postin e Rektores e ke marrë me intervenimin e Presidentit Ilir Meta, të them ato që na i këshillonte Sami Frashëri :’ E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).”
Besoj që e kuptove
Më 13.12.2021
Qytetet e lashtë me emrin Artanë ose Arianë (Ari + Anë, Kodër) kudo që janë, flasin Shqip















