
Isa Mulaj: Si ia shpëtoj Ibrahim Rugova jetën Blerim Shalës por dyshohet se e urdhëroj policinë serbe ta vrasin Fehmi Aganin?

‘Unë, bija e atdheut’, Amina Nuraj nga Novi Pazari, ngre flamurin e krenarisë shqiptare në Prishtinë
Nga: Iliriana Pylla
E rrethuar nga familja, miqtë, kolegët, studiues të letërsisë dhe lexues të shumtë, Amina Nuraj e ndau me publikun jo vetëm librin e saj, por edhe një copëz të shpirtit të saj të ndërtuar mes dashurisë për atdheun dhe përpjekjes për të ruajtur identitetin kombëtar në trojet shqiptare të mbetura jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Një zë nga Novi Pazari që s’përkulet para presioneve
E lindur dhe rritur në Novi Pazar, në një mjedis ku shqiptarët shpesh përballen me sfida të mëdha për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre kombëtar, Amina Nuraj është bërë tashmë një simbol i qëndresës dhe krenarisë shqiptare. Pavarësisht presioneve të vazhdueshme nga autoritetet serbe, ajo nuk ka ndalur aktivitetet e saj kulturore dhe patriotike. Përmes shkrimit, aktivizmit dhe përfshirjes në jetën publike, Nuraj po përpiqet të zgjojë ndërgjegjen e shqiptarëve të Sanxhakut, duke u kujtuar se gjuha dhe historia janë themeli i ekzistencës sonë kombëtare.
“Ky libër është për ju, për të gjithë ata që dashurinë ndaj atdheut e mbajnë gjallë në zemër,” u shpreh Nuraj me zë të dridhur nga emocionet, teksa lexuesit e duartrokitnin gjatë. “Për çdo nënë që u mëson fëmijëve shqipen në shtëpi, për çdo të ri që kërkon rrënjët e veta, për çdo zemër që nuk harron kush është.”
Një promovim që u kthye në ditë mirënjohjeje
Në këtë promovim të veçantë, recenzentët dhe lektorët e veprës, Januz Fetahu, Bajram Kabashi dhe Bashkim Pushkolli, folën me vlerësim të lartë për stilin, sinqeritetin dhe mesazhin e fuqishëm të librit. Ata e cilësuan Aminën si një zë të ri që e bashkon dashurinë për atdheun me pasionin për artin e fjalës.
“Amina është një zë që nuk njeh kufij. Ajo e sjell historinë dhe shpirtin shqiptar të Sanxhakut në zemër të Prishtinës, duke na kujtuar se kufijtë ndahen në harta, por jo në zemra,” u shprehën ata.
Në fjalën e saj, autorja falënderoi të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi të bukur letrar: “Çdo përqafim, çdo fjalë e ngrohtë dhe çdo buzëqeshje që mora sot, më dhanë forcë për të vazhduar. Ky libër është një thirrje për dashuri ndaj atdheut, por edhe për guximin për të qenë vetvetja, kudo që jemi.”
Dashuria për atdheun në çdo faqe
“Unë, bija e atdheut” është më shumë se një libër, është një rrëfim shpirtëror për përkatësinë, qëndresën dhe identitetin. Përmes vargjeve të ndjera dhe tregimeve të ngarkuara me emocione, Nuraj sjell figurën e një vajze që, mes përpjekjeve për të ruajtur traditat dhe gjuhën, nuk harron kurrë kush është dhe nga vjen.
Në fund të mbrëmjes, teksa librat nënshkruheshin me dedikime personale, shumë nga të pranishmit ndanin emocione të ngjashme, krenari për një vajzë që nga Novi Pazari po ngre zërin për të gjithë shqiptarët e asaj ane, duke dëshmuar se dashuria për atdheun nuk shuhet, pavarësisht kufijve apo vështirësive.
Me këtë vepër, Amina Nuraj jo vetëm që e afirmon veten si një autore premtuese e letërsisë shqiptare, por edhe si një zë i fuqishëm i identitetit kombëtar dhe i dinjitetit njerëzor./ KultPlus.com

Raporti Investigativ: Lidhjet biznesore të Përparim Ramës me Bujar Musën dhe Akan Ismailin


Europë, ku je që mbyllë sytë para Serbisë

Gani Mehmeti
Serbia e emëron kryetar të një komune paralele në Kosovë kandidatin që hoqi dorë nga gara në Kllokot. (Më: 10 nëntor 2025 në ora: 20:22, Bota Sot), (REL)
Beogradi nuk pranon t’i mbyllë këto institucione dhe shumicën prej tyre i ka zhvendosur brenda territorit të Serbisë.
Vendimi i Qeverisë së Serbisë për emërimin e Spasiqit u publikua të hënën në Gazetën Zyrtare të Serbisë, pasi ishte marrë më 6 nëntor, tri ditë pasi Spasiqi u tërhoq nga gara dhe u bëri thirrje mbështetësve të tij ta votojnë kundërshtarin e tij nga Lista Serbe, Bozhidar Dejanoviq.
Kosova i sheh të jashtëligjshme të gjitha organet e përkohshme komunale dhe institucionet e Serbisë në tokën e saj. (Bota Sot)
A lejohet në ndonjë shtet diku në botë, që shteti tjetër të ndërhyjë në shtetin tjetër, kështu sikur Serbia që po ndërhyn në Kosovë me ndërtimin – krijimin e komunave paralele edhe në komunat ku nuk jetojnë serbë?
Po, edhe sikur të jetojnë serbë, kryetari e ligji janë të barabartë për të gjithë qytetarët, për çka nuk ka nevojë të krijohen komuna paralele pa marrë parasysh se ku ato funksionojnë.
Dhe, deri sa Europa nuk ndërhyn, atëhere duhet të ndërhyjnë organet shtetërore të Kosovës për ndalimin e funksionimit të këtyre komunave dhe të arrestojë kryetarët e paligjshëm. Në këtë mënyrë nuk bëhet integrimi i serbëve në Kosovë, por çinetgrimi.
Tjetër, me rastin e mbylljes së këtyre komunave gjatë dy viteve të fundit në Kosovë nga organet shtetërore të Kosovës, Bashkimi Europian si dhe vetë ish ndërmjetësuesit për bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, kanë dhënë vërejtje Kosovës, se kështu po bëhet “destabilizimi” i Kosovës!
Vallë, kush e krijon më shumë destabilizimin në Kosovë, Serbia që krijon këto komuna në Kosovë edhe kur ato fuznksionojnë nga Serbia, apo Kosova pse është e detyruar të mbyllë këto komuna paralele serbe në Kosovë?
Madje, edhe disa nga masat që janë marrë nga BE ndaj Kosovës, shkak ka qenë ndërhyrja mbyllja e këtyre komunave serbe në Kosovë.
Ndërkaq, tani, kur Serbia emëron kryetar komune të një komune ku në bazë të zgjedhjeve është votuar kryetari, përse është e nevojshme të ketë edhe një kryetar tjetër serb? Dihet mirëfilli se në Kosovë të drejtat e serbëve janë edhe më të mëdha sesa të vetë shqiptarëve ku janë shumicë absolute. Apo, mos vallë, sa pakicë kombëtare ka, u dashka të kenë nga një kryetar komune?
Ne jemi në Kosovë, dhe nuk kemi emëruar ndonjë kryetar shqiptar në komunat me shumicë serbe, e, si është e mundur të emërohet nga Serbia në Kosovë!?
Tani, nëse nuk reagoni nga Bashkimi Europian, doemos duhet të regohet nga ligjet dhe nga organet shtetërore të Kosovës për mbylljen e këtyre komunave serbe. Dhe, në reagim apo mbyllje të një komune të tillë, të mos mendohet se po krijon destabilizim politik Kosova.
Pra, Serbia ka qenë dhe është destabilizuese me fomrimin e këtyre komunave. Dihet se, Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës, dhe kështu përpiqet me çdo mjet e me gjithçka të bëjë destabilizimin e Kosovës, edhe kjo është një luftë kundër Kosovës dhe kundër pavarësisë së saj. Nuk ka shtet në botë që implikon kaq shumë destabilizimin e një shtetit jetër sa është Serbia. Kjo, kur nuk mundet të jetë e pranishme aty me armë, përpiqet përmes administratës, çfarëdo qoftë ajo, të hyjë brenda saj. Dhe, këtë nuk e bën për serbët e Kosovës, siç deklarohet shpeshherë, por kundër shtetit Kosovës.
Pra, BE nuk duhet të mbyllë sytë para Serbisë me këto veprime destabilizuese të Kosovës. Në këtë mënyrë, nuk ka integritet të serbëve në Republikën e Kosovës, prandaj duhet të marrë masa vetë BE-ja ndaj Serbisë.
“Bota Serbe’’, një alarm për kombin shqiptar dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Mr.sc. Refik Hasani
Projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, është një sinjal dhe alarm destabilizues, kjo me arsye të bazuar që do të duhej të brengosemi më së shumti ne shqiptarët, njëkohësisht kjo ka ngjallur shqetësimin është për shkak të përvojave të hidhura nga kujtesa kolektive e shqiptarëve, ku me një sërë platformash, dhe memorandumesh, që kanë kryer ndër dekada Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave. Nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, është shqetësuese për ne shqiptarët, sepse ky projekt është duke u manifestuar përmesë tubimeve masovike, të gjithë Serbëve nga ish-hapsirat e RSFJ-ës, sepse Serbia gjithnjë po vazhdon të ushqej e helmoj popullin e vetë, vazhdon të synoj me plane pushtuese, kolonizuese edhe shtrirjen në territoret shqiptare, përmesë fjalimeve luftënxitëse,duke manifestuar përmesë parakalimeve me parada ushtarake, vrehet se jan shtuar apetitet për dominim, hexhemoni, dhe kështu po kërcnojn haptas edhe publikisht edhe këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. Serbia nuk bashkëpunin me fqinjët nuk është duke promovuar një klimë të besimit, respektit dhe mirëkuptimit reciprok dhe fare nuk kan krijuar një atmosferë të favorshme për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Ne, shqiptarët më së shumti kërcnohemi, se nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, po tregohen duke manifestuar haptas me ritëm më të shpejt për të shfaqur e vazhduar hegjemoninë e Serbisë në raport me fqinjët, janë me ambicie ekspansioniste, me ambicien shofeniste, e në këtë rast pretendimin Serbia, ushqen më së shumti kundër neve shqiptarëve, edhe pse sot e asaj dite ka territore shqiptare që është zgjeruar në dëm të neve shqiptarëve.Serbia ende është në mesë të miteve dhe realitetit, të kaluarës dhe të së ardhmes, në mesë të dy koncepteve dhe dy blloqeve ushtarake.
Serbia, nuk po ndalet me politika luftënxitëse, duke vazhduar në realizimin e ’’Serbisë së madhe’’, mban pengë jo vetëm Bosnjë Hercegovinën, por është duke penguar shumë shtetin e Kosovës, por edhe duke u munduar të shtrijë ndikimin edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, që dëshirohet të realizohet ’’Serbia e Madhe’’,e në këtë më së shumti ishim të dëmtuar ne shqiptarët, dhe prap më së shumti rrezikohemi, sepse përpjekja është të pengohet Republika e Kosovës, dhe të ri-krijohet një mini Jugosllavi, që në të vërtet do të jetë një Serbi e madhe, që mendohet se do të përfshij edhe Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedonin e Veriut.
Ne, shqiptarët më së shumti do të duhej brengosemi, nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, marrë parasysh se në vendbanimet dhe lokalitete e Rajonit që përfshin Preshevë, Medvegjë e Bujanocit, hasen dukuri të shpeshta në grafite antishqiptare, edhe nga instanca më të lartë dhe të liderëve politik dhe institucional, gjuha dhe retorika e provokimit, duke përfshi edhe fjalimet me plotë urrejtje, në Parlamentit e Serbisë, në media me frekuenca nacionale të Serbis, ku rregullisht flitet e shkruhet me diskursin e njëjtë shekullor të drejtuar kundër neve shqiptarëve me gjuhën e urrejtjes, provokim, frikësim,në kuptimin e nxitjes, e instalimit të frymës së fyerjes, ofendime, jan shfaqur edhe me mbishkrime në pankarate me mbishkrimin ’’Vdekje shqiptarëve’’.
Ne, nga Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, më së shumti kanosemi nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’,sepse përkundër mbajtjesë së Referendumit të 1 e 2 marsit 1992, përkundër kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare përmesë Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, përkundër Marrëveshjesë së Konçulit në monitorimin, prezencën dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarër, ende kjo Krahinë është e diskriminuar tani edhe pasivizimi i adresave si pastrim etnik dhe vazhdim i diskriminimit klasik, kurse me projektin e ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, rinia nga kjo Krahin më e diskriminuar në gjithë Evropën do nxitet të shpërngulet dhe migroj nëpër vende tjera.
Nga projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, pasi ende nuk kemi grumbulluar dhe dorëzuar PADI-n, në Gjygjin ndërkombëtarë, duke kalkuluar dëmet e shprehura në valutën € apo në valutën $ në Miliarda, Bilion e Trilon dëme të shkaktuara për më shumë se një shekull. Vetëm atëherë nga Serbia, Jo nuk do të vazhdoj t’na rrezikon duke na kanosur, dhe vetëm atëherë Serbia, do të fillon ndoshta të ndërron qasjen ndaj neve Shqiptarëve.
Projekti i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, ëshë vazhdimësi e Elaborateve por edhe plane, programe, dokumenta të hartuar për më shumë se një shekull nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave, andaj do të duhej brengosemi, ne Shqiptarët pasi, mbi të gjitha ende sot e asaj dite Serbia, nuk ka kërkuar asnjë kërkim falje, me vones të pajustifikueshme, Sebia do të duhej të zgjohet nga ajo që ka kryer në dëm të shqiptarëve dhe të paraqes së paku një PENDIM, sikur që Gjermani u përkul para gjenociodit të Hebrenjëve që kreu Adolf Hilteri, gjatë luftës së II Botërore.
Projekti, i ashtuquajtur ’’Bota Serbe’’, emrin e ka të ri, kurse mjetet dhe koha e realizimit edhe mund të ndryshojnë, por qëllimi është i njëjtë, por ai i vjetër, dëshirohet ’’Serbia e Madhe’’.
Drama në Mitrovicë: fillimi i krizës së besimit qytetar apo fundi i manipulimeve?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina
Rasti i ngritur nga PDK-ja për keqpërdorime të mundshme në Komunën e Mitrovicës nuk është më vetëm çështje numrash, por, për gjykimin tim një test besueshmërie për gjitha hallkat e sistemit zgjedhor.
Nëse dyshimet e PDK-së në Mitrovicë nuk dëshmohen me fakte të prekshme, të cilat domosdoshmërisht duhet t’i argumentojë e dëshmojë një prokuror meritokratik, por edhe PZAP-i si arbitër dhe interpretues kompetent gjyqësor-administrativ, atëherë lind nevoja për transparencë të plotë. Sepse, me ligj, ai jo vetëm që ka për detyrë të ushtrojë kontrollin e ligjshmërisë mbi veprimet e KQZ-së dhe të gjithë komisionerëve të subjekteve zgjedhore, por edhe ta zbatojë natyrën proceduriale të Ligjit mbi zgjedhjet.
Pra, Prokuroria, bashkë me PZAP-in si “gardianë juridikë”, kanë detyrim ligjor jo vetëm të verifikojnë shkallën e ligjshmërisë së gjithë procesit zgjedhor, por edhe të monitorojnë vendimet që mund t’i bien KQZ-së, sidomos kur konstatohet se është shkelur – me ose pa qëllim – “germa” e ligjit. Ankuesi, në këtë rast PDK-ja, me siguri e këshilluar nga ekspertët e vet, e di saktësisht se nuk mund të ndëshkohet ligjërisht, përderisa ankesa e saj është në kuadër të ushtrimit të të drejtës demokratike për ankimim.
Por duhet thënë se, etikisht dhe politikisht, partia do të duhej të reflektonte publikisht, të pranonte gabimin dhe të angazhohej për forcimin e besueshmërisë zgjedhore. Sepse, në një shoqëri demokratike, nuk është krim të dyshosh, por është problem të shpifësh – e të mos reflektosh kur dyshimi yt bie poshtë.
Mirëpo, në anën tjetër, nëse dyshimet e PDK-së për manipulim të votave në Komunën e Mitrovicës vërtetohen dhe argumentohen si të bazuara, përmes një ekspertize profesionale, atëherë përgjegjësia nuk mund të kufizohet vetëm te disa komisionerë që kanë “manipuluar me shifrat”!
Ky do të ishte një rast eklatant, që do të zbulonte një defekt tjetër shumë më të thellë – krizën e besimit dhe cenimin e vetë integritetit të sistemit zgjedhor. Në fund, kjo do të nënkuptonte edhe degradimin e besimit publik ndaj institucioneve të kontrollit demokratik që i ka Republika e Kosovës.
Por, nëse pyesim se ku mund të “zbarkojë” përgjegjësia – penale, politike dhe etike – e këtij dyshimi ende të paverifikuar me “germën” e ligjit, përgjigjja më adekuate do të ishte: në aspektin juridik, ajo bie pa asnjë dyshim mbi personat e përfshirë drejtpërdrejt në falsifikim – anëtarë të komisioneve, zyrtarë apo vëzhgues që kanë shkelur ligjin. Por, nga aspekti institucional, fajësia duhet kërkuar edhe në zinxhirin e mbikëqyrjes, ku as Prokuroria, as PZAP-i e as KQZ-ja nuk mund të amnistohen, për shkak se mund të kenë dështuar në ushtrimin e kontrollit ose në reagimin ndaj sinjaleve paralajmëruese.
Ndërkaq, kur kjo narrativë e dyshimeve (të pa)bazuara shihet nga prizmi etik e moral, rezulton se manipulimi eventual i votës qytetare nuk është vetëm krim kundër ligjit, por edhe krim kundër vetë demokracisë. Nëse vërtetohet se një subjekt apo kandidat ka përfituar nga ky manipulim, ai humbet legjitimitetin politik dhe etik, pavarësisht rezultatit zyrtar.
Prandaj, ky rast dyshimesh duhet të zbardhet sa më shpejt, në mënyrë që “mjegulla” e krijuar të mos stigmatizojë apo paragjykojë as institucionet — në këtë rast Prokurorinë, KQZ-në, PZAP-in — as subjektin ankimues e as atë të akuzuarin.
Sepse, nëse hetimet përfundojnë me qartësi dhe ndëshkim, sistemi fiton besim.
Por, nëse gjithçka përmbyllet me “kompromise teknike”, atëherë humbet sharmi i demokracisë – dhe bashkë me të edhe qytetaria që beson e shpreson se vota e tyre ka vlerë e peshë domethënëse në shtetin e Kosovës.
The Guardian: Burri del në gjyq në Gjermani për sulmin vdekjeprurës me makinë në tregun e Krishtlindjeve

Katundet serbe, që Mustafa e Thaçi i shndërruan në komuna për të mundësuar Bashkësinë Serbe me pushtet ekzekutiv, si askund në botë!

Shtatë mendime për një krizë
2. Nëse Serbia nuk do ta njohë Kosovën, siç përsërisin Vuçiq e Daçiq, atëherë ajo dëshiron të mbetet me Rusinë. Le të mbetet. Perëndimi nuk duhet të shtiret se pa të do të fundosej, në fakt, do t’ishte e kundërta. Serbia duhet të fundoset politikisht për ta rindërtuar shtetin demokratik konkretisht. Shtëpia e re në të njëjtin oborr nuk ndërtohet pa rrënimin e së vjetrës. Ka ndodhur kudo kështu dhe nuk do të bëjë përjashtim as ajo.
Serbia nuk dëshiron të jetë me Perëndimin si e barabartë me kombet tjera të Ballkanit. Ajo parapëlqen të jetë e privilegjuara e Rusisë dhe të mbetet marionetë e saj për t’i dominuar fqinjët.
3. Mirëkuptimi ndaj radikalizmit serb, toni urdhërues ndaj Kosovës, trimëron edhe më shumë ekstremizmin serb dhe mund të nxisë revoltën shqiptare. Mbështetja e Vuçiqit dhe Daçiqit është motivim i nacionalizmit ekstrem serb. Serbia nuk mund të mbijetojë e rrethuar me shtetet e BE-së dhe NATO-s, prandaj nuk duhen lutje, por urdhër kategorik ose sanksione.
4. Pranimi, durimi, përligjja e barrikadave të kriminelëve serbë e rusë dhe trajtimi i radikalizmit serb në Ballkan si revoltë normale demokratike, mund t’ia fusë zjarrin Ballkanit edhe njëherë. Pikërisht këtë e dëshiron fashisti rus, Putini.
5. Krejt vendet e Ballkanit kanë ndryshuar, vetëm Serbia ka ngelur ajo e Millosheviqit, ku jo vetëm se në pushtet gjendet njerëzit e tij, por edhe shumica e popullit nuk ka ndryshuar: ai po ruan e kultivon urrejtjen dhe përbuzjen ndaj fqinjëve siç e kishte në shekullin XIX dhe XX.
6. Katundet serbe, që Mustafa e Thaçi i shndërruan në komuna për të mundësuar Bashkësinë Serbe me pushtet ekzekutiv, si askund në botë, por që kryetarja e atëhershme Atifete Jahjaga ua parandaloi me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, ka brenda vetes edhe tri komuna me shumicë shqiptare: Artanën (Novobërda), Kllokotin dhe Shtërpcën.
Këtë e shkruan portali serb “normalizacija.”
Tërrnoci i Madh i Luginës i ka 8.893 banorë, shumica absolute shqiptarë, por sipas ligjit serb, ai është katund. Presheva ka gati 40.000 banorë, por e shndërruar me ligje serbe në fshat. Parteshi komunë me 1,785 banorë. Pse? Sepse dy politikanë shqiptarë menduan se Serbia duhet të dëmshpërblehet dhe të trajtohet si viktimë.
7.
Albin Kurti po merret me administrimin e problemeve, të cilat i kanë prodhuar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Meqenëse ndërtimin e Bashkësisë Serbe e kërkon edhe Perëndimi, ai duhet ta themelojë në pajtim me Kushtetutën dhe si kryetar të parë të propozojë Mustafën. Si kryetar të nderit, Hashimin…
P.S. Lartë harta e Kosovës me katundet serbe të shpërndarë nëpër Kosovë, që do të krijojnë një lloj principate serbe.
Në tri komuna “serbe” shumicë janë shqiptarët, por portali serb thotë se të dhënat e komunave tregojnë se serbet janë shumicë.
Nga portali serb: https://normalizacija.rs/asociacioni-i-komunave-serbe/?lang=sq
Asociacioni i komunave serbe
Marrëveshja nuk është zbatuar
Pjesa kryesore e Marrëveshjes së Parë mbi Parimet që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve (Marrëveshja e Brukselit) i kushtohet formimit të Asociacionit të Komunave me një Shumicë Serbe (AKS).
Marrëveshja parashikon krijimin e një Komuniteti / Asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë – Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Graçanica, Shtërpce, Novo Brdo, Kllokot, Ranilug dhe Partesh.
Ideja e Marrëveshjes së Brukselit, posaçërisht e AKS-së, është të lehtësojë integrimin e plotë të serbëve të Kosovës (në katër komuna në veri) në sistemin e Kosovës, si dhe institucioneve që veprojnë brenda sistemit serb, përfshirë institucionet shëndetësore dhe arsimore.
Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale dhe ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë në ushtrimin kolektiv të kompetencave përmes Komunitetit / Asociacionit i cili do të ketë mbikëqyrje të zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe zhvillimit rural. Ky asociacion do të themelohet në bazë të Statutit.
Në gusht 2015, Kosova dhe Serbia arritën një Marrëveshje mbi Parimet e Përgjithshme / Elementet Kryesore të AKS-së, e cila përcakton objektivat, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, aftësinë ligjore, buxhetin dhe mbështetjen e AKS-së.
Kishte një mungesë të mbështetjes për këtë marrëveshje në Kosovë, ajo u kritikua nga opozita dhe publiku, shkaktoi një krizë dhe protesta masive. Peticioni kundër kësaj marrëveshje, i iniciuar nga opozita, u nënshkrua nga 200 mijë qytetarë.
Në një atmosferë të tillë, më 31 tetor 2015, Presidentja e Kosovës kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të vlerësojë kushtetutshmërinë e parimeve të përgjithshme të AKS-së.
Megjithëse gjykata e konsideroi si kushtetues formin e AKS-së në përputhje me Marrëveshjen e Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve, e cila u ratifikua nga Kuvendi i Kosovës, ajo vlerësoi disa pjesë të marrëveshjes së vitit 2015 si antikushtetuese:
Objektivat, struktura organizative, buxheti, mbështetja financiare dhe dispozitat e përgjithshme shkojnë përtej kornizës së Kushtetutës së Kosovës në fushën e vetëqeverisjes lokale;
E drejta e iniciativës legjislative, e cila parashikohet gjithashtu nga marrëveshja e vitit 2015 për AKS-në, i përket ekskluzivisht Presidentit të Kosovës, Qeverisë, anëtarëve të Kuvendit ose të paktën dhjetë mijë qytetarëve.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi gjithashtu se AKS-së nuk mund t’i besohen kompetenca ekskluzive për të përfaqësuar interesat e komunitetit serb në Kosovë, në marrëdhëniet me autoritetet qendrore.
Pas këtij vendimi, zbatimi i marrëveshjes u bë i pamundur, duke marrë parasysh se asnjëra palë nuk dëshiron të pajtohet për kompromise të mëtejshme.
Ndërsa Prishtina këmbëngul në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013, e cila nuk parashikon kompetenca ekzekutive për AKS, Beogradi pranon vetëm krijimin e AKS-së në përputhje me Marrëveshjen mbi Parimet e Përgjithshme / Elementët Kryesorë, siç u ra dakord në Bruksel në 2015.
Në Prill 2018, Bashkimi Evropian konfirmoi mandatin e Ekipit Menaxhues të AKS-së i ngarkuar me hartimin e statutit të komunitetit, megjithatë, megjithëse pala serbe pretendon se statuti u hartua, deri më sot nuk është paraqitur as para BE-së, as para publikut në Serbi dhe Kosovë.
Parteshi: Komuna e Parteshit shtrihet në një sipërfaqe prej afërsisht 18.3 km2 dhe përfshin qytetin e Parteshit dhe 2 fshatra. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës 2011, popullsia e përgjithshme është 1,787.
Përbërja etnike
- Serbët e Kosovës – 1,785
- Të tjerët – 2
Ranilug: Komuna e Ranilugut përfshin një sipërfaqe prej rreth 77.6 km2 dhe përfshin qytetin e Ranilugut dhe 12 fshatra. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës 2011, popullsia e përgjithshme është 3,866.
Përbërja etnike
- Serbë të Kosovës – 3,692
- Shqiptarët e Kosovës – 164
- Boshnjakët e Kosovës – 1
- Të tjerët – 3
- Nuk është specifikuar – 6
Novo Brdo: Komuna e Novo Bërdos mbulon një sipërfaqe prej përafërsisht 204 km2 dhe përfshin qytetin e Novo Bërdos dhe 24 fshatra. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës 2011, popullsia e përgjithshme është 6,729.
Shënim: Edhe pse këto vlerësime tregojnë se serbët nuk janë shumica në këtë komunë… ekziston një probabilitet i lartë që këto vlerësime të mos jenë më afër realitetit, por që serbët janë shumica në këtë komunë. Sipas të dhënave të disponueshme në faqen e komunës.
Kryetari i komunës dhe kryetari i kuvendit anëtarë të serbëve të Kosovës. Raporti në kuvend 9 me 6 nga gjithsej 15 deputetë.
Përbërja etnike
- Shqiptarët e Kosovës – 3,524
- Serbët e Kosovës – 3,122
- Romë – 63
- Turqit – 7
- Boshnjakët e Kosovës – 5
- Ashkali i Kosovës – 3
- Të tjerët – 2
- Nuk është specifikuar – 3
Kllokot: Komuna e Kllokotit mbulon një sipërfaqe prej përafërsisht 24 km² dhe përfshin qytetin e Kllokot dhe 3 fshatra. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës 2011, popullsia e përgjithshme është 2,556.
Shënim: Edhe pse këto vlerësime tregojnë se serbët nuk janë shumica në këtë komunë… ekziston një probabilitet i lartë që këto vlerësime të mos jenë më afër realitetit, por që serbët janë shumica në këtë komunë. Sipas të dhënave të disponueshme në faqen e komunës.
Kryetari i komunës dhe kryetari i kuvendit anëtarë të serbëve të Kosovës. Raporti në kuvend 10 me 5 nga gjithsej 15 deputetë.
Përbërja etnike
- Shqiptarët e Kosovës – 1,362
- Serbët e Kosovës – 1,177
- Romë – 9
- Turqit – 1
- Të tjerët – 6
- Nuk është specifikuar – 1
Shtërpca: Komuna e Shtërpcës mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 247 km² dhe përfshin qytetin e Shtërpcës dhe 16 fshatra. Sipas vlerësimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2011, popullsia e përgjithshme është 6,949.
Shënim: Edhe pse këto vlerësime tregojnë se serbët nuk janë shumica në këtë komunë… ekziston një probabilitet i lartë që këto vlerësime të mos jenë më afër realitetit, por që serbët janë shumica në këtë komunë. Sipas të dhënave të disponueshme në faqen e komunës.
Kryetari i komunës dhe kryetari i kuvendit anëtarë të serbëve të Kosovës. Raporti në kuvend 10 me 4 nga gjithsej 14 deputetë
Përbërja etnike
- Shqiptarët e Kosovës – 3,757
- Serbët e Kosovës – 3,148
- Romë – 24 vjeç
- Boshnjakët e Kosovës – 2
- Ashkali i Kosovës – 1
- Të tjerët – 7
- Nuk është specifikuar – 10
Graçanica: Komuna e Graçanicës mbulon një sipërfaqe prej rreth 131 km2 dhe përfshin qytetin e Graçanicës dhe 16 fshatra. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës 2011, popullsia e përgjithshme është 10,675.
Përbërja etnike
- Serbët e Kosovës – 7,209
- Shqiptarët e Kosovës – 2,474
- Romë – 745
- Ashkali i Kosovës – 104
- Goran – 22
- Boshnjakët e Kosovës – 15
- Egjiptianët – 3
- Të tjerët – 45
- Nuk është specifikuar – 43
Leposaviq: Komuna e Leposaviqit mbulon një sipërfaqe prej afërsisht 750 km2 dhe përfshin qytetin e Leposavic dhe 72 fshatra. Nuk ka të dhëna zyrtare për popullsinë, pasi regjistrimi nuk ishte kryer në vitin 2011. Sipas administratës komunale, popullsia e përgjithshme vlerësohet në 18,635.
Përbërja etnike
- Serbët e Kosovës – 18,000
- Shqiptarët e Kosovës – 270
- Boshnjakët e Kosovës – 350
- Romë – 12
- Ashkali i Kosovës
Zvečani: Komuna e Zveçanit mbulon një sipërfaqe prej rreth 122 km2 dhe përfshin qytetin e Zveçanit dhe 35 fshatra. Nuk ka të dhëna zyrtare për popullsinë, pasi regjistrimi nuk ishte kryer në vitin 2011. Sipas informacionit të fundit jozyrtar, popullsia totale vlerësohet në 16,800. (Burimi eopstinazvecan.com).
Përbërja etnike
- Serbët e Kosovës – 16,000
- Shqiptarët e Kosovës – 500
- Boshnjakët e Kosovës – 300
Mitrovica e Veriut: Mitrovica e Veriut ndodhet në veri të Kosovës. Nuk ka të dhëna zyrtare për popullsinë, pasi regjistrimi nuk ishte kryer në vitin 2011. Sipas vlerësimeve të fundit, ka rreth 29,460 banorë.
Përbërja etnike
- Serbë të Kosovës – 22,530
- Shqiptarët e Kosovës – 4,900
- Boshnjakët e Kosovës – 1000
- Goran – 580
- Turqit – 210
- Romë – 200
- Ashkali i Kosovës – 40
Hajro Limaj, Lufta e Ftohtë dhe Shqipëria 1943-1990

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
FJALË PAK E DOMETHËNJE ANTOLOGJIKE QË HAP HORIZONTE TË REJA PËR HISTORINË
E SHQIPËRISË MË 1943-1990
- Hajro Limaj, Lufta e ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990,Tiranë 2025, f.168
Shqipëria në kohën e Luftës Ftoftë, duke i lexuar të dhënat që i sjell Hajro Liamj, shihet se ka notuar mirë në mbrojtje të shtetit. E lidhur me këtë një aksiomë duhët bërë të njohur opininit kombëtar shqiptar, se nuk ka qenë e rrezikuar nga të dy blloqet politiko ushtarake (NATO, Varashavë) për shkak të ideologjisë, por për shkak të pozitës gjeostrategjike, sepse Shqipëria është çelsi i Ballkanit dhe Evropës qendrore. Këtë pozitë që nuk e ndryshon asnjë rrethanë, duhet peshuar në çdo kohë, në çfardo sistemi eventul, që do të ndryshojë zhvillimi i civilizimit në Evropë, apo brenda vendit, sepse të parët e shqiptarëve ishin në pozitë që ta zgjedhin vendin dhe klimën më të favorshme për jetën e tyre. Së këndejmi toka arbrore ka pasë shumë okupatorë, por të gjithë në trojet e shqipës janë ndier më të pasigurtë dhe më të rrezikuar se kudo tjetër.
Sidomos, përpiekja politike dhe ushtarake, gjatë pjesës së dytë të shekullit XX-t në Jugosllavi dhe Greqi për ta okupuar me një anë, si dhe akribia e oficerëve shqiptar, për të u mbrojtur në anën tjetër, për t`iu bërë ball programeve imperialiste,ka mbetur një konstantë mësimi për të gjitha kohërat. Prandaj, libri i Ambasadorit Hajro Limajt, Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990, dëshmon se Shqipëria nuk ka nevojë t`i frigohët historisë në asnjë rrethanë, sepse ka një popull që moralisht e tejkalon për tri herë majet ushtarake të fqinjëve që aspirojnë agresivitet ndaj tokës së këtij populli autokton. Pra Hajro Limaj, spejgon se Shqipërisë mund t`ia msyjnë fqinjët ose aleancat bllokiste, por “kockat” do t` u mbetët në fytë, më në fund, sepse akrepat e historisë këtu lëvizin më ngadal se kudo në Evropë, sepse drita e diellit dhe dashuria për liri, këtu është më e fortë se kudo në glob. E këtë aksiomë e ka zbuluar me praktikë historike dhe ia ka falë njerëzimit për mësim dhe përvojë Gjergj Kstrioti-Skenderbeu. E vërteta. ky gjeni i luftës për liri dhe strateg ushtrak, la shembuj antologjik, se lufta mbrojtëse është kulmi i moralit dhe civilizimit njerzor.
Nxitimi për rë shënuar se me shembjën e komunizmit duhet shkruar historia e re
Pas shembjës së totalitarizmit në Evropë më 1990, shumë studiues do të nxitojnë për t` i nxierr kujtimet dhe ato do t` i botojnë si libra “shkencor”. Shumë prej tyre, vërehet pas leximit, paraqesin përpiekjën për t` u adaptuar në kohën e re dhe në sistemin kampitalist liberal, se janë fjala e “fundit e shkencës”. Plus, ajo paraqitje disi shpalosej me prempotencë, në stilin se: “ne i dijmë të gjitha po sistemi na pati shkelur”. Ata hapur filluan të flasin se çdo libër i shkruar në kohën “komuniste”, vihet në dyshim, thua se çdo gjë në sistemin kapitalist libral ka qenë e ndritur ku paska lulëzuar barazia në mes njerëzve?! Por shumë shpejt, fenomeni i botimit të kujtimeve 1990-1997, do të vrehet se nuk i plotësonte “vakumet”, që i kishte krijuar Lufta e Ftoftë, ekonomia e tregut dhe totalitarizimi, për faktin se kishte ende çka për t` u thënë. Lidhur me këtë, jo rastësisht, në trojet shqiptare do të vërsulet edhe “epoka” e botimit të dokuemteve reja me porosi politike. Doli në skenë kjo fushatë, gjithnjë për ta “dëshmuar” një epërsi në stilin që porositë: “Ja diplomatët e thonë të vërtetën”, pa e lodhur mendjën se ata e thonë gjithëmon atë që kanë interes, për shtetin që e përfaqsojnë.Por një aksiomë dihët se pa gatishmëri për të rënë edhe në turrë të prushit, për të vërtetën, nuk ka shkencë të historisë.
E fushata e botimeve, nuk do të mjaftojë që mozaiku i historisë i cili dihej, me çdo kusht të anatomohët një kohë historike se: “kemi pasur të bëjmë me literaturë e ideologji komuniste”,ndërsa literatura dhe ideologjia kundërshtare botimet i “paska” më të sakta, qoftë si kujtime, qoftë si botime diplomatike, sidomos në gjuhët e huaja, në rend të parë në gjuhës anglishte”(!),sepse sipas historianëve që adaptohën, botimet e kujtimeve dhe shënimeve diplomatike të tyre paskanë përparësi, mbi të vërtetën historike. Liddhur me këtë, në historiografinë shqiptare lexohët se: “shtetin shqiptar e themeloi Austro Hungaria”; PKSH e themeluan dy komunista (analfabet) jugosllav”, dhe trillime tjera, që shkenca e historisë i plason në tregun e verdhë të papjekurisë.
Dhe kur edhe ky zhanër i shkrimit neohistorik nuk mjaftoi, do të lind zejtaria e “mendjeve të shëndosha”, e cila ofron më shumë njohuri? Prandaj opinionit i duhej një histori e “lustruar”, u tha në dekadën e fundit të shekullit XX-! Në këtë mënyrë disi fillon në të gjitha ish vendet komuniste, fushata e botimit të librave nga fenomeni i “analizave”, për burgjet e komunizmit, thue se kapitalizmi dhe sistemet tjera shoqroro politike nuk kanë burgje, madje edhe po aq të egra. Po, edhe botimi i tyre mbeti shumë shpejtë si një “oazë”, në hapësirën pa ujë, por që ekzistueka një luginë ku uji lëvizë edhe “përpjetë”, sepse po lëvizëka, sepse është i përgjakur. Edhe nga kjo literaturë, njeriu i etshëm për dituri, do të mësojë për një segment të jetës se si duhët mësuar në çdo etapë historike, të cilat ndryshojnë sikurse në letersi. Por sheknca mbetët shkncë dhe letersia mbetët letërsi. Pra, Herodoti mbetët historian, kurse Aristoteli mbetët filozof dhe vizionar.Ndërsa Hajro Limaj me librin e tij, mbetët një lloj antologjie leksikografike për njohurinë e përgjishme dhe të veçantë, siq është Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria.
Institucionet shekncore të cilat kërkojnë kohë për të nxierr libra të dokumentuara do ta kanë shumë vështirë për të depërtuar në treg në kohën e kapitalizmit liberal, sepse modelin e tyre të “demoduar nuk e hanë tregu”, sipas atyre që shkruajnë kronika subjektive antikomuniste. Madje, hapur modeli i artikuluar se: botimet e tilla nuk janë me interes, sepse nuk i pranon sistemi kapitalist liberal, po tregohet se janë një mall inflator, ku më “shtrenjët kushtin letra e një kambiali, se sa shuma që bartë ai dokuemt si dëshmi pagese. Në filozofinë e historisë këtë soj botimi, Hegeli do ta quante me një emër “neofonema arkaike”, të gjitha këto si metamorfoza artificiale. Pra,të gjitha këto realitete, historia do t`i gëlltitë, si lëndë të parë të kohës së Luftës së Ftoftë, në rend të parë, kur patjetër shtrohet pyetja, ku ishte Shqipëria në kohë kritike për njerëzimin 1943-1990. Prandaj, në të gjitha pyetjet, kur të lexohët libri i: Hajro Lamajt, Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990, pashmagëshëm lexuesi mëson për herë të parë, se të dy aleancat ushtarako politike kanë pasur fërkimet e veta edhe me Shqipërinë,pak për shkak të sistemit, e më shumë për shkak të pozitës gjeostratregjike, që ka toka e Shqipërisë etnike në Evropë. Prandaj, libri i Kolonel Hajro Limajt, ka një vlerë speciale shekncore, sepse heuristika (shkencë ndihmëse e historisë, se si më e gjetur i pari dokuemntin-hb) këtu të vëndos në rrugë të drejtë, në kurs të sigurt për navigatorin që e ka profesion hulumtimin dhe të vërtetën. Por kur hermeneutika shkencë ndihmëse e historisë, që mëson për sa më shumë informacione për dokumentin kur dhe në cilat rrethana është përpiluar, qëllimi dhe efekti realist-b) hynë në funksion, atëherë libri i Hajro Limajt, Lufta e Ftoftë dhe Shqipria, shndërrohët në ambicje për të mësuar me tepër, në nxitje për të mësuar edhe diçka nga ajo kohë ziliçare, jo për publikun, por për personin profesionsit dhe lozonjar, për ta kuptuar ku ishim, kah kemi udhtuar dhe kah duhët të shkojmë. Ky faktor dominon në këtë libër, dhe dëshmon se Hajro Limaj, ka qenë oficer i shkelqyer por edhe diplomat besnik dhe atdhetar i devotëshëm.E vërteta, ky libër e ka hapur një dritare për të dëshmuar se pozita gjeostrategjike dhe gjeopolitike e Shqipërisë, kur peshon në dituri patriotike, atëherë vërtetohët se morali i kombit është katërciprisht me i fuqishëm se sa pozita gjeostratrgjike dhe nomenklatura numerike ushtarake, e mbi të gjitha politiko ideologjike. Me këtë libër, autori ka dëshmuar se kombit shqiptar nuk ka politikë që i “urdhëron”, sepse morali i tij nëse është i dlirë, ishte, është dhe mbetët më rrezistent se shkambi para valëve të detit, sepse urdhërdhënësi shkon, por kombi dhe toka e tij mbetën të përjetëshme.
Struktura e librit: “Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990
Libri i Hajro Limajt ka për parathënje objektivin, për studimin e sigurisë dhe për mbrojtjën kombëtare, si kauzë e pakalueshme civilizuese. Prandaj, në vijim autori i referohët materjës bosht, për të nxierr prej saj konkluzën e dobishme, për ta njohur të kaluarën, në mënyrë që sot të shohim më shumë se dje, e pak më larg se nesër. Pra, në librin e Hajro Limajt, kemi të bëjmë me histori jo çka ka ngjarë, as si ka ngjarë, por pse ka ngjarë Lufta e Fotoftë, gjithnjë duke patur objektiv detyrën që shoqëria shqiptare e ka për obligim, ta mësojë në shkallë tre dimenzionale: në gjërësi,në gjatësi dhe lartësi të përgjegjësive, se çka rrezulton nga jeta e jetuar, dhe çka mbetët si obligim i gjeneratave të kohës së kibernetikës sot, gjithënjë duke ofruar përgjegje: pse ishte ashtu.
Historia e lavdishme e LANÇ 1941-944,për autorin Hajro Limaj mbetët një themel i sigurtë për ta analizuar perudhën kohore të mëtejme gjithëshqiptare, të cilën e imponon jeta dinamike dhe mbi të gjitha realiteti kritik. Në këtë drejtim PKSH e themeluar më 8 nëntor 1941 e deri më 29 XI 1944, në librin e Hajro Limajt dëshmohet se në Shqipëri është bërë luftë e drejtë, për çlirimin social dhe nacional të vendit nga nazifashizmi. Lidhur me këtë, autorit nuk i ka shpëtuar fakti për të dëshmuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, që është çliruar me forca të veta antifashiste popullore.
Nga faqja 11-4 autori analizon me eksplikacion të saktësisë dy faktor.Në këtë rrafsh dominon çështja e sigurisë dhe mbrojtëja kombëtare, si detyrë mbi detyrat. Këto pozicione mësohet se janë mbajtur duke i studiuar në hollësi plotë kundërshtime politike dhe ushtarake si:1. Në janar të vitit 1949 themelohët NATO nga 12 shtete për fillim si: SHBA, Britania, Kanada, Franca, Danimarka, Islanda, Italia, Norvegjia, Portugalia, Holanda dhe Liksemburgu. Ndërsa më 1952, shkruan Hajro Limaj, në NATO antarësohën: Greqia dhe Turqia. Më 1955 në NATO antarësohët Gjermania Federale. Ndërsa, më 1982 në NATO antarësohet Spanja. Këto 15 shtete do të paraqesin një ekvacion ushtarak polidimenzional me 15 faktorë të panjohur.Kjo do të thot se në gjiun e NATO-s kanë vend edhe shtetet tjera, por që në rend të parë është për seicilin subjekt demokratizimi dhe modernizimi i ushtrisë, gjithnjë në dobi të njeriut aktiv dhe sovran për shfrytëzimin e gjrë të lirisë, e cila kornizohët me kushtetutë, në shtetin ligjor.
Përballë NATO- më 14 maj 1955, themelohët Pakti i Varshavës.Këtë pakt ushtarak nga fillimi e përbëjnë 8 shtete: Shqipëria, Hungaria, Gjermania Lindore, Polonia, BRSS, Çekosllovakia, Rumunia dhe Bullgaria. Lidhur me këtë bllok ushtarak është me interes për të theksuar se më 1953, Turqia dhe Jugosllavia lidhën Marrëveshjën Xhentelmene për deportimin e shqiptarëve nga Jugosllavia në Turqi, në bazë të Konventës së vitit 1938. Një vit më vonë, më 1954, Jugosllavia dhe Greqia do të lidhin pakt ilegal për ndarjën e Shqipërisë. Por, me që Shqipëria më 1955 u bë antare e Paktit Varshavës, të dy pazaret jugosllavo-tyrke dhe jugosllavo greke, do të shkojnë në plehun e historisë, megjithëse 415 000 shqiptarë nga Jugosllavia u deportuan në Anadolli, deri më 1966.
Shqipëria reagon në OKB më 1958
Në rrethanat e lartëcekura Shqipëria do të zhvillojë luftë “nervore”, duke i kritikuar: Paktin NATO dhe Paktin e Varshavës, të cilat posedonin armë nukleare. Prandaj kundërthënjet e tyre, do t` i shfrytëzojë “Bota e Tretë”, ku fjalën dominuese në politikë do ta ketë Jugosllavia, si shtet i mosinkuadrimit, duke propogaduar se brenda saj: “lulzon barazia ndërnacionale dhe të drejtat e njeriut, si askund në botë”. Por politikës jugosllave të trillimeve, ia nxjerr “rrënjën katrore” Shqipëra më 1958, përmes një informate drejtuar KS OKB për: “Pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi”. Jo vetëm kaq, në këtë kohë Shqipëria do t`i zbulojë planet Jugosllave për okupimin e Shqipërisë më 1947, kur së pari divizioni i oficerit Kupreshanin, planifikonte të zbarkohët në Korçë, në mënyrë që në vijim të fillojë ndarja e Shqipërisë me ndihmën e Greqisë. (Shiqo: Dosja Apostol Tanefi 1949, për rrximin e pushtetit në Tiranë). E vërteta, gjatë gjithë kësaj kohe jugosllavët do ta planifikojnë spastrimin e shqiptarëve nga Jugosllavia, sepse druanin se në rast konfrontimi: “dy divizione shqiptare” mund ta përbëjnë si shtesë Ushtrinë Shqiptare në çdo rrethanë.
Shqipëria në mes Lindjës dhe Perendimit
Autori Hajro Limaj (f. 22-27) dëshmon se fuqia morale e kombit shqiptar e tejkalon cilsinë trefishore ushtarake. Prandaj me Shqiptari kur të gërmohet historia e saj duhet llogaritur se fuqia shtetërore në relacion me themelet morale ka një bazamnet që quhët BESË, dhe me këtë popull dëshmohet se nuk ka mundur të manipuoi asnjë okupator gjatë historisë. Prandaj nuk quhët rastësisht popull shqiptar se është komb kryengritës. E vërteta, Shqipëria nga viti 1944- 1990 kishte miqë, të cilët mund të klasifikohën në tri rrafshe:
1.Miqësia me Jugosllavinë 1944-1948, miqësia karakterizohët me një përpiekje jugosllave që Shqipëria të shndërrohët në koloni,plus çështja e Kosovës të mbetet problem jugosllav i frigoriferit “nën hie”;
2.Miqësia me Rusinë 1944-1962,miqësia karakterizohët me një përpiekje ruse që treva shqiptare të përdorët si bazë gjeostrategjike. Por që ajo bazë rrelativizohët përmes Letrës Enever Hoxhës drejtuar Stalinit më 2 shtator 1949. Në letër, Enver Hoxha i zbuloi të gjitha ambicjet për Shqipërinë etnike, si e drejtë e imponuar.;
3.Ndërsa miqësia me Kinën 1962-1978, në kulmin e Luftës Ftoftë karakterizohët si një përpiekje, që kulti ndaj punës, të futët në mentalitetin shqiptar si rreligjion dhe si ideologji. Në të gjitha këto transformime politike “miqësore”, dhe pastaj kundërshtare, një faktor e dëshmon Hajro Limaj, me urti se nuk ka lëvizuar nga vendi, e ai ishte si çështje e shenjët në dobi të kombit:Siguria dhe Mbrojtja Kombëtare, gjithnjë duke u bazuar në dokumente që palnifikonin që Rusia dhe SHBA, për ta kthyer Shqipërinë në koloni moderne, zhvillonin një politikë të tryezave ku thirën kërcnime dhe lajmërohën pasoja.
Ndrydhjet politike dhe ushtrake që i prodhnte Lufta e Ftoftë, reflektohej në Shqipëri më tepër se askund në Evropë, për shkak të sistemit, për shkak të pozitës gjeostrategjike, për shkak të faktit se prej Shqipërisë Etnike të gjithë fqinjët kishin marrë, ndërsa gabimet dhe ambicjet bllokiste duhej të shndërroheshin në objektiv të drejtësië. Po si të injorohën të gjitha luftërat shqiptare për liri, e si të mbulohën padrejtësitë në kongrese dhe konferenca ndërkombëtare, sikur ishte në çarkullim një propogandë speciale. E atë propogandë speciale e ka luftuar Shqipëria, sepse dihet se ka pasë të drejtë.Dhe jo vetëm kaq,për faktin se anijet amerikane disa herë i shkelën ujërat e Shqipërisë, ndërsa notat me shkrim nga Kremlini disa herë iu turrën Tiranës.Por,Tirana mbetej e vëndosur në kauzën e saj të drejtë. Dhe prej të gjitha kërcnimve asnjëri nuk është me vlerë si kërcnimi i drejtuar jugosllavëve se lufta në Kosovë në formë demonstrate, është akt i drejtë.
Çështja e zbulimit dhe kundërzbulimit
Në vijim Hajro Limaj, Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria 1943-1990, i zbërthen çështjet profesionale që kanë të bëjnë me konceptin shtetëror në sherbimin e zbulimit dhe kundërzbulimit.Dhe për ta arritur nivelin e duhur eksplikativ, autori e nxierr nga praktika faktin se politika shqiptare u përqëndrua në lëminë kadrovike, gjithnjë për t` i bërë ball presionit dhe kundërpresionit nga CIA, NKVD, UDB-a dhe sherbimet tjera, të cilat e kishin në shënjestër qeverinë dhe shtetin shqiptar. Lidhur me këtë,në bazë të dokumenteve, të cilat janë larguar nga klasifikimi, autori zbulon se nga viti 1981 e deri më 1987, Flota e Gjashtë Amerikane, disa herë do ta provokojë nivelin e kujdestarisë shqiptare rreth kufirit detar. Dhe, për ta bërë të njohur nivelin e gatishmërisë shqiptare për mbrojtje, autori prezanton fuqinë ushtarke të fqinjëve të Shqipërisë:Italia-në vitet 80-të të shekullit XX i kishte 300 000 ushtarë të ndarë në 19 reparte,473 aeroplanë me 76000 oficerë në 16 brigada. Ndërsa forca detare i kishte 45000 efektiva me 271 anije; Jugosllavia i kishe 190 000 ushtarë në 34 reparte.Forca ajrore 20 000 veta me 380 aeroplanë të sistemuar në 6 divizione dhe 1 brigadë ajrore. Forca detare jugosllave i kishte 19000 ushtarë të sistemuar në 243 anije, të cilat kishin personel rezervë edhe nepër limanet e shumta; Greqia e kishte forcën ushtarake në madhësi prej 1 11000 veta të sistemuar në 23 reparte. Forca ajrore greke posedonte 24000 efektiva,i posedonte 362 aeroplanë me personel prej 18000 ushtarëve.Flota detare greke i kishte 187 anije, me disa nëndetëse që funksionin në kuadër të aleancës NATO.
Shqipëria në fund të viteve 80-a i kishte 22 divizione ushtarke dhe 3 fregata. Ushtria shqiptare ishte e përqëndruar në 2200 pika stratrgjike të gjitha të fortifikuara, e që ndihmoheshin nga 240 aeroplanë dhe 50 helikopterë. Ndërsa forca detare shqiptare i kishte 35 anije. Ndërsa forcat tankiste numronte në 1500 tanksa, të cilat kishin lidhje profesioanle me 22 divizione këmbësorie, që drejtoheshin nga 16 500 oficerë me 60 000 ushtarë aktiv.
Çështja e zbulimit ushtarak dhe Kosova
Hajro Limaj në këtë pyetje përgjigjet se:Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë impomuan një riorgnizim të ri ushtarak me karakter ofenziv për shtetin shqiptar. Ky riorganizim vinte nga fakti se Jugosllavia provonte për t` i shuar demonstratat edhe me fuqinë ushtarke, sepse fuqia policore jo në tërësi kishte dështuar. Në Kosovë do të stacionohën forca nga Armata e 2-të me shtab në Nish me disa njësi të dislokuara në Prishtinë si dhe disa njësi nga Armata e 3-ë me shtab në Shkup. Në Kosovë do të dërgohën edhe forca të reparteve ushtarake nga Novi Sadi, kurse me mija udbashë nga sllovenia, Kroacia, Bosnja,Mali i Zi dhe Maqedonia e Serbia u stacionuan në Kosovë. Këtë koncentrim të forcave militare po e luftonin demonstrantët me disa suksese befasuese për okupatorin, sa që në Besi në veri të Prishginës, një çetë e demonstrantëve do t` i asgjason katër kamionë me armatim të paparë deri atëherë. Tërë armatimi do të asgjasohët benda dy orëve në luftë në stilin: fyta fytë me rininë shqiptare. Pas mbarimit të konfliktit demonstrantët u organizuan në TRI çeta luftarake. Dhe në këto rrethana, ka qenë shumë e natyrëshme që Shqipëria si shtet amë, të organizohët për sulm për t` i mbrojtur shqiptarët e Kosovës robëruar, ku okupatori i kishte stacionuar tërë makinerinë ushtarake dhe policore që e posedonte duke e bërë Kosovën vendin më të militarizuar në Evropë. Faktet tregojnë vet e ato ishin me locimin e reparteve shtesë:Korpusin e Kosovës nr. 52; 2 brigada këmbsorie; 2 brigada tankiste; 1 brigadë të motorrizuar; 1 regjiment këmbësorie; 3 batalone ndiekse; 2 brigada përforcim nga Nishi dhe Shkupi (brig. 211 dhe brig. 243) etj.
Forcat e numruara e rrethuan Prishtinë, si dhe me rezerva nga Mitrovica provuan për t` u përforcuar në Qafë Morinë dhe në drejtim të Tropojës. Demonstruesit në anën tjetër, i mbuluan me demonstrata 14 komuna, prej 22 sa ishin gjithësejtë Kosova. E vërteta 2/3 e siperfaqes Kosovës ishte në demonstratë. Mu për këtë shkak dokuemntet sekrete jugosllave zbulojnë se Jugosllavia tri herë e kishe blinduar Kosovën: më 1958; më 1968, më 1981 dhe tri herë ishte dorëzuar para fuqisë popullore shqiptare.
Shqipëria planifikon ta sulmojë Jugosllavinë në tri fronte
I tërë plani i Shqipërisë, për ta çliruar Kosovën, Maqedoninë Perendimore dhe disa treva shqiptare në Mal të Zi (Ulqini, Plava, Gucia etj.), shkruan Hajro Limaj, konkretizohët sipas një harte, më të herëshme shqiptare nr. 927. Harta është bërë aktive më 29 XII 1980.Pra ajo hartë ekzistonte disa dekada më herët. Operacionalizimi i hartës historike është bërë në prill 1981, dhe atë pas një shqyrtimi detal, të cilin e ka nënshkruar, siç vrehët në dokuemt Enver Hoxha. Planet e tilla si dokumente nuk i përpilon shefi, por ekspertët. Por atë pas analizës detale e merr në kompetencë zbatimi, drejtuesi i shtetit.
Plani ruhej si dokuement sekret, në një kasafortë në kabinetin e Mehmet Shehut. I tërë operacioni ishte i koduar me emrin “SHPËRTHIMI”, për çlirimin e Kosovës. Për realzimin e këtij plani ishin paraparë që t` i drejtojnë operacionet: Mehmet Shehu, Veli Llakaj –shef i Shtabit Përgjithëshëm, Maliq Sadushi zavendës i Shefit Shtabit Përgjithëshëm, Nazar Berberi zavendës ministër.Në operacionin “SHPËRTHIMI”, parashihej që të aktivizohën: 34 brigada këmbësorie, 6 brigada tankiste, 7 brigada artilerie, 6 regjimente antitank, 12 regjimente të mbrojtjës ajorore, 2 brigada të xhenios, 10 batalone të zbulimit dhe intelegjencës, 3 regjimente të aviacionit, 3 spitale ushtarake, 2 spitale veterine.Forca e përgjithëshme parashihej të jetë në 220 000 efektiva ushtarë dhe oficerë. Në Plan theksohët se i tërë efektivi në 65 përqind do të angazhohët në Kosovë, ndërsa 35 përqind do të angazhohët në viset shqiptare në Maqedoninë Perendimore dhe në Mal të Zi, zona e Ulqinit, Plavës dhe Gusisë.
Fazat e operacionit në luftë
Dokumenti me shifër sekret në fazën e parë parashikon të përfshihën 30 000 forca ushtrake, të cilat do t` ia msynin Kosovës. Ndërsa, në fazën e dytë, do të vërsuleshin 150 000 ushtarë për ta mbuluar tërë hapsirën e viseve të çliruara shqiptare. Në drejtim të Maqedonisë do të msyheshin 6000 efektiva, kurse në drejtim të Malit Zi 4000 efektiva me rezerva prapa tyre, që mos të ndodhë kontraofenziva e armikut.Në tërësi planifikohej që 16000 ushtarë ta mbulojnë trevat shqiptare të Maqedonisë dhe Malit Zi, treva ato që planifikohej të çlirohën. Natyrisht se planifikuesit kishin paraparë edhe mobilizimin e shqiptarëve na trevat që duhej të vetëçlirohën në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.Në këtë plan, tuhet në dokumentet sekrete, Enver Hoxha ishte i përfshirë, aktivisht nga viti 1975, sepse nuk e nënshkroi Marrveshjën e Helsinkut, për mosndryshimin e kufijëve në Evropë. Këtë realitet do ta zbulojë edhe më objektivisht, sipas Hajro Limajt, Ramiz Alia në OKB më 27 shtator 1990.Jo vetëm kaq, pas kthimit në Shqipëri Ramiz Alia, do ta kontaktojë Ibrahim Rugovën dhe në vijim do ta i takojë Zahir Pajazitin dhe Adem Jasharin në Tiranë, gjithnjë për ta operacionalizuar Platformën çlirimtare shqiptare, e cila zbatohër efektshëm nën emrin Ushria Çlirimtare e Kosovës.
Projektin sipas realitetit që ka ngja e realizoi UÇK në Kosovë më 1994-1999, plus Lufta e NATO-s për 78 ditë, nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999, kur JFD u detyrua ta nënshkruaj kapitullimin në Kuamnovë. Në Luginën e Preshevës UÇPMB më 2000, lufta e së cilës u mbyll me Marrëveshjën e Konçulit. Ndërsa Luftën e UÇ Kombëtare për iliridë që u mbyll me Marrëveshjën e Ohrit më 2001.
Planet Blloqeve ushtrake për ta sulmuar Shqipërinë
Lufta e Ftoftë ka pasë për qëllim që Shqipëria të sulmohet nga Rusia më 1961 sepse doli nga Pakti i Varshavës. Ndëra SHBA dihet se i kishin 1100 caqe për sulme nukleare. Prej tyre 2 caqe parashihej të sulmohën në Shqipëri (në Tiranë dhe Kuçovë), shkruan me fakte Hajro Limaj.
Autori në vijim e zberthen çështjën e zbulimit ushtark shqiptar, sidomos njësinë për strategji dhe përvojat në zbulimin diplomatik. Lidhur me këtë duke analizuar çështjën e rënjës së Murit Berlinit, autori nxjerr konkluzën terthorazi se kufijtë e Shqipërisë që janë krijuar me padrejtësi të mëdha duhët ndryshuar. E ndryshimi për fat ndodhi me fuqinë e amës në fund të shekullit XX-të. Së këndejmi studimi i Hajro Limajt është dokumenti i parë që i nxjerr disa dokuemnte sekrete se UÇK i ka rrënjët shumë thellë në historinë shqiptare. E vërteta, UÇK e zbulon epokën e Neoluftës, ku një popull i robëruar bart armatim me krah e me gomar, ku një popull pa banka, pa spitale, pa fabrika ushtarake, por me moral të ngjeshur i kaloi të gjitha barierat. Këtë fenomen e hetoi me kohë Bil Klinton, President i SHBA-ve dhe me vizion dhe dëshirë për të qenë pjesë e fitorës epokale të UÇK-ës, mbeti hisedar i çlirimit Kosovës robëruar. Prandaj, për 78 ditë Lufta e UÇK-ës dhe NATO-s e ndryshoi “misionin” e armatimit vrasës supermodern, duke e trasferuar në faktor human. Tash shtrohet pyetja, a do ta fitonte luftën pas sulmit eventual të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë okupatore në prill 1981, Ushtria Shqiptare? E them me siguri të lartë se nëse përmasat e krimit ndaj shqiptarëve do të ishin sikurse ato të viteve 1998/99, me siguri se po, dhe fitorja do të ishte e mileniumit sepse lufta e drejtë kushton, por në fund pas shumë peripetive ngadhnjen. E lufta e UÇK-ës dhe NATO-s më 1998/99 është në esencë një Luftë e Tretë Botërore, por që në te nuk është varë asnjë ushtar i NATO-s, prandaj kemi të bëjmë me NEOLUFTË, sepse UÇK nuk e ka varërë asnjë civili serbian, asnjë plak, asnjë plakë, as një fëmi, asnjë femër shtatzënë. E kundërta okupatori mund të thuhët se ka përdorur çdo mjet të mizorisë në stilin: Ubique luctus, ibique gemitus et plurima mortis imago! (Çdokund dhembje, gjithkund vaj, më së shumti realitet për vdekje totale!). Pra, libri i Hajro Limajt, Lufta e Ftoftë dhe Shqipëria, na zbret të hecim për tokë dhe të luftojmë sikur kur më mos të ketë kurrë luftë, por të përgatitemi sikur ajo do të fillojë që sot.
Si përmbyllje do ta shënoi një profeci të Albert Ajanshatjnit për luftën nukleare, me të cilën janë ushqyer të dy blloqet gjatë Luftës së Ftoftë 1943-1990: Nuk di çka t`ju them për Luftën e Tretë, por nëse ndodhë Lufta e Katërt Botërore, njerëzit do të luftojnë me shigjeta!
Më 24 tetor 2025
Cënimi i qëllimshëm i të drejtës të votimit të mërgimtarëve!

70-a dhe 80-a. Po ashtu edhe me djalin e madh të Teme Sejkos, Edmondin, i dënuar me 18 vjet burg politik. Djalin e dytë, Sokolin, e pushkatuan me një akuzë politike. E shoqja e Teme Sejkos, motër e vëllait të vetëm, dëshmor i luftës, bëri vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i katërt i ndërtesës, ndërkohë që vuante internimin klasik në Beratin e izoluar, ku kam pasur fatin e zi ta vuaj internimin edhe unë.Personalisht, në cilësinë e gazetarit, por edhe të kryetarit të LDK-së, për Bavarinë dhe anëtar i Kryesisë në Gjermani, bëra një shkrim idhnak, për kërkesën absurde të heqjes të shtetësisë të pa qenë të Serbisë. Bëra edhe ca krahasime të miqësisë me Serbinë të partisë CSU, aleate e përhershme e CDU-së, të Angela Merkel. Reagimi ishte i thekshëm nga CDU, respektivisht, deputet i saj: “Ne kemi hedhur bomba mbi Beograd dhe tani na akuzoni për miqësi dhe bashkëpunim me Serbinë, kundër Kosovës!” Tejkalimi i këtij hatërimi, së paku, ishte kërkim-falja. Unë e bëra, por duke arsyetuar zemratën time, nën afektin emocional dhe fjalorin e papërshtatshëm për partinë elite gjermane. Megjithatë, në arsyetim e sipër, me fjalë “të buta”, por me argumente rënduese, rezultoi më e rëndë se sa shkrimi fillestar, duke rrëfyer të gjithë sagën e mundimshme të bashkëkombëseve të mi, nëpër zyrat burokratike të Beogradit zyrtar, humbje të ditëve të punës dhe shpenzime enorme.



