Kreu Blog Faqe 1480

At Anton Harapi dhe At Gjon Shllaku, viktima të barbarizmit më ekstrem komunist

0

Frank Shkreli

 

At Anton Harapi dhe At Gjon Shllaku, viktima të barbarizmit më ekstrem komunist

(Fjalimi i Anton Harapit kushtuar Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit)

Në Tiranë më 24 Nëntor, 2021, Françeskanët e trojeve shqiptare — në bashkëpunim me kryedioqezёn Metropolitane Tiranë – Durrës kujtuan 75-vjetorin e martirizimit të At Anton Harapit dhe At Gjon Shllakut – dy figura të mëdha të Kishës Katolike dhe të Kombit shqiptar – në Bibliotekën Françeskane, pranë Katedralës së Shën Palit, në kryeqytetin shqiptar. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë përfaqsues të Urdhërit Françeskan shqiptar dhe zyrtarë të lartë të Kishës Katolike shqiptare. Morën pjesë gjithashtu edhe Përfaqsuesi i Vatikanit në Shqipëri i Përndershmi Luiggi Bonazzi dhe kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Vinçenzo del Monaco.

Në mungesën e shëmtuar të shtetit dhe qeverisë shqiptare për të kujtuar, pa dallim, të gjitha viktimat e komunizmit në Shqipëri — 30-vjetë pas shembjes zyrtare të atij regjimi barbar — është mirë që të pakën Françeskanët dhe grupe të tjera jo-qeveritare kujtojnë viktimat e tyre të komunizmit. Ishte shumë bukur gjithashtu të shihje të pranishëm në përkujtimin e martirizimit të At Anton Harapit dhe At Gjon Shllakut të mërkurën në Tiranë edhe Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Z. Vinçenzo del Monaco.

“Ne duhet që, patjetër, të bëjmë më të mirën që mundemi, ashtuqë Demokracia dhe të Drejtat e Shënjta të Njeriut të sigurojnë, më në fund, progresin e këtij Kombi”, u shpreh Shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Del Monaco, i cili foli në emërin e tij personal, me rastin e 75-vjetorit të martirizimit të At Anton Harapit dhe të Lumit Gjon Shllaku. Ai falënderoi “miqtë e mij françeskanë” për ftesën për të marrë pjesë në atë tubim “aq të veçantë dhe tepër domethënës, jo vetëm për Kishën Katolike, por edhe për Shqipërinë.” Ambasadori del Monaco u tha të pranishëmve se nuk e gjeti të lehtë të fliste për një subjekt, jashtzakonisht, të rëndësishëm, siç janë martirët – për “ata të cilët ndajnë mundimet dhe vuajtjet e tyre me Krishtin, pa iu dorëzuar turmave pagane, duke dhenë jetën, ose më mirë të themi të rilindur në vdekje, duke i falur persekutuesit e tyre…ashtu siç ishin At Anton Harapi dhe i lumi At Gjon Shllaku”, u shpreh ambasadori i OSBE-së në Shqipëri. “Viktima”, shtoi ai, si At Gjergj Fishta të cilin e kujtuam kohët e fundit në Shkodër, ashtu si edhe shumë e shumë të tjerë. Të gjithë ata, viktima të barbarizmit esktrem komunist”, u tha të pranishëmve Përfaqsuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë në akademinë përkujtimore në Tiranë, kushtuar martirizmit të At Anton Harapit dhe të At Gjon Shllakut.

Shefi i OSBE-ës në Tiranë, Z. Vinçenzo del Monaco e përfundoi fjalën e tij në përkujtim të 75-vjetorit të martirizimit të At Anton Harapit dhe të Lumit Gjon Shllaku nga komunizmi, duke theksuar se, “Rinia ka një përgjegjësi të madhe për të bërë pyetje dhe për të reflektuar, në përgatitje për një jetë sakrificash, duke ushtruar lirinë.” Ndërsa të rriturit, sipas tij duhet të “Bëjnë më të mirën që mundemi, ashtuqë Demokracia dhe të Drejtat e Shënjta të Njeriut të sigurojnë, më në fund, një mjedis sa më të mirë për progresin e civilizuar të kombit”, tha Del Monaco.

Ndërkaq, Përfaqësuesi diplomatik i Vatikanit, Luigi Bonazzi, At Gjon Shllakun dhe At Anton Harapin i quajti, “patriotë shqiptarë dhe dëshmitarë të Krishtit”, dhe i cilësoi si dy “figura të shkëlqyera”, martirë që vazhdojnë të kujdesën për Shqipërinë. “Ne fakt”, shtoi përfaqsuesi i Vatikanit, “martirët nuk janë një kujtim i së shkuarës, një faqe e mbyllur e historisë. Ata jane njerëz të gjallë që vazhdojnë ta shoqërojnë, ta ndihmojnë dhe t’a mbështesin sot rrugëtimin e kësaj Kishe dhe të gjithë shqiptarëve.” Krye-Françeskani Gjergj Fishta këndonte: “Kurrë, Shqipni, s’kam me t’ harrue, Edhe në vorr me t’ përmend kam”.

Më poshtë fjalimi i At Anton Harapit në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit nga Shkodra në vendlindjen e tyre, (Teksti i fjalimit ishte botuar në revistën e françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës”, Shkodër 1936).

“DY LOTË E NJË BETIM”

Ndalnju! Ku veni, o burra ?!…

Njimend se ato u dhanë tamblin e gjiut, e u janë nana të natyrëshme, por ju tashma, nuk jeni njerëz të zakonshem, nuk jeni çfardo shqiptarësh, jeni kreshnikë, jeni burrat shqipëtarë; e si të tillë u priti e ju mbajti, si të tillë sot me gëzim u përcjell Shkodra, lama e nana e kreshnikisë s’uej.

Jo, nuk u lëshon ju Shkodër lokja, ambël pa u puthun në të dyja faqet, thekshëm pa u lëmuem të dy krahët, permallshëm pa u derdhun dy pika lotësh, lotë gëzimi e pikllimi, mbi eshtënt t’uej.

Eshtën të pamort, u falem! Të pavdekshëm, po, pse ndër veme t’ueja rueni një visar të çmueshëm, njat ide e cila e patrandun do të jesë ndër ne deri sa të jetë Shqipnija.

E udha e mbarë u qoftë!

Veç, o burra, që vdekun, flitni; të mbetun, ngjalleni; të humbun, sot ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqipnisë, dhe lëshonje një za, at zanin t’uej kumbues si të luajvet, diftoni djelmënisë shqiptare shka ua ushqeu idealin, shka u a mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

Diftoni, po, se ka e do të ketë Shqipni deri sa të kemi e të mbajmë nji Zot mbi vehte; ka, po, Shqipni deri sa të dalin Shqiptarë fatosa; ka dhe do të ketë Shqipni derisa gjaku i juej i kërthnesët e i gjallë të vlojë në kujtim e ndër ndjesi të Shqiptarvet, deri që në Shqipni, pa ndryshim krahine e besimi, të çmohen e të madhnohen themeluesat e atdheut.

Kemi pse te jemi e të mbahemi Shqiptarë, deri sa të shënjta të ruhen besë e burrni. Me të tanë fuqinë t’uej vigane m’i a bani një urim Shqipnisë; m’i ndillni të mbarë e përparim, pagjë e ngadhnjim.

Por dhe nje namë, si rrufeja, m’i a lëshoni kulshedres së re, rrymvet dërrmuese, që po e brejnë jetën shqiptare: atyne po, të cilët thonë se po bashkojnë e na shkatërrojnë: lëvdohen për dashuni, e na qesin mëninë e fitmen, duen te na mesojnë e po na zhburrnojnë.

Heu! Ata mos qofshin, e Zoti i vraftë njata, të cilët duen t’i lanë Shqiptarët pa besë ndër vehte, duen t’i qesin nga morali dhe karakteri, nga familja e historia.

Nuk po u pyes kush jeni e kah po veni. Kudo shkojshi, të bardhë qofshi ; ku ndejshi, flori ndritshi. Ideali i juej më tregon se kush jeni, vdekja e juej më dishmon se ku dueni. Nuk me duhet gja kush u vrau, por knaqëm, kah marr me mend atë per shka ju ratë preja e dorës mizore. Nuk marr parasysh ç’ krahine ishit e ç’ besim patët, më mjafton të dij se besuet në nji Zot, e si kristal i kulluet rrodhi ndër dejt t’uej gjaku shqiptar.

Ju mësytë Shkodrën për strehe atdhetarije, për lamë veprimi, për strofull sigurie. Edhe Shkodra me kënaqësi iu priti e iu dha nderimin që ju përkitte: pa ndryshim ju rreshtoi nder fatosat e vet, ndër të vdekunit e pavdekshëm, krahas me nji Dedë Gjo’ Lulë e tjerë sokola.

Eh, moj Shkodër, moj mizore! Si s’u ngine ma njiherë me gjak? Deri kur ma do të m’i a këndojsh kangën vdekjes e shemtimit?

Shka asht në ty, që dukesh si të ngadhnojshesh ma fort mbi vdekje se sa në jetë, si të gezojshesh ma fort për të mbetun se për të gjallë? Me shka ma mund do të shuhet ajo etja e jote, që tashma sot të rreshkë e të përvlon?…

Ti, mizore njimend, por fatose, pse sikurse në djep t’and përkunde burrat e maleve, ashtu në prehën t’and mblodhe, ne votren t’ande rreshtove kreshniket e kombit. Mizore, po, por trimneshë, pse kurdoherë në vdekje pave shpëtimin; në therori, fitimin; në burrni, forcën. Mizore po, por fisnike, pse nderë e burrni i pate gjithmonë për piri.

Zotnijë të ndritshëm! Nuk due t’u ndali ma. Keni udhë të gjatë. Mirrni kto visare të çmueshme, e shkoni. Por para se të niseni, ejani këtu, e mbi këta eshtën, shëmbull ideali, force dhe bashkimi, t’ia shtrijme dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhemdanë e të krishtenë, e me besën e burravet, me besën Shqiptare, të lidhemi per t’i a mbajtë Shqiptarit të pa prekun një Zot të vertetë, një atdhe të lumtun, për të bamë Shqipninë e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skenderbeun.

T’i diftojmë, po, botës, se Shqiptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë, e njiheri Shqiptarë të njimendët.

Zoti i vërtetë e Atdheu le të na bashkojnë, Zoti e Atdheu të na mbajnë;

Me Zot e me Atdhe të lumnojmë”! (“Hylli i Dritës”, Shkodër 1936.)

Një mesazh i fortë i At Anton Harapit 85-vjetë më parë – por edhe një mesazh për botën e sotme shqiptare! At Anton Harapi nuk ishte as “tradhtar”, as “armik i popullit” dhe as një “Klerik që shiti atdheun”, siç e akuzonte jo vetëm regjimi anti-kombëtar i Enver Hoxhës, por edhe apologjetët e tij edhe sot e kësaj dite, por ishte dhe mbetet një atdhetar, i cili me besimin në Zotin dhe me dashurinë për kombin e vet, edhe sot në këtë 75-vjetor të martirizimit të tij, i fton Shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre aktualë – ashtu siç u kërkoi shqiptarëve të kohës së tij, në fjalimin e mbajtur si anëtar i Parlamentit shqiptar në vitin 1944: “T’a bajmë monumentin kombëtar – bashkimin e Shqiptarëve”.

Lavdi Dëshmorëve! Gëzuar Dita e Madhe e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Kombit shqiptar!

Image
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Z. Vincenzo del Monaco

Image

Veprat e Anton Harapit

Image

Në Konsulatën e Kosovës në Dyseldorf, në kuadër të aktivitetit kulturo – festiv, u promovua filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”

1
Konsulata e Përgjithshme e Kosovës në Dyzeldorf në kuadër të Javës Kulturore kushtuar Festave të nntorit dhe  dyvjetorit të hapjes , priti arsimtarët e shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në Landin e Vestfalisë Veriore të Rinit.
Në atë rast u shfaq filmi dokumentar “MBIJETESA DHE SHKOLLA“ , realizuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, në regji të Ilir Kabashit.
Producent dhe skenarist, i Filmit Dokumentar  “MBIJETESA DHE SHKOLLA“  që trajton fragmente të arsimit në rrethana të vështira në KOSOVË është Nuhi BYTYÇI .
Arjan Kashtanjeva, Konsul i Përgjithshëm i Kosovës në Dyzeldorf, përkujtoi rrethanat e vështira gjatë viteve  të nëntëdhjeta të zhvillimit të mësimit në kushte të rënda të punës edukativo-arsimore të shkollës shqipe në Kosovë.
Teuta Dervishi, mësuese në në Landin e Vestfalisë Veriore të Rinit, duke nënvizoi mesazhin Dokumentarit me fjalët: „ puna kërkimore që kishte bërë zotëri Bytyçi ishte madhe, me rastin  e gjetjes së fëmijëve të cilët më parë kishin ndjekur mësimet në ambentet në natyrë, ishin mbushur me suksese në lëmi të ndryshme dhe tanimë ishin të mëdhenjë, dhe sot janë brezi i ri që mbështesin Kosovën, në Industri në Universitet e madje edhe në Forcat e Sigurisë së kosovës !“
Kemajl Çallaku, u shpreh se Dokumentari ishte mjaft emocionues.  Dokumentari prezantoi zhvillimin  emësimit në rrethana të vështira por origjinale në kohën e luftës. Mbijetesa e shkollës ishte e lidhur me vullnetin e nxënësve dhe arsimtarëve në rrethana të jashtëzakonshme të punës mësimore. Madje ishte interesant, fakti se si autori dhe skenaristi Bytyçi ka arritur ti përcjellë Personazhet nga lufta deri në liri.“
Nuhi BYTYÇI, producenti dhe skenaristi i Filmit Dokumentar “MBIJETESA DHE SHKOLLA“ 
Premierën e shkurtër të Filmit e përcollën arsimtarët e shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në Landin e Vestfalisë Veriore të Rinit dhe u mallënngjyen pa masë nga skenat e ndieshme !
Filmi Dokumentar “MBIJETESA DHE SHKOLLA“ konkuron në Weimar të Gjermanisë në Festivalin e Filmave Dokumentar.

U mbajt mbledhja e shtatë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë

6

Elbasan, 26 nëntor 2021

Shqipëri-Kosovë, në Elbasan u nënshkruan 13 marrëveshje 

Bashkëpunimi mes dy qeverive tona, do të forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, në Elbasan.

Kryeministri tha se kjo mbledhje e dy qeverive dhe marrëveshjet e nënshkruara, janë në horizontin e integrimeve në Bashkimin Evropian, i cili është fati ynë. Ndërsa marrëveshje si këto sot, do të na mundësojnë që vizionet dhe programet e të dy qeverive, t’i përkthejmë në veprime sa më konkrete në mënyrë që ato të jenë efektive dhe frytdhënëse, theksoi ai.

Gjatë ditës së sotme, në forumin e biznesit Shqipëri – Kosovë, do të diskutohet për veprime konkrete edhe me përfaqësues të kompanive prodhuese dhe eksportuese shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova.

 

Në mbledhjen e shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, u nënshkruan 13 marrëveshje:

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

2. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm.

4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

5. Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

6. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

7. Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

8. Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës

9. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

10. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

11. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.

12. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.

13. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në mbledhjen e shtatë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë: 

I nderuar Kryeministër i Shqipërisë, Z. Edi Rama, i dashuri Edi,

Të nderuar ministra të kabinetit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ne shqiptarët jemi njerëz optimistë, edhe kur dita nuk është me diell e bie shi, themi do të jetë me bereqet.Më lejoni që fillimisht të përkujtoj që sot janë mbushur dy vjet nga tërmeti i tmerrshëm që e pat goditur Shqipërinë dhe familjarët e të afërmit e 51 të vdekurve sigurisht që në mënyrë të posaçme kanë pikëllim e mallëngjim sot. Ne bashkëndjejmë me ta duke pohuar që dhembja e tyre është edhe dhembja e jonë.

Kjo është mbledhja e shtatë e përbashkët e të dy qeverive, por është mbledhja e parë e imja në të cilën marr pjesë si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Unë vitin e kaluar isha kryeministër 4 muaj, në këtë javë, në këtë vit janë bërë tetë muaj kështu që jam duke përparuar dhe sa herë që vij në Shqipëri, jo vetëm si kryeministër, besoj sikurse edhe për shumë qytetarë tjerë të Kosovës, kam një ndjesi të veçantë e cila edhe nuk përshkruhet lehtë, e as nuk shpjegohet kollaj.

Këngëtari ynë i mirënjohur Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi si një lis me dy degë. Pra me pak fjalë jemi një, paçka se me dy dialekte të cilët sa shkon e po njësohen falë ndërveprimit në shumë fusha, falë muzikës, artit, sportit etj.

Tani çfarëdo që po them po analizohet e studiohet mirë se ku desha të dalë e çfarë mesazhi po dërgoj, por edhe sikur mos të them asgjë prapë njëlloj do të ishte sepse do të thoshin se edhe ky është mesazh.

Ajo që ndjej, sidomos në Kosovë e cila e kaloi shekullin e fundit duke e valuar flamurin kombëtar, është se ka një lloj ndrydhje të dëshirave dhe ndjenjave kur flitet për Shqipërinë.

Një lloj i represionit të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve që ka rezultuar me një lloj tronditjeje kolektive. Pra, befas e gjithë shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim për të cilën nuk u pyet e nuk u lejua të debatohet.

Kjo është dhe do të mbetet një temë e dhimbshme e që e bënë edhe më të dhimbshme faktin që nuk është politikisht korrekte të diskutohet për të, pra një kërkesë për të ndrydhë një dëshirë e një mendim.

 

–           Tash të thuash se jemi të lumtur që jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi.

–           Të thuash se jemi të lumtur që kemi dy shtete sepse kështu jemi më të fortë, do të ishte sa tepri po aq edhe shkurtpamësi.

–           Të thuash se angazhohesh për bashkimin kombëtar do të shquanin për nacionalist.

–           E të thuash se do bashkohemi në Bashkimin Evropian të shquajnë për diplomat.

Kam përshtypjen se këta të fundit po tregohen më të suksesshëm, kështu që le të flasim si diplomatë, por le të punojmë si patriotë.

 

E si diplomatë jemi të vetëdijshëm dhe të qartë, se mbledhja e dy qeverive tona është në horizontin e integrimeve. Sa më i mirë-projektuar dhe i mirë-ndërtuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundshëm është integrimi në Bashkimin Evropian i cili është fati ynë.

Integrimi ynë, mes shteteve tona është edhe strategjik, por edhe më tepër qëllimor. Progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet, siç e tha edhe kryeministri Rama, me cilësi në zbatimin e tyre sepse janë sa me rëndësi ekonomike, aq edhe historike.

E si patriotë duhet t’i forcojmë të dy shtetet tona. Sepse patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar; të luftosh për lirinë e mediave dhe lirinë e mendimit; të luftosh për gjyqësor të pavarur e për ekonomi gjithpërfshirëse me drejtësi sociale. E vetëm ky lloj patriotizmi do të forcojë shtetet tona dhe do të jetësojë ëndrrat e qytetarëve tanë për të jetuar krenarë në vendin e tyre.

Bashkëpunimin me njëri tjetrin nuk e kemi dëshirë e zgjedhje por obligim e detyrë, siç e kemi përgjegjësi lartësimin e mbrojtjen e njëri-tjetrit kudo e ndaj kujtdo.

Sa më të përafruar e më të njësuar që jemi në qëndrime rreth të vërtetës tonë, aq më të fortë e të fuqishëm do të bëhemi, sepse jemi më shumë sesa dy shtete, por të shpërqendruar. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët.

Sa më të integruar që bëhemi aq më e mirë do të bëhet jeta e qytetarëve tanë, aq më të bindur do të jenë për të ndërtuar jetët e tyre këtu dhe çdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet te tjetri dhe anasjelltas. Çdo krijimtari shoqërore në njërën anë mund të përcillet dhe të gjej më tepër fuqi në anën tjetër.

Njerëzit tanë duhet të lëvizin e të punojnë, duhet t’ju lehtësohet qarkullimi e qëndrimi; duan të prodhojnë prandaj edhe duhet t’ju zgjerohet mundësia e biznesit dhe e tregtisë. Kjo punë ka nisur të ecë, por tash duhet të vrapojmë, si në shpejtësi edhe në cilësi.

Së bashku mund të prodhojmë më mirë e të fitojmë më shumë. Nuk ka humbje më të madhe se projektimi në qëndrimin brenda të ndërgjegjes së vogël, dhe nuk ka përhumbje më të madhe se shpërndarja nëpër linja të paqëndrueshme veprimi. Qartësia dhe orientimi i përbashkët na udhëzon vetë për lëvizjet më të duhura e më të mbara.

Ne e kuptojmë se linja hekurudhore Prishtinë-Durrës është cilësi dhe shpejtësi në qarkullim njerëzish dhe mallrash, është ekologji dhe fuqi e tokës në det, është rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Lidhja hekurudhore është sa e një rëndësie ekonomike po aq edhe gjeopolitike e cila e rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin, sepse ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinjët tanë, me të cilët kemi të kaluar të përbashkët, por edhe do të ndajmë të ardhmen.

Marrëveshjet që kemi përpara do të lehtësojnë edhe më tej procedurat e marrjes së lejes së qëndrimit.

Po hapim pikën e re kufitare në Krushevë të Dragashit e në Shishtavec të Kukësit për të lehtësuar qarkullimin e për të zhvilluar e lidhur komunitetet tona.

Po mbështesim bashkëpunimin kulturor në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve, por edhe në krijiimin një kalendari të përbashkët kulturor vjetor sepse, siç  thoshte Fishta, ‘Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’ e shumë festa tona janë të përbashkëta.

Po rrisim bashkëpunimin në fushën e drejtësisë me ndihmë të ndërsjellë juridike, në fushën e doganës duke lehtësuar kalimin e duke zvogëluar kohën e pritjes si dhe po lehtësojmë njohjen reciproke të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore me marrëveshje tjera të cilat na afrojnë e forcojnë më shumë.

E për t’u siguruar se marrëveshjet do të zbatohen tashmë kemi edhe një koordinator të përbashkët, për çka falënderoj qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrin Rama për dakordim dhe mbështetjen e ofruar.

Le të përshpejtojmë hapat e veprimit, të rrisim cilësinë e zbatimit që të shpejtojmë integrimin mes vendeve tona e në Bashkimin Evropian.

Hekurudha e ëndërres Shqipëri – Kosovë

0

Treni – Prishtinë , 3 shkurt 2015-foto për ATSH nga Behlul Jashari

Shkruan: Behlul JASHARI

-Sot në Elbasan është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë/
-Me tren udhëtohej nga Shqipëria në Kosovë  para me shumë se 23 vitesh në reportazhin futuristik “Kufiri i ëndrrës” që kam shkruar në fundvitin 1997, botuar pikërisht në 3 Janar 1998 në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha/

PRISHTINË, 26 Nëntor 2021/ Memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë për hekurudhën Durrës-Prishtinë është një nga marrëveshjet e nënshkruara sot në Elbasan në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e dërguar bëhet e ditur se është nënshkruar “Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë”.

Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës mbajtën mbledhjen e shtatë të përbashkët në Elbasan sot në 26 Nëntor 2021, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.
Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë…

E me tren udhëtohej nga Shqipëria në Kosovë  para me shumë se 23 vitesh në reportazhin futuristik “Kufiri i ëndrrës”  që kam shkruar në fundvitin 1997, botuar në 3 Janar 1998 në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha. Kështu fillonte reportazhi:
Një qiell i akullt hënor po mbushej me dritën e mëngjesit mbi Dukagjin. Ishte imazhi që po i fanitej prej dritares së trenit, që me rrugën nga Janina e kishte kaluar edhe natën. Vajza nga Lurasi, që po mbaronte studimet në Gjirokastër, për herë të parë po udhëtonte në veri të atdheut, në kërkimet, për punim diplome, të kufijve të botës shqiptare nëpër shekuj. Nëpër pjesën e hekurudhës së sapondërtuar po hynte në Gjakovë.
“Sapo e paskam kaluar kufirin e hekurt që ishte dikur midis Shqipërisë dhe Kosovës”, ishte mendimi i parë që i erdhi pas zgjimit nga dremitja në ulësen e kupesë. “Ishte si fundi i botës, kufiri fatkeq që i ndante shqiptarët…”…
Ishte ky reportazhi i tretë i ardhmërisë në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave.
I pari ishte reportazhi futuristik me titull “Një ditë e një viti që vjen”, i shkruar dhe  dërguar nga Prishtina drejt Tiranës në 27 Dhjetor 1995.
Ndërsa, reportazhi i dytë futuristik ishte “Udhëtimi për në Prizren…”, botuar në Prishtinë e Tiranë në 31 Dhjetor 1996.
Shumë nga ato që shkruaja në reportazhet futuristike atëherë e që dukeshin si ëndërra,  që ishin ngjarje të fantazuara-parashikuara, tashmë janë realizuar në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 dhe të pavarur nga 17 Shkurti 2008.

Ky ishte reportazh i para më shumë se 2 dekadave:
KUFIRI I ËNDRRËS
(Reportazhi i Ardhmërisë – III)
Behlul JASHARI
Një qiell i akullt hënor po mbushej me dritën e mëngjesit mbi Dukagjin. Ishte imazhi që po i fanitej prej dritares së trenit, që me rrugën nga Janina e kishte kaluar edhe natën. Vajza nga Lurasi, që po mbaronte studimet në Gjirokastër, për herë të parë po udhëtonte në veri të atdheut, në kërkimet, për punim diplome, të kufijve të botës shqiptare nëpër shekuj. Nëpër pjesën e hekurudhës së sapondërtuar po hynte në Gjakovë.
“Sapo e paskam kaluar kufirin e hekurt që ishte dikur midis Shqipërisë dhe Kosovës”, ishte mendimi i parë që i erdhi pas zgjimit nga dremitja në ulësen e kupesë. “Ishte si fundi i botës, kufiri fatkeq që i ndante shqiptarët…”
Tek po përpiqej ta maste me sy madhësinë e qytetit ku po ndalonte treni, më shumë e pëlqente një krahasim të përsëritur shumë vjet: “Kosova brenda vitit shtohet për një qytet, lind fëmijë aq sa ka banorë Gjakova”.
Zbriti vetëm për pak  sa t’i shkelin këmbët në tokën e Kosovës, që nga Çamëria e parafytyronte si një takim me legjendën… “Rekord i arit në Trepçë”, ishte titulli me shkronja të mëdha në ballë të faqes së parë të botimit të mëngjesit të njërës nga gazetat që i mori t’i lexojë në vazhdimin e rrugës për në Prishtinë, ku kishte paralajmëruar arritjen për atë ditë…
Nga qendra hekurudhore në Fushë-Kosovë nëpër metronë që çon në Prishtinë arriti në Qytetin Studenti. E gjeti lehtë Zyrën e Shërbimeve Studentore, që i kishin thënë se ndodhet pranë Fakultetit Filozofik, para të cilit nga larg shihet një përmendore e lartë e Naimit.
“O, po, ju kemi pritur, e kemi marrë telegramin tuaj, ku keni paralajmëruar një qëndrim studimor. Ju kemi siguruar vend në konviktin e studentëve nr. 9”, i tha plot përzemërsi sekretarja e Zyrës Studentore.
Zyra, që e priste plot mirëpritje, po i bënte një përshtypje të veçantë me fotografitë e pikturat e varura nëpër mure, si në një ekspozitë.
“Është një pjesë e historisë”, i tha nikoqirja, duke i treguar në veçanti pamjet nga demonstratat studentore të viteve 1968, ‘81…  ’97…
Pikturën, që ishte aty e kishte parë origjinalin në Galerinë Kombëtare në Tiranë. Është “Molla e Kuqe”, një shenjë e paharrueshme e gjeografisë e historisë shqiptare.
“A do të hyjë edhe Molla e Kuqe në punimin tënd të diplomës, ajo ishte shenjë e kufirit me serbët?” – pyeti nikoqirja.

Ylli Pata -Aleksander Cipa -Behlul Jashari, Tiranë me 4 dhjetor 2014

“Pikërisht edhe për Mollën e Kuqe jam nisur këndej”, tha studentja që kishte marrë udhën e largët, deri te “kufiri i ëndrrës”. Shprehja “Kufiri i ëndrrës” i erdhi nga titulli i një libri me motive të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-78…
Gjumi e kishte zënë derisa po shfletonte një atlas të gjeografisë shqiptare, dhe ishte zgjuar herët për të shkuar në Bibliotekën Kombëtare e Universitare. Rrugës u ndal në një klub studentësh, që me kafenë e mëngjesit të shfletojë gazetat e ditës. Më shumë u ndal në shkrimet që lidheshin me interesimet e saj. Gazeta “Rilindja” paralajmëronte se “së shpejti do të fillojnë bisedime shqiptaro-serbe për rirregullimin e kufirit”, ndërsa gazeta “Bota shqiptare” shkruante se “rritet përditë e më shumë numri i shqiptarëve në Turqi që kërkojnë të kthehen në tokat prej nga janë shpërngulur të parët e tyre”…
Gjithçka kërkoi në Bibliotekë ia sollën nga arkivat në tavolinë. Kishte kaluar shumë orë shfletimi e kërkimi të përgjigjes në pyetjen se kah do të ketë qenë vija e kufirit të natyrshëm shqiptar në veri para vitit 1877, para dëbimeve masive të mbi një milon a më shumë shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit?
Kronikat thoshin: “Elementi shqiptar më së shumti jetonte në Qarkun e Toplicës. Toplica shtrihej në mes të Jastrebovcit të Vogël, në veri të Kopaonikut, në perëndim të Sikobicës, maleve të Arbanasit, i afrohej Moravës Jugore”… Kronikat përmendnin Jabllanicën, Qarkun e Toplicës e të Nishit, të Pirotit… “Elementi shqiptar shtrihej edhe përtej Sanxhakut të Nishit”, thoshin disa kronika, e disa të tjera se “kalonte edhe  lumin Moravë”…
Gjithë ato vende që përmendnin kronikat i kishte vijëzuar në një hartë, dhe po kërkonte vendin për të vënë shenjën e Mollës së Kuqe.
Si nga një shetitje në histori po dilte nga Biblioteka, ku do të kthente edhe disa herë ditëve të ardhme. Kishin mbetur edhe vetëm pak minuta deri në orën e takimit me shoqen e shokët që sapo i kishte njohur në Prishtinë.
E pritnin në kafiterinë “Orëjeta”, ballë hotelit “Evropa”, prej nga do të shkonin në Teatrin e Operës e Baletit, për të parë një shfaqje të trupës së artistëve nga Shkodra…
Qielli i akullt sikur po shkrihej bardh në errësirën mbi dritat e neonit shesheve e rrugëve të qytetit. Po reshte një borë e butë. Mbi bredhin e madh plot ditëza në rrugën “Nëna Tereze” nga bora që e kishte mbuluar nuk mund të shiheshin më të gjithë numrat e fundit të urimit. Mund të lexohej vetëm: Gëzuar Vitin e Ri dymijë e…”
Mbishkrimi mbi bredh ia përkujtoi të shkojë në telekom t’ia urojë në telefon Krishtlindjet familjes në Luras, dhe t’u paralajmërojë mikpritësve në Prizren shkuarjen në festimin gjithëkombëtar të pritjes së vitit jubilar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kuvendit historik për kufijtë e atdheut. Sa shumë vjet kishin kaluar…
(Botuar në Gazeta “Bujku” Prishtinë – e shtunë, 3 Janar 1998, faqe 6)

RAPORTIM I 3 SHKURTIT 2015: NË RELACIONET KOSOVË-SHQIPËRI NË TË ARDHMEN DO UDHËTOHET EDHE ME TREN
Para më shumë se gjashtë vitsh, në raportimin që bëja nga Prishtina për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë (ATSH) në 3 Shkurt 2015 me deklaratat nga dy qeveritë (më deklaronin për ATSH atëherë kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ministri i Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë Edmond Haxhinasto) paralajmëroja se, në relacionet Kosovë-Shqipëri në të ardhmen do udhëtohet edhe me tren, sipas projekteve të qeverive të dy shteteve, të clat do takoheshin së dyti në mars në Tiranë pas mbledhjes së parë të përbashkët historike në 11 janar 2014, në Prizren…

KOSOVË-SHQIPËRI, E ARDHMJA ME TREN NGA PRISHTINA

PRISHTINË, 3 Shkurt /ATSH-B.Jashari/.-Në relacionet Kosovë-Shqipëri në të ardhmen do udhëtohet edhe me tren, sipas projekteve të qeverive të dy shteteve, të clat do takohen së dyti në mars në Tiranë pas mbledhjes së parë të përbashkët historike para një viti, në 11 janar 2014, në Prizren.
“Do të përgatitet projekti për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë”, ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa duke folur për bashkëpunimet mes dy vendeve në prezantimin e programit qeverisës me rastin e zgjedhjes së qeverisë së re në Kuvendin kosovar, të zgjedhjeve 2014.
“Bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri do t’i japim prioritet maksimal”, ka theksuar kryeministri Mustafa në konferencën e parë për shtyp si kryeministër i qeverisë së re kosovare, duke theksuar axhendën  evropiane të përbashkët të dy shteteve, i pyetur nga ATSH.
“Hekurudha Shqipëri-Kosovë do të ketë një të ardhme për gjithë rajonin tonë me infrastrukturë evropiane, me të njëjtin standard”, ka theksuar ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i pyetur nga ATSH, gjatë vizitës në Prishtinë javën e kaluar.
“Ne menjëherë do fillojmë nga një studim parafizibiliteti për të parë mundësinë e realizimit sa më të shpejtë të kësaj hekurudhe, por sigurisht ne do të shikojmë edhe në mënyrë strategjike, duhet të shikojmë edhe rrjetin rajonal, sepse ne jemi pjesë e një rajoni. Dhe, hekurudha besoj se do të ketë një të ardhme për gjithë rajonin tonë, pasi rajoni jonë është i tillë që duhet të integrohet sa më shumë mes vete dhe sa më shumë me Evropën”, tha ministri  Haxhinasto.
Ministri shqiptar Haxhinasto ka deklaruar kështu pas takimit me ministrin kosovar të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ndërsa është pritur edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Më pas, ministri kosovar i Infrastrukturës, Zharku ka deklaruar për median se për hekurudhën Kosovë-Shqipëri në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive në mars të këtij viti do të arrihet marrëveshja për fillimin e studimit të parafizibilitetit.
Ai ka paralëjmëruar se, për ndërtimin e hekurudhës, pjesa e Shqipërisë 108 kilometra, ndërsa e Kosovës 17,  do të aplikohet për fonde në kuadër të Kornizës Investive për Ballkanin Perëndimor.
Me realizimin e projektit të hekurudhës, në relacionet Kosovë-Shqipëri do të mund të udhëtohet me tren edhe nga Prishtina. Nga kryeqyteti kosovar aktualisht mund të udhëtohet me tren në dy linja, drejt Maqedonisë-Shkupit dhe për në Pejë, me nisje në mëngjes siç ishin edhe sot. Trenat kalojnë nëpër Fushë-Kosovë, qytet kryesor i hekurudhave kosovare, prej nga mund të udhëtohet edhe në realcione të tjera.
Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve me 19,312 % dhe të automjeteve me 21,883 %, krahasuar me vitin 2013, bënte të ditur në fillim të 2015-tës Policia kosovare ekskluzivisht për ATSH-në.
Në tre vendkalimet, Vërmicë-Morinë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë në vitin 2014 kishte 4 262 588 hyrje-dalje të personave, 689 940 më shumë se në vitin 2013, kur kishte 3 572 648 hyrje -dalje.
Në këto tre porta kufitare në 2014 kishte 1 623 882 hyrje-dalje të automjeteve, 291 553 më shumë se në vitin 2013 kur kishte 1 332 329 hyrje-dalje./a.g/

Në Ponoshec, në bibliotekën “Aziz Buxhovi”

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
Me Ponoshecin e Rekës së Keqe më lidhin dy gjëra të paharrueshme. E para ka të bëjë me punën e tim At, Aziz Buxhovi, normalist i Elbasanit, si mësues në shkollën e këtushne nga viti 1953 deri në vitin 1960. Dhe, e dyta, ka të bëjë me atë, se në këtë shkollë, kreva gjashtë klasët e fillores (nga e treta deri në të tetën). Këto dy momente kujtesës sime ia kanë ngulitë Ponoshecin si vendlindje të dytë. Ky përceptim zë ven edhe në shumë nga veprat e mia letrare. Ponosheci, megjithatë nuk e harroi mësuesin e orëve të para, i cili me abetare përhapi dituri në kohë tepër të vështira. Në shenjë nderimi, bibliotekës së shkollës iu la emri “Aziz Buxhovi”. Fondit të kësaj biblioteke, sot iu shtuan edhe 120 libra.

Çamëria dhe thesaret pellazgjike

0

Fahri Dahri, sdudiues i historisë së Çamërisë

  • Kultet në Thesproti

Orakulli nekromantik i Hadesit në Rajonin e Thesprotisë, ishte faltorja më domethënëse e perëndive në lashtësi. Sipas disa autorëve, ai ishte vendi i aventurave të Odiseut në botën e krimit, siç përshkruhet në Odisea.

Herodoti, (Historiani shekulli (5 p.e.s.), tregon: “Periandri (tirani i Ambrakisë në Thesproti shekulli VI para Krishtit) dërgoi lajmëtarë në Nekyomanteion, (Orakull i të Vdekurve) në lumin Akheron në Thesproti, për të pyetur në lidhje me një depozitë që kishte lënë një mik, por fantazma e gruas së tij, Melissa, në një paraqitje, i tha se ajo nuk do t’i thoshte asgjë, as nuk do të zbulonte se ku ishte depozita, sepse ishte e ftohtë dhe e zhveshur…. “

“Tregimet për fundin e Tezeut, janë të shumta dhe të paqëndrueshme. Ata thonë se ai u mbajt i burgosur derisa Herakliu e ktheu në dritën e ditës, por tregimi më i besueshëm që kam dëgjuar, thotë Herodoti, është ky: Tezeu pushtoi Thesprotinë për të marrë gruan e mbreti thesprot dhe në këtë mënyrë humbi pjesën më të madhe të ushtrisë së tij, ai dhe Peirithous (edhe ai po merrte pjesë në ekspeditë duke qenë i etur për martesë) u kapën robër. Mbreti thesprot i mbajti të burgosur në Kikhyros. Nëntoka, sipas tregimit u identifikua si faltore nekromantik.

Bodrumi i Necromanteion. Një nga tunelet nëntokësore të Necromanteion, përmes të cilit hynin pelegrinët.

Necromanteion, ose Nekromanteion  ishte një tempull nekromanci i lashtë  kushtuar Hadesit dhe Persefonit. Ndër pamjet e Thesprotisë ndodhen:  një vend i shenjtë i Zeusit në Dodonë; një lis i shenjtë për perëndinë. Pranë Kikhyros është një liqen i quajtur Akherousia dhe një lumë i quajtur Akheron. Ekziston edhe Kokytos, një përrua shumë jodashëse. Besoj se Homeri i kishte parë këto vende, ai bëri të guximshme të përshkruante në poezitë e tij rajonet e Hadesit, u dha lumenjve emrat e tyre në Thesproti”. Pausanias në përshkrimet e tij tregon: “Eleanët zakonisht përdorin për flijimet ndaj Zeusit drurin e plepit të bardhë dhe të asnjë peme tjetër, duke preferuar plepin e bardhë, mendoj, thjesht dhe vetëm sepse Herakliu e solli në Greqi nga Thesprotia. Dhe mendoj se kur Herakliu i bëri fli Zeusit në Olimpia, ai vetë dogji kockat e viktimave mbi drutë e plepit të bardhë.

Herakliu gjeti plepin e bardhë që rritej në brigjet e Akheronit, lumit në Thesproti, dhe për këtë arsye Homeri e quan atë Akherois. Nuk është çudi që plepi i bardhë u rrit së pari në brigjet e lumit Akheron”. Ky lumi i Thesprotisë u identifikua me përroin e nëntokës dhe plepi i bardhë ishte pema e shenjtë e perëndisë Hades (Hadhe: ha-dhe. (njeriun kur vdes, varroset nën dhe). Rajoni i Thesprotisë ka plot mite. Mit tjetër që duhet të përmendim është plaku (varkëtari) Charon. Përqendrimi në ndërrthurjet mitike të kësaj hapësire, mes dy lumenjëve, që zakonisht të tilla hapësira emërtohen “Mesopotami”. Vëndasit e quanin “Fusha e Zonjës”, duhet përmendur edhe plaku, ose varkëtarin Charon, që me varkën e tij, çonte të vdekurit në jetën e përtejme, nga njëra anë e lumit Acheron, në anën tjetër.               Hades (Ha-dhe)

Fillimisht njihemi me një thënie:

“Qeni me tre koka, rojtar skëterrë Cerberus e sheh Princin e Underworld (nënetokës) me emocione të përziera, nga gëzimi më i pastër deri te melankolia më e thellë”.

Hadesi ishte Perëndia e Ferrit, që jeton në mbretërinë e hijeve, të cilën e sundon me gruan e tij, Persefonin.

Për Hadesin flijoheshin dele ose dema të zinj, kryesisht natën, dhe ata që bënin kurban kthenin fytyrat, pasi shikimi i Hadesit në sy pa urdhër ose leje të Zotit do të çonte menjëherë në vdekje. Kulti i tij nuk ishte shumë i zhvilluar dhe ka pak statuja me paraqitjet e tij. Euripidi tregon se Hadesi nuk mori libacione rituale.

Tempulli kryesor i Hadesit dhe i Persefonit, ndodhet në Epir. Shtëpia e Hadesit ishte Nekromanteion, ku ndodhej orakulli i të vdekurve.

Në shkrimet e gjetura në WIKIPEDIA thuhet se: “Kuptimi i saktë i emrit nuk dihet (*), por supozohet se vjen nga e “padukshmja”; ose, sipas Sokratit, “njohja e koncepteve të larta”. Hadesi është një zot kronik, i biri i Kronit dhe Rheas. Ishte vëllai i Zeusit, Poseidonit, Herës, Demetrës dhe Hestias. Hadesi nuk konsiderohet tradicionalisht një Zot olimpik, pasi ai nuk jeton në malin Olimp, por është në mbretërinë e të vdekurve,  prandaj quhet  “Hades”.

Në përshkrimet artistike, Hadesi zakonisht portretizohet duke mbajtur një bide, pranë Cerberusit (qenit), rojtarit me tre koka. Zoti etrusk Aita dhe perënditë romake Dis Pater dhe Orcus, u bënë ekuivalente, duke u bashkuar me “Pluton”.

U ndala dhe në një tekst rumun ku flitet për Hades-in: “Ndoshta nga frika e shqiptimit të emrit të tij, rreth shekullit të V-të para Krishtit, grekët e quajtën Hadesin si Pluton (Ploútōn), që do të thotë “pasuri” për shkak të pasurisë së botës së nëndheshme. P.sh. minerale (argjend dhe ar), lëndë ushqyese për rritjen e bimëve  të korrat, pemët etj.”

Ndërrimi i emrit nga Hades në Pluton, më ngjalli dyshime. Ky ndërrim, sipas tekstit paska ndodhur në shek.V para erës sonë. Në shekujt e V dhe IV janë bërë bashkimet dhe fortifikimet e fshatrave dhe qyteteve. Ndryshimet cilësore ndodhën me ardhjen e kolonëve mikenian. Është llogjike, ata gjetën atje banorët vendas, që, vendin e varrosjes së njerëzve e quanin “Hades”. Nga ana tjetër dimë se zona dhe banorët e saj quheshin pellazgë. Rrjedhimisht emëri “Hades” ishte fjalë pellazgjishtjeje. Për grekët, në bashkërendim me romakët, Pellazgjia duhej të fshihej nga historia. “Hadesi” i frikësonte si fjalë pellazge, ndaj u përpoqën ta zëvendësonin me fjalën “Pluton”, pasi nënëdheu sillte “pasuri”. Kështu “Pluton” edhe nga romakët u bë perëndia romake që sundon Ferrin dhe shpërndan pasuritë nën tokë”.

Edhe sot në disa krahina të jugut shqiptar “Hadei” përdoret si mallkim. Në grindje e sipër, ndaj njëri-tjetrit përdorin sharjen: “Të hëngërt dheu”, që nënkupton fjalën “vdeksh”.

Shënimt (*): “Kuptimi i saktë i emrit nuk dihet, por supozohet se vjen nga e “padukshmja”; ose sipas Sokratit: “njohuria e koncepteve të larta”. Kështu thuhet në histori për Perëndinë e Ferrit – Hades-in.Të huajt e kanë me supozime, ndërsa ne, e kemi pa supozime, është drejtëpërdrejtë fjalë në gjuhën shqipe, do të thotë “ha-dhe”, vendi i vendosjes për të vdekurit.

Nuk aludoj, por seç kam bindje që studiues dhe historianë të ditur dhe të aftë e dinë që është fjalë shqipe, por një  deklarim i tillë, automatikisht shpie në pranimin se gjuha shqipe vjen nga pellazgjikja. Ky fak i tërbon ata dhe antipellazgët kudo ndodhen.

Dodona (Dōdṓnē). Ndodhet në veriperëndim të Thesprotisë së sotme. Është orakulli më i vjetër. Dodona, sipas Herodotit, daton që nga mijëvjeçarini i dytë pes. Tregimet më të hershme të Homerit e përshkruajnë Dodonën si një orakull të Zeusit. I ndodhur në një rajon larg qyteteve kryesore greke,  u konsiderua i dyti pas Orakullit të Delfit për nga rëndësia, dhe vlerat e saj. Dodona kishte një orakull që i kushtohej dy perëndive pellazge:

-“Zeusit”, perëndisë së mbretit të rrufeve të Olimpit dhe

– Hyjneshës “Nënë” që identifikohej me “Dion”. Sipas thënieve të Herodotit (historian i shekullit V para Krishtit), Dodona ishte orakulli më i vjetër; i lindur në epokën parahelene. Sipas mitologjisë, Lufta e Trojës ishte një luftë e përgjakshme e zhvilluar midis akeanëve dhe qytetit të fuqishëm të Trojës, rreth vitit 1250 para Krishtit, ose midis 1194 dhe 1184 para Krishtit, në Azinë e Vogël.

Në vitin 219 para Krishtit, etolët pushtuan rajonin dhe e dogjën tempullin deri në themel. Filipi V i Maqedonisë, i rindërtoi të gjitha ndërtesat, i bëri më të mëdha dhe më të bukura se kurrë më parë si dhe i shtoi kompleksit një stadium për lojërat vjetore. Thuhet se, Orakulli i Dodonës nuk u rikuperua kurrë plotësisht. Në vitin 167 para Krishtit qendra e saj u shkatërrua përsëri nga romakët, më vonë është plaçkitur nga fisi trak i Maedit. Kur gjeografi dhe udhëtari Pausanias ndaloi atje në vitin 167 pas Krishtit, Dodona ishte reduktuar në një lis të vetëm, por pelegrinët vazhduan të konsultoheshin me orakullin deri në vitin 391 pas Krishtit, kohë kur të krishterët e prenë pemën. Orakulli i Dodonës është rindërtuar për herë të fundit, në vitin 31 para Krishtit, kësaj here nga perandorit romak August.

Gërmimet arkeologjike që zgjatën më shumë se një shekull kanë nxjerrë në dritë disa artefakte, shumica e të cilave ruhet në Muzeun Arkeologjik Kombëtar të Athinës, të tjerat ruhen në muzeun arkeologjik që ndodhet pranë Janinës.

Nekromanteion [Orakulli i të vdekurve]. Ishte një tempull i lashtë i nekromancisë kushtuar Perëndisë Hades dhe gruas së tij Persefonit. Sipas traditës, ai ishte i vendosur në brigjet e lumit Acheron në Epir pranë qytetit të lashtë të Efyrës. Ky vend besohej nga besimtarët se ishte dera e Hadesit, mbretërisë së të vdekurve. Vendi është në pikën e takimit të lumenjve Acheron, Pyriphlegethon dhe Cocytus, që besohet se këta të dy, rridhnin dhe ujisnin mbretërinë e Hades-it. Kuptimi i emrave të lumenjve është interpretuar përkatësisht:

Achero. = “pa gëzim”; (thuhet dhe lum i vdekjes).

Pyriphlegethon= “thëngjij që digjen” dhe Cocytus= “vajtim”.

Njerëzimi i ndodhur para ngjarjeve të tronditëse, të frikshme të natyrës, i rrëfente ato nëpërmjet ngritjes së figurave mbinjerëzore. Edhe me sa sipër, me një llogjikë të kujdesëshme, arrihet të zbërthehen arësyet e “qënieve” si Perëndi: Kroni, Zeusi, Hermesi, Hadesi, Poseidoni, Aita, Dis Pater, Orcus, Hera, Demetra, Persefoni, Afërdita, etj. Jo vetëm të pafuqishëm përpara fenomeneve të natyrës, por edhe të nënështruar i “përkëdhelnin” duke i hyjnizuar, fjala vjen, rrufetë, bubullimat, zjarrin, tërmetet, përmbytjet etj; sikundër shënjtëronin në Perëndi, po ashtu edhe të bukurën, të gëzuarën, mbushur me Perëndi dashurie etj.

(Vijon)

Itali, më 26/11/2021

Rama si hije e Vuçiçit

0


Dritan Goxhaj, Tiranë

Më 1999 gjatë luftës në Kosovë qeveria e Sërbisë angazhoi në luftë kundër UҪK-së dhe në pastrimin etnik ndaj shqiptarëve në këtë trevë autoktone të tyre 165.000 forca ushtarake, paraushtarake, policore, mercenare e civilë të armatosur. Gjatë kësaj lufte Sërbia vrau 11.840 shqiptarë të pafajshëm, prej të cilëve 1688 ishin fëmij të moshës nga 0 deri në 16 vjec.
Të gjithë këta shqiptarë u vran e u groposën në 530 varreza massive.
Focat serbe dhunuan 20.400 femra, dogjën dhe shkatërruan 100.589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme;
Dogjen e shkatërruan 358 shkolla, 71 zyra institucionesh;
Dogjën 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka publike, 123 objekte shëndetësore;
Dogjën 215 objekte fetare të besimit mysliman ( xhami, teqe, tyrbe);
Dogjën gjith arkivin e Bashkësis Islame të Kosovës i cili mbante dokumenta që nga shekulli XV;
Dogjën edhe 5 objekte fetare të besimit katolik (kisha);
Dogjën edhe 88.101 objekte ekonimike shtetërore e private ndihmëse;
Në raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore, Dr.Mark Skinner, thuhet se gjatë luftës në Kosovë janë gjetur 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi dhe espertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër. Më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës. Këtyre viktimave u janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.
Gjatë kohës që në kosovë kryheshin këto kryevepra të terrorit shtetëror serb mbi shqiptarët në Kosovë, Aleksandër Vuçiç president i Sërbisë tashti dhe mik i tanishëm dhe vëllai prej feje e ideali i Kryeministrit ton Ed(vin) Ramës, ishte ministër i informacionit në qeverin genocidiale të sërbisë së Millosheviçit.
Dhe në atë kohë jo vetëm që mundohej ta mohonte e mbulonte këtë genocid, por edhe deklaronte : Për çdo serb të vrarë ne do vrasim 100 shqiptarë të Kosovës.
Ndërsa sot Rama, ky njeri shterp i historisë sonë deklaronte para parlamentit sërb në një lidhje me internet nga zyra e tij në kryeministri se: “Unë kurrë nuk e kam dëgjuar Vuçiçin të flasi keq për Kosovën”.
Me injorancën e tij karakteristike, arrogancën prej idioti dhe anti shqiptarinë prej zemre, sot ai u bë hija dhe alterego e Vuçiçit duke dashur ta shfajësojë atë dhe jo vetëm atë por edhe gjith sërbinë e Millosheviçit dhe të Vuçiçit për të gjitha krimet e lartpërmendura.
Dhe me djallëzinë e një mashtruesi ordiner u mundua që të banalizojë konfliktit shekullor midis shqiptarëve dhe sërbisë sikur ky ka ndodhur për shkak se dikush gjoja paskësh folur keq kundër Kosovës, e tashti ky Esat Pasha ynë modern na del garant që nuk është kështu.
Nuk çuditem që edhe të jetë e vërtet që Rama mos ta ket dëgjuar Vuçiçin në 1999 t’i ket thënë ato fjalë, pasi atëher Rama ja kish mbathur në Paris e ishte i zënë me tregti ikonash e nuk kish kohë të interesohej ose dëgjonte se çfar ju ndodhte shqiptarëve, e në veçanërisht atyre në Kosovë.
Ajo që më çudit janë shqiptarët që i bëjnë temena, patronazhistin, votuesin e avokatin këtij me nder njeriu.
Por si thoshte Fishta tek tregimi itij “ Skëndërbeu dhe djalli”, kur Skëndërbeu e pyet djallin : Si janë Shqiptarët?
Djalli i përgjigjet: Ashtu si i dun armiqt.
Ishalla çohet Avniu nga varri e mbaron punë sërish me Esatin se ne të gjallëve na ka vdekur shpirti me koh e nuk duam ta prishim rehatin.

Më 24 nëntor 2021

Dushan Janjiq: Ideja e shkëmbimit të territoreve është një ide e ngulitur thellë në mendjet e shovinistëve dhe ultra-nacionalistëve

0

Në foto: Dushan Janjiq, gjatë intervistës për gazetën “Bota sot”

“Ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë prezente, jo vetëm në Serbi. Të shkëmbesh diçka që nuk është e jotja. Mendoj që kjo është një ide e ngulitur thellë në mendjet e shovinistëve dhe ultra-nacionalistëve, në veçanti. Ata e lidhin identitetin e tyre me territorin. Fatkeqësisht, jeta reale nuk është e tillë dhe përfundimisht të gjithë njerëzit kanë të drejtë për territorin e tyre. Për mua, politika e ulta-nacionalistëve është e gabuar. Kjo politikë ka plot anë negative, pasi shtyp botën, dhe shtyn njerëzit në konflikte të armatosura dhe drejt viktimave”, ka deklaruar Dushan Janjiq për “Bota sot”.

Themeluesi dhe presidenti i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Serbi, ka përmendur kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin si dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si inicatiorët e idesë që doli në publik në vitin 2017.

Poashtu, Janjiq ka përmendur edhe një sërë emrash personalitetesh ndërkombëtare, që sipas tij, lobuan për këtë projekt.

“Në një formë është mirë që në vitin 2017-2018, u hodh në tryezë kjo ide dhe u shfaq në publik. Edi Rama ishte një nga iniciatorët, jo vetëm Vuçiqi. Ishte edhe Hashim Thaçi një nga ata. Kjo është politika. Kurrë nuk e din se kur bëjnë manipulime. Ata kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë që e ushqyen këtë ide narrative në Serbi. Nuk ishin vetëm këta, por kishte edhe njerëz tjerë përreth tyre. Shumë njerëz lobuan. Njerëzit që punonin për Trumpin, njerëzit si Wolfang Petrich, ambasadori Mantev, Viktor Orban, Sebastian Kurtz, shumë njerëz ishin të përfshirë”, ka thënë analisti politik.

I pyetur se nëse vizita e fundit në Kosovë e ish-ambasadorit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, kishte lidhje me ringjalljen e kësaj ideje, Janjiq ka thënë se nuk e di. Megjithatë, sipas tij, në projektin e shkëmbimit të territoreve ishte i përfshirë edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe njerëzit rreth tij si John Bolton, ish-Këshilltar për Siguri Kombëtare, si dhe Steven Meyer, ish-zëvendësi i shefit të CIA-s për Ballkanin.

“Unë nuk jam i obsesionuar me Grenellin, nuk e di, pasi ideja u publikua në vitin 2017. Trumpi po. Boltoni poashtu ishte i përfshirë në fillim, por më pas e kuptoi se njerëzit e braktisën këtë ide. Ishte Steven Meyer, ish-zëvendësi i shefit të CIA-s për Ballkanin, i cili punonte për hartat, përfshirë Ballkanin, deri më 1993. Ai ishte një nga njerëzit kryesor në CIA, por kur erdhi puna te politika tha: “Okej djema, të shkojmë”. E dini politikën “Një herë në CIA, gjithmonë në CIA”. Çfarë ka pritur Steven Meyer, nga ideja e shkëmbimit dhe ndryshimit të territoreve?”, ka theksuar Dushan Janjiq për gazetën.

Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak me të cilin diskutuan zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, si dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Presidentja Osmani theksoi se suksesi i këtij procesi nuk është i rëndësishëm vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për të gjithë rajonin. Ajo konfirmoi edhe njëherë se Kosova mbetet palë e përkushtuar dhe konstruktive në dialog. Në veçanti, ajo theksoi nevojën për përçim të qartë të mesazhit se epilogu i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë.

Në takim, Presidentja theksoi po ashtu urgjencën e adresimit të tendencave destabilizuese në rajon, duke potencuar se zhvillimet e fundit në rajon nuk mund të shihen vetëm nga prizmi i çështjeve të Ballkanit Perendimor, por si një kundërvënie e drejtpërdrejt ndaj vlerave, të cilat i përfaqëson Bashkimi Evropian dhe shoqëritë demokratike.

Nga ana tjetër, Lajçak ka vënë theks tek nevoja për aktivizim të BE-së në rritjen e kredibilitetit të procesit të zgjerimit dhe konfirmimin e së ardhmes Evropiane për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se ka hapësirë për progres në kuadër të dialogut, gjersa potencoi rëndësinë strategjike të këtij procesi për gjithë BE-në.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ndërtesa e Presidencës dhe Kuvendit u ndriçuan me ngjyrë portokalli

0

Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ka filluar fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimin e ndërtesës ku janë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi – me ngjyrë portokalli.

Fushata ka filluar sot, më 25 nëntor, dhe është mbështetur nga Presidentja znj.Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit z.Glauk Konjufca.

Kjo ditë është e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

Ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia, që simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave.

Ndërtesa, ku janë të vendosura Presidenca dhe Kuvendi, do të qëndrojë e ndriçuar prej orës 18:30 deri të nesërmen.