Kreu Blog Faqe 432

Gjërat që duhet t’i ketë burri e ato që duhet t’i ketë gruaja

0
Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Nga eksperienca e të jetuarit mes njerëzve kam kuptuar se ka dy gjëra të rëndësishme që i përcaktojnë vlerën njeriut. Një që duhet ta ketë burri dhe një tjetër që duhet ta ketë gruaja:
Tek burri është kontrolli i vetes.
Tek gruaja është kontrolli i gojës (i të folurit).
Një burrë që ka në dorë frerët e emocioneve,, pulsioneve, veprimeve të tij, që nuk kontrollohet prej tyre, që di të veprojë duke peshuar mendimet, që nuk e lë veten të jetë nën kontrollin e të tjerëve e aq më pak të ndjesive, është një burrë që bën dallimin mes shumë të tjerëve.
Një grua që di të kontrollojë gojën e saj, që di të heshtë e të peshojë situatat e që di të flasë atëherë kur arsyeja e ka kulluar mendimin, është një grua që bën dallimin mes shumë të tjerave. Kur flet një grua e tillë të tjerët heshtin.
Ne e njohim njëri tjetrin prej veprimeve tona e prej fjalëve që flasim. Askush s’do të të njohë për çfarë mban shpirti brenda por prej çfarë nxjerr prej tij me fjalët që flet e veprimet që bën.

Kosova në rrezik, thirrje për veprim qytetar

1
Agim Vuniqi, SHBA
___
Kosova: Republika qytetare në rrezik – thirrje për veprim qytetar
___
Republika e Kosovës është ndërtuar mbi parimin e barazisë qytetare dhe funksionimit të parlamentit si institucioni kryesor i përfaqësimit demokratik. Çdo qytetar ka të drejtë të barabartë në votë, dhe çdo deputet duhet të jetë zëri i elektoratit të vet. Mirëpo, mekanizmi i ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë, veçanërisht për komunitetin serb, po deformon këtë parim themelor.
Në praktikë, një komunitet i vogël po merr një rol të paparë: ai mund të vendosë mbi formimin e shumicës parlamentare, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe funksionimin normal të institucioneve. Kjo e vendos Republikën e Kosovës në një situatë ku interesat e një pakice, shpesh të lidhur me politika të jashtme, mund të kenë më shumë peshë se shumica qytetare. Ky fenomen, i përshkruar ndryshe si “king-maker”, rrezikon shtetin dhe legjitimitetin e tij.
Sipas nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës, të paktën dhjetë deputetë kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim të çështjeve kushtetuese. Qytetarët nuk mund ta bëjnë këtë hap drejtpërdrejt, por kanë të drejtë të kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre që ta bëjnë këtë përmes një peticioni publik. Presioni qytetar është mënyra më e drejtpërdrejtë për t’i rikthyer institucionet tek fryma e republikës qytetare dhe për të mbrojtur barazinë e votës.
Kërkesa është e qartë: të paktën 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës, së bashku me Avokatin e Popullit, duhet të ndërmarrin iniciativën dhe ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve të rikthejnë barazinë qytetare dhe të shmangin ndikimet që deformojnë legjitimitetin e institucioneve.
Ky peticion nuk është thjesht një apel politik, por një thirrje për demokraci reale. Republika e Kosovës nuk mund të mbetet peng e privilegjeve të një pakice. Demokracia funksionon vetëm kur qytetarët e kanë zërin të barabartë dhe institucionet reflektojnë këtë barazi.
Qytetarë të Kosovës, nënshkruani, shkruani letra, bëhuni pjesë e këtij procesi: fjala juaj është Kushtetutë.
PETICION QYTETAR
Për mbrojtjen e barazisë qytetare dhe funksionimit demokratik të Republikës së Kosovës
Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, të shqetësuar për deformimin e parimeve kushtetuese të përfaqësimit dhe për pasojat e ndarjes së imponuar politike mbi baza etnike, i drejtohemi përfaqësuesve tanë dhe institucioneve kushtetuese me këtë kërkesë publike.
1. Arsyeja e peticionit
Kosova është themeluar si një Republikë qytetare dhe demokratike, ku çdo qytetar ka të drejtë të barabartë në votë dhe çdo deputet duhet të jetë zëri i shumicës qytetare.
Mekanizmi i ulëseve të rezervuara për komunitetet pakicë, veçanërisht për komunitetin serb, po deformon këtë parim. Në praktikë, një komunitet i vogël po merr rolin e “king-maker”, duke vendosur mbi formimin e shumicës parlamentare dhe funksionimin normal të institucioneve, çka cenon legjitimitetin e shtetit dhe parimin e barazisë qytetare.
2. Baza juridike
Sipas nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
“Të paktën dhjetë (10) deputetë të Kuvendit kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim ose vlerësim të kushtetutshmërisë.”
Qytetarët nuk mund ta bëjnë këtë hap drejtpërdrejt, por kanë të drejtë të kërkojnë nga përfaqësuesit e tyre që ta bëjnë këtë përmes një peticioni publik. Presioni qytetar është mënyra më e drejtpërdrejtë për t’i rikthyer institucionet tek fryma e republikës qytetare dhe për të mbrojtur barazinë e votës.
3. Kërkesa jonë
Të paktën 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës, së bashku me Avokatin e Popullit, të ndërmarrin iniciativën dhe ta parashtrojnë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të praktikës së ulëseve të rezervuara.
Kuvendi dhe institucionet përkatëse të rishqyrtojnë këtë mekanizëm, duke garantuar mbrojtjen e pakicave, por pa cenuar barazinë dhe legjitimitetin e shumicës qytetare.
4. Thirrje për përgjegjësi
Ky peticion është thirrje për demokraci reale. Republika e Kosovës nuk mund të mbetet peng i privilegjeve të një pakice. Demokracia funksionon vetëm kur qytetarët kanë zërin e barabartë dhe institucionet reflektojnë këtë barazi
Emri dhe mbiemri qyteti Vendi
@followers; Highlights

Media dhe vota e lirë , arma më e fortë kundër hajnave, kriminelëve e mashtruesve

0
Halil Geci, Skenderaj
___
MEDIA E LIRË, VOTA E LIRË DHE QYTETARI AKTIV JANË ARMA MË E FORTË KUNDËR HAJNAVE, KRIMINELËVE DHE MASHTRUESVE
___
Manifest,për përmbysjen e hajnave me votë
Ndershmëria është nder — korrupsioni është tradhti
Sot, Kosova dhe Shqipëria po kalojnë nëpër një periudhë të errët: njerëzit e ndershëm margjinalizohen, ndërsa hileqarët, të korruptuarit dhe profiterët ngrihen në piedestal.
— Shitet nderi për një post. Shitet ndërgjegjja për një tender.
— Shitet atdheu për pak para.
Por populli ende ka forcë. Ende ka djem e vajza që besojnë në drejtësi, në punë dhe në dinjitet. Ata janë shpresa jonë për të nxjerrë vendet tona nga ky moçal — jo me dhunë, por me ndërgjegje, dije dhe guxim qytetar.
Rruga e daljes është e qartë: humbja e pushtetit të hajnisë dhe profiterëve përmes votës është nder dhe atdhetari.
Çdo qytetar duhet të dijë se vota për korrupsionin të bën bashkëfajtor.
Çdo votues i ndershëm duhet ta dijë se dijenia dhe arsimi çlirojnë mendjen nga varësia dhe frika — prandaj, refuzoni me votë ata që shesin interesin publik.
Vetëm me ndershmëri dhe drejtësi mund të mbrojmë shtetin dhe institucionet e tij. Pa drejtësi, nuk ka as shtet, as liri.
Në një shoqëri pluraliste, vota është mjeti më i fuqishëm kundër mashtruesve dhe hajnave që po përpiqen ta kapin shtetin. Përdoreni atë me përgjegjësi.
Mbështetja ndaj medias së lirë dhe gazetarëve që denoncojnë korrupsionin tregon se sa e do atdheun.
Angazhohuni qytetarisht: informohuni, debatoni dhe votoni të ndershmit nëse e doni atdheun.
Mos pranoni pazare; mos shisni besimin e së ardhmes për interesa të përkohshme.
Ndërtoni komunitete të forta dhe të informuara, që nuk lejojnë biznesin e servilizmit dhe klientelizmit.
Shoqëria që shpërblen korrupsionin dhe ndëshkon ndershmërinë është e dënuar.
Shoqëria që guxon të zgjohet, të flasë dhe të mos shitet, do të ringjallë Kosovën dhe Shqipërinë e drejtësisë, dinjitetit dhe lirisë.
Mos u besoni liderëve të partive, por besojuni njerëzve të rretheve tuaja, atyre që i njihni dhe që kanë qëndruar larg hajnisë, krimit dhe të pabesës.
Nëse doni ta nderoni Kosovën, refuzoni me votë hajnat 20-vjeçarë që kurrë nuk dinë të ngopen me para.

Kalvari i harruar i Zeqir Gërvallës dhe Hanës: Atdhetarë të flijuar, të lënë pa dinjitet nga shteti

Ky shkrim për poetin Zeqir Gërvalla nga Lupçi i Poshtëm i Llapit, që prej luftës së Kosovës së vitit 1999 jeton në SHBA, është shkruar kah fundi i shtatorit 2025. Jo vetëm që është tragjedi që zor të ketë shpjegim, por është turp kombëtar që një poet kaq i natyrshëm i kombit, njeri me butësi që zor t’ia gjeje krahasimin; kaq i sinqertë dhe aq i pa sherr në mbarë jetën e tij, të harrohet nga mbarë një komb të cilit ia ka kushtuar jetën e vet tokësore.
___
Historia e Kosovës është e mbushur me dhimbje, por edhe me figura të qëndresës që i dhanë shpirt e frymë rezistencës kombëtare. Një ndër ta është poeti nacional Zeqir Gërvalla, bashkëpunëtori më i afërt i Adem Demaçit, i cili u përball me të gjitha format e represionit jugosllav. Sot, në moshë të thyer, ai dhe bashkëshortja e tij, arsimtarja Hana Gërvalla, ndodhen përballë një tjetër padrejtësie: ndërprerja e pensionit nga shteti i Kosovës – shteti për të cilin ata sakrifikuan gjithçka.
Poeti i anatemuar gjatë komunizmit
Zeqir Gërvalla nuk ishte thjesht poet. Ai ishte simbol i rezistencës intelektuale ndaj ideologjisë komuniste dhe kolonializmit serb. Për vargjet e tij, për qëndrimin e tij, ai u dënua me burgime të gjata politike. Në qelitë e errëta, në mungesë të lapsit, shkruante poezi me gjakun e tij, për të mos lejuar që fjala të shuhet.
Me qindra herë ai sfidoi censurën duke përdorur dhjetëra pseudonime. Shpesh fitonte konkurse letrare pa u ditur se pas vargjeve fshihej një emër i ndaluar nga regjimi. Ai ishte poeti i padukshëm, i cili jetonte mes fjalës së lirë dhe frikës së persekutimit, i anatemuar madje edhe nga një pjesë e intelektualëve shqiptarë të kohës që ishin nën ndikimin e ideologjisë komuniste.
Veprat e tij – “Prania e sfinksit”, “Det e moçal ballëpërballë”, “Daullet e pranverimit”, “Në rrugën e dritës”, “Ekspozita e mëmëdheut”, “Lulëzimi i rrënjës” – mbeten dëshmi e një krijimtarie që e sfidoi kohën dhe diktaturën.
Kalvari i Hanës – shtylla e familjes
Ndërsa Zeqa vuante burgjet politike, bashkëshortja e tij, Hana, mbante mbi supe gjithë peshën e jetës: arsimtare e përkushtuar, ajo rriti katër fëmijë në kushte të rënda, duke përballuar varfërinë, izolimin dhe stigmën që shoqëria ia veshte familjeve të të burgosurve politikë.
Në të njëjtën kohë, ajo nuk u thye kurrë. Me dinjitetin e saj, ajo mishëroi figurën e nënës shqiptare që e mban gjallë familjen dhe kombin në kohë të errëta.
Nga burgu i komunizmit tek poshtërimi i burokracisë
Sot, pas dekadash sakrifice, Zeqir dhe Hana Gërvalla nuk përballen më me hetuesit e UDB-së, por me sportelet e ftohta të Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Prej muajsh atyre u është ndërprerë pensioni, duke i detyruar të “riaplikojnë personalisht” – një kërkesë absurde për një burrë që pas një sulmi në tru nuk ka mundësi as të lëvizë vetë.
Është ironike dhe tragjike që ndërkohë që qytetarët serbë në Kosovë përfitojnë dy pensione – një nga Serbia e një nga Kosova – atdhetarë si Zeqir Gërvalla, të cilët i dhanë kombit gjithçka, mbeten pa të drejtën e tyre elementare njerëzore. Ky është vazhdim i padrejtësisë historike, ku gjenerata e baby boomers, që ngriti themelin e arsimit, kulturës dhe ekonomisë së Kosovës, trajtohet si rend i dytë qytetarësh.
Një thirrje për dinjitet
Shteti i Kosovës nuk mund të krenohet me flamurin e pavarësisë ndërkohë që harron ata që sakrifikuan për të. Rastet si ai i Zeqir dhe Hana Gërvallës janë turpi ynë kolektiv. Ata nuk kanë nevojë për mëshirë – ata kanë të drejtë për respekt, për pension, për status të posaçëm, për nderim publik.
Nderi i kombit matet me mënyrën si trajton heronjtë e gjallë, pa ata pushkatohet historia.

Marrëveshja e munguar – ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

0
Agim Vuniqi, Washington
___
Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kthyer në një spirale pa përfundim të qartë. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare, raundet e pafundme të takimeve në Bruksel dhe Ohër nuk prodhuan rezultatin e pritur: një marrëveshje të nënshkruar që do të mbyllte kapitullin e konfliktit ballkanik dhe do të hapte rrugën drejt njohjes reciproke.
Në fakt, Serbia, megjithëse në mënyrë formale pranoi planin franko-gjerman të mbështetur nga BE dhe SHBA, në fund refuzoi ta nënshkruajë. Presidenti Aleksandar Vuçiq, me një gjuhë të dyfishtë politike, pranoi përmbajtjen por mohoi aktin e nënshkrimit – një manovër tipike diplomatike që ruan imazhin e “bashkëpunimit” përballë Brukselit, por shmang çdo detyrim juridik përballë opinionit nacionalist në Beograd. Kjo strategji e kujdesshme, në thelb, është ajo që ka mbajtur të ngrirë procesin që nga 2011 e deri më sot.
Kjo situatë rikujton skenarin e njohur nga Lindja e Mesme – marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Yitzhak Rabin dhe Yasser Arafatit. Edhe aty, një mungesë nënshkrimi në momentet vendimtare çoi drejt fragmentimit të procesit të paqes dhe, për pasojë, në izolimin e Gazës. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, rreziku është i njëjtë: mungesa e vullnetit për të kurorëzuar me nënshkrim një marrëveshje mund ta çojë rajonin drejt një realiteti paralel, ku tensioni dhe mosbesimi mbeten norma e përditshme politike.
Në thelb të këtij debati juridiko-politik qëndron Neni 11 i Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve (1969). Ky nen përcakton qartë se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve që nuk e kanë njohur njëri-tjetrin mund të ketë karakterin e një traktati ndërkombëtar. Me fjalë të tjera, mungesa e njohjes reciproke nuk e bën të pavlefshme marrëveshjen. Parimi universal “pacta sunt servanda” – marrëveshjet duhen respektuar – garanton që çdo marrëveshje e arritur në mirëbesim, edhe mes palëve pa marrëdhënie diplomatike, mbetet ligjërisht e detyrueshme.
Ky parim është themeli mbi të cilin qëndron e drejta ndërkombëtare moderne. Ai e shndërron fjalën e dhënë në një obligim juridik dhe politik, duke ruajtur stabilitetin në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në kontekstin e Kosovës dhe Serbisë, kjo do të thotë se marrëveshja e Ohrit, edhe pa nënshkrim formal, në parim krijon detyrime për palët – aq më tepër kur është pranuar publikisht dhe mbështetur nga aktorë ndërkombëtarë.
Por problemi nuk qëndron vetëm në aspektin juridik – ai është politik dhe moral. Serbia kërkon përfitimet e një procesi paqësor pa marrë përsipër përgjegjësitë e tij. Kosova, nga ana tjetër, mbetet e kufizuar nga mungesa e njohjes dhe nga presioni për kompromis. Në këtë ekuilibër të brishtë, BE-ja shfaqet si ndërmjetës që s’ka instrumente detyruese, ndërsa SHBA ruan rolin e arbitrit moral, pa imponuar zgjidhje konkrete.
Në fund, mosnënshkrimi i marrëveshjes është simptomë e mungesës së guximit politik. Sikurse Arafati dikur hezitoi përballë realitetit të Gazës, Vuçiq sot heziton përballë nacionalizmit serb. Por historia dëshmon se refuzimi për të firmosur paqen, në fund, nënshkruan konfliktin.
Nëse Ballkani Perëndimor dëshiron të shmangë “Gazën e vet politike”, atëherë BE dhe SHBA duhet të tejkalojnë diplomacinë e fjalëve dhe të imponojnë respektimin e marrëveshjeve të arritura — sepse, sipas Konventës së Vjenës, fjala e dhënë është po aq e vlefshme sa nënshkrimi.

Rubineti bosh dhe klasa e mbipopulluar – pasqyra e komunave kosovare

0

Nga: Isuf Bajraktari

Në mesin e dekadës së tretë të shekullit XXI, shoqëria kosovare përballet ende me sfida bazike që duhej të ishin tejkaluar shumë më herët. Mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastruktura e pamjaftueshme arsimore për fëmijët nuk janë vetëm probleme teknike komunale; ato janë pasqyrë e një dështimi më të gjerë politik e institucional.

Politika lokale shpesh shpërndan shifra dhe premtime që ngjajnë si të dhëna, por mungojnë si zgjidhje. Nga informacioni deri te thellëkuptimi, pra nga fjala e thënë deri te ndryshimi real, ekziston një hendek i thellë. Në këtë boshllëk, qytetari sheh se rubineti i tij mbetet bosh dhe klasa e fëmijës së tij e mbipopulluar.

Analiza e çdo komune tregon se ekzistojnë dy faktorë determinues të cilësisë së jetës: mungesa e ujit të pijshëm të pastër, si nevojë jetike dhe themel i shëndetit publik; dhe mungesa e hapësirave e infrastrukturës për fëmijët në kopshte e shkolla, si themel i formimit të gjeneratës së ardhshme.

Në mungesë të tyre, asnjë investim tjetër nuk mund ta mbulojë krizën reale. Ky është paradoksi i politikës sonë: migrimi ka zvogëluar popullsinë, por edhe me numrin aktual të banorëve, institucionet nuk kanë arritur të ofrojnë zgjidhje funksionale.

Çdo katër vite, partitë heshtin gjatë pushtetit dhe më pas, në një muaj zgjedhor, shpërndajnë programe e slogane. Këto, në vend që të sjellin besim, shtojnë frustrimin dhe mosbesimin. Informacioni është kthyer në armë fasade, ku retorika nuk përputhet me realitetin dhe premtimi shndërrohet në zhgënjim.

Shkrimi “Rubineti bosh dhe klasa e mbipopulluar” është më shumë sesa një kritikë lokale: është një thirrje që politika komunale të përballet me realitetin e qytetarit. Rruga nga informacioni te dritëkuptimi, nga premtimi te besimi, është ende e paqartë. Pa zgjidhjen e dy plagëve kryesore – ujit dhe arsimit – çdo tjetër retorikë politike mbetet e zbrazët.

Shoqëria kosovare nuk ka luksin të mbetet peng i një rrethi vicioz ku uji mungon, shkollat janë të mbipopulluara, e fjalët politike derdhen si lumi që nuk pihet.

“Rreth vicioz”: gjendje ose cikël i mbyllur problematik, ku problemet ushqejnë njëra-tjetrën dhe përsëriten pa fund, duke mos lejuar zgjidhje reale.

Fanatizmi islamik s’do ta mposhtë kurrë identitetin shqiptar – solidaritet me Luljeta Pulën

1
Basri Beka, politolog, Prishtinë
____
Kërcënimet, shantazhi dhe frikësimi që po i bëhen profesoreshës Luljeta Pula nga ekstremistët islamik dhe nga ideologjia e islamit politik janë të papranueshme, të turpshme dhe të rrezikshme për shoqërinë tonë. Askush, as individ, as grup, as ideologji, nuk ka të drejtë të ndërhyjë në ndërgjegjen, lirinë dhe besimin e tjetrit.
Zgjedhja e saj për t’u rikthyer në fenë e të parëve – fenë katolike – është e drejtë njerëzore dhe kushtetuese, akt i lirë dhe i ndërgjegjshëm, që nuk i përket askujt tjetër përveç saj. Ky është një hap që shpreh guxim, vetëdije dhe refuzim të imponimit kulturor e fetar, që për dekada është përdorur për të tjetërsuar identitetin shqiptar.
Çdo kërcënim ndaj saj është kërcënim ndaj lirisë fetare, ndaj të drejtave themelore të njeriut dhe ndaj identitetit tonë kombëtar. Nuk është vetëm çështje personale e saj – është çështje e çdo shqiptari që beson në lirinë dhe dinjitetin e njeriut. Nëse sot heshtim para linçimit të saj, nesër kushdo prej nesh mund të jetë viktimë e të njëjtit fanatizëm.
Ekstremizmi islamik dhe islami politik nuk kanë dhe nuk do të kenë vend në trojet shqiptare. Ata që sot shajnë, frikësojnë dhe shantazhojnë një grua të lirë, janë armiq të lirisë, armiq të kombit dhe armiq të së ardhmes sonë.
Solidaritet i plotë me prof. Luljeta Pulën.
Liria fetare është e drejtë e patjetërsueshme.
Identiteti shqiptar nuk negociohet, nuk kërcënohet dhe nuk shantazhohet.

Mirësevini në “1984” të Orwellit

0

Winston Smith torturohet derisa thotë se sheh pesë gishta dhe jo katër. Pamje nga filmi “1984” nga Michael Anderson: YouTube.

/ Document.no

Në të gjithë Evropën, po ngrihen padi penale kundër njerëzve që thonë të vërtetën, ose të paktën më të vërtetën, rreth seksit biologjik ose natyrës së Islamit.

Në Zvicër, një burrë ka përcaktuar se skeletet e zbuluara i përkasin individëve të gjinisë mashkullore ose femërore. Në Norvegji, një grua ka thënë se vetëm myslimanët në një shkollë në Oslo i quajnë vajzat kurva dhe u mësojnë fëmijëve të njëjtën gjë. Në Spanjë, një prift ka thënë se Islami radikal dëshiron të shkatërrojë Perëndimin.

Dy prej tyre janë dënuar, i treti është aktualisht në gjyq.

Po i afrohemi situatës së përshkruar në romanin “1984” të George Orwell, ku personazhi kryesor Winston Smith torturohet derisa pranon se burri që i përket rrethit të ngushtë të partisë tregon pesë gishta kur vetëm katër gishta janë të dukshëm.

Nëse nuk e keni lexuar “1984” ose ka kaluar shumë kohë që kur e keni lexuar për herë të fundit, duhet ta bëni sa më shpejt të jetë e mundur. Ka qenë i rëndësishëm për një kohë të gjatë, por rëndësia e tij është vazhdimisht në rritje.

Versione falas të filmave janë gjithashtu të disponueshme në internet për ata që preferojnë. Është e qartë se filmat janë disi të bazuar në roman dhe sigurisht që lënë jashtë shumë nga detajet e tij, por ia vlen t’i shikoni gjithsesi.

Njëri prej tyre është filmi i Michael Anderson nga viti 1956, i cili është i disponueshëm në YouTube:

 

Tommy Robinson i referohet gjerësisht si “1984” ashtu edhe “Ferma e Kafshëve” (dhe një mori librash të tjerë) në “Manifesto”, të cilin e shkroi bashkë me Peter McLoughlin.

Document do ta publikojë librin e tyre në fund të nëntorit/fillim të dhjetorit, dhe Orwell është një ngrohje e mirë.

Velkommen til Orwells «1984»

Deklarata e Klosit se UÇK nuk paska dashtë shtet, por autonomi, është dhuratë për Serbinë – dhe Beogradi do të jetë gjithmonë mirënjohës

1
Melazim Koci, Prishtinë
___
DEKLARATA E KLOSIT – CORODITJE DHE RIPERTYPJE E TEZAVE SERBE!
“Askush nuk e kishte ne plan clirimin e Kosoves. Ata luftonin qe Kosova te fitonte, te pakten, ato pak te drejta qe i kishte pasur ne kohen e Titos”!
Kjo eshte deklarate e ketyre diteve te Fatos Klosit, ish kryetar i SHISH-it dhe person qe mban statusin e veteranit te UCK-se.
Ne nje kohe kur Kosova vazhdon te perballet me sfida serioze politike dhe diplomatike ne raport me Serbine, deklarata te tilla nuk jane vetem te papergjegjshme – ato jane thellesisht te demshme.
Po te ndiqej logjika e Klosit, atehere del se shqiptaret e Kosoves nuk paskan luftuar per pavaresi/shtetesi, por thjesht per disa te “drejta te mohuara” – dhe pavaresia iu paskesh imponuar nga Perendimi. Ky interpretim nuk eshte origjinal. Eshte nje version i zbutur i tezes se njohur serbe se Kosova eshte nje krijese e SHBA-ve, ne kuader te konfliktit gjeopolitik me Serbine – dhe jo rezultat fillimisht i nje levizje clirimtare dhe popullore te shqiptareve.
Mjerisht, kjo nuk eshte hera e pare qe nga Tirana artikullohen qasje te tilla qe relativizojne sakrificen dhe vullnetin e popullit te Kosoves.
Te tilla narrativa nuk i sherbejne as te vertetes historike, as unitetit kombetar dhe aq me pak interesave te Kosoves ne betejen e saj per konsolidim shteteror dhe nderkombetar.
Kosova nuk ka nevoje per “ligjerime” te tille nga politikane aktual apo ish – zyrtare te Shqiperise, qe duan te rishkruajne historine sipas nje logjike te coroditur qe perkon me shume me pikepamjet e Beogradit dhe aspak me realitetin qe e njeh gjithe bota perendimore.
Deklarata si kjo e Fatos Klosit jane dhurate per Serbine – dhe Beogradi do te jete mirenjohes, per jete e mot.

Deep State dhe Demokracia e Brishtë në Ballkan

0