Kreu Blog Faqe 1473

Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime!

1

'Shpërthen' Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime

Frank Shkreli
Po të drejtohem me “Zonja Kim”, pasi prej sot, unë si shtetas dhe taksapagues amerikan me origjinë shqiptare nuk të konsideroj si ambasadorja ime në atdheun e të parëve të mi – as përfaqësuese e këtij vendi të madh të lirisë e demokracisë, që e quajmë Amerika jonë e dashur, ku unë dhe familja ime, ashtu si edhe qindëra mijëra shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trevat shqiptare kemi gjetur strehim dhe liri për veten dhe familjet tona, ashtu siç kanë gjetur edhe miliona njerëz nga mbarë bota, të arratisur nga komunizmi gjatë shekullit të kaluar.

Zonja Kim, për pothuaj dy vite në krye të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ti ke shkelur shumë vija të kuqe që një diplomat/e amerikane kurrë nuk do duhej t’i shkelte. Kjo është puna jote dhe e mbikqyrësve tu në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).  Por gjëja që nuk të falet, të pakën nga pikëpamja ime, është deklarata jote provokuese e ditëve të fundit në facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë, me rastin e 29 nëntorit, “Çlirimit” të Shqipërisë, sipas teje: “Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri”, është urimi i ambasadës që ti kryeson, Zonja Kim.

Më duhet të sqaroj që në fillim se këtu nuk bëhet fjalë për ata që luftuan për katër vjetë dhe që vdiqën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por për “çlirimin”, siç e quan përfaqsuesja Kim, që solli në pushtet një regjim komunist gjakatar, me në krye qoftëlargun, Enver Hoxhën.  Regjim i cili, përveç mijëra kundërshtarëve të tij ideologjikë, përfshirë familje të tëra, gra e fëmij e pleq — zhduku pa mëshirë edhe bashkpuntorët e vet më të ngushtë, për pothuaj një gjysëm shekulli. Ky “Çlirim”, në të vërtetë e këtheu Shqipërinë, për pothuaj 50-vjet, në një skenë krimi. E gjithë Shqipëria ishte një burg telash me gjemba.

Respekt për të renët e luftës! Ata luftuan për lirinë e atdheut por jo për robërimin e shqiptarëve nga komunizmi ndërkombëtar sllavo-aziatik.

Unë nuk dua t’i futem debatit se kush, si dhe kur është “çliruar” ose jo Shqipëria. Kjo nuk është puna ime, as nuk do duhej të ishte as  shqetësimi i një ambsadoreje, e sidomos, jo e një përfaqsueseje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila me dije ose pa dije e quan “Ditë Çlirimi”, ditën kur u përjashtuan nga Shqipëria e Enver Hoxhës, para-ardhësit e saj në Tiranë, diplomatët amerikanë.

More Zonja Kim, ç’dreqi të futi në këto punë të thella, sikur nuk ke probleme të tjera aty në Tiranë.  Ç’të duhet ty të urosh “ditën e çlirimit”, kur vet shqiptarët nuk janë dakort nëse ishte e tillë ose kur ishte. Sigurisht, që kjo nuk është aspak një çeshtje me të cilën duhet të merren ambasadorët perëndimorë, me anë deklaratash personale, pa qenë të vetdijshëm të pasojave serioze që kanë fjalët e tyre për shoqërinë shqiptare. Me këtë deklaratë të papërgjegjshme, ti Zonja Kim po përpiqesh që – në përputhje dhe pajtim të heshtur me Tiranën zyrtare — të legjitimosh dhe të përjetësosh trashëgiminë e nji regjimi komunist kriminal të përmasave botërore. Kjo nuk është e drejtë, as morale, diplomatike jo se jo nga ana jote, zonjë dhe as pjesë e misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!  DASH bëri urimin, në rregull si çdo vit, me rastin e 28 Nentorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditë që festohet nga të gjithë shqiptarët pa dallim – ndoshta Dita e vetme që në të vërtetë bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Nga u erdhi kjo ide që të uronit “ditën e çlirimit”?

Me sa di unë, kjo është hera e parë që një zyrtar/e amerikane i referohet 29 Nentorit si “Ditë Çlirimi”.  Veçse nëqoftse ka ndryshuar diçka ditët e fundit, por me sa di unë, ç’prej vitit 1945 e deri më sot, politika e Shteteve të Bashkuara ka qenë, vazhdimisht, që të njihej 28 Nentori i 1912, si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë – dhe kurrë nuk bëhej fjalë, zyrtarisht, nga Departamenti i Shtetit, për “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë, të cilën uroi zonja Kim shqiptarëve, në emër të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë në histori, në mos qofsha i gabuar. Nuk përmendej as nuk bëheshin urime për 29 Nentorin, “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë, sipas të zonjës Kim. Sepse konsiderohej, si një ditë që regjimit komunist kriminal që erdhi në pushtet me forcë, duke vrarë e prerë, burgosur e përndjekur e që ka zhdukur dhjetëra mijëra shqiptarë të pafajshmëm me gjygj dhe pa gjygj.  Departamenti i Shtetit për çdo vit—madje edhe gjatë komunizmit kur nuk kishte marrëdhënie SHBA-Shqipëri – kryesisht, nepërmjet intervistave me ndonjë zyrtar të lartë të DASH, uronte Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe jo ardhjen në fuqi të regjimit komunist enveristo-jugosllav me 29 nëntor, dita e përbashkët e “çlirimit” Enver-Tito!  Por, pas shembjes së komunizmit, është traditë që DASH lëshon çdo vit një deklaratë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – dhe jo me rastin e “Ditës së Çlirimit”— ashtu siç ndodhi edhe sivjet. Kjo është një praktikë që DASH bën me të gjitha shtetet e botës, me rastin e ditës së pavarësisë së tyre. Unë nuk jam në dijeni që DASH të bëj ndonjë urim për ardhjen në pushtet të ndonjë regjimi komunist kudo qoftë në botë.

Zonja Kim, shqiptarëve kudo – përfshir ne shqiptaro-amerikanët, por sidomos qindëra mijëra shqiptarëve të prekur nga krimet komuniste e për të cilët nuk ke thënë asnjë fjalë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të tyre, – të na shpjegosh se kur ka ndryshuar politika amerikane në lidhje me “Ditën e Çlirimit” në Shqipëri.  Unë nuk e di se kush të shtyri të marrësh vendime të tilla “solo”. Ti ke shkelur shumë vija të kuqe deri tani, por ky urim nga ana jote, vendim personal siç duket, është një ofendim tejet i rëndë për të gjithë liridashësit, por sidomos ndaj të përndjekurve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej regjimeve më kriminale të botës.  Një ditë për të festuar një regjim “çlirimtar”, si një ditë e bardhë për shqiptarët, një ditë kur sipas teje, “shqiptarët të kremtojnë lirinë”, që u siguroi Enver Hoxha.

Për cilin “çlirim” e ke fjalën dhe për cilën “liri” flet, ti Zonja Kim dhe në emër të kujt e bën këtë urim? Për “lirinë” e Enver Hoxhës e ke fjalën?  Megjithëse je në Tiranë për afër dy vjet, fatkeqësisht, ti ende nuk e di se çfarë krimesh ka bërë komunizmi në atë vend dhe çfarë ka pësuar ajo shoqëri nga ai regjim “çlirimtar”. Ka ardhur koha që të reflektosh, seriozisht, para se  me deklarata të tilla të koritësh veten, të abuzosh detyrën e lartë diplomatike që të është besuar dhe mbi të gjitha, të poshtërosh vendin që përfaqëson për të gjithë ne taksapaguesit amerikanë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës – atdheun tonë të përbashkët, të adaptuar e të dashur. Atdheun e adaptuar, timin dhe tëndin, që na ka dhënë strehim dhe liri, mua, ty dhe familjeve tona, ashtu si edhe miljona të vuajturve, viktima të komunizmit, nga e gjithë bota, të ardhur në këtë vend të bekuar, për të shpëtuar njëherë e mirë, nga “liria” e komunizmit gjakatar ndërkombëtar.

Krimet e regjimit të Enver Hoxhës, zonja Kim, nuk e bejnë 29 nentorin, një ditë “çlirimtare”, por një ditë të zezë për shqiptarët dhe mbarë Kombin shqiptar, ashtu siç konsiderohet anë e mbanë Evropës edhe sot – ku pushtimi komunist pas Luftës së II Botërore, kujtohet me shirita të zi, ndryshe nga Shqipëria komuniste/socialiste, në karrocën e të cilës ke hypur edhe ti tani me deklaratën tënde, duke e quajtur “fitoren” e komunizmit si, “Dita e Çlirimit”.

E turpshme, sido që ta shikosh për një përfaqsuese që do duhej të reflektonte dhe të mbronte parimet dhe vlerat e Shteteve të Bashkuara që nuk janë pajtuar kurrë me robërimin e popujve nga komunizmi ndërkombëtar, përfshir regjimin komunist të Enver Hoxhës. Por ja, kush do mendonte, sot një diplomate amerikane, madje shefe e Ambasadës tonë në Tiranë – në kujtesën time, për herë të parë në historinë e 70-viteve të kaluara — i dërgon urimet shqiptarëve për njërën prej ditëve më të zeza që ka shënuar historia e Kombit shqiptar – pushtimin e Shqipërisë nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës.  Ja deklarata e plotë e postuar në facebook të ambasadës amerikane në Tiranë. Nuk i besove syve kur e lexova.

“Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”  (Urim i postuar në Facebook të ambasadës së SHBA-ave në Tiranë nentor, 2021)

Si është e mundur, more zonja Kim që – në një shikim të parë — vetëm ambasada e Shteteve të Bashkuara që ti kryeson, dhe ambasada e Rusisë së Putinit e ndoshta ajo e Kinës komuniste në Tiranë – ndryshe nga të gjitha ambasadat e tjera me rëndësi në Tiranë — bëre një urim të tillë për “ditën e çlirimit” të Shqipërisë.  Pas asaj dite që ti e quan si dita e “çlirimit”, dita kur djalli vet solli një regjim që, jo vetëm zhdukte kundërshtarët, por më në fund, shpalli edhe Zotin ilegal, si asnjë vend tjetër në botë.  Siç u shpreh në një shkrim këto ditë në lidhje me këtë çeshtje edhe Akademiku i nderuar shqiptar Z. Artan Fuga: “Dreq vajti puna pas lufte! Me të thatin iku edhe i njomi, sepse paranoja diktatoriale bëri kërdinë, në fillim duke kapur pas qafe tradhëtarët, pastaj duke u rënë në qafë të pafajshmëve dhe më në fund duke i këputur qafën gjithë popullit.”  Nëqoftse ti u bën thirrje shqiptarëve që të “kremtojnë” këtë “liri” që i “këputi qafën gjithë shqitarëve”, atëherë unë dhe shumë të tjerë kemi një mospajtim të madh me ty se çfarë është liria e vërtetë.

Zonja Kim, nëqoftse më lejohet, këshilla ime me këtë rast është që si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ti duhet të mprosh dhe të promovosh vlerat e përbashkëta dhe jo “fitoret” dhe “lirinë” komuniste – por të mbrosh vlerat, siç janë liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut, të drejtat universale – të cilat, shpresoj se bashkojnë shumicën e popullit shqiptar me amerikanët. Këto janë vlerat e vërteta që duhet të na bashkojnë, Zonja Kim.  Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal nuk na bashkon se pse me ‘të nuk kemi pasur kurrë asgjë të përbashkët, as gjatë sundimit të tij diktatorial – as nuk kemi as sot gjë të përbashkët me trashëgiminë e tij dhe as me nostalgjikët e tij aktualë, të cilët kanë kapur për fyti mbarë shoqërinë shqiptare.  Janë ata që sundojnë sot Shqipërinë nga postet e tyre dominuese, sidomos në administratën shtetërore dhe qeveritare, por edhe në të gjitha fushat e shoqërisë shqiptare.

30-vjet pas shembjes zyrtare të komunizmit, ti si kryediplomate amerikane në Tiranë, në vend që të glorifikosh ditën e pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi – në përputhje me vlerat amerikane të cilat je betuar t’i mbrosh dhe t’i promovosh — duhet të inkurajosh dënimin e krimeve të komunizmit enverist dhe distancimin e Shqipërisë nga trashëgimia komuniste dhe jo të inkurajosh, me deklarata të tilla, elementët më negativë e përçarës të shoqërisë shqiptare, nostalgjikë të Enver Hoxhës, duke u bërë palë me interpretimin e tyre pro-enverist të historisë shqiptare të shekullit të kaluar.  Kësaj i thonë thjesht, mohim i krimeve dhe glorifikim i kriminelëve, Zonja Kim!

Koincidencë apo bashkrendim!?

Tiranë, Nentor 2021 – Shqipëria “demokratike” socialiste! Një sulm i hapët zyrtar kundër lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga një deputet i Partisë Socialiste në pushtet, me në krye Kryeministrin Edi Rama. Ky nuk është sulmi i parë i tillë me foto dhe me fjalë nga udhëheqsit më të lartë të Partisë Socialiste.  Pse nuk kërkon Zonja Kim që Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste të distancohen nga deputeti i tyre që përhapi, këtë foto-mesazh, me kolegët e tij deputetë në rrjetët sociale? Deputeti socialist është anëtar i Komisionit të Kuvendit të Shqipërisë që merret me sigurinë, një parlamenti i një vendi anëtar i Aleancës NATO, themeluar 72 vjet më parë për të mbrojtur demokracitë perëndimore nga komunizmi bolshevik. Çfarë hipokrizie, Zonja Kim!

Me heshtjen tënde arrogante zonja Kim, ndaj kësaj çështjeje dhe të tjerave si këto, nuk arrinë asgjë.  Përkundrazi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë — si asnjëherë më parë në këto 30-vite – për fat të keq, po humb kredibilitetin dhe reputacionin ndër shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si mbrojtëse e lirisë, demokracisë dhe fjalës së lirë dhe të drejtave të njeriut, duke rrezikuar kështu edhe marrëdhëniet afatgjata midis dy popujve tanë! Deklarata jote, me këtë rast, zonja Kim është provokuese. Me këtë deklaratë ti po bëhesh palë me ata të Tiranës zyrtare që ende mendojnë se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”.  Ti dhe ata jeni të gabuar historikisht dhe të korruptuar moralisht, nëqoftse vërtetë mendoni kështu.

Miku dhe kolegu i im, shqiptaro-amerikani i urtë, Prof. Sami Repishti, zëri i ndërgjegjës — ish i dënuar politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës, që sipas jush solli “lirinë” për shqiptarët – do u këshillonte me këtë rast të mos provokoni me deklarata të tilla: “Ju lutemi, mos lëndoni plagët tona të hapuna”, do të shprehej burri i urtë i komunitetit tonë këtu në Amerikë, i nderuari Prof. Repishti. Kombi shqiptar ka nevojë për pajtim, jo për provokime përçarëse!

Presidentja Osmani priti në takim avokatët e popullit nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit të Kosovës, z.Naim Qelaj, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca, Avokatin e Popullit të Maqedonisë së Veriut, z.Naser Zyberi dhe komisionarin për mbrojtje nga Diskriminimi, Republika e Shqipërisë. Z.Robert Gajda.

Në takim me ta, Presidentja Osmani ka theksuar se mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mbrojtja nga diskriminimi i çfarëdo lloji, është prioritet absolut i të gjitha institucioneve të vendit.

Presidentja Osmani i ka inkurajuar avokatët e popullit nga të tri shtetet që ta rrisin bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, synim i cili nuk njeh kufij.

Presidentja Osmani deklaroi se besimi i qytetarëve në institucione të pavarura është bazament i demokracisë, e njëkohësisht edhe parakusht për zhvillim të vendit. Ajo poashtu tha se Institucioni i Avokatit të Popullit ka rëndësi të madhe për secilin shtet, meqë ky institucion jo vetëm që trajton ankesat e qytetarëve, por njëkohësisht edhe promovon të drejtat dhe liritë e njeriut.

Toka e djegur, shpirti i përvëluar

0
Shkruan: Fahri XHARRA

Do të shetisim pak nëpër “Arnautlëk”,dhe t`i kujtojmë do toka mbi të cilat dikur flitej shqip ,frymohej shqip dhe jetohej shqip. Në mes të Prishtinës dhe Nishit (Nisusit ) dhe në perëndim të Leskovcit është një tokë që sot quhet Pusta Reka ,që sot jetojnë jetojnë serbët dhe i thonë Serbi. Është vetëm një pjesë nga pjesa e madhe deri te Molla e Kuqe ,ku dikur flitej dhe jetohej shqip.

Nuk e kam për qëllim që me anën e këtij shkrimi që t`i lypi dikujt diçka ,por vetëm t`a bëjë të dijtur se dikur e jofortlargë në kohë, ishim ne aty. Na dogjën aso kohe, na shkrumbuan ,na vranë dhe vetëm dikush mundi mundi të ikë e të shpëton vetëm shpirtin e thatë. Toka të djegura e të përclluara mbetën vetëm . Edhe vetë ardhacakët serb, kolonët e quajtën këtë regjion Lumi i Shkretë, jo pse lumi ishte i shkretë e natyra po ashtu e shkretë ,por u shkretuan dhe u shkrumbuan për t`i larguar Arbanasët nga tokat e tyre. Rritje me dhunë e hisës së tyre në dëm të pariparueshëm të Arbanasëve.

Ishim Arnaut atëherë. Edhe pse frymonim shqip , Evropa na njifte vetëm si Arnaut . S`ka gjë të keqe pse ishim arnaut , por bota nuk e dinte se mbas këtij emri janë Shqiptarët.

Pushtuesi parë (turku) nuk interesohej dhe nuk donte që t`i tregonte botës se i kishte robëruar shqiptarët ,dhe Evropa mendonte se ishim ardhacak ,”popull i ri ” në tokat e vjetra të Evropës . Pushtuesi i parë me vetëdije të plotë dhe në bashkëpunim të sinqertë me pushtuesin e dytë(serbin) i planifikuan planet e tyre për zhbërjen tonë nga tokat tona..

“ Evropa alarmohej se po liroheshin tokat nga turqit”. Ishte viti 1877 . Evropës i vinte fllad se serbët po e kryejnë një mision të mirë të pastrimit të Evropës nga Turqit . Ishte plan ky , plan i mbrapshtë në marrëveshje në mes turkut e serbit,kurse shqipëtari ende nuk kishte gojë. Nuk kishte gojë sepse nuk donte të shkëputej pak dhe një herë e përgjithmonë nga robërija shumë shekullore. I pëlqente . Ia kishte andja , dhe vështirë i dilte gjumi nga ai koshmar (ankath) i gjatë dhe sfilitës. Çdo gjë i pëlqente vetëm me kusht mos të i prishet ëndërra shumëshekullore. Në Europë filluan lëvizjet,filluan tërmetet ,por ne kurrsesi të kthjelloheshim. Nuk po iu shoh për të madhe shqiptarëve të asaj kohe, kur të njejtat ëndërra po i shofin disa edhe sot.

Evropës i ishte mbushur mendja. Keq i ishte mbushur mëndja. Ia kishin mbushur mendjën .. Një shkronjëtor politik i njohur më thosh një ditë (Faik Konica): “Evropa nuk do ta kish dhënë Vranjën e Leskovcin te Serbia dhe Ulqinin te Mali i Zi, sikur të kish kuptuar që ka një komb shqipëtar të ndryshmë nga të Turkut. Po u lajthit puna e besës [ndërhyri puna e fesë]” ???

Lufta Turko-Serbe e viti1877

Çka shkruajnë serbët? “ Imperatoria Otomane ,e bënte kolonizimin e Ballkanit me musliman (R. Nikoliq),dhe në këtë mënyrë iu ndihmonte atyre që të përhapëshin nëpër gadishull,si që ishte edhe rasti me vendosjen e shqiptarëve në Kosovë ,Maqedoni dhe Toplicë ?( Pikëpyetja e ime) . Muslimanët kolonizojshin sipas një plani të caktuar,në mënyrë që të bënin ndarjen e homogjenitetit të Krishter. Kështu vendoseshin popujt e pa deshiruar në tokën tonë”. Këto shkruheshin e edhe sot shkruhen për ne. Kush po i demanton ? Apo më mirë të them : a jemi të atillë që Europa të na beson?

Të kthehemi tek lufta e cila i parapriu zhbërjes sonë nga tokat tona në Serbinë e sotit.

Si u shkretua dhe si u ripopullua (me kolonë serbë) Pusta Reka – Lumshkreti? 

Bojniku. E kaluara e këtij vendbanimi daton që nga parahistorija, edhe pse gjyrmët konkrete në sferën e kulturës materiale jenë që nga shekulli i 3-të e epokës sonë. Olga Zirojeviq shkruan: “ Ky vend në vitin 1516 u bë pronë e shpërblimit të pushtuesit ( timari). Ambasadori dhe albanologu Fon Han shkruan me 1858 se ky fshat i kishe 20 shtëpi shqiptare. Në kohën e turkut ,kishte xhami. Mita Rakiq , në librin e tij :” Iz Nove Srbije ( Nga Serbia e Re)” tregon se Bojniku në vitin 1879 ,menjëherë pas çlirimit nga shqiptarët (arbanasët) edhe pse “ i vendosur në një vend të bukur ishte një fshat i mjerë me disa kulme të mjera” .

Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan dhëmbjen e madhe të

shqiptarëve të Lumshkretit. . Vazhdojmë:

Bregovina: Pa luftës turko-serbe të 1878-tës, në gërmadhat e një vendbanimi arnautësh ,vijnë kolonët e parë ( Familjet e Toniqëve dhe Mladenoviqëve) nga Cërna trava,dhe disa të tjerë dhe në brigjet e Lumshkretit formohet mëhalla “Albanija” ( Mita Rakiqi: vendi ishte me të vërtetë mbi shkëmb dhe emri i përshtatej natyrës së Shqipërisë)

Brestovci i Epërm . Ky fshat deri në luftën e dytë botërore është quajtur Arnautski Brestovac (Brestovci i Shqiptarëve) ,kurse pjesa e epërme e Lumshkretit Arnautluk (Shqipëria) ,sepse deri më 1878 ,në këto anë jetonin Arnautët gjegjësisht Arbanasët (shiptari). Brestovci së pari përmendet në shënimet e Fon Hanit me 1859,ku shkruhet se aty jetonin 86 shtëpi shqiptarësh por me emrin Fratovci.

Vujanovo,fshat me sipërfaqe prej 684 hektarësh,i banuar pas 1878 -tës. Kolonët ,kur erdhën e gjetën një fshat arnautësh plotësisht të djegur dhe të shkatërruar. Afër fshatit kalon lumi Vujanovo dha ai i Borinës.

Konjufca ,së Bashku me Konjufcen e poshtme e bëjnë fshatin më të madh të Lumshkretit. Fshatin e përmend ,në udhëpërshkrimin e tij “Prej Beogradit në Selanik ,albanologu Fon Han me 1858 kur thot se aty ishin 17 shtëpi shqiptarësh,por thonë serbët se këtë fakt duhet marrur me “rezervë “ ,thënjën e Fon Hanit sepse aty jetonin edhe 2 shtëpi serbësh që llogaritën si banues të vjetër. Çfarë ironije!

“Arnautlluku”,i kishte edhe fashtrat Dobra voda,Donje Konuvce, Gjimgjusha, Zlata ,Zorovac, Ivanje ,Kosanica,Kocaniq,Lapotince ,Lozane, Mijajlica ,Orane ,Prekopçelica, Reçica, Shtulac,Turjane, Stublla,Slavnik,Sekicol.Svinjarica, Reçica etj, etj, ,ku me “dhëmbshuri “shkruhet se sa shumë hoqën serbet t`i bëjnë këto fshatra të ribanueshme pasi që “arnautët” i kishin lënë të djegura,të rrezuara dhe të shkreta (? )

Shikoni për shembull për fshatin Ivanje ,shkruhet se serbet e parë që erdhën këtu ishin ata që erdhën në vitin 1880-1885 ,duke e gjetur një fshat të djegur shqiptarësh. Me këtë kuptohet se Sebia nuk kishte banorë të vet për t`i kolonuar fshatrat shqiptare. Tokë sa të duash ,por serb jo. Tokë sa të duash ,tokë shqiptare.

Me mijëra libra,dhe përkthime të atyre librave në shumë gjuhë të Evropë janë shkruar nga serbët për ato toka , Janë shkruar dhe Evropa lexon ,e libri mbetët . E me librin edhe gënjeshtra serbe.

Shqiptarët nuk i lernin tokat nga dëshira por nga dhuna ,nga masakrat e nga vrasjet.

Toka e djegur dhe shpirti i përvëluar i shqiptarit që vazhdimisht i duhej të lëvizte të ikëte që vetëm e vetëm të shpëtojë shipirtin e shkallmuar dhe të riçelë si lulja e humbur nëpër tokat e huaja. I përndjekur gjithëmonë.

Po sigurisht që ishte vend i mjerë se aty ishin takuar njeriu me bishën,dashurija me urrejtjen, i pafajshmi me krimin,bukurija me shëmtinë,fëmijtë dhe të palindurit me vrasësit,errësira me dritën. Nuk ka fjalë që mund të përshktuan dhëmbjen e madhe të shqiptarëve të Lumshkretit .

E ne ende heshtim….

“ Forcart Serbe me 15 Dhjetor 1877 u vërsulë në dy drejtime kryesore ; Në Jug për të marrur Nishin dhe tjetra në Jug-Perëndim në drejtim të Pirotit. Një pjesë e madhe e ushtrisë serbe vepronte në drejtim të Toplicës ( J.H. Vasiljeviq). Serbët e muarrën Prokuplen që në ditën e tretë të luftës. Muslimanët e qytetit dhe ata të rrethinës së Prokuples, mësë shumti nga ta shqiptarët ,i lëshuan shtëpitë e tyre nga panika (?) duke lënë prapa ushqimet e mëdha dhae shtëpitë. Shqiptarët vendas u larguan në malet e Pasjaqës ,në jug të Prokuples. Gjatë përparimit të ushtrisë Serbe drejtë Kurshumlisë, trupat serbe hasnin në refugjatët shqiptarë .të cilët nuk donin të dorëzoheshin(Popoviq Ç). Fill pas Kurshumlisë ,ra edhe Prokupla. . “Ishte hapur fjala se forcat turke po vinin me të madhe dhe shqiptarët pritnin më kot “( shkruhej në librat e kohës) .

Nishi ra ,turqit u tërhoqën dhe shqiptarër s`u kthyen më” .( në tokat e tyre fxh) ( M.Gj. Miliqeviq ,; Serbija ,tokat dhe banorët.)

Kjo ishte një lojë, një “luftë” e marrur vesh . Një poshtërsi e mirë e llogaritur. Pushtuesi i mëparmë ia dorëzonte tokat pushtuesit të dytë ,dhe banorët vendas ,den bab den të vendit nga rrënjët ,duhej të zhbëhëshin. Kush humbi ? Kush përfitoi ? Ku mbetëm ne ? Evropa nuk qante kokën për ne. Lojërat luheshin e ne viktimoheshim.

Po ku shkuan shqiptarët nga tokat e djegura? Në Turqi ,po ku tjetër.

Një gjë më bën të habitem ,një ngacmim që gjithmonë që më grryen ;Pse Turqia kurr nuk dual haptas dhe t`i thot botës ,e ta thotë të vërtetën historike se neve shqiptarëve na gjeti këtu ku jemi,që nuk na solli nga askundi por përkundrazi na shpërndau neve si qenje dhe na varfëroi nga tokat. Pse nuk ia mbyllë gojën sllavit një herë e përgjithmonë?.

Pse nuk i tregon botës që ai nuk na solli si musliman për ta “ndarë” krishterimin në mes ( siq e thonë serbët) por na muslimanoi për t`i shkuar punët e tij më mirë. Pse na nuk jemi në gjendje t`i themi Europës që na nuk jemi ata të shekujve të kaluar?030412

01.12.2021

Dy pa shpirt, e (dhjetë) një pa krye!

0

Foto e Sinan Kastratit e bërë në vendlindjen e tij në Turjakë

Sinan Kastrati, Suedi

Bislim Zyrapi e Mahir Hasanaj

Edhe njëherë për Bislim Zyrapin, spiunin e UDB-së

Para disa ditëve shkruajta për pafytyrësinë e Bislim Zyrapit dhe e Hashim Thaçit, dhe e titullova:

”Dyfytyrësia e Bislim Zyrapit dhe e Hashim Thaçit”, Drini.us, 25 Nëntor 2021, në rubrikën “Dossier”.

Bislim Zyrapi e Mahir Hasanaj ishin dy nxënësit-kadet të Agim Mehmetit

Shkruajta ato që dija që kisha dëgjuar dhe lexuar nga miq besnikë e të pahile, jo lahpera të rrugëve, nga Major Nazif Ramabaja, Kolonel Agim Mehemti, Gjeneral Rrahim Ademi dhe Dr. Shukri Gërgjaliu.

Mendova se fakteve që paraqita, jo vetëm që nuk kishin ”behane” e nuk kishin vëretje por duhej vlerësua puna e atyre burrave që shkruaja dhe natyrisht unë nsi autor krenohesha me punën e tyre atdhetare që kishin bërë ata si profesnistët më të mirë ushtarak që kishte pasur ndonjëherë historia e artit ushtarak dhe luftrave për liri e popullit shqiptar që nga Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Bislim Zyrapi

Por mora në shqyrtim 10 oficerë madhorë që ishin akuzua dhe dënua nga spiuni Bislim Zyrapi:

  1. Agim Mehmeti,
  2. Xhafer Kabashi,
  3. Miftar Ziba,
  4. Shabi Dermaku,
  5. Rrahim Ademi,
  6. Xhavit Shaqiri,
  7. Musë Hoxha,
  8. Xhemë Ademi,
  9. Tahir Mehmeti dhe
  10. Enver Idrizi.

Vendimi I Gjykatës Ushtarake në Sarajevë, ka datën 27 mars 1987, dhe nr. I K numër 20/87 (I K broj 20/87)

“Rasti (i Paraqinit dhe Aziz Kelmendit, prangosja e Tahir Zemajt, Bislim Zyrapi dëshmitar i rrejshëm në procesin gjyqësor kundër Agim Mehmetit dhe të tjerëve)

i Paraqinit me Aziz Kelmendin (i pa planifikuar nga Azizi, por i përgatitur nga Sigurimi Ushtarak Jugosllav) pat ngritur tërë ”Ish-Jugosllavinë” në këmbë. Ai ishte rast i montuar, me pretekst se ushtarët dhe eprorët shqiptarë ishin ”Terorista”. Në këtë mënyrë bëhej përndjekja, maltretimet, burgosjet, gjyqet e montuara dhe shqiptimi i dënimeve me dëshmitarë të rrejshëm siç ishte Bislim Zyrapi.

Kjo është e vërteta e tërë, për burgosjen e kolonel Zemajt, të gjitha paragjykimet tjera nuk qëndrojnë dhe kanë për qëllim ta denigrojnë figurën e atij atdhetari dhe ushtaraku të karrierës i cili bëri çmos për çlirimin e vendit.

Agim Mehmeti, lirohet nga burgu më 03.02.1989, me kusht, dhe kthehet në kazermën ”Marshal Tito” në Sarajevë.

Për dëshminë e rrejshme të Bislim Zyrapit kundër Agimit dhe të tjerëve dhe bashkëpunimin e tij me organet e UDB-së dhe të sigurimit ushtarak, si ”Dhuratë”, Bislim Zyrapin dhe disa të tjerë si ai, i kishin regjistruar në akademinë njëvjeçare. Përveç Bislim Zyrapit, nxënës-kadet të Agim Mehmetit, ka qenë edhe Mahir Hasanaj e shumë të tjerë.

I njëjti Bislim Zyrapi, gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë kishte marrë pozitën e Kryeshefit në Shtabin e përgjithshëm të UÇK-së, i cili përveç se u bë i përshtatshëm dhe atdhetar në rezistencën e armatosur edhe pse ishte bashkëpunëtor i UDB-së dhe sigurimit ushtarak, në fund vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, u bë i nevojshëm për komandantat revolucionar në shtabin e Rognerit! A s´është kjo për t’u habitur e mos të thënë për të luajtur mendsh!?

Bislim Zyrapi përveç se ishte i tillë dëshmoi rrejshëm në Gjykatën Ushtarake kundër Agim Mehmetit dhe të tjerëve dhe në bazë të asaj dëshmie të rrejshme, Agim Mehmeti mori 3 vite e 9 muaj burg të rëndë. Mirëpo prape i dobishëm për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ai përpiloi Lista për likuidimin e figurave të shquara të rezistencës sonë politiko-ushtarake, në të cilat lista figuronin këta persona:

?Shalli-duke aluduar në Presidentin Ibrahim Rugova

?Fehmi Agani

?Ahmet Krasniqi

?Salih Berisha

E shumë të tjerë të cilët tash s’do i përmendi…. ” (“Kështu kishte bashkëpunuar Bislim Zyrapi me UDB-në, ja njeriu që i përpiloi listat e vrasjeve” 23 Janar, 2021) 1*)

Pas publikimit një ish gazetare, reagoi shumë keq kundër meje. Ajo në rubrikën “Komente” shkroi:

Diana Rexhepi 25 Nëntor 2021 Në 1:53 pm

”Aha… hmm. perseri ky zotri Kastrati me te imagjinuara “teorije zavjere” e ne manire te nje doon kishoti i cili… keshtu her pas here e mban ne dore shpaten dhe ne imagjinate lufton me armiq te imagjinuar dhe flet me ta derisa e valon disi ate shpate neper ajr ja nepr toke tu i kerku ndonjehere dhe skranje per me pas me kend dhe kah kujt/ckafit te e drejton shpaten Peresi Kastrati qe deklaroi ketu: “Ti je e dyshuar per vrasje te Ahmet Krasniqit” e tash me te njeten manire donkihotike drejtoi gishtin, shpaten kah Bislim Zyrapi. Te mos komentoj shume, sepse nuk e dij cka permban Kartonin mjeksor te ketij zotriut Kastrati, por… por… Bislim Zyrapin ne kete kontekst edhe keshtu…. E sikur kur takohen dy plake nga mahalla dhe flasin thashe e thame, e njo njezet here te ndryshuara, te percjellura neper 20 goja te atyre qe percjellin dofare lajme apo dofare ndodhi ne mahalle dhe cdokush tjeter si, tjeter version me do shtesa ekstra. Dhe ne fund qe… Kastrati, e si plake gjyse e shurdhuar, pertej tarabe oborit te shpise po degjon versionn e plakes kojshikes dhe menjehere e percjelle tutje, ne kete rast ketu. Dhe e permend qe e njef Rrahim Ademin. Dhe asgje me teper per Rrrahim Ademin se sa qe e njef Rrahim Ademin. Dhe perseri ne rrethe e ne rotullime pallavrash, pallavra… Ndoshta kish qene zbavitse kjo e ketij… Sinani nese kish eksistu rubrika: Thash e thame dhe ketu te ipet hapsira Kastratit dhe imagjinates te Tij. Te e them shkurt: Nuk je kompetent e as i denje qe vetem te ia permend emrin Bislim Zyrapit, e le mo qe te thuash nje fjale, nje germe qe e permban emri i Bislim Zyrapit.”.

Pas kishte lexua shkrimin, vëllai i Kolonel Agim Mehmetit reagoi ashtu si i ka hije një intelektuali me kulturë gjuhësore, e në vend të fyerjeve, paraqiti fakte:

Bajram Mehmeti 25 Nëntor 2021 Në 10:05 pm

“Diana Rexhepi, Duke lexuar rastësisht në Facebook hasa edhe në shkrimin e Zotëri Kastratit dhe natyrisht edhe në reagimin tënd. Nuk jam i sigurt nëse je gazetare por në këtë rast kjo gjë ka pak rëndësi. Pa dashur që të futem në debate të tepërta, unë po të informoj se çdo gjë që e thotë Zotëri Kastrati në lidhje me Bislim Zyrapin, e që zotëri Kastrati i referohet shkrimit tim, është e vërtetë. Përndryshe, po të njoftoj se unë jam Bajram Rrustem Mehmeti nga fshati Botushë, komuna e Gjakovës, vëllau i tani të ndjerit Agim Mehmeti. Mbrotja nga kushdo qoftë, edhe në mënyrë të tërthortë, e Bislim Zyrapit për veprimtarinë antikombëtate të Zyrapit në Ushtrinë Jugosllave do të duhej të konsiderohej si bashkësolidarizim me atë veprimtari. Zonja Rexhepi, ne shkrimin tënd, ndoshta pa qenë e informuar drejtë, duke mbrojtur njeriun e lig, Bislim Zyrapin, mua personalisht por edhe familjes time Mehmeti, na trazove plaget dhe na ripërkujtove pasojat e vuajtjeve të shkaktuara nga veprimtaria udbeske e Bislim Zyrapit.”

Por Diana jo vetëm që nuk kërkoj falje ose të hesht, ajo quajti si shkrim të porositur:

Diana Rexhepi 26 Nëntor 2021 Në 12:59 am

”Nuk e komentova kete shkrim ne Facebook por vetem ketu. Pra geneshtra e Juaj zotri, e amatore, po tregon se ky koment i Juaji eshte i porositun.”

Dhe përsëri Bajrami, si vëllai i të Madhit Agim që nuk ia lëshonte këmbën Agimit, iu përgjigj:

Bajram Mehmeti 26 Nëntor 2021 Në 9:11 am

”Përgjegjja ime e postuar ne FB:

Duke lexuar këtë shkrim, në të cilin permendej edhe emri im dhe familjes sime, reagova në thënjet e një Zonje me emrin Diana Rexhepi e cila në komentin e saj shkruan se Zotëri Kastrati nuk e thotë të vërteten për Zyrapin. Ndersa unë replikova duke thënë se Zotëri Kastrati në lidhje me shkrimin tim për Zyrapin e thotë ate që është e vërtetë. Pas reagimit tim, shkruan prapë kjo Zonja Rexhepi dhe thotë se paskam gënjyer dhe se shkrimi qenka i porositur. Është e drejtë e saj që kjo Zonjë të mendojë çfarë të dojë, mirëpo për lexuesit e mundshëm do ta sjellë në këtë profil ate qe e shkrova në faqen DRINI.us. Saktësoj se në atë faqe hyra nga profili i Bislim Hoxhes. E sa për atë që ajo thotë se shkrimi im qenka i porositur mund ti them, pa modesti, kësaj Zonje, se unë nuk jam person që shkruaj sipas porosive, nuk shitem dhe nuk blihem dhe se gjithmonë e kam thënë vetëm të vërteten pavarësisht se ajo mund ti dhemb dikujt shumë.”

Në fund reagova edhe unë, Redaksia Drini.us dhe Mal Uka.

Nuk bëra asnjë ndërhyerje, përmirësim që të jem sa më objektiv. Është ajo gjuhë që u përdor, tash kundër meje duke dashur që të përjashtojnë.

Në numrin tjetër për Gjeneral Rrahim Ademin dhe Dr. Shukri Gërgjaliun.

1*) “Kështu kishte bashkëpunuar Bislim Zyrapi me UDB-në, ja njeriu që i përpiloi listat e vrasjeve” 23 Janar, 2021, MAJOR NAZIF RAMABAJA

https://alinsweden.blog/2021/01/23/keshtu-kishte-bashkepunuar-bislim-zyrapi-me-udb-ne-ja-njeriu-qe-i-perpiloi-listat-e-vrasjeve/

  1. S.

Çuditërisht, ishte një rastësi që sot është 1 dhjetori e më 1 dhjetor të vitit 1918, prishen dy perandori, ajo e Perandorisë Turko-Osmane dhe Austro-Hungareze e krijohet (n dy) të tjera: ajo Serbo- Kroate-Sllovene dhe ish sovjetike krejt artificiale por që sherrin po ua sheh jo vetën Evropa por krejt bota e unë po shkruaj për dy spiuj, Bislim Zyrapin dhe Mahir Hasanajn të cilën e deshën me shpirt dhe e kajtën me lot.

Malmö, 1 dhjetor 2021

Kronologji historike për UÇK-në, enkas për emisionin televiziv Pressing

0

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Në pamundësi fizike për të marrë pjesë në bashkëbisedim, po ofroj një informim telegrafik për formim dhe funksionim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Meqë nuk di të rrëfej shkurt dhe shqip, po i bie trup nga Kina.

  • Edhe në mini-pernadorinë e Jugosllavisë “socialiste” përherë ka pas ide, përpjekje e angazhime çlirimtare. Ato u sforcuan sidomos në e pas Pranvesës së vitit 1981, kur Rinia studentore dhe Vegjëlia popullore që i përkrahu studentët, u rrebeluan kundër sundimit monist, diskriminues, pushtues. Në atë Pranverë u përvijua kërkesa kryesore: Kosova-Republikë! Kjo kërkesë bëri kthesë politike, patriotike, ideologjike, të organizatave të deriatëherëshme klandestina (të cilat gabimisht po diskualifikohen si ilegale).
  • Më 17 Janar 1982 u bë bashkimi i organizatave: Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi, Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës dhe Fronti i Kuq Popullor. Me atë rast u formua Lëvizja për Republikën e Kosovës (në tekstin e mëtejmë po e quaj vetëm Lëvizja)! Fatkeqësisht në mbrëmjen e asaj dite u vranë dy bashkëthemeluesit: Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka.
  • Në vitin 1984 pati përpjekje për ta formuar “Partinë e Luftës”. Edhe në vitet pasuese pati përpjekje për të formuar forcë të armatosur çlirimtare.
  • Përmbysjet e mëdha ideopolitike që ndodhen në vitet 1990/91 në Shqipëri dhe në Jugosllavi krijuan mundësi të favorshme për formim të forcave çlirimtare. Shumë pjesëtarë të Lëvizjes formonin grupe, furnizoheshin me armë në Shqipëri, me synim që të fuqizoheshin si forcë e armatosur çlirimtare. Ndërsa udhëheqja e Lëvizjes priste angazhimet e institucioneve të Kosovës, që të formonin ushtri çlirimtare. Meqë ato dështuan në përpjekje të parë, Lëvizja, në Kuvendin e saj të 4-tërt, mbajtur më 26 e 27 korrik 1993 në Prishtinë, vendosi formimin e krahut luftarak.
  • Për shkak të goditjes së rëndë që pësoi Lëvizja nga policia e shërbimet serbe pas Kuvendit të 4-tërt, Lëvizja në Emigracion, duke u bazuar në obligim statutar, u përcaktua për realizmin e atij vendimi. Për këtë qëllim Këshilli i Përgjithshëm (KP), në mbledhjen e 11 dhjetorit 1993 vendosi formimin e Fondit “Vendlindja thërret” dhe Sektorin për Rëndësi të Vëçantë (SRV). Për hir të konspiracionit, e kemi quajt SRV ekipin që duhej të ndihmonte grupet guerile në Kosovë që të bashkohen në ushtri të përbashkët. Po për hir të konspiracionit, KP ngarkoi Kryesinë t’i caktonte anëtarët e SRV dhe ta ndihmonte e mbikëqyrte atë ekip.
  • Më 17 Nëntor 1994 Kryesia ka gjykuar se tashmë grupet guerile suksesshëm po bashkërendonin sulmet guerile, prandaj ka vendos për emërimin e saj: Ushtria Çlirimtare e Kosovës! Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe formimi i Shtabit Qëndror. KP rëndom heshtte kur Kryesia merrte vendime të mira, edhe pse i kalonte kompetencat statutore.
  • Fatkeqësisht ka rezultuar se anëtarët e SRV, Xhavit Haliti dhe Azem Syla, kanë sabotuar e komplotuar rritën dhe forcimin e UÇK-së, sidomos duke mos ua përcjell ndihmat financiare që i grumbullonte Lëvizja dhe simpatizantët e saj në Fondin “Vendlindja thërret”. Më të diskriminuarit kanë qenë grupet guerile në Drenicë, që komandohej nga Adem Jashari, në Llap e Gollak, që komandohej nga Zahir Pajaziti, në Dukagjin që komandoheshin nga Adrian Krasniqi, Luan Haradinaj, etj. Në shërbim të Xhavitit e Azemit sabotues e komplotues ishin sidomos Nait Hasani dhe Rexhep Selimi.
  • Vrasjet dhe burgosjet në janar 1987 zhbënë edhe atë, i thënçin Shtab Qëndror. Prandaj Epopeja në Prekaz UÇK-në e gjeti të pa përgatitur për t’iu përgjigj zhvillimeve të reja.
  • Kryesia e Lëvizjes gjatë marsit dhe fillimit të prillit 1998 improvizoi një shtab (me seli në pallatin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë), për ta koordinuar kryengritjen çlirimtare që po shpërthente, e frymëzuar nga Epopja e Jasharëve. Por edhe atë improvizim e komploi Xhavit Haliti, duke e shpërdor sidomos kryeministrin kuisling Fatos Nano. Ai komplot na detyroi të mbanim Kuvendin 6-shtë, më 1 e 2 maj 1998, i cili, fatmirësisht, nuk i zgjodhi në Kryesi asnjërin nga ata, që më vonë do të quhen me zhargon pezhorativ “shtabi i Rognerit” (sipas emrit që mban hoteli austriak në Tiranë).
  • Shërbimet armiqësore koordinuan të ashtuquajturin “shtab të Rognerit”, bërthama e të cilit ishnin: Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi. Ai shtab u angazhua për ta sabotua e komplotua kryengritje e Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës, e cila po vet-organizohej në UÇK – akronim tashmë i mitizuar.
  • Fatmirësish UÇK-ja, e ndihmuar edhe nga luftëtarët dhe ushtarakët e dëshmuar në luftërat çlirimtare në Slloveni, Kroaci e Bosnjë, ia doli deri në qershor 1998 të formonte komandën e përbashkët në Kosovë dhe t’i shtrinte radhët në pjesën më të madhe të Kosovës.
  • Për ta komplotuar atë shtab, “shtabi i rognerit” u angazhua ta kap edhe atë komandl, që tashmë ta komploton UÇK-në nga lartë. Prandaj më 12 qershor 1998 zëdhënsi i shpërdoruar, Jakup Krasniqi, bëri publike njoftimin për formim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
  • Fatmirësisht “shtabi i rognerit” nuk ia doli ta kap UÇK-në, meqë shumica e SHP, që ishte pjesë operative dhe përhershme në Kosovë, nuk pranonte komandimin nga “shtabi i rognerit”. Akoma më refuzues ndaj “shtabit të rognerit” ishin shtabet e zonave operative.
  • Fakeqësisht shërbimet armiqësore, për ta komplotuar UÇK-në, të cilën atëherë e diskualifikonin si terroriste, afirmuan Hashim Thaçin si “udhëheqës” e “përfaqësues politik”. Fatmirësisht as afirmimi i Hashim Thaçit si “përfaqësues politik” nuk ia doli ta komplotonte Luftën çlirimtare.
  • Fatmirësisht në fillim të tetorit 1998 rastisi që Koloneli Halil Bicaj të caktohet nga “kryeministri” Bujar Bukoshi komandant i Shtabit të FARK-ut dhe “ministër” i mbrojtjes, në vend të kolonelit Ahmet Krasniqi, tashmë të ndier. Kjo rastësi fatlume bëri që FARK të bëhet pjesë aktive e UÇK-së dhe e Luftës së përbashkët çlirimtare!
  • Fatmirësish Konferenca komplotiste në Rambuje dështoi; ajo ishte përcaktuar t’ia dorëzonte Kosovën e nënshtruar Serbisë. Dështimi i saj ndodhi për shkak të fudullëkun delirant nacionalist të Millosheviqit, i cili refuzoi ta firmoste “marrëveshjen e Rambujesë”.
  • Famirësisht më 24 mars 1999 pasuan bombardimet nga NATO, duke ia imponuar kapitullimin ushtarak Serbisë, me marrëveshjen ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999. Dëbimi i ushtrisë dhe policisë serbe ishte çlirimi faktik i Kosovës nga pushtimi i Serbisë.

FALËNDERIME të përjetshme UÇK-së dhe Alenacës NATO për çlirimin e Kosovës!

Paraprakisht, shpreh mirëkuptim edhe për keqkuptimin e ndonjërit në studio.

RESPEKTE!

Shkrimtari Ibrahim Kelmendi për Sheriatin apo Ligjin Sharia dhe ndikimet e tij në rrjedhën e historisë tek Shqiptarët

0

Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi

Ka një kohë që Drini e vazhdon bisedën me Ibrahim Kelmendin, shkrimtarin dhe mendimtarin shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani. Më parë me autorin e librit pionier: Islami, Religjion agresiv (?!), u zhvillua biseda rreth domethënjes dhe porosisë së mbulesës në Islam, sidomos pasi “çështja e shamisë” ia nisi me të madhe të bëhet si kërkesë e imamëve për femrat muslimane, duke u ndërlidhur paturpësisht me aspektet e lirive e të drejtave të njeriut, megjithëse vet ajo kërkesë si e tillë si dhe mbulimi “vullnetar” i femnave i prek në thelb këto të drejta.

Kësaj radhe bashkëbisedimin me shkrimtarin Ibrahim Kelmendi e vazhdojmë në temën e Sheriatit, pra të Ligjit të Sharias, siç quhet e njihet në mbarë botën islame.

Tema: Sheriati ndër shqiptarët, që në gjuhën bashkëkohore quhet Ligji Sharia.

Sheriati ndër shqiptaret është i pranishëm qyshkur u pushtuam nga kalifati islamik i Perandorisë Osmane dhe populli shqiptar iu nënshtrua terrorit islamik për ta ndryshuar mënyrët e tij të jetesës. Cili ishte ndikimi i Sheriatit në këtë shpërfytyrim dhe akulturim të shqiptarëve ndër shekuj e deri sot? A mund të na jipni në formë të përmbledhur një informatë për ndikimin dhe pasojat e Sheriatit ndër ne?

Ibrahim Kelmendi: Kërkoj falje, e vonova përgjigjen, sepse po më tërheqin debatet grindavece në FCB po më tërheqin në ato përmasa, sa harrova të përgjigjem në pyetjen që ke bërë moti. Kërkoj falje!

Sapo lexova lajmin për shpalljen e kandidaturës për president në Francë, Eric Zemmour, të cilin kundërshtarët ideopolitikë po e diskualifikojnë si neofashist dhe anti-islamist, duke e komentuar deklaratës e tij: “Nëse bëhem president i Francës do ua ndaloj qytetareve të emrojnë fëmijët e tyre me emrin Mohamed!”

Pa i ra trup nga Kina, nëse do isha diktator i Kosovës, do e kisha ndaluar emërtimin e fëmijve shqiptar ëme emrat Ibrahim, Bajram…, sepse emrat e tillë arab tjetërsojnë përkatësinë tonë etnike.

Moti kam pas parashikuar, me alarmim, se agrasiviteti i islamistëve po provokon e nxit rekcion, që mund të eshalon në neofashizëm…

Tani po përpiqem të përgjigjëm në pyetjet Tua.

Perandoria Osmane ka zanafillën në Betejen buzë Manzikert’it (tani qyteti Malazgirt, në Turqinë Lindore). E ndodhur më 26 gusht 1071 në mes të Selxhukëve rum, të komanduar nga Alp Arslan dhe Bizantit, që sundohej nga Perandori Rmanos IV. Diogenes. Pason themelimi i Sulltanatit të Anatolisë (Anadollit) qendror, me kryeqytet Konya.

Qysh në vitin 1517 kalifati muhamedan është kap nga Dinastia osmane. Paraprakisht e kishte Dinastia Abaside. Prej atëherë sulltanët vlerësonin veten e tyre si të deleguar të “allahut” për ta sunduar dhe islamizuar Njerëzimin, siç janë imponuar kalifët nga Mohamedi dhe pasuesit e tij.

Në vitin 1389, Sulltanat minjatural i vitit 1071, ia del të zgjerohet në Perëndim, deri në Kosovë, ku ndodh Beteja famoze mes vendasve të kësaj hapësire dhe forcave pushtuese osmane.

“Në vitin 1478 turqit marrin Shkodrën dhe me te mundet me u thanë se u pushtue e tanë Shqipnia”, spekulon At Gjergj Fishta në fjalimin e tij në Konferncën e Paqës në Paris, e paraqitur më 20 qershor 1919.

Deri në vitin 1517 pushtuesit osman nuk e kishin prioritet imponimin e Islamit, por plaçkën pasuruese. Por, siç e përmenda tangjent më lartë, kur Sulltan Selimi I. e pushton Kairon, ai e shpall veten kalif (arabisht: خليفة). Ky ishte titull sundimtar islam, i themeluar nga sajuesi i Islamit, “profeti” Mohamed. I shqipëruar i bie “pasues”, siç e quanin veten sundimtarët muhamedanë që e pasuan Mohamedin. Kur Sulltani njëkohësisht u bë edhe Kalif, atëherë ai kishte prioritet të përhapte Islamin dhe të zbatonte përcaktimet kuranore, të cilat në ndërkohë kishin marrë trajtë zakonore/juridike, të quajtur në zhargonin muhamedan SHARIA / شريعة (e shqipëruar “rruga drejt kronit/burimit të ujit). Një nga parimet e Sharia ishte se toka i takon vetëm Allahut, të cilën e menaxhon si pronë të tij kalifi. Aty e tutje kushdo që kishte tokë, nuk ishte pronar por shfrytëzues. Pronar dhe qiradhënës ishin vetëm sulltanët/kalifët. Prandaj ky lloj relacioni imponoi edhe hibridizimin etnik të banorëve të Perandorisë Osmane. Bile deri në ato përmasa, sa edhe vet At Gjergj Fishta të broçkulliste në Konferncën e Paqës në Paris (1919):

“Arsyeja pra, pse kombi Shqiptar nuk mujti me dalë shtet në vedi, nuk kje puna se atij i mungonte ndërgjegjja kombtare ose ndjesia për liri e pamvarsi, por kje fakti se, shi ditën në të cilën ai ishte gati me fitue lirinë e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitën kthetrat dhe e banë rob nën zgjedhë të veten. Dhe këtë e banë, jo për me e mbajtë nën shërbim e robni të veten, por për me e qitë faret. Kështu që, prej kësaj pikpamje duhet me e thanë se Shqiptarët gabuen, dhe gabuen randë fort, që u çuen aso kohe kundra Turkisë, sepse për ta do të kishte kenë dam fort ma i vogël me u vue nën zgjedhë të Turkisë, se sa me u gri prej kristjanëve.”

Vet emrat që mbajmë edhe ne, – ndoshta brezi i 25-të, i “ambientuar” nën sundimin osman, – dëshmon përmasat e tjetërsimit shpërfytyrues. Sigurisht, për hibridët kjo nuk ka rëndësi, meqë nuk na paskësh fare rëndësi të etiketohet teglla me mjaltë, ta zëmë me emërtimin mut…

Pse aspekti juridik (Sheriati apo ligji Sharia) nuk mund të shihet i shkëputur nga Islami dhe doktrina islamike sipas njohësve të Islamit?

Ibrahim Kelmendi: Sepse në Sharia si preambul kushtetuese janë sanksionuar pesë kushtet kryesore që duhet t’i përmbush ai/ajo që do të vlerësohet mysliman:

1. shehadeti,

2. faljen e namazit pesë herë në ditë/natë,

3. dhënien e zekatit,

4. Agjërimi i ramazanit,

5. kryerja e haxhit (vizitës rituale) në Qabe.

Konsultova edhe njëherë Teologun mysliman Drilon Gashi, që t’i freskoj njohuritë që pata zënë para pak vitesh, kur po shkruaja librin mbi Islamin (në versioni shqip dhe në versioni gjermanisht.).

Në fakt këto kushte të mësipërnumrëuara i kanë përcaktuar më vonë klerikët e fikh’ut / فقه (juridiksionit islam) në librat e fikut, në të cilat kanë shtjelluar normat prej kapitullit të pastërtisë e gjer te ai i trashëgimisë. Në secilën lëmi ka normëzime që janë marrë kryesisht nga Kurani, por edhe nga Sira (biografia e Muhamedit) dhe nga hadithët (legjendat grumbulluar 200 e më shumë vjet pas vdekjes se Muhamedit.

Por jo të gjithë myslimanët kanë Sharia të njëjtë, meqë në shekullin e katërt hixhrij (kalendarit muhamedan, që i bie në shekullin e 11 të Kalëndarit julian), ekzistonin rryma të klerikëve: xheberitë, esharitë, maturiditë, zejditë, imamitë, ismailitë dhe havarixhët. Këto grupe morën hov në këtë kohë të lulëzimit dhe kulturës, u formuan dhe u bënë shkolla sherjatike islame. Të gjitha këto grupe kishin rrënjë që nga koha e selefit (Islamit zanafillor të kohës se Mohamedit).

A mund të na sillni shembuj se si Sheriati ka ndikuar në jetën e shqiptarëve në të kaluarën dhe a kishte periudha kur populli shqiptar “mori frymë” nga imponimi i sheriatit?

Ibrahim Kelmendi: Fatkeqësisht nuk mund të përgjigjëm konkretisht, meqë nuk kam bërë studime për historinë se si është praktikuar Islami nga shqiptarët qysh kur kanë filluar të konvertohen.
Di se në anët tona, në Dukagjin dhe në Malësitë në Veriperëndim të Dukagjinit (Bjeshkët e Nemura), konvertimi është goxha i vonshëm, diku rreth 7-8 breza më herët, që i bie rreth para 200 vjetëve duhet të ketë filluar konvertimi nga katolikë e ortodoksë në myslimanë.

Edhe fakti që e kemi përjetuar, se prindërit tanë, ose vërtet e kishin harruar ose simulonin sikur e kanë harruar, emrin e paraardhësit të tyre të brezit të 6-shtë apo 7-të, dëshmon në cilat përmasa na kishte tjetërsuar etnikisht Islami.

Mbaj mend në ceremonisë mortore të Dajes (Rexhep), Djali i Dajes (Cufa) pat rrëfyer në debat me imamin e fshatit Nabergjan (në fakt me imam të ndoshta më shumë se 10 fshtrave, që kishin një xhami të vetme e të vockël në Fshatin Ruhot). Cufa i tha Imamit se kishte dëgjuar rrëfimin e Gjyshit të tij nga ana e Nanës, Agan Ceku, një si kryeplak nga Haxhajt e Rugovës, se në Rugovë e Malësinë përreth osmanët kanë imponuar Islamin me kërcënim se ata që do të refuzojnë, to të tredhen…

Vëtëm pas zhbërjes se Pernadorisë Osmane, më sakt, pas dëbimit të pushtimit të saj nga hapësirat tona, ka pushuar imponimimi i dhunshëm islamit sheriatik. Ndërsa në kohën e sundimit të titizmit monist pseudo socialist çështja e religjioneve që bërë mjaft relaksuese, meqë ato u shkëputen nga shteti (sado që shërbimet i shpërdornin klerikët për sipunime).

Në fillim të pushtimeve osmane Islami dhe rregullat e tij u përhapën, përpos me ushtarët e asaj ish-perandoria, edhe me hoxhë që ishin pjesë përbërëse e fushatave ushtarake të “askerëve”  (ushtarëve osmanli), që më shumë se në përhapjen e Islamit ishin të interesuar në asimilimin e përgjithshëm në Turq-Osmanli të Shqiptarëve? Cili ka qenë roli i Sheriatit në fushatat e tilla ushtarake të luftërave të pandërprera ndër shekuj?

Ibrahim Kelmendi: Siç u përgjitha në pytjen pararëndëse, nuk kam njohuri historike për mënyrat e shumta, si është imponuar Islami sheriatik.

Në vitin 1912 kur u cliruam nga Turqit-Osmanli, pjesë të mëdha të territoreve shqiptare ranë nën pushtimin e fqinjve, sidomos Kosova me vise. Një pjesë e shqiptarëve, sado e vogël, ishin turqizuar, sidomos në qytetet shqiptare, por edhe të tjerët nuk ishin në gjendje më të mirë, pasi kishin mbetur të paarsimuar dhe vetëm me Gjuhën Shqipe dhe Plisin e bardhë në kokë. Pastaj për dhjetëvjetsha u organizua shpërngulja e shqiptarëve nga serbët e turqit, u hap medreseja Krala Aleksandra në Shkup për ti dhënë shtytje shpërnguljeve… E gjithë kjo me rregulla e detyrime sheriatike se “muslimani” duhej të ishte afër Myslimanit, apo jo?

Ibrahim Kelmendi: Pushtuesit u treguan të zgjuar dhe të shkathët në shpërdorim të Islamit për nevoja të nënshtrimit dhe të sundimit sa më të lehtë të shqiptarëve të besimt islam, të cilët ishin në përqindje të madhe. Vetë pushtuesit serbë subvencionin medrese e mejtepe, ku jepnin mësim klerikët myslimanë, mercenarë të hapur, por më shumë klandestinë. Prandaj në shpërngulje të madhe të shqiptarëve në Turqi kanë pas rol të madh edhe klerikët myslimanë, që e propagandonin Turqinë si vent të Allahaut dhe mallkonin trojet si vende të kufarëve (pezhorativ që e përdorin myslimanët për jomyslimanë).

Edhe vet akademiku Vaso Qubrilloviq, i cili që emërtuar ministër pa resor në Jugosllavinë bitiste, u kishte dhanë udhëzime institucioneve mbretërore qysh në gjatë viteve të 1930-ta, si duhet ta (sh)përdornin klerin mysliman për të motivuar shpërnguljen në Turqi.

Pasoja e atyre zhvillimeve po i vuajmë tani, meqë ato përvoja, – shpërdorimi i Islamit dhe islamistëve, – që kishin shkaktuar pasoja të shumta e të rënda, Serbia i riaktulizoi sidomos pas çlirimit, meqë tashmë nuk kishte mundësi të drejtëpërdrejtë të na shkaktonte pasoja politike, si gjatë pushtimit. Dhe, tashmë islmaistët më kanë shkaktuar dyshimin, nëse janë këta më të dëmshëm, se sa millosheviqianët arkanistë.

“La Diva” në Fushë Kosovë, një restorant Nobel!

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
“Rasti është mbreti i botës thotë një fjalë e urtë”, ndërsa mbreti mua para ca ditësh më dërgoi te La Diva. Me siguri do e pyesni veten se kush dhe çka është në këtë rast La Diva?
Personi, objekti apo destinacioni?!
Gjermanët do të thoshin “sowohl als auch” që shqip i bie “edhe edhe”. Si çdo herë enigma zgjon tek secili prej nesh kureshtje, ndërsa kjo e fundit nuk më kursen as mua, prandaj s’po ju mundoi më tepër po e zgjidhi enigmën.
“La Diva” është emri i një restoranti në Fushë Kosovë që për nga pamja e jashtme dhe brendshme e arsyeton emrin në çdo aspekt. Ndërsa pronarja Shqipe Rama jo vetëm që i përshtatet nga pamja e jashtme arkitekturës dhe inventarit të restorantit por këto dy elemente i përshtaten asaj sepse ajo vetë i ka dizajnuar.
Shqipja është njëra prej atyre grave që nuk dorëzohen kurrë para sfidave.
Si nënë vet-ushqyese e dy engjëjve të vegjël ajo jo më larg se para një viti qëndronte mbi ruinat e ekzistences, mirëpo me punë të palodhshme, optimizëm, guxim, elan, talent dhe sharm, ajo brenda një viti arriti të bëhet pronare e një restoranti nobel që më të vërtetë e meriton emrin “La Diva”.
Paralelisht me menaxhimin dhe distribuimin e restorantit Shqipja sot jo vetëm që është Koordinatore në “Shoqatën e Prindërve të ndarë që përkrahet nga “Fondacioni Jahjaga” por edhe e studion juridikun në Kolegjin Universum.
Dhe jo vetëm kaq por Shqipja nga një Shoqatë Humanitare e Vjenës që i përkrah femrat e ndara dhe vetë-ushqyese është certifikuar si super nënë, gjë që flet shumë për karakterin e saj njerëzor, që përgjegjësinë për mirëqenien e fëmijëve e ngrit në piadestalin më të lartë të prioriteteve jetësore.
Ndërsa restoranti të cilin e menaxhon për nga arkitektura, dizajni, mikpritja, shërbimi dhe atmosfera është në rrugën e pandalshme për t’u bërë destinacioni më i preferuar dhe frekuentuar në Fushë Kosovë.
Jam shumë i sigurt se imazhet që do t’ua prezantoj në vijim do ta zgjojnë kureshtjen dhe vullnetin tujaj për ta vizituar këtë destinacion dhe për t’u bindur vetë në vërtetësinë e fjalëve të mia.
Sepse atmosfera, dizajni, stafi, shërbimi dhe mikpritja në këtë restorant janë të cilësisë më të lartë të mundur, ndërsa çmimet e ushqimit dhe pijeve shumë të volitshme.”La Diva

Për fashistin Vuçiq edhe fëmijët e Jasharëve janë “terroristë”!

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq, në kohën e luftës, në Kuvendin e Serbisë, duke kërcënuar NATO-n, deklaroi: “Për 1 serb të vararë do t’i ekzekutojë 100 myslimanë” (aludonte në shqiptarë), si dikur Adolf Hitler. Kjo deklaratë e tij është e pranishme në rrjetin social Youtube.com dhe mund të vërtetohet nga secili kureshtar që dëshiron ta mësojë të vërtetën rreth këtij pohimi, nëse deri atsh nuk e ka parë dhe dëgjuar. Argument më i fortë se ky nuk mund të gjendet për ta vërtetuar se Vuçiq, në krye të shtetit serb, është një fashist i gjallë që përpiqet të kamuflohet me petkun e demokracisë, anipse herë pas here, me teza të tilla shpërthen në opinion kur e kaplojnë nervat shoveniste. Një shpërthim të tillë e bëri edhe këto ditë, me rastin e emërimit të Bashkim Jasharit, komandant i FSK-së. Vuçiq, sikur edhe disa shovenistë të tjerë në Serbi nuk e pritën mirë emërimin e Jasharit në kyre të FSK-së, madje ata shkuan aq larg duke e cilësuar atë edhe si “terroristë”. Ishte kjo një deklaratë jo vetëm e turpshme por edhe skandaloze e një fashisti i cili jo vetëm që nuk skuqet fare për atë që bënë ushtria e policia serbe në Prekaz, por edhe fëmijët e Jasharëve përpiqet t’i etiketojë me epitete të ulta. Duket ta ketë të qartë, fashisti Vuçiq , se Bashkim Jashari, bashkë me Besarta Jasharin janë fëmijët e familjes Jashari që i mbijetuan sulmit terrorist serb të 5,6,7 dhe 8 marsit të vitit 1998, mbi familjen Jashari, ku humben jetën edhe shumë fëmijë.

Madje, Bashkimi, pos që pat përjetuar terë atë llahtari të sulmeve me të gjitha lojet e armëve të rënda mbi familjen Jashari, ai, arriti të dalë nga shtetrrethimi dhe më shumë se 16 orë ka qendruar në një prrockë uji në vijen e zjarrit, për t’u tërhequr e strehuar më pastaj në zonën jashtë Prekazit.

Bashkimi edhe si fëmijë gjatë luftës, ishte i rrezikuar nga forcat çetnike serbe, sepse kërkohej në çdo skutë. Por falë përkujdesit të bashkëkombasve, Bashkimi sot është gjallë.

Populli Shqiptar dhe “Kali i Trojës” në jetën e tij!

1
Gjergj – Bajram Kabashi
Shqiptarët duhet të përfundojnë të sillen si folkloristët e vetëm dhe më të prapambeturit e kësaj bote, si njerëz të jashtkohshëm deri në dhimbje, të cilëve qartësisht u ka kaluar koha dhe lënë përshtypje të mjerësh e të humburish në hapësirë e kohë, në botën tonë të madhe në të cilën jetojmë.
Në kohën kur Serbia po e rimerr me forcë rolin e saj antishqiptar, antirajonal dhe antieuropian dhe po e shpreh hapur përcaktimin e saj për bashkëpunimin krapërkrah me Federatën Ruse dhe kur unioni Rusi-Bjellorusi dhe Serbi, tashmë është në funksion real, të thirresh e “vallëzosh” se nipi i Gjergj Kastriotit apo Adem Jasharit është tashmë në krye të FSK-së, është një shfaqje absurde teatrale, që se ka asnjë kuptim.
Të jam më i qartë: Katër nipa, mbesa e stërmbesa të Gjergj Kastriotit, Idriz Seferit apo të Adem Jasharit, mund ta zënë vendin e të parit të FSK, por kuptohet vetëm me një kusht, që ata, secili prej tyre, të jetë profesionist i përkryer.
Përndryshe: Jo!
Natyrisht, nuk e kam fjalën fare për emrimin e pinjollit të asaj familje në krye të FSK-së, pasi nuk dij asgjë se a ështe e sa është ai profesionist për ta merituar postin e tillë, por po mendoj për tupangjinjt që po ndëgjohen gjithandej dhe marrëzinë tonë të pafundme.
Ti lëmë tashmë pas vitet e kaluara që na shkuan ashtu sikurse që na shkuan, duke u lavdëruar për Lirinë e vendit që praktikisht nuk e kishim arritur vet si popull, por nga Sot e
Tutje nuk mund të ketë më hajgare me Serbinë. Jo që asaj duhet ti frikësohemi, se edhe serbët janë njerëz sikurse ne, por me këtë Serbi rusomadhe, Paqen duhet ta krijojmë, ruajmë dhe mbrojmë në Kufi.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë se Anti-Shqiptarizmi i ka qitur në të dy gjunjt, duke i deturuar si delet e shkreta ti mbajnë sytë nga qielli dhe të mendojnë për “kufinjt e dinit” në qiell e tokë!
***
Një këngëtar i madh vehabist, që vazhdimisht ka dëshirë t’i tregoj muskujt e ta shquaj trimninë muslimane, të cilit i jepet më shumë fjala dhe hapësira e shprehjes se sa cilitdo atdhetar e intelektual të shquar ne mediat tona përgjithësisht, më 28 nëntor 2021 e promovoj këngën e tij gjoja patriotike me titullin Gueril. Këngë kushtuar djalit të tij me po këtë emër. Dhe ai me të birin e pafajshëm u përbetuan në këngë tek “varret muslimane” të Jasharëve në Prekaz. Pra, në këngën që ia kushtonte djalit të vet që qysh në atë moshë Duhet të Jetë e Ndihet Musliman, duke mos e ditur apo paraqitur sikur nuk e di se bota e qytetëruar nuk imponon fe dhe se pas moshës 16 vjeçare, secili fëmij ka të drejtë ta vërtetoj fenë e caktuar apo të jetë i pa fe, kurse ai, si gjithnjë, me një trimni të porositur muslimane, i bindur se i takon “shumicës muslimane “shqiptare“, sikurse e ka theksuar edhe autori i “depërtimit të thellë strategjik përmes islamit”, politikani turk Davutogllu, dhe që e kanë përqafuar politikanët injorantë dhe kombzhbërës “shqiptarë” të “Arnautllukut”, në tekstin e këngës me motive të islamit politik e vehabizmit, pos të tjerash, djalit të vet ia lë këtë porosi joshqiptare:
“Kujdes me kon del kujdes me kon rrin
Besnik bonu po bes mos i zin
Islamin e ki fe Allahun e ki Zot
Muhamedi A.S osht pejgamberi jot
Bon per familje per rreth e shoqni
Po dije Xhenetin te komt e nanes e ki.”
Kjo këngë indoktrinon të rinjt, një pjesë jo e vogël e të cilëve nuk e kanë as kulturën minimale kombëtare për tu mbrojtur nga gjepurat e tilla propagandistike – panislamike. Janë me mijëra e mijëra klikime pajtuese dhe komente përplot lavd rreth përmbajtjes së këngës së tij, që do të thotë se tek masa pa mendimin e formuar kritik , propaganda e tillë e ka efektin e duhur.
Më tragjikja do të ishte sikur kjo këngë e të tjera si kjo, do të pëlqeheshin tek policët dhe ushtarët e Kosovës.
Kjo do të ishte tragjike dhe pikëlluese, se mendimet e tilla janë shigjeta helmuese në trupin e kombit shqiptar.
Me përmbajtjen e këngës së tillë do të duhej të mirrej dikush nga institucionet përkatëse kulturore dhe jo vetëm kulturore në vend. Apo, në anën tjetër,  shoqatat e specializuara për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të fëmijëve, sikurse që do të duhej angazhuar shoqata e psikologëve me psikologët që merren me ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve. Fëmijët nuk duhet penguar nga askush që ta jetojnë e përjetojnë fëmijninë e vet si fëmijë, e jo që ti “bëjnë burra” , “patriot” dhe ti “pjekin” përpara kohës! Pasi fëmijët nuk mund të jenë krejtësisht nën pushtetin e prindërve, që në rase të caktuara edhe vet mund të kenë probleme dhe paaftësi për mbikqyrjen e tyre, duke i lënduar apo devijuar pa qenë të vetëdijshëm për këtë.
Dhe sidomos do të duhej të reagonte Familja Jashari dhe Komuna e Skenderajt për promovimin e propagandës islamike në varrezat e dëshmorëve, të cilët janë vrarë e masakruar vetëm se ishin shqiptarë, e jo për atë që e kishin këtë a atë përkatësi religjioze. Ato janë Varreza Kombëtare, të gjithë atyre njerëzve që vdiqën për AtMëmëdhe. Andaj, kushdo që identifikohet me religjionin e caktuar apo bënë propaganda religjioze, më së paku është njeri i prapambetur, prapambeturi që nuk duhet ta lejojmë të jetë e pranishme ndër ne.
Por, duke e ditur se qe 22 vite kultura kombëtare në mënyrë perfide është ndjekur, ka pak gjasa dhe shpresë se mund të ndalohet dhe pengohet ky sulm ndaj kulturës kombëtare shqiptare.
E kam thënë sa e sa herë një gjë që dëshiroj ta përsëris: Më i zi dhe më i rrezikshëm për kombin shqiptar dhe kulturën e tij është një islamist politik, qoftë ai edhe profesor universitar me lojalitet të madh publik, një shkrimtar, këngëtar, sportist, polic, ushtar etj., sesa secili nga xhihadistët trushpërlarë që i dhanë dhe ende mund ti japin jetëkotat për “çështjen e islamit” .
Të tillët janë të rrezikshëm deri në kob, pasi mu ata janë mësimdhënësit e xhihadistëve, frymëzuesit e tyre . Populli shqiptar po jep shenja se tashmë i ka kuptuar qëllimet e synimet e tilla antishqiptare dhe se do t’i kuptoj për ditë e më shumë.
Shovenizmi religjioz i xhihadistëve, pa asnjë mëdyshje, e ka frymëzimin prej tyre.
Shkrimtari Ibrahim Kelmendi e ka thënë një mendim proverbial, mendim që nuk duhet ta harrojmë: “Më shumë i urrej islamistët politik “arnaut”, sesa çetnikët serbë!”
Edhe une … Sepse çetnikët serbë mund ti kesh armiq të jashtëm, ndërsa isalmistët politik të shkatërrojnë nga brenda, pasi të dalin nga barku!
Ata janë “Kali i Trojës”, në jetën e popullit Shqiptar!
Mendoj që gazetaria dhe policia shqiptare gjithandej hapësirës shqiptare në Gadishullit Ilirik, qyshkur do të ishte dashur ta kishte kuptuar mirë dhe qartë se vetëm nacionalizmi modern shqiptar ka legjitimitet në Shqiptari, e jo ndonjë lëvizje politike islamike panreligjioze – antishqiptare, që shfaqet në mënyra dhe forma të ndryshme propagandistike, që mund të kuptohet se e ka një lloj legjitimiteti shtetëror!
Sidoqoftë, kushdo që do të përpiqet që problemet e islamit botëror, të na i sjell e zbrazë në Shqiptari, i kamufluar (fshehur) pas atdhetarisë së rrejshme me ngjyresë islamike apo tjetër, nesër apo pasnesër do të përgjigjet për veprimtarinë e tij antikombëtare e antishtetërore.
Lindja e Mesme, Turqia, Kandahari dhe Afganistani në përgjithësi, janë shumë të mira, por të mira në vendin e vet!
Askush nuk guxon të na i sjellë problemet dhe grindjet e pafundme të këtyre vendeve në vendin tonë, pasi Gadishulli Ilirik në masë të madhe banohet prej shqiptarësh, që nuk mund të jetojnë ndryshe vetëm si Shqiptar!
P.S!
Mund ta komentoni sa t’ua merr mendja dukurinë e caktuar antishqiptare , por vetëm duke e vlerësuar dhe analizuar atë, pa e përdorur asnjë fyerje ndaj askujt.
_______
Teksti e muzika: Arian AGUSHI
Orkestrimi: Wirusi
Video: MProduction GUERIL (tekst) 1X 28
Nentor un bab u bona
Nditen e flamurit festojne trojet tona
N’ket’ dat lindi komandanti legjendar
Edhe n’sken’ UÇK-ja ka dal heren e par
Ftyren sta harroj n’sy kur mshikove
Ma i miri babit o Gueril Kosove
Cdo shqipe si ti e don ket dit
Mos harro tu u rrit kta nuk bon me korit
Koft krenar me ty kejt veni
Ski ka del ndryshe se je gjak i jemi
Vlla prej gjaku e ki cdo shqiptar
Kurr mos bo shok shpiun e tradhtar
Gjumi tka zon gjithmon me Kuran
Se ti je shqiptar bir e je musliman
Kushdo qe t’prek nkomb edhe n’din
Mos prito emrin me shti nperdorim.
Strofa: Kur te pyesin bir’ se cka eshte ky emer
N’diten e flamurit thuj ma la baba me zemer
Guerili eshte luft’ar qe sulmon ne befasi
E kurr’ nuk i dhimbset jeta per ta be t’madhen Shqipni.
Refren: Gueril neper shekuj Gueril me pushk’ ne dor’
Gueril te fali Zoti Me 28 Nentor.
2X
Armiqt e Shqipnis kan ik si lepuj
Se kjo tok ka rrit Guerila me shekuj
Prej Lugine n’Janin prej Struge n’Tivar
E kem ujit token me gjakun shqiptar
E di qe kto pun je i vogel me i dit
Po edhe mu baba me kto fjal mka rrit
Kushdo qe tprek nterritor tonin
Pash tmadhin Zot shok me asnjonin
Guerili me ta din me fol veq ndrysh
Se baben ta kan lon pa bab e pa gjysh
Kujdes me kon del kujdes me kon rrin
Besnik bonu po bes mos i zin
Islamin e ki fe Allahun e ki Zot
Muhamedi A.S osht pejgamberi jot
Bon per familje per rreth e shoqni
Po dije Xhenetin te komt e nanes e ki.
Connect with Gold AG Facebook

Recension për veprat poetike ”Natë e trishtuar” dhe Poezië e shpirtit”, të autorit Prof. Isuf Bajraktari

0

Nga Hysen Ibrahimi

Ängelholm, Nëntor 2021

Me tiparet e saj dalluese krijimtaria letrare e autorit Prof. Isuf Bajraktari, shpreh më së miri karakterin shqiptar

Ideja kritike e mirëfillt e letërsisë nuk është kritikë që rrënon, por përkundrazi, është kritikë që ndërton. Nuk varet vetëm nga pikëpamja filozofike, por që ka zotësi të shtron strukturimin artistik, letrar e poetik të jetës së autorit për veprimtarinë e tij krijuese. Dhe në këtë rast, kur njeriu shkruan për krijues siç është Prof. Isuf Bajraktari, i diplomuar në Fakultetin e Filologjisë, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, si veteran i arsimit, veprimtar i dalluar në Suedi i cili prej ditëve të para në Suedi është angazhuar vullnetarisht dhe ka punuar në arsim si mësues i gjuhës amtare shqipe me fëmijët shqiptarë në shkollat e organizuara nëpër vendstrehimoret e refugjatëve, pa pagesë, anëtar i shumë asociacioneve letrare, kulturore e kombëtare dhe tani nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, pa dyshim të bënë që ti kushtohesh me një kujdes të veçantë, sepse e meriton shumë.
Ndaj me shumë kënasqësi, sot referoi për veprat e tij letrare dhe mund të them lirisht se veprat me poezi të titulluara “Natë e trishtuar”, (2020) dhe ”Poezi të shpirtit” (2021) të autorit Prof. Isuf Bajraktari, kanë tërhequr vëmendjen e lexuesit. Megjithatë, përveç vperimtarisë së tij atdhetare, ai nuk ka qenë i njohur në tërësi se ai poesedon një bagazh të madh në fushën e krijimtarisë letrare, poetike dhe as që ka pasur ndonjë botim në këtë fushë deri para dy viteve. Mirëpo në dy vitet e fundit, si duke Prof. Isuf Bajraktari, ka shpërthyer dhe ka nxjerrë dy vëllime me vlera të veçanta letrare e poetike të cilat ndriçojnë aktualisht aq sa është e mundshme për jetën dhe veprën e tij, sepse siç shofim, ai nuk ka të ndalur së krijuari.
Duke qenë recensent në librin e parë dhe redaktor në librin e dytë të tij, kam arritur të zbuloj, se autori është i vaçantë se si shtron të gjitha idetë kryesore, që e kanë brengosur gjatë gjithë jetës së tij, me një vështrim tërësor poetik e historiko-letrar. Veçse, të krijuara si poezi, i janë nënshtruar kritikës së rrept të redaktorëve, recensentëve dhe të lektorëve të dy veprave të tij, siç janë, Nezir Prokshi,
Hysen Ibrahimi, Agim Desku, Leonora Laçi, Prof. Fidan Baliu e Prof. Muhamet Ibrahimi, kritikë kjo që ngritë lartë krijimtarinë poetike të Prof. Isuf Bajraktarit,
duke i analizuar në hollësi, duke i parë e duke i vendosur si poezi me peshë letrare në përfshirje të proceseve historike të kohës.
Me tiparet e saj dalluese krijimtaria letrare e autorit Bajraktari, shpreh më së miri karakterin shqiptar, sidomos për të dëshmuar para botës evropiane se krijimtaria shqiptare është në vijë me botën Perendimore, në të gjitha sferat, e po ashtu edhe në kulturë, letërsi dhe krijimtari poetike. Kështu poeti Prof. Isuf Bajraktari përveç se na del si një krijues i mirëfillt në fushën poetike, duhet ditur lexuesi se ai është merrë me shkrime shumë herët dhe mund t’a gjejmë nëpër shumë vepra të autorëve tanë në perëndim, si studiues, opinionist dhe poet. Është fitues i shumë çmimeve e mierënjohjeve gjatë pjesëmarrjes në takime letrare poetike, përurimin e veprave dhe në shumë sesione shkencore. Ndaj, duke u nisur nga parimi se ideja e qëlluar për botimin e çfarëdo vepre, nevojitet virtyti njerëzor, intelektual, ideor dhe i vendosur, gjë që të gjithas këto me shumë sukses i poesedon poeti ynë i dashur Bajraktari.
Krejt në fund, mund të themi se autori, në krijimtarinë e tij, ka arritur shkallën artistike të poezive të shkruara me ndikim nga rilindasit tanë, dhe nga horizonti aktual i kohës me ide edhe për të ardhmën, që shkrihet plotësisht në idealin kombëtar SHQIPTAR.
Ju lumtë Prof. Isuf Bajraktari.