Kreu Blog Faqe 1472

Kelmendi në bisedë me Lirim Gashin flet për komplotistët dhe komplotet që i janë bërë LPK-së dhe UÇK-së, për islamin politik e të tjera

0
Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
Lirim Gashi: Ibrahim Kelmendi shumë shpesh ke shkruar për komplotet që i janë bërë LPK-së dhe UÇK-së.
Kush ishin sipas teje komplotistet më të mëdhenj të LPK-së dhe UÇK-së dhe a ishin të gjithë udbash, apo kishte edhe persona të infiltruar nga Shërbimet Sekrete të afërta me UDB-en ?
Ibrahim Kelmendi : Komplotistë të mëdhenj të Lëvizjes ishin Sabri Novosella dhe Abdullah Prapashtica në shkurt të vitit 1982, si dhe Xhafer Shatri me 15 maj 1982.
Megjithatë, komploti më i rëndë ndaj Lëvizjes ishte ai i Xhavit Halitit dhe Azem Syles, të cilët shpërdoruan Kryesinë e Lëvizjes për të komplotuar edhe UÇK-në, prej ditës së themelimit e deri sa u zhbë. Komplotit të tyre iu bashkëngjit edhe Hashim Thaçi në prill të vitit 1998.
Nuk e di nëse ishin marioneta të RDB-së (siç e kishin riemrëtuar UDB-në, gjegjësisht SDB-në në Serbi, në vitin 1991), por sabotimet dhe komplotet e tyre kanë qenë tepër të ndyra dhe goditëse.
Ndërsa kanë arritur të na imponohen vetëm pse kishin dresurë dhe mbështetje nga shërbimet armiqësore.
Meqë është vështirë të siguroshë prova konkrete për marionetat konspirative të shërbimeve armiqësore, të mbetet të vrojtosh dhe analizosh angazhimet e tyre. Sepse vetëm sabotimet dhe komplotet ta shkaktojnë dyshimin se janë marioneta; përndryshe, çfarë tjetër bëjnë marionetat e shërbimeve armiqësore, pos sabotime, komplote, dhe krime shumëdimensionale, për të dëmtuar sa më rëndë subjektin që duan ta shkatërrojnë.
Lirim Gashi: Sylë Mujaj një ish i burgosur politik ka deklaruar disa herë publikisht se e ka hequr të zinjtë e ullirit nga Xhavit Haliti, jo vetëm përmes surivijimit që ia ka bërë, por edhe përmes dëshmive të rreme në Prokurorinë dhe Gjykatën themelore udbashe të Pejës së asaj kohe.
A ke biseduar ndonjëherë me Sylë Mujen për përvojat e tij të hidhura me Xhavit Halitin, respektivisht për rolin komplotist të këtij të fundit në demonstratat studentore të vitit 1981?
Ibrahim Kelmendi: Nuk më ka rastisur të komunikoj ekstra me Sylë Mujën për akuzat e tij që paska publikuar për Xhavitin, edhe pse shpesh kemi komunikuar për ngjarjet e Marsit 1981 në “Qytetin e Studentëve” në Prishtinë:
Jo vetëm nga Syla jam informuar se kur Azem Vllasi dhe disa funksionarë të tjerë shkonin në “Qytetin e Studentëve” për të biseduar me protestuesit, Xhaviti ju dukej atyre si një Bodyguard i Azemit. Prandaj Mehmet Bislimi, nga Prekazi, me disa shokë të tij e kishin pas goditur Xhavitin po atë ditë, me shkopinj druri.
Lirim Gashi : Diku kam lexuar se komplotist i këtyre demonstratave ka qenë edhe Gani Thaçi vëllai i ish Presidentit.
A keni qenë të njohtuar në Kryesinë e LPK-së me biografinë e këtyre dy personave enigmatik ?
Ibrahim Kelmendi: Për Ganiun nuk kam pasur deri vonë informacione. Në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar i kam dëgjuar për herë të parë bashkatdhetarët e tij nga Drenica të flisnin zi e terr për të, respektivisht ta akuzonin si bazë koordinuese për RDB-në serbe.
Lirim Gashi: Dhe nëse është e vërtetë ajo që thuhet për ta, a ka mundësi që këta dy persona enigmatik të kenë qenë anëtarë të të njëjtit ekip udbash dhe ta kenë ruajtur, vazhduar dhe kultivuar miqësinë me njëri tjetrin dhe bashkëpunimin me UDB-en deri në vitet 1998-99 ?
A është hipotetikisht e mundur që Xhavit Haliti dhe Gani Thaçi të kenë qenë anëtarë të të njëjtit ekip udbash në vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluar dhe miqësinë e tyre me njëri tjetrin dhe UDB-en ta kenë kurorëzuar me emrimin e Hashim Thaçit si Drejtor Politik i UÇK-së ?
Ibrahim Kelmendi: Nuk kam njohuri, nëse Xhaviti dhe Ganiu kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë gjatë gjithë kohës.
Nuk më besohet se Xhaviti ka vendosur se kush në cilin rang duhet të sistemohet në hierarkinë e komplotistëve. Marionetat nuk vendosin. Vendosin eprorët që i komandojnë.
Lirim Gashi: Dhe nëse nuk është ashtu, atëherë cilat merita dhe referenca të vërteta dhe të besueshme mund ta kenë katapultuar Hashim Thaçin në krye të Drejtorisë Politike të UÇK-së ?
Përveç kësaj di gjë se cilët aktivistë të asaj kohe kanë qenë anëtarë të kësaj drejtorie të udhëhequr nga Hashim Thaçi ?
Ibrahim Kelmendi: U përgjigja, se marionetat nuk kanë autonomi për të ndarë poste, ato komandohen nga eprorët e tyre.
Përndryshe, Hashimi nuk kishte ndonjë vlerë ekstra intelektuale, sepse nuk di të ketë shkruar qoftë vetëm një shkrim serioz historik gjatë viteve 1994-1998, ose ta ketë publikuar në “Zërin e Kosovës”, edhe pse kishte kohë të bollshme si refugjat në Zvicër ku krekosej se kishte qenë student i shkëlqyeshëm i historisë.
Nuk më kujtohen emrat e personave që pretendonin se ishin anëtarë të Drejtorisë Politike. Gjithashtu nuk më besohet se ekzistojnë procesverbale përkatëse, meqë këta komplotistë vepronin bashibuzukqe – për të mos lënë gjurmë të shkruara.
Lirim Gashi: Sa është shuma totale e lekëve që këta njerëz i kanë keqpërdorur në mënyra të ndryshme për përfitime personale ?
Dhe cilët janë keqpërdoruesit dhe abuzuesit më të mëdhenj të lekëve të Fondit “Vendlindja Thërret”në mesin e tyre ?
Ibrahim Kelmendi: Nuk e di se cila është shuma e saktë e lekëve që kjo treshe ia ka grabitur UÇK-së.
Fatkeqësisht po sabotohen publikimet e evidencave, sidomos ato të Këshillt Qendrorë të Fondit “Vendlindja Thërret” (në krye me Jashar Salihajn). Edhe përgjegjësit e Fondit në shtetet tjera, si për shembull në USA, Australi dhe kudo që kishim imigracion shqiptar, mjetet financiare ia kanë dorëzuar kryesisht Xhavitit.
Ndërsa nga Fondi në Gjemani këta komplotistë nuk kanë mundur të grabisin, nga maji i vitit 1998 e deri në qershor të vitit 1999, pos në disa raste kur veprimtarët në Gjermaninë Jugore anashkalonin Zyrën Qëndrore dhe ua dërgonin, duke besuar se ashtu i ndihmonin UÇK-së për nevoja operative dhe logjistike.
Fatkeqësisht edhe mua më paten mashtruar, prandaj në fillim të qershorit të vitit 1999, ua pata dhënë 4 milionë DM Gani Thaçit dhe 4 milionë DM Fatmir Zymerit, apo edhe më saktë këtyre dy argatëve të komplotistëve. Ky i fundit asokohe banonte madje në Oslo.
Megjithatë besoj fuqishëm që 70 % të mjeteve të Fondit “Vendlindja Thërret” i kanë grabitur këta komplotistë.
Këta kanë marrë miliona, si honorar për komplote që po ia bënin UÇK-së, nga ,,Kryeministri” Bujar Bukoshi (vetëkuptohet me urdhër të Beogradit). Kanë plaçkitur edhe goxha shumë mjete që i mblidhnin fshatarët e mashtruar nëpër fshatrat e Kosovës për të blerë armatim në Shqipëri në emër të angazhimin rugovist kinse për “mbrojtjen e pragut të shtëpisë”, e kështu me radhë.
Lirim Gashi: Ibrahim, kush ishin sipas teje urdhëruesit dhe zbatuesit e vrasjeve politike të luftës dhe pasluftës dhe a ka qenë synimi i tyre jo vetëm dobësimi dhe sabotimi i rezistencës ushtarake në kohën e luftës dhe eliminimi i kundërshtarëve politik nga konkurrenca në kohën e pasluftës, por edhe sabotimi sistematik i shtet-ndërtimit?
Siç e dimë kanë ndodhur rregullisht edhe vrasjet e dëshmitarëve të krimeve.
Pra janë vrarë njerëz që kanë qenë jo vetëm dëshmitarë të vrasjeve politike, por edhe dëshmitarë të uzurpimit, plaçkitjes dhe grabitjes së pronës publike, buxhetit të shtetit, taksave, doganave, donacioneve, thesarit të shtetit, fondeve për zhvillim, privatizimit mafioz dhe manipulimit të tenderëve. E madje ka ndodhur edhe plaçka e dhomës së dëshmive.
Çka mendon ti, kush qëndron prapa kësaj çmendurie kriminale dhe anti kombëtare?
A ishte kjo çmenduri e organizuar dhe koordinuar me Shërbimet Sekrete Armiqësore, apo ishte edhe pasojë e edukatës dhe kulturës së dhunshme, primitive dhe kuislinge të njerëzve që ishin 20 vite rresht në krye të shtetit?
Ibrahim Kelmendi: Nuk e di se kush kane qenë konkretisht vrasësit dhe urdhërdhënësit e vrasjeve, gjatë dhe pas luftës.
Fatkeqësisht, dyshoj se në vrasjen e Ali Ukës, Ilir Konushevcit, Behadin Allaqit dhe Mujë Krasniqit me bashkëluftëtarë, kanë luajtur rol të tërthortë, nëse jo të drejtpërdrejtë këta tre kyre-komplotistë: pra Xhaviti, Azemi dhe Hashimi.
Për vrasjet tjera të gjithëllojshme nuk kam informacione konkrete, e as dyshime konkrete, prandaj nuk dua të spekuloj. Rëndom, RDB-ja serbe ka vrarë edhe fëmijë serbë, për të na fajësuar neve si vrasës. Këtë e kanë bërë për të imponuar huti dhe armiqësi brenda nesh në Lëvizje dhe brenda popullit tonë.
Lirim Gashi: Paralelisht me vrasjet e pasluftës ndodhi edhe depërtimi i islamit ekstrem në Kosovë.
Kush e importoi, pse e importoi dhe çka duhet bërë që të eliminohet nga politika, kultura dhe edukata e shqiptarëve të infektuar?
Ibrahim Kelmendi: Islamin politik pas çlirimit e sollen në Kosovë shtetet islamike, në koordinim me Beogradin, meqë ato kishin pasur miqësi shumëvjeçare të cilën e kishin konsoliduar në miqësi tradicionale. Tashmë Serbinë me ato shtete e lidhte edhe antiamerikanizmi. Ky komplot është njëherësh edhe më i dëmshmi për Kosovën.
Lirim Gashi: A ishte normale që të hyhej në bisedime teknike pa parakushte me një humbëse të tri luftërave dhe shkaktuese të tre gjenocideve siç ishte Serbia dhe sikur kjo të mos mjaftonte delegacioni kosovar në një moment të caktuar të kthehej befasisht nga bisedimet teknike me një marrëveshje të nënshkruar për “Asociacionin e Komunave Serbe” me kompetenca ekzekutive, të cilën më vonë Gjykata Kushtetuese e shpalli si anti kushtetuese në 22 pika ?
A ishte normale dhe e logjikshme që bisedimet teknike të ktheheshin në negociata (pazare) për rregullimin e brendshëm territorial pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Uashingtoni, nga pjesa më e madhe e shteteve të Unionit Evropian dhe nga shumë shtete të tjera të fuqishme anë e mbanë globit, e sidomos pas regjionalizimit të prapambetur dhe racist të Kosovës, kur edhe fshatrat me shqiptarë të asimiluar si Mamusha u bënë komuna një etnike ?
Ibrahim Kelmendi: Bisedimet me Serbinë i kanë imponuar Brukseli dhe Vashingtoni, meqë kanë dëshiruar ta stabilizojnë vetëm sipërfaqësisht rajonin. Fatkeqësisht palën tonë e kanë kryesuar kuislingët, prandaj kemi edhe marrëveshje tepër komplotiste.
Lirim Gashi: Si e ke lexuar, kuptuar dhe interpretuar ti në kokën tënde të madhe procesin gjyqësor kundër organizatës fantome “Syri i Popullit”?
Sa kanë bazë reale akuzat dhe si ishte e mundur që Prokuroria dhe Gjyqësori i shtetit ta fusnin pa asnjë dëshmi valide profesorin e nderuar Sadri Ramabaja në një thes me njerëzit me te cilët nuk e lidhte asgjë përveç kujtimeve të përbashkëta për rezistencën heroike të Komandant Kumanovës?
Ibrahim Kelmendi: “Syri i popullit” ishte sajesë naive dhe fatkeqe e njerëzve të traumatizuar. Procesi gjyqësor kundër tij ka qenë proces politik. Natyrisht që Sadri Ramabaja ishte viktimë e pafajshme e këtij procesi politik për motive të ulëta hakmarrëse ndaj subjektit politik të cilit i takon.
Murat Jasharin, i cili në ndërkohë po vuante nga një sëmundje e rëndë psikike, e kishim gjatë gjithë kohës bashkëveprimtarë të përkushtuar dhe të vyer. Fatkeqësisht shqiptarët nuk kanë mirëkuptim për sëmundjet psikike, si ta zëmë për sëmundjet e trurit, përkundrazi njerëzit që vuajnë nga këto sëmundje i diskualifikojnë si “budallenj”. Prandaj nuk u përkujdesen për Muratin, që të mos eskalonte dhe shpërdorej në ato përmasa.
Sadri Ramabaja nuk ishte viktimë kolaterale në këtë proces të montuar politik, por viktimë e përzgjedhur nga krerët e shtetit. Sepse pas fajësimit të tij të pabazë fshihej hakmarrja ndaj udhëheqësve të Vetëvendosjes.
Lirim Gashi: A u ekzekutua vëllai yt Qerim Kelmendi në mënyrë mizore pse dinte shumë, apo çka mund të ishte arsyeja irracionale e kriminelve që e ekzekutuan ?
Ibrahim Kelmendi: Nuk kam informacione konkrete, përse është ekzekutuar aq mizorisht vëllai im Qerimi. Udbashi Baton Haxhiu kishte shkuar aq larg me hulumtimet e tij të dirigjuara nga Beogradi, saqë kishte orkestruar luftë speciale kundër Qerimit, duke intervistuar “dëshmitarë të mbrojtur” në burg. Prandaj besoj fuqishëm se kjo mënyrë e hulumtimit dhe intervistimit e ka shkaktuar atë natë të krimit barbarë nga BIA serbe, qëllimi i së cilës është gjithmonë rritja e hutisë dhe armiqësisë mes shqiptarëve, si dhe zhdukja e gjurmëve të vërteta të krimeve të bëra paraprakisht nga kriminelët udbash shqipfolës .
Uroj, shpresoj dhe lutem që Institucionet e Drejtësisë ta zbardhin sa më shpejtë që është e mundur vrasjen e Qerimit !
Lirim Gashi: Cili ndryshim i vërtetë duhet të ndodh jo vetëm në partitë tona politike, por edhe në edukatën dhe kulturën e shqiptarëve dhe minoriteteve, në mënyrë që popullin e Kosovën në politikën e brendshme dhe të jashtme ta përfaqësojnë njerëzit më profesional, më të besueshëm dhe më atdhetarë të mundshëm ?
Ibrahim Kelmendi: Partitë tona duhet të demokratizohen, sepse partitë kryetarokrate nuk ofrojnë dot rezultate konstruktive. Partitë tona duhet të shndërrohen në parti të shtetaseve të Kosovës, e jo te mbesin parti monoetnike shqiptare. Nëse partitë bëhen demokratike dhe konstruktive, do na japin qeveri konstruktive, që do të dinë se si ta përfaqësojnë Kosovën në bisedime me Serbinë, me BE-në, me USA-në dhe me të gjitha shtetet tjera anë e mbanë globit.

Libra të Jusuf Buxhovit për bibliotekën e shkollës në Xërxë

0
LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E SHKOLLËS NË XËRXË
Në kuadër të veprimtarisë donatore për bibliotekat e shkollave të Kosovës, sot në Xërxë, bibliotekës së renovuar të shkollës “Hamëz Thaçi” iu dhuruan 60 libra. Drejtori Setki Kryeziu, falënderoi autorin me mirënjohje për kontributin e dhënë për pasurimin e bibliotekës.

Biri i kohës së tij

0
Korab Blakaj, Vjenë
E mori drejtimin në një kohë kur askush nuk guxoi ta merrte dhe e shëndrroi në lëvizje kombëtare për Liri e Pavarësi, duke i dhënë prioritet veprimi në LDK-në e re elementit patriotik të kombit .
E njohu thellësisht prapaskenen ballkanike dhe nuk pranoi asesi të futej Kosova në luftë si Fronti i Jugut kur Kroacia përpiqej me mish e shpirt të hapte këtë front.E dinte tradhëtinë e ustashëve!
E kuptoi herët pafuqinë ushtarake të Shqipërisë dhe nuk u mbështet në asnjë moment në ëndrra e mite nacional romantike!
Është i vetmi shqiptar i madh i cili e meriton ta quajm “ biri i kohës “ së tij.Ai si askush u shfaq kur koha e thirri dhe u largua kur koha e tij kaloi.Ai e kuptoi që koha e tij kaloi dhe nuk shau, nuk përqau, nuk i bllokoi proceset, përkundrazi u hapi rrugë zhvillimeve!
I madh doli në Rambuje me rolin e tij pasiv, duke i hapur rrugë Hashim Thaqit, sepse e kuptoi që Kosovës i kishte ardhur koha e përplasjes , dhe politika tutje do të vendoste me forcën e armëve, më këtë veprim grandioz ai nderoi kombin!
Cili politikan shqiptar ka ditur të largohet nga politika pa u bërë horë përveq tij?
Për këtë rol u shpërblye duke u zgjedhur President prapë pas luftës.Nuk vrau, nuk lejoi të vritej askush si “ mbrojtje “ ndaj vrasjeve politike të shokëve dhe miqve të tij.
Vdiq duke e dashur Kosovën, vdiq herët!Besoj që kërkonte të vdiste, se e dinte që “ paqsorët “ nuk lexojnë Deklarata Pavarësie.Dhe nuk e lexoi.Kosovës i duhej Pavarësia.Historia u njeh të drejtën të lexojnë Deklarata Pavarësie vetëm burrave që ndeshen me armë.Kështu edhe ndodhi!
Thonë që besa e lidhur me popullin dëshmohet ditën e varrimit.Populli shqiptar atë ditë ia vërtetoi besen e tij të mbajtur!

Pse nuk erdhi Gjeneral Rrahim Ademi në Kosovë

0

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i djeshëm ”Dy pa shpirt, e (dhjetë) një pa krye!”, Drini.us, 1 Dhjetor 2021 në rubrikën ”Dossier”
Pakëz për vete, për Dr. Shukri Gërgjaliun, jetën familjare dhe studenteske, dhe për Gjeneralin e lavdishëm, Rrahim Ademin.
Jeta si student në Univerzitetin e Prishtinë (UP) ishte jetë e mirë, jetë që nuk përsëritet më. Ishte më e mira kohë e jetës sime. Shumica e studenteve (shqiptarë) ishim nga fshatrat dhe katundet e Kosovës dhe gati të gjithë ishim me duar në gjepa e me gjepa të thatë.
Aty për herë të pare, si student takoheshim nga krahinat e ndryshme të shqiptarisë, nga Presheva, Bujanofci, Medvegja, Kumanova, Kërçova, Manastiri, Ohri, Struga, Gostivari, Dibra, Tetova, Shkupi, Shestani, Kraja, Ulqini, Tuzi, Tivari, Tutini, Plava e … Gucia, Sangjaku etj.

Kishte studentë shqiptarë që vinin edhe nga Turqia. Vetëm nga Shqipëria nuk kishte asnjë student shqiptarë që studjonte. Kishte edhe nga Rusia, Bullgaria e Kina (për studime albanistike). Rrethanat ishin të atilla që studentët shqiptarë nga Shqipëria nuk mund të vinin por as ne, studentët shqiptarë nga krahinat e ndryshme të pushtuara nga ish Jugosllavia të ndarë edhe në tri republika tjera, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi (Presheva, Bujanofci e Medvegja) dhe në Kosovë, nuk mund të studjonim në Univerzitetin e Tiranës (UT). Ishte dëshirë e çdo studenti shqiptarë që së pakut ta shihnim Shqipërinë, ta shkelnim me këmbë, ta preknim me dorë e ta puthnim TOKËN NËNË. As në televizion nuk e shihnim Shqipërinë sepse kishte shumë pengesa televizioni. Ishte shteti Jugosllav që i pengonte valët e RTSH-së me anë të antenavet ë mëdha ushtarake që i vendoste në vendet ku më lehtë vinin valët e më shumë i pengonte (Golesh … afër Aeroportit të Prishtinës).

Dr. Shukri gjatë helmimeve masive të nxënësve, 1990

Por kishte disa katunde ku mund të shikohej televizioni shqiptar dhe atje shkonim shpesh si mysafirë. Unë shkoja te tezakët në Sferrkë të Gashit, katund afër Drinit të Bardhë, te Klina, te Milazimi, Qerimi e … te Xhevat Durnishi, në Stanofc të Vushtrrisë, te Hasan Breznica, prindërit e Milazim Krasniqit, në Mitrovicë, te vëllai Laha dhe daja Fazli në Gjakovë etj. Në këto vende shikohej pa pengesa TVSH-ja.

 

Dr. Shukri Gërgjaliu, shoku më i ngusht i shkollës dhe i bankes me Gjeneral Rrahim Ademin

Ama hiqnim keq derisa e gjenin vendin ku me e vendos antenës e pastaj me e lidh e me e shtrëngua që kur të fryen era, mos të na humbin fotografitë e zëri. Ndodhte që kishte zë por jo fotografi ose, fotografi e jo zë.
Në Mitrivicë, te Hasan Breznica, vetëm te Nevojtorja (WC-ja) në oborr, antenën duhej vendosur se tjetër vend nuk bënte punë.
Kjo ishte një nga arësyet që ne si student shkonim shpesh te Xhevat Durmishi në Stanofc të Vushtrrrisë, nga 2, 3 e deri në 15 studentë. Aty edhe flenim në odë e hanim bukë të grurit nga toka bukanike e Mustafë Jasharit nga Majanci i llapit, baba i Xhevatit.
Baca Mustafë na rrinte ulur përpara gjithë natën me qehre, duke na bërë muhabet, shkep duhan kaçak, kafe turki e llafe burrash.

Shukri Gërgaliu si dëshmitar në gjyqin e Hagës me deshmi kunder Milloshevicit

Përveç mësimit, studentët shiheshim e takoheshim me student-e të rinj e të reja nga të gjitha trojet shqiptare, përveç nga Shqipëria, në Konviktet e Studentëve, në Menzën e Studentëve, në Bibliotekën Univerizitare dhe ate të ish Boro e Ramizit, në Teatrin Krahinor në shetitore, në lagjen Ulpiana, në parkun e Gërmisë etj.
Shpesh ndodhte që studentët e një profesioni të ardhshëm, psh ata të mjekësisë ose të Letërisë, para afateve të provimeve, të takoheshim në njëren nga dhomat e konvitit dhe përsërisnim bashkë duke i bërë pyetje shoqi -shoit.

Dekoratë nga TMK-ja, Dr. Shukriut

Kishte studentë shqiptarë që kishin ardhur edhe nga Turqia, një nga ta ishte edhe Avniu që shoqërohej me Shukri Gërgjaliun.
Në dhomën e Xhevat Durmishit, student mjekësie, konviktin nr 3, e njoha Shukri Gërgjaliun gjithashtu student i medicinës. Në dhomën dykrevetëshe të Xhevatit dhe Skënder Gashit, nga Drenofci i Zatriqit të Rahovecit, tuboheshin studentët e mjekësisë, Bajram e Muhamet Nura, vëllezër, Fahri Kida i ndjerë etj …

Nje tjeter Qertifiketë për Dr. Shukriun

Aty vinte edhe Shukri Gërgjaliu, një student i dalluar me shpirt humanisti dhe kuadër i aftë i mëvonshëm. Shukriu te Xhevati vinte me 2 studentë shqiptarë nga Turqia, me Avni Nesheli nga një katund i Shalës së Bajgorës dhe Ramiz Balli, nip i Ahemte Shtimjes, prindërit e familjet e të cilëve ishin shpërngulur në Turqi në vitet 1930.
Avniu ndiente një urrejtje të madhe kundër pushtuesve turq dhe ishte një patriot i flaktë, i majtë (komunist). Ai i urrente edhe titujt e gradat turke, si “Aga”,” Beg” e … ”Pasha”, prandaj Avniun në shaka Shukriu e thirrte ”Avni Agai” e Avniu reagonte në mënyrën e vetë që ne të tjerëve na bënte me qesh …

Kontratë private e shit-blerjes së një shtëpie dhe trualli

Histori të shkuara e tregime të dhimshme

Shukriut qysh kur kishte qenë fëmi i kishte vdekur nëna. Ai ishte rritur me njërin prind, babën dhe njerkën.
Te Shukriu si te askush tjetër, dallohej sinqeriteti i theksuar por edhe një ndjenjë tepër e forte e dashurisë që kishte për punën, për studimet, dashurinë për njerëzit, për njerëzoren e Shqipërinë nënë e kishte në zemër.
Shukriu ishte dhe mbeti një ushtar vetëmohues e kurrë nuk u bë “epror” ushtarak e aq më pakë “gjeneral” ani pse ishte në luftë. Ai punoi gjithë jetën deri në pension dhe nuk u bë i pasur si mjekët e tjerë.

Vërtetim nga gjimnazi ”17 Nëntori” i Malishevës , 17. 12. 1992

Kur shkova në Kosovë, pas lufte, Shukriu më tregoi se do ta ndërtoi një odë të vogël në fund të oborrit por nuk pat mundësi materiale që ta meremetoj e të hyjë në te, të pres mysafirë e miq sepse profesioni i mjekut humanist, si Shukriu kishte nevojë për një dhomë, si ordinancë, sepse pas orarit të punës priste të sëmuerit e fshatit që Shukriu i shëronte me fjalë, këshilla e barëra, dhe nuk kishte vend tjetër pos në oden që e kishte gëlqerosur.
Kontaktet me Shukriun e vazhduam e muhabetin nuk e k`putëm. Shukriu kur kisha më së shumti nevojë, më ndejti afër …
Shukriu, tash jeton një jetë të thjeshtë me hallet e jetës e po Lufton me një sëmundje që iu kishte lajmërua këta muajët e fundit.
-Sinan po më mundon kur pe marrë terapinë, më tha dje.

Deshmi, Vërtetim nga Vojni Oseku, 11. 05. 1992

Tjetër here do të flas më shumë për Shukriun sepse edhe pse e thirra dhe i shkruajta, ai nuk po më lajmërohet.
Si më ndihmoi Shukriu
Jeta e vështirë e papërballueshme më beri që të mendoi se kah të ia mbaj, qysh të jetoj me gruan e tre fëmijë, “pa punë e pa kulm mi kry”. Në të vertetë, ne të dytë punonim. Unë (ri)fillova të punoj si mësues në gjimnaz, kur na ndali financimin Serbia (viti shkollor 1991/1992) e gruaja, Nexha punonte si mësuese e mësimit klasor në Zhilivodë. Banonim në Vushtrrri te Beqir Dumnica, afër Mulla Feratit dhe Izet Xhakës, djali i Hazir Xhakës nga Oshlani. Të dytë udhtonim për në punë, këmbë e me autobus. Unë udhtoja me autobus nga Vushtrria deri në Prishtinë e pastaj, me autrobusin tjetër për në Malishevë. Zbrisja nga autobusi në Carrallukë dhe ia mësyeja këmbë deri në Vll. Drenofc, aty ku mbanim mësim disa paralele të gjimnazit “17 Nëntori” të Malishevës pasi që pushteti policor serb na kishte largua nga ndërtesa e bukur e shkollës. Mua më kishin lirua për shkak të largësisë por Bali Maloku, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, tash në SHBA, më kishte dërgua një “lutje” e përshëndetje (selam) që të shkoj së pakut dy here në javë “ta ndihmoj” me disa orë sepse ai ankohej e nuk kishte para për biletë autobusi. Unë punova me nderprerje deri në fund të vitit shkollor 1991/1992, deri sa i mbylla notat dhe e përfunduam vitin shkollor me sukses.

Sinan Kastrati, kontrollor

Rrugës me ndodh rastësisht me ardhur ndonjë traktor apo kerr me kuaj, ishte gëzim si me udhtua me limuzinë.
….
Pasi e përmenda në një shkrim timin Shukriun, në lidhje me Gjeneralin Rrahim Ademi e pastaj plasi një sherr i vogël, dje ia dërgova Shukriut një letër bashkë me urimet për 28 Nëntorin dhe dëshirat për shëndet, si dhe shkrimin ku kisha folur edhe për Shukriun dhe Gjen. Rrahim Ademin.prej katundit Karaqë e Vushtrrisë. Baba i gjyshja së Dr. Shukriut, Hanifja e ka pasur një Rexhep i cili ishte vra nga serbët e vëllai i Rexhepit e kishte pasur emrin Rrahim të cilin e kishte mbytur një lis e emrin e kishte trashëgua Rrahimi, gjenerali i ardhshëm, prandaj gjyshja e Shukriut së pakut njëherë në javë donte ta shihte Rrahim Ademin sa ishte ai në shkollën fillore dhe të mesme me Shukriun.
”Përshëndetjet e mëngjesit !
I nderuari Shukri, shpresoj dhe dëshiroj që ti dhe familja juaj të jeni mirë.
Besoj se edhe 28 Nëntorin e keni pritur mirë e me gëzime.
Unë, bashkë me një grup të vogël mësuesish, për 28 Nëntor, 3 ditë radhazi kemi pregatit programe me nxënës e prindër, kemi promovuar disa libra dhe (bashke me ambasadorin e Shqipërisë, Viron Kule) kemi pasur një debat, natyrisht, isha edhe unë në panel, për ruajtjen e gjuhës shqipe në Mërgatë.
Te dëshiroj të mira e shëndet!
Sinani, Suedi
P. S.
Shukri, nuk mora pergjigje për truallin, deri ku kanë shkua punët1*)?
Ketu i ke edhe komentet për ty, Shukri Gergjaliun e Rrahim Ademin etj.
Te fala!
Sinani

Gjenerali i Ushtrisë së Kroacisë, Rrahim Ademi

Pershendetje, o Sinan pashë,

Rrugës me ndodh rastësisht me ardhur ndonjë traktor apo kerr me kuaj, ishte gëzim si me udhtua me limuzinë.
….
Pasi e përmenda në një shkrim timin Shukriun, në lidhje me Gjeneralin Rrahim Ademi e pastaj plasi një sherr i vogël, dje ia dërgova Shukriut një letër bashkë me urimet për 28 Nëntorin dhe dëshirat për shëndet, si dhe shkrimin ku kisha folur edhe për Shukriun dhe Gjen. Rrahim Ademin.prej katundit Karaqë e Vushtrrisë. Baba i gjyshja së Dr. Shukriut, Hanifja e ka pasur një Rexhep i cili ishte vra nga serbët e vëllai i Rexhepit e kishte pasur emrin Rrahim të cilin e kishte mbytur një lis e emrin e kishte trashëgua Rrahimi, gjenerali i ardhshëm, prandaj gjyshja e Shukriut së pakut njëherë në javë donte ta shihte Rrahim Ademin sa ishte ai në shkollën fillore dhe të mesme me Shukriun.
”Përshëndetjet e mëngjesit !
I nderuari Shukri, shpresoj dhe dëshiroj që ti dhe familja juaj të jeni mirë.
Besoj se edhe 28 Nëntorin e keni pritur mirë e me gëzime.
Unë, bashkë me një grup të vogël mësuesish, për 28 Nëntor, 3 ditë radhazi kemi pregatit programe me nxënës e prindër, kemi promovuar disa libra dhe (bashke me ambasadorin e Shqipërisë, Viron Kule) kemi pasur një debat, natyrisht, isha edhe unë në panel, për ruajtjen e gjuhës shqipe në Mërgatë.
Te dëshiroj të mira e shëndet!
Sinani, Suedi
P. S.
Shukri, nuk mora pergjigje për truallin, deri ku kanë shkua punët1*)?
Ketu i ke edhe komentet për ty, Shukri Gergjaliun e Rrahim Ademin etj.
Te fala!
Sinani

Dëshmi mjeku nga Dr. Shukri Gërgjaliu

Pershendetje, o Sinan pashë,
Rrahim Ademin e pata shok klase e shok në ulëse (shok banke). Rrahimi është djalë i dajës së babës tim të ndjerë bile ai e ka trashigue emnin e vellait të gjyshes teme e cila çdo javë e thirrte në vizita aq shum e donte e mbante te na nga disa ditë e mesojshim bashkë me Rrahimin. Edhe tani kemi kontakte e takime të përzemërta kur Rrahimi vie në Kosovë, për shkak qe ka pasur aktakuzë nga gjykata e Hagës nuk ka pas mundësi të udhetoj gjatë luftës në Kosovë por çdo herë është ka folur dhe janë këshillua me Agim Çekun. Kështu më ka thënë (për fat) gjë që e pat thënë edhe Agim Çeku në një tubim pas lufte në ish hotelin Viktoria ku ishin të dytë bashkë.
Ndërsa kur është transformue TMK në FSK është ftua tri herë (kanë biseda) nga Syla (Sylejman Selimi) por nuk ka pranua me ardhur në Kosovë sepse në TMK thot se ishin dy eprorë qe kishin qenë dëshmitarë atherë kur para lufte, është denue pesë (5) vite burg në Sarajeve e tri i ka mbajtë!
Sinan ti qova ca foto. Kjo e fundit është gjetë dëshmisë në Hagë ku deshmova tri herë. Me inqizime e foto i argumentova krimet serbe te tribunali! Me vitin 2003, 2006 dhe 2009 v.
Me Zotni Sinan Kastratin njifemi që nga mesi i viteve të 70 -ta, si studentë. Më 1979 si grup irridentist, separatist e nacionalist ishim për vizitë në shtetin amë. Pastaj Sinani bëhet dhëndërr i jonë martohet me një bukuroshe vushtrriase (nga katundi Zhilivodë). Me Sinanin kemi pas marredhënie të ngushta vllazërore para lufte si aktivistë në LDK, në PR (Partinë Republikane, ku edhe e propozuam kandidat për deputet të Kuvdndit të Kosovës, më 1992), Sindikatën e pa mvarur, në NENË TEREZË, në pajtim të gjaqeve e ngatrresave etj… Edhe tash me Sinanin kemi raporte vllazërore e shpirtërore, i kemi deri me sot e deri në vdekje .

Sinan Kastrati, te Syri i kalter, Sarande, 2019

Unë kam lindur në Studime të Vushtrrisë. Pas e përfundova fakultetin e mjekesisë në UP i kreva dy specializime, një në Beograd, ”Mjekësi e punës e mbrojtje radiologjike” e pas lufte ”Mjekesine familjare”. Pas aktiviteteve të cekura bashkë me Sinanin, me 1998, në korrik iu bashkangjita njësiteve të UÇK-es në ZOSH, brigada 141, Mehë Uka. Pastaj më 1990 siq shifet në foto i trajtova nxënsit e helmuar, poashtu edhe minatoret e Trepçës ku u ngujuan nëpër horizonte! Poashtu në mënyrë konfidente afro 15 vite i trajtova femrat e dhunuara gjatë luftës nga serbet. Tani jam pensioner me një pension modest. Jetoj në Kosovë.
Shukriu është djali i Salih Gërgjaliut e Maliqe Magjunit.
Në fund të viteve 1980 e fillim të viteve 1990-ta Shukriu ishte te babai im në Turjakë dy herë. Shukriu: ”Sinani edhe pse kishte nevojë për ndihma, ai nuk pranonte ndihma por na ndimonte me ndihma …. Ishim në Turjakë 2 herë në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990.të babai i Sinanit Ukë Imeri bashkë me Dr. Pajazit Pllanën…. Dr. Jeton Bekën, Dr. Nysret Haradinajn, Dr. Ramadan Gjonin, Shefqet Popovën, ish profesor … Në Turjakë grumbulluam ushqime: miell, pasul, patate për puntorët e larguar nga puna në Vushtrri, një kamionetë.
1*) Deri ku kanë shkua punët?
Një shtepi të cilën e pata blerë para më shumë se 30 vjetëve në Gllavotin, katund afër Maleve të Qyqavicës, afër Lumit Sitnicë, te Prilluzha e Vushtrrrisë, katundin me popullsi më të madhe serbe në Kosovë, pushteti serb i ndihmuar nga argatët shqiptarë nuk më lejuan të hyjë në shtepinë time. Shukriu më premtoi se do ta gjej serbin që ma ka shitur shtëpinë e ai ka me ma qit mbi vete.
Dhe e gjeti serbin, Toma Vasiç-in në Prilluzë dhe ai nuk i kishte ndryshua fjalët.:
-Po tha, në praninë e Shukriut dhe të Besim Pllanës, ti e ke blerë dhe nuk ia shes askujt tjetër e tash jemi afër me procedurat gjyqësore për me u bë unë pronar ligjor prandaj e pyeta: Deri ku kanë shkua punët?
”Sinan, ishte i papunë dhe i pa shtepi e nuk largohej por e detyruam që ai ka nevojë më shumë se ne të tjerët të largohet. Ai përveç rrezikut, që mund të burgosej, armiq tjetë e ndiqnin pas, si hieja: fukarallëku dhe sëmundja.
Kryesia e RSFJ-së, kishte shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme (Gjendje lufte) e unë nuk kishte Letënjoftim 2*) e as Pasaportë për me udhtua a dalur jashtë shtetit.
Dr. Shukriu bëri të pamundshmen që të më ndihmojnë e ta marrë pasaportën (në Prizren). Pas Gjendjes së Jashtëzakonshme, lufta kishte fillua në Slloveni, djemtë e burrat nga mosha 18 e deri në 65 vjet, nuk iu lejohej ta lëshonin ”shtetin”, Jugosllavinë dhe nëse kanë nevoja ose (s)`kanë pengesa, më së pari Mbrojta Popullore (Vojni Osek) duhej lëshua vërtetim e me Vërtetimin e Mbrojtjes, duhej me e kompletua një krah dokumente për te SPB-ja (Sekretariati për Punë të Bredshme), ku nxirreshin pasaportat.
Mua, pasi ma kishte plotësua një vërtetim (që mjerisht nuk po mund ta gjej) që e kishin shkrua një grup mjekësh: Dr. Shukri Gërgjaliu, Dr. Pajazit Pllana, Dr. Shaban Merovci etj. unë e dërgova vërtetimin në Vojni Osek në Rahovec e Vojni Oseku i Rahovecit, më liroi nga ndonjë mobilizim i mundshëm për luftë dhe kështu, pas vërtetimit që ma lëshoi Vojni Oseku, mora pasaportën në Prizren, pas 6 muajve rrugë lodhje, maltretime, hargjime, e bakshishe.
….
2*) Nuk kishte Letënjoftim
Kur punoja si kontrollor autobusi, na ndalnin policia serbe dhe i ”kontrollonin” edhe biletat e udhëtarëv, diçka që ndodhte vetëm në Kosovë. Në Veternik, kur udhtoja me autobus për në Orizren, na ndalën policia speciale serbe dhe të armatosur, me maska, mashinka, shlema pancir u futën në autobus. Autobusi ishte plot me udhtarë. Fëmijët filluan të qajnë e nënat e ngrata i shtrëngoni fëmijët sikur donin ti fusnin në gjoks. Edhe unë isha në autobus, si udhtar dhe udhtoja për në Prizren. Rilindja, gazeta e përsditshme shkruante se vëllai, Adem Kastrati ishte burgosur dhe gjindej në burgun e Prizrenit, prandaj shkoja të marr vesh e ta vizitoj. Kur hynë policia në autobus, atherë, jam qu nga karriga në këmbë dhe iu kam afrua ”shefit” të plicisë:
-Me i kontrollua për biljeta, jam unë i autorizuar e jo ju!
Qëllimi ishte që ata të mos i maltretojnë ushtarët e mos ti frikësojnë fëmijët.
-Kush je ti? Na jep letërnjoftimin. Unë kisha letërnjoftim por që i kishte kalua afati. Ata më muarën mua dhe dualëm jashtë. Ma muarën letërnjoftimin por udhtarët, nënat e fëmijët pshtuan. Një polic shqiptar, ngadalë më tha:
-Pse fole?
-Desha që ti pshtoj fëmijët, i thash policit shqiptar i cili nuk mund ta ndihmonte as vehten se jo më të tjerët.
Për fund:
As kesaj radhe nuk munda ta kryej tregimin për Shukriun e për Gjeneral Rrahim Ademin pasi që dikush nga familjarët e Shukriut mu lajmërua:
-Shukriu është tu marrë terapi në spital. Telefonin e ka lënë në shtëpi se është i lodhur shumë pas terapisë. Kur të këthehet nga spitali, të therret”

Malmö, 2 dhjetor 2021

Lufta për karrige e kryetarit të opozitës ose lufta përt`ju shmangur ligjit!

0

Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë

Lufta e tërbuar politike brënda opozitës për të marrë karrikën e drejtuesit të Opozitës nuk është diçka e re në Shqipëri. Lufta për të  u ulur në karriken e drejtuesit të Partisë apo të Opozitës apo të shtetit, apo të ç`do lloj karrikeje të veshur me pushtet është aq e përhapur në Shqipërinë tonë saqë edhe në lojrat e kalamaqrëve egziston një lojë me karrike ku të gjithë pjestarët e lojës përpiqen që të gjejnë një karrike bosh dhe të lënë tjetrin pa karrike; sigurisht një lojë fëmijësh por shumë kuptimplotë ku fëmijët mësohen se si të rendin pas pushtetit (pra në lojë -pas karrikes).

Dy Kuvëndet e mëdha  brënda një Partie opozitare si ajo e PD që do të organizohen njëra me datë 11 dhjetor e drejtuar nga Demoni Berisha dhe tjetra nga Kryetari aktual por pa asnjë cilësi të veçantë përveç  modelimit të fjalorit të sharjeve (të cilën e ka trashëgimi nga babai i tij politike Berisha), do të ndezin luftën se kush duhet të rrijë në karriken e Kryetarit dhe kush do të rrijë pa karrike.

Pa i hyrë qëllimeve të cilat tashmë edhe çdo `individ pa Diplomë të lartë` (aq me tepër ata që e kanë Dhiplomëm) që Demoni i se kaluarës 30 vjeçare e ri-kërkon karriken, dhe përsëri pa i hyrë qëllimeve  që gjithashtu dihen, se përse Basha kërkon ta mbajë me ngulm një karrike të veshur me pushtet të cilën ja dhuroi para-ardhësi (sigurisht jo falas), mund të spjegojmë me pak fjalë se njëri nga kuvëndet është me të vërtetë i paligjshëm por që është projektuar të realizohet duke u bazuar në boshllëqet Juridike që ka  statuti i PD; kurse tjetri po projektohet të realizohet më 18 dhjetor thjesht jo se është i domosdoshëm porse duhet me detyrim të mblidhet pikërisht për të nullifikuar vendimet e të paligjshmit.

Praktikisht kjo parti Opozitare më e madhja në Shqipëri e cila ka disa nga meritat kryesore të kalimit nga një sistem diktatorial në sistemin e pretenduar të demokracive perëndimore, sot gjëndet në krizën më  të thellë që pas humbjes në zgjedhjet e 2013, dhe që atëhere nuk e ka marrë vehten.

Shkaqet se përse nuk e ka marrë vehten edhe sot e kësaj dite, nuk janë ato që pretendon asnjëra nga dy foltoret , sepse që të dy drejtuesit e foltoreve të së njëjtës parti, – të cilat po luftojnë si dy cjepër kokëfortë në traun mbi ujë, se kush duhet të kalojë traun, njëri sigurisht do bjerë keq në ujë e nuk do ngrihet dot, – për shkak të gabimeve, dhe në disa raste për shkak të shkeljeve të rënda ligjore të bëra gjatë viteve të tranzicionit, për shkak të korrupsionit dhe mitmarrjes, për shkak të  vënies në drejtim të partisë, pushtetit lokal, pushtetit qëndror dhe atij  të drejtësisë,  të individëve jo kompetentë, duke prishur hierarkinë profesionale dhe meritokracinë dhe duke e mbular këtë gaffë me pretekstin e  dekomunistizimit dhe të luftës kundër diktaturës si dhe idenë bërjes së klasës së pasur, të cilën komunizmi e shkaktërroi.

Të njëjtën gjë por me më pak gaffa dhe shkelje ligjore e bënë dhe partitë e majta si ajo Socialiste ; sigurisht një nga furunkulat plot qelb të PS ishte dhe LSI e cila për një farë kohe detyroi dhe PD dhe PS kur ishte me to në pushtet, të degradojë qeverisjen me militantë, të rrisë korruspionin dhe mitmarrjen.

Pas 2013 e deri më sot Maxhoranca qeverisëse është përpjekur të zbatojë kushtet e vendosura nga BE dhe SHBA, kushte të cilat i ka realizuar  dhe pret me shpresë që të hapen negociatat për anëtarësim si dhe të rrisë bashkëpunimin me Kosovën sipas porosive gjithashtu të SHBA dhe BE.

Në këtë rrugë të cilën Maxhoranca po e ndjek duke realizuar vettingun dhe duke u përpjekur të luftojë korrupsionin, paratë e pista, drogën, në vënd që të kishte një Opozitë të fortë qoftë për ti bërë oponencën gabimeve që Maxhoranca ka bërë gjëtë këtyre 8 viteve dhe po bën edhe në fillim të mandatit të tretë, plagët e vjetra që kishte fshehur opozita gjatë viteve, shpërthyen me një forcë të madhe duke dëmtuar rëndë opozitën dhe popullin opozitar i cili po pret me durim por edhe me dyshim e frikë se mos në krye të Opozitës  të vendoset përsëri Demoni i kaluar, ish-komunisti i vënë në krye të opozitës nga Ramiz Alia që në 1991 e deri më 2013, kur ai dha dorëheqjen , por megjithë dorëheqjen e tij ai vazhdoi të komandojë PD si `inkonjito` duke qënë në fakt sufleri i drejtuesit të ri gojë ndyrë politikisht – i Bashës, i cili i ka dëgjuar dhe zbatuar të gjitha këshillat e Demonit.

Çarja ndodhi kur u zbuluan petët e lakrorit të korrupsionit të familjes Berisha, por edhe të disa të tjerëve ish drejtues të opozitës dhe partive opozitare aktuale, kur SHBA e bëri `non gratta` familjen Berisha dhe vetë Berishën. Basha i gjëndur midis dy rreziqeve, zgjodhi të jetë në anën e më të fortit SHBA, dhe e largoi Berishën nga grupi parlamentar. Bashën e përkrahu SHBA dhe ambasadorja Kim e cila midis të tjerash deklaroi se ; “Shteti ligjor, gjykatat e pastra, reforma në drejtësi. Këto janë aspekte themelore të një vendi. Si anëtarë të NATO-s, na intereson një shtet që mban peshën e mbrojtjes dhe të aleancës ”, shtoi Kim.

Dihet se të dy Kuvëndet do të veprojnë në një rend ditë ndoshta të njëllojtë: Berisha me 11 dhjetor do të zgjedhe një Komision, pra një ekip që do të drejtojë sipas tij PD deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të PD, por detyrimisht Berisha në fjalën e tij do të shkarkojë Bashën nga Detyra e Kryetarit të Partisë.

Nga ana tjetër Kuvendi i Bashës me 18 dhjetor do të bëjë të njëjtën gjë pak a shumë: do të shkarkojë dhe të do të largojë Barishën dhe shokët e tij nga PD, dhe do të kërkojë një ristrukturim të organeve kryesore brënda PD, duke spastruar Partinë nga Berishistët, por jo nga Berishizmi.

Më në fund ç`do gjë do të zgjidhet në gjykatë, se kush është legjitim dhe kush jo. Mendoj se Basha do fitojë por me humbje si ato të Pirros së Epirit.

Më i dëmtuar do të jetë populli opozitar dhe Shqipëria e cila ka disa vite që ka mbetur pa një opozitë reale, mbeturinat e së cilës po përpiqen ti shpëtojnë ligjit, dhe Vetingut, duke bërë Be e Rrufe që janë me SHBA dhe BE, por në të njëjtën kohë kanë bërë ç`është e mundur ta pengojnë ecjen e Shqipërisë drejt integrimit dhe anëtarësimit, me qëllim që ta lënë Shqipërinë në Anarki, pa zbatim të ligjeve, dhe duke përdorur ç`do mjet të mundshëm mediatik, apo individë  të blerë mediatikë që të destabilizojnë vëndin. Të njëtjën ide ka dhe Demoni i cili mendon të krijojë turbullira në dhe pas 11 dhjetorit.

Shpresojmë së fundmi që pas përplasjes politike brënda PD të hapet rruga për të krijuar një PD opozitare të vërtetë, jo destruktive, pa drejtues fshatarë në mentalitet, dhe të kenë sensin e bashkëpunimit, për të mirën e Shqipërisë dhe jo atë personale.

Intelektuali i shquem Qazim Mulleti

Studenti me Medalje të Artë, që njihte 8 gjuhë të huaja, ishte politikani dhe nacionalisti Qazim Mulleti (1893–1956)

Unë nuk e kam parë kurrë të ashtëquajterën komedi “Prefekti”. Besoj, se nuk është e nevojshme t’ju them pse…, por e mbaj mend shumë mirë zhgenjimin në fytyrën e babait t sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonje kanal lokal po shfaqte komedinë. Pardje, me 28 Nëntor 2021, Teatri Kombëtar, vendosi të rishfaqte njerën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë “Prefekti”. Kjo ka qenë gjithmonë nje temë shumë e ndjeshme për familjen dhe fisin tonë. Ne akoma luftojmë nëpër gjyqe për të drejtën e pronës. Ne jemi nga ata familje që u shpronësuan, për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës, para pak vitesh për të ndërtuar një shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrinQazim Mulleti”. – Besforta Mulleti, mbesa e Qazim Mulletit

“Vihet në Teatër, për faqen e zezë të Edi Ramës, me porosi të tij komedia Prefekti. Ajo komedi çdo emër, çdo personazh e ka njeri real dhe nëse lexoni një kryevepër të Fatbardha (Mulleti) Saraçit, që është një apoteozë e vërtetë e qëndresës së gruas shqiptare, e jashtëzakonshme. Unë lexoj dhe rilexoj tregimin e saj, për bashkëvuajtëset në kampet e Tepelenës dhe kampet e tjera. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit, fëmijë, i cili çdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste Prefekti dhe emrin e tij, sesi ai strukej, sesi ai i ri tmerrohej dhe tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të një komedie, që është terroriste në rrafshin psikologjik. Nuk e bën gjermani një gjë të tillë, nuk vendos një komedi të Hitlerit apo Geringut, por e bën Edi Rama.” – Prof. Dr. Sali Berisha, ish President dhe ish Kryeministër i Shqipërisë

Tironsa me të gjitha: të folme, shtëpi të vjetra, zakone dhe tapi. Tapitë u kanë mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditë, ndërsa shtëpitë e vjetra si rrënoja. Qysh prej 13 vjetësh në kërkim të rrënjëve materiale (shtëpive dhe pronave të vjetra) pinjollët e sotëm të familjes Mulleti po i ndërtojnë themelet e tyre të reja në Tiranë duke varrosur të vjetrat nën pallate shumëkatëshe. Shtëpitë e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit, janë në agoni. Ndërkohë që shtëpia ku pati jetuar më gjatë prefekti i Tiranës në vitin 1940 është varrosur para një viti, nën një pallat, që vazhdon të hedhë shtat aty në rrugën “Qemal Stafa”. Si shtëpitë e vjetra, edhe pinjollët e familjes Mulleti në Tiranë janë të paktë. Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i biri Reshit Mulleti, që vazhdon të jetojë në Tiranë, prej familjes Mulleti, trashëgimtarët nuk kanë qenë të shumtë, por kanë mbërritur deri në ditët tona.” – Arbert Vataj, gazetar

 

Klajd Kapinova, New York

Intelektuali i shquar Qazim Mulleti ishte një politikan shqiptar, nacionalist dhe kryetar bashkie i Tiranës nga viti 1939 deri në vitin 1940 dhe prefekt i saj nga 1942-1944. Ai bënte pjesë në njësinë e vullnetarëve shqiptarë në luftë kundër ushtrisë serbe 1919-1920.

Qazim Mulleti lindi më 20 dhjetor të vitit 1893 në lagjen Sulejman Pasha (Mulleti), në Tiranë, asokohe si pjesë e Perandorisë Islame Otomane.

I riu studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe më pas kreu studimet në Galatasaray Mekteb-i Sultanisi në Stamboll, me medaljen e artë.

Ai ishte një poliglot. Qazimi njihte shumë mirë 8 gjuhë të huaja, si: turqishten, arabishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, latinishten, greqishten dhe serbokroatisht.

Djaloshi Mulleti ishte i dhënë pas sporteve të kalërimit, patinazhit në akull dhe mbledhjes apo koleksionit të suvenireve, në shtëpinë e tij. Qazimi la një kat bosg në shtëpinë e tij, me  qëllimin e krijimit të një mini muzeu me sende të ndryshme historike. Më 28 Nëntor të vitit 1912, sëbashku me shumë studentë të tjerë shqiptarë të asaj kohe, mori pjesë në ngritjen e flamurit shqiptar në Tiranë dhe Vlorë, në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Dy vjet më vonë, në vitin 1914, ai ishte një nga katër adjutantët e Princ Wied. Ai ndoqi Wied-in në Vjenë, ku jetoi deri në vitin 1920. Atje, me mbështetjen dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të gjeneralmajorit austriak Ignaz Trollmann, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Mulleti ndoqi studime shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës, sëbashku me armikun e ardhshëm Ahmet Zogu dhe të tjerë.

Ai u zgjodh si anëtar i delegacionit shqiptar me 36 veta, që u takua me arkidukën Franz Ferdinand të Austrisë, duke e përgëzuar për ngritjen e tij në pushtet.

 

Në vitin 1920, Mulleti mori pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga ai Kongres, fillimisht u pengua të hynte në Durrës, i cili fillimisht ishte destinacion për ushtrimin e përkohshëm të funksioneve të tij, pasi Kongresi kishte zgjedhur Tiranën si kryeqytet të ri.

Shumë patriotë shqiptarë asokohe hapën me dëshirë shtëpitë e tyre, duke i vënë në dispozicion të Qeverisë së re të krijuar në Tiranë.

Shtëpia e Qazim Mulletit u bë Ministria e parë e Bujqësisë

Ai mbrojti në vazhdimësi idenë që Tirana (de jure, u bë në vitin 1925) të ishte kryeqyteti i Shqipërisë, duke qenë një alternativë më e mirë se qyteti antik i Durrësit. Në shtator të vitit 1920 emërohet komandant i një force vullnetare kundër ushtrive serbe. Nga 25 prilli deri më 3 maj 1921, mori pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i shoqërisë së Tiranës “Vllaznia-Zgjimi” sëbashku me Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Musa Maçin si përfaqësues të Shoqërisë tjetër “Lidhja Kombëtare” dhe të shoqërisë së patriotit Avni Rustemit “Bashkimi”.

Intelektuali erudit i shquar poliglot Qazim Mulleti, ka qenë prefekt në qarkun e Dibrës, gjatë qeverisjes së Sulejman Delvinës dhe imzot Fan S. Nolit.

Pas dështimit të Revolucionit të Qershorit, ai u largua nga Shqipëria, ku fillimisht u zhvendos në Zara (Kroaci), Mbretëria e Jugosllavisë dhe më vonë në Vjenë (Austri), ku qëndroi si emigrant politik deri në vitin 1931. Asokohe, Mulleti ishte anëtar i “Bashkimit Kombëtar”, një bashkim i kundërshtarëve të Mbretit Zog I në megrim, që u krijua në Vjenë (1925) me iniciativën e Ali Këlcyrës, Xhemal Bushatit, Sejfi Vllamasit etj.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, ai do të kishte një tjetër kohë të qëndrimit në megrim. Qazim Mulleti në zyrën e tij në Tiranë, do të kthehej (në Shqipëri) vetëm pas mërgimit të Mbretit Zog dhe pushtimit italian të vendit më 7 prill të vitit 1939.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së kryeqytetit Tiranë (1939–1940). Disa objekte arkitekturore të njohura në Tiranë asokohe, u inicuan ose iu dhanë jetë gjatë kohës që ai ishte në detyrë. Të tillë janë p.sh. Hotel “Dajti”, godina e sotme e Muzeut Kombëtar Arkeologjik, godina e Akademisë së Arteve, godina e Këshillit të Ministrave etj.

Në vitin 1941 u nominua. Emisar Special për Çlirimin e Trojeve Shqiptare të Kosovës dhe të Dibrës. Në vitin 1942 u bë ushtrues detyre i prefektit të Tiranës.

Pozicionimi i tij politik gjatë kësaj kohe do të ishte i përzier. Mulleti, do të kontribuonte në ndihmën e familjeve hebreje, duke u ofruar atyre dokumentacion shqiptar, duke shfrytëzuar autoritetin e parashikuar nga një marrëveshje midis Regjencës Shqiptare dhe Hermann Neubacher.

Ai do të ndihmonte edhe komunistët e qarkut të Tiranës, që të iknin nga persekutimi. Në të njëjtën kohë emri i tij figuron në disa urdhra ekzekutivë, për dëbimin ose burgosjen e elementëve të tjerë antifashistë dhe familjeve të tyre.

Diktatori komunist Enver Hoxha dhe regjimi fashisto-komunist, që pasoi deri në vitin 1990, do t’i drejtoheshin Qazim Mulletit si: tradhtar, agjent, kriminel ose “prefekt gjakatar”.

Familja si pjesë e jetës së tij. Gjatë kohës që ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, u martua me Hajrie Kusin. Djali i tij Reshiti ishte fëmija i vetëm, që doli nga martesa e tyre. Pjesa tjetër e familjes u zhvendos në Shqipëri dhe do të ribashkohet në vitin 1939.

Atdhetari Qazim Mulleti me dhimbje në shpirt, do të largohej nga Shqipëria, përpara se lukunia e partizanëve komunistë të merrnin pushtetin me mashtrime dhe gjak, duke lënë pas gruan dhe djalin e tij për ta marrë një herë tjetër.

Gruaja dhe djali i tij Reshiti, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të punës së rëndë në Tepelenë, Savër, Gradisht, Porto Palermo etj. Hajria vdiq heret, në vitin 1980, ndërsa ishte në kampin e përqendrimit dhe shfarosjes në Savër (Lushnjë), mbasi fatkeqsisht vuante prej vitesh nga Alzheimer.

Qazim Mulleti vdiq më 28 gusht të vitit 1956, në Vicolo delle Grotte, Rocca di Papa, afër Romës, Italy.

Komedia bolshevike pervese Prefekti

Njeriu elitar shqiptar Qazim Mulleti, do të paraqitej në komedi banale gjatë epokës komuniste, bazuar në një skenar të dhjetorit të vitit 1948 nga komunisti I thekur propagandistic Besim Levonja (1922–1968). Personazhin e tij do ta sillte për publikun fillimisht aktorët komunistë Mihal Popi, e më pas Robert Ndrenika e të tjerë. Konkretisht performanca e Mihal Popit, do të mbahej mend si më e turshmja shfaqje e cila do të vazhdonte për inerci edhe për 25 vjet të tjera.

Versioni më banal do të ishte Prefekti i vitit 1974, me regji të Pirro Manit dhe përshtatur për ekranin televiziv nga Vera Grabocka në vitin 1976. Aktori servil i socialrealizmit Robert Ndrenika do të merrte me dëshirë rolin perves, i cili do të mbetej në histori si simbol i turpit të komedisë bolshevike të trushpërlarjes shqiptare.

Personaliteti i intelektualit të shquar Qazim Mulletit një polyglot, që kishte mbaruar studimet e larta me Medalje të Artë, do të përshkruhej turperisht me nuanca të thella të turqizimi, orientalizmit dhe “injorancës”, si dhe një person thellësisht i “korruptuar”, “hakmarrës”, “fodull” dhe “mosmirënjohës” përkrah të tjerëve. Për më tepër, që nga shfaqja e parë në vitin 1949, një nga të parat e Teatrit të turpit trushpërlarës komunist proletarë shqiptarë, do të përdoreshin emrat dhe mbiemrat e vërtetë të tij dhe të familjarëve të tij, për ta fyer pa mëshirë psikologjikisht dhe moralisht edhe më shumë familjen elitare të intelektualit të shquar poliglot Qazim Mulletin.

Për shumë dekada me radhë gjatë periudhës së zezë të komunizmit dhe në poskomunizëm historikisht dihet se figura e Qazim Mulletit është përbaltur  dhe luftuar politikisht nga historiografia mashtruese komuniste. Ai duhet të ristudiohet bazuar në dokumentacionin arkivor për te.

“Arti” perves i realizmit komunist sa më parë duhet ti nënshtrohet një fshirjeje rrënjësore. Sot duhet të vendosen filtra të mëdha, për të ndalur me ligj nga Parlamenti i Shqipërisë propogandimin e hienave të komunizmit dhe neo-komunizmit.

Për këtë qëllim, shembulli më i mirë, që njihet tashmë në të gjithë botën është Gjermania (WWII), që për të pastruar shoqërinë e saj nga periudha e errët e nazizmit, ka hartuar ligje të de-nazistizimit përmanent, duke mundsuar krijimin e programeve të posaçme edukimi anti-nazizmi deri në ditët tona. Sot, fatmirësisht mund të thuhet, se shteti më demokrat përparimtar në Europë, Gjermania e bashkuar, me shumë sukses ia ka arritur qëllimit të bëj de-nazizstizimin e vendit të saj.

Qazim Mulleti, Prefekti i vërtetë i Tiranës u denigrua nga diktatura dhe keqkuptohet edhe sot

Gazetari dhe studiuesi i talentuar dhe me përvojë Albert Vataj, mbetet unikal me një shkrim-studim shumë interesant vlerësues, mbi familjes e nacionalistit t të familjes së nacionalistit dhe intelektualit të shquar Qazim Mulletit.  paharruar dhe intelektualit të shquar erudit Qazim Mulletit, bazuar në fakte t të familjes së nacionalistit dhe intelektualit të shquar Qazim Mulletit.  shumta dhe histori reale.

Gazetari shkodran Vataj, në shkrimin e tij sinjifikativ, natyrshëm bën një retrospektivë dhe më pas futet në thellësi të biografisë apo pemës gjenealogjike të familjes së intelektualit brilant Qazim Mulleti. “Tironsa me të gjitha: të folme, shtëpi të vjetra, zakone dhe tapi. Tapitë u kanë mbetur si relike, zakonet dhe e folmja si traditë, ndërsa shtëpitë e vjetra si rrënoja. Qysh prej 13 vjetësh në kërkim të rrënjëve materiale (shtëpive dhe pronave të vjetra) pinjollët e sotëm të familjes Mulleti po i ndërtojnë themelet e tyre të reja në Tiranë duke varrosur të vjetrat nën pallate shumëkatëshe.”

Shtëpitë e Qazim Mulletit, Ali Mulletit, Tanush Mulletit, janë në agoni. Ndërkohë që shtëpia ku pati jetuar më gjatë prefekti i Tiranës në vitin 1940 është varrosur para një viti, nën një pallat, që vazhdon të hedhë shtat aty në rrugën “Qemal Stafa”. Si shtëpitë e vjetra, edhe pinjollët e familjes Mulleti në Tiranë janë të paktë.

Nga Sulejman Mulleti tek Qazim Mulleti dhe i biri Reshit Mulleti, që vazhdon të jetojë në Tiranë, prej familjes Mulleti, trashëgimtarët nuk kanë qenë të shumtë, por kanë mbërritur deri në ditët tona.

Ndryshe nga Tafajt që kanë aktualisht në Tiranë 900 pinjollë, Mulletët kanë shumë më pak dhe vetëm tetë trashëgimtarë meshkuj.

I gjen pothuajse të gjithë në Tiranën e vjetër, në rrugën “Qemal Stafa”. Ajo është mëhalla e tyre, askush nuk e vë në dyshim. Por ndoshta edhe për pak kohë.

Derisa gjeneratat e reja të mos gjejnë më aty asnjë gjurmë të tyre veç ndonjë pllakate, që e varur në një pallat të ri nuk thotë më asgjë sado impresionuese të jetë përmbajtja e saj. Kur të jenë shembur edhe rrënojat e fundit të shtëpive 300-vjeçare të trashëgimtarëve Mulleti.

Kur lagjia nuk do të ketë më një personazh të gjallë si Reshit Mulleti (djali i Qazim Mulletit), që vjen vërdallë si dinosaur i lodhur në mëhallën e Mulletëve dhe nuk e qasin as në shtëpinë ku ka lindur i ati.

Kur nostalgjikët do ta kenë vështirë të gjejnë në gjithë Tiranën një shtëpi të vjetër muze si ajo e Ali Mulletit, plot kontradikta: që ka mbajtur brenda Qazim Mulletin, por edhe Enver Hoxhën, që ka qenë konsullatë austriake por edhe Ministria e parë e Bujqësisë shqiptare, si edhe shtëpi e dhjetëra Mulletëve.

Ivzi Mulleti, 67-vjeçar, djali i Ali Mulletit, i cili nga ana tjetër ka qenë djalë xhaxhai me Qazim Mulletin, tregon historinë e kësaj shtëpie muze, e cila tanimë i ka ditët e numëruara, pasi çelësat e saj i janë dorëzuar tashmë ndërtuesve. (Albert Vataj)

Kush është Reshit Qazim Mulleti

Reshit Qazim Mulleti, djali i i vetëm i Qazim Mulletit, kur pa se si ia nxinte historinë babait të tij, ai mbeti shumë i shokuar psikologjikisht, mbasi ky ishte edhe qëllimi i regjimit komunist të diktatorit Enver Hoxha dhe dy bashkëautorëve të libretit të komedisë përvese Prefekti.

Po japim shkurt disa momente të kujtimeve e shkruar nga vetë Reshit Qazim Mulleti djali i perfektit Qazim Mulletit:

“Kur u shfaq për herë të parë komedia “Prefekti” unë dhe nëna ime ishim në shtëpi. Po e dëgjonim në radio.

Nëna ime u revoltua. Të nesërmen e premierës, kur dola nga shtëpia për të shkuar në shkollën “Qemal Stafa”, ku vazhdoja gjimnazin të gjithë më shikonin të habitur e kuriozë.

Kur vajta në shkollë të gjithë më rrethuan të habitur, sikur isha ndonjë personazh filmi.” 

*Për shkak të mbiemrit dhe atësisë Reshit Mulleti u detyrua të ndërronte shumë shkolla sepse nxënësit e rrihnin, kryenin dhunë.

Sapo ishte transferuar tek shkolla e re kur u shfaq komedia “Prefekti”. Ja si e tregon ai një episod.

“Kur thirri emrin tim Reshit Qazim Mulleti, ajo shtangu dhe pyeti: Emër i vërtetë është ky? Nxënësit e klasës iu përgjigjën në kor: Po, po, ky është Shiti i komedisë “Prefekti”.

Mësuesja shtangu, u habit, iu duk çudi, më afroi pranë vetes, më foli me shumë dashuri, më qëndroi pranë dhe iu duk shumë padrejtësi se si mund të përdoreshin emra realë në një komedi?!

Të nesërmen erdhi kamioni e na mori, na dërguan në internim, në kampin e Tepelenës. Aty na mbajtën 5 vjet deri në mbylljen e tij…

Në atë kamp kam kaluar tmerre të vërteta, kushte të këqija dhe trajtim çnjerëzor. Në atë kamp kam varrosur me duart e mia më shumë se 300 vetë, ku 200 prej tyre kanë qenë fëmijë. Mbas 2-3 vitesh me urdhër të komandës i kemi zhvarrosur, dhe rivarrosur në një vend tjetër…

Nënën e kanë torturuar shumë, ndërsa mua më fusnin në fuçi me ujë të ftohtë, shpesh më futnin dhe kokën në ujë.

Mbasi na grabitën çdo gjë, na dërguan përsëri në Tepelenë, më pas në Fier e Lushnje në kampet e internimit në Savër, Gradisht, Grabian. Çdo kamp të ri e kam inaguruar. Ishim të parët që dërgoheshim në kampin e ri të internimit.”

*Kujtojmë se Qazim Mulleti i kishte shpëtuar jetën nga fashistët shkrimtarit të komedisë, i cili do ta shpërblente me atë farsë. Po mos ishte shkruar ajo komedi Reshit Mulleti dhe Hajrie Kusi Mulleti s’do të kishin vuajtur kurrë aq shumë sa vuajtën. Ja një episod tjetër përshkruar nga vetë Reshiti.

“Morëm leje dhe dolëm në qytetin e Lushnjes. Në një moment më thotë nëna: “Shiti dikush po na thërret!” Më erdhi shumë keq, por u detyrova dhe i thashë: non nuk o tu na thirr kush, por nga artopalanti jepet komedia e po na qeshin, po na tallin, po na venë në lojë, po argëtohen…”

Ajo mu përgjigj: “Na marrshin të keqen!”, dhe unë i thoja vetes: na i morën të gjitha, na çvatën, por na dëmtuan dhe imazhin tonë të mirë, tani ishim vetëm personazhe groteske, butaforike. U larguam nga qyteti, dorëpërdore nënë e bir ecnim në drejtim të kampit të internimit…” 

*Reshiti vuajti nga fëmiria e deri në plakje. Hyri fëmi në internim e doli plak. Nga idhnia nuk arriti kurrë të krijoi familje. Ja si e përshkruan dhimbjen e tij.

“A ka më fatkeq se unë? Gjithë jetën u talla, u përqesha, me emrin tim u abuzua. Cili djalë do të sillej ashtu me një baba aq të mirë, të mrekullueshëm si i imi, që ishte i kulturuar, që kishte dhënë ndihmesën për Shqipërinë, që kishte studiuar e mbaruar universitetet dhe e kaloi jetën në mërgim, larg atdheut.

E provoi jetën e emigrantit për herë të parë pas ikjes së princ Vidit, pastaj pas dështimit të qeverisjes së Fan Nolit.

Erdhi në Shqipëri në mesin e vitit 1939 dhe mua më gjeti 8 vjeç. U largua për herë të tretë nga Shqiperia në gusht 1944. Ishte hera e fundit. Nuk do të kthehej më as në mesin e familjes, as në atdhe. Nuk e pashë më kurrë…” 

Referencë: Shkëputur nga emisioni Dosja K të gazetares Admirina Peçi. Episodi me titull “Historia e vërtetë e Qazim Mulletit” publikuar më 23 prill 2019 në Youtube.

PAÇI FAQEN E ZEZE, peng-‘artista’!!! – Besforta Mulleti!

Teksti më poshtë, është reagimi i Besforta Mulleti: “Unë isha 8 vjeç kur familja ime u rikthye në Tiranë.

Deri atëherë ne kishim jetuar në Shkodër, ku familja e babait ishte vendosur, pas vdekjes së gjyshit dhe përfundimit të internimit në Kavajë, meqenëse nuk iu lejohej të ktheheshin në Tiranë, pasi ishin debuar.

Unë isha një tironse, që flisja me dialekt shkodran e sa herë permendja mbiemrin, degjoja fraza nga shoket e klasës “Mulleti? Si Qazim Mulleti?” të cilët vazhdonin me pas me batuta nga komedia.

Unë nuk e kam parë kurrë të ashtëquajterën komedi Prefekti. Besoj, se nuk është e nevojshme t’ju them pse…, por e mbaj mend shumë mirë zhgenjimin në fytyrën e babait tim, sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonjë kanal lokal po shfaqte komedinë.

Pardje, me 28 Nëntor 2021, Teatri Kombëtar, vendosi të rishfaqte njerën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë me gënjeshtra Prefekti.

Kjo ka qenë gjithmonë nje temë shumë e ndjeshme, për familjen dhe fisin tonë.

Ne, akoma luftojmë nëpër gjyqe, për të drejtën e pronës të grabitur nga komunistët.

Ne, jemi nga ata familje që u shpronësuan, për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës, para pak vitesh për të ndërtuar një shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrin “Qazim Mulleti”.

Të gjitha këto durohen, por të vazhdohet të përtallet mbiemri jonë, në vitin 2021 është e tepërt.

Në një vend, ku akoma debatohet për shkrimin e saktë të historisë, sidomos të asaj pas vitit 1944, të vendosesh të rishfaqesh ditën e Pavarësisë, një “vepër”, që tall e denigron pa të drejtë një figurë, që e nderon ajo pjesë e Shqipërisë, që e njeh shumë mirë historinë dhe patriotët e vërtetë, është e turpshme dhe aspak njerëzore.

Artistët kudo në botë krahas artit, e ndjejnë për detyrë edhe të lobojnë, për kauza të rëndsishme e të edukojnë popullin.

Në një vend si Shqipëria, ku strukturat përgjegjëse nuk funksionojnë, ky detyrim bëhet më i madh, për artistët shqiptarë.

Është detyrë e tyre dhe e shoqërisë civile të promovojnë vlera e figura, që kanë kontribuar pozitivisht për këtë vend.

Nëse nuk mund t’a bëjnë këtë, atëherë të paktën të heshtin e të mos veni gishtin në plagë.

Doni të beni art? Filloni shkruani kryevepra të reja, vini në skenë vepra të intelektualeve të denuar, persekutuar, burgosur e pushkatuar nga regjimi komunist, perndryshe mbeteni vetem ca artiste të rëndomtë, qe as teatrin tuaj nuk e mbrojtët dot”.

De-komunistizimi i Teatrit “Kombëtar” fillon me Mbylljen e domosdoshmë të çerdhes propagandiste komuniste

Në Plenumin e XV-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili iu kushtua artit, kulturës dhe letërsisë, ku pas raportit të Byrosë Politike të mbajtur nga Ramiz Alia, fjala e mbylljes u mbajt nga Enver Hoxha, ku mes të tjerash, pasi ngriti një sërë problemesh që ishin vënë re në zhvillimin e letërsisë, arteve dhe kulturës, duke dhënë shembuj konkret, ai vlerësoi punën dhe veprat e disa shkrimtarëve dhe artistëve të preferuar të tij si: Ismail Kadare, Dhimitër Shuteriqit, Shevqet Musarajt, Llazar Siliqit, Jakov Xoxës, Sterjo Spasses, Kolë Jakovës, Nonda Bulkës, etj., diktatori komunist Enver Hoxha (shkurt Dulla), në mbylljen e Plenumit, më 26 tetor të vitit 1965, shkruan se:

“Ne ju themi: Shkruani për teatrot, baletet, koret, estradat, gjëra të bukura dhe jo një herë në hënë, po shumë dhe mirë, në mënyrë që të plotësojmë boshllëqet që na shkaktojnë filmat. Shkruani më shumë skenare, që të fillojmë të bëjmë më shumë filma vetë. Ka ardhur koha, që të bëjmë një hop të ri edhe në këtë drejtim, duke zgjeruar dhe bazën materialo-teknike për përgatitjen e filmave tanë. Se ç’kërkon Partia nga teatrot, baleti, estradat, koret, është thënë dhe thuhet vazhdimisht.

Pra, përpara këtyre nevojave si duhet të qëndrojnë, të prodhojnë e të krijojnë autorët, regjisorët, aktorët, këngëtarët? Institucionet dhe veprat që shfaqin ato, duhet të jenë të popullit dhe për popullin, të shprehin luftën e popullit për ndërtimin e socializmit, të shprehin ndjenjat dhe aspiratat e tij më të mira e më të pastra, të ndjekin përpjekjet e popullit hap pas hapi, ta frymëzojnë atë drejt, t’i hapin perspektiva të reja, të jenë në pararojë

Jeta dhe lufta revolucionare plot vrull dhe entuziazëm e popullit dhe e Partisë, janë autorët e regjisorët më të talentuar që mund të bëhen. Unë për artistët dhe autorët, sado të talentuar që të jenë, nuk do të përdor kurrë termin borgjez se ata janë “yje”, jo…

Teatrot, baletet, estradat, operat nuk mund të jenë në shërbim të atyre që e kanë kokën të sëmurë, po të atyre që e kanë kokën në vend dhe zemra e tyre rreh njësh me zemrën e popullit. Shumicën dërrmuese të repertorëve duhet ta përbëjnë subjektet popullore shqiptare, revolucionare, marksiste-leniniste.”

Rileximi i komedisë pervese Prefekti online

Rileximi i komedisë Prefekti e autorit Besim Levonja në skenën e Teatrit Kombëtar, u shoqërua me një lumë sharjesh dhe fyerjesh të drejta, për “aktorët” dhe “drejtuesit” propagandist Rileximi i komedisë Prefekti komunistë të teatrit që vijon për inerci të diktaturës të zbatoi porositë pervese të atit të tyre shpirtëror kriminelit Dullë të Gjonokatrës.

Me të drejtë publiku mbarëshqiptarë është ndjerë i fyer dhe poshteruar sot, sesi një tekst perves propagandistik i periudhës së errët diktatoriale komuniste i serviret sërish pa asnjë filter spektatorëve edhe në rrjetet sociale Live.

Personaliteti i shquar Qazim Mulleti dhe personazhet e tjerë në komedi janë persona reale, të vënë në lojë me qëllim të pastër denigrimi jetët e tyre. Atëherë pse u përzgjodh ky tekst për t’u lexuar? Pse duhet ende të persekutohet publikisht familja e Qazim Mulletit nga një institucion shtetëror i tejpolitizuar me propagandë anti-humane neo-komuniste, që paguhet nga taksat e shqiptarëve, midis të cilëve shumë taksa janë paguar nga shtresa e përbuzur dhe masakruar e ish të Përndjekur dhe të Persektuar Politik në Shqipni 1944-1990? A nxit racizmin shtresor të shoqërisë pos-komuniste dhe urretjen e pakufi me përcarje sërisht ky tekst perves i shkruar posacërisht me paramendim për diskriminim qëllimkeq bolshevik!?

Në profilin e Teatrit perves “Kombëtar” në Facebook, me të drejtë opinion pozitiv shqiptar dhe diaspora në Europë dhe SHBA, kanë vënë në shënjestër të komenteve të tyre negative “artistët” dhe “qeverinë” Rama 3, platformen e re të neo-komunistëve, që po vijojnë me fanatizëm udhën e para-ardhësve të tyre fashistë të kuq, ndërsa administrata komuniste e Teatrit “Kombëtar” ka heshtur për këtë pleh, që përhapi dhe kundërmon epokën e fekaleve të regjimit të egër ateisto-komunist.

Justifikimi idiot, se “aktorët” propagandist neo-komunistë të regjimit Rama-Veliaj, kanë bërë thjesht detyrën, është një fyerje tjetër më e madhe, që i bashkohet asaj që me paramendim ka bërë drejtoria komuniste e teatrit për teatër, duke përzgjedh fekalet, që kundërmojnë ende nga rrënojat prvese të mbetura të teatrit komunist të Dullës…

Nëpërkëmbja e familjes së persekutuar për dekada me radhë të Qazim Mulletit dhe fisit të tyre nga regjimi komunist vazhdoi për inerci dhe paramendim dashakeq nga Teatri i Turpit “Kombëtar” edhe në ditët tona, gjoja se po bëjmë art. Perse Teatri nuk shkruan një libret për preferencat homoseksuale dhe pedofile të diktatorit manjak Enver Hoxha!?

Persekutimi i elitës së shquar të intelektualëve, që kishin studiuar në Universitetet Europiane, është bërë rutinë e përsëritur here mbas here në kohën e komunizmit dhe sot në epokën e dytë të errët të neo-komunizmit.

Teatri gërmadhë i turpit kombëtar, vazhdon të ndjekë me fanatizëm rrugën dhe devizën e diktaturës, duke nxitë urrjen dhe vënë në pikëpyetje, se kë përfaqësojnë ata që e vazhdojnë ende sot këtë persekutim? Shembja e kësaj foleje të propagandës komuniste të Dullës për shumë dekada, u bë fatmirësisht nga vetë bijë e pinjollëve të neo-komunizmit, duke kryer me apo pa dashje një akt të mirëpritur.

Deri më sot asnjë aktor i Teatrit apo i Kinematografisë së socialrealizmit komunist, kjoftë ky edhe Robert Ndrenika “Artist i Popullit”, nuk ka kërkuar ndjesë për rolin e turpshëm të tij për Prefektin apo rolet e tij të shumta propagandisitke në favor të diktaturës dhe diktatorit injorant Dullë.

Ata vazhdojnë të mbajnë me krenari në gjokset e tyre tituj e komunizmit si “Artist i Merituar” & “Artist i Popullit”, të cilat i tundin me krenari, sa herë që intervistohen nga mediat e majta globaliste neo-komuniste.

Mbyllja e këtij teatrit propagandistik komunist perves të turpshëm, do të ishte një shërbim i madh për popullin shqiptar, sepse Teatri “Kombëtar” asnjëherë tesh 30 vjet “demokraci” nuk ka përfaqësuar publikun taksapagues, duke e fyer atë shpesh me ndërgjegje të plotë.

Ben Tafaj, drejtues i Shoqatës “Tirana” e sheh rikthimin e Prefektit në skenat komuniste sot si pjesë të padrejtësisë, që vazhdon ndaj një pjese të qytetarëve të kryeqytetit.

Ai thotë: “Pas 30 vitesh, tani u kujtuan të hedhin baltë, të ngrenë këtë humor të zi ndaj një personaliteti tiranas. Qazim Mulleti nuk është ai që shohim në estradë. Ka qenë një njeri me disa gjuhë të huaja, kishte mbaruar Zosimenë, mbaruar kolegjin e lartë ushtarak në Gallatasaraj. Ka qenë komandant i forcave vullnetare që dolën kundër kundër agresorit serb në 1920. Ka qenë prefekt io Dibrës dhe Kavajës në kohën e Nolit. është një figurë shumë e gjerë, duhet të hapen dosjet. Si mund të kalohet me këtë komedi? Aq më tepër që arti dhe letërsia kur veprojnë mirë, patjetër bëhen shëmbuj frymëzimi për komunitete, por aty ku fusin pyka nxisin grindjen dhe përçarjen, duke i nxjerrë tironsit frikacakë apo bashkëpuntorë të regjimit të huaj”.

Kalendar-Sot Ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

0

– Presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, i lindur para 77 viteve, në 2 Dhjetor 1944, para mëse tre dekadave dhe në intervistat ekskluzive që kam zhvilluar para më shumë se çerek shekulli e viteve në vijim, hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur… Fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”. “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretarin Amerikan të Shtetit Igëllberger…/
-Presidentja Osmani: Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova -kolosit të dijes, të kulturës e të politikës. Si presidente e vendit do të kujdesem maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej/

SPECIALE-Gazeta DIELLI/ portali DRINI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 2 Dhjetor 2021/ Para 77 viteve, në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, ka lindur Ibrahim Rugova, i cili kujtohet si Presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës.
Si tradicionalisht, përfaqësues institucionalë e politikë dhe qytetarë i bëjnë homazhe Presidentit historik dhe vizitojnë familjen e tij.
Në veprimtaritë në Kosovë theksohet se në lëvizjen për liri e pavarësi Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.
Që para mëse tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.
Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, para 32 viteve – në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për Shtet Sovran dhe të Pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.


Po në vitin 1992 kur u votua në zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare, Rugova për herë të parë si President i parë i Kosovës Ditën e Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorin e festoi në Vlorë në 80 vjetor. Nga Vlora dhe në festimet tjera e urimet nëpër vite të 28 Nëntorit Presidenti Rugova theksonte edhe mesazhin se Pavarësia e Kosovës është plotësim i Pavarësisë Shqiptare, “e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve”.
“Në 28 Nëntor 1992 Presidenti Rugova qëndron në Vlorë në festimin e 80 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai realizon takime me Presidentin Sali Berisha dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar”, shkruaj nga faqe historie.
Në 80 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, në 28 Nëntor 1992, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, uronte të gjithë shqiptarët në botë.
“Një URIM I MADH në këtë kremtim jubilar për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera etnike dhe në diasporë, duke filluar nga Zelanda e Re, Australia, Evropa dhe Amerika, të cilët gjithmonë kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me trojet etnike shqiptare dhe me çështjen shqiptare”.
Ky ishte urimi i parë për 28 Nëntorin i Dr. Ibrahim Rugovës si President i Kosovës i zgjedhjeve të para pluraliste të 24 Majit 1992. Presidenti historik Rugova ka uruar në një deklaratë ekskluzive të botuar me titullin “Shqiptarët sot janë më të bashkuar se asnjëherë” në 28 Nëntor 1992 në ballinën e gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991, pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës Rilindja – të vetmes së përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë.


I zgjedhur president i Kosovës në zgjedhjet e para pluraliste, Dr. Rugova pas vizitës në Shqipëri në Nëntor për festën e 80 vjetorit të Pavarësisë, në Dhjetor 1992 shkoi në Bruksel, ku takohet me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lorens Igëllberger, i cili i shpreh mirënjohje Pesidentit Rugova si lider i popullit shqiptar për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Kosovë. Sekretari Amerikan i Shtetit Igëllberger siguroi Presidentin Rugova se nga shqiptarët nuk kërkohet që të heqin dorë nga objektivi i tyre për të ardhmen e Kosovës.
Presidenti Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve.
Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.
Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.
“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë Ibrahim Rugova në 6 Tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.
Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë para 27 viteve fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, si edhe në raste të tjera, falënderonte e vlerësonte shumë për informimin nga Kosova e për Kosovën.
“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë.
Atë intervistë të parë me Presidentin e parë të Kosovës e zhvilloja në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova.
Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.
“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.
“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës.
“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai.
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.
Në 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova. Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
Presidenti Rugova në intervistë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër, të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.
“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger.
Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri.
Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.
“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja.
Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.
Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.
Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.
Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.
Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.
Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.
Në Tetorin e vitit 2005, Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.
“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.
“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.

“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.
Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:
“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.
Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.
Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.
Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.
“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë Ibrahim Rugova në 6 Tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.
Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së, partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ibrahim Rugova u shua në 21 Janar 2006. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.

PRESIDENTJA OSMANI: KOSOVA DO T’I JETË PËRHERË MIRËNJOHËSE PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA -KOLOSIT TË DIJES, TË KULTURËS E TË POLITIKËS
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan:
Sot është ditëlindja e ideatorit të Republikës sonë të mosvarme, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës.
Në çdo ditëlindje të tij, ne e kujtojmë atë me mallin e respektin që bijtë e bijat e vendit e tregojnë për atin themelues të shtetit të tyre. Por, e kujtojmë edhe si njeri model, skajshmërisht të butë në pamje e në komunikim, por po kaq këmbëngulës e të vendosur në vizionin e tij për ta realizuar ëndrrën e brezave për të jetuar të lirë.
Ibrahim Rugova, bashkë me shumē burra e gra që dhanë gjithçka për këtë vend, e rrënjosën thellë në shpirtrat tanë këmbënguljen për ta arritur lirinë e për ta krijuar shtetin e pavarur. Përtej kësaj, ai e krijoi dhe na e la trashëgim edhe modelin e papërsëritshëm dhe të pakapërcyeshëm të politikanit humanist, unifikues i jashtëzakonshëm i popullit të vet e përafrues i madh i të tjerëve rreth vlerave të vendit të tij. Ai insistonte që për ta arritur lirinë fizike, duhej kultivuar para së gjithash lirinë e brendshme, si premisë mbi të cilën do ta realizonim lirinë për veten e për të tjerët. Ai na la trashëgim ura miqësie, të cilat i krijoi gjithandej globit, duke e vulosur përfundimisht aleancën e qëndrueshme e të përhershme të shqiptarëve me vendet demokratike. Këto, sikur dihet, i ndihmuan Kosovës që përfundimisht ta prekte ëndrrën për të jetuar e lirë, ëndërr që u bë realitet më 1999, me luftën çlirimtare të Kosovës.
Si presidente e vendit do të kujdesem maksimalisht që trashëgimia e tij politike, miqësitë që i krijoi për ne, sidomos ajo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe me vendet e BE-së dhe vendet e tjera demokratike anekënd botës, të ruhen e të kultivohen më tej.
Kosova do t’i jetë përherë mirënjohëse këtij kolosi të dijes, të kulturës e të politikës.

SHKRIME NGA ARKIVI:

KRYETARI I VATRËS, Z. ELMI BERISHA, NDEROI ME MIRËNJOHJE TË ARTË DR. IBRAHIM RUGOVËN (PAS VDEKJES)
Të Premten,3 tetor 2020, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” z. Elmi Berisha ka nderuar Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova (Pas vdekjes) me Medaljen e Artë të Vatrës.
Në tekstin e Mirënjohjes shkruhet:
Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” nderon me “Mirënjohjen e Artë” – Post Mortem – Presidentin e Parë Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova për kontributin e jashtzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, për udhëheqjen vizionare të Rezistencës të Kosovës për Liri dhe Demokraci, për ndërtimin e urave të miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Dr. Rugova ishte arkitekti i ndërtimit të shtetit dhe Pavarësisë së Kosovës.”
I pyetur nga gazeta Dielli, Kryetari Berisha, tha se ishte i privilegjuar që e ndau këtë nderim me familjen Rugova, i cili kishte një vlerësim të jashtzakonshëm për Vatrën. Z. Berisha tha se takimi me Zonjën e Parë të Kosovës, Fane Rugova dhe pjestarët e tjerë të familjes në Shtëpinë Historike të Presidentit, ishte i përzemërt dhe i mbushur me emocione.
– Ne biseduam dhe kujtuam miqësinë dhe bashkëpunimin për rreth tri dekada me Presidentin Rugova. Posaçërisht kujtuam kohën kur isha përfaqësues special i Presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë Zyrës së Senatorit Republikan Bob Dole, – tha Kryetari Berisha.
Zonja Fane falenderoi Vatrën për nderimin që i bëri Presidentit Rugova.
Ky nderim që iu bë Presidentit Historik nga Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” përkoi me 31 vjetorin e vizitës së Parë të Dr. Ibrahim Rugovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ishte Seminari kushtuar 300 Vjetorit të Pjetër Bogdanit, kur Dr. Rugova u ftua së bashku me ligjërus të tjerë në SHBA.
Me 4 tetor të vitit 1989, Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, sot “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, organizoi seminarin shkencor, në të cilin ishin të ftuar folës të zgjedhur dhe personalitete të njohura shqiptare në fushën e kulturës, të fesë dhe politikës Kombëtare të asaj periudhe, si : Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Dr. Engjëll Sedaj (të ardhur nga Kosova), si dhe Profesor Martin Camaj, ardhur nga Gjermania. (Gazeta Dielli)

ME VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”…
Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron…
“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova…. Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 i 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishte vendosur mbishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova…
Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne…

22 Janar 2006: PIKËLLIM I MADH NË CERRCË, TEK MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

– Nga Behlul Jashari –

PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/ – Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.
Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur.
“Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.
Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.
Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.
“I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.
Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër.
Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe. Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.
/pas/s.s./

Kan være et bilde av 1 person
Kan være et bilde av 2 personer og tekst som sier 'Presidenti Historiki Dr. Ibrahim Rugova Historical President of Kosova Dr. Ibrahim Rugova Presidenti Ibrahim Rugova me Presidentin Bill Clinton President Ibrahim Rugova with President Bill Clinton'
Kan være et bilde av 3 personer og folk som står
Kan være et bilde av 4 personer, folk som står og innendørs

Ibrahim Kelmendi: “Fletërrufe” nr. 2, prof. Dr. Blerim Latifi !

0

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

[Në pamundësi për të qenë LIVE në emisionin televiziv, që kishte tematikë “themelimi i UÇK-së…”, me kërkesë të Moderatorit Leonard Kerquki, mora pjesë vetëm përmes tekstit të shkruar (i deklamuar nga minuta 23 e emisionit), tani po ofroj ca opinione për ato që kanë thënë pjesëmarrësit në studio (Leonard Kerquki, Aida Derguti, Blerim Latifi, Ramë Buja, Sadri Ramaba). Po i mbititulloj “fletërrufe”, sepse dëshiroj t’i provokoj pjesëmarrësit e emisionit, që ta vazhdojmë debatin me shkrim, meqë këtë mundësi kaq praktike na e ofron FCB.]

“Fletërrufe” nr. 2 [Dr. Blerim Latifit]!

Profesor i respektuar!

Falënderime por konsideratë e respekt që e shfaqe gjatë diskutimit që zhvilluat mbrëmë në T7, emisioni “presing” (22.11.2021)!

Tani po e publikoj anekdotën që ta pata dërguar në privat:

Një plak kishte pësuar vdekje klinike. Kortezhi po e dërguonte në varreza, duke menduar se ishte vdek krejtësisht.
Në udhëkryq një mik nga një fshat i largët, që ishte duke e mbajt mbi krah tabutin, pyet: “Në cilin drejtim janë varrezat?”
Me atë rast i vdekuri mbi tabut zgjohet nga vdekja klinike dhe përgjigjet: “Kur isha gjallë, shkonim djathtas, tani që paskam vdek, me dërgoni ku të doni.”

Ti mbrëmë kontestove me ngulm dy çështje: E pra, konferenca në Rambuje, sipas Teje, nuk ka qenë komplotiste, siç e vlerësoja dhe e vlerësoj unë, e dyta, nuk ka mund ta ndalon askush Fehmi Lladrovcin të hynte në Kosovë.

Fatkeqësisht Konferenca në Rambuje ishte komplotiste, sepse ishte përgatit dhe qe organizuar për ta ndërpre luftën në Kosovë, duke e zhbë UÇK-në, dhe të “paqësuar” Kosovën t’ia dorëzonte Serbisë, e cila do të duhej t’ia njihte një autonomi. Atye e tytje gjendjen dhe autonominë me e mbikëqyrë forcat ndërkombëtare të NATOs. Etj.
Nuk të duken këto komplotiste? Ndoshta të ndihmon rileximi i tekstit të “marrëveshjes” që e ka nënshkruar Delegacioni i Kosovës më 15 mars 1999.

Digresion:

Në fund të Konferencës në Rambuje të gjithë anëtarët e Delegacionit ishin për nënshkrim, vetëm Hashim ishte kundër. Uroj të të mos irriton e vërtata, se Hashimin e pat komanduar DGSE-ja serbofile franceze (shërbim famëkeq ushtarak francez; “shoku” i Hashimit, Danjean Arnaud, e komandonte Hashimin, para, gjatë dhe pas Konfencës, e ai ishte hiç më pak se shef në drejtorinë për Ballkanin në atë shërbim). Po DGSE-ja e kishte imponuar Hashimin kryetar Delegacioni. Idiotike në atë mes ka qenë se Hashim e ka arsyetuar mos-nënshkrimin me shpifjen: “Nuk guxoj ta nënshkruaj, sepse më vrasin komandantët ekstremistë, të cilët i udhëheq ekstremisti Ibrahim Kelmendi.” (parafrazim sipas “operativëve” që ishin në shërbim të përfaqësuesit të BE-së, Wolfgan Petritsch). Atyre dhe më vonë edhe Ministrit të jashtëm gjerman, Joschka Fischer, u pata thënë që Hashimi është komanduar nga DGSE-ja që të mos e nënshkruante. Fischer pat ofsha: “Përse nuk jemi informuar për këtë nga askush deri tani?! U dashkan ca ditë që ta përvetësojmë presidentin francez, që të ndërhyn të DGSE…”
Për t’u bind se nuk e kanë kërcënuar komandantët “ekstremistë”, kam pas lut Sabri Kiçmarin t’u telefonte komandantëve të SHP dhe shtabeve të zonave. Sabriu ka marrë përgjigje se të gjithë respektojnë qëndrimin e Delegacionit.

***
Vetëm fakti se është organizuar konferencë ndërkombëtare për Kosovën nuk është domosdoshmërish sukses. Varët nga qëllimi. Për të mos lënë përshtypjen e nihilistit, edhe ajo autonomi e që po e impononin komplotistët, nën mbikëqyrjen e NATOs, ishte fitore për Kosovën, sado që tepër simbolike, meqë tashmë patëm mundësi të binedemi, se nuk kishim kapacitete të çlirohemi vetëm me forca tona.
Dekonspirimi nga Wolfgan Petritsch i takimit të fundit që kanë pas me Millosheviqin në Beograd: “Kemi qenë të befasuar, kur pa asnjë konsultim paraprak më mua dhe me përfaqësuesin amerikan, Christopher Hill, përfaqësuesi rus Boris Majorski e pyeti Millosheviqin ‘edhe sa ditë ju duhen për ta rimenduar vendimin që ta miratoni marrëveshjen’. Millosheviqi i ka dhënë përgjigje kategorike: ‘Nuk më duhet asnjë sekondë, sepse nuk e firmos poshtërimin e Serbisë!’ Me atë rast Majorsi ka shpërthyer: ‘Nga ky moment nuk e keni më mbrotjen e Rusisë!’ Për këtë bisedë informuam menjëherë Vashingtonin dhe Brukseli.” (parafrazim).

Nëse vëretet na shërbëjnë sajimet glorifikuese për vetëkënaqësi, mund të dakordohem, por tashmë nuk është rendi dhe vendi që të vetëkënaqemi me glorifikime tepër kolorite. Njëherë pata telashe me Babën, kur i propozova që t’u blejmë lopëve syze të gjelbëra, që t’i mashtrohen se po hanë sanë, meqë tani na ka tepruar vetëm kashta, deri sa të dalim në pranverë.

***
Heroi Fehmi Lladrovci e ka respektuar shumë diciplinën dhe hiarkinë në Lëvizje. E kundërta, unë isha përherë rrebel. Ai, në konsultim të rregullt që kishte me Adem Jasharin, qe përcaktuar qysh në vitin 1996 t’i shkonte përforcim, sepse mendonin që shpejt do të “kërcas”, siç shprehej Femhmiu për shpërthim të luftës. Kërkesën ia paraqiti Kryesisë së Lëvizjes. Xhavit Haliti dhe Azem Syla (anëtar të Kryesisë dhe të Sektorit të Rëndësisë së Vëçantë) kanë qenë kundër shkuarjes se Fehmiut me shokë. Fatkeqësisht Fehmiu priste miratimin e kërkesës. Nga presionet e mëdha që iu bënë Kryesisë, vetëm në mars 1997 iu miratua kërkesa Fehmiut.
Fehmiu, bashkë me Bashkshorten Xhevë Krasniqi-Lladrovci, Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Ramiz Lladrovcin, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën e të tjerë, më 6 maj 1997 rrugëtojnë drejtë kufirit, buzë Qafës se Prushit, për të hy ilegalisht në Kosovë. Udhëzimin e tyre e marrin përsipër Luan e Ramush Haradinaj, si njohës të terrenit. Dyshoj se kanë rënë në prit, meqë Ali Ahmeti dhe Emrush Xhemajli nuk bënin gjë pa u konsultuar me Xhavit Halitin, të cilit i kanë kërkuar ndihmë në Tiranë, e ai ka refuzuar. Mund që e di se si e kanë pësuar: Luani martirizohet në atë aksion, Rafet Rama plagoset rëndë kurse Fehmiu dhe Ramushi plagosen lehtë…
Në mars 1998 Fehmiu me bashkëluftëtarë hynë në Kosovë. Nuk e di nëse kësaj radhe ka pyet Kryesinë. Ka hy para Hashimit, i cili deri në prill 1998 ishte humb si “shurrë pule” në Zvicër…
Tragjike: kUmandanti Azem Syla ka komanduar marionetat e tij në Kosovë ta izolonin Fehmi Lladrovcin dhe ta sabotonin furnizimin e tij me armë e municion. Fatkqësisht Ramiz Lladrovci, tashmë karxhozi profiter, hesht, edhe si është grind me kUmandantin Azem në Tiranë për ta “grabit” një snajper 12.8 mm që t’ia dërgonte Fehmiut. Kam qenë i pranishëm…
E mjerueshme, meqë “shtabi i rognerit” ishte informuar se Fehmiu ishte grindur me Jakup Krasiniqin në fillim të majit 1998, sepse Fehmiu kishte urdhëruar të mbyllej shkolla në Drenas, që të mos rrezikoheshin e merreshin peng nxenësit, ndërsa drejtori Jakup Krasniqi kishte refuzuar, e “emëroin” Jakupin për zëdhënës më 11 qershor 1998.

Prapë digresion:

Jakupi ishte në maj 1999 për vizitë në Bonn. E shoqëronte Bilall Sherifi dhe “ambasadori” Mujë Rugova.
Ndërojnë me vizitë edhe Zyrën e Fondit “vendlindja thërret”, po në Bonn (atëherë kryeqytet i Gjermanisë Perëndimore).
Jakupi (mua): “Profesori Mujë na paralajmëroj se këtu mund të mos hymë nga kallabllaku, por këty qenki vetëm katër veta…”
Ndërhyra: “Ambasdori Rugova na paralajmëroi se po na viziton nalmadhnija Juaj, prandaj i dëbova të gjithë që të ndiheshe sa më mirë.”
Jakupi: “Meqë u barazuam në humor sarkastik, na thuaj a të kanë pëlqye emërimet që kemi bërë, meqë Bilalli më informoj se flet troç.”
Unë: “Meqë të tjerët nuk janë këtu, po flas vetëm për emërimin Tënd dhe të Ambasadorit Rugova. Konkurs me pa shpall UÇK-ja për ta gjet për zëdhënës njeriun më mjeran nga oratoria, nuk do kishte mund ta gjente një vjetër si Ty. Edhe Muja e Halili me u qua nga vorri e me të nie Ty tu fol, koçët përtokë u kishin rënë. Ndërsa edhe Ambasadorin Rugova, me konkurs nuk do ta gjenit me destruktiv, sepe ky vetëm gjuhën lokale haxhovisht, siç e folin në Fshatin e tij Haxhaj, në Rugovë, e zotëron dhe fjalinë e parë që ua thotë funksionarëve gjermanë, ua përmend ‘mollën e kuqe’…”
Jakupi: “Të lutëm, boll, se unë e pata fajet që të pyeta.”

Nëse nuk e teprova, besoj është mjaft kësaj radhe.

RESPEKTE!

***
Këtu mund të përcillet emisioni:

Përkujtojmë Shaban Bobajn në një vjetorin e amshimit

0

Nga: Xhafer Leci, Gjermani

  • Atdhetarë e veprimtarë të mëdhenj e të devotshëm të çështjes tonë kombëtare, nuk vdesin kurrë sepse pas vetës lënë një lum veprash. Gjithë ata mijëra mërgimtarë, në veçanti, në radhët e LDK-së, të cilët e kanë njohur, janë mburrë me Shabanin, duke filluar nga kryesia e atëhershme e Degës së LDK-së, si Hafiz Gagica, Sali Çekaj, Donika Gërvalla, Hazir Krasniqi, Marjan Tunaj, Agim Kamberaj, daja Adem Thaçi, Idriz Zeqiraj, Emrush Lokaj, e shumë të tjerë.

I tillë ishte Shaban Bobaj, një burrë besnik e fisnik, i cili rrjedh nga një familje e madhe e Kabashëve të Prizrenit, e cila, në të gjitha periudhat kohore të historisë sonë, kanë kontribute në luftëra dhe paqe.

Shabanin, e njoha rastësisht në vitin 1980, në banesat e Firmës “Merecdes Benz”, në Sindelfingen të Gjermanisë, i cili banonte në një dhomë bashkë me kushëririn e tij, Mejdi Rexha, tash i ndjerë, ndjesë pastë.

Nga Kosova, Gjilani për ta blerë një veturë “Mercedes”, erdhi miku i shtëpisë tonë, Avokat Hasan Hoti. Shabani dhe Mejdiu, edhe pse ju treguam arsyen që po kërkonim me ble një veturë, megjithatë shumë pak flisnin, hezitonin sidomos Mejdiu, sigurisht për shkak të veprimtarisë së tyre në ilegalitet. Vullnetarisht u paraqit një shqiptar, i cili po ashtu punonte në “Mercedes” dhe na ndihmoi për ta blerë veturën.

Jemi parë disa herë nëpër demonstratat e vitit 1981 të organizuar në Perëndim, ku merrnin pjesë,përafërsisht nja 500 deri në 4 000 mërgimtarë, në mesin e tyre mund të kenë qenë disa qindra me bindje markësiste, leniniste-enveriste të grupeve ilegale dhe, ndonjë titoist i dyshimtë… Kurse të tjerët mbi 90%-ind,as nuk ishin enverist, e as titoist, por puntorë,cilët i bashkoheshin parullës Kosova Republikë. Më vonë pas atentatit të kryer nga UDB-a Jugosllave në Untergruppenbach, më 17 janar 1982, unë kam marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, me vëllain tim Balën, kushëririn Begun, dy vëllezërtit, Brahim e Isuf Shala, edhe dy turqi Osman Helvaci dhe Osman Yildirim. të cilët punonin me mua, dhe shprehën dëshirë të merrnin pjesë në varrim… Me Shabanin jemi parë edhe nëpër homazhe të Tre heronjve, Jusuf e Bardh Gërvalla dhe Kadri Zeka, nuk kemi biseduar për politikë, unë nuk ju kam takuar grupeve ilegale.
Shabani, për shkak të afërsisë që ka pasur me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Faridin Tafallari, Kolë Paloka,Mejdi Rexha, Nami Ramadani, Kolë Mërturi, Enver Ismajli,Hismet Klaiqi etj., afër 20 vite nuk e ka vizituar Kosovën me shumë shokë, për shkak të veprimtarisë së tij ilegale, deri në çlirimin e Kosovës më 1999.

Për vizitë para varri të Shabanit,unë Xh.Leci, me disa bashkëveprimtarë: Ajet Mehmeti, Tefika Kallaba, Ruzhdi Veseli, Imer Matoshi, e Xhevat Bekteshi dhe, familjarë i vëllai, Muharrem Bobaj, djemtë, Hisen,Haxhi dhe Lumni Bobaj dhe miku i tyre, Feriz Tafolli!

Lavdi dhe nderim të përjetshëm jetës dhe veprës atdhetare të Shaban Bobajt!

Në kohën e themelimit të Degës së LDK-së, në Esslingen Zell të Gjermanisë, më 5 maj 1990, nga Kirchheim/Teck, kemi marrë pjesë, unë Xh.Leci, Qemajl Morina,tash i ndjerë,ndjesë pastë, Mejdi Laçaj, Hasan Dançe dhe Gani Avdyli.

Shpejt u themelua Nëndega e LDK-së në Baden Württemberg të Gjermanisë, ku edhe Dega e kishte selinë në Stuttgart. Edhe neve menjëherë në Kirchheim/Teck, themeluam aktivin e LDK-së.

Dikur kanë qenë mbi 365 aktiva të LDK-së në tërë territorin e Gjermanisë. Vetëm Nëndega jonë këtu, në B.W., ka pasur 74 aktiva, me një anëtarësi prej mbi 7000 vetash. Për të gjitha këto 74 aktiva Shabani ka ruajtur të gjitha raportet që ka marrë, si ato financiare të anëtarësisë obligative, si për aksionin me 1991 me moton për “Vetëmbrojtje”, aksioni më 1998-të “Gjithçka për “Pavarësinë e Kosovës”, të 3%- shit etj. Nga këto aktivitete që përmenda janë grumbulluar me qindra miliona DM.

Vetëm në tubimet tona në kuadër të aktivit të LDK-së dhe Shoqatës „Kadri Zeka“, Shabani ka marrë pjesë me dhjetra herë,po ashtu edhe Dan Gashi,cili pas tërheqjes së Shabanit, disa vite ka drejtuar Nëndegën,në cilësinë e kryetarit.

Shabanin, e kisha edhe mik shtëpie dhe, gjithashtu, mik shtëpie dhe shumë për zemër e kishte Mejdi Laçaj.

Femrat shqiptare kanë luajtur një rol të madh, në zhvillimin e aktiviteteve në shumë fusha, si: Sadrije Salihu, Sofije Dumnica,Afërdita Shkreli,Gjylije Lecaj, Afërdita Dauti- Xheladini, Drita Jakupi, Naibe Gashi, tani e ndjerë etj. Më duket se po bëhet një listë tepër e gjatë, nëse i përmendi të gjithë anëtarët e kryesisë, dihen emrat e tyre janë në procese, nuk do i harrojmë për jetë e mot.

E “vërteta “ serbe , dhe “vuajtjet“ shtinjake të tyre!

0

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Serbët gjithëmonë kanë qenë të privilegjuarit e Europës , Europës e Azisë ! Ose të themi ndryshe  ishin të privilegjuar edhe në kohën e turkut , sepse interesat turke shkonin krahas me ato serbe , sepse nuk durohej elementi i madh shqiptarë në kuadër të perandorisë Osmane . Shqiptarët ishin kryeneq , udhëhiqeshin nga një instinkt natyroror ; nuk e duronin të huajin mbi krye. Me aq fuqi sa kishin , kohë pas kohë e ngritnin kryet dhe iu ç‘rregullonin punët turqëve..

Ne si shqiptarë që jemi nuk duhet të mahnitemi me pozitën e shqiptarëve gjatë kohes së turkut ; ata ishin individët që laheshin në të mirat turko-osmane dhe nuk iu hante palla për popullin e vet. Por edhe sikur t`iu hante , po sa të mëndonin shqip ,iu shkonte koka në Stamboll .

Sidoqoft ne e vazhdojmë temën për serbët  ; për të “vërtetën” e tyre dhe “vuajtjet” e tyre gjatë historisë .  E dini që ata “kanë “ histori të gjatë ? Vajëhalli , të futesh në botën e tyre të shkrimit , ata do t`i gjejshë këndej pari që para Isusit, sepse dhe Isusi kishte dalur prej tyre , dhe normalisht paska pasë “ folur” serbisht. . “ Sa punë e madhe iu është dashur hebrenjëve që të gjejnë përkthyesin nga serbishtja në hebraisht që të marrin në shënim predikimet e Krishtit . Normalisht Isusi iste serb dhe vinte mu nga këto anë.”

Dhe ne shqiptarët sa mbrapa jemi me shkencë dhe histori ? Kurrësesi të “bindemi “që serbët ishin të parët e këtyre anëve ! “Hyzmetin” po e bëjmë në mënyrë të heshtur në shërbim të tyre , por mos ta zgjas.

E kam “ hallin” tek serbët si popull i vuajtur , që shepsh ngrisin pyetjen pse janë në shënjsëtër të të gjithëve ? Ç`farë hipokrizije nacionale serbe ?

Edhe sot e kësaj dite (viti 2021) ata janë të privilegjuarit e Europës , por   ata “qajnë” për fatin e tyre të keq që askush nuk po i do .!!!!!

Mendësit serb ankohen  se vuajtjet e tyre ishin nga se qëlluan historikisht aty ku janë në një udhëkryq të madh në mes të lindjes dhe perëndimit dhe në mes të veriut dhe jugit aty ku kryqëzohen interesat e të gjithë botës. Dhe pyesin ; “ nëse dikur ishim në udhëkryqin e rrugëve sepse nuk kishte rrugë të mjaftueshme , po pse të jenë sot kur a rrugë mjaf? “ Por fesatxhinjë si janë ata thonë se a mos duhet kërkuar  dikund tjetër arsyen në “ urrejtjën” që e kanë të tjerët ndaj tyre ?

EUREKA ! E gjetën . “ nëse të gjitha rrugët çonin në Romë dikur , sot ato çojnë në Berlin dhe Vjenë.” , sepse “gjermanëve duke dashur të jenë zotërues të botës” , Serbia gjithënjë “ paska qenë “ pengesa e tyre kryesore , sepse iluzionet gjermane qenkan thyer mu këtu në Serbi , që nga koha e qerreve me dy rrotë e gjer tek takset më të rënda” . Besoj që e kuptuat ?

Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog

)

Dhe japi përgjegjegje “sepse serbët janë  i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë këthuer pushkën amerikanëve “

“ Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam dretësinë , dhe jemi të vetmit që biejmë viktima të dretësisë “ – thonë serbët.

srbija 2

Ha-haa! Ja fabrikimet e historisë “së lashtë serbe” nga fabrikat shoveniste të historiografisë serbomadhe.

Ata vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më shumë iu ka sjellur dëme falsikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sat ë gjitha luftërat qe  i kanë pasur !!!!! Imagjinoni  “ që bota të sundon m lehtë me ta , në më mënyrë të planifikuar iu është “ shkatërruar” historia . Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore , nga Serbia janë marrur mbi 40 vagona hekurdhor të materialit arkivor . Kur bombardohej Beogradi me

6 Prill 1941 , janë shkatërruar mbi 350 ooo libra që nga fondi mesjetar me vlerë të pa llogaritur”   Mjerim ! e shifni se çka kanë humbur serbë?

E vazhdojmë ndonjë here tjetër me “ humbjet “ serbe , dhe me shkatërrimin e qëllimshëm të historisë së tyre.

Aurel Dasareti ,(ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike )   në shkrimin

e tij të fundit thotë” Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Edhe pse shqiptarët nuk kanë druajtje të tepërt prej sundimtarëve, janë tejet të bindur dhe verbuar. Janë prej atyre kombeve që nënshtrohen jo pse autoriteti iu shkakton aq frikë, por sepse ata kanë aq frikë – jo nga autoriteti, por prej jetës – sa kërkojnë një pushtet të cilit t`i nënshtrohen. Ndërkaq, sundimtarët e tyre injorantë, kanë nevojë për një prijë të fuqishme, të fortë, që të kompensojnë ligështinë e tyre. Dhe, e gjejnë te fqinjët. Prandaj Shqipërinë e urdhëron Greqia, Kosovën Serbia, Turqia…

Me 02.12.2021