Kreu Blog Faqe 154

Për synimet e disa pseudointelektualëve dhe hoxhallarëve për të na e mohuar përkatësinë kombëtare shqiptare

0

Prof. Xhemaledin Salihu, Preshevë

E DREJTA LEGJITIME : TË JEMI SHQIPTARË  ME BESIM ISLAM, KATOLIK APO ORTODOKS, E TJERË DHE TENDENCA E DISA PSEUDOINTELEKTUALËVE DHE DISA HOXHALLARËVE PËR TË NA MOHUAR KËTË TË DREJTË KUSHTETUESE, LIGJORE, MORALE.

Në librat, punimet e mia shkencore, por edhe në komentet, reagimet trajtoj çështje dhe probleme të natyrave të ndryshme: pedagogji, arsim, kulturë, politikë, histori, trashëgimi kulturore dhe natyrore si dhe trajtoj çështje nga lëmia fetare.

Në këtë trajtim të çështjeve të lëmive të ndryshme jam munduar që të jem objektiv, shkencor, të përdor argumente, fakte, dokumente, të dhëna me fjalë e me fotografi, për të qenë sa më real .

Sidomos në trajtimin e çështjeve fetare kam qenë i vëmendshëm, arsyeshëm dhe objektivisht të shkruaj në librat dhe punimet e mia shkencore, por edhe në komentet dhe reagimet e mia.

Asnjëherë nuk kam shkruajtë me përbuzje, me qëllime të këqija, por gjithmonë duke e pasur objektivin pozitiv të trajtimit të çështjeve, madje edhe fetare.

Po them me plotë të drejt se kam punime të lëmisë fetare, të besimit katolik dhe ortodoks në kuadër të punimeve për trashëgiminë kulturore, ndërsa nga lëmia e fesë islame kam punime: Objektet e fesë islame në Preshevë, Këshilli i Bashkësisë islame në Preshevë, Përhapja e fesë islame në Luginë të Preshevës që i kanë botuar pos revistave dhe portaleve laike edhe ato fetare: Dituria islame, Zëri islam, e tjerë , që merren për literaturë doktoranture, magjistrature, diplomimi.

Andaj bie teza e këtyre pseudointelektualëve dhe disa hoxhallarëve që jam i prirur të shkruaj herë herë edhe në mënyrë negative , sidomos për fenë islame, besimit të të cilit i takoj.

Për çështjet e fesë islame sigurish që dalloj nga këta pseudoislamë, të cilët mendojnë se mund të jesh islam i mirë vetëm duke i plotësuar 5 kushtet e islamit. Unë mendoj se kontributi i njerëzve në çdo lëmi e bënë njeriun-njeri, tekefundit edhe islam të mirë.

Po ua përkujtoj një thënjie të urtë të filozofit e pejgamberit Muhamed:

Më me vlerë, më me peshë është pajtimi i njerëzve se sa agjerimi, namazi dhe sadekaja. Për mua është urtësi e asaj kohe, shekulli VII kur në Arabi jetonin 7 fise të përçarë, të grindur dhe pajtimi i tyre sjell edhe faljen e namazit, agjërimin dhe dhënien e sadekasë.

Po në shkrimet e mia rregulisht e kam potencuar dijen, arsimimin, shkollën, institucionet arsimore para asaj të ndërtimeve të xhamive.Në këtë drejtim pata kritika në drejtim të Turqisë, e cila në Serbi ndërton fabrika, ndërsa tek ne xhamia.

Apo nuk më erdhi aspak mirë kur lexova se në Zvicër, në xhami shkojnë 500 fëmijë, ndërsa në shkolla dikund 5 fëmijë, kjo për mua është errësirë, ndikim i lindjes e jo e perëndimit.

Me të vetmen arsye se në xhami mësohet alfabeti arab: elifi, ndërsa në shkolla edhe nga mësuesit më të dobët mësohet alfabeti shqip: A,B, C…

Gjuha është simbol i identitetit shqiptar, kërkova që feja islame të predikohet në gjuhën shqipe, jo arabe, jo turke, sepse Zoti i fali të gjitha gjuhët të barabarta, andaj edhe feja islame duhet të predikohet shqip.

Në një emision shkencor televiziv, ku ishin prezent shkencëtar nga vende të ndryshme dhe teologë edhe të fesë islame botërore, bisedohej për raportet: njerëzimi, jashtëtokësorët/alienët/ dhe Perëndia. Pos të tjerave, sëbashku të gjithë këta erdhën në një përfundim se Përëndia të gjitha të mirat ia fali njerëzimit nëpërmjet jashtëtokësorëve, ndërsa gjuhët , pra, edhe gjuhwn shqipe, Perëndia ia fali direkt njerëzimit.

Nëse është kështu, atëherë pse gjuha shqipe mos të jetë e barabartë me gjuhën arabe dhe turke në predikimin e fesë islame.

Kundërshtova disa imamë që predikonin identitetin islam, e jo shqiptar,  pastaj kundërshtova në predikimin e tyre se fëmijët shqiptarë duhet të pagëzohen me emra të vjetër arabë dhe gjatë ramazanit femrat duhet të mbulohen krejtësisht dhe mos t’i shihet cullaku askund.

Në Taxhikistan, ku popullata 85% është myslimane,  lexova se qeveria ka urdhëruar që femijët të mos pagëzohen me emra arabë, por vendas dhe se ndalohet bartja e shamisë në shkolla, institucione publike. Tek e fundit shamia është simbol i veshjes jo vetëm i fesë islame, por edhe i feve të tjera dhe shumë popujve jo myslimanë.

Në një shkrim shaminë e kundërshton kryeimami i Xhamive në Kairo.

Kundërshtova në një video material edhe  hoxhë Jakup Hasipin, i cili viteve të mëhershme fol para xhematit se flamuri Kuq e Zi, Pavarësia e Shqipërisë na largoi nga Perandoria osmane dhe Sherijati.

Shkrova për vëllazërinë fetare, e cila e përjashton dhe assesi nuk e pranon nacionalen-kombëtaren. Dhe po deklarohem se fanatiku fetar nuk mund të jetë edhe nacionalist i mirë. Këto përjashtohen.

Shkrova për Shën Gjergjin në baza shkencore, me argumente se është festë e jona tradicionale, festë pagane, parakrishtere dhe para islame. Mbroj tezën se duhet të kremtohen edhe festat tradicionale, pos festave shtetërore, kombëtare dhe fetare. Pra, insistoj në ruajtjen e kujtesës kombëtare, tradicionale, e jo angazhimin e disave për kujtesë fetare arabe.

E kundërshtova, nëse kështu është deklaruar imam Shefqet Krasniqi, kur kërkoi nga kryebashkiaku i posa zgjedhur i Londrës garantimin e të drejtave të myslimanëve e jo të shqiptarëve, sepse ka kush i mbron myslimanët, janë 1.7 miliardë, ndërsa ne jemi të paktë për ta mbrojtur islamin, apo tek e fundit ai vet është mysliman nga Pakistani dhe nuk ka nevoje neve t’i japim mësim për to.

Kundërshtova dy autorë të të librit mbi Tërrnocin, ku shprehen se shqiptarët  në këto treva fal klerikëve të rinjë fetarë islamë i lanë festat tradicionale sikur Shën Gjergji, e tjerë dhe këmi përvetësuar doke dhe zakone islame. Anakronike.

Ndoshta në shkrimet e mia kam prekur edhe çështje të tjera  dikush i quan fetare, por në thelb janë vetëm traditë arabe apo turke, që na lansohen nga ndikimet e Turqisë dhe lindjes.

Pra, këto janë meditimet, opinionet, mendimet, reagimet e mia lidhur me çështje konkrete që po ndodhin ndër ne Shqiptarët, duke mos e anashkalur edhe identitetin e përkatësisë fetare islame, por gjithnjë duke e pasur parasysh se jemi shqiptarë, me besim islam, katolik apo ortodoks.

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK, ringjallje e karizmës apo vetëvarrim politik?

1

Prof.Dr. Fadil Maloku, sociolog

Ka shumë raste kur politikanët e heqin maskën ideologjike dhe dalin lakuriq në skenën e teatrit politik, dhe atë jo si ballafaqim idesh e programesh, e as si përplasje vlerore e parimore, por si pazar i klaneve dhe grupeve të interesit që i shërbejnë narrativës së “mirëmbajtjes” së pushtetit. Në situatën aktuale të problemeve dhe sfidave që po i përjeton demokracia jonë procedurale, top-lajm është bërë rikthimi i politikanes karizmatike Vjosa Osmani në ish-folēn e saj të vjetër.

Dhe ajo çfarë e bën më interesante këtë taktikë të njohur në sociologjinë politike, është se përmes saj kjo taktikë po tenton ta fuzionojë njëkohësisht karizmën e Vjosa Osmanit me një legjitimitet të vjetër që buron nga perceptimi që ne si shoqëri e kemi ende për politikanin si “zoon politikon” aristotelian.

Pra, fakti i “hapjes” së derës së “mbyllur” nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që i bëri Vjosës, përveç që është një akt simbolik, është edhe një lëvizje taktike politike që po tentohet ta riafirmojë e rikonsolidojë një ish-pjesë të establishmentit të këtij subjekti që ishte në rënie të lirë… Një taktikë kjo që, në një ambient ende të ngarkuar me kujtesë të freskët kolektive, me konflikte të brendshme, inate e smira tribale dhe pritje të fragmentuara qytetare, shpresohet se do ta ringjallë njëkohësisht një karizmë të braktisur dhe një subjekt që kishte nam e peshë në historinë e Kosovës.

Por, meqë është fjala për ish-Presidenten Vjosa Osmani, tashmë dihet se ajo kapitalin e saj politik e ndërtoi jo aq mbi pozicionin institucional që aq shumë e përdor LDK-ja, sa mbi pozicionimin dhe narrativën e distancimit nga ish-establishmenti tradicional partiak (PDK, LDK, AAK), ku hise kishte edhe LDK-ja me disa “mëkate” që ende janë në kujtesën tonë publike.

Tani, rikthimi i saj për të zhvilluar “beteja” të reja politike me antipodin e saj, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, nga pozicioni anti-establishment si kuadër rebelues, i rrit ndjeshëm gjasat për relativizimin apo reduktimin e kapitalit të arritur dhe të mirëmbajtur sa ishte në rolin e ish-Presidentes. Arsyeja kryesore është se, për dallim nga hera e parë e rebelimit, kur ishte brenda LDK-së, ajo e kishte më të lehtë ngritjen dhe afirmimin e karizmës së saj. Ndërkaq tani, kur po ndryshon kursin e veprimit politik dhe po i rikthehet një statusi që ende mban “hipotekën” e ish-establishmentit, veprimi i saj do të jetë shumë më problematik.

Megjithatë, gjasat për sukses rriten nëse ajo këtë rikthim në “ish-shtëpinë” e saj arrin ta katapultojë në publik si “kthim në burim”. Në këtë rast, kemi një proces të rikonfirmimit të identitetit politik. Në të kundërtën, ajo rrezikon që ky rikthim të perceptohet si një adaptim formal ndaj rrethanave të reja të pushtetit, çka në thelb nënkupton delegjitimim gradual dhe rrezik për gërryerje sistematike të kapitalit që e fitoi kur ishte bashkë me Albin Kurtin në pozicione të njohura si anti-establishment.

Thënë ndryshe, rikthimi i saj në të njëjtin subjekt politik, sipas një gjykimi sociologjik, rrezikon të prodhojë atë që në sociologjinë e njohjes njihet si “disonancë kognitive” elektorale, ku qytetarët që e kishin mbështetur pikërisht për shkak të refuzimit që ajo ua bënte elitave të vjetra politike, mund ta përjetojnë këtë rikthim si një “bumerang”. Pra, nëse kjo disonancë nga shtabi i LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit nuk menaxhohet me kujdes të shtuar, ose nëse nuk zëvendësohet me një narrativë të re bindëse, kapitali i saj mund të vihet lehtësisht në “shtratin e Prokrustit” hamendësues dhe ta eliminojë gradualisht atë nga skena politike e Kosovës.

Në këtë “odiseadë” konkurruese, që kërkon një kalkulim të kujdesshëm, sepse është një pozicion, siç thuhet, “në teh të shpatës”, rol të rëndësishëm do të luajnë edhe prononcimet dhe debatet e akterëve të tjerë të LDK-së. Nëse ata arrijnë ta identifikojnë dhe promovojnë Osmanin si një figurë me kapital të lartë simbolik, atëherë rriten gjasat që ajo të shërbejë si katalizator i rikthimit të besimit qytetar. Mirëpo, nëse vazhdon perceptimi i partisë si e konsumuar nga konfliktet e brendshme dhe mungesa e vizionit, atëherë ekziston rreziku që bashkë me Osmanin të dëmtohet edhe vetë LDK-ja dhe lidershipi i saj.

Po ashtu, Vjosa Osmani duhet ta ketë parasysh se hyrja në një garë të ashpër konkurruese me Albin Kurtin (i cili aktualisht gëzon një rejting të paparë ndonjëherë në skenën politike të pasluftës), përballë një polarizimi e kritike të drejtpërdrejtë që do t’i qëndrojë mbi kokë si “shpata e Demokleut”, është një “betejë hamletiane për jetë a vdekje”. E themi kështu edhe për shkakun se tani ajo nuk mbron më pozicione unifikuese, siç i predikonte sa ishte Presidente, por agjenda, vizione dhe projekte qartësisht partiake, të cilat mund të prodhojnë luhatje në amplitudën e karizmës së saj.

Dhe ky transformim kaq radikal përbën njëkohësisht edhe mundësi, por edhe rrezik real: mundësi për rikthim në qendër të vëmendjes politike, por edhe rrezik për humbje definitive të kapitalit të mëparshëm. Sepse, në fund të fundit, siç na dëshmon leksioni weberian, kapitali politik dhe karizma politike nuk janë vetëm atribute e cilësi personaliteti, por janë edhe manifestim e produkt i marrëdhënieve të caktuara dinamike historike që ndërtohen me mund e sakrifica nga perceptimit social i publikut të gjerë…

Shqiptarët Ndër Shekuj – Popull i Mbijetuar mes Perandorive dhe Pushtimeve

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

____

Historia e shqiptarëve është ndër historitë më dramatike dhe më të qëndrueshme në Evropë. Të vendosur në zemër të Gadishullit Ilirik-Ballkanik, në urën natyrore ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, trojet shqiptare u bënë për mijëra vjet objekt përplasjesh politike, ushtarake, ekonomike dhe fetare. Pikërisht pozita strategjike e tokave shqiptare – dalje në Adriatik e Jon, lidhje me Mesdheun dhe rrugët tokësore drejt Lindjes – i bëri ato cak të vazhdueshëm të perandorive dhe fuqive të mëdha.
Shqiptarët nuk jetuan gjatë në qetësi historike. Ata kaluan shekuj të tërë nën sundime të huaja, duke u përballur me pushtime, ndarje, asimilim, dhunë dhe përpjekje të vazhdueshme për zhdukje kombëtare. Megjithatë, ky popull i vogël numerikisht, por i madh në qëndresë, arriti të mbijetojë, të ruajë gjuhën, kulturën dhe identitetin, dhe në fund të krijojë dy shtete shqiptare në trojet e veta etnike.
Nga Iliria te pushtimet romake
Trojet shqiptare të lashtësisë ishin të banuara nga fiset ilire, të cilat krijuan mbretëri dhe struktura të organizuara politike shumë përpara ardhjes së sllavëve në Ballkan. Pozita strategjike e Ilirisë tërhoqi interesin e Perandorisë Romake, e cila pas luftërave të gjata iliro-romake arriti ta pushtojë territorin ilir në shekullin II para erës sonë.
Nën romakët u ndërtuan qytete, rrugë dhe qendra tregtare, por njëkohësisht filloi edhe procesi i romanizimit dhe shfrytëzimit ekonomik të krahinave ilire. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, trojet shqiptare mbetën kryesisht nën sundimin e Perandorisë Bizantine, e cila për shekuj me radhë luftoi për kontrollin e Ballkanit.

Sulmet sllave dhe perandoritë bullgare e serbe
Nga shekulli VI e tutje, Ballkani u përfshi nga dyndjet sllave. Në këtë periudhë u krijuan formacione të ndryshme shtetërore bullgare dhe serbe që herë pas here pushtuan pjesë të trojeve shqiptare.
Historikisht flitet për:
Perandorinë e Parë Bullgare,
Perandorinë e Dytë Bullgare,
shtetin mesjetar serb të Nemanjidëve,
dhe më vonë projektet moderne serbe për zgjerim territorial.
Në periudha të ndryshme, sidomos gjatë sundimit të carit serb Stefan Dushani në shekullin XIV, një pjesë e madhe e trojeve shqiptare ra nën administrim serb. Po ashtu, sundimet bullgare depërtuan disa herë në Kosovë, Maqedoni dhe vise lindore shqiptare.
Megjithatë, as bullgarizimi e as sllavizimi nuk arritën ta zhdukin identitetin shqiptar. Shqiptarët ruajtën gjuhën, zakonet dhe lidhjen me trojet e tyre, shpesh duke u organizuar në principata lokale dhe në forma tradicionale të vetëqeverisjes.

Pushtimi osman – pesë shekuj përballje dhe mbijetesë
Një nga periudhat më të gjata dhe më të vështira ishte pushtimi i Perandorisë Osmane. Pas rënies së principatave shqiptare, trojet shqiptare kaluan për rreth pesë shekuj nën sundimin osman.
Megjithatë, shqiptarët nuk u dorëzuan pa rezistencë. Figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut mbetet simboli më i madh i qëndresës shqiptare dhe evropiane kundër Perandorisë Osmane. Për 25 vjet me radhë ai arriti të bashkojë principatat shqiptare dhe të ndalë depërtimin osman drejt Evropës Perëndimore.
Edhe pas vdekjes së Skënderbeut, rezistenca shqiptare nuk pushoi. Shqiptarët ruajtën ndjenjën kombëtare dhe vazhduan përpjekjet për autonomi e liri. Në shumë raste, ata u ngritën në kryengritje kundër pushtetit osman.

Fuqitë e mëdha dhe copëtimi i trojeve shqiptare
Pozita strategjike e trojeve shqiptare i bëri ato objekt interesash edhe për fuqitë e mëdha evropiane. Në periudha të ndryshme, në territoret shqiptare ndërhynë ose ushtruan ndikim: Franca, Austria, Italia, Rusia, Britania e Madhe, dhe më vonë fuqitë ballkanike fqinje.
Franca, sidomos gjatë periudhës napoleonike, kontrolloi përkohësisht disa zona shqiptare në bregdetin Adriatik. Ndërsa Rusia mbështeti fuqishëm projektet pansllaviste serbe dhe bullgare për zgjerim në Ballkan.
Pas dobësimit të Perandorisë Osmane, shtetet fqinje – Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria – synuan ndarjen e trojeve shqiptare. Kjo kulmoi me Konferencën e Londrës, ku Shqipëria u njoh si shtet, por më shumë se gjysma e trojeve shqiptare mbetën jashtë kufijve të saj.
Kosova dhe vise të tjera shqiptare ranë nën sundimin serb, ku shqiptarët u përballën me represion, shpërngulje dhe politika sistematike asimilimi.

Shekulli XX – pushtime, luftëra dhe rezistencë
Shqiptarët kaluan nëpër periudha shumë të vështira edhe gjatë shekullit XX:
pushtimi italian,
pushtimi gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore,
sundimi jugosllav në Kosovë,
represioni i vazhdueshëm serb,
dhe luftërat e fundit të shekullit XX.
Në Kosovë, politika serbe u shoqërua me diskriminim, burgosje, dhunë dhe spastrim etnik. Megjithatë, rezistenca shqiptare nuk u shua kurrë. Sakrifica shumëvjeçare kulmoi me Luftën e Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s, që i dha fund regjimit represiv serb në Kosovë.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 2008 ishte rezultat i një rruge të gjatë sakrifice dhe rezistence kombëtare.

Popull heroik që mbijetoi mes perandorive
Pak popuj në Evropë kanë kaluar aq shumë pushtime dhe përpjekje për zhdukje sa shqiptarët. Të rrethuar nga perandori dhe fqinjë shpesh armiqësorë, shqiptarët mbijetuan falë:
● lidhjes së fortë me tokën,
● ruajtjes së gjuhës,
● traditës së besës dhe qëndresës,
● kulturës së fortë familjare,
● dhe ndjenjës së identitetit kombëtar.
Shqiptarët nuk ishin popull pushtues, por popull mbijetues. Ata shpesh luftuan jo për të sunduar të tjerët, por për të mos u zhdukur vetë.
Sot, pas shekujsh pushtimesh dhe copëtimesh, shqiptarët kanë dy shtete në trojet e tyre – Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë rrugën drejt forcimit të identitetit kombëtar, zhvillimit demokratik dhe integrimit euroatlantik.
Historia shqiptare është dëshmi se edhe një popull i vogël mund t’u mbijetojë perandorive, nëse ruan shpirtin, gjuhën dhe vetëdijen kombëtare.

Më 12 maj 2026

Dardha nën dardhë bie

0

Eshref Ymeri

Kush është Skënder Kapiti

(Nacionalizmi, si ideologji,  i ka rrënjët në edukatën familjare)

Sot, në Shqipërinë Londineze, në mjetet e informimit masiv, në tekstet shkollore dhe universitare, nuk haset kund termi nacionalizëm. Jo vetëm kaq, por edhe kur përmendet, ky term shoqërohet me një mbiemër shpotitës: nacionalizëm folklorik. Por njëherë e një kohë, kur komunistët nuk kishin dalë në skenën e historisë shqiptare, ky term ishte mjaft i respektuar. Madje për lartësimin e kuptimit të këtij termi, ishin të interesuara drejtpërsëdrejti strukturat më të larta të shtetit shqiptar, deri te vetë Mbreti Ahmet Zogu. Dhe një interesim i tillë nuk ishte i rastësishëm. Sepse nacionalizmi, në thelb, përfaqëson në vetvete një ideologji dhe një orientim të politikës, që ka si parim themelor tezën për vlerën e kombit, si formën më të lartë (më supreme) të unitetit shoqëror në procesin e shtetformimit. Nacionalizmi, si një lëvizje politike, ka si pikësynim mbrojtjen e interesave të bashkësisë kombëtare në raport me pushtetin shtetëror. Në themelin e vet, nacionalizmi predikon besnikërinë ndaj kombit, pavarësinë politike dhe punën në të mirë të popullit, ngritjen kulturore dhe shpirtërore të tij, forcimin e vetëdijes kombëtare për mbrojtjen e kushteve të jetesës së kombit, të territorit ku ai banon, të resurseve ekonomike dhe të vlerave shpirtërore. Ai mbështetet mbi ndjenjën kombëtare, e cila do të thotë atdhetari. Si ideologji, nacionalizmi ka për qëllim të bashkojë shtresat e ndryshme të shoqërisë, pavarësisht se ato mund të kenë edhe mospërputhje interesash.

Në veprën e një historiani të njohur, thuhet :

“Mbreti Zog kishte merak të madh edukimin e fëmijëve të shkollave me ndjenja patriotike e nacionaliste. Më 1927 Ministria e Arsimit shpalli konkurs kombëtar për tekstin më të mirë për “Patriotizëm e nacionalizëm”, konkursin e fitoi Kristo Floqi, një intelektual mjaft i njohur i kohës, dhe me leje nr. 1290, datë 24. XI. 1927, botohej teksti i tij “Patriotizëm dhe nacionalizëm”, i detyruar “Për shkollat publike e private të shtetit. Tiranë 1928”, shkruhet në faqen e parë të tekstit. Është tekst shumë i mirë që edhe sot nga të rritur e të rinj do të lexohej me kënaqësi” (Citohet sipas: Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese UEGEN. Tiranë, 2013, f. 206).

Në vazhdim, Dr. Vasfi Baruti, nga libri në fjalë, ka shkëputur një fragment mjaft domethënës:

“… Po cili është atdheu juaj? Atdheu juaj s’është kodra ose fusha e katundit tuaj, xhamia ose kisha e fshatit tuaj, minaretë ose kambanoret kryepërpjeta, oxhakët e shtëpive ose kasollet tuaja. Atdheu juaj është Shkodra për Korçarin, Korça për Kosovarin, Kosova për Kolonjarin, Kolonja për Hotasin e Grudasin, Hoti e Gruda për Devollasin, Devolli për Bregdetasin dhe Çamin dhe Çamëria e Himara për Dibranin e Lumjanin. Atdheu juaj është gjithë Shqipëria ku flitet, si thamë, gjuha e lehtë zanore shqipe dhe ku jetojnë shqiptarë, është gjaku jonë, ai gjak i vlertë që kanë derdhur gjyshstërgjyshët tanë mbi altarin e Atdheut për shpëtimin e tij, është bashkimi jonë dhe ndjenja e dëshira për një rrojtje të lirë e të panjollë; është Qielli i bukur e i kaltër që mbulon Shqipërinë; është Dielli i flakët dhe i ëmbël që ndriton Shqipërinë; është deti i blertë me tallazet e valët e tij që përlak zallet e Shqipërisë; janë fushat e malet e kodrat e bregoret e pllajat e lumenjtë e kulluar të Shqipërisë. Atdheu është kombi jonë, të cilin kemi detyrë ta duam e ta ndërtojmë e ta mbrojmë me mish e me shpirt kundër çdo mësyesi e invadori e të mos lëmë kurrë asnjë pëllëmbë dheu të shkelet prej thundrës së një të huaji. Ky duhet të jetë programi e ideali juaj, o djelmosha!…” (po aty).

Shovinizmi europian, nën diktatin  e shovinizmit kriminal rus, në Kongresin e Berlinit të vitit 1978 dhe në Konferencën e ambasadorëve të vitit 1913 në Londër, na copëtoi trojet etnike për llogari të serbogrekëve, armiqve tanë shekullorë. Prandaj edhe tani, pas 113 vjetësh, trojet tona etnike, si të asnjë kombi tjetër në mbarë rruzullin tokësor, vazhdojnë të mbeten të copëtuara në 6 shtete.

Në këto kushte, ideologjia nacionaliste duhej të shërbente si yll karvani për orientimin e krerëve politikë drejt një objektivi të përbashkët: ribashkimit të trojeve tona etnike, në një shtet të unifikuar, me një stemë dhe një flamur kombëtar.

Është shkruar e ç’nuk është shkruar për themelimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Por sipas burimeve arkivore partiake, me të cilat dr. Vasfi Baruti është njohur nga afër, rezulton një e vërtetë tragjike. Në mbledhjen themeluese të  8 nëntorit 1941, qe aprovuar një Rezolutë, të cilën e patën përgatitur paraprakisht Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Pikërisht në atë rezolutë, “mbillet, që atë natë, fara e helmët e rrezikshmërisë që vjen nga nacionalizmi shqiptar për Shqipërinë natyrale dhe Rezoluta publikohet për herë të parë po nga Hoxha në shkrimin e tij kushtuar Titos në revistën Shqipëri-Jugosllavi (nëntor 1947)” (po aty, f. 229).

Të vërtetën tragjike për rrezikshmërinë që vjen nga nacionalizmi shqiptar, e pranon edhe biografi i Titos V. Dedijer, në librin me titull “Marrëdhëniet Jugosllavi-Shqipëri”, 1949, f. 25 (po aty, f. 255).

Dhe dr. Vasfi Baruti vjen në një përfundim logjik:

        “Fara e helmët e kundërnacionalizmit që u hodh në mbledhjen themeluese të Partisë, prodhoi fryte të helmëta për “dekorimin” me plumb pas shpine të qindra nacionalistëve gjatë luftës e pas lufte, me “rrezikun” e nacionalizmit u përgatit dhe strategjia për qëndrimin antikombëtar ndaj Kosovës, në interes të politikës kolonialiste të Titos” (po aty, f. 256).

Pra, Partia Komuniste e Shqipërisë, e themeluar nga emisarët e Titos – Popoviçi dhe Mugosha -, s’ishte gjë tjetër, veçse një agjenturë në shërbim të Jugosllavisë titiste. Shovinizmi serbosllav, ashtu si edhe Titoja, përgatiti dhe zbatoi në Dardani të njëjtin skenar për krijimin e së njëjtës agjenturë, me në krye Hashim Thaçin, agjentin e rekrutuar nga shërbimi sekret francez për llogari të Serbisë fashiste. Rrjedha e ngjarjeve vërtetoi në praktikë se të dy skenarët, e përgatitur nga Beogradi, funksionuan si jo më mirë gjatë dhe pas luftës për vrasjen e nacionalistëve në Shqipëri, si edhe gjatë dhe pas luftës, po për vrasjen e nacionalistëve në Dardani.

Në këto kushte, duhej të kishte qenë e domosdoshme lindja e ideologjisë nacionaliste në të dy shtetet shqiptare, duke e vlerësuar si një domosdoshmëri historike në Shqipëri pas shembjes së sistemit komunist dhe pas shpalljes së pavarësisë së Dardanisë më 17 shkurt 2008. Në Republikën e Dardanisë, pas largimit nga pushteti të bandës tradhtare të Hashim Thaçit, në skenën politike dolën dy personalitete me formim të shkëlqyer nacionalist – Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, çka është një ogur i mirë për mbarë kombin shqiptar. Megjithatë, për fatkeqësinë tonë kombëtare, opozita në Republikën e Dardanisë, si besnike e tradhtisë thaçiste, vazhdon të luajë rolin e agjenturës së Serbisë fashiste. Ndërkohë, në Tiranë, partia në pushtet, ka qenë dhe vazhdon të mbetet trashëgimtare e tradhtisë së argatit të Beogradit Enver Hoxha, çka mishërohet më së miri në figurën kryeministrit Rama, si tradhtar i Republikës së Dardanisë dhe argat i Serbisë fashiste.

Në këto kushte, roli i intelektualëve, te edukuar në frymën e nacionalizmit, është i një rëndësie të jashtëzakonshme për mbarë kombin  shqiptar.

Një personalitet i tillë, i mirënjohur në fushën e ideologjisë nacionaliste, është intelektuali shumë i respektuar dardan, Skënder Kapiti. U bënë vite të tëra që ky intelektual me brymosje nacionaliste shembullore, vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të kombit shqiptar nga shovinizmi serbogrek dhe nga zuzarët politikë të të gjitha ngjyrave. Nuk ishte aspak rastësi dalja në mbrojtjen dhe propagandimin e ideologjisë nacionaliste ng ana e këtij intelektuali të shquar. Është pikërisht ky intelektual me vetëdije të lartë kombëtare, me një arsimim dhe kulturë të gjerë në fushën e jurisprudencës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili është bërë flamurtar i nacionalizmit shqiptar. Sepse, siç pati thënë dikur intelektuali i ndjerë, diplomati Abdi Baleta, “vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar”.

        Atdhetari model Skënder Kapiti dha një kontribut të madh në Durrës, ku lokali i Kapitëve pati shërbyer si një nyjë lidhëse mes Diasporës dardane dhe Dardanisë gjatë luftës. Në atë lokal u pritën nga Diaspora dhe u përcollën drejt kufirit qindra e qindra trima dardanë, për të shtuar radhët e UÇK-së në luftë kundër ushtrisë fashiste serbe. Vetë Skënder Kapiti u rreshtua në radhët e asaj ushtrie dhe sot gëzon statusin e veteranit të nderuar të saj.

Si autor i disa librave, me tema të mprehta atdhetarizmi, Skënder Kapiti ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të shquar me publicistikën e tij nacionaliste. Analizat e tij, të botuara në qindra e qindra artikuj në faqet e internetit, kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë si një “universitet” i edukimit nacionalist.

Personaliteti i këtij intelektuali ka ardhur dhe është ngritur mbi një truall tejet të shëndoshë për edukimin dhe formimin e tij nacionalist. Ai ka lindur, është rritur dhe është edukuar në një familje me tradita të shkëlqyera atdhetarizmi. Prindërit e tij patën  lindur dhe e patën kaluar rininë në Dardani, por kur atje qe vendosur diktatura e egër titisto-rankoviçiane, ata  u larguan  nga vendlindja dhe erdhën në Durrës, ku Skënderi pati lindur në vitin 1959. Pikërisht Babai i tij i nderuar, patrioti i njohur Sadri Kapiti, ishte ai që i pati futur në gjak të birit që në fëmijëri frymën nacionaliste, dashurinë për Dardaninë, frymën e atdhetarizmit, çka pati ndikuar drejtpërsëdrejti për rrënjosjen e ndjenjave nacionaliste në vetëdijen e këtij publicisti me emër në mbarë trojet shqiptare. Pikërisht në saje të asaj edukate të mrekullueshme, kombi shqiptar ka sot një intelektual kaq të formuar, kaq të përgatitur dhe kaq të vendosur në mbrojtje të Çështjes Kombëtare Shqiptare, ende të pazgjidhur në Gadishullin Ilirik.

Domosdo, dardha nën dardhë bie. Është pikërisht Skënder Kapiti ai, i cili është radhitur fuqimisht në mbrojtje dhe në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti, si figura më emblematike në radhët e politikanëve shqiptarë. Artikujt analitikë të Skënder Kapitit shërbejnë si thirrje për mbarë kombin shqiptarë për t’u rreshtuar vendosmërisht rreth Albin Kurtit, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosja,  formacion politik ky në mbrojtje të nacionalzmit shqiptar.

Nuk është rastësi që Dardania, tradicionalisht, ka pasë shërbyer si “Tanku i kreut” në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, prandaj edhe nga ai truall kanë dalë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe intelektuali Skënder Kapiti, që të tre të formatit nacionalist.

Para më shumë se pesë vjetësh, kam theksuar në internet:

“Do të ishte një mrekulli e vërtetë që intelektuali i shquar nacionalist Skënder Kapiti të gëzonte mandatin e deputetit dhe të ndodhej në Kuvendin e Ri të Kosovës pranë Albinit dhe Vjosës”.

        Le të shpresojmë që intelektualin nacionalist Skënder Kapiti ta shikojmë një ditë deputet në Kuvendin e Dardanisë.

Kaliforni, 13 maj 2026

Skandale të panevojshme

0

Arif Ejupi, Gjenevë

Rasti i dhunës i raportuar mbrëmë në komunën e Skenderajt është një tjetër sinjal shqetësues për nivelin e kulturës politike dhe demokratike në shoqërinë tonë. Ngjarje të tilla nuk duhet të trajtohen si incidente të zakonshme apo si pasojë e emocioneve momentale, por si tregues të një klime të rrezikshme intolerance që, fatkeqësisht, po vazhdon të ushqehet nga vetë diskursi politik.

Në një sistem pluralist, mendimi ndryshe nuk është kërcënim, por vlerë themelore e demokracisë. Pikërisht aftësia për të pranuar kundërshtarin politik dhe për të respektuar të drejtën e secilit për të menduar ndryshe e dallon një shoqëri demokratike nga një shoqëri e dominuar nga frika, presioni dhe mentaliteti autoritar.

Ata që dikur luftuan për lirinë dhe çlirimin e Kosovës kanë përgjegjësi edhe më të madhe morale e historike për të dhënë shembull tolerance, qytetarie dhe maturie politike.

Nëse lufta është bërë për lirinë e të gjithëve, atëherë kjo liri duhet të vlejë njësoj për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike apo ideologjike.

Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe askush nuk ka të drejtë ta trajtojë atë si pronë personale apo partiake. Mentaliteti i përjashtimit dhe arroganca politike janë në kundërshtim të plotë me frymën demokratike mbi të cilën duhet të ndërtohet shteti.

Veçanërisht shqetësues mbetet fakti kur liderë politikë apo përfaqësues institucionalë dalin publikisht dhe relativizojnë ose justifikojnë dhunën. Në atë moment nuk kemi më të bëjmë me konkurrencë demokratike, por me legjitimim të mosdurimit dhe të logjikës së forcës.

Deklaratat e pamatura dhe reagimet emocionale jo vetëm që dëmtojnë klimën politike, por njollosin edhe vetë kontributin e atyre që në periudhat më të vështira u vunë në mbrojtje të Kosovës.

Po aq problematike është edhe ndërhyrja në punën e organeve të rendit dhe sigurisë. Në çdo shtet demokratik, policia dhe institucionet e sigurisë kanë për detyrë ruajtjen e rendit publik dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Kjo është praktikë universale. Edhe në vendet me traditë të gjatë demokratike, si Zvicra, askush nuk e vë në dyshim të drejtën dhe detyrën e policisë për të patrulluar dhe për të garantuar rendin në qytet apo në fshat.

E kaluara jonë politike ka lënë plagë të thella. Shoqëria kosovare ka përjetuar edhe raste tragjike ku, gjatë fushatave zgjedhore, janë vrarë pjesëtarë të partive kundërshtare si pasojë e urrejtjes politike dhe e përpjekjeve për ta deformuar vullnetin qytetar.

Pikërisht për këtë arsye, çdo tolerim i gjuhës së urrejtjes apo i dhunës duhet të konsiderohet alarm serioz për demokracinë.

Fatkeqësisht, dhuna verbale dhe mosdurimi politik shpesh ushqehen nga vetë liderët partiakë. Në publik ata paraqiten si kundërshtarë të ashpër, ndërsa prapa skenës bashkohen rreth interesave personale, ekonomike apo klanore. Në këtë realitet të deformuar, humbësi më i madh mbetet qytetari i zakonshëm, i cili, i nxitur nga retorika përçarëse, shkon deri te konfliktet personale me militantët e partive rivale.

Përkundër deklarimeve për maturi dhe standarde demokratike, shumë prej fushatave zgjedhore në Kosovë dhe Shqipëri vazhdojnë të dominohen nga skandalet, polarizimi dhe propaganda agresive.

Demokracia nuk ndërtohet mbi frikën, manipulimin dhe mobilizimin militant, por mbi besimin qytetar dhe integritetin moral të përfaqësuesve politikë.

Një fenomen tjetër shqetësues mbetet lëvizja e shpeshtë e individëve nga një parti në tjetrën, shpesh jo për shkak të bindjeve politike, por për interesa personale dhe klanore. Kjo krijon mosbesim te qytetarët dhe e zbeh seriozitetin e vetë sistemit politik.

Edhe një pjesë e mediave, në vend që të kontribuojnë në qartësimin e opinionit publik me profesionalizëm dhe paanshmëri, shpesh bien pre e sensacionalizmit, anshmërisë politike dhe gjykimeve të parakohshme, duke marrë rolin e institucioneve të drejtësisë.

Dhuna, intoleranca dhe sidomos justifikimi publik i tyre janë rrugë e rrezikshme që mund ta çojnë një shoqëri drejt destabilizimit institucional dhe anarkisë. Demokracia nuk mbrohet me forcë, por me kulturë politike, me institucione të pavarura dhe me respekt të ndërsjellë.

Fushatë e nxehtë në pranverën e acartë!

0

Florim Zeqa

Ashtu siq janë bërë politikanët për popullin, ka ndryshuar edhe moti! Sa më shumë bien temperaturat atmosferike, aq më të nxehta po bëhen fushatat e liderëve partiakë! Akuza dhe kundërakuza të ndësjella, gjuhë rrugaçërie me fyerje dhe linçime mes kandidatëve potencial për kreun e institucioneve shtetërore!

Abuzim me qytetarët për llogari elektorale

Kjo klasë e pandërgjegjshme politike, paraprakisht po e elektrizojnë elektoratin, për t’iu kërkuar pastaj pa fije turpi besimin e tyre me premtime mashtruese dhe të parealizueshme, me gënjeshtra dhe manipulime të llojeve të ndryshme!

Nëse i referohemi maksimës popullore “dita shihet në mëngjes”, atëherë fushata e filluar keq nuk mund të ketë përfundim të mirë!

Elektrizimi i situatës nga krerët e partive politike për qëllim e ka zhvendosjen e vëmendjes së popullatës nga mungesa e programeve konkrete në incidente, të cilat do të ndikojnë në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor!

Nëse vazhdohet kështu, fillimi në kohë të rregullt i fushatës do të prodhojë situata të paparashikuara me gjuhë akoma më të ashpër dhe ofenduese, me veprime fizike që mund ta rrezikojnë tërë procesin zgjedhor!

Përderisa në të kaluarën e afërt, Kosova ishte shëmbull në rajon për rend demokratik dhe mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore, ku zgjedhjet ishin ne nivelin e lartë demokratik, krijimi i institucioneve arrihej më lehtë, zgjedhjet e 7 qershorit, të filluara mbrapsht dhe me incidente, me gjuhë përçarëse dhe linçuese, ekziston rreziku i përshkallzimit të incideneteve gjatë fushatës 10 ditore të partive politike si produkt i gjuhës së urrejtjes përgjatë këtyre ditëve të parafushatës zgjedhore!

Manipulimi i elektoratit të partive e ka arritur kulminacionin! Nuk ka ku shkon më keq se kaq, kur militantët partiak dalin haptas me thirrjet “Partia mbi të gjitha”, duke harruar qëllimshëm se shteti dhe kombi janë mbi të gjitha partitë dhe filozofitë politike!

Nëse vazhdohet kështu, gjuha e urrejtjes mund të kulmoj me shpërthim të pakontrolluar në mes elektoratit të partive politike deri në vëllavrasje për pak pushtet në gjysëm shtet!

Pushteti po ua çierrë maskat dhe po ua nxjerrë të palarat në shesh politikanëve të papërgjegjshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve. Politikanët karrierist nga lakmia për pushtet dhe pasurim të shpejtë po e humbin logjikën e veprimit deri në nivelin e rrezikimit të ekzistencës së shtetit nesër!

Kthimi në shtëpi: si po mbyllet plaga politike e vitit 2020 mes Vjosa Osmanit dhe LDK-së

0

Nga Isuf Bajraktari

Nga ndarja politike te rikompozimi i qendrës rugoviane — një rikthim që synon unitet, përgjegjësi institucionale dhe vizion shtetformues për Kosovën

Rikthimi i Vjosa Osmanit në një bashkëpunim politik me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk duhet parë thjesht si një zhvillim elektoral apo si kthim individual në politikë. Në thelb, ai përfaqëson pranimin e heshtur, por tashmë të qartë, se ndarja e vitit 2020 prodhoi pasoja politike, institucionale dhe elektorale për të dyja palët.

Koha, në politikë, është interpretuesja më e saktë e vendimeve të mëdha. Dhe sot, vetë dinamika politike po e artikulon atë që dikur askush nuk e thoshte hapur: ndarja kishte kosto, ndërsa rikthimi po perceptohet si kthim në një shtëpi politike e ideologjike që historikisht i ka dhënë identitet qendrës së djathtë rugoviane në Kosovë.

Për Vjosa Osmanin, largimi nga LDK-ja krijoi një kapital të fuqishëm moral dhe elektoral në një periudhë të pakënaqësisë së madhe qytetare ndaj elitave tradicionale politike. Megjithatë, me kalimin e kohës, u bë e qartë se Lista Guxo nuk arriti të ndërtohej si strukturë autonome dhe e konsoliduar politike jashtë bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Pas zgjedhjes së Osmanit Presidente dhe tërheqjes së saj nga drejtimi aktiv partiak, Lista Guxo mbeti pa orientimin politik, organizativ dhe diplomatik që kërkon ndërtimi i një subjekti serioz shtetformues. Sot, më shumë sesa forcë politike me identitet të qartë, ajo perceptohet si një strukturë pa energjinë dhe peshën që dikur premtonte vetë emri “Guxo”.

Në anën tjetër, edhe LDK-ja pagoi çmimin e ndarjes. Humbja e figurës më të votuar dhe më popullore të asaj kohe krijoi boshllëk identitar, emocional dhe elektoral, të cilin partia ende po përpiqet ta rikuperojë. Pikërisht për këtë arsye, ky zhvillim duhet parë jo si kompromis emocional, por si një rikalkulim racional shtetëror dhe politik, ku të dyja palët kanë kuptuar se të ndara e kishin të vështirë ta arrinin potencialin që dikur e prodhuan bashkë.

Deklarimi i Lumir Abdixhikut për “unanimitet të plotë” duhet kuptuar si mesazh i disiplinës institucionale dhe i ruajtjes së unitetit politik në një moment të rëndësishëm për partinë. Në realitetin politik shqiptar, unanimiteti formal nuk nënkupton domosdoshmërisht mungesë rezervash apo pakënaqësish të brendshme. Është krejtësisht normale që brenda një partie demokratike të ekzistojnë mendime të ndryshme, debate dhe shqetësime lidhur me rikthimin e një figure që u largua pas përplasjeve të ashpra politike të vitit 2020, si dhe për balancat e reja që krijohen nga përfshirja e emrave të propozuar nga Osmani.

Por pikërisht këtu qëndron dallimi mes kulturës demokratike dhe uniformitetit artificial politik. Aty ku ka demokraci të brendshme, tolerancë dhe pluralizëm mendimi, debatet interpretohen si krizë. Ndërsa aty ku ekziston vetëm heshtja dhe aprovimi mekanik, shpërthimi vjen vonë dhe zakonisht me pasoja fatale për vetë subjektin politik. LDK-ja historikisht ka qenë shtëpi e debatit demokratik, dhe kjo është një nga arsyet pse ka mbijetuar si projekt politik shtetformues ndër dekada.

Në këtë kontekst, qasja e Abdixhikut duket se është ndërtuar mbi logjikën e përgjegjësisë shtetërore dhe jo të rehatisë partiake: më mirë një kompromis strategjik që zgjeron potencialin elektoral dhe rikthen energjinë qytetare, sesa një fragmentim që e lë qendrën politike të pafuqishme përballë sfidave të Kosovës.

Prandaj, kjo nuk duhet parë thjesht si një aleancë klasike politike. Për shumë votues të djathtë dhe rugovianë, ky zhvillim perceptohet si rikthim në trungun politik ku kanë lindur bashkë vizioni institucional dhe filozofia shtetformuese e qendrës së djathtë shqiptare. Ideologjia rugoviane nuk është krijuar sot dhe as nuk është improvizim elektoral; ajo është ndërtuar ndër dekada si filozofi politike pro-perëndimore, shtetformuese dhe kombëtare.

Formula “Vjosa Osmani Presidente – Lumir Abdixhiku Kryeministër” ka peshë të fortë simbolike dhe emocionale për elektoratin tradicional të LDK-së, sepse rikthen kujtesën politike të vitit 2019 — një moment kur partia kishte energji, besim dhe momentum qytetar. Por politika afatgjatë nuk ndërtohet vetëm mbi simbolikë. Një projekt serioz shtetëror kërkon qartësi programore, vizion ekonomik, forcim institucional dhe definim të qartë të raportit me të gjitha subjektet politike në vend.

Megjithatë, duhet theksuar se LDK-ja mbetet ndër subjektet e rralla politike në Kosovë që ka ruajtur vazhdimësi programore në zhvillimin ekonomik, orientimin euro-atlantik dhe ndërtimin institucional të shtetit. Formula politike mund të ndryshojë nga një palë zgjedhje në tjetrën, por boshti ideologjik dhe shtetëror i saj ka mbetur i njëjtë.

Në fund, ky zhvillim është shumë më tepër sesa rikthim personash apo kombinim emrash elektoralë. Është një test politik dhe historik për elitën politike shqiptare në Kosovë: nëse është e aftë të mësojë nga përçarjet, të pranojë gabimet, të rindërtojë besimin dhe të vendosë interesin shtetëror mbi kalkulimet afatshkurtra politike.

Politika nuk matet vetëm me ndarje, por edhe me aftësinë për t’u rikthyer, për të shëruar plagët politike dhe për të ndërtuar kapituj të rinj në funksion të shtetit dhe qytetarëve.

Nëse kjo frymë arrin të ndërtohet mbi vizion, përgjegjësi institucionale dhe unitet politik, atëherë ky mund të jetë një nga momentet më të rëndësishme të rikompozimit të qendrës politike në Kosovën moderne.

Inteligjenca artificiale tejkalon mjekët në testin e diagnozave të urgjencës

0

Foto nga Pixabay.

/ Document.no

Një studim i rrallë nga Harvard ka treguar se sistemet e inteligjencës artificiale (IA) performuan më mirë se mjekët njerëzorë në triage mjekësore akute nën presion të lartë, dhe dhanë diagnoza më të sakta në momentet potencialisht jetësore kur pacientët sapo shkojnë në spital. Kështu raporton The Guardian.

Rezultatet u përshkruan nga ekspertë të pavarur si “një hap i vërtetë përpara” në arsyetimin klinik të sistemeve të IA, dhe erdhën si pjesë e një eksperimentimi ku përgjigjet e qindra mjekëve u krahasuan me një IA.

Autorët thanë se rezultatet, të publikuara në revistën Science, treguan se modelet e mëdha gjuhësore (large language model, LLM) “kanë tejkaluar shumicën e vlerave referencë për arsyetimin klinik”.

Një eksperiment u fokusua në 76 pacientë që mbërritën në urgjencën e një spitali në Boston. Një inteligjencë artificiale dhe disa mjekë njerëzorë merrnin secili të njëjtën dosje standarde elektronike të pacientit për t’u lexuar – e cila zakonisht përfshinte të dhëna për shenjat vitale, informacione demografike dhe disa fjali nga një infermiere mbi arsyen pse pacienti ishte aty. Inteligjenca artificiale identifikoi diagnozën e saktë ose shumë afër saktësisë në 67% të rasteve, duke tejkaluar kështu mjekët njerëzorë, të cilët kishin të drejtë vetëm 50–55% të rasteve.

U zbulua se avantazhi i inteligjencës artificiale ishte veçanërisht i theksuar në situata triage që kërkonin vendime të shpejta me informacion minimal. Saktësia e diagnozës së inteligjencës artificiale – modeli i rezonimit o1 i OpenAI – u rrit në 82% kur ishin të disponueshme më shumë detaje, krahasuar me 70–79% saktësi të arritur nga ekspertët njerëzorë, edhe pse kjo dallim nuk ishte statistikorisht i rëndësishëm.

Ajo tejkaloi gjithashtu një grup më të madh mjekësh njerëzorë kur u kërkua të përgatitte plane afatgjata trajtimi, për shembull të përshkruajë trajtimin me antibiotikë ose të planifikojë proceset e përfundimit të jetës. KI-ja dhe 46 mjekë u kërkuan të shqyrtojnë pesë studime klinike rastesh, dhe kompjuteri krijoi plane dukshëm më të mira, me një rezultat prej 89%, krahasuar me 34% për njerëzit që përdornin burime konvencionale, si motorët e kërkimit.

Por nuk ka mbaruar për mjekët e urgjencës ende, thanë studiuesit. Studimi testoi vetëm njerëzit kundrejt KI-së duke parë të dhënat e pacientit që mund të komunikohen përmes tekstin. Interpretimi i sinjaleve nga KI-ja, si gradën e nevojës së pacientit dhe pamjen e tyre vizuale, nuk u testua. Kjo do të thotë që inteligjenca artificiale funksionoi më shumë si një klinik që jepte një vlerësim tjetër bazuar në punën administrative.

«Nuk mendoj se zbulimet tona nënkuptojnë që AI do të zëvendësojë mjekët», tha Arjun Manrai, një nga autorët kryesorë të studimit që udhëheq një laborator AI në Shkollën Mjekësore Harvard. «Mendoj se kjo nënkupton se jemi dëshmitarë të një ndryshimi me të vërtetë thelbësor në teknologji që do të transformojë mjekësinë».

Dr. Adam Rodman, një tjetër autore kryesor dhe mjek në Qendrën Mjekësore Beth Israel Deaconess në Boston, ku u zhvillua studimi, tha se inteligjenca artificiale me modele të mëdha gjuhësore (LLM) ishte ndër “teknologjitë më ndikimprurëse në disa dekada”.

Gjatë dekadës së ardhshme, tha ai, IA nuk do të zëvendësojë mjekët, por do të bëhet pjesë e një “modeli të ri triadik të kujdesit … mjeku, pacienti dhe një sistem inteligjence artificiale”.

Në një rast në studimin e Harvardit, një pacient kishte mpiksje gjaku në mushkëri dhe simptoma më të këqija. Mjekët njerëzorë menduan se antikoagulantët nuk po funksiononin, por IA vuri re diçka që njerëzit nuk e panë: historia e pacientit me lupuse tregonte se kjo mund të ishte shkaku i inflamacionit në mushkëri. IA kishte të drejtë.

Gati një në pesë mjekë amerikanë tashmë përdorin IA si ndihmë për diagnostikimin, sipas kërkimit të publikuar muajin e kaluar. Në Mbretërinë e Bashkuar, 16% e mjekëve përdorin teknologjinë çdo ditë, dhe një tjetër 15% çdo javë, me “vendimmarrjen klinike” si një nga përdorimet më të zakonshme, sipas një studimi të fundit nga Royal College of Physicians.

Dëshirat më të mëdha të mjekëve britanikë ishin gabimet e IA dhe rreziku i përgjegjësisë. Po investohen miliarda në biznese shëndetësore me IA, por ende ka pyetje rreth pasojave të gabimeve të IA.

“Aktualisht nuk ekziston një kuadër formal përgjegjësie”, tha Rodman, i cili gjithashtu theksoi se pacientët në fund të fundit “duan që njerëzit t’i udhëzojnë ata përmes vendimeve jetësore ose fatale [dhe] përmes vendimeve të vështira për trajtim”.

Prof. Ewen Harrison, drejtor i përbashkët në Qendrën për Informatikë Mjekësore të Universitetit të Edinburgh, tha se studimi ishte i rëndësishëm dhe tregonte që «këto sisteme nuk përbëhen më vetëm nga provime mjekësore apo zgjidhja e rasteve të testimit artificial. Ato po fillojnë të duket si mjete të dobishme për të marrë një vlerësim tjetër për klinicistët, veçanërisht kur është e rëndësishme të vlerësohet një gamë më e gjerë e diagnozave të mundshme dhe të shmanget neglizhimi i diçkaje të rëndësishme».

Dr. Wei Xing, lektor në Fakultetin e Shkencave Matematike dhe Fizike në Universitetin e Sheffield, tha se disa nga gjetjet e tjera sugjerojnë që doktorët mund të ndikohen pavetëdijshëm nga përgjigjia e Inteligjencës Artificiale në vend që të mendojnë në mënyrë të pavarur.

«Kjo tendencë mund të bëhet më e përhapur ndërsa Inteligjenca Artificiale përdoret më rregullisht në mjediset klinike», tha ai. Ai gjithashtu vuri në dukje mungesën e informacionit mbi cilët pacientë Inteligjenca Artificiale ishte më keq në diagnostikim, dhe nëse kishte vështirësi më të mëdha me pacientët e moshuar ose pacientët që nuk flasin anglisht.

Kunstig intelligens overgår leger i test av akuttdiagnoser

Për ngjashmëritë në mes të “klosharëve” amerikanë dhe atyre të Parisit

0
Klosharet “clochard”, amerikane dhe ata te Parisit kane shume ngjashmeri, ata flejne kudo, shkurreve nen ura, ne vendet afer kapriatave ngjitur me gypat e avullit, ka nder ta gra e burra, ngjane nder ta te kene qene dikur te pasur, apo te kene diplomuar ne njeren nga Univerzitetet amerikane, i shoh rruges me tabela perpara, as nuk bezajne, ndonjeri kerkon pune per ushqim, ka nder ta qe kam njohur qe flejne ne vetura te vjetra qe i kane edhe banese, ata levizin nuk rrin ne nje vend… Mos u befasoni nese i shihni afer shtepise se bardhe, apo objekteve te rendesishme te vendit, shume nga ta te trajnuar qe veshtrojne levizjet e njerezve te dyshimte, ata i sheh edhe ne biblioteke, lexojne shtypin, libra, pra jetojne jeten e tyre te vecante nga te tjeret.
Edhe keta jane njerez si te gjithe te tjeret, por keta jane njerez qe nuk ankohen, as kur bie apo hipe valuta, as kur bien tregjet e punes, as kur vendin e kap recesioni, keta e kane jeten e pa ndryshuar, disa kane dashur ta perjetojne kete jete, te tjeret kane humbur pasurine ne bixhoz, ka qe kane qene te implikuar ne narkomani, disa kane lindur dhe rritur pa perkujdesjen e prinderve… dhe shume nga ne do t’ishim keshtu po t’mos ndodhte intervenimi amerikane, dhe fale atyre ndryshimeve cfaredo qofshin ato, une kam respekt per keta njerez, sepse i tille isha edhe vete, spastrimi etnik dhe jeta disa diteshe ne kufi, nene qiellin e hapur me hapi mendjen, se pasuria fitohet dhe humbet, por jeta e njeriut ka shume me shume vlere se cdo gje, te jem “clochard” e kam perjetuar, si se kam perjetuar…dhe asgje nuk me befason, edhe kur kam edhe te mos kam, liria dhe qielli i hapur eshte shume me shume se jeta ne burg kolektiv dhe ne nje kamp perqendrimi kolektiv, ne te cilin jetuam te gjithe pa perjashtim gjate atyre neteve dhe diteve te ankthit, nen rexhimin e satrapit Millosheviq, duhet te gezohemi qe jemi gjalle, te tjerat do te vijne dalengadale, dashuria dhe solidariteti jane virtytet me te larta te njeriut…

Cili “aleat” na mbeti besnik nga paslufta…?

0

Vija kufitare e Çakorrit që ishte me Malin e Zi, para se Ramush Haradinaj ta falte tokën e Rugovës…?!

Afrim Caka, Gjakovë

QYSH PASË LUFTËS, MJERIMI DHE TRADHËTIA KANË QENË SHOQËRUESIT E PËRHERSHËM I POPULLIT TONË DHE SHKATËRRIMI ËSHTË I VETMI ALEAT QË NA KA MBETUR BESNIK
“Ato ditë Dardania i ngjante një shteti të vdekur!”.
Cilat do të kenë qenë aspiratat e partive drenicake, ato nuk dispononin asnjë forcë për të luftuar për to, të paktën në parlamentë. Politikanët dinak dolën “fitimtar” në shumë raste dhe me anë të aftësive së bindjeve arritën ta bënin të përhershme këtë gjendje fatkeqe të politikës, dhe në të njëjtën kohë të thellonin edhe më shumë rrënjët e saj. Shumë deputet shqiptar të paditur bënë marrëzinë e radhës – pas Debëlldes e Çakorrit të këshilluar nga Hashim Thaçi, Murat Meha, Kadri Veseli, Enver Hoxha, Skënder Hyseni e Isa Mustafa pa pasur idenë më të vogël se ata në fakt po e dorzonin veten dhe tokat shqiptare Malit të Zi. O Zot! Për ta bërë këtë masakër të menjëhershme dhe ma të bujshme deri me hedhjen e një valle kollo, një lloj valle cërnagorçe me përqafime dhe ulërima. Ç’njerëz, ç’komb, ç’dreq janë, vallë, këta? Thashë “shqiptarë?!”. Jo, gabim. Gjithçka tjetër, por shqiptar jo.
Ky është i përdhjeri i përzgjedhuri, i yni president i Dardanisë së mjerë. President i odave! Dardania vendi më i varfër i Europës, vendi më i izoluar i botës, dilte si shteti me udhëheqësin më “gjenial Hashim Thaçin” që duhet të udhëhiqte tërë shqiptarët me idetë e tij. Krahas kësaj dhune politike, partia e tij ndërtoi shtetin më absurd, më iracional dhe më korruptiv që mund të ketë ekzistuar në historinë e shqiptarëve.
Ҫfarë ka ndodhur me hundën e Hashimit dhe turqëve të tij në Dardani? Diçka e bllokon hundën e tij. Për shkak të kësaj hunde, çdo që hyn brenda tij, fillimisht kalon nëpër këtë hundë. Dhe kjo shqisë e nuhatjes shkatërron, shtrembëron, manipulon, jep ngjyrën e saj, projekton, shpik dhe realiteti i tij bëhet krejtësisht i mjegullt dhe nuk lë gjurmë si gjarpëri (nëpërka helmuese).
Shqiptari ka humbur shumë organe të shqisave – bie fjala, nuhatjen në politikë. Hashimi pothuajse e ka hyumbur shqisën e nuhatjes. Presidenti e ka prishur ndjenjën e aromës. Ne dëgjojmë çdo ditë fjalët e tij; ne nuk e vështrojmë atë në fytyrë sepse fjalët dhe fytyra e tij janë në kundërshtim me njëra – tjetrën. I përdhjeri ynë thotë një gjë dhe tregon tjetër gjë. Dalgadalë ne e kemi humbur fare aftësinë për ta parë fytyrën, sytë, gjestet e tija të vërteta. Ne dëgjojmë vetëm fjalët e jo veprimet e tij.
Dardania vendi më i varfër i Europës, vendi më i izoluar i botës, dilte si shteti me udhëheqësin më “gjenial Hashim Thaçin” që duhet të udhëhiqte tërë shqiptarët me idetë e tij. Krahas kësaj dhune politike, Partia e tij ndërtoi shtetin më “absurd”, më iracional dhe më korruptiv që mund të ketë ekzistuar në historinë e shqiptarëve. Historia e këtij presidenti ka ecur gjithmonë paralelisht me sulltan Erdoganin dhe me historinë turke.
Cilat do të kenë qenë aspiratat e partive drenicake, ato nuk dispononin asnjë forcë për të luftuar për to, të paktën në parlamentë. Politikanët dinak dolën “fitimtar” në shumë raste dhe me anë të aftësive së bindjeve arritën ta bënin të përhershme këtë gjendje fatkeqe të politikës, dhe në të njëjtën kohë të thellonin edhe më shumë rrënjët e saj. Pyeta vetën nëse ndoshta sytë e deputetëve të vdekur ishin një referim për të gjithë trupat e deputetëve të kalbur të shpërndarë nëpër parlamentë nga vdekja e zezë. Të paktën njolla e turpit do të ishte një shpjegim për maskën e mortajës së tyre…
Shumë deputet shqiptar të paditur bënë marrëzinë e këshilluar nga Hashimi, Murati, Kadriu, Hyseni Mustafa e Hoxhaj pa pasur idenë më të vogël se ata në fakt po e dorzonin veten dhe tokat shqiptare për ta kënaqur Malin e Zi!? Pesëshja famëkeqe është gati dhe po përpiqen që ta bëjnë Dardaninë tymë e flakë për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia…
Cilat do të kenë qenë aspiratat e partive drenicake, ato nuk dispononin asnjë forcë për të luftuar për to, të paktën në parlamentë. Politikanët dinak të prontos dolën “fitimtar” në shumë raste dhe me anë të aftësive së bindjeve arritën ta bënin të përhershme këtë gjendje fatkeqe të politikës, dhe në të njëjtën kohë të thellonin edhe më shumë rrënjët e saj. Lëvizja e prontos që luftoi sot flamurin kuq e zi shpalosi flamurin e tyre me simbolet afrikane të shtetit tonë të ri. Këta kanë mbrritur lavdin shumë shpejtë, por me turp do të jetojne gjatë.
Pasi kishin kapitulluar, në marsin e vitit 2018 u zbatua një politikë e cila, sipas të gjitha gjasave, kishte si qëllim që të na çonte dalëngadalë në nënshtrimin tonë të plotë si kombë. Shembuj të ngjashëm nga historia tregojnë se me shitje, coptime e krime politike kapitullojmë duke qënë shtrëngesa skajore për ta bërë një gjë të tillë, deputetët për rrjedhojë, parapalqejnë të pësojnë poshtërimet dhe nënshtrimet më të mëdha në vend që të përpiqen për ta ndryshuar fatin e tokave shqiptare duke iu drejtuar përseri përdorimit të votimit të tyre.
Nga pikpamja jo thjeshtë antikombëtare, kjo është e kuptueshme. Një pushtues mendjemprehtë do të ushtrojë pushtetin e tij mbi të pushtuarin, për aq sa është e mundur, vetëm faza faza. Në këtë mënyrë ai mund të shprësojë që një popull i cili ka humbur të gjithë forcën e karakterit – çka ka ndodhur gjithnjë me kombin tonë që i nënshtrohen vullnetarisht “kërcënimeve” të kundërshtarit e cila tingëlloi e përligjur në sytë e popullit e të kushtetutës.
Rënia e kufirit (përcaktimi i ri i vijës së kufirit) është një shembull i tmerrshëm i agonisë së ngadaltë të një populli i cili përfundoi në një shkatërrim që erdhi për vetë fajin tonë. Njolla e turpit e marrë nga një nënshtrim fikacak nuk mund të fshihet kurrë. Pika e helmit që hyn në këtë mënyrë në gjakun e një kombi do të transmetohet edhe më pas – brez pas brezi. Kjo tradhti do të shkatërrojë e do të paralizojë forcën e brezave të ardhshëm. Por, përveç kësaj: “Madje edhe humbja e lirisë dhe e territoreve pas një lufte të papërgjakëshme e heroike të popullit jep garancinë për mosngritjen e një kombi që ka derdhur aq shumë gjak i cili përbën thelbin vital prej të cilit një ditë do të rritet sërish nga rrënjët një filiz i ri tradhtarësh”.
Në mënyrë jo të natyrshme, një komb që ka humbur krejt ndjenjën e nderit, moralit dhe krejt forcën e karakterit nuk do të arrijë të ndiejë fuqinë e një doktrine të tillë. Por, çdo komb që do ta ndiqte këtë doktrinë me gjithë zemër, nuk do të binte kurrë në pikën më të ulët. Vetëm ata që harrojnë të shkuarën, apo që nuk duan ta shikojnë e ta njohin, do të rrëzohen. Prandaj, ata që janë përgjegjës për nënshtrimin frikacak nuk mund të pritet që të bëhen të vetëdijshëm për qëndrimin e tyre. Përkundrazi, ata do ta hedhin poshtë një doktrinë të tillë, ose derisa populli do të mësohet përfundimisht me zgjedhjen e skllavërisë, ose derisa elementë më të përparuar do ta çajnë rrugën e tyre dhe do të marrin pushtetin me forcë nga duart e një regjimi të ulët e të korruptuar.
Qysh se në menyrë tinzare e firmosi demarkacionin për vijen e re të kufirit Hashim Broja, populli ynë sikur nuk mundi të gjejë kurajo dhe energji të mjaftueshme për t’i thënë ndaj sjelljes së kundërshtarit tonë dhe masave shtypëse që ushtroheshin vazhdimisht prej tij. Tradhëtia e tij ishte aq e mendjemprehtë sa të mos nxirrte në shesh të gjitha njëherësh marrëveshjet e tij. Ai shkonte gjithnjë deri në atë kufi ku, sipas mendimit të tij dhe të Partisë së tij, mund të arrihej për momentin: në këtë menyrë, ai nuk rrezikonte një shpërthim të ndjenjave të popullit. Por, ndërsa nënshtrimet e njëpasnjëshme zinin vend sipas radhës që toleroheshin. Kjo është pika e marraveshjeve për të cilën ne duhet të flasim. Sapo arrihet në këtë pikë të humbjes së karakterit kushtet bëhen përfundimisht shumë të rënda dhe marrin peshën e një trashegimie të keqe mbi të gjitha vendimet e ardhshme. Kjo mund të kthehet në një tradhti të rëndë e lidhur rreth qafës së kombit, tradhti që nuk mund të hiqet nga ato forca që ia vunë atë në qafë popullit të skllavërar. Kështu, në Dardani, ligjet për çarmatimin, për shtypjen dhe për coptimin e territoreve ndoqën njëra tjetrën, duke na bërë Hashim pashën e Brojës, politikisht, ekonomikisht, të pashpresë.
Rrezulltati i gjithë kësaj ishte krijimi i asaj situate në parlament që i bëri deputetët të kërkonin shpëtimin e Presidentit dhe ta quanin votimin e “demarkacionit” si sukses. Në një këndvështrim më të përgjithshëm, ne mund të flasim vetëm për një gjë të mirë në mes të kësaj tradhëtie kaq të madhe. Qysh pasë luftës, mjerimi dhe tradhëtia kanë qenë shoqëruesit e përheshëm të popullit tonë dhe shkatërrimi është i vetmi aleat që na ka mbetur besnik.
Duke qenë se ne nuk dim ta nderojmë nderin, fati na ka mësuar të “çmojmë vlerën e tradhtisë” për të siguruar servilizmin e përkuljen ndajë armikut. Rënia e kombit tonë vitet që pasuan pasë luftës ishte e hidhur dhe shumë e dukëshme. E megjithëkëtë, kjo ishte koha e zgjedhur për ta na përsekutuar në menyrën më të poshtër që mund të shpiknin injoranca e tyre, (analfabetizmi i PDK-ës).
Qeverisë së cilës iu nënshtrua populli ynë ishte po aq i paaftë sa ç’ishte edhe injorantë, çka u tregua veçanarisht në mosdëgjimin e atyre që bënë çfarëdo paralajmërimi shqetësues apo papëlqyeshëm. Më tej ne pam, por shikojmë edhe sot e kësaj dite, leshkot më të hatashëm në parlament, druvarë, teneqexhinjë, samarxhinjë, bukëpjekës, opingaxhinjë e argatë të dreqit e të birit pa nivel jo vetëm në zanatin e tyre, sepse kjo pak rëndësi do të kishte, por të tillë që u ngritën papritmas në piedestalin e burrave të shtetit dhe që u predikonin moral prej andej vdekatarëve të poshtëruar me një llafazanie të paprerë, shfaqet më në fund siçështë në të vërtetë dhe bëhet objekt i talljeve dhe i qesëndive të popullit, duke e kthyer atë në skllavë të Serbisë e Turqisë…