
Nga kombi i ndarë në dy shtete, tek kombi i bashkuar gjerman, kujtime e mendime rreth 35 vjetorit të bashkimit

Trashëgimia kulturore shqiptare e Malësisë në botimet e Kolë Berishës

Dr.Nail Draga*
Abstrakt
Krahina etnografike e Malësisë së Madhe në sajë të trashëgimisë kulturore vazhdimisht ka qenë inspiruese si për studiues vendas dhe të huaj. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ajo në sajë të morfologjisë së relievit dhe natyrës së saj impozante, si rrallë kush ka ruajtur në mënyrë autentike tiparet e rracës shqiptare. Ishte pikërisht ky mjedis i cili ka frymëzuar të gjithë ata të cilët kanë vlerësuar vlerat etnokulturore të etnosit shqiptar.
Në gamën e tyre individëve bëjnë pjesë edhe një numër i konsideruar i klerikëve shqiptarë(Sh.Gjeçovi, D.Kurti, M.Sirdani, B.Palaj etj.), të cilët gjatë veprimtarisë së tyre teologjike nuk kanë qendruar statik, por kanë qenë aktiv sepse kanë mbledhur lëndë me vlerë nga thesari i trashëgimisë kulturore shqiptare. Në këtë kategori bën pjesë edhe At Kolë Berishaj(1916-1993) i cili nuk ka hezituar të mbledh material të tillë, që më pas është botuar në disa vëllime.
Ne me këtë rast do të analizojmë veprimtarinë e tij, e cila opinionit i është prezantuar në tre vëllime: Përreth sofrave(Vepra-1), Visare të Malësisë(Vepra-2) dhe Kangë e vajë(Vepra- 3), botuar nga EP “Fishta”- Lezhë dhe Misioni Françeskan-Tuz, në vitin 2013.
________
*Studiues, Ulqin
Email:n.draga@t-com.me
tel:+38269524244
Malësia e Madhe krahinë etnografike
Hapësira etnogjeografike shqiptare ku bën pjesë edhe Malësia e Madhe në Veriun shqiptar, në pjesën dytë të shek.XIX, pësoj ndryshime territoriale, sepse në sajë të vendimeve të Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit(1878) filloj të rrudhosej, sepse pjesë të saj iu dhuruan Malit të Zi. Fjala është për dy mikroregjione: Trieshi dhe Koja që u aneksuan duke bërë shkëputjën territoriale nga Malësia e Madhe. Por, ky dekompozim territorial nuk përfundoj me kaq, sepse në sajë të vendimeve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Londrës(1912/13), kufiri shkoj më në lindje, ku Malësisë iu shkëputën edhe Gruda e Hoti. Ishin këto vendime arbitrare të Fuqive të Mëdha në interes të konjukturave gjeopolitike të kohës, duke mos marrë parasysh kriterin etnik e ate historik, në kundërshtim me vullnetin e popullsisë shqiptare. Sepse shqiptarët në Malësi nuk kanë luftuar kundër një pushtuesi (Turqisë) e me u aneksuar nga një pushtues tjetër(Mali i Zi).
Nga Gruda në Velipojë
Ndër personalitete të nderuara të Malësië së Madhe të cilët pasion e kanë pasur mbledhjen e trashëgimisë kulturore, bën pjesë edhe At Kolë Berishaj, i cili ka dhënë kontribut më rëndësi për etnokulturën e vendlindjës. Ai ka lindur me 28 nëntor të vitit 1916, në fshatin Priftën në Grudë të Malësisë së Madhe. Në sajë të rrethanave shoqërore të kohës në Luftën e Parë Botërore e sidomos në sajë të kushteve të pavolitshme ekonomike, familja e tij është e detyruar të vendoset në fshatin Velipojë(Shkodër). Por, ky migrim në këtë mjedis ishte i favorshëm për këtë familje, sepse këtu kishin kushte më optimale për të jetuar. Në mjedisin e ri kjo familje ka ruajtur traditat e vendlindjes, duke punuar dhe predikuar ritet fetare, duke shkuar në kishën e fshatit. Në atë kohë në kishën e Velipojës shërbente dom Alfons Tracki, prif gjerman, i cili ishte i njohur për vlerat e tija njerëzore e shoqërore.
Gjermani, hapi shkollën shqipe
Dom Alfons Tracki ka lindur në qytetin Bresian të Gjermanisë në vitin 1892. Pasi përfundoi studimet e larta në shkencat teologjike dhe shugurohet meshtar, transferohet me detyrë në Shkodër në vitin 1920.Vendoset në kishën e Velipojës dhe punon si një mesionar I palodhur, ku veçohet në fushën e arsimit e të edukimit. Ai e ka dashur shumë popullin Shqiptar sepse që një martir i fesë katolike në Shqipëri. Me instalimin e sistemit komunist në Shqipëri nga nëntori i vitit 1944, ai ishte i papërshtatshëm për sistemin dhe është ndjekur nga ata. Ndonëse ai ka dalur në mal për ti shpetuar ndjekjës, është kapur nga forcat e Sigurimit të shtetit dhe e pushkatojnë me 18 qershor 1946.
Shkollimi fillor i mesëm dhe superior
Është meritë e tij, që në Velipojë ka hapur një shkollë në gjuhën shqipe me tre klasë. Pikërisht në këtë shkollë mësimin e nisi edhe Kola në vitin 1927, ku mësues dhe edukator i tij ishte dom Alfons Tracki. Në këtë shkollë Kola është dalluar si një nxënës i zellshëm, punëtor dhe me edukatë.
Pasi përfundoi shkollën fillore Kola iu përkushtua rrugës së meshtarisë, jo si besimtar por tash si misionar. Pikërisht, për këtë arsye, me ndërhyrje të dom Trackit, ai I vijon studimet në Kolegjin Françeskan në Shkodër Në këtë shkollë Patër Kola u dallua në mënyrë të veçantë me përgatitje meshtarake duke zbuluar veçori të karakterit të tij prej njeriu të përgatitur dhe me culture të lartë fetare e tradicionale. Në vitin 1939, ai do të përfundonte gjimnazin “Illiricum” që drejtohej nga etërit françeskanë.
Më pas në Siena të Italisë ka vijuar studimet e larta në fushën e filozofisë e të teologjisë, ku studimet i përfundon në vitin 1942 dhe me pas është shuguruar meshtar nën urdhërin françeskan.
Meshtar në vendlindje
Pas përfundimit të studimeve shkon në vendlindje në Prifën – Grudë, ku jep meshën e parë me 15 gusht në vitin 1942, në ditën e Zojës së Grudës. Në ceremonin e kësaj meshe i pranishëm ishte edhe At Anton Harapi, qe ka qenë bashkëshoqërues i meshtarit të ri.
Krahas detyrës së meshtarit Patër Kola, po këtë vit, emërohet në detyrën e profesorit në Kolegjin Françeskan, ku dallohet si një mësimdhënës i talentuar dhe njeri me aftësi të veçanta pedagogjike. Për këtë arsye, për pak kohë e shohim edhe në detyrën e nëndrejtorit të shkollës fillore françeskane në qytetin e Shkodrës.
Ndërsa në vitin 1943, Provinciali I Urdhërit Françeskan, Patër Anton Harapi, e cakton famullitar në fshatin Toplanë, një fshat malor I banuar nga malësorë, ku qëndroi rreth dy vjet, ku panoi me përkushtim në rindërtimin e famullisë dhe shtimin e besimtarëve në ceremonitë fetare.
Fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nga nëntori i vitit 1944, në Shqipëri u instalu diktatura komuniste, e cila kishte pasoja të mëdha për eliten intelektuale e figurat politike të cilët llogariteshin si kundërshtarë të regjimit. Në këtë kategori llogariteshin edhe personalitetet fetare, ku me së shumti e kanë pësuar ata katolikë. Kujtojmë me këtë rast famullitarin e Traboinit Atë Zef Tagaj, i cili u pushkatua me 19 shkurt 1945.*
Pasi kisha e Traboinit, tash mbeti pa meshtar, me urdhër të arqipeshkvit Nikollë Dobreciqit, nga Arqipeshkvia e Tivarit, me 10 prill 1945 Atë Kolë Berishaj emërohet famullitar i Trabonit. I vendosur në Hot, në një mjedis i cili u përsekutua nga pushtetarët komunistë, ai është si meshtar i devotshëm është përpjekur vazhdimisht të sfidojë rrethanat shoqërore të kohës, duke i ndihmuar popullit si misionar pajtimi, duke qenë vazhdimisht në krye të detyrës duke predikuar vërtytet me të larta si besën, trimërinë, bujarinë e paqen. Duke qenë i tillë ai të hotjanet kishte respekt të veçantë, që është dëshmuar në pajtimin e konflikteve, duke shpëtuar jetë nga gjakmarrja, bashkëpunim shoqëror etj.
Pasi shërbeu me përkushtim 28 vjet në famullin e Hotit, në vitin 1973 transferohet në famullinë e Gucisë, ku ka shërbyer për 6 vjet, deri sa ka dalur në pension në moshën 63 vjeçare. Edhe në këtë mjedis, me punën e angazhimin ka mbetur model për kohën duke pasur respekt të veçantë të besimtarët e qytetarët në përgjithësi.
Pas një sëmundje të rëndë, vdiq me 28 maj 1993, në moshën 77 vjeçare, duke lënë pas një emër të nderuar dhe një veprimtari e cila nderohet ndër breza.
Etnokultura si pasion
Gjatë shërbimit si meshtar, në Grudë, Hot e Guci, për 37 vjet më radhë deri sa doli në pension(1979) ai ka qenë i shoqëruar vazhdimisht me fletoret e shënimeve, ku ka shënuar nektarin e traditës popullore. Pasi në Hot ka qendruar rreth 30 vjet, ai në biseda të zakonshme, ka depërtuar në vlerat etnokulturore të hotjanit ku ka synuar të nxjerrë vlerat më të çmuara të qënësisë së këtij kombi siç janë besa, trimëria, bujaria, mençuria dhe ndjenja atdhetare.
At Kolë Berishaj duke qenë misionar i fesë, nuk ka qendruar statik e formal në ato vise ku ka punuar e jetuar, por me durim ka mbledhur visarin tonë kombëtar, vlerat dokumentare dhe gojore të etnosit tonë kombëtar. Në këtë mision ai ka trashëguar punën me pasion të Atë Vinçenc Prenushit, Atë Shtjefën Gjeçovit, Patër Donat Kurtit, Atë Marin Sirdanit, Atë Bernardin Palajt etj. Ishin këto autoritete e misionar të fesë që kanë mbledhur visarin tonë kombëtarë, duke dëshmuar pasionin e tyre për trashëgiminë kulturore kombëtare, duke na lënë trashëgim veprat e tyre, me vlerë shumëdimensionale.
Vepra në tre vëllime
Botimi i veprës së At Kolë Bershës në tre vëllime: Përreth sofrave(Vepra-1), Visare të Malësisë(Vepra-2) dhe Kangë e vajë(Vepra- 3), botuar nga EP “Fishta”- Lezhë dhe Misioni Françeskan-Tuz, në vitin 2013, përgatitur për botim nga Hamit Boriçi e Gjovalin Gjeloshi që është dëshmi e një vepre dinjitoze e cila nderon autorin dhe kulturën shqiptare.
Nëse analizohet së cili vëllim në mënyrë të veçantë del qartë se kemi të bëjmë me të dhëna me peshë etnokulturore jo vetëm për Malësinë e Madhe e Veriun shqiptar, por për tërë hapësirën etnogjeografike kombëtare.
Fillimisht dua të ceki se në vëllimin e parë, At Kolë Berishaj, duke trajtuar Sofrat jep disa të dhëna interesante për shpërndarjën territoriale të institucionit të Bajrakut në Malësi të Madhe dhe më gjerë. Kemi të bëjmë me konceptin e sofrës në përgjithësi, ku roli i bajrakut është parësor që vazhdon edhe në ditët tona në Malësi të Madhe. Dhe në këtë aspekt autori paraqet edhe territorin e tyre sipas mikroregjioneve apo zonave në mjediset përkatëse. Fjala është hapësirën territoriale etnogjeografike, e jo ate administrative, sepse në aspektin etnografik krahina të ndryshme nuk janë paraqitur unike sikurse kanë qenë në të kaluarën çështje e cila mbetet e hapur edhe në ditët tona. Në sajë të dhënave numrin e bajraqeve Kolë Berishaj paraqet këtë numër për këtë krahinat përkatëse.
Kështu Malësi të Madhe përbëhet nga 7 bajraqe(Hot, Grudë, Kelmend, Kastrat, Shkrel,Triesh dhe Kojë të Kuçit),
Malësia e Vogël përbëhët nga 6 bajraqe(Shalë, Shosh, Toplanë, Gjan, Plan e Kir),
Rranxat e Shkodrës– 6 bajraqe( Koplik, Buza e Ujit,Grizha, Reçi, Lohja e Rrjolli),
Postriba– 5 bajraqe(Drishti, Shllaku, Dushmani, Boksi e Suma)
Puka– 7 bajraqe(Berisha, Iballja,Kabashi,Bugjani,Puka, Qerreti e Mali i Zi),
Mirdita– 5 bajraqe(Oroshi, Spaçi, Kushneni, Fani e Xibri) dhe
Malësia e Lezhës– 5 bajraqe( Bulgri,Kryezeza, Manatia, Vela e Pllana)(Vepra 1, f.17).
Në këtë vëllim përveç Sofrës, trajtohen edhe rite e zakone, mikëpritja, armët dhe veshja e malësorit, si e matë populli kohën, prralla etj. Në vëllimin e dytë prezantohen urime e mallkime, fjalë të urta, emna të rrallë njerëzish e gjallesash si dhe disa shprehje popullore e kallxime e bestytni dhe në vëllimin e tretë janë prezantuar kangë e vaje.
Lënda e prezantuar në këto vëllime paraqet në material më vlerë etnologjik e folklorik për krahinën e Malësisë së Madhe, e cila meriton të studiohet nga studiues të fushave përkatëse, sepse siç shkruan studiuesja e kulturës popullore dhe e antroplogjisë prof.dr.Afërdita Onuzi “e veçanta e At Kolës qëndron në faktin se, ndryshe nga mbledhës të tjerë, që bazohen vetëm në tregimet dhe kjutimet e bartësve, ai, shumicën e këtyre të dhënave e ka mbledhur gjatë momenteve kur kryheshin e praktikoheshin këto rite, zakone e ceremoni. Pikërisht kjo u jep vlera të veçanta shënimeve të tij, çka një etnograf i mirëfilltë do t ia kishte zili”.
Përfundim
At Kolë Berisha bën pjesë në radhën e françeskanëve të nderuar, të cilët me punën dhe veprat e tyre bëjnë pjesë në plejadën e autoriteve kombëtare jo vetëm në Veriun Shqiptar. Kujtojmë me këtë rast dijetarët e mëdhënj si At Bernardin Palaj, Donat Kurti etj.,që i sollën albanologjisë shqiptare e folklorit në veçanti “Visaret e Kombit” në disa vëllime, duke mbetur monument i identitetit kombëtar Shqiptar.
Ndërsa me largimin e tij në vitin 1993, mbyllet një kapitull për Malësinë e Madhe që nuk është më, sepse ato ishin misionarë të fesë me formim dhe profesionistë në punën e tyre, por edhe fisnik në marrëdhënie njerëzore.
Pikërisht i tillë ishte At Kolë Berishaj i cili ka mbledhur visarin tonë kombëtarë, duke dëshmuar pasionin për trashëgiminë kulturore kombëtare, duke na lënë trashëgim emrin dhe veprat, me vlerë shumëdimensionale të cilat janë si testament për kohën e tij, të tashmën dhe të brezave në të ardhmën.
Dhe nëse në të ardhmën do të botohet një liber i veçantë kushtuar personalitetëve në Malësi të Madhe e them pa hezitim se në këtë plejadë të figurave të tilla edhe At Kolë Berisha do të jetë pjesë e saj.
Literatura:
- 1. Frano Kulli, At’ Kola, “Frati i Hotit”, si At’ Benardini i “Visareve të Kombit”, Panorama, 22.4.2023
2.At Kolë Berishaj, Vepra-1, Vepra-2, Vepra-3, EB“Fishta“-Lezhë, Misioni Françeskan-Tuz, 2013
3.At Kolë Berishaj, Etnologu që ruajti traditën e kulturën tonë në Mal të Zi, Sh.com. shkurt 2015
- At Kolë Berishaj, PREJ SHKODRET NË TOPLANË, EB”Fishta”, Lezhë, 2021
5. Nail Draga, Vrasja e At Zef-Leonard Tagaj vepër kriminale e pushtetit jugosllav, Koha Javore, 29 tetor 2020
*Kumtesa është paraqitur në Konferencën shkencore ”Treva e Veriut-një kujtesë në visaret e traditave që ndriçojnë historinë tonë”, mbajtur në Shkodër me 30 maj 2025, në organizim të Qendrës së Studimeve Albanologjike
Pa largimin e drejtorëve politik nuk ka rritje cilësisë në arsim!

Florim Zeqa
Ku më pak e ku më shumë, diku nga niveli qendor e diku tjetër nga qeverisjet lokale, pothuajse 90 % e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme janë drejtor politik të emëruar drejtëpërdrejt nga liderët partiak!
Drejtor pa asnjë ditë përvojë pune në arsim
Meqë isha pjesë e sistemit arsimor, i njoh mirë kriteret që duhet t’i plotëson një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i një shkolle. Përvoja e punës në arsim është kriteteri themeltar, pastaj vijnë sukseset në procesin edukativo-arsmor, aftësia menagjeriale dhe ngritja e nevojshme në aspektin pedagogjik.
Shumicës së drejtorëve politik nëpër shkollat e Kosovës, edhe pse nuk ju mungojnë titujt shkencor (me plagjiaturë dhe pa mbulesë profesionale), atyre ju mungon përvoja në arsim!
E keqja bëhet akoma më e madhe, kur këta persona katapultohen në postin e drejtorit të shkollës sillen sikur kapadinj, nuk përfillin rregulla dhe ligje, nuk përfillin planprograme mësimore, e çka është më keq nuk i përfillin konkurset dhe nuk i respektojnë kriteret vlerësuese për pranimin e kuadrove të reja nëpër shkolla!
Për më tepër se kaq, drejtorët politik vendosin për (mos)pranimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale e jo komisioni vlerësues apo ‘Këshilli i Shkollës’ i cili është barometër më ekzakt për vlerësimin e aftësive të nxënësve!
Kështu, drejtorët politik i mbushin shkollat me familjarë dhe militant partiakë me diploma të fabrikuara gjithandej trojeve shqiptare, duke i lënë jashtë procesit mësimor kuadrot e mirëpërgatitura me tituj meritor për lëmitë e caktuara!”
Si pasojë e kësaj, e kemi vlerësimin më negativ të mundshëm të PISA-s, e cila po e rendit Kosovën ndër vendet e fundit në botë sa i përket rezultateve të nxënësve në testin e parashtruar!
Për këtë nuk janë fajtor nxënësit, por përformanca e dobët e mësimdhënësve e cila reflektohet në suksesin e nxënësve!
Me drejtor politik dhe në mungesë të inspektorëve dhe pedagogëve nëpër shkolla, dita-ditës kemi rënje të cilësisë në arsim! Poli(e)tikanët e kanë shpikur mësimin ‘tërëditor’ kinse për rritje të efikasitetit në arsim, por rezultatet në arsim nuk arrihen me zgjatjen e orarit mësimor për nxënësit, por me ngritjen e cilësisë në arsim e cila do të arrihet vetëm me largimin e drejtorëve politik dhe me testimin e përformancës së mësimdhënësve!
Më 2 Tetor 2025
Nënë Tereza, “Bijë e Amerikës”
“Me gjak, unë jam shqiptare…”

Nga Frank Shkreli
Kosova dardane, Shqipëria dhe mbarë bota shqiptare kudo, gushtin dhe shtatorin që kaloi (nga 25 gusht deri më 5 shtator) me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Nenë Terezës u organizuan “Ditët e Shën Nënë Terezës” 2025, për të promovuar me veprimtari kulturore, kombëtare dhe shpirtërore, jetën dhe veprën e Shën Nënë Terezës. Frank Shkreli: Në ditët e Shën Nënë Terezës 2025, kombi shqiptar kujton bijën e vet me famë botërore, por nuk ishte gjithmonë kështu! | Gazeta Telegraf – Por, pak u përmendën disa fakte të tjera të rëndësishme të jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës që këto ditë na i solli në kujtesë, biografi zyrtar i Nenë Terezës, Dr. Dom Lush Gjergji, se ky vit në të vërtet shënon tre 50-vjetorë me shumë rëndësi në jetën dhe punën e Nenës Tereze: Dekreti i Papës Pali VI ” Decretum laudis”, 1965 me të cilin “Misionarët e Dashurisë” njihen në nivelin papnor, që hapi mundësitë që ato të përhapeshin në mbarë botën; Peres De Cuelar, Sekretari i Kombeve të Bashkuara e cilësoi 50-vjet më parë Nënën Terezen para Asamablesë së Përgjithshme, si “Gruan më të fortë në botë”, ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Regan në vitin 1985 i dha Nenë Terezës mirënjohjen më të lartë amerikane “Medalja e Lirisë”. Në lidhje me këtë të fundit – në këtë 50-vjetor – po përditësoj me të dhëna shtesë një artikull të botuar disa vite më parë kur bëja pyetjen nëse të gjitha këto veprime 50-vjetë heret, ishin dora e Zotit në veprim, apo koincidencë.
50-vjet më parë bota shqiptare në përgjithsi, me përjashtim të Shqipërisë komuniste, ishte mirë e informuar për veprimtarinë e Nenë Terezës, anë e mbanë botës, në shërbim të varëfërve, ndërsa duke mbajtur lidhje të ngushta me të, shprehnin krenari, dashuri dhe respekt ppr bijën e kombit shqiptar e cila tanimë kishte siguruar njohjen dhe respektin më të madh për punën e saj plot dashuri dhe pa kushte për më të harruarit e shoqërive, ose për “më të varfërit e të varfërve në botë.”

Ronald Reagan në Shtëpinë e Bardhë – qershor, 1985 duke i dorëzuar Nënë Terezës “Medaljen Presidenciale të Lirisë.
Nëna Tereze pritet nga Presidenti Reagan në Shtëpinë e Bardhë me 16 dhjetor, 1985. Ajo i kishte sjellur Presidentit Reagan një dhuratë me rastin e Festës së Krishtlindjes.
Në Amerikë, njohuria me veprimtarinë e Nenë Terezës kishte filluar që nga viti 1960, që shënon vizitën e parë të saj në Shtetet e Bashkuara. Vizita e parë e Nënë Terëzës në Amerikë është e datës 7 nëntor, 1960, kur Nënë Tereza kishte ardhur në Nju Jork të takohej me udhëheqësen e “Motrave të Misionit Mjekësor” (Medical Missions Sisters”), Anna Dengel. Këtë të dhënë e kam mësuar nga një faturë e hotelit ku kishte qëndruar Nënë Tereza, në Nju Jork. 7 nëntori 1960 ka qenë rastësisht ose jo edhe dita e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, kur votuesit amerikanë, për herë të parë në historinë e SHBA-ave, kanë zgjedhur presidentin e parë katolik, Xhon F. Kenedi.

Vizita e parë e Nënë Terezës në Amerikë – 7 nëntor, 1960—Fatura e Hotelit
Për më tepër, këtë të dhënë interesante e mësova nga libri i shoqërueses së Nënë Terezës dhe autores së librit të saj kushtuar murgeshës shqiptare, me titull: “Such A Vision of the Street”, Zonjës Eileen Egan — se vizita e Nënë Terezës në Amerikë, shënonte herën e parë që ajo po largohej nga India për një vizitë jashtë atij shteti, që nga janari i vitit 1929. Nënë Tereza pra, kishte zgjedhur që vizitën e parë jashtë Indisë ta bënte në Amerikë. Sipas autores, Eileen Egan, Nënë Tereza e ka filluar vizitën e saj të parë në Shtetet e Bashkuara në qytetin Las Vegas, në përgjigje të një ftese për të marrë pjesë në Kuvendin vjetor të Këshillit Kombëtar të Grave Katolike, në atë qytet të Amerikës perendimore. Gjatë asaj vizite në Amerikë, Nënë Tereza pëërdori rastin të vizitonze gjithashtu edhe qytetin Peoria të shtetit Illinois,Ëashingtonin dhe Nju Jork-un.

Ka qenë 11 gushti i vitit 1977, kur Nënë Tereza është takuar me një tjetër figurë dominuese të politikës amerikane gjatë dekadave të shekullit të kaluar, Senatorin Edëard Kennedy në Kalkuta të Indisë, për të biseduar mbi problemet e refugjatëve.
Kështu, pra filloi një marrëdhënie dashurie e Shteteve të Bashkuara me murgeshën shqiptare, Nënë Terezën – një dashuri e respekt, jo vetëm me popullin amerikan të të gjitha shtresave dhe etnive, por dhe me përfaqësuesit më të lartë të politikës amerikane, që zgjati për më shumë se një gjysëm shekulli, deri në kalimin e saj në amshim. Shën Nënë Tereza, ka vizituar Shtetet e Bashkuara disa here gjatë jetës së saj, zakonisht për të hapur shtëpi të reja për Misionaret e saj të Bamirësisë. Por, ajo ka vizituar edhe për raste të tjera. Ajo ka vizituar Shtetet e Bashkuara e ftuar nga entet më të larta politike dhe fetare të këtij vendi për takime me ta dhe për të marrë prej tyre çmime dhe dekorata për punën e saj dhe të urdhërit që ajo ka themeluar, në shërbim të varfërve, anë e mbanë botës. Ndikimi i veprës së Nënë Terezës njihej tanimë, jo vetëm në Kalkuta të Indisë, por edhe anë e mbanë botës, por sidomos këtu në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mori hov gjatë dekadave pas vizitës së saj të parë në Amerikë, në nëntor të vitit 1960. Historikisht, Amerikanët e kanë vlerësuar dhe e vlerësojnë gjithnjë veprën dhe personin – Gonxhen e shqiptarëve, tani Shën Nënë Terezën e Amerikës dhe të botës: Presidenti republikan Ronald Reagan e ka dekoruar atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë”, 50-vjet më parë. Presidenti Reagan e adhuronte shumë Nënë Terezën për punën e saj në shërbim të të varfërve amerikanë dhe të botës. Gjatë viteve, pas vizitës së parë në Amerikë në vitin 1960, ajo ka vizituar shpesh Shtetet e bashkuara dhe është takuar më personalitetet më të larta të fushës politike, kishtare dhe përfaqësues, pothuaj të gjitha shtresave të shoqërisë amerikane, pa dallim feje. Përveç Presidentit Reagan, më vonë, Nënë Tereza është takuar edhe me Presidentin Xhorxh H. Bush i vjetër dhe me Presidentin Bill Clinton, por edhe me udhëheqësit më të lartë të Kongresit amerikan të dy partive politike kryesore të Amerikës dhe me përfaqësues vendorë dhe shtetërorë anë e mbanë Amerikës.

Më 9 dhjetor 1991, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Ëashington, DC, Presidenti amerikan George H.Ë. Bush u takua me murgeshën shqiptare Gonxhe Bojaxhiun, Nënën Terezë (Shën Tereza e Kalkutës)
Por duket se Nënë Tereza kishte një marrëdhënie të ngushtë me Presidentin republikan, Ronald Reagan, në krahasim me të tjera personalitete të politikës amerikane të shekullit të kaluar. Me Presidentin Bush të vjetër kishte marrëdhënie korrekte, ashtu edhe me Presidentin Bill Clinton, megjithëse Nënë Tereza nuk ngurronte të kritikonte politikat pro-abortit të administratës së Z. Clinton.

Koincidencë apo vullneti i Zotit në veprim?
Megjithë ndonjë kundërshtim ndaj qëndrimit të Nënë Terezës kundër abortit, respekti dhe mirënjohja amerikane për këtë bijë të Kombit shqiptar ishte e gjithanshme dhe e padyshimtë në Amerikë. Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar Nënë Terezën me medaljet dhe titujt më të lartë që Amerika rezervon për personalitetet më të njohura dhe më të merituara të kësaj bote, për kontributet e tyre ndaj këtij vendi dhe në botën mbarë. Ndërsa me 1985 presidenti Ronald Reagan ka nderuar Nënë Terezën me Medaljen Presidenciale të Lirisë, Nëna Terezë është ndër personalitetet e rralla amerikane dhe botërore, të cilës në vitin 1996, presidenti Bill Clinton e ka dekoruar me titullin “Qytetar Nderi i Amerikës”. Në vitin 1997, Kongresi Amerikan ka nderuar Nënë Terezën me Medaljen e Artë. Pasi Kongesi i Amerikës nderoi atë me medaljen e Artë, Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e Nënës Terezë. Një tjetër nder e vlersim prej shumë vlerësimeve dhe dekoratave, që i janë bërë asaj nga ente të ndryshme amerikane, qeveritare dhe private, anë e mbanë këtij shteti planet.

Është e vështirë të thuhet se cila ishte përmbajtja e vërtetë e bisedimeve kokë-më kokë gjatë viteve e dekadave të shekullit të kaluar të Nënë Terezës me udhëheqësit më të lartë politikë amerikanë, përfshirë presidentët e këtij vendi, përfshir ata botërorë! Por sipas Dr. Lush Gjergjit, i cili e ka shoqërurar shpesh Nënë Terezën në vizitat dhe udhëtimet e saja anë e mbanë botës, ka shkruar se ajo e kujtonte gjithmonë popullin e vet, në takimet me udhëheqsit botëtorë. “Nëna Terezë na ka përcjellë vazhdimisht me uratën e saj – dhe ajo-, duke filluar nga Papa, prej Sekretarit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo kudo në botë, porosia e saj drejtuar udhëheqësve më të lartë amerikanë dhe botërorë, ishte: “Ju duhet të bëni diçka për ta shpëtuar popullin tem shqiptar, e në veçanti Kosovën”, ka shkruar Dom Lush Gjergji, biografi, autor i 25 librave mbi jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë Terezës.
Presidenti Reagan: “Nënë Tereza është një heroinë e kohëve tona. Kështuqë, përveç shumë nderimeve dhe dekoratave që i janë dhënë asaj, përfshirë Çmimin Nobel për Paqë, me dashuri të madhe dhe me respekt të pafund, i dorëzojmë Nënë Terezës, “Medaljen Presidenciale të Lirisë.” Ndërsa Nënë Tereza është shprehur me atë rast: “Unë nuk jam e denjë e kësaj dhurate fisnike nga Presidenti ynë, nga bashkëshortja e tij dhe nga populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por unë e pranoj për glorifikimin më të madh të Zotit dhe në emër të miliona njerëzve të varfër…”.
“Ndonëse kjo medalje, tradicionalisht, u jepet shtetasve amerikanë në shenjë nderimi dhe admirimi të thellë për punën e tyre, kjo dekoratë po i akordohet Nënë Terezës, pasi Shpirtmirësia në zemrat e disa individëve, i kapërcen të gjithë kufijtë kombëtarë dhe tejkalon të gjitha konsideratat e vogla nacionaliste”, është shprehur ish-presidenti amerikan Regan, duke iu drejtuar Nënë Terezës Medaljene Lirisë, 5-dekada më parë.
Janë absolutisht të pazakonta marrëdhëniet që Presidenti Reagan dhe bashkëshortja e tij Nancy – që konsideroheshin si ndër çiftet më aristokratë në Amerikë dhe ndoshta në botë – kanë pasur me Nënë Terezën, përfaqësuesen dhe mbrojtësen e më të varfërve në botë.
Admirimi dhe respekti për Nënë Terezën tejkalonte oborrin e Shëpisë së Bardhë dhe mjediset e presidentëve të dy partive politike. Ky admirim shtrihej edhe tek Kongresi amerikan dhe në mbarë shoqërinë amerikane. Në foto, 5 qershori, 1997, Nënë Tereza falënderon udhëheqësit e Kongresit për nderimin, që i kishin bërë duke i akorduar asaj Medaljen e Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara – medalja më e lartë që jep Kongresi.
Ishte 16 nëntori, 1996. Nënë Tereza me deklaratën në dorë të nënshtetësisë së saj amerikane, nënshkruar nga Presidenti Bill Clinton me 1 tetor 1996. Unë besoj se: ishin vlerat amerikane ato që admironte Nënë Tereza dhe vlerat e Nënë Terezës që admironin amerikanët – arsyeja e kësaj lidhjeje të ngusht të Nënë Terezës dhe Amerikës. Ishte 16 nëntori, 1996. Nënë Tereza me deklaratën në dorë të nënshtetësisë së saj amerikane, nënshkruar nga Presidenti Bill Clinton me 1 tetor, 1996. “Të jesh një shtetas amerikan, do të thotë se ndajmë disa vlera themelore: Se ne kemi për detyrë t’i ndihmojmë të tjerët të jetojnë në lartësinë e premtimit të dhënë nga Perëndia. Se ne kemi përgjegjësinë për të ndërtuar dhe përforcuar lidhjet në komunitetin ku jetojmë, Se ne kemi detyrim të ofrojmë ndihmën ndaj atyre, që nuk mund të ndihmojnë gjithmonë vet-veten”, ka shkruar Presidenti Clinton në shpalljen e Nënë Terezës, shtetase amerikane e nderit. Me këtë masë, Nënë Tereza ishte bërë qytetare amerikane. Dokumenti i nënshtetësisë i është dorëzuar Nënë Terezës nga Ambasadori i atëhershëm amerikan në Indi, Z. Frank G. Ëisner – edhe ky një mik i vjetër i shqiptarëve, ç’prej fillimit të viteve 1950. Dorëzimin e dokumentit të shtetësisë amerikane të nderit nga Ambasadori Ëisner, Nënë Tereza e ka cilësuar si një, “Dhuratë nga Perëndia. Kam drojë se nuk e meritoj atë”- është shprehur ajo për mediat në atë kohë. Ndërsa Ambasadori amerikan, Ëisner e ka siguruar Nënë Terezën duke i thënë se: “Prej sot, ti je bijë e Amerikës.
Ndërsa shënojmë këto tre 50-vjetore me rëndësi në jetën dhe veprimtarinë e Nenë terezës, unë nuk besoj se, sot për sot, i dijmë të gjitha dimensionet e jetës dhe të veprimtarisë së Nënë Terezës, por as influencën që ajo mund të ketë ushtruar në takimet e saja me më të fuqishmit e kësaj bote, sidomos gjatë 1980-ave. Uroj që një ditë – me deklasifikimin e dokumenteve të fshehta të asaj kohe –të mësojmë më shumë, sidomos për trekëndëshin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit — në kulmin e Luftës së Ftohtë – midis Presidentit amerikan Ronald Reagan, Papa Gjon Palit të II dhe Nënë Terezës. A ishte kjo një lidhje e rastësishme, apo ishte dora e Zotit në veprim? “Unë jam vetëm një laps i vogël në duart e Zotit…”, është shprehur Nenë Tereza.
Isak Shabani, burrë i fjalës, besës dhe rezistencës

Arif Ejupi, Gjenevë
Brezit të atyre djemve dhe burrave trima, që me armë në duar luftuan kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia, i takon edhe Isak Shabani nga Orllani i Gallapit, ekspert i mjekësisë.
Serbia, në përpjekje për t’i nënshtruar përfundimisht shqiptarët e Kosovës, më 23 mars 1989, me tanke dhe kërbaç, suprimon Autonominë e Kosovës. Më pas, duke sjellë nga të gjitha anët e ish-Jugosllavisë serbë recidivistë të veprave kriminale, nisi të burgosë, të rrahë dhe të vrasë shqiptarët e pambrojtur e duarthatë, vetëm pse protestonin në mbrojtje të Kushtetutshmërisë së Kosovës.
Më 27 mars 1989, në demonstratën gjithëpopullore të organizuar në Podujevë, u vra Mehmet Maliq Ejupi, ende pa i mbushur 23 pranverat e jetës. Dhimbja u bë edhe më e rëndë kur një polic serb sadist, i tërbuar, vuri re se Mehmeti kishte rënë përtokë puthi tytën e automatikut. (Dëshmitar okular i kësaj vrasjeje makabre ishte Xhelil Arbanashka nga Polonica e Podujevës).
Në demonstratën tjetër, më 30 maj 1989, po ashtu në Podujevë, u vra Ali Adem Ajeti, kryeorganizator i protestës dhe i burgosur politik i demonstratave studentore të vitit 1981.
Por, përkundër këtyre vrasjeve, pushtuesit serbë nuk ndalën. Dhuna dhe terrori u shtuan edhe më shumë në të gjitha trevat e Kosovës.
Më 1 nëntor 1989, në Prishtinë, u vra Bedri Ilaz Sokoli. Një ditë më vonë, në Bregun e Diellit, ranë në një rezistencë të pashoqe Afrim Osman Zhitia dhe Fahri Rrahman Fazliu.
As viti 1990 nuk solli qetësi. Më 1 shkurt u vranë Ylfete Humolli dhe Fadi Talla. Më 13 shtator, në Pollatë të Podujevës, policia dhe ushtria e Serbisë kryen një tjetër krim të rëndë duke vrarë të rinjtë Skënder Hamit Monolli dhe Besim Hashim Latifi. Viktimë e këtij terrori të paparë ishte edhe Ragip Muharrem Hoti, më 18 maj 1991. Ai, duke luftuar fyta-fytas me katër policë serbë, plagosi rëndë dy prej tyre, duke rënë dëshmor.
Në këto rrethana, disa djem dhe burra trima të Llapit dhe Gallapit, duke parë se çmenduria e policisë dhe ushtrisë serbe nuk kishte të ndalur, nisën formimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një nga themeluesit e këtyre celulave ishte edhe Isak Riza Shabani.
Heroi i kombit Zahir Pajaziti, duke e vlerësuar lartë figurën e Isak Shabanit – asokohe ende student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Kosovës, bisedoi sy më sy me të dhe i tha:
“U bë ç’u bë! Ekspeditës së policisë serbe me atë ‘Nivën’ e kuqe, që po terrorizon Llapin dhe Gallapin, duhet t’i zëmë pritë!”
Më 4 shtator 1994, pas një vëzhgimi të kujdesshëm të terrenit, Zahiri dhe Isaku vendosën që kësaj patrulle policore t’i zinin pritë pikërisht te diga e Liqenit të Batllavës.
Në shënjestër kishin një polic famëkeq të njohur me nofkën Cipiripi, një kriminel i paskrupullt që simbolizonte të keqen. Ai jo vetëm që torturonte shqiptarët me mjete të forta dhe shkopinj elektrikë, por edhe i ofendonte rëndë në baza kombëtare.
Shqiptarët e ndaluar i prangoste duarsh e këmbësh dhe i fuste në bagazhin e xhipit “Niva”. Pastaj, të përgjakur e të gjymtuar, i hidhte nëpër llagëmet anës së rrugës.
Shumë shqiptarë të Llapit kishin kaluar muaj e vite mes torturave dhe poshtërimeve nga ky sadist, që i trajtonte si kafshë të ngujuara në thark. Durimi i Zahirit dhe Isakut kishte arritur në kufi.
Ky kriminel, përveç keqtrajtimit dhe vrasjeve, së bashku me Tomisllav Petroviq–Toma, Bosanacin e Madh dhe Nebojsha Cvejiq, plaçkitnin edhe pasurinë e shqiptarëve. Dëmet materiale që ata u kishin shkaktuar banorëve ishin të pallogaritshme.
Edhe pse terreni ishte i përthyer dhe i rrethuar nga liqeni me dallgë, këta dy djem të guximshëm katër–pesë herë kishin shtënë mbi patrullën e këtyre policëve sadistë.
Pas këtij tentim–atentati ndaj Cipiripit dhe kolegëve të tij, bastisjet në këtë zonë u shtuan dhe shumë shqiptarë u morën në të ashtuquajturat “biseda informative”.
Por, Zahiri dhe Isaku kishin vendosur që pushtuesve të mos ua ndalin gjuajtjet nga kallashët deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës. Ata, qëkur kishin rrokë armët, ishin pajtuar me burgjet dhe me vdekjen.
Më 31 janar 1997, në një pritë të organizuar në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, ranë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Ata ishin nisur për të goditur një kriminel të njohur – Vuçina Janiçeviq, kryeshef i stacionit të policisë në Vushtrri, i cili jo vetëm që hartonte programin e ndjekjes dhe keqtrajtimit të familjeve shqiptare, por merrte pjesë vetë në këto aksione.
Ky monstrum, më 22 maj 1999, kishte urdhëruar edhe masakrimin e 67 civilëve shqiptarë në Vushtrri. Thashethemet e shtypit mafioz të Beogradit dhe të paçavures “Jedinstvo” se Zahiri, Hakifi dhe Edmondi ishin nisur për të sulmuar një kamp kolonësh serbë janë të trilluara.
Ata kurrë nuk e kishin shënjestruar popullatën civile të pafajshme, por vetëm grupet kriminale me duart e përlyera në gjak.

Pas rënies së Zahirit, Isak Shabani, njëri nga miqtë e tij më besnikë, së bashku me disa shokë, vazhdoi përpjekjet për atentate ndaj pushtuesve serbë. Mirëpo, më 8 shkurt 1997, ai u arrestua papritmas nga policia sekrete e Serbisë.
Nga aktgjykimi i bërë publik shihet se gjatë gjithë qëndrimit në burg, ai qëndroi i pathyeshëm dhe nuk zbuloi asnjë nga shokët e tij.
Isak Shabani meriton të respektohet nga të gjithë, qoftë si veprimtar, qoftë si ekspert i shëndetësisë.
Dikur, nëpërmjet tytës së armës, ai luftoi pushtuesin. Sot, me tërë qenien, është vënë në shërbim të pacientëve të Republikës së Kosovës, pa shikuar përkatësi etnike, religjion dhe ngjyrë të tyre.
Gjenevë, 1 tetor 2025
“Hashim Thaçi u trembej komandantëve?” Pse ai dhe ekipi i tij i avokatëve kanë zgjedhur këtë taktikë mbrojtjeje dhe shfajësimi?!

Muhamedi është Islami. Pa profetin, nuk ka xhihad
“Muhamedi pranon nënshtrimin e Benu Nadir”, ilustrim nga Jami’ al-tawarikh (fillimi i shekullit të 14-të).
Sten Branderne / Document.no
Muhamedi nuk është vetëm themeluesi i Islamit, ai është vetë norma për besimin, jetën dhe shoqërinë. Kështu, Islami nuk është kryesisht një fe e Zotit, por një fe profetësh: të jesh mysliman do të thotë të ndjekësh Muhamedin.
Ka pak figura në historinë botërore që kanë përcaktuar një qytetërim të tërë në një shkallë kaq të lartë sa Muhamedi. Për Krishterimin, Krishti është qendra, por mësimet e tij përcillen nga dishepujt dhe interpretohen në drejtime të ndryshme. Për Budizmin, ka shumë drejtime dhe tradita, dhe jeta e vetë Budës funksionon më shumë si një frymëzim sesa si një ligj i detyrueshëm. Islami është ndryshe. Këtu profeti nuk është vetëm një ndërmjetës – ai është vetë modeli. Muhamedi është Islami.
14 përqind Allahu – 86 përqind Muhamedi
Kanuni islamik mbështetet në tre burime kryesore: Kurani, Sira (biografia e profetit) dhe Hadithi (traditat rreth fjalëve dhe veprimeve të tij). Kurani përbën vetëm rreth 14 përqind të këtij universi tekstual. Pjesa e mbetur prej 86 përqind është historia e jetës dhe mësimeve të Muhamedit.
Ky nuk është një raport që mund të anashkalohet. Ai tregon se Islami në formën e tij praktike është i përshkuar nga shembulli i profetit. Hyjnia Allahu është sigurisht e pranishme si një autoritet transcendental, por është Muhamedi ai që tregon se çfarë do të thotë kjo në jetën e përditshme: si të lutesh, të hash, të lahesh, të martohesh, të ndëshkosh, të qeverisësh dhe të luftosh.
Kjo e bën Islamin një fe të përqendruar te profeti. Muslimani besimtar është në praktikë një muhamedan – jo sepse adhuron profetin, por sepse e gjithë jeta e tij duhet të modelohet sipas jetës së profetit.
Suneti – norma detyruese
Suneti është emri i dhënë shembullit të Profetit, siç është regjistruar në literaturën e haditheve. Ky nuk është një koleksion fjalësh të zgjedhura të urtësisë, por një korpus masiv tekstesh që mbulojnë të gjitha aspektet e jetës. Gjashtë koleksionet klasike (Kutub al-Sittah) gjithsej kanë rreth 18,000 faqe teksti.
Këtu gjejmë detaje rreth çështjeve më të përditshme: cilën këpucë e vuri Profeti të parën, si i lau dhëmbët, si përshëndeti – por edhe urdhërimet e tij për luftën, pikëpamjet e tij mbi gratë, skllevërit, ligjin dhe drejtësinë. Është në sunet që Islami gjen përmbajtjen e tij praktike. Sheriati, ligji islamik, është në realitet një kondensim i Kuranit dhe sunetit, dhe kështu një kodifikim i shembullit të Muhamedit.
Kur një mysliman dëshiron të dijë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, nuk janë frazat shpesh të përgjithshme të Kuranit që japin përgjigjen, por udhëzimet e hollësishme të hadithit. Jeta e Muhamedit është kriteri.
Sira – xhihadi si vepër jetësore
Tradita biografike (Sira) ofron thellësi të mëtejshme. Biografia klasike e Ibn Ishaqit, e redaktuar më vonë nga Ibn Hisham, është burimi kryesor. Dy të tretat e këtij teksti kanë të bëjnë me xhihadin – të kuptuar si luftë ushtarake.
Kjo është thelbësore: Muhamedi nuk paraqitet kryesisht si një guru mistik ose shpirtëror, por si një udhëheqës politik dhe ushtarak. Betejat, ekspeditat, strategjitë, pushtimet dhe trajtimi i armiqve mbushin pjesën më të madhe të rrëfimit.
Prandaj, xhihadi nuk është një interpretim margjinal, por linja kryesore e jetës së profetit. Kur myslimanët gjatë shekujve e kanë parë Muhamedin si një model, ata e kanë parë si një luftëtar dhe ndërtues shteti po aq sa edhe si një mësues fetar.
Islami Politik – Trashëgimia e Profetit
Kjo ka pasoja të thella. Islami nuk shfaqet vetëm si një fe, por si një rend i plotë: një kombinim i besimit, ligjit, politikës dhe kulturës. Në dallim nga halakha e Judaizmit, i cili i nënshtrohet në mënyrë të qartë ligjeve laike të një shoqërie, sheriati pretendon supremaci.
Është jeta e Muhamedit që e bën të mundur këtë. Ai filloi si predikues në Mekë, por u bë udhëheqës politik dhe komandant ushtarak në Medinë. Shembulli i tij i jep Islamit një dualitet. Kur është i dobët: dukesh pacifist. Kur është i fortë: vepron me forcë. Kjo strategji, e mishëruar në parimin e shfuqizimit të Kuranit (që zbulesat e mëvonshme dhe më agresive i mbivendosin ato të mëparshmet), është e rrënjosur në historinë e jetës së vetë profetit.
Centrizmi profetik në praktikë
Kur diskutojmë për Islamin sot, është e lehtë ta reduktojmë bisedën në koncepte abstrakte si “radikalizimi” ose “islamizmi”. Por kjo fsheh realitetin: nuk bëhet fjalë për devijime ose variante ekstreme, por për një ndjekje të vazhdueshme të profetit.
Muhamedi është modeli normativ. Dhe myslimani që dëshiron të jetë besnik nuk mund ta vendosë veten mbi profetin. Kështu, çështjet e xhihadit, pozicioni i grave, marrëdhëniet me jomyslimanët dhe e drejta për të kritikuar Islamin bëhen çështje që nuk mund të zgjidhen me “reforma” pa u shkëputur nga shembulli i profetit.
Një Realitet që Perëndimi do të Preferonte ta Injoronte
Për Perëndimin, kjo është e pakëndshme. Ne pëlqejmë të mendojmë se feja mund të privatizohet, të reduktohet në një besim ose një frymëzim etik. Por Islami është ndryshe. Është i lidhur pazgjidhshmërisht me një person historik, jeta e të cilit është regjistruar në detaje dhe është bërë normative për të gjitha kohërat.
Kjo është arsyeja pse rëndësia e Muhamedit nuk është vetëm historike, por edhe thellësisht politike. Islami nuk mund të ndahet nga jeta e profetit, siç e njohim nga hadithet dhe sira. Dhe kjo është ajo që e bën Islamin diçka shumë më tepër sesa një fe në kuptimin perëndimor: Është një model total i shoqërisë dhe pushtetit, i ndërtuar mbi një njeri dhe shembullin e tij.
Kur dikush thotë se Muhamedi është Islami, nuk është një ekzagjerim retorik. Është një përshkrim i saktë. Pa Muhamedin – nuk ka Islam. Dhe me Muhamedin – një sistem që ofron përgjigje për gjithçka, nga detajet më të vogla të jetës së përditshme deri te rregullat brutale të luftës.
Kjo është si forca e Islamit ashtu edhe sfida më e madhe e Islamit përballë botës moderne. Për sa kohë që profeti është modeli i pandryshueshëm, jeta e tij – me gjithçka që ajo përfshinte në aspektin e luftës, pushtetit dhe dominimit – do të jetë po aq normative sot sa ishte në vitet e 600-ta.
U riktheva se përherë jam ndier e tillë, e krishterë e familjes NIKAJ- MËRTUR
Luljeta Pula është një politikane shumë e njohur e Kosovës, e cila me aktivitetet e saja të gjithanshme në shkencë dhe politikë, ka mbetur si femra më e shquar që është marrë më politikë jo vetëm në Kosovë, por në mbarë shqiptarinë përpara luftës. Jo vetëm si politikane me gjykim të thellë kritik, por Luljeta, me vëllain e saj Gazmend Pulën, njihet si pjesëmarrëse e demonstratave të vitit 1968, protesta të mëdha popullore dhe studentore që patën ndikim të madh në krijimin e Universitetit të Prishtinës dhe të Kushtetutës së Vitit 1974.
Në kohën kur ka marrë pjesë në demonstratat e vitit 1968 ka qenë fëmijë, por një fëmijë kryengritës që nuk është ndalur kurrë së luftuari për të drejtat të i takonin popullit shqiptar në ish-Jugosllavi. Luljeta Pulën e kam njohur nga vitet kur punoja përpara luftës në gazetën Rilindja dhe gjithmonë më ka mahnitur me njohjen e temave politike që i trajtonte jo vetëm në bashkëbisedim me masën e populit, por edhe me përfaqësues të ndryshëm të bashkësisë ndërkombëtare. Ajo që e dallonte Luljetën në kohën e vet, ishte njohja e shkëlqyeshme e gjuhës serbe, fakt që ia ka mundësuar të bëhej e njohur në mbarë ish-Jugosllavinë për mënyrën kritike të fjalimeve dhe debateve të saj rreth temave që ishin aktuale në atë kohë.
Fakti që ishte politikane aq kritike, e drejtpërdrejtë dhe e qartë në porositë e saj, ka ndikuar që “të mos jetë e pranueshme” për politikën e kohës, pasi me karizmën e saj, dijet dhe elokuencën e lindur, mund t’i lente nën hije ata që mirreshin me politikë në atë kohë. Talenti i saj dhe natyrshmëria, ka pasur ndikim të theksuar që në këtë apo atë mënyrë të mënjanohej nga politika, me mënyra dhe metoda mëse makiaveliste.
Kështu ka vazhduar edhe pas luftës, por me librin e saj të madh “Rrëfimi i një jete për Kosovën”, Lulejta Pula, ka treguar gjerësisht se kush ishte në atë kohë.
Në intervistën që me Luljeta Pulën e shvilloj për portalin Drini, jam përqëndruar vetëm në faktin domethës se si kjo uragane e mendimit kritik-politik e kulturor shqiptar , kjo grua me pikëpamje moderne jo vetëm politike, e sheh islamizimin e kombit.

Luljeta Pula pas pagëzimit në Kishën Shën Abrahami në Llapushnik
Në periudhën e paraluftës kur ishit mjaft aktive në politikë , e keni vërejtur si e theksoni edhe në librin “Rrëfimi i një jete për Kosovën” se të qenit detyrimisht mysliman /e megjithëse sa më kujtohet ti ishe një person me botkuptime shkencore për jetën, ka qenë një barrë e madhe për ty si politikane , por edhe një ndërgjegjësim për etiketën “popull mysliman” që vazhdon të jetë aktuale edhe sot e kësaj dite…?
Luljeta Pula: Po, të qenit musliman, përherë ka qenë një barrë e rëndë për mua. Që nga fëmijëria. Unë besoj në Zot dhe këte e kam pranuar gjithmonë. Besoj shumë, dhe veç kësaj jam edhe shumë supersticioze. Dhe kjo nuk më bën mirë.
Mbaj mend të më tregonin prindërit që qysh si foshnje jam tmerruar dhe kam qarë shumë nga zëri i hoxhës që thërriste ezanin në xhami. Dhe më vonë, që nga mosha trevjeçare mbaj mend edhe vetë atë trishtim, traumën dhe të qarat e mija .
Një përkatësi fesë islame nuk e kam ndier asnjëherë. Jo vetëm mosreformimi i saj dhe mosecja në hap me kohën, por edhe ideja se islamizimi ynë u bë me dhunë, arabishtja e saj dhe shumë zakone të saj, i përjetoja si tentim për të më vrarë e ngulfatur ndjenjën time kombëtare.
Thjeshtë, kjo , pra feja islame, ishte në konflikt me shqiptarizmën time.

Dhe rezistenca ndaj saj u ngjallë në mua qysh në fëmijëri.
Duke kërkuar trungun e familjes time nga baba , gjeta se stër-stërgjyshërit e mi në vitet 1600-1650 ishin familja NIKAJ-MËRTUR , nga regjioni i Dukagjinit të Shkodrës. Natyrisht katolikë. Dhe unë përherë jam ndier e tillë, e krishterë e familjes NIIKAJ- MËRTUR.
E vendosur për tu rikthyer në rrënjët tona të krishtërimit, provova pagëzimin tim me 15 shtator 1998 në Kishën e Prizrenit.
Meqë policia sërbe ndërhynte në kishë, atë ditë bëra vetëm kungimin, sepse nuk kishte asnjë mundësi të bëhej e tëra procedura e pagëzimit.
Por, rikthimin tim në rrënjët tona të krishtera e quaj të asaj kohe.
Vetëm shumë vite më pas u pagëzova në Kishën e Llapushnikut nga i nderuari, prifti im i dashur Pal Tunaj, me tërë procedurën e paraparë të pagëzimit.
– Ndjehem në paqë me vetvehten dhe ndjehem me identitet ! Krenare që për popullin tim e për atdheun tim e bëra edhe këtë akt të fundit kombëtar!

Çfarë keni për të na thënë për domosdonë e rikthimit masiv të shqiptarëve në rrënjët e Krishtërimit…?
Luljeta Pula: Mendoj se rikthimi i popullit tonë në rrënjët e krishtërimit është akti më sublim kombëtar. Është detyrë e inteligjencisë së mirëfilltë të ftojë popullin tonë për rikthimin e madh te rrënjët tona të krishtërimit. Në emer të së ardhmes së ndritur të kombit tonë dhe mbijetesës sonë kombëtare. Pa asnjë hezitim! Ky është interesi ynë madhor kombëtar! Lexova diku një shkrim dhe më duhet ta parafrazoj, sepse jam e bindur se është kështu!
Duhet të rikthehemi te rrënjët tona të krishtërimit sepse aty fillon historia jonë si komb! Sepse aty lindi gjuha jonë e shkruar dhe e folur! Sepse aty u ruajt identiteti ynë kur gjithçka tjetër rrezikohej të zhdukej.Duhet të rikthehemi patjetër sepse aty u mbajtën gjallë emri shqipëtar dhe Arbër ! Duhet të rikthehemi sepse fjala e parë e shkruar në gjuhën shqipe është Formula e pagëzimit : “Unë të pagëzoj në emër të Atit, e t Birit e t Shpirtit të Shenjt”, në vitin 1462 nga Arqipeshkvi Pal Engjulli!
Duhet të rikthehemi sepse aty nuk u ndaluam të flisnim gjuhën tonë në lutje. Sepse aty nuk u detyruam të ndryshojmë emrin, mbiemrin apo ndërgjegjen! Duhet të rikthehemi sepse aty nuk u thirrëm “turq” as “vëllazen të osmanëve”, por shqiptarë të lirë. Dhe sepse aty nuk u trajtuam si nënshtrues të perandorëve, por si mbrojtës të vlerave. Sepse aty nuk na premtuan Parajsë për nënshtrim, por dinjitet dhe qëndresë ! Dhe sepse në kishën Katolike lindi vetëdija europiane e shqiptarëve! Dhe sepse ne nuk jemi arab, por jemi shqiptarë ! Dhe njëmijë sepse… tjera !
Ne jemi popull me kujtesë! Të kthehemi në rrugën e drejtë ! Bëjeni, vendosni për fatin e juaj dhe fatin e vendit. Kthehuni te rrënjët, kthehuni te identiteti, ringjallni ndërgjegjen tuaj, kthehuni te rrënjët, te palca e qëndresës shqiptare.
Të bëjmë rikthimin tonë shpirtëror dhe civilizues te rrënjët tona ato të krishtera, sepse ky është akti më madhor kombëtar !

Luljeta Pula në muralin e Kishës së Binçës që nga paralufta…
Duhet të rikthehemi masivisht sepse rikthimi ynë i shpejtë është tani çështje e sigurisë kombëtare. Kjo nuk është më një thirrje fetare. Islami politik po bën kërdinë kundër kombit tonë ! Ajo është një thirrje e sinqertë e ndërgjegjes kombëtare. Shqiptarët janë jo vetëm në krizë politike ! Më shumë se kaq ! Kombi është në krizë shpirtërore, identitare dhe civilizuese ! Ta kuptojmë dhe ta respektojmë këtë ftesë hyjnore në emër të interesit madhor kombëtar e në emër të ardhmërisë së ndritur të fëmijëve tonë. Të kthehemi pra masivisht te feja e të parëve tanë, te rrënja e shpirtit tonë ! Ky është shërbimi më i madh që mund ti bëhet kombit e atdheut !

Inteligjenci shqiptare, heshtjes dhe oportunizmit tani duhet ti vijë fundi! Rikthimi në rrënjët tona të krishtërimit duhet të jetë mision! Në emër të ardhmërisë së ndritur të popullit tonë. Kemi një mision – Të bëjmë Dardaninë shenjt !
Përpara luftës keni pasur kontakte me politikanë nga bota, edhe me politikanë gjerman, që hapur e kanë shfaqur dronë për rrezikun e krijimit të një “shteti mysliman” në Europë…?!
Luljeta Pula: Po, kam pasur kontakte të shumta me shtetarë nga mbarë bota, me presidentë shtetesh, me diplomatë të shteteve të ndryshme nga Europa dhe SHBA, me kryetarë të parative në pushtet të shteteve më të rëndësishme europiane, me udheheqës të shumë organizatave joqeveritare dhe organizmave të rëndësishëm të të drejtave të njeriut. Në kërkesën tonë të drejtë për pranimin e të drejtës së vetëvendosjes për Kosovën dhe mbështetjen që kërkonim për pavarësinë e Kosovës , një pjesë e madhe e tyre shprehnin skepticizëm për shkak të ndërlikueshmërisë politike të pranimit të kësaj të drejte që na takonte dhe natyrisht për raportin e disfavorshëm të forcave për ne në atë kohë. Por e kam vërejtur shume herë, më shpesh në formë të sofistikuar që disa nga ata duke bërë pyetje të kamufluara shprehnin drojën për përkatësinë myslimane të popullit shqiptar në Kosovë. Nuk e thonin hapur, por ama ajo ndjehej. Një frikë, një hezitim, një mosbindje edhe për këte.

Deri kur një ditë në një takim që pata kokë më kokë me Sekretarin Internacional të Partisë Socialdemokrtae të Gjermanisë SPD në Bon, parti në pushtet, zotin Hans Eberhard Dingels, pas një shpjegimi të thellë që unë i bëra atij se përse Kosovës duhet t’i pranohet e drejta për vetëvendosje dhe pavarësia, ai hapur dhe pa hezitim e ekuivoke, më tha:
’’ Ju kuptoj plotësisht. Ju keni të drejtë ! Ne do të ju ndihmonim padyshim. Por, kush na garanton neve që nesër, pasi të jetë zgjidhur drejt çështja e Kosovës, nuk do të bëhej aty, në zemër të Europës , një shtet mysliman ?!’’
Ndieja se tek fliste, ai ishte tepër, teper i sinqertë. Nuk kishin pastaj asnjë vlerë përpjekjet e mija për ta bindur ate se shqiptarët mbi fenë kanë kombin dhe lirinë e vendit . Ata që nuk i kuptojnë këto mesazhe të miqve tanë të sinqertë edhe sot kur për fatin tonë të mirë e fituam pavarësinë, por mbështetja ndërkombëtare na duhet gjithmonë, sepse ajo është garanca e sigurisë sonë, ata pra që nuk e kuptojnë këtë realitet janë në anën e kundërt të historisë. Në anën e armiqve tanë .

Në librin tuaj “Rrëfimi i një jete për Kosovën” e lartësoni figurën priftërore të Dom Lush Gjergjit si një personalitet me dije erudite dhe bindëse në raport me të tjerët në botën e asaj kohe. A jeni ende e atij mendimi për të ?
Luljeta Pula: Gjithmonë do ta kem të njejtin mendim për intelektualin erudit, për patriotin e devotshëm, për atdhetarin e shquar e të përkushtuar që ngjallë vetëm respekt e nderim kudo që dëgjohet zëri i tij i fuqishëm, bindës dhe me ndikim gjithmonë në interes të kombit e atdheut.
Dom Lush Gjergji, është një atdhetar i dëshmuar, një intelektual par exellence, një humanist i shquar dhe biograf i dëgjuar në botë i Nënë Terezës e mbi të gjitha prift katolik.
Dom Lush Gjergji është ikona jonë kombëtare. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ishte në zë i fuqishëm, mbresëlënës, dhe me shumë ndikim në shumë Konferenca dhe simpoziume ndërkombëtare për Kosovën në Europë dhe Amerikë.
Gjatë viteve 90, dhe shumë më parë, ashtu siç ishte edhe pas lufte, e para shpalljes së pavarësisë. Gjithnjë në shërbim të idealit tonë kombëtar!
Gjithmonë kam theksuar në të gjitha forumet politike, se asnjë delegacion i Kosovës, nuk do të duhej të nisej në botë, pa asetin tonë kombëtar Dom Lush Gjergjin.
Nuk është se është përfillur shumë zëri dhe këmbëngulja ime për ta pasur gjithmonë Dom Lushin pjestar të përhershëm në delegacionet tona në botë. Shumë paraqitje tona nëpër botë do të ishin shumëfish më efikase me te. Ne, thjeshtë, pa te nuk do të duheshim të hapnim asnjë nga kancelaritë botërore. Unë nuk po i thurë elozhe Dom Lushit. Unë vetëm po e them një të vërtetë. Kam qenë e pranishme vet kur gati dështoi pjesëmarrja e delegacionit tonë në Kopenhagë në një Konferencë të OSBE për Dimensionin Njerëzor, delegacionit tonë i cili gati mbeti në korridoret e Konferencës.
Sepse Kosova në atë kohë nuk ishte shtet. Erdhi Dom Lushi dhe propozoi të hynim në sallën e Konferencës Qendrore, ku delegacionet e shteteve më të fuqishme anëtare të OSBE, kishin dalë në pauzë, e të provonim të merrnim kontakte me disa nga ata. Veshja e Dom Lush Gjergjit prej prifti katolik mjaftoi të na hapë dyert e mëdha të Konferencës Qendrore. Aty ku Kosova nuk kishte qasje. Për ma pak se gjysmë ore Dom Lushi organizoi më shumë se 11 takime me delegacionet e shteteve kryesore të botës. Kudo një respekt i madh , për te dhe për ne që ishim me te. Një dëgjim i kujdesshëm dhe i përqëndruar për ate çfarë po thoshte ai dhe ne që ishim me te për Kosovën . U bë një punë shumë e madhe, e paimagjinueshme për kohën dhe rrethanat. Me protagonistin kryesor Dom Lush Gjergjin !
Dom Lush Gjergji ishte dhe do mbetet gjithmonë pasuri e madhe e kombit !
Pse në ndërkohë e latë në heshtje procesin e rikthimit në katolicizmin familjar, që e kishit nisë në atë kohë…?
Luljeta Pula: Që nga viti 1998 në një mënyrë e lashë në heshtje, sepse vlerësova se nuk është momenti që ta bëj publike këtë çështje. Ishim në luftë dhe nuk kishte nevojë për shpërqëndrim nga lufta kryesore që bënim, lufta për liri dhe pavarësi. Pastaj në atë kohë islamizmi ishte më i heshtur, më pak agresiv dhe islami politik ishte më i përmbajtur. Islami politik mori dhenë dhe u bë mortajë e këtij kombi, pas luftës. Në atë kohë rikthimin tim e dinte familja ime dhe shumë miqë të mi.

Kur e bëra pagëzimin oficiel në Kishën e Llapushnikut me 6 korrik 2025, e bëra publik vet duke shpërndarë aty ku mendoja se duhet foto nga Pagëzimi. Ky eshtë akti i fundit atdhetar që desha ta bëj për popullin tim. Për Kosovën dhe Shqiptarinë. Dhe ta demonstroj këtë akt me shembullin personal.
Më pagëzoi i nderuari Dom Pla Tunaj. Fjalët e tij miqësore, ndjenja e qetësisë shpirtërore që më kaploi duke më ndarë sakramentin dhe ideja që po kthehesha aty ku e kisha vendin dhe ku ndjeja që duhet të jem, ishin të papërshkrueshme.
Çdo fjalë e priftit të nderuar Dom Pal Tunaj ishte dritë për mua dhe qetësi biblike që nuk e njihja më parë. Në sytë e tij pashë mirësinë, dashurinë, dhembshurinë dhe gjithë virtytet më të larta hyjnore. Dhe ajo që është kryesorja më këmbëngulte një zë i brëndshëm brenda meje që më thoshte se ky është akti i fundit që unë do duhej ta bëja për kombin tim, për popullin tim.
Pavarësisht reagimeve që mund të vinin nga fanatikët, islamistët politikë dhe dashakqinjtë.
Luljeta Pula me Don Fran Kolën, në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut
Si e keni përjetuar pasluftën dhe faktin e hidhur se ditë për ditë liria shqiptare, për të cilën kishim luftuar me shekuj, gjithnjë e më shumë rikthehej në atë që gjithmonë e kanë dashur serbët , turqit dhe të tjerët që nuk na donin e duan si shqiptarë, në liri muslimane…?!
Luljeta Pula: Pasluftën e përjetova shumë rëndë. Nuk ishte kjo Kosova për të cilën kishim luftuar. Kudo korrupcion, hajni, krim i organizuar. Pushtetarët e rinj i përjetova si pushtues të rinj. Gjithçka shihej, ishte në dritë të diellit, ama askush nuk fliste. Inteligjencia e Kosovës që i kishte ndenjur përballë pushtuesit sërb tani rrinte e heshtur!
Sepse këta kontrrollonin gjithçka në Kosovë. Kontrollonin institucionet, kontrrollonin vendin, kontrrollonin njerëzit, mendimet dhe ëndrrat e tyre.

Islami politik po lulëzonte, ashtu siç nuk ishte parë kurrë më parë. Dhe të gjithë heshtnin. Nuk kishte, siç nuk po ka as sot vullnet politik e as guxim intelektual për t iu kundërvënë kësaj mortaje morbide, vrastare kombëtare.
Slobodan Millosheviqi pati thënë se, arma më e fuqishme që ne kemi kundër shqiptarëve, është muslimanizmi i tyre. Dhe ashtu është!
Dobrica Qosiqi, akademik, e ish kryetar i Jugosllavisë në projektin e tij tripalësh për rikthimin e Kosovës, midis tre faktorëve qenësorë për rikthimin e Kosovës, nuk e kërkon luftën, por forcimin e islamizimit të Kosovës dhe antiamerikanizimin e saj.
Që për fat të keq,sot u bënë realitet.
Shërbimet sekrete të shteteve armiqësore po bëjnë kërdinë në përkrahje të islamit politik. Po e përdorin armën e tyre më të fuqishme ! A do të lejon ky popull të fundoset nga islami politik dhe fuqizimi i islamizmit në Kosovë i cili nuk është parë i tillë dhe me të tillë fuqi, asnjëherë si sot.
A do të ia plotësojë ky popull dëshirat Qosiqit e t’ia japë këtë armë vizionit të Millosheviqit!?

Ish-Presidenti Rugova me Papa Gjon Palin…
Ibrahim Rugova , ndaj të cilit ju në librin tuaj jeni kritike, por që, megjithatë, e lartësoni figurën e tij si politikan në raport me të tjerët, kishte një qëndrim ndryshe në raport me islamizimin e kombit, një qëndrim të qartë kulturor e kombëtar, gjithsesi mospajtues dhe refuzues. A keni folur me te rreth kësaj teme asaj kohe?
Luljeta Pula: Me Ibrahim Rugovën kam bashkëpunuar ngusht. Kam pas respekt për natyrën e tij të butë, raportin paqësor me njerëzit, personin e tij të ndërtuar , bashkëpunues , njeriun që nuk i ka dashur konfliktet, i ka amortizuar kundërshtitë dhe ka mbajtur kohezion në Lëvizje, që ishte kryesisht meritë e natyrës dhe përcaktimit të tij. Ai ka meritën kryesore që Kosova nuk u përfshi në konflikt të armatosur në të 90 -tat, para luftës në Kroaci, edhepse pati përpjekje të udhëheqjes kroate dhe disa politikanëve shqiptarë të Kosovës që kjo të ndodhte atëherë. E që do të ishte fatale për Kosovën. Në kohën kur ne ishim tërësisht të papërgaditur, ndërsa Kosova e panjohur në botë dhe pa asnjë mbështetje ndërkombëtare. Figura e Rugovës, autoriteti i tij në popull që kishte arritur përmasat e mitit dhe besimi që ai kishte në popull e bën fakt të kryer mospërfshirjen në luftë me Sërbinë në atë kohë .
Meritë tjetër e jashtëzakonshme e Rugovës është kthimi i Kosovës kah Perëndimi dhe lidhja e ngushtë e fatlume me SHBA. Ai nuk bënte asgjë pa u koordinuar me Amerikanët. Dhe populli e ndiqte pas. Krijimi i kësaj aleance të ngushtë me amerikanët ishte fati i Kosovës dhe merita e Rugovës. Që për fat të keq sot është dëmtuar rëndë. Vepër e madhe kombëtare e Rugovës ishte pagëzimi i pretenduar i Rugovës i cili sot është i konfirmuar. Ky është një veprim prej vizionari dhe atdhetari. Ishte e dukshme dhe e fuqishme, jo vetëm një mbështetje e fuqishme ndërkombëtare për politikën e tij paqësore. Më shumë se kaq. Ka qenë i ndjeshëm një afinitet ndërkombëtar i fuqishëm ndaj personit të tij. Unë them i lidhur edhe me rikthimin e tij në fenë katolike. E Ndjeja shpeshherë, që ai jo pa arësye ishte i preferuarai dhe i përkëdheluri i Perëndimt : Si askush tjetër.
Luljeta Pula:
“Rugova është njeriu më i merituar për ndërtimin e katedrales në qendër të Prishtinës, pa rezistenca, pa anatemime e pa kurrëfarë kundërshtimesh. Ai dhe aureola e të Shejtnit që ai kishte në kokat e njerëzve! Rugova ka pasur edhe mjaft gabime politike, disa nga to të rënda për të cilat kam folur në libër. Për të cilat të tjerët do të linçoheshin. Ama Rugovës i faleshin të gjitha. Në kokat e njerëzve ai edhe sot vazhdon të jetë mit dhe idhull. Pavarësisht të gjithave.”
Rreth çështjes së pagëzimit asnjëherë nuk kam folur me Rugovën. E quaja të kotë një pretendim të tillë. Ai ka qenë tip shumë i mbyllur dhe gjithë fshehtësitë edhe ato politike dhe veçanërisht një të tillë çështje i mbante për vehte. Ama e kam admiruar dhe adhuruar këtë vepër të tij, dhe veçanërisht efektin që herëdo-kurdo ky akt i bërë nga ai, si një vepër madhore kombëtare do të jep fryte. Sepse figura e tij vazhdon të jetë e gjallë në popull.
Sipas mendimit tim ju jeni politikanja më e artikuluar shqiptare përgjithësisht, andaj edhe një ndër mospajtimet e mëdha tuajat në periudhën e pasluftës, ishte islamizimi për interesat e huaja antishqiptare, interesa që e aktualizojnë mëdyshjen e politikanit të njohur gjerman, që e citoni në libër…?
Luljeta Pula: Falemnderit për vlerësimin tuaj.
Po… Jam shumë e bindur se shërbimet e huaja perëndimore regjistrojnë në vazhdimësi fuqizimin e islamizimit në Kosovë, veçanërisht pas luftës. Dhe natyrisht i kanë të njohur sponsorët e tyre islamikë si dhe shërbimet antishqiptare serbe dhe ruse që e ndihmojnë këtë proces. Islamizmi politik asnjëherë nuk ka qenë kaq i fuqishëm dhe me trend rritjeje. Është detyrë e inteligjencisë së Kosovës që të prononcohet për këtë rrezik të madh që po i kanoset kombit.
Por inteligjencia është e heshtur!
E mos të flas për një thirrje që kjo inteligjenci duhet ti bëjë popullit për rikthim tek rrënjët tona të krishtërimit. Për te gjitha ato arësye që i theksova më parë . Kjo inteligjenci e heshtur e oportuniste , nuk ka guximin intelektual të prekë këto çështje të ndjeshme.
Por, të tillët pa guxim intelektual, nuk quhen intelektual të mirëfilltë.

Unë jam shprehur për këtë çështje shumë herë dhe në raste të ndryshme. Së pari në referatin publik promocional me rastin e ndarjes së çmimit “uximi Intelektual” për vitin 2023 që mu nda në Gjakovë nga Shoqata e Intelektualëve Jakova. Pastaj në shkrime dhe komente të ndryshme në rrjete sociale dhe tani , së fundmi, në librin që po shkruaj për përjetimin tim të aktualitetit politik në Kosovë, që e kam titulluar “Ditar në udhëkryq”.
Aleancat me Perëndimin , e në veçanti me SHBA, që janë dëmtuar rëndë nga kjo politikë shumë e gabuar e pushtetit aktual, janë më shumë se të domosdoshme për Kosovën. Ne thjeshtë pa to mund ta rrezikojmë ekzistencën tonë si shtet. Ato janë garanca e sigurisë sonë. Dhe natyrisht ky depërtim kaq i rëndë i slamit politik nuk shikohet me sy të mirë nga të huajt. Por, jemi ne ata, dhe Shërbimet tona inteligjente që duhet ta luftojmë islamin politik, ndërsa intreligjencia jonë ajo e cila duhet të përcjellë mesazhet e duhura në opinion përmes deklarimeve të hapura dhe prononcimeve të qarta për rrezikun që i kanoset Kosovës dhe popullit të saj nga ai.
Ju jeni atdhetare e hershme që , përpos angazhimeve të përhershme në shkencë, keni edhe një zë të qartë në raport me shëndetin kombëtar. Andaj Luljeta Pula, kur tu bë Mjaft që, megjithse si përkisje as individualisht as familjarisht përkatësisë religjioze islame, të largohesh nga “hija” e këtij religjioni që të ndiqte kahdo, nga kjo hije e kobshme që i ndjek të thuash të gjithë shqiptarët … ?
Luljeta Pula: Kurrë nuk jam ndie komod me këtë përkatësi nominale fetare as në fëmijërinë time. Asnjëherë. As unë e as familja ime.
Më 1998 u bë mjaft !
“Mjaft është mjaft!!”
Atëherë kur e tentova për herë të parë pagëzimin në Prizren, siç e thashë më parë, por u realizua vetëm kungimi për shkak të ndërhyrjes policore serbe. Që nga ajo kohë e kam mbajtur kryqin, por publike nuk e kam bërë këtë çështje. I tregova arësyet më lartë .
Pse Luljeta Pula deshtët ta mbanit të fshehur pagëzimin tuaj në të krishtere,-katolike, që e patët bërë së voni në Kishën Shën Abraham të Llapushnikut, kur njerëzit ju njohin si njeri e politikane me preokupime të theksuara kombëtare dhe presin që të mbetesh ndër shembëlltyrat e tyre, që t’i udhëzosh e t’ua hapësh rrugët…?!
Luljeta Pula: Nuk është e vërtetë që kam dashur ta mbaj fshehur pagëzimin tim. Provë për këtë të vërtetë është fakti se unë vet ia kam dërguar fotot Shoqatës për Rikthim në Katolicizëm , me të cilat është bërë video inçizimi disa minutësh me këtë informatë , në rrjete sociale ,dhe foto nga pagëzimi i cili ka pasur dhjetëra mijëra shikime !
A jeni e lumtur pas rikthimit në krishterizëm dhe cilat janë mendimet në familje për këtë hap të rëndësishëm në jetën tënde?
Luljeta Pula: Jam shumë e qetë shpirtërisht dhe e lumtur. Edhe më të lumtur më bën vetëdija se e kam bërë gjënë e duhur në shërbim të popullit tim. Dhe e kam dhënë këtë mesazh të rëndësishëm me shembullin personal!
Nuk ka pasur reagime negative, të cilat mbase edhe i kam pritur. Megjithatë, puna ime e gjatë dhe e pasur jetësore – kombëtare, i ka amortizuar në masë të madhe reagimet negative.
Në familje fillimisht ka pasur skepticizëm dhe drojë nga reagimet e opinionit, por kjo mëdyshje ka zgjatur vetëm një ditë.

Me politikanën, profesoreshën dhe atdhetaren e kohërave të vështira për vendin, Luljeta Pulen, më 27 korrik 2025 në Cafe Cornero, në Albi Mall të Prishtinës .
Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi
Presioni amerikan, sfidë për Kurtin apo rrezik për Kosovën?
(Ose: Pse (s)mund të bëhet Republika e tretë e Kurtit pa Amerikën?)
Deklarata e kryeministrit në detyrë, z. Albin Kurti, me studentët, se:
“SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën. Dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokraci, sovranitet shtetëror dhe integritet territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im.”, ndezi “këmbanat” e alarmit gjithandej në mediat kosovare.
Kjo deklaratë tërhoqi gjithashtu vëmendjen e DASH-it amerikan, ku njëri nga zëdhënësit e tij deklaroi prerazi:
“Vendimi për pezullimin e Dialogut Strategjik është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çfarëdo sugjerimi se kjo ka të bëjë me Serbinë apo me aktorë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur nga çështja thelbësore në pyetje.”
Ideja e analizës sonë nuk ka të bëjë me mesazhet strikte politike që i “delegon” ai, ngase ato shihen qartë, por me pasojat hipotetike, apo me reperkusionet e mundshme që mund të “prodhojë” kjo deklaratë e DASH-it. Ndryshe nga të mëhershmet, që ishin të mbështjella me velon e eufemizmave dhe ekuivokeve diplomatike, kësaj radhe deklarata ishte shumë më e drejtpërdrejtë dhe shqetësuese. Pse themi kështu? Sepse duket se kësaj radhe vëmendja amerikane do të ketë më shumë zotim, fokus, angazhim dhe implikim më të shtuar nga ana e DASH-it në “odisejadën” tonë të ngërçit – ose, siç e kam identifikuar, si “shizofreni politike” me elemente të një “kaosi të kontrolluar”.
Tani mbetet të shihet se cilat janë ato reperkusione të mundshme me natyrë praktike e pragmatike, si për kryeministrin, ashtu edhe për vetë Kosovën.
Në rastin e Kosovës, këto reperkusione duket se lidhen më shumë me “shkopin” e hegjemonisë diskursive që SHBA-të, gjatë gjithë këtyre viteve pasluftës, e kanë ushtruar në mënyrë tejet të sofistikuar, si mbi institucionet dhe procesin e shtetndërtimit, ashtu edhe mbi politikanët vendimmarrës, të cilët shpesh i kemi njohur si “Yes men”. Ambasadat dhe vendimmarrësit amerikanë, në fund të fundit, gjithmonë kanë mbajtur fjalën vendimtare për përcaktimin e asaj se cili është veprimi adekuat për interesat amerikane në rajon. Kjo dëshmon për autoritetin pothuajse absolut të SHBA-së në përcaktimin e asaj se çfarë është (ose nuk është) legjitime edhe në vendimmarrjet e brendshme të Kosovës, sidomos kur në pyetje janë raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe interesave afatgjata që ata i kanë në Ballkan.
Një deklaratë e këtij lloji, pa dyshim, përcjell edhe një mesazh serioz lidhur me marrëdhënien asimetrike midis kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe interesave amerikane. Për mendimin tim, kjo deklaratë është “prodhuar” edhe për shkakun se nuk është punuar mjaftueshëm në precizimin dhe elaborimin e përputhjes e sinkronizimit afatgjatë midis interesave amerikane dhe atyre gjithëshqiptare në rajon. Kjo mungesë sinkronizimi është, pa asnjë dyshim, një defekt për mos me thënë haptas edhe një dështim i dy qeverive – asaj në Shqipëri dhe asaj në Kosovë. Të zhytura në vetëkënaqësinë e pushtetmbajtjes dhe deliriumin e privilegjeve të përkohshme, të dy qeveritë shqiptare pothuajse gjithë angazhimin dhe energjinë politike e harxhuan kryesisht në tema të konsumit të brendshëm dhe populizëm, duke mos arritur të ofrojnë asnjë përpjekje të përbashkët modeste në formë të një projekti gjithëkombëtar ku do të sinkronizoheshin interesat shqiptare me ato amerikane. Insistim ky që unë, në mënyrë të pandalur e kam ngritur vazhdimisht dhe kudo që më është dhënë rasti, por që fatkeqësisht ka hasur në veshë të shurdhër.
Sa i përket kornizës shpjeguese të Kurtit, sipas së cilës “dialogu është pezulluar për shkak të Serbisë ose faktorëve të jashtëm”, për Ambasadën amerikane kjo nuk është ndonjë alibi e mjaftueshme dhe as nuk përputhet me synimet dhe ambiciet që SHBA-të kanë për rajonin. Në fakt, përgjigjja e tyre e rikthen drejtpërdrejt përgjegjësinë politike në zyrën e kryeministrit Kurti. Ky insistim, tashmë jo eufemistik, por shumë më i hapur dhe i drejtpërdrejtë se kurrë më parë, dëshmon qartë se agjendat politike kosovare mbeten të varura plotësisht nga arkitektët, sponsorët dhe “kumbarët” që e mundësuan shtetësinë kosovare. Dhe se asnjë lloij “shkurorëzimi” i çfardo natyre, nuk do tolerohet pa izën e Shna-ve.
Poashtu, ky mesazh dhe kjo deklaratë e DASH-it, për publikun e gjerë, mund të ketë, ndër të tjera, edhe tre qëllime kryesore:
Qëllimi i parë lidhet me gërryerjen sistematike të besimit dhe reputacionit të Albin Kurtit, sidomos tek kontingjentet më militante të VV-së që nuk gjykojnë fortë me logjikën e interesave por të pasioneve momentale. Presioni diplomatik mbi karizmën e tij si lider i pakontestuar dhe më i popullarizuar ndonjëherë në politikën kosovare do të synojë poashtu t’a rrisë edhe shkallën e reflektimit dhe të ndjeshmërisë së munguar ndaj sugjerimeve dhe “instruksioneve” që lidhen me interesat amerikane në Kosovë e rajon. Qëllimi i dytë , për gjykimin tum sociologjik ka të bëjë me paralajmërimin më decidiv ndaj KM Albin Kurti, por edhe ndaj disa mediave dhe gjithë pjesës së opozitës që njihen si “Yes-men” dhe që shpresojnë të ngjiten në fronin e pushtetit, se përpara interesave tona shtetërore e kombëtare, SHBA-të kanë përllogaritjet e tyre strategjike, ku hyn pa dyshim edhe synimi për “rikthimin e Serbisë në orbitën perëndimore”. Një mision që, sipas meje, mbetet “i pamundur” përjetësisht. Qëllimi i tretë, shprehur me gjuhën e sociologjisë së zhvillimit – një lëndë që e ligjëroj në Departamentin e Sociologjisë – është se ky rast i “deklarimeve” në fakt përfaqëson shembullin më të theksuar të një legjitimiteti të fituar përmes votës së lirë, që futet (pa)vetëdijshëm në “labirinthet” krizologjike dhe merr guximin politik për të “testuar” durimin dhe besimin e një aleati si SHBA-të.

Gabimet e rënda të Albin Kurtit, që e çojnë Kosovën në zgjedhje të reja




