











Nail Draga, Ulqin
Në sajë të veprimtarisë së tyre personalitete të veçanta nderohen edhe pas vdekjës jo vetëm në vendin ku kanë jetuar e vepruar por edhe më gjerë, duke qenë model në kohën e tyre dhe më pas. Në këtë kategori bën pjesë edhe sheh Tahir Kanaqi, nga Kraja e Shkodrës, i cili ka qenë personalitet shumëplanësh si imam, sheh, edukator, intelektual e humanist duke mbetur i pa përseritshëm deri në ditët tona
Ndonëse për nga përgatitja profesionale ishte teolog, ai ishte i përgatitur me njohuri shumëdimensionale dhe si i tillë dallohej nga kolegët e tij bashkëkohës. Ndërsa veprimtaria humaniste duke iu ndihmuar personave të ndryshëm ka ndikuar në autoritetin e tij, pothuaj në të gjitha viset shqiptare në Mal të Zi, dhe më gjerë. Ai me qendrimin e tij rrezatonte qetësi dhe mirësi si rrallë kush, andaj edhe sot kujtohet me admirim.
Në shërbim të fesë e kombit
Imam, sheh Tahir Kanaqi është personi tipik i binomit fe e atdhe, sepse ai ishte i devotshëm si besimtar por edhe kombëtar i përkushtuar që e ka dëshmuar me veprimtarinë e vet jetësore. Ka lindur në Ostros të Vogël në Krajën e Shkodrës në vitin 1907, e cila në atë kohë ishte në kuadër të Shqipërisë, përkatësisht të Perandorisë Osmane. Në vendlindje ka kryer mejtepin e më pas Medresën në Shkodër(1921-1927). Shkodra në këtë kohë si qendra jo vetëm kulturore në Veriun shqiptar ndikoi në formimin e personalitetit të Tahir Kanaqit. Këtu në sajë të kontaktëve me personalitete të kohës dhe literaturës së përdorur, nuk ka qendruar statik, por në vendlindje ka sjellur edhe Abetaren, Algjebren e tekste të tjera shkollore. Ka filluar të punojë si imam në Arbnesh(1927-1929), por si intelektual i dalluar dhe edukues i të rinjve, shtetit të atëhershëm jugosllav i pengonte kjo veprimtari, andaj e ftuan të shkojë ushtarë. Por, ai refuzoi atë shërbim dhe shkoi në Shqipëri(1930-1944) fillimisht në Shkodër e më pas në Tiranë.Në Shqipëri përveç se ka studiuar e punuar aty është bërë pjesëtar i tarikatit rufai. Gjatë qendrimit në Shqipëri, ka jetuar në Tiranë, Burrel, Peshkpoi, Voskopojë, Korçë, Durrës e së fundit përseri në Shkodër. Ai ka punuar si gardian burgu dhe së fundit në Shkodër(1940-1944) si nëpunës në prefekturën e Shkodrës. Në vitin 1944, kthehet në vendlindje në Krajë, duke iu përkushtuar profesionit të imamit në disa fshatra në Krajë. Në sajë të qendrimit dhe raportëve shoqërore atij i janë ofruar pozita të ndryshme udhëheqëse, por i ka refuzuar sepse ishte i vendosur ti shëbejë profesionit të tij e jo ideologjisë së pushtetit të kohës. Në këtë aspekt duhet cekur senë tubimin popullor i cili është mbajtur në Ostros me 1 janar 1945, pranoi detyrën e kryetarit të Këshillit Nacional Çlirimtar për Krajë, por duke kuptuar intrigat e pushtetit dha dorëheqje nga ajo pozitë. Gjatë veprimtarisë së tij si imam është treguar besimtar i devotshëm dhe i guximshëm, duke sfiduar rrethanat e pushtetit të të kohës. Ai duke qenë i veçantë nga imamet e tjerë përcillej nga pushteti, madje edhe e kanë burgosur por ai ishte i vendosur në misionin e tij fetar.
Ishte anëtar i tarikatit Rufai, fillimisht ishte myhib, ndërsa në vitin 1975 u bë veqil-ushtrues i detyrës së shehut, ndërsa në vitin 1982, u bë sheh i këtij tarikati.
Ka vdekur me 15 dhjetor 1985, në vendlindje në Ostros.
I pasionuar pas librave
Në sajë të edukimit e pasionit pas librave Tahir Kanaqi kishte një bibliotek të të pasur, duke qenë e veçantë për kohën në Krajë. Ai në bibliotekën e tij kishte libra, revista, gazeta, por edhe dorëshkrime të ndryshme si ditarë, letra, vendime, korrespondencë, pastaj fotografi të ndryshme etj., që tash janë pronë e trashëgimtarëve të familjes së tij. Ai librat nuk i kishte për vetën, por iu jepte në shërbim atyre qe kanë treguar interesim, që dëshmohet në sajë të ditarëve dhe shënimeve që janë të depozituara në bibliotekë.
Lexues i gazetës “Rilindja”
Në sajë të pasionit për informim Tahir Kanaqi, ishte ekzemplar i veçantë, sepse ai ishte lexues i rregullt i gazetës “Rilindja”, e cila i vinte rregullisht me postë, duke qenë model për kohën kur ka jetuar e vepruar. Dhe jo vetëm këtë gazetë, por ka qenë i parapaguar edhe për gazetën “Flaka e Vëllazërimit” e cila dilte në Shkup. Ishin këto medie të shkruara të cilat kanë informuar opinionin e gjërë për rrethanat shoqërore e kulturore për hapësirën shqiptare.
Humanist i përkushtuar
Ata të cilët e kanë njohur e pasur kontakte me te kanë theksuar se Sheh Tahiri, ka kryer edhe punët e mjekut, sepse ka pasur njohuri nga mjekësia popullore, ndërsa ne çantën e tij ka pasur edhe mjetët e ndihmës së parë (jod, alkool, tableta etj.)që i përdorur për ata të cilët kanë pasur nevojë, në disa fshatra të Krajës.
Por, e veçanta e tij ka qënë se ai i ka shëruar individët e ndryshëm pa përdorur mjete mjekësore. Kështu kur i ka ardhur ndonjë person për të kërkuar ndihmë, ai që në takimin e parë „pacienitin“ e ka pyetur për emrin e tij dhe të nënës. Pasi ka shikuar në librat e tija, mënjëher i ka thënë se për çka ke ardhur te ai. Ai ka shëruar në mënyra te ndryshme si dhimjen e kokës, çrregullimet shpirtërore e ato nervore, magjinë, paralizën, ngrënien e gjarprit etj, të cilat me sukses i ka eliminuar. Por, nëse i sëmuri „nuk ka qenë për te“, e ka udhëzuar të shkojë në spital, duke dëshmuar e vlerësuar parimet mjekësore e humaniste e jo egoizmin personal. Për „shërbimet“ e tia asnjëher nuk ka kërkuar kompensim, sepse gjithmonë ka theksuar se ai është vetëm ndermjetës, ndërsa është në duar të Zotit fati i të sëmurit dhe shërimi i tij. Ai kishte aftësi të veçanta mistike e spirituale, që si rrallë kush e ka dëshmuar në praktikë.
Individët të cilët kanë pasur nevojë i ka pranuar në çdo kohë, pa marrë parasysh së cilës fe, gjuhë e komb iu takojnë. Në lidhje me tolerancën fetare ka mbetur emblematikethënia e tij se “Fetë janë si lulet e një bahçeje”.

Sheh Tahir Kanaqi(1907-1985)
Nderohet me veprimtari kulturore
Në shenjë nderimi jetës dhe veprimtarisë së tij, me 13 korrik 2012, në Ulqin në organizim nga OJQ”Harmonia” dhe Qendra Kulturore e Uqinit, është mbajtur veprimtaria kulturore “Mbrëmja përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së Sheh Tahir Kanaqit”. Në këtë veprimtari e cila kishte karakter kulturor, fetar, shoqëror e kombëtar, me kumtesat e tyre kanë marrë pjesë studiues nga Mali i Zi, Shqipëria e Kosova, duke vlerësuar lartë veprimtarinë e Sheh Tahir Kanaqit. Në kuadër të kësaj veprimtarie në Galerinë e artëve të Qendrës Kulturore-Ulqin, është hapur edhe ekspozita me fotografi, dorëshkrime e dokumente që janë prezatuar për herë të parë për opinionin e gjerë. Ndërsa kurorëzimi i kësaj veprimtarie u realizu në vitin 2014, ku materialet e prezantuara janë botuar në monografinë “Jeta dhe veprimtaria e Sheh Tahir Kanaqit”, duke qenë botimi i vetëm i tillë në shqip në Mal të Zi.
Përfundim
Ndonëse kanë kaluar 40-vjet nga vdekja e tij, më veprimtarinë, qendrimin dhe autoritetin shoqëror si rrallë kush në kohën e tij ai përkujtohet me admirim nga të gjithë ata të cilët kanë pasur fat ta njohin dhe bashkëpunojnë me te, duke qenë të priviligjuar se kanë jetuar në kohën e tij.
Po e mbyllim këtë shkrim përkujtimor në 40-vjetorin e vdekjës së Sheh Tahir Kanaqit me thënien e tij “Të duash kombin tënd do të thotë të duash vetvehten” duke qënë testament për të gjitha kohërat.
(Dhjetor 2025)



Nga Dritan Goxhaj
Para 6 ditëve, me datë 3 dhjetor në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, në Nën Komitetin për Evropë u mbajt një seancë e veçantë dëgjimore.
Në këtë seancë që udhëhiqej nga kongresisti Keith Self u dëgjuan tre përfaqësues të tre institucioneve joqeveritare, Edward P. Joseph nga Instituti Johns Hopkins, Max Primorac nga Heritage Foundation dhe Luke Coffey nga Instituti Hudson, të cilët u pyetën dhe folën për çështjen e shqiptarëvë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ata u pyetën rreth diskriminimit sistematik të shqipatëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dhe kokretisht për atë që njihet si pasivizimi i adresave. Gjatë kësaj dëgjese për çështje të shqiptarëve në këto tre komuna etnike shqiptare në jug të Serbisë u deklarua nga kongresisti Self se “Pasivizimi administrativ dhe diskriminimi sistematik i shqiptarëve etnikë nga autoritetet serbe janë të papranueshme dhe përbëjnë rrezik të vërtetë për destabilizimin e rajonit”.
Në fund ky Nën Komitet në mënyrë unanime me të gjithë anëtarët e tij nga të dyja krahët politik në Kongresin Amerikan vendosën që çështja e shqiptarëve në Preshëvë, Medvegjë e Bujanoc duhet të jëtë këtej e mbrapa pjesë e politikës së jashtme të Amerikës, dhe se kjo çështje nuk duhet të anashkalohet më. https://youtu.be/dlO2gQEI5es?si=Ëë6iS_OPmP_9d2sm Ndërsa një ditë më pas, me datë 4 dhjetor, një nga Hyremet e Haremit të “Rilindjes” me detyrë Ministre e Punëve të Jashtme në Divanin (Qeverinë) e Sulltanit të Surrelit, mori pjesë në Vienë në mbledhjen e Këshillit Ministror të OSBE-së. Në këtë mbledhje sipas vetë Spiropalit në faqen e saj zyrtare në FB ajo ka thënë “Në Ministerialin e OSBE-së, rikonfirmova mbështetjen e plotë të Shqipërisë për ligjin ndërkombëtar, drejtësinë, llogaridhënien dhe dinjitetin njerëzor, përballë agresionit rus në Ukrainë. Paqja, stabiliteti dhe siguria kudo në Europë, vijojnë të jenë prioritetet tona kryesore. Siguria dhe përparimi i qëndrueshëm në rajonin tonë fillon me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”.
Sic edhe e lexoni, edhe pse një ditë më parë Kongresi Amerikan në një nga nën komisinet e tijë ka mbajtur një seancë të veçantë për çështje të shqiptarëvë në tre komunat etnike shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Spiropali i Haremit të “Rilindjes” në Divanin e Sulltanit nuk ka thënë as edhe një fjalë në këtë mbledhje për diskriminimin e shqiptarëve dhe pastrimin etnik të tyre nga ana e Sërbisë në Preshevë, Medvegje e Bujanoc. Dhe jo vetëm kaq, por nuk kemi as edhe një deklaratë zyrtare në formën e një deklarate servile ndaj asaj që ndodhi në nën komisionin e Kongresit Amerikan. Jo, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, edhe pse e ka për detyrë kushtetuese që të mbrojë të drejtat etnike të shqiptarëve që jetojnë jasht territorit administativ të Shtetit Shqiptar, ajo nuk e ka thënë as edhe një llaf, as atë ditë, e akoma deri më sot asgjë.
Po kështu një heshtje totale edhe nga institucioni i Presidentit të Republikës, si mbrojtës direkt i Kushtetutës. Ndërsa Sulltani, drita Sorosit në nahinë tonë, Kryesuesi i Divanit (Qeverisë), Naltgjatësia e tij Ed(vin) Rama, është i zënë duke shëtitur nëpër disa vende arabe, e nuk ka aspak kohë që të shkruaj ose të thotë dy fjalë për këtë çështje për të cilën tashmë Kongresi Amerikan tregon shqetësim dhe interesim. Mos o Zot të ndodhi që këta derdimenët e “Rilindjes” të thonë ndonjë llaf që cënon pozitat e sivëllezërve të tyre serbë me në krye Vuçiçin. Por nuk është me kaq. Para 5 ditësh, me datë 4 dhjetor Komiteti i ekspertëve të Këshillit të Evropës ka publikuar raportin e ri mbi zbatimin e Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave, ku vlerëson se Serbia ende nuk i ka zbatuar plotësisht rekomandimet urgjente të bëra dy vite më parë.
Një pjesë e madhe e vërejtjeve lidhet drejtpërdrejt me pozitën e gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj në institucionet publike, arsimin dhe jetën administrative në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Në këtë raport theksohet se ka nevojë për: “përmirësimin e cilësisë së teksteve mësimore, trajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe, sigurimin e kushteve të barabarta për zhvillim arsimor, zgjerimin e mundësive që nxënësit shqiptarë të ndjekin më shumë lëndë në gjuhën e tyre amtare”.
Në fund Komiteti bën thirrje për masa proaktive që do të forconin pozitën e arsimit shqip në të gjitha nivelet. Pra e shkruar e zeza mbi të bardhë të gjitha këto më lart janë detyra që duhej t’i kishte bërë qeveria e Sulltanit të Surrelit, por që ka dështuar t’i bëjë. Jo se nuk ka mundur, por se qartësisht nuk dëshiron të bëjë asgjë që i prish terezinë dhe muhabetin me Serbinë.
Dhe kështu shqiptarët në Preshëvë, Medvegjë e Bujanoc, janë abandonuar totalisht nga Shteti Shqiptar dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Por nuk mbetet larg moskokcarjes qeveritare për çështjen e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc as media e Tiranës, e në veçanti institucionet mediatike publike. As edhe një fjalë, e as edhe një kronikë, e as edhe një emision, ose diskutim për këto dy raporte, një i Kongresit Amerikan, e tjetri i Komitetit të ekspertëve të Këshillit të Evropës.
Si shkruante Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët…”.
Më 10 dhjetor 2025
Shih videon:
Çështja e Luginës së Preshevës diskutohet në Kongresin amerikan
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me aktakuzën e ngritur më 8 dhjetor 2025 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj tre personave të dyshuar për shpërthimin terrorist në kanalin Ibër–Lepenc, ngjarje e ndodhur më 29 nëntor 2024.
Kurti përmes një postimi në Facebook, theksoi se aktakuza është rezultat i një bashkëpunimi të shkëlqyer ndërinstitucional dhe një hetimi të suksesshëm të zhvilluar nga institucionet e inteligjencës dhe sigurisë, si dhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ai ritheksoi deklarimin që kishte bërë menjëherë pas shpërthimit, duke u bazuar në informacionet e sigurisë, se sulmi kishte ardhur nga Serbia.
Sipas tij, gjatë hetimeve janë mbledhur prova që tregojnë se tre të akuzuarit kishin qenë në vendin e ngjarjes natën e shpërthimit. Ai shprehu mirënjohje ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës dhe FBI-së për punën profesionale në zbardhjen e rastit.
Kryeministri në detyrë deklaroi se, bazuar në informacionet e inteligjencës, të akuzuarit dyshohen të kenë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë dhe të përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e sulmit terrorist. Ai shtoi se procesi gjyqësor do të dëshmojë lidhjen e tyre me këto struktura, përfshirë, sipas tij, edhe lidhjet me Millan Radoiçiqin dhe me segmente të tjera shtetërore serbe të cilat dyshohet se kanë planifikuar dhe urdhëruar sulmin.

Pas një bashkëpunimi të shkëlqyer, hetimi të suksesshëm të kryer nga institucionet relevante të inteligjencës dhe sigurisë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me datë 8 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave lidhur me shpërthimin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit të datës 29 nëntor 2024.

Siç e kam thënë në konferencën e jashtëzakonshme, pak orë pas shpërthimit të kanalit, në bazë të informacioneve që kam marrë nga institucionet e sigurisë, sulmi ka ardhur nga Serbia, fqinji ynë verior, agresiv e armiqësor.

Tashmë është në rrugë të mbarë hetimi i këtij rasti, ku janë siguruar prova se pikërisht tre serbët e akuzuar ishin në vendin e ngjarjes natën kritike, për ç’gjë falënderoj institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe FBI-në nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për punën profesionale të kryer në këtë rast.

Mund t’ju siguroj se, në bazë të informacioneve të inteligjencës, të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë dhe janë në mesin e të përfshirëve në realizim të sulmit.


Përkundër faktit se Beogradi zyrtar mohonte përgjegjësinë dhe u angazhua fuqishëm përmes veprimeve hibride në dezinformimin e opinionit, duke ngritur dyshime nga më të ndryshmet për përgjegjësit apo motivet e aktit terrorist, aktakuza e ngritur dhe epilogu i rastit, pa fije dyshimi, do të konfirmojnë të dhënat dhe vlerësimet e institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat me siguri të plotë i kam thënë edhe më parë në dy konferenca për medie (më 29.11.2024: https://kryeministri.rks-gov.net/…/adresimi-i…/ dhe më 24.12.2024: https://kryeministri.rks-gov.net/…/adresimi-i-plote-i…/) si dhe gjatë vizitës në Varagë të nesërmen (https://www.facebook.com/share/p/1AaYQ1whaq/?mibextid=wwXIfr).

Integriteti territorial, sovraniteti i shtetit tonë, sundimi i rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim, janë vlera jetike për të cilat angazhohemi ditë e natë dhe për të cilat nuk do të ndalemi asnjëherë. Rasti i fundit dëshmon që në Kosovë nuk kalon pa ndëshkim terrorizmi, sado perfid të jetë, dhe nuk mund të kalojë pa u vërejtur dhe dekonstruktuar dezinformimi.

Falënderojmë institucionet e sigurisë, partnerët ndërkombëtarë në krye me ShBA-të, institucionet, aktorët tjerë dhe qytetarët, për kontributin që po ofrojnë për një Kosovë gjithnjë e më të sigurt e paqësore, më të fuqishme në aspektin ekonomik, ligjor, integrues dhe demokratik.
