Kreu Blog Faqe 1479

Filmi “Mbijetesa dhe shkolla” mirëpritet edhe nga publiku gjerman në Weimar të Geothes

0

Filmi Dokumentar „Mbijetesa dhe shkolla“ i producentit dhe skenaristit Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit dhe drejtor fotografie të Bekim Qyqallës, është prezantuar mbrëmë edhe në Return International Art Festival në Weimar të Republikës së Turingenit në Gjermani, në qytetin e poetit, shkrimtarit dhe shkencëtar të njohur gjerman e botëror Johann Wolfgang von Goethes. Ky film, i cili ka për temë sakrificën e jashtëzakonshme të popullit shqiptar në Kosovë në periudhën e luftës për liri e pavarësi, në veçanti dramën e fëmijëve, arsimtarëve, prindërve dhe të luftëtarëve të lirisë për të organizuar funksionimin e shkollës shiqpe edhe në rrethana lufte, pikërisht në malet e Berishës.

Në këtë film janë prezantuar filmime dokumentare të kohës, të vjeshtës 1998 që na japin më së miri këtë histori ndryshe të luftës, një dëshirë të nxënësve dhe arsimtarëve për të mbajtur gjallë shpresën për shkollë, dije dhe mbijetesë.

Fate njerëzish që shihen në harkun më tepër se 22 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtësisht të ndryshme na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.

E veçanta e këtij filmi është se Producenti dhe skenaristi i këtij filmi Nuhi Bytyçi, është ideator i filmit, sepse ai gjatë kohës së luftës, në kohë reale, si gazetar ka qenë dëshmitar, ka përjetuar dhe e ka aranzhuar xhirimin e shkollës së maleve nga kameramani Abaz Zeka në shtator të vitit 1998. Qysh atëherë e ka nisur përgatitjen e skenarit për këtë film dokumentar, i cili është realizuar pas më shumë se dy dekadave të rrugëtimit të popullit shqiptar të Kosovës për liri, pavarësi, për dije dhe civilizim evro-perëndimor. Mesazhi kryesor i filmit është arritur, duke krijuar emocione edhe te shikuesit dhe kineastët gjermanë e të tjerë, ka pohuar Bytyçi pas shfaqjes së këtij dokumentari në Weimar. Ai ka falënderuar Drejtuesen e Festivalit Ndërkombëtar Return Art Weimar 2021, Zonjën Mahsa Nejadfallah dhe jurinë e tij profesionale, që e pranuan pa hezitim selektimin dhe prezantimin e filmit të vetëm nga Kosova në këtë festival para publikut gjerman dhe kineastëve të shumë vendeve të botës. Festivali në Weimar po zhvillohet nën moton “Arti pa Kufij” me qëllim prezantimin e vlerave të arteve dhe artistëve në fusha të ndryshme: në film, fotografi, posterë dhe vepra të tjera nga mëse 80 vende nga mbarë bota. Nga Shqipëria u prezantua filmi dokumentar “Gurë”. Veprimtaria përmbyllëse e Return International Art Festivalit në Weimar, ku do të shpallen fituesit, do të mbahet më 28 nëntor në Bankën Qendrore të këtij qyteti të lashtë gjerman.

Në fshatin Zhilivodë të Vushtrisë, në mes të kishës së Strofcit dhe Zhilivodës, janë gjetur artefakte shumë të lashta

0
Fahri Xharra, Gjakovë
Në fshatin Zhilivodë të Vushtrisë ( Ne mes te kishes se Strofcit Dhe zhilivodës) janë gjetur artefakte shumë te lashta, per te cilat mendoj se me siguri i perkasin
” Kultures se Vinçes” , 7000 vjecare, ndoshta edhe më herët.
Historia e jonë është nën dhé, por duhet ta zbulojmë dhe te flet shqip.
Ja se çka shkruante Aristidh Kola për Kulturën e Vinçes ; “Në zonën e banuar nga Dardanët dhe Arktanët ose Arkadët ishte krijuar atëkohë qytetërimi pellazgjik ballkanik, falë kushteve të veçanta klimaterike dhe pasurive nëntokësore. Mijëra vite më parë, siç dihet, u zhvillua kultura Minoike, egjiptiane dhe shkrimi sumerik, por duhet ditur se Dardanët kishin pasur po atë kohë jo vetëm shkrimin e tyre, por shkrimin linear.
Këto të dhëna nuk janë rezultat i fantazisë sime. I kanë zbuluar arkeologët evropianë në zonën poshtë Beogradit, ndërsa grekët i zbuluan në vitin 1994 në liqenin e Kastorias, (Kosturit -M.Q.) ku bashkë me një vendbanim liqenor arkeologu Hurmuziadhis solli në dritë një mbishkrim, i cili datohet rreth 5250 vjet para Erës së Re me shkronja të veçanta. E zbuluan, por të ndodhur në qorrsokakun e fantazisë shkencore indoevropiane, nuk e kuptuan se çfarë zbuluan. Kështu, atë qytetërim, i shtrirë nga jugu i Beogradit dhe që mbaron në Halkidhiqi, e emërtuan… “qytetërim të Vinçës”, sepse në fshatin Vinëa, në jug të Beogradit, u gjetën për herë të parë të dhënat për atë qytetërim.
Veç fakte e gjetje për atë qytetërim – dhe këtë e dinë shkëlqyeshëm arkeologët – ka në të gjithë Epirin. Kanë qenë të njohura këto edhe në Shqipëri, së paku nga shekulli i kaluar, (shek. XIX – M.Q.), por askush nuk mund t‘i zbërthente. Një i ditur i asaj kohe ia tregoi disa nga mbishkrimet historianit dhe filologut gjerman Georg von Hahn, i cili, kur botoi veprën e tretë të “Albanesische Studien”, në vitin 1854, në qytetin Jena, shënoi se kishte zbuluar shkrimin pellazgjik. Por e gjithë teza e tij u kundërshtua sepse me mbishkrimet e gjetura nuk mund të ndërtohej alfabeti i plotë i asaj gjuhe. E vërteta ishte se, megjithë të dhënat e pakta, Hahni arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi “shqiptar” dhe e identifikoi me pellazgjishten.”
Më 27. 11. 2021

Kosova para 53 viteve, 28 Nëntori festohej edhe në demonstrata

0

Në foto: Demonstrata e 27-28 Nëntorit 1968 në Prishtinë – 3 fotografi, mes demonstruesve Behlul Jashari atëherë 15 vjeçar nxënës i klasës së tretë të Shkollës Normale në kryeqytetin e Kosovës

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

-Kosova para 53 viteve në demonstrata shqiptare, në prag të ditëfestës së ndaluar të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar Shqiptar/

 -NATA QË BËNTE DRITË – shkrimi im për demonstratat e 27 Nëntorit 1968 në Prishtinë, ku isha pjesëmarrës si nxënës i Shkollës Normale,  botuar në Gazetën e rezistencës “Bujku” para 29 viteve në  28 Nëntor 1992/

PRISHTINË, 27 Nëntor  2021/  Para 53 vitesh në Prishtinë e qytete tjera kosovare shqiptarët u ngritën në demonstrata në prag të 28 Nëntorit  që festohet tradicionalisht në Kosovë edhe si Ditë e Pavarësisë së Shqipërisë, të shpallur në 1912-tën në Vlorë,  edhe si Ditë e Flamurit.
Dita e madhe e gjithë shqiptarëve  festohej edhe kur ishte e ndaluar dhe komunikimet si komb ishin shumë të vështira dhe me rreziqe, me sakrifica, me kufirin e hekurt që ndante Kosovën nga Shqipëria.
Në ato rrethana, shqiptarët në Kosovë e në viset tjera etnike nën ish-Jugosllavi  në kërkimin e të drejtave kombëtare në prag të 28 Nëntorit 1968 u ngritën në demonstrata të fuqishme gjithëpopullore.
Demonstrata më e madhe ishte ajo e Prishtinës e filluar në orët e pasditës së 27 Nëntorit dhe zgjati deri në orët e para të së nesërmes – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, me kërkesat për Kosovën Republikë, Kushtetutë,  Universitet, që askush të mos luajë me fatin e shqiptarëve kosovarë, e të tjera.

Gazeta Bujku e 28 Nentorit 1992 faqe 1

Njohësit dhe kronistët e zhvillimeve në Kosovë kanë vlerësuar se, më 1968 filloi ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi, me jehonën që paten në botë demonstratat. Shtypi i huaj i dha hapësirë të konsiderueshme ngjarjeve, duke u marrë objektivisht me karakterin thelbësor të tyre, të cilat quheshin shpesh kryengritje shqiptare, ndërsa ishin të ndikuara edhe nga lëvizjet studentore të Evropës.
Në demonstratën në Prishtinë  pati një të ri demonstrues të vrarë, ra nxënësi  Murat Mehmeti, u plagosën shumë demonstrues, u dënuan mbi 100 veta.
Në Prishtinë,  marshi i  fillimtarëve të demonstrates, ndër të cilët isha atëherë si nxënës i Shkollës Normale, nisi nga Fakulteti Filozofik (tash Fakulteti Filologjik)  dhe në pasditën e mbrëmjen e 27 Nëntorit 1968 mbushi rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të Kosovës përplot demonstrues, shqiptarë që erdhën dhe u bashkuan nga të gjitha anët.
Historianët kanë shënuar se, në vitin 1968 pas demonstratave të organizuara më 6 Tetor në Prizren, më 8 Tetor në Suharekë dhe më 19 Tetor në Pejë, më  27 Nëntor rinia dhe populli shqiptar demonstruan në Prishtinë, Gjilan, Podujevë e Ferizaj dhe më 22 e 23 Dhjetor në Tetovë. Parullat qendrore të këtyre demonstratave që nxorën në rrugë qinda mijëra qytetarë ishin: “Republikë-Kushtetutë”, “Vetëvendosje”, “Kosovë-Shqipni, jemi nji”, etj.

Gazeta Bujku e 28 Nentorit 1992 faqe 5 – shkrimi NATA QË BËNTE DRITË

Ishin këto kërkesa vizionare dhe drejt realizimit nëpër vite. Kosova Republikë dhe e lirë është vullneti e vendimi i popullit të Kosovës, mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vende tjera nga Evropa e  bota liridashëse e demokratike. Tash, në 2021-tën, në 53 vjetorin e demonstratave të vitit 1968 Kosova është më shumë se 13 vjet shtet, me pavarësinë e shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Edhe si kërkesë e demonstratave të vitit 1968, Kosova prej vitit 1974  ka pasur Kushtetutën e vet, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona.
Pas kundërshtimeve të fuqishme institucionale e gjithëpopullore të “kushtetutës së tankeve” serbe me të cilën  në Mars të vitit 1989 dhunshëm e përgjakshëm në mënyrë kundërkushtetuese suprimohej autonomia, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

Sheshi i Demonstratave te Universiteti i Prishtinës

Republika e Kosovës me kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Prej vitit 2001 deri në vitin 2008 Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.
Para më shumë se 13 viteve, në 15 Qershor 2008, ka hyrë në fuqi Kushteta e Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.  Më parë akti më i lartë  juridik i shtetit ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në ditën e 9 Prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë.
Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.
Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pasi ato i dërgoi në Presidencë Kryeparlamentari në atë kohë, Jakup Krasniqi.

Deminstratat në Prishtinë më 27 e 28 Nëntor 1968

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK-ut.
Në 2021-tën trembëdhjetëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur të Kosovës u shënua në kohën kur nëpër qytetet kosovare festohej 22 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin historik të vitit 1999, kur forcat shpëtimtare të  NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe,  filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria.
Isha në kolonën e tankeve të para të forcës më të madhe ushtarake planetare – NATO-s, që hynin në Kosovë dhe për Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë raportoja lajmin e madh për shqiptarët e botën se në Kosovë po ndodhëte liria dhe paqja…
Si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare në 1968-tën, pas një viti Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 Nëntor 1969. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 Shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 Shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.

Nga një ekspozitë për demonstratat e vitit 1968 … Foto: Behlul Jashari

Vendi ku nisi marshimi i demonstratës së madhe shqiptare të 27-28 Nëntorit 1968 te Fakulteti i Filologjisë (atëherë Fakulteti Filozofik) në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishina” është emërtuar “Sheshi i demonstratave”…
Në vitin 1968  derisa në Kosovë 28 Nëntori festohej edhe me demonstrata në Prishtinë e qytete tjera me kërkesa për Kosovën Republikë, për Kushtetutë, për Universitet e të tjera për të drejtat e shqiptarëve, në numrin e asaj ditëfeste të  gazetës së studentëve “Bota e Re” Ibrahim Rugova, atëherë në vitin e dytë të studimeve, kishte të botuar shkrimin me titull “Pavarësia kombëtare”, me të cilin artikull sikur paralajmëronte nismën e ideve të veta intelektuale e politike, të cilat 20 vjet më vonë, në një kohë shumë të rëndë, do t’i shprehte në mënyrë të qartë dhe konsistente si trinom: Liri, Pavarësi, Demokraci.
Rugova shkruante me rastin e përvjetorit të ngritjes së Flamurit Kombëtar në 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë nga Ismail Qemali,  dhe  pasi e quan një nga ditët më të bardha të historisë sonë, vazhdon: “Edhe në këtë tokë të lavdishme janë djegur shpirtrat për liri dhe pavarësi, ende digjen dhe prore do të digjen, gjersa të ndrisë ajo drita flakëruese madhështore, që ngre peshë gjakun e një trungu në çdo stinë të kohës”.  Dhe, në përfundim shprehet: “Duam që ta kemi kudo me të vërtetë simbol gjaku, lirie e pavarësie që na shpie më tepër dhe më me hov ndër fitore të reja dhe ngaherë të fitojmë”.
Në prag të demonstratave shqiptare të para më shumë se gjysëm shekulli, gazeta tradicionale Rilindja, që botohej në Prishtinë e me nisje në Prizren në 12 Shkurt 1945 në frymën e Konferencës së Bujanit, ditën e diel të 6 Tetorit të vitit 1968 në ballinë kishte shkrimin me titull “Përdorimi i lirë i flamujve kombëtarë”, që po niste në Kosovë…
Në demonstratat e para 53 viteve në Kosovë në kërkim të lirisë edhe për ta festuar 28 Nëntorin, flamujt shqiptarë me valëvitje si fluturime shqiponjash mbaheshin lart në duar e ngriheshin edhe mbi kulme…
Për ato demonstrata në 24 vjetorin e tyre “Nata që bënte dritë” ishte titulli i shkrimit tim në gazetën “Bujku” të 28 Nëntorit 1992 – të 80 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, ku në legjendën e fotografisë theksoja: “Pas Krujës, Vlorës…edhe në Prishtinë, në demonstratat e vitit 1968, në prag të Ditës së Flamurit, u ngrit flamuri për pavarësinë shqiptare…”
“Valonin shumë flamuj kombëtarë shqiptarë, valonin edhe për Festën e Flamurit që ishte e ndaluar bashkë me flamurin”, përshkruaja pamjet madhështore…Tregoja edhe se si në 28 Nëntorin 1968  për  demonstratat shqiptare në Kosovë dhe për Flamurin Shqiptar në ditën e madhe historike kisha shkruar vargje – vjershën “Himni i Flamurit”, të cilën ma botoi gazeta studentore “Bota e Re”…
Shkruaja kështu në gazetën e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991, pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia të gazetës Rilindja – të vetmes së përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë.
Nga të gjithë shqiptarët, edhe në demonstrata, përkujtohej e edhe sot e përgjithmonë historia jonë shkruan e flet edhe se Heroi Kombëtar, Isa Boletini, në Nëntorin e madh 1912 nga fshati Boletin në rajonin e Mitrovicës – nga Kosova me 400 bashkëluftëtarët e tij shkoi në Vlorë në krah të Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në Vlorë, Isa Boletini me bashkëluftëtarët nga Kosova përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë Shqiptare të kryesuar nga Kryetari i saj Ismail Qemali, themeluesi i Shtetit Shqiptar, firmëtari i parë i Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare.

SHKRIMI IM NË GAZETËN E REZISTENCËS “BUJKU”  TË 28 NËNTORIT 1992 – NË FAQEN 5:
NATA QË BËNTE DRITË

Kjo rrëfejzë është autentike dhe pa asnjë ndryshim, e rrëfyer dhe e shkruar para njëzet e katër vjetëve, edhe pse tash mund të ngjajë në shpalim kujtimesh.-Për shkak se atëherë ishte i domosdoshëm konspiracioni, rrëfejza ishte pa emrin e rrëfimtarit, dhe kështu është…

Askujt nuk ia dija emrin dhe askend nuk e njihja me përjashtim të njërit. Madje, mbase nuk do ta dija as sa është data sikur të mos e kisha bluar tërë natën e ditën se çka do të jetë ajo: “Në ora katër pas dite, një ditë para 28 Nëntorit…”
Këtë ma kishte paralajmëruar një natë më parë ai që e njihja, që e njihja mirë dhe më njihte mirë. Atë të marte, në përfundim të ditës së pazarit në Prishtinë, tek kishim “dalë të shëtisim” një rruge nëpër terr kah Xhamia e Llapit, mi tha do fjalë që ishin më shumë pëshpërimë, si të m’i thoshte toka: “Shiko, tash po ndahemi…Nësër në ora katër pas dite takohemi në Fakultetin Filozofik. Do të dalim në demonstratë, në prak të Ditës së Flamurit…Për këtë – askujt asnjë fjalë… Mund t’ia thuash vetëm ndonjë shoku shumë të sigurt…” I mora këto fjalë më vete, disi si ti futja shtatë pash në dhe, që t’i fsheh nga bota, nga ata që ndiçnin edhe ëndërrat e njerzëve, dhe u përshëndetëm me natën e mirë…
Nata më dukej tepër e gjatë dhe ishte krejt pa gjumë. Do ta kërkoja nëpër librat e mi, të klasës së tretë të Shkollës Normale, të mësoj diçka për atë “Ditën e Flamurit”, por e dija se kjo është e ndaluar edhe për librat e shkollës sonë. Madje më duhej ta fikja dritën që të nos pengoja gjumin e cimerëve dhe që drita e ndezur në natën e thellë të mos i binte në sy “gazdës”, në bodrumin e te cilit banonim.
Tërë ntën ai që e njihja më rrinte para sysh si një ëndërr me sy çelë, jo vetëm me paralajmërimin e asaj nate të vjeshtës së vonë, po edhe me atë që e kisha parë me sy fëmije, i shashtisur, në një stinë të largët, përcëlluese…Këmbëzbathur qëndoja si një gur që nuk luan vendi dhe me sy të zgurdulluar e shikoja tek hynte në oborrin e shtëpisë me duar të lidhura, madje edhe i shtrënguar fort për krahësh nga milicët. Oborri u mbush plot milicë. Edhe përreth shtëpisë plot milicë. Me armë të gatshme për zjarr. Bërtisnin, flisnin, kërkonin shumëçka që nuk kuptoja.  Bastisnin, groponin nëpër oborr, në dhoma, pleme. Nga dheu nxorrën diçka, diçka të qelqtë, të mbyllur mirë…athua çka, çka ka brenda…E morën. Morën edhe libra. E morën edhe të njohurin tim, me duar të lidhura, dhe shkuan.  Pasi shkuan dëgjoja tek flisnin njerëzit e shtëpisë: “Në dhe ishte i fshehur flamuri…” Gratë me lotë e burrat me mërrola të mëdha shikonin udhën kah zdirgjeshin milicët që e çonin në burg djaloshin, flamurin… Ai flamur më rrinte para sysh dhe më bëhej se po çlirohej nga prangat dhe po ngritej për Ditën e Flamurit…Dhe, ashtu më çeli drita e ditës së paralajmëruar. Ishte e mërkurë, 27 Nëntor 1968.
Shkova në shkollë. Në të gjitha orët një pyetje e madhe më siellej në kokë: a t’i them dhe cilit shok t’i them për orën katër? T’i them vetëm ndonjërit më dukej se po u bëj një padrejtësi të madhe të tjerëve…Por, si t’i nxjerrë ato fjalë që duhet ruajtur shtatë pash nën tokë. Me shokët fola vetëm që të dalim në korzo para mbrëmjes dhe nëse luan ndonjë film i mirë dhe nëse kemi mundësi të shkojmë ta shohim. Thash vetë më vete, bile le të gjenden në rrugë kur fillojnë demonstratat dhe sigurisht do të bashkohen…
Ora katër pasdite më gjeti si i mbirë në holin e Fakultetit Filozofik. Deri atëherë më dukej gjithëçka e rëndomtë, nuk kishte shumë njerëz siç paramendoja. Po, në atë orë – si të dilnin njerëzit nga toka. Ndër ta edhe i njohuri im, që pasi kishte dalë nga burgu, edhe pse me moshë të shtyrë me vite që i kishte kaluar nëpër burgje, kishte regjistruar dhe filluar studimet. Të gjithë më dukeshin shumë të mëdhenj dhe shumë burrërorë, jo vetëm pse unë isha shumë i ri ndër ta, por për shumëçka tjetër. I njohuri im m’u afrua, ma shtërngoi dorën me “ke bërë shumë mirë që erdhe, tash po nisemi…”
Parullat e shkruara sakaq u gjendën nëpër duar, shpërndanë shpejt, ku ta dish ku ishin shkruar e si ishin sjellë, po m’u duk se vetë mbinë në duart e njerëzve.  U nisëm në kolonë. Dorën në zemër, ende nuk e dija fort mirë çka është demonstrata. Megjithatë, e dija mirë pse po dalim dhe se nuk është punë e lehtë të dalim…
Se nuk është lehtë u pa vetëm pas nja njëqind e sa metrave. Pasi kaluam sheshin para Fakultetit Filozofik, ende pa dalë mirë të gjithë në rrugën kryesore, se kah u gjend një milic që doli nga ana tjetër e rrugës kur e pa kolonën e demonstruesve, alarmoi me të shtëna në ajër dhe u përpoq të ndalë kolonën, por – thjesht u shkel nga të parët…
Shpejt e mbushën qytetin parullat e shkruara e edhe  të brohoritura: “Duam Universitet”,  “Vetëvendosje – Kushtetutë”, “Kushtetutë – Republikë”, “Lironai shokët”, “Poshtë borgjezia e kuqe…” Kolona e demonstruesve rritej e rritej, asaj vazhdimisht i bashkoheshin shumë qytetarë, madje edhe njerëzit që kishin shkuar të falen në xhami dolën e iu bashkuan studentëve, rinisë…Dhjetëra mijëra demonstrues mbushën rrugën kryesore të Prishtinës. Ishin demonstrata shumë të mëdha, por të qeta.  Marrim vesh se demonstrata po bëhen edhe në qytete të tjera të Kosovës. Valonin shumë flamuj kombëtarë shqiptarë, valon edhe për Festën e Flamurit, që ishte e ndaluar bashkë me flamurin. Kolporterët shpërndanin   numrin më të ri të gazetës studentore “Bota e Re”, që sapo kishte dalë nga shtypi. Parulla “Kosova Republikë” bëhej gjithnjë e më e zëshme.  Forcat policore shtoheshin. Shtoheshin kordonët dhe sulmet e tyre, të shtënat e tyre me armë zjarri. Filluan të shtëna edhe nga dritaret e ballkonet e ndërtesave përreth, gjujtjet me saksi, me shishe… Të lënduar, të plagosur. Ata nxirreshin nga kolona për t’iu dhënë ndihmën mjekësore. E, demonstratat nuk ndaleshin, vazhdonin, vazhdonin, madje sa vinte e rritej numri i demonstruesve. Njerëzit vinin edhe nga fshatrat, sapo kishin dëgjuar lajmin për demonstratat në Prishtinë, që u përhap shpejt. Diku afër Shtëpisë së Armatës, tek demonstruesit ishin drejtuar kah Burgu i Qarkut me parullat “Lironai shokët”, midis krismave të armëve, dëgjova:  “Na u vra një shok”… Kudo përshkoi dhembja dhe thirrja – LAVDI! Kolona, si e pafund, e demonstruesve, u kthye përsëri anembanë  qendrës së qytetit, tash shumë e pezmatuar dhe e mllefosur.  Filluan thyerjet e xhamave, rrotullimi i automjeteve të milicisë e e të tjerave. Kisha përshtypjen se muk mbeti xham i dyqaneve të rrugës kryesore pa u thyer… Gurë kishte mjaft – i nxirrnim nga xhadeja. Demonstratat tashmë nuk ishin të qeta. Ishin të përgjakshme… Prishtina, po edhe tërë Kosova po vihej nën shtetrrethim… Dhe, në fund, demonstruesit u kthyen përsëri para Fakultetit Filozofik. Sheshi i gjerë para tij dukej shumë i ngushtë për të zënë gjithë atë masë njerëzish. Kishte propozime: të vazhdojnë demonstratat apo të hyhet brenda në Fakultet  dhe të vazhdohet me grevë. Dikur nga megafoni, nga i cili gjatë tërë kohës  dëgjohej fjala e demonstruesve dhe e prijësve të tyre, u dëgjua njoftimi-marrëveshja për shpërndarje…
E, çka të bëhej në atë pikënate? Të shkoj në banesë? Jo, jo! Aty është “Gazda” – “Çika Jova”, si i thoshin të vetët. Për të thuhej se ka qenë një oficer i lartë i UDB-ës famëkeqe, i pensionuar pas Plenumit të Brioneve, po që ende e vazhdonte zanatin e vet të zi. Këto mendime m’i ndërpreu takimi me njerëzit e anës sime, të fshatit tim. Po shkojmë në fshat – më thanë. Ishte rrugë e gjatë, mbi njëzet kilometra, duhej të ecnim këmbë dhe ishte natë, por u nisëm.  Bashkë me dritën e mëngjesit arritëm. Askush nuk kishte fjetur as në shtëpi. Edhe shumë fqinj ishin aty, ishin bërë bashkë dhe po dëgjonin se çka po lajmëron një transistor që gati krejt i ishin shterë bateritë pse kishte ndejtur ndezë gjithë natën.
Kur na panë u gëzuan shumë. “Tashë ta na tregojnë, s’ka çka na duhet më transistori”, thanë, dhe e fikën. Po, gëzimi i tyre kishte një domethënie shumë më të madhe…
Gjumi më kishte zënë duke shkruar do vargje për demonstratat dhe për flamurin. “Himni i flamurit” ishte një vjershë që ma botoi “Bota e Re”, e ky ishte edhe një perjetim imi shumë i madh.
Ja, kjo është rrëfejza, që si kjo, të ngjashme mund ta tregojnë dhjeta mijëra njerëz, prandaj rrëfimtari mbetet pa emër si vetëm njëri nga të gjithë ata…
Behlul JASHARI

Legjenda e fotografisë që ilustronte shkrimin:
Pas Krujës, Vlorës…edhe në Prishtinë, në demonstratat e vitit 1968, në prag të Ditës së Flamurit, u ngrit flamuri për pavarësinë shqiptare (në mungesë të fotografisë autentike nga këto demonstrate  po botojmë këtë fotografi nga demonstratat e mëvonshme)

Kronikë historike për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), dhe lidhja e saj me Kroacinë

2

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

  • Pse dhe si jam kyç në HDZ ( Hrvatska Demokratska Zajednica) partia që erdhi në pushtet në Kroaci me 30 maj 1990 në krye me dr Franjo Tugjman.
Grupi i parë që merrej me çështje shqiptare në Jugosllavinë që ishte duke u zhbërë, ishte grupi i Ljubjanes ne Slloveni:  Fadil Demiri, Naim Maloku, shoqata e tyre “Migjeni”  dhe revista “Alternativa”, me kryeredaktor Sali Kabashin. Ne nje mledhje të tyre në Lubjanë në verë të vitit 1989, Fadil Demiri më njoftoi me Vladimir Šeks, që ishte ndër ideatorët e partisë HDZ në Kroaci, partisë që erdhi në pushtet në maj të vitit 1990 dhe drejtoi shtetin kroat, shpalli Pavarsinë e Kroacisë me 25.6.1991., dhe me radhë e udhëhoqi Luftën Mbrojtëse të kroatëve dhe Kroacisë, duke e sulmuar ushtrinë pushtuese serbojugosllave me perleshje të ashpra në maj të vitit 1991, luftë që mori hov në qershor të vitin 1991 si dhe  përmasa të mëdha nga shtatori i vitit 1991.
Pse Vladimir Šeks interesohet për mua? 
Me 27.shkurt të vitit 1989., isha organizatore e demostratave në mbështetje të pakushtëzueme të Minatorëve të Trepçes, me moton: “Kosova është poligon politik, ku ushtrohet prova gjenerale për drejtimin shoqëror- politik apo ushtarak në republikat e tjera të RSFJ-së” Mlodha studentët dhe shqiptarët gjithandej, por së pari studentët kroat që ishin drejtues në SSOH ( Savez Socijalističke omladine Hrvatske). Me qëllim i ftova edhe kroatët, që të mos merrte kjo kahje vetëm të shqipetarëve, por të kyçen dhe kroatët .Nga telefoni ia dërgova telegramin Veljko Kadijević, me tekst. “Nese Ju ia ndaloni konsensusin Kosovës, dijeni se do të shpërndahet dhe  shkatërrohet Jugosllavia Federale”.  Ishte provokim i madh që ndodhi dhe e tërë  Kroacia u ngrit në këmbë.
Te mos hyj në detaje që policia jugoslave atëhre intervenoi në Sheshin e Republikës (sot sheh i Ban Jelačić) dhe i rrahin dhe i arrestojnë disa studentë shqiptarë. Më kujtohet që e kan rrahur keq Riza Baftiun dhe i arrestojnë Beqir Kadrijajn ga Isniqi etj. Mua disa kroatë më grabisin shpejt nga sheshi dhe me fshehin në disa vende, pas disa ditësh më vendosnin në një vend tjetër. Sidoqoftë, Policia e atëhershme jugosllave, i morën në pyetje informative disa studentë kroat, ua konfiskojnë tekstet e shaptilografuara që u ishin ndarë të gjithë studentëve kroat por edhe shqiptarë, por studentët kroat tërhiqen.
Mua më gjejnë dhe arestojnë disa muj më vonë, si të fundit apo kryesoren, nën udhëheqje të aksionit nga inspektori i DB-s Vitomir Dodig. Fillon proçesi gjygësor, por me lejojnë të mbrohem në liri. Me qëllim. Që ta shihnin me kend isha e lidhur, sa ndikim kisha dhe tek kush me me kend bashkëpunonim. Pas kësaj shumica e studentëve shqiptarë distancohet nga une, perveç disave, sidomos të Luljeta Behlulit, tash Kabashi, që nuk distancohet prej meje.
Por ti kthehem kësaj pjese në Lubjanë, edhepse më percillnin 24 orë në ditë agjentët e UDB-së, të cilët edhe i vendosën mikrofonat e fshehur në banesën ku jetoja në rrugën Milke Trnine 25 ne Zagreb, e më vone nga dosjet merret vesh që më përcillnin që nga viti 1989.
Pse që nga ajo kohë, nuk e dij? Apo e dij, sepse nga vrasja e Aziz Kelmendit në shtator të vitit 1987, në Kazermën e Paraćin-it, trajnohem për ndarje të pakushtëzueme të Kosovës nga Jugosllavia. Por, nuk trajnohem  me armë, armen kurrë nuk e kam marrë në dorë. Trajnimi ishte tjetërfare, luftë mediatike dhe propagandistike. Ti kthehem Lubjanes dhe asaj ngjarjes ku Fadil Demiri me njofton me Vladimir Šeks i cili e kishte në dorë tekstin inicues të demostratave për Minatorët e Trepçes që e kam shkruar në shkurt të vitit 1989., dhe organizuar demostrata për Minatorët e Trepçës në Zagreb. Vladimir Šeks pastaj në Zagreb më thërret në një takim gjysmësekret të thuash dhe më thotë që Franjo Tugjman don të takohet me mue. Jemi takuar, të nesërmen, në shtator 1989 para një barake, e që sot e mban emrin e atyre që janë themelus të partisë HDZ, ku isha edhe une ndër ata 7 themeluesit e partisë HDZ që ende sot është në pushtet në Kroaci, por më tutje me opozitë me mue dhe une me ta, e ndëshkimi ndaj meje është… ende tejet i rëndë.
Atë ditë menjëhere kam rënë në konflikt me në atë barakë me Franjo Tugjman, sepse  ai kërkonte nga une që ti bindja të gjithë shqiptarët ti bashkoheshin HDZ , ngase ai pati plan që Lufta të niste në Kosovë.
Une i pata thënë që nuk kam ndikim tek shqiptarët dhe se këtu kam ardhë sepse atë nismë të shpërbërjes së Jugosllavisë duhet ta marrin përsipër kroatët, e në asnjë mënyrë shqiptarët, se strategjia duhet të niset këtu në Kroaci, kurse në Kosovë më vonë, ngase kroatët ishin më të fortë ushtarakisht dhe ishin në gjendje ta thyenin Ushtrinë Jugosllave. Ai me kundërshtoi, duke e ngritur tonin ndaj meje. Ia ktheva me ton të ngritur, por këta në HDZ, Jospip Manolić dhe Vladimir Šeks e qetësuan Tugjmanin, duke ia ndërprerë britmën. Dhe doemos deshtën që une kyçem në të gjitha pjesët e Kryesisë së HDZ ( Hrvatska Demokratska Zajednica).
U mbajt dy muj më vonë mbledhja dhe tubimi gjithëpërfshirës dhe votimi për Kryesi ku une mora më së shumti vota pas Martin Sagner. HDZ përgaditej për marrjen e pushtetit në Kroaci e ndërkohë policia jugosllave vendosë të më areston mue së bashku me disa anëtarë të HDZ-së. Sërish më fshehën në një lokacion që nuk do t’ia përmendi emrin këtu. E në atë kohë del për fat të keq ajo Lista e “famshme e rrëzuesve” të Jugosllavisë, e ata që ishin nga Jugosllavia që duhet të likuidoheshin në situata emergjente. Emri im në atë listë  ishte i treti , por jo edhe emri i dr Franjo Tugjman.
Por, ishte emni I Papa Gjon Palit të II, Gensher-it të Gjermanisë, De Mikelis dhe  Andreoti të Italisë dhe nga Kroacia emri i Vlado Gotovac dhe Dobroslav Paraga. Dhe emri im, siç thash.
Kuptova se diçka aty nuk ishte e logjikshme. Aspak e logjikshme. Emri im në atë Listë e jo edhe emri i Ffanjo Tugjamn?!
Dhe se nëse bëhet përleshje apo konflikt më i i madh, këta persona që ishin nga Jugoslllavia, Vlado Gotovac, Dobroslav Paraga dhe une, te likvidohen. WoW! Ndërsa Franjo Tugjman të mos preket! Ish gjenerali i Titos, benjamini i Titos, që donte ta formonte Kroacinë e pavarur, ai te mos prekej në asnjë mënyrë?! Nuk më ka pëlqyer kurrë Franjo Tugjman. Dhe ai plani i tij që konflikti duhet të niste në Kosovë, madje edhe me ndihmën time, sepse, siç than: “Mi imamo depešu iz Beograda da ste vi gospogjo Rexhepi vogja Albanaca“. Une qesha!njëmend qesha dhe i thash në atë mbledhje të ngushtë të HDZ-së qe une kam influence te shqiptarët sikur tu thosha se drejtimi për me shku në pushimore Sljeme është në anë të majt të rrugës, ndërsa ata shkojnë në anën e kundërt, qe sa më besojnëe mue?!”.
Atë e thash. Por këta në HDZ nuk më besuan që nuk kam influencë te shqiptarët dhe Tugjmani më afroi vendin e Ministres së parë në Qeverinë e Kroacisë. E refuzova. E kisha humbur besimin në ta, pasi i dikriminuan shqiptarët e pas të gjitha këtyre edhe dhash dorëheqje të kuvertume në postë të anëtares së Kryesise të HDZ dhe në anëtarsim të asaj partie.
Në atë kohë vjen Bekim Berisha Abei nga Holanda, në Kroaci për tu kyç në mbrojtje të Kroacisë dhe me radhë më vonë të Kosovës.
Kyçja e Tom Berishës dhe Zef Markut në HDZ
Por, në HDZ kyçen Tom Berisha dhe Zef Marku për me i bo karrierat e tyne personale dhe formohet FARK, jo nga ata, sa dij une, por nga struktura të Kosoves, Rugova dhe të tjerë si dhe nga Fadil Demiri, oficer për të cilin në Akademi Ushtarake të Zagrebit flitej se nuk ka pasë asnjë gjeneratë oficerësh aq të shkathtë dhe strateg lufte, sikurse që ishte ai. Në fillim të Luftës, që e shtryzoj Tom Berisha eksistimin e FARKUT e me Franjo Tugjman i dërgon ushtarët me stemën e FARK-ut në frontet më të vështira, në Gospić , e atëhere Kolonel Ahmet Krasniqi ua dorëzon kroatëve atë kazermë strategjike në Gospič për me i shpëtuar kroatët dhe shqipetarët, qe i qitën Tom Berisha dhe Franjo Tugjman në rend të parë, si “gineni golubovi”, që të vriten.
Bekim Berisha Abei e kundërshton Tom Berishen dhe aty filloi një armiqësi në mes tyne. Nga Kosova vjen Ramush Tahiri , si i deleguari i Ibrahim Rugoves (përmes Akademik Ali Aliu), që të shpërndahat kjo njësi ushtarake, që e kishte në një krah të uniformes stemën e FARK-ut e në krahun tjetër uniformën ZNG (Zbor Narodne Garde), njisi kroate që më vonë riemrohet në HV , Hrvatska Vojska.
Filluan përleshjet me Ushtinë serbojugosllave, ku kyçet Bekim Berisha ndër të parët, jo me FARK-un, dhe reshtohet kundër Tom Berishes që deshti ta bënte karrieren personale dhe përfitimin personal me shitje të pasaportave ushtarëve shqiptarë që iknin në atë kohë nga Armata Jugoslave në vende të ndryshme të Europës.
Bekim Berisha e bën një videokasetë, me të gjitha dëshmitë e shqiptarëve, të cilëve Tom Berisha ua mori paratë, e une e shkrova një një tekst për te gjitha veprime të Tom Berishes që botohet në “Nedjeljna Dalmacija“.
Bën një mledhje të ngushtë Tom Berisha me do shqiptarë dhe deklaron që duhet mu me më vra. Arsim Ceku (vlllai i Besa Ceku, gazetare te RTK-së) e kundërshton dhe e lëshon takimin. Bekim Berisha e lë kaseten të inçizuar në banesën time dhe në mënyrë të veçant lobon tek autoritetet Ushtarake të Kroacisë që mos të me prekun mua.
Kjo bëhet çështje publike pastaj dhe e njohur tek të gjithë në Kroaci si dhe tek krerët e HDZ-se dhe te Ushtarakët. Prandaj, nuk me prekin dhe nuk bëjnë tentim atentati. Më doli përkrah edhe Dobroslav Paraga, në atë kohë oponenti më i rrezikshëm i dr. Franjo Tugjman.
Në një moment, kur nuk isha në shtëpi, ishte bastisur banesa ime, dhe meret ajo kasetë që e ka inçizua Bekim Berisha për marrje paresh nga të gjithë shqipetarët, që i drejtohen atij, Tom Berishes dhe Zef Markut për pasaporta jugosllave për ikje nga Kroacia.
Ato pasaporta (diku nja 30 gjithsej) i sigurova edhe une ne PU ( Policijska Uprava) në Zagreb, por Zotri Lisičak, shefi i atij reparti, mua asnjëherë nuk më tha që kërkon pare për ato pasaporta.
Asnjëherë … Në asnjë moment.
Pra, qenë siguruar afër 30 pasaporta për ata shqipetarë tashmë apatrid, por pa asnë dinarë – lek apo kun kroate.
(Vazhdon)
Në vijim: Një përshkrim tjetër imi dhe ardhja e Fadil Demirit më 1997., në Kroaci për ta krijuar logjistikën rreth riiformimit të FARK-ut dhe bashkimin me UCK për mbrojtjen e Kosovës. 

Çamëria që s’mund të harrohet kurrë: Fanoti një nga vendet më të bukura arkeologjike të Thesprotisë

1

 Gërmadhat e Fanotit – Rrëzanj-Dolan, Çamëri

(Mizoritë romake të vitit 167-të p.K.)

Fahri Dahri, studjues i historisë së Çamërisë

Çamëria thesar i gjallë Pellazgjik (Fanoti)

Fanoti

Një tekst të veçantë plot mister na ka sjellë z. Konstantinos Tzekas për Fanotin, buzë kodrës së lumit Thyamis, mes dy fshatrave Rrëzanj (Risian) dhe Dolan të Thesprotisë.

Ai është shprehur:

“Fanoti i lashtë është një nga vendet më të bukura arkeologjike të Thesprotisë. Galaktika u pushtua mbi ndërtesën me hapje të harkuara duke e bërë atë të dukej si një portë ndërgalaktike. Shfaqen ngjyra të bukura të qiellit të natës, duke e bërë këtë moment unik”.

Por ka plot njerëz që u mungon shpirti artistik për vlerësimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e veprave të mahnitëshme, bile që arrijnë të “afrojnë Qiellin me Tokën”. Nuk mungojnë në histori njerëzit dhe shtetet që ndërgjegjja e tyre identifikohet me shkatërrimin(**) Në rastin konkret ishin romakët, që me zell dhe adhurim u ndoqën verbërisht nga grekët dhe serbët (gjithëmonë mbeteni në trajtim të rajonit fqinjësor).

Foto: “Fanoti dhe Galaktika”

Fanoti i lashtë, është padyshim një nga vendet më interesante dhe më të shquara arkeologjike në Thesproti. Është një vendbanim i fortifikuar që ka qenë i banuar nga raca e lashtë thesprote, Fanoteon, rreth gjysmës së dytë të shek. të IV para Krishtit. Është themeluar në të njëjtën periudhë, me qytetet e tjera të rëndësishme në lashtësi të Thesprotisë (Elea, Gitana, Dimokastro).

Meditim(**): “Është rrjedhojë e shumë fakteve, ku rezulton se perandoria romake, ka shkatërruar gjithçka që vinte nga lashtësia, që na shtrohet pyetja: Pse vallë ajo perandori  shkatërronte gjithçka të lashtësisë? Dhe përgjigja është e thjeshtë: Ajo dhe shumë autorë të sotëm kërkojnë të tregojnë që gjithçka duhet thënë se është zhvilluar vetëm në kohën e perandorisë romake dhe pas saj. Pra kanë kërkuar dhe kërkojnë merita duke mos përmendur kulturat në lashtësi, të anashkalohen ato kultura, thjeshtë të harrohet lashtësia historike.

Një ndjenjë interesante që ndeshet edhe sot me shtetet dhe individë të fuqishëm, dëshira për të mbivlerësuar veten duke përvehtësuar zhvillimet para tyre me dhunë, me u ble dhe me u shit si mall, duke vjedhur e fshehur historinë e tyre, të shkuarën.

Nuk janë rastësi edhe ngjarjet aktuale, ku mashtrimi ndez zemrat e të mashtruarve për t’u vazhduar me mashtrimet, sikundër fluturat vërtiten rreth dritës dhe nxehtësise së llampave elektrike deri sa përcëllohen.

MASHTRIME ME TJETËRSIME

Paraqesim një trajtim që i bëhet Epirit nga shkrimet në gjuhët e huaja dhe si qendron e vërteta.

(Tekst i shkëputur nga WIKIPEDIA):

“Epiri është një zonë midis Greqisë dhe Shqipërisë, midis vargmalit malor të Pindit dhe detit Jon, shtrihet nga gjiri i Vlorës deri te malet e Acroceraunit në veri, deri në gjirin e Artës dhe rrënojat e qytetit romak të Nicopolis në jug.

Një rajon i pjerrët dhe malor. Epiri neolitik, ishte i populluar nga detarë përgjatë bregdetit dhe nga barinj e gjuetarë nga Ballkani që flisnin greqisht. Më vonë strehoi fiset helene të Kaonëve, Molosëve e Thesprotëve dhe u bë selia e shenjtërores së Dodonës, orakullit antik dhe i dyti më prestigjioz pas Delfit. U bashkua në 370 para Krishtit nga dinastia Eacidi, ajo arriti kulmin e saj gjatë mbretërimit të Pirros, fushatat e të cilit kundër Romës ishin në origjinën e shprehjes “fitore e Pirros”, që tregon një fitore pa ndikim strategjik. Epiri u pushtua më pas nga romakët, pas Luftës së Tretë Maqedonase (146 para Krishtit). Në vitin 395 pas Krishtit u bashkua në Perandorinë Romake të Lindjes.

   Ku ndeshemi me mashtrimet?

Epiri neolitik ishte i populluar nga detarë përgjatë bregdetit dhe nga barinj e gjuetarë nga Ballkani që flisnin greqisht.

a)- Epiri nuk është neolitik. Studimet dhe kërkimet arkeologjike të pavarura,  kanë arritur në përfundime shkencore se njeriu në të tre fiseve të vjetra të atij rajoni (që më vonë është quajtur Epir)    është shfaqur nga mesi paleolitit. Qëllimi për zvogëlimin e moshës së gjallimit të njeriut në atë rajon, nga “mesi paleolit”, në “neolit” (rreth disa mijëra vite para neolitit) kuptohet qartë edhe nga sa kemi trajtuar në këtë studim. Duke fshirë mijëvjeçarë të tre fiseve më kryesorë para Epirit, dhe rritur mijëvjeçarët “helene”, del primari i fallsifikur.

b)- Që Epiri ishte i populluar me detarë përgjatë bregdetit, nuk ka dyshime, sepse të ndodhesh në brigje ujore, nuk ka si të mos jesh detar. Bile që ta kuptojnë historianët fallsifikatorë, ata banorë prandaj thirren edhe “bregas”.

c)- Po kështu dihet që ishin barinj, pasi në kohët e “meso paleolitit” dhe shumë më heret se i mëvonshmi “neolit” e në vazhdim, njerëzimi jetonte kryesisht duke qenë blegtorë dhe bujq. Përcaktime që njihen, dihen dhe për kohën që flitet nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

ç)- Zelli i madh për megamashtrim, feks (dallon qartë) tek shkrimi i shkruesave fallsifikatorë që banorët e Epirit na i parashtron se paskan “qënë nga Ballkani dhe flisnin greqisht”. Që përcaktimi “grekë” i banorëve të Epirit është një bllof, besoj se kuptohet qartë nga kushdo. Megjithatë duhet sqaruar se Gadishulli i Ballkanit nuk ka qënë i banuar tërësisht nga grekët, po ashtu banorët e tij nuk flisnin greqisht.

E kundërta, dihet botërisht Gadishulli quhej “Gadishulli Ilirik” dhe banorë flisnin “ilirishten dhe thrakishten”, dy dialekte të gjuhës pellazge, që sot njësohen me gjuhën shqipe.

d)- Mashtrimi vazhdon pa ndrojtje (pa pikë turpi) nga pseudohistorianët. Them pa ndrojtje, sepse shkruajnë gënjeshtra, që i ulin profesionalisht në nivele tepër të rendomta, qesharake. Ata thonë: “Më vonë strehoi fiset helene të kaonëve, molosëve dhe thesprotëve…”, etj”. Asnjë historian i lashtësisë, as nga Mesjeta e hershme, apo e Vonë dhe as nga e sotmja moderne, nuk kanë as edhe një rrjesht të shkruar ku të identifikojnë që fiset kaone, thesprote dhe mollose, të jenë fise helene. E gjithë historiografia, fiset, para dhe mbas epirote, nuk i identifikon grekë, por shprehet qartazi për një identitet të tyre pellazgo-ilir. Vetëm këmbëngulja e marrosur greke i do me çdo kusht që ata ti bëjë grekë. E thënë me humor: “nuk kanë shumë faj, sepse, nëse do i panojnë si jo grekë, ç’armatosin “megalloidenë”, d.m.th. të vetëpranojnë shpërbërjen e shtetit Grek.

Këto ishin disa të dhëna të veçanta nga Thesprotia e lashtë. Ndërsa Thesprotia e sotme (përfshi të trija prefekturat) është e ndarë në njësitë administrative si më poshtë:

1.-Krahina Kastrisë, është në zonën veri perëndimore të lumit Kalama, përfshin edhe 7 fshatrat Çame që ndodhen brenda kufirit të Republikës së Shqipërisë. Në mesjetën e hershme quhej krahina e Parakallamos.

2.- Krahina Ahuret e Filatit, është në veri të Filatit, përfshin vendbanimet: Ahuri i Baburit, Ahuri i Likut dhe fshatra të tjera. Ahuret e Filatit njihen edhe Akhouria.

3.- Krahina Shkalla e Zorjanit, është në lindje të Filatit, përfshin vendbanimet: Çiflik i Gurrëzës, Dolani, Fllomo, Golla, Gurrëzë, Karjan, Manxhar, Muzhakë, Palofshat, Picar, Pjadhul, Sklav,  Sollopi, Zboqe.

4.- Krahina Gropë (e Kuçit), është në  luginën e jug-perëndimit të Gumenicës dhe përfshin vendbanimet: Arvenicë, Çiflik (edhe Çeflikun e Nistës), Kuç, Nistë, Pllotare, Skopjonë e Vris.

5.- Krahina Grikat, është në veri- perëndim të Paramithisë dhe përfshin këto vendbanime: Grykë (Grikë), Kajcanj, Nikolicanj, Psakë.

6.- Krahina Dang, është përqëndruar në prefekturën e sotme të Thesprotisë, rreth kryeqendrës së saj-Gumenicës,  përafërsisht hapësira midis lumenjëve Thiamis dhe Acheron. Kufizohet me krahinat e Kastrisë në veri-perëndim, Shkallën e Zorjanit në veri-lindje dhe me krahinën Gropë në jug-perëndim. Dangu është e njohur si: Dág ose Dagάvi. Lidhur me përbërjen etnike të Dagavit para L2B, sado shpifje, fallsifikime që janë kryer nga qarqet zyrtare dhe kishtare greke, në mohim të identitetit të tyre, nuk kanë gjetur strehë. E vërtetuar dhe e pranuar edhe në rrafshin shkencor, ajo zonë banohej tërësisht me banorë autoktonë të etnisë shqiptare. Këtë na e konfirmon edhe Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond* (1967), ka deklaruar në studimin e tij “Epiri: Gjeografia, Mbetjet e lashta, Historia dhe Topografia e Epirit dhe zonave ngjitur. Clarendon Press. f. 28”: “Philippson vuri në dukje se popullsia në Dagavi, zona midis grykës së lumit Kalama dhe Nistës, ishte shqiptare në 1893 (P-K 2.1.98), dhe unë u sigurova për këtë kur isha atje në 1932”. [Epirus: the Geography, the Ancient Remains, the History and Topography of Epirus and Adjacent Areas. Clarendon Press. f. 28. “Philippson noted that the population of Dagavi, the area between the Kalamas gorge and Nista, was Albanian in 1893 (P-K 2.1.98), and I was assured of this when I was there in 1932”].

7.-Krahina Shkalla e Sipërme, përfshin fshatrat rreth qytetit të Paramëthisë. Është e njohur edhe si Ano Skala.

8.-  Krahina Shkallë e Poshtme, është përqëndruar rreth fshatrave Dhragumi (sot Zervohori) dhe Kardhiqit. Shkalla e Poshtme, njihet edhe si Kάto Skάla.

9.- Krahina Sul, fillimisht përfshinte 4 fshatra, nga të cilat sot vetëm fshati Samonivë ekziston, ndërsa tre fshtrat Qafë, Navarik dhe Sul nuk ekzistojnë.

10.- Krahina Shkopet, përqëndrohet rreth vendbanimeve: Cangadhë (dele shterpë)*, Koriqanj (i Shkopetit), Kukël, Gllavicë. Ka bërë pjesë edhe në krahinën veri-lindore në Llakat e Sulit.

11.- Krahina Frar, e merr emrin e vet nga fusha e quajtur Frar, është në jug të rajonit i Çamërisë dhe përfshin vendbanimet për rreth: Arcë, Beshere, Birbil, Cugnidhë (Cukunidhë-hithër)*, Gliqi, Goricë, Hojkë, Jonuz, Kanallaq, Kastri, Klisurë, Koron, Koronopull, Leshe, Lëkurës, Mandukë, Manjë, Morfat, Muzhakat, Nemicë, Nihor (i Frarit), Potame, Spatharat, Spllancë, Stanovë, Taban, Trikopalk, Vllandoraq, Xarrë (i Frarit).

Memorje: Koha nuk ndalet dhe njerëzit ripërtëriten, por kujtesa duhet të ruhet. Mundësitë e ruajtjes së saj janë të shumta, mes tyre është dhe shkrimi.

Banorët e djeshëm të Thesprotisë së sotme, veç veçorive dialektore të të folurës, dallonin edhe për ditët dhe muajt e vitit.

a) ditët e javës: e hënë, e Martë (edhe e Marë), e Mërkurë, e Njëte, e Xhuma, e Shtunë, e Diel.

b) stinët: Dimër, proto Behar, Behar, Vjeshtë.

c) muajt: Jenar, Flevar, Mars, Prill, Maj, Theriti, Allonar, Gusht, Vjeshtë e parë, Shimitër, Protospor, Shëndre.

* Lutem mos e çoni mendjen tek greqishtja, sepse fjalët proto, sporë dhe shën-et, janë fjalë të gjuhës shqipe, prandaj po bëj disa spjegime:

1)- Shën Dhimitri. “Shën Dhimitri është një prej shenjtorëve të mëdhenj ballkanikë – mbrojtës”.(Mbrojtës i bujqësisë dhe blegtorisë). 26 Tetori Festa e Shën Dhimitrit. Festa në fund të tetorit ka të bëjë me takimin e besimtarëve pas verës dhe pas mbarimit të punëve të rënda bujqësore. Në shtëpi ktheheshin edhe kurbetlinjtë. Ishte në traditën e banorëve të rajonit, që në ditën e Shën Dhimitrit mblidhej e gjithë familja.

2)- Shën Andreu Apostul ka predikuar Ungjillin e Krishtit dhe ka sjell krishterimin edhe në Illiri, Epir, pra në trevat shqiptare e ndër shqiptarë.

30 nëntori ishte si data e festës së tij.

3)- Proto. Në të folurën çamërishte, ka përdorim të zakonshëm, kur bëhet fjalë për në fillim.  Proto=në fillim, sefte, së pari. Psh proto do shkoj në Gjirokatër, etj. Fjala proto është padyshim fjalë që përdoret nga shumë popuj. Të gjithë e dimë fjalën tepër të përdorur “prototip”.

Psh”Prototip i njeriut të ndershëm”, etj.

4)- Spore. Fara të xhveshura të disa bimëve. Farë gruri, misri etj.

Mbasi dhamë spjegimet, njihemi me domethëniet:

*- Theriti=koha e therjeve, korrjeve.

*- Allonar= muaji më i nxehtë.

*- Shimitër=Shën Mitri, mbrojtësi i bujqësisë dhe blegtorise. Festa 26 tetor.

*- Protospor=muaji që mbjellim, hidhet fara e parë. Proto – sporë= muaji ku mbillet fara e parë – nëntori.

*- Shëndre=Shën Andrea. Shënjtori që solli krishtërimin në trojet pellazgo-ilire.

* Këto janë krahinat e Çamërisë, por atje, në zbatim të parimeve demokratike greko-ortodokse, gjuha amëtare flitet vetëm brenda shtëpive. Përjashta shtëpive, siç thonë banorët çamë të moshuar, flitet gjuha greke -leksiko (gjuha e mësuar nga kisha greke, jo gjuha e nënës).

Ka shumë autorë, edhe grekë, që shkruajnë për masat drastike që edhe aktualisht ushtron shteti dhe kisha greke ndaj çamëve ortodoksë për mos përdorimin e gjuhës shqipe (çamërishten).

Historiani grek Baltsiotis, në:”Çamët Musliman të Greqisë Veriperëndimore 2011″, shkruan: “Gjuha shqipe dhe popullata e krishterë që e flisnin atë – dhe ende duhet – duhej të fshiheshin gjithashtu, pasi që gjuha u perceptua si një kërcënim shtesë për “greminën e tokës”. E folura në dialektin çam nga çamët e krishterë, mund të përdoret vetëm si një dëshmi e tyre në lidhjen me muslimanët, duke krijuar kështu një vazhdimësi të jo-greqisë”.

Mendoj se është e shpreur qartë. Megjithatë, çamët ortodoksë që e flasin çamërishten, janë të detyruar të mos e përdorin, prandaj e flasin  fshehurazi. Kjo sepse gjuhën shqipe, që flitet ende në rajonin e Çamërisë,  shteti Grek e quan kërcënim shtesë. Nëse ajo gjuhë do lejohet të flitet, sigurohet vazhdimësia e lidhjes së etnisë mes çamëve myslimanë me çamët ortodoksë. Kjo vazhdimësi, rrëzon konceptin e kombësisë “po je ortodoks, je grek”. Më e plotë, frika greke qëndron në ruajtjen e një vazhdimësie të jo-greqisë. Asnjë shtet, kushdo qoftë, nuk mund të quhet dhe as të jetë demokrat, se ashtu e do dikush. Ujkun le ta veshin me lëkurën e dashit, por nëse dashi i del përpara, pëson fatin e zi. Veç kësaj kuptohet edhe politika përçarëse greke e cila synon të realizojë ndarjen mes etnitetit çam. Çam ortodoks – çam mysliman, sikur këta njerëz të mos kenë një etni. Përdorimin e besimit fetar për të mohuar familjarët njëri-tjetrin!.

Në përfundim po  sjell një pjesë nga libri i Lambros Baltsiotis (shkrimtar ortodoks nga Greqia): “The Muslim Chams of Northwestern Greece”. [Çamët myslimanë të Greqisë Veriperëndimore]: “Tezën se dëbimi i çamëve myslimanë nga Epiri Perëndimor (nga Çamëria-FD) gjatë pjesës së fundit të vitit 1944 dhe fillimit të vitit 1945 nga forcat guerile të EDES-it, duke i rezistuar pushtimit italo -gjerman, ndodhi në kundërshtim me urtësinë konvencionale, jo vetëm si rezultat i bashkëpunimit të çamëve me forcat e pushtimit, por më tepër si rezultat i politikës shtetërore, politikë e cila ishte ngulitur në ideologjinë mbizotëruese nacionaliste të periudhës së ndërmjetme. Ne argumentojmë se pas shkëmbimeve të mëparshme greko-turke dhe greko- bullgare të popullsive, dëbimi i çamëve myslimanë ishte pjesë e një politike të shtetit grek për të ushtruar të drejtën e tij të pretenduar për të dëbuar jogrekët nga territori i tij (shteti grek e quan territor të tij se ja dhanë Fuqitë e Mëdha, duke coptuar territorin e Shqiptarisë?!). Brenda parametrave të këtij kuadri ideologjik, legjislativ dhe praktik si dhe ndërkombëtar, duhej pakësuar dukshmëria e çamëve myslimanë. Synimi ishte minimizimi i pranisë së tyre fizike nëpërmjet pakësimit të numrit të tyre dhe zvogëlimit të dallueshmërisë së tyre si grup i veçantë fetar dhe gjuhësor”. Profesori vazhdon në tej: “Qeveria dhe burokracia shtetërore përdorën një qasje nxitëse për të rritur urrejtjen ndërmjet komuniteteve për të arritur me sukses qëllimet e lartpërmendura”.

Kështu shkruan pedagogu, historiani dhe shkencëtari grek.

Për këdo, njeri apo institucion të ndërgjegjshëm dhe që luftojnë për vendosjen e drejtësisë, çdo koment do ishte i tepërt. Me fakte, me llogjikë dhe me arësyetim njerëzor, ngado që të vërtitemi, e vërteta e qendrimit të kishës dhe shtetit ortodoks grek, ndaj rajonit dhe banorëve të Çamërisë, është qendrim çnjerëzor, që turpëron jo vetëm kishën ortodokse dhe shtetin Grek, por edhe drejtuesit e shtetit shqiptar, Bashkimin Europian, që lejojnë të kryhen gjenocide në mes të ditës nga barbarët modernë.

Janë fakte reale. Bota e civilizuar detyrohet të rikuperojë gabimet e rënda të shekullit XIX dhe XX dhe jo të fshihet si struci kokën në rërë, pasi faktet ia nxjerrin të gjithë trupin jashtë.

Shënim: Gjuha hitite, një gjuhë indo-evropiane e folur në Anadoll në mijëvjeçarin II para Krishtit, nga populli i hititë. Traktati i Kadeshit u hartua në Hite, 1259 para Krishtit, konsiderohet traktati më i vjetër ekzistues i paqes.

**Realizimi i kësaj teme, kryesisht është mbështetur në Wikipedia, ku janë cituar edhe disa prej autorëve të ndryshëm, historianë të lashtë, etj.

Jam përpjekur të ruaj origjinalitetin, të pastroj “sistemin e shartesës” që i është bërë historisë së këtij rajoni. Atje ku e kam gjetur të nevojshme kam kryer përshtatje, për një saktësim më të plotë. Jam përpjekur të zëvëndësoj prapashtesat, ndërhyrje të qarta për përvehtësim, me anë të tjetërsimit të të vërtetave historike të rajonit. Ndreqjet dhe përshtatjet, mbështeten në njohjen time të rajonit Thesproti/ Çamërisë. Në çdo shkrim kam mbajtur parasysh të jem i kujdesshëm në ato që lexoj, në të gjitha botimet, në gjithçka me vlerë të dëgjuara e të trashëguara nga familja.

Është në karakterin njerëzor për të treguar respekt dhe mirënjohje ndaj institucioneve përkatëse informuese,  të cilat, në epokën e internetit ofrojnë mundësi të mëdha për të njohur të panjohurat para nesh.

Me vullnet dhe me forca mendore të përqëndruara, mundohem për të realizuar misionin “Pastrim nga pisllëqet greke, të hedhura me  mashtrime, shpifje dhe tjetërsime historike shumëkohëshe të bëra trojeve dhe komunitetit levend të rajonit të Çamërisë”.

Si kudo edhe tek ne, ndeshemi me dukuri dhe karaktere njerëzore të kultivuar tek disa nga bijtë apo bijat tona, të cilët i tremben të vërtetës, frikësohen nga forca e ndëshkimt të më të fortit, humbasin identitetin e tyre mendor dhe përshtaten me të keqen, duke shkelur mbi të shkuarën.

Të qartësoj qendrimet e tilla që në rrethana të caktuara duam nuk duam ndodhin. Mesjeta ka goditur rëndë në etninë tonë. Ishin ndikimet fetare dhe ndërrimet perandorake, të cilat ranë si murtajë mbi ne dhe na shpërbënë. Na shpikën ndarjet në veriorë e jugorë; në katolikë, ortodokse e myslimanë; në arbër, arvanitas e arbëresh; ndarje të llahtarshme deri atje sa shqiptarët kanë identitet tjetër nga arbëreshët, apo arvanitasit. Të gjitha këto ndodhi brenda 6 shekujve, kanë ngjitur në trutë e disave, si brenda dhe jashtë lloit, ashtu dhe brenda jashtë vendit. Në vetëdijen time, bazuar në parime objektive, ashtu si dhe përherë nuk bëj apel, por shfaq dëshirën që i gjithë lloi ynë kudo ndodhet, të ndërgjegjësohet se ngrohtësia e “Nënës”, na ruan nga çdo “përkëdheje”, pekule e kujtdo. Ndryshimi mes të dyjave është se ngrohtësia e “Nënës” nuk lidhet me asnjë interes; ndërsa “përkëdhejet dhe pekulet” kanë jetë sa rron interesi.

Përse u ndala në këtë trajtim?. Është shqetësim që buron nga mjetet që përdoren prej të huajve kundra bashkimit tonë kombëtar.

Një bisedë e rastit ku duhet kuptuar shumë (në këndvështrimin tim).

Pesë vite më parë, te “kafe pastiçja”, prapa Muzeut historik në Tiranë, u takova me studjuesin çam, preveziotin z. Niko Stillo, me të cilin këmbyem biseda rreth historisë së rajonit të Çamërisë. Bisedë mbas bisede, si dy thesprotë kërkues për të moçmet e shumë moçmeve, erdhi çasti kur ai më tregoi se në takim me një akademik të R.Sh. kur i kishte folur për gjuhën thesprote/ çame, që rrjedh nga gjuha pellazge, akademiku “ynë” bëri një nënqeshje, si për ti thënë: “ç’janë këto që thua?”. Unë i tregova z. Niko, rastin e një ish kryetari të Akademisë së shkencave të R. Sh. që në librin e tij, mbi pellazgët, ilrët dhe epirotët, është shprehur: “Është e dyshimtë se ç’farë gjuhe flisnin epirotët”?. Nënqeshëm të dy (si ai akademiku), por në kuptim të kundërt. Nënqeshëm për “paaftësitë”, për nënështrimet e “dijetarëveve” tanë ndaj “urdhëruesave” të asimilimit të kombit shqiptar.

Është kjo hapësirë gjeografike, që ndodhet në vazhdim të jugut të Shqipërisë Londineze, që për vlerat e paçmuara që historia ja njeh, disa dhe janë bërë të njohura, por që mban në trupin e saj dhe shumë më shumë nga sa u paraqitën në këtë përmbledhje. Shkatërruesit e kulturave para greko- romake, për këtë trevë, unike për veçoritë që mbart nga lashtësia, janë bërë dhe bëhen përpjekje të shumta, por jo fort të suksesëshmet, deri tani në shuarjen e emrit, të historisë, të gjeografisë dhe identitetit të saj pellazgjik.

Akademitë e shkencave të shteteve tona, do bëjnë mirë të zgjohen dhe të shikojnë seriozisht thesaret historike që ruhen në nëntokën dhe mbitokën iliro-pellazge.

Studiues i trevës së Çamërisë.

Itali, më 27/11/2021.

Fund

Redaksia e Drinit ua uron të gjithë banorëve të  Çamërisë, qoftë atyre që ende jetojnë në viset e tyre historike , ortodoksë apo myslimanë qofshin, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit Kombëtar Shqiptar.

Gëzuar për Lirinë Njerëzore dhe Kombëtare!

Koha e të drejtave dhe e lirive njerëzore ka ardhur, atë s’mund ta marr askush për vete e të mos ua lë të tjerëve.

Gëzuar për jetë e Mot 28 Nëntori i Shqiptarëve!

Elbasani lara-lara, kthehuni shqiptar kah e mbara!

0

Florim Zeqa 

“Që nga “Shqipëria londineze” apo Shqipëria e 1912-s e deri më sot nuk kanë reshtur përpjekjet e shqiptarëve për bashkim kombëtar. Sa e sa gjenerata kanë ikur nga kjo botë me ëndrrën e këtij bashkimi të cilin nuk po e arrijmë dot që 109 vjet rresht! Më mirë do të ishte sikur të mos ndalem fare në deklaratat e Ramës dhe Kurtit për idenë e bashkimit kombëtarë, për shkak se, sikurse njëri (Edi Rama) ashtu dhe tjetri (Albin Kurti), ndryshe thonë e ndryshe veprojnë!

Pavarësia e Kosovës, hapë i madh drejt bashkimit kombëtar

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 është një hap i madh në rrugën e bashkimit kombëtarë. Sesa do të jetë e gjatë apo e shkurtër rruga e këtij bashkimi, në radhë të parë varet nga ne, sa do të arrijmë në kohë me bërjen e dy shteteve tona (Shqipërisë dhe Kosovës) të fuqishme në aspektin ekonomik dhe ushtarak.

Sa më shumë punojmë e më pak flasim për idenë e bashkimit kombëtar, aq më afër dhe më të bashkuar do të jemi në realizimin e kësaj ëndërre mbarëkombëtare.

Sikur të punonim më shumë e të flisnim më pak rreth kësaj ideje, nuk do të prisnim një shekull e më gjatë se kaq. Bashkimi kombëtar është një proces natyral, të cilin nuk mund ta ndalë dhe ta pengojë askush. Por, sa më parë dhe më shpejt duhet të ndërrojë qasja e politik-bërjes në dy shtetet tona, me heqjen e barrierave artificiale mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke filluar nga heqja e pikave kufitare, liberalizimi i tregut (pa tarifa ndërshtetërore) aq më shpejtë do të vije edhe deri tek unifikimi politik si një shtet i vetëm shqiptar në Ballkan.

Kjo do t’i përshpejtonte proceset e çlirimit të shqiptarëve edhe në pjesët tjera të pushtuara nga serbo-malazezët dhe greko-maqedonasit. Ndryshe, për ata që mendojnë të arrijnë më shpejt deri te realizimi i idesë së bashkimit kombëtar, le të punojnë dhe të veprojnë, por gjithnjë duke na bindur me vepra dhe jo më fjalë.

Bashkimi i Mitrovicë, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar

Njëri ndër faktorët që ndikon në pengimin e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, është ideja e “Mini Shengenit” apo “Ballkanit të Hapur”, pasi ky projekt iu hapë rrugën serbëve dhe rusëve në Ballkanin perëndimor e jo levizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës drejte shteteve të BE-së.

Për rrahagjokësit që mendojnë ndryshe, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar është bashkimi i Mitrovicës, qytetit të ndarë 22 vite më parë, bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën e kështu më radhë deri në Tivar e Ulqin, deri në Nish e të Molla e Kuqe, pa e harruar asnjëherë Çamërinë dhe Çakorrin e falur pak vite më parë!

Ndër faktorët që i pengojnë integrimet kombëtare apo idenë e bashkimit kombëtar është ideja e Bashkimit Evropian dhe Mini Shengeni apo siç po i thonë së fundmi Ballkani i Hapur, i cili s’është gjë tjetër veçse shtrirje dhe dominim i interesave ruso-serbe në Ballkan. Largimi nga projektet e sipërpërmendura ruso-serbe e lë të hapur rrugën e bashkimit kombëtar, në të kundërtën, me dorën tonë do ta mbyllim derën e madhe të bashkimit kombëtar.

Populli shqiptar 109 vjet pas, është i ndarë në disa shtete të Ballkanit. Edhe pas kaq vitesh shqiptarët gjenden ende nën sundimin grek, serb, maqedon dhe malazez. Edhe pse i kemi dy shtete të pavarura, Shqipërinë dhe Kosovën me shumicë shqiptare, në mes e kemi “Ballkanin e Hapur” apo gogolin serbo-sllav!

Thyerja e kufirit 22 vite më parë, e kthyer në barrikadë 

Ideja e bashkimit kombëtar kërkon vendosmëri dhe guxim, largëpamësi dhe veprime unike nga drejtuesit e dy shteteve shqiptare. Vetëm me deklarata dhe hipokrizi nuk e bejmë dot bashkimin kombëtarë.

Përderisa Serbia e ka guximin të ndërhyjë dhe të cenojë sovranitetin e shteteve tona përmes idesë së “Ballkanit të Hapur”, ne nuk e kemi guximin të bëjmë hapin e parë të heqjes së pikave kufitare mes dy shteteve shqiptare!

Deklaratat e Ramës dhe Kurtit për bashkim kombëtar nuk janë asgjë përveç fjalë boshe për konsum të brendshëm politik. Që të dy (Rama e Kurti) flasin ndryshe e veprojnë ndryshe dhe se ky bashkim varet në fuqinë që mund të krijojmë si dy shtete nga ana ekonomike dhe ushtarake e jo nga fjalët e mëdha të lidershipit kontravers të idesë së bashkimit kombëtarë.

Sikurse mbledhjet paraprake, edhe mbedhja e shtatë mes dy qeverive shqiptare nuk solli gjë të re në aspektin praktik të heqjes së barrierave artificiale për qytetarët e të njëjtit trung kombëtar, filluar nga taksa rrugore e deri tek tarifat doganore. E veçanta e këtij takimi ishte dominimi i ngjyrës së zezë në sfondin e maskava (fytyrave) të qeveritarëve, tavolina e zezë dhe tepihi i zi, ogur ky jo i mirë për të ardhmen e shqiptarëve!

Bashkimi kombëtar nuk bëhet me hipokrizi, me fjalë të mëdha dhe punë të vogla, nuk bëhet as me spektakle televizive dhe me maskë të bashkimit kombëtar! Si përfundim i këtij shkrimi vjen thirrja logjike; Elbasani lara-lara, kthehuni shqiptar kah e mbara!

Urime 28 Nëntori, dita e flamurit kombëtar!

Republika përballë luftës hibride serbe dhe karteleve të krimit

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Prishtinë, 26 nëntor – Beogradi ka kohë që në raport me Kosovën po i aplikon skenarët modern të luftrave, duke mbështetur sulmet e tij në kombinim të operacioneve të nduarnduarshme, por pa hequr dorë asnjëherë nga pregaditjet për një sulm masiv ushtarak. Meqë këtë aksion klasik ushtarak nuk e ndërmerr dot ndërkohë, për aq kohë sa trupat e NATOs janë të dislokuar në Kosovë, atëherë strategjia serbe është përqëndruar në aplikimin e të gjitha mjeteve që parasheh lufta hibride: duke filluar me luftën diplomatike, presionit në sferën e ekonomisë, sulmeve kompjuterike dhe madje edhe propagandës në media dhe rrjetet sociale. Kjo qasje njihet edhe si “taktika hibride” ose “luftë hibride”.

Lufta hibride është lidhja e operacioneve të fshehta dhe të hapura, të gërshetuara me masat politike dhe ekonomike, e shoqëruar me operacionet e informacionit dhe propagandës, nga subversioni dhe sulmet kibernetike drejt ndihmës ushtarake dhe të fshehtë.
Të gjitha këto mjete hyjnë në kategorinë e forcave speciale të luftës hibride.
Prandaj Serbia e ka shndërruar veriun e Kosovës me kohë në një zonë gri, ku vepron shlirshëm pa pasë nevojë të vë në përdorim forcën, meqë ka njësitet e saj të kamufluara në terren nën petkun e OJQ-ve dhe mekanizmave të pushtetit legal politik. Këto forca, ajo projekton që, në një agim të veçantë, t’i urdhërojë të kalojnë në fazën e kryengritjes popullore. Vetëm kështu ajo pretendon se ka alibin në dorë, që në emër të “mbështetjes së minoritetit serb”, ta bëjë akt të kryer aneksimin e veriut.

Serbia duke mbajtur Kosovën në këtë gjendjeje – status-quo, synon jo vetëm të shkaktojnë dëme, por edhe ta destabilizojë shoqëritë dhe të ndikojnë në opinionin publik. Meqë Republika jonë po mëton të jetë shoqëri e hapur, pluraliste dhe demokratike, si e tillë, i ofron shumë mundësi Serbisë që të aplikojë me shkathtësi elementë të shumtë të luftës hibride, madje edhe në thellësi të territorit, pa përjashtuar as kryeqytetin.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në shumë intervista për mediat ruse ka vlerësuar bashkëpunimin e përgjithshëm ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Duket se në kuadër të këtij bashkëpunimi, përvoja dhe doktrina ruse që ka të bëjë me luftën hibride, është aplikuar pikëpërpikë.
Serbia nën udhëheqjen e Vuçiqit ka ushtruar hapur një lloj shantazhi ndaj Perëndimit. Ai po insiston që në rast se Perendimi pretendon ta ketë Serbinë në sferën e tij të interesit gjeostrategjik, atëherë ai duhet ta mbështesë atë në rikthimin e hegjemonisë serbe në rajon, duke e sfiduar fillimisht me projektin “Ballkani i Hapur”, por edhe me format e nduarnduarshme të luftës hibride ndaj fqinjëve të saj, me theks ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.

“Bezdisjet” e kësaj natyre për BE-në dhe NATOn ndërkohë janë shtuar . Në skenë ka defiluar si filorus i klasit të Vuçiqit edhe presidenti bullgar. Në Kosovë deri kohë më parë nuk kishte nevojë të promovohej hapur një figurë që publikisht promovon “aktin e kryer” të luftës hibride. Por, intenca për të promovuar kaos, është edhe më e dëmshme për Republikën tonë.

Të veçantat e luftës hibride serbe të aplikuara brenda këtij viti, pas ndryshimeve të thella politike në vend (14 shkurt 2021), janë taktikat e saj që shkaktojnë pasiguri dhe turbullira.
Është fare e dukshme se kjo luftë, e orjentuar si kundër Qeverisë Kurti 2, por me intencën që të shndërrohet njëkohësisht edhe në një çarje e urrejtje brendakombëtare në raport me Shqipërinë politike, është e mbështetur me mjete financiare.
Këto veprime vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht kreative dhe të koordinuara, por duke mbajtur nën rrogoz shpalljen si akt juridiko-politik e diplomatik të luftës zyrtare.

Kjo taktikë që po aplikon Serbia përmes aplikimit të luftës hibride ndaj Kosovës sot, shih për këtët, e bën të vështirë mbrojtjen kundër sulmeve të tilla që marrin karakterin e oponencës së brendshme, që në Shqipërinë politike në vitin 1997 qe degjeneruar në defunksionalizim të shtetit.
Kjo formë e luftës hibride ndërkohë po pritet të hedhë në frontin e parë elementët e katapultuar në krye të sindikatave tona nga kartelet e krimit që de fakto komandojnë një pjesë të mirë të opozitës sonë. Prandaj kryesindikalistët janë në garë për tu dëshmuar besnikërinë e tyre para bosëve të karteleve të krimit! Kaosi politik, sipas kësaj logjike, duhet të jetë produkti i këtij aksioni. Ky kaos i shkon për shtati vetëm Beogradit dhe Moskës. Në fakt Rusia dhe Serbia po planifikojnë të krijojnë shkase që arsyetojnë ndërhyrjen e tyre brutale që do ët rezultonin me krijimin e “realiteteve të reja politike” në rajon”…
Ky “fenomen i rrezikshëm politik dhe diplomatik me origjinë ruse”, siç e cilëson me të drejtë ambasadori Shaban Murati, tashmë po gjenë mbështetje edhe të disa shtete anëtare të NATO-s dhe të BE. Prandaj veprimet e ca segmenteve të opozitës sonë duhet të vështrohen me llupë.

Lëvizja Vetëvendosje! duke i dërguar në pension politik dy segmentet e establishmentit të vjetër politik: segmentin e parë, atë të eminencës titiste, që përfaqësohej nga pleqtë e LDK-së, dhe
segmentin e dytë, i njohur në Kosovë si PRONTOMAFIA, i ka bërë shërbim të madh Republikës.
Qeverisë Kurti 2 i mbeten edhe dy detyra imediate:
1. Çlirimi i TREGUT EKONOMIK dhe
2. Çlirimi i MEDIAS që dominohen e dirigjohen nga kartelet e krimit.

Në këtë betejë Qeveria Kurti 2 duhet ta ketë mbështetjen e gjithë forcave politike progresive e të qytetarisë së Repubikës.

* * *

Njerëzit janë të lirë, ata mund të vendosin vetë se si duan të jetojnë. Kështu pohohet në Kartën e OKB-së dhe në një varg kushtetuash të demokracive liberale. Por liria ka edhe kufij. Këta kufij jeni aty ku fillon liria e të tjerëve.

Filozofja dhe regjisorja e teatrit Mériam Korichi, përpiqet ta mbushë atë, pra hapsirën, me substancë, duke i dhënë kuptim lirisë. Ajo shqyrton ambivalencat e saj (lirisë), bën ndalesa teoriko-historike te Spinoza, Hobbes-i dhe Rousseau – dhe më në fund përfundon në rrugën drejt autonomisë. Këtë e mundëson vetëm mendimi, ideja mbi lirinë. E të menduarit për “autonominë individuale” mundëson kalimin nga politika (sfera e kolektivit) në atë etike (sfera e individit dhe ndërindividuales). Sipas M.Korichit çështja e lirisë është një çështje thelbësore. Ajo në vete, është gjithashtu një problem i madh. Përcaktimi i termit ‘liri’ është – për shkak se termi është jashtëzakonisht kompleks dhe i shumëanshëm – jo vetëm një ndërmarrje e vështirë, por gjithashtu mund të na çojë në disa rrugë pa krye për shkak të disa kontradiktave të pazgjidhshme etike dhe politike.
Kryesindikalistët tanë as që e kanë idenë se sa a lehtë manipulojnë bosët e karteleve të cilave ju shërbejnë, me fjalën Republikë, “Liri” apo “Pavarësi”. Prandaj ata duket e kanë të vështirë ta kenë të qartë thelbin e këtyre termave. Prandaj tallen me lirinë! Në fund të fundit, ata e bënë këtë meqë, janë ambivalent në thelbin e tyre. Dhe kjo ambivalencë lidhet kryesisht me kontradiktën midis aftësisë për vetëvendosje individuale dhe forcave sociale, ekonomike dhe politike që tok përcaktojnë shoqërinë në tërësi dhe interesat jetike të Shtetit. Këtë fakt e dëshmojnë dy dekadat pothuajse të humbura të Lirisë, që mund të cilësohen edhe si dy dekada të pengmbajtjes së Republikës.

Veprimet sindikale hyjnë në të drejtat elementare të shoqërive moderne. Por kryesindikalistët tanë duket se janë në shërbim të agjendave të karteleve të krimit dhe jo të punëtorisë që përfaqësonë formalisht! Ata duhet ta kuptojnë se liria e veprimit përfundon aty ku fillon detyrimi.
Kur nuk ka detyrim, ka liri. Punëtorët tanë mund të vendosin vetë se çfarë të bëjnë, vetëm atëherë ata janë të lirë. Liria i përket të drejtave themelore të njeriut në çdo demokracie moderne.
Megjithatë, liria e individit kufizohet nga dispozitat ligjore që duhet t’u përmbahemi të gjithë. Liria juaj përfundon më së voni aty ku liria e të tjerëve duhet të mbrohet.
Liria ime nuk duhet të kufizojë lirinë e njerëzve të tjerë. Kështu thuhet në Ligjin tonë Themelor, i cili quhet edhe “rendi themelor i lirë-demokratik”.
Gjithkush ka të drejtën e jetës dhe integritetit fizik. Liria e njeriut është e pacenueshme. Këto të drejta mund të cenohen vetëm në bazë të një ligji. Këto janë parimet bazë mbi tëcilat janë ndërtuar shtetet moderne. Republika jonë mëton pikërisht realizimin e plotë të tij objektivi e vullneti politik që qytetarët e kanë artikuluar më 14 shkurt 2021.
Të jetuarit në liri ishte për populin tonë një ëndërr për një kohë të gjatë. Këtë ëndërr tashmë e ka bërë realitet UÇK-ja e vegjëlisë dhe mbështetja e miqëve tanë nga bota e demokracive liberale, që tashmë janë partner tanë në ndërtimin e Shtetit.
Në fokusin e politikës sonë janë dhe duhet të jenë tutje interesat nacionale, qytetarët tanë, jeta e tyre e dinjitetshme dhe Liria. Funksionalizimi i Republikës është garancioni më i mirë i Lirisë.
Qytetari ynë mund të ndihet i lirë, kur atij i garantohet puna dhe jeta e dinjitetshme në Atdhe.
Çfarë ka bërë kjo opozitë (sa ishte në pushtet) për 20 vjet në këtë plan. Ka abuzuar me buxhetin e shtetit, ka kapur shtetin, rrjedhimisht edhe sindikatat, duke i shnëdrruar ato në instrument të karteleve të krimit. Prandja riciklimi i kësaj opozite tërësisht të pareformuar në pushtet, është ndesh me interesat e sindikalistëve, ndesh me dinjitetin e qytetarisë, kundër vet Republikës.

Gjuha jonë – SHENSHQIPJA

1
… dhe dy fjalë pë zotni Fahri Xh. Xharra.
Nga shumë studiues, e novicë, është bërë modus vivendi, të thonë se shumë fjalë të shqipes rrjedhin nga latinishtja, greqishtja, sllavishtja e deri te gjuhë në fund të botës.
Disa studiues të huaj, duke mos e njohur e pa u thelluar, kanë thënë se shqipja, “pothuajse ishte latinizuar”. Ca të tjerë, mburren se ajo shumicën e fjalëve i ka huazuar nga sllavishtje, etj etj.
Kam dëgjuar, në një rast, prof. Korkutin, krejtësisht i sigurtë, të thotë se emrin shpellë e kemi marrë nga greqishtja.
Sipas tyre gjuha jonë është si mielli i marrë hua.
Nuk do u kushtoja vemendje disa përçartjeve të zotni Fahri Xh. Xhara, sikur pas tyre të mos shihja duke e trimëruar një taborr prej të paditurish.
Zotni Xharra, serialisht përserit se kombi serb është formuar nga shqiptarët.
Pas kësaj, llogjikëhumbur bërtet se kjo e ajo fjalë shqipe, janë serbe, sllave.
Ec e merre vesh.
Sipas tij ” serbët janë pjellë nga shqiptarët, dhe se ajo pjellë e tyre (shqipatarëve), paskan folë serbisht”. Dhe ne të dashuruem me atë kopili, paskem marrë fjalët e tyre për të formuar gjuhën tone.
Kjo më ka bërë të pyes veten, vallë ky njeri është një plak i fosilizuar e i rjedhur, apo thjesht një provokator.
Më se fundi, i bashkuar me turmën e mohsave, epileptiku Fahri, nuk pranonte asnjë mendim se emri Kosovë, është shqiptar, e aspak serb, as sllav
Dy fjalë rreth emrit Kosovë, për të cilën tash së fundi, mohsave, u erdhi në ndihmë edhe serbomadhi Daçiç.
Emrat Metohija dhe Fushë-Kosovë, prej së cilës ka marrë emrin Kosova, dhe pse ne nuk duhet të biem në provokimet serbe:
Dihet se në vjetërsi dhe deri në kohën e pushtimit turk, për arsye të njohura historike, dhe për shkak të luftërave iliro-romane, e pastaj të dyndjeve barbare, fushat nuk kanë qënë të banuara siç janë sot. Banimet ishin kryesisht në qytete- kështjella, në male e kodra relativisht të fortifikuara.
Fusha kryesisht ishte për blegtorinë dhe për mbjelljet.
Deri në ditët e sotme, për fushat apo livadhet ku pritet bari, apo korren prodhime, ka ardhur fjala parake METEH.
METEH – do të thotë vend që pritet me veglat e punës që kanë teh.
Kurdoherë banoret rreth Alpeve, e kanë përdorë këtë emër. Kishte edhe kode për ruajtjen e paprekshmërisë së Metehut. Kam degjuar edhe thirrje të tilla: – O kush je me bagëti n’Meteh!
Kjo Meteh ka dhënë edhe emërtimin Metehi, që më vonë për arsye shqiptimi është bërë Metohi.
Dua të bëj një ndërmjetse këtu, për të dhënë një mendim rreth shpjegimeve etimologjike.
Profesor Plasari, më pat thënë, se nuk futem në diskutime etimologjike. Kur e pyeta përse, duke qeshur tha se për një fjalë të caktuar, pesë vetë japin shtatë mendime të ndryshme.
Zotërinj ! Për të arritur te fillesat e një fjale shqipe, nuk duhet parë ajo fjalë si një mister. Dhe si mister të kalohet në fantazmagori. Për prejardhjen e fjalëve shqipe, kemi dorzani, gjuhën shqipe. Duke hyrë brenda saj pas një studimi të hollësishëm të mendimit dhe gjuhës së popullit krijues të asaj gjuhe, duhet hedhur si kalorës i arratisur, në kohën e krijimit të fjalës.
Ja, për shëmbull, fjala KORR. Gjuha shqipe duke mos pasë yrrnek ose model, ka bërë rrugë të gjatë krijimi, dhe ka aq shumë fjalë të krijuara nga tingujt. KORR vjen nga zhurma që leshon mjeti prerës dhe thyerja e bimës. Kërr – kërr, ose korr-korr. Këtë fjalë e kemi kushedi tash sa shekuj e mijëvjeçarë. Nga fjala korr-korrs, kemi KOSITJE. Edhe mjeti i specializuar më vonë për korrje, ka marrë emrin KOSE.
Dhe vendi i veçantë për kositje dhe nga Kosë, ka marrë emrin KOSOVE.
Ne, zotëri, nuk u kemi borxh serbëve as gjuhën as kulturën materiale dhe shpirtërore, ashtu siç nuk i kemi borxh tokën. Nuk kemi marrë nga ata. Ata me DAVANE E SHKAUT -proverbiale, kanë marrë me intriga, be rrëjshëm e jallan -shahite gjithçka prej nesh. Siç kanë marrë edhe EPOSIN.
Poeti dhe studiuesi i paharruar Fatos Arapi në vitet tetëdhjet të shekullit të kaluar, u pat dhënë një pergjigje siç e meritojnë me studimin “Eposi i Kreshnikëve – bërthama dhe rrezatimi i tij”. Dua të theksoj një fragment prej tij, ku varianti i “eposit “serb paraqet se jo bariu Muji, por i biri i kralit i arratisur nga pallati, bëhet bari.
Fatos Arapi theksonte”: Në histori ka ndodhur që bariu i Matit të arrijë si pasha mbi muret e Kostandinopojës, por nuk mund të ndodhë kurrsesi që i biri i mbretit të bëhet lopçari Muj i Nikaj – Merturit.
Prandaj ne duhet të jemi vigjilente dhe të vendosur me mbrojtë atë çka është e jona. Duke filluar nga emri e deri te territori. Sepse pas emrit ata kanë argumente për tokën.
“Kush ja vuri emrin Kosovë, atij vendi? – Ne serbët. Edhe shqiptarët e thonë se emrat Kosova dhe Metohia janë serbe.”
“A kishte shqiptarë në kosovë para pushtimit turk? – Jo nuk kishte. Dëgjoni vetë shqiptarët. E thonë çdo ditë në xhami, për festat e tyre fetare etj. Nderojnë e bëjnë dua për turkun që i ndoqi serbet dhe u dha atyre shiftarëve tokat tona që është zemra e Serbisë”.
Me këto idiotësira, ne u japim të drejtën serbëve.
Prandaj para se tu falim, legjendat, kostumet, këngët, folklorin, lahutën, xhubletën, e mbi të gjitha gjuhën dhe tokën, t’i vëmë gishtin kresë.

Stoltenberg e paralajmëron Putinin që mos ta sulmoj Ukrainën: – Kjo do të kushtoj

0

Ushtarët ukrainas patrullojnë një zonë në lindje të vendit. Këtu ka ndodhur një luftë që nga viti 2014 ku të paktën 14,000 veta thuhet se kanë humbur jetën. Foto: Evgeniy Maloletka, AP/NTB (Aftenposten)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg shkoj larg me kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Rusisë. Ai e bëri të qartë se përdorimi i forcës kundër Ukrainës nga Rusia do të ketë pasoja. Marrëdhëniet midis lindjes dhe perëndimit janë të ngrira.

NTB raporton se situata e tensionuar në kufijtë e Ukrainës pritet të jetë një çështje kryesore kur ministrat e jashtëm të NATO-s të mblidhen në Riga javën e ardhshme.

Stoltenberg tani po iu lutet rusëve të reduktojnë tensionin në zonë, dhe kërcënon me pasoja nga ana e NATO-s nëse Rusia sulmon Ukrainën:

Sekretari gjeneral i NATOs Jens Stoltenberg. Foto: AP Photo/Olivier Matthys

“Nëse Rusia përdor forcë kundër Ukrainës, ajo do të ketë kosto. Do të ketë pasoja. Për këtë ne vazhdojmë t’i kërkojmë Rusisë të depërshkallëzohet,” tha ai në një konferencë shtypi të premten.

Kjo do të perjetohet nga shumë si diçka afër kërcënimeve të drejtpërdrejta dhe dëshmon për një marrëdhënie shumë të ftohtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Sipas shefit të NATO-s, forca ruse e ngritur në zonat kufitare është jashtëzakonisht e madhe dhe përfshin tanke, artileri, njësi të përforcuara, sisteme elektronike lufte dhe forca luftarake.

Vështirë të ketë konflikt ushtarak midis NATO-s dhe Rusisë

Kjo jep arsye për shqetësim të thellë, edhe pse është e pamundur të thuhet me siguri se cilat janë synimet e Rusisë, paralajmëroi Stoltenberg, duke vënë në dukje se Rusia ka përdorur forcë ushtarake kundër Ukrainës më parë.

Megjithatë, një reagim ushtarak nga NATO nuk ka gjasa. Nga ajo që kupton NTB, ka para së gjithash një mundësi për sanksione ekonomike që është karta kur Stoltenberg flet për kostot dhe pasojat.

“Ukraina është një partner i NATO-s, por jo një anëtar i NATO-s. Kështu që klauzola jonë mbi mbrojtjen kolektive, neni 5, nuk zbatohet për Ukrainën, theksoi Stoltenberg gjatë konferencës së shtypit të së premtes.

Për një Rusi me probleme ekonomike, sanksionet e ashpra nga Perëndimi do të jenë të rënda për t’u mbajtur.

Pretendimet se kanë zbuluar planet e grushtit të shtetit

Sipas presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyj, autoritetet ukrainase kanë zbuluar planet për një përpjekje për grusht shteti javën e ardhshme, në të cilën janë të përfshirë rusët.

Presidenti ukrainas nuk i drejtoi drejtpërdrejt akuzat për grusht shteti kundër autoriteteve ruse. Megjithatë, është e paqartë se çfarë fuqishë të tjera mund të përfshihen në një situatë të tillë.

Megjithatë, qeveria në Moskë lëvizi shpejt dhe tha se nuk kanë plane për të marrë pjesë në një gjë të tillë.

Document.no

Shefi i inteligjencës ngre alarmin

Shefi i inteligjencës Nils Andreas Stensønes gjithashtu alarmoi për ngulitjen e forcave ruse në kufi me Ukrainën.

“Ka rreth 100,000 ushtarë të mbështetur me armë moderne dhe të rënda, mbrojtje ajrore dhe disa aftësi mbrojtëse bregdetare, të vendosura rreth Ukrainës,” tha Stensønes për TV 2.

“Është kaq situatë serioze sa që mundet dhe unë theksoj, të çojë në një luftë në Ukrainë të një shkalle relativisht të gjerë. Nuk duhet ta bëjë këtë, kjo varet nga vlerësimet që bën Rusia me kalimin e kohës,” tha ai.

100,000 ushtarë janë gati në kufi. Putin mund të ketë bërë diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 1991.
Shtetet e Bashkuara frikësohen se Rusia mund të sulmojë Ukrainën. Perëndimi e ka kapërcyer cakun disa herë,” tha Putin.

Aftenposten

 

Fjala, veç fjalë!

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
U bënë tre vjet, qe kur, krerët e Shqipërisë dhe Kosovës, më në krye të kryemistrave të të dya shteteve, lidhën “besën” duke u betue në flamur, se do ti zbatojnë marrëveshtjet e nënshkruara mes veti. Para tre vitesh, ishte mbushur sheshi i qytetit të Pejës me shumë njerëz, për ti përshëndetur delegacionet. Përballë hotel Dugagjinit, një plak, me lot në sy tha:”hej more zot, të lutna merrma shpirtin n’ketë dakik, mbasi i pava bashkë këta burra të popullit”!
Unë, si për hajgare mu dha, e ma tepër e pata për t’ia hequr emocionet, i thash:
“Mos qaj, mixho, se tybe këta nuk janë bash, burra si po mendon ti”!
Plaku ma kthej:”mos kofshin, qysh po mendoj, për një dakik, zoti j’au marrtë shpirtin”!
Për fat të keq, doli ashtu, siq thash unë. Për këto vite i nënshkruan 64 marrëveshtje mes Shqipërisë e Kosovës. Asnjëra, në plotëni nuk u realizue, përveç, atij të KOST- it e deri diku të telekomunikimit.
Gjatë kësaj përiudhe, kishte zhvillime të pa lakmueshme politike e ekonomike. Kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës kundërshtuen ashpër njeri tjetrin, duke e quajtur, herë tradhëtar, herë rrenc e herë gomar!
Populli si andej edhe këndej kufirit, ka pritur ma shumë nga marrëveshtjet e nënshkruara, në të gjitha fushat, si në arsim, kulturë, shëndetësi, tregëti, ekonomi, siguri, dogana, por pëngesat mbeten atë ditë e deri me sot. Përkundrazi, iniciativa e Serbisë, për “Open Balkan” dhe përkrahja e Shqipërisë për këtë projekt, i cili ishte një kundër reflektim i takimit të Berlinit dhe i iniciativës se zonjës Merkel, mbetët shenjë e zezë e zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë. Për fatin tonë, Maqedonia e veriut, nuk kishte marr pjesë në takimin e fundit në Beograd, qe për shumë analistë, ishte dhe fundi i open Ballkanit. Edhe Eskobar, diten e djeshme deklaroj se nuk ka “Open Ballkan”, pa fuzionimin e gjashtë shteteve ballkanike, pra pa Kosovën, Bosnje Hercegovinën e Malin e zi, të cilat, nuk kishin pranuar ti bashkohen kësaj iniciative!
Serbia, më këtë rast, do ta shfrytëzonte, pozicionin, karshi Kosovës, duke u futur në “open Balkan”, pa pranuar shtetin tonë, madje duke e pasë në kushtetutën e saj, si pjesë të veten, shtetin e Kosovës.
Gjithashtu, me këtë iniciativë, Serbia përveç eksportit të mallrave do të fitonte edhe portin e Shëngjinit, ku do të investonte miliona euro. Ky fakt, me vonë do ti sherbente si pretekst, për ndonjë ankesë në gjykatat ndërkombëtare, nese kontrata do të ndërpritej, mbase, eventualisht edhe për një aneksim të pjesërishëm.
Me këtë rast, përveç Albin Kurtit, tani kryeministër, edhe Ramush Haradinaj, kishte kundërshtuar iniciativën e “Ballkanit të hapur” përkatësisht të Vuçiçit dhe Ramës.
Fjalët e pleqëve, qe janë përseritur me gjenerata:”Nuk e njifni ju shkaun”, kanë rëndësi, akoma, qe, mos të harrohen.
Kujdes, ju krerë tonë, ujë fle e armiku, nuk fle!