Kreu Blog Faqe 158

Mendime, në ditën botërore të lirisë së shtypit

Gani I. Mehmeti 

Po. Dëgjova nga emisionet informative televizive për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. Dhe, ashtu, mendova: A ka liri të shtypit në botë?

Nëse po, atëhere le të mbetet kështu. Dhe, nëse jo, atëhere nga kush pengohet Liria e shtypit? Shtypi, arma më e fortë në botë, veçanërisht në ditët e sotme të internetit, a ka fuqi mund ta ndali e ta pengojë? Jo! – nuk ka që e ndalë. Por, ne vetë duhet të ndalim apo të vlerësojmë veten. Dhe, pse shkruhet ashtu si është, për këdo, do ta arsyetoja gjithherë.

Dhe, unë erdha në përfundim, duke u nisur nga vetja ime, që nuk jam gazetar, por që merrem me gazetarinë, sepse jap opinionet dhe analizat e mia nëpër tri portale shqiptare rregulluisht, sa herë më shkon mendja, apo që kam një ide të shkruajë për diçka që mua më intereson, që mua më shtyn, dhe kjo për çështje të ndryshme të jetës, qofshin edhe politike, prej së cilës njeriu (gazetari) mund të rrezikohet më së shumti, qofshin ato shkencore e ndoshta edhe gjuhësore, historike e shoqërore.

Mirëpo, tek ne shqiptarët thuhet: Çka nuk ta kana për veti, mos ia ban edhe tjetrit. Një fjalë e urtë kjo shumë e fortë. Po, sepse dëshirat, qejfet, lakmitë, kërkesat e njeriut janë bukur të shumta dhe të ndryshme. Por, nga të gjitha këto, njeriu duhet të jetë i arsyeshëm në gjithçka, që ndryshe quhet vlerësim i vetvetës apo censurë, se është më mirë vetë ta vlerësosh, le të kuptohet këtu edhe censurë, sesa të ta vlerësojë dikush tjetër. Vlerësoje, pse jo, edhe ndaloje veten si në ushqim, si në shkrim, si në kërkesa ndaj të tjerëve, mos e ngacmo askë. Por, mos u ndal thuaje të vërtetën.

Sipas meje, të thuash të vërtetën, edhe pse shpeshherë dhemb, është diçka njerëzore, e kërkuar gjithherë prej shtresës së gjërë, kundër së cilës janë vetëm ata që duan të jenë të paprekshëm edhe kur tejkalojnë caqet, në jetën politike e publike në shoqëri. Si pjesëtar i shoqërisë që sot jetojmë, nuk kam marrë në shënim se kur disa, a dikush, nga gazetarët më kanë nevrikosur, por vetëm e di, se kanë tejkaluar rregullat shpqërore e gazetareske edhe në shkrime ose nganjëherë në pyetjet e tyre, lirisht mund të them të parakohshme. Është krejt normale të kërkohet se për çka u bisedua, por jo edhe deri në fund, sepse politika ka edhe të fshehtat e saja, që vetëm me kohën dalin në shesh.

Përse nuk ndodhi nga Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës të reagojë ndonjëherë ndaj një gazetari që përdorë gjuhë sulmuese e zhvlerësuese ndaj ndonjë figure publike ose politike, shkencore, arsimore e shoqërore, në përpjekje të uljes së dinjitetit personal të ndonjërit. Deri sa ka pasur raste, nuk e them kur nuk ka raste për të ndërhyrë ndaj ndonjërit nga gazetarët.

Nëse AGK qenka mbrojtësja apo kujdestarja e gazetarëve, ajo vetë duhet të jetë edhe vlerësuesja ei gazetarëve në sjelljet e tyre përmes shkrimeve e fjalës publike përmes televozioneve, radiove e rrjeteve tjera sociale, në radhë të parë ndaj figurave të ndryshme, por edhe të secilit njeri, sepse të gjithë kanë dinjitetin e vet, që nuk lejon të preket, në veçanti nga gazetrët sepse ajo bëhet publike.

Çfarë të thuhet për një gazetar që fyen, shan e sulmon dikë, qoftë figurë publike apo jo? Nga këto vjen deri tek diskreditimi i tyre, e ndodh të reagohet keq pastaj edhe ndaj ndonjërit nga gazetarët. Sa i përket kontratave afatshkurtëra të gazetarëve, kjo është në domenin e AGK, që duhet të luftojnë me punëdhënësit e tyre për rregullimin e klësaj çështjeje, ashtu sikur edhe kur është fjala për ekonominë e tyre, për ngritjen e të ardhurave. Të njëjtët gazetarë janë, duhet ngritur zëri për përmirësimin e kushteve të punës dhe të të ardhurave. Liri e Shtypit nuk është të thuash gjithçka.

Gazetari duhet të ketë etikën e tij.

Lëvizja për Rikthim, as që mendon rreth “reformimit të islamit”, le të mendojnë ata që e shpikën këtë si fe, ideologji dhe politikë

0

Lëvizja për Rikthim nuk ka aspirata për të reformuar islamin, përkundrazi, ne mendojmë dhe besojmë se islamin mund ta reformojnë vetëm ata që e kanë shpikur si fe, ideologji dhe politikë.

Ne mendojmë e besojmë se shqiptarët kanë arsye të mjaftueshme familjare, shoqërore e kombëtare për t’u larguar njëherë e përgjithmonë nga feja, doktrina dhe politika islame.

Pse? – sepse:

1. në Islam nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket besimit të pastër në Zot.

2. në Islam, përmes poligamisë dhe martesave brenda familjes, përkrahet degjenerimi i skajshëm kulturorë dhe shkatërrimi i plotë gjenetik.

3. në Islam dhe librat e tij proklamohet dhuna e skajshme kundër atyre që nuk i nënshtrohen gënjeshtrave dhe sajesave të klerikëve islamik.

4. Islami te ne ka sjellur vetëm degradim, përçarje, pasiguri, varfëri dhe mungesë të plotë të zhvillimit normal.

5. Islami te ne sillet si dorë e zgjatur e ish-pushtuesve dhe shërbëtorëve të tyre, duke e shantazhuar secilin prej nesh për interesa të armiqve tanë.

6. Islami te ne është duke synuar të shkatërrojë me themel qelizën e kombit, familjen tradicionale shqiptare.

7. Islami te ne është dëshmuar si fe, ideologji dhe politikë thellësisht antishqiptare.

Prishtinë, 3 Maj 2026

Ndëshkoni politikanët pa etikë njerëzore!

0

Florim Zeqa

Të dashur qytetar të Republikës së Kosovës dhe mërgimtar kudo që ndodheni në botën mbarë, mos u ndikoni nga politikanët pa etikë dhe pa ndjenja njerëzore! Politikanët karrierist dhe pa etikë njerëzore, pa fije turpi ju përqajnë për qëllimet e tyre djallëzore, duke lëvizur nga njëra parti në tjetrën, duke ju lënë të ndarë dhe të përqarë vëllaun me vëlla, fqiun me fqinjë, mikun me mik, dajën me nip…!

Nuk vjen ndryshimi me pseudo vlera të shoqërisë sonë

Politikanët pa etikë njerëzore nuk e kanë as problemin më të vogël pse ju bashkatdhetarë të dashur sot nuk flisni njëri me tjetrin, ata pa fije turpi e ndërrojnë ‘gzofin’ qysh të ndryshon moti (politika)!

Politikanët karrierist të cilët nuk e kanë problem përqafimin me armikun, duhet ta kishin problem përafrimin dhe ballafaqimin me popullin! Që i bie, se duhet t’ia kenë frikën votës së qytetarëve (mërgimtarëve).

Politikanët karrierst që arrijnë të bëhen milionerë brenda një mandati politik duhet t’ia kenë frikën ligjit dhe drejtësisë vendore, e para së gjitha do duhej të ndjeheshin të turpëruar për t’i kërkuar votën qytetarëve që i varfëruan dhe ua vranë shpresën dhe ardhmerinë në vendlindjen e tyre!

Siq e dini ju lexues të këtyre rreshtave, këtyre viteve të fundit nuk e kam mbështetur asnjë subjekt politik në fushata zgjedhore, njëjtë do të veproj edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, zgjedhje krejtësisht të panevojshme dhe skajshmërisht të dëmshme për vendin!

Madje në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 kam abstenuar edhe nga votimi, si mundësi të vetme për ndëshkimin e kësaj klase politike pa etikë njerëzore!

Në mungesë të një alternative të re politike, qytetarët e dëshpruar, të ndarë dhe të përqarë si asnjëherë më parë, do ta kenë të vështirë të dalin tek kutitë e votimit më 7 qershor 2026.

Megjithatë, zgjedhjet janë e vetmja mundësi për ndryshime në demokraci, dhe janë e vetmja mundësi për t’i ndëshkuar politikanët karrierist dhe hipokrit, mashtrues dhe lakmitarë, sharlatan dhe zuzarë që hiqen patriot, por janë pseudo vlera të shoqërisë sonë!

Nuk ke si i quan ndryshe ata që e dërgojnë vendin çdo gjashtë muaj në zgjedhje duke e dëmtuar buxhetin e shtetit me dhjetra milionë euro dhe duke e rënduar edhe më tutje jetën e qytetarëve më të devotshëm të trojeve etnike!

Në pamundësi për të realizuar projektin tim politik, Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) për zgjedhjet e 7 qershorit, mbetëm me shpresën dhe besimin në ndihmën tuaj që në zgjedhjet e radhës ta ndryshojmë komplet ‘faqen politike’ me ndershmëri, atdhedashuri, sinqeritet, besueshmëri dhe përkushtim të fuqishëm njerëzorë për ta bërë shtetin e Kosovës, të dashur dhe tërheqës për të jetuar dhe për t’i riatdhetsuar mërgimtarët që janë shpirti i atdheut.

Me ty, Albin Kurti, që nuk ndalesh me xhamizimin e vendit, nuk kam dëshirë të takohem as në parajsë !

Meqë maskat tash po bien dhe hileqarët vetë po shfaqen, nuk është fer as unë më tash të hesht, sepse nëse hesht, e ndjej veten fajtor. E kur faji i prek përmasat që lëndojnë edhe atdheun, atëherë nuk ma merr mendja as varrit tim t’i përgjigjem nesër, e lëre më fytyrës dhe nderit.
Në vitin 2007 kam qenë i ri. U pat organizuar protesta e Vetëvendosjes me moton “Jo negociata, Vetëvendosje”. Pa dashur të zgjatem shumë, por prej atij viti e deri në vitin 2019 e kam përkrahur Albinin, jo si person, por si shpresën për të cilën kam menduar se vendi ynë e ka pritur gjatë dhe e ka merituar. Nuk kam qenë vetëm përkrahës, por edhe aktivist shumë aktiv. Nuk kam qenë kurrë militant, por idealist me parime 100% kombëtare. Dhe kur këto parime, të cilave u qëndroj besnik deri në vdekje, janë prekur nga vetë lideri i LVV-së, unë e mbaj mend që u pata larguar. Madje, kur jam larguar, kam qenë duke e ushtruar detyrën e sekretarit, në një ndër pikat me më shumë rëndësi në Zvicër.
Nejse, për mos me u zgjatur, po i bie shkurt. Sot, kur po e shoh këtë pamje të kryeministrit të shtetit tim dhe të anti-shqiptarit Naim Tërnava para dokumentit të shpalljes së pavarësisë, duke nënshkruar qeveria restaurimin e një xhamie, thua se pak xhamia posedojmë, dhe kur shoh zgërdhirjen e kryeministrit me kryedemonin e islamit politik në Kosovë, gëzohem që jam larguar atëherë nga Albini, sepse u kam qëndruar besnik parimeve të mia. Dhe fakti që sot po më konfirmohet se ai “shpirti i shenjtë” edhe atëherë më ka mbrojtur prej tij.
Tash u drejtohem që të dy këtyre sharlatanëve dhe mashtruesve: njërit tradhtar të parimeve kombëtare e tjetrit mbetje osmane. Ju mund të ndërtoni xhamia sa të doni; unë e vazhdoj thirrjen time drejtuar shqiptarëve që të lajmërohen për pagëzime. Dhe ju betohem për flamur se xhamitë që po i ndërtoni dhe restauroni do t’ju mbeten të zbrazëta, sepse shqiptarët do të rikthehen në kishën katolike, te rrënja e tyre 2000-vjeçare.
Ndërsa ti, Albin, po të kisha mundësi, nuk do të lejoja që të pagëzoheshe kurrë në kishën katolike. Por, keq që nuk pyetem unë. Shpresoj që me tipa si ti të mos takohem as në parajsë e as në ferr.
PS: Letrën që ta kam bërë para disa ditëve publikisht, ktheje mbrapa, sepse nuk kam kurrfarë interesi të të takoj dhe të të sqaroj për asgjë. Nuk takohem me një njeri që nuk zgjedh mjete për të ardhur në pushtet, madje shkel edhe mbi gjakun e derdhur të brezave të tërë shqiptarë që luftuan kundër Perandorisë Osmane. Nuk takohem me ty që tradhtove edhe Gjergj Kastriotin.
Më 3 maj 2026

Serbët do t’i gëzohen ndërtimit të Xhamisë së Ibrit

Një lajm që mua aspak s’më pëlqeu është leja për rindërtimin e xhamisë ngjitur me Urën e Ibrit. Së pari, edhe nga pamja do të duket keq. Së dyti, serbët në veri e dinë peshën simbolike të kësaj ndërtese dhe se ajo është në dëm të shqiptarëve, prandaj ata i gëzohen këtij ndërtimi.
Tani ne, si shqiptarë intelektualë, a duhet të gëzohemi për një tempull i cili u ndërtua në kohën e Turqisë, pra në kohën e një pushtuesi më barbar se koha e Slobodan Milosheviç?
Unë, sa po e kuptoj, vërtet shqiptarët ose nuk funksionon diçka në kokat tona, ose gjenet qenkan jo të mira.
Sot të dëgjohet fjala e myftiut Naim Tërnava dhe të vihet në funksion diçka në dëmin tonë, kjo është e papranueshme.
Bota e zhvilluar kishat po i jep me qira, sepse nuk ka besimtarë më. Besimi ka kaluar në kulturë, në respektim të ligjit, në shkencë, në zhvillim e teknologjisë.

Sot vetëm popujt e varfër ngasin pas tempujve, duke shpresuar se një ditë Allahu do t’i shpërblejë. Po mirë, përse neve si popull nuk na shpërbleu për 600 vite?
Por, mos të ishte ajo bota e civilizuar, neve do të na përpinte djalli.

Pse serbet i dogjën xhamitë e Kosovës gjatë luftës se 1999 -tes ?

0
Serbia dëshironte që luftën tonë çlirimtare në Kosovë, ta kthejë në luftë fetare. Atëherë sikur lufta jonë të hidhej në përkufizimet fetare ajo luftë nuk do të kishte përfunduar kurrë. Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës iu bashkëngjitën me mijëra djem e vasha nga Kosova, shqiptarë e shqiptare nga Amerika, Gjermania, Franca, Zvicra, Britania e Madhe, të mos i përmend të gjitha shtetet, kurse propaganda serbe dhe ajo antishqiptare thoshte për mijëra muxhahedinë nga Lindja e Mesme dhe pjesëve tjera të botës që po iu bashkohëkan UÇK-së në luftë kundër Serbisë.
Pra , pse u dogjën xhamitë në Kosovë ? Historikisht shikuar , pas të gjitha dëbime të shqiptarëve musliman nga serbet për në Turqi , asnjëherë nuk iu është vuar zjarri objekteve fetare muslimane në Kosovë . Ishte një arsye. Serbia i kishte dhe i ka qëllimet e saja afatgjata për të cilat ne nuk jemi aspak të vetdijshëm . Ay është një kuzhinë antishqiptare , special e përgatitur për temperamentin e muslimanizmit tek shqiptarët. Pra : “Kështu që serbët e përvetësojë historisë tonë në mënyrën e një recepti, të një kuzhine, të së cilës i shtohen mëlmesa në mënyrë që historia ta ruajë shijen speciale të dëshirës së tyre.”.
Të shkojmë radhazi ; pse Serbia i rrënoi mbi 200 xhamia (?) gjatë luftës së fundit në Kosovë / :, që të arrin shumë në planin diplomatik. Së pari që është duke bërë luftë fetara , gjë që është në mbrojtje të Europës nga islamizmi arabë turk. Ok, nuk i shkoi atëherë para , në dhe pas 1999-tës . Por ,fill pas hyrjes së të huajve ne filluam ta “bindim” botën që ishim viktimë e pravosllavizmimit serb . Mos më thuani që jo! Xhamit e rrënuara ! ah , xhamit e rrënuara ! ( aty mëshifej mashtrimi serb ).Ç fare vlere të lashtësisë historike kishin ato?
Me rindertimin e xhamive te rrenuara , me vetdije po ia çojmë ne vend fjalët e Davutoglit : ”çdo xhami e shembur në Ballkan, çdo institucion islam, çdo element tradicional, janë një gur themeli i shkulur nga ndikueshmeria e Turqisë në këtë zonë, është e pashmangshme mbrojtja e gjallë e kulturës otomane-islame “ (Thellësia strategjike),
Më 3 maj 2026

Vëllazëria Muslimane dhe Revolucioni Islamik, kishin organizuar vrasjen e Anvar El Sadatit

0
LINKU I EMISIONIT TË TV ARBËRIA KU FLET ANALISTI I NJOHUR I ISLAMIT POLITIK, FATMIR GASHI:

Historia e pushtimit të Janinës, si u pushtua për një ditë

Flori Bruqi, Prishtinë 
Si u pushtua Janina nga Greqia ,  për një ditë.

Janina (greqisht: Ioánnina) është kryeqyteti i rajonit të Epirit në Greqinë veriperëndimore, i njohur për historinë e pasur, kalanë mesjetare dhe peizazhet buzë liqenit Pamvotida. Është një qytet me histori që nga Paleoliti, shpesh i konsideruar si një “qytet 15-minutësh” për shkak të afërsisë së shërbimeve dhe stilit të jetesës]

Pikat kryesore të Janinës:
 
 

Inline imageJanina … 

  • Liqeni Pamvotida: Qendra gjeografike dhe turistike, me ishullin e famshëm në mes ku ndodhet shtëpia e Ali Pashait.
  • Kalaja e Janinës: Ndërtim bizantin që përmban brenda ambiente banimi, muze (si Muzeu Bizantin) dhe lagje të vjetra.
  • Historia: Ka shërbyer si qendër e rëndësishme gjatë Mbretërisë së Pirros dhe gjatë periudhës Osmane nën sundimin e Ali Pashë Tepelenës….
  • Kultura: Njihet për argjendarinë, gastronominë e veçantë dhe atmosferën universitare.

Janina ofron një përzierje unike të natyrës, historisë dhe jetës moderne urbane

Dritan Hila , ka lindur në Tiranë më 28 gusht 1966. Hila është diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Univerzitetit të Tiranës  në vitin 1989, në degën Sferë Qarkullimi. Pas diplomimit ka punuar si ekonomist në institucione shtetërore.
 
Në vitin 2000, iu bashkua trupës diplomatike shqiptare. Nga viti 2002 deri në 2004 shërbeu si konsull në Bari , ndërsa në periudhën 2005–2006 si konsull në Milano.
Në vitin 2011, u largua nga shërbimi diplomatik pas mosmarrëveshjeve me Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me çështje të debatueshme si marrëveshja për shelfin detar me Greqinë, censusi i popullsisë dhe qëndrimi ndaj raportit të eurodeputetit Dick Marty. Pas largimit, nisi një proces gjyqësor ndaj institucionit, të cilin e fitoi.

Që nga viti 2008, Hila ka qenë aktiv në median shqiptare si publicist dhe opinionist, duke trajtuar çështje të politikës së jashtme dhe aktualitetit. Ka kontribuar në gazetat Shqip, Gazeta Shqiptare, MAPO dhe Shekulli.

Ka qenë pjesë e paneleve televizive në Top Channel, News 24, Ora News dhe Scan. Ka drejtuar emisionin “Arena” në Ora News. Aktualisht është gazetar në platformën Dritare.net dhe opinionist në studio të ndryshme televizive.

Përparim Rexhepaj është nënkolonel në pension, historian ushtarak i ftuar kohë më pare në emisionin Shqip nga Dritan Hila në “DritareTv” për të folur për luftën e Janinës.
Zoti Përparim Rexhepaj tha se “kjo luftë është lënë në harresë. Ai tregoi me argumente historike se si ra Janina në duart e Greqisë”.

“Lufta e Janinës ka ngelur në harresë. Vetëm në këngët popullore ruhet kujtimi për luftën e madhe që u bë në Janinë. Bëhet fjalë për vitet 1912-1913, pra Lufta e Parë Ballkanike, atëherë kur Greqia dhe Mali i Zi bënin aleanca të fshehura për të copëtuar trojet shqiptare.

Greqia u fut në Luftën e Parë Ballkanike me dy armata, atë të Thesalisë me 120 mijë vetë dhe armata e Epirit me 10 mijë vetë. Armata e Thesalisë kishte detyrë të pushtonte jugun e Maqedonisë dhe Selanikun, kurse armata e Epirit duhet të sulmonte Janinën. U bënë luftime në Prevezë, në Nikopolis, te Pesë Puset dhe gradualisht trupat greke iu afruan Janinës. Janina ishte qytet shumë i fortifikuar, me fortifikime gjermane. Kishte gati 100 topa dhe 12 mitraloza. Më shumë kishte artileri korpusi i Janinës se ushtria greke. Kemi një divizion turk dhe një divizion shqiptar, përballë divizionit grek. Më 0 9 .12. 1912, kur Shqipëria ishte shpallur e pavarur, erdhi dhe një divizion tjetër nga Thesalia dhe u organizua një mësymje e përgjithshme për të marrë Janinën.

Ismail Qemali bëri përpjekje për të mbrojtur Janinën. Ai mori vendim që të mbrohet me çdo kusht Janina dhe u çoi njoftim rretheve Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, të merrnin masa për të mbrojtur Janinën.

Muzeu i Ali Pashës në Janinë

Dërgoi Mehdi Frashërin në Janinën dhe ai takoi Esat Pashë Janinën që ishte komandanti i korpusit të Janinës dhe ishte shqiptar. Mehdi Frashëri i tha që duhet të ngrënë flamurin shqiptar në Janinë.

Por Esat Pashë Janina nuk pranoi. Ministri i Jashtëm i Greqisë i dërgoi një kërcënim Ismail Qemalit duke i thënë që nëse vazhdojnë të ndihmojnë Janinën ata do pushtojnë Vlorën.

Në janar, grekët dërguan përforcime të tjera dhe ndërmorën një mësymje të përgjithshme, por përsëri nuk e morën, pësuan humbje të mëdha.

Vetëm në Bezhan pati rreth 4,200 të vrarë.

Në fund të janarit komanda greke shkarkoi gjeneral Sapunin dhe vendosën princin Konstantin.

Fitorja e Greqisë, kundër forcave të Turqisë në Janinë dhe në Selanik ishte triumf i artit ushtarak francez, ndaj artit ushtarak gjerman.

Se dihet që ushtria turke ishte e armatosur me armatime gjermane dhe zbatonte doktrinën gjermane, ndërsa ajo greke me armatime franceze. Kur kryeministri i Greqisë shkoi në Londër, përfaqësuesit e Anglisë dhe Francës i thanë që ta marrin sa më shpejt Janinën se Konferenca e Londrës po vendos kufijtë e rinj të shtetit shqiptar.

Ata i thanë që Janinën ta merrnin me luftë, jo me negociata, se ai qytet që merrej me luftë, i takonte si plaçkë fitimtarit. Natën e 4-5 marsit të 1913-ës ra Janina.

Trupat greke shkuan në rajonet e fortifikuara ku ishin ushtarët turq dhe shqiptarë dhe ata nuk bënin asnjë rezistencë. Vetëm në Bezhan u qëllua disa herë me top, sa për të thënë që ne po luftojmë.

Kalaja e Janinës

Kështu u mor Janina për një natë. E pranojnë edhe vetë grekët këtë fakt, që për marrjen e Janinës u vranë 500 ushtarë.

Si mund të merret një qytet i fortifikuar me kaq pak të vrarë.

Thoshin që pala shqiptaro-turke nuk kishte municione, por edhe kjo nuk është e vërtetë se kishin topa dhe mitroloza.”, u shpreh zoti Përparim Rexhepaj, i cili është nënkolonel në pension, historian ushtarak dhe për shpjegimin që bën i referohet arkivave serbe, malazeze, greke, otomane, shqiptare dhe botimeve amerikane e angleze. 

Me 2 maj 2026

Mbeturinat inerte !

Gani I. Mehmeti

Kështu u quajtën grumbujt e mbeturinave në komunën e Prishtinës, në emisionoin e lajmeve të orës 19:30 në RTK – Radiotelevizionin e Kosovës, sonte, më 2 maj 2026.

U përpoqa ta lidhi kuptimin e fajës inert në kontekstin me mbeturina, por nuk ma rroku assesi!

Vendosa të marrë fjalorë të shikojë se me çka lidhet fjala INERT-E me mbeturinat.

Fillimisht mora fjalorin e Mikel Ndrecës FJALOR FJALËSH E SHPREHJESH TË HUAJA, që për mua është një fjalor shumë i mirë dhe i nevojshëm për t’u këshilluar rreth kuptimit të fjalëve të huaja që ne shqiptarët i përdorim, kush më shumë e kush më pak.

Te ky fjalor, i botuar më 1986 në “Rilindja”, Prishtinë, në faqen 335, shkruan:

Inerci-a f. (lat. Inertia – plogëti) 1. Fiz. I plogët; 2. Ifig. plogështi.

Inert-e adj. (lat. Iners – i plogët, i ngathët, i palëvizshëm.

Edhe mbas këshillimit të këtij fjalori, me kuptimin që i jep fjalës inerte, nuk ma lidhi se çfarë  mund të kuptojmë në këtë rast me MBETURINAT INERTE! Unë vetëm po mendoj se fjala mund të jetë për mbeturina të gjuajtura nga njerëz të pakujdesshëm, qoftë në rrugë, qoftë edhe në vendin e mbeturinave, por jo si duhet e aty ku e ka vendin, në kantonierë. Ndryshe nuk munda ta kuptoj këtu fjalën INERTE, përkundër që ka kohë kur e kemi mësuar këtë fjalë në fizikë, sidomos. Nuk po ma kap kurrsesi për mbeturina me plogështi, apo i plogët. E nëse është fjala për i gjuajtur apo i hedhur, kjo nuk është inert-e!

Lidhur me shpjegimin e fjalës inert-e, mora edhe dy fjalorë tjerë, njërin Frengjisht-Frengjisht dhe tjetrin Anglisht-Anglisht, ku ata shpjegojnë kuptimin e fjalëve të përdorura në gjuhët e tyre.

Fjalori Frengjisht-frengjisht është:   i botuar në vitin 1967, që ka 2948 faqe gjithsej me pjesën e gramatikës që e ka në fund. Në faqen 1354, për fjalën INERT-E, shkruan:

INERTI [incnsi] n. 1. – inerci, atoni, h. rreth vitit 1370: Latinisht, inerci. Gjendje e të qenit inerte. 1. Rezistenca e objekteve të rënda ndaj lëvizjes së imponuar mbi to. Inercia e materies. Qendra e inercisë, graviteti: qendra e barit. – Forca e inercisë (ligji i parë i Njutonit), e barabartë dhe e kundërt me Produktin e masës dhe nxitimit. – P. et coar. Kundërshto forcën e inercisë me dhunën. Jo-dhunë, rezistencë (pasive) – Parimi i inercisë, sipas të cilit një trup i rëndë, që nuk i nënshtrohet një force, është në qetësi ose në lëvizje drejtvizore uniforme. wwes. Inercia elektromagnetike: rritje e impedancës së një qarku elektrik. Induktancë. AEROMAUTIKA. Navigim inercial, duke përdorur, për të llogaritur një pozicion, integrimi i nxitimeve të përjetuara nga automjeti. Njësia matëse inerciale (xhiroskop). – Inercia termike: aftësia e një materiali për të grumbulluar dhe më pas për të lëshuar një fluks nxehtësie. 2. FIZIO Humbja e kontraktilitetit (e një muskuli, një organi). Inercia muskulore. Atoni, paralizë. Inercia e zorrëve, e fshikëzës së tëmthit. 3. (1734) përdorim i zakonshëm. Mungesë absolute e aktivitetit, energjisë intelektuale ose morale. => Mosveprim, përtaci. Të shkundësh dikë nga inercia e tij. Të çlirohesh nga inercia e tij. Apati, përtaci. Pasivitet. Inerci qeveritare. Abstenim, palëvizshmëri, ngecje. KONTRIBUTOR. 1. Veprim, aktivitet, zjarr. Entuziazëm, lëvizje.

INERCIAL [inersjel] adj.xx; nga inercia, probabiliteti, nga anglishtja inercial. FIZ. Që lidhet me inercinë. AERONAUTIKA. Që lidhet me përcaktimin e pozicionit të qendrës së masës së një trupi të ngurtë në lëvizje. Sistem navigimi inercial. Navigim inercial. Inerci. Udhëzim inercial i një rakete.

(Përkthimi është sipas google, pa ndërhyrje prej anës sime).

Tani japim edhe nga fjalori i anglishtes:

   

Për të parë autorët, vitin e botimit i paraqita fotot. Ky fjalor ka 1791 faqe gjithsej.

Ndlrsa për fjalën INERT-E, shkruhet në faqen792. 

inerci (in’s:fə,  ǝ) n. 1. gjendja e të qenit inerte; mosdëshira për të lëvizur ose vepruar. 2. Fizikë. a. tendenca e një trupi për të ruajtur gjendjen e tij të qetësisë ose lëvizjes uniforme, përveç nëse veprohet nga një rezistencë e jashtme, ndryshimi: inercia termike. i madhësive të tjera fizike që ajo e zonjës

forca e inercisë n. një forcë imagjinare që supozohet të veprojë mbi një trup të përshpejtuar, të barabartë në madhësi dhe të kundërt në drejtim me rezultatin e forcave reale. Përdoret në teorinë e dinamikës të krijuar nga d’Alembert.

forca inerciale n. një forcë imagjinare të cilën një vëzhgues i përshpejtuar e postulon në mënyrë që ai të mund të përdorë ekuacionet e përshtatshme për një vëzhgues inercial. Shih edhe forcën e Koriolisit.

bashkim inercial n. Fizikë. një lloj bashkimi bërthamor i shkaktuar nga impakti, si nga pulset e rrezatimit lazer ose grimcat e ngarkuara me energji të lartë, në vend të temperaturës së lartë. udhëzim ose navigim inercial n. një metodë për të kontrolluar

rrugën e fluturimit të një rakete nga instrumentet e përfshira brenda saj. Shpejtësitë ose distancat e përshkuara, të llogaritura nga përshpejtimi i matur nga këto instrumente, krahasohen me të dhënat e ruajtura dhe përdoren për të  kontrollojnë shpejtësinë dhe drejtimin e raketës. Krahasojnë udhëzimin qiellor me udhëzimin tokësor. masa inerciale n. masa e një trupi siç përcaktohet nga impulsi i tij, në krahasim me masën gravitacionale. Nxitimi i një trupi që bie është në përpjesëtim të zhdrejtë me masën e tij inerciale, por drejtpërdrejt proporcional me masën e tij gravitacionale: meqenëse të gjithë trupat që bien kanë të njëjtin nxitim konstant, të dy llojet e masës duhet të jenë të barabarta. vëzhgues inercial n. një vëzhgues hipotetik që nuk përshpejtohet në lidhje me një sistem inercial. Ligjet e lëvizjes së Njutonit dhe teoria speciale e relativitetit zbatohen për matjet që do të bëheshin nga vëzhgues të tillë.

sistemi inercial n. një kornizë referimi brenda të cilit trupat nuk përshpejtohen përveç nëse veprohet nga forca të jashtme. I quajtur edhe: kornizë referimi inerciale.

rrip sigurie me bobinë inerciale n. një lloj rripi sigurie makine në të cilin rripi është i lirë të lëshohet nga një tambur metalik përveç kur tamburi bllokohet si rezultat i ngadalësimit të shpejtë.

inerci shitja e mallrave të pakërkuara te pronarët e shtëpive e ndjekur nga një faturë për çmimin e n. (në Britani) praktika e paligjshme e dërgimit  mallrat nëse nuk i kthejnë.

PËRFUNDIM: Nga krejt kjo, nuk del askund të lidhet diçka me mbeturinat, sipas meje. Përndryshe, është mirë autori i shkrimit për këtë, të shpjegojë se çka ka dashur të thotë me MBETURINAT INERTE.

Nuk mësova emrin e gazetarit që kishte përgatitur lajmet kur ishte fjala për mbeturinat në Prishtinë, por RTK e di.

KËSHILLË: Është mirë që i gjithë trupi gazetaresk të përpiqet që të na flasë sa më shqip. Në raste të tilla, është mirë që krahas një fjale të panjohur, të na japë edhe kuptimin e saj në shqip.

Për shembull: Inerte ose…  (të gjuajtura, të hedhura, apo…)

Kur kryeministri harron se udhëheq shtet, jo bashkësi fetare kur e nëshkruan fillimin e ndërtimit të Xhamisë së Ibrit

0
Si çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh besimin fetar, e mirëpres rindërtimin e Xhamisë së Ibrit. Objekti u dogj nga serbët më 1999 dhe çdo gjë e shkatërruar nga armiku duhet të ringrihet – si shenjë kujtese, dinjiteti dhe rezistence. Kjo nuk është çështje feje, por e së vërtetës historike.
Problemi nuk qëndron te rindërtimi, por te mënyra dhe politikëbërja rreth tij.
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti shkon dhe nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Myftiun Naim Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për një monument të trashëgimisë kulturore. Nëse është investim publik me para të qytetarëve, pse bëhet marrëveshje kontraktuale me një bashkësi fetare? Si kryeministër i një shteti laik, ai nuk duhet të hyjë në marrëdhënie të tilla preferenciale me asnjë institucion fetar – qoftë islami, ortodoksi apo kishë tjetër.
Akoma më shqetësuese është nënshkrimi i një memorandumi të dytë për “forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame”. Kjo duket si financim selektiv me para publike i trashëgimisë së një bashkësie fetare.
Pyetja logjike është: ky memorandum a është një përpjekje për t’u larë nga demi i financimit të Kishës Serbe?
Në vitin 2023, sipas raportimeve publike, nga buxheti i Kosovës janë ndarë rreth 146 mijë euro për këtë dioqezë të Kishës Ortodokse Serbe — një institucion që vazhdon t’i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi”. Atëherë u ngrit pyetja pse Zyra e Kryeministrit financon drejtpërdrejt institucione që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Sot kemi memorandum me BIK-un. Nesër me kë tjetër?
Nëse bëhet fjalë për trashëgimi kulturore të Kosovës, atëherë ato objekte duhet të trajtohen si pasuri shtetërore dhe të menaxhohen me standarde institucionale të një shteti laik. Nëse bëhet fjalë për financim të objekteve fetare, atëherë qytetarët kanë të drejtë të dinë kufijtë mes shtetit dhe bashkësive fetare, sidomos kur ka pretendime publike se disa xhami janë financuar nga Serbia, siç ka deklaruar ish-zëvendësministri Gashi.
Prandaj pyetja është e thjeshtë: çfarë memorandumi është nënshkruar realisht dhe në emër të kujt?
Screenshot
Një gjë megjithatë po bëhet gjithnjë e më e qartë: udhëheqësit pa kulturë shtetformuese i sjellin vendit dëme afatgjata. Një kryeministër nuk duhet ta përdorë trashëgiminë, fenë dhe plagët e luftës për marketing politik. Sepse kur politika humb sensin e shtetit laik dhe të përgjegjësisë institucionale, dëmtohet vetë e ardhmja e Kosovës.