Kreu Blog Faqe 1476

Megjithëse në gjendje pandemie, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH), nuk i ndalë aktivitetet

0

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Më 27 nëntor 2021, në restorantin “Tra Di Noi Ristaurante” në Brunnthal të Bavarisë afër Mynihut në Gjermani, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSH-i) mbajti seminarin e radhës, me temën “Trajnimi dhe shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve”.
Në këtë takim, të pranishëm ishin përfaqësuesit e dy konsullatave shqiptare në Mynih, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura dhe Konsulli i Republikës së Shqipërisë, Dr. Dashnor Ibra, që në emër të LAPSH-it seminarin e përshëndeti kryetari Milazim Ukaj, i cili foli për angazhimin e LAPSH-it dhe peripecitë që po përballemi me Covid 19. Ai na njoftoi se në seminarin e sotëm ishin të ftuar dhe mësimdhënësit e shkollës shqipe nga Austria, por për shkak të pandemisë nuk u lejuan që të jenë pjesë e seminarit, sikurse nuk u lejua që ta shfaqnit përgatitjen e programit, për 28 Nëntor as nxënësve të shkollës shqipe të Freisingut. Aty u fol edhe për futjen e gjuhës shqipe në listën e gjuhëve të huaja! Aty u fol edhe në lidhje me takimin e përbashkët me kolegët tanë nga Austria dhe vizitën në Muzeun “Belwedere” të Vjenës, te përkrenarja e heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu etj. Shkëmbimi i përvojave tona, sjell nevojën e njohjes mes vete, si një A dhe O e një bashkëpunimi te sinqertë dhe te ndërsjellët. Ne, së bashku bëjmë një pune kolosale për ta mbajtur sadopak gjallë frymën atdhetare, identifikimin kombëtar dhe ruajtjen e gjuhës se bukur amtare, gjuhën e ëmbël shqipe. Te shpresojmë që ky fenomen do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të mirë të çështjes së ruajtjes së identitetit kombëtar, në të mirë të shqiptarisë, tha Ukaj.

Seminarin e hapi Koordinatori i LAPSH-it, Mustafë Krasniqi, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, i njoftoi se disa herë ishte i detyruar ta ndërronin agjendën, për shkak të pandemisë! Por, mbi të gjitha ia arritëm qëllimin ta mbajmë seminarin, me mungesën e pjesës programore, për “28 Nëntorin”- Ditën e Flamurit, të përgatitur nga nxënësit e Freisingut, me mësuese, Nife Arifi dhe mospjesëmarrja e kolegëve nga Austria, pa fajin e tyre na la një vakum, tha Mustafë Krasniqi. Moderimi e bëri Xhevahire Sylejmani, kurse komisioni i seminarit ishin: Isuf Bytgyçi, Selim Hoti, Valbona Roqi dhe Mustafë Krasniqi. Seminarin e përcolli gazetari i gazetës “Gazeta e Alpeve”, Maxhun Smajli.
Seminari filloi me ligjëruesin; Dr. Vaxhid Sejdiu, veteran i mësimit shqip në Zvicër dhe Koordinator i rrjetit të shkollave shqipe në Zvicër, me temën: “Si ta organizojmë një orë mësimore me mësimdhënës”, për të vazhduar tutje me ligjëruesen; Lume Daci – Hoti, mësimdhënëse në shkollën shqipe në Bavari të Gjermanisë, me temën “Metodat, teknikat, objektiva dhe kriteret në orën mësimore – model i orës mësimore, në klasat homogjene”. Ndërsa, me temën “Mësimi kooperues në klasat heterogjene” , ligjëratën e mbajti veterani i arsimit ish-mësimdhënës i shkollës shqipe në Zvicër, Hamëz Morina.


Seminari vazhdoi me diskutime, rreth temave të mbajtura nga ligjëruesit; z. Sejdiu, z. Morina dhe znj. Daci – Hoti. Kjo pjesë ishte më atraktive, ngaqë interesimi i parashtrimit të pyetjeve ishte e madhe nga mësimdhënësit! Dhe në fund për të vijuar më pas me një orë praktike në grupe me mësimdhënës-it/et e shkollës shqipe në Bavari, në formë loje, të punuar nga Mustafë Krasniqi dhe Selim Hoti, me temën “28 Nëntori”.
Seminarin e përmbylli koordinatori Mustafë Krasniqi dhe u ndanë Certifikata për të gjithë mësimdhënësit pjesëmarrës, nga Milazim Ukaj dhe për seminaristët u shtrua një darkë solemne.

Dhjetë momentet kyçe, që e lëkunden keq themelin e Kosovës dhe rrezikuan pafundësisht shtetësinë e saj

0
Kjo është një foto e realizuar nga helikopteri i forcave të NATO-s në Kosovë mbi lumin Ibër në qershor 99.
Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
1. Ndarja e Mitrovicës në vitin 1999 ku rusofilet e Shërbimit Sekret Francez në bashkëpunim me Hashim Thaçin e ndanë Mitrovicën në dy pjesë dhe praktikisht edhe Veriun nga Kosova. Sepse në këtë mënyrë ia vunë themelet bosnizimit dhe defunksionalizimit të Kosovës si shtet.

Vajza e Xhemajl Mustafës: Ata që e dhanë urdhrin për vrasjen e babit tim sot e gëzojnë pushtetin(Drenica press, 2018)

2. Paralelisht me ndarjen e Veriut të Kosovës UDBA i nxiti, organizoi dhe financoi vrasjet politike në të cilat pjesa udbashe e SHIK-ut u dëshmua aq e dhunshme dhe pamëshirshme ndaj patriotëve të vërtetë shqiptarë, saqë do t’ia kishin lakmi edhe Millosheviqi dhe Rankoviçi.

“Misionarët arabë po e përhapin vehabizmin në Kosovë” (Klan Kosova)

3. Në vitin 2000 me direktivën e UDB-es dhe të financuar nga Ambasadat e shteteve arabe, Turqisë dhe Rusisë, shumë imamë udbash shqiptarë, e sollen islamin ekstrem në Kosovë në formë të “shoqatave të rrejshme humanitare islamike”, që në fakt ishin celula të terrorizmit global.
Këto shoqata djallëzore e shfrytëzuan fillimisht varfërinë e skajshme të shqiptarëve në Kosovën e djegur dhe të rrënuar për toke, për t’i dhënë femrave dhe grave të varfra kredi pa interes, nëse pranojnë të vishen si femrat arabe të Arabisë Saudite dhe të duken si Pinguine.
Imagjinojeni se për çfarë oferte të pamoralshme dhe në çfarë rrethanash të rënda ekonomike dhe sociale bëhej fjalë!
Pra bëhej fjalë për ofertën për trafikimin e identitetit kombëtar për 1000 euro të mjera.
Fatmirësisht shumica e femrave që e morën atë kredi nuk iu nënshtruan presionit për ta trafikuar (prostituuar) identitetin kombëtar për 1000 euro.
Fatkeqësisht një numër jo i vogël i femrave, jo vetëm që pranuan por edhe u radikalizuan.
Rezultati : Shumë sosh përfunduan në Siri si prostituta të djemve, nipave, kushërinjve dhe luftëtarëve të Bin Ladenit dhe Abu Omarit, respektivisht si prostituta të Al Kaides dhe IS-it, ndërsa 110 sosh u kthyen shtatzënë nga Siria po me të njëjtat bisha.
Mirëpo puna nuk u krye me kaq. Filloi më të madhe radikalizimi i predikimit të fesë në objektet ekzistuese dhe ndërtimi i shumë objekteve të tjera fetare, në bashkëpunim me pushtetin e korruptuar kosovarë, i cili përfitonte sasi të paimagjinueshme lekësh nga shitblerja e pronave të uzurpuara. Pra tashmë nuk predikohej islami tradicional, por ai vehabist dhe selafist, gjë që ndikoi që Kosova të bëhet kampione evropiane për numrin e luftëtarëve të trafikuar dhe eksportuar në Irak, Siri, Libi e kudo që e kërkonte puna.
Qëllimi i Serbisë Klerofashiste ishte që Kosovës t’ia ipte pamjen e Kandaharit, në mënyrë që shtetet aleate që na kishin ndihmuar ta arrijmë pavarësinë dhe shtetësinë tonë, t’i çonin duart jo vetëm nga ne si popull, por edhe nga projekti i tyre apo shtetësia e Kosovës dhe t’i thoshin udhëheqesve të Serbisë : Kthehuni në Kosovë dhe përfundone punën aty ku ju kemi ndërprerë.

4. Në vitin 2004 me direktivën e UDB-es klyshet e saj shqipfolës e organizuan djegien e kishave serbe, gjë që ndikoi në rrënimin total të imazhit tonë tek aleatët tanë, që na kishin ndihmuar të çlirohemi dhe të bëhemi shtet.
Sepse tashmë në kokat e zyrtarëve të Uashingtonit dhe Brukselit ne shqiptarët nuk figuronim vetëm si popull viktimë dhe paqedashës që lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e kishin arritur me sakrifica të pakrahasueshme 200 vjeçare, por edhe si popull i dhunshëm, ekstremist fetar dhe shovinist.
5. Abolimi i kriminelëve serb të luftës nga Hashim Thaçi.
Pra bëhet fjalë për abolimin e po atyre kriminelëve serbë të Veriut të Kosovës, të cilët më vonë e krijuan Listën Serbe, që e mori peng Kuvendin e Kosovës dhe e bllokoi punën e tij.
Sepse tashmë nuk i përfaqësonin interesat e serbëve të veriut Rashiçat, Petroviçat, Ivanoviçat dhe Trajkoviçat, që në njëfarë mënyre e kishin pranuar realitetin politik, por djajtë e pushtetit klerofashist serb Jabllanoviçat, Rakiçat dhe Radojçiqat, të cilët e okupuan Veriun dhe e shndërruan në Eldorado të krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të armëve dhe narkotikëve.
Dhe pikërisht këtë Eldorado të krimit shumëdimensional, politikanët tanë të korruptuar, gjysmë analfabetë, kriminelë dhe kuislingë, e trajtuan si një burim shtesë për pasurim të paligjshëm.
Dhe në vend se ta luftonin me të gjitha mjetet ligjore dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve, ata e filluan bashkëpunimin e tyre të ngushtë me kriminelet serbë të Veriut, që ua kishin masakruar fëmijët, dhunuar gratë dhe djegur infrastrukturën dhe tokën.
6. Degradimi i tempujve të dijes pra shkollave dhe universiteteve në tempuj të injorancës.
Respektivisht degradimi i diplomave prej vulave të dijes në vula të budallallëkut, i cili po na kushton sot shumë dhe do të na kushtojë akoma më shumë në të ardhmen, në të gjitha segmentet, fushat sferat dhe lëmitë e shtet-ndërtimit.
7. Fillimi i bisedimeve teknike me Serbinë pa parakushte edhe pse ajo na kishte borxh neve dhe jo ne asaj.
Sepse na kishte masakruar, dhunuar, dëbuar dhe dënuar 150 vite rresht dhe jo vetëm në vitet 1998-99 të shekullit të kaluar.
Imagjinone Serbia si humbëse e tre luftërave dhe shkaktare e tre gjenocideve rresht e kishte kushtëzuar dhe shantazhuar Brukselin dhe Uashingtonit para dorëzimit të çdo krimineli të saj të luftës, me zbutjen e qasjes dhe qëndrimit të tyre të prerë ndaj pavarësisë së Kosovës deri në neutralitet.
Ndërsa ne si viktimë 150 vjeçare e terrorit të saj kishim shkuar në bisedime, pa parakushte dhe me duar në xhepa, si cjapi të kasapi.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, një ditë të bukur pranvere Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Edita Tahiri, faqezinjtë të cilët tërë kohën na gënjenin se po zhvillonin bisedime teknike, u kthyen nga Brukseli me Marrveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe të Veriut.
Thua se nuk u mjaftonte regjionalizimi i Lutfi Hazirit, i cili madje edhe fshatin Mamushë të përbërë prej shqiptarëve të asimiluar e kishte shndërruar në një komunë një etnike turke.
Mirëpo ta negociosh në bisedimet teknike rregullimin e brendshëm territorial me Serbinë gjenocidale, pasi që të kanë çliruar prej saj superfuqitë e kohës, të cilat jo vetëm që të kanë bërë shtet, por edhe i kanë detyruar 100 e kusur shtete të tjera që ta pranojnë shtetësinë tënde, nuk është vetëm çmenduri por është edhe tradhti e padëgjuar dhe paparë.
Prandaj si një shqiptar që në familjen e tij i ka 22 viktima nga gjenocidi serb, i lutem Zotit natë e ditë që t’i dërgojë këta tradhtarë në ferr dhe jo vetëm në varr.
Sepse të hysh pa parakushte në bisedime dhe negociata me një shtet që nuk të ka kërkuar falje, nuk të ka paguar dëmshpërblim, nuk e ka zbardhur fatin e të pagjeturve dhe nuk t’i ka kthyer kufomat nga varrezat kolektive, është nëna e çmendurisë dhe tradhtisë. Imagjinojeni sikur të kishin vepruar kështu hebrenjtë pas luftës së dytë botërore, ku do të ishte dhe si do të dukej Izraeli sot ?!
8. Kapja e Gjyqësorit, Prokurorisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë për Privatizim dhe Agjencisë për Zbulim dhe Kundërzbulim nga Politbossat e krimit të organizuar, haraçit, korrupsionit dhe narko-karteleve.
Sepse përmes kapjes së institucioneve për zbulim, kundërzbulim, monitorim, prokurorim dhe zbatim të drejtësisë, ata u ndien aq të sigurt dhe komod nga përgjegjësia dhe llogaridhënia, saqë nuk lanë kundërshtar politik dhe dëshmitarë të krimeve pa vrarë, dhe vlerë materiale, monetare dhe pronësore pa plaçkitur dhe rrënuar.
Prandaj shtet-ndërtimin e shndërruan në shtet rrënim, sepse i dëbuan përmes kërkesave për haraç dhe përfitime edhe të gjithë investitorët e huaj seriozë që shfaqnin interesa për të investuar në Kosovë.
Rezultatet : Plaçka e pronës publike, buxhetit të shtetit, doganave, tatimeve, taksave, donacioneve, fondeve për zhvillim, thesarit të shtetit si dhe dhomës së dëshmive. Përpos kësaj privatizimi më mafioz në mbarë Evropën dhe tenderët e manipuluar në çdo situatë dhe segment.
9. Plaçka, vrasjet, radikalizmi i fesë dhe tradhtimi i interesave kombëtare dhe shtetërore nuk do të kishin ndodhur kurrë, sikur këta Politbossa të krimit, haraçit, plaçkes shumë dimensionale dhe tradhtisë, të mos i kishin mbushur partitë e tyre dhe institucionet shtetërore me udbashë dhe islamistë radikal.
E pse i mbushen dhe me direktivën e kujt e bënë këtë?
Përgjigjën po ua lë juve.
10. Heshtja dhe akomodimi i intelektualëve me gjendjen e patolerueshme në shoqëri dhe shtet, duke filluar prej atyre që jetonin si Dembelat e Stambollit nga donacionet për veprimin efikas të shoqërisë civile e deri te ata të Akademisë së Arteve dhe Shkenca që jetonin si Zoti në Paris nga leket e taksapaguesve.
Detyra ime si analist dhe gazetar i pavarur është për ta thënë dhe shkruar të vërtetën.
Ndërsa detyrë e shenjtë e politikës shtetërore, prokurorisë së shtetit dhe gjyqësorit, është për ta zbardhur deri në detajet më të imta të vërtetën.
Sepse njerëzit që i udhëheqin dhe përbëjnë këto institucione paguhen për këtë punë.
Ndërsa unë nuk e marr prej askujt asnjë cent.

“KODRA” gjithmonë pranë jush!

0

Shkruan: Florim Zeqa  

Me të afruar festat e fundvitit, mërgimtarët fillojnë përgatitjen e valigjeve për vendlindje, kurse në anën tjetër edhe kompanitë e udhëtimeve bëhen gati për t’i përballuar fluksit të madh të udhëtarëve.

Pothuajse nga secili shtet evropian, gjatë periudhës së pushimeve agjentët e kompanive të udhëtimeve janë në “gjah” të mërgimtarëve, por, për dallim nga shtetet tjera, në Itali janë në hall të madhë për t’iu përballuar kërkesave të shumta të mërgimtarëve.

Kësaj radhe nga Italia e përzgjodha për prezantim kompaninë e udhëtimeve “KODRA”, njëra nga dhjetëra kompani të suksesshme dhe me veprimtari të gjatë veprimi në qytetin e Trevizos.

Vëllëzërit Kodra 14 vite më parë e filluan aktivitetin afarist përmes kompanisë së udhëtimeve me të njëjtin emër “KODRA”, duke u rritur dhe ngritur në vazhdimësi në një kompani namëmadhe, falë seriozitetit dhe korrektësisë ndaj udhëtarëve.

Shërbimet efikase dhe në kohën e duhur, me linja në tri destinacione ka bërë që “KODRA” të jetë tërheqëse për mërgimtarët. Për dallim nga kompanitë e tjera, “KODRA” është pothuajse e vetmja që i mbanë tri linja të rregullta dhe vetmja që e mbanë linjen e tragetit Bari-Durrës. Kjo ka bërë që “KODRA” të jetë më e preferuara, për faktin se jo të gjithë mërgimtarët janë të gatshëm të udhëtojnë për një linjë të caktuar, emri i së cilës është i tepërt të permendet në këtë tekst.

Pronari dhe drejtuesi i kompanisë “KODRA”, Kujtim Kodra është një personalitet i veçantë, i thjeshtë dhe i sinqertë, i urtë dhe i matur, fjalë pak e punë shumë siq e thotë populli. Me tiparet e njeriut serioz, saktësinë e nisjes dhe trajtimin e mirë të udhëtarëve, e ka bërë kompaninë “KODRA” që të jetë ndër më të kërkuarat nga mërgimtarët.

Gjatë bisedës me pronarin e kompanisë “KODRA”, mësova se gjatë periudhës së pushimeve numri i udhëtarëve brenda një dite arrinë deri në 800. Kjo e detyron drejtuesin e kompanisë që të shtojë edhe kapacitetin e autobusëve dhe numrin e vozitësve për linjat e caktuara. Kur jemi në këtë segment, vlenë për të theksuar se kompania “KODRA” i ka vozitësit e përgatitur dhe më përvojë në fushën e transportit ndërkombëtar.

Rritja e kësaj kompanie është rezultat i sukseseve të pareshtura dhe pa asnjë aksident të vetëm gjatë veprimtarisë 14 vjeçare. Sllogani i kompanisë “Gjithmonë pranë jush” është i dëshmuar me punë dhe përkushtim ndaj mërgatës sonë.

Në fund të këtij prezantimi të shkurtër, kompanisë “KODRA” i urojmë suksese të mëtejme, kurse mërgimtarëve udhëtim të mbarë drejt vendlindjes dhe anasjelltas. Zoti e ruajt dhe bekoftë mërgatën tonë!

Kryeministri Kurti në pritjen për nder të 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë: 28 nëntori, thelbi i identitetit kombëtar

0

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Kryeministri i Republikës së Kosovës mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë me rastin e 109-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Në këtë organizim të Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ku të ftuar e të pranishëm ishin edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, anëtarë të kabinetit qeveritarë, përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë shtetërorë, kryetarë të partive politike, profesorë e intelektualë, kryeministri Kurti u uroi të gjithëve Ditën e Flamurit.

Ai para tyre tha se 28 Nëntori është një festë e përvitshme që i bëhet kombit shqiptar për të përkujtuar aktin më sublim në historinë e tij moderne, pra shpalljen e pavarësisë. Për më tepër që 28 nëntori është festë e shumëfishtë për kombin shqiptar. Përveçse Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar – kryekomandantit Adem Jashari, është edhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, “një festë e cila është thelbi i identitetit kombëtar shqiptar që na bën të tillë çfarë jemi dhe na i mban gjallë ëndrrat tona, e të cilat janë edhe ideali i dëshmorëve e martirëve të kombit, por njëkohësisht edhe dëshirat e rinisë e të fëmijëve tonë”, tha kryeministri para të pranishmëve.

Kryeministri Kurti më tej tha se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete sovrane që zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira e me dobi të përbashkëta për qyetarët, janë shtëpitë që kombi shqiptar i ka ngritur vetes për sigurinë dhe mirëqenien e tij. Tani është detyrë e jona që këto shtëpi të jenë të forta dhe në mbështetje edhe për shqiptarë që janë jashtë tyre, kudo në Ballkan dhe Diasporë.

Duke ua uruar edhe një herë 28 Nëntorin, ai në fund tha se kjo datë dhe kujtesa e aktit të kësaj date na fton që të forcojmë lidhjet kombëtare, zhvillimore në ekonomi e kulturë e në të gjitha fushat dhe se ka besimi se ne do të dimë t’i përgjigjemi siç duhet, kurdoherë.

 

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu,

I nderuari Ambasador i Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi,

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë,

I nderuari Akademik Profesor, Rexhep Qosja,

E nderuara presidente, Atifete Jahjaga,

Të nderuar anëtarë të kabinetit qeveritar,

Të nderuara deputetë, zyrtarë shtetëror, kryetarë të partive politike,

Të nderuar profesorë dhe intelektualë,

Të nderuar të pranishëm,

Urime për Ditën e Flamurit, ditën e shënuar që e kemi të përbashkët të gjithë shqiptarët! 28 Nëntori është një festë e përvitshme që i bëhet kombit shqiptar për të përkujtuar aktin më sublim në historinë e tij moderne, shpalljen e pavarësisë. Akt që në fakt është një përsëritje e ngritjes së flamurit nga Skënderbeu në Krujë më 28 Nëntor 1443. Në ato ditë të ftohta dimri që nxeheshin nga zjarret e luftës ballkanike, përfaqësuesit e shqiptarëve u mblodhën në Vlorë për të shpëtuar Shqipërinë dhe për të bërë të ditur vullnetin e kombit shqiptar për të pasur shtetin e tij, krahas shteteve të kombeve të tjerë të Ballkanit. Themelimin e shtetit e shihnin si aktin që do të shpëtonte ekzistencën e kombit përballë rrezikut të madh të zhbërjes, por edhe si hapje të një epoke të re për zhvillim e mirëqenie. Ismail Qemali dhe shumëkush ndër ta në çastet e ngritjes së flamurit thërriste ndërmend heroin tonë kombëtar si të ishte një shenjtor që do të mund ta merrte nën mbrojtje kombin e tij.

Shekulli XX ka qenë i ashpër me shqiptarët. Ata kanë provuar copëtimin në disa shtete, gjenocidin me masakra e shpërngulje, regjime autokratike dhe totalitare me burgosje e persekutime, por gjithsesi kanë qëndruar. Dhe në qëndresën e tyre, 28 Nëntori ka qenë një pikë referimi. Siç është 28 Nëntori 1912 në njëfarë mënyrë një përsëritje e 28 Nëntorit 1443, po ashtu shumë shqiptarë kanë shpresuar dhe punuar për një 28 Nëntor të tretë, për një lirim tjetër, për një hapje tjetër drejt së ardhmes. Republika e Kosovës nuk do të vinte në ekzistencë pa këtë shpresë e përpjekje të frymëzuar edhe nga shpallja e pavarësisë më 28 Nëntor 1912.

28 nëntori është festë e shumëfishtë për kombin shqiptar. Është dita e Flamurit, është dita e Pavarësisë, është edhe ditëlindja e komandantit legjendar – kryekomandantit Adem Jashari, është edhe dita e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, një festë e cila është thelbi i identitetit kombëtar shqiptar që na bën të tillë çfarë jemi dhe na i mban gjallë ëndërrat tona, e të cilat janë edhe ideali i dëshmorëve e martirëve të kombit, por njëkohësisht edhe dëshirat e rinisë e të fëmijëve tonë.

Sikurse 28 Nëntori është një ftesë e përvitshme drejtuar shqiptarëve për të hedhur sytë nga kombi i tyre dhe për të bërë bilancin e arritjeve, ne sot jemi të kënaqur që Shqipëria dhe Kosova, si dy shtete sovrane, zhvillojnë marrëdhënie shumë të mira me dobi të përbashkët për të gjithë qytetarët tanë. Kosova dhe Shqipëria janë shtëpitë që kombi shqiptar i ka ngritur vetes për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe është detyra e jonë që të bëjmë të mundur që këto dy shtëpi të jenë të forta dhe mbështetje edhe për ata shqiptarë që janë jashtë tyre, kudo në Ballkan dhe diasporë. Kujtesa e aktit të 28 Nëntorit vazhdimisht dhe gjatë gjithë vitit na fton që të forcojmë lidhjet kombëtare, zhvillimore në ekonomi e kulturë e në të gjitha fushat dhe kam besimin se ne do të dimë t’i përgjigjemi siç duhet, kurdoherë.

Gëzuar Ditën e Flamurit!  Gëzuar 28 Nëntori!

Ju faleminderit.

Pse grekët e rinjë e mohojnë historinë tonë pellazgjike ?

0


shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

(Pse grekët e sotëm nuk kanë as kapuç e as këpucë të veta kombëtare, pse fustanella e tyre është më e shkurtër se ajo shqiptare ? )

Si arritën “grekët e rinjë” që gjë nga e kaluara ta bëjnë greke duke e humbur çdo gjurmë arvanitase dhe historike pellazge?
Neve, çka na mungonte që të shkruajmë të vërtetën tonë. Nejse, kryesisht e dimë .
Përkundër të gjitha manipulimeve të bëra me shekuj, atan nuk mundën të fshehin gjërat më elementare që i japin identitetin një kombi.
Të njejtat iu mungojnë edhe serbëve , edhe ata po e vjedhin etnografinë tonë , por reagimet shqiptare mungojnë, e njejta vlenë e dhe për grekët e rinj.


Duke e shikuar foton e dasmës arvanite, të bie në sy kapuçi i Moresë dhe fustanella arvanitase, që sot që të dyjat quhen greke.
Vallë , deri kur do jemi inferior ndaj tyre ?
Duhet të shohim edhe foton tjetër , se si visheshin arvanitasit edhe kur argëtoheshin e edhe kur luftonin. Në foton djathtas shihen trimat e Kolkotronit duke vallëzuar fitorën e tyre

Grekët e rij duke i blerë disa qindra shqiptar të Jugut mendojnë se e blenë krejtë shqiptarinë, por jo se kemi edhe ne burra që i dalim ballë kësaj fortune greke
Pak histori :” Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.
Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli
Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.
E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.
Pra? sa të ulët që janë, duke e vjedhur historinë ?
E shikoni fustanellën ne foto ? ajo është e njejtë si në veri ashtu edhe në jugun e shqipërisë.

Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.
Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.
Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.

Veshja e vjedhur kombëtare greke
Të dalim prapë te fustanella e veriut
“Në Shqipëri kjo lloj veshje filloi të ketë një strukturë tjetër dhe e bëri të specifikohet dhe të kthehet në një simbol etnik”, tregon etnografe Afërdita Onuzi – “Edhe kroniket filluan ta quajnë si veshje shqiptare, edhe turqit e përmendnin si fustanllinjt duke ju referuar shqiptarëve.”
Sipas një dokumenti të vitit 1935, një marinari ju konfiskua një Fustanellë në anije. Në periudhën e mesjetës Fustanella shfaqet shumë më tepër në krahina të ndryshme. Sipas Përzhitës, Fustanella është gjetur si veshje edhe në veri, në Kukës.

“Nga ato që unë kam parë në muze në të gjithë Ballkanin, mund të them se me formën dhe detajet që paraqiten në Shqipëri fustanellat, nuk e gjen në asnjë vend tjetër”, thotë Onuzi.
Në shekullin e XVIII-të kjo veshje mahniti të gjithë studiuesit që kaluan në Shqipëri dhe nuk hezituan t’i përmendin ato në veprat e tyre letrare.
Historiani Dorian Koçi tregon se i pari që u mahnit nga kjo veshje ka qenë Lord Bajroni, i cili e mori një Fustanellë dhe e përdori në një ballo me maska në Londër.
Francois Poqueville, konsulli francez gjithashtu shkroi për fustanellën.
Oborri i mbretit Otto në Greqi ka shumë piktura ku mbizotëron fustanella. Rojet personale të mbretit Otto visheshin me fustanellë”, tregon historian Koçi
Ka shumë objekte që tregojnë se fustanella është me origjinë Ilire. Objekte që ndodhen në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Koplik e më gjerë tregojnë përdorimin e Fustanellës në kohën Ilire.

“Në shumë relieve të ndryshme, kemi zbuluar disa objekte ose kompozicione që kanë të bëjnë me aktivitete, ku figura të paraqitura mbartin figura që shëmbëllejnë me Fustanellën e sotme. Mund të themi se Fustanella është përdorur që në kohën Ilire si një veshje tradicionale”, shprehet Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologjisë
Të kalojmë të këpucët me tufa të Epirit, që grekët e rinjë i quajnë të tyre.
Pse grekët i quajnë Carushia (tsarouchi (Greek: τσαρούχι; plural: τσαρούχια ), kur grekë nuk e kanë shkronjë c në alfabetin e tyre

Fol shqiptar, fol e mos ngurro. Koha është e jona.

Më 28.11.2021

Nexhmedin Spahiu me paçavuret e tij po lufton dhe synon ta përçaj KOMBIN SHQIPTAR, duke ia imputuar dhe imponuar të ashtuquajturin “KOMB KOSOVAR”!

0
Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni

 

Prandaj, motra dhe vëllezër të dashur shqiptarë të ngrejmë zërin dhe të luftojmë bashkërisht si një trup i vetëm, që me çdo kusht t’i mbrojmë VLERAT tona kombëtare, që nga  antika e deri më sot në erën e digjitalizimit të botës së shekullit XXI, duke moslejuar dhe, duke mos pranuar kurrfarë “politike” dhe kurrfarë pseudoshkence  të  imponuar  të mercenarëve, të argatëve dhe të matrapazëve  të huaj kuislingë shqipfolës, të cilët me Nexhmedin Spahiun në krye  me paçavuret e tyre të turpshme po luftojnë dhe po propagandojnë me paçavuret e tyre, që ta përçajnë  KOMBIN SHQIPTAR, duke ia imputuar dhe imponuar të ashtuquajturin “KOMB KOSOVAR”. Kjo është tradhtia më e egër, si dhe grushti më primitiv, më dinak dhe më tinzar, që sipas teorisë së komplotit po i bëhet KOMBIT SHQIPTAR (2004-2021) nga Nexhmedin Spahiu dhe nga “bishtat” e tij të indoktrinuar dhe të mashtruar nga agjenturat  të huaja antishqiptare.

Prandaj, kundër kësaj tradhtie dhe propaganda subversive, që ka për qëllim asgjësimin e KOMBIT SHQIPTAR në Kosovë, jo vetëm populli, por para së gjithash, edhe  Qeveria,  edhe Presidentja, edhe Kuvendi i Kosovës, duhet të marrin masa përkatëse ligjore për parandalimin e një skandali të tillë gjithëkombëtar. Po ashtu, edhe Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë së bashku me ASHA-në e Shqipërisë, duhet të marrin masa juridike ligore dhe kushtetuese për pezullimin me çdo kusht të propagandimit, të përhapjes dhe të afirmimit të ashtuquajturit “komb kosovar” të Nexhmedin Spahiut, si dhe të gjithë  atyre që propagandojnë dhe mbështesin këtë tradhti ndaj kombit shqiptar.

Poshtë tradhtia!

Poshtë injoranca!

Poshtë “kombi kosovar” !

Rroftë KOMBI I RIBASHKUAR SHQIPTAR!

Rroftë RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE!

Vilhelme VRANA HAXHIRAJ:

Vetëm kur dy shtetet shqiptare të bashkohen ne do t’i tregojmë botës se cilët jemi në të vërtetë

I nderuar Prof.Mediu.

Ju faleminderit për thirrjen e ASHASHA-së, ndaj  antikombëtarit, të pafytyrit Nexhmedin Spahiu i cili propagandon ekzistencën e dy kombeve të veçanta shqiptare.  Ai ngrihet dhe vjell vrer kundër kombit më të vjetër në Evropë, nga i cili hodhën bazat kombëtare dhe gjuhësore, shtetet evropiane. Kombi shqiptar është një dhe i patjetërsueshëm. Duke filluar që nga neoliti, e ka nisur rrugën e  historisë së tij me pellazgët, vazhdoi me Ilirët, me Arbërit e me Dardanët Hyjnor dhe sot shqiptar dhe kosovar. Gjithë shqiptarët e trojeve etnike shquiptare në Gad. Ilirik, janë popullsia autoktone në këto troje që kanë të njëjtat gjene  gjaku,të njëjtat zakone dhe kulturë, mbi të gjitha flasin gjuhën e fillimit të njerëzimit, gjuhën shqipe, e cila ka dy emërtime të veçanta Atdhe dhe Mëmëdhe. Më thoni, ju lutem, cili komb në botë e quan vendlindjen e të parëve, si neë gjuhën e ëmbël shqipe;  Atdhe= Dheu i Atit(babait) dhe Mëmëdhe= Dheu i Mëmës(nënës)?!

       Cilitdo që kërkon ndarjen e shqiptarëve në kombe të ndryshme, kërkon shpërbërjen e kombit më të lashtë. Njerëz si i pafytyri, Nexhmedin Spahiu, janë antikombëtar, antinjerëzor dhe u shërbejnë klikave shoviniste që e duan Shqipërinë të shkërrmoqur. Vetëm se duan të zhdukin autoktoninë dhe lashtësinë e gjuhës shqipe. Në këto troje, lufta për shkombëtarizim ka filluar qysh me pushtimin e Atikës nga fiset semite (afro-aziatike), përkrahur nga Republika e Romës. Rokmakët i thurën aureolë Greqisë që përvetësoi kulturën pellazge-ilire. Vetëm për supremaci të flotës detare ilire në detin Mesdhe, Roma zhvilloi me mbretëritë ilire tri luftëra të përgjakshme. Doggji dhe shkatërroi 71 qytete, popullsinë ilire e vrau, e dëboi ose e skllavëroi, në trojet e saj. Ndërkohë ngriti në piedestal Greqinë duke i dhënë emrin helenë apo Greqi pa asnjë origjinë. Këtë e bëri që të ishte masha e saj për të mos t’u mëkëmbur më kurrë Iliria. Më pas  pushtimet e njëpasnjëshme arritën deri në Kongresin e Berlinit që kërkoi zhdukjen e Shqipërisë nga harta gjeopolitike e Evropës, përmes copëzimit të territoreve të saj mes shteteve fqinje. Ishin fuqitë e emëdha që ia dhanë Çamërinë (Greqisë), Kosovën (Jugosllavisë) dhe veriun etnik shqiptar oia dha Malit të Zi.  Ka ardhur koha të zhduket kufiri mes Shqipërisë dhe Kosvës. Duhet të vazhdojnë  kërkesat për Çamërinë.

Përshëndes përzemërsisht zanafillën e një bashkëpuinimi:

    Në bashkëbisedimin me Kryeministrin Rama dhe kabinetin qeveritar, përgëzoj kryeministrin e Republikës së Kosovës, të nderuarin Albin Kurti për fjalën e  mendimet e tij të thella, tejet kombëtare, optimiste, me synime në largpamësi për banjë bashkërendim veprimesh mes dy qeverive shqiptare. Gjithashtu përshëndes përzemërsisht kabinetin qeveritar të Kosovës për programet që ata shpalosën ministrat në Tiranë,  për zhvillimin dhe integrimin e përbëshkat të dy shtetve. Lidhjet e ngushta vëllazërore do të çojnë në tjetërsimin e hartës gejopolitike të të dy shteteveshqiptare në një hartë të vetme. Vetëm të bashkuar në një komb të vetëm, do të jemi në gjendje të shkojmë në origjinën tonë kombëtare, do të forcojmë pozitat politike, ekonomike dhe diplomatike në gadishullin Ilirik. Do t’i japim drejtimin e duhur ndryshimeve sociale të cilat janë tregues të kulturës dhe opinionit kontinental dhe ar tij botëror. I lutem Zotit ta dëgjojë zërin e shqiptarëve të mirë! Le të shpresojmë për më të mirën e Kombit!

Konsiderata!

Vilhelme Vrana

Vlorë, 27.11.2021

Sot, me 28 nëntor 2021 vdiq Skënder Rizaj, një nga kalorësit e historisë mesjetare dhe osmanistikës shqiptare

1
Jahja Drançolli, historian, Prishtinë
Në Prishtinë, më 28 nëntor 2021 , në moshën 91 vjeçare, ndërroi jetë profesor Skënder Rizaj, një nga kalorësit e historisë mesjetare dhe osmanistikës shqiptare, pa kontributin e tij shkencor arbërit do ta ishin përjashtuar nga Kosova Mesjetare!
Profesor Skënder RIZAJ (1930 – 2021), u lind në Pejë, ku kreu edhe shkollën fillore (1945). Në Prizren kreu shkollën normale (1947). Studimet i ka mbaruar në Departamentin e Historisë të Universitetit të Shkupit (1956). Studimet pasuniversitare dhe të doktoratës i ka mbaruar në Departamentin e Historisë të Universitetit të Sarajevës (1965).
Është burgosur në moshë të mitur për aktivitetin e tij në grupin nacionalist të drejtuar nga Marije Shllaku e Bernard Llupi (1946). Karrierën edukative-pedagogjike e ka nisur si mësues në Pejë e rrethinë (1948-1952), dhe si profesor i gjimnazit të Pejës (1956-1961). Punën shkencore e universitare e ka nisur në Arkivin e Kosovës (1961-63), si dhe në Degën e Historisë të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, së pari si asistent, për t’u avancuar gradualisht deri në profesor ordinar (1965-1987). Në ndërkohë ka bërë studime specialistike postdoktorale dhe hulumtime sistematike arkivore sidomos në arkiva dhe biblioteka të Londrës, Sarajevës, Tiranës, Beogradit, dhe të Stambollit, ku më vonë është caktuar për këshilltar-specialist i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të Qeverisë Turke (Başbakanlık Arşivi, 1989-1990). Është laureat i Medaljes “Mësues i Merituar”, dekoruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës (2010).
Është autor i një sërë monografive shkencore, të cilat pasqyrojnë historinë shqiptare, ballkanike nga lashtësia deri në ditët e sotme, me theks të veçantë periudhën osmane:“Rudarstvo Kosova i susednih krajeva od XV do XVII veka” (Priština: ZNUKM, 1968); “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII” (Prishtinë: 1982; Tiranë: 1987); “Bulgar ve Bulgaristan meselesi” (İstanbul: Başbakanlık Arşivi, 1989); “Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë” (Prishtinë: 1991); “Kosova, Shqiptarët dhe Turqit, dje, sot, dhe nesër/Kosovo, Albanians and Turks Yesterday, Today and Tomorrow/Kosova, Arnavutların dünü, bugünü ve yarını” (İstanbul: 1993); “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1877-1885 (Prizren: 1998); “E drejta historike e shqiptarëve për vetëvendosje” (Prishtinë: 2005); “Falsifikimet e historiografisë serbe” (Prishtinë: 2006); “Gazetat turke dhe amerikane për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve (1999)/The Turkish and American Newspapers about Serbian Genocide on Albanians (1999)” (Prishtinë: 2008); “Vilajetet Shqiptare-Vilajeti i Kosovës (1864-1912)/AlbanianVilayets-Vilayet of Kosova (1864-1912)”, I, II (Prishtinë: 2008), etj. Është autor i tekstit universitar “Historia e Përgjithshme Koha e Re I, 1453-1789” (Prishtinë: Universiteti i Kosovës, 1985 – i përkthyer edhe në gjuhën arabe), si dhe i disa teksteve historike për shkollat fillore.
Ka botuar edhe disa vëllime dokumentesh nga arkivat turke dhe britanike: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze 1878-1881” (Prishtinë: Arkivi i Kosovës, 1978); “Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe fillimi e copëtimit të Ballkanit (1877-1885)”, 1, 2 (İstanbul: 1993).
Ka marrë pjesë me referate dhe kumtesa në shumë kongrese dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Është autor i më se 300 studimeve shkencore e profesionale, të botuara në gjuhën shqipe, serbo-kroate, maqedonase, sllovene, angleze, turke, italiane, gjermane dhe arabe. Nga gjithë ky opus, duhet veçuar sidomos dy studime, të cilat konsiderohen si pikëreferenca për studiues të njohur, që merren më çështje relevante: “Mbi të ashtuquajturën dyndje e madhe serbe nga Kosova në krye me patrikun Arsenije Çarnojeviq, 1690” (Gjurmime Albanologjike, ser. e shk. historike, 1983); “Përpjekja e Kosovarëve për t’u çliruar në vitet 1689-1690 (Tiranë, Studime historike, 1983/7). Është pensionuar para kohe me urdhrin e regjimit të atëhershëm .
Dëshmitarët më të mirë dhe më të paanshëm të përkushtimit shkencor të Prof. Skënder Rizaj, janë librat e Tij, si dhe dorëshkrime të tjera, të cilat ai i konceptoi dhe redaktoi për të tjerët për të theksuar kulturën e popullit të Tij dhe vendin e tij ndër popujt e qytetërimit europian. Për këtë qëllim ne i zumë ngojë vetëm veprat monumentale. Praandaj, lexuesi i paanshëm do të kuptojë se librat e Tij të pashkruar janë shtyrë për kohët e ardhshme, pasi mendoi se do të ishte më mirë t’i hapte hapësirë mendimit të të tjerëve.
Pushoftë në Paqe të Përjetshme profesori ynë i dashur dhe i çmueshëm!

Kryeministri Kurti merr pjesë në Festivalin e Dritës, Hannukkah organizuar nga Bashkësia Hebreje – Bet Isreal Kosova

0

Prishtinë, 28 nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Festivalin e Dritës Hanukkah, të organizuar nga Bashkësia Hebreje – Bet Isreal Kosova.

Aty kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti me ç’rast tha se është kënaqësi dhe nder që të marrë pjesë në këtë ditë të shënuar për komunitetin hebre në Kosovë, e aq më tepër t’i uroj dhe përshëndes në emër të trupës qeveritare.  Në të tilla raste ne njohim më mirë historinë dhe kulturën e shtetit dhe popullit izraelit dhe kështu dimë ta nderojmë atë, tha më tej kryeministri Kurti.

“Jam i lumtur që urimin e kësaj date e bëj edhe nga pozitat e gëzimit tonë si komb meqë sot kemi datën tonë më të rëndësishme historike. Secili prej nesh feston datën e një populli e tempulli, ju të tempullit të besimit e ne të flamurit të themelimit.” tha kryeministri Kurti.

Ai i siguroi se nga ana jonë do të bëjmë përpjekjet më të studiuara për të rritur bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, me respekt e ndershmëri.

“Hanukkah”, që në shqip do të thotë “përkushtim”, festohet në përkujtim të fitorës së kryengritësve të lashtë izraelitë, Makabinjëve mbi ushtrinë greko-siriane dhe mrekullinë e mëvonshme të rishenjtërimit të Tempullit të Shenjtë në Jeruzalem dhe rivendosja e Menorës.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

I nderuar Kryetar i Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova, Dr. Hysen Hyseni

I nderuar Chargé D’Affaires në Ambasadën e ShBA, z. Nicholas Giacobbe,

I nderuar Ambasador i BE-së, z. Tomas Szunyog,

I nderuar Ambasador i Austrisë, z. Christoph Weidinger,

I nderuar Ambasador i Bullgarisë, z. Hristo Gudjev,

I nderuar Ambasador i Norvegjisë, z. Jens Grøndahl,

I nderuar Kryetar i Shoqatës Miqtë e Amerikës, z. Agim Rexhepi,

Të nderuar anëtarë dhe miq të  Bashkësisë Hebreje Bet Israel Kosova,

Është ndjenjë kënaqësie dhe nderimi për mua të marrë pjesë në ditën tuaj të shënuar të Hanukkah, e aq më tepër t’ju përshëndes edhe në emër të trupës qeveritare. Ne e kemi mundësinë tani e tutje t’ju urojmë nga afër çdo ditë të lartë të shtetit tuaj. Me të tilla raste ne njohim historinë tuaj të lashtë dhe të pasur, kulturën tuaj. Dimë ta nderojmë atë. Ndoshta kemi ditur ta nderojmë edhe më parë. Por me lidhjet shtetërore e me thellimin e tyre, do të njohim më mirë e do të përfitojmë më shumë prej jush.

Të nderuar të pranishëm,

Jam i lumtur që urimin e kësaj date e bëj edhe nga pozitat e gëzimit tonë si komb. Ne kemi sot datën tonë më të rëndësishme historike. Jemi pra në rastin e reciprocitetit të ndjenjës. Secili prej nesh feston datën e një populli e tempulli, ju të tempullit të besimit e ne të flamurit të themelimit. Ju siguroj që nga ana jonë do të bëjmë përpjekjet më të studiuara për të rritur bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, me respekt e ndershmëri.

Edhe një herë, urimet më të përzemërta.

Ju faleminderit.

Loti i derdhur i mijëra qytetarëve në ceremonitë mortore për tre të vrarët , raft si rrufe mbi gjakatarin!

0

Skënder MULLIQI

Ajo më e rënda që po i ndodhë Kosovës të pas kuftës, janë vrasjët , të cilat e bënë gjendjën e padurueshme të sigurisë , gjendjes ekonomike dhe sociale. Është e dhëmbshme vrasja e të premtës që ndodhi në Gllogjan, e cila tronditi mbarë shqiptarët kudo që jetojnë. Ai që shtiu më armë në natën e kobshme të këtij fund nëntori, meriton dënimin më të rëndë.Nese këto tre vrasje macabre u kryen në mbrendi të fshatit , është I pajustifikueshëm reagimi më duket mua pak sa i ngadalshem I organëve përkatëse për kapjën e dorasit.Këso reagimësh kemi pasur edhe në të kaluaren ,që ju ka mundësuar dorasëve ikjën nga vendi I ngjarjës.

Edhe pse nga policia po thuhet së rrebeshi I shiut ka vështirësuar punën për gjetjën e gjurmeve te krimit , megjithate shtrohet pyetja logjike,së si është e mundur që të kalojnë kaq shumë orë dhe mos të kapet krimineli ose më shumë prej tyre që mund të janë në këtë rast.? Nuk I bëra këta rreshta për kritika ndaj policisë të Kosovës , për mos angazhim, por vonesa në kapjen e dorasit apo mos kapja e tij e mundshme mund te ,paraqet rrezik për krime të tjera ,e që nuk ishte dashur të lejohen.Unë e kam thënë edhe në një paraqitje të shkurtër së pos qfardo motivi që është kryer vrasja e trefishtë dhe plagosja e një përsoni, mos të përjashtohet këtu edhe ndonjë motiv armiqësor ndaj Kosovës, edhe pse policia e ka përjashtuar duket një mundësi të tillë .

Këtë e thëm së si ndodhi kallja e autobusit para pak ditësh në Bullgari, ku gjetën vdekjën 45 shqiptarë, edhe këtu shumë prej tyre të moshës së re dhe fëmijë. Sidoqoftë të shpresojmë të gjithë së dorasi do të kapët , si justifikim sado i vogël që është për familjët e të vrarëve, të cilët po përjetojnë qaste të dhëmbshurisë të madhe , për humbjën e më të dashurëve të tyre, pa asnjë faj.

Mallkimi i Zotit dhe loti i dërdhur rreke jo vetem të familjarëve, por të mijëra të pranishmive , në ceremonitë mortore në fshatin Gllogjan, dhe ne fshatin Skivjan prej nga ishte shoferi i vrarë i autobusit , raftë si rrufe mbi gjakatarin-ët.

Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi i XI Albani”, e dekoron Bajram Kabashin, udhëheqësin e portalit Drini

1

Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI Albani”, e dekoron udhëheqësin e portalit Drini, Gjergj – Bajram Kabashin, “me motivacionin e veprimtarit të shquar për bashkim kombëtar, kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës dhe traditës shqiptare në botë.”, të nënshkruar nga Hysen Ibrahimi, kryetar i kësaj shoqate. 

Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASHS

Bajram Kabashi si dhe redaksia e Drinit i shprehin mirënjohje të thellë shoqatës së mirënjohur të krijuesve “Papa Albani XI” në Suedi dhe kryetarit Hysen Ibrahimi për vlerësimin e bërë.

Ju falemnderit!

Me respekt, nderime dhe mirënjohje:

Gjergj – Bajram Kabashi si dhe Redaksia e Drinit