Kreu Blog Faqe 361

Sërish jashtë listës për deputet!

0

Florim Zeqa

  • Reagim me shkas

Injorimi dhe anashkalimi i veprimtarëve më të devotshëm të LDK-së dhe zavëndësimi i tyre me “prurje” të reja apo më mirë të themi me anonimusa politik, jo vetëm që nuk do ta ndihmojë ngritjen e LDK-së, do t’i ndihmojë në masë të madhe rivalët politik të saj!

Dikush dhjetë herë kandidatë për deputet, dikush asnjëherë!

Nuk e kuptoj, se me çfarë fytyre dikush pranon të shndërrohet në kapës dhe uzurpator të Kuvendit duke u bërë pjesë e të gjitha legjislaturave, thuajse partia nuk ka njerëz më të mirë!

Por, akoma më të vështirë e kam që ta kuptojë ndërgjegjën e kandidatëve humbës nga zgjedhjet e kaluara, me çfarë fytyre ua zënë frymën të tjerëve për kandidim!

Por, nuk e kam të vështirë ta kuptojë atë që i pranon kandidaturat e tyre!

Sepse, në këtë mënyrë më së lehti shkatërrohet një subjekt politik dhe rrënohet një filozofi e shëndoshë politike!

Kjo është sindroma shkatërruese për LDK-në!

Ndodhë kështu, sepse klani i Riinvest-it nuk i donë njerëzit e fuqishëm dhe të guximshem, sikurse që nuk e donë LDK-në të bëhet zonjë e skenës politike kosovare siq ishte në të kaluarën e largët nën drejtimin e liderit historik Ibrahim Rugova, por e donë patericë dhe të poshtëruar nga partitë e tjera.

Këta drejtuesit aktualë, që sot mjaftohen me vendin e tretë, nesër do të mjaftohen edhe me vendin e katërt vetëm që vetë të jenë në kreun e këtij subjekti politik, për t’i thithur investimet nga buxheti i shtetit dhe për t’i gëzuar privilegjet e pushtetit të turpit me një subjekt tjetër politik.

Veprimtarët e orëve të para të LDK-së, të harruar dhe të anashkaluar nga falangat sorosiane dhe grupet e interesit të instaluara në ish ‘Kalanë Rugoviane’ i kanë vetëm dy rrugë: të heshtin ose të largohen përgjithmonë nga subjekti i zemrës!

Këtë që e themë po ua ilustroj me disa nga shëmbujt e ditëve të fundit, kur disa figura të larta të LDK-së e kundërshtuan qasjen e gabuar të kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, madje kërkuan edhe largimin e tij nga kreu i LDK-së, kur pa një pa dy e ndërruan çasjen e tyre progresive dhe u kthyen në mbështetës të tij!

Pa dyshim, në ndryshimin e pozicionimit politik të këtyre figurave politike ndikuan joshja me futjen në listë për deputet apo premtimi për përfshirje në qeverisjes eventuale të LDK-së!

Ndodhë pikërisht kur kështu për faktin pasi në këtë mënyrë fillon dhe mbaron patriotizmi dhe ideologjia politike e një karrieristi, i cili gjithçka e ndërlidhë me interesin personal!

U harruan ata që dhanë gjithçka për LDK-në!

Në listën e LDK-së më shumë ka figura të ricikluara politike sesa anëtarë të LDK-së!

Në arsyetimin e kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë thuhet: “Të dy kandidatët: Shqipe Pantina dhe Astrit Desku rrjedhin nga familje që i kanë dhënë shumë Kosovës”.

Janë me qindra familje në komunën e Klinës që kanë dhënë më shumë sesa familjet e dy kandidaturave të sipërcekura!

Le të më thotë kryetari Alban Rraci apo dikush nga kryesia e degës së LDK-së në Klinë, se çfarë dhanë më shumë familjet e dy të nominuarve për deputet sesa familjet e tjera në komunën tonë?!

Apo më mirë, le ta thotë dikush hapur, cili është kontributi personal i dy kandidatëve për deputet nga Klina për LDK-në, në mënyrë që unë dhe shumë të tjerë të motivohemi për votimin e tyre!

Pra, le të më thotë dikush, ku ishin deri në këto zgjedhje dy të nominuarit (Shqipe Pantina dhe Astrit Desku) dhe çfarë kontributi dhanë për LDK-në?!

Përfituan dhe po përfitojnë antirugovistët dhe parashutistët, servilët dhe puthadorët e pushtetit, kurse po ndëshkohen vlerat më sublime dhe figurat më markante të partisë!

“Listë me vlera dhe integritet” fraza më utopike e kryetarit Abdixhiku

Pa dashur që ta personalizojë këtë çasje analitike dhe as të tërheqë paralele mes kandidatëve në garë për deputet, iu rikujtojë lexuesve të këtyre rreshtave, se unë Florim Zeqa me 43 vjet veprimtari atdhetare dhe 35 vjet shërbim në LDK nuk isha i përfshirë në listën për deputet në zgjedhjet e fundit, nuk jam as tani, e mbase nuk do të jemë as në të ardhmen derisa ta sundojnë LDK-në klanet dhe grupet e interesit, megjithatë unë nuk do të ndalem, por do ta vazhdojë betejën politike për ç’kapjen dhe reformimin e këtij subjekti politik!

Sipas kritereve të kreut të LDK-së, rugovistët e vërtetë kanë të drejtë vetëm të zgjedhin (votojnë), por jo edhe për të qenë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të Kosovës!

Me të tillë njerëz të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, LDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 jo vetëm që nuk do të ketë gjasa teorike për fitore, do të mbetet e kënaqur me vazhdimësinë e pozitës së tretë në skenën parlamentare!

Deklarimet e kryetarit të LDK-në për një “listë me vlera dhe integritet” janë fraza utopike, pasi jashtë asaj liste kanë mbetur figurat më markante të kësaj partie.

Me prurjet e reja pa kritere të Lumir Abdixhikut, duke marrë njerëz nga rruga për t’i futur në listë zgjedhore, e kanë kthyer këtë subjekt në ‘strajcë’ në të cilën gjenë gjithçka, por nuk gjenë asgjë me vlerë!

Këta që sot mjaftohen me vendin e tretë, nesër do të mjaftohen edhe me vendin e katërt vetëm që vetë të jenë në kreun e këtij subjekti politik për t’i thithur investimet nga buxheti i shtetit dhe për t’i gëzuar privilegjet e pushtetit me një subjekt tjetër politik.

Anashkalalimi i veprimtarëve të orëve të para do t’i kushtojë shtrenjt LDK-së në këto zgjedhje të jashtëzakonshme!

Nëse mendoni se do ta ngritni LDK-në me emërimin e parashutistëve dhe të ricikluarëve politik, duke i fashitur veprimtarët e guximshëm dhe themeltarët më të devotshëm do të gaboheni rëndë!

Kur ju gaboni me qëllim, elektorati ju ndëshkon me votë!

Bunë – histori më vete 

0

Arif Ejupi 

Bunë e legjendave dhe historive,
Bunë e qëndresës dhe trimërive. 

Shumëherë ujin ta kanë turbulluar
sulltanë, carë, gospodarë e krajla,
por rrjedhën s’ta ndërruan kurrë. 

Je skuqur me gjakun e djemve shqiptarë
të masakruar në Tivar. 

Të ndanë nga trungu me shpata, thika e topa,
të shigjetuan nga të gjitha anët,
por rrjedhën nëpër Ulqin, Shkodër, Velipojë e Shëngjin
prapë e vazhdove. 

Bunë e Oso Kukës,
e Jakup Ferrit,
e At Gjergj Fishtës dhe Filip Shirokës. 

Kala e pamposhtur atëherë dhe sot.
Bunë unike. Bunë burim jete.
Bunë – histori më vete. 

Gjenevë, 8 dhjetor 2025 

Ese politike kushtuar klasës politike të Kosovës, që as sot, pas nëntë muajsh, nuk ka arritur të ndërtoj një marrëveshje për të formuar qeverinë

0
Nga: Safet Sadiku
Ese politike
Dëshmorët e Paqes 
Kushtuar klasës politike të Kosovës, e cila as sot, pas nëntë muajsh (nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025), nuk ka arritur të gjejë maturinë, përgjegjësinë dhe guximin qytetar për të ndërtuar një marrëveshje të ndershme e për të formuar qeverinë që do ta çonte vendin përpara. 
Sot nuk u votua qeveria e Kosovës. Salla e Kuvendit, dikur e menduar si tempulli i demokracisë dhe zërit qytetar, mbeti bosh si një teatër pa publik, ku aktorët janë lodhur nga rolet e tyre dhe skena është mbuluar nga pluhuri i mosveprimit. Në atë sallë, ku duhet të dëgjohej zëri i përgjegjësisë, tashmë dëgjohet vetëm jehona e heshtjes. Dhe ajo heshtje është më e rëndë se çdo debat, më therëse se çdo fjalë, sepse ajo është heshtja e ndërgjegjes së fjetur, e moralit të zbehur dhe e shtetit të bllokuar. Në luftë, djemtë e këtij vendi ranë dëshmorë për ta çliruar atdheun nga okupatori, duke e derdhur gjakun jo për të ndarë poste, por për të ndërtuar një shtet. Ata luftuan jo për privilegje, por për ideale, jo për pushtet, por për liri. Në atë luftë, gjaku ishte garanci e besimit, dhe fryma e tyre ishte premtim për një të ardhme më të drejtë, më të denjë dhe më të njerëzishme. Por sot, kur liria është fituar, po e shohim shtetin të penguar në rrjetat e interesave personale, të marrëveshjeve të fshehta dhe të një amnezie morale që po gërryen çdo vlerë të përbashkët. Kallapsi politik është bërë simbol i një realiteti të mbyllur, të deformuar dhe të zhveshur nga çdo ndjenjë përgjegjësie. Liderët politikë, të zhytur në retorikën e akuzave të ndërsjella, shfaqen në publik me kostumin e patriotizmit, ndërsa në prapaskenë zhvillojnë lojëra që nuk kanë asnjë lidhje me idealet e lirisë. Secili e quan veten shpëtimtar, por askush nuk pranon të bëhet shërbyes i kombit. Secili flet për shtet, por askush nuk e mbron atë nga rrënimi i brendshëm. Kjo nuk është garë për parime, por po ngjaë se është tregti interesi, ku besimi qytetar shitet për përfitime momentale dhe shpresa kolektive bëhet monedhë politike. Në luftë, armiku kishte uniformë, ishte i dukshëm, i njohur dhe i përballueshëm. Sot, armiku është brenda nesh, dhe i padukshëm, i veshur me kostum e kollare dhe i ngujuar në korridoret e luftës për pushtetin, ku përgjegjësia është harruar dhe ndërgjegjja është zëvendësuar nga kalkulimi. Dëshmorët ranë që ne të kishim institucione, jo që t’i bllokonim ato me lojëra të pafundme pushteti. Ata dhanë jetën që shteti të bëhej realitet, jo që të shndërrohej në instrument të hakmarrjes politike. Çdo sabotim, çdo vonesë, çdo mosveprim është një goditje ndaj amanetit të tyre dhe një plagë e re në trupin e republikës. Nëse dikur dështimi politik quhej mosmarrëveshje, sot ai është bërë kulturë, është kthyer në strategji për mbijetesë dhe në mënyrë e të bërit politikë. Pyetja që lind nuk është më thjesht politike, por thellësisht morale: sa dëshmorë të paqes duhen që kjo klasë politike të kuptojë se shteti nuk është pronë private, por amanet i përgjakur i atyre që nuk janë më? Sa herë duhet të dështojë Kuvendi që të kuptohet se heshtja e sotme është më e rrezikshme se çdo betejë e djeshme? Nëse lufta për liri u fitua me armë, atëherë lufta për shtet po humbet me heshtje. Dhe kjo heshtje, në fund, do të gjykojë më rëndë se çdo përballje e kaluar. Në këtë realitet të zymtë, demokracia është reduktuar në një matematikë mandatesh, ku çdo votë përdoret si instrument shantazhi, dhe çdo qytetar trajtohet si statistikë. Por demokracia nuk është aritmetikë sepse ajo është moral, përgjegjësi, ndershmëri dhe shërbim publik. Kur këto parime zhduken, shteti kthehet në një skenë ku luhet një teatër absurd, ku aktorët janë të njëjtët, por rolet ndërrohen sipas interesit. Dhe në atë skenë, qytetarët mbeten spektatorë të pafuqishëm, me duart bosh e me zemrën e ngrirë. Historia nuk fal. Ajo i shënon me turp të gjithë ata që në emër të patriotizmit e shkelin moralin e shtetit. Boshllëqet morale që po i hap politika sot, nesër do të mbushen me ekstremizëm e urrejtje. Indiferenca qytetare do të kthehet në apati, dhe institucionet e dobëta do të bëhen pre e autoritarizmit. Nëse duam që emri i dëshmorëve të mos mbetet një dekor retorik në fjalimet e politikanëve, atëherë duhet të kërkojmë qeverisje transparente, drejtësi të vërtetë, dialog të sinqertë dhe përgjegjësi për çdo vendim që prek qytetarin. Por në këtë udhëkryq të lodhur, del pyetja më e madhe e kohës sonë: çfarë duhet të bëjmë ne, votuesit shqiptarë? A duhet të heshtim e të durojmë pafundësisht, duke parë sabotimin e shtetit që na u dhurua me gjak? A duhet të mbyllim sytë para atyre që janë rritur me mentalitetin e okupatorit dhe që sot, me duar të pastra në dukje, punojnë për ta delegjitimuar vetë shtetësinë e Republikës së Kosovës? Apo duhet, më në fund, të marrim qëndrim, të ngremë zërin dhe të kërkojmë llogari nga ata që e kanë shndërruar politikën në tregti dhe Kuvendin në teatër të mjerimit moral? Sepse loja e liderëve politikë tashmë ka marrë pamjen e një tragjedie kombëtare. Ata, me arrogancë e dinakëri, po e zbatojnë me përpikëri një skenar të njohur, të trashëguar nga mentaliteti sllav i manipulimit e i përçarjes, ndërsa ne qytetarëve po na mpihen dhëmbët nga pritja dhe po na mpaket shpresa. Dhe në fund të fundit, edhe kur grupet politike nuk janë të përkryera dhe bartin gabimet e tyre, ato duhet të kuptojnë se hakmarrja nuk është kurë zgjidhje! Ajo është helm që vret ngadalë, por me siguri. Nëse hakmarrja politike vazhdon të sundojë mbi përgjegjësinë kombëtare, atëherë shteti i Kosovës rrezikon të bëhet rrafsh me tokën, jo nga armiku i jashtëm, por nga dora jonë, nga duart e atyre që u betuan për ta mbrojtur. Hallall u qoftë dëshmorëve që dhanë jetën për këtë tokë, por mjerë ne që po lejojmë ta shkelim me heshtje amanetin e tyre. Sepse kush e anashkalon amanetin e dëshmorëve, ka shkelur vetë themelin e shtetit.

Dardania, jeta e vdekja!

0
Dradania gëlon nga elementet e huaj!
Histori që ngrehë pyetje!
Përse ndodhi, volterët tanë, shpresa e jonë, dezertuan në fillim të betejës për mbrojtjen e atdheut…
Natyrisht! Duhet shkruaj dhe të ngrihet një tjetër zë. Më vjenë keq për këtë shfaqje të shëmtuar të karakterit qeveritar.

Ç’janë këta që janë lëshuar si hordhitë me kërbaq në dorë duke rrahur e burgosur deputet! Koha do ta tregoi, ashtu siç shpresoj se do ta vërtetojë edhe ky popull, se kjo qeveri dha ata policë që duhen ta mbrojnë shtetin e jo pushtetin, kanë qenë të gabuar në gjithçka.
Shkruaj për të mos u befasuar nga të papriturat e ardhshme. Po shkruaj menjëherë, është kënaqësi e vërtetë për mua, të ndihmoj lëxuesit më pak të zellshëm. Çfarë mund t’ju thosha? Ndodhem këtu për t’u kujdesur dhe për të mbrojtur interesat e atdheut, e jo të miat. Nuk kemi zgjidhje tjetër. Por ajo që më drithëronte, ishte sjellja, kapja e shtetit dhe ngulfatja e mendimit ndryshe.

Shteti ynë duket se është martuar me një shtrigë si hije që mbetet pasë. Duket sikur të vdekurit që zgjohen nga varri. Veprat e tyre janë:
“Përçarja, grabitja, tradhtia, shitje, shitje e interesave të atdheut për interesa të tyre dhe fuqive të huaja duke e luftuar edhe bashkimin kombëtar!”. Të gjithëve u hynin në punë këta faqezi dhe vetëm atdheut të tyre a’u kishin pa besën!
Shqiptarët e Dardanisë kanë vuajtur shumë nga tradhtarët e ndyrë dhe në këtë pikë vështrimi, unë i urrej dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm i urrejnë. Regjimet e egra i donin vallet, pikrisht pr këtë. Ju qeveritar jeni përpjekur t’ia mbushni mendjen vetes dhe të tjerëve se jeta popullit duhet të rregullohet sipas qejfit tuaj, por edhe prej ligjeve të egra e të shpikura prej jush. Për to, jeta shqiptarëve nuk mund të përftohej veçse e gjymtuar prej luftës së klasave, urrejtjes, korrupsionit dhe egërsisë së coptimit të saj. Në vendë se të sakrifikohen për te, do të ishte sublime dhe madheshtore për atdheun dhe kombin tragjik.
Një shpërblim paradoksal si ky, s’mundë të gjendët diku në botë!

Duke pasur parasysh rrezikimin e rëndë të qytetërimit shqiptarë në Kosovë, të identitetit dhe integritetit etnik, kulturor e shpirtëror të shqiptarëve, si dhe obligimet që duhet t’i merr çdo intelektual dhe çdo qytetar Pra, ne nuk mund të sillemi brenda rrethit të mbyllur. Duhet t’u prijmë ngjarjeuve e proceseve, e jo të shkojmë verbërisht pas qeveritarve të korruptuar dhe injorantë. Për ta, Dardania u duket sikur ndodhet në anën e përtejme të kohës. Janë gjashtë shekuj që na ndajnë nga robëria, nga “komedia tragjike e robërisë”:
“Një kohëzgjatje e tillë do të ishte e papërfillshme për çdo shqiptar, për shqiptarinë kjo robëri është jashtëzakonishtë e gjatë. Por më shumë se robëria kohore, është vetë natyra e kësaj vepre “gjigante” e të shëmtuar, që na bën këta firmëtar me stilolapsin e tyre!”.
Mjafton vëtm një togfjalësh hyrës për t‘ju shpjeguar, madje dhe lexuesit më pak të zellshëm për historinë e kësaj Debelldeje, Zajednice apo të Demarkacionit, ngjarje që i paraprijnë tragjedisë tjetër me serbinë.

Ne, sot, gjendemi në udhëkryqin historik kur vendoset për fatin tonë historik. Secili shqiptar duhet të mos kursehet në kontributin e tij për çështjen kombëtare. Të gjithë bashkarisht e me një program se kombëtar mund të bëjmë më shumë. Kështu, shumë më shpejt do të arrijmë integrimin gjithëshqiptar. Në këso kohe vendimtare, ç’është më e rëndësishme për intelektualët sesa të gjykojnë drejt të sotmen dhe të projektojnë ardhmërinë e popullit të vet. Se ata që nuk dinë çka do të bëjnë pas 5, 10 a 100 vjetësh, ata nuk dinë çka duhet të bëjnë as sot.
Ne jetojmë në një kohë ndryshimesh tepër të shpejta, në të cilat janë bërë të paqëndrueshme pothuaj të gjitha parimet dhe normat. Pasoja më e rëndë e njerëzve pseudodemokrat është shkretëtira që ka lënë në shpirtin e tyre Sot bëhet shumë aktual amaneti i Naimit, i shtruar si pyetje: si të bëhet Shqipëria dhe si të bëhet shqiptari? Dhe, ky amanet është kështu aktual për shkak se, siç është parë, lufta për krijimin e shtetit është e pandarë prej luftës për krijimin e qytetarëve të tij. Ne jetojmë në kohën e përpjekjeve për vendosjen e demokracisë në jetën tonë kombëtare dhe këto përpjekje s’janë të lehta, as pa pengesa.

Korrupsioni, shtetin e ka mbërthyer për fyti dhe po e zë frymën. Për shkak se nuk kemi pasur shoqëri demokratike, as ideologji liberale, në jetën tonë mungojnë tolerance shoqërore, marrëveshja dhe mirëkuptimi. Shtresa intelektuale, prandaj edhe ky popull, do të duhej të bënin çka mund të bëjnë, që të mos lejohet që mbi gërmadhat e diktaturës korruptive, shantazheve në jetën kombëtare të ngrihet ideologjia revanshiste, që shprehja e klaneve do ta zëvëndësonte me shprehjen demokraci, por, megjithatë, do të sundonte me mjetet dhe në mënyrat që dëshmojmë se totalitarizmi i majtë dhe totalitarizmi i djathtë janë vëllezër binjakë, që e kanë të ndryshëm vetëm epitetin që i ngjitet emrit të tyre të përbashkët: totalitarizëm i odave! Jemi brez i Lëvizjes për liri dhe për bashkim kombëtar. E jo për Zajednicë!

Dhe kjo brezin tonë e bën tragjik, por edhe brez historik. Bashkimi i popullit shqiptar dhe i trojeve të tij është Ideali ynë. Besoj se këtij ideali do t’i shërbejmë si duhet në qoftë se veprimtarinë tonë si intelektualët dhe qeveritarët e përcaktojnë mençuria e ndershme, mospajtimi me deformimet dhe guximi krijues… Pse jo edhe të flijohet për atdhe nëse është nevoja… Por, këtë qeveritarët tanë se bënë dot… Ndërtuan një qeveri klanesh, qeveri kafiterish dhe mbi të gjitha “Parti – Shtet”.

Rudina Morina: Frymëzim për të rinjtë shqiptarë

0
Historia e Rudina Morinës (vajzës së Hilmi Morinës dhe Flutra Pula Morinës) e diplomuar e Carnegie Mellon University dhe bashkëautore e studimeve në computational neuroscience, tregon se talenti dhe përkushtimi nuk njohin kufij. Ajo përdor matematikën, modelimin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale për të kuptuar trurin dhe sjelljen njerëzore, duke treguar se ëndrrat shkencore mund të bëhen realitet.
Për të rinjtë shqiptarë, mesazhi është i qartë: guxoni të ëndërroni, punoni fort dhe kërkoni sfida që duken të pamundura. Çdo vizion i bazuar në pasion dhe disiplinë mund të shndërrohet në sukses global.
Rudina Morina: Një model frymëzimi për të rinjtë shqiptarë
Në një botë ku teknologjia dhe inovacioni përcaktojnë të ardhmen, rrallë gjen histori që të bëjnë të ndjesh se gjithçka është e mundur. Historia e Rudina Morinës, e diplomuar e Carnegie Mellon University në inxhinieri kompjuterike dhe bashkëautore e studimeve të avancuara në computational neuroscience, është pikërisht një prej këtyre historive.
Rudina tregon se arsimi i shkëlqyer, pasioni dhe puna e palodhur nuk njohin kufij. Duke integruar matematikën, modelimin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale për të kuptuar funksionimin e trurit, ajo kontribuon në projekte që lidhen me njohuritë më të avancuara shkencore në botë. Kontributet e saj akademike nuk janë thjesht statistika në një CV — ato janë dëshmi e përkushtimit, e vizionit dhe e ekselencës.
Por historia e saj ka një mesazh më të gjerë. Ajo tregon se talenti shqiptar, i edukuar dhe i dedikuar, mund të konkurrojë globalisht, duke thyer kufijtë e hapësirës dhe mundësive. Rudina nuk është vetëm një hulumtuese — ajo është një model frymëzimi për të rinjtë shqiptarë, që u tregon se ëndrrat shkencore mund të bëhen realitet kur bashkohen përkushtimi, durimi dhe kureshtja.
Për të rinjtë që po lexojnë, kjo është një thirrje e qartë: guxoni të ëndërroni, punoni fort, kërkoni sfida që duken të pamundura. Shkenca, teknologjia dhe inovacioni nuk janë vetëm për elitat e një vendi të madh — janë për çdo individ që ka kurajon të përkushtohet, të eksplorojë dhe të mësojë.
Rrudina Morina tregon se rruga drejt sukseseve globale nuk është një histori e largët — ajo është një mundësi reale për brezin e ri shqiptar. Përmes saj, të rinjtë mund të kuptojnë: çdo ëndërr që ka themel në pasion dhe punë të palodhur mund të shndërrohet në realitet.
Rudina Morina është e punësuar në Google, jeton në New York, ku jeton edhe vëllai i saj Rinori, poashtu software engineer, aty ku jetojnë edhe prindërit e tyre në New York.

Il Piccolo di Trieste (1913) / Intervista ekskluzive me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

0

Prenk Bib Doda (1860 – 1919)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Dhjetor 2025

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të mërkurën e 30 prillit 1913, në ballinë, intervistën ekskluzive asokohe me Prenk Bib Dodën në Trieste rreth dorëzimit të Shkodrës dhe fatit të ardhshëm të Shqipërisë, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një intervistë me Bib Dodën, princin e Mirditës

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e mërkurë, 30 prill 1913, Ballinë

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e mërkurë, 30 prill 1913, Ballinë

Prenk Bib Dodë Pashai, princ i Mirditës, ndodhet përkohësisht në Trieste. Pas një qëndrimi të gjatë në Itali, ku ka jetuar pothuajse në heshtje, duket se ka ndërmend të kthehet në Mirditën e tij malore, të cilën prej gati një viti nuk e ka parë.

Ai është një figurë madhështore shqiptari, me përmasa atleti dhe me një vështrim të gjallë inteligjence e dinakërie. Flet disa gjuhë; në italisht shprehet me qartësi të rrjedhshme dhe korrektësi. Një energji krenare i lexohet në fytyrë; dhe me të vërtetë, ai është prijësi i 50.000 mirditorëve dhe i rreth 150.000 shqiptarëve të tjerë që jetojnë në fise të shpërndara në kufi me Mirditën dhe që e njohin atë si krye të tyre shpirtëror. Njeri veprimi, ai ka qenë shumë i frikshëm për Abdul Hamidin, i cili për njëzet e tre vjet e mbajti në mërgim, larg atdheut. Megjithatë nuk ka mbajtur mllef ndaj sulltanit të vjetër gjakatar, i cili, ndonëse e internoi, e kishte emëruar pashë civil dhe ushtarak; përkundrazi, edhe sot ai vlerëson mendjen e ndritur dhe vullnetin e prerë të tij. Madje, në shpërthimin e revolucionit xhonturk, e kishte nxitur sulltanin të rezistonte me çdo kusht, por më kot, sepse Abdul Hamidi nuk kishte ditur tu qëndronte presioneve të shqiptarit inteligjent, i cili në ardhjen në pushtet të xhonturqve shihte anarkinë dhe shkatërrimin e Perandorisë Osmane.

Bib Doda më priti në dhomën që zinte në hotelin “Excelsior” të sheshit, ku shumë anëtarë të kolonisë shqiptare të Triestes kishin ardhur për ti bërë nderime. Duke pasur parasysh peshën e personalitetit të tij dhe momentin e rëndë politik, kisha frikë se princi do të kishte ndonjë hezitim për të dhënë një intervistë. Përkundrazi, sapo i ishte dorëzuar kartëvizita ime, më priti me përzemërsi dhe me një familjaritet shumë të sjellshëm.

Natyrisht, sipas zakonit të mirë shqiptar, ende pa hapur gojën për të formuluar pyetjen e parë, Bib Doda më ofroi një cigare. Pastaj, pa pritur që ta pyesja, filloi të fliste :

— E marr me mend tashmë qëllimin e vizitës suaj. Rënia e Shkodrës është një fakt që më ka hidhëruar thellësisht mua, ashtu si çdo shqiptar tjetër. Sidomos kushtet në të cilat ndodhi kjo rënie e kanë komplikuar edhe më tepër çështjen tashmë të ndërlikuar shqiptare, në një mënyrë vërtet të papritur. Megjithatë do të gënjeja po të thosha se nuk e kisha parashikuar tashmë dy javë më parë, duke biseduar pikërisht me disa shqiptarë të Triestes, goditjen — po ta quajmë kështu — të Esad Pashës.

— Shkëlqesia Juaj mendon se bëhet fjalë për një marrëveshje të mirëfilltë midis Esadit dhe Malit të Zi?

— Jo vetëm kaq mendoj, por shtoj se në organizimin e këtij mashtrimi ndaj Fuqive të Mëdha shoh dorën e Rusisë dhe pëlqimin e plotë të Turqisë. Esad Pasha ka vepruar me siguri nën trysninë e ardhur nga Stambolli dhe ka gjetur Malin e Zi të gatshëm ta ndihmojë lojën e tij.

— Si e shpjegoni dorëzimin e Shkodrës nga ana e gjeneralit, pasi e kishte mbrojtur kaq me ngulm dhe për kaq kohë?

— Esadi është mysliman dhe e gjithë forca e tij qëndron në ndikimin e madh që gëzon mbi elementin shqiptar mysliman, sidomos në Shqipërinë e Mesme. Pikërisht aty ai zotëron prona të mëdha feudale dhe aty dëshiron të krijojë bërthamën e mbretërisë së tij, e cila, për tu varur nga sovraniteti i Portës së Lartë, duhet patjetër të jetë një mbretëri thelbësisht myslimane. Shkodra katolike, përkundrazi, nuk përbën për të, as për synimet e tij, atë interes që mund të mendohej. Prandaj sakrifica që ai bën duke e dorëzuar — gjithnjë nëse versionet e dhëna deri tani nga shtypi janë të sakta — Malit të Zi, nuk është aq e rëndë.

— Shkëlqesia Juaj beson në suksesin e kësaj ndërmarrjeje të guximshme?

— Nuk është kurrë e mençur të bëhen parashikime në çështje kaq delikate: e keni parë sa befasi mund të ndodhin! Por nuk besoj se gaboj po të them se, nëse Xhavit Pasha i bashkon vërtet forcat e tij me ato të Esadit, pozita e mbrojtësit të Shkodrës në Shqipërinë e Mesme do të forcohet aq shumë, sa do tu shkaktojë jo pak shqetësime atyre që dje mendonin se, në rast të një pushtimi ushtarak, do të ndeshnin vetëm fise të varfra malësorësh të paarmatosur. Pas provës që ka dhënë në Shkodër, nuk ka nevojë të shpjegohen më tej cilësitë e tij si ushtar.

— Pra, më shumë se një “bluf”, Shkëlqesia Juaj mendon se bëhet fjalë për diçka serioze?

— Pikërisht kështu besoj.

Biseda u kthye më pas te qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj Malit të Zi.

Prenk Bib Doda e njeh shumë mirë mbretin Nikollë.

— A do të tërhiqet mbreti i vjetër?

— Jo, — u përgjigj princi. — E njoh shumë nga afër karakterin e mbretit malazez për të supozuar se ai do të heqë dorë nga Shkodra. Tani që është aty, do të bëjë gjithçka për të qëndruar.

— Cila zgjidhje i duket sot Shkëlqesisë Suaj më e dobishmja për Shqipërinë e re?

— Ka vetëm një zgjidhje, — u përgjigj Bib Doda pa hezitim. — Ndërhyrja evropiane, qoftë e Austrisë e vetme, e Austrisë së bashku me Italinë, apo kolektive e të gjitha Fuqive të Mëdha, është krejtësisht pa rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që ndërhyrja të ndodhë, dhe të jetë energjike, sa më shpejt të jetë e mundur.

— Ndërhyrje diplomatike?

— Jo, ushtarake! Përndryshe, lamtumirë Shqipëri. Shqipëria ende nuk është e pjekur; pa një pushtim të përkohshëm të huaj, ne do ta shohim të copëtuar nga luftëra të brendshme ndërmjet fisesh e fisesh, ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve. Vetëm një sundim i jashtëm mund të baraspeshojë energjitë ende të egra që gjenden në vend. Çështja e sovranit duhet të kalojë në plan të dytë: më parë duhet të krijohet “shteti” dhe pastaj mund të mendohet për një mbret.

Dhe duke shqiptuar këto fjalë me theks të një bindjeje të sinqertë, Bib Doda Pashai ma shtrëngoi fort dorën në shenjë lamtumire.

Mario Nordio

Kur njeriu ndez zjarrin me zemër, hyjnitë e botës nuk qëndrojnë kurrë larg

0

Majlinda Nikçi 

“Nata kur hyjnitë afroheshin”
Në atë natë të qetë, zjarri nuk ishte thjesht një dritë që ngrohte, por porta e hapur midis botës së njeriut dhe botës së padukshme. Flaka ngrihej lart sikur të njihte emrat e vjetër të hyjnive tona: të Atdheut, të Tokës, të Dritës që rri pezull mbi ne si një amanet i lashtë.
Ata që ishin mbledhur aty nuk bënin ceremoni të zhurmshme; Besëlashta nuk kërkon as spektakël, as frikë. Ajo kërkon përulësi dhe një zemër që kujton. Dhe në heshtjen e asaj mbrëmjeje, secili prej tyre ishte bërë urë—midis brezave, midis kohëve, midis vetes dhe gjithësisë.
Nëpër ajër ndihej sikur frymonin hyjnitë e natyrës, jo si zotërues të largët, por si më të afërmit tanë. Ata që ruajnë rendin e jetës, që japin shenjë kur njeriu largohet shumë nga vetja. Dhe njeriu, përpara tyre, nuk kishte nevojë të kërkonte mrekulli; mrekullia ishte vetë ndezja e kujtesës.
Ritet që kryheshin aty ishin të thjeshta e të pastra: nderim ndaj dritës, nderim ndaj tokës, nderim ndaj asaj që na tejkalon. Sepse Besëlashta nuk është fe e fjalëve, por e frymës që ringjallet sa herë që një njeri zgjedh ta dëgjojë natyrën pa paragjykim.
Në atë natë, fryma e lashtë u rikthye për pak çaste. Dhe mjaftoi kaq—sepse kur njeriu ndez zjarrin me zemër, hyjnitë e botës nuk qëndrojnë kurrë larg.

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe tek mediat e reja në Dardani

23

Më 17 gusht 2017, 13 persona u vranë në rrugën kryesore të Barcelonës, La Rambla. Arma ishte një furgon. Më vonë, një makinë u përplas gjithashtu me një turmë njerëzish në qytetin portual të Cambrils. Një imam me emrin Abdelbaki Es Satty është përshkruar si kreu i celulës terroriste. Foto: AP / Manu Fernandez / NTB scanpix.

NGA FLORI BRUQI,PH.D

Përdorimi i internetit çdo ditë e më shumë po zë pjesë të rëndësishme në përditshmërinë e njeriut. Pa dyshim që shumica e njerëzve informacionet e para rreth ngjarjeve ditore i marrin nga portalet.
E për dallim nga mediat tradicionale të cilat kontrollohen nga redaktorët dhe kryeredaktorët, shumica e mediave në internet nuk janë të kontrolluara, si pasojë aty mund të hedh informacion kushdo dhe çfarëdo lloj informacioni. Përveç anëve pozitive që këto media kanë në jetën tonë të përditshme, ne kemi edhe anët negative të cilat duhet të evidentohen dhe përmirësohen në funksionimin e këtyre mediave. Gjërat elementare në të cilat mediat nuk duhet të ngecin janë: vërtetësia e informacionit, ana drejtshkrimore, mungesa e burimeve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes  nacionale dhe racore, fetare  etj. 

Kohëve të fundit po vërehet në veçanti përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes në mediat e reja. 

Për shkak të mos kontrollimit të mediave po bëhet lansimi i informacioneve që kanë në përmbajtje pikërisht këtë gjuhë. 

Kjo situatë po ngritë debate të shpeshta, pasi që nga përdorimi i kësaj gjuhe po preken persona apo grupe të caktuara në aspekte të ndryshme si ato racore, fetare, orientime seksuale, gjinore etj.

 Në këtë punim shtjellohen aspektet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe në mediat e reja në Kosovë, në veçanti rastet konkrete të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në këto media. Qëllimi i këtij punimi është evidentimi i shkeljes së kodeve të etikës dhe rasteve të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat ndërkombëtare dhe ato kosovare.

Për të realizuar punimin janë monitoruar dhe analizuar disa shkrime të portaleve të cilat shkelin kodet etike dhe kanë përdorim të gjuhës së urrejtjes. Për shkak që portalet janë duke u bërë burim informacioni për shumicën e njerëzve, përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes luan rol shumë me rëndësi në procesin e lansimit të informacioneve. 

 Një monitorim i publikuar të enjten zbuloi se përkatësia gjinore është arsyeja kryesore e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes në median online, ku grupet e margjinalizuara i bënë thirrje medias të mos legjitimojë diskriminimin për hir të klikimeve. Rreth 21 për qind e lajmeve, opinioneve dhe analizave të publikuara në median online gjatë muajve nëntor-dhjetor 2016 përmbanin gjuhë diskriminuese dhe urrejtjeje, zbuloi një projekt pilot i monitorimit të raportimit nga mediat online në Shqipëri. 

Mbi 200 artikuj janë monitoruar në katër media online Gazeta Tema, Balkanweb, Panorama dhe Syri.net të përzgjedhura bazuar te klikimet, linja editoriale dhe ndikimi në opinionin publik. Në analizë janë marrë përmbajtja e artikujve, por edhe elementë të multimedias, si video dhe foto. Sipas raportit në 57% të rasteve, shënjestër e artikujve me një përmbajtje denigruese ishin individët, ndërsa në 43% të rasteve gjuha e urrejtjes/diskriminuese iu drejtua grupeve shoqërore (LGBT, komunitetit rom, grave, grupeve etnike apo atyre me bindjeve politike të caktuara). Monitoruesit megjithatë vërejtën se në shumë raste individët janë bërë objekt i këtyre artikujve për shkak të grupeve shoqërore që përfaqësojnë. Në 73% të rasteve viktima të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ishin gratë. Krahasuar me monitorimin e vitit 2015, kjo përbën një rritje nga raporti 59% gra dhe 41% burra. Përkatësia gjinore ishte shkaku kryesor i diskriminimit/gjuhës së urrejtjes në 41% të rasteve; pasuar nga etnia/raca 22%, bindjet politike në 17% dhe orientimi seksual apo identiteti gjinor në 11% të artikujve të monitoruar. Të dhënat e monitorimit tregojnë se forma më e përhapur e shprehjes së gjuhës së urrejtjes/ diskriminuese është përmes shtrembërimit të fakteve, apelit të rremë ndaj personave, fajësimeve dhe aludimeve. Pjesa më e madhe e viktimave të kësaj forme diskriminimi kanë qenë persona të përfshirë në krime të dhunshme apo viktima të dhunës në familje. “Ne besojmë se media nuk mund të jetë thjesht zëdhënëse e homofobisë, diskriminimit racor apo atij me bazë gjinore duke u bërë legjitimuese e tyre, por ka përgjegjësinë t’i luftojë ato duke vënë etikën përpara nevojës për klikime”, tha për BIRN Kristi Pinderi drejtor i Pro LGBT. Pinderi beson se monitorimi i medias është i nevojshëm për të tërhequr vëmendjen ndaj lidhjes së gjuhës së urrejtjes dhe dhunës që përjetojnë grupet e margjinalizuara në jetën e përditshme. “Në punën tonë me LGBTI e kemi konfirmuar se sa herë ka shtim të dukshmërisë së çështjeve LGBTI, po aq herë ka shtim të gjuhës së urrejtjes në media. E për pasojë kjo ndikon direkt në dhunën verbale, psikologjike e fizike ndaj LGBTI,” shtoi ai, duke vërejtur se i njëjti mekanizëm zinxhir ndodh edhe me grupet e tjera, sidomos me gratë dhe komunitetin rom. Sipas monitoruesve, shumica e artikujve që përmbajnë gjuhë urrejtjeje apo diskriminuese nuk publikohen me emrin e plotë apo inicialet e autorit.

Ritmi dhe shpejtsia e zhvillimit teknologjik dhe digjital po ndikon shumë në të gjitha mediat anë e mbarë botës e sidomos ndikimi më i madh po vërehet në jetën tonë të përditshme. Përveç anëve të mira që sjell interneti siç është komunikimi, marrja e shpejtë e infomacionit, lidhja me gjithë botën e shumë gjëra të tjera, interneti ka edhe anët negative duke përfshirë këtu përdorimin e tepërt të tij nga fëmijët dhe qasjen e tyre në shumë faqe të internetit pa u kontrolluar mosha e tyre, moskontrollimi i portaleve si dhe lansimi i informacionit nga kushdo në çdo kohë etj . Gjersa jemi tek anët negative një element shumë i rëndësishëm në këtë lëmi është dhe përdorimi i gjuhës së nxitjes dhe urrejtes në mediat online ku shpesh cënohen parimet etike të raportimit dhe të drejtat e njeriut. Persona të kategorive të ndryshme fyhen përmes përdorimit të gjuhës së nxitjes dhe urrejtjes. Ende nuk ka një përcaktim të qartë se çdo të thotë “gjuhë e urrejtjes”, por deri më tani ka dominuar ideja se “gjuha e urrejtjes” mbulon të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin dhe promovojnë urrejtjen racore, fetare, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes të bazuara në intolerancë të shprehura nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimi dhe armiqësia kundër pakicave dhe emigrantëve. Nocioni “gjuha e urrejtjes” duhet të kuptohet si një nocion i cili i përfshin të gjitha format e të shprehurit me të cilat përhapet, nxitet, promovohet ose arsyetohet urrejtja racore, ksenofobia, antisemitizmi ose forma të tjera të urrejtjes, të bazuara mbi mostolerancë, përfshirë edhe: mostolerancën e shprehur në formë të nacionalizmit dhe etnocentrizmit agresiv, diskriminimin dhe armiqësinë ndaj minoriteteve, migrantëve dhe personave me origjinë imigrante

Fatkeqësia më e madh është së një shkarravitës që nuk din mirë të shkruaj në gjuhën shqipe, fjala  është për analfabetin e internetit z.Bahtir Hamza) ca media në  Koosvë, Shqipëri dhe në botë i lejojnë një të sëmuri psikik të shkruaj kundër dëshmorëve, hrojve, lidereve, nënave dhe grave shqiptare të shkruaj një gjuhë të pistë që vetëm një i sëmurë menderisht të shkruaj, etiketojë dhe të sulmojë tash e disa vjet ndërsa  organet e Kosovës, redaktorët dhe gazetrët heshtin….

Organet kompetente të Policisë, Prokurorisë heshtin ndaj shkrimeve të tilla kur ky njeri sulmon herojt e Popullit si Jusuf Gërvallën, Adem Jasharin,vëllëzërit Haradinaj etj…Të njajtin e ndihmojnë në redaktimin e teksteve dhe alamet gazetarësh dhe shkrimtarësh në Kosovë dhe Shqipëri….Ka edhe të tjerë që duhet demaskuar publiksiht në medie që të marrin vesh se nuk duhet të përdorët gjuha e urrejtjes në mediet kombëtare dhe ndërkombëtare( qoftë në Facebooc, instagram e gazta tjera të shkruara apo ato elektronike).

SERBËT JANË ARDHACAKË NË KOSOVË

Nga Flori Bruqi 

Çfarë mësojnë serbët në një libër të Historisë për luftërat ballkanike?

Brenda afro 400 faqeve të një libri të Historisë, nxënësit e shkollave të mesme në Serbi, mund të mësojnë se fqinji i tyre, Mali i Zi, dhe Republika Sërpska – një nga dy entitetet kryesore që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën – janë “shtete serbe”.

Në këtë libër, nxënësit nuk mësojnë se forcat serbe kryen gjenocid në Srebrenicë, në vitin 1995, duke vrarë më shumë se 8.000 civilë, kryesisht të paarmatosur.

Krimet e tjera të luftës nga forcat serbe në luftërat e pas-Jugosllavisë pothuajse nuk përmenden fare.

Jelena Gjureinoviq, një historiane nga Universiteti i Vjenës, analizoi saktësinë e përmbajtjes së një libri shkollor serb, në një vend i cili në më pak se tri dekada doli nga luftërat e brendshme të Ballkanit të viteve 1990.

Ajo veçoi fragmente të librit që u mësojnë të rinjve serbë për rënien e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë(RSFJ) dhe shteteve pasardhëse të saj, si një përzierje e “deklaratave problematike, paraqitjes selektive të fakteve, një fokus që korrespondon me nacionalizmin serb”.

Libri është një nga disa tekstet shkollore që mësojnë nxënësit e shkollave të mesme të larta në Serbi.

Ai është botuar nga shtypshkronja Novi Logos me qendër në Beograd në vitin 2021, me autor Dushko Lolandiq, Ratomir Milikiq dhe Maja Milinoviq. “Shtetet serbe” “Përveç Republikës së Serbisë, shtetet serbe (ato ku jeton një përqindje e madhe e popullsisë serbe dhe ku flitet gjuha serbe) janë Republika Sërpska (si pjesë kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës) dhe Mali i Zi”.

Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina janë vende të njohura ndërkombëtarisht, kushtetutat e të cilave i përcaktojnë si të pavarura dhe sovrane dhe jo si “serbe”. Të dyja shtetet ishin pjesë e RSFJ-së që ekzistonte nga viti 1945 deri në vitin 1992, dhe para kësaj, nga viti 1918 ato ishin pjesë e Mbretërisë së serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Me rënien e Bllokut Lindor, Bosnja shpalli pavarësinë e saj pas referendumit të mbajtur më 1 mars 1992 (pas deklaratave të ngjashme nga Sllovenia dhe Kroacia).

Lufta e Bosnjës 1992-1995, që vuri përballë njësitë e Ushtrisë jugosllave dhe pasardhësit e tyre serbë kundër forcave boshnjake dhe kroate, filloi pas njohjes së Bosnjës nga shumë vende në Evropë dhe më gjerë. Bosnja u pranua si anëtare e Kombeve të Bashkuara në maj të vitit 1992.

Kushtetuta e Bosnjës – vend ky që përbëhet nga Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje e Hercegovinës, së bashku me qarkun vetëqeverisës të Bërçkos – ka dalë nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës në Bosnje, më 1995.

Mali i Zi e shpalli pavarësinë pas një referendumi të mbajtur në maj të vitit 2006 dhe u njoh shpejt nga të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjureinoviq, historiane, vëren se tipizimi i përsëritur i tekstit shkollor për Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën si “shtete serbe”, në fakt “përfaqëson qëndrimin e autorit, e jo pretendime që janë të bazuara shkencërisht”.

“Kur shohim titullin e kapitullit ‘shteti serb’, shohim se ai nuk ka të bëjë fare me shkencën historike”, thotë ajo. Në një përgjigje për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, botuesi Novi Logos, tha se përdorimi i termit “toka serbe” është përshkruar përmes plan-programit arsimor shtetëror serb për “periudhën më të hershme të mesjetës për zonat e Zetës mesjetare, Travunia, Rashkë, Zahumlje, Bosnjë dhe Paganija, të cilat pjesërisht do t’u korrespondonin zonave të Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës së sotme”. “Terminologjia e tillë është përdorur në historiografinë serbe për më shumë se një shekull e gjysmë”, thotë botuesi.

“Kërcënimi i serbëve në Mal të Zi” Mali i Zi —

“Serbët në Mal të Zi u gjendën në një situatë të vështirë pas pavarësisë së asaj republike në vitin 2006… Nën sundimin e Milo Gjukanoviqit, serbët në Mal të Zi u shkarkuan nga shërbimi civil dhe u hoqën nga të gjitha pozitat shtetërore.

Autoritetet në Podgoricë u përpoqën në çdo mënyrë të zvogëlojnë numrin e serbëve që jetojnë në Mal të Zi”.

Duke cituar këto pretendime, ndër të tjera, më 13 tetor, nisma qytetare malazeze e quajtur “21 Maji”, kërkoi që ky libër shkollor të hiqej nga përdorimi. Ajo argumentoi se “është e papranueshme që literatura e teksteve shkollore të bazohet në gënjeshtra dhe qëndrime nacionaliste”.

Kjo nismë qytetare e përshkroi karakterizimin e spastrimit të supozuar të sektorit publik të Malit të Zi si “të papërshtatshëm dhe të pabazë”.

Novi Logos  tha  se “kritikat [për tekstin shkollor] ndoshta kanë lindur si rezultat i ngjarjeve të brendshme politike dhe fërkimeve ndërpartiake në Mal të Zi, dhe se as Republika e Malit të Zi dhe as Këshilli Kombëtar i Pakicës Etnike Malazeze në Serbi nuk qëndronin pas kësaj nisme” për të tërhequr tekstin shkollor.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se Podgorica iu përgjigj me notë proteste Serbisë dhe i kërkoi fshirjen e pjesëve të diskutueshme në librin shkollor. Gjureinoviq, historiane, i quan këto pjesë të tekstit si “deklarata të pabaza të autorit” që nuk bazohen në literaturë të besueshme shkencore që nga shpërbërja e Jugosllavisë. “Nuk është vetëm promovimi i narrativës se serbët mund të jenë vetëm heronj, mbrojtës ose viktima, por edhe legjitimimi i politikës serbe të ndërhyrjes në Mal të Zi”, thotë ajo.

Lufta në Kroaci dhe rrethimi i Vukovarit. Kush janë viktimat? Një banor i Vukovarit largon pasuritë e mbetura nga shtëpia e tij e shkatërruar më 28 nëntor 1991. Më shumë se 2.000 njerëz u vranë gjatë rrethimit tremujor të këtij qyteti kroat. Një banor i Vukovarit largon pasuritë e mbetura nga shtëpia e tij e shkatërruar më 28 nëntor 1991.

Më shumë se 2.000 njerëz u vranë gjatë rrethimit tremujor të këtij qyteti kroat. Teksti shkollor u mëson nxënësve se, “lufta civile që shpërtheu në Kroaci, shkaktoi viktima të mëdha në mesin e civilëve serbë”. Krimet e luftës kundër civilëve kroatë gjatë viteve 1991-‘95 nuk përmenden asnjëherë në mënyrë eksplicite në këtë tekst shkollor. “Kur flasim për krimet që janë kryer kundër [kujtdo tjetër përveç] popullatës serbe, përdoret zëri pasiv dhe ne mësojmë thjesht se krimet janë kryer – por ne nuk e dimë se kush i ka kryer ose kundër kujt janë kryer ato. Në këto raste, nxënësit mund të supozojnë lehtësisht se viktimat janë serbë për shkak të narrativës së mjerimit dhe vuajtjes së popullit serb që përshkon të gjithë mësimin”, thotë Gjureinoviq. Për shembull, rrethimi tremujor i Vukovarit, në Kroacinë lindore, përshkruhet si vijon: “U zhvillua një betejë për Vukovarin, një qytet në Danub ku jetonin një numër afërsisht i barabartë kroatësh dhe serbësh, kryetar bashkie u zgjodh një serb.

Kroacia dërgoi një numër të madh njësish të parregullta ushtarake në Vukovar për të zbatuar ligjet e reja që u miratuan në Zagreb. Disa mijëra njerëz vdiqën në luftën për qytetin, duke përfshirë një gjeneral të JNA-së [Ushtrisë Popullore Jugosllave]. Gjatë luftimeve janë kryer krime lufte kundër popullatës civile”. Vukovari ishte nën rrethim nga Ushtria Popullore Jugosllave dhe formacionet paraushtarake serbe për 87 ditë – nga gushti deri në nëntor të vitit 1991. Ushtarët nga Ushtria Popullore Jugosllave pasi kishin shënuar përparim nëpër një rrugë në qendër të Vukovarit, gjatë luftimeve më 17 nëntor 1991. Ushtarët nga Ushtria Popullore Jugosllave pasi kishin shënuar përparim nëpër një rrugë në qendër të Vukovarit, gjatë luftimeve më 17 nëntor 1991. Sipas spitalit të Vukovarit, 1.624 njerëz vdiqën gjatë rrethimit gati tremujor dhe më shumë se 2.500 të tjerë u plagosën. Rreth 5.000 njerëz u dënuan në kampe në Serbi dhe rreth 22.000 kroatë dhe joserbë të tjerë u dëbuan nga qyteti.

Në një moment, Ushtria Popullore Jugosllave nxori nga spitali i Vukovarit shumë nga të plagosurit, përfshirë civilë.

Ata u vranë natën mes 20 e 21 nëntorit 1991, në vendin e një ish-konglomerati bujqësor dhe fermës së bagëtive të njohur si Ovcara. Rruzaret (tespihe) janë ekspozuar në vendin e varrit masiv në Ovçara afër Vukovarit më 28 shkurt 2014.

Dyqind njerëz u zhvarrosën nga një varr masiv në Ovçara dhe kërkimi për eshtrat e rreth 70 prej tyre po vazhdon ende. Rruzaret (tespihe) janë ekspozuar në vendin e varrit masiv në Ovçara afër Vukovarit më 28 shkurt 2014. Dyqind njerëz u zhvarrosën nga një varr masiv në Ovçara dhe kërkimi për eshtrat e rreth 70 prej tyre po vazhdon ende. Veselin Sljivancanin, ish-shef sigurie i një brigade roje të Ushtrisë Popullore Jugosllave, u dënua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë, me 10 vjet burgim për ndihmë dhe nxitje në torturimin e të burgosurve në Ovçara. Gjureinoviq thotë se mësimet e librit shkollor mbi vitet 1990 “reflektojnë plotësisht politikën zyrtare të kujtesës [historike] dhe qëndrimin e Qeverisë [serbe] ndaj luftërave”. Një narrativë e tillë, thotë ajo, është e zakonshme për pothuajse të gjitha tekstet e historisë në Serbi, që kur luftërat në ish-Jugosllavi u futën në plan-program. Botuesi i tekstit kundërshton se libri shkollor është shkruar “ekskluzivisht për nxënësit në Republikën e Serbisë”. “Ekipi i autorëve është i vetëdijshëm për tekstet shkollore në republikat e tjera të ish-Jugosllavisë, në të cilat ka shumë gjëra që kontestohen nga pikëpamja e historiografisë serbe, por nuk na takon neve që t’u referohemi”, thotë Novi Logos. Ata shtojnë se teksti shkollor “përfshin shembuj të tmerrit dhe vuajtjes nga të gjitha palët ndërluftuese, me fokus të veçantë te serbët dhe zonat e banuara nga serbët, deri në masakrim”. Rrethimi i Sarajevës Paqeruajtësit e OKB-së dhe qytetarët e Sarajevës mbulohen nga të shtënat me armë në rrugicën famëkeqe të qytetit që njihej si “Rrugica e snajperëve”, mars 1993. Paqeruajtësit e OKB-së dhe qytetarët e Sarajevës mbulohen nga të shtënat me armë në rrugicën famëkeqe të qytetit që njihej si “Rrugica e snajperëve”, mars 1993. “Sarajeva ishte nën një bllokadë të pjesshme nga forcat serbe dhe shumë serbë mbetën të burgosur në qytet, pasi forcat ushtarake myslimane nuk i lejuan ata të largoheshin. Luftimet po zhvilloheshin vazhdimisht rreth qytetit dhe në qytet u kryen krime lufte kundër serbëve, siç është konfirmuar në vitin 2021 nga një komision i pavarur ndërkombëtar”. Ushtria serbe e Bosnjës, e njohur si Ushtria e Republikës Sërpska (VRS), rrethoi Sarajevën në prill 1992, një qytet me mbi gjysmë milioni banorë sipas regjistrimit të vitit 1991. Rrethimi përfundoi në shkurt të vitit 1996. Gjatë asaj periudhe 1.425 ditore, qindra mijëra predha qëlluan qytetin nga kodrat përreth dhe më shumë se 11.500 njerëz u vranë, duke përfshirë rreth 1.600 fëmijë. Gjykata e Hagës për krimet e luftës dënoi me burgim tre komandantët Stanislav Galiq, Dragomir Millosheviq dhe Momcilo Perishiq, për rolet e tyre në rrethim. “Rrethimi i Sarajevës është një nga pikat në vendimin kundër Radovan Karaxhiqit, ish-presidentit të Republikës Sërpska (RS) dhe Ratko Mlladiq, ish-komandantit të VRS-së. Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë”.“Rrethimi i Sarajevës është një nga pikat në vendimin kundër Radovan Karaxhiqit, ish-presidentit të Republikës Sërpska (RS) dhe Ratko Mlladiq, ish-komandantit të VRS-së. Të dy u dënuan me burgim të përjetshëm në Hagë për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë”. “Pjesa [ku flitet] për rrethimin e Sarajevës është ndoshta shembulli më fyes i shtrembërimit të fakteve”, thotë Gjureinoviq. Si përgjigje ndaj kritikave për mësimet e librit shkollor për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe përshtypjes se “vetëm serbët ishin viktima”, Instituti Shtetëror i Serbisë për Përmirësimin e Arsimit thotë: “Ju sigurojmë se shumë lehtë mund të arrini një numër të madh historianësh, të cilët gjithashtu do të ishin të pakënaqur me përmbajtjen e tekstit shkollor, por do të deklaronin se vuajtjet serbe nuk ishin përshkruara sa duhet në të”. Më tej instituti thotë se “tekstet e Serbisë nuk paraqesin pengesën më të madhe për procesin e pajtimit në territorin e ish-Jugosllavisë, duke marrë parasysh disa sisteme të tjera arsimore, ku literatura e teksteve shkollore shpesh ka karakteristikat e leximit të propagandës”. Përfaqësuesit e institutit nuk pranojnë të specifikojnë se për cilat sisteme arsimore e kanë fjalën. Gjenocidi në Srebrenicë Një pamje nga ajri e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës dhe varreve të sapohapura në Potocari, Bosnje, më 10 korrik. Një pamje nga ajri e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit të Srebrenicës dhe varreve të sapohapura në Potocari, Bosnje, më 10 korrik. “…gjatë pushtimit të Srebrenicës në vitin 1995, njësitë serbe kryen krime të rënda lufte kundër luftëtarëve myslimanë dhe burrave që po luftonin për të dalë nga qyteti. Një numër prej tyre u kapën dhe u pushkatuan, ndërsa të tjerët vdiqën gjatë luftimeve. Historianët ende nuk pajtohen për numrin e të vrarëve dhe të vdekurve”. Gjureinoviq thotë se ky është krimi i vetëm i luftës i kryer nga forcat serbe që përmendet, me çdo detaj, në tekstin shkollor. “Por, më shumë se gjysma e atij teksti i kushtohet krimeve kundër serbëve (rreth Srebrenicës para vitit 1995), kështu që gjenocidi në Srebrenicë u cilësua vetëm si ‘krime i rëndë lufte’”, thotë ajo. Autoritetet në Serbi ende mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë, megjithëse Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) ka konkluduar ndryshe. Forcat e Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS) vranë 8.372 burra dhe djem joserbë, në dhe rreth Srebrenicës. Më shumë se 25.000 gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan nga ajo që ishte përcaktuar si një “zonë e sigurt” sipas rezolutave të shumta të OKB-së. Më shumë se 50 individë janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid ose krime të tjera lufte në Srebrenicë. Përveç Hagës, gjykatat në Bosnje e Hercegovinë i kanë karakterizuar gjithashtu krimet atje si gjenocid – i vetmi në territorin e ish-Jugosllavisë gjatë luftërave të viteve 1990. Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i entitetit të Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, nga gjykata e Hagës për krime lufte u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, veç krimeve të tjera. Komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm nga kjo gjykatë, duke përfshirë një dënimin për gjenocid në Srebrenicë. Rreth 6.652 viktima janë varrosur deri më tani në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës në Potoçari, dhe 237 të tjerë janë varrosur gjetkë, me kërkesë të familjeve të tyre. Hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore janë ende në kërkim të eshtrave të më shumë se 1.000 viktimave të tjera të Srebrenicës. Lufta në Kosovë Fëmijët shqiptarë duke qarë jashtë shtëpisë ku u vranë dy prindër të rinj, së bashku me një grua tjetër, kur një mortajë serbe ra në oborrin e shtëpisë së tyre në Kosovë, më 3 maj 1998. Fëmijët shqiptarë duke qarë jashtë shtëpisë ku u vranë dy prindër të rinj, së bashku me një grua tjetër, kur një mortajë serbe ra në oborrin e shtëpisë së tyre në Kosovë, më 3 maj 1998. “Në fund të shekullit XX (1999), kriza në Kosovë dhe Metohi çoi në agresionin e NATO-s dhe bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë. Agresioni i paktit të NATO-s përfundoi me ardhjen e trupave të NATO-s në Kosovë dhe Metohi, që u pasua me krime të shumta kundër civilëve serbë. Ushtria serbe dhe një numër i madh i pjesëtarëve të popullit serb u larguan më pas nga Kosova dhe Metohia. Dhuna kundër popullatës serbe vazhdoi”. “Askund në tekstin shkollor nuk ka ndonjë parahistori të konfliktit, as nuk përmenden krimet e shumta të luftës të kryera nga njësitet e Ushtrisë Jugosllave (kundër civilëve shqiptarë etnikë), për të cilat ka aktakuza dhe aktgjykime nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi”, thotë Gjureinoviq. Në mars të vitit 1999, forcat e NATO-s filluan të bombardojnë Republikën Federale të Jugosllavisë për shkak të eksodit dhe krimeve të supozuara të kryera nga forcat ushtarake dhe policore serbe, kundër popullsisë etnike shqiptare në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se 13.000 njerëz u vranë ose u zhdukën. Gjatë luftës në Kosovë, më shumë se 13.000 njerëz u vranë ose u zhdukën. Masakra e Reçakut “Në fillim të vitit 1999, forcat serbe u përleshën me UÇK-në [Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës] dhe çliruan fshatin kosovar të Reçakut nga terroristët shqiptarë. William Walker, shefi i misionit monitorues të OSBE-së, që ishte në Reçak gjatë konfliktit, akuzoi forcat serbe për krime të luftës kundër civilëve shqiptarë që as nuk ishin në fshat”. Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe në Kosovë vranë 45 civilë shqiptarë etnikë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, në Reçak. Gjykata e Hagës arriti në përfundimin se shumica e të vrarëve u qëlluan në kokë, me sa duket nga një distancë e afërt. Policët serbë vendosen në pozicione më 18 janar në Reçak. Policët serbë vendosen në pozicione më 18 janar në Reçak. Raporte të shumta nga OSBE-ja dhe Human Rights Watch (HRW) i karakterizojnë ngjarjet në Reçak si një masakër ndaj civilëve shqiptarë etnikë nga forcat serbe. Masakra ishte kruciale për vendimin e NATO-s për të nisur sulmet ajrore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Fytyrat e Reçakut Autoritetet serbe, duke përfshirë presidentin aktual serb, Aleksandar Vuçiq, e përshkruajnë Reçakun si një incident të “fabrikuar”. Si iu përgjigjën Qeveria serbe dhe botuesi kritikave ndaj tekstit shkollor? Kritikave lidhur me tekstin shkollor, institucionet serbe u janë përgjigjur duke thënë se ai është miratuar në përputhje me ligjin serb. Instituti për Përmirësimin e Arsimit i tha Shërbimit Ballkanik të “Radios Evropa e Lirë” se teksti shkollor, i botuar nga Novi Logos, ndjek kurrikulën dhe “bazohet në teoritë e pranuara shkencore, fakte, përfundime, interpretime, të dhëna aktuale dhe arritje bashkëkohore”. Ministria serbe e Arsimit, e cila e ka fjalën e fundit në miratimin e teksteve shkollore, nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it. Ministria serbe e Arsimit, e cila e ka fjalën e fundit në miratimin e teksteve shkollore, nuk u është përgjigjur pyetjeve të “REL”-it. Novi Logos thotë se teksti shkollor “nuk është shkruar sipas gjykimit të lirë të autorit, por ekskluzivisht në përputhje me plan-programin mësimor [që është] i përshtatshëm për moshën e nxënësve”. “Autorët u përpoqën të paraqesin në mënyrë objektive dhe të paanshme ngjarjet apo personalitetet e përshkruara nga plan-programi”, thuhet në përgjigjen e shtëpisë botuese. Çfarë thonë nxënësit serbë? “[Ish-Jugosllavia] udhëhoqi një politikë anti-serbe në shumë momente”, thotë Milica 19-vjeçare, e cila u diplomua në një shkollë të mesme të Beogradit vitin e kaluar, për mësimet që mori nga klasa e historisë për shpërbërjen e Jugosllavisë. “Ishte e gabuar për popullin serb, shkatërrimtare për ne”. Ndonëse tekstet shkollore përmbajnë mësime mbi shpërbërjen e Jugosllavisë, një tjetër i diplomuar në shkollën e mesme, në vitin 2022, Ilija Siljegoviq, thotë se atij dhe shokëve të tij të klasës, nuk iu mësuan asgjë për këtë. “Mësimi i fundit që patëm ishte Lufta e Dytë Botërore dhe pasojat e saj”, thotë ai. “Ne nuk i kemi mbuluar fare temat e Kosovës apo shpërbërjes së [Jugosllavisë]”. Një tjetër nxënës, Marko Ogrenjaq, thotë gjithashtu se nuk ka mësuar asgjë në shkollë për luftën në territorin e ish-Jugosllavisë. “Për shkak të koronavirusit, mbetëm mbrapa me mësime. Profesori na tha të përpiqeshim të hulumtonin dhe mësonim vetë”, thotë ai.

Une, për vete, i festoj të gjitha…!

3
Viktoria Fitore Malo
Paj këta posterat më kujtuan një gjë: kur e ke besimin aq të brishtë, sa frikohesh se të josh pema e Vitit të Ri… ndoshta problemi s’është festa, por bateria e ulët te vetëbesimi.
Unë për vete i festoj të gjitha: Krishtlindjet, Hanuken, Vitin e Ri, Bajramet, Pashkët, sukseset e tjerëve dhe dështimet e mia.
Festoja edhe kur zbulova që çaji im nuk ishte çaj por avull me ambicie të kota.
Festoja kur humba çelësat dhe i gjeta në frigorifer, bashkë me vetërespektin tim që po kërkonte azil politik.
Festoja edhe kur bankomati më dha zero lekë, se të paktën ishte i sinqertë.
Kush i ngjan një populli, qenka prej tyre… unë po pres me padurim të më ngjajë ndonjë populli që ka rrogat e larta dhe qetësinë shpirtërore, se për festa të huaja a vendase, bile s’po ma nin as xhyta.
Kush tutet nga dritat, ska problem me festat, ka një errësirë që s’e ndriçon as transforatori i Thellobrishtit.
Po baju bre në shtatë brinja të dynjasë; ahmakë!

Një reflektim personal në 10 vjetorin e kalimit në amshim të Shkelqësisë së tij Imzot Rrok Mirdita, Kryeipeshkvit Tiranë-Durrës

0

Nga Frank Shkreli

Në 10-vjetorin e kalimit në amshim të Sh. T. Imzot Rrok Mirditës, dëshiroj ta kujtoj atë me nderim. Imzot Rrok Mirdita, Ipeshkëv i shuguruar nga duart e Papës historik të shekullit të kaluar, Shenjtërisë së Tij, Shën Gjon Pali II.  Imzot Rrok Mirdita ka shërbyer me përkushtim si Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit nga viti 1992 e deri në vitin 2015, kur ndërroi jetë duke mbyllur përgjithmonë shërbimin e tij ndaj Zotit dhe Atdheut. Siç dihet, periudha që ai shërbeu në Shqipëri si udhëheqës i Kishës katolike, dallohej si një prej kohëve më të vështira të tranzicionit politik në atë vend edhe për Kishën Katolike Shqiptare të vuajtur e të martirizuar për pothuaj gjysëm shekulli nga komunizmi enverist ndërkombëtar.

Imzot Rrok Mirdita, gjatë kësaj periudhe të vështirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ai u bë një zë shprese, besimi, paqeje dhe udhëheqjeje shpirtërore, jo vetëm për besimtarët katolikë por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithsi. I quajtur edhe “ipeshkvi i lirsë”, Perendia e zgjodhi Mons Rrok Mirditën për misionin më të vështirë apostolik të kohës, duke e vendosur atë – për të ringjallur Kishën Katolike shqiptare, duke predikuar dashurinë dhe mirësinë e fesë së tij të Jezu-Krishtit, mu në qëndër të “antikrishtit” botëror në Tiranën e Shqipërisë komuniste – e cila me krenarinë dhe bindjen më të madhe ateiste kishte shpallur, me ligj, Shqipërinë vendin e parë në botë kundër Zotit.

Megjithë vështirsitë që shpesh dukehsin të pa kapërcyeshme, nën udhëheqjen e tij të urtë, Kisha Katolike në Shqipëri gjeti stabilitet, dinjitet dhe hapje ndaj së ardhmes. Me urtësinë dhe busullën e tij morale, fetare dhe atdhetare, shpresojmë ai të ketë kontribuar ndaj atij që eventualisht, të jetë themelimi i një shoqërie më të drejtë, më të dashur dhe më njerëzore ndër shqiptarët, pa dallim dhe kudo.

Por ky është një përvjetor – 10-vjet pass kalimit të tij në amshim,  për të kujtuar figurën e shquar të Monsinjor Rrok Mirditës — baritorit të urtë, meshtarin e përkushtuar dhe shqiptarin fisnik, i cili për gati gjysmë shekulli i shërbeu Kishës dhe kombit me përulësi e dashuri të pashtershme. Këto kujtime të mia nuk janë të reja pasi i kam shprehur edhe më heret, nga burime të ndryshme – kujtime, që në një mënyrë ose në një tjetër, i kam shënuar edhe në shkrime të tjera modeste gjatë dekadave mbi jetën dhe veprimtarinë e Mons Rrok Mirditës. Frank Shkreli: U nda prej nesh Monsinjor Rrok Mirdita | Gazeta Telegraf  Frank Shkreli: Një vit pa Imzot Rrok Mirditën | Gazeta Telegraf —Frank Shkreli: 60-vjet nga themelimi i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork | Gazeta Telegraf – e tjera burime

Më duket e pabesueshme por kanë kaluar 10-vjet pa Mons Rrok Mirditën. i pabesueshëm është edhe fakti se sa e gjatë mbetet midis nesh edhe mungesa e njerëzve si Rrok Mirdita, që kanë lënë gjurmë të thella në historinë kishtare dhe shoqërore të Shqipërisë post-komuniste. Me “Dom Rrokun” – kështu në të vërtetë i referohemi atij edhe sot, të gjithë që e kemi njohur atë gjatë dekadave – më kanë lidhur shumë ngjarje e zhvillime private e personale të jetës time dhe të familjes.  Duke filluar nga njohja me ‘të pas shugurimit të tij meshtar në Klleznën e tij të dashur, në vitin 1965 mos qofsha gabim. Lidhjet e mia dhe ato familjare me Dom Rrokun u forcuan edhe më tepër kur ai erdhi në Amerikë për t’i shërbyer komunitetit katolik në Shtetet e Bashkuara në fillim të 1970-ave. Ai ishte instrumental si “ndërmjetës” në fejesën time, që çoi në martesën me Vitoren –duke zyrtarizuar kështu, bekimin me kurorën shënjte, në ceremoninë që Dom Rroku bëri me 3 Janar, 1976 – pothuaj 50-vjet më parë, në Kishën Zoja e Këshillit të Mirë në lagjën Bronks të Nju Jorkut.  Për të vazhduar kontakte me të për dekadat që pasuan, në Nju Jork, Washington e më vonë edhe në Shqipëri.

Për Mons Rrok Mirditën unë kam shumë kujtime të mira që lidhen me mua dhe familjen time, por kam edhe më shumë kujtime të paharrueshme mbi rolin e tij si udhëheqës publik dhe fetar gjatë dekdave në vendlindjen tonë të përbashkët në rrethin e Ulqinit, por më vonë në Amerikë dhe në Shqipëri. Janë kujtime të veçanta respekti dhe ndjesie njerëzore që, pëgjithsisht, ai i përcillte tek të gjithë bashkbidesuesit pa dallim,gjithmonë në qetësinë dhe urtësinë, që e dallonte atë.

Nuk e harroj kurrë mënyrën si fliste – ngadalë, me një ton të qetë, pa e ngritur zërin as kur çështjet ishin tepër të ndërlikuara dhe ndonjëjherë edhe konfliktuale. Kishte një aftësi të rrallë për t’i zhvendosur njerëzit nga tensioni i bisedës ose argumenteve, drejt reflektimit, nga dyshimi drejt shpresës dhe zgjidhjes së problemeve. Edhe kur nuk thoshte shumë, thoshte mjaftueshëm për të vendosur drejtimin e duhur për zgjidhjen e çeshtjeve. Ishte pikërisht kjo prani fisnike dhe e matur ajo që më ka lënë një mbresë të përhershme, gjatë gjithë kohës që e kam njohur dhe deri në ditët e sotëme.

Ndonëse Mons Rrok Mirdita, nuk ishte i vetmi ndër udhëheqsit fetarë e publikë shqiptarë të këtyre dekadave të fundit, me veti dhe vlera të dalluara fetari e shqiptari, por ky përvjetor i kalimit të tij në amshim më bën të reflektoj se sa shumë do i nevojiteshin shoqërisë aktuale konfliktuale shqiptare — asaj publike, politike dhe fetare — njerëz si Dom Rrok Mirdita qoftë në trojet shqiptare, por edhe në diasporë ku ai ka shërbyer për një kohë të gjatë.

Në nivel personal fetar dhe publik, Monsinjor Rrok Mirdita do mbetet një pikë reference shembullore, bashkjetetse. Jo sepse ishte i përsosur — askush nuk është — por sepse ishte i sinqertë në qëllim dhe i qëndrueshëm në vlera. Ai dinte të dëgjonte. Dinte të prekte plagë pa i hapur ato, siç shprehej dikur Profesor Sami Repishti, ish- i dënuari i regjimit komunist në Shqipëri. Dinte të jepte shpresë jo me fjalë të mëdha, por me atë lloj qetësie që vjen vetëm nga besimi idhe bindja e brendshëme shpirtërore.

Salla Nënë Tereza, Kisha ‘’Zoja e Shkodrës’’) 10 Qershor, 2012 – në 50-vjetorin e Lidhjes Katoliko-Shqiptaro-Amerikane

Në këtë dhjetëvjetor, e ndiej sikur kemi humbur, jo vetëm, një figurë të madhe të Kishës, por edhe një busullë morale njerëzore të një kohe që sot mungon në rrafshin publik, shoqëror dhe ndoshta edhe fetar. Por, pavarësisht, viteve që kanë kaluar, Dom Rroku mbetet i pranishëm në kujtesën time dhe të gjithë atyre që e kanë njohur si një shembull i udhëheqsit të heshtur, i një force të qetë dhe i mirësisë, por edhe i vendosur, kur ishte nevoja, ndërsa kurrë nuk kërkonte vëmendje ndaj personit ose veprimtarive të tij. Prandaj në këtë 10-vjetor të kalimit në amshim të Imzot Rrok Mirditës, kujtoj me mall bashkvendasin, mikun e bashkpuntorin figurën e shquar fetare dhe publike të 5-dekadave të fundit, por për të gjithë të tjerët që e kanë njohur, bariun e urtë, meshtarin e përkushtuar dhe shqiptarin fisnik, i cili për gati gjysmë shekulli i shërbeu Kishës dhe Kombit me përulësi e dashuri të pashtershme. Uroj që Mons Rrok Mirdita të mbetet shembull për të gjithë ata që e kanë njohur sadopak se shërbimi ndaj t[ af[ërmit tëndë është forma më e lartë jo vetëm e shërbimit ndaj Zotit, por njëkohsisht edhe dhe ndaj Atdheut.

I paharruar qoftë kujtimi i tij!