Kreu Blog Faqe 284

Zogu i Pakashticës, Heroi Muharrem Mehmeti, që jetën ia fali Lirisë së Atdheut

0

Gani Mehmeti

  • Sot, në 45-vjetorin e lindjes të Heroit Muharrem Mehmeti

ZOGU I PAKASHTICËS QË JETËN IA FALI LIRISË SË ATDHEUT

Muharrem, për Ty që dhe jetën për Liri, në lulën e rinisë sate, kur teksa kishe mbushur tetëmbëdhjetê vite jetë, sado të shkruajmë, nuk mjafton.

Ti që le punën në Gjermani, u ndave nga vëllau Ekremi e nga xhaxhai Ramushi, u ndave nga jeta ndoshta luksoze, për t’i dalë zot Atdheut që po vritej dita-ditës nga Serbia, nuk po mund të rrije i qetë dhe me këngën në gojë, me dashurinë në zemër për Lirinë, me vullnetin për t’i dalë zot vendit, u armatose, bleve edhe uniformën ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u hudhe në luftë, atje ku neve na rrinte gjithherë mendja se si një ditë do të thyhet kufiri shqiptaro-shqiptar mes Kosovës e Shqipërisë, në Kosharen qê ju i dhatë lavdinê.

Muharrem, sot kur Nëna të ka ardhur atje tek ti e nuk jeton më, duke shkruar këta rreshta në shenj përkujtimi për Ty, doemos se më dolën lotët, veti kjo shumë e rrallë tek unë. Janë lotë dashurie e përkujtimi nga mungesa jote fizike, lotë dhembjeje e krenarie, Muharrem. Po, sepse të kujtova edhe si fëmijë kur ishe, edhe si i ri, kur nuk po lije lis në Pakashticë pa ia prekur majen, duke hipur në ta deri lart.

Muharrem, deri sa ne flisnim për Atdheun, ti rrije i heshtur. Kurrë nuk dhe shenjë se sa shumë e doje Lirinë e Atdheut. Këtë e paske mbajtur në vete, deri sa e tregove atë me vepër, jo me fjalë.

Muharrem, mua më tingëllojnë në veshët e mi edhe fjalët tuaja kur i kishit thënë xhaxhait tuaj, Ramushit se : «Shkumbini në luftë e unë të rri, këtu në Gjermani asnjëherë, kurrën e kurrës»! – edhe për këtë të falënderoj, ndërsa ngushëllohemi për Ty më vie pse re atje e ashtu si bien burrat për Vendin e vet.

Flij i qetë o i pavdekshëm në Kosharen, që ju me trimat tjerë e bëtë heroike!

Lavdi Muharrem Mehmeti, Lavdi tê gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve, që ne sot, e gëzojmë Lirinë nga gjaku juaj i derdhur!

Gjaku juaj qoftê themel i Lirisë!

Muharrem Fadil Mehmeti lindi më 3 shkurt 1981 në fshatin Pakashticë të Epërme të Podujevës nga babai Fadil dhe nga Nëna Fahrije. Muharremi la pas vetes pesë vëllezër e katër motra.

Pamje nga Kosharja

Gjysh e kishte Mehën e Kadrisë si e quanin, një luftëtar të përbetuar kundër serbëve, sa në një ndejë në fshatin Metehi të Llapit, kur po e shikonte drejt në sy Sadik Tafarshikun, Sadiku po i thot :

– Pashë Zotin mos më kqyerë!

– Po, pse bre burrë, çka të bana? – ia kthen Meha i Kadrisë. Sadikut.

– O, jo bre burrë, nuk m’ke ba kurrgja, veç po m’tutë me ata sy. Maraku yt tek o kanë me u ba komandant i policisë e mos me lanë shka t’shikns n’kit ven. Ata paskan pasë me dekë pej tute veç me sy kur t’i kishin pa. – po ia kthen Sadiku, Mehës.

Për bëmat gjenocidale të Sulltan Mehmetit – Fatihut, në emër të “Allahut” të tij luten shqipfolës në Prishtinë

Xhamia e Madhe e quajtur “Xhamia e Sulltan Mehmetit II – Fatihut” në Prishtinë
Msc Belisar Jezerci, historian
____
SULLTAN MEHMETI II, KRIMINELI I RRIJEPI PËR SË GJALLI NË STAMBOLL TETË KOMANDANTËT USHTARAKË SHQIPTARË!
___
Në betejën e Vajkalit më 1465, ushtritë osmane u shpartalluan nga Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.
Tradhtari Ballaban Pasha në tërhjekje e sipër zuri robë tetë komandantët më të shquar shqiptarë :
1. Moisi Golemi,
2.Muzaka i Angjelinës (djali i motres së
Gjergj Kastriotit),
3.Vladan Gjurica,
4.Gjin Muzaka,
5.Nikoll Berisha,
6.Gjon Perlati,
7.Gjin Manesi,
8.Gjergj Kuka.
Gjergj Kastrioti, i kërkoi Mehmetit II që ti shkëmbente 8 komandantët shqiptarë me nga 200 luftëtarë turq për secilin rob, mirëpo gjelati Mehmeti II nuk pranoi.
Tetë komandantët shqiptarë i rrepi për së gjalli në qendër të Stambollit. Me kokat e tyre loznin fëmijët, ndërsa trupat e tyre i shqyen qentë e Stambollit.
Ky është xhelati Sulltan Mehmeti II, në xhamin e të cilit në Prishtinë mbetjet otomane, shqipfolësit i luten allahut të tyre…!

Nga podcasti i Haviv Rettig Gur: “Kush është Hamasi dhe ç’kërkon ai?”

2
Victoria Fitore Malo, Suedi
____
Ka njerëz që nuk të servirojnë lajmin, të tregojnë se si lidhen gjërat mes tyre. Haviv Rettig Gur është i tillë, një zë që e shpjegon Lindjen e Mesme jo me fraza të gatshme, por me kontekst, histori dhe strukturë.
E kam thënë edhe më herët, e pëlqej sepse nuk e trajton konfliktin si një duel propagandash ku çdo palë reciton “të vërtetën” e vet. Përkundrazi, e bën atë që pak analistë dinë ta bëjnë – të shpjegon se ç’ tregimi jeton secila palë në mendjen e saj, ç’ beson, çfarë i frikësohet dhe përse vepron siç vepron.
Në episodën e radhës (80: Who is Hamas and what do they want?), Havivi ndalet te një pyetje që shumë veta e bëjnë, por pak veta e kuptojnë deri në fund; Ç’ është Hamasi? Kush janë ata? Dhe
ç’ kërkojnë në të vërtetë?
Dhe përgjigjja e tij është tronditëse, sepse e ndërton jo si një deklaratë politike, por si një portret i plotë ideologjik dhe historik.
Hamasi: jo vetëm organizatë, por një lëvizje.
Sipas Havivit, Hamasi nuk është thjesht një grup i armatosur. Ai është njëkohësisht; lëvizje sociale, lëvizje fetare, organizatë politike dhe një aparat i plotë pushteti në terren.
U krijua në vitin 1987 në Rripin e Gazës, pikërisht në kohën e Intifadës së parë. Gaza ishte atëherë ende nën kontrollin ushtarak izraelit dhe shoqëria palestineze ishte duke shpërthyer në revoltë. Por Hamasi nuk lind nga hiçi. Ai vjen nga një traditë shumë më e hershme. Rrënjët i ka që nga fillimi si një degë e Vëllazërisë Myslimane (Muslim Brotherhood) nga Egjipti. Kjo organizatë, e krijuar në vitet 1920, kishte një ide thelbësore: Bota myslimane ishte dobësuar, ishte poshtëruar dhe kishte humbur epërsinë historike jo sepse Perëndimi ishte “i keq”, por sepse myslimanët kishin humbur rrugën e tyre. Rruga te rikthimi i fuqisë vinte vetëm duke u kthyer te Islami i hershëm, te devotshmëria dhe disiplina, te ideja se feja duhet të jetë forcë që e ngre sërish botën myslimane.
Kështu Hamasi shfaqet jo si një përgjigje e momentit ndaj Izraelit, por si pjesë e një “misioni më të madh”: rikthimit të një bote në lavdinë e saj, përmes devotshmërisë dhe luftës.
Hamasi nuk e sheh konfliktin si një çështje të kufijve, të negociatave apo të paqes. Ai e sheh si një betejë të madhe për kuptimin e historisë.
Dhe ndaj, ai nuk e pranon realisht zgjidhjen me dy shtete. Ka raste kur ai mund të pranojë pauza, armëpushime, kompromis të përkohshëm, jo sepse dëshiron paqen, por sepse e konsideron si taktikë në rrugën drejt qëllimit final. Dhe qëllimi final, sipas Havivit, është i qartë – fundosja e vetë ekzistencës së Izraelit. Karta e vitit 1988 e Hamasit nuk flet vetëm kundër Izraelit, apo kundër sionizmit. Ajo përdor gjuhë që marrin nishan: “hebrenjtë e botës” – po me atë fjalorin të hapur antisemitik, të përzier me ide të importuara nga traditat europiane të urrejtjes ndaj hebrenjve.
Ky dallim është i rëndësishëm sepse shumë njerëz sot përpiqen ta “paketojnë” Hamasin si thjesht rezistencë kombëtare. Havivi argumenton se kjo është injorim i vetë tekstualitetit ideologjik të grupit.
Një nga pjesët më të forta të episodit është kur Havivi e shpjegon Hamasin edhe si një rebelim të klasave punëtore. E lidh këtë me figurën e Al-Qassam-it (prej nga brigadat “Al-Qassam”), një predikues dhe militant i viteve 1930 që predikonte në Haifa kryesisht te punëtorët e portit dhe shtresat e ulëta. Sipas këtij miti themelues: elitat urbane palestineze (familjet e mëdha), udhëheqësit tradicionalë dhe aristokracia lokale e kishin tradhtuar çështjen, kishin dështuar ta ndalonin sionismin, kishin humbur tokën. Ndërsa “të vegjlit”, të varfrit, besimtarët, ishin ata që duhet ta shëlbonin këtë humbje.
Kjo, thotë Havivi, është edhe arsyeja pse Hamasi e urren rivalitetin me Fatahun aq thellë: nuk është vetëm politikë, por urrejtje e ngritur mbi një ndarje shoqërore dhe historike.
TUNELET: ekonomia e Gazës e kthyer në makinë lufte
Në pjesën më dramatike të episodit, Havivi shpjegon se Hamasi për vite me radhë e orientoi ekonominë e Gazës drejt një projekti gjigand: një rrjet tunelesh i jashtëzakonshëm, qindra kilometra, me depo, ventilim, energji dhe thellësi të madhe. Ai e quan këtë “arritja më e madhe infrastrukturore që palestinezët kanë ndërtuar ndonjëherë”.
Por pastaj vjen pyetja e tij therëse, për se u ndërtua?
Jo thjesht për t’u fshehur nga bombardimet. Sepse bunkerë të thjeshtë do mjaftonin për këtë. Por këto tunele lidhnin qytete me qytete, mund të mbaheshin ushtri brenda për muaj e vite.
Dhe këtu ai thekson një fakt që godet fort në ndërgjegje: gjatë luftës, asnjë fëmijë palestinez nuk u lejua të hynte në këto tunele, edhe pse ato mund të kishin qenë sistemi më i madh i strehimit kundër bombave në botë.
Pra, në interpretimin e Havivit, tuneli nuk ishte për popullin. Ishte për ushtrinë.
7 Tetori dhe “strategjia e shkatërrimit”
Haviv nuk e fsheh tezën kryesore; Hamasi e ndërtoi këtë sistem duke pritur një luftë të madhe. Dhe pastaj, duke kryer masakrën e 7 tetorit, ai e tërhoqi Izraelin në pushtim, e bëri shkatërrimin e Gazës të pashmangshëm dhe e përdori shkatërrimin si instrument strategjik.
Dhe e thotë shkoqur: Hamasi e pa shkatërrimin e Gazës si pjesë të strategjisë së tij. Sepse në logjikën e tij, kauza nuk është “shpëtimi i palestinezëve”. Kauza është një projekt historik dhe ideologjik më i madh; “përmbysja e turpit”, “rikthimi i lavdisë”, “fitimi i kuptimit”.
Në fund, Havivi e përmbledh Hamasin si një fenomen shumëdimensional; një ideologji me ambicie historike, një aparat pushteti represiv që vret kundërshtarët, një rrjet bamirësie, shkollash dhe indoktrinimi, një rebelim social kundër elitave dhe një organizatë terroriste me synime shkatërruese.
Dhe kjo është arsyeja pse, sipas tij, Hamasi nuk mund të kuptohet me etiketa të thjeshta. Sepse ai nuk është vetëm “politikë”. Është një besim, një doktrinë, një luftë për kuptimin e historisë.

Protestat në Iran, dita e 37: Situata po ‘normalizohet’, Ali Khamenei ka dalë nga bunker-i

0

Ali Hosseini Khamenei te varri i Ruhollah Musavi Khomeini gjatë shënimit të 47-vjetorit të revolucionit islamik Foto: Khamenei.i CC BY 4.0

Arnt Jensvoll / Document.no

Serielogo Opprør i Iran 2025-26

Kryengritja në Iran 2025 – 26

Ata që presin vendimin e presidentit Trump mbi nëse ai do të përdorë forcën ushtarake ndaj Republikës Islamike janë shpërqendruar nga Jeffrey Epstein, Mette Marit, Thorbjørn Jagland, Mona Juul dhe Rød Larsen – dhe princi Marius Høiby. Nga Irani rrjedha e lajmeve po thahet, ajo që del jashtë po bëhet e përsëritur, ka pafund tragjedi individuale për t’u marrë, por sa i përket progresit të kontrarevolucionit, ka një qetësi relative.

Ishte e qartë se kishte pritshmëri të mëdha që Trump të kishte vullnetin – në mënyrë retorike ai kishte inkurajuar demonstruesit, kishte thënë se ndihma po vinte, i kishte nxitur ata të marrin kontrollin e institucioneve, i kërcënoi republikën islame të mullaveve; nëse ata do të vazhdonin të vrisnin iranianë, ai do t’u krijonte një ferr.

… mund të barazojë, madje të tejkalojë Babi Yar
Raportet janë të tmerrshme. Ne e kuptojmë se 30,000-40,000 iranianë janë vrarë, ndoshta më shumë, ndoshta më pak.

8 dhe 9 janari mund të rezultojnë të jenë masakra më e madhe dyditore e njerëzve në historinë moderne, mund të barazojë, madje të tejkalojë 29 dhe 30 shtatorin 1941 kur nazistët vranë 33,771 hebrenj në Babi Yar, Kiev në dy ditë. Shkalla është e jashtëzakonshme.

Zyrtarët e qeverisë iraniane po shfrytëzojnë shqetësimet e SHBA-së për një konflikt të zgjatur në Lindjen e Mesme duke kërcënuar se do të përfshijnë partnerët e tyre rajonalë dhe do të zgjerojnë një konflikt të mundshëm. Ali Khamenei paralajmëroi më 1 shkurt se një sulm amerikan do të çonte në luftë rajonale. Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi deklaroi gjithashtu më 1 shkurt se nëse SHBA sulmon, konflikti do të përhapet në të gjithë rajonin.

Ju kujtojmë @BrennpunktUAs parashikim të cilit iu referuam në përditësimin e djeshëm – deri më tani ne po anojmë drejt tij pavarësisht kundërargumentit të Iman Sefatit se mullahët thjesht vazhdojnë të gënjejnë për të fituar kohë deri sa koha e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë të ketë marrë fund:

– Gjatë javës së ardhshme, çështja e Iranit do të zhduket gradualisht nga media kryesore dhe një normalitet i dukshëm do të vendoset. Shtypi liberal do të pretendojë se Trump nuk e mbajti premtimin e tij ndaj demonstruesve. Izraeli do të vazhdojë të sulmojë përfaqësuesit e Iranit, por tema do të largohet nga fokusi i «njerëzve të zakonshëm».

Regjimi i Mullahëve do të kthehet te «normaliteti» dhe do të dalë nga bunkerët, IRGC do të ulë nivelin e gatishmërisë – gjithçka duket sikur do të jetë një «zgjidhje diplomatike»…

Por «Pika e Pamundur për T’u Kthyer» është kaluar prej kohësh. Kur papritmas të ndodhë një shpërthim në Teheran, të gjithë do të habiten.

Khamenei pati paraqitjen e tij të parë publike pas disa javësh më 31 janar gjatë përkujtimit të 47-vjetorit të revolucionit islamik. Mediat shtetërore publikuan foto të tij duke u lutur pranë varrit të Khomeinit jashtë Teheranit.

Grupet opozitare pretendojnë se paraqitja ishte e skenografuar. Më 1 shkurt ai mbajti një fjalim ku paralajmëroi për një «luftë rajonale» dhe akuzoi SHBA-në për përpjekje për të kontrolluar burimet e naftës dhe gazit të Iranit.

Raportet për vrasje dhe tortura vazhdojnë të vijnë, por regjimi pretendon se ka kontroll pas «përpjekjes së grushtshtetit izraelito-amerikan».

Armiqtë historikë
– Arabët janë armiqtë më të këqij të persëve.

Çarje në digë?

– Gazetarja iraniane Parisa Hashemi u përball me përfaqësuesit e regjimit në televizion për vrasjet gjatë protestave, kolapsin ekonomik dhe shtypjen. „Në çdo vend tjetër, përfaqësuesit që ishin përgjegjës për masakrën e popullit do të kishin kryer vetëvrasje nga turpi.”

Thashethemet
– Burime OSINT (Inteligjencë me Burime të Hapura) kanë raportuar se avionin RC-135U Combat Sent ka marrë fluturimin nga Okinawa dhe është në rrugë për në Katar. SHBA ka vetëm dy të tilla. RC-135U konsiderohet si një mjet strategjik i inteligjencës, i dizajnuar për të lokalizuar dhe analizuar sistemet radarike të armikut.

– 400 kg uranium me 60 përqind përqendrimi mungojnë. Kjo është e mjaftueshme për rreth dhjetë bomba atomike nëse regjimi bën një hap relativisht të vogël në pasurimin e tij. Pas sulmeve në qershor, SHBA thanë se depozitat ishin shkatërruar. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha më vonë se ato nuk ishin shkatërruar dhe se askush nuk e di se ku janë. Prandaj, negociatat mund të jenë vendimtare për të neutralizuar materialin më të rrezikshëm në tokë para se të zhduket në hijet. Kjo mund të rrezikojë të gjitha qytetet më të mëdha perëndimore përmes përfaqësuesve.

– Ish-presidenti dhe miku i ngushtë i Khomeinit, Bani Sadr, pohon se Khomeini lëshoi një fetva të fshehtë që lejonte blerjen e armëve nga Izraeli. Rezultati ishte që 80 për qind e armëve të Khomeinit vinin nga Izraeli.

– Republika islame ka arrestuar dy vajza 12 vjeçare që ka protestuar. Ata u kthyen në shtëpi të dridhura, duke qarë dhe të dëmtuara psikologjikisht. Një regjim që torturon fëmijë është një organizatë kriminale.

Mëshira vjen nga brenda

– Një burrë kanadez qau heshtur për viktimat e Iranit në një cep gjatë demonstratës Free Iran. Një iranian e vuri re dhe e përqafoi. Nuk e di kush është ai, por tani ai është iranian.

Protestene i Iran, dag 37: Situasjonen «normaliserer» seg, Ali Khamenei er krøpet ut av bunkeren

I dëgjova Blerim Shalën dhe Veton Surroin lidhur me Rambujen, por une, Ibrahim Kelmendi, e kam një version, të përjetuar nga “jashtë”!

1

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Përcolla versionin tuaj lidhur me Rambujenë, të prezantuar nga “brenda”. Por unë kam një version, të përjetuar nga “jashtë”.
Ideja për konferencë ndërkombëtare për ta paqësuar “konfliktin” në Kosovë duhet të jetë publikuar qysh në shtator 1998 nga ambasadori amerikan Hill, atëherë në Maqedoni. U konkretizua në janar 1999 në Londër, në mbledhjen e Grupit të Kontaktit, nga ministrat e jashtëm përkatës. Aty u përcaktua se ndryshimi i kufirit shtetëror të Serbisë (që atëherë përfshinte edhe Republikën e Malit të Zi dhe krahinat e Kosovës e Vojvodinës) do të mbetej i pandryshuar.
Franca, e sunduar nga DGSE-ja, ia doli që konferenca të mbahej në Rambuje, sepse donte t’i impononte përcaktimet serbo-franceze. Prandaj edhe regjimi i Millosheviqit u dakordua me mbajtjen e asaj konference. Kundër mbajtjes së konferencës ishin Adem Demaçi, Sali Berisha (si dhe Albin Kurti, atëherë ende i pafaktorizuar). Ishin edhe disa kapo të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” që e kishte kapur komandën e UÇK-së (Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Azem Syla, Rexhep Selimi & Co.). Ishim edhe një pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së.
Delegacioni shqiptar u kompilua nga diplomacia operative e Grupit të Kontaktit (kryesisht ambasadori francez në Maqedoni), e cili instrukohej nga agjenturat sekrete, të cilat atëherë UÇK-në e diskualifikonin si organizatë terroriste, por meqë ishte faktorizuar në terren, duhej të përfshihej në bisedime.
Pata keqardhje që nuk keni as tani kurajë për të informuar se Hashim Thaçin e kanë imponuar për kryetar të delegacionit DGSE-ja franceze (e cila e kishte brenda në kala shefin e sektorit përkatës, Danjean Arnaud, që prezantohej si shok i Hashimit) dhe RDB-ja serbe, ashtu siç e kanë imponuar edhe marrëveshjen për “qeveri të përkohshme”, me mandatar Thaçin, sepse gjykuan se duhej t’i ndërronin kuajt e karrocës komplotiste.
Meqë isha bashkëkoordinues i angazhimeve jashtë kalasë në Rambuje, ju njoftoj se më 20 ose 21 shkurt 1999, dy diplomatë operativë të angazhuar në stafin e ambasadorit Wolfgang Petritsch (i ngarkuar nga BE-ja si bashkëdrejtues, në ekip me Christopher Hill-in e SHBA-ve dhe Boris Majorskin e Rusisë), ma kanë shprehur shqetësimin:
“Thaçi është përcaktuar për ta refuzuar nënshkrimin e marrëveshjes, me arsyetimin se i frikësohet ekzekutimit nga komandantët e UÇK-së, të cilët qenkan kundër; por në fakt, ne na rezulton se Thaçin për mosnënshkrim e ka komanduar DGSE-ja përmes Danjean Arnaud…” (përfrazim).
Që t’i bind ata diplomatë, dhe të tjerë si ata, e kam lutur Sabri Kiçmarin (tani ambasador i Kosovës në Tokio) t’u telefonojë të gjithë komandantëve të zonave, për t’u informuar se kush e kishte kërcënuar Hashimin. Asnjëri nuk ka pranuar ta ketë kërcënuar Hashimin; secili ka thënë se është dakord me vendimmarrjen e delegacionit.
Pothuajse të gjithë pjesëtarët e delegacionit, edhe pse ishi dakord për ta firmosur më 23 shkurt 1999, për hir “të rendit” u rreshtuat pas “udhheqsësit” Thaçi, sepse secili duhet të keni qenë të komanduar nga eprorët e padukshëm që të mos rebeloheshin kundër komplotistit Thaçi.
Diplomatët operativë i kemi informuar se asnjë komandant nuk e kishte kërcënuar Thaçin dhe se as Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte bërë puç kundër “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, kur e kanë “zgjedhur” Sylejman Selimin për komandant të Shtabit të Përgjithshëm.
Fatmirësisht ia kam dalë t’ia them variantin tim ministrit të jashtëm gjerman, Joschka Fischer, sapo e kishte përfunduar konferencën me gazetarë, ku ai e shprehu zhgënjimin dhe mllefin kundër delegacionit tonë. Ai u trondit, edhe për faktin pse askush deri në atë moment nuk ia kishte thënë këtë variant. Aty për aty e shfaqi mendimin se duhej bindur presidenti francez që të ndërhynte në DGSE për ta ndryshuar atë urdhër…
Marrëveshja e Rambujesë, Kapitulli 8, pika 3:
“Tri vite pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, do të thirret një mbledhje ndërkombëtare për të determinuar një mekanizëm për një vendosje (zgjidhje) finale për Kosovën, në bazë të vullnetit të popullit, të mendimeve të autoriteteve relevante, të përpjekjeve të secilës palë në lidhje me implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe të Aktit Final të Helsinkit, dhe për të ndërmarrë vlerësime të përgjithshme mbi implementimin e kësaj marrëveshjeje, duke i konsideruar propozimet nga cilado palë për masa shtesë.”
Mos spekuloni se ishte përfshirë edhe referendumi i popullit të Kosovës pas tri vjetësh, falë këmbënguljes së Thaçit dhe përkrahejs se Sekretareshës Ollbrajt. Teksti origjinal nuk përmban referendum, por Aktin Final të Helsinkit, i cili përcakton se asnjë kufi në Europë nuk mund të ndryshohet me dhunë.
Fatmirësisht, SHBA–Anglia–Gjermania duhet ta kenë bindur presidentin francez që të ndërhynte te DGSE-ja për ta urdhëruar marionetën Thaçi që të nënshkruante në Paris. Të tjerat, si dakordimet e komandantëve dhe të SHP-së, ishin simulime, ashtu siç ishte simulim edhe kërcënimi i Komandant Remit (Rrustem Mustafës), të cilin ai edhe sot e papagallon, edhe pse atëherë e as tani nuk ishte e nuk është aq destruktiv sa e diskrediton veten me gënjeshtrën se e ka kërcënuar Thaçin…
Më në fund, njëherë e mirë duhet ta dini: deri më 23 mars 1999, të gjitha qeveritë e botës ishin për viktimizimin e Kosovës, duke ia njohur Serbisë të drejtën për ta mbajtur si koloni. Në takimin e fundit të Trojkës Hill–Petritsch–Majorski me Millosheviqin, në Beograd, më 23 mars, ka ndodhur një incident që e ka provokuar Majorskin rus t’ia përplas në surrat Millosheviqit fashstoid: “Nga ky moment nuk e ke më mbrojtjen e Rusisë!” (perifrazim). Në mbrëmjen e asaj dite, SHBA-ja e ka ndryshuar përcaktimin për 180 shkallë, në konsultim me kryeministrin britanik Tony Blair, dhe ajo kthesë HUMANITARE i është imponuar Aleancës NATO për t’i bombarduar objektet ushtarake e policore të Serbisë (pa e marrë autorizimin nga OKB-ja dekadente).
Faleminderit për informacionin që nuk e dija.
_______

Pengmarrja e LDK-së dhe trashëgimia e Kumrovcit

0
Gegë Podguri, Pejë
____
Si u shndërrua një familje politike në një strukturë të kapur nga manovrat e brendshme!
Komunistët jugosllavë, në krye me Isa Mustafën, i cili në mënyrë tinëzare e kishte marrë LDK-në nga shoku i tij Fatmir Sejdiu, tashmë po e mbajnë peng LDK-në përmes nxënësve të tij. Ai bëri edhe një manovër edhe më interesante, e cila duhet studiuar mirë nga studiuesit politikë që merren me partitë politike: se si arriti ta fuste në lojë Avdullah Hotin, për t’i pasur të dy krahët nën kontrollin e tij të plotë, duke i treguar njërës palë dhe tjetrës fuqinë e tyre gjysmake.
Ajo që bëri Isa Mustafa në dy rastet e tij, në kohën e pushtimit të LDK-së dhe tani me këtë kuvend zgjedhor, është diçka që vetëm shkolla e Kumrovcit e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë di t’i bëjë këto sallata politike. Dhe ajo që është edhe më e çuditshme, shumë anëtarë të vjetër dhe aktivistë nuk arrijnë ta kuptojnë lojën e tij. Madje, krahu i Lumirit po propagandon se Isa ishte kundër tij, pa e pranuar faktin se ai ishte i nxitur pikërisht nga Isa, njësoj siç është nxitur edhe Avdullahu dhe të tjerët në hamendjet e tyre.
Ky komunist monstrum ka gjetur argatë gjithandej dhe shpif nëpër rrjete sociale kundër kujtdo që e kritikon mënyrën e mbajtjes së ashtuquajturit kuvend, pa i dhënë emërtim të saktë, a ishte kuvend pune, rikonfirmim për Lumirin apo një tubim kuvendi sa për sy e faqe, ashtu siç i kanë bërë këtu e sa vjet që janë në krye të LDK-së.
Një fanatik i mirë i LDK-së, me të drejtë, e thoshte se logjika e poshtërsisë dhe spekulimeve që komunisti Isa Mustafa e ka futur në LDK është vështirë të shërohet. Edhe pse nostalgjia e rugovistëve lidhet me emrin e tij dhe të LDK-së, ndoshta një ditë të afërt do të pajtohemi me faktin se familjen e madhe politike me emrin LDK, që e kishte dikur, e pushtuan komunistët dhe surrogatët, dhe tani vetëm ato germa i kanë mbetur, dhe edhe ato po i shkatërrojnë deri në zhbërje.
Turpi i mbuloftë ata që e përkrahën Isa komunistin dhe nxënësit e tij surrogatë.

Si dështuan Rugova&Demaçi në momentet vendimtare për Kosovën?! (2)

1
Ismet Hasani, Suedi
_____
Sa të këqija i bërën popullit të vet Rugova&Demaçi?!
*
A e xjerri historia ”jashtë loje” Rugovën?!
A ishte Rugova vërtetë President apo “President” në thonjëza?!
Dalja me portretin e Rugovës në mitingje, a ishte “lojë e Milosheviqit?!”
Pjesa më madhe e shqiptarëve që Rugovën e quanin President, a ishin “aleate e Serbisë?!” ( Ismai Kadare)
*
Para se të jap shkrimin e mëposhtëm, do të jap këtë mendim, i cili do të jetë prelud e këtij shkrimi:
1.Puna më e vështirë për njeriun është të ndajë të mirën nga e keqëja!
2.E rëndë për njeriun është: të dëgjojë; të sheh, dhe të hesht!
3. Mirëpo, qëndrojnë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën, ato janë: E VËRTETA, LIRIA dhe VYRTYTI.
Lidhur me të vërtetën dhe gënjeshtrën: fol të vërtetën, edhe në qoftë se ajo është në dëmin tend!
Mos gënje, edhe në qoftë se nga ajo gërnjeshtër ké ndonjë dobi!
(a u t o r i)                                                        
 
Për Rugovën, qyshkur ka pasë mendime të ndryshme. Për fat të keq, historia e nxjerrë ”jashtë loje!?”
A ishin deklaratat e Rugovës në interes – shërbim të Serbisë e kundër popullit të vet?!
A ishin të vërteta fjalët e gazetarës gjermane në gazeten gjermane ”Spiegel!?!
A ishte një ”Ditar” për tragjeditë që ndodhen në shtëpinë e Rugovës ?!
Po të analizohej ai ”Ditar” a del krejtësisht i pafavorshëm për Rugovën?!
A ishte ”ëndërr” e Rugovës të kishte një dëshmitar për atë tragjedi që e gjeti në shtëpinë e tij, e ta dërgonte permes tij një mesazh…?!
A e pat Rugova në shtëpinë e tij një gazetare gjermane, të maskuar me shami në kokë si grua shqiptare, si ”kushërira” e tij, e cila ishte në shtëpinë e tij për një javë dhe për çdo ditë shkruante ”diçka” në bllokun e saj?!
Kur ajo doli nga shtëpia – iku për në Gjermani, a i dha Rugova ndonjë mesazh?!
Çfarë reportazhi dha ajo në gazeten gjermane “Spiegel”, krejtësisht ishte në disfavor të Rugovës?!
A e ”dogji”, sakrifikoj dhe diskreditoi Mililosheviqi këtë njeri dhe a ia doli që ta ndaj popullin e tij në dysh: pjesa më e madhe, që Rugovën e quanin President, ishte ”aleate” e Serbisë, sepse ishin kundër intervenimit të  NATO-s…?!
 
Po Demaçi?!
Cilat ishin mëkatet e Demaçit, që s’duhet për t’ia falur populli i vet?!
A kishte Demaçi ndjeshmëri ndaj popullit (të vet) shqiptar?!
Apo populli e konsideronte Demaçin si të «matufosur” pas shumë viteve të kaluara nëpër burgjet e Serbisë?!
Çka shkroi Demaçi në ”Librin e Vet Mohimit?!*1)
Pjesën e fundit, 1/3 -tën e Librit, a e shkroi Demaçi në gjuhën serbishte dhe pse?!
A konsderohej ky libër si ”hymni i nënshtrimit” dhe pse?
A ”ëndërronte” Demaçi” se me këtë libër do të merrte Çmimin ”NOBÊL” për paqe, dhe a u vu Demaçi në rivalitet me Rugovën së cili do të ishte më pacifist, më i nënshtruar?!
Pse Demaçi u shndërrua në ”Skyfter” që kapasdisej kundër Amerikës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit, kundër Europës?!
A mos iu zgjua ajo urrejtja primitive “Marksiste-Leniniste” kundër Perëndimit?!
A i bëri Demaçi shërbim të madh Serbisë, sepse e vonoi goditjen e NATO-s dhe me këtë i dha shkas e rast Serbisë që të konsolidohej në Kosovë, kundër popullit shqiptar?!
Si buzëqeshnin dhe si zgërdhiheshin para kamerave, pa qenë të vetëdijshëm për të këqijat që ia kanë sjellë popullit të vet?!
A ishte kjo karakteristikë e zgërdhirjës para kamerave e të dy liderve?!
A i quajti Kadare të dy liderët “zgjerdhaçë”?!
*
Po Konferenca në Rambujé për nënshkrimin e Marrëveshjës me Serbinë?!
Cili ishte delegacioni shqiptarë për Konferencën në Rambujé dhe kush i priu?!
A morën pjesë Rugova e Demaçi në Rambuje?!
A e lëshoi Konferencën Hashim Thaçi dhe a shkoi në Slloveni për të biseduar me Demaçin?!
A bisedoi Demaçi me zonjën Olbrajt?!
*
A shkëmbyen letra Veton Surroi me Adem Demaçin?!
A disponon autori i këtij shkrimi me përmbajtën e atyre letrave?!
Çka i shkruan Surroit në letër Rexhep Elezaj?!
*1) Lidhur me “Librin Vet Mohimi” të Demaçit jap këtë
Mendim: Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit; në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e jetëshkrimit tënd. Kujdesu që atë faqe ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt librin. (a u t o r i – IMH)     
Demaçi me gruan 
 
A e xjerri historia ”jashtë loje” Rugovën?!
A ishte Rugova vërtetë President apo “President” në thonjëza?!
Dalja me portretin e Rugovës në mitingje, a ishte “lojë e Milosheviqit?!”
Pjesa më madhe e shqiptarëve që Rugovën e quanin President, a ishin “aleate e Serbisë?!” ( Ismai Kadare)
*
Para se të jap shkrimin e mëposhtëm, do të jap këtë mendim, i cili do të jetë prelud e këtij shkrimi:
1.Puna më e vështirë për njeriun është të ndajë të mirën nga e keqëja!
2.E rëndë për njeriun është: të dëgjojë; të sheh, dhe të hesht!
3. Mirëpo, qëndrojnë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën, ato janë: E VËRTETA, LIRIA dhe VYRTYTI.
Lidhur me të vërtetën dhe gënjeshtrën: fol të vërtetën, edhe në qoftë se ajo është në dëmin tend!
Mos gënje, edhe në qoftë se nga ajo gërnjeshtër ké ndonjë dobi!
 (a u t o r i) 
Po Demaçi?
 
Demaçi ka bërë shumë mëkate ndaj popullit të vet, që s’duhet për t’ia falur!
Karakteristikë e këtyre liderëve, është një pandjeshmëri ndaj popullit të vet.
Demaçit i janë falur shumë mëkate përpara. Nuk është hera e parë që bën gjeste të tilla. I janë falur deklarata të tij sentimentale, të ”sheqerosura” pro- serbe: kur ka deklaruar se né në Beograd e kemi mësuar ”Shkencën e Lirisë” të vëllezërit serbë etj. dmth i janë falur si një ”matufëri” si një lajthitje, për të gjitha ato vite që i ka kaluar në burgjet serbe.
Demaçit i është falur Libri i tij, libri i ”Vetmohimit”, siç quhet.
Për mua, ky Libër, që është ”hymni i nënshtrimit”. Nuk është shkruar, besoj, në botën e librit, një libër i tillë, ku hymnizohet, ku bëhet thirrje për nënshtrim, si të ky libër!?
Në këtë libër, në dhjetra e dhjetra faqe përshkruhet rrahje dhe nënshtrim i një shqiptari nga një serb, një poshtërim që ju nuk ta merrni me mend dhe durimi i shqiptarit, që mund t’i duron të gjitha, me perulje, me keq e më zi dhe, si mos të mjaftonte e gjithë kjo, në libër ngritet ideja e dhunës. Dhe, të jetë edhe më zi, pjesa e fundit e libirt – një e treta e tij, shkruhet në gjuhën serbishte,
E bëri këtë libër Demaçi kur ëndërronte të merrte Çmimin ”Nobël” për paqe, dmth. u vu’ në rivalitet me Rugovën se kush ishte më ”pacifist”, se kush ishte më i nënshtruar – me fjalë tjera?!
 
*1) Lidhur me “Librin Vet Mohimi” të Demaçit jap këtë
 Mendim: Jeta është si Libri, në fakt, jeta i ngjan librit; në atë libër shkruhen veprat e tua të mira, për të cilat shpërblehesh, dhe veprat e tua të këqija, për të cilat meriton ndëshkimin. Mundohu që në atë libër të shkruhen gjërat që janë për të mirën tënde dhe të të tjerëve. Dije se çdo fletë që mbyllet, të afron drejt fundit dhe, me mbylljen e saj, mbyllet edhe një pjesë e jetës sate, prandaj përpiqu që fletën e mbyllur ta mbyllësh me punë dhe vepra të mira. Dije se çdo ditë e jetës sate është një faqe e jetëshkrimit tënd. Kujdesu që atë faqe ta shkruash mirë, ngase një faqe e atij jetëshkrimi e ndyen krejt librin. (a u t o r i – IMH)
*
Dhe papritur me gjeste të turpshme, dhe nga një pozicion servil, Demaçi kaloi në një ”skyfter” –u bë skyfter. Filloi, papritur në një kapasdisje kundër Amerikës, kundër NATO-s, kundër Evropës; iu zgjua, me sa duket, urrejtja primitive ”Marksiste- Leniniste” kundër Perëndimit!
Kështu, që ata që e kanë akuzuar dhe dënuar për gjithë ato vite me burg, për idenë ”Marksiste-Leniniste” e jo për ”Nënën Shqipëri”, me sa duket, nuk ishin krejtësisht të gabuar.
Demaçi i bëri një shërbim jashtëzakonisht të madh Serbisë.
Ai vonoi goditjen e NATO-s për një muaj e sa.
Demaçi i dha rast e shkas Milosheviqit që të forcohet, të sjell në Kosovë makineri, armatim, të sjelli mijëra ushtarë, të blindohej dhe të marri të gjitha masat dhe të konsolidohej kundër popullit shqiptar në Kosovë.
Dhe, ky njeri i papërgjegjëshëm, me atë buzëqeshje, që të dy këta lidërë (Rugova e Demaçi) e kanë, kur zgërdhihen para kamerave e nuk janë të vetëdijshëm se çfarë të këqija i kanë bërë popullit (të vet) shqiptar.
Se unë nuk di për të mirat që këta dy liderë ia ka bërë popullit të vet– jo asnjë, por për të këqijat – po!
                                 (V i j o n)

Kur fjala publike shndërrohet në votë – dhe partia në procedurë

0
Agim Vuniqi, Vashington
___
Kuvendi i LDK-së votoi për “Abdixhikun kundër Abdixhikut!”
Në politikën kosovare po konsumohet një paradoks i ri: kryetari i partisë që kërkon besim nga vetvetja, duke e kthyer dorëheqjen në instrument taktik dhe Kuvendin në mekanizëm formal legjitimimi. Rasti i fundit me Lumir Abdixhiku dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e shpalos qartë këtë anomali.
Në planin formal, gjithçka duket “statutore”: një deklaratë dorëheqjeje, pastaj një votë për pranimin (ose refuzimin) e saj. Por në planin politik dhe etik, kemi të bëjmë me një rreth vicioz: fjala publike që prodhon krizë, kriza që kthehet në procedurë, procedura që shndërrohet në votë besimi – dhe vota e besimit që përdoret për të mbyllur debatin. Ky është thelbi i “Abdixhikut kundër Abdixhikut”.
Dorëheqja si mjet, jo si akt
Dorëheqja, në traditën demokratike, është akt përgjegjësie personale. Ajo ndodh kur lideri vlerëson se ka humbur legjitimitetin politik, ose kur rezultatet zgjedhore e imponojnë reflektimin. Kur dorëheqja shpallet publikisht, por më pas i nënshtrohet votës së një Kuvendi partiak të mobilizuar ad hoc, ajo humb kuptimin moral dhe shndërrohet në instrument presioni emocional ndaj delegatëve: “ose më votoni, ose merrni barrën e rrëzimit”.
Kjo praktikë krijon një paradoks: lideri që deklaron largimin, por në të njëjtën kohë organizon mekanizmin për të mos u larguar. Kështu, akti personal kthehet në performancë kolektive, ndërsa përgjegjësia individuale shpërndahet në sallë.
Kuvendi si parti – anëtarësia si spektatore
Problemi i dytë është konceptual: a është Kuvendi i LDK-së vetë partia? Apo partia është anëtarësia, elektorati dhe rrjeti i gjerë qytetar që historikisht e ka mbajtur gjallë këtë subjekt?
Kur vendimet kyçe reduktohen në aritmetikë delegatësh, ndërsa disponimi qytetar dhe pakënaqësia e bazës anashkalohen, krijohet një hendek përfaqësimi. Partia ngushtohet në forum; forumi zëvendëson elektoratin; dhe elektorati mbetet spektator. Kjo është rruga më e shkurtër drejt oligarkizimit të brendshëm.
Në këtë kontekst, Kuvendi nuk funksionon si arenë debati kritik, por si aparat ratifikimi. Diskursi shndërrohet në procedurë, procedura në votë, dhe vota në alibi politike.
Fjala që humb peshë, vota që humb kuptim
Deklaratat publike të liderit – për përgjegjësi, reflektim apo “hapje rrugë brezit të ri” – bien në kontradiktë me veprimin praktik për të konsoliduar pushtetin përmes votës së pranimit të mos-dorëheqjes. Ky është momenti kur fjala publike degradohet: nga premtim moral në manovër taktike.
Në vend që Kuvendi të ishte hapësirë llogaridhënieje, ai u përdor si skenë për të prodhuar një “votë shpëtimi”. Kjo e kthen demokracinë e brendshme në teatër procedural dhe e zhvesh politikën nga përmbajtja.
Çfarë humb LDK-ja në këtë proces?
LDK humb dy gjëra themelore:
Besueshmërinë – sepse qytetari sheh një lider që flet për dorëheqje, por vepron për mbijetesë politike.
Traditen institucionale – sepse partia që dikur identifikohej me kulturë politike dhe pjekuri institucionale, sot rrezikon të reduktohet në mekanizëm votash të brendshme.
Në afat të gjatë, kjo sjell demobilizim të anëtarësisë, cinizëm qytetar dhe dobësim të kapacitetit opozitar. Një parti që nuk prodhon reflektim të brendshëm real, vështirë se mund të artikulojë alternativë qeverisëse serioze.
Abdixhiku kundër Abdixhikut!
Kjo nuk është thjesht çështje personi; është simptomë modeli. “Abdixhiku kundër Abdixhikut” simbolizon përplasjen mes fjalës dhe veprimit, mes përgjegjësisë personale dhe kalkulimit procedural. Në këtë duel, humb politika, humb partia – dhe mbi të gjitha humb qytetari që pret qartësi, sinqeritet dhe standard.
Nëse LDK dëshiron të rikthehet si forcë reale reformuese, duhet të rifillojë nga bazat: nga anëtarësia, nga transparenca, dhe nga ndarja e qartë mes aktit moral dhe manovrës taktike. Përndryshe, çdo “votë besimi” do të mbetet vetëm një numër

Letër e hapur për debat publik: Çfarë hapa konkretë do t’i propozonit JU?

0

Sak Muji, Rugovë

Nën-titull: Në një Kosovë ku drejtësia duket selektive, institucionet shpesh duken të kapura dhe morali shpesh përdoret si tymnajë politike, qytetari ka të drejtë t’i kërkojë elitës akademike, instituteve dhe SHBPK-së: jo fjalë të mëdha – por zgjidhje të matshme. Kosova është lodhur nga deklaratat që tingëllojnë bukur, por nuk ndryshojnë asgjë.

Është lodhur nga “reformat” që mbesin në letra, ndërsa në terren vazhdon e njëjta këngë: i dobëti shkon në shënjestër, i forti gjen strehë.

Sot, për shumë qytetarë, realiteti duket kështu:

• dënimet shpesh nuk peshojnë krimin, por emrin;

• përgjegjësia nuk shkon te zinxhiri i komandës, por ndalet te hallka e dobët;

• institucionet nuk duken si shërbim i qytetarit, por si pronë e klaneve;

• dhe “persekutimi politik” përdoret si mburojë automatike, sa herë ligji i afrohet të fortit. Këto janë pikat kontestuese që po i shtroj publikisht, jo për zhurmë, por për rrugëdalje. Prandaj, kjo është një thirrje e hapur drejtuar: profesorëve, akademikëve, instituteve, shoqërisë civile, dhe veçanërisht SHBPK-së – që e njeh çmimin e padrejtësisë dhe sakrificën për dinjitet.

Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: Çfarë hapa konkretë do t’i propozonit JU?

Jo në parime të përgjithshme, por në masa të matshme dhe të zbatueshme.

Për shembull:

1. Cilat ndryshime ligjore duhen urgjent? (imuniteti, konflikti i interesit, financimi i partive, prokurimi publik, pasuria e pajustifikueshme, etj.)

2. Si garantohet barazia para ligjit? që dënimi të mos varet nga mbiemri, pozita apo rrjeti i ndikimit.

3. Si goditet zinxhiri i komandës? që të mos sakrifikohet vetëm “hallka e dobët”, ndërsa urdhërdhënësi mbetet i paprekshëm.

4. Si çlirohen institucionet nga kapja? me mekanizma realë: auditim i pavarur, transparencë, rekrutim me meritë, përgjegjësi personale, standard publik i performancës.

5. Si ndalet instrumentalizimi i fesë dhe moralit? që të mos përdoren si tymnajë mbi skandalet, pazaret dhe korrupsionin.

6. Çfarë roli konkret marrin SHBPK dhe shoqëria civile? jo vetëm deklarata, por monitorim, dokumentim, presion institucional, iniciativa ligjore, dhe raportim të rregullt publik.

Kjo nuk është vetëm pyetje për ju. Kjo është pyetje për të gjithë ne. Sepse nëse nuk e shkruajmë rrugëdaljen me hapa konkretë, do të mbetemi në rreth: skandal – harresë – skandal.

Dhe çdo herë, çmimin do ta paguajë qytetari. Fund thirrës Unë besoj se Kosova ka mend, ka zemër dhe ka njerëz me integritet. Por ka nevojë për një hartë rruge të qartë: çka bëhet nesër, çka bëhet brenda 100 ditëve, çka bëhet brenda një viti – dhe kush mban përgjegjësi.

Prandaj, u lutem: Mos na jepni vetëm diagnozë. Na jepni edhe terapi. Mos na jepni vetëm fjalë të mëdha. Na jepni hapa konkretë. Debati le të hapet. Përgjigjja le të vijë.

Sepse heshtja sot, nesër bëhet bashkëfajësi.

— smuji’26

Zogu u ul mbi trëndafil pa e plagosur!

0

Nga Safet SADIKU

Ese letrare

Ishte stina e dimrit. Zogu u ul mbi trëndafil pa e plagosur. Kjo ishte gjëja e parë që mund të vihej re, edhe pse askush nuk u ndal ta komentonte. Në një botë ku gjithçka shkelej me ngut, pra edhe fjala, kujtesa, e vërteta etj. Por ky zog i vogël zgjodhi të qëndronte. Pendët e tij mbanin ngjyrat e historisë: të bardhën e shpresës që ende nuk ishte shuar, të zezën e humbjeve që nuk u pranuan kurrë plotësisht, dhe të kuqen e sakrificës që gjithmonë kërkohet nga të njëjtët. Trëndafili poshtë tij ishte i bukur por edhe i rrezikshëm.

Bukuria e tij kishte mësuar prej kohësh se mbijetesa nuk vjen pa gjemba. Kishte parë stinë të tëra të kalonin, duar që e adhuronin dhe të tjera që e shkelin, gjithmonë me të njëjtën qetësi cinike. Diku mbi këtë skenë të vogël, një fjali e thjeshtë qëndronte pezull: “Një muaj të mbarë.” Jo një vit, jo një epokë. Vetëm një muaj. Sepse njerëzimi ishte lodhur nga premtimet e mëdha dhe kishte filluar të dyshonte edhe te shpresat e vogla.

Bota përreth nuk udhëhiqej më nga idealet, por nga llogaritë e ftohta. Politika globale nuk pyeste dhe nuk po pyet më për drejtësi, por për interesa, korridore, burime, zona ndikimi. Në këtë lojë të madhe, kombet e vogla nuk përjashtoheshin!

Por ato thjesht përdoreshin. Dhe Gadishulli Ilirik ishte prej kohësh më shumë hartë sesa shtëpi, më shumë nyje gjeopolitike sesa hapësirë njerëzore. Shqiptarët jetonin në disa shtete, por në të njëjtin realitet: të ndarë administrativisht, të bashkuar në pasiguri. Historia u servohej vazhdimisht si dhimbje, jo si mësim, si emocion, jo si strategji. Sa herë që bota përjetonte krizë, rajoni rikthehej në vëmendje, pra jo për zhvillim, por për menaxhim. Jo për drejtësi, por për stabilitet. Dhe stabiliteti, në këtë gjuhë globale, do të thoshte shpesh: mos lëviz.

Politikat e brendshme u shndërruan në një lloj magjie të lodhur. Fjalë që hipnotizonin, kujtime që përdoren si justifikim, premtime që shtyheshin pafund. U fol shumë për të kaluarën dhe pak për të ardhmen. U këndua për plagët, por nuk u ndërtuan sisteme për t’i shëruar ato. Dhe këtu, mes kësaj zhurme, u dëgjua zëri i Ciceronit. “Unë kam kënduar gjithmonë,” tha ai. “Në verë e në thatësirë, në gëzim e në varfëri. Kënga ime është identitet, është shpirt, është kujtesë. Por askush nuk ndërton ekonomi me këngë.

Askush nuk mbron të ardhmen me nostalgji. Unë këndova që të mos harroheni, por ju më latë të jem gjithçka. Kur kënga u bë politikë, mendimi pushoi. “Pastaj foli Roboti. “Unë nuk këndoj,” tha ai. “Unë llogaris. Shoh kapital, jo emocione.

Shoh demografi, jo legjenda. Ju nuk humbët sepse të tjerët ishin më të fortë, por sepse nuk ndërtuat struktura. Ndërsa ju debatoni për simbole, unë ndërtoj rrjete. Në algoritmin tim, kush nuk vendos, përjashtohet.”Përplasja ishte e qartë: një shoqëri që flet bukur përballë një bote që vepron saktë. Një realitet ku identiteti pa ekonomi mbetet dekor dhe sovraniteti pa vendimmarrje kthehet në fjalë boshe.

Globalizimi kishte premtuar barazi, por kishte sjellë varësi të sofistikuar. Tregje pa industri, konsum pa prodhim, liri formale pa peshë reale. Dhe ikja u bë zgjidhje. Ikje fizike, ikje mendore, ikje nga përgjegjësia kolektive. Një popull që largohet është i lehtë për t’u menaxhuar. Por zogu nuk iku. Një muaj, vetëm një muaj, nuk ishte urim sentimental. Ishte sakrificë politike. Një muaj për të kaluar nga vajtimi në vendimmarrje. Nga reagimi në veprim. Nga roli i viktimës në pozicion strategjik.

Sepse zhvillimi nuk dhurohet dhe e ardhmja nuk pret. Zogu qëndroi mbi trëndafil pa e plagosur, si për të kujtuar se edhe forca mund të jetë e kujdesshme, dhe se ndonjëherë ndryshimi nuk nis me fluturim, por me qëndrim. Dhe ndoshta kjo ishte pyetja e vërtetë që mbeti pezull për lexuesin: A do të vazhdojmë të këndojmë për humbjet, apo do të guxojmë të mendojmë ftohtë për të ardhmen? …

Atë ditë dielli ishte i mjaftueshëm, dhe kjo mjaftueshmëri kishte më shumë kuptim se çdo tepri, sepse vinte pas humbjeve, pas pritjeve të gjata dhe pas një kohe kur ai kishte kuptuar se shpëtimi nuk vjen gjithmonë si dritë e fortë, por si vazhdimësi. Zogu erdhi pa zhurmë, siç vijnë vetëm gjërat e rëndësishme.

U ul mbi trëndafilin e kuq jo për ta këputur, por për ta dëgjuar. Sepse trëndafilat flasin, kur askush nuk i këput. Kishte kaluar shumë kohë duke fluturuar mbi kujtime të ashpra, mbi fjalë të pathëna dhe premtime të harruara. Krahët i kishte lodhur, por sytë ende i ruanin dritën. Në pendët e tij përziheshin ngjyrat e jetës: e bardha e shpresës, e zeza e asaj që s’harrohet, dhe e kuqja ishte ajo që gjithmonë mbetet.Trëndafili dridhej lehtë. Jo nga era, por nga pesha e domethënies.

Ai e dinte, se çdo bukuri bart një plagë dhe çdo fillim një frikë. “Një muaj,” pëshpëriti koha. Jo më shumë. Vetëm një muaj për të provuar të jesh më i mirë. Një muaj për të mos urryer. Një muaj për të mos u dorëzuar. Nga lart, një pëllumb i bardhë pa gjithçka dhe nuk ndërhyri. Paqja, mendoi ai, nuk imponon veten, por ajo pret. Zogu nuk këndoi. Thjesht qëndroi. Dhe ndoshta kjo lidhëshmëri ishte urimi më i madh: të qëndrosh, edhe kur gjithçka të shtyn të ikësh.

Dhe muaji nisi ashtu, mbi një trëndafil të kuq, nën një shpirt të bardhë, me një zemër që ende guxonte të rrihte.Kjo ishte gjëja e parë që vuri re bota, edhe pse askush nuk foli për të. Në një kohë kur gjithçka shkelej me ngut, edhe fjala, kujtesa, njeriu… Ky zog i vogël zgjodhi të qëndronte. Trupi i tij mbante ngjyrat e historisë: të bardhën e ëndrrës së papërfunduar, të zezën e humbjeve që nuk kërkuan kurrë falje, dhe të kuqen… gjithmonë të kuqen e sakrificës që i paraprin çdo shprese.

Trëndafili nën të ishte i hapur, i gjallë, i rrezikshëm. Bukuria e tij kishte mësuar prej kohësh se mbijetesa nuk vjen pa gjemba. Ai kishte parë stinë të tëra të kalonin mbi vete: duar që e admironin dhe të tjera që e shkatërronin me të njëjtën indiferencë. Mbi gjithçka, qëndronte një fjali e thjeshtë, pothuaj naive: “Një ditë, një muaj të mbarë.” Jo një vit. Jo një epokë. Vetëm një muaj. Sepse njerëzimi është i lodhur nga premtimet e mëdha, sepse kishte filluar të dyshonte edhe te shpresat e vogla. … Zogu e dinte se historia nuk vajtohet më. Ajo është vajtuar mjaftueshëm.

Çdo popull ka mësuar të qajë plagët e veta me zë të lartë, por shumë pak kanë guxuar t’i shërojnë ato. Ai kishte fluturuar mbi qytete ku monumentet ishin më të mëdha se e vërteta, dhe mbi parlamentë ku fjalët ishin më të zhurmshme se vendimet. Politika, mendoi ai, kishte harruar të ishte shërbim. Ishte kthyer në ritual, në gjuhë të zbrazët, në kujtesë të përdorur sipas interesit të ditës. Të flisje për të kaluarën ishte bërë më e lehtë sesa të merrje përgjegjësi për të tashmen. Dhe prapë,trëndafili qëndronte. ..

.Në heshtje, zogu ndjeu diçka intime, pothuaj njerëzore. Një lodhje të thellë. Jo nga fluturimi, por nga shpresa e shtyrë vazhdimisht për nesër. Sa herë i kishin thënë: prit edhe pak? Sa herë ishte kërkuar durim, ndërsa mungonte guximi? Një muaj…Ndoshta mjaftonte vetëm kaq për të thyer rrethin. Një muaj ku njeriu të mos gënjejë veten. Një muaj ku vendimet të mos shtyhen. Një muaj ku e ardhmja të mos përdoret si justifikim për mungesën e veprimit sot. …

Nga lart, pëllumbi i bardhë shihte gjithçka. Ai nuk fliste, sepse paqja nuk flet! Por, ajo pranon ose largohet. Shpesh ishte ftuar me ceremoni, por rrallë ishte mbajtur seriozisht. Paqja nuk vjen nga harresa, por nga përballja. As nga vajtimi, por nga zgjidhja. Dhe ndoshta kjo ishte filozofia e thjeshtë e këtij shekulli! Historia nuk është strehë, por mësim. Dhimbja nuk është identitet, por kujtesë.

E ardhmja nuk pret, por ajo ndërtohet. …Zogu nuk fluturoi menjëherë. Qëndroi edhe pak. Sepse disa gjëra ndryshojnë jo kur ikën, por kur vendos të rrish. Trëndafili mbajti peshën e tij me dinjitet. Dhe fjalia mbi të, e thjeshtë dhe e pambrojtur, u shndërrua në sakrificë! A mjafton një muaj për të qenë më të drejtë? A mjafton një muaj për të qenë më të guximshëm? A mjafton një muaj për të mos e manipuluar të ardhmen? Askush nuk u përgjigj me fjalë. Por diku, thellë, filloi diçka që nuk ishte më vajtim. Ishte fillim. Bota nuk lëviz më nga idealet, por nga ekuilibrat e frikës. Politika globale nuk pyet për drejtësi! Ajo pyet për interesa, korridore energjetike, tregje dhe zona ndikimi. Në këtë lojë të madhe, kombet e vegjël nuk përjashtohen, por ato thjesht përdoren si terren.

Gadishulli Ilirik ka kohë që nuk shihet si hapësirë njerëzore, por si nyje gjeopolitike, si një shesh ku pëllumbi i paqes lejohet të ulet vetëm për aq kohë sa nuk pengon lëvizjen e tankeve simbolike të interesit. Kufijtë këtu nuk janë vijë ndarëse identitetesh, por produkte kompromisesh të huaja, të trashëguara, të ricikluara në çdo rend të ri botëror. Shqiptarët jetojnë në disa shtete, por ekzistojnë në një realitet të vetëm: të përçarë administrativisht, të bashkuar në pasiguri, si një popull mbi të cilin fluturon vazhdimisht pëllumbi i paqes, por rrallëherë gjen një degë ku të pushojë pa frikë.

Politika globale i do shqiptarët të parashikueshëm, jo të fuqishëm. Të durueshëm, jo kërkues. Të zënë me të kaluarën, jo të organizuar për të ardhmen. Për këtë arsye, historia u servohet vazhdimisht si dhimbje, jo si mësim; si emocion, jo si strategji. Pëllumbi i paqes shfaqet sa herë që tensionet rriten, si simbol qetësimi, jo si premtim i drejtësisë, një shenjë për të ulur zërat, jo për të rregulluar plagët.

Çdo herë që hapet një krizë e re globale, rajoni rikthehet në hartë. Jo për zhvillim, por për menaxhim. Jo për integrim real, por për stabilitet minimal, aq sa të mos prishet rendi i interesave më të mëdha. Stabiliteti, në këtë kontekst, është fjala më e rrezikshme.

Sepse shpesh do të thotë: mos lëviz. Do të thotë: rri i qetë, që pëllumbi i paqes të duket i bardhë nga larg, edhe nëse nën të toka mbetet e pabarabartë. Në këtë arkitekturë globale, vendimmarrja lokale shpesh sillet si administrim i pritjes. Elitat politike në hapësirat shqiptare mësohen të reagojnë, jo të projektojnë. Të harmonizohen me presionet e jashtme, jo të ndërtojnë kapacitete të brendshme.

Ato sillen sikur mjafton prania e pëllumbit për të garantuar paqen, pa kuptuar se paqja pa vullnet është vetëm heshtje e përkohshme. Ekonomia nuk shihet si sovranitet, por si mbijetesë. Investimi nuk ndërtohet mbi strategji afatgjata, por mbi cikle elektorale. Shteti reduktohet në ndërmjetës, jo në aktor.

Dhe në këtë ndërmjetësi të vazhdueshme, edhe paqja trajtohet si produkt importi, jo si ndërtim i brendshëm.

Dhe kështu, një popull i ndarë në disa juridiksione mbetet pa një zë të përbashkët ekonomik, diplomatik dhe kulturor dhe jo sepse nuk e ka, por sepse nuk guxon ta artikulojë si projekt, duke pritur që pëllumbi i paqes të flasë në vend të tij, kur në të vërtetë ai nuk flet kurrë, vetëm vëzhgon ku mund të ulet pa u rrëzuar.