Kreu Blog Faqe 152

Kosova, më e varfëra në Europë

0

Nga: Gani Mehmeti

E çka do të thotë kjo? A mos nuk është pritur dhe mos nuk është punuar që nga paslufta, për të qenë Kosova më e varfëra? Si të mos jetë Kosova më e varfëra, kur prej pasluftës, thënë të drejtën, edhe para luftës, kjo vetëm është zhbërë nga pasuria.

Fillimisht, gjatë gjithë viteve të 90-ta të shekullit 20 u morën shumë fabrika prej Millosheviqit dhe u dërguan në Serbi. Ndoshta fabrikat më të mëdha e më të forta dhe ato që ishin më se të nevojshme.

I mbajmë mend bisedat tona po gjatë këtyre viteve kur thoshim se, pas çlirimit të Kosovës, ne për dhjetë vite do ta arrijmë përnga zhvillimi edhe Zvicrën! Po, kështu e thoshim. Dhe, kështu do të bëhej, sikur në krye të shtetit të vinin njerëz që do ia donin të mirën vendit dhe popullit. Sikur të punohej me zemër për të mirë, edhe do arrinte. Mirëpo, sot, kur po bëhen 27 vite nga përfundimi I luftës, ne ende jemi duke shkuar teposhtë, as rrafshit jo.

Pas luftës, pa menduar fare për punëtorët e mjerë, iu morën edhe ato pak fabrika që ishin në Kosovë, në emër të privatizimit. Punëtorët u gënjyen se do u jepej 20% nga shitja e tyre! Po, çka do ishte edhe ai 20%, që as ato nuk i morën, ndërsa ata mbetën në shtëpi. Përveç kësaj, fabrikat shkuan, me e pa spinof, siç thuhej, ato u tjetërsuan. U tjetërsuan nga fabrika prodhimi në depo tregtare, në hetele e në motele e restorane. E, këto vetëm të marrin, pa të dhënë asgjë.

Sot flitet për fabrika municioni e dronësh. Ndërsa Fabrika e Amortizerëve ka qenë në gjendje të prodhonte edhe takset sikur t’i jipej leja. E çka ka sot në të? E sa fabrikat e tjera, që unë as i di cilat e sa krejt, por e di kur shpalleshin për në shitje dhe kur informoheshim nga TV se kjo fabrikë e kjo e kjo u shitën kaq euro, sa të dukej sikur ishte falur, sepse ato i kishte marrë dikush nga të fortit dhe nga ata që vetë i shitnin.

Di kur flitej se akëcili nga shtetet perëndimore kishte ardhur për të investuar fabrika të ndryshme, deri edhe fabrika automjetesh në Kosovë, por ata nuk ishin mësuar të jipnin mito e as haraç dhe ktheheshin e shkonin në Maqedoni e Serbi, ku ua jipnin edhe tokën falë, vetëm të investonin atje se me investimin e tyre, punësoheshin të rinjtë në punë, ndërsa Kosova mbetej me gishta në gojë.

Pyeta një herë në ETC për pasulin se prej nga ishte që po shitej ? U çudita kur vetë shitësi më tha  se ishte prej Egjipti !

E çfarë të themi më shumë, kur tokat tona mbesin djerrë e ne blejmë dhe hamë pasul prej Egjipi ! Qum ësht prej Sllovenie e ku të dimë se prej nga vijnë të tjerat. Si të eci përpara ekonomia jonë ? Të mos flasim edhe për gjithçka tjetër.

Nëse bazohemi se sa punohet në Kosovë, tepër mirë jemi, por të mos hatrohemi, krejt prodhimet bujqësore vijnë nga jashtë, duke e pasur ne tokën tonë, e cila na ka mbajtur gjithmonë mjaftueshëm me prodhime të saja, që ishin edhe më të shëndetashme edhe fitimprurëse.

Ne e mbajmë mend kur nga shtrat mbaheshin qytetet. Sot jo, edhe fshatrat furnizohen prej qytetve përmes tregtisë. Edhe në mes të malit nëse është shtëpia, nuk ka pulë, nuk ka lopë e asnjë prej bagëtive. Bari i livedhevemë nuk kositet, s’ka kush e ha !

Më nuk i dëgjohet era bukës sapo të pjekur në fshat – të gjithë e blejnë të gatuar!

Unë nuk çuditem fare me varfërinë e Kosovës, do të çuditesha sikur të thuhej se është e pasur, kur është e varfër. Mjafton që qenka para Moldavisë !

Kështu është edhe me Shqipërinë, e cila pesë vite më heret e ka shpallur pavarësinë e saj sesa Finlanda. Tani, të krahasohen këto dy shtete se ku është njëra e ku është tjetra përnga zhvillimi në të gjitha drejtimet.

Ne po duam ta hamë njëri-tjetrin në politilkë, ndërsa ekonominë, përfshirë bujqësinë, blegtorinë e degë tjerai kemi harruar.

Tepër mirë jemi!

“Xhamia e Ibrit” dhe rrëshqitja e shtetit laik

0

Luan Dibrani, Gjermani

I nderuari Albin Kurti,

Me vështirësi po e filloj këtë shkrim. Jo pse nuk kam ç’të them, por sepse e kam të rëndë ta them. Më duhet ta kthej shpinën pas shumë vitesh respekti, mbështetjeje, mbrojtjeje dhe besimi se në ty po ndërtohej një figurë politike që do ta mbronte boshtin kombëtar të Kosovës me dinjitet, kthjelltësi dhe vizion.

Po e them me dhimbje, jo me lehtësi: kam përshtypjen se ke hyrë në një kthesë që nuk të ka hije. Jo sepse po merresh me trashëgiminë, por sepse po jep shenja se po lejon të lakohet rruga primare kombëtare përballë një klime ku islamizmi politik po kërkon hapësirë, peshë dhe legjitimitet.

Xhamia e Ibrit nuk është vetëm restaurim

Esenca e këtij shqetësimi është rindërtimi i Xhamisë së Ibrit në Mitrovicë. Kjo nuk është më vetëm çështje guri, muri a çatie. Kjo është bërë çështje mesazhi politik. Sepse kur një qeveri vendos ta kthejë një akt të tillë në ngjarje me jehonë publike, ai nuk lexohet më vetëm si restaurim objekti, por si sinjal. Dhe në Kosovë, sinjalet që lidhen me fenë, identitetin dhe shtetin nuk janë kurrë të pafajshme. Më 2 maj 2026 u nënshkrua marrëveshja për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të Xhamisë së Ibrit, e ndërtuar më 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999.

Marrëveshja me Bashkësinë Islame dhe prania e Naim Tërnavës

Këtu qëndron edhe më fort thelbi i problemit. Nuk kemi të bëjmë vetëm me një rindërtim. Kemi të bëjmë edhe me një memorandum bashkëpunimi për “forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame”, të bërë publik po atë ditë, në prani të myftiut Naim Tërnava. Kjo është pikërisht ajo pjesë që e zhvendos çështjen nga administrimi i trashëgimisë te pesha politike e saj. Sepse kur një kryeministër del në një skenë të tillë, bashkë me kreun e Bashkësisë Islame, dhe i jep gjithë kësaj një ton solemn institucional, krijohet përshtypja se shteti po afrohet simbolikisht me një identitet të veçantë fetar, në vend që të ruajë distancën e vet kushtetuese.

Po e them troç: këtu fillon rrëshqitja.

Kosova është republikë qytetare, jo shtet fetar

Kosova, sipas Kushtetutës së saj, është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare. Po ashtu, ajo siguron ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare. Kjo do të thotë se shteti ka detyrim të mbrojë trashëgiminë, por pa e shndërruar veten në zëdhënës të një identiteti fetar të veçantë. Kjo është vija e ekuilibrit. Kjo është madhështia e republikës. Kjo është mbrojtja e bashkëjetesës sonë.

Shqiptarët kanë mbijetuar si komb jo duke e ndërtuar shtetin mbi fenë, por duke u ngritur mbi ndarjet fetare. Identiteti ynë i vërtetë ka qenë kombëtar. Pikërisht kjo na ka mbajtur gjallë. Prandaj shqetësimi nuk është kundër fesë si ndërgjegje personale. Shqetësimi është kundër përdorimit politik të saj.

Kur shteti bën sy me minaren

Kur shteti fillon të privilegjojë një trashëgimi të caktuar fetare me zhurmë politike, ndërsa nuk e ruan të njëjtën frymë ekuilibri në qasjen publike, atëherë nuk kemi më vetëm kujdes kulturor. Kemi instrumentalizim.

E këtu satira e kohës sonë bëhet e hidhur:
kur qytetari s’ka punë, politika ka ceremoni;
kur rinia ikën, pushteti gjen kohë për pluhur simbolik;
kur shteti duhet të ndërtojë fabrika, ai ndërton fotografi.

Mitrovica nuk ka nevojë për zhurmë protokolli. Ka nevojë për siguri, zhvillim, ekonomi, dinjitet qytetar dhe kthim të shpresës. Një shoqëri që po zbrazet për bukën e gojës nuk mbahet me ceremonira simbolike. Ajo mbahet me drejtësi, me vizion dhe me punë.

Naim Tërnava nuk duhet të duket më i përfaqësuar se vetë fryma republikane

Po e them me keqardhje: me këtë qasje krijohet përshtypja se Naim Tërnava po del më i përfaqësuar në këtë histori sesa vetë karakteri laik i shtetit. Kjo është e rëndë. Sepse kryeministri i një republike laike nuk duhet të japë kurrë ndjesinë se po e ngroh politikisht një bosht fetar, sado e paketuar të jetë kjo si trashëgimi, kulturë apo restaurim.

Nuk të ka hije të përulesh pranë njerëzve e rrymave që e shohin identitetin kombëtar shqiptar si diçka që mund të zbehet përballë identitetit fetar. Nuk të ka hije të afrohesh me mendësi që shkollat, universitetet, institucionet e madje edhe çerdhet i shohin si terren ndikimi ideologjik. Nuk të ka hije të krijosh përshtypjen se rruga kombëtare mund të lakohet për një grusht vota.

Këta njerëz nuk ta lartësojnë figurën. Ta konsumojnë.
Nuk ta forcojnë profilin. Ta turbullojnë.
Nuk të nderojnë. Të përdorin.

Kjo nuk është vetëm gabim, por sinjal i rrezikshëm

Gjatë luftës, Serbia është përpjekur ta paraqesë çështjen e Kosovës si konflikt fetar dhe jo si luftë çlirimtare. Pikërisht për këtë arsye, shteti i Kosovës duhet të jetë dyfish i kujdesshëm që të mos japë sinjale që ushqejnë zhvendosjen e identitetit tonë nga boshti kombëtar drejt një leximi fetar. Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit, i shoqëruar me marrëveshje e memorandume të tilla, në prani të kreut të Bashkësisë Islame, nuk lexohet më vetëm si restaurim. Lexohet edhe si pozicionim. Dhe ky pozicionim ngjall shqetësim të ligjshëm.

Zhgënjimi im vjen pikërisht sepse kam pritur më shumë prej teje

Po të drejtohem kështu jo si armik, por si njeri që për vite ka besuar se te ti kishte më shumë shtet sesa improvizim, më shumë komb sesa kalkulim, më shumë vetëdije sesa tundim. Pikërisht prandaj kjo kthesë dhemb. Sepse vjen nga një figurë prej së cilës është pritur që të ruajë busullën kur të tjerët humbin orientimin.

Unë nuk jam kundër trashëgimisë. Jam kundër përdorimit politik të saj.
Nuk jam kundër besimit. Jam kundër politizimit të tij.
Nuk jam kundër fesë. Jam kundër çdo përpjekjeje që e përdor fenë për ta lëkundur karakterin laik të shtetit dhe për ta zbehur identitetin kombëtar shqiptar.

Fjala e fundit

Albin Kurti, kjo rrugë nuk të forcon. Të dobëson.
Nuk të nderon. Të ul.
Nuk i shërben shtetit. E lëndon atë.

Xhamia e Ibrit nuk është më vetëm objekt restaurimi. Me mënyrën si u vendos në qendër të skenës publike, bashkë me marrëveshjen me Bashkësinë Islame, me memorandumin për trashëgiminë kulturore islame dhe me praninë e Naim Tërnavës, ajo është kthyer në provë politike për karakterin laik të republikës. Faktet publike për këto marrëveshje dhe për rolin e Tërnavës në ceremoni janë bërë të ditura nga media dhe Zyra e Kryeministrit.

Dhe në këtë provë, shqetësimi është i thellë.

Sepse shteti që luan me fenë për efekt të ditës, rrezikon të humbë peshën e vet nesër.
Ceremonia kalon. Fotografia zbehet. Mandati mbaron.
Por dëmi mbi orientimin e shtetit dhe mbi boshtin identitar të kombit mbetet.

Jehona e një krisme

1

JEHONA E NJË KRISME

(Baladë epiko-historike kushtuar Ragip Hotit)

Ragip Hoti — shtathedhur, syshkab,
flokëverdhë e azgan.
Kur pushtuesit në rrugët e Llapit
ngritën postblloqe e murana
dhe nisën në tokën tonë
me na mbërthyer me pranga,
pati thënë:

“Mos më quani burrë, por qyqar e të mjerë,
nëse lejoj zgjebanikët e Serbisë
turpshëm nga shtëpia me më nxjerr.”

Më 18 maj 1991 —
e shtunë, ditë tregu në Podujevë.
Ragipi, me të atin Muharremin
dhe kushërinj,
derisa po hipnin në minibus,
mbërrin një hordhi dushmanësh
të armatosur deri në dhëmbë.

Zbresin pasagjerët prej minibusi —
fyerje, shkelma, grushte mbi ta.
Muharremin e urdhërojnë
të kthehet në shtëpi.

Në Ragipin nisin dorë me çua,
por prerazi u thotë:

“Kujdes me mua!”

Shpejt nxjerr nga brezi
armën Beretta 92 —
pesëmbëdhjetë plumba
nën parzmore ia numëron
një gjakësori recidivist,
që Kosovën në ferr donte me kthye.

Kolegët e tij — shtogje pa zemër —
i kap lemeria
kur shohin logun me gjak.
Me megafona kërkojnë shpëtim.

Në ndihmë u vjen helikopteri
me policë e ushtarë,
që breshëri plumbash shtinë
mbi këtë burrë vigan,
që ra për të mos vdekur kurrë —
në fshatin Peran.

Aferim të qoftë, Ragip trimi,
që kriminelëve serbë u dhe plumb në ballë,
që donin me na caktua orar
kur në shtëpi me qëndrua
e kur në treg me dalë.

ARIF EJUPI
Gjenevë, 20 shkurt 2026

Vota për kandidatin e preferuar, votë për bartësin e listës!

0

Florim Zeqa

Ditëve të fundit po vërejë mbështetje të kandidatëve të caktuar nëpër rrjetet sociale! Madje kjo po ndodhë prej figurave të njohura të ciët deri dje e kanë kundërshtuar bartësin/en e listës së caktuar, madje edhe e kanë etiketuar për tradhëti ndaj elektoratit…!

Mendohuni mirë para se të votoni

Me ose pa vetëdije, ata që e votojnë kandidatin e preferuar, në atë moment kanë votuar për bartësin e listës zgjedhore, ngase vota me automatizëm i shkon atij ose asaj!

Ky është një vakum i madh kushtetues i cili po përseritet në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale)!

Si rezultat i këtij vakumi, gjithnjë votat e partisë janë në përputhje me votat e bartësit të listës zgjedhore, por jo edhe me kandidatët e tjerë!

Kjo gjithnjë është vërtetuar me dallimin në votë mes bartësit të listës dhe kandidatit të dytë apo tretë, të cilët gjithmonë kanë mbetur pas me vota nga i pari në listë!

Andaj, bashkatdhetarë të dashur në Kosovë apo në Diasporë që ende nuk e keni vendosur për kë të votoni, mendohuni mirë, meditoni dhe më pas reflektoni me votë, ngase vota e juaj ka peshë jo vetëm në rezultatin zgjedhor, por, edhe në të ardhmen e vendit nesër!

Nëse vërtetë përqendroheni paraprakisht për një kandidat të caktuar, vota e juaj do të jetë me vlerë pavarësisht faktit se nga ju përfiton partia dhe bartësi i listës zgjedhore!

Megjithatë, ndryshimi vjen vetëm duke i votuar kandidatët më të mirë, në të kundërtën, votimi i emrave të ‘mëdhenj’ nuk sjellë ndryshim por vazhdimësi, përseritje dhe riciklim të figurave politike që kanë lëvizur nga njëri subjekt në tjetrin për perfitime personale e jo për të sjellur ndryshime substanciale në politik-bërjen kosovare!

Zgjedhni dhe votoni më të mirët

Edhe një rekomandim shumë i rëndësishëm për elektoratin kosovar, i cili rrallë ose fare nuk specifikohet nga KQZ-ja, se qytetarët nuk janë të obliguar që t’i votojnë 10 kandidatë në listën zgjedhore!

Mjafton të votohet edhe një kandidatë i vetëm, dy, tre, katër apo pesë, por jo domosdoshmërisht dhjetë siq është përcaktuar limiti i zgjeruar!

Sasia asnjëherë nuk e përcakton cilësinë, kurse cilësia ia rritë vlerën shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës nesër!

Andaj, zgjedhni dhe votoni më të mirët, votoni ata që mendoni që do të jenë zëri i juaj në Parlamentin e Kosovës, votoni njerëzit e pastër, atdhetarë, të devotshëm dhe të dëshmuar në aspektin kombëtar e jo ata që kthehen në pengje të liderëve partiak, për të shkaktuar kriza paszgjedhore dhe bllokada në Kuvendin e Kosovës!

Ngase pritet, që rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit do ta komplikojë akoma më tepër krijimin e institucioneve të reja, e të mos flasim për zgjedhjen e Presidentit, i cili do jetë një pazarë i vështirë politik për të evituar zgjedhjet e radhës për legjislaturën pasuese, të 12-n më radhë!

Kosova ka nevojë për stabilitet politik, për institucione të qëndrueshme dhe për lidership që e ka dijen dhe guximin për t’u përballur me sfidat e shumta që e presin në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë!

A patën armiqësi Rugova e Qosja…?

0
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
 
Rugova, Qosja dhe Kadare, e patën ”armiqësi”, apo vetëm polemika e kritika të pakompromis ndermjet veti?! (pjesa III)
  • Opinioni i autorit të këtij shkrimi 
Në shenjë përkujtese
Për njeriun e mirë, edhe pas vdekjës së tij, fol fjalë të mira!
Njeriun e bëjnë të madh e të njohur veprat e mira.
I lum ai njeri që vdes në qetësi e pas vetes lën vepra të mira.
Në kujtesën e gjatë të popullit do të mbetet vetëm ai njeri i cili atij populli  i ka bërë të mira. 
 
                                             Akademik Rexhep Qosja – FENOMEN  i letërsisë shqiptare
 
Akademik Rexhep Qosja, jo vetëm me veprën e tij shumëplanëshe shkrimore, por edhe me qëndrimin parimor intelektual, në kohë të vështira e dramatike të historisë, në rrafshin e determinimit të individit me kapacitete të jashtëzakonshme kreative e profesionale, përbën po ashtu një fenomen për mendimin shqiptar. Ky korpus shkrimor dhe e gjithë veprimtaria intelektuale e profesionale e kanë shndërruar autorin dhe kreatorin e tyre në një institucion të rëndësishëm kombëtar
Janë më se 50 vepra shkrimore dhe më se 20 mijë faqe të shkruara e të botuara, madje një pjesë e konsiderueshme e tyre edhe të përkthyera në gjuhë të tjera, që e bëjnë Akademik Rexhep Qosjen një autor të patëdytë në historinë dhe në kulturën shqiptare
 “Edhe njerëzit e mirë duhet të vdesin, por vdekja nuk mund t’i vrasë emrat e tyre”. Në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, kur vdekja fizikisht e mori prej nesh profesorin, dijetarin, albanologun, filozofin, ideologun, romancierin, dramaturgun, kritikun letrar, historianin, publicistin, ditaristin, eseistin, polemistin, intelektualin jokonformist, veprimtarin e çështjes kombëtare, mbi të gjitha njeriun e një soji të veçantë, akademikun Rexhep Qosja, më duket tejet domethënës parafrazimi i kësaj sentence daneze. Kjo vetëdije e bën relative vdekjen dhe gjithsesi më lehtë të përballueshme. Ka vdekur autori, por jo vepra e tij, jo trashëgimia e tij shumëplanëshe që përbën njërin ndër thesaret tanë më të çmuar kombëtarë. Ajo na përket të gjithëve, ajo, në mënyrë të veçantë, u përket brezave të pafundmë të shqiptarëve si një shenjë orientuese e shtegtimit më të sigurt në ardhmëni.
Janë më se 50 vepra shkrimore dhe më se 20 mijë faqe të shkruara e të botuara, madje një pjesë e konsiderueshme e tyre edhe të përkthyera në gjuhë të tjera, që e bëjnë Akademik Rexhep Qosjen një autor të pa të dytë në historinë dhe në kulturën shqiptare. Megjithatë, kjo shtrirje impozante vëllimore nuk është esenca e punës ngulmuese e të vazhdueshme tërëjetësore, nuk është ajo që e shquan si njërin ndër personalitetet më të dalluara në kulturën dhe në historinë e përgjithshme shqiptare. Në rend të parë, karakterizuese janë vlerat e tij të verifikueshme shkencore, idetë dhe pikëpamjet e tij që, në të shumtën, janë dëshmuar si paravajtëse sa u përket zhvillimeve historike nëpër të cilat kaluan shqiptarët, pastaj është krijimtaria letrare, me nuancimet e saja tematike, kompozicionale e stilistike, e vlerësuar gjithandej për risimtarinë si shprehje e unitetit ndërmjet fiksionit dhe erudicionit, ndërmjet imagjinatës dhe dijes. Veprat e këtilla, origjinale dhe të papërsëritshme, si manifestim i vetëdijes së lirë autoriale, unike si krijimtari e gjithmbarshme, që kanë një lidhshmëri organike përmbajtjesore e strukturore, si vlera të kreativitetit shpirtëror e të racionalitetit mendor, e përbëjnë një fenomen kulturor.
 Akademik Rexhep Qosja, jo vetëm me veprën e tij shumëplanëshe shkrimore, por edhe me qëndrimin parimor intelektual, në kohë të vështira e dramatike të historisë, në rrafshin e determinimit të individit me kapacitete të jashtëzakonshme kreative e profesionale, përbën po ashtu një fenomen për mendimin shqiptar. Ky korpus shkrimor dhe e gjithë veprimtaria intelektuale e profesionale e kanë shndërruar autorin dhe kreatorin e tyre në një institucion të rëndësishëm kombëtar.
Njëra ndër shenjat e origjinalitetit të Rexhep Qosjes shtrihet në letërsinë që krijoi ai. Prozat dhe dramat e tij përbëjnë një kthesë të guximshme dhe të ndjeshme kundruall traditës sonë letrare, ndërsa krijimtarinë e tij letrare nuk e bën të identifikueshme tematika e saj në përmasën që e bën vetë mënyra se si është shkruar ajo, përkatësisht të tillë e bën koherenca e padiskutueshme stilistike, që mban vulën e një universi të pashëmbëllyeshëm krijues në kontekstin shqiptar. Përveçse nuk ndjek, në mënyrë të veçantë, ndonjë model nga proza pararendëse shqipe, lirisht mund të thuhet se vepra e tij letrare mbetet në masë të madhe e paimitueshme, e paasimilueshme nga autorë të tjerë, rrjedhimisht deri sot pa trashëgimtarë të mirëfilltë.
Një fushë tjetër me rëndësi e veprimtarisë intelektuale e profesionale të Rexhep Qosjes ka të bëjë me studimet tona letrare. Për punën e tij shkencore janë thënë fjalë të mëdha. Puna dhe rezultatet e tij janë krahasuar me rezultatet e institucioneve albanologjike. Pa u ndalur në përmendjen e të gjitha veprave që e trajtojnë letërsinë shqipe, konsideroj se sintezat e mëdha studimore, sikurse janë historia trevëllimëshe e romantizmit shqiptar, monografitë “Porosia e madhe, Asdreni – jeta dhe vepra”, pastaj veprat “Prej tipologjisë deri te periodizimi” dhe “Tri mënyra të shkrimit shqip” janë kontribute monumentale dhënë studimit të letërsisë shqipe. Përveçse ka shtruar, nëpërmjet tyre, çështje të rëndësishme për letërsinë shqipe dhe, në të shumtën, ka ofruar përgjigje të qëndrueshme e të argumentuara shkencërisht, lirisht mund të pohohet se akademik Rexhep Qosja, me veprën e tij të gjithmbarshme studimore, është shndërruar në një shkollë studimesh albanologjike. Në rast se do t’i ndiqte modelet ekzistuese të studimit të letërsisë shqipe, që mbështeteshin në doktrinën e realizmit socialist, sot vështirë se do të mbahej mend, qoftë si historian, qoftë si kritik letrar. Duke ndjekur rrugën e vështirë të moskonformimit me dogmën letrare, përkatësisht rrugën e bërjes së rrugës së re, ai që herët ka nxjerrë përfundime në të cilat shumë bashkëkohës të tij do të vinin vetëm dekada më vonë.
Jokonformizmi nuk nënkupton vetëm qëndrimin apriori kundër, ngase një gjë e tillë çon në rrezikun e kundërvënies skematike. I vetëdijshëm për këtë, gjatë dekadave të punës së tij intelektuale, Akademik Rexhep Qosja e ka kultivuar vetëdijen kritike si vlerë që i shquan kombet e qytetëruara. Nuk ka reshtur asnjëherë t’i shprehë mendimet dhe vlerësimet mbi aktualitetin, mbi historinë, t’i mbrojë qëndrimet e tij dhe të polemizojë për to. E ka bërë këtë në kontekstin shqiptar, por edhe në kontekste më të gjera ku janë diskutuar e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e kombit të tij. Në shumicën dërrmuese të shkrimeve publicistike ka angazhuar tërë qenien intelektuale e morale në mbrojtje të çështjes shqiptare, duke publikuar monografi, analiza, komente, reagime, intervista etj. Në këtë pikëpamje liria përbënte esencën unifikuese të mendimit dhe të veprimit të tij, kryesisht të konceptuar si angazhim për jetësimin e lirisë së munguar të kombit shqiptar dhe të lirisë së mendimit si kusht për të krijuar një shoqëri humane dhe të përparuar gjithnjë mbi vlerat e njohura të demokracisë.
Kultura jonë – e përfaqësuar në një format unik shkrimi të njërës ndër figurat më emblematike të botës bashkëkohore shqiptare dhe e definuar si fenomen risimtar – ka gjetur në veprën dhe veprimtarinë e Rexhep Qosjes një shenjë të qartë të identitetit tonë kulturor, një autor që e ka transformuar rrënjësisht vetëdijen tradicionale, anakronike, mitike, folklorizuese, glorifikuese, himnizuese, epigonike, ideologjizuese, akademizuese drejt një vetëdijeje kritike e moderne si treguese e pjekurisë mendimore dhe kulturore shqiptare. Vepra shkrimore e Rexhep Qosjes është një trashëgimi monumentale që e shndërron autorin e saj në një dukuri specifike dhe orientuese për rrjedhat e zhvillimit të dijes, të kulturës dhe të mendimit shqiptar.
Akademik Rexhep Qosja, si fenomen i papërsëritshëm kulturor e shoqëror, u takon njësoj të tri kohëve: të kaluarës si historian, e sidomos si historian i letërsisë, si autor që veprën e tij shkencore e bazon në faktografi e në argumente e gjithnjë duke i shpalosur, interpretuar dhe konstatuar aspektet më të dallueshme historike të identitetit shqiptar; ndërkohë që i takon bashkëkohësisë si krijues aktiv i vlerave të rëndësishme kulturore e diturore, por edhe si dëshmitar, si kritik dhe si vëzhgues objektiv i fenomeneve e zhvillimeve në jetën tonë shoqërore, politike, kulturore, shkencore etj. dhe gjithsesi me trashëgiminë e tij shkrimore do t’i takojë edhe të ardhmes si vizionar, si ideolog, në krye të herës, i përqendruar tek e nesërmja e shqiptarëve, te përbashkësia funksionale e kombit, së cilës ia përkushtoi tërë jetën e tij.
Vdekja e Akademik Rexhep Qosjes është një humbje e pakompensueshme dhe shumëplanëshe: familja mbetet pa anëtarin e saj të dashur, Instituti Albanologjik pa vlerën identitare e më emblematike të tij, albanologjia pa themelvënësin e studimeve moderne shqiptare, jeta jonë shoqërore pa njërën ndër trajtat më të shprehura të mendimit objektiv e kritik të artikuluar në kohën dhe në mënyrën e duhur, shqiptarët kudo ndodhen, e veçmas ata të Kosovës Lindore dhe të Malit të Zi, mbeten pa zëdhënësin e përhershëm e të patundur të të drejtave të tyre legjitime të mishëruara në idenë e bashkimit kombëtar, ndërsa e ardhmja e shqiptarëve në Ballkan mbetet pa mendjen më vizionare të kombit tonë.  
Në ditën e vdekjes së tij, ndër shqiptarët gjithandej pamë shumë dhembje dhe lexuam shumë vlerësime për Profesorin. Mbase më shumë se sa për të janë thënë gjatë gjithë jetës së tij.  
Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare
 
Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar.
Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.
Vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit.
Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar.
Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.
Të dy akademitë tona shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare.
Akademik Rexhep Qosja përfaqësonte një personalitet të jashtëzakonshëm të kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar, shkrimtar dhe intelektual me ndikim të gjerë në zhvillimet shkencore, letrare dhe shoqërore. Veprimtaria e tij shumëdimensionale u karakterizua nga një qasje kritike, e argumentuar dhe e mbështetur në parime të larta akademike, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në konsolidimin e mendimit albanologjik dhe në afirmimin e identitetit kulturor e historik shqiptar.
Trashëgimia që la pas, përbën një vlerë të çmuar shkencore dhe letrare, e cila do të mbetet burim referimi dhe frymëzimi për studiuesit dhe brezat që vijnë. Përmes angazhimit të tij intelektual dhe publik, ai luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e çështjes kombëtare dhe në ndërtimin e diskursit kritik në shoqërinë shqiptare.
Të dy akademitë tona shprehin mirënjohje dhe vlerësim të lartë për këtë kontribut të pashlyeshëm në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe mendimit bashkëkohor shqiptar, si dhe për rolin e tij në forcimin e institucioneve akademike dhe të bashkëpunimit ndërakademik në hapësirën shqiptare.
 Vepra dhe kontributi i akademik Rexhep Qosjes do të mbeten të përhershme në fondin e kulturës dhe shkencës shqiptare dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit shqiptar.
*
Akademik Rexhep Qosja, një polemist i hatashëm!
Rexhep Qosja, akademik, shkrimtar, polemist, kritik letrar, politikan dhe i vetëshpallur si “babai i kombit”, ka ndërruar jetë më 23 prill 2026. Ai nuk është më midis nesh. Jetoi një kohë historike dhe u përpoq me sa mundi të hyjë në historinë e kombit shqiptar. Shkroi shumë për historinë e letërsisë shqiptare. Shkroi romanin e famshëm “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, roman që për kohën mori famë, por nuk është se i qëndroi të gjitha kohëve të mëvonshme. Shkroi “Panteonin e Rralluar”, kushtuar shkrimtarit Naim Frashëri, si dhe disa vepra të tjera.
Në politikë u përpoq të ishte “mbi të tjerët”, madje edhe mbi partitë. Pavarësisht kësaj në mars të vitit 1998 krijoi edhe ai një parti politike, të cilën ia kundërvuri Lidhjes Demokratike të Ibrahim Rugovës. Në vitin 2000, në zgjedhjet e para lokale të pas luftës, partia e Qosjes mori diku midis 500-600 votave dhe fajësoi popullin e Kosovës për këtë rezultat kaq injorues. Në fakt Qosja nuk kishte lidhje me politikën, nuk dinte se çfarë është politika. Si në çdo gjë edhe me politikë u mor për inat të dikujt tjetër. Jo se kishte ndonjë vision ose qasje të re e origjinale për Kosovën dhe ardhmërinë e saj.
Rexhep Qosja ishte polemist i hatashëm. Polemizoi me Ismail Kadarenë për çeshtjet e besimit fetar dhe mbahet mend për këtë. Në diskursin e tij kombëtar polemika me Ismail Kadarenë për atë nëse kristianizmi apo islamizmi ishin feja e duhur për shqiptarët, e bëri Rexhep Qosen të njohur edhe më shumë. Veprat e tij janë një pasuri e kulturës shqiptare. Polemikat e tij janë një risi, sepse ato shprehin stilin e Faik Konicës, por jo me elokuencën koniciane. Trashëgimia e Rexhep Qoses do të qëndrojë gjatë në memorien shqiptare, jo vetëm se ajo është e dokumentuar në biblioteka te shumta në Shqipëri, në Kosovë e në hapësirën shqiptare kudo në Ballkan.
Megjithatë Rexhep Qosja ka gjithashtu dreitë-hijet e veta. Ndër këto dritë-hije bën pjesë edhe porosia e tij e fundit për të mos lejuar një varrim me kujdes shtetëror. Pse dhe çfarë donte të thoshte me këtë, mbetet enigmë. Shkroi se nuk “I kam borxh as Kosovës e as Republikës së Shqipërisë”! Në fakt nuk i ka borxh asaj pjese të politikës në Kosovë e në Shqipëri, të cilës i shërbeu. E përdorën Rexhep Qosjen shumë në politikë. Sidomos e majta e Tiranës. Fillimisht i ngarkuan “misionin” e pajtimit kombëtar, iniciativë kjo e ideuar nga ish-presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia. Dhe Qosja e mori me shumë entusiazëm një mision të tillë. Megjithatë dështoi, sepse qëllimet e kësaj lëvizjeje nuk ishin të pastra. Nuk e dimë, nëse ai e kuptoi ndonjëherë këtë keqpërdorim që i bëri presidenti i Shqipërisë në vitin 1991, apo jo! Megjithatë Qosja nuk nguroi që të përdoret sërishmi në kohët e mëvonshme. Ndërsa në vitet 1998-1999 ai u përpoq ta përdorë ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Mediani, si dhe pushtetarë të tjerë në Tiranë për ta denigruar Ibrahim Rugovën. Dhe deri diku ia arriti, sepse Tirana zyrtare e Meidanit e thirri Rugovën si “tradhtar” në kohën kur atë e mori peng Millosheviqi.
 Në Tiranë Rexhep Qosja ishte shumë i respektuar. E prisnin, e takonin dhe rrinin me të shumë personalitete politike e të letrave shqipe. Azem Hajdari ishte gjithmonë pranë tij. Po ashtu Mitro Çela, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj e të tjerë shkrimtarë shqiptarë. Gëzoi respekt të veçantë në qarqe të caktuara të letrave shqipe. Megjithatë sërishmi qëndroi i izoluar nga pjesa tjetër e shkrimtarëve dhe astistëve të Shqipërisë. Nuk u bë një me kolegët e tij, pavarësisht qasjes, vendit në pozitën sociale dhe bindjeve politike. Nuk pranoi të bënte kompromis deri në pikën që ta dënonte diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Përkundrazi, e mbrojti figurën e diktatorit shqiptar, edhe pse ai i shkaktoi aq shumë tragjedi popullit të tij.
Në Kosovë marrëdhëniet e Rexhep Qosjes me elitën akademike, intelektuale dhe krijuese ishin të copëzuara. Sepse ai deri në ditën e fundit të jetës së tij besoi se ishte i vetmi, si askush tjetër, unik dhe i paarrirë në vendin e tij. Injoroi kolegët e tij, deri në masën që si drejtor i Institutit Albanologjik t’u ndalonte rrogën pa asnjë të drejtë për muaj me radhë (Ibrahim Rugovës). Deri në masën e injorimit të institucioneve të shkencës, si Akademia e Shkencave, edhe pse u pagua deri në fund nga ky institucion. Deliri i madhështisë e zvogloi Rexhep Qosen. Ndaj donte të hiqej si “i madh” me ide të dëmshme edhe për Kosovën, siç që artikulimi i tij për ndryshimin e kufijve të Kosovës me Serbinë dhe ndarjen e saj në favor të Beogradit. E majta shqiptare, sidomos ajo e Shqipërisë, e përdori Rexhep Qosjen pa frena. Deri në kufijtë e përçarjes së faktorit politik në Kosovë.
Por pavarësisht të gjitha këtyre, Rexhep Qosja ka vendin e tij në historinë e kulturës dhe letrave shqipe. Mbetet një nga studiuesit dhe krijuesit e mëdhenj të shqiptaërisë, sidomos të Kosovës. Mbi të gjitha do të ketë admirues për polemikën e tij, pavarësisht kundrthënëse, kundërshtuese dhe të kontestuar. Ishte admirues i lavdisë dhe prestigjit të tij. Ishte vetanak në kuptimin e refuzimit të ngjashmërisë me të tjerët. Ishte patriot i veshur me mite dhe leksik dogmash. Por ishte dhe kundërshtues i vetëvetes, jo vetëm i të tjerëve. I pata marrë një intervistë në vitin 1993 në Tiranë për një gazetë dhe kjo ishte hera e parë dhe e fundit kur u takova me të.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Akademik Rexhep Qosjen, qoftë e paharrueshme vepra e tij!
F   U   N   D

Saim Tahiraj për ekspozitën kushtuar njërit ndër figurat më të shquara të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi – prof. Fehmi Aganit

2

Saim Tahiraj, Cyrih

I nderuari konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha,

I nderuari ambasador i Republikës së Kosovës z.Mentor Latifi

Të nderuar përfaqësues të Muzeut Kombëtar, zotërinj Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi,

I nderuari ambasador i Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Dredha

Të nderuar të pranishëm,

Kam nderin e veçantë që, në emër të SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, t’ju përshëndes përzemërsisht dhe t’ju falënderoj sinqerisht për pjesëmarrjen tuaj në hapjen e kësaj ekspozite, kushtuar njërit ndër figurat më të shquara të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi – prof. Fehmi Aganit.

Kjo ekspozitë, së bashku me katalogun shoqërues, është e treta me radhë, pas atyre kushtuar presidentit Rugova dhe komandantit Salih Çekaj.

Me të, përmbyllet një kapitull i rëndësishëm i historikut të veprimtarisë së këtij trinomi të jashtëzakonshëm, i cili në vetëdijen kombëtare njihet si filozofia politike e quajtur RUGOVIZËM.

Ekspozita e parë solli para nesh politikën e jashtme, diplomacinë dhe organizimin politik të brendshëm që udhëhoqi presidenti Rugova.

E dyta pasqyroi rezistencën e armatosur, aksionet guerile dhe luftën e hapur në Kosovë përmes figurës qendrore të komandant Salih Çekaj.

Ndërsa kjo e sotmja e plotëson këtë mozaik, duke paraqitur koordinimin e këtyre dy shtyllave – një koordinim që në mënyrën më të përkryer e mishëroi inteligjenca e rrallë politike e prof. Fehmi Aganit.

Sot, para nesh qëndron e plotë tabloja e këtij trinomi të famshëm. Një filozofi politike që përfshin gjithçka: politikë dhe diplomaci, rezistencë aktive dhe të armatosur, aksione guerile, shtetformim e shtetndërtim në kushte okupimi, si dhe luftën e hapur për liri. Kjo nuk ishte rastësi – ishte vizion, ishte strategji, ishte edhe një lloj profecie historike që udhëhoqi popullin shqiptar drejt fitores në rrethana tejet të vështira.

Pikërisht kjo tërësi e bën të merituar emërtimin RUGOVIZËM – një filozofi politike që solli lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës. Këto tri ekspozita, të shoqëruara me katalogë, hedhin poshtë në mënyrë të qartë çdo propagandë që e ka paraqitur Rugovën në mënyrë të njëanshme, si thjesht paqësor dhe kundër luftës.

Shumë studiues kanë shkruar për Rugovën, por rrallëkush ka pasur guximin të trajtojë tërësinë e kësaj filozofie – përfshirë edhe rezistencën e armatosur dhe luftën çlirimtare si pjesë të pandashme të saj. Është hera e parë që kjo tablo paraqitet e plotë, falë punës së palodhur të Besnikut dhe Sadikut.

I përgëzoj dhe i falënderoj nga zemra për guximin intelektual, përkushtimin dhe korrektësinë, si dhe për bashkëpunimin e sinqertë me SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër. Po ashtu, shfrytëzoj këtë rast që, në emër të kryesisë, të shpreh mirënjohjen time dhe falëmnderimin për konsullin e Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, dhe bashkëpunëtorët e tij, për gatishmërinë dhe përkushtimin në realizimin e kësaj ekspozite, si dhe për bashkëpunimin korrekt dhe të vazhdueshëm me shoqatën Salih Çekaj në Zvicër.

Lavdi veprës kolosale të prof. Fehmi Aganit!

Fehmi Agani na bashkon!
Mbrëmë, më 09.05.2026, në Zürich u bë hapja e Ekspozitës Tematike-Muzeore me titull: “Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Agani”, me autorë Besnik Rracaj dhe Sadik Krasniqi.
Organizimin e këtij eventi e bënë: Konsullata e Republikës së Kosovës në Zürich, në krye me konsullin Vigan Berisha, SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, me përfaqësuesit Besnik Rracaj dhe Sadik Krasniqi.
Me fjalimet e tyre përmbajtësore mbi veprën madhore të prof. Fehmi Agani folën: Donika Gërvalla-zëvedskryeministre dhe ministre e drejtësis së Republikës së Kosovës, Mentor Latifi- abasador në Bern dhe Saim Tahiraj-kryetarë i shbk“ Salih Çekaj“ në Zvicër
Me pjesëmarrjen e tyre në këtë event e nderuan edhe: Shukrie Ramadani-zëvendëambasadore në Bern,njëherësh bashkëshortja e Agim Ramadani, ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Nik Gjeloshi, si dhe oficerë të ish-Ministrisë së Mbrojtjes: Jahir Maleta, Zymer Tahiraj, Bajram Mehmetaj, Islam Sadiku dhe të tjerë.
Të pranishëm ishin edhe bashkëpunëtorë dhe veprimtarë të prof. Fehmi Agani, si: Jusuf Demaj, Ismet Krasniqi, Hasan Spahiu, Skender Tolaj dhe shumë të tjerë.
Në këtë event morën pjesë edhe shumë veprimtarë të Lidhja Demokratike e Kosovës me nëndegët e tyre, si ato në Olten, Burgdorf, Zürich dhe disa të tjera. Gjithashtu, e pranishme ishte edhe kryesia e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”, në krye me Nue Zalli, si dhe përfaqësues nga Shoqata “Shari”.
Nën moderimin e shkëlqyer të Qamil Çekaj, çdo gjë shkoi në mënyrë të përkryer, për çka e përgëzojmë dhe e falënderojmë sinqerisht.
Në emër të kryesisë së SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër, falënderojmë nga zemra:
* Vigan Berisha për përkushtimin dhe bashkëpunimin në organizimin e këtij eventi, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm me SHBK “Salih Çekaj”;
* Besnik Rracaj dhe Sadik Krasniqi për punën e madhe dhe të guximshme në realizimin e kësaj ekspozite, si dhe të dy ekspozitave paraprake për presidentin Ibrahim Rugova dhe komandant Salih Çekaj;
* Të gjithë bashkatdhetarët që ndihmuan financiarisht në realizimin e kësaj ekspozite.
Me shumë nderime,
Kryesia e SHBK “Salih Çekaj” në Zvicër.

Vëllai im i amshuar Andrej Sopi, njeri i ndershmërisë, përshpirtësisë dhe kujtesës familjare

0

Don Fran Sopi, meshtar në Kishën Katolike Shën Katarina e Aleksandrisë në Pejë

(Homazh në shtatëditëshin e kalimit në amshim të vëllait tim të dashur, Andrej Sopi)

Në kundrimin e jetës së një njeriu të thjeshtë, por të ndërtuar mbi vlera të qëndrueshme morale, shpirtërore, katolike dhe familjare, shpeshherë zbulohet një dimension i thellë njerëzor, i cili nuk peshohet me madhështinë e dukshme shoqërore, por me cilësinë e brendshme të jetës së tij. Në këtë kuptim, figura e vëllait tim, Andrej Sopit, paraqitet si shembull i qartë i njeriut të formuar në traditën e ndershmërisë, të përshpirtërisë së krishterë dhe të përgjegjësisë familjare.

Jeta e tij, e parë nga afërsia e një lidhjeje gjaku dhe vëllazërie, përbën një dëshmi të çmuar mbi mënyrën se si virtytet themelore të jetës së krishterë mund të mishërohen në përditshmërinë e thjeshtë të një familjari, bashkëshorti, babai dhe besimtari të devotshëm.

Vëllai im, Andrej Sopi, ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare, më 6 maj 2026. Pas lutjeve të salikimit dhe Meshës së Dritës, të kremtuar për shpirtin e tij në Kishën e Shën Ndout në Binçë, ai u varros të nesërmen, më 7 maj 2026, në varrezat historike të Binçës. Meshën e Dritës e bashkëkremtuan ipeshkvi i Dioqezës Prizren–Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji, don Frok Zefi, famullitar i Kishës së Shën Ndout në Binçë, si dhe dhjetëra meshtarë të tjerë pjesëmarrës në meshën liturgjike…

Ky përcjellim liturgjik, i përshkuar nga lutja, nderimi dhe shpresa e krishterë, nuk ishte vetëm një akt mortor, por edhe një dëshmi e dashurisë familjare, e kujtesës kishtare dhe e respektit njerëzor ndaj një jete të jetuar me thjeshtësi, dinjitet dhe besim.

Andreja nuk i përkiste kategorisë së njerëzve që kërkojnë të lënë gjurmë përmes fjalëve të mëdha, ambicieve publike apo paraqitjeve të jashtme. Përkundrazi, identiteti i tij njerëzor u ndërtua mbi një kulturë të heshtur të detyrës, mbi një etikë të punës, mbi një ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe mbi një raport të sinqertë me Zotin, me Jezu Krishtin, me familjen dhe me njerëzit. Në këtë drejtim, ai përfaqësonte atë tip njeriu që, në traditën shqiptare dhe në atë katolike të krishterë, vlerësohet jo për atë që shpall për veten, por për atë që dëshmon në jetë.

Në aspektin moral, Andreja ishte njeri i drejtë. Drejtësia e tij nuk duhet kuptuar vetëm si korrektësi e jashtme apo si respektim i normave shoqërore, por si qëndrim i brendshëm i ndërgjegjes. Ai e kishte të qartë se njeriu nuk mund ta ndërtojë jetën mbi mashtrim, padrejtësi apo egoizëm, por mbi ndershmëri, besnikëri dhe përgjegjësi. Në figurën e tij shfaqet modeli i njeriut që e kupton jetën si detyrë dhe si thirrje, jo thjesht si kalim biologjik nëpër kohë. Kjo ndjenjë e përgjegjësisë përbënte një nga tiparet kryesore të personalitetit të tij.

Në rrafshin shpirtëror, Andrej Sopi ishte besimtar i përshpirtshëm, i lidhur me traditën katolike dhe me ndjenjën e thellë të pranisë së Hyjit në jetën e njeriut. Për të, besimi nuk ishte vetëm trashëgimi kulturore apo zakon familjar, por mënyrë jetese. Ai e përjetonte fenë si burim qetësie, si orientim moral dhe si mbështetje në sprovat e jetës. Përshpirtëria e tij nuk ishte e zhurmshme, as demonstrative; ishte e thjeshtë, e përmbajtur dhe e natyrshme. Pikërisht në këtë natyrshmëri qëndronte edhe vlera e saj më e madhe.

Në këndvështrimin teologjik, jeta e një besimtari të tillë mund të shihet si përpjekje e vazhdueshme për ta jetuar fenë në mënyrë konkrete. Virtytet e krishtera, si përvujtëria, durimi, paqja, dashuria familjare, respekti për tjetrin dhe frika e shenjtë ndaj Zotit, nuk mbetën tek ai nocione abstrakte, por morën formë në sjellje, në marrëdhënie dhe në mënyrën e përditshme të të jetuarit. Andreja ishte njeri i lutjes, i paqes dhe i ndërgjegjes së qetë. Kjo e bënte të qëndrueshëm përballë vështirësive dhe të matur në raport me njerëzit.

Një vend të veçantë në jetën e tij zinte dimensioni familjar. Andreja ishte bashkëshort i përkushtuar, baba i kujdesshëm dhe njeri që e kuptonte familjen si dhuratë të shenjtë dhe si përgjegjësi të madhe morale. Ai e ndërtoi jetën familjare mbi dashuri, respekt, sakrificë dhe besnikëri. Si baba, ai nuk u la fëmijëve vetëm emrin dhe kujtimin, por edhe shembullin e një jete të ndershme, të përmbajtur dhe të orientuar kah e mira. Në këtë kuptim, familja për të nuk ishte vetëm lidhje gjaku, por shkollë jete, vend edukimi, hapësirë dashurie dhe vend ku besimi merrte formë konkrete.

Në dimensionin antropologjik, figura e Andrejës mund të shihet si dëshmi e njeriut që jeton në përputhje me një rend të brendshëm moral. Ai nuk ishte njeri i kontradiktave të mëdha, as i shfaqjeve të jashtme të tepruara; ishte njeri i qetësisë, i maturisë dhe i përmbajtjes. Në kulturën tradicionale shqiptare, një njeri i tillë quhet burrë i fjalës, burrë i familjes dhe burrë i besës. Këto nuk janë vetëm shprehje popullore, por kategori të thella morale, që lidhen me integritetin personal dhe me besueshmërinë shoqërore.

Në raport me të tjerët, Andreja ishte i sjellshëm, paqësor dhe i respektueshëm. Ai nuk e ndërtonte autoritetin mbi ashpërsinë, por mbi qetësinë dhe korrektësinë. Një prani e tillë në familje dhe në rrethin shoqëror ka rëndësi të madhe, sepse krijon besim, afërsi dhe siguri. Njeriu i paqes nuk është domosdoshmërisht ai që nuk përballet me vështirësi, por ai që nuk lejon që vështirësitë t’ia prishin rendin e brendshëm shpirtëror. Në këtë kuptim, Andreja ishte njeri që ruante masën, maturinë dhe dinjitetin.

Prandaj, kujtimi për një njeri të tillë nuk është vetëm kujtim familjar, por edhe akt falënderimi ndaj Zotit për dhuratën e jetës së tij. Kisha e sheh jetën njerëzore si dhuratë, si thirrje dhe si udhëtim drejt amshimit. Kur e përkujtojmë Andrej Sopin, nuk ndalemi vetëm te fakti i vdekjes, por mbi të gjitha te kuptimi i jetës së tij. Vdekja, në dritën e besimit të krishterë, nuk është fjala e fundit mbi njeriun. Ajo është kalim, është hyrje në misterin e mëshirës së Hyjit, është dorëzim i shpirtit në duart e Atij që është burimi dhe qëllimi i çdo jete.

Në këtë dritë ungjillore, kalimi i Andrejës në amshim nuk kuptohet si shuarje e jetës, por si kthim i përvujtë në shtëpinë e Atit qiellor, ku Krishti ka premtuar vend për ata që besojnë dhe ecin me zemër të pastër. Me shpresën që buron nga Fjala e Hyjit, besojmë se Bariu i mirë e ka pranuar shpirtin e tij në paqen e pasosur, aty ku nuk ka më dhimbje, lot e mundim, por vetëm dritë, mëshirë dhe jetë në praninë e Hyjit.

Në këtë horizont besimi, figura e Andrejës merr kuptim edhe më të thellë. Ai jetoi si njeri i përgjegjshëm, si bashkëshort besnik, si baba i kujdesshëm, si besimtar i devotshëm dhe si njeri me ndërgjegje të pastër. Këto janë elemente që e bëjnë kujtimin e tij të qëndrueshëm dhe të nderueshëm. Ai nuk la pas vetëm një biografi familjare, por një shembull jete. Dhe shembulli, në traditën e krishterë, është një formë e heshtur predikimi. Njeriu që jeton mirë, edhe kur nuk flet shumë, dëshmon shumë.

Në përfundim, Andrej Sopi mund të përshkruhet si njeri i ndershmërisë së përditshme, i besimit të qetë dhe i përkushtimit familjar. Jeta e tij nuk ishte spektakël publik, por dëshmi e heshtur e vlerave që e mbajnë të bashkuar familjen, e forcojnë ndërgjegjen dhe e orientojnë njeriun drejt Zotit. Në një kohë kur vlerat shpesh relativizohen dhe kur njeriu matet më shumë me dukje sesa me përmbajtje, figura e tij na kujton se madhështia e vërtetë e njeriut qëndron në ndershmëri, në besnikëri, në dashuri dhe në paqe shpirtërore.

Krejt në fund, në emrin tim dhe në emër të familjes Sopi, i falënderoj nga zemra të gjithë ata që morën pjesë në ngushëllime, në lutje dhe në varrimin e vëllait tonë të ndjerë, Andrej Sopi. Mirënjohja jonë shkon për të gjithë ata që, me praninë, fjalën, lutjen dhe respektin e tyre, na qëndruan pranë në këto ditë dhembjeje, duke e bërë më të lehtë barrën e ndarjes dhe më të fortë shpresën e krishterë.

Epja, o Zot, pushimin e pasosur vëllait tim të dashur, Andrej Sopit, dhe drita e pasosur i ndriçoftë. Pushoftë në paqen e Zotit; kujtimi i tij mbetet dëshmi e një jete të jetuar me dinjitet, me besim dhe me përgjegjësi, ndërsa shembulli i tij qoftë bekim për familjen, ngushëllim për të dashurit dhe dritë e qetë në kujtesën e të gjithë atyre që e njohën.

Pejë , më 15 maj 2026

Haxhi Sadria paralajmëroi ndryshimin e epokave historike përmes ngritjes së flamurit kombëtar dhe kryengritjes në Kulinë më 1910

Prof dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Historia që nuk duhët të harrohët

Deri sa për 1019 katunde të Llapit dhe tërë Sanxhakut Nishin në krye të Islihatit ishte Murat Xhakja deri më 1899, vendin e tij do ta zë njeriu që krijoi autoritet për burrëri dhe korrektësi Haxhi Sadria. Ky personalitet do të angazhohët sidomos te zyrët përkatëse të Vilajetit Kosovës që shumë padejtësi që u bëheshin muhaxherëve, të zgjidhën me procedurë edhe private edhe zyrtare. Private për faktin sepse pushteti okupator në çdo etapë shfaqte oportunizëm kur ishin në pyetje shqiptarët.

Prandaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u shënua si ngjarje vendimtare e Rilindjës Kombëtare për ta vetëdijësuar formësimin e plotë të kombit. Kuvendi i Prizrenit u mbajtë më 10 VI 1878. Ky Kuvend ishte i organizuar në kohën e duhur sepse çështja  e MUHAXHERËVE në Vilajetin e Kosovës ishte bërë plagë kombëtare. Së dyti, Kuvendi i Prizrenit u mbajt tri ditë para Kongresit Berlinit (13 qershor), për t` i traguar atij kuvendi se çështja shqiptare është vendimtare në Ballkan në veçanti, dhe Evropë e Perandori Osmane në përgjithësi.

Sipas Kristo Dakos në Kuvendin e Prizrenit më 10 VI 1878 ishin:

1.Myderriz Haxhi Ymer Prizreni;2.Abdyl Frashri; 3. Ali Pashë Gucia; 4. Sulejman Ag Vokshi;5. Abdyl Pash Peja; 6. Mulla Zekë Peja; 7. Zejnel Efendi Peja; 8. Shaqir Agë Peja; 9. Ahmet Koronicë Gjakova; 10. Hasan Pash Deralla Tetova; 11. Rexhep Pashë Tetova; 12. Ilias Pash Dibra; 13. Ejup Bej Jenipazari; 14. Ali  Dod Mitrovica; 15. Osman Myfti Pirishtina; 16. Ali Kurtesh Mitrovica; 17. Ful Mustaf Bej Shkupi; 18. Mustafë Koxhobash Shkupi; 19. Jashar Bej Kumanova; 20.Haxhi Ismail Efendi Kumanova (myderriz); 21. Maksut Efendi Presheva; 22. Kamber Ag Presheva; 23. Haxhi Abas Presheva; 24. Ali Bej Tirana; 25. Arsllan Bej Elbasani; 26. Abdyl Efendi Shkupi; 27. Haxhi Sadik Tetova; 28. Hysejn Bej Gjilani; 29. Binak Ali Gjakova (Malësia); 30. Ali Ibra Malësia Gjakovë; 31. Natali Bej Preveza;  32. Abedin Pasha (djali i Abedin Pashës M. P. J); 33. Mustafë Pashë Vlora; 34. Pjetër Bej Janina dhe,35. Jani Vreto Kanina. 36. Sadri Bllaku ishte në cilsinë e vrojtuesit. Më vonë u bë i njohur si Haxhi Sadria që i priu kryengrtjës TOPIT kundër osmanlisë dhe çdo okupatori të Kosovës më 1910.

Në Kuvendin e Prizrenit ishin edhe 17 persona tjerë nga Shqipëria e Mesme). (Shiqo: Albania 57, f. 178).

BESA BESA E PEJËS 1899

Rëndësia historike e odës shqiptare është e pamatëshme me ndonjë studim spaecial shkencor. Po, janë shkruar studime specifike për odën, por nuk janë bërë hetimet ku është shkruar historia, përkatësisht ku janë marrë vendimet historike, që trojet tona të ruhen me çdo çmim. Lidhur me këtë, gjatë studimeve të mia me decnje për viset më veriore kombëtare gjatë shekullit XX janë të evidentuar tri qendra ku dihej se mirreshin vendime për jetë a vdekje.

Qendra e parë ishte Popova (lokalitet në mes Vushtrris historik dhe Llapit kryengritës). Aty, Tahir Popova e krijoi Mevludin, me të cilin shqiptarët bashkjetonin nga festa në festë, nga kryengritja në kryengritje. Aty, jo vetëm që këndohen mevlude, por vitet e shqiptarisë NUMROHESHIN me këtë moto: Nga kryengritja e vitit ….. sa vjet kanë kaluar. Asgjë nuk ka ndryshuar, ia fillojmë aksionit për ta organizuar kryengritjën vijuese, ishte moto e çdo kuvendi dhe vendimi që sillte ISLIHTI (lloj Gjyqi) nepër odat tona historike.

Qendra (Oda) e dyë i historisë shqiptare në këtë trevë që reflekton edhe gjetiu ishtë oda e Boletinit. Por kjo odë me që mbështetej  jo në faktorin intelektual, por në faktorin luftrak-kryengritës , armiqët e kësaj ode u përkujdesën që ta siellin në hasmëri me odën sekundare të Vocollëve. Si është zvilluar ajo luftë e dy familjeve, duhet studim i posaçëm.

Oda e  tretë i deshtimit të dy odave ishte fakti se Isa Boletini u izolua me 1903 nga Sulltan Abdylhamidi me të shtime të Rusisë e me intriga të Konzullatit saj në Mitrovicë, po edhe të konzullit serbian në Prishtinë dhe Shkup.

Oda e katërt ishte pseudo faktor se Isa Boletini kishte një lidhje me popin Angjellko Neshiqin dhe ky realitet ia zvoglonte autoritetin sidomos në Kazan e Llapit dhe Nahinë e Prishtinës e mos të flasi  për Kazan e Vushtrris ku ndikimi i sektave fetare ishte gati në nivel si të ishte një Gjakovë e dytë.

Por faktori i PESTË pse Isa Boletini mbeti autoritet politik i pakontestuar ishte se kishte pasuri. Me këtë pasuri jo që e blente pozitën por e siguronte burrërinë sepse kishte mundësi  të diktojë edhe humanizëm sidomos gjatë muajit të ramazanit, kur Isa Boletini jepte lëmoshë gati 15% të tërë fitimit vjetor, nga xehrorja e gurit. Të gjitha këto fakte ndikuan që mu në trevën e Popovës, në Vesekofcë apo Perpellac të ngritët Flamuri Kombëtar Shqiptar disa herë. Sipas dokumeneteve arkivore Flamuri kombëtar është ngritur në Popovë me 6 korrik 1912. Në lidhje me këtë, gjatë gjithë kohës së okupimit austriak Flamuri Kombëtar ka qenë i ngritur në Vesekofc (1915-1918) dhe maja e Vesekofcit u quajt nga ajo kohë Maja e Bajrakut. Aq më parë Flamuri valoi në Vesekofc, sepse pjesa më e madhe e familjës Popova u vëndos në Vushtrri dhe aty Hys Popova e mbaroi edhe shkollën austriake në gjuhën shqipe. Bile Hysi ishte antar i shoqatës muzikore të shkollës dhe kishte talent për t` u rënë disa veglave muzikore. Për këtë veti kanë mbetë fjalë të njohura në Llap ku thuhet: “Po mirë Hysi si djalë po ka talent me u ra veglave muzikore, por më mirë ka pasë talent baba i tij Syla me u ra veglave të luftës sidomos, kur ishte në një front me vllazërit Bajçinofci dhe Familjën Kojuhi.

Tani shtrohet pyetja pse në Llap nuk flitet për Flamur të nfritur. Të vjetrit për këtë pyetja do të përgjigjen sikur duan ta kompenzojnë “deficitin” duke thënë: “Nuk ka flamur, por ka krisma topi në Kulinë, ka thyerje të burgut (Mreçezit) më 1910 nga një tajfje e re kryengritësh siç ishin: Ramë Vllasa, Nur Shatri, Brahim Hertica, Islam Bulliqi, Mehmet Xhakja, Sheq Mirofci, Osamn Vuça, Osman Pollata, Jahir Doberdili. Mbi të gjithë në kohën e Luftërave Ballkanike do të ngritët Isa Boletini, sidomos me shkuarjën në Vlorë më 30 nëntor 1912, për t` u bërë shtylla e sigurtë e pavarësisë, për ta filluar një veprimtari të re për t` i mobilizuar shqiptarët në luftë për shtetin kombëtar. Madje Isa Boletini shkoi edhe në Londës. Janë të ruajtura kujtimet e Obri Herbertit (1880-1923) për Isa Boletinin në gjuhën anglishte. Në këtë rast do ta plasoi vetëm një detal. Obri Herbert e shetiti Isan nepër Londër si mik i shqiptarëve. Por kur e vizitoi Isai muzeun Zologjik, Isa Boletini i tha: “ Paskeni grumbulluar këtu të gjitha gjallnesat. Por punën kryesore nuk e paskeni bërë”? Obri Herbett si intelektual kulminant me kureshtje iu afrua ‘Robin Hudit” Ballkanit dhe e pyeti: Po cila është ajo gjallresë që këtu mungon? Isai i përgjigjet seriozisht, shkruan  Obri: “Vetëm dreqin nuk e paskeni shti në katar, e më e ngushtue me telin me thepa, se ai është më i rrezikshëm se tigri dhe arusha që kokan këtu. Të lutëm nxine dhe më në fund njerzmi ta kuptoi si duket, se Sulltani boll i fuqishëm ishte, por edhe atij i pata thënë: “Dreqin nuk po keni ide me e burgos”.

VITI 1908 I KTHESËS HISTORIKE PËR BALLKANIN

Pas Kongresit Berlinit Fuqitë Evropiane e panë se kah duhet pozicionuar interesat dhe cila fuqi me cilën janë të një goje. Nuk shkoi shumë kohë dhe me 1879 doli në shesh Marrëveshja Gjermani-Austro Hungrai. Në këtë taborr fillestar më 1882 Gjermania bëri aleancë me Italinë. Ky bllok i qendrës u mbyll më 1897 duke bërë marrëveshje Austro Hungaria me Italinë. Ky bllok politiko ushtrak nuk kishte koloni të maftuara por kishte kapital të mjaftueshëm, madje për eskport. Mbi të gjitha, kishte nevojë për lëndë të parë, prandaj ngadal por sigurt do të përgatitët për një rindarje të botës në sfera koloniale të përshtashme për ekonominë e tyre.

Blloku tjetër ishte i knaqur me pozitën e vet koloniale, prandaj nuk do të ngutët në asnjë variantë për një ndarje të re, për një përshtatje sado “racionale”, për ta mbajtur botën ashtu si ishte. Kështu më 1893 do të lidhet aleanca Francë-Rusi.Më 1904 do të lidhet aleanca Francë-Angli dhe më 1907 do të rrubullaksohet kjo aleancë duke bërë marrëveshje Anglia me Rusinë e duke u quajtur të tria së bashku Antantë.

Filozofia matematikore e historisë

Emruesi i përbashkët e të dy blloqeve kundershtare ishte formula 1+1+1, që do të thot të jesh: Anti Islam, anti osmanli dhe pro ortodoks. gjithnjë me sintagmë se duhet “shporet islami nga Evropa”. Dhe kjo luftë e kishte ngjyrën e Kryqzatave mesjetare por kishte dizajnë modern me moton: “Për fe dhe atdhe”. Kjo parull e kishte bërthamën nga viti 1711, kur Rusët kishin arritur te brigjet e Danubit dhe po synpnin Stambollin ta kthejnë në Romë të dytë (Bizant)..

Historia shqiptare do të përputhet fare pak në këto strategji të cilat tnzisht në disa raste vepronin edhe pa e ditur antari i bllokut, por gati publikisht duke e ditur blloku tjetër se çka është e përbashkët në luftën e shenjët, të cilën e kualifikuan se është e “Projektuar nga zoti, që ata popuj që janë islamizuar t` i kthejmë sërish në folen e mëparme”. (Këso premtimesh patën lëshuar edhe dy tre shqiptarë më 1998/99 se: “Të gjithë shqiptarët e rreligjionit islam do të kthehn në ritin katolik”. Prandaj  deri me sot (2026) kur nuk është plotësuar ky premtim, sikur ka filluar një fushatë kryqzate ndaj Republikës Kosovës, duke dëshmuar se Prenedimi po i bashkohet Lindjës në urrejtje të sërishme ndaj shqiptarëve”. (Shiqoni se kush është në Hagë dhe si maskohet atje realiteti; shiqoni se çafar fushate zhvillohet kundër pushtetit aktual në Kosovë, i orkesturuar nga masoneria e Lozanës. E vërteta, plani i këtij komploti është i plasuar në Institutin ASPEN dhe CERNEGI në SHBA, në mënyrë që nëse shqiptarët nuk pranojnë konvertim në katolik të paktën të kthehen në PROTESTANT si janë dhe do të qëndrojnë. 

 Viti historik për rriedhat politiko koloniale në Ballkan

Më 1908 ndodhën ktheat historike: Kuvendi i Ferizajit 1908; Shpallja e pavarësisë së Bullgarisë, Aneksimi i Bosnje Hercegovinës; Bashkimi Kretës me Greqinë dhe Kongresi kombëtar i Alfabetit Kombëtar shqiptar në Manstir. Nuk kishte më dilema se tokave shqiptare u duhej shteti, tokat shqiptare duhet të shpallën tokë me zot e ai është shteti shqiptar për të cilin do të punohet deri më 28 XI 1912.

KUVENDI I FERIZAJIT  nga 5 e deri më 23 korrik 1908

Kuvendi i Ferizajit që u mbajt nga 5 e deri më 23 korrik 1908, shënon pozitën se shqiptarët kishin grumbulluar aq dituri dhe informata se robëria e mëtejme nuk  e kishte asnjë kuptim. Prandaj për ta amoertizuar këtë kërkesë popullore shqiptare më 24 korrik 1908 Sulltani do ta sjellë Kushtetutën që e kishte promovuar Veziri famlartë shqiptar Mithat Pasha më 1876.

Bullgaria më 5 tetor 1908 e shpallë pavarësinë

Duke e vrejtur se janë piekur kushtet për shkëputje nga Stambolli, Sofja zyrtare më 5 tetor 1908 do ta shpallë pavarësinë sepse në Kongresin e Berlinit kishte mbetur koloni e Stambollit.

             Austro Hungraia me 7 tetor 1908 e shpallë aneksimin e Bosnjës Hercegovinës

Duke e nuhatur realitetin historik më 7 tetor 1908 Wjena do ta shpallë aneksimin Bosnje e Hercegovinën, pasi që e kishte okupuar më 1875.

                     Më 12 tetor 1908 Asambleja e Krestës e shpallë bashkimin me Greqinë

Edhe Asambleja e Kretës do ta shfrytëzojë momnetin histirik dhe më 12 tetor 1908 do ta shpallë shkputjen nga statusi specal i kohës Berlinit dhe do të votojë për bashkimin me Greqinë që ishte shtet sovran nga viti 1821. E vërteta Kuvendi i Greqisë në tri seancat e para ka komunikaur shqip, sepse në te dominonin Arvanitasit. Ndërsa në Serbia, flasin dokuementet se u krijua nga Kelmendasit shqiptarë.

Kongresi Kombëtar i Alfabetit shqiptar mbahet nga 14 deri më 22 nëntor 1908

Mbajtja e Kongresit për sajimin e një alfabeti të përbashkët kombëtar, ishte bërë imperativ i kohës. Ishte imperativ sepse nepër kolonitë shqiptare dhe librat e botuara po përdorëshin alfabete të ndryshme. Prandaj ky njësim i alfabetit nxorri në shesh nevojën që të hapën shkolla, realitet ky i zakonshëm për një popull, por mbi të gjitha nxorri nevojën që të krijohet shteti i cili me argumentin e fuqisë do ta aplikonte alfabetin e pranuar. Dhe ashtu ndodhi, ashtu si ndodhën kryengritjet e shumta në vilajetet shqiptare. Kongresi përfaqsohej jo nga 32 por nga 52 përfaqsues nahishë.

Kunderthënjet Mitaht Frashëri me Gjergj Fishtën

Me sajimin e alfabetit kombëtar, kombi më fortë se kurrë më parë e kuptoi se shqiptarië i duhet një shtet i cili do ta ketë një flamur, do ta ketë një ligjësi dhe një gjuhë administrative që buron nga shkolla kombëtare. Pra, për asgjë tjetër më nuk mund të thuhet se shqiptarët nuk kanë alfabet dhe ma nuk kishin nevojë të aplikohën në shkrime dielektët do të thot Mihat Frashëri. Fishta ishte i ndikuar nga folklori dhe i jepte të drejtë dialektit.

Zgjedhjet parlamentare në Perandorinë turke

Më 6 korrik 1909 u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Pernadorinë Osmane, të cilët përfaqsuesit e zgjedhur  lëshuan këtë deklaratë historike: “ Deklarojmë mburrje se pavarësinë dhe autonominë nuk e heqim nga mendja si shqiptar të ndershëm dhe atdhetar”. Deputetët që përfaqsonin shqiptarinë si komb i veçant ishin:

1.Sherif Efendi Prizreni; 2. Sulejman Efrendia, sekretar gjeneral i divizionit; 3.Azis Pash Vrioni Berati; 4. Esad Pash Toptani Durrësi;  5. Nexhip Draga Shkupi; 6. Shahin Be kolonja Kruja; 7. Fuad Pash Prishtina; 8. Gani Frashëri;  9. Bedri Bej Peja; 10.Mehmet Vasfiu ish ministër; 11.Jahja Efendi Prizreni;  12. Ahmet Hamdi Bej Peja;  13. Hasan Bej Prishtina; 14. Isamil Haki Manastiri senatorliu; 15. Ismail Pash Zemraku Dibra;  16. Hasan Efendi Senica; 17 Ahmet Hamdi Preveza; 18. Seit Efendi Hoxhë Shkupi 19. Emin Efendi Prizreni; 20. Myrteza Efendi Shkodra; 21. Ali Riza Efendi Gjakova; 22. Doktor Misha Korça; 23. Mamo Pashë Efendiu Dibra;  24. Ibrahim Pashë Peja. (Burimi: “Takvimi Vekai” më 6 VII 1909

Këta deputet e kishin për detyrë që ta mbrojnë çdo pllëmbë toke të shqiptarisë. Lidhur me këtë, më i zëshmi në Kuvendin Osman do të promovohët se ishte Hasan Prishtina.

Hasan Prishtina ishte dëshmuar në Parlametin e Turqisë se është kryengritës dhe se do ta edukojë popullin që mos ta durojë më asnjë okupator, pra edhe pushtetin obskurantust të Stambollit.

Marrëveshja sekrete e Konzullit serbian në Shkup me Valiun e Kosovës 26 XI 1909

Drei te takimi erdhi me iniciativën e Konzullit serbian. Valiu i Kosovës e mori ofertën për takim më 24 nëntor 1909. Të nsermën Valiu do t` i drejtohet Sadriazamit me lutje: “A kam lejën shkelqesë për të zhvilluar një takim kokë me kokë me konzullin serbian. Përmbajtja e bisedës do të jetë fakti se popullsia e Llapit, Shalës dhe Drenicës është kthyer në një lëvizje politike. Tubimet po mbahen nepër oda dhe xhami. Disa ylema nepër xhamia qe dy të premte kanë mbajtur ligjerata për VATANIN dhe për KOMJETIN. Ligjeratat janë të porositura nga Klubi i Shkupit dhe disa deputetë të Prishtinës të cilëve u prinë Hasan Vuçiterna. Më 25 XI 1909 Valiu e merr përgjegjën se takimi lejohet por me kusht që asgjë mos të rrjedhë prej tij.

Takimi zhvillohet në sarajin e Vilajetit në Shkup dhe fillon në ora 09 më 26 nëntor 1909.

I pari e mori fjalën Valiu. U jam falenderues për këtë kërkesë për takim dhe për këtë keni përshëndetje të sinqerta nga Veziri i Madh. Ai njëherit ju përshëndet juve dhe familjën mbretërore me dëshirë që të takohemi sa më parë në interes të dy vendeve tona dhe në interes të popjve te dy mbretërive tona. E keni fjalën zotri konzull Millan Rakiq?

Kuvendi i Shkupit në klubin “Shqiptari”  në fund të vitit 1909 për Kryengritje shqiptare

Në Kuvendin e Shkupit ishin deputetët Bedri Pejani,  Hasan Prishtina dhe Mithat Frashëri. Këta do të sajojnë një program të kryengritjës, të cilin Hasan Prishtina do ta promovojë nga foltorja e parlamentit, duke deklaruar se në viset shqiptare nëse nuk do të ngjanë liria dhe barazi do të shpërthej kryengritja dhe i pari ndër të parët që do ta merr armën do të jam unë”. Prandaj e mori emrin deputeti kryengritës.

Shumë shpejtë pas konstituimit të Parlamentit osamn shqiptarët do ta përpilojnë stratrrgjin e rrebelimit, sepse ishin të privuar nga të drejtat nacionale. Parulla e ngritjës në kryengritje shumë shpejtë do të përvetësohet nga populli dhe e kishte këtë përmbajtje:  “Kur të bjen dushku prej rremit”, (simbol i Revolucionit Francez nga 14 korriku 1789), populli do të ngritët në armë. Lidhur me këtë nga historia ishte mësuar se: Kamil Demullen duke mbajtur fjalim nën hien e një arre rastësisht i bjen një dushk i arrës në kokë dhe shpërthen: RA DUSHKU. Masa i hudhët Bastilës për ta ndryshaur tërë sistemin ekonomiko shoqëror në Francë dhe ngadal në tërë Evropën.

Në kushtet e reja do të zhvillohet një luftë psikologjike se si të çlirohet shqiptaria nga “Tirania humane” (Gewaltsamakeit). Shtrohet tash edhe një pyetje shtesë: a mund të ndodhë çlirimi duke mbajtur fjalime në parlament dhe Sulltani (ishte sovrani) të avansohet në demokrat dhe të shprehet: mjaftë i keni sherbyer Babadovletit dhe tash e tutje do të jeni ju përfaqsuesit e sovranit, të cilin do ta zgjidhni ose do ta emroni ju me aftësitë e jueja njerëzore. Ta themi prerazi se ky “ralitet” nuk ishte i mundur pa një luftë, pa një simbolik, ku do të ngritej si kurdoherë Flamuri i luftës për liri, e të cilit i kishin kënduar breza të tërë pa mabrim. E ai zbullim jo i rastësishëm do të ndodhë pikërisht në një maje mali ku simbolikisht shënon paralajmërimin e çlirimit, i cili çlirim do të vonojë, por do të vijë pikërisht atëherë kur sovrani popull vëndosi ashtu. E për fat ai çast nuk u shënua me ngritje të Flamurit, por me krisje topi, dukuri kjo që te shqiptarët ndodhte për herë të parë.Në Kulinë të Llapit ndodhi historia, nddhi krisma e topit dhe nuk u ndal deri më 10 VI 1999, kur u çlirua Kosova nga UÇK dhe NATO së bashku.

KRYENGRITJA SHQIPTARE NË KULINË (LLAP) SI PARA PËRGATITJE PËR SHPALLJËN E PAVARËSISË

MARS-PRILL 1910

KOMANDANT HAXHI SARIA  18561910

I kemi Shiptarët ejani ta bajmë Shipninë.

E kur ta kemi Shipninë e ruejmë vatanin!

MURAT XHAKJA-KELMENDI

Tregoi: Sylë Hys Popova  në Vushtrri më 1974

Pse në Llap nuk kishte kurrë Serbianë deri më 1913

Epika jonë nuk ndryshon nga të tjerat. Por, fiktivitetin e saj as nuk e kemi konsumuar njësoj, e as nuk e kemi rezervuar me kohë që ta kultivoijmë deri në energji që nxitë ndienja e rreshton me mençuri  fuqishëm në luftë për liri, edhe në saje të përkrahjës së miqëve të shqiptarisë. Lidhur me këtë potenciali moralizues i epikës nuk ka ndërtuar theml aq të fortë, jo pse nuk kemi pasë disi guxim ta ndërtojmë, por disi ne nuk kemi qëndruar fetarishtë në pozitë vertikale para stuhive të shekujve dhe trasferimeve që kanë mdodhë në rrafshin shpirtëror dhe etnokulturor gjithëshqiptar.

Përvoja fiktive që mbjellë epika në zgjimin kombëtar nuk e ka ushqyer realitetin historik kreativ nga epoka kur fillon sepse gjithëmonë kur janë në pyetje shqiptarët janë gjetur faktorë nostalgjik dhe të durueshëm për robëruesin ,  faktori ai që ka shkuar qoftë me luftë nacionalçlirimtare, qoftë në luftëra te të tjerëve, për të mbetur sërish vet në robëri. Po, i gjatë ishte rrugëtimi nën Perandorinë osmane, por robëria jonë nuk ishte më e shkurtër nën peshën e robërisë byzantine. Bile, bizantinizmi me që ishim në periferi , si robëri nuk krijoi ngjyra të theksuara politike dhe epike për të na difernecuar si subjekt,  për të na ndarë në NE dhe ATA, shumë bindshëm dhe me faktorin e fuqisë. E vërteta, ne shqiptarët nuk jemi identifikuar nën bizantinët as atëherë me fenë dhe kryqin e ngulitur dhe hënën e shartuar, pra nuk jemi përputhë me aq lehtësi sa mendohet, në historinë e përdorëshme  krishtere dhe “profitabile” islame, së cilave u kemi sherbyer në nivel të personaliteteve për t` u rreshtuar për neser, për t` i siellë popullit liri në: ajr, tokë dhe ujë. Pra, premtime ka por ushqimi mungon.

Ne përpiqemi të dëshmojmë histori neutrale nepër etapat historike. Por realiteti gjithëmonë ka mbetur aty ku kemi qëndruar vet, pra jo aty ku na ka lërë okupatori, sepse trajektorën e pushtetit nuk e kemi mbyllur si tërësi në një trust besimi ku përfshihet tërësia, sepse vet kemi krijuar ndasi përbrenda dhe  faje specifike si normë rreligjoze tragjike, sidomos  kjo smundje ka lëshuar rrënjë kur jemi ndarë në Prolatinë dhe Probizantinë më 1054. Tragjedia është transferuar në vargojë gjaku, kur do të ngjallet me influencën Latine fushata e kryqzatave (1096-1270), e cila në histori është realiteti më i egër dhe më idiociv në luftë për dominim të civilizimeve. Pra, plaga që ka metastazuar në të krishterë e musliman më vonë, nuk ka qenë e re dhe e padukshme si mendohet të mbulohet me fraza politike, sepse është në pyetje kryqi dhe gjysëm hëna të cilat sibole nuk rrijnë në një platformë.Por therrin dhe përgjakun në të katër anët. Së këndejmi  plaga shqiptare sikur ka evoluar, madje një kohë të gjatë në grubuj krimesh e përseritur si një lloj melodie me muzikë dhe harmoni të prishur. Dhe ne si popull autokton nuk jemi si komponenetë imperialiste aziatike bizantino-osmane, por edhe nuk jemi si komponentë vatikano-katolike, evropiane. Në këtë trivializëm pastaj kanë lindur edhe sektat fetare sikurse ideologjitë politike gjatë shekullit XIX dhe XX, në mënyrë që plagën e çarë e kanë bërë fuqitë evropiane të ndara në dy taborre por kur ishin në pyetje trojet shqiptare, ato ishin  edhe më të pamëshirëshme në Berlin më 1878 dhe në Londër më 1913, në Versaj më 1919. Në këtë kaos nuk mund ta nxierrim as kombin e as shtetin pa VONESA të theksuara, sepse seicila force ka gravituar në epoka të kufizuara dhe shumë vështirë jemi shkëputë nga tragjeditë që e kemi përjetuar. Kështu në stilinn çka nuk ia donë veti nuk ia donë edhe tjetrit, shqiptarët kanë mbetë definicion i racionalizmit etnik në pozitë shumë tragjike sepse janë përçarë dhe pastaj janë ndarë në pesë gjashtë copa, të cilat asnjë fuqi deri me sot nuk ua ka gjetur rreshtimin e bashkimit në një tërësi etnike.

Kështu rroli I personalitetit (personaliteteve) në historinë identifikuese shqiptare, por edhe në pozicionin e masës së gatëshme në përshtatje dhe ndryshimin na e ka shkëputur dhe shpëtuar nga shfarosja sidomos gjatë shekullit XIX-të dhe XX-të, stoicizmi jonë në tragjedi, duke shpresuar në kohë të ardhme për shpëtim dhe bashkim. Në të dy shekujtë kemi dëshmuar nostalgji të kufizuar për pushtuesit në shkallë të theksuar. Sidomos theksimi është manifestuar ndaj osmanlisë duke i ndihmuar këtij fenomeni prej të cilit u ndanë edhe vetë bartësit ( spjego realitetin që otomanët u shkëputën në turq më 13 korrik 1908, fenomen ky që nuk ka ngja për një ditë. Ky fenomen vejn si pasojë e mosarsimimit që na mungonte, prandaj edhe pse osmanlia u nda nga ai nominim, ne shqiptarët kemi pasë nostalgji ndaj tij dhe atë nostalgji e kemi dëshmuar kudo: në ndeja, në tubime dhe në shkollimin rreligjioz shumë homogjen dhe konzervativ.

Lufta pra për t` u shkëputur nga otomanizmi i brendëshëm ndër shqiptar nuk ishte kuptuar drejtë nga masa, por kësaj lufte më tepër I kontribuan fqinjët që të konvertohet në humbje se sa vet ish okupatori dhe nostalgjikët shqiptar, sepse për ndryshe nëse nuk u osmanizuam, ka ekzistuar rreziku dhe pushteti okupues vijues të krijonte kushtet tragjike që të sllavizohemi. Një shembull se si duhet me guxim të kalohet nga pozicioni i të shtypurit tragjik në fitimtar homerik dhe dialektik, është pa dyshim lufta dhe krisma e topit e drejtuar nga Haxhi Sadria në prill të vitit 1910, nja një gjysëm viti pasi që ishte ngritur FLAMURI KOMBËTAR NË KULLËN E HYS POPOVËS i i zyrtarizuar pastaj edhe në Vesekofc prej të njejtëve akterë. Tani shtrohet pyetja, si një shqiptar i rreligjionit musliman, plus Haxhi dhe personalitet i arsimuar në atë sistem e kupton se me fuqinë e armës  duhet krijuar shtetin,  madje  kur dihet se mentaliteti  kombëtar  ishte i formuar.Ky fenomen le hapësirë për të u studikuat detalisht onomastika e tij.

Pengesat që u servuan në triumfin e idesë për shtet në shqiptari me shumë vonesë  ishin të jashtëme apo të brendëshme. E kur e themi këtë duhet shënuar se më 1869 u kërkua publikisht të themelohet një vilajet shqiptar, por që u ndalua pa lindur fare nga Padishahu me intriga të Ignatievit dhe nënës Sulltanit. Në këtë drejtim duhet fokusuar vëmendjen në Lidhjën Shqiptare të Prizrenit dhe në luftën e egër që u kurdis për ta shkatrruar për brenda, duhet përqëndruar vëmendjën në fatin e dorëzimit të Ulqinit, Plavës dhe Gucisë Malit Zi, me kërcnim nga Anglo- Francezët dhe me pelqim të Stambollit.plus këtij fakti duhet  kujtuar tragjedinë kombëtare të Sanxhakut Nishit më 1877.Prandaj për ta kuptuar thelbin e historisë së TOPIT PARË të Haxhi Sadrisë, duhet fokusohemi në pengesat e jashtëme  që do të grumbullohën në fuqinë perandorake e cila zbatoi diktaturë ushtarke, fillë pas kryengritjës dhe në fuqinë e fqinjëve që shtronin pengesa të pakapërcyeshme sepse kishin apetite për të dale në det dhe për të okupuar toka të reja etnike shqiptare dhe shtetërore otomane. Për fatin e okupatorëve të ri tokat otomane ishin pre e arritëshme sepse ashtu mendonte Londra, Parisi, Petrburgu, Roma, Wjena dhe Berlini. Parndaj  pronat etnike shqiptare do të mbesin pengesë dhe detyrë politiko rreligjioze në qendrat e theksuara, që idetë shqiptare për shtet dhe pushtet, mos të relaizohen. Realitetin që e kemi sot flet për  çdo pore të jetës ku e si janë manifestuar palgët e robërisë.

Haxhi Sadria është djali I Haxhi Mustafës, i cili ishte i orientuar drejtë në çështjen kombëtare. Me kohë do të mirret me tregti me shumicë. Por kishte edhe një pasuri solide familiare, e më së shumti kishte interes nga mulliri prej të cilit fitonte edhe ushqimin familiar, por edhe kishte mundësi t` I ndihmojë familjet e varfura, sidomos ato që ishin të shtresës muhaxheri, e që ishin përzënë nga Sanxhaku I Nishit më 1877/78. Gradën e Haxhisë Mustafa do ta fitojë më 1875. Me këtë pozitë shumë të respektuar në popull  atëherë jo vetëm në trevën e Llapit, në vijim do të vej kontakte me myderrizët e Shkupit, Tetovës dhe sidomos me ata të Prishtinës dhe Prizrenit. I shoqëruar me Myderriz Ymer Prizrenin, më 10 qershor 1878 Haxhi Mustafë Blaku do të gjëndet me shumë llapjanë në Kuvendin e pare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga kjo kohë shtëpia e tij do të bëret qender e kuvendimeve dhe organizimeve të shpeshta për t` i kthyer muhaxherët sërish në Toplicë, në shtëpitë e veta. Janë të njohura tentimet e Mustafë Blakut dhe Murat e Mehmet Xhakës për t` u kthyer muhaxherët në fshatrat e veta më 1879, më 1881 përpiekja e Murat Xhakës dhe Mustafë Blakut më 1882,më 1883, më 1886 dhe 1889, tregojnë se nostaligjia nuk ka qenë vetëm ëndërr por edhe përpiekje maksimale e parisë që t` i prijnë popullit në një mision që ishte i drejtë. Këto tentime që janë shoqëruar me luftime të ashpra me ushtrinë okupatore serbiane kanë përfunduar me viktima të dyanëshme, sidomos më 1886. Në këtë luftë që do të zhvillohet në afërsi të Bajës Kushumlisë, do të merr pjesë edhe Sadri Blaku, djali I Mustafë Blkaut. Në këtë luftë babë (Mustafë) e djalë (Sadri) do të marrin pjesë në taborrin e dytë që e theu rojen serbiane në Perpellac dhe kishte marrshuar deri në Deshishk, me qellim që të çlirohet rriedha e lumit Toplica për të depërtuar deri në Prekupe, në të dy anët e ish trevës shqiptare. Këtë aksion çlirimtar e drejtonte edhe  Murat Xhakja që kishte përvojë lufte si nizam i mbretit si dhe si luftetarë vullnetar në Pleme të Vogël më 1877.

Populli kësaj lufte do t` I këndojë fuqishëm në çdo etapë historike me këto fjalë:

Luftë e egër ku derdhet gjaku

Mustafë Blaku t` u lumtë konaku.

Me ty erë lirie frynë Llapi e Gallapi,

O t` u lumtë martina o Mustafë Balaku!

(Tregoi Mustaf Stublla më 1972)

Mustafë Blakçori nuk ishte muhexherë por vendas në Besianë

Haxhi Sadria u lind në Besianë më 1856. Në moshën dhejtë vjeçare shkoi në shkollë në Arbanash të Kushumlisë. Aty  do të shquhet sin xënës I shkelqyshëm në klasën e Myderriz Faik Efendisë. Si intelektual i formuar do të shquhet në të gjitha kuvendet e Kazasë Llapit, duke krijuar autoritet në popull nga të gjitha shtresat, sepse  babai I tij ishte shndërruar në mecenë për shkollimin e medresantëve edhe filantrop ndaj muhaxherisë së shumtë në tërë Kazanë e Prishtinës, Mitrovicës, Vushtrris, e sidomos në nahinë e Llapit, realitet ai që i favorizonte muhaxherët që të arsimohen dhe eknomikisht të prosperojnë.

Pjesëmarrës në Luftën e Plemës Vogël

Më 24 prill 1877 Rusia I shpallë luftë Perandorisë Osmene. Menjëherë do ta pasojë mobilizimi i shqiptarëve në Vilajetin e Kosovës, sepse nëse thehet Rusia në Pleme të Vogël, atëherë ruhet tërësia toksore e Vilajetit kryengritës të Kosovës. Ajo luftë e kishte nxierr një konkluzë nga Kuvendi i burrave në Arbanash të Kushumlisë, aty ku ishte edhe Medreseja. Kështu  njëri ndër 12000 regrutët e parë të Vilajetit Kosovës,  do të jetë Sadri Haxhiu , i cili pas ushtrimeve një mujore me të gjitha llojet e armeve të rënda, dërgohet në frontin e Plemës Vogël.  Me rënjen e Sofjes dhe Edrenës nën robërinë ruse, nga data 10-28 janar 1878 Sadri Haxhiu do të nxinent rob. Si ushtarë I formuar-topgji, për tri vite do të qëndrojë  në kampin rus në Krime, ku do të punojë punë të rënda fizike. Aty do të krijojë shoqëri me shumë trima nga të gjitha viset shqiptare dhe jo vetëm nga këto, sepse e flsite shumë mire osmanishtën dhe arabishtën.

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku u Pirotit (Shalqoit) në dhjetor 1877

Sipas atyre që e kanë njohur Sadri Haxhinë për së afërmi  dëbimi I shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhakut i Pirorit ka ngja për shkak të tradhtisë së Oborrit Perandorak të Stambollit,që u manifestua  pikërisht si një ndër  pasojat në Luftën në Pleme të Vogël. Ishte kështu, sepse Padishahu i regrutoi së pari shqiptarët e Vilajetit Kosovës, që të luftojnë në Pleme të Vogël me moton: “Ra Plemja e Vogël, Rusia do të shtrihet me Bullgarinë deri në Adriatik”. Me këtë mobilizim Vilajeti I Kosovës kishte mbetur në fëmi, femra dhe pleqë e plaka, sepse e tërë burrëria që kishte mundësi me bartë armë ishte rreshtuar që ta luftojë gjarprin që quhej Rusi e pa të cilin serbiani si slllav nuk e kishte asnjë mundësi  të depërtojë në jug të Mollës Kjuqe në Veri të Nishit. Por se e ndihmon Serbinë Austro Hungaria, askush nuk e kishte menduar në radhët e shqiptarisë. Shiqoni për këtë fotografitë e shqiptarëve të debuar prej trojeve të veta të Sanxhakut Nishit, trevë ajo që quhej Shipnia e Vjetër.

Më 1882,Sadri Haxhia  lirohet nga robëria ruse  dhe vullnetarisht lajmërohet për të marrë pjesë në luftë  si topgji kundër Osmanlsië në Slivovë dhe Shtimje, nën drejtimin ushtrak të Sulejamn Vokshin. Njëherit do të njihet edhe me Myderriz Ymer Prizrenin, Kryetarin e Qeversië Provizore shqiptare, e themeluar në janar 1881 në Prizren.

Nga viti 1881 e deri më 1889 Sadri Haxhia dhe shumë patriotë tejrë mirret pa ndërprerë me sigurimin e vendstrehimit të muhaxherëve, duke kërkuar ndihmë nga Myteserifi I Kazasë Prishtinës, me origjinë nga Tetova. Gjatë kësaj kohe më së rëndi e kishte në nëntor 1885 kur u arrestua Sulejman Vokshi. Por  Sadri Haxhiu me të gjitha mjetet me kreshnikët etij, do të angazhohet për t` i ndihumaur muhaxherët në tërë Vilajetin, me ushqim, vendstrehim dhe duke kërkuar si autoritet ushtarak që muhaxherëve t`u jipet tokë pune, sepse ishin sosë shansat që të kthehen në Toplicë. Gjatë kësaj kohe në bashkpunim me ish mësuesin e tij Myderriz Faik Efendinë (i vjetri-hb) do të përkujdeset edhe për numrimin e varreve nga mizoritë serbiane në sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit. Por, emrat e të vrarëve nuk do të mësohen kurrë, sepse varret ishin vetëm numra pa emra.  Ato njohuri faktkmbledhëse  do t` ia prezentojë  me shkrim Valiut Vilajetit Kosovës, për të intervenuar te Padishahu që pushteti I Serbisë t` i përgatitet një gjykim dhe t` i paguaj dëmet ose ta kthej popullsinë në vendlindje. Padia synohej t` u drejtohet Fuqive që kishin pleqëruar në Berlinë, më 1878, në dëm të trojeve shqiptare. Por që njëherit  ato i kishin mbyllë sytë për të gjitha ato mizori, pasi që as Porta nuk e lëvzi tragjedinë shqiptare kurrë, sepse u miqësua me Mbretërinë serbiane dhe malazeze deri në ekstrem, sidomos më 1899, kur do të provohet nga Haxhi Zeka që të përtrihet puna e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, tash me një emër origjinal BESA BESË,edhe tash Serbia me Stambollin ishin në një frant.

Sadri Haxhia kryetar i Islihatit për tërë Kazan e Llapit

Si autoritet që ishte Sadri Haxhiu ishte zgjedhë në Llap kryetar I I s l I h a t I t, dhe po merrte pozicion ma serioz se kadia që punonte me Sheriatë. Kështu më 1890 do ta përshendet vrasjen e Lluka Marinkoviqit, konzull serbian në Prishtinë. Përkrahje ndaj atentaorit  Sadri Haxhiu do të shprehë me rastin e një kuvendi në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.  Lidhur me këtë, konzulli serbian  në çdo kohë po i provokonte muhaxherët shqiptarë dhe për vrasjen e tij një kohë do të hetohet edhe  Sadri Haxha, por edhe Murat Xhakja. Por,  autoritet osmane emrat e tyre nuk edo t` i zbulojnë sepse u nevoitën për momente tjera.Të shënojmë edhe këtë, se konzullin serbian e kishte vrarë një muahxher shqiptar I kazasë Prekupës i quajtur Ibrahim Ibi në derë të Konzullatit që ishte afër kishës serbiane në rrugën për Gërmi. Vrasësi pas dy ditësh do të privohet nga liria dhe do të varet publikisht në afërsi të Xhamisë Madhe, aty ku më 1910 do të varet edhe Kryehori Haxhi Sadria me kreshnikët e tij.E vërteta Lluka Marinkoviqin e ka vrar Murta Xhakja që qëndronte pas “atenatorit”, por që kishte mundësi ta amnestoi me një ryshfet të vogël te Valiu i vilajetit.

Gjatë viteve 1890-1899, Sadri Haxhia, krijon lidhje me shumë ylema (intelektualë) të Vilajrtit Kosovës, Manstirit, Selanikut , Shkodrës dhe Stambollit. Në këtë pozitë  Sadri Haxhia do të gjëndet në BESA BESËN e Pejës më 1899 përktrah Haxhi Zekës. Në varrimin e Haxhi Zekës ishte njëri ndër pesë (5) ylematë që lexoi lutje pranë varrit të Patriotit, më 21 shkurt  1902 në Pejë. Në shtator të vitit 1902 Sadri Haxhia do të gjëndet pranë Isa Boletinit, për ta kundërshtuar konzullin rus në Mitrovicë, për paudhësitë që po i kurdiste ndaj shqiptarëve. Në vijim Sadri Haxhia do të gjëndet pranë shokut të luftës  (Idriz Gjakovës) nga  Plemja e  Vogël, tani si organizator I tubimit ma të madh shqiptar në Shkup  më 13 mars 1900, për çka Sulltani do ta shkarkojë Valiun e Kosovës pa asnjë vrejtje paraprake Mehmet Hafiz Pashën, sepse ishte shquar si armik I shqiptarëve. Me këto veprime  Sadri Haxhia do të hakmirret ndaj mizorive që kishte bërë Rusia në Kampin e Krimesë më 1878-1881, duke mbajtë fjalime nepër xhamia e duke shpalosë qëllimet ruse dhe të kryqzatës së Fuqive të Mëdha kundër shqiptarëve më 1877 mizori ato që ishin rrezik të përseritën nga kryqzata evropiane në favor të pansllavizmit, shtizat vdekjepruese te të cilave donin ta shitojnë Shqipërinë Etnike të pesë vilajetve në ndonjë kuvendim ala ai i Berlinit.

Nga SADRI HAXHIU (1856-1906) NË HAXHI SADRIA (1906-1910)

Më 1906 Sadri Haxhia do të shkojë në HAXH, realitet ky që ishte një lloj obligimi por edhe privilegje për musliman. Ky realitet po përseritej duke e ndiekur shembullin e gjyshit dhe babait të tij, që kishin qenë haxhi të njohur të kohës. Nga ajo kohë do të njihet në popull si Haxhi Efendi Sadria. Në këtë kohë, në bazë të fakteve Haxhi Sadria do të lidhet me Odën historikeHys Poovës, odë ajo ku vlonte patriotizma shqiptare që koagulohej në  vijën: Llap-Permalinë-Drenicë-Dukagjin (verrat e Llukës). Tash Haxhi Sadria fuqishëm do të bashkëpunojë me Mula Mustafë Brainën, që ishte një intelektual i pashembullt për kohën, intelektual ky për të cilin dinte Stambolli sespe atje ku kishte studiuar ishte studiuesi më i njohur i gjeneratës tij. Prandaj e kishte marrë emrin përkdhelës “Hzretleri” Myderriz  Mustafa. Haxhi Sadria në anën tjetër ishte bërë mik i pandarë  me ish mësuesin e tij Faik Efendinë , duke u bërë njëherit edhe mecenë i  Medresesë Prishtinës.

Haxhi Sadria 19071908

Më 1907 Haxhi Sadria e vren në Merçez (qendër adminsitraive dhe ushtarke osmane ) në Llap, se të burgosurit aty po malltretoheshin me thasë të mbushur me zall, në acarin e dimrit. Nga kjo kohë do të meditojë se pushteti gjakatar i Sulltan Abdylhamidit, nuk mund të durohet, sepse nga Ibrahim Temo kishte kuptuar se ky sulltan mizor kishte deklaruar: “Shqiptarët deri sa të jam gjallë, kurrë nuk do të kanë shtet, sepse nuk lejojë një pozicion të tillë. Ky milet (komb) është i prirur vetëm për yleqe dhe nishana, prandaj do të I shfrytëzojmë si mercenarë besnik (deklaratë më  17 shkurt 1908)”. Këtë thënje Abdylhamiti e kishte huazuar nga Leopold Ranke (historian dhe filozof gjerman kur tha se: Serbët nuk dijnë të krijojnë shtet” më 1820. Pastaj këtë thënje së bashku me atë të Sulltan Abdylhaidit e përvetësuan Serbianët duke thenë se: “Shqiptarët nuk dijnë të krijojnë shtet’. Këtij trillimi I është përgjigjur Haxhi Sadria më 1908: “I kemi Shqiptarët ejani ta bajmë Shipninë”.

Më 3- 13 korrik 1908 në Llap do të përshëndetet Revolucioni Xhonturk me breshëri armësh në të gjitha anën. Nga këto krisma  pushteti  I Serbisë do të frigohet dhe do të sjellë përforcime në kufirin: Përpellac-Merdar- Kulla e Asqerit, duke u frikuar  sidomos se muhaxherët do t` ia mësyjnë çlirimit të Sanxhakut Nishit. Më 14 korrik në Merçez do të ngritët parulla turke n` anën tjetër se Serbia synon të “ZBRESLLAP”. Në këto rrethana Haxhi Sadria si një ushtrak dhe intelektual I piekur, por edhe pajtimtar I njohur do t` I mpobilizojë për dy ditë 20 000 shqiptarë (kreshnikë) dhe të gjithë do të pozicionohen në kufi deri në vieshtën e vonë të vitit 1908. Serbia nga ky mobilizim kishte FRIkË, sepse muhaxherët ishin të përgatitur në çdo kohë ta sulmojnë pushtetin okupator Serbian  në Toplicë, sidomos.

HAXHI SADRIA NË LUFTË PËR SHKOLLË KOMBËTARE DHE SHQIPËRI NË KATËR VILAJETE

Me një përvojë jetësore shumë të begatë Haxhi Efendi  Sadria, do të merr pjesë në Kongresin e Manstirit (14-22 XI 1908), duke e përkrahur Alfabetin Kombëtar së bashku edhe me tre përfaqsues të njohur nga Vilajreti I Kosovës si: Faik Efendia (muhaxher  nga Kushumlia e I vëndosur në Prishtinë), Ibrahim Temo I LLpait dhe Mulla Ali Hetica I Llapit. Për shak se e ksihin përkrah alfabetin kombëtar, që të tre do të denohenme vdekje, por që rastësisht asnjeri nuk do të ekzekutohet, për shkak të ndryshimeve që kishin ndodhë në Stamboll, me rastin Revilucionit Xhonturk në vijim. Sidomos gjatë vitit 1909, Haxhi Sadria do ta zgjëroi aktivitetin sepse kshet marrë instruksione nga Hasan Prishtina që I pari ta filloi kryengritjen në Llap dhe njëherit ta zbuloi qëllimin se kryengritja nuk bëhet për ulje taksash apo për ndonjë kërkesë dytësore por që të shtrohet kërkesa e palëkundur “, me luftë që të BËHET SHQIPNIA” .

Lidhur me Alfabetin kombëtar shqiptar në anën tjetër, në të gjitha vilajetet shqiptare do të krijohet një elitë turkoshakësh që luftonin me të gjitha mjetet që Alfabeti shqiptar të jet me shkronja ARABE. Madje kjo elite kishte formuar një shoqatë: “RRETHI ARSIMOR SHQIPTAR”- Arnavud Mehfel  Mearifi”. Ata që e drejtonin këtë politikë antishqiptare  ishin: Univerziteti Marmara, poeti Akif Hikmeti, Haxhi Ali Elbasani, Fuad pash Prishtina, Seit Idriz Shkupi, Mahmut Bedri Peja, Hasan Basri Dibra, Riza Efendi Shkodra dhe Valiu I Kosovës, Basar Beu. Kjo kastë do të organizojë mitingje gjatë vitit 1909 dhe në fillim 1910. Kështu më 2 shkurt 1910 një tubim madhështor mbahet në Shkup në xhami.  Në vijim në tubime do të mbajnë në Manstir më 6 shkurt 1910, pastaj tubime pasojnë në: Gjakovë, Elbasan, Korçë, Gjilan, Vushtrri, Mitrovicë, Jeni Pazar. Por falë Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Faik Efendisë e sidomos Haxhi Efendi SADRISË  tubime të tilla antikombëtare nuk do të lejohet të mbahen në Prishtinë, Prizren dhe në Llap.(Histori e p, shqiptar II, Tiranë  f. 421). Kontra mitingjeve që ishin bërë të rrezikshme për deshtimin e Alfabetit, do të u prinë me kontra akivitete Haxhi Sadria sepse Hasan Prishtinë me shokë ishte deputet në Stamboll. Por duhet thuhet se Haxhi Sadrisë do të I ndihmojë tërë djalëria  e Vilajetit, sa që një ditë Isa Boletini në Kullën historike në Popovë do të shprehet:  “Baca Haxhi Sadria kam frigë se ka fitue në popull aq BESË, sa që nji ditë do ta zgjedhim po në këtë odë Sulltanin e parë të Shqiptarëve”. Të gjithë të pranishmit , ku shumica ishin  pari muhaxherie në odë do të shpërthejnë: “Zoti na e pranoftë për prijës të tanë komjetit tone se ashtë I drejtë dhe guximtar”!

Haxhi Sadfria do të marrë pjesë në Kuvendin e Ferizajit (20-23 korrik 1908) së bashku me 10 përfaqsues nga Llapi prej të cilëve më të njohurit ishin: Shaqir Igrishta, Ahmet Qylahu, Ali Jaholli, Mulla Mustafë Braina dhe Haxhi Sadria, Islam Bulliqi, Brahim Hertica, Mulla Bajram Dumnica etj. Këta patriotë do ta përkrahin “Intifaknamën”  BESA BESËN që doli mga ky kuvend. Haxhi Efendi Sadria do të betohet në librin e shejtë se do të luftojë deri në pikën  e fundit të gjakut për Shtetin autonomy shqiptar, prap  në Odën Historike të Hys Popovës në prani të Isa Boletinit dhe parisë politike të Shqipërisë Veriore në fund të vitit 1909.

QENDRIMI I HAXHI EFENDI SADRISË PO FORCOHEJ ME MOTON / VETËM ME FUQINË E ARMËS KRIJOHET  SHQIPNIA!

Në fund të dhjetorit  1909 nga Klubi “Shqiptari”, drejtuar nga Ibrahim Temo në Stamboll do të arrihet të krijohet Organizata patriotike “JA VDEKJE, JA LIRI”. Nga kjo kohë permes  Zeqir Brecës (tregtar malli me shumicë në mes Kosovës dhe Stambollit), në Odën Historike të Popovës do  të kuvendojnë: Isa Boletini, Hys Popova, Haxhi Sadria, Mulla Mustafë Braina, Faik Efendi Prishtina, ku jipet KUSHTRIMI për KRYENGRITJE  me motin ; Ja liri, ja vdekje”. Kushtrimi ishte caktuar për 17 shkurt 1910 për fillim të Kryengritjës, kundër Merçezit e pastaj vala e tij do shkojë kah shkon uji, drejtë Prishtinës, për t` u bërë Kulina lajmi kulminat I shqiptarëve për liri. Për këtë kushtrim,  në Odën Hys Popovës  ndër të tjera tekstualisht do të thuhet  se: “Llapi, Permalina dhe Gallapi me Drenicë, duhet të ngirten në kryengritje kur të bje dushku prej rremit”. Ajo kruengritje sipas ideologëve francez kishte pasuar me të njetën prosi,  kur Kmill De Myllen më 14 korrik 1789 po mabnte FJALIM nën një arrë dhe rastësishë kishte rendë një dushk arre mbi kokën e tij, për të u hudhë pastaj masa demonstruese mbi Bastilën famkeqe. Po në këtë mënyrë, kjur të bjerë dushku prej rremit në Llap, pra në mars- prill (dushku I malit qarr, ah e bung) në vitin pasues ( më 22 mars / 4 prill 1910 sulmohet  Merçezi që si pasojë kishte çlirimin e Nahisë Llapit nga terrori I xhonturqëve që nuk po mbetëshin prapa osmanlive shekullor.

Përgatitjet për kryengritje

Pas kthimit të Isa Boletinit në vendlindje, Tribuni popullor I kishte shtruar veti për deyrë që t` I shkollojë në kolegjet e Selanikut dhe Satmbollit djemët ma të mire që I kishte Kosova. Duke e ndikur këtë aktivitet Haxhi Sadria do ta krijojë bindjen se nga viti 1906 Isa Boletini po bëhej figure e fuqishme kombëtare pranë Nexip Dragës dhe Hasan Prishtinës. Isa Boletini më 1908 me sugjerim të HYs Popovës do të I dergoi 11 të rinjë që të shkollohen në Selamik dhe 3 të rinjë në Stamboll. NJëri nder ta ishte Myderriz Avdullha Xhakja. Në këtë fushatë sipas Haxhi Fejzës (Djalë I Haxhi Sadrisë) kishte marrë pjesë edhe Haxhi Sadria. Lidhur me këtë nuk ishte e rastësishme vënja e Haxhi Sadrisë në krye të Koamndës së Llapjanëve që ta follojnë luftën çlirimtare të parët në Vilajetin e Kosovës në mars të vitit 1910.

Në Vilajetin e Kosovës në fillim të vitit 1910 do të themlohet  gjithnjë  në bazë të  Shoqërisë “Ja vdekje, ja liri” një shtab politiko ushtark, ku bënin pjesë: Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Aqif Pash Tetova?, Ibrahim Temo, Idriz Sferi  dhe Haxhi Sadria.  Në këtë shtab Haxhi Sadria, ishte emruar  drejtues i djalërisë Llapit I përbërë prej TRI resoreve: Resori i Kanunit; Resori I Sheriatit dhe Resori I luftës për liri, nëse nuk realizohen dy të parat.

Në këto rrethana, vendimin për kryengritje në LLap, dokumnetet arkivore e saktësosjnë se do të mirret në Odën Historike të HYS POPOVËS, në Popovë më 26 dhejtor 1909. Drejtimi i kryengritjes I  besohet Haxhi Sadrisë, një luftetar i rryer në luftëra dhe kuvende nga viti 1877 pa u ndalë kurrë, ku kishte treguar intelegjencë të lartë dhe besnikëri ndaj kombit të vet. Në këtë mision madhor kombëtar Haxhi Sadrinë do ta shoqërojnë: Isam Uka që i kishte kaluar 12 vjetë në ushtri dhe ishte njohës I mire I përdorimit të topave. Në fillim Haxhi Sadria do ta sulmojë me 120 kreshnikë qendrën ushtarke turke në Merqez. Merqezin e drejtonte Sharif Bej me origjinë arabe. Ishte I njohur për anarki me 80 nizamët e tij. Në të njetën kohë të sulmit në Merqez në fillim të marsit 1910, Shaqir Igrishta do t` I tubojë 22 hafije të Valisë dhe të gjithë do të denohen me vdekje. Pas çlirimit të shqiptarëve të burgosur në Merçez, me qellim që të grabitet armatimi, Shtabit të Haxhi Sadrisë do t` I bashkohen: Islam Bulliqi, Brahim Hertica, Hys Popova, Ajet Repa, Mulla Osamn Vuça, Mulla Mustafë Braina, Bahtir Talla, Ramë Vllasa. Nga 23 mars 1910 Haxhi Sadria do të I kryej dy detyra qensore: do ta çlirojë Merçezin dhe do ta mabjë një Kuvend në Letanc, sepse kuvendi në gjami të Bradashit më 17 shkurt 1910, kishte deshtuar për shkak të dimrit të egër. Pra në Letanc do të jipet kushtrimi dhe  caktohet  stratregjia e luftës. Nga kjo kohë do të lëshohet kushtrimi, për ta çliruar Prishtinën. Kështu ligjërishtë I shpallej luftë Perandorisë, dhe I jipej ultimatum Serbisë që t` largohët nga  trevat e Toplicës, për ndryshe do të sulmohën në çdo koha pa paralajmërim.

Luftë në dy fronte

Lidhur me këtë, së pari duhej të mproheshin pikat strategjike në Perpellac, Merdar dhe Kullë të Asqerit në Miriofc. Duhet të themi se ushtria serbiane ishte në kufi, por ajo kishte miqësi me Portën dhe në asnjë çmim nuk donte FAKTORIZIMIN  E SHQIPTARËVE. Pastaj, Kreshnikëve të Haxhi Sadrisë u  duhej ta mirrnin pikën strategjike në Kulinës, ku nizamët turq I kishin istikamet me gjashtë topa. Marrja e kësaj pike strategjike ishte paraparë të zgjatë nga 1 prili deri më 7 prill 1910.

Haxhi Sadria I shoqëruar nga Brahim Hertica, Islam Bulliqi, Nurë Shatri,Nezir Xhakja dhe Zymer Hoti me tri taborre (seicili tabor nga 50 krrshnikë sulmues dhe 100 vullnetarë rezervë) do t` e grabisin të gjithë armatimin e rendë Osman, por çuditërisht topat ishin lënë pa municioni. Meqë ishin rrethuar nga të gjitha anën,  nizamët osamnëli do të largohen nga Maja e Kulinës më 4 prill kah Besia dhe Prishtina, duke I harruar TRI xhyle topi. Për një moment në një pjesë të malit Brahim Herica, do të I hetojë gjylet e skajuara dhe do ta lajmërojë Koamndantin Haxhi Sadrinë. Për një gjysmë ore sipas: Mustafë Stubllës, Met Podievës, Haxhi Fejza(djalë I Haxhi Sadrisë, I cili I kishte katër djem: Jetullahin, Fetahin, Hajrën dhe Fejzën), topat do të përgatiten dhe drejtohen tytat e tyre kah Besia dhe  Prishtina. Gjithnjë sipas tyre Brahim Hertica dhe Nurë Shatri, do të hudhin shkrepin  xhylen e parë, e cili do të shpërthejë  në Besi. Gjylja e dytë që do të shkrepet nga Haxhi Sadria, Islam Bulliqi, Zymer Hoti dhe Nezir Gjakja. Shkrepja e saj  do të ndodhë në bregoren veriore  të  Prishtinës, për ta alramuar Myteserifin që duhet ta dorëzojë qyetin e Prishtinës. Gjylën e tretë do ta drejtojnë që të arrijë në lumin Puzerkë , të cilën do ta shkrepin: Haxhi Sadria dhe Brahim Herica. Të kuptohemi  topat ishin të kalibrit të gjatë. Në mbramje myteserifi do të kërkojë bisedime me kryengritësit. Por lufta me dëme të mëdha në të dy anët do të vazhdojë në Besi  dhe Trudë. Kryengritësit po I afroheshin Prishtinës dhe Shtabi I Haxhi Sadrisë menjëherë do të vëndoset  në Besi.

Çka deshmojnë burimet arkivore  nga 22 marsi/4 prilli-18 maji 1910

Dokumentet diplomatike austriake, ruse dhe serbiane dëshmojnë se Haxhi Sadria me kreshnikët e tij më 22 mars/4 prill 1910 e ka filluar luftën e rrufeshme kundër ushtrisë turke në Merçez për t` u zgjëruar dhe përqëndruar në Gryken strategjike në Kulinë. Në dokuemnte thuhet: Në këtë moment beteja ka filluar në Lap. Dy batalone dhe tri bateri turke po marrin pjesë kundër 350 kryengritsve shqiptarë. Krismat po ndihen në Prishtinë. Lufta po zgjatë qe katër orë. Shqiptarët po bëjnë heroizëm, dhe nëse ushtria nuk arrinë deri në mbramje t` I rrezistojë frontit shqiptar në Kulinë, atëherë do të rezikohet shumë keq Prishtina dhe Shkupi, sepse Llapjanëve  po I vjen në ndihmë Permalina, Drenica dhe Gallapi. Në këtë luftë, dokuemntet diploamtike del se e  këshillojnë Serbinë që të koncentrojë ushtri  reservë në Perpellac-Medar-Kull e Asqerit, sepse kryengritësit e pezamtuar ende I kanë palgët e njoma nga tragjedia në Sanxhakun e Nishit dhe sigurisht Shtabi I tyre nëse fiton në frontin e Prishtinë,s e do të fitojë, do ta drejtojë forcën më vonë edhe andej kah Toplica, aq më pare kur muhaxherët e përbëjnë 80% të kryengritësve. Frika nga arma e Haxhi Sadrisë e kishte dridhë si Nishin ashtu edhe Prishtinën, Shkupin dhe Stambollin. Moto e kësaj lufte  në dy fronte ishte cilsuar:

“Ma ngadale o ujku plak,

se ta laj trupin me gjak,

se edhe baba ia ka qendsië

krahrorin osmanlisë”!

Prandaj, dokumentet diplomatike saktësojnë se: “shumë lehtë është që Haxhi Sadria që nesër do të jetë guvernator I Kazasë Prishtinës, ku në ndihmë po I vjen me siguri kryengritësit: Isa Boletini, Ahmet Delia e shumë kreshnikë që i ka përgatitë me vite Hasan Prishtina e Nexhip Draga.  POr, në këtë luftë të drejtë,  nuk do të qëndrojnë anash as Bajram Curri (Dukagjini) e Idrz Seferi (Anamorava me Kardak të Shkupit) sepse drejtohen nga I njeti Shtab që komandën e ka  në Stamboll (Nexhip Draga, Hasan Prishtian, Ibrahim Temo , Aqif Pashë Tetova , Bedri Peja etj, më vonë edhe Ismalil Qemali).

Pas tri ditë luftiesh fyt a fyt, kreshnikëve të Haxhi Sadrisë u hargjohet municioni. Në këtë situate Shaqir Igrishta porpozon që kreshnikët të ndahen nga 5 persona dhe të sulmojnë në befasi me sopata dhe armë të ftofta kudo armikun në Prishtinë, sidomos kazermat dhe depotë ushtarke, me qellim që të grabitet armatimi. Sipas porpozimit të Mulla Mjustafë Brainës, Shtabi I Haxhi Sadrisë duhet të  hynte  në besime me Valiun me një kusht që pushtetin ta marroin në drejtim shqiptarët. Me këtë propozim osmanlia fitoi në kohë, dhe pasojë pashitja e luftës rrufeshme ra në intenzitet.

Kush I drejton bisedimet në Prishtinë në emër të shqiptarëve

Bisedimet do të fillojnë më 13 prill 1910 në Sarajin e Prishtinës, ku oficerët turq do të përpiqen të fitojnë në kohë deri sa të vijnë forca të Shefqet Turgut Pashës nga Shkupi  e Prizreni, sepse grykat e Caralevës dhe Kaçanikut ishin të hapura, sepse atje nuk kishte filluar ende kryengritja.

Duke e vrejtë se po rrezikohej qendra e Vilajetit-Shkupi,  më 10 prill 1910 Sulltani do ta shpallë shtetërrethimin dhe kështu do të fillojë ndiekja penale e kryengritësve të Llapit dhe tërë Vilajetit. Për këtë qëllim më 15 prill 1910 në Shkup arrin krimineli Shefqet Dergut pasha. Këtij satrapi populli I Llapit do t` I këndojë: “Po flet Llapi me bjeshkë e me varre, nuk e then kurrë Besën shqiptare. Ka ardhë pasha me diegë katune e shpia, në Kulinë I del para me top, Haxhi Sadria”. Dhe duke u frikuar se Llapjanët do të sigurojnë armë nga Serbia, pës 20 vitësh Valiu I Kosovës e boton lajmin se në vrasjen e Lluka Marinkoviqit në qershor 1890 janë përgjegjës: vrasëi I drejtë për drejtë Ibrahim Hyseni nga Prekupja që ishte denuar me vdekje dhe organizatori kryesor  Haxhi Sadria me Hamdi Ethemin, Raif Agushin, vllain e Murat Gjakës-Bajram Gjakën, Shaqir Igrishtën e sidomos Murat Xhakën”.

Në këto rrethana bisedimet në Prishtinë nga pala shqiptare do t` I drejtojnë: Faik Efendia, Mulla Mustafë Braina dhe  Xhemjal Agush Prishtina. Bisedimet, kuptohet do të shkëputën më 15 prill, pa asnjë rezultat sepse kryengritja do të shpërthej në Dukagjin dhe në Kradak të Shkupit. Tani  betejat  kryesore zhvilohen në Carralevë dhe Kaçanik. Në ndërkohë edhe këto beteja nuk do ta japing rrezultatin përfundimtar, sepse askush nga Fuqitë Evropiane nuk I doli krah luftës shqiptare, siq do t` I dali dy vite më vonë Alenacës Ballkanike e cila luftën e shpalli sin jë kryqzatë të shenjët. Se ajo kryqzatë ishte antishqiptare, e jo anti turke, ttegon ky detal: në 1 tetor 1912 në Shkup e Prizren e Prishtinë me NJË lire turke bleheshin 82 fesa, më 30 nëntor 1912 82 lira ari kushtonte një fes, sepse ushtritë krishtetre ken e gjenin me fes e falin, ken e gjenin me plis, pa gjyq e therrnin ose e pushkatonin.

Si u denuan prijësit e kryengritjës?

Kreshnikët e Haxhi Sadrisë ishin të gjithë në plisa dhe dihet fati I tyre.  Në këto kushte të kryengritje 1910, Shefqet Turgut Pasha e shpallë URFINË– shtetërrethimin e dyfisht duke urdhëruar diegjen e shtëpive të drejtuesëve të kryengritjes Llapit si: Zymer Saliu, Fazli Buzhala, Asan Bajraktar Lluga të gjithë nga Babimoci; Bajram Azemi , Ramdan Sejdiu, Mehmet Beqiri, të gjithë nga Dumnica; Ajet Ahmet Balaj; Zeçir Abasi, Shaban Axha, Zukë Ajeti, Sait Aliti, Murat Alija, Mustafë Osmani, Ajet Isalmi-të gjithë nga Repa;  Kamber Abasi, Ramë Rexhepi, Selim Zeçiri-të gjithë nga Dumoshi; Hajdar Osmani nga Shajkofci; Selim Bajrami, Vebi Sejdija, Beçir Haliti-të gjithë nga Doberdoli; Ali Sulejmani, Niman Fazlia –të gjithë nga Tërnovica; Ahmet Hyseni nga Herica; Rexhep Selimi, Sherif Ahmeti, Veli Aliti, Vesel Kadria, Talit Jashari-të gjithë nga Orllani; Ali Fazlia nga Turiuqica. Këtyre përsonaliteve do t` I digjen shtëpitë dhe do të burgosen. Për fatin e tyre nuk dihet.

Pushteti do t` I de denojë me varëje: Haxhi Sadrinë dhe Sadik Tafën nga Podujeva,Brahim Hericën , Islam Bulliqin, Mehmet Qylahiun, Bajram Gjakën dhe Shahin Tombashin. Gjykatësi që I denoi Llapjanët ishte me origjinë shqiptare nga Shkupi, I cili pas dy muajëve do të bëjë vetëvrasje, sepse ishte kritikuar nga ylematë e Shupit.

Të përfundojmë: Kryengritja shqiptare në pranverë të vitit 1910 e nxorri nga gjumi popullin se pa luftë nuk ka liri; krijoi një klimë kryengritëse se edhe kombi shqiptar duhet ta ketë shtetin e vet në katër vialjetet; krijoi bindjen se popullit I duhet buk, por kryengritsëve armatim I majftueshëm dhe ushqim I rregullt. Se lufta shkakton deme, por krijon rrethana që liria të garantohet  me armën e saj.

Një vit më vonë, me rastin e vizitës së Sulltan Reshatit V-të më 16 qershor 1911 në Gazimestan, ai do t` I paguaj dëmet e luftës dhe gjakun e të varurëve. Vizitën do ta bojkotojnë shumë personalitete si: Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bjram Curri dhe nga Llapi po thuej se nuk morri pjesë askush në ceremoninë në Tyrbën e Sultan Muratit.

Me gjithë këtë kryengritja e pranverës së vitit 1910 solli një realitet se shqiptarët duhet të përgatitën për luftë të gjatë e jo të rrufeshme. Por këtë realitet e diktonte sasia e armatimit gjithëmonë.

Mendimi për ta siellë lirine u kthye në luftë për ta shpallë pavarësinë

Dervish Shaqa (këngëtar enciklopedik shqiptar) Kryengritjes së vitit 1910 do t` I këndoi me zemër:

SE në Kulinë krisi topi,

Doli flka për liri

Aty foli zogu I shqiptarit

Me ba dekën për Shipni.

(Vrejtëje:  Kulina është ngushticë gjeostrategjike shumë e rendësishme sikurse Gryka e Kaçanikut. Vetëm se kjo Grykë është më e “butë, kodrat janë më large njera tjetërës do të na thot Met Podieva luftetar edhe në Kulinë edhe në Kaçanik 1910.Nga version I pare I këngës)

Për luftën shqiptare më 1910 në Llap kundër pushtetit turk dhe kundër mësymjeve serbiane me spiunim dhe atentate populli do të këndoi:

Të shtatë kralat bajnë mledhi

Me coptue ket Nanë Shipni.

Në Kulinë po dridhet toka

S` dahet Shipnia copa-copa.

Le ta dine turku e shkinia

Këtu sundon Haxhi Sadria.

Ka lidhë besë  sa jet jeta,

Për me I mbrojtë trojet e veta.

Ose:

Mbushë Kosova me luftarë trima

Kerset topi te Kulina.

Kush lufton për Shiptarinë

Në ball kreshnikët e kanë

Haxhi Sadrinë.

Dergut Pasha po djegë shpia,

Në luftë me kral e në luftë me mret

Po u prinë Haxhi Sadria.

Po flet Llapi me shumë  varre

Kur s` e theu Besën shiptare

Për me I dale zot këti trolli,

Dridhet shkau dhe Stamolli,

Në Kulinë, Llapi e Permalina

Ju ka thane Hasan Prishtina.

 

Çka I ka thane Lokja Sadrisë

Trimat vdesin për prag të shpisë

Haxhi Sadria burr Shipnie

Laku në çafë I paska hie.

tue knue në konop po hynë

Në ballë xhelatin po e pshtynë,

Thrret Kadia emën për emën,

Haxhi Sadria u ep zemër,

Kesh e ngon për kom e fe

E bani dekën si me le.

Paska ardhë Dergut Pasha 1910

Varë shiptarë e po dejg shpia

Në Kulinë me top e nal Haxhi Sadria.

Çka ka dielli që asht nzanë,

LLapi i pret xhylet me dham.

Për fitiore e vetmja shpresë,

Betim bahet në shejtën Besë.

Në Kulinë tash Drenica a nisë

Me sakica të Ahmet Delisë.

Nga Prekazi e dej në Merdar,

Haxhi Sadrinë e kanë të pare.

I tanë LLapi o que në kam,

Po I pret xhylet me dham

Shiptaria asht bashkue

Me viell zjarr e kang me knue.

Fmia në dejp po lyp dyfek

Plaku në shkrepa po knon me za

Gratë në llogore bukë me ba

Burrat në tabe luftojnë pa pra

Murat Xhaken po e kujtonë

Haxhi Sadrinë po e nerojnë.

Shaqir Igrishtën e sherojnë

Ate plumi nuk e merr

Vret hafie për dritë për terr.

Në Popovë erdh Isë Buletini

Në Kulinë na doli timi.

Dridhet turku dhe Stamolli

Na vjen ndihmë dhe Artakolli.

Këngën e ka kënduar së pari Bajram Xhkaja dhe Rizah Maçastena më 1917, kur është martuar Ramë Vllasa në fshatin Ballofc. Dasmën Rama e ka organizuar në vendin e quajtur KALA, themelet e së cilës tregojnë se aty ka qenë dikur qyteti LABERION, një nder  lokalitetet ma të njëhjura në Kosovë, prej kah vrehet tërë Rrafshi I Kosovës. Popullore , të marrura nga goja e Naman Xhakës më 1964, Mirofc.Shënimet u tubuan më 1964- 1965 në fshatrat e Llapit. Treguan: Met Podieva, Mustafë Stublla, Naman Xhakja, Fejzullah Xhakja, Fetah Xhakja, Asman Vuqa, Januz Shamalluku, Mulla Demë Pakashitica.

ÇKA I PARAPRIU DREJTË PËR DREJTË NGRITJËS FLAMURIT NË POPOVË

Embrionin e kësaj ngjarje kombëtare duhet kërkuar në aktivitetin e deputetëve shqiptar në Parlamentin e Perandorisë në Stamboll. Aty ilegalisht nën drejtimin e Ismail Qemailit do të mbahet Kuvendi i Taksimit. Nga ky kuvend do të ideohet se Ngritjën e Flamurit në Vilajetin e Kosovës mund ta kryej vetëm autoriteti i Isa Beg Boletinit dhe miqëve të tij të shumtë.

Në kuvnedin në xhaminë e Brdashit më (17 shkurt) 4 prill 1912 do të marrin pjesë: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Xhemjl Agushi, Isa Boletini, Shaqir Voca, Hys Popova, Myderriz Mustaf Braina, Bajram Çaush Kërtoku, Bajram Çaush Vuçaj, Nezir Xhakja, Nur Shatri, Faik Efendia Prishtina dhe Myderriz Bajram Dumnica. Pas shumë diskutimesh Hasan Prishtina dhe Isa Boletini e lëshuan kushtrimin e kryengritjës. Për simbol se shqiptarët ngritën në kryengritje ishte se u ndezën tri zjarre shumë të fuqishme në: Popovë, Përpellac dhe Kullë të Asqerit.Më  (18 shkurt) 5 prill 1912 u ndez zjarri në Kulinë, që do të thot se Kryengritja filloi.

Lufta filloi me këtë kërkesë: 1. Të njihën kufijtë e vilajeteve shqiptare si të Shqipërisë plotë; 2.Nëpunësit dhe ushtrakët në vilajete të janë nga komuniteti shqiptar; 3. Ushtria shqiptare të sherbejë në vendet shqiptare dhe të komandohet nga oficerët shqiptar;4. Gjuha shqipe të mbetët gjuhë zyrtare; 5. Menjëherë të hapën shkollat në gjuhën shqipe, ku do të mësohet edhe gjuha osmane.

Pas kuvednit Bradashit do të mbahet edhe një kuvend në Vranidoll më 25 prill 1912. Kurse më 28 prill do të mbahet Kuvendi i Prishtinës , nga i cili doli kërkesa që kryengritjës i përgjigjën edhe kazatë tjera të vilajetit. Këtyre kuvendeve do t` i shënohet kulmi me Kuvendin e Junikut më 21-25 maj 1912. Në këtë kuvend pas një debati pesë ditor u aprovuan 12 pikat historike. Fundi i kuveneve do të shënohet në Shkup më 12-18 gusht 1912. Në këtë kuvend Hasan Prishtina ia prezantoi Ibrahim Pashës (përfaqsues i Portës) 14 pikat historike. Si emruas i përbashkët ishte se pranoheshin këkesat kryesore nga Kuvendi i Ferizajit më 1908 e deri në këtë kohë kur Shkupi ishte çliruar.

Diplomacia evropiane e shkatrron çdo sukses në luftën shqiptare për pavarësi

Në lidhje me këtë më 22 gusht 1912 u përjashtua çdo mundësi që shqiptarët luftuan për një sulltan tjetër. Përkundrazi nga 26 deri më 30 gusht 1912 në Shkup do të qëndrojnë 3 misionar të Fuqive të Mëdha: një francez, një austrak dhe një rus. Shqiptarët do ta caktojnë Hasan Prishtinën që të bisedojë me ta.

Biseda në mes Hasan Prishtinës dhe delegacionit Evropian është zhvilluar në gjuhën frengjishte. Aty francezi do t` i drejtohet Hasan Prishtinës me këto fjalë: “Çfardo rezultati të ketë lufta juej, ndryshim të kufijëve të Perandorisë Osamne nuk pranohën, jeni të urdhëruar ta demobilizoni forcën e kreshnikëve tuej, pa asnjë kushtëzim”. Meqë do të ndodhë demobilizimi bile me lotë dhe pa asnjë ngushllim, shtrohet pyetja para historisë, para ndërgjegjës njerëzore të Evropës sot: Si pati mundësi që të ndryshojnë kufijtë pas TRE muajëve në favor të Fallangës Ortodoske  Ballkanike?Pyetja nuk shtron koment por ka një të vërtetë se çfardolloj lufte e shqiptarëve konsiderohej se është rreligjioze. Prandaj edhe urdhëri i diplomatëve evropian ishte rreligjioz-kryqzatë.   

NGRITJA E FLAMURIT NË KULLË TË HYS POPOVËS MË 6 KORRIK 1912

Kulla e Hys Popovës ishte një nye ku debatoheshin ngjarjet dhe fatet e kombit për dyqindë vjetë me radhë, sepse ai vend ishte në atë pozitë sa që asnjë pushtet nuk kishte fuqi t` i afrohet. Duke i shfrytëzaur rrethanat e reja me rastin e mbajtjës së zgjedhjeve parlametare për Parlamentin Osamn më 6 korrik 1909, në të njejtën datë mujore më 6 korrik 1912 në Popovë do të ngritët Flamuri Kombëtar shqiptar nga Isa Boletini, Syl Hys Popova dhe paria e Kojuhëve me Bajçinofc e të tjerë.

Ngritja e Flamurit do të përcillet me një serë kuvendesh nepër kazatë e Vushtrris, Mitrovicës dhe Llapit, gjithnjë duke synuar shkëputje nga pushteti apsolut i Stambollit.   Ngritja e Flamurit në lokalitrtin e Popovës do të ndodhë më 6 korrik 1912, shënon fillimin e një epoke të re politike dhe etnokulturore.

Në lidhje më këtë më 5 gusht 1912 në Stamboll shpërndahet Parlamenti. Ndërsa më 12 gusht 1912 çlirohet Shkupi. Pa vonuar në Shkup do të gjindën tre misionar të Fuqive evropiane: Francezi, austriaku dhe rusi. Me Hasan Prishtinë foli francezi këto fjalë: Çfardo rezultati të ketë lufta juaj, ndryshim të kufijëve të Peramdorisë nuk ka”. Shtrohet tash pyetja, kur Qeveria e Qamil Pashës e pranoi pavarësinë e Shqipërisë në katër vilajetet, pse Evropa nuk e pranoi. Pse e pranoi ndryshumin e kufijëve pas tre muajëve në favor të fallangës krishtere. Përgjegja është shumë e thjeshtë. Lufta Ballkanike është zhvilluar kundër PLISIT (kundër shqiptarëve). Faktët: më 18 tetor 1912 kur filloi Lufta Ballkanike me NJË lirë ari bleheshin 82 FESA. Pas një muaji, më 20 nëntor 1912 82 lira ari kushtonte NJË FES. Kjo për faktin se ushtria krishtere (serbo malazeze) kend e gjente me PLIS e ekzekutonte në vend, kend e gjente me FES e kursente. Pra lufta Ballkanike nuk ka qenë kundër Turkut por kundër shqiptarëve.

Burimet dhe literatura:

(Shiqo fondin: Qamil Pasha në Arkivin e Stambollit; shiqo shënime të bashkohanikëve si Bedri Pejani, Të ndieme e të kë dueme 1914; Shiqo: Leo Fraundlling, Golgota shqiptare 1913; shiqo: Obri Herbert dhe Isa Boletini  në Londër 1913, Intervistë; Kujtime të bashkohanikëve: Mustafë Stublla, Lufta Ballkanike dhe shqiptarët; Shyqri Hoxha, Lufta Ballkanike dhe Isa Boletini;  Fejzullah Gjakaja, Hasan Prishtia ishte me mençuri mbi të gjithë, por e luftuan deri në vrajse; Qamil Luzha, Isa Boletini ishte luftetar më i zoti se Azem Galica më vonë; AVIIB, P. ¾; P. 17; Nikollë Ivanaj, Kujtime në DASIPB). 

Në shej të respektit të ngritjës Flamurit kombëtar në Popovë Falmuri do të vajojë në lokalitetin  e Vushtrisë në Vesekofc nga viti 1915 e deri me kapitullimin e Austro Hungarisë më 1918. Vendi ku qëndroi Flamuri  në Vesekofc filloi të quhet Kodra e Bajrakut,  nominim ai që e mban edhe sot më 2026.

Shkrimi i kushtohët: Met Podievës (i pari në Llap e dërgoi vajzën për mësuese), Mustafë Stubllës (ishte nacionalist dhe të gjithë fëmijët i shkolloi në atë frymë), Shyqri Hoxhës,ishte shumë i afërt me Mulla Ahmet Shtimën, luftetarë dhe përhapës të shkollës shqipe!

Më 15 maj  2026

Lamtumirë, miku i madh i shqiptarëve, Basil Schader

1

Foto: Basil Schader

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

Prof. Dr. Dr. Basil Schader (1951–2026) ishte një ndër personalitetet më të shquara evropiane që kontribuoi në studimin, ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, veçanërisht në fushën e arsimit plotësues në diasporë.

Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dr. Basil Schader, pedagogut, studiuesit dhe mikut të madh të shqiptarëve. Ikja e tij e papritur, pas një sëmundjeje të rëndë në spitalin e Cyrihut, përbën një humbje të madhe jo vetëm për botën akademike shqiptare e zvicerane, por edhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër përkushtimin, urtësinë dhe dashamirësinë e tij të pashoqe ndaj gjuhës, kulturës dhe arsimit shqiptar.

Në çaste të tilla dhimbjeje, fjala duket e pamjaftueshme për të shprehur pikëllimin që ndiejmë. Megjithatë, krahas dhimbjes së thellë, kemi edhe detyrimin moral e intelektual të kujtojmë dhe të vlerësojmë veprën e vyer të profesor Schader-it, i cili me përkushtim të rrallë iu kushtua çështjes shqiptare, veçanërisht ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe në diasporë.

Në mesin e studiuesve me prejardhje joshqiptare që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për gjuhën dhe arsimin shqip, emri i Basil Schader-it zë një vend të veçantë. Ai jo vetëm që e mësoi dhe e zotëroi gjuhën shqipe në mënyrë shembullore, por e studioi atë me seriozitet shkencor dhe ia kushtoi një pjesë të madhe të jetës mbrojtjes, promovimit dhe zhvillimit të saj. Për profesor Schader-in, gjuha shqipe nuk ishte thjesht objekt studimi akademik, por një pasuri shpirtërore dhe identitare që duhej ruajtur e transmetuar brez pas brezi.

Mesazhi i tij shkencor dhe njerëzor drejtuar shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve amtare ishte i qartë dhe i vazhdueshëm: gjuha shqipe duhet folur në familje, në jetën e përditshme dhe t’u trashëgohet fëmijëve si vlera më e çmuar identitare. Ai ishte i bindur se vetëm përmes përdorimit aktiv dhe shkrimit të saj, shqipja mund të mbijetojë dhe të zhvillohet në kushtet e migrimit dhe të shumëgjuhësisë.

Kontributi i tij në fushën e arsimit plotësues në diasporë ishte shumëdimensional. Në vitin 1996, në bashkëpunim me mësuesin Femzi Braha, botoi librin “Shqip”, ndërsa së bashku me Fadil Rexhepi hartoi librin shkollor “Ura e Fjalëve”, si dhe fjalorin shkollor gjermanisht-shqip. Një ndër veprat më të rëndësishme shkencore të tij mbetet studimi “Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes në Zvicër”, me të cilin mbrojti doktoraturën e dytë në Universitetin e Tiranës, botuar në vitin 2005. Ky studim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në fushën e sociolinguistikës dhe të dygjuhësisë shqiptare në diasporë.

Përveç botimeve dhe përkthimeve të shumta nga shqipja në gjermanisht dhe anasjelltas, profesor Schader u dallua edhe për angazhimin e tij në ngritjen profesionale të mësimdhënësve shqiptarë. Ai bashkëudhëhoqi seminare, konferenca dhe projekte të rëndësishme arsimore për mësuesit e shkollave shqipe në diasporë, në Kosovë dhe më gjerë, duke kontribuar në avancimin e metodologjisë së mësimdhënies dhe të didaktikës bashkëkohore.

Veçanërisht i rëndësishëm ishte bashkëpunimi ndërmjet Shkollës së Lartë Pedagogjike të Cyrihut, ku ai vepronte si docent, dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës për hartimin dhe botimin e teksteve të mësimit plotësues në diasporë. Në kuadër të këtyre angazhimeve, profesor Schader udhëhoqi projekte ndërkombëtare për didaktikën e mësimdhënies, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në profesionalizimin e mësuesve të gjuhës shqipe jashtë atdheut.

Për veprimtarinë e tij të çmuar në shërbim të arsimit dhe kulturës shqiptare, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër e shpalli anëtar nderi në mars të vitit 2003. Ndërsa në vitin 2017, për kontributin e tij shumëdimensional në favor të mërgatës shqiptare dhe të shqiptarëve në përgjithësi, ai u nderua me “Çmimin e Nderit” nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Valon Murati nderon Schaderin  me “çmimi i nderit”

Foto albanologu zviceran Prof dr dr Basil Schader nderohet me „Çmimi i nderit“ Prishtinë 2017               

Figura e Prof. Dr. Dr. Basil Schader-it do të mbetet e paharruar në kujtesën e mësuesve, studiuesve dhe të gjithë shqiptarëve që panë tek ai një mik të sinqertë dhe një mbrojtës të palodhur të gjuhës shqipe. Ai ishte një urë lidhëse mes kulturave, një zë i fuqishëm në mbështetje të arsimit shqip në diasporë dhe një shembull i rrallë i humanizmit akademik.

Lamtumira ndaj tij është e rëndë, por vepra dhe mesazhi që la pas do të jetojnë gjatë. Emri i Basil Schader-it do të mbetet i shkruar me respekt e mirënjohje në historinë e arsimit dhe të albanologjisë shqiptare. Ndërsa kujtimi për të do të mbetet frymëzim për brezat që do të vazhdojnë misionin e ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shqiptar kudo në botë.

Gjenevë, 14. 05. 2026

Vetëvendosje, vazhdon të mbetët e vetmja shpresë !

0

Refik Hasani, Bujanovc 

Qyetarët e Republikës së Kosovës, tani në zgjedhjet e 7 qershorit të këtij viti, kanë edhe më shumë arsye të dalin në votime, dhe të votojn masivisht Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjatë mandatit  të Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit   2025, është karakterizuar si një Legjislaturë e suksesshme, edhe pse kishte një kohë shumë të shkurtër.

Për qytetarët e Kosovës, që nga shpallja e Pavarësisë, Kosova nuk ka shenuar në marrjen në kontroll të plotë të  veriut të Vendit, prandaj  Vetëvendosje është dhe të mbetët e vetmja SHPRESË, e Kosovës.

Është shenuar një qasje e re  në bisedimet Prishtinë-Beograd, praktikoi  një diskurs të ri politik në raport me Beogradin në përfaqësim të  dinjitetshëm, dhe me  propozimet e parashtruara  për  ruajtjen e konceptit dhe parimet themelore të bisedimeve.

Qeveria nga Kryeministri Albin Kurti, tregoi  përkushtim e kohezionit Kombëtar, për diasporën  gjithëandej, dhe gjithë hapsirat shqiptare.  Gjatë këtij mandati ndihmoi dhe investoi  për shqiptarët e Krahinës me shumicë shqiptare, të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, ndau për herë të parë linjë buxhetore që në vitin 2022, dedikuar në vlerën prej 2 milionë euro, për të vazhduar për vitin buxhetor 2026, në 4 milionë euro, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Po ashtu, gjatë këtij mandati, denoi ushtrimin e diskriminimit dhe pasivizimin e adresave për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc,  në nivelet më të larta ndërkombëtare duke përfshi BE-në.

Vetëvendosje, gjatë këtyre mandateve tregoi gatishmëri,ofroi planprograme konkrete për të ndërtuar një  frymë të re me vizion, e largpamësi për një politikë unike e të  përbashkëtë së bashku me Shtetin Shqiptar, dhe Shqiptarët në Maqedoni të Veriut, për një politikë e diplomaci të artikuluar shqiptare në Ballkan. Edhe në këtë segment  VETËVENDOSJE, vazhdon të mbetët e vetmja SHPRESË, jo vetëm në Kosovë.

U miratua dhe u funksionalizua Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, por edhe institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.Në realizim të projektit madhor, është  shpresa e vetëme pasi ka si zotim dhe është zotuar edhe për ushtrim të Padis ndaj  Serbisë për gjenocid gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Kryeministri  i Kosovës  Albin Kurti, vazhdon të mbetët e vetmja SHPRESË, e Kosovës, për  dhjetra  arsye, vetëm kështu rritet e vazhdohet progresi, në forcimin dhe në përfaqësim të  dinjitetshëm të shtetit të Kosovës.Kjo frym është nevoj, është domodoshmëri e kohës të votohen dhe mbështetën  vetëm kështu ndërtohet  shteti  ligjor i së drejtës, dhe të mos  vazhdoj dështimi në shumë segmente  të jetës.

Lëvizja VETËVENDOSJE,me potencialin e saj strukturor,ka një kauz  të drejtë e real e që tani, po vrehet edhe nga gjitha shtresat e Kosovës që ju përmbahet zotimeve që jepë në fushatë. Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse vërtet është një lëvizje e ndërtuar nga fryma e madhe për barazi,drejtësi e zhvillim për  gjithë qytetarët si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë, sakrifica, të shumë brezave, flijime e fatkeqësi.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sepse  do të ndikonte që shteti t’u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre.

Do të duhej të votohet LVV-ja, sespse është ndihmes për ndërtimin e raporteve të shëndosha në mesë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Shpresa është se  respektimi i ligjëshmërisë dhe pavarësisë së institucioneve, dhe kështu do të ndikonte që shteti t’u kthehet qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së lirisë së tyre. Shpresa është si frymëzim për ta mbrojtur lirinë e fituar me aq shumë, sakrifica, të shumë brezave, flijime e fatkeqësi.

Votuesit në zgjedhjet e  7  qershorit  2026, do të duhej të votojn Lëvizjen VETËVENDOSJE, pasi vazhdon të mbëtet e vetmja SHPRESË!.

  • Autor i vështrimit, Mr.Sc.Refik HASANI

  17 maj   2026