Gëzuar “Shën Gjergji”, ditëlindja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti!
Abetarja Gegënishte, abetare me vlerë
Harta e Shqiperisë, fq. 45

Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar ”Abetare Gegënishte”, Drini.us, 5 Maj 2021 në rubrikën ”Dossier”
Si dhe dhe nga kush na dhurua ABETAREN?
Pse e ruajti baba Ukë ABETAREN kur ai nuk dinte as shkrim-këndim?
Është i pafalshëm gabimi im se si kurrë nuk e kam pyetur bacën Shit (Reshitin axhën e madh), bacën Dul (Avdullahin) ose babën Ukë:
-Kush na e solli ABETAREN dhe kur?

Alfabeti i Gjuhës Shqipe, shkronjat e mëdha dhe numrat deri ne 10.
Gjyshi im, Imer Seferi për shkak të moshës dhe kohës kur ai u rrit e u edukua, fundi i viteve 1890-1910, nuk ishte i interesuar dhe nuk tregonte nteresim për shkrim-këndimin e gjuhës shqipe. Ishin të rrallë pleqt e kohës së tij që kanë ditur të lexojnë e shkruajnë gjuhën shqipe. Edhe ata që dinin, shkruanin me alfabet turko-arab. Ata ishin kryesisht hoxhallarë. Një hoxhë që unë e njoh, por më i ri në mosh se gjyshi, Mulla Ali Magjarra nga katundi Maxharrë 1*), shkruante shqip, me alfabetin që e kemi edhe sot por kur dikush nga katundi, plaka e pleq vinin që të shkruanin ndonjë ”HAJMALI”, ai e shkruante me shkrola (shkronja) arabe.
Nuk kishte ditë që dikush nuk vinte te ne kur Mulla Aliu ishte në Turjakë, me i shkrua nëse e kishte fëmiun, gruan ose babën e sëmurë. Ndodhte që hoxhës i kerkonin që ti shkruaj se lopa nuk po i len me mjel baqicën ose e ka humbur tamlin. Kishte edhe të atillë që kijet (tareqt në ahur kapeshin, vriteshin mes veti). Këto hajmali, hoxha i shkruante shpesh, sidomos dy tre ditë para Shën Gjergit (më 6 maj).
Mulla Alia kishte të kryer një kurs në Prizren, pas ”çlirimit” (1944-1945) dhe nuk punonte askund si imam përveç në Muajin e Ramazanit që shkonte në Gremnik, që kishte shumë ”shokë”, maxharrë (Familja e madhe e Maxharrëve të Gremnikut) iu falte Vaktet e Namazit. Thuhet se edhe serbët e Gremnikut, katund afër Klinës ia jipshin hakin hoxhës, sepse, thonin ata: po na tregon kohën e drekës e të darkë …

Alfabeti i Gjuhës Shqipe, shkronjat e vogla dhe shenjat e pikësimi, fq. 59
Kur përfundonte Ramazani, Mulla Alija nuk shkonte në shtëpi, në Magjarrë por këthehej në Turjakë. Rrugën e bënte në këmbë nëpër Sferrkë të Gashit, Malit të Madh e Bubë (Vinte në Natën e Katragjeqeve, që është dy e tre ditë para Bajramit). Ai paratë që i merrte për punën që kishte shërbye si imam, na i falte fëmijëve, nipave e mbesave të babës Imer … Dhe të tjerëve.

Imer Seferi, gjyshi (189…-1983)
Nëse nuk gaboj, asnjë nga pleqt e kohës së babës Imer nuk dinte të shkruaj e të lexoj, sepse nuk kishte shkolla shqipe, libra shqip dhe mësues shqiptarë, në krahinën tonë (katundet Turjakë, Damanek, Bubë, Qypevë, Panorc, Llapqevë, Zatriq, Carravranë, Mirushë, Lubizhdë etj.
Në vitin 1945, nuk jam i sigurtë hapet shkolla në gjuhën serbe, me mësues serb, në Kullën e Metë Xhemajlisë. Përpos disa nxënësve, djem ka shërbye edhe Sefer Haxhi Mala, si shërbtor. Sa jetë të gjatë ka pasur kjo shkollë nuk më kujtohet por më ka tregua vetë baca Sefë. Më vonë, shumë hapen 4 klasë të ciklit fillestar në Lubizhdë, e para, e dyta, e treta dhe e katërta.

Xh, Xhamija, fq. 44
Kishte edhe hoxhallarë shqiptarë që thonin se fëmijët nuk duhet me i qu në shkollë se bâhen shki 2*)
Më 1936, ndoshta 1937, kur martohej Sali Gjemajlia, nipi i Brahim Agës, nga Turjaka, kusheri i afërm,përveç miqëve e mysafirëve me zë e të nderuar, shtëpi të mëdha, shpijanikë, kishin qenë edhe Shaban Polluzha i Drenicës, kusheri, Ramë Bllaca, posllanik i Skupshtinës në Beograd, agallarë, bajraktarë, ballistë, komit e … kaçak të njohur të kohës nga Kosova e Veriu i Shqipërisë dhe Shkodra.
Këngëtarë kishin pas ardhur përveç Muhamet Kajtazit e Xhelir Islamit, katundarë, edhe Bajram Sadiku, baba i Salih Bajramit e Ali Paci.
Kshte qenë kohë e mirë vjeshtore dhe krushqit rrinin në oborrin ku tash i kanë shtëpitë nipat e Shaban Seferit (vëllait të gjyshit, babës Imer). Thonë se kishin pas pirë raki dhe dikur, nën ndikimin e alkoolit, Ramë Bllaca i paska thënë Brahim Agës:
-” .., Brahim Aga, qoj nipat në shkollë në Beograd e Zagreb, shkepi e hupi nëpër Evropë”! …

Atdheu dhe Naim Frashëri, fq. 56
Mbetet e paqartë se kush dhe kur na e solli ABETAREN.
Unë mendoj se baca Shit (Reshiti), Zeqa (ka vdekur i ri dhe i pamartuar), baca Dul (Avdullahi) dhe baba e kanë ditur por qe, unë nuk kam ditur dhe më vonë (në vitin 2000, 2001 e 2002, kur edhe vdiqën), nuk më ka ra ndërmend me i pyetur për ABETAREN.
Kam pas mendua që dikush nga dajat e babës, nga Damaneku ose Vesel Pagarusha apo ndonjë hoxhë përparimtar na e ka sjellur ABETAREN, por jo. Sa më shumë që po kalon koha në mërgim, kam fillua ti harroj edhe të afërmit e mysafirët ”e shkolluar” që vinin te ne, në odën tonë që ndoshta dikush nga at ana kanë sjellur ABETAREN sepse ODA E IMER SEFERIT ishte ndër më të njohurat në ato 40 -50 katunde. Kishte edhe pleq të menqur e hoxhallarë të dishëm që thonin se kur është në pyetje Vatani (Atdheu), duhet me luftua deri të farohemi e mos me ia l`shue vendin hasmit (shkaut, serbit e crnagorit). Ishte edhe një shprehje shumë interesante që unë e kam dëgjua:
-”Nëse baruti âsht nelt e nuk munesh me mrri, hyp mi kuran e merre barutin, mbushe pushkën e lufto për mbrojtjen e Vatanit”!
Por tash të dalim te ABETARJA, në faqen 51, te Ismai Qemali
Në pjessën e dytë të faqes 51, është shkronja ”j, J”, ”Jeta, ”Java”, ”Jani”.
”Jan”, i tha nji ditë zoti mësues, ”a e din sa ditë ka java”?
”Java ka shtatë ditë” u përgjigj Jani.
”Janë: e hân, e martë, e mërkurrë, e êjte, e premte, e shtunë dhe e dielë”.
Në faqen nr 52 të ABETARES, është shkronja ”h, H”: ”Hâna”, ”Halili”, ”Hirja”, ”Hutini”, ”Hutini âsht nji zog nate, që ha pula e shpend tjerë por njerëzvet nuk u bân gjâ të ligë”.
”k, K”, ”Kali”.
”Ai që i hypë kalit quhet kaluer”.
Në faqen e ABETARES nr, 53, shkronja ”s, S” dhe ”sh, SH”: ”Skanderbegu” është e shqyer fotografia e Skënderbeut.
Edhe te kjo shkronjë, shkronja ”S” kemi një tregim, rrëfim (dialog) për Skënderbeun:
Sotiri e Shpendi
Sotiri: ”Shpend, mbrâm më ka rrëfye gjyshi shumë punë të bukura për Skanderbegun”.
Shpendi:”Skanderbegun”? Kush âsht Skanderbegu?”
Sotiri: ”Skanderbegu ka qenë mbreti i Shqipnisë edhe mâ i madhi trim i kohës së vetë”.
Në gjysmën tjetër të fletës, faqe 53, është shkronja ”l, L” dhe ”ll, Ll”. ”Leka”, ”Lula” ”Lulishte”, ”Lleshi” dhe vazhdon një tregim i shkurtër edhe në faqen 54, por që është e dëmtuar fleta me foton e Skënderbeut dhe pjesa tjetër që nuk janë disa fjalë, mungojnë disa fjalë që flet për Lekën, Lulen (Lulja) dhe për Lalën: ”Lekë, të falem për nderën që na bâne”.
Pastaj, me radhë, në faqen 54, vjen shkronja ”d, D” dhe ”dh, Dh”, me shembuj:
”Deda”, ”Drita”, ”Dhimba”, ”Dhâmbi”, ”Dhâmbëtari”. ”Dhimba pushoi edhe Deda nuk qau mâ”.
Faqja e ABETARES nr. 55 ka shkronjën ”t, T”, ”th, Th”, ”f, F” dhe ”p, P”, ”b, B”, ”r, R” dhe ”rr, Rr”.
”Tefa i vocërr i ruente berret. Fyellin kurrë s`e lëshonte dorës. Të kënaqej zêmra m`e ndigjue, kur i binte me bulshîj të plotë. Thuej se ishte nji mjeshtër i vërtetë i fyellit e i zumares….”
”Perëndija; Bota, Rrêja; Rruzullimi”; ”Rrë-fe-ja”, ”Prendvera”, ”Rêtë”, ”Bubullima shungulloi për mnerë”.
Në faqen e ABETARES, 56 është shkronja ”a, A”, ”Ati, Atdheu:
Atdheu
Atdheu i në i dashtun âsht Shqipnija.
Këtu kemi lemë, këtu jetojmë edhe këtu do të vdesim. Çdo shqiptar përpiqet për të mirën e Shqipnisë.

Skanderbegu (fotoja mungon), faqe 53
Rrnoft Shqipnia !
Në pjesën tjetër, të poshtme të faqes nr. 56 janë shkronjat ”n, N”, ”nj; Nj” dhe ”m, M”.
”Nâna”; ”Njeriu”; ”Motra”.
Edhe te kjo faqe, me shkronjën ”N”, kemi një tregim të shkurtër për Naim Frashërin:
Naim Frashëri.
Naim Frashëri kishte katër vllazën. Nga këta vllazën po përmendim Abdylin dhe Samin. Naimi ka punue shumë për Shqipni. Ai ka shkrue edhe shumë libra të bukura. Edhe Abdyli e Samiu kanë punue për lirinë e Shqipnisë.
Ata që punojnë për Shqipni janë shqiptarë të mirë,
Faqja 57 e 58 e ABETARES mungon.
Në faqen 59 të ABETARES GEGËNISHTE, është Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me shkronja të shtypit dhe të dorës (shkrimit), me shkronja të vogla dhe në fund të alfabetit, janë edhe shenjat e pikësimit .
E në faqen tjetër, në 60 është Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me shkronja të mëdha e në fund, janë numrat deri në 10.
Në faqen 43, por që dikush nga prindërit është mundua ti radhis fletët e ABETARES, sepse ishin të shkyera e mund të humbisnin, e ka futur pas faqes 60, është shkronja ”dh”, ”dhija”, ”dhent”. ”Ku dhemb dhâmbi, shkon gjuha”.
Në faqen 44 është shkronja ”xh”, ”xhamija”, ”xhepi”, ”xhybe”, ”xhamadan”,”hoxha”.
Në faqen e ABETARES nr. 45 është harta e Shqipërisë. Rreth kufirit janë shtetet:
M. i Zi, Serbija, Bullgarija dhe Greqija. Maqedonia, mungon që është një deshmi e mosekzistimit të Maqedonisë si shtet, si komb e si gjuhë e fe, për çka edhe sot ka dyshime për ”popullin maqedon”. ”Gjuhën maqedone”, nuk e pranon Bullgaria, emrin ”Maqedoni” nuk e pranon Greqia dhe fenë e kishën ortodokse maqedone … nuk e pranon Serbia. E vetmja Shqipëria që e ka pranua si shtet Maqedoninë, pas vitit 1990 edhe pse gjysma e Maqedonisë është tokë shqiptare dhe me popullsi shqiptare.
…..
1*) Mulla Ali Magjarra nga katundi Maxharrë. Quhen ”magjarrë” (hungarezë), është edhe katundi Magjarrë
Në “Faqet në kategorinë “Fshatra në komunën e Malishevës”, fshati Maxharrë është i shkruar si Magjera (Malishevë) e pastaj janë katundet tjera: Maralia, Millanoviqi Mirusha, Mleçani.
Quhen ”maxharrë” sepse thueht se Bali Aga i Zatriqit kur kish pas luftua në Hungari, shërbtori i Bali Agës, një maxharr (hungarez) nuk e kish lënë zotninë vetë dhe ishte këthy me te në Kosovë.
Ka shumë tregime për ”maxharrët” se si kanë ardhur me Bali Agën dhe trimëritë e tyre, kur kanë hy lumin Savë e Danub me kuaj ….
Prandaj edhe është katundi ”Maxharrë” (ose Magjarrë), sipas maxharrëve, një mahallë në Gremnik, ”Mahalla e Maxharrëve” dhe vetëm një shtëpi në Turjakë, ajo e Xhemë Maxharrës (Idrizi djali i bacës Xhemë, është gjallë, plak).
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kategoria:Fshatra_n%C3%AB_komun%C3%ABn_e_Malishev%C3%ABs

Ukë Imeri, baba (1920-2002)
2*) Fëmijët nuk duhet me i qu në shkollë se bâhen shki
Kjo shprehje që ishte e shpeshtë ishte thikë me dy teha. Në njërën e dinin urrejtjen që kishin shkitë (serbët) për shqiptarët e në anën tjetër, që nëse shkojnë fëmijët në shkollë e shkollohen, do ta humbin fenë- Besimin Islam. Sipas shumë hoxhallarëve, kur mbanin ligjërata nëpër oda e xhami, thonin:
-Më mirë është me ni (dëgjua) se me pa (shikua) sepse, nëse ”ke vesh” e dëgjon hoxhën kut k`non KURANIN, pasi që shumica ishin analfabetë dhe edhe ato që i dinin, i mësonin përmendësh (dovët, luetjet në gjuhën arabe).

Ukë Imeri, baba (1920-2002) me 1999, me Cen Deskun e nipin, Aliun
Vazhdon
Malmö, 6 Maj (Dita e Shën Gjergjit) 2021
Dallime të tjera specifike që përcaktojnë proton e popullit shqiptar
Të ngritet padi penale kundër vrasësve të Fehmi Aganit
Ndarja e Fehmi Aganit nga familjarët e tij në prani të shumë qytetarëve të tjerë shqiptarë që ishin në të njëjtin tren me të dhe reagimet e shumta ndërkombëtare pas zbulimit të kufomës së tij më 7 maj 1999, Qeveria e Serbisë u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja.
Me qëllim që vrasja e Fehmi Aganit të mos paraqitej si vrasje e përgatitur nga strukturat e larta shtetërore, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ngriti kallëzim penal kundër policëve serbë Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq të cilët bënë ekzekutimin e Fehmi Aganit dhe të pesë anëtarëve të familjes Blakçori: Miradija (50 vjeçe), Fehmiu (60 vjeç) Labinoti (14 vjeç), Mehmeti (56 vjeç) dhe gruan e tij, Sabilja (50 vjeçe). Si edhe në shumë raste të tjera që kishin lidhje me krimet serbe në Kosovë, edhe ndriçimi i këtij krimi iu besua gjykatëses hetuese Danica Marinkoviq, e njohur për besnikërinë e saj ndaj Sllobodan Millosheviqit.
Rezultati ishte i njëjtë: gjykatësja e preferuar e Sllobodan Millosheviqit, Danica Marinkoviq konstatoi se “faji ishte i shqiptarëve” dhe liroi kriminelët Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq me arsyetim se “ata ndershmërisht kishin kryer punën e tyre”.
Regjimi i moçëm i Serbisë e cilësonte si kryerje detyre me nder vrasjen e shqiptarëve dhe realizimin e projektit të gjenocidit. Ndërsa regjimi i ri Serbisë, me njerëzit e regjimit të vjetër, vazhdoi me të njëjtën strategji. Në funksion të fshehjes së gjurmëve të krimit të gjenocidit, vrasjet që kishin kryer forcat e armatosura serbe ia veshën UÇK-së. Për këtë qëllim ata përpiluan listën e civilëve gjoja të vrarë nga UÇK-ja dhe ua shpërndanë institucioneve politike dhe mediatike ndërkombëtare. Në këtë listë u fut emri i Fehmi Aganit; emri i profesorit tjetër universitar Latif Berisha; emri i avokatit Bajram Kelmendi dhe i dy djemve të tij, Kushtrimit 18 vjeç dhe Kastriotit 31 vjeç; emri i kryetarit të Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Agim Hajrizi, i nënës së tij, Nazmies dhe i djalit të tij Ilirit, i cili ende nuk i kishte mbushur 13 vjeç; emri i veprimtarit të shquar politik Gafurr Lokut dhe i djalit të tij Dritonit 20 vjeç; emri i aktores së re të teatrit, Adriana Abdullahu 23 vjeçe dhe emrat e qindra civilëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që institucionet e drejtësisë së Kosovës të ngrenë padinë penale kundër Predrag Nikoliq dhe Zoran Dzeletoviq për vrasjen e Fehmi Aganit dhe të pesë anëtarëve të familjes Blakçori dhe të intensifikojnë përpjekjet për ndëshkimin e krimit të gjenocidit në Kosovë.
Pse duhet ta mbrojmë Donika Gërvallën ?

Gjergj Kabashi
Donika Gërvalla-Schwarz kohëve të fundit po iu nënshtrohet sulmeve të mirëorganizuara, të pandërprera e brutale nga persona të caktuar të partive politike që e sunduan vendin në këto njëzet vitet e fundit. Nuk është fare lehtë ta ndëgjosh fjalorin e kontaminuar dhe të lexosh se kush është duke e sulmuar dhe për çka po e sulmojnë.
Në këtë histori të sulmesh të panjerëzishme u fut edhe një herë UÇK – ja, sikur ajo të kishte qenë ndonjë ushtri private e lloj-lloj naivi dhe krimineli , që në mënyrë të përllogaritur ka bërë krime dhe është fshehur pastaj pas famës së saj. Fshehja pas UÇK – së dhe patriotizmit të rrejshëm e të pa dëshmuar duhet të përfundoj një herë e mirë, nëse duam të mbijetojmë si komb e të bëhemi shembull moderniteti e kulture, si të tjerët përreth nesh.
Ka ditë që vazhdoj t’ia bëjë vetës pyetjen: Po ku e gjetën mu Donika Gërvallën, që ta derdhin ndaj saj gjithë këtë mllef, urrejtje, helm e frustrim ?
Nuk ka asnjë dyshim se Donika Gërvalla është duke iu penguar shumë disave, madje tepër shumë. Sulmet e shfrenuara e të pandalshme ndaj saj , e tregojnë qartë natyrën e ligë të tyre. Një grua e arsimuar dhe me kulturën e duhur, nuk është lehtë të durohet e pranohet nga mediokriteti dhe fodullëku , që aq shumë e ka vërshuar jetën tonë.
Nga të gjithë ata që shihet qartë se nuk e kanë lehtë me të, pasi sharjet, fyerjet e shpifjet nuk po u ndihmojnë fare, përkundër faktit se po ndihmohet nga propagandat e ulëta të një pseudogazetarie.
Donika Gërvallën duhet ta mbrojmë të gjithë kur ajo e ka mirë, përndryshe “ne” kështu nuk do ta lëmë të rritet, formohet e stabilizohet askend në politikbërje. Duke kërkuar me çdo kusht “qime në ve” (thuajse ata ishin ëngjëjt e viteve që kaluan, që tashmë pa pritur e kujtuar po sulmohemi prej djajve!) , ne nuk e bëjmë të pasigurtë vetëm Donikën, por edhe Kosovën, gjë që nuk guxon me ndodhë.
Ata që e humbën pushtetin me votën e lirë të zgjedhësve pas njëzet vitesh sundim, anarki, vjedhje dhe zhvatje të pasurisë së popullit, do të duhej që të pushonin pak e mos të bënin aq shumë zhurmë , se më asnjë zhurmë nuk do t’i ndihmoj ata që mendojnë se edhe pasi e kemi ushtrinë tonë, FSK – ën, që po bëhet gjithnjë e më moderne dhe e aftë, mund të fshihen edhe më tej pas patriotizmit, UÇK – së, pasi njerëzit e lodhur nga padrejtësitë e shumëta , të shkaktuara nga sundimet dhe anarkitë partiake, tashmë duan vetëm drejtësi dhe funksionim të shtetit ligjor.
Njerëzit nuk duan më që ata që s’kanë punuar kurrë në jetë, të na udhëheqin e shesin moral që se kanë pasur kurrë!
Ata që po e sulmojnë Donika Gërvallën , sulmet e tyre nuk i kanë të rastësishme dhe as naive. Ta sulmosh Donikën pandërpre, do të thotë se dikush është duke synuar ta shkatërroj një ndër shtyllat gjigande të patriotizmit e atdhetarisë së mirëfillt të Kosovës. Një grua të sjellshme , e cila nuk imponohet aspak e me asgjë. Prandaj, “Supermenët” e patriotizmit e atdhetarisë së shpifur, duhet ta kuptojnë mirë e qartë se nëse Kosova e përkrah , forcon dhe mbështetë Policinë e Republikës së Kosovës, një ditë jo aq të largët do ta harrojnë Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, meqenëse nëse e duam forcimin e shtetit (e kjo nuk ka alternativë) , shumë vagabondë që iu imponuan politikës në Kosovë që nga paralufta e deri sot, do të përfundojnë prapa grilave.
Histeria e përjargëja e sulmuesve të mirëorganizuar ndaj Donikës nga ata që i patëm në pushtet e që na kënaqën me sjelljet e veprimet e tyre vagabonde, është grahma e fundit dhe çartja në përballje me realitetin e atyre që u ka hy frika në palcë se nesër – pasnesër, përfundon “jeta e tyre idilike” dhe e patrazuar, pasi më nuk do të ketë polici partiake që do t’i mbrojë , ndërsa çështja e UÇK -së , do t’i takoj asaj që i takon: Historisë!
Policia e Kosovës nuk ka asnjë dyshim se e din mjaft mirë se Kosovës iu imponuan njerëz të shantazhuar, madje edhe të tillë që i ka vënë në pozitë çmendie BIA e Serbisë pasi “pulat e cofta” kishin vendosur apo kanë rënë në grackën e “përfenjes” me “gusanin” serbomadh , duke e futur vetën dhe vendin panevojshëm në kurthet ngashnjyese të gjitfarë të ashtuquajturash shërbime sekrete, që duke i mbajtur në pozitë të vazhdueshme të trembjes, përmes të tillëve e ka dëmtuar edhe forcimin e shtetësisë së Kosovës.
Të tillët e kanë vënë në një pozitë të rëndë e të pashtekdalje Kosovën: I shantazhuari i PDK-së e ka mbajtur nën “thundër” të shantazhuarin e LDK-së, duke na vënë në aso pozitash inferiore , që fatkeqësisht e kanë prekur edhe sigurinë nacionale të vendit. Në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, askë nuk e ka dërguar Donika Gërvalla, por Donika e ka shumë mirë kur ka theksuar se do të lajmëronte për krimet, pasi ato në të vërtetë kanë ndodhur, sidomos vrasja e organizuar e shumë personaliteteve të LDK-së , por edhe të ushtarëve të UÇK -së.
Këtu nuk duhet bërë asnjë dallim dhe për askë nuk duhet pranuar definicionin partiak të së vërtetës së shtrembëruar se a ishte apo nuk ishte fajtorë.

Askush nuk ka pasur të drejtë që t’i vriste figurat e shquara partiake të LDK-së, ashtu sikurse që askush nuk ka të drejtë që në shenjë hakmarrje ti vras ata “të luftës” apo “pasluftës” tash. Janë Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjyqet e Kosovës, ato që kanë obligime e detyra që t’i ndriçojnë krimet e tilla , pasi ato nuk janë bërë prej “alienëve-jashtëtokësorëve” që zbritën në këtë pjesë të Gadishullit Ilirik me “pajatat e tyre fluturuese”, i kryen vrasjet dhe ikën, por ata ishin dhe mbetën në vendin e krimit.
Atyre do tu duhej që përjetësisht të mbeteshin në pushtet, mundësisht që të kishin pozita të larta partiake e shtetërore, të jenë sa më shumë të pranishëm në tv etj, që sa herë do të shpërthej e rrezikoj të dal diçka “prej thesit” , njerëzit e tyre të vëmendshëm e syçelë të ishin aty e t’ia lidhnin grykën “thesit” edhe më mirë.
Ata janë aty ku e kishin menduar krimin, planifikuar dhe ku i kishin gjetur mercenarët që t’i ekzekutonin viktimat e shënjestruara prej tyre.
Këto janë krime të rënda ndaj Atdheut. Nuk është në pyetje LDK këtu , pasi LDK nuk i ka mbrojtur e s’ka guxuar kurrë të bënte diçka konkrete për të vrarët e plagosurit e shumtë, përveçse i ka mashtruar familjet e të vrarëve me shpresa të rrejshme se ndriçimi i tyre bëhet posa të vinin “në pushtet”.
“Prit magar, sa të del bar’!”
LDK i pati edhe pozitat e synuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por kurrgjë kurrkujt!
Çështjet e krimeve të kësaj natyre duhet të mbesin vetëm çështje e organeve përkatëse të Republikës së Kosovës, që ndriçimin eventual të krimeve të këtilla nuk e bëjnë assesi për shkak të përkatësisë partiake të viktimës, por për hirë të interesit suprem të shtetit të Kosovës, i cili duhet ta dekriminalizoj skenën politike e shtetërore prej mbjelljeve të tilla antishqiptare. Kosova nuk duhet ta lejoj askend që ka bërë krime dikur a më vonë të pa dënuar e të pa ndëshkuar, që pastaj aq gjatë t’i strehohet e merr “azil” në “politikbërje e shtetbërje!”.
Andaj, të gjithë ne, pra edhe une, duhet ta harrojmë Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, por të mendojmë për përgjegjësitë që i kemi si banorë të vendit tonë. Nëse Serbia me makiavelizmin dhe largpamësinë e saj serbomadhe , ka bërë që të na imponohen njerëz të shantazhuar në majat pushtetore, njerëz që janë detyruar deshtën a nuk deshtën pastaj të punonin për interesat e saj për një Kosovë sa më të shkatërruar e joshtetërore, është detyrë e domosdoshmëri e kohës që asnjë i shantazhuar të mos zë qoftë as pozitën më pak të rëndësishme në shtetin e Kosovës.
Këto që thuhen …, Policia e Kosovës i din më mirë se secili prej nesh.
Kështu që, të gjithë ata që janë në Hagë, le ta mbrojnë vetvetën dhe të rivlerësohet vendimi se atyre u dashka tu paguhen avokatët aq të shtrenjtë nga mbarë bota. Vendimi për t’i paguar avokatët e tyre është marrë shumë më përpara se që të arrestoheshin. Kjo do të thotë se “ata” e paskan ditur se “kanë bërë krime”.
Nëse kanë vra ushtarë serbë në fushën e betejës, kjo mund tu falet , pasi çdo ushtri në botë, çlirimtare apo pushtuese qoftë ajo, e vret kundërshtarin e vet që e ka përballë.
Por, jo civilët apo civilin …
Nëse vërtetohet nesër – pasnesër me vendim gjyqësor se janë të pafajshëm, atëhere ndoshta Kosova ka obligim t’ua paguaj shpenzimet për avokatët etj.
Përndryshe: Jo !
Prandaj, Donika Gërvalla nuk ka bërë asnjë të keqe as dje e as sot, që të meritoj t’i nënshtrohet një fushate kaq irracionale të njerëzve të pakuptimtë, që na kanë dëshmuar se në jetën e tyre nuk janë kurrfarë shembujsh të mirë për vendin.
Se kush janë ata dhe çka ka bërë ai apo tjetri, më së miri do të na tregoj e ardhmja e afërt.
Një gjë do të duhej me qenë e qartë për secilin prej nesh: Kushdo që vërtetohet se ka orgaizuar vrasje të kundërshtarëve politik, ai nuk bënë të mbetët i padënuar prej ligjeve të shtetit të Kosovës.
Donika Gërvalla jo vetëm që nuk ka gabuar asgjë, por ajo e të tjerët si ajo duhet të ndihmohen e mbështetën nga i gjithë populli që të punojnë e angazhohen pandërprerë për një Kosovë ligjore e europiane, që ka munguar deri tash.
Ndryshimi që duhet të ndodhë

Çun Lajçi: Mos u ngatërroni me lisa nëse jeni kulpnaja, se nji brymë iu djegë, e lisin nji shtërgatë se then!
- Aktori Çun Lajçi është kërcënuar pas deklaratave të djeshme në mbrojtje të ministres së jashtme, Donika Gërvalla.
Çun Lajçi ka thënë se mjaft e ka lodhur Covidi dhe nuk ka menduar se personat e tillë ia kalojnë edhe qelbësirave.
Postimi i Çun Lajçi
Unë s’heshti jo!
Ju po kujtoni se po m’shani, por jo, jeni gabim, vetvetën jeni tue sha e fjalët e juve (n’internete që i keni) po mundoheni me i fshi me gjuhë!
Unë s’jam i dërgumi i perendisë me ua marrë gjynahet! I keni ba dhe me shnet t’i mbani. Duroni tash kur t’ua përkujtojnë njerëzit, e mos u mundoni me na randua tue na krahasua me Ilija Vakiqa, (se jeni t’vegjël me ditë kush ishin ata, e po flliqeni me bagla kot).
Ju po harroni se ne ishim shumë ma t’vlefshëm, e krahasoheshim me Marshalin, jo me mistreca e sodit! Por prap se prap mbetëm shqiptarë!)
Duroni, se me shamje nuk mbulohen gabimet, as namin e patriotizmin s’ua zvogloni njerëzve që kanë veprua kombtarisht ma shumë se ju!
Edhe unë! S’muj me iu vu aty ku s’ishit e s’jeni, as trima as patriot pa vepra me iu ba.
Por as Donikave, as Albinave, as Vjosave, s’ua shkeli veprat e s’flas keq që juve tua baj qejfin për nji “t’lumtë… je gjeni,… ma i miri i vendit”!? Jo, kurrë!
Argument e armë s’e kanë fjalën po shamjen!
Por po harroni, se ka njerëz që hanë dhé e me kokat tueja t’krymbuna s’mendojnë.

Ju kot po m’kërcnoni prej djeshit që iu thashë: Pse e votuet Gjykatën e pse i dërguet çlirimtarët n’Hagë!? Pse e randoni Donikën, kur ajo n’strajcë iu mbanë juve që shisni patriotizëm n’shpinën e shefave!
Dita sa ma e kthjelltë, shiblat bahen edhe ma t’mëdhaja. Rrini e mos t’iu del krejt-krejt era, se boll me mbyti virusi, e s’ma ka marrë mendja, se ju po ia kalojki çdo qelbësire!
Trusni sa s’kan shpërthye brythat e pranverës e me u ba plisat nëpër ara!
Çuni që s’din kurgja!
Spital, 05.05.2021

Çun Lajçi në Starabajë (Medvegjë), më 29.04.2019
Kapitulli i 10 – të më radhë i librit “Cilësitë e mira plotgjithësore”
Librit “Cilësitë e mira plotgjithësore” [besim]-Ardit Dardania
10. Të pavërtetat në disa shkrime
1. Një numër i caktuar i shkrimeve joshkencore përmbajnë komente, rrëfime, tregime iluzore të pavërteta lidhur me ndodhi, vepra e fenomene.
2. Në të kaluaren, disa nga shkrimtarët joshkencorë janë munduar që disa ndodhive në Tokë t’u veshin përmbajtje mistike, mbinatyrore. Në fakt, ato ndodhi kanë ardhë si rrjedhojë e ndërlidhjeve dhe ndryshimeve të caktuara mes faktorëve në veprim.
3. Tani, shkenca bashkëkohore mjaft mirë i komenton ndërlidhjet dhe ndryshimet e llojllojshme duke ofruar shpjegime për to të shoqëruara me vërtetime praktike, faktike, duke i vënë në funksion edhe aparatura, paisje, instrumente përkatëse.
4. Në të kaluarën, disa nga mendimtarët joshkencorë disa veprave të niveleve të larta mjeshtërore njerëzore të realizuara në të kaluarën edhe me të largët, duke mos qenë afër as në kohë, as në hapësirë dhe as në informacion, si dhe duke u përhumbur nga faktmbetjet, u kanë veshur atyre përshkrime “ndërhyrjesh forcash të fuqive superiore-mbinatyrore”, duke krijuar hamendësime te disa individë, si racionalë, si joracionalë.
5. Sot, në kohën e lulëzimit të madh të shkencave të kohes bëhet grumbullimi i drejt i fakteve edhe të pakta qofshin aty, duke krijuar pasqyrë shumë më të qartë të rrethanave lidhur me shfaqjen apo verimin e tyre.
6. Në të kaluarën, disa nga mendimtarët joshkencorë, në mungesë të informacioneve objektive kanë hyrë në thurje të shkrimeve joshkencore, duke u munduar t’u japin ngjyrime mistike ndryshimeve në kozmos.
7. Sot, ndërlidhjet dhe ndryshimet në kozmos, me aq kapacitet sa kanë mendjet njerëzore, synohet të përshkruhen objektivisht.
8. Në të kaluaren, disa nga mendimtarët joshkencorë për qëllime të caktuara kanë bërë shpjegime subjektive iluzore, duke vënë në ato shpjegime edhe elemente të frikës dhe nënshtrimit.
9. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” konsiderohen të gabuara dhe jo të vërteta shpjegimet mistike.
10. Nga aspekti i “Cilësive të mira plotgjithësore” edhe për fenomene, dukuri, ndodhi shumë komplekese, për të cilat kapaciteti mendor njerëzor nuk është në gjendje t’i shpjegojë plotësisht, besimin kryesor ia dedikon shpjegimeve të ofruara nga shkenca dhe teknologjia e kohës.
5 maj 1991, dita kur u mbajt Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës
Një fakir austriak i thotë në FB kancelarit Kurz “Hitler” – 500 Euro gjobë! Shaj prapë Giorgo, shaj!
NJË SHEMBULL PËR LLAPAQENËT SHQIPTARË…
Arben Çokaj
Se Giorgo, Koli gjeturku, Kola apo Ejlloja, Andi Bushati, Grida Duma e Gjekmarkaj, e hale të tjera të jetës publike shqiptare e lëshojnë llapën si lopa bajgën, duke sharë para e prapa Ramën etj. banda-banda, droga-droga, dhe nuk u thotë kush gjë, prandaj na i kanë dhënë një erë halesh jetës publike shqiptare, duke e kontaminuar atë me një nivel të ulët të përfaqësimit publik dhe duke dëmtuar edhe shoqërinë.
Duhet të bëhet si në Austri, Gjermani apo Amerikë, ku ta kuqin bythën me gjoba, kur e lëshon llapën pa fakte e me shpifje, që të kemi një hapësirë publike më pak të kontaminuar. Shumë shqiptarë të ndodhur në Perëndim shajnë pa fre plitikanët shqiptarë se nuk u thotë kush gjë, por ata, politikanët e atjeshëm nuk guxojnë me i sha, se i dinë konsekuencat.
“Edi Rama dhe banda e tij…” – thotë Kejdi Mehmetaj nga LSI
– a mundet me ia mbyllë kush llapën kësaj?
Nëse sistemi austriak, gjerman apo amerikan zbatohet në Shqipëri “as it is” (ashtu si është atje), kishin me thanë këta anal-istët e banal-istët shqiptarë, se u vendos diktatura e Enverit edhe një herë!
Duhet pra me ua mbledhë bythë disi e dikush këtyre haleve shqiptare, që shajnë pa doganë në Shqipëri e Kosovë! Pse nuk shajnë në ato vende kështu si shajnë tek ne, a din me më thanë dikush? Edhe Giorgo e mbledhë bythën xuc atje!
Kurse kundër shqiptarëve e lëshojnë llapën pa fre, sikur u ka kush gjë borxh, dhe mbahen edhe për patriota e atdhetarë! Përveç se mbahen edhe për njerëz të mençur shumë!
Shikoni shkrimin në vazhdim:
https://www.oe24.at/oesterreich/politik/mann-vergleicht-kurz-mit-hitler-500-euro-strafe/476294533
EDHE NGA POSITIMI NË FACEBOOK
Njëri e krahason Kurz me Hitlerin – 500 euro gjobë
Një 40-vjeçar nga Mühlviertel e krahasoi Kancelarin Sebastian Kurz me Hitlerin në Internet dhe tani është gjobitur me 500 euro.
Dhjetorin e kaluar, një burrë nga rrethi Freistadt postoi një koment urrejtje në faqen publike të Kancelarisë Federale në Facebook.
…



