Kreu Blog Faqe 431

Mirësevini në “1984” të Orwellit

0

Winston Smith torturohet derisa thotë se sheh pesë gishta dhe jo katër. Pamje nga filmi “1984” nga Michael Anderson: YouTube.

/ Document.no

Në të gjithë Evropën, po ngrihen padi penale kundër njerëzve që thonë të vërtetën, ose të paktën më të vërtetën, rreth seksit biologjik ose natyrës së Islamit.

Në Zvicër, një burrë ka përcaktuar se skeletet e zbuluara i përkasin individëve të gjinisë mashkullore ose femërore. Në Norvegji, një grua ka thënë se vetëm myslimanët në një shkollë në Oslo i quajnë vajzat kurva dhe u mësojnë fëmijëve të njëjtën gjë. Në Spanjë, një prift ka thënë se Islami radikal dëshiron të shkatërrojë Perëndimin.

Dy prej tyre janë dënuar, i treti është aktualisht në gjyq.

Po i afrohemi situatës së përshkruar në romanin “1984” të George Orwell, ku personazhi kryesor Winston Smith torturohet derisa pranon se burri që i përket rrethit të ngushtë të partisë tregon pesë gishta kur vetëm katër gishta janë të dukshëm.

Nëse nuk e keni lexuar “1984” ose ka kaluar shumë kohë që kur e keni lexuar për herë të fundit, duhet ta bëni sa më shpejt të jetë e mundur. Ka qenë i rëndësishëm për një kohë të gjatë, por rëndësia e tij është vazhdimisht në rritje.

Versione falas të filmave janë gjithashtu të disponueshme në internet për ata që preferojnë. Është e qartë se filmat janë disi të bazuar në roman dhe sigurisht që lënë jashtë shumë nga detajet e tij, por ia vlen t’i shikoni gjithsesi.

Njëri prej tyre është filmi i Michael Anderson nga viti 1956, i cili është i disponueshëm në YouTube:

 

Tommy Robinson i referohet gjerësisht si “1984” ashtu edhe “Ferma e Kafshëve” (dhe një mori librash të tjerë) në “Manifesto”, të cilin e shkroi bashkë me Peter McLoughlin.

Document do ta publikojë librin e tyre në fund të nëntorit/fillim të dhjetorit, dhe Orwell është një ngrohje e mirë.

Velkommen til Orwells «1984»

Deklarata e Klosit se UÇK nuk paska dashtë shtet, por autonomi, është dhuratë për Serbinë – dhe Beogradi do të jetë gjithmonë mirënjohës

1
Melazim Koci, Prishtinë
___
DEKLARATA E KLOSIT – CORODITJE DHE RIPERTYPJE E TEZAVE SERBE!
“Askush nuk e kishte ne plan clirimin e Kosoves. Ata luftonin qe Kosova te fitonte, te pakten, ato pak te drejta qe i kishte pasur ne kohen e Titos”!
Kjo eshte deklarate e ketyre diteve te Fatos Klosit, ish kryetar i SHISH-it dhe person qe mban statusin e veteranit te UCK-se.
Ne nje kohe kur Kosova vazhdon te perballet me sfida serioze politike dhe diplomatike ne raport me Serbine, deklarata te tilla nuk jane vetem te papergjegjshme – ato jane thellesisht te demshme.
Po te ndiqej logjika e Klosit, atehere del se shqiptaret e Kosoves nuk paskan luftuar per pavaresi/shtetesi, por thjesht per disa te “drejta te mohuara” – dhe pavaresia iu paskesh imponuar nga Perendimi. Ky interpretim nuk eshte origjinal. Eshte nje version i zbutur i tezes se njohur serbe se Kosova eshte nje krijese e SHBA-ve, ne kuader te konfliktit gjeopolitik me Serbine – dhe jo rezultat fillimisht i nje levizje clirimtare dhe popullore te shqiptareve.
Mjerisht, kjo nuk eshte hera e pare qe nga Tirana artikullohen qasje te tilla qe relativizojne sakrificen dhe vullnetin e popullit te Kosoves.
Te tilla narrativa nuk i sherbejne as te vertetes historike, as unitetit kombetar dhe aq me pak interesave te Kosoves ne betejen e saj per konsolidim shteteror dhe nderkombetar.
Kosova nuk ka nevoje per “ligjerime” te tille nga politikane aktual apo ish – zyrtare te Shqiperise, qe duan te rishkruajne historine sipas nje logjike te coroditur qe perkon me shume me pikepamjet e Beogradit dhe aspak me realitetin qe e njeh gjithe bota perendimore.
Deklarata si kjo e Fatos Klosit jane dhurate per Serbine – dhe Beogradi do te jete mirenjohes, per jete e mot.

Deep State dhe Demokracia e Brishtë në Ballkan

0

Nga zhgënjimi tek kënaqësia shpirtërore!

1

Florim Zeqa

Hera e parë pas 30 vjetësh në emigrim, që qëndrova më së gjati (3 muaj) në vendlindje. Është hera e pare që u kënaqa dhe u zhgënjeva më së shumti në Kosovë. Gëzimin e ktheva në dashuri për vendin, kurse zhgënjimin në forcë për përballimin e sfidave të jetës.

Dashuria për vendlindjen i mund zhgënjimet

U takova me ata që e meritonin, që i dua dhe më don me zemër. Pavarësisht zhgënjimeve, dashuria për vendlindjen i mundi të gjitha. Përjetimet ishin të shumta dhe pambarim…

Nga shoqëria e vjetër nuk kishte mbetur asgjë, pasi ajo ishte tretur në errësirën e interesit dhe egos personale!

Megjithatë shoqëria e re lindi si dielli pas shiut, dhe më ngrohu shpirtin përseri!

Inetresgjinjt më ndjeknin hap pas hapi si qentë e tërbuar!

Ata që më urrenin dhe xhelozonin iknin prej meje nga njëri skaj në tjetrin!

Kur ndodhte të takohemi ballë për ballë inskenonin urgjenca të paqena për të mos ndaluar as për një kafe!

Në lokalin ku pinja kafen e mëngjesit çdo ditë me vëlla e kushërinj, dy herë e takova mikun virtual, i ardhur për pushime në Kosovë, i cili bëhej sikur ishte i zënë me telefonin e fikur në vesh!

Kur i bëra ftesë ditën tjetër për kafe, u përgjigj në këtë mënyrë: “Me gjithë dëshirë, por mbrëmë dhe sot nuk ndjehem mirë nga tensioni i gjakut, jam në konsultime me disa mjek”!

Kjo kishte qenë vetëm një insinuatë e kriposur, pasi, çdo ditë “mikun” e shihja nëpër Prishtinë duke vrapuar pas të “mëdhenjve” të politikës në stilin e dhelprës pas kokrrave të dashit për të nxjerrë diçka prej tyre!

Kësaj radhe nuk po zgjatem me rrëfime tjera të ngjashme si kjo!

Surpriza e papritur e një televizioni publik

Kënaqësinë shpirtërore nuk nuk ta dhurojnë miqtë e interesit por ata që i respektojnë vlerat tua!

Ftesa e televizionit publik ATV për intervistë ishte surpriza më e këndshme e pushimeve verore! Ndërkohë që televizionet tjera, më kërkuan mjete financiare në këmbim të intervistës! Kurse stafit të ATV-së u jam mirënjohes dhe falenderues që nuk më kërkuan asgjë në këmbim.

Me insistimin tim, pas përfundimit të intervistës e pimë nga një pije freskuese me gazetaren Erza Nila, kameramanin Selim Xhakaliu dhe montazhierin Leart Fana në ambientet e Hotelit Karagaq në Pejë si shenjë faleminderimi për televizionin ATV për hapasirën mediatike, të cilët nuk i lash duarthatë, sipas traditës dukagjinase ua dhurova tetë libra autorial!

Kur jemi në këtë segment, më duhet ta permendi edhe një moment interesant. Derisa erdhi ekipi i ATV-së, papritmas e takova një mik tjetër virtual në tavernën e lokalit në Karagaq, me të cilin zhvilluam një bisedë të frytshme dhe shumë përmbajtësore.

Për fund edhe dy fjalë, pasi asnjëherë nuk i dihet jetës

Atyre që më respektuan, më deshën me shpirtë e me zemër u mbetem borxh derisa t’i takoj herën tjetër dhe tërë jetën!

Tre muaj ne vendlindje me ikën shpejtë sikur të ishin tre ditë!

Ata që nuk u interesuan derisa isha i sëmurë nuk kanë nevojë të më vijnë të varri me hipokrizi qofshin ata familjarë apo miq!

Nuk dua që të më ofendojnë me gënjeshtra për kinse dhembjen e ndjerë!

Nuk dua as fjalim pranë arkivolit tim!

Jo nuk e pranoj këtë ofendim nga ata që më injoruan për së gjalli!

Dua të iki i qetë në amshim!

“Mesianizmi serb i peshkopit Velimiroviq“, sipas klerikut gjerman, Krystostomus Gril

0
Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar, Prishtinë
___
KRIMET “NË EMËR TË ZOTIT”!…
___
* Krysostomus Grill : „Mesianizmi serb i peshkopit Velimiroviq“,botuar nga „Erzabtei“, Mynhen.
___
Kleriku gjerman, Krystostomus Grill botoi një studim voluminoz rreth veprës së peshkopit Nikola Velimiroviq, ku shihet roli i kishës ortodokse serbe në krijimin e mitit të Kosovës, që gjatë luftrave të para imperialiste serbe në Ballkan sherbeu për ta ushqyer idenë e krjimit të Serbisë së madhe me anën e „gjakut të shenjtë“, por që njëherësh sherbeu edhe si platformë Millosheviqit dhe bashkëmendimtarëve të tij për të filluar luftën kundër kroatëve, boshnjakëve dhe së fundit kundër shqiptarëve, luftë kjo me të njëjtat parametra dhe qëllime.
Për një kohë të gjatë është thënë se hegjemonizmi serbomadh është ushqyer nga veprimtaria e kishtës ortodokse serbe, e cila ka luajtur rolin e faktorit të pakapërcyeshëm „të mobilizimit shpirtëror“.
Peshkopët serbë, jo rrallë, jo vetëm që kishat i kanë kthyer në qendra „logjistike“, në depo armësh, por njëherësh ata kanë marrë pjesë me pushkë në dorë në krye të fushatave serbe për të inspiruar popullin serb në luftën „e shenjtë“ për krijimin e mesianizmit të ri, ku, sipas tyre, „serbët do të flijoheshin jo vetëm për atdhe,por edhe për mbrojtjen e krishtenimit nga antikristët e rinjë, të cilët nuk ndodhen vetëm në radhët e fundamentalistëve islamik, por edhe në kuadër të katolicizmit dhe frakcioneve të tjera krishtene“…
Kujt i duhet „mesianizmi“ i ri?…
Teologu gjerman Krysostomus Grill, para opinionit gjerman dhe atij evropian doli me një studim të gjerë disertacioni, ku zbulon deri në hollësi prëcaktimin e kishës ortodokse serbe në shërbim të politikës serbomadhe dhe të pastrimeve etnike me dhunë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë, me pretendimet që prej andej të përzehet faktori shqiptar, meqë sipas pikëpamjeve të të kësaj kishe, „serbët kanë të drejtën e zotit të posedojnë shpirtërisht dhe fizikisht Kosovën dhe ta mbajnë atë si të shenjtë“, meqë “aty kanë zhvilluar njërën ndër bëtejat më të përgjakshme dhe vendimtare në mbrojtje të qenies serbe, por edhe të krishtenizmit të mirëfillët si dhe qytetërimit botëror…”
Grillit si shkas për këtë studim i sherbeu fakti se në Romë në vitin 1956 u botua libri i peshkopit serb Nikolla Velimiroviq
„Mesianizmi serb dhe Evropa“, i ribotua në vitin 1993, ku ai, luftën e Kosovës të vitit 1389 e sheh si një referencë për „ripërtrirjen e të gjithë popujve të botës“. Në këtë pamflet, siç e quan Grilli, kisha ortodokse serbe vazhdoi traditën e spekulimve dhe të manipulimeve me mitin e Kosovës, i cili ka karakter anticivilizues dhe antikishtar për faktin se ai ngritet mbi fundamentin e një gënjeshtre, por edhe për arsye se kjo gënjeshtër pastaj u instrumentalizuar për qëllime politike dhe hegjemoniste, për t´u kthyer në një shtysë me të cilën Serbia, që nga luftat ballkanike e tutje, vazhdoi praktikën e shtrirjes kah jugu „për t´i mbrojtur shejtnitë“ , në mënyrë që kjo betejë të rifillojë në fund të viteve të tetëdhjeta me kryqëzatën e re serbe kundër shqitparëve, e cila u pralajmërua në vitin 1989 me fjalimin e njohur të Millosheviqit në Kosovë, që u bë me rastin e 600 vjetorit të kësaj beteje, kur ai la qartë për të kuptuar se „fryma e kësaj beteje do t´i udhëheq edhe mëtutje serbët për t´i realizuar idealet e mëdha kombëtare dhe civilizuese“!
Duke iu referuar librit të Velimiroviqit, për të cilin Grill thotë se njësoj u sherbeu si inspirim si çetnikëve të Mihajloviqit, por edhe pasardhësve të tyre që masakruan boshnjakët dhe kroatët e pambrojtur në Knin, Slavoni, Bosnje dhe së fundit në Kosovë, që ende gjithnjë vazhdojnë të vrasin „me bekimin e zotit“, zbulon faktin se patriku Velimiroviq mori pjesë në luftrat ballkanike me pushkë në dorë. „Si vullnetar“ kaloi nëpër Kosovë dhe shkoi deri në Ohër, për t´i „bekuar“ shejtnitë „e uzurpuara nga antikrishtët“ në mënyrë që për disa vjet praktikisht nëpër Kosovë dhe Maqedoni, si patrik i dioqezës së Ohrit, të udhëheq projektet për kishëzimin sa më të madh të „tokave të vjetra serbe“.
Ai madje ishte njëri ndër autorët e krijimit të mitit tjetër – të ashtuquajturës „golgotë serbe“ gjatë luftrave ballkanike, ku serbët, serish, në luftën e tyre kundër otomanëve dhe gjermanëve, u flijuan për qytetërimin evropian e me këtë e prligjën të drejtën „e zotit“ që të posedojnë përgjithmonë Kosovën dhe Maqedoni si „djep i shpirtit serb“!…Grill thotë se kjo ishte vetëm një gënjeshtër ndër shumë genjeshtrat propagandistike serbe me të cilën luftrave të vonshme imperialiste serbe është dashtë t´u jepet „oreoli“ krishten, ndërkohë që e verteta është tjetërfare dhe e kundërt me parimet e krishtërimit dhe ato elementare civilizuese.
„Gjatë luftrave ballkanike dhe më vonë“, thotë Grill, „nuk ndodhi golgota serbe, por ndodhi golgota shqiptare“, ngaqë shqiptarët u masakruan nga armata serbe dhe u detyruan t´i braktisin trojet e tyre.
Autori bën të ditur se me qindra e mijëra shqitparë u detyruan të shpërngulen në Anadoll dhe gjetiu dhe kjo u bë edhe me miratimin e heshtur të disa fuqive evropiane, të cilat gjatë luftrave ballkanike dhe asaj botërore ishin aleatë të serbëve dhe sikur nuk kishin asgjë që kisha ortodokse serbe me propagandën e saj raportet midis „krishtit dhe antikrishtit“ i shihte në prizmin e konfrontimeve midis alenacës së tre Cezarëve (atyreve të Stambollit, Vjenës dhe Berlinit) dhe kundërshtarëve të tyre që nisnin nga qendra e Evropës dhe shkonin deri në Moskë. Golgota shqipare, thotë Grill, po vazhdon edhe sot e gjithditën, sy botës dhe se ajo nuk mund të shikohet e shkëputur edhe nga prizmi i „ferkimeve tradicionale të kristit dhe antikristit“,mtë klisheve të shikuara sipas platformës së Velimiroviqit, ku aleancës francezo – ruse i parashihet një përspektivë e jashtëzakonshme në të cilën faktori serb do të jetë një nyjë e pakapërcyeshme…?!
Vazhdon golgota shqiptare…
Te vazhdimi i golgotës shqiptare mbi platformën tradicionale serbomadhe, ku roli i kishës ortodokse serbe është jashtëzakonisht i madh, ndalet edhe recensionisti i librit , Rudolf Grylih, i cili njëherësh është edhe autor i parathënies së librit. Grylih, i cili ka paditur kishën ortodokse serbe për në insipirimin e luftës hegjemonsite serbe të vitit 1991 si dhe për pjesmarrje të drejtpërdrejtë në të te disa vladikëve serbe, vlerëson se libri i Krysostomus Grillit paraqet një kontribut të jashtëzakonshëm për njohjen dhe demistifikimin e rolit të kishës ortodokse serbe në porceset tragjike ballkanike.
Grylih thotë se njëri ndër faktet më akuzues të saj është gjenocidi i bërë ndaj popujve joserbë: boshnjakët dhe shqiptarët, gjenocid ky që po zhvillohet edhe sot e gjithditën herë me perfiditet e herë me anën e veprimeve të drejtpërsëdrejta luftarake, që kanë për qëllim pastrimet etnike, siç u bënë në Bosnje dhe Hercegovinë e që u sherbyen edhe marrëveshjeve të mëtutjeshme për ndajen praktike të saj në dy pjesë, ku gjysma iu dha serbëve.
Në këtë kontekst Grylih, formën më të rëndë të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë e sheh në veprimet e vazhdueshme dhe konkrete të kishës ortodose serbe për kishëzimin e dhunshëm që po bëhet me ndërtimin e kishave serbe në vendbanimet e qindpërqindëta shqipare – Gjakova dhe të tjera si dhe rrënimin e xhamive, kishave katolike dhe objekteve të tjera fetare të shqiptarëve, që u bë kësaj vere nëpër të gjitha lokalitetet shqiptare të përfshira nga ofanziva serbe.
Grylih konsideron se kisha ortodokse serbe nuk mund të shtiret se është për „paqë në Kosovë“, kur ajo imponon tempuj ortodoks atje, rrënon tempujt shqiptarë… Andaj, në këtë kontekst Grylih librin e Grillit „Mesianizmi serb i peshkopi Velimiroviq“, nga „Erzabtei“ e vlerson si një mesazh të qartë jo për ta mbrojtur „mesianizmin e ri serb“, por për t´u mbrojtur nga ai sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zeusi, Pellazgët dhe unë !

0
Vizatim i Zeusit në leksikonin e madh norvegjez
Mathiev Aref, pellazgolog, Paris
___
Në moshën 15 vjeçare (1953), në Shkollën e Mesme Franceze në Kajro, zbulova për herë të parë, duke lexuar Iliadën dhe Odisenë (Iliade XVI, 233/236), se Zeusi nuk ishte Helen, por “Pellazg”. Ishte flaka e parë që më ndriçoi dhe më mësoi se kush ishin paraardhësit e mi. Kjo flakë do të shuhet vetëm ditën kur do të ndërroj jetë. Kjo është arsyeja pse, edhe sot, kjo flakë vazhdon të më frymëzojë, të më përforcojë, deri në atë pikë sa përfundova i zhytur në studimet dhe hulumtimet e mia, të cilat nga ana tjetër krijuan brenda meje një lloj kopjeje ose një sozi të një “Pellazgu të lashtë”, kështu që, në mënyrë të brendshme, mendore, emocionale dhe me dashuri e përjetova këtë Histori sikur të kisha jetuar midis Pellazgëve të mi…në gjithë jetën time. Kjo osmozë kurioze ndoshta më nguliti shpirtin e Pellazgëve brenda meje. Pa u mburrur, mund të pohoj se u bëra misionari i Pellazgëve, dhe ndoshta i vetmi në botë që kam jetuar një jetë të tillë në një histori të tillë midis paraardhësve të mi.
Por ajo që më trishton pak është se pak veta besojnë në këtë mision të shenjtë ! Po, trishtohem kur shoh disa Shqiptarë që më fyejnë, më nënçmojnë ose më urrejnë, edhe pse ia kam kushtuar më shumë se gjysmën e jetës sime kauzës së paraardhësve të mi, por… ndoshta jo paraardhësit e këtyre njerëzve…si mund ti quaj Shqiptarë ?!
E kam diskutuar dhe debatuar shumë këtë temë me të huajt, por gjithmonë jam pritur mirë, jam vlerësuar, pa grindje dhe jam duartrokitur ! Ndërsa me disa Shqiptarë që as nuk e dinë Historinë e tyre të paraardhësve, ndoshta nga injoranca (u privuan nga e Vërteta për 45 vjet despotizëm komunist) ose nga mungesa e edukimit ose mungesa e mendjehapurisë, mungesa e mendiehollësisë… dhe që nuk më kuptuan, që u tallën me mua, më denigruan, më fyenin ose më urrenin… sikur të isha vërtet një armik. Po, ndoshta kjo ekziston. Pse ? Oh, është e ndërlikuar dhe arsyet janë të shumta. Sidoqoftë, do ta trajtoj këtë problem shkurt dhe shpejt sepse më dhemb zemra të fajësoj ose t’i ngarkoj tepër bashkatdhetarët e mi, vëllezërit e mi të gjakut. Kam takuar shumë Shqiptarë në jetën time nga të gjitha kushtet shoqërore apo nivelet kulturore dhe kam njohur edhe grupe të tjera etnike përmes udhëtimeve të mia të shumta dhe atyre që kam frekuentuar për shkak se kemi bashkëjetuar, por Shqiptarë të këtij loji, rallë që i kam parë. Mund t’ju them, pa gabuar shumë, “se nuk ka askush më të mirë se një Shqiptar, dhe nuk ka askush më të keq ! Është e trishtueshme ta them këtë.
Nuk mund ta fajësoj dikë që nuk pajtohet me mua, por kur nuk je dakord, duhet të provosh të kundërtën… dhe aty qëndron problemi, sepse shpesh një Shqiptar do t’ju thotë menjëherë se nuk pajtohet me ju pa e ditur pse nuk pajtohet. Shpesh është “krenaria” (e ekzagjeruar) që më shpesh del në pah tek një shqiptar, etj. Këtu, unë nuk jam këtu në një gjykatë për të thënë se kush ka të drejtë ose jo. Por do të përmend një ose dy shembuj domethënës midis shumë të tjerëve. Disa vjet më parë, një “Shqiptar” i quajtur shkencëtar (nuk do ta përmend emrin e tij, por nëse më lexon, do ta njohë veten) i njohur në rrethet shkencore të Tiranës (nga kasta e ish regjimit komunistë) erdhi për të debatuar me mua (së bashku gjithashtu me dy të tjerë). Ai vazhdoi të më kundërshtonte (për hir të kundërshtimit) gjatë promovimit të librit tim të parë (“Shqipëria…”), por meqenëse nuk mund të më jepte prova për të kundërtën, e pyeta nëse e kishte lexuar librin tim. Ai u përgjigj se nuk kishte pasur kohë ta lexoje ! Atëherë iu përgjigja : “Keni ardhur këtu për të debatuar me mua për librin që është tema e këtij programi televiziv pa e lexuar librin tim më parë ?!”
Si kjo lloj situate ose gabimi ka pasur shumë të tilla si kjo e mëparshme që ngjau në vitin 2007, kur shkela për herë të parë tokën e paraardhësve të mi. Do ta përfundoj me shembullin e dytë, atë të dikujt këtu në FB që kishte një mendim pozitiv për “Inteligjencën Artificiale”, duke më thënë : se “në librat tuaj sipas çfarë lexoj në “IA” ju nuk sillni asgjë të re për temën e Pellazgëve” !!! Ndërsa IA është një algoritëm që bazohet në probabilitete dhe gjithçka që i ofrohet “bazës së të dhënave” të saj ku, për fat të keq, të dhënat e mia shkecëtore historike dhe etnolinguistike nuk përfshihen në atë baze të dhënash ! Ndryshe nga teza ime dhe librat e mi që sjellin një perspektivë të re mbi qytetërimin Helen, të cilën e vë në dyshim plotësisht, si dhe gjuhësinë moderne ku pohoj (me prova) se gjuha shqipe është një “fosil i gjallë” dhe “gjuha mëmë e Evropës”, dhe se Pellazgët janë populli më i vjetër në Evropë : të gjitha këto studime dhe zbullime ishin objekt i një teze të paraqitur në Sorbonë në vitin 2012.
Kështu veprojnë disa Shqiptarë (dhe të tjerë në botë, përfshirë armiqtë tradicionalë dhe gjeopolitikë të popullit shqiptar) që besojnë se janë të kulturuar dhe inteligjentë dhe që të kundërshtojnë “për hir” të kundërshtimit. Pra, ky është lloji i ekzemplarit që janë disa shqiptarë (për fat të mirë jo të gjithë sepse ka edhe gra e burra të tjerë të kulturuar dhe patriotë) : ata njerëz janë plot mburrje, egocentrikë, egoistë, xhelozë, agresivë, kokëfortë, të dëmshëm, përçarës dhe dashakeq. Fund.

Luljeta Pula e kujton Eva Brentley, miken e vet dhe të mbarë shqiptarëve

Luljeta Pula, Prishtinë

  • NE VEND TE PERKUJTIMIT PER MIKEN TIME EVA BRENTLEY.

Eva ishte mikja ime me e shtrenjte. Ajo ishte anetare e Lidhjes -qytetare Shqiptaro-Amerikane, doktore e shkencave te se drejtes nderkombetare si dhe ne fushen e te drejtave te njeriut.

Profesore ne 6 universitete te degjuara ne Amerike. Bashkepunetore e pare e Leh Valenses. Eva kontribuoi jashtezakonisht shume ne nderkombetarizimin e ceshtjes se Kosoves vite me radhe qe nga viti 1990.

Por megjithate dua t’a vecoj 2 Korrikun e po atij viti, shpalljen e Deklarates se Pavaresise dhe rolin e kontributin e saj ne kete date te shenuar. Ajo erdhi me 1 korrik nga Amerika dhe si gjithmone ishte mysafire ne shtepine time. Me 2 korrik kerkoi te dilnim para Kuvendit dhe kerkesa e saj ishte shume kembengulese.

Jo atehere, por shume me vone do e kuptoja qe as ardhja e saj e as kembengulja qe te dilnim para Kuvendit nuk ishte e rastit.

Meqe regjimi nuk lejonte futjen e delegateve ne Kuvend ata hezitonin te benin shpalljen e Deklarates sePavaresise jashte nderteses se Kuvendit. Juristet e Parlamentit nuk e dinin a do te jete ajo valide nese shpallet jashte objektit.

Eva ftoi tri here me radhe sekretarin e Kuvendit dhe i tha qe te fillonin shpalljen e Deklarates dhe i siguroi qe ajo do jete valide. Sapo u kishte thene heren e trete delegatet filluan shpalljen dhe neve te dyjave na arrestuan.

Pas gjashte oresh State Departamenti Amerikan intervenoi per lirimin e Eves dhe neve te dyjave na liruan.

Shteti jugosllav si mase ndeshkuese i ndaloi Eves hyrjen ne Jugosllavi per tri vjet.

Desha t’a tregoj te verteten e pathene per 2 Korrikun dhe Deklaraten e Pavaresise! Sepse e quaj te rendesishme te them se kontributi i Eves ishte krucial dhe vendimtar per shpalljen e Deklarates se Pavaresise me 2 korrik. Pa te nuk jam fare e bindur se kjo ngjarje historike do te ndodhte me 2 korrik. Mbase do te ndodhte me vone.

Por kurre nuk dihet se cfare mund te sajonte pushteti per t’a penguar ate. Si fjala vjen burgosjen e ndonje delegati per te pamundesuar kuorumin! Eshte e pafalshme qe institucionet e ketij shteti kurre nuk i shprehen asnje mirenjohje Eves per gjithe cfare ajo beri per Kosoven. Dhe per 2 korrikun vecanerisht! As sa ishte gjalle kurre nuk u kujtuan t’a nderonin me ftese per shenimin e pervjetoreve te kesaj ngjarjeje historike!

Nje dekorim i saj post-mortum mbase do te ishte ndjese per kete shperfillje e mosmirenjohje te pafalshme!

UÇK se kishte në plan çlirimin, Thaçi i kishte thënë Fatos Klosit se gjithçka ishte për autonomi

2
Foto nga lufta: Mujë Krasniqi dhe Hashim Thaçi
Halil Geci, Skenderaj
___
“Dëgjoni me vëmendje rrëfimin e Fatos Klosit në këtë video.”
“Fatos Klosi zbulon: Thaçi punonte vetëm për rikthimin e autonomisë – jo për çlirimin e Kosovës”
“Fatos Klosi rrëfen tradhtinë e Thaçit dhe manipulimin e UÇK-së, që sipas tij dukej si një lavdat
Deklarata e Fatos Klosit tregon publikisht se UÇK-ja e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij i LPK-ucave nuk kishte për qëllim çlirimin e Kosovës, por vetëm rikthimin e autonomisë së dikurshme, që Tito ua kishte dhënë shqiptarëve për t’i qetësuar.
Pikërisht këtu qëndronte prapavija dhe thika e mprehtë e përgatitur nga shërbimi francez, përmes dorës së Hashim Thaçit (“Polarit”), i rekrutuar nga ky shërbim në bashkëpunim me UDB-në serbe. Ata përgatitën një spiun nga Drenica për ta vendosur në krye të UÇK-së dhe më vonë në krye të politikës, në mënyrë që të dukej i besueshëm nga vendi prej nga buronte zjarri i luftës.
Qëllimi ishte i qartë: gjatë luftës UÇK-ja të ishte nën kontroll, ndërsa pas luftës politika të ishte nën kontroll. Dhe ashtu ndodhi.
Në kohën kur zhvilloheshin bisedimet trepalëshe në Vjenë dhe Bruksel, të përgatitura nga Ibrahim Rugova, kërkesa ishte e qartë: shtet i pavarur, i hapur ndaj fqinjëve.
Pas ikjes së Rugovës dhe ardhjes së “Polarit” në pushtet, bisedimet u përmbysën.
Me ardhjen e tij në pushtet, “Polari” shkeli Pakon e Ahtisarit, duke i dhënë Serbisë gjithçka që ishte marrë vesh paraprakisht me shërbimin francez.
Këtu filloi tradhtia ndaj atdheut.
Ai ndau Veriun përmes “Zajednicës” me kompetenca ekzekutive, bëri 10 fshatra komuna serbe, përgatiti djegien e kishave që më vonë të merrnin status ekstraterritorial, i dhuroi Malit të Zi 8,226 hektarë tokë, ndërsa kundërshtarët politikë i vrau, i shantazhoi dhe i përndoqi.
Që Thaçi ishte i shitur, kjo u pa qysh nga fillimi. Azem Hajdari, në qytetin e studentëve, tregon se si Hashim “Polari” e pyeti:
– “A mendon, zoti Azem, se Ibrahim Rugova është i rekrutuar i UDB-së?”
Azemi iu përgjigj prerë:
– “Hup nga ky vend, he qen bir qeni! He faqezi i poshtër! Se po mos kofsha unë Azem Shkreli, që nuk të ngre zvarrë si qenin prej këtu… Hup!”
Polari, me bishtin nën këmbë si qen i rrahur, iku. Azemi e përshkroi si një djalë të lodhtë, me një këmishë laraman, ashtu siç ishte edhe nga brenda – laraman.
Përplasjet e LDK-së, e udhëhequr nga Rugova, akademikët dhe atdhetarët me emër, me agjentët e rekrutuar nga shërbimet francezo-serbe, kishin një arsye të qartë: Rugova nuk lejonte dhe as nuk diskutonte gjë tjetër përveç shtetit të pavarur, të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. Ndërsa tradhtarët e udhëhequr nga Thaçi punonin për rikthimin e autonomisë nën juridiksionin serb.
Fatos Klosi
Ditë pas dite po dalin në shesh tradhtitë e këtij klani. Madje edhe vetë Fatos Klosi nxori publikisht tradhtinë e Thaçit dhe të UÇK-së, duke deklaruar se UÇK-ja nuk e kishte në plan çlirimin e Kosovës, por rikthimin e autonomisë nën tutelën serbe.
Pikërisht për këtë arsye ishte rekrutuar Thaçi, së bashku me vëllain e tij të madh, Gani “Polari”, dhe rrethin e tyre mbështetës.
Shërbimet e rekrutimit e dinin mirë se Rugova dhe rrethi i tij nuk do të pranonte kurrë rikthimin e Kosovës nën Serbi, prandaj u planifikua eliminimi i Rugovës dhe i proamerikanëve që e mbështesnin atë dhe Amerikën.
Kështu filloi eliminimi fizik i Rugovës dhe i rrethit të tij. Njëri prej tyre ishte Ibrahim Rugova.
U bë atentat ndaj Rugovës, dhe filloi një fushatë shkatërruese ndaj bashkëpunëtorëve të tij.
Të vrarë, të shantazhuar dhe të përndjekur u bënë Ahmet Krasniqi, Sali Çeku, Tahir Zemaj, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, truproja Besim Dajaku, Bekim Kastrati, dhe shumë të tjerë nga rrethi i Drenicës: Xhafer Behrami, Liridon Halilaj, Sejdi Koce, Haki Imeri.
Edhe vëllezërit e mi, Gani dhe Esat Geci, nuk u shpëtuan nga dhuna dhe plagosjet, ndërsa qindra mbështetës të Rugovës u përballën me terror dhe intimidim të hapur. Ishte një përpjekje e qëllimshme për të shkatërruar çdo mbështetje ndaj vizionit të Rugovës dhe për ta futur Kosovën nën ndikimin e klanit të Thaçit.
Qëndrimet politike të Rugovës ishin të qarta:
— Nëse Jugosllavia do të mbetej, Kosova duhej të avanconte si republikë e barabartë me gjashtë republikat e tjera;
— Nëse Jugosllavia shpërbëhej, Kosova do të shkëputej dhe do të bëhej shtet i hapur ndaj fqinjëve.
Nga intervista e Fatos Klosit mund të kuptohet qartë, ndërmjet rreshtave, se tradhtarët e LPK-së ishin të paguar me para të mëdha nga shërbimet francezo-serbe, duke ndërhyrë me njerëzit e tyre të rekrutuar për rikthimin e Kosovës nën juridiksionin serb.
Këtë e dinte mirë Rugova, prandaj gjithmonë thoshte:
“Sa më larg Hashim Thaçin nga pushteti!”
Por tradhtarët, pas vdekjes së tij, nuk e dëgjuan, dhe LDK dhe Kosova përfundoi në duart e Thaçit dhe të klanit të tij.
Shih videon:

Kosova iu bashkua Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD)

0

Presidentja Osmani: Dje në Kopenhagë, Kosova iu bashkua Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD) 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se dje në Kopenhagë, Kosova iu bashkua Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD).

Presidentja Osmani ka shkruar:

Dje në Kopenhagë, Kosova iu bashkua Francës, Italisë dhe partnerëve të tjerë evropianë në themelimin e Koalicionit Evropian Kundër Drogës (ECAD).

Përmes këtij mekanizmi, do të sigurohet koordinim më i gjerë evropian në luftën kundër trafikimit dhe abuzimit me drogë. Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj dhe ashtu siç kemi bërë deri më tani, të luftojmë këto dukuri në mënyrë efektive.

Do të punojmë ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që Evropa të mbetet e sigurt, e bashkuar dhe e vendosur përballë kësaj sfide.