





Paqe dhe dritë. Abdullah Hashem Aba al-Sadiq në selinë kryesore të «Ahmadi Religion of Peace and Light». Foto: Makbezued CC0 1.0
Arnt Jensvoll / Document.no
Të mërkurën, më 29 prill, Policia e Cheshire kryeu një aksion të madh në selinë kryesore të grupit islamik Ahmadi Religion of Peace and Light (AROPL) në Crewe, në jug të Manchester. Më shumë se 500 efektivë policie morën pjesë në këtë aksion që përfshiu, përveç bazës kryesore të grupit – ndërtesën e ish-shtëpisë së fëmijëve Webb House – edhe dy adresa të tjera.
Dhjetë persona – shtatë burra dhe tre gra të moshës 30 deri 44 vjeç – janë arrestuar. Ata janë akuzuar për një sërë çështjesh serioze, përfshirë abuzime seksuale dhe përdhunime, martesë të detyruar, trafikun e njerëzve dhe skllavëri moderne. Dhjetë të arrestuarit do të paraqiten në gjykatë në data të ndryshme në qershor 2026.
– Individët, jo feja
Akuzat burojnë nga një ish-anëtare femër që tani jeton në Irlandë. Ajo raportoi në mars 2026 se në vitin 2023, ndërsa ishte pjesë e grupit, ishte dëshmitare e abuzimeve serioze.
Akuzat vijnë nga një ish-anëtare femër që tani jeton në Irlandë. Ajo raportoi në mars 2026 se në 2023, kur ishte pjesë e grupit, ishte dëshmitare e abuzimeve serioze.
Rreth 150 persona, përfshirë 56 fëmijë, thuhet se jetojnë në selinë kryesore Webb House. Fëmijët dyshohet se marrin mësim në shtëpi.
Sipas policisë, hetimi është i fokusuar në individë të veçantë dhe jo ndaj fesë si e tillë.
AROPL është një degë e islamit shiit që u shfaq në fillim të viteve 2000. Grupi udhëhiqet nga Abdullah Hashem (i njohur gjithashtu si Aba Al-Sadiq), një egjipto-amerikan që pretendon se është Mahdi i parashikuar, “i udhëhequri i drejtë”, një figurë shpëtimtare që në kohën e fundit do të rivendosë drejtësinë, paqen dhe pastërtinë fetare të Allahut në tokë në pritje të gjykimit të fundit.
Në vitin 2021, AROPL transferoi selinë kryesore nga Suedia në Crewe, Angli. Grupi ka ndjekës në disa vende, por në një sërë vendeve muslimane ai përballet me skepticizëm dhe në disa raste me persekutim.
Grupi njihet për përdorimin aktiv të mediave sociale dhe për besnikëri të fortë ndaj liderit. Kritikët më parë i kanë përshkruar ata si autoritar dhe izolues. Vetë grupi mohon të gjitha akuzat dhe pretendon se janë viktima të persekutimit fetar.
Besimi në një Mahdi – “ai që është udhëzuar nga Zoti” që do të qëndrojë në tokë për shtatë, nëntë ose nëntëmbëdhjetë vjet (varësisht nga interpretimi) para Ditës së Gjykimit për të pastruar tokën nga padrejtësia dhe tirania – ndryshon pak midis islamit shia dhe sunni. Figura ka tendencë historike të shfaqet herë pas here. Njëri nga më të njohurit është Muhammad Ahmadi në Sudan në 1881.
Stor politiaksjon: Islamsk menighet anklages for seksuelle overgrep, tvangsekteskap og slaveri
KËNGA E FATIT TË KOSOVËS
Amerikë, dora e Pavarësisë së Kosovës
mike e popullit më të lashtë të tokës
flamuri yt sot është edhe flamuri ynë
Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty.
Kosovë, më e ëmbla liri e atdheut, më
e dashura, më e shtrenjta më tragjikja;
festo, kremto, s´e sot u bëre me ushtri!
Mbi hirin e lashtë të ilirëve e dardanëve
ngrihet lulja Trojës dhe e Ipërisë etnike
ngrihet fryma që ia shtonë fuqinë lirisë.
Shqiptar, ne kot s´quhemi popull hyjnor
Kosova dardane, – dashuri ka Amerikën
prijësit e saj; Klintonët, Bushët, Trampët
Ollbrajtët, Engelët, Blerët dhe Sarkozitë,
janë tanët, të perëndishmit e hyjnorëve.
Amerikë, paç faqen e bardhë e nderuar,
mbi qiellin e Kosovës sot nuk kemi luftë
zemër, ti je e bekuar nga Perendia Thoti
nga nipërit e tyre pellazgo-iliro-dardanë
nga nëna jonë e botës, nga Nënë Tereza.
Sa më tepër Amerikë trojeve shqiptare
aq më shumë mëngjese të dritës me liri,
aq më shumë mbrëmje dashurore, aq më
tepër përqafime midis njeriu dhe natyrës.
Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës
nëpër Amerikë po kalon Ushtria e jonë,
nëpër Amerikë do të kaloj çështja çame
me Amerikën, atdheut i kthehet emri Iliri!…
Atdhe Geci – Poez nga libri, Iliada shqiptare i finacuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës. Respekt, Kosovë!


Nga: Saim Tahiraj
Reagim ndaj sulmeve të neo-otomanistit dhe radikalistit Blakaj!
Kur tipat shqiptarofobë, neo-otomanë si ky Blakaj, në shërbim të agjenturave antishqiptare dhe të maskuar nën petkun e religjionit islam, sulmojnë Lëvizjen e Deçanit me të njëjtën propagandë anti shqiptare,që vetë e përhapin me fanatizëm, kjo për ne është dëshmi e qartë se i kemi goditur aty ku u dhemb më së shumti.
Islamizimi i shqiptarëve nuk është fenomen i rastësishëm, por një projekt i vjetër i armiqve tanë historikë, i ndërtuar mbi aleanca të rrezikshme për zhbërjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe zëvendësimin e tij me identitet fetar. Këto aleanca ruso-serbo-greke nuk janë thjesht kapituj historie – ato janë strategji të gjalla që, pas luftës në Kosovë, u rikthyen në forma të reja në të gjitha trevat shqiptare dhe në mërgatë.
Sot, këto agjentura po i ringjallin elaboratet e tyre famëkeqe, duke synuar fuqizimin e islamit politik dhe dobësimin sistematik të vetëdijes kombëtare shqiptare. Qëllimi është i qartë: shqiptarët të paraqiten para botës demokratike perëndimore si element radikal dhe i rrezikshëm, duke dëmtuar aleancat tona strategjike, deri te Amerika mike.
Kjo agjendë nuk do të kishte jetë pa shërbëtorët e saj lokalë – hoxhallarë dhe individë që, me vetëdije apo nga verbëria ideologjike, po e përhapin këtë narrativë helmuese.
Një prej tyre është edhe i ashtuquajturi “patriot islamik”, Blakaj, i cili në fakt riprodhon me përpikëri propagandën e elaboruar nga qarqe antishqiptare, duke ndikuar dhe deformuar një pjesë të besimtarëve. Sulmet e tij ndaj Lëvizjes së Deçanit – një ndër lëvizjet më të qarta dhe më të vendosura në mbrojtje të interesit kombëtar – nuk janë rastësi, por reagim i drejtpërdrejtë ndaj goditjes që kjo lëvizje i ka dhënë thelbit të këtij projekti antishqiptar.
Prandaj, këto sulme nuk na dobësojnë, por na forcojnë dhe na bindin se jemi në rrugën e duhur. E ashtuquajtura “bombë kimike” kundër identitetit shqiptar – islami politik i instrumentalizuar – prej dekadash ka shpërndarë helm për zbehjen dhe zhdukjen e vetëdijes sonë kombëtare.
Sot, kjo bombë po çaktivizohet. Po çaktivizohet nga Lëvizja e Deçanit dhe nga të gjitha lëvizjet që po rikthejnë shqiptarizmin si bosht të pandashëm të identitetit tonë. Sa më të ashpra të jenë sulmet e këtyre elementeve radikale dhe neo-otomaniste, aq më e qartë bëhet se po u shembet terreni nën këmbë.
Dhe kjo vetëm sa na unifikon dhe na bën më të vendosur në rrugën tonë. Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se edhe individë me përvojë institucionale, si Rozeta Hajdari, bien pre e kësaj propagande.
Deklarata e saj se Lëvizja e Deçanit nuk ka lidhje me shqiptarinë ngre pikëpyetje serioze: a kemi të bëjmë me mungesë informacioni, me keqkuptim të thellë, apo me një qëndrim të vetëdijshëm?
Presim që në ditët në vijim znj. Rozeta Hajdari të deklarohet publikisht dhe ta sqarojë opinionin se cila është e vërteta e kësaj deklarate.
Opinioni publik pret përgjigje të qarta. Heshtja në raste të tilla nuk është neutrale – është pozicionim.


Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan
_____
Nga përçarjet historike te përplasjet partiake: si të dalim nga një cikël që e dobëson shtetin
Historia jonë ka njohur periudha kur përçarjet e brendshme fisnore, krahinore apo klanore, kanë shpërndarë energjitë kolektive dhe kanë vonuar si formimin me kohë të shtetit shqiptar, ashtu edhe në konsolidimin e mëvonshëm shtetëror. Sot nuk jetojmë më në atë realitet, por një rrezik i ngjashëm po shfaqet në formë tjetër: përplasjet e ashpra ndërpartiake dhe gara e pakontrolluar për pushtet po prodhojnë ngërçe institucionale, pasiguri politike dhe konsumim të besimit publik.
Kjo nuk është thjesht një krizë e radhës. Është një sinjal se sistemi ynë politik ka vështirësi të ndërtojë marrëveshje minimale për funksionimin normal të institucioneve. Kur vendimmarrja bllokohet, kur dialogu zëvendësohet me përjashtim dhe kur interesi partiak mbizotëron mbi interesin publik, shteti nuk rrëzohet menjëherë, por fillon të dobësohet nga brenda. Dhe një shtet i dobësuar është më i cenueshëm, më pak efektiv dhe më pak i besueshëm, si brenda ashtu edhe jashtë.
Në këtë kontekst, është e rëndësishme të shmangim dy gabime: të fajësojmë vetëm votuesin, ose të justifikojmë gjithçka me “lojën politike”. Realiteti është më kompleks. Kriza është produkt i ndërveprimit mes mënyrës si ndërtohen listat zgjedhore, si funksionojnë partitë, si raportojnë mediat dhe si votojnë qytetarët. Prandaj, edhe zgjidhja duhet të jetë e shumëanshme.
Së pari, politika duhet të rikthejë kulturën e kompromisit.
Kompromisi nuk është dobësi; është mekanizëm funksional i demokracisë. Pa të, çdo dallim kthehet në bllokadë. Partitë duhet të vendosin vijat e kuqe vetëm për çështje themelore, ndërsa për çështjet e tjera të ndërtojnë ura bashkëpunimi. Marrëveshjet për interes publik, buxheti, reformat kyçe dhe funksionimi i institucioneve, nuk duhet të mbahen peng i kalkulimeve afatshkurtra.
Së dyti, duhet reformuar mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve.
Listat zgjedhore nuk mund të mbeten produkt i mbyllur i strukturave të ngushta partiake. Duhet më shumë transparencë dhe konkurrencë e brendshme. Cilësia e deritashme e deputetëve lë shumë për të dëshiruar. Anndaj, vendosja e kritereve të qarta për përgatitjen profesionale, përvojën dhe integritetin do të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe do të zgjeronte zgjedhjen reale të votuesit dhe do të rriste cilësinë e deputetëve.
Së treti, të forcohet llogaridhënia e deputetëve.
Mandati nuk duhet të jetë “blanko” për katër vite. Matja publike e performancës, pjesëmarrja në seanca, kontributi në ligje dhe transparenca duhet të bëhet praktikë e rregullt. Kjo krijon presion pozitiv dhe i lidh më fort përfaqësuesit me qytetarët.
Së katërti, të përmirësohet cilësia e debatit publik.
Polarizimi shpesh ushqehet nga retorika e ashpër dhe informacioni i fragmentuar. Mediat dhe shoqëria civile kanë rol kyç në ofrimin e analizës së balancuar, verifikimin e fakteve dhe krahasimin e programeve, duke i dhënë qytetarit mjete për një zgjedhje më të informuar.
Së pesti, vota të bëhet më kërkuese dhe më selektive.
Kjo nuk është thirrje për fajësim, por për fuqizim. Votuesi mund të ndikojë realisht kur e zhvendos fokusin nga simboli partiak te cilësia individuale e kandidatëve: integriteti, përgatitja, konsistenca në qëndrime dhe gatishmëria për të vendosur interesin publik mbi atë personal.
Së gjashti, të vendosen rregulla më të forta për funksionimin institucional.
Caktimi i afateve të qarta për formimin e institucioneve, i mekanizmave që pengojnë bllokadat e zgjatura dhe i rregullave të balancuara për zgjedhje të parakohshme do të reduktonin pasigurinë dhe do ta bënin sistemin më të parashikueshëm.
Në thelb, sfida jonë nuk është vetëm të fitojmë një garë politike, por të ruajmë dhe forcojmë shtetin si kornizë e përbashkët. Përplasjet janë pjesë normale e demokracisë; bllokadat e pafundme jo. Diferenca mes të dyjave qëndron te përgjegjësia.
Historia na kujton se përçarja e brendshme ka kosto të lartë. E tashmja na kërkon të mos e përsërisim atë në forma të reja. Nëse arrijmë të ndërtojmë një kulturë bashkëpunimi konkurruese, garohet fort dhe qeveriset me përgjegjësi, atëherë krizat mund të kthehen në mundësi për pjekuri demokratike.
Sepse shteti nuk mbahet vetëm me institucione formale, por me vullnet të përbashkët për t’i bërë ato të funksionojnë dhe krijojnë stabilitet.
Më 2 maj 2026

