Kreu Blog Faqe 153

Zoja Shkodër asht’ Dashni

1

Elisa Spiropali, Shkodër 

Zoja Shkodër asht’ Dashni për disa arsye.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse qytetet dallohen dhe mburren, për shembull, ngaqë njëri ka pranë një kështjellë të famshme, tjetri lumë që vjen nga larg duke u spërdredhur mes maleve, tjetri urë të famshme, tjetri mal të lartë, tjetri liqen të magjishëm, tjetri det, e kështu me radhë.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse është i vetmi qytet në botë që nuk ka 1, por krejt mrekullitë e botës.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka kala hijerëndë me legjendën më drithëruese dhe më të bukur në botë. Jo e bukur vetëm për me habit vizitorët me legjenda. E bukur sepse ka bërë efektivisht luftëra nga më të tmerrshmet.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka det.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër nuk ka 1 por 3 lumenj, Drinin, Kirin, Bunën.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka Urën e Mesit që është urë nga më mahnitëset në botë.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër nuk ka 1 mal, por mu në oborr të Saj, krejt Alpet e egra dhe madhështore.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër ka Kisha dhe Xhami me histori jashtëzakonisht interesante.
E të tjera, e të tjera.
Por Zoja Shkodër asht’ Dashni edhe sepse ka;
Qytetari’ me ia pasë zili,
Histori frymëndalëse,
Natyrë, ngjyra, aroma, marramendëse.
Klimë të pakonkurrueshme,
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër dhe Zojat e Zotnit shkodranë nuk ngjajnë me askënd në botë, veçse me veten e vet.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse diktaturën, në mënyrën më inteligjente, më therëse, më ironike, më bukur dhe më hidhur prej krejt nahive të tjera të Shqipërisë, e ka tallë, e ka përqeshë, Zoja Shkodër, Zojat dhe Zotnitë shkodranë.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse barcaletat më të rrezikshme, më me spec kundër diktaturës, ato që përmes humorit evidentonin anët më të errëta dhe më kriminale të diktaturës, para se me ardh në Tiranë, janë shpik në Shkodër.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse zërat më të bukur, tingujt më të fuqishëm, këngët më melodioze të vjetra dhe të reja, e kanë shtëpinë, ku tjetër veçse te Zoja Shkodër?!
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse në krejt botën, natën poshtë dritares apo dikund tjetër, për me lyp Dashuri i këndohen serenata të dashurës, e shumta të fejuarës. E Zoja Shkodër asht’ Dashni edhe sepse Zoja Shkodër asht i vetmi qytet në botë, aq i butë e aq i bukur, aq plot me dashuri, ku serenata i këndohet edhe Nuses. Kënga e mrekullueshme “Serenatë Nuses” asht’ prova.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër dhe Zojat e Zotnit e Zojës Shkodër e bëjnë dallimin mes mashtruesit dhe të sinqertit, seriozit dhe qesharakut, punëtorit dhe parazitit.
Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër nuk është tamam-tamam qytet.
Shumë më tepër se qytet, Zoja Shkodër asht’ muzë frymëzuese për gjithkënd që i afrohet, e kupton, e ndjen.


Zoja Shkodër asht’ Dashni sepse Zoja Shkodër, tu e dit’ sa fort e du, ma fal që nuk ia imitova si duhet Dialektin.🙏16 MAJ, 2026

Edhe partitë politike – pothuaj të gjitha, po i shërbejnë islamit e islamit politik po i shërben edhe Organizatës së Veteranëve të Luftës

0
Përveç partive politike, që pothuajse të gjitha i shërbejnë Islamit politik, po ashtu edhe udhëheqësit e OVL-së – Organizatës së Veteranëve të Luftës – janë shndërruar në një patericë të Islamit politik dhe të strukturave të krimit të organizuar në Kosovë. Kjo nuk është më çështje perceptimi apo interpretimi subjektiv, por çështje e sjelljeve publike, e deklarimeve dhe e pozicionimeve që po i sheh çdo shqiptar me sy.
Është e pazakontë, e papranueshme dhe absurde që një organizatë, e cila do të duhej të mbronte vlerat e luftës çlirimtare dhe veçanërisht ato kombëtare, sot të identifikohet me rryma ideologjike që prej vitesh po e gërryejnë nga brenda kombin shqiptar. Edhe më alarmante bëhet situata kur udhëheqësit e së njëjtës organizatë dalin hapur në mbrojtje të krimit të organizuar sa herë që preken eksponentë të lidhur me islamin politik, si Sami Lushtaku dhe të tjerë.
Duhet ta dini ju, zotërinj që udhëhiqni këtë organizatë, se populli shqiptar nuk mashtrohet më me standarde të dyfishta dhe propagandë të konsumuar. Me sjelljet tuaja jo vetëm që ia keni humbur dinjitetin vetes, por e keni dëmtuar edhe vetë organizatën që pretendoni ta përfaqësoni. Nuk mund të dilni nëpër studio televizive duke defiluar krah për krah me përfaqësues të Islamit politik dhe, në të njëjtën kohë, të pretendoni se mbroni frymën kombëtare të UÇK-së. Aq më tepër kur në ambientet tuaja pranohen Imamë me qëndrime hapur antikombëtare dhe anti shqiptare.
Dhe kur jemi tek pagëzimet apo rikthimet, disa prej mashtruesve të tillë që luajnë me vlera të shenjta hyjnore dhe kombëtare, me dëshirën më të madhe do t’i kisha pagëzuar personalisht, por me ujë të nxehtë 374 gradë Celsius. Sepse tallja me plagët shpirtërore të një populli dhe manipulimi me besimin për interesa politike është një prej formave më të ulëta të hipokrizisë publike.
Për më tepër, disa prej protagonistëve të kësaj organizate, e cila gjithnjë e më pak përfaqëson vlerat autentike të luftës çlirimtare, kanë sulmuar publikisht rikthimet e shqiptarëve në Kishën Katolike. Kjo qasje nuk është vetëm përçarëse, por edhe fyese ndaj historisë kombëtare shqiptare. Shumica e atyre që sot rikthehen në identitetin e tyre të hershëm fetar, katolik, kanë qenë pjesë aktive e organizimit të luftës çlirimtare, pjesëmarrës në luftë ose mbështetës të saj. Prandaj askush nuk ka të drejtë morale të ndajë shqiptarët në kategori ideologjike apo fetare dhe të përcaktojë kush është më shumë apo më pak atdhetar.
Lufta e UÇK-së nuk ka qenë luftë për Islam politik. Nuk ka qenë luftë për arabizim, as për anadollizëm modern. Ka qenë luftë për liri kombëtare, për dinjitet dhe për të drejtën që shqiptari të jetojë i lirë në tokën e vet. Pikërisht për këtë arsye është tragjike kur dikush sot përpiqet ta përdorë atë gjak, atë sakrificë dhe ato varre për interesa ideologjike, politike apo klanore.
Udhëheqësit e OVL-së – Organizatës së Veteranëve të Luftës – e kanë humbur legjitimitetin moral dhe kombëtar për të folur në emër të UÇK-së në momentin kur kanë lejuar që fryma ideologjike të zëvendësojë frymën kombëtare. Sot, më shumë se përfaqësues të veteranëve të luftës, po sillen si pasqyrim i Bashkësisë Islame të Kosovës ose si instrument i subjekteve politike që kanë kontribuar drejtpërdrejt në zgjerimin dhe normalizimin e Islamit politik në Kosovë. Dhe këtë populli po e sheh çdo ditë më qartë.
Historia nuk i fal ata që tentojnë ta tjetërsojnë sakrificën kombëtare. As ata që e shesin idealin për favore personale. Kombi shqiptar ka kaluar shumë stuhi për të mbërritur deri këtu dhe nuk do të lejojë askënd t’ia mbulojë plagët me flamuj ideologjikë të huaj. Dhe mbajeni mend mirë: shqiptarët mund të durojnë shumë gjëra, por kur e kuptojnë se dikush po tallet me gjakun e tyre, atëherë fillon shembja e rremeve. E aty nuk shpëton as propaganda, as frika, as zhurma.
PS: Së shpejti vjen pjesa “Duke parë, duke bërë VII”, sepse prej kohësh po zihet një tentativë e çuditshme dhe e rrezikshme. Dikush po përpiqet ta privatizojë kauzën e rikthimit, ndërsa së fundmi po bëhen përpjekje edhe për ta politizuar këtë çështje. Ka ardhur koha që demoni të demaskohet nën lëkurën e deles.
Sinqerisht
15 maj 2026

Psikiatri Prof. Dr. Vuksan Kola për librin e Luljeta Pulës “Helmimet, krimi dhe mashtrimi” dhe falemnderimi dhe mirënjohja e saj

0
Dua te ndaj me ju vleresimin, recensionin brilant qe i beri librit tim “Helmimet, krimi dhe mashtrimi” mjeku im shume i cmuar, psikiatri emblematik, ikona e psikiatrise shqiptare PROF. DR. VUKSAN KOLA, eruditi i vertete qe mahnite me nivelin kulminant intelektual, shkencor dhe profesional.
Ky vleresim siperan qe mrekullon me seriozitetin , thellesine e analizes dhe shumedimensionalitetin e tij, kredibilitetin shkencor e profesional, e ben ekspertizen dhe fjalen e tij mahnitese! Fjalen e tij e cila eshte inspirim, vullnet dhe satisfakcion i fuqishem per mua! Falemnderit doktor!
Ne vazhdim vleresimi, recensioni i PROF. DR. VUKSAN KOLES

Psikiatri Vuksan Kola

SHËNIM I REDAKSISË SË DRINIT
Redaksia e portalit Drini- us, shprehë mirënjohje të thellë psikiatrit Prof Dr. Vuksan Kolës për punën e jashtëzakonshme profesionale dhe për recensionin, vlerësimin brilant të librit të Luljeta Pules, per helmimet e vitit 1990, të titulluar “HELMIMET, KRIMI DHE MASHTRIMI” të botuar para nje kohe ne Prishtinë. Eshte ky vlerësimi i parë që i bëhet këtij libri dokumentar, nga psikiatri i dëgjuar PROF. DR. VUKSAN KOLA.
Deri sot askush në Kosovë, nuk e pa të aresyeshme as ta përmend, e lere më të bëjë një vleresim për te. Siç thotë në vleresimin e tij të shkëlqyer, Prof. Dr. Vuksan Kola, puna që është bërë në libër për të mbledhur gjithë faktet dhe dokumentet relevante që vertetojnë helmimin, deklaratat e toksikologeve dhe mjekëve ndërkombëtare mbi baze te analizave të mostrave të të helmuarve, mundësojnë ngritjen e një padie ndërkombëtare kundër Serbisë, në Komisionin Nderkombëtar të Hagës për luftë kimike dhe biologjike.
Dhe se fundja , ndër të tjera, ky ishte qëllimi kryesor i botimit të librit. Veç kësaj Profesor Vuksani, njofton se autorja e ka përkthyer librin edhe në serbisht, dhe i njejti është duke u shpërndare edhe në Serbi.
REDAKSIA E DRINIT I SHPREHE FALENDERIME TE SINQERTA , PROF. DR. VUKSAN KOLES, për vlerësimin tejet profesional, të thellë, analitik dhe të argumentuar, të këtij libri të rëndësishëm që hedhë dritë mbi krimet barbare serbe mbi fëmijet tonë në të 90.
Dhe shprehë besimin , se ky vlerësimi i veçant, do të nxisë shpërndarjen dhe leximin më të madh të ketij libri- dokument!
FALEMNDERIT PROF. DR. VUKSAN KOLES!

Osmanët na lanë islamin, por na refuzuan shkollën shqipe; na lanë xhami, por jo arsim kombëtar!

0
Na lanë lutje në gjuhë të huaj.
Por jo libra në gjuhën tonë.
Në fillim të shekullit XX, shqiptarët dolën nga Perandoria Osmane me një trashëgimi të rëndë: analfabetizëm masiv, mungesë shkollash kombëtare, mungesë institucionesh moderne dhe një vetëdije kombëtare të vonuar me dhunë.
Kjo nuk ishte rastësi.
Osmanët na lanë islamin.
Por na refuzuan shkollën shqipe.
Na lanë xhami.
Por jo arsim kombëtar.
Na lanë lutje në gjuhë të huaj.
Por jo libra në gjuhën tonë.
Na lanë minare.
Por jo institucione që prodhojnë mendim, shkencë dhe vetëdije shqiptare.
Kjo ishte metoda: shqiptari mund të falej, por jo të mësonte shqip. Mund të ishte besimtar i nënshtruar, por jo qytetar i arsimuar. Mund të ishte pjesë e perandorisë, por jo pjesë e një kombi të zgjuar.
Sepse shkolla shqipe do të kishte krijuar pikërisht atë që Perandoria Osmane frikësohej më shumë: shqiptarë që lexojnë shqip, shkruajnë shqip, mendojnë shqip dhe kuptojnë se nuk janë turq, nuk janë arabë, nuk janë osmanë — por shqiptarë.
Pra e vërteta është e thjeshtë dhe brutale:
Perandoria Osmane na la fenë, por na mbajti në padije.
Na la islamin, por na mohoi shkollën.
Na la xhaminë, por luftoi gjuhën shqipe.
Dhe një popull pa shkollë në gjuhën e vet mbahet më lehtë në varfëri, në nënshtrim dhe në robëri mendore.

Autopsia e erës së kalbur të propagandës hibride që ia ktheu kujtesën dhe vendosmërinë popullit

0
Sipas Bedri Tinzakut, Ganimete Musliut dhe motrës së saj Shoshes, “ekspertes” së pikave të shiut nga Trekëndëshi i Bermudës, nuk është fajtor ai që e kryen krimin, por populli që e kritikon krimin dhe policia që përpiqet ta arrestojë kriminelin.
Fatkeqësisht, në këtë kurth manipulues duket se kanë rënë të gjithë krerët e opozitës sonë, pa përjashtim.
Një skenar të tillë absurdi do ta kishte zili madje edhe skenaristi i “vuajtjeve inekzistente të serbëve të Kosovës” Mirosllav Sholjeviçi.
Sipas logjikës së disa veteranëve të pushtetit të vjetër, në Kosovë kurrë nuk ka pasur fajtorë politikë — vetëm fenomene misterioze kozmike.
Tenderët nuk i ka manipuluar askush. I kanë manipuluar UFO-t.
Privatizimet e dyshimta nuk i ka bërë politika mafioze. I kanë bërë ekzaltuesit erotikë të Trekëndëshit të Bermudës.
Punësimet partiake nuk i kanë organizuar shefat e pushtetit. I ka organizuar astrologjia ballkanike.
Prokuroria dhe gjyqësori nuk janë paralizuar nga ndikimi politik. Thjesht kanë rënë në një gjumë hipnotik kolektiv.
Ndërsa miliardat e zhdukura, për të cilat qytetarët kërkojnë përgjigje, me siguri i ka përpirë ndonjë vrimë e zezë mbi Prishtinën.
Dhe sa herë që ndonjë gazetar apo kundërshtar politik ngrinte pyetje për vrasjet politike, për krimin dhe korrupsionin e udhequr nga shteti, për koncesionet klienteliste, për pasurimet e menjëhershme apo për privatizimet që i lanë punëtorët në rrugë, ai ose zhdukej sikur të mos kishte ekzistuar kurrë, ose menjëherë dilnin analistët e regjimit për të shpjeguar se problemi nuk ishte pushteti, por qytetari që “nuk e kuptonte shtetin”.
Në atë kohë, patriotizmi ishte shndërruar në deodorant politik: përdorej më së shumti nga ata që kishin më së shumti nevojë për ta mbuluar erën e rëndë të hajnisë, kërcënimit, mashtrimit, manipulimit, uzurpimit, dhunës, shantazhit, kidnapimit, krimit, korrupsionit dhe tradhtisë.
Historikisht, çdo elitë që qëndron gjatë pranë parasë publike fillon ta ngatërrojë shtetin me pronën private. Kjo nuk është vetëm histori kosovare, por sëmundje universale e pushtetit primitiv.
Filozofikisht, pushteti i pakontrolluar krijon një kastë njerëzish që nuk besojnë më se duhet të japin llogari. Ata fillojnë të besojnë se kritika është tradhti, se gazetaria e lirë është armiqësi dhe se drejtësia është një instrument i djallit që duhet të veprojë vetëm kundër kundërshtarëve politikë.
Psikologjikisht, njeriu i rrethuar për vite me militantë, me servilë dhe me duartrokitës profesionalë e humb kontaktin me realitetin. Ai fillon të besojë se çdo humbje është komplot, se çdo hetim është sulm ndaj shtetit dhe se çdo kritik është armik i kombit.
Por sociologjia politike thotë diçka tjetër: populli mund të heshtë për një kohë të gjatë, por kur fillon të qeshë me elitën, ajo ka humbur jo vetëm moralisht, por edhe realisht dhe përfundimisht.
Sot, shumë qytetarë nuk zemërohen më me propagandën e vjetër — ata qeshin me të. Qeshin siç qeshin shqiponjat me përpjekjet e bufave të errësirës për të fluturuar më lartë dhe më shpejt se ato vetë.
Qeshin sepse u premtua shtet ligjor, por u panë pazare politike. U premtua meritokraci, por mbizotëroi nepotizmi. U premtua drejtësi, por drejtësia ende çalon siç çalon magarica e plagosur nga duart e gjuetarëve politikë.
Prandaj “fatura” që do t’u vijë në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 nuk do të jetë hakmarrje. Do të jetë diçka shumë më e thjeshtë dhe më e rëndë për elitën e vjetër:
Do të jetë momenti kur populli do të vendos të mos ketë kurrë më frikë nga mitet e tyre.
Në kohën e “moralit elastik” politik, Kosova ishte vendi ku skandalet nuk kishin autorë, por vetëm “rrethana misterioze”.
Nëse zhdukej një tender — faji ishte i mjegullës. Nëse zhdukeshin dy tre miliarda euro — i kishte gëlltitur vrima e zezë e kozmosit. Nëse një drejtor bëhej milioner brenda natës me rrogë shtetërore — ai quhej “histori suksesi” që i frymëzon hajnat amatorëtë të shndërrohen në hajna profesionistë.
Sipas disa televizioneve të asaj kohe, krimi i organizuar nuk ishte vepër njerëzore, por aktivitet i UFO-ve diplomatike.
Politikanët dilnin me fytyra të trishtuara patriotike dhe betoheshin: “Ne nuk kemi lidhje me këto gjëra.”
Ndërsa pas tyre qëndronin analistët e oborrit, që çdo vjedhje e shpjegonin si “stabilitet institucional”.
Nëse vidhej buxheti, ata i sugjeronin qytetarëve : “mos e destabilizoni shtetin me kritika”.
Nëse kapeshin institucionet: “mos e sulmoni demokracinë”.
Nëse kritikohej pushteti: “po i ndihmoni armikut”.
Në fund, gjithçka reduktohej në një absurditet të vetëm: hajduti bëhej figurë e famshme publike, ndërsa qytetari bëhej fajtor pse e kishte parë.
Historikisht, kjo nuk është tragjedi e re. Perandoritë rrënohen gjithmonë kur besojnë se propaganda është më e fortë se kujtesa e popullit.
Filozofikisht, elitat gabojnë rëndë kur e ngatërrojnë duartrokitjen me dashurinë e vërtetë.
Psikologjikisht, ai që dëgjon çdo ditë se është “shpëtimtar” fillon të besojë se realiteti i bindet atij.
Sociologjikisht, populli nuk lodhet vetëm nga varfëria, por nga fyerja e inteligjencës.
Dhe kështu vjen dita kur populli fillon të qeshë.
Kur fillon të qesh me propagandën, me analistët, me moralizuesit e rremë dhe me opozitarët ceremonialë që flasin për drejtësi siç flasin piromanët për zjarrfikësit.
Dhe kur populli qesh me pushtetin, pushteti ka humbur — edhe para numërimit të votave.
Prandaj zgjedhjet e 7 qershorit 2026 mund të mos jenë revolucion kulturor.
Mund të jenë diçka më e thjeshtë dhe më e pashmangshme:
Fundi grotesk i një klase politike që për vite e trajtoi popullin si të verbër — derisa populli ia skanoi zemrën, zorrët dhe mushkëritë si skaneri më modern.

Ilir Canhasi për librin e Esat Bicurrit “Ahengu gjakovar në shekuj”

Kur relativizmi kthehet në sistem dhe e vërteta në luks të panevojshëm

0
O zë i humbur në korridoret armiqësore të propagandës serbe, i dehur nga patriotizmi serbofil i Baton Haxhiut dhe i ushqyer me thërrimet e arta të oligarkisë shqipfolëse — asaj krijese përbindëshe me rrënjë në Beograd dhe me degë helmuese të shtrira nëpër Kosovë si ferrat mbi muret e një shtëpie të rrënuar.
Gjuha nuk ndizet si kashta në erë.
Ajo nuk egërsohet pa plagët, pa zhgënjimet dhe pa padrejtësitë që e ushqejnë.
Ti ankohesh për gjuhën e ashpër të popullit, por harron se gjuha nuk egërsohet vetvetiu. Ajo nuk zgjohet një mëngjes me etje për zjarr. Gjuha është pasqyra e plagëve që ish pushtetet e pasluftes ua kanë hapur njerëzve me duart e veta.
Sepse nuk janë fjalët ato që e helmojnë shoqërinë.
Shoqërinë e helmojnë:
mashtrimi që shitet si moral,
hajnia që maskohet si patriotizëm,
krimi që kërkon të quhet sakrificë,
dhe propaganda që kërkon të paraqitet si gazetari.
Kur padrejtësia parakalon nëpër rrugë me eskortë e sirena, ndërsa drejtësia endet zbathur si jetim para dyerve të institucioneve, atëherë edhe gjuha fillon të ulërijë.
Sepse populli nuk flet me mllef nga dëshira për dhunë, por nga lodhja e gjatë, duke parë sesi hajnat bëhen milionerë, sesi injoranca ngrihet në piedestal dhe sesi servilët e keqbërësve që shesin moral shndërrohen në analistë kombëtarë.
Pas çlirimit të Kosovës, njerëzit nuk ëndërronin pallate, tenderë dhe vila me mure të larta.
Ata ëndërronin drejtësi.
Ëndërronin shtet.
Ëndërronin dinjitet.
Por çfarë panë?
Panë veteranë të vërtetë duke numëruar qindarkat për bukë dhe veteranë të rrejshëm teksa shndërroheshin në bankomatë elektoralë.
Panë privatizime ku pasuria publike ndahej si plaçkë lufte ndërmjet miqve të pushtetit.
Panë njerëz pa asnjë vlerë intelektuale duke u pasuruar me shpejtësinë me të cilën myku mbulon bukën e harruar.
Dhe pastaj u habitët pse gjuha u bë e ashpër?
Si të mos bëhej?
Kur qytetarët panë se dosjet e korrupsionit flinin më qetë se foshnjat në djep.
Kur vrasjet e figurave publike mbetën të mbuluara nga mjegulla e heshtjes institucionale.
Kur drejtësia u shndërrua në një rrjetë merimange që kap vetëm mizat e vogla, ndërsa grerëzat politike fluturojnë lirshëm mbi ligjin.
Edhe varfëria e bëri gjuhën të ashpër.
Edhe largimi masiv i të rinjve.
Edhe faturat që rriteshin më shpejt se shpresa.
Edhe arroganca e politikanëve që jetonin si sulltanë mbi një popull që mezi merrte frymë.
Sepse vjen një çast kur populli nuk zemërohet më vetëm nga padrejtësia, por nga tallja që bëhet me padrejtësinë.
Dhe pikërisht aty fillon eskalimi i gjuhës.
Pastaj politika e shndërroi kundërshtarin në armik, debatin në linçim publik dhe propagandën në industri kombëtare të mashtrimit. Televizionet filluan ta shpërblejnë britmën më shumë se mendimin, nënshtrimin më shumë se integritetin dhe zhurmën më shumë se të vërtetën.
Prandaj mos u habit pse njerëzit sot flasin me zjarr në gojë.
Sepse një popull që për vite të tëra nuk dëgjohet kur flet qetë, një ditë fillon të ulërijë.
Dhe kur drejtësia vonohet pafundësisht, fjalët bëhen më të rënda se gurët.
Sepse ka kohë kur gjuha nuk është më vetëm mjet komunikimi,
por aktakuzë morale kundër një epoke të kalbur.
Dhe pikërisht në këtë mjegull morale, në këtë republikë të lodhur nga fjala që është bërë lodër dhe nga e vërteta që është bërë mall i lirë, u ngrit një kastë meditiatike zërash që jetojnë nga keqinterpretimi i përhershëm i realitetit — jo për ta ndriçuar atë, por për ta relativizuar krimin e atyre që e kanë bërë të padurueshëm për popullin.
Ata nuk mbajnë uniforma. Nuk kanë nevojë. Sepse uniforma e tyre është fjala e butë, ironia e ftohtë, dhe aftësia për ta kthyer çdo indinjatë në “ekzagjerim emocional”.
Në çdo kohë të prishur, shfaqen njerëz që e mësojnë shoqërinë të mos besojë në dhimbjen e saj. Ata thonë: nuk është plagë, është reagim. Nuk është padrejtësi, është perceptim. Nuk është korrupsion, është narrativë politike.
Në këtë hapësirë të turbullt publike, figurat si ti Lirim Mehmetaj dhe si shokët e tu Berat Buzhala, Leonard Kerquki, Adriatik Kelmendi, Parim Olluri, Vebi Kajtazi dhe Valon Syla shihen nga shumica e shqiptarëve jo si zëra neutralë, por si pjesë e një klime mediatike ku cinizmi është bërë gjuhë e zakonshme dhe ku distanca morale është kthyer në metodë pune.
Jo si monolite, por si pjesë e një peizazhi ku fjala publike shpesh nuk matet më me të vërtetën, por me efektin, me klikimin, me ndikimin dhe me aftësinë për ta mbajtur debatin në një rreth të pafund relativizimi.
Në këtë klimë, ndikimet e Baton Haxhiut dhe Shkëlzen Maliqit janë referenca të një mënyre të të menduarit ku ish pushteti nuk gjykohet absolutisht, por lexohet gjithmonë në funksion të rrethanës; ku e vërteta nuk është qëllim, por pozicion.
Historikisht, kjo nuk është e re. Çdo rend i brishtë ka prodhuar keqinterpretues të realitetit që nuk e kundërshtojnë pushtetin e kalbur drejtpërdrejt, por e zbusin perceptimin e tij. Ata nuk janë gjithmonë propagandistë në kuptimin klasik; shpesh janë më të rrezikshëm pikërisht sepse duken si vëzhgues.
Politikisht, kjo krijon një terren ku debati nuk shkon drejt zgjidhjes, por drejt lodhjes. Ku qytetari nuk bindet, por rraskapitet. Dhe në atë rraskapitje, e vërteta humb peshën e saj.
Filozofikisht, është triumfi i relativizmit të pastër: asgjë nuk është plotësisht e vërtetë, prandaj gjithçka bëhet e diskutueshme deri në pafundësi. Dhe në atë pafundësi, përgjegjësia tretet.
Psikologjikisht, kjo është mënyra se si një shoqëri e zhgënjyer mëson të mbijetojë me realitetin që nuk e ndryshon dot: duke e bërë më pak të dhimbshëm përmes fjalës.
Sociologjikisht, kjo klasë mediatike ecën paralelisht me strukturat e ish pushtetit dhe interesit të tyre politik dhe ekonomik, duke krijuar një hapësirë ku publiku nuk është më pjesëmarrës aktiv, por spektator i një debati të pafund, që shpesh nuk ka qëllim zgjidhjen, por vetëm vazhdimin.
Dhe këtu qëndron tragjedia: jo vetëm në gabimet e ish pushtetit, por në normalizimin e tyre përmes gjuhës.
Sepse kur çdo gjë shpjegohet, por asgjë nuk ndryshon; kur çdo skandal relativizohet, por asgjë nuk ndëshkohet; atëherë shoqëria fillon të humbasë. besimin në institucione dhe në të vërtetën si nocion.
Dhe atëherë gjuha ashpërsohet. Jo sepse njerëzit duan ta shkatërrojnë dikë, por sepse ndihen se nuk po dëgjohen më ndryshe.
Sepse ka një moment kur fjala e qetë nuk mjafton më — dhe ajo kthehet në britmë, jo nga urrejtja, por nga lodhja e gjatë që nuk dëgjohet nga ata që e kanë krijuar realitetin e hidhur.

Il Popolo Romano (1903) / Dëbimi i publicistit Dervish Hima nga Roma pas pjesmarrjes në Kongresin shqiptar të Napolit

Dervish Hima (1872 – 1928)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Maj 2026 

Il Popolo Romano” ka botuar, të dielën e 28 qershorit 1903, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth dëbimit të publicistit të njohur shqiptar Dervish Hima nga Roma, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Dëbimi i një gazetari të huaj.

Burimi: Il Popolo Romano, e diel, 28 qershor 1903, faqe n°3.

Burimi: Il Popolo Romano, e diel, 28 qershor 1903, faqe n°3.

Dervish Hima, 35 vjeç, shtetas shqiptar, publicist, pasi mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga bashkatdhetarët e tij në Napoli, erdhi në Romë, ku mbërriti me datë 14 të këtij muaji dhe mori dhomën nr. 19 në Hotelin “Genève” në rrugën “Via della Vite 29”.

Ai kalonte shumë orë të ditës në kafenenë “Aragno”.

Mbrëmjen e kaluar, pasi ministri i Brendshëm kishte urdhëruar dëbimin e tij, një delegat i Kuesturës Qendrore dhe dy agjentë të Sigurimit të Shtetit u paraqitën në Hotel “Genève” dhe, ndërsa Dervishi po kthehej në hotel, e ftuan të paraqitej në Kuesturë, ku iu komunikua dekreti i dëbimit.

Valixhet që Dervishi kishte në hotel u morën nga agjentët e Sigurimit të Shtetit.

Në orën 21:15, Dervishi u nis nga Roma ; delegati i Sigurimit të Shtetit Marroni dhe dy agjentë e shoqëruan deri në Modanë.

Serbët për dy shekuj me radhë ushtruan gjenocid ndaj shqiptarëve, në të shumtën e rasteve të nxitur dhe përkrahur nga Rusia

0
Qazim Namani ka lindur më 30 tetor 1960 në fshatin Prapashticë, komuna e Prishtinës, me vendbanim të përhershëm në Prishtinë që nga viti 1968.
Shkollën fillore e ka mbaruar në Prishtinë, po ashtu edhe shkollën e mesme drejtimi i ndërtimtarisë e ka kryer në Prishtinë në vitin 1979.
Studimet i ka filluar në fakultetin Teknik, drejtimi i Ndërtimtarisë në vitin 1979/80, deri në vitin 1983/84.
Më pas ka përfunduar Fakultetin Filozofik, dega e Historisë. Pas mbarimit të luftës 1999, deri në vitin 2002, ka filluar të punoj si arsimtarë i historisë në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Nga viti 2000-2002, është trajnuar për menaxhim dhe mbajtjen e procesit mësimor me fëmijë që ktheheshin nga diaspora menjëherë pas luftës.
Ne , thekson Qazim Namani, jemi trajnuar nga dy profesor nga Universiteti i Odenburgut, nga Profesorët Franc dhe Anete, kemi pasur dy semestral ligjërata nga 80 orë dhe njëkohësisht punë praktike nëpër shkolla.
Nga viti 2002 – 2009 ka punuar si Zyrtar për Trashëgimi të Luajtshme Muzeologji dhe Arkeologji në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në Prishtinë.
Gjatë kësaj periudhe shtatëvjeçare si zyrtar, ka pasur rastin të ndjek shumë ligjërata, trajnime lidhur me trashëgiminë kulturore, pjesëmarrës në hartimin e strategjive ndërministrore dhe strategjinë e Ministrisë së Kulturës.
Nga viti 2009 e derisa është pensionuar me 30. 10 2025, thekson Qazim Namani, ka punuar si punonjës shkencor në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Prishtinë
Në vitin 2004/05 ka filluar studimet e magjistraturës në Fakultetin Filozofik, dega e historisë, dhe më 2008, e mbrojti temën e magjistraturës për trashëgiminë kulturore dhe historike në Kosovë.
Nga viti 2011/12 e deri në vitin 2015/16, ka kryer studimet e doktoratës në Universitetin publik të Tiranës, në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, me temën “Trashëgimia Kulturore dhe historike në Kosovë gjatë shekujve XIX, XX, dhe XXI.”
Si punonjës shkencor në IKMM, ka filluar me projektin e përnjohjes së terrenit, 2013-20017. Duke u bazuar në punën e tij hulumtuese në arkiva, hulumtime në terren për rreth katër dekada, ka arritur që të vizitoj mbi 60 % të fshatrave në Kosovë, duke mbledhur shënime dhe duke bërë intervista me mijëra qytetar për gjurmët e trashëgimisë tonë kulturore.
Nga krijimtaria botuese, ai ka publikuar në revista të ndryshme në vend dhe në shtete të huaja. Deri më tani ka publikuar mbi 150 punime shkencore, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore, dhe realizuar me dhjetëra dokumentar që kanë të bëjnë me historike, kulturën dhe trashëgiminë tonë kulturore.
Ndërtimtaria, historia, arkeologjia dhe fushat tjera të historisë, duke e pas parasysh përnjohjen e terrenit dhe mbledhjen me dekada të kujtesës së popullatës, te Qazim Namani ka ndikuar aq shumë sa që t’i përkushtohet profesionit me besnikëri duke i kryer me nderë detyrat, respektuar vendin e punës, dhe i lidhur ngushtë me vuajtjet e kësaj popullate, duke qenë se që nga fillimi i ka kundërshtuar korrupsionin, udhëheqjen e keqe dhe dukuritë negative në fushën e kulturës.
Si njohës i thellë rreth temave të ndryshme historike, Qazimi jep intervistë të gjithanshme për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”.
____
Ke shumë analiza e sudime historike ku flet për teposhtëzen historike të Shqiptarëve, duke u ndërlidhur kryesisht me ato që i ndodhën këtij populli në shekullin e 18-të e deri sot. Tek hulumtimet tuaja historike një vend qendror e zë keqpërdorimi i religjioneve tek shqiptarëve prej të huajve; pikësëpari nga ana e Perandorisë Osmane dhe pastaj edhe e Rusisë Cariste, që qysh herët kishte nisë ta krijonte idenë e formimit të shteteve ortodokse në Gadishullin Ilirik, apo ballkan sikurse që quhet ky gadishull sot. Meqenëse intervista e gjerë me ty do të jetë pjesë e librit “Shqiptarët në luftë me Islamin Politik”, a mund të na i përkujtoni monetet kyce të këtyre rrjedhave negative.fatale për ardhmërinë tonë? 
Vështrim historik i çështjes shqiptare
Historia e popullit shqiptar, nuk arriti të pasqyroj në mënyrë reale, zanafillën e qytetërimit në vijueshmëri nga lashtësia, që ky popull i lashtë e krijoi në Mesdhe dhe Evropën Juglindore, si pasoj e disa faktorëve dhe rrethanave historike që u zhvilluan në shekullin XVIII, XIX e XX.
Shqiptarët si komb u njohën në shekullin XX, disa dekada pas formimit të kombeve të reja në tokat shqiptare, andaj edhe gjurmët e qytetërimit të popullit tonë u përvetësuan, popullata u asimilua dhe me dhunë u dëbua nga trojet etnike. Territoret e popullit autokton shqiptar u pushtuan dhe copëtuan nga fuqitë e kohës, kështu që edhe historia e këtyre trojeve u falsifikua, u përshkrua sipas interesave gjeostrategjike të fuqive botërore, dhe kombeve të reja të cilat me ndihmën e shteteve aleate evropiane filluan krijojnë institucione akademike dhe të shtypin libra, sipas interesave të tyre, duke e mohuar edhe ekzistencën e shqiptarëve si popull autokton, dhe duke krijuar elaborate për shfarosjen e tyre duke i vrarë dhe dëbuar nga Evropa.
Kombi shqiptar i njohur vetëm brenda kufijve të Shqipërisë së sotme, arriti të krijoi institucionet akademike vetëm pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Institucionet akademike në territorin e Kosovës së sotme, po ashtu u krijuan në tri dekadat e fundit të shekullit XX, kështu që krahasuar më shtetet fqinj dhe shtetet e fuqishme evropiane, shqiptarët nuk kishin mundësi të krijonin kuadro dhe të shkruajnë historinë kombëtare, pa varësinë e shumë botimeve dhe burimeve që ishin shkruar nga të huajt për shqiptarët.
Sa i përket autoktonisë, lashtësisë, qytetërimit pellazg e ilir, mund të gjendej ndonjë burim i shkruar nga udhëpërshkrues dhe studiues evropian, por nuk duhet anashkaluar edhe arbëreshët në Itali dhe letërsinë e tyre, që ishin të parët që e bënë lidhjen e gjuhës dhe autoktonisë së popullit tonë me pellazget, dritare kjo që u bë temë e hulumtimit edhe nga rilindësit tanë më vonë.
Në periudhën e antikitetit, në tokat ilire u krijuan disa mbretëri të fuqishme që ndryshuan për të mirë kahen e qytetërimit, që mbizotëroi dhe vazhdon në tërë botën. Edhe pse tokat ilire u pushtuan nga Perandoria Romake, roli i popullatës ilire u bë i njohur në zhvillimin e qytetërimit dhe kulturës, sidomos pas ediktit në vitin 212, të Perandorit Karakalla, i cili e barti barazimin e shtresave në perandori, dhe nga ajo periudhe në krye të Romës, pjesa dërmuese e perandorëve u zgjodhën me origjinë nga fiset ilire.
Në mesjetën e hershme, nuk ka dyshime se shqiptarët si popullatë autoktone jetuan në trojet etnike edhe pas dyndjeve të mëdha nga lindja si hunët, avarët, ostrogotët e sllavët. Edhe pse ka shumë pak burime të shkruara për atë periudhë, mund të supozojmë se me themelimin e Themave në Perandorinë Bizantine, dhe në traditën e artit dhe besimit të krishterë arbërorët e vazhduan zhvillimin e kulturës dhe qytetërimit në këto troje. Ne e dimë se burimet e para të shkruara dhe zbuluara deri me tani për arbërorët, është kronika e shkruar në vitin 1083 nga Mihail Stalisti.
Sa i përket periudhës së mesjetës e sidomos nga shekulli XII e deri në shekullin XVII, studiuesit shqiptar ende nuk e kanë krijuar pavarësinë e shkrimeve për këta shekuj, pa u mbështetur nga burimet e vona të autorëve të huaj. Në shumë publikime vërehen dobësi që shkojnë në dëm të kulturës dhe historisë tonë ilio-arbërore. Kur bëhet fjalë për daljen në skenën politike Rasia mesjetare, studiuesi shqiptar sot nuk ka arsye ta identifikoj këtë dinasti me shtetin serbë që u krijua nga fuqitë e mëdha evropiane dhe Rusia në shekullin XIX, duke i asimiluar ortodoksët e gadishullit tonë.
Duke i pasur parasysh edhe burimet historike te shekullit XIX, kuptojmë se miti serbë për Betejën e Kosovës 1389, dhe Milush Kopilin, u sajuan në klubin e Parisit dhe të Vjenës, kur Simo Sarajlia i solli te Njegoshi, për ta përhapur këtë propagandë me qëllim të përvetësimit dhe pushtimit të tokave arbërore. Për këtë periudhë u bënë shumë falsifikime edhe për origjinën e princ Lazërit, vendlindjen e tij, manastiret ortodokse, duke i lidhur me projektet e shteteve evropiane dhe të Rusisë me kombin e ri serbë që synohej të formohej në shekullin XIX.
Kur i referohemi Rasisë mesjetare, ne patjetër se duhet të thirremi në burimet e kohës, ku gjejmë shënime nga burimet latine të cilat i kanë publikuar edhe studiuesit serbë, në të cilat thuhet se dominohej nga arbërorët. Po ashtu gjatë kësaj periudhe mesjetare qyteti i Nishit kurrë nuk ka qenë në kontrollin e Rasisë. Qyteti i Artanës në shekullin XV, ishte komunë katolike, me një katedrale që financohej edhe nga Vatikani, i kishte ligjet e veta xehetarë, ekonomi dhe zhvillim të pavarur, që deri në kohën e Balashajve nuk ishte sunduar kurrë nga Rasia mesjetare.  Ne nuk bëjmë mirë kur i përmendim serbët gjatë mesjetës, sepse kur përmenden servët gjatë kësaj periudhe, kuptohet se nuk kemi të bëjmë me etni, por me një kategori të ulët sociale (servë-Shërbëtor), që edhe në Rasinë mesjetare kishin më pak të drejta se sa vllahët baritor. Gjatë shekujve XV e XVI, në ndikimin e humanizmit evropian, në trevat arbërore ishte arritur një shkallë mjaftë e mirë e zhvillimit kulturorë. Nga këto treva dolëm shumë shkrimtarë, teologë, e dijetar që lanë gjurmë në zhvillimin e humanizmit evropian. Nga viset e banuara me arbërorë gjatë kësaj periudhe u shquan: Pal Engjëlli, Marin Barleti, Gjon Gazuli, Leonik Tomeu, Mikel Maruli, Dhimitër Frëngu, Marin Biçikemi, Mihail Tirioli (Artioti) apo si njihej ndryshe edhe si Maksim Greku. Nga treva arbërore e Dardanisë gjatë këtyre shekujve për veprimtarinë e tyre jetësore në fushen e kulturës, artit dhe politikës lane gjurmë: Gjergj Pelini, Martin Segoni, Konstantin Mihajli, Valerian Novoberdasi, Gjon Ivaji, Gjon Injazi etj. Gjatë dy shekujve të parë të sundimit osman, kemi shume pak vepra letrare të shkruara në gjuhën shqipe. Veprat e shkruara gjatë kësaj periudhe kanë më tepër karakter religjioz, të cilat u shkruan për nevojat e kishës, dhe më pak libra për mësim në disa shkolla të rralla, që kishin filluar të hapen në trevat shqiptare. Gjatë shekujve XVI e XVII, nga fusha e kulturës e letërsisë u shquan : Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani etj. Edhe pse veprimtaria e tyre krijuese u zhvillua në kushte shumë të vështira, këta veprimtarë me punën e tyre dhanë shumë kontribut për mbrojtjen e gjuhës amtare, mbrojtjen e traditave tona kulturore, dhe figurave tona kombëtare
Periudha e Gjergj Kastriotit kundër pushtimit nga P. Osmane dhe Kuvendi i Lezhës, janë veprimet më të rëndësishme për historinë tonë, dhe dëshmi se arbërorët ishin faktor dhe dominues që krahas hungarezëve luftuan për ta penguar pushtimin e Evropës.
Në shekullin e XVI, P. Osmane arriti kulmin më të madhe të zgjerimit, gjatë sundimit të Sylëjman Kanuniut (Ligjdhënësit). Disa nga arbërorët e asaj kohe kishin zënë pozita të larta në oborrin e sulltanit, disa pozita ushtarake dhe ne jetën urbane, ku shquheshin disa nga arkitektet e njohur që lanë vepra arkitektonike me vlera të larta. Edhe pse tokat shqiptare tani më ishin pushtuar, popullata me fanatizëm ruante traditat dhe kulturën arbërore, e religjioze. Në këtë periudhë besohet se vetëm 3 % e popullatës e kishte pranuar fenë islame.
Fundi i shekullit XVI dhe fillimi i shekullit XVII, veçohet me përhapjen e bektashizmit dhe  ndryshimeve të mëdha kulturore te popullata arbërore. Kjo rrymë fetare që shoqërohej me ahengje, pirje të alkoolit e muzikë të shoqëruara me këngë, u pranua lehtë në disa nga qytetet në tokat arbërore. Nga kjo kulturë u ndikua edhe rryma e re letrare e bektashizmit, e cila përmes bejtegjijëve dhe klerikëve joshej popullata që nga besimi i krishterë të pranojnë besimin islam. Kjo rrymë e re letrare ishte në kundërshtim me rrymën letrare të humanisteve arbërore që krahas rrymave letrare evropiane kishte filluar të zhvillohet që nga shekulli XV edhe në gjuhën shqipe.
A kishte ndonjë rënie të Perendorisë Osmane, që vërehej nga popullata, sidomos ajo Arbnore (shqiptare) që islamizohej me dhunë…?
Shekulli XVII, karakterizohet me tatëpjetën e P. Osmane dhe fuqizimin e shteteve perëndimore evropiane dhe Rusisë. Popullata arbërore ishte varfëruar, të krishterët paguanin taksa të larta për P. Osmane. Në disa nga qytetet arbërore fillojë të krijohet një shtresë e bejlerëve, agallarëve dhe ajanëve që i shërbenin sulltanit. Nga kjo shtresë në shekullin XVIII, u formuan edhe disa pashallëqe shqiptare, të cilat nuk arritën të krijojnë ndonjë platformë për ruajtjen e interesave të popullatës arbërore, por më shumë shikuan interesat e tyre të ngushta, shkaktuan përçarje dhe vëllavrasje duke e lënë popullatën të varfër të përçarë në aspektin fetar, dhe në mëshirën e shteteve të fuqishme të cilat i zhvillonin politikat gjeostrategjike për të dominuar në Evropën Juglindore. Fatkeqësisht asnjë nga këta pashallarë  nuk bënë asgjë për popullin shqiptar, përveçse shtypen popullin, volën taksa për sulltanin, dhe mbushen haremet e tyre, për ti shfryer epshet e tyre, në kurriz të një popullate shumë të varfër.
Numri i zyrtarëve të lartë me origjinë shqiptare që kanë mbajtur poste të rëndësishme në Perandorinë Osmane, si vezir dhe pashallarë, ushtarak dhe në jetën e përditshme u shtua gjatë shekullit XVII.
Pse ndodhi shfytyrimi i Arbnorëve përmes islamizimit dhe cili ishte rezultati i planit turkomadh për turqizimin e shqiptarëve…?
Përhapja e islamizimit në qytetet kryesore shqiptare, ka ndikuar në ndërthurjen e strukturave shoqërore, kulturore dhe administrative të dy popujve. Shqiptarët ishin ndër popujt e gadishullit tonë, që përqafuan islamin në një masë të konsiderueshme, gjë që i afroi më shumë me botën kulturore osmane-orientale. Gjatë periudhës osmane, një pjesë e shqiptarëve në qytetet tona që mbanin pozita udhëheqëse dhe kishin përkrahjen ngas Perandoria Osmane filluan ta përdornin  gjuhën turke, duke u rritur brenda kulturës dhe traditave osmane.
Gjatë shekullit XVII, fillojë rënia e ndikimit të klerit katolik, të cilët në aspektin e religjionit dhe arsimit bënin përpjekje për vazhdimin e lidhjeve të hershme me Vatikanin dhe shtetet evropiane perëndimore
Me daljen e Rusisë në skenën politike, ndërkombëtare në mesin e shekullit XVII, në shtetet sllave dhe vende evropiane, fillon edhe lëvizja pansllaviste në Evropë.
Rusia me forcimin e saj dhe daljen në skenë si fuqi ushtarake, me politikat e saj i fillojë, presionet diplomatike dhe ushtarake ndaj Perandorisë Osmane. Politikat ruse kryesisht u fokusuan në ndërhyrjet politike e ushtarake, që zhvilloheshin në atë kohë në Gadishullin Ilirik, Detin Mesdhe, Jon dhe në detin Adriatik.
Në dy apo tre shekujt e fundit të pushtimit të Perendorisë Osmane, shqiptarët që e praktkikonin religjionin ortodoksë nisën të sllavizohen, të serbizohen dhe greqizohen me të madhe…Pse ndodhte ky asimilim dhe ikje nga vetja…? 
Me ndërhyrjen e Rusisë në konfliktin e armatosur në Mesdhe, popullata ortodokse shqiptare i krijojë lidhjet e para shpirtërore, dhe fillojë bashkëpunimin me forcat ruse dhe misionar rus që në këtë kohë kishin filluar të vepronin në trojet tona. Misionarët rusë të vendosur në Epir, mbanin lidhje të ngushta shpirtërore edhe me  “Malin e Shenjë“ në Atos, që prej shekullit të dhjetë, ishte bërë si qendër e njohur e zhvillimit të teologjisë ortodokse dhe e edukimit të elitës priftërore për Perandorinë bizantine.
Nga kjo përkrahje që ju vinin ortodokse të rajonit nga Perandoria ruse, ndër ortodoksët u krijua një shtresë intelektuale që me ndihmën e klerikëve ortodoksë i filluan lidhjet me lëvizjen intelektuale pansllaviste polake, ruse dhe gjermano veriore që vepronin në qytetet e mëdha evropiane. Gjatë kësaj periudhe, të frymëzuar nga lëvizjet iluministe evropiane, Patrikana ortodokse në Ohër e kishte bërë shkëputjen nga Patrikana e Stambollit.
Këto lëvizje iluministe që filluan në shekullin XVII, të iniciuara në trevat shqiptare jugore, nga diaspora në Evropë, dhe të përkrahura nga politikat ruse që nga fillimi i shekullit XVIII, u krijua një rrymë e re kulturore panhelene, duke ndikuar në hapjen e kolegjeve dhe shkollave të mesme në gjuhën greke, por me plan programe të shkollave të mesme evropiane.
A kishte indentifikim me pushtuesit turk-osman islamizimi i shqiptarëve, pasi ai ishte kryeqëllim i pushtimit osman…?
Që nga fundi i shekullit XVII, fuqia ushtarake dhe ekonomike e Perendorisë Osmane fillon të bie. Osmanët për të sunduar më gjatë në Gadishullin Ilirik, tani ishin mbështetur te popullata e islamizuar.
Platforma e Perendorisë Osmane kryesisht ishte përqendruar që në masat e gjëra të popullit të ndikoj me politikat e veta përmes forcimit të feudalëve shqiptar, fesë dhe kulturës të shtojë numrin e myslimanëve në trojet tona. Me masa të tilla osmanët synonin që të shkatërrojnë veçoritë etnike të popujve, të ju ndryshojnë gjuhën, traditat, për ta realizuar më shpejtë asimilimin e tyre. Si masa shtesë osmanët i shtuan institucionet e arsimore dhe kulturore islame. Ata ndërtuan mejtepe të nivelit të ulët në të cilat mësimi zhvillohej në gjuhën osmane. Në këto shkolla mësohej komentimi i Kuranit, si dhe dashuria për letërsinë orientale. Nga këto shkolla fëmijët e shtresës feudale, klerikëve dhe nëpunësve të administratës osmane, dolën edhe bejtegjijtë e parë shqiptar, të cilët më pas e zhvilluan jetën kulturore në gjuhën osmane, persiane e më vonë edhe në gjuhën shqipe.
Gjuha shqipe që përdorej nga bejtegjijtë, ju shërbente vetëm feudalëve vendor, për të përhapur ideologjinë dhe kulturën orientale në masat e gjëra popullore.
A ishte politika e Rusisë Cariste aktive në atë kohë në luftimin e zgjimit të kryengritjeve shqiptare dhe sidomos në forcimin e ndjenjave panortodokse, sllavizimin e shqiptarëve…?
Pjetri i Madh me politiken e tij admironte dhe mbështeste aktivitetet fetare jo myslimane në Gadishullin Ilirik. Me politiken e tij ai nxiste ndjenjat nacionale e fetare të popullatës së krishterë kundër Perandorisë Osmane. Udhëheqësi fetar i Malit të Zi, Danilo Petroviq i nxitur nga përkrahja ruse, natën e kërshëndellave organizojë therjen e të gjithë myslimanëve që nuk e pranonin kthimin në fenë e më hershme. Siç shihet politika e Rusisë e shtyri Danilo Petroviqin që të sulmojë fiset  arbërore të Stanajve, që e kishin pranuar myslimanizmin dhe të afërmit e udhëheqësit fetar të mëhershëm në Malin e Zi, Maksim Cernovieviq i cili ishte myslimanizuar. Me këto veprime mund te themi se fillon vëllavrasja e popullatës arbërore në Malin e Zi e cila që zgjati plotë 300 vite deri në fund të shekullit XX.
Me këto veprime tani veç kishte filluar vëllavrasja mes pjesëtarëve të fiseve shqiptare që sapo kishin nisur procesin e myslimanizmit dhe atyre që kishin hyrë në procesin e sllavizimit. Gjatë shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX, osmanët i shfrytëzuan përçarjet në mes pashallëqeve shqiptare, duke i përdorur për të shuar kryengritjet në trevat shqiptare dhe vende tjera në Azi dhe Afrikë.
Që nga fillim të shekullit XVII, Rusia në Malin e Zi përkrahte hapjen e shkollave, shtypshkronjave dhe kishte filluar të dërgojë klerikë, misionar dhe diplomat rusë në territoret shqiptare. Sipas planeve të studiuara mirë agjenda ruse ishte fokusuar që të merr në mbrojtje popullatën ortodokse buzë detit Jon dhe detit Adriatik.
Ndërhyrjet e Rusisë së kohës ishin mjaft aktive dhe ato përqëndroheshin në “mbrojtjen e ortodoksëve” dhe në përktrahjen e islamizimit të popullatës shqiptare. Si shihej veprimi i saj nga Europa e kohës?
Ndërhyrja e Rusisë në këto territore është bërë përmes klerikëve ortodoksë, ndërsa në rrafshin diplomatik Rusia zhvillonte raporte të mira me qytetet dhe shtetet evropiane, dhe arsyetohej me ndërhyrjen e saj për ta luftuar procesin e myslimanizmit dhe ndikimit osman në këtë pjesë të Evropës. Rusia me diplomacinë e saj pas depërtimit në More dhe Malin e Zi të sotëm, e krijojë harkun e veprimeve diplomatike në formë të patkoit prej Adriatikut e deri në Detin e Zi.
Rusia gjatë shekullit XVIII duke e shfrytëzuar fillimin e rënies së Perandorisë Osmane, kryengritjet e popullatës autoktone që ishte në përkrahje të Austrisë për hyrë në luftë kundër Perandorisë Osmane, përkrahjen e Venedikut, thellimin e ndarjes fetare, si dhe përçarjen e pashallëqeve shqiptare, e fillojë procesin e sllavizimit të fiseve shqiptare në territoret shqiptare e veçmas në Malin e Zi përmes udhëheqësve të kishës ortodokse.
Në anën tjetër Rusia e mbështeste greqizmin e popullatës arbërore në brigjet e detit Jon. Në fund të shekullit XVIII, Rusia fillojë të zgjerojë ndikimin e saj të popullata ortodokse në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik, për t’i ngritur në kryengritje kundër sundimit osman. Popullata shqiptare ortodokse në malësinë e Malit të Zi nën ndikimin e kishës ortodokse dhe klerikëve rus kishte hyrë në procesin e sllavizimit, sa që deri në fund të këtij shekulli pothuaj se e kishin braktisur gjuhën arbërore dhe në familjet e tyre kishin filluar të flasin gjuhët sllave.
Rusia Cariste e nxiste Serbinë që nga koha kur ishte Principatë në kuadër të Perandorisë Osmane, që të bënte plane dhe programe për shfarosjen, dëbimin e vrasjen e shqiptarëve. Para asaj që quhej Kriza Lindore, Serbia i ndoqi të gjithë shqiptarët nga Jagodina me rrethinat e saj, e pas Krizës Linore edhe të tjerët. Por, nuk u mjaftua me kaq, ajo menjëherë pasi u detyrua të largohej pushtimi i Perandorisë Osmane e pushtoj mbarë hapësirën shqiptare, Kosovën, pjesë të Maqedonisë së sotshme etj. Ajo pushtimin e saj e quante “çlirim”, siç e quan edhe sot shtetin e lirë të Kosovës si “shtet i NATO-s”. Rusia, jo vetëm në atë kohë, ishte e interesuar ta formonte një komb të ri, atë serb…Cilat programe janë përdorur nga rusët dhe krijesa e tyre serbe për shfarosjen tonë…?
Në fund të shekullit XVIII po ashtu Rusia dërgoi në trevat shqiptare më shumë klerikë dhe shuma të mëdha parash duke e zgjeruar diplomacinë e saj, përmes kishës ortodokse fillojë disa kryengritje të popullatës ortodokse shqiptare dhe vllahe në rrethinën e Smedereves dhe disa qyteteve e fshatra në rrethinën e Beogradit. Me qëllim për ta formuar një komb të ri, popullata ortodokse e rajonit që fillojë të koncentrohet në rrethinën e Beogradit dhe Smedereves u quajtën serbë. Kur serbët filluan të kërkojnë pavarësinë, malazezët e ngritën flamurin rus në kishat dhe objektet e tyre.
Në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX, Rusia filloi sulmet ushtarake kundër Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane që ishte në rënie, humbi disa beteja dhe në disa marrëveshje pas armëpushimit  me  rusët u nënshkruan privilegje për popullatën ortodokse në Gadishullin Ilirik.
Rusia përveç bashkëpunimit me prusianët, kishin krijuar një bashkëpunim të ngushtë edhe me Francën dhe Anglinë, dhe me të gjitha klubet e romanticistve që e mbështetnin kulturën helenistike evropiane. Këto klube punonin në dëm të kulturës dhe identitetit të popullatës shqiptare dhe kishin rreth vetës studiues dhe iluminist të kohës si Poucvile, Ëickelman, Delacroix, Byron etj. Idetë e këtyre klubeve dhe këtyre studiuesve përkrahën teoritë politikë që në tokat shqiptare të formohen shtete dhe kombe të reja sllave dhe kombi grek. Në këtë kohë, por edhe më vonë, shumë studiues u pajtuan se kjo ishte një marrëzi në kurriz të popullit shqiptar. Ndër ata që kundërshtuan veprimet në dëm të popullit shqiptar është shquar studiuesi gjerman Falmmerayer, Vladimir Zirinovski, Kazantzakis, Patrick Leigh Fermor, e gjer tek historiania e madhe greke Eleni Glukatzi Ahrëeiler.  Idetë dhe projektet  që dolën nga këto klube  u përkrahën dhe u zbatuan nga shtetet e mëdha evropiane gjatë shekullit XIX. Popullata ortodokse shqiptare, u vu në kontroll të plotë nga Rusia, ajo myslimane mbeti e shtypur dhe pa asnjë të drejtë nën sundimin Osman, ndërsa ajo katolike shumë pak e mbrojtur nga Vatikani.
Në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX Qeveria ruse në Ballkan shpërndante para dhe kishte dërguar priftërinj rus për ta zhvilluar propagandën kundër Austrisë dhe Turqisë. Të inspiruar nga propaganda ruse në këtë kohë, Sava Tekelia dhe mitropoli i Karllovcit Stratimiroviqi kishin shprehur aspiratat e tyre për t’u liruar nga Perandoria Osmane (P.O.) dhe për ta themeluar një perandori sllave në Ballkan.
Rusët i udhëzonin ortodoksët të luajnë rolin e një popullate të shtypurish, kurse në anën tjetër, të tregoheshin më besnik ndaj Perandorisë Osmane. Ky grup ortodoksësh vepronte sipas shpërndarjes së parave e klerikëve rusë me qëllim që të zhvillojnë propagandë kundër Perandorisë Osmane , e në veçanti kundër popullit shqiptar.
Në dekadën e fundit të shekullit XVIII, rojet e jeniçerëve, filluan të marrin taksa nga fshatarët në mënyrë të jashtëligjshme. Nga këto masa popullata e fshatrave u ngrit kundër daijëve. Në këtë kohë një dai i quajtur Koxhogllu Mehmeti e burgosi për taksë të tokës Kargjorgje Petroviqin, i cili ishte qehaja i fshatit. Karagjorgji u lirua në vitin 1803.
Siç shihet vet Karagjorgji para kryengritjes se pare (1804) plaçkiste në bashkëpunim me Fazli Bashën prej Palanke, i cili ishte shqiptar me origjine katolike, dhe ishte agë në fshatin Baniçan. Fazli Basha deri sa plaçkiste e kishte vrarë një zyrtar osman. Në një rast ai se bashku me Karagjorgjin prej pritës i kishin vrare dhe plaçkitur katër tregtare osman, të cilët prej Selaniku udhëtonin për në Beograd. Karagjorgji ka qëndruar ne detyrë për disa vite te Fazli Basha.
Kjo dëshmohet edhe urdhrin qe e kishte dhënë më vonë Karagjorgji që i ndalonte zyrtaret dhe hajdutet “Serbe” qe te plaçkitin fshatrat shqiptare.
Kur nisi kryengritja “serbe”, që kontrollohej nga Rusia Cariste, për krijimin e idesë së pavarësisë nga Perandoria Osmane…?
Në vitin 1804 shpërtheu kryengritja nën udhëheqjen e Karagjorgje Petroviqit. Jovan Tomiq në librin e tij mbi shqiptarët shkruan se disa shqiptarë u bënë shumë të njohur në kryengritjen e vitit 1804. Madje shumë studiues pajtohen se udhëheqësi i kësaj kryengritje, i pari i dinastisë së Karagjorgjeviqëve, Karagjorgje Petroviq ishte me origjinë shqiptare.
Në vitin 1806 filloi lufta turko-ruse që zgjati 6 vite. Kjo luftë përfundoi në vitin 1812, me marrëveshjen e arritur në traktatin e Bukureshtit. Sipas nenit 8 të këtij traktati serbëve ju njiheshin disa privilegje. Në vitin 1808 u propozua projekti për ndarjen e territoreve të Evropës jug-lindore ndërmjet Rusisë, Francës dhe Austrisë. Pas disfatës së Napoleon Bonapartës me 1814 dhe themelimit të Aleancës së Shenjtë në kongresin e Vjenës 1815, me inicimin e Rusisë ku qëllimi i saj ishte për ti shuar dhe kontrolluar lëvizjet e popujve për pavarësi që kishin filluar në Evropë. Turqisë ju krijuan kushte të volitshme që ti shuajë pashallëqet shqiptare. Shtetet evropiane në anën tjetër përkrahnin lëvizjet e popullatës së krishterë drejt pavarësisë së tyre nga Perandoria Osmane dhe krijimin e shteteve kombëtare. Shqiptarët në këto rrethana mbetën pa asnjë aleat të vetëm në Evropë. Gjermanët filluan të interesohen për krijimin e një shteti të pavarur grekë, duke u bazuar në gjurmët e qytetërimit nga kultura helene.
Me Marrëveshjen në Campo Fermio 1797, më vonë edhe me Marrëveshjen e Vjenës 1815, Austria nga Vatikani mori përsipër mbrojtjen e katolikëve (pra edhe të shqiptarëve), të cilët ishin nën pushtimin Osman. Ipeshkvi i Shkodrës, Albertini e konfirmon këtë marrëveshje me Qeverinë Austriake në Vjenë në vitin 1837. Në këtë periudhë në Parisë, themelohet klubi pansllavist polak, në të cilin u bënë mjaft aktiv edhe gjermano verioret (Habzburgët), që frymëzuan popujt e krishterë të Gadishullit Ilirik, me idetë pansllaviste, në luftë kundër Perandorisë Osmane.  Disa nga studentët që studionin në Austri dhe shtetet evropiane, të frymëzuar nga idetë pansllaviste dhe revolucioni borgjez francez, filluan të botojnë libra për historinë e popujve të Evropës lindore. Jovan Rajic, i frymëzuar nga kjo lëvizje në vitin 1793 e botoi në Vjenë librin: Historia e shkurtër e Serbisë, Rusisë dhe Bosnjës. Më pas u botuan edhe disa libra të tjerë për historinë e bullgarëve dhe filluan të shfaqen idetë për programet pansllaviste të popujve të ndryshëm që përkraheshin nga Rusia Cariste. Këto lëvizje pansllaviste dhe revolucioni në Francë, ndikuan për fillimin e kryengritjeve të armatosura për dëbimin e Perandorisë Osmane nga tokat e pushtuara në Evropë.
Anëtarët e klubit pansllavist polak që vepronin në Paris, në fund të shekullit të XVIII-të, hartuan edhe platformën për krijimin e një gjuhe sllave kishtare, shumë të thjeshtë dhe të lehtë për t’u mësuar, me qëllim që përmes klerikëve ortodoks të përhapet shpejt në mesin e ortodoksëve dhe të tjerëve që dëshironin për ta mësuar në Gadishullin Ilirik. Këtë gjuhë ata e quajtën “Gjuha serbe”, në mënyrë që kjo gjuhë të identifikohet më vonë si gjuhë e rajës së krishterë nën sundimin e Perandorisë Osmane. Në fillim të shekullit të XIX-të, përmes studentëve që shkolloheshin në shtetet evropiane, kjo gjuhë filloi që ta merrte formimin e një gjuhe të re dhe të konsoliduar ashtu si u përhap gjuha italiane dhe ajo franceze gjatë shekullit të XIX-të.
Për ta realizuar këtë projekt me sukses, rusët e kishin zgjedhur Vuk Karagjiqin, të cilin e financonin dhe e përdornin për të mbajtur lidhjet me Vjenën.
Njëri ndër studentët e Vjenës, Vuk Karagjiqi, i cili njihej si i afërm me Karagjorgje Petroviqin, në vitin 1814 e botoi në qytetin e Vjenës “Gramatikën serbe”. Vuk Karagjici i cili ishte shkolluar në Universitetin e Vjenës, me përkrahjen e madhe që i kishte bërë Karagjorgje Petroviqi, shumë shpejt bëhet edhe ithtar dhe zbatues i politikave ruse ne Evropën lindore. Duke i pasur parasysh këto burime të shkruara, mund të pohojmë se gjuha serbe është gjuhë e re, pa traditë dhe e krijuar nga Vuk Karagjiqi.
Nga burimet e shkruara kuptojmë se Petar Petroviq Njegoshi, Vuk Karagjiqi dhe Simo Sarajlia, në fillim të shekullit të XIX-të e krijuan ndërgjegjen kombëtare serbe, duke i asimiluar ortodoksët shqiptarë dhe vlleh. Sarajlia më 28 qershor 1828 mbante korrespodencë nga Lajbcigu me Vuk Karagjiqin dhe Millosh Obrenoviqin, ku në letrat e tij ai e përdorte fjalën “serb”. Fjala Serbi është inkorporuar në ndërgjegjen e Vuk Karagjiqit e  Njegoshit, të cilën e vazhdon Simo Sarajlia. Serbia edhe si fjalë edhe si ideologji nacionale politike, e klubit pansllavist polak dhe e shkollës sllaviste të Vjenës, të cilën fjalë e përhapi Sima Sarajlia në Cetinje, kur erdhi i pa ftuar në vitin 1827. 
Gjuha serbe përkrah zhvillimi i saj zyrtar zë vendin në mesin e gjuhëve sllave, ashtu sikurse gjuha italiane që zë vendin në mesin e gjuhëve tjera romane. Ajo është si gjuha italiane dhe u krijua për poezi dhe këngë. Sa i përket fjalëve dhe krijimit të saj, ajo ka më shumë ngjashmëri me gjuhën ruse se sa me gjuhën polake dhe në realitet ajo tashmë ka të njëjtat shkronja dhe tinguj. Gramatika serbe është shumë më e lehtë se sa gramatika ruse dhe tani mund të përdoret për të mësuar gjuhën serbe që tani ndër gjuhët sllave është gjuha më e lehtë për ta mësuar.
Në bazë të të dhënave e dëshmive historike thoni se “Popullata shqiptare ortodokse që u serbizua, në gjysmën ë dytë të shekullit XIX, dhe gjatë shekullit XX, me ndikimin e politikës dhe kishës ortodokse serbe, i përvesuan të gjitha objektet e kultit, dhe përmes procesit të konservimit e restaurimit, më qëllim të falsifikimit të historisë së tyre u dëmtuan.”. Kështu ka ndodhur edhe në hapësirat e tjera të kombit shqiptar, gjithnjë deri sot, kur para syve të mbarë një kombi, strukturave shtetërore dhe inteligjencës së tij, po bëhet islamizimi i përditshëm i shqiptarëve: Si të ndalet ky islamizim?
Nga literatura e kohës kuptojmë për lidhjet ne mes shqiptareve të islamizuar dhe ortodoksëve të serbizuar, kundër Perandorisë osmane para shekullit XIX. Bashkëpunimi mes këtyre dy grupeve kishte ndodhur për disa shekuj nën sundimin osman. Me islamizimin e një mase të konsiderueshme të popullatës shqiptare u krijuan diferencime klasore, ideologjike e fetare.
Në vitin 1815 doli ne skenë Millosh Obrenoviqi i cili i nxitur nga Rusia e vazhdoi kryengritjen. Kara Gjorgji duke e parë forcimin e kryengritjes dhe dobësimin e Perandorisë Osmane, u kthye nga Austria me disa përkrahës të tij. Në afërsi të Beogradit Millosh Obrenoviqi së pari e bastisi Kara Gjorgjin së bashku me 16 përkrahësit e tij dhe pastaj i vrau, ua preu kokat të gjithëve dhe ia dërgoi valiut e i cili më pastaj ia dërgoi portës së lartë në Stamboll. Në vitin 1820 Millosh Obrenoviqit sulltani ia dha titullin knjaz, por Milloshi e refuzoi. Më vonë Milloshi u pendua që e kishte refuzuar titullin knjaz, andaj e dërgoi në Stamboll një delegacion për ta ripërtëritë besnikërinë e tij ndaj sulltanit. Sulltani ia lejoi që Milloshi të mbajë një delegat në Stamboll për ti përfaqësuar serbët. Pas deklarimit të kryetarit amerikan James Monroe, më 1823 para kongresit amerikan se duhet ndjekur principin Amerika Amerikanëve, tani më u kuptua se Rusia nuk rrezikohej nga perëndimi. Duke i parë rrethanat të volitshme Danillevski e krijoi idenë pansllaviste të quajtur “Lëvizja filosllave”.
Nuk mjaftuan shpënguljet e detyrueshme të shqiptarëve prej Jagodinës e vendeve të tjera…, pasi nndërkohë planifikohej shpërngulja tjetër e shqiptarëve prej Nishit, Pirotit, Leskovcit, Prokuples, Vranjes etj…?!
Millosh Obrenoviqi luante një politikë dyfytyrëshe dhe qëllim kryesor e kishte shpërnguljen e shqiptarëve nga 6 nahijet të cilat në atë kohë ishin jashtë kufijve të Serbisë që e fitoi autonomin në vitin 1830. Në vitin 1824 Milloshi shpërnguli një numër të madh të shqiptarëve nga Aleksinci. Gjatë këtyre viteve shumë shqiptar ishin shpërngulur nga Beogradi, Kraleva, Uzhica, dhe qytete tjera të Serbisë së sotme. Në vitin 1826 me zhdukjen e sistemit ushtarak të jeniçerëve mbeti pa forca ushtarake te rregullta. Këto reforma në ushtri i kundërshtuan pashallarët konservativë shqiptarë dhe tjerë. Mustafa Pasha kërkonte ti forcojë lidhjet me feudalët e Bosnjës. Për qëndrimin e tij ai e fitoi mbështetjen nga Rusia. Mustafa Pasha kërkoi të forcojë lidhjet me Millosh Obrenoviqin në Serbi. Mustafa Pasha kërkonte përkrahjen e Rusisë përmes knjazit të Serbisë, Mustafa Pasha kërkonte 500.000 grosh nga knjaz i Serbisë, Millosh Obrenoviqi, por ai me këshilla të rusëve ia ofroi gjysmën e groshëve të kërkuar duke i propozuar Mustafa Pashës se kur ta merr Sofjen ti lejohet Milloshit që ta merr qytetin e Nishit.
Qyteti i parë që Serbia atë kohë e mori ishte Krusheci që në atë kohë ishte me një numër të madh të banorëve shqiptarë.
Kur filloi lufta Ruso-Turke në vitin 1828 Rusia përmes knjaz Milloshit kërkoi që Mustafa Pasha të mos kyçet në këtë luftë me premtim se në rast fitoreje do ta bënte zotërues të gjitha trevave shqiptare. Mustafa Pasha duke mos dashur ti ndërpres raportet me Sulltan Mahmudin e II, trupat e tij i dërgoi me vonesë në frontin Ruso-Turk duke u arsyetuar para Sulltanit se trupat e tij nuk kanë përgatitje të duhura të hyjnë në luftë gjatë stinës së dimrit dhe se do të kyçet në pranverë. Kyçja e Mustafa Pashës me vonesë në luftë ia mundësoi ushtrisë ruse që të depërtoi në territorin e Bullgarisë së sotme. Kjo gjendje i detyroi Turqinë dhe Rusinë që të lidhin marrëveshje për paqe. Në konferencën e paqes rusët fare nuk e përmendin autonominë për shqiptarët. Mustafa Pasha i revoltuar me 20.000 ushtarë ju kundërvu ushtrisë ruse në rrethinën e Arnaut Kaleshit me 4 tetor 1829. Mustafa Pasha pësoi humbje dhe i ndërpreu raportet me Rusinë. Rusia duke e parë dobësimin e Perandorisë Osmane kërkoi që të rishqyrtohet traktati i Bukureshtit, me ç’rast ju dhanë disa privilegje shtesë vllahëve dhe serbëve. Serbisë ju njoh autonomia dhe ju mundësua zgjerimi i kufijve në dëm të trevave shqiptare. Në vitin 1835 Milloshi vizitoi Stambollin, ndërsa u detyrua të jep dorëheqje (1839) duke ia lëshuar vendin te birit të tij Mihailit i cili po ashtu u soll në Stamboll u nderua jashtëzakonisht shumë dhe iu dha dekorata dhe diamante nga vetë sulltani.
Serbia e re dhe politika pansllaviste e Rusisë Cariste nuk ndaleshin nga synimet për zgjerime territoriale, sidomos për shtrirjen territoriale në vendet ku jetonin shqiptarët. Oreksi panslavist tashmë ishte shtuar, apo jo…? 
Sllavët zhvillonin propagandë se duhet të zgjerojnë kufijtë e tyre që nga malet e Karpateve, në drejtim të Shkupit, Kosovës e deri në jug në qytetin e Shkodrës.  Rusia interesohej për krijimin e shteteve sllave dhe zgjerimin e kufijve të një shteti të mundshëm bullgar, thellë në territoret shqiptare. Në shumë aktivitete të këtyre klubeve pansllaviste, filluan të krijohen mite dhe programe për trojet shqiptare. Lëvizja politike e kulturore polake e themeluar në Paris në vitet e tridhjeta të shekullit të XIX-të, ishte nën udhëheqjen e pansllavistit çek, Frantishek A. Zach (1807-1892). Ilia Grashaninit, projektin e “Naçertanjes”, ia besoi pansllavistit çek Frantishek A. Zach prej Moravisë. Që nga ajo kohë Moravia ishte pjesë e Perandorisë Austriake. Zach përfaqësonte organizatën e emigrantëve polakë të themeluar prej princit Adam Czartorysky.
Në këtë kohë lindi edhe miti për Betejën e Kosovës, andaj dolën në publik edhe projekte ruse për një frymë të përbashkët ideologjike e fetare që filluan me Dobrovskin, Kopitarin e Shafarikun për një letërsi sllave.
Në mesin e këtyre ideologëve të pansllavizmit u debatua mjaft për mësimin e gjuhës polake apo ruse në letërsi e shkolla. Projektet e Homajkovit e Danillevskit ju paraprinë projekteve të mëvonshme për krijimin e shteteve ortodokse si: Megalo Idea greke, Nacertanija serbe dhe Otocenstvo Bullgare.
Rusia në tokat shqiptare kishte angazhuar misionarë politik që punonin në terren për bullgarizimin e popullatës. Lumi Morava filloi të quhet “Morava Bullgare”, ndërsa degëzimi i këtij lumi që kalonte nëpër Serbinë e sotme qendrore mbi Krushevc, filloi të quhet “Morava Serbe”.
Shqiptarët kishin hyrë në shekullin e XIX-të të përçarë dhe të ndarë në pashallëqe të mëdha. Në aspektin religjioz shqiptarët ishin të ndarë në të krishterë, mysliman dhe ortodoksë. Shqiptarët me përkatësi fetare myslimane ishin më të privilegjuar në taksa nga pushteti, ndërsa të krishterët ishin të ngarkuar me shumë taksa që ua vështirësonin jetën. Popullata shqiptare e përkatësisë fetare myslimane, nuk gëzonte të drejtat e etnokulturës dhe rrezikohej të asimilohej. Nga këto rrethana shtetet e fuqishme evropiane dhe Rusia në anën tjetër, filluan t’i marrin në mbrojtje të krishterët e Gadishullit Ilirik, duke i përfshirë edhe shqiptarët e krishterë, të cilët po ashtu asimiloheshin në sllav e grekë. Kjo situatë e krijuar i shtyri disa nga shqiptarët e krishterë ortodoks që të mbështeteshin në programet e shteteve të fuqishme të kohës, sepse nuk kishin përkrahjen e tyre. Kjo ndikoi në asimilimin e popullatës së krishterë shqiptare, pasi që Perandoria Osmane për qëllimet e veta, shqiptarëve, si komunitet më i madh etnik e kulturor, nuk ju njihte të drejtat nacionale, por për t’i sunduar më lehtë, komunitetet etnike kulturore i kishte ndarë në komunitete fetare. Pas marrjes në mbrojtje nga Rusia dhe shtetet evropiane të popullatës së krishterë në Gadishullin Ilirik, shqiptarët e besimit islam gjatë shekullit të XIX-të, mbeti komuniteti më i diskriminuar brenda kufijve të Perandorisë Osmane. Popullata shqiptare ishte varfëruar dhe shkatërruar prej luftërave të shumta dhe obligimeve të mëdha për të përballuar taksat me të cilat e ngarkonte sistemi feudal i kohës. Administrata osmane kishte përkrahje të madhe nga feudalët vendas të korruptuar, të cilët i bashkonin interesat e tyre të ngushta me pushtetarët Osman. Perandoria Osmane në fillim të shekullit të XIX-të, nga fuqitë e mëdha ishte shtyrë për të filluar me reforma të brendshme në të gjitha fushat e jetës. Shtetet perëndimore kërkonin nga Perandoria Osmane të fillojnë me reforma administrative, reforma në armatë, me qëllim që të bëhet një organizim më liberal në çdo pikëpamje. Me reformat për centralizim të pushtetit, osmanët e kishin për qëllim që t’u merrej pushteti lokal popujve të robëruar nga Perandoria Osmane.
Perandoria Osmane, gjatë reformave që ndërmori, fisnikët dhe agallarët e dëgjueshëm, shqiptarët në tokat shqiptare i shndërroi në nëpunës të thjeshtë administrativ, ndërsa ata që kundërshtuan i likuidoi dhe i dërgoi në viset e Azisë së Vogël.
Shqiptarët nuk kishin krijuar diplomaci të jashtme politike dhe aleatë në shtetet evropiane për të filluar me kryengritje të armatosur, por ishin krijuar aleanca me liderët shqiptarë në shtetet e lindjes, andaj aleanca me Mehmet Ali Pashën në Egjipt dhe djalin e tij Ibrahim Pashën, shqiptar nga Siria, kishin planifikuar me Mustafa Pashë Bushatliun e Shkodrës për ta marrë në duar Stambollin. Ky ishte një plan i dëmshëm, bazuar në shkallën e përgatitjes, nivelit të ndërgjeshmërisë kombëtare, aftësisë së arsyetimit para faktorit të brendshëm dhe ndërkombëtar, dëshmisë së aftësisë ushtarake e politike, si dhe aftësisë së udhëheqjes për të kontrolluar porte të rëndësishme gjeostrategjike për të cilat luftonin fuqitë e mëdha botërore.
Pra, siç shihet në rrethanat e fillimit të reformave në Perandorinë Osmane, për të luftuar kundër ushtrisë së rregullt osmane, feudalët shqiptarë nuk ishin sa duhet të përgatitur me ushqime e pajisje ushtarake, nuk kishin krijuar unitet mes veti e mbi të gjitha u mungonte strategjia e veprimit dhe përkrahja e shteteve evropiane. Kryengritjet shqiptare gjatë kësaj periudhe, u mbështetën dhe shpresuan në ndihmat që do t’u vinin nga Rusia, por kjo u kushtoi shumë në çdo kryengritje që e zhvilluan në gjysmën e parë dhe të dytë të shekullit të XIX-të.
Në këto rrethana pashallarët shqiptarë nuk patën mundësi të zhvillojnë ndonjë projekt të gjerë kombëtar për t’u ngritur në një lëvizje mbarëkombëtare, për të formuar shtetin e pavarur shqiptar, ashtu si vepruan popujt tjerë të gadishullit.
Disa pashallarë shqiptarë për të ruajtur interesat e tyre, shpeshherë i shërbyen sulltanit për ndonjë privilegje, post apo për qeverisje gjysmë autonome në rajonin e tyre ku sundonin.
Kryengritjet shqiptare u zhvilluan në kohë dhe vende të ndryshme, andaj duke u ngritur herë në një skaj të trevave shqiptare, e herë në skajin tjetër, Perandoria Osmane këto kryengritje i shuante me shqiptarët, duke i shtyrë që të vriten mes veti dhe në këtë mënyrë arrinte që t’i shuante pa u krijuar mundësinë që kryengritjet të marrin karakter gjithëpopullor.
Në trevat shqiptare ishte forcuar sistemi feudal që udhëhiqej nga vet feudalët shqiptarë.
Ky sistem nuk e kishte bërë të mundur zhvillimin e klasës intelektuale shqiptare, por shpeshherë për interesa personale, luftonin mes veti, herë i shërbenin sulltanit e herë luftonin kundër tij. Në anën tjetër, pjesëmarrja masive e popullatës në kryengritje përkrah ajanëve dhe pashallarëve shqiptarë, ishte e madhe, sepse ata shpresonin në lirinë e tyre nga taksat dhe jo mobilizimit të dhunshëm në ushtrinë perandorake.
Duhet pranuar se masat e gjëra popullore shqiptare ishin shumë të lodhura nga taksat që i merrnin prej tyre ajanët dhe pashallarët shqiptarë.
Ky sistem nuk e kishte bërë të mundur zhvillimin e klasës intelektuale shqiptare, por shpeshherë për interesa personale, luftonin mes veti, herë i shërbenin sulltanit e herë luftonin kundër tij. Në anën tjetër, pjesëmarrja masive e popullatës në kryengritje përkrah ajanëve dhe pashallarëve shqiptarë, ishte e madhe, sepse ata shpresonin në lirinë e tyre nga taksat dhe jo mobilizimit të dhunshëm në ushtrinë perandorake.
Qarqet sunduese të Perandorisë Osmane vazhdonin të ndiqnin një politikë asimiluese dhe shkombëtarizuese, pasi që shqiptarëve nuk ju njihej e drejta e gjuhës amtare dhe kulturore. Pushteti Osman për të thyer rezistencën e fiseve, formoi njësi territoriale (Bajraqet), në mënyrë që ta vejë kontrollin e plotë mbi fiset shqiptare dhe për të mbledhur sa më shumë tatimet.
Cili duhet të ketë qenë motivi kryesor i islamizimit të shqiptarëve, në kohën aq të gjatë të pushtimit të Perandorisë Osmane…, pasi edhe atëhere, sikurse sot, por tash “prej tanëve”, bëhet identifikimi i etnisë me religjionin ?
Administrata osmane e përhapte islamin ndër shqiptarë, me qëllim për t’i realizuar planet e veta. Pashallarët, Bajraktarët dhe Zabitët shqiptarë për t’i realizuar interesat e tyre personale, ishin të pamëshirshëm ndaj popullatës së varfër shqiptare. Për mizoritë e tyre që bënë ndaj masave të gjëra popullore, edhe sot në kujtesën e popullatës ato vuajtje ruhen si rrëfime në familje dhe zona rajonale, në burime të shkruara nga të huajt dhe në këngë burimore nga folklori ynë popullor. Këta udhëheqës ta pa arsimuar sa duhet, nuk i kuptonin ndikimet e huaja në trevat shqiptare, andaj gjatë tre shekujve të fundit, krijonin lidhje të fshehta me grekët, bullgarët e serbët, të cilët në këtë periudhë drejtoheshin nga ndikimi dhe politikat ruse e që përkraheshin edhe nga shtetet evropiane. Nga bisedimet e fshehta me grekë, bullgarë, serbë dhe boshnjakë, në këtë kohë shqiptarët nuk përfitonin asnjë ndihmë, por këto lidhje bëheshin pengesë për ndonjë bashkëpunim të mundshme me Austrinë dhe shtetet tjera evropiane. Feudalët shqiptarë të motivuar për pushtet e pasuri dhe gatishmëria e atyre që i shërbenin me besnikëri Portës së Lartë shekuj me radhë, për t’u bërë bajraktar, zabit, çaush, kishte krijuar lider me epshe të shfrenuara dhe të prirë për ta dhunuar popullin e vet!
Për të mësuar nga gabimet historike të kësaj periudhe, është me rëndësi të madhe të kuptojmë se si trajtohen dështimet e lëvizjeve shqiptare në shekullin e XIX-të, për të mësuar që gabimet e tilla mos të përsëriten në udhëheqjet popullore shqiptare. Feudalët shqiptarë e bënin shpërnguljen e dhunshme të masave fshatare nga fshatrat e tyre në tokat e tyre çifligje.
Me reformat e Tanzimatit, Perandoria Osmane i dëmtoi edhe më shumë shqiptarët, sepse vazhdoi me reforma edhe më të rrepta kundër shqiptarëve. Popullatën shqiptare nuk e njihte si etni të veçantë, me gjuhë dhe kulturë të ndryshme, sikurse që i njihte etnitë tjera, por si komunitet fetar. Identifikimi i etnisë me religjionin dhe mobilizimi i detyrueshëm në ushtrinë osmane, ndikoi që shqiptarët të asimiloheshin me shumicë dhe të humbin shumë territore dhe ndikimin e tyre në rajon.
Shqiptarët, popullata më e madhe në rajon, u rrezikua që të asimilohet tërësisht dhe të shuhet, duke luftuar në disa kontinente për interesat e Perandorisë Osmane.
Në viset urbane shumë pak shqiptarët arritën që ta ruajnë gjuhën dhe kulturën e tyre tradicionale, ndërsa në trevat rurale, shqiptarët e ritit mysliman dhe katolik të Kosovës, ruajtën gjuhën dhe traditën, ndërsa shqiptarët ortodoksë dhe vllahët u bënë sllav dhe grekë.
Keni theksuar se “Ndër organizatat nacionaliste serbe që u formua nga bijtë e shqiptarëve që dekada më parë kishin migruar në Serbi, dhe të cilët u bënë oficer të armatës serbe, është themeluar “Dora e Zezë” në vitin 1901. Kjo organizatë që nga themelimi i saj e deri në mbarimin e Luftës së Parë Botërore, ndaj popullatës së pa mbrojtur shqiptare, bëri kri met më të tmerrshme, që mund të paramendohen në luftërat e zhvilluara në historinë e civilizimit njerëzor.” Kjo është ajo politika serbe e rusomadhe për shfarosjen e dëbimin e shqiptarëve. Qyteti i Tivarit u mor nga një shqiptar i sllavizuar, po ashtu edhe Lufta e Nokshiqit, u bë nga ai që kishte origjinë shqiptare, Mark Milani, qysh ishte i dalluar në luftën kundër Shaban Polluzhës dhe trimave të tij, shqiptari i boshnjakizuem i Plavës, Xhafer Musiq. E qysh asht BIK e të tjerë si BIKU sot? Pse ndodhë kjo humnerë e pafundme, Qazim Namani?
Perandoria Osmane nën presionin e fuqive evropiane ishte detyruar, t’ua njohtë disa të drejta popullsisë së krishterë, duke lejuar hapjen e disa shkollave private në të cilat do të shkollohej gjenerata e re. Për fat të keq këtë të drejtë, nuk i gëzonin të krishterët shqiptar, por ata filluan të shkollohen në shkolla, ku mësohej gjuha greke, italiane dhe sllave. Në këto shkolla arsimoheshin popujt tjerë, me qëllim të asimilimit dhe nxitjes së konfliktit nder fetar. Austria dhe Italia, hapen shkolla në gjuhën latine, me qëllim të zhvillimit të propagandës etno-kulturore. Rusia duke e parë dobësimin e Perandorisë Osmane kërkoi që të rishqyrtohet traktati i Bukureshtit me që rast ju dhanë disa privilegje shtesë vllahëve dhe serbëve. Serbisë ju njoh autonomia dhe ju mundësua zgjerimi i kufijve në dëm të trevave shqiptare.
Serbët që në vitin 1836 kishin arritur pëlqimin nga Perandoria Osmane që të hapin dy shkolla fillore në Prizren. Në vitin 1848 serbët kishin hapur shkolla edhe ne Gjakovë, Pejë, Vushtrri dhe Graçanicë. Programi pansllavist i hartuar nga A. S. Homajkovi “Për të vjetrën dhe të renë” që u botua në vitin 1839, pastaj projekti për themelimin e një perandorie pansllaviste hartuar nga Nikollaj Danillevski i cili parashihte shpalljen e patrikut të Moskës person që përfaqëson zotin në tokë, synonin që të zgjerohen në dëm të tokave shqiptare. Këto projekte u inspiruan në idetë pansllaviste të Çartoriskit dhe Franjo Zahut për përqendrimin e sllavëve të Ballkanit në një perandori. Bazuar në këto projekte dhe ide u përpiluan në vitin 1844 “Nacertanja” e Ilia Garashaninit, “Megalo idea” greke e Jani Kolës dhe programi i “Otoçenstvos” bullgare.
Me projektin e Nacertanjes serbët bënin propagandë se nuk po bënin diçka të re, vetëm se po i përtërijnë tokat e gjyshërve të tyre dhe ky program nuk mbështetej në parim popullor apo kombëtar, por në të drejtën historike. Serbia i përfshiu trevat shqiptare veriore në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844. Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit filloi të ndihmoi përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Shqipërinë veriore. Ilia Garashanini që në vitin 1844 e dërgoi Stefan Verkoviqin në trevat shqiptare për të mbledhë të dhëna dhe për të vu kontakte me personalitete shqiptare. Garashanini kishte vu kontakte dhe me njerëz me ndikim ne trevat tjera të Ballkanit dhe njëri ndër ta ishte Matija Bani nga Dubrovniku i cili së shpejti u bë njëri nga personat më të dalluar të propagandës politike të Serbisë pas Garashaninit. Serbia vendosi lidhje edhe me disa persona të Shqipërisë veriore. Në vitin 1846 u vënë kontaktet me priftin shqiptar Gaspër Krasniqin, Bibë Dodën dhe Naum Sidon me origjinë nga rrethi i Dibrës i cili ishte vu në shërbim të propagandës ruse. Gaspër Krasniqi mbante korrespondencë me Garashaninin në gjuhën latine. Në vitin 1848 në Beograd u themelua klubi demokratik pansllavist, ndërsa në vitin 1849 u hartua kushtetuta e propagandës politike.
Serbët që në vitin 1836 kishin arritur pëlqimin nga Perandoria Osmane që të hapin dy shkolla fillore në Prizren. Në vitin 1848 serbët kishin hapur shkolla edhe ne Gjakovë, Pejë, Vushtrri dhe Graçanicë. Në këto rrethana, popullata shqiptare ishte e detyruar që arsimin ta zhvillonte në gjuhë të huaja si: greqisht, serbisht, latinisht dhe turqisht. Me gjithë vështirësitë, në këtë kohë kemi edhe fillimin e organizimit të shtresës së inteligjencies shqiptare të krijuar nëpër shkolla të huaja në diaspore. Komuniteti shqiptar në Itali, Rumuni, Bullgari, Egjipt dhe më vonë edhe në vet Perandorinë Osmane, edhe pse të shkolluar në gjuhë të huaja filluan të organizojnë shoqëri kulturore, të cilat nga gjysma e shekullit XIX, do të bëhet edhe bartëse e proceseve politike e kombëtare shqiptare. Mirëpo këto lëvizje hasnin në pengesa më të mëdha, si nga pushteti osman ashtu edhe nga fqinjët e nxitur dhe të përkrahur nga Rusia si: Borgjezia greke në mesin e popullsisë shqiptare ortodokse përhapte idetë e panhelenizmit në trojet tona, të cilat më vonë do të rezultojnë me krijimin e aleancave të grekëve, bullgarëve e serbëve, për krijimin e shteteve të tyre duke i gllabëruar shumë territore shqiptare.
Serbia, për ta realizuar projektin e saj kërkonte përkrahje ndërkombëtare, por dhe nga popujt e rajonit. Ilia Garashanini që në vitin 1844 e dërgoi Stefan Verkoviqin në trevat shqiptare për të mbledhë të dhëna, dhe për të vu kontakte më personalitete shqiptare.
Pas reformave të dyta të Tanzimatit 1858, për pronësi, shqiptarët e nxitur nga egoja dhe pushteti osman vriteshin mes veti, vëllai vriste ose e shpërngulte më dhunë vëllain për të ja marrë tokën.
Serbia e përfshiu Kosovën në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844. Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit, filloi të ndihmoi përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Kosovë. Në vitin 1868 u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serb në Turqi.
Edhe qëndrimi malazez ndaj shqiptarëve gjatë krizës lindore nuk ishte shumë real, por gjatë viteve 40-50-të të shekullit XIX, tentohej shqiptarët të përdoreshin në luftë kundër P. Osmane dhe duke i shikuar interesat vetëm malazez. Qëllimi i vlladikës së Malit të Zi ishte që nëpërmjet kryengritjeve të përbashkëta me shqiptarët, ta zgjeronte Malin e Zi kah Shqipëria dhe Hercogovina. Plani ishte Prenk Bib Dodës t’i ndihmohej dhe të njihej si sundimtarë i krahinës së Mirditës, ndërsa në jug qeveria greke kishte arritur një marrëveshje me Gjoleken, se në rast të një konflikti të ri shqiptarët të mbanin anën e Greqisë në jug. Kjo ishte kohe kur Perandoria Osmane i kërkohej të bënte reforma brenda, por ajo vetëm sipërfaqësisht bëri diçka në këtë drejtim të reformave. Rusia në vitet 1852 bënte përpjekje ta nxiste Malin e Zi kundër Perandorisë Osmane, por e gjithë kjo përfundoi shumë shpejt pas ndërhyrjes së Austrisë dhe fuqive perëndimore.
Fuqitë e mëdha kanë pasur qëndrime të ndryshme ndaj reformave në Perendorisë Osmane. Rusisë nuk i shkonin në interes që të bëhen reformat në P. Osmane, sepse ajo nuk e dëshironte forcimin e saj. Anglia në atë kohë dëshironte forcimin e Perandorisë Osmane, me qëllim që të pengojë zgjerimin e Rusisë. Austro-Hungaria, kërkonte që reformat të bëhen në frymën e traditave popullore myslimane.
Siç shihet fuqitë e mëdha i shikonin interesat e tyre nacionale, dhe fare pak ju interesonte çështja shqiptare përballë lëvizjes pansllaviste. Si rezultat i presioneve ndërkombëtare, më 1856 doli një dekret tjetër i rëndësishëm i reformave që shpallte barazinë e plotë ndërmjet myslimanëve dhe jo myslimanëve, si dhe lirinë e plotë të fesë. Sipas dekretit të 1836 çdo bashkësi kishte te drejt të hapte shkollat e veta publike Perandoria Osmane, u lejonte që financimi i këtyre shkollave të bëhej edhe nga fuqitë e jashtme, por kjo nuk vlente edhe për shqiptaret, të cilëve ende u mohohej mësimi në gjuhën shqipe, derisa këtë të drejtë serbet e ushtronin që nga viti 1836. Reformat e Tanzimatit, u zhvilluan si rezultat i rrymës reformuese në Perandorinë Osmane, ndërsa reformat e Hatti Humajunit, ishin reforma nën influencën e fuqive të mëdha. Me reformat e Hatti Humajunit  të vitit 1856, fillon periudha e dytë e reformave, që vazhdon deri në vitin 1876. Rusia kishte planet e saj për shkatërrimin e Perandorisë Osmane, dhe fuqizimin e Bullgarisë dhe sllavëve në Ballkan, kjo politikë e jashtme e saj nuk i shkonte përshtati aspiratave austriake. Dhe gjithë kjo situatë shtyri Rusinë që të kërkonte në arritjen e ndonjë kompromisi për Ballkanin me Austrinë.
Gjatë Krizës Lindore, ushtria ruse i ndihmonte ushtritë sllave të Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi, dhe ushtrinë greke për të vrarë, shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike, me qëllim të shkombëtarizimit sa më të madh të shqiptarëve dhe pushtimit të tokave të tyre.
Luftë e pa mëshirshme u zhvillua, kundër gjuhës, kulturës, objekteve të kultit, por edhe kundër kostumeve tradicionale kombëtare shqiptare.
Gjatë këtyre luftërave, kudo që haseshin shqiptarët me veshje kombëtare vriteshin, nëpër lumin Morava, Vardar dhe lumenjtë tjerë në Bullgarinë e sotme shiheshin Plisa të bardhë të shqiptarëve të vratë.
Rusia Cariste sipas të dhëneve historike kishte marrë pjesë drejtpërdrejtë në pushtimin e viseve shqiptare. Cilat të dhëna historike i dispononi rreth ndihmës së saj për shpopullimin e viseve të Gadishullit Ballkanik nga Shqiptarët…?
Në vijim ofrojmë burime të shkruara nga autorët serbë për depërtimin e ushtrisë ruse në muajin mars 1878 thellë në trojet shqiptare.
Vetëm gjatë kësaj fushate ushtarake Rusia në muajin mars 1788, kishte mobilizuar tre batalione dhe disa çeta, për ta pastruar Rumelinë nga shqiptarët etnik. Enklavat shqiptare prej Nishi në drejtim të Stambollit dhe Selanikut, u vranë dhe u asimiluan me dhunë. Ushtria ruse e kishte kaluar lumin Morava dhe kishte depërtuar në Vrajë, për ta ndihmuar ushtrinë serbe e cila e kishte pastruar duke i vrarë dhe shpërngulur shqiptarët nga rrethi i Aleksincit, Toplicës, Prokuplës, Kushumlisë, Leskocit. Ushtritë sllave i pushtuan malet e Gallapit, Podujevën, Prishtinën e deri në malet e Karadakut.
Politikat kundër shqiptarëve, që u zhvilluan gjatë shekullit XVIII e XIX, ndikuan në asimilimin e popullatës ortodokse shqiptare dhe vllahe, të cilët më pas u përdorën për ta shtypur pjesën tjetër të popullatës të besimit islam e katolik. Rusia që nga fillimi i shekullit XVIII, përmes misionarëve politik e fetar, vepronte për t’i copëtuar tokat shqiptare me dy projekte.
1. Projektin për krijimin e Bullgarisë së madhe, duke përfshirë sa më shumë toka shqiptare e mbështeste në mbretërinë mesjetare të Borisit dhe Samuilit. Këtij projekti Rusia i dha prioritet deri në vitin 1867. Mendoj se ky është projekti, më i rrezikshëm kundër shqiptarëve në të ardhmen.
2. Projekti për të krijuar një komb të ri sllavë, duke i asimiluar vllahet dhe shqiptarët ortodoks  të Gadishullit tonë. Ky projekt mbështetej kryesisht në falsifikimet historike mesjetare duke e krijuar mitin për Betejën e Kosovës. Ky projekt fillojë te zbatohet gjatë shekullit XVIII, te popullata katolike në territorin e Malit të Zi. Ky projekt pas vitit 1867, kaloi si prioritet në politikat gjeostrategjike ruse në rajon. Projekti u bë i realizueshëm pas forcimit të ideologjisë për krijimin e një kombi dhe shteti të ri serbë. Realizimin e projektit e ndihmuan misionarët dhe diplomatët rusë që vepronin në tokat shqiptare si: Jastrebovi, Ignjatevi dhe Hilferdingu që vepronte në Stamboll. Po ashtu ky projekt u zbatua në praktikë me kuadrot administrative, politike dhe ushtarake, nga komuniteti i vllahëve dhe shqiptarëve ortodoks të shkolluar në Rusi.
Në vitin 1901, me shqiptar dhe vlleh ortodoks të sllavizuar u formua organizata fashiste “Dora e Zezë” me qendër në qytetin e Shkupit. Kjo organizatë shkaktoj disa masakra dhe vrau shumë shqiptar tej lumit Moravë e Vardar.  Më vonë në qytetin e Vrajës, u themelua lëvizja e cila do t’u paraprijë të gjitha luftërave të nxitura nga shteti serb përgjatë shekullit XX. Oficeri serbë i kësaj lëvizje Zhivojin Rafajloviq, emërohet edhe në postin e banit të Banovinës së Vardarit. “Më 29 gusht 1903 rreth orës 01:00 pas mesnatë në ndërtesën e shkollës fillore në Vrajë u betuam mbi Ungjillin, thikën dhe revolen. Betimin tonë e bekoi prifti i moshuar i Vrajës, Dimitrije Protic”, do të kujtojë më vonë Rafajlovic. Kjo lëvizje fillimisht do t´i përqëndronte aksionet e armatosura në Luginë të Preshevës. Prej qendrës operative të Vrajës veprohej drejtpërdrejt në Kazanë e Preshevës, në Maqedoni dhe në Kosovë. Ndërsa në Prishtinë e Shkup konsujt serbë ishin shumë aktiv në realizimin e planeve nacionaliste”. Po të njëjtin rol e luajtën komitët çetnikë në Medvegjën e sotme prej nga me armë u furnizua pakica serbe në Kosovë dhe Sanxhak edhe më gjerë. “Pjesëtarët e këtyre bandave (çetnike) futeshin në Vilajetin e Kosovës të veshur me veshje kombëtare shqiptare”, thuhej në njërin prej raporteve të konsujve austro-hungarez.
Ushtria ruse së bashku me aleatët e saj, kështu vepruan edhe në luftërat e mëvonshme që u zhvilluan në tokat shqiptare. Të njëjtat projekte pansllaviste për shfarosjen e shqiptarëve u zbatuan edhe në Luftërat Ballkanike, kur ushtria ruse e ndihmoi ushtrinë serbe për ta pushtuar qytetin e Shkupit. Ushtritë ballkanike zbatuan të njëjtën platformë, këto ushtri kudo që hasnin shqiptar i vritnin. Ushtria bullgare e frymëzuar nga politika ruse e shekullit XIX, gjuetinë ndaj Plisit të bardhë dhe shqiptarëve e vazhdoje edhe gjatë gjithë shekullit XX. Shqiptarët e luginës së lumit Moravë e Vardar, për të shpëtuar kokat e tyre u detyruan që të bartnin kapela të zeza. Shqiptarët që jetonin në malet Rodope e deri në Selanik, si edhe ata të Velesit, Prilepit e Manastirit e kishin të ndaluar të bartnin në kokë Plisin e bardhë. Të njëjtat masa ku kontrolloheshin nga ushtria bullgare, u zbatuan edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një dokument nxjerrë nga Arkivi i Tiranës, kuptojmë se më 13 maj 1941, ushtria bullgare në qytetin e Shkupit, i kishte rrahur dhe burgosur të gjithë shqiptarët të cilët në rrugë ishin takuar me Plis në kokë.
Në vijim ofrojmë një foton e një bariu shqiptar të armatosur, me Plis në kokë diku në malet e Bullgarisë së sotme, dhe një foto të dokumentit që dëshmon për rrahjen dhe burgosjen e shqiptarëve në qytetin e Shkupit.
Rusia Cariste e nxiste Serbinë që nga koha kur ishte Principatë në kuadër të Perandorisë Osmane, që të bënte plane dhe programe për shfarosjen, dëbimin e vrasjen e shqiptarëve. Para asaj që quhej Kriza Lindore, Serbia i ndodqi të gjithë shqiptarët nga jagodina me rrethinat e saj, e pas Krizës Linore edhe të tjerët. Por, nuk u mjaftua me kaq, ajo menjëherë pasi u detyrua të largohej pusdhtimi i Perandorisë Osmane e psuhtoj mbarë hapësirën shqiptare, Kosovën, pjesë të maqedonisë së sotshme etj. Ajo pushtimin e saj e quante “clirim”, sic e quan edhe sot shtetin e lirë të Kosovës si “shtet i NATO-s”. Cilat programe janë përdorur nga serbët për shfarosjen tonë…?
Është me rëndësi të theksohet se ishin të rrallë liderët dhe rilindësit shqiptarë të cilët vepruan dhe i shërbyen çështjes kombëtare, por edhe Perendorisë Osmane gjatë shekullit XIX e XX, e të cilët i bartnin kostumet kombëtare dhe plisin e bardhë në kokë. Shumë liderë shqiptarë që na përfaqësuan në shtetet evropiane, gjatë krizës lindore 1878, dhe pas luftërave ballkanike, në kokë e bartnin fesin e kuqë, kapelë kjo e preferuar për pashallarët dhe feudalët shqiptar që i shërbenin me besnikëri Perendorisë Osmane.
Edhe përkundër vështirësive që vepruan liderët shqiptar pas krizës lindore e deri më shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, është për tu veçuar figura politike dhe historike e Isa Boletinit i cili gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike e ushtarake, nuk e hoqi nga koka Plisin e bardhë. Pas krizës lindore të vitit 1878, kur u spastruan shumë toka shqiptare, por me vendosjen e kufirit të ri, disa shqiptar nga fshatrat e Medvegjës, edhe pse mbetën brenda kufirit të Serbisë, më vështirësi dhe fanatizëm e ruajtën gjuhën, kulturën dhe kostumet e tyre kombëtare. Kjo trevë dikur pjesa qendrore e Dardanisë, e banuar me popullatë shqiptare autoktone, përjetoi dhunë, dhe vuajtje të pa regjistruara dhe njohura për ne, por kurrë nuk hoqën dorë nga identiteti i tyre kombëtar. Në këtë zonë etnografike shqiptare, fal traditës së grave shqiptare sot ruajtën veshjet tradicionale kombëtare më aristokrat, më të bukura dhe me simbolikën më të pasur ndër e qytetëruar të antikitetit e deri më sot.
Luftërat Ballkanike të vitit 1912/13 e gjeti popullin shqiptarë ende të pushtuar që nuk e përfaqësonte një komb të formuar. Në fund të shekullit XIX, Austro-Hungaria, ndihmoj në bashkimin e dialekteve , alfabetit, teksteve të cilat u shtypen në Vjenë. Në këtë periudhë Austro-Hungaria, me projekte konkrete mbështet popullin shqiptarë, në bashkimin e tyre dhe kërkesat për pavarësi.
Luftërat Ballkanike si dhe Lufta e Parë Botërore, shqiptarët i gjeten pa mbrojtje, të cilët u vranë, shpërngulën u asimiluan dhe u pushtuan nga popujt fqinjë që e kishin përkrahjen edhe të shumicës së shteteve evropiane. Në këto rrethana nuk kishin aleat tjetër përveç Austro-Hungarisë, dhe me ndihmën e tyre u arrit njohja e shtetit shqiptar, duke lënë jashtë trojeve etnike më shumë se gjysmën e territorit dhe popullatës.
Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, trevat shqiptare që mbetën nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, u ndanë në Banovina, popullata shqiptare, diskriminohej, vritej, shpërngulej, asimilohej, dhe pronat e shqiptarëve kolonizoheshin me kolon serbe që silleshin nga vende të ndryshme. Në mes të dy luftërave botërore, prapë u aktivizuan programet fatkeqe në mes të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe P. Osmane për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Këtë program e ndërpreu për një kohë Lufta e Dytë Botërore, por pas mbarimit të kësaj lufte, në vitin 1953 nënshkruhet konventa Jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi.
Gjatë kësaj periudhe u arrit tkurrja e territoreve shqiptare, asimilimi i ortodoksëve shqiptarë, asimilimi i shqiptarëve në Sanxhak, asimilimi i popullatës shqiptare në qytetin e Shkupit, Manastirit, Prilepit, Ohrit, Dibrës me rrethinë dhe në shumë qytetet të ish Jugosllavisë.
Edhe pse shqiptarët gjatë periudhës 1968-1981, në kuadër të popujve tjerë fituan një autonomi të zgjeruar, duke i ngritur institucionet e pavarura si njësi federale, pas protestave të studentëve të vitit 1981, këto të drejta filluan të ju merren nga politikat hegjemoniste serbe. Në vitin 1989, suprimohet me dhunë autonomia dhe kushtetuta e vitit 1974, duke ju mundësuar Serbisë të shuaj institucionet e formuar si universitetin, dëbimin e shqiptarëve nga institucionet e shtetit, nga ndërmarrjet punuese, dëbimin e studentëve shqiptar nga universiteti dhe nxënësve nga shkollat.
Popullata shqiptare në këto rrethana formoi institucionet e pavarura në diasporë dhe arsimin e filloj në shtëpi private.
Situata u keqësua sidomos pas formimit të njësive guerile që u shfaqën në terren, dhe kërkuan të hyhet në luftë kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Në vitin 1998, filluan luftime të armatosura që zgjatën deri në muajin qershor të vitit 1999, kur me ndihmën e aleatëve perëndimor dhe Natos, ushtria serbe dhe ajo ruse u detyruan të tërhiqen nga territori i Kosovës.
Nga gjithë kjo që u tha më lartë, mund të pohojmë se roli i Rusisë, polakëve çekëve, sllovakëve, gjermano-veriorëve dhe evropianëve tjerë të grumbulluar rreth klubit politk në Paris e qytete tjera evropiane, si dhe përhapja e dhe ideve për të formuar kombe të reja nacionale në Gadishullin Ilirik, me qëllim për ta larguar sundimin osman në Evropë, ndikoj në shuarjen e çdo aspirate dhe kryengritje shqiptare për tu çliruar nga Perandorisë Osmane në shekullin XIX.
Shtypja e pa mëshirshme e shqiptarëve nga Perandorisë Osmane, besnikëria e disa shqiptarëve ndaj portës së lartë, dhe sukseset e tyre në luftëra, që zhvilloheshin në Azi e Afrikë, përçarjet në mes pashallarëve shqiptar, e bënin më të fortë Perendorinë Osmane në tokat shqiptare. Gjatë gjysmës së parë të shekullit XIX, edhe në luftërat ruse–osmane që zhvilloheshin, dhe fitoret që i arrinte Rusia, për nënshkrimin e armë pushimit dhe paqes, P. Osmane, dhuronte toka shqiptare dhe jepte të drejta për komunitetet e krishtera ortodokse.
Shqiptarët edhe pse nuk pajtoheshin me sundimin osman, dhe zhvilluan disa kryengritje, shkaktarët kryesor të mos suksesit të tyre gjatë këtyre viteve janë: Mosuniteti i pashallarëve shqiptar, lojaliteti i shumë pashallarëve, që herë e kundërshtoni dhe herë e ndihmonin sulltanin, mungesa e diplomacisë, mungesa e përkrahjes nga shtetet evropiane, zgjerimi dhe aksionet ushtarake të paplanifikuara mirë, mbështetja në ndihmë nga Rusia, mos uniteti fetar, ngritja me vonesë e vetëdijes kombëtare, si dhe dominimi i karakterit klanor e fisnor i kryengritjes.
Për të qenë të suksesshme kryengritjet shqiptare, mendoj se është dashur të mbështeten në disa faktorë të rëndësishëm, e që për fatin e një populli, janë të lidhur ngushtë mes veti: Organizimi i brendshëm i popullatës, edukimi dhe arsimimi i mirëfilltë kombëtar, uniteti dhe forcimi i idealit rreth një projekti kombëtar, faktor që e përbëjnë boshtin e një suksesi për pavarësinë e një kombi, e për fat të keq, nga shtypja e rëndë shekullore, kjo nuk ishte arritur te shqiptarët.
Kryengritjet shqiptare edhe pse bëheshin për të mbrojtur të drejtat e popullatës shqiptare, duke kundërshtuar shtypjen, taksat e mëdha dhe mobilizimin e dhunshëm, kryengritjet nuk patën asnjë sukses për tu çliruar nga Perandoria Osmane.
Shikuar në aspektin e rrethanave historike të kohës, mund të themi se këto lëvizje dhe kryengritje të armatosura kundër Perandorisë Osmane në njëfarë forme kishin karakter për çlirim kombëtar, por të vonuara në kohë, dhe të pa koordinuara e organizuara mirë, që nuk morën përmasa gjithë kombëtare, nga përçarjet e thella shekullore të pashallëqeve shqiptare, ndasitë fetare dhe interesave të ngushta të klaneve fisnore e rajonale.
Perandoria Osmane humbjet e betejave ushtarake në  terren kundër ushtrisë ruse, për të  arritur armëpushime dhuronte toka shqiptare për fqinjët e tyre sllav e grek, duke mundësuar zgjerimin e territoreve të këtyre popujve në dëm të  popullatë s shqiptare. Për të  përfituar nga kjo situate Perandoria Osmane zbatonte politika diskriminuese vetëm ndaj popullit shqiptar sepse përfitonte kohë  dhe i shfrytëzonte shqiptarët në  beteja ushtarake, ndërsa popullatë n e varfër shqiptare e asimilonte me lehtë si, duke ju ndaluar gjuhën, arsimin dhe veshjen e tyre kombëtare.
Shqiptarët vriteshin mes veti, dhe kishin mbetur të vetmuar, që luftonin për ekzistencë  kundër shteteve më  të  fuqishme evropiane, Rusisë dhe Perandorisë Osmane.
Shqiptarët kurrë  nuk do të  arrijnë  të  mësojnë  dhunën dhe krimet që  u janë  bërë  nga këto fuqi të  kohës, andaj sot mbijetojnë duke mos e ditur se janë popullata më e diskriminuar në  botë !
Ju në një prej studimeve tuaja kërkoni që të aktivizohet një kryyengritje kulturore për mbrojtjen e kulturës, historisë e traditave të kombit? Çka po pritet…?   
Ne si popull duhet hequr dilemat e orientimeve tona mendore e kulturore, përballë projekteve shfarosëse ndaj popullit tonë e të cilat mbështeten në rrymat e religjionit të kishave sllave, si dhe rrymave fetare orientale nga lindja që veprojnë sipas platformave politike, për të na mbajtur sa më larg nga përkatësia e jonë e lashtë evropiane.
Ne ende nuk e krijuam një platformë kombëtare për tu shfaqur me vlerat tona të mirëfillta kulturore e historike, por në popullin tonë sot shfaqen ide diametralisht të kundërta në formë dhe përmbajtje për kulturën tonë gjithë popullore, ide këto të iniciuara në mënyrë individuale, grupore dhe institucionale.
Është e ditur se trashëgimia shpirtërore ku hunë religjioni, traditat dhe folklori janë vlera të një mendësie që kundërshtojnë ndryshimet, por ne duhet të ecim përpara me guxim për unifikimin e vlerave tona kombëtare, duke i ruajtur vlerat tradicionale.
Për vlerat tona qytetare dhe kombëtare nga studiues të huaj kemi hasur të lexojmë që na klasifikojnë me perceptime të ndryshme. Nga studiuesit e shumtë perëndimor jemi përshkruar se i përkasim racës me vlera të larta antropologjike, si njerëz të pashëm dhe me vlera të qarta morale. Nga studiuesit lindor dhe sllavë zakonisht jemi perceptuar si popull i dhënë pas krimeve, dëfrimeve, plaçkës e të mirave materiale.
Kuptohet se epitetet e ulëta që përdornin sllavet, grekët dhe osmanët ndaj popullit tonë e kishin zanafillën në platformat e tyre politike për pushtimin e trojeve shqiptare, përvetësimin e kulturës materiale e shpirtërore dhe asimilimin e popullatës.
Pa marrë parasysh perceptimeve të ndryshme ne mund të ecim përpara vetëm me një platformë kombëtare që ngritë vlerat tona qytetare për ti vënë në funksion të çështjes tonë kombëtare.
“Velika Medresa Krala Aleksandra” – Mdresja e Madhe “Mbreti Aleksander” e Shkupit, e hapur për nxënësit që përgatiteshin si agjitatorë të islamit vetëm 12 vite pasi Serbia e kishte pushtuar atë pjesë të tokës shqiptare, sikurse shumë toka të tjera. Për të qenë ironia më e madhe vet Mbreti Karagjorgje, emrin e të cilit e mbante kjo medrese, ishte me origjinë shqiptare. 
Zbatimi me dhunë i reformave në trojet shqiptare, që u përmbyllë me përmbysjen e pashallëqeve, popullin tonë e lanë në kulmin e varfërisë dhe shkallën më të lartë të analfabetizmit në Evropë. Pashallarët shqiptarë, kurrë nuk kanë bërë asgjë për zhvillimin e arsimit, kulturës e teknologjisë në hap me kohën dhe trendin e zhvillimeve në rajon.
Zhvilimi i hovëshëm teknologjik e industrial, shkencor, kulturor e administrativ në shtetet evropiane, ishte në kundërshtim të plotë, me rendin feudal që zbatohej në P. Osmane, pashallarët shqiptar nuk bënë asnjë hap për tu orientuar kah vendet e zhvilluara evropiane.
P. Osmane duke i shtypur shqiptarët përfitojë shumë: ia zgjati jetën vetvetes, vjeli taksa, rekrutoje ushtarë të rregullte, dhe duke mos lejuar zhvillimin kulturor dhe arsimin në gjuhën amtare, e përfitojë për vete trurin e kësaj popullate. Gjatë tre shekujve të fundit të sundimit të Perandorisë Osmane, nga pamundësia e shkollimit të rinisë shqiptare në trojet e veta, ata detyroheshin të vijojnë mësimet në gjuhë tjetër dhe vise tjera të Perandorisë Osmane. Arsimimi i të rinjve shqiptarë në shkollat osmane ndikojë që shumë shqiptar të zënë poste të larta kulturore, shkencore, ushtarake e administrative në institucionet shtetërore osmane.
Gjatë shekullit XIX popullata e varfër shqiptare, mbijetoi në trojet e veta etnike, edhe përkundër projekteve, që ky popull në vazhdimësi vritej, dhe asimilohej sipas platformës sllave të hartuara në shtetet perëndimore edhe programeve të P. osmane për reformat e brendshme që i kishte filluar. Reformat e filluara në P. Osmane i cenonin rëndë të drejtat elementare kulturore dhe ekonomike të popullit tonë. Pra siç shihet populli shqiptar gjatë gjithë shekullit XIX e deri në luftërat ballkanike i nënshtrohej një presioni të rëndë nga dy fuqitë më të mëdha ushtarake Rusisë dhe Turqisë që në atë kohë e kishin shtrirë ndikimin e vet në Gadishullin Ilirik.
Është me rëndësi të theksohet se ato masa shfarosëse ndaj shqiptarëve, që i përdori Perandoria Osmane, gjatë sundimit të saj pesë shekullorë, i vazhduan edhe pushtuesit e rijnë sllavë nën udhëheqjen e Rusisë Cariste.
Të gjitha periudhat historike na shpjegojnë se serbët për dy shekuj me radhë ushtruan gjenocid sipas platformave të programuara në bashkëpunim të qeverisë serbe dhe kishës ortodokse, në të shumtën e rasteve të nxitura dhe përkrahura nga Rusia. Serbët tani e kanë formuar një mendësi me bazë gjenetike, për shfarosjen e popullatës shqiptare, me metoda më barbare dhe antinjerëzore, pasi që ata kurrë nuk u ndëshkuan për krimet e bëra, por përkundrazi gjenin përkrahje dhe mbrojtje nga shume shtete të fuqishme evropiane.
Nga përvoja e hidhur historike, për ti mbijetuar kohës, populli shqiptar, duhet të krijojë platformën kombëtare, duke u mbështetur në vlerat e mirëfillta kulturore pro perëndimore.
Është e ditur se pushtuesit e ndryshëm kanë lënë plagë të rëndë duke na lënë prapa popujve tjerë të rajonit, por ne duhet të ecim përpara me guxim për unifikimin e vlerave tona kombëtare, duke i ruajtur vlerat tradicionale ashtu qysh veproi Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që hyri në lufte kundër policisë dhe ushtrise serbe për ta mbrojtur pragiun e shtëpisë dhe kombin nga pushtimi i Serbisë dhe për të dëshmuar se meritojmë një trajtim të dinjitetshëm njerëzorë, sikurse popujt tjerë evropian.
Intervisto Gjergj – Bajram Kabashi për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Pabarazia gjuhësore dhe heshtja institucionale në Ulqin

1

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Dilemat tona

Çështja e barazisë gjuhësore nuk është çështje personale apo partiake,  sepse përmes saj dëshmohet  barazia qytetare e kombëtare në çdo mjedis, ndërsa  pabarazia gjuhësore në komunën e Ulqinit është përgjegjësi e pushtetit lokal, si në të kaluarën edhe tash, të cilët kanë hezituar në zbatim të ligjshmërisë dhe të normave ndërkombëtare si kudo në vendet demokratike

Në çdo vend  demokratik shumëkombësh barazia e qytetarëve të mjediseve të tilla dëshmohet përmes  përdorimit të gjuhës dhe të alfabetit  të saj, duke filluar nga emri personal, mbiemri, mbishkrimet e institucioneve, emërtimeve të vendbanimeve, rrugëve, tabelave rrugore etj. Dhe nga një pamje e tillë vizuale, qytetarët mjedisin e tillë e përceptojnë me një realitet dhe spektër  pluralist gjuhësor, kulturor e kombëtar.

Indiferentizmi  ndaj pabarazisë gjuhësore

Dukuria e pabarazisë gjuhësore në Komunën e Ulqinit është dëshmi e mos respektimit të Statutit të komunës dhe të kushtetutës. Pasi kjo komunë është dygjuhësore të gjithë subjektet janë të obliguar te respektojnë këtë normë ligjore si në nivel lokal apo ata qendror që këtu janë të përfaqësuar. Nuk ka dilemë se në lidhje me këtë çështje  përgjegjësia bie mbi pushtetin lokal të cilët janë të obliguar të jenë në mbrojtje të ligjshmërisë si kudo në vendet demokratike.

Raste të tilla ka mjaft, por kësaj here si ilustrim po paraqesim tabelat rrugore në afërsi të Shkollës Fillore”Bedri Elezaga” në Katërkollë dhe në afërsi të doganës Sukubinë- Muriqan.

Deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë se ndokush ka reaguar nga pushteti lokal I Ulqinit, apo ndonjë parti politike nga del se janë indiferent ndaj kësaj dukurie!

Praktika pozitive evropiane

Në lidhje me këtë çështje  shqiptarët në Mal të Zi me të drejt  kanë pritur që në pluralizëm  çështjet e barazisë  gjuhësore të avancohen, duke marrë për model vendet demokratike shumëkombëshe si Belgjika, Zvicra, Finlanda  etj. Por, këtu janë në praktikë disa paradokse sepse  ate çka e lejon kushtetuta e ligji nuk zbatohet në praktikë nga institucionet, përkatësisht nga individët në subjektët përkatëse, duke dëshmuar abuzim me të drejtën dhe identitetin kombëtar.

Fjala është për ato mjedise ku shqiptarët janë popullsi autoktone si shumicë apo pjesë e konsedirueshme e popullsisë në komunat përkatëse. Pasi barazia gjuhësore përveç ligjeve  është e garantuar edhe statutet komunale, mos zbatimi praktik i kësaj të drejte nuk duhet kërkuar fajtorë në adresë tjetër por në komunën përkatëse.

Refuzimi  i shqipes në Plavë

Rasti i komunës së Plavës ku ende refuzohet që emërtimet e tabelave rrugore të shkruhen edhe në gjuhën shqipe, është dëshmi e mos funksionimit të shtetit ligjor, në mbrojtje të barazisë qytetare e nacionale të qytetarëve në këtë mjedis.

Ndërsa mos reagimi i partive politike të shqiptarëve të cilët janë pjesë e qeverisë  në lidhje me këtë çështje dëshmon mungesë guximi për tu ballafaquar me realitetin, në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve sipas kushtetutës dhe të normave ndërkombëtare.

Provokim, jo vetëm për nxënësit

Në këtë aspekt janë të pranishme anomali të theksuara në komunën e Ulqinit, ku shqiptarët janë popullsi shumicë, ku rasti në Anë të Malit është dëshmi transparente në lidhje mbi këtë çështje.

Nxënësi i cili e ndjek mësimin në  gjuhën shqipe në Shkollën Fillore”Bedri Elezaga”  në Katërkollë e ka të vështirë të kuptojë se tabela rrugore të shkolla e tij nuk është e shkruar edhe në shqip, por është vetëm në gjuhën malazeze. Kush duhet të japë shpjegim për këtë defekt jo vetëm teknik, sepse nuk është respektuar kushtetuta dhe statuti i komunës së Ulqinit.

Tabelat rrugore vetëm në një gjuhë(malazeze), e jo në gjuhën amtare të nxënësit thënë më së buti është provokim për nxënësit dhe të gjithë qytetarët e këtij mjedisi. Sepse mos shënimi i tyre  në gjuhën shqipe është dëshmi e pabarazisë gjuhësore që ndikon negativisht në vetdijën  dhe edukimin e tyre.

Ndërsa mos reagimi në lidhje me këtë çështje nga stafi drejtues i shkollës  nuk mund të arsyetohet, sepse gjendja  është irrituese jo vetëm për nxënësit e kësaj shkolle. Kur kështu veprohet në këtë mjedis ku shqiptarët janë shumicë përkatësisht  e vetmja popullsi, atëherë është e tepërt të diskutohet se si veprohet në mjediset tjera kur shqiptarët janë popullsi pakicë.

Duhet reagim qytetar dhe i medieve

Nëse nuk reagohet me kohë ndaj një dukurie të tillë  atëherë çdo kush mund të vendosë  ndonjë tabelë sipas shijes dhe disponimit  personal  dhe të mos shqtësohet fare. Diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në ato vende  ku nuk respektohet ligjshmëria!

Në mungesë të reagimit institucional  duhet reagim  qytetar duke pasur qendrim kritik dhe të argumentuar ndaj një padrejtësie që reflekton  negativisht të qytetarët, të cilët gjuhën e kanë vlerë të identitetit kombëtar shqiptar.

Në këtë drejtim nuk ka dilemë  se mediet luajnë rol  të veçantë, andaj ata nuk duhet të heshtin, por e kundërta duke qenë aktiv për të ndikuar në eliminimin e një pdrejtësie  e cila irriton qytetarët e çdo mjedisi. Sepse ate që nuk e bën pushteti lokal apo partitë politike duke pasur qendrim indiferent  mediet ofrojnë mundësi të mëdha  në eliminimin e dukurive të tilla si kudo në vendet demokratike, ku respektohet barazia qytetare e kombëtare

Përfundim

Në mungesë të mekanizmit mbrojtës  të gjuhës shqipe në nivel të komunës, individë të ndryshëm brenda apo jashtë saj, me apo pa qellim nuk respektojnë ligjshmërinë dhe statusin e komunës kur është në pyetje barazia gjuhësore në këtë mjedis dygjuhësorë.

Pasi  deri më tash asnjë sekretariat në kuadër të komunës, nuk është angazhuar për të eliminuar këtë anomali atëherë  i mbetet kryetarit të komunës  së Ulqinit të angazhohet personalisht në lidhje me këtë çështje  për të eliminuar pabarazinë praktike  të gjuhës shqipe ne mbishkrimet jo vetëm në tabelat rrugore. Vetëm në këtë formë do të eliminohej pabarazia gjuhësore e cila është irrituese për shqiptarët në këtë mjedis. Ndërsa heshtja ndaj një dukurie të tillë shkon në favor të qasjes diabolike  të individëve apo subjekteve  të cilëve iu pengon barazia gjuhësore, çështje e cila mbetet e hapur dhe meriton përgjigje institucionale si në  nivel lokal e atë shtetëror.