Kreu Blog Faqe 1474

Festë madhështore për 28 Nëntorin në Malmö të Suedisë

1

Sinan Kastrati, Suedi

Madhërishëm, si asnjëherë u festua festa e flamurit, 28 Nëntori në Malmö me nxënës, prindër e mësues shqiptarë

Tri ditë festë, tri ditë kulturë, tri ditë gjuhë shqipe, tri ditë identitet kombëtar, tri ditë kuq e zi, tri ditë veçashqiptarisht në Malmö. Lidhja e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në bashkëpunim me shoqatat anëtare, me NBV, me veprimtarë të tjerë dhe Qendrën Kulturore të Kosovës kremtoi Festën e Flamurit me ”Ditët e kulturës shqiptare në Skåne”.
Dita e premte, më 26 nëntor ishte rezervuar për fëmijë e nxënës që ndjekin mësimet e gjuhës amtare dhe prindër. Programi parashihte recitime nga nxënësit, garë në vizatime, ndarje shpërblimesh, këngë valle, qerasje me pije, ëmbëlsira, patatina dhe salsiçegrill, program që u realizua në tërësi në formë e përmbajtje.
Salla e Qendrës Kulturore e Kosovës ishte tepër e vogël për të mirëpritur gjithë ato valë fëmijësh e prindërish që ia mësynë Qendrës. Sipas mësuesve në Malmö, asnjëherë më parë Malmö-ja nuk ka mbledhur kaq shumë fëmijë e prindër shqiptarë në një vend .Ishin qindra fëmijë e prindër shqiptarë. Mbrëmjën e drejtuan në mënyrë të shkëlqyer nxënëset Elma e Erva.

Dita e dytë, më 27 nëntor ngërtheu një takim të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. LSHSH ”Iliria” krijoj kushte të volitshme për punë e çaste sociale. LSHSH ”Iliria” nga buxheti i saj modest qerasi mjekët dhe aktivistët e tyre (rreth 60 vetave) me pije, kafe, biskota, projektor, internet, deri edhe letër higjienike, peceta, gota, pjata dhe gjithë c’duhej për punë efikase e ndjenjë rehatie. Dhe si në atë thënien ”kceva lumin ta dhj… kalin” posa realizuan programin e tyre, mjekët ikën nga promovimi i katër librave, nga shikimi i dy filmave dokumentarë që bënin fjalë për shqiptarët e Suedisë dhe atyre të Danimarkës, ikën nga darka e pijet falas, ikën nga këngët burimore shqiptare të interpretuara nga Beqir Shaqiri e Aferdita Xani, ikën nga Qendra Kulturore e Kosovës, ikën për t’u shalakatur e për të lehtësuar kuletat e tyre diku tjetër. E megjithatë LSHSH ”Iliria” i falënderon për kontributin që po japin.

Dita e dytë vazhdoi me përurimin e librave të rinj me autorë romane e poetë nga Skandinavia.
Libri i parë që u përurua ishte romani ”Fëmijë në luftë” me autore Dafina Buqinca. Referuan me analizat e tyre Sinan Kastrati dhe Zymer Kuqaj. Edhe Dafina Buqinca foli si, kur dhe pse shkroi këtë roman.

Më pastaj u përurua përmbledhja me poezi ”Diell në zemrën time” e autores Fikrije Salihu dhe botim i LSHSH ”Iliria”. Referuan Medi Behrami dhe Lebibe Zogiani. Poetja e parë nga Shala e Bajgorës qëboton një libër me poezi folime emocione rreth librit dhe historisë së lidhjes së saj me poezinë.


Librii tretë i përuruar ishte përmbledhja e rrëfimeve e intervistave nga Adil Pireva ”Ramadan Shala, simbol i qëndresës kombëtare shqiptare”. Referuan Ismail Rugova dhe Mustafë Bajramaj. Ishin të pranishëm edhe familjarët e Ramadan Shalës, bashkëshortja, djemtë, Liburni e Astriti, vajza Labeata me bashkëshortin Arban Abrashin.
Libri katërt dhe i fundit që u përurua ishte romani i radhës i Hamit Gurgurit “Dhuratë në Londër”, folën mbi romanin dhe autorin e opusin e gjerë të veprimtarisë së tij Rexhep Jashari dhe Xhavit Çitaku.

Më pastaj gjatë kësaj dite u shafqen filmat dokumentar “Shqiptarët e Danimarkës” me autor Exhit Lutfiun dhe “Shqiptarët e Suedisë” me skenar të Murat Kocit dhe regji të Arjan Melonashit. Gjatë shikimit të filmit “Shqiptarët e Suedisë” shumë shikues u përlotën.
Mbrëmja e kësaj dite të gjatë por shumë të pasur me kulturë, me veprimtari, me përkushtim, me angazhim përfundoj me një darkë dhe mbrëmje argëtuese.

Argëtuan Aferdita Xani, Beqir Shaqiri dhe Agroni. Gjatë mbrëmjes LSHSH “Iliria” ndau mirënjohje për kontribut të veçantëe jetësor në ruajtjen e gjuhës shqipe, ndihmës humanitare e luftës çlirimtare për: Isamil Rugovën, Arta Krasniqin, Avdi Sherifin, Rabe Kilaj dhe Xhevat Isufin.

Dita e tretë dhe e fundit e ditëve të kulturës, të dielën më 28 nëntor dhuroi një debattë mirëfilltë shkencor e kulturor me temën “Ruajtja e gjuhës shqipe, identitetit kulturor e etnik mes komunitetit shqiptarë në Suedi”. Në panel: ambasadori i R. Së Shqipërisë në Mbretërinë e Suedisë shkëlqesia e tij Virgjil Kule, prof. dr Muhamet Shatri, fil dr Nuhi Bajqinca, gazetari, publicisti e shkrimtari Xhavit Citaku dhe prof. Sinan Kastrati publicist, mësues i gjuhës amtare dhe ish i burgosur politik. Konkluzion i debatit ishte se gjuha shqipe, kultura shqiptare dhe identiteti shqiptar mund të ruhen e zhvillohen vetëm me bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse me vendlindjen dhe institucionet shkollore e të kulturës në Suedi. Me bashkëpunim e angazhim në vazhdimësi të shoqatave e organizatave shqiptare, me angazhim të pashoq të familjes, me pjesëmarrje masive të fëmijëve në procesin mësimor të gjuhës amtare.

Gjatë tri ditëve punimet e tyre artistike i ekspozuan piktorët shumë të talentuar e shumë të njohur Ilir Murseli dhe Florie Bajraktari.

Përfaqësuesi e ambasadës së Kosovës nuk erdhi në debat edhe pse kishte premtuar. Nuk erdhën as përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës e as nga Ministria e Arsimit të Kosovës edhe pse ishin ftuar. Me sa kemi parë e dëgjuar përfaqësues të këtyre ministrive po vizitojnë mërgimtarët në Gjermani e Zvicër por më tutje nuk u bëjnë këmbët.
Është për tu lavdëruar prezenca dyditore në “Ditët e Kulturës në Skåne” e ish ministrit Arban Abrashi. Arbani zuri vend mes të pranishmëve me thjeshtësinë, shkrirjen mes pjesëmarrësve dhe komunikushmërinë.

Që këto tri ditë të realizoheshin me shumë sukses duhej punë, punë e palodhur, përvojë dhe kompetencë. Falënderojmë kryesinë LSHSH “Iliria” e posaçërisht Hazbi Lalincën, Isuf Topillën, Zenel Bejten, mësuesit e gjuhës amtare Sinan Kastrati e Medi Behrami, koordinatorin e Qendrës Kulturore prof. dr Muhamet Shatrin, Ismail Rugovën, kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të UCK-së në Suedi Mustafë Bajramaj, Zymer Kuqajn, Shaip Morina, Haxhi Haxhiun, Xhevat Isufin, Xhevat Topallin, nxënëset e Elmen e Ervën, fil dr Nuhi Bajqincën, ambasadorin Virgjil Kule, Hamit Gurgurin, Rexhep Jasharin, Fikrije Salihun, Liburn Aliun, Lebibe Zogianin, piktorët Ilir Murseli e Florie Bajraktari, solistët Aferdita Xani, Beqir Shaqiri e instrumentalistin Agron, si dhe gastronomin e aktivistin Milaim Makolli e të tjerë që na mbështetën e ndihmuan. Pa kontributin e këtyre realizimi iaktivitetit do ishte i paimagjinueshëm.Të gjitha shpenzimet i mbuloi LSHSH “Iliria” .Faleminderit LSHSH “Iliria”!

  • Marrë nga ballina e faqes së facebook-ut të Murat Kocit, me shumë pakë ndryshime dhe në zgjedhjen e fotografive e bëri autori.

Malmö, 1 dhjetor 2021

Ilir Rizaj dhe Adriatik Bërdaku me një projekt të ri muzikor “Samba Griega”

0

Nga E.B., Nju Jork

“Samba Griega” është një video muzikore, rezultat i bashkëpunimit mes dy krijuesve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në New York, fotografit/regjisorit Ilir Rizaj dhe kinematografit Adriatik Bërdaku.

Videoja është krijuar për Aggeliki, këngëtare greko-amerikane, e cila sjell një interpretim sensual dhe mbresëlënës.

Rrjedha e videos e përcjell frymën e vargjeve të këngës që në original është e shkruar nga Lina Nikolakopoulou, poetesha/liricistja legjendare greke, kurse muzika është e komponuar nga Daphne Alexandri.

Verzionin e tanishëm e ka aranzhuar gitaristi dhe kompozitori i mirënjohur grek, Spiros Exaras.

Intervistë eksklusive me kinematografin e talentuar Adriatik Bërdaku

Si ishte bashkëpunimi me fotografin dhe regjisorin e njohur Ilir Rizaj?

Adriatik Bërdaku: Me Ilirin u njohëm disa vite më përpara dhe mbajtëm lidhjet. Duke biseduar një ditë me tha që ka një projekt të bukur me një këngëtare greke dhe nëse isha i interesuar. Kuptohet që një bashkëpunim profesional me Ilirin është diçka qe jo të gjithë e kan fatin, unë isha i përzgjedhuri për të realizuar këtë projekt dhe e pranova me shumë kënaqësi.

Ilir Rizaj ka përvojë të jashtëzakonshme në fushën artistike dhe bashkëpunimi ishte fare i lehtë.

Si ishte procesi artistik për krijimin e videos muzikore “Samba Griega”?

Adriatik Bërdaku: Procesi u zhvillua në disa faza, së pari ishte Iliri që komunikoi me producentin dhe këngëtaren për të kuptuar idete e tyre. Pastaj ai m’i prezantoi dhe aty filluan të zbërthenim detajet e historisë nga ana teknike. Të gjithë ishin të gatshëm për të ndihmuar në realizimin artistik duke filluar nga ideja deri tek detajet më te vogla të organizimit.

Ilir Rizaj , Aggeliki

Mund të na tregoni për disa projektet e tua më të fundit?

Adriatik Bërdaku: Sapo jam kthyer nga nje udhëtim pune në Honolulu, Maui, Nevada për realizimin e një programi të ri për televizionin Italian RAI. Aktualisht po merem me xhirime spotesh per Prada, Philips, dhe shumë të tjerë. Gjithashtu kemi disa projekte të tjera me Ilir Rizaj, për kengetarë të huaj dhe jo vetëm.

Po në fushën e filmit, me cilat projekte apo festivale po angazhoheni?

Adriatik Bërdaku: Në fushën e filmit kemi realizuar një projekt me regjisorin dhe skenaristin Julian Biba, “Departure”, film i cili ka marrë pjesë në shumë festivale dhe fitues i disa çmimeve. Së shpejti do realizojmë një film me metrazh të gjatë ku nuk do të mungojnë surprizat.

Si ka qenë përvoja juaj deri tani në fushën e artit në Nju Jork?

Adriatik Bërdaku: Dua të them që jam shumë i kënaqur apo i “realizuar” artistikisht në New York, kam patur shumë mundësi të bashkëpunoj dhe të njoh artista të rangut të lartë. Nuk më kanë munguar, bashkëpunimet në fushën televizive apo ato të modës. Vlen të përmend New Fashion Week të cilën ka 10 vite që bashkëpunoj për sfilatat e stilistave më me emër në botë. Gjithashtu edhe eksperienca shumë e bukur me Bashkinë e New Yorkut (NYC Media) ku bëj pjesë si operator video.

Si mund ta krahasoni me përvojën tuaj artistike në Itali dhe në Shqipëri?

Adriatik Bërdaku: Shqipëria është vendlindja ime dhe ato 5 vite punë atje më kanë ndihmuar për të përballuar shumë situata. Por Italia më ka rritur dhe më ka dhënë të gjitha mundësitë për të përparuar në këtë profesion. Në Itali mora njohuritë profesionale duke u angazhuar me televizionet më prestigjoze si RAI, MEDIASET, SKY, LA7. Pra Italia më dha shumë pë 18 vite, pothuajse gjysmën e jetës sime e kalova aty dhe u integrova duke zgjeruar hapësirat e mia profesionale, për të kërkuar më shumë nga vetja dhe për të emigruar në Amerikë.

Gjatë gjirimeve në New York

Cilat momente do veçonit nga karriera juaj deri tani?

Adriatik Bërdaku: Të them të drejtën nuk mund të veçoj asnjë moment sepse unë këtë profesion e kam në gjak dhe e bëj me zemër. Për mua çdo moment është unik dhe e shijoj atë duke e shprehur atë nëpërmjet imazheve të mia.

Mesazhi juaj per festat e nëntorit dhe fundvitit?

Adriatik Bërdaku: Deshiroj t’i uroj të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen, gëzuar festat dhe shpresoj të jemi të bashkuar gjithmonë.

Më e rëndë tradhtia e mikut sesa plumbat e armikut!

0

Florim Zeqa

Kohë më parë pas një kundërshtimi që e bëra kundër deklarimeve pa mbulesë të historianes Elena Kocaqi ndaj dy figurave të njohura kombëtare, po citoj; “Austria kërkoi Shqipërinë etnike, por Isa Boletini bëri pazare me serbët dhe Ismail Qemali me grekët”, filluan komentet pro&kontra në rrjetin social “Facebook”. Përderisa injorantët i merrnin si të vërteta, pjesa intelektuale i merrnin me rezervë deklarimet e “historianes”.

Më i lehtë është plumbi i armikut sesa tradhtia e mikut në prapaskenë

U mundova ta bindi një mik timin se Isa Boletini nuk është tradhëtarë, por ishte e kotë, për shkak të hipnozës që kishte marrë nga “historianja”. Me qëllimin më të mirë të ikjes së konfrontimit virtual me mikun, e vendosa ta ndërprejë përkohësisht komunikimin me të në rrjetin social. Miku që e “bllokova”, në murin e tij e kishte bërë publik largimin bashkë me një reagim timin që i bëra privat në inbox.

Por çfarë ndodhi më pas?!

Disa nga miqët virtual duke qenë të bindur se unë nuk i shohë më në murin e mikut të “bllokuar”, kishin filluar të ç’fryhen me komente kundër meje, duke më quajtur ashtu e kështu si ua kishte dashtë ëndja, madje disa kishin shkuar përtej kësaj…

Në kohën e “shundit dhe kiqit” historik jo rrallë dëgjojmë dhe lexojmë deklarata prej më skandalozeve dhe baltosje të figurave më të shquara të historisë sonë kombëtare, filluar nga Skënderbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini e deri tek i fundit Ibrahim Rugova, por asnjëherë nuk thyhemi nga të pavërtetat e lansuara të pseudohistorianëve sa thyhemi keq nga tradhtia e miqve në prapaskenë!

Ketë e beson vetëm ai që është provuar me tradhëtinë e mikut dhe dhunën e armikut!

Problemi është se disa më shumë i qëndrojnë besnik tradhtisë sesa miqësisë! Prandaj ekziston ai proverbi “nga sulmet e armikut e kam lehtë të mbrohem, por nuk e di si të mbrohem nga tradhtia e mikut”!

Rreziku nga tradhtia më e madhe është prej atyre që iu bën mirë sesa prej atyre që nuk ke bërë gjë për ta.

Historia e copëtimit të tokave shqiptare vazhdon…

Sikurse që nuk është hera e parë që baltosen figurat historike, nuk është hera e parë që tradhtohen shqiptarët. Sikurse që u ndamë pamëshirshëm 109 vite më parë nga “Konferenca e Paqes në Londër”, i cili ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë fuqive të mëdha të asaj kohe (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia), siq duket jemi ndarë keq edhe në Marrëveshjën e Kumanovës të vitit 1999, e njohur si Marrëveshja ushtarako-teknike mes gjeneralëve të NATO-s dhe ushtrisë serbe, e cila i dha fund dhunës serbe në Kosovë si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe (e nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq).

Sikurse 109 vjet më parë, edhe në vitin 1999 askush nuk na pyeti neve shqiptarëve sesi do të duket harta gjeopolitike e Kosovës, por në mënyrë të njëanshme i vendosen forcat paqeruajtëse ruso-franceze mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë për ta ndarë pjesën veriore të Kosovës, ndarje faktike e cila është prezente edhe pas 22 vitesh, porqë tani po kërkohet të legalizohet nga bashkësia ndërkombëtare nën kërcënimet e kthimit të Kosovës në pikën zero të vitit 1999.

Sikurse ndarja e Shqipërisë 109 vjet më parë që nuk ishte produkt i tradhtisë së shqiptarëve, edhe ndarja e Kosovës vitit 1999 nuk ishte e tillë. Por ishin dhe janë pazaret e fuqive të mëdha që po rëndojnë mbi trungun tonë kombëtar, duke shkëputur pjesë të territoreve shqiptare në këmbim të lirisë së fituar me gjak.

Andaj, të mos biem pre e gënjeshtrave dhe e mashtrimeve të pseudohistorianëve të ngarkuar me mision për ndarjen dhe përçarjen e shqiptarëve me shpikjen e “ujit të nxehtë” pas 100 vjetësh! Ngase askush deri më sot nuk ka mundur dhe nuk do të mund ta gjëjë një dokument që i vërteton marrëveshjet e “tradhtisë” së Ismail Qemailit e Isa Boletinit dhe as të Ibrahim Rugovës së epokës sonë.

Në indin e jetës amerikane

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Para do kohësh, shkrimtari, gazetari dhe publicisti i njohur Shefqet Meko, botoi në Tiranë romanin me titull “Saga përtej Atlantikut”. Është një vepër që lexohet me mjaft kërshëri për stilin fort karakteristik të rrëfimtarisë. Me Shefqetin jam njohur që në vitet ’80, kur punoja në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 nëntori”. Asokohe, në njërën nga redaksitë e asaj shtëpie botuese, punonte si korrektore një vajzë e re, Alma Balla. Ishte një vajzë e zgjuar, e hijshme, mjaft e edukuar, e heshtur, fort korrekte dhe buzagaze. Pikërisht me atë vajzë qe njohur dikur Shefqeti, së cilës i pati propozuar për ta ndërtuar jetën së bashku. Kishte qenë me fat. Alma, me karakter engjëllor, i dhuroi një dashuri të pastër, dy djem bukuroshë dhe iu bë mbështetje shumë e fuqishme në jetën bashkëshortore.
Shefqeti njihet për karakterin burrëror, për natyrën e hapur dhe të shtruar, për gjakftohtësinë karakteristike dhe optimizmin frymëzyes në përballimin e sfidave të jetës. Megjithëse ka më shumë se njëzet vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara, ai, gjatë jetës së tij në atdheun amë, ka lënë gjurmë si gazetar dhe publicist i talentuar, me kontributet e tij në shtypin e shkruar dhe në Radiotelevizionin shqiptar. Jetëshkrimin e tij të pasur që në atdheun amë ai e ka pasuruar edhe më shumë gjatë jetës së tij si qytetar amerikan. Ai u nis për në “Tokën e Premtuar” më 31 tetor të vitit 1999, falë llotos që Alma fitoi. Shefqeti kishte lexuar shumë për Amerikën dhe kishte krijuar bindjen e plotë se në këtë vend duhet të vish me mendje të mbledhur, duhet t’i shtrohesh çdolloj pune, me pikësynimin e përhershëm për ta gjetur veten një ditë atje ku ëndërron. Pikërisht vendosmëria e Shefqetit, autorit të këtij romani origjinal në llojin e vet, për të ardhur dhe për t’u ngulur mirë në tokën amerikane, më kujton këmbënguljen e ardhacakëve të parë nga Anglia që patën arritur në brigjet e Amerikës në vitin 1620, me anijen e famshme “Maifllauer” (Mayflower). Pas një lundrimi të vështirë nëpër dallgët e trazuara të Oqeanit Atlantik, ata patën zbritur në shtetin Masaçusets (Massachusetts) në një ditë të acartë nëntori dhe patën themeluar Koloninë e Plimuthit.
Sapo u ngul në tokën amerikane, Shefqeti krijoi bindjen e plotë se në Amerikë duhet të kuptosh se rëndësi ka fillimisht jo mënyra e të jetuarit, por aftësia për të organizuar jetën, aftësia për të marrë mbi vete përgjegjësi dhe aftësia për të respektuar ligjet e shtetit. Vetëm në këtë mënyrë mund të hysh në thelbin e asaj që quhet ekskluzivitet (tipar karakteristik dallues) amerikan (american exceptionalism), sipas të cilit Shtetet e Bashkuara zënë një vend të veçantë mes popujve të tjerë nga pikëpamja e frymës kombëtare dhe e institucioneve politike dhe fetare.
Ekskluziviteti amerikan është i lidhur ngushtë me idenë e “parapërcaktimit të qartë” (clear predestination), që e ka shprehur Endrju Xheksoni (Andrew Jackson – 1767-1845), ish-president në vitet 1829-1937.
Me kalimin e kohës, në përshtatjen me realitetin amerikan, Shefqeti e kuptoi se si moment kyç i ekskluzivitetit amerikan duhet pranuar pohimi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, populli amerikan dallojnë nga popujt e tjerë, si një bashkësi njerëzish që kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, por që (dhe kjo është shumë e rëndësishme, është shumë thelbësore) mbajnë të njëjtin qëndrim të përbashkët ndaj mbrojtes së ca të vërtetave të caktuara që duken açik, siç janë liria, të drejtat e patjetërsueshme të individit, demokracia, republikanizmi, ligji mbi të gjitha, liritë qytetare, virtytet qytetare, e mira e përbashkët, drejtësia, prona private dhe një qeveri mbi baza konsitucionale.
Personaliteti politik francez Aleksis de Tokvil (Alexis de Tocqueville – 1805-1859), në traktatin e vet politikohistorik, me titull “Demokracia në Amerikë” (De la démocratie en Amérique), të botuar në vitin 1831, ka shkruar:
“Pozicionimi i amerikanëve është krejtësisht ekskluziv dhe mund të thuhet se asnjë shoqëri demokratike nuk është ndodhur asnjëherë më parë në kushte të tilla”.
Sa më shumë e njihte realitetin amerikan, heroi kryesor i romanit të Shefqetit, Xhelo Lakrori, aq më shumë bindej se në këtë vend koha është flori, një shprehje që i shёrbente si kujtesё nё njё situatё, kur vonesa ёshtё e dёmshme nga ana financiare.
Personaliteti politik amerikan Benjamin Franklin (1706-1790), nё librin e vet me titull “Kёshillё njё tregtari tё ri” (Advice to a Young Tradesan), të botuar në vitin 1748, shkruante: “Mos harro se koha ёshtё para”.
Pra, realiteti amerikan, Xhelo Lakrorin e bënte të besonte vendosmërisht se në këtë vend, ku të gjithë janë të barabartë dhe njerëzit e çajnë vetë rrugën në jetë, nuk ka rëndësi se nga je dhe ç’origjinë ke, mjafton të mos i bësh naze asnjë lloji pune dhe kohën ta shfrytëzosh në maksimum.
Baballarët themelues të këtij shteti i patën vënë vetes qëllimin: të krijojmë një shoqëri pa dallime trashëgimie. Presidenti i parë i vendit, Xhorxh Vashington (George Ëashington – 1732-1799) nuk e pranoi postin që ju propozua për mbret, por parapëlqeu postin e presidentit. Barazia e përgjithshme nuk la vend për fodulli, sepse nuk krijonte mundësi ta ndieje veten më të mirë se të tjerët për prejardhjen tënde.
Xhelo Lakrori e kuptoi se shprehja “natyrë e hapur” në realitetin amerikan do të thoshte mungesë kufizimesh kur parimet e demokracisë respektohen me korrektësi. Dhe me të vërtetë: Amerika është një vend i hapur. Dhe fjala i hapur duhet marrë edhe në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë: këtu, praktikisht, nuk ka gjerdhe, por edhe nëse hasen ndokund, ato janë thjesht dekorative. Shumë shpesh bien në sy dritaret e mëdha të shtëpive, pa rrjeta hekuri.
Shefqeti ka një mënyrë origjinale në stilin e rrëfimtarisë për zbulimin e thelbit të jetës amerikane. Ai e çon heroin kryesor të romanit drejt një dialogu me vetveten:
“Mos harro, Xhelo, eksperimenti amerikan u ka mbijetuar sfidave, – sikur i vinte një zë historik nga brenda dhe Xhelo dëgjonte. – Të paktën, për dy shekuj dhe më shumë ka treguar epërsi, vitalitet dhe përshtatshmëri perfekte me realitetin dinamik të jetës dhe natyrës së njeriut. Ky është kyçi i suksesit në këtë kontinent… Pse e le Shqipërinë dhe erdhe këtu? Pse luten njerëzit të vijnë te “Toka e Premtuar”? Sepse këtu gjen një univers mundësie…, – i pëshpëriste një zë i brendshëm që i zgjonte një pasion të veçantë filozofues”.
Dhe Xhelo Lakrori, dikur veteriner i talentuar në Shqiperi, në Amerikë iu shtrua punës vendçe, pa kurrfarë qibre dhe fodullie. E filloi punën si punëtor për pastrimin e tubacioneve dhe të kanaleve të ujërave të zeza dhe vazhdoi me këmbënguljen dhe vendosmërinë që e karakterizonte, derisa arriti të krijonte biznesin e vet: hapi një klinikë për kurimin e kafshëve të sëmura shtëpiake, duke u bërë i njohur si specialist me autoritet shkencor.
Duke përdorur antitezën, si mjet stilistikor, autori ka skalitur mjeshtërisht figurën e mësuesit Kristo Kovaçi, cili kishte udhëtuar drejt “Tokës së Premtuar” në të njëjtin avion me Xhelo Lakrorin. Edhe Kristo Kovaçi donte ta gjente veten në Amerikë, por i udhëhequr nga një mendësi krejt tjetër, e përkundërt fund e krye me mendësinë e Xhelo Lakrorit. Gjatë muajve të parë që po mundoheshin t’i përshtateshin realitetit amerikan, qanin hallet së bashku në telefon, ndërkohë që Xhelo Lakrori kishte përveshur mëngët në punë për pastrimin e tubacioneve dhe të kanaleve të ujrave të zeza. Kur ia përshkroi punën që bënte, Kristo Kovaçi la mendjen i lemerisur. Dhe paskëtaj vjen reagimi i tij i menjëhershëm:
“Na paskan mashtruar me Amerikën, Xhelo! Qenka shumë e vështirë, sidomos për ne intelektualët. Unë jam mërzitur shumë. Gati të kthehem në Shqipëri…”.
Xhelo Lakrori mundohet t’i kthejë mendjen:
“Bëj pak durim, miku im! Unë punoj në rrugët ku qarkullojnë ujërat e pista dhe prapë më pëlqen… Por unë nuk do të rri aty. Unë po duroj, duke kërkuar të gjej veten…”.
Dhe Xhelo Lakrori e gjeti veten, Siç u theksua më lart, ai, si veteriner i talentuar, hapi klinikën për kurimin e kafshëve të sëmura shtëpiake, duke fituar nderimin dhe respektin e merituar të sa e sa familjeve amerikane. Ndërsa Kristo Kovaçi, me hundën në lis, habitej me Xhelo Lakrorin:
“Qofsh ti që je, Xhelo! Unë nuk do ta bëja kurrë atë që bën ti. Jo, ore, isha zotni në Tiranë. Mësues i nderuar… Shkurt, isha dikuish, o Xhelo! Këtu nuk pyet kush për mua. Hiç fare, bre. Nuk është Amerika për Kriston… Unë dhe Lili po mendojmë të bëjmë valixhet gati”.
Në dallim të theksuar nga heroi kryesor i romanit, Kristo Kovaçi, i paaftë për ta njohur realitetin amerikan, sapo vuri këmbën në “Tokën e Premtuar”, shpresonte të fillonte të merrej menjëherë me punë intelektuale. Nuk ia kishte haberin fare se këtu duhet të fillosh ta mësosh “notin amerikan” në një “pellgaçe” të vogël, aty të fitosh shprehitë e para, të stërvitesh mirë, që pastaj të jesh në gjendje “të notosh në thellësi oqeanike”. Me sa duket, Kristo Kovaçi nuk ishte edukuar që në moshë të re për t’u pajisur me aftësi vetëvepruese. Prandaj ai nuk ishte në gjendje të kuptonte se në familjen amerikane, prindërit, fëmijës, që herët, në moshën e pararinisë, i rrënjosin në kokë mendimin se ai është një individualitet që është në gjendje të përgjigjet për veprimet e veta dhe për ndërtimin e jetës personale. Sapo vjen koha e duhur, fëmijën, vajzë ose djalë qoftë, prindërit e nisin të kryejë “lundrimin” e vet. Dhe pikërisht që nga ky moment, fëmijës i duhet të mbështetet vetëm te vetvetja, sepse prindërit, edhe nëse mund ta ndihmojnë, ndihma e tyre është më shumë morale dhe fare pak (në mos aspak) materiale.
Autori ka skalitur mjaft bukur figurën e bashkëshortes së Xhelo Lakrorit, Shano Gërshetën, e cila dikur, në moshë të re, kishte përjetuar një dramë të rëndë, me pasojë pamundësinë për të qenë nënë. Ajo dallohet për karakterin e saj burrëror, për vendosmërinë e palëkundur, për natyrën e prerë dhe shirtmadhësinë proverbiale. Ajo është një këshilltare e çmuar e bashkëshortit të vet. Dhe lexuesi, tek ndjek ecurinë e jetës së saj në familje gjatë bashkëbisedimeve me të shoqin, vjen e krijon përshtypjen se në këshillat që i jep atij, këshilla këto gjithmonë me vend, duket sikur ajo ka një ngasje hyjnore.
Në njërin nga ato bashkëbisedime familjare, lexuesit i nguliten në kujtesë ca fjalë të arta, me domethënie të thellë për formimin psikologjik të shqiptarëve, që Xhelo Lakrori i thotë së shoqes:
“Si mendon, e dashur, a nuk jemi ne shqiptarët pakëz hiperbolikë me miqtë? Vetëm ne e vëmë mikun të parin, ne ia dorëzojmë mikut krejt shtëpinë, ne themi “rroftë miku”, edhe pse nuk e njohim ende mirë, vetëm në shqip thuhet se dita më e zezë ishte kur “erdhi miku e nuk kisha gjë me i dhënë”, edhe pse fëmijët vuajnë nga uria prej ditësh apo hanë bukë me sheqer, përshesh me dhallë e uthull… A nuk jemi pakëz idiotë, e dashur, në këtë plan si njerëz?”.
Këto fjalë me të vërtetë të arta, më sollën menjëherë në kujtesë shqiptarin e nderuar nga Kosova Sokol Braha, me banim në Zvicër, i cili, këtu e dhjetë vjet të shkuara, pati botuar një libër fort interesant. Aty ai shkruan:
“Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë 2011, f. 56).
Fjalët e mësipërme të Shefqet Mekos, të cilat ai i ka vënë në gojën e heroit kryesor të këtij romani, duhet t’i bëjnë mbarë shqiptarët të bien në përsiatje të thella dhe të kenë parasysh atë fjalën e urtë me vlera të jashtëzakonshme aforistike dhe me një përdorim të gjerë edhe në gjuhë të tjera: “m’i hiq qafe miqtë, o Zot, se armiqtë i heq qafe vetë” (në anglisht Lord, protect me from my friends; I can take care of my enemies), në kuptimin “mbrohu nga armiqtë, por kujdes nga zelli i tepruar i miqve”. Ky proverb, që prej shekullit XVIII, i vishet Volterit (François Marie Arouet; Voltaire – 1694-1778). Por, në të vërtetë, as në veprat e Volterit, as në letërsinë memorialistike, nuk haset kund. Ai i vishet, gjithashtu, strategut francez, dukës Vilar (Claude Louis Hector de Villars – 1653-1734), sikur ai gjoja ia paska thënë Luigjit XIV (Louis XIV Le Roi Soleil – 1638-1715) kur po nisej për në ushtri. Ekziston edhe një fjalë e urtë italiane po me këtë kuptim, e cila ka pasë qenë në qarkullim në formulime të ndryshme shumë më herët se shek. XVII. Ka një numër të konsiderueshëm burimesh historike, në të cilat ky proverb haset në variante të ndryshme. Në Bibël haset shprehja: “Largohu nga armiqtë e tu dhe ki kujdes me miqtë e tu”. Te Kuintiliani (Marcus Fabius Quintilianus – 35-96), mësues romak i gojëtarisë, haset shprehja: “Më kanë dëmtuar më shumë miqtë sesa armiqtë”. Shprehje të ngjashme hasen te poeti i lashtësisë romake Ovidi (Publius Ovidius Nasō – 43 p.e.r.-18 e.r.) dhe te historiani i lashtësisë greke Tukididi – 460-400 p.e.r.). Në veprën “Fjalë të urta moralizuese të filozofëve” në arabisht, thuhet: “Unë mund ta mbroj veten nga armiqtë e mi, por nuk mund ta mbroj dot veten nga miqtë e mi”. Personaliteti politik i Romës së lashtë Manli (Marcus Manlius Capitolinus; nuk dihet datëlindja, ka vdekur në vitin 384 p.e.r.) rrëfen sesi mbreti Antigon i pati dhënë urdhër priftit të tij pagan të bënte kurban për Zotin që ta ruante nga miqtë. Pyetjes “Po pse jo nga armiqtë?”, mbreti iu përgjigj: “Nga armiqtë mund ta mbroj veten vetë, kurse nga miqtë jo”. Alecandrit të Maqedonisë (Alexander III Magnus – 356-323 p.e.r.) i vishet shprehja: “Mbromë nga miqtë e rremë, se nga armiqtë e mi të hapur unë edhe vetë do të jem në gjendje të mbrohem”. Mbreti i Polonisë Jan Sobjeski (Jan III Sobieski – 1629-1696), strateg i shquar ushtarak, kishte një shpatë me mbishkrimin: “Ruaju nga miqtë e pabesë, se nga armiqtë të mbroj unë”. Poeti dhe filozofi gjerman Frederik Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller – 1759-1805) ka thënë: “Zelli i miqve më merr në qafë, jo urrejtja e armiqve”.
Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, qoftë në trojet etnike apo kudo në diasporë, ka pasur dhe vazhdon të ketë shumë nevojë për pena të tilla, për ta kulturuar dhe emancipuar më tepër mbarë kombin tonë, në mënyrë që njerëzit të jenë shumë më dinjitozë në marrëdhëniet me miqtë dhe me cilindo të huaj. Sepse nderimi i tepruar i miqve dhe përgjithësisht i të huajve, i bën këta të krijojnë bindjen se shqiptarët vuajnë nga kompleksi i inferioritetit dhe, faktikisht, të humbasin respektin ndaj tyre.
Një problem tjetër që autori shtron në këtë roman, është edhe smira që disa shqiptarë ushqejnë për një njeri të sukseshëm, çka vihet re edhe në radhët e diasporës.
Në morinë e të njohurve të Xhelo Lakrorit, autori përmend edhe një milioner, me emrin Miç Miler, i cili kërkonte ta fuste në një grackë të rrezikshme: të investonte para diku në vendet e Lindjes për ta shtuar kapitalin financiar. Mileri, në të vërtetë, ishte mashtrues, merrej me firma piramidale. Por Xhelo Lakrori ishte i zhveshur nga pasioni i tepruar për para, sepse e quante të mjaftueshëm kapitalin financiar që zotëronte. Aq më tepër që ai e kishte kaluar tashmë “shkollën” e firmave piramidale në Shqipëri. Rrjedha e ngjarjeve vërtetëoi se milioneri Miç Miler, duke e ndier rrezikun që i kanosej se dikur do të dilte në dritë mashtrimi i tij, një ditë të bukur u arratis së bashku me bashkëshorten dhe shkoi e u fsheh në Venezuelë.
Romani i Shefqet Mekos, siç e përmenda në fillim, është me të vërtetë një vepër origjinale. Nuk e kam informacionin e duhur nëse ndonjë tjetër shkrimtar të ketë krijuar një vepër artistike, me hero kryesor një bashkatdhetar, i cili, me këmbëngulje shembullore dhe me punë të palodhur, ka arritur të hyjë në çdo pore të jetës amerikane dhe të ketë zënë vend mirë në indin e saj, si heroi kryesor i këtij romani Xhelo Lakrori.
Romani ka një gjuhë të pasur, por ajo që më bëri më shumë përshtypje, është moria e shprehjeve aforistike. Aforizmat janë stoli e çmuar për çdo gjuhë. Ato dëshmojnë se autori i romanit ka një përvojë jetësore mjaft të pasur. Do të ishte mirë që Shefqeti t’i qëmtojë me kujdes të gjitha ato shprehje të bukura aforistike dhe me kalimin e kohës, duke i pasuruar edhe me të tjera nga librat që ka nxjerrë nga shtypi deri tani, t’i botojë si libër më vete.

Kaliforni, 01 dhjetor 2021

Pavarësia e Shqipërisë, hidhen bazat për krijimin e shtetit të parë shqiptar

0

Shkruan: Eneida Jaçaj

Shpallja e Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, do të mbetet një nga ngjarjet më të mëdha historike ndërshekullore. Kjo ditë e shënuar jubilare i hapi rrugë krijimit dhe konsolidimit të shtetit të parë shqiptar. Shqiptarët i treguan “dhëmbët” Botës dhe Perandorisë Osmane, e cila ishte dobësuar, se ishin të aftë të ndërtonin shtetin e tyre të pavarur, me institucione të konsoliduara demokratike, dhe të bënin politikën e tyre në dobi të çështjes kombëtare. Burrat e shtetit, intelektualë, patriotë të flaktë i dëshmuan vendeve aspirante pushtuese dhe Fuqive të Mëdha, që fatkeqësisht e kanë përdorur vendin tonë si plaçkë lufte, se shqiptarët janë të aftë të ndërtojnë kombin e tyre, ku të flitet vetëm gjuha e ëmbël shqipe e Naim Frashërit, Gjergj Fishtës, Asdrenit etj, dhe Flamuri Kuqezi të valëvitet përkrenar përmbi Shqipërinë e bukur etnike.

Ishin vitet kur fryma e nacionalitetit ndihej kudo, dhe çështja kombëtare shqiptare ishte prioritet i intelektualëve të diasporës dhe politikanëve shqiptarë, në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Dita e Pavarësisë solli në sytë e shqiptarëve të varfër hije shprese për një Shqipëri të lirë dhe të begatë. Ata patën kurajën dhe guximin për herë të parë të bërtisnin me të madhe, se Shqipëria do të bëhej “o sot, o kurrë!”. Pavarësia e Shqipërisë ishte një rrugë e sapo shtruar e lirisë dhe besimit, forcës dhe vullnetit të çdo shqiptari, se nuk duhet të heshtnin, por të bashkoheshin për një qëllim të vetëm; Shqipërinë e lirë!

Po ashtu, edhe Pavarësia e Kosovës, është një ngjarje e dytë madhore e një rëndësie të lartë historike. Kjo tregon se shqiptarët kur duan sjellin lirinë, shpresën dhe begatinë. Pavarësia e Shqipërisë, në sinkron me përpjekjet titanike të burrave të shtetit për çështjen kombëtare, është një këmbanë kujtese e vazhdueshme për politikanët e sotëm. Figurat historike si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, etj, baballarët e kombit, duhet të shërbejnë si një shuplakë ndëshkimi dhe ndërgjegjësimi ndaj politikës së sotme shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Politika e sotme duhet ta kthejë kokën pas për të reflektuar mbi veprimtarinë e paepur të patriotëve të parë shqiptarë, të cilët luftuan për një Shqipëri të bashkuar dhe të lirë. Politika e sotme, me shumë nder dhe privilegj duhet të vazhdojë të ecë mbi rrugën e të parëve, duke vënë në plan të parë interesat e vendit dhe të punojë fort për një të ardhme sa më të mirë të brezave që do të vinë. Ne duhet të ndihemi krenarë për personalitetet ndërshekullore, që janë rrënjosur në memorien e kombit, t’u japim nderin dhe lavdinë që u takon, dhe jo t’i përdhosim me gjuhën e babëzisë.

Figura e Ismail Qemalit

Ismail Qemali, plaku fisnik me mjekër të bardhë, erdhi si një Promete për të shpëtuar Shqipërinë nga pushtimi osman dhe për të hedhur bazat e shtetit të konsoliduar shqiptar. Figura e këtij burri shteti ka një rëndësi të veçantë në gjithë përpjekjet historike dhe titanike për çështjen shqiptare. Ismail Qemali, i cili që nga 1859 jetoi në Stamboll, loboi fort dhe u aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare. Gjithashtu, ai mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare. Ai, si shumë intelektualë të tjerë, në Perandorinë Osmane pati funksione të rëndësishme administrative dhe asnjëherë nuk u ndal në përpjekjet e tij për çështjen kombëtare shqiptare.

Ngritja e flamurit në Vlorë

Ismail Qemali, së bashku me patriotë të tjerë përshkruan rrugën Stamboll-Konstancë- Bukuresht; nga Bukureshti në Vjenë; nga Vjena në Budapest; nga Budapesti sërish në Vjenë; nga Vjena në Trieste; nga Trieste në Durrës dhe më pas në Vlorë, atje ku me shumë emocion u ngrit flamuri kuqezi. Ngritja e flamurit simbolizonte në të njëjtën kohë fitoren mbi zgjedhën e huaj, triumfin e gjuhës shqipe dhe territoreve shqiptare. Ishte pikërisht Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi që hartuan nismën për krijimin e qeverisë së Vlorës. Kuvendi i Vlorës u mblodh në shtëpinë e Xhemil Vlorës, atje ku do të ngrihej më pas Flamuri i Pavarësisë. Ismail Qemali propozoi të shpallej Shqipëria e pavarur, me një qeveri të përkohshme; të zgjidhej një Pleqësi në ndihmë e kontroll të qeverisë, si dhe të dërgohej një komision në Europë, për të mbrojtur çështjen shqiptare para mbretërive.

Qeveria e Vlorës

Pas ngritjes së flamurit në Vlorë, Ismail Qemali zgjidhet kryeministër, qeveri e cila u shpall në 4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914. Ai firmosi i pari Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ismail Kemal”. Në deklaratë thuhej; “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Në qeverinë e Ismail Qemalit ajo që binte në sy ishte dhe toleranca fetare. Ishin 10 ministra, ndërsa raporti midis feve ishte 5 me 5. Kryeministër 1. Qemali musliman, zv/kryeministër Dom N.Kaçorri katolik. Ky i fundit ishte zv/peshkopati katolik në Durrës. Asambleja Kombëtare e cila shpalli pavarësinë në 28 nëntor 1912 zgjodhi senatin me 18 anëtarë. Por komplotet dhe mosmarrëveshjet bënë që kjo qeveri të ishte jo shumë jetëgjatë. Pas qeverisë së Ismail Qemalit u krijuan edhe disa qeveri të tjera, ajo e Turhan Pashës, Sulejman Delvinës, Iliaz Vrionit, gjë që tregoi një destabilitet politik.

Pas dështimit të qeverisë së Ismail Qemalit, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit solli mbretin Wilhelm Von Wied, i cili mbërriti në Durrës, bashkë me familjen mbretërore në 7 mars 1914. Pas dobësimit të Perandorisë Osmane, Shqipëria shihej si një territor ku shumë shtete ballkanike kërkonin ta pushtonin. Austro-Hungaria nuk kishte interes së Shqipëria të pushtohej nga Serbia, e cila aspironte të dilte në det. Një mbret nga Vjena do ta kishte Shqipërinë nën kontroll sa i takon pushtimeve që mund të vinin anembanë. Pas largimit të mbretit Ëied, Esat Pashë Toptani kthehet në Shqipëri dhe merr drejtimin e saj, por më pas kemi Traktatin e Londrës, në 26 prill 1915, një marrëveshje e fshehtë mes Antantës dhe Italisë për të përçarë Shqipërinë. Fuqitë e Mëdha i kërkonin Italisë të hynte në luftë, dhe si shkëmbim do të shpërblehej me territore nga Shqipëria. Pra, vendi u përdor për pazare politike dhe qëndroi i destabilizuar deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

U mbajt takimi i grupit punues për hartimin e “Strategjisë shtetërore kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”

0

Me ftesë të ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, u mbajt takimi i grupit punues për hartimin e “Strategjisë shtetërore kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”

Takimin e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  z. Blerim Gashani, i cili bëri të ditur se në kuadër të qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme ka paraqitur qartë prioritete e saj, e ku lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit është ndër prioritetet kryesore.

“Dëshiroj të theksoj se Republika e Kosovës, si anëtare e “Koalicionit Global Kundër DAESH-it (ISIS/ISIL)” ka bërë hapa të mëdhenj dhe të suksesshëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe është partnere e qëndrueshme dhe shumë serioze në luftën kundër terrorizmit global. Angazhimi i qeverisë sonë në kthimin, dhe më pastaj, rehabilitimin dhe ri-integrimin e 121 qytetarëve të Kosovës të kthyer nga zonat e konfliktit në Siri, është një sukses i njohur dhe pranuar ndërkombëtarisht”, theksoi Gashani.

Ai vuri në dukje se terrorizmi mbetet një nga kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare dhe globale duke kërcënuar jo vetëm jetën dhe pronën, por edhe vlerat demokratike dhe mënyrën e jetesës së shoqërisë.

“Kështu që, përgjigja efektive ndaj terrorizmit kërkon përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve publike, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe qytetarëve pa dallim”, theksoi Gashani.

  1. Ferdinand Nikolla, Këshilltar Politik dhe udhëheqës i Grupit Punues theksoi se ky grup ka për detyrë që bazuar në rekomandimet e qeverisë të bëjë fuzionomin e dy strategjive në një të vetme, pra, fuzionimin e strategjisë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit (2015-2020) dhe strategjinë në fuqi kundër terrorizmit (2018-2023) dhe për këtë kërkohet një punë dinamike për të hartuar një dokument cilësorë.

Në këtë takim, z.Vedat Vedat Sagonjeva, Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik (ZPS), theksoi rëndësinë që ka procesi i hartimit të një këtij dokumenti strategjik, si në aspektin e përmbushjes së kritereve të përcaktuara me manualin dhe rregullat në fuqi, e po ashtu edhe rëndësia e ndërveprimit dhe harmonizimit me strategjitë tjera kombëtare, përfshi Strategjinë për Siguri, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, etj. Ai theksoi po ashtu se ZPS do të jetë kontribuues aktiv në hartimin e strategjisë në fjalë.

Dr.Craig McCann ekspert i jashtëm bëri një vlerësim të situatës së përgjithshme, ku foli edhe për trendet globale lidhur me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm dhe komponentët kryesore që një strategji e tillë duhet t’i konsideroj.

Në këtë takim anëtarët e grupit vlerësuan se për secilin objektiv është e nevojshme që të bëhet një analizë e detajuar, ku do të përfshihen të gjithë akterët, sidomos u vlerësua se është shumë e rëndësishme edhe angazhimi i shoqërisë civile marrë parasysh programet e tyre aktive në këtë fushë.

Po ashtu, u vlerësua se është shumë e nevojshme të trajtohet përfshirja e nivelit komunal, një mekanizëm i rëndësishëm që preket drejtpërdrejtë nga ky fenomen, e  ku paraprakisht do të bëhej edhe identifikimi i nevojave reale të tyre për të marrë rol më aktiv në këtë drejtim, sidomos në fushën e parandalimit dhe rehabilitimit dhe ri-integrimit.

U çlirua apo jo Shqipëria me 29 nëntor?

16
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Këto ditë të fillim javës, shkaktuan shumë polemika, si në parlamentin shqiptar e poashtu dhe në mjetet e informacionit. Një prononcim i deputetit nga Lushnja, Zotit Çela, shkaktoj një termet politik lidhur në LNÇ dhe të bërat e sistemit komunist pas tërheqjes se okupatorit gjerman! Deputeti kishte përkrahur udhëheqësin komunist Enver Hoxha duke pretenduar se nuk duhet të krijojmë armiqë të paqenë të Shqipërisë dhe se udhëheqësi komunist i ka meritat e pa mohueshme për çlirimin e vendit. Qe nga ardhja e demokracisë në Shqipëri, akoma nuk kemi një qendrim, pro apo kundër festës se 29 nëntorit, ditës se çlirimit të Shqipërisë. Madje as historianët nuk janë marr as me datën e saktë të çlirimit të vendit e as meritat apo mosmeritat e kësaj date. Në bazë të dokumenteve, qe kam shfrytëzuar, nga “Historia e Partisë” dhe nga kujtimet e komandantit të garnizonit të Shkodrës, z. Hoffman, del se ushtari i fundit nga Shqipëria, përmes Shkodrës, është terhequr me 29 nentor 1944.
Madje kjo datë nuk ka lidhje, as me çlirimin e Jugosllavisë, sepse në këtë datë, pjesë të shumta jugosllave, ishin të okupuara. Dhe 29 nëntori, dita e republikës se Jugosllavisë nuk ka të bëjë me ditën e çlirimit, po me vendimet e mbledhjes se dytë të AVNOJ-it, të mbajtur në Jajce.
Shqipëria ishte e pushtuar në vitin 1939 nga Italia fashiste. Dëshmori i parë, qe kishte bërë rezistencë me shokë ishte Mujo Ulqinaku. Mbreti Zog, kishte lënë vendin pa bukë e me kushte të mjerueshme, kishte plaçkitur gjithë thesarin e shtetit duke e qitë jashtë dhe kishte siguruar kushtet jetësore, shumë lluksoze për familje e suitën e tij mbretërore, në mergim. Sot ka akoma mendime, se ishte apo nuk ishte 29 nëntori ditë e çlirimit të Shqipërisë, sepse disa pretendojnë, qe më këtë ditë Shqipëria u okupuara nga një sistem i egër komunist. Atëherë edhe sot duhet ta kemi të qartë, se rreshtimi në anën e okupatorit, të boshtit fashist, ishte i padrejtë, madje dhe i rrezikshem për të ardhmën e shteteve. Shteti grek, kishte përndjekur vrarë e masakruar tërë krahinën Çame me pretekstin, se kishte bashkëpunuar me okupatorin. Prandaj, lufta partizane, jo veç në Shqipëri, po kudo ishte edhe e drejtë edhe e domosdoshme. As partizanët e as Enver Hoxha nuk ka mundur të dalë, si shtet komunist, pa u përcaktuar fituesit mbi fashizmin, pra, BRSS, Anglia, ShBA e Franca.
Fati i Shqipërisë dhe mbetja e saj nën ombrellën e komunizmit, ishte përcaktuar në konferencën e Teheranit të vitit 1943. Pra, kishim, atëbotë, fashizmin gjerman, Gjermaninë fashiste, qe u luftua, u pushtua dhe në fund u nda mes aleatëve dhe shtetet tjera antifashiste, fituese e luftës se dytë botërore, ku, për fat të mirë bënte pjesë dhe Shqipëria.
Në këtë kontekst, nuk duhet, për shkak të një diktatori komunist, qe rastisi, të ishte komandant dhe udhëheqës i Partisë komuniste shqiptare, të eliminohet kjo pjesë e historisë se lavdishme të luftës tonë për liri dhe kjo datë historike e çlirimit. Duhet të vlerësojmë realisht, zhvillimin e shtetit komunist shqiptar. Aso kohe kishte vetëm 1500, kuadra të shkolluara shqiptare, ndërsa pas shumë vitësh këto u rritën në 150000. 98% të popullsisë, pas çlirimit ishin analfabetë, pas çlirimit, për tu bërë në mbi 90% me zotërim të shkrim leximit dhe kuadra të lloj llojshme, gjatë regjimit komunist. Pabarazia gjinore gjatë komunizmit u zhduk në tërësi. Shteti shqiptar, nuk u gjunjëzia asnjëherë, as ndaj, rusëve, të cilët i quajti revizioniste e as ndaj kinezëve. Qe të dy popujt i shfrytëzoj me mjeshtri, duke u ble armatimin më të sofistikuar të kohës, më të cilin, u mbrojt shteti shqipëtar, nga tendencat gllabëruese serbo-jugosllave dhe kryesisht, me këto armë u furnizua UCK-ja çlirimtare.
Shqipëria, pas daljes nga lufta, luftoj, për bukë të gojës, kështu ishte gjendja atje.
Nese Shqipëria, nuk do të bënte pjesë në bllokun antifashist, si shtet i vogël, do të rrezikonte, madje dhe me çmimin e të qenurit shtet në tërësi, apo i ndarë.
Sa herë qe kishte luftëra, Shqipëria sulmohej, herë nga serbët, herë nga grekët e herë nga italianët. Asnjë pushtues mbi Shqipërinë dhe tokat shqiptare, nuk ishte i mirë, po kishte dallim, njeri nga tjetri. Kurr shqiptarët, nuk vendosnin, për vetën e tyre nën okupim, po vendoste okupatori, duke filluar, qe nga perandoria romake, bizantine, turke e deri tek okupatorët serbë, bullgarë, austriak, etj.
Koha e komunizmit, nën udhëheqjen e Enver Hoxhes, ishte sistem monist, prandaj dhe mendimi ndryshe sankcionohej me burg e vrasje. Asnjë njeri, nuk do të dëshironte, qe të pësonin njerëzit, qe mendojnë ndryshe, po ja qe ideologët e komunizmit, përmes manifestit komunist, e kishin bërë programin e diktatures se proletariatit, në këtë sistem. Enver Hoxha ishte produkt i këtij sistemi dhe nuk ishte i vetëm, po e tërë masa e shtypur nga një sistem feudal zogist, ishin përkrahës të komunizmit. Historianët, duhet ta sqarojnë rëndësinë e ditës se çlirimit të Shqipërisë. Të thonë, ishte ditë e çlirimit apo jo. Përndryshe, fitimtarë, nuk mund të dilnin ata, të cilët për pesë vite me radhë ishin në sherbim të fashizmit, i cili i solli botës fatkeqësinë më të madhe nga njeriu!
Mendoj, qe kundërshtitë mes grupeve të interesit dhe partive në Shqipëri, veç ka shkaktue një plagë me të madhe, pro e kundër komunizmit, duke pasur përballë dy taborre: viktimat e komunizmit përmes diktatures se proletariatit dhe viktimat e shkaktuara nga një demokraci pluraliste diktatoriale. Domosdo qendrimet duhet të përafrohen e të dilet nga qorrsokaku Pro-kundër!

Shpalime nostalgjike mbi dy burra të njohur francez me prejardhje shqiptare

0

Nga Bajram SEFAJ

 Mbi dy burra të njohur francez

E, këta janë: Mathieu Aref dhe Cizia Zykë.

I pari, arkeolog, jurist, studiues…

I dyti, aventurier, mihës i arit, shkrimtar…

E përbashkëta e këtyre dy takimeve, me kë dy burra, dy trima francez, me origjinë shqiptare, kurrë me(në jetë) nuk i kam takuar! Përkundër të vërtetës së zyrën e avokaturës së z. Arel nuk e kisha më larg së disa dhjetëra metra banimit tim në Paris! (Këtë neglizhencë (anashkalim) nuk ia fal vetë për jete!).

Takimet e ndara me ta janë krejtësisht të rastit dhe, me kujtohen mirë e kthjelltë , si të kishin ndodhur, sot para dite, e jo para shumë vjetësh. Që të dyja këto takime kanë ndodhur në Paris. Renditja e tyre është e parëndësishme fare. E qenësishme është që ato kanë ngjarë dhe, pas shumë vjetësh heshtjeje,  i rrëfej, besnikërisht, me tamam ashtu si kanë ndodhur.

Jemi, pra, në Paris.

Rasti i parë: Papritmas me telefonon një mik. Me thotë së  gazeta “Le Monde” , në një nga numrat e para disa ditësh të saj, saktësisht në shtojcën javore, “Le Monde des livres”, kishte botuar një vështrim kritik kushtua Fatos Kongolit. Paraqitje së parë të tij para opinionit lexues francez. Si i fantaksur, marr rrugë në drejtim të redaksisë së gazetës “Le Monde” që,  kishte qëlluar shumë afër banimit tim. Nga dritarja e vogël e “chambre de bonn e”, kotecit tim të banimit në Paris, mund të  shihja shumë mirë, godinën e kësaj gazete ditore me nam. Gjithnjë duke mallkuar vetën si më kishte ikur shtojca e  asaj dite, kur isha lexues i rregullt i saj. Sa me ngatë që i avitsha asaj ndërtese, aq me shumë humbja gjurmët e saj. Kur bindem se jam në drejtim të gabuar,  njeriun e parë që ma zënë sytë, e pyes: zotëri, ndërtesa e “Le Mondit”, është diku këndej.  Me parë se, me tradhtoi frëngjishtja ime e çalë, ishte thirrja e gjakut tonë shqiptar!  Besoni (çfarë nuk bën rastësia 9, kishte qëlluar të jetë, zotëri Mathieu Aref! Gjentil e bujar, me ftoi në zyrë, me gostit dhe, telegrafisht u prezantua:  Emrin ma thonë Mathieu Aref. Jam lindë në Kajro të Egjiptit. Jam historian. Prindërit e mi kanë lindur në krahinën e Matit, në Shqipëri. Prej vitesh hulumtoj historinë  e prejardhjes së shqiptarëve…

Si në vesh të shurdhër ranë këto fjalë të tij. Hallin  e kisha që, sa më shpejtë e mundur të mbërrij të Fatosi im, në “Le  Monde”!  Njëmend ashtu kishte qenë. Një faqe, cep me cep, me titull bombastik, ”Un autre K”, (Një tjetër K). Kishte të drejt gazeta për titullin e zgjedhur. ( (Shumë personaliteve  të shquara shqiptare, mbiemrat u fillojnë me shkronjën K, (Kastriot, Konicë, Kadare, Kalesh…).

Rasti i dytë: “Cizia Zykë,  shume pak nga ju kanë dijeni që nënë këtë emër të pakuptimtë, të çuditshëm, të dyshimtë, fshihet një shqiptar, një njeri i zgjuar, një romancier me përvoje, një mihës floriri, qëmtues thesaresh të humbura, një vjedhës varresh, një pidhar i rrezikshëm, një njeri i guximshëm, i fundmi i racës së tij. Në këtë regjistrim në njërin ga emisioneve kulturore më në zë të kohës, Apostrophe (1985), Bernard Pivot interviston shqiptarin Zykë mbi librin e tij të sapo botuar Oro. Romani pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe u përkthye në shumë gjuhë të botës mbarë. Sa për kuriozitet, në këtë emision kyçeshin edhe shumë telespektatorë nëpërmjet telefonit, duke dhëne përshtypjet e tyre. Në këtë mbrëmje u thye edhe rekordi i thirrjeve telefonike, gjatë këtij emisioni, të kanalit televiziv francez. Shumicë ishin femra, jashtëzakonisht  të  entuziazmuara nga ky hero i kohëve të shkuara”.

Me Cizia Zykë jam takuar vetëm njëherë. Pas kemi pirë nga një kafe, diku në qendër të Parisit, kemi shkuar bashkë, diku në periferi të Parisit, ta shohim filmin artistik “Larg barbarëve” (Loin des barbares) të regjisores shqiptare Lirie Begeja. Në këtë film, rolët kryesore, i interpretojnë Dominique Blanc : Zana,Timo Filoko : Vladimir , Sulejman Pitarka : Selman, Pino Mani : Luan Kodra, Fatos Zajmi : Dino e të tjerë. (N në saje të mikut  tim të shtrenjtë, Luan Rama, që luante një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm organizativ, rreth mbarëvajtjes së punëve gjatë  xhirimit të këtij filmi, isha figurant në të. (Ja tek shihem aty, në një skenë masive më azilkërkues!).

Pas shfaqjes se filmit dhe bisedës shumë të kursyer (ai dinte krejt pak shqip, unë krejt pak frëngjisht), me  z. Cia Zykë kurrë me nuk jam takuar. Por kjo nuk do të thotë se nuk ia kam lexues pjesën më të madhe të romaneve të tij, në frëngjisht dhe, sidomos ata të përkthyer në shqip. Mbi disa nga ato romane edhe kam shkruar shumëherë, mbresa dhe shënime të tjera.  Aktivitetin dhe punët dhe angazhimet e mëtutjeshme të  z. Cizia Zykë, të këtij personaliteti të shquar dhe, po aq kontrovers, i kam ndjekur sistematikisht dhe me kureshtje të shtuar. Sidomos, i bujshëm ishte udhëtimi dhe qëndrimi i tij i parë, në Shqipërinë e lindjes së të babës së tij, me prejardhje nga Vlora. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, z. Zykë, realizoi një emision të jashtëzakonshëm mbi (gjak) hakmarrjen, mbi këtë plagë të madhe të shoqërisë shqiptare, sidomos  në Veriun e  Shqipërisë e veriut. Këtë dokumentar (me Bujar Lakon e ndjerë dhe patriarshin e kinematografisë shqiptare, z. Pirro  Mani), pos Televizionit publik francez, France 2, madje disa herë e ka emituar edhe TVSH-ja. Qëndrimi (i gjatë apo sado i shkurtër të ketë qenë), nuk do të kishte kurrfarë kuptimi, sikur të mos përfundonte  me një skandal spektakolar, që z. Cizia Zykë, aq mirë dinte t’i shkaktonte dhe që i kishin hije, në origjinalitetin e tyre. Skandali i radhës, së z. Zykë, plasi në lidhje me ikonat e Muzeut Onufri në Berat. (Nuk e di mirë zhvillimin e këtij evenimenti). Mediat e informimit publik shqiptar, ruajnë misterin e këtij spektakli, me përfundim (hepiend) tij në skenën e Aeroportit Ndërkombëtar Rinasi të Tiranës. Ky frmcez, me prejardhje shqiptare, vdiq ë moshën 62 vjeçare, duke i mbushur, ato 62 vjet të bujshme, sa nuk i zënë as 620 vjet të tëra!).

Mathieu Aref

Në vitin 2003, 2004 ka publikuar dy libra në gjuhën frënge dhe më pas të përkthyer edhe në gjuhën shqipe : “Shqipëria (historia dhe gjuha) ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen”, “Greqia (Mikenët = Pellazgët) ose zgjidhja e një enigme”.

Cizia Zykë, një kapadai shqiptar, njohur si aventurier dhe “gjak shprishur”!

Gjeneralmajor Bashkim Jashari Komandant i ri i FSK – Ushtrisë së Kosovës

0

Nga  Behlul Jashari

PRISHTINË, 30 Nëntor 2021/ Presidenca e Republikës së Kosovës në një komunikatë të dërguar sot bën të ditur:

Presidentja Osmani emëron gjeneralmajor Bashkim Jasharin, komandant të ri të FSK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese.

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij.

 Komunikatë  ka dërguar edhe Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës:

Në Ministrinë e Mbrojtjes bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rama dhe gjeneral Jashari

Pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, priti në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse.

Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari.

Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë

0

Mbretëresha ilire Teuta

Nga Fahri Xharra

Të ndezim një qiri për Historinë tonë . T`a   ndricojmë atë. – Jani Tane.

Historia njerëzore në Shqipëri, fillon në periudhën paleolitike, afërsisht nga 100,000 në 10,000 p.e.s. Mjetet e punës të gjetura bashkë me ato të detit Jon, tregojnë se një qytetërimi i lashtë ka ekzistuar pranë Tiranës, në këmbët e malit të Dajtit. Në kohë më të vona, rreth 5000 p.e.s, një vendbanim në zonën bregdetare jugore, ka lënë mbetje kasollesh, enë prej argjile dhe mjete pune. Qytetërimi i njohur si Vendbanimi i Cakranit ka lënë gjithashtu vazo të zbukuruara me motive të pikturuara me qenie njerëzore. Këta njerëz ishin ilirët e lashtë, një grup i lirë fisesh të Mesdheut, të cilët janë paraardhësit të popujve të Romës dhe Greqisë klasike. (Marylee Knowlton: Shqiptarët pasardhës të ilirëve të lashtë)

Kurse  këte studim në vazhdën e studimeve për ne dhe paraardhësit tonë ilirët  nga Manja Raduloviç (1936-),  Kryetare e Keshillit Muzikor te ASHA Malit të Zi, si dhe anëtare e Amzës së Malit të Zi , e cila në librin e saj ”Instrumentet Muzikore Ilire” shkruan: “Fiset Ilire, në hapësirën e sotme të Malit të Zi – Labeatet, Dokleatet, Enhelejt, Ardejt, Autariatet  se bashku me fiset tjera Dalmate në veri dhe të  ato të Shqipërisë në Jug, ia arrijnë që në fund të shek.V (pr.k ) të formojnë deri më atëherë organizimin më të zvilluar shtetror Ilir.   Mbretëria Ilire (Illyricum Regnum), bëhet faktori politik më i madh i kohës në këto anë, e posqerisht në gjysmën e shekullit të 3-të (pr.k.) ku në fron hypi Mbreti  Agroni, fytyra më e rëndësishme  në mesin e 15 mbretërve  Ilir.

Kurse Mbretëresha Teuta, gruaje e dytë e Mbretit Agron, ruhet si emri më i shënuar i historisë së Ilirëve. Të gjitha këto i vërtetojnë varret Ilire ne vendin Gostilje. Por pasaqërisht nekropoli i  Budvës me një vazhdimësi të gjatë të një mijëvjecari-gjetja e përkrenares Ilire të shek. VI ose V (pr.k.) deri te  stolitë e luksit të arit  që e spjegojnë civilizimin Ilir.

Ne, shqiptarët  a jemi krenar që jemi trashëgimtarë të një kultura të gjatë historike  e të lashtë ?

Historija e jone e meshefur e bastardhuar dhe e harruar përditë e më teper po ndricohet.  Duhen përgëzuar  të gjithë ata që po e japin kontributin e tyre në dokumentimin e saj të drejt. Nga “Thënje për shqiptarët” i shkëputa këto:  William Power: Shqipëria, streha e një prej racave më të vjetra, më të pastra e më të hershme të racave europiane, mund të bëhet një shtet i vërtetë menjëherë sa ajo ta dëshirojë ta vërë në jetë këtë gjë. Nga William Power  (1926)

Nga autori Henry Neville Hutchinson (1900), në librin: ”Living races of mankind” shkruhet: ”Ashtu si turqit janë të ardhurit e fundit në trojet e Ballkanit, po ashtu të nënshtruarit e tyre shqiptarë, janë banorët më të vjetër fare të atij rajoni, madje pa përjashtuar as Helenët. Ata janë pasardhës të drejtpërdrejtë të popullsisë iliro-pellazge të cilët sigurisht që paraprinë ardhjen e grekëve, dhe duhet të konsiderohen si vendasit e vërtetë të gadishullit. Në kohët parahistorike zotërimet e tyre duket se zgjeroheshin nga Danubi i Ulët deri në Mesdhe, dhe të gjitha grupet rrethuese ishullore.”

Në: ”The history of the manners and customs of ancient Greece, Volume 1 Autori: James Augustus St. John Botues: R. Bentley, 1842” thuhet:  “Nuk duhet të mohohet se një pjesë e mirë e teorisë së mësipërme është e ngritur mbi konkluzione e hamendësime. Megjithatë, ajo mbështet pjesërisht në fakte, të cilat një historian nuk duhet t’i refuzojë.

Fisi pellazgjik i cili u shfaq më së pari dhe u bë i fuqishëm në Epir, një vend që nuk ndahet nga Greqia, ishte ai i Kaonëve, vendbanimi kryesor i të cilëve ishte Himara,2 në këmbët e maleve Keraune. Një studiues i panjohur, për hir të së vërtetës, i quan ata barbarë,3 por duke qenë se nëpërmjet studiuesve më autoritarë, dimë se ata ishin Pellazgë, kjo tregon vlerën e shprehjes së shkrimtarëve të më vonshëm…..Fise të tjera të njohura si të vjetra  në Epir, dhe të gjithë pellazgjikë,5 ishin Tesprotët, Molosët, Perrhebejt dhe Dolopët, malësorët më të ashpër që banonin të dy shpatet, lindor dhe perëndimor, të Pindit.6”

George Rawlinson, ne vitin 1880 ,ne librine tij “Një  doracak  i historisë së vjetër” shkruan: “Epiri, vendi më i madh pas Thesalisë, kishte formën e një drejtkëndëshi, me një gjatësi shtatëdhjetë milje nga veriu në jug, dhe rreth pesëdhjetë e pesë përmesi. Ai përbëhej nga një varg malesh të larta, degëzuar e spërdredhur prej Pindit, me lugina të ngushta mes tyre, përgjatë rrjedhave të krojeve të shumta. Ndarjet kryesore ishin në lindje, Molosët; qytete kryesore, Dodona, Ambrakia; në veri-perëndim, Kaonia; qytetet, Finiq, Butrint, Kestria; në jug-perëndim, Tesproti, qytetet, Pandosia, Kasope, dhe në kohë më të vona, Nikopoli. Epiri, gjatë periudhës së vërtetë historike, ishte ilir dhe jo grek.

Karakteristikat e Periudhës Pellazgjike apo para-Helene:1. Koha e paqes, epoka e artë e poetëve. 2. Përdorim kryesor i agrikulturës.3. Arkitekturë e madhe dhe ornamente  të imëta. 4. Religjion i thjeshtë, pa emra për Perënditë e veçanta. 5. Faltore/Hijerore kombëtare në Dodonë.”

Pra, nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njofin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik.”

Mbreti Agron i Ilirisë

Vitët kalojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është më se i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të mëshefurit të së vërtetës për ne. Ne duhet historinë tonë ta  qesim  në pozita më të favorshme, dhe ndricimi i saj me njohjen e saj me pranimin e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga bota e civilizuar, dhe në të njejtën kohë do t`i thyenim hundët e fqnjëve të cilët na kanë pruar në këtë gjendje të alivanosjës kolektive shqiptare. Si t`ia bëjmë?

Një pallat, apo muze , apo kështjellë, apo vend – të rikujtimit historik për Ilirët të ndërtohej në Tiranë, me emrin e mbretit Agron; ndërsa një tjetër në Prishtinë me emrin e Mbretëreshës Teuta. Me këto dy fortifikata, do të forconim pozitën tonë të trashëguar historike. Me këto do ta bindim Europën dhe Botën e civilizuar  se me të vërtetë e pranojmë të kaluarën tonë, rrënjet tona.

 Duke u nisur nga  vetëvetja të gjithë janë shqiptarë, përveq disave që vetëm flasin shqip. Por edhe ata në fund të fundit janë shqiptarë.  S`kanë ku shkojnë, të gjithë janë shqiptarë. Të gjithë jetojmë në shtetet tona shqiptare, të udhëhequr nga shqiptarët.

Së pari pjekuria shqiptare do të vërtetohej, pastaj do ia kalonin historikisht të gjitha institucioneve shtetërore në të dy shtetet shqiptare dhe së treti do i kopnin të gjithë ndjellakqijtë e kombit si dhe të gjithë armiqtë e hapur dhe të  mëshefur  të Shqipërisë dhe të Kosovës së re. Me këte, komuniteti musliman shqiptarë do ta kalonte provimin historik  duke paraqitur veten se janë një pjesë e pandarë e këtij  kombi, dhe se do të dukumentonin se edhe ata mendojnë  dhe veprojnë shqip.

Nga që pamë më lartë, të huajtë e ndershëm, shkenca e vërtetë na e sqaron historinë tonë, rrënjët tona.

Më 30. 11. 2021