Kreu Blog Faqe 340

Nuk mund të anashkalohet roli i Ernest Koliqit në formimin e Martin Camajt

0

Nga Frank Shkreli                          

Viti 2025 shënoi 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit e poetit Martin Camaj. Gjatë vitit dhe në mbyllje të këtij përvjetori, në Shqipëri u zhvilluan disa aktivitete kushtuar jetës dhe veprimtarisë së këtij përfaqsuesi të njohur e të denjë të letrave shqipe. 

Një ndër këto organizime, në këtë përvjetor kohët e fundit, ishte ai i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – në bashkpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.  Ditët e fundit, këto dy ente të larta akademike zhvilluan në Tiranë konferencën shkencore kushtuar 100-vjetorit lindjes së Martin Camajt me titull, “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes”. https://akad.gov.al/u-mbajt-konferenca-shkencore-gjurmet-e-fjales-martin-camaj-ne-100-vjetorin-e-lindjes/ Një përkujtim shumë me vend për veprën dhe kontributet e Martin Camaj nga Akademia, në 100-vjetorin e lindjes. Për çka Martin Camaj, me burrërinë e tij prej malësori dukagjinas, do përshëndeste me mesazhin e tij drejtuar intelektualëve dhe mbarë popullit shqiptar në vitin 1991, pas shembjes së Murit të Berlinit — duke falënderuar Akademinë për nderimin që iu bë në 100-vjetorin e lindjes dhe për vlersimin e veprës së tij: “Bâtë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt. Martin Camaj.”  https://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-martin-camaj-malesori-bujar-dhe-europiani-erudit/ Frank Shkreli: Martin Camaj, malësori bujar dhe europiani erudit | Gazeta Telegraf  

Sipas portalit të Akademisë Shqiptare, konferencën e hapi Akad. Gëzim Hoxha, Kryetari i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (ASHSH), duke përshëndetur tubimin në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.  Sipas të dhënave nga konferenca ai është “ndalur në kompleksitetin e vlerave të veprës së Martin Camajt, që reflektohen në krijimtarinë letrare, në kontributet qenësore në fushë të gjurmimeve albanologjike, në ndihmesat në fushë të gramatologjisë dhe të filologjisë së tekstit. Ai u shpreh se ky përvjetor nuk është vetëm një përkujtim, por një rikthim i domosdoshëm te burimet e mendimit, të gjuhës dhe të estetikës që Camaj i la kulturës sonë si një trashëgimi e pashtershme.”  Duke shtuar se “Camaj mbetet një figurë që ende kërkon, madje kërkon me ngulm, një rivlerësim të vazhdueshëm kritik. Gëzim Hoxha e vlerësoi konferencën, jo vetëm si një homazh, por edhe si një nxitje për të thelluar kërkimin shkencor mbi veprën e tij, për ta vendosur Camajn në qendër të debatit bashkëkohor letrar, gjuhësor dhe kulturor, aty ku ai realisht e meriton të qëndrojë.”  U mbajt konferenca shkencore “Gjurmët e fjalës – Martin Camaj në 100-vjetorin e lindjes” – Akad 

Nëqoftse i marrim seroizisht fjalët e Akademikut Gëzim Hoxha, thirrja e tij për një rivlersim të veprës së Martin Camajt është një fillim i mirë drejt rivlerësimit të jetës dhe veprimtarisë së Camaj.  Këtij “Shkrimtari të lartësive”, siç e ka cilësuar Ismail Kadare, të përjashtuar dhe të anashkaluar, qëllimisht dhe zyrtarisht, për dekada tani, qoftë nga entet politike, qoftë nga ato akademike e letrare të regjimit komunist të Shqipërisë, por që fatkeqsisht, disa elementë të botës aktuale akademike dhe politike shqiptare – gjithnjë të influencuar nga edukata e ish-regjimit komunist të 1970-ave-1980-ave — vazhdojnë ende ta distancojnë dhe ta trajtojnë shkrimtarin e poetin malësor si të “huaj”,  së bashku me shkrimtarin tjetër të përjashtuar Ernest Koliqin, edhe si “tradhtarë të atdheut,poliagjentë dhe armiq të kombit” që, sipas tyre, kanë punuar për interesa të të huajve.   

Thirrjen për një “rivlersim” të veprës së Camajt e shikova si një fillim të mirë, ndoshta si një hap që hap përpara. Megjithse të flitet për meritat e Martin Camajt, veçanërisht në një organizim të lartë akademik siç është Akademia e Shkencave të Shqipërisë, pa folur për lidhjet e tij të ngushta me Ernest Koliqin ose influencën e Koliqit në formimin e shkrimtarait e poetit Camaj, është një lloj sakrilegji kulturor dhe kombëtar, sipas mendimit tim.   

Megjithëkëtë, në frymën e pozitivitetit dhe të së VËRTETËS akademike e historike, një thirrje e tillë, megjithse e vonuar, në konferencën e fundit në Tiranë, kushtuar Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes së poetit dhe shkrimtarit Camaj, duhet mirëpritur dhe inkurajuar, në shikimin e parë. Por njëkohësisht, uroj dhe shpresoj që ky “rivlersim”, nëse ndodh, të jetë serioz dhe pa paragjykime politike, bazuar në vlerat dhe kontributet e të tija jetësore.  Duke besuar se jeta dhe vepra e Martin Camajt është e lidhur ngusht me shkrimtarin tjetër të njollosur nga ish-regjimi komunist dhe bashkpuntorin e tij të ngusht, Ernest Koliqin, gjithnjë i përjashtuar, zyrtarisht, nga nostalgjikët e atij regjimi sllavo-aziatik-komunist, gjitnjë në detyra të larta vendimarrëse të vendit – pas 35-vjet tranzicion politik. Një vlersim i tillë i Camajt duhet të përfshij edhe Koliqin, për ndryshe nuk është i plotë as i besueshëm. Prandaj, megjith vullnetin e mirë që mund të jetë shprehur për rivlersimin e Camajt në atë konferencë — “rivlersimi” i Martin Camajt nuk mund të ndodh pa një rivlersim të thellë, vërtetë akademik dhe pa njolla politike — edhe të jetës dhe veprimtarisë letrare, gjuhësore e të tjera, të Ernest Koliqi, ore dhe bashkpunimit të tyre të ngusht në mërgim.    

Prandaj, nëse do t’a merrnim, seriozisht, deklaratën e Akademikut Gëzim Hoxha në konferencën e Tiranës kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Camajt, “rivlersimi” i veprës dhe jetës së tij duhet patjetër të bëhej me një vlersim bashkrendues me figurën, me veprat dhe jetën e Koliqit, për të qenë i besueshëm. Siç dihet, kritikët e tyre, Frank Shkreli: Fletërrufeja kundër Ernest Koliqit dhe Martin Camajt | Gazeta Telegraf  përfshir regjimin komunist të Enver Hoxhës gjatë dekadave, i kanë trajtuar të dy, Koliqin dhe Camajn, së bashku, si “tradhëtarë e poliagajentë”, në shërbim të të huajve.  Për këtë arsye them, se të dy këta burra të Kombit me shumë vlera dhe merita historike, meritojnë të vendosën, më në fund, së bashku dhe pa paragjykime politike, gjuhësore ose krahinore, “në qendër të debatit bashkëkohor letrar, gjuhësor dhe kulturor”, aty ku realisht, e meritojnë dhe qëndrojnë, si qirinjë drite dhe vlerash në historinë e Kombit shqiptar.  

Këtë “boshllëk”, në 100-vjetorin e lindjes së Main Camajt, si të thuash e “plotësojë” disi — megjithse në një nivel tjetër, jo zyrtar —Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory | Shkodra | Facebook me një veprimtari  përmbyllse për vitin 2025, në muzeun  “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër.  Sipas portalit,  atje u ekspozuan botime shkencore dhe letrare të Martin Camajt gjatë periudhës së emigrimit politik, larg Shqipërisë të shkruara nga Camaj gjatë viteve të qëndrimit të tij në Prishtinë, Romë dhe Mynih, si autor i letërsisë shqipe dhe si studiues i albanologjisë në fusha si gjuhësia, filologjia dhe studimet arbëreshe. Por portali ve në dukje se ekspozita në Shkodër përmbante një të “veçant”: librat me dedikime të Martin Camajt për shkrimtarin Ernest Koliqi, që, sipas portalit “dëshmojnë marrëdhënien e tyre intelektuale dhe bashkëpunimin e hershëm në revistën shkencore albanologjike “Shêjzat”, ku Camaj ishte kryeredaktor. Por marrëdhëniet midis tyre ishin më të thella se kaq…”, thekson njoftimi. Një hap i duhur, por nuk mjafton. Një gjë të tillë do duhej të bëhej nga zyrtare, si Akademia e Shkencave e Shqipërisë, ndoshta në bashkpunim me Akademinë e  Republikës së Kosovës dhe e universiteteve shqiptare… ashtuqë këto figura të mëdha të Kombit të pastrohen njëherë e miër nga blata që ka hedhur mbi regjimi sllavo-komunist i Enver Hoxhës.  

Për ndryshe aktivitetetet gjysmake kushtuar Martin Camajt në 100-vjetporin e lindjes së tij, duken më shumë si ajo fraza që përdoret nga populli, “më ka çua baba sa me lajë gojën”. Sepse, “Çdo përpjekje për të minimizuar rolin e Ernest Koliqit në formimin letrar të Martin Camajt nuk është akt kritik i ndershëm, por një reduktim ideologjik dhe anakronik i historisë së letërsisë shqipe. Pa Koliqin, Camaj nuk do të kishte as horizontin kulturor, as platformën intelektuale, as mbështetjen vendimtare që e nxori nga izolimi provincial dhe e vendosi në dialog të drejtpërdrejtë me Europën letrare”. (Një citim pa autor në AI.) 

Si rrjedhim, asnjë njeri serioz, e lere më një studiues dhe historian ose letrar serioz, nuk mund ti marrë seriozisht deklarata të tilla për rivlersimin e Martin Camajt, pa marrë parasysh influencën që ka patur në zhvillimin e formimin e tij, Ernest Koliqi.  Për deria mohohet roli i Koliqit në formimin e Camajt dhe për derisa këta  dy shkrimtarë të mëdhej nuk vlersohen pa paragjykime politike për meritat e tyre të vervet historike, përpjekje të tilla si konferenca e fundit e Akademisë së Shkencave e Shqipërisë do të konsiderohet më shumë si një përpjekje për të minimizuar ose për të neutralizuar veprën dhe kontributet e Ernest Koliqit në histrinë e Kombit dhe jo aq shumë sa një zhvillim akademik për të lartësuar figurën e Martin Camajt. Kjo për fat të keq, ndodh se Ernest Koliqin e kanë ferrë në sy, edhe sot e kësaj dite, apologjetët e komunizmit të shkolluar në frymën e ish regjimit enverist. Atyre edhe sot 35-vjet tranzicion u prish balancat dhe narrativat zyrtare të komunizmit sllavo-aziatik për Ernest Koliqin po se po, por edhe për Martin Camajn si dhe shumë të tjerë si këta. Por doni, s’doni, kjo është punë e juaj, por Ernest Koliqi dhe Martin Camaj – me ose pa rivlersimin tuaj, ata mbeten dy figura kyçe të pandara në historinë dhe letërsinë e Kombit Shqiptar! 

Martin CAMAJ për Ernest KOLIQIN:   

“E randë dhe e vështirë asht edhe për mue barra që po më bie të shkruej për këtë humbje shi në këtë vend ku Ernest Koliqi shtjelloi për tetëmbëdhjetë vjet tema gjithfarësh  shoqnore, frymëdhanëse të artit dhe përtrijse të kulturës shqiptare. Kjo peshë lehtësohet kur me bindje thom: zemra s’e mban, por as arsyeja s’duron të flasim për vdekje: vetja e Koliqit e  paisun me vlera të nalta njerëzore, si poet e dijetar, i gjithanshëm, i hapun kah jeta me krahë gjiganti, gjallnon; vepra e Tij e madhe  flet gjithnji, si bazë komplekse e nji testamenti shpirtnor, fillue në vjetet tridhetë dhe e pandërpreme deri në ditët e fundit.”  

Me rastin e kalimit në amshim të Ernest Koliqit — Revista “Shêjzat” (Le Pleiadi),Vjeti XIX/1978. f. 7-10 

  • Pamje nga Konferenca e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kushtuar 100-vjeotir të Martin Camajt, 16 Dhjetor, 2025 

Intervistë ekskluzive me Besim Hasanin – Kandidat për Deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së me numrin 22

0

Intervistoi dhe shkroi: Luan Dibrani, Prishtinë

Biografia e shkurtër

Besim (Qazim) Hasani është ekonomist, edukator dhe lider sportiv me mbi 50 vite përvojë në sport, arsim dhe ekonomi.

Ish-Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës për 25 vite, ka kontribuar në anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe ka udhëhequr projekte zhvillimore lokale dhe ndërkombëtare.

Profesor i vlerësuar dhe drejtues i suksesshëm në kompani vendore dhe ndërkombëtare, Hasani është dekoruar me Medalje Presidenciale dhe Urdhrin Olimpik Ndërkombëtar. Sot kandidon për deputet për të sjellë përvojën dhe përgjegjësinë e tij në Kuvendin e Kosovës. 

Hyrje redaksionale

Realizuam këtë intervistë me z. Hasani për të njohur më afër vizionin politik, përvojën jetësore dhe angazhimin e tij për zhvillimin e Kosovës, me fokus në Malësinë e Gollakut, rininë, dialogun me Serbinë dhe ngërçin politik në Kuvend.

ADL: Z. Hasani, çfarë ju motivoi të hyni në politikë tani?
BH: Pas 50 vitesh angazhim në sport, arsim dhe ekonomi, dua që përvoja ime të shërbejë për Kosovën. Nuk premtoj fjalë boshe, por vepra dhe rezultate konkrete.

ADL: Si do ta përdorni përvojën tuaj ndërkombëtare në Kuvend?
BH: Kam përfaqësuar Kosovën në botë dhe këtë përvojë dua ta përdor për rezultate konkrete dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

ADL: Ju vini nga Malësia e Gollakut. A ka qenë i anashkaluar ky rajon?
BH: Po. Ky rajon ka bukuri natyrore, tokë të pasur dhe traditë kulturore, por shpesh është lënë pas dore. Dua të sjell investime, mbështetje për prodhuesit lokalë dhe projekte për rininë.

ADL: Si do t’i mbështesni të rinjtë?
BH: Rinia është shpresa e vendit. Dua të krijoj mundësi për arsim, punësim, sport dhe sipërmarrje, që ata të zhvillojnë talentet e tyre këtu dhe të mos largohen.

ADL: Ekonomia lokale shpesh mbetet e braktisur. Çfarë masash do të merrni?
BH: Mbështetje për prodhuesit lokalë, zhvillim të turizmit, investime në infrastrukturë dhe energji, si dhe bashkëpunim midis komuniteteve dhe institucioneve. Këto masa do ta bëjnë rajonin një vend atraktiv për të jetuar dhe për të investuar.

ADL: Si reagojnë qytetarët ndaj veprimeve skandaloze të disa partive politike që nuk tregojnë unitet kur është në pyetje shteti?
BH: Qytetarët janë të zhgënjyer. Kur interesat partiake vendosen mbi interesat shtetërore, humbet besimi. Kur është në pyetje shteti, duhet të ketë zë të përbashkët dhe përgjegjësi politike.

ADL: A mendoni se Kosova nuk ka bërë sa duhet në dialogun me Serbinë për pasojat e luftës, përfshirë personat e zhdukur dhe dëmet ekonomike?
BH: Kjo është një çështje thelbësore. Vij nga Gollaku, nga Prapashtica, një zonë që historikisht ka përjetuar dhunë dhe padrejtësi. Kosova ka bërë përpjekje, por ende nuk e ka vendosur këtë temë me peshën që meriton. Drejtësia për viktimat dhe kompensimi për dëmet ekonomike janë baza e paqes së qëndrueshme.

ADL: Ky vit u shënua nga ngërç politik në Kuvend. Cili është qëndrimi juaj?
BH: Ngërçi politik dëmton qytetarët dhe shtetin. Kuvendi duhet të jetë vend i dialogut dhe zgjidhjeve, jo i bllokadave. Politika duhet të prodhojë stabilitet, jo kriza.

ADL: Në fund, cili është mesazhi juaj për qytetarët për zgjedhjet e 28 Dhjetorit?
BH: Votoni për përvojën dhe përgjegjësinë. Votoni për zërin e veprave, jo të fjalëve boshe. Numri im është 22, ndërsa PDK – 130.

Urim për Vitin e Ri

BH: Uroj që Viti i Ri të sjellë shëndet, paqe dhe shpresë për çdo familje në Gollak dhe në gjithë Kosovën. Le ta ndërtojmë të ardhmen me unitet, punë dhe përgjegjësi.

ADL: Faleminderit zotëri Hasani për kohën dhe përgjigjet tuaja të sinqerta gjatë kësaj interviste. Urojmë që vizionet dhe planet tuaja për zhvillimin e Kosovës të realizohen.

✅ Besim Hasani – Nr. 22
✅ PDK – Nr. 130
“Zëri i veprave, jo i fjalëve.”

Tidens Tegn (1929) / Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore : “Eksperienca ime në shkollën për vasha në Korçë…”

0

Zonja Stibolt (në mes) me nxënëset e kuzhinës së shkollës së saj — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.15.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Dhjetor 2025 

Gazeta norvegjeze “Tidens Tegn” ka botuar, të shtunën e 4 majit 1929, në faqet n°13 dhe 15, rrëfimin e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore rreth eskperiencës së saj në shkollën për vasha në Korçë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Letër drejtuar “Tidens Tegn” nga Evelyn Stibolt, mësuese e kuzhinës shkollore në “École Normale” në Korçë.

Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.

Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.

Një rrip bregdetar i gjatë, i ngushtë dhe moçalor është i mbuluar nga mjegulla e shiut, por gradualisht bëhet pak më i qartë dhe të dalin në pah kodra dhe male të larta në brendësi të pafundme. Kjo është Shqipëria… 

Një grup varkash të vogla, larg në port, shënon vendin ku duhet të hedhim spirancën. Në fakt, në Durrës ende nuk ka mol apo kalatë ; çdo gjë që vjen nga toka ose shkon drejt saj transportohet me varka të vogla, të cilat janë aq të ngarkuara sa që uji u vjen deri te buza e varkës, dhe duhet vërtet të tregosh shumë kujdes gjatë dhjetë minutave që zgjat udhëtimi me lopata. Do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm kur moli i madh dhe i ri, që aktualisht është në ndërtim, të përfundojë një ditë. Durrësi është, pikërisht, qyteti portual më i madh i Shqipërisë dhe që larg në det ne mundëm të ndienim erën e rëndë nga sasitë e mëdha të lëkurave të papërpunuara të kafshëve, të cilat një pjesë ishin grumbulluar në tokë, ndërsa një pjesë tjetër transportoheshin pranë nesh me varkat e vogla të ngarkuara plot thasë. Por ne pamë edhe mallra të tjera eksporti : varka të mbushura me shpendë shtëpiakë që përplaseshin e fluturonin.

“Oh dear”, bërtiti njëra nga dy zonjat angleze që ndodheshin në varkën time, kur iu afruam tokës. Më vonë mësova se ajo dhe tjetra kishin ardhur në Shqipëri për të themeluar një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve, dhe duhet pranuar se ajo që pa ishte vërtet e vështirë për një dashamirëse të kafshëve : një rresht gomerësh po zbriste drejt vendit të zbarkimit. Në të dy anët e tyre përplaseshin me krahë një numër i panumërt pulash dhe gjelash deti ende të gjallë. Ato ishin të lidhura nga këmbët dhe, kështu, kishin qëndruar të varura për orë të tëra me kokën poshtë, gjatë rrugës së gjatë nga fermat në brendësi të vendit deri në port, ku pa mëshirë hidheshin në varka. Por anglezet, ende pa shkelur në tokën shqiptare, kishin shpallur solemnisht se gjëja e parë që duhej të futej në Shqipëri ishin kafazët për transportimin e shpendëve të gjallë. 

Të shoqëruar nga një tufë lypësish të vegjël që bërtisnin, marshuam drejt doganës, ku përparëset e mia të kuzhinës, mbajtëset e tenxhereve, librat e gatimit dhe të gjitha tabelat mësimore nga Stabeku u bënë objekt i një interesi të jashtëzakonshëm. Më pas u nisëm me makinë drejt Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Shoferi — burri me mjekër më të zezë që kam takuar ndonjëherë në jetën time — ishte i entuziazmuar që më në fund i jepej rasti të ushtronte anglishten dhe frëngjishten e tij. Ai ma tregoi me përkushtim “Krujën”, vendlindjen e adhuruar të Mbretit Skënderbe I, ku Skënderbeu III (Mbreti Zog I) pritet të kurorëzohet në një të ardhme të afërt. Pak më tej, rruga u nda në dy degë : 

“Rruga për në Shkodër, zonjushë,” tha shoferi, “por unë nuk do të ngas më kurrë atë rrugë.” Dhe pastaj pasoi, me fjalët më konfuze që kam dëgjuar ndonjëherë, një rrëfim se si ai kishte çuar me makinë dy turistë amerikanë në Shkodër. Gjatë rrugës, ata u sulmuan dhe u grabitën nga grabitësit. Amerikanët u vranë, ai vetë ishte plagosur këtu e atje dhe kishte shpëtuar vetëm duke u shtirur si i vdekur. “Isha në spital për shtatë muaj, zonjushë, dhe që atëherë më është dashur të mbaj gjithmonë mjekër të dendur. Vetëm shiko këtu…” Dhe ai qasi me dorën e majtë mjekrën e zezë të çrregullt dhe nxori një shenjë të gjatë të bardhë. 

Unë pohoja me kokë me dhembshuri, por dëshiroja me gjithë shpirt që ai të priste të më tregonte pjesën tjetër të plagëve të tij derisa të mbërrinim shëndoshë e mirë në Tiranë, sepse rruga ishte e tillë sa kuptova se në Shqipëri kishte edhe mënyra të tjera për të vdekur, përveçse nga shpata.

Në Tiranë u prita me përzemërsinë më të madhe nga Lady Carnarvon, e cila është shpirti i veprimtarisë së madhe ndihmëse që komiteti i pasur anglez Herbert zhvillon këtu. Nuk është e madhe ajo që shumica e njerëzve në vendet tona dinë për Shqipërinë, dhe aq më pak për atë Shqipëri që tani po përpiqet ngadalë të ringrihet nga rrënojat. Vështirë se ndonjë vend tjetër ka vuajtur më rëndë nga katastrofa e tmerrshme që ishte Lufta Botërore sesa populli shqiptar. Nga të gjitha anët turma armiqësore u derdhën mbi kufijtë, plaçkitën, dogjën dhe vranë pa mëshirë. Kësaj iu shtua edhe fakti se të afërm luftuan kundër të afërmve : disa në anën e bullgarëve, disa në anën e Aleatëve, dhe kur erdhi paqja, vendi ishte i shkretuar dhe duhej rindërtuar nga themeli. Për fat të mirë, Shqipëria ka në mbretin e saj të ri, Skënderbeun III, një sundimtar që di të veprojë. Thuhet se ai është i hekurt në punë : të paktën 18 orë në ditë punon pa u ndalur dhe flitet për të se njeh çdo nënshtetas të mbretërisë së tij. Edhe pse mbreti i ka sytë plotësisht të hapur ndaj hijeshisë që mbartin marrëdhëniet e vjetra mesjetare, ai është megjithatë i vetëdijshëm se, nëse mbretëria do të mund të pohojë veten si shtet i pavarur, duhet të modernizohet nga themeli. Në mbarë Shqipërinë po punohet për ndërtimin e rrugëve të reja dhe përmirësimin e atyre të vjetrave ; në qytetin portual të Durrësit, siç u përmend, po ndërtohen molë dhe kalata, dhe qyteti në një të ardhme të afërt do të lidhet me kryeqytetin Tiranën përmes një linje hekurudhore.

Mbreti Skënderbe III (Mbreti Zog I) — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.

Mbreti Skënderbe III (Mbreti Zog I) — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.

Motrat e Mbretit Skënderbe III (Mbreti Zog I) — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.

Motrat e Mbretit Skënderbe III (Mbreti Zog I) — Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.13.

Ai po i rregullon qytetet sipas planeve urbane dhe po ndërtohen centrale elektrike. Është një punë gjigante që rëndon mbi supet e tij. Nuk është çudi që ai e ka pranuar me kënaqësi dorën e shtrirë të Komitetit anglez Herbert, i cili, me Lady Carnarvon-in jashtëzakonisht të aftë dhe të përkushtuar në krye, ka kryer një veprimtari humanitare tejet të çmuar në Shqipëri. Ky komitet ka themeluar shkolla, spitale dhe klinika kundër malaries. Kur, para disa kohësh, në Shqipërinë e Veriut shpërtheu një zi buke e tmerrshme, Lady Carnarvon ngriti një fshat për refugjatët ; ajo krijoi trupa skautësh dhe vizitoi burgjet. Në kohën kur unë ndodhesha në Tiranë, ajo po merrej me ngritjen e një biblioteke.

Ishte gjithashtu me nxitjen e Lady Carnarvon-it dhe me mbështetjen financiare të komitetit që qeveria shqiptare vendosi të hapte kuzhina shkollore sipas modelit norvegjez. Edhe pse ishte 80 vjeçe, ajo më priti plot gjallëri dhe energji dhe, me siguri, do të kishte dashur që rrotëza e vogël që unë përfaqësoja në planet e saj të vihej në lëvizje menjëherë. Që po atë pasdite ajo më shoqëroi te ministri i Brendshëm, i cili, shkurtimisht, më përshkroi kushtet në vendin tim të ri të punës dhe më dha dorë të lirë për të ngritur një kuzhinë shkollore sipas modelit norvegjez, sa më praktike dhe sa më të mirë që të ishte e mundur — një kuzhinë që do të shërbente si model për gjithë sistemin e kuzhinave shkollore në Shqipëri. 

Gjatë rrugës nëpër qytet kishte jashtëzakonisht shumë gjëra të reja dhe të çuditshme për t’u parë. Me mendjehollësi vura re se shqiptarët nuk kishin nevojë vetëm për mësuese norvegjeze të kuzhinës shkollore, por se edhe një mësues norvegjez i shkollës bujqësore do të kishte pasur një detyrë të bukur për të kryer këtu. Vallë çfarë do të thoshte ai për parmendat prej druri që përdorin këtu, të cilat përbëhen nga një trung i mprehur me një degë të dalë që shërben si teh plugu ? As lopët nuk janë për t’u mburrur. Një lopë e mirë jep vetëm 4 litra qumësht në ditë, por kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh kujdesin që u bëhet. Kurrë nuk do ta harroj lopën e gjorë që qëndronte në baltë deri te nyjet e këmbëve, përpara shtëpisë së Lady Carnarvon-it. Pranë saj qëndronte një shqiptar esmer e i ndotur, me çizme të gjata të mbuluara nga balta deri mbi gjunjë. Në njërën dorë mbante me mospërfillje një cigare të ndezur, ndërsa me tjetrën shtrydhte sisën e ndotur të lopës së gjorë, ndërkohë që viçi qëndronte në anën tjetër dhe pinte.

“Unë nuk pij kurrë qumësht në Shqipëri,” tha Lady Carnarvon dhe u kthye duke buzëqeshur në mënyrë të përçudnuar. 

*** 

Në mes të natës u zgjova nga një dritë e çuditshme që shndriste… Tre ndriçime të shkurtra — një i gjatë — tre të shkurtra — një i gjatë. A ishte ky fari i Færder-it ?

Atëherë u kujtova… Ishte krenaria e Tiranës, drita elektrike, që kishte vetëm tre ditë që ishte vendosur. 

*** 

Rruga nga Tirana për në Korçë është ndoshta një nga udhëtimet me makinë më të bukura dhe më interesante në botë. Përshkohet lart e më lart përmes një vegjetacioni të pasur, mbi lumenj dhe përrenj, dhe përgjatë liqeneve të bukura, duke ngjitur gjithnjë e më lart deri në fushën e lartë të mahnitshme ku ndodhet Korça, e rrethuar nga male me dëborë të larta 2000 metra. Udhëtimi normalisht zgjat disa orë, por mund të marrë edhe disa ditë. Sekretari i Lady Carnarvon-it, me të cilin udhëtova një pjesë të rrugës, më tregoi se njëherë kishte pritur 7 orë, sepse makina nuk mund të kalonte një lum kur uji arriti mbi rrota. Lumenj të tillë duhet të kalohen vazhdimisht. Por ka edhe rreziqe të tjera : kthesa të papritura, ngritje të mëdha dhe humnera marramendëse. Për më tepër, rruga është jashtëzakonisht e ngushtë dhe gjatë pjesëve të gjata është ndërtuar mbi baltë, që ka tendencë të shembet kur bie pak më shumë shi. Një familje mësuesish francezë, që udhëtuan një ditë para meje, ranë në një vend të tillë të vështirë. Makina bëri katër rrotullime dhe përfundoi në shtratin e lumit. Por çuditërisht, të gjithë shpëtuan të gjallë. Gjatë udhëtimit më shkonte mendja se riparimet e rrugëve të mbretit Skënderbe duhet të vihen përpara çdo gjëje tjetër, dhe më pas unë do të kthehem me aeroplan, këtë e di me siguri.

Vonë në mbrëmje makina hyri në Korçë dhe ndaloi përpara një shtëpie të madhe të bardhë të lyer me gëlqere, ku 54 fytyra të reja e të errëta menjëherë u shtrinë pranë dritareve. Ishte konvikti dhe nxënësit e mi të ardhshëm, dhe në derë qëndronin drejtori i shkollës dhe inspektori (kujdestari) i konviktit, të cilët më pritën. 

U udhëhoqa përmes një salloni të gjatë të bardhë të lyer me gëlqere, pastaj u hap dera e një dhome të madhe dhe të këndshme me oxhak, ku një zjarr flakëronte duke përhapur një dritë të ngrohtë mbi muret e ulëta të bardha, me katër dritare të thella e të gjera me perde të ngjyrosura kaliko. Kjo ishte shtëpia ime në Shqipëri.

*** 

Konvikti ku jetoj unë i përket shtetit shqiptar dhe është një shtëpi për vajzat e reja që studiojnë në “Ecole Normale des jeunes Filles” në Korçë. Tre vjet më parë kishte vetëm 10 vajza të reja në konvikt, tani janë 54. Këto vijnë nga e gjithë Shqipëria, dhe është shteti shqiptar që paguan për to, pasi ka një kontratë me një tregtar, i cili furnizon me të gjitha ushqimet dhe merr një shumë të caktuar për çdo vajzë për sasi të caktuara gjalpi, buke, djathi, mishi, etj.

Inspektori ynë vjen çdo ditë për të kontrolluar nëse mallrat e dorëzuara janë të kënaqshme, por nuk ka menaxher në konvikt, gjë që mund të jetë shumë e nevojshme. Në vend të tij vjen një plakë që kujdeset për nxënëset kur janë të sëmura. Nxënëset rregullojnë vetë shtratin e tyre, ndërsa pastrimi, gatimi dhe punë të tjera të ngjashme kryhen nga 3 shërbëtore. Konvikti është pa dekorime. Muret janë të zhveshura dhe të lyera me gëlqere, dhe nuk ka perde për dritaret. Dhomat e gjumit janë në katin e dytë, dhomat e leximit në katin e parë dhe dhoma e ngrënies dhe kuzhina janë në bodrum.

Kur të hapësh një kuzhinë shkollore në Shqipëri.

Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.15.

Burimi : Tidens Teng, e shtunë, 4 maj 1929, f.15.

Jeta në konvikt fillon në orën 5:30. Atëherë vajzat e reja ngrihen, rregullojnë shtratin dhe hanë mëngjesin e tyre të thjeshtë, i cili përbëhet nga bukë e thatë dhe çaj në kanaçe. Pastaj fillojnë të bëjnë detyrat për rreth një orë, deri sa duhet të shkojnë në shkollë. Shkolla është e ndërtuar pranë konviktit, sepse asnjë vajzë shqiptare nuk duhet të ecë vetëm në rrugë. Shkolla fillon në 8:45 dhe zgjat deri në 12:45. Ora 14:00 është për drekë, dhe pastaj shkolla vazhdon deri në 16:30. Pas kësaj janë lexime shtëpie deri në darkë, e cila shërbehet në 18:45, dhe pastaj përsëri lexime deri në 21:30. Është një ditë e lodhshme, por ka shumë  pritëshmëri nga ato. Këto vajza të reja do të bëhen brezi i ri i mësuesve shqiptarë dhe do të zëvendësojnë të gjithë mësuesit e shtrenjtë francezë, të cilët aktualisht japin pjesën më të madhe të mësimit në vend.

Shkolla Normale për Vasha të Reja, siç quhet shkolla, bazohet në të ashtuquajturat shkolla fillore, nga të cilat ka disa në qytet. Shkolla Normale ka 4 klasa. Në klasën e fundit, vajzat e reja mund të ndjekin për dy vjet, pas së cilës ato marrin një diplomë si mësuese. Drejtori është një shqiptar dhe një mysliman, i arsimuar në Universitetin e Kostandinopojës dhe një njeri shumë i sjellshëm dhe i aftë. Atje mësohen matematika, shqipja, gjeografia, historia, shkenca, kimia, fiziologjia, muzika, punimet artizanale, vizatimi dhe tani edhe gatimi norvegjez.

Në shkollën tonë ka 5 mësues dhe 5 mësuese, pothuajse të gjithë prej të cilëve kanë marrë arsimimin e tyre në Universitetin e Kostandinopojës.

Që në mëngjesin pasardhës, drejtori më çoi në shkollë për të zgjedhur dhomën që do të përdorja si kuzhinë shkollore. Nuk gjeta asnjë që më dukej e përshtatshme dhe, pa vështirësi, e bindëm drejtorin të hiqte dy dhoma dhe të rrëzonte murin ndërmjet tyre. Kështu, tani kisha një dhomë shumë të mirë, 6 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë, e ndriçuar, e ajrosur dhe e këndshme. Për më tepër, mora një dhomë të vogël shtesë për ruajtjen e gjërave të ndryshme.

Por pastaj filluan vështirësitë. Nëse do ta dija sa primitiv është ushqimi shqiptar, do të isha përshtatur në përputhje me rrethanat dhe do të kisha sjellë me vete nga Norvegjia pjesët më të rëndësishme të pajisjeve të kuzhinës së shkollës. Por kush mund ta kishte imagjinuar një gjë të tillë ? Këtu i presin delet në mënyrë tërthore, e mbushin mishin në një tenxhere balte me ujë, hedhin lakrën, preshin ose qepët dhe një grusht spec të kuq, dhe e gatuajnë. Voilà, gjithçka. Këtu nuk ka as një tenxhere për çaj, as një thikë kuzhine, as petës, furça apo ndonjë gjë tjetër që e bën punën më të lehtë në shtëpi. Unë duhej t’i vizatoja të gjitha dhe t’u jepja përmasat sipas kujtesës, dhe pas shumë diskutimesh në frëngjisht dhe shqip, më në fund arrita të rregulloja pajisjet. Por kjo mori një kohë të tmerrshme. Sepse gjithçka është e shpërndarë kudo. Marangozët kanë rrugën e tyre, bakërpunuesit rrugën e tyre, këpucarët rrugën e tyre dhe kasapët po ashtu. Rruga e fundit është vërtet një makth për mua, sepse aty varen qindra lëkura kafshësh dhe zorrët e papastra janë krah për krah, duke lëshuar një erë të tmerrshme. Përveç kësaj, aty ka edhe një dyqan ku mund të marrësh “gjithçka”. Kohët e fundit shkova aty dhe bleva sodë.

E morën me të njëjtën lugë me të cilën merrnin miellin e grurit.

Ne i kushtojmë vëmendje të madhe asaj që po ndodh në oborr. 

*** 

Tani më në fund kuzhina jonë shkollore është në funksion të plotë dhe ka dalë vërtet shumë bukur, edhe pse duhet të heqim dorë nga të gjitha pllakat e bardha të kuzhinave shkollore të Norvegjisë. Ne kemi mure të bardha të lyera me gëlqere, dollapë ngjyrë kafe, peshqirë të kuq të bukur dhe një sobë të shkëlqyer. Vajzat e reja janë të entuziazmuara dhe mendojnë se është shumë argëtuese, dhe ishin shumë të impresionuara kur kohët e fundit hodha një petë në ajër dhe e ktheva. Gjithashtu, kemi vazhdimisht një turmë spektatorësh admirues, të cilët qëndrojnë me hundët e shtypura pas xhamave të dritares. Unë jap mësim në frëngjisht, por duke qenë se shumë nga vajzat e reja ende nuk e flasin mirë frëngjishten, përdor një përkthyes shqiptar. Për më tepër, aktualisht po përkthej në frëngjisht tekstet shkollore norvegjeze të Stabekk-ut dhe shpresoj sinqerisht që qeveria do të gjejë kohë për t’i përkthyer dhe botuar ato edhe në shqip. Kjo do ta lehtësonte shumë mësimdhënien.

Blerjet tona i bëjmë në treg, ku mbretëron një jetë shumë e gjallë. Këtu ka një vrull të madh bujqish dhe grave të bujqve me vezë të freskëta, shumë shpendë dhe perime të mrekullueshme, koka lakre që peshojnë deri në 15 kilogramë dhe presh aq të trashë sa krahu im. Perime të tjera ka shumë pak, sepse këtu nuk kanë idenë si t’i ruajnë, dhe kështu të gjitha gjërat si karrotat dhe patatet janë të ngrira.

Në mes të sheshit ngrihej një galg, por fatmirësisht ende nuk kam parë askënd të varur aty. Kanë kaluar dy vjet që nga hera e fundit që është përdorur. Një shqiptar i ri nga Korça kishte udhëtuar në Amerikë gjatë rinisë së tij. Një ditë e bukur ai u kthye në vendin e tij me kursimet e tij, rreth 40.000 franga, në valixhe. Në rrugën e kthimit ndaloi te motra e tij e martuar, dhe ai u këshillua të mos i tregonte prindërve asgjë deri në mbërritjen e tij ditën tjetër. Ajo ishte e etur të shihte gëzimin dhe habinë e tyre. Djali pastaj u strehua tek një çift, të cilët kishin një han të vogël në një fshat pranë. Mjaftoi që ai të lëshonte një shprehje gjatë mbrëmjes se kishte para. Hani ishte i mbushur plot dhe të huajt u vendosën për të fjetur në bodrum. Në mesnatë, pronari u ngjit fshehurazi, e vrau, e varrosi në bodrum dhe fshehu valixhen me paratë në kashtë. Ditën tjetër, motra erdhi të kërkonte vëllain e saj ; u ngrit alarmi dhe ngjarja përfundoi me gjetjen e trupit në bodrum, pas së cilës pronari u var siç ishte e drejtë.

Është një histori e trishtë, por mos mendoni se kjo është tipike për Shqipërinë e sotme. Njerëzit këtu nuk janë aspak më keq se diku tjetër, madje më mirë. Mbreti Skënderbe III (Mbreti Zog I) ka bërë mrekulli duke punuar për të zhdukur hakmarrjet dhe dukuri të ngjashme. Megjithatë, ato ende ndodhin ndonjëherë. Këtë verë, rruga për në Sarandë u sulmua nga katër hajdutë që plaçkitën udhëtarët, por nuk vranë askënd. Ata u kapën dhe u varën. Popullsia është gjithashtu jashtëzakonisht mikpritëse dhe e dashur. Nuk dua të flas shumë për vajzat e mia të reja. Ato nuk dinë çfarë të bëjnë për të më kënaqur : më sjellin fruta, jastëkë dhe cigare, dhe kur unë shtrihem për të fjetur në mbrëmje, hyjnë dhe më rregullojnë batanijen që të kem ngrohtësi dhe rehati.

“Ne të duam” thonë ato që dinë pak frëngjisht, ndërsa ato që nuk dinë asgjë më shtrëngojnë në krah për të më treguar dashurinë e tyre. Nuk është për t’u habitur që herë pas here ndihesh e lumtur kur tregon “një rrotë të vogël” që funksionon. 

Evelyn Stibolt

Majlinda Nikçi: Mos lejoni që trashëgimia jonë iliro-thrake t’u shkojë në sofër të tjerëve!

1

Majlinda Nikçi

💥 Mos lejoni që trashëgimia jonë iliro-thrake t’u shkojë në sofër të tjerëve! 💥
Shumë herë kemi parë mënyra si Bullgaria përpiqet të na rrëmbejë historinë e lashtë thrake dhe ta paraqesë si trashëgimi të tyre. Disa shembuj të qartë:
Seriali “Xena Warrior Princess”: Thrakët dhe Ksena portretizohen si bullgare, kori i grave këndon këngë tradicionale bullgare që i paraqesin si thrake.
Nestinarët që ecin mbi zjarr: një rit i lashtë thrak paraqitet si traditë bullgare.
Një fshat që pretendon se shiste vajzat e reja të gatshme për martesë “sipas zakoneve të thrakëve”.
Këngë dhe valle që paraqiten si thrakiane, por janë folklor bullgar.
Ekspozita dhe muze që lidhin qytete të lashta thrake me identitet bullgar.
Legjenda dhe mite (Orfeu, Persefona) që “përshtaten” si trashëgimi bullgare.
Festat dhe ritualet e shenjta që paraqiten si bullgare pa bazë historike.
🔍 Analiza kritike:
Këto janë shembuj të revizionizmit kulturor: të tjerët përdorin trashëgiminë tonë për të forcuar identitetin e tyre kombëtar dhe për të na zhvendosur nga rrënjët tona historike. Nuk është vetëm histori: është përpjekje për të marrë legjitimitet mbi territorin kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve.
💡 Thirrje për veprim:
Shqiptarë, është koha të angazhohemi më shumë: dokumentoni, promovoni dhe mbrojeni trashëgiminë tonë antike! Mos lejoni që të tjerët të përcaktojnë historinë tonë. Folklori, muzika, ritualet, mitologjia jonë, janë tonat – dhe vetëm ne mund t’i ruajmë autentike.
📢 Angazhohuni, mësoni, shpërndani, festoni traditat tona – para se të tjerët të na i marrin për vete. Trashëgimia jonë nuk është për tu huazuar!

Për nderimin e historianit Mark Palnikaj nga Papa Françesku në ditëlindjen e tij të 70-të

0
Mark Palnikaj dhe nderimi nga Papa Francesku

Në ditëlindjen e 70-të të Mark Palnikajt, një zë i pafund në kërkim të së vërtetës historike që nderohet edhe nga Papa Françesku

Në një botë ku shpesh historia shkruhet dhe ridizajnohet, Mark Palnikaj është aty si një dritë që shndrin fort duke kërkuar të vërtetat që janë fshehur thellë në arkivat e kohës. Sot, ai feston 70-vjetorin e lindjes. Një ditë që shënon jo vetëm një përvjetor personal, por edhe një moment feste për të gjithë ata, miqtë e tij të shumtë. Me një pasion të thellë për kërkimin e së vërtetës, Palnikaj është nderuar edhe nga Papa Françesku, një njohje që thekson rëndësinë e kontributit të tij për njohjen e identitetit tonë kombëtar.

Kryeinxhinieri që e nisi jetën në shërbim të komunitetit, ka sfiduar falsikimet dhe mitet që e rrethojnë historinë tonë. Ai nuk ka ditur të pushojë, përkundrazi edhe në ato pak orë të lira ka qenë duke hulumtuar për të qenë një hap drejt zbardhjes të së vërtetës. Guximi dhe vendosmëria kanë ecur paralelisht me të, duke nxjerrë në pah dokumente që nuk ishin bërë asnjëherë të njohura. E në këtë mënyrë disa perde janë zhbërë nga e shkuara jonë.

Palnikaj ka arritur të hedhë në letër mbi 50 botime, qindra artikuj të shkruar. E pavarësisht se kontributet e tij shpesh kanë mbetur të pavlerësuara nga institucionet shtetërore, ai s’është ndalur duke ndihmuar në ndriçimin e historisë, duke ndihmuar brezat e ardhshëm të kuptojnë rrënjët e tyre.

Në këtë 70-vjetor special, urimet janë të larmishme, por padyshim më i veçanti do të mbetet për të ai i Papa Françeskut. Nderimi nga Papa është si një testament i rëndësishëm për punën e tij të palodhur dhe një thirrje për të gjithë ne që duhet të vlerësojmë dhe mbështesim studiuesit si Marku, që luftojnë gjithmonë për të vërtetën historike.

Në ditëlindjen e 70-të të Mark Palnikajt, një zë i

Nderimi nga Papa Francesku

Palnikaj është i njohur në vendin tonë, veçanërisht nga ata që e duan dhe e dashurojnë të vërtetën. E kësisoj, nuk ka munguar as në revistën Newsbomb.al një vit më parë, duke treguar për gjithçka ka “rrëmuar” e “zhvarrosur” nga Arkivat e Vatikanit.

Sot, të gjithë miqtë po festojnë me inxhinierin, studiuesin Mark Palnikaj. Një figurë frymëzuese që me pasionin e tij na ka mësuar se historia është një thesar që duhet e ruajtur dhe ndarë për brezat. Historia nuk është thjeshtë një grumbull fjalësh, por padyshim është një pasuri që ndihmon në formësimin e identitetit tonë kolektiv. E prandaj për këtë duhet t’i themi “Faleminderit” me të madhe Mark Palnikajt, teksa stafi i redaksisë së Newsbomb.al bashkohet me festën e tij duke uruar shëndet të plotë e shumë vite të tjera pranë miqve e përherë në shërbim të së vërtetës historiane.

Ndërkaq, më poshtë gjeni të plotë nderimin e Papa Françeskut për Mark Palnikajt

Papa Françesku  jep Bekimin dhe mirnjohje për studiuesin Mark Palnikaj në 70 vjetorin e lindjes së tije

Studiuesi i njohur vlerësohet nga Vatikani në 70 vjetorin e lindjes së tij

Selia e Shenjtë e Vatikanit, me rastin e 70-vjetorit të lindjes së z. Mark Palnikaj ka dërguar nëpërmjet Kadrinalit Apostolik, bekimin dhe mirënjohjen e Shenjtëris së e tij Papa Françesku.

Ceremonia për dorëzimin e këtij Bekimi Apostolik u mbajt në Prishtinë, ne nje organizim tepër dinjitoz me pjesemarres te shumte si: z. Fatmir Sejdiu ish President i Republikes se Kosoves, z. Agim Çeku ish Kryeministri, Kleriku i shquar Kosovar Don Lush Gjergji, z. Sadri Ramabaja, studiuesit e njohur Prof.dr.Anton Nik Berisha, Prof.dr. Zymer Neziri e shume  personalitete te botes akademike, miq, familjar e dashamires.

Fjalën e hapjes së këtij eventi e mbajti Prof.dr.Anton Nik Berisha i cili vlerësoj punën e palodhur dhe me mjaft vlera  kombëtare në zbulimin e të vërtetave historike. Ceremonia vijoj me klerikun e njohur Don Lush Gjergji, i cili dorëzoi në emër të Atit të Shenjtë Papa Françesku  “bekimin dhe mirenjohjen e vet Shenjtërise Papa Francesku” .Presidenti Sejdiu në fjalën e tij të rastit gjithashtu e përgezoi z.Palnikaj,duke shprehur mirenjohje të thellë për dëshmitë e mira të mbeshtetjes së Kosovës dhe përkushtimit real të asajt që ka në shpirt dhe ne mendje duke e cilesuar si thesar Kombetar.

Ne fjalen e tij falenderuese z. Palnikaj shprehu mirënjohjen me konsideratë tepër të lartë në emër të tij dhe familjes, si dhe nënvizoi se do të vazhdoje të punoj deri në grimcat fundit të jetës dhe të studioj për Kosovën dhe gjithë Shqiptarët.

Ky organizim përveçse një vlerësim i madh për punë e tij në Vatikan, ishte një dëshmi e respektit dhe vlerësimit të madh që komuniteti akademik dhe shoqëria shqiptare kanë për punën dhe përkushtimin e Mark Palnikajt në fushën e historisë.

Kush është Mark Palnikaj?

Mark Palnikaj, studiues dhe albanolog i njohur, konsiderohet përfaqësues i denjë i shkrimeve ,dhe studimeve të dokumentave të vjetra shqipe, përmes të cilave ka gjetur dhe realizuar prurje të reja për gjuhën dhe historinë tone kombetare. Është një nga studiuesit e dokumentave të hershme në arkivat e Vatikanit, Venecias, Napolit etj.

Evidentojmë se z. Palnikaj, ndër vite në sajë të hulumtimeve e studimeve në arkivat prestigjioze e të pa eksploruara më pare të Venecias, Padovas, Napolit dhe Romës ka arritur rezultate të dallueshme shkencore dhe historike.

Këto arritje janë të materializuara e përcjellë institucioneve e publikut nëpërmjet:

·         16 librave të botuar me karakter historik, të bazuar në dokumenta Arkivore ekskluzive të panjohura e botuara më parë.

·         Botimit të shumë artikujve në gazeta dhe revista me emër në Shqipëri, Itali, Zvicër dhe Sh.B. A. si dhe referateve shkencore dhe pjesmarrje në simpoziume shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë.

·         Disponimin e rreth 200.000 faqeve dokumente në dorëshkrim për Shqipërinë si dhe mbi 4500 faqe dokumente dorëshkrime arkivore me rëndësi për Historinë e Kosovës – të siguruara nga hulumtimi prej vitesh në Arkivat e Vatikanit (përfshirë edhe Arkivin Sekret etj), për të cilat vijon puna për transliterimin,  përkthimin dhe botimin e tyre.

Vlen teper te theksohet fakti se ne Arkivat sekrete te Vatikanit, prej disa vitesh i eshte dedikuar kerkimeve.

Prej 5 vitesh ai kryen studime 1 (një) mujore në arkivin Sekret të Vatikanit si dhe Arkivin e Propogandes Fide, ku me orë të gjata pune ka nxjerrë pafund dokumente të panjohura për Shqipërinë, të cilat plotësojnë thesarin e historisë shqiptare të mesjetës.

Ky burre me nje karakter teper te forte dhe me nje vetmbesim te cilin ta imponon puna e tij e pa lodhur per te zbardhur historine e pa njohur te Shqiperise ka sjellë një numër dokumentash 600 vjeçare në dorëshkrim, të cilat i ka botuar dhe vazhdon ti publikojë.

  • Nderimi i historianit Mark Palnikaj është bërë me 24 Shtator 2024 edhe nga Papa Françesku .

Pse e kemi kaq të vështirë të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona?

0
Ervina Toptani , Vjenë
___
Vështirësia jonë për të mbajtur përgjegjësi nuk është thjesht problem individual, është një produkt social, historik dhe kulturor. Në shoqërinë shqiptare, përgjegjësia shpesh perceptohet si faj, jo si pjekuri dhe pikërisht këtu nis problemi. Që tek moshat e reja fare, prindërit nga frika e papjekurisë së fëmijëve, i marrin vendimet në vend të tyre duke i hequr mundësinë e përgjegjësisë e duke i ofruar zgjidhje të gatshme. Shpesh as nuk i pyesin fëmijët për këto vendime. U heqin mundësinë e bisedës me ta, të kuptojnë këndvështrimin dhe arsyetimin e tyre edhe për gjërat që shpesh duken të parëndësishme.
Në prizme të tjera, ato politike, sociale e në punë po ashtu vendimet merren nga “lart” siç ne themi rëndom, ndërsa individi mësohet të mbijetojë, jo më të reflektojë. Kur nuk ke pushtet mbi jetën tënde, nuk ke zhvilluar as refleksin për të mbajtur përgjegjësi për të. Kjo trashëgimi nuk zhduket me ndërrimin e sistemeve, ajo mbetet në mënyrën si mendojmë, në paralizimin e reflektimit e arsyetimit personal.
Në nivel epistemik, ne shpesh ngatërrojmë shpjegimin me justifikimin. “S’kisha zgjidhje”, “kështu bëjnë të gjithë”, “sistemi është fajtor” etj etj. Këto në thelb janë narrativa që lehtësojnë ndjenjën e fajit, por na varfërojnë vetëdijen. Kur çdo veprim shpjegohet nga jashtë, subjekti zhduket dhe pa subjekt, nuk ka përgjegjësi.
Një tjetër faktor është mungesa e besimit te institucionet. Kur sheh që gabimet e mëdha nuk ndëshkohen dhe dështimet shpërblehen, mesazhi i heshtur është i qartë: përgjegjësia është për të dobëtit. Në këtë klimë, të pranosh fajin nuk shihet si forcë morale, por si naivitet.
Problemi thellohet edhe nga kultura e imazhit. Ne mësohemi të dukemi mirë, jo të jemi të ndershëm me veten. Pranimi i gabimit cenon imazhin, statusin, “fytyrën”. Dhe kështu, më mirë mohojmë realitetin sesa të rrezikojmë perceptimin e të tjerëve.
Por përgjegjësia nuk është akt dënimi ndaj vetes, është akt njohjeje. Është momenti kur individi pranon se ka qenë shkak, jo vetëm pasojë. Pa këtë akt, nuk ka mësim, pa mësim, nuk ka përparim dhe pa përparim, shoqëria mbetet duke përsëritur të njëjtat gabime, duke fajësuar gjithmonë dikë tjetër.
Pyetja nuk është pse gabojmë, në fund të fundit gabimi është njerëzor. Pyetja e vërtetë është: a kemi guximin të pranojmë se e vërteta për veten është më e rëndësishme se rehatia e justifikimit? Vetëm këtu fillon përgjegjësia dhe vetëm prej saj mund të lindë ndryshimi.

28 dhjetori: votë nën presion dhe pushtet pa garë të barabartë

0


Isuf Bajraktari, Suedi

Zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk mund të trajtohen thjesht si një proces i rregullt demokratik. Ato përfaqësojnë një moment kritik për të kuptuar raportin real ndërmjet pushtetit dhe votuesit. Dhe ky raport, fatkeqësisht, nuk u ndërtua mbi liri zgjedhjeje, por mbi presion, varësi dhe manipulim.

Në këto zgjedhje, qeveria në detyrë nuk garoi si subjekt politik i barabartë, por si strukturë pushteti që kishte në dispozicion institucionet dhe buxhetin e shtetit. Paratë e taksapaguesve u përdorën si instrument fushate, përmes shpërndarjeve selektive fondesh, projekteve të improvizuara dhe premtimeve të përshpejtuara në prag të zgjedhjeve. Ky veprim nuk përfaqëson qeverisje, por shfrytëzim të burimeve publike për qëllime elektorale.

Në këtë kontekst, votuesi nuk u gjend përballë një zgjedhjeje të lirë. Ai u gjend përballë frikës për vendin e punës, pasigurisë ekonomike dhe varësisë nga pushteti. Për shumë qytetarë, vota u shndërrua në akt mbijetese dhe jo në shprehje të vullnetit të lirë. Kur frika dikton zgjedhjen, demokracia humb kuptimin e saj substancial.

Një element po aq shqetësues i këtyre zgjedhjeve ishte mungesa pothuajse totale e debatit programor. Programet politike mbetën dokumente formale, të palexuara dhe të padiskutuara. Diskursi publik u dominua nga slogane të zbrazëta, ndarje emocionale dhe propagandë e thjeshtuar. Politika nuk u shpjegua, por u imponua përmes frikësimit dhe etiketimit të alternativave.

Takimet e përditshme me qytetarët e dëshmojnë këtë realitet: bindje të forta pa njohuri minimale. Votues që flasin me siguri absolute për subjekte politike, por që nuk janë në gjendje të përmendin asnjë pikë konkrete programore. “Ky bën, të tjerët s’bëjnë” është shndërruar në formulë politike, ndërsa mendimi kritik është përjashtuar si i panevojshëm ose i rrezikshëm.

Kjo gjendje nuk është rastësi. Ajo është rezultat i një strategjie të qëllimshme pushteti që synon ta mbajë votuesin në gjendje varësie, lodhjeje dhe konfuzioni. Një votues i tillë nuk pyet, nuk krahason dhe nuk kërkon llogari. Ai përshtatet dhe hesht.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit po tregojnë se demokracia nuk dëmtohet vetëm nga mungesa e konkurrencës, por nga keqpërdorimi i pushtetit dhe i parasë publike për të deformuar vullnetin qytetar. Kur buxheti i shtetit shndërrohet në mjet fushate dhe vota në akt frike, zgjedhjet mbeten procedurë formale, jo shprehje e sovranitetit qytetar.

Humbja më e madhe e këtyre zgjedhjeve nuk i përket asnjë subjekti politik. Ajo i përket qytetarit të lirë dhe vetë demokracisë.

Idetë kryesore të memorandumit “Dëbimi i Arnautëve”, të shkruar në vitin 1937 nga Vaso Çubrilloviç

0

E vërteta shkencore përballë falsifikimeve serbe e turke rreth pushtimit osman të trojeve shqiptare (1)

0

“Seoba Srba” (Shpërngulja e Serbëve), një shpifje historike serbomadhe e vërtetuar nga studjuesit e vërtetë të historisë…

Nikollë Loka, Tiranë

Attilio Vacaro, Per una lettura dell’Albania medievale e delle guerre antiturche nei Balcani- Attilio Vaccaro, Për një lexim të Shqipërisë mesjetare dhe të luftërave antiturke në Ballka

Abstrakt

Ky studim përmban një përmbledhje të disa ngjarjeve të Mesjetës shqiptare dhe të luftërave kundër osmanëve në botën ballkanike, në dritën e burimeve historiko-letrare dhe të mendimit historiografik më të fundit që është zhvilluar në lidhje me to.

Fjalë kyçe: Mesjeta shqiptare. Mesjeta ballkanike.

Ky punim paraqitet si një parathënie e një projekti botues, i cili i përgjigjet vullnetit për të ofruar një kontribut shkencor më të thelluar mbi historinë e Mesjetës shqiptare¹, mbi qëndresën antiturke në botën ballkanike dhe mbi temat që mendimi historiografik bashkëkohor ka zhvilluar në lidhje me to. Në këtë Workshop të Dytë të Departamentit të Historisë të Universitetit të Kalabrisë synohet, për rrjedhojë, të propozohet një qasje metodologjike e përcaktuar sipas disa skemave të dobishme për këdo që dëshiron t’i afrohet periudhës historike në fjalë dhe ta kuptojë atë në të gjithë elementët e saj kompleksë karakterizues, duke marrë parasysh edhe veprimtarinë antiturke të zhvilluar në Ballkan në disa fronte, me forma dhe mënyra të ndryshme.

Deri te beteja e Fushë-Kosovës (1389)

Nuk ka dyshim se lufta antiturke e luftëtarëve shqiptarë, nën komandën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut (1405–1468), e rriti famën e Shqipërisë në kontekstin evropian, pasi ajo, së bashku me sundimtarë dhe fisnikë ballkanikë, mbrojti nga islamizmi turk jo vetëm lirinë dhe ekzistencën e vet, por mbarë qytetërimin perëndimor.

Shtetet e kërcënuara nga i njëjti rrezik e drejtuan vëmendjen e tyre nga “vendi i shqiponjave” dhe vendosën me të marrëdhënie diplomatike. Kështu u zhvilluan shkëmbime të shpeshta midis Shqipërisë dhe shteteve italiane si Venecia, Napoli, Papati, Dukati i Milanos, Republika e Raguzës, Mbretëria e Hungarisë, Dukati i Burgonjës dhe të tjerë. Këto marrëdhënie çuan në një sërë traktatesh paqeje, si ai i lidhur midis Skënderbeut dhe Venedikut (1446), midis heroit shqiptar dhe Alfonsit të Aragonës (Traktati i Gaetës, 1451), etj.²

Por le të kthehemi disa hapa pas për të kuptuar në çfarë konteksti historik u formësua lufta shkatërrimtare contra turcos dhe zgjerimi mysliman në Ballkan.

Le të fillojmë duke theksuar se gjatë shekullit XIV sundimi i sovranëve napolitanë nuk mbeti i qëndrueshëm në Shqipëri dhe u dobësua gradualisht edhe aleanca me princat shqiptarë. Nga kjo situatë e pasigurt përfitoi cari serb Stefan Dushani (1331–1335), i dinastisë Nemanja, i cili pushtoi Ballkanin, duke përcaktuar fundin e pushtetit anzhuin në Shqipëri, por pa arritur të krijojë një sundim të qëndrueshëm mbi të.³

Pas vdekjes së tij, u shfaq një rivalitet i përgjakshëm midis fisnikëve shqiptarë. Në mesin e shekullit XIV, dy familje përplaseshin për zotërimin e territorit shqiptar: ajo e Topiajve, princër të Durrësit, dhe ajo e Balshajve, princër të Zetës.⁴

Por pak më vonë, sulmet osmane do t’u shkaktonin humbje të rënda si grekëve, ashtu edhe sllavëve. Sofja ra në vitin 1385, Nishi në 1386, ndërsa Selaniku në prill të vitit 1387.⁵

Turqit shumë shpejt u gjendën në një pozitë të favorshme për të pushtuar tërë Serbinë. Kështu, Qara Timurtash Pasha, duke lëvizur nëpër një territor të gjerë, kaloi lumin Vardar dhe hyri në Bosnje. Të trembur nga këto pushtime të papritura, princat vendas u bashkuan nën udhëheqjen e serbit Llazar Hrebeljanoviq (1329–1389), zot i krahinës së Rudnikut dhe Uzhiçes, dhe në vitin 1387 e sulmuan papritur dhe e detyruan të tërhiqej Qara Timurtashin në Ploçnik, mbi lumin Vardar.⁶

Në këtë koalicion kishte marrë pjesë fshehtas me forcat e veta edhe Gjergj II Balsha, zot i Shqipërisë, i frikësuar se mos humbiste zotërimet e tij. Fitorja e Ploçnikut hapi rrugën për një aleancë më të gjerë kundër turqve dhe për një hakmarrje nga ana e Gjergj II për disfatën e Savrës.⁷ Lidhur me ngjarjet e Savrës, kujtojmë se në vitin 1385, nën Muratin I (1362–1389), ushtria osmane, e përbërë nga dyzet mijë ushtarë nën komandën e Timurtashit, hyri në Shqipëri përmes Maqedonisë dhe pushtoi Kosturin dhe Beratin.

Turqit ishin thirrur nga Karlo Topia, princ i Arbënisë, Krujës dhe Durrësit – dinastia e të cilit ushtronte pushtetin mbi këto qendra dhe territoret e tyre – që të sulmonin Balshën II dhe t’ia rikthenin atij principatën e humbur.⁸ Në Savër, pranë qytetit të Elbasanit, nën udhëheqjen e Balshës II, ushtria shqiptare, më e pakët në numër, u mund plotësisht dhe udhëheqësi i saj u vra. Bashkëshortja e tij, Komita, nga familja e Muzakajve, zotër të Myzeqesë dhe të Beratit, arriti një marrëveshje me turqit; ajo mori qytetin e Vlorës, ku vdiq në vitin 1396.

Duke u njohur si vasalë të sulltanit jo vetëm Topiajt, por edhe vetë Balshajt, Arianitët, Gropajt dhe të tjerë¹¹, ata nuk e humbën kurrë nga sytë mënyrën se si të çliroheshin sa më shpejt nga vasaliteti turk, edhe pse fitorja e sipërpërmendur u kishte hapur gjerësisht rrugën osmanëve në trojet shqiptare. Por, pasi u largua veziri, kapedanët e Myzeqesë rimorën Beratin dhe Kosturin (fig. 1–10).¹²

Ndërkohë, në vitin 1388, boshnjakët, të aleatuar me fqinjin e tyre Llazar, nën udhëheqjen e Vllatko Vukoviqit, komandant ushtarak në shërbim të mbretit Tvrtko, i zmbrapsën turqit që kishin pushtuar skajin jugor të Bosnjës.¹³

Fama e këtij suksesi të fundit dhe e fitores së Ploçnikut i bindi gjithnjë e më shumë edhe zotër të tjerë ballkanikë të organizonin një kryengritje më të përgjithshme me një koalicion të madh antiturk. Shqiptarët, bullgarët dhe vllehët refuzuan t’i bënin homazh sulltanit, duke denoncuar traktatet. Përgjigjja e Muratit nuk vonoi dhe ai kaloi në përballjen me ta një e nga një. Kështu, veziri i madh Ali Pasha pushtoi tokat bullgare dhe cari Ivan (Gjon) Shishman (1371–1395), i cili kishte refuzuar homazhin ndaj sulltanit, u detyrua të braktiste kryeqytetin për t’u strehuar në kështjellën e Nikopolit, mbi Danub.

Turqit pushtuan atëherë Trnovon dhe Shumenin, duke e detyruar sovranin bullgar të dorëzohej, të paguante haraç dhe t’u dorëzonte atyre kështjellën e Durostoriumit (Silistrës). Atij iu lejua, pasi u përul në gjunjë duke kërkuar falje nga Murati, të mbetej në Bullgari si mbret vasal. Shumë shpejt edhe princat e tjerë bullgarë të Vidinit dhe të Dobruxhës u ngutën të kryenin aktin e vasalitetit ndaj sulltanit.¹⁴

Ndërkohë, sulmi në Anadoll i emirit të Karamanit kundër Muratit e detyroi këtë të fundit të pezullonte përkohësisht fushatën ushtarake në Ballkan. Pasi u shua kryengritja e emirit – kundër të cilit u përdorën për herë të parë topa dhe mushketa, si edhe kontingjente bullgare të dhëna nga vasalët, ndoshta sepse ushtria turkomane e sulltanit ngurronte të luftonte kundër turkomaneve të tjerë¹⁵ – Murati I, tashmë zot i një pjese të madhe të Azisë së Vogël, u rikthye në Ballkan.

Përvetësimi i Betejës së Kosovës nga serbët, përmendorja e falsifikuar e kësaj beteje afër Prishtinës

Në Betejën vendimtare të Kosovës (15 qershor 1389), në perëndim të Prishtinës, “Kosovo Polje” (Fusha e Mëllenjave), turqit dolën fitimtarë ndaj të krishterëve, kryesisht falë Bajazitit (1389–1402), birit të Muratit, i cili e siguroi fitoren pasi i ati u vra, me gjasë nga Millosh KoPiliçi, dhëndër i LLazarit. Në atë moment, kalimi i pushtetit te Bajaziti ndodhi pa tronditje për Perandorinë Osmane: një perandori që, falë kësaj fitoreje, u konsolidua fuqishëm në Ballkan. Beteja historike e Kosovës, nga njëra anë, shënoi momentin më të rëndësishëm në pushtimin osman të gadishullit ballkanik; nga ana tjetër, u bë ngjarja qendrore e historisë mesjetare serbe. Trimëritë e serbëve në luftime hynë në legjendë dhe në ndërgjegjen popullore si vepra heronjsh (Miti i Kosovës). Por pas betejës, termi “shqiptar” u bë për ta – shpejt dhe padrejtësisht – sinonim i myslimanit, ndonëse kontingjente shqiptare kishin marrë pjesë aktive në këtë përballje historike, duke mbrojtur edhe ato botën e krishterë ortodokse nga Islami. Jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët, miti i Kosovës ka marrë, pavarësisht kujtesës së shkurtër historike të të parëve, një vlerë të jashtëzakonshme historike.

Nuk dihen me siguri shifrat e luftëtarëve. Nga të dyja palët pati humbje të mëdha; vetë sulltani, siç u tha, u vra, dhe fat më i mirë nuk e gjeti as princi Lazar, i cili u burgos dhe u ekzekutua bashkë me fisnikët e tij. Të parin e pasoi i biri Bajaziti, ndërsa të dytin djali i tij më i vogël, Stefan Lazareviqi (1389–1427), i cili, sipas këshillave të mbretëreshës nënë, vejushës Milica, pranoi më pas të bëhej vasal i sulltanit, madje luftoi disa herë në krah të tij. Kaq dihet me siguri për betejën e Fushës së Mëllenjave.

Në ushtrinë e Muratit u bashkuan vasalë të krishterë nën komandën e Kostandinit, princ bullgar i Velbuzhdit, dhe të serbit Marko Kraljeviq, armik i Lazarit, si edhe kontingjente të emirëve të Azisë së Vogël. Në anën tjetër u bashkuan trupat e mbretit Stjepan Tvrtko I të Bosnjës (1338–1391) me princin Lazar dhe vojvodën Mirça I i Vjetri (Mircea cel Bătrân, 1386–1418), për të cilin do të flitet më poshtë, si edhe grupe të armatosura vllehësh, shqiptarësh, polakësh dhe hungarezësh.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në përleshje dokumentohet në “Kujtesë e shkurtër e pasardhësve të shpisë sonë të Muzakajve” të Gjon Muzakës,bashkëkohës i Skënderbeut. Kjo Memorie paraqet shumë ngjashmëri me Historia e Barletit, gjë që të bën të mendosh për një varësi të plotë nga kjo e fundit. Me anë të saj mund të rindërtojmë prejardhjen e njërës prej familjeve më të rëndësishme të “vendit të shqiponjave”, pikërisht atë të Muzakajve, e cila mori pjesë aktive në luftërat kundër turqve.

Në lidhje me betejën e Kosovës, në në Kujtesën e shkurtër lexojmë se: “Llazari, despot i Serbisë, dhe Marku, mbret i Bullgarisë, dhe Teodori Muzaka, i dyti i lindur i shtëpisë sonë, dhe zotër të tjerë të Arbërisë, të bashkuar së bashku erdhën në betejë; dhe të krishterët u thyen, dhe vdiq i sipërpërmenduri Teodor, i cili kishte me vete një bandë të madhe shqiptarësh; dhe u zu rob i përmenduri Lazari i Serbisë dhe më pas u vra. Për këtë arsye filluan luftërat e vazhdueshme të turqve në Arbëri, në të cilat vdiqën shumë zotër dhe fisnikë; dhe, duke munguar trimëria e të sipërpërmendurve, u dobësuan edhe shtetet dhe u humb qyteti i Krujës, në kohën e Bajazitit të parë me këtë emër, e më pas Vlora, megjithëse gjithmonë ne mbroheshim; por forca e turkut gjithmonë rritej, ndërsa e jona pakësohej. Zoti Andrea, gjyshi im, u zhvesh nga zotërimet në atë sulm të Bajazitit nga një pjesë e Devollit dhe e Myzeqesë, të cilat megjithatë i rimori. Pjesën tjetër të shtetit nuk e humbi kurrë; dhe zoti Gjin, babai im dhe gjyshi juaj, zotëroi atë shtet atëror, dhe edhe ai e humbi Myzeqenë, por edhe atë e rimori”.

E dyshimtë, përkundrazi, do të ishte prania e Gjergj II Balshës në përleshje. Sipas disa historianëve shqiptarë, ai mori pjesë me një ushtri të konsiderueshme; sipas të tjerëve, rezulton se atë ditë ai ndodhej në Ulqin, në bregdetin malazez. Për “feudalët” shqiptarë që kishin luftuar kundër turqve, kushtet e vasalitetit ishin jashtëzakonisht të rënda. Nuk ishte kështu për ata që nuk kishin tradhtuar, si Lekë Dukagjini, i cili do t’i jepte emrin Kanunit të Maleve (ose Kanuni i Dukagjinit), pra kodifikimit të zakoneve që rregullonin jetën shqiptare të asaj kohe. Nga ana tjetër, duhet kujtuar se si Dukagjinët ashtu edhe Topiajt e Durrësit i kishin ftuar disa herë osmanët të sulmonin Balshajt. Por këto tradhti, të parë nga historianët shqiptarë bashkëkohorë si veprimet më të turpshme kundër atdheut të tyre, ishin sjellje të zakonshme ndërmjet zotërve feudalë të Mesjetës, të cilët shpesh përdornin ushtri të huaja për të eliminuar armiqtë e tyre, në kundërshtim me interesat e përgjithshme të vendit të tyre.

I mbështetur në sukseset e arritura, sulltan Bajaziti vuri zjarr e hekur në Shqipëri nga viti 1394 deri më 1396; por pas largimit të tij, nën shtysën e zotërve vendorë, shqiptarët e rimorën lirinë e tyre. Në trevat e Shkodrës dhe të Lezhës sundonin Dukagjinët; në Danjë qeveriste Koja Zakarija; në Shqipërinë e Mesme zotëronin Gjon Kastrioti dhe Topiajt; në Jug Aranitët ushtronin sundimin në territoret e Vlorës dhe të Kaninës; Muzakajt sundonin Myzeqenë; Shpatët dhe Zenebishët Epirin; Gropajt zotëronin një pjesë të vogël të territorit të Ohrit; ndërsa Republika e Venedikut ushtronte kontroll mbi Tivarit, Ulqinin, Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin.

Në vitin 1396, Gjergji II kishte ndërmarrë një luftë kundër Dukagjinëve. Venediku përfitoi nga kjo përplasje për ta detyruar atë t’i dorëzonte Shkodrën, Drishtin, Danjën dhe kështjellën e Sapës. Disa vite më pas vdiq Balsha (1403).

Të kota rezultuan përpjekjet e fundit për mbrojtjen e principatës së dinastisë nga pasardhësi i Gjergjit, përkatësisht Balsha III. Pas vdekjes së këtij të fundit, zotërimet u copëtuan dhe u ndanë në fillim të vitit 1421 ndërmjet venedikasve, turqve, serbëve dhe boshnjakëve.

Ribashkimi i Shqipërisë nën Balshajt dhe Shpatët, siç u pa, zgjati shumë pak. Mungesa e një koordinimi midis forcave që i ishin kundërvënë ofensivës së huaj dhe përçarjet e brendshme i bënë të pavlefshme fitoret e arritura, me pasoja të ndjeshme ekonomike; kushte këto ideale për pushtimin e gjithë Shqipërisë nga osmanët.

Me këto shënime të shkurtra historike, me plot të drejtë mund të flasim për një rezistencë heroike të popullit shqiptar kundër turkut; një vlerë padyshim pozitive, e përforcuar edhe nga fakti se në fillim të shekullit XV Shqipëria e Veriut ishte kryesisht katolike, me plot 18 dioqeza latine dhe disa dioqeza të ritit greko-bizantin në bashkim me Papën. Familjet e mëdha shqiptare ishin bërë katolike për arsye politike, në kundërshtim me sundimin bizantin dhe serb, si edhe nga frika e fuqizimit në rritje të pushtetit mysliman dhe në përputhje me Evropën e krishterë. Prej tyre kemi përmendur: Topiajt e Krujës, katolikë që nga viti 1208; Muzakajt (që nga viti 1318) në krahinën e Myzeqesë; Zenebishët e Gjirokastrës së bashku me Masarajt e Himarës; Shpatët e Nartës (që nga viti 1354); Balshajt e Shkodrës (që nga viti 1369); Dukagjinët (që nga viti 1400); Kastriotët (që nga viti 1407) dhe Altisferët e Danjës (që nga viti 1414).

Pjesëmarrja e shqiptarëve në luftë dokumentohet në “Kujtesë e shkurtër e pasardhësve të shpisë sonë të Muzakajve” të Gjon Muzakës, bashkëkohës i Skënderbeut. Kjo Kujtesë paraqet shumë ngjashmëri me Historinë e Barletit, gjë që të bën të mendosh për një varësi të plotë nga kjo e fundit. Me anë të saj mund të rindërtojmë prejardhjen e njërës prej familjeve më të rëndësishme të “vendit të shqiponjave”, pikërisht atë të Muzakajve, e cila mori pjesë aktive në luftërat kundër turqve.

Në lidhje me betejën e Kosovës, në Kujtesën e shkurtër lexojmë se: “Llazari, despot i Serbisë, dhe Marku, mbret i Bullgarisë, dhe Teodori Muzaka, i dyti i lindur i shtëpisë sonë, dhe zotër të tjerë të Arbërisë, të bashkuar së bashku erdhën në betejë; dhe të krishterët u thyen, dhe vdiq i sipërpërmenduri Teodor, i cili kishte me vete një njësi të madhe shqiptarësh; dhe u zu rob i përmenduri Llazari i Serbisë dhe më pas u vra. Për këtë arsye filluan luftërat e vazhdueshme të turqve në Arbëri, në të cilat vdiqën shumë zotër dhe fisnikë; dhe, duke munguar trimëria e të sipërpërmendurve, u dobësuan edhe shtetet dhe u humb qyteti i Krujës, në kohën e Bajazitit të parë me këtë emër, e më pas Vlora, megjithëse gjithmonë ne mbroheshim; por forca e turkut gjithmonë rritej, ndërsa e jona pakësohej.

Zoti Andrea, gjyshi im, u zhvesh nga zotërimet në atë sulm të Bajazitit nga një pjesë e Devollit dhe e Myzeqesë, të cilat megjithatë i rimori. Pjesën tjetër të shtetit nuk e humbi kurrë; dhe zoti Gjin, babai im dhe gjyshi juaj, zotëroi atë shtet atëror, dhe pse ai e humbi Myzeqenë, por edhe atë e rimori”.

E dyshimtë, përkundrazi, do të ishte prania e Gjergj II Balshës në përleshje. Sipas disa historianëve shqiptarë, ai mori pjesë me një ushtri të konsiderueshme; sipas të tjerëve, rezulton se atë ditë ai ndodhej në Ulqin, në bregdetin malazez.

Lekë Dukagjini

Për “feudalët” shqiptarë që kishin luftuar kundër turqve, kushtet e vasalitetit ishin jashtëzakonisht të rënda. Nuk ishte kështu për ata që nuk kishin tradhtuar, si Lekë Dukagjini, i cili do t’i jepte emrin Kanunit të Maleve (ose Kanuni i Dukagjinit), pra kodifikimit të zakoneve që rregullonin jetën shqiptare të asaj kohe. Nga ana tjetër, duhet kujtuar se si Dukagjinët ashtu edhe Topiajt e Durrësit i kishin ftuar disa herë osmanët të sulmonin Balshajt. Por këto tradhti, të parë nga historianët shqiptarë bashkëkohorë si veprimet më të turpshme kundër atdheut të tyre, ishin sjellje të zakonshme ndërmjet zotërve feudalë të Mesjetës, të cilët shpesh përdornin ushtri të huaja për të eliminuar armiqtë e tyre, në kundërshtim me interesat e përgjithshme të vendit të tyre.

I mbështetur në sukseset e arritura, sulltan Bajaziti vuri zjarr e hekur në Shqipëri nga viti 1394 deri më 1396; por pas largimit të tij, nën shtysën e zotërve vendorë, shqiptarët e rimorën lirinë e tyre. Në trevat e Shkodrës dhe të Lezhës sundonin Dukagjinët; në Danjë qeveriste Koja Zakarija; në Shqipërinë e Mesme zotëronin Gjon Kastrioti dhe Topiajt; në Jug Aranitët ushtronin sundimin në territoret e Vlorës dhe të Kaninës; Muzakajt sundonin Myzeqenë; Shpatët dhe Zenebishët Epirin; Gropajt zotëronin një pjesë të vogël të territorit të Ohrit; ndërsa Republika e Venedikut ushtronte kontroll mbi Tivarin, Ulqinin, Shkodrën, Lezhën dhe Durrësin.

Në vitin 1396, Gjergji II kishte ndërmarrë një luftë kundër Dukagjinëve. Venediku përfitoi nga kjo përplasje për ta detyruar atë t’i dorëzonte Shkodrën, Drishtin, Danjën dhe kështjellën e Sapës. Disa vite më pas vdiq Balsha (1403).

Të kota rezultuan përpjekjet e fundit për mbrojtjen e principatës së dinastisë nga pasardhësi i Gjergjit, përkatësisht Balsha III. Pas vdekjes së këtij të fundit, zotërimet u copëtuan dhe u ndanë në fillim të vitit 1421 ndërmjet venedikasve, turqve, serbëve dhe boshnjakëve.

Shpërnguljet e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit…

Ribashkimi i Shqipërisë nën Balshajt dhe Shpatët, siç u pa, zgjati shumë pak. Mungesa e një koordinimi midis forcave që i ishin kundërvënë ofensivës së huaj dhe përçarjet e brendshme i bënë të pavlefshme fitoret e arritura, me pasoja të ndjeshme ekonomike; kushte këto ideale për pushtimin e gjithë Shqipërisë nga osmanët.

Me këto shënime të shkurtra historike, me plot të drejtë mund të flasim për një rezistencë heroike të popullit shqiptar kundër turkut; një vlerë padyshim pozitive, e përforcuar edhe nga fakti se në fillim të shekullit XV Shqipëria e Veriut ishte kryesisht katolike, me plot 18 dioqeza latine dhe disa dioqeza të ritit greko-bizantin në bashkim me Papën.

Familjet e mëdha shqiptare ishin bërë katolike për arsye politike, në kundërshtim me sundimin bizantin dhe serb, si edhe nga frika e fuqizimit në rritje të pushtetit mysliman dhe në përputhje me Evropën e krishterë. Prej tyre kemi përmendur: Topiajt e Krujës, katolikë që nga viti 1208; Muzakajt (që nga viti 1318) në krahinën e Myzeqesë; Zenebishët e Gjirokastrës së bashku me Masarajt e Himarës; Shpatët e Nartës (që nga viti 1354); Balshajt e Shkodrës (që nga viti 1369); Dukagjinët (që nga viti 1400); Kastriotët (që nga viti 1407) dhe Altisferët e Danjës (që nga viti 1414).

Vazhdon…

Brukseli është pothuajse i zbrazur nga belgët

0

Filip Dewinter, një anëtar i partisë separatiste flamande Vlaams Belang, flet me median jashtë konferencës së konservatorizmit kombëtar në Bruksel në prill 2024. Mbrojtja e policisë duket se është e nevojshme. Foto: AP /Virginia Mayo/ NTB

Erling Marthinsen / Documnet.no

Ndryshimet demografike në Evropë janë të mëdha dhe evropianët etnikë vendas po zëvendësohen me shpejtësi. Një shembull është kryeqyteti belg, Brukseli.

Megjithatë, kushdo që flet për zëvendësimin e popullsisë si një realitet matematikor shpërfillet si teoricien konspiracioni. Por gjithnjë e më pak evropianë interesohen për akuza të tilla, pasi e shohin realitetin në sy sa herë që bëjnë një shëtitje në rrugët e qytetit.

BE-ja ka qenë në ballë të mbështetjes së imigracionit masiv në Evropë dhe për këtë arsye nuk është për t’u habitur që Brukseli, i cili është gjithashtu kryeqyteti i BE-së dhe selia e Komisionit Evropian, ndërtesa Berlaymont, është shumë përpara në suksesin e një zëvendësimi pothuajse të plotë të popullsisë origjinale.

Shifrat janë brutale: 72.9 përqind e fëmijëve dhe të rinjve në Bruksel kanë një prejardhje nga vende jashtë BE-së, ndërsa vetëm 10.5 përqind janë belgë me origjinë nga Belgjika, shkruan Remix News.

Shifrat janë marrë nga StatBel, e cila është përgjigja e Belgjikës ndaj Byrosë Qendrore të Statistikave. Këto janë shifra zyrtare, të cilat konfirmojnë atë që shumë e kanë kuptuar prej kohësh: Me fjalë të tjera, zëvendësimi i popullsisë nuk është më thjesht një teori konspiracioni. Diçka e ngjashme po ndodh në kryeqytete si Londra dhe Vjena, megjithëse në një nivel më të ulët.

 

Filip Dewinter është anëtar i parlamentit belg për partinë Vlaams Belang, e cila konsiderohet si një parti separatiste, nacionaliste flamande dhe e krahut të djathtë.

Vlaams Belang ka një qëndrim kritik dhe euroskeptik ndaj Bashkimit Evropian. Partia dëshiron më pak pushtet për Brukselin, më shumë sovranitet kombëtar për Flandrën dhe politika më të rrepta të imigracionit.

Partia thekson trashëgiminë dhe traditën evropiane, kundërshton kulturën e “zgjuar” dhe kërkon të reformojë BE-në nga brenda – ose të zvogëlojë ndjeshëm ndikimin e BE-së.

Filip Dewinter është referuar vazhdimisht te “zëvendësimi i popullsisë”, të cilin ai pretendon se nuk është një “konspiracion”, por një trend që demonstrohet qartë nga të dhënat.

Edhe pse ndryshimet midis rajoneve të ndryshme të Belgjikës janë të mëdha, numrat totalë janë gjithashtu të frikshëm për ata që duan që Belgjika të mbetet një vend i populluar kryesisht nga belgë etnikë.

Më 1 janar 2025, popullsia belge në terma absolutë ishte 7,571,338 belgë me origjinë belge, 2,619,289 belgë me origjinë të huaj dhe 1,634,924 jobelgë, sipas shifrave nga StatBel.

Kjo do të thotë se nga një popullsi totale prej 11,825,551 banorësh, vetëm 64 përqind janë me prejardhje etnike belge. Midis banorëve të rinj, të gjeneratës së ardhshme të Belgjikës, numri i belgëve etnikë është shumë më i ulët. Qarkullimi i popullsisë është një fakt i padiskutueshëm.

Bashkimi familjar është nxitësi më i fortë i imigracionit masiv në Belgjikë. Një migrant i vetëm, nën moshë, braktis shpejt vetminë e tij ose të saj pas mbërritjes në Evropë dhe mund të sjellë dhjetë ose më shumë anëtarë të familjes. Politikanët evropianë thjesht e lënë të ndodhë.

Vende të tjera në BE po ndjekin Belgjikën me shpejtësi të ndryshme, por me të njëjtin destinacion përfundimtar. Vetëm disa vende në lindje po ngurrojnë, siç është Hungaria. Brukseli reagon me indinjatë duke e ndëshkuar financiarisht Hungarinë për mosgatishmërinë e saj për të zëvendësuar qytetarët e vet me emigrantë nga prejardhje dhe kultura krejtësisht të huaja, shpesh të përbërë nga njerëz që përçmojnë kulturën perëndimore dhe evropiane.

Dewinter i referohet Trump dhe NSS-së
Në një koment në Liberum, Dewinter i referohet Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare (NSS) të administratës së tij, e cila e trajtoi imigracionin masiv në vendet e BE-së si një kërcënim për sigurinë perëndimore. Dewinter shkruan:

A nuk ka të drejtë Trump kur pretendon se Evropa është në rënie, e udhëhequr dobët dhe po humbet identitetin e saj, kohezionin social, identitetin kulturor dhe homogjenitetin etnik për shkak të imigracionit, wokeizmit dhe islamizimit? Në memorandumin prej 33 faqesh – nga të cilat vetëm dy faqe janë për Evropën, meqë ra fjala – administrata Trump i referohet “politikave të migracionit që po ndryshojnë kontinentin dhe po krijojnë konflikte”.

Kjo mbështet pretendimin e qartë se popullsia vendase evropiane po zëvendësohet. Duke e lidhur pushtimin e imigracionit me “datat e lindjes në krater” dhe “humbjen e identitetit kombëtar dhe vetëbesimit”, Trump mbështet plotësisht analizën e zëvendësimit të popullsisë, dhe koncepti i “zëvendësimit të popullsisë” ka evoluar nga “teoria e konspiracionit” në politikën e qeverisë amerikane.

NSS u prit me një përzierje talljesh dhe paniku të hapur në vendet e BE-së. Carl Bildt e quajti NSS-në “absurditet ekstremist”, ndërsa një ekspert danez i sigurisë deklaroi se përmbajtja e NSS-së shënoi kambanën e vdekjes për aleancën perëndimore.

Vitin e kaluar, eurodeputeti i Dewinter, Tom Vandendriessche, u qortua nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, për përfundimin se thirrja e Komisioneres së BE-së Ylva Johansson për rritjen e imigracionit për të luftuar plakjen e fuqisë punëtore të Evropës përbënte një “ripopullim të qëllimshëm dhe të organizuar”.

Duke komentuar deklaratat e Johansson se BE-së i duhen të paktën 1 milion emigrantë çdo vit për të rimbushur fuqinë e saj punëtore në rënie, Vandendriessche i kërkoi bllokut të “vazhdojë të investojë në kanale ligjore për migrim të rregullt”.

Që një pjesë e madhe e migrantëve ose nuk janë të punësuar fare, dhe një pjesë edhe më e vogël janë në gjendje të mbështesin veten dhe familjet e tyre pa mbështetje publike, duket e panjohur për Johansson, i cili në pozicionin e tij duhet të ketë qasje në të gjitha informacionet dhe statistikat e nevojshme.

Por të besosh se udhëheqësit e BE-së duhet të kujdesen për faktet, statistikat dhe zhvillimet e dukshme konsiderohet nga kritikët e BE-së si një konspiracion po aq i madh sa udhëheqësit e BE-së dhe mbështetësit e tyre (që përfshijnë shumicën e mediave të regjimit) akuzojnë ata që besojnë se po ndodh një zhvendosje e popullsisë.

Brussel er nesten tømt for belgiere