Kreu Blog Faqe 1481

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me të portokalltë, simbolikë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

0
Prishtinë, 25 nëntor 2021
Në shënim të hapjes së fushatës – 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave, Agjencia për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit,  ka ndriçuar me ngjyrë të portokalltë ndërtesën e Qeverisë së Repubikës së Kosovës.
Sot paradite, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri hapjen e fushatës duke bërë thirrje për gratë që të kenë më shumë solidaritet gjinor, kurse burrat më shumë emancipim për barazinë gjinore. Ai theksoi se përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë.
Me sloganin “Ngjyrose botën portokalltë”, fushata ndërkombëtare 16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave fillon më 25 nëntor, në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor, në Ditën e të drejtave të njeriut.
Si pjesë e kësaj fushate, ndërtesat ikonike në mbarë botën ndriçohen me ngjyrë të portokalltë, për të sjellë vëmendje në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Ngjyra e  portokalltë simbolizon një të ardhme të ndritur dhe pa dhunë, për gratë dhe vajzat.

Kosovë-Shqipëri, Presidenti Meta takime në Prishtinë

0

PRISHTINË, 25 Nëntor 2021/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sot në Prishtinë u prit në takime të veçanta me drejtuesit e institucioneve më të larta të Kosovës, Presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, Kryeministrin  Albin Kurti dhe Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

KOMUNIKATAT E DËRGUARA:

PRESIDENTJA OSMANI TAKOI PRESIDENTIN E SHQIPËRISË, Z.ILIR META

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Meta.

Duke i konsideruar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të shkëlqyeshme, Presidentja Osmani ka kërkuar nga homologu Meta që Shqipëria të jetë zë i fuqishëm i Kosovës në organizatat në të cilat vendi ynë nuk është i përfaqësuar.

Presidentja Osmani ka theksuar se është kundër çfarëdo ideje, e cila përpiqet ta trajtojë në mënyrë jo të barabartë Kosovën.

“Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave apo mekanizmave rajonal, poqëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”, ka theksuar Presidentja Osmani. Duke iu referuar iniciativës Ballkani i Hapur, ajo ka theksuar se nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo pengojë procesin e integrimeve në BE dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor dhe e cila ende nuk e ka njohur Kosovën.   

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka dëshmuar gatishmëri për vazhdimin  dialogut me Serbinë, porse nuk do të jetë pjesë e asnjë aranzhmani, i cili nuk e garanton sovranitetin, integritetin dhe funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se së bashku me Shqipërinë duhet të angazhohen për ta përçuar mesazhin në rajon dhe në botë për rrezikun që i kanoset Ballkanit nga politika agresive dhe hegjemoniste e Serbisë.

Më tej, Presidentja Osmani, në vigjilje të Ditës së flamurit, e ka uruar presidentin Meta dhe popullin shqiptar për 109- vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ka theksuar se kjo ditë i bën krenarë shqiptarët kudo që janë. Sipas Presidentes Osmani me Shqipërinë bashkëpunimi i vendosur prej kohësh më shumë fusha do të pasohet edhe me marrëveshje të tjera. Ajo përmendi mbledhjen e dy Qeverive, e cila do të mbahet më 26 nëntor në Elbasan, në të cilën Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë 16 marrëveshje të tjera, ndër të cilat ajo për lëvizjen e lirë, shkëmbimin tregtar, fushën e arsimit, drejtësisë apo infrastrukturës.

KRYEMINISTRI KURTI PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN E SHQIPËRISË, ILIR META

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Kryeministri Kurti e njoftoi Presidentin Meta për përgatitjet rreth mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, që mbahet nesër në Elbasan, e ku priten të nënshkruhen rreth 15 marrëveshje.

Teksa foli për menaxhimin dhe situatën aktuale me pandeminë, kryeministri Kurti tha se gjatë muajit nëntor ka pasur 6 raste të vdekjes së të prekurve me COVID 19, deri tani janë administruar 1 milionë e 612 mijë vaksina, me dy doza janë vaksinuar 57 për qind e të rriturve të moshës mbi 16 vjeç, ndërsa me një dozë mbi 64 për qind.

Kryeministri ritheksoi se sipas parashikimit të Bankës Qendrore të Kosovës do të kemi rritje ekonomike prej 9.9 për qind për vitin 2021, ndërsa ky është viti i parë kur në kanalet zyrtare, remitancat e mërgatës pritet të arrijnë shifrën prej 1 miliard euro.

Presidenti i Shqipërisë, z.Ilir Meta, e vlerësoi pozitive transparencën në qeverisje dhe shtoi se duhet më shumë bashkëpunim me biznese, që edhe ata të ndjehen pjesë e qeverisjes.

Duke folur për strehimin e qytetarëve afganë, kryeministri Kurti tha se kemi pranuar 1.341 refugjatë, por aktualisht në Kosovë janë 650 afganë, sepse 691 tashmë janë larguar për në vende të tjera.

U diskutua për bashkëpunimin rajonal dhe iniciativat e reja. Kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin se nuk mund të ketë “Ballkan të Hapur” kur Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore.

Lidhur me dialogun, kryeministri theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk mund të mbetet në fund, por ajo duhet të jetë në qendër të procesit.

Ai kërkoi që Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos ato në të cilat Kosova nuk është anëtare.

KRYETARI GLAUK KONJUFCA PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN ILIR META: E ARDHMJA E KOSOVËS ËSHTË NË BE DHE NATO, JO NË INICIATIVAT RAJONALE TË SERBISËKryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me këshilltarët, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.Gjatë takimit, ndër të tjera, u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kreu i Kuvendit falënderoi presidentin Meta për kontributin e madh të shtetit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme në proceset e saj të shtendërtimit.

Me këtë rast, kryetari Glauk Konjufca përsëriti qëndrimin se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë, reciprocitetit dhe përfshirjes së BE-së.Për Republikën e Kosovës janë të papranueshme iniciativat e Serbisë, sikur i ashtuquajturi “Ballkani i Hapur”, që synojnë të anashkalojnë Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. E ardhmja e shtetit tonë dhe e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO, theksoi kryetari i Kuvendit.

Presidenti Meta konfirmoi zotimin se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.Kryetari Konjufca dhe presidenti Meta ritheksuan nevojën e bashkëpunimit intensiv dhe bashkërendimit më të ngushtë të politikave zyrtare të Kosovës dhe Shqipërisë në të ardhmen. ​

Qeveria e Kosovës niset drejt Elbasanit …

0

-Në Elbasan  në 26 Nëntor 2021 mbahet mbledhja e shtatë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës/

-Një shkrim imi në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë para mbledhjes së parë historike të qeverive të Shqipërisë e Kosovës në 11 Janar 2014 në Prizren…/

PRISHTINË, 25 Nëntor 2021/ Qeveria e Kosovës nesër herët në mëngjes niset drejt Elbasanit për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë.

Të premten, më 26.11.2021 në Elbasan, do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, bëhet e ditur në Tiranë e Prishtinë.

Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës mbajnë mbledhjen e shtatë të përbashkët në Elbasan në 26 Nëntor 2021, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.

NGA ARKIVI- SHKRIM PARA MBLEDHJES SË PARË HISTORIKE TË QEVERIVE KOSOVË-SHQIPËRI NË PRIZREN MBAJTUR NE 11 JANAR 2014:

Udhëtimi për  Prizren….

PRISHTINË, 10 Janar /ATSH-Behlul Jashari/.- “Udhëtimi për në Prizren”, ishte reportazhi që kam shkruar në fundvitin 1996, në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave. Personazhi, e nisura nga Arta, jugu i trojeve ku flitet shqip, në kërkimet e saj drejt “Mollës së Kuqe”, ku tregohet se dikur ishte kufiri verior, shkoi edhe në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ndodhte diç e ngjashme me takimin e parë historik të qeverive të Shqipërisë e Kosovës në 11 janar 2014 pikërisht në Prizren.

Ai reportazh është  botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip.

Në të dy anët e kufirit që i ndante shqiptarët që edhe e kishin të ndaluar ta kalojnë, madje edhe t’i afrohen, janë botuar edhe shkrimet tjera në këtë “udhëtim”  titujve nëpër vite e nëpër kohë.

Ishte koha kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si titullohej shkrimi  që u botua në 19 mars 1996.

“Sa afër e sa larg Shqipëria” thoshte titulli i shkrimit të asaj kohe, botuar në 11 gusht 1996.

“Në robëri pritet veç festa e lirisë”, ishin raportimet e ATSH nga Kosova të asaj kohe, që nga maji 1992 nga korrespondenti në Prishtinë, në fundivitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave e gjenocidit kundër shqiptarëve.

Ishte koha e pragluftës dhe e luftës, e sulmeve me “Bomba edhe mbi fëmijët shqiptarë”, që  i raportoja me këtë titull në shkrimin e botuar në 5 maj 1996.

Por, ishte edhe kohë me “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” (titull shkrimi i botuar në 5 janar 1997), sepse u bë “Kosova preokupim i vazhdueshëm ndërkombëtar” siç thoja në titullin e shkrimit të botuar që në 6 korrik 1996.

Ishte “Vija amerikane në Kosovë mbrojtëse e interesave në rajon” që e raportoja me këtë titull në shkrimin e botuar në 8 korrik 1995.

“SHBA-të udhëheqëse e ndërmjetësuese në çështjen e Kosovës”, ishte titull shkrimi botuar në 10 gusht 1996.

“Lajmi i ardhmërisë: Kosova e lirë” ishte titulli i shkrimit botuar në 12 shkurt, 1998, pikërisht  1 vit e 4 muaj para 12 qershorit 1999, kur herët në mëngjes nga kolona e tankeve të para të NATO-s që hynin nga ana e Maqedonisë në orën 05 e 17 minuta (të nesërmen nga ana e Shqipërisë) raportoja për ATSH-në se “në Kosovë po ndodhë liria”.

Në vendin e lirë, që shpalli edhe pavarësinë në 17 shkurtin historik 2008,  një prej shumë shkrimeve ka titullin “Kosova e komuniteteve të barabarta”  botuar në 20 maj 2001.

“Kosova e pavarur – e drejtë dhe kompromis i shqiptarëve”, ishte qëndrimi i përsëritur shumë e shumë herë nëpër vite, para, gjatë e pas lufte, dhe ky ishte dhe titulli i shkrimit  botuar në 2 korrik 1997.

Ishin vite udhëtimi edhe drejt ditës së 11 janarit 2014 për në Prizren. “Ecim kah një mrekulli”, ëshë titulli i librit që kam botuar në 1973 te Rilindja në Prishtinë për mrekullinë e lirisë së Kosovës që e ëndërronim. E ajo ishte “E teta mrekulli” sipas titullit të vjershës, të cilën e hoqi censura nga libri…Megjithate, titulli i librit i dalë nga ajo vjershë mbeti në ballinë, dhe gjejë edhe sot në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku janë edhe titujt e shkrimeve gazetareske që përmenda dhe të tjerë.

Behlul Jashari e Ylli Pata – Prizren – 11 Janar 2014

Si edhe Shqipëria, edhe Kosova e lirë dhe e pavrur  është mrekullia, arritja historike e shqiptarëve në “udhëtim për në Prizren”, ku në ditën hitorike të 11 janarit 2014 qeveritë e dy shteteve në mbledhjen e përbashkët do të bisedojnë edhe për avancimin e axhendave integruese të dy vendeve edhe në udhëtimin për në Bruksel, drejt Bashkimit Evropian./a.g/
Qeveritë-Kosovë-Shqipëri në Prizren më 11 janar 2014 . Foto: Behlul Jashari

Përkujtim për albanologun kroat Milan Shuflaj, me rastin e 90 vjetorit të vdekjes

0

  • Prof. Dr. Nail  Draga, Ulqin
  • Milan Shuflaj, studiuesi eminent i historisë mesjetare shqiptare

(Me rastin e 90-vjetori të  vdekjës së Milan Shuflajt 1879-1931)

Ndër studiues të huaj të cilën kanë treguar interesim të veçantë për hulumtimet shkencore historike për mesjetën shqiptare dallohet historiani  kroat me origjinë hebreje dr.Milan Shuflaj. Ndonëse nuk jetoi gjatë ai botoi dhe la në dorëshkrim artikuj, studime e monografi shkencore historiografike duke argumentuar prejardhjën ilire të shqiptarëve, duke mbetur model për kohën kur jetoi dhe veproi si  dhe  referencë  e obligueshme profesionale  për çdo studiues  për historinë mesjetare shqiptare.

Milan Shuflaj ka lindur në vitin 1879, në Lepogllavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin klasik në Zagreb, ku laureohet si nxënësi më i mirë i gjeneratës së tij. Në Universitetin e Zagrebit ka studiuar shkencat shoqërore. Doktoron në vitin 1901.

Në vitin 1902, Shuflaj mbron me sukses provimin për profesor në shkencat ndihmëse të historisë, në Universitetin e Zagrebit. Në vitet 1902-1903 specializohet në Vjenë, në “Österreichische Institut für Geschichtsforschung”, në fushat e paleografisë latine, diplomacisë, kronologjisë dhe notariatin, te profesorët O. Redlicha dhe A. Dopscha.

Në vitet 1904-1908, dr. Shuflaj punon si asistent në bibliotekën kombëtare “Szeczeny” të Budapestit. Këtu thellon njohuritë në fushën e ballkanologjisë dhe sidomos albanologjisë.

Në vitin 1908 emërohet profesor i rregullt për shkencat ndihmëse të historisë në Universitetin e Zagrebit. Ndërsa në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të Historisë së Shqipërisë, të cilën kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull, Die kirchenzustände im vortürkischen Albanien.

Si i pa përshtshëm për sistemin në dhjetor të vitit 1920, burgoset, ku dënohet me tre vjet e gjysmë burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit.

Në vitin 1928  emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit, por për shkak se nuk i jepet  pasaporta, detyrohet ta refuzojë këtë emërim. Vritët me 18/19 shkurt 1931 në Zagreb nga agjentët e diktaturës së Mbretërisë Jugosllave. Pas vrasjes, në shtëpinë e tij policia bëri bastisje  duke zhdukur materiale të vlefshme me vlera unikale.

Studiues i historisë mesjetare

Në asjë të angazhimit profesional duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë, Shuflaj, zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare. Ishte pikërisht kjo periudhë, e cila  zgjon interes të jashtëzakonshëm te studiuesi i ri, duke u bërë me pas   qëllimi  kryesor i veprimtarisë  së tij shkencore. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, nga pena e dr. Milan Shuflajt dolën studime  me vlera të larta shkencore me theks të veçantë  në fushën e albanologjisë. E tillë është vepra monumentale “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, të cilën e boton në dy vëllime së bashku me L.Thallocin dhe K.Jireçekun(1913 dhe 1918). Me këtë rast po evidentojmë disa studime të cilat kanë të bëjnë enkas me shqiptarët si:

1.Rrethanat kishtare të Shqipërisë paraturke, Budapest, 1916.
2. Konstatin Balshaj (1392-1401)– roman historik, Zagreb 1920 me nenshkrimin Alba Limi.
3. Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë, Kryesisht në Mesjetë, Vjenë 1924.
4. Historia e Shqiptarëve të Veriut, botuar në Beograd 1924. 

  1. Serbët dhe Shqiptarët- simbioza e tyre në Mesjetë, Beograd 1925.  
  2. Historia e Shqiptarëve të Veriut – studim sociologjik, Beograd, 1925.

Në opusin e tij kriues Shuflaj trajton me akribi shkencore  qytetet bregdetare shqiptare gjatë mesjetës  të cilët kanë përjetuar pushtime të ndryshme duke sfiduar rrethanat e kohës  nga dyndjet e popujve deri nën pushtimin e Perandorisë Osmane.

Në mënyrë të veçantë trajton  qytetet si: Durrësi, Lezha, Shkodra, Drishti,Tivari dhe Ulqini  të cilët kanë pasur një  zhvillim ekonomik e tregtar duke u dalluar në veçanti me qeverisjën lokale që dëshmohet me statutët e tyre të kohës.

I paisur me njohuri profesionale  në aspektin metodologjik  ai veçohej me shqyrtim shkencor shumëplanesh si nga paleografia, onomastika, toponimia etj.,duke qenë model  për kohën. Një qasje  të tillë ia mundësonte  edhe njohja e gjuhëve të huaja si: gjermanishtë, hungarishtë, latinishtë, greqishtë, frëngjishtë, hebraishtë, gjuhet sllave  si dhe gjuhen shqipe.

Duke marrë parasysh se veprimtaria e tij  studimore kryesisht historike ka qenë e shpërndarë nëpër revista e gazeta të ndryshme, sipas disa informacioneve që disponojmë  deri sa ishte gjallë regjistri i zërave të tij bibliografikë arrinë në tre mijë, duke mbetur model jo vetëm për kohën e  tij.

Ftesë nga Shqipëria

Duke parë angazhimin profesional dhe pasionin për të kaluarën e popullit shqiptar, në vitin 1929, Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon dr. Shuflajt që të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të ”Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, vëllimet III-V.

Këtë iniciativë e përkrahu edhe qeveria e Mbretërisë Shqiptare, e cila shprehu gatishmërinë e saj që të hiqte shpenzimet për një ndërmarrje të tillë kaq serioze dhe të vlefshme, ku Dr. Milan Shuflaj u ftua të vizitojë Shqipërinë.

Me ftesë të shtetit shqiptar  pas shumë pengesash në lidhje me pajisjën me pasaportë, ai arrin  në Shqipëri  më 12 janar  të vitit 1931. Ai u prit me nderime të larta shtetërore që nga Mbreti Zog, Kryeministri, pjesëtar të kabinetit qeveritar, dhe më në fund nga anëtarët e parlamentit shqiptar. Gjatë qendrimit ne Shqipëri, Dr. Shuflaj më 16 Janar 1931, mbajti një fjalim në Parlamentin Shqiptar, ku në mënyrë të hollësishme foli për punën rreth botimit të vëllimeve në vazhdim të Acta Albaniae si dhe të Historisë së Shqipërise. Për këtë gjë, Parlamenti Shqiptar urdhëroi Ministrin e Arsimit që në emer të shpenzimeve të paguante në llogari të Milan Shuflajt, shumën prej 75000 frangash ari, që sot është e barabartë me disa miliona dollar.

Vizita në Shqipëri në shtypin e kohës

Ardhja e tij në Shqipëri u cilësua si një ngjarje e veçantë jo vetëm kulturore, ku ka shkruar shtypi i kohës.

Kështu gazeta  “Arbënia” e datës 16 janar 1931, në rubrikën “Lajme të Shkurtra” thuhej: “Gjendet në kryeqytet Z. Profesor Shuflaj, i Zagrebit. Zotëria e ti ka botuar tre volume dokumente, historike të Shqipërisë dhe ka për të botuar të katërtin volum. Këtu ka ardhur për t’u marr veshë me Qeverinë mbi mënyrën e mbledhjes së dokumenteve e të botimit të volumit.  Bisedimi që pati me  ministrin e arsimit, u përfundua me një dakord mbi të gjitha pikat”.

Ndërsa në gazetën “Vullneti i Popullit” me datën 25 Janar 1931 në artikullin “Profesori

Milan Sufflay dhe histori e Shqipëris”, Lumo Skendo(Mit´hat Frashëri) vizitën e Shuflajt në Shqipëri e komenton në këtë mënyrë: ”Në kryeqytet të vogël tënë patëm fatin të shohim pesë ditë fytyrën interesante të profesorit Shuflaj dhe të dëgjojmë fjalët e tij simpatike. Kjo qe për neve një zijafet intelektual që mjerisht nuk e gëzojmë shpesh.”

 Cekim me këtë rast se me Shuflajn kanë  pasur korrespendencë  personalitete të ndryshme nga bota shkencore e kulturore europiane, ndërsa nga shqiptarët veçohet Mit`hat Frashëri, intelektual i rrallë i botës shqiptare të kohës.

E vërteta historike  si shkak për vrasje

Duke marrë parasysh se rrethanat politike e shoqërore në Mbretërinë e Jugosllavisë ku ishte vendosur diktatura, të gjithë  jo serbët nëse nuk vepronin sipas politikës së tyre hegjemoniste ishin të kërcënuar me jetë. Dhe nga një politikë të tillë shovinste e pësoi Milan Shuflaj, të cilin agjentët serb e likuiduan në Zagreb me 19 shkurt 1931, një  ditë pasi u kthye nga Shqipëria.

Vepra jetësore e Shuflajt me rëndësi kapitale për shqiptarët ishte  “Acta et diplomata res Albaniae mediae Aetalis ilustratia”, duke   theksuar se sa ishte gjallë pati botuar dy vëllime, ndërsa në përgatitje kishte vëllimin e tretë. Ishte pikërisht ky vëllim dhe interesimi për historinë e shqiptarëve që iu pengonte e vërteta historike shovinistëve serb, andaj e vranë në mënyrë  kriminale. Duhet të themi se sa ishte gjallë Shuflaj mendonte se dokumentet për historinë e Shqipërisë do jenë gjithsej gjashtë vëllime  që mbeti ide e pa realizuar, sepse e vërteta hostirke e shqiptarëve iu pëngonte shovenistëve serb.

Të gjithë ata të cilët duan të trajtojnë kohën e mesjetës shqiptare shkrimet e Shuflajt  janë obligim si referencë profesionale për çdo studiues, sepse ky mbetët autoriteti i pa kontestueshëm  shkencor të kësaj periudhe  për historinë mesjetare shqiptare.

Kongresi i Manastirit – guri i themelit të Shqipërisë së Pavarur

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Si sot  113 vite më parë u mbajt një nga Kongreset themeltarë të formimit të Shqipërisë, Kongresi që ssanksionoi gjuhën e shkruar shqipe, Kongresi në të cilën u bashkuan intelektualët dhe atdhetarët më të mëdhënj të histirisë së re të Shqipërisë rilandisit të cilët katër vite më vonë realizuan edhe Pavarësinë e Shqipëirsë në 28 nëntor 1912, dhe ky Kongres i paharruar për shqiptarët dhe trevat shqipfolëse ishte Kongresi i Manastirit.

Dihet se shqipja ka qënë e shkruar në disa gjuhë me shkronja byzantine (greke), shkronja latine, shkronja arabe:

Me fjalë të tjera, me alfabet latin janë shkruar dokumentet e para në gjuhën shqipe:

– Formula e pagëzimit, 1462; dhe “Meshari” i Gjon Buzukut i vitit 1555

– Fjalorthi i Arnold fon Harfit, 1496)

-Alfabet grek është “Ungjilli i Pashkëve” ose “Perikopeja e Ungjillit”, i shkruar në dialektin jugor të shqipes, në një fletë karte, të gjetur në një kodik të shekullit XIV, ndoshta dhe Dorëshkrimi i Reposh Kastriotiti vitit 1431.

-Në shekullin XVIII autorët e letërsisë së bejtexhinjve përdorën alfabetin turko-arab.

– Rrugë tjetër – ajo e krijimit të alfabeteve të veçanta si Evëtari i   Naum Veqilharxhi(Naum Bredhi).

-Në fillim të vitit 1879 u pranua alfabeti i parashtruar nga Sami Frashëri (1850-1904), i bazuar në parimin “një tingull me një germë dhe një germë për një tingull”. Ky alfabet, i njohur me emrin “alfabeti i Stambollit”, u mbështet në alfabetin latin,duke u plotësuar me disa shkronja greke dhe me shkronja të tjera të veçanta. Me të u bënë shumë botime, u përhap gjerësisht dhe deri në fund të shekullit XIX ishte alfabeti kryesor i Rilindjes Kombëtare.

Megjithatë, Në 14-22 nëntor 19098 u mbajt në Manastir Kongresi i Manastirit i cili u mbajt në shtëpinë e veprimtarit të lëvizjes kombëtare, të lindur në Zavalan të Dangëllisë (rrethi i Përmetit) Fehim Zavalanit (1859-1935). Nën drejtimin e tij, pranë klubit “Bashkimi” të Manastirit, në vitin 1908 u formua një komitet i fshehtë që luftonte për autonominë e Shqipërisë. Fehim Zavalani ishte drejtuese i gazetës “Bashkimi i Kombit” që doli në Manastir në vitet 1909-1910. Në vitet 1911-1912 gazeta doli me emrin “Drita”, si organ i klubit “Bashkimi” të Manastirit.

Kongresi i Manastirit pra, u mbajt në shtëpinë e Fehim Zavalanit. Në Kongres morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, të klubeve dhe të organeve kombëtare të pjesës më të madhe të trevave shqiptare, si dhe të kolonive shqiptare në vende të ndryshme, shkrimtarë e gazetarë, lëvrues të gjuhës dhe mësues të shqipes, veprimtarë të njohur të lëvizjes kulturore dhe politike kombëtare. Por, numri i përgjithshëm i të pranishmëve ishte 160.

Sidoqofte, Kongresi kishte 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 23 qytete, shoqëri dhe klube. Kongresi kishte 18 delegatë të tjerë, pa të drejtë vote (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Lista_e_pjes%C3%ABmarr%C3%ABsve_t%C3%AB_Kongresit_t%C3%AB_Manastirit).

Për të studiuar çështjen e alfabetit dhe për të dalë me propozime, Kongresi zgjodhi një komision 11-anëtarësh, të përbërë nga përfaqësues të tre alfabeteve kryesore që ishin në përdorim.

Në komision bënin pjesë:

– Poeti, dramaturgu, prozatori, esteti, publicisti, kleriku i lartë dhe politikani Gjergj Fishta (1871-1940);

– Veprimtari i lëvizjes kombëtare dhe demokratike shqiptare, poeti e publicisti Luigj Gurakuqi (1879-1925);

– Botuesi i të përjavshmes shqiptaro-amerikane “Kombi” në Boston Sotir Peci (1873-1932);

– Veprimtari politik, shkrimtari, publicisti dhe përkthyesi Mit’hat Frashëri (1880-1949);

– Njëri ndër figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare në Sofje Shahin Kolonja (1865-1919);

– Deputet i Elbasanit në Kongres ishte farmacisti Dhimitër Buda (Taqi Buda). Kongresin e mbështeti edhe financiarisht. Më vonë mbështeti financiarisht edhe Normalen e Elbasanit. Është baba i historianit Aleks Buda (Elbasan, 1911 – Tiranë 1993);

– Poeti klasik dhe veprimtari atdhetar Ndre Mjeda (1866-1937);

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare, publicisti, drejtuesi i shkollës së vashave në Korçë, vëlla i Gjerasim Qiriazit – Gjergj Qiriazi (1868-1912).

–Veprimtari i Rilindjes Kombëtare, organizator dhe drejtues i çetave të armatosura për pavarësi në vitet 1906-1908 – Bajo Topulli (Gjirokastër, 1868 – Sarandë, 1930)

– Veprimtari i lëvizjes kombëtare, publicist i cili iu përkushtua përhapjes së mësimit dhe shkrimit të gjuhës shqipe, si dhe ideve kombëtare në Bera – Nyzhet Vrioni (Nyz-het Vrioni, Berat, 1877 – Romë, 1920). Në Kongres mori pjesë së delegat i klubit “Bashkimi” të Beratit dhe u caktua anëtar i Komisionit të alfabetit;

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare, mësuesi i Shkollës së Vashave në Korçë, i cili lindi në Vithkuq të Korçës dhe u shpërngul në Manastir – Grigor Cilka (1875-1919). Gruaja e tij, Katerina Cilka ishte mësuese e shkollës së parë fillore për vajza në Korçë.

Ndër pjesëmarrësit e shquar ishin edhe:

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe i shkollës shqipe, publicisti  Petro Nini Luarasi (Luaras i Kolonjës,  1865 – Ersekë, 1911). Për veprimtarinë patriotike, arsimore, shoqërore dhe propaganduese, u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë.

– Veprimtari i shkollës shqipe, studiuesi dhe publicisti nga Shkodra Mati Logoreci (1867-1941);

– Poeti dhe publicisti nga Shkodra Hilë Mosi (1885-1933);

– Veprimtari i Rilindjes Kombëtare, i shkollës shqipe dhe i shtypit shqiptar, i lindur në Vodicë të Kolonjës Thoma Avrami (1869-1943);

– Në Kongres qenë të pranishëm edhe Qiriazët. Familja patriote kolonjare Qiriazi ishte vendosur në fshatin Tërnovë të Manastirit. Sevasti Qiriazi (Dako) (1871-1949), Gjerasim Qiriazi (1858-1894), Gjergj Qiriazi dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970) janë motra e vëllezër. Qenë veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare. Vepruan për arsimimin dhe për emancipimin e popullit shqiptar, sidomos të femrës shqiptare.

Gjergj Fishta,  Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi  vinin nga Shkodra. Shahin Kolonja dhe Petro Nini Luarasi – nga Kolonja. Thoma Avrami – nga Korça. Bajo Topulli dhe familja Qiriazi – nga Manastiri. Sotir Peci – nga Bostoni.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, biri i Abdyl Frashërit (1839-1892). Ai u caktua edhe në Komisionin e alfabetit. Komisioni njëmbëdhjetë anëtarësh kryesohej nga Gjergj Fishta. Komisioni kishte për detyrë të studionte çështjen e alfabetit dhe të dilte me propozime.

U arrit menjëherë mendimi i përbashkët që, pavarësisht nga alfabeti që do të përcaktohej, kryesorja të ruhej uniteti kombëtar. Këtë ide Gjergj Fishta e shprehu duke thënë: “…sado që jam  dërguarë prej shoqërisë Bashkim, s’kam ardhurë për të mprojtur atë abece, po për të gjeturë një mënyrë që të bashkohemi të tërë”.

Tre alfabetet kryesore që u morën në shqyrtim qenë:

– alfabeti i “Agimit”, i shoqërisë letrare “Agimi”të Shkodrës, i propozuar nga Ndre Mjeda;

– alfabeti i Bashkimit, i shoqërisë letrare “Bashkimi”të Shkodrës, i hartuar nga poeti dhe kleriku, i lindur në Bulgër të Mirditës Preng Doçi (1846-1917); dhe

– alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami Frashëri

. interesant është fakti që Heroi i Popullit Cerciz Topulli mori pjese në Kongresin e Manastirit sepse shoqëroi vellanë e tij Bajo Topullin.

Mihal Grameno Heroi i Popullit anëtar i çetës së famshme të Çerçiz Topullit, dhe pamfletisti i njohur korçar gjithashtu mori pjesë në  në Kongresin e Manastirit

Në kongres u shqyrtuan gjithashtu edhe dy alfabete të tjera: alfabeti grek, i përhapur për përdorim të shqipes nga lëvruesi dhe studiuesi i gjuhës shqipe, veprimtari i Rilindjes Kombëtare në fushën e arsimit dhe të kulturës Konstandin Kristoforidhi (1872-1895) dhe alfabeti arab, i përkrahur ngaklerikuRexhep Voka (Shipkovicë, Tetovë 1847 – Stamboll 1917).Aiu përfshi në lëvizjen për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare, për mësimin e shqipes dhe për përhapjen e diturisë, si rrugë e emancipimit kombëtar të shqiptarëve. Në vitin 1903 ishte myfti i vilajetit të Manastirit. Përkrahu idenë e shkrimit të shqipes me alfabet arab, gjë që u kundërshtua nga veprimtarët e Rilindjes. Me këtë alfabet botoi dhe një abetare (“Elifbaja shqipe”, 1910) dhe një libër mësimi të shqipes dhe të normave të fesë islame (“Mendime”, 1911).

Pas disa ditësh të përshkuara me diskutime dhe duke marrë gjatë kësaj kohe edhe telegrame nga mbarë Shqipëria, me kërkesën që të vendosej njëri apo tjetri alfabet, Komisioni vendosi t’i pranojë variantet e modifikuara:

– të alfabetit të “Bashkimit”,

– të alfabetit të Stambollit.

Brenda pak vitesh, alfabeti i shoqërisë letrare “Bashkimi” të Shkodrës i miratuar nga Kongresi i Manastirit, fitoi epërsi dhe u bë shpejt alfabeti i vetëm i shqipes. Njësimi i alfabetit ishte një hap i rëndësishëm për njësimin e drejtshkrimit dhe të gjuhës letrare shqipe.

Po në atë kongres u shqyrtuan edhe problemet politike të asaj kohe. U hartua edhe një program kërkesash politike, kulturore dhe ekonomike prej 18 pikash, që iu dha deputetit të Korçës, Shahin Kolonjës, për ta paraqitur në emër të shqiptarëve – në parlamentin osman.

Përcaktimi i kombit shqiptar për alfabetin latin kishte për të një rëndësi politike të jashtëzakonshme. Një përcaktim i tillë ishte i natyrshëm. Kjo dëshmoi qartë se shqiptarët janë një popull evropian  – pjesë e pandarë e qytetërimit perëndimor.

(Alfabeti i gjuhës shqipe – Kongresi i Manastirit | Ars Albanica)

Sidoqoftë në 1909 u mbajt Kongresi i Dibrës (1909), në të cilin u kundërshtuan përpjekjet e përkrahësve të xhonturqve për t’u imponuar shqiptarëve alfabetin arab.

Përpjekjet e atdhetarëve dhe rilindasve shqiptarë të të tre feve kryesore u kurorëzuan me sukses duke e nxjerrë Shqipërinë dhe shqipëtarët nga errësira e injorancës dhe e nënvlerësimit nga ana e fqinjëve të cilët u përpoqën shumë që gjuha shqipe të mos lëvrohej në mënyrë që ta kishin të lehtë për të përvehtësuar toka dhe popullsi shqiptare e ti quanin të tyret madje duke vjedhur dhe historinë e shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sot e përkujtojmë këtë datë me krenari dhe respekt.

Heshtja e mistershme e Edi Ramës për të vdekurit “xhadeve të botës”!

0
Afrim Caka, Gjakovë, 25 nëntor 2021
Letër publike,
Unë, një ish i burgosur shqiptar në burgjet serbe, ju kërkoj të zgjoheni nga gjumi i latargjisë mbi një dramë për të cilën institucionet tuaja nuk kanë dijeni për vdekjen e 46 shqiptarëve nga Ilirida.
Në pamundësi t’ju themë gojarisht disa mendime të miat rreth të vdekurve shqiptarë, për atë çka pret gjithë kombi shqiptar prej jush, e jo prej Vuçiçit.
Edi Rama nuk e shpalli “ditë zie” – sikur është “vëlla i Vuçiçit” dhe do të bënte “adetin” me një ngushëllim sado të vogël për të vdekuritë shqiptarë në Bullgari, por nuk tha asnjë fjalë se përse nuk ka asnjë ngushëllim për të vdekurit. Turpi ta mbulofte jeten more faqe zi, po të gjitha i more në Shqipëri.
Ti je nji hale e Shqiperisë etnike me këto që silllesh dhe zgërdhihesh me Vuçiçin…. turpi do të mbulojë kudo të jeshë.
Është, më sa duket, rasti vetëm që njihet në botë, kur bota shqiptare merr pjesë në shkallë kaq të drejtë në mbajtjen e një ditë zie, si të thuash, e pse jo, edhe në zvetënimin e Mini Shengenit të tij.
Në rrugët e shkreta të Bullgarisë ku është varrosur vetë Muaji nëntor; mërzia e thellë e familjarëve në tokën e ngrirë Bullgare; thirrja në dyluftimin makabër e të vdekurve për të gjallët e tyre, që vërviten rreth një varri me emër e mbiemër (të rinj e të vjetër) me 46 shqiptarë; rënkimet e të vdekurve që poshtë dheut ngaqë s’ngrihen dot për t’u ndeshur me armikun; vajtime të madhërishme, mallkime ngjethëse me përpamasa kozmike – shkurt, një heshtje varri i ethshëm në Shqipëri, që vazhdon që nga Tirana e deri te Vuçiçi, përbën materien e turpit të këtij cikli.
Në qoftëse se liderët shqiptarë e ndiejnë se janë të paaftë të kuptojnë përgjegjësinë që kanë ndajë vëllezërve në Iliridë, ata duhet t’ua lënë vendin të tjerëve. Gjithmonë do të ketë shqiptarë që do ta kuptojnë më mirë të vdekurin në “xhadetë e botës”, që do të kenë më shumë dhembshuri për ta, me fjalë të tjera, që do t’i ngushëllojnë me ca ditë zie siç duhet.
Në vend se të ulte kokën përpara dramës së popullit shqiptar, të ulte kokën jo përvujtni morale, por për të kuptuar më mirë përse është në krye të vendit, nga kjo natyrë e varfër u dehë nga shija e pushtetit dhe nga shija e “minishengenit”, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua, nga një mllef i verbër kundërshtarëve të “minishengenit”, nga një korrupsion i pafund dhe nga një shpërfillje e plotë ndaj interesave dhe tragjedisë kombëtare.

Formimi dhe dalja në opinion e së vërtetës për ekzistimin e UÇK-së dhe zyrtarizimi i saj në München të Gjermanisë

5
Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb 
Amerikanët dinin për UÇK-në dhe iu dhanë kryesorëve të UÇK-së motorolla speciale qysh në vitin 1992. 
Definicioni i Faktografisë
Të shkruarit dhe të shtruarit e problemit që përmbanë rrjedhën e të dhënave të panumërta dhe dëshmive, pa problematizim dhe projektim.
Pse në fillim Definicioni i përgjithshëm, koherent dhe gjthëpërfshirë në botë për faktografi si të tillë. Ngase, nga kjo distancë kohe u shfaqën 1001 versione për UÇK-ën, formimin e saj, themeluesit dhe protagonistët kryesor të ngjarjeve me rjedhë që nga fillimi i daljes s’e saj publike dhe njohuria se eksiston Ushtria Çlirimtare e Kosovë edhe me dijeni të amerikanëve që nga viti 1992.
Dalja publike ne media për eksistimin e  UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës) , është  nga data 4 nëntor 1997 në Televizonin kroat HRT (Hrvatska Radio Televizija), në emisionin special Motrišta , që e drejtonte Redaktori, në kuptimin më të ngushtë kryeredaktori i emisiont politik Motrišta të televizonit kroat.
Autore e tekstit isha une, Diana Rexhepi, ndërsa autori i prezentimit të atij Lajmi eksluziv ishte Andrej Rora.
E tash për prapavijen e vendosjes që të dalim në opinion (të themi publik botëror) për ekzistimin e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës. Për ekzistimin e Ushrisë Çlirimare të Kosovës kam kuptuar në Zagreb nga Bekim Berisha Abei , me të cilin për vite të tëra, të thuash intensivisht nga viti 1991 kishim kontakte të ngushta, me besim e miqësi të ndërsjellë. Nuk do të flas për këtë teme por vetëm për thënien e paharrueshme të Bekim Berishës që ma përsëriste shumë herë në diskutimet e panumërta lidhur me Luftë në Kosovë: “Dado, na kësaj Lufte me serbët nuk do të mujmë t’i shmangemi edhe me u fsheh në birën minit!”. Dhe me fliste për Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës dhe me radhë se Lufta ne Kroaci është përgaditje dhe test, është mësim si do të mbrohemi nga sulmet e serbëve dhe të Serbisë.
Pse Bekim Berisha Abei këto gjëra planifikime dhe strategji , i fliste me mua?
Jam një nga 7 formuesit e Partisë HDZ, ku kryesori ishte Franjo Tugjman dhe Josip Manolić ideotor te shtetit te pavarur kroat dhe formues te Ushtrisë Kroate, mbrojtëses nga JNA, ushtria atëhershme jugosllave dhe paramilitarëve serboqetnik. Isha ne Kryesi të asaj partie, isha në paraqitje të parë të brigadave të Ushtrisë Kroate me 25 qershor të vitit 1991, ku Bekim Berisha ishte ndër komandosët e parë dhe më të besueshëm të Ushtrisë Kroate dhe gëzonte autoritet të pakontestushëm të të gjithë krerëve të shtetit dhe ushtarakëve të Ushtrisë Kroate, por dhe ky është tregim tjetër. T’i kthehemi subjektit, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga shumë biseda me Bekim Berishën – Abei, ideator të asaj Ushtrie ishin vëllazërit Kelmendi, Ibrahim dhe Qerim Kelmendi, Adem Jashari dhe të themi dora e djathtë e Ibrahim Kelmendit apo me mire te themi hija e Ibrahim Kelmendit, Xhavit Haliti.
Me 2 tetor 1997., në një kafene në qendër të Zagrebit une i bëra presion Bekim Berishës që të dalim në opinion, së pari në atë kroat, për ekzistimin e kësaj ushtrie.
E për ekzistimin e kësaj Ushtrie dinin edhe amerikanët ngase ata, amerikanët, i ndajnë motorolla të veçanta, 9 motorolla të veçanta, 9 pjesëtarëve të UÇK-së për eksistim të së cilës dijnë vetëm protagonistët kryesor dhe disa persona – ushtarë në Kosovë, ndër mbikqyrjen dhe komandën e Adem Jasharit.
Motorolat e veçanta amerikane i kishin: Bekim Berisha Abei, Adem Jashari, Ibrahim Kelmendi, Qerim Kelmendi, Fehmi Lladrovci, Xhavit Haliti, dhe Naim Maloku. Dy tjerat me gjasë i kishin Adrian Krasniqi dhe Zahir Pajaziti. Këtu nuk jam sidomos e sigurtë për Zahir Pajazitin apo Fadil Demirin. Dhe kaq. Por, JO këto motorolla që ua dhanë  amerikanët bërthamës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk i kanë pasë as  Ramë Buja, e aq me pak Hashim Thaçi, e aq më pak Rexhep Selimi apo Kadri Vesleli dhe të tjerët që erdhën me një puç dhe kthim apo ndoshta ta quajmë tradhëti të Xhavit Halitit, hijes së Ibrahim Kelmendit, që disi ishte në atë linjë, por që në finale nuk ishte.
Te i kthem temës kryesore të këtij artikulli. Publikisht, os të themi haptas dilet me ekzistimin e UÇK-së me 4.nëntor 1997., në HRT. Më parë UÇK ishte në ilegalitet dhe për ekzistimin e saj dinin vetëm një grup njerëzish nga ajo ushtri, pra formues dhe këta që i numrova që kishin motorolla speciale nga kreu ushtarak i CIA të USA. Në kafe me Bekim Berisha Abei, une këmbëngula të dalim në opinion me këtë të dhënë për ekzistimin e UVK-së,UÇK-së. Ai, Abei Bekim Berisha mëdyshej. Une isha këmbëngulëse. Diku 20 minuta këmbëngula që të dalim në opinion për këtë Ushtri e me këtë emër, edhepse në Kroaci u furmua FARK-u me do biseda dhe takime ku ishte edhe Ibrahim Rugova, por në atë FARK dhe me atë FARK bëhet shpërdorim i Tom Berishes , që po ashtu është tregim tjetër, e në ndalimin e këtij shpërdorimi ishte kryesori Ibrahim Rugova me të derguarin në Kroaci për atë ndalim që FARK të bëhet “mish për Top” i Ushtrisë Kkroate, me paramendim të presidentit Franjo Tugjman, Ramush Tahiri.
Pas disa teksteve , të themi propagandistike dhe bombastike për UÇK-ën që mbrenda një muaji, nga 4.nentor, do t’i kundërvihet okupatorëve serbë në Kosovë, bihet vendim që të zyrtarizohet UÇK, e ajo ndodhi me 27-28 nëntor 1997., në banesën e Ramiz Lladrovcit në München, ku ishin diku 20 veta në mesin e të cilëve edhe une, e vetmja femën, e për shak se isha thellë në kete Propagandë e në HRT si autore e teksteve. Fadil Demiri i porositi ata në München se do të isha une në vend të tij.
Ishim në dhomë kryesore të banesës së Ramiz Lladrovcit, ndërsa mua më priti ne stacionin e trenit Agim Haziri, dhe u mlodhëm aty, në banesën e Ramiz Lladrovcit. Të them që mledhja ishte hermetike, pra çelësi ne dere, kur erdha une, e fundit e me Agim Haziri, dhe u mbyll dera. Ramiz Lladrovci nuk ishte në dhomë, nuk i është lejue të merr pjesë në diskutim, por vetëm të sjell ushqim dhe çaja në dhomë. Pse, nuk dij, e as nuk është pyetje për mu pse ishte ky vendim. Në kuzhinë ishin dy motorolla, një e Fehmi Lladrovcit, tjetra e Ibrahim Kelmendit, sa e dij. E në lidhje direkte me Adem Jasharin në Kosovë dhe Bekim Berishën në Kroaci.
Ata që më kujtohen se ishin në dhomën kryesore Kuvendimi, ishin: Ibrahim Kelmendi, Fehmi Lladrovci, Xhavit Haliti, Naim Maloku, Martin Merishaj, Ton Marku, Enver Reçica, Agim Haziri… ndërsa të tjerët nuk më kujtohen. Për Ramë Bujën, nuk jam e sigurtë që ishte i pranishëm. Nuk më kujtohet edhepse e njoh nga viti 1990 nga Gjeneva, kur Ibrahim Kelmendi i mlodhi qindra mijëra shqipetarë nga diaspora dhe Kosova për demostrata para selisë së UN në Gjenevë. Rame Bujen e njoftova aty, por kryesorët që folën dhe drejtuan këtë ngjarje ishin Ibrahim Kelmendi dhe hija e tij Xhavit Haliti. Dhe kjo është temë tjetër, por që ndërlidhet me këtë emision ne te cilin kryesori në diskutim ishte Ramë Buja, njeri jo sinjifikant në asnjë ndodhi përgaditëse për Luftë në Kosovë, e aq me pak pjesëtar i UÇK-së.
Në atë zyrtarizim fola une e para dhe thash që Serbia e me hezitim te vogel eshte e pergaditur qe te jep Kosoves status formal te Republikes por se ne dore tjeter mban pushkë dhe se për Kosovë të lirë gjithesesi do te duhet te luftohet ballle per balle ne Lufte. Fehmi Lladroci foli i dyti dhe tha qe dakordohet me kete mendim timin. Fjalën e mori Naim Maloku me nje te themi shtese e ne fillim, citoj: “Nuk quditem pse po i flet pallavra Diana Rexhepi por cuditem pse po i flet pallavra Fehmi Lladrovci” E hapi fletoren ne nje menyre teatrale Naim Maloku dhe ja nisi me spjegu si dhe nga kah do te hyjne ardha te Ushtrise serbe e ne cila kahje.”. Ketu do te ndalem me detaje nga ai takim cilin nuk mund te quaj ndryshe se historik e me te dhene se ne fund te asaj mledhje eliminuese ne kater faza eliminuese, ne fund mlidhen vetem kater veta, e per vendim kryesor lidhur me strategji apo per cka nuk e dij, ku ishin: Ibrahim Kelmendi, Xhavit Haliti, Naim Maloku dhe Fehmi Lladrovci. mashkuj tjeter ishin ne dhome tjeter me duket dhe ne kuzhine, e une ne dhome te vogel te femijeve te Ramiz Lladrovcit tu qajt… tu qajt sepse e ndisha qe nuk e shoh me gjalle shokun tim te studime ne Zagreb dhe burrin mbi burra Fehmi Lladrovcin. Kete kam shkru dhe deklaru shume here, por ketu do te ndalem e me paralajmrrim edhe me nje tekst, e te mledhjes se dyte te krerve te UÇK.se qe pasoi per me pak se nje muj ne Pragë të Çekisë, ku isha dhe une por jo ne dhome kryesore ku diskutohet taktika apo te dhena me serioze ngase ne ate periudhe dhe vrahet Adrian Krasniqi.
(Vijon)

Si nuk kujdeset shteti ynë për nënat që vdiqën për se gjalli kur kasapët serbë ua masakruan fëmijët para syve?

0
Pamje e trishtueshme e vajit të atyre që e mbijetuan Masakrën e Mejës , e maskara e terror të gjithanshëm kishte kahdo në Kosovën e rrethanave të luftës së viteve 1998/1999.
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
TADHTIA KA EMËR
( e shkruar në shqip, kroatisht dhe gjermanisht )
Kanë kaluar 23 vjet nga përfundimi i luftës dhe Kosova ende nuk ka memorial për të kujtuar dhimbjen e nënave të masakruara e të dhunuara dhe engjëjve të tyre të vegjël, siç kanë serbët nga Kragujevci.
As shteti dhe as familjet nuk u kujdesën sa duhet për nënat që gati sa nuk vdiqën për së gjalli nga dhimbja, kur kasapët serbë masakruan fëmijët e tyre para syve.
Përkundrazi, vëllezërit e burrave të tyre të vrarë mezi prisnin t’i shpronësonin, sipas motos; fëmijët e tyre tashmë janë masakruar nga ushtarët serbë dhe neve na lejohet të grabisim pasurinë dhe dinjitetin e tyre, sepse zombitë nuk kanë nevojë për asgjë sepse gjithsesi kanë vdekur për së gjalli.
Rasti i Shyhrete Berishës është një dukuri e tmerrshme, e pasinqertë, hipokrite, primitive dhe gllabëruese e mishëruar në kulturën tonë të pandjeshme.
Nga ana tjetër, lind pyetja; Si ndodhi që asnjë komandant milioner sa ishte në pushtet të mos e ndërton të paktën një memorial për nënat dhe fëmijët që u përdhunuan dhe u masakruan në pragun e shtëpisë ?
Apo Prishtina nuk ka vend për një monument të tillë?
Çuditërisht, në oborrin e universitetit ka vend për një ndërtesë monstruoze si kisha fashiste e Millosheviqit.
Në këtë vend, ku flitet aq shumë për heroizmin dhe sakrificën e komandantëve të pasur dhe shumë pak për viktimat e vërteta të luftës, nuk mund të ketë paqe në qiell, në ajër, në ujë e në tokë, e lëre më patriotizëm, heroizëm, humanizëm, dinjitet, ndërgjegje dhe moral nëse nuk fiton drejtësia.
Në këtë vend, ku frikacakët që e quajnë veten heronj, tregojnë vazhdimisht pandjeshmëri robotike, të gjithë njerëzit e ndjeshëm dhe të ndërgjegjshëm do ta pyesin veten deri në frymën e fundit të jetës: Çfarë do të kishte ndodhur sikur Kosovën të mos e kishte çliruar NATO, por komandantët e lartpërmendur? Sa para dhe pasuri shtesë do të vidhnin këta të fundit?
Sa famë do t’i ndërtonin vetes dhe njëri-tjetrit këta “heronj” dhe sa para dhe pasuri shtesë do të vidhnin në emër të famës?
Kaq për heroizmin, karakterin, nderin, moralin, kulturën dhe edukimin e komandantëve milionerë.
Kur dëgjojmë komandantët e pasur të flasin për heroizmin e tyre, besojmë se ata e çliruan NATO-n nga Serbia dhe jo anasjelltas.
Në fakt, ne rrallë ose pothuajse kurrë nuk i dëgjojmë të flasin; se katastrofa humanitare e detyroi NATO-n të ndërhynte kaq urgjentisht.
Përkundrazi, ne i dëgjojmë gjithmonë të flasin; Nëse ne nuk do ta kishim nisur luftën, NATO nuk do ta kishte përfunduar.
Përkundrazi, ata menjëherë pas luftës e heshtën plotësisht rolin e NATO-s, sepse thoshin: Luftën e filluam vetë dhe vetë e mundëm armikun.
Sa e vështirë është të dëgjosh ndonjërin prej tyre të flasë me plot bindje dhe përkushtim për viktimat e vërteta të luftës, përkundrazi, gjithmonë flasin sipërfaqësisht. Ndoshta sepse faktet flasin një gjuhë tjetër, një gjuhë shumë më të dhimbshme, më të trishtuar, më bindëse dhe më të sinqertë.
Dhe kjo gjuhë thotë; Viktimat më të ndëshkuara të kasapëve serbë ishin nënat dhe fëmijët e pafuqishëm.
Lind pyetja :
Sa gra dhe fëmijë të pafuqishëm që i mbijetuan luftës u bënë milionerë?
Çdo njeri normal që analizon realisht se sa famë kanë ndërtuar sundimtarët e pasur për veten dhe njëri-tjetrin dhe e krahason këtë me sasinë e parave dhe pasurisë që vodhën në epokën e pasluftës, në mënyrë të pashmangshme duhet të pyesë veten ;
Këta njerëz luftuan për çlirimin e atdheut të tyre, apo për çlirimin e Afganistanit?
Vetëm në familjen time janë nëntë fëmijë nga gjithsej 22 viktima të luftës që u masakruan.
Por edhe disa luftëtarë të UÇK-së që i mbijetuan luftës.
Dhe kur flasim për luftën, ata ndjejnë faj dhe dhimbje të papërshkrueshme sepse nuk arritën t’i mbronin këta engjëj të vegjël dhe prindërit e tyre nga masakra, sepse ata dhe komandantët e tyre ruanin malet sikur ujqërit të ishin cak i ushtarëve serbë dhe jo njerëzit.
Sepse, siç doli më vonë, komandantëve të komandantëve të tyre u duheshin para për të blerë armë për luftën larg frontit.
Pyetja është ; kush e kishte më të vështirë në këtë luftë?
Luftëtarët e armatosur në vijën e parë të frontit apo nënat dhe fëmijët e pafuqishëm që kishin mbetur në mëshirën e kasapëve serbë ?
Nuk e kam fjalën për nënat e dhunuara e të masakruara dhe engjëjt e tyre të vegjël, varret e të cilëve nuk dihen.
Sepse kufomat e tyre u transportuan në Serbi nga kasapët nekrofil serbë me frigoriferë kamionësh dhe u hodhën si kafshë shtëpiake në gropa që ne i njohim si varreza kolektive, pasi kirurgët serbë u hoqën organet dhe i vendosën në trupat e pacientëve akut serbë.
Dhe siç dihet, eshtrat e tyre kanë mbetur atje deri më sot.
Sepse asnjë nga komandantët milioner në pushtet nuk synonte t’i varte bisedimet teknike nga kthimi i eshtrave të tyre.
Çuditërisht, megjithatë, shefi i tyre vendosi t’i kthente diskutimet teknike në negociata për një riorganizim territorial pas njohjes nga 100 ose më shumë shtete.
Por kjo sjellje, apo ky veprim nuk është vetëm nëna e mallkimit, rënkimit, mendjemadhësisë dhe çmendurisë, por edhe nëna e tradhtisë.
***
BOL IMA IME
Prošle su 23 godine od završetka rata, a Kosovo još uvijek nema spomen-obilježje za uspomenu na bol masakriranih i silovanih majki i njihovih malih anđela, poput kragujevačkih Srba.
Ni država ni obitelji nisu dovoljno brinule o majkama koje su žive umrle kada su im srpski koljači masakrirali djecu pred njihovim očima.
Naprotiv, braća svojih ubijenih muževa jedva su čekala da ih izvlašte, po motu; djecu su im srpski vojnici već masakrirali, a mi smijemo pljačkati njihovo bogatstvo i dostojanstvo, pošto zombijima ništa ne treba jer su ionako živi umrli.
Slučaj Shyhrete Berishe je užasna, neiskrena, licemjerna, primitivna i proždiruća pojava utjelovljena u našoj neosjetljivoj kulturi.
S druge strane, postavlja se pitanje; Kako to da nijedan bogati zapovjednik nije podigao barem jedno spomen obilježje majkama i djeci koja su silovana i masakrirana pred njihovom djecom i obrnuto?
Ili Priština nema mjesta za takav spomenik?
Začudo, u dvorištu sveučilišta ima mjesta za monstruoznu zgradu poput fašističke Miloševićeve crkve.
U ovoj zemlji, u kojoj se toliko govori o herojstvu i žrtvovanju bogatih zapovjednika, a vrlo malo o stvarnim žrtvama rata, ne može biti mira ni na nebu, ni u zraku, ni u vodi, ni na zemlji, a kamoli domoljublja, herojstva, humanizma, dostojanstva, savjesti i morala, ako pravda ne pobjedi .
U ovoj zemlji, gdje kukavice koje sebe nazivaju herojima, neprestano pokazuju robotsku bezosjećajnost, svi osjetljivi i svjesni ljudi će se do posljednjeg daha života pitati: Što bi bilo da Kosovo nije oslobođeno od NATO-a, već od gore navedenih zapovjednika ? Koliko novca i imovine potonji još ukrali ?
Koliko bi slave sebi i jedni drugima izgradili ti “heroji”, a koliko bi dodatnog novca i bogatstva ukrali u ime slave?
Toliko o junaštvu, karakteru, časti, moralu, kulturi i obrazovanju zapovjednika milijunaša.
Kad čujemo bogate zapovjednike kako govore o svom herojstvu, vjerujemo da su oni oslobodili NATO od Srbije, a ne obrnuto.
Zapravo, rijetko ili gotovo nikad ih ne čujemo kako govore; da je humanitarna katastrofa natjerala NATO da tako hitno intervenira.
Naprotiv, uvijek ih čujemo kako govore; Da nismo mi započeli rat, NATO ga ne bi završio.
Naprotiv, oni su odmah nakon rata potpuno smanjili ulogu NATO-a, jer su rekli: Mi smo sami započeli rat i sami porazili neprijatelja.
Kako je teško čuti da netko od njih govori o stvarnim žrtvama rata s punim uvjerenjem i predanošću, naprotiv, uvijek površno. Možda zato što činjenice govore drugim jezikom, mnogo bolnijim, tužnijim, uvjerljivijim i iskrenijim jezikom?
I ovaj jezik kaže; Najstrože kažnjavane žrtve srpskih koljača bile su nemoćne majke i djeca.
Pitanje je:
Koliko je bespomoćnih žena i djece koji su preživjeli rat postali milijunaši?
Svaka normalna osoba koja stvarno analizira koliko su slave bogati vladari izgradili za sebe i jedni druge i to uspoređuje s količinom novca i bogatstva koje su ukrali u poslijeratnom razdoblju, neizbježno se mora pitati;
Jesu li se ti ljudi borili za oslobođenje svoje domovine ili za oslobođenje Afganistana?
Samo u mojoj obitelji ima devetero djece od ukupno 22 žrtve rata koje su masakrirane.
Ali i neki borci OVK koji su preživjeli rat.
A kad govorimo o ratu, osjećaju neopisivu krivnju i bol jer nisu mogli zaštititi ove anđelčiće i njihove roditelje od masakra, jer su oni i njihovi zapovjednici čuvali planine kao da su vukovi bili meta srpskih vojnika. a ne ljudi.
Jer, kako se kasnije pokazalo, zapovjednicima njihovih zapovjednika trebao je novac za kupnju oružja za rat daleko od bojišnice.
Pitanje je, kome je bilo najteže u ovom ratu?
Naoružanim borcima na prvoj crti bojišnice ili bespomoćnim majkama i djeci ?
Ne govorim o silovanim i masakriranim majkama i njihovim malim anđelima čiji su grobovi nepoznati.
Zato što su njihove leševe srpski nekrofilni koljači transportirali u Srbiju kamionskim hladnjačama i bacali kao kućne ljubimce u jame koje poznajemo kao kolektivna groblja nakon što su im srpski kirurzi izvadili organe i stavili ih u tijela srpskih akutnih bolesnika.
A zna se da su njihove kosti tu ostale do danas.
Jer nitko od višemilijunskih zapovjednika na vlasti nije htio tehničke razgovore učiniti ovisnima o povratku njihovih kostiju.
Međutim, začudo, njihov je šef odlučio tehničke rasprave pretvoriti u pregovore o teritorijalnoj reorganizaciji nakon priznanja od 100 ili više država.
Ali to ponašanje ili čin nije samo majka prokletstva, stenjanja, oholosti i ludila, već i majka izdaje.
***
SCHMERZ HAT EINEN NAMEN
Seit dem Ende des Krieges sind 23 Jahre vergangen, und das Kosovo hat immer noch kein Denkmal, das an den Schmerz der massakrierten und vergewaltigten Mütter und ihrer kleinen Engel erinnert, wie etwa der Serben aus Kragujevac.
Weder der Staat noch die Familien kümmerten sich genug um die Mütter, die lebendig starben, als serbische Metzger ihre Kinder vor ihren Augen massakrierten.
Im Gegenteil, die Brüder ihrer ermordeten Ehemänner konnten es kaum erwarten sie zu enteignen, nach dem Motto ; ihre Kinder wurden bereits von serbischen Soldaten massakriert, und wir dürfen ihren Reichtum und ihre Würde plündern, denn Zombies brauchen nichts, weil sie sowieso lebend gestorben sind.
Der Fall von Shyhrete Berisha ist ein schreckliches, unaufrichtiges, heuchlerisches, primitives und verschlingendes Phänomen, das in unserer unsensiblen Kultur verkörpert ist.
Andererseits stellt sich die Frage; Wie kommt es, dass kein Millionärskommandant mindestens ein Denkmal die Opfer errichtet hat, die vor den Augen ihrer Kinder vergewaltigt und massakriert wurden und umgekehrt?
Oder hat Pristina keinen Platz für ein solches Denkmal?
Überraschenderweise ist im Universitätshof Platz für ein monströses Gebäude wie die faschistische Milosevic-Kirche.
In diesem Land, in dem so viel über Heldentum und Opferbereitschaft reicher Kommandeure gesprochen wird und sehr wenig über die wahren Kriegsopfer, kann es keinen Frieden im Himmel, in der Luft, im Wasser oder auf Erden geben, geschweige denn Patriotismus, Heldentum, Humanismus. , Würde, Gewissen und Moral, wenn die Gerechtigkeit nicht siegt.
In diesem Land, in dem Feiglinge, die sich Helden nennen, ständig roboterhafte Unsensibilität zeigen, werden sich alle sensiblen und bewussten Menschen bis zum letzten Lebenshauch fragen: Was wäre passiert, wenn der Kosovo nicht vom NATO, sondern von der oben genannten Kommandeure befreit wäre ? Wie viel zusätzliches Geld und Eigentum würden letztere stehlen?
Wie viel Ruhm würden diese “Helden” für sich und einander aufbauen, und wie viel zusätzliches Geld und Vermögen würden sie im Namen des Ruhms stehlen?
So viel zu Heldentum, Charakter, Ehre, Moral, Kultur und Bildung des Millionärskommandanten.
Wenn wir reiche Kommandeure von ihrem Heldentum sprechen hören, glauben wir, dass sie die NATO von Serbien befreit haben und nicht umgekehrt.
Tatsächlich hören wir sie selten oder fast nie sprechen; dass die humanitäre Katastrophe hat NATO gezwungen, so dringend einzugreifen.
Im Gegenteil, wir hören sie immer sprechen; Hätten wir den Krieg nicht begonnen, hätte die NATO ihn nicht beendet.
Im Gegenteil, sie haben die Rolle der NATO unmittelbar nach dem Krieg komplett montiert, weil sie sagten: Wir haben den Krieg selbst begonnen und den Feind selbst besiegt.
Wie schwer ist es, einen von ihnen mit voller Überzeugung und Hingabe von den wirklichen Kriegsopfern sprechen zu hören, im Gegenteil, immer oberflächlich. Vielleicht, weil die Fakten eine andere Sprache sprechen, eine viel schmerzlichere, traurigere, überzeugendere und aufrichtigere Sprache.
Und diese Sprache sagt; Die am schwersten bestraften Opfer serbischer Metzger waren hilflose Mütter und Kinder.
Die Frage ist:
Wie viele hilflose Frauen und Kinder, die den Krieg überlebten, wurden Millionäre?
Jeder normale Mensch, der wirklich analysiert, wie viel Ruhm reiche Herrscher für sich und einander aufgebaut haben und dies mit der Menge an Geld und Reichtum vergleicht, die sie in der Nachkriegszeit gestohlen haben, muss sich unweigerlich fragen;
Haben diese Menschen für die Befreiung ihrer Heimat oder für die Befreiung Afghanistans gekämpft?
Allein in meiner Familie gibt es neun Kinder von insgesamt 22 Kriegsopfern, die massakriert wurden.
Aber auch einige UCK-Kämpfer, die den Krieg überlebt haben.
Und wenn wir über den Krieg sprechen, empfinden sie unbeschreibliche Schuld und Schmerz, weil sie diese kleinen Engel und ihre Eltern nicht vor dem Massaker schützen konnten, weil sie und ihre Kommandeure die Berge bewachten, als wären Wölfe das Ziel serbischer Soldaten und nicht Menschen.
Denn wie sich später herausstellte, brauchten die Kommandeure ihrer Kommandeure Geld, um Waffen für den Krieg fernab der Front zu kaufen.
Die Frage ist, wer hatte es in diesem Krieg am schwersten?
Bewaffnete Kämpfer an vorderster Front oder hilflose Mütter und Kinder?
Ich spreche nicht von vergewaltigten und massakrierten Müttern und ihren kleinen Engeln, deren Gräber unbekannt sind.
Da ihre Leichen von serbischen nekrophilen Metzgern mit LKW-Kühlschränken nach Serbien transportiert und als Haustiere in Gruben geworfen wurden, die wir sie als Sammelfriedhöfe kennen, nachdem serbische Chirurgen ihre Organe entnommen und in den Körper serbischer Akutpatienten gelegt hatten.
Und ihre Knochen sind bekanntlich bis heute dort geblieben.
Denn keiner der an der Macht befindlichen millionenschweren Kommandeure wollte die technischen Gespräche von der Rückgabe ihrer Knochen abhängig machen.
Überraschenderweise entschloss sich ihr Chef jedoch, die Fachgespräche nach Anerkennung durch 100 oder mehr Staaten in Verhandlungen über eine territoriale Neuordnung zu verwandeln.
Aber dieses Verhalten oder diese Handlung ist nicht nur die Mutter des Fluches, des Stöhnens, der Arroganz und des Wahnsinns, sondern auch die Mutter des Verrats.

O Agron Dalipaj , po me Fahri Xharren ç`pate ?

1


Shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Gjatë karrierës sime si analist historiografik kam pasë sulme të ndryshme, por ato ishin nga ata që Skënderbeun e bënin serb, Shën Nënë Terezën e shpallnin si vllahe apo sllavo –maqedone, dhe noramlisht reagonin duke më fyer, dhe bllokuar e bllokuar faqen time të facebook-ut. Por, reagimi më qesharak është ky i t` ahtuquajturit “ etimolog “ me të cilin kurrë nuk jam pajtuar. Reagimete mia në privatisht kanë qenë këshilluese, sepse është e pamundur që ç`do fjalë turke dhe sllave e bënte me origjinë shqipe. Thuase ata kur erdhën në viset tona ishin memec dhe sapo filluan të flasin ia filluan shqip.
Më e rënda është kur të gjithë perendive mitik nga lashtësia iu ndërronte emrin dhe i shqiptaronte. Me këte Agroni “ famë madh “ e humbte origjinalitetin pellazg të emrave. Nuk e di se ku e kishte qëllimin?
Shpesh më shkonte mendja mos është i ndërsyer nga greket që me “etimologjinë” e tijë, historia e ynë të humbas lashtësinë.
Metoda e tij është “rotacioni “ i shkronjave, të cilat i rrotullon ashtu si këtij i përshtatet dhe përfundimisht fytyra mitologjike e lashtësisë sonë të mos njihej më, dhe kështu grekët të dalin të kënaqur që një “shqiptar” po e humbë lidhëshmërinë antike me gjuhën shqipe. Grekët ashu e kështu dihen që neve nuk na pranojnë që jemi trashigimtarët e vetëm të lashtësisë historike mijëra vjeçare dhe se gjuha shqipe është një dokument i gjallë.

Që të ju spjegoj të gjitha marrinat e këtij “ etimologu” i kaloj caçet e një shkrimi, por se gjithëse si po iu japi disa shembuj, të Dalipajt:
” Ne mund të dëshmojmë se fjala [gëlqere] etimologohet brenda shqipes dhe nuk ka shans të jetë e prejardhur prej diku tjetër. Definitivisht gëlqerja është gur që shkrin dhe bëhet lëng kur bashkohet me ujin. Brenda fjalës gëlqere gjendet fjala gur.
Mjafton të bëjmë rotacionin l:r dhe kemi:
GËLQERE =GËRQERE =GËRQELE =GURQELE =GUR’QË’LE = GUR-QË-LË(ngëzohet) = gur që lu = gur që ju = gur që uj = gur që shkrin.
Forma GËRQELE, që përdoret ende në gjuhën e folur, me rotacionin q:ç jep:GËRQELE =GËRÇELE =GURÇELE = GUR’ÇERE = GUR’ÇARË =GUR’ÇELEt = gur që çelet= zbërthehetGUR’ÇEREt = gur që çaret, çahet gjatë bashkimit me ujin.”
Po ne, si ta quajmë gëlqerën tani ?-
Fjala italiane allégro e shkruar në shqip siç dëgjohet nga italishtja, shkruhet: “ALEGRO dhe rotac. l:j (si te ulk : ujk, apo alkë : ajkë) jep:ALEGRO =AJEGRO =A’J’EGRO = A Jo EGRO = Asht Jo EGËR = i butë, i qeshur, i gëzuar.
Si te themi për alegron ?
Nderi ? Mund të themi se NDERI është nDARje që i bëjmë dikujt, për vlera të spikatura që zotëron në krahasim me të tjerët dhe për këtë arësye ai respektohet specifikisht e veçanërisht ndryshe nga të tjerët. Pra NDER vjen nga nDAR, i veçuar = i dalluar. ?

Vëllimi ? Ndaj fjala vëllim merr këtë trajtë:VËLLIM = VËLIM = (l:r) VËRYM = (i:y) VË’RYM =BË’RYM = mBË’RYM = mBA RYM = sa mba rym = sasia që mban të ryme një enë. Kështu it. VOLUME, me rotacionin l:r jep = VO’RUME = VO RYME = BO RYME = mBA të RYME.

Thika: Mjafton të vëmë një apostrof te fjala thikë dhe e vërteta zbulohet vetiu:THIKA =T’HIKA = T’HI’KA = T’HY-KA = Të HY KA = KA Të HY = të futet në trup = të shpon.

Rrota apo rrotat kanë si funksion të lëvizin një mjet. Mjafton rotacioni r:l dhe “latinishtja” ROTA kthehet në LOTA =LOT’A = LO’T’A = A’T’LO = A Të LO = Asht Të LO(zë).

Harmoninë, perëndeshën e lashtë e bënë Helmime
Zeusin

Me paska sulmuar në portalet e ndryshme : “ Fahri Xharra tha se emri Kosovë nuk është shqip dhe nuk ka origjinë ilire, reagon gjuhëtari Agron Dalipaj “
https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1712260/fahri-xharra-tha-se-emri-kosove-nuk-eshte-shqip-dhe-nuk-ka-origjine-ilire-reagon-gjuhetari-agron-dalipaj/

Si e spjegon Dalipaj “fjalë ilire dhjeta mijëra vjeçare Kosovo “
“Kosova (etimologjia). Ajo hapësirë që sot emërtohet Kosova, para 10 mijë vjetësh ka qenë e mbuluar me ujë (shih Fjalorin Enciklopedik Shqiptar) dhe nga largimi i ujërave ngelën dy rrafshe: ai i Dukagjinit dhe ai i Fushë-Kosovës”, shkruan ai.
Sipas tij, mjaftojnë dy rotacione të njohura (s:z e v:b) për të zbardhur misterin
KOSOVA KOZOVA  – s:z KOZOBA   – v:b K’O’ZO’BA Q’O’ZO’BA = Që Osht ZO BA Që Osht BA e ZOn = që asht e zënë (nga uji).
Pa më thuani , fjalës sllave “ Kosovo “ i jep vlerë mijëra vjeçare: “Që Osht BA e ZOn = që asht e zënë (nga uji).”
Unë e përqesha në rast dhe i thash për te gjetur prejardhjen e emrit të drurit Vidhi , e ke lehtë ia hjek V dhe e shton P dhe të del origjina .
Shkas i Agronit është postimi im https://drini.us/kosova-kosovo-eshte-emer-sllav-por-jo-serb/,
si dhe kritika ime ndaj Drejtorit të Institutit të Historise “ Ali Hadri” ku thotë që emri Kosovë është me origjinë ilire :
Shared with Public
Tani po e shoh se ku qëndron niveli i Institutit të Historisë se Kosovës pa përjashtim edhe ai i Shqipërisë. Guxim shumë i madh që Kryetari i saj te del publikisht me një hamendje, me një mosnjohje të historisë së Dardanisë. Ju lutem të jeni me të vëmendshëm me të kaluarën e lashtësisë sonë. Lexoje shkrimin, dhe fjala bullgare – sllavishte e vjetër ka etimologji.

Me 25.11.2021

Komandantët milionerë dhe vaji i ushtarit të UҪK’së!

0
Nga Sheradin Berisha
Këmbanë ALARMI!
Sot veteranët, ish luftëtarët e vërtetë të UÇK’së janë kategoria me e përdhosur në shoqërinë tonë, pikërisht nga “komandantët” e pushtetshëm, të cilët pas luftës duke e shfrytëzuar pozitën pushtetore u bënë milionerë. Madje ka tillë që kanë blerë me 1 – 3.52 cent arin e tokës!!! Për të argumentuar këtë fakt në vijim sjellë një dëshmi rrënqethëse të një luftëtari të orëve të para të UÇK’së (bashkluftëtar i K-dant Adem Jasharit) që ka evidentuar, Drejtori Ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, z. Behxhet Shala.
Çka shkruan Behxhet Shala, lidhur me këtë rast?!
“A jeni ju Behxhet Shala më pyeti një fytyrë e përvuajtur në rrugën “Nëna Terezë”, para restaurantit “Rings”. Pas pohimit tim, m’u lut ta takoj, kur të kem kohë të lirë ndonëse tha se nuk mund t’i zgjidh problemet. Anulova një takim të paraparë dhe e prita në zyrën e KMDLNJ’së, të njëjtën ditë.
Ishte një burrë rreth të 50’ave, baba i tre fëmijëve dhe gjysh, gjithashtu. Dy here ishte dënuar për “faje” politike, armik i vëllazërim-bashkimit të dikurshëm që mund të përkthehet si multietnicitet i sotëm! Luftëtar i orëve të para të UÇK’së, pjesëtar për shumë vite i TMK’së, tash në rrugë! I papunë, i pa mjete për sigurimin e ekzistencës elementare për familjarët e tij, për veten as që mendonte!
Rrëfehej për kohërat e luftës kur me bashkëluftëtarët e tij hapnin istikame, shkonin në vijat e para të frontit, ndanin një copë buke në pesë a më shumë pjesë dhe as që mendonin se mund të vriteshin, me një fjalë, nuk ia kishin frikë vdekjes! Tash, po ata ish’bashkëluftëtarë – komandantë që u pasuruan duke vjedhur paratë e djersës dhe gjakut, nuk ia hapin telefonin dhe nuk e presin për t’i dëgjuar hallet e tij! Bëhen se nuk janë në zyra ndonëse u dëgjohet zëri, largohen me vetura të blinduara kur ish’bashkëluftëtari i tyre largohet me këpucët e Lulit të Migjenit dhe pa asnjë shpresë se do të siguroj as ushqim të mjaftueshëm për familjen e tij!
Nuk e lëshonte nga goja të Madhin Adem Jashari, Komandantin Legjendar të UÇK’së. Thoshte, të ishte gjallë vetëm dhjetë minuta e t’i shoh komandantat e tij, si përfituan nga lufta, gjaku i dëshmorëve dhe t’ua jep “shpërblimin“ e merituar!
Tregonte për hajnitë që janë bërë në TMK, nga fillimi e sidomos në kohën e shpërbërjes! Filloi të dëneste, të qante me zë. Duke më kërkuar falje, i lëshoi poshtë një palë xhinse të stërpërdorura dhe i tregoi brekët që i vishte që nga viti 2000 (kur ishte pranuar në TMK) dhe të cilat kishin filluar të zbehen nga larjet e shpeshta. Nuk mund ta qetësoja.
Merreni me mend luftëtarin që e ka sfiduar vdekjen shumë here në jetë e tash nuk i gjen kuptim jetës, nuk dëshiron të jetojë më! Vërtetë e tmerrshme, u gjeta në një situatë shumë të rëndë dhe nuk e di se si u përmbajtja. Nuk kisha guxim ta shikoja në sy, si t’i ndihmoja!” – thotë në fund rrëfimit miku im Behxhet Shala.
* * *
Në fakt gjendja e luftëtarëve është edhe më e rëndë se kaq! Edhe pas dy dekadave pas luftës dhjetra ish’ushtarë të UÇK’së, për shkak të skamjes dhe varfërisë së skajshme, i kanë dhënë fund jetës së tyre në mënyra më trishuese, me varje në litar, etj!!!
Kjo skamëri e skajshme dhe trishtuese, duket se është një Këmbanë ALARMI, për shoqërinë, e cila duhet të zgjohet për ta ndalur këtë gjëmë që ka pllakosur vendin tonë!