Kreu Blog Faqe 1483

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin Justin Trudeau: Hapen kapituj të ri të bashkëpunimit me Kanadanë 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror. 

Kryeministri Trudeau ka përgëzuar Presidenten Osmani për mandatin që ka për të shtyer përpara shumë nga vlerat që kanë rëndësi për Kanadanë. Tutje, ai theksoi se qëndrimi i vendosur i Presidentes për demokracinë dhe kundër korrupsionit, pikëpamjet progresive qoftë për mjedisin apo për fuqizimin e grave, janë fusha në të cilat Kanada pret të punojë me Kosovën. 

 

Presidentja Osmani ka potencuar shumë fusha në të cilat mund të hapen kapituj të ri të bashkëpunimit me Kanadanë, nga fusha e mbrojtjes e diplomacisë e deri tek tregtia e arsimi. Sipas saj, Kosova mund të përfitojë nga përvoja kanadeze, posaçërisht sa i përket përfshirjes së grave në vendimmarrje. 

Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin Trudeau për mbështetjen e Kanadasë ndaj Kosovës në periudha të ndryshme kohore. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani i ka vlerësuar si të shkëlqyeshme marrëdhëniet me Kanadanë dhe ka përmendur se në këtë frymë gjatë kësaj vizite ka  dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e tyre në kuadër të forcave të NATO-s, gjatë intervenimit në Kosovë, më 1999 si dhe për shërbimin e tyre në Kosovë mbi dy dekada.  

 

Presidentja Osmani mori mbështetjen e kryeministrin kanadez për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e njohjeve, duke theksuar se synimi i Kosovës është integrimi në strukturat euro-atlantike. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithpërfshirëse, të cilat synojnë forcimin e rendit dhe ligjit, por edhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. 

Duke folur për gjendjen aktuale në rajon, Presidentja Osmani ka theksuar se diskursi nxitës nga Serbia i mbështetur edhe nga shtrirja e ndikimit rus në rajon, paraqesin rrezik potencial për destabilizim të rajonit dhe janë në kundërshtim me vlerat euroatlantike. 

Çamëria …, ja si Greqia ia ndoqi e vrau popullin dhe pushtoj territorin

0

Në këtë foto janë disa nga fëmijët shqiptarë nga Çamëria, gjyshërit dhe prindërit e të cilëve u masakruan më 1944-1945, nga ushtria e Greqisë.

Fahri Dahri, stujues i historisë së Çamërisë

Çamëria dje dhe sot

                     Pjesa III

Elina. Ka qenë një qytet i vjetër, i fortifikuar në Thesproti. Vendi njihet edhe me emrin Dymokastro, në perëndim të fshatit Arpicë (sot Perdika). Hammond e identifikoi atë me Elinën e lashtë. Ai anashkaloi vendin e Betejës së Syvotas (Volës), që u zhvillua midis Korcyrs dhe Korinthit në fillim të Luftës së Peloponezit (431- 404). Lufta e Peloponezit ishte beteja më e madhe detare midis shtetqyteteve greke deri në atë kohë. Qyteti lulëzoi nga Klasikja e Vonë në kohën Romake dhe u emërua sipas fisit thesprot të Elinoit që jetonte në rajon. Është vlerësuar se, në periudhën e kulmit të saj, popullsia e qytetit arriti në 6.000 banorë. Muret  e përforcuar nga kulla drejtkëndëshe  datojnë në shekullin e IV p.K. Muri perëndimor është shtuar në periudhën helenistike, për të përfshirë portin e vogël në zonën e fortifikuar. Në të gjithë vendbanimin ka themele të dukshme të ndërtesave, disa prej të cilave janë gdhendur nga shkëmbi, si dhe çisterna, ndërsa në qendër të majës së kodrës është një hapësirë ​​e hapur (“Akropoli A”) rreth së cilës, sipas arkeologëve, mundet të ishin grumbulluar ndërtesat publike të qytetit. Pausanias, i lindur në Spartë, midis 515 dhe 510 pes, vdiq po në Spartë midis 471 pes dhe 469 pes) mundet të ketë përmendur dhe ujin e ëmbël të këtij vendi. Fortifikimet e dukshme në Dymokastro, datojnë në periudhën helenistike [(kjo periudhë historike daton ndërmjet vitit 323 para Krishtit (data e vdekjes së Aleksandrit të Madh) dhe vitit 30 para Krishtit], sipas gërmimeve të kryera gjatë disa kërkimeve arkeologjike në fund të shek. të XX-të. Gjetjet arkeologjike janë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Gumenicës.

Kichyros (Cichorus, Cichyrus). Ky qytet më vonë është quajtur Ephyra. Ishte kryeqyteti i Thesprotisë së lashtë i ndërtuar nga udhëheqësi pellazg Thesprotos. Tukididi e përshkruan atë si të vendosur në rrethin Elaeatis në Thesproti, larg nga deti. Në vendin e tij ndodhet Necromanteion i famshëm (Nekromanteion, Oracle of the Dead- orakulli i të vdekurve”). Fillimisht u vendos gjatë epokës së bronzit [epokan e bronzit Egjean në 3200 p.K. përfshin gjithë mijëvjeçarin e II p.K.) thuhet se u rivendos në shekullin e 14 p. K. nga kolonët e Kaonisë (Chaonia) dhe rajoni perëndimor i Peloponezit. I vendosur në Elis të Thesprotisë, qyteti është rreth 800 m. në veri të kryqëzimit të lumit Kokytos dhe Acheron, rreth 4.5 km në lindje të gjirit të Ammoudias (Komunë buzë detit, midis Prevezës dhe Pargës). Aty pranë është dalja në det e Liqenit Acheron. Edhe Straboni jep të njëjtin informacion dhe shton se në kohën e tij, Efyra quhej Kichyros. Emri më i lashtë rreth 200 vjet më parë, ishte ndryshuar në Efyra. Cheimerium ose Cheimerion.

Ka qenë një vendbanim i fortifikuar dhe port i Thesprotisë së lashtë, në një gropë me të njëjtin emër. Shtrihej midis lumenjve Acheron e Thyamis, përballë pikës jugore të Corcyras (Korfuzit).

Në dy angazhimet detare midis Korkerave (Korfuzit) dhe Korinthasve pak para Luftës së Peloponezit (431- 404). Kajmeri ishte stacioni i flotës korinthase. Ndodhet në pjesën pranë Akra Trophale moderne, Stikgia, 5 km nga Cichyrus (Ephyra). Akropoli i tij ishte fortifikuar në periudhën arkaike [Sipas historianëve të shek.XVIII, ajo daton nga 750-480 para Krishtit].

Elaea ose Elaia. Elea, ishte një qytet port i Thesprotisë së lashtë, ndodhej në grykëderdhjen e lumit Acheron. Qyteti përmendet nga Skilaksi dhe Ptolemeu. Periplus of Pseudo-Scylax pohon se ky ishte porti kryesor i Thesprotisë. Vendi i qytetit është identifikuar afër Cheimerion. Ndryshe thuhet edhe se vendndodhja e qytetit është identifikuar afër Chrysavgi (sot komunë, në fushën e Zonjës, mes Prevezës e Pargës), ku janë kryer eksplorime arkeologjike. Tukididi rrethinën përreth e quan Elaeatis. Ai rrëfen se Efyra ishte në territorin e Elaea. Porti i tij ishte Elaias Limen (“Gjiri i Elaeas”), të cilin Periplus i Pseudo- Scylax pohon se ishte porti kryesor i Thesprotisë.

Kasopi (Kassōpē). 

Ishte qytetshtet në Thesproti. Sot përfshihet në njësinë e Prefekturës së Prevezës. Kasope ndodhet në shpatet juglindore të malit Zalongo, pranë fshatit Kamarina. Ajo ishte ndërtuar në buzë të një shkëmbi, një pjesë e atij vendit është tërhequr (rrëshqitur) poshtë. Konsiderohet të jetë një nga shembujt më të mirë të një qyteti të mbetur i ndërtuar përgjatë vijave të një bime hipodameane në Thesproti

mesin e shekullit të katërt para Krishtit dhe u bë kryeqyteti i kassopetëve, një nënfis i Thesprotisë. Ai i përkiste Lidhjes Etoliane. Lulëzoi në shekullin III para Krishtit, kur aty u ndërtuan ndërtesa të mëdha, të rëndësishme publike, atje u prodhuan edhe monedhat. Qyteti u shkatërrua (*) nga forcat romake në vitet 168 -167 pes. Kassope u braktis në vitin 31 para Krishtit. Në ato rrethana banorët e mbetur u larguan dhe u vendosën në Nikopolis, kryeqyteti i ri i rajonit.

Rrënojat e Kassopes janë vizituar dhe janë përshkruar nga William Martin Leake në fillim të shekullit të 19-të. Ndërsa gërmime të gjera arkeologjike janë kryer gjatë viteve 1952-1955, dhe në vitet 1977-1983. Nga mbetjet e dukshme të ndërtimeve, dallohen muret ciklopike, një agora, një teatër, prytaneion*,[“presidenca”. Ishin ndërtesa publike, ku fillimisht vendosej magjistrati i parë (pritano); aty ruhej vatra e shenjtë e qytetit dhe mirëpriteshin mysafirë specialë ose qytetarë të denjë].

Nikopoli (në afërsi të Prevezës). Nikopoli ishte një qytet i Epirit të lashtë, ndodhej në kepin verior të Gjirit të Ambrakisë, në veri të Prevezës së sotme. Nikopoli u themelua nga Augusti në kujtim të fitores së arritur prej tij kundër Marcus Anthony dhe Kleopatrën në vitin 31 para Krishtit. Nga viti 28 para Krishtit, Nikopoli u bë selia e festave solemne Aziache (festa të lashta për nder të Apollonit), të cilat festoheshin çdo dy vjet në tempullin e Perëndisë në kepin e Actium-it.

Ambrakus ose Ambrakos. Ishte një qytet në jugun e Thesprotisë së lashtë. Qyteti ishte edhe port i Ambrakisë. Nga Polybius ëhtë përshkruar si një vend i fortifikuar mirë nga muret dhe punimet, i rrethuar nga këneta, nëpër të cilat kishte vetëm një rrugë të ngushtë që të çonte në vend. Ajo u pushtua nga Filipi V i Maqedonisë, në 219 pes, si një hap paraprak për një sulm mbi Ambrakinë (Polybius-historia 4.61,4.63). Periplus i Pseudo-Scylax ndoshta aludon për këtë vend, kur thotë se Ambrakia kishte një kështjellë pranë portit të saj. Kjo, sepse pranë bregut perëndimor të grykës së vjetër të lumit Arachthus janë gjetur disa rrënoja, situata topografike e të cilave përputhet me përshkrimin e Polibit. Ato janë vendosur në një ishull moçalor, në liqenin kënetor pranë detit. Ata mbyllin një sipërfaqe prej rreth një çerek milje në masë (afërsisht 375 metra) dhe dukej se ishte një postë ushtarake, e vetmja mundësi që natyra moçalore e tokës do të pranonte. Kjo kala komandonte portin, që përshkruhet nga Periplus dhe nga Dicaearchus, që ata e tregonin si një mbyllje e portit, ose port me një hyrje të ngushtë, e cila mund të mbyllej me një zinxhir. Porti, sipas tyre, duhet të ketë qenë artificial; ndoshta i penguar nga kënetat dhe brinjët që mezi ishin të arritshme edhe për anijet. Në kohët e lashta lundrimin atje e vlerësonin të rrezikshëm. Lucan e quan “orae malignos Ambraciae portus” (porti i keq në brigjet e Ambrakisë). Vendi i tij ndodhej pranë Phidokastro moderne (kështjella e gjarpërit). [Sipas citimit të Richard Talbert, ed. (2000)..

Arta. Qyteti më jugor i Shqipërisë etnike. Është një komunë në rajonin e Çamërisë, nën administrimin Grek që nga viti 1881. Hapësirë territoriale, në rrethinë të Epirit me 44.136 banorë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2011. Pas reformës administrative të vitit 2011, sipërfaqja e komunës është 457 km² dhe popullsia është rritur nga 23.863 në 44.136 banorë. Në mesjetë ishte kryeqytet i Despotatit të Epirit, një shtetet i themeluar pas Kryqëzatës së Katërt më 1204 nga një rremb (lidhje fisnore) e familjes Angelos. Despotati i Epirit zgjati 63 vjet (1252-1315).

Arta përmendet për manastiret dhe kishat bizantine të ndërtuara gjatë kohës së Despotatit të Epirit. Arta daton në Paleolit (përfshin periudhën afërsisht nga 1,500,000 deri në 10.000 vjet më parë). Vendbanimi i parë në zonën e qytetit modern daton në shek.  IX para Krishtit. Ambracia, është emri i lashtë i Artës. Qyteti është themeluar nga Korinthasit në shekullin e VII para Krishtit. Në vitin 295 para Krishtit, mbreti i Epirit Pirro, e bëri Ambrakinë kryeqytetin e mbretërisë së tij dhe e përdori atë një pikënisje për të sulmuar romakët. Pirro arriti fitore të mëdha por të shtrenjta kundër romakëve, u bë i famshëm për frazën “Fitorja e Pirros” që i referohet Betejës së Ausculum (sot komunë italiane – Ascoli Satriano me 5.988 banorë). Në vitin 146 para Krishtit, Ambrakia u bë pjesë e Perandorisë Romake dhe krahina e Epirit u quajt Epirus Vetus (I vjetër), për ta dalluar atë nga Epiri Nova (i Ri). Deri në vitin 1082 pas Kridhtit nuk përmendet qyteti me emrin Artë. Në vitin 1204 pas Krishtit, me rënien e Kostandinopojës nga kryqtarët, Arta u bë kryeqyteti i Despotatit të Epirit. Despotati i Epirit shtrihej deri në Dyrrhachium (Durrës) dhe përfshinte të gjithë veriperëndimin e Ballkanit!, Rajonet e Thesalisë dhe Maqedoninë veriperëndimore. Themeluesi i despotatit të Epirit ishte Michael I i Epirit. (1205-1215), një bashkim i familjes perandorake bizantine të Komnenit. Pas pushtimi të qytetit nga familja Orsini (1318-1337), Perandoria Serbe (1337-1359), klanet shqiptare (1359-1416) dhe sundimtarët italianë (Carlo II Tocco, Leonardo III Tocco), turqit osmanë pushtuan qytetin në vitin 1449 dhe e quajti atë “Narta”. Qyteti u pushtua nga venedikasit në 1717 dhe nga francezët në 1797. Osmanët e ripushtuan atë në 1799. Qyteti u çlirua në mënyrë efektive nga osmanët dhe u aneksua në Greqi në vitin 1881 nga traktati i Berlinit(*).

_______

Shënim (*): Traktati i Berlinit u nënshkrua më 13 korrik 1878. Kongresi i Paqes i Berlinit, korrigjoi destinacionin e territoreve turke në Evropë në lidhje me Paqen e Shën Stefanit që pasoi luftën ruso-turke të viteve 1877-1878. 

Ishte kancelari gjerman që nuk pranoi kërkesat e delegacionit shqiptar. Ai u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.

Vijon

Itali, më 24/11/2021

The New York Herld (1933)/ Sir Robert Macleode Hodgson, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri: “Ja arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Mbretit Zog”

0

Sir Robert MacLeod Hodgson (1874 – 1956)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Nëntor 2021

 “The New York Herald” ka botuar, të martën e 3 janarit 1933, në faqen n°5, deklaratën e Sir Robert MacLeode Hodgson (ambasador i Britanisë së Madhe asokohe në Shqipëri) mbi arritjet e kombit tonë nën udhëheqjen e Mbretit Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Diplomati përshëndet përparimin shqiptarKujton çrregullimin e 20 viteve më parë

Burimi : The New York Herald, e martë, 3 janar 1933, f.5

(Speciale nga The Herald.)

 Tiranë, e hënë. — Vlerësimi i Evropës për përparimin e shpejtë që ka bërë Shqipëria nën mbretërimin e Mbretit Zog I u ilustrua këtu në festën kombëtare, kur Sir Robert MacLeode Hodgson, ministër britanik dhe dekan i trupit diplomatik, bëri një homazh sinjalizues për vendin.

 Në prani të monarkut, i cili argëtoi diplomatët, Sir Robert kujtoi çrregullimin dhe prapambetjen e Shqipërisë 20 vjet më parë.

“Ne, kolegët e mi dhe unë, e shohim me sytë tanë përparimin e këtij vendi,” tha ai. “Njëzet vjet më parë çrregullimi ishte rregulli i vetëm, të gjitha llojet e ndërlikimeve dobësonin kombin, nuk kishte mjete lëvizjeje dhe nuk bëhej fjalë për një qeveri qendrore.”

“Tashmë rendi dhe paqja janë siguruar, një rrjet rrugësh krejt i mbaruar ose në ndërtim e ka përhapur (zhvilluar) vendin, shkollat dhe gjykatat e drejtësisë ekzistojnë kudo dhe është krijuar një sistem administrimi në të gjitha degët. Në një 20 vjet Shqipëria arriti të ngjitet në vendin e saj të duhur.”

“Unë jam për të gjitha reformat që janë të dobishme për komoditetin dhe prosperitetin e Shqipërisë,” tha Mbreti Zog para asamblesë.

 Spitale të reja janë ndërtuar, po hapen shkolla, po kultivohen arat dhe lindi një letërsi e re shqipe. Është formuar një shoqëri e arteve, ndërsa një teatër kombëtar dhe një akademi muzikore pritet të pasojnë institutin e ri dramatik të hapur së fundmi në Tiranë.

 *Aurenc Bebja, Francë . Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-new-york-herald-1933-sir-robert-macleode-hodgson-ambasadori-i-britanise-se-madhe-ne-shqiperi-ja-arritjet-e-shqiperise-nen-udheheqjen-e-mbretit-zog/

Sintagma e xhelozisë në një krijim lirik

0

Shefqet Dibrani, shkrimtar dhe studjues i letërsisë

Kritikë letrare

Qëndresë Shala, “PRITJA JOTE JAM“, poezi, botoi Shtëpia Botuese “BEQIR MUSLIU”, Gjilan 2014. faqe 80. ISBN 978-9951-594-55-4

 Poezia e Qëndresë Shalës, e përmbledhur tek libri “PRITJA JOTE JAM” sjell segmente lirike në kërkim të formës, edhe asaj poetike, përkatësisht të metodave shprehëse me të cilat ndërtohet poezia, “veçanërisht ajo shquhet për kultivimin e lirikave origjinale”, ka theksuar poeti dhe kritiku letrar Ramadan Musliu.

Librat e parë mbeten shprehja më e sinqertë e krijimit poetik, ata kanë thjeshtësi dhe çiltërsi poetike. Librat vijues, kryesisht janë shprehje të avancuara, më të përsosura, dhe nivel të sforcuar, por s’kan brishtësinë që e ndeshim në librat e parë, të cilët janë më të dashur për autorët, prandaj mendohet se poeteshat (por edhe poetët), të vërtetë janë në librat e parë, ashtu siç mbetet në kujtimet e secilit dashuria ose puthja e parë. Të tjerat janë përvoja të krijimit poetik!

Përmbledhja “PRITJA JOTE JAM” e Qëndresë Shalës, mund të karakterizohet si qasje për sentencën lirike dhe për lirikën e dashurisë, poezi këto të cilat janë shkruar pa sforcime të mëdha por kanë në vete metaforë përjetuese: “Ti më shkruan rrallë/ mungesa ime të lë pa fjalë”, (faqe 7); “pikëllimi i mungesës/ edhe gurin thermon”, (faqe 9); “i dashur harresat nuk i dua/ pres të çlodhem mes buzëve tua…”, (faqe 13),etj.

Kjo poezi ka mendim të thjeshtë dhe shprehje të çiltërt që përhapin në etër sekuenca lirike, e lirika të dashurisë që i përkasin moshës së saj, dhe kohës së saj. Si të themi, tërë poezia duket kërkim për poezi, gjithsesi një univers udhëtimi transdimensional dhe i vazhdueshëm. Këto shprehje qesin në pah anën shpirtërore me preokupime të gjithanshme, pa i harruar sentencat dhe nuancat e lirikës erotike, me shpresën për të ardhme edhe më të mirë, për fjalë të sinqerta nga gjenerata në kërkim, si perceptim i kundruar në dritën e perspektivës dhe të ngadhënjimit.

VETËM KUR MË KE PRANË

Të kam ikur nga mendja

Udhëve diku më ke harruar

 

Asnjë fjalë në letër

Asnjë pëshpërimë në eter

 

E më thoje i yti jam

Mos më kujto

Vetëm kur më ke pranë

 

Faqe 19.

 

PRITJA JOTE JAM

 

Jam aty

Ku ti symbyllas më gjenë

 

I dashur mos u vono

 

Nata më lodhi

Përmes ëndrrash

 

Dita tek buzët t’ua s’më çelë

 

E unë

Mallë të kam

 

Pritja jote jam

 

Faqe 17.

Sille kah ta sillesh edhe poezia është një ëndërr e cila shprehet përmes ndjenjës dhe përjetimit të dukurive që ajo i percepton, edhe në aspektin pozherativ, kur flet për harresën, braktisjen, tradhtinë të cilave nuk u bënë qasje aq negative, por i percepton si dukuri nën optikën e një xhelozie, sa naive po aq personale e që ngërthen një fenomen specifik në tërë konceptin krijues, kurse dukuritë që vrojtohen vetëm nën prizmin e xhelozisë dihet se përfundimin kanë dëshpërues:

unë xhelozja e pakorrigjueshme

kur po të shoh me të tjera

në tjetër botë po bie

 

Poezia: PO RREZON NË MUA, faqe 6.

Ky element i dyshimit a shikimit të gabimeve nën prizmin e xhelozisë herë vjen i sforcuar e herë me naivitet të theksuar, madje sa herë e fajson vetën pse “jam xheloz dhe në sytë e mi/ pse nuk të shohin vetëm ty”, por me prirje të një koncepti në të cilin poetesha procesin e mashtrimit dhe atë të dyshimit sikur i percepton në mesazhin origjinal, ku do të shprehet:

 Nëse jam drita jote

mos prit më

 

mbyte xhelozinë time

me tënden dashuri

 Poezia: MBYTE XHELOZINË TIME, faqe 63.

Në këtë rast, nëse “xhelozia” është fajtore për dyshimet, atëherë duhet të dalë mesazhi për të mos gjykuar kur jemi të nxitur a ndikuar nga veset e këqija, sepse edhe gjykimi si gjykim, por edhe përfundimi do të jetë i shtrembët dhe me konotacione negative.

E theksova këtë element i cili më duket se është mjaftë indikativ pasi e hap perspektivë vrojtimi me sugjerime pozitive. Si të themi këtu kemi të bëjmë me një lloj prozitiviteti, pasi nuk niset nga qëllimi i keq. Edhe brenda librit, fenomeni i xhelozisë, veçmas në dashuri është shndërruar në simbolikë, ndoshta pikërisht përmes këtij prizmi mund të zbërthehen e interpretohen edhe dukuri të tjera që kanë të bëjnë me dyshimin, tradhtinë, vetminë, harresën e gjer në braktisje e fundme të cilat në mënyrë të metaforove sjellin një botë më vete: “I dashur/ hajt ta zgjasim ditën/ edhe pak”, (faqe 18);“Nesër nisem për të saten herë/ në repartin e riparimit të asaj pjese që/ harron nganjëherë për të të kujtuar”,(faqe 36);“Ai zog mali/ le të dehet prej ngazëllimi”,(faqe 45);“Afromi buzët/ ta shuaj këtë etje/ mëngjesin e së nesërmes/ ta falë me buzqeshje”, (faqe 51);“edhe në lajmin që shpirtin therrë/ me buzëqesh përherë// buzqeshja jote/ është krejt pranverë”,(faqe 70), sepse “vetëm ti/ në zemrën time/ banor i vetëm je”,(faqe 75), etj.

Poetesha Qëndresë Shala, këto dukuri i ka vënë në një thjerrëz tjetër ku përmes shprehjes idilotrike ajo jep shembullin e mirë për të falur, (pasi sipas poezisë së saj?!), gjërat që gjykohen kur jemi të dehur nga frika dhe xhelozia sjellin përfundime jo aq të sakta, prandaj si vese janë të dëmshme dhe negative të cilave nuk duhet besuar edhe aq?!…

Ky fenomen duket më shumë si thirrje poetike për të mos i parë gjërat nënë thjerrëzën e xhelozisë, smirës dhe inatit, pasi përfundimet janë të gabueshme d.m.th. Qëndresë Shala, pa ndonjë paragjykim është shprehur me modesti letrare e cila është vlerë që do të duhej të shndërrohej në synim krijues, për t’i dhënë pastaj poezisë frymëzim më të përsosur, mendim më të sforcuar, qoftë në planin poetik ose si koncept filozofik, vlerë kjo e dallueshme tek poezitë: “Pritja jote jam”; “Vetëm kur më ke pranë”; “Ka ditë”; “Mbrëmë të pashë ëndërr”; “Mos mendo që nuk të shoh”; “A jam te ti”; “Po shkoj”; “Këtë natë”; “Do të gjej”; “Shtegut”; “Dhuratë zemre”; “Më pyesin”; “Këtë mbrëmje”; “Të kërkojë në timën zemër”; “Mbyte xhelozinë time”; “Po të kisha afër”; “Buzëqesh”; “Këtij zogu n’fluturim”; “Në këtë mbrëmje”; “Do të kthehem”, dhe ndonjë tjetër që nuk arritëm për ta theksuar.

Natyrisht, poezia e këtij vëllimi është kërkim i shprehjes poetike, përpjekje për artikulim poetik që ndikohet nga proceset e ndryshme, qofshin ato të ndijimeve apo të faktorëve sociokulturor që e rrethojnë. Nëpër shumë poezi gjejmë nuanca poetike të latuara mirë, për çka mendojmë se autorja (në këtë plan) e ka artikuluar mënyrën shprehëse, me shenja në kërkim të teknikave e metodave për kuptim real ose aty këtu edhe për fjalorin specifik: erëmon, përpushë, aromshëm, brafulloj,kaçubë për gëmushë, rrugëtuarpër udhëtuar etj.

Të shpresojmë se rreth lirikave është thënë mjaftë, prandaj e pash më të udhës të trajtoj disa kostalacione konceptesh, për të parë se si autorja përmes poezisë ka arritur t’i përshkruaj fenomenet që i theksuam më lart të cilat shtyhen e nxiten qoftë nga fobia, qoftë nga dyshimi, dhe me kalimin e kohës shndërrohen xhelozi që pastaj përfundojnë në ves me shenja të “zeza” e ku gjithçka dyshohet… ndërsa në këto raste, trazimet shpirtërore nuk stimulojnë mendimin e mbar, por kryesisht reflektojnë të kundërtën e saj.

Në këtë plan, poezia e Qëndresë Shalës ka një botëkuptim pozitiv: “Nuk je aq i keq sa të më harrosh/ diku tjetër puthje të kërkosh// Sa herë ta përsërisë/ Edhe n`shkofsha nga kjo botë/ Një jetë tjetër për ty nis”, (faqe 31). Këtë fenomen e ka vërejtur edhe poeti e kritiku Nexhat Rexha i cili mendon se “pritja karakterizon ankthin e dridhjeve në momentet e shkrirjeve nëpër të gjitha fijet e flokut të të dashuruarve”, ku “çastet trazuese kërkojnë amshimin e rrezeve të jetës, gjithnjë në kërkim të kësaj pritjeje si lajtmotiv në mes dashurisë dhe xhelozisë”. Me një fjalëpoezia e Qëndresë Shalës“konsiston në vargun e shkurtër, me një narracioni të lehtë poetik. Ajo krijon poezi për brezin që i përket për të sfiduar në përditshmërinë tonë triviale”, ka thënë për këtë poezi Hasan Bunjaku.

Në këto rrethana, ne mendojmë se nuk është faktor vendimtar për vetëdijesim vetëm fenomeni i dashurisë, as durimet e gjata (si tematikë) për puthjet emocionale, të cilat duken si kurorëzim, si materializim i një koncepti figurativ. Në këtë rast më shumë duket si përshkrim i saktë i realitetit të gjithëmbarshëm ku fenomeni i durimit dhe shpresës se “do të bëhet mirë?!”, ka ndikuar dukshëm edhe tek elementi poetik që bëhet fjalë, për besimin në dikë, për përgjegjësinë e fjalës së dhënë, për fjalën dhe premtimin e papeshuar “nëpër vargjet e saj” ashtu siç është shprehur edhe Adem Salihu, i cili mendon se “ajo ka shprehur bukur ndjenjën e saj përmes lirikave dhe krahasimeve të ndryshme”, të cilat i trajton karakteret duke i perceptuar nën prizmin e një dashurie, madje aty këtu duket se ka kallje, dalldisje dhe miklime të shumta në njërën anë, kurse në anën tjetër duke i pasqyruar edhe të kundërtat e këtyre proceseve që ilustrohen me pritjen, me dyshimin, me xhelozinë ajo ka arritur me sukses të bëhet mëkuese e shëruese, pasi veset i miklon me shpresën dhe ngadhënjimin.

Nëse poezitë i shohim nga ky prizëm, duket sikur elementet e dyshimit, dështimit dhe ngecjes kanë për bazë zhvillimet sociopolitike, sociokulturore të një shoqërie si tërsi etnokulturore, ndërsa elementi figurativ që ndeshët në poezinë e këtij libri janë sforcime që trajtohen si fenomen poliedrik, tamam ashtu siç është jeta me dallgët që të përplasin gjithandej. Këtë mendim figurativ, na e s’forcon më shumë poezia “MË PYESIN”, në të cilën ajo shprehet:

 

Më pyesin miq

dhe të tjerë kureshtarë

ku e ke atë të dashur

si nuk ta kemi parë…

Poezia: MË PYESIN, faqe 50.

Nga kjo poezi mund të besohet për dashuri të papërcaktuar dhe disa dyshime të tjera poetike që i paska ngritur autorja, për vuajtje e pritje të gjata, por jo për kompliksiteti lirik që të krijon përshtypjen e trillimit erotik. Por, poetesha figurativisht më shumë e prezanton realitetin përjetues me të gjitha kompleksitet e saj. Qëndresë Shala, duke i parë këto fenomene dhe zhvillime nën prizmin e lirikës dhe erotikës poetike e ka krijuar mozaikun letrar si peizazh natyror mbi të cilin gërshetohen bukuritë e shumta të cilat kundrohen fenomenet natyrore, një lloj diskursi idilik, diçka në mes përjetimit emocional dhe sentencave artistike.

E gjithë poezia e kësaj përmbledhjeje është një imagjinatë e kundruar mbi obsesionin idilik, një lloj idiolatrie që ka krijuar harmoni mjaftë të mirë dhe mënyrë të realizuar në vargun poetik.

Thirrja e Ambasadorit William Walker: Punoni për kauzën që bashkon të gjithë shqiptarët

0

 

Javën që kaloi pata nderin të merrja pjesë si i ftuar në aktivitetin e “Akademisë përkujtimore në 66 Vjetorin e Ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Heroit të Kombit, Adem Jashari dhe 109 Vjetorin e Pavaresisë së Shqipërisë.” Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Shqiparo-Amerikane “Skenderbej” Inc., dhe Shkolla Shqipe “Alba Life”, të dyja me qëndër në Nju Jork, si dhe në online. I ftuar i posaçëm në këtë tubim ishte edhe ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, William Walker, ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cilierdhi enkas nga Washingtoni për të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe për të përshëndetur, me këtë rast, komunitetin shqiptaro-amerikan në sallën “Illyria” të siguruar nga politikani shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj, pikërisht për aktivitete të tilla dhe të tjera, në lagjen Bronx, New York.

“Me të kthyer në Prishtinë, Ambasadori Walker i njoftoi botës të vërtetën mbi masakrën e Reçakut dhe për krimet që po bënte regjimi kriminal i Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës.”

Ambasadori Walker, si mik amerikan i dalluar i kombit shqiptar, vazhdimisht dhe shpesh merr pjesë në organizime të ndryshme të komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara , ndërsa ndjek me kujdes edhe ngjarjet politike në Kosovë, Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Përendimor.  Thonë se miku i mirë dallohet në ditë të vështirë. Për shqiptarët e Kosovës, nuk kishte më mik të mirë atë ditë të vështirë të Janarit 1999, se Ambasadorin William Walker i vendosur në atë kohë në Prishtinë, në krye tëMisionit verifikues të OSBE-së në Kosovë.  Zot ruajna të kishte qenë ndonjë tjetër shef i këtij misioni, nga ndonjë vend tjetër anëtar i OSBE-së në atë detyrë kritike për atë kohë në Kosovë, si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së. Por ishte amerikani William Walker, të cilit nuk i trembej syri as nuk kishte frikë nga kriminelët e Millosheviçit.  Me të dëgjuar se diçka e tmershme kishte ndodhur në Reçak, me 22 Janar 1999 në një ditë e ftohtë e dimrit në Kosovë , ai niset nga Prishtina për të parë dhe për të qenë vetë dëshmitar i asaj masakre në Reçak.  Me të kthyer në Prishtinë, Ambasadori Walker i njoftoi botës të vërtetën mbi masakrën e Reçakutdhe për krimet që po bënte regjimi kriminal i Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës. Ishte ky një alarm i Z. Walker që më në fund bindi edhe ata skeptikë ndërkombëtarë të cilët minimizonin krimet e terroriste serbe në Kosovë, se çfarë po ndodhte vërtetë në atë vend. Ambasadori Walker vazhdoi të shërbente si dëshmitar duke folur të vërtetën e krimeve që po ndodhnin në Kosovë,një dëshmi që më në fund bindi botën se diçka duhej bërë për të ndaluar para se të ishte tepër vonë një gjenocid të vërtetë në Kosovë nga forcat terroriste të policisë dhe ushtrisë serbe kundër popullsisë së pafajshme dhe të pa armatosur shqiptare.Në të vërtetë, apeli i tij tronditës pasmasakrës që kishte parë, ishte një thirrje drejtuar botës për një ndërhyrje ushtarake të fortë kundër Serbisë, me qëllim për të shpëtuar nga zhdukja një popull të vogël dhe të pambrojtur.


Qemal Zylo duke i dorëzuar Amb. Walker Çmimin e Mirënjohjes

Sot, 22 vjet më vonë, miku i shqiptarëve, i Kosovës dhe i Shqipërisëdekada pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës ,Ambasadori William Walker ka një shqetësim dhe një thirrje tjetër për fatin e shqiptarëve. Por kësaj radhe, mesazhi i tij nuk i drejtohet botës së huaj për të shpëtuar shqiptarët nga ndonjë gjenocid i mundshëm, por u bën thirrje vetë shqiptarëve dhe liderve të tyre që të kujdesën, mbi të gjitha, për interesin kombëtar. Kësaj klase politike, deri më sot, siç e kam thënë shpesh është kryesisht e dështuar anë e mbanë trojeve arbërore, e cila me sjelljet e saja po çudit botën dhe po zhgënjen shqiptarët me keq-qeverisjen, korrupsionin e thellë dhe mungesën e shtetit ligjor, duke i detyruar shqiptarët të braktisin trojet e veta, në kërkim të një jete më të mirë dhe më të drejtë.Ambasadori Walker u tha të pranishëmve në tubimin e Nju Jorkut se ndihej shumë i kënaqur që sheh aq shumë shqiptarë, nga të gjitha trojet të mbledhur së bashku“për kauzën shqiptare…jo për kauzën e Shqipërisë, jo për kauzën e Kosovës, por për kauzën që unë mendoj se bashkon të gjithë shqiptarët”, theksoi ish-diplomati amerikan.Ambasadori Walker tha se ka probleme anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilat sipas tij, “mund të përkeqësohen, para se të përmirësohen”.

Shqipëria ka probleme, Kosova ka probleme, shqiptarët e Maqedonisë përballen me probleme. Problemet, shtoi Ambasadori Walker, janë të natyrës politike, breznish që përçajnë popullin, probleme të llojllojshme që ndajnë e përçajnë trojet shqiptare, e si përfundim edhe diasporën.  “Është diskurajues fakti”, tha ai, “që Kosova nuk është e bashkuar ashtuqë (aktorët politikë) të mund të bisedojnë së bashku për të zgjidhur ndryshimet që ekzistojnë midis tyre”. E njëjta gjë ndodh edhe në diasporë, shtoi Z. Walker.“Unë njoh shqiptarë që unë i respektoj”, shtoi ai”, e të cilët mbështesin Edi Ramën, Sali Berishën ose ndonjë tjetër parti politike. Dhe përsa i përket Kosovës, kur takoj shqiptarë nga Kosova, nuk më duhet më shumë se një minutë për të zbuluar se cilës parti i përkasin, LDK-së, PDK-së, AAK-së.  Këto gjëra”, tha Ambasadori Walker, “tentojnë të ndajnë e përçajnë edhe diasporën aq sa përçajnë edhe trojet shqiptare.  Z. Walker tha se ka shpresë se diaspora do të mund të japë një kontribut më të madh për të ndihmuar, eventualisht në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve. “Përçarjet janë aq të thella, problemet janë aq të mëdha, sa që unë nuk shoh asnjë person dhe asnjë parti politike në asnjë prej trojeve shqiptare që mund të përballet me problemet ekzistuese, në përpjekje për t’i zgjidhur ato. Por nga ana tjetër, theksoi ai, “Diaspora, e cila posedon talente dhe breze të reja që kanë mundësi arsimi, që prindërit e tyre nuk i kanë pasur, nëqoftëse ata bashkojnë forcat do mund të shihni marrëdhënie më të mira midis diasporës dhe trojeve shqiptare, si dhe përparim drejtë realizimit të objektivave që kanë të gjitha ato troje për të ardhmen e tyre. Ai i bëri thirrje diasporës që të punojë për “kauzën e përgjithshme shqiptare”, jo për një parti politike ose një lider politik.

Siç duket, Ambasadori William Walker e ndjek për sëafërmi situatën dhe zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë dhe si rrjedhim është ashtu siç jemi shumë prej nesh, përfshirë edhe autorin e këtyre rreshtave modestë, tepër i shqetësuar, për të mos thënë të alarmuar me situatën aktuale konfliktuale politike dhe krejtësisht shpërfillësendaj rreziqeve politike, ekonomike dhe kombëtare në përgjithësi, përball të cilave gjënden sot shqiptarët, anë e mbanë trojevearbërore.

“Aktual mbetet paralajmërimi që At Gjergj Fishta pothuaj 100-vjet më parë, ia ka drejtuar klasës së atëherëshme politike shqiptare . Rreziku i përbrendshëm në kohën e Fishtës ishin “vagabondët, sallahanët, të shiturit”, ndërsa sot, jo fort ndryshe nga atëherë, janë liderët autoritarë modern, të korruptuarit, përfshirë politikanët në nivelet më të larta, trafikantët, dhe pazarxhinjtë e trojeve”

Në fjalën e tij para 250-300 shqiptaro-amerikanëve, të cilët ishin mbledhur fund javën e kaluar në sallën e re “Illyria” në Nju Jork, ku pata nderin dhe privilegjin të isha i ftuar edhe unë, për të kujtuar Heroin Legjendar Adem Jashari në 66-vjetorin e ditëlindjes së tij dhe për të festuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,Ambasadori Walker u bëri thirrje shqiptarëve kudo gjenden dhe sidomos liderëve politikë shqiptarë  që të vendosin mbi gjithçka tjetër, interesat kombëtare. Apeli i drejtë për drejtë i një miku të shqiptarëve, i cili ia do të mirën Kombit shqiptar, jo vetëm në një ditë të vështirë, por gjithmonë, u bëri thirrje shqiptarëve dhe liderve shqiptarë duke iu drejtuar, pak a shumë me këto fjalë:Vendosni kombin tuaj mbi egot tuaja, mbi interesat politike, mbi liderët politikë. Promovoni interesin dhe komunitetin shqiptar kudo në botë. Unë sot jam këtu për ta bërë këtë,tha Z .Walker.

Për ata që kanë vesh për të dëgjuar dhe sy për të parë, duke marrë parasysh gjëndjen aktuale brenda dy shteteve shqiptare si dhe marrëdhëniet ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, nuk besoj se ka këshillë më të mirë për klasën politike konfliktuale shqiptare, anë e mbanë trojeve arbërore, sidomos në këtë javë të pavarësisë së Shqipërisë, nga një mik i madh i Kombit Shqiptar, siç është Ambasadori William Walker. I cili po të mos kishte pasur guximin të shkonte në Reçak at ditë të Janarit 1999, nuk di si të qëndronin punët sot me Kosovën dhe me të drejtat e shqiptarëve në trojet dardane, në përgjithësi.

“Sot, 22 vjet më vonë, miku i shqiptarëve 
Walker:  Thirrje diasporës që të punojë për “kauzën e përgjithshme shqiptare”, jo për një parti politike ose një lider politik”

Të shtunën që kaloi, Ambasadori William Walker nuk foli për ndonjë rrezik që u kërcënohet sot shqiptarëve nga të huajt, por si njëvërejtës i gjëndjes aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, m’u duk sikur ai paralajmëroi shqiptarët që të kenë kujdes nga rreziku i përbrendshëm nga konfliktet dhe grindjet politike ndër-partiake dhe mosmarrëveshjet ndër-shtetërore Shqipëri-Kosovë dhe midis liderve të tyre. Është ky një paralajmërim që, At Gjergj Fishta pothuaj 100-vjet më parë, ia ka drejtuar klasës së atëherëshme politike shqiptare,mbi rrezikun e përbrendshëm, që sipas tij i kanosej Shqipërisë dhe shqiptarëve. Paralajmërimi i Fishtës, thënë me fjalë tjera nga Ambasadori William Walker, për të përshkruar aktualitetin e sotëm politikë në botën shqiptare është aktual për politikën e sotme dhe përballë rreziqeve me të cilat po përballen sot Shqipëria dhe Kosova.“Rreziku i përbrendshëm”,në kohën e Fishtës ishin “vagabondët, sallahanët, të shiturit”, ndërsa sot, jo fort ndryshe nga atëherë, janë liderët autoritarë modernë, pretendues të pushtetit,  të korruptuarit, përfshirë politikanët në nivelet më të larta, trafikantët, dhe pazarxhinjtë e trojeve. “Kombi s’do rrejtë! Kombit i duhen çelë sytë!”

Ambasadori William Walker për shumicën e shqiptarëve kudo, ka lënë gjurmë të thella dhe vulë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe dhe të mbarë Kombit shqiptar, prandaj fjalëve të tija duhet t’u vihet vesh.Interesat kombëtare mbi të gjitha, porositi ai,në këtë javë të pavarësisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve!Porositi miku i shqiptarëve, në një tubimtë shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, në kujtim të Adem Jasharit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Të atij Adem Jasharit, i cili vendosi mbi të gjitha, interesat kombëtare të Shqiptarisë dhe të Kosovës ,duke sakrifikuarpër to çdo gjë të shenjtë në jetën e tij, përfshirë familjen. Nepërmjet fjalëve të William Walker drejtuar shqiptarëve të Nju Jork-ut të shtunën që kaloi, edhe Komandanti legjendar Adem Jashari u bëri thirrje shqiptarëve kudo dhe sidomos liderëve të tyre aktualë,që të nderojnë, të respektojnë dhe të kujtojnë sakrificat e tij, të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri e demokraci, dukevendosur kombin mbi egot tuaja, mbi interesat politike dhe mbi liderët tuaj aktual politikë, sidomos, në këtë kohë mjaft kritike për mbarë kombin shqiptar.

“Kosova – Kosovo” është emër sllav, por jo serb

3

Fahri Xharra, Gjakovë

Origjina e emrit Kosovë, një dëshirë për të spjeguar të vërtetën e këtij emri lindi nga lajmi që i gëzoi shqiptarët, kur Daciqi tha se emri Kosovo është “ serbisht” dhe që vendi i ynë duhet të quhet Dardani. Ai foli me gjuhen e tij diplomatike , gjuhë nga cila duhet pasur frikë. Shumë më e gjerë se pjesa ku tash shtrihet Kosova, Dardania e dikurshme arrinte deri në Nish në veri, duke ardhur deri në Shkup, në lindje kishte lumenjtë Morava e Varadari kurse në perëndim malet e Autoariatëve.
Mirëpo në shekullin e parë, para erës së re, kjo hapësire gjeografike bie nën sundimin romak, duke e bërë Dardaninë, provincë romake.
Pra kjo trevë ka një histori të begatshme që nga koha antike, mirëpo që me kalimin e kohës, nga ai rajon aq i gjerë, tkurret në kufijtë e një shteti që sot njihet me emrin Kosovë.
Por si rrodhi që nga emri “Dardani” kjo pjesë tanimë, të njihet me emrin “Kosovë”?
Më habitën historianët kur emrin Kosovë e nxorën me origjinë ilire.
A mund të ketë origjinë ilire ky emër? Jo dhe jo ! Nuk ka lidhje as me ilirishten e as me shqipen sa do e lashtë që të jetë ajo.
Gabimi më i madhi i shqiptarëve është kur për çdo imtësi sallave tek ne apo në tokat shqiptare në përgjithësi thonë që rrjedhë nga serbishtja. Historianet po e bëjnë ose po e pranojnë “historinë “ serbe që ata janë shumë herët tek ne dhe nuk po kthjellohen që asaj po i bëjnë një sherbim të madh.
Serbët janë shumë të vonshëm në tokat tona.
Dihet ditur që vetë sllavët ( jo serbët ) kanë ardhur së pari me krijimin e shtetit të Bullgarisë, në fund të shekullit të 9-të

Ne duhet të dimë që Bullgaria sllave ( dhe Turkoike ) ka sundur në dokat tona mbi 200 vjet. nga viti 1186 – 1393 (Carstvo je opstalo od 1186. do 1393. a najveći uspon i širenje doživjelo je pod vlašću cara Ivana Asena I ), dhe të gjitha studimet tregojnë se ata i sllaviziun gati të gjithë emrat në tokat tona

Ne duhet të dimë që sllavizimin e emrave të fshatrave, qyteteve, maleve dhe lumenjve dhe disa fjalëve tona e kryen bullgarët brenda 200 vjetëve. Koha e Borisit me pagëzimin e tij pasoi me ardhje të rusëve, të cilët së bashku me ndihmën e Bizantit u munduan të sllavizojnë çka ishte e mundur.
Vetëm një shembull : Duhet të shpjegohet jo vetëm neve, por edhe serbëve që emrat sllavë që i kemi nuk janë emra serbë. Serbët janë shumë të vonëshëm këndej pari. Të gjitha emrat sllavë janë nga sllavishtja e vjetër – ajo bullgare. Bullgaria është shteti i parë sllav në Ballkan. Bullgarët ashtu si ishin u konvertuan ne të krishterë në shekullin IX nga Bizanti Emrat sllav nuk guxojnë të përkthen direkt nga sllavishtja, se humbet origjinaliteti shqiptar i tyre
Vetëm një shembull i thjeshtë, fshati Gjurakovc iu shqiptërua me Gurrakoc.
E vërteta është që fshati duhet të kete pasur emrin Gjuraj, dhe me ardhjen e sllavëve u bë Gjurakovac.
E kemi fshatin Osek ( afër Gjakovës ), nuk dimë se si ishte emri i parë, por duhet të dimë që sllavët e kanë gjetur një emër të ngjashëm dhe ja Osek. Në sllavishten e vjetër Osek i thonë baticës së detit. Mund ta përkthejmë ? Jo.
Fshati Baran afër Pejës Baran , në serbishte nuk ka kuptim por në sllavishten e vjetër është Dash.
Pse Capit i themi “ Përq”? a ka kuptim në serbisht, jo. Nuk është as fjalë serbe, por sllavo bullgare. ( I vjen dikujt era përq – thuhet , i vjen era CJAP )
Afër Gjakovës është fshati “ Shishman “ , si ta përkthejmë kur ai ishte emri Carit Bullgar Shishmanit

Pra, akademive, nëse duan t’i shpejtojnë gjërat në albanizimin e emrave sllavë iu del një punë serioze në një angazhim të tillë.
Emri Kosova ka lindur në kohën e Bullgarisë së shek 11-14 .
Ku duhet të jetë i përafërt me ndonjë emër të ngjashëm në shqip, sepse “amselfeld ‘ ose “fusha e mëllenjava” nuk ka mundësi të emri i dikurshëm i Kosovës.

Kosovo, emra qytetesh dhe katundesh janë me qindra në shtetet sllave duke filluar nga Rusia e këndej
Ardi Kule në shkrimin e tij “ Emërtime të vendbanimeve në Shqipëri dhe kuptimet e tyre : “Vendbanimet me prapashtesat -an, -anë, -ani, -in, (-anum, -anium) (italisht -ano) dhe -isht/-ishta (-ista/istum) janë latine dhe ndodhen vetëm në territoret shqiptare në Ballkan (ose fare pranë tyre) dhe në Rumani. Në vendet e tjera sllave ku nuk ka shqiptarë, nuk ka vendbanime me prapashtesën -isht, -ishta, -an, -ani. Edhe pse ndonjëherë këto emërtime mund të kenë rrënjën e fjalës sllave, prapashtesa latine tregon se janë vendosur nga një grup etno-linguistik tjetër me traditë romake-bizantine. Më poshtë kam paraqitur listën e toponimeve jo shqipe të vendbanimeve në Shqipëri dhe shpjegimin e tyre në gjuhët përkatëse:
Shpeh herë, kur them “sllavishte e vjetër” nënkuptoj bullgarishten e vjetër. Në Shqipëri, vërejmë se shumica dërrmuese, në mos të gjitha toponimet sllave, i përkasin valës së parë sllave, d.m.th. janë në bullgarishten e vjetër, dhe jo në serbisht.

Ndërsa në Kosovë vërehen disa fenomene të tjerë shumë të rëndësishme për studimin e historisë së shqiptarëve. Në shumë raste kur emërtimi i vendbanimit është në gjuhën sllave, shqiptarët dhe serbët përdorin variante të ndryshme të së njëjtës fjalë. Kështu shqiptarët përdorin variantin më të lashtë të bullgarishtes së vjetër, ndërsa serbët përdorin variantin e ri të fjalës në serbisht. P.sh. emërtimi Suharekë (suha reka – lum i thatë) që përdorin shqiptarët (në bullgarishten e vjetër) është më i lashtë se varianti Suva Reka që përdorin serbët në serbisht. Po ashtu edhe për emërtimin Suhodoll (suho dol – fushë e thatë) që përdorin shqiptarët është varianti i bullgarishtes së vjetër, ndërsa serbët përdorin variantin e ri serbisht Suvi Do. Emërtim tjetër është edhe Dobërdoll (fushë e mirë) vs Dobri Do, Strellc (стрелац-shigjetar) vs Streoc, etj.

Një tjetër mënyrë se si dallohen emërtimet e përdorura nga shqiptarët përkundrejt atyre të përdorura nga serbët është prapashtesa -vac dhe -vec/-evc/-ovc/-ec/-oc. Ndërkohë që serbët përdorin pëgjithësisht prapashtesën serbe -vac, shqiptarët përdorin prapashtesën bullgare -vec, ose -evc/-ovc ose variantet e shqiptarizuara të saj -ec/-oc. Kështu, varianti serb Orahovac, në shqip bëhet Rahovec, Brestovac – Brestovc, Drenovac vs Drenoc, etj.
Ka raste kur serbët gjithashtu përdorin prapashtesën bullgare dhe kjo ndodh kryesisht në Kosovën lindore, ndërsa shqiptarët përdorin prapashtesën serbe dhe kjo ndodh kryesisht në Kosovën perëndimore.
Gjithashtu, prapapshtesa -ovo, nuk është prapashtesë serbe por bullgare. Po të vërejmë hartën e Ballkanit me kujdes do të vëmë re se vendbanimet me prapashtesën -ovo gjenden kryekëput në territoret e banuara nga sllavo-maqedonasit dhe bullgarët, ose në territore të cilat kanë qenë nën sundimin e perandorisë bullgare në Shqipëri, Kosovë e Serbi. Është interesante fakti se më shumë vendbanime me prapashtesën -ovo (-ovë në shqip) ka në Shqipëri e Kosovë se sa në Serbi, Mal të Zi, Kroaci e Bosnje bashkë.

Pra emërtimi Kosovë (Kosovo) në fakt nuk është serb por bullgar.

Me 23.11.2021

Intervistë e përfytyruar me Faik Konicën

0

Shpendi Topollaj, Durrës

Intervistë e përfytyruar me Faik Konicën
(titulli i vënë nga unë- B.S)

– Faik be! Nuk dua të bisedoj me ju si shkrimtar, se ndihem keq, por lejomë të flasim si kolonjarë, pasi origjina ime është nga Novosela.
– Ore! Mos je ai oficeri që i ke thënë njëherë Skënder Luarasit se Kolonja ka bërë për Shqipërinë atë që bëri Skënderbeu për Evropën?
– Po. Dhe ai u kënaq shumë, por shtoi: Ah! Sikur këto fjalë t`i thosh dikush që nuk është nga Kolonja.
– Mirë paska thënë. Pas shekullit të XV – të në Konicë vërshuan shumë nga Kolonja, Leskoviku dhe Frashëri si punëtorë bujqësie. Aty ka qenë edhe shtëpia e Hankos, nënës së Ali Pashait. Në gjithë shekullin e XIX – të e deri nga fillimi i të XX – it në teqenë e Konicës, zhvillohej fshehtazi një veprimtari kulturore që nxiste dashurinë për atdhe dhe urrejtje ndaj sundimit osman. Shumica e popullit musliman, kur u bë shkëmbimi i vitit 1923 u larguan. Janë dhe dy fshatra të tjerë Korsacka dhe Pilkati që është i banuar nga shqiptarët ortodoksë. Greku ka punuar shumë për t`i asimiluar dhe deri diku ja ka arritur. Nuk e harroj Vojdomatin, lumin që merr rrugë nga Pindi…
– Më 3 janar të vitit 1899 tek “Albania” keni shkruar se: “Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm: një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë”. A nuk u duket se edhe tani pas 122 vjetësh këto fjalë mbeten aktuale?
– Më shumë se aktuale, pasi ne kemi përvojë jo të vogël dhe nuk na falet të mbetemi ende të tillë. Duhet të kishim nxjerrë mësime nga historia jonë të paktën. A nuk ka qenë e mjaftueshme “miqësia” me italianët, jugosllavët, rusët e kinezët?
– Ashtu është. Ju dikur keni shkruar për këtë dhe keni thënë diçka të pamohueshme: “Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t`i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka parë për të egër e për të humbur”. Paradoks apo jo; kur të parët e tyre…
– Ishin shpellarë thuaj. Ata çuditërisht edhe sot, ashtu pak a shumë na konsiderojnë. Natyrisht që bota ka ndryshuar shumë dhe Shqipëria nuk është ajo e një shekulli më parë, por kançeleritë evropiane asnjëherë nuk morën mundimin të ndreqin me kurajë gabimet e gjyshërve të tyre që e trajtuan Shqipërinë si plaçkë tregu. Na kanë lënë të ndarë në disa shtete dhe nuk e kuptoj frikën a ligësinë e pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Kjo është jashtë çdo dyshimi një vepër mizore, por ama edhe politikanët tanë i ke parë ndonjëherë të prononcohen për këtë? Sikur kanë turp, sikur druhen, sikur mendojnë se do t`i quajnë shqiptaro – mëdhenj a nacionalistë. Ose, ose, si prishës të ekuilibrave në Ballkan. Nuk thosh më kot Bismarku se “Politika prish karakterin”. Serbit e grekut nuk duan t`ia prishin qetësinë. Kanë politikat e tyre dhe nuk i dihet asnjëherë se ku i del tymi.
– Dhe nuk është vetëm kjo. Ata këtu në emër të traktateve po bëjnë ligjin. Del një zyrtar i huaj a ambasador dhe fjala e tij është fjala e Zotit. Po shteti a duhet të ketë një dinjitet, një sovranitet fundja.
– Jo, fundja, a duhet të ketë një reciprocitet në marrëdhëniet me të tjerët. Duhet ta dish se unë studimet e larta në vazhdim i kam kryer në Universitetin e Harvardit në SH.B.A. Atje kam kryer dhe detyrën e ambasadorit të vendit tonë. Shqipërinë e varfër dhe të vogël, thuajse nuk e njihnin fare, por mua më vunë në krye të të gjithë ambasadorëve të tjerë: kam qenë Dekan i Ambasadorëve. Por edhe ambasadorët amerikanë te ne, si ai i pari Ulysses Grant Smith që erdhi në 22 shtator 1922, si Charles Hart që e pasoi në 1925, asnjëherë nuk i imponoheshin qeverisë tonë. Model i një ambasadori plot dije dhe mik i madh i shqiptarëve, një njeri që i dinte mirë se deri ku shkonin detyrat e tij qe Herman Bernstein të cilin e kam pasur mik besnik. Ai mbajti qëndrimin dashamirës ndaj popullit tonë dhe shprehte admirim për mbretin Zogu i Parë. Madje, ai kishte shumë konsideratë për të, dhe jo si unë që e pata sharë, dhe kudo që shkoi i mbronte si askush interesat tona. Dha kontribute sidomos për arsimin dhe e donte megjithë shpirt përparimin e kombit tonë. Megjithë këtë, italianët e shihin me dyshim veprimtarinë mëse normale të tij. Më kujtohet sesi një herë ambasadori italian në Washington, Augusto Rosso mbaj mend se quhej, i shkruante Romës se më duket se ambasadori amerikan i tejkalon kufijtë e detyrës së vëzhguesit, për të hyrë në atë të këshilltarit politik e promovuesit, edhe në fusha të tjera. Dhe vazhdonte: “Çfarë do të mendonte Washingtoni sikur një Ministër italian, në vende si Kuba ose Nikaragua të fillonte të bënte “politikë aktive”. Në analizat e tij brilante ai kujton me neveri se Shqipërinë e kanë pas njohur me emrin “Toka e harruar e Evropës” dhe bënte thirrje për investime dhe turistë në “Cepin e fundit të pazbuluar të Evropës”. Por është për të ardhur keq kur sheh se pak a shumë vendin tonë e kanë harruar edhe sot. Ose më drejtë, e shohin si koloni të tyren. Si mund të japë urdhra një ambasador, sikur të ishte guvernator, tamam si Francesko Jakomoni gjatë pushtimit fashist. Kam dëgjuar se shumë shkojnë e kërkojnë zgjidhje të problemeve që kanë në ambasadën amerikane. Gabim, shumë gabim. I shkruajnë asaj për ç`do hall që kanë. Ku ka ngjarë kjo? Frenat janë lëshuar deri atje sa edhe drejtësinë po e komandojnë ata. Jemi miq, u duam shumë, ndofta më shumë se kushdo, por jo deri këtu. Pastaj, kanë të drejtë edhe të tallen, se faji yni është.
– Po ajo loja me “Persona non grata” si u duket Faik be?
– Mirë e the; loja. E do shqip: nuk ka më keq. Lojë e pandershme me shqiptarët. Askujt nuk i duhet se ç`bëjnë vetë shqiptarët me këdo, qofshin këta dhe liderë, se kështu po i quani ju ata tani. Kush ka faj, le të marrë atë që i takon nga populli i tij, po qe se e meriton. E jo të themi: e di ai babai atje larg. Këtu mesa di unë ka voluntarizëm, për të mos thënë arbitraritet. E si mund të ndërmarrë dikush, kushdo qoftë ai, në atë vend demokratik, një veprim të tillë? Për të përkrahur palën tjetër, apo për të futur ngatërresa. Mjaft të tilla kemi. Ju e dini mirë se shpallja “non grata” e një njeriu me reputacion gjatë përmbysjes së komunizmit dhe viteve të demokracisë, nuk kalon lehtë. Të paktën gjysma e popullit e vlerëson lart atë dhe nuk mund të pranojë që ai të poshtërohet pa fakte. Merret edhe si shpallje lufte ndaj forcës politike që ai ka përfaqësuar. Dhe luhet me djallëzi lehtësisht të kuptueshme, kur thuhet se ne nuk japim fakte, por kemi opinione nga çfarë thonë gazetat e ku di unë. Pra nga thashethemet. Ai për shumicën e shqiptarëve ka qenë simboli i orientimit nga miqësia me SH.B.A. Ju ndofta nuk e dini se sa drejtues të lartë të partisë komuniste dhe punonjës sigurimi kanë marrë shtetësinë amerikane. Kjo të çorodit dhe nuk ke sesi t`u shmangesh shumë pyetjeve.
– Ju keni thënë se “Liria është të jetë njeriu zot i vetvetes, pa ndonjë urdhërues mbi kokë”. I qëndroni kësaj mesa duket edhe tani. Unë desha t`u sjell në kujtesë vitin 1964, kur Presidenti i Pakistanit Muhamed Ajub Khan, dhjetë vjet para se të vdiste thosh: “Me qenë mik i SH.B.A. – së është e rrezikshme, me qenë me ta neutral është me interes, kurse me qenë armik me ta, nga një herë është e dobishme”. Dimë ç`është bërë në shumë vende të botës, ku ata kanë pasur interesa. Po ne u kemi hapur dyert deri bazave ushtarake të tyre dhe i quajmë seriozisht aleatë strategjikë…
– Ndofta nuk e ke dëgjuar, por e di se ç`ka thënë vetë Presidenti Ronald Reagan për politikën? E ka quajtur profesionin e dytë më të vjetër në botë dhe se tani po ndërgjegjësohem se i ngjan më shumë të parit. Por më pyete në i qëndroj asaj thënies për lirinë e njeriut. Po të përgjigjem që i qëndroj gjithçkaje kam thënë në këtë drejtim. Më kujtohet se kam shkruar edhe një vjershë për këtë.
– Lejomëni t`u them nja dy strofa: “E në vend tuaj të rroni / Si të doni e si të thoni!”
– “Nuk ju lanë as pakë nderë / Q`e keni pasur përherë”.
– Ç`doni të thoni Faik be?
– Ti o kolonjar e kupton fare mirë. Shqipëria duhej të qe në B. E. para shumë vendeve të tjera. Vuajti ajo gati gjysmë shekulli nën çizmen komuniste. Gjithmonë e ka dashur Perëndimin dhe i ka qenë mirënjohës si askush SH.B.A. Ka qenë Amerika me në krye Presidentin e nderuar Wilson që e shpëtoi nga copëtimi përfundimtar, për të kënaqur orekset e fuqive të mëdha. Pastaj, si mund të mos e vlerësojmë futjen e saj në luftë në krye të forca të N.A.T.O. – s, me falangat barbare sërbe, dhe që në bashkëpunim me gjithë UÇK – në i dhanë fund dhunës më të pashoqe mbi një popull të pafajshëm, pa harruar këtu rolin e rëndësishëm që luajti i ndjeri Ibrahim Rugova me urtësinë dhe mençurinë e tij? Por kjo s`do të thotë që të mbajmë sehir kur ata, që prej tridhjetë vjetësh luajnë si macja me miun me ne: keni bërë përparime, por do t`u vemë dhe ca detyra shtëpie. Ka një kufi çdo gjë, siç ka një kufi edhe durimi e sedra e një populli. Në kuadrin e marrëveshjeve, traktateve apo interesave të përbashkëta, ne me korrektesë i përmbushim zotimet dhe detyrimet tona. Në na quajnë muslimanë, e për këtë nuk na pranojnë, gabojnë rëndë. Unë me kohë e kam thënë se “Shqipëtarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare”.
– Po mos ndofta ende besojnë se ne i kemi sytë nga Lindja? Se edhe kjo mund të ngjasë. A nuk e dinë ata se Rusia mban qëndrimin pro serb në çështjen e ndjeshme të Kosovës. Si mund t`u lëpihemi atyre?
– Ashtu është. Por ama kujtdo i duhet bërë e qartë, se vendin tonë do ta bëjmë po ne, bijtë edhe bijat e tij. Ajo thënia e Euripidit, atij poetit nga Salamina, se ty të pëlqejnë këta, vlen edhe për ne shqiptarët: “O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut”. Ti e sheh vetë; unë kam 79 vjet që kam vdekur dhe përsëri ngrihem nga varri për të thënë dy fjalë për vendin tim.
– Po, keni deklaruar se “Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t`i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes (shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin). Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë”. Lejomë tani Faik be, t`u pyes në i ndiqni zhvillimet letrare te ne? Keni thënë se “Qytetaria është zbukurimi i mendjes dhe e flakta dëshirë për lirinë. Le të ecim me hap titani drejt bukurisë së mendimit”.
– Bukur e paskam thënë. Sa për letërsinë, patjetër që e ndjek me shumë dëshirë. Si të mos e ndjek. Po ku ka tjetër rrugë veç kulturës për t`i treguar botës identitetin e atdheut tënd. Në kushtet kur mbrojtja jonë garantohet nga aleatët, pra kur për të buxheti nuk rëndohet, Ministra e Kulturës a si e quani ju, duhet të jetë shumë e rëndësishme. Asaj i duhen dhënë fondet e duhura që të nxisë, të përkrahë dhe promovojë artistët, sportistët e sidomos shkrimtarët. Mua më duket se edhe për ata që shkrinë jetën për ndriçimin e mendjeve, nuk tregohet interesi i duhur. Do t`ua gjejnë se s`bën ndonjë të metë dhe kaq mjafton t`i denigrojnë e t`i harrojnë. Gjithkush ka edhe anët e veta të errëta, madje edhe Hëna. Ti më pyete për letërsinë e sotme. Dëgjo; jam i lumtur që keni fatin e madh të keni një gjeni si Ismail Kadareja. Çdo gjë që ai ka shkruar mban erë Shqipëri e cila identifikohet me të. Keni humbur shumë edhe me ikjen e Dritëroit. Por jeta kështu është. Tani nuk po përmend emra, pasi do më zemërohen ata që nuk i zura me gojë. Se mjaft më janë zemëruar sa qeshë gjallë. Rëndësi ka që sot bëhet një letërsi dinjitoze e cila nuk ka pse të turpërohet para asaj evropiane. E keqja është tjetër kund; lexohet pak. Kjo do parë e do ndrequr.
– Ju Faik be keni shkruar edhe një stigmatë për disa që pak a shumë i keni quajtur kalemxhinj apo ngatrrestarë.
– Jo. Jo, i kam quajtur hyzmeqarë të penës.
– Po, këta hyzmeqarë të pendës i quani se ushtrojnë zanatin e larove të pendës. Mendoni se edhe sot ka të tillë?
– Si nuk paska. Apo nuk i shihni sesi dalin e lehin çdo natë nëpër televizione disa prej tyre. Të zgjuar janë, se i zgjuar është edhe shejtani. Por çorodisin miletin duke mos folur ndershmërisht, por sipas avazit të atyre që i paguajnë. Kjo nuk është gazetari. Faj ka edhe publiku që i beson ata. Irlandezi Oscar Wilde thosh për këtë: “Publiku ka dëshirë të pangopur të mësojë gjithçka, përveç atyre që ia vlen të mësojë. Gazetaria e di këtë dhe, duke pasur ndërgjegje tregtare, kënaq kërkesën”. Ajo që më çudit më shumë është mbrojtja prej servili që i bëjnë qeverisë edhe kur ajo gabon. Të përsëris diçka që e kam thënë një herë? “E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s`qaj dot”.
– Dhe jo vetëm kaq, por ju keni bërë edhe zbërthimin e vesit tonë shekullor që po na ndjek si mallkim edhe në këto kohët moderne: “Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t`i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari”.
– A nuk e pësuam nga dashuria e verbër ndaj Enver Hoxhës. Ai vri e pri, për tekat e tij dhe sigurimin e pushtetit, populli i bënte duart gjak duke e brohoritur. Edhe sot pak a shumë kjo po ngjet. Kapemi pas parti prisit dhe të nxjerrim sytë po e kritikove atë. Nuk kam parë në ndonjë seancë të Parlamentit të diskutohet për doktrina, për ide, për ekonominë e për garantimin e jetës së shtetasve. Vetëm bërtasin, shahen dhe akuzojnë njëri – tjetrin. Deputetë që duhet të merreshin me estrada e jo me politikë. Kurse vetë individi, kur hipën në pushtet, duhet të jetë i drejtë, për të gjithë njësoj dhe jo t`u krijojë favore të vetëve. Kështu do ta duan, respektojnë e ndjekin masat atë me meritë. Besoj e ke lexuar Salustin. Aty jepet një rast proverbial drejtësie ndërsa ai përshkruan momentin kur Tit Manl Torkuati në vitin 430 para erës sonë ekzekutoi të birin, pasi ai theu urdhrin duke dalë nga radhët e ushtrisë për t`u ndeshur me një luftëtar armik. Nga ana tjetër, në asnjë mënyrë drejtuesit nuk duhet të vinë me vota të blera a të falsifikuara. Dhe meqenëse iu referova periudhës romake, e di ti se atje ekzistonte Ligji Kalpurnia sipas të cilit ai që manipulonte votat, përveç se merrte një gjobë të madhe, përjashtohej përjetësisht si nga mundësia e zgjedhjes në detyra shtetërore, ashtu edhe nga senati. Epo të mbetet ende ky problem për ne shqiptarët, sikur nuk shkon.
– I nderuar Faik be. Ju përmendët rastin e ekzekutimit të djalit nga Torkuati për një shembull të madh në një moment vendimtar. Por kjo puna e vrasjeve në Shqipëri sikur është bërë diçka normale. Edhe këtë kishim mangut.
– Po u pyes unë: a nuk u bën përshtypje shpejtësia me të cilën gazetaria njofton publikun për krime. Mbushen faqe gazetash dhe ekrane televizionesh me vrasje, hakmarrje, përdhunime, vjedhje, burgosje, aksidente, grindje e ku di unë, kurse sapo botohet ndonjë libër i ri apo zhvillohet ndonjë veprimtari kulturore, me pak përjashtime, askujt nuk i shkon mendja ta pasqyrojë. Pse ky është roli i mediave? Jo, ata duhet, siç thamë, të ndërgjegjësojnë njerëzit për të mirën e të bukurën. Ata duhet të mbjellin optimizëm e besim në popull. Edhe këtë e kam trajtuar dikur.
– Po. Keni thënë se: “Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten”. Po si do kapërcehet kjo, megjithë se ju e keni dhënë përgjigjen. Jeni shprehur se: “Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; por më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë”.
– E kam thënë në rrethana të tjera. Por është e pafalshme që edhe pas një shekulli të mbesë i pazgjidhur problemi i dashurisë për njëri – tjerin. Ndjenja kombëtare që ka aq rrënjë të forta në zemrat e shqiptarëve, nuk mund të ketë sukses pa këtë bashkim e dashuri vëllazërore.
– Nuk dua t`u lodh më gjatë Faik be, ndaj tani në fund të kësaj bisede veç falenderimit, lejomëni t`u them se nuk jeni treguar aq i rreptë dhe i ashpër në gjykimet tuaja, sa ç`u mbajnë mend. Ju ka zbutur koha?
– Jo, por koha ka sjellë ndryshime. Unë qortoj e bëj vrejtje se dua që atdheu im të zerë vendin që i takon në familjen evropiane, pra të ndreqë patjetër disa gjëra jo aq të vështira për t`u arrirë. Shqiptarët sot, nuk janë ata të kohës time, kur Noli i madh ua vinte në dukje aq bukur mangësitë. Këtu ka djem e vajza të shkolluar nëpër universitete. Drita, rrugë, ndërtime, makina shumë më tepër nga ç`kishin gomerë atëherë, teknologji e sofistikuar ngado, dyqanet plot… Por ende ka vend për përmirësime, për punësime në radhë të parë, rritje të mirëqenies me qëllim që njerëzit të mos e kenë mendjen të largohen rrugëve të botës. Ja, për këto meraqe nuk do të më tresë dheu.
– Nuk do t`u tresë dheu, se ju jeni gjithmonë i gjallë në mendjet dhe zemrat tona. Edhe një herë u faleminderit për kohën që më kushtuat, duke folur si kolonjarë!
– Po. Si shqiptarë.

Perspektiva: Çështjet e identitetit

0
Gafurr Ahmeti dhe Emine Ahmeti

Integrimi është gjithashtu një çështje e brezit. Zvicerano-Kosovaret Emine Ahmeti (25) dhe kushëriri i saj Gafurr Ahmeti (42) tregojnë se çfarë do të thotë për ta origjina dhe përkatësia.

Teksti dhe fotot: Adelina Gashi *

Është kriza klasike e identitetit. Në Kosovë, unë jam zvicerjane. Këtu në Zvicër në shkollë kam qenë gjithmonë një Kosovare. Mendoj se për Gafurr është ndryshe”, thotë Emine Ahmeti me shikim pyetës nga kusheriri i saj. “Zgjohem çdo mëngjes duke dëshiruar të isha një vendlindjen time. Frymë Kosovë”, thotë pa Gafurr Ahmeti pa hezitim.

Jeta e Gafurr-it dhe Emine’s zhvillohet në Zvicër. Ju jetoni dhe punoni këtu. Kjo ishte e parashikuar ndryshe. Familja Ahmeti migroi në fund të viteve 1980 për shkak të mungesës së perspektivës dhe rritjes së shtypjes politike në Kosovë. Kosova, deri më sot vendi më i varfër në Evropë, edhe mbas 20 viteteve pas përfundimit të luftës, vendi udhëhiqet nga institucione të paqëndrueshme dhe një ekonomi e dobët. Në Zvicër, Eminja dhe Gafurri meritojnë një jetë më të mirë.

“Zvicra është shtëpia ime”, thotë Emine. “Por u desh pak kohë të kaloj para se të ndihesha këtu e pranuar” thotë ajo, duke ulur shikimin në tokë me një shprehje dëshpruese në fytyrë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Emine Ahmeti

Eminja rritet në Sissach, ku shkon edhe në shkollë. Ajo kënaqet duke mësuar. Por ka probleme me disa nga shokët e saj të klasës. Si fëmijë, ajo nuk guxonte të fliste për një kohë të gjatë nga frika se mos bënte gabime. “Kisha frikë nga reagimet e fëmijëve të tjerë”. Shpesh ajo ndjen se nuk i përket vërtet komunitetit. Ajo është e vetmja muslimane në klasën e saj. “Nuk u ngacmova, por vazhdova të dëgjoja slogane. Si fëmijë më dhimbte, nuk dija si të ballafaqohesha me këtë situatë”, thotë ajo.

Eminja, me rritjen e saj i kuptoj gjërat.  Në atë kohë, ajo mendoi se ishte më mirë të përshtatej. Dhe nëse kjo do të thoshte të konsumoj mish derri si të gjithë fëmijët e tjerë në kampin e klasës. “Për shkak të fesë sime, në fakt nuk ha mish derri. Por nuk doja të tërhiqja vëmendjen. Prandaj thjesht nuk thashë asgjë dhe hëngra”, kujton ajo. Për Eminen e rëndësishme ishte të jetë pjesmarrëse. Kjo dëshirë përshkon ditët e saj të shkollës. Megjithatë, ajo nuk është e lehtë për të.

Kur në shkollen e mesme trajtohet qështja e iniciativës rreth “Minares” – shpesh përqeshet Eminja nga shokët e tjerë të klasës për besimin e saj. Eminja ulet në bankën e saj në heshtje, duke qarë. Në atë kohë, ajo vendosi ta përsëriste vullnetarisht vitin në mënyrë që të mund të ndryshonte klasën. Ajo është e lodhur duke u ndjerë ndryshe gjatë gjithë kohës. Sot ajo do ballafaqohej ndryshe me situatën. “Me shumë dëshirë do kisha dashur t’u tregoja për kulturën dhe fenë time,” thotë ajo. Por në atë kohë ishte e vështirë për të që të ngrihej për veten e saj.

Sot 25-vjeçarja Eminja është gati të diplomojë në fakultetin pedagogjik dhe është mësuese e shkollës fillore. “Unë dikur mendoja: Se Shqiptaret nuk mund të bëhen Mësuese”. Për një kohë të gjatë Emines i mungonte vetëbesimi. “Nuk guxova të bëja shumë gjëra nga frika se emri im, origjina ime, mund të nënkuptonte disavantazhe për mua”. Ngjarjet e kohës së shkollës e shqetësonin Eminen, por nuk parandaluan në suksesin e saj.

Eminja dëshiron të shihet si një person. Kombësia luan një rol dytësor për të, por në të njëjtën kohë ajo e sheh si përparësi historinë e saj të migrimit: “Unë jam produkt i të dyja kulturave. Ky depërtim ishte i vlefshëm për mua, më rriti vetëvlerësimin dhe gjithashtu më ndihmon të kuptoj më mirë njerëzit e tjerë”, thotë ajo, duke tundur kokën dhe duke i përkdhelur flokët bjonde nga fytyra e saj.

Të përshtatesh, të i përkasësh rrethit, kjo ishte gjithmonë e rëndësishme për Eminen. Megjithatë, sot ajo potencon që gjithashtu mirkuptimi dhe akceptimi nga të tjerët janë si dhe pranimi i mënyrave të tjera të jetës janë po aq pjesë e saj; Njohja e dallimeve dhe në të njëjtën kohë përqendrimi në ngjashmëritë. “Unë mendoj dhe flas gjermanisht. Në Zvicërr ndihem si në shtëpinë time, jo në Kosovë”. Megjithatë, origjina e tyre nuk është diçka që Eminja dëshiron ta fshehë.

“Të gjithë mund të përfitojnë nga shkëmbimi kulturor”

Gafurr Ahmeti

Gafurr Ahmeti nuk e njeh krizën e identitetit që është dashur të kalojë Eminja. Para së gjithash, ai është shqiptar kosovar. “Unë nuk mendoj e as nuk ëndërroj në gjermanisht,” thotë Gafurri.

Kushëriri i Emines ishte shtatëmbëdhjetë vjeç kur erdhi në Sissach nga Kosova në vitin 1996, në Zvicër. Babai i tij, i cili punonte si punëtor mysafir në një kantier ndërtimi në vitet 1980, ka jetuar këtu prej disa vitesh. Gafurri u rrit në Viti, një qytet në Kosovën lindore. Pas shkollës së mesme ai në fakt dëshiroi të studiojë gjuhësi, por asgjë nuk i del. Dëshmia e tij e përfundimit të shkollës nuk u njoh dhe pranuar në Zvicër. Ai mori një rrugë tjetër dhe diplomoi për Kontabilist dhe tani punon si përkthyes dhe këshilltar i sigurimeve. “Në Kosovë m’u grabit liria, për ta formësuar jetën time ashtu siç doja. Isha i kufizuar në veprim”, thotë ai.

E rëndësishme për të në Zvicër është, që ai të qëndrojë pranë origjinës së tij. “Njerëzit shpesh më takonin me mirëkuptim kur u tregoja për Kosovën dhe u shpjegoja se çfarë do të thotë për mua lidhja me atdheun tim”. Gafurri e sheh veten si ndërmjetësues, si bartës i dy kulturave dhe këtë këndvështrim e thotë me bindje. “Unë e shoh këtë si një pasuri për shoqërinë. Në fund të fundit, integrim nuk do të thotë asimilim. Të gjithë mund të përfitojnë nga shkëmbimi kulturor”, thotë ai. Për Gafurrin, integrim do të thotë “të gjesh një rrugë të mesme, të pranojmë njëri-tjetrin në shoqëri pa qenë të detyruar njerëzit të mohojnë vetëvehten”.

Pyetjet e shumta rreth përkatësisë që Eminen e munduan as që e preokupojnë ate. “Unë kam pasaportë zviceriane, këtu është fokusi i jetës sime, por Kosova është Shtëpia ime”, thotë ai me vendosmëri. Lidhja me Kosovën është më e fortë për të sesa për Eminen, e cila ka lindur në Zvicër: “Fëmijërinë dhe rininë time e kam kaluar atje. Këtë nuk mund ta harroj”. Prandaj ai e ndjen si detyrën e tij të Ju tregojë dy djemve të tij nga vijnë.

Brezin e babait tim e preokuponte lufta për egzistencë dhe përkujdesja për familjen. Ata nuk patën kohë të merreshin me identitetin e tyre”. Brezat e rinjë e kanë më të lehtë, beson Gafurri. Ata kanë mundësinë që Gafurri, prindërit e tij dhe të Emines nuk e kishin fare. Për mundësitë, për mbështetjen që morri kur filloi ai fillimin e ri, përkundër mallit që e pushton ndonjëherë për vendlindjen, Gafurri është mirënjohës dhe falenderues shtetit të Zvicrës.

* Adelina Gashi është reportere sociale dhe politike e revistës online Bajour.
   Intervisa e Gafurr + Emine Ahmeti-t për Basel-Landschaft.

  • Dërgoi për publikim, Marjan Sebaj Sopi, gazetar

Asnjë vrasës nuk mund të jetojë i lirë dhe i qetë në shtet, përveç vrasësit e pushtetit!

1
Shkruan: Refiqe R.Hamiti, Prishtinë
KUSH E VRAU XHEMAJL MUSTAFËN ?
Shteti i kurdis vrasjet.
Shteti i zbulon vrasjet.
Shteti i mbulon vrasjet.
Shteti i mbron vrasësit.
Asnjë vrasës nuk mund të marr frym i lirë dhe i qetë në shtet, përveç urdhërdhënsit e pushtetit.
Asnjë vrasës nuk mund të jetojë i lirë dhe i qetë në shtet, përveç vrasësit e pushtetit.
Asnjë vrasës nuk ka mundur të mbijetojë pasi e ka egzekutuar vrasjen .
Kush e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin?
Kush e vrau Xhemajl Mustafën?
Kush e vrau Kolonel Tahir Zemajn?
Kush e vrau Bekim Kastratin?
Kush e vrau Sabahate Tolajn?
Pse edhe sot më 23.11.2021 e përsëris pyetjen :Kush e vrau Xhemajl Mustafen ?
Cilës kategori njerëzore dhe fisnike i takojmë ne, që si popull për shekuj me radhë kemi qenë masha e vëllavrasjes, që s’jemi kërkah, për me kërkue drejtësi,me zbulue drejtësi për më të dashurit tanë, nga vet fakti se lufta e fundit në Kosovë, ka përfundue qe dy dekada dhe njerëzit e mirë na u kanë vra rresht,për pesë vjet të përfundimit të luftës me serbo-çetnikët, që së paku me gjet busullen drejtuese për me ua lehtësue dhimbjen familjarve të Xhemës dhe shumë të vrarve në Kosovë nga atentatet e kurdisura !?
Viktimat më tragjike janë ata që u vranë në mënyrë të heshtur, fshehurazi dhe tinëz, u helmuan nga ushqimi dhe nga pijet, mbeten viktima të pashpallura ndër shqiptari, në të gjitha kohërat e egzistencës së shqiptatizmit.
Vrasjet ,me atentat të përgatitur , e të projektuara nga dora e zgjatur e kriminelëve përbrenda ”kopshtit magjik”,të SHIK dhe policisë , tash na sillen vërdall duke aluduar që koha u vjetrua dhe vrasja e vjetruar duhet të mbetet topsekret i mbyllur për opinjon sepse po të zbulohet vrasja e Xhemës , për disa intelektual dhe elitë e qirrur shqip-shqip,sjell disfatë partishë që ka me i’u zhduk edhe rrënjët e egzistimit,siç nuk egzistojnë as ata që po thonë se ishim thursit dhe qepësit e UÇK.
Gjithmonë kam menduar se :
E vetmja rrugë e vrasjeve që na dërgonte në Kosovë, ishte rruga Serbi- Serbia dhe bashkëpunimi me miqt e ndershëm shqiptar,që ua ka pas qefi shumë parat e fituara mbrenda natës .
Dhe, e vetmja zgjedhje është miqësia , që duhet patjetër të lind në mes serbëve, se disa shqiptarët kurrë nuk janë ndalë së miqësuari, dhe nuk janë ndalë së luturi Serbinë për miqësi.
I vetmi njeri që e di terminologjinë e miqësis, që ka dit, të flasë në emër të Kosovës, për t’ia shpallë miqësin Serbisë, kështu shkreti’shi dhe pakufij, ishte “elita prirëse e ish-ushtrisë sonë” dhe bartësit e emrave foljor që paralajmëronin pranverat e gjelbërta me lule në Kosovë çdo ditë dhe natë duke u përulur më shumë para varreve të serbeve në Kosovë, sesa te varrezat e Jasharajve.
Dilema dhe analiza ime nga ajo se çka kam hulumtuar dhe lexuar qe njëzet e një vjet pas lufte , për vrasjet e njerëzve të mëdhenjë,që ishin të afërmit e Presidentit të moderuar shqiptar Ibrahim Rugovës, më e dhembshmja dhe më e rënda është atentati dhe vrasja e Xhemail Mustafes, njeriut të urt të fjalës tonë shqipe dhe krahut të djathtë të Rugovës. Dhe mos interesimi i krerëve të LDK të kumtojnë vrasësin ,që udhërdhënsi i .Xhemajl Mustafes mbahen enigmë edhe pse krerët e rendit të brenshëm i kishin nga radhët e tyre .
Sot politika dhe rendi i brenshëm heshtin.
Familjarë të të vrarve ,për të afërmit e juaj, mos pushoni të qetë në shtëpit e juaja.
Sepse njerëzit e vrarë nuk pushojnë në varret e tyre, duke e pritur fundin e botës që na bashkon.
Kërkoni me ngulm t’i gjejmë vrasësit e prindërve,vëllezërve dhe motrave të juaja.
Mos i leni të qetë,thyejani qeverinë me derë e dritare, edhe ata kanë thyer .
Nëse qetësia e varrit është më e bukur se jeta, mos e pranoni heshtjen dhe atë bukuri gjersa t’ua gjejnë vrasësit atyre që na i vran në pikë të ditës.
Mos i falni vrasësit tuaj, mos gaboni si predikuesit e fesë.
Vrasësi duhet të dënohet dhe ta drejtojë gishtin, me na i hap sytë,se kush i detytoi me zbraz plumb mbi njerëzit më të zot që i pati kombi ynë!?
As ëndrrat tona, e as ëndrrat e të vdekurve nuk na e tregojnë rrugën kah me shku’ për me mbërri deri te e vërteta dhe dhimbja.
Hapi i juaj hap dosje, zëri i juaj qjerr maska,grushti i juaj rrëzon banda.
Unë boll kam bërtit ,por s’po më dëgjon askush…
PS:
Shteti i zbulon vrasjet.
Shteti i mbulon vrasjet.
Ka qenë në sektorin më të ndjeshëm të shtetit urdhërdhënsi i atentatit mbi Xhemail Mustafen.
Asnjë vrasës nuk mund të jetojë i lirë dhe i qetë në shtet, përveç vrasësit e pushtetit.
Ata i vranë çdo ditë sepse nuk ishin si ata.
Bashkëpuntorët e afërt të shallit e deshtën shumë Kosovën e Pavarur, por shalli arkitekti i Kosovës, bashkë me Xhemajl Mustafen,ishin qendra e artit intelektual,besnik dhe hartues të vërtet të shtetit të Kosovës.
Shteti i dinë të gjitha këto , por s’ kanë guxim askush nga Akademia e Kosovës me shkrue libra se kush i vrau heronjët?

Kryeministri Kurti u prit nga Kancelari i Austrisë, Alexander Schallenberg

0

Vjenë, 23 nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është mirëpritur në rezidencën e Kancelarisë Federale të Austrisë nga Kancelari i Austrisë, Alexander Schallenberg, me të cilin ka zhvilluar takim bilateral.Kryeministri Kurti e uroi kancelarin Schallenberg për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Kancelar dhe theksoi gatishmërinë e tij dhe të Republikës së Kosovës për të vazhduar raportet tejet të mira me Austrinë. Ai foli për ringjalljen dhe rritjen e pashembullt ekonomike që po e përjeton Kosova që nga paslufta, e që këtë vit parashihet të jetë 9,9 për qind, dhe për angazhimin e qeverisë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Kurti e njoftoi Kancelarin Schallenberg edhe për rritjen e shënuar në investimet e huaja direkte të cilat këtë vit janë 89 për qind më të mëdha sesa mesatarja e tyre gjatë dekadës së fundit dhe më të lartat që nga shpallja e pavarësisë. 

 

Kancelari Schallenberg nënvizoi rëndësinë e investimeve të Austrisë, që renditet e pesta për nga investimet direkte në Kosovë.  U diskutua për mundësitë e rritjes së investimeve austriake në Kosovë dhe u dakordua që në shërbim të kësaj gjatë vitit të ardhshëm të organizohet Samiti Ekonomik në Kosovë.

Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës sot janë bërë 3 vjet, 4 muaj e 5 ditë qëkur Komisioni Evropian ka rekomanduar për herën e dytë liberalizmin e vizave.

Kancelari austriak dha mbështetjen e tij të plotë në lidhje me liberalizimin e vizave dhe tha se Austria i qëndron pranë Kosovës dhe e mbështetë atë në procesin e integrimeve evropiane.

U bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kryeministri Kurti ritheksoi angazhimin e Qeverisë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër të saj ka njohjen reciproke dhe nga e cila përfitojnë popujt dhe qytetarët e dy vendeve.