











Liria nuk ka vetëm emër të përveçëm, por emër kolektiv shqiptar dhe emra të përveçëm si Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair. Mosmirënjohja shkatërron aleanca e miqësi!
Bibla thotë: në fillim ishte fjala. Unë them: për ne, në fillim ishte Amerika, pastaj fjala.
Gjermania, në çdo festë përkujtimore, e falënderon Amerikën për çlirimin nga fashizmi dhe ndihmën pas luftës. Tek ne, sekuestruesit e lirisë e kanë reduktuar atë në një fjalë demagogjike: aleat.
Kur ti më thua se dikush ka humbur dikë në luftë, se ka luftuar, se duhet të respektohet edhe kur vjedh, edhe kur kërcënon, edhe kur shan, unë të them: si nuk ke kokërr dinjiteti e ftyre ta përmendësh atë, kur ke përballë flijimin e Jasharajve me 59 anëtarë, dhe në mesin e tyre gra e fëmijë? Si të lutem?
Merreni me mend për një çast, ju lutem, se jeni një përfaqësues i ambasadës amerikane, angleze, gjermane, apo edhe vetë ambasador i njërës prej tyre. Ju jetoni në Kosovë dhe shihni çdo ditë, në debate, tribuna, protesta, fushata, portale e media sociale, se “Liria ka disa emra” dhe ata qenkan: Thaçi, Haradinaj, Lushtaku, Veseli e të tjerë.
Dhe merreni me mend tani se jeni një ushtarak amerikan në Bondsteel, dhe ju gati çdo ditë dëgjoni se cilët emra i paska liria. Disa të përveçëm. Disa emra që e privatizuan shtetin e Kosovës, e përvetësuan dhe e trajtuan si pronë private, duke gëzuar imunitet për çdo vepër me të cilën shkelnin ligjet e Kosovës. Jo të Serbisë.
Madje edhe duke krijuar institucione drejtësie jo për drejtësi, por për të fituar disa prej tyre një lloj licence për t’u bërë milionerë me vjedhje.
Dhe atyre ambasadorëve, ushtarakëve, atyre në Bondsteel dhe atyre nëpër kufijtë e Kosovës, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të tundin kokat dhe të thonë: “A ndihmohet ky popull?! Vallë kjo qenka mirënjohja për çlirimin dhe për ruajtjen e sotshme të sovranitetit? Për ruajtjen e lirisë së tanishme?”

Mosmirënjohja, zotëri, shkatërron miqësi private dhe aleanca mes shteteve!
Ajo mosmirënjohje nuk ka ekzistuar kurrë në kodin shqiptar. Shqiptari edhe për një cigare falënderohet. Ajo është sjellje tallava e një grupi mediokërish, të arsimuar përgjysmë apo fare, me pak vite shkollë apo diploma të blera, që besojnë se dinë shumë edhe pse dinë tepër pak — madje çdo gjë gati përgjysmë. Copa-copa.

Haradinaj e Lushtaku
Që besojnë se e çliruan vendin, edhe pse realisht NATO na çliroi të gjithëve: ata dhe neve.
Nga shantazhet, vokabulari mafioz, kërcënimet dhe zëshmëria e ashpërsia e disa prej tyre, njerëzit as që guxojnë ta thonë të vërtetën publikisht. Kanë frikë.
Kolonizimi i Kosovës me banorë joshqiptarë, kryesisht me serbë , ishte një proces i realizuar me plan nga qeveria e Serbisë në periudhën mes dy luftërave botërore.
– Kolonizimi ka filluar menjëherë pasi Rrafshi i Kosovës u bë pjesë e Mbretërisë së Serbisë dhe pjesë të Rrafshit të Dukagjinit u bënë pjesë e Mbretërisë të Malit të Zi në Luftën e Parë Ballkanike.
– Mes viteve 1912 dhe 1941, në Kosovë janë vendosur mes 60.000 dhe 65.000 kolonë.
– Më shumë se 90% e numrit të përgjithshëm të kolonëve e përbënin serbët nga vende të ndryshme të Jugosllavisë (duke përfshirë malazezët).
– Mali i Zi në fund të vitit 1912 ka filluar me vendosjen e shtetasve të tyre në territoret e Kosovës Perëndimore.
– Mes viteve 1919 dhe 1927 në Kosovë janë themeluar 245 vendbanime serbe.
– Për kolonizatorët janë ndërtuar 11.273 shtëpi në Kosovë deri në fund të vitit 1935.
– Deri në vitin 1939 janë vendosur rreth 54.000 kolonizator, nga të cilët 49.000 Serb (duke përshirë edhe Malazezë), rreth 4.500, Kroatë dhe rreth 150 Sllovenë.
Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që të ketë qenë objekt i shtypjes nacionale siç ishte populli shqiptar, i cili jeton në trojet e veta autoktone në Kosovë e gjetiu. Mjeti më drastik, përveç shtypjes, terrorit, dhunës, likuidimit fizik etj., ishte edhe spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serbo-malazez . Kështu, Kosova, edhe pse truall etnik i shqiptarëve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e pushtetit serb për kolonizim dhe kështu me dhunë të ndryshohet struktura e popullsisë që pastaj do të bënte sllavizimin dhe shkrirjen graduale të popullit autokton shqiptar. Serbia gjatë historisë shfrytëzoi të gjitha modelet e kolonizimit të trojeve shqiptare, e në veçanti të Kosovës, e cila është edhe objekt trajtimi në këtë punim.
Kolonizimi i trojeve në Kosovë është një proces, që pikësynim kryesor i gjithë politikës dhe i makinerisë ushtarake serbe e pastaj edhe jugosllave, në të gjitha periudhat kohore, ka qenë sllavizimi i Kosovës. Ndërkaq, gjatë historisë janë vërejtur edhe oshilime, herë ngadalësim e herë shpejtësim i hovshëm të procesit kolonizues, gjë që varej nga rrethanat politike, ekonomike e shoqërore që ishin të pranishme. Mirëpo, si proces, ai nuk është ndalur asnjëherë.
Për të realizuar sllavizimin e territoreve shqiptare mbi popullin tonë u veprua me masa e me mjete të ndryshme politike e ushtarako-policore, kuptohet edhe me ato ekonomike e sociale. Masat ishin sa antinjerëzore, aq edhe fashiste e të egra. Ato shkonin nga ato të ngacmimit e të kontrollimit të vazhdueshëm policor, deri tek rrahjet, vrasjet e zhdukjet masive të vendësve.Trevat iliro-arbërore të Kosovës, pas sundimit romak, përkatësisht bizantin, e pastaj një kohë edhe bullgar, kaluan nën sundimin e shtetit të Rashës në krye me Stefan Nemanjën (1165-1195), që e pushtoi pjesërisht edhe Kosovën. Pushtimi i plotë i Kosovës u bë më 1216. Bashkangjitja e Rrafshit të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, në administratën shtetërore të Rashës shënon fillimin e ekzistimit të etnikumit serb në këto vise. Duhet theksuar se në shekullin VI-VII, kur sllavët shkelën Ballkanin, shumë sllavë u dyndën në Ilirik dhe shkaktuan fatkeqësi të papërshkrueshme. Pasi kaluan një kohë të gjatë me grabitje, ata mbushën rrugët me trupa, robëruan shumë njerëz, plaçkitën gjithçka. Në tokat ilire ata rrëmbyen e vranë me mijëra njerëz, duke depërtuar edhe në vendet më të fshehura të atyre anëve, prandaj banorët e këtyre vendeve u detyruan të marrin malet dhe të fshehen nëpër pyje. Kështu, duke u lënë lirisht të trashëgojnë të gjitha të arriturat kulturore e shpirtërore që nëpër shekuj i arritën vetë. Kudo që kalonin sllavët, plaçkitnin, masakronin, varnin, digjnin vendbanime etj. Kështu ata, me zjarr e me hekur, arritën të tkurrin ndjeshëm hapësirën e banuar nga banorët autoktonë të Gadishullit Ballkanik. Popullata serbe erdhi në trevat shqiptare, përkatësisht në Kosovë si pushtues. Këtu gjetën popullatën iliro-shqiptare autoktone, e cila jetoi shumë shekuj më parë pandërprerë në këto troje. Treva e Kosovës është e banuar prej kohësh më të lashta. Shqiptarët janë pasardhës të fisit ilir, dardanëve. Dardanët ishin një nga fiset e mëdha ilire, që kanë jetuar në pjesën qendrore të Ballkanit. Zemrën e trojeve dardane e përbënte Kosova e sotme.
Të dhënat arkeologjike, historike, gjuhësore, folklorike etj., dëshmojnë qartë për autoktoninë shqiptare, për vazhdimësinë iliro-shqiptare. Prania e shqiptarëve në këto treva dëshmohet dhe vërtetohet më vonë edhe në krisobulat e diplomat e sundimtarëve mesjetarë serbë, ndërsa në periudhën e sundimit osman ekzistojnë dokumente të hollësishme dhe të bollshme mbi popullsinë dhe vendbanimet e Kosovës. Populli shqiptar ndër popujt më të vjetër të Evropës, mbi të cilin u vërsulën stuhi të shumta dhe rrallë mund të ketë ndonjë popull në botë që të ketë pasur pushtime dhe pushtues kaq të egër, që kanë njohur këto troje të banuara me iliro-shqiptarë. Në tokat ilire, e më vonë të arbërit të paraardhësve të shqiptarëve, u vërsulën një mori pushtuesish me qëllim që të gllabërojnë pjesë sa më të mëdha nga trungu ilir. Ata pushtues, arsenalin e vet do ushtrojnë me masakra, vrasje, djegie, vjedhje të kulturës shpirtërore e materiale. Të parët në këto fushata qenë grekët dhe romakët, të cilët jo vetëm që do të robërojnë banorët vendës, duke i helenizuar e romanizuar, por do t’u plaçkisin çdo gjë, duke zhdukur qenien ilire. Më vonë gjithë kjo do t’u mundësojë fiseve sllave që posa kishin zbritur nga Karpatet, më lehtë t’i nënshtrojnë e më lehtë t’i asimilojnë.
Kolonizimi i Kosovës me banorë joshqiptarë, kryesisht me serbë , ishte një proces i realizuar me plan nga qeveria e Serbisë në periudhën mes dy luftërave botërore.
Kolonizimi ka filluar menjëherë pasi Rrafshi i Kosovës u bë pjesë e Mbretërisë së Serbisë dhe pjesë të Rrafshit të Dukagjinit u bënë pjesë e Mbretërisë të Malit të Zi në Luftën e Parë Ballkanike të viti 1912 dhe ka vazhduar gjatë periudhës së Mbretërisë së Jugosllavisë, nga viti 1918 deri 1941. Kolonizimi i Kosovës ka pasur të theksuar notën nacionale, dhe sipas këtij nacionalizmi, “elementi jokombëtar” (shqiptarët) është dashur të zëvendësohet me „elementin kombëtar të shëndetshëm” (serbët dhe malazezët).
Mes viteve 1912 dhe 1941, në Kosovë janë vendosur mes 60.000 dhe 65.000 kolonë.
Më shumë se 90% e numrit të përgjithshëm të kolonëve e përbënin serbët nga vende të ndryshme të Jugosllavisë (duke përfshirë malazezët). Krahas kolonizimit serb të Kosovës, ka vazhduar edhe procesi i dëbimit të shqiptarëve nga Kosova si dhe reforma agrare.
Qëllimi i reformës agrare ishte likuidimi i lidhjeve feudale dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e kapitalizmit, gjersa kolonizimi kishte synim ndërrimin e hartës demografike të Kosovës, në dobi të serbëve. Kjo reformë agrare kishte edhe aspektin etno-fetar, pasi që pronat e ish pronarëve shqiptarë, kryesisht kaluan në duart e malazezëve dhe serbëve ortodoksë.
Kolonizimi i Kosovës kryesisht trajtohet si projekt i dështuar, pasi nuk kënaqi as shtetin, as kolonët, e as vendasit. Rezultatet e hartës së re etnike u pavleftësuan gjatë Luftë së Dytë Botërore, kur Kosova iu bashku Shqipërisë, e shumica e kolonëve u dëbuan mbrapa në Serbi e në Mal të Zi.
Pas mbarimit të luftës, disa kolonëve iu ndalua kthimi në Kosovë.
Ngjarjet e lidhura me kolonizimin e Kosovës, me të madhe e kanë rritur konfliktin serbo-shqiptarë dhe albanofobinë në Serbi.
Kronologjia gjatë luftërave ballkanike, Kosova iu është bashkangjitur Serbisë dhe Malit të Zi. Edhe përkundër masës së dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës (nga 1912-1914 janë dëbuar 281.747 njerëz), ata ende e bënin shumicën e popullatës në Kosovë.
Mali i Zi dhe Serbia kanë vazhduar me masat e kolonizimit të ndikojnë në ndërrimin e hartës demografike të Kosovë.
Mali i Zi në fund të vitit 1912 ka filluar me vendosjen e shtetasve të tyre në territoret e Kosovës Perëndimore.
Gjatë Luftës së parë Botërore ata kolonizator u tërhoqën në Mal të Zi, ashtu që pas luftës të ktheheshin në vendet e fituara. Pas Luftës së parë Botërore dhe krijimit të Mbretërisë Sllovene-Kroate-Serbe( SKS), administrata e Qeverisë SKS ka filluar programin gjithëpërfshirës të kolonizimit të Kosovës, duke iu dhënë përparësi ish ushtarëve ose anëtarëve të detashmentit çetnik serb . Qëllimi ishte vendosjen që elementet kombëtare e meritojnë dhe të ‰ vërtetuara”, gjithashtu, vullnetar lufte, çetnikë, xhandar, kufitar, të zhvendosur, refugjatë dhe aktivistë partiak. Kolonizatorët në mënyrë të rregullt janë pajisur me armatim përmes kooperativave agrare federale Unionit të kooperative agrare. Në vendet shqiptare kodrinore janë kolonizuar fillimisht me Malazez, pasi ata ishin më të ngjashmit në aspektin kulturor.
Përveç kësaj, ata pa ndopak frig janë vendosur në shtëpitë e konfiskuara të kaçakëve „duke mos u brengosur për hakmarrjes së mundshme, e as tapitë”. Kolonizatorët në fillim në mënyrë masive kanë fituar tokë, e cila është marr nga pronarët me anë të dokumenteve të regjistrimit. Numër i madh i kolonizatorëve është vendosur në shtëpitë e shqiptarëve, të cilët ishin të larguar me dhunë. Marrja e tokës së shqiptarëve e ka sjell deri te kryengritja e fshatrave të tëra, dhe madje edhe ndërhyrja ushtarake. Gjatë zhvillimit të tërë kolonizimit, pushtetit beogradas iu është dashur të luftonte me armë me rezistencën e kaçakëve shqiptarë, të cilët luftonin kundër vendosjes së pushtetit serb.
Mes viteve 1919 dhe 1927 në Kosovë janë themeluar 245 vendbanime serbe.
Vetëm në vjeshtën e 1931 në anën e Dukagjinit janë vendosur 1’400 familje nga Mal i Zi: janë ndërtuar shtëpi tipike dhe iu është ndarë më shumë 20.000 ha tokë mes rrugës Prizren–Gjakovë–Pejë dhe lumi Drin.
Për kolonizatorët janë ndërtuar 11.273 shtëpi në Kosovë deri në fund të vitit 1935.
Nga viti 1936 ka filluar vala e re e marrjes së tokës nga shqiptarët në rrethinat kufitare, ku atyre iu lejua vetëm 0.4 hektarë për familje , gjersa familjet kolonizatorë mesatarisht kanë pasur nga 8 hektarë tokë. Pushteti në këtë mënyrë ka provuar të shkatërrojë ‰ bazën e ekzistencës së shqiptarëve dhe i ka detyruar ata në emigrim, e cila e ka rritur edhe më shumë disponimi anti-qeveritar te shqiptarët. Serbizimi i Kosovës ka vazhduar deri në vitin 1941 dhe kjo mënyrë janë formuar shumë enklava serbe në Kosovë, duke përfshirë: Fushë Kosovën, Obiliqi, Hercegova, Orloviçi, Devet Jugoviçi, Lazarevo, Gornji Svračak, Donji Svračak, Jezero, Lug, Novo Rujce, Staro Gracko etj. Kolonitë e reja janë themeluar kryesisht në afërsi të rrugës kryesore, e cila është nga jugu deri në veri të Kosovës. Ka ekzistuar qëllimi që vullnetarët luftarak të vendosen në pika të rëndësishme strategjike, kryesisht në fushën e Dukagjinit, Drenicë, qarkun Dojrana i Maleshka. Deri në vitin 1939 janë vendosur rreth 54.000 kolonizator, nga të cilët 49.000 Serb (duke përfshirë edhe Malazezë), rreth 4.500, Kroatë dhe rreth 150 Sllovenë. Numri i përgjithshëm i kolonizatorëve, sipas komisionit agrar në të cilën ishin të paraqitur.
Komisioni agrar
Numri i kolonizatorëve Ferizaj 15.381 Gjakovë 15.824 Prizreni 3.084 Pejë 13.376 Mitrovicë 429 Vushtrri 10.169 Gjithësej 58.263. Kolonizimi gradual afatgjatë nuk i ka përmbushur pritjet e palës serbe. Serbi Vasa Shalletiç, udhëheqës i kooperativave agrare, konsideroi që shqiptarët duhet menjëherë të emigrojnë në Turqi dhe “vendosja e serbëve në mes të një gjysmë milioni shqiptarësh ishte një gabim”.
Duke kritikuar rezultatet gjysmake të arritura gjer atëherë të kolonizimit të Kosovës, akademiku dhe politikani serb Vasa Qubriloviç propozon mënyra për zgjidhjen e “problemit shqiptarë” me pastrimin etnik të Kosovës nga Shqiptarët.
Projekti i Vaso Qubriloviç për dëbimin e shqiptarëve
Vaso Qubriloviç më 1937 e ka punuar projektin për dëbimin e shqiptarëve për qeverinë ‰ e Stojadinoviçit, e cila është dashur ta udhëheqin organet shtetërore.
Arnautët është e pamundur për t’i thyer vetëm me anë të kolonizimit gradual …
Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm për të është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, në të cilin ne jemi gjithmonë mbi ta.
Me synim të shtypjes së shqiptarëve, qeveria e Serbisë ka formuar formacione paraushtarake çetnikët, të cilët janë udhëhequr nga Kosta Peçanac, Miliç Kristiç, Jovan Babunski, Vasilije Të ‰rbiç e të tjerë, të cilën kanë organizuar ekspedita ndëshkuese duke kryer dhunë, terror i plaçkitjen e organizuar.
Në periudhën ndërkombëtare 1918-1941), e cila ka zgjatur 23 vite, në Kosovë gati tetëmbëdhjetë vite është vënë regjimi ushtarak.
Gjatë një periudhe shumë të vështirë për shqiptarët nën administrimin e monarkisë ‰, Partia Komuniste e Jugosllavisë ka vepruar në Kosovë, avokuar për autonominë dhe të barazisë të ‰ popujve vëllazërore të Kosovës, dhe kundër emigrimit të shqiptarëve në Turqi, konfiskimit të tokës dhe terrorit të tyre kundër tyre. Kolonizimi i veriut të Kosovës Kolonizimi i territorit të Kosovës kryesisht veriut vazhdon edhe ditët e sotme pas pavarësisë në vitin 2016 gjatë mandatit presidencial të Hashim Thaçit.
Qeveria e Serbisë ka filluar ndërtimin e 300 shtëpive saktësisht në ‰ vendin e quajtur “Lugina e Diellit”, për kthimin e 1500 refugjatëve serbë, të cilët janë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, e që të cilët asnjëherë nuk kanë qenë banorë të Kosovës. Rregullat ligjore dhe abuzimi Mbretëria e Serbisë ka miratuar Rregulloren për popullimin e zonave të sapo çliruar nga 20 shkurt 1914, por zbatimi i tij është i penguar shpejt nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, por në korrik të të njëjtit vit. Mes viteve 1918 dhe 1920, Kosova është populluar në mënyrë të rastësishme. Kolonizimi i hapësirave të reja është e rregulluar me Rregulloren për popullimin e rajoneve jugore, nga 24 shtatorit 1920. Përmes kësaj rregullores pronat private mund t’i merren Prona private mund të konfiskohen për të krijuar komplekse për kolonizatorët, por Qeveria duhet të kthejë të njëjtën vlerësimin e kredisë të vendit në afërsi të tokave të konfiskuara. Në praktikë, kjo kryesisht nuk është respektuar. Duke i marr shqiptarëve tokat, autoritetet agrare nuk iu kanë njohur/pranuar të drejtat pronësore të tyre. Me rastin e ndërtimit të kompleksit kolonizator kryesisht nuk është llogaritur për interesin e fshatarëve shqiptarë: në disa raste e tëra rreth shtëpisë iu është marrë ‰, kështu që për hyrje në shtëpia duhet të kalojë përmes pronave të kolonizatorëve. Raste të tilla kanë sjellë një pozitë të papërshtatshme për shqiptarët dhe kolonizatorët. Rregullorja e popullimit të qarqeve jugore, më 1931 , është shndërruar në Ligji për reformën agrare dhe kolonizim, i cili pësoi ndryshime të caktuara në qershor të vitit 1933. Zbatimi i kolonizimit dhe reformës agrare, të cilat janë të lidhura direkt me njëra-tjetrën, vitet e para ishin përgjegjësi e Ministrisë së Reformës Agrare. Që nga viti 1929, kur ministria pushon së ekzistuari, por deri në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1941, kolonizimi ka qenë në juridiksionin e Ministrisë së bujqësisë. Kolonizimi dhe reforma agrare e kanë pasur edhe dimensionin social pasi toka e marr nga agat dhe begët e dikurshëm dhe e ndarë për fshatarët e varfër. Tjetërsimi i ashtuquajtur „pasanik i madh” zbatimin e vendimit të kreut të qarkut të kryetarit të komunës së madhe, pas së cilës shteti përcaktohet çmimi i blerjes “tepricës” së tokës do të konfiskohen për qëllimin e reformës agrare.
Pronarët paraprak; Ish-pronarët shpesh nuk janë paguar në mënyrë të përshtatshme dhe çështja e pagesës së ish-pronarëve u konsiderua si një barrë për buxhetin e shtetit, sidomos në vitet e Kriza botërore ekonomike. muhaxhirëve dhe tok të marra nga kaçakët.
– Pothuajse një e katërta e vendit përbëhej nga të ashtuquajturit “Pronë pa pronar.”
-. Vetëm në komisionin agrar territorial në Pejë nga 1919 – 1939 ishin 9 674 hektarë braktisur përgjithmonë (të kaçakëve) të tokës.
– Mes viteve 1918 dhe 1928 janë ndryshuar 23 ministra të reformës agrare, nga të cilët vetëm katër kanë vizituar qarqet jugore.
-Pas vendosjes së diktaturës së gjashtë, më 1929, në mesin e komisionarëve agrare dominuan pothuajse ekskluzivisht kolonelë si Çemerikiç, Dimitrijeviç, Branovaqki.
– Pas përfundimit të luftës më 1945, qeveria e Jugosllavisë Demokratike Federative të gjithë kolonizatorëve iu ka ndaluar kthimin e tyre në Kosovë.
Akademik Flori Bruqi
Pothuajse një e katërta e vendit përbëhej nga të ashtuquajturit “Pronë pa pronar”, pasi që myslimanët kanë braktisur ato përgjithmonë. Vetëm në komisionin agrar territorial në Pejë nga 1919 – 1939 ishin 9 674 hektarë braktisur përgjithmonë (të kaçakëve) të tokës. Mes viteve 1918 dhe 1928 janë ndryshuar 23 ministra të reformës agrare, nga të cilët vetëm katër kanë vizituar qarqet jugore. Pas vendosjes së diktaturës së gjashtë, më 1929, në mesin e komisionarëve agrare dominuan pothuajse ekskluzivisht kolonelë si Çemerikiç, Dimitrijeviç, Branovaqki. Puna e komitetit suprem agrar iu është shënuar ekorrupsioni. Edhe pse ligji ka urdhëruar që vendi të ndahet në mënyrë kronologjike, pra, në mënyrë të aplikimit, në praktikë, megjithatë, parcela me cilësi të lartë ndahen më shpejt për ata që paguajnë. Unioni i Kooperativave Bujqësore të Serbisë jugore ka qenë institucion mjaft i diskutueshëm. Udhëheqësi afatgjatë i saj Vasa Shalletiç me 1936 ka propozuar dëbimin e shqiptarëve me regji të Unionit, i cili në të njëjtën kohë ishte përgjegjës për shpengimin e pronës së tyre. Përveç kësaj për të qenë keqtrajtuar politikisht, Unioni shpejt është bërë një simbol i korrupsionit. Abuzimi ndryshe dhe konfiskimin e fshatarëve shqiptarë të pronës private për vendosjen e kolonizatorëve kishin pasoja negative në marrëdhëniet e vendasit dhe kolonizatorëve; të cilët e kishin fituar tokën e konfiskuar në atë mënyrë. Nga dokumentet e ndryshme tregojnë se autoritetet agrare në mënyrë të paligjshme të kufizojë dhe të privojnë vendin e fshatarëve shqiptarë, shpesh pa zëvendësim apo kompensim. Në pozitën më të keqe ishin shqiptarët në zonat kufitare të Shqipërisë, ku pushteti ka vazhduar të vendos sa më shumë kolonizator, duke konsideruar që ashtu do ta sigurojë sigurinë e kufirit. Me këtë janë marrë pronat të konfiskuara të fshatarëve shqiptarë pavarësisht nëse familjet e tyre të mbijetojnë në atë tokë të vogël e kanë lënë.
Si pasojë e dëbimit shumëvjeçar të shqiptarëve dhe vendosjes së serbëve dhe malazezëve, ka ardhur deri te ndryshimeve të theksuara të strukturës etnike të banorëve. Gjithashtu, pasi që janë nënshtruar masat e dhunshme të marrëdhënieve ndërmjet grupeve etnike janë bërë shumë të tensionuar, sidomos në mes kolonizatorëve vendas shqipe dhe serbe, e cila kishte pasoja në thellimin e konfliktin serbo-shqiptarë . Paqëndrueshmëria kolonist pasurive dhe shpërndarjen e rregullt të tokës kanë çuar në një të përgjithshme të pasurisë të patrashiguar. Shumë kolonizatorë tokën e fituar në mënyrë jolegale e kanë shitur dhe janë kthyer në vendin e tij të lindjes, apo ia kanë dhënë me qira pronarëve myslimanëve, e cila ka “anuluar një nga objektivat kryesore të reformës së tokës dhe kolonizimi”. Nga ana tjetër, disa kolonizator, kryesisht malazez, rregullisht kanë shkaktuar konflikte me autoktonët. Gjatë Luftës së dytë Botërore Kosova iu është bashkangjitur Mbretërisë Shqiptare, e cila ishte protektorat italian. Shumica e kolonizatorëve serbë dhe malazezë të vendosur gjatë viteve 1920 dhe 1930 u dëbuan përsëri në Mal të Zi dhe Serbi, dhe shumë u vranë. Në fund të luftës, disa nga kolonizatorët serbë dhe malazezë të dëbuar nga Kosova kanë marrë pjesë masakrën e shqiptarëve në Tivar.
Ndalimi
Pas përfundimit të luftës më 1945, qeveria e Jugosllavisë Demokratike Federative të gjithë kolonizatorëve iu ka ndaluar kthimin e tyre në Kosovë, sepse ato konsiderohen si eksponentët e politikës serbomadhe paraluftës, prej së cilës regjimi i ri distancohej. Në mars 1945 qeveria e re federale ka sjell të ashtuquajturën Vendim nr, 153, e cila të gjithë kolonizatorëve përkohësisht ua ndalon kthimin në vendi e tyre të mëparshëm të banimit. Qeveria e re qysh në fillimin e gushtit 1945 kanë adoptuar Ligjin për revidimin e marrëdhënieve kolonizuese, i cili për kolonizatorët ka parashikuar kompensim të caktuar në Vojvodinë, nga ku ata u dëbuan në masë gjermanët nën danubian. Në shtator të vitit të njëjtë rreth 3.352 „ish kolonizatorëve” kanë fituar të drejtë kthimi në Kosovë, gjersa 306 kolonizatorëve, të cilën kanë humbur të drejtën e kthimit, janë devijuar në Vojvodinë. Platforma antishqiptare e pushtetarëve serbë për asgjësimin e shqiptarëve ka gjetur zbatimin e saj në vazhdimësi kohore në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Ajo ka pasur kulmet e veta herë në fushën ekonomike, herë në atë politike, herë në atë fetare apo në atë ushtarake, por vazhdimisht të gërshetuara. Ndaj popullatës dhe vendbanimeve shqiptare, policia, ushtria dhe paramilitarët serbë në masë të gjerë, duke filluar në mars të vitit 1998 e deri në pranverë të vitit 1999 ndërmorën ofensiva për vrasjen e popullatës shqiptare dhe rrënimin e vendbanimeve të tyre. Kjo shtypje kulmin e arriti në muajt mars – qershor 1999. Në këtë fundshekulli, kur bota përgatitet të hyjë në mijëvjeçarin e tretë me arritje njerëzore e qytetare, shqiptarët e Kosovës pësuan një tragjedi të vërtetë: ata u ndodhën përpara mizorive dhe reprezaljeve makabre si dhe përpara një spastrimi të egër etnik të ushtruar nga ana e forcave policore e ushtarake si asnjëherë tjetër më parë. Millosheviqi dhe bashkëpunëtorët e tij, në zbatimin e planeve të përgatitura në fshehtësi, hodhën kundër shqiptarëve kosovarë armatën 45-mijëshe të policëve, ushtarakëve dhe paraushtarakëve serbë. Repartet e saj me uniforma e pa uniforma nxirrnin dhunshëm brenda disa minutave shqiptarët nga banesat dhe shtëpitë e tyre, disa nga të cilave ua vinin flakën, ndërsa njerëzit i nisnin drejt kufirit shqiptar e maqedonas. Millosheviqi kishte vendosur që t’i qëronte hesapet përgjithmonë me shqiptarët e Kosovës, ta spastronte etnikisht tokën sa më parë nga këta banorë autoktonë. Kështu planifikonte që 610 vjetorin e Betejës së Kosovës ta “festonte” në Gazimestan pa shqiptarë në Kosovë. Edhe përkundër vrasjeve, masakrave e dëbimeve të shqiptarëve, pushteti serb me qëllim të kolonizimit të Kosovës bënte propagandë dhe vazhdonte ndërtimin e objekteve të banimit për popullatën serbe. Kështu, siç njofton gazeta “Jedinstvo” e Prishtinës, e datës 11 mars 1999, në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren me 10 mars 1999 filloi ndërtimi i 236 banesave për nevoja të Ushtrisë Jugosllave dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe kuadrave të nevojshme për ekonominë e Prizrenit. Vala e terrorit të institucionalizuar shtetëror serb, e vrasjeve, e masakrimeve, e ekzekutimeve të shqiptarëve përfshiu mbarë Kosovën. Paramilitarët e policët, por dhe ushtarët e egërsuar serbë mund të vrisnin dhe vrisnin kë të donin e kur të donin – pa ndjerë kurrfarë përgjëgjësie, as morale, as njerëzore e as ligjore. Mund të vrisnin edhe vrisnin të rinj e të reja, pleq, plaka e burra, duke mos kursyer as fëmijë e as foshnja. Vrisnin – me apo pa motiv. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse donin t’i zhduknin nga faqja e dheut, t’i zhduknin nga Kosova, në mënyrë që ata, që mund të shpëtonin nga plumbi ose nga thika e tyre, të iknin, të detyroheshin të largoheshin nga Kosova, në qoftë se rastësisht mund të shpëtonin nga arrestimi apo deportimi i dhunshëm i tyre.
Vrasjet dhe masakrat barbare më monstruoze, që bëri pushteti kundër popullit shqiptar në Kosovë, me synim plotësisht të qartë për shfarosjen totale të tërë popullatës shqiptare të Kosovës demaskoi plotësisht politikën dhe karakterin gjenocidal të pushtetit dhe të shtetit serb. Falangat dhe kordonet ushtarake, policore e paramilitare serbe të vdekjes nuk kursyen jo vetëm civilët e paarmatosur shqiptarë, por as gratë, as fëmijët, as foshnjet e as pleqtë e tyre. Duke treguar haptas tërë egërsinë e tyre dhe duke u munduar t’i fshinin gjurmët e dhunës makabre, forcat serbe dogjën viktimat e terrorit të tyre, ose edhe i zhvarrosën dhe i dërguan trupat e tyre në drejtime të panjohura, të cilat sot po zbulohen në varrezat e shumta nëpër Serbi. Me fillimin e konfliktit të armatosur në Kosovë (mars 1998), spastrimi etnik e gjenocidi morën formën e një veprimtarie barbare, që sfidoi gjithë bashkësinë ndërkombëtare në prag të shekullit XXI. Bombardimet e NATO-s të filluara më 24 mars 1999 kishin për synim ndaljen dhe ndërprerjen e spastrimit etnik të Kosovës me vrasje, masakrime e ekzekutime, me plaçkitje, rrënime e djegie të vendbanimeve të tëra dhe me deportimin masiv të popullsisë shqiptare nga trojet e veta etnike, që ushtronte pushteti ushtarako-policor serbë mbi popullatën shqiptare. Planet serbe, të propozuara edhe nga Dobrica Qosiq e akademikë të tjerë serbë, deri edhe nga qarqe të politikës zyrtare të Beogradit, kanë planifikuar zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët. Për të arritur këtë qëllim, është ushtruar gjenocid i plotë mbi një popullsi të tërë në Kosovë. Është masakruar gjithë ajo popullsi civile, për t’u poshtëruar në atë masë aq barbare e për t’u deportuar ajo në tri drejtime: Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Ky dëbim ishte eksoduesi, përkatësisht zhvendosja më masive në Evropë që nga Lufta së Dytë Botërore.
Dëbimi – nxjerrja e njerëzve me dhunë nga shtëpitë
Dëbimi – nxjerrja e njerëzve me dhunë nga shtëpitë dhe banesat e tyre, ku para tytave të automatikëve urdhëroheshin që të vazhdojnë drejt stacionit të trenit ose të motorizuar, madje edhe në këmbë iknin drejt Shqipërisë, kufirit me Maqedoninë, por edhe drejt viseve me popullatë kryesisht shqiptare e boshnjake në Mal të Zi. Nga të katër anët e Kosovës kolona njerëzish në këmbë, me traktorë, me makina e me tren kishin marrë rrugën e mërgimit, të ndjekur e të persekutuar nga forcat serbe. Në mesin e tyre kishte edhe të sëmurë e të moshuar dhe të hendikepuar, gra shtatëzëna e fëmijë dhe foshnja të posalindura. Udhëtonin këta të ndjekur ose ecnin në këmbë kilometra e kilometra në kushte të vështira atmosferike e me përjetime e kujtime tronditëse për njerëz të vrarë e të pavarrosur, kufoma të hedhura anës rrugëve, djegie të tyre e të shtëpive të tyre. U sendërtuan në vepër thëniet e kriminelit Sheshel, i cili vazhdimisht theksonte se shqiptarët duhet të ndiqen përtej Bjeshkëve të Nemura, të vdekur ose të gjallë… Ndërsa, pushteti serb kishte bërë plane që pas kësaj të gjithë refugjatët nga Kroacia e Bosnja të sillen në Kosovë si dhe një numër i popullatës serbe nga e ashtuquajtura “Srpska Republika”, p.sh. pjesë e popullatës së Banja Llukës në Prishtinë e kështu me radhë. Për të dëbuarit në Maqedoni vend i ferrit ishte Bllaca, ku njerëzit ballafaqoheshin me vdekjen. Të moshuarit, të sëmurit, fëmijët, të lodhur e të rraskapitur, të mërdhirë e të uritur erreshin, por nuk gjenin dot të gjallë. Bllaca ishte një katastrofë njerëzore e politikës antihumane ndaj një populli të pambrojtur. Bllaca, si e këtillë, u dënua nga opinioni demokratik e humanitar botëror. Pas asaj rrëmuje të invazionit të policëve dhe të paramilitarëve, shtëpitë shqiptare mbetën dyerhapur. Mbetën edhe shporetat e ndezur, edhe buka në shporetë, gjellëra mbi të e përgatitur, tryeza e shtruar.
Gjatë dëbimit iu plaçkitën të hollat, gjërat me vlerë, automobilët.
Ata që nuk kishin mall, rraheshin apo edhe vriteshin. Dokumentet personale u merreshin dhe menjëherë ua grisnin, me qëllim që ata të mos kenë dëshmi legjimiteti. Ata ishin të bindur se shqiptarët nuk do të kthehen kurrë. Edhe gjatë dëbimit paramilitarët serbë u thonin: Se kurrë nuk do ta shohin Kosovën më, e nëse e shohin atë do ta shohin nëpërmjet ekranit të televizionit! Se vetë e keni kërkuar këtë, shkoni në Shqipëri se ajo është juaja, kjo është Serbi! Që kjo është NATO-ja, vetë e keni kërkuar atë, etj.
Para tërheqjes, paramilitarët serbë ekzekutonin shqiptarët në vend, ndërsa gjatë tërheqjes ndanin burrat nga gratë, nga anëtarët e familjes dhe i kanë ekzekutuar, apo i kanë humbur, ndërsa gratë dhe vajzat ka raste kur i kanë dhunuar. Lidhur me dëbimin e popullatës shqiptare nga Kosova, Kadare shkruante: “Deportimi i shqiptarëve të Kosovës është e treta tragjedi, më e egra, më e pashembullta e më mizorja. Por ajo ka brenda, bashkë me zinë, edhe dritën e së ardhmes. Është hera e parë që shqiptarët do të kthehen përsëri atje prej nga u shkulën. Në fatin tonë ka ndodhur një ndryshim, nga ato që quhen hyjnore. Shqipëria, pas gjithë anktheve të saj po skajohet më në fund në atë pjesë të botës, që ëndërronin njerëzit më të ndritur të saj, që nga Gjergj Kastrioti gjer të rilindasit: në zonën evropiane, ku ka qenë e aty ku e kishte vendin. Të tjerët, fqinjët e saj të egër le të shkojnë ku të duan. Atë Kosovë, që e lanë si një të keqe, shqiptarët do të mbushin përsëri me praninë e tyre, me djemtë dhe vajzat e bukra, me rrudhat e pleqve, me armatë e pathyeshme të foshnjeve e të fëmijëve, që do të përtërihen të gjitha, siç përtërihej jeta pas ikjes së mortajës. Jeta e rikthyer pas një sezone çmohen më shumë, dhe po ashtu çmohet me shumë toka dhe shtëpia, ninullat dhe librat, dhe gjithçka tjetër, që përbën atë që thuhet vendi i atit, Atdheu. Duke u ndarë nga një natë e zezë tmerri, shqiptarët nuk duhet të harrojnë në jetë të jetëve atë që u ndodhi. Jo për të rënë në kurthin e urrejtjes shterpe, por për të çmuar e për ta mbrojtur më mirë jetën e tyre…”
Dritan Goxhaj, Tiranë
Në vitin 2007 gjenerali Uesli Klark (Wesley Clarc) publikon librin e tij me kujtime të titulluar “Një kohë për të udhëhequr: Për Detyrë, Nder dhe Atdhe”. Në të, gjenerali shkruan për dy episode shumë interesante të ndodhura një në vitin 2001 dhe tjetra në vitin 1991.
Ai shkruan se “ Ne vitin 2001 menjëherë pas 11 shtatorit gjatë një vizite në Pentagon “një gjeneral i lartë” i tha se Zyra e Sekretarit të mbrojtjes kishte hartuar një dokument konfidencial që propozonte një seri operacionesh për ndryshimin e regjimit në shtatë (7) vende të Lindjes së Mesme gjatë një periudhe prej pesë (5) vitesh.
Ky ishte episodi i parë.
Ndërsa i dyti ka të bëjë me një bisedë të bërë mes gjeneralit Klark dhe Pol Volfovitz (Paul Wolfovitz) në maj të 1991 menjëherë pas Luftës së Gjirit ku gjenerali shkruan se Volfovitz i tha “ Me fundin e Luftës së Ftohtë mësuam një gjë shumë të rëndësishme. Tashti mund ta përdorim ushtrinë tonë pa u ndëshkuar. Sovjetikët nuk do të vinë për të na bllokuar. Dhe kemi pesë (5), ndoshta dhjetë (10) vjet për të pastruar këto regjime të vjetra zëvendësuese sovjetike si Iraku dhe Siria përpara se superfuqia e ardhshme të dalë për të na sfiduar”.
Pra që nga 1991 e deri më sot, përfshi edhe këtë misionin e të dërguarve të Trump, janë të gjitha pjesë e sfondit të misionit në Moskë. Dhe mënyra e reagimit të rusëve tregon se ata janë totalisht të vetëdijshëm për këtë sfond, dhe se e dinë saktësisht se më kë kanë të bëjnë dhe kë përfaqësojnë Witkof dhe Kushner në Moskë.
Këta dy të dërguar të Tramp në Moskë përfaqësojnë nacionalizmin hebre të mishëruar në sionisëm.
Për këtë mjafton të shohësh mbështetjen që këta të dy i kanë dhënë genocidit izraelit në Gaza dhe kudo tjetër në Lindjen e Mesme.
Dhe sot lufta me Rusinë është mëse e qartë se ajo është një luftë hakmarrëse anglo-sioniste kundër Rusisë, ashtu si të gjitha luftërat e tjera të bërë në Lindjen e Mesme, hakmarrëse ndaj Bashkimit Sovjetik, dhe ku sot nga anglo-sionistët, Rusia shihet si pasuese e Bashkimit Sovjetik, dhe portretizohet nga mediat e “pavarura” anglo-sioniste si një entitet që kërkon të ringrejë Bashkimin Sovjetik.
U nevojit kjo hapje pak e gjatë për të kuptuar që të tëra palët në këtë konflikt janë të vetëdijshëm për atë çka ndodh sot mes tyre, dhe se kjo është një luftë e nisur që në 1991, por sot është drejt fundit, drejt asaj që Volfovitz e përcakton si “superfuqia e ardhshme të dalë për të na sfiduar”.
Por, historia e Amerikës pas Luftës së Ftohtë është në thelb historia e neokonservatorëve të cilët përdorin ushtrinë amerikane për qëllime që pothuajse nuk kanë të bëjne fare me interesat kambëtare të Amerikës.
Dhe në gjithë këtë luftë normalisht që ka edhe negociata. Dhe kur palët nuk i besojnë njëra tjetrës, atëherë këto negociata kthehen në një teatër me akte.
Dhe në këtë rast plani i ofruar nga Tramp nëpërmjet Witkof dhe Kushner është në realitet vetëm një plan anglo-sionist për një “armëpushim” dhe vetëm njohje “de fakto” të realiteteve në terren nën kontrollin Rus, si një dredhi transparente për të mos i dhënë fund luftës.
Dmth, po kërkohet vetëm një “marëveshje” që është e përkohëshme, që mund të prishet lehtë dhe që nuk është një traktat ligjërisht i detyrueshëm, ku kjo e fundit ka qënë një nga kërkesat e vazhdueshme të Moskës.
Dhe për t’i marrë Putinit këtë koncesion perëndimi i gjithi sëbashku nën regjinë Amerikane po luan një teatër që në pamje të parë, në fasadë, të jep përshtypje sikur kjo është një rrëmujë diplomatike.
Një rremujë ku duket sikur amerikanët nuk munden të kontrollojnë dot ukrainasit që janë totalisht të varur te amerikanët edhe për ushqimin e përditshëm.
Një rrëmujë ku duket sikur evropianët nuk e kanë vendosur akoma çfar do bëjnë, a do ndërhyjnë ushtarakisht, dhe ku kërcënojnë nëpërmjet komandatëve të NATO-s me paralajmërime të ashpra, dhe njëkohësisht duket sikur po luten për një vend në tavolinën e negociatave.
Kështu në pamje të parë të krijohët ideja se perendimorët janë në një kaos të madh.
Po ti marrim e ti shohim me kujdes të gjitha aktet e këtij teatri negociatash do e shohim se nuk kemi të bëjmë me një kaos.
Le t’i shohim dhe analizojmë aktet me rradhë.
Akti i parë: “Partneri i Pabesueshëm”
Amerika në këtë akt po shtiret sikur është totalisht e paaftë për të kontrolluar Ukrainën e cila është totalisht e varur nga Amerika që nga buka e përditshme e deri të fisheku që përdor dhe informacioni strategjik që merr, duke krijuar kështu mundësinë që amerikanët të shfaqen para rusëve me idenë se “ Ne duam një marëveshje, por këta ukrainasit nuk po pranojnë….”. dhe kjo ju jep amerikanëve dy mundësi.
E para ju jep mundesinë që të bëjnë propozime tepër të cënueshme për Ukrainën, të cilat Ukraina për arsye të brendëshme dhe të jashtme politike dhe diplomatike nuk mund t’i bëjë dot vet.
E dyta kërkon të krijojë idenë tek rusët se Ukraina është shumë më e pavarur seç është në realitet.
Në këtë mënyrë me këtë akt e bën atë që është e detyrueshme për shkak të fakteve në terren për Ukrianën, në një taktikë negocuese.
Akti i dytë: “Europa e çmendur”
Në këtë akt luhet polici i mirë, polici i keq, vetëm se në një shkallë më të madhe gjeopolitike. Në këtë akt amerikanët shfaqen si të arsyeshëm dhe të qetë, ndërsa Europianët me anë të kërcënimeve të gjeneralëve të NATO-s dhe të disa vendeve Europiane, shfaqen si partnerët e çmendur e jasht kontrollit të Amerikës.
Dhe kështu kërkohet të krijohet ideja te rusët, që këta të fundit ju se u bie më mirë të pranojnë një marëveshje me palën e “llogjikshme” dhe të “urtë”, sesa të presin, pasi nuk ka garanci se çfarë mund të bëjnë “Europianët e çmendur”.
Në këtë akt po përdoret “impulsivitieti” Europian si armë për përshkallëzim jasht “kontrollit” Amerikan.
Akti i tretë: “Konferencat e pafundme”
Në këtë akt luhen takime të pafundme të presidentit ukrainas me udhëheqës europianë. Samite paqeje me vende që ndryshojnë në çdo samit dhe me deklarata të luhatshme për do samit, duke krijuar kështu idenë se diplomacia është aktive dhe ajo vlon gjatë gjithë kohës.
I gjithë ky akt është për konsumim të brendëshëm politik për nevoja politike të perëndimorëve, me qëllim që të qetësojnë qytetarët e tyre që janë lodhur nga retorika e luftës dhe grabitja e taksave dhe lirive të tyre, për nevoja të luftës.
Të krijojë idenë se jemi duke negociuar për përfundimin e luftës.
Akti i katërt: “Perspektiva Ruse”
Ky akt luhet nga rusët, të cilët me kohë e kanë kuptuar lojën anglo-sioniste, dhe nuk kanë asnjë lloj shprese se kjo luftë mund të zgjidhet me anë të negociatave të tilla. Por edhe ata janë të interesuar të vazhdojnë këtë teatër negociatash fiktive për tre arsye.
E para, ka të bëjë me çështjen e biznesit pas, në vazhdën e këtyre negociatave fiktive, Rusisë do i pëlqente që të normalizonte marëdhëniet e biznesit me Amerikën.
E dyta, ka të bëjë me idenë që Rusia kërkon të krijojë dhe të mbajë në nivel botëror dhe veçanërisht në atë që konsiderohet si Jugu Global dhe BRICS, një shkallë të një autoriteti moral ku duket sikur ajo mbetet e hapur ndaj çdo propozimi diplomatik.
E treat, ka të bëjë me kërkesën e Rusisë “për një arkitekturë të re sigurie në Europë”, që do të thotë se rusët e kanë të qartë se edhe pse kjo luftë do të përfundojë në fushën e betejës, sërish do të duhet një formë negociatash për të arritur këtë arkitekturë të re sigurie.
Ndaj edhe pjesëmarrja në këtë teatër negociatash mban të hapur mundësinë për një negociatë reale në fund të kësaj lufte.
Ashtu, siç edhe duket nga sa më sipër, nuk kemi të bëjmë me një kaos, por me një shfaqje të mirëkalkuluar, e të përllogaritur në çdo detaj e deri te çdo pantonimë.
Kemi të bëjmë me një shfaqje cinike ku Perendimorët nuk qëkanë më si qëllim të fitojnë luftën, për të cilën janë të vetëdijshëm tashmë se e kanë humbur, por të arrijnë të manaxhojnë përfundimin e saj, për të shpëtuar nga një kolaps i madh politik, dipllomatik dhe ekonomik, si dhe të arrijnë të ruajnë të paprekur NATO-n.
Pra kemi një dramë me tre akte, për një superfuqi (Amerika), e cila nuk mundet më të diktojë kushte, dhe që po mundohet të përshtatet me realitetin e ri botëror ku fuqia dhe hegjemonia e saj janë të kufizuara.
Dhe nga ana tjetër, drama me një akt e një superfuqie të re (Rusia), e cila po i dikton kushtet e saj rendit të vjetër botëror me anë të forcës.
Ajo që Volfovitz e konsideronte “superfuqia e ardhshme për të na sfiduar”.i
Tiranë, 5 dhjetor 2025

Klajd Kapinova, New York
Çmimi fallco, mashtrues e i mirëfilltë politik, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” nuk është asgjë tjetër veçse një grumbullim i ujërave të zeza të WC-ve apo Banjove Publike Marksiste të Dylberizmit, ku mund të kryen nevojat personale
Edhe drejtuesi i Pavarësisë shtetit të madh të Indisë Mohandas Gandhi, çuditërisht nuk e fitoi kurrë Çmimin Politik Marksist “Nobel” për “Paqe”
“Për meritën e tij, unë mendoj se ai (Presidenti Donald J. Trump), ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve, sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes. Unë nuk jam një mbështetës i madh i Donald J. Trump. Komisioni, duhet t’i shikojë faktet dhe t’a gjykojë atë në bazë të fakteve, jo në mënyrën se si sillet ndonjëherë. Njerëzit, që kanë marrë Çmimin e Paqes, në vitet e fundit, kanë bërë shumë më pak se sa Presidenti Donald J. Trump. Për shembull, Barack Hysen Obama, nuk bëri asgjë.” – Christian Tybring-Gjedde, parlamentar norvegjez dhe Kryetar i Delegacionit të Norvegjizë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
“Në retrospektivë, mund të themi se argumenti i ndihmës së Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. U bë e pamundur për Obamën, që të përmbushte pritshmëritë e larta të vendosura mbi të. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim. Si e tillë, ai nuk arriti atë që Komiteti kishte shpresuar.” – Geir Lundestad, historian, drejtor pa të drejtë vote i Institutit Nobel deri në vitin 2014
“Dhënia e këtij çmimi për liderin e vendit më të militarizuar në botë, i cili ka marrë familjen njerëzore kundër vullnetit të saj në luftë, do të shihet me të drejtë nga shumë njerëz në mbarë botën si një shpërblim për agresionin dhe dominimin e vendit të tij.” – Mairead Corrigan, bashkëfituese e Çmimit Nobel për Paqe (1976)
“Shumë shpejt. Ai nuk ka bërë ende një kontribut të vërtetë. Për momentin, Obama vetëm po bën propozime. Por, ndonjëherë Komiteti Nobel e jep çmimin për të inkurajuar veprime të përgjegjshme.” – Lech Walesa, ish-Presidenti i Polonisë, bashkëthemelues i Sindikatës Solidariteti dhe laureat i Nobel-it (1983)
“Përzgjedhja e Obamës, ishte një vendim politik i marrëzisë së rëndë, një shfaqje të shëmtuar të politikës cinike. Ai ka qenë në detyrë për më pak se nëntë muaj, kur u njoftua se ai ka fituar çmimin, kështu që unë mendoj, se ata do t’a kenë marrë vendimin disa javë më parë. Kjo e bën të gjithë sistemin farsë. Eshtë për të ardhur keq që zoti Obama nuk e refuzoi çmimin. Ka njerëz si Morgan Tsvangirai, udhëheqësi i Zimbabvesë, të cilët kanë luftuar për vite e vite, për të drejtat e njeriut dhe për një marrëveshje të drejtë për njerëzit e tyre, që janë injoruar. Ndërsa dikush që është, pa dyshim, një personazh botëror, që sapo ka ardhur në detyrë, merr çmimin Nobel për Paqe. Pra, është qartazi një vendim tërësisht politik, jo një vendim i bazuar në merita. Sinqerisht, të emërohesh pasi ai ka qenë në detyrë për 11 ditë dhe të fitosh çmimin, pasi ai ka qenë në detyrë për më pak se nëntë muaj, mendoj se kjo diskrediton të gjithë sistemin.” – Alexander Downer, ish-Ministri i Jashtëm i Australisë
Po cilat ishin Manovrat politike personale të marksistit Barack Hysen Obamës për të fituar Çmimin Nobel për Paqe (2009)!?
Djali i Hysenit një fare Barack Hysen Obama, ka vonuar me qëllim dislokimin e 40,000 trupave amerikane shtesë dhe të dosmosdoshme asokohe në Afganistan, për të fituar Çmimin Politik Marksist të ashtëquajtur Nobel për Paqe.
Duke shfletuar faqet e histories fallco plot gënjeshtra dhe mashtrime të viteve të shkuar, del se që nga çmimi i parë kontravesal në 1901, dhënia e çmimit Nobel, ka shkaktuar herë pas here kritika dhe polemika, sepse bërthama dhe misioni i saj doli hapur se ishte dhe është ende sot në vitin 2025 një vlerësim i mirëfilltë politik, për militanët majtistë kudo në botë.
Pas vdekjes së themeluesit të tij në vitin 1896, testamenti i industrialistit suedez Alfred Nobel, Vendosi, që të jepet një çmim vjetor, për shërbimin ndaj njerëzimit në fushën e fizikës, kimisë, fiziologjisë ose mjekësisë, letërsisë dhe paqes. Marrësi i Çmimit Nobel për Paqe, përcaktohet nga një Komitet Nobel Marksist prej pesë personash, i cili emërohet nga Parlamenti i Majtë i Norvegjizë.
Kujtojmë se asokohe Komiteti i vitit 2009, përbëhej nga dy anëtarë (të majtë) të Partisë së Punës Norvegjeze, [1] një nga Partia e Majtë Socialiste [2] si Partia Konservatore e Norvegjisë dhe një nga Partia e Progresit e krahut të djathtë. Kryetari i Komitetit, asokohe ishte Thorbjørn Jaglan[3] ish-kryeministër i Partisë Laburiste Norvegjeze dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, që nga 29 shtatori 2009.
Nga 6 vota, në Komitetin në fjalë, mësojmë se vetëm 4 (katër) antarë ishin komunistë ose socialistë ultra liberalë, kurse vetëm 2 (dy) antarë në minorancë (si numëra formalë) ishin konservatorë. Pra, komunistët me 85% të votave, gjithsesi kanë vendosur gjithnjë me vota, për kandidatët e tyre marksistë ose me termin modern sot si socialistë ndërkombëtarë të majtë, kudo në botë, duke i vlerësuar kandidatët formal ose fitues të paracaktuar në fusha të ndryshme, ku ndahen këto “nderime”, më shumë politike si çmime formale dhe të kompromentuara prej disa dekadave.
Ky pra, sikurse shihet kjartë nga burimet e sakta historike, del se ishte ai (komunisti Thorbjørn Jagland, si Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobel-it për Paqe), që i dha Çmimin Nobel për Paqe, ish Presidentit Barack H. Obamës, djalit të Hysen Obamës, i cili, në rininë e tij ishte antar aktiv i partisë komuniste afrikano-amerikanë, për njerëzit me ngjyrë në shtetin e Kenias në fillim (Afrikë) dhe më pas në SHBA… Koha dhe faktet e reja historike, janë gjykatësi më i mirë.
Nominimet për Çmimin Nobel të Paqes të vitit 2009, u mbyllën vetëm 11 ditë pasi Barack Hysen Obama mori detyrën. A është kjo rastësi!? Asokohe kishte 205 nominime për çmimin e vitit 2009, i cili përfshinte aktivistë të të drejtave civile kineze dhe afgane dhe politikanë afrikanë etj.
Polemikat më famëkeqe, kanë qenë mbi çmimet për Letërsinë, Paqen, dhe Ekonominë. Kritikët, më së shpeshti dalluan paragjykimet politike dhe eurocentrizmin në rezultatet suprizë edhe për kandidatët suprizë të paparashikuar.
Ishte absurde t’i jepej çmimi Barack Hysen Obamës, kur ai kishte urdhëruar 40,000 trupa shtesë me të gjithë llojet e armatimeve ushtarake në Afganistanin e shkatërruar dhe gjakosur nga kjo luftë, në vitin 2009.
Kanali më i madh televiziv konservator amerikan Fox News, akuzon Barack Hysen Obamën, se ka vonuar dislokimin e trupave amerikane në Afganistan, për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, ku sipas fjalëve të bashkëpunëtorit dhe analistit të Fox News dhe Newsmax, autorit të disa librave Dick Morris “vonesën e vendimit, për të vendosur trupa në Afganistan, për të fituar këtë çmim.”
Duke iu përgjigjur raporteve fillestare, se Obamës iu dha Çmimi i Paqes, bashkëpunëtori i show-s Fox & Friends, Brian Kilmeade tha se ai po pyet (në mënyrë retorike), nëse statuti i Nobel-it “ka lidhje me vonesën e vendosjes së 40,000 trupave në Afganistan”, duke shtuar, se “Nëse i shtoni forcat një lufte vrastare, ju nuk mund të fitoni Çmimin e Paqes.”
Analisti i pavarur amerikan Morris: “Obama, po vonon vendimin për të dërguar trupa në Afganistan … sepse ai e donte këtë çmim”. Gjatë një paraqitjeje në edicionin e 12 tetorit 2009, tek show i mbrëmjes së gazetarit dhe analistit Sean Hannity, Morris deklaroi: “Unë mendoj, se arsyeja që Obama po vononte Vendimin, për të vendosur trupa në Afganistan është, sepse ai e donte këtë çmim, dhe ai ndoshta e dinte se ishte i nominuar për të. Kur të merret vendimi dhe ai nuk do të dërgojë trupa ushtarake, derisa ai çmim të jetë i sigurt në xhepin e tij.”[4]
Dhe më pas Brian Kilmeade, shtoi se: “Unë po shikoj statutin, dhe ne po e marrim këtë tani, por ky djalë, Alfred Nobel a parashikoi, që Çmimin e Paqes, duhet të shkojë personit, që do të ketë bërë më shumë dhe më të mirën punë për vëllazërinë midis kombeve dhe heqjen ose pakësimin e ushtrive nëpër këmbët e shtetëve të pushtuara, formimin dhe përhapjen e Tubimeve të Paqes. Pyes veten, a ka të bëjë kjo me vonesën e vendosjes së 40,000 trupave në Afganistan, sepse ky ishte deklarimi i tij më i madh e i vazhdueshëm, gjatë javës së fundit apo më shumë. A duhet të vendos më shumë trupa të armatosura ushtarake!? Nëse i shtoni forcat një lufte vrastare, ju nuk mund të fitoni”.[5]
Presidenti i 45 & 47 i SHBA-se Donald J. Trump shpëtoi Lindjen e Mesme nga Lufta Berthamore, si dhe duke shpëtuar miliona jetë njerëzish edhe në zona të tjera të luftrash nëpër botë
Të gjithë këto qendra zjarri dhe luftra plot viktima mes shtetëve për shumë dekada janë nxitur dhe ushqyer drejtpëdrejtë për dekada me radhë nga vetë Organziata Marksiste Leniniste e Kombeve të Bashkuara (UN) dhe vetë drejtuesit e saj militantë marksistë të korruptuar nga qeveritë marksiste kudo në botë.
Por le të shohim me kujdes anën tjetër të medaljes hipokrite, kur Komiteti Marksist i Çmimit Nobel për Paqe, politikisht përdor dy standarte politike të turpshme dhe abuzon apo shkel hapur me vetëdije (sipas preferencave të hapura politike majtiste dhe globaliste) Vendimin apo testamentin pozitiv, të themeluesit industrialist dhe filantropist Alfred Nobel.
Në vitin 2021 Presidenti Trump ndihmoi për të ndërmjetësuar Paqen, midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara
Katër vite më parë, vetë qeveritë e vendeve islame arabe, i kërkojnë Komitetit që të vlerësojnë kontributin e Presidentit të 45-të të SHBA-së Trump. Arabe (EBA), Presidenti Donald J. Trump, është nominuar për Çmimin Nobel të Paqes, për vitin 2021.
Sikurse shihet Presidenti Trump vazhdimisht ka punuar pa u lodhur për rivendosjen e Paqes reale dhe lidhjen e forte të urave të shkatërruar asokohe të miqësisë dhe bashkëpunimit midis qeverive problematike të popujve në Lindjen e Mesme dhe më gjërë në të gjithë botën.
Kujtoj, se në atë kohë, nominimi u paraqit nga Christian Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit të Norvegjizë, i cili lavdëroi Presidentin Donald J. Trump, për përpjekjet e tij drejt zgjidhjes së konflikteve të zgjatura në mbarë botën, duke theksuar: “Për meritën e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve, sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes,” Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit Europian, dhe kryetar i delegacionit norvegjez në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Tybring-Gjedde, në Letrën e Tij të nominimit, drejtuar Komitetit të Nobelit, tha se administrata Trump, ka luajtur një rol kyç, në vendosjen e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. “Meqë pritet që vendet e tjera të Lindjes së Mesme të ndjekin gjurmët e Emirateve të Bashkuara Arabe, kjo marrëveshje mund të jetë një ndryshim i lojës, që do ta kthejë Lindjen e Mesme në një rajon bashkëpunimi dhe prosperiteti”, shkroi ai.
Gjithashtu, në letër përmendej edhe “Roli kryesor i presidentit Trump, në lehtësimin e kontaktit midis palëve në konflikt dhe … krijimin e dinamikave të reja në konflikte të tjera të zgjatura, si mosmarrëveshja kufitare e Kashmirit midis Indisë dhe Pakistanit, dhe konflikti midis Koresë së Veriut dhe Jugut, si dhe duke u marrë me aftësitë bërthamore të Koresë së Veriut.”
Parlamentari norvegjez Tybring Gjedde,[6] më tej, vlerësoi Presidentin Trump, për tërheqjen e një numri të madh trupash nga Lindja e Mesme. “Në të vërtetë, Trump ka thyer një seri 39-vjeçare të presidentëve amerikanë, ose duke filluar një luftë ose duke i sjellë Shtetet e Bashkuara në një konflikt të armatosur ndërkombëtar. Presidenti i fundit, që shmangu t’a bënte këtë ishte laureati i Çmimit të Paqes, Jimmy Carter”, shkroi ai. (Sikurse del edhe në letër, edhe i verbëri e sheh, se këtu kemi të bëjmë me një hipokrizi dhe dy standartësi të pastër 100% të Komitetit Nobel për “Paqe”, qe i dha këtë Çmim, ish Presidentit majtist-demokrat Jimmy Carter, vetem pse ishte i majtë dhe asgjë më shumë.)
Ky nuk është nominimi i parë i tillë i Trump, pasi Tybring-Gjedde paraqiti një të tillë së bashku me një zyrtar tjetër norvegjez në vitin 2018, pas Samitit të presidentit të SHBA-së Trump në Singapor, me homologun Presidentin koreno-verior Kim Jong Un. Kryeministri japonez, thuhet se bëri të njëjtën gjë. Trump nuk fitoi, sepse komunistët fatkeqsisht europianë norvegjezë e urrejn Presidentin amerikan, sepse nuk është komunist si ato dhe idhulli i tyre marksist Barack Hysen Obama.
“Unë nuk jam një mbështetës i madh i Trump. Komisioni, duhet t’i shikojë faktet dhe t’a gjykojë atë në bazë të fakteve, jo në mënyrën se si sillet ndonjëherë. Njerëzit, që kanë marrë Çmimin e Paqes në vitet e fundit, kanë bërë shumë më pak se merita e madhe që ka Presidenti Donald J. Trump. Për shembull, Barack Obama nuk bëri asgjë.”
Çmimi Nobel për Paqe 2009, iu dha presidentit të atëhershëm Barack Hysen Obamës, për asgjë ose për atë që Komiteti Nobel i quajti gjoja “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme, për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.
Ky është fillim e mbairm një genjështër dhe mashtrim i paturpshem i këtij Komiteti Marksist me titullin e Paqes, duke shkel hapur dhe me vetëdije të plotë parimet e vetë paqes kudo në botë. Tashme ky Çmim pa vlerë dhe fallco me përmbatje 100% mashtrimi të mirëfilltë politik marksist, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” nuk është asgjë tjetër veçse një Banjo Publike ku mund të kryesh nevojat personale.
Vendimi i marrë, vetëm 9 muaj pas mandatit të parë të Obamës, u prit me kritika në SHBA e gjetkë, duke përfshirë Presidentin Donald J. Trump, i cili asokohe një qytetar privat. Në arenën ndërkombëtare Lech Walesa, ish-presidenti i Polonisë dhe një laureat i Nobelit në vitin 1983, tha gjithashtu në atë kohë ishte shumë herët, për t’i dhënë çmimin Obamës, i cili kishte vetëm 263 ditë pas marrjes së detyrës si president: “Shumë shpejt. Për momentin, Obama vetëm po bën propozime. Por ndonjëherë Komiteti Nobel e jep çmimin për të inkurajuar veprime të përgjegjshme.”
Edhe Obama u befasua, duke thënë në atë kohë se ishte i befasuar dhe i përulur nga vendimi politik i Komitetit të Nobelit. “Të jem i sinqertë, nuk mendoj se e meritoj të jem në shoqërinë e kaq shumë prej figurave transformuese, që janë nderuar nga ky çmim, burra dhe gra që më kanë frymëzuar dhe frymëzuar mbarë botën, përmes ndjekjes së tyre të guximshme për paqen.”, tha ai
Përveç Obamës, tre presidentë të tjerë “demokratë” (komunist liberal) të SHBA-së kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe: Presidenti republikan Theodore Roosevelt në vitin 1906, për “negocimin e paqes në luftën ruso-japoneze”; Presidenti demokrat Woodrow Wilson, në vitin 1920, si: “Arkitekti kryesor i Lidhjes së Kombeve“; dhe njëkohsisht Presidenti demokrat më i dobët, në të gjithë historinë e presidentëve amerikanë Jimmy Carter në vitin 2002, gjoja për: “Përpjekjet e tij të palodhura me dekada, për të gjetur zgjidhje paqësore, për konfliktet ndërkombëtare”. Ky i fundit në fakt, ishte nominuar për çmimin Nobel të paktën 5 herë të tjera, përpara se ta fitonte atë, sipas librit të Douglas Brinkley, “Presidenca e Papërfunduar”.[7]
Përveç kësaj, nën/Presidenti republikan Charles Dawes (1865-1951), ishte një bashkëfitues me anglezin konservator Austen Chamberlain (1863-1937) në vitin 1925, dhe ish-zv/Presidenti demokrat Albert Arnold (Al) Gore Jr, ishte një bashkëfitues me Panelin Ndërqeveritar të OKB-së, për Ndryshimet Klimatike (2007).
Në një sondazh të USA Today/Gallup të kryer nga 16-19 tetor, 61% e të rriturve amerikanë të anketuar u përgjigjën se mendonin se Obama, nuk e meritonte të fitonte çmimin, ndërsa 34% u shprehen me po.
Asokohe, ka pasur një sërë thirrjesh për Obamën, që ose t’a kthejë çmimin ose ta rikthejë atë nga Komiteti i Nobel-it. Në prill 2013, filloi një Peticion, duke kërkuar nga Komiteti Nobel të anulonte Çmimin e Paqes. Peticioni, mblodhi 10,000 nënshkrime në ditën e tij të parë dhe gati 20,000 në fund të javës së tij të parë.
Në vitin 2015, Geir Lundestad,[8] drejtori pa të drejtë vote i Institutit Nobel dhe Sekretar i Komitetit të Nobel-it në kohën e çmimit, botoi kujtimet e tij, ku ai shkroi: “Në pamje të pasme, mund të themi se argumenti për t’i dhënë ndihmë Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim.”
Lundestad tha se Obama, ishte befasuar nga çmimi dhe mendoi të mos shkonte në Oslo për t’a pranuar atë. Ai tha gjithashtu në kujtimet e tij se Obama, që atëherë kishte dështuar të përmbushte pritshmëritë e Komitetit Nobel.[9]
Ish-drejtor i Institutit Norvegjez të Nobelit, ka pranuar se, duke parë prapa (se çfare ka ndodhur), ai nuk është aq i sigurt, nëse dhënia e çmimit Obamës, ishte gjithashtu një veprim i mirë.
Në një libër, me reflektime të reja, të titulluar: “Sekretari i Paqes: 25 vjet me Çmimin Nobel”, Geir Lundestad, drejtor pa të drejtë vote i Institutit Nobel deri në vitin 2014, shkruan se ai ka krijuar dyshime rreth vendimit të Komitetit Norvegjez të Nobel-it, për t’i dhënë Obamës Nobel-in.
“Në retrospektivë, mund të themi se argumenti i ndihmës së Obamës ishte vetëm pjesërisht i saktë. U bë e pamundur për Obamën, që të përmbushte pritshmëritë e larta të vendosura mbi të. Shumë nga mbështetësit e Obamës besuan se ishte një gabim. Si e tillë, ai nuk arriti atë që Komiteti kishte shpresuar.”
Sipas rrëfimit të Lundestad, Shtëpia e Bardhë madje u përpoq të gjente një mënyrë që Obama të shmangte ceremoninë, megjithëse Komiteti i Nobel-it e paralajmëroi atë se marrësit e çmimit lejoheshin të shmangnin ceremoninë vetëm në rrethana të jashtëzakonshme.
Libri i Lundestad, përmbante gjithashtu një sërë pasazhesh të tjera të diskutueshme, duke përfshirë disa kritika ndaj majtistit ish-Kryetarit të Komitetit Thorbjørn Jagland dhe zbulimin se ish Ministri i Jashtëm i Norvegjisë Jonas Gahr Store ishte përpjekur dhe dështoi të parandalonte, që Komiteti t’i jepte Çmimin Nobel për Paqe disidentit anti-komunist kinez Liu Xiaobo, në vitin 2010. Kjo kishte ndodhur nga frika, se ai me këtë vendim, do të tensiononte marrëdhëniet e vendit të tij Norvegjizë me Pekinin. Kjo tregon se ky antarë i Komitetit në fjalë, ishte i kompromentuar me politikën e ditës.
Barack Hysen Obama, mund të jetë një nga fituesit më të diskutueshëmsi fitues pa meritë të Çmimit Nobel për Paqen, por ai është larg nga i pari i famshëm, drejtuesi i Pavarësisë shtetit të madh të Indisë Mohandas Gandhi, i cili çuditërisht nuk e fitoi kurrë Çmimin, pavarësisht se u nominua disa herë. Vetë Lundestad më vonë tha se “ishte braktisja më e madhe e Nobel-it”.
Në Norvegji, një sondazh i kryer nga Synovate për gazetën Dagbladet, tregoi se 43% e popullsisë norvegjeze besonte se dhënia e çmimit Obama ishte e drejtë, ndërsa 38% besonin se ishte e gabuar, ndersa 19% nuk kishin asnjë mendim. Sondazhi tregoi një ndarje të madhe midis të rinjve dhe të moshuarve; nga ata mbi 60 vjeç, 58% ishin pro dhe vetëm 31% kundër, kurse ata ndërmjet 18 dhe 29 vjeç, vetëm 25% e miratuan vendimin, ndërsa 42% nuk e miratuan.
Torstein Dahle, lideri i partisë ekstreme të majtë Red, e quajti çmimin një skandal, duke përmendur faktin se Obama ishte Komandanti i Përgjithshëm i një vendi në luftë në Irak dhe Afganistan.
Mairead Corrigan (bashkëfituese e Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1976)[10] shprehu zhgënjimin e saj, duke thënë: “Dhënia e këtij çmimi për liderin e vendit më të militarizuar në botë, i cili ka marrë familjen njerëzore kundër vullnetit të saj në luftë, do të shihet me të drejtë nga shumë njerëz në mbarë botën si një shpërblim për agresionin dhe dominimin e vendit të tij.”
Stuart Rees, drejtor i Fondacionit të Paqes në Sidnej në Australi, vuri në dyshim çmimin. “Ndoshta organizata Nobel dëshiron t’i japë atij një shkop magjik. Unë mendoj, se djali është plot me premtime, por nuk mendoj se premtimi është realizuar ende veçanërisht në lidhje me Lindjen e Mesme.”
Asokohe Çmimi i Paqes nxiti reagime të drejta negative. Komentatori konservator Rush Limbaugh tha, se: “Obama mban fjalime, që shkatërrojnë vendin e tij dhe ai merr një çmim për këtë. Komiteti i Nobel-it, sapo kishte bombarduar veten dhe e kishte ulur besueshmërinë e çmimit në çfarëdo çmimi që ata po vendosin në Cracker Jacks këto ditë”.
Po ashtu asokohe kundërshtarët politikë të djalit të Hysenit marksist Obamës dhe media e pavarur konservatore, kishin shumë të drejtë se Çmimi Nobel për Paqe, u është dhënë disidentëve politikë dhe luftëtarëve të lirisë me histori të gjata të sakrificave të mëdha personale kundër shtypjes brutale. Për krahasim, rekordi i Barack Hysen Obamës, ishte negativ dhe ironik, mbasi SHBA dhe administrata Barack Hysen Obama-Joe Biden (gjatë dy mandateve të mbrapshta dhe shtatërrimi, komunistizimit dhe dylberizimit të SHBA-së në vitet 2008-2016), ishte e përfshirë në luftra të përgjashme me miliona viktima të botës muslimane, me pasoja katastrofike, të shoqëruara fatkeqsisht me mijëra viktima ushtarë amerikanë dhe të shteteve apo popujve të sulmuar ushtarakisht.
Asokohe një opinion në gazetën e majtë Washington Post, sugjeroi se ishte jokushtetuese, që Obama të merrte çmimin Nobel, sepse shkelte Nenin I, Seksioni 9, të Kushtetutës së SHBA-së, i cili i ndalon mbajtësit e posteve të ‘shpërblehen’ nga një mbret i huaj.
Fatkeqësisht asokohe edhe pas Çmimi Nobel për Paqe (2009) ish Presidenti Barack Hysen Obama, vazhdoi shumë nga të njëjtat politika të Bushit dhe realisht në fakt ai për 8 vjet (2008-2016) e zgjeroi Luftën në Afganistan (2001-2021), në vend që t’a përfundonte atë. Eshtë ironik, ai momenti propagandistik i turpshëm e i sikletshëm, kur një fitues politik luftënxitës i çmimit Nobel për “Paqe”, sulmon dhe bombardon me drone ushtarake, fëmijët, pleqtë dhe plakat e një tjetër popullsie realisht paqësore. Dhe ky stil kaubojsisht, nuk është hera e parë.
Dhe historia tregon, se avionët e SHBA-së dhe NATO-s, gjatë kohës së Presidencës anti-ameirkane Obama-Biden, bombarduan një spital të operuar nga Mjekët pa Kufij në Afganistan. Sulmi, zgjati një orë dhe vazhdoi edhe pasi mjekët i telefonuan furishëm NATO-s dhe Uashingtoni,” për t’u treguar atyre se çfarë po bombardonin.
Sulmuesit, tashmë e dinin shumë mirë, se cili ishte objektivi i tyre. Mjekët pa Kufij, kohë më parë, u kishin siguruar atyre koordinatat GPS të objekteve të tyre. Dhe qeveria afgane e instaluar nga SHBA, e cila kishte bastisur të njëjtin spital në korrik të vitit 2009, kishte kërkuar sulmin, duke pretenduar se spitali po përdorej nga kryengritësit.
Sulmi i Komandantit të Forcave të Armatosura të SHBA-së muslimanit Barack Hysen Obama vrau 22 persona, duke përfshirë 12 punonjës mjekësorë dhe 10 pacientë. Tre nga pacientët ishin fëmijë. Bombardimi i parë kishte në shënjestër Njësinë e Kujdesit Intensiv, ku një infermiere dëshmitare okulare tha: “Pacientët po digjeshin në shtretërit e tyre”. Dhe një kujdestar spitali tha se ai mund të dëgjonte gratë dhe fëmijët, duke bërtitur për ndihmë brenda spitalit, ndërsa ai ishte djegur nga bombardimi.
Mjekët pa Kufij, fituan çmimin Nobel për Paqe, në vitin 1999. Presidenti Obama, u nderua me çmimin në vitin 2009. Si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Amerikane, që bombardoi Spitalin e Mjekëve pa Kufij, kjo e bën Obamën ndoshta fituesin e parë të çmimit Nobel për Paqe, që bombardonte një tjetër Nobel Fitues i Çmimit të Paqes.[11] [12]
“Alfred Nobel, tha se çmimi duhet t’u jepet atyre që punuan për çarmatimin. BE-ja (Fituse e Cmimit Nobel per Paqe (2012) dhe SHBA (Obama, 2009) nuk e bën këtë. Ato janë sot një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë.” tha Elsa-Britt Enger, një përfaqësuese e Grandmothers for Peace. (Reuters)
Dhe së fundi: Çmimi fallco, mashtrues e i mirëfilltë politik, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” nuk është asgjë tjetër veçse një grumbullim i ujërave të zeza të WC-ve apo Banjove Publike Marksiste të Dylberizmit, ku mund të kryen nevojat personale…
[1] Partia Laburiste (më parë Partia e Punës e Norvegjisë e themeluar ne vitin 1887, është një parti politike social-demokrate në Norvegji. Ajo është e pozicionuar në qendrën e majtë të spektrit politik e përkushtuar ndaj idealeve socialdemokrate. Ajo është përshkruar shpesh si gjithnjë e më neoliberale, që nga vitet 1980, si nga shkencëtarët politikë ashtu edhe nga kundërshtarët e së majtës politike. Partia, është anëtare e Partisë së Socialistëve Evropianë dhe Aleancës Progresive. Historia e saj komuniste dhe bolshevike si simotra ruse, fillon me anëtarësimin në vitet 1919–1923, në Internacionalen Komuniste (Comintern), një organizatë komuniste, midis viteve 1918 dhe 1923 si pjesë e Qendrës Marksiste Komuniste Revolucionare Ndërkombëtare (1932–1935), e Internacionales Laburiste dhe Socialiste (1938–1940) dhe si antare në Internacionalen Socialiste (1951–2016). Ajo u bë partia më e madhe në Norvegji, në zgjedhjet parlamentare të vitit 1927, një pozicion që ajo ka mbajtur që atëherë. Dominimi elektoral nga Partia e Punës gjatë viteve 1960-1970, fillimisht u thye nga konkurrenca me partitë më të vogla të krahut të majtë, kryesisht nga Partia Popullore Socialiste. Nga rrënjët e saj si një alternativë radikale komuniste, Partia përjetoi një ndarje në vitin 1921, të shkaktuar nga një vendim i marrë dy vjet më parë për t’u bashkuar me Kominternin dhe u formua Partia Social Demokratike e Punës e Norvegjisë…
[2] Partia Socialiste e Majtë (1973), është një parti politike demokratike socialiste në Norvegji, e pozicionuar në krahun e majtë të spektrit politik, ajo është kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane. Ajo u themelua në vitin 1973 si Lidhja Zgjedhore Socialiste, një koalicion elektoral me Partinë Komuniste të Norvegjisë, Partinë Popullore Socialiste, Socialistët Demokratike AIK dhe socialistët e pavarur. Ngado që t;a sjellesh historinë e saj nga themelimi deri në ditët tona, ajo del se e ka profilin e saj puro komuniste dhe socialiste, që në spekktrin politik dhe ideologjik, ështe njësoj si të thuash: Hoxhe Kadria apo Kadri Hoxha. Së fundi: Udhëheqësi aktual Audun Lysbakken, ka qenë një revolucionar i vetëshpallur, socialist dhe marksist.
[3] Thorbjørn Jagland (1950), është një politikan norvegjez nga Partia e Punës (alias me bazë ideologjike komuniste). Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës në vitet 2009-2019, Kryeministri i 32-të i Norvegjisë në vitet 1996-1997, ministër i Punëve të Jashtme në vitet 2000-2001 dhe si president i Storting në vitet 2005-2009. Karrierën e tij politike filloi në Lidhjen e Rinisë Punëtore (alias Komuniste), të cilën e drejtoi në vitet 1977-1981. Jagland, u tall shumë nga media për citimet dhe deklaratat e tij dhe shpesh portretizohej si i paaftë. Në vitin 2010, një grup prej dyzet historianësh të shquar e renditën Jagland si kryeministrin norvegjez më të dobët që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, të përshkruar si budalla. Fatkeqsisht ai shërbeu si Kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobel-it në vitet 2009-2015 dhe u largua në vitin 2020.
[4] Sean Hannity Fox News, 10/12/09
[5] Fox News’ Fox & Friends, 10/09/2009
[6] Christian Tybring-Gjedde, parlamentar norvegjez dhe Kryetar i Delegacionit të Norvegjizë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: “Barack Obama fitoi çmimin në vitin 2009, ndërsa refuzoi të takohej me Kim Jong-il dhe, meqë ra fjala, zgjeroi programin amerikan të dronëve. (Ai fitoi për promovimin e tij, veçanërisht jo suksesin e tij në arritjen e “bashkëpunimit midis popujve”.) Lexoni: Mendimet më të çuditshme për çmimin Nobel të Obamës. E gjithë kjo tregon një nga dy përfundimet: Komiteti Nobel mund t’ua japë çmimin organizatave më të mira si Kryqi i Kuq ose Mjekët pa Kufij (dhe t’i luajë gjërat më të sigurta), ose mund ta mbajë çmimin të mbyllur për një kohë të gjatë, ndërsa, dhe rivlerësoni arsyetimin e tij për një epokë moderne. Unë dyshoj, se ai rivlerësim do të përfundojë, nëse Komiteti është i sinqertë, me pranimin se Paqja, mund të njihet vetëm nga frytet e saj, të cilave u duhen dekada për t’u pjekur, dhe jo nga farat e saj. Të vazhdosh të japësh çmime për farat, është siklet dhe të bëhesh peng i nominimeve të çuditshme, që kërkojnë vëmendje si ai i Presidentit Donald J. Trump. Më mirë ta mbyllni, përpara se trollët ta bëjnë më parë.”
[7] Ish Presidentit demokrat Jimmy Carter, në ditët tona të vitit 2023, ia kalon si presidenti më i dobët në të gjithe historinë e presidentëve të SHBA-së, vetëm personi dhe familja më skandaloze dhe supër e korruptuar në botë e Joseph Robert Biden Junior ose sikurse njihet ndryshe e Big Guy zv/Presidentit (2008-2016) dhe sot Joe Biden (2020-).
[8] Geir Lundestad (1945), është një historian norvegjez, i cili deri në vitin 2014 shërbeu si drejtor i Institutit Norvegjez Nobel, kur Olav Njølstad mori detyrën. Në këtë cilësi, ai shërbeu edhe si sekretar i Komitetit Norvegjez të Nobelit. Megjithatë, ai nuk është anëtar i Komitetit. I lindur në Sulitjelma, Lundestad studioi histori në Universitetin e Oslos dhe Universitetin e Tromsø, duke u diplomuar në 1970 me një diplomë dhe në vitin 1976 mori doktoraturë. Në vitet 1974-1990, ai mbajti poste të ndryshme si pedagog dhe profesor në Universitetin e Tromsø, para se të fillonte pozicionet e tij në Institutin dhe Komitetin Norvegjez Nobel. Më pas, ai ka qenë i lidhur me Universitetin e Oslos si një profesor ndihmës i Historisë Ndërkombëtare. Lundestad erdhi disa herë në SHBA si studiues, në Universitetin e Harward-it, në vitet 1978-1979 dhe në vitin 1983, dhe në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington, DC, në vitet 1988-1989.
[9] Former Nobel secretary says Obama prize was a mistake. Geir Lundestad, the former secretary of the Nobel Peace Prize committee, says President Obama’s 2009 prize was a”mistake” and “disappointment.” CBSN’s Contessa Brewer has the latest. https://www.cbsnews.com/video/former-nobel-secretary-says-obama-prize-was-a-mistake/
[10] Mairead Maguire (1944), i njohur gjithashtu si Mairead Corrigan Maguire dhe më parë si Mairéad Corrigan, është një aktiviste paqeje nga Irlanda e Veriut. Ajo bashkëthemeloi, me Betty Williams dhe Ciaran McKeown, Gratë për Paqe (Komuniteti për Njerëzit e Paqes), një organizatë për të inkurajuar një zgjidhje paqësore të problemeve në Irlandën e Veriut. Maguire dhe Williams, u nderuan me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1976. Lëvizja e përbashkët e qytetarëve romakë katolikë dhe protestantë, të përkushtuar për t’i dhënë fund grindjeve sektare në Irlandën e Veriut. Maguire, që në moshë të re e fitonte jetesën si sekretare, ajo gjithashtu ishte që në rini anëtare e Legjionit të Marisë, një organizatë laike katolike e mirëqenies, dhe përmes saj u përfshi thellësisht në punën sociale vullnetare midis fëmijëve dhe adoleshentëve në të ndryshme Lagjet katolike të Belfast-it. Ajo u nxit për të vepruar kundër dhunës në rritje në Irlandën e Veriut, pasi dëshmoi në gusht të vitit 1976 një incident në të cilin një makinë që drejtohej nga një terrorist i Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) doli jashtë kontrollit kur njeriu i IRA-s u qëllua nga trupat britanike. Makina goditi dhe vrau tre fëmijët e motrës së Maguire. Williams ishte gjithashtu dëshmitar. Brenda pak ditësh, çdo grua kishte denoncuar publikisht dhunën dhe bëri thirrje për kundërshtim masiv ndaj saj. U organizuan marshime të grave katolike dhe protestante, të numëruara në mijëra, dhe pak më vonë u themelua Populli i Paqes bazuar në bindjen se pajtimi i vërtetë dhe parandalimi i dhunës në të ardhmen ishin të mundur, kryesisht përmes integrimit të shkollave, zonave të banuara dhe sportive apo klubeve. Williams u shkëput nga Peace People në 1980, Maguire mbeti një anëtar aktiv dhe më vonë shërbeu si president nderi i grupit. Në vitin 2006, Maguire iu bashkua Williams-it dhe fituesve të çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, Jody Williams, Wangari Maathai dhe Rigoberta Menchú për të themeluar Iniciativën e Grave Nobel. Ajo foli kundër luftërave të udhëhequra nga SHBA në Irak (2003-2011) dhe Afganistan (2001-2014).
[11] Henry Kissinger, u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1973 dhe ai organizoi bombardimet sekrete të Kamboxhias dhe Laosit për Presidentin Nixon rreth asaj kohe. Menjëherë pas kësaj, doli në dritë se në atë fushatë, spitalet ishin në shënjestër rutinë për bombardime. (The Nation)
[12] Kryqit të Kuq, tashmë kishte marrë tre Çmime Nobel për Paqen.
Banorë të Pazarit të Ri (Novi Pazarit) në treg në fillim të shekullit të kaluar…

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë
Fotografitë dhe rrëfimet dokumentare prekën publikun, duke rikujtuar plagën e hapur të asimilimit dhe forcën e identitetit shqiptar.
Më 5 dhjetor 2025, në orën 18:30, në sallën MS150 të Unimail në Gjenevë, Shoqata “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës” dhe Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, në bashkëpunim me shoqatën “Kosova për Sanxhakun”, organizuan ekspozitën “Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”.
Aktiviteti u hap nga studentja Elda Gashi, e cila me shqipe të pastër dhe të rrjedhshme përshëndeti të pranishmit. Më pas, z. Blerim Bunjaku, anëtar i kryesisë së Komunitetit Shqiptar, shpjegoi shkurtimisht qëllimin e këtij organizimi dhe prezantoi një biografi të shkurtër të autorit të projektit.

Prof. Ismet Azizi, në një ligjërim të përqendruar dhe emocional, solli para mërgimtarëve një fragment të dhimbshëm të historisë së Sanxhakut të Pazarit të Ri. Përmes hulumtimeve të tij shumëvjeçare, ai ka arritur të mbledhë një material të pasur dokumentar mbi këtë krahinë shqiptare, e cila sot gjendet pothuajse e tëra në proces të avancuar asimilimi.
Profesori sqaroi se projekti i ekspozitës është nismë e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” dhe ka për synim paraqitjen e trashëgimisë kulturore të Sanxhakut të Pazarit të Ri përmes fotografive. Ky projekt përfshin dokumentimin e trashëgimisë materiale dhe shpirtërore, duke ekspozuar imazhe që dëshmojnë autoktoninë shqiptare të kësaj treve. Qëllimi është të sensibilizohet opinioni vendor dhe ndërkombëtar për historinë, kulturën dhe traditat e popullit shqiptar të Sanxhakut dhe rajoneve përreth.
Shih videon:
Puna kërkimore përmbledhur në këtë ekspozitë synon të sjellë në vëmendje të kaluarën jo shumë të largët, rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe argumentimin historik të pranisë shqiptare në këtë krahinë.
Gjatë ekspozitës u prezantuan materiale rreth fiseve shqiptare si Kelmendasit, Kuçët, Hoti, Shala, Shkreli e të tjera, të cilat për shekuj iu nënshtruan proceseve të asimilimit – fillimisht si myslimanë dhe më pas si “boshnjakë”. Megjithatë, të gjitha dëshmitë historike flasin se kjo trevë ka mbetur shqiptare në thelb: shumë familje që sot deklarohen boshnjake, në brezin e dytë dalin shqiptarë të pastër nga origjina.
Profesor Azizi theksoi se fotografia është mediumi më i fuqishëm për të dëshmuar historinë – jo vetëm si dokument, por edhe si vepër arti që rrëfen atë që nuk mund të thuhet me fjalë. Në rastin e Sanxhakut të Pazarit të Ri, fotografia është një nga format më të sakta për të treguar të kaluarën e tij shqiptare.
Përmes imazheve u dokumentua tradita shqiptare: mënyra e jetesës, veshjet, kultura, mjetet e punës, arkitektura e shtëpive, ushqimet tradicionale, toponimet, si dhe elemente të trashëgimisë shpirtërore – dasmat, lahutarët, folklori, lojërat popullore, doket, zakonet dhe përditshmëria e jetës në fshat.
Ekspozita, sipas organizatorëve, pritet të ketë ndikim të rëndësishëm te studentët e sotëm dhe ata të ardhshëm, duke i nxitur të merren me studimin e kësaj treve të harruar. Ajo synon gjithashtu të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes kombëtare për një rajon që sot është pothuajse i asimiluar.

Një moment i veçantë emocional ishte dokumentari ku dëgjohej zëri i një nëne shqiptare, e cila përpiqej me ngulm t’ua ruante identitetin fëmijëve të saj përmes gjuhës shqipe, por në pamundësi të plotë, ofshante me dhimbje. Aty, papritmas, më erdhën ndër mend nënat e diasporës së sotme, të cilat, ndonëse në kushte shumë më të favorshme, shpesh nuk flasin shqip me fëmijët e tyre dhe nuk përpiqen t’ua ruajnë këtë pasuri të paçmueshme – gjuhën amtare.
Vështrim përfundimtar
Ekspozita “Sanxhaku – Histori e dhimbjes kombëtare”, e paraqitur në Gjenevë, solli në qendër të vëmendjes një pjesë të historisë shqiptare që shpesh mbetet në hije. Përmes fotografive dhe dokumenteve arkivore, aktiviteti rikujtoi dhunën e gjatë të asimilimit në Sanxhakun e Pazarit të Ri dhe nevojën për ta ruajtur këtë kujtesë kolektive.
Vëmendje të veçantë mori angazhimi i studentëve shqiptarë, të cilët u bënë pjesë aktive e organizimit. Ky është një sinjal pozitiv se brezi i ri në diasporë po merr rolin e vet në mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore. Momenti më emocional i mbrëmjes ishte rrëfimi i një nëne shqiptare që përpiqej t’ua ruante gjuhën fëmijëve të saj, duke rikthyer në diskutim çështjen e ruajtjes së shqipes në familjet shqiptare në mërgatë.

Ekspozita la një mesazh të qartë: kujtesa historike nuk është luks, por domosdoshmëri. Ajo ruhet përmes dokumentimit, edukimit dhe angazhimit të brezave të rinj. Aktiviteti në Gjenevë dëshmoi se komuniteti shqiptar jo vetëm e njeh këtë përgjegjësi, por edhe është i gatshëm ta mbajë gjallë.
Gjenevë, 06. 12.2025
MASAKRAT OSMANE NDAJ ROBËRVE TË DORËZUAR SHQIPTARË VITI 1466
“Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466) pas shpalljës së nisjes së luftës kundër Shqipërisë, çdo gazi ngjeshi me dëshirë shpatën. Flamujt-emblema të pushtimit u vunë në levizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të sulltanit shtrinë hijën e tyre mbi fushën e qytetit të Manastirit aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët për t’iu bashkuar ushtrisë perandorake si ca lumenj të mëdhenj që lëshohen në det dhe si dallgë të detit që venë e përplasen u derdhen mbi Shqipëri.” “Atehërë u dha urdhëri të shtroheshin në bindje ata harbutë shqiptarë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të sulltanit me një të rënë të shpatës – fap-fap – i egzekutonin. I bënë kështu ata njerez që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit që derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, apo shtatë mijë nga të pafetë.

Ja, kështu, “paqësisht”, i islamizuan Arbnorët
Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjëra tani ngjasonin si Amudarja që rridhte.” “Kronikat e Tursun Beut – kronikan i Perandorë (sulltan) Mehmetit të II. faqe – 150” Kronikat e Tursun Beut Kronikao i Solitan Mehmetit të II, pushtuesit 2 Kostandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë
