Kreu Blog Faqe 1475

T’i dalësh përballë një autobusi ku ka fëmijë shkolle, sikurse në ngjarjen “pa autor” të Deçanit, është një guxim i shpërblyer …!

1

Prof. Dr. Enver Bytyçi, Tiranë

Ngjarja e Deçanit ka mbetur pa autor. Nuk dihet as emri i tij. Të marrësh kallashnikovin e t’i dalësh përballë një autobusi në të cilin ka fëmijë shkolle, është një guxim i shpërblyer nuk dihet me çfare. Por më shumë me duket si ngjarja e vitit 1998, kur Milosheviçi urdhëroi terroristët serbë për të masakruar tetë fëmijë gjithashtu të komunitetit serb në Pejë, vetëm e vetëm që të akuzohen shqiptarët për këtë masakër!

Autori i krimit është zhdukur. Sikur e ka thith toka. Por më çudit fakti se është anonim, pa emër, pa mbiemër. Kjo do të thotë se e gjithë ngjarja ka një skenarist, ka një regjisor, ka dhe aktorët, pra autorët. Krimineli nuk është i vetëm e ndërkohë është i padukshëm!

Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një krim terrorist të ndonjë shërbimi sekret anti-Kosovë! Ndoshta që të shkaktojë krizë në qeverisjen e vendit. Ndoshta që të krijohet ndonjë konflikt social e civil! Skenari në këtë rast nuk përfundon me aktin terrorist të vrasjes së tre personave.

Kjo më bën të shtoj dyshimin se në këtë akt kriminal ka dorë shteti serb!

Ekskluziv – Dëshmia nga Brenda burgjeve të Iranit – Pjesa e II (Ali Sarabi)

0
Ali Sarabi

 

Unë jam Ali Sarabi. Më arrestuan më 26 shtator 1981. Isha një student 20-vjeçar dhe më torturuan në Evin për të dhënë informacione për përkrahësit e tjerë të Muxhahedinëve.

Të nesërmen, i mashtrova torturuesit e mi për të shkuar në rrugën Karim Khan në një plan mashtrues për të arrestuar eprorin tim. Në një moment të përshtatshëm, unë u hodha nga makina e rojeve dhe u largova. Këmbët e mia ishin plagosur nga goditjet e kabllove dhe torturat dhe nuk arrita dot shumë larg. Kur pashë rojet që vinin drejt meje nga ana tjetër e rrugës dhe e gjithë zona ishte e rrethuar, për të mos u kapur i gjallë, shkova në majë të urës së këmbësorëve aty pranë dhe u hodha nga maja e urës dhe rashë në mes të rrugës. Rreth një javë më vonë, kur erdha në vehte ndodhesha në Degën 7 të marrjes në pyetje të burgut Evin. Rifilluan torturat. Për shkak të ashpërsisë së goditjes në kokë, pothuajse kisha humbur kujtesën dhe isha pothuajse gjysmë i paralizuar, por gardianët nuk pushuan së torturuari.

Në ato ditë, për shkak të demonstratës së guximshme të 27 shtatorit nga populli dhe mbështetësit e Muxhahedinëve në Teheran, regjimi arrestoi një numër të madh njerëzish, shumica studentë. Torturat brutale dhe ekzekutimet masive nga skuadra e pushkatimit ishin të shfrenuara. Për gati një muaj e gjysmë, ndërsa isha në pyetje, pothuajse çdo natë dëgjoja të shtëna të skuadres së pushkatimit dhe atë qe quhet colpo di grazia. Të burgosurit, të cilët çdo natë numëronin ekzekutimet dhe i regjistronin në kujtesën e tyre, ata thanë se regjimi ekzekutoi rreth 1500 njerëz në netët pas 26 shtatorit 1981.

Pas rreth një muaji e gjysmë marrje në pyetje dhe tortura, më dërguan në një nga repartet e Evinit.

Në secilën nga qelitë e përgjithshme të burgut të Evinit, të cilat ishin dhoma rreth 5 x 6 metra katrorë, strehoheshin rreth 100 deri në 120 të burgosur. Të ngjeshur në qeli, si të tillë, nuk mund të flinim dhe duhej të pushonim me radhë. Shumë të burgosur kishin plagë për shkak të torturave, ose që ishin plagosur gjatë arrestimit. Ata ishin nën presion të jashtëzakonshëm në këtë situatë. Pavarësisht se në atë periudhë nganjëherë pushkatoheshin deri në 300 persona çdo natë, numri i të burgosurve nuk u zvogëlua dhe të burgosurit e rinj zëvendësoheshin me të ekzekutuarit nga skuadra pushkatimi.

Vendimet e gjykatës u dhanë në pak minuta, madje edhe dënimet me burg nga të ashtuquajturit gjykatës të sheriatit që nuk kishin asnjë besueshmëri. Shumë të burgosur mbetën në burg pavarësisht mbarimit të dënimit, dhe u varën gjatë masakrës në 1988. Ndër miqtë e mi të ngushtë dhe shokët e qelisë në Gohardasht, ishin Parviz Salimi, Mahshid Razaghi, Reza Mohammadian dhe Ali Azarash të cilët u varën edhe pse kishin një dënim me burg. apo edhe kishin përfunduar fjalitë e tyre.

Mbështetja dhe inkurajimi kryesor për xhelatët si Lajevardi dhe Davood Rahmani ishte vetë Khomeini, lideri i këtij regjimi çnjerëzor. Sipas fetvasë së Khomeinit, ata kishin urdhrin për të kryer gjenocid kundër muxhahedinëve të cilët ishin të vendosur në mbështetjen e tyre ndaj organizatës dhe dënimet nuk kishin kredibilitet.

Në veçanti, Lajevardi, duke shprehur urrejtjen e tij ndaj muxhahedinëve, ekzekutoi disa nga të burgosurit duke përdorur çdo pretekst.

Për shembull, kur Ashrafi dhe Musa u vranë, ai masakroi një numër të madh të burgosurish që refuzuan t’i mohonin këta dëshmorë. Një nga heronjtë e asaj kohe ishte Akbar Tarighi. Lajevardi e njihte Akbarin që nga koha e burgut të Shahut dhe kishte mllef kundër tij. Akbar, i cili ishte në krye të institucionit të muxhahedinëve brenda burgut, gjithmonë e shpërfillte Lajevardin në prani të të burgosurve të tjerë, duke ia dërmuar krenarinë këtij xhelati. Pas martirizimit të Ashrafit dhe Musait, ata e morën Akbarin nga qelia jonë për të parë trupat e këtyre dëshmorëve. Aty Akbar u përball me Lajevardin. Atë natë Akbarin nuk e kthyen në qeli dhe pas shumë torturash e mbajtën nën shkallët e burgut dhe disa net më vonë u qëllua për vdekje bashkë me një turmë heronjsh që u përballën me xhelatët.

Nëse dua ta përmbledh burgosjen time në një fjali, do të thosha: torturë dhe krim përtej imagjinatës njerëzore nga njëra anë dhe rezistencë mbinjerëzore nga ana tjetër. Dhe sot shohim, siç ka thënë gjithmonë Massoud Raxhavi, se si ato sakrifica dhe rryma e gjakut të dëshmorëve kanë garantuar mbijetesën e Muxhahedinëve dhe Ushtrisë Çlirimtare dhe kanë hapur rrugën për çlirimin e popullit tonë dhe të atdheut tonë.

Lavdi për heronjtë e vitit 1988 dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e rrugës për lirinë e Iranit.

Falemnderit

Djalli komunist nuk mund të bashkjetojë me shenjtorët, z. Kryeministër!

1

Nga: Frank Shkreli

Të shtunën që kaloi Shqipëria dhe Vatikani shënuan 30-vjetorin e marrëdhënieve midis tyre duke kulminuar me një vizitë të shtunën në Vatikan të Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe familjes së tij, tre muaj më vonë sepse siç duket kështu i konvenonte agjendës së Kryeministrit Rama. Në të vërtetë, data 7 shtator 2021, përkon 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, të cilat u vendosën më 7 shtator 1991. Dua të them prej fillimit se si shqiptar i larguar nga vendlindja prej më shumë se gjysëm shekulli, por edhe si katolik nuk mund as nuk dua të fshehi kënaqësinë dhe entuziazmin tim kur një kryeministër ose një president – qoftë nga Shqipëria ose Kosova – bëjnë vizita zyrtare dhe jo-zyrtare në Vatikan.

Me kënaqësi dhe entuziazëm e ndoqa edhe vizitën e ditës së shtunë me 27 nëntor, 2021, të Kryeministrit Rama në Vatikan. Por vura re një frymë hipokrizie që m’a prishi pak atë entuziazëm dhe kënaqësinë fillestare për vizitën e të parit të qeverisë shqiptare në Kryeqendrën e Kishës Katolike. E lexova edhe fjalimin e Kryeministrit Rama. Nuk dëshiroj ta kritikoj, por disa gjëra janë aq dukëshme për të cilat duhej të fliste, por që nuk foli Z. Rama, duke zgjedhur t’i anashkalonte. 30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan (megjithëse tre muaj më vonë) ishte një rast i bukur që KM shqiptar të fliste, si për shembëll për martirizimin e Kishës Katolike shqiptare nga regjimi i Enver Hoxhës. Nuk foli. Nuk e di se pse nuk foli për këtë subjekt. Por dihet se Shqipëria, si asnjë vend tjetër ish-komunist në Evropë edhe sot e kësaj dite refuzon që, zyrtarisht, të distancohet nga regjimi komunist i Enver Hoxhës si dhe nga krimet e tija monstroze, sidomos kundër përfaqsuesve të Kishës Katolike Shqiptare dhe të feve të tjera kryesore të shqiptarëve, pa përjashtuar edhe përfaqësuesit më të denjë të ajkës së Kombit shqiptar të asaj periudhe të errët të historisë shqiptare.

“E dimë se si kjo marrëdhënie u nderëpre prej shumë vitesh në mënyrë brutale për shkak të një regjimi që mbi të gjitha e mbi të gjithë i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe”, tha KM shqiptar në pritjen e organizuar nga e Ngarkuara me Punë e Shqipërisë në Ambasadën shqiptare në Vatikan. “Prej shumë vitesh”, u shpreh Kryeministri shqiptar ai “regjim” ka “ndërprerë” marrëdhëniet midis dy vendeve. Jo, jo Z. Kryeministër, kemi të bëjmë me një gjysëm shekulli e më tepër krimesh zyrtare, vuajtjesh e persekutimesh, vrasjesh e internimesh. Dhimbjet vazhdojnë edhe sot në radhët e familjeve të atyre martirëve, pasi varret e të afërmëve të tyre, as sot nuk dihet se ku janë dhe nuk kanë mundesi as një tufë lule ta çojnë tek varri, në kujtim të të dashurve të tyre, sepse qeveria shqiptare ka refuzuar, vazhdimisht dhe me papërgjegjësinë më të madhe të merret vet me zubulimin e varreve të viktimave të komunizmit, ndërkohë që refuzon madje edhe bashkpunimin me organizata ndërkombëtare të cilat kanë ofruar ndihmën e tyre financiare dhe profesionale për këtë qëllim.

Të gjithë ne e dijmë siç e di edhe kryeministri shqiptar se të gjitha viktimat e komunizmit në radhët e klerit katolik shqiptar u vranë dhe u ekzekutuan nga regjimi komunist, të akuzuar, ndër të tjera, si “agjentë të Vatikanit”. Unë nuk di si ta quaj, hipokrizi apo mungesë sinqeriteti, që vetëm me disa fjalë të përgjithëshme, Z. Rama iu referua krimeve të “një regjimi”. Cilit regjim? Zogist, fashist, komunist? Kam venë re se zyrtarët shqiptarë kur s’kanë hall pa e përmendur komunizmin, i referohen atij si ish-regjimi, monizmi, e ku ta di unë, por frazën “regjim komunist”, pëpiqen ta anashkalojnë. Duket sikur në mendjen e tyre, duke mos e përmendur regjimin komunist me emër, përpiqen të mbrojnë reputacionin e komunizmit të baballarëve të tyre. Por, për derisa Shqipëria zyrtare nuk përballet, seriozisht, si gjitha bota tjetër ish-komuniste, me të kaluarën e saj enveristo-staliniste, e sidomos me krimet e regjimit komunist shqiptar ndaj popullit të vet, askush nuk u beson fjalëve që Kryeministri Rama, me aq “përvujtëri”, tha në Vatikan të shtunën që kaloi.

Ndër të tjera, Z. Kryeministër, përmendi Papa Gjon Palin II, njërin prej protagonistëve të shembjes së komunizmit 30-vjetë më parë, e të cilit, z. Rama me të drejtë iu referua si, “mik i çmuar i Shqipërisë”. Gjon Pali II nuk do të ishte aspak dakort me heshtjen e Shqipërisë zyrtare dhe të ambasadorëve perëndimdorë në Tiranë ndaj krimeve të komunizmit në atë vend, sidomos ndaj dështimit 30-vjeçar të Tiranës zyrtare për tu përballur me të kaluarën komuniste dhe për të dënuar krimet e komunizmit. Me një të kaluar të tmershme, që vet Papa Gjon Pali II, i cili i njihte mirë krimet e komunizmit edhe në vendin e tij, Poloninë e tij të dashur, e përshkroi kështu, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, me 25 prill, 1993. “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”, u tha ai shqiptarëve dhe shqiptoi thirrjen për kujtesën e përhershme: “Të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”, ka thenë me atë rast Papa Gjon Pali II, duke shtuar: “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhëshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”. Frank Shkreli: Qëndro, Shqipëri! | Gazeta Telegraf

Disa prej viktimave të komunizmit të martirizuar nga regjimi i Enver Hoxhës janë shpallur të “lumtë” nga Vatikani, një shkallë më afër shënjtërimit, sipas rrregullave kishtare. Ashtuqë, e pranon ose jo KM i Shqipërisë, krimet e komunizmit kundër Kishës Katolike Shqiptare dhe klerit të saj dhe të feve të tjera, Vatikani e di shumë mirë se çfarë ka pësuar katolicizmi shqiptar dhe të gjitha fetë e tjera të shqiptarëve nga regjimi i Enver Hoxhës.

Vura re se Kryeministri Rama dekoroi në Vatikan Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, me rastin, siç tha ai, të “30-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, të 150-vjetorit të lindjes së françeskanit të madh shqiptar, at Gjergj Fishta dhe të 300-vjetorit të lindjes së Klementit XI Albani…”, Papës me origjinë shqiptare. Nuk mund të mos bejë pyetjen Z. Kryeministër, se çfarë bëri këtë vit, zyrtarisht, Shqipëria, për të kujtuar këtë 150-vjetor të At Gjergj Fishtës? Në rregull që e përmendët emrin e Fishtës në Vatikan. Por është Shqipëria ajo që ka nevojë — më shumë se Vatikani — ta kujtojë dhe ta respektojë At Gjergj Fishtën.

Z. Kryeministër, ju dhe si bashkvëllzerit/motrat e juaja në Partinë që ju udhëhiqni, keni folur vetëm gjatë këtij viti, më pozitivisht për komunizmin – që Fishtën e kishte shpallur “tradhëtar dhe i shitur”, ndër të tjera epitete — si një sistem që ishte në anën e duhur të historisë dhe të tjerë kanë folur për të “mirat” e komunizmit në përgjithësi. Sa herë u përmend në Tiranë, zyrtarisht, figura dhe kontributet At Gjergj Fishtës në këtë 150-vjetor të lindjes së tij? Pse nuk u propozua gjatë këtij 150-vjetori të lindjes së Poetit Kombëtar, që epitet e komunizmit kundër Gjergj Fishtës të hiqen zyrtarisht me akt ligjor? Pastrojeni baltën që ka hedhur komunizmi mbi At Gjergj Fishtën dhe të tjerë si ai. Përmendja nga ju e Fishtës në Vatikan është hipokrizi, Z. Kryeministër, kur marrim parasysh se si trajtohet At Gjergj Fishta nga Tirana zyrtare, sot e 30-vjet nga shembja e komunizmit zyrtar.

“Enver Hoxha – Shqiponja mbi Flamur”. Sipas disa portaleve, kjo foto botuar dje nga një ligjvenës socialist, — anëtar i Komisionit të Sigurisë të parlamentit shqiptar (Ditën e pavarësisë, 2021) Nuk ka nevojë të komentohet – Ky është parlamenti i dalë nga “zgjedhjet” e “lira” e 25 prillit – kjo është Shqipëria që doni – Ta gëzoni, së bashku me ndërkombtarët që ju mbështesin në këtë rrugë të mbrapsht!

Askush nuk jep ndonjë shpjegim se pse po ndodhë kjo mungesë e përfaqësisë së Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan. Por diçka është këtu që nuk shkon, sepse shtatorin që kaloi, në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë, për këtë çeshtje u shpreh Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe ipeshkëv i Rrëshenit, me një deklaratë për Radio Vatikanin me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve Tiranë-Vatikan: “Sigurisht se duhet thënë se mungesa e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan qysh prej vitit 2013 nuk është një gjë që na bën fort nder ne si shtet, duke qenë se Vatikani, vazhdimisht, ka sjellë ambasadorë në Shqipëri dhe ne prej disa vitesh pra nuk kemi ambasador në (Vatikan). Jam i sigurt se po të kërkohet dhe po të kihet vullneti i mirë, mendoj se mund të gjëndet një zgjidhje e kënaqëshme për të dy shtetet, por që është edhe përfaqësuese e denjë për shtetin tonë, një zgjidhje e kënaqshme për të gjithë ne”, ka theksuar përfaqësuesi i lartë i Kishës Katolike Shqiptare.

Në këtë 30-vjetor të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan – tre muaj më vonë nga data aktuale — nga vizita e Kryeministrit shqiptar në Vatikan – të cilën fillimisht e mirëprita, por që fatkeqësisht, më në fund u zhgënjeva. U habita pak nga zhurma propagandistike e kësaj vizite, sepse vizitat e liderëve botërorë në Vatikan, për nga natyra, janë zakonisht të përmbajtura, jo të bujshme, sa që edhe vet media përmbahet.

Jo më pak se një ditë pas takimit të kryeministrit Rama me Papa Françeskun në Vatikan, në Ditën e Shënjtë të Pavarësisë së Shqipërisë, na paraqitet djalli i komunizmit shqiptar, krenar pranë Flamurit Kombëtar shpërndar në rrjetët sociale nga një deputet i partisë Socialiste të KM Rama.

Këta të dy nuk e tolerojnë njërin tjetrin, Z. Kryeministër!

Me Shënjtorin?

Image

A po me djallin?

“Dita e çlirimit të Shqipërisë” – Persiatje dhe Refleksione

0
Nga: Prof. Dr. Gazmend Pula
Data 29 Nentor, si simbolikë e Dites se Çlirimit te Shqiperise, eshte urdheruar, diktuar, detyruar dhe imponuar turpshem dhe politikisht dhunshem, nga Serbo-Jugosllavia titiste, dhe ne veçanti nga eksponenti kryesor serbomadh dhe zevendes kryetar i Titos, A.Rankoviqi…!
Kete e pohoj, edhepse ne kete menyre relativisht apodiktike dhe jo aq diplomatiko-fleksibile, por, edhe tentoj ta elaboroj permbajtesisht si me poshte! Madje me gjithe respektin e plote per ndjenjat dhe simboliken e Dites se Çlirimit, Luftes Nacional Clirimtare dhe te perkrahesve te saj te drejte…!
Por, duhet theksuar qarte, sot e gjithe diten, se ajo ishte urdheruar, e diktuar, e detyruar, dhe e imponuar politikisht dhunshem, ne periudhen e menjehershme te pas Luftes nga agjentura titiste qe kishte infiltruar dhe kontrollonte Partine dhe tere shtetin shqiptar …! Atehere kur Enver Hoxha dhe komunistet e tij ishin ende te vazalizuar nga Serbo-Jugosllavia dhe “instruktoret” dhe agjentet e saj serbomedhenj ne vete gjirin e saj – ashtu te kapur teresisht, si M.Popoviqi, S.Vukmanoviq, D.Mugosha V.Stojniq, N.Dizdareviqi, apo edhe ndonje vegel shqiptare si K.Xoxe, etj..
Ata urdheronin dhe kontrollonin Shqiperine dhe Enverin nga brenda Shqiperise brenda Partise – qe atehere teresisht te kapur nga agjenturat e Beogradi zyrtar. Dhe po intensifikonin procesin e gëlltitjes se Shqiperise, si nje Republike te shtate dhe inferiore te ish-Federates qe do te dominohej teresisht nga Serbia perkatesisht ish-Jugosllavia…! Qe, per ngushllim te pjesshem mashtrueso-pushtues dhe grabitçar ndaj shqiptareve te rajonit, do perfshinte edhe nje pjese te Kosoves…!
/Nga ky skenar i erret nderkaq, Shqiperine e shpetoi vetem Stalini me vendimet e veta te vitit 1948 lidhur me te ashtuquajturen Rezoluten e Inform-Buros dhe ndarjen dhe eks-komunikimin ideologjik te Titos, ish-Jugosllavise dhe titizmit si te tille…!/
Ish-Jugosllavia titisto-rankoviqiste e kohes, per ta shtrenguar, gelltitur, “integruar” dhe ndrydhur e asfiksuar Shqiperine si shtet sovran dhe te pavarur, ne emer te “unitetit” politik dhe ideologjik te Serbo-Jugosllavise dhe Shqiperise, e detyroi, perkatesisht e dhunoi Shqiperine e Enver Hoxhes, qe Diten e Republikes se ish-Jugosllavise serbo-hegjemone, ta shpallte si Dite te saj Çlirimit te Shqiperise…! Dhune e trishtë qe ne ato raporte te forcave dominuese serbe ne Shqiperi – u gelltite nga udheheqja e athershme e vendit per te shpetuar, edhe vete Enveri, nga fshesa e pameshitshne e Beogradit…!
Ky dhunim flagrant politik dhe i dinjitetit kombetar shqiptar ishe inskenuar dhe detyruar nga Beogradi zyrtar per ta demonstruar pushteton siprore te ture ne Shqiperi, perkatesisht per te “festuar te unifikuar” dominimin e vet ekzorcist Pushtuesi serbo-jugosllav sebashku me Vazalin e tij te viktimizuar shqiptar…! Tanime – te pushtuar si kala nga brenda dhe te shtrire e te nenshtruar fare…!
Dhe kjo date dhe kjo “Dite Clirimi” mbeti nga ajo kohe edhe sot e kesaj dite si Dite e Çlirimit te Shqiperise…?!! Dhe ne menyre Sado-Mazohiste vazhdon te festohet, e perkrahur fuqishem dhe ne menyre teresisht jokritike, dhe pothuaj vazoloide e per perfitime abuzive puro politike, nga e majta qe vazhdon ta kultivoje metej trashigimine e Enver Hoxhes…! Dhe te demonstroje superoritet jo vetem mbi partite e djathta qe nxorren Shqiperine nga ferri i kvazi-komunizmit brutal, por edhe tere popullaten duke i tundur gogolin e autoritarizmit dhe diktatures se makiazhuar – me dore te hekurt reminscente per Enver Hoxjen, dhe jo vetem me turpin e patronazhisteve te shperfaqur se fundi…!
Ate trashegimi dhe ate Enver, te diktuar dhe te dhunuar, si dhe te margjinalizuar fuqishem atebote nga serbomedhenjte e kohes, nga titistet dhe nga Titua dhe Rankoviqi vete. Ndonese, duhet thene se ne ate periudhe, edhe vete Titua, ishte fuqishem i dominuar dhe kontrolluar nga serbomedhnjte hegjemoniste ne udheheqjen serbo-jugosllave…! Dhe personalisht edhe nga vete zevendesi i tij, serbomadhi unitarist, nen-president dhe minister i brendshemi asaj ish-Jugosllavije A.Rankoviq…!
Do thoshin Latinet e vjeter, O Tempora, o Mores…! Se ç’e gjeti Shqiperine…!!!
Qe edhe po te ishte e vertete reale dhe historike, kjo dite dhunshem dhe turpshem e shpallur e “Dite e Çlirimit”, do te duhej te zhvendosej formalisht dhe te zevendesohej ne nje date tjeter…! Larg nga 29 Nentori – Dita e Themelimit te ish-Republikes Federative Jugosllave qe po e gelltiste shtetin dhe shtetesine e pavarur shqiptare…!
Kete, sepaku per ta ruajtur dinjitetin elementar te Shqipirise – qe te mos shtrohej e abuzohej gjithnje si vazal i ndere, si sherbetor i ‘zoterinjeve’ te huaj, politikisht e padinjitet dhe e vazalizuar fare…! Dhe madje duke rraha-gjoksuar paksa edhe turpshem si ‘zëdhënës zhurmues’, e besa edhe ‘shurdhues’ i Padroneve te saj te vazhdueshem sipas ‘Sindromit te Stokholmit’…! Se pari si vazal i shtruar i Serbo-Jugosllavise, pastaj i Rusise/Bashkimit Sovjetik, pastaj i Kines, dhe tani se voni edhe si banana-republike zhurmueso-flamurtare vazaloide e tipit latino-amerikano-kolumbian te Amerikes imperiale…!
E pale pastaj se kronologjia e mirefillet historike qartazi e deshmon se dita e vertete historike e çlirimit te Shqiperise ishte teresisht nje tjeter. Kete e elaboron detajisht dhe me konsistence te plote shkencoro-historike fragmenti qenesor relevant i nje pjese te publikimit historiografik te meposhtem te historianes se njohur shqiptare Prof.Dr.Valentina Dukes:
Prof.Dr.Valentina Duka
“ Çlirimi – me 28 apo 29 Nentor “
“ Më 28 nëntor 1944, Enver Hoxha, i shoqëruar nga pothuajse e gjithë udhëheqja komuniste, hyri në Tiranë triumfalisht si kryeministër i qeverisë së Shqipërisë (të zgjedhur në mbledhjen e Beratit) ku mbajti edhe fjalimin e çlirimit në një tribunë të vendosur përpara Hotel Dajtit. Në mënyrë solemne udhëheqësi komunist do të deklaronte: Në një ditë të shënuar si kjo, më 1912-ën, pas aq kohe robërie, lindi Shqipëria indipendente. Kur vendi ynë kërcënohej nga të katër anët nga armiqtë e jashtëm, kur për popullin tonë po farkëtoheshin zinxhirë të rinj robërie, plaku Ismail Qemali, me një grusht trimash patriotë, e ngriti lart flamurin e lirisë në Vlorë dhe populli shqiptar mori frymë… Dita e flamurit u bë dita dy herë e shenjtë, dita e çlirimit (nënvizimi ynë- V. D.) dhe e bashkimit të popullit shqiptar.
Ky pasazh është shkëputur nga Buletini i Luftës Nacionalçlirimtare botuar më 30 nëntor 1944.
Nga fjalimi origjinal i Hoxhës dhe jo ai i ndryshuar më vonë, duket qartë se udhëheqësi komunist kishte pritur ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntorin, për të mbajtur fjalimin e çlirimit të vendit nga nazi-fashistët, Edhe po të shohim faqen e parë të Buletinit të Luftës Nacionalçlirimtare, 30 nëndor 1944, i cili botonte të gjithë veprimtaritë festive të 28 nëntorit 1944, ishte vendosur në faqen e parë të tij një poster, ku fotografia e Enver Hoxhës si Kryeministër i Shqipërisë qëndronte në krah të fotografisë së Ismail Qemalit dhe mbi kokën e tyre ishte vendosur një flamur i madh kuqezi. Mesazhi i posterit ishte i qartë: 28 nëndori dy herë i shënjtë, dita e pavarësisë dhe e çlirimit të vendit.
Pas këtyre festimeve treditore dedikuar çlirimit të vendit, për më shumë se 11 muaj në organin shtetëror më të lartë shqiptar të kohës, në Kryesinë e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar, nuk ishte vënë asnjëherë në diskutim 28 nëntori si ditë e çlirimit të Shqipërisë. Mendojmë se kjo ishte një taktikë politike e rafinuar e kreut të komunistëve shqiptarë. Me domethënien e veçantë që kishte në historinë kombëtare të shqiptarëve, në momentet e para 28 nëntori i leverdiste udhëheqjes komuniste për të fituar mbështetje e simpati në popull si çlirimtarë dhe si vazhdues të veprës së madhe të Ismail Qemalit. “

Lajmëronie në polici këdo që bartë armë pa leje, se jemi pjesë e gjeografisë europiane e jo e Afganistanit apo e Lindjes së Mesme!

0

Nga: Iliriana Mirdita, Göteborg, Suedi

Ashtu sikurse une, mesiguri edhe ju tjerët dje ditën e shenjtë të Flamurit Kombëtar Shqiptar e kemi respektu dhe uru … (ndërsa mendjen me patjetër e kemi pasur tek të rinjt e Glloxhanit që një monster e pashpirt ua mori jetën) 
.

Por tani, është shume me rëndesi, është fuqishëm një ngritje zani lartët drejtuar Qeverisë së Kosovës! Une që jam edhe nënshtetase e Kosovës, ua bëj një thirrje, një lutje të madhe shtetit tim, popullit tim, organeve kompetente: JU LUTEM SHUME ? sikurse të ishte edhe baba yt, vëllai yt, djali yt …. lajmëroje në polici nëse ka armë, kushdo qoftë ai.
 Jo që ti bësh keq të afermit tënd, por ta sigurosh jetën e fëmiut tënd që do ta lindësh neser a pasnesër. Ngaqe po të ketë armë në rrethin/shoqërinë tonë, as femiu i yt nuk do te jet i sigurtë në autobus, kombi, rrugës duke shkuar në shkollë, apo sapo del nga dera e shtëpisë …

Shumë të rinj humbën jetën pas luftës në vendin tonë: në shkollë, kafeteri, shesh, rrugë, autobus etj …. !

Kosova është një vend që gjeografikisht i përket Europës, e nuk duhet lejuar që të jetojmë si në Afaginstanit , Kandaharit,  Lindjes së Mesme, apo kudo tjetër ku ka luftë?!

A nuk është gjendje për të të luajtur mendjen kjo ?!

Ju lutem që të gjithëve, lajmëroni këdo që ta njifni që mban armë, SE KJO DUKURI, KY VES SHPELLARESH DUHET ZHDUKUR NE VENDIN TONE.

Dhe vetëm ju mund ta bëni këtë, vetëm ju mund ti shpëtoni fëmijet e juaj, duke lajmëruar secilin që bartë armë në polici.

E përsërisë: Ti nuk i bën keq armëmbajtësit, përkundrazi, ti e shpëton atë, rrethin, rininë, fëmiun, familjen tënde dhe pasardhësit tu. Hiquani armët, ndërsa nëse ata kanë probleme me dikë le të dalin “tarzanat” e të grushtohen ndërmjeveti derisa cop të bëhen, por jo të vdes dikush tjetër që rastësisht kalon andej pari, apo ka dalur në mbrëmje me shoqëri, apo është në shkollë apo i ulur në karrike autobusi/kombi për të shkuar në shtëpi tek familja. Armët të konfiskohen nga shteti, të ruhen në kazerma nën dry, dhe nëse na duhen atëhere vet shteti na i jep ato!

_________

  • Iliriana Mirdita (Iliriana Sahiti) e ka studjuar Psikologjinë në Högskolan e Göteborg-ut. Eshtë me prejardhje nga Mitrovica, Kosovë.

Presidentja Osmani priti në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.


Ndërkaq në kontekstin rajonal, Presidentja Osmani ka veçuar tendecat për destabilizim nga shtrirja e ndikimit rus në rajon, sikurse edhe nga retorika nxitëse e Serbisë. Në këtë kontekst, Presidentja kërkoi që bashkësia ndërkombëtare t`i dënojë tendencat e tilla, sepse sipas saj ato janë në kundërshtim me vlerat që përfaqëson Bashkimi Evropian.

“Për fat të keq, fqinji ynë verior nuk e dëshiron një Ballkan perëndimor stabil dhe në paqe, prandaj edhe po përdor retorikë  dhe veprime të ndryshme të cilat po e destabilizojnë rajonin tonë. Për këtë, shpresojmë që Bashkimi Evropian do të jetë i qartë në raport me Serbinë dhe do të kërkoj që të ndërprejë edhe retorikën nxitëse por edhe veprimet destabilizuese jo vetëm në raport me Kosovën por edhe në raport me shtetet tjera të rajonit siç janë Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe shtetet e tjera të rajonit tonë. Për fat të keq Serbia po ashtu po vazhdon që nëpërmjet strukturave ilegale në veri të vendit tonë të destabilizoj Kosovën. Po ashtu rritja e ndikimit rusë paraqet një kërcënim për destabilizim të mëtejm të rajonit, sepse kjo rritje e ndikimit rusë asnjëherë nuk ka pasur qëllim të mirë, por ka qëllim që të luftojë sistemet e bazuara në vlera që janë NATO-ja dhe Bashkimi Evropian. Për t’i luftuar këto tendenca destabilizuese natyrisht që ne kemi nevojë për përkrahjen e miqve tanë, kemi nevojë për përkrahjen e Sllovenisë dhe Presidenti Pahor si një president që ka qenë i angazhuar në politikë qe 32 vite besoj e njeh shumë mirë rajonin tonë, por po ashtu edhe faktin se çka ndodh nëse nuk ndërhyhet me kohë për të ndalur tendencat autokratike e destabilizuese në rajonin tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani.
 
Një pjesë e takimit iu kushtua edhe thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, ku u veçua fusha e politikës së jashtme, mbrojtjes, shëndetësisë, shkëmbimit ekonomik, investimeve etj. 

Kurti, Pahor-it: Parakusht në bisedimet me Serbinë të jetë vendosja në qendër të bisedimeve e njohjes së ndërsjellë në mes të dy shteteve

0

Përkushtimi i dyanshëm për thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë dhe forcim të partneritetit ndërmjet dy vendeve, u theksua në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Duke i uruar mirëseardhje, Kryeministri Kurti falënderoi Presidentin Pahor për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë, një vend mik dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës.

Sllovenia është partneri ynë i çmuar pasi ndajmë të njëjtin interes për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, tha kryeministri Kurti, duke u shprehur mirënjohës për kontributin e Sllovenisë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Ai tha se pret me padurim avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në mbrojtje dhe siguri.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, si dhe punën e Qeverisë në këtë drejtim. Ai kërkoi përkrahje nga Sllovenia për anëtarësimin në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare.

Teksa foli për menaxhimin dhe situatën aktuale me pandeminë, kryeministri Kurti tha se gjatë muajit nëntor ka pasur raste njëshifrore të vdekjeve të të prekurve me COVID 19, deri tani janë administruar 1 milion e 612 mijë vaksina, me dy doza janë vaksinuar 57 për qind e të rriturve të moshës mbi 16 vjeç, ndërsa me një dozë rreth 65 për qind.

Kryeministri theksoi se përkundër faktit që kemi filluar me vonesë vaksinimin nuk kemi marrë vaksina nga Kina apo Rusia, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA.

Këtë vit Kosova tregoi se është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja me kalimin nga një konsumues i sigurisë në një ofrues sigurie. Në këtë aspekt, kryeministri veçoi se Kosova me krenari mbështeti operacionin e drejtuar nga NATO për evakuimin e refugjatëve afganë, që dëshmon se Kosova është një partner i besueshëm.

Ne ishim të gatshëm të ndihmonim sepse kjo është ajo që vendet që ndajnë të njëjtat vlera të demokracisë dhe paqes bëjnë për njëri-tjetrin, tha kryeministri.

Kryeministri foli për përkushtimin e qeverisë në luftën kundër krimit e korrupsionit. Lidhur me masat e ndërmarra, ai theksoi se gjatë këtij viti policia ka realizuar rreth 500 operacione e rreth 900 bastisje dhe ka shkatërruar 41 grupe kriminale. Nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të jetë më i fortë sesa shteti ligjor, tha ai.

Përmirësimi i politikave qeverisëse, ka rezultuar edhe me rritje ekonomike, tha kryeministri duke theksuar parashikimin e Bankës Qendrore të Kosovës për rritje ekonomike prej 9.9 për qind për vitin 2021. Kur nuk ka korrupsion në qeverisje, qytetarët shpenzojnë më shumë dhe i paguajnë tatimet me rregull, sepse nuk frikohen që paratë e tyre do të keqpërdoren, theksoi ai.

Presidenti Pahor e përgëzoi kryeministrin për qasjen e re në qeverisje. Ai u interesua të dijë më shumë rreth ecurisë së bisedimeve me Serbinë dhe tha se Sllovenia është e interesuar të shoh progres. Përkundër vështirësive bisedimet duhet të vazhdojnë, tha ai.

Kryeministri e vlerësoi rolin e Sllovenisë në këtë proces si shumë të rëndësishëm dhe kërkoi mbështetjen e saj për të elaboruar rëndësinë e reflektimit të Serbisë për dëmet e shkaktuara, shkatërrimet dhe luftën, krimet e kryera në Kosovë.

Ky është një parakusht për bisedime serioze dhe normalizim të marrëdhënieve, tha kryeministri, duke e ritheksuar si parësore vendosjen në qendër të bisedimeve të njohjes së ndërsjellë të Kosovës me Serbinë.

Tim Shkupi, teolog: A do të zgjoheni në kryengritje kundër “qyl-popave” me kokën e lidhun me “zavoj”, apo do ta prisni dënimin e madh?!

0
Nga: Tim Shkupi, teolog nga Shkupi
(Musa Lamallari)
Qysh i kam sonte “qyl – popat” e fesë se Bagdadit?!
Të kotët!
A e keni ndërmend me u zgju për kryengritje kundër “qyl-popave” me kokën e “lidhun me zavoj” (fashë), apo doni me pritë dënim më të madh?! …
Moses (Musa) ka qene ÇOBAN, une jam adash i tij me emer!!!
Une e dij se turkoshaket, kopilat e paganizmit të Bagdadit nuk mund ta durojne plisin, lere që nuk mund ta durojnë plisin, por as himnit kombëtar nuk i ngriten në këmbë, e ju i hani foret e tyre se jane bereqet (pasurim), kur e puthin Gurin e Zi në Qabe, që përpara vet besimtarët e Kuranit kanë urinuar në te!
Fotografinë poshtë nuk e kam ba une, as nuk e kanë bërë shqiptarët si une, por une po e shoh se jane 4 plisa, besoj që jam ka shoh mirë, e ju?! …
Pra, hazreti Musa e ka bajt plisin, e jo torbushin e kuq te Bagdadit, simbolin e paganizmit të kopilit Tamuz te Semiramisit!?
Qyla (njerëz të kotë), pendohuni dhe kur te folni dicka për Shqiptari, duhet me qenë të kujdesshëm!
Jo deri ne 2021, por në 2022 ka me ju lëshu toka aty ku jeni …!
Kan være et bilde av 5 personer og tekst som sier 'I qofsha fale Perëndisẽ kur puthi me ball Tokën si Shqiptar D REVISTA DRINI Intervistë me Tim Shkupin 1. Does the source match the archaeological record? Was Moses Midianite or Shasu nomad?'

Diana Rexhepi, gazetare nga Zagrebi: Serbët do të lidhen me ekstremistët islamik në Kosovë, nëntoka e tyre gjindet në Kosovë edhe me aradha speciale!

0

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb 

Kam shkrur në faqen time zyrtare në fb që rreth temave të tilla dhe i kam marrë më shumë se 80 porosi kërcënuese nga serbët në periudhën kur në zgjedhjet e tetorit në vitin 2019 fiton VV e Albin Kurtit.

Porositë e komentuesve serbë ishin: “videćemo se u Prizrenu, iduće godine”, “Bićemo mi u Dečanima za kratko vreme a onda će da bude šiptarsko kuku lele”, dhe në kësi maniresh e kërcënimesh. Një kohë për disa muj u ndalen porositë e tilla. Megjithatë, ato filluan sërish para disa mujve, me pohimet: “Već smo na Kosmetu, sad će da bude naša osveta, deca će da vam plaču”; “Već smo u Prizrenu, došli smo”; “Vratićemo ono što je naše vekovno”; “Neće ni jedan vaš kamen da bude u Metohiji” me radhë. Vetëm një porosi e tyre me do shifra si të kodume më ka frikësuar para nja dy javësh, por për atë nuk do të e shkruaj këtu. Nuk është e nevojshme tash, në kohën e kësaj tragjedie në Glloxhan”.

Ate çka e dij moti është se nëntoka e serbëve gjindet në Kosovë, në pjesën shqiptare të Ujmanit, e fshehur. Tutje, ata qarkullojnë lirë edhe në Shqipëri, e në kohë të fundit po hyjnë në Shqipëri nga Mali i Zi, sidomos pas asaj ngjarjes që ndërlidhet me trazirat në Mal të Zi , që e shkaktun serbët dhe malazezët e njohur si “bjellashi” për kishën dhe pas zgjedhjeve më të reja në Mal të Zi.

Mbrëmë kur e shikova atë emision përmi 3 orë për ngjarjen në Gloxhan, më ndërprehej lidhja disa herë në atë video dhe dëgjoheshin disa si… shenja përgjim (e dij si tingëllojnë shenjat e përgjimit, pasi kam eksperiencë shumëvjeçare me atë përgjim të telefonave dhe në këta disa muaj edhe në You Tube. Porositë e tilla vetëm pas disa ditësh fshihen nga e-maili im, mbesin vetëm disa që nuk kanë domethënie të caktume.

Ata kanë ndihmës në Kosovë, por nuk e dij andaj andaj edhe nuk mundem me deftu se i kane edhe ndihmësit shqiptarë, por si duket kanë edhe ndihmës shqiptarë të paguar. Prizrenin e kanë për diçka destinacion, për çka… nuk e dij. Forenzika e policisë së Kosovës ka dështuar kësaj radhe. Serbët do të lidhen edhe me ekstremistët islamik në Kosovë. Po e përsërisë: Do te lidhen me ekstremistë islamik në Kosovë për aksione teroriste.

Në Serbi kanë krijuar konfuzion këto dy – tre ditë dhe janë duke i arrestuar edhe qytetarët serbë për me përgaditë kaos e kështu me radhë terren për ndërhyrje eventuale në Kosovë me ndihmën e disa shteteve aleate të Serbisë.

Aradhat speciale terroriste serbe jane të stacionuara në Graçanicë, afër Shterpcës si dhe në Brezovicë.

Në afërsi të Manastirit të Deçanit kanë hyrje – dalje në do si tunele, që kanë gropuar nën tokë.