Kreu Blog Faqe 1471

Sa jemi humanë ?!

0

Nga: Ryzhdi Baloku

Në shenjë nderimi të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta, vendosa ta botoj një shkrim timin të cilin vite më parë e kisha publikuar vetëm në “facebook”, e që përkon me këtë ditë, me shpresë që ky shkrim do të ndikojë pozitivisht në sjelljet e njerëzve ndaj këtyre personave, dhe njëherazi që bankat dhe institucionet tjera, të cilat punojnë me palë, ta krijojnë mundësinë e hyrjes me karrocë brenda objektit për ta.

I zhgënjyer, në atë kohë, me atë që përjetova në ato çaste, shkrimin e cekur e pata publikuar po atë ditë, të mërkurën e muajit prill të atij viti, meqë m’u dha rasti që ta shoh në vepër “humanizmin” e disa njerëzve në qytetin tim të Pejës.

Atë ditë në qendër të qytetit, diku rreth orës 12:00 takova shokun tim M.S., dikur veprimtar i palodhshëm, i cili para lufte në mënyrë të organizuar u kishte  ndihmuar njerëzve nevojtarë, të cilët regjimi i Millosheviqit asokohe i kishte larguar nga puna, e që në Kosovë numëronin rreth njëqind mijë veta, shumica punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.

Tash, M.S. është person me nevoja të veçanta, pas një aksidenti të pësuar në Gjermani, i cili lëviz vetëm përmes karrocës me bateri.

Meqë banka në Korzo të Pejës kishte shkallë që ia pamundësonin hyrjen brenda me karrocë, shoku im mu lut që t’ia bëja një transfer mjetesh.

Derisa ai qëndronte në karrocë para dere jashtë, e luta zyrtaren e bankës që në emër të tij t’ia kryeja shërbimin pa rend, për shkak se banka, personave me nevoja të veçanta nuk iu kishte krijuar mundësinë që ata të hynin brenda me karrocë.

Zyrtarja e bankës, një vajzë e re, më tha t’i pyesja klientët që prisnin në rend, andaj sipas udhëzimit të saj iu drejtova të pranishmëve se a po pranojnë që personit me nevoja të veçanta, i cili qëndronte para dere jashtë, t’ia kryej shërbimin pa rend.

Njëri nga të pranishmit ma ktheu me zë të ngritur: “Zotni, ka një orë që jam duke pritur, andaj askush nuk bën të kryejë shërbim pa rend”.

Të pranishmit tjerë heshtën duke e shikuar përmes xhamave shokun tim në karrocën e personave me nevoja të veçanta, ndërsa unë dola jashtë i dëshpëruar, si me sjelljen e zyrtares së bankës, po ashtu edhe me të pranishmëve që ishin aty.

Mos shko pa u ndier në atë natë të mirë

0
Dylan Thomas
Poezi
Mos shko pa u ndier në atë natë të mirë
Mos shko pa u ndier
në atë natë të mirë,
mosha e vjetër duhet
të digjet dhe të shfryjë
në fund të ditës;
Tërbohu, tërbohu
kundër vdekjes së
dritës.
Megjithëse të mençurit
në fund e dinë, errësira
ka kohën e vet
sepse fjalët e tyre nuk
sollën asnjë
shkrepëtimë.
Mos shko pa u ndier
në atë natë të mirë.
Njerëz të mirë,
valën e fundit, duke
britur me dëshpërim,
veprat e tyre të brishta
mund të ishin
kurorëzuar me gjethe
dafine;
Tërbohu, tërbohu kundër vdekjes së
dritës.
Njerëz të egër, që e
kapën dhe kënduan
diellin në fluturim,
e kuptojnë shumë
vonë, brengosen për të
në rrugën e tij,
mos shko pa u ndier
në atë natë të mirë.
Njerëz të rëndë, afër
vdekjes, që shohin me
të verbuarin shikim,
sy të verbuar mund të
flakërojnë si meteorë
dhe të jenë plot gëzim,
Tërbohu, tërbohu
kundër vdekjes së
dritës.
Dhe ti babai im, atje në
atë lartësi të trishtë
më mallko, më beko tani
me lotët që të
rrjedhin pa pushim.
Mos shko pa u ndier
në atë natë të mirë.
Tërbohu, tërbohu
kundër vdekjes së
dritës.
Dylan Thomas (1914–1953)
Përkthyer nga anglishtja:  Kujtim Morina
______
Marrë nga profili në fb i poetës Vera Xerxa , që jeton në Londër.

Pantomima e frikshme e Isa Mustafës është koshiente!

0

Afrim Caka, Gjakovë 

Ky njeri jeton me të djeshmën! Institucionet t’i padisin Thaçin dhe Mustafën për shkelje të Kushtetutës së vendit dhe bërjen e marrëveshjeve të kundërligjshme.

Çështjes së Dardanisë. Isa Mustafa e Hashim Thaçi janë të vetmit udhëheqës të dy partive që treva të ndryshme të kombit të tyre i kanë sulmuar, i kanë traktuar duke u dhën ngarkesë përkeqësuese. Kështu bënë me Debëllden, Zajednicën dhe me Mitrovicën.

 Bojkoti ndaj Isa Mustafes është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Proκurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cenojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe i korruptuar dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e tradhetareve shqiptar!”

Ende nuk duhet fati i trojeve shqiptare… se ku do të mbetën gjymtyrët tona në atjeshmen apo në të këtejshmen? Sikur të donim të shihnim më thellë për të gjetur se si ua ngulitën shqiptarëve në mendje këtë nocion absurd të pushtimit të Mitrovicës nëpërmjet depërtimit prostitucionit politik dhe se si ishte e mundur që ruajtja e paqes botërore të parashtrohej si qëllim “kombëtar” zbulojmë një bazë sëmundjes të përgjithshme brenda tyre e cila kishte përfshirë  gjithë trupin e mendimit politik shqiptar të LDK-së dhe të PDK-së. Historia e Dardanisë nuk do të arrinte dot kurrë të ndahej prej tyre.

Frika nga dokumentet e nënshkruara ka qenë, është dhe do të mbetën një prej maktheve psikike më dërrmuese që i ndjek pas të kredhurit për tradhti kombëtare. Sigurisht, në ngjallje të fajtorit ose jo, por një ditë edhe ato dokumente të firmosura nga Isa MUSTAFA e Skënder HYSENI në praninë “e Hashim THAÇIT do të dalin në dritë me tërë zymtësinë e tyre “kriminale” dhe me pasthirrmën për të zbuluar të vërtetën e tyre. Por e vërteta paralajmëron përpara daljes së marraveshjeve sekrete dhe tinzare të dokumentëve. Kjo targjedi do të vazhdojë ndaj shqiptarëve. Unë shpresoj se shoqëria dhe shteti i Dardanisë do të gjejë mundësi ligjore për hetime zyrtare rreth këtyre marraveshjeve antikombëtare.

Cili është ky maskara që na mbanë leksione e citate antishqipatre nga një parti e dështuar nga korrupsioni e prostitucioni politik! Përseri, plaky i endikepuar me patericë në dore dhe i pamësuar nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të vezhgojë se si të marshojë drejt shkatërrimit të shtetit si një dhurat nga gjaku i derdhur.

Sipas Mustafës, kështu shpjegohet dëshira e kthimit të vrasësit te vendi krimit, e sidomos kështu shpjegohet zakoni partiak i tij, që, në rastet kur politikanët duan të pengojnë shfaqjet e hijes të të vdekurit besdisës (ngrihen lugat), e djegin shtetin. Ajo i shkon madje një përsonazhi si Isa Mustafa e Hashim Thaçi, ajo i shkon edhe një diferencuesi banal i demonstratave të 1981, ndonëse fytyra e tij iu zhvesh pjesërisht nga misteri falë televizorit, në orët e fundit të jetës së tij politike.

Ne nuk duhet të lejojmë që Isa Mustafa të shkatërroj barbarishtë shtetin tonë. Ç’janë këto fjalë pa doganë të një kufome politike të Isa Mustafës. Po ky ISA – ishte diferencuesi më i madh gjatë demonstratave, më 1981. Po ne akoma nuk e kuptuam dot deklaratat e tij se ështe shumë i dëmshëm e antishqiptare dhe është kriminale të lë të ngordhë shtetin tonë të njomë. Sjelljetë e tija nuk më pëlqejnë. Natyrisht që më shqetësonin masat gjysmake të drejtësisë atyre dhe këtyre kohëve, por nuk e mendoja kurrë se rrjedhat përfundimtare mund të ishin aq shkatërrimtare. Të gjitha këto ai i ka kthyer në mjete abuzive, jeton me fjalime e citate fund e krye antishqiptare. Po heshti drejtësia nesër do të jetë vonë. Pse nuk reagonë prokuroria dhe drejtësia. Por një gjë dihet, nuk është më aspak interesant, shqiptarët kësaj klike filo-serbe, një ditë të mirë do të ju thonë NDAL si që ju ka thënë gjithmonë gjatë historisë.

Une , që e paskam “sjellë UÇK-ën në Kosovë!”

10

Nga: Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Në një bisedë joformale me një shok timin nga Kosova, që e njof nga feminia, meqë edhe prindët tanë janë njoftë dhe shoqnue, në bisedë joformale në mes tjerash edhe për do postime ne Facebook, më tha papritmas, e me ton të ngritur, ashtu sikurse kurrë nuk ka pasë ndaj meje asnjë herë deri tash: Tie e ke pru UÇK-ën në Kosovë, e nemun qofsh!

Mos me e pas pru ti UCK-në në Kosove, Ibrahim Rugova e kishte shpëtu Kosovën pa asnjë njeri të vramë”.

Nuk pershkruhet ndjenja qe e kam pas ne ato caste, minuta, dhe keto dy dite. Prita me qëllim dy dite të me kalonte ky dërmimi se nuk me kujtohet kur kështu papritmas dhe apo pritmas dikush apo dicka me ka shokue dhe dermu si kjo qe deklaroi, me tha, shoku im i ngusht, e qe jemi dhe familijarisht të lidhun në mes prindve tone. Ne ato momente, “e ula topin” se kure nuk e kam degju ne jete qe me kësi toni ka fol dhe e pyeta: “Une kam pru UÇK-ën në Kosove, une”?!

Me tha me ton të ngritun dhe akuzus: “Po, Ti, pikërisht Ti, dhe kete tragjedi që ka ndodhë nuk kish ndodhe mos ta kishe pru Ti atë  “UÇK-ën e nemun” në Kosovë e me pas met krejt në duar të Ibrahim Rugoves”.

E pyeta me ton te qete: E Jasharët, a i kam pru une ne Kosove Jasharet dhe Adem Jasharin”. Ai tha. Adem Jashari u vra shkaku yt dhe i UCK-se cilen ti e ke pru ne Kosove”. I thash: Rugova ka pas FARK-un apo po androj une? Me tha: Farkun e ka formu Bujar Bukoshi dhe e ka tradhtu Rugoven”. Pra i thash: Kam andrru qe jemi taku ne Zagreb ne fillim te vitit 1990 dh 1991 Rugova dhe do tjere, e te jene taku me disa zyrtar te lart te Kroacise”. Me tha qe nuk e beson kete. Ne fund te bisedes, e qe me vjen tash keq qe i thash, me vjen keq dhe disi denigruese te i justifikohem .

Thash:” Pra keshtu: Ne qershor 1999  Rugova ka majt konference per shtyp per gazetar te vendit dhe te huj. Kur me ka pa edhe mu, ka buzqesh, koken e ka shtremu anash me me pa ma mire se isha ne rend te fundit dhe me ka buzqesh si kur e sheh femiun e vet. Dhe mas konferences, erdh Adnan Merovci dhe me tha qe Rugova don me me pa mu dhe mu taku me mu ne zyre te vete, ne kat te asaj shpije ne Velani. Me Rugoven kam ndejt athere dy ore, dhe me ka shpreh mirnjohje per krejt cka kam bo per Kosove. Ne mes tjerash ma ka spjegu nje sitat te kidnapimit ku ja shpeton jeten Adnan Merovci. Dhe…  kjo per Ty seshte e vlefshme”. Me tha. “Kjo ska ndodhe sigurisht s’ka ndodh.Ste besoj Ti nuk je pa atehere me Rugoven as nuk te ka thire”.

Isha pa fjale, krejtesisht pa fjale, Pa kuptu ende cka o tu ndodhe dhe pse kesi shperthimi. Dhe akuza aq te randa. Dhe shpifje. Te nesermen, ja shkrujta veq nje porosi, pyetje: “A je taku ti personalisht ndonjehere me Rugoven?” Me shkruajti: “Jo, nuk jam taku as nuk kam ndejt me te” e disa minuta ma vone me shkruajti: “As me Julllius Cesarin nuk kam ndejt”. Dhe mohoi qe me ka neme. Nuk mohoi qe une e kam pru UCK-ne ne Kosove por mohoi qe me ka nem. E dy here me ka nem. Nje here me ton te ngritun e nje here me tone me te qete se ishte ai i pari i ngritun. Edhe nje here kemi diskutu sicka per Jasharet kur ai me kembngulje insiston se Milorad Luković Legija dhe aradha e tij “Tigrovi (me vone Crvene Beretke”, qe i vrajne Jasharet ishte pjese zyrtare e MUP-it te Serbise. Une i thash se kurre Luković Legija nuk ka qene pjesa zyrtare e MUP-it te Serbise por aradha paramilitare me cilet eshte lidhe Slobodan Milišević qe apsolutisht nuk i respektoi me as ligjet as institucionet zyrtare te shtetit por sillet si kapadahi qe jep urdhra cilet don dhe kujt don, ky bashkebiseduesi im ne fjale me tha qe ai me shume i beson te dhanave qe i flet Nataša Kandić se kushdo prej neve.

KUSH ESHTE PERSONI E SHQIPTAR QE I DEFTON KESI “TE DHENA”?
Personi ne fjale, shqipetar qe nuk ka qene gjat Luftes ne Kosove, sot ne Kosove eshte nder persona me te njohura dhe gezon autoritet te pakontestushem te te gjitha shtresave ne Kosove. Atyre qyteruese me se shumti. E nuk me kujtohet, sepse nuk ishte nder ata, qe ndonjehere i eshte kundershtu haptas as Hashim Thacit e as ketyre tjereve rogneristve e as LDK-s te Mustafes. Pra askujt. Sepse ai eshte “zotri” gjithe e dojne dhe cmojne, por eshte konformist dhe elitist dhe nga pozita e dikujt qe nuk i ka interesu politika deri para ndoshta 7-8 vite kur filloi me ngrit Rugoven, qe thojne ne Kosove “prej kthjellti”  e me radhe me i kontestu te tjeret se kane qene dhe jane taku dhe fol me Rugove, e me te cilin ai, personi ne fjale, pranon qe kurre nuk o taku as ka ndejt me Rugoven. Dhe sa dij, eshte tu shkru libra, i pergadit ekspozita per Rugoven dhe keshtu me radhe.
Dhe kesi persona e qe gezojne autoritet te shqipetaret cfare une pershembull nuk kam me gezu me jetu edhe 100 vjet, e kesi persona do te e shkruajne dhe teresisht ndruar qlyer Faktografine, Historine e Kosoves ne 25 vjet te fundit dhe do te e shkrujne Hitori teresisht te RE, cfare i konvenon atyre, cfare vehtes i kane shti ne kry dhe ne cfare DOJNE te besojne. Ky person ne nje kohe e konteston eksistimin e Bekim Berisha Abei dhe ne fund pranon qe ai ka eksistuar. Shiko: Pranon ai qe paska eksistuar Bekim Berisha Abei. E Bekim Berisha Abei eksiston dhe do te pranohet qe ka eksistu kur ky zotriu pranon dhe thot se ka eksistu Bekim Berisha Abei. Por nuk i intereson atij Historia qe une tekstin e pare publik  per UCK e shkruj ne HRT me 4 tetor 1997., me pelqim te Bekim Beriha Abei,  dhe me radhe transmetohen tekstet ne qender nderkombetare televizive ne Brighton e me radhe ne Bote, por une jam ajo ” e nemun kofsha qe e kam pru UCK-ne ne Kosove dhe e kam shti Kosoven ne Lufte se Ibrahim Rugova kish ndreq punen dhe asnje, asnje.. ushtar as paramilitar e as qetnik nuk kish hi ne Kosove e as prek Kosoven asnje shqipetar nuk e kish vra. Se Nataša Kandić e Beogradit kete po e dika, si duket. Dhe asaj i besohet. Dhe me radhe ketij zotriut i besojne, se gezon autoritet ne Kosove, po e perseris: Gezon autoritet dhe besim ne Kosove, dhe i besohet atij, ma shume se qe me besohet mu as qe me kish besu dikush ne Kosove  me jetu edhe 100 vjet. Te them per fund edhe nje fakt. Para shume vite, e ishte Lufta e ashper ne Kroaci, jemi taku ne nje konference nderkombetare ky zotriu dhe une, ai perkthent shqip-gjermanisht-shqip ate Konference ku gjermanofolsit e organizojne konferencen per shqipetar e serb te flitet haptas.
Disa here kam hi ne kabine te ai, kur folshin serbet, dhe zavends kryetari i SANU qe thot, citoj: Ako ne pokažete poslušnost Srbiji pobićemo vam 100000 hiljada civila.” Hyna dis here e i thash. Te lutem degjo me vemendje se keto cka folin keta te SANU do te zbatojne ne Kosove. Si duket nuk i ka ardhe deri te veshi, ai veq perkthente, dhe ishte si i thojne nje termi ne ter boten e termi ka rranje ne gjuhe angleze “kuller”.
Ishte dhe mbeti “kuller” ky person dhe e adhurojne ne Kosove.
Emnin e tij nuk do te e them. Jo, nuk do te e them…!

Vetëdija dhe ndërdija në funksion të dijes nacionale

0

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Driton Gashi, “MIT DEM DOPPELADLER IM RUHRPOTT”, rrëfime në gjuhën gjermane, botoi “BÜCHERPLANTAGE UG (haftubgsbeschränkt)”. Gjermani – 45891 Gelsenkirchen 2021. Libri ka 212 faqe. ISBN 978-3-947880-02-7

Libri „MIT DEM DOPPELADLER IM RUHRPOTT – Ein Albaner erzählt seine Geschichte“, (shqip: “Me shqiponjën dykrenare në Ruhrpott“, i shkrimtarit Driton Gashi, është libër me rrëfime interesante, botuar në gjuhën gjermane.

Kritikë letrare

Ky rrëfim autobiografik, është cilësuar me interes, pasi „Një shqiptar rrëfen historinë e tij“, dhe nëse nuk mund të kategorizohet në roman autobiografik, ka ngritur nivelin e eseut letrar në prozën psikologjike, duke e përafruar atë me prozën moderne autobiografike të cilën e shkruajnë shumë shkrimtar, (jo në fillim), por kryesisht në fund të karrierës së tyre. Rrëfimet e Driton Gashit kanë të bëjnë për çështje të kulturës dhe traditës shqiptare të gërshetuara me aspektet historike të Kosovës, me theks të veçantë autori është koncentruar në ngjarjet e viteve të nëntdhjeta. Pastaj rrëfimet kanë të bëjnë edhe me vitet e emigrimit dhe fobia për humbjen, përkatësisht ndryshimin e identitetit nuk e kanë lënë të qetë, preokupimi për ta ruajtur këtë identitet është bartur si mision mbi shpatullat dhe në mendjen e Dritonit, atëherë kur ishte më i ri. Gati njësoj, siç mund të kenë menduar edhe të rinjë të tjerë të kësaj moshe, të cilët kanë emigruar në vende të tjetëra, veçse ky ka arritur përshtypjet e tij ti botoj si rrefime personale, që në libër kanë dal shumë bukur.

Autori, protagonist të ngjarjeve e ka zgjedhur vetëvetën, prandaj janë përshtypje origjinale të një 14 vjeçari nga Prishtina i cili ka emigruar në Gjermai. Përshkrimi i sfidave të jetës me kaq hollësi janë rrëfime prekse, emocionale dhe shpresëdhënëse, sidomos kur të kihet parasysh se autori ka arritur për t’i përballuar, falë vullnetit që ka pas. Po ashtu, mbresëlënës dhe të përjetuara thellë, janë edhe përshkrimet për karrierën profesionale dhe koha e shkollimit, sidomos ato në fillimet e fillimeve të emigracionit, duke i përfshirë edhe rrëfimet për punën e tij si pedagog social dhe rrëfimet tjera nga jeta dhe përvoja muzikore, pasi siç dihet autori, para se të identifikohej si shkrimtar, është marrë me muzikë të cilën e ka pasur në fillimet e tij, pasionin kryesor.

Libri është vlerësuar me nota të larta duke potencuar faktin se autori në saje të sensit për humor që ka, ka arritur rrëfimet t‘i shoh nga kendvështrimi pozitiv, duke iu shmangur kritikave dhe negacionit mbi veshtirësit që mund të ketë pasur, dhe më me shumë interes janë parë, siç e theksuam edhe më lartë, përpjekja për t’i përafruar aspektet e përbashkëta të dy kulturave.

Vlenë të theksohet se autori para se të merrej me shkrimin e këtij libri e ka sprovuar vetën në përkthime letrare, në të dy gjuhët: shqip e gjermanisht, pastaj është marrë me shkrime profesionale nëpër gazeta e revista, (krysisht në gjuhën germane), dhe me hulumtime profesionale e shkencore, qoftë për nevoja të studimeve akademike, apo si pasion, kryeisht nga fusha e pedagogjisë sociale si dhe në sferën e jurisprodencës. Libri “Me shqiponjën dykrenare në Ruhrpott“, ngërthen këto aspekte sociale të cilat kanë ndikuar në strukturën e librit. Pikërisht ky ndikim nga Pedagogjia Sociale, ia ka mundësuar për t’i afruar lexuesit gjermanofolës, një qasje ndryshe të të shkruarit letrar, nga një shqiptar i cili në Gjermani ka emigruar në moshë, e cila konsiderohet kriza më e madhe sociale për përcaktimin në formësimin e identitetit të individit nga mosha rinore në atë të pjekurisë.

Po ashtu, rrëfimet e Driton Gashit, shquhen për origjinalitet, dhe avancojnë dijet e autorit të akumuluara nga përvoja në „Deutsch Raum – në hapësirën gjermane), ky afinitet për t’i rrëfyer kaq thjesht e kaq spontanisht kujtimet e tij, e kanë bërë rrëfimin mbresëlënës dhe të pranueshëm, nga njëra anë, kurse në anën tjetër thuhet se kultura letrare, ka qenë ndikuese për t’u integruar e pranuar në një shoqëri të re. Këto veti pozitive në ambientin e ri, janë parë si mundësi e sukseseve, por në asnjë mënyrë si frenuese e suksesit, që mund ta ketë ëndërruar para se të emigronte në vitet e ’90-ta, përkatësisht në kohën e pubertetit, kohë kjo që lidhet me periudhat kur nis të formësohet karakteri i pjekurisë, si qasje më e arsyeshme.

S’ka dilemë, ato vite ishin ndikuese, dhe ajo kohë ka ndikuar në formimin e personalitetit të autorit. Prandaj themi se për shkak të atyre rrethanave shoqërore e politike, dhe për shkak të asaj dhunës verbale të pushtetit serb, është krijuar vetëdija nacionale e cila është ngulitur kaq thellë në nënvetëdijen e autorit, që duket si çelësi i kodit të krenarisë dhe të të qenit shqiptar, krenari që e shpalos qysh në titulli, e zbërthen në nëntitull dhe e shtjellon në rrëfimin e bukur, madje gjer në rreshtin e fundit të këtij libri, mjaftë interesant.

Duke i lexuar rrëfimet e Driton Gashit, krijohet përshtypja se atmosfera e zymtë të cilën e ka lënë në Kosovë, dhe gjetja e një atmosfere jashtëzakonisht mobilizuese e shqiptarëve në Gjermani dhe kudo në Evropë, (si asnjëherë tjetër), ku të gjithë merreshin me fatin e Kosovës, kanë sforcuar bindjen e autorit, dhe kanë ndikuar edhe në formimin e karakterit dhe të personalitetit krijues. Si duket në formimin dhe në botkuptimin e karakterit personal, do të kenë ndikuar edhe ngjashmëritë e klturave të cilat rrëfehen kthjellësisht e saktësisht në këtë libër, madje si vetëdije është sforcuar me nocionin „Shqiponjë dykrenare“ dhe si nënvetëdije është ritheksuar në nëntitullin e librit „Një shqiptar rrëfen historinë e tij“, prandaj lexuesi e ka të qartë përmbajtjen, ende pa e shfletuar këtë libër, i cili temë obsesive të rrëfimit e ka Njeriun e Ri, i cili tashmë i ka kundruar ngjarjet nga retrospektiva e një kohe, e cila edhe pse e shkuar, paska lënë gjurmë të pashlyeshme në vetëdijen dhe në ndërdijen e autorit.

 

Deri kur “hetimet vazhdojnë”?!

0

Florim Zeqa

Përderisa vrasjet ngarendin njëri pas tjetrit, hetimet mbesin në gjysmë të rrugës, kurse krimet mbesin të pazbulura! Edhe pas një jave nga krimi makabër në Gllogjan të Deçanit ende nuk u gjetë asnjë gjurmë e kryerësit të veprës së trefisht kriminale!

Vrasësit nuk zbulohen me ultimatume

Nuk mjaftojë as ultimatumi 24 orësh i ministrit të punëve të brendshme për dorëzimin e vrasësit! Ultimatumi i ministrit Sfeçla përveqse papjekuri politike, ishte nënshtrim i shtetit përballë vrasësit ordiner. Po të kishte vetëm pak moral politik, pas kalimit të afatit 24 orësh të mosdorëzimit të vrasësit të trefisht, ministri Sfeçla do duhej që brenda 24 orëve pasuese ta arrestojë vrasësin ose të dorëzojë mandatin politik.

Në këtë mënyrë do të krijohej një standard të ri në politik-bërjen kosovare si dhe do të motivoheshin ndryshimet e thella dhe rrënjësore në sistemin e drejtësisë.

Një javë pas rastit në Gllogjan, informacionet e fundit nga prokuroria dhe policia janë ato të zakonshmet-“hetimet vazhdojnë”, që i bie, hetimet përfundojnë!

Por, megjithatë ky ngushëllim për familjarët e viktimave në Gllogjan do të vazhdojë deri në vrasjen e radhës, për t’u harruar përgjithmonë siq janë harruar me qindra vrasje të pasluftës në Kosovë.

Këtë që e themë e bazoj në faktin se, pas çdo krimi mundësitë e zbullimit janë të mëdha derisa gjurmët janë të freskëta, mëpastaj çdo gjë shkon duke u zbehur, zhduken gjurmët dhe dalëngadalë edhe kujtesa popullore…

Intervenimi i shpejtë i policisë hetimore dhe prokurorisë në vendin e ngjarjes gjersa gjurmët e krimit janë të freskëta janë mundësi e artë e zbulimit të dëshmive dhe fakteve, por nuk janë të mjaftueshme.

Në rastet kur nuk ka dëshmitar të vrasjes, prokuroria dhe policia hetimore duhet të hulumtojnë rrethanat paraprake, kontaktet, lidhjet apo kundërthënjet shoqërore të viktimës (viktimave), të cilat në të shumtën e rasteve e dizajnojnë rrugën e zbulimit të vrasësit apo vrasëvse.

Vrasjet plagë e vjetër kombëtare

Dukuria e vrasjes së shqiptarëve me njëri-tjetrin nuk është dukuri e re dhe e pazakontë. Shqiptarët janë vrarë mes vete edhe përgjatë periudhës së pushteteve të huaja, por koha e zbulimit të vrasjeve ka qenë e shkurtër.

Bie fjala, gjatë pushtetit jugosllav, e madje edhe gjatë pushtimit klasik të Serbisë, kryerësit e veprave kriminale janë zbuluar pa kaluar as 24 orë nga kryerja e veprës.

Për dallim nga koha e pushtimit serbosllav, në Kosovën e pasluftës kemi shtim enorm të vrasjeve ndërshqiptare dhe numër simbolik ose fare të zbulimit të vrasjeve politike dhe të atyre me motive të ulëta. Të vetmet krime që janë zbuluar janë ato me dëshmitarë dhe ato për të cilat ka qenë i njohur shkaku apo burimi i hakmarrjes.

Zbulimi i vrasjeve pa dëshmitar shkon nëpërmjet disa hapave fillestarë. Hapi i parë është zbulimi i motivit apo shkakut të vrasjes, hapi i dytë janë provat materiale në vendin e ngjarjes dhe e treta kapja apo arrestimi i të dyshuarit për vrasje.

Në momentin e arrestimit të dyshuarit për vrasje, fillon faza e grumbullimit të dëshmive dhe dëshmitarëve që mund ta vërtetojnë fajësinë e të akuzuarit për vrasje. Por, siq e thotë kodi penal, çdo i dyshuar për vepër kriminale deri në momentin e dënimit është i pafajshëm.

Stabiliteti i një populli është në drejtësi

“Për të gjykuar drejtë, gjyqtari duhet t’i ketë të dy veshët e njëjtë” e thotë një proverb gjerman, mirëpo tek ne shpeshëherë drejtësia e merrë anën e parasë, gjyqtarët mbyllin njërin vesh e njërin sy. Për ketë arsye qytetarët gjithnjë e më pak i besojnë drejtësisë, jo pse ia kanë frikën ligjit, por gjyqtarit!

Një gjyqtar i mirë për të qenë në gjendje të gjykojë drejtë dhe me finsikëri, duhet ta ketë një shpirtë të pastër dhe fisnik. Një drejtësi e gabuar shkakton probleme të gjata dhe zinxhirore në shoqëri.

Fakti se për qindra vrasje në Kosovën e pasluftës nuk e kemi asnjë të arrestuar nën dyshimin për vrasje, flet shumë për mungesën e guximit të prokurorëve dhe policisë hetimore, mungesën e guximit qytetar, në radhë të familjarëve për të ngre padi ndaj të dyshuarëve!

Edhe pse nëpër koluare, kafene e rrugë përfolen emrat e vrasësve, askush nuk shkon në prokurori. Pse të shkojnë qytetarët në prokurori kur familjaret e të vrarëve hedhin valle me kriminelët!

Kjo po ndodhë për shkak se paraja po ia merrë anën familjarëve të viktimës! Një dukuri e tillë nuk ka qenë asnjëherë prezente tek shqiptarët. Kjo ka bërë që në shumë raste hetimet të mbyllen dhe vrasesit të mos zbulohen asnjëherë!

Edhe pse në periudha të caktuara historike disa herë ka ndodhur falja e gjaqeve (e fundit në vitin 1990), megjithatë plaga e vjetër nuk gjeti shërim, vrasjet ndërshqiptare prapë po vazhdojnë…! Kështu po ndodhë në vendin e paradokseve të quajtur Kosovë, ku ligjin e diktojnë të fortët e politikës, qofshin në pushtet apo opozitë!

Aty ku sundon forca dhe paraja, drejtësia nuk shkon asnjëherë në vend!

P.S. Sqarim për lexuesit, edhe pse e nisa me rastin e Gllogjanit, pjesa e mëpasme analitike e shkrimit nga pasuesi “Vrasjet plagë e vjetër kombëtare” nuk ndërlidhet me rastin në fjalë.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi i dërgon letër falënderimi Kancelares Angela Merkel

0

Suedi/Förslöv, 03.12.2021

E nderuara Lartmadhëria e Juaj, Angela Merkel!

Ju, pas 16 vjetësh të udhëheqjes brilante, me shumë krenari, me dinjitet të jashtëzakonshëm, u përcollët përmes një ceremonie modeste, por shumë domethënëse nën masat COVID-19, që la të kuptohet se ”Si duhet ngritur në detyrë, si duhet udhëhequr si lidere dhe si duhet lënë detyrën me krenari, ballëhapur dhe nën duartroktjet e veçanta nga populli i juaj, por edhe nga ne shqiptarët”. Do të mbeteni shembull për liderët e çdo vendi evropian dhe botëror, se pluralizmi i botës së qytetëruar vepron dinjitetshëm duke ditur se secili lider një ditë do të largohet duke lënë gjurmë krenarie.
Ne, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e çmojmë deri në maksimum punën e Juaj brilante jo vetëm për Gjermaninë, por për Evropën dhe Botën, për jetësimin e realitetit demokratik në çdo vend, për qartësimin e rrugës demokratike evropiane. Ju, me të drejtë e vlerësuat se shqiptarët e Kosovës meritojnë pavarësinë e tyre dhe duhet mbështetur, duke e njohur zyrtarisht Pavarësinë e Republikës së Kosovës në vitin 2008.
Ndaj, me përkrahjen tuaj dhe popullit gjerman për pavarësinë e Republikës së Kosovës qëndruat pranë dhe në çdo kohë mbështetët ngritjen dhe ndërtimin e institucioneve dhe të ekonomisë së Kosovës. Sidomos me ndërhyrjen e Juaj për mosndarjen Kosovës, keni depërtuar në historinë tonë të lashtë GJERMANO-SHQIPTARE dhe keni hyrë në zemrat e secilit shqiptar. Për ne janë shumë emocionuese fjalët në Himnin Protestant ku thuhet: “Zot i Shenjtë, Ne Lavdërojmë Emrin Tënd”. Kjo ne shqiptarëve na e kujton ”FORMULËNE PAGËZIMIT” të 8 nëntorit 1462, të ritualit krishterë të pagëzimit ku shkruan: “Unë po të pagëzoj në emër të Atit, e të Birit e të Shpirtit Shenjt”.
Ndaj, për ne Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, jeni personalitet që jeni shndërruar dhe do të mbeteni për jetë si Angela Merkel e SHENJTË.
Zoti ju bekoftë, Juve persanalisht, Angela Merkel dhe popullin e dashur Gjerman.

Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi, Hysen Ibrahimi, Kryetar.

Suksesi i rradhës për LDA Balkan “LEAPin Albania 2021”

0

Në foto: LEAPin Ekipi organizativ

Nga E.B., Nju Jork

Më 27 Nëntor 2021, u mbajt me sukses për të pestin vit radhazi konferenca ndërkombëtare LEAPin Albania e organizuar nga Leadership Development Association Balkan. Në sallën e konferencave në Tirana Business Park, në konferencë morën pjesë rreth 210 pjesëmarrës të grupmoshave të ndryshme.

LEAPin Albania 2021 zgjati rreth 4 orë dhe përfshiu fusha të ndryshme bazuar në tema që i përshtaten më së miri profilit profesional të folësve dhe e vendosin atë në një kontekst më rinor dhe bashkëkohor.

LEAPin Albania u hap me fjalimet përshëndetëse nga Presidenti i Shoqatës për Zhvillimin e Lidershipit Ballkan, z. Marilo Meta, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore dhe Menaxherja e LEAPin znj. Iva Durdaj, duke vazhduar me fjalimin e drejtuesve të bordit rajonal të LDA Ballkan, duke falenderuar folësit, mbështetësit e eventit. dhe të pranishmit që zgjodhën ta kalonin të shtunën ndryshe. LEAPin Albania mblodhi së bashku 9 folës, individë të njohur që kanë pasur sukses në fusha të ndryshme si sipërmarrje, politikë, art, arsim, kulturë, aktrim, gazetari, televizion etj.

Marilo Meta

LEAP nënkupton Learn (mësoj), Engage (angazhim), Act (vepro), Progress (progres) dhe synon të bashkojë në një samit të gjatë e interesant folës motivues, të cilët ndajnë përvojat e tyre të jetës dhe motivojnë të rinjtë për të arritur qëllimet e tyre. Të ftuar nderi të samitit ishin: Michael Hoeft, Elsa Skenderi Rakipllari, Sazan Guri, Habit Hajradini, Kristaq Xharo, Altin Borici, Enisa Kadrii, Richard Russell, dhe Xhevat Bajrami.

“Jemi të emocionuar që mbajmë për të pestin vit LEAPin Albania 2021. Vizioni ynë i përbashkët është të aktivizojmë, fuqizojmë dhe forcojmë potencialin rinor përmes asistencës, edukimit, rrjetëzimit dhe shkëmbimit të njohurive për të përmirësuar fuqinë punëtore dhe profesionalizmin në Shqipëri”, tha Marilo. Meta, President i LDA Balkan & Leader Salesforce Community Albania.

“Ne besojmë se potenciali i të rinjve është një lëvizje për të ardhmen dhe për një të nesërme më të mirë. Ne inkurajojmë të rinjtë në Shqipëri të përfshihen në organizatat rinore. Mesazhi ynë është të mbështesim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin me parime progresive për të ardhmen e vendit,” theksoi Marilo Meta.

“Është thelbësore të jesh një dëgjues aktiv në tema si të folurit publik, vetë-përmirësimi, politika, inovacioni dhe marketingu, që ndikojnë drejtpërdrejt në karrierën e të rinjve. Kjo konference ishte shumë e dobishme sepse të gjitha sfidat me të cilat mund të përballet një i ri në ditët e sotme për të pasur sukses u ndanë nga folësit me publikun. Në fund të kësaj konference, shpresojmë që të rinjtë të kenë një mentalitet të ndryshuar drejt suksesit dhe mundësive që mund të gjenden në vendin tonë,” tha Qëndrim Hoxha, Zëvendës President dhe CEO i LDA Balkan në Kosovë.

LEAPin Albania 2021

Fjalë hyrëse nga Drejtuesit Rajonal të LDA Ballkan:

Marilo Meta – President & Themelues i LDA Balkan
Iva Durdaj – Drejtoresh Burimesh Njerëzore, LDA Ballkan në Shqipëri
Qëndrim Hoxha – Zëvendës President dhe CEO i LDA Balkan në Kosovë
Dafina Memeti – CEO e LDA Ballkan në Maqedoninë e Veriut
Leonora Pajaziti – CEO e Lda Balkan në Luginën e Preshevës, Serbi.

Folësit e konferencës:

Michael Hoeft – Ekspert Ekonomik
Elsa Skenderi Rakipllari – Zëvendësdekane, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
Sazan Guri – ambientalist, gjeolog nafte dhe inxhinier shqiptar
Habit Hajradini – Zyra për Qeverisje të Mirë, Republika e Kosovës
Kristaq Xharo – Dr. Prof. Ekspert i Studimeve të Sigurisë
Altin Borici – Sekretar i Përgjithshëm i Alternativës për Ndryshim, Preshevë
Enisa Kadrii – CEO në Zyrat e Ena Group në Maqedoninë e Veriut
Richard Russell – Drejtor i UTDS Optimal Choice
Xhevat Bajrami – Udhëheqës i Departamentit të Rinisë në Ministrinë e Kulturës së Kosovës

Moderatorja e Konferencës:

Kristina Mere – Gazetare

Fotografja e konferencës:

Hygerta Lalaj – Fotograf

Ekipi organizativ:

Marilo Meta, Iva Durdaj, Eljona Avdo, Klerina Lamce, Albina Caci, Anduel Boci, Genart Nura, Irida Dervishaj, Egida Delibashi, Tatiana Zylyftari, Kristina Zhuleku, Luciano Biçaku, Irisa Agalliu.

Mungon komunikimi në mes popujve pakicë dhe institucioneve qeveritare

0

Nail Draga, Ulqin

Në mungesë të institucionëve të veçanta çështja e komunikimit në mes popujve pakicë dhe institucionëve qeveritare në mjediset multinacionale sikurse është Mali i Zi, varët sipas vullnetit politik të pushtetit, që edhe në pluralizëm nuk ka treguar gadishmëri të avancimit të barazisë praktike qytetare e nacionale sipas standardëve ndërkombëtare

Në rrethana të reja shoqërore në pluralizëm çështje parësore paraqet përfaqësimi i shqiptarëve përkatësisht prezantimi i kërkesave të tyre të ligjshme në lidhje me avancimin e pozitës dhe të statusit të tyre. Kemi të bëjmë me çështje komplekse, sepse përfaqësimi nuk është çështje personale apo partiake, duke qenë përgjegjësi para institucionëve qeveritare sepse kemi të bëjmë me barazinë qytetare e nacionale në një mjedis multinacional e multikulturor siç është Mali i Zi
Ndonëse janë bërë tre dekada në pluralizmëm subjektët politike të cilat përfaqësojnë shqiptarët deri më tash si dhe përfaqësuesit e tyre autentik nuk kanë realizuar asnjë hulumtim në lidhje me raportët dhe institucionët qeveritare. Të dhënat e tilla empirike do të dëshmonin pabarazinë e shqiptarëve në fusha të ndryshme shoqërore si në punësim, arsim, kulturë etj.

Prezantimi dhe përfaqësimi

Pikërisht në këtë aspekt ketu qendron problemi se kush i përfaqëson shqiptarët në institucionet qeveritare dhe sa janë ata të gatshëm të ballafaqohen me realitetin shoqëror. Përveç përgatitjes profesionale individët e tillë duhet të jenë edhe të guximshëm për të prezantuar kërkesat që janë në favor të avancimit të drejtave të shqiptarëve të cilat janë mohuar dekada më radhë. Një analizë e kësaj natyre do të eliminonte paragjykimet ndaj pjesëtarëve të popujve pakicë, e në veçanti për shqiptarët, të cilët nuk janë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale. Duke marrë parasysh së nga viti 1998-2020, shqiptarët perms subjektëve të tyre politike kanë qenë pjesë e koalicionit qeveritar, analiza e përfaqësuesve përkatës do të eliminonte dilemat ekzistuese. Sepse jo rrallë herë me tepër kanë përfituar individët e jo elektorati i tyre votues.
Më këtë rast cekim se nga viti 1998, në kuadër të Qeverisë së Malit të Zi u formu Ministria e popujve pakicë, e cila pothuaj vazhdimisht është udhëhequr nga shqiptarët. Ndërsa çështje tjetër paraqet angazhimi I tyre në favor të avancimit të barazisë nacionale të shqiptarëve, që meriton trajtim të veçantë.
Ndërsa me rastin e rotacionit të pushtetit(30.8.2020) Qeveria e re eliminoj këtë ministri duke ia bashkangjitur asaj të Drejtësisë, pa dhënë arsyetim të një veprimi të tillë. Ne mendojmë se popujt pakicë duhet të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv, pa marrë parasysh se kush do ta formojë shumicën parlamentare.
Në qeverinë e re në kabinetin e Kryeministrit të Malit të Zi, jemi të informuar në lidhje me këtë çështje është i angazhuar një person në cilësinë e këshilltarit të pakicave ndërsa cili do të jetë roli përmbajtësor mbetet të shihet.

Pa përfaqësues autentik në Këshilla të ndryshme

Duke marrë parasysh së në qeverisjen e mëparshme kanë qenë të pranishme dobësi kadrovike e funksionale, nga qeverisja e re nuk jemi duke parë ndonjë angazhim konkret për ndryshime cilësore e përmbajtësore. Një veprim I tillë është në kundërshtim ligjor e kushtetues kur kemi të bëjmë me përfaqësimin autentik të pjesëtarëve të popujve pakicë.
Nuk mund të arsyetohet me asnjë argument mos pjesëmarrja e përfaqësuesve autentik të shqiptarëve në Këshillin e Arsimit, Këshillin e Kulturës, Entin e Tekstëve dhe të Mjetëve Mësimore etj. Duke marrë parasysh se subjektët e tilla miratojnë Vendime që përfaqësojnë edhe të drejtat e popujve pakicë, mospjesëmarrja e përfaqësuesëve të tyre autentik, dëshmon mos bashkëpunimin institucional dhe imponim të çështjeve programore, që nuk janë në favor të popujve pakicë. Veprimet e tilla të imponuara janë kundër barazisë qytetare e nacionale sepse popujt pakicë nuk mund të përfaqësohen nga të tjerët por vetëm nga përfaqësuesit e tyre autentik.

Pa ankesa të Avokati i Popullit(!)

Çështjet nacionale në një mjedis multinacional janë të ndieshme dhe mbetën të hapura, sidomos në ato mjedise ku ende mungon demokracia funksionale, si rezultat i mentalitetit unitarist i trashëguar nga koha e monizmit. Edhe pse janë bërë tre dekada në pluralizëm, çështja e barazisë nacionale e qytetare mbetët e hapur sidomos kur janë pyetje shqiptarët.
Nga një informatë që disponoj nga Avokati i popullit(Ombudsmani) te ata deri më tash nuk është paraqitur asnjë kërkesë për të kontestuar raportet aktuale të institucioneve të pushtetit ndaj shqiptarëve. Një e dhënë e tillë është shqetësuese dhe zhgënjyese sidomos për ata që na përfaqësojnë dhe prezantojnë në institucionet përkatëse. Këtu kritika shkon në rend të parë ndaj partive politike që përfaqësojnë shqiptarët, të cilat është dashur të jenë ma aktive, duke ofruar argumente të pabarazisë praktike që janë duke e përjetuar shqiptarët.

Mungon partneriteti me pushtetin

Në sajë të mungesës së raportëve bashkëpunuese në mes pushetit dhe popujve pakicë duke mohuar partneritetin dëshmon qasjen e pushtetit edhe tash në pluralizëm sikurse në monizëm.
Vetëm trajtimi i popujve pakicë si partner në qeverisje, do të eliminoheshin defektet ekzistuese dhe do të ishte në favor të avancimit të çështjeve të kontestuara që do të jenë në favor të barazisë nacionale e qytetare në këtë mjedis. Një qasje e tillë serioze do të ishte dëshmi e fillimit të respektimit të ndërsjellë në favor të te gjithëve në këtë mjedis multinacional.
Sepse, çdo kërkesë e shqiptarëve të cilat nuk cenojnë të tjerët do të pranohej nga çdo pushtet demokratik dhe do të ishte në favor të avancimit të barazisë nacionale sipas standardëve ndërkombëtare. Ndërsa e kundërta ndodhë me pushtetet autokratike, që vuajnë nga paragjykimet me konceptet unitare të qeverisjës.

Bashkëpunimi pa paragjykime

Nga ana e subjektëve politike të shqiptarëve deri me tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë se është realizuar ndonjë hulumtim i opinionit në lidhje me këto çështje që është dëshmi e mosinteresimit të bashkëpunimit me institucionet qeveritare të cilat e kanë obligim të trajtojnë çështjet në lidhje mbi barazinë nacionale në fushat përkatëse.
Andaj mbetet çështje e hapur çbllokimi i këtij komunikimi në mes popujve pakicë, përkatësisht përfaqësuesëve te tyre dhe institucioneve qeveritare. Çdo tentim për të margjinalizuar këtë çështje dëshmon se mungon vullneti politik i pushtetit, për ndryshime pozitive në favor të drejtave nacionale sipas standardëve ndërkombëtare.

(Dhjetor 2021)

Gjykata Speciale e Kosovës konfirmon rëndësinë e rastit „Syri i Popullit“

0
Shkruan: Andrea Myller, ish redaktor i TV DRS (Zvicër)

Basel, 1 dhjetor — Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë ka refuzuar kërkesën e të pandehurit për lirim me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi. Garancitë e Policisë kosovare për të siguruar arrest të rreptë shtëpiak të të akuzuarve janë të pamjaftueshme për gjykatën.

Si pikën e parë dhe më të rëndësishme të arsyetimit të refuzimit, Gjykata i referohet çështjes “Syri i Popullit” — nuk përmend emrin “Syri i Popullit”, por referenca për të është e qartë:

“Kohët e fundit ka pasur një pretendim se Shërbimi inteligjent i Kosovës ka angazhuar dy agjentë që të shtihen si dëshmitarë për të bërë deklarata të fabrikuara që lidhin kundërshtarët politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste.

Portali i ri kosovar i lajmeve “Paraci.com” e bëri publik këtë më 22 tetor, duke e cilësuar si “skandalin më të madh në historinë e pasluftës”. Për çudi mediat kosovare kanë raportuar me shumë kujdes për këtë.

Në artikullin tim “Imazhi moral i kulturës mediatike të Kosovës” kam spekuluar për arsyet e mbulimit “të hezituar” mediatik të rastit politik shpërthyes “Syri i Popullit”. Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë e ka trajtuar qartazi rastin duke e vënë në radarin e saj dhe sot konfirmoi rëndësinë e rastit Syri i Popullit, duke i potencuar arsyet e refuzimit të kërkesës së Hashim Thaçit dhe Co për lirim me kusht.

Edhe një herë e kombinoj këtë zhvillim të fundit me shpresën se media do të kujdeset më në fund për çështjen “Syri i Popullit” dhe mbi të gjitha sfondin e tij.

Fatkeqësisht, duket se mediat do të vazhdojnë politikën e tyre dhe praktikisht do të heshtin për rastin “Syri i Popullit”:

Në raportimin e mëparshëm për vendimin negativ të Gjykatës Speciale, media thjesht injoroi pikën më të rëndësishme të justifikimit dhe foli për një pikë vartëse.

Shpjegimi për këtë ndoshta gjendet në pikën e dytë të arsyetimit të gjykatës: “Vetë perspektiva e lirimit të të pandehurit krijon frikë dhe pasiguri në Kosovë te dëshmitarët në këtë rast”.

Kjo frikë vlen edhe për shumë media. Për sa kohë që nuk është e qartë nëse Gjykata në Hagë do të gjykojë apo jo përfundimisht Hashim Thaçin dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë, ata nuk preferojnë të “përkulen shumë nga dritarja për momentin” dhe të rrezikojnë kokën.

Kosovo-Sondertribunal bestätigt die Relevanz des Falls “Syri i Popullit”

Andrea Myller, TV DRS 

Das Sondertribunal für Kosovo in Den Haag hat die Gesuche der Angeklagten um den ex-Präsidenten Hashim Thaci für eine bedingte Freilassung abgelehnt. Die Garantien der kosovarischen Polizei zur Gewährleistung eines strikten Hausarrests der Angeklagten genügen dem Gericht nicht.
Als erster und damit wichtigster Punkt seiner Begründung der Ablehnung bezieht sich das Gericht auf den Fall “Syri i Popullit” – es nennt zwar nicht den Namen “Syri i Popullit”, aber der Bezug darauf ist klar:

Kürzlich ist der Vorwurf auf getaucht, der Geheimdienst des Kosovo habe zwei Agenten beauftragt, sich als Zeugen auszugeben, um erfundene Aussagen zu machen, die politische Gegner des ehemaligen Präsidenten Hashim Thaci mit terroristischen Organisationen in Verbindung brachten.

Diesen “grössten Skandal der Nachkriegsgeschichte” hat das neue kosovarische Newsportal “Paraci.com” am vergangenen 22. Oktober öffentlich gemacht. Die kosovarischen Medien haben erstaunlicherweise höchst zurückhaltend darüber berichtet.
Ich habe in meinem Artikel “Sittenbild der Medienkultur Kosovos” über die Gründe der “zurückhaltenden” Berichterstattung der Medien über den politisch brisanten Fall “Syri i Popullit” spekuliert. Das Kosovo-Sondertribunal in Den Haag hat den Fall aber ganz offensichtlich sehr wohl auf dem Radar und hat heute mit seiner Begründung für die Ablehnung des Antrags von Hashim Thaci & Co auf eine bedingte Freilassung die Relevanz des Falls “Syri i Popullit” bestätigt.

Erneut verbinde ich diese neuste Entwicklung mit der Hoffnung, dass die Medien sich jetzt endlich um den Fall “Syri i Popullit” und vorallem um seine Hintergründe kümmern.
Leider sieht es aber so aus, als würden die Medien ihre Politik weiterführen und den Fall “Syri i Popullit” praktisch totschweigen:

In der bisherigen Berichterstattung über den ablehnenden Entschied des Sondertribunals übergehen die Medien den wichtigsten Punkt der Begründung schlicht und reden über einen untergeordneten Punkt.

Die Erklärung dafür findet sich vielleicht im zweiten Punkt der Begründung des Gerichts: “Schon die Aussicht auf die Freilassung der Angeklagten erzeugt Angst und Unsicherheit in Kosovo bei den Zeugen in diesem Fall”.
Diese Angst gilt wohl acuh für veiel Journalsietn. Solange nicht klar, ob das Gericht in Den Haag Hashim Thaci und seine wichtigsten Mitstreiter schlieslsich erurteilen wird oder nicht, ziehen sie es vor, “sich bis auf weiteres nicht zu weit aus dem Fenster zu lehnen”.